Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 2

Tiranë, më 19.02.

2020

Tema 9: Sa është ora?

a. Dita ka 24 (njëzet e katër) orë. ________________________


b. Ora ka 60 (gjashtëdhjetë) minuta. ________________________
c. Minuta ka 60 sekonda. ________________________

Sa është ora tani? Sa është ora? Ose Sa është ora ju lutem?

Tani është ora 10. Ose Sa e ke orën zotëri (zonjë)? Ora është nëntë e gjysëm.

Është ora dhjetë. Ora është njëmbëdhjetë e një çerek.

Sa është ora Beni? Sa do të jetë ora vallë? Sa është ora vallë?

Ora është tre pa një çerek. Ora është tre e dhjetë minuta. Ora është shtatë pa pesë minuta.

Kujdes! Ora 12:00 e ditës quhet mesditë, ora 00:00 e natës quhet mesnatë.

Lexim.

Ana bleu një orë dore të re. Ora e saj është e rrumbullakët. Ajo ka një fushë të bardhë dhe tre akrepa: akrepin e vogël që
tregon orët, akrepin e madh që tregon minutat dhe një akrep shumë të vogël, i cili tregon sekondat.

Informacion:

Ka disa lloj orësh: orë muri, orë tryeze, orë dore. Orët e dorës për burra janë më të mëdha se orët e dorës për gra. Kur
ora nuk punon e shpiem tek orëndreqësi.

Modele përdorimi: Pas një ore.____________________________ Pas disa orësh.______________________________

Orë e pa orë.____________________________ Orë e çast._______________________ Ora e mësimit. _____________

Një orë e më parë._______________________ Tetë orë punë. ___________________________


Dialog:

Nëna: - Kur fillon mësimi?

Djali: - Mësimi fillon në orën tetë të mëngjesit.

Nëna: - Kur niset autobusi? (Në çfarë ore niset autobusi.)

Djali: - Autobusi niset në orën shatë pa pesë.

Nëna: - Në çfarë ore arrin në Durrës?

Djali: - Autobusi arrin në Durrës në orën teta pa pesë.

Nëna: - Sa orë zgjat mësimi?

Djali: - Mësimi zgjat dy orë e gjysëm.

Nëna: - Në çfarë ore mbërrin në Tiranë?

Djali: - Rreth orës tre (pesëmbëdhjetë) pasdreke.

You might also like