Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 6

Tema e hytbes: Rëndësia e anëtarësisë dhe pagimit të saj në

Bashkësinë Islame

Falënderimi i përket Allahut. Qoftë madhëruar Allahu që i krijon


njerëzit të pafuqishëm dhe të dobët, dhe mandej pas dobësisë i jep
fuqi, mandej në pleqëri sërish i bën të dobët dhe pafuqishëm. Atij i
përket çdo falënderim dhe Ai qoftë i adhuruar. Ai hap dyert e faljes
dhe te/bes atij që i kërkon falje. Dëshmoj që nuk ka Zot tjetër përveç
Allahut. Atë të cilin Allahu do ta udhëzoj në rrugë të vërtetë, Ai atij ia
zgjeron gjoksin dhe zemrën e tij e udhëzon. Dhe dëshmoj që
pejgamberi ynë MUhammedi është i Dërguar i Zotit dhe robi i Tij.
Salavati dhe selamet qofshin me të, familjen e tij, as’habët e tij dhe ata
që i pasojnë deri në Ditë të Gjykimit.

Xhemat i nderuar,

Allahu i Lartësuar na ka krijuar të ndryshëm. Secili nga ne ka planet e


tij, shprehitë, synimet, dëshirat dhe përfundimisht qëllimin në jetë.
Nuk na interesojnë gjërat e njejta në jetë. Disa nga ne e pëlqejnë
sportin dhe janë anëtarë të grupeve sportive. Disa dëshirojnë që
fëmijët e tyre të jenë sportistë dhe i anëtarësojnë në shoqëri dhe klube
sportive. Disa më shumë pëlqejnë shkencat shoqërore, gjuhët e huaja
apo artet dhe kohën e lirë të tyre dhe paratë i investojnë në edukim
shtesë në atë drejtim. Të gjitha këto janë pozitive, të dëshirueshme
dhe të dobishme. Të gjitha aktivitetet e numruara janë pjesë e jetës,
por edhe çështje e përzgjedhjes së lirë. Besimtarit i nevojitet
dynjallëku. Allahu i Lartësuar ia ka dhënë të drejtën e shfrytëzimit të
të mirave të dynjallëkut, dhe besimtari duhet t’i kushtoj rëndësi jetës
së dynjallëkut. Ndërsa zoti i lartësuar thotë: „… duke mos harruar
pjesën tënde në këtë botë “. (El-Kasas, 77) Mirëpo, bsimtari vërtetë do të
duhej që më shumë të mendoj dhe investoj në ahiret se sa në
dynjallëk, sepse Allahu xh.sh., thotë: „… ndonëse jeta tjetër është më e
mirë dhe e amshuar.“ (El-'Ala,17)
Allahu, xh.sh., në Kur’ani Kerim na porositë: „Faltoret e Allahut i
vizitojnë dhe i mirëmbajnë vetëm ata që besojnë Allahun dhe Ditën e
Fundit, që falin namazin dhe japin zeqatin e që nuk i frikësohen askujt,
përveç Allahut. Sigurisht që këta janë në rrugë të drejtë “. (Et-Tevbe, 18)
Xhamia më lehtë ndërtohet ndërsa më vështirë mbahet. Sa është e
rëndësishme që xhamitë të jenë të gjera, të pastra dhe të ngrohta edhe
më e rëndësishme është që xhamitë të jenë plot me xhematlij, që
nëpër xhami të mbahen aktivitete të cilat do të tërheqin numër sa më
të madh xhematlijsh e veçënarisht të të rinjve dhe fëmijëve.
Në rastet më të shpeshta aktivitetet dhe programet e saj Bashkësia
Islame i financon nga të ardhurat prej anëtarësisë.

Pse duhet të jemi anëtarë të Bashkësisë islame?

Argument ii parë dhe më i rnëdësishëm janë fjalët e Allahutë të


Lartësuar: “Ata që shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të Allahut, i
shëmbëllejnë atij që mbjell një kokërr nga e cila dalin shtatë kallinj, ku secili
kalli ka nga njëqind kokrra. Allahu ia shton (shpërblimin) edhe më tepër kujt
të dëshirojë; Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm.“ (El-
Bekare, 261)
Fjalët e Pejgamberit, a.s., dhe jeta na shtyjnë të jemi ndihmës aktiv
dhe fuqizues të xhematit tonë, bashkëisë dhe aktiviteteve të saj.
Pejgamberi i Allahut, Muhammedi, s.a.v.s., ka thënë: ''Ai i cili nuk
ndihmon bashkësinë e muslimanëve ai nuk na përket neve (ummetit,
bashkësisë së muslimanëve).''
Pejgamberi, a.s., gjithashtu ka thënë: 'Kush nuk përkujdeset për
nevojat e përgjithshme të muslimanëve ai nuk na përket neve.'' 
Duke iu falënderuar anëtarësisë në Bshkësinë Islame kemi xhematet e
gjalla, imamë të arsimuar, xhami të pastra dhe të ngrohta, xhami që
janë orientime për jetët tona, të cilat na tregojnë se ku gjendet shtëpia
jonë dhe prej nga jemi, xhami të cilat dëshmojnë ekzistencën tonë
shumëshekullore, nga minaret e të cilave pesë herë gjatë ditës thirret
ezan.
Nga mjetet të cilat grumbullohen përmes anëtarësisë së Bashkëisë
Islame organizohet e tërë jeta fetare e cila manifestohet me pesë vakte
në më shumë se 30 xhami dhe mesxhide, mësime mektebi në 43 prej
tyre, për më shumë se 2000 nxënës, të cilët çdo ditë para imamëve të
tyre mësojnë për bukuritë e islamit dhe atë me të cilën nga obligon
Allahu i Lartësuar, që nesër të jemi më të fuqishëm, më të
vetëdijshëm, më të gatshëm dhe më besnik ndaj fesë dhe bashkësisë
së cilës i përkasim. Mandej përmes organizimit të katedrave,
tribunave, ligjëratave, promovimit të librave, Shkollës së Kur’anit për
fëmijë, Shkollës së Islamit për xhematlij, hallkave të Kur’anit, kurse
falas të Sufarës, gjuhëve të huaja, matematikës, informatikës si dhe
aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe humanitare.
Anëtarësia Bashkësisë Islame, si dhe çdo anëtari të saj, mundëson
paraqitjen institucionale të fesë sonë të lartësuar. Anëtarësia, nuk
është, siç mendojnë disa fatkeqësisht, investim në vdekjen,
përkundrazi, ajo ka shumë aspekte të tjera të mirëbërëjes dhe
efikasitetit. Ajo është investim në jetën, si atë të dynjallëkut, ashtu
edhe atë të ahiretit, atë jetën e vërtetë. Përmes anëtarësisë në
Bashkësinë Islame e fuqziojmë vetëvetën dhe Bashkësinë tonë në
dynjallëk, ndërsa për ahiret vetëvetës ia sigurojmë të mirën e
përjetshme.
Ti hedhim poshtë stereotipet që ekzistojnë për anëtarësinë. Deri më
tani shumë kanë menduar që këtë e bëjmë vetëm shkaku i vdekjes
dhe xhenazes, që ta fitojmë të drejtën të na falet xhenazja.
Të mendojmë për anëtarësinë dhe anëtarësimin në Bashkësinë Islame
në mënyrën që ai është kontributi ynë për organizim më të mirë dhe
funkcionim të Bashkësisë anëtarë të së cilës jemi. Sepse, kjo vërtetë
është kontributi ynë vjetor ndaj Bashkësisë së cilës i përkasim, por
është e rëndësishme që të gjithë ta kuptojmë ashtu, ta përjetojmë dhe
ta kryehmë obligimin.
Mexhlisi i Bashkësisë Islame të Tuzllës përfshin 28 xhemate, më
shumë se 15 000 familje të anëtarësuara. Organet e Mexhlisit janë
Kuvendi dhe Këshilli ekzekutiv. Këshilli Ekzekutiv i Mexhlisit sjell
aktet e nevojshme normative nga kompetencat e Mexhlisit, pra edhe
ato që ndërlidhen me anëtarësinë dhe anëtarësimin në Mexhlisin e
Bashkësisë Islame të Tuzllës. Me statut rregullohen: mënyra dhe
kushtet e fitimit të statusit të anëtarit, anëtarësia, mënyra e pagimit të
anëtarësisë, të drejtat e anëtarëve, humbja e statusit të anëtarit dhe
çështjet e tjera që ndërlidhen me anëtarësim në Mexhlis të Bashkësisë
islame Tuzëll.
Këshilli Ekzekutiv në mbledhjen e tij të mbajtur më 27. 12. 2013. mori
vendim edhe për lartësinë e anëtarësisë. Me këtë vendim lartësia e
anëtarësisë vjetore u caktua të jetë 89 KM për një vit apo 7,45 KM në
muaj. Mirëpo, anëtari mund ta paguaj anëtarësinë edhe në shumë më
të vogël. Anëtarësia me çmim të ulët ofron të drejtën e lirimit deri në
50% në shërbimet e rregullta fetare dhe të drejtën në shërbimet me
përmbajtje fetare të xhenazëz me kalimin e 10 viteve nga anëtarësimi,
respektivisht çdo vit nga 5% lirim. Është e rëndësishme të theksohet
që anëtarësia paguhet çdo vit që të mbahet status ii anëtarit,
pavarësisht nga fitimi i mëhershëm i shkallës së lehtësimit.
Status ii anëtarit të Mexhlisit të Bashkësisë Islame fitohet me
paraqitjen në evidencë të anëtarëve dhe pagimin shumës së detyruar,
të paraparë. Anëtari i cili nuk paguan anëtarësinë në vitin e
ardhshëm, deri më 31. mars të vitit që vjen, e humb statusin e
anëtarit.
Me një qasje të tillë anëtarësimit dhe anëtarësisë Mexhlisi i Bashkësisë
Islame Tuzëll dëshiron që të gjithë muslimanët, xhematlijve dhe
xhematlijkeve t’ua jap rastin të marrin pjesë dhe të ndihmojnë në
realizimin e jetës fetare, të marrin pjesë në punën e Bashkësisë Islame,
organizimin e programeve fetare dhe kulturore, të zgjidhen në
organet më të larta të Bashkësisë Islame si dhe me anëtarësinë e tyre
vetvetës dhe Bashkësisë Islame t’ia lehtësojnë dhe t’u shmangen
çfarëdo shpenzimeve kur është fjala për xhenaze.

Vëllezër dhe motra në fe,

Nëse nuk organizohemi si Bashkësi në mënyrën më të mirë të


mundshme të tjerët këtë nuk do ta bëjnë për ne. Brenga për xhenazen
nuk mundet plotësisht ta kompenzoj pakujdesinë tonë dhe
mosinteresimin ndaj obligimeve fetare gjatë jetës së dynjallëkut, dhe
as mosinteresimin tonë ndaj Bashkësisë së cilës i prkasim dhe nag e
cila kërkojmë të na jetë në dispozicion. Ndihma e jonë dhënë
Bashkësisë është investim në vetëvetën, në familjen dhe ardhmërinë e
saj.
Vendet muslimane këtë çështje e kanë zgjidhur në nivel të shtetteve
dhe kanë themeluar ministri të cilat merren dhe mbështesin këto
aktivitete. Fatkeqësisht realiteti ynë është ndryshe. Ne mbështetje të
tillë shtetërore nuk kemi, dhe të gjithë ne, muslimanët, jemi minsitria
jonë e cila mbështet punën e Bashkësisë Islame.
Shteti duke nacionalizuar pronat e vakëfit, pa kompensim, e ka
dobësuar Bashkësinë Islame, ndërsa ky dobësim vazhdon me
shtyrjen e restituimit, respektivisht kthimit të pasurisë së konfiskuar
pa të drejtë nga Bashkësia Islame.
Në momentin që ndryshojnë rrethanat, kur Bashkësisë Islame
tërësisht t’i kthehen vakëfet që ia janë rrëmbyer, e që Bashkësisë
Islame do të mund t’ia siguronin punën normale në të gjitha
segmented e misionit që ka ajo, nga ai moment Bashkësia Islame do
të mund të ndihmoj me tërë kapacitete e saj anëtarët e vetë dhe të
gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë, ndërsa edhe anëtarësia në
Bashkësinë Islame do të fitoj qartë kuptim dhe funkcion tjetër.
Ju ftoj të gjithëve që raportin tuaj ndaj Bashkësisë sonë Islame ta
shqyrtoni. Të mendojmë se a e kemi plotësuar tërësisht obligimin
tonë ndaj Bashkësisë Islame së cilës i përkasim dhe në të cilën
mbështetemi gjatë tërë jetës sonë? A i shërbejmë BAshkësisë dhe
muslimanëve apo për Bashkësinë na bie ndërmend vetëm kur të
kemi nevojë?
Kemi profesione të ndryshme, dëshira dhe qëllime, por që të gjithë
kemi një dëshirë kur është fjala për ahiretin. E dëshirojmë shpëtimin,
shpërblimin e Allahut, e dëshirojmë Xhehnnetin. Që të arrijmë deri
në Xhehnnet, islami nuk kërkon të heqim dorë nga dynjallëku, por
kërkon që nga dynjallëku të investojmë në ahiret. Anëtarësia në
Bashkësinë Islame është investim i tillë.
Zot i Lartësuar, na ndihmo të kuptojmë që përkujdesja ndaj xhamisë
dhe xhematit, për Bshkësinë dhe muslimanët është përkujdesje për
vetë ne dhe që ajo është vepër së cilës do t’i gëzohemi në ahiret.
Allahu ynë, kërkojmë më të mirën që kërkohet, lutemi për duanë më
të mirë, për suksesin më të mirë, për veprën më të mirë, për
shpërblimin më të mirë, për jetën më të mirë dhe vdekjen më të mirë.
NA fuqizo dhe peshoje peshorën e veprave tona të mira. Na e fuqizo
besimin dhe lartësoi shkallët tona. Na i prano namazet tona dhe na if
al mëkatet. Na i fal derexhet më të mëdha në Xhehnnet. Allahu ynë,
të lutemi për të mirat fillestare dhe të fundit, të mirën e përgjithshme,
fillimin dhe fundin e tij, formën dhe esencën e tij, dhe na if al shkallët
më të larta në Xhehnnet.
Allahu ynë, na e fal më të mirën me të cilën vijmë, më të mirën që
punojmë, më të mirën që bëjmë, më të mirën që fshehim, më të mirën
që shfaqim dhe shkallët më të larta në Xhehnnet.
Zoti ynë, na fal ne dhe prindërit tanë dhe të gjithë besimtarët në ditën
kur do të jepen llogaritë! Zoti ynë, na fal grave dhe fëmijëve tanë
gëzim dhe bëj që të ndershmit të na marrin shembull neve. Amin.

You might also like