Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANES

FAKULTETI I EKONOMISE DHE AGROBIZNESIT


DEPARTAMENTI I EKONOMISE DHE POLITIKAVE TE ZHVILLIMIT
RURAL

DETYRE KURSI
STATISTIKA 1

P
RANOI:
PUNUAN:
Dr:Alerta BASHA

Tiranë, 2019

1
Pershkrim i shkurter i detyres se kursit

Ne perfundim te Modulit “Statistikla 1”, studenti duhet te dorezoje dhe te mbroje perpara kursit dhe
pedagogut perkates nje detyre kursi te plote. Qellimi i kesaj detyre eshte qe studenti te vere ne jete ate cka
mesuar gjate ketij moduli. Si baze e detyres se kursit do te jete nje mini pyetesor qe mund ti jepet studentit
nga lektori i lendes ose dhe te ndertohet nge vete studenti, me miratimin paraprak te lektorit. Ky pyetesor do
te plotesohet ne target grupe te ndryshme dhe te dhenat e tij do te perpunohen nga studenti ne nivel
diskriptiv, cka eshte dhe baza e Modulit “Statistika 1”.

Procesi i hartimit te detyres se kursit


 Percaktimin i objektit te anketimit
 Vellimi i zgjedhjes (30 ose me shume individe)
 Hartimi i pyetesorit (me rreth 10 pyetje, nga te cilat 6-7 pyetje per variabla)
 Miratimi i pyetesorit nga pedagogu
 Anketimi
 Krijimi i databazes
 Marrja e pyetjeve te detyres nga pedagogu
 Perpunimi databazes sipas pyetjeve te pedagogut
 Shkrimi dhe printimi i detyres
 Paraqitja e detyres se perfunduar (Ora e fundit e seminarit)
 Mbrojtja e detyres (individualle) (Ora e fundit e s eminarit)

Struktura dhe permbajtja e detyres se kursit ne statistike

Objekti i vrojtimit dhe zgjedhja (gjysem faqe deri nje faqe)


a. Cila eshte popullata e pergjithshme e vrojtuar nga ana juaj
b. Cilet jane elementet apo njesite e vrojtimit
c. Sa njesi u vrojtuan gjithsej
d. Cfare lloj zgjedhje perdoret
e. Cfare difekte ka zgjedhja juaj
f. Cfare veshtiresish haset gjate zgjedhjes dhe si i zgjidhet
Cili eshte qellimi i vrojtimit tuaj (5-10 rreshta)
a. Cfare prisni te karakterizoni apo te nxirrni me analizen e te dhenave te marra
Permbledhja e te dhenave

2
a. Krijoni nje databaze me variablat e zgjedhjes
b. Krijoni nje kod te thjeshte per variablat e databazes
Grupimi i te dhenave
a. Beni grupimin e te dhenava sipas nje variabli cilesor
b. Beni grupimin sipas nje variabli sasior diskret
c. Beni grupimin sipas nje variabli sasior te vazhdueshem
d. Kryeni nje grupim te kombinuar me dy variabla ku te pakten njeri variabel te jete sasior
e. Interpretoni grupimet e bera sipas llojit dhe qellimit
Paraqitja grafike
a. Ndertoni nje grafik byrek me te dhenat tuaja
b. Ndertoni nje histograme, kumulate dhe poligon shperndarje me te dhenat tuaja
Mesataret dhe variance
a. Mbi bazen e grupimit IV-c, llogaritni mesataren aritmetike, medianen, moden, kuartilin
e pare dhe ate te trete, dispersionin dhe koeficientin e variances.
b. Mbi bazen e grupimit IV.d llogaritni dhe interpretoni raportin empirik te korrelacionit

Zgjedhja
a. Mbi bazen e variablit qe keni zgjedhur ne piken IV.c, beni vleresimin pikesor dhe
intervalor te mesatares aritmetike dhe te dispersionit. Beni interpretimin e vleresimeve.
b. Mbi bazen e variablit qe keni zgjedhur ne piken IV.c, beni vleresimin pikesor dhe
intervalor te perpjeses se rasteve me vlere me te madhe se sa mesatarja aritmetike.
Beni interpretimin e vleresimeve.
c. Mbi bazen e pikes a me siper, sa duhet te ishte vellimi i zgjedhjes qe gabimi standarti
mesatares aritmetike te pakesohej me 2/3?
d. Mbi bazen e pikes b me siper, sa duhej te ishte vellimi i zgjedhjes qe gjeresia e
intervalit te perpjeses te zvogelohej me 30%?
Formuloni shkurt disa nga rezultatet e vrojtimit (rreth 0.5 faqe)

You might also like