Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 7

Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired) - Document Transcript

1. E DREJTA ADMINISTRATIVE

1. Cka nënkupton e drejta?

E drejta nënkupton një sistem normash juridike të cilat sanksionon shteti, qëllimi i të cilave është mbrojta e rendit të
caktuar shoqëror. Pra, e drejta përbëhet nga normat juridike, si pjesë më të rëndësishme të saj.

2 Cka paraqesin normat juridike? Normat juridike paraqesin rregulla për sjelljen e njerzve të mbrojtura nga aparati
shtetëror..

Cilat janë normat shoqërore? Normat shoqërore janë: zakonet, morali dhe e drejta

3. Nga sa elemente qenësore përbëhen normat juridike?

Normat juridike përbëhen nga dy elemente qenësore: dispozicioni dhe sanksioni. Dispozicioni përmban rregullën e
sjelljes me të cilën urdhërohet ose ndalohet diçka. Mosrespektimi i asaj rregulle, d.m.th.,dispozicionit, shpie deri te
aplikimi i sanksionit, përkatësisht i dhunës shtetërore, dënimit etj.

4. Cka nënkupton me nocionin e pushtetit? Pushteti paraqet raportin midis dy subjekteve në të cilën njëri subjekt i
urdhëron subjektit tjetër, ndërsa ky i dyti atë urdhër e kryen dhe e respekton. Pushteti pra, nënkupton imponimin e
vullnetit të një subjekti ndaj subjektit tjetër.

5. Cka përfaqëson administrata shteterore? Administrata shtetërore përfaqëson njërin nga instrumentet e aparatit
shtetëror përmes të cilit shteti ushtron veprimtarin e vet, të gjërë dhe të gjithanshme.

6. Cka nënkuptojmë me administratë shtetërore në kuptimin formal-organizativ? Me administrat shtetërore në


kuptimin formal-organizativ tregohet tërësia e sistemit të posaçëm të atyre organeve shtetërore, të cilat njihen si
organe të administratës shtetërore dhe të cilat ngarkohen me ushtrimin e pushtetit shtetëror në formë të veprimtarisë
së administratës shtetëror. 7

. Cka nënkuptojmë me administratën shtetërore në kuptimin material-funksional? Me administratën shtetërore në


kuptimin material-funksional tregohet jo më aparatin administrativ të shtetit, por vet veprimtaria shtetërore që
zhvillon ky aparat dmth, tregohet veprimtaria qe zhvillohet në bazë dhe për zbatim të ligjit.

8. Cka është akti juridik? Aktin juridik në kuptim më të përgjithshëm mundë ta përkufizojmë si veprim njerëzor,
përkatësisht vendim me të cilin krijohet e drejta, ose veprim njerzor, qëllimi i të cilit është krijimi I rregullave juridike
dhe rregullimi I mardhënieve shoqërore.

9. Si mund te jenë aktet juridike? Aktet juridike mund të jenë: aktet juridike të pergjithshme dhe aktet juridike
individuale.

10. Cka është akti juridik i përgjithshëm dhe cka akti juridik individual? Akti juridik i përgjithshëm është ai lloj i aktit
juridik, i cili krijon normë të përgjithshme juridike. Me aktet juridike indivuduale bëhet konkretizimi i tyre, pa një
konkretizim të tyre nuk do të mund të sigurohet mbrojtja e rendit juridik.

11. Akti administartiv në sa aspekte mund të vështrohet? Akti administrative mund të vështrohet në dy aspekte: në
atë formal dhe në atë material. Si akt administrativ, në kuptimin formal, konsiderohet akti i organit shtetëror , i cili
nxirret sipas procedurës së caktuar (procedura administrative), ndërsa akti administrativ në kuptimin material paraqet
shprehjen e vullnetit të organit shtetëror.

12. Cka përfaqëson mardhënia juridike? Mardhënia juridike përfaqëson një pozitë shoqërore të rregulluar, sipas së
cilës njerëzit duhen të sillen.

13. Cilat janë elementet e mardhënies juridike? Elementet e marrëdhënies juridike janë: AUTORIZIMI JURIDIK – që dmth
mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve të caktuara, sjelljes së caktuar që i mbron norma juridike. DETYRIMI JURIDIK –
që nënkupton se një subject është i obliguar që të sillet sipas mënyrës që e kërkon subjekti tjetër prej tij
14. Si mund të jetë autorizimi juridik? KOMPETENCË - nënkupton të drejtën dhe detyrën e subjektit të së drejtës që të
veprojë sipas normave juridike. E DREJTA SUBJEKTIVE- nënkupton autorizimin e subjektit të së drejtës që ai të vlersojë
interesin e vet dhe të ndërmarrë masa adekuate të mbrojtjes së interesit të vet.

15. Cka është mardhënia juridike administrative? Mardhënia juridike administrative është një mardhënie shoqërore
specifike, e cila është e rregulluar me normë juridike e që krijohen përmes aktit administrative apo heshtjen e
administratës.

16. Cka është rendi juridik? Uniteti i normave juridike dhe sjelljet e njerzve sipas atyre normave përcaktojnë nocionin
e rendit juridik.

17. Cka përfaqëson sistemi juridik? Sistemi juridik përfaqëson tërësinë e të gjitha normave te përgjithshme dhe të
veçanta të sistemuara në atë mënyre që paraqesin një unitet logjik të ndërlidhur dhe jo të kundërthënshëm.

18. Cka nënkupton instuticioni juridik?Instuticioni juridik nënkupton tërësinë e të gjitha normave, të cilat i përkasin
mardhënies së njejtë shoqërore ose grupit më të vogël të saj dhe të cilat kanë baza te njejta si dhe janë pjesë
përbërëse e ndonjë tërësie të caktuar më të lartë.

19. Cka quhet degë juridike? Degë juridike quhet tërësia e instuticioneve, të cilat rregullojnë të njëjtën fushë të
mardhënieve shoqërore mbi bazat e njejta.

20. Cka është subjekti i së drejtës? Subjekti i së drejtës është titullari i të drejtave dhe detyrave në mardhënien
juridike. Titullarët e e të drejtave dhe detyrave në rendin juridik janë :personat fizik dhe personat juridik.Aftesia
juridike e personave fizik fitohet me lindje. Aftësia për të vepruar fitohet ne moshën madhore.

21. Cka paraqet organizata administrative? Organizata administrative paraqet atë lloj organizate, në të cilën njerëzit
kryejnë punë të përgjithshme shoqërore të cilat konsistojnë në ushtrimin e pushtetit, në njërën anë, dhe në ushtrimin e
shërbimeve të caktuara për subjektet juridike me mundësine e shfrytëzimit te autorizimit publik, në anën tjetër.

22. Cka është veprimtaria administrative? Është veprimtari ekzekutive, ku veprimtaria e organeve të administratës
paraqet vetëm një dimension të ushtrimit të saj.

23. Cka është procedura administrative? Perkufizimi më i ngushtë i procedurës administrative është ai që përfshin në
vete elementin e zbatimit të normave juridike materiale për rregullimin e materieve të veçanta administrative.

24. Cilët janë elementet që përdoren në përkufizimin e procedurës administrative? • Garancia për palën se do të
nxjerret vendim i ligjshëm dhe i drejt; • Përputhja në mes gjendjes faktike dhe juridike • Mbrojtja juridike e të drejtave
subjective • Ndjenja e sigurisë së palës • Zbatimi i normave juridike materiale

25. Si përdoret shprehja “E dejta administrative” në literaturën juridike administrative? Përdoret në dy kuptime: • Si
degë e sistemit juridik, e drejta administrative përfaqëson një tërësi normash juridike, me të cilat rregullohen
mardhëniet shoqërore të caktuara. • Si degë e shkencës juridike, ajo merret me studimin e normave juridike, me të
cilat rregullohen mardhëniet e caktuara shoqërore.

26. Cka paraqet objekti i së drejtës administrative? Objekti i së drejtës administrative paraqet normat juridike të
caktuara, si dhe mardhëniet që krijohen përmes atyre normave ose lidhur me to, edhe pse problemet paraqiten me
rastin e përcaktimit se cilat norma juridike konsiderohen norma juridike administrative dhe cilët mardhënie juridike
janë mardhënie juridike administrative.

27. Sa grupe përkufizimesh të objektit të së drejtës administrative kemi? Ekzistojnë, së paku, dy grupe përkufizimesh
të objektit të së drejtës administrative: PËRKUFIZIMET NEGATIVE - sipas të cilave e drejta administrative stu-dion
normat që i përkasin administratës dhe nuk i përkasin, përkatësisht nuk studiohen nga ndonjë degë' tjetër e së drejtës
PËRKUFIZIMET POZITIVE - që përcaktojnë normat që studiohen nga e drejta administrative.

28. Çka quhet normë juridike administrative? Normat juridike që rregullojnë marrdhëniet shoqërore të cilët përbëjnë
objektin e së drejtës administrative quhen norma juridike administrative.

29. Cka quhet rregullim juridik administrative? Rregullimi që u bën e drejta administrative mardhënieve shoqërore që
hyjnë në objektin e saj quhet rregullim juridik administrativ.
30. Me kë ka lidhje e drejta administrative? Me të drejtën kushtetuese, të drejtën civile, të drejtën penale, të drejtën e
punës , gjithashtu edhe me të drejtën familjare, të drejtën ekonomike, të drejtën finansiare etj.

31. Në sa drejtime toria mbi shtetin dhe të drejtën e trajton kuptimin e burimeve? Teoria mbi shtetin dhe të drejtën e
trajton kuptimin e burimeve të së drejtës në dy drejtime si burime ne kuptimin material dhe si burime ne kuptim
formal.

32. Si burime të së drejtës në kuptimin material kuptojmë? Si burime të së drejtës në kuptimin material, teoria mbi
shtetin dhe të drejtën kupton forcën ''që shkakton shfaqjen (krijimin) e së drejtës".

33. Si burime të së drejtës në kuptimin formal kuptojmë? Si burime të së drejtës në kuptimin formal, teoria mbi shtetin
dhe të drejtën kupton formën me të cilën mvishen normat jurudike, me fjalë të tjera kupton të drejtën pozitive,
respektivisht atë që është në fuqi.

34. Cilat jane burimet themelore të së drejtës në përgjithësi dhe të drejtës administrative në veçanti? Kushtetuta, Ligji,
Dekreti dhe Aktet nenligjore.

35. Cka paraqet kushtetuta? Kushtetuta paraqet formën juridike me përmbajtje më të lartë, sepse siç është njohur, me
të mvishen normat juridike kushtetuese më kryesore të cilat rregullojnë mardhëniet më të rëndësishme të shoqërisë.

36. Cka është ligji? Ligji është një formë tjetër juridike në kuptim formal, fuqia juridike e të cilit në raport me
kushtetutën është më e ulët, ndërsa në raport me aktet tjera është më e lartë, ajo rregullon një marrëdhënie
shoqërore të caktuar dhe si rregull nxirret nga organi legjislativ sipas një procedure të caktuar

37. Kodi nënkupton përmbledhje ligjesh të një fushe të caktuar mardhëniesh shoqërore.

38. Cka paraqet dekreti? Dekreti po ashtu paraqet njërin nga burimet e së drejtës në kuptimin formal, poqëse me të
rregullohet një mardhënie e caktuar shoqërore.

39. Cka janë aktet nënligjore? Aktet nënligjore janë gjithashtu burime të së drejtës në përgjithësi dhe të së drejtës
administrative në veçanti, mirëpo fuqia juridike e tyre është më e ulët se sa ajo e ligjit.

40. Cka paraqet e drejta zakonore? Normat e së drejtës zakonore paraqesin norma shoqerore, të cilat krijohen si
rezultat i aplikimit të tyre më të gjatë në shoqëri.

41. Cka përfshin e drejta administrative? E drejta administrative përfshin një numër të madh normash juridike. Ato
janë normat juridike, të cilat i rregullojne mardhëniet shoqërore në fushën e administratës.Të gjitha këto norma
juridike, si rregull formojnë sistemin e së drejtës të një vendi.

42. Cka janë normat juridike administrative? Ato janë norma juridike administrative që rregullojnë mardhënie juridike
administrative.

43. Cilet janë elementet përbërëse të organizatës? a) njerëzit; d) struktura organizative; b) qëllimi i caktuar; e)
mëvetësia në punë c) mjetet materiale dhe juridike;

44. Ç’wshtw organizata? Termi “organizatë”mund të kuptohet së paku në dy aspekte: si punë e organizuar për të
arritur një qëllim të caktuar dhe organizatë; si instuticion që ka elemente të caktuara dhe që është themeluar që të
realizojë qëllim të caktuar.

45. Cilat janë parimet themelore të organizatës? 1.Parimi i ndarjes së punëve, 4.Koncentrimi dhe dekoncetrimi.
2.Parimi i kordinimit, 3.Centralizimi dhe decentralizimi

46. Cilat janë elementet e vendit të punës? a)punët dhe detyrat; b)punëtori-zbatuesi i punës; c) mjetet e punës; d)
hapësira për punë;

47. Ndarja e punëve mund të bëhet në shumë mënyra? Ndarja funksionale, ndarja resoriale, ndarja vertikale, ndarja
horizontale dhe ndarja operative. 48. Në cilët dukuri ka ndikim ndarja e punëve? Ndarja e punëve ka ndikim në
dukuritë e Specializimit, Tipizmit dhe SStandardizimit.

49. Cka nënkupton Specializmi? Specializmi nënkupton tërësinë e thirjeve të veçanta dhe të nevojshme për ushtrimin
e punëve profesionale të caktuara, ose të më shumë punëve të ngjashme.
50. Cka nënkupton Tipizmi? Tipizmi konsiston në ushtrimin e atyre punëve pas të cilëve qëndron produkti i njëjtë ose i
ngjajshëm.

51. Cka nënkupton Standardizimi? Standardizimi nënkupton atë ndarje të punëve, të cilën operacionet (veprimet) e
thjeshta ( të rëndomta), kryhen më lehtë e më shpejtë dhe me sukses kontrollohen.

52. Cka parqet Kordinimi? Kordinimi është korelat i ndarjes së punës.Kordinimi bën të mundshëm “sigurimin e unitetit
të veprimtarisë në organizatë”.

53. Cka është Centralizimi? Me centralizim, në kuptimin më të pergjithshëm, shprehet gjendja kur një organizatë
qeveriset nga një qendër.

54. Cka nënkupton Decentralizimi? Decentralizimi shpreh bartjen e autorizimeve të caktuara prej organeve
udhëheqëse (në majë të piramidës)në bartës funksional të caktuar

55. Koncentrimi, në fakt paraqet tendencën që vendimet të nxirren sa më afër që është e mundur, nga maja e pikës
kierarkike.

56. Cka nënkupton Dekoncentrimi? Dekoncentrimi, nënkupton tendencën që vendimet të nxirren nga ana e organeve
varëse, natyrisht gjithnjë “në kuadër të rregullimit të caktuar juridik të së drejtës, detyrimeve dhe përgjegjësive të
subjekteve të caktuara”.

57. Dallimi ndërmjet Centralizimit dhe Koncentrimit? Te koncentrimi egziston delegimi i pushtetit (në masë më të
vogël apo më të madhe), por jo edhe transferimi i pushtetit, respektivisht i autoritetit.

58. Cka paraqesin organizatat administrative? Organizatat administrative paraqesin atë lloj organizatash, të cilat në
mënyrë autoritative hyjnë në mardhënie juridike me subjektet juridike.

59. Dallimi i organizatave administrative nga organizatat tjera? • E para, në organizatat administrative kryhen punët e
përgjithshme shoqerore, dhe • E dyta, punët e përgjithshme shoqërore konsistojnë në ushtrimin e pushtetit.

60. Në sa grupe mundë të klasifikohen organizatat administrative? • Grupin e parë e përbëjnë organizatat
administrative, punët e të cilave konsistojnë në ushtrimin e pushtetit, dhe • Grupin e dytë e përbëjnë organizatat
administrative që ushtrojnë shërbime të caktuara.

61. Cka kuptojm me fjalën ‘organ”? Fjala “organ” ka dy kuptime themelore: kuptimin subjektiv dhe objektiv. • Në
kuptimin subjektiv- fjala “organ” nënkupton njerëzit, qoftë si individ , qoftë si grup i tyre, nëpërmes të të cilave shteti
ushtron punët e veta. • Në kuptimin objektiv - fjala “organ” nënkupton vëllimin e veprimtarisë së individëve apo
grupeve të tyre, nëpërmes të cilave shteti, përkatësisht bashkësia e caktuar shoqërore, ushtron punët e veta.

62. Cka përbëjnë organet e adminisrtratës? Organet e administratës shteterore përbëjnë atë pjesë të aparatit
shtetërorë e cila është e ngarkuar me veprimtarit administrative, si njërën nga veprimtarit e përgjithshme që ushtron
shteti.

63. Cila është karakteristika themelore që bën organet administrative të cilësohen si organe shtetërore. Eshte mveshja
e tyre me targa të pushtetit.Targat e pushtetit të organeve të administratës shtetërore, shprehen në të drejtat dhe
detyrat e tyre që: a) të nxjerrin akte juridiko - administrative me të cilat manifestojnë vullnetin e shtetit, përkatësisht
të pushtetit shtetëror b) të mbrojnë dhe zbatojnë ligjet e tij nga cdo shkelje, duke përdorur edhe fuqinë shtrënguese.

64. Shprehjet “organ administrativ” dhe “person zyrtar”? U perkasin dy nocioneve të ndryshme, prandaj edhe kan
kuptim të ndryshëm juridik.Me shprehjen “organ administrativ” tregohet një formacion individual ose kolektiv, me
organizimin e tij të mbrendshëm që është pjesë përbërëse e aparatit administrativ, ndërsa shprehja “person zyrtar”
tregon individin, njeriun konkret, personin e caktuar që kryen këtë apo atë funksion administrative.

65. Si ndahen organet e administratës shtetërore? • organe qëndrore - e shtrijnë veprimtarinë e tyre Brenda tërë
territorit të vendit • organe regjionale – e kanë të kufizuar shtrirjen e veprimtarisë së tyre, psh brenda një komune.

66. Kriteret themelore të ndarjeve të organeve administrative? Kriter themelor për ndarje në organet individuale dhe
kolegjiale të administratës është mënyra e vendosjes Organet individuale të "administratës shtetërore janë ato
organe, në të cilat, si rregull, shprehet vullneti i individit, i atij që është në krye të organit, përkatësisht eprorit të
organit p.sh., ministritë.. Organet kolegjiale të administratës shtetërore janë ato organe ku e drejta e vendosjes i takon
një grupi personash. - Kriter themelor për ndarjen në organet aktive dhe këshilluese të administratës shtetërore
shërben lloji i punëve që kryejnë, përkatësisht i ushtrojnë ato organe, Kriter themelor për klasifikimin në organet e
mëvetësishme dhe në organet në përbërjen e organeve të mëvetësishme të administratës është shkalla e mëvetësisë
në punë, përkatësisht në ushtrimin e saj . Kriter themelor për ndarjen në organe të larta dhe të ulta të administratës
shtetërore është raporti ndërmjet tyre. Kriter themelor për ndarje në organe të pergjithshme dhe organe të veçanta të
administratës shtetërore është vëllimi i punëve.

67. Cka janë organet e përgjithshme të administratës shtetërore? Organe të përgjithshme të administratës shtetërore
janë ato organe të cilave u është dhënë në kompetencë ushtrimi i të gjitha punëve administrative, të cilat në
përgjithësi mund t'i kryejnë organet e administratës.

68. Cka janë organet e vecanta të administratës shtetërore? Organet e veçanta të administratës shtetërore janë ato
organe, veprimtaria e të cilave është kufizuar në fushë të caktuar administrative.

69. Cilat janë parimet themelore të organizimit të administratës shtetërore? • Parimi i ndarjes së funksionit ekzekutiv
nga funksioni administrativ;- Funksionin ekzekutiv e ushtrojnë organet ekzekutive, ndërsa funksionin administrativ e
ushtrojnë organet e administratës shtetërore. • Parimi i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë;- Parimi i
kushtetutëshmërisë dhe i ligjshmërisë paraqet parim politik juridik, që do të thotë pajtueshmërinë me kushtetutën dhe
ligjin. • Parimi i federalizimit, si tri nga parimet kryesore;- Në vendet me rregullim federativ, çështja e organizimit të
administratës shtetërore shtrohet ndryshe nga vendet me rregullim unitar. Prandaj në vendet me rregullim federativ,
nuk kemi përqëndrim të veprimtarië administrative vetëm në një hallkë organizative, por në më shumë hallka
(komuna, krahina, republika, federatë).

70. Cka kuptojmë me kontroll administrativ? Me kontroll administrativ kuptojmë ndikimin që ushtron organi
administrativ epror mbi organet varëse, lidhur me kryerjen e suksesshme të detyrave të tyre zyrtare ( ky është
kontroll i mbrendshëm).

71. Cka është ushtrimi I kontrollit të mbrendshëm? Ushtrimi i kontrollit të mbrendshëm në organet e administratës
shtetërore, në esencë, është kontroll i organeve të larta ndaj organeve të ulta të administratës.

72. Në sa menyra zhvillohet kontrolli i brendshëm administrativ në sistemin administrativ bashkëkohor? a) kontrolli
institucional- bëhet, si rregull, në bazë të paknaqësisë së shprehur nga ana e palës, d.m.th. në bazë të ankesës. b)
kontrolli kierarkik- bëhet në bazë të pushtetit kierarkik dhe kështu organet më të larta administrative kan jo vetëm të
drejtë, por edhe detyrim që të mbykqyrin punën e organeve më të ulta.

73. Kontrolli I jashtëm i administratës- kontrolli nga ana e parlamentit? Kontrolli I administratës nga ana e parlamentit,
ose siç e quajnë ndryshe kontrolli parlamentar, paraqet njërin nga format më të rëndësishme të kontrollit politik që e
njohin pothuajse të gjitha vendet në sistemin parlamentar.Përmes këtij kontrolli pretendohet: a) sigurimi I funksionimit
të rregullt dhe të mirë të administratës; b) garancioni I ligjshmerisë dhe mbrojtja e të drejtave të qytetarëve, dhe c)
ushtrimi i mbikqyrjes së përgjithshme mbi veprimtarin administrative.

74. Cka paraqet Ombudsmani? Ombudsmani paraqet njërin nga llojet e kontrollit mbi punën e administratës. Fjala “
ombudsman” është huazuar nga gjuha suedeze që do të thotë “ ndërmjetësuesin ose përfaqësuesin”

75. Cilat janë funksionet themelore të ombudsmanit? Funksionet themelore të ombudsmanit janë: që ti hulumtoj të
gjitha rastet e shkeljes të së drejtës dhe ligjeve, për të cilat merr vesh ose për të cilat i drejtohen qytetarët, që të
udhëheq procedurë dhe të ndjek përpara gjyqit çdo funksionar i cili në ushtrimin e detyrave të veta nga favoritizmi,
nepotizmi, korumpiteti ose për çfarëdo motivi tjetër, shkel ligjin.

76. Cka nënkupton kontrolli gjyqësorë i administratës? Kontrolli gjyqësorë i administratës nënkupton autorizimet të
cilat i jepen një organi të pavarur nga pushteti politik dhe nga administratë që ti zgjedh konfliktet, të cilat janë të
shkaktuara me funksionimin e administratës.

77. Mjetet e kontrollit politik të administratës janë apo emërtohen? Mjetet e kontrollit politik të administratës në
kuptim të përgjithshëm emërtohen ato mjete të cilat kanë për qëllim që të ndikojnë në organizatat administrative
lidhur me rolin e tyre me mekanizmin e pushtetit.
78. Si ndahen mjetet e kontrollit politik të administratës sipas profesor Pusiqit? Ndahen në dy grupe: a) Mjetet
organizative - janë decentralizimi, ndarja e funksioneve dhe parimi i kolegjialitetit b) Mjetet funksionale- janë
vendosjen e qytetarëve, përfaqësimi i qytetarëve, pjesmarrja e qytetarëve dhe kufizimi i administratës me norma.

79. Cka nënkuptojmë me decentralizim? Me decentralizim nënkuptohet secili dobësim i ndikimit të qendrës së caktuar
të një sistemi të organizuar në pjesë të atij sistemi.

80. Cka do të thotë Kolegjialiteti? Kolegjialiteti, si mjet i kontrollit politik të administratës , do të thotë besimi i
vendimeve të caktuara ose të vendosjes në përgjithësi në organizatën administrative, njëkohësisht dy ose më shumë
vetave (funksionar, eprorë).

81. Cka nënkupton vendosja e qytetarëve? • Vendosja e qytetarëve nënkupton të drejtën e të gjithë qytetarëve me të
drejta politike që të marrin pjesë në zgjedhjen e vemdimeve që i perkasin administratës. Forma të veçanta të
vendosjes së qytetarëve janë: - Konsulltimet e qytetarëve – nuk paraqet formë të përhershme organizative; vendimi i
përket qoftë çështjeve kushtetuese e ligjore(referendumi). - Tubimet e qytetarëve – janë formë e përhershme
organizative e vendosjes së qytetarëve (ne procedurën zgjedhore).

82. Cka nënkupton përfaqesimi i qytetarëve? Përfaqësimi I qytetarëve nënkupton pjesmarrjen e përfaqësuesve të
qytetarëve në trupa të veçantë në nxjerjen e vendimeve që i përkasin organizatave administrative.

83. Cka nënkupton pjesmarja e qytetarëve? Pjesmarja e qytetarëve nënkupton marrjen pjesë të atyre qoftë si individ,
qoftë si anëtarë të organizatës shoqërore, në punën e administratës ose të ushtrimit të ndikimit të tyre në të.

84. Cka nënkupton kufizimi me norma i administratës? Kufizimi me norma i administratës) nënkupton ekzistimin e
atyre rregullave të cilat në çfarëdo mënyre restriktivisht përkufizojnë veprimtarin e administratës ( instrumente të
kontrollit politik janë : kushtetuta dhe institucionalizmi i kontrollit përmes gjykatave).

85. Cka paraqet përgjegjësia? Përgjegjësia paraqet njërin nga raportet themelore midis njeriut dhe pushtetit,
përkatësisht shoqërisë.Përgjegjësia paraqet raport shoqëror që në kuptim juridik do të thotë :ti nënshtrohesh
sanksioneve të normës së caktuar juridike. Në kuptim të përgjithshëm përgjegjësia paraqet raportin midis veprimit dhe
pasojave të tij.

86. Në sa periudha ka kaluar përgjegjësia në të drejtën publike? Në të drejtën publike përgjegjesia ka kaluar nëpër
këto tri periudha: 1) periudha e mospërgjegjësisë shtetërore, 2) periudha në të cilën përgjegjësia e shtetit fillon të
zhvillohet, krahas zhvillimit të së drejtës administrative, 3) periudha bashkohore e përgjegjësisë së shtetit.

87. Sa lloje themelore të përgjegjësisë i njeh teoria? • Përgjegjësinë shoqërore - të cilen e karakterizojnë elementet
përkatëse shoqërore e jo sanksionet juridike, dhe • Përgjegjësinë juridike – me obligimet juridikisht të përcaktuara dhe
të sanksionuara me kushtet dhe me format e përgjegjësisë.

88. Cka paraqet përgjegjësia politike? Përgjegjësia politike paraqet formë të përgjegjësisë juridike.

89. Cka e paraqet bazën e përgjegjësisë politike? Bazën e pergjegjësisë politike e paraqet puna jooportune, e cila nuk
është në pajtim me qëndrimin, me pikpamjet , me mendimin ose me interesat e forumit, përkatësisht të organit, para
të cilit jepet përgjegjësia.

90. Cka paraqet përgjegjësia politike në raport me përgjegjësit tjera? Përgjegjësia politike, paraqet formën më
karakteristike të përgjegjësisë juridike në raport me përgjegjësit penale, materiale e disciplinore.

91. Cka e karakterizon përgjegjësin politike? Përgjegjësinë politike e karakterizon raporti i besimit.Përgjegjësia politike
nënkupton përgjegjësinë për punën joopurtune dhe jo edhe për punën e paligjshme (sepse në atë rastë kemi të bëjmë
me forma të tjera të përgjegjësisë).

92. Baza e përgjegjësisë politike e ministrave si mundë të jetë? Ata mundë të jenë përgjegjës: • për punën e vet; • për
punën e organit në krye të të cilit janë, dhe • për punën e shefit të shtetit.

93. Cka jane ministrat? Ministrat janë anëtarë të një organi kolegjial apo të Qeverisë, secili nga ato gjendet në krye të
një resori. Në Qeveri mundë të ketë edhe ministra pa resor.
94. Si mundë të jetë përgjegjësia politike e ministrave? Përgjegjësia politike e ministrave mundë të jetë individuale dhe
kolektive. Përgjegjësia individuale nënkupton përgjegjësin e vet ministrit, ndërsa përgjegjësia kolektive e mban e tërë
Qeveria.

95. Kush mund të paraqiten si iniciator të procedures për realizimin e përgjegjësisë politike? Si iniciatore të procedurës
për realizimin e përgjegjësisë politike mund të paraqiten: a) anëtarët e parlamentit, dhe b) numri i caktuar i
zgjedhësve.

96. Cilat janë llojet dhe natyra e sanksioneve mbi përgjegjësinë politike? Sanksionet për përgjegjësinë politike janë të
natyrës dhe të karakterit të ndryshëm si shkarkimi, ndërrimi, revokimi dhe dorëheqja.

97. Cka paraqet dorëheqja? Dorëheqja paraqet aktin me të cilin titullari i funksionit publik manifeston vendimin e vet
që të dalë nga raporti, në të cilin nga ai kërkohet ose pritet diçka tjetër nga ajo që ai është i gatshëm ta bëj.

98. Cilat janë tiparet specifike që e karakterizojnë organizatën administrative? Tiparet specifike që e karakterizojnë
organizatën administrative janë: KONTINUITETI, PROFESIONALIZMI I NËNPUNËSVE, AUTORIZIMET, PUNËT SHOQËRORE
etj.

You might also like