Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 23

UNIVERSITETI I TETOVЁS

FAKULTETI FILOZOFIK
DEGA: FILOLOGJI ORIENTALE

PUNIM DIPLOME

TEMA: MUALIMI JUSUF EF.ISENI NGA STUDENIÇANI


(JETA DHE VEPRA)

Mentor: Kandidati:
Prof. Dr. Suleyman Baki Nimetulla Sadiki
Tetovë, 2019
Përmbajtja

Përmbajtja…………………………………………………………………………………………2
I. Hyrje………………………………………………………….………………………………...3
1.1 Metoda e punimit………………………………………...……………….….………………..4
1.2 Komuna e Studeniçanit………………………………………………………………………..4
II. Mualimi nga Studeniçani Jusuf ef. Iseni (Haxhi Hoxha)………………………………….5
2.1 Jeta e Jusuf ef. Isenit ………………………………………….……………………………...5
2.2 Periudha e Haxhi Hoxhës si nxënës në Medresenë “Meddah”……….…………….………...8
2.3 Vdekja e Mualimit Jusuf ef Isenit……………………………………………………………10
2.4 Shehadetname (Diploma) e Jusuf ef.Isenit nga Medreseja “Meddah”....................................11
III. Medreseja Meddah…………………………………………………………………………12
3.1. Disa të dhëna për medresenë “Meddah” të Shkupit (1923-1946) ..........................................12
3.2. Programi i Medresesë “Meddah”...........................................................................................14
3.3. Shpërndarja e diplomave.........................................................................................................17
IV. Vepra e Mualimit Jusuf ef. Iseni..........................................................................................18
4.1 Imam, Vaiz, Hatib....................................................................................................................18
4.2 Kontributi i tij në mektebin e xhamisë.....................................................................................20
4.3 Aktiviteti i Jusuf ef. Isenit në jetën sociale..............................................................................21
V. Përfundimi...............................................................................................................................22
VI. Literatura e shfrytëzuar........................................................................................................23

2
Hyrje

Ky punim i përkushtohet njeriut, veprimtarit të madh nga Karshiaka e Shkupit, e më konkretisht


Mualimit Jusuf ef. Isenit i njohur në popull si Haxhi Hoxha nga fshati Studeniçan. Jeta dhe vepra
e tij ishin të fokusuara në edukimin e brezave të rinjë në rrugën Islame, duke i përballuar të gjitha
sfidat e asaj kohe të regjimit komunist, regjim ky i cili pengonte besimtarët muslimanë në
kryerjen e ritualeve fetare, dhe të gjithë aktivitetet që përfshihen ne suazat islame.

Bagazhi i pasur intelektual i hoxhës Jusuf Iseni është shkak që mua më la përshtypje që të marr
përsipër nxjerrjen në pah të punëve dhe sakrificave të tijë përplot vlerë, gjë e cila në të librin e
Kur`anit vlerësohet në piadestalet më të lashta.

Veprimtarët e këtillë kanë qenë të paktë, pothuajse i vetmi në atë periudhë me kaq histori të
ndritur, por në periudhë të zymtë. Ai kontriboi në ngritjen e vetëdijes fetare dhe kombëtare,
nxorri një numër të madh të hafizave të Kur`anit, ku edhe ky fshat njihet si vendi me më shumë
hafizë në Maqedoni e më gjërë.

Vendimi im për të marrë përsipër grumbullimin e të dhënave si të shkruara, poashtu edhe ato
gojore për hoxhën e nderuar paraqet një privilegj të madh, por të njejtën kohë edhe një sfidë që
ky punim të del sa më origjinal dhe i saktësuar në bazë të fakteve dhe argumenteve që paraqesin
një siguri për reflektimin e historisë së vërtetë.

Me bindjen se do të shtjellojmë këtë temë në mënyrën më të mirë të mundëshme, tani në


brendësi do paraqes elaborimin e saktë dhe autentik të historisë së personalitetit të ndritur të
hoxhës Jusuf Iseni.

Këtë temë sëbashku me Prof. Dr Sulejman Bakiun e përpiluam me shumë dëshirë dhe vullnet,
me qëllim që të pasqyrojmë një reflektim mbi jetën dhe veprën e Haxhi Hoxhës. Kontributi i tij
asokohe nuk ka qenë i vogël, gjë që sot na jep motiv që edhe ne në shenjë falemnderimi ndaj tij,
të memorizojmë një historik të shkurtër për të.

3
1.1 Metoda e punimit
Fillimisht për ne marrja e kësaj teme ka qenë sa privilegj, poaq edhe përgjegjësi që me plot
përkushtim të hulumtojmë mbi jetën dhe veprën e Jusuf ef. Isenit apo ndryshe i njohur si Haxhi
Hoxha. Duke pasur në konsideratë bashkëpunimin, fillimisht dua të faleminderoj Prof. Dr.
Sulejman Bakiun për zgjedhjen e temës, ku edhe pse nga fillimi e dija që nuk do të jetë aq e
lehtë, mirëpo vullneti dhe dëshira ishin shtytësit kryesorë që më nxitën që ta punoj këtë temë.

Si pike fillimi ishte takimi im me familjarët e sidomos me të birin e Haxhi Hoxhës, njëkohësisht
edhe hoxhë Hasan ef. Jusufi që mund të konsiderohet si një burim i gjallë informacioni dhe
shumë i frytshëm për punimin tim. Me ndihmën e tij sugrova dokumentet personale të Jusuf ef.
Isenit, diplomën, letërnjoftimin, fotografi të ndryshme gjatë jetës së tij, informacione të
pashkruara, tregime gojore, etj. Pastaj e zgjerova rrethin e hulumtimit me personat që kanë qenë
indirekt të lidhur me jetën e Haxhi Hoxhës, si moshatarë, hoxhallarë sidhe nxënës të tij. Vlen të
theksohen edhe konsultat e here pas hershme me autoren e librit “Gjurmë e kohës” nga Fevzije
Osmani, që ishte si ndihmë shtesë dhe frytdhënëse.

1.2 Komuna e Studeniçanit

Komuna e Studeniçanit gjendet në pjesën veriore të Maqedonisë së Veriut. Qendra e komunës


gjendet në Studeniçan. Ajo përfshinë pjesën jugore dhe jugperëndimore të fushëgropës së
Shkupit, si hapësirë e mëparshme e Komunës së Kisella Vodës..Territori i komunës së
Studeniçanit përfshinë sipërfaqe prej 274 km 2 dhe numërohet prej komunave mesatare në
Republikën e Maqedonisë. Dendësia mesatare e banimit është 62 banorë në një km 2 e cila në
raport me karakterin kodrinoro-malor të komunës është mesatare relativisht e mirë. Në përbërje
të komunës së Studeniçanit janë 19 fshatra prej të cilave 18 janë të banuara kurse nga një fshat
( Kalldirec) të gjithë banorët janë të shpërngulur.

4
II. Mualimi nga Studeniçani Jusuf ef. Iseni (Haxhi Hoxha)

2.1 Jeta e Jusuf ef. Isenit

Mualimi Jusuf ef. Iseni lindi më 05.03.1927 në fshatin Studeniçan, rrethinë e Shkupit. 1 Lindi dhe
u rrit po në këtë fshat, ku edhe e dhuroji tërë kontributin e tij. Rrjedhte nga një familje e
ndershme , të cilët jetonin me një standard mesatarë ekonomik që kryesisht dominonte në trojet
tona, ku shumica e fshatarëve merreshin me bujqësi dhe bagëti.

Babain e tij e quanin Xhavit dhe nënën Mihane, ku u edukua po në këtë familje tek e cila
mbizotëronte atmosferë Islame, familje kjo e cila në përpikshmëri zbatonin normat islame si në
parime ashtu edhe në praktikë. Familja e Haxhi Hoxhës nga aspekti material nuk njihej si familje
e pasur, por në aspektin kombëtarë e fetarë ishin në nivel të kënaqshëm, sidhe morali i lartë,
dinjiteti dhe devotshmëria nuk mungonin.

Ata gjithësej ishin 8 (tetë) fëmijë dhe kaluan një fëmijëri të rëndë, ngase babai i hoxhës së
nderuar atëherë morri pjesë në luftën e Çanakalasë dhe për ta kujdesej nënëa Mihane,e cila nuk
lejoji shume shprazëti në mungesën e babait,i edukoji dhe kujdesej pa hezituar për fëmijet e tyre.

1
Bazuar në leternjoftimin e tij personal. (Fotografia)

5
Familja e tij i kushtonte shume rendesi arsimit dhe normave islame, ai që nga mosha e re ishte
nxitur nga familja që të vazhdonte rrugetimin e diturise që atëbotë ishte shumë e vështirë. Talenti
dhe intelegjenca e tij vëreheshte që nga mosha e re, shenjë kjo e cila po paralajmëronte se në
fshat do të lindë një Mualim dhe mendjemprehtë që në atë kohë ishin shumë të rrallë.

Njohuritë e para i mori në shkollën fillore të fshatit ku edhe u lind në Studeniçan,. Ai për here të
pare me njohuritë fetare islame u njoftua në mektebin e fshatit, ku edhe aty mësoi shkrim-
leximin e Kur`anit, sidhe parimet themelore të përgjithshme islame. Ai në mekteb më e kishe
gjetur vehten dhe ardhmërinë e tij e shihte vetëm në këtë drejtim nga dashurija dhe kurioziteti qe
e kishte për fenë Islame.

Mësuesi i parë nga i cili Mualimi Jusuf ef. Iseni mesoi mësimbesimin dhe leximit të Kur`anit
famëlartë ishte Mulla ef.Muslimi, pastaj pas një kohe më hoxhën ne fjalë, ai vendosi që mësim-
besimin ta ndjek tek Hafiz Xhavit ef. Jonuzi (imami I atehershme i xhamisë Atullah hoxha në
fshatin Studeniçan gjatë viteve 1902-1978)2.

Familja Jusuf ef. Isenit posedonte këto tipare siç janë: edukata, përkushtimi ndaj arsimit,
devotshmëria, mirësjellja dhe rrespekti ishin të pranimshme dhe të transmetuara gjeneratë pas
gjenerate në këtë familje ku bënin përpjekje që edhe më tej të vazhdojnë bijtë e tyre në këtë
rrugë, dhe deshi fati që atëbotë Jusufi të bëhej prijës i dijes në atë familje.

Familja e vetëdijshme mjaftueshëm për rëndësinë e diturisë, i dhanë motivin e duhur të birit të
tyre që të vazhdojë mësimet edhe më tej drejt diturisë. Dashuria për dituri tek hoxhë Jusufi çdo
ditë e më shumë ndizeshte dhe bëheshte më e flaktë, edhe pse i vogël për nga mosha, ai arriti që
të nxë dituri bukur të mirë duke e shfrytëzuar rastin dhe momentin nga mualimi i shquar i asaj
kohe, hafiz Xhavit ef. Jonuzi.

2
Taxhedin Bislimi, Medreseja Medah e Attullah ef, dhe nxënësit e saj, Shkup 2011 fq. 182.

6
Më pastaj, mësimdhënësit pasi që e vërejtën talentin dhe zgjuarsinë e tij, ata e mbështetën
dhedhanë kurajo që ai të vazhdon edhe më tej që në mënyrë në të ardhmen po i njejti të jetë
burimpër brezat e ardhshëm që do shpërndajë diturinë Islame në trevat në të cilët jetonin dhe
vepronin,sidhe të paraqitej si dhembull apo modul për nxënësit tjerë dhe hafizët.Ai si i ri tejkaloi
shumë sfida gjatë moshës rinore, ku u përball me çdo pengesë të mundëshme që mund ti dilte
përballë dhe të arrijë në caktun në të cilin i`a vendosi vetvetes së tij, pra të bëhet një hafiz dhe të
krijojë një brez të shëndoshë dhe në rrugën islame duke kontribuar në popull me ofrimin e dijes
së tij.

Haxhi Hoxha pas disa vitesh u martua dhe krijoi nje familje të mrekullueshme, ku Zoti i fali
gjashtë fëmijë të mrekullueshëm, tre djem dhe tre vajza, ku njëri prej djemve vijoi studimet e
shkencave islame në Siri, dega e Historisë Islame në vitin 1983.3

(Jusuf ef. Iseni)

3
Hasan Iseni i lindur më 10.01.1965 që ishte edhe djali i Haxhi Hoxhës, ishte pjesë e intervistes sime, ku gjatë
viteve 1983 ndoqi studimet në Siri, në degën Historia Islame.

7
2.2 Periudha e Haxhi Hoxhës si nxënës në Medresenë “Meddah”

Jusuf efendiu hapat e para të mësimit i mori në mektebin e fshatit, ai u mësua që të konsumon
dituri nga dita në ditë dhe ndarja me dijen ishte e rëndë. Ai gjatë gjithë kohës insistonte tek
prindërit e tij që ta dërgojnë në qytetin e Shkupit, më saktësisht në medresenë “Meddah” në
mënyrë që ti mundësohej arsimimi i mëtejshëm. Prindërit me shumë hamendje vendosën që të
birin e tyre ta dërgojnë në medrese, jo se nuk donin por mundësitë ekonomike ishin të atilla pra
nuk garantonin një vendim të qartë dhe direkt.4

(Një pjesë e bibliotekës personale e Haxhi Hoxhës)

4
Tendenca e këtij punimi nuk është pikërisht historia e kësaj medreseje, por synohet zbardhja e një elementi tjetër.
Mirëpo meqë ky segment ndërlidhet në fjalët, më duhet t`i hedhim një vështrim shkurtimisht aspektit historik
atëherë ndonëse mungesa e skajshme e të dhënave rreth zanafillës së asaj medreseje, por është e padiskutueshme se
kjo medrese është themeluar në periudhën e sundimit osman në trojet tona. Në librin e Salih Asimit është theksuar se
në qytetin e Shkupit ka pasur 12 medrese, ndër to ka qenë edhe medreseja Meddah, themelet e së cilës datojnë që
nga periudha osmane. Edhe pse në këto troje egzistonte një numër i medreseve. Atullah Ef. Kurtishi si kërkues i
diturisë dhe si mësimdhënës në shkollën më të njohur të botës islame në atë kohë në medresenë “Muhamed Fatih”
në Stamboll, duke kuptuar imperativin dhe nevojën e domosdoshme të kohës për arsim sa më të shumtë të
muslimanëve. Vlerësoj se ka nevojë për krijimin e një institucioni edukativo-arsimorë, dhe kështu në vitin 1923
arriti në Shkup të hapë një medrese, apo mund të themi se e kishte rihapur medresenë e dikurshme e cila quhej
“Medah Baba”.

8
Ska dilemë se rruga e diturisë është rrugë me shumë sakrifica dhe sfida ku mund të hasim
pengesa të ndryshme në realizimin e qëllimit, nëse gjatë kësaj nuk posedojmë vendosshmërinë,
bindjen dhe sinqeritetin. Sigurisht se edhe Haxhi Hoxha ishte i ballafaquar me këto sfida.
Padyshim se familja e tij me bindje të plotë në Krijuesin Fuqiplotë i cili furnizon robërit e tij, u
dhuroi lehtësi në këtë brengë që e kishin, me anë të ndihmës që i ofruan banorët të fshatit, ata
siguruan mjete që do të ishin të dedikuara për shkollimin e mëtejmë të Jusuf ef. Isenit. Pas
kalimit të kësaj pengese, ai tani më ishte edhe pjesë e medresesë “Meddah”, dëshirë e cila i`u
plotësua Haxhi Hoxhës i cili e përjetoi me shumë gëzim dhe knaqësi.5

Më pas ai vijoi studimet, ku lëndët të cilët ai studioi ishin: Texhvid-Kurani Kerim (lexim i
Kuranit me rregull), Shkrimin arab, Matematikë, Lëndët e morfologjisë si: Sarf dhe Sintaksë,
Nahv, Adabi Munazarah Vudë, nga Mëntik deri te Fenarija. Gjithashtu ka studiuar lëndët:
Meani, Bejan, Fukuhat prej Tevhidit dhe Akaid. Pas mbarimit të studimeve në medresenë
“Meddah”, komisioni kishte vlerësuar se Jusuf ef. Iseni është i përgatitur për detyrat: Imam,
Vaiz, Hatib dhe se vërtetohet validiteti i diplomës.6

Haxhi Hoxha e kishte pasion leximin, ku dëshira e tij e flaktë për të lexuar nuk mund të
përshkruhet. Ai edhe gjatë kohës së lirë, lexonte, studionte me qëllim nxënien sa më të madhe të
dijes. Të vetëdijshëm për nevojën e madhe për arsim, medreseja “Meddah” me përkushtimin më
të madh angazhohej në nxjerrjen e kuadrove sa më të fuqishme që do të ndihmonte gjendjen e
muslimanëve atëherë,e cila nga aspekti edukativo-arsimorë ishte e zbehtë. Por, me vetë faktin që
kjo medrese filloi të prodhonte edhe gjeneratat vite me radhë të nxënësve, kjo bëri që nga ajo
periudhë të fillojë një shëndritje e “dritës” së fikur të asaj periudhe e cila do të shpinte besimtarët
në dituri dhe vetëdijësim të plotë.7

5
Intervistë e realizuar me djalin e Haxhi Hoxhës, Hasan Iseni i cili u lind më (10.01.1965), studimet i kreu në Siri në
degën Histori Islame, në vitin 1983.
6
Diploma valide e Jusuf Isenit në vitin 1946 si nxënës i gjeneratës së V të medresesë Meddah .
7
Planprogrami i medresesë Meddah ishte i spikatur nga fakti se cdo gjë, cdo segment I tij ishte në përputhje me
qëllimin që synohet të arrihet nga ai planifikim. Në të ishin të përfshirë shumë shkenca nga lëmitë e ndryshme
islame si: gjuhë arabe, Kur`an, tefsir, hadith, ulumu hadith, fikh, usuli fikh, histori islame, filozofi etj.

9
2.3 Vdekja e Mualimit Jusuf ef. Iseni

Pas një jete plotë sfida e sakrifica, Jusuf ef. Iseni u nda nga jeta më 23.10.20013 në shtëpinë e tij.
Ai së fundmi ankohej nga sëmundja e diabetit dhe vuante nga kanceri në veshkë. Namazi i
xhenazës është falur në oborrin e shtëpisë nga nxënësi i tij hfz. Muharem Bakiu, muezin në
xhaminë “Atullah Hoxha” detyrë që e kryen që nga viti 1978 e deri më sot. Pjesmarës ishin Irfan
Abazi, Taxhedin Beslimi, Mutalib Ademi, Ejup Abazi, hoxhallarë nga vende të ndryshme të
Shkupit dhe njerëz të tjerë që prezentuan për nder të tij.

Për vdekjen e tij shkruajti edhe gazeta e shtypit turk në Maqedoni “Yeni Balkan” ku atë e cilësoi
si nxënësin e fundit të medresesë “Meddah”.8

Varrezat e fshatit gjenden në hyrje të fshatit, hapsirë që në të kaluarën fshatarët e ndanë falas për
të dhënë kontributin e tyre në të mirë të përgjithshme, ku aty gjendet edhe varri i të ndjerit Haxhi
Hoxhës.

(Varrezat e

f.Studeniçan)

8
“Yeni Balkan” 28 Ekim 2013 Pazartesi sf.6

10
2.2.3 Shehadetname
(Diploma) e Jusuf ef.
Isenit nga Medreseja
“Meddah”
9

Numëri rëndor-79

ŞEHADETNAME

(DIPLOMA)
Badii terkimi şehadetname
budurki:

Medresemız talebesınden
(Yusuf bin Cavid) rahlei
terdisımde bulunup ulumi aliye
ve aliyeden: Tecvid, Kurani
Kerim, İmla, Hisab, Sarf, Nahv,
Lugat, Vaz’ı, Adab, Munazere ve
Mantıktan Fenariye kadar;
Meani,Beyan, Bedi hususunda
Metni Telhis; Fıkıhta Halebi ve
Multekanın İbadat kısmını;
Tevhid ve Akaidden Emali ve
şerhiyle beraber şerhi akaid Taftazaninın Mebadiıni, sekiz sene muddetle tahsil idub fununi
mezburede, isbati ehliyet itmiş ve İmamet ve Hitabet ile hasbi derecede vaz ve nasihati
muminin gibi vezaifi şeriyyeyi husni ifaye ihrazi liyakat eylemiş olduguni tasdikan mekamati
aidei resmiyesinde ledel icab arz ve ibraz etmek üzere yedıne işbu Şehadetname ita kılındi.

Muderris 23-3-1946
Ataullah Nabi Üsküp (Shkup)

9
Foto nga arkivi personal i Haxhi Hoxhes, siguruar nga djali i tij Hasan Iseni.

11
III. Medreseja Meddah

3.1. Disa të dhëna për medresenë “Meddah” të Shkupit (1923-1946)

Tanimë është e njohur historike se Maqedonia si territor i atëhershëm bizantin do të gjendet


ndër vendet e para të Ballkanit që do të çlirohet nga osmanët. Çlirimi i Shkupit do të ndodh në
periudhën ndërmjet muajit shtator të vitit 1391 dhe 6 janar të vitit 1392. Ky qytet është çliruar
nga ana e komandantit të njohur osman Pasha Jigit-Beu10.

Pas ardhjes së osmanëve në këto vise të Evropës, përkatësisht në Ballkan, me këtë edhe në
trojet etnike shqiptare, administrata shtetërore osmane ndërmori hapa serioze në aspekt të
zhvillimit dhe përhapjes së arsimit dhe diturisë. U ngritën shkollat e arsimit fillor (mejtepet),
dhe mbi këtë bazë do të fillojnë të ngritën edhe shkollat e mesme (medresetë). Kuptohet,
medresetë ishin specifikë e qyteteve më të mëdha ku jetoi edhe një numër i madh i popullatës
myslimane. Një nga qytetet më të mëdha (p.sh. në Maqedoni) që gjatë sundimit osman u
shndërrua në qendër kulturore dhe ekonomike e Ballkanit, ishte Shkupi. Gjatë periudhës
osmane ky qytet do të zhvillohet me një shpejtësi marramendëse në një vendbanim mahnitës
urban të Rumelisë. Në Shkup u ndërtuan një numër i madh i institucioneve fetare, publike dhe
kulturore, ndër të cilat kishte edhe një numër i madh i medreseve. Sipas të dhënave të cilat na i
ofron udhëpërshkruesi osman Evlija Çelebiu nga gjysma e dytë e shek. XVII, në Shkup kishte
një numër të madh të medreseve, ndër të cilat më të njohura ishin: medreseja e Sulltan Murad
Hanit, medreseja e Jahja Pashës, medreseja e Is’hak Pashës,

medreseja e Isa Pashës, medreseja e Mustafa Pashës dhe medreseja e Karli-zades11.

10 Бојаниќ Лукач, Д., “КакоТурците го презеле Скопје (1391)”, Bulletin I Muzeut të qytetit të Shkupit, II - III, Скопје,

1965/6 .
https://haberimbalkan.wixsite.com/haberimbalkan/single-post/2017/09/19/Do%C3%A7-Dr-S
%C3%BCleyman-Baki-FAT%C4%B0H-%C4%B0-%C3%9CSK%C3%9CB-Pa%C5%9Fa-Yi%C4%9Fit-

Mehmed-Bey (07.05.2019). Salih Âsım “Üsküb Târihi ve Civâri”, Istanbul, 2004, fq.31.
12
Një nga medresetë e para në Shkup ishte edhe ajo e Is’hak Beut, e njohur si Is’hakije. Ajo ishte
pjesë e vakëfit të Is’hak Beut, të birit të çliruesit të Shkupit, Pasha Jigit-Bej, dhe trashëgimtar i
pozitës së tij si beg i viseve të Shkupit në vitet e para të instalimit të pushtetit osman në
Maqedoninë e atëhershme. Vakëfnameja për këtë vakëf është verifikuar në Shkup ndërmjet 9
dhe 18 shkurt të vitit 144512. Pranë medresesë, në këtë vakëf bënte pjesë edhe xhamia, edhe
imareti13.
Sipas të dhënave, si investim i parë në ngritjen e institucioneve arsimore-edukative në Shkup
ishte ndërtimi i një kompleksi kulturor e fetar i quajtur në atë kohë kul’lije që në vete
ngërthente xhami, teqe dhe medrese të cilat për nder ndaj mësuesit të tij Jigit Pasha i emërtoi
me emrin Meddah Baba14, që nënkupton se edhe medreseja u quajt me këtë emër. Në fakt,
themelimi i medresesë Medah daton që nga viti 139715. Përgjatë periudhës osmane kjo medrese
kishte funksionuar me sukses, prej ku ishin diplomuar një numër i madh i nxënësve... Kjo
medrese vazhdoi të funksionojë gjatë tërë periudhës së Perandorisë Osmane e deri në Luftën e
Parë Ballkanike në vitin 191216. Pas rënies së Perandorisë Osmane, përkatësisht në vitin 1923
Ataullah efendiu do t’a riaktivizojë këtë medrese dhe sërish do të merr funksionin e saj për të
cilën edhe ishte ndërtuar në fillim të shek. XV. Natyrisht, medreseja “Meddah” ishte medrese
private dhe mirëmbajtja e saj financiare bëhej në bazë vullnetare nga vetë njerëzit.

3.2. Programi i Medresesë “Meddah”

11 Pjesë për vendet e Jugosllavisë nga vepra “Putopis” e Evlija Čelebiut, komentoi, Hazim Šabanovič, poaty, f. 283, Kaleši Hasan, “Najstariji Vakufski

dokumenti u Jugoslaviji na arapskom jeziku”, Priština, 1972, f. 23.

Glisa Elezovic, “Tuski Spomenici u Skoplje”, G.S.N.D, Knjiga I Sveska 1-2, Skopje 1926, s.400-401
12 Hasan Kaleši, “Najstariji Vakufski dokumenti…”, poaty, f. 90, cituar sipas: M-r. Jenuz Ibraimi, “Mektebet dhe medresetë në Maqedoni gjatë

periudhës së sundimit osman – deri në fund të shek. XVIII-të”, f. 99-101, Shkup, 2016.

13 Jenuz Ibraimi, “Mektebet dhe medresetë në Maqedoni gjatë periudhës së sundimit osman – deri në fund të shek. XVIII-të”, f. 99-101, Shkup, 2016.

14 M-r Sulejman Baki “FATIH-I USKUB” PASA YIGIT MEHMED BEY , KOPRU, Kultur-Sanat Dergisi fq.14

15 “Jeta shoqërore e shqiptarëve në Shkup dherrethin ëndërmjet dy luftërave botërore” – Konferencë shkencore, 14-15 tetor, 2015, Shkup, botoi: Instituti

i trashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve, Revista Scupi, vëllimi 12, Shkup, 2015, f. 381.

16 “Jeta shoqërore e shqiptarëve në Shkup dhe rrethinën dërmjet dy luftërave botërore” – Konferencë shkencore, poaty, f. 381.

13
Sistemi i mësimit ishte sistem klasik i trashëguar që nga fillimi i arsimit Islam që
vijonte gjeneratë pas gjenerate, respektivisht nga një mësimdhënësi në tjetrin,
metodologji kjo e cila aplikohej thuajse në tërë botën Islame të asaj periudhe.

Plan-programi mësimor zhvillohej nga një mësimdhënës-myderiz, por me


mundësinë që myderrizi të ketë asistentin i cili do t’i ndihmojë atij në zhvillimin e
mësimit, ashtu që në mungesë të myderizit ose në rast të angazhimit të tij me
gjeneratën tjetër, asistenti ta zëvendësojë. Kishte raste kur asistenti zhvillonte
ndonjë lëndë për të cilën ia kishte dhënë lejen myderizi i tij.

Asistenti mbante rendin dhe disiplinën brenda medresesë. Në medresenë


“Meddah” Ataullah Efendiu ishte muderizi kryesor, ndërsa si asistent e kishte
emëruar Fetah Efendiun17.

Lista që përmban emrat e disiplinave (lëndëve) shkencore që janë mësuar


në MedresenëMedah18

17 BislimiTaxhedin, Jasir Islami, Fetah Efendiu: Poet, Tetovë 2016

18 Ali Muhamed, poaty, f. 90; intervistë me hfz. Ferid ef. Ismailin, nxënësi Idris ef. Sulejmanit (23.09.2015); BislimiTaxhedin, poaty, f. 40.

14
Lënda Libri I Libri II Libri III Libri IV Libri V Libri
VI
Nahv Avamil Tuhfe Iz’har Kafije Molla
(Sintaksa) Xhami
Sarf Emsile Bina Maksud Iz’zi Merah
(Morfologji)
Ishtikak Shafije
Belaga Alaka Muhtesa
(Stilistika) Sherhi r
el-Meani
Aruz Aruzi
endelus
sherhi
Ilmi Adad
Munazere
Ilmi Vaiz Haxherza
(Shkenca e de
retorikës)
Mantik Isaguxhi Mugni Tasavvura Tasdikat Shemsij Fena
(Logjika) Tullab t e ri
Fik’h Meraki Halebi Multeka
Felah Sagir
Usulul Fik’h Mir’at Sherhu
Menar
Feraiz Siraxhijje
(Trashigimi)
Akaid/Kela Sherh Akaidi Devaani
m Emali Nesefije
(Apologjetik SherhTa
a) ftazani
Usulul
Hadith
Hadith Sahih
Buhari
Tefsir Kadi
(Koment i Bejdavi
Kur’anit)

Nxënësit e medresesë “Medah”

Nr. Gjenerata Generata II Gjenerata Gjenerata Gjenerata V 21


I19 III20 IV

19 Ngadorëshkrimi i Fetah Efendiut (20.05.2014).

15
1 Fettah Hasan Bekiri Bekir Xhavit Shaip Osmani
Rauf Sadak Osmani
2 Shaban Abdurrahim Sami Nebi Shaban Nimetullah
Salih Xheladini Shaban Kurtish
(Banushi)
3 Mehmed Mustafa Kemal Shaban Shuajb Gjilani
Sadik Shemo Aruçi (Shapça)
4 Nexhati Ali Hamdi Xhemal Nexhmi Jusuf Hiseni
Emini Hasipi
5 Selim Kadri Jashari Salih Idrizi Mexhit Meqani
Idrizi Haki Çelebiu
6 Sadullah Haki Ramadan Fevzi Bexhet Idrizi
Idrizi Sarmaxhaj Selmani
7 Osman Sabri Shukri Kurtishi
Abdurrahman Hasani
i
8 Idriz Besim Xhavit Jonuzi
Sulejmani Abazi
9 Husejin Mehmed Muzafer
Çelebi Rasimi Rexhepi
10 Ferhat Hirda Hasan Sait Saiti
Çerkezi
11 Mefail Musli Murseli
Fejzullahu
12 Daut Islami

13 Baudin Krusha

14 Haki Sabriu

15 Abdurrahman
Murseli
16 Nazim Ejupi-
Shahinler
17 Naim Ejupi-
Shahinler
18 Xhavit Ali

3.3. Shpërndarja e diplomave

20 Ali Muhamed, poaty, 91.

21 Bislimi Taxhedin, poaty, f. 48-50.

16
Gjatë funksionimit të kësaj medreseje (1923-1946) kishin diplomuar një numër i madh i
nxënësve22. Me rastin e ceremonisë së manifestimit për ndarjen e diplomave të gjeneratës së
dytë nën udhëheqësinë e Fetah efendiut, e cila ishte mbajtur në Xhaminë e Sulltan Muratit në
Shkup, kishin prezantuar shumë personalitete dhe përfaqësues zyrtarë edhe nga qeveria e
atëhershme serbe nga Beogradi.

Me datë 13 shtator të vitit 1940 ditë e premte, në një ambient festiv, është realizuar shpërndarja
e diplomave, siç theksuam më lartë, të gjeneratës së dytë të nxënësve të medresesë Medah të
Shkupit23.

Për shkak të mbylljes së medresesë në vitin 1946 një numër i madh i nxënësve nuk arritën t’i
marrin diplomat. Këtë të dhënë e vërteton fakti se në diplomën që e kishte nënshkruar vetë
Ataullah Efendiu ishte edhe diploma e h. Jusuf Hisenit e regjistruar me numër rendor 79 të
datës 23.03.1946, që nënkupton se numri i të diplomuarve ishte mbi tetëdhjetë24.

IV. Vepra e Mualimit Jusuf ef. Iseni

22
Periudha kohore e mësimit në këtë medrese nuk ishte e përcaktuar në vite siç është sot, andaj gjenerata e parë që ishte pranuar në këtë
medrese në vitin 1923/24 kishte diplomuar në vitin 1937, respektivisht pas 12-15 vite vemësim. Mësimet zgjatnin deri sa nxënësi t’i
mbaronte dhe përvetësonte lëndët të cilat I kishte paraparë plan-programi dhe myderrizi. Atëherë kur myderrizi konstatonte se nxënësi I
ka përvetësuar lëndët dhe është pajisur me dituritë përkatëse, dhe se vërtetë mund të shërbej si nëpunës fetar, atëherë myderrizi i`a ndante
ixhazetin (diplomën).

23 Dokument nga fondi personal i Fetah efendiut.

24 Bislimi Taxhedin, poaty, f. 45.

17
4.1. Imam, Vaiz, Hatib

Jusuf ef. Iseni edhe definitivisht në mënyrë profesionale filloi ta kryente detyrën e tij si mualim
pas diplomimit. Haxhi Hoxha ishte imami i dytë pas mësuesit të tij hfz. Xhavit Jonuzi në
xhaminë “Atullah Hoxha”, i cili kryente detyrën e imamit deri në vitin 1967, ku edhe u
pensionua. Pas pensionimit të hafiz Xhavit efendiut, detyrën si imam, vaiz dhe hatib e mori
Hoxhë Jusuf ef. Iseni i cili e kreu me nder dhe përkushtim. Gjatë vitit 199525 i`u mundësua edhe
vizita e vendit të shenjtë, ku morri titullin si Haxhi Hoxha.

(Xhamija Atullah Hoxha Ndërtimi 1934-1936)


Haxhi Hoxha e kishte nderin që të jetë bartës i funksionit të imamit të xhamisë “Atullah Hoxha”
e cila mbante emrin e kontribuesit të shquar të medresesë “Meddah”.26

Përpikshmëria dhe aktiviteti ishin tiparet e tij gjatë qëndrimit ku qëndroi deri në vitin 1997, ku
edhe dha një kontribut të veçantë, ai poashtu shquhej edhe për mënyrën e komentimit, shpjegimit
të çështjeve fetare. Jusuf ef. Iseni ishte i vetëdijshëm për rëndësinë dhe përgjegjësinë e të qenurit

25
Interviste me muezinin e xhamise se Atullah Hoxhes hfz. Muharrem Bakiu
26
Bazuar në bisedën e zhvilluar me imamin aktual të kësaj xhamie, Mutalib Ademi, si dhe Atullah hoxha drita e
diturisë poashtu e përgatitur nga hoxhë Mutalib Ademi.

18
në detyrë si imam, detyrë të cilën ai e kreu me shumë sukses. Besimtarët që ishin pjesmarës në
pesë kohët e namazit në xhaminë që ai ishte imam, me knaqësi faleshin dhe fitonin nga këshillat
e tij të përditshme, sidhe përgjigjen në tema të ndryshme nga pyetjet e xhematit. Përgjigjet e tij
ishin kuptimëplota dhe të qarta, ku të humburin e udhëzonin ndërsa ndërsa të pavëmendëshmin e
vetëdijësonin.

Haxhi Hoxha nga përkushtimi i madh ndaj detyrës si imam i xhamisë, e kreu me aq përkushtim
dhe rregullshmëri saqë thuhet se ai gjatë 30 viteve si imam, kishte munguar vetëm 3 namaze të
sabahut, gjë e cila të le të mendosh për rregullshmërine dhe devotshmërinë e tij.

Ai dallohej nga të tjerët me njohjen shkrim-leximit të gjuhës turke, osmane sidhe gjuhën arabe.
Ai përkthente lutje nga gjuha osmane në gjuhën shqipe dhe kështu u`a shpjegonte xhematit.
Biblioteka e tij është përplot me libra dhe dorëshkrime nga gjuha osmane e arabe. Temat që ai
shtjellonte kishin të bëjnë me ngritjen e vetëdijës shoqërore, duke u bashkangjitur argumente nga
jeta e profetit Muhamed dhe nga Kur`ani Famëlartë. Ishte bindës në atë që e ligjëronte, dhe
gjithnjë në ndërlidhshmëri me ajete Kur`anore krahasonte kohën e atëhershme dhe kështu
sqaronte problematika dhe dyshime që mund të lindnin në përditshmëri.

Hutbeja e tij zhvilloheshte në një gjuhë të kuptueshme për besimtarët që ishin të pranishëm por
siç e theksuam më lartë se në literaturën që e shfletonte ishte në gjuhën osmane, ai e përmblidhte
ligjëratën në atë formë që shumë më e lehtë do të ishte për ta që ta kuptojnë, ku temat që
prekeshin më shumë ishte jeta dhe vepra e pejgamberëve, shokëve, raportet ndërfamijare, sidhe
kushtet e islamit.

4.2 Kontributi i tij në mektebin e xhamisë

19
Edhe pse ishte shumë i zëmë me obligime në këtë xhami si detyrën imam, vaiz, hatib, ai kreu me
shumë vullnet detyrën si mësues për edukimin e gjeneratave të reja duke shpresuar në
shperblimin e Krijuesit. Ky mualim mësimbesimin fetar e zhvillonte duke bërë aktivitete të
ndryshme për të vetmin qellim për të ndryshuar gjendjen dhe vetëdijësimin e popullatës
muslimane. Në kohen kur ai zhvillonte mësimbesimin mbizotronte një klimë e ngohte nje qetësi
në mekteb, organizonte kurse, nuk ka qenë kusht te jeshë femijë për te shkuar te ky mualim që ta
mësosh leximin e Kuranit sepse ua ka mësuar te gjithe moshave,fëmijëve,të rinjëve,të rriturve
deri tek ata më të moshuarit.Sikur ne te gjitha shkollat edhe në mektebin e Hoxhës ka pasur
fëmijë të dobët të cilët kanë ardhur për ta mësuar leximin e Kuranit , për këta femijë (talebe)
Haxhi Hoxha ka përdorur metoda të ndryshme dhe ka ndarë me shumë kohë për ata.

Disa nga talebet që arritën të marin titujt si hoxhallarë dhe hafiza janë:

 Hfz. Jusuf Jakupi – Studeniçan (imam në Kosovë, Strugë)


 Adem Ameti – Vërtekicë, Shkup
 Adem Ramani – Studeniçan (hoxhë, mësimdhënës)
 Hasan Iseni – Studeniçan (hoxhë) konkretisht i biri i Haxhi Hoxhës
 Hfz. Omer Vejseli – Studeniçan (hoxhë)
 Salush Bajrami – Studeniçan (hoxhë)
 Mutalib Ademi – Studeniçan (aktualisht imam në xhaminë e Atulla Hoxhës)
 Fadil Omeri – Studeniçan
 Ismet Ejupi – Studeniçan27

4.3 Aktiviteti i Jusuf ef.Isenit (Haxhi Hoxhes) ne jetën sociale


27
Taxhedin Bislimi, Medreseja Meddah e Atullah Efendiut dhe nxënësit, dhe kam zhvilluar intervistë me nxënësin
sidhe birin e Haxhi Hoxhës, Hasan Iseni.

20
Haxhi Hoxha në detyrat e tij si Mualim, përveç ligjeratave të tij në xhami dhe mësim besimin që
ua mësonte në mekteb,ai ishte i pranishëm edhe nëpër shtëpijtë e fshatarëve si mysafir i ftuar i
tyre ,kjo tregon thjeshtësinë që e ka pasur ky njeri i cili gjithmonë insistonte që të ndikojë në
ngritjen e vetëdijes për shkollimin e shoqërisë.Gjithashtu ishte i dalluar edhe në vepra
organizative sikur një vizionar i asaj kohe që ishte ai e pa të nevojshme që vendit të tij i nevojitet
edhe një xhami në qendër të fshatit,ku edhe sot e kësaj dite jemi deshmitarë që ajo xhami
mbushet përplot me xhemat.Vlenë të theksohet edhe iniciativa e Haxhi Hoxhes për rrethimin e
varrezave të fsh.Studeniçan gjithashtu edhe mirëmbajtjen e tyre.

Aftësia perfekte organizative e Haxhi Hoxhës kishte bërë që ai të ishte iniciatori i shumë
projekteve humane, social e fetarë. Ai ishte mirenjohes i vlerave morale, dhe traditave shoqërore
të vendit të tij ,jetonte me brengat dhe dertet e shoqerise se tij , ishte i pranishëm në çdo tubim,
festa familjare, si dasma, syneti e gjithashtu ishte i pranishëm edhe në ditët jo të mira të
shoqërisë i cili me këshillat e tij ua lehtesonte dhimbjen si në vizit te të sëmuarit, rast vdekje etj.

Si shenjë mirënjohje për aktivitetin e tij, ai u dekorua nga Biblioteka e fsh. Studenican në
bashkëpunim me Komunën e Studeniçanit me mirënjohjen “Veteran i arsimit” në vitin 2006.

V. Përfundimi
21
Duke pasur parasysh se punimet e llojit të këtillë që unë jam munduar sadopak ta studioj, ishin të
paktë që i kushtojnë rëndësi hulumtimit dhe dokumentimit të veprimtarisë së një personaliteti i
cili asnjëherë nuk e njohu lodhjen dhe ndaljen në aspekt të veprimit në interes kombëtarë e
fetarë. Meqenëse gjeneratat e reja, gjendjen në të cilën sot jemi e kanë si dhuratë nga e kaluara e
dhimbëshme e ndërtuar me mund e sakrificë, unë në bashkëpunim me profesorin Prof. Dr.
Suleyman Baki dhe njerëzit vullnetmirë që shprehen gatishmërinë të jenë kontribues në këtë
çështje, jemi munduar që të dokumentojmë rrugën me shumë pengesa të vullnetëmirit dhe
punëtorit në çështjen shoqërore Jusuf ef. Iseni apo ndryshe thënë në gjuhën e popullit si Haxhi
Hoxha.

Për të pasur një rini të shëndoshë dhe intelektuale, ne duhet të marrim Haxhi Hoxhën si model
veprimi dhe rrugëtimi në jetë. Ai na la gjurmët e tij me shkrime dhe gojëtregime nga
bashkëkohësit e tij, që të na shërbejë si udhërëfyes për të tanishmen. Intelektual i kohës së tij, kur
në këtë lëmi kishte një deficit të ndijshëm, ishte dhuratë e asaj periudhe për popullin që jetuan
bashkë.
I bindur thellë, që hulumtimi im do të shërbejë në shoqëri në çështjet pozitive, inkurajoj edhe të
tjerët duke marrë si motiv punimin tim të hulumtojnë dhe të dokumentojnë edhe më gjërësisht
çështjen e veprimtarisë së Haxhi Hoxhës, e që nuk është edhe e lehtë.

VI. Literatura e shfrytëzuar

22
1. Verzioni i botuar në gazetë si “Yeni Balkan” 28 Ekim 2013 Pazartesi dhe versioni
elektronik gjegjësisht: www.studenicani.gov.mk sidhe www.zaniinaltë.al
2. Tregime gojore si intervista me nxënës, familjarë dhe bashkëkohësit e tij.
3. Dokumentet e tij personale (pasaporta, diploma, mirënjohjet dhe dorëshkrimet e vetë
hoxhës)
4. https://haberimbalkan.wixsite.com/haberimbalkan/single-post/2017/09/19/Do%C3%A7-Dr-S
%C3%BCleyman-Baki-FAT%C4%B0H-%C4%B0-%C3%9CSK%C3%9CB-Pa%C5%9Fa-Yi%C4%9Fit-
Mehmed-Bey, Salih Âsım “Üsküb Târihi ve Civâri”, Istanbul, 2004, fq.31
5. Taxhedin Bislimi, Medreseja Meddah e Atullah Efendiut dhe nxënësit e saj” Shkup,
2011.
6. Revistë “Atullah Hoxha Drita e diturisë” e përgatitur nga hoxhë Mutalib Ademi, 2006.
7. Dokumente arkivore si urdhëresa e BI-së nr,432 e datës 17.11.1986.
8. “Gjurmë e kohës Jusuf ef. Iseni”, Fevzije Osmani, Shkup, 2019.
9. “Fetah Efendiu: Poet, veprimtarë e atdhetarë i shkupit në shekullin e kaluar”, Jasir Islami,
Tetovë, 2016.
10. “Üsküb Târihi ve Civâri”, Salih Âsım, Sadeleştiren Suleyman Baki, Istanbul, 2004.
11. Lita Qerim, “Shpërngulja e shqiptarëve për nëTurqi 1937-1941 dhe roli i Bashkësisë
Fetare Islame në pengimin e saj”, poaty, f. 208.
12. Ali Muhamed, poaty, f. 90; intervistë me hfz. Ferid ef. Ismailin, nxënësi Idris ef.
Sulejmanit (23.09.2015); BislimiTaxhedin, poaty, f.40.
13. “Jeta shoqërore e shqiptarëve në Shkup dherrethin ëndërmjet dy luftërave botërore” –
Konferencë shkencore, 14-15 tetor, 2015, Shkup, botoi: Instituti i trashëgimisë
shpirtërore e kulturore të shqiptarëve, Revista Scupi, vëllimi 12, Shkup, 2015, f. 381.
14. Бојаниќ Лукач, Д., “КакоТурците го презеле Скопје (1391)”, Bulletin I Muzeut të
qytetit të Shkupit, II - III, Скопје, 1965/6, 10, Ѓоргиев, Д., “Скопје од турското
освојување до крајот на XVII век“, ИНИ, Скопје 1997.
15. Hasan Kaleši, “Najstariji Vakufski dokumenti…”, poaty, f. 90, cituar sipas: M-r. Jenuz
Ibraimi, “Mektebet dhe medresetë në Maqedoni gjatë periudhës së sundimit osman – deri
në fund të shek. XVIII-të”, f. 99-101, Shkup, 2016.

23

You might also like