Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 42

SELIM SELIMI

PËRSHTYPJET E
VJESHTËS

Botim Privat

Prishtinë
2010
2
Botohet për herë të parë.

Punimi në Mbulesë:

“Shqiptari Tuj Pi Duhan” (1865)


Jean-Léon Gérôme (1824-1904)

E Drejta e Autorit ©

Tana të drejtat janë të rezervueme e të mbrojtuna me ligj.


Me përjashtim të citimeve të shkurta, ky vëllim, ose pjesë të
tij, nuk duhet të riprodhohen në asnji formë pa lejen me
shkrim të autorit ose të mbajtësit të së drejtës së autorit.
Për çdo informacion ju lutemi të drejtoheni në adresën e
emailit: sarmuja@gmail.com

Përshtypjet E Vjeshtës
pp. 42

International Standard Book Number: 1-4243-0874-7


International Standard Book Number: 9-78424-308743

Kosovë
2010

3
PËRMBAJTJA

Zjarri i Vjeshtës
Shiu i Vjeshtës
Ritmi i Vjeshtës
Profeci Vjeshte
Vjeshtë në Prishtinë
Dita e Përhime
Çka Din Vjeshta
Mistika e Vjeshtës
Dielli i Vjeshtës
Kunora e Hanës
Era e Vjeshtës
G’shtenja në Vjeshtë
Kohë e Ndërmjetme
Droja e Hanës
Nata pa Hanë
Përthyemje
Frika e Vjeshtës
Foletë e Shpendve
Vila e Varun
Nata e Pemëve
Vjeshta e Gjarpnit
Krymbi i Vjeshtës
Bardhësia e Borës s’Hershme
Mungesa e Çikës
Rezinjata e Fjalës së Pathanun

4
Parathanie

Thania e Heraklitit të Efesit, të Pakuptueshmit ose


Vajtimtarit të Përjetshëm, se “ujna gjithnji e ma t’reja
ndeshen n’atë njeri qi rrin në t’njejtin lumë” e pëmbledh
bukur mirë thelbin e kësaj përmbledhje por edhe
rrugëtimin tem me ardhë deri këtu. Ashtu si e interpreton
edhe Platoni, kuptimi i ksaj thanie asht se gjithçka
ndryshon, e megjithatë, në dukje gjithçka mbetet e qetë dhe
e njejtë, sepse ma shumë ndryshon e ma shumë mbetet e
njejta gja. Në thelb, uji mbetet ujë e njeriu asht po ai njeri.
Nga nji anë tjetër, e shkuemja duket se asht trajta jonë e
vërtetë dhe e patjetërsueshme; aq edhe e ardhmja asht e
formësueme prej saj. I larguem për shumë kohë prej
letërsisë, edhe prej leximit të saj, këto kohët e fundit e gjeta
vedin tuj pasë kënaqësi me shkrue e me lexue. Nuk ishte
shumë shpërblyese me pa se kisha mbetë po ai njeri në
lumë, por njeriu kur nuk ka fuqi me ndryshue vedin, duhet
me u pajtue me atë që duket e pashmangshme. Rezinjata
bahet virtyti ma i çmuem.
Kështu, jeta e njeriut që jeton jetën e vet por që kurrë
nuk ndeshet dy herë me të njejtën gjendje, e shtyn
gjithkënd, edhe mue, me reflektue. Çka do që ndodh, ne
jemi e mbesim vetvetja e nuk mundemi me ndryshue krejt e
me dalë prej thelbit të natyrës sonë të veçantë. Edhe me
këtë përmbledhje, të shkrueme gjatë vjeshtës së vitit 2010,
e gjeta vedin tuj ju kthye metodave e formave klasike e të
sprovueme e tuj mbetë në rrafshin e nji tematike të
konsiderueme si e tejkalueme apo jashtë modës së kohës.
Por, “gjaja e bukur asht përgjithmonë”, thotë Keats, e asgja
nuk asht e përjetshme dhe e bukur sa natyra e njeriu në të.
Përmbledhja, pra, asht tejet modeste e pa kurrfarë
pretencioziteti artistik. Synimi nuk ka kenë me jetue në
modën e momentit por me ndjekë me rigorozitet disa nga
parimet e arta të shkruemjes së vjershës longue durée, e të

5
respektueme ndër disa tradita të caktueme. Ndër të tjera,
Horaci thotë dikund ‘ut pictura poesia’ d.m.th. si piktura
ashtu asht edhe poezia. Nga ana tjetër, poetët klasikë
kinezë nuk e kanë çmue dikend që nuk ka respektue me
seriozitetin e duhun si formën ashtu edhe përkushtimin
ndaj problematikës shoqnore të kohës së vet. Mbi të gjitha,
filli i vërtetë i poezisë kalon kah rruga e ndjekun prej
poetëve mistikë. Tuj qëmtue ndjenjat e tyne, disa prej tyne,
shumë të dashtun për mue, janë në gjendje me pasqyrue
elemente të spikatun të natyrës njerzore, të vendit e lidhjes
së njeriut me natyrën e me sisteme të caktueme vlerash.
Nuk asht zakon me falenderue njerzit në një
përmbledhje me vjersha, mirëpo ky rast asht krejt i veçantë
e eksperimental. Si shumë të tjerë, edhe autori i kësaj
përmbledhje jeton tejet i mënjanuem prej jetës letrare e
rretheve artistike në trojet amtare. Parimi i deritashëm ka
kenë që nëse nuk je botue në ndonji nga revistat e
specializueme ose nuk je ba pjesë e rretheve të caktuara e
të institucionalizueme, mundësia për me pasë shkëmbime
me specialistët e artistët ka kenë thuejse e papërfillshme.
Megjithatë, nxjerrja e k’tyne vjershave në Facebook
krijoi nji mundësi të rrallë për shkëmbimin e mendimeve, të
analizës së vjershave, e të vlerësimit, shpesh edhe në nivele
sipërore me ato të letërsisë e kritikës së botueme. Komentet
e përgjegjshme, profesionale, e sistematike nga lexues,
specialistë e artistë janë pikërisht ajo çka i ka mungue jetës
artistike. Revolucioni në komunikim ka krijue mundësi të
jashtëzakonshme për me matë vedin, me u përmirësue e me
u ndje pjesë e nji grupi që mirëfilli të stimulon me mendue
artistikisht. Vjersha lind vjershën, poetët krijojnë poetë të
tjerë e komenti tejet i zgjuet si dhe analiza e mençur janë të
pakrahasueshme në vlerë me nji koment të thatë që dikush
mund ta marrin prej redaktorit të nji reviste të caktueme.
Nuk më duket se po e hiperbolizoj kur tham se edhe
pse shkruemja e vjershave asht nji akt personal, shtysa për
me e ba kët’ përmbledhje erdhi nga rrethi i miqve të mi në
Facebook. Janë ata miq të zgjedhun që me komentet,
interpretimet, me vumjen në spikamë të mangësive si dhe
me inkurajimin e vazhdueshëm kanë kenë nji motivues i
jashtëzakonshëm dhe me vlerë të paimagjinueshme për
mue. Prandaj, e ndjej për detyrë që me i falenderue të gjithë

6
ata miq të mi që në mënyrë të natyrshme janë ndi e janë ba
pjesë e procesit të shkruemjes së kësaj përmbledhje.
Do të doja të falenderoja në mënyrë të vecantë miqtë
shkrimtarët, kritikët e artistët si Majlinda Sinani-Lulaj,
Prend Buzhala, Trina Gojani, Valentina Broja Sahin,
Abdullah Konushevci, Adem Gashi, Ridvan Dibra, Vaid
Hyzoti, Lazër Stani, Albina Idrizi, Sabit Rrustemi, Haxhi
Muhaxheri, Brikena Smajli, Romeo Collaku, Shqiptar
Oseku, Eva Hila, Albri Brahusha, Faruk Buzhala, Ukë
Zenel Bucpapaj, Ismail Syla, Mimoza Nduka-Sokoli, Drande
Xhai, Merita Smaja, Xheni Hali, Aqif Hysa, Ledi Stillo Paja,
Anila Bratja, e shumë miq të tjerë në Facebook të cilëve ju
kërkoj ndjesë që nuk po jua përmend emnin. Po ata e dinë
se kush janë dhe unë ju jam shumë mirënjohës të gjithëve.
Edhe pse shumë prej tyne nuk i njoh fare personalisht,
mbështetja e kontributi i tyne ka kenë shtysa e inkurajimi
për me shkrue, bash çka i nevojitet njeriut ma së shumti.
Nuk mundem mos me vue re se ndjehem mirë, por
edhe pak i shqetësuem, që ky botim privat asht edhe libri i
parë, ose ndër të parat përmbledhje me vjersha (unë nuk di
për të tjerë) që botohet si e-book, d.m.th, si libër elektronik
në shqip. Kjo nuk don me thanë se unë kam hekë dorë prej
të drejtave të autorit. Po ashtu, kjo nuk don me thanë se,
nji ditë, libri nuk do të shtypet në letër. Kjo don me thanë
se për sa kohë njerëzit nuk nxjerrin përfitime, janë të lirë
me e shpërnda e me e lexue e përdorë brenda normave.
Prandaj ata që e lexojnë dhe që e pëlqejnë janë të lutun me
e përhapë ndër miq të vet. Ma mirë me e nisë librin në
kompjuterin e të panjohunit se sa me e lanë në dyqan pa u
shitë e tuj pritë komentet e kritikës e të publikut.
Në fund, më duhet me thanë se përdorimi i nji
gegnishteje të lehtë ka kenë i pashmangshëm e erdhi
natyrshëm. Njeriu duhet me shkrue në gjuhën në të cilën
mendon e aq ma shumë ai që shkruen vjersha. Tuj mos
dashtë me cekë në tema e debate lidhun me këtë temë,
kisha thanë se më vjen shumë lehtë e ambël me shkrue në
gegnisht, e në dialektin e folun shkodran, me aq sa e njoh
unë. Po ashtu, kur ka kenë e mundun, jam përpjekë me
përdorë e me respektue normën letrare zyrtare, sidomos
kur më ka ndihmue me formën e strukturën e poezisë.
Gabimet janë tana të mijat e për to kërkoj ndjesë.

7
8
Përshtypjet e Vjeshtës

9
Dashnia s’dihet.
Era e vjeshtës t’fshikë,
E ndjen, kur t’ikë.

10
Përshtypjet e Vjeshtës

PËRSHTYPJE I: ZJARRI I VJESHTËS

Pylli digjet flakë, e retë veç l’shojnë shi.


Bari përdhe jeshil, i njomë si përherë,
Çka me ba me gacat, që tash po shuhen n’njomti
S’din. Gjuhët e flak’ve, kuq e verdh, përzi n’erë,
Shenja e dënimit, t’pemëve t’përdredhuna.
Vjeshta asht nji stinë, e mbytun krejt në lagshti,
Bari i hupun nën kalb’sinat e mbledhuna
Vjeshta digjet flakë e retë veç lshojnë shi
Shtihet veç e ndezun me gjethe të zverdhuna.
E unë, e pemët s’dimë çka me ba n’vetmi.

11
Përshtypjet e Vjeshtës

PËRSHTYPJE II: SHIU I VJESHTËS

Prajshëm bjen shiu i vjeshtës së hershme.

Ndjeshëm, t’ftohtit struket n’thu’.


Sa mos me u kujtue,
Sa mos me e harrue,
Gjethet sa ambël i vret.

Prajshëm bjen shiu i vjeshtës së hershme.

N’dhe flaka e rrejshme mbet.


gjethe të zvjerdhuna,
fletë të ndezuna,
dheu i vjeshtës s’i tret.

Prajshëm bjen shiu i vjeshtës së hershme.

Bart çka s’ka me më njoftë.


mi mpin sytë e mi
ma hup mendjen n’lagshti
sa mos me ndi at’ t’ftohtë.

12
Përshtypjet e Vjeshtës

Prajshëm bjen shiu i vjeshtës së hershme.

E mue s’ma rren mendjen.


N’vjeshtë s’di me shpresue,
Shiun duhet me durue,
Tuj u fikë me gjendjen.

13
Përshtypjet e Vjeshtës

PËRSHTYPJE III: RITMI I VJESHTËS

Zverdhja e gjetheve e shploi bollën jeshile n’nji degë


rrshqitjen e pa ndijshme,
kund gja pa prekë, si n’dhe, as nji gogël.
ngjitjen ndër rrema t’plasun e gjurmimin
foleve të shkretueme
ku s’ka ma shpend të vogël
me e shue untimin e vjeshtës së saj.
E vetmueme.

Ky shi prajshëm bjen e s’po e mërdhitë.

T’ftohtit e ajrit ka me e ndrye thellë n’dhe


në nji vend ngujue, nën barin e zverdhuem
ka me gjallue veç me ngroht’sinë e vet.

Kund pa u prekë,
pa u ngushtue,
e mblue prej kalbsinës së fletve
që dikur e pa vetëdije
e strehuen
tuj shue zogjtë që pemës i dhanë nji fije jete.

14
Përshtypjet e Vjeshtës

Eh, tash asht gjarpën


e si gjarpën e din vazhdimin.

S’po ka, e as lyp ma fillesë.


Kur t’vijë pranvera ka me kenë vetvete,
Me nji lkurë të re ka me rr’shqanue n’vesë.

E unë ndrye n'mendimin, e lypi jetën e re


Gjallimin,
Peng i t’shkuemes,
n’nji t’ardhme pa shpresë.

15
Përshtypjet e Vjeshtës

PËRSHTYPJE IV: PROFECI VJESHTE

Nji ditë, në nji shteg ka me më lanë mendja,


e s’kam me pasë nji kujtim m’u varë, për be,
s’kam me ditë si me fillue nji jetë t’re,
e kurrë ma pak s’ka me më vyejtë rendja,
n’zyrë, ku sendet e dekuna janë gjendja.

Nji ditë, në nji shteg kam me u gjetë askund.


Kam m’u dishrue me pas pasë jetë tjetër,
kam me true ikjen prej dashnisë së vjetër,
e s’kam me pasë dikend me u mbajtë dikund.
Si gjethin n'erë, hija e vetes ka me m’shkund.

16
Përshtypjet e Vjeshtës

PËRSHTYPJE V: VJESHTË NË PRISHTINË

Shi po bjen e l’vorja


ujin s’po e mbledh n’të.
Mblue beton e asfalt
trungu i k’saj peme.
Rranjët kanë dalun,
dregza të nji t’gjalli.

S’di ku gjen ujë jete


Blini i rrug’s teme.

Ktu jam. Për Gërminë


asht kah më merr malli.
Me e shkelë myshkun,
njomtue e n’tokë ra,
l’vore t’plasme me pa,
ferra t’zgjatme gjithkah,
me ecë pa frikë
se mundesh me tretë
mos me mendue shiun,
pemën ku merr jetë.

17
Përshtypjet e Vjeshtës

PËRSHTYPJE VI: DITA E PËRHIME

Dita e përhime asht shprehja e jetës pa dashni.


Retë që s’dahen prej njena-tjetrës janë fytyrat
e shikuesve n’nji sallë t’errtë gjithnji, e veç ngri,
e kush me mend s’po din me i marrë tanë mënyrat
si munden me thanë diçka që ty nuk të vret thellë.

Dita e përhime asht aj shtegu që të çon në askund.


Mungesa e hijeve tona na ban me tret’ drejtimin
gjethet e vjerruna me frymën e thame me i tund
e çikës s’bukur mos me mujtë me ia bajt shikimin
e veç vjeshta din se si me më hupë në nji shpellë.

18
Përshtypjet e Vjeshtës

PËRSHTYPJE VII: ÇKA DIN VJESHTA

sonet

Eh, çka din vjeshta e s’don me e thanë,


ndrye asht atje n’rrezen e kërmezun,
n’bokla kallamoqi hedhë n’nji anë,
n’patat e egra n’livadhin e zverdhun,
që bar lypin, vendin e vet me lanë.
E din çka bahet me za shpendi t’etun
që vjen i afërt, e s’dihet prej ç’anë,
ajo din çka bahet n’vetmi me heshtje,
çka bahet në mend me gjarpnin e fjetun,
me hije veret qi t’ndjek me kureshtje,
e me t’gjetë kurrë ma s’ka me t’gjetun,
me dheun që ngrin pa u ndi nën kambë…
e din pse mendja mbas zemrës ka tretun
ah, çka din vjeshta, e gja s’don me thanë.

19
Përshtypjet e Vjeshtës

PËRSHTYPJE VIII: MISTIKA E VJESHTËS

Vjeshta asht nji pritje, kumbonat s’munden me e dbue


zanet e tingujt te vetja t’thrrasin, e s’dinë me u ndalë.
Molla ende e jeshilueme, e frutat rrudhen me kadalë,
vjeshta asht pritje për nji gjumë, që s’t’len me andrrue.

Askund si n’drunjt’sinë e saj s’mund t’ndjehem vetvete,


rrethue gjithkah me krijesa, që sa e kanë hupë kuptimin,
n’nji botë që pret shterp’sine, e veç druhet për gjallimin
e farnave t’hedhuna, mbshtjellë n’kalbsinën e k’saj jete,

Vjeshta asht pritje, ku s'din kush ma te unë me mbrri,


e dukej se lulet e mollës do t’lul’zojshin n’përjet’si.

20
Përshtypjet e Vjeshtës

PËRSHTYPJE IX: DIELLI I VJESHTËS

Kur je, si asht ky dielli n’vjeshtë,


s’të vyen gja krymbi nën dhe.
Veç lutesh me dhanë pak dritë,
veç lutesh me ngrohë nji shpirt,
e kurrgja, kurrgja ma thjeshtë
se kalbsinat nuk din me i nxe.

Dielli i vjeshtës e din se asht hija


e t’dekunit që lyp të tijën jetë.
E ashtu, as nuk din me lëvizë,
medet, as nuk din ku me u nisë,
pandjeshem shkelë n’ato mirija
veç din se ku ka me u tretë.

Dielli i vjeshtës asht rob i lidhun


i ksaj kohe krejt t’pashpresë,
i çikës që s’din ku i dhemb,
i kohës që s’pyet për shpend,
e as për njerëz kaq t’çoroditun,
gjethin e thamë s’und e ndezë.

21
Përshtypjet e Vjeshtës

PËRSHTYPJE X: KUNORA E HANËS

Diçka i thanë pemës s’re


kur gjethet erës ia lanë
e era i lshoj përdhe,
sikur nji hyjnie i banë
Blatim.

Hana, edhe ne,


me to jemi e mënjanë.

Diçka desht me kumtue


pylli me kët t’zhdeshun.
Diçka din dheu mblue
që krejt ka heshtun.

Droja e pemës s’asht


tuj pyetë ma për sytë
e gjarpnit që therin n’asht.

Sheh retë hapërda e yjtë


kunorën e hanës ngri.

22
Përshtypjet e Vjeshtës

Në palc t’ftohtit ka hy.


Pema s’don me folë me njeri.

E hana,
e pajetë rr’shqet ndër sy.

23
Përshtypjet e Vjeshtës

PËRSHTYPJE XI: ERA E VJESHTËS

Nji gjeth era s'po e gjen, me rrzue ma përdhe,


Rrmyeshëm ajo fryn, po tash s’din ma se pse.

Lmimi i deg’ve qullun, fuqinë që të shklyn


Tret. Shpendët atje ngulun, era që s’pran, i ndyn,

Me pluhun t’lagështitun, që vjen si ndër mote


njomtue thellë me dhimbjen, e nanës t’k’saj bote.

Nji gjeth ma nuk e gjen, m’e tretë era kund


Tanë kalbun e përdhe, ma era s’und i shkund.

Tash gjethet e kalbsueme, m’u shkri lypin me dhe


Duen me dhanë jetë, çka asht e huej për ne.

Fryn era e k’saj vjeshtë, e tjetër s’din me ba


… kur era s’gjen ma gjeth, veç lyp nji shpirt me tha.

24
Përshtypjet e Vjeshtës

PËRSHTYPJE XII: G’SHTENJA NË VJESHTË

Me e shplue t’fshehtën e vjeshtës duhet me ecë n’shtegun,


mblue me gjethet e g’shtenjave që ende ruejnë njollë
ramjet e shiut t’ nji mbramje t’kalueme. Me e prekun,
premjen në gjethin e zvjerdhun e vragët, nji vijë e hollë.

Me e shplue t’fshehtën e pakapshme t’k’saj vjeshte,


betejën që sa asht mbyllë duhet me e marrë me mend.
Gjethet e mbetuna varë janë maja të thyeme heshte
që s’mund e ndalin nji rreze, e tash nuk zanë ma vend.

Me e shplue t’fshehtën e qetësise së vjeshtës përrreth


fitoren e humbjen e dikujt në dhe duhet me e gjetë.
Qielli i kulluet shihet e rrezet ma s’thyhen. E për gjeth
g’shtenja nuk jeton, në shark ndryn jeshilen e vërtetë.

25
Përshtypjet e Vjeshtës

PËRSHTYPJE XIII: KOHË E NDËRMJETME

Vjeshta asht nji botë e shtrime n’ujë,


universi i kurrkundit,
koha
kur qielli vyen veç me spërkatë
cipën e pellgut t’qetë.

Vjeshta asht nji botë që dridhet n’ujë,


nji fllanzë që pin
e trand qiellin,
si Zoti ma i fundit.

Vjeshta asht nji botë që shuhet n’ujë,


koha kur yjet bahen t’ujshëm
e hupin në valën e lehtë.

Vjeshta asht nji univers pritje,


ku çka ndodh s’asht përreth.
kohë e ndërmjetme, shi i ndymë
e midis shiut e borës,
vjeshta asht brymë.

26
Përshtypjet e Vjeshtës

Vjeshta asht jeta që hupet,


hana që dridhet në pellg
kur bjen sall nji gjeth
nji botë që s’asht,
s’mundet me kenë,
e prapë t’len pa frymë.

27
Përshtypjet e Vjeshtës

PËRSHTYPJE XIV: DROJA E HANËS

Droja e hanës
me prekë pemët e zhveshuna
e ka rranjën
te prekja
e pyllit t’djegun zhari.

Dritë e pajetë
u pat ba
n’trungjet e rreshkuna
copa kristali.

Tash n’vjeshtë
kalon andej pari
sy mbyllë.

E lumtun asht
kur retë e denduna
e lajnë n’paqe,
ia shuejne dyshimet e pandame
se n’dhimbjen e dikujt
duhet me u ndalue pak.

28
Përshtypjet e Vjeshtës

Hana ka kaq frikë


me u cekë n’fojletën e thame
Hana veç ka droje
se po i rrjedh kaq shumë gjak,

E cergë e qelqtë ka me mbetë,


n’te e shpërbame.

29
Përshtypjet e Vjeshtës

PËRSHTYPJE XV: NATA PA HANË

Nata pa hanë asht ankthi prej shpirtit tand i derdhun


t’mbështjell dheu, e retë e fryma bahen pelena gjithkah.
Jetë ma s’din se si me pasë kur shqisat s’vyejnë kurrgja
botën e pafund ma në syte s’mundesh me e mbledhun.

Natën pa hanë edhe sytë e gjarpnit t’untë lshojnë dritë.


Çka retë duen me ba, duhesh me e lexue n’erën e ftohtë,
çka pemët lypin, preket n’gjethin e kalbun e t’ngrohtë,
e krejt pa shpresë mbetesh n’duert e rrezes ma t’mpitë.

Nata pa hanë vdes veç kur pandalshëm e shtrue bjen shi,


e vjeshta nuk asht ma qeniet që munden me lshue nji za,
kur nën qulljen e kullimin e ujit njitrajtësohet gjithçka,
e bahesh i vetdijshëm se me ndryshue vedin nuk ke fuqi.

30
Përshtypjet e Vjeshtës

PËRSHTYPJE XVI: PËRTHYEMJE

Çka i jep jetë kaltrimit t’kulluem asht nji shpend,


fajkoni i untuem që zogjtë me tutë i mbushë
strukjen e tyne dikton n’rremat e kapërthyem
që gjuetjen s’duen me ja mund’sue, e në fushë,
gjarpni e ndjen shpërfilljen e dritës, i ndryem
asht në nevojën me gjallue.

Vjeshta u kthye në kohën me i ndenjë larg vetes.

Dashnia e të tjerëve nuk t’ban as me mendue,


Vuejtja e t’pakthyeshmes gjykon për ty.
Pemët duken t’gatshme me u pre për trena,
dheu luen lojën e të dekunit,
e ngri i ruen farnat e jetës.
Gjithkush mbledhet në vedi, tkurret e heshtë.

As qielli s’din me kenë vetvete kët vjeshtë.


E unë veç due me ikë, me ikë prej t’vërtetës.

31
Përshtypjet e Vjeshtës

PËRSHTYPJE XVII: FRIKA E VJESHTËS

Sonet

Vjeshta ka frikë me dashtë vedin deri n’fund,


nuk din ku duhet me u dorzue pa shpresë,
a ka nje rrugë kthimi, pa kërkue ndjesë,
s’don me kenë stinë e lmume që gjethet tund
zhveshun prej jetës e kuptimit si gur zalli.
Vjeshta dron me i ikë vedit deri në fund
e lirshëm bahet rrjedhë prroni n’at shpat mali.
Asht çka duen qëniet që vijnë prej gjithkund
marrin jetë, ujin bajnë dritë e shkumë.
Vjeshta dron se i ikë vetja duersh në fund,
gjarpnin që flen mshehë me kujdes dikund, prore,
nji shpend t’vetmuem n’nji qiell të kthjellët e gjen
me pikë uji botën e fjetun përmbys kthen
s’don me dit’ kufijt e dorzimeve njerzore.

32
Përshtypjet e Vjeshtës

PËRSHTYPJE XVIII: FOLETË E SHPENDVE

Asnji shpend s’po kthehet ma


n’ foletë e deridjeshme.
Prej larg shihen,
t’pamblueme me gjethe, n’degët e nderuna,
rremat e pemës që s’panë diell
i gzohen dritës e vjeshtës së hershme.

Shkul rremash e thuprash


me nji sqep e me baltën t’enduna,
foletë e shpendve janë
të dukshme për të tanë.
për gjarpnin që s’und njitet atje
pse gjaku gati i ka ngri,
për qiellin që me ujin e akulluem
borën s’mundet me shkri,
për diellin që e përshkon tej e matanë
për t’ftohtit,
mjegullën që n’fijet e kalbuna t’barit loton.
Pema lyp me i kallzue dimnit që po vjen,
si vjeshtës që po shkon,
se as ai për gjithmonë s’mundet me kenë.

33
Përshtypjet e Vjeshtës

PËRSHTYPJE XIX: VILA E VARUN

Varë në pjergull si lotët e nji t’veje pa shpresë


që s’din çka me ba me jetën e vet,
tash asht e lirë me ra përdhe e me plasë.

Vila e rrushit mbledh pluhun e vesë.


Shiu s’don me e dlirë.
Era s'don me e cekë.
Breshni s’din si me e kallë.

Langu i shprazet përmbi rrasë


gjithkah zgjatet diçka me e prekë.

Nën strall,
gjarpni asht ndrye në birën e vet.
Vila e varun i kujton kotësinë e k’saj jetë.
Msue me gjuejtë tuj ndjekë gjakun e nxehtë
për te,
vila e rrushit t’thamë asht toka e shkretë.

34
Përshtypjet e Vjeshtës

PËRSHTYPJE XX: NATA E PEMËVE

Nata asht lodhë me të zezën e vet, e lypë veç dritë,


dora e saj e shtrime, ngri n’skajet e zgjimit t’mpitë.
Pema asht nji tufë hejesh, akulli që nata e ka stisë,
e n’lbyrjen e agimit, me mbledhë dritën që harlisë,
n’pafundsinë e nji qielli që kurrgja s’din me rritë.
Shprishja e dritës s’din si me e mshehë at shterpsi
t’kaltrimit t’kulluet ku nuk endet ma as nji shpend,
tash veç shteg me shkelë rrezet, qielli s’pret ma kend.
E pemët veç digjen, e n’terr do të jenë shkrumb i zi
nata edhe kët herë ka me mbetë vetëm e pa dritë
nata asht koha kur pemët kanë me dhanë shpirt.

35
Përshtypjet e Vjeshtës

PËRSHTYPJE XXI: VJESHTA E GJARPNIT

Bolla e shpisë së shembun s’und kthehet ma n’at tra,


n’at anë t’oxhakut me u mbledhë, në shkamb me hypë,
me sytë e mbyllun pa mendue se kush mundet me e pa.

Tash asht gjarpën, si të tanë, kryet duhet me ja shtypë,


ata qe do ta zanë, dikund, n’nji arë pranvere tuj kositë,
kur në barin e njomë, birën e minit ajo do t’jetë tuj lypë,

Eh, kush e ka durimin mbinjerzor me i lexue gjarpijtë?


Çka thonë njollat jeshile s'kanë me ditë me i zbërthye.
E n’pranverën që vjen nji l’kurë të re ajo ka me e rritë.

Ngri këtë vjeshtë n’përgjumjen stinore, s’don me përlye


t’shkuemen deri kur t’duhet edhe nji herë me u zvarritë
e kujtimet e prekjes njerzore pa mdyshje ka me i shlye.

36
Përshtypjet e Vjeshtës

PËRSHTYPJE XXII: KRYMBI I VJESHTËS

Çka vjeshta ju ka thanë atyne gjymtyrëve mshehtas,


që s’prajn tuj cytë at vallen e dashnisë n’sytë e mi?
Atë dridhjen e shpërvjeljen e flokve t’zes, kaq lehtas,
që m’lidhin shtatin e m’shuejnë zanin përgjithnji?
Atë çka ato dijnë e unë skam me mujtë me e msue,
çka ato dijnë e pse duhet kaq me e dishrue s’di.
Çka ato s’duen me thanë e unë s’due me e dëgjue!
Ah, zemra jeme asht gjeth i shtrimë e lmue n’dishrim
Pemën me e braktisë e në mëndafsh me u shndrrue
n’dashninë e flutrës me u dhanë, me shpresue n’afsh,
kaq asht mundsia e atyne që me njerzit s’gjejnë gzim.
Pllangë gjethit t’kalbun n’vjeshtë ka me u ba n’at rrafsh
me drojen që ndoshta kurrgja në dhe s’ka me i mbetë,
me shpresën boshe se dheu ndjenjën s’din me e tretë.
N’heshtje, nji krymb ka m’e përtypë deri n’pambarim.

37
Përshtypjet e Vjeshtës

PËRSHTYPJE XXIII: BARDHËSIA E BORËS S’HERSHME

haikku

kamba e mpime
untisë së ujkut n’shpat
vetminë ja ndjen

dora e shtrime
ngrin nën borën e thatë
e zogu ma s’vjen

shqisa e ngime
në t’bardhën e pamatë
gjarpnin s’e gjen

me ty n’mendime
kurr ma me u ba natë
dheu s'po e len.

38
Përshtypjet e Vjeshtës

PËRSHTYPJE XXIV: MUNGESA E ÇIKËS

Mbramë, kaq m’ka mungue çika,


gja s’ndjeva der’sa ra errsina.
Vjeshta jeme si ajo s’ka tjetër,
e as vetë se di si prej saj ika
kur prej saj gzohen kur vika,
edhe gjethet, tashma kalbsina.

Mbramë si ra nata, ma e gjata,


iku hana, terrina qe i din të tana,
veç shtihet si plakë… (e panafakë),
nuk më ka trazue me hyllësi
me erë, me pika... e as me flakë
që ka me m’djegë n’përjetësi.

Mbramë nata asht kenë nji ketër


krejt i bardhë, nyje m’nyje
t’pemës veç kceu, tuj i ikë frika
prej gjarpnit që tash shtye n'dhe
s’don me u marrë me vete
as me ne, as me dheun që s’din pse
duhet me durue njiksi lloj jete.

39
Përshtypjet e Vjeshtës

Mbramë jam ndie brenda kaq grrye,


sa nji diell t’ndezun e kisha ndrye,
e mandej do hapsina të pafund për dritë
kishin gjetë vend gjithkah me rr’shqitë
zemrën teme pa e përlye.

Mbramë, që se pata çikën as ndër mend,


m’asht dukë vedi bosh, e kisha vend,
me strehue nji natë botën e gjithkend.

40
Përshtypjet e Vjeshtës

PËRSHTYPJE XXV: REZINJATA E FJALËS T’ PATHANUN

Tanë të pathanunat e mshehta kur flasim me duer,


e heshtja që zgjasim drojnë, s’cekin vendimin e thjeshtë,
si shikimi që s’don me ra në sytë e gjarpnit t’untë
që nxirret përdhuni me nji shkop nga bira në mur.

Qëmtimi i ndjenjës fillon te rezinjata e k’saj vjeshtë,


te hupja e përjetshme e gjetheve, e përhimja gjithkah,
kur jeta e vërtetë asht nji botë që mundet me u shkundë
…tërmete brenda nesh që s’merren vesh e bien papra.

E pathanuna e mshehtë zgjon ndjesi që s’di ku me i ndry


si avullin e gjetheve të kalbuna e erën e tyne në fushë,
tym due me u djegë e me mbrri aty ku s’mundet me u hy
me ngrohtësi t’andrrueme e t’mungueme me u mbushë,

E pathanuna asht vec fjollat e borës mbi zjarrin e shuem


asht avulli që shkrihet me tym e s’dihet cili asht ma aty
çka e bani ditën të bukur ishte nji heshtje që ju gzuem.
plaga që s’shihet, s’asht për t’tjeret, e ska si me ra në sy.

41
15 Euro
42

You might also like