Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 11

Menaxhment Bankar II

MENAXHMENT BANKAR II
1.TRENDET ME TE REJA TE AFARIZMIT BANKAR:
Ekspansioni i sherbimeve-bankat kohet e fundit I kan rritur
numrin e shebimeve qe ofrojn.Nder sherbimet me te reja
jane:sherbimet e brokereve,planifikimi I udhetimeve,
keshilla tatimore, ofrimi I kredive lokale per zhvillim etj.
Rritja e konkurences-
Derregullimi – I cili paraqet rrethin afarist ne te cilin
konkurentet jan me teper te kontrolluar nga tregu sesa nga
qeveria.
Rritja e shpenzimeve te depozitave – me paraqitjen e
derregullimit bankat detyrohen qe te paguajn normat e
kametes per depozita aashtu siq mbizotrojn ne treg e jo
norma fikse si me heret.
Revulucioni teknologjik ndaj aplikimit te shtuar te
automatizimit– kemi te bejm me futjen ne perdorim te
bankomateve.
2. AFARIZMI BANKAR NDËRKOMBËTAR – ketu do t’i
analizojmë shërbimet, të cilat i ofrojnë bankat ndërkombëtare
komitentëve të tyre, si dhe problemet me te cilat ballafaqohen
bankat e sotme, të cilat ofrojnë shërbime ndërkombëtare.
Bankat që në fillim të zhvillimit të tyre kanë kryer shërbime
edhe jashtë kufijve të shtetit.
Në vitet 50-të e 60-të të këtij shekulli, bankat amerikane e
zgjeruan veprimtarinë e tyre në botën e jashtme.
Mirëpo, që nga viti 1980, rolin udhëheqës (primatin) ne
afrizmin bankar ndërkombëtar e marrin bankat japoneze.
Konkurenca e rritur, e nxitur nga derregullimi në Kanada, Britani
të Madhe, SHBA, Japoni dhe te shumë vende të tjera, si dhe nga të
arriturat në teknologjinë e komunikimeve, i shtynë shumë banka
ndërkombëtare që të reduktojnë prezencën e tyre në tregjet e
jashtme, në mënyrë që ti zvogëlojnë shpenzimet e kryerjes së
veprimtarisë së tyre. Sidoqoftë, shërbimet bankare ndërkombëtare
vazhdojnë të jenë burime të rëndësishme të të ardhurave dhe
fitimeve për bankat më të njohura në mbarë botën.

1
Menaxhment Bankar II

3.TRENDET KRYESORE NË AFARIZMIN E SOTËM


NDËRKOMBËTAR - bankat ndërkombëtare ballafaqohen me gara të
papresedencë në rritjen dhe alokimin e mjeteve monetare. Trendet
kryesore në afarizmin e sotëm ndërkombëtar janë:
1. Tregjet financiare zgjerohen në mënyrë rapide në
institucione botërore dhe shumica e këtyre tregjeve (sic janë tregjet e
depozitave dhe eurovalutave, të këmbimit ndërkombëtar dhe të letrave
me vlerë) janë bërë tregje që e lidhin Europën, Amerikën Veriore,
Lindjen e Largme dhe Lindjen e Mesme në zinxhirin e tregtisë
kontinuele.
2. Llojet e vjetra të borxheve dhe të metodave të kreditimit
janë duke u transformuar në lloje të reja instrumentesh financiare dhe
teknika të reja të rritjes së mjeteve financiare.
3. Barrierat në mes të dilerëve të letrave me vlerë dhe bankave
ndërkombëtare janë duke u zvogëluar në shumë vende, të ndihmuara
nga derregullimi në vendet e zhvilluara.
Shumë banka ndërkombëtare dhe organizata të tjera financiare e
shohin suksesin e tyre të ardhshëm në themelimin e një firme me degë
në të gjitha tregjet kryesore globale dhe ofrimin e të gjitha shërbimeve
financiare.
4. RREGULLIMI I AFARIZIMIT BANKAR NDËRKOMBËTAR
– aktivitetet e bankave ndërkombëtare vështrohen dhe rregullohen si
nga vendi amë, ashtu edhe nga vendet e tjera ku e ushtrojnë ato
veprimtarinë e tyre.
Aktivitetet e bankave nderkombëtare u nënshtrohen rregullave të
caktuara për arsye të njëjta si deh bankat e vendit. Edhe këtu ekziston
nevoja universale për mbrojtjen e mjeteve të deponuara nga rreziqet
eventuale, gjë që kuron nxjerrjen e ligjeve dhe rregullave që e
reduktojnë në një masë të madhe ekspozimin e bankës në punë të
rrezikshme financiare. Zakonisht rregullat e tilla kufizojnë aktivitetet
jobankare afariste në mënyrë që të zvogëlohet shkalla e rrezikut.
Meqenese bankat ndërkombëtare mund të sigurojnë para me anë
të dhënies së kredive dhe marrjes së depozitave, aktiviteti i këtyre
bankave rregullohet për t’u siguruar rritja stabile e parave dhe e
kredisë, në mënyre që të evitohej rreziku që do ti kanosej ekonomisë
kombëtare.

2
Menaxhment Bankar II

5.FAKTORËT KUFIZUES TË MULTIPLIKIMIT – Përpos për ndarjen


e rezervave, humbja e parave të bankave afariste mund të bëhet edhe për
shkak të veprimit të këtyre faktorëve:
1. Konverzioni i parave depozitare (D) në para të gatshme dhe
mbajtja në duar të popullsisë,
2. Derdhja e parave nga komitentët e bankës në llogaritë e Bankës
Qendrore (shteti, etj), që paraqet derdhjen e vërtetë të mjeteve
nga bankat afariste në depozitat e Bankës Qendrore (Cn),
3. Përqindja e monetizmit të depozitave (Dm)
4. Përqindja e potencialit të pashfrytëzuar (Np)
5. Koha që pëfshin shtyerjen e veprimit të faktorëve të caktuar (në
realitet nuk kemi derdhjen automatike ashtu si është treguar në
modelin mjaft të thjeshtuar).

6.LLOJET E ORGANIZATAVE BANKARE NDERKOMBETARE -


1. Perfaqesit
2. Filialet
3. Korporatat e pavarura
4. Deponimet e perbashketa
5. Fililate guaca
6. Kompanit eksportuese tregtare
7.FUNKSIONET E BANKAVE AFARISTE :
1. Krijimi I parave
2. Mbajtja e depozitave
3. Kryerjja e pagesave dhe transferi I mjeteve
8.LLJET E KAPITALIT TE BANKES AFARISTE :
1. Kapitali aksionar- paraqet vleren e aksionareve te investuar ne
afarizem, pra vlera ne te cilen themelohet banka por kjo vlert mund te
nryshojet me emtimin e aksioneve te reja.
2. Kapitali I huazuar – keto jan obligime fikse qe sjellin kamat dhe I
mundesojn bankes ta rris kapitalin e saje.jan te pasiguruara.
3. Rezervat per humbjet nga kredit e kejuara – keto rezerva ndahet
per te mbuluar humbjet ne rast te mos kthimit te kredive.
9.KOSTOJA E KAPITALIT – perfshin koston e te gjitha lojeve te
mjeteve si dhe koston agregate te te gjitha mjeteve te bankes.Pra koston e
depozitave pra shumen e kamates qe duhet te paguaj per depozita dhe kosto
te tjera.

3
Menaxhment Bankar II

10.KOSTOJA E DEPOZITAVE – kemi keto lloje te depozitave:


1. Depozitat me te pare
2. Depozita te afatizuara
3. Depozita kursimi
Te gjitha keto depozita kan kostot e tyre ku I shkaktojn bankes shpenzime
direkte dhe indirekte.shpenzimet direkte paraqesin shumen e kamates qe
bankat paguajn per to ndersa indirekte perfshijn koston e terheqjes se
depozitave, kostoja e servisimit te tyre dhe sigurimi I depozitave:

SHk – shpenzimet e kamates


SHTS – shpenzimet per terheqjen dhe servisim te depozitave
SD- sigurimi I depozitave
VM – vlera mesatere e depozitave
R – shuma e rezervave per depozita

11.MJAFTUESHMERIA E KAPITALIT :
Perpos qe eshte I domosdoshem per themelimin e bankes sherben edhe si
garanc qe ti mbroj deponuesit e kreditoret e tjere.

12.MARRVESHJA E BAZELIT: - me 11 korrik 1988 , 12 vende te


industrializuara nenshkruan marrveshjen e Bazelit me te cilin parashihet
norma unike pre 8 % per kerkesat e kapitalit me rrezik te caktuar per bankat
te aplikohet deri ne vitin 1993. Kjo marrveshje ishte rezultat I punes se
Komitetit te perfaqesuesve te bankave qendrore. Marrveshja e Bazelit ofroj
vendeve nenshkruese nje fleksibilitet te dukshem ne fushen e aplikimit te
standardeve te reja te kapitalit,caktoj periudhen tranzitore per te lehtesuar
keshtu kalimin ne rregulla te reja etj.
13.LIKUIDITETI DHE FUNKSIONET E TIJ :
Likuiditeti paraqet aftesin e krijjimit te mjeteve te mjafueshme financiare me
nje qmim te arsyeshem ne qdo koh kur kemi nevoj per to per te permbushur
obligimet afatshkurtera.
Funksionet e likuiditetit jane:
1. Siguria dhe besimi I kreditoreve
2. Aftesia per pagimin e borgjeve
3. Sigurimi I aftesis per te dhen hua
4. Shmangia nga shitja e detyruar e mjeteve.

4
Menaxhment Bankar II

14. FAKTORET QE NDIKOJN NE PUNEN E EKONOMIS :


1. Te jashtzakonshem
2. Sezonal
3. Ciklik
4. Sekular
15. SOLVENTITETI – paraqet sigurimin se vlera e mjeteve do te jen te
mjaftueshme per ti mbuluar obligimet afatgjata.
Qellimi I menaxhmentit eshte qe mjetet te jen se paku te barabarta me
obligimet, duke zbritur obligacionet dhe kapitalin aksionar.
Ka raste kur bankat jan josolvente por prap punojn dhe arrijn ta kthejn
solventitetin.pra jopsolventitei nuk do te thot shuarje e veprimtaris.
16. RREZIQET NE AFARIZMIN BANKAR –
1. Rreziku nga humbjet
2. Rreziku nga terheqja e depozitave
3. Rreziku i normes se kamates
4. Rreziku nga shperdorimet dhe vjedhjet
5. Fluktuimet e pavolitshme te kurseve devizore te jashtme.
Rreziku i normes se kamates (strategjitë)- rreziku i normës së kamatës
është më i rëndësishëm për afarizmin e bankës. Sa herë që banka detyrohet
që ti shesë letrat afatgjatë me vlerë në periudhat e rritjes së aktivitetit
ekonomik, ajo i ekspozohet rrezikut të normës së kamatës, gjë që paraqet
rrezikun se shitja e këtyre letrave me vlerë do të realizohet vetëm me zbritjen
nga vlera e tyre nominale. Niveli i normës së kamatës që mbizotëron në treg
në kohën e shitjes , është faktor kritik që ndikon në humbjet e bankës.
Niveli i përgjithshëm i normave të kamatës i cili varet nga kërkesa dhe
oferta në treg, do ta përcaktojë në kohën e shitjes, se a thua vlera e tregut të
letrave me vlerë bie, dhe kështu humbjet e kapitalit do të shkaktohen.
Strategjitë më të rëndësishme për menaxhmetin e mjeteve dhe
burimeve të mjeteve (aktives/pasives) të cilat përdoren për mbrojtje nga
rreziku i normës së kamatës janë:
1. Menaxhmenti i distancës (i largësisë)
2. Harmonizimi i rrjedhes së mjeteve
3. Menaxhmenti i ndryshimit
4. Zgjatja kohore
5. Kembimi i normave të kamatës.

5
Menaxhment Bankar II

Reziku nga shperdorimet dhe vjedhjet – Shpërdorimi ka të bëjë me


përvetësimin e mjeteve fianciare të bankës nga të punësuarit, kurse vjedhja i
referohet akteve të tilla, siç janë: falsifikimi, vjedhja dhe plaçkitja e
armatosur e cila bëhet naga të huajt.
Shpërdorimi rezulton nga ekspozimi i përhershëm i punonjësve të bankës
dhe të nëpunësve ndaj shumave të mëdha të parave. Ky është një problem i
sigurisë. Banka mund të mbrohet nga humbjet që rezultojnë prej
shpërdorimit me anë të sigurimit. Poashtu banka mund ta mbrojë veten me
përparimin e administratës si është, bie fjala, përdorimi i pajisjeve më të
mira mbrojtëse, sqarimi i detyrave të nëpunësve dhe të punonjësve të tjerë
etj.Humbjet nga personat jashtë bankës janë pothuaj të parëndësishme në
krahasim me manjituden e vjedhjeve interne. Edhepse këto humbje mund të
mbulohen, bankat ndërmarrin masa të ndyshme për tu mbrojtur nga ky
rrezik. Disa nga masat më të rëndësishme përfshijnë vendosjen e rojeve në
hollat e bankave, instalimin e rojeve në hollat e bankave, instalimin e
televizionit dhe sistemeve të alarmit, të monitorëve dhe kufizimin e shumave
të parave për arkëtarët e bankës.
17.KATER TEORIT KRYESORE TE LIKUIDITETIT :
1. Teoria e kredive komerciale
2. Teoria e transferimit
3. Teoria e te ardhurave te planifikuara
4. Teoria e qeverisjes se burimeve te mjeteve

Teoria e ekredive komerciale - e shekullit XVIII e ka formuar Adam


Smithi ne vepren “Pasuria e Kombeve”, sipas saj mjetet fitimprurese te
bankave duhet te jen ne form te kredive afatshkurtera vetlikuiduese qe u
lejohen ndermarrjeve per financimin e nevojave te tyre.
Teoria e transferimit– kjo teori supozon se derisa mjetet e bankës janë të
transferueshme (mund te nxirren menjëherë në treg) likuiditeti i saj do të
ruhet. Bie fjala, letrat me vlerë mund të nxirren në treg dhe të shëndrrohen
në para të gatshme, prandaj kanë shkallë të lartë të likuiditetit. Në esencë kjo
teori transferueshmërinë e mjeteve e konsideron si burim kryesor i
likuiditetit.
Këtë teori e dha H.G. Moulton në vitin 1918.Mirëpo edhe kjo teori kishte të
meta serioze. Problemi i likuiditetit qëndron pikërisht në ate se si të mbrohet
solventiteti i bankës në kohë të vështira, kur, si bankat e tjera, ashtu edhe
komitetet e tyre, angazhohen për sigurimin e likuiditetit më të madh.
Me gjithë të metat që kishte, prapë se prapë kjo teori me kohë fitoi një
numër të madh aderuesish e përkrahësish.

6
Menaxhment Bankar II

Teoria e te ardhurave te planifikuara- u zhvillua ne vitin 1949 Herbert W.


Porchnow ,kjo teori pohon se bankat mund ta ruaj likujditetin e saj nese
kthimi I kredive eshte parashikuar ne baz te te ardhurave te planifikuara te
huamarresit.Prandaj per krijimin e kredive te ketij lloji kjo teori sugjron qe
bankat te mbeshtetn ne te ardhurat e kerkesave per kthiimin e kredive.
Teoria e qeverisjes se burimeve te mjeteve – Kjo teori u shfaq në fillim të
viteve të 60-ta. Teoritë e mëparshme kishin të bënin me qeverisjen e drejtë
të mjeteve për të siguruar shkallën e nevojshme të likuiditetit. Edhepse nuk u
braktis në tërësi qeverisja e mjeteve për sigurimin e likuiditetit, vëmendja
filloi të përqëndrohet tek qeverisja e burimeve të mjeteve sidomos tek bankat
e mëdha.
Sipas kësaj doktrine të re, më nuk është e nevojshme që banka afariste t’iu
përmbahet standardeve tradicionale mbi likuiditetin që kanë të bëjnë me
kreditë vetëlikuiduese, pasi që ajo mund të dalë në treg dhe të furnizohet me
mjetet e nevojshme, sa herë që ballafaqohet me mungesën e likuiditetit.
Egzistojnë burime të shumta, në të cilat bankat mund të mbështëten gjatë
sigurimit të likuiditetit të tyre:
1. Sigurimi i depozitave të paafatizuara
2. Shitja e certifikatave të afatizuara të depozitës
3. Huazimi i mjeteve nga Banka Qendrore dhe
4. Qeverisja e burimeve të mjeteve
Qeverisja e burimeve të mjeteve si inavacion me rëndësi ka ndikuar
dukshëm në afarizimin bankar.
18. LLOJET E KREDIVE :

1. Kredit komerciale dhe industrial


2. Konsumuese
3. Per pasuri te patundshme
4. Per institucionet financiare
5. Per prodhuesit bujqesor
6. Per blerjen e letrave me vlere
7. Kredit e tjera.

7
Menaxhment Bankar II

19.KREDIT E TJERA :
Faktoringu – eshte kur nje bank apo organizat financiare eblen nga
eksportuesi kerkesat e tij ndaj botes se jashtme te cilat skadojn per 90 apo
180 dite ku ne kete menyr eksportuesi I arketon mjetet nga eksporti por
paguan nje provision bankes ndersa banka e prêt afatin e skadimit qe ti
arketoj mjetet nga importuesi.kjo ndodh ne afat te shkurt.

Forfetimi – eshte I ngjajshem me factoring punet por kjo bejet per afate me
te gjata ku banka blen nga eksportuesi kerkesen ndaj personit te trete e cila
zakonisht perbehet nga kambialet me qka merr mbi vete ter rrezikun e
arketimit te nje kerkese te till.Gjat blerjes zvogelohet shuma e kambialit me
Shumen e eskontit dhe ndryshimi I paguhet ekspotruesit.
20. AFATET E SKADIMIT– sipas afatit te skadimit kreditë e bankës
mund të klasifikohen në:
1. Kredi afatshkurtër
2. Kredi afatmesëm dhe
3. Kredi afatgjatë.
Kredi afatshkurtër zakonisht konsiderohen ato kredi afati i skadimit te te
cilave është një vit apo me pak, afatmesëm janë ato prej 8 deri ne 10 vjet,
kurse afatgjatë jane ato kredi që kanë afat skadimi mbi 10 vjet.
1. Kreditë afatshkurtër - mund të jenë dy tipash: sipas kërkesës dhe
sipas kohës.
Kreditë sipas kërkeses janë ato të cilat huamarrësi mund t’i kthejë, apo
kreditori mund të kërkojë pagimin e tyre në çdo kohë.
Kreditë sipas kohës jepen për një periudhë definitive (të përcaktuar)
deri në një vit.
2. Kreditë afatmesëm - janë ato që kanë afatet e skadimit në mes të
atyre afashkurtër dhe afatgjatë. Një nga llojet e tilla është kredia
konsumuese që jepet për periudhën dy apo tri vjeçare.
3. Kreditë afatgjatë - konsiderohen ato kredi që kanë afat skadimi
dhjetë vjet apo më shumë. Lloji më i zakonshëm i kredive afatgjatë
është kredia për pasuri të patundshme.

8
Menaxhment Bankar II

21. KUSHTET PËR LEJIMIN E KREDIVE – Disa nga kushtet më të


rëndësishme për lejimin e kredive të cilat janë të mbuluara më politikën
kreditore të bankës janë:
1. Norma e kamatës
2. Kompenzimi i saldos
3. Provizioni për mbrojtjen nga humbjet dhe
4. Plani i kthimit (amortizimit) te kredisë.

Norma e kamatës – Norma e kamatës për kredi në cfarëdo kohe në


përgjithësi tregon gjendjen e një ekonomie, d.m.th. politikën monetare dhe
fiskale të asaj ekonomie, si dhe kërkesën për kredi.
Kompezimi i saldos – Për disa kredi që u lejohen ndërmarrjeve
kërkohet kompezimi i saldos, gjë që e obligon huamarrësin që ti mbajë
depozitat më të parë dhe të afatizuara, në bankën, nga e cila merr kredi si
pjesë e marrëveshjes kreditore.
Mbrojtja nga humbjet – Gjatë dhënies së kredive banka gjithherë
është e preokupuar për arkëtimin përfundimtar. Egzistojnë forma të
ndryshme për mbrojtjen e bankës. Forma më e zakonshme është lënia peng e
pasurisë.
Amortizimi i kredisë – Lidhur me kthimin e kredisë marrëveshja
arrihet para dhënies së kredisë dhe duhet të jetë rezultat i vlerësimit real të
aftësisë së komitentit për ta kthyer kredinë.
22. FAKTORET KRYESOR QE ANALIZOHEN NGA NALISTI
KREDITOR –
1. Karakteri
2. Kapaciteti
3. Kapitali
4. Pengu
5. Kushtet

23.SHKAKTARET ME TE SHPESHT TE PROBLEMEVE ME


KREDI –
1. Katastrofat natyrore si p.sh, termetet ,vershmet
2. Kushtet ekonomike
3. Rrjedhat ne politiken dhe praktiken kreditore te bankave afariste
4. Veshtersit e huamarresit te cilat rezultojn nga paaftesia e kthimit te
kredis sipas marreveshjes,
5. Malverzimet e huamarresit apo kreditorit.

9
Menaxhment Bankar II

24. BURIMET E INFORMATAVE KREDITORE – banka duhet të


mbledhë informata, të cilat do të përdoren për të vlerësuar karakterin e
huamarrësit, kapacitetin kapitalin, garancën dhe karakteristikat e industrisë.
Mbledhja e informatave është funksion i hulumtimit kreditor, fusha e së cilës
ndyshon sipas rastit, varësisht nga karakteristikat e tilla siç janë: lloji i
kredisë, sasia, skadimi dhe garanca që ofrohet. Edhepse banka afariste mund
të marrë informata nga burime të ndryshme, disa nga më kryesoret
përfshijnë:
1. Bisedimet me palën që kërkon kredi
2. Dokumentacionin e bankës
3. Burimet eksterne si dhe
4. Dokumentacioni financiar i këkuesit të kredisë.
25.NEVOJAT E MENAXHMENTIT PËR INFORMATA – Në të
ardhmen posedimi dhe shfrytëzimi i drejtë i informatave, do të jetë faktori
kryesor që do të dallojë bankat e suksesshme nga ato që mezi e sigurojnë
egzistencën.
Menaxhmenti efikas kërkon që t’u kushtohet kujdes i duhur aspekteve
të ndryshme të veprimtarisë së saj.
Informatat që janë të nevojshme për afarizmin e suksesshëm të një
banke afariste, mund të kategorizohen në 7 grupe:
Informatat mbi afarizmin e përgjithshëm – paraqesin të dhënat mbi
afarizmin dhe zhvillimet ekonomike kombëtare e ndërkomëtare.
Informatat financiare – informatat (të dhënat) mbi zhvillimet ne
fushën e shërbimeve financiare.
Informatat afariste lokale – informatat mbi afarizmin në përgjithësi
dhe afarizmin e firmave të veçanta në hapësirën në të cilën vepron banka.
Informatat mbi komitentët – informatat e detajizuara mbi
transaksionet me secilin komitent të bankës, si dhe të dhënat analitike mbi
segmentet e ndryshme të afarizmit të komitentëve.
Informatat mbi afarizmin e brendshëm – të dhënat financiare e
statistkore mbi të gjitha aspektet e operacioneve të bankës.
Informatat mbi konkurrentët – inforamatat komparaitive mbi
afazimin e konkurrentëve të bankës.
Informatat për distribuim ekstern – herë pas here auoritetet
rregullatore kërkojnë që për to të pregatiten informata specifike.

10
Menaxhment Bankar II

26.MARKETINGU BANKAR – Marketingu bankar në esencë paraqet


qasjen moderne ndaj afarizmit të bankës sipas modelit të tregut, si një
institucion financiar për financimin e zhvillimit ekonomik dhe rritjes së
ndërmarrjes.
Qëllimi kryesor i marketingut bankar është përparimi i vazhdueshëm i
funksionit depozitar të bankës më qëllim të rritjes së potencialit kreditor.
Marketingu bankar është shprehje e orientimit të bankës drejt tregut
dhe orientimit të menaxhmetit drejt fitimit.
Qëllimet e marketingut të bankës janë:
1. Rritja e fitimit të bankës afariste,
2. Investimi në rritjen e bankës,
3. Rritja e kvantumit të depozitave të bankës afariste,
4. Racionalizimi i plasmaneve kreditore,
5. Ngritja e imixhit të bankës,
6. Zgjerimi i tregut të bankës afariste,
7. Prezentimi ndërkombëtar i bankës afariste,
8. Ekspansioni i asortimentit të produkteve e shërbimeve bankare,
9. Zgjerimi i rrjetit të filaleve dhe
10. Ndërtimi i qendrave të reja të fitimit të bankës në krahasim me
konkurrencën.

27.LIKUIDITETI I DEPOZITAVE – Fakti se banka patjetër duhet t’i


plotësojë kërkesat e deponuesve për tërheqjen e mjeteve në mënyrë sa më
efikase, dikton llojin e caktuar të politikës së likuiditetit. Me fjalë të tjera
natyra e burimeve të mjeteve të bankës mundëson që burimet e bankës të
qeverisen në atë mënyrë që të bëhet i mundur plotësimi i kërkesave për
mjete sipas mënyrës së krijimit të tyre.
Pa marrë parasysh llojin e depozitave (me të parë apo të afatizuar), për
bankën ka rëndësi fakti se depozitat specifike ose një grup i depozitave
mund të tërhiqen brenda një periudhe relativisht të shkurtër.
Në vend se të bëjë egzaminimin e hollësishëm të çdo llogarie
depozitash, trend-analiza lejon menaxhmentin e grupit të llogarive dhe
identifikon sjelljen e tyre. Në këtë rast, kriteri themelor për grupime të tilla
mund të jetë shkalla e paqëndrueshmërisë së llogarive të depozitave. Pjesa
më e madhe e paqëndrueshmërisë së depozitave të bankës afariste
përcaktohet nga sjellja e llogarive të mëdha, tërheqja e papritur e të cilave
mund të ushtrojë presion relativisht të madh mbi pozitën likuide të bankës.

11

You might also like