Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 36

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

LËNDA: EKONOMETRI III

TEMA: FAKTORËT QË NDIKOJNË NË ÇMININ E VETURAVE

– KONTEKSTI I KOSOVËS

Mentor: Punoi:

Dr.Albulena Xhelili Qëndrim Rekaliu

Prishtinë, 2017
1
Përmbajtja:

1. Abstraki.............................................................................................................3

2. Hyrje..................................................................................................................4

3. Objektivi, defini i problemit, pyetjet................................................................5

4. Modeli teorik dhe rishikimi i literatures...........................................................7

5. Baza e të dhënave.............................................................................................8

6. Specifikimi dhe vlerësimi i modelit..................................................................9

6.1. Statistika përshkruese.................................................................................9

6.2. Sum...........................................................................................................10

6.3. Histogrami.................................................................................................11

6.4. Scattergram...............................................................................................15

6.5. Korrelacioni...............................................................................................17

7. Specifikimi i modelit ekonometrik të teorisë..................................................18

7.1. Fe testi (OLS vs. FE)...............................................................................19

7.2. Modeli Breusch and Pagan.......................................................................19

7.3. Modeli Hausman Fe Re............................................................................20

7.4. Modeli i regresionit...................................................................................21

8. Përfundimi dhe rekomandimet........................................................................25

9. Literatura e përdorur.......................................................................................27

10. Appendix........................................................................................................28

2
Abstrakt

Në këtë punim të titulluar “Faktorët që ndikojnë në çmimin e veturave – konteksti i Kosovës” ne do të

mundohemi të tregojmë dhe analizojmë lidhjen që ekziston në mes variablës së varur, që në rastin tonë

kemi çmimin e veturave dhe atyre të pavarura që janë akciza, me një theks më të veçantë e pastaj TVSH-ja

dhe taksa mbi vleren e veturës.Me termin akcizë nënkuptojmë një taksë të veçantë e cila zakonishtëështë

shumë e lartë dhe që i ngarkohet disa produkteve të caktuara si duhanit, alkoolit e gjithashtu edhe

veturave.TVSH-ja paraqet tatimin mbi vleren e shtuar, e cila në Kosovë për vetura është 18%, ndërsa taksa

mbi vlerën e vetures paraqet pagesën prej 10% të vlerës së vetures e cila përllogaritet në bazë të një

katalogu të veturave që posedon dogana jonë. Përfshirja e akcizës, TVSH-sëdhe taksës prej 10% në

çminin e veturave bënë që çmimi për veturë të rritet. Këtë rritje të çmimit të influencuar nga ndikimi i

këtyre faktorëve ne do t’a shqyrëtojmë në punimin tonë në vazhdim.

3
Hyrje

Në punimin tonë ne fillimisht do të shohim se në ç’masë këta faktorë si akciza, tatimi mbi vlerën e shtuar

(TVSH-ja) dhe taksa mbi vlerën e vetures, të cilëve ne u referohemi si variabla të pavarura, do të jenë

influencues apo edhe përcaktues të çmimit final të veturës ose çmimit me të cilin vetura plasohet në treg.

Në terma ekonometrik mund të themi se ne duam të dijmësa kanë ndikim variablat e pavarura në variablën

e varur. Së këndejmi do të analizojmë edhe ndryshimet në çmime mes vendeve të ndryshme të rajonit dhe

të Evropës. Do të kemi paraqitje tabelare të cilat na e bëjnë më atraktiv punimin e gjithashtu edhe më të

kapshëm dhe kështu shumë më lehtë do të arrijmë në konkluzione të ndryshme rreth asaj se çfarë në të

vërtetë po ndodhë në tregun tonë të veturave. Para së gjithash e dimë që ne si Kosovë nuk e kemi të

zhvilluar industrinë e prodhimit të veturave, fakt ky i cili na bënë që plotesishtë të fokusohemi vetëm në

tregun e veturave në aspektin e shitblerjes.

4
Objektivi

Këtë punim e kemi nisur me qëllim që të analizojmë dhe kuptojmë në detaje arsyen e vendosjes së

çmimit të caktuar për veturë të caktuar.Objektivi kryesor i këtij studimi është të arrijmë të kuptojmë

pse çmimi i një produkti identik paska mundësi që të varijojënë mes vendeve të ndryshme. Për të

analizuar sa më saktë gjithë filozofinë e ekzistimit të dallimeve të tilla, ne kemi grumbulluar të

dhëna për çmimin e një veture familjare Passat 2017. Kështu që përgjatë këtij punimi ne do të

njihemi me të gjithë ata faktorë të cilët në një mënyrë apo një tjetër kanë ndikim në çmimin e

veturave.

Definimi i problemit

Problemi kryesor i studimit tonë i atribuohet kryesishtë diferencës së madhe në çmim të veturave në

vendet e rajonit dhe Evropes krahas Kosovës. Nëse krahasojmë çmimin në Kosovëtë një veture

tipike familjare vërejmë se ajo kushton mjaftueshëm më shtrenjtë se sa në vendet e tjera, andaj ky

çmim aq i lartë në vendin tonë paraqitet si problem i cili kërkon një hulumtim më të thellë të cilin

besoj se do të arrij t’a realizoj përgjatë këtij punimi.

5
Pyetjet

Përse çmimi i veturave në Kosovëështë shumë i lartë?

A duhet që politika të ndërhyjë për vendosur një çmim më të përafërt me vendet e rajonit dhe

Evropës?

Cili është ndikimi i MSA-së në tregun e veturave?

Hipoteza: Kosova megjithëse ka çmim të lartë për vetura, shumë shpejtë në kuadër të tentimeve për

integrime evropiane do t’i përafrojë si politikat ekonomike ashtu edhe çmimet me tregun e

Bashkimit Evropian, që d.m.th se çmimet do të bien sidomos për veturat e reja.

Kontributet: Qeveria e Kosovës çdo herëështë përqafuese e ligjeve dhe rregulloreve të reja të cilan

ose dalin nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim apo edhe si rekomandim nga Bashkimi

Evropian, dhe së këndejmi secilen herë po zbatohen praktika të ndryshme që i’a mundësojnë

qytetarit që të blejë veturë me çmim më të përballuëshëm. P.sh me ligjin e ri për import të veturave

ndalohet zhdoganimi i veturave më të vjetra se 10 vite, ndërsa për ato më të reja akciza zvogëlohet

ose hjeket fare1. Aspekt me rëndsi për të potencuar është edhe zhvillimi i aplikacionit llogaritës nga

Dogana e Kosovës dhe instituti GAP, ku tashmë mund të dijmë me saktësi sa do të jetë çmimi final i

veturës që dëshirojmë të importojmë.2

https://mpb.rks-gov.net/DocumentsShpalljet/Regjistrimi_i_automjeteve.pdf
2

http://veturat.institutigap.org/kalkulator.html
6
Modeli teorik dhe rishikimi i literatures

Vendet e Ballkanit në përgjithsi dhe veçanarisht Kosova dallohen për çmime të larta të veturave,

qofshin ato të reja apo edhe më të vjetra. Edhe pse vendet e Ballkanit kanë çmime të përafërta mes

vete, ekziston një dallim i cili vie si shkak i ndikimit të faktorëve të cilët i kemi në shqyrtim.

Vërejmë që Shqipëria ka çmime më të ulta të veturave, shkaku i akcizës së ulët.Kosova ka një

akcizë shumë të lartë e cila bënë që çmimi për vetura tek ne të jetë më i dalluar, por megjithatë

viteve të fundit vërejmë një rënie të lehtë në çmimin e veturave. 3Maqedonia poashtu ka çmime më

të lira, shkaku i akcizës së ulët, përderisa Kroacia mban çmime të larta shkaku i TVSH-së prej 25%.

Vendet e Evropës kryesishtë kanë çmime të njejta por me disa dallime që vijnë nga përqindja e

TVSH-së apo edhe nga akciza në disa raste. Më së miri me çmimet e veturave qëndron Gjermania,

shtet ky i cili ka të zhvilluar mjaftë industrinë e veturave, ku edhe modeli i veturës që ne e kemi

marrë për analizë në punimin tonë, është prodhim gjerman. Pastaj vendet tjera si Franca e Belgjika

afërishtë nuk kanë dallime të mëdha me Gjermaninë, dallimet elementare në çmime vijnë

kryesishtë nga tentativat e vendeve për të ruajtur industritë vendore si rasti i Francës e cila poashtu

njihet me indrustri mjaftë të zhvilluar të prodhimt të veturave.

http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/askdata__03%20Prices/?rxid=3f3923fb-e53d-4af3-89cb-2d046a8e4c38
7
Baza e të dhënave

Përshrimi i variablave

Emërtimi i variablave Shkurtesat Të shprehura në Burimi


Çmimi i veturave(Yi) çmimi vet. Mijë € autoscout24.de
Tatimi mbi vlerën e shtuar Tvsh Mijë € https://ec.europa.eu/taxation_customs/sites/taxation/file

s/resources/documents/taxation/vat/how_vat_works/rat

es/vat_rates_en.pdf

Akciza Akcz Mijë € https://ec.europa.eu/taxation_customs/sites/taxation/file

s/resources/documents/taxation/vat/how_vat_works/rat

es/vat_rates_en.pdf
Taksa mbi vleren e vetures Vlera e vetu. Mijë € Dogana e Kosoves

Tabela 1.Përshkrimi i variablave

8
Statistika përshkruse

Tabela 2.1 Statistika përshkruese

Të dhënat në këtë model i kemi të tipit panel, për 7 vende në 5 vite, pra kemi gjithsej 35 obserime.

Variablën e varur e kem Çmimin e veturave (Yi), si dhe tre variabla tëvarura : Tatimin mbi vleres e

shtuar TVSH(Xi), Akcizën (Xii) dhe Taksen në vlerën e vetures (Xiii).

Shtetet e përfshira në model janë: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, Gjermania, Belgjika dhe

Franca.

9
SUM

Tabela 2.2 Sum

Këtu shohim disa karakteristika të të dhënave që kemi grumbulluar, çmimin më të lartë e kemi 38.3

mijë euro qëështë në Kosovë në vitin 2015, ku ende nuk ishte implementuar asnjë politikë e cila do

të ultë çmimin e veturave. Çmimin më tëlirë e kemi 22.5 mijë euro qëështë në Gjermani në vitin

2013. TVSH-ja është përafërishtë e njejte më përjashtim të Kroacisë, andaj edhe diferenca mes

minimales dhe maksimales nuk është shumë e madhe. Akciza ka një diferencë të madhe, 0 në

Gjermani dhe 1.5 mijë në Kosovë, përderisa taksa në vlerën e veturës është e njejtë në të gjitha

vendet.

Shmangia më e madhe nga mesatarja vërehet te çmimi i vetures, vlera e kësaj shmangie paraqitet

përmes devijimit standard(std.dev), ndërsa tek variablat tjera devijimi standart është më i vogël se 1.

10
Histogram

.1
.08.06
Density
.04
.02
0

20 25 30 35 40
Cmimi i veturave
Histogrami 1. Çmimi i

veturave

Histogrami paraqet një shpërndarje të të dhënave numerike, në këtë rast kemi shpërndarjen e çmimit

të veturave ku vërejmë se më së shumti mbizotërojnë çmimet rreth 30 mijë euro, pastaj vjen çmimi

prej më shumë se 35 mijë euro. Shpërndarjen e tillë e siguron çmimi i lartë që mbizotëron në

shumicen e vendeve.Ndërsa shohim se me çmim nën 25 mijë euro kemi shumë pak shpërndarje të

histogramit sepse nga të dhënat e dijmë që vetëm në Gjermani kemi çmime më të ulta.

11
.6
.4
Density
.2
0

4 5 6 7
TVSH

Histogrami 1.1 TVSH

Sipas histogramit për pjesëmarrjen e TVSH-së në çmim shohim që pjesa më e madhe e vendevë

kanë kanë një pjesëmarrje të TVSH-së prej 4.8 deri në 6 mijë euro. Kjo si rezultat i një aplikimi të

njejtë të TVSH-së, përjashtim bënë Kroacia me normën më të lartë të TVSH-së.

12
1.5
1
Density
.5
0

0 .5 1 1.5
Akciza

Histogrami 1.2. Akciza

Sa i përket akcizës, kemi një shpërndarje më normale, shohim që shumë pak vende e kalojnë

shumën prej 800 euro akcizë. Vetëm Kosova ka një akcizë shumë të lartë prej 1mijë deri 1 mijë e

500 € në shumicën e viteve, përjashtim bënë viti i funit ku akciza është 0 euro, e cila ka ardhur si

pasojë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

13
3
2
Density
1
0

2.2 2.4 2.6 2.8 3


Taksa në vlerën e vetures

Histogrami 1.3 Taksa në vlerën e veturës

Taksa në vlerën e veturës është e njejtë për të gjitha vendet, sepse aplikohet i njejti katalog i

veturave dhe e njejta përqindje e cila duhet të paguhet me rastin e importimit të veturës. Andaj duke

i’u referuar grafikut të histogramit shohim se përqëndrimi mëi madh i të dhënave tona është mes

2.7 mijë euro dhe 2.9 mijë euro. Ndërsa shumë pak kemi prej 2.3 mijë euro në afro 2.4 mijë euro.

14
Scattergram
40
35
Cmimi i veturave
30
25
20

4 5 6 7 8
TVSH

Diagrami 2.Çmimi i veturave dhe TVSH

Sipas ketij grafiku shohim se lidhja mes TVSH-së dhe Cmimit të veturave është pozitive, një rritje

në TVSH rezulton në rritje të çmimit të veturës.Gjitashtu vërejmë se ekzistojnë dallime jo edhe aq të

mëdha mes TVSH-së vendeve të ndryshmë. Kroacia kishte TVSH-në më të madhe që bënë që në

këtë grafik të paraqiten pikat më të larta të cilat janë konsiderueshëm të larguara nga të tjerat.

15
40 35
C m im i i v e tu ra v e
30 25
20

0 .5 1 1.5
Akciza

Diagrami 2.1. Çmimi i veturave dhe akciza

Ndikimi i akcizës është vendimtar në paraqitjen e diferencave mes vendeve të ndryshmë, anipse jo

edhe aq vendimtarë në çmimin e përgjithshëm të veturës, sidomos në vendet tjera në shqyrtim,

përderisa në Kosovëështë më e theksuar, andaj edhe kemi shpërdarjen e grafikut në pjesën e lartë të

figures
40 35
C m im i i v etu ra ve
30 25
20

2.2 2.4 2.6 2.8 3


Taksa në vlerën e vetures

Diagrami 2.2. Çmimi i veturave dhe taksa në vleren e veturës

Taksa në vlerën e veturës është e njojtë në të gjitha vendet, andaj edhe shpërndarja e grafikut është

më e njëtrajtshme.

16
Korrelacioni

Korrelacioni është pjesë e analizës së regresionit, e cila merret me hulumtimin dhe matjen e

shkallës, të intensitetit dhe drejtimit të raporteve dhe lidhjeve reciproke mes dukurive të ndryshme.4

Koeficienti i korrelacionit merr vlera prej -1 që nënkupton lidhje e fortë negative mes variablave,

deri në +1 që dmth lidhje e fortë pozitive mes variablave, Sa më afër -1 apo 1, aq më e fortëështë

lidhja.

Tabela 2.3. Korrelacioni

Në rastin tonë lidhja më e fortëështë mes taksës në vlerën e vetures dhe çmimit të veturës. Nga kjo

nënkuptojmë që në çmimin e veturës më së shumti ka ndikim taksa në vlerën e veturës me një

koeficent korrelacioni prej 0.6727, pastaj TVSH-ja me 0.4931 dhe në fund kemi një lidhjë më të

dobët të akcizës me vetëm 0.2346 me çmimin të veturës.

Bazat e Statistikes, Prof. Dr. Sc. Rahmil Nuhiu dhe Mr.Sc. Ahmet Shala, fq.271, Prishtinë, 2015
17
Specifikimi i modelit ekonometrik të teorisë

Në këtë pjesë të punimit fillimisht do të zgjedhim modelin më të specifikuar, duke i komentuar edhe

vlerat përkatëse të cilat i kemi marrë për bazë me rastin e përzgjedhjes së modelit më të specifikuar.

Menjëherë pas kësaj do të vazhdojmë me një analizë krahasuese të tre vlersuesve të mundshëm,

vlersuesit OLS, vlersuesit të efekteve fikse (FE) dhe vlersuesit të efekteve të rastësishme (RE), të

cilët i kemi aplikuar për të llogaritur rezultatet e modelit tonë të specifikuar.

Nr. Modeli R2 squared Adj R-squared


1. çmimiiveturave tvsh 0.2432 0.2202
2. çmimiiveturave tvsh akciza 0.3214 0.2790
3. çmimiiveturave tvsh akciza 0.5667 0.5248

taksanvlerenevetures
Tabela 2.4. Përshkrimi i variablave

Në punimin tonë modeli më i specifikuar ështëmodeli që përfshinë të gjitha variablat, çmimi i

veturave, tvsh, akciza si dhe taksa në vlerën e veturës.Këtu R2 ka vleerën 0.5667, dhe Adj R-

squared 0.5248. Kjo d.m.th që variablat e pavarura X-at e shpjegojnë 56.67 % të variacionit të

variablës së varur Y, përderisa pjesën tjetër prej 43.33% e shpjegojnë faktorët e tjerë.

18
Fe Testi (OLS versus. FE)

Hapi i parë që marrim në këtë fazë të punimit është krahasimi i vlersuesit OLS me atë të efekteve

fiks FE, për të cilin kemi përdor testin F të paraqitur më poshtë:

Tabela 2.5. Fe Testi

Ky test na shërben për të testuar probabilitetin e gabimit të tipit 1(ndodh kur refuzojmë hipotezën e

cila është e vertëtë) nëse ne refuzojmë hipotezen 0. Sa më i madh që të jetë probabiliteti aq më

shumë rrezikojmë poqëse refuzojmë hipotezën 0, andaj një probabilitet i madh na e pamundëson

refuzimin e kësaj hipoteze. Përderisa në anën tjetër sa më i vogël të jetë probabiliteti i bërjes së

gabimit të tipit 1, ne e refuzojmë më lehtë hipotezen 0. Në rastin tonë, probabiliteti i të bërit të

gabimit të tipit 1, në testin F të rezultateve të fiks efektit është e barabartë me 0.0000 na jep të

kuptojmë që gjasat për të bërë gabimin e tipt 1 janë zero, nëse e refuzojmë hipotezën 0, kështu që ne

e refuzojmë hiptezën zero. Së këndejmi themi që efektet fikse janë të rëndësishme statistikisht,

andaj vlersuesi i efekteve fikse FE preferohet më shumë ndaj vlersuesit OLS.

19
Modeli Breusch and Pagan (OLS vs RE)

Hapi i radhës ështëkrahasimi vlersuesit OLS me vlersuesin e efekteve të rastësishme RE, për të

realizuar këtë, ne përdorim xttest0, i cili është test i Breusch and Pagani.

Tabela 2.6. Modeli Breusch and Pagan

Testi Breusch and Pagan është zhvilluar në vitin 1979 nga Trevor Breusch dhe Adrian Pagane5.

Përmes Xttest ne testojmë hipotezen zero se efektet e rastesishme janë të barabarta me 0. Nëse sipas

këtij testi, probabiliteti është i madh, ne nuk guxojmë të refuzojmë hipotezen zero, ndërsa nëse

probabiliteti është i vogël atëherë hipoteza zero refuzohet.

Modeli Breusch and Pagan në rastin tonë na thotë që mundësia për të gabuar është 0.0000 që d.m.th

ne kemi gjasë 0% për të gabuar poqëse e refuzojmë hipotezësn zero, kështu që ne e refuzojmë këtë

hipotezë, andaj në rastin tonë ne preferojmë modelin RE ndaj OLS.

Modeli Hausman Fe Re

Breusch, T.S.Pagan, A.R. (1979). "A Simple Test of Heteroskedasticity and Random Coefficient Variation". Econometrica.47
20
Hapi i tretëështë krahasimi i vlersuesit të efekteve fikse FE me atë të efekteve të rastësishme RE, këtu

përdorim testin Hausman Fe Re të cilin e kemi të paraqitur më poshtë:

Tabel

a 2.7. Modeli Hausman Fe Re

Modeli Hausman teston dy variabla duke shikuar se a ka lidhje të rëndësishme statistikore në mes

mbetjeve të X-ave (variablave të pavarura), nëse lidhja ekziston, ne nuk guxojmë të përdorim

efektin e rastësishëm (Re), ndërsa nëse lidhja ekziston atëhërë ne mund të përdorim efektin e

rastësishëm (Re) apo random effect. Hipoteza zero e cila testohet këtu, thotë që nuk ka lidhje të

rëndësishme statistikore në mes të regresorëve. Nëse probabiliteti i bërjës se gabimit të tipit 1 është i

madh, ne nuk guxojmë të refuzojmë hipotezën zero e gjithashtu nuk mundemi të përdorim efektin

random (Re), por ne zgjedhim për të përdorun efektin fiks (Fe), meqë efekti random nuk përdoret

atëherë kur kemi lidhje mes mbetjeve dhe regresorëve, ky njëherit është edhe supozimi bazik i këtij

modeli. Sipas modelit Hausman Fe Re në rastin tonë, probabiliteti i bërjes së gabimit është 0.9766,

nësë e refuzojmë hipotezën zero, andaj meqë ky probabilitet është kaq i madh, ne nuk guxojmë të

refuzojmë hipotezën zero, kështu që ne e pranojmë hipotezën zero si dhe efektin fiks (Fe).

Modeli i regresionit – interpretimi i rezultateve

21
Në këtë pjesë të punimit do të interpretojmë rezultatet e fituara nga modeli i regresionit, ku do të analizojmë

efektin e të gjitha variablave të pavarura, TVSH-së, taksës mbi vlerën e veturës si dhe akcizës në variablën

e pavarur që e kemi çmimin e veturave. Me futjen e të dhënave në softverin Stata dhe pas komandës për

regresionin në mes këtyre variablave, kemi fituar këtë tabelë të regresionit linear.

Figur

a 2.7. Regresioni linear

Në tabelen e regresionit shohim se kemi 35 observime, ku variablat e pavarura e shpjegojnë

variablën e varur me 56.67%, vlerë kjo e konsiderueshme e cila na jep të kuptojmë se faktorët e

përfshirë në model e shpjegojnë mjaftë mirë dukurinë e bashkëveprimit të faktorëve në shqyrtim në

nivelin e çmimit të veturave. Gjithashtu nga këto rezultate kuptojmë që për të shpjeguar dukurinë që

kemi në analizë, ndikimi i faktorëve të tjerë të cilët nuk janë përfshirë në model nuk është edhe aq i

madh.Në bazë të rezultateve të fituara vërejmë disa karakteristika të këtij modeli.Fillimisht sipas
22
statistikës F, kuptojmë që modeli ynë në fakt përmban një signifikancë të lartë.Ndërsa sipas

koeficientit të determinacionit (R2) i cili ka vlerën 0.5667, mund të themi që 56.67% e ndryshimeve

në katror tëçmimit të veturave determinohet apo përcaktohet nga faktorët të cilët i kemi të përfshirë

në model. Këto rezultate na e vërtetojnë atë që teoria thotë, pra nëçmimin e veturave, faktorët tëcilët

ne i kemi në shqyrtim kanë ndikim dhe efekt të pa kontestueshëm. Statistika t është treguese e

signifikancës së variablave të pavarura, që variabla të jetë signifikante, duhet të ketë vlerën 1.69 për

efekt pozitiv, dhe -1.69 për efekt negativ. Në rastin tonë efekti në të gjitha variablat është pozitiv, e

gjithashtu dy nga tri variablat i kemi signifikante. Signifikanca akcizës dhe takses ne vlerën e

veturës është mjaftë e lartë me vlerë 2.53 përkatësishtë 4.19, përderisa TVSH nuk ka dalë

signifikante sepse në rezultatet e fituara ajo ka vlerë prej vetëm 1.46 duke mos plotësuar kushtin e

signifikancës prej 1.69. Bazuar në gjithë këtë qka pamë deri këtu, arrijmë në konkluzion se për të

reduktuar çmimin e veturave dhe për ta bërë atë më të përballueshëm për konsumatorët, politikat

ekonomike duhet të tentojnë që të ndërhyjnë më shumë në përcaktimin e akcizës dhe taksës në

vlerën e veturës. Meqë Kosova i prinë listës sa i përket nivelit të përgjithëshëm tëçmimeve të

veturave, duhet medoemos që të punohet në zvogelimin e akcizës në njërën anë e poashtu edhe të

taksës në vlerën e veturës në anën tjetër.

TVSHka koeficientin 1.095 dhe nuk është signifikate dhe statistikisht e rëndësishme, pasiqë vlera pe

saj është 0.153 dhe është më e madhe se vlera standarde 0.05.

Akcizaka koeficientin 2.870, është signifikante dhe statistikisht e rëndësishme, pasiqë vlera p e saj

është 0.017 dhe është më e vogël sësa vlera standarde prej 0.05.

Taksa në vlerën e veturës ka koeficientin prej 10.11 dhe është signifikante dhe statistikisht e

rëndësishme, pasiqë vlera p e saj është 0.0000, dhe është më e vogël sësa vlera standarde 0.05.

Në vazhdim do të interpretojmë rezultatet e regresionit për secilën variabël vec e vec.


23
Në mes TVSH-së dhe çmimit të veturave ekziston lidhje pozitive, sepse me rritjen TVSH-së, veturat

bëhen më të shtrenjta.

Nën supozimin se të gjithë faktorët e tjerë janë tëpandryshuar(Ceteris paribus) kemi :

Ceters paribus mesatarishtnëse TVSH-ja rritet për 1%, atëherëçmimi i veturave do të rritet për

109.5%. Këto rezultate janë në përputhje me pritshmëritë dhe me literaturën, sepse një rritje sado e

vogël në nivelin e TVSH-së rezulton me një rritje të konsiderueshme tëçmimit të veturës.

Edhe në mes akcizës dhe çmimit të veturës lidhja është pozitive, ngaqë me rritjen e akcizës, rritet

edhe çmimi i veturave.

Ceteris paribus mesatarishtnëse akciza rritet për 1%, atëherëçmimi i veturave do të rritet për 287%.

Edhe këto rezultate janë në pajtueshmëri të plotë si me pritshmëritë ashtu edhe me literaturën, sepse

ne fillimisht kemi thënë që akciza e lartë ka ndikim të rëndësishëm në përcaktimin e nivelit tëçmimit

të veturave. Dhe parë këtë ndikim kaq të lartë të akcizës nënjërën anë dhe duke parë qëçmimi i lartë

i veturës është një dukuri jo e pëlqyeshme për konsumatorët, atëhërë politikat ekonomike duhet të

tentojnë që këtë akcizë ta reduktojnë. Sidomos Kosova e cila ka akcizën më të lartë në rajon dhe më

gjerë, duhet që të tentojë të normalizojë madhësinë e akcizës.

Gjithashtu lidhje pozitive ka domosdoshmërishtë edhe taksa në vlerën e veturës me nivelin e çmimit

të veturës.

Ceteris paribus mesatarisht nëse taksa mbi vlerën e veturës rritët për 1%, atëhërëçmimi i veturave

do të rritet për 1011.53%. Në pritshmëritë tona si dhe në literaturën e shqyrtuar dhe të rishikuar

kemi thëmë që taksa mbi vlerën e veturës ka një ndikim shumë të lartë në përcaktimin e çmimit të

veturës, një pjesëmarrje me 10% ë kësaj takse zë vendin kryesorësa i përket pjesëmarrjes nëçmimin

total. Andaj kjo taksë megjithëse nuk ka tendencë të rritet nga vendet individualishtë meqëështë
24
taksë e përcaktuar pothuajse ndërkombtarisht, prapë se prapë po të mund të zvogëlohej, ndikimi i saj

do të rezultonte mjaftë pozitivisht. Gjithnjë nën supozimin se çmimi i ultë i veturës është më i

favorshëm dhe më i përshtatshëm se sa njëçmim i lartë.

Përfundimi dhe rekomandimet

Qëllimi i këtij punimi ishte që të shohim saktë, se cilët faktorë ndikojnë nëçmimin e veturave dhe

gjithashtu të dijmë për secilin faktorë se qfarë roli dhe qfarë pjesëmarrje ka nëçmimin e veturës.

Megjithëse në këtë punim kemi analizuar çmimet e veturave si variabël të varur dhe TVSH-në,

akcizën dhe taksën në vlerën e veturës si variabla të pavarura, për disa vende si Gjermania, Franca,

Belgjika, Kroacia, Macedonia, Shqipëria dhe Kosova, theksi kryesorë ka qenë nxjerrja e një

përfundimi se pse çmimet e veturave në Kosovë janë më të lartat në rajon edhe përkundër faktit se

vendi ynë nuk ka të zhvilluar industrinë e prodhimit të veturave. Në shqyrtimin tonë të dhënat janë

për 5 vitet e fundit në Rezultatet e nxjerra nga i gjithë ky punim na tregojnë që Kosova ka çmim të

lartë të veturave shkaku i akcizës së lartë në njërën anë dhe aplikimit të taksës në vlerën e veturës, të

njejtë me të gjitha vendet e Bashkimit Evropian edhe përkundër standarteve të jetesës dhe të

ardhurave shumë më të larta që kanë vendet evropiane krahas vendit tonë.Gjithashtu e rëndësishme

të potencohet është edhe ndikimi i MSA-së, e cila parasheh që veturat e reja të bëhen më të lira,

megjithëse në Kosovë ende nuk mund të themi që ndikimi i kësaj marrëveshje ka dhënë frytet e

veta.Por Ajo qka kemi vërejtur gjatë këtij punimi ka qenë edhe TVSH-ja e Kroacisë e cila ishte

shumë e lartë me 25%, gjë e cila bëntë qëçmimet e veturave në Kroaci të jenë shumë të përafërta me

çmimet në Kosovë. Ne gjithashtu mund të dalim me disa rekomandime sa i përket qasjes së

politikave makroekonomike të qeverisë sonë, duke u sygjeruar organeve përkatëse që të mundohen

qëçmimin e veturave ta bëjnë më të përballueshëm për secilën familje me të ardhura mesatare në

Kosovë. Sygjerimet janë që të zvogëlohet apo edhe të hjeket plotësishtë akciza si dhe mos të

aplikohen në masë të madhe TVSH-ja dhe taksa në vlerën e veturës, por që këto dy të fundit të

modifikohen vetëm për vetura.


25
Ne e nisëm këtë punim për të nxjerrë në pah arsyet e një diference kaq te lartë të veturave, anipse në

punimin tonëçmimet kanë qenë për veturë të re të vitit 2017, ne jemi tëgjithë dëshmitarë që një

veturë mesatare e cila vjen nga vendi i origjinës ta zëmë nga Gjermania ka njëçmim prej 10.000

euro, me rastin e importimit në Kosovë, e njejta veturë do të kushtojë për më shumë se 15.000 euro,

përderisa në vendet tjera, madje edhe në Shqipëri vetura në fjalë mund të shkojë më së largu në

11.000euro.I gjithë ky proces është mjaft i dëmshëm në shumë dimensione, poqëse do të

aplikoheshin masat e njëjta si në vendet e rajonit apo të Evropës, atëherë shumë shpejtë në Kosovë

do të largoheshin të gjitha veturat e vjetra të cilat edhe ashtu nuk plotësojnë kushtet elementarë për

të dalur në trafik, e kështu mendoj që edhe aksidentet do të reduktoheshin. Kjo sepse veturat e reja

janë më të përshtatshme për të vozitur e gjithashtu janë shumë më të sigurta.Sipas disa statistikave

jozyrëtare pjesa më e madhe e aksidenteve në trafik shkaktohen nga veturat tepër të vjetra ngase

qytetarët nuk po mund t'i përballojnëçmimet e larta të veturave të reja.

Fig.1. Kerri i Lides (hahaha)

26
Literatura e përdoror

 Bazat e Statistikes, Prof. Dr. Sc. Rahmil Nuhiu dhe Mr.Sc. Ahmet Shala, Prishtinë, 2015

 Breusch, T.S.Pagan, A.R. (1979). "A Simple Test of Heteroskedasticity and Random Coefficient Variation".

 https://mpb.rks-gov.net/DocumentsShpalljet/Regjistrimi_i_automjeteve.pdf

 http://veturat.institutigap.org/kalkulator.html

 Agjensia e Statistikave të Kosovës, http://askdata.rks-


gov.net/PXËeb/pxëeb/sq/askdata/askdata__03%20Prices/?rxid=3f3923fb-e53d-4af3-89cb-2d046a8e4c38

 autoscout24.de

27
Appendix

Tabela 1. Statistika përshkruese

28
Tabela 2. Sum
.1
.08.06
Density
.04
.02
0

20 25 30 35 40
Cmimi i veturave

Histogrami 1. Çmimi i veturave

29
.6
.4
Density
.2
0

4 5 6 7
TVSH

Histogrami 1.1 TVSH


1.5
1
Density
.5
0

0 .5 1 1.5
Akciza

Histogrami 1.2. Akciza

30
3
2
Density
1
0

2.2 2.4 2.6 2.8 3


Taksa në vlerën e vetures

Histogrami 1.3 Taksa në vlerën e veturës


40
35
Cmimi i veturave
30
25
20

4 5 6 7 8
TVSH

Diagrami 2.Çmimi i veturave dhe TVSH

31
40 35
C m im i i v e tu ra v e
30 25
20

0 .5 1 1.5
Akciza

Diagrami 2.1. Çmimi i veturave dhe akciza


40 35
Cm im i i veturave
30 25
20

2.2 2.4 2.6 2.8 3


Taksa në vlerën e vetures

32
Diagrami 2.2. Çmimi i veturave dhe taksa në vleren e veturës

Tabela 3. Korrelacioni

Tabela 4. Fe Testi

Tabela 5. Modeli Breusch and Pagan

33
Tabela 6. Modeli Hausman Fe Re

Figura 7. Regresioni linear

34
Tabela 8. XtregFe

35
Tabela 9. XtregRe

36

You might also like