Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 4

DIAKONIE TRAINING CENTER

DIAKONIE KOSOVA

Të dashur shokë,

ju përshëndesim të gjithë ngrohtësisht nga Kosova verore.

Që nga 03.06. e kemi qeverinë e dytë brenda 6 muajve. "Koalicioni i Shpresës", siç u quajt këtu, që është rrëzuar
nga deputet me votë mosbesimi me 25 Mars. Iniciativa erdhi nga ish ambasadori amerikan në Gjermani, Grenell,
i cili pati një ndikim të madh në Presidentin Hashim Thaçi. Presidentit amerikan i duhej një sukses i politikës së
jashtme për fushatën e tij zgjedhore. Një shkëmbim territoresh midis Serbisë dhe Kosovës sipas tij do të hapte
rrugën për njohjen e Kosovës nga Serbia. Mitrovica e Veriut dhe komunat në veri do të vinin në Serbi, lugina e
Preshevës me Bujanoc do ti bashkoheshin Kosovës. Politikanët evropianë, përfshirë Angelika Merkel, ishin kundër
shkëmbimit të territoreve, pasi ky propozim synonte të krijonte zona etnikisht të pastra.

Ndikimi i fortë amerikan në politikën e vendit në Kosovë dhe Evropë nuk është vetëm i mirëpritur.

Përsëri përmes ndërmjetësimit të ish-ambasadorit më 27 qershor ishte e planifikuar një bisedë njëmjet
presidentëve kosovarë dhe serbë e cila do të zhvillohej në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Presidenti kosovar
ishte duke u bërë gati për të shkuar atje, kur mësoi se gjykata speciale në Hagë e kishte akuzuar atë për krime
kundër njerëzimit, krime lufte dhe tortura. Kështu që papritur udhëtimi u anulua. Hashim Thaçi ishte i gatshëm të
japë dorëheqje vetëm nëse një gjyqtar nga gjykata speciale konfirmon aktakuzën.

Kriza e Covid19 (pandemia) e ka goditur shumë vendin. Në fillim të krizës në Mars/Prill, numri i infeksioneve të
reja ishin shumë të ulëta. Kishte rregulla të rrepta, qytetet ishin izoluar pjesërisht dhe masat u monitoruan nga
policia. Kjo është histori dhe tani masat për të përmirësuar pandeminë janë injoruar kryesisht. Kosova është një
vatër i korona virusit krahas vendeve fqinje. Numri i personave të infektuar po rritet çdo ditë.

Më 07.06. u testova unë së pari pozitiv, pastaj gruaja dhe vajza ime dhe 3 kolegë të tjerë me 8 qershor. Po ashtu
mjeku ynë, Dr. Sami Kurti. Është kerkuar të shkonim në izolim në shtëpi për dy javë e gjysmë. E gjithë Diakonia
dhe të gjitha shërbimet duhej të mbylleshin për 2 javë. "Pozitivët" u kontrolluan deri në tre herë në ditë nga policia
për të parë nëse ata po i respektonin rregullat e izolimit. Të gjithë kemi marrë një mbështetje të ngrohtë dhe të
mirë dhe shumë njerëz janë lutur për ne. Me 22 Qershor ne u testuam përsëri dhe u gëzuam shumë që rezultuam
negativ! Një ngarkesë e madhe ra nga supet tona.

Karantimi ishte një sfidë e madhe për fermën tonë me shumë kafshë. Ishte e lehtë të mbyllësh qendrën e trajnimit,
qendra e traumatherapiesë vazhdoi të punonte online. Por për 80 dhi dhe 960 pula nuk mund të kujdesemi online.
Pas shqyrtimit të kujdesshëm, 4 punonjës vendosën të transferohen në fermë për kohën e izolimit. Ne organizuam
shtretër, ushqim dhe kështu puna vazhdoi në mënyrë të rregulluar. 4 kolegët (2 me aftësi të kufizuara) punuan
shumë.

1
Përveç kafshëve tona, aktualisht kemi edhe perime nga sera.
Më 14.07. kemi korrur grurë. Në foto mund ta shihni kolegun
tonë Bekimin në kombaj duke korrur grurin.

Bashkëpunim me Misionin e Brendshëm në Mynih (Inneren


Mission München)

Më 01.09.20, 10 të rinj nga Kosova duhej të fillonin një vit


vullnetar (FSJ) në një nga institucionet e përkujdesjes të të
moshuarve në Misionin e Brendshëm Mynih. Nëse ata janë të
përshtatshëm, ata mund të fillojnë trajnimin si infermier nga
shtatori i vitit 2021. Tani aktualisht nuk ka viza për këtë grup
njerëzish. Së bashku i kemi shkruar ministrit të brendshëm (në
Gjermani). Ndoshta korniza ligjore do të ndryshojë së shpejti.
Korrja e grurit

Qendra e Trajnimit Diakonie

Qendra e Trajnimit është ende e mbyllur. Nuk është e ditur se kur mund të kthehemi në klasë për mësimin e
rregullt. Studentët nga kursi i fundit vijnë çdo ditë dhe pyesin se kur do të perfundohen javët e fundit, rreth 4 javë
kanë mbetur para përfundimit të kursit. Aktualisht po mundohemi të përfundojmë të paktën disa kurse në grupe
të vogla me maska dhe distancë sociale.
Studentët duan të punojnë dhe ju duhen
certifikatat e tyre.

Mësuesit shfrytëzuan kohën për rinovimin


e klasave, rishikimin e materialit mësimor
dhe punuan shumë jashtë. Është ndërtuar
edhe një tarracë prej druri (foto).

Situata ekonomike është përkeqësuar


edhe më shumë. Kompanitë e vogla nuk i
kanë mbijetuar muajve të bllokimit.
Papunësia ishte shumë e lartë para
pandemisë dhe vazhdon të rritet. Kemi
shumë kërkesa për punë çdo javë. Njerzit
na ndalin dhe na pyesin në qytet dhe në
rrugën për një vend punë. Dëshira
(vullneti) për të lënë vendin (Kosovën) për Terraca e re (e ndertuar nga ne)
të punuar në Evropë ose Gjermani vazhdon
të rritet. Anëtarët e pakicave, Romët, Ashkalitë janë veçanërisht të prekur.

Që nga prilli ne kemi ndihmuar familjet me donacione ushqimi (ushqim bazë) me ndihmën e donatorëve dhe
mbështetësve tanë në Gjermani.

2
Integrimi i të kthyerve

Për të kthyerit ishte dhe është ende e vështirë veçanërisht në këtë


kohë, pasi ri-integrimi i tyre dukej të ishte i suksesshëm në një farë
mase, por për shkak të krizës ata tani janë kthyer përsëri larg jetës
normale. Papunësia në rritje, i ka goditur shumë veçanërisht vendet
e thjeshta të punës (siç janë psh. kamarierët, frizerët, etj.).

Ne kemi vazhduar të mbajmë kontakt me të gjithë dhe ndihmuam


ata brenda mundësive.

Qendra psikosociale për terapinë me trauma

Nga 23.03. deri në 07.07. ne vetëm këshilluam dhe trajtuam online. Pako ushqimore për një të kthyer
Në fillim ishte i vështirë ndryshimi edhe për kolegët, por ishte një ndihmë e madhe për pacientët. Që nga 8 korriku
ne ofrojmë përsëri këshilla normale.

Dr. Samiu gjithashtu ndihmoi në të gjitha pyetjet mjekësore derisa u testua pozitiv dhe duhej të qëndronte në
izolim shtepiak për dy javë e gjysëm.

Vitin e kaluar fituam një projekt nga Ministria e Shëndetësisë. Ky ishte një financim i mirë i pjesshëm i qendrës së
traumaterapisë. Kjo ndihmë mungon këtë vit. Në buxhetin e ministrisë kishte të buxhetuar 1 milion për organizatat
joqeveritare (OJQ), por ishte shpenzuar për luftimin e pandemisë. Prandaj jemi ballafaquar me negociata shumë
të vështira me organin përgjegjës në Berlin, pasi këto fonde për financim të pjesshëm mungojnë.

Pacientët që vuajnë nga çrregullimi i stresit post-traumatik, plagët e vjetra u hapen perseri gjatë mbylljes/izolimit.
Këshilla dhe ndihma telefonike ishte një zgjidhje më se e nevojshme për shumë njerëz.

Pamë një rritje të konsiderueshme të dhunës në familje. 3 stacionet policore (Mitrovica, Vushtrri, Skenderaj), me
të cilat ne punojmë ngushtë, informuan të prekurit drejtpërdrejt në ofertat tona të ndihmës. Shumicën e kohës
ata na telefonuan direkt dhe ne ishim në gjendje të ndërhynim shpejt. Ngushtësia hapësinore dhe afërsia gjatë
bllokimit, qendrimi bashkë i familjes 24-orë në javë dhe situata ekonomike përkeqësuan problemin. Rastet e
shumta sillnin terapistët me përvojë në kufijtë e tyre!

Vendi ynë është në një gjendje të vështirë.

Në verën e korrikut/gushtit, dhjetëra mijëra kosovarë erdhën për të vizituar familjet e tyre dhe për të kaluar
pushimet në atdheun e tyre. Sigurisht, ata sjellin shumë para në vend, nga të cilat përfitojnë të gjithë sektorët e
ekonomisë. Kjo është tash deri diku më ndryshe. Ajo kursen kolona të pafundme të makinave (bllokime trafiku),
por gjithashtu nuk ka dasma me 400 ose më shumë mysafirë. Sigurisht, lokalet e kafeneve, restorantet dhe lokalet
e dasmave ankohen. Aty ku nuk ka dasma, nuk nevojiten kuzhinierë dhe kamerierë, nuk ka kameramanë dhe asnjë
grup muzikor apo DJ!

Ne ju falënderojmë për ndihmën tuaj, veçanërisht për gjithë përkrahjen, mesazhet inkurajuese dhe lutjet tuaja.

Bernd Baumgarten Fuad Kasumi

3
Ju mund të transferoni donacionin tuaj në Diakonische Werk të Ev. Kirchenkreise Trier (Qarqet e kishave
protestante në Trier) dhe Simmern-Trarbach gGmbH, dhe më pas do të pranoni faturën e donacionit.

Fjala kyqe:
Kosovë
Detajet e llogarisë:
Sparkasse Trier
BIC: TRISDE55XXX
IBAN: DE36 5855 0130 0090 9136 58

Na vizitoni në faqën tonë të internetit www.diakoniekosova.org

Nxerja e mjaltës

You might also like