Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 2

Si do të mësojmë?

Hapi i parë gjatë mësimit të ndonjë shkence natyrore


mund të bëhet nëpërmjet vëzhgimit direkt.
Gjatë vëzhgimit pasiv direkt të dukurive në kushte natyro-
re më tepër fitohen parashikime jo të plota dhe ndonjëherë
të gabuara. Nga ana tjetër shumë dukuri në natyrë zgjasin
shumë shkurt, rrallë ndodhin dhe vështirë mësohen. Pran-
daj është e nevojshme të ofrohen kushte se cilat dukuri do të
vëzhgohen dhe në mënyrë të kontrolluar do të drejtohen. Ajo
zakonisht realizohet në kabinetin e fizikës, në laboratorë dhe
institucione shkencore të cilat posedojnë aparate dhe mjete
bashkëkohore.
Studimi i dukurive në kushte të posaçme të
përgatitura quhet eksperiment.
Për shembull, në fotografi është dhënë shembull me të ci-
lin vërtetohet se kur ajri del nga balona e mënjanon flakën
nga qiriu.
Si burim kryesor dhe më i sigurt të njohurive në fizikë është
eksperimenti. Prandaj fizika është shkencë eksperimentale.
Njohja e dukurive natyrore nuk mbaron vetëm me vëzh-
gimin dhe eksperimentin. Është e nevojshme që rezultatet e
fituara në mes veti të lidhen dhe të analizohen mirë. Prandaj
për atë shkak fizika është edhe shkencë teorike.

8 Hyrje në fizikë
1
TRUPAT, SUBSTANCAT,
MADHËSITË FIZIKE DHE
MATJA E MADHËSIVE FIZIKE

Nga përmbajtja

Trupat. Ndërtimi i trupave

Grimcat e trupit

Atomet dhe molekula

Hapësira ndër moleku-


lare
Gjendjet agregate

Matjet e madhësive
fizike
Matja e kohës

Matja e gjatësisë

Matja e sipërfaqes

Matja e vëllimit

Matja e masës

Dendësia e trupave

Тела,супстанце,физичке
Кретање и силе величине и мерење физичких величина 9

You might also like