Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 4

AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT DHE FORMIMIT

PROFESIONAL

PROGRAMI ORIENTUES PËR PROVIMIN KOMBËTAR


TË MATURËS SHTETËRORE 2012

TEORIA PROFESIONALE:

PROFILI “HIDRAULIK” 3+2 vjeçar


“INSTALUES PAJISJESH
HIDROSANITARE DHE
VENTILUESE” 3+2 vjeçar

1
Në programin orientues të provimit të “teorisë profesionale” në kuadrin e provimeve të maturës
shtetërore, për profilet “Hidraulik” 3+2 vjeçar dhe “Instalues pajisjesh hidrosanitare dhe
ventiluese” 3+2 vjeçar, do të përshihen programet e lëndëve dhe moduleve profesionale të
mëposhtëme:

1. Teknikë ndërtimi, kl.1 dhe kl.2


2. Teknikë e punimeve hidraulike, kl.1, kl.2 dhe kl.3.
3. Teknikë e sistemeve ventiluese, kl.2, kl.3 dhe kl.4
4. Hidraulikë e zbatuar dhe makina hidraulike, kl.4 dhe kl.5.
5. Hyrje në sistemet ngrohëse, kl.5.

PROGRAMI I DETAJUAR I TEORISË PROFESIONALE

A. Nga lënda “Teknikë ndërtimi” (26 orë mësimore)

B. Nga lënda “Teknikë e punimeve hidrualike” (101 orë mësimore)

C. Nga lënda “Teknikë e sistemeve ventiluese ” (35 orë mësimore)

D. Nga lënda “Hidraulikë e zbatuar dhe makina hidraulike ” (25 orë mësimore)

E. Nga moduli “Hyrje në sistemet ngrohëse” (28 orë mësimore)

Gjithsej 215 orë mësimore

A. Teknikë ndërtimi, kl.1 dhe kl.2 (26 orë mësimore)

Synimet
Nxënësi duhet të:
- Të përshkruajë rëndësinë, llojet dhe përdorimet e materialeve të ndërtimit.
- Të përshkruajë vetitë e materialeve të ndërtimit.
- Të dallojë pjesët përbërëse të ndërtesës dhe t’i përshkruajë ato.
- Të rendisë kriteret për mjediset e kaldajave.

Përmbajtjet
- Njohuri për materialet e ndërtimit dhe vetitë e tyre (vetitë fizike, fiziko-kimike, mekanike,
materialet mbushëse, materialet prej qeramike, gëlqerja, çimentoja, llaçi, betoni).
(9 orë mësimore)
- Njohuri të përgjithshme për ndërtesat (themeli, muri, ndërkati, shkalla, dyert, dritaret, çatia,
taraca, ndërtesa me skeletbetonarme, oxhaku, kanalet e ajrimit).
(15 orë mësimore)
- Mjediset e kaldajave. (2 orë mësimore)

B. “Teknikë e punimeve hidraulike”, kl.1, kl.2 dhe kl.3 (101 orë mësimore)

Synimet:
Nxënësit duhet të:
2
- Të përshkruajë elementet hidraulikë.
- Të klasifikojë dhe përshkruajë tubat dhe rakorderitë.
- Të dallojë pajisjet hidrosanitare.
- Të përshkruajë ndërtimin dhe funksionin e secilës pajisje hidrosanitare.
- Të lexojë sistemet dhe skemat e furnizimit me ujë.
- Të pershkruajë pastrimin e ujit.
- Të tregojë ndërtimin e rrjetit të jashtëm të ujësjellësit
- Të tregojë hapat dhe procedurat e punës për kryerjen e instalimeve të ujësjellësit në rrjetin e
shtëpisë.
- Të tregojë si shtrihet rrjeti i ujësjellësit.
- Të kryejë përllogaritje hidraulike të rrjetit të jashtëm dhe të brendshëm të ujësjellësit.
- Të tregojë qëllimin dhe rëndësinë e kanalizimit.
- Të kryejë përllogaritje hidraulike të rrjetit të jashtëm dhe të brendshëm të kanalizimit.

Përmbajtjet:
- Tubat dhe rakorderitë. (6 orë mësimore)
- Pajisjet hidrosanitare (ndërtimi, përmasat e vendosjes sëklozetës, lavamanit, lavapjatit,
bidesë, vaskës së banjës, pllakës së dushit, pajisjeve speciale të aksesorëve dhe rubineterive
përkatëse). (20 orë mësimore)
- Rrjeti i jashtëm i ujësjellësit (klasifikimi i rrjetit të jashtëm, elementet përbërëse, pastrimi i
ujit, stacioni i pompave, rezervuari shpërndarës, shtrimi i rrjetit, leximi i skemave).
(20 orë mësimore)
- Rrjeti i brendshëm i ujësjellësit (elementet e rrjetit të brendshëm, leximi i skemave, montimi i
rrjetit të brendshëm, pompat, përcaktimi i diametrit të tubit, presionit, prova hidraulike).
(15 orë mësimore)
- Rrjeti i jashtëm i kanalizimeve (klasifikimi i rrjetit të kamalizimit, elementet përbërëse dhe
ndërtimi i tyre, leximi i skemave, teknologjia e punimit, stacioni i pompave, mirëmbajtja e
rrjetit). (20 orë mësimore)
- Rrjeti i brendshëm i kanalizimeve (elementet përbërëse dhe materialet e tyre, montimi i
rrjetit, montimi i pajisjeve hidrosanitare, gropat septike, mirëmbajtja e rrjetit).
(20 orë mësimore)

C. Teknikë e sistemeve ventiluese, kl.2, kl.3 dhe kl.4 (35 orë mësimore)

Synimet:
Nxënësi duhet:
- Të përshkruajë kërkesat higjenike ndaj ajrit dhe të përshkruajë qëllimin e ventilimit dhe llojet
e tij.
- Të pëshkruajë sistemet e ventilimit.
- Të përshkruajë dhe dallojë pajisjet e sistemeve të ventilimit.
- Të lexojë dhe interpretojë skema të thjeshta.
- Të vizatojë në plan hapjen e sipërfaqes anësore të reduksioneve, brrylave dhe tridegëshave
me konfiguracion të vështirë.
- Të vëzhgojë gadishmërinë teknike të sistemeve të ventilimit.
- Të kontrollojë parametrat teknologjikë të ajrimit në sistemet e ventilimit

Përmbajtjet:
- Ajri, ventilimi dhe llojet e tij (ajri dhe njeriu, kërkesat higjenike ndaj ajrit në mjedise të
mbyllura, qëllimi i ventilimit). (2 orë mësimore)

3
- Sistemet e ventilimit (llojet e ventilimit, sistemet e ventilimit, përbërja e sistemeve të
ventilimit). (6 orë mësimore)
- Pajisjet e sistemeve të ventilimit (llojet e ventilatorëve, klasifikimi i ventilatorëve
centrifugalë dhe rregullimi i punës së tyre, ventilatorët aksialë, filtrat e lagur, pluhurndarësi
që bazohet në forcën e rëndesës dhe centrifugale, kaloriferët dhe llojet e tyre, dhoma e
përpunimit të ajrit, kondicionerët). (9 orë mësimore)
- Montimi i tubacioneve të sistemeve të ventilimmit (montimi i tubacioneve horizontale e
vertikale në mure, shtylla e arkitrare, skema aksionometrike e sistemit të ventilimit,
planimetria e projektit të ventilimit, pamja vertikale). (8 orë mësmore)
- Lexim skemash të thjeshta të sistemeve të ventilimit. (4 orë mësimore)
- Kontrolli dhe konstatimi i defekteve sistemeve të ventilimit (kushtet themelore për
ventilimin, metodat e përgjithshme për zvogëlimin e zhurmës, nivelet e lejuara të zhurmës
dhe masat për pakësimin e tyre). (6 orë mësimore)

D. Hidraulikë e zbatuar dhe makina hidraulike, kl.4 (25 orë mësimore)

Synimet:
Nxënësi duhet:
- Të përshkruajë elementet e hidraulikës.
- Të përshkruajë elementet e hidrostatikës.
- Të përshkruajë elementet e hidrodinamikës.

Përmbajtjet:
- Njohuri për hidraulikën (lëngu dhe vetitë e tij). (2 orë mësimore)
- Hidrostatika (presioni hidrostatik, vetitë e tij dhe formula, presioni hidrostatik i plotë,
manometrik dhe i zbrazëtisë, forca e presionit hidrostatik mbi sipërfaqe të rrafshta).
(8 orë mësimore)
- Hidrodinamika (llojet e lëvizjes së lëngut, ekuacioni i vazhdueshmërisë së lëngut, kuptimi
mbi energjinë specifike, ekuacioni i Bernulit për rrjedhjen e plotë reale të lëngut, regjimi i
lëvizjes së lëngut, llojet e rezistencave hidraulike dhe humbjet hidraulike, rrjedhja nëpër
vrima dhe hundëza). (15 orë mësimore)

F. Hyrje në sistemet ngrohëse, kl.5 (28 orë mësimore)

Synimet:
Nxënësi duhet:
- Të përshkruajë llojet e sistemeve të ngrohjes dhe funksionimin e tyre.
- Të zbërthejë skemat e instalimit të sistemit të ngrohjes sipas sistemit të zgjedhur.

Përmbajtjet:
- Llojet e sistemeve te ngrohjes dhe funksionimi i tyre. (10 orë mësimore)
- Zbërthimi i skemës sipas sistemit të zgjedhur. (18 orë mësimore)

You might also like