Professional Documents
Culture Documents
Orikumi
Orikumi
Orikumi
Historia
Orikumi është një qytet në rrethin e Vlorës , në jug të gjirit të Vlorës. Pranë
tij shtrihet qyteti antik ORIKU i themeluar nga EUBEASIT ne shekullin Vl
p.e.r ne trojet e fisit ilire te amanteve, mbi kodren e njohur me emrin
PALEOKASTER.Permendet nga autoret antik te shekullit te V p.e.r si port i
rendesishem i adriatikut.U shfrytezua nga romaket ne luftrat kunder ilireve
dhe maqedoneve , luajti nje rol te rendesishem ne luftten civile midis Cezarit
dhe Pompeut.Flota maqedonase e Aleksandrit te Madh e pushtoi ne vitin 214
p.e.r ,ne shekullin e lll p.e.r preu monedha me emrin e bashkesive
qytetare.Ne shekullin e ll p.e.r u demtua nga nje termet i rende,u rindertua
dhe fortifikua ne shekujt e V-Vl.Ne kohen bizantine dhe ne mesjete njihet si
nje porte i vogel me emrin “JERIKO”.Ne shekullin e Vll prane tij u ndertua
kisha e Marmiroit.
Fshati DUKAT: Dëshmohet si vendbanim i vjetër ilir që në vitin 220 p.e.r .Në
Dukate është zbuluar një varrezë ilire e mijvjecarit të lll p.e.r .Në vitin 48 të erës së
re Jul Cezari kërkoi ndihmë për të sulmuar Pompeun ,në datën 29 05 1920 u
mbajtë kuvendi i Barcallasë . Fshati TRAGJAS: Shtihet ne rrëzën e malit të
Lungarës mbi burimet e Izvorit.Gjurmë të vendbanimit të lashtë janë gjetur në
kodrën qe quhet Qyteza e Sofës, njihen edhe disa tuma ilire. Rrënojat e disa
ndërtimeve janë të shekullit lV-ll p.e.r .Ky fshatë i njohur me emrat
Tregas,Dragjat,Tregasaj bënte pjesë në qendrat e fortifikuara te gjirit te Vlores ne
antikitet dhe lidhej me Orikumin.Fshati i vjetër që ndodhet në nje kodër të lartë në
perëndim të Tragjasit të sotëm u shkatërrua nga vërshimet osmane të kohës.U
popullua në shekullin e XVl ,ku përmendet dhe kalaja e Gjon BOCARIT. Fshati
RRADHIMË : Është i vendosur në shpatin perëndimor të malit të Lungarës ,
permendet si vendbanim i lashtë që në shekullin e lll – ll p.e.r , për rritjen e derrave
,prodhimin e verës, rritjen e agrumeve dhe ullirit.
Gjeografia
Pozicioni gjeografik Sipas vendndodhjes ne Gjirin e Vlores, zona ne studim
shtrihet ne gjatesine gjeografike lindore 19° 29’ 02", gjeresine gjeografike 40° 28’
02’’ dhe gjatesine gjeografike perendimore 19° 16’ 00’’. Relievi i zones eshte
kryesisht fushor, me kodra te ulta dhe me male me lartesi mesatare nga ana jugore,
ku lartesia maksimale eshte e Malit te Çikes, 2045 m mbi nivelin e detit.
Laguna e Nartës dhe Zvërneci gjenden pak kilometra larg qytetit të Vlorës, në
pjesën veriperëndimore të tij. Pamja e parë mbi to mund tëmerret madje që në
kodrat nga Kriporja deri sa mbërrihet në qytetin e Vlorës përgjatë rrugës që vjen
nga Fieri. Zvërneci, me ishullin e vogël të tij, ndodhen 14 km larg nga Vlora, aty
ku mbaron pylli i Sodës dhe fillon laguna e Nartës. I tërë peisazhi krijon një
ansambël shumë të bukur natyror, me plot kontraste dhe ku gjenden në harmoni
bukuria me qetësinë e këtij vendi. Përveç bukurisë natyrore, interes të veçantë
paraqet për vizitorët Manastiri i Shën Mërisë, i cili ndodhet në ishullin e Zvërnecit
dhe ku mund të shkohet me një urë të ngushtë këmbësorësh prej druri. Manastiri
është një ndërtim tipik bizantin i ndërtuar në shek. X-të pas Krishtit. Ai kishte një
bibliotekë kishtare shumë të pasur. Murgu i fundit nga manastiri është larguar në
vitin 1967, kur në Shqipëri u mbyllën objektet fetare. Për shumë kohë manastiri
qëndroi i mbyllur, u plackit dhe u dogj. Gjatë kohës së komunizmit, ishulli i
Zvërnecit shërbeu si vend internimi për kundërshtarët e sistemit të dhe manastiri si
strehëz e tyre. Pas vitit 1990, manastiri iu rikthye përsëri funksionit të tij fetar. Sot
ai gjendet i rikonstruktuar dhe shumë interesant për tu vizituar. Veçanërisht ditën e
15 gushtit, e cila përkon me ditëlindjen e Shën Mërisë, manastiri dhe gjithë ishulli
është i mbushur me besimtarë dhe vizitorë të shumtë, të cilët kalojnë gjithë natën
në ishull, duke ndezuar zjarre dhe pjekur në hell mishin e bagëtive të asaj zone që
shijon shumë. Por jo vetëm këtë ditë. Gjatë gjithë stinës së verës manastiri nuk
mbetet bosh. Kisha ortodokse ngre aty kampingje për fëmijët që vijnë nga i gjithë
vendi. Jo vetëm Zvërneci me ishullin dhe manastirin e tij, por e gjithë zona me
lagunën dhe detin, përbëjnë një ekosistem shumë interesant dhe tërheqës për
turistët. Me një sipërfaqe prej 41,8 km², laguna e Nartës zë gjithë pjesën veri-
perëndimore të gjirit të Vlorës dhe ndahet nga deti Adriatik me një rrip të ngushtë
toke, i cili përbëhët nga duna aluvionale me gjatësi të përgjithëshme 8 km dhe
gjërësi 100 – 1400 m. Nga që laguna komunikon nëpërmjet dy kanaleve me detin,
uji i saj është i kripur. Kjo ka krijuar mundësinë që rreth 1/3 e lagunës të
shfrytëzohet për nxjerrjen e kripës.
Me interes të vecantë për tu vizituar janë edhe dunat e Nartës. Ato gjenden në
perëndim të lagunës së Nartës, në brezin rënor që ndan lagunën me detin.
Përfaqëson një grup dunash rënore, të formuara nga veprimi i erës. Gjatësia e
brezit me duna arrin disa km, deri në Poro. Kanë lartësi deri në 5 – 6 m e gjerësi
deri 20 – 30 m. Mbi to ka bimësi barishtore, por edhe shkurre kripëdashëse të
vogla. Në një pjesë të tyre rreth 30 vjet më parë janë mbjellë bimë drurore si pishë
dhe akacje. Rritja e tyre dhe gjëndja është e mirë. Dunat kanë vlera shkencore
(gjeomorfologjike), estetike, turistike dhe ekonomike, pasi mbrojnë tokat arë në
lindje të mbulohen me rërën që sjell era nga plazhi etj. Vizitohen duke ndjekur
intinerarin qyteti i Vlorës – Kriporja – bregdeti i Nartës – Hidrovori.
Vendodhja:
Laguna e Nartes eshte vendosur ne zonen Vlore-Myzeqe, ne pjesen jugore
te deltes se Lumit te Vjoses. Ajo perfshin zonen nga Grykederdhja e Vjoses
deri ne Kepin Triport. E gjithe zona prej Grykederdhjes se Vjoses, perfshire
fshatrat Bishan, Novosela, Cerkovina, Panaja, Narta, karakterizohet nga
dominimi i fushes bregdetare aluviale qe shtrihet gjate bregdetit te ulet
ranor.
Pershkrimi i zones:
Laguna e Nartes ka nje siperfaqe ujore rreth 42 km2, prej te ciles 14 km2
perdoren per prodhimin e kripes ne minieren e kripes se Skrofotines.
Thellesia e lagunes shkon nga 0.70 m ne 1.50 m. Ky kompleks, qe eshte
me i madh se vete Laguna e Nartes, perfshin tipe te ndryshme mjedisesh
natyrore si dunat ranore te zhvilluara ne afersi te grykederdhjes se Lumit
Vjosa, pylli Mesdhetar i pishave (Pishe Poro Vlore), shtreter te vjeter
lumenjsh, ligatina te vogla bregdetare, kripore, toke kripore e pakultivuar
dhe toke bujqesore ne lindje te zones.
Hidro-gjeomorfologjia:
Mjedisi ligatinor:
Pyjet e kesaj zone jane mbjelle rreth 30-40 vjet me pare. Llojet dominante
jane Pisha e egër dhe Pishë e butë, ndersa niveli i meposhtem i pyllit
formohet kryesisht nga Mersina, Shqopa e egër, Xina dhe Dëllinja e kuqe.
Bimet barishtore jane shume pak te perfaqesuara. Midis llojeve me te
zakonshme jane Vulpia e tufëzuar, Shpargulli gjethemprehtë, Badhra
verore. I nje interesi te vecante jane speciet endemike si Salepi shqiptar.
Vegjetacioni kripedurues eshte kryesisht i pranishem gjate bregdetit Verior
dhe Veri-Lindor te Lagunes se Nartes dhe ne kufi me grykederdhjen e
Lumit Vjosa. Gjate periudhes se veres zona mbulohet nga vegjetacion
(halofitik) kripedurues i formuar kryesisht nga Atroknemë shkurrëz,
Atroknemë e rimtë, Ambruk, Fshesë e rëndomtë, Kulmak bregdetar, Xunkth
i butë, Marinë e dalmacisë, Marinë e Hampeanit. Ky lloj vegjetacioni
zevendesohet gradualisht nga shoqerime bimore te Kallamishtes, Shavarit
gjethegjërë e Shavarit gjethengushtë gjate brigjeve te lumit, gjoleve me uje
te kripur dhe atyre me uje te embel. Dunat ranore te kesaj zone
perfaqesojne shembujt e vertete te dunave qe haseshin shpesh pergjate
gjithe bregdetit Adriatik Shqiptar. Duke arritur ne disa pjese lartesine deri
ne 4-5 m ato mbulohen nga nje bimesi tipike e dunave ranore te dominuara
nga Amofilë e ranishteve qe i japin fizionomi kesaj bimesie.
Aktiviteti njerezor:
Vlerat kulturore:
Ne kete zone dhe rreth saj gjenden zona te ndryshme historike te tilla si
Ishulli i Zvernecit ne Lagunen e Nartes me Manastirin e Shen Merise shek.
13-14 Pas Krishtit, dhe zona arkeologjike e fshatit te Nartes me ngulimet e
hershme te Aulones (e pa germuar ende) dhe qyteti i Vlores.