Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 2

HYRJE NË FIZIKË

Shumë më herët njeriu ka vëzhguar dukuritë rreth vetes dhe


është munduar që t’i sqarojë. Përmes saj vëzhgimi shumëshekullor
i njohurive të njeriut për natyrën është pajisur dhe zgjeruar pa
ndërprerë.
Gjithë çka është rreth nesh; trupat e ndryshëm, uji, ajri, malet,
bota bimore dhe shtazore, trupat qiellor të afërt dhe më të largët e
përbëjnë natyrën. Gjithçka ka dhënë njeriu me punën e tij (qytet,
fabrika, makina etj) janë pjesë e natyrës. Në fotografi janë paraqitur
pjesët përbërëse të natyrës.

Ne jemi pjesë e natyrës

Në natyrë kohë pas kohe ndodhin dukuri të ndryshme. Do të


përmendim vetëm disa nga ato; erërat, bora, ndërrimi i natës dhe
ditës, rënia e meteorëve, lëvizja e trupave, dukuritë e ndryshme të
nxehtësisë, dritës dhe të tjera.
Njeriu gjithmonë është interesuar për dukuritë natyrore dhe
atë jo vetëm t’i zbulojë, përshkruajë dhe sqarojë, por disa nga ato
edhe t’i zbatojë.
Njëra ndër shkencat themelore të natyrës është fizika.
Emri fizikë vjen nga fjala greke fizis, që do të thotë natyrë.
Natyrën e studiojnë edhe shkencat tjera; kimia, astronomia, gjeo-
grafia etj.
Detyra kryesore e fizikës është t’i zbulojë dhe shpjegojë ligjet e
natyrës sipas të cilave zhvillohen dukurit fizike.
Për përshkrimin dhe sqarimin e natyrës shfrytëzohen kuptime
të ndryshme. Më i përgjithshmi është materia.

Materia është gjithçka që ekziston në natyrë.

Çdo trup i vetëm që haset në natyrë quhet trup fizik. Guri, druri,
pika e ujit, grimca e rërës, Dielli, Toka, yjet, të gjitha ato paraqesin
trupa fizik. Trupat në mes veti dallohen jo vetëm nga forma dhe
madhësia, por edhe nga ajo se prej çka përbëhen.
Materia nga e cila përbëhen trupat fizik quhet substancë.
Çdo substancë ka veti të caktuar; dendësi, ngjyrë, fortësi, elasti-
citet, pikë të vlimit etj.

6 Hyrje në fizikë
Materia lëviz
Vetia themelore e materies është lëvizja.
Materia është e lidhur në mënyrë të pandashme me lëvi-
zjen. Materia nuk mundet të ekzistojë pa lëvizje, e gjithashtu
nuk mundet të ketë lëvizje pa materie.
Në natyrë gjithçka lëviz dhe ndryshon.
Pozita e një trupi ndërron në krahasim me trupin tjetër;
pozita e automobilit në krahasim me drunjtë pranë rrugës,
anija në krahasim me bregun, aeroplani në krahasim me
malet, pozita e Tokës në krahasim me Diellin etj. Akulli gjatë
shkrirjes kalon në ujë, uji në avull etj. Ndërron lagështia në
ajër, ndërrojnë kushtet atmosferike, ndërron bota bimore
dhe shtazore.
Materia e plotëson hapësirën e tërë rreth nesh deri në
pakufi.
Vetia themelore e materies është ajo se gjendet në lëvizje
të përhershme.
Të gjitha ndryshimet që ndodhin në natyrë, në realitet
janë lëvizjet të materies.
Te disa dukuri, p.sh gjatë djegies ose avullimit, na duket
sikur është humbur materia. Megjithatë, ajo na duket ashtu
vetëm në mënyrë të tejdukshme.

Materia nuk mund të zhduket as të ndërtohet nga


diçka, ajo mund të shndërrohet prej një forme në
tjetër.
Në natyrë shpeshherë vjen deri te bashkëveprimi midis
trupave, me ç’rast ndodhin ndryshime të caktuara.
Ndryshimet që ndodhin te trupat në natyrë quhen du-
kuri natyrore.
Çka ka ende të përbashkët te lëvizja e materies?
Çdo ndryshim, çdo ndodhi, zhvillohet “diku” dhe “ ndo-
njëherë”.
Materia lëviz në kohë dhe hapësirë.
Fizika si shkencë natyrore i studion format më të për-
gjithshme të lëvizjes së materies, vetitë e përgjithshme
dhe strukturën e materies.

Тела,супстанце,физичке величине и мерење физичких величина 77


Hyrje në fizikë

You might also like