Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 35

Universiteti i Prishtinës

UNIVERSITAS STUDIORUM PRISHTINIENSIS


Nëna Terezë, 10000 Prishtinë, Kosovë
Tel: +381-38-244183 URL: http://www.uni-pr.edu
Fax: +381-38-244187 Mail: rektorati@uni-pr.edu

FIZIKA
LIGJET E NJUTONIT
T
E
J t i Dr.sc.
G het
I u I
L ë d N
q D I

Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA


Në ligjëratën e sotme

LIGJET E NJUTONIT
Ligji i parë i Njutonit
Ligji i dytë i Njutonit
Ligji i tretë i Njutonit
Ligji i Njutonit për gravitacion

PUNA DHE ENERGJIA


Puna e një force konstante
Energjia kinetike dhe parimi punë-energji
Energjia potenciale
Ligji i ruajtjes i energjisë mekanike
Fuqia

Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA


Ligji i parë i Njutonit

Një trup që është në qetësi do të vazhdoj të qëndrojë në qetësi, përderisa


në te nuk vepron një forcë e paekuilibruar.
Një trup që lëviz me shpejtësi konstante do të vazhdoj me të njëjtën
lëvizje, përderisa në te nuk vepron një forcë e paekuilibruar.

Një trup do të qëndrojë në qetësi ose në lëvizje të njëtrajtshme


drejtvizore (me shpejtësi konstante), përderisa në te nuk vepron një forcë e
paekuilibruar.

Nëse nuk veprohet nga një forcë e paekuilibruar,


topi i golfit do të qëndroj në qetësi përgjithmonë.

Sqarim: Nëse forcat që veprojnë në një trup janë të barabarta por me kahje të kundërtë, ato janë në ekuilibër
dhe trupi nuk pëson asnjë ndryshim në lëvizje. Përkundrazi, nëse ato nuk janë të barabarta ose nuk kanë kahje
të kundërta, atëherë forcat nuk janë në ekuilibër dhe trupi do të pësoj ndryshime në lëvizjen e tij

Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA


Ligji i parë i Njutonit

Ligji i parë i Njutonit quhet edhe ligji i inercisë

Inercia është tendenca e një trupi ti rezistojë


ndryshimeve në gjendjen e tij të lëvizjes

Masa e trupit - është masë e inercisë së trupit:


• një trup me masë më të madhe ka inerci më të madhe (dmth., rezistencë më
të madhe për ndryshimin e lëvizjes së tij)
• një trup me masë më të vogël ka inerci më vogël.

Ligji i parë Njutonit thotë gjithashtu se të gjithë trupat kanë inerci. Sa


më e madhe është masa e trupit, inercia e tij do të jetë aq më e madhe
(dhe më e vështirë është të ndryshojë lëvizjen e tij).

www.makemegenius.com Free Science Videos for Kids

Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA


Ligji i parë i Njutonit

Inercia është tendenca e një trupi që ti rezistojë ndryshimit të gjendjes


(shpejtësisë) së tij: pa marrë parasysh se a është në lëvizje ose i palëvizshëm.

Mos lejoni që kjo të ju ndodhë juve. Ngjitni rripat e sigurimit.

Për shkak të inercisë, trupat tentojnë ti rezistojnë ndryshimeve në


lëvizjen e tyre. Kur vetura që lëviz me shpejtësi 80 km / orë, pas ndeshjes
në mur, trupi e ruan shpejtësinë duke lëvizur me shpejtësi 80 m / orë.

Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA


Ligji i parë i Njutonit

Nëse trupat në lëvizje kanë tendencë për të ruajtur lëvizjen, pse nuk
lëvizin përgjithmonë?

Trupat nuk lëvizin përgjithmonë sepse në ta vepron gjithëmonë së paku


një forcë e paekulibruar (p.sh forca e fërkimit).

Nëse e hedhim një top përpjetë, shpejtësia e tij do të zvogëlohet


gradualisht dhe pastaj do të bie poshtë për shkak të forcës së gravitetit.

Në gjithësi, një anije kosmike e lansuar me një shpejtësi


dhe drejtim të caktuar në mungesë të gravitetit dhe
çfarëdo burimi të forcave të fërkimit, do të lëviz në atë
drejtim të njëjtë dhe me shpejtësi të njëjtë përgjithmonë

Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA


Masa dhe pesha

Masa dhe pesha janë të ndryshme!

► Masa është një veti e brendshme e trupit. Ajo përcaktohet plotësisht


nga numri dhe lloji i atomeve që përbëjnë trupin. Masa nuk varet nga
mjedisi në të cilin gjendet trupi.

► Por pesha është e ndryshme. Pesha varet nga vetë trupi si dhe nga
trupinjë tjetër që ushtron forcën e tij gravitacionale.

Kështu, për shembull, masa e një trupi është e njëjtë si në


hënë ashtu edhe në tokë, por pesha e tij është e ndryshme.

Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA


Ligji i dytë i Njutonit

Forca që vepron një trup është i barabartë me prodhimin e masës së vet dhe
nxitimit:

m = masa e trupit
a = nxitimi
F = forca neto që vepron mbi trupin

Forca, e cila është madhësi vektoriale, mund të jetë shtytëse ose


tërheqëse, mund të përkufizohet si një veprim i aftë për ti dhënë trupit një
nxitim.

Në formën diferenciale, ligji i II i Njutonit e ka formën:

d 2x
F  mx  m 2
dt
Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA
Njësia për forcë është njutoni:

 m
N   kg 2 
 s 
Një Njuton është i barabartë me forcën e nevojshme që trupit me masë
prej një kilogrami të ti jepet nxitim prej një metër /( sekondë)2.

Pesha e një trupi:


- forcë që e shtyn trupin të bie në Tokë (forca e gravitetit mbi trupin)
- është e barabartë me prodhimin e masës (m) së një trupi dhe nxitimit të
fituar për shkak të gravitetit (g)

Q = mg

Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA


Ligji i II i Njutonit tregon se trupat me masa të ndryshme nxitohen në tokë
me të njëjtin nxitim, por tokën e godasin me forca të ndryshme.

m  10 kg m  1 kg

Fgrav  98 N Fgrav  9.8 N

F 98 N F 9.8 N
a  a 
m 10 kg m 1 kg

m m
a  9.8 kg 2 a  9.8 kg 2
s s

Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA


Ligji i tretë i Njutonit

Kurdo që dy trupa bashkëveprojnë, forca me të cilën vepron trupi i parë në


trupin e dytë është e barabartë me forcën me të cilën vepron trupi i dytë në
të parin, por me kahje të kundërtë.

 
F12   F21

Shenja minus tregon se kahjet e këtyre dy forcave


janë të kundërta

Ndryshe quhen edhe forca e aksionit dhe e


reaksionit

Në zogjtë që fluturojnë me elegancë përmes ajrit, vepron ligji i tretë i Njutonit. Kur zogjtë
e shtyjnë ajrin poshtë dhe prapa me krahët e tyre, ajri i shtyn krahët e tyre dhe u
mundëson zogjëve të fluturojnë.
Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA
Edhe gjatë fluturimit të raketës vepron ligji i tretë i Njutonit

Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA


Forca e fërkimit

Cila është forca e paekuilibruar që vepron në një trup në lëvizje?

Ekzistojnë katër lloje kryesore të fërkimit:

• Fërkimi rrëshqitës : patinazhi në akull


• Fërkimi rrotullimit : bouling
• Fërkimi i fluidit (ajrit ose lëngut): rezistenca e ajrit ose të ujit
• Fërkimi statik: fërkimi fillestar kur lëviz një trup

Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA


Forca e fërkimit

Fërkimi kinetik (fërkimi në rrokullisje)


FN

Forca normale FN ndërmjet dy sipërfaqeve,


paraqet forcën me të cilën vepron njëri trup F
në tjetrin, perpendikularisht në sipërfaqen e Ffr
tyre takuese

mg

Për dy sipërfaqe të dhëna, forca fërkimit kinetik është përafërsisht


proporcionale me forcën normale ndërmjet dy sipërfaqeve

Ffr = μFN
μ - koeficienti i fërkimit kinetik

Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA


Ligji i Njutonit për gravitacion

Çdo trup në univers tërhiqet nga çdo trup tjetër nga një forcë që është në
përpjestim të drejtë me prodhimin e masave të tyre dhe në përpjestim të
zhdrejt me katrorin e distancave mes tyre.
Kjo forcë vepron përgjatë vijës së drejtë e cila i bashkon qendrat e dy
grimcave.

m1 m2
m1m2
F  2
F

r
r
γ = 6.67 x 10-11 Nm2/kg2

F - Forca e gravitacionit është forcë tërheqëse në mes të trupave,


m1, m2 – masat e trupave,
r – largësia ndërmjet trupave

Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA


Ligji i Njutonit për gravitacion

Vlera e konstantës së gravitacionit γ


mund të matet në laborator.

Eksperimenti i Kevendishit.
(Henry Cavendish, 1798)

Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA


Ligji i Njutonit për gravitacion
Përfitimi i peshës së trupit nga ligji universal i gravitetit

Forca me të cilën tërhiqet pesha e trupit nga Toka është e barabartë me


forcën e gravitacionit:

Q=F

mM T MT = masë e tokës,
mg   2 m = masa e trupit,
r r = Largësia nga qendra e Tokës dhe trupit

=>
MT
g  2
r

Pra, nxitimi i gravitacionit nuk varet nga masa e trupit

Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA


Ligji i Njutonit për gravitacion

Toka

Hëna

Tërheqja gravitacionale vepron si një forcë centripetale që nuk e lejon Hënën për të
vazhduar në rrugën drejtvizore, që në fig është paraqitur me vijë të ndërprerë A. Hëna
tërhiqet drejt tokës dhe arrin në pikën B duke përshkruar një trajektore rrethore. Kjo
ndodh në çdo moment të kohës dhe trajektorja e Hënës rezulton në trajektore rrethore.

Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA


Llojet e forcave në natyrë
Fizika moderne tani njeh katër forcave (bashkëveprimeve) themelore:

1. Bashkëveprimi gravitacional
2. Bashkëveprimi elektromagnetik
3. Bashkëveprimi i dobët bërthamor
(përgjegjës për disa lloje të zbërthimit radioaktiv)

4. Bashkëveprimi i fortë bërthamor


(i lidh protonet dhe neutronet së bashku në bërthamë)

Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA


Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA
PUNA DHE ENERGJIA

Punë, punë …

Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA


Puna e një force konstante
Puna e kryer mbi një trup nga ana e një force konstante përkufizohet si
prodhim i zhvendosjes dhe forcës e cila vepron në drejtimin e zhvendosjes.

 
A  Fs  s
F
Fs  F cos
θ
Nëse F//s => θ = 0 dhe cosθ = 1 Fcosθ
s

A  F  s cos s
Fig. 5-1

Njësia e punës:

A  F s

Në fizikë, puna ka një kuptim shumë specifik!


1 J 1 Nm • Të bësh detyrat e shtëpisë nuk është punë.
Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA
Puna e një force të ndryshueshme

Forca ndërron përnga madhësia dhe drejtimi


Sipërfaqja e hijëzuar paraqet punën e përgjithshme që e kryen forca
përgjatë distancës sb – sa.

E ndajmë sipërfaqen në katërkëndësha të ngushtë me gjerësi Δs

A  F (s)s
Puna e përgjithshme: F(s)

Forca (N)
A   A   F (s)s

Për Δs → 0 => sa sb
Δs
sb Distanca (m)
A   F ( s )ds Fig. 5-2

sa

Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA


Energjia

Ekzistojnë lloje të ndryshme të energjisë si:


• elektrike,
• mekanike,
• kimike,
• e nxehtësisë …….

Energjia është aftësia e trupit për të kryer punë.

Lloje të ndryshme të energjisë mund të shndërrohen në njëra - tjetrën.


P.sh. energjia e nxehtësisë që fitohet në termoelektranën në Kastriot shndërrohet në
energji elektrike e kjo në furrën elektrike në energji të nxehtësisë.

Shuma e energjisë kinetike dhe potenciale quhet energji mekanike.

Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA


Energjia kinetike dhe parimi punë-energji

Energjia është aftësia e trupit për të kryer punë

Një trup i cili ndodhet në lëvizje ka aftësi për të kryer punë, prandaj ka
energji kinetike. Energjia e lëvizjes quhet energji kinetike.
Puna e kryer nga një forcë mbi trupin për ta vënë në lëvizje:

A  F s

Ligji i dytë i Newtonit: F  ma


2 2
v - v
Për lëvizje me a=const: v22  v12  2as  a  2 1
2s

v22 - v12
Zëvendsojmë dhe kemi: F  ma  m
2s Ek

v22 - v12 mv22 mv12


Prap zëvendsojmë: A F s  m s  
2s 2 2
Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA
Energjia kinetike dhe parimi punë-energji

Energjia kinetike (translative) e trupit:

mv 2
Ek 
2

=> Energjia kinetike është në përpjesëtim të drejt me gjysmën e prodhimit


të katrorin e shpejtësisë së trupit dhe masës së tij.
Trupat mund të kryejnë punë gjatë lëvizjes së tyre. Prandaj, energjia
kinetike është aftësia e trupit që të kryej punë për shkak të lëvizjes së
tij.

A  Ek1  Ek 2
Parimi punë-energji: Puna e kryer mbi një trup është e barabartë me
ndryshimin e energjive kinetike.

Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA


Energjia potenciale
Energjia potenciale është aftësia e trupit për të kryer punë për shkak të
pozitës, formës së trupit dhe rrethinës së tij.

Energjia potenciale gravitacionale:

h2
E pg  mgh
Fd (e ushtruar
nga dora)
Energjia potenciale gravitacionale e një trupi h m
përkufizohet si prodhim i peshës së trupit dhe
lartësisë h ndaj një niveli të referencës (për FG =
shembull, toka) mg

h1

Njësia për të gjitha llojet e energjisë është: Fig. 5-3

Xhuli (1J = 1 Nm)

Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA


Energjia potenciale

Energjia potenciale elastike

Për ta ndrydhur sustën duhet të veprojmë me forcën:


 
F  kx

Vetë susta vepron me forcën elastike:

 
F   kx
x
Puna e kryer do të jetë: A   kxdx 
1 2
kx
0 2

Energjia potenciale elastike

1 2
E pe  kx
2
Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA
Ligji i ruajtjes i energjisë mekanike

Puna :
A  Ek  E p
Për A = 0 => ( Ek 2  Ek1 )  ( E p 2  E p1 )  0

Energjia e përgjithshme mekanike është e barabartë me shumën e


E  Ek : E p
energjisë kinetike dhe potenciale

=> Ek 2  E p 2  Ek1  E p1

E2  E1  const
Energjia e përgjithshme mekanike është madhësi që ruhet.

Ek  E p
Për një sistem mekanik, energjia e përgjithshme mekanike e sistemit mbetet
konstante.
Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA
Fuqia

Fuqia mesatare përkufizohet si shpejtësia me të cilën kryhet një punë ose


shpejtësia me të cilën transformohet (shndërrohet) energjia,

puna energjia e transformuar


Fuqia mesatare  
koha koha

ose: A E
P 
t t
J
Njësia e fuqisë në SI; vati (W): 1W  1
s
Fuqia mund të shprehet përmes forcës F dhe shpejtësisë mesatare të trupit v.

F s s
P  Fv v
t t

P  Fv
Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA
Shembull: Ruajtja e energjisë mekanike te lavjerrsi
matematik

E=mghmax E=mghmax

hmax

E=1/2 m(vmax)2
Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA
PËRMBLEDHJE
Tri ligjet e Newtonit për lëvizjen janë ligjet klasike themelore që përshkruajnë lëvizjen.
• Ligji i parë i Newtonit (ligji i inercisë) thotë se nëse forca rezultuese në një trup është zero,
atëherë, një trup që në fillim ndodhet në prehje do të mbetet në prehje dhe një trup që ndodhet në
lëvizje do të vazhdojë të lëviz përgjatë një vije të drejtë me shpejtësi konstante.

• Tendenca e një trupi që t’i kundërvihet ndërrimit të lëvizjes quhet inerci. Masa është masë e
inercisë së trupit.

• Ligji i dytë i Newtonit thotë se nxitimi i një trupi është në përpjestim të drejtë me forcën e cila

vepron në të dhe në përpjestim të zhdrejtë me masën e trupit:F  m  a

• Forca përkufizohet si një veprim i aftë për ti dhënë trupit një nxitim.

• Ligji i tretë i Newtonit thotë se sa herë që një trup vepron me forcë në një trup tjetër, trupi i dytë
 
poashtu vepron me forcë të njëjtë përnga madhësia por në drejtim të kundërt:F12   F21

• Pesha ka lidhje me forcën e gravitetit që vepron në një trup dhe është e barabartë me prodhimin e

masës së trupit m dhe nxitimit të gravitetit g: Q  m  g

• Kur dy trupa rrëshqasin njëri mbi tjetrin, forca e fërkimit me të cilën secili nga trupat vepron në
tjetrin, përafërsisht mund të shkruhet si: F fr    FN
ku FN është forca normale dhe μ është koeficienti i fërkimit kinetik.

Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA


PËRMBLEDHJE
• Mbi një trup kryhet punë nga ana e një force, kur trupi lëviz përgjatë një distance s. Në qoftë se
drejtimi i një force konstante F formon një kënd θ me drejtimin e lëvizjes, puna e kryer nga kjo
forcë është: A = Fs cosθ

• Energjia mund të përkufizohet si aftësi për të kryer punë. Në sistemin SI, puna dhe energjis
maten me xhul (1J = 1 Nm)

• Energjia kinetike Ek është energji e lëvizjes. Një trup me masë m dhe me shpejtësi v, e ka
energjinë kinetike translative: Ek = (1/2)mv2

 Energjia potenciale është energji që ka lidhje me forcat të cilat varen nga pozita ose trajta e
trupave. Energjia potenciale gravitacionale është: Ep = mgh.

• Energjia potenciale elastike e një sustë të përdredhur të ngjeshur apo të tendosur është: Ep = (1/2)k

• Parimi punë-energji thotë se energjia mund të transformohet (shndërrohet) nga një lloj në
tjetrin, por energjia e përgjithshme mbetet konstante, A = ΔEk + ΔEp

• Fuqia përkufizohet si shpejtësi me të cilën kryhet puna, ose shpejtësi me të cilën transformohet
(shndërrohet) energjia. Njësia SI e fuqisë është vati, 1W = 1J/s

Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA


Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA
Dr.Sadik Bekteshi, UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FSHMN, FIZIKA

You might also like