Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 1

Laborator Kimi Organike

ACIDET KARBOKSILIKE

Përmbajnë në molekulë grupin funksionor karboksil (-COOH). Në përgjithësi janë acide të dobët
me konstante të ulët shpërbashkimi; 1*10-5 – 1*10-4 ; bëjnë përjashtim acidin formik, disa acide
dykarboksilike dhe oksiacide që përfshihen në acidet me fortësi mesatare.
Acidet karboksilike dallohen nga radikali i hidrokarburit. Mund të jenë të ngopur dhe të
pangopur. Nga numri i grupeve karboksilike, ndahen në: njëkarboksilike, dykarboksilikë, etj.

Përftimi i acidit acetik nga kripërat e tij

Mjetet e punës

1. Acetat natriumi
2. Kristale CH3-COONa;
3. Acid sulfurik i përqëndruar.

Zhvillimi i punës

Në mikroprovëz hidhen disa kristale (0.05 g) acetat natriumi dhe shtohen 2-3 pika acid sulfurik i
përqëndruar. Përzierja ngrohet: lirohen avuj të acidit acetik që mund të dallohen lehtë nga era
karakteristike (era shpuese e uthullës), si dhe nga skuqja e letrës së kaltër të lakmuesit të ngrohur
më parë me ujë dhe të vendosur mbi ngrykës e provëzës.

2𝐶𝐻3 − 𝐶𝑂𝑂𝑁𝑎 + 𝐻2 𝑆𝑂4 → 2𝐶𝐻3 − 𝐶𝑂𝑂𝐻 + 𝑁𝑎2 𝑆𝑂4


Acetati i natriumit acid acetik

1
T. Kamburi

You might also like