1.anatomia Fiziologjia Dhe Histologjia

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 8

Florim L.

Salihu

ENDODONCIA
- Kapitulli 1 -

Prishtinë, Shkurt ‘15


Kapitulli 1 ANATOMIA, FIZIOLOGJIA, HISTOLOGJIA E PULPËS

Pulpa e dhëmbit – Pulpa dentis


Definicioni:

Pulpa është ind i shkrift, i butë, lidhor i mbuluar me dentinë, kurse në foramen apikale
komunikon me regjionin periapikal gjegjësisht me kockën alveolare

Indi pulpar vendoset në kavumin pulpar (Cavum Pulpae) i cili topografikisht ndahet në:

- Pjesën koronare (pulpa coronalis)


- Pjesën radikulare (pulpa radicularis)

Në pjesën koronare dallojmë brinjët e pulpës (diverticulum pulpae) që e përcjellin formën e


tuberkulumeve (kuspidave)

Dhëmbi nga jashtë në drejtim të mbrendsisë i ka këto shtresa:

- Smaltin
- Dentinën (B)
- Predentinën (C)
- Shtresën e odontoblasteve (D)
- Zonën e Weill- it (E)
- Zonën e Hohl- it (F)
- Pulpa (A)

Zona e Hohl- it
- Është e pasur me qeliza
- Prodhohen odontoblastet

Zona e Weill- it
- Është e varfër me qeliza

2
Kapitulli 1 ANATOMIA, FIZIOLOGJIA, HISTOLOGJIA E PULPËS

Ndërtimi histologjik i pulpës


Elementet celulare:
- Odontoblastet:
-Kanë trupin dhe zgjatimet citoplazmatike (fijet e Tomes- it)
-Fijet e Tomes- it hyjnë në sistemin kanalikular të dentinës, ku
përmes tyre zhvillohen proceset metabolike në dentinë, po ashtu
edhe senzacionet senzitive arrijnë në smalt dhe cement
-Roli i tyre është formativ: për kolagjenin si dhe dentinën
sekondare
- Fibroblastet:
-Roli i tyre është:
-Diferencimi ku zhvillohen fijet e von Korff-it dhe predentina
-Transformimi në odontoblaste (kur kemi dëmtime në
shtresën odontoblastike)
- Qelizat mbrojtëse:
-Qelizat e padiferencuara mezenkimale (Plazmocitet dhe makrofagët)
-Histiocitet
-Limfocitet
-Mastocitet

Fijet:
- Fijet kolagjene:
-Kanë prejardhje nga fibroblastet
-Shërbejnë si amortizatorë mbrojtës të shtresës odontoblastike
dhe vazave të gjakut gjatë ndryshimit të shtypjes hidrostatike në
pulpë
- Fijet retikulare:
-Shpërndahen në tërë indin pulpar
-Kur grumbullohen afër dentinës emërtohen si fijet e Von Korff- it
që luajnë rol në formimin e shtresës së predentinës
- Fijet elastike:
-Lokalizohen në sistemin arterial të pulpës
-Shërbejnë si amortizatorë gjatë vazodilatacionit të arteriolave

Vazët e gjakut :
- Nëpër foramen apikale hyjnë 1 arterol dhe dalin 1 – 2 venula
- Kemi anastomoza në mes vete

3
Kapitulli 1 ANATOMIA, FIZIOLOGJIA, HISTOLOGJIA E PULPËS

Vazët limfatike:
- Funksioni i tyrë është reabsorbimi i lëngjeve, gjatë proceseve inflamatore vazët
limfatike me drenim mundësojnë zvogëlimin e shtypjes intrapulpare dhe në mënyrë
indirekte i qetësojnë proceset inflamuese

Fijet nervore:
- Përmes foramen apikale hyjnë në komorën pulpare
- Degëzohen sikurse fijet e Tomes- it
- Shumica e fijeve nervore janë të tipit mielin që dëshmon për sensacionin e dhembjes
- Fijet amielinike inervojnë vazat e gjakut, kështu që ndikimi vazomotorik i tyre bën
vazodilatimin e vazave të gjakut dhe rrit shtypjen hidrostatike që i ngacmon fijet
mielinike dhe shkaktojnë dhembjen

Substanca themelore:
- Është medium ku zhyten fijet, elementet qelizore
- Përbëhet nga polisakaridet, mukoproteinat, glikoproteinat, uji
- Imunoglobulina: IgG, IgM, IgA

Funksionet e pulpës
Janë:

- Formativ
-Krijimi i pandërprerë i dentinës, që fillon nga muaji i 4 -të i jetës
intrauterine
-Krijimi i fijeve të kolagjenit
- Nutritiv
-Ia mundësojnë enët e gjakut
- Senzorik
-Mundësohet nga fijet nervore motorike dhe senzorike, të cilat i përcjellin
senzacionet e dhembjeve dhe kontrollin vazomotor
- Mbrojtës
-Dentina e mbron indin pulpar nga agjensat e jashtëm
-Mbrojtja adekuate arrihet me prodhimin e shtresave të reja të dentinës
sekundare dhe terciare

4
Kapitulli 1 ANATOMIA, FIZIOLOGJIA, HISTOLOGJIA E PULPËS

Topografia e pulpës
Morfologjia e kavumit pulpar:
- Kavumi pulpar është hapësirë në dhëmb e mbushur me pulpë
- Kufizohet me dentinën e dhëmbit
- Ndahet në :
-Cavum coronae dentis – Kavumi i kurorës së dhëmbit
-Cavum radicis dentis – Kavumi i rrënjëve të dhëmbit
- Ndërmjet tyre gjendet hyrja ose hyrjet në kanalet e dhëmbit varësisht se a kemi të
bëjme me dhëmbët një rrënjësh apo shumë rrënjësh

Cavum coronae dentis:


- Ka formë të kubit 6 faqësorë:
-Tavani:
-I përgjigjet sipërfaqes okluzale të dhëmbit, tuberkulumeve
të tyre ose tehut incizal
-Brirët e komorës pulpare i përgjigjen tuberkulumeve
-Dyshemeja:
-Paraqet lidhjen me rrënjën
-Tek dhëmbët njërrënjësh nuk ekziston
-Faqet anësore janë 4:
-Mezial
-Distal
-Vestibullar
-Oral
- E zen 1/3 e madhësisë së kurorës dhe shtrihet deri 2 mm më apikal se qafa
anatomike e dhëmbit

Cavum radicis dentis:


- Është në formë gypi
- Ka 4 faqe:
-Mezial
-Distal
-Vestibullar
-Oral
- Lart vazhdon me Kavumin koronar
- Posht vazhdon me parodonciumin apikal
- Klinikisht ka 3 pjesë:
-Cervikale (koronare)

5
Kapitulli 1 ANATOMIA, FIZIOLOGJIA, HISTOLOGJIA E PULPËS

-E mesme
-Apikale

Njohuritë mbi morfologjinë e mbrendshme të dhëmbit


In vivo:

- Para çdo intervenimi duhet bërë RTG i cili na ofron informata mbi:
-Numrin e rrënjëve
-Madhësinë e cavumit dentar
-Praninë e dentiklave
-Mbushjen e vjetër
-Instrumentet e thyera në kanal
- Mangësitë e RTG:
-Janë dy dimenzionale kështu që suprapozicioni e vështirëson punën
-Vetëm 1% të rasteve vërehen kanalet anësore

In vitro:

- Nga hulumtimet e disa autorëve theksojmë se ekstirpimi i plotë i pulpës është i


parealizueshëm sepse sistemi kanalikular është shumë i komplikuar ku te shumica e
dhëmbëve përveç kanalit kryesorë ka edhe kanale sekondare laterale dhe aksesore
- Ester Carames de Aprile kanë prezantuar variacione :
-Ramifikime gjatësore:
-Ekzistimi i kanaleve paralele me kanalin kryesor
-Bifurkacione (ndarje) nga kanali kryesor
-Bashkimi i kanaleve
-Ndarja dhe bashkimi i kanaleve
-Ramifikimet kolaterale:
-Kanalet e pjerrta (që përbëjnë kolateralet anësore të
kanalit kryesor – pulpo – parodontal)
-Kanalet interkanalikulare (transversal)
-Kanalet kthyese të krijuara nga kanali kryesor
-Ramifikimet apikale

- Shumica e dhëmbëve kanë kanale anësore

6
Kapitulli 1 ANATOMIA, FIZIOLOGJIA, HISTOLOGJIA E PULPËS

- Ekzistimi i kanaleve pulpo – parodontale është i shpeshtë dhe në cilin do nivel të


rrënjës

Anatomia e apeksit:
- Tek dhëmbët në zhvillim ku rrënja nuk ka përfunduar rritjen, forameni apikal është i
gjerë deri sa me kalimin e viteve ai ngushtohet ( që enëve të gjakut mos ti kanoset
rreziku për qarkullimin e gjakut)
- Shumica e dhëmbëve një rrënjësh kanë një kanal të cilët mund të mbarojnë me një
hapje ose me shumë variacione
- Tek dhëmbët shumë rrënjësh është si rregull që të kenë shumë hapje kjo është hapje
multiple në pjesën apikale
- Sipas Orban-it kemi variacione:
-Hapja apikale mund të gjendet në anën laterale të majës së
rrënjës
-Mund të gjenden dy ose më shumë hapje të ndara me dentinë ose
cement
- Sipas Kutler-it:
-Distanca e foramenit apikal nga maja e rrënjës tek të rriturit mund të
jetë 607 mikrometra deri 2-3 mm
-Kanali i rrënjës është i ndërtuar nga dy konuse:
-I pari i vendosur në dentinë me bazë kah kurora dhe
maje kah kufiri dentinë - cement
-I dyti i kthyer mbrapsht me të parin ku maja është
në kufirin dentinë – cement kurse baza në majën e
rrënjës së dhëmbit
-Vendi ku bashkohen këto konuse është vendi më i
ngushtë i kanalit të rrënjës dhe njihet si forameni
apikal fiziologjik, kurse hapja në sipërfaqe të kanalit
është forameni apikal anatomik
-Forameni fiziologjik është për 0.5 – 0.75 mm nën
foramenin anatomik

7
Kapitulli 1 ANATOMIA, FIZIOLOGJIA, HISTOLOGJIA E PULPËS

Ndryshimet në morfologjinë e mbrendshme të kavumit


- Kavumi është më i gjerë tek dhëmbët e të rinjëve
- Gjatë jetës kavumi mund të pësojë ndryshime fiziologjike dhe patologjike

Ndryshimet fiziologjike:

- Dentinogjeneza zhvillohet gjatë tërë jetës së dhëmbit me pulpë vitale


- Dentina që formohet deri në momentin kur dhëmbët vijnë në okluzion quhet
dentinë primare
- Dentina që formohet prej momentit kur dhëmbët vijnë në okluzion e tutje quhet
dentinë sekondare (fiziologjike apo funksionale)
- Dentina sekondare deponohet në muret e komorës pulpare (si vende
predileksionuese janë dyshemeja e cavumit, tavani, muret laterale, hyrjet në kanale
të rrënjëve) dhe si rezultat i këtij apozicioni të dentinës ndodh zvogëlimi i komorës
pulpare në drejtim okluzo – apikal, ku tek mosha e shtyer mund të bëhet sa një e
çarë e hollë, kjo duhet pasur parasysh gjatë trepanimit
- Dentina sekondare deponohet edhe në muret e kanaleve të rrënjës duke i ngushtuar
ato
- Zvogëlimi tjetër i kavumit është për shkak të dentiklave gjatë mplakjes

Ndryshimet patologjike:

Në favor të zvogëlimit (ngushtimit):

- Karakterizohet nga depozitimet e dentinës terciare në vende ku i nënshtrohen këtyre


veprimeve
-Kariesi
-Abrazioni (dentina terciare do të akumulohet në sipërfaqen
Okluzale apo Incizale)
-Erozioni pykor (në anën labiale apo vestibulare në qafë të dhëmbi)
-Miloliza ( sikurse erozioni)
-Parodontopatia (në faqet anësore)
- Ndryshimet vërehen edhe në cementogjenezë e cila përcillet me ngushtim të
foramenit apikal

Në favor të rritjes (zgjerimit):

- Karakterizohen me rezorbim të mureve të mbrendshme të dentinës, që ndodhen


tek:
-Pulpiti kronik i hapur ulçeroz
-Pulpiti kronik hiperplastik (granuloma interne)
- Karakterizohen me rezorbim të mureve të mbrendshme të cementit që ndodh tek:
-Sëmundjet kronike të parodonciumit

You might also like