Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 12

SISTEMI NERVOR

Nga kendveshtrimi histologjik SNQ (truri dhe palca kurrizore) eshte krahasuar me centralin qendror
ten je sistemi telefonik. Ky central nderlidh dhe drejton nje numer te pafund thirjesh telefonike. Ne
ditet e sotme shume studiues e krahasojne sistemin nervor me nje lloj kompjuteri te sofistikuar. Keto
analogji mund ta shpjegojne deri diku disa nga veprimtarite e palces kurrizore , por asnjera prej tyre
nuk mund ta shpreh kompleksitetin dhe fleksibilitetin e mrekullueshem te trurit te njeriut. Edhe pse
mund ta shohim sin je organ bio,ogjik te evoluar , sin je kompjuter te sofistikuar ose thjesht sin je
mrekulli , truri I njeriut eshte pa dyshim nje nga gjerat me terheqese te mundshme.

Nga kendveshtrimi morfologjik ky system ndahet ne :

- Sistem nervor qendror (SNQ) – perfshin pjesen kryesore qe eshte e vendosur ne kafke dhe
ne kanalin e bushtit kurrizor . (truri dhe palca kurrizore)
- Sistemi nervor periferik (SNP) – perbehet nga nervat kraniale dhe spinale
- Sistemi nervor somatic – percjell ngacmimet nga rrethi I jashtem dhe I
brendshem.kontrollohet nga vetedija jon
- Sistemi nervor vegjetativ – percjell ngacmimet nga organet e brendshme dhe nga enet e
gjakut. Perbehet nga dy pjese me funksione te kunderta : SYMPATHICUS dhe
PARASYMPATHICUS.

 Ndertimi I sistemit nervor

Njesia themelore ndertimore dhe funksionale e SN eshte neuroni I cili perbehet nga : trupi (soma)
dhe zgjatimet (dendrite dhe neurite), ku dendritet e percojne impulsin nervor prej periferise ne
drejtim te neurocitit (trupit ) , ndersa neuritet e percojne impulsion nervor nga neurocitet ne
periferi.

Fijet nervore mund ti ndajme ne : fije te meilinizuar (te mbeshtjellura nga mielini dhe Schwani)
dhe fije amieline (fije me te holla se 1 mikron).

 Nervi

Fije nervore  fashikull nervor  nerv dmth disa fije nervore te lidhura me ind lidhor formojne
fashikull nervor ndersa disa fashikuj formojne nervin. Neper indin lidhor te nervit kalojne ene te
gjakut te cilet e ushqejne nervin.

Fijet nervore mund te jene sensitive , motorike ose te perziera.

Sistemi nervor qendror perbehet nga Truri dhe palca kurrizore te cilat jane te mbeshtjellura nga 3
mbeshtjelles :

i. DURA MATER (mbeshtjellesja e forte) – e perbere nga 2 fleta tek te cilat ndermjet tyre
hasen sinuse te mbushura me gjak venoz
ii. Arachnoidea (mbeshtjellesja ne forme merimange)
iii. PIA MATER (mbeshtjellesja e bute) – e cila vende vende eshte e zgjeruar duke formuar
cistern te mbushura me leng cerebrospinal.
PALCA KURRIZORE (MEDULLA SPINALIS)

Shtrihet rreth bushtit kurrizor nga Atllasi (vertebra e pare) gjer te vertebra lumbale II. Me pas
vazhdon me nerva sakrale.

Ka nje trashesi prej 10 mm dhe me ndihmen e dy brazdave qendrore ndahet ne 2 gjysma


simetrike.

Palca kurrizore perbehet nga :

- Lenda e bardhe – e cila ne secilen ane formon nga 3 shirita :


i. E perparme – permban rruge motorike
ii. Anesore – permban rruge te perziera
iii. E prapme –permbna rruge sensitive
- Lenda gri – I ngjason shkkornjes “H” dhe ne te dallojme dy brinje dhe pjesen qendrore.
Nga qelizat motorike te brinjes se perparme nisen fijet nervore qe formojne rrenje
motorike te nervave spinale , nga brinjet e prapme nisen fijet nervore qe formojne rrenjet
sensitive te nervave spinale.
Rrenjet bashkohen duke formuar nerving e perzier spinal I cili del nga zgavra
ndermjetunazore.

 Rruget nervore – jane grupe te fijeve nervore qe lidhin qendrat ne sistemin nervor dhe I
ndajme ne :
- Rruget te gjata (qe lidhin koren e trurit me periferine) :
1. Rruge aferente ; percojne impulsion nervor nga periferia ne qender,
2. Rruge eferente ; percojne impulsion nervor prej qendres ne periferi.
- Rruge komisurale (qe I lidhin qendrat ne 2 hemisferat)
- Rruge associative (qe lidhin qendrat primare me ato sekondare)
 Rruget sensitive – kryesisht perbehen nga 3 neurone :
1. Neurone periferike (percojne impulse nga periferia deri ne qendrat e trurit te vazhduar
dhe palces kurriozore)
2. Neurone qendrore (lidh qendrat e trurit dhe palces kurrizore me THALAMUSIN)
3. Neurone kortikale (lidh talamusin me koren e trurit te madh)

Rruget sensitive jane :

i. Rruget optike – paraqesin fije nervore qe formojne nervin optic


ii. Rruget akustike – paraqesin fije nervore qe formojne nervin e degjimit
iii. Rruget vestibulare – transmeton impulse per drejtpeshim , statuike dhe orientim te
trupit (e permendem edhe me pare se qendra e saj eshte ne medulla oblongata dhe ne
pons)
iv. Rruget olfaktore – paraqesin fije nervore qe formojne nervin olfaktorius I cili percjell
impulse e shqises per nuhatje
v. Rruget gustative – percjellin impulse e shqises per shije . (qe e permendem edhe tek
gjuha qe kishte papilla me ane te te cileve ndjenim 5 shijet pra caliculi gustatori)
 Rruget motorike (percojne impulse motorike nga korja e trurit te madh e deri te medulla
spinalis). Dallojme : rruge motorike direkte (piramidale dhe ekstrapiramidale) dhe ne rruge
indirekte .

TRURI
Duke I qene I fshehur Brenda kafkes , truri mbetet per shume kohe I paarritshem nga shkenca.

Sidoqote sot dihen shume gjera per kete organ te cuditshem.

- Truri eshte nje mase e rrudhosur me konsistence te bute dhe me ngjyre gri.

Eshte e veshtire per ta pranuar se pikerisht ne kete mase te qullet qendron kujtesa e dituria jone
dhe se nga kjo mase percaktohet sjellja jone

- Pasha mesatare e trurit tek nje njeri I rritur eshte 1600 gram
- Truri perbehet nga disa struktura :
i. Hemisferat cerebrale
ii. Diencephaloni [talamusi , hipotalamusi dhe epitalamusi]
iii. Truncus cerebri [truri I mesem , ponsi , medulla oblangata]
iv. Cerebelumi
v. Telencephaloni

Duhet gjithashtu te cekim se disa shkenctare diencefalonin e llogarisin si pjese te truncus cerebri e
disa te tjere si pjese e hemisferave cerebrale.

i. Hemsferat cerebrale formojne pjesen e siperme te trurit. Imagjinoni se si cadra e nje


kerpudhe mbulon kercellin e saj , njejt edhe hemisferat e trurit e mbulojne diencefalonin
dhe majen e trungut te trurit. Pjesa me e thelle e hemisferave te trurit jane fisurat qe e
ndajne trurin e madh en disa lobe : frontal , parietal , temporal dhe occipital.
Fisura (prerja) frontale zbulon 3 zona baze te cdo hemisphere :
- Korja e jashtme (lenda gri):korja cerebrale eshte zone ekzekutive e sistemit nervor, ajo ben
ne; te perceptojme , komunikojme , kuptojme , apo te vlersojme.. si dhe nisjen e levizjveve
te vullnetshme. Te gjitha keto cilesi perbejne ate qe ne e quajme sjellje e vetedijshme ose
thjesht vetedije. Ne lenden gri ndodhen trupat e qelizave nervore , dendritet dhe aksionet.
Korja cerebrale permban 3 zona funksionale :
i. Zonat motorike (qe kontrollojne funksionet motore te vullnetshme)
ii. Zonat ndijore (te cilat I bejne ndjesite ton ate vetedijshme)
iii. Zonat shoqeruese (te cilat integrojne informacione te ndryshme)
- Lenda e bardhe : shtrihet nen lenden gri. Ajo siguron komunikimin ndermjet zonave qe
ndodhen ne brendesi te trurit. Lenda e bardhe perbehet nga fije te mielinizuara.
 Qendra nervore – paraqet pjese te lendes gri e perbere nga neurocitet qe kryejne nje
funksion te caktuar me forma dhe madhesi te ndryshme.
 Rruget nervore – paraqesin lidhjen midis neuroneve nga pjese te ndryshme te SNQ te
cilat nderlidhin qendra te ndryshme nervore.
ii. Diencephaloni : eshte truri I brendshme I cili eshte I vendosur ndermjet hemisferave te
trurit te madh. Eshte I perbere nga 3 pjese kryesore:
1. Thalamusi – nga greqishtja perkthehet si “dhome e brendshme ” ka forme ovale
(forme te vezes) . talamusi luan rol kyc ne ndermjetesimin e ndijimeve , ne
veprimtarine motorike , ne procesin e te mesuarit dhe ne kujtese. Pra talamusi
eshte vertet porta qe te con drejt kores se trurit. Perbehet nga metathalamus dhe
epithalamus.
2. Hypothalamus – eshte I ngjitur per pjesen e poshtme te thalamusit. Nderton
dyshemene e ventrikulit te trete te trurit.shtrihet nga kiazma optike (pika e
kryqezimit te nervave optik) e deri te trupat mamilar (rruget nervore te
nuhatjes).edhe pse ka nje madhesi te vogel Hipotalamusi eshte qendra kryesore e
kontrollit te organeve viscerale dhe eshte jetesore per homeostazen e trupit (pra
mbajtjen e baraspeshes se brendshme trupore.)
3. Epithalamusi - se bashku me bethamat hipotalamike perfshihet ne rregullimin e
ciklit gjume – zgjim dhe ne disa aspekte te gjendjes shpirterore.
iii. Truncus cerebri perbehet nga :
1. Mesencephalon {truri I mesem } –eshte pjesa me e siperme e SNQ qe permban
neurone motorike qe zgjaten drejt periferise per te inervuar muskujt dhe gjendrat.
Lokalizohet ne mes te diencephalonit dhe ponsit. Neper te kalon AKUEDUKTI
CEREBRAL qe lidh ventrikulin e 3 me ventrikulin e 4.
2. Ponsi {ura} –paraet zgjerimin e trungut nervor dhe ne te gjendet berthamat e
nervit te V cranial.
3. Medulla oblongata {palca e zgjatur} – shtrihet ne brazden e os occipitales. Ne
pjesen e tij te perparme dallohen piramidat. Permasat e vogla te medulles nuk e
zvogelojne rolin e saj kritik si qender reflektore autonome qe perfshihet ne ruajtjen
e homeostazes se trupit.
iv. Cerebelumi {truri I vogel} – lokalizohet prapa ponsit , medules dhe ventrikulit te katert.
Perpunon informacionin qe vjen nga korja cerebrale motore, dhe nga receptoret
ndijor.Truri i vogël shërben për të ruajtur ekuilibrin dhe orientim në hapësirë, dhe
drejton e kontrollon tonusin e muskujve. Truri i vogël lejon dhe mundëson lëvizjet e
duhura, gjeste të buta dhe kuptimplotë.Veprimtaria e trurit te vogel eshte e
pavullnetshme , pra ne nuk jemi ne dijeni rreth veprimtarise se tij.sic e permendem tek
zona asicioative e kores motorike se synon fillimin e levizjes se vullnetshme dhe ne te
njejten kohe njofton dhe trurin e vogel. Ky informacion e lejon trurin e vogel te percaktoj
vendndodhjen e trupit ne hapsire dhe piken ku ai synon te shkoj.Truri I vogel mundeson
levizje te vullnetshme qe jane te sakta.
 Informacion shtese :demtimi I trurit te vogel shkakton humbje te tonusit muskulor dhe
levizje te pasigurta.
v. Telencephaloni {truri I madh} – paraqet pjesen me te madhe te trurit. Se bashku me
diencephalonin perbejne psejen me te madhe te zgavres kraniale.perbehet prej 2
hemisferave (e majta dhe e djathta) ventrikulet anesore te trurit dhe nga pjesa optike e
hipotalamusit.Ne pergjithsi ka forme vezake mirpo kjo varet dhe nga tipi I kafkes. pesha
e trurit te madh tek meshkujt (1400 gram) ndersa tek femrat (1300 gram) ,mirpo kjo
sdo te thote se meshkujt jane me te mencur se femrat !
Ne cdo hemisphere dallojme : 3 ane (te jashtme e kthyer nga kafka, te brendshme e
kthyer nga hemisfera fqinje dhe te poshtme e kthyer kah baza e trurit ) , 4 lobuse
(parietalis , frontalis , temporalis dhe occipitalis)
Tek truri I madh dallojme :
- Lenda gri : e cila e nderton koren e trurit dhe masen subkortikale
- Lenda e bardhe : eshte e perbere nga nje numer I madh I fijeve nervore te cilat e formojne
kuroren rrezore “corona radiata”.
 Cortex cerebri – eshte e ndertuar nga qelizat me forma dhe madhesi te ndryshme te
cilat jane te ndara ne 6 shtresa.
Ne pikpamje histologjike korja ndahet ne 52 fusha te Brodmanit ,
Ne pikpamje funksionale , koren e ndajme ne disa qendra:
- Qendra motorike (zona ekstrapiramidale );kontrollon levizjet elementare qe ben njeriu me
vetedije.ndersa para asaj gjenden dhe qendrat e larta motorike qe rregullojne levizjet e
nderlikuara.
- Qendra sensitive dhe associative : jane qendra primare per sensibilitet te thelle dhe me
nidhmen e te cilave njohim ngacmimet.
- Qendra sensoriale (ose ndryshe qendra te shqisave ) :jane te rradhitura ne kete menyre qe :
Ne lobus occipitalis ; gjendet qendra primare optike (pra qendra e te parit)
Ne lobus temporalis;gjenden qendrat primare olfaktore , gustative dhe akustike.

SISTEMI NERVOR PERIFERIK


Çfarë saktësisht është sistemi nervor periferik dhe çfarë roli luan në trup? Së pari, është e
rëndësishme të kuptohet se sistemi nervor është i ndarë në dy pjesë: sistemi qendror nervor dhe
sistemi nervor periferik. Sistemi nervor qendror përfshin trurin dhe palcën kurrizore, ndërsa sistemi
nervor periferik përfshin të gjithë nervat që dalin nga truri dhe palca kurrizore dhe shtrihen në
pjesë të tjera të trupit duke përfshirë muskujt dhe organet.

Secila pjesë e sistemit luan një rol jetësor në mënyrën se si komunikohet informacioni në të gjithë
trupin.

Le të mësojmë pak më shumë rreth funksioneve dhe strukturës së sistemit nervor periferik.

Cili është sistemi nervor periferik?

Sistemi nervor periferik (PNS) është ndarja e sistemit nervor që përmban të gjithë nervat që


qëndrojnë jashtë sistemit nervor qendror (CNS). Roli kryesor i PNS është lidhja e CNS me organet,
gjymtyrët dhe lëkurën. Këto nerva shtrihen nga sistemi nervor qendror në zonat më të largëta të
trupit. Sistemi periferik lejon trurin dhe palcën kurrizore për të marrë dhe dërguar informacion në
zona të tjera të trupit, gjë që na lejon të reagojmë ndaj stimujve në mjedisin tonë.

Sistemi nervor periferik vetë ndahet në dy pjesë:

1. Sistemi nervor somatik


2. Sistemi nervor autonom
Secila prej këtyre komponentëve luan një rol kritik në mënyrën se si funksionon sistemi nervor
periferik.

Sistemi somatik është përgjegjës për transmetimin e informacionit ndijor, si dhe për lëvizjen
vullnetare. Ky sistem përmban dy lloje kryesore të neuroneve:

Neuronet ndijor (ose neuronet aferente) që bartin informacion nga nervat tek sistemi nervor
qendror.

Neuronet motorike (ose neuronet e efektshëm) që bartin informacion nga truri dhe palca kurrizore
tek fibrat e muskujve në të gjithë trupin.

Sistemi autonom është pjesë e sistemit nervor periferik përgjegjës për rregullimin e funksioneve


trupore të pavullnetshme, siç janë rrjedhja e gjakut, rrahjet e zemrës, tretja dhe frymëmarrja. Me
fjalë të tjera, është sistemi autonom që kontrollon aspektet e trupit që zakonisht nuk janë nën
kontroll vullnetar. Ky sistem i lejon këto funksione të ndodhin pa patur nevojë të mendojnë me
vetëdije rreth tyre

Ky system ndahet ne 2 dege :

- Simpatikus (shembull pershpejton punen e zemres ose te frymemarrjes)


- Parasimpatikus (kthen ne gjendje normale funksionimin e punes se zemres , te
frymemarrjes apo ndonje pune tjeter)

Sistemi nervor periferik perbehet nga :

1. Nervat trurore {nervus craniales}


2. Nervat shpinore {nervus spinales}

Nervat trurore jane 12 pale te cilat dalin nga trungu nervor.

i. nervi olfactorii – nervi I nuhatjes


ii. nervus opticus – nervi I syrit
iii. nervus oculomotorius – nervi levizes I syrit
iv. nervus trochlearis - nervon muskulin levizes te syrit
v. Nervus trigeminus {nervus ophtalmicus , maxillaries et mandibularis}
vi. Nervus abducens – inervon muskulin lateral te syrit
vii. Nervus facialis – nerv I perzier , inervon muskujt mimike te fytyres , muksujt e qafes ,
percojne impulse nga CALICULI GUSTATORII si dhe inervon gjendrat sublinguale dhe
submandibullare.
viii. Nervus vestibulocochlearis - percojne impulse nga organi per degjim dhe per
drejtpeshim
ix. Nervus glossopharyngeus – nerv I gjuhes dhe I fytit
x. Nervus vagus- nerv I perzier qe inervon muskujt e faring-laring si dhe organet e
toraksit dhe te abdomenit
xi. Nervus accessories – nervi ndihmes
xii. Nervus hipoglossus – inervon muskujt e gjuhes
Nervat spinale dalin nga medulla spinalis me 2 rrenje : 1 rrenje motorike (rrenja e perparme) dhe 1
rrenje sensitive (rrenja e prapme). Ndahen ne 3 dege:

i. Dega e perparme fijet e te ciles gershetohen dhe fomrojne pleksuse(te cilat ndahen ne
dege perfundimtare si dege sensitive dhe dege motorike)dhe inervojne lekuren e pjeses
se perparme te qafes , kraharorit dhe barkut.
ii. Dega e prapme , fijet e te ciles inervojne lekuren dhe muskujt e pjese se prapme te
qafes , kraharorit dhe trupit.
- Plexsuset me te rendesishme jane :
Plexus cervicalis (nervus phrenicus ) – inervon diafragmen
Plexus brachialis (nervus axillaris , radialis , musculocutaneus , medianus , ulnaris) –
inervon ekstremitetet superiore
Plexus lumbalis (nervus femoralis et obturatorius) – inervojne muskujt e kofshes
Plexus sacralis (nervus ischiadicus ) – inervojne muskujt e prapme te kofshes si deh fibulen
dhe tibien
Plexus pudendus – inervon organet seksuale
Plexus coccygeus

 8 pale nerva cervicale


 12 pale nerva torakale
 5 pale nerva lumbale
 5 pale nerva sacrale
 1 pale nerva cocygei

FIZIOLOGJIA E SISTEMIT NERVOR QENDROR

Sistemi nervor eshte system I kontrollit dhe I komunikimit. Ai eshte pergjegjes per te gjitha sjelljet
tona. Ne fakt cdo mendim , cdo veprim ose emocion pasqyron veprimtarine e tij.

Sistemi nervor dhe sistemi endokrin jane pergjegjes per rregullimin dhe ruajtjen e homeostazes se
trupit , mipro nder ted y sistemi ervor eshte me I shpejte dhe me I nderlikuar.

Qelizat e sistemit nervor komunikojne me njera tjetren nepermjet sinjaleve elektrike te cilat jane
te shpejta dhe specifike .

Ne pergjithesi sistemi nervor ka 3 funksione kryesore :

I. E koordinon punen e organeve dhe sistemeve te organeve e cila eshte e mundesuar


nga lidhja e ndersjellte e SNQ dhe sistemeve trupore.
II. E realizon lidhjen e organizimit me rrethin e jashtem , ashtu qe informatat e pranuara
nga receptoret e shumte , I perpunon edhe ne baze te kesaj dergon urdhera deri tek
efektoret
III. E mundeson zhvillimin e proceseve psikike (mendimin dhe kreativitetin) , e me kete gje
e ben njeriun te dalloj nga organizmat e tjere te gjalle ne bote si krijese me te persosur
dhe me te kompletuar.

FIZIOLOGJIA E PALCES KURRIZORE

Palca kurrizore shtrihet ne brendesi te columna vertebralis e fillon nga atllasi e deri te vertebra II
lumbale. Palca kurriozore eshte qender refleksive nga e cila nisin dhe reflekset spinale

Ne pergjithesi medulla spinalis kryen 2 funksione kryesore :

- Funksion refleksiv – e cila realizohet perms qendrave refleksive spinale te cilat I ndajme ne
ato Motorike (reflekset e musculatures skeletore , reflekset e diafragmes dhe muskujve
interkostal) dhe Vegjetative (reflekset seksuale dhe reflekset e sfinktereve)

Reflekset realizohen perms harkut refleksiv qe perbehet nga : receptoret periferik (pranohen
impulse dhe percillen deri e qendren refleksive) , qendra refleksive (pranojne impulsion nga
receptoret dhe impulsion kthyes e dergojne deri te efektoret) dhe efektoret (muskujt).

- Funksion percues – e cila realziohet me ndihmen e rrugeve percuese : rruge aferente


(dergojne impulse nga periferia deri ne qender te korja e trurit te madh dhe te vogel) dhe
rruge eferente (dergojne impulse nga qendrat me te larta deri ne palce.)

FIZIOLOGJIA E TRUNCUS CEREBERI [MESENCEPHALONI , PONSI DHE MEDULLA OBLANGATA]

- Mesencephaloni ; ka nje funksion te nderlikuar me ndihmen e te cilit realizohen reflekset e


orientimit, kontrollohen levizjet e syrit dhe mbahet pozita e trupit ne hapsire si dhe
pertypja , gelltitja dhe frymemarrja.
- Ponsi dhe medulla oblongata ;
A. funksion percues dhe refleksiv qe perbehet nga disa grupe :
i. Reflekse mbrojtese (perpelitja e syve , teshtitja , loti , kollitja dhe vjellja)
ii. Reflekse ne lidhje me aktin e ushqimit
iii. Reflekse respiratore dhe kardiovaskulare
iv. Reflekse orientuese

E keto reflekse realziohen nepermjet receptoreve te cilet mund te gjenden ne pjese te


ndryshme te trupit (si ne mukoze , ne lekure , ne mukozen e bornkeve dhe te trakese apo
interreceptoret e sistemit kardiovaskular dhe gastrointestinal).

FORMACIONI RRJETOR [SUBSTANTIO RETICULARIS]

Qelizat e truncus cerebri me zgjatimet e tyre formojne nje structure ne forme te rrjetes qe quhet si
substantio reticularis. Ky eshte nje system funksional I trungut te truit qe mban zgjuar koren
cerebrale dhe filtron stimujt e perseritur.
Vecoria e neuroneve retikulare eshte lidhja e theksuar ndermjet aksoneve te tyre. Disa prej
neuroneve retikulare shperhapen drejt trungut truror dhe keto nderlidhje te perhapura I bjente te
afta neurone retikulare te “zgjojne trurin”

FIZIOLOGJIA E DIENCEPHALONIT [THALAMUSI , HIPOTHALAMUSI]

- Thalamusi ; eshte I organizuar neper berthama specifike (te cilat pranojne impulse
sensitive dhe sensorial dhe I drejton ato ne pjeset perkatese te trurit te madh), berthama
jospecifike (pranojne impulse dhe I dergojne e koren e trurit te madh duke mirmbajtur
funksionin normal te tij) dhe berthama associative.
- Hipothalamusi ; ka funksione te shumta si : kontrollimin e sistemit nervor vegjetativ ,
kontrollimin e taitjes se hipofizes , kontrollimin e metabolizmit , kontrollin e
termorregullimit , ndikon mbi instiktet dhe emocionet , gjumin….

FIZIOLOGJIA E CEREBELLUMIT

Cerebellumi nuk ka lidhje direkte me receptoret apo efektoret e organizmit. Ai ndikon ne


menyre indirekte si ne strukturat me te ulta ashtu dhe ne qendrat e larta.

Crregullimet qe paraqiten mund te jene : crregullime te tonusit muskulor (zvogelimi ose


zmadhimi jo I barabart I tij si dhe humbja e ekuilibrit) , crregullime ne mirembajtjen e
drejtpeshimit apo crregullime gjate levizjes trupore.

Gjithashtu supozohet se ne trurin e vogel regjistrohen skemat e levizjeve automatike si


noti , te ecurit , luajtja e instrumenteve muzikore …

FIZIOLOGJIA E TELECEPHALONIT

Nga pikpamja funksionale truri I madh ndahet ne :

- Lenda e bardhe ( e cila perbehet nga rruget nervore qe e lidhin koren e trurit te madh me
pjeset tjera te sistemit nervor)
- Lenda gri – ndahet ne ganglion bazale (ndikojne ne rregullimin e funksioneve vegjetative
te organeve te brendshme si dhe marrin pjese ne levizje motorike dhe ne rregullimin e
tonusit muskulor) korja e cerebellumit (ka rendesi te madhe per funksionimin e
pergjithshem te sistemit nervor)

Korja e trurit te madh ndahet ne 3 zona :

i. Zona primare (motorike , sensitive dhe sensoriale) – ketu perfshihen levizjet e


vetedijshme te muskujve dhe qendrat primare shqisore.
ii. Zona sekondare
iii. Zona terciare

 Qendra e te folurit gjendet ne lobus frontalis dhe ne demtim te kesaj qendre personi nuk
mund qe te flas.
 Sistemi limbic eshte pjesa me e vjeter e kores se trurit e cila eshte e lidhur me te gjitha
pjeset tjera te sistemit nervor dhe me ndihmen e tij realizohet lidhja ndermjet sistemit
autonom dhe somatic (me cka I mundesohet organizmit qe tu adapothet kushteve te
jashtme qe vazhdimisht ndryshojne).

Sistemi limbic me saktesisht mund te themi se paraqet nje grup te strukturave trurore lidhur me
emocionet dhe instiktet. Ajo Pra paraqet nje structure komplekse ne pjesen qendrore te trurit e
ndare proporcionalisht ne te 2 hemisferat , e cila rregullon jeten tone emocionale dhe motivuese e
posacerisht luan rol kyc ne mbijetesen tone.

 Aktiviteti bioelektrik I trurit te madh matet me aparatin elektroencefalograf . kur mbi


lekuren e kokes vendosim elektrodat e ketij aparati fitojme vale te cilat dallohen ne mes
veti.
- Alfa ritmet ; regjistrohen gjate pushimit fizik dhe psikik me sy te mbyllur dhe pa ngacmime
te jashtme.
- Beta ritmet ; regjistrohen gjate aktivitetit psikik me aplitude me te larte ne lobin frontal
- Delta ritmet ; regjistrohen gjate gjumit te thelle ose gjate narkozes
- Teta ritmet ; gjithashtu regjistrohen gjate gjumit ose narkozes se lehte.

FIZIOLOGJIA E AKTIVITETIT TE LARTE NERVOR

Të gjithë, natyrisht, ka një botë të pasur të brendshme, përgjigjet e sjelljes, karakteristikat mendore.
I. P. Pavlov ka argumentuar se aktiviteti i lartë nervor është shkaktuar nga puna e hemisferat
cerebrale dhe strukturat subcortical që sigurojnë ndërveprimin e individit me botën e jashtme, të
ndihmojë atë qe të përshtaten me ndryshimet në mjedis. Shkencëtarët kanë gjetur se baza e
sjelljes njerëzore janë reflekset - kushtëzuara (reagime refleksive individuale te lidhura me koren e
trurit. Kane rol sinjalizues dhe I mundesojne organizmit te veproje ne distance kohore ndaj
nagcmimit varesisht nese ngacmimi eshte I demshem apo I dobishem )dhe të pakushtëzuara
(instinktet).

FIZIOLOGJIA E SINAPSAVE

Sinapsa paraqet lidhjen funksionale midis 2 qelizave qe ngacmohen citoplazmat e te cilave


formojne membrane elektrogjene (elektricituese)
Sinapsat ndahen ne :

- Sinapsa qendrore , qe realizojne lidhjen ndermjet neuroneve te sistemit nervor qendror te


cilat gjenden ne lenden gri.
- Sinapsa periferike,qe realizojne lidhjen e nervaveme efektoret (muskujt , gjendrat).
Sinapsta periferik kane nje ndertim te thjeshte per dallim nga sinapsat qendror qe jane te
ndertuar nga me teper elemente.

REFLEKSI

Refleksi paraqet reagim te shpejte te efektorit pasi ka pranuar urdhrin nga qendra ne tru. Refleksi
realziohet permes harkut refleksiv (receptori  rruget aferente qendra refleksive rruget
eferente efektori)

Klasifikimet refleksive behen sipas :

- rendesise biologjike (reflekse mbrojtese , seksuale , ushqimit ose orientimit)


- receptorit (reflekse ekstero , intero ose proprioreceptore)
- efektorit ( motorike , sekretore , vazomotorike)
- qendres (kortikale ,diencefalike ,spinale)
- kohezgjatjes se refleksit (tonike ose fazike)
- inervimit efektor (somatike dhe vegjetative)
- reflekse te kushtezuara dhe te pakushtezuara

FIZIOLOGJIA E SISTEMIT NERVOR AUTONOM

Sistemi nervor autonom (gjegjesisht parasimpatikusi dhe simpatikusi) inervojne shume organe te
brendshme ku mbi to keto 2 sisteme shprehin efekt antagonist.

Shembull nen veprimin e ngacmimit te simpatikusit zgjerohet bebza , zemra e pershpjeton punen ,
bronket zgjerohen , ngadalesohet peristaltika e shume veprime te tjera ndersa nen ngacmimin e
parasimpatikusit mund te themi se ndodh efekti ikundert I ketyre proceseve.

Ne sakjin e fijeve autonome tajohen mediatoret (materie kimike qe percjellin nerving ne organet
perkatese) te cilet mund te jene noradrenaline ose acetiholin.

Gjate emocioneve te forta kryesisht aktivizohet simpatikusi mirpo nga anash vepron edhe e efekti
I parasimpatikusit.

Atehere hipoglikemia e ngacmon simpatikusin ,pasta jai ngacmon gjendren mbiveshkore e cila
prodhon adrenalinen. Ajo ndikon ne melci duke shkaktuar glikogjenolize dhe keshtu normalizohet
glukemia.
Parasimpatikusi e kryen te njejten detyre duke ndikuar mbi sistemin tretes si dhe ne thithjen e
metaboliteve.

Mbi veprimin e sistemit auotnom veprojne dhe impulse nga strukturat me te larta te sistemit
nervor. Me integrimin e impulseve periferike ne nivel te hipotalamusit realizohet sinhronizimi I
proceseve vegjetative , motorike dhe sensitive te organizmit . kjo gjen e ben te ditur se sistemi
autonom punon ne bashkpunim me sistemin somatic , pra respektivisht nuk eshte plotesisht I
pavarur ne punen e tij.

You might also like