Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

SJELLJET DEVIANTE NË SHOQËRI

Jeta sociale udhëhiqet nga norma dhe rregulla. Aktivitetet tona do të binin në kaos, në qoftë se
nuk do t’iu përmbaheshim rregullave që përcaktojnë disa lloje sjelljesh, si të përshtatshme në
rrethana të caktuara dhe disa të tjera si të papërshtatshme. Veprimi i rregullt në autostradë, p.sh,
do të ishte i pamundur në qoftë se shoferët nuk do të respektonin rregullat e ngasjes së makinës
dhe rregulla të tjera të trafikut. Normat që ndjekim në veprimet tona janë ato që i japin botës
sociale karakterin e saj të rregullt e parashikueshëm.

Por ka edhe një aspekt tjetër. Jo çdo njeri u përmbahet gjithnjë asaj që pritet nga shoqëria.
Shoferët p.sh, ndonjëherë i neglizhojnë rregullat e sjelljes në trafik, edhe në qoftë se jeta e të
tjerëve rrezikohet nga kjo gjë. Shumë shpesh njerëzit u shmangen rregullave që ata duhet të
ndjekin.

Sjella devijuese është fushë e komplikuar analizash, sepse ka aq tipa të thyerjes së rregullave sa
edhe norma ose vlera morale. Përderisa normat variojnë sipas kulturave të ndryshme dhe sipas
nënkulturave të së njejtës shoqëri, ajo që është normale në një mjedis kulturor është devijuese në
një tjetër. Të përdorësh marihuanë është një veprim shmangës, ndërsa pirja e alkoolit nuk është e
tillë. Krejt e kundërta ndodh në disa shoqëri tjera.

Ç’ështe shmangia?

Shmangia mund të përcaktohet si moskonformizëm ndaj një norme të caktuar ose një tërësie
normash, të cilat janë të pranuara nga një numër i madh njerëzish të një komuniteti ose shoqërie.
Asnjë shoqëri nuk mund të ndahet thjesht midis atyre që shmangen prej normave dhe atyre që u
përmbahen atyre. Shumica e njerëzve, në disa raste i shkelin rregullat e sjelljes të pranuara nga të
gjithë, si veprime të vogla vjedhjeje, si p.sh, marrje sendesh nga dyqani pa paguar ose përvetësim
gjërash të vogla nga puna, si p.sh, fleta shënimesh zyre dhe i kanë përdorur ato për qëllime
private. Një numër i madh njerëzish kanë përdour marihuanë, kanë blerë alkool nën moshën e
lejuar, kanë përdorur droga ilegale, etj.

Shmangia nuk ka të bëjë vetëm me sjelljen individuale, por edhe me aktivitete grupore. Si
ilustrim është kulti i Hare Krishnas, një grup fetar, besimet dhe mënyrat e jetesës të të cilit janë
krejt të ndryshme prej atyre të shmicës së popullsisë që jetojnë në Mbretërinë e bashkuar. Kulti u
krijua kur prijësi I tyre erdhi nga India për të përhapur fjalën e ndërgjegjës Krishna ku
propagandohej se një njeri mund “të qëndronte tërë kohën i ekzaltuar, të zbulonte lumturinë e
përsosur të përjetshme” duke ndjekur mësimet e tij. Hare Krishnas përfaqësojnë shembullin e një
nënkulture shmangëse.

Normat dhe sanksionet

Si rezultat i shoqërizimit na është bërë zakon të ndjekim normat dhe rregullat sociale. Marrim,
p.sh, rregullat e gjuhës. Të përdorësh gjuhën do të thotë një shumëllojshmëri rregullash
gramatikore dhe të të folurit. Shumicën e kohës ne i përdorim ato pa na u dashur të mendojmë
për to, meqenëse i kemi mësuar që në fëmijërinë e hershme. Vetëm më vonë, kur përpiqemi të
mësojmë një gjuhë të huaj, shohim se sa shumë rregulla duhet të mësohen për të qenë në gjendje
që të themi saktë fjalitë.

Disa norma të tjera i ndjekim më shumë me vetëdijen se sjellja që ato nënkuptojnë është e
justifikuar. Kjo, p.sh, është e vertetë për normat e sjelljes në trafik që përmendëm më parë.
Shumica e shoferëve e pranojnë se duhet patjetër t’i respektojnë rregullat si ecja në anën e duhur
të rrugës ose ndalimi kur drita e semaforit është e kuqe. Ndërsa sa i përket aspekteve të tjera të
sjelljes në rrugë, si p.sh, kufinjtë e shpëjtësisë ka më pak mirëkuptim. Ata priren të ngasin
makinat brenda kufinjëve të shpejtësisë në qoftë së e dinë që aty afër ndodhet ndonjë makinë
policie.

Ky shembull e drejton vëmendjen tonë në disa aspekte shumë të rëndësishme të konfomizmit dhe
shmangies. Të gjitha normat sociale shoqërohen me sanksione që nxisin konformizmin dhe
mbrojnë kundër jokonformizmit.

Sanksioni është çdo reagim ndaj sjelljes së një individi ose grupi që ka synim të sigurojë që një
normë e caktuar të respektohet.
Sanksionet mund të jenë pozitive(ofrojnë shpërblime për konformizm ndaj tyre) ose
negative(ndëshkim për sjelljen që nuk konformohet).

Ato mund të jenë edhe zyrtare ose jozyrtare. Sanksioni zyrtar ekziston atje ku ka një grup të
përcaktuar njerëzish, ose një agjenci, detyra e së cilës është të sigurojë që të respektohen një
tërësi e veçantë normash. Sanksionet jo zyrtare janë reagime më pak të organizuara dhe dhe më
spontane ndaj jokonformizmit.

Tipat kryesore të sanksionit zyrtar në shoqëritë moderne janë ato që bëjnë pjesë në sistemin e
ndëshkimit të përfaqësuar nga gjykatat dhe burgjet.Gjobat, burgimi ose ekzekutimi, janë që të
gjitha lloje të sanksioneve negative zyrtare.

Për të shpërblyer sjelljen në trafik nuk ekzistojnë shumë sanksione positive zyrtare. Megjithatë,
shpërblime zyrtare mund të gjejmë në çdo fushë të jetës sociale, p.sh, dhënien e medaljeve për
trimëri në luftë, gradat ose diplomat për të konsoliduar suksesin akadamik, ose çmimet për
arritjet në aktivitetet sportive.

Ligjet, krimet dhe ndëshkimi

Ligjet janë norma të caktuara nga shtetet si parime që duhet të ndiqen nga qytetarët e tyre. Nga
autoritetet përdoren edhe sanksione zyrtare kundër njerëzve që nuk i respektojnë ato. Atje ku ka
ligje, ka edhe krime, sepse krimet shumë thjesht mund të përcaktoheshin si mënyrë sjelljeje që
shkel ligjin. Natyra e sjelljes që konsiderohet si kriminale, serioziteti relativ i krimeve të
ndryshme dhe rrugët nëpërmjet të cilave ndëshkohen aktivitetet kriminale nga autoritetet e
shtetit, secila prej këtyre ka ndryshuar shumë gjatë dy ose tre shekujve të fundit.

Në Europën paraindustriale krimet më serioze, ato që merrnin dënimet më të mëdha ishin me


natyrë fetare si p.sh, propagandimi i doktrinave fetare të ndryshme prej asaj aktuale, vjedhja ose
dëmtimi i pronës së kishës, si dhe blasfemia që është përdorimi pa respekt i fjalës Zot, këto
cilësoheshin krime serioze dhe zakonisht dënoheshin me vdekje. Kurse vrasja e një njeriu që në
kohën e tashme cilësohet si një ndër krimet më të mëdha, nuk konsiderohej aq serioze.
Teoritë kryesore mbi shpjegimin e krimit dhe shmangies(sjelljeve deviante)

Teoritë biologjike dhe psikologjike

Argumentet nga biologjia janë përpjekjet e para për ta shpjeguar krimin dhe forma të tjera të
devijimit. Këto teori pretendojnë që krimi dhe devijana janë te përcaktuara gjenetikishit. Paul
Broca, antropolog i hershëm francez, pretendonte se dallonte shenja të veçanta në kafkat dhe
trurin e kriminelëve, të tilla që i veçonin ata prej njerëzve që u përmbaheshin ligjeve. Por këto
ide u lanë tërësisht mënjanë më pas.

Ashtu si interpretimet biologjike, edhe ato psikologjike të krimit e lidhin kriminalitetin me tipa të
veçantë të personalitetit, ku sipas Freudit, ne në pakicë individësh zhvillohet një personalitet
amoral ose psikopatik. Ai pohon se, një pjesë e madhe e ndjenjës sonë të moralitetit rrjedh nga
vetë-ndrydhjet që mësojmë në fëmijëri . Disa fëmijë për shkak të natyrës së marrëdhënieve të
tyre me prindërit nuk i zhvillojnë kurrë ndrydhje dhe prandaj nuk e kanë ndjenjën e moralitetit në
vetvete. Psikopatët, thuhet, janë karaktere pa emocione, të pashoqërueshëm, të cilët kënaqen me
dhunën.

Teoritë sociologjike mbi krimin dhe sjelljeve deviante

Sociologët argumentojnë se konformizmi dhe shmangia përcaktohen në mënyra të ndryshme në


rrethana të ndryshme sociale. Mospërputhja e pasurisë dhe e pushtetit në shoqëri ndikojnë fort në
atë se çfarë mundësish u hapen grupeve të ndryshme të individëve dhe se çfarë llojesh të
veprimtarive konsiderohen si kriminale. Veprimtaritë kriminale mësohen në të njejtën mënyrë si
dhe ato që janë në përputhje me ligjin dhe përgjithësisht drejtohen drejt të njejtave nevoja dhe
vlera.

Nuk është për tu habitur që krime si vjedhja kryhen nga njerëz që u përkasin pjesëvemë të
varfëra të popullsisë. Krime të tjera si shmangia e taksave, janë të përcaktuara sit ë kufizuara
vetëm në personat me pozitë dhe influencë.

Teoria e etiketimit
Teoria e etiketimit është një ndër përpjekjet më të rëndësishme për të kuptuar kriminalitetin.
Teoricientët e saj e interepretojnë shmangien(sjelljen deviante) jo si një tërësi karakteristikash të
individëve ose grupeve, por si një process i ndërveprimit midis devijuesve dhe jodevijuesve. Ata
supozojnë se etiketimi i dikujt si devijues do të përforcojë sjelljen e tij devijuese dhe se asnjë akt
nuk është kriminal në vetvete. Sipas tyre përcaktimet mbi kriminalitetin janë bërë nga të
pushtetshmit me anën e formulimit të ligjeve.

Krimi dhe statistikat e krimit

Për të ditur se në ç’masë ekziston krimi dhe format më të përhapura të tij, duhet parë statistikat
zyrtare të krimit. Por statistikat për krimin janë më pak të besueshme sesa të gjitha të dhënat e
tjera që botohen zyrtarisht për probleme sociale. E meta më themelore e statistikave të krimit
është se ato përmbajnë vetëm krimet që ka regjistruar policia. Shumica e krimeve, sidomos
vjedhjet e vogla, nuk raportohen fare në polici. Studimet tregonë gjithashtu se së paku gjysma e
të gjitha krimeve serioze që kanë të bëjnë me përdhunimin me forcë, grabitjen dhe sulmin e
rëndë nuk raportohen fare në polici.

Por megjithatë dihet se disa shoqëri kanë nivele shumë më të larta krimi se të tjerat, siç tregohet
nga përqindjet e larta të vrasjeve në SHBA, në krahasim me vende të tjera perëndimore.

Burgjet dhe ndëshkimi

Ashtu si krimi që ka ndryshuar në periudha e kultura të ndryshme, po ashtu kanë ndryshuar edhe
format e ndëshkimit. Burgjet janë zhvilluar pjesërisht për të mbrojtur shoqërinë dhe pjesërisht me
qëllimin e “reformimit” të kriminelit. Në këtë të fundit ato duken të kenë qenë në shumicën e
rasteve të paefektshme.
Burgjet nuk duken që e ndalojnë krimin, dhe shkolla në të cilën ata i rehabilitojnë të burgosurit
për ta përballuar botën e jashtme pa kryer përsëri krim, është e dyshimtë. Janë sugjeruar shumë
alternativa të tjera krahas burgimit si lirimi me kusht, puna në shërbim të komunitetit, gjobat,
zhdëmtimi i viktimës dhe masa tjera. Disa prej tyre tashmë edhe përdoren në shumë vende.

Devijimi dhe rendi shoqëror

Do të ishte gabim serioz ta shihnim devijimin tërësisht nga një këndvështrim negativ. Çdo
shoqëri që pranon se qeniet njerëzore kanë vlera dhe interesa të ndryshme duhet të gjejnë
hapësira për individët ose grupet, veprimtaritë e të cilëve nuk përputhen me normat që respekton
shumica.

Njerëzit që zhvillojnë ide të reja në politikë, shkencë, art, ose fusha të tjera shpesh shihen me
dyshim ose armiqësi nga ata që ndjekin rrugët tradicionale. P.sh. idealet politike të zhvilluara në
revolucionin amerikan për lirinë e individit dhe barazinë e mundësive, u kundërshtuan me zjarr
nga shumë njerëz të asaj kohe e megjithatë ato sot janë pranuar në të gjithë botën. Të devijosh
nga normat sunduese të një shoqërie, kjo kërkon kurajo dhe vendosmëri, por shpesh është
vendimtare për të siguruar proceset e ndryshimit të cilat do të kuptohen më vonë që janë në favor
të interesit të përgjithshëm.

A është “devijimi i dëmshëm” çmimi që një shoqëri duhet të paguajë atje ku lejohet një liri e
madhe për njerëzit për të ndjekur qëllime jokonformiste? Për shembull, a janë përqindjet e larta
të dhunës kriminale kostoja që kërkohet në një shoqëri në shkëmbim të lirisë individuale që
kërkojnë qytetarët e saj?

Ka pasur pikëpamje se burimet e dhunës janë të pashmangshme në një shoqëri ku përkufizimet e


rrepta të konformizmit nuk zbatohen. Por kjo pikëpamje nuk qëndron nëse shqyrtohet më me
vemendje. Në disa shoqëri ku njihet një hapësirë e gjërë e lirive individuale dhe ku tolerohen
veprimtari devijuese (të tilla si në Holandë), përqindjet e krimit të dhunshëm janë të ulëta. Dhe e
kundërta, vendet ku hapësira e lirisë individuale është e kufizuar (si disa shoqëri amerikano-
latine) mund të paraqesin nivele të larta të dhunës.

You might also like