Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 7

Erdha me duar bosh!

Behlul Dana ishte njëri nga të dashurit e All-llahut xh.sh që ka jetuar në kohën e Halifes
Harun Reshid i cili ishte njëri nga halifet e famshëm Abbasit. Rrallë-rrallë  njerëzve të
ndryshëm të cilët bënin gabime të pa kuptueshme i shikonte me sy të shtrembër, prandaj
njerëzit e quanin budalla, por ai këtë e bënte qëllimisht. Behlul Dana qëndronte zakonisht
pranë Halifes dhe me raste i tërhiqte vëmendjen Halifes kur bënte ndonjë gabim. Një ditë del
para fronit te Halifes I pluhurosur e i lodhur jashtë mase, dukej se kishte ardhur nga një rrugë
tepër e gjatë. Harun Reshidi e pyeti:
–      Çfarë është kjo gjendje, Behlul nga po vjen kështu?
–      O halife po vij nga xhehenemi.
–      Çfarë pune kishe në xhehenem?
–      Mu donte pak zjarr, prandaj shkova për ta marr nga atje.
–      Në rregull, a solle të paktën?
–       Jo i nderuar nuk e solla dot. Fola me rojet e xhehenemit dhe ata më thanë: “Këtu nuk
është si kujtojnë të gjithë, këtu nuk ka zjarr ashtu si kujtoni ju, të gjithë e sjellin vetë zjarrin
nga bota që vijnë”

Hallalli dhe harami

Një djalë i ri gjithmonë thonte në Qabe: O All-llah ndihmësi i të drejtave…

O Ndihmësi i atyre që mbrohen nga haramet. O Zot të falenderoj dhe të lavdëroj Ty.

Kjo gjë I tërhoqi vëmendjen njërit dhe e pyeti të riun. Përse bën gjithmonë të njëjtën lutje, nuk di
lutje tjetër?

Djali nisi ti tregojë: para 7-8 vitesh isha përsëri në Qabe dhe gjeta një qese plot me flori.

Brenda në të kishte plot një mijë flori. Nga brenda një me thoshte: me këto flori bën këtë e këtë.

Thash me vete jo, kjo qese nuk është e imja, kjo është e dikujt tjetër nëse e përdor është haram”.

Në këtë kohë njëri po thonte: “A ka gjetur ndo njëri një qese?”

E thirra atë dhe e pyeta: “ Si është ajo qesja? Brenda në të çfarë ka?

Ma tregoi se si ishte qesja dhe tha që brenda në qese ka një mijë florinj. Unë iu thashë ja qesen e ke
këtu.

Burri hapi qesen dhe më dha tridhjet florinj.

Shkova në treg , aty pashë se po shisnin një shërbëtor të vogël ishte me fytyrë të pastër.

Pastërtia e këtij fëmije më bëri përshtypje u shkova pranë.

I pyeta sa doni për këtë shërbëtor? Më thanë tridhjetë florinj.


Tridhjetë florinjtë që më dha burri ua dhashë atyre dhe mora fëmijën.

Fëmija ishte një djalë shumë i sjellshëm dhe i mirë. U gëzova shumë që e mora.

Djali më tregoi historinë e jetës së vet:

Më tha unë jam djali i udhëheqësit të Fasit. Paska qenë e shkruar për tu bërë shërbetor.

Pas disa muajsh dolëm bashkë me shërbëtorin tim në treg.

Në treg pamë tre burra të pa njohur. Shëbëtori më tha këta janë njerëzit e babait.

Tani ata më gjetën mua do kërkojnë që të më shitësh tek ata. Ti je njeri i mirë mos prano të më
shesësh nën tridhjetë mijë florinj.

Ata erdhën pranë meje dhe më thanë a na e shet këtë shërbëtorin neve duam ta blejmë? U thash po.

Thanë të japim gjashtëdhjetë mijë florinj. I thash nuk bën.

Shkuan duke e shtuar deri ne njëzet mijë florinj. I thashë mos u lodhni kot nën tridhjetë mijë florinj
sbëhet.

Unë me ato tridhjetë mijë florinj hapa vend pune. Bëra tregti u bëra më i pasur.

Një ditë më thanë shokët është një vajzë e mirë e një familjes shumë të mirë dhe të pasur.

I ati i ka vdekur tani shpejt. A pranon që të martojmë me të?

Unë pranova. Pa vonuar u lidh kurora dhe filloi të vinte paja me deve të mbushura plot.

Mes të gjithash në pajë më vrau syrin një qese, pyeta gruan çfarë është kjo qese?
Më tha brenda në të ka 970 florinj, babai këte qese e kishte humbur në Haxh.

Tridhjet prej tyre ia ka dhënë të riut që e kishte gjetur qesen e të tjerat mi bëri mua dhuratë dhe më
tha bijë këtë qese e vë në pajë.

Thash me vete pra këto florinj që paskam gjetur në Qabe paskan qenë të miat. Nëse nuk do ia kisha
dhënë të zotit do më kishin ardhur nga një rrugë haram mua.

Ndërsa tani më erdhën nga një rrugë hallall.

E falenderova dhe e lavdërova shumë Atë që më ruajti mua nga haramet dhe më dha shumë të mira.

RRISKU I NJERIUT PER TE GJITHE JETEN E TIJ ESHTE CAKTUAR DHE VJEN NGA ALL-LLAHU XH.SH. POR
MENYREN E MARRJES SE TIJ NGA HARAMI OSE NGA HALLALLI E ZGJIDHNI VETE JU.

Milingona dhe Sulejmani a.s


Një ditë Sulejmani a.s pyet milingonen sa ushqim ha për një vit? Milingona i thotë unë ha një
kokërr gruri në vit. Sulejmani a.s për ta vërtetuar këtë përgjigje se është e drejtë apo jo,
milingonen e fut në një shishe bashkë me një kokërr grurë dhe e mbyll shishen në mënyrë që
milingona të mos dali dot por edhe të mos ngeli pa frymë. Pasi mbushet një vit Sulejmani a.s
hap shishen për të parë milingonen, kur hap shishen shikon që milingona kishte
ngrënë vetëm gjysmën e grurit ndërsa gjysmën tjetër e kishte lënë. Sulejmani a.s i habitur e
pyet përse nuk e ke ngrënë të gjithë kokrrën e grurit? Milingona i thotë unë gjatë jetës brenda
vitit met ë vërtetë ha një kokërr grurë sepse atë ma jep Allahu xh.sh dhe unë i besoj Atij se
nuk më harron mua për të më dhënë ushqim ndërsa këtu në shishe këtë gjë e more ti
përsipër dhe unë u tregova e kujdesshme me veten sepse mendova se dhe ti je një krijesë e
dobët dhe mund të më harroje këtu brenda më shumë se një vit pa më dhënë ushqim kështu
që gjysmën e ruajta për vitin tjetër.

A është mirë të dish çdo gjë?


Në kohën e Musait a.s një njeri pyet Musanë a.s: O Musa unë dua ti kuptoj të
gjitha gjuhët e kafshëve a mund ti lutesh All-llahut xh.sh për këtë gjë? Musaja
a.s iu drejtua duke i thënë që nuk është mirë të dish çdo gjë. Për ty është më
mirë të mos e kuptosh gjuhën e kafshëve sepse kjo mund të sjellë dëm në vend
të dobisë. Me gjithë mundimin që bëri Musai a.s njeriu nuk e dëgjoi por nguli
këmbë në dëshirën e tij. Pasi ngul këmbë njeriu Musaja a.s pranon. Një ditë
Musaja a.s shkon të flasë me All-llahun xh.sh pasi flet në momentin e kthimit
All-llahu xh.sh i thotë o Musa i thuaj robit Tim që ia kam pranuar lutjen.

Kur kthehet Musaja i thotë njeriut që All-llahu xh. Ia ka pranuar lutjen. Tani e
tutje do të arrish ti kuptosh të gjitha çfarë flasin kafshët. Por duhet të kesh
kujdes mos u kushto rëndësi të gjithave çfarë flasin ato. Njeriu pasi merr lajmin
e shumë pritur hyn në vathin e bagëtive për tu dhënë ushqim në atë kohë
dëgjon gomarin duke folur me kaun. Kau i thoshte gomarit: Gomar o vëlla
puna jote sa punë e mirë është nuk lodhesh shumë, shiko mua dal çdo ditë në
mëngjes herët e shkoj në fushë për të lëvruar tokën ndërsa ti pothuajse rri
gjithë ditën pushim. Gomari i thotë kaut shiko vëlla i dashur të gjitha këto
ndodhin nga marria jote. Nëse do të shpëtosh nga ky hall atëherë nesër në
mëngjes bëj sikur je i sëmurë. Kur të sjellin ushqimin zotëria mos e ha dhe mos
u ngre në këmbë që ta besojnë me të vërtetë se je i sëmurë. Nëse vepron
kështu atëherë ai nuk do të fusë në punë për të lëruar tokën dhe kështu. Kaut i
pëlqeu mendimi i gomarit dhe me të vërtetë bëri ashtu si i tha gomari nuk e
hëngri barin deri në mëngjes. Gomari nuk u mbante nga gëzimi sepse kishte
ngrënë dhe ushqimin e kaut. Pasi ndodhen gjithë këto gjëra i zoti i bagëtive del
nga stalla duke qeshur sepse i kuptonte të gjitha çfarë flisnin. I zoti kur shkon
në mëngjes e gjen kaun të shtrirë i bie disa herë për ta ngritur por kau nuk lëviz
bën sikur të ishte i sëmurë. Pasi i bie disa herë kaut e shikon se nuk po ngrehet
atëherë merr gomarin në vend të tij për të lëruar tokën. Gomari lodhet gjithë
ditën duke punuar kur vjen në stallë i lodhur e i rraskapitur shikon kaun duke u
përtypur me qetësi. Kau thoshte me vete sa lojë e bukur paska qenë kjo.
Gomari e pa se ishte punë shumë e lodhshme dhe tha me vete më duhet ti bëj
një lojë tjetër. Kur hyn në stallë i thotë kaut: Ka o vëlla sot kur më panë mua
fshatarët duke lëvruar tokën pyetën zotërinë tonë i thanë ku e ke kaun. Atë e
dëgjova duke u thënë se kau është shumë dembel prandaj do ta çoj tek kasapi
për ta shitur sepse nuk më bën më punë. Pra vëlla i dashur dije mirë se nëse
bën dhe nesër kështu do ta shikosh veten në thikë shumë shpejt. Me ti dëgjuar
këto fjalë kau të nesërmen u ngrit në këmbë me një herë dhe u n[s për në arë
që tu tregonte njerëzve se ai është punëtor e kështu gomari shpëtoi nga ky hall
i madh. I zoti i bagëtive thotë me vete sa gjë e bukur është ta kuptosh gjuhën e
kafshëve. Të nesërmen dëgjon gjelin duke i thënë qenit se nesër ka festë për
ty. Qeni i thotë pse? Sepse do i ngordhi kau zotërisë kështu që t[ nesër do hash
mish sa të duash. Zotëria sa dëgjon këtë gjë e merr kaun e çon në pazar dhe
shet. Qeni i thotë gjelit pse më gënjeve e shikon ai e shiti kaun. Gjeli i thotë
qenit mos u bëj merak se tani do i vdesë shërbëtori. Sa e dëgjon këtë i zoti i
shtëpisë e merr me një herë shërbëtorin e shet dhe atë. Kur shikon qeni se
përsëri u zhgënjye i thotë gjelit ku e ke gostinë e shikon ai e shiti dhe
shërbëtorin. Gjeli i thotë qenit nëse të kam thënë që ka gosti do ketë pa tjetër,
zotëria i shiti të dy por mos harro se nesër do vdesë vetë ai. Kështu që nesër
do bëhet një gosti më e madhe se ajo që të kam thënë. Kur dëgjoi këto fjalë i
zoti i shtëpisë u tmerrua dhe shkoi me një herë tek Muasi a.s e tregoi ngjarjen
se çfarë i kishte ndodhur. Burri i thoshte Musait a.s a me të vërtetë do vdes
nesër a nuk ka ndo një rrugë dalje? Musai a.s i thotë: a të thashë që të mos i
kushtoje rëndësi çdo gjëje? Nëse nuk do ti kishe vënë rëndësi fjalëve të tyre do
kishte ngordhur kau dhe do kishte mbaruar kjo punë. Por ti e shite kaun që ti
ngordhte dikujt tjetër e jo ty. Gjithashtu dhe shërbëtorin e shite që ti vdiste
dikujt tjetër e jo ty pra nëse mendon vetëm për vete All-llahu xh.sh kështu ta
shpërblen. Pas kësaj bisede Musai a.s e la të lirë në caktimin e All-llahut xh.sh.

Behlul Dana e gjen fronin e Harun Rashitit të zbrazët dhe ulet në të për
një kohë të shkurtër. Gardianët që vërejnë se Behlul Dana është ulur mbi
fronin, e zbresin atë nga froni, duke I dhënë një djajak të mirë. Harun Rashiti
nuk ishte I informuar për ndodhitë . Kur u kthye te froni, e gjeti Behlul Danën
duke qarë. E pyeti për shkakun se pse po qanë, kurse au u përgjigj në këtë
mënyrë:

Për shkak të disa minutave që ndenja mbi fron, e hëngra gjithë atë dajak, Jam
duke qarë dhe duke u menduar se si do ta keni ju hallin në të ardhmen, pas
gjithë atyre viteve që jeni duke ndenjur mbi atë fron.

Njeriu do të përgjigjet për nimetet që u janë dhënë atij gjatë gjithë jetës. Të
japësh përgjegjësi për veprat personale është ndryshe, kurse të japësh
përgjegjësi edhe për të tjerët është ndryshe. është ky shkaku se pse katër
kalifët e mëdhenj dhe të gjithë të mëdhenjtë nuk kanë dashur që të marin një
përgjegjësi të tillë mbi supet e tyre, ose nëse mund të thuhet edhe kanë ikur
nga një përgjegjësi e tillë. Behluli me një veprim të vogël sqaroi këtë realitet të
madh.

SINQERITETI
Posted on August 17, 2016 by ejmenismaili
“Thuaj: ‘Unë jam i urdhëruar ta adhuroj All-llahun, të jem i snqertë në
adhurimin ndaj Tij!’”[1]

Sinqeriteti mundet të arrihet vetëm me një iman të fuqishëm, ai është hudhja e


papastërtisë në qëllimet tona.

Kur shejtani i mallkuar, nuk e ndëgjoi urdhërin e Allahut, më pas u betua se do


t’i devijojë njerëzinë, por, më kryesorja, aty ku duhet të tefekkurojmë është
pjesa “…përveç robërve të Tu të sinqertë!”[2] Vetëmse ky fjalë është e
mjaftueshme për ta kuptuar vlerën e sinqeritetit.

Fahri alem Mustafaja s.a.s. ka thënë: “Sinqeriteti të dërgon në të mirë, kurse e


mira në Xhennet. Njeriu derisa e thotë të vërtetën, do të jetë i regjistruar tek
Allahu në radhët e të sinqertëve.”[3]
Dijetari i njohur i hadithit, Ebu Davudi, tregon që i ka përmbledhur 500.000
hadithe, por për besimtarët është i mjaftueshëm vetëm 4 hadithe, e para prej
këtyre është; “Veprat vlerësohen vetëmse sipas qëllimeve…”[4]

Padyshim duhet të jemi në vetëdije se duhet të përpiqemi për sinqeritet dhe


për qëllimet e sinqeritetit.

Një natë Behlul Dana k.s. e dëgjon Harun er-Rashidin se si me zonjën e vet në
shtrat bisedojnë për xhennetin, se sa bukuri do të ketë në xhennet, si do të jetë
xhenneti… Ai kur i dëgjoi këto prej jashtë, hypi mbi tavanin e asaj dhome dhe
filloi të vrapojë. Harun er-Rashidi ka dërguar rojet që të shohin se kush ka
hypur lartë. Rojet e kanë marrë e kanë zbritur Behlul Danën k.s. poshtë dhe
mbreti e pyet se çka kërkon ai atje lartë. Behlul Dana k.s. i përgjigjet se është
“duke i kërkuar devet që i kanë humbur”. Harun er-Rashidi i thotë: “Po çka
kërkojnë devet mbi tavanin tim?”, përgjigjeja që merr është se “Çka kërkon
xhenneti në shtratin tënd të bukur?!”
Bëhu i sinqertë o njeri! Me sinqeritet i shkatërron gjithë putat që i ke në
zemrën tënde.
Fevzi Mosterai i ka shkruar këto vargje për sinqeritetin:
“Nëse në punën tënde nuk je i sinqertë ndaj Zotit, Përveç dënimit, nuk do të
kesh asgjë nga Ai,
O Hanif! Ki kujdes që të mos i përzihesh;
Sinqeritetin e hipokrizinë!
Veprat e mira janë si ari,
Kurse hipokrizia si vërshima.”

Kush erdhi në namaz?


Një ditë Ramazani halife Harun Reshidi
i tha Behlul Danasë:
- Shko në xhami të falësh namazin e
akshamit dhe fto për yftar të gjithë ata që
janë duke u falur.
Hyri koha e namazit të akshamit. U thirr
ezani. Në xhami kishte disa rreshta xhemati.
Pas faljes së namazit, Behlul Dana doli nga
xhamia i shoqëruar me pesë vetë. Halifeja
u habit.
- Vetëm kaq?! Unë i ftova që të vinin
për yftar të gjithë ata që ishin duke falur
namazin e akshamit, ndërsa ju më keni sjellë
vetëm pesë vetë.
Behlul Dana tha:
- I nderuari mbreti im! Ju më thatë që
të ftoja për yftar ata që falin namaz dhe jo
ata që vijnë në xhami. Pas namazit qëndrova
tek dera e xhamisë dhe e pyeta secilin që
doli nga xhamia se cilën sure këndoi imami
në namaz. Shumica e xhematit nuk e kujtoi
se cilën sure kishte kënduar imami. Vetëm
këta persona që ju solla, e mbanin mend.
Kishte shumë njerëz në xhami, por ata që e
falën namazin me vëmendje dhe sinqeritet
ishin vetëm këta që ua solla.

You might also like