You are on page 1of 12

Projekt

Lenda: Gjuhe Shqipe


Klasa: IX-C
Periudha:(Shtator-Dhjetor)

Tema: Mitologjia

Punoi: Ornela Kasa


1. ZEUSI

Zeusi ishte sunduesi i qiellit dhe tokës, babai i njerëzve dhe Zotave tjerë.
Konsiderohet si pari, më i madhi dhe i pavdekshmi nga të gjithë Zotat tjerë
të OLOMPIT.
Është lindur në një shpellë të malit DIKTA, ndërsa ka jetuar në një shpellë
tjetër të malit IDA, ku e kishte fshehur e ëma e tij REA, duke e ushqyer me
tamblin e dhisë nimfë e quajtur AMALETEJA. Pas betejës dhe fitores me
titanët dhe ciklopët, e meritoi respektin dhe nënshtrimin, duke u shpallur si
baba i të gjithë Zotave tjerë.
Arma e tij ka qenë rrëfeja, ndërsa pushteti i sundimi toka dhe qielli.
Bashkëshortja e përhershme dhe e pandashme e jetës ishte HERA, e cila
besnikërisht e ka përvjedhur gjatë tërë veprimtarisë së tij sunduese. Nga
bashkëshortësia me Herën, Zeusi kishte katër fëmijë: AREJËN, HEBUN,
EJLEJTIAN dhe HEFAJASTEN..
Aventurat e dashurisë të Zeusit kanë qenë të panumërta. Nga këto
marrëdhënie, Zeusi ka lindur shumë fëmijë zota, gjysmë zota, heronj…
Si shembull nga dashuritë e tij të shumtë, është e udhës ta përmendim
dashurinë me MAJËN, sepse, nga kjo lidhje ka lindur Zoti HERMESI, pastaj
me SELMËN, nga e cila ka lindur Zoti DIONISI, me LETN, Zoti APOLLONI dhe
ARTEMIDA, ndërsa, nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me MENEMUSËN,
kanë lindur 9 muza të famshëm.
Të gjithë këtë fëmijë jashtëmartesor Zeusi i donte dhe i mbronte, sepse ata
shpesh kanë qenë të rrezikuara nga xhelozia hakmarrëse e bashkëshortes
legjitime HERA.
Përveç qindra grave tjerë, Zeusin me bukurinë e vetë të jashtëzakonshëm e
ka magjepsur edhe GANIMEDEN, e cila kishte gjak mbretëror dhe jetonte në
Trojë.
Atë e sjelle në OLIMP dhe e cakton afër vetes që t’i mbushte lëngun e
nektarit në kupën e tij të pijes.
Po ashtu, si njërën prej dashurive të veçanta të Zeusit, mos të mbetemi pa e
përmendur lidhjen e tij me EVROPËN e bukur, të bijën e AGINORIT dhe
TELEFASES.
Nga kjo dashuri i lindin tre djem: MINOJA mitik, SEPREDONI i guximshëm
dhe RADAMENTA e drejtë. Evropa, mbetet në ishullin e Kritit dhe martohet
me mbretin ASTERIA, i cili ia përvetëson të gjithë fëmijët e saj dhe në shenjë
mirënjohje ndaj dashurisë që kishte për te, kontinentin ton e emërton me
këtë emër - EVROPA.

2. HERA

Hera ishte bashkëshortja legjitime e Zeusit dhe konsiderohej si mbrojtësja e


familjes dhe grave të martuara Binjakja Romake ishte JUNONA. Lidhja Herës
me Zeusin ka qenë shumë para se këta të dytë të martohen.
Ata takoheshin fshehtë. Kur harmonizohen dhe stabilizohen marrëdhëniet në
mes të Zotave tjerë të Olimpit dhe Zeusit si sundimtar të përgjithshëm,
atëherë, këta të dy lidhin Martesë. Hera lajmërohet në shumë tregime
mitologjike të asaj kohe.
Si më karakteristike për të ishte se, ajo, përveç fëmijëve të vetë, rritte dhe
kujdeset edhe për fëmijët tjerë. Dënonte tradhtinë martesore dhe me
ashpërsi të pashoq luftonte kundër dashnoreve të burrit të saj.
Në kohën e luftës së famshme dhe tragjike të Trojës, ajo ishte përherë e
angazhuar në mbrojtje të grekëve luftëtar dhe merrte pjesë në prurjen e
shumë vendimeve të rëndësishme për luftën.

3. ATENA

Atena ishte hyjneshë e luftës, urtësisë, artit, shkencës dhe zejtarisë. Sipas
mitologjisë Romake, asaj i përshtatet hyjnesha MINERVA. Kishte lindur nga
koka e Zeusit duke valëvitur me shigjetën e saj karakteristike.
Edhe pse merrej si hyjneshë e luftës, ajo kurrë nuk është treguar me veti
luftarake. Përkundrazi, zihej si e urtë, e mençur dhe gjithnjë e gatshme që t’i
ndihmoj trimat dhe heronjtë, sikur ishin: PERSEI, AKILI, ODISEU dhe shumë
t tjerë.
Një dashuri të madhe që ajo ndjente ndaj tyre, aspak nuk kishte të bënte me
erotikën. Duke mbetur virgjëreshë tërë jetën, ajo kishte vendosur që kurrë
mos të martohet, edhe përpos ofertave të shumta që kishte nga zotat tjerë.
Ju ka ndihmuar njerëzve në përkrahje të realizimit të dëshirave dhe synimeve
të tyre. Nga respekti i madh që kishte, me emirin e saj emërtohet edhe qyteti
Atena, ndërsa në Akropol, për nder të Atenës është ndërtuar tempulli i
falshëm shenjtore - PANTENONI.

4. POSEJDONI

Ishte zoti i detit dhe i tërmeteve. Sipas mitologjinë Romake, atij i përshtatet
Zoti NEPTUNI. Vëllezërit e tij ishin: ZEUSI dhe HADI. Jetonte në pallatin e tij
nëndetar.
Paraqitej gjithnjë i armatosur me tredhëmbëzorin e tij karakteristike në dorë.
Është konsideruar si njeri ndër zotat më të respektuar të dymbëdhjetëshes së
Olimpit, sepse, pas Zeusit dhe Herës, ishte si më i vjetri në moshë.
Përherë i rrethuar nga delfinët e hareshëm, në mes të valëve që nuk e lagnin
fare dhe me karrocën e tij të artë, ai shëtiste nëpër mbretërinë e tij të
madhe, respektivisht, nga oqeani në oqean.
Edhe Posedoni, sikurse Zotat tjerë nga Olimpi, kishte afera dhe marrëdhënie
dashurore me shumë hyjnesha, gjysmë hyjnesha si dhe me njerëz të
zakonshëm, dhe nga këto lidhjet i kanë lindur shumë fëmijë.

5 DEMETRA

Ishte hyjneshë e bujqësisë, të të lashtave dhe pjellshmërisë së tokës.


Konsiderohej si nënë e arave dhe grunoreve. Ajo, po ashtu, merret edhe si
personifikim i tokës në përgjithësi.
Tek mitologjia Romake, asaj i përshtatet hyjnesha CERERA. Ishte nëna e
FEFERSONES, një hyjneshë femër, të cilën e kishte lindur nga marrëdhëniet e
saja jashtëmartesore me Zeusin, dhe me të cilën kishte një lidhje të ngushtë
emocionale.

6. APOLONI

Ishte Zoti i dritës, arsyes, frymëzimit, artit, i parathënies, profetizimit. Pasi


që kishte lidhur me Diellin, po ashtu, konsiderohej edhe si shërues i
sëmundjeve të ndryshme.
I takon gjeneratës së dytë të zotave nga Olimpi. Është i biri i Zeusit nga
marrëdhënia e tij jashtëmartesore me LETËN, dhe vëllai binjak i hyjneshës
ARTEMIDA.
Apoloni konsiderohej si Zoti më i bukur nga të gjitha zotat tjerë të Olimpit.
Me konstruksion ishte i gjatë dhe formë të bukur trupore, andaj kishte shumë
aventura dashurore, si me nimfat ashtu edhe me njerëz të zakonshëm.
Nga këto aventura dashurore, i kanë lindur shumë fëmijë.
Apoloni, po ashtu, trajtohej si heteroseksual. Përveç me femra, ai ka pasur
marrëdhënie edhe me shumë meshkuj. Dashnorët e tij më të njohur
meshkuj, kanë qenë: HIJAKITI dhe KIPARISI.
Se sa ishte Apoloni i çmuar dhe i respektuar si hyjni tek grekët e vjetër,
tregon fakti se, për nder të tij, në Delfi ishte ndërtuar Orakulli i falshëm
parathënës, në të cilën parathëniet e veta i tregonte priftëresha e njohur
PITIJA.

7. ARTEMIDA

Ishte hyjneshë e Hënës, e shtazëve të egra dhe e gjuetisë.


E bija e Zeusit nga marrëdhëniet e tij me LETËN dhe motra e Apolonit.
Në mitologjinë Romake asaj i ngjasonte hyjnesha DIANA.
Nga Zeusi, babai i saj, Artemida kishte kërkuar që përjetë të mbetet e
pamartuar dhe virgjëreshë. E armatosur me shtizë dhe shigjeta në dorë, ajo
shëtiste nëpër pyje, e shoqëruar përherë nga miqtë e saj besnik, drerët dhe
drenushave.
Për nga karakteri, Artemida ishte hyjneshë tejet hakmarrëse e cila ju
hakmerrej të gjithë atyre që tregoheshin si të pandershëm.
Ishte mbrojtëse e gjuetarëve dhe të njerëzve ndërgjegjshëm.

8. HERMESI

Ishte zëdhënës dhe lajmëtar i zotave tjerë nga Olimpi. Po ashtu, Hermesi
konsiderohej si Zoti i tregtisë, oratorisë dhe i hajnave. Nga mitologjia
Romake atij i përshtatej MERKURI. Ka qenë biri i Zeusit, i lindur nga
marrëdhënia e tij jashtëmartesore me MAJËN.
Hermesi në sandalet e mbathura në këmbë dhe përkrenaren që e barte në
kokë, kishte krahë me të cilët fluturonte furishëm nga një vend në vendin
tjetër.
Shpesh ju ka ndihmuar shumë heronjve legjendar, sikur janë:HERAKLU,
PERSEJI, ODISEU ...

9. AFRODITA

Ishte hyjneshë e dashurisë dhe e bukurisë. Pasi kishte lindur nga “shkuma e
detit”, gjithnjë paraqitej e buzëqeshur. Nga mitologjia Romake, asaj i
përshtatej hyjnesha VENERA.
Afrodita i mbronte të dashuruarit. Zbavitja më e madhe e saj ishte, nxitja e
marrëdhënieve dashurore në mes të Zotave. Ka qenë e pirur që të bëj shumë
intriga, vetëm e vetëm t’i nxis Zotat që të dashurohen në njerëz të
zakonshëm.
Posaçërisht, ka qenë e njohur me nxitjet e bëra Zeusit, i cili, gati në çdo çast,
ka qenë i angazhuar me ndonjë lidhje dashurore. Por, edhe pse i ka nxitur të
tjerët, Afrodita as vetë nuk ka qenë indiferente si dashnore.
Edhe pse ishte e martuar me Zotin e gjymtë, HEFAISTIN, ajo ka pasur
marrëdhënie jashtëmartesore me AREJIN. Nga kjo lidhje, asaj i lindin fëmijët:
EROSI, DEJMO, FOBI dhe HARMONIA. Por Afrodita burrin e vetë legjitim, nuk
e ka tradhtuar vetëm me Arejin, por ajo ka pasur lidhje të shumta edhe të
tjerët.
Si karakteristik e Afroditës ka qenë preferenca e saj e madhe ndaj luleve e
posaçërisht ndaj drandofilles. Shëtiste e hipur në karrocën të cilën e grinin
qifti i pëllumbave që ajo i donte pa masë.

10. ARESI

Ishte Zoti i Luftës dhe i betejave. Nga mitologjia Romake, atij i përshtatej
MARSI. Gjithnjë paraqitej me helmet në kokë dhe përherë në gatishmëri për
luftë. Aresi gjithnjë ishte aty ku zhvillohej ndonjë luftë, betejë e përgjakur
apo çfarëdo konflikti tjetër me viktima dhe përmasa të mëdha. Shpesh vinte
në konflikt me Zotat tjerë.
Edhe ky si Zotat tjerë të Olimpit, kishte marrëdhënie të shumta dashurore.
Nga këto marrëdhënie është e njohur lidhja e tij me Afroditën.

11. HEFESTI

Ishte zoti i zjarrit, zejeve të ndryshme (zanateve), artit dhe metalurgjisë.


Konsiderohej si farkëtar dhe zejtar i Olimpit. Nga mitologjia Romake, atij i
përshtatej VULLKANI.
Në mbretërinë e Olimpit, ishte i angazhuar për punimin e stolive dhe
gjësendeve të ndryshme artistike. Edhe pse, në dukje tejet i shëmtuar dhe
nga këmbët i çalë, ai kishte duar dhe trup të fortë. Në dukje vërtet njihet si i
shëmtuar, por dashurisë së tij nuk kanë mund t’i ikin shumë femra të bukura.
Nga aviturat e shumta dashurore që kishte, përpos Afroditës, përmenden
edhe AGLEJA dhe HARI.

12. HESTIA

Ishte hyjneshë e zemrës, familjes dhe harmonisë familjare. Nga mitologjia


Romake, asaj përshtatej hyjnesha VESTA.
Ka qenë motra e Zeusit.
Edhe pse me këmbëngulje atë e kërkonin për grua Posedoni dhe Apoloni, ajo
nga vëllai saj Zeusi, kishte kërkuar që përgjithmonë të mbetej e pamartuar
dhe virgjëreshë. Në mbretërinë e Olimpit, ka bërë një jetë të qetë dhe pa
afera.
Ndoshta, mu kjo rrethanë ka qenë shkaku kyçe, pse kjo hyjneshë, në
krahasim me Zotat tjerë, nuk është përmendur aq shumë
Në shekullin e 5 p.e.s., ajo zëvendësohet dhe vendin e saj e zen DIONISI
-Zoti vardisje, pjellshmërisë dhe verës.
DIONISI ishte fëmija nga marrëdhëniet jashtëmartesore të Zeusit dhe
SEMELES.
Në mitologjinë Romake, atij i përshtatej Zoti BAKHO
Dhurata e Pandorës
Zeusi modeloi një zonjushe prej tokës dhe ujit, dhe i dha asaj një zë dhe fuqi
njerëzore. Pastaj Zotat i bënë asaj shumë dhurata. Athinaja i mësoi asaj zeje,
Afërdita i dhuroi “hijeshi në kokën e saj” si edhe “dëshirë të zjarrtë therëse dhe
ankth konsumues”, ndërsa Hermesi i dha një mendje “bushtre”, dhe një natyrë
të pandershme”. Zonjusha pastaj u vesh dhe u zbukurua nga Zotat. Ndërsa
zonjusha ishte ngarkuar me dhunti të shumta nga Zotat, ajo u quajt Pandora, që
fjalë për fjalë do të thoshte “gjithë dhunti”. Pandora ishte me të vërtetë një
fytyrë për t’u parë, megjithëse ishte një fytyrë e rrezikshme Pandora u dërgua
më pas nga Hermesi tek Epitemeusi, vëllai i Prometeut, si një dhuratë.
Megjithëse Prometeu e kishte paralajmëruar vëllain e tij të mos pranonte asnjë
dhuratë nga Zeusi, Epimethemeusi kishte harruar për këtë paralajmërimin dhe e
mori Pandorën si gruan e tij.Pandora ishte bukuri për t’u parë dhe kur e pa,
Epithemeusi i harroi të gjitha paralajmërimet rreth mospranimit të një dhurate
nga Zeusi.

Pandora dhe Kutia e Ndaluar


Zeusi i kënaqur se kurthi i tij ishte duke funksionuar, i dha Pandorës si dhuratë
martese, një kuti të bukur nga jashtë. Në versionin origjinal të Hesiodit, dhurata
ishte aktualisht një “pithos”, ose kavanoz. Deri në shekullin e 16 fjala pëkthehej
kavanoz, por më pas fjala u keqpërkthye në ‘kuti’. Pandora ishte pajisur me po
aq kuriozitet sa edhe me cilësitë e tjera që i ishin falur prej zotave dhe mendja e
saj konsumohej nga mendimet, se çfarë mbahej brenda kutisë. Ajo nuk mund ta
kuptonte pse Zeusi i kishte dhënë asaj një dhuratë dasme, e që nuk e lejonte ta
shikonte. Në fund, ajo nuk mund të mendonte për tjetër gjë, përveçse të hapte
kutinë dhe të zbulonte sekretet e saj, ashtu siç kishte planifikuar Zeusi.Pandora
nuk mund të duronte më shumë. Kur Epimetheusi u largua nga dhoma, Pandora
më në fund e hapi kutinë. Jashtë vërshuan krijesa fantazmë që sillnin në
sëmundje, varfëri, mizerje, trishtim, vdekje dhe të gjitha të këqijat e botës.
Pandora e përplasi kapakun që të mbyllej, por ishte shumë vonë, e gjithë
përmbajtja kishte shpëtuar përveçse një pjese të vogël që shtrihej në fund.
Shpresa.Pandora e lëshoi Shpresën dhe ajo rrahu krahët jashtë kutisë, duke
prekur plagët e krijuara nga e keqja që Pandora kishte liruar. Edhe sot, shpresa
akoma mbetet për njerëzimin edhe në kohët më të errëta. Ashtu si shkroi dikur
poeti britanik Aleksandër Pope: “Shpresa buron përjetësisht nga kraharori i
njeriut”.

Miti i Atlasit
Biri i Titanit Iapetus dhe një nimfe të detit, Klimenës, Atlasi sundonte mbi një
ishull-mbretëri të lashtë, me emrin Atlantidë. Kishte shumë njerëz nën sundimin
e tij, por ata u degjeneruan, dhe kështu perënditë vendosën që të shkatërrojnë
të gjithë racën e tyre. Ata dërguan një përmbytje të madhe, që vrau të gjithë
njerëzit dhe e fundosi ishullin, në fund të detit. I zemëruar me perënditë për
humbjen e mbretërisë së tij, Atlasi udhëhoqi Titanët në luftën kozmike.Kur
perënditë fituan luftën, ata e ndëshkuan Atlasin për pjesën që kishte luajtur në
këtë luftë, duke e bërë që të mbajë përgjithmonë qiejt mbi supet e tij.

Bartësi i qiejve

Globi qiellor që mban Atlasi mbi supe shpesh herë është ngatërruar me Tokën,
duke bërë që shumëkush të besojë se ai po mban botën mbi supe, si dhe
përdorimin e emrit të Atlasit për librat e hartave. Eshtë e gabuar, sepse mbi
supe Atlasi mban qiejt. 

Biografinë e Tezeut, të përshkruar, hollësisht e gjejmë te Plutarku i cili, me


siguri në fillim të shek. II të e. s., i ka mbledhur motivet e stërlashta dhe shpesh
kontradiktore, në një tërësi të rrumbullakësuar. Për baba të Tezeut zyrtarisht
konsiderohet mbreti i Athines, pasardhës i Kekropsit, themeluesit të Athinës. Më
pak zyrtarisht, por aq më e rëndësishme, si babë i tij është konsideruar edhe
Poseidoni, zoti i detit. E ëma e tij, Etra, sipas disa autorëve ka qenë
bashkëshortja e Egjeut, ndërsa sipas të tjerëve vetëm dashnore. Për nga baba,
Piteu, mbretit të Troazenës, rridhte prej Pelopsit, themeluesit të Peleponezit.
Nuk e ka pasur, pra, prejardhjen aq të lartë, sikurqë e kapasur Herakliu i cili ne
përgjithësi është konsideruar djalë i Zeusit, zotit suprem. Por për rolin e tij të
dalluar, në botën e miteve, që më parë të caktuar edhe kjo ka qenë mjaft. Ka
lindur në Troazenë, në bregun veriperëndimor të Argolidës, ku e ka kaluar edhe
rininë. Egjeu, atje para kthimit të tij në Athinë, ku e pritnin detyrat e
sundimtarit, ia ka lënë vetëm shpatën dhe sandalet mbi të cilat e ka qitur një
gurë të madh, sepse Tezeu, kur të rritej do të duhej të ketë fuqi të mjaftueshme
që këtë gur të madh ta rrokulliste. Kështu edhe ndodhi. Pas gjashtëmbëdhjetë
vjetëve Tezeu u zhvillua në një djalosh të fuqishëm i cili ua ka kaluar të gjithë
moshtarëve të vet në guxim, bukuri dhe qëndrim të tij mbretëror.

Meduza do te thotë : zgjuarsi udhëheqëse femërore. Në Greqi njihet si Metis


ndërsa në Egjipt si Met/ Maat. Simbolizon zgjuarsinë dhe misteret femërore,
ciklet e Kohës (te shkuarën, te sotmen dhe te ardhmen), ciklet natyrore (jetën,
vdekjen dhe rilindjen). Roje e portave te Parajsës, Tokës dhe Ferrit. Është e
dashura e shtazeve, me energji te fshehur dhe aktive. Është ajo që lidh parajsën
me Token dhe shkatërron për te ruajtur balancën. Është e vërteta e realitetit, e
gjitha prapa dy fytyrave. Shkatërron tek mortalet, iluzionet. E ndaluar dhe në te
njëjtën kohe zgjuarsi e nevojshme. Meduza ishte Gorgon(ja) (në mitologjinë
greke Gorgon është një femër shtaze, e njohur gjithashtu si Gorgo. Dy gorgonet
e tjera Stheno dhe Euryale ishin te pavdekshme. Meduza u kthye nga njeri në
Gorgon (nga Athinaja) si rrjedhoje ajo mbeti mortale) me e njohur, me flokë te
gjate dhe te bukur. Njohja e saj me Poseidonin (neptun) mërziti shume Athinane
dhe si mallkim ajo i shndërroi flokët e bukur te Meduzës në gjarpërinj dhe e
shpërfytyroi. Pamja e saj (pas kësaj) ishte aq e tmerrshme sa çdo qenie e çalle
që e shikonte në sy kthehej në gurrë. Pasi Perseus, me urdhër te Athinase i preu
kokën Meduzës (duke mbajtur në fytyre maskën që i kish dhëne Athinaja në
mënyre që mos kthehej në gurrë nga shikimi i Meduzës) nga Meduza lindi
Pegasus (kalë me krahë) dhe Chrysaor. Gjaku që rrodhi në shkretëtirën Libiane
gjate "lindjes" se tyre u kthye në gjarpërinj. Me pas një nga këta gjarpërinj vrau
Mopsus.

MINOTAURI
I zemëruar shumë për vdekjen e të birit, mbreti i Kretës, u vuri Athinasve një
kusht të rëndë. Për tridhjetë vjet me rradhë, Athinasit do të ishin të detyruar t’i
dërgonin shtatë djem dhe shtatë vajza të reja si ushqim për Minotaurin.
Minotauri ishte një dem trupmadh, me forcë të pazakontë, i cili ushqehej vetëm
me mish njeriu. Tezeu mungonte në luftë, dhe nuk ish në dijeni për episodin e
krijuar. Mbërriti pikërisht në kohën kur të rinjtë fatkeqë do të përfundonin në
stomakun e minotaurit. Pasi i mësoi të rejat, kërkoi që të shoqëronte vetë
bashkëpatriotët e tij dhe të ndante me ta dhembjen që i priste. I ati i moshuar,
Egjeu, iu lut që të mos shkonte. Viktimat tashmë ishin caktuar, dhe ai nuk ishte
mes tyre. Tezeu qëndroi i shurdhët përpara përgjërimeve të të atit. Dëshira e tij
ishte shumë e madhe, mendonte se në këtë mënyrë do të ndihmonte patriotët
dhe miqtë e tij. Në fund të fundit, si mund të qëndronte në fronin e Athinës
akoma dhe një ditë më shumë, në rast se zemra e tij qëndronte e ngurtë para
fakteve të tilla?!

- “Po shkoj baba, atje ku më thërret nderi im. Do ta mund përbindëshin, dhe së
shpejti do të kesh mundësinë të na shohësh të gjithëve së bashku shëndoshë e
mirë, në atdheun tonë të madh e të dashur!”
Egjeu qëndroi në breg, ndërsa anija  me  velat e zeza, në shenjë zije dhe
keqardhjeje, largohej bashkë me të birin e tij të dashur. Avash – avash anija
zvogëlohej në horizont, deri sa u bë një pikëz e padallueshme dhe humbi…
Mbreti i Athinës, i mposhtur nga dhembjet dhe vitet mbi supe, u kthye i
stërmunduar në pallat. I mbeti veç një shpresë e zbehtë. Para se të ikte grupi i
të rinjëve, iu përgjërua kapitenit të anijes duke i thënë:

-   “Kur të kthehesh pas, dhe nëse Tezeu është ende i gjallë, të lartësosh velat e
bardha. Përndryshe do të kuptoj se im bir nuk jeton më”.
 

LABIRINTHI
Minotauri, ky përbindësh i egër, banonte në një shpellë, brenda një ndërtese të
çuditshme. Vetëm Dedali, arkitekti më i njohur i lashtësisë Greke, kishte arritur
të krijonte një labirinth të tillë. Si një mister i gjithëanshëm, ndërtesa në fjalë,
përbënte problem serioz për cilindo që guxonte të hynte në të, kombinimi
mjeshtëror, por, edhe ngatërrestar në të njëjtën kohë i krijimit arkitektonik
përbëhej nga korridore, oborre, salla dhe kalime të nëndheshme. Rrjedhimisht,
kurrkush nuk mund t’i shpëtonte babëzisë së pamëshirshme të përbindëshit të
rralllë në llojin e vet.

ARIADNI
Sapo e morën vesh se po vinte një anije nga Athina, banorët e Kretës, rendën të
shihnin pasagjerët e saj, viktimat e ardhshme të Minotaurit. Midis njerëzve,
kalimin e dhimbshëm vërente me dëshpërim të thellë dhe e bija e Minosit. Në
një çast i ra në sy i riu Athinas me pamje të vërtetë mbretërore. Atëherë pyeti
se cili ishte, dhe mësoi se Tezeu ishte i biri i mbretit të Athinës dhe se kishte
ardhur vullnetarisht me bashkëpatriotët e vet. Ariadni kishte dëgjuar për të, dhe
e njihte guximin e tij. Ndërsa tani shihte dhe bukurinë që  dikur injoronte. Zemra
e saj u ndrydhë duke sjellë ndërmend vdekjen që e priste. Vendosi, pra që ta
shpëtonte, duke rrezikuar jetën e saj, dhe i foli lidhur me frikën që e brente.
Tezeu nuk qëndroi i paemocionuar ndaj dhuntive të princeshës së re.
Përkushtimi i saj i mbushi zemrën me dashuri. Në qoftë se do të dilte i gjallë nga
Labirinthi, do të martohej me të. Ariadni e pranoi propozimin e tij, dhe i dha
bashkëshortit të ardhshëm por dhe trimit zemërluan në të njëjtën kohë një
lëmsh fillin e të cilit e mbante ajo. Dora e Tezeut duhej që të shtrëngonte fort
lëmshin dhe ta linte të shtjellohej avash-avash. Duke e ndjekur kështu edhe në
kthim, do të kthehej pas,  pa rënë nata, me udhëzues të pagabuar perin. Grupi
me të rinjtë dhe të rejat e Athinës, bëri para drejt Labirinthit, kaloi pragun dhe u
zhdukë. Ariadni gjithë merak, vërente me kujdes dorën e saj, lëvizjet që bënte
filli tregonin lëvizjet e vetë Tezeut. Pas pak u dëgjuan rënkimet e përbindëshit.
Filli lëvizte me shkëputje, gjë që tregonte se në atë çast rrokeshin. Bënin para,
shtyheshin, përplaseshin, ndalonin. Papritur, gjithçka ra në qetësi. Peri nuk
lëvizte më. Ç’ndodhi?! Dyshimi e trondiste. Mos ndoshta ëndërroi. Iu duk sikur
filli kishte lëvizur… zërat e largët pushtuan veshët e saj. Por ç’zëra, pasi tingujt
brenda mureve ngatërrestare të labirinthit ndrshonin vazhdimisht! Sa më shumë
që afroheshin zhurmat, aq më tepër qartësohej gjendja. Nuk kishte më asnjë
dyshim. Minotauri ishte mundur… Filli lëvizte, shpejt dhe qëndrueshëm. Tezeu
kishte shpëtuar. Princesha rendi e gëzuar dhe e lumtur duke u mbështetur në
gjirin e tij të ngrohtë.

Do të jetonin bashkë!
Tezeu së bashku me Ariadnin dhe shokët e vet që i shpëtoi nga vdekja e sigurtë,
morën rrugën drejt limanit, ngritën velat dhe u nisën për në Athinë.

Fillimisht, deti kaltërosh ishte i qetë, më vonë u errësua duke nxjerrë dallgë të
tmerrshme. Era frynte si e tërbuar, ndërsa retë e rënda e të zeza vareshin mbi
ujë duke fshehur dritën e ditës. Një stuhi e rrëmbyer dhe tejet e rrezikshme
shpërtheu papritur. Kapiteni së bashku me të rinjtë  dhe Tezeun në krye,
mblodhën velat dhe kërkuan strehim në ishullin e Naksos.

E stërmunduar Ariadni, u ulë poshtë për t’u çlodhur dhe ashtu padashur e zuri
gjumi. Kohëzgjatja e stuhisë ishte e shkurtër.  Deti u qetësua dhe dielli doli
sërish, në qiellin e kthjellët kaltërosh. Nga një përhumbje e pashpjegueshme,
Tezeu e braktisi Ariadnin ndërsa ajo flinte… Kur u zgjua, e bija e Minosit dhe e
fejuara e heroit, vështroi e habitur rreth saj, po ç’të shihte? Nuk ishte askush, as
shpirt, as marinarë dhe as anije. Mendoi se po ëndërronte. E çmendur nga
agonia, rendi në breg, iu përgjërua zotave dhe mbeti e zhgënjyer me sytë e
ngulitur drejt detit të pafund. Nga një koinçidencë e pashpresë, qëlloi të kalonte
andej Vagoja, i cili kthehej nga një udhëtim i gjatë. Dëgjoi të bërtiturat e
princeshës së shkretë, dhe rendi pranë saj. Me fjalë të ëmbla gjithë simpati, u
mundua të zbuste sadopak dhembjen e saj. Ajo e dëgjonte me kënaqësi. Të dy
së bashku mallkonin Tezeun. Përfundimisht, e bija e Minosit, humbi një të
dashur por gjeti një bashkëshort, Vagon. Ndërsa anija e shtyrë nga valët e
furishme mbërritii në fund të udhëtimit të vet. Për të përshëndetur i pari të atin
e moshuar. Tezeu qëndroi në krye të anijes. Egjeu rrinte lart mbi një shkëmb
dhe priste. Tezeu e njohu pa mundim mbretin e Athinës. Ndërsa Egjeu ashtu i
pikëlluar nga pllakimi i zisë së çastit, u hodh në det, ku fatkeqësisht u përpi nga
dallgët, duke menduar se i biri i tij kishte vdekur. Kapiteni i anijes i rrëmbyer
nga gëzimi i kthimit për në atdhe kishte harruar të ndërronte velat e zeza!
Vdekja e Minotaurit dhe triumfi i kthimit nuk ekzistonin më për Tezeun. Dhembja
e kishte tretur të tërin. Mos ndoshta zotat deshën ta ndëshkonin me vdekjen e
të atit, për tradhtinë dhe mosmirënjohjen që tregoi ndaj Ariadnit?! Kush e di –
nuk duhet të harrojmë se ekziston dhe NEMESIS – Drejtësia Hyjnore!
FEDRA DHE HIPOLITOSI
Mbreti i Athinës, Egjeu, kishte humbur në bregdet, në atë që mban emrin e tij
deri më sot “Egje”. Arritja e vrasjes së Minotaurit, e bëri Tezeun njeriun më të
përshtatshëm për fronin e Athinës. Gjithçka dukej se mbretërimi do të rridhte
natyrshëm. Por fati që gjithmonë xhelozonte lumturinë e njerëzve, dhe
veçanërisht të heronjve, vendoste ndryshe. Nga martesa e tij e parë me Aniopin,
mbretëreshën e Amazonës, Tezeu kishte një djalë, Hipolitosin. Kur u martua për
të dytën herë me Fedrën, motrën e Ariadnit, i biri i Aniopit tashmë ishte bërë një
adoleshent i hijshëm. Ishte i dhënë pas studimit dhe diturisë dhe çlodhej vetëm
me gjuetinë, e cila i falte kënaqësi të veçantë. Afërdita e fyer nga që princi i ri
nguronte të flijonte për hir të saj mbolli në zemrën e të bijës së Minosit, një
pasion të fortë erotik për djalin e burrit të saj. Hipolitosi i refuzonte propozimet e
pandershme të njerkës së vet. Ferdra e mërzitur dhe e nevrikosur nga
indiferenca e Hipolitosit  kreu veprimin e ulët që t’i ankohej Tezeut, sikur gjasme
i biri i tij nuk e respektoi moralisht… Guxoi akoma të gënjente dhe shpifte mijëra
ligësi të tjera, me qëllim të vetëm bindjen e mendjelehtit Teze, i cili vendosi që
ta dënonte me ndëshkim të përjetshëm. Madje Afërdita duke vazhduar
hakmarrjen e saj iu përgjërua Posidonit që ta ndihmonte me të gjithë fuqinë e
vet. Ndërsa princi i ri hipur mbi karrocën e vet po largohej gjithë skeptizëm drejt
detit që hapej para tij, zoti i deteve, nxorri nga dallgët e harbuara një
përbindësh:
Me ballë të gjerë dhe brirë kërcënues
u vërvit një gjigand lëkurë luspuar.
Dem i paparë, dragua fluturues,
herë zhytej rrëmbyeshëm,
herë ngrihej si i tërbuar…
Kuajt e Hipolitosit të verbuar nga tymi dhe flakët që dilnin nga goja dhe fijet e
hundës së përbindëshit, u drithëruan nga frika dhe u ngritën në dy këmbët e
pasme me veshët e tendosur nevrikisht. Frikësimi i shtyu drejt një rendjeje të
verbër midis shkëmbinjve, pyjeve dhe humnerave. Karroca u thye ndërsa rrotat
u shpërbënë në mijëra copa. Hipolitosi ra përtokë, trupi i të riut pranoi plagë të
rënda, vdekja e mbështolli në gjirin e saj duke pëshpëritur deri në çastet e fundit
emrin e dashur të të atit. Në dëgjimin e fundit të frikshëm të Hipolitosit të
pafajshëm, Fedra e mbërthyer nga pendimet desh humbi mendtë e kokës. U
gjunëzua e përlotur para Tezeut dhe me sinqeritet të plotë kësaj rradhe, i rrëfeu
të gjithë të vëretën lidhur me shpifjet e saj. Njohu pafajësinë absolute të
Hipolitosit, domethënë që fajtorja dhe shkaktarja e vetme e asaj tragjedie ishte
veç ajo.  Në fund, e mbuluar nga turpi dhe padrejtësitë që kishte bërë vendosi t’i
jepte fund jetës së saj.
VDEKJA E TEZEUTI goditur ashpërsisht nga vdekja e të birit të vetëm, dhe
humbja e bashkëshortes, të cilën deri në atë çast e konsideronte besnike dhe të
përkushtuar. Tezeu kërkoi të gjente ngushëllim tek arritjet e tij heroike. Kur u
kthye sërish në Athinë, u përballë veç me kaosin dhe anarkinë. Qytetarët ishin
revoltuar dhe vriteshin me njëri tjetrin. Tezeu u mundua t’i qetësonte. Por nuk ia
arriti dot… Pas shpenzimit të të gjitha rezervave të durimit dhe përpjekjeve të
njëpasnjëshme, u bind se me emrin dhe fuqinë e tij mbretërore nuk mund të
risillte më qetësinë në qytet, prandaj dhe vendosi që ta braktiste… Kështu u
largua nga Athina, dhe u transferua në ishullin e Skiros, me ata pak familjarë që
i kishin mbetur. Atje, shpresonte të vdiste i qetë. Por as këtë nuk e arriti dot…
Mbreti i Skiros, Lukomidi, i pushtuar nga ndjesia e xhelozisë por edhe nga frika
se mos një ditë humbiste fronin e vet, e vrau pabesisht. Në ç’mënyrë? Shumë
lehtë… Shkoi bashkë me të në një mal të lartë, gjasme për t’i treguar hapësirën
e mbretërisë së tij, dhe në kohën kur Tezeu vështronte hapësirën e pafund, ai e
shtyu duke e hedhur mbi shkëmbinjtë e mprehtë. Në këtë mënyrë të
tmerrshme, vdiq i ati i Hipolitosit dhe heroi që dikur Ariadni shpëtoi nga kthetrat
e përbindëshit në Labirinth.

You might also like