Perkthimi Letrar

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Perkthimi letrar

Natyrisht, kalimi nga përdoruesi tek arma është dukuri fare e vonë, e cila pas gjase
ka lidhje me nevojën për t’i gjetur një emër të përshtatshëm atij lloji pushke që
përdor snajperi. Mekanizmi i kalimit, në këtë rast, është i llojit metonimik, edhe
pse i pazakontë (nga një emër vepruesi, te vegla përkatëse).

Duke pasur parasysh se shqipja e ka pasur tashmë këtë fjalë, snajper, në kuptimin e
vet “të rregullt”, atëherë mund të supozojmë se kalimi nga ushtari tek pushka ka
ndodhur në ligjërimin e thjeshtë, dhe është kryer nga folës (ligjërues) të cilët nuk e
kanë ditur kuptimin origjinal të fjalës snajper.

Në këtë pikë, gjuhëtari parashkrues dhe gjuhëtari përshkrues duhet të merren vesh,
nëse është e pranueshme, për një kulturë si jona, që zhvillimet gjuhësore të lihen në
dorë të pjesës më pak të arsimuar të folësve.

Gjuhëtari përshkrues mund të shtojë, në këtë mes, se zhvillimi në fjalë, sado “i


padëshiruar”, ka ndodhur nën ndikimin e fjalës snajperist, e cila ka hyrë në shqipen
standard nëpërmjet ligjëratës kosovare (ku duhet të ketë hyrë nëpërmjet
serbishtes); dhe ka qenë pikërisht snajperisti, që ka çuar në ri-analizimin e
snajperit si emër i armës (snajperisti – ushtari i specializuar për të përdorur
snajperin).

Gjuhëtarit parashkrues, ndërkaq, nuk i intereson dhe aq historia, shkaqet, rrethanat


dhe domethënia e kësaj dukurie; sesa fakti që snajper, me kuptimin e ri, është një
përçudnim i shqipes, i shkaktuar nga padija.

Çfarë duhet bërë, pra?

Përshkruesi, në këtë kontekst, edhe vetë përdorimin e foljes duhet do ta


kundërshtonte; meqë sipas tij detyrë e gjuhëtarit është të shpjegojë dhe të kuptojë,
jo të ligjësojë dhe të policojë gjuhën.
Megjithatë, as ai nuk do të mund të mbyllte sytë ndaj problemit që krijohet, kur
zhvillimet në leksikun e përditshëm, pak a shumë teknik ose libror, u lihen në dorë
të paditurve ose gjysmakëve.

Në fakt, shqipja duhej t’i kish krijuar dhe aktivizuar, në stadin e sotëm,
mekanizmat e nevojshëm për të trajtuar probleme të tilla, si çdo gjuhë tjetër që ka
(së paku në teori) mbështetjen e një shteti modern.

Duhej t’i kish krijuar, duhej t’i kish aktivizuar – por në fakt këta mekanizma sot,
edhe kur mbahen ende në këmbë, veprojnë vetëm për inerci ose falë përkushtimit
të pak idealistëve.

Metafora dhe metonimia, si mjete të përshtatjes dhe të adoptimit leksikor, janë


tipike për kulturat gojore, joshkrimore; ku sendet emërtohen në mënyrë poetike.
Kështu, edhe pse vetë fjala avion është një krijim poetik mbi rrënjën latine avis
“shpend”, shumë gjuhë europiane në përgjithësi nuk e kanë quajtur avionin
“shpend të hekurt”, “zog metalik”, etj.; por kanë parapëlqyer të përdorin huazimin
ndërkombëtar, sipas rastit avion ose aeroplan. Çka është edhe më domethënëse për
argumentin tonë, fjalë si avion ose aeroplan, kur janë huazuar, e kanë ruajtur
kuptimin origjinal, sepse procesin huazues e kanë nisur dhe pastaj administruar
njerëz relativisht të ditur, ose të familjarizuar me gjuhët dhënëse, përkatësisht
marrëse.

*          *          *

Çfarë ka ndodhur me fjalën snajper, do të mund të krahasohej me atë situatë


hipotetike, ku avionin në shqipe do ta quanim pilot, kudhrën kovaç, ose penelin
piktor.

Një procesi të ngjashëm po i nënshtrohet sot edhe fjala skafandër, e cila ka


shënjuar tradicionalisht kostumin special të zhytësit, por që tani po përdoret
rëndom për të shënjuar kaskën e motoçiklistit ose të automobilistit (të garave).

Ja një citim prej një lajmi të botuar te Shqiptarja:

Një person i armatosur dhe me skafandër në kokë ka hyrë në një argjendari


përballë kinoteatrit me qëllim grabitjen e saj.

Dhe një lajm tjetër, këtë herë nga Shekulli:


Ka qenë ora 08 50, kur dy persona me motor dhe me skafandër në kokë kanë
ndaluar në rrugën kryesore Vlorë-Skelë në afërsi të teatrit “P.Marko”, ku ndodhet
një argjendari Gold. Sapo pronari i argjendarisë, Sokol Beqiraj, ka hyrë dhe ishte
duke hapur kasafortën e dyqanit, ku dhe mbante mallin, një i ri me skafandrën e
motorit në kokë ka hyrë në ambjentet e argjendarisë dhe nën kërcënimin e armës
tip pistoletë i ka kërkuar pronarit të dyqanit t’i dorëzonte florinjtë që kishte në
kasafortë.

Ja edhe një lajm i tretë, nga Gazeta Shqiptare:

Një person i veshur civil, por i prezantuar më pas si polici, rreth orës 13:30 ka hyrë
në autobus, në kohën që ky i fundit sapo kishte ndaluar në stacion dhe ka qëlluar
disa herë me mjete të forta në kokë fatorinon e autobusit. Sipas dëshmitarëve,
personi që e ka qëlluar ka qenë me skafandër në kokë dhe me syze dhe ka ngritur
pretendimin se fatorino i kishte ngacmuar vajzën 14-vjeçare.

Përdorimi është konsoliduar tashmë; aq sa shumë përdorues të shqipes nuk shohin


kurrfarë problemi me të.

Çfarë të bëjë gjuhëtari përballë një zhvillimi të tillë? Ta kundërshtojë, duke


argumentuar se skafandër në shqipe ka kuptim tjetër, specifik dhe të bashkëlidhur
me kuptimin e fjalës skafandër si term ndërkombëtar specifik, apo vetëm të mbajë
shënim rrethanat e këtij zhvillimi të vetvetishëm dhe ta pranojë atë pa kushte,
madje ta përshëndesë?

Kalimi nga “kostum i zhytësit” në “kaskë motoçiklisti” është i llojit metaforik; dhe
sikurse në rastin e snajperit, ka ndodhur brenda një komuniteti ligjëruesish që nuk
e kanë ditur mirë kuptimin e fjalës shqipe.

Kush e ka quajtur dhe vazhdon ta quajë kaskën e motoçiklistit skafandër me siguri


nuk e di se çfarë është skafandri pikërisht; ose e quan këtë të fundit kostum
palombari.

Edhe një herë: a mund të lëmë që zhvillimet në leksikun shqip të mbeten në dorë të
bartësve më pak të edukuar të gjuhës?

Këtu gjuhëtari përshkrues do të ndërhynte, për të vërejtur se janë pikërisht bartësit


më pak të edukuar, ose ata që nuk e njohin dhe nuk e respektojnë normativitetin e
termit, ose në përgjithësi nuk i binden autoritetit të gjuhës zyrtare (të shkruar) si
sistem shtypës ose të paktën disiplinues ose “gramatikës” si një formë rreshtoreje
të ligjërimit; pra se janë pikërisht këta bartës, që i shkaktojnë dhe i përshpejtojnë, si
rregull, ndryshimet në gjuhë; meqë ndryshime të tilla do të shfaqen – për ta thënë
duke parafrazuar Leninin – pikërisht në hallkën më të dobët të sistemit gjuhësor.

E megjithatë, do të përgjigjej gjuhëtari parashkrues, kjo nuk do të thotë se çdo


ndryshim gjuhësor është për t’u përshëndetur; madje, përkundrazi, shqipja e sotme
është provë e gjallë se ka ende shumë nevojë për parashkrim, krahas përshkrimit.

Tani, edhe nga pikëpamja formale, çdo ndryshim në një sistem të kodifikuar, si
gjuha, është largim ose devijim nga një rregull i dhënë; dhe një person ose
komunitet i formuar gjuhësisht në bazë të atij sistemi rregullash ose përkimesh (kjo
formë tingullore i bashkëlidhet këtij kuptimi), ose që e ka kompetencën e vet
gjuhësore të themeluar mbi atë sistem rregullash, doemos do t’i kundërvihet një
zhvillimi të tillë; sepse edhe vetë kundërvënia, si mekanizëm mbrojtës, është pjesë
e kompetencës gjuhësore të atij personi ose komuniteti. Prandaj, thjesht fakti që
disave, përfshi këtu edhe mua, zhvillime të tilla u vrasin veshin, nuk do të thotë
vetvetiu se ato janë objektivisht të qortueshme, madje të censurueshme; ose që janë
duke e prishur ose rrëgjuar gjuhën shqipe.

Madje, ka raste kur, aty ku gjuhëtari parashkrues sheh një shkelje ose dhunim të
normës, kolegu i vet përshkrues entuziazmohet me vetvetishmërinë e një metafore
të papritur, ose manifestimin e krijimtarisë së mendjes së lirë, ose të pabërë zap
nga disiplina e normës.

*          *          *

You might also like