Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

FJALË TË URTA PËR ATDHEUN

Atdheu e nana nuk harrohen. TROPOJË


Bijë vendi pikë argjendi. BERAT

Duaje atdhenë si shqiponja folenë. JUG

Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë. KOR

Dy duar për një kokë, koka për atdhenë. KOR

Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendit. JUG

Gjuha bashkon kombin. JUG

Gjuha ruhet atje ku shkruhet. KORÇË

Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj. KOSOVË

Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le. SHKODËR

Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë. SHKODËR

Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë. BERAT

Besë e shqiptarit si purteka e arit. JUG

Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj. JUG

Shqiptari kryet e pren dhe besën s’e then. KOSOVË

Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën. VLORË


FJALË TË URTA PËR SHKOLLËN

Ai që i përkushtohet mësimit çdo ditë e më tepër bëhet më i madh – (Lao Ce)

Ai që nuk ndërron mendje kurrë, ndoshta s'ka fare – (Moravia)

Babai ma mësoi tërë atë që di , fatkeqësisht nuk më mësoi atë që dinte ai .

Biseduesi duhet të ketë kujdes cka flet, në cfarë vendi flet, dhe në cfarë mënyre flet. – (Ciceron)

You might also like