Krediti Bankar

You might also like

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 45

Republika e Shqipërisë

Universiteti i Tiranës
Fakulteti i Ekonomisë
Dega Financë

“ MANAXHIMI I RISKUT TË KREDITIT


BANKAR DHE KËNDVËSHTRIMI I
MBIKËQYRËSIT

Viti akademik
2010-2011

Përmbajtja
HYRJE........................................................................................................................................4

KAPITULLI I...............................................................................................................................6
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

Risku dhe burimet e tij..........................................................................................................6

1. Përkufizimi i riskut......................................................................................................6

2. Burimet e riskut..........................................................................................................6

3. Risku i kredisë...............................................................................................................7

4. Klasifikimi i modeleve për matjen e riskut të kreditit....................................................9

KAPITULLI II.............................................................................................................................10

KREDITE DHE LLOJET E TYRE...............................................................................................10

1. Përkufizimi i kredisë....................................................................................................10

2. Llojet e kredive............................................................................................................10

3. Problematika e kredive në Shqipëri............................................................................13

4. Strategjia e Riskut.......................................................................................................14

5. Funksionet e manaxhimit të riskut të kredisë.............................................................16

Kriteret për dhënien e kredive........................................................................................17

6. Vendosja e limiteve të përshtatshme të riskut...........................................................18

7. Administrimi i kredive.................................................................................................18

8. Monitorimi i riskut të kredisë......................................................................................19

9. Rishikimi i pavarur i kredive........................................................................................20

KAPITULLI III...........................................................................................................................21

ZHVILLIMI I SISTEMIT BANKAR DHE MISIONI I MBIKËQYRJES BANKARE.............................21

1. Zhvillimet në sistemin bankar :...................................................................................21

2. Misioni i mbikëqyrjes bankare....................................................................................22

3. Rregullore e administrimit të kredisë..........................................................................25

4. Normat e fondeve rezervë për mbulimin e humbjeve nga kreditë.............................28

5. Ruajtja e klasifikimit...................................................................................................29

6. Ristrukturimi kredisë...................................................................................................29

7. Akordi ekzistues i BAZELIT dhe Akordi i Ri...................................................................29

7.2 Zbatimi i Bazel II në vendet në zhvillim dhe ndikimet e tij.......................................33

V. Mansaku - Bifsha 2
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

KREU IV..................................................................................................................................34

ZHVILLIMET KRYESORE NË ECURINË E SISTEMIT BANKAR GJATE VITIT TË FUNDIT.............34

1. Zhvillimet kryesore të sistemit bankar........................................................................35

2. Kreditë me probleme në Shqipëri...........................................................................37

KAPITULLI V.............................................................................................................................41

Konkluzione dhe rekomandime..........................................................................................41

HYRJE

Sistemi bankar në Shqipëri, sikurse ndodh edhe në ekonomitë e vendeve të tjera në


tranzicion, përbën bërthamën e sistemit financiar. Prandaj, rregullimi dhe funksionimi

V. Mansaku - Bifsha 3
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

i tij sic duhet jane çështje me rëndësi mjaft të madhe në kuadrin e stabilitetit të
sistemit financiar. Sektori bankar shqiptar, i cili po vazhdon të zgjerohet e të
konsolidohet, aktualisht përbëhet nga 17 banka, tre prej të cilave me kapital tërësisht
vendas. Gjatë kësaj periudhe, ky sektor ka shënuar rritje të numrit të degëve, ka
pëemirësuar produktet e tij ndaj publikut dhe ka rritur rolin e vet ndërmjetësues, duke
dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit. Gjithashtu, hyrja
e grupeve të njohura bankare evropiane është shoqëruar me konsolidim të industrisë
bankare, dhe krijimin e një mjedisi më eficent e konkurrues. Nga ana tjetër,
mbikëqyrja bankare e ushtruar nga Banka e Shqipërisë, ka si qëllim të adaptojë
standartet më të mira ndërkombëtare në këtë fushë. Si rezultat, është vlerësuar se
kuadri ligjor e rregullativ është përmirësuar në pajtim me objektivat për një zhvillim të
qëndrueshëm e të shëndetshëm dhe të udhëhiqet nga standartet më të larta të
përgjegjshmërisë, monitorimit, transparencës dhe qeverisjes së vetë sistemit bankar.
Në këtë temë do të trajtohet një fenomen mjaft aktual dhe sigurisht i përshtatshëm
për të krijuar një formim sa më të plotë mbi orientimin e bankave në realitetin e
sotëm. Nuk është e nevojshme të shohim më larg se artikujt kreyesore të mediave,
për të kuptuar se pse manaxhimi i riskut ka kaq shumë vlerë. Evente të ndryshme na
kujtojnë që kur bankat nuk arrijnë të manaxhojnë riskun e tyre me kujdes ato do të
dështonin në mbajtjen e përgjegjësisë tek aksionerët e tyre dhe tek publiku i gjerë. Si
pasojë, kosto në shoqëri mund të jetë e lartë dhe impakti në ekonomi mund të jetë
shkatërrues.

Manaxhimi efektiv i një korporate arrihet kur ekziston përkushtimi për të bërë gjënë e
duhur dhe kur arrihet manaxhimi i riskut në çdo formë të mundshme. Manaxherët e
riskut duhet t’ i sigurojnë manaxhimit të lartë informacion të saktë dhe objektiv në
kohën e duhur. Nga ana tjetër, manaxherët e lartë dhe bordi drejtues kanë për detyrë
të sigurojnë një atmosferë transparence brenda firmës, të tillë që të mundësojë
pranimin e riskut në mënyrë sa më të disiplinuar.

Ky punim, i konceptuar ne pesë kapituj, i kushtohet manaxhimit të riskut të


kredidhënies bankare dhe këndvështrimit të Bankës së Shqipërisë në lidhje me këtë
aspekt. Dy kapitujt e parë trajtojnë konceptin e riskut dhe burimet e tij me të cilat
përballohet sistemi bankar si dhe kreditë dhe llojet e tyre. Kapitulli “ Kreditë dhe llojet
e tyre “ trajton në hollësi llojet e kredive si dhe veprimet që ndërmerr banka për

V. Mansaku - Bifsha 4
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

manaxhimin e procesit të kreditimit. Shpjegohen në detaje qëllimet, objektivat që ajo


synon të realizojë me anën e këtij procesi.

Dy kapitujt në vazhdim japin një panoramë të


hollësishme të historisë së zhvillimit të sistemit
bankar ndër vite si dhe të funksionit të
mbikëqyrjes bankare. Më në detaje trajtohen
fazat e kalimit të sistemit bankar nga njënivelor
në atë me dy nivele si dhe flitet mbi funksionin e
mbikëqyrjes bankare, rolin dhe detyrat e tij.

Kapitulli i katërt i kushtohet zhvillimeve kryesore në ecurinë e sistemit bankar vitet e


fundit, duke sjellë gjithashtu informacione sipas viteve përkatëse. Ndërsa kreu i
fundit ndërtohet mbi bazën e rekomandimeve dhe konkluzioneve të ndryshme, duke
marrë për bazë zhvillimet kryesore sot në vend si dhe informacionet e këtij punimi.

V. Mansaku - Bifsha 5
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

KAPITULLI I
Risku dhe burimet e tij
Një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të një ekonomie tregu bazuar në iniciativën e
lirë, është e drejta për të ushtruar veprimtari ekonomike brenda rregullave dhe
dispozitave ligjore në fuqi. Qëllimi final i çdo aktiviteti ekonomik dhe i çdo subjekti
ekonomik apo institucioni financiar është maksimizimi i vlerës, procesi i cili kalon në
mënyrë të pashmangshme përmes uljeve e ngritjeve, përmes oshilacioneve të
flukseve të tyre hyrëse dhe dalëse, zhvillimeve të papritura gjithashtu.
Bashkëshoqërues të këtij procesi zhvillimi e rritjeje dhe maksimizimi vlere janë
përherë rreziqet e shumta, të shkaktuara dhe të lidhura me faktorë dhe elemente të
ndryshëm, drejtimi, administrimi dhe manaxhimi i të cilave përbën një nga objektivat
dhe sfidat kryesore të cdo aktiviteti biznesi, përfshirë këtu edhe aktivitetin bankar.

1. Përkufizimi i riskut
Koncepti i riskut është shpjeguar dhe lidhur ngushtë me frikën apo pasigurinë që një
rezultat i parashikuar nuk arrihet. Më tej akoma, risku percaktohet si një mundësi për
të humbur. Risku është rezultante e bashkëveprimit të njëhershëm të një grupi
faktorësh. Në përgjithësi ai është i lidhur me faktin se sa drejtuesit që marrin vendime
janë në gjendje të vlerësojnë me propabilitet të lartë nivelin e rezulateve të ndryshme
që janë produkt i vendimeve të tyre. Pasiguria ka të bëjë me situatat ku nuk ka
mundësi për të llogaritur saktë faktin nëse ndodh apo jo një fenomen, kthehen apo jo
kapitalet e investuara. Për këtë arsye duhet të bëhen shpesh vlerësime të përafërta
dhe hamendësime.

2. Burimet e riskut
2.1. Risku i tregut. Risku i tregut përkufizohet si risku i ndryshimit të kthimeve nga një
investim për shkak të faktorëve të pavarur nga investimi. Këta faktorë mund të jenë
ekonomike, politike, sociale, apo ndryshimet në shijet dhe preferencat e
investitorëve. Ndikimi i këtyre faktorëve të tregut nuk është i njëjtë për çdo alternativë
investimi.

2.2. Risku i kredisë. Me risk të kredisë do të kuptojmë mundësinë që huamarrësi të


mos përmbushë detyrimet e tij për shlyerjen e huasë. Shlyerja e saj kryhet në
përputhje me kriteret e përcaktuara më parë në kontratën mes tij dhe bankës.

2.3. Risku i inflacionit. Është risku i ndryshimit të nivelit te përgjithshëm të çmimeve


në një ekonomi. Në periudha të rritjes së çmimeve, të quajtura periudha inflacioniste,

V. Mansaku - Bifsha 6
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

fuqia blerëse e parase bie. Ndërsa në periudhat e rënies së nivelit të përgjithshëm të


çmimeve, fuqia blerëse e parasë bie. Ndryshimet dhe normat e larta të inflacionit
çojnë automatikisht në një proces zhvlerësimi dhe dobësimi të vazhdueshëm.

2.4. Risku i normës së interesit. Në kuadrin e ekonomive të shteteve të vogla dhe të


institucioneve monetare që veprojnë në monedha të ndryshme ky faktor është shumë
i rëndësishëm. Kur ekonomitë zgjerohen nën efektin e globalizimit, luhatja e normave
të interesit është një parametër fleksibël, që i ndryshon përherë kufijtë e vetë.

2.5. Risku i likuiditetit. Do të kuptojmë aftësinë e bankës për të përballuar në çdo rast
dhe në mënyrë ekonomike kërkesat për shlyerje ose për tërheqje, si dhe kryerja me
rregullaritet dhe përpikmëri e pagesave e tjera që kërkon veprimtaria. Rezervat e
likuiditetit përfshijnë para së gjithash, fondet likuide që janë në arkë ose pranë
bankave të tjera dhe letrat me vlerë me cilësi të ngjashme me to.

2.6. Risku i aftësisë paguese (solvabiliteti). Nënkuptohet si kapaciteti i bankës për të


siguruar shlyerjen e të gjithë pasurive nëpërmjet likuidimit të aktiveve pasurore.

2.7. Risku i reputacionit. Një reputacion i mirë i bankave i vendos ato automatikisht
në alternativat për vlerësim e zgjedhje nga ana e klientëve. Reputacioni i bankave
ushtron një efekt subjektiv e selektues mbi vendimet që do të marrin individët për të
vendosur për zgjedhjen e tyre.

3. Risku i kredisë
Aktiviteti kryesor i bankave është dhënia e kredive të ndryshme. Portofoli i kredive
përbën klasën e aktivit kryesor si dhe burimin kryesor të bankës për të përfituar të
ardhura. Kjo do ta bënte të pashmangshme shfaqjen e riskut, i cili rritet sa më shumë
rritet dhënia e kredisë.

Risku i kredisë përkufizohet si mundësia që huamarrësi të mos përmbushë detyrimet


e tij për shlyerjen e kredisë në përputhje me kriteret e përcaktuara më parë në
kontratën mes tij dhe bankës. Ky risk për nga rëndësia dhe madhësia e humbjeve që
shkakton në banka është risku më i madh. Ai është risku që klienti të dështojë në
përmbushjen e detyrimeve të tij ndaj huadhënësit. Dështimi çon në humbje të
pjesshme ose të plotë të shumave të dhëna hua kredimarrësit. Sa më i madh të jetë
risku që përballon banka, aq më të mëdha janë kthimet që kërkohen për të marrë
përsipër këtë risk. Risku i kredisë është faktori më i rëndësishëm që ndikon në
ecurinë e institucioneve financiare si dhe të gjithë sistemit financiar. Si në çdo
investim, dhënia e kredive do të thotë të marrësh përsipër një risk dhe humbjet që

V. Mansaku - Bifsha 7
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

shkaktohen nga ky risk janë pjesë e bankave tregtare. Një bankë mund ti mënjanojë
humbjet nëse ajo shmang të gjiha llojet e risqeve, por kjo do të ndërpriste funksionin
e të qënurit një bankë. Më së shumti kreditë jane aktivet më fitimprurësë të bankës.
Fitimet e bankës nga dhënia e kredive vijnë si rezultat i :

 Interesit që duhet të paguajë kredimarrësi


 Kësteve të paguara nga ai
 Të ardhurat e fituara nga vendosja e depozitave ne bankë nga kredimarrësi
Risku i kredisë gjendet në aktivitetin e të gjitha bankave. Fitimshmëria nga ky aktivitet
varet nëse huamarrësi shlyen huanë e marrë. Ky risk :

 Rritet në cdo kohë kur fondet e bankës shtohen, përfshihen, investohen ose
nëse paraqiten në bilanc ose jashtë tij.
 Mund të ndodhë si rezultat i mosekzistencës së standarteve të dhënies së
kredive për huamarrësit, i keqmenaxhimit të portofolit të kredisë, kushteve të
rënduara ekonomike si dhe shumë faktorë të tjerë.

Risku i kredisë nëpër banka shkaktohet nga:

1. Aftësia e huamarrësve individualë e.t.j, për të shlyer huanë. Kjo aftësi është e
lidhur me ciklin e biznesit. Kur kemi rritje të papunësisë të ardhurat personale
mund të bien duke e bërë më të vështirë shlyerjen e kredisë në kohën e duhur.
2. Kushtet e përgjithshme të zhvillimit ekonomik, ndryshimi në normat e interesit
që ndikojnë jo vetëm sistemin bankar por në të gjitha industritë.
3. Ngjarje të jashtëzakonshme si psh : greva të punonjësve ose ndryshime në
preferencat e individëve.
4. Çështjet lokale, rajonale, nacionale si dhe ato në arenën ndërkombëtare kanë
një ndikim të rëndësishëm.

Bankat duhet të jenë të vetëdijshme për nevojën e identifikimit, matjes, monitorimit


dhe kontrollit të riskut të kredisë. Gjithashtu, duhet te mbajnë kapital të mjaftueshëm
kundra këtij risku si dhe risqeve të tjera me të cilat përballet si dhe te sigurojë
kompensimin nga ato që shkakton risku. Duke qenë se bankat shperndajnë kredi në
tipe të ndryshëm huamarrësish, shpesh mund të arrijë në përfundimin që huaja është
e pambledhshme. Në këto raste kredia identifikohet si një humbje dhe për këtë
banka vendos mënjane provigjione për të mbrojtur veten nga këto.

4. Klasifikimi i modeleve për matjen e riskut të kreditit


Teorikisht, mund të individualizohen dy përqasje për matjen e riskut:

V. Mansaku - Bifsha 8
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

a) Të bazuara në modele (model- based), nga ku dallohen:


1. Modele strukturore
2. Modele me formë të reduktuar
b) Tradicionale (non model- based), të bazuara mbi të dhënat historike.

Vetë modelet strukturore ndahen në:

- Firm- value models- të bazuara në evolucionin e vlerës së aktiveve të


shoqërisë emetuese dhe në teorinë e vlerësimit të opsioneve financiare, për
përcaktimin e probabilitetit të paaftësisë paguese dhe të masës së rikuperimit
në rast paaftësie paguese.
- First passage time models- që marrin në konsideratë probabilitetin e
mospagimit të borxhit para skadimit të afatit, nqse vlera e aktivit zbret poshtë
një niveli të caktuar.

Modelet në formë të reduktuar- përfaqësojnë një përqasje të re ndaj riskut të kreditit


që konsiston në përpunimin e modeleve që trajtojnë paaftësinë paguese si ngjarje
ekzogjene, e pavarur nga struktura pasurore e shoqërisë apo klientit në fjalë.

Modelet për matjen e riskut të kreditit banker mund të klasifikohen në bazë edhe të
elementeve të tjera , si:

- Zgjedhja e horizontit kohor


- Metodologjitë e adoptuara për përcaktimin e ekspozimit dhe të masës së
humbjes në rast paaftësie paguese
- Mënyrat e agregimit të risqeve
- Teknikat e ndryshme për matjen e korrelacioneve midis faktorëve që
përcaktojnë humbjet kreditore
- Informacioni mbi gjendjen e përgjithshme të ekonomisë së vendit ose të një
sektori të caktuar ekonomik apo një kategorie të caktuar klientësh të bankave.

KAPITULLI II

V. Mansaku - Bifsha 9
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

KREDITE DHE LLOJET E TYRE

1. Përkufizimi i kredisë
Termi kredi është zakonisht një kredi e fiksuar më parë me një skemë shlyerje, e cila
vepron për një periudhë të caktuar kohe. Ky term përdoret zakonisht për :

1. Shpenzimet e kapitalit ( tokë, ndërtesë dhe paisje )


2. Zgjerimi i biznesit
3. Përfitimet
4. Kapital punues afatgjatë
5. Shlyerje e një shumë të papaguar të një huaje sezonale
Skema e amortizimit të kredisë është e strukturuar sipas parashikimeve të cash-floë
nga aktivet nga aktivet kryesore ose nga fitimet e biznesit. Duke qenë se kreditë
kanë kohëzgjatje më të madhe sesa një kredi sezonale ose se sa kapitali qarkullues,
ato përmbajnë një risk krediti më të lartë. Për këtë arsye kreditë zakonisht kanë :

o një skemë të rregullt amortizimi


o një kontratë e cila mund të ndalojë kredimarrësin nga kalimi i aktiveve ose
tejkalimi i një raporti borxh/pjesën e pasurisë që mbetet pas plotesimit të
kërkesave të kreditorëve.
Kontratat përshtaten sipas rrethanave të kredimarrësit dhe nuk janë aq të kufizuara
sa të dëmtojnë afësinë e kredimarrësi për të vazhduar normalisht operacionet e tij.
Cash-floë mund të jetë i pamjaftueshëm për të amotizuar kredinë dhe kompanitë
mund të mos jenë në gjendje për të shlyer detyrimet e tyre. Kjo çon në mospagimin e
plotë ose të pjesshëm të kredisë.

2. Llojet e kredive
Llojet e kredive dhe praktikat e dhënies së tyre ndryshojnë nga një shtet në tjetrin.
Përmendim disa lloje kryesore të kredive të cilat mund të shkaktojnë rritjen e riskut të
kredisë. Këto janë :

2.1. Kredi dhënë qeverisë ose agjensive qeveritare. Këtu përfshihen çdo tip kredie
që iu jepet qeverive ose agjensive të ndryshme qeveritare.
2.2. Kredi dhënë Institucioneve Financiare. Kjo tip kredie tregon transferimin e
fondeve likuide nga banka që ka një sufiçit të parave cash te një bankë tjeter që
ka defiçit të parave cash.
2.3. Kredi tregtare. Këto janë kredi të cilat jepen për qëllime tregtare ose industriale
te ndërrmarrjeve sipërmarrese dhe përbëjnë klasen e aktiveve më të
rëndësishme të një banke. Ato mund të klasifikohen sipas afateve të maturimit

V. Mansaku - Bifsha 10
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

në afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata si dhe kanë shkallë të ndryshmë risku


në varësi të llojit të kredisë tregtare .
Llojet e ndryshme të kredive tregtare mund të karakterizohen sipas qëllimeve të
biznesit. Kështu një biznes mund të marrë kredi për të ndërtuar një objekt, për
të blerë lëndë të parë etj. Parë nga ky këndvështrim kemi dy lloje të kredive
tregtare :

 kredi të kapitalit punues


 kredi me afat

Kreditë e kapitalit punues mund të përdoren për një sërë nevojash afashkurtra.
Kështu një kredi afatshkurter mund të ndihmojë një firmë për të rritur inventarin e saj
me afrimin e sezonit të pushimeve. Kjo lloj kredie e kapitalit punues njihet si “ kredi
sezonale “. Këto lloj kredish rishikohen në mënyrë periodike nga banka. Gjithashtu,
nuk kanë një skemë fikse të shlyerjes dhe kanë një afat maturimi më të vogël se një
vit, afat i cili mund te rinovohet.

Kreditë e kapitalit punues janë të shoqëruara nga një risk i lartë atëherë kur :

 Huamarrësi mund ta përdorë fondin e marrë hua për kapital jopunues si psh për
të mbuluar shpenzimet kapitale, shpenzimet e tjera ose për të paguar
dividentët .Kjo mund të reduktojë aftësinë e huamarrësit për të shlyer huanë.
 Niveli i kolateralit të huamarrësi është i pamjaftueshëm. Zakonisht kolaterali
marrë për të siguruar kredinë shërben si një burim sekondar për shlyerjen e huase.
Në rast të rënies së vlerës së tregut të kolateralit huadhënësi nuk mund të sigurojë
shlyerjen e plotë të kredisë nëpërmjet këtij burimi.
 Strukturë jo të përshtatshme të shlyerjes së kredisë. Ndërkohë që pagesat e
interesave mund të paguhen brenda afatit dhe principali mbetet i pashlyer aq më
shumë rritet risku i humbjes .
 Marrëdhëniet e kredimarrësit me kreditorët e tij mund të jenë të tilla që nga ana
e tyre kërkohet vetëm pagesa cash. Një situatë e tillë do të vinte ne vështirësi
likuiditeti kredimarrësin i cili duhet të sakrifikoj shlyerjen e këstevë te kredisë për të
përmbushur detyrimet në cash.

Kreditë me afat janë kredi të cilat jepen me anë të një kontrate të parashkruar
mes bankës dhe kredimarrësit. Ato kanë një skemë të caktuar shlyerje, një skemë

V. Mansaku - Bifsha 11
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

amortizimi të rishikueshme në fund të çdo viti si dhe të strukturuar sipas flukseve


hyrëse nga fitimi i biznesit. Kreditë me afat përdoren zakonisht për :

o shpenzimet kapitale ( tokë, ndërtesa dhe paisje )


o zgjerime biznesi
o kapital punues afatgjatë
o shlyerje ndaj një shume të papaguar të një kredie sezonale etj.
Kreditë me afat janë kredi afatgjata, kështu që ato mbajnë një risk më të lartë se
kreditë e kapitalit punues. Këto kredi mund të përballen me riskun e mosshlyerjes së
huasë atëherë kur:

 Kreditë me afat mund të tejkalojnë jetën e pritur të një aktivi të financuar nga
kredia. Kjo do ta linte huanë pa një kolateral për pjesën e mbetur të huasë së
pashlyer. Banka duhet të kërkojë një kolateral shtesë nga huamarrësi.
 Flukset hyrëse mund të jenë të pamjaftueshme për të shyer huanë dhe
kompanitë mund të mos jenë në gjendje të shlyejnë kredinë me skemën e caktuar të
shlyerjes. Kjo mund të çojë në vonesë të shlyerjes së kësteve, shlyerjes së pjesshme
ose të plotë të kredisë.
 Aktivi i financuar me hua mund të dalë jashtë përdorimi përpara se të mbarojë
afati i shlyerjes së huasë. Huadhënësi duhet të kërkoj një shtesë në kolateral.
 Huamarrësi nuk i kontrollon shpenzime të tilla si koston e produkteve ose
shpenzimet administrative. Huadhënësi duhet të monitorojë nga afër gjendjen
financiare dhe aftësinë e shlyerjes së kësteve të huasë.
2.4. Kredia konsumatore. Kjo është një lloj kredie që u jepet familjeve ose idividëve
jo për qëllime biznesi por për shpenzime personale. Një porofol i përbërë prej
kësaj kredie mund të përfshijë një numër të madh kredish por në shuma shumë
herë më të vogla se çdo lloj tjetër kredie.
2.5. Kredia hipotekare. Kjo është kredia me anë të së cilës një individ që mund të
jetë pronar i një apartamenti e vendos këtë pronë si kolateral në mënyrë që të
marrë hua për të blerë një apartament të dytë.
2.6. Kredia bujqësore. Kjo është kredia që përdoret për të financuar veprimtarine
bujqësore, shpenzimet për blerjen ose përmirësimin e aktiveve kapitale. Dy
fakorët më të rëndësishëm të riskut që ndikojnë në prodhimtarinë dhë janë më
të pakontrollueshëm si nga huadhënësi ashtu dhe nga huamarrësi janë çmimet
e produkteve dhe kushtet klimaterike.

V. Mansaku - Bifsha 12
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

3. Problematika e kredive në Shqipëri


Kreditë me probleme kanë përkufizime të ndryshme. Në praktikë termi “kredi me
probleme“ përfshin dy lloj huash :

 Hua te mirëpërcaktuara “ të dobëta “ ose thënë ndryshe kredi që janë


identifikuar dukshëm si problematike psh:
o klasifikohen ne kategorine e kredive të dyshimta ose të humbura
o kanë ndaluar së rrituri të ardhurat
o janë pjesërisht ose plotësisht të pambulueshme
o janë me vonesë që prej një kohe të caktuar
o janë ristrukturuar përsëri
 Hua që janë “ potencialisht “ problematike domethenë japin shenja dobësie të
mundshme, p.sh :
o janë në kategori të rishikueshme ose të veçanta klasifikimi
o janë në kategorinë standarte të klasifikimit por kjo nuk përjashton faktin se
mund të jenë dhënë në mënyrë të nxituar
Kredia me probleme mund të shfaqë disa ose të gjitha karakteristikat e mëposhtme :

 ka probleme qartësisht të dukshme që mund të dëmtojnë cilësinë e kredisë sa


që banka nuk ka sigurinë e mjaftueshme nëse do ti mbledhë të gjitha shumat
që duhen të paguhen sipas kushteve të kontratës
 nuk shlyhet në varësi të kushteve të kontratës
 ka mungesa lidhur me aprovimin apo administrimin e kredisë të cilat ndihmojnë
në mbajtjen e një politike sa më të “ shëndoshë “ të kredisë .
Kreditë me probleme nuk mund të zhvillohen brenda një nate por kjo nuk do të thotë
se bankat gjatë kohës kur aprovojnë kredinë të gjykojnë që huamarrësi mund të mos
jetë i aftë të mos shlyejë kredinë në një datë në të ardhmen. Për këtë arsye bankat
duhet të jenë të vetëdijshme për shkaqe e shfaqjes së kredive me probleme të cilat
mund të jenë:

 Keqësimi i kushteve financiare të kredimarrësit të cilat mund të shkaktohen


nga:
o përqëndrimi në pak klientë
o rrija e overdraft-eve
o rrija e nivelit të invetarëve
o përdorimi i aktiveve fikse për të mbështetur veprimtarinë e saj
o pamundësi në pagesat e punëtorëve

V. Mansaku - Bifsha 13
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

 Dobësi të lidhura me proceset e kredidhënies. Kreditë me probleme mund të


rriten nga dështimi i bankës për të vlerësuar saktë :

o efektet e biznesi, ciklet e produkteve të huadhënësit të saj


o ekspozimet e mundshme ndaj ndjeshmërisë së tregut dhe likuiditetit
 Analizë e dobët e riskut. Procese të dobëta lidhur me dhënien dhe rishikimin e
kredisë mund të çojnë në shfaqjen e kredive me probleme. Këto dobësi të
lidhura me procesin e kredidhënies mund të jenë gjatë:
o marrjes së vendimeve subjektive
o vlerësimit të kredisë
o monitorimit të kredimarrësve
o monitorimit të vlerës së kolateralit
o dobësi gjatë procesit të rishikimit

4. Strategjia e Riskut
Manaxhimi në mënyrë të suksesshme i riskut bankar kërkon përcaktimin e një
strategjie risku, që derivon nga politika e biznesit banker dhe nga kapaciteti i saj për
mbajtjen e riskut. Në këtë kontekst, strategjia e riskut përkufizohet si:

- Definicioni i një strukture të përgjithshme principesh që duhen ndjekur në


lidhje me risqet dhe ndërtimi i proceseve të tërë tekniko- organizative
- Definicioni i indikatorëve operacionalë si: thelbi i biznesit, target- risku dhe
vendosja e limiteve.

Në këndvështrimin operacional, strategjia e riskut duhet të hartohetdhe rishikohet të


paktën çdo vit, në bashkëpunim me departamentin e ‘shitjeve’ për balancimin dhe
bashkërendimin midis strategjive të shitjeve dhe të riskut. Njësia e shitjeve
kontribuon në plotësimin e perspektivave të tregut dhe për mundësinë e
implementimit të strategjisë së riskut.

Strategjia e riskut shërben për caktimin e lidhjeve midis orientimit të biznesit dhe
kapacitetit mbajtës të riskut. Ajo përmban treguesa operacionalë, të cilat orientojnë
vendimet e biznesit. Specifikisht, strategjia e riskut duhet të vendosë:

- Hapësirat e biznesitnë lidhje me strukturën e portofolit të saj të kredisë


- Limitet e riskut
- Objektivat për riskun në lidhje me humbjet e pritshme dhe jo të pritshme, në
lidhje me kapacitetin mbajtës të riskut
- Shkallën e diversifikimit të portofolit.

V. Mansaku - Bifsha 14
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

Kapitali ekonomok për kategori individuale risku që i përkasin portofoleve të veçanta,


të llogaritura nga banka, krahasohen me kapacitetin e përgjithshëm mbajtës të riskut.
Pra, humbjet e pritshme të një porofoli specific krahasohen me parashikimet e riskut,
të planifikuara për t’u mbuluar prej të ardhurave të vitit actual financiar. Në këtë
mënyrë, është e munshme të tregohet që humbjet të cilat banka prêt të pësojë në
vitin e ardhshëm financiar, dhe sa do të jetë ajo e aftë të mbulojë humbjet, para së
gjithash me anë të parashikimit të riskut dhe përdorimit të kapacitetit mbulues ndaj
riskut, vetëm nëse është e nevojshme.

Shkalla e diversifikimit tregon shtrirjen e gjithë procesit të diversifikimit në


portofolin kreditues të bankës. Objaktivi është të shmangen grupe risqesh në sajë
të zgjerimit të ekspozimeve individuale ose përqëndrimit të risqeve të ngjashme
në industri apo zona të caktuara, sa më mirë të jetë e mundur. Problemi që mund
të përjetojnë bankat është se atom und të pësojnë humbje të larta të pazakonta,
si rezultat i ecurisë jo të favorshme të huamarrësve individualë ose sektorëve,
zonave gjeografike apo klasave të veçanta të normave të interest. Duke
diversifikuar portofolin e vet të kredisë, banka arrin të manaxhojë situatën kundër
të qënurit të varur ndaj faktorëve individualë dhe duke reduktuar në këtë mënyrë
riskun. Në rast se banka dështon në arritjen e nivelit të dëshiruar të diversifikimit
të portofolit të kredisë, ajo duhet të ndërmarrë masa të përshtatshme, si:

- Titullarizimi i kredive që lidhen me një industri të caktuar


- Plotësimi i investimeve të vendosura si objektiv në industri apo segmente të
tjera tregu.

V. Mansaku - Bifsha 15
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

5. Funksionet e manaxhimit të riskut të kredisë


Manaxhimi i Riskut permbledh në vetvete këto etapa: Identifikimin, matjen,
agregimin, planifikimin dha manaxhimin, monitorimin; e të gjitha llojeve të risqeve që
shfaqen në veprimtarinë e biznesit bankar. Manaxhimi i riskut është kështu një
process i vazhdueshëm i rritjes së transparencës dhe drejtimit të risqeve.

1. Risqet bankare fillimisht duhet të identifikohen, pastaj të mund të maten dhe


manaxhohen. Zakonisht, bankat dallojnë kategoritë që vijojnë të risqeve:
a. Risku i kredisë; b. Risku i tregut; c. Risku operacional. Ekzistojnë gjithashtu
edhe disa tipe të tjera si: risku i normës së interest, likuiditetit, i paaftësisë
paguese, i inflacionit etj, të cilat nuk mund të përfshihen në matjen e riskut në
kuadër të metodave kuantifikuese.
2. Njohja dhe vlerësimi konsistent i tre tipeve të risqeve përfaqëson një
predispozitë positive për suksesin e manaxhimit të riskut. Gjersa konceptet e
zhvilluara për vlerësimin e risqeve të tregut kanë shënuar progress të
dukshëm, metodat për matjen e riskut të kredisë dhe riskut operacional nuk
janë ende mjaftueshëm të sofistikuara, në sajë të mundësive të kufizuara
lidhur me të dhënat historike. Risku i kreditit llogaritet mbi bazën e humbjes
së mundshme prej portofolit të kredisë. Humbja potenciale në një biznes
kreditues mund të ndahet mes humbjes së pritshme dhe jot ë pritshme.
a) Humbjet e pritshme- derivojnë prej probabilitetit të pritshëm të humbjes prej
huamarrësit dhe ekspozimit të parashikuar ndaj humbjes, shumës së cah-
floës të pritura, dhe sidomos prej pranisë së kolateralit. Këto lloj humbjesh
duhet të llogariten dhe merren parasysh në planifikimin e të ardhurave, si dhe
të përfshihen në kushtet e kredisë si kosto standarte që derivojnë prej riskut.
b) Humbjet jot ë pritshme- rezultojnë nga deviacioni prej humbjeve të pritshme.
Këto mund të merren në konsideratë vetëm në mënyrë indirekte, gjatë
procesit të planifikimit të të ardhurave dhe vendosjes së kushteve të kredisë.
Ato duhet të jenë të siguruara prej prej kapitalit të posaçëm mbulues ndaj
riskut. Me formulë risku i kredisë mund të shprehej:

L = EAD x LGD x DP, ku

L- variabli i humbjes, EAD(exposure at default)- Ekspozimi në rast paaftësie


paguese, LGD(loss given default)- masa e humbjes në rast paaftësie
paguese, DP(default probability)- probabiliteti i humbjes.

3. Në momentin e agregimit të risqeve, duhet të mbahet në konsideratë efekti


korrelativ midis tyre, që shkakton riskun e përgjithshëm bankar. Kjo aplikohet
si Brenda një kategorie, ashtu edhe midis kategorive të ndryshme të risqeve.
4. Manaxhimi i riskut ka funksionin e planifikimit të pozicionit të përgjithshëm të
bankës ndaj riskut dhe manaxhimit aktiv, bazuar mbi këto plane. Përdorimi i
instrumentave financiare apo teknikave të përshtatshme ndikojnë në risqet
individuale si dhe influencojnë ndryshimet në lidhje me pozicionimin ndaj
riskut në një portofol, si rezultat i diversifikimit. Mjetet më të përdorshme nga
manaxhimi janë:
- Rregullimi i çmimeve të riskut të transaksioneve individuale kredituese
- Caktimi i limiteve të riskut për pozicionet individuale apo portofolet

V. Mansaku - Bifsha 16
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

- Përdorimi i garancive, derivativëve dhe sigurimit të kredive


- Titullarizimi i risqeve
- Shitblerja e aseteve.
5. Funksioni i monitorimit të riskut përdoret për të kontrolluar nëse risqet marrin
vlera Brenda limiteve të paravendosura, në mënyrë që të garantohet
kapaciteti i institucionit kreditues në mbajtjen e risqeve. Kështu,
mundësohetmatja e fektivitetit të procesit të manaxhimit të risqeve dhe
gjenerimi i impulsive të reja në veprimtarinë e institucioneve kredituese. Ky
proces ilustrohet ne grafikun ne vijim:

Kriteret për dhënien e kredive


Ndër hapat më të rëndësishme të bankës për të patur një veprimtari të shëndoshë
dhe fitimprurëse është të sigurojë një proces sa më efektiv të dhënies së kredive. Për
të realizuar këtë qëllim bankat duhet të përcaktojnë saktë dhe qartë kriteret për
dhënien e kredisë në varësi të llojit dhe shumës së kredisë. Këto kritere janë :

o Qëllimi i kredisë
o Burimet e shlyerjeve
o Karakterin e personit kredimarrës
o Profilin e riskut, aftësia për të shlyer kredinë e marrë
o Historikun e pagesave të mëparshme të kredimarrësit
o Ekspertiza e biznesit dhe pozicioni i tij brenda sektorit përkatës
o Kushtet e propozuara të kredisë të përfshira në kontratë
o Mjaftueshmëria e kolateralit ose e garancisë kur ajo kërkohet

V. Mansaku - Bifsha 17
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

6. Vendosja e limiteve të përshtatshme të riskut


Vendosja e këtyre limiteve në procesin e kredidhënies përbën një fazë vendimtare
për të minimizuar problemet e kredisë. Vendosja e një limiti sa më të përshtatshëm
kërkon nga banka që të marrë në konsideratë:

o Eksperiencën nga historiku i humbjeve


o Mjaftueshmërinë e kapitalit
o Nivelin e kërkuar të kthimit
o Objektivat e diversifikimit
Keto limite mund të vendosen individualisht ose të kombinuara dhe mund të
aplikohen në bazë të :
o Karakteristikave të huave individuale
o Huamarrës të vetëm ose grupe të lidhura huamarrësish
o Përbërja e profolit si një e tërë
o Zonat gjeografike
o Industri të veçanta ose sektorë ekonomikë
o Produkte të specifikuara
Limitet duhet të bazohen në lidhjen që ekziston mes riskut dhe kthimit. Këto limite
mund të vendosen në terma absolutë (në vendosjen e tavaneve për çdo katagori
kredish) ose mund ë shprehen në raporte relative si një përqindje ndaj kapitalit, totalit
të kredive ose totalit të aktiveve. Gjithashtu mund të kombinohen edhe së bashku.
Ndërsa limitet duhet të kenë një shkallë të caktuar fleksibiliteti, ato nuk mund të
drejtohen nga kërkesat e klientit. Bankat duhet të kenë vendosur një sistem që të
sigurojë që tejkalimi i ekspozimeve të limiteve të riskut të jetë në qendër të
vëmendjes së manaxherëve dhe të bordit drejtues. Që të dyja ekspozimet brenda
dhe jashtë faqes së bilancit duhe të përfshihen në sistemin e matjes së limiteve të
riskut. Bankat duhet të kenë vendosur një proces të qartë si për aprovimin e kredive
të reja, shtesat, rinovimet ose rifinancimet e kredive ekzistuese.

7. Administrimi i kredive
Në kushtet në të cilat e ushtron veprimtarinë çdo biznes bankar, paraqitet si
domosdoshmëri që cdo bankë të përcaktojë një sistem administrimi të brendshëm të
kredisë, sidomos për portofolet që konsiderohen të riskueshme. Kjo me qëllimin për
të siguruar një nivel stabiliteti në funksionimin e tyre. Për këtë bankat duhet të
sigurojnë:

V. Mansaku - Bifsha 18
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

o Monitorimi me eficencë dhe efektivitet i dokumentacioneve që kanë të bëjnë me


kolateralin, marrëvashjet ligjore të kontraktuara etj.
o Ndarja e detyrave në mënyrë të përshtatshme, si dhe kontrolli i zbatimit të tyre.
o Përcaktimi në përputhje me rregulloret, praktikat ligjore në fuqi i politikave,
procedurave.
o Manaxhimi i një sistemi adekuat informacioni.

8. Monitorimi i riskut të kredisë


Një ndër synimet kryesore të bankave është krijimi i një mekanizmi për monitorimin
efektiv të procesit të dhënies së kredisë, duke filluar që nga krijimi i rezervave të
nevojshme për funksionimin e tyre, e deri te përcaktimi i provigjioneve.
Për këtë nevojitet një sistem i duhur dhe i plotë informacioni për monitorimin e huave
dhe huamarrësve nëpërmjet portofoleve që ata zotërojnë. Disa nga këto veprime
janë:

1. Kontrolli i kushteve korrente financiare dhe kapacitetit shlyerës të kredimarrësit.


2. Monitorimi i kontratave ekzistuese të tyre, nëqoftëse ekzistojnë.
3. Vlerësimi i shlyerjeve të mëparshme të kredimarrësve, nëqoftëse ka.
4. Vlerësimi i kolateralit.
5. Identifikimi i të gjitha problemeve që mund të lindin si rezultat i nënshkrimit të një
kontrate kredimarrjeje.
6. Klasifikimi i problemeve që lidhen me kreditë, mbi bazën e afatit, rëndësisë etj.
7. Përcaktimi i përgjegjësive individuale. Garanton që informacioni përkatës ka
kaluar te personat përgjëgjës për të vendosur një limit të caktuar risku.
Bordi drejtues i bankave përbën një hallkë të rëndësishme për administrimin e riskut
të kreditit bankar, duke kuptuar dhe manaxhuar profolin e riskut dhe të kredisë. Për
këtë, bordi përcakton një funksion për rishikimin e huave, në këndvështrimin e
performancës së personelit të bankës dhe kushteve të të portofolit të kredisë.
Gjithashtu, pranë cdo banke funksionon një sistem auditimi të brendshëm në
përputhje me politikat e kredisë dhe politikat e caktuara nga bankat. Auditet :

o vlerësojnë nëse huatë janë aprovuar brenda direktivave të caktuara nga bordi
drejues i bankës.
o vlerësojnë kur ekzistenca, cilësia dhe vlera e kredive individuale janë
raportuar me saktësi manaxherëve.
o zbulojnë zona dobësie në procesin e manaxhimit të riskut të kredisë dhe në
politikat e procedurat e bankës.

V. Mansaku - Bifsha 19
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

o identifikojnë cdo përjashtim të politikave, procedurave dhe limiteve.


Objektivi i tyre është që :

 Të mbajnë një ekspozim të riskut të kredisë brenda parametrave të


vendosura nga bordi drejtues.
 Të garantojë faktorët e manaxhimit të niveleve të përcaktuara.
 Të realizojë auditimet e brendshme mbi baza periodike.
Të gjitha këto masa janë në funksion të identifikimit dhe korrigjimit të cdo
problematike që mund të vërehet në lidhje me kreditimin, që përbën një nga burimet
më fitimprurëse të veprimtarisë së bankave.

9. Rishikimi i pavarur i kredive


Bankat duhet të vendosin një sistem të pavarur, një vlerësim të brendshëm në
procesin e manaxhimit të riskut të kredive bankare. Me qëllim që të vlerësohet
performanca e personelit të kredive dhe cilësia e portofolit të kredisë, bankat duhet të
vendosin një funksion për rishikimin e pavarur të kredive. Për shembull një sistem
rishikimi të një huaje që mund të jetë krejësisht i pavarur nga funksioni i
kredidhënies, ose mund të vendosë besim në oficerët e kredisë. Rishikimi i kredisë
së pavarur është një hap vendimtar derisa parashikon një kontroll dhe një vlerësim të
rëndësishëm. Rishikimet e drejtuara nga ky proces duhet të :

o Të identifikojnë menjëherë kreditë me probleme


o Të projektojë trendet e përshtatshme që ndikojnë mbledhjen e portofolit dhe
izolojnë zonat me probleme potenciale
o Te sigurojë infomacionet kryesore për të vendosur nivelin e mjaftueshëm për
humbjet nga kreditë
o Të monitorojë përputhshmërinë me rregullat dhe ligjet
o Të vlerësojë punën e personeli të deparamentit të kredisë

V. Mansaku - Bifsha 20
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

KAPITULLI III

ZHVILLIMI I SISTEMIT BANKAR DHE MISIONI I MBIKËQYRJES


BANKARE

1. Zhvillimet në sistemin bankar :


Në një vështrim të përgjithshëm në kohë të ecurisë së sistemitbankar në Shqipëri, do
të ndaleshim në periudhën e regjimit totalitar, kohë kur deri në vitin 1976 vepronte një
bankë e vetme, e ashtuquajtur Banka e Shtetit Shqiptar. Kjo bankë e cila nuk
ushtronte funksionin e ndërmjetësit financiar, përfaqësonte autoritetin e vetëm
monetary dhe kreditues për ekonominë, sipas një plani të centralizuar. Krahas kësaj
vepronin edhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkave të Kursimit dhe të Sigurimeve, që
realizonin grumbullimin e kursimeve dhe funksionin e sigurimit të pasurisë. Në vitin
1976 u krijua edhe Banka Bujqësoreqë mbulonte bujqësinë me fonde, si sektori më i
rëndësishëm i ekonomisë. Në vitin 1990 u themelua banka Tregtare Shqiptare, me
funksion kryesor nxitjen dhe financimin e pagesave me jashtë dhe të eksporteve.
Vitet ’90 krahas ndryshimeve të rëndësishme politike, sociale, kulturore, u shoqërua
edhe me reforma rrënjësore drejt ekonomisë së tregut. Në vitin 1992 reforma në
sistemit banker filloi si reform institucionale nëpërmjet ndryshimit të dispozitave
ligjore. Në prill 1992 në Kuvendin e RSH u miratua ligji “Për Bankën e Shqipërisë”, si
dhe ligji “Për sistemin banker në RSH”, të cilat shënuan kalimin e sistemit banker nga
një në dy nivelor. Kështu, iu hap rruga rregullimit të sistemit banker nga Banka
Qëndrore dhe procesit të licensimit të bankave të reja private. Në atë kohë nivelin e
dytë të sistemit banker e përfaqësonin 3 banka: BKT, Banka e Kursimeve dhe Banka
Tregtare Agrare. Po në vitin 1992, u licensuan 2 banka me capital të përbashkët:
Banka Italo- Shqiptare dhe Banka Arabe- Shqiptare Islamike. Në vitin 1996 u
licensuan edhe 2 banka me capital të huaj: Banka e Tiranës dhe Dega e Bankës
Kombëtare të Greqisë. Moment të vështirë shënoi kriza e Bankës Agrare, e cila solli
likuidimin e saj në vitin 1998, për shkak të efekteve të rënies financiare nga skemat
piramidale. Depozitat e kësaj banke u transferuan ne Bankën e Kursimeve, ndërsa
kreditë e këqija të saj kaluan në administrimin e Agjencisë së trajtimit të Kredive.
Rënia e skemave piramidale të viteve 1996- 97, u shoqerua me progress të
rëndësishëm në drejtim të stabilitetit makro- ekonomik dhe të reformës në sistemin
financiar. Ngjarje të rëndësishme përbënte hyrja e bankave të reja private, dhe
privatizimi i atyre shtetërore, të cilat ndikuan në rritjen e llojit dhe cilësisë së
shërbimeve bankare, si dhe në zhvillimin e procesit të ndërmjetësimit financiar. Në

V. Mansaku - Bifsha 21
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

qershor të vitit 2000 u privatizua Banka Kombëtare Tregtare, borxhet e së cilës iu


transferuan Agjencisë së Trajtimit të Kredive. Viti 2002 përbën një moment të
vështirë për shkak të rradhëve të gjata dhe tërheqjeve massive të depozitave. Kjo
pasiguri u shkaktua përgjithësisht si rezultat i dështimit të përpjekjeve për privatizimit
të Bankës së Kursimeve, por po atë vit depozitat u rikthyen përsëri. Pas proceseve të
gjata ristrukturuese, në prill të vitit 2004, Banka e Kursimeve u privatizua nga një
investitor strategjik banker, siç ishte Raiffeissen Central Bank në Austri. Kjo ngjarje
shënoi fillimin e një epoke të re të evolucionit të sektorit banker, asaj të një
konkurrence të hapur. Aktualisht, në Shqipëri veprojnë rreth 17 banka, si për
shembull: Banka Popullore, Banka Credins, ProCredit Bank, Union Bank, Alpha
Bank, NBG Bank, Intesa SanPaolo Bank etj. Këto banka janë në përpjekje të
vazhdueshme për rritjen e llojshmërisë së produkteve dhe shërbimeve bankare dhe
përmirësimit të cilësisë së tyre.

2. Misioni i mbikëqyrjes bankare


Funksioni i mbikëqyrjes bankare ushtrohet nga Banka e Shqipërisë, si bankë
qendrore , në baze të Ligjit “ Për Bankën e Shqipërisë “ Nr. 8269 dhe të Ligjit “ Për
Bankat në Republikën e Shqipërisë “ Nr. 8365 . Misioni i mbikëqyrjes bankare është
ushtrimi i një mbikëqyrjeje të kujdesshme, të vazhdueshme dhe në mënyrë të
pavarur , ndaj të gjitha institucioneve financiare të licensuara nga Banka e
Shqipërisë. Mbikëqyrja bankare ka një rol idenifikues dhe parandalues të problemeve
që mund të shfaqen në institucionet që licensohen nga kjo bankë në mënyrë që këto
probleme të mos shndërrohen në një kërcënim potencial për qëndrueshmërinë e
sistemit financiar dhe vecanërisht atij bankar. Nëse kjo do të ndodhte, përvec të
tjerave do të cënohej imazhi dhe reputacioni publik i këtyre institucioneve dhe
Bankës së Shqipërisë , me pasoja negative për zhvillimin në rritje të ekonomisë
shqiptare. Banka e Shqipërisë , në zbatim të përgjegjësive ligjore si auoriteti
mbikëqyrës i bankave dhe i subjekteve të tjera financiare :

 Detyron zbatimin e kuadrit ligjor e rregullativ në fuqi nga gjithë subjektet bankare.
 Siguron stabilitet në sistemin financiar dhe vecanërisht të atij bankar, në sajë të
monitorimit të vazhdueshëm të zhvillimeve në treg.
 Rrit besueshmërinë e publikut tek sistemi banker nëpërmjet rritjes së
transparencës së cdo veprimtarie.
 Nxit zhvillimin e e një konkurrence të ndershme nëpërmjet trajtimit të barabartë të
institucioneve bankare të licensuara prej saj si dhe klientëve të tyre.

V. Mansaku - Bifsha 22
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

 Nxit zhvillimin e marredhënieve të komunikimit të pandërprerë dhe korrekt nga


pikëpamja profesionale ndërmjet operatorëve të tregut financiar të licensuar prej
saj.

2.1 Realizimi i funksionit mbikëqyrës


Banka e Shqipërisë e realizon funksionin e saj mbikëqyrës nëpërmjet :

o Rregullimit dhe rishikimit në përputhje me parimet më të mira ndërkombëtare i


kuadrit ligjor e rregullativ të fushës së mbikëqyrjes.
o Analizës së kujdesshme të gjithë treguesve financiarë për zbulimin e
problematikave, me qëllim ndërmarrjen e veprimeve të duhura korrigjuese.
o Politikave të volitshme të orietimit të sistemit banker në drejtimin e duhur.
o Ndërtimit të një sistemi mbikëqyrës operacional me bazë riskun.
o Përmirësimit në vazhdimësi të praktikave mbikëqyrëse.
o Komunikimit dhe bashkëpunimit institucional me autoritetet mbikëqyrëse të
vendeve të tjera, si dhe me gjithë subjektet financiare vendase që mbikëqyren.
Misioni i mbikëqyrjes bankare është :
o Të sigurojë stabilitetin e sistemit bankar dhe të mbrojë ineresat e
depozituesve dhe të publikut të gjerë
o Të sigurojë një sistem bankar të shëndoshë, aktiviteti i të cilit të jetë
transparent dhe i udhëhequr drejt ekonomisë së tregut
o Të rrisë besimin e investuesve dhe depozituesve nëpërmjet mbështetjes së
zhvillimit të industrisë bankare dhe efektivitetit të saj.
Instrumentet e procesit të mbikëqyrjes:

1. Raportimi sipas sistemit të unifikuar dhe në mënyrë periodike në Bankën e


Shqipërisë të vlerave të trguesve kryesorë financiarë dhe zërave të tjerë, të
përcaktuar si të rëndësishëm nga paketa rregullatore në lidhje me
mbikëqyrjen.
2. Raporimi, kur cilësohet e nevojshme, e zërave dhe trguesve të tjerë shtesë.
3. Planifikimi dhe ndërtimi i një sistemi të tërë verifikimi nëpërmjet inspektimit i
gjithë aktivitetit bankar.
4. Kryerja e mbikëqyrjes nga jashtë nëpërmjet njësisë përkatëse, në
bashkërendim të plotë me njësinë e mbikëqyrjes në vend.
5. Kryerja e mbikëqyrjes në vend në sajë të një sistemi përzgjedhës të një fushe
apo zëri të caktuar të veprimtarisë bankare.

V. Mansaku - Bifsha 23
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

6. Komunikimi dhe kontakti i vazhdueshëm me përfaqësuesit e bankës, me


qëllim zbulimin e problematikave dhe ndërmarrjen e veprimeve të duhura
korrektuese.
7. Komunikimi dhe bashkëpunimi midis drejtuesve të Departamentit të
Mbikëqyrjes dhe Bordit Drejtues të secilës bankë.

2.2 Parimet e mbikëqyrjes bankare


Mbikëqyrja ndërtohet mbi këto parime:
- vazhdueshmëria, duke kuptuar konceptimin e këtij funksioni si një proces, i cili
synon monitorimin e bankës në të gjithë gjatësinë e ciklit të mbikëqyrjes nëpërmjet
instrumenteve mbikëqyrëse dhe vendosjes së një raporti të drejtë komunikimi dhe
bashkëpunimi me bankën dhe me institucione të tjera, që ndihmojnë në funksionin
mbikëqyrës;
- orientimi sipas profilit të rrezikut të bankës, duke kuptuar rëndësinë që ky proces të
jetë i ndërtuar mbi bazën e përparësive që lidhen me llojin e aktivitetit të bankës, me
madhësinë dhe me peshën që ajo zotëron në sistem, me karakteristikat e rrezikut të
aktivitetit të saj si edhe mbi bazën e shfrytëzimit sa më efektiv të burimeve në
dispozicion;
- konsolidimi, duke kuptuar që mbikëqyrja e një banke shtrihet edhe në aktivitetet ose
personat e lidhur me bankën. Aty ku është e mbeshtetur ligjërisht mbikëqyrja e
konsoliduar zhvillohet në mënyrë të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet bashkëpunimit me
institucionet mbikëqyrëse të tyre. Në rastin e fundit, ky bashkëpunim
institucionalizohet në formën e nënshkrimit të marrëveshjeve përkatëse të
bashkëpunimit ;
- verifikueshmëria, e cila kupton përputhshmërinë e aktivitetit të bankës me kuadrin
ligjor dhe atë rregullativ mbikëqyrës, nëpërmjet inspektimit të aktivitetit të bankës dhe
të transaksioneve që ajo ka kryer, nëpërmjet inspektimit të procedurave dhe të
politikave të saja etj.;
- objektiviteti, që kupton se ai është një proces objektiv dhe i pavarur, i ndershëm dhe
i paanshëm, si edhe i mbështetur në kuadrin legjislativ dhe rregullativ vendas;
- përputhshmëria me standardet më të mira ndërkombëtare, duke kuptuar rëndësinë
që procesi mbikëqyrës të konceptohet dhe të realizohet në përputhje me parimet e
Bazelit, si institucioni drejtues në përcaktimin e metodologjisë së mbikëqyrjes.
Procesi i mbikëqyrjes kryhet nga Departamenti i Mbikëqyrjes. Në rastin e degëve të
bankave të huaja që operojnë në Republikën e Shqipërisë, procesi i mbikëqyrjes
synohet të realizohet në bashkëpunim me autoritetin mbikëqyrës të vendit ku banka
ka selinë e saj qendrore. I njëjti bashkëpunim, ofrohet edhe për autoritetet

V. Mansaku - Bifsha 24
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

mbikëqyrëse të vendit të huaj ku një bankë, me seli qendrore në Shqipëri, ka


degën(t) e saj. Për këtë qëllim, Departamenti i Mbikëqyrjes realizon marrëveshje
bashkëpunimi reciproke në formën e Memorandumeve të Mirëkuptimit.

2.3 Instrumentet e procesit të mbikëqyrjes:


1. Raportimi sipas sistemit të unifikuar dhe në mënyrë periodike në Bankën e
Shqipërisë të vlerave të trguesve kryesorë financiarë dhe zërave të tjerë, të
përcaktuar si të rëndësishëm nga paketa rregullatore në lidhje me
mbikëqyrjen.
2. Raporimi, kur cilësohet e nevojshme, e zërave dhe trguesve të tjerë shtesë.
3. Planifikimi dhe ndërtimi i një sistemi të tërë verifikimi nëpërmjet inspektimit i
gjithë aktivitetit bankar.
4. Kryerja e mbikëqyrjes nga jashtë nëpërmjet njësisë përkatëse, në
bashkërendim të plotë me njësinë e mbikëqyrjes në vend.
5. Kryerja e mbikëqyrjes në vend në sajë të një sistemi përzgjedhës të një fushe
apo zëri të caktuar të veprimtarisë bankare.
6. Komunikimi dhe kontakti i vazhdueshëm me përfaqësuesit e bankës, me
qëllim zbulimin e problematikave dhe ndërmarrjen e veprimeve të duhura
korrektuese.
7. Komunikimi dhe bashkëpunimi midis drejtuesve të Departamentit të
Mbikëqyrjes dhe Bordit Drejtues të secilës bankë.

3. Rregullore e administrimit të kredisë


Qëllimi i kësaj rregulloreje është administrimi i riskut të kredisë në mënyrë që banka
të minimizojë humbjet e mundshme nga kreditë dhe nga aktivet e tjera të ngjashme
me to dhe të ndjeshme ndaj lëvizjeve të normave të ineresit. Në këtë rregullore
përcaktohen kriteret, kategoritë dhe metodat e klasifikimit të kredive dhe aktiveve të
tjera të bakës. Kjo kryhet duke llogaritur një nivel të përshtatshëm rezerv për
mbulimin e humbjeve të ndryshme nga pamundësia e rikuperimit të vlerës së plotë të
tyre.

3.1 Klasifikimi i kredive


Me qëllim që të përcaktohet dhe të kufizohet risku i kredisë bankat duhet të
klasifikojnë kreditë e dhëna prej tyre ne një nga pesë kategoritë e përcatuara nga
Rregullorja e Bankës së Shqipërisë “ Për administrimin e rrezikut të kredisë “. Këto
janë :

o Kredi standarde

V. Mansaku - Bifsha 25
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

o Kredi në ndjekje
o Kredi nënstandarde
o Kredi të dyshimta
o Kredi të humbura
Kreditë e klasifikuara në kategoritë 1 dhe 2 përbëjnë grupin e kredive cilësore.
Shuma bruto ( kryegjë + interes ) e tyre përbën totalin e kredive cilesore. Kreditë e
klasifikuara në kategoritë 3, 4 dhe 5 përbëjnë grupin “kredive me probleme”. Shuma
bruto (kryegjë + interes ) e tyre përbën “ totalin e kredive me probleme “ .

3.2 Karakteristikat për klasifikimin e kredive


Për kasifikimin e kredive sipas katagorive të mësipërme banka analizon sipas
përparësisë dhe në mënyrë plotësuese karakteristikat e mëposhtme :

a. Gjendjen financiare të kredimarrësit, analiza e së cilës konsiderohet parësore


në klasifikimn e kredive garantuesit të kredisë, kur banka nuk krijon bindje për
klasifikimin e kredisë duke u mbështetur vetëm në karakteristikën e parë.
b. Sigurimin e kredisë mbështetur në analizën dhe vlerësimin e cilësisë së
kolateralit.
c. Ditëvonesat në shlyerjen e kredisë, si të kryegjësë ashtu dhe të ineresit të cilët
konsiderohen një arsye për bankat për të bërë riklasifikimin e kredive.
d. Lëvizjet në llogari për kreditë kufi, me përjashtim të riklasifikimit , si dhe të
kthimit të kredisë me qëllim përfitimin e menjëhershëm të një kredie me vlerë
më të madhe. Kjo në kushtet kur nuk ka patur lëvizje në llogari për shlyerje të
mëparëshme.
e. Ristrukturimi i kredisë si rezultat i paaftësisë për ta shyer atë nga kredimarrësi
ose garantuesi. Kjo karakeristikë konsiderohet e pavarur nga të tjerat.

3.2.1. Kreditë standarde


Bankat klasifikojnë si “ kredi standarde “ të gjitha kreditë përvec atyre të klasifikuara
në kategoritë 2, 3, 4, 5.

3.2.2. Kreditë në ndjekje

Bankat klasifikojnë si “ kredi në ndjekje “ kreditë të cilat paraqiten me të paktën një


nga karakeristikat e mëposhtme:

1. Gjendja financiare e kredimarrësit vlerësohet e mirë, por me dobësi të


mundshme në një kohë të ardhme

V. Mansaku - Bifsha 26
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

2. Gjendja financiare e garantuesit të kredisë vlerësohet e mirë


3. Kredia vlerësohet si e “ siguruar mirë “ sipas përcaktimeve në nenin përkatës
4. Kryegjëja ose interesi nuk është paguar plotësisht për një periudhë 1-30 ditësh
nga afati maturimit në rastet kur kredia nuk shlyhet me këste
5. Kryegjëja ose interesi nuk është paguar plotësisht për një periudhë 31 deri 90
ditësh nga afati maturimit në rastet kur kredia shlyhet me këste
6. Kredimarrësi nuk ka lëvizje në llogari për 31 deri 60 ditë për rastet kur kemi të
bëjmë me kredi kufi.

3.2.3. Kredi nënstandarde


Bankat klasifikojnë si “kredi nënstandarde“ kreditë të cilat paraqiten me një nga
karakteristikat e mëposhtme :

1. Gjendja financiare e kredimarrësit vlerësohet jo e kënaqshme pasi të ardhurat e


tij nga akiviteti kryesor gjykohen të pamjaftueshme
2. Gjendja financiare e garantuesit të kredisë vlerësohet e mirë, por parashikohen
në të ardhmen
3. Kredia vlerësohet se nuk është e siguruar mirë, vlera e kolateralit vlerësohet se
nuk është në përputhje me nenin përkatës
4. Kur kryegjëja ose interesi nuk janë paguar plotësisht për një periudhë 31 deri 90
ditësh nga afati maturimit për rastet kur kredia shlyhet me këste
5. Kredia është ristrukuruar një herë nga paaftësia për ta paguar atë.
3.2.4. Kreditë e dyshimta
Bankat kasifikojnë si “ kredi të dyshimta “ kreditë, të cilat paraqiten me të paktën një
nga karakteristikat e mëposhtme :

1. Gjendja financiare e kredimarrësitt nuk konsiderohet e mjaftueshme për të


paguar në total detyrimin e tij mbi kredinë, ndaj bankës, ndaj personave të tretë
2. Deklarimi i kredimarrësit si “ i falimentuar “ , vlerësohet si një mundësi reale
3. Gjendja financiare e garantuesit të kredisë nuk vlerësohet e mjaftueshme
për të përmbushur angazhimet ndaj kredimarrësit dhe bankës, të paktën
përkohësisht
4. Kredia vlerësohet se nuk është e “ siguruar mirë “
5. Kur kredimarrësi nuk ka levizje në llogari për një periudhë prej 181 deri 365
ditësh për rastet kur kemi të bëjmë me kredinë kufi
6. Kredia është ristrukturuar dy herë për shkak të paaftësisë për ta paguar atë

3.2.5. Kreditë e humbura

V. Mansaku - Bifsha 27
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

Bankat konsiderojnë si “ kredi të humbura “ ato kredi të cilat plotësojnë një nga
karakteristikat e mëposhtme :

1. Gjendja financiare e kredimarrësit vlerësohet qartë si e paaftë për përmbushjen e


kushteve të kryegjësë dhe interesit
2. Gjendja financiare e garantuesit të kredisë vlerësohet se nuk mund të përmbushë
angazhimet e dhëna ndaj kredimarrësit dhe bankës në përgjithësi
3. Kredimarrësi ka falimentuar, është përfshirë në proces likuidimi dhe ekziston
rreziku që disa kreditor të mbeten të pakënaqur
4. Kredimarrësi ka vdekur dhe askush nuk mund të paguajë kredinë
5. Banka ka vepruar juridikisht dhe në mënyrë përfundimtare për të realizuar
procesin e ekzekutimit të kolateralit nga ana e Zyrës së Përmbarimit
6. Kur kredimarrësi nuk ka lëvizje në llogari për më shumë se 365 ditë në llogari, kur
kemi të bëjmë me kredi kufi
7. Kredia është ristrukuruar për më shumë se një herë për paaftësi paguese

4. Normat e fondeve rezervë për mbulimin e humbjeve nga kreditë


Për mbulimin e humbjeve të ndryshme nga moskthimi i kredive, bankat krijojnë
fondet përkatëse rezervë, provigjionet për mbulimin e humbjeve të ndryshme nga
moskthimi i kredive. Provigjionet për humbjet nga huatë janë aspekti kryesor i
manaxhimit të riskut të kredisë. Në përgjihësi mbajtja e provigjioneve do të thotë të
vendosësh më vonë të ardhurat nga aktiviteti biznesit për tu siguruar se fondet janë
të nevojshme për cdo rënie të aktiveve. Pra janë një metodë për të njohur dhe
mbuluar humbjet e kredisë. Provigjionet janë elementi kryesor në vlerësimin e forcës
financiare të bankës.

Klasifikimi i kredive Provigjionet në


përqindje (%)

1%
Kreditë standart
5%
Kreditë në ndjekje
20%
Kreditë nënstandart
50%
Kreditë e dyshimta
100%
Kreditë e humbura

V. Mansaku - Bifsha 28
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

Provigjionet llogariten mbi vlerën ( kryegjë +interes ) të kredive të mësipërme. Kemi


tre tipe të provigjioneve:

a) Provigjione specifike të cilat mbahen kundra humbjeve që njihen ose priten të


ndodhin në kreditë individuale

b) Provigjione të përgjithshme të cilat mbahen kundrejt humbjeve që janë njohur për


të ekzistuar në grupet e huave por nuk mund ti ngarkohen asnjë kredie individuale

c) Provigjione në risk vendi mund të mbahen si shtesa në llogaritë e humbjeve që


priten të ndodhin, duke u ngritur në risk vendi dhe për të transferuar riskun duke
kaluar kufijtë e huave.

5. Ruajtja e klasifikimit
Në rastin e kredive të klasifikuara në kategoritë “ Nënstandard “, “ Të dyshimta “ dhe
“ “Të humbura “, banka bën riklasifikimin e një kredie në një kategori më të lartë . Kjo
kryhet vetëm në rastin kur në bazë të analizave të saj të dokumentuara, rezulton se
performanca e kredimarrësit është përmirësuar dhe justifikohet riklasifikimi.
Dokumenti analizës në rastin e riklasifikimit, ruhet në dosjen e kredisë. Gjatë
riklasifikimit në rritje të një kredie dhe në përputhje me llojin e saj banka lejon kohën
e nevojshme, për tu siguruar qe kredimarrësi po shlyen kredinë në përpuhje me
kushtet e dhënies së saj.

6. Ristrukturimi kredisë
Bankat në marrëveshje me kredimarrësin ristrukturojnë kredinë në rastin kur
kredimarrësi nuk e shlyen atë në përputhje me afatet dhe me kushtet e marrëveshjes
fillestare. Bankat bëjnë klasifikimin e kredive, llogaritjen e fondit rezervë për mbulimin
e humbjeve të paktën një herë në tre muaj. Banka e
Shqipërisë mund të kërkojë në cdo kohë nga bankat
të dhëna shtesë dhë analitike Gjithashtu edhe mbi
mënyrën e administrimit të riskut të kredisë dhe të
krijimit të fondit rezervë për mbulimin e humbjeve nga
kreditë.

7. Akordi ekzistues i BAZELIT dhe Akordi i Ri


Me krijimin e Komitetit të Bazelit në vitin 1974, hynë në fuqi dhe një sërë standartesh
ndërkombëtare për veprimtarinë dhe mbikëqyrjen bankare. Këtu do të veconim
Standartet e Kapitalit dhe Vlerësimit të tij, të njohura si Akordi i Kapitalit të Bazelit.
( Akordi i 1988). Ai është në funksion të vlerësimit të riskut të kredisë dhe sugjeron

V. Mansaku - Bifsha 29
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

një standart minimal të kapitalit prej 8 % duke filluar nga viti 1992. Deri më sot ky
akord është përshtatur nga më shumë se 100 rajone ne të gjithë botën. Rreth 10 vjet
më vonë, u propozua një kuadër i ri i mjaftueshmërisë së kapitalit. Sipas Komitetit të
Bazelit, ne qershor të vitit 1999, kuadri i ri i Akordi i Ri i Kapitalit ( Bazel II ) do të
zëvendësojë Akordin e viit 1988. Akordi ekzistues fokuson vetëm riskun e kreditit, por
tashmë është i njohur fakti që bankat përballen me lloje të ndryshme risqesh. Të tillë
mund të jenë: risku i tregut, kursit i këmbimit, likuiditetit, operacional, strategjik etj.
Praktikat e administrimit të riskut, duke kaluar përmes ndryshimeve çuan në
përdorimin gjithnjë e në rritje të metodave Value at Risk, Credi risk etj, të cilat po
preferohen shumë. Për më tepër dy dekadat e kaluara kanë njohur një përshpejtim të
ritmeve të globalizimit e liberalizimit financiar. Këtyre ritmeve i shtohet një tërësi
instrumentesh financiare të reja si: titullizimi i aktiveve, instrumentet derivative etj.
Disa prej tyre, fillimisht kanë lindur nga nevoja për monitorimin e riskut dhe
gradualisht janë shndërruar në gjenerues të tij. Si rrjedhojë gjendja financiare e
bankave bëhet pothuaj e paqartë, sa më të shumta të jenë produktet hibride që ato
përdorin. Në të njëjtën kohë veprimtaria mbikëqyrëse dhe autoritetet përkatëse po
njohin ndryshime të vazhdueshme , në përgjigje të zhvillimeve në tregjet financiare.
Rritja e globalizimit te tregjeve financiare e bankare, dikton nevojën e harmonizimit të
veprimtarisë mbikëqyrëse dhe konvergimit të metodologjive përkatëse. Theksi
mbetet në mbikëqyrjen bankare, për vetë rëndësinë e saj në zhvillimin ekonomik dhe
mirëqënien e publikut. Zhvillimet e mësipërme evidentuan një sërë mangësish të
Akordit, të cilat kulmojnë me mungesën e fleksibilitetit të tij në matjen e riskut.

7.1 Bazel II kundrejt Akordit të 1988-s


Në mënyrë që të përmirësojëkuptimin dhe manaxhimin e riskut, Komiteti i Basel- it ka
formuluar mënyra rregullatore për të nxitur një system të shëndoshë dhe të sigurtë
bankar si dhe një stabilitet më të madh brenda sektorit financiar. Marrëveshja e
1988(Basel I) dhe shumë nga amendamentet e saj tashmë janë vjetëruar dhe
tejkaluar nga avancimet në sektorin banker dhe financiar si dhe nga zhvillime të tjera
ekonomike. Si pasojë, Komiteti i Basel- it ka ardhur me një propozim të ri të njohur si
Basel II. Ky propozim synon të jetë më sensitive ndaj riskut sesa Marëveshja e
1988(Basel I), në mënyrë që të ofrojë një përshtatje dhe kalibrim më të mirë të
kapitalit rregullator dhe mjaftueshmërisë së kapitalit me risqet ekonomike që hasin
bankat. Kategorizimi i debitorëve në ‘shporta’ me risk më të vogël ishte sigurisht një
progress në vitin 1988, por kjo krijoi një boshllëk ndërmjet matjes së riskut rregullator
për një transaksion të dhënë dhe riskut aktual ekonomik. Kjo favorizon kreditë me
risk të lartë kundrejt atyre me risk më të vogël, duke i dhënë 100% peshë riskut,

V. Mansaku - Bifsha 30
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

pavarësisht nga profili i riskut të firmave që marrin kredinë. Si pasojë, kjo ndikon
negativisht në saktësinë e vlerësimit të kërkesave të kapitalit dhe shpërndarjen e tij.
Efekti anësor më shqetësues ka qenë shtrembërimi i vendim- marrjes financiare, e
cila ka bërë që vendimet për kreditë dhe investimet të merren në bazë të kufizimeve
rregullatore në vend të mundësive reale ekonomike.

Elementet kyçe te Marrëveshjes së Re(Basel II)

Marrëveshja e Re mbështetet në tre shtylla:

1. Kërkesat e kapitalit minimal: Marrëveshja e Re e propozuar ndryshon nga


Marrëveshja aktuale në disa dimensione. Marrëveshja aktuale është bazuar
në konceptin e e raportit të kapitalit ku numëruesi përfaqëson shumën e
kapitalit që një bankë ka të vlefshme dhe emëruesi është një masë e riskut e
hasur nga banka dhe përcaktohet si asetet të peshuara me risk. Rezultati i
Raportit të Kapitalit nuk duhet të jetë më i vogël se 8%. Sipas Marrëveshjes
së Re të propozuar, rregullatorët që përcaktojnë numëruesin e vlerës së
kapitalit qëndrojnë të pandryshuar. Modifikimet ndodhin në përcaktimin e
aseteve të peshuara me risk. Mënyrat e reja për të llogaritur asetet e
peshuara me risk kanë për qëllim të ofrojnë përmirësime në trajtimin e riskut
nga ana e bankave dhe në këtë mënyrë të bëjë vlerat e raportit të kapitalit më
kuptimplotë.
Marrëveshja aktuale mbulon dy tipe të riskut në përkufizimin e aseteve të
peshuara me risk: (1) risku i kredisë dhe (2) risku i tregut. Risqet e tjera
presupozohet të mbulohen plotësisht nga trajtimi i këtyre dy risqeve kryesore.
Trajtimi i riskut të tregut që rrjedh nga aktivitetet tregtare ishte thelbi i
Amendamenti të marrëveshjes së kapitalit në komitetin e Basel- it në vitin
1996. Marrëveshja e Re e propozuar parashikon që ky trajtim të qëndrojë i
pandryshuar.
Propozimi sipas shtyllës së parë në Marrëveshjen e Re të Kapitalit ( Basel ΙΙ)
ka të bëjë me modifikimin e përkufizimit të aseteve të peshuara me risk në dy
drejtime kryesore: (1) ndryshime thelbësore për trajtimin e riskut të kredisë në
ndryshim nga marrëveshja aktuale; (2) prezantimi i një trajtimi të qartë të
riskut operacional që do të përfshihet në emëruesin e raportit të kapitalit.
Një inovacion i mad hi Marrëveshjes së Re të Basel- it është prezantimi i tre
mundësive të ndryshme për llogaritjen e riskut të kredisë dhe tre të tjera për
përcaktimin e riskut operacional. Komiteti beson që nuk është e mundshme
ose e dëshirueshme të insistohet tek mënyra “një masë i bën të gjithëve” për

V. Mansaku - Bifsha 31
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

matjen e të dy risqeve. Kështu që për të dyja risqet ( riskun e kredisë dhe


riskun operacional) ka tre mënyra për të bërë një analizë sensitive. Në këtë
mënyrë, kjo qasje e re lejon bankat dhe supervizorët të përzgjedhin mënurën
ose mënyrat që ato besojnë të jenë më të përshtatshmet për fazën e zhvillimit
të operacioneve të bankës he infrastrukturës së tregut financiar. Tabela e
mëposhtme identifikon tre mënyrat primare të mundshme nga tipi i riskut.

Risku i Kredisë Risku Operacional


(1) Mënyra e Standartizuar (1) Mënyra e Indikatorit Bazë
(2) Mënyra Bazë IRB (2) Mënyra e Standartizuar
(3) Mënyra e Avancuar IRB (3) Mënyrat e avancuara të
matjes

2. Inspektimi i Supervizorit: Shtylla e dytë e Marrëveshjes së Re eshtë bazuar


në një seri principesh udhëzues, të gjitha kanë si synim nevojën e bankave
për të vlerësuar pozicionet e përshtatshme të kapitalit të tyre për riskn e tyre
të përgjithshëm, dhe për supervizorët të rishikojnë dhe të marrin masa të
nevojshme në përgjigje të këtyre vlerësimeve. Këto elemente shihen
gjithmonë e më shumë si një nevojë për një manaxhim efektiv i organizatave
të bankave dhe për supervizim efektiv të bankave.
Gjykuesit e riskut dhe mjaftueshmëria e kapitalit duhet të bazohen në më
shumë se një vlerësim nëse banka e plotëson kërkesën për capital minimal.
Përfshirja e elementit të inspektimit të supervizorit në Marrëveshjen e Re,
ofron benefite nëpërmjet theksimit të nvoës për kapacitete të forta vlerësuese
të riskut nga bankat.
Komiteti ka punuar për të përditësuar
udhëzuesin e shtylës së dytë teksa ajo
finalizon aspekte të tjera të kuadrit të ri të
mjaftueshërisë së kapitalit. Një përditësim
tjetër është në lidhje me testin e stresit. Pra,
është e rëndësishme për bankat që të
adoptojnë mënyrën IRB për riskun e kredisë
të mbajnë capital të mjaftueshëm për t’u
mbrojtur nga kushtet e kundërta ose të
pasigurta ekonomike. Bankave të tilla do t’i
kërkohet të perfrmojnë një test të kujdesshëm stresi të hartuar nga ato vetë
me qëllim vlerësimin deri sa mund të rriten kërkesat IRB të kapitalit të tyre
gjatë një periudhe stresi.

V. Mansaku - Bifsha 32
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

3. Disiplina e tregut: Qëllimi i shtyllës së tretë është të plotësojë kërkesat e


kapitalit minimal të shtyllës së parë dhe procesin e rishqyrtimit të
supervizorëve të parashtruar në shtyllën e dytë. Komiteti është përpjekur të
nxisë disiplinën e tregut duke zhvilluar një set raport kërkesashqë lejojnë
pjesëmarrësit në treg të vlerësojnë informacione kyçe rreth profilit të riskut të
bankës dhe nivelin e kapitalizimit.

7.2 Zbatimi i Bazel II në vendet në zhvillim dhe ndikimet e tij


Në vendet në zhvillim, Bazel II pritet të ofrojë një nxitje të fortë për fuqizimin e
mbikëqyrjes bankare, ndërkohë që vetë bankat do të jenë më të sofistikuara në
administrimin e riskut. Në fakt, duke iu referuar disa parashikimeve konkrete të tij,
Bazel II përfaqëson një standart i cili paraqet vështirësi në zbatim. Për shembull,
mungesa e agjensive vendase të klasifikimit të risqeve ose zhvillimi i ulët i tyre në
vendet në zhvillim, d.m.th. shumë risqe të brendshëm të ponderohen me 100 %.

Megjithëse mund të ketë elemente të reja shtesë të ndjeshmërisë së riskut, si


kërkesa më të larta për kapital shtesë, për kreditë që u ka kaluar afati i kthimit, ky
element do të sillte si pasojë uljen e ndjeshmërisë ndaj riskut në standartin e ri. Kjo
mund të rezultonte në kushte të pabarabarta të konkurrencës midis bankave
vendase dhe atyre të huaja. Vendosja e pjesës më të madhe të risqeve të
brendshme në kategorinë e paklasifikuar, do të bënte që kredimarrësit e klasifikuar
më mirë në këto vende, të merrnin hua me kosto më të ulët nga bankat
ndërkombëtare krahasuar me ato vendase. Këto interpretime dhe të tjera kanë
ngritur nevojën për një standard të ndërmjetëm në mënyrë që bankat në zhvillim të
përfitojnë nga Bazel II me një kosto të përballueshme. Kjo do te thote që vendeve
joanëtare të Komitetit te Bazelit të mos iu kërkohet e detyruar përshtatja e
standardeve të reja. Vendet që preferojnë të përdorin Bazel I janë të lira të vazhdojnë
në këtë mënyrë. Kështu ekonomitë në tranzicion nuk duhet të penalizohen. Nëse
Bazel II ka për qëllim përmirësimin rregullator, atëherë do të shihej me tepër interes
zbatimi i këtij standardi më të lartë. Kjo do të nxiste këto vende, në zhvillimin e
industrisë së tyre të klasifikimit dhe në përmirësimin e sistemeve të tyre financiare.

V. Mansaku - Bifsha 33
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

KREU IV

ZHVILLIMET KRYESORE NË ECURINË E SISTEMIT BANKAR


GJATE VITIT TË FUNDIT

1. MBIKËQYRJA E BAZUAR NË RREZIK DHE STRUKTURA E RE E


DEPARTAMENTIT TË MBIKËQYRJES

Në zbatim të strategjisë afatmesme të zhvillimit të mbikëqyrjes bankare, gjatë vitit


2010, struktura e departamentit të mbikëqyrjes iu nënshtrua disa ndryshimeve të
rëndësishme të cilat synonin rritjen e eficiencës dhe mbështetjen e zbatimit të
mbikëqyrjes së bazuar në rrezik. Kështu, krahas krijimit të dy sektorëve që mbulojnë
përkatësisht rrezikun e kredisë dhe rreziqet jokredi, strukturës iu shtua edhe një
sektor përgjegjës për zhvillimin e mbikëqyrjes. Profilizimi i strukturave sipas rreziqeve
përkatëse ka kontribuar në rritjen e cilësisë së procesit të analizës dhe vlerësimit të
rrezikut, ndërkohë ka mundësuar edhe një këndvështrim në nivel sistemi mbi secilën
kategori rreziku. Një risi e rëndësishme ishte gjithashtu krijimi i zyrës së enaxherëve
të portofolit, përgjegjëse për mbikëqyrjen në vend dhe për gjithë procesin mbikëqyrës
për secilën bankë dhe institucion financiar jobankë të sistemit, të cilin e kryen në
bashkëpunim me sektorët e tjerë të departamentit.

2. ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE


Ndryshimet në filozofinë mbikëqyrëse janë shoqëruar me zhvillimin e burimeve
njerëzore të nevojshme dhe shtimin e numrit të personelit në përputhje me nevojat e
skemës së re organizative. Një rëndësi e veçantë i është dhënë trajnimit të tyre për
të përmirësuar kapacitetet përkatëse dhe mbështetur procesin e ristrukturimit me
njohuritë më të mira në nivel ndërkombëtar në fushën e mbikëqyrjes, të nevojshme si
për procesin e zhvillimit të metodologjive të reja, ashtu edhe në zbatimin e praktikave
mbikëqyrëse në terma operacionalë.

3. ZHVILLIMI I METODOLOGJISË
a) Procesi i zhvillimit të metodologjisë së mbikëqyrjes ka përfshirë në mënyrë
organike një pjesë të rëndësishme të burimeve dhe përpjekjeve të departamentit,
duke u materializuar në rishikimin dhe përmirësimin e manualeve dhe procedurave
ekzistuese të mbikëqyrjes dhe krijimin e manualeve të reja të mbikëqyrjes bazuar në
rrezik. Një zhvillim themelor në vendosjen e bazave për qasjen e re mbikëqyrëse
ishte adoptimi i Politikës së re Operacionale të Mbikëqyrjes Bankare, me vendimin
nr.27, datë 14.04.2010 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ku
përcaktohen kriteret e një mbikëqyrjeje të vazhdueshme të orientuar sipas rrezikut.

V. Mansaku - Bifsha 34
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

4. ZHVILLIMI I KUADRIT RREGULLATOR DHE PËRAFRIMI ME


DIREKTIVAT E BASHKIMIT EVROPIAN

Kuadri rregullator i është nënshtruar gjithashtu një procesi përsosjeje të mëtejshme


mbështetur në standardet më të mira ndërkombëtare. Në këtë kuadër, ka nisur puna
për hartimin e rregullores së re të mjaftueshmërisë së kapitalit në përputhje me
kërkesat e direktivave të Bashkimit Evropian si domosdoshmëri e dyfishtë për
adoptimin e standardeve më të avancuara rregullatore si dhe në kuadrin e përafrimit
të legjislacionit dhe bazës rregullatore me Bashkimin Evropian. Ndërkohë, duhen
theksuar edhe përpjekjet për shoqërimin e qasjes së re mbikëqyrëse me
infrastrukturën e nevojshme rregullatore. Këtu mund të përmendet miratimi i
rregullores për administrimin e rrezikut operacional, çka përbën një risi, duke i shtuar
një kategori të re rreziku spektrit të rreziqeve të rregulluara nga Banka e Shqipërisë.

5. BASHKËPUNIMI ME AUTORITETE NDËRKOMBËTARE

Duke filluar nga dhjetori i vitit 2010, Banka e Shqipërisë është përfshirë në një projekt
binjakëzimi me Bankën e Italisë, financuar nga Komisioni Europian. Ky projekt
përfshin disa departamente të Bankës së Shqipërisë dhe ka shërbyer si një
pikëmbështetje e fuqishme edhe për procesin e zbatimit të strategjisë së re të
mbikëqyrjes. Aktivitetet kryesore me rëndësi për mbikëqyrjen, të realizuara në
kuadrin e këtij procesi përfshijnë:
Mbikëqyrjen off-site dhe on-site – Banka e Italisë ka ofruar asistencë për stafin e
Bankës së Shqipërisë lidhur me përmirësimin e procesit të vlerësimit të rrezikut. Në
këtë kontekst, ndihmesa e dhënë nga pala italiane është materializuar në zhvillimin e
mëtejshëm të manualeve ekzistuese dhe procedurave mbikëqyrëse të Bankës së
Shqipërisë ose në krijimin e manualeve të reja, në linjë me kërkesat dhe
metodologjitë e ofruara nga Komiteti i Bazelit. Ky proces ka mbështetur dhe vijon të
mbështesë arritjen e një qasjeje të bazuar në rrezik ndaj mbikëqyrjes, në zbatim të
strategjisë afatmesme të BSH. Kjo qasje synon të integrojë mbikëqyrjen
mikroprudenciale – të institucioneve në nivel individual dhe makroprudenciale – të
sistemit në tërësi, për të siguruar një monitorim më efektiv të rreziqeve në të gjitha
nivelet ku këto shfaqen.
Rregullimin dhe raportimin – Banka e Italisë gjithashtu ka ofruar asistencën dhe
konsulencën e saj lidhur me procesin e adoptimit të Direktivës së Kërkesave për
Kapitalin (CRD), si dhe standardet përkatëse të raportimit përfshirë IFRS, dhe
zhvillimin e mëtejshëm të kuadrit rregullator në përputhje me praktikat më të mira
ndërkombëtare në këtë fushë.
Teknologjinë e informacionit – Qëllimi i këtij aktiviteti është krijimi i një modeli të ri
dhe më eficient të dhënash për mbikëqyrjen.

6. Zhvillimet kryesore të sistemit bankar


Viti 2010 shënoi ritme të ngjashme zhvillimi me ato të vitit paraardhës. Veprimtaria
bankare u karakterizua nga një qasje e matur në ndërmarrjen e ekspozimeve me
rrezik.
Niveli i kredisë pati një rritje të moderuar duke reflektuar perceptimin e agjentëve
bankarë të zhvillimeve të përgjithshme ekonomike. Kjo sjellje, qoftë e agjentëve
ekonomikë qoftë e ekonomisë vendase, duket se ka reflektuar edhe zhvillimet e
përgjithshme të ekonomisë botërore dhe të asaj të rajonit. Dhe sistemet bankare të
vendeve të rajonit kanë reaguar në mënyrë të moderuar për rritjen e veprimtarisë së
tyre, në përgjigje të situatave të krijuara.

V. Mansaku - Bifsha 35
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

Rreziku i kredisë në sistem duket të jetë rritur në kushtet kur treguesi i kredive me
probleme është rritur. Megjithatë, niveli i përgjithshëm i rrezikut të bankave mbetet i
moderuar për shkak të ruajtjes së nivelit të kënaqshëm të mjaftueshmërisë së
kapitalit bankar, megjithëse ky i fundit ka ardhur në rënie përgjatë vitit 2010. Niveli i
kapitalizimit është mbështetur nga një tregues më i lartë i rezultatit financiar të
bankave, i cili ka mbuluar edhe rritjen e provigjoneve të kredive si pasojë e uljes të
cilësisë së këtyre të fundit. Megjithatë, rezultati financiar pozitiv dhe në rritje në nivel
sistemi është ndikuar më së shumti nga zhvillimet në banka të veçanta.
Ndërkohë sistemi bankar njeh rritje të kënaqshme të nivelit të aktiveve, rritje e cila
është financuar pothuaj tërësisht nga rritja e depozitave të individëve e të bizneseve.
Kjo tendencë duket se do të vazhdojë edhe përgjatë vitit në vijim. Viti 2010 u
prezantua me një situatë të përmirësuar të likuiditetit në sistem, sidomos përsa i
përket likuiditetit në valutë, i cili për pjesën më të madhe të bankave të sistemit ka
qenë më problematik gjatë vitit 2009.
Në terma konkretë, zhvillimet e konstatuara dhe gjendja financiare e sistemit bankar
përgjatë viti 2010 pasqyrohen si më poshtë:
 rezultati neto përllogaritet rreth 89 për qind më i lartë se një vit më parë;
 treguesi i RoAA përllogaritet në nivelin 0.72 për qind dhe shumë më i lartë
sesa ai i fundit të vitit 2009, prej 0.42 për qind;
 aktivet e sistemit u rritën me rreth 11.8 për qind, kundrejt rritjes prej 6.3 për
qind të konstatuar vitin e kaluar;
 portofoli i kredive u rrit me rreth 9.1 për qind, ndërsa depozitat u rritën me
rreth 17.7 për qind ndaj rritjes prej 7.9 për qind të konstatuar një vit më parë;
 treguesi “kredi me probleme bruto/portofoli i kredive bruto” arriti në nivelin
13.96 për qind nga 10.48 për qind në vitin 2009;
 portofoli i kredive në lekë, ka pasur një rritje më të madhe të kredive me
probleme përgjatë vitit, nga 10.1 për qind në 14.4 për qind, ndërsa treguesi i
kredive me probleme të portofolit të kredive në valutë ka arritur nivelin 13.8
për qind kundrejt 10.6 për qind;
 niveli i mbulimit me provigjone të kredive me probleme është i kënaqshëm
dhe me një tendencë të njëjtë përgjatë vitit 2010, 52.7 për qind nga 51.27
për qind;
 aftësitë e sistemit bankar për të mbuluar me kapital humbjet e mundshme
nga kreditë, vlerësim i bazuar nga raporti “kredi me probleme neto/kapital
rregullator”, u ul në 35.9 për qind nga 28.2 për qind;
 raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit mbetet mbi nivelin minimal rregullator
prej 12 për qind, por vijon rënien e tij, duke arritur në nivelin 15.4 për qind
kundrejt 16.2 për qind të një viti më parë.

Sektori privat
Kredia për sektorin privat u rrit në terma nominalë me 11 për qind kundrejt një
viti më parë. Në terma realë, kjo rritje ishte vetëm 4 për qind. Zgjerimi i kredisë
ka ardhur kryesisht në formën e financimit të likuiditetit të bizneseve, ndërkohë
që kredia për individë ka vijuar të tkurret në terma vjetorë. Me gjithë
përmirësimin e aktivitetit kreditues gjatë muajit dhjetor, ritmi vjetor i rritjes së tij
mbetet i ulët në terma historikë. Ecuria e ngadaltë e kredisë kushtëzohet nga një
ambient me prime të larta rreziku, i materializuar në kushte të shtrënguara

V. Mansaku - Bifsha 36
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

kreditimi dhe nga pasiguria e agjentëve ekonomikë për të ardhmen, e


materializuar në kërkesë të ulët për kredi të sektorit privat. Kursi i këmbimit ka
vijuar të nënçmohet edhe gjatë muajit janar, por me një ritëm më të vogël se në
muajin e mëparshëm. Në terma nominalë efektivë vjetorë, nënçmimi i shënuar
në janar ishte rreth 8 për qind. Zhvillimet mujore tregojnë për një nënçmim më
të lehtë të lekut kundrejt monedhës europiane dhe dollarit amerikan. Banka e
Shqipërisë gjykon se balanca e faktorëve që ndikojnë mbi kursin e këmbimit
paraqitet më e stabilizuar për vitin 2010. Aktiviteti kreditues vijon të
mbizotërohet nga kredia në lekë, e cila mbulon kryesisht nevojat e bizneseve për
kapital qarkullues. E veçanta e muajit janar 2010 është se situata e përmirësuar
e mjeteve valutore të sistemit bankar po fillon të reflektohet në rritjen e kredisë
në valutë. Megjithatë, rritja e qëndrueshme e kreditimit duhet të mbështetet nga
riaktivizimi i kërkesës për kredi dhe lehtësimi paralel i kushteve të kredidhënies
të aplikuara nga sistemi bankar. Më poshtë jepen në trajtë shifrore të dhënat
kryesore që dëshmojnë ecurinë e sistemit bankar gjatë viteve të fundit.
Treguesit kryesorë të përfitueshmërisë në përqindje (kumulative).

Treguesit Dhjetor ‘06 Dhjetor ‘07 Dhjetor ‘08 Dhjetor ‘09 Dhjetor’10

RoAA 1.36 1.48 0.91 0.42 0.72

RoAE 20.17 20.32 11.35 4.58 7.58

http://www.bankofalbania.org/web/Raporti_Vjetor_i_Mbikeqyrjes_2010_6220_1.php?kc=0,8,6,0,0

2. Kreditë me probleme në Shqipëri


Gjatë vitit 2010 evidentohet rritje e kredidhënies prej 40.9 miliardë lekë ose me rreth
9.1 për qind. Rritja më e lartë e tepricës së kredisë është konstatuar në tremujorin e
katërt të vitit 2010 me 18.1 miliardë lekë ose 3.8 për qind, ndjekur nga rritja në
tremujorin e dytë me 11.1 miliardë lekë ose 2.4 për qind.
Portofoli i kredive në valutë është rritur me 26,7 miliardë lekë ose 8.45 për qind, gjatë
vitit 2010. Rritja më e lartë evidentohet në tremujorin e katërt me rreth 12.5 miliardë
lekë ose 3.8 për qind. Duket se ka pasur një tendencë në rritje për kreditimin e
ekonomisë në monedhën lekë, duke qenë se në terma relativë rritja e këtij portofoli
është më madhe se e atij në valutë, me 10.7 për qind. Kredia e dhënë në lekë, në
terma absolutë është rritur me 14.3 miliardë lekë ku, edhe në këtë portofol, rritja e
tremujorit të katërt ka qenë më e larta me 5.6 miliardë lekë ose 3.9 për qind.

Duke analizuar kredinë sipas sektorëve të ekonomisë për nga pesha në nivel sistemi
dhe për nga cilësia e kredisë, vërehet se nivelin më të lartë të kredive me probleme e
ka sektori i “ndërtimit” me tregues cilësor prej rreth 19.8 për qind, pasuar nga
“industria përpunuese” me rreth 15.2 për qind dhe “tregtia, riparimi i automjeteve dhe
artikujve shtëpiakë” me rreth 13.8 për qind.

V. Mansaku - Bifsha 37
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

Gjatë vitit 2010 rritja e kredive me probleme rezulton me 21,4 miliardë lekë. Rritja në
terma absolutë mbetet pothuajse në nivele të njëjta me rritjen gjatë vitit 2009 (20.8
miliardë lekë), por duke qenë se gjatë këtij viti, ritmet e rritjes së tepricës së kredisë
me rreth 40.9 miliardë lekë janë më të ulëta se në vitit 2009 (53.1 miliardë lekë),
treguesi I cilësisë së kredisë paraqitet më i përkeqësuar, duke arritur në rreth 13.96
për qind nga 10.5 për qind në dhjetor 2009.

Treguesi “kredi me probleme/teprica e kredisë (neto)”, i cili mat madhësinë neto të


ekspozimit ndaj rrezikut të kredisë, llogaritet në nivelin 7.1% nga 5.4% që ishte në
fund të vitit 2009.

Ecuria e tepricës së kredisë me probleme të sistemit bankar.

Analiza e kredive me probleme ndaj portofolit të zhveshur nga efekti i kredive të reja,
në harkun kohor të një viti dhe të përllogaritur çdo tre muaj, vëren se kreditë me
probleme janë rritur me pothuaj të njëjtin ritëm që nga viti 2009, ndërkohë që, ky
ritëm rritjeje është zbutur në tremujorin e katërt të vitit 2010. Në periudhën tetor –
dhjetor 2010, treguesi i kredive me probleme është rritur vetëm me 0.16 për qind
kundrejt rritjes vjetore prej 4.46 për qind.

Treguesi “kredi me probleme/teprica e kredisë së një viti më parë” evidenton


gjithashtu një rritje konstante duke filluar nga tremujori i tretë i vitit 2008 deri në
shtator 2010, periudhë pas të cilës vërehet rënie e këtij ritmi rritës.
Struktura e portofolit të kredive sipas klasave të cilësisë, në fund të vitit 2010, shfaq
rënie të peshës së klasifikimit ”standard” të kredive dhe rritje të lehtë të peshës së
kredive të klasifikuara në klasën “në ndjekje” . Ndërkohë, pesha e kredive me
probleme ka ardhur në rritje nga tremujori në tremujor gjatë vitit 2010, duke rezultuar
kështu dhe më e lartë se fundi i vitit të kaluar.

Fondet rezervë për mbulimin e humbjeve nga kreditë me probleme janë rritur thuajse
në të njëjtin ritëm rritjeje me kreditë me probleme. Gjatë tremujorit të fundit të vitit
këto fonde janë rritur me rreth 5.06% (1.7 miliardë lekë) duke bërë që treguesi “fonde
rezervë për kreditë me probleme/ teprica e kredive me probleme” të ruajë pothuajse
të njëjtin nivel si në fund të tremujorit të tretë.

Ecuria e cilësisë së portofolit të kredisë për individët dhe bizneset vlerësohet e


përkeqësuar gjatë vitit 2010 krahasuar me një vit më parë. Bizneset shfaqen më
problematike, me kredi me probleme rreth 15.5 për qind në fund të vitit 2010.
Ndërkohë, ky tregues për individët përllogaritet rreth 11.8 për qind nga 8.2 për qind
në dhjetor 2010.

V. Mansaku - Bifsha 38
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

Teprica e kredisë me probleme sipas sektorëve.

Peshën më të madhe të portofolit të kredive me probleme e zë kredia e dhënë për


“individët” me 25.1 për qind të totalit, e pasuar nga ajo për “tregtinë dhe riparimin e
automjeteve e të artikujve shtëpiakë”.
Kredia me probleme për sektorin e administrimit publik ka pasur luhatjen më të
madhe gjatë vitit 2010. Kështu, treguesi i kredive me probleme për këtë sektor,
megjithëse ka pësuar rënie gjatë tremujorit të katërt të 2010-ës, ka pasur një rritje me
rreth 52 për qind gjatë të gjithë vitit 2010. Megjithë këtë rritje, në nivel sistemi, ky
sektor nuk paraqitet shqetësues për vetë peshën e vogël që ka portofoli përkatës
(0.2 për qind).
Rritje të ndjeshme të kredive me probleme kanë pasur edhe kreditë e dhëna sektorit
të pasurive të patundshme me rreth 21 për qind.
Ndryshe nga fundviti i kaluar, portofoli i kredive në lekë shfaqet disi më problematik
në drejtim të cilësisë së tij krahasuar me portofolin në valutë,në nivelin 14.4%
kundrejt 13.8%.

Ecuria 3-mujore e raportit “kredi me probleme e pambrojtur ndaj rrezikut të


kursit të këmbimit/teprica e kredisë në valutë e pambrojtur ndaj rezikut të kursit të

këmbimit"

V. Mansaku - Bifsha 39
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

Brenda portofolit të kredisë në valutë, të klasifikuar si e pambrojtur ndaj rrezikut të


kursit të këmbimit, kredia me probleme në dhjetor 2010 zë 12.60 për qind të totalit
(në euro: 13.34 për qind dhe në usd: 6.49 për qind). Gjatë periudhës një vjeçare
dhjetor’09 – dhjetor’10, shënohet një rritje e treguesit të kredisë me probleme në
valutë, të pambrojtur ndaj rrezikut të kursit të këmbimit me 2.93 pikë përqindjeje.

Rritja e kredisë me probleme është ndikuar nga rritja konstante e treguesit në


monedhën euro me 3.5 pikë përqindjeje, ndërkohë që gjatë vitit konstatohet se kursi i
këmbimit të monedhës evropiane, në baza tremujore, ka qenë i ndryshueshëm duke
pasur ulje dhe ngritje, gjë që e bën të dobët lidhjen drejtpërdrejtë të ecurisë së kursit
të këmbimit me treguesin e kredive me probleme.

Fig. Kredia me probleme neto/kapitalit rregullator 1

Tabela. Pesha e totalit të aktiveve dhe portofolit të kredive të sistemit bankar


ndaj Produktit të Brendshëm Bruto2.

1
Burimi:http://www.bankofalbania.org/web/Raporti_Vjetor_i_Mbikeqyrjes_2010_6220_1.php?kc=0,8,6,0,0

2
Burimi:http://www.bankofalbania.org/web/Raporti_Vjetor_i_Mbikeqyrjes_2010_6220_1.php?kc=0,8,6,0,0

V. Mansaku - Bifsha 40
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

KAPITULLI V

Konkluzione dhe rekomandime

o Për një periudhë relativisht të gjatë pritet që vëllimi i kredisë të mbetet në nivele
të larta. Gjithsesi niveli i ulët i raportit kredi/ produkt i brendshëm bruto nënkupton
një gjendje disbalance afatgjatë në ecurinë e tregut të kredisë. Krahasuar me
vëndet e zhvilluara ku vëllimi i kredisë ndaj PBB luahatet në vlera shumë herë më
të mëdha (në nivele 70 %, 80% madje dhe 120 % si Anglia) tregon se Shqipëria
është ende larg. Por mund të themi se jemi në rrugën e duhur megjithëse do të
na duhet të kapërcejmë vështirësi operacionale e konjukturale.

o Rritja e kreditimit ka vazhduar me ritme shumë më të shpejta nga sa kanë


mundësi bankat,në vitet e kaluara, por që situata ka ndryshuar dy vitet e fundit.
Ky fakt shihet në mënyrë dyshuese dhe rekomandimi është që kredia të jepet në
standarte shumë të larta. Kredia duhet ti jepet atyre individëve që kanë mundësi
ta paguajnë atë. Dokumentacioni që duhet të plotësojë cdo individ që dëshiron të
marrë një kredi duhet të jetë i plotë dhe i kontrolluar. Megjithatë dihen tashmë
problemet që lindin në këtë fazë si, problemet me regjistrin e kolateralit, me
hipotekën, problemet teknike për njohjen dhe ekzekutimin e kolateralit.

o Pjesa më e madhe e kredisë dhënë në Shqipëri nga bankat tregtare është e


garantuar nga pasuritë e paluajtshme. Kjo përbën një garanci të kredive edhe për
faktin se bankat nuk fi nancojnë më shumë se 70% të vlerës së pasurisë. Por
këtu ekziston një risk potencial për shkak të faktit se kredia e hipotekës është
përgjithësisht afatgjatë. Këtu ekziston rreziku i një kolapsi të mundshëm të tregut
të pasurive të paluejtshme gjë që do të transferonte një risk të shtuar për bankat
të cilat do të posedonin si garanaci shtëpi, dyqane troje etj me një vlerë më të
vogël ndoshta dhe se vetë vlera e kredivë të dhëna.
 

o Risku i kredisë është në nivele të larta, duke reflektuar në mënyrë të vecantë


problemet në drejtim të rregulllave dhe procedurave për mbrojtjen e interesave të

V. Mansaku - Bifsha 41
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

kreditorëve. Identifikimi i klientit përsa i përket marrjes dhe përdorimit të kredisë si


dhe detyrimet e tjera që ai ka ndaj tregut bankar është jo i plotë. Kjo gjë nuk i jep
mundësi sistemit bankar të ketë një historik të veprimtarisë së klientelës. Vlen për
tu përmendur se legjislacioni bankar gjatë vitit 2006 pati ndryshime dhe
përmirësime, kjo dhe në mbështetje të nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim
Asociimit më 12/06/2006. Ligji i ri parashikon rregulla më të qartë për
administrimin e risqeve që mund të hasin bankat gjatë veprimtarisë së tyre. Kjo
për të forcuar mbrojtjen e depozituesve dhe investitorëve si dhe ruajtjen e
stabilitetit bankar. Vlen për tu përmendur iniciativa e krijimit të një regjistri të
centralizuar të kredive që në kushtet e një zhvillimi të aktivitetit të kredidhënies
është të ndihmojë bankat për të marrë vendime të mirëinformuara kur japin kredi.

o Norma të larta të interesit të kredive, pasi rreth 5 % e zë risku i moskthimit të


kredisë. Mësohet nga vetë bankat se risku që kredia nuk mund të kthehet është
një faktor që i detyron ato të ofrojnë interesa mjaft të larta. Kjo është një
karakteristikë e vendeve në zhvillim, ku risku i lartë në ekonomi dikton dhe norma
te larta interesi ne kreditë që japin bankat. Sipas analizave te bankave faktori risk
peshon mbi klientin 5-6 %. Por nga ana tjetër ambienti që ofrojnë ekonomitë e
vëndeve në zhvillim bën që bankat të kenë norma të larta fitimi. Normat e interesit
për kreditë në lekë në Shqipëri variojnë mesatarisht 9-20 %. Vendi ynë është
ndër të paktët shtete ku bankat japin interesin e kredive dy herë më shumë se
interesi për depozitat. Megjithatë duhet patur më shumë kujdes në mbikëqyrjen e
bankave për kreditë, pasi rritja e volumit të kredisë me ritmet aktuale mund të
kthehet në rrezik për vetë bankat.

o Stuktura e kredisë. Rritja e shpejtë e vëllimit të kredisë duhet të shoqërohet në


mënyrë të veçantë me një rritje më të madhe të kredisë në lekë. Gjithsesi ecuria
e procesit të kredidhënies në lekë do të varet nga ecuria e diferencës midis
normave të interesit në lekë dhe në valutë. Ky fakt përbën dhe vështirësinë
kryesore për kredinë e akorduar në lekë, duke ndikuar dhe në preferencat e
klientëve për kredi në valutë. Rritja e portofolit të kredisë në monedhë të huaj me
ritem më të shpejtë se kredia në lekë ka ndikuar në rënien e peshës së kësaj të
fundit ndaj totalit të portofolit të kredisë. Sipas parashikimeve me ritmin e lartë të
zhvillimit të ekonomisë europiane dhe me ritmin e ulët të konsumit, që sjellin prirje
inflacioniste pritet rritje e mëtejshme e monedhës së përbashkët europiane. Kjo
do të sjellë rritje të kësteve të paguara për kreditë e marra. Ky fakt ndodh pasi

V. Mansaku - Bifsha 42
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

gati të gjitha bankat që kreditojnë në euro kanë përfshirë në kontratë kushtin që


çdo vit do të përllogaritet norma e interesit të euros (Euribor ) në rritje apo
pakësim të detyrimit mujor. Duke patur parasysh perspektivën në rritje të vlerës
së monedhës europiane, do të rekomandonim që klientët shqiptarë tu drejtohen
konsulentëve financiarë për të gjetur alternativën më të leverdisshme për ata.

o Deri më tani ka pasur një mbizotërim te kredive në valutë krahasuar me kreditë


në lekë. Gjatë viteve të fundit vihet re një tendecë e kundërt e rritjes së ofrimit të
kredisë në lekë krahasuar me ate në valutë. Kjo sepse kredia në valutë do
vazhdojë të reflektoje ecurinë e normave të interesit në tregjet ndërkombetare, të
cilat priten që kryesisht të ruajnë të njëjtat nivele. Kurse normat e interesit në lekë
reflektojnë politikën shtrënguese të Bankës së Shqipërisë. Nga ana tjeter, klientët
preferojnë ose janë të detyruar të zgjedhin kredinë në valutë meqënëse një pjesë
e blerjeve që financohen nga kredia bankare ofrohet për shitje në valutë të huaj.
Përfundimisht kredia në valutë paraqet rrezik pasi një vlerësim i mundshëm i
valutave të huaja ndaj lekut shqiptar do të shtrenjtonte këstet e kredisë që do të
paguheshin nga huamarrësit. Kjo në vetvete do të rriste mundësinë që
huamarrësit të gjendeshin në vështirësi pagese.

o Shtimi i kredive të këqija ka vetëm një shkak: nevojën e bankave për të shtuar
portofolin e tyre të kredive dhe rritjen e konkurrencës. Pra vihet re një rritje e
shpejtë e kredive të këqija megjithatë sipas BSH kjo nuk përbën asnjë shqetësim
real për stabilitetin e sistemit fi nanciar pasi kjo ndodh si pasojë e një ritmi të
shpejtë investimesh të bizneseve që marrin kredi, në instrumente me normë të
lartë fi timi çka sjell që në një afat të shkurtër kohe të ketë pamjaftueshmëri
kapitali dhe mungesë likuiditeti për të shlyer kreditë. Megjithëse nuk duket
shqetësuese për Bankën e Shqipërisë, disa banka të nivelit të dytë janë përballur
sakaq me kufi zime në kredidhënie nga ana e Bankës së Shqipërisë për shkak se
portofoli i tyre i kredive ka kaluar normën e lejuar në raport me kapitalin e paguar
të bankës.

Si përfundim mund të shprehemi, se me gjithë oshilacionet herë në ngjitje e herë në


zbritje, vështirësitë e rreziqet, Shqipëria po përjeton vitet e fundit një ekspansion të
vërtetë në sistemin e procesit të kredidhënies. Norma vjetore e rritjes është luhatur
në nivelin 60-70 %. Sistemi bankar vazhdon të operojë me fitim dhe të jetë i

V. Mansaku - Bifsha 43
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

mirëkapitalizuar sipas normave ndërkombëtare, duke reflektuar një zgjerim të


vazhduar të veprimtarisë së tij.

REFERENCAT:

Christl. J & Pribil. K; Credit approval process and credit risk management, fq. 51-60

Bank of Albania; Politika Operative e mbikëqyrjes

Bank of Albania; Rregullore "Për Administrimin e Rrezikut të Kredisë", fq. 2- 8

Banka e Shqiperise: Raporti vjetor i mbikqyrjes 2010


http://www.bankofalbania.org/web/Raporti_Vjetor_i_Mbikeqyrjes_2010_6220_1.php?
kc=0,8,6,0,0

Banka e Shqiperise: Vrojtime per aktivitetin kreditues:


http://www.bankofalbania.org/web/Vrojtimi_per_aktivitetin_kreditues_T3_2011_6259
_1.php

Nardon. M; Un'Introduzione al rischio di credito, fq. 2- 10

Stephanou. J & Mendoza. J. C; Credit Risk Measurement Under Basel II, fq. 3- 8

www.minfin.gov.al

www.imf.org

V. Mansaku - Bifsha 44
Manaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit

V. Mansaku - Bifsha 45

You might also like