Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Detyre: Grumbulloni informacion rreth gazit te rafinimit,benzines,neftes se

lehte,vajgurit,naftes diezel,mazutit,vajit lubrifikues,bitiumi.


Nafta, sikurse qymyri edhe nafta është quajtur karburant fosil. Nafta është lëng i trashë si vaji,me ngjyrë të
errët dhe erë karakteristike,si erë hudhre.Nafta për nga përbërja e saj kimike, praktikisht ndryshon,jo vetëm
ndërmjet lokaliteteve të ndryshme, por edhe brënda shtresave të ndryshme të një lokaliteti. Nafta është e
përbërë nga hidrokarburet parafinike (alkanet), naftanike (cikloalkanet) dhe aromatike (kryesisht derivatet e
benzenit). Përsa i përket origjinës së naftës mund të thuhet se ajo ka prejardhje biologjike. Meqë nafta është
përzierje
hidrokarburesh të ndryshme, të cilat ndryshojnë për nga pika e vlimit,nga ajo me anë të procesit të distilimit
mund të veçohen produkte të ndryshme. Nga këto produkte më të rëndësishme janë:vajguri,benzina,vaji solar
ose gazoili etj. Pas distilimit të këtyre produkteve mbetet një lëng i zi i tras hë që quhet mazut.
Mazuti është fraksion i naftës,i cili distilon në afro 623K. Është lëng i zi me erë të rëndë. Përdoret si karburant
në furra industriale dhe për ngrohje të banesave.
Nafta bruto, është e njohur zakonisht si petroleum, është një lëng i gjetur brënda tokës dhe që përbëhet nga
hidrokarburet,përbërjet organike dhe sasi të vogla prej metali. Ndërsa hidrokarburet janë zakonisht
komponent kryesor i naftës së papërpunuar, përbërja e tyre mund të variojë nga 50% -97% në varësi të llojit të
naftës së papërpunuar dhe se si ajo është nxjerrë. Përbërjet organike si azoti,oksigjeni, dhe squfuri zakonisht
përbëjnë rreth 6% -10% të naftës së papërpunuar, ndërsa metalet si bakri, nikeli, hekuri dhe vanadiumi janë
më pak se 1% të përbërjes totale. Nafta bruto është krijuar nëpërmjet ngrohjes dhe ngjeshjes së materialeve
organike për një periudhë të gjatë kohore. Shumica e naftës që nxirret sot vjen nga mbetjet e algave dhe
zooplankton prehistorike të cilët kanë qëndruar në fund të një oqeani apo liqeni. Me kalimin e kohës, ky
material organik i kombinuar dhe me baltë është ngrohur pastaj në temperatura të larta nga presioni i krijuar
nga shtresat e rënda të sedimentit. Ky proces, i njohur si diagenesis, ndryshoi përbërjen kimike në fillim në një
kompleks prej dylli të
quajtur kerogen dhe pastaj, me rritjen e nxehtësisë, në një lëng nëpërmjet një procesi të quajtur catagenesis.
Benzina është fraksion i naftës dhe paraqet një përzierje të hidrokarbureve me pikë valimi 423-453K. Benzina
përdoret si karburat për motorë me djegie të brëndshme të automobilave,aeroplanëve etj. Ajo është tretës i
mirë i yndyrave, prandaj përdoret për pastrimin e pëlhurave dhe rrobave nga njollat e ndryshme, si dhe
për ekstraktimin e vajrave nga farërat e ndryshme.
Vajguri është më pak i avullueshëm se benzina dhe paraqet fraksionin e naftës që distilon ndërmjet 473 dhe
573 K. Përdoret kryesisht si karburant për motorët e traktorëve.
Qymyri është një përzierje organike, ku përveç karbonit përmban edhe hidrogjen, oksigjen, azot dhe squfur.
Gjatë djegies së qymyrit është përdorur për të krijuar avull të nxehtë ekspandues. Energjia
lëvizëse e avullit është shndërruar së pari në energji lëvizëse në turbinë, e pastaj në gjeneratorë.
Përfundimisht, ajo është shndërruar në energji elektrike, me qëllim që të përdoret në industri, në amvisëri etj.
Një sasi e qymyrit shërben për gatitjen e kokut, i cili përdoret për prodhimin e hekurit dhe çelikut. Produktet
përcjellëse të kokut, gazi i kokut, amoniaku dhe gudroni po ashtu gjejnë përdorim për gatitjen e kimikateve të
ndryshme.
1. “Petroleum” = Vaj shkëmbi
Fjala naftë (petroleum) vjen nga fjala greke “petros” dhe fjala latine “oleum”, që do të thotë
“shkëmb” dhe “vaj”. Para se të shpikej fjala “petroleum” nga mineralogu gjerman, Georg
Bauer në vitin 1556, njerëzit e quanin “vaji i shkëmbit”. Kinezët, që shpuan pusin e parë të
naftës në vitin 347 para Krishtit (240 m të thellë), e quajnë “shi”, që do të thotë vaj guri.
2. Prejardhja e naftës
Disa thonë se nafta u krijua nga dinozaurët e dekompozuar dhe materiet bimore, por
s’është e vërtetë. Edhe pse shkencëtarët besojnë se ka origjinë biologjike, nafta nuk ka
ardhur nga planktonët e dekompozuar. Gjeologët rusë dhe ukrainas besojnë se nafta s’ka
derivuar nga asgjë e gjallë, por nga depozitat e karbonit që datojnë që nga formimi i Tokës.
3. Përdorimet e lashta
Njerëzimi e përdor naftën prej kohësh. Asfalti përdorej në Babiloninë e lashtë për ndërtesa
dhe anije. Bitumi u përdor për herë të parë në shekullin e 8-të në Bagdat për të shtruar
rrugët. Format e papërpunuara të vajgurit përdoreshin për llambat. Gjatë mbretërimit
bizantin, zjarri grek, një armë ndezëse formula e së cilës ka humbur prej kohësh në histori,
besohej të ndizej me naftë.
4. Dashuron balenat? Falë naftës!
Në shekullin e 9-të, kërkesa e lartë për vajin e balenës për përdorime industriale nxiti
industrinë e balenave. Ai përdorej për llambat, dyll qiriu dhe lubrifikanët e orëve; për të
shkëlqyer fotografitë e hershme dhe përbërës esencial për farmacinë, sapunin dhe
kozmetikën. Falë distilimit të naftës, kërkesa për vajin e balenës ra derisa nuk pati më arsye
ekonomike.
5. Kur nafta derdhej në lumë
Gjatë ditëve të hershme të naftës standarde (para se makinat të bëheshin popullore),
vajguri ishte karburanti i ditës. Benzina, një nënprodukt i naftës së distiluar, nuk kishte
shumë kërkesë. Ishte një produkt i lirë që përdorej kundër morrave dhe për të hequr njollat.
Në të vërtetë, nafta ishte kaq e lirë sa kompanitë e hidhnin në lumenj.
6. Zona të ndryshme, çmime të ndryshme
Nafta ka kosto të ndryshe në pjesë të ndryshme të vendit, edhe pse po njësoj kushton të
prodhohet dhe të transportohet. Në SHBA çdo zonë ka çmime të ndryshme. Është strategji e
kompanive të naftës për të nxitur përfitimet që t’i marrin klientëve sasi të ndryshme në bazë
të volumit të trafikut, kushteve të karburantit, të ardhurat për frymë.
7. Rritja e çmimeve në 1970-ën
Është e lehtë të mendosh se çmimet e larta sot janë një problem i ri, por fakti është se kjo
kanë ndodhur edhe dy herë më parë. Në vitin 1973, anëtarët arabë të “OPEC”-ut njoftuan se
do prisnin prodhimin e naftës dhe nuk do ta eksportonin në SHBA, Evropë dhe Japoni, pasi
mbështesnin Izraelin në luftën e Jom Kipurit. Në thelb, e përdorin naftën si armë për të
dënuar Perëndimin. Në vitin 1979 ndodhi kriza e dytë pas revolucionit iranian.
8. Arsyeja që sauditët janë kaq të pasur
Nxjerrja e naftës nga toka është proces i ndërlikuar, por edhe një shkencë më vete. A e dini
se sa i kushton “Saudi Aramco”, kompania kombëtare e naftës në Arabinë Saudite dhe
prodhuesit më të madh të botës një fuçi naftë? Sipas “Forbes”, “Aramco” fiton gati 200
miliardë dollarë në vit neto, nga 350 miliardë bruto. Arabëve prodhimi i një fuçie u kushton
vetëm 2 dollarë dhe e shesin rreth 130 dollarë.
9. Rritja e naftës sjell rritjen e mallrave
Nga 20 milionë fuçi që SHBA-ja importon çdo ditë, vetëm 45 për qind përdoret për benzinë.
Boja, ekranet e kompjuterit dhe televizorit, telefonat celularë, llambat, jastëkët, letrat,
dyshekët, ndenjëset e makinave, tapetet, poljestra, prodhohen të gjitha nga përbërës që
kompanitë kimike i rafinojnë nga gazi natyral dhe nafta. Nafta përdoret edhe për energji nga
shumë kompani ushqimore, kjo është arsyeja që gjithçka është e lidhur zinxhir.
10. A e kemi arritur pikun e rritjes së çmimit të naftës?
Grafiku tregon se prodhimi i naftës ka arritur kulmin në shtetet që s’ishin pjesë e Bashkimit
Sovjetik. Prodhimi shtëpiak i naftës në SHBA arriti kulmin në vitet 1970. Shumë janë të
shqetësuar për naftën e prodhuar në kohë dhe sasinë që mund të nxirret në të ardhmen.
Kjo sepse kosto e prodhimit do të rritet gjithnjë e më shumë ndërsa ai rrallohet. Një gjë
është e sigurt, çmimi i lartë i naftës ka ardhur të mbetet./faktoman.com
11. Lindja e Mesme mbetet lojtari kryesor në prodhimin e naftës
Ky rajon lë shumë pas pjesën tjetër të botës përsa i përket rezervave, duke siguruar një rol
të rëndësishëm në skenën politike globale. Vetëm Arabia Saudite zotëron 25% të rezervave
të njohura botërore. Deti i Veriut dhe Kanadaja vazhdojnë të kenë rezerva të
konsiderueshme por shfrytëzimi i rezervave në këto vende shoqërohet me shpenzime të
shumta.
12. Sa do të zgjasë nafta?
Shkurt mund të themi se nuk dihet por edhe vetë në industrinë e naftës mendohet se po
afrohet sasia maksimale e nxjerrjes së naftës. Sipas ekspertëve mendohet se ka rreth 40 vjet
rezerva që dihet se ekzistojnë, por thuhet se mund të ketë vetëm 30 vjet. Në fakt ky vlerësim
është rritur vitet e fundit ndërsa është ulur prodhimi. Ulja e konsumit të naftës sigurisht që
do ti zgjasë jetën burimeve të naftës.
13. Importet dhe përdorimi
Europa Perëndimore dhe Japonia varen shumë nga importet sepse prodhimi në vend nuk e
përballon kërkesën masive për naftë. Shtetet e Bashkuara zënë vendin e parë për frymë si
konsumator i naftës por prodhon një sasi të konsiderueshme të saj vetë. Prodhuesit në
Lindjen e Mesme, ku çmimi i naftës është shumë i ulët, janë po ashtu konsumatorë të
mëdhenj të saj. Vendet më të varfra konsumojnë shumë më pak për frymë.
14. Kostoja e naftës
Për një shekull çmimet e naftës mbetën të qëndrueshme. Por ato u ngritën tej mase kur
karteli i naftës Opek bllokoi eksportet për Perëndimin gjatë luftës arabo-izraelite. Çmimet e
naftës u rritën trefish që e çoi Perëndimin drejt një krize të përgjithshme. Edhe revolucioni
iranian pati efekt të ngjashëm. Po ashtu çmimet pësuan ngritje gjatë dy luftërave të Gjirit.
15. Prodhimi global
Lindja e Mesme është gjithashtu edhe prodhuesja me e madhe e naftës. Për momentin ajo
prodhon një të tretën e sasisë botërore. Por edhe Europa e Eurazia (kryesisht Rusia dhe
Britania e Madhe) dhe Amerika e Veriut janë prodhues të mëdhenj. Dallimi qëndron në atë
se gati e gjithë nafta në Lindjen e Mesme eksportohet ndërsa nafta e nxjerrë në Europë dhe
Shtetet e Bashkuara nuk është e mjaftueshme për të plotësuar nevojat e brendshme.

PUNOI: ERISOLA TOCI

You might also like