Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Shejhane Hidajet hanëme – Valide sultan (1937.-2020.

Ohër, Maqedoni

Disa njerëz mjafton t’i takojmë një herë në jetë dhe që afërsinë e tyre ya
ndjeni pastaj gjatë, gjatë pas ndarjes. Ishte nder i madh ta takoje dhe njihje
rahmetli shehjhane Hidajet hanëmen. Ishte gruaja e shejh Abdulkadir
efendiut i cili ishte shejh i asitanes (tekisë kryesore) të rendit halvetie hajat
në Ohër. Ishte nëna e shehzade Eroll efendiut.

Shejhana Hidajet hanëme ishte thesar i trashëgimisë së tekisë. Rrëfente


shumë ngjarje që kishin ndodhur në teki. Njihte islamin dhe tesavvufin,
sepse i kishte mësuar me mendje dhe zemër. Ishte lindur në vitin 1937. në
Ohër si Sllavka. Si 19 vjeçare kishte punuar në ambulantë ku e kishte
vërejtur burri i saj i ardhëshëm, shejh Abdulkadir efendiu. I kishte ofruar
martesë, por kishte një kusht.

- Më tha, nëse pranon të bëhesh muslimane, nuk do të ketë problem, po


nuk deshe secili rrugës së vetë.

Sllavka e pranoi islamin me zemrën e saj të pastër. Vjehrrës, rahmetli


shejhane Sherafetë hanëmes vendimi që biri i saj të martohej me Sllavkën
nuk i kishte pëlqyer aspak. Tre muaj të tërë kishte refuzuar ta pranonte si
nusen e djalit të saj.

Të rinjtë jetonin si qiraxhinj, për shkak të refuzimit të vjehrrës që të


pranonte martesën e tyre. Atëherë, befas në orën dy pas mesnatës, në derën
e qiraxhinjve të çiftit të sapomartuar trokiti vjehrra, shejhane Sherafetja e
cila ishte në përcjellje të pesë-gjashtë dervishëve.

- Vjehrrës i kishte ardhur në rujë hz. Pir Mehmed Hajati i cili i kishte thënë:
"Ne e kemi pranuar Sllavkën te ne, e ti Sherafete hanëm ende nuk e ke
pranuar! Duhet ta pranosh! E kemi pagëzuar Hidajete." Vjehrra na tregonte
se herën e parë nuk e kishte pranuar porosinë e rastin e rujës së parë. I ishte
dukur e pamundur që ai ishte isharet i hz. Pirit. Së shpejti po atë natë më
rujëm tjetër, sërish i erdhi hz. Piri me pyetjen, "Sherafete hanëm, vallë ti e
konsideron vetën më të madhe se unë? Ne e kemi pranuar Sllavkën. Ajo po
na sjell edhe një dhuratë."

- E në atë kohë unë tashmë isha shtatëzënë me djalin e parë.

Që atëherë, shejhane Hidajet hanëme kishte jetuar në harmoni me shjhane


Sherafete hanëmen nga e cila kishte mësuar shumë për islamin, tesavvufin,
usulet e tekisë dhe adabet. Fliste gjuhën turke. Ky shpirtë i mrekullueshëm
dhe i sinqertë iu kthye Zotit të saj më 18.02.2020. El fatiha!

You might also like