Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 9

1| Biseda e shejh Albanit me një përson qe e konsinderonte Mevludin bidat te mirë

Albani: Festimi i mevludit a është hajer apo sherr?

Dialoguesi: Hajer.

Shejh Albani: Mirë, këtë hajer a nuk e dinte Pejgamberi [paqja e nderimi i Allahut qoftë
mbi te] dhe shoket e tij?

Dialoguesi: Jo, (d.m.th. e dinin).

Shejh Albani: Unë nuk pres prej teje të thuash: Jo, porse të shpejtoshë duke thënë: Është e
pa mundur mos ta dinte këtë hajër nëse është hajër ose diçka tjetër Pejgamberi [paqja e
nderimi i Allahut qoftë mbi te] dhe shokët e tij, duke e ditur se në nuk e kemi njohur
Islamin dhe Besimin vetem nga rruga e Muhamedit [paqja e nderimi i Allahut qoftë mbi te],
e si të dijmë mirësi që nuk e dinte ai! Kjo është e pamundur.

Dialoguesi: Bërja e mevludit të Pejgamberit është ringjallaje e përkujtimit të tij, e kjo është
respektim i tij.

Shejh Albani: Këtë filozofi në e dijmë, e dëgjojmë nga shumë njerëz dhe e lexojmë nepër
librat e tyre, porse Pejgamberi kur i thirri njerëzit a i thirri në të gjithe Fenë po i thirri në
Teuhid (Njëhshmëri)?

Dialoguesi: Në teuhid.

Shejh Albani: Gjeja e parë që thirri ishte teuhidi, e më pas u bë farz namazi, e më pas u bë
obligim argjërimi, e më pas Haxhi etj, e për këtë ti ec në këtë rrugë të lejuar hap pas hapi.
Ne ramë dakort tani që është e pamundur që të jetë tek ne sot hajër e që nuk mund ta dijë i
Dërguari [paqja e nderi i Allahut qoftë mbi te]. të gjithë hajrin e mësuam nga rruga e të
Dërguarit [paqja e nderi i Allahut qoftë mbi te], e për këtë nuk bie në kundershtim dy veta e
as qe zien dy deshë, dhe unë besoj se kush dyshon në të nuk është musliman.
2| Biseda e shejh Albanit me një përson qe e konsinderonte Mevludin bidat te mirë

E nga Hadithet e të Dërguarit [paqja e nderi i Allahut qoftë mbi te] qe e ndihmon këtë fjalë:

1- “Nuk kam lene gje qe ju afron juve tek Allahu vetemse ju km urdheruar për të”.
Nese mevludi është hajer dhe na afron tek Allahu duhet qe i Dërguari i Allahut [paqja e
nderi i Allahut qoftë mbi te] të na ket udhëzuar për në te! A është e vërtetë a jo? Unë nuk
dua prej teje qe ta pranosh pa u bindur për çdo shkronjë që them, e ti ke të drejtë të plotë
që të thuash: ju lutem për këtë pikë nuk jam bindur. A je ndalur në ndonjëren nga këto që
kam thënë deri tani apo je duke ecur me mua plotësisht?

Dialoguesi: Jam plotesisht me ju.

Shejh Albani: Allahu të shpërblefte me të mira. Pra, “Nuk kam lene gje qe ju afron tek
Allahu vetemse ju kam urdheruar për në të”.

Ne u themi të gjitheve atyre qe e lejojnë mevludin: Ky mevlud është hajer – siç pretendoni
ju- tani ose na ka udhëzuar i dërguari i Allahut [paqja e nderi i Allahut qoftë mbi te] ose nuk
na ka udhëzuar në te.

I themi atyre: “…sillni argumentin tuaj nese jeni të sinqerte…” e nuk do të kenë mundësi
ta bëjnë. E ne i kemi lexuar shkrimet e Aleviut e të tjerëve veç Aleviut për këtë çeshtje e ata
nuk argumentohen me ndonjë argument, veç thojnë se ky është bidat i mirë!! Bidat i mirë!!

E të gjithë, si ata që e festojnë mevludin e ata qe e kundërshtojnë këtë festë janë dakort se
ky (mevlud) nuk ka qenë në kohën e Pejgamberit [paqja e nderimi i Allahut qoftë mbi te], e
as nuk ka qenë në kohën e sahabeve të nderuar, e as në kohen e imameve të mëdhenj.

Porse ata të cilët e lejojnë mevludin thojnë: çfarë ka në mevlud? Ai është përkujtim i të
Dërguarit të Allahut [paqja e nderimi i Allahut qoftë mbi te] etj.

E në themi: Nese është hajer do të na prijnin në te.

Ti e din hadithin e të Dërguarit [paqja e nderi i Allahut qoftë mbi te]: “Njerëzit me të mirë
janë at ate cilët janë të gjenerates time, pastaj at ate cilët vijnë pas tyre, pastaj at ate
cilët vijnë pas tyre” e ky hadith është në dy sahihet (Buhariut dhe Muslimit). E gjenerata e
tij [paqja e nderi i Allahut qoftë mbi te] është ajo qe ka jetuar ne të ai dhe shoket e tij, e ata
që vijnë pas tyre janë Tabiinet (këto janë ata të cilët kanë arritur sahabet), e pastaj ata që
vijnë pas tyre janë etba et-Tabiin (pasuesit e Tabiineve), e për këtë gjithashtu nuk ka hilaf
(mospajtim).

A mendon se mund të këtë hajer qe ne ti prijmë ata në dije e në punë?

Dialoguesi: Nga aspekti i dijes sikur Pejgamberi tu thonte atyre që kan qenë me të se toka
rrutullohej…

Shejh Albani: Me falni! Ju lutem mos i ikni pyetjes, unë ju pyeta juve për dy gjëra: dije dhe
punë, porse fjala jote më bëri të përfitoj, se unë kam për qëllim me dijen dijen e Fesë e jo
3| Biseda e shejh Albanit me një përson qe e konsinderonte Mevludin bidat te mirë

atë të mjeksisë për shembull; se unë them qe një doktor këtu është me i dijshëm se Ibn Sina
në kohën e tij, sepse ai ka ardhur pas tij me shekuj e ka përvojë të shumta, porse kjo nuk e
pastron (nuk e bën të mirë) atë tek Allahu, e nuk e bën atë më përparësore se shekujt e
parë, porse e pastron atë në dijen që din ai, kurse ne po flasim për dijen e Fesë Allahu ju
dhëntë bereqet, e duhet që ta keni parasysh këtë; se kur ju them juve:

A mendon se ne mund të jemi më të ditur?

Kam për qëllim me këtë dijen Fetare, e jo dijen e përvojës si gjeografia, kimia, fizika etj.
Imagjino në këtë kohë një përson mohues në Allahun e në të Dërguarin e tij [paqja e nderi i
Allahut qoftë mbi te], porse ai është njeriu më i ditur në këto dije (që u përmenden më lart)
a e afron kjo tek Allahu?

Dialoguesi: Jo.

Shejh Albani: Pra ne nuk po flasim tani në këtë dije, porse po flasim me dijen që na afron
tek Allahu i Lartësuar, e pak më parë po flisnim për festimin e mevludit; përseritet pyetja
tani dhe shpresoj që të kem përgjigje të qartë duke mos i ikur pyetjes së dyti.

Them: A beson me anë të mendjes dhe kuptimit që të është dhënë, se ka mundësi e duke e
ditur që ne jemi në kohën e fundit (dmth afër kijametit) që të jemi më të ditur se sahabet
dhe tabiinet dhe dijetarët e mëdhenj në dijen e Fesë, e se mund të jemi më të shpejtë në
punën e hajrit dhe afrimin tek Allahu se selefet e mirë?

Dialoguesi: A keni për qëllim në dijen e Fesë edhe dijen e Tefsirit?

Shejh Albani: Ata janë më të ditur se ne në dijen e komentimit të Kur’anit, e ata janë me të
ditur se ne në shpjegimin e hadithi të Pejgamberit [paqja e nderi i Allahut qoftë mbi te], e se
fundi ata janë me të ditur se ne në dispozitat e Islamit.

Dialoguesi: Sa i përket shpjegimit të Kur’anit ndoshta tani janë me shumë se sa në kohën e


Pejgamberit [paqja e nderimi i Allahut qoftë mbi te] psh: ajeti i Kur’anit: “E, i sheh kodrat e
mendon se ata janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin si retë, (kjo është) mjeshtëri e
All-llahut që përsosi çdo send, e Ai është hollësisht i njohur se çka punoni”, nëse
Pejgamberi [paqja e nderi i Allahut qoftë mbi te] do tu thonte ndonjërit në kohen e tij se
toka rrotullohet a do të kishte ndokush që t’i besonte?! Nuk do t’i besonte asnjëri.

Shejh Albani: Pra ju doni prej nesh -e mos na e merr për të keq- qe të regjistrojmë ty edhe
një ikje tjeter nga përgjigja. O vëlla unë të pyeta në përgjithësi e jo në pjesë të vogla, ne po
pyesim pyetje të përgjithshme: Islamin në përgjithësi kush është me i ditur?

Dialoguesi: Normalisht se Pejgamberi [paqja e nderimi i Allahut qoftë mbi te] dhe shoket e
tij.

Shejh Albani: Kjo është ajo qe dua prej teje Allahu të dhëntë bereqet. Pastaj, tefsiri qe ju u
sollët rreth tij nuk ka të bëjë me punën, porse ka të bëjë me mendimin dhe kuptimin, pastaj
4| Biseda e shejh Albanit me një përson qe e konsinderonte Mevludin bidat te mirë

ne folem me ju pak me lart se ata të cilët argumentohen me këtë ajet se toka rrotullohet
kanë gabuar, se ajeti ka të bëjë me diten e gjykimit: “Ditën kur toka ndryshohet në tjetër
tokë, e edhe qiejt (në tjerë qiej), e ata (njërëzit) të gjithë dalin sheshazi para All-
llahut, Një, Mbizotërues”.

Porse gjithsesi nuk po flasim për këtë temë.

E unë po pastohem me ty se mund të ketë ndonjë njëri prej atyre që kan ardhur pas tyre
(sahabëve e tabiineve, e tabi tabiineve) dinë një të vërtetë shkencore apo astronomie me
shumë se sahabet apo tabiinet; porse a ka të bej kjo me punën e mirë?! Sot psh: shkencat
astronomike etj qafirat janë më të ditur se ne në to, porse çka përfitojnë prej kësaj?! Asgjë.
ne tani nuk dua që të flasim për këtë gjë, porse dua të flasim për çdo gjë që na afron neve
tek Allahu; ne tani po dua të flasim për mevludin e Pejgamberit të nderuar. Dhe ramë
dakort se nëse do të ishte hajer do të ishin të parët tanë të mirë e në krye të tyre
Pejgamberi [paqja e nderimi i Allahu qoftë mbi te] më të ditur se ne për të dhe do të ishin
më të shpejtë në punë se sa ne, a ka në këtë dyshim?

Dialoduesi: Jo, nuk ka dyshim në te.

Shejh Albani: E mos kalo nga kjo në çështje që nuk kanë të bëjnë me afrimin tek Allahu me
punë të mira. Tani, ky mevlud nuk ka qenë në kohen e Pejgamberit [paqja e nderi i Allahut
qoftë mbi te] – e për këtë janë dakort të gjithë -, pra ky hajer nuk ka qenë në kohën e
Pejgamberit [paqja e nderi i Allahut qoftë mbi te] e të sahabeve e të tabiineve e të
dijetarëve të mëdhenj.

Si të ketë qenë i fshehur ky hajer atyre? E patjetër që ne duhet të themi njëren prej dy
gjërave:

1- E dinin këtë hajer siç e dijmë edhe ne – e ata janë më të ditur se ne-.

2- Ose ata nuk e dinin, e si e ditëm ne?

Nese themi se e kanë pas ditur – e kjo fjalë është më e mirë për ata që thojnë se është e
lejuar festimi i mevludit- pse nuk e kanë vepruar?! A jemi ne më të afërt tek Allahu?! E pse
nuk ka gabuar ndonjëri prej tyre një herë të vetme nga sahabet ose tabiinet ose dijetar prej
tyre e të punoj me këtë hajer?

A hyn në trurin tat ky hajer që nuk është punuar me atë asnjëherë?! E ata janë me miliona, e
ata janë më të ditur se ne, e më të mirë se ne, e me të afërt tek Allahu se ne?!

Ti e din fjalën e Pejgamberit [paqja e nderi i Allahut qoftë mbi te] -me sa mendoj-: ” Mos i
shani sahabet, se pasha Atë qe shpirti im është në dorën e Tij sikur ndonjëri prej jush
do të shpenzonte sa mali i Uhudit flori nuk do të arrinte as një grusht të tyre e as
gjysmën e tij”
5| Biseda e shejh Albanit me një përson qe e konsinderonte Mevludin bidat te mirë

A e pe dallimin mes nesh dhe të tyre?! Sepse ata luftuan në rrugë të Allahut me Pejgamberin
[paqja e nderimi i Allahut qoftë mbi te] dhe e moren dijen prej tij të qartë e të fresket, pa
këeto ndërmjetsime të shumta që janë mes nesh dhe Pejgamberit [paqja e nderimi i Allahut
qoftë mbi te], siç ka sinjalizuar për këtë Pejgamberi [paqja e nderi i Allahut qoftë mbi te]:
“Kush dëshiron që të lexoj Kur’anin të qartë dhe të freskët le të lexoj me leximin e
Ibn Umi Abd” dmth Abdullah ibn Mes’udit.

Këta janë selefet e mirë e në krye të tyre sahbet [Allahu qoftë i kenaqur prej tyre], e nuk
mund të mendojmë ne se ata nuk e dinin ndonjë të mirë që i afronte ata tek Allahu e ne e
dijmë, e nëse themi se e dinin siç e dijmë edhe ne; ne nuk mund ta imagjinojmë se a e lanë
pas dore këtë të mirë. Ndoshtu tu qartësu kjo pikë që po sillem rreth saj me lejen e Allahut?

Dialoguesi: Elhamdulilah.

Shejh Albani: Allahu ua shpërbleftë me të mira. Ka edhe diçka tjetër, ka disa ajete dhe
hadithe që tregojnë se Islami është plotesuar – mendoj se këtë të vertetë e keni parasysh
dhe besoni në të, e nuk ka dallim mes dijetarit dhe nxënësit të dijes dhe muslimanit të
thjeshtë në njohjen e kësaj vërtetësie e cila është: Islami është plotesuar, e se nuk është si
feja e Jehudeve dhe Krishterëve që çdo ditë ka ndryshime dhe zevendsime. E po të përmend
fjalën e Allahut të lartesuar: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë
Time, zgjodha për ju islamin fe”. Tani vjen pyetja: e kjo është mënyrë tjetër për të
sqaruar se festimi i mevludit nuk është hajer veç mënyrës së parë që ishte: nese do të ishte
hajer do të na prijnin në të, se ata -Selefet e mirë- janë më të ditur dhe me adhurues se ne.

Ky mevlud i Pejgamberit nëse është hajer është prej Islamit; ne themi: A jemi të gjithë
qofshin prej atyre që e mohojmë mevludin dhe që e pranojmë atë a jemi dakort – siç ishim
më parë se ky mevlud nuk ka qenë në kohën e Pejgamberit [paqja e nderi i Allahut qoftë
mbi te]- a jemi dakort tani se nëse ky mevlud është hajer është prej Islamit e nëse nuk është
hajer nuk është prej Islamit?!

E ditën kur u zbrit ky ajet: ”Sot përsosa për ju fenë tuaj ” nuk ka pasur atehëre festim të
mevludit të Pejgamberit; a është Fe si e shikoni?

Kam dëshirë që të jesh i qartë me mua, dhe mos mendo se unë jam prej shejhave të cilët
nuk i lëjnë me fol nxënësit porse edhe njerëzit në përgjithësi: Pusho, ti nuk din e ti nuk …. .
Jo, merr të drejtën tënde plotësisht sikurse po flet me një njëri si puna jote ose me i vogël se
ti në moshë dhe në dije, nëse nuk jeni i bindur thuaj nuk jam i bindur.

Tani nëse mevludi është hajer ai është prej Islamit, e nëse nuk është hajer nuk është prej
Islamit, e nëse dakort se festimi i mevludit nuk ka qenë kur ka zbritur ajeti i lart
përmendur; është shumë e qartë qe nuk mund të jetë nga Islami.

Dhe e përforcon këtë që po e them me shkronja nga imam Malik ibn Enes ka thënë: “Kush
shpik një bidat në Islam -shiko thotë një bidat e jo shumë bidate- dhe e shikon atë si të
mirë ka pretenduar se Muhamedi [paqja e nderi i Allahut qoftë mbi të] ka tradhtuar
shpalljen" dhe kjo gjë është shumë e rezikshme, kush është argumenti o Imam?
6| Biseda e shejh Albanit me një përson qe e konsinderonte Mevludin bidat te mirë

Thote Imam Maliku: Lexoni fjalen e Allahut të Lartesuar: "Sot përsosa për ju fenë tuaj,
plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe" e çka nuk ka qenë atë
ditë Fe nuk është sot Fe. Mbaroj fjala e tij.

Kur e tha imam Maliku këtë fjalë? Në shekullin e dytë sipas hixhretit, njëra prej shekujve të
dëshmuar për të për hajer! E çka mendon për shekullin 14?!

Këto fjalë shkruahen me flori, porse ne jemi të pa vëmendshëm me Librin e Allahut të


Lartësuar, e nga hadithi i Pejgamberit [paqja e nderimi i Allahut qoftë mbi te], e nga fjalet e
Imamëve që pretendojmë qe ne i pasojmë ata, e sa largë që jemi, mes nesh dhe tyre në
pasim është largësia e lindjes dhe përendimit.

Ky është imam i Medines e thotë këtë në gjuhen e paster arabe: “…çka nuk ka qenë atë
ditë Fe, nuk është sot Fe”.

Sot festimi i mevludit është Fe, e sikur mos të ishte kështu nuk do të ishte kjo armiqësi me
dijetarët që kapen me sunetin dhe dijetarëve që mbrojnë bidatin. E si të jetë kjo Fe kur nuk
ka qenë në kohën e Pejgamberit [paqja e nderimi i Allahut qoftë mbi te] e as në kohën e
sahabeve e as në kohën e tabiineve e as në kohën e pasuesve të tabiineve?!

Imam Maliku është nga pasuesit e tabiineve, e ai është prej atyre që i përmbledh hadithi:
“Shekulli me i mirë është shekulli im e pastaj ata qe vijnë me pas, e pastaj ata që
vijnë me pas” e thotë imam Maliku: “Çka nuk ka qenë atë ditë Fe, nuk është sot Fe, e
nuk përmisohet fund i këtij ymeti vetëm se me atë që është përmirësuar fillimi i tij”.

Me çka është përmisuar fillimi i tij? Duke shpikur gjëra në Fe, e duke u afruar tek Allahu me
gjëra që nuk është afruar i Dërguari i Allahut [paqja e nderimi i Allahut qoftë mbi te]?!

E Pejgamberi [paqja e nderimi i Allahut qoftë mbi te] është ai që ka thënë: “Nuk kam lënë
gjë që ju afron juve tek Allahu vetëm se ju kam urdhëruar për në te”.

Pse nuk na ka urdhëruar Pejgamberi [paqja e nderimi i Allahut qoftë mbi te] që ta festojmë
mevludin?! Kjo është pyetje që e ka përgjigjen: Ka festim të mevludi të Pejgamberit [paqja e
nderimi i Allahut qoftë mbi te] që lejohet, në kundershtim me këtë mevlud që nuk lejohet, e
ky festim i lejuar ka qenë në kohen e Pejgamberit [paqja e nderimi i Allahut qoftë mbi te],
në kundershtim me këtë mevlud që nuk është i lejuar, duke patur dallim të madh mes tyre
dy festive:

E para: se festimi i lejuar kanë rënë dakort për të të gjithë muslimanët.

E dyta: festa e lejuar përsëritet në çdo javë një herë, kurse festimi që nuk është i lejuar
është vetem një herë në vit.

Këto dy dallime janë mes dy festave: se e para është adhurim qe përsëritet në çdo javë një
herë, kurse i dyti festimi jo ligjor e nuk përsëritet në çdo javë. E unë nuk them fjalë keshtu
pa patur argument, porse ju transmetoj një hadith të saktë nga Sahihu i Muslimit [Allahu e
7| Biseda e shejh Albanit me një përson qe e konsinderonte Mevludin bidat te mirë

mëshiroftë] nga Ebi Katade El-Ensarij se ka thënë: Erdhi një përson tek Pejgamberi [paqja e
nderimi i Allahut qoftë mbi te] e i tha: O i Dërguari i Allahut çka thua në argjerimin e ditës
se hënë? Tha: “Ajo është ditë që kam lindur në të, dhe me ka zbritur mua Kur’ani në
atë ditë”, çka dmth kjo fjalë?

Sikur ai po thotë: Si po më pyet mua për të e Allahu më ka nxjerr mua në jetë në atë ditë, e
më ka zbritur mua Kur’anin në atë ditë?! Dmth se duhet të argjëroni ditën e hënë si
falënderim ndaj Allahut të Lartësuar që më ka krijuar mua në atë ditë, e që me ka zbrit
shpalljen mua në atë ditë.

E kjo ngjason me argjërimin e Jehudeve në diten e Ashures, e ndoshta ju e dini se argjërimi i


dites se ashures para se të behej obligim argjërimi i muajit të ramazanit, ka qene ajo ditë
obligim për muslimanet. E ka ardhur në disa hadithe se Pejgamberi [paqja e nderimi i
Allahut qoftë mbi te] kur beri hixhretin për në Medine gjeti Jehudet duke argjëruar këtë
dite, dhe i pyeti për këtë, e thanë: Kjo është dita kur Allahu ka shpëtuar Musain dhe
popullin e tij nga Fir’auni dhe ushtria e tij, e ne argjërojmë si falenderim ndaj Allahut, tha
[paqja e nderimi i Allahut qoftë mbi te]: “Ne jemi me përparësor për Musain se sa ju”
dhe e argjeroj atë ditë dhe urdhroj që të argjërojhej, e u be obligim derisa zbrit fjala e
Allahut të lartesuar: “Muaji i Ramadanit që në të (filloi të) shpallet Kur’ani, që është
udhërëfyes për njërëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga
gënjështra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë” e u bë argjerimi i
Ashures sunet dhe u fshi obligimi i saj.

Qellimi i prej kësaj është se Pejgamberi [paqja e nderimi i Allahut qoftë mbi te] i shoqëroj
Jehudet në argerimin e dites se Ashures si falenderim ndaj Allahut të Lartesuar se shpëtoj
Musain nga Fir’auni, e neve gjithashtu na e hapi deren e falenderimit me argjërimin e dites
se hene sepse është dita qe ka lindur net e Pejgamberi [paqja e nderimi i Allahut qoftë mbi
te] dhe dita qe iu shpall shpallja.

Tani une pot e pyes ty: Keta të cilet festojne mevludin për të cilen e morem vesh se nuk
është hajer, e dij shume prej tyre e argjerojne diten e hene siç argjerojne diten e enjte,
porse a valle shumica e muslimaneve e argjerojne diten e hene?

Jo, nuk e artgjerojne diten e hene, porse shumica e muslimaneve e festojne mevludin në çdo
vit, a nuk është kjo ndryshim it e vertetave?!

Ketyre u vertetohet fjala e Allahut të lartesuar për Jehudet: “A kërkoni ta ndërroni të mirën
për atë që është me e thjeshtë”, ky është hajri, argjerimi qe është dakort për të te gjithe
muslimanet, e ai është argjerimi i dites se hene, e me gjithe këtë shumica e muslimaneve
nuk e argjerojne!!

Vijme tek at ate cilët e argjërojne e ata janë pakicë e pakicave: A e dijnë fshehtësinë e
argjërimit të tyre? Jo, jo nuk e dijnë.
8| Biseda e shejh Albanit me një përson qe e konsinderonte Mevludin bidat te mirë

Ku janë dijetaret qe e mbrojne mevludin, pse nuk ua sqarojne njerëzve se argjerimi i dites
se hene është feste e lejuar e t’i nxisin njerëzit për ten e vend qe të mbrojne festimin që nuk
është i lejuar?!!

E të verteten e ka thënë Allahu i Lartesuar: “A kërkoni ta ndërroni të mirën për atë që


është me e thjeshtë” e të verteten e ka thënë Pejgamberi [paqja e nderimi i Allahut qoftë
mbi te]: “Do t’i ndiqni rrugen e atyre qe kan qene para jush pellemb-pellemb, krah-
krah, derisa nese hyjne në gropen e hardhuces do të hyni edh ju” e në një transmetim
tjeter “…derisa nese ka prej tyre qe bejne marrdhenie me nenen e tyre në mes të
rruges do të këtë prej jush qe do ta bënte atë”.

E në ndoqem rrugen e Jehudeve; e ndryshuam ate qe është me e mirë me ate qe është me e


thjështë, e ndryshuam mevludin i cili nuk ka baze për të me ate qe ka hajer i cili është
festimi çdo të hene, e ky është festim i lejuar qe ta argjeroj ate duke e ditur fshehtesine e saj
e cila është: të argjerosh si falenderim ndaj Allahut për krijimin e Pejgamberit [paqja e
nderimi i Allahut qoftë mbi te] në ate dite dhe ia zbriti shpalljen në ate dite.

Dhe e mbyll fjalen time me fjalen e tij [paqja e nderimi i Allahut qoftë mbi te]: ”Ka refuzuar
Allahu qe të pranoj pendimin e bidatciut” e Allahu i Lartesuar thote: ”O ti i Dërguar
përhape ate çka të është zbritur nga Zoti yt, e nese nuk e ben këtë nuk e ke kryer
shpalljen e Allahu të ruan ty nga njerëzit”

Dialoguesi: Leximi i jetes se Pejgamberit [paqja e nderimi i Allahut qoftë mbi te] a nuk
është nderim për te?

Shejhu Albani: Po.

Dialoguesi: Në të ka shpërblim, ky hajer a është nga Allahu?

Shejh Albani: Është i gjithë hajri. Nga kjo pyetje nuk përfiton gjë, e për këtë po të nderpres
me një pyetje: A të ka ndaluar njëri qe të lexosh jeten e Pejgamberit [paqja e nderimi i
Allahut qoftë mbi te]?

Une pot e bej një pyetje: nese ka adhurim të lejuar, porse Pejgamberi [paqja e nderimi i
ALlahut qoftë mbi te] nuk i ka bërë kohë të veçantë, e as forme të veçantë, a lejohet nga ne
që t’i bëjmë një kohë të veçantë, ose formë të veçantë? A ke përgjigje?

Dialoguesi: Jo, nuk kam përgjigje.

Shejh Albani: Thotë Allahu i Lartësuar: “A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u
përcaktuan atyre fé, të cilën nuk e urdhëroi All-llahu” po ashtu ka thënë Allahu i
lartesuar: “Ata i konsideruan “ahbarët” (priftër jehudi) të tyre, “ruhbanët” (murgjit e
krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos All-llahut,
ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj
All-llahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos tij. i lartë është Ai nga çka i
shoqërojnë”.
9| Biseda e shejh Albanit me një përson qe e konsinderonte Mevludin bidat te mirë

Kur e dëgjoj Adij ibn Hatim [Allahu qoftë i kënaqur prej tij] këtë ajet – e kishte qenë para se
të bëhej musliman kristian- iu bë e pa qartë e tha: ne nuk i adhurojmë ata, tha: “A nuk ua
bëjnë të ndaluar atë që Allahu jua ka lejuar dhe ua lejojnë atë që Allahu e ka
ndaluar?” tha: Po si jo. Tha: “Kjo është adhurimi i tyre”.

E kjo tregon rrezikshmerinë e bidatit në fenë e Allahut.

You might also like