Professional Documents
Culture Documents
E Drejta Penale Nderkombetare PDF
E Drejta Penale Nderkombetare PDF
,,E drejta penale ndërkombëtare është degë e shkencës penale dhe tërsi e normave penale pozitive të një
shteti dhe të normave ndërkombëtare,me të cilat rregullohen çështje penale në planin ndërkombëtar’’
Krahas emërtimit e Drejta Penale Ndërkombëtare,në literaturën penale janë bërë përpjekje që kjo degë e së
drejtës të përcaktohet me emërtime të ndryshme. Kështu disa autor të drejtën penale ndërkombëtare e
shohin si të drejtë ndërkombëtare,përkatësisht si e drejtë supranacionale dhe për këtë degë të drejtësisë
propozojnë emërtimin e drejta penale ndërshtetërore ,e drejta penale universale apo e drejta penale
supranacionale.
Sipas këtyre autorëve kjo e drejtë do të vlente për të gjitha shtetet dhe ndaj të gjithë individëve,pa marrë
parasysh zgjidhjet e të drejtave të tyre penale nacionale.
Disa autorë të tjerë për këtë degë të drejtësisë propozojnë emërtimin e drejta ndërkombëtare publike
penale dhe e drejta ndërkombëtare e veprave penale.
Emërtimi e drejta ndërkombëtare penale sipas shumicës së autorëve është shumë i gjërë dhe në masë të
konsiderueshme nuk është adekuat.Sipas këtij emërtimi del se të gjitha vepra penale madje edhe sanksionet
penale,janë paraparë me të drejtën penale ndërkombëtare.
Edhe përkundër asaj se një numër i veprave penale janë të parapara me të drejtën penale ndërkombëtare siç
janë p.sh. krimi gjenocidit,krimet e luftës,diskriminimi racor,nacional apo fetar etj,mirëpo shumica e
veprave me elemente ndërkombëtare si dhe një mori çështjes të tjera që janë të ndërlidhura me këto lloje të
veprave penale siç është p.sh. ekstradimi dhe mënyrat e tjera të ndihmës juridike –penale ndërkombëtare,e
drejta e azilit,çështja e ekzekutimit të sanksioneve penale ndaj kryerësve të këtyre veprave penale janë të
rregulluara me të drejtat penale nacionale.
Prandaj me të drejtë në literaturën e shkencave penale dominon mendimi se për këtë degë të drejtësisë është
më adekuat emërtimi E drejta Penale Ndërkombëtare e cila synon që ti sublimojë dhe ti rregulloj në
parime të përbashkëta të gjitha çështjet penale të cilat shtrohen në planin ndërkombëtar.
12.Nocioni i parimit ,,ne bis in idem’’ dhe vlefshmëria e tij në të drejtës penale ndërkombëtare,
gjykata ndërkombëtare me gjykatat nacionale
Ky është një parim universal sipas të cilit askush nuk mund të gjykohet dy apo më shumë herë për të njëjtën
vepër për të cilën më parë është gjykuar me aktgjykim të plotfuqishëm, ky parim është paraparë në disa
dispozita të së drejtës penale ndërkombëtare si dhe në parimet lidhur me veprimin territorial të
legjislacioneve nacionale, ekstradimit etj.
Parimi ,,ne bis in idem’’ në fushën e së drejtës penale ndërkombëtare i ka disa kufizime të cilat janë edhe të
arsyeshme. Ky parim nuk vlen në rastet e procedurave penale të zhvilluara dhe të përfunduara me aktgjykim
të plotfuqishëm në nivele të shteteve në rastet kur është fjala për veprat penale ndërkombëtare. Me fjale te
tjera përfundimi i gjykimit me aktgjykim te plotfuqishëm nga ana e gjykatës se një shteti nuk është pengese
qe pranë Gjykatës Penale Ndërkombëtare te zhvillohet procedura penale për te njëjtën vepër. Parimi ne bis
in idem respektohet për veprat penale ndërkombëtare kur është fjala për aktgjykim te plotfuqishëm te
gjykatës penale ndërkombëtare ne relacion me gjykatën e shtetit përkatës. Ky parim është ne funksion te
drejtpërdrejtë te mbrojtjes se lirive dhe te drejtave te njeriut, ngase e parasheh ndalesën qe personi te
gjykohet dhe te dënohet dy apo me shume here për te njëjtën vepër penale. Dallimi i këtij parimi ne mes
gjykatës ndërkombëtare dhe gjykatave nacionale qëndron ne atë se sipas statusit te tribunalit te Hagës nëse
një person është dënuar apo liruar nga gjykata nacionale, tribunali i Hagës serish mund te zhvilloje
procedura penale ndaj te njëjtit person për te njëjtën vepër, nëse konstaton se procedura ka qene joobjektive
apo e orientuar me qellim te shmangies nga përgjegjësia penale. Ndërsa ne rastet kur nga Gjykata Penale
Ndërkombëtare është përfunduar me aktgjykim te plotfuqishëm për veprën penale te caktuar ne te cilën
personi është dënuar apo është liruar, gjykatat nacionale nuk kane te drejte serish ta gjykojnë personin për te
njëjtën vepër.
18. Teoritë lidhur me përcaktimin e vendit të kryerjes së veprës penale,veçmas në rastet kur vepra
penale ngelë në tentativë apo në rastet kur vepra penale kryhet në territorin e dy apo më shumë
shteteve,për rastet e veprimeve përgatitore,të veprave penale të përbëra,të vazhduara,për veprat
penale transite,për rastet e bashkëpunimit dhe veprat penale konekse.
Përcaktimi i vendit dhe kohës se kryerjes se veprës penale ka rendësi të shumëfishte për te drejtën penale
ndërkombëtare . Ne te drejtën penale ndërkombëtare , çështja e përcaktimit të vendit dhe kohës së kryerjes
se veprës penale shtrohet ne rastet kur veprimi i kryerjes se veprës penale është ndërmarre ne një shtet,
kurse pasoja shkaktohet ne shtetin tjetër, apo kur veprimi i kryerjes është ndërmarre ne një kohe, kurse
pasoja shkaktohet me vone.
-Lidhur me përcaktimin e vendit të kryerjes së veprës penale ekzistojnë tri teori:
1.Teoria e veprimit si vendë i kryerjes së vepras penale konsiderohet vendi ku është ndërmar veprimi i
kryerjes.Kjo teori arsyeton veprimet e veta me faktin se veprimi i kryesit është vendimtarë.
2.Teoria e pasojës apo suksesit si vendë i kryerjes konsiderohet vendi ku janë shkakëtuar pasoja,sepse
sipas kësaj teorie veprimi dhe pasaoja përbëjnë një tërsi.
3.Teoria e ubikvitetit vendi ku është ndërmarë veprimi i kryerjes si dhe vendi ku jan shkakëtuar pasojat .
Duhet theksuar se teoria e ubikvitetit është dominante dhe është përvetësuar nga shumica dërmuese e
legjislacioneve penale të shteteve bashkëkohore.Edhe e drejat penale e Kosovçs e përvetëson këtë teori.Me
zgjidhjen e tillë kodi ynë i jep rëndësi të barabartë vendit ku personi ka vepruar apo ka qenë i detyruar të
veproj dhe vendi ku është shakëtuar pasoja.Në rastet e veprave penale të kryera me mosveprim,si vend i
kryerjes konsiderohet vendi ku personi ka qenë i detyruar të veproj dhe vendi ku është shkakëtuar pasoja.
Sipas Kodit Penal të Kosovës tentativa apo veprimet përgaditore ndëshkohen,pra vendë i kryerjes
konsiderohet vendi ku është ndërmarrë veprimi i kryerjes(tentativa apo veprimet përgaditore),sikurse edhe
vendi ku sipas parashikimeve apo dasgjes së kryesit është dashur të shkakëtohet pasoja ose ka mundur të
shkakëtohet,prandaj lidhur me këtë është e mundshme edhe dashja eventuale.Zgjidhjen e tillë në rastet kur
vepra penale ngelet në tentativë apo kur janë ndërmarrë veprimet përgaditore,e përvetësojnë shumica e
legjislacioneve penale t shteteve bashkëkohore.Kjo zgjidhje ësht në pajtim edhe me të drejtën
ndërkombëtare.
-Vepra penale e përbërë konsiderohet vepra e përbërë prej dy a më shumë veprave penale,të cilat sipas
natyrës së tyre janë doemos të lidhura dhe të kushtëzuara me njëra tjetrën.(rrëmbimi,vjedhja me dhunë
etj.)Si vend i kryerjes së veprës penale të përbërë konsiderohet çdo territor i atyre shteteve ku janë ndërmarr
veprimet e kryerjes.
-Vepra penale e vazhduar kemi p.sh.vepra penale e vënies në qarkullim disa herë e parasë së falsifikuar,e
cila në disa raste vihet në qarkullim në territorin e dy apo më shumë shteteve,prandaj si vend i kryerjes do të
konsideroheshin të gjitha ato shtete ku edhe është kryer kjo vepër penale,ku është vënë ne qarkullim paraja e
falsifikuar.
-Vepra penale permante kemi të bëjmë me kohëzgjatjen e veprës penale(p.sh. heqja e kundërligjshme e
lirisë së personit,e cila është realizuar në territorin e dy apo më shumë shteteve,ku si vend i kryerjes së
veprës penale konsiderohen të gjitha vendet ku është realizuar gjendja e kundërligjshme.
-Veprat penale transite-si vepra penale transite konsiderohen ato vepra të cilat gjatë realizimit të tyre
kalojnë në territorin e shumë shteteve. Shteti transit nuk konsiderohet si vend i kryerjes së veprës
penale,mirëpo vepra e tillë mundë të kualifikohet si vepër penale e posaçme sipas legjislacionit penal të
shtetit transit.(p.sh. transportimi i narkotikëve)
-Veprat penale konekse konsiderohen ato vepra të cilat janë në lidhje,kanë lidhshmëri me ndonjë vepër
tjetër penale që është kryer apo ka për qëllim të kryhet(p.sh moslajmërimi i veprës penale apo
kryesit,ndihma e kryerjes së veprës penale terroriste).Në legjislacionin penal veprat penale konekse
konsiderohen vepra penale të posaçme.
-Bashkëpunimi
-Në rastet kur në kryerjen e veprës penale marrin pjesë dy e më shumë persona ,kjo në të drejtën penale
quhet bashkëpunim. Nëse vepra penale është kryer në bashkëpunim,si vend i kryerjes duhet të konsiderohet
se është,si vendi ku kanë vepruar bashkëpunëtorët,ashtu edhe vendi ku është kryer vepra,ky kryesi ka
vepruar apo është dashur të veproj dhe vendi ku është shkaktuar pasoja.
22.Parimi i ekstradibilitetit lidhur me ekstradimin. Cekni cilat vepra nuk janë ekstradibile
Me termin ekstradibilitet nënkuptojmë llojet e veprave penale për të cilën kryesit e tyre nuk mundë të
ekstradohen .Ekstradimi është i mundur vetëm për ato lloje te veprave penale të cilat janë të përcaktuara me
marrëveshje ndërkombëtare apo me legjislacionin e brendshëm..Në këtë kontekst parimi i ekstradibilitetit do
të thotë se ekstradimi(dorëzimi) i fajtorit do të bëhet vetëm në rastet kur është fjala për veprat penale më të
rënda. Zakonisht me klauzolë gjenerale përjashtohet mundësia e ekstradimit për vepra penale të lehta. ky
përjashtim është paraparë përshake se procedura e ekstradimit është mjaftë e ndërlikuar,e gjatë dhe e
shtrenjtë. Lidhur me limitet e dënimit të paraparë,më së shpeshti ekstradimi është përjashtuar për veprat
penale për të cilat është paraparë dënimi me burgim deri në një vit,ndërsa nëse është fjala për ekstradimin i
cili kërkohet për ekzekutimin e dënimit,mundësia e refuzimit të ekstradimit është paraparë nëse është
shqiptuar dënimi me burgim deri në katër vite. Këto limite janë të parapara edhe në Konventën Evropiane
për Ekstradim.
Në të drejtën e brendshme dhe në kontratat ndërkombëtare ,parimi i ekstradibilitetit realizohet në dy metoda;
- Metoda e enumeracionit dhe
- Metoda e eliminacionit
Sipas metodës së enumeracionit në mënyrë decidive ceken veprat penale për të cilat do të bëhet
ekstradimi,ndërsa veprat e tjera përjashtohen nga mundësia e ekstradimit.
Sipas metodës së eliminacionit mundësia e ekstradimit është paraparë për të gjitha veprat penale .përveç
kategorive të posaçme të cilat janë të përjashtuara për shkak të natyrës së tyre siç janë veprat penale politike
apo se fjala është për vepra penale të lehta.
35.Transferi i procedurës penale shtetit te huaj (nocioni dhe arsyeshmeria, burimet juridike
ndërkombëtare dhe nacionale te këtij lloj transferi dhe transferi i procedurës penale sipas
legjislacionit penal te Kosovës)
Transferimi i procedurës penale shteti te huaj shprehet ne rastet kur shteti ne te cilin e ka kryer veprën
penale personi i huaj, ndjekjen penale ia beson shtetit tjetër. Transferimi i procedurës penale i besohet
shtetit, shtetasin e te cilit e ka kryesi i veprës penale apo shteti ku e ka vendbanimin e përhershëm. Me
fjale te tjera transferimi shprehet ne rastet kur personi kryen një vepër penale ne një shtet ndërsa procedura
penale dhe shqiptimi i dënimit behet ne shtetin ku kryesi e ka shtetësinë apo vendbanimin. Instituti i
transferimit, cedimit te ndjekjes penale me te gjitha tiparet e tije bene pjese ne lëmin e se drejtës penale
ndërkombëtare, përkatësisht ne segmentin e ndihmës juridiko-penale ndërkombëtare ne kuptimin e gjere.
Transferi i ndjekjes penale behet ne baze te lutjes se shtetit ku është kryer vepra penale. Shteti i cili merr
përsipër ndjekjen penale, procedurën penale e zhvillon sipas legjislacionit te vet. Procedura për
transferimin e ndjekjes penale sipas lutjes se shtetit ku është kryer vepra penale apo shteti i cili dëshiron ta
marr përsipër ndjekjen penale është relativisht e shpejte dhe nuk kërkon formalitete te mëdha. Kjo
procedure realizohet nëpërmjet ministrisë se drejtësisë, apo nëse është përcaktuar me marrëveshje
bilaterale realizohet drejtpërdrejte ne mes te organeve te gjyqësisë, ndërsa ne raste urgjente realizohet edhe
nëpërmjet Interpolit.
Burimet juridike ndërkombëtare dhe nacionale ne baze te cilave behet transferi i procedurës penale janë:
konventa evropiane mbi transferimin e procedurës penale e nxjerre ne vitin 1972, përmes se
cilës janë zgjidhur ne mënyrë parimore çështjet kryesore te transferimit te ndjekjes penale. Ne
baze te kësaj konvente janë lidhur një mori kontratash bilaterale midis shteteve me te cilat
rregullohet ky institut.
Qe te mund te behet transferimi i ndjekjes penale, sipas konventës se lartpërmendur duhet te përmbushen
dy kushte te karakterit primar:
a) qe personi i cili transferohet me qellim te ndjekjes penale te ketë vendqëndrim te përhershëm ne
vendin ku transferohet, apo te ketë shtetësinë e atij vendi dhe
b) vepra te konsiderohet si vepër penale ne legjislacionet e te dy vendeve, pra te ekzistoje identiteti i
normave
Krahas konventës evropiane ne konsolidimin dhe masivizimin e institutit te transferimit te ndjekjes
penale ka rendësi te posaçme edhe marrëveshja-model e aprovuar me rezolutën e asamblesë se
përgjithshme te OKB-se.
Transferi i procedurës penale sipas legjislacionit penal te Kosovës-Ndjekja penale e personit te huaj
mund ti transferohet juridiksionit, shtetit te huaj sipas kushteve te reciprocitetit. Pra kusht elementar për
transferimin e ndjekjes penale është qe vepra penale te jete kryer nga personi i huaj ne territorin e
Kosovës dhe qe te ekzistoje reciprociteti, qe edhe shteti ku transferohet i pandehuri te veproje njësojë
ndaj Kosovës. Kusht tjetër i cili duhet te përmbushet është qe kryesi i veprës penale te gjendet ne
territorin e Kosovës dhe se fundi qe te mund te behet transferimi i ndjekjes penale duhet qe kryesi i
veprës penale te jete shtetas i huaj apo person pa shtetësi.
Instituti i transferimit te ndjekjes penale mund te aplikohet edhe ne raste kur vepra penale është kryer
nga i huaji jashtë territorit te Kosovës, por kryesi gjendet ne Kosove, nëse sipas parimit universal te
veprimit te legjislacionit penale, vepra e tille bën pjese ne pushtetin represiv te Kosovës.
Vendimin për dorëzimin e lendes gjate procedurës paraprake e merr kolegji prej tre gjyqtaresh ne baze te
propozimit te prokurorit publik. Transferimi i ndjekjes penale mund te lejohet nga gjykatat tona për
shtetasit e huaj te cilët ne territorin e Kosovës kane kryer vepra penale për te cilët është parapare dënimi
me burgim deri ne 10 vjet, ndërsa për veprat penale kundër sigurisë se trafikut nuk është parapare
kurrfarë kufizimi lidhur me dënimin.
Parimet themelore lidhur me transferimin e procedurës penale-Parimet te cilat duhet te respektohen qe
te mund te behet transferimi i personit te pandehur janë:
a) Vepra penale për te cilën akuzohet i pandehuri duhet te jete ekstradibile. Nga kjo rezulton se
është i përjashtuar, nuk lejohet transferimi apo marrja përsipër e procedues për veprat për te
cilat është i përjashtuar ekstradimi (p.sh veprat politike, ushtarake dhe fiskale).
b) Transferimi mund te behet vetëm ndaj shtetasve te huaj apo personave pa shtetësi.
c) Duhet te ekzistoje identiteti i normave. Përkatësisht vepra për te cilën kërkohet transferimi
duhet te konsiderohet vepër penale si ne shtetin ku gjendet i pandehuri, ashtu edhe ne shtetin ne
te cilin kërkohet te transferohet.
d) Duhet te respektohet parimi i legalitetit. Ky parim lidhur me transferimin do te thotë qe shteti ne
te cilin transferohet i pandehuri mund ta zhvilloje procedurën penale vetëm për vepra penale te
parapara ne legjislacionin e vet.
39.Lajmërimi dhe zhvillimi i idesë për themelimin e gjykatës penale ndërkombëtare pas luftës së Dytë
Botërore
Shfaqjes së idesë për themelimin e gjykatës penale ndërkombëtare më së shumti i kanë kontribuar kryerja e
krimeve të luftës,poashtu aktet ndërkombëtare me të cilat janë përcaktuar rregullat e zhvillimit të luftës;
- Deklarata e Parisit(1856)
- Konventa e Gjenevës për përmisimin e pozitës së të plagosurve të luftës tokësore(1864)
- Deklarata e Petrogradit(1868)
- Deklarata e Brukselit(1874)
Fillimi e një etape të re në avancimin e idesë për themelimin e një gjykate penale ndërkombëtare e
përcaktojnë dy konferenca të Hagës të mbajtura në vitin 1899 dhe 1906
Kësaj ideje i kanë kontribuar edhe kur normat e së drejtës ndërkombëtare u konsoliduan dhe fituan
karakterin supranacional.
Akti i parë juridik-ndërkombëtarë,me të cilën u bënë përpjekje për themelimin e një gjykate penale
ndërkombëtare është Konferenca e Paqes në Versajë(1919).
41. Themelimi i Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë për krimet e kryera në ish territorin e
Jugosllavisë. Kur është themeluar,kush e ka themeluar dhe cilat janë kompetencat e saj
Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë për krimet e kryera në ish territorin e Jugosllavisë u formua me 22
shkurt të vitit 1993 nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kjo gjykatë u formua si rezultat i
luftës në territorin e ish Jugosllavisë me kompetencë ti gjykojë të gjitha krimet në territorin e këtij vendi,pa
marrë parasysh të cilës përkatësi janë.
Duhet theksuar se Tribunali i Hagës është gjykatë a d hoc.është gjykatë e themeluar vetëm për gjykimin e
krimeve në territorin e ish Jugosllavisë së mëparshme dhe pasi të përfundoj këtë gjykim edhe kjo gjykatë do
të pushoj së vepruari.
Themelimi i Tribunalit të Hagës për gjykimin e kriminelëve të luftës në territorin e ish Jugosllavisë paraqet
një kualitet të ri në drejtim të zhvillimit të së drejtës penale ndërkombëtare, si e drejtë supranacionale. Ky
kualitet dhe dimension i ri shihet veçmas nga fakti se përderisa Gjykata Penale Ndërkombëtare në
Nurenberg dhe Tokio u themelua nga disa fuqi të mëdha (Franca, Anglia, SHBA-të dhe Bashkimi Sovjetik),
Tribunali i Hagës u themelua nga organizata ndërkombëtare më e rëndësishme, Këshilli i Sigurimit të
Kombeve të Bashkuara.
Qershor,2011