Ders

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

Me emrin e Mëshiruesit, Allahut Mëshirëbërës:- Po filloj!

Kapitulli 1. (Dersi)
Pejgamberi a.s. thoshte: "Më i keqi në mesin e ulemasë është ai që viziton
njerëzit në shtet dhe politikë, ndërsa më i miri mes njerëzve të pushtetit
është ai që viziton ulemanë." Emiri më i mirë është ai i cili vjen në derë të
fakirit", (sufiut), ndërsa "fakiri" (sufiu) më i keq është është ai që shkon në
derë të emirit (sundimtarit, ministrit).
Njerëzit e kishin pranuar këtë traditë në plotëkuptimin e fjalës, duke e
interpretuar në mënyrën vijuese: Ulemasë nuk i kishte hije të vizitonte
sundimtarin, sepse do ët mund ta konsideronin alimin më të keq. Alimi i
tillë nuk është ai të cilin ata e paramendonin: më i keqi në mesin e ulemasë
është ai i cili merr ndihmë nga princërit; autoriteti i tij dhe gjendja varen
nga këta të fundit, psojë është frika të cilën ata ua shkaktojnë. Vallë
mësojnë që princërit (sundimtarët) t’i shpërblejnë, dhurojnë dhe tregojnë
nderime. Vallë për këtë gjë është përsosur; padija e tij është bërë shkencë,
nga frika prej ndëshkimit të sundimtarit, ai gjithmonë është i përulur, dhe
mundohet që t’u pëlqej. Nëse sundimtari viziton një shkencëtar të tillë,
sundimtari është haxhi (pelegrin) ndërsa alimi subjekt i haxhillëkut
(pelegrinazhit), gjithashtu edhe anasjelltas.
Nëse dijetari nuk ka fituar dije për shkak të sundimtarit, por për hir të
Zotit, atëherë veprimet e tij janë për t’u lavdëruar, sepse natyra e tij është e
tillë, dhe sepse ai nuk mund të veproj ndryshe. Ashtu siç peshku nuk
mundet pa ujë, i njejtë është edhe shkencëtari (dijetari), i udhëhequr nga
logjika (mendja, arsyeja), bashkëkohësit e tij ndjejnë devotshmëri para
madhështisë së tij. Bota merr rreze nga drita e tij, me apo pa vetëdije. Kur
një dijetar (shkencëtar) viziton sundimtarin , ai vetëm në shikim të parë
(provizorisht) është haxhi i tij, derisa në të vërtetë, ai është subjekt i
haxhillëkut të sundimtarit. Sepse, atëherë është sundimtari ai që merr
(pranon) dijen, derisa dijetari (alimi) është i vetëmjaftueshëm, sikur dielli
që rrezaton: Ai jep (dhuron), pa dallim, ai shndërron gurët në karneolë dhe
rubinë, kodra pluhuri në miniera bakri, ari, argjendi dhe kromi (hekuri),
tokën e tharë në behar (gjelbrim) të freskët, ndërsa drunjve u jep shumë
frute. Ai dhuron, ofron, ndërsa nuk merr.1 Arabët thonë: "Ne jemi mësuar
të japim, jo të marrim." Kësisoj, dijetari është ai që vizitohet, ndërsa
sundimtari ai që viziton.2
Më erdhi ndërmend ta interpretoj një ajet kur’anor, megjithëse këtu nuk e
ka vendin; ai më ra ndërmend prandaj do ta interpretoj. Allahu i Lartësuar
ka thënë: "O Pejgamber! Thuaju atyre robërve që i keni në duart tuaja, se
posa të vërejë All-llahu ndonjë të mirë (besim të drejtë e të sinqertë) në
zemrat tuaja, Ai ju jep edhe më shumë të mira nga ajo çka është marrë nga
ju, ua falë gabimet, se All-llahu falë pa masë, se është mëshirues i madh."
(Enfal, 70) Ja, pse ky ajet iu shpall Pejgamberit. Pejgamberi a.s. fitonte.
Vriste jobesimtarët dhe merrte plaçkë dhe robër. Mes tyre gjendej edhe
Abassi, daja i tij. Ata tërë natën kishin dënsur e qarë në zinxhirë, nga
pafuqia dhe përbuzja. Kishin humbur çdo shpresë dhe prisnin vetëm
shpatën dhe vdekjen. Pejgamberi a.s. i pa dhe nisi të qeshej.
Ata nisën të flisnin mes vete: “E shikuat, ai ende ka dobësi njerëzore, dhe
mendimi i tij që është çliruar nga ato është i pabazë. Tani në shikon në këta
zinxhirë e pranga, kësisoj të kapur peng, dhe gëzohet. Kështu veprojnë
edhe njerëzit e thjeshtë, kur mposhtin armiqtë e tyre dhe i shohin të
mundur, janë të lumtur dhe gëzohen.
Pejgamberi a.s. e kuptoi çfarë kishin në zemra, prandaj u tha: "Oh jo, nuk
po qesh sepse i shoh armiqtë e mi të mundur dhe fatkeq. Unë jam i lumtur,3
po qesh sepse me syrin tim të brendshëm po shoh një grup njerëzish të

1
Ai jep.
2
Zoti i Lartësuar ka thënë: Mosu u mbështetni në ndërgjegjën tuaj, fuqinë personale dhe forcën. Dijeni që Unë jam
Ai që di, i fuqishëm dhe i fortë, që Unë ju pengoj të kërkoni ndihmë nga të tjerët, të kërkoni ndihmë nga emiri apo
sulltani. Thuani: Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë!" (Kur’an, I.5)
3
Nuk jam i lumtur, por po qesh…
shpëtuar nga zjarri, ferri dhe tymi i zi, të cilët unë i tërheq për zinxhirë e
pranga drejt Xhehnnetit dhe Trëndafilishtës së amshueshme. Po rata
dënesin dhe bërtasin: "Pse na tërheq nga ky vend i rrezikshëm drejt
trëndafilishtës dhe në vend të sigurtë?" Ja, pse qeshem unë. Ju nuk e keni
atë dhunti (talent) e cila do t’ua mundësonte ta shihni këtë. Allahu i
Lartësuar më urdhëron: "U thuaj robërve: si e para, ju keni tubuat ushtri
dhe treguat fuqi të madhe, kishi besim të madh në guximin dhe fuqinë tuaj;
thoshin mes vete: lehtë ia dalim me Muslimanët: do t’i shkatërrojmë dhe
mundim. Ju nuk shihni që sipër jush është dikush më i fuqishëm, dhe nuk
njihni askend i cili do të mund t’ua rrëmbente këtë fitore. Por, planet tuaja
u kthyen kundër jush. Por, në këtë cast kur jeni të frikësuar, ju nuk
pendoheni për gabimet tuaja. Ju jeni të dëshpëruar dhe nuk shihni që sipër
jush është dikush i Fuqishëm. Kur jeni të fuqishëm, ju duhet të më shihni
Mua, ta kuptoni, që jeni të munduar nga Unë, që gjërat t’u jenë më të lehta,
që të frikësuar të mos dëshpëroheni shkaku Im, sepse Unë jam në gjendje të
ju shpëtoj nga frika dhe të ju fal siguri. Ai i cili mund të bëj që nga lopa e
bardhë të dal lopa e zezë, mund të bëj që nga lopa e zezë të dal e bardha. Ai
bën që nata të dal nga dita, e dita nga nata. Ai bën që nga i vdekuri të dal i
gjalli, ndërsa nga i gjalli i vdekuri. Tani kur jeni robër, mos humbisni
shpresën në Mua, që unë do të ju marr për dore, sepse "vetëm jobesimtarët
humbasin shpresën dhe qetësinë që ua fal Zoti".”
Atëherë, Allahu i Lartësuar tha: O robër, nëse braktisni fenë tuaj të vjetër
dhe nëse më shihni sin ë frikë sin ë shpresë, dhe nëse në të gjitha situatat e
konsideroni vetën të nënshtruar ndaj Meje, Unë do të jushpëtoj nga frika,
dhe të gjitha të mirat që u janë rrëmbyer e shkatërruar, do t’u kthehen: do
t’u kthej dyfish, do t’ju fal, do ta unifikoj për ju lumturinë e ëksaj dhe botës
tjetër
Abbasi tha: "Unë pendohem dhe heqë dorë nga ajo që isha në të kaluarën."
Pejgamberi a.s. iu përgjigj: "Allahu i Lartësuar kërkon dëshmi për këtë për
këtë qëllim tëndin."

"Është lehtë të thuash se dashuron,


Por duhet ofruar prova."

Abbasi u përgjigj: “në emër të Allahut, çfarë prove kërkon?' Pejgamberi a.s.
tha: "Nga pasuritë që të mbeten jep shpërblim për ushtarët islam, që të
bëhen të fuqishme, nëse vërtetë je musliman dhe nëse ia do të mirën
Islamit.”
Ai u përgjigj: "O Pejgamber i Allahut, çfarë më mbetet? Gjithçka më kanë
marrë, as hasër nuk më lanë."
Pejgamberi a.s. i tha: "E sheh, ti nuk je i sinqertë dhe nuk ke hequr dorë nga
ajo që ishe më parë. Vallë unë duhet të të them se çfarë pasurish posedon,
kujt ia ke lënë të t’i ruaj, ku gjenden dhe ku i ke groposur.” - "Na ruaj Zot.
(Tha Abbasi).
Pejgamberi tha: "Vallë, nuk ia ke lënë nënës tënde atë sasi.4 A nuk i ke
fshehur të gjitha në atë mur, dhe a nuk i ke lënë amanet me kujdes të gjitha,
duke thënë: Nëse kthehem, do të m’i kthesh, e nëse nuk kthehem do t’i
shpenzosh për atë apo këtë qëllim, atë sasi do t’ia japësh atij personi, e këtë
sasi do tam bash për vete."
Pasi Abbasi dëgjoi këto, ngriti gishtin dhe u transformua vërtetë, dhe tha:
"O Pejgamber i Allahut! Kam besuar që ke mëshirën qiellore (thjeshtë fat),
sikur paraardhësit tuaj, sikur sundimtarët Haman, Sheddad (Nemrud) e të
tjerët. Por, pas ii the këto, unë jam i sigurtë që ajo mëshirë vjen nga bota
tjetër, që është hyjnore, që është e dhënë nga Rabbi."

4
Nëna e Fazlit.
Pejgamberi a.s. u përgjigj: "Kësaj here e the të vërtetën, e ndjeva se si u
këput peji i dyshimit 5 në zemrën tënde, sepse unë e kam një vesh të
fshehur në fund të shpirtit. Sa herë që dikush e këput atë pej të dyshimit,
idhujtarisë dhe mosbesimit, unë e dëgjoj. E vërtetë është, ti je bërë i
sinqertë, ti je besimtar (ke fe)."
Mësuesi6 e shpjegoi këtë: "j apse ia thashë këtë emir Pervanit: Para së
gjithash, je bërë prijës i muslimanëve duke thënë. I përkushtohem i tëri, me
mendjen dhe mendimet e mia, jetës (qëndrueshmërisë, jetëgjatësisë) së
Islamit dhe rritjes së numrit të muslimanëve, që Islami të jetë i
amshueshëm." Por, ti je mbështetur vetëm në mendimin tënd: ti nuk e ke
parë Zotin, dhe as nu k eke ditur që gjithçka vjen nga Zoti, dhe atëherë
Allahu i Lartësuar i ka transformuar po ato mjete deh ato përpjekje në
shkaqe të dobësimit të Islamit. Tani, fytyrën tënde e kthen kah Allahu. Kjo
është kohë e frikës. Jep lëmoshë, që Zoti të të shpëtoj nga kjo gjendje e
vështirë. Mos humb shpresën në Zotin, qoftë edhe nëse të ka çliruar nga
sensibiliteti (ndjeshmëria) ndaj mëkatit; ti ke menduar që ajo ndjeshmëri
vjen nga vetë ti, prandaj ke rënë në mëkat; tani as në këtë mëkat nuk duhet
humbur shpresën: iu lut Zotit, Ai mund ta ndryshoj këtë gjendje të mëkatit
në gjendje të përultësisë dhe të të falë pendimin. Ai ëështë në gjendje të të
jap mjete ta rritësh fuqinë e Islamit, që edhe vetë të bëhesh fuqi e Islamit.
Mos u dëshpëro, sepse "vetëm jobesimtarët humbin shpresën në qetësinë e
dhënë nga Zoti"."
Doja që Emir Pervana ta kuptoj, të jap lëmoshë dhe t’i lutet Zotit, pasi që
nga pozita të larta kishte rënë në gjendje shumë të ulët; dhe që, bile edhe në
atë gjendje, të shpresoj ën Zotin. I Lartësuari është i Urtë, Ai tregon gjëra të
bukura; por, nën ato pamje të bukura ka gjëra të shëmtuara, ashtu që njeriu
bëht i kotë dhe thotë: "Unë mendoj mirë, unë veproj mirë, gjithçka që më

5
Shirk (idhujtari).
6
Hz. Mevlana
ndodh është e mirë."7 Po sikur të ishte gjithçka që ndodh ashtu siç duket,
Pejgamberi a.s., i shpërblyer me vision të gjallë, qartë dhe shkëlqyes, nuk
do të thoshte: "O Zot, m’i trego gjërat ashtu siç vërtetë janë." Ti tregon
bukurinë, porn ë realitet ajo është shëmti; ti disda gjëra i tregon sit ë
shëmtuara, ndërsa në të vërtetë ato janë të bukura. Na trego gjithçka ashtu
siç është, të mos biem në grackë dhe përjetësisht të jemi të humbur.
Gjykimi juaj, po qoftë edhe i drejtë, nuk do të jetë më i mirë se i Pejgamberit
a.s. Ai fliste kështu. Prandaj, ti nuk guxon të mbështetesh në idetë tuaja dhe
mendimet. Lute Zotin dhe ia kij frikën Atij.
Ky ishte qëllimi im. Ndërsa ai (emir Pervana) e zbatoi këtëstil dhe këtë
interpretim në planet personale, me dëshirën e sinqertë, duke thënë: "Në
këtë çast, ne dërgojmë ushtrinë. Nuk duhet të mbështetemi në atë, po
qofshim edhe të mundur, qoftë edhe në frikë e pafuqi, nuk duhet humbur
shpresën në Zotin." Ai i zbatoi në jetë këto fjalë në realizimin e qëllimeve të
tij. Ky ishte qëllimi im.

7
Dhe le ta recitoj këtë lutje:”O Zoti im, m’i zgjidh të gjitha vështirësitë e mia - Hiqe ndryshkun nga pasqyra e
zemrës sime. Ki mëshirë për mua dhe më mëshiro me mëshirën Tënde – M’i trego gjërat ashtu siç janë.”

You might also like