Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 11

HYTBEJA E FITËR BAJRAMIT- POROSIA

Falemnderit Allahut. Atij i falënderohemi dhe nga Ai kërkojmë


ndihmë dhe falje. Atij i strehohemi nga fveset dhe veprat tona të
shëmtuara. Dëshmojmë që vetëm Allahu është Zot dhe që
Muhammedi është robi i Tij dhe i dërguari i Tij. Ai, vërtetë ua dërgoi
botëve që ta sjell lajmin e gëzuar dhe të tërheq vërejtjen, para se të
mbërrij Dita e Gjykimit.

Shpresojmë në mëshirën e Allahut në ditën e parë të shevvalit të vitit


1435. sipas hixhrës.
Esteidhu bil-lah: “Ndërsa ata që i frikohen Zotit të vet – do të sillen te
xheneti në grupe. E kur të arrijnë te ai, - dyert e tij tashmë janë të
hapura, - rojtarët e tij do t’u bërtasin: “Selam, Paqja qoftë me ju! Jeni
të pastruar nga mëkatet! Hyni në xhenet të qëndroni përgjithmonë!”
(Zumer,73)

Vëllezër të dashur në Iman dhe Islam, xhematlinj të nderuar, fëmijë


dhe rini e jona e dashur, sotë është ditë e madhe mubarek, Fitr
Bajram i vitit 1435 sipas hixhrës, respektivisht e viti 2016. Është dita e
parë pas ramazanit, në të cilin kemi përmbushur obligimin
mu’minor, kurorën e të gjitha ibadeteve, dhe gjatë të cilit kemi ndjerë
berekatin e tij në shpirtëra. Ky berekat edhe këtë mengjes është
brenda nesh, nëpër shtëpitë tona, dhe në xhaminë tonë.
Bajrami është petk i agjërimit dhe shehri ramazanit dhe vlera e tij
është e ditur vetëm për Allahun. Shpresojmë më të mirën dhe
shpërblimin që na është premtuar. Tekbiret dhe duatë tona, si dhe
duatë e miliona të vëllezërve dhe motrave tona, mbushin hapësirën
rreth Arshur-r-ahman dhe përgjigjen me jehonën e njejtë: Zot, na fal
dhe ji i mëshirshëm për ne në Ditën e Gjykimit.
Allahu ka bërë që trupi i besimtarit të pushoj në gjumë, pas punës
nga e cila lodhet. Ka bërë që edhe shpirti të gjej prehje për vete në
ibadet. Namazi, zekati, hxhxhi dhe agjërimi janë forma të pushimit të
tij në rrugën drejt shtëpisë së amshueshme dhe të Zotit. Besimtari
gjatë vetmimit të ibadet njëkohësisht sogjon edhe dynjallëkun edhe
Ahiretin, duke kërkuar: “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të
mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (al-
Baqarah, 201)
Muaji i ramazanit ishte rast për rritjen tonë shpirtërore, fuqizim të
raporteve miqësore e xhmatlije. E përcollëm muajin mubarek
Ramazan, ditët e tij të bukura dhe netët e tij aromatike; e përcollëm
muajin e Kur’anit, takvallëkut, sabrit, përpjekjeve, rahmetit,
magfiretit, faljes dhe çlirimit nga dera e zjarrit të xhehnnemit.
Ramazani është medrese e imanit; ramazani është pombë islame e
karburantit ku nëj musliman furnizohet me derivate të cilat do t’i
shërbejnë gjatë tërë muajve vijues! Prandaj vëllezër ta ruajmë atë që e
kemi fituar në ramazan, dhe mos lejojmë të na mashtroj shejtani duke
na ndarë ne nga xhamia, xhemati dhe feja.
Shenjë e pranimit të veprës së mirë të dikujt është ajo që ai njeri
gjendet në hal më të mirë dhe gjendje pas bërejs së veprës së mirë
krahasuar me atë se si ishte më parë. Pra, nëse në mënyrë të duhur
ishim mirënjohës ndaj Allahut xh.sh., pas ramazanit gjendja jonë
duhet të jetë vetëm më e mirë kurrsesi më e keqe.
A jemi bërë të devotshëm? A i kemi zotëruar sabrin, durimin dhe
sfidat kur është fjala për farzet dhe haramet? A e kemi edukuar
vetëvetën në trajnimet e ndryshme të cilat na i ofron muaji i
ramazanit? A jemi bërë kampion botërorë? A kemi luftuar nbë
mënyrë të duhur dhe kemi dalë fitues karshi shpirtit dhe epsheve
tona?
Kur do të ndryshoj njeriu nëse jo në ramazan? Ramazani është
shkollë e ndryshimit në të mirë; ramazani është muaj i progresit
shpirtëror dhe përparimit. Në ramazan ndryshojnë veprat tona,
sjelljet dhe morali ynë, adetet dhe zakonet tona të cilët nuk janë në
harmoni me Sheri’atin dhe fjalët e Allahut xh.sh.: “Allahu nuk e
ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete!”
(El-Ra’ad)
Ramazani ka qenë rast që përmes agjërimit, namazit dhe sadakasë të
pastrojmë shpirtërat tanë, ndërsa me nurin kur’anor t’i shndërisim
zemrat tona. I Lartësuari thotë: “Për shpirtin dhe për Atë që e ka
përsosur, duke ia bërë të njohur atij të keqen e të mirën!
Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë, ndërsa kushdo që e shtyp
atë (me punë të këqija), do të dështojë.” (Esh-Shems, 7-10)
Pejgamberët a.s. ftonin pasuesit e tyre që t’i pastronin zemrat. Musa
a.s. i thotë faraonit: “…dhe thuaji: “A do ta pastrosh veten, dhe të të
udhëzoj te Zoti yt, që t’i frikësohesh?”.” (En-Nazi’at, 18-19)
I Lartësuari për pejgamberin tonë Muhammedin a.s., thotë: “ Është
Ai që u solli të analfabetëve një të Dërguar nga gjiri i tyre, për t’u lexuar
atyre shpalljet e Tij, për t’i pastruar e për t’u mësuar Librin dhe Urtësinë ,
ndonëse ata më parë ishin vërtet në humbje të plotë.“ (El-Xhuma’ 2)
Me pastrimin e shpirtit dhe arritjen e progresit shpirtëror ngritemi në
nivele më të larta dhe i afrohemi kënaqësive të vazhdueshme, sepse
njeriu mund të ngritet deri në nivel të melekut përmes veprave të tij
të mira apo të katandiset në nivel të shtazës duke bërë haram, siç
thotë I Lartësuari: “Ndërsa kush paraqitet tek Ai si besimtar e që ka bërë
vepra të mira, do të ngrihet në shkallë të larta,
në kopshtet e Adnit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Ata do të qëndrojnë aty
përjetësisht. Ky është shpërblimi për atë që është i dëlirë (nga mosbesimi).”
(Ta-ha, 75-76)
Me ibadet e ramazanit kemi pastruar shpirtërat dhe zemrat nga
forma e çdo lloj të keqeje edhe atë duke përfituar njohuri të
dobishme, si dhe duke bërë vepra të mira dhe duke kryer atë që na
obligohet dhe duke iu shmangur asaj që na ndalohet. I Lartësuari
thotë: “Merr nga pasuria e tyre lëmoshë me të cilën t’i pastrosh ata dhe t’ua
rrisësh veprat e mira! Lutu për ta, sepse lutja jote është vërtet qetësim për
ata. Allahu dëgjon dhe di gjithçka.“ (Et-Tevbe, 103) Këktu vërejmë
lidhjen mes dy gjërave: pastërtisë dhe ndriçimit. Vërtetë mëkatet në
zemër janë si dobësitë e dukshme në trup. Trupi kur të pastrohet dhe
shëndoshet nga çdo lloj dobësie dhe sëmundjeje i kthehet fuqia e tij e
natyrshme dhe ai pandalshëm bënë akte kështu që në këtë mënyrë zhvillohet.
Njejtë është edhe me zemrën e cila nëse pastrohet përmes pendimit të
sinqertë nga mëkatet bëhet e pastër dhe e gatshme të bëj mirë sepse
ka eleminuar të këqijat dhe gjërat e shëmtuara dhe asisoj është ulur
në fronin e tij dhe zotëron trupin i cili atëherë i është i dëgjueshëm
ndërsa është e pamundur që zemra të ndriçohet para se të pastrohet.“
(Igasetu-l-Lehfan 1/77.)… përveç atij që vjen me zemër të pastër tek
Allahu!”. (Shura:89)
Transmetohet që hazreti Omeri ka thënë: “Janë katër dete: Epshi
është det i mëkatit – Shpirti që ka tendencë të keqën është det i
epshit. – Vdekja është det i jetës – Varri është det i pendimit.“
Transmetohet që Abdullah ibn Mesudi, r.a. ka thënë: “Katër gjëra e
errësojnë zemrën: Stomaku i plotë me ushqim, për të cilin nuk
shikohet është i lejuar apo ndaluar – Shoqërimi me dhunuesit –
harresa e mëkateve të kaluara dhe shpresimi i kotë.
Në hadith Pejgamberi, a.s, e ka shpjeguar se çka në të vërtetë do të
thotë pastrimi i shpirtit. Ka thënë: “Tek ai që gjenden tri gjëra e ka
shijuar ëmbëlsinë e të besuarit: kush adhuron Allahun e vetëm, ai që
vullnetshëm jep zekat çdo vit nga pasuria e tij, dhe që pastron sh[irtin
e tij.” Dikush kishte pyetur: “Pejgamber i Allahut, e çka do të thotë
pastrim i shpirtit?” U përgjigj: “Që njeriu ta dij që Allahu është
bashkë me të kudo që gjendet.” Kjo do të thotë të posedosh Ihsan,
përveç muslimanit të jesh edhe Muhsin – të jesh i vetëdijshëm për
praninë e Allahut kudo që gjendesh dhe çkado që bën. (Silsila es-
sahiha).
Duke komentuar ajetet e mësipërme, mufesiri i njohur Ibn Kesiri, ka
thënë: “Kjo do të thotë: ia ka daluar ai i cili pastron shpirtin duke iu
përulur Allahut, që e pastron nga ahlaku i keq dhe vetitë e
shëmtuara. Ndërsa këtë e vërteton edhe duaja të cilën e recitonte
shpesh Pejgamberi, a.s.: “Zoti im, shpirtit tim fali devotshmëri dhe
pastroje, ndërsa Ti këtë e bën më së miri, sepse Ti je Zotëruesi i saj
dhe mbrojtësi. Zoti im, të strehohem nga dija që nuk shërben, nga
zeëmra që nuk është e devotshme, nga shpirti i pangopshëm dhe
duaja që nuk pranohet“.
Dhurata më e rëndësishme e ramzanit për besimtarët është shpallja
nga Allahu e Kur’anit Kerim me të cilin duhet të vazhdojmë të
shoqërohemi. “Ne ua shpallim librin ku është lavdia juaj, e pse nuk
mblidhni mendjen”. Veçënarisht duhet ta kemi ndërmend porosinë
dhe thirrjen e shpalljes së parë; Lexo në emrin e Zotit tënd që krijon…
Këtë porosi dhe thirrje duhet ta kenë ndërmend të gjithë muslimanët,
e veçënarisht ne Bošnjaci.
Pasuria dhe fuqia jonë është në mësim dhe shkollim, e jo në gara se
kush do të shkoj në muzikë më të mirë – te cili këngëtar apo disko
klub, sepse të arsimuarit më së shumti mund t’i ndihmojnë vetvetës
dhe popullit të tyre. Dëshiroj që këtë porosi ta dëgjojnë dhe mbajnë
në mend djemtë dhe vajzat tona, sepse duke ndjekur këtë porosi
kur’anore më së miri do t’ia prezantojmë islamin dhe muslimanët
kësaj shoqërie.
Vëllezër të dashur, jemi në ditën e parë të muajit shevval që është
muaj i mirësive të mëdha, muaj i punës dhe përpjekjeve, muaj i sabrit
dhe mëshirës së madhe të Allahut kaloi. Në përfundim të çdo pune
puntori merr pagën e tij. Ata që ishin të zellshëm dhe nuk kishin
kryer vetëm punën e paraparë por kishin punuar edhe orë shtesë
sigurisht që llogaria e tyre tek Allahu do të jetë e madhe. Ata përveç
pagës së rregullt do të marrin edhe Urlaubs Geld. Ata që nuk kanë
punuar në firmën e Allahut nuk do të marrin asgjë, apo ndoshta do të
qortohen apo në ndonjë mënyrë të dënohen. Lum ai që këtë sezon të
të bërit të veprave të mira e ka shfrytëzuar dhe konton e tij të ahiretit
e ka rritur, bdërsa mjer ai që ka punuar keq dhe i cili pas ramazanit
del në minus.
Në ditën e sotme Allahu jep shpërblimet e Tij dhe atyre u gëzohen të
gjithë muslimanët e botës. Mirëpo a do t’i marrin të gjitha ato
shpërblime është çështje e madhe. Shpërblimet që jep Allahu në ditën e
sotme në radhë të parë janë shpirtërore, jo materiale, dhe ato janë më
shumë të botës së përtejme se sa të dynjallëkut. Shpërblimi më i
madh ë mund ta fitojmë nga Allahu në këtë ditë është të dijmë që
Allahu agjërimin tonë e ka pranuar dhe na i ka falur mëkatet. Për
disa fatkeqësisht kjo nuk do të thotë shumë, e disa janë indiferent. Pse
ndodh kështu? Sepse nuk ka iman të vërtetë në Allahun, nuk ka iman
të vërtetë në atë botë, nuk ka iman të vërtetë që veprat tona kanë
peshë tek Allahu dhe që fjalët dhe veprat tona do të peshohen dhe në
bazë të kësaj do të shpërblehemi apo do të ndëshkohemi.
Sot për fat të keq njerëzit kuptojnë vetëm kur është fjala për gjërat
materiale dhe vetëm nëse do të fitojnë ndonjë euro marrin pjesë në
këtë. Apo kur të kontraktohen punët më së shpeshti përdoret
shprehja ‘a ka’ për mua diçka, dhe nëse nuk ka fitim të këtij
dynjallëku ai nuk i hyn asaj pune. Shpërblimi i parë siç thamë është i
botës së përtejme, por edhe përveç kësaj Allahu u jep besimtarëve jetë
të bukur në duynjallëk, ndërsa jobesimtarëve dhe atyre që nuk i
përmbahen rrugës së tij u privohen mirësi të shumta dhe bukuritë që
i gëzojnë besimtarët.
Allahu thotë: “Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke
qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë
sipas veprave më të mira, që ka bërë.” (Sura En-nahl, 97)
Allahu për vepra të këqija dhe mosnënshtrim ndonjëherë dërgon
dënimin menjëherë, ndërsa ndonjëherë e shtynë për botën tjetër,
ndërsa ndonjëherë ajo është në formë të privimit të ni’meteve të
caktuara siç janë ëmbëlsia e namazit, ëmbëlsia e dëgjimit të Kur’anit
apo ëmbëlsia e iftarit apo ëmbëlsia e devotshmërisë. Mjer ai të cilit i
privohet kjo mëshirë.
Kjo ditë do të duhej të ishte ditë e gëzimeve tona që të gëzohemi të
gjithë, ta urojmë njëri tjetrin në sezonin e suksesshëm të bërjes së
veprave të mira.
Shpresoj që ramazanin tjetër do të jemi edhe më të vetëdijshëm për
këtë mëshirë të madhe të Allahut, këtyre shpërblimeve të Allahut dhe
që ramazanin tjetër do ta kalojmë në përultësi ndaj Allahut.
Kalifi i njohur nga dinastia Emevite, Omer ibn Abdul-Aziz një rast
kishte folur për vdkejen, dhe veç tjerash kishte thënë: “Vërtetë
banorët e kaburit nëpër varrezat e tyre pendohen për ato që kanë
lëshuar nga veprat e mira derisa ishin gjallë, dhe vërtetë banorët e
dynjallëkut presin vdekjen dhe pamëshirshëm shkatërrojnë atë për të
cilën të vdekurit pendohen. As të vdekurit nuk mund të kthehen në
dynjallëk për të kompensuar atë që kanë lëshuar, dhe as të gjallët
marrin mësim nga ata që kanë vdekur dhe fati i njejtë i pret.”
Prandaj vëllezër të dashur, të mendojmë për vetëvetën dhe atë që
kemi bërë në muajin e ramazanit, si dhe për atë që kemi lëshuar ta
bëjmë, të marrim mësim dhe të përpiqemi që jetët tona t’i
harmonizojmë me imperativët e fesë sonë të bukur islame.
Vëllezër të dashur, jetojmë në kohë të vështira. Tamazani ishte rast i
shkëlqyeshëm që ne të cilët kemi kushte të kënaqshme për jetë, së
paku gjatë agjërimit të mendojmë se si jetojnë miliona njerëz
gjithandej nëpër botë që nuk e kanë as mirësinë e lirisë, as artikuj
bazë për jetë dinjitoze. Çdo njeri ka dëshirë të jetoj i pavarur nga të
tjerët. Kjo nu kufizohet në përkatësinë racore, nacionale dhe fetare.
Kjo është nevojë njerëzore. Gjithsesi as nevoja për punë nuk është e
kufizuar në origjinë fetare apo kombëtare. Obligimi ynë është të
përkujdesemi për familjen. Muhammedi, a.s., ka thënë: „Kur
muslimani të harxhoj çkado qoftë në familjen e tij, duke shpresuar
shpërblimin tek Allahu, kjo do t’i regjistrohet si sadaka”. (Buhari).
Pikërisht në periudhat e krizës bëhet me dije sa jemi solidar dhe sa
jemi të gatshëm ta dnajmë komoditetin tonë dhe komoditetin e jetës
me ata që kanë nevojë për ndihmë. Është e nevojshme që të
lavdërohet rinia e këtij xhemati e cila është angazhuar dhe ka dhënë
kontributin e saj në themelimin e fondit humanitar Braunau, që
numron tashmë rreth 50 anëtarë. Shtytja juaj le të jetë ajeti Kur’anor:
“…kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e
kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.” (El-
Bekare, 261)
Në hadithin kudsi transmetohet: Zoti i Madhërishëm në Ditën e
gjykimit do të thotë: O njeri! Isha i sëmurë, e ti nuk më vizitove! O
Zoti im! – do të thotë njeriu – si të të vizitoj – i sëmurë kur ti je zot i të
gjithë botëve – nuk mund të jesh i sëmurë?!
- Vallë a nuk dëgjove që filan robi im ishte i sëmurë, dhe ti nuk e
vizitove! Vallë nuk e dije që duke e gvizituar atë, Mua tek ai do t’më
gjeje?!
– O njeri! Unë nga ti kërkova ushqim, e to nuk më ushqeve! Zoti im! –
tha njeriu – Si të të ushqej kur ti je Zot i botëve?!
- Vallë nuk e di – tha Zoti – që një adhurus/rom imi, filani, nga ti ka
kërkuar që ta ushqesh, ndërsa ti nuk e ushqeve. Vallë nuk e di, që po
ta kishe ushqyer atë tek Unë do ta gjeje?!
- O njeri! – tha Zoti – kërkova të më japësh ujë, dhe ti nuk më dhe ujë!
Si të të jap ujë – tha njeriu – kur Ti je Zot i të gjithë botëve?!
- Nga ti ujë ka kërkuar një rom Imi, filani, dhe ti nuk i dhe ujë. E po t’i
kishe dhënë ujë, atë tek unë do ta gjeje!
Prandaj të rinjve, djem e vajza u këshillojmë të bëjnë gara kush do të
kryej fakultet më të mirë dhe do të bëhet anëtar më i dobishëm i
shoqërisë – xhematit dhe të bëj sa më shumë të mira për shoqërinë në
të cilën jetojmë. Kësisoj më së miri do t’i ndihmoj vetëvetës dhe
xhematit dhe shoqërisë.
Në anën tjetër, jemi të pikëlluar kur shohim se si manipulohet me
njerëz të rinj të cilët për shkak të “boshllëkut në identitetin e tyre”
kanë mbetur në margjina të ngjarjeve shoqërore dhe këtë mundohen
ta kompensojnë në mënyrë të gabuar, duke ikur nga rrënjët e veta.
Personave të tillë duhet ndihmuar në kërkim për “identitetin e
humbur”. Ne këtë në xhemat e kuptojmë, mirëpo natyrisht as nuk
kemi potenciale kadrovike as infrastrukturore t’i përgjigjemi të gjitha
sfidave. Personat me identitet të pandërtuar janë të duhur për
manipulim në botën e pasigurive të llojllojshme.
Zoti i Lartësuar ka thënë në Kur’an: “O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju
krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta
njohur njëri tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i
frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë
asgjë nuk është e fshehtë.” (El-Huxhurat, 13)
Është në rregull të njofotohemi me të tjerët dhe të ndryshmen. Por
duhet t’i mësojmë fëmijët që të mos turpërohen nga identiteti i tyre. I
mësoni të integrohen por jo edhe të asimilohen në shoqërinë e huaj.
Për identitetin mësohet në sistemin arsimor, përmes instirucioneve
kulturore, media, bashkësisë fetare etj. Besimtari përultësinë e tij ndaj
Krijuesit e plotëson në bashkësi me besimtarët e tjerë. Ata bashkë
përbëjnë ndërtesën e fuqishme e cila qartë dterminohet si xhema’at.
Kjo bashkësi e bën jetën më të lehtë dhe jep mbështetje në vështirësi
dhe telashe. Ajo ndërtohet, zhvillohet dhe mbrohet; në të investohet
gjatë mirëqenies, që pastaj në të të mund të mbështetemi në
vështirësi. Bashkësia duhet të ketë shtëpi, ku do të banoj dhe të
zhvillohet fryma popullore. Shtëpitë tona të përbashkëta janë
xhamitë. Aty skalitet ajo të cilën ua lëmë atyre që i duam. Atje është
mirazi për fëmijët tanë.
Pejgamberi i islamit ka thënë: “Kush nuk përkujdeset për gjendjen e
muslimanëve nuk është yni.” (Muslimi) Ndërsa nuk përkujdeset
asnjë që nuk është anëtar i kësaj bashkësie. Nuk përkujdeset asnjë
prej tyre që nuk brengoset se si kjo bashkësi institucionale muslimane
mbijeton. Kurrë asnjë bashkësi nuk ka mbijetuar pa gatishmërinë në
flijim e sakrificë. Për xhematin duhet kujdesur, ta duam sinqerisht
dhe ta ndërtojmë.
Edukimi përveç në shtëpi arrihet edhe në xhami. Ndërsa edukimi në
botën tonë nuk mund të merret me mend pa shembullin jetësor të
Muhammedit, alejhisselam që është vulë dhe kurorë dhe i cili u është
dërguar të gjithë botëve si mëshirë e Allahut. Ideali ie tij fetar dhe tik
pajton antagonizmat jetësor, thërret në devotshmëri dhe lojalitet ndaj
bashkësisë.
Vëllezër të dashur, Allahu thotë: “Ne i kemi nderuar bijtë e Ademit.”
(Al-Isra, 70) Përmes këtij ajeti jemi të obliguar të përpiqemi dhe të
bëjmë çdo përpjekje të mundshme kundër shkeljes së dinjitetit
njerëzor, padrejtësive dhe dhunës. Muslimanët në mesjetë ishin të
njohur për luftërat me ata që shkelnin të drejtat e të tjerëve: jetët,
pasurinë, lirinë e bindjeve dhe besimit.
Shtytje për këtë gjenin në fjalët e Allahut: “Luftojini ata derisa të
zhduket mosbesimi dhe deri sa të mbretërojë besimi vetëm për Allahun! Por,
në qoftë se ata heqin dorë nga lufta kundër jush, atëherë s’ka armiqësi,
përveçse kundër keqbërësve.” (Al-Baqarah, 193)
Borxhi ynë ndaj shehidëve dhe familjarëve të tyre nuk mbaron kurrë,
në gëzimet dhe pikëllimet tona duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë
gjithmonë.
Përveç kësaj, gjendja e botës muslimane, këtë ramazan ka lënë plagë
të thella në shpirtërat e të gjithë muslimanëve. Kjo që shohim këtyre
ditëve ka kaluar të gjithë kufijtë e mendjes së shëndoshë dhe moralit
dhe tregon që për dhunuesit dhe zullumçarët hurmeti (shenjtëria)
nuk ka asnjë rëndësi.
Vëllezër të dashur, mos harroni që për Bajram të vizitoni prindërit
tuaj, farefisin dhe fqinjtë. Muhammedi, a.s., ka thënë: “Farefisi është
pjesë e mëshirës së Allahut”. Allahu, xh.sh., në këtë aspekt thotë: -
“…besimtarët janë vëllezër, andaj pajtojini vëllezërit tuaj midis tyre dhe
kijeni frikë Allahun, në mënyrë që ju të mëshiroheni.” (El-Huxhurat, 10)
Muhammedi, a.s., ka thënë: “Pajtimi i dy vetave që kontestohen është
sadaka.” (Ahmed)
Bajrami është ditë e gëzimit, prandaj njeriu falë më lehtë dhe harron
dobësitë.
Ndajeni gëzimin e Bajramit mes vete dhe mos harroni që nesër, në
Ditën e Shehidëve, t’i jepni nderim bijve më të mirë, shehidëve të
atdheut tonë, së paku me recitim të Jasinit etj. Ne këtë çdo vit e bëjmë
duke u bërë hatme atyre heronjve të recituar përmes mukabelës.
Në emrin tim personal si dhe në emër të këshillit të xhematit nga ky
vend i ndershëm në këtë ditë mubarek ju dëshiroj Bajram sherif
mubarek olsun dhe ta kaloni në shëndet dhe rehati në gjirin e atyre
që i doni dhe që ju duan, duke e lutur Allahun për shëndetin tuaj dhe
suksesin në punë dhe jetë!

BAJRAM SHERIF MUBAREK OLSUN! EID MUBAREK!

Zot, kërkojmë udhëzimin Tënd që t’i afrosh zemrat tona, të na


grumbullosh dhe bashkosh dhe të na e kthesh besimin e ndërsjellë!
Të lutemi Zot, të na e fuqizosh besimin, të na frymëzosh me mirësinë
Tënde dhe të na mbrosh nga çdo e keqe!
Zot, na fuqizo në Rrugë të drejtë, na shpëto nga mëkati për të cilin do
të pendohemi në Ditën e Gjykimit, na lehtëso barrët e dynjallëkut, na
furnizo me jetën e njerëzve të ndershëm, na çliro nga e keqja e
njerëzve të këqinj, me mëshirën Tënde i largo baballarët tanë, dhe
nënat tona, dhe vëllezërit tanë, dhe motrat tona nga zjarri, o i
Gjithëdijshëm.
Zot, të lutemi me hurmetin e shehidëve që edhe këto ditë të Bajramit
familjeve tona, farefisit, të njohurve dhe miqëve, nëse janë të sëmurë
t’ua kthesh shëndetin, nëse kanë borxhe t’u ndihmosh t’i kthejnë ato,
nëse janë të pikëlluar t’ua kthesh buzëqeshjen në semër dhe fytyrë,
nëse janë të varfër t’i shpëtosh nga varfëria, nëse janë të përbuzur t’ua
kthesh dinjitetin, nëse u kemi bërë diçka keq të na falin, ndërsa nëse
ata na kanë bërë neve padrejtësi, Zot, na e lehtëso që me hurmetin e
këtyre ditëve mubarek t’ua falim!
Zot i dashur, pranoje agjërimin tonë, si agjërim të agjëruesve të
vërtetë, si namaz të ;utësve të vërtetë. Zot, na zgjo, në këto ditë
mubarek dhe na i fal mëkatet në to. O ti që falë, na ofro në këto ditët
mubarek, te rizallëku Yt, ndërsa nga largo nga zemërimi yt!
Allah i gjithëfuqishëm, në këto ditë mubarek na i hap dyert e
xhehnnetit, ndërsa mbylli dyert e xhehnnemit;
E lus Allahun i cili ndryshon gjendjet t’i përmirësoje gjendjet e
vëllezërve dhe motrave tona, fëmijëve dhe rinisë sonë, ta përmirësoj
gjendjen e ummetit tonë. Allahu ynë na e mundëso që edhe vitin
tjetër ta presim ramazanin dhe ta kalojmë në shëndet e paqe, dhe
mëshirën Tënde ta meritojmë.
O i Gjithëdijshëm na fuqizo me mirësitë Tuaja të Ramazanit, natën
Lejletu-l-kadr, prano dhe bëje kabull agjërimin tonë dhe na i lehtëso
vështirësitë, pranoi pendimet tona, na çliro nga mëkatet dhe na e
lehtëso barrën e dynjallëkut , o Ti, i mëshirshmi! Amin!!!

You might also like