Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 59

Njeriu

Njeriu si një anëtar i shoqërisë njerëzore;


Emri i zakonshëm i Homo sapiens, specie
unike ekzistuese të gjinisë Homo

Njerëzit janë primatë dykëmborë që i


përkasin llojit Homo sapiens (Latinisht:
"njeri i zgjuar" ose "njeri i ditur") dhe
familjes Hominidae, familjes së madhe të
majmunëve.[4][5] Ata janë të vetmit anëtarë
që kanë mbijetuar prej gjinisë Homo.
Njeriu[1]
Vargu kohor:
rancholabrean – sot, 0.195–0 Ma
M Pa Eoce Oli Mio PQ
es lc ne gc cen
e

Një mashkull (majtas) dhe një femër (djathtas)

Statusi i ruajtjes

Jo i rrezikuar (IUCN 3.1)[2]
Klasifikimi shkencor
Mbretëria: Animalia

Filumi: Chordata

Klasa: Mammalia

Rendi: Primates

Familja: Hominidae

Nënfamilja: Homininae

Fisi: Hominini

Gjinia: Homo

Lloji: H. sapiens

Emri binomial

Homo sapiens
Linnaeus, 1758
Densiteti i popullimit të njerëzve

Sinonimet[3]

Species synonymy
aethiopicus
Bory de St. Vincent, 1825
americanus
Bory de St. Vincent, 1825
arabicus
Bory de St. Vincent, 1825
aurignacensis
Klaatsch & Hauser, 1910
australasicus
Bory de St. Vincent, 1825
cafer
Bory de St. Vincent, 1825
capensis
Broom, 1917
columbicus
Bory de St. Vincent, 1825
cro-magnonensis
Gregory, 1921
drennani
Kleinschmidt, 1931
eurafricanus
(Sergi, 1911)
grimaldiensis
Gregory, 1921
grimaldii
Lapouge, 1906
hottentotus
Bory de St. Vincent, 1825
hyperboreus
Bory de St. Vincent, 1825
indicus
Bory de St. Vincent, 1825
japeticus
Bory de St. Vincent, 1825
melaninus
Bory de St. Vincent, 1825
monstrosus
Linnaeus, 1758
neptunianus
Bory de St. Vincent, 1825
palestinus
McCown & Keith, 1932
patagonus
Bory de St. Vincent, 1825
priscus
Lapouge, 1899
proto-aethiopicus
Giuffrida-Ruggeri, 1915
scythicus
Bory de St. Vincent, 1825
sinicus
Bory de St. Vincent, 1825
spelaeus
Lapouge, 1899
troglodytes
Linnaeus, 1758
wadjakensis
Dubois, 1921

Njerëzit kanë një tru shumë të zhvilluar, i


aftë për të kryer koncepte abstrakte si
arsyetimi, të folurit, analiza e vetvetes dhe
zgjidhja e problemeve. Kjo aftësi mendore,
e kombinuar me një trup vertikal që i
mundëson duarve manipulimin e
objekteve, e ka bërë njeriun të përdorë
shumë më mirë se çdo specie tjetër veglat.

ADN-ja mitokondriale dhe gjetjet e fosileve


tregojnë se njeriu modern e ka origjinën
prej Afrikës rreth 200000 vjet më parë.[6]
Sot, njerëzit jetojnë në çdo kontinent, me
një popullsi prej rreth 6.8 miliard.[7]

Historia

Evolucioni …
Një rindërtim i Australopithecus afarensis, një
paraardhës njerëzor që mund të ecte me dy këmbë,
por që i mungonte një tru i madh si ai i njerëzve
modernë

Studimi shkencor i evolucionit të njeriut


shqetësohet rreth zhvillimit të gjinisë
Homo, por gjithashtu përfshin studimin e
hominidëve dhe hominëve të tjerë, si për
shembull Australopiteku. "Njerëzit
modernë" cilësohen ose klasifikohen si lloji
Homo sapiens, të cilit i vetmi nënlloj
ekzistues është Homo sapiens sapiens.
Homo sapiens idaltu (që fjalë për fjalë do
të thotë "njeriu më i vjetër i zgjuar"),
nënlloji tjetër i njohur është i zhdukur.[8]
Homo neanderthalensis, që u zhduk rreth
30000 vjet më parë, herë pas here është
klasifikuar si nënlloji "Homo sapiens
neanderthalensis", por studimet e fundit
gjenetike na sugjerojnë një shmangie të
Neandertalit nga Homo sapiensi rreth
500000 vjet më parë.[9] Ngjashmërisht, ato
pak kampione që na kanë mbetur prej
Homo rhodesiensis janë klasifikuar
ngadonjëherë si nënlloje, por kjo nuk është
e pranueshme. Fillimisht, njeriu modern
shfaqet në të dhënat e fosileve 195000
vjet më parë dhe studimet e biologjisë
molekulare japin prova se koha e
shmangies së njeriut modern nga çdo
paraardhës i tij daton rreth 200000 vjet më
parë.[10][11][12][13][14] Studimi i plotë i
diversitetit gjenetik afrikan i kryesuar nga
Dr. Sarah Tishkoff tregon se Bushmenët
(njerëzit indigjenë të Afrikës jugore) janë
ata që kanë larminë më të madhe
gjenetike ndërmjet 114 popullsive të
testuara, duke i bërë ata një nga 14
popullsitë më të hershme. Studimi
gjithashtu lokalizoi origjinën e migrimit të
njerëzve modernë në Afrikën jug-
perëndimore, pranë kufirit bregdetar të
Namibisë dhe Angolës.[15]

Të afërmit më të ngjashëm ekzistues të


njerëzve janë gorillat dhe shimpanzetë, por
njerëzit nuk kanë evoluar prej këtyre
majmunëve: në të vërtetë këto majmunë
kanë të njëjtin paraardhës me njerëzit
modernë.[16] Njerëzit janë më shumë të
lidhur me dy lloje shimpanzesh: me
shimpanzenë e zakonshme dhe me
bonobonë.[16] Renditja e plotë e gjenomit
rezulton se pas 6.5 milion vjetësh
evolucion të ndarë, ndryshimet midis
shimpanzeve dhe njerëzve janë 10 herë
më të mëdha se ato midis dy njerëzve jo të
afërm dhe 10 herë më të vogla se ato
midis një kavjeje dhe një miu. Kongruenca
midis sekuencave të ADN-së ndërmjet
njeriut dhe shimpanzesë variojnë nga 95%
deri në 99%.[17][18][19][20] Është vlerësuar se
njerëzit u shmangën nga sekuenca e
evolucionit 5 milionë vjet më parë me
shimpanzetë dhe 8 milionë vjet më parë
nga gorrillat. Megjithatë, një kafkë e një
hominidi e zbuluar në Çad në vitin 2001, e
klasifikuar siSahelanthropus tchadensis,
është afërsisht 7 milionë vjeçare dhe kjo
mund të tregojë një shmangie akoma më
të hershme.[21]
Evolucioni i njeriut karakterizohet nga një
numër i rëndësishëm ndryshimesh
morfologjike, fiziologjike dhe të sjelljes, që
kanë ndodhur qysh nga ndarja ndërmjet
paraardhësit të përbashkët të njeriut dhe
shimpanzesë. Ndryshimi i parë morfologjik
ishte zhvillimi i një sistemi lëvizës
dykëmbor në vend të atij arboreal
(nëpërmjet kacavirrjes në pemë),[22] me të
gjithë ndryshimet shoqëruese, si një gju që
tendoset dhe përthyhet përpara, këmbë të
gjata në krahasim me krahët dhe fuqi e
reduktuar e pjesës së sipërme të trupit.

Më vonë, njerëzit e hershëm zhvilluan një


tru shumë më të madh: rreth 1,400 cm³ te
njerëzit modernë, dy herë më shumë se
madhësia e trurit të shimpanzesë dhe
gorillës. Rritja e trurit të njeriut pas lindjes
ndryshon nga ato të majmunëve të tjerë
dhe i lejon njerëzve të rinj periudha të
zgjatura të mësimeve sociale dhe
përvetësimit të gjuhës. Antropologët fizikë
argumentojnë se ndryshimet ndërmjet
strukturës së truve të njerëzve dhe atyre të
majmunëve të tjerë janë akoma më të
mëdha se ndryshimet e përmasave.

Ndryshime të tjera të rëndësishme


morfologjike përfshijnë: zhvillimin e një
mbërthimi ose kapje (me duar) me fuqi
dhe preçizion;[23] një sistem përtypës të
reduktuar; një zvogëlim të dhëmbëve të
qenit; dhe ulja e laringut dhe kockës së
nëngjuhës, duke e bërë të folurin të
mundshëm. Një ndryshim i rëndësishëm
fiziologjik ishte zhvillimi i ovulimit të
fshehtë, që mund të jetë përputhur me
zhvillimin e disa ndryshimeve të
rëndësishme në sjellje, si lidhja e çifteve.
Një ndryshim tjetër me peshë ishte
zhvillimi i materialeve të bëra nga njeriu, të
cilat sa erdhën e u bënë më të zakonshme
dhe të sofistikuara.[24][25]

Periudha Paleolitike …
Pasqyrim artistik i shaqur gjatë Paleolitit të sipërm:
figurina e Venusit të Dolni Vestonice, një nga
realizimet më të hershme të trupit të njeriut, që daton
29000 deri 25000 vjet më parë
Njerëzit modern evoluuan nga Homo
sapiensët arkaikë (p.sh Homo
neanderthalensis ose Homo rhodesiensis)
në Afrikë gjatë Paleolitit të Mesëm, rreth
200000 vjet më parë. Nga fillimi i Paleolitit
të Sipërm rreth 50000 vjet më parë, gjuha,
muzika dhe shprehi të tjera kulturore të
përhapura kudo, u zhvilluan.

Lëvizja migratore për jashtë Afrikës është


vlerësuar të ketë ndodhur rreth 70000 vjet
më parë. Njeriu modern si rrjedhojë, u
shpërnda në të gjitha kontinentet, duke
zëvendësuar hominidët e mëparshëm: Ata
filluan ta banonin Euroazinë dhe Oqeaninë
që 40000 vjet më parë dhe Amerikat që
14500 vjet më parë.[26] Ata zhvendosën
Homo neanderthalensis dhe lloje të tjera
me origjinë prej Homo erectus (që kishte
banuar në Euroazi që 2 milionë vjet më
parë) me anë të riprodhimit të suksesshëm
dhe rivalitetit për resurse.[27]

Provat e mbledhura nga arkeogjenetistët


që nga vitet 1990 kanë dhënë mbështetje
të madhe skenarit të migrimeve jashtë
Afrikës dhe ka pakësuar mundësitë e
hipotezës multi-rajonale, që propozonte se
njerëzit modernë evoluuan nga popullsi
individuale hominidësh.[28]
Gjenetistët Lin Jorde dhe Henri
Harpending të "Universitetit të Jutas"
sugjerojnë se variacionet janë shumë të
vogla në krahasim me speciet e tjera. Ata
gjithashtu propozojnë se gjatë Pleistocenit
të Vonë, popullsia e njerëzve shkoi jo më
shumë se 10000 dhe mundësisht aq ulët
sa 1000. Arsye të ndryshme për këtë
hipotezë janë marrë si të mirëqena, një
ndër të cilat është teoria e katastrofës së
Tobës.[29]

Tranzicioni drejt qytetërimit …


Bujqësia dhe zbutja e kafshëve çoi në ngritjen e

vendbanimeve të qëndrueshme.

Deri 10000 vjet më parë, shumica e


njerëzve jetonin si mbledhës dhe gjuetarë.
Ata, në përgjithësi, jetonin në grupe të
vogla nomadike. Ardhja e bujqësisë nxiti
Revolucionin Neolitik, në të cilin u formuan
vendbanime të përhershme, u zbutën
kafshë dhe filluan të përdoren vegla
metalike. Bujqësia nxiti tregtinë dhe
bashkëpunimin dhe krijoi një shoqëri
komplekse.

Rreth 6000 vjet më parë, u zhvilluan proto-


shtetet e para në Mesopotami, Luginën e
Nilit në Egjipt dhe Luginat e Indusit. Forcat
ushtarake u formuan për mbrojtje dhe
qeveria për të administrim. Shtetet
bashkëpunonin dhe konkurronin për
resurse, dhe në disa raste fillohej dhe luftë.
Rreth 2000 dei 3000 vjet më parë, disa
shtete si Persia, India, Kina, Roma dhe
Greqia u bënë perandoritë e para
nëpërmjet pushtimit. Besime fetare
ndikuese, si Judaizmi, që e kishte origjinën
prej Lindjes së Mesme dhe Hinduizmi që
vinte nga Azia Jugore, u ngritën për nga
rëndësia në këtë kohë.

Fundi i Mesjetës pa ngritjen e shumë ideve


dhe teknologjive revolucionare Në Kinë, një
shoqëri e zhvilluar dhe e urbanizuar i dha
shtysë inovacioneve dhe shkencave, si
shtypshkronja dhe shpimi i farës. Në Indi,
zhvillime të mëdha ishin bërë në
matematikë, filozofi, fe dhe metalurgji.
Periudha e Artë Islamike pa zhvillime të
mëdha shkencore në Perandorinë
Islamike. Në Evropë, rizbulimi i vlerave të
Antikitetit klasik dhe shpikja e
shtypshkronjës prirën Rilindjen në shekujt
XV-XVI. Gjatë 500 vjetëve të ardhsme,
eksplorime dhe kolonizimi i sollën Evropës
kontroll të madh mbi shumicën e Aerikave,
Azisë dhe Afrikës, duke çuar në përleshje
të mëvonshme për pavarësi. Revolucioni
shkencor në shekullin e XVII dhe
Revolucioni Industrial në shekujt e XVIII-
XIX nxitën risitë në transport, si
hekurudhat dhe automobilët; shfrytëzimin
e energjisë, me anë të qymyrgurit dhe
elektricitetit; dhe zhvillimin e qeverive, me
sisteme të reja si demokracia dhe
komunizmi.

Me mbërritjen e Epokës së Informacionit


në fundin e shekullit të XX-të, njerëzit
modernë jetojnë në një botë që sa vjen e
globalizohet dhe ndërlidhet më shumë. Që
nga 2008, mbi 1.4 miliardë njerëz janë të
lidhur nëpërmjet tyre me anë të
internetit[30] dhe 3.3 miliard njerëz me anë
të celularit.[31]

Megjithëse ndërlidhja ndërmjet njerëzve ka


nxitur zhvillimin e shkencës, artit,
diskutimit dhe teknologjisë, ajo ka prirë në
përleshje kulturore dhe në përdorimin e
armëve të shkatërrimit në masë.
Qytetërimi njerëzor kaçuar në ndotje dhe
shkatërrim mjedisor, duke rezultuar në
shfarosjen në masë të formave të tjera të
jetës,[32] që mund të përshpejtohet nga
ngrohja globale në të ardhmen.[33]
Habitati dhe popullsia

Njerëzit shpesh jetojnë në struktura sociale të


bazuara te familja dhe krijojnë strehim artificial.

Vendbanimet e para njerëzore ishin të


varura nga sasia e ujit dhe në varësi të
jetesës, resurse të tjera natyrore si tokat
pjellore për rritjen e prodhimeve bujqësore
dhe të bagëtisë, ose në stinë të caktuara
duke gjuajtur pre të ndryshme. Gjithsesi,
njerëzit kanë një aftësi të madhe për të
ndryshuar habitatin e tyre me metoda të
ndryshme, si ujitja, planifikimi urban,
ndërtimi, transporti, prodhimi i mallrave,
shpyllëzimi dhe shkretëzimi. Me shfaqjen
e tregtisë në shkallë të gjerë dhe
infrastrukturës së transportit, afërsia e
këtyre resurseve është bërë e
panevojshme dhe në shumë vende, këto
faktorë nuk janë më një forcë drejtuese e
rritjes dhe zvogëlimit të popullsisë.
Megjithatë, mënyra se si habitati
ndryshohet është një përcaktues i
rëndësishëm në ndryshimin e popullsisë.
Teknologjia i ka lejuar njerëzit të
kolonizojnë të gjitha kontinentet dhe të
përshtaten në të gjithë mjediset e
ndryshme. Në dekadat e fundit, njerëzit
kanë eksploruar Antarktikën, thellësitë e
oqeaneve, hapësirën e jashtme, edhe pse
kolonizimi i këtyre mjediseve është akoma
i parealizueshwm. Me një popullsi mbi 6
miliard, njerëzit janë mes gjitarëve të
mëdhenj më të shumtë në numër. Shumica
e njerëzve jetojnë në Azi (61 %). Pjesa
tjetër jetojnë në dy Amerikat (14 $), në
Afrikë (14 %), Europë (11 %), dhe Oqeani
(0,5 %).
Banimi i njerëzve në sisteme ekologjike të
mbyllura në mjedise të ashpra, si në
Antarktikë dhe hapësirë është e shtrenjtë,
e pakët në kohë dhe e kufizuar vetëm për
ekspedita shkencore, ushtarake ose
industriale. Jeta në hapësirë ka qenë
shumë sporadike, me jo më shumë se 13
veta në një kohë të caktuar. Midis viteve
1969 dhe 1972, dy njerëz kaluan intervale
të shkurtra në Hënë. Që nga nëntori i 2009,
asnjë trup qiellor nuk është vizituar nga
njerëzit, edhe pse ka pasur një prezencë të
vazhdueshme të njerëzve që nga lëshimi i
ekuipazhit fillestar për të banuar Stacionin
Ndërkombëtar të Hapësirës më 31 tetor
2000. Gjithsesi, trupa të tjerë qiellorë janë
vizituar nga objekte të bëra nga njeriu.

Që nga viti 1800, popullsia e njerëzve


është rritur nga 1 miliard në 6 miliard.[34]
Në 2004, rreth 2.5 miliard njerëz nga 6.3
miliard (39,7 %) jetonin në zona urbane
dhe kjo përqindje pritet të rritet në
shekullin e XXI. Në shkurt 2008, OKB
vlerësoi se gjysma e popullsisë do jetojë
në zona urbane në fundin e vitit.[35]
Problemet e njerëzve që jetojnë në qytete
janë format e ndryshme të ndotjes dhe
krimit,[36] sidomos në brendësi të qyteteve
dhe në lagjet e varfra periferike. Të mirat e
jetesës në zona urbane janë analfabetizmi
më i ulët, aksesi në të gjitha njohuritë dhe
paprekshmëri nga uria në zonat rurale.

Njerëzit kanë pasur një efekt dramatik në


mjedis. Meqë njerëzit rrallë merren si pre,
ata janë përshkruar si supergrabitqarë.[37]
Momentalisht, me anë të shfrytëzimit të
tokës, djegies së karburanteve fosilë dhe
ndotjes, njerëzit mendohet se janë
shkaktarët kryesorë të ngrohjes globale.[38]
Aktiviteti i njerëzve besohet se është një
kontribues kryesor në zhdukjen në masë të
shumë specieve. Nëse vazhdohet kështu,
parashikohet se gjysma e gjithë specieve
do të zhduket në shekullin e
ardhshëm.[39][40]
Biologjia

Anatomia …

Pjesët themelore anatomike të njeriut femrës dhe


mashkullit.

Trupi i njeriut ndryshon në mënyrë të


ndjeshme dhe kjo varet nga gjenet por
edhe nga faktorët e jashtëm të ambientit
ku jeton dhe nga dieta dhe ushtrimet. Një
njeri i rritur mund të jetë mesatarisht i
gjatë nga 1.5 deri në 1.8 m, kjo ndryshon
nga vendi në vend.[41][42] Pesha mesatare e
trupit të njeriut është për mashkullin e
rritur 76–83 kg dhe për femrën 54–
64 kg.[43] Ndryshe nga çdo primat tjetër,
njerëzit janë të aftë të lëvizin me dy këmbë,
duke i lënë krahëve mundësinë për të
manipuluar objektet e ndryshme me anë të
duarve, të ndihmuara nga gishtat e
mëdhenj.

Megjithëse njerëzit duken me më pak qime


me primatët e tjerë, me rritje të dukshme
të tyre kryesisht në majën e kokës, në
sqetulla dhe në zonën pubike, njeriu
mesatar ka më shumë folikula qimesh në
trupin e tij se një shimpanze mesatare.
Dallimi kryesor është se qimet e njerëzve
janë më të shkurtër, më të imët dhe me
pigment më të ulët se qimet e
shimpanzesë, duke i bërë më të vështirë
pë t´u parë.[44]

Ngjyra e lëkurës së njeriut përcaktohet nga


prezenca e pigmentit të melaninës. Ngjyra
e lëkurës së njeriut mund të variojë nga e
bardha deri kafja e errët deri te rozja e
zbehtë, kurse qimet e njeriut variojnë nga e
bardha te kafja, e kuqja dhe e zeza.[45] Kjo
varet nga sasia e melaninës (një pigment
që bllokon rrezet e diellit) në lëkurë dhe
flokë, që përqendrimi i së cilës ulet me
kalimin e viteve, duke çuar në formimin e
flokëve gri ose të bardhë. Shumica e
studiuesve besojnë se errësimi i lëkurës
ishte një adoptim që u evolua për
mbrojtjen nga rrezet ultravioletë dhe
rrezatimit diellor. Gjithsesi, kohët e fundit
është thënë se ngjyrat e ndryshme të
lëkurës janë një adaptim për balancimine
folatit, që shkatërrohet nga rrezet
ultraviolet, dhe vitaminën D, që kërkon
rrezatimin që të formohet.[46]
Përbërësit e trupit të njeriut
Te një person që peshon mbi 60 kg

Përbërësi Masa[47] Përqindja e atomeve[47]

Oksigen 38.8 kg 25,5 %

Karbon 10.9 kg 9,5 %

Hidrogjen 6.0 kg 63,0 %

Azot 1.9 kg 1,4 %

Të tjera 2.4 kg 0,6 %

Gjenetika …

Njerëzit janë krijesa eukariote. Ç'do qelizë


diploide ka dy lloj kromozomesh 23
kromozome trashëgohen nga njëri prej
prindërve dhe 23 tjera nga prindi tjetër. 22
çifte kromozomesh janë autozome dhe një
çift prej tyre e përcaktojnë gjininë. Sipas
njohurive aktuale njerëzit kanë nga 20.000
deri 25.000 gjene. Si edhe gjitarët tjerë
njerëzit kanë kromozomin XY që përcakton
gjininë. Femrat e kanë kromozomin XX dhe
meshkujt kromozomin XY. Kromozomi X
përgjigjet për gjenet e që se përmbajnë
kromozomin Y, Kjo do të thotë se gjeni
recesiv i shoqëruar me kromozomin X siç
është hemofilia i prek më shumë meshkujt
sesa femrat.

Gjumi …

Njerëzit janë organizma me cikël ditor 24


orësh. Mesatarisht flejnë nga shtatë deri
nëntë orë në ditë për një të rritur dhe 10
deri 11 orë për fëmijët njerëzit e moshuar
flejnë më pak nga 6 deri në 7 orë. Gjumi i
pakët ka efekte negative. Nëse njeriu i
rritur flen vetëm 4 orë atëherë gjendja e tij
shoqërohet me ndryshime të çuditshme në
sjelljen dhe psikologjinë e tij e cila
manifestohet me lodhje, pengesa në
koncentrim dhe fikësim të shikimit si dhe
shqetësime trupore.

Është për tu thënë se edhe pse të gjitha


organet komandohen nga truri, kjo nuk
d.m.th se të gjitha bijen në gjumë në të
njëjtën kohë. Disa organe punojnë me
kapacitet më të lartë disa më të ultë. Kjo
dukuri mund të vërehet edhe në bazë të
organeve të shqisave. Në bazë të këtyre
vëzhgimeve mund të thujet se truni i njeriut
nuk bie në gjumë deri në momentin kur
furnizimi i tij me gjak (oksigjen etj.) nuk
ndalet.

Referimet
1. ^ Francesco d'Errico; Chris B (2011).
"Evolution, revolution or saltation
scenario for the emergence of modern
cultures?" . Phil. Trans. R. Soc. B. 366
(1567): 1060–69.
doi:10.1098/rstb.2010.0340 .
 3049097 .  21357228 . Mungon ose
është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
2. ^ Global Mammal Assessment Team
(2008). "Homo sapiens" . The IUCN
Red List of Threatened Species. IUCN.
2008: e.T136584A4313662.
doi:10.2305/IUCN.UK.2008.RLTS.T136
584A4313662.en . Arkivuar nga
origjinali origjinali më 7 dhjetor 2017.
Marrë më 14 janar 2018. Mungon ose
është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
3. ^ "Homo sapiens Etymology" . Online
Etymology Dictionary. Arkivuar nga
origjinali origjinali më 25 korrik 2015.
Marrë më 25 korrik 2015. Mungon ose
është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
4. ^ Goodman M, Tagle D, Fitch D, Bailey
W, Czelusniak J, Koop B, Benson P,
Slightom J (1990). "Primate evolution
at the DNA level and a classification
of hominoids". J Mol Evol. 30 (3):
260–6. PMID 2109087 . Mungon ose
është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
5. ^ "Hominidae Classification" . Animal
Diversity Web @ UMich. Marrë më
2006-09-25. Mungon ose është bosh
parametri |language= (Ndihmë!)
6. ^ The Smithsonian Institution, Human
Origins Program
7. ^ "World POPClock Projection" . U.S.
Census Bureau, Population
Division/International Programs
Center. Marrë më 2009-09-19.
Mungon ose është bosh parametri
|language= (Ndihmë!)
8. ^ Human evolution: the fossil evidence
in 3D , by Philip L. Walker and Edward
H. Hagen, Dept. of Anthropology,
University of California, Santa Barbara,
retrieved April 5, 2005.
9. ^ Green, R. E., Krause, J, Ptak, S. E.,
Briggs, A. W., Ronan, M. T., Simons, J.
F., et al. (2006) Analysis of one million
base pairs of Neanderthal DNA.
Nature, 16, 330–336.
http://www.nature.com/nature/journal
/v444/n7117/abs/nature05336.html
10. ^ nsf.gov - National Science
Foundation (NSF) News - New Clues
Add 40,000 Years to Age of Human
Species - US National Science
Foundation (NSF)
11. ^ BBC NEWS | Science/Nature | Age of
ancient humans reassessed
12. ^ The Oldest Homo Sapiens: - URL
retrieved May 15, 2009
13. ^ Alemseged, Z., Coppens, Y., Geraads,
D. (2002). "Hominid cranium from
Homo: Description and taxonomy of
Homo-323-1976-896". Am J Phys
Anthropol. 117 (2): 103–12.
doi:10.1002/ajpa.10032 .  11815945 .
Mungon ose është bosh parametri
|language= (Ndihmë!)
14. ^ Stoneking, Mark; Soodyall, Himla
(1996). "Human evolution and the
mitochondrial genome". Current
Opinion in Genetics & Development. 6
(6): 731–6. doi:10.1016/S0959-
437X(96)80028-1 . Mungon ose është
bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
15. ^ BBC World News "Africa's genetic
secrets unlocked" , 1 May 2009; the
results were published in the online
edition of the journal Science.
16. ^ a b Wood B, Richmond BG (2000).
"Human evolution: taxonomy and
paleobiology" . J. Anat. 197 (Pt 1):
19–60. doi:10.1046/j.1469-
7580.2000.19710019.x .  1468107 .
 10999270 . Mungon ose është bosh
parametri |language= (Ndihmë!)
17. ^ Frans de Waal, Bonobo. Berkeley:
University of California Press, 1997.
ISBN 0-520-20535-9 [1]
18. ^ Britten RJ (2002). "Divergence
between samples of chimpanzee and
human DNA sequences is 5%,
counting indels" . Proc Natl Acad Sci
USA. 99 (21): 13633–5.
doi:10.1073/pnas.172510699 .
 12368483 . Mungon ose është bosh
parametri |language= (Ndihmë!)
19. ^ Wildman, D., Uddin, M., Liu, G.,
Grossman, L., Goodman, M. (2003).
"Implications of natural selection in
shaping 99.4% nonsynonymous DNA
identity between humans and
chimpanzees: enlarging genus
Homo" . Proc Natl Acad Sci USA. 100
(12): 7181–8.
doi:10.1073/pnas.1232172100 .
 12766228 . Mungon ose është bosh
parametri |language= (Ndihmë!)
20. ^ Ruvolo M (1997). "Molecular
phylogeny of the hominoids:
inferences from multiple independent
DNA sequence data sets" . Mol Biol
Evol. 14 (3): 248–65.  9066793 .
Mungon ose është bosh parametri
|language= (Ndihmë!)
21. ^ Brunet, M., Guy, F., Pilbeam, D.,
Mackaye, H., Likius, A., Ahounta, D.,
Beauvilain, A., Blondel, C., Bocherens,
H., Boisserie, J., De Bonis, L., Coppens,
Y., Dejax, J., Denys, C., Duringer, P.,
Eisenmann, V., Fanone, G., Fronty, P.,
Geraads, D., Lehmann, T., Lihoreau, F.,
Louchart, A., Mahamat, A., Merceron,
G., Mouchelin, G., Otero, O., Pelaez
Campomanes, P., Ponce De Leon, M.,
Rage, J., Sapanet, M., Schuster, M.,
Sudre, J., Tassy, P., Valentin, X.,
Vignaud, P., Viriot, L., Zazzo, A.,
Zollikofer, C. (2002). "A new hominid
from the Upper Miocene of Chad,
Central Africa" . Nature. 418 (6894):
145–51. doi:10.1038/nature00879 .
 12110880 . Mungon ose është bosh
parametri |language= (Ndihmë!)
22. ^ Vančata1 V., & Vančatová, M. A.
"major features in the evolution of
early hominoid locomotion ". Springer
Netherlands, Volume 2, Number 6,
December 1987. pp.517–537.
23. ^ Brues, Alice M. & Snow, Clyde C.
"Physical Anthropology". Biennial
Review of Anthropology, Vol. 4, 1965.
pp. 1–39.
24. ^ Boyd, Robert & Silk, Joan B. (2003).
How Humans Evolved. New York:
Norton & Company. ISBN 0-393-
97854-0.
25. ^ Dobzhansky, Theodosius (1963).
Anthropology and the natural
sciences-The problem of human
evolution, Current Anthropology '4 (2):
138–148.
26. ^ Wolman, David (2008). "Fossil Feces
Is Earliest Evidence of N. America
Humans" National Geographic
27. ^ How Neanderthals met a grisly fate:
devoured by humans . The Observer.
May 17, 2009.
28. ^ Eswaran V, Harpending H, Rogers AR
(2005). "Genomics refutes an
exclusively African origin of humans".
J. Hum. Evol. 49 (1): 1–18.
doi:10.1016/j.jhevol.2005.02.006 .
 15878780 . Mungon ose është bosh
parametri |language= (Ndihmë!)
29. ^ Supervolcanoes , BBC2, 3 February
2000
30. ^
"www.internetworldstats.com/stats.h
tm" . Marrë më 2008-08-08. Mungon
ose është bosh parametri
|language= (Ndihmë!)
31. ^
"www.investing.reuters.co.uk/news/ar
ticleinvesting.aspx?
type=media&storyID=nL29172095" .
Marrë më 2008-08-08. Mungon ose
është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
32. ^ Pimm S, Raven P, Peterson A,
Sekercioglu CH, Ehrlich PR (2006).
"Human impacts on the rates of
recent, present, and future bird
extinctions". Proc. Natl. Acad. Sci.
U.S.A. 103 (29): 10941–6.
doi:10.1073/pnas.0604181103 .
 16829570 . Mungon ose është bosh
parametri |language= (Ndihmë!)
*Barnosky AD, Koch PL, Feranec RS,
Wing SL, Shabel AB (2004).
"Assessing the causes of late
Pleistocene extinctions on the
continents". Science. 306 (5693): 70–
5. doi:10.1126/science.1101476 .
 15459379 . Mungon ose është bosh
parametri |language= (Ndihmë!)
33. ^ Lewis OT (2006). "Climate change,
species-area curves and the extinction
crisis" (PDF). Philos. Trans. R. Soc.
Lond., B, Biol. Sci. 361 (1465): 163–
71. doi:10.1098/rstb.2005.1712 .
 16553315 . Mungon ose është bosh
parametri |language= (Ndihmë!)
34. ^ Whitehouse, David. "World's
population reaches six billion ". BBC
News, August 05, 1999. Retrieved on
February 05, 2008.
35. ^ Half of humanity set to go urban ,
BBC News
36. ^ Urban, Suburban, and Rural
Victimization, 1993–98 Arkivuar 25
gusht 2009 tek Wayback Machine U.S.
Department of Justice, Bureau of
Justice Statistics,. Accessed 29 Oct
2006
37. ^ Scientific American (1998). Evolution
and General Intelligence: Three
hypotheses on the evolution of
general intelligence Arkivuar 13
shtator 2006 tek Wayback Machine.
38. ^
"www.grida.no/climate/ipcc_tar/wg1/
007.htm" . Marrë më 2007-05-30.
Mungon ose është bosh parametri
|language= (Ndihmë!)
39. ^ American Association for the
Advancement of Science. Foreword
Arkivuar 4 mars 2008 tek Wayback
Machine. AAAS Atlas of Population &
Environment.
40. ^ Wilson, E.O. (2002). in The Future of
Life.
41. ^ de Beer H (2004). "Observations on
the history of Dutch physical stature
from the late-Middle Ages to the
present". Econ Hum Biol. 2 (1): 45–55.
doi:10.1016/j.ehb.2003.11.001 .
 15463992 . Mungon ose është bosh
parametri |language= (Ndihmë!)
42. ^ "Pygmy." Britannica Concise
Encyclopedia. Encyclopædia
Britannica, Inc., 2006. Answers.com
Accessed 30 Oct. 2006.
http://www.answers.com/topic/pygm
y
43. ^ Human weight - ArticleWorld
44. ^ Why Humans and Their Fur Parted
Way by Nicholas Wade, New York
Times, August 19, 2003.
45. ^ Rogers, Alan R., Iltis, David &
Wooding, Stephen (2004). "Genetic
variation at the MC1R locus and the
time since loss of human body hair".
Current Anthropology. 45 (1): 105–
108. doi:10.1086/381006 . Mungon
ose është bosh parametri
|language= (Ndihmë!)
46. ^ Jablonski, N.G. & Chaplin, G. (2000).
The evolution of human skin
coloration Arkivuar 14 janar 2012 tek
Wayback Machine (pdf), 'Journal of
Human Evolution 39: 57–106.
47. ^ a b Page 3 in Chemical storylines.
Author: George Burton. Edition 2,
illustrated. Publisher: Heinemann,
2000. ISBN 0-435-63119-5,
9780435631192. Length: 312 pages

Lexim i mëtejshëm
Stampa:En Human (2015) - IMDb

Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?


title=Njeriu&oldid=2116353"

Last edited 3 months ago by InternetArchiveBot

Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës


CC BY-SA 3.0 nëse nuk shënohet ndryshe.

You might also like