Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Hapi i parë

Kontradiksioni është pjesë e natyrshme e rendit natyror, pjesë të cilit jemi. Të qënurit në botë
nuk mund të kuptohet pa dilema dhe kundërshti, nuk mund të kuptohet pa kundërvënien midis
asaj çfarë është e moralshme dhe jo e moralshme. Pa praninë e kontradiksionit, nuk do të
kuptonim as kush jemi dhe as çfarë misioni do të duhej të realizonim në jetën që na është dhënë.
Tensioni kontradiksional na vendos në lëvizje, për tu përballuar me dilemën e kahershme të
njeriut, se kujt rendi gjërash duhet t’i përkasë.
Për njeriun është mëse e njohur se cilat janë rrugët që shtrohen përpara tij. Atij i përket vendimi
për të zgjidhur nyjën kontradiksionale si hap i parë dhe themelor, për të përcaktuar përkatësinë e
tij. Edhe kur hapi i parë është hedhur nuk do të thotë që kontradiksioni mori fund.
Hapi i parë dhe më themelori, është vetëm përcaktimi i përkatësisë, por ajo çfarë vjen më pas
është sfida, është sakrifica që duhet kryer për të mbetur pjesë e atij përcaktimi që i përket pjesës
së të mirës.
Të vendosësh së në cilën rrugë do ta jetësosh mënyrën tënde të të jetuarit, shpesh mund të duket
më e lehtë sesa të përpiqesh ta mbash vetveten në rrugën e së mirës. Të dyja kanë rëndësinë e
tyre, por hapi i parë dhe më themelori është më i rëndësishëm, sepse gjithë çfarë vjen më pas
varet pikërisht nga mënyra sesi është hedhur dhe konsoliduar hapi i parë në zgjedhjen e realizuar.
Kush e ka hedhur këtë hap i sinqertë në zgjedhjen që ka realizuar, ka vendosur gurthemelin e
patundur për gjithçka vjen më pas.
Kush e ka hedhur këtë hap me hezitim dhe dyshim, ka vendosur në rrezik zgjedhjen që ka bërë,
sepse në mos herët vonë, sfidat do të bëjnë të tyren.
Në të dy mënyrat e hedhjes së hapit të parë dhe themelor, gjendet dhe esenca e përcaktimit të
rrugëtimit tonë të mëpasshëm. Shumë syresh mund të pretendojnë dhe rrahin gjoksin se janë të
patundur në zgjedhjen e tyre, se përcaktimin e tyre, për të ecur në anën e së mirës nuk ka kush ta
ndalë, se ata për të mirën mund të kryejnë shumë sakrifica, se ata janë në shërbim të së mirës dhe
ndalimit të së keqes ndër gjindje, e shumë, e shumë pretendime të tjera.
Të pretendosh dhe të rrahësh gjoksin është fare e thjeshtë, madje nuk do ndonjë sakrificë të
madhe, vetëm pak llafollogji dhe shumë hile, idhnakësi, intrigë, kamuflim.
Ata syresh që zhvillojnë këtë natyrë të dyfishtë të sjelljeve dhe qëndrimeve të tyre, natyrisht që
janë në pozita jo të favorshme në raport me atë çfarë kanë pretenduar se përfaqësojnë me
zgjedhjen e tyre. Por poshtërsia e tyre është kaq e madhe, saqë edhe pse janë të vetëdijshëm për
rolin e ulët që u ra për hise, vazhdojnë të shfaqen publikisht si mbrojtës të mëdhenj dhe të paepur
të së mirës. Kjo mënyrë e të jetësuari të mënyrës së të jetuarit tek kjo kategori njerëzish, është
pasojë e moszgjedhjes mbi themelin e sinqeritetit.
Pra qysh në momentin fillestar, që është moment kulmor ku mposhtet tensioni kontradiksional
për përkatësinëe zgjedhjes, këta syresh kanë vendosur të zgjedhin mbi baza dyshimi, dhe si
rrjedhim siguria e njohjes së të vërtetës ra. Duke mos qënë plotësisht të sigurt, por me dyshime,
atëherë krijuan premisën për thyerje të rënda në të ardhmen e tyre, sepse tektonika
kontradiksionale e sprovave nuk fal askënd dhe nuk favorizon askënd, sepse në këtë rast nuk ka
nomenklaturë, nuk ka miq me pushtet financiar e miq me pushtet politik, nuk ka, jam miku i
presidentit, kryeministrit, ministrit, deputetit e të tjerëve me rradhë për të mbërritur tek ai me më
pak pushtet.
Kush bën zgjedhjen e duhur e bën për vetveten dhe kush bën zgjedhjen jo të duhur e bën kundër
vetvetes, sepse përgjegjësia e zgjedhjes është personale dhe jo kolektive.
Nuk mund të hedhësh hapin e parë mbushur me dyshime dhe më pas të fshihesh pas xhaketës së
të tjerëve, duke u munduar të shfaqesh si i mirë dhe i drejtë në sytë e opinionit publik, ndërkohë
që përballë forcës së atyre që vendosin në provë pastërtinë, sinqeritetin e zgjedhjes tënde
tërhiqesh pas si lake, duke kuisur si i zënë ngushtë dhe i pamundur t’i kundërvihesh trysnisë së
rrethanave që të detyrojnë të përkulesh dhe të shkelësh më të dy këmbët besën që i dhe vetes për
sinqeritet dhe drejtësi, si dy elementë thelbësorë që transformojnë rrënjësisht jo vetëm njeriun,
por dhe shoqërinë.
Dyshimi dhe pasiguria në zgjedhjen e realizuar janë elementë që çojnë drejt rrënimit të burrërisë
dhe shndërrimin e njeriut në një llastikë, e gatshme të marrë formën që kërkojnë rrethanat.
E nëse dikush bie në të tilla pozita a ka më të drejtë të pretendojë dhe rrahë gjoksin si jetësues i
atyre parimeve që i kërkojnë besë e burrëri?
E nëse për shkak të karakterit të ulët vazhdon ta bëjë këtë, a mund t’i besojnë ata syresh që hapin
e parë e kanë hedhur të sinqertë, të bindur, të sigurtë se ajo çfarë do të vijë më pas nuk do të jetë
asgjë tjetër vetëm se sfidë ndaj sinqeritetit fillestar?
Siç edhe e përmendëm më sipër kontradiksioni është i pashmangshëm, sepse në qoftë se nuk do
të ishin të sinqertët, burrat me besë, si do të mund të njihnim idhnakun, intrigantin dhe njeriun
llastikë?
E në qoftë se nuk do të ishte ishin idhnakët, intrigantët, njerëzit llastikë si do të mund të njihnim
të sinqertin, të drejtin, besnikun, burrërorin?
Nuk mund ta përmbyllim ndryshe vetëm se duke sjellë në vëmendje dy thënie tepër kuptimplote,
duke lënë gjithësecilin të meditojë lirshëm mbi to.
“Hëna qëndron e shndritshme, kur nuk e mënjanon natën” (Rumi)
“Jeta na është dhënë ne, ne e fitojmë duke e dhënë atë.” (Tagore)

You might also like