Detyre Kursi

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

UNIVERSITETI”ALEKSANDER MOISIU”DURRES

FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE

VITI AKADEMIK: 2018-2019

DEGA:E DREJTE PRIVATE

KURSI:ARSYETIMI DHE SHKRIMI LIGJOR

TEMA: Raste individuale të interpretimit të ligjit sipas metodës “literale”.

DETYRE KURSI

PRANOI: PUNOI:

Dr.ANA XEKA BRISILDA QARRI

Durres,2019

1
Hyrje
Interpretimi eshte i pandashem nga veprimtaria juridike.Zbatimi i ligjit per situatat e faktit
nenkupton tri operacione te njepasnjeshme:Fillimisht, duhen percaktuar dispozitat zbatuese ;me
pas duhen interpretuar ato; ne fund, duhen zbatuar rregullat tashme te percaktuara dhe te
interpretuara per situaten ne fjale.Ne sistemet juridike te vendeve qe i perkasin familjes romako-
gjermanike, ku ben pjese edhe shqiperia, si rregull ligjvenesi nuk i parashikon rregullat e
interpretimit qe duhet t’u nenshtrohet gjyqtari.Megjithate, disa kode te vendeve te se drejtes
civile permbajne parime te interpretimit te ligjeve , te cilat jane krijuar si rezultat i nje pervoje te
tere ne shekuj dhe i nje literature te madhe.Ne pergjithesi, metodat e interpretimit te ligjit jane
produkt i jurisprudences dhe i doctrines juridike.Legjislacioni shqiptar nuk permban dispozita te
pergjithshme qe te parashikojne metodat e interpretimit te ligjit.

Interpretimi literal eshte nje nga llojet e interpretimit te ligjit.Detyra e pare e interpretuesit
qendron te leximi i perpikte i tekstit qe ai do te interpretoje.Analiza literale ka per qellim te beje
te kuptueshem vete tekstin duke saktesuar kuptimin e termave dhe domethenien e tyre,
nepermjet vendosjes ne fjali , struktures se tyre dhe shenjave te pikesimit.Dobia e kesaj analize
bazohet ne idene se teksti shpreh saktesisht mendimin e ligjvenesit dhe se ky i fundit ka perdorur
formulime plotesisht te pershtatashme per te shprehur mendimin e tij.Ky interpretim u referohet
rregullave normale dhe te zakonshme ne perdorimin e gjuhes.Ai mbeshtete ne nje kerkim
leksiologjik dhe filologjik.Keshtu perdorimi i nje fjale, nje lidheze ose nje tjetre, koha e nje
foljeve formolimi pohues ose mohues i nje fjalie jane tregues te sakte ne kete drejtim.Analiza
literale e nje teksti eshte thelbesore.Ajo sakteson vullnetin e formuluar nga ligjvenesi, shprehja
normative e te cilit behet e detyrueshme per organet e zbatimit te ligjit.Megjithate interpretimi
literal nuk eshte i mne rastin kur teksti eshte i paqarte , i dykuptimte ose i paplote.

2
Rast studimi-kazusi i perket fushes te se drejtes civile lidhur me institutin e trashegimise.

Personi A ka 4 femije nga martesa e tij e ligjshme konkretisht personat B,C,D,E.Me date
25.06.2005 ai nderron jete.Personi A ka vendosur me ane te testamentit se kujt do i kaloje
pasuria e tij pas vdekjes.Te gjithe femijet e testatorit ne kohen e vdekjes se tij kane femije te
mitur F,L,G,M. Trashegimtari E ne qastin e vdekjes te babait te tij ka nje femije te palindur
M.Vellezerit e tij B,C,D nuk e njohin femijen M si trashegimtar nisur nga fakti qe babai i tyre
nuk e ka njohur ne testament ate ne radhen e trashegimtareve per arsye se ai nuk ka ekzistuar ne
kohen kur testatori ka qene gjalle. Personi E ngre padi ne gjykate kunder vellezerve te tij per
kerkimin e trashegimit lidhur me femijen e tij te konceptuar.

Ne kete qeshtje lindin dy pyetje te rendesishme te cilave duhet t’iu jepet nje zgjidhje e
pranueshme dhe e sakte duke perdorur metoden e interpretimit literal te ligjit, konkretisht duke
interpretuar dispozitat perkatese te Kodit Civil qe kane te bejne me institutin e trashegimise.

a) A e gezon femija i palindur M statusin e personit per te fituar trashegimi me testament?


b) Vlefshmeria e disponimeve te bera me testament per ndarjen e pasurise pas vdekjes te
personit A.Ne kete rast jemi para pavlefshmerise absolute apo relative?

a) Qeshtjen e zotesise per te fituar me testament Kodi Civil e ka trajtuar ne nje dispozite te
vetme qe eshte neni 374 i tij.Nga menyra se si eshte hartuar kjo dispozite ligjore, paraqet
veshtiresi per tu kuptuar.Keshtu kjo dispozite shprehet;”Jane te pazote per te fituar me
testament ata qe jane te pa zote per te trasheguar me ligj me perjashtim te femijeve te
pandermjetem te nje personi te caktuar dhe te gjalle ne kohen e vdekjes se testatorit edhe sikur
ata femije te mos jene zene ende”.Kjo dispozite ne percaktimin e rrethit te subjekteve qe kane
zotesi per te fituar me testament permban ne vetvete dy veqori:E para, Eshte nje dispozite e
“permbysur”, domethene qe ne titullin e saj emertohet”zotesia per te fituar me
testament”,nderkohe qe ne permbajtjen e saj nuk percakton personat qe kane zotesi per te fituar
me testament,por percakton te kunderten ,personat qe jane te pazote per te fituar me testament.

Eshte nje dispozite blanket pasi te referon tek nje dispozite tjeter e po ketij kodi qe eshte neni
320 duke shprehur se jane te pazote per te fituar me testament ata qe jane te pazote per te
trasheguar me ligj. Ky nen percakton zotesine per te trasheguar pa e specifikuar nese flet per
trashegimine ligjore apo testamentare. Neni 320 percakton se ka zotesi per te trasheguar personi
qe ne kohen e qeljes se trashegimise eshte gjalle ,ose eshte zene para vdekjes te trashegimlenesit
dhe ka lindur i gjalle.Por ky rregull i pergjithshem ka nje perjashtim te bere nga pjesa e dyte e
nenit 374 te Kodit Civil,sipas te cilit jane te zote per te fituar me testament,pavaresisht se nuk
mund te trashegojne me ligj,femijet e pandermjetem te nje personi te caktuar dhe te gjalle ne
kohen e vdekjes te testatorit edhe sikur ata femije te mos jene zene ende.Per te kuptuar kete
dispozite eshte e rendesishme te analizojme kuptimin gramatikor te togfjaleshit “femijet e
pandermjetem”ne funksion te qartesimit te mosmarreveshjes ne gjykimin
civil.Togfjaleshi”femijet e pandermjetem” eshte nje grup emeror i formuar nga nje emer

3
“femijet” dhe nje mbiemer i nyjshem” e pandermjetem”i perdorur ne fjali ne funksionin e nje
kudrinori te drejte.Mbiemri”e pandermjetem “ percakton cilesine e emrit.Ligjvenesi ka pasur per
qellim te percaktoje se cilet femije jane te lejuar te trashegojne me testament pasurine e
trashegimlenesit.Testatori mund te disponoje me testament ne favor te femijeve te tij te
pandermjetshem ku me femije te pandermjetem kuptohet personi i cili nuk rrjedh direkt nga
testatori, per shembull gjyshi ne favor jo te djalit te ti, pasi ai eshte i ndermjetem me te, por ne
favor te nipit a te sternipit te tij me te cilin ai eshte i pandermjetshem . Mbas ketij togfjaleshi
“femijet e pandermjetem” neni vazhdon “ te nje personi te caktuar”Detyrimisht ligji ka
parashikuar qe keta “femije” te jene te aferm me “nje person te caktuar” te cilet jane te thirrur te
trashegojne.Fraza “femijet e pandermjetem te nje personi te caktuar dhe te gjalle ne kohen e
vdekjes te testatorit”percakton qe femija duhet te jete i gjalle ne menyre qe te kete te drejte te
trashegoje.Mbiemri lidhor “te gjalle” eshte vendosur ne rolin e percaktorit ne fjali i cili i
drejtohet grupit emeror “femijet e pandermjetem”Lidheza shtuese bashkerenditese “dhe”eshte
vendosur me qellim qe te tregoje se nevojiten qe te dyja kushtet te plotesohen femijet e
pandermjetem duhet ti perkasin” nje personi te caktuar” te aferm me trashegimlenesin dhe duhet
te jene” te gjalle” ne kohen e vdekjes te testatorit.

“Edhe sikur ata femije te mos jene zene ende” eshte nje tjeter pjese e bashkerenditur e cila
shton edhe nje element tjeter qe i nevojitet te kete femija i palindur M per te pasur zotesine per te
fituar me testament.Me fjalen “zene” kuptohet gruaja shtatezene ose kur femija eshte konceptuar
brenda barkut te nenes dhe eshte i gjalle.Neni lejon qe femija i pandermjetem te trashegoje edhe
kur ai ende nuk eshte konceptuar ne barkun e nenes.P.sh kur nipi eshte i pazene ende ne kohen e
testatorit , i cili mund te shprehet se mund te lere testament te vlefshem duke u shprehur se
pasurine time ia le djalit te djalit tim edhe pse djali i tij nuk eshte i martuar dhe djali i djalit te tij
nuk ishte zene ende ne kohen e vdekjes se gjyshit me kusht qe djali te jete i gjalle ne kohen e
vdekjes se babait te tij. Femija e te paslindurtit te testatorit mund te trashegoje kur eshte
konceptuar ne qastin e vdekjes se tij por me kusht qe te lind i gjalle per arsye se me vdekjen e
njeriut mbaron dhe zotesia juridike.Ne rastin ne fjale testatori nuk ka shprehur ne testament se
pasuria e tij do te ndahet edhe me femijen e djalit E te trashegimlenesit.Por nisur nga
interpretimi i dispozites ky femije i pandermjetem mund te trashegoje dhe keshtu bie pretendimi
i vellezerve te personit E per keto arsye:Se pari femija eshte i konceptuar ne qastin e vdekjes te
testatorit dhe se dyti femija eshte i gjalle.Babai i femijes M ka te drejte te ngreje padine per te
mbrojtur interesat pasurore te femijes se tij.

4
b) Per sa i perket pyetjes tjeter qe shtrohet per zgjidhje ne lidhje me vlefshmerine e diponimeve
testamentare, rregulli i pergjithshem eshte qe me ane te testamentit,personi pas vdekjes mund t’ia
lere kujt te deshiroje pasurine tij me kusht qe te respektoje radhen ligjore te trashegimtareve.
Personi A i ka kaluar trashegimine personave te radhes se pare qe perfitojne nga trashegimia qe
jane kater femijet dhe femijet e te paslindurve te tij me vullnetin e tij te lire ne perputhje me
parimin se testamenti eshte nje veprim juridik i njeanshem qe shpreh vullnetin e testatorit.Nese
ndodhemi apo jo ne pavlefshmeri te disponimeve testamentare eshte e rendesishme qe ti bejme
nje analize rastit qe plotesohet sipas ligjit per te qene i pavlefshem ky testament. Ratet e
pavlefshmerise absolute dhe relative jane te percaktuara ne nenet 403-409 te K.C.Nje nga rastet
e pavlefshmerise absolute eshte cenimi i rezerves ligjore.Ne kodin civil eshte parashikuar rezerva
ligjore ne nenin 379 te tij i cili percakton “Trashegimlenesi nuk mund te perjashtoje nga
trashegimia ligjore femijet e tij te mitur ose trashegimtar te tyre te mitur qe trashegojne me
zevendesim si dhe trashegimtaret e tyre te paafte per pune ne qofte se thirren ne trashegim, dhe
as te cenoje me testament ne qdo menyre qofte pjesen qe u takon ketyre trashegimtareve sipas
trashegimise ligjore , perveq kur keta jane bere te padenje per te trasheguar”.Rezerva ligjore
kufizon vullnetin e testatorit i cili nuk mund te cenoje pjesen takuese te personave te
sipermendur.Eshte e nevojshme te behet nje interpretim ne lidhje me subjektet qe perfitojne dhe
kushtet qe duhet te plotesohen per ta fituar trashegimine.Neni 379 shprehet keshtu “
Trashegimlenesi nuk mund te perjashtoje nga trashegimia ligjore femijet e tij te mitur..”Me”
femije te mitur” kuptohet individet qe nuk kane mbushur ende 18 vjeq.Ne rast se testatori ka
femije te mitur ai nese nuk ua kalon pasurine me testament ligji ka parashikuar rezerven ligjore
te cilen ky i fundit nuk duhet ta cenoje.Ketyre femijeve duhet ti jete njohur atesia e tyre qofte
vullnetarisht para nepunesit te gjendjes civile ose me vendim gjyqesor nga
trashegimlenesi.Ligjvenesi ka vendosur lidhesen vequese “ose” e cila lidh pjesen e
bashkerenditur me pjesen kryesore qe trashegimlenesi nuk mund te perjashtoje nga trashegimia
kete subjekt.Pjesa bashkerenditese” ose trashegimtar te tyre te mitur qe trashegojne me
zevendesim”percakton se testatori nuk mund te perjashtoje femijet e mitur te femijeve te tij. Ligji
ofron mbrojtje te femijeve te mitur te femijeve te testatorit.Kushti qe ka kjo pjese eshte se femijet
e mitur thirren ne trashegim me zevendesim.”Zevendesimi” lejohet kur babai i femijes se mitur
eshte shpalle i padenje per te trasheguar kur ka hequr dore nga trashegimi ose eshte
perjashtuar.Vetem ne keto raste femija i mitur i te paslindurit te trashegimtarit mund te
trashegoje me zevendesim dhe qe testaori duhet ta kete parasysh qe te mos cenoje rezerven
ligjore ose pjesen takuese te tij.Ne kete rast femijet e femijeve B,C dhe D nuk jane thirrur ne
zevendesim.

“ perveq kur keta jane bere te padenje per te trasheguar”Ne kete pjese te nenit te shkeputur
kemi te bejme me pjese te nenrenditur e cila lidh pjeset e tjera te fjalise me ane te lidhezes
kushtore “perveq”Kur keta subjekt jane te padenje per shkaqet e parashikuar ne ligj dhe jane te
perjashtuar nga testatori, ata nuk mund te trashegojne.Kjo pjese e nenrenditur nga ana gjuhesore
lidh pjesen kryesore te fjalise me pjeset e tjera te fjalise d.m.th Trashegimlenesi nuk mund te
perjashtoje nga trashegimia ligjore femijet e tij te mitur perveq kur keta jane bere te padenje per

5
te trasheguar; Trashegimlenesi nuk mund te perjashtoje nga trashegimia ligjore trashegimtar te
tyre te mitur qe trashegojne me zevendesim perveq kur keta jane bere te padenje per te
trasheguar; Trashegimlenesi nuk mund te perjashtoje nga trashegimia ligjore si dhe
trashegimtaret e tyre te paafte per pune perveq kur keta jane bere te padenje per te trasheguar.

“ne qofte se thirren ne trashegim” Edhe kjo pjese e shkeputure ketij neni eshte pjese e
nenrenditur ku lidheza “ne qofte se” eshte kushtore dhe shpreh per nga kuptimi gjuhesor
marrdhenie varesie me pjeset e tjera te fjalise se bashku me pjesen “perveq kur keta jane bere te
padenje per te trasheguar”Kodi civil ne nenin 360 te tij shpreh se cilet jane trashegimtaret
ligjore te cilet thirren ne trashegim sipas radhes te percaktuar ne Kodin Civil.Trashegimtar
ligjore jane femijet dhe femijet e femijeve te trashegimlenesit.Femija i palindur M ne kete rast
ben pjese tek radha e trashegimtareve ligjore qe mund te trashegojne.

Si perfundim, nisur nga interpretimi i neneve 374,379 dhe 320 ligji i njeh te drejten testatorit
qe pasurine e tij ta kaloje tek femijet e femijeve te tij.Testatori A pasurine e tij e ka ndare mes
kater femijeve te tij dhe nje pjese te saj e ka lene edhe per femijet e mitur te djemve
B,C,D.Testatori e ka percaktuar shprehimisht per femijet e mitur te djemve te tij por nuk ka
shprehur ne testament se nje pjese e pasurise do ti kaloje edhe femijes te ardhshem te djalit te
E.Ligji ketij femije i njeh te drejten te trashegoje ne perputhje me nenin 374 “ Jane te pazote per
te fituar me testament ata qe jane te pa zote per te trasheguar me ligj me perjashtim te femijeve
te pandermjetem te nje personi te caktuar dhe te gjalle ne kohen e vdekjes se testatorit edhe sikur
ata femije te mos jene zene ende” dhe nenin 379 Trashegimlenesi nuk mund te perjashtoje nga
trashegimia ligjore femijet e tij te mitur ose trashegimtar te tyre te mitur qe trashegojne me
zevendesim si dhe trashegimtaret e tyre te paafte per pune ne qofte se thirren ne trashegim, dhe
as te cenoje me testament ne qdo menyre qofte pjesen qe u takon ketyre trashegimtareve sipas
trashegimise ligjore , perveq kur keta jane bere te padenje per te trasheguar”..Femija M eshte
zene dhe eshte i gjalle ne kohen e vdekjes te testatorit A.Femija i palindur M duke marre
parasysh kohen e vdekjes te testatorit dhe qastin e thirrjes ne trashegim nuk mund te quhet femije
i mitur por fetus ose embrion ne varesi te muajve te shtatezanise te gruas.Femija i palindur M do
te kete pjese te tijen nga pasuria trashegimore por pjesa qe tashme i takon femijes dhe te gjitheve
personave te tjere qe testatori ka njohur me cilesine e trashegimtarit do te percaktohet nga
gjykata.Nuk mund te perjashtohet nga trashegimia nje femije qe eshte i zene dhe i
gjalle.Trashegimtaret nuk mund te cenojne rezerven ligjore qe ligji i siguron personave te
mitur.Neni 379 ofron garanci femijeve te mitur perkundrejt personit qe le trashegimi dhe
personave trashegimtare qe e kundershtojne kete fakt.Testamenti do te konsiderohet i pavlefshem
sepse cenon rezerven ligjore dhe do te ndryshohen pjeset takuese te trashegimtareve.

You might also like