Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 7

Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 nga Ligji për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore („Gazeta zyrtare e Republikës

së Maqedonisë “ nr.
58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11),), si dhe në bazë të nenit 50 alinea 6 nga Ligji për arsim fillor („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut
“ nr.161/2019) ministri për arsim dhe shkencë e solli programin e shkurtuar për lëndën mësimore Shkencat natyrore për klasën e katërt të arsimit fillor
nëntëvjeçar për vitin shkollor 2020/2021.
PROGRAM I SHKURTUAR MËSIMOR
MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

BYROJA PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT

SHKENCAT
NATYRORE

ARSIMI FILLOR NËNTËVJEÇAR

Shtator 2020
1. Hyrje

Programi i shkurtuar mësimor për vitin shkollor 2020/2021 nga nga lënda Shkencat natyrore për klasën e katërt të arsimit fillor nëntëvjeçar bazohet në
qëllimet/rrezultatet e pritura me programin mësimor për lëndën mësimore i cili në formë të rregullt realizohet në përputhshmëri me planin mësimor.

Me programin e shkurtuar vërtetohen temat dhe njësitë mësiomore që do të duhet të realizohen për 159 ditë pune mësimore, gjatë së cilës duhet ruajtur fondi i
paraparë javor i paraparë në programin e rregullt, konkretisht për lëndën mësimore me 2 orë mësimore në javë janë paraparë 64 orë me program të shkurtuar.

Mësimdhënësi gjatë planifikimit dhe realizimit të njësive mësimore nga programi i shkurtuar bazohet nga qëllimet/ rrezultatet e pritura, nocionet, metodat dhe
aktivitetet të parapara në programin e rregullt mësimor
2. Pasqyrë e temave dhe njësive mësimore

TEMA: Vendbanimet (9 orë)


Njesi mesimore :
1. Njohja me vendbanimet
2. Hulumtime të vendbanime të ndryshme
3. Hulumtime të vendbanime të ndryshme (ora e 2)
4. Shtazët dhe vendebanimet e tyre
5. Shfrytezimi i çelsit për identifikim
6. Shfrytezimi i çelsit për identifikim (ora e 2)
7 Njerëzit dhe mjedisi jetësor
8 . Fatkeqësitë natyrore dhe katastrofat ekologjike
9. Çfarë mësuam për vendbanimet?

TEMA: Materie të ngurtë, të lëngtë dhe të gaztë (8 orë)


Njesi mesimore:
1. Materiet e ngurta, lëngta ose te gazta
2. Identifikimi i materieve të ngurtë, lëngët dhe të gaztë
3. Nga çfarë është ndërtuat materia?
4. Ngrohja dhe ftohja
5. Shkrirja dhe ngrirja
6. Uji shëndërrohet në avull
7. Studimi i avullit
8. Çfarë kemi mësuar në lidhje me trupat e ngurtë, lëngjet dhe gazrat?
TEMA : Krijimi i qarqeve të rrymës (11 orë)
Njësi mësimore:
1. Njohja me qarqet e rrymës
2. Komponentet e qarkut të rrymës
3. Ndërtimi i qarkut të rrymës
4. Ndërtimi i qarkut të rrymës (ora e2)
5. Ndërtimi i qarkut të rrymës (ora e 3)
6. Energjia elektrike është shumë e fuqishme
7. Ndërprerja e qarkut
8. Nderprerja e qarkut (ora e 2)
9. Rrjedha e energjisë elektrike
10. Rrjedha e energjisë elektrike (ora e 2)
11. Çfarë mësuam rreth ndërtimit të qarqeve të rrymës

TEMA: Si funksionojnë magnetet (12 orë)


Njësi mësimore:

1. Çka janë magnetet?


2. Çfarë tërheqin magnetet?
3. Magnetet tërhiqen dhe shtyhen njëri me tjetrin
4. Magnetet tërhiqen dhe shtyhen njëri me tjetrin (ora e 2)
5. Forcat midis magneteve
6. Forcat midis magneteve (ora e 2)
7. Si sillen magnetet kur i afrohen njërin tjetrit?
8. Çfarë është busulla?
9. Cilat objekte janë magnetizuese?
10. Cilat objekte janë magnetizuese? (ora e 2)
11. Magnetët tërheqin metale që përmbajnë hekur dhe çelik
12. Çfarë kemi mësuar për funksionimin e magneteve?
TEMA: Skeleti dhe muskujt (13 orë)

Njësi mësimore:
1. Njohja me skeletet dhe eshtrat
2. Skeleti ashtror tek njerëzit
3. Skelete dhe eshtrat te shtazët
4. Skeleti i eshtrave tek njerëzit dhe disa shtazë
5. Skeleti i eshtrave tek njerëzit dhe disa shtazëve(ore 2)
6. Cili është qëllimi i skeletit?
7. Funksioni i skeletit
8. Rritja e skeletit
9. Muskujt dhe skeletet
10. Si funksionojnë muskujt së bashku?
11. Roli i barnave
12. Pse shërbejne vaksinat dhe ilaçet?
13. Çfarë kemi mësuar për skeletin dhe muskujt?

TEMA: Zëri (11 ore)


Njësitë mësimore:
1. Si krijohen tingujt?
2. Krijimi dhe matja e zërit
3. Krijimi dhe matja e zërit (ora e 2)
4. Si udhëton tingulli në veshët tanë?
5. Cilat materiale i bëjnë tingujt më të fortë?
6. Disa materiale e ndalojnë tingullin
7. Tingujt mund të jenë të lartë ose të ulët
8. Si mund ta ndryshojmë lartësin e tingullit?
9. Tingujt e lartë dhe të ulët mund të jenë të zëshme dhe të qetë
10. Krijimi i muzikës
11. Çfarë kemi mësuar për tingullin?
3. Rekomandime didaktike

Në programin mësimor për klasë të katërt temat mundësojnë kontinuitet në të mësuar të përmbajtjeve mësimore nga biologjija, kimia dhe fizika.

Pikënisje bazë për realizimin e programit të shkurtuar mësimor për lëndën Shkencat natyrore është programi i rregullt mësimor (qëllimet konkrete,
nocionet, aktivitetet e propozuara dhe metodat). Realizimi efikas i njësive mësimore në këtë program mësimor, në veçanti formimi i nocioneve nga
ana e nxënësve, mvaret shumë nga zbatimi i metodave hulumtuese.

Këshillohet, varëisht nga përparimi i nxënësve, interesi dhe kushteve në të cilën realizohet mësimi, mësimdhënësit vetë të vlerësojnë se me cilat
aktivitete do të jetë efikas realizimi i këtij programi të shkurtuar.

4. Normativi për kuadrin mësimor

Programin e shkurtuar mësimor e realizon mësimdhënësi në bazë të normativit për kuadër mësimor i paraparë në programin e rregullt mësimor.

Programin e shkurtuar mësimor për lëndën mësimore Shkencat natyrore për klasën e katërt në arsimin fillor nëntëvjeçar për vitin shkollor 2020/2021 e
miratoi

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

___________________________

Mila Carovska

You might also like