Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 583

Jusuf BUXHOVI

DARDANIA
Antika, Mesjeta

1
Botues:
Nazmi Rrahmani
Ramiz Tafilaj

Redaktor:
Ramadan Musliu

2
Jusuf BUXHOVI

DARDANIA
Antika, Mesjeta

3
4
PËRMBAJTJA
HYRJE

PJESA E PARË
DARDANIA ANTIKE

KAPITULL I
Në shtratin pellazg
Dardanët, Brygët (Frigjët) dhe Hititët
Raportet ilire-trake dhe të Dardanëve me Ilirët

KAPITULLI II
Nga lidhja e fiseve te fiset-mbretëri
Mbretëria e Dardanisë dhe luftërat hegjemone kundër Maqedonëve
Luftërat midis Dardanëve dhe Ilirëve
Luftërat kundër Romës
Pushtimet romake, kryengritjet ilire dhe qëndresa dardane

KAPITULLI III
Iliriku pjesë e Perandorisë së Romës
Elementi ushtarak ilir në Perandorinë e Romës
Romanizimi dhe “Pax Romana”

PJESA E DYTË
DARDANIA BIZANTINE

KAPITULLI I
Iliriku në Bizant
Krishterimi në Ilirik dhe zyrtarizimi nga perandori Kostandin i Madh
Justiniani dhe kthimi i Dardanisë në qendër të vikariatit
Herakli dhe fuqizimi i Lindjes

KAPITULLI II
Dyndjet sllave
Pushtimet bullgare në Ilirik

5
KAPITULLI III
Rikthimi i Bizantit, themat dhe despotatet
Etnonimi Arbëri si identifikim etnik, politik dhe gjuhësor?

KAPITULLI IV
Normanët, kryqëzatat katolike dhe Iliriku
“Mbretëria e Arbërisë” dhe hegjemonizmi rasian në Dardani, Maqedoni
dhe Epir
Aleancat katolike kundër Rashës
Agonia e Bizantit dhe Rasha
“Separatizmi feudal” dhe Arbrit
Tri pamjet e Arbërisë mesjetare

KAPITULLI V
Krishterimi në Dardani në shekujt XI-XV
Kultura mesjetare dhe kishat bizantine

KAPITULLI VI
Raportet e riteve kishtare në Dardani në shekujt XII-XV
Raportet shoqërore dhe politike në shekujt XIII-XV

KAPITULLI VII
Shfaqja e osmanëve
Lufta e Dardanisë e vitit 1389 – midis realitetit dhe mitit
Rrënimi i principatave të Arbrit dhe shfaqja e sanxhaqeve osmane
Shteti i Skënderbeut – shteti i fundit i krishterë në Ilirik pas rënies së
Bizantit

PËRFUNDIMI

SHTOJCË
Mashtrimet e historiografisë serbe rreth mesjetës me konvertime popujsh
dhe falsifikime të dokumenteve kishtare

LITUERATURA
REGJISTRI I EMRAVE

6
HYRJE

“Dardania - antika dhe mesjeta” mbështetet mbi faktorët kryesorë parahisto-


rikë dhe historikë, që kanë të bëjnë me antikitetin dhe mesjetën si djep i
qytetërimit të vjetër botëror në përputhje me zhvillimet shoqërore dhe politike
nëpër të cilët ka kaluar e ku Dardanët, si pjesë e botës pellazge-ilire-trake dhe
mbretëria e Dardanisë në kuadër të formacioneve shoqërore dhe politike, kanë
luajtur një rol të rëndësishëm, e në disa prej tyre, edhe vendimtar.
Kështu, në këtë konfigurim, Dardania antike tejkalon atë nga shekulli IV
para erës sonë, pra si mbretëri, në një thellësi, diku nga mesi i mileniumit të
dytë, në hapësirën euro-aziatike - në Troja si themelues të saj,prej nga ndikohet
mbretëria Hitite dhe ajo Frigje (Bruge), pa përjashtuar këtu edhe themelimin e
Romës nga fiset dardane: Galabret dhe Thunatët, pasi që të jenë larguar nga
Troja. Në këtë aspekt, edhe pamja historike e mbretërisë së Dardanisë, nga
shekulli IV si dhe raportet e saj me mbretërinë maqedonase, atë të Molosëve,
mbretëritë ilire si dhe rivaliteti i tyre i vazhdueshëm për hegjemoni që do të
marrë fund me pushtimet romake,është e një rëndësie të veçantë, ngaqë Dar-
dania mbetet forcë gravituese në të gjitha zhvillimet. Madje edhe në strukturat
shoqërore dhe politike të Perandorisë së Romës dhe veçmas në atë të Bizantit,
kur Iliriku u kthye në krahun perëndimor të perandorisë lindore si pjesë e
identitetit të saj politik dhe kulturor, nxjerr në pah fillimisht rolin akomodues në
to, dhe atë ndërtues në Bizant gjatë dhjetë shekujve të ardhshëm, ku i ka
themelet identiteti shtetëror arbëror-shqiptar.
Ky kapërcim gjithsesi lidhet, së pari, me fuqizimin e faktorit autokton
dardan në Ilirik në kuadër të ndryshimeve të mëdha, që pasuan nga shekujt II-VI
pas erës sonë kur në saje të reformave të perandorëve nga Dardania dhe Iliriku
(Dioklecianit, Konstandinit të Madh dhe të Justinianit), epiqendra e fuqisë së
pushtetit qendror u zhvendos nga ajo e Senatit në Romë te aristokracia ushtarake
në provinca, dhe pastaj,me bartjen e qendrës së perandorisë në lindje, në Bizant,
nga perandori Konstandini i Madh. Në vazhdën e këtyre veprimeve historike me

7
pasoja të jashtëzakonshme gjithsesi bie edhe vendimi i perandorit Konstandini i
Madh, në shekullin IV, për pranimin e krishterimit si besim zyrtar, me çka kemi
shfaqjen përfundimtare të Bizantit.
Në këto zhvillime historike, Iliriku në përgjithësi, me statusin e “Ilirici
proprie dicti” dhe Dardania provincë e saj kryesore, kthehen në arenë të Peran-
dorisë Lindore, të atyre politike, ushtarake dhe veçmas shpirtërore,që lidhen me
depërtimin e krishterimit, nga faza e përhapjes e deri te pranimi zyrtar, në
shekullin IV pas erës sonë.
Krahas procesit të konsolidimit politik dhe shpirtëror të Bizantit që ndodhi
gjatë “kontratës” për bashkëqeverisje midis Perandorisë dhe krishterimit si dhe
grindjeve thuajse prej dy shekujsh në radhët e hierarkisë kishtare rreth unifi-
kimit të parimeve kanonike të krishterimit “të përbashkët”, të cilave Perandori
Konstandin i Madh dhe më pas Justiniani ua përcaktuan limitet në dobi të
Perandorisë, Iliriku në përgjithësi dhe Dardania në veçanti, që t’u bëhej ballë
sulmeve të barbarëve nga veri-lindja (fiseve avare dhe sllave), morën rolin e
“kështjellës” perandorake dhe baraspeshës së saj lindje-perëndim.
Në këtë aspekt, veprimet e perandorit Justinian, së pari që ushtarakisht ta
kthejë Perandorinë në përmasat që kishte dikur në Lindje dhe në Afrikë, dhe së
dyti – që epiqendra e saj (Iliriku) të forcohet me një “patkua sigurie” prej dy
mijë kilometrash (nga Alpet, rrjedhës së Danubit deri në derdhjen e tij te Deti i
Zi), sollën ndryshime të mëdha politike,ekonomike dhe kulturore. Ngaqë e gjitha
kushtëzoi vendosjen e infrastrukturës ushtarake e përcjellë edhe me përfshirjen
e një pjese të madhe të popullatës vendose në strukturat ushtarake dhe ato
ekono-mike. Ndërsa strategjia e ushtarake u përcoll edhe me ndërtimin e një
sistemi të “kështjellës urbane” prej qytezave dhe qyteteve të shumta, me ç’rast,
vetëm në Dardani (nga Nishi deri në Thesalonik), u ndërtuan mbi tridhjetë
kështjella të mëdha, ndërkohë që u rindërtuan qytetet e diktueshme Justiniana
Prima, Skupi, të cilave iu shtuan Justiniana Sekonda e të tjera,të cilat u kthyen
në qendra politike, ekonomike dhe kulturore ndër më të fuqishmet e kohës.
Por, koha e kthimit të Ilirikut në “kështjellë të Perandorisë” si dhe Dardanisë
në qendër shpirtërore të lidhur drejtpërdrejt me Selinë e Shenjtë (fjala është për
vendimin që qendra e Vikariatit të Ilirikut të zhvendoset nga Thesaloniku në
Justiniana Prima), mori fund me ardhjen në pushtet të Perandorit Herakël, trashë-
gimtar i perandorit Justinian. Perandori i ri, u dallua për atë që konceptin e
deriatëhershëm të mbrojtjes nga barbarët e ndryshoi me pranimin e sllavëve në

8
pjesët veriore të Perandorisë, në Ilirik, në mënyrë që ata të kthehen “në mburo-
jë” të saj nga sulmet e fiseve barbare.
Vendosja e fiseve sllave në Ilirik nga fundi i shek. VII deri në shek.IX, në
pjesën e Panonisë dhe në Bosnje, si dhe përcaktimi që atyre, në përputhje me
pranimin e krishterimit, t’u lejohet organizimi shoqëror sipas traditës së tyre
fisnore, ndryshoi dukshëm pozitën shoqërore-politike të Ilirikut e me këtë edhe të
pjesës kryesore të Perandorisë Lindore si dhe raportet e brendshme etnike dhe
kulturore në të dhe në mbarë Perandorinë. Ngaqë faktorizimi i sllavëve u kthye
në një referencë të garës për ndikim po edhe pushtet politik dhe shpirtëror midis
pjesës lindore të perandorisë dhe asaj perëndimore (Romës dhe Kostandinopojës),
i përcjellë me konflikte e deri te luftërat e hapura (kryqëzatat katolike),që shpër-
thyen pak pas ndarjes së kishave në shek.XII për të vazhduar deri në shek. XV
kur Kryeqendra e Bizantit ra përfundimisht nën pushtimin shumëshekullor osman.
Në këtë zhvillim historik,faktorizimi shoqëror dhe politik i sllavëve në Ilirik
pas pranimit të krishterimit, dhe sidomos i Bullgarëve, të cilët, midis shekujve
IX-XI ia dolën që pjesën më të madhe të Ilirikut (Dardaninë dhe Maqedoninë) ta
fusin nën ombrellën e mbretërisë së tyre dhe me këtë thuajse në tërësi ta shkë-
pusin nga Bizanti, ndryshoi edhe gjendjen e tyre sociale dhe politike - nga ajo e
qytetarisë bizantine “romaios” - në atë të despotizmit fisnor-feudal. Ndërsa
gjuha e universalizmit të krishterë (latin-grek) u zëvendësua me liturgjinë e kishës -
me një përzierje gjuhësh siç ishte ajo e sllavëve të Moravisë, bullgarishtja dhe
të tjera, që më vonë ua hapi rrugën krijimit të realiteteve shoqërore dhe politike
mbi këtë faktor, veçmas te definimi i përkatësisë kishtare në përputhje me ritin -
në etni fetare, që në shekullin XIX, u kthye në etni nacionale.
Rënia e mbretërisë bullgare si dhe rikthimi i brishtë i Bizantit në Ilirik në
fillim të shekullit XI, përkundër reformave administrative dhe ekonomike të
perandorit Bazil (Vasili) II, nuk ia ktheu qetësinë pjesës perëndimore të Peran-
dorisë Lindore (Ilirikut) dhe as raportet e vendosura dikur. Meqë faktori i qyteta-
risë bizantine “romaios” si dhe rendi administrativ-shtetëror bizantin “themat”
bashkë me pronën “pronia”, humbën rëndësinë në raport me strukturat fisnore
të zhupanive si dhe përpjekjet e kishave për pushtet mbi to në dëm të pushtetit
qendror perandorak në shthurje dhe në dobi të krijimit të autonomive feudale që
ranë në konflikt me pushtetin perandorak. Këtij zhvillimi i dha kah veçmas ndarja e
kishës në vitin 1054, në atë të ritit perëndimor (katolik) dhe atë lindor
(ortodoks),ngaqë ua hapi rrugën proceseve të mëtutjeshme shthurëse mbi bazën
e garës së përkatësisë së ritit kishtar (katolik dhe ortodoks) që ndikuan dukshëm

9
raportet shoqërore dhe politike në Ilirik, meqë aty u shfaq kufiri i tyre që e
kthyen në kufi të luftës së qytetërimeve.
Në këtë zhvillim historik duhet parë shfaqjen dhe rolin e dinastisë Nemanjite,
në një faktor të pakapërcyeshëm shoqëror-politik të kohës si fuqi hegjemone në
Ilirik,fillimisht në Diokle në kuadër të një feudi dhe pastaj në zhupaninë e Rashës
në Dardani dhe zgjerimin në Maqedoni dhe në Epir.
Dalja në skenë e dinastisë së Nemanjajve nga Dioklea në Rashë,shikuar
nga këndvështrimi i kontekstit të përbashkët historik, Dardaninë Mesjetare, që
konsiderohet kështjellë e fundit ilire në Bizant, e kthen në një referencë të
pashmangshme të saj, ngaqë shfaqja (në fillimet e shekullit XI) dhe fuqizimi i saj
(nga shek. XII e deri në shek. XIV kur shembet dinastia e Stefan Dushanit) rikthen
konceptin hegjemon të shtrirjes perandorake në rivalitet me mbretëritë e tjera
ilire (maqedone, molose dhe ilire), i ndjekur edhe nga perandorët ilirë
Konstantini i Madh dhe Justiniani gjatë Bizantit, sidomos nga Konstantini i Madh i
cili, qendrën e gravitetit antik perandorak e riktheu nga Roma në Bizant, në
Kostandinopojë. Rasha kërkonte që këtë pozicion ta riformatizonte në përputhje
me rrethanat e reja, që epiqendra e Bizantit të kthehej në hapësirën e Dardanisë
antike, prej nga baraspesha e re e forcës do të ndikonte njësoj edhe
ikumenizmin kishtar.
Natyrisht se pamja e Zhupanisë së Rashës si kështjellë e fundit e Bizantit
në Dardani si dhe luftërat e vazhdueshme thuajse dyqindvjeçare të dinastisë
Tribale të Nemanjajve, për ta zgjeruar atë në përputhje me trashëgiminë
historike si fuqi hegjemone në qendër të Ilirikut me pretendimin që ta ndikonte
në tërësi ose ta zëvendësonte Bizantin, gjë që jo rastësisht në kulmin e saj gjatë
kohës së Stefan Dushanit, u quajt edhe “Illyricum Magnum”(Iliria e Madhe),
hap njërin ndër kapitujt me problematikë të vetë çështjes. Ngaqë thyen dy
stereotipe të ndërtuar mbi baza antishkencore: atë të historiografisë
nacionaliste dhe hegjemoniste serbomadhe, ku Nemanjajt shihen “mbretër
serbë” dhe Rasha “qendër e Serbisë Mesjetare”, siç thyen dhe diskursin
“shpirtëror” të saj, pra te Rashës dhe Ne-manjajve - themel i kishës ortodokse
serbe ku edhe thuhet se e ka origjinën autoqefalia e kishës ortodokse serbe në
shekullin XIII. Ky nuk ishte tjetër pos një mashtrim i kohës, ngaqë në vitin 1219,
nga një marrëveshje me Patriarkatin të vendosur në Nikea, me largimin nga
Peshkopata e Ohrit, u sigurua tretmani i përkohshëm “autonom” i Peshkopatës
së Rashës, gjë që në vitin 1275, sërish Patrikana e Kostandinopojës e ktheu në
kuadër të Peshkopatës së Ohrit dhe madje u kërkua falje për këtë veprim

10
përçarës. Thyerja e këtyre diskurseve po ashtu, nxjerr në pah një pamje tjetër
historike të Rashës dhe mesjetës në përgjithësi – të një formacioni shoqëror dhe
politik, historikisht i lidhur me etninë ilire dhe Dardaninë si qendër e saj, që si
themë e veçantë në kuadër të Bizantit, pas pushtimeve bullgare, me fuqizimin në
hapësirën e Dardanisë, të Maqedonisë dhe të Epirit, njëherësh u kthye në faktor
të asaj që merret si Arbëri mesjetare.
Këto dy qëndrime antishkencore dhe antihistorike, ndonëse nga aspekti i
argumentimit historik nuk qëndrojnë, dhe se demantohen nga burimet meritore
të kohës,veçmas kur kihet parasysh se nga shumë autorë antikë dhe nga burime
të tjera, ndër to edhe disa nga Vatikani, Rasha (Rasian) shfaqet si Tribalia, ndërsa
Rasianët - Tribalë, pra pa atributin “sllave”dhe “serbe”, megjithatë mbështeten
mbi falsifikimet, retushimet e dokumenteve të ndryshme dhe sidomos mbi
rishkrimin e tyre në qendrat e caktuara të fabrikimit (Vjenë, Raguzë, Odesë,
Karlovc e gjetiu). Në këto “punishte” te themeluara gjoja për hulumtime
mesjetare, duke filluar nga mesi i shekullit XVIII e në vazhdimësi, do të
seleksionohen, rishkruhen dhe falsifikohen dokumentet kishtare sidomos nga
Hilandari, pastaj ato kishtare nga Kostandinopoja, nga peshkopata e Ohrit,
Raguzës, Karlovcit dhe të tjera,ndër të cilat, si më flagrante në këtë aspekt
shfaqen vepra e Orbinit “Kronika e Duklesë”, nga viti 1601 dhe kronika e
perandorit Konstantin Porphyrogenitus “De Administrando imperio – Corpus
Fontium Historiae Byzantinae” e vitit 1611.
Pas themelimit të shtetit serb dhe atij grek, në shekullin XIX, atyre u janë
shtuar edhe “platformat akademike shtetërore”. Kështu, në përputhje me to, Aka-
demia Serbe e Shkencave dhe e Arteve dhe më vonë ajo jugosllave kanë punuar
pareshtur në këtë drejtim. Në botimet e tyre “enciklopedike”, Tribalët dhe Keltët,
po edhe popujt e tjerë antikë, vazhdimisht janë konvertuar në serbë! Madje, edhe
dokumentet meritore të autorëve antikë nga Chalconcandylea, Dukas e deri te
perandori i Bizantit, Kantakuzini, janë retushuar në mënyrë brutale, siç mund të
shihet më së miri me paraqitjen e librit “Popujt e Jugosllavisë në dokumente
bizantine”, në gjashtë vëllime. Krahas retushimit të dokumenteve bizantine, është
ndjekur ecuria e konvertimit të dokumenteve kishtare dhe atyre të sajuara, me
ç’rast aspekti kishtar (juridiksioni i kishës mbi pronat e caktuara si dhe e drejta e
mbajtjes së regjistrave familjare gjatë Bizantit po edhe gjatë Perandorisë
Osmane),është përkthyer në atë politik, gjë që titujt kishtarë nëpër bula dhe karta
të ndryshme (rex, regnum, regia e të tjera), që u kanë shërbyer realiteteve kishtare
dhe kanë qenë të rëndomta në rrethanat kur kisha në një farë mënyre ka qenë

11
bashkë-pjesëmarrëse në pushtetin vendor dhe i ka shërbyer atij, kthehen në tituj
politikë (mbret, mbretëri e të tjera),prej nga e kanë burimin “platformat” e
falsifikuara historike të “shteteve mesjetare” dhe atyre “kombëtare” madje, edhe
pse dihet se në mesjetë nuk ka ekzistuar kombi, pos etnisë, fillimisht gjuhësore e
më vonë fetare në përputhje me liturgjinë kishtare. Si të tilla, këto “të vërteta
historike”, janë përhapur në formën e librave, studimeve dhe monografive të
ndryshme nëpër të gjitha qendrat e kohës, duke fituar kështu tretmanin e
“studimeve meritore”!
Diskursi i falsifikimit të historiografisë nga Akademia Serbe e Shkencave
dhe simotrat e tyre, me ç’rast promovohet i ashtuquajtur “shtet mesjetar serb”
me Kosovën “qendër shpirtërore” dhe Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë, në
masë të madhe ka ndikuar edhe historiografinë shqiptare, atë zyrtare në Tiranë
dhe në Prishtinë. Edhe pas rënies së ideologjisë komuniste si dhe shfaqjes së
realiteteve të reja, sidomos të shtetit të pavarur të Kosovës, një pjesë e mirë e
historianëve shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë të përfshirë në institucionet
shkencore, kanë ruajtur diktatin hegjemonist të historiografisë së Beogradit nga
koha e klisheve ideologjike dhe të gënjeshtrave të tyre. Kjo pasqyrohet më së
miri në ribotimin e “Historia e Popullit Shqiptar” I-IV, në Tiranë midis viteve
2002-2007. I ashtuquajturi “shtet mesjetar serb” pranohet dhe glorifikohet deri aty
sa feudalët dhe zhupanët e rëndomtë quhen “mbretër”, ndërkohë që Dardania
antike dhe ajo mesjetare injorohet skajshmërisht, gjë që ky kundrim antishken-
cor ka pasur për pasojë që “tapitë” e Krishterimit Ortodoks në Kosovë, t’i jepen
Kishës Ortodokse Serbe, me çka Beogradit i njihet e drejta historike, pikërisht
ajo e ndërtuar mbi platformën politike të hegjemonizmit serbomadh të shpallur
me “Naçërtanjen” e Garashaninit (1844) dhe Memorandumet e njohura anti-
shqiptare të Çubrilloviqit nga vitet 1937 dhe 1944!
Në këtë diskurs antishkencor të historiografisë shqiptare, interpretimi i Ra-
shës dhe dinastisë Nemanjane, luan rol të veçantë, ngaqë ajo pikë për pikë dhe
pa asnjë hezitim që të merren në shqyrtim autorët e njohur antikë
(Chalconcandylea, Dukas, Kantakuzini e të tjerë, duke përfshirë edhe
dokumente meritore të Vatikanit ku zhupania e Rashës me cilësimin “Rex Rasia”
ose “Regia Rasian” shfaqet entitet i pavarur shoqëror dhe politik),shihet
ekskluzivisht si “qendër e shtetësisë mesjetare serbe” dhe e “kishës ortodokse
serbe”! Ky fiksim, bëhet edhe më absurd edhe për faktin se në vend se të
shqyrtohen pozicioni i Dardanisë mesjetare në këtë proces historik si dhe roli i
saj në zhvillimet e gjithëmbarshme të Bizantit, ku pasqyrohen edhe identiteti i

12
saj etnik, ai shpirtëror (me pranimin e krishterimit) si dhe administrativ-
vetëqeverisës, me të cilat në mesjetën e vonshme lidhet edhe qenia shoqërore
dhe politike e Arbërve,në mënyrë që edhe shfaqja e Rashës në Dardani të shihet
si pjesë e këtij mozaiku shoqëror dhe politik,kështu që ata të trajtohen si
Dardanë ortodoksë të ritit sllav,ruhen shabllonet propaganduese të Beogradit
rreth “shtetit mesjetar serb në Kosovë” të sajuara në shek. XIX për qëllime
hegjemoniste, në radhë të parë për t’u arsyetuar platforma “historike”, që nuk e
ka shteti artificial serb, e me këtë për t’u arsyetuar përvetësimi dhe asimilimi i
faktorit ortodoks shqiptar, dominues në hapësirën e Dardanisë, të Maqedonisë
dhe Epirit, në krijimin e Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë!
Në këtë aspekt, “Dardania – antika, mesjeta” si një pikë referimi e ndër-
lidhjes së qendrës së antikitet, në kuadër të “Illyriien ethnoi”, mbi shtratin e
mbretërisë dardane-maqedonase-epirote me atë të realiteteve shoqërore-politike
dhe shpirtërore në Bizant, mbron pozicionimet e shfaqura në “Kosovën” I-VIII
nga vitet 2012-2019, me të cilat demistifikohet i ashtuquajturi shtet mesjetar
serb si dhe “pronësia” e krishterimit ortodoks nga Kisha Ortodokse Serbe. Në
këtë rrugë, në veprën “Dardania – antika, mesjeta”, zhupania e Rashës, e parë
si Rashë Dardane, e dominuar nga përkatësia ortodokse e ritit sllav, nxirret nga
matrica sllavo-serbe, si një faktor i rëndësishëm historik për t’u bartur te op-
sioni i hapur që lidh antikitetin ilir-dardan me mesjetën arbërore, si pjesë e
realiteteve shoqërore-politike të kohës.

13
14
PJESA E PARË

DARDANIA ANTIKE

15
16
KAPITULLI I

NË SHTRATIN PELLAZG

Nxjerrja e Pellazgëve nga lashtësia me anën e gjurmëve të tyre të shumta


dhe vendosja në sfond historik, ku e kanë vendin, hap pashmangshëm çështjen
e pasardhësve të drejtpërdrejtë të tyre nga familja e madhe ilire-trake,në radhë të
parë të Dardanëve, Maqedonëve, Epirotëve,1pa përjashtuar këtu Frigjët
(Bryget),as Hititët2 e të tjerëve, jo që mund të jetë në shpërputhje me një kalim të
natyrshëm, por pse një faktor i rëndësishëm dhe i merituar në familjen indoeuro-
piane, në njërën anë qartëson pozitën e vet brenda gjenealogjisë së rrënjëve dhe
trungut shumëdegësh, ku shqipja shfaqet me një degë të vetme dhe, në tjetrën
anë, ndihmon heqjen ose qartësimin e dilemave rreth vendit dhe rolit të pas-
ardhësve të Pellazgëve në raport me vetveten dhe njëherësh me të tjerët. Kjo
veçmas kur dihet se ata shtriheshin në një hapësirë gjeografike ndër më të
rëndësishmet, atë euro-aziatike, dhe po ashtu kur dihet se nga pikëpamja etnike,
shoqërore dhe më vonë edhe politike do të jenë akterë të të gjitha zhvillimeve
parahistorike dhe historiket, ndonëse kjo është dashur t’u mohohet dhe, diku-
diku, vazhdon të mos u pranohet si duhet, për arsye që tashmë u theksuan.

1
Rreth lidhjeve të familjes Ilire-trakasve me lashtësinë Pellazge më gjerësisht shih: Thomopulos,
Jakov:
“Pelazgika – gjuha pellazge dhe shqipja e lashtë shumere”, Athinë 1912;  1705: Leibniz,
Gottfried Wilhelm: “Albaner – Brife”, Leipzig-Hanover.1774; Thunmann, Johann:“Untersuchun-
gen über die Geschichte der östlichen europäischen Völker”, Laipzig, 1829;Hahn, Georg von:
“Albane-sische Studien”, Wien,1853;1855: Bopp, Franz: “Über das Albanesische in seinen
verwandtschaftlichen Beziehungen”, Berlin, 1855; Camarda, Demetrio.”Saggio di grammato-
logia comparata sulla lingua albanese”, Livorno, 1864 dhe1866: Camarda, Demetrio:”Appen-
dice al Saggio di grammatologia sulla lingua albanese”, Prato,1866; Miklosich, Franz.
Albanische Forschungen. I: “Die slavischen Elemente im Albanischen; Albanische Forschugen,
II: Die romanischen Elemente im Albanischen”, 1878; Budimir, Milan: “Grci i Plasci”,
Beograd, 1950; Kondo, Spiro: “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”, Tiranë 1960; Arefi, Mathieu:
“Mikenët-Pellazgët”, Tiranë 2010; Zheji, Petër: “Shqipja dhe Sankritishtja”, Tiranë 2014.
2
Thomopulos, Jakov: “Pelazgika – gjuha pellazge dhe shqipja e lashtë shumere”, Athinë 1912;
Georgiew:“Hetitische und etruskisch: die hetitische Herkunft der etruskischen Sprache”, Sofia
1962. Trevor"The Kingdom of the Hittits”, Oxford 1998. “Zheji, Petër: “Shqipja dhe Sanskrishtja,
Tiranë 2014.

17
Megjithatë, cilësimi i dyfishtë nga Helenët: në njërën anë Pellazgë të
shkapërderdhur në disa fise dhe në tjetrën anë “barbarë”, që haset nga autorët e
vjetër antikë sikur ua heq vellon disa “fshehtësive”. Sepse, me të parin paraqitet
një realitet etnik, shoqëror, kulturor mbi të cilin Helenët do ta vendosin dhe
mbindërtojnë atë që do të quhet helenizëm dhe si i tillë do të vihet në themelet e
antikitetit si një vlerë e madhe qytetëruese, që deri vonë u është atribuuar
Helenëve dhe vetëm atyre, ndërsa me të dytin paraqiten “konkurruesit” e tyre
nga fqinjësia, fiset e shumta të quajtura ilire me etnonime të ndryshe në
përputhje me shtrirjen vendore dhe raportet që do të kenë me ta, të shumtën
përjashtuese dhe armiqësore, por që fjala është për një entitet të njëjtë, të cilit
lashtësia e thellë dhe shtrirja e gjerë gjeografike duhej t’i ketë manifestuar disa
veçori të caktuara, që janë fare të natyrshme për ato rrethana, që ka bërë që, sipas
nevojës, të shihen në mënyra të ndryshme dhe në role të ndryshme. Kjo
“ndryshueshmëri” sikur merr formën e një klisheje historike kur ata vlerësohen më
shumë nga kundrimi që u vjen “nga jashtë”, pra nga Grekët dhe Romakët dhe, pa
marrë parasysh si dhe sa janë meritore, shfaqen si masë arbitrare, në vend se të
shihen nga brenda dhe në përputhje me rëndësinë që kanë pasur në të vërtetë dhe
rolin që kanë luajtur në ato zhvillime, jo vetëm për vete por edhe për të tjerët.
Meqë klishetë e caktuara ekzistojnë dhe përderisa të ndryshohen ose të
hiqen fare, duhet thënë se edhe pasqyra e njohur greke e shikimit të tyre të
ndarë, pra nga jashtë dhe nga brenda, si Pellazgë dhe “barbarë”, megjithatë, nuk
është formale. Sepse, edhe në atë që do të shfaqet Heladë ose vend i Helenëve,
që nuk do të njihet nga Homeri dhe koha e tij, e që si realitet shoqëror do të
shfaqet diku nga shekulli V e këndej, brenda asaj hapësire do të gjenden fise të
ndryshme nga Pajonët, Jonionët, Tesprotët, Karanët, Lelegët, Kaukanët, Molosët,
Dardanët dhe të tjerët brenda asaj që më vonë do të quhet popullatë ilire, si
bashkësi fisesh në përputhje me komponentën etnogjeografike, 3 të cilët bashkë
me mbretërit e tyre, me idhujt dhe tempujt, siç ishte Dodona Pellazge e krijuar
nga Zeusi, një kohë të gjatë kanë “bashkëjetuar” në shoqërinë helene derisa një
3
Termi Ilir dhe Iliri (Yllirien në mitologji) ka të bëjë me një bashkësi fisesh të drejtuara nga
mbretër që të përbashkët e kanë gjuhën, kulturën dhe deri diku edhe hapësirën (etnogjeografike)
dhe assesi shtetin ose mbretërinë e përbashkët, siç thuhet në shumë raste. Madje, edhe Mbretëri e
Taulantëve me mbretin Goloros në shekullin VII para erës sonë, njihet si “Mbretëri e Taulan-
tëve” dhe jo si “mbretëri Ilire”. Të ngjashme janë edhe Mbretëria e Dardanisë, ajo e Pajonëve, e
Maqedonisë, e Molosëve dhe të tjera. Iliria, si provincë administrative, për herë të parë shfaqet
nga Romakët, pas pushtimeve të tyre, në vitin 168 pas erës sonë me emërtimin “Illyrii proprie
dicti” (Provinca ilire). Ky term, më vonë, nga patriarkia ekumenike u shndërrua në emrin "Illyri-
cum Sacrum", nga pontifikati u kthye në “Iliricum Sacrum”.

18
ditë, së paku nga pikëpamja kulturore dhe ajo shoqërore (gjithnjë sipas burimeve
antike) do të asimilohen. Ndërkohë të tjerët jashtë hapësirës së tyre, në fqinjësi
dhe në kuadër të mbretërive të tyre, ose më vonë si pjesë e kolonive greke, do të
quhen “barbarë”, pra të huaj pse do të ruajnë gjuhën e tyre, rendin shoqëror dhe
atë politik, ndonëse më vonë nën kurorën perandorake të Romës e të Bizantit do
të kthehen në faktorë të fuqishëm shoqërorë, politikë dhe kulturorë për të ardhur
deri aty sa në kohën e kërcënimeve nga veriu (nga sulmet e Gotëve, të Avarëve
dhe veçmas të Sllavëve) do të kthehen në mbrojtës kryesorë dhe të fundit të
qytetërimit antik, me ç’rast, pas rënies së Perandorisë Romake, Perandorisë
Lindore të Kostandinopojës, do t’ia zgjasin jetën edhe për dhjetë shekuj të tjerë.
Mirëpo, gjithnjë sipas burimeve që vijnë nga autorët e antikës, edhe ndarja
në Pellazgë dhe “barbarë”, ruan të fshehtën e një kapërcimi historik midis
Pellazgëve “hyjnorë” dhe pasardhësve të tyre të drejtpërdrejtë “tokësorë” –Dar-
danëve dhe të tjerëve nga familja e gjerë ilire-trake. Ky kapërcim sipas të gjitha
gjasave lidhet me Trojën dhe historinë e saj të lavdishme, që njëherësh paraqet
edhe zhvendosjen e fuqisë nga Azia e Vogël dhe Lindja në përgjithësi (lugina e
Tigrit dhe Eufratit dhe Mesopotamia), ku do të shfaqet dhe lulëzojë, për në
basenin e Egjeut dhe atë të Ilirikut Qendror në hapësirën evropiane. Antikiteti do
të përjetojë ngritjen dhe rënien e vet historike, por jo edhe zhdukjen përfundim-
tare, meqë si qytetërim i lartë që ishte, pas shekujsh të “harresës”, do të rikthehet.
Edhe pse në kohën e helenizmit klasik dhe veçmas nga luftërat e Romës me
mbretërit ilirë, Dardanët dhe Dardania do të shihen në veri dhe “si barbarë”,
ndërkohë që mbretëria e tyre, në shekujt III-II do të jetë domethënëse edhe në
raport me mbretëritë e tjera ilire, por edhe me atë të Maqedonisë me të cilën do të
përfshihet në luftëra të ashpra dhe të vazhdueshme, këto luftëra mund të shpjego-
hen vetëm me luftën për mbizotërim, që do të shpërthejë midis pjesëtarëve të së
njëjtës familje - gjë që është e natyrshme. Megjithatë, mitologjia greke, kujtesa
historike dhe ajo poetike (Hesiodi, Homeri, Eskili, Sofokliu, Virgjili e të tjerë),
kalimin e mirëfilltë të Pellazgëve do ta shohin fillimisht te Dardanët si një zhvillim
që niste nga zotat dhe pushteti i tyre dhe përfundonte te përfaqësuesit e tyre -
heronjtë jetësorë, përgjegjës për pushtetin tokësor, i cili pashmangshëm duhej të
kalonte nëpër drama dhe tragjedi të pandalshme. Ky ishte “vullneti” i perëndive,
që vartësit e tyre të mbeteshin përherë në grindje të brendshme, por që ajo, duhej
të ishte një garë e përhershme për ngritje, pra për fron mbretëror dhe perandorak, i
cili duhej të shtrihej sa më larg dhe sa më thellë drejt një piramide perandorake
botërore, siç do të ndodhë në të vërtetë në këtë familje. Kështu, Dardanët do të

19
shihen themelues të Trojës, drejtues të saj gjatë kohës së lavdisë dhe të shkatë-
rrimit të saj, që shfaqeshin me “mandatin” e perëndive dhe të ndërthurur me bëmat
e tyre në luftë për pushtet. Këtë na e paraqet edhe Homeri kur thotë:
“Pastaj Dardani bëri Eriktonin”
..................................................
Dhe Eriktoni, mbret i trojanëve
Trojin e polli, e Trojt i lenë tre djema”.4
Para se të paraqiten në Trojë dhe të shihen të rëndësishëm në zhvillimet që i
paraprinë ngritjes dhe rënies së saj, ku gjithsesi rol të madh ka luajtur fuqia e
tyre shoqërore dhe politike, megjithatë ata me dukjen në Frigji (Brygi) dhe te
Hititët (me të parët pjesëmarrës në luftëra të përbashkëta, dhe me të dytët pjesë e
konfederatës), shfaqen edhe më thellë në histori. Kjo hap çështjen e fuqisë së
tyre të njëmendët shoqërore dhe politike si dhe rolit të tyre në këto perandori të
njohura,veçmas në atë hitite, ngritja dhe rënia e së cilës ka paraqitur një faktor
tepër të rëndësishëm me të cilin mund të shpjegohen shumë nga zhvillimet që
kanë të bëjnë me lëvizjen e popujve, të ashtuquajtur egjeas dhe të tjerë, që ndikuan
në ngritjen e faktorit helen në skenën e mëvonshme historike të antikitetit.
Në këtë kapërcim dramatik, natyrisht se ata edhe më vonë mbesin akterë
kryesorë të shumë zhvillimeve, meqë pas humbjes së luftës së Trojës pjesë të
tyre (Galabrët, Thunatet, Daonët e të tjerë) do të vazhdojnë drejt jugut të Italisë,
ku si shihet, do të kenë ndikim në themelimin e Romës.
Sipas mitologjisë greke Dardani, ishte bir i Zeusit dhe i Elektrës bijës se
Atlasit dhe i vëllai i Jozonit dhe i Harmonisë.5 I detyruar që me djalin e vet
Idalin, ta linte vendindjen, Arkadinë, dhe të shkojë në Frigji, që kishte një
popullsi tyrrene-pellazge, ku e pret Kadmi në shtëpi, i cili u martua, ose e
rrëmbeu Harmoninë. Prej këtu shkon në Trojë te Teukrët dhe u martua me
vajzën e tij, Batejan dhe në brigjet e Skandrës themeloi Trojën. Ai konsiderohet
stërgjysh i fiseve dardane që jetonin në faqen e malit Ida.6
Mitologjia greke po ashtu të një origjine hyjnore e merr edhe mbretin e parë
të Trojës (Ilos) Ilin, i cili shihet si bir i Troit dhe i nimfës Kaliro, baba i Laome-
donit dhe gjysh i Priamit. Në Frigji (Azi të Vogël) ai themeloi qytetin e Atena
Paladës, që për nder të tij u quajt Ilion (më vonë Troja).7

4
Homer: “Iliada”, Tiranë, 1979, kënga e 20, faqe 361.
5
Homeri: Po aty, faqe 361
6
“Fjalor i mitologjisë”, Prishtinë, 1988, faqe 62.
7
Po aty, faqe 121.

20
Ky është versioni më i përgjithshëm mitologjik i pedigresë së Dardanit,
themeluesit të fisit e më vonë të popullit dardan. Por, mitologjia përmend edhe
gjenealogji të tjera të Dardanit. Ai shihet në pjesë të ndryshme të asaj që do të
njihet si botë pellazge me një shtrirje të gjerë. Kështu, në njërën prej këtyre
gjenealogjive thuhet se mbreti i parë i Korinthit ishte Corinthius apo Korinthus, i
cili kishte pasur dy gra, njëra prej tyre, Elektra, i kishte dhënë dy djem, Dardanus
dhe Iasius.8Ndërsa në një tjetër bëhet e ditur se i ati i Dardanit nuk është Zeusi e as
Korinthiusi, por Cortytos ose Corythus, që ishte mbret i Samothrakës. Me këtë
emër Corytus, që ishte edhe emri i lashtë i Kortonës toskane (Cortona), lidhet
vendlindja e Dardanus në versionin italian të gjenealogjisë së tij. Pra, sipas kësaj,
Dardanus ka babë Coritus, mbretin e Toskanës.9
Nga Toskana Dardanus ikën dhe shkon në ishullin e Samothrakës dhe prej
këtu në Frigji, e më pas themelon Trojën. Gjithnjë sipas kësaj legjende, Diodorusi,
Dardanit që ka një vëlla Jasionin, i shton edhe një motër që quhet Harmoni dhe në
fakt ky është në mitologji opinioni më i përgjithshëm për gjenealogjinë e Dardanit,
që në njëfarë mënyre hap dy çështje të tjera tepër të rëndësishme: e para ka të bëjë
me ndikimin semitik në civilizimin europian, ngaqë ka të bëjë me atë se Kadmos
fenikasi është dhëndër i Dardanit; dhe çështja e dyta, ka të bëjë me raportet etnike
dardane-ilire nga një këndvështrim tjetër nga ai që jemi mësuar, ngaqë sipas këtij
versioni mitologjik Kadmosi dhe Harmonia (motra e Dardanit) ikin nga Teba e
Beotisë dhe vijnë në Iliri tek fisi i Enkelejëve. Gjatë kohës që kanë qenë në Iliri ata
kanë një djalë me emrin Ilir, prej të cilit morën emrin Ilirët, gjë që sipas kësaj gje-
nealogjie mitologjike, Ilirët paraqiten nipa të Dardanëve, sado që mbetet pa u
sqaruar se ishin Ilirët ata që i dhanë emrin djalit të Kadmosit, apo ky i fundit ua
dha emrin atyre.10
Për A. Charles kjo dilemë nuk ekziston, meqë, sipas një versioni mitologjik
që sjellë ai, Dardani ishte martuar dy herë, dhe se, gruaja e parë ishte arkadianja
Chryse, me të cilën kishte dy djem:Ideus dhe Dimas. Ndërsa gruaja e dytë quhej
Bafia ose Basia apo Batieia dhe me të Dardani kishte përsëri dy djem: Ilus dhe
Erichthonius.11

8
Shih Le Fevre, R: “The Destruction of Troy, in Three Books”, London, faqe 13.
9
Më gjerësisht shih “The Works of Virgil Translated Into Englisch Prose”, London 1826, faqe
314, ku thuhet: “Dardanus dhe Iasius kishin së bashku nënë Elektrën, vajzë e Atlasit dhe gruaja e
Coritus-it, mbret i Toskanës”.
10
Laçej, Naim: “Tanagra”, Lezhë, 2012, faqe 165-166.
11
Po aty, faqe 166.

21
Pra, edhe gjenealogjia morale e tyre, ata i radhit ndër popujt e parë që nga
zanafilla. Duke shpjeguar pasardhësit e Noas, Gjeneza 12tregon se ata ishin
Shemi, Hami dhe Jafeti. Djemtë e Jafetit ishin Gomer, Magog, Madai, Jovanm
Tubal, Meshech dhe Tiras.13 Djemtë e Jovanit ishin Elishah, Tarshish, Kittim dhe
Dardanim.14
S. Clark thotë se nipi i Jafetit dhe djali i Jovanit Dardonimi ishte Dardani. 15
Ky vlerësim do të mbështetet edhe nga historianë dhe teologë të tjerë, të cilët,
edhe sipas interpretimit të librave të shenjtë bëjnë barazimin e Dodonimëve me
Dardanë. Profesorët e teologjisë Keil dhe Delitzsch Dadonimët dardanë i shohin
të vendosur në tërë territorin e Ilirisë, ose në veri të fiseve greke.16
Me këtë del në pah se një pjesë e madhe e fiseve pellazge të Ilirisë ishin
Dardanë,17prej nga pastaj Arkadia por edhe Epiri mund të shihen si një epi-
qendër e mirëfilltë e Dardanëve si një familje e madhe me shumë e shumë fise
që i kanë takuar kësaj dinastie ndër më të vjetrat, ku madje duhet kërkuar daljen
dhe ngritjen e tyre shoqërore dhe politike në skenën historike si fise dhe mbretëri
të fuqishme që njihen dhe nuk njihen por që nga autorët antikë ato janë parë të
shkapërderdhura dhe të emërtuara si etni gjeografike.
Pa marrë parasysh se nëpër legjenda greke dhe të tjera, Dardanit i shihen
gjurmët herë në Arkadi si Pellazg, herë në Kretë, e herë në Etruri, megjithatë, edhe
si i tillë, ai gjendet në krye të zanafillës së qytetërimeve më të njohura të botës antike
si dhe të qytetërimit botëror në përgjithësi. Për të edhe sot bisedohet rreth origjinës
së njëmendtë pikërisht pse nuk është grek, por ajo që atë e lidh me Pellazgët,
gjegjësisht Dardanët, të cilët në antikitetin e hershëm kishin një rol vendimtar, në

12
Shih “The Holy Bible, Containing the Old and New Testaments”, London, 1850, GENESIS
IX:18.
13
Po aty, GENESIS,X:2.
14
Po aty, GENESIS,X:4.
15
Shih Clark, Samuel: “The Bible Atlas of Maps and Plans to Illustrate the Geography and
Topogrphy of the Old and New Testatment and the Aprocryha, with Explanatyry Notes”, London
1868, faqe 3 “Gesenius kishte parë (Thes.p.1266) që fjala Dardonim mund të ndryshohet natyr-
shëm duke u bërë Dardan, dhe ky opinion është mbështetur nga Targmus”, te Laçej, Naim
“Tanagra”, 2012, faqe 166.
16
Shih Keil, Carl Friedrich dhe Delitzsch, Franc: “Biblical Commentary On The Old Tes-
tament”, Edinburgh, 1866, faqe 164.
17
Më gjerësisht: Jones, Alonzo Trevier: “Epires Og the Bibble”, New York, 2004 faqe 16:
“Dodani ishte stërgjysh i Dardanëve, një pjesë e të cilëve jetojnë në vendin e quajtur prej tyre
Dardani, në fqinjësi me Trojën e lashtë, në bregun jugor të Detit Marmara. Të tjerët, pjesa krye-
sore e tyre populloi Ilirinë ose Ilirikumin, vendin që kufizohet me detin Adriatik përballë Italisë.
Prej këtu disa prej fiseve të tyre shkuan në Itali, prej të cilëve Liburnët dhe Venetët janë veça-
nërisht të përmendur”.

22
mos, kryesorin në atë kapërcim historik ndër më të mjegulluarit për nga të dhënat,
por ndër më të rëndësishmit për nga zhvillimet që vuri në veprim.
Sidoqoftë, Dardanët si bijë të Pellazgëve me një shtrirje tepër të gjerë (nga
Azia e Vogël, Greqia, Iliriku Qendror e deri në Itali) nuk i gjejmë vetëm te mito-
logjia greke dhe ajo romake, ku me të drejtë hapet edhe dilema rreth qendrës së
tyre: në Ilirikun Qendror, siç pretendojnë disa studiues duke u mbështetur nga
zbulimet arkeologjike nga koha e bronzit,18apo të ardhur nga Azia, pas dyndjeve
të Egjeut në shekujt XIII-XII para erës sonë, 19por në një lëvizje mitologjike i
hasim edhe te poetët dhe dramaturgët e hershëm grekë të antikitetit për t’u parë
të tillë edhe nga poetët romakë, gjë që ishte e natyrshme që muzat të merreshin
me aktorët kryesorë, ata që silleshin midis pushtetit hyjnor dhe atij tokësor. Të
tillë ata do të shihen edhe nga Romakët dhe të tjerët.
Kështu, te Homeri heronjtë e “Iliadës” kryesisht ishin Pellazgë dhe Darda-
në. Këtë na e dëshmon më së miri edhe gjenealogjisti i njohur i historisë së
lashtësisë Clinton, i cili duke u mbështetur pikërisht te “Iliada” e Homerit,
familjen mbretërore trojane dardane e nxjerr me orgjinë pellazge.20
Rreshtimet e tyre në luftën e Trojës “në anë të ndryshme”, sigurisht kanë të
bëjnë me versionin e Pizistratit të shek. VI që duhej t’i shkonte përshtati shfaqjes
së Greqisë historike, me të cilën duhej të anashkalohej roli i tyre si themel i
helenizmit.

18
Shi: Papazoglu, Fanula: “Srednjobalkanska plemena u predrimska doba”, SANU, Beo-
grad,1969, faqe 101 dhe “Ilirska i dardansa kraljevina”, te “Iliri i Albanci”, SANU, Beograd,
1988, faqe 145-198; Garašanin, M: ”Nastavak i poreklo Ilira“, SANU, Beograd 1988, faqe 9-144;
Mirdita, Zef: „Paleobalkanska plemena izmedju Jadranskog i Crnog mora od eneolita do helenis-
tičkog doba“, Centar za Balkanološka Ispitivanja“, SANU, Beograd, faqe 101-110;G. Novak: “La
nazionalita dei Dardani” te Arhiv za arbanasku starinu, jezik i etnologiju 4/1927, faqe 72-82.
19
Diodiri thotë se Dardanos ishte mbret i shumë fiseve në Azi, atje i dërgoi edhe Dardanët nga ana
tjetër e Trakisë. Ndërsa Solin thotë se Dardanët e Ilirikut kanë origjinë trojane. Shih: Solin II, f. 51.
20
Më gjerësisht shih: Clinton, Henry Fynes:”Fasti Hellenici. The Civil and Literary Chronologi
of Greece, From the Earliest Acconts to the LV”, Oxford, 1834, vol I, f. 88. Sipas Clinton,
gjenealogjia e familjes mbretërore dardane në Trojë fillon me Dardanusin, vazhdon me
Erchthoniusin, Tros, që kishte tre djem: Ilos, Asaracus dhe Ganymedes, ku i pari (Ilos) kishte
djalë Leomedon, i dyti (Asaracus) kishte të birin Capus, prej të cilit kemi Anchiesin dhe së fundit
Eneu. Leomedoni, i biri i Ilosit kishte pesë djemë: Tithonusin, Priamin, Lapusin, Clytiusin dhe
Hicetonin. Priami kishte djalë Hektorin. Nga pedigreja homeriane e dardanëve tërheqin vëmendjen
edhe dy të dhëna të tjera, ku e para lidhet me emrin e njërit prej vëllezërve të Priamit, Klitit
(Clytius), emër të cilin e mbante edhe njëri prej gjeneralëve të shquar të Aleksandrit të Madh;
ndërsa e dhëna e dytë lidhet me emrin e pasardhësit të Trosit, Ganymedes, emër të cilin e për-
dorin Shqiptarët edhe sot në formën Gannimete(s). (Rreth vlerësimit të fundit shih: Laçej, Naim:
“Tanagra”,Lezhë 2012, faqe 171)

23
Homeri, Priamin, mbret i Trojës, e cilëson pasardhës i Dardanit. 21 Sipas tij
Dardani kishte qenë mbreti i parë i Trojës dhe i kishte dhënë emrin qytetit të Dar-
danisë. Prandaj, Priami e populli i tij quheshin Dardanë, bijë dhe bija të Dardanit.22
Dardanët nga Homeri përmenden në këto vargje:

“Dardanin e lindi së pari Zeusi rembledhës.”23


“Dardani lindi pastaj një bir, mbretin Erikthon”. 24
“Dardani, të cilin biri i Kronit e donte mbi të gjithë djemtë”.25
“Dëgjomëni, Trojanë, Dardanë dhe ndihmës”.26
“Trojanë dhe Lykas dhe Dardanë që luftojnë nga afër”.27
“Dardanëve u printe djali trim i Ankisit”.28

Të dhënat e poetit të madh rreth Dardanëve dhe Trojës, në themelet e të


cilës i sheh ata, siç sheh edhe mbretërinë që do ta drejtojë atë, nuk janë vetëm
pjellë e fantazisë, ose pjesë e mitologjisë greke. Përkundrazi, ato kanë edhe
mbështetje historike, që si u pa në shqyrtimet paraprake, sa vijnë dhe plotësojnë
tablonë e faktorit kyç, që lidh trekëndëshin e antikitetit midis botës pellazge, asaj
helene dhe romake.
Edhe Hesiodi, bashkëkohës ose diç më i vjetër se Homeri, Dardanët do t’i
përshkruajë bijë të Pellazgut, që kishin qeverisur së pari Arkadinë, si një vend që
ndodhej midis qendrave pellazge të Argosit dhe Spartës, prej nga, sipas tij, kishin
zanafillën ngjarjet tepër dramatike, të cilat do t’i paraprijnë kohës historike dhe
gjithë asaj që paraqet antikitet.29
Gjithnjë sipas këtij shkrimtari të rëndësishëm të antikitetit, duke qenë lëvizës i
ngjarjeve tepër të rëndësishme, thuhet se ky popull i lashtësisë u shpërngul në
drejtim të Perëndimit në Azinë e Vogël dhe e lidhi fatin e vet ngushtë me Trojën,
një nga portat e së cilës mori emrin “Porta Dardane”. Ndërsa ngushtica në Gadi-
shullin Ilirik u quajt Dardanele dhe, duke shkuar më në Perëndim, në pjesën
qendrore të Gadishullit (Kosova e sotme, bashkë me Maqedoninë dhe Serbinë

21
“Iliada”, III, 38; VII, 89.
22
Po aty, XVIII,230.
23
Po aty, kënga XX, vargu 215.
24
Po aty, kënga XX vargu 219.
25
Po aty, vargu 304.
26
Po aty, vargu 456.
27
Po aty, Kënga VIII, vargu 173.
28
Po aty, Kënga II, vargu 819.
29
Hesiodi: “Fragmente”, 160.

24
Jugore) themeluan shtetin e fuqishëm Dardaninë, njërin ndër më të qëndrueshmit
dhe ndër më të rëndësishmit.30
Me ngjarjet dramatike me shumë tragjedi, ku vëmendja e krijuesve përherë do
të sfidohet nga Troja dhe ato që do të ndodhin në të dhe përreth saj, do të merret
edhe Euripidi (482-406) para erës sonë. Nga njëra anë, në dramat e tij portretizohet
Menelau, mbret i Argosit, stërgjyshërit e tij përmes Herkulit ose Herakliut te Herak-
lidët, e shoqja Helena, i vëllai Agamemnoni, njëra bijë te dy dramat: “Ifigjenia në
Aulidë” dhe “Ifegjinia në Tauridë”, bija tjetër te “Elektra”, kurse i bir tek
“Oresti”. Nga ana tjetër, Euripidi pasqyroi pasojat tragjike të familjes së Priamit,
mbretit të Trojës, në dramat rreth së shoqes Hekubes, nuses së të birit të
Andromakës, vejushës së Hektorit, aleatit të tij, Resusit dhe popullit të vet “Gratë
trojane”.31
Edhe poeti i madh Virgjili në“Eneidë” gjithashtu merret me Dardanët dhe
fatet e tyre për t’i kthyer kështu në personazhe të njërës prej tragjedive më të
rëndësishme të antikitetit.
“Atëherë ai Eneu, të cilin Ankisiti Dardan, jetëdhënësja Venus pranë
dallgës së Simoentit frigas ia lindi”.
(Libri I,617-618)
“O dritë e Dardanëve zemër e forcë,
Vetë ai i nxit perënditë kundër armëve dardane”.
(Libri II, 617-618)
“O Dardanë të shumëvuajtur, toka ku së pari
Lindën stërgjyshërit tuaj, po ajo tokë e pasur
Do t’iu presë tani që po ktheheni. Kërkojeni nënën e lashtë.
Këtu shtëpia e Eneut do të sundojë mbi gjithë brigjet,
Dhe bijtë e bijve e ata që do t`lindin prej tyre.”
(Libri III, 94-98)
“Ne kemi ardhur pas teje dhe armëve tua, si u dogj Dardania”.
(Libri III, 156)
“Këto janë selitë tona të veçanta, këndej ka lindur Dardania”.
(Libri III, 167)
Krahas dëshmive nga mitologjia greke, ku Dardanët, si bij të Pellazgëve, që
me vullnetin e tyre shfaqen themelues dhe drejtues të Trojës, prej nga ata, pas
humbjes së luftës, do të drejtohen drejt Perëndimit (Eneu dhe fisnikët e tij nga

30
Jacques, Edwin: “Shqiptarët”, Tiranë, 2007, faqe 59.
31
Jacques, Edwin: “Shqiptarët”, Tiranë, 2007, faqe 61.

25
Dodona dhe Butrinti do të kalojnë në Itali) në mënyrë që atje të themelojnë
Romën, dhe krahas dëshmive artistike, siç i pamë te Homeri, Hesiodi, Euripidi,
Virgjili, që flasin për të njëjtën, historianët grekë, fillimisht babai i historisë,
Herodoti, por edhe të tjerët pas tij, nga shekulli V para erës sonë e tutje, do të
lënë dëshmi të drejtpërdrejta, ndonëse shpesh kundërthënëse, që megjithatë
ndih-mojnë për t’u parë faktori pellazg si shumësi fisesh por me mbretër dhe
mbretëri të tyre (Lakedemonasit, Danajt, Argivet, Akejt, Thesprotët dhe të
tjerët), të shpërndarë brenda asaj që prej tyre do të quhet Pellazgjia ose
Pellasgikum e më vonë do të shfaqet si Heladë.
Këtu, megjithatë, ndahet miti nga realitetet historike, sepse Troja dhe Dar-
danët shkojnë thellë në histori dhe shihen të shfaqen si qytetërim midis shekujve
XXVIII dhe XXIII, kur kemi edhe kulmet e qytetërimit egjeas të Trojës, ndërkohë
që lufta e imagjinuar e Trojës zhvillohet afro dhjetë shekuj më vonë, pasi që të ketë
ndodhur depërtimi i Grekëve në Heladë, që lidhet me depërtimet e Dorëve me
origjinën e tyre semito-egjiptiane32 dhe jo depërtimet e supozuara të tyre nga veriu,
të cilave gjithnjë e më shumë bëhet përpjekje t’u hiqet mbështetja e dikurshme.
Duket se edhe në dymbëdhjetë shekujt e parë, nga XXIV deri në XII,
tashmë, ndonëse me shumë kontestime, të pranuar si “periudhë parahelene”, e
cila karakterizohet me qytetërimet egjeo-kretase dhe atë të Mikenës, pjesëmarrja
e faktorit pellazg në këtë zhvillim do të jetë domethënëse dhe madje vendimtare.
Si do të shihet, ata ishin në qendër të tij si ndërtues dhe mbrojtës njëherësh me
çka lëkunden seriozisht vlerësimet e deritanishme për autorësinë greke të një
qytetërimi të lashtë dhe të fuqishëm, i cili tashmë thuajse nga të gjithë pranohet
se ishte parahelen, meqë kjo thuhet me të madhe nga vetë autorët e antikitetit,
prej nga bëhet e ditur se ardhësit helenë do të ndikohen me të madhe prej tij.
Por koha midis shekujve XII dhe VIII, e cila quhet “Periudhë e ndërmjetme”, e
njohur edhe si kohë e “shekujve të errtë”, që do t’i paraprijë “Periudhës arkaike” të
Greqisë stricto sensus dhe ka të bëjë me kohën nga shekulli VIII-V, pra në këta
katër “shekujt e errtë”, nga depërtimet dore, fillimisht do të ndodhë rrënimi i
qytetërimit pellazg (në Kretë dhe Mikenë) prej nga pastaj në Greqinë arkaike do
të shfaqet qytetërimi helen, i njohur për poemat epike të Homerit dhe të Hesiodit,
vepra këto që pas dy shekujsh do t’u hapin udhën atyre nga filozofia (Sokrati,
Platoni, Aristotelit dhe të tjerë), matematika (Pitagora), astronomia e të tjera.
Vlerësohet se nga depërtimet e Dorëve rrjedhës së lumit Morava dhe luginës
së Vardarit për në Egje, Dardanëve do t’u shkëputet etnia në dy pjesë. Me ç’rast
32
Shih: Herodoti: “Historiea”, Libri VI,53, Libri VIII, 73.

26
pjesa lindore (Troja dhe pjesa kryesore e Anatolisë), do të bjerë në duart e
Helenëve, ndërkohë që ata që nuk do të kalojnë në Italinë e Jugut (Sicili Galabrët
dhe disa fise të tjera) do të rrudhen në pjesën e Ilirikut Qendror në mënyrë që
vetëm pas katër pesë shekujsh “heshtjeje”, pra nga shekulli III e tutje para kohës
së re, të shfaqen si mbretëri në rivalitet dhe luftëra të herëpashershme me
Maqedonët, po edhe me Grekët, e me mbretëritë e tjera ilire, nga të cilët do të
mbesin të rrethuar. Mirëpo nuk do të mungojnë edhe lidhjet dhe aleancat veçmas
kur do të fillojnë luftërat e përbashkëta kundër Romës, të cilat do të zgjasin afër
dy shekuj dhe do të përfundojnë me humbjen e përbashkët. Por, edhe pas kësaj,
Dardanët, si dhe pjesa më e madhe e Ilirikut, do të vazhdojnë të ruajnë statusin e
një province të mëvetësishme në Perandorinë e Romës (“Illyricii proprie dicti”),
prej nga ajo do të kthehet në një faktor të rëndësishëm të mbrojtjes nga sulmet
gote, avare dhe ato sllave, të cilat do të fillojnë nga shekulli i katërt pas erës sonë
dhe do të vazhdojnë deri në shekullin e dhjetë.
Këtë rol Dardanët dhe Dardania do të vazhdojnë ta luajnë veçmas në kohën
e Bizantit, kur e gjithë ngrehina e Perandorisë së fuqishme Lindore me qendër në
Kostandinopojë do të ngrihet mbi bazat e fondamentit të qytetërimit dardan të
trashëguar nga antikiteti. Madje, nuk është e rastit pse themeluesit e Bizantit do
të jenë dardanë (Konstantini i Madh dhe Justiniani i parë).
Pikërisht pse do të jenë faktor tepër i rëndësishëm i antikitetit të hershëm,
veçmas pse me ta lidhet Troja dhe fuqia si “kështjellë ilirike në Azi të Vogël” 33,
si urë lidhëse midis qytetërimeve më të rëndësishme të kohës së vjetër, Dardanët
dhe Dardania me praninë e tyre tepër të gjerë nga Iliriku Qendror e deri në Azi të
Vogël me disa fise të tyre do të gjenden edhe në Italinë e Jugut dhe si faktor
qendror që lidh Ilirët me Trakasit (këta të dytët, sipas shumë indikacioneve, ka
mundësi që të jenë të rrënjës pellazge), po ashtu shumanshëm do të tërheqin
vëmendjen, prej nga nuk do të mungojnë edhe kundrimet ku ata do të shihen
herë të “trakizuar”, herë të “ilirizuar”, e herë si pjesë e entitetit të madh ilir, por
me peshë të veçantë brenda për brenda tij sa edhe të veçohen, e herë do të
merren si entitet i veçantë në kuadër të fiseve të Ilirikut Qendror i shtrirë edhe në
hapësirën e Azisë së Vogël (Anatoli e tutje). Këto kundrime, ndonëse, shumë
herë shpërputhëse, megjithatë, shtojnë rëndësinë e rolit të Dardanëve dhe të
Dardanisë brenda për brenda familjes pellazge, por edhe të antikitetit në përgjithë-
si, ku ata shfaqen si faktor dominues në hapësirën ku ka qendrën antikiteti.

33
Budimir, Milan: “Grci i Pelasci”, Beograd, 1950.

27
Krahas rolit të “urës lidhëse” midis Europës dhe Azisë së Vogël, që shfaqet
me shumë dilema rreth prejardhjes së fuqisë së tyre vepruese (nga Perëndimi kah
Lindja apo anasjelltas), megjithatë, autorët e vjetër të antikitetit do t’i kushtojnë
vëmendje të rëndësishme edhe rolit lidhës të Pellazgëve të Ilirikut me ata në Itali
si dhe të shtrirjes së tyre në Egje, veçmas në Kretë, prej nga vlerësohej se vinte
qytetërimi antik.
Dionisi i Halikarnasit34 në shekullin e parë pas erës së re shkruante se Pe-
llazgët fillimisht kishin ardhur nga Peloponezi, nga krahina fqinje e Argosit.
Emrin e morën nga mbreti i tyre, Pelasgius, që ishte bir i Zeusit. Pas gjashtë
brezash ata u vendosën në Thesali, ku patën një lulëzim të madh. Aty qëndruan
për pesë breza me radhë, derisa u dëbuan nga Deukalioni, stërgjysh i He-
lenëve.35
Gjithnjë sipas Dionisit, një pjesë e Pellazgëve u shpërndanë në provincat
fqinje, në Kretë, në ishujt e Egjeut, e veçanërisht në Lesbos, si edhe përgjatë
bregut të Helespontit,36 prej nga pastaj, pasi që themeluan Trojën, kur do të
munden nga Helenët, do të detyrohen të kalojnë për në Itali të Jugut.
Ky historian edhe prejardhjen e Eneut e nxirrte nga Dardania, gjë që do të
shkruajë se themeluesit e Romës, Romulusi dhe Remusi, bijtë e Eneut, ishin
Dardanë, rrjedhimisht Pellazgë.37
Natyrisht se këto kundrime shpeshherë të ndryshme nuk ia kanë hequr asnjë-
herë Dardanëve mundësinë që të jenë bijë të Pellazgëve dhe madje pasardhësit e
tyre të parë, ndërkohë që nuk ia kanë vënë në dyshim as fuqinë që kishin nga
gjysma e dytë e mileniumit të dytë dhe deri te lufta hipotetike e Trojës, që lidhet
me shekullin e dymbëdhjetë para erës sonë kur ata përnjëmend kanë paraqitur një
faktor që ka ndikuar qytetërimet e Kretës, atë të Egjeut duke u shtrirë madje edhe
në jug të Italisë (Galabrët, Thunatët, Daunët). Kjo shtrirje e gjerë dëshmohet me
anën e mbetjeve të shumta të kulturës materiale dhe asaj shpirtërore, ku gjykuar
sipas mbetjeve arkeologjike dhe atyre gjuhësore, në masë të madhe ruhen karakte-

34
Halikarnasi i Karisë, dijetar grek nga Helikarnasi. U vendos dhe jetoi në Romë në kohën e
Augustit. Në vitet e fundit para erës sonë shkroi veprën “Romaiki arkeologia” lat. “Antiquitatum
Romanarum” (Historia e vjetër e Romës). Historia e Dionisit fillon nga kohët më të lashta dhe
arrin deri në Luftën e Parë Punike (viti 264 para erës sonë). Në Historinë e Dionisit gjenden të
dhëna të vlefshme për Pellazgët, Trojën, Dardanët dhe vendosjen e tyre në Itali, po ka edhe të
dhëna rreth fushatës së Pirros në Itali.
35
Dionisi: “Antiquitatum Romanarum”, Libri i parë 17, cituar sipas “Ilirët dhe Iliria te autorët
antikë”, Prishtinë, 1979, faqe 166.
36
Po aty, faqe 167.
37
Po aty, faqe 168.

28
ristikat e atyre që kishin Dardanët në Azinë e Vogël, por edhe në Ilirikun Qendror,
në Dardani dhe tutje në Itali e madje edhe deri në Afrikën Veriore.
Se Dardanët mund të jenë bijë të Pellazgëve, madje kjo është pranuar edhe
nga ithtarët më të nxehtë të shikimit të tyre jashtë lidhjeve me fiset ilire si entitet
i pavarur në Ilirikun Qendror, që shfaqet qysh nga mileniumi i dytë, ku dhe kanë
burimin edhe mëdyshjet e ndryshme për “ilirizimin” ose “trakizimin” e mëvonshëm
të tyre, e ku e kanë burimin edhe shumë nga përpjekjet e pareshtura që t’u zvogë-
lohej paksa rëndësia në shekujt e mëvonshëm, ose që ajo të shihej e shkëputur
fare nga faktori ilir,38 që megjithatë nuk do të gjejnë mbështetje shkencore. Për-
kundrazi, ka pikëpamje sipas të cilave bëhet e ditur se Dardanët jetuan në
truallin e tyre etnik (Ilirikun Qendror të shtrirë deri në pjesën aziatike) para
shpërnguljet trako-frigje, që datojnë na shekujt XIII-XII para erës sonë.39
Ndërlidhja me Pellazgët, gjurmët e të cilëve ndeshen në gjithë hapësirën
ilirike-danubiane, atë të Egjeut dhe në Italinë e Jugut dhe lashtësia e tyre shihet
diku në mileniumin e gjashtë, duke u parë popull i parë që do të ketë ardhur në
këto pjesë pas shkëputjes së tyre nga trungu i familjes së përbashkët indoeuropiane
diku në afërsi të Indisë, nuk ia ka hequr dilemën kohës së faktorizimit të njëmendët
shoqëror dhe politik të Dardanëve dhe të Dardanisë si dhe përmasave që kanë
pasur ata veçmas kur lidhen me Trojën dhe qytetërimin e atëhershëm, fillet e të
cilit i ndeshim diku nga mesi i mileniumit të dytë dhe shkojnë deri në mesin e
mileniumit të parë.40 Meqë, si dihet, lëvizjet e popujve nga kohët e hershme
parahistorike nga mileniumi i gjashtë e tutje vazhdojnë në drejtime të ndryshme
për t’u përmbyllur në njëfarë dore me atë të fundit të mileniumit të dytë dhe
fillimit të të parit, me atë të Dorëve ose si quhet edhe lëvizja e Egjeut - me të
cilën lidhet edhe shfaqja e Helenëve në atë që prej tyre do të quhet Heladë,
ndërsa qytetërimi i tyre helenizëm, i cili do t’ia japë një vulë të veçantë antikiteti.
38
Më gjerësisht shih: Patsch, Carl: “Dardani”, PWRE IV/1901. Papazoglu, F: “Srednjobal-
kanska plemena predrimska doba – Tribali, Autariati, Dardanci, Skdisdci i Mezi”, Sarajevë,
1969 dhe “Dardanska onomastika”, ZFF VIII-1,1964; Mirdita, Z: “Studime dardane”,
Prishtinë, 1979; Mirdita, Z: “Dardanci i Dardanija u antici”, Zagreb,1972; Moscy, A:
“Munizipale Gemein-de Obermoesien in hellenistisch-römischen Zeitalter”, Actes I,vol. II; Krahe, H:
”Von Illyrieschen zum Alteuropäischen”, Berlin 1964.
39
Shih:Papazoglu, F: “Srednjobalkanska plemena predrimska doba – Tribali, Autariati,
Dardanci, Skdisdci i Mezi”, Sarajevë, 1969; Mirdita, Z: “Studime dardane”, Prishtinë, 1979;
Mirdita, Z: “Dardanci i Dardanija u antici”, Zagreb,1972; Moscy, A: “Munizipale Gemeinde
Obermoesien in hellenistisch-römischen Zeitalter”, Actes I,vol,II; Krahe, H:”Von Illyrieschen
zum Alteuropäischen”, Berlin 1964.
40
Papazoglu, F: “Srednjobalkanska plemena predrimska doba – Tribali, Autariati, Dardanci,
Skdisdci i Mezi”, Sarajevë, 1969, faqe 101-103.

29
Megjithatë Dardanët dhe Troja, të identifikuar si një, mbesin faktorë tepër dome-
thënës të këtij zhvillimi të fundit, me shumë të panjohura por edhe shenja të
qarta se vijnë nga lashtësia, që kërkon shpjegimin e duhur, që assesi ta gjejë
jashtë versit imagjinativ të Homerit.41 Për më tepër, nga ky shpjegim varet shumë-
çka e të vërtetës së faktorit parahelen dhe rëndësisë së tij, çështje këto që po ashtu
janë të lidhura ngushtë edhe me të vërtetën rreth qytetërimit të Kretës, atij Miken
dhe të Fenikasve, që dihet se kanë ndikuar helenizmin, por pa u sqaruar si duhet se
cili ka qenë kahu i tyre i njëmendtë, se kush për kë ka qenë më i rëndësishëm edhe
pse mund të thuhet se në fund këtu ka fituar skema helene, më shumë në saje të
filohelenizmit të njohur të shekullit të nëntëmbëdhjetë se sa nga argumentimet
shkencore, të cilat jo vetëm që kanë munguar, por diku-diku është punuar që ato
të mos jenë të pranishme veçmas kur kanë qenë të mbarsura me njoftime që
mund të shpijnë te konkluzioni se që të gjitha këto qytetërime (miken, i Kretës
dhe fenikas), ishin pjesë e atij pellazg, ku bota ilire-trake pati rol të veçantë dhe
madje derivues.42
Sidoqoftë, edhe përkundër këtyre skemave, raportet e Dardanëve me Trojën,
jashtë asaj që paraqet Homeri ose mitologjia greke, do të duhej të nxirrnin në
pah jo vetëm të vërtetën e shtrirjes së tyre në Azi të Vogël dhe të raporteve ende
të paqartësuara sa duhet me Bryget (Frigjët) dhe Hititët, ku ata jo rrallë shihen si
pjesë e këtyre mbretërive ose në aleanca me ta nëpër luftëra të ndryshme që
shkojnë deri në Mesopotami dhe Egjipt madje, por ato duhet të hedhin dritë edhe
në gjithë mbarështiminilir-dardan, që ndonëse në masë të madhe shihen si çështje
të një entiteti të përbashkët nga e njëjta rrënjë (pellazge) dhe nga i njëjti trung me
degë të ndryshme (pa marrë parasysh rrethanat që i kanë kushtëzuar), megjithatë,
ato edhe si të tilla prekin edhe çështjet tjera të indoeuropianizmit si nga aspekti
hapësinor, etnik, shoqëror dhe politik madje. Kështu, Dardanët si popull ndër më
të fuqishmit e antikitetitdhe Dardania si mbretëri nga shekujt IV para erës sonë e
deri te shekulli parë i erës sonë, paraqesin një referencë të pashmangshme që
gjeografikisht dhe historikisht lidh thuajse që të gjitha zhvillimet midis parahisto-
risë dhe historisë, midis Lindjes e Perëndimit, duke nxjerrë në pah të vërteta, por
edhe mëdyshje, siç janë edhe ato rreth vendit të tyre midis Ilirëve dhe Trakasve,
por edhe me Helenët dhe të tjerët në hapësirën e Ilirikut Qendror dhe atë të nyjës
euro-aziatike dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë jo vetëm me helenizmin, por

41
Po aty, faqe 101.
42
Shih: Droysen, J. G: “Geschihte der Hellenismus” I-III, Gotha, 1877/8.

30
edhe me Bizantin dhe më vonë, të cilat vazhdojnë të tërheqin shumanshëm
vëmendjen e hulumtuesve, edhe pse ato diku-diku prodhojnë huti madje.43
Pse është kështu, pa dyshim arsyet mund të gjenden te vlerësimi tashmë
lapidar se nga aspekti etnik dhe gjuhësor te Dardanët duhet parë përzierjen e
vjetër nga banorët indigjenë dhe ardhësve të parë indoeuropianë – Pellazgëve, të
cilët do të kthehen në fondament të indoeuropianizmit, të cilit, as veçoritë e
prodhuara, e as realitet e reja shumë herë edhe kundërthënëse, nuk do të jenë në
gjendje t’ia ndryshojnë karakterin.44
Megjithatë, që ky vlerësim të fitojë të drejtën e një shqyrtimi kompleks, i
cili mund të nxjerrë në pah në një dritë më të qartë edhe raportet etnike dardane-
ilire brenda rrënjës pellazge, fillimisht kërkon sqarimin gjuhësor të emrit
Dardani, meqë Dard në onomastikën e kohës antike ka qenë e përhapur përtej
caqeve të trevës dardane dhe të trevës dardane-trojane. Sipas Çabejt 45 ajo na del
me një anë të Dardas, emri i një “proetar Epirotarum” te Δερδενσ, emër i shpeshtë
princash maqedonas-eliotë, bashkë me Δερδια, emri i një qyteti në trevën elimiote,
me Δερδαια, në Thesali, Δερδενις në ishullin Lesbos, në anën tjetër në truallin italik,
në Apuli, si emër i një populli Dardi të Daunëve, si emër krahine Dardensis, dhe si
emër i një qytetin Δαρδανον.46
Sa i përket burimit dhe kuptimit të këtij emri, edhe pse pranohet në parim që
emrat e disa trevave dhe popujve të lashtësisë shumë herë mbetën të errët, me-
gjithatë, këtu shfaqet gjuhëtari Johan-Georg von Hahn,47 i cili, duke folur për
ata emra gjeografikë të vjetër, të cilët dalin si apelativë në shqipen e sotme,
43
Po aty.
44
Duke u mbështetur mbi studimet historike, ato të gjuhësisë dhe të arkeologjisë, F. Papazoglu –
njëra ndër studiueset më të përkushtuara të çështjes dardane, sjell disa përfundime të rëndësishme, që
pak a shumë, gjejnë mbështetje te pjesa më e madhe e studiuesve të kësaj çështje: 1. Dardanët
ishin autoktonë në hapësirën e Ilirikut Qendror. 2. Dardanët për naga etnogjenitika janë të afërm
me Ilirët. 3. Dardanët e Azisë së Vogël kanë prejardhje nga Iliriku. 4. Hapësira etnike e Darda-
nëve përfshin Kosovën e sotme, luginën në pjesën e epërme të rrjedhës së Vardarit, Pomoravlen
jugore si dhe luginën e Ibrit. (Shih: “Srednjobalkanska plemena u predrimska doba”, Sarajevë,
1969 dhe “Ilirska i dardanska kraljevina”, SANU, Beograd, 1988). Me shumë nga pikëpamjet e
Papazoglut pajtohet edhe Budimir, Milan (“O etnićkom odnosu Dardanaca prema Ilirima”,
Beograd, 1950, faqe 19) si dhe Mirdita, Zef (”Paleobalkanska plemena izmedju Jadranskog i
Crnog moras od eneolita do helenistickog doba”, SANU, Beograd, faqe101-110).
45
Më gjerësisht shih: Çabej, Eqrem: “Studime gjuhësore” IV, Prishtinë 1977, (Emri i Dardanisë
dhe izoglosat shqiptare-kelte), faqe 388-391.
46
Μë gjerësisht shih: O. Hoffmann:”Die Makedonen “(1906), 157 vf; H. Krahe:” Alltillyrische
Personennamen” (1929), f. 142; F. Ribezzo: “Italia e Croazia” (1942) 74; A. Mayer: “Die
Sprache der aletn Illyrier” I, II (1959) faqe 33,108 (cit. sipas Çabej, Eqrem: “Studime gjuhësore”,
IV Prishtinë 1977, faqe 389.
47
Më gjerësisht shih: J. G von Hahn:“Studime shqiptare”, Tiranë, faqe 236-266.

31
emrin e Dardanëve e lidh me dardhë, duke shënuar në atë mes që në Shqipëri
janë të shpeshta emrat e viseve të formuara nga emra drurësh. Ai përmend
edhe një emër katundi e mali në Shqipëri të Mesme që quajtur Dardhë. Në një
vepër të hartuar më vonë von Hahn shkruan:”Poroshtica na dha një vërtetim të
papritur të shpjegimit që jemi përpjekur të japim për emrin Dardania në
veprën “Studime shqiptare”, sepse ne, për sa mundë të shihnim, pamë se sido-
mos shpati lindor ishte i veshur plot me dardha të egra, që ne i kishim ndeshur
edhe më parë, të përziera me pemë të tjera, po që kështu grumbull gjer më sot
nuk i kishim gjetur me një shumicë kaq të madhe. Dardha e egër është e
përhapur në mbarë Gadishullin Ilirik, kështu pra rrjedhimi i emrit Dardania
prej shqip: Dardhë, na duket shumë afër mendsh, dhe kuptimi i kryehershëm- i
emrit ngjan të jetë “vend dardhash”.48
Sipas Çabejt, ky shpjegim, sipas të cilit emri “Dardan”, në krye të herës i
përkiste vendit, i cili pra shënohet si “vend dardhash” ka gjetur miratim më të
madh se gjithë interpretimet e tjera të këtij emri.49
Me këtë rast veçohet interpretimi i Edith Durham, e cila si njohëse e
Shqipërisë dhe e Ilirikut, tërheq vëmendjen mbi faktin që emrat e vendeve me
burime bimësh janë shumë të shpeshta si në viset sllave jugore si në trevën
shqiptare, sikundër tregojnë, thotë ajo, për Shqipërinë emrat Arnje, Kështenja,
Mollë, Arra, Qerreti, Kumbulla, Dardha e për sllavishten jugore Krushevo,
Krushevac, Krushevica me ç’rast del se edhe Krushevci gjendet mu në territorin
e Dardanisë së vjetër.50
Krahas hapësirës ilire-dardane, Dardha është emër katundesh i shpeshtë edhe
në Greqi, veçanërisht me trajtën deminutive-kolektive Dardhëza (Νταρδιςα) në
Morenë jugperëndimore, në Atikë e në Elidë, si dhe Dardhishtja në krahinën
Trifilija emrat që i ka vënë elementi shqiptar që nguli në ato anë. Prej Italie hyn
aty Dardhës, emri i një familjeje tashmë të shuar në katundin Kienti të Molizës.51
Interpretimi i fjalës Dardan nga Dardhë nga shqipja, megjithatë, siç lidh
Dardanët dhe Dardaninë nga aspekti historik me antikën e hershme, pra në një
kohë parahelene, nga aspekti gjuhësor, po ashtu etimologjinë e saj e bart në kua-
dër të shtresimit të vjetër indoeuropian ose edhe paraindouvropian. Ithtarët e
kësaj të fundit (Ostir dhe G. Novak)52 bëjnë përpjekje për të bashkuar dardhë-
48
J.G von Hahn: “Reise von Belgrad nach Solanik”, 1924, faqe 69.
49
Çabej, Eqrem: “Studime gjuhësore”IV, Prishtinë 1977 faqe 389.
50
Po aty, faqe 389.
51
Po aty, faqe 390.
52
Shih: Arhiv za arbanašku starinu IV, 1969, faqe 85.

32
nme mjete paraindoevropiane, nëpërmjet të ndryshimit të shkallëve (Stufen-
wechsel) të gjuhëve “aloradike” me fjalën mad-ari, ud-are “dardhë” të baskishtes,
dhe greqisht αχρας me lituanisht kriause e sllavisht krusa “dardhë” me një formë
bazë “dardhë” të gjuhëve kaukazike. Pa përjashtuar krejt barazimin e ndërtuar prej
Bugges (ku ai burimin shqip dardhë e lidh si refleks i formës bazë të indoevro-
pianishtes -*g’hard-), Çabej hap çështjen e një afrie tjetër gjuhësore midis shqipes
dardhë si vazhdim i një forme bazë *d(h)arg’a, mund të jetë e afërme me fjalën
kelte irand. Draigen “kullumbri; dardhë e egër, gorricë, që gjërat i bart në fushën
e izoglosave shqiptaro-kelte.53
Krahas interpretimit gjuhësor, që mund t’i bëhen fjalës dardhë, është edhe
aspekti mitologjik që Dardanët, si dhe Pellazgët në përgjithësi i lidh me këtë
pemë, të cilën e shohim pemë të shenjtëruar te perëndesha Hera. Siç dihet, perën-
desha Hera i takon regjimit matriarkal të zanafillës parahelene, pra pellazge, dhe si
e vetmja hyjni e martuar midis hyjnive të Olimpit. Para martesës ajo kishte qenë
një objekt i një kulti femëror dhe pra një perëndeshë e pavarur nga Zeusi. Edhe si
e martuar me Zeusin, ajo do të ruajë fuqinë e perëndeshës së erës. Ndaj, nuk është
e rastit pse edhe emri i saj përkon me pellazgjishten Hera=Era,54sado që disa
filologë rrënjën e fjalës Hera ia bashkëngjisin sanskritishtes “svar” (qielli), që në
greqisht do të thotë tokë dhe në latinisht mjeshtër (Herus).55
Meqë shumë nga perënditë pellazge ishin edhe kulte pemësh njëherësh dhe
si të tilla lidheshin me një veprimtari aq të rëndësishme për vetë jetën siç ishte
kultivimi i pemëve, është e arsyeshme që edhe Dardanët dhe Dardania të kenë
qenë pjesë e rëndësishme e këtij kulti, që bashkë me atë të vreshtës (hardhisë së
rrushit) të gjendet edhe në vepra të panumërta arti. Të përkujtojmë se edhe
sarkofagu i perandorit dardan Konstantini i Madh ka përsipër një pllakë të
madhe mermeri me një relief prej fletëve të hardhisë.

DARDANËT, BRYGËT (FRIGJË) DHE HITITËT

Sipas mitologjisë greke Dardani, ishte bir i Zeusit dhe i Elektrës bijës se
Atlasit, mbesë e Prometeut dhe i vëllai i Jozonit dhe i Harmonisë. I detyruar ta
linte vendlindjen e tij, Arkadinë, ai shkoi në Frigji, ku u vendos dhe themeloi

53
Çabej, Eqrem: “Studime gjuhësore”, IV, Prishtinë, 1977, faqe 391.
54
Shih Aref, Mathieu: “Mikenët=Pellazgët”, Tiranë, faqe 402.
55
Po aty.

33
Trojën në brigjet e Skamandrës (Samothrakës). Ai konsiderohet stërgjysh i
fiseve dardane që jetonin në faqen e malit Ida.56
Theksimi i versionit të mitit grek rreth Dardanit, por edhe të tjerëve, ku ai
latin për të cilën u bë fjalë është me interes, edhe pse ndryshon atësinë (nga njëri
kryezot te tjetri), megjithatë të përbashkët ka dy faktorë tepër të rëndësishëm të
natyrës historike dhe gjeografike. Fjala është për vendosjen në Samothrakë
(Skamandra), ishull ky në veri të Detit Egje, që njëherësh paraqet portën e parë
drejt Frigjisë (Azi të Vogël), ku themeloi qytetin Ilion (më vonë Trojë). Kjo
lëvizje hipotetike, ndër shumë sosh që përmenden nga mileniumi i dytë e tutje
nga pjesa e qytetërimit danubian drejt Lindjes (Europa Qendrore, Iliriku Perën-
dimor dhe Lindor), drejtpërdrejt i nxjerrë Dardanët si akterë të rëndësishëm
historik nga shekulli XVI para erës sonë në një hapësirë aq të rëndësishme, siç
ishte Samothraka, në veri të detit Egje, për të cilën Homeri thoshte se nga ai
ishull mund të shihej fushëbeteja në Trojë. 57 Për këtë ishull W. Hazlit thotë se
Dardanët ishin ata që rreth vitit 1506 para erës sonë e populluan dhe pas asaj
Azinë e Vogël:
“Dardani, një fis pellazg nga Moesia ose Paeonia, nën udhëheqjen e prijësit
të tyre Dardanus, djalit të Jupiterit dhe Elektrës, kolonizuan së pari Samothrakën
dhe pastaj Dardaninë, në Azi të Vogël”.58
Se Samothraka në lashtësi është quajtur Dardani, Melitë etj., që konfirmohet
edhe nga A. Charles59 dhe Laurent,60kjo është fare e mundshme, por njëfarë
“paqartësie” që nuk duhej të ishte e tillë shkakton e dhëna që haset jo rrallë ku
Troja në të cilin u vendosën Dardanët në kohën sa sundohej nga mbeti Teuker
(Teucer) dhe popullsia quhej sipas emrit të mbretit teukriane, por edhe Frigjia e
Vogël.61Pas martesës së Dardanit me Batian, vajzën e mbretit Teuker, kur ai do
të zëvendësojë në fron vjehrrin, popullsia do të quhej dardane. Edhe pse autorët
56
“Fjalori i mitologjisë”, Prishtinë faqe 121. Më gjerësisht shih edhe Booth,G: “The Historical
Library of Diodorus the Sicilian”, London 1814, Vol. I, f. 330.
57
Shih Homeri “Iliada”, Tiranë 1979. Kënga I, faqe 63.
58
Shih: Hazlitt, William; “The Classical gazetteer: A Dictionary of Ancient Geografy, Sacred
and Profane”, London: Whittaker and Co., 1851, faqe 132.
59
Shih Athon, Charles: “A System of Ancient and Mediaval Geography, For the Use Schools and
Colleges”, New York: Harper&Brothers, 1850, faqe 434, cituar sipas Laçej, Naim: “Tanagra”,
Lezhë 2012, faqe 187.
60
Shih: Laurent, Peter Edmund: “An Introdution to the Study of Ancient Geography. With
Copius Indexes”, Oxford, For Henry Slatter: And Whitaker, Treacher, and Arnot, 1830, faqe
100.
61
Shih Robinson, John: “Ancienc History;Exhibiting a Summary Vievs of Progres, Revolutio-
nes, Delcine and Fall of dhe States and Nations of Antiqity”, London 1831, faqe 162.

34
antikë nuk e thonë, është fare afër mendsh se ndryshimi i emrit të popullit nga
Teukrianë në Dardanë, nuk ka gjithaq të bëjë me martesën e Dardanit me të
bijën e mbretit frigj, Teuker sa me atë se fjala ishte për etninë e lashtë dardane
dhe shtrirjen e gjerë të saj edhe në atë pjesë, që jo rrallë u është nënshtruar herë
emërtimeve gjeografike, e herë atyre të mbretërve, siç ka ndodhur me Ilirët në
Iliri, me Trakët në Traki, Frigjët (Byget) në Frigji, Maqedonasit në Maqedoni e
të tjera.
Shfaqja e faktorit dardan në këtë pjesë si dhe civilizimi që do të lulëzojë
gjatë kësaj kohe (fjala është për shekullin XVI para erës sonë) me ç’rast kemi
edhe ndërtimin e disa qyteteve me të njëjtin emër (Dardanum në breg të Detit
Marmara dhe Dardana pak më larg ku kishte edhe rezidencën), 62 krahas
dukurisë së emërtimit të etnive nga i njëjti trung etnogjuhësor me emërtime mbi
bazat gjeografike dhe të dinastive mbretërore që u janë nënshtruar, qoftë edhe
hipotetikisht, ngre çështjet e mundësisë së shtrirjes së gjerë të etnisëdhe të
mbretërisë dardane në pjesën europiane dhe në atë aziatike, tutje të dhënave
historike që atë e përkufizojnë me fillimet e shekullit V para erës sonë në pjesën
qendrore të gadishullit Ilirik, në trekëndëshin e njohur gjeografik midis ilirëve,
trakasve dhe pionëve dhe maqedonasve në jug. Ndonëse aspekti historik i
mbretërisë së Dardanisë, gjithnjë në përputhje me të dhënat që na vinë nga
burimet antike nga shekulli IV para erës sonë, do të trajtohet në vazhdim,
megjithatë prania e dardanëve në përmasat euro-aziatike në rolin e një faktori
aktiv historik, pasqyrohet me Frigjinë, ku vërtetohet se Dardani sundoi në Frigji
për 65 vjet dhe cilësohet mbret i Frigjisë, 63e ku bënte pjesë edhe Troja, që për
autorët antik (Herodotin, Strabonin dhe Plinin) emri Frigji vjen nga populli i
Maqedonisë i quajtur Brig (sipas të gjitha gjasave fis dardan ose i përafërt me
të), që kur emigroi në Azi të Vogël u quajt Frig.64
Herodoti, madje edhe Armenët i sheh si koloni frigje në atë pjesë të shkë-
putur të Lindjes deri në Kaukaz dhe Mesopotami me ç’rast ai madje përmend
edhe “tokat e dardanëve në lumin Gyndes, lumë që derdhej në lumin Tigër”,65me
çka hapet mundësia e parjes Brygëve dhe Hititëve në kuadër të një bashkësie

62
Boog, G: “The Historcal Library of Diodorus the Sicilian”, London, 1814, faqe 285.
63
Laurent, Peter Edmund: “An Introduction to the Study of Ancienc Geography: With Copius
Index to the Whole”, London 1747, faqe 480, cituar sipas Laçej, Naim. “Tanagra”, Lezhë 2012,
faqe 197.
64
Taylor, Isaac: “Herodotus, Translated From the Greek, For the Use of General Readers; With
Short Explanatory Notes”, London 1829, Libri VII, faqe 75.
65
Po aty.

35
etnogjuhësore me Dardanët, që nuk mund të shihet e shkëputur edhe nga
realitetet shoqërore dhe politike të kohës.Kjo pikëpamje, ndonëse nga fabrikuesit
e zellshëm të helenizmit të shekullit të kalaur Trojanët Dardanë dhe Hititët
lindorë duhet të ndahen medoemos, siç duhet të ndahen edhe fiset e tjera të
rëndësishme në këtë pjesë që i kanë takuar kësaj familje (libianët, carianët e të
tjerët), megjithatë, të dhënat më të reja, siç janë ato që kanë të bëjnë me pllakat e
shumta me shkrime hitite të zbuluara së voni, tregojnë se ata flisnin një gjuhë
indoeuropiane, një gjuhë njërrokëshe, e cila shkruhej me alfabetin Kuneform
njëlloj si gjuha sumere,66 gjuhë kjo, që ka edhe disa pikëpjekje edhe me gjuhën
shqipe, çështje kjo që me të drejtë u jep legjitimitet gjithë pikëpamjeve rreth
gjenezës së përbashkët të dy grupimeve të mëdha filologjike (atij indoeuropian
dhe hamitosemitik) në gjuhët njërrokëshe, së cilës, bashkë me sanskritishten, i
takon edhe pellazgo-iliro-shqipja.
Rasti i Hititëve67, që njihen si popull sumer dhe njoftimi se ata, megjithatë,
flisnin një gjuhë indoevropiane, që ka shumë gjasa se lidhet me pellazgjishten, si
dhe dëshmimi i pranisë së Dardanëve në Lindje, të ndërlidhur edhe me Hititët
dhe perandorinë e tyre qoftë edhe si pjesë e konfederatës së tyre, siç del nga
shfaqja e tyre e përbashkët në Luftën e Kadeshit të shekullit XIII para erës sonë,
në mos për një prani të hershme pellazge në atë pjesë, megjithatë flet për një
lëvizjeje të brendshme të popullsisë pellazge në kahe të ndryshme (edhe nga
Lindja drejt Perëndimit). Kjo shihet edhe nga rasti i dhëndrit të Dardanëve
Kadmit (Kadmosit) fenikas, i cili sipas një legjende themeloi Tebën në Beoti, ku
edhe do të mbetet dhe do të martohet me Harmoninë prej nga ai do të sjell edhe
shkronjat prej nga pastaj do të dalë edhe qëndrimi i fabrikuar se helenet morën
shkrimin nga fenikasit, që e përshtatën dhe e ngritën në gjuhë kulture dhe
filozofie. Ndaj, duke u mbështetur mbi pamjen e kësaj çështje nga rrënjët dhe jo
nga degët, siç ndodh rëndom, prej nga ushqehen edhe teori të ndryshme për “të
papajtueshmet” në vend se të shihen të përbashkëtat, kjo lëvizje, ishte fare e
natyrshme brenda të të njëjtës etni, asaj pellazge, të trajtuar qoftë edhe si indo-
gjene, ku bënin pjesë edhe fenikasit dhe “popujt e tjerë të detit”, të cilët i takonin
të njëjtit qytetërim.

66
Gjuha sumere, sipas filologëve nuk bën pjesë në grupin e gjuhëve hamitosemite. Ajo është një
gjuhë e vdekur, por thonë atamakadishtja si gjuha më e vjetër semite, shkruhej njëlloj si sumerishtja
me alfabetin kuneiform. Shih: Thomopulos, Jakov: “Pelazgika”, Athinë, 1912 me ç’rast ngrihen
edhe paralele midis pellazgjishtes, shqipes së lashtë dhe shumerëve.
67
Edgar H.Stutervent: “A Comparative Grammar of the Hittite Language”, Linguistic Societe of
America, Filadelfija, 1952; Ferdubabd Sommer: “ Hethiter and hethitish”, Stuttgart, 1948.

36
Në kuadër të kundrimit të etnogjenezës së përbashkët pellazge, si më e
lashta, mbi të cilën janë shfaqur realitetet e mëvonshme shoqërore dhe politike
në Mesdhe, Perëndim dhe Lindje, duhet parë edhe Brygët (Frigjianët) nga kjo
familje e madhe paçka parja e tyre në Ilirik dhe në Azi të Vogël nxjerr vazh-
dimisht telashe. Ata duket se kanë bërë pjesë në dyndjen e dytë të madhe të
mijëvjeçarit të dytë, duke vërshuar (të shoqëruar nga vëllezërit e tyre të një
gjaku, Trakët dhe Ilirët) prej brigjeve të Danubit të mesëm drejt Ilirikut dhe më
pas në Azinë e Vogël,68ku Homeri ata i sheh në Askani, në fushën e trojanëve,69
e prej nga gjurmët e tyre, së paku ato gjuhësore, qoftë edhe me një fjalë të
vetme, siç është becos=buka, gjenden edhe në hapësirën e sotme shqiptare. Pa
marrë parasysh qasjen që i bëhet interpretimit të asaj (nga ndodhja në të njëjtën
hapësirë), në përputhje me teorinë e monogjenezës së gjuhëve dhe të etnogje-
nezës, e cila ka gjithnjë e më shumë mbështetës, shqipja e sotme nxjerr fosilet e
gjuhës së vjetër të përbashkët.70
Edhe pse rreth mbretërisë së tyre mungojnë burime më të përafërta historike,
megjithatë dihet se rreth shekullit XIII emri i (Brygëve) Frigjëve zëvendësoi atë të
Trojanëve. Fakti se mbreti i tyre “Migdoni hyjnor”, përmendet nga Homeri në
luftën e Trojës, çon tek të menduarit se ata kanë qenë pjesë e familjes pellazge si
shumë e shumë popuj të tjerë që morën pjesë në atë luftë hipotetike, 71e cila është
zhvilluar midis popujve pellazgë. Versioni i rishkruar i “Iliadës” në kohën e
Pizistratit (shekulli VI para erës sonë), ndonëse është munduar t’i fshehë këto
realitete, megjithatë, edhe me futjen e Grekëve në skenën historike në përputhje
me konceptin e helenizmit, nuk ia ka ndryshuar përmbajtjen këtij realiteti.
Mbretërit frigjë më të shquar ishin Gordias dhe biri i tij Midas (në shekullin
VIII para erës sonë). Gordias kishte kryeqytet Gordionin e famshëm, qytet në
brigjet e lumit Sangarios. Megjithatë mungojnë të dhënat e tjera më të përafërta,
pos atyre që vijnë nga autorët antikë, ku mbretëria e tyre shihet e fuqishme në
gjithë Antolinë, që pas disa shekujsh do të shkatërrohet nga pushtuesit cimeria-
në. Nga ato të dhëna të turbullta mund të kuptohet që Frigjia u përfshi në
mbretërinë lidiane, ndërsa emri Frigji vazhdoi të përdorej nga Grekët dhe
përfundoi duke u zëvendësuar me atë të Galatias, nga emri i pushtuesve galatë
(keltë) të shekullit III para erës sonë. Po ashtu, thuhet se Brygët (Frigjët) e
68
Aref, Mathieu: “Mikenët=Pellazgët”, Tiranë, faqe 196.
69
Homeri: “Iliada”, II, 862.
70
Shi më gjerësisht: Kondo, Spiro: “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”, Tiranë, 1963; Zheji,
Petro: “Shqipja dhe Sanskritishtja”, Tiranë, 2010.
71
Homeri: “Iliada”, III,186.

37
mbetur në Trakë do të shpërndaheshin nga pak kudo në në hapësirën që më
vonë do të quhet Ilirik.72
Në të vërtetë fundi i Brygëve (Frigjëve) parashtron pyetjen rreth asaj se
çfarë gjuhë flisnin ata, kur dihet se nga disa burime thuhet se versioni i mirëfilltë
i “Iliadës”, pra ai jashtë redaktimit nga redaksia e Pizistratit (shekulli VI para
erës sonë) mund të ishte në frigjisht, një e folme dardane (dialekt i pellazgjish-
tes),73 me çka kjo e dhënë, Dardanëve dhe Dardanisë, i jep një pamje edhe më të
qartë si faktor i rëndësishëm i antikitetit në përmasat euro-aziatike.
Natyrisht se gjurmët frigje në Ilirik, në disa pjesë të hapësirës trake, përkun-
dër interpretimeve të ndryshme, shpesh herë shpërputhëse midis aspektit etnik
dhe atij gjuhësor, përkundër faktit historik të mbretërisë së tyre në Azi të Vogël,
mund të gjejnë shpjegim te shtrirja e Dardanëve dhe të Dardanisë në një hapësirë
të gjerë euro-aziatike, ku ata nga shekulli XV para erës sonë, si urë midis dy
botëve, shfaqen thuajse në të gjitha zhvillimet shoqërore dhe politike, me çka,
gjuha e tyre që tashmë dihet se i takon familjes indoeuropiane si dhe hitishtja,
këtë supozim e bën edhe më të besueshëm. Edhe pse nga kjo gjuhë, në kohën
tonë ka arritur vetëm një mbishkrim, sipas të cilit është parë se ajo kishte katër
rasë lakimesh (emërore, gjinore, kallëzore dhe rrjedhore), se kishte tre gjini
(mashkullore, femërore, asnjanëse) dhe kishte dy kategori gramatikore të numrit
(njëjësin dhe shumësin), disa gjuhëtarë kanë nxjerrë përfundimin se frigjishtja
kishte disa pika takimi me greqishten, të cilat vlerësohet se kanë rrjedhur
nga fqinjësia e gjatë me Grekët kur Brygët (Frigjët) banonin në Gadishullin
Ilirik.74
Duke iu referuar kësaj problematike filologu Milan Budimir, kur bën fjalë
për dallimin e vlareve dhe labiovelareve të frigjishtes, si karakteristike të një
shtresimi tepër të vjetër gjuhësor, e gjen të njëjtë me atë të shqipes prej nga ai
nxjerr përfundimin për shumë afri të këtyre gjuhëve në sistemin fonetik. Me këtë
rast ai merr për shembull fjalën frigje βονοκ(ον).75
Siç paralajmëron edhe filologu Budimiri, mbishkrimi i zbuluar në Azinë e
Vogël, nxori në pah edhe disa pika takimi të frigjishtes me shqipen, për të cilat
72
Aref, Mathieu: “Mikenët=Pellazgët”, Tiranë, faqe 196.
73
Më gjerësisht shih Laçej, Naim: “Tanagra”, Lezhë 2012, faqe 163-196; Krispi, Xhuzepe:
“Shqipja nënë e gjuhëve”, Palermo 1831. Filologu arbëresh thotë se Dardanët, Frigjët dhe
Pellazgët kishin të njëjtën gjuhë, gjurmë e së cilës vërehen sot te gjuha shqipe dhe se gjurmët e
disa zakoneve frigje, bashkë me ato të gjuhës, mund të jenë ruajtur që nga kohet e sovranëve
maqedonas, sepse kombi i lashtë i ruan si gjuhën, ashtu edhe zakonet. (Shih faqe 20-21.)
74
Frashëri, Kristo: “Etnogjeneza e Shqiptarëve”, Tiranë 2013, faqe 99.
75
Shih Budimir, Milan “Grci i Pelasti”, Beograd 1950, faqe 11.

38
mendohet se kanë rrjedhur nëpërmes ilirishtes kur ata jetonin në një hapësirë të
përbashkët.76
Të tilla fjalë janë: anar, në frëngjisht “burrë”, në shqip “njeri”;belte, në
shqip “baltë” ose “pellg”;germe - në frëngjisht “nxehtësi”, në shqip “zjarrmi”;
kakon, në shqip “keq”; mater në frëngjisht “nënë”, në shqip “motër”.77
Këtu hyn edhe fjala frigjisht “becos”, në shqip “bukë”, që ka një histori më
vete, të cilën e sjell Herodoti të ndërlidhur me një sprovë të mbretit Psamitik për
të parë se cili ishte populli më i vjetër i botës, pasi që ai nuk e besoi traditën e
përhapur atëherë se egjiptianët e quanin veten populli më i vjetër i botës.78
Si rëndom, gjuhëtarët janë ndarë në dysh rreth lidhjes së kësaj fjale të vjetër
“becos” (βεχος) në frigjishte me “bukë” të shqipes. Ndër ata që e pranojnë këtë
lidhje ndër të tjera janë J. R.von Xylander (Ksylander), Dh. Kamarda, F.
Ribezzo (Ribeko), K. Ostir, N. Jokl, C. Tagliavini etj.
Por, dijetarë të tjerë, si F. Miklosich (Mikloshiq), G. Mayer. W. Meyer-
Lübcke (Lybke), S. Puscarius, G. Weigand etj., e shohin të vështirë lidhjen e
fjalës shqipe “bukë” me fjalën frigjishte “bekos”,meqë Ilirët, nga të cilët
Shqiptarët duhet të kenë marrë këtë fjalë, nuk ishin, sipas tyre, në kontakt me
Brygët (frigjët) që banonin në Azi të Vogël.79
Me ata që e shohin të vështirë lidhjen e fjalës shqipe “bukë” me atë frigje
“bekos” u pajtua madje edhe E. Çabej, që sipas tij fjala “bukë” nuk vjen nga
frigjishtja, “bekos”,por nga latinishtja “bucca”(gojë, faqe fryrë), që sipas tij, në
latinishten popullore bucca, e ka kuptimin e kafshatës.80
Historiani K. Frashëri nuk e pranon vlerësimin e Çabejt dhe të disa gjuhë-
tarëve të tjerë për të mohuar lidhjen etimologjike të dy fjalëve kaq të ngjashme
midis tyre bukë shqip nga bekos frigjisht, që mbështetet vetëm mbi argumentin e
76
Frashëri, Krishto: “Etnogjeneza e Shqiptarëve”, Tiranë 2013, faqe 100.
77
Po aty.
78
Sipas Herodotit, mbreti Psamit, për ta vërtetuar se cila është gjuha më e vjetër e botës, mori dy
foshnje të sapolindura dhe ia dha një bariu që t’i rriste së bashku me bagëtinë e tij. E porositi
bariun që të dy foshnjat t’i mbyllte në një kasolle, të ndalonte çdo njeri që të fliste me ta dhe t’u
dërgonte një dhi që t’i ushqente me qumështin e saj. Në këtë mënyrë mbreti donte të dinte se
cilën fjalë të parë do ta shqiptonin foshnjat kur të rriteshin. “Dy vjet më vonë”, shkruan Herodoti,
“kur bariu hapi derën e kasolles, dëgjoi të dy foshnjat duke u zvarritur të
bërtisnin:”Becos!””Bekos!”. Herën e parë bariu nuk i dha rëndësi fjalës, por mbasi i dëgjoi disa
herë, ai lajmëroi mbretin. Mbreti Psamitichus pasi pyeti, mori vesh se frygët quanin bekos –
bukën. Në këtë mënyrë, ai përfundoi se frygët ishin populli më i lashtë i botës”. (Shih: Herodoti:
“Historitë”, Libri LII,I.)
79
Shih:Frashëri, Kristo:”Etnogjeneza e Shqiptarëve”, Tiranë 2013, faqe 99.
80
Shih: E.Çabej: “Studime etimologjike në fushë të shqipes”. Botim i Akademisë së Shkencave
të Shqipërisë Vëll. II. 1976, faqe 357.

39
distancës gjeografike midis Ilirëve ilirikë dhe Brygëve (frigjëve) anatolikë, meqë
sipas tij, ajo duhet rishikuar.81 K. Frashëri vlerëson se pavarësisht fatit të mëtutje-
shëm të Brygëve në Ilirik, kjo popullatë e stërlashtë banonte në trevën juglindore
ilire në kufi me Maqedonasit, trevë, në të cilën bënte pjesë edhe vendbanimi
neoliteneolit i Maliqit, në qarkun e Korçës. Me këtë rast, supozon se banorët
protoindoeuropianë që krijuan qytetërimin eneolik të shtresës së dytë të kulturës
së Maliqit (Maliqi II), qenë Brygët (Frigjët) indoeuropianë, prej nga ai nxjerr
përfundimin se “nuk ka përse të çuditemi që gjuha shqipe ka trashëguar nëpërmjet
ilirishtes fjalën “bukë”nga “bekos”, nga vetë Frygët që banonin në trevat ilire”.82
Mospajtimi i historianit K. Frashëri me të ashtuquajturën “distancë
gjeografike midis Ilirëve të Ilirikut dhe Brygëve (Frigjëve)”, në parim është i
drejtë, por me arsyetimin se “gjuha shqipe ka trashëguar nëpërmjet ilirishtes
fjalën “buka” nga “bekos” nga vetë Frygët (Brygët) që banonin në trevat ilire”,
hap çështjen e qëndrimit të njohur të historiografisë europiane të shekullit XVIII
dhe XIX rreth trajtimit të Pellazgëve si popull indogjen, pra i zhdukur dhe të
pellazgjishtes – gjuhë e shkrirë në shumë gjuhë, qëndrim ky që është në
përputhje me konceptet e idoeuropianishtes dhe të arianizmit, mbi të cilin
mbështeten themelet e helenizmit prej nga gjithçka shkon tutje saj duhet të shihet
e shkapërderdhur, ose, kur argu-menteve bindëse nuk mund t’u iket, atëherë,
gjithnjë sipas stereotipeve të klisheve të indoeuropianizmit dhe arainizmit, ato të
futen në hambarin e quajtur “parahelen” me çka çështjet kamuflohen ose
njëanshëm mbyllen!
Këto pikëpamje joshkencore, që kanë prekur dhe dëmtuar më së shumti
çështjen pellazge si djep i qytetërimit antik e me të edhe atë ilire, dardane, trake,
maqedonase, greke e të tjera të kësaj vazhdimësie, e ku ajo shqiptare luan një rol
të veçantë ngaqë është e vetmja referencë që ofron mundësi t’u jepet përgjigje
edhe çështjeve që janë shpallur “indogjene”, jo rastësisht kanë anashkaluar ose
margjinalizuar Brygët (Frigjët) dhe popujt e tjerë nga familja e madhe pellazge e
shtrirë në Mesdhe, në Azi të Vogël e deri në Mesopotami. Realitetet shoqërore dhe
politike nëpër të cilat do të kalojnë këta popuj, qoftë edhe si të shkëputura, siç na
vijnë nga dioptria e autorëve antikë dhe mbështetësve të tyre, kur të lidhen mirë e
mirë, pa mëdyshje se ndërtojnë pamjen e një kuadri gjithëpërfshirës historik mbi
të cilin, së paku nga mesi i mileniumit të dytë e deri te fundi tij, ata që diku-diku
quhen “proto-Ilirë arkaikë”, pra popujt pellazgjikë në Azinë e Vogël (Dardanët,

81
Frashëri, Kristo: “Etnogjeneza e Shqiptarëve”, Tiranë 2013, faqe 100.
82
Po aty, faqe 102.

40
Trojanët, Moskët, Frigjianët ose Brygët, Etruskët) për të cilët tashmë besohet se
nëpërmes rrjedhës së Danubit pushtuan veriun prej nga vazhduan përhapjen e
tyre të njohur nëpër gjithë Europën Qendrore deri te gadishujt Apenin dhe Iberik.
Me organizimet e tyre të para shoqërore dhe politike, ku e kanë zanafillën ato që i
njohim si mbretëri dardane-thrake-ilire, shfaqen të shtrira në lindje dhe perëndim
njëherësh. Ndër to gjithsesi se e rëndësishme, krahas asaj të Trojës, është edhe ajo
frigje, apo bryge, me të cilën mund të shpjegohet edhe esenca e periudhës para-
helene me qytetërimet egjeo-kretase si pjesë e atij pellazg, që pastaj, nga shekulli
XIX para erës sonë e deri në atë VI para erës sonë, do t’ia hapë rrugën periudhës
arkaike (stricto sensu), në të cilën shfaqet Greqia dhe kështu nga shekulli IV para
erës sonë e këndej, njohim periudhën helenistike.
Edhe pse autorët antikë, për aq sa mund t’u besohet, kanë lënë mjaft dëshmi
se bota tutje tyre, pra ajo e cilësuar si “barbare”, ka qenë e thellë, ka qenë e gjerë
dhe po ashtu ka qenë e organizuar mirë nga lart-poshtë, dhe se prej saj janë
marrë thuajse të gjitha vlerat mbi të cilat është mbështetur qytetërimi i tyre,
megjithatë, fabrikuesve të “helenizmit modern”, ato jo vetëm që nuk u kanë
mjaftuar për ta rindërtuar pamjen e antikitetit për aq sa kjo mundësohet nga një
largësi e tillë, por ata kanë bërë çmos që ajo të shkëputet e shkokëlohet sa më
shumë që të jetë e mundur nga tërësia e vet. Kjo shkëputje ka bërë që historio-
grafia e sotme, në vend se të merret me trungun dhe rrënjët, merret me degët dhe
gjethet madje, kundrim ky, që si po shihet, siç është rasti i interpretimit të fjalës
frigje (bryge) “bekos” shqip “bukë”, çështjet i përmbys ashtu që ato
nukshikohen nga koka por nga bishti. Me kokë nënkuptohet që pikënisje e
shpjegimit të kësaj fjale dhe të tjerave nga një lashtësi e madhe të jetë
monogjeneza e gjuhëve dhe etnia e përbashkët nën një perandori pellazge ose
mbretëri dardane, ku duhet parë të përfshira edhe mbretëritë e tjera nga ajo
frigje, lidiase e deri te ato ilire, dhe jo e kundërta. Ndërsa me bisht, nënkuptohet
marrja me diçka të shkëputur dhe si pjesë e të tjerave, pra jashtë së përbashkëtës
dhe rrënjës.
Të kësaj natyre, gjithsesi janë edhe dilemat rreth Hititëve, si një popull i
lashtë, i cili në arenën historike shfaqen nga fillimet e mileniumit të dytë në
pjesën e mesme të Azisë së Vogël. Për ta është menduar se nuk u takojnë
popujve indoevropianë.83
83
Mendohet se nga fillimi i mileniumit të dytë, Hititët dhe Luvitët, pushtojnë Azinë e Vogël qen-
drore të populluar me shumicë nga proto-Hititët, popuj aziatikë. Aty themeluan perandorinë e lashtë
hitite. Hatusi I zhvendos kryeqytetin e tij në Hatusa prej nga merr pjesë në fushata ushtarake kundër
Sirisë dhe Babilonisë. Në shekullin XVI para erës sonë bie në sy mbretëria hitite e drejtuar nga

41
Por, nga një mori pllakash të zbuluara në Boghaz Keiu apo Boghazky, del
se ata, si sumerë, kanë folur një gjuhë indoeuropiane, ndër më të vjetrat, që T.
Bryce, pasi që nga shumë gjuhëtarë të ketë marrë njoftimin se asgjë e saj nuk
shpjegohet me greqishten e vjetër, hitishtja do t’i përkojë, me atë të Ilirëve.84
Përkundër kësaj të dhëne, disa filogrekë janë munduar me çdo kusht që emrin
e mbretit Akagamuns apo Akhaiava=Akhava, duke e barazuar rrënjën“AKH” me
atë indoevropiane “AQU”(ujë, lumë), ta lidhin me fjalën Akenë (Akhaioi) në
greqisht. Kjo megjithatë nuk ka qenë e mundur ngaqë kalimi prej AQU në AKH
nuk mund të bëhet në greqisht.85
Mosshpjegimi i fjalës Akenë (Akhaioi) me greqisht dhe pranimi i variantit
hitit si “i pazbërthyeshëm”, megjithatë hap çështjen e Akenëve si popull i lashtë,
për të cilët, nga Homeri kemi njoftime se ishin prijësit e atyre që nisën luftën
kundër Trojanëve, ku krahas me Dananët, pasardhës të Danaos egjiptianit dhe
Argionëve, banorë të Argosit, kishte edhe Akenë apo të qytetit të Argos. Autorët
antikë, Akenët i paraqesin popullatë “të ardhur” dhe të vendosur në pjesët e tokave
pellazge, midis “barbarësh”, që do të thotë se ata ishin Pellazgë, por duket se pllakat
hitite, sikur ruajnë një shpjegim tjetër për Akenët si pjesëtarë të konfederatës së
fuqishme hitite prej 24 shtetesh, nga të cilat një shtet quhej Taroisa,
Troisa(Troai=Troja?).86 Thuhet se këtë “popull të madh detar”, të vendosur në
kufijtë e Lisisë dhe të Pamfilisë së ardhshme, pas ndarjes me perandorinë hitite, ata i
mundi një tjetër mbret i Akhijavas, bashkëkohor i mbretit hitit, Antaravas.87

Mitani, i lidhur me popullin e lashtë hurrit. Mes viteve 1380-1190 para erës sonë kemi Perandorinë
e Re Hititet. Nën mbretërimin e Sapoliuluma Hititët bëhen një fuqi e madhe dhe pushtojnë një pjesë
të madhe të Azisë së Vogël. Në vitin 1294 para e.r. në betejën e njohur të Kadeshit, ku do të marrin
pjesë edhe Dardanët, Hititët pësojnë humbje nga egjiptasit me çka nis edhe shkatërrimi i
perandorisë së tyre. (Shih Aref, Mathieu: “Mikenët=Pellazgët”, Tiranë, faqe 313.)
84
Trevor Bryce, ka botuar një studim të plotë në lidhje me Hititët, ku pos të tjerash thotë se "duke ju
referuar emrave të mbretërve hititë, shikohet se ata kanë prapashtesën -ili, mënyrë e cila i
identifikonte ata me yllin, me diellin, Zotin më të fuqishëm në antikitet. Përveç Ilirëve dhe Hititëve,
nuk ka asnjë popull tjetër në Azi apo Europë, që të përdorë prapashtesën -ili pas emrit të një mbreti.
Mes gjuhëve semitike, prapashtesa -ili, tregon thjesht Zotin." Hititët dhe Iliret kishin të njëjtën
kulturë e qytetërim dhe të njëjtën gjuhë. Në studimin e mësipërm bëhet një analizë e bazuar mbi
elemente gjuhësore dhe gjetje arkeologjike. Pra, qytetërimi i cili ka lënë të gdhendur mbi gurë
figurën e simbolit më të fuqishëm e më të pushtetshëm të antikitetit, ka pasardhës ata që flasin
akoma gjuhen e tij, ka pasardhës Shqiptarët. Shqiptarët, pasardhësit e Ilirëve, janë "pronarët e ligj-
shëm" të një simboli të cilin e mbante një popull që themeloi qytetërimet më të mëdha të antikitetit.
Më gjerësisht shih:Bryce, Trevor"The Kingdom of the Hittits (Mbretëria e hititëve), Oxford 1998.
85
Shih: Aref, Mathieu: “Mikenët=Pellazgët”, Tiranë 2008, faqe 360.
86
Po aty.
87
Po aty.

42
Natyrisht se të dhënat gjuhësore nga këto mbishkrime, për aq sa janë zbërthyer,
i kanë shtyrë disa gjuhëtarë të bëjnë përqasje midis “Agakamunas” hitit e
“Agamem-non”, mbret i Mikenës, si dhe midis “Antavaras” dhe “Andreus”, mbret
i parë i Orkomenos në Beoti,88vend ky që dihet se lidhet me njohjen e parë historike
të Pellazgëve dhe pasardhësve të tyre Dardanëve, Ilirëve, Maqedonasve dhe të
tjerëve.
Megjithatë, përjashtimi i lidhjeve të hititishtes me greqishten e vjetër si dhe
kërkimi i mundësive që ato të gjenden te familja e ilire-dardane e me këtë edhe
te gjuha shqipe (po qe se kjo trajtohet nga rrënja dhe jo nga degët siç ngjet
rëndom), ka të bëjë me qëndrimin e njohur të atyre gjuhëtarëve sipas të cilëve në
Ilirik dhe në Azi të Vogël duhet llogaritur te indoeuropianët jogrekë, si një shtresim
shumë më i vjetër nga ai që njihet pas pushtimeve greke në këto hapësira.89
Në këtë aspekt të rëndësishme janë edhe disa të dhëna të tjera, që kanë të
bëjnë me lëvizjen e popujve, shpjegimi i drejtë i të cilave, mund t’i shërbejë
edhe sqarimit të shtrirjes së mirëfilltë të indoevropianëve kah jugu, Mesdheu dhe
pjesa e Azisë së Vogël, me qytetërimet e së cilës ajo është e lidhur në forma të
ndryshme. Këtu gjithsesi se sheshimi i hititishtes është me interes, ngaqë me
konstatimin se ata flisnin gjuhë indoeuropiane, struktura gjuhësore e së cilës, në
masë të madhe, lidhet me ilirishten, atëherë do të duhej të revidohej edhe koha e
lëvizjeve si dhe depërtimit të Iliro-Dardanëve drejt jugut (Mesdhe) dhe lindjes
(Azi të Vogël) nga shekujt XIV-XV par erës sonë siç mendohej, te shekujt XX
para erës sonë, ose edhe më herët, gjë që e revidon pashmangshëm edhe para-
qitjen e popujve jogrekë në këto pjesë, që rëndom lidhet me shekujt XII-X para erës
sonë, siç mund t’i japë një vulë të përhershme edhe asaj se lëvizjet ilire-dardane
kishin drejtimin veri-jug-juglindje dhe jo anasjelltas. Këto filologu Budimir përpiqet
t’i arsyetojë jo vetëm me disa nga fjalët siç janë daukos-dapha, Sybaris-Sybrita
siphnion (të dokumentuara nga himnet e atikes së vjetër kushtuar hyjneshës
Demetra) si dhe te sinonimi paragrek akhero engerys aphalaston balaustion dhe
Goryn Kartemnidai, shumica e të cilave janë të dëshmuara në Kretën e vjetër, por
88
Po aty.
89
Më gjerësisht shih: Budimir, Milan “Grci i Pelasti”, Beograd 1952, faqe 51-55; Jokl, Norbert:
“Untersuchungen zur indogermanischen Schprah-und Kulturwiessenschaft – Linguistisch-kultur-
historische Untursuchungen aus dem Bereiche des Albanishen”, Berlin und Leipzig 1923; Georgiew:
“Hetitische und etruskisch: die hetitische Herkunft der etruskischen Sprache”, Sofia 1962. Filologu
bullgar pretendon se gjuha hetite ka prejardhje prej etruskishtes. Këtë e lidh me trungun e përbashkët të
këtyre popujve në kuadër të shtresimit pellazg, me ç’rast, ndarja e tyre gjeografike ka ardhur nga dyndjet
e fillimit të mileniumit të dytë. Duke i parë këto lëvizje në hapësirën e Mesdheut, Georgieve, po ashtu,
nxjerr përfundimin se Ilirët, Hititet dhe Etruskët, nga aspekti gjuhësor, i kanë takuar së njëjtës familje.

43
ç’është më e rëndësishme, fjala është për formate leksike, të cilat nuk barten si
objekte tregtare nga populli në popull, por huazohen dhe pranohen vetëm
nëpërmes simbiozës së gjatë kulturore-gjeografike. Këto kategori leksike me forma-
te të qarta paraqesin shumë më shumë argumentacion nga thermitë toponomastike,
të cilat, në mjediset e reja etnike mbesin petrefakte të shkëputura. Për Budimirin, si
kategori specifike ilire shfaqen formatet nt dhe st, funksioni i të cilave është shumë
bindës.90
Kështu, sipas këtij filologu, harta gjuhësore e formatit ilir st shtrihet në
Europën e vjetër mediterane në perëndim deri te Liguria, në jug deri në Sicilie
dhe Kretë, dhe në Lindje deri në Palestinë të quajtur si Ilirët Pellazgë, të cilët, në
ato vende, shkuan nga Kreta në gjysmën e dytë të mileniumit të dytë.91
Në këtë shtjellim gjithsesi qëndrimi i bullgarit Georgiew rreth origjinës së
etruskishtes nga hitishtja, paraqet një moment të rëndësishëm, kur dihen lidhjet e
hititishtes me ilirishten,92që në aspektin e strukturës gjuhësore të përmendura më
lartë, askush nuk i përjashton, edhe përkundër asaj se etruskishtja, sipas klisheve
të indoeuropianishtes, pa ndonjë dëshmim bindës, duke u mbështetur në faktin
se “nuk njihet”, se është ”e pazbërthyeshme” e të tjera arsyetime të ngjashme që
nuk kanë të bëjnë me logjikën shkencore, edhe më tutje shihet jashtë këtij grupimi
për të cilat do të bëhet fjalë më poshtë.
Kapërcimi nga etruskishtja te hititishtja si dhe raportet e tyre me ilirishten
afrohen sado pak drejt një kuptimi të përbashkët po qe se edhe më tutje hulum-
tohen lidhjet e Priamit trojan (mbret i Dardanëve) me aleatët e tij në luftën e Trojës,
ndër të cilët me interes të veçantë shfaqet Teutamusi, për të cilin nga Diodiri i
Sicilisë mësojmë se ishte perandor i Asirisë,93pasardhës i njëzetë i Nimias dhe që
asirianët në kohën e tij kishin njëmijë vjet që ishin zotë të Azisë. Priami kërkon
ndihmë tek Teutamunisi, emër ky që në disa raste ndeshet edhe si Teutanes, dhe
ai i përgjigjet atij me dhjetë mijë trupa etiopiane si dhe me shumë forca të tjera,
të cilat komandohen nga gjenerali Memnon.94
Emri i perandorit të Asirisë që ndihmon Dardanët, ka rrënjën Teuta. Ajo që
ndryshon është vetëm prapashtesa -mus dhe -nes dhe për efekt të gjinisë emri duhet

90
Shih Budimir,Milan: “O etnickom odnosu Dardanaca prema Ilirima”, Beograd 1950, faqe 3.
91
Po aty, faqe 3.
92
Shih: Georgiew:“Hetitische und etruskisch: die hetitische Herkunft der etruskischen Sprache”,
Sofia 1962.
93
Shih Booth, G: “The Historical Library of Diodorus the Sicilian”, London 1814, faqe 118.
94
Shih Grimal, Pierre: “Dictionary of Classical Mythology”,London 1991, faqe 425.

44
të jetë Teutam ose Teutan me prapashtesat -us dhe -es në të dy rastet.95 Antroponi-
min Teutamus Homeri në “Iliadë” e quan pellazg,96 siç e quan edhe Müller.97
Me siguri se raportet aq të mira te Priamit dardan dhe perandorit Teutamu-
nis të Asirisë si dhe ndihma e madhe luftarake që ai ia dërgon mbretit trojan, nuk
do të dukeshin gjithaq të natyrshme po qe se nuk do të mbështeteshin në një
lidhje gjaku, të cilën e njohim nga gjenealogjia e pellazgëve e paraqitur nga H.F.
Clinton, kur njëri nga Pellazgët (Pellazgu III), quhet Teutamius.98
Mbretër të quajtur Teutamus shfaqen edhe gjetiu në hapësirën pellazge. Njëri
prej tyre është gjyshi i Minos, themelues i civilizimit minoik në Kretë. Një tjetër
Teutamus udhëheq ushtrinë maqedonase pas vdekjes së Aleksandrit të Madh dhe së
fundit kemi edhe Teutën, mbretëreshë të Ilirëve, por që si antroponim shfaqet edhe
në pjesën e provincës romane të Maqedonisë dhe të Dalmacisë.99
Për filologun e njohur gjerman E. Nordena, fjala Teuta si dhe shtrirja e saj
në një hapësirë euro-anatoliane dhe më gjerë e kthen atë në një grup karakteristik
leksikor me kuptimin Teuta-popull, siç mund të thuhet Germus për Germanus,100
mendim ky që përkrahet edhe nga H. Krahe, i cili emrin Teutana e merr si apelativ
në kuptimin mbret-popull, që si i tillë ka depërtuar edhe te Asirianët (mbreti Teuta-
mit), edhe pse këtu mbetet e hapur çështja e kohës së kësaj marrjeje (shekulli XV
para erës sonë) apo më herët.101
Megjithatë, është Nordena që mundohet t’i japë përgjigje kësaj çështje me
vlerësimin se prejardhjen e rrënjës Teuta duhet kërkuar te shtresimi paleoeuropian,
të cilin ai e quan pellazg. Filologu gjerman mendon se rrënjën e kësaj fjale duhet
kërkuar në hapësirën e Europës Qendrore, te Dardano-Ilirët, prej nga thotë se ajo
është bartur në Lindje (në Azi të Vogël) dhe në Itali sipas lëvizjes së këtij populli të
lashtë, i cili ka marrë pjesë në këto qytetërime (trojan dhe të Romës).102
Edhe pse me këtë vlerësim nuk pajtohet M. Budimiri, i cili grupin leksikor
Teuta-Touta e sheh kryesisht çështje ilire, pra si shtresim të vjetër indoeuropian,
me një alternacion minimal të vokalit leksem, megjithatë ai mbështet qëndrimin
95
Shih Laçej, Naim: “Tanagra”, 2012 Lezhë, faqe 213.
96
Po aty, faqe 213.
97
Shih Müller, Carl Otfried: “The History and Antiquities of the Doric Race”, London 1839,
faqe 494, cituar sipas L, Naim: “Tanagra”, 2012, faqe 213.
98
Shih Cliton, Henry Fynes: “Fasti Hellenici. The Civil and Literary Chronology of Greece,
From the Eoriest Account to the LV Olympiad”, Oxford, 1834, faqe 18.
99
Shih Georgiev, Vladimir: “Ilitët dhe fqinjët e tyre”, në Kuvendin I të studimeve ilire, Tiranë
shtator 1972, botim i Akademisë së Shkencave të RPSH, Tiranë 1974, faqe 54.
100
Shih Budimir, Milan “Ilirski problem leksićke grupe Teuta”, Split 1953, faqe 3.
101
Shih Krahe, Hans:“Leksikon altillyrische Personennnamen”, Heilderberg,1929.
102
Shih Budimir, Milan: “Ilirski problem leksičke grupe Teuta”, Split 1953, faqe 4.

45
që si i tillë është bartur edhe jashtë hapësirës ku ata janë shtrirë, gjë që shpjegon
ndikimin e tyre të madh (që mund të ishte kulturor dhe shoqëror njëherësh). Ose
që ka të bëjë me mundësinë që pjesë të shkëputura të kësaj etnie, si të shkë-
putura, të kenë depërtuar në thellësinë etnike të Asirëve. Ai me këtë rast mbështet
edhe te forma e kësaj fjale te Homeri νιε δνω Αησοιο Πελαογον Τενταμιδαο si
dhe te derivatet e shumta si dhe kompozitat në bazë të teuta si Τενταγος-Teu-
tana, Οτενδανοζ, Ετενδανιακος, Τενυταρος, Τευδαρεος, Τευτιαπλος, duke bërë
me dije se ndryshimi t/d (Teutiaus, Teutamus dhe Teutis, Teuda, Teudius,
Teudicius), është karakteristik për ilirishten.103

RAPORTET ETNIKE ILIRE-TRAKE DHE TË DARDANËVE ME ILIRËT

Nëse në parim pranohet vlerësimi se Dardanët, nga aspekti etnik dhe gjuhësor
u takojnë fiseve më të vjetra në hapësirës qendrore evropiane me shtrirje deri në
Azi të Vogël dhe në Mediteran, nga ato që njihen nga antikiteti, lashtësia e të
cilëve,nga shumë njoftime, çon te origjina pellazge, 104 kjo megjithatë nuk zgjidh
gjithë çështjen. Të hapura mbesin raportet që kanë të bëjnë me përcaktimin e
profilit të tyre për kohën parahistorike me faktorët etjerë, veçmas me ata që lidhen
me dyndjen e popujve dhe realitetet që sollën ato si dhe me raportet nga koha
historike, në radhë të parë ato me Ilirët dhe Trakasit, që ndajnë etninë dhe
hapësirën e përbashkët,105po edhe me të tjerët, deri në Azi të Vogël dhe gjetiu, ku
u shihen gjurmët, ndonëse të shkëputura.
Rreth këtyre pikëpamjeve, Dardanët, me të njohurat dhe të panjohurat e tyre
në përgjithësi pajtojnë dhe ndajnë shkencëtarët e shumtë, siç “hutojnë” edhe vetë
Shqiptarët ithtarë fanatikë të ilirishtes me atë që gjurmët e tyre u shihen njëherësh
në Ilirikun Qendror, në Azi të Vogël, në Kretë, Feniki dhe Afrikën Veriore madje,
si themelues të Trojës e të tjera, në mbretërinë bryge dhe hitite, pa pasur vullnet që
ato të ndiqen e lërë më të merren si një rast i mirë që me anën e paraardhësve të
103
Po aty, faqe 4.
104
Shih Budimir, Milan: “O etničkom odnosu Dardanaca prema Ilirima”, Beograd 1950, faqe
15; Papazoglu, Fanula “Srednjobalkanska plemena u predrimska doba (Tribali, Autoriati, Dar-
danci, Skordisci i Mezi), Sarajevë 1969, faqe 1o1-143; Mirdita Zef: “Studime dardane”, Prishtinë,
1979, faqe 49; Sandfeld, Kristian: “Linguistique balkanique, problemes et resultats”, Paris,1930
Kretschmer, Paul:”Sprachliche Vorgeschichte des Balkans” te Revue Internationale des etudes
balkaniquee, Volume, II 1935; 1950: Cimochowski, Waclaw. "Recherches sur l'histoire du sandhi
dans la langue albanaiselingua”,Posnaniensis,1950.
105
Rreth etnosit të përbashkët ilir-trak, të ndarë në dysh vetëm politikisht dhe gjeografikisht
shih,Ribezzo, Francesko te revista “Albania”, viti 1942, faqe 31.

46
lashtë të ndërlidhen me historinë e një qytetërimi të lashtë, i cili qëndron në
themelet e antikitetit prej nga do të lindë dhe zhvillohet edhe helenizmi.
Nëse pajtimet kanë të bëjnë me lashtësinë pellazge nga koha parahistorike,
ngaqë tashmë pranohet se Pellazgët, qoftë të emërtuar edhe me konstruktet e
shumta joshkencore që u cekën më lartë, që sipas shumë burimeve ishin të parët,
që në kuadër të lëvizjeve të popujve nga familja ariane indoeuropiane diku nga
India, nëpërmes rrugëve të ndryshme, iu drejtuan Perëndimit, në ato hapësira të
gjëra gjetën edhe popujt indigjenë, që ia dolën t’i shkrijnë (fjala është për kohën
e neolitikut nga mileniumi i gjashtë e deri te ai i treti), megjithatë, dallimet dhe
mospajtimet lindin te çështja se në çfarë drejtimi, pra nëpër cilat rrugë kaluan,
siç quhen nga shumë studiues “kolonizatorët e parë të Europës pa u përjashtuar
këtu edhe përfshirja e popujve të tjerë në këtë proces të gjatë historik disa
mileniumesh dhe, cilat ishin “stacionet” kryesore të këtyre dyndjeve prej nga
fillojnë shfaqjet e etnoseve të para, që pastaj do të përhapen edhe në pjesët e
tjera, siç njihet që nga antikiteti e tutje?
Këto rrugëtime, pa marrë parasysh si do të quhen, dhe sa e si janë në gjendje
të rikthejnë pamjen sado të përafërt të atyre realiteteve, që objektivisht edhe më
tutje do të mbesin të mjegulluara ngaqë koha parahistorike shfaqet me shumë
zbrazësi të papërballueshme, megjithatë ato paraqesin mundësinë e vetme që
gjeografia dhe faktografia, të nxjerrin në pah kornizat e një të vërtete historike,
së cilës edhe më tutje i mungon pamja gjithëpërfshirëse.
Ndriçimi i çështjes së parë, sado i mangët, pak a shumë nxjerr në pah rolin e
popujve të tjerë, po ashtu indoeuropianë, që erdhën më vonë në truallin e
përhershëm si dhe deponimit të tyre, që krahas Pellazgëve, me prurjet e reja,
qoftë edhe nga ngulime të përkohshme apo më të gjata (që kanë mundur të zgjasin
gjatë apo shumë gjatë, me shekuj të tërë), nga pikëpamja etnike dhe ajo shoqërore,
kanë ndikuar në kahun e gjithëmbarshëm të qytetërimit indoeuropian, por jo
vetëm atij indoeuropian, për të ardhur te shkalla historike që njihet me anën e
dëshmive të ndryshme, (nga ato arkeologjike, gjuhësore, antropologjike e të tjera,
veçmas atyre nga koha e bakrit e deri te ato të hekurit), me anën e të cilave, pak
a shumë, përcaktohen disa nga karakteristikat e tyre kryesore.
Ndriçimi i çështjes së dytë ka rëndësi, sepse me anën e kulturës materiale
dhe asaj gjuhësore, me dëshmitë nga arkeologjia, antropologjia, e deri te linguis-
tika, që kanë arritur edhe deri në kohën tonë, mundësohet krijimi i një pasqyre
më të plotë rreth fërkimeve të mundshme, së pari midis ardhësve dhe popujve
indigjenë, (që mitologjia i lidh me Titanët që kishin për detyrë përhapjen e racës

47
njerëzore në tokë dhe kishin një qytetërim të caktuar mbetjet e të cilit pasqy-
rohen me muret ciklopike dhe format e tjera të pashpjegueshme për atë shkallë të
zhvillimit). Dhe, më vonë edhe të atyre midis popujve indoeuropianë me popujt
jo indoeuropianë, që kanë qenë të pashmangshme edhe për vetë faktin se hapësira
(Europa Qendrore, Mesdheu, Azia e Vogël, Egjeu, Kreta, Finikija dhe Afrika e
Veriut madje), ku fillimisht shihen Dardanët dhe fiset e tjera ilire-trake e të tjerë,
ka qenë e përshkruar edhe prej popujve të tjerë: semitëve nga Mesopotamia e tutje
dhe Hamitëve nga Egjipti, me të cilët kanë pasur lidhje të natyrshme, të cilat kanë
lënë gjurmët e veta nga ato materiale e deri te shpirtërore. Megjithatë karakteri i
mirëfilltë indoeuropian i arianizmit është ruajtur në formën që njihet, jashtë ndonjë
shkëputjeje nga lidhja e natyrshme me faktorët tjerë nga trashëgimia e përbash-
kët, veçmas ajo sumere me ndikim të madh në qytetërimin e vjetër, të përjashtuar
me pa të dejtë, që duhet t’i kthehen të përbashkëtës.
Edhe këtu roli i Dardanëve dhe familjes së madhe ilire-trake domethënës,
meqë edhe përkundër të gjitha lëvizjeve, qofshin edhe rrënuese dhe me paqartësi
të mëdha, siç ishin ato të fundit të njohura si dyndje dorike ose egjease, shtrirja
paneuropiane në njërën anë dhe ajo egjeo-anatoliane e këtij etnosi në anën tjetër,
ku Dardanët zënë një vend të veçantë, ruan karakterin e mirëfilltë të antikitetit,
që si i tillë pasqyrimin më të fuqishëm e kishte pikërisht në kohën e helenizmit
pasi që shumëçka e tyre të jetë marrë nga ata që do të quhen shumë më vonë
Grekë dhe Romakët.
Brenda këtyre përvijimeve të mëdha historike në trekëndëshin etnik dardan-
ilir-trak, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë përfshirë thuajse në të gjitha
çështjet thelbësore që kanë të bëjnë jo vetëm me indoeuropianizmin dhe joindo-
europianizmin, por edhe me kohën parahistorike dhe zhvillimet e tjera të mëvon-
shme, ndonëse me pamje të mugtë, megjithatë u ofron brumë të përhershëm
teorive të ndryshme që lidhen me çështjet e qytetërimit nga gjeneza, prej nga e
kemi edhe shfaqjen e të tri qytetërimeve bazike: atij arian (indoeuropian), semit
(mesopotamez) dhe turan (kinez-japonez).
Ndaj, edhe teoritë me të cilat ballafaqohemi, nuk janë çështje të gjeografisë,
por aso që kanë të bëjnë me esencën e një zhvillimi historik që u përket të
gjithëve. Ky rrugëtim i gjatë dhe i mundimshëm i popujve duhet kuptuar por edhe
parë si transformim shoqëror dhe shpirtëror njëherësh, që ka mundësuar ndry-
shimet e mëvonshme, veçmas ato nga koha e neolitit të ri e tutje kur kemi edhe
shfaqjen e grupimeve fisnore dhe atyre etnike deri te bashkësitë e caktuara shoqe-

48
rore, të cilat do të fillojnë të qartësohen më tutje në formën e njohur por edhe të
panjohur nga aspekti shoqëror qysh nga koha e bakrit e deri te ajo e hekurit.
Rrugët e këtyre dyndjeve të gjata të popujve, që në njëfarë mënyre kanë
marrë fund nga koha historike e tutje, për ta nxjerrë një gjendje të njohur statike,
megjithatë kanë lënë të hapur kahun dhe kohën e këtyre zhvillimeve nëpër të
cilat është kapërcyer, që si dilema të arsyeshme vazhdojnë të mbesin preokupim
hulumtimi, veçmas kur ato fokusohen nga pikëpamje të ndryshme, shpesh edhe
kundërthënëse në raport me pikënisjen, gjë që pasqyrohen me ngritjen e dy
teorive: asaj “nordike” dhe “lindore”. Këto pashmangshëm, në shumë çështje,
inkorporojnë faktorin dardan si dhe etninë dardane në to në role “të ndryshme”.
Teoria“nordike”106, dyndjen e madhe të popujve arianë nga lashtësia e sheh
të nisur diku nga India. Duke kaluar nga Kaukazi dhe brigjet e Detit të Zi, popujt
do të kalojnë nëpër stepe për në veri, në Baltik, dhe pastaj prej andej, pas një
qëndrimi bukur të gjatë, do t’i drejtohen Europës për në qendrën e saj nga
veriperëndimi, gjë që për pasojë do të ketë shfaqjen e realiteteve të lëvizshme
etnike si dhe atyre të mëvonshme shoqërore deri te mbyllja e tyre e plotë.
Përkrahësit e kësaj teorie përcaktojnë mileniumin e gjashtë107 që ka të bëjë
me valën e parë të dyndjeve. Ndërkohë po sipas kësaj teorie, një milenium më
vonë do të kemi edhe një dyndje tjetër të madhe që do të ndjekë të njëjtat rrugë.
Por ajo për një kohë do të përqendrohet në vendet Balte, prej nga pastaj një pjesë
e shtresimit të formuar kelto-balt, nga mileniumi i katërt e edhe më vonë, do të
lëvizin më tutje për t’u shtrirë nga Alpet dhe rrjedhës së lumit Danub në mënyrë
që të ndikojnë dyndjet e reja në drejtim të Mesdheut, dhe në pellgun egjeo-
anatolian, që duket se do të kenë qenë ciklike për t’u mbyllur me atë dorike,
rreth shekullit XII-X para erës sonë. Sipas indoeuropianistëve dhe arianistëve të
shekullit XIX, kjo lëvizje shënoi ndryshimet më të rëndësishme, meqë me anën e
tyre lidhet edhe depërtimi i Grekëve në Heladë prej nga zë fill edhe helenizmi si
shkallë superiore e kulturës shoqërore dhe shpirtërore të antikitetit.
Në kuadër të kësaj dyndjeje faktori ilir del me një rol të veçantë për shtresimin
e mëtutjeshëm indoeuropian, ngaqë ai, me shfaqjen në Europën Qendrore nga pjesa
e Gjermanisë si dhe rrjedhës së Danubit, pasi që asimilon popujt indogjenë
(joindoeuropianët), shfaqet me formatin e njohur indoevropian. Vala e fundit e
dyndjeve (ato nga fundi i mileniumit të dytë ose fillimi i të parit), solli ndryshimet e
106
Shih: Krahe, A: “Die Anteil der Illyrer in der Indogermanisierung Europas”, në “Welt als
Geschichte”, 1940, faqe 54-73; Pittoni, R: “Die Urnenfeldkultur und ihre Bedeutung für
Europäische Geschihte des osterr. Raumes”, Wien 1954.
107
Më gjerësisht shih: Shih Pokorny, Julius: “Die Urgeschichte der Kelten und Illyrer”, Halle, 1938.

49
mëdha shoqërore dhe politike jo vetëm në Europën Qendrore, por në dy drejtimet
kryesore: në jug drejt Mesdheut dhe në lindje drejt Azisë së Vogël, ku edhe mund të
përvijohet diçka përgjigjja që ka të bëjë me kolonizimit të Etruskëve në Itali bashkë
me një pjesë të fiseve dardane (Galabrëve dhe Thunatëve).108
Përqendrimi i “nordikëve” te arianizmi, si çështje race dhe, helenizmi si
emblemë dalluese të indoeuropianzimit, siç do të ndodhë në fillimet e shekullit
të nëntëmbëdhjetë nga një pjesë e madhe e studiuesve gjermanë ( C. Schuhard,
S. Fuchs, W. Kreike, J. Jüthe, F. Schachermeyer, H. Krahe) të përkrahur edhe
nga ata suedezë (M. P. Nilsson dhe A.Pedersson), ndonëse më vonë në masë të
ndjeshme do të korrigjohet, kësaj teorie do t’ia dobësojë dukshëm pozicionet,
për shkak se faktorët shoqërorë dhe kulturorë, që ndikuan në formimin e etnive
në përputhje me zhvillimet e natyrshme që përcollën ato ndryshime, të shumtën
u panë me dioptrinë e pastërtisë së racës, çështje kjo që në ato shkallë të hershme
të zhvillimeve shoqërore është e pamundur fare. Po ashtu, kësaj teorie, pozicionet
dukshëm do t’ia luajë edhe vetë prania e disa prej gjurmëve ilire në Azinë e
Vogël (Elemitët), në Kretë dhe në Itali, edhe pse atyre do t’u mungojë interpre-
timi se ato mbetje nuk janë të rastësishme, siç thuhet, as si prodhim i ndonjë lufte,
por kanë të bëjnë me trungun pellazg dhe shtrirjen e tyre të gjerë parahistorike dhe
historike në ato hapësira, që në saje të rrethanave të caktuara shoqërore dhe
politike, janë emërtuar me emra të ndryshëm etnikë dhe gjeografikë.
Teoria e dytë me përkrahësit e saj më të shquar (A. Dauzata, H. Meyer,
Fr.Rebezzo, A. Vaillont, e të tjerë),109 po ashtu dyndjet e popujve nga Lindja
drejt Perëndimit i pranon të filluara nga mileniumi i gjashtë, e që kanë vazhduar
për katër mileniume, e deri te ato më të vonshmet që lidhen me shekujt XIII-X
para erës sonë. Por sheh drejtimin nga veri-lindja, që do të thotë se dyndjet e
popujve kanë kaluar nëpër Azinë e Vogël dhe Egje, në njërën anë duke shkuar
nëpër rrugë tokësore në Ilirikun Qendror në pjesën qendrore të kontinentit. Më
vonë një pjesë e tyre prej andej do t’i drejtohen gadishullit Italik (rasti i
Etruskëve) dhe atij Iberik nga jugu, duke arritur në Kretë dhe prej andej barten
në ishujt dhe pjesët tjera të Mesdheut. Popujt e këtij grupi jo rastësisht do të
quhen “popujt e detit”. Edhe këtu popujt pellazgë janë dominues, ndonëse
“barbarët”, si do të quhen prej Helenëve dhe autorëve antikë dhe matricës së
trashëguar prej tyre, shfaqen me emra të ndryshëm (si Lelegë, Liburnë, Fenikas
e të tjerë), të cilëve nuk mund t’u mohohet trungu i përbashkët.

108
Shih: Budimir, Milan: “O etničkom odnosu dardanaca prema Ilirima”, Beograd 1952.
109
Shih: Caratelli, G.P: “Atti del i Convegno di Studi sulla Magna Grecia”, 1961.

50
Ky kundrim, nuk përjashton as rëndësinë e Detit të Zi, rrjedhës së Danubit
si një arterie e rëndësishme e depërtimeve drejt pjesës qendrore të kontinentit
europian dhe anasjelltas. Përkrahësit e saj vlerësojnë se cilësia e qytetërimit si dhe
aftësia për të ndikuar më tutje, është kushtëzuar nga klima dhe rrethanat e tjera më
të volitshme që ka ofruar ky drejtim. Madje, jo pa arsye theksohet se shkalla më e
lartë e qytetërimit që është paraqitur në hapësirën nga Deti i Zi nëpër Anatoli e
drejt Ilirikut Qendror dhe tutje për në Perëndimi (këtu përmendet Troja dhe
mbretëritë përreth, ajo hitite, bryge, asire e të tjera), në masë të madhe u detyrohen
kushteve klimatike të përshtatshme për një zhvillim më të shpejtë. Për ndryshim
prej veriut, i cili të shumtën ka paraqitur një luftë të vështirë për mbijetim të
thjeshtë, gjë që sipas tyre, është e kuptueshme pse drejtimet kryesore të dyndjeve
indoeuropiane epiqendrën e tyre e kanë pasur në Azi të Vogël, në Egje dhe Mes-
dhe, ku kanë përjetuar nivelin e tyre më të lartë (qytetërimi i Kretës e të tjerë).
Përkrahësit e këtyre teorive mbështesin argumentet dhe kundërargumentet
pikërisht në kulturën materiale dhe atë gjuhësore që janë krijuar me kalimin e
shekujve, gjurmët materiale të të cilave kanë filluar të dalin në pah në saje të
gjurmimeve arkeologjike të filluara në shekullin nëntëmbëdhjetë në shumë vend-
banime të rëndësishme dhe, të shikuara veç e veç ose edhe të shkëputura, do të
dukeshin bindëse po mos të ishin përjashtuese në raport me njëra-tjetrën.
Kështu, “nordistët”, apo mbështetësit e teorisë se qytetërimi indoeuropian
arian, mbrojnë qëndrimin se ky qytetërim bërthamën e vetë paraprake do ta ketë
pasur diku te lumi Odër në krahinën e Lauzicit, ku thuhet se Ilirët u formuan si
popullsi qysh në epokën neolitike. Prej andej pastaj do të shtrihen edhe në
qendër të Europës, në pjesën midis Alpeve dhe luginës së Danubit dhe mandej
nëpër hapësirën e Danubit u shtrinë edhe në jug, 110 prej nga shfaqen gjurmët e
tyre të rëndësishme, siç janë ato që kanë të bëjnë me fillet e bujqësisë dhe të
drithërave. Këto vonë shoqërohen me poçeri me kordele dhe poçeritë e pikturuar,
kështu që gjurmët e kësaj kulture do të shihen edhe në Mediteran dhe tutje në
Lindje në Azi të Vogël. Sipas arkeologut italian R. Pittioni, kultura e vjetër e
Lauzicës dhe kultura e fushave me Urnat bashkë me atë që do të shtrihet rrjedhës
së Danubit, duhet të trajtohet si grup kulturor protoilir, ndërsa kultura e Hallstatit
në Austri me gjithë larushinë e saj shihet si produkt i qytetërimit të pjekur ilir.
Ky arkeolog është i mendimit se protoilirët në periudhën e Fushave me Urna
(Urnenfeldkultur) dhe në epokën e vjetër të hekurit kanë pasur rëndësi botërore.111

110
Shih G. Kossina, E. “Manus”, 1912, f, 4.

51
Këtu dhe mbi këtë pikëpamje ka origjinën edhe teza për panilirizmin e
shprehur nga mesi i shekullit të kaluar, sipas të cilës Ilirët kishin populluar hapësira
të gjera tokash buke në Europë dhe në epokën parahistorike ishin shtrirë në pjesën
më të madhe të Europës. Por që përmendet një katastrofë e madhe natyre në pragun
e kalimit nga mijëvjeçari i dytë në mijëvjeçarin e parë, që do t’i kishte shtyrë të
lëviznin drejt jugut, lëvizje kjo që pastaj ka pasur pasoja të mëdha.112
Se kjo lëvizje nuk përjashtohet, por ajo mund të ketë ndodhur jo më vonë se
shekulli XIII para erës sonë, mbrohet edhe nga U. Niclen. Sipas tij, te lëvizja e
Ilirëve prej fushave hungareze në drejtim të jugut dhe juglindjes, shihet shkaku
kryesor i të gjitha lëvizjeve, që prekën Azinë Perëndimore, Greqinë dhe Italinë
dhe që shkatërruan dominimin Akenas në Peleponez.113
Ka mendime se do të jetë pikërisht kjo rrugë që do t’i ketë shtyrë Ilirët të
marrin pjesë aktive në diasporën që u krijua në botën mikene, prej nga mbështet
edhe qëndrimi se qytetërimi miken nuk mund të lidhej me atë grek, ngaqë ishte
më i vjetër, siç u quajt i një shtresimi paragrek.114
Tezën e origjinës veriore të panilirizmit e mbrojtën edhe shumë linguistë.
Sipas kësaj pikëpamje emigrimi i popullsive që flisnin ilirisht përfaqëson lëvizjen e
fundit etniko-demografike më të shtruar në epokën para dhe protohistorike nga veriu
ose veri-lindja (mbase nga territoret e Polonisë së sotme) drejt bregut Adriatik. Si
popullsi indoeuropiane, e ardhur nga veriu, Ilirët në përgjithësi ishin me shtat të
gjatë, të fortë, të hedhur, me ngjyrën e lëkurës dhe të flokut biond, njësoj si Trakët,
Sllavët, Gjermanët, Keltët.115
Por, kundërshtarët e teorisë që mbron primatin e “nordizmit”, po ashtu
mbështeten në argumentet nga kultura materiale, që datojnë nga fillimet e mile-
niumit të gjashtë dhe vazhdojnë me intensitet deri nga fillimi i mileniumit të parë.
Kështu, skulpturat e gurit nga neoliti i hershëm të gjetura në Ilirik, veçmas
ndërtimet ciklopike, të cilat shtrihen edhe në Azi të Vogël, por edhe në Kretë
dhe, krahas qeramikës, në kohën e eneolitikut e deri te ajo e hekurit, kemi veglat
e ndryshme dhe mbi të gjitha armët, pra që të gjitha i detyrohen ndikimit të asaj
që quhet kulturë egjeo-anatoliane. Kjo kulturë, prania e së cilës, në forma të

111
Pittoni, R: “Die Urnenfeldkultur und ihre Beduetung für die Europäische Geschihte des
osterr. Raumes”, Wien 1954. Faqe 53.
112
Henf, F: “Vorgeschichtliche Welt”, Stuttgart 1962, faqe 87-88.
113
Niklen, U: “Griechische Geschichte”, München 1960, faqe 52.
114
Caratelli, G.P “Atti del i Convegno di Studi sulla Magna Grecia”, 1961, faqe 143.
115
Shih: Krahe, A: “Die Anteil der Illyrer in der Indogermanisierung Europas”, në “Welt als
Geschichte”, 1940, faqe 54-73; Russu, J. L “Iliri”, Bukuresti 1910, faqe 31.

52
ndryshme shtrihet në Ilirik me gjurmët e saj të theksuara në pjesën qendrore dhe
tutje në thellësi dhe shkon edhe në Veri dhe po ashtu gjendet në gjithë basenin e
Mesdheut, duhet t’i detyrohet ndikimit lindor dhe arterieve që vijnë prej andej,
prej nga Dardania luan një rol të veçantë në këtë shpërndarje.
Përkundër këtyre kundrimeve të ndryshme, të cilat nuk kanë mbetur pa pasoja
sepse kanë ushqyer pikëpamjet larguese në vend të atyre afruese me besueshmëri
shkencore - do të jenë realitetet jetësore dhe ato shoqërore në përputhje me
rrethanat, të cilat që nga koha e antikitetit të hershëm, pra ajo e bronzit e deri te ajo e
hekurit, e cila krahas të përbashkëtave, që mund të thuhet se shfaqin mentalitet e
vetëdije qoftë primitive nga rrënja (disa nga kultet zoomorfe e antropomorfe dhe
simbolet ndër më primitivet që lidhen me natyrën), qoftë format e tjera të idhujve -
do të nxjerrin në pah veçoritë brenda familjeve në kuptimin më të gjerë, që përkojnë
me shfaqjen e formacioneve të caktuara shoqërore në kuptimin më të gjerë.
Por, edhe dallimet midis fiseve, të cilat do të pasqyrohen në kulturën materiale,
e edhe raportet shoqërore, me anën e të cilave fillojnë formimet e etnoseve, si
bartëse të kulturave identifikuese, të cilat përjashtojnë teoritë e kundërta dhe të një-
anshme me anën e të cilave ato vetëm sa mjegullohen, ua hapin rrugën kundrimeve
përgjithësuese (atyre që kanë të bëjnë me monogjenezën e gjuhëve dhe me etnogje-
nezën e popujve nga lashtësia) nga e cila kanë lindur edhe veçoritë e ndryshme,
thelbi i të cilave mund të kuptohet po qe se shikohen nga trungu dhe jo nga degët.
Kështu, nga mileniumi i dytë e deri te ai i pari, në jug kemi qytetërimin e
Kretës me pallatet e para (rreth 1800) dhe pak më vonë edhe me shfaqjen e shkrimit
të mbiquajtur Lineari A (rreth vitit 1600), ndërkohë që në pjesën veriore dhe
qendrore kemi qytetërimin e njohur danubian të fushave të urnave (rreth viteve
1290-900), ndërsa në pjesën jugore kemi kulmin e qytetërimit miken (rreth 1450-
1200), ku kemi edhe shfaqjen e Linearit B.116
Në këtë ndërkohë, në jug të gadishullit Ilirik kemi shfaqjen e mbretërive të
vogla të qeverisura, duke filluar prej kalave të fortifikuara dhe pallateve, pikërisht të
tilla siç gjenden edhe te “Iliada” e Homerit dhe poetët e tjerë të njohur antikë, gjë që
nuk ishin vetëm pjellë e imagjinatës krijuese, por e realiteteve të caktuara
historike, qenia e të cilave pak a shumë edhe mund të dëshmohet. Në këto kohë
kemi edhe disa fatkeqësi të mëdha natyrore (shpërthimin e vullkanit Santorini
rreth vitit 1656) dhe të disa tërmeteve të mëdha, që mund të kenë shkaktuar

116
Më gjerësisht shih: Severyns, A: “Grece et Procheorient avant Homerie”, Bruxell, 1960;
Schneider, Edouard: “Les Pelasges et leurs descendants”, Paris, 1894; Van Effenterre: “Mycenes,
vie et mort d’une civilisation”, Paris, 1985.

53
rrënimin e qytetërimeve, ndër të cilat ai i Kretës rreth 1400 është më
karakteristik, sepse nuk u njihen shkaqet e vërteta, 117 që disa çështjeve u kanë
dhënë misterin e ngja-shëm me atë të mitologjisë.
Në qendër të këtyre zhvillimeve me ndryshime të mëdha, bashkë me të tjerët,
gjithsesi se do të gjenden Pellazgët dhe trashëgimtarët e tyre të drejtpërdrejtë
Ilirët-Trakët si dhe gjithë ajo që më vonë do të shihet si etnos ilir, ngase familja
ilire me degëzimet e saj, si do të shihet edhe nga bartësit e teorive të ndryshme
dhe përjashtuese, do të ketë shtrirje shumë më të gjerë, veçmas në pjesët veri-
perëndimore të Gadishullit Ilirik, atij Apenin dhe Iberik e madje edhe në pellgun
e Adriatikut, që do të përcillet me ndryshime dinamike (fiset dhe entitetet e
shumta të ngjashme). Ndërsa dega dardane me degëzimet e saj më të pakta
(Galabret, Thunatët, Pirustet, Brygët e të tjerë) do t’u nënshtrohet trysnive të
ashpra të Dorëve dhe pushtimeve të tjera që do të vijnë nga veri-perëndimi.
Kështu, në këto pozicione, Ilirët në pjesën perëndimore (Ilirik) dhe, Dardanët në
pjesën qendrore të gadishullit me degët e tyre në Azi të Vogël (Trojë) edhe në
gadishullin Italik, si etni ndër më të mëdhatë që njeh koha parahistorike dhe ajo
historike, ku nuk duhet përjashtuar edhe trakët në pjesën lindore nga i njëjti trung,
do të jenë aktorë të rëndësishëm dhe të pashmangshëm të këtyre përvijimeve
historike. Andaj, është fare e natyrshme që si të tillë, përkundër anashkalimeve të
njohura, në këto rrethana, të implikohen dhe madje të kthehen edhe në protago-
nistë kryesorë të teorive të ndryshme shpeshherë edhe të kundërta për nga pikëpam-
jet (asaj indoeuropiane dhe ariane), meqë këtë ua mundëson vetë realiteti historik
nëpër të cilin ata kanë kaluar si dhe realitetet që krijuan.
Edhe e ashtuquajtura kulturë e fushave tëurnave (Urnenfelderkultur), për të
cilën u bë fjalë, veçmas dega e saj, që arkeologët e quajnë kulturë e Lausitze-
rit,118 ndër më të veçuarat e kësaj natyre nga neoliti e tutje, në masë të madhe do t’u
117
Seizmologët dhe vullkanologët, në bazë të dëshmive të ndryshme që mundësojnë teknikat e
tanishme, me anën e të cilave thuajse me përpikëri përcaktohet vjetërsia e mbetjeve vullkanike,
vërtetojnë se në vitin 145o para erës sonë, në ishullin Teras në afërsi të Kretës (70 mile në veri)
kishte ndodhur një shpërthim vullkanik ndër më të fuqishmit e të gjitha kohëve, disa herë më i
fortë se sa ai gjigant i Krakatoas më 1883. Përderi sa ky shpërthim i Karakatoas shkatërroi dritare
deri në qindra kilometra larg, e dërgoi valë baticore deri në Oqeanin Indian, madje pluhuri i
hedhur përreth botës ndikoi klimën e tërë Hemisferës Veriore, atëherë impakti i shpërthimit të
Teras lipset të ketë qenë kolosal. (Më gjerësisht shih: Bernal,Martin: “Athina e zezë”, Tiranë,
2009, faqe 72; Van Effenterre: “Mycenes, vie et mort d’une civilisation”, Paris, 1985).
118
Themeluesi i kësaj teorie është arkeologu i njohur gjerman,Gustav Kossinna, i ndihmuar nga
arkeologu Richard Pittioni dhe filologu Julius Pokorni, të cilët mbrojnë qëndrimin se themeluesit e
kulturës së kohës së bronzit të fushave të urnave kanë qenë protoilirët prej të cilëve në periudhën e
hekurit janë zhvilluar Ilirët. Kossinna teorinë e vet e ka bazuar në mendimin e arkeologut Rudolf

54
atribuohet Ilirëve, të cilët fillimisht shihen banorë rreth lumit Iller119(degë që derdhet
në Danub afër Ulmit në Gjermani), prej nga pastaj nga qendra gjermane e
Lausitzerit (Luzhice), diku rreth vitit 1200 para erës sonë, e ndoshta edhe më herët,
të shtyrë nga fqinjët e tyre veriorë, Keltët dhe Baltët, do t’u nënshtrohen dyndjeve
kah Galia, Spanja dhe Mesdheu. Këto lëvizje janë parë si tektonike, meqë vlerësohet
se më se një shekull e kanë tronditur Europën dhe Mesdheun. Kjo përhapje e
furishme e tyre në ato rajone ka shkaktuar edhe lëvizjet në formë vargore me ç’rast
u shkaktuan shpërngulje të mëdha në drejtim të Greqisë dhe Azisë së Vogël, të cilat
do të mbyllen me ato të fundit, që njihen si dyndje dorike ose të Egjeut.120
Pa marrë parasysh se shumë shkencëtarë, jashtë poleve të veri-jugorëve,
thuajse kanë nxjerrë përfundimin se Ilirët e pjesës së Europës Qendrore, siç shihen
ata të pjesës danubiane, as nuk e kanë shkaktuar të ashtuquajturën dyndje dorike,
e as që kanë marrë pjesë aktive në të, ngaqë aty kanë qenë të pranishëm që nga
neoliti, por që nuk përjashtohen lëvizjet e tyre të herëpashershme në drejtime të
ndryshme, që edhe mund të kenë prodhuar pasoja të cilat kanë ndryshuar dukshëm
raportet shoqërore dhe politike,121 megjithatë, kundërshtarët e “nordizmit” do ta
shfrytëzojnë këtë rast për të treguar të kundërtën.
Së pari, për të kundërshtar teorinë protoilire nga Lausitzi i Gjermanisë, në
mënyrë që panilirizmi të kontestohet fillimisht me qëndrimin rreth Dardanëve si
entitet i veçantë i Gadishullit Ilirik,122 me çka do t’u vihen në dyshim lidhjet e
tyre etnike me Ilirët deri në atë masë sa shpeshherë t’u mohohet fare edhe fare-
fisnia me Ilirët dhe trungun e përbashkët etnik me arsyetimin se ata ishin si popull
që dallohej prej Ilirëve historikë, por edhe ishin të afërm me banorët e Azisë së
Vogël të kohës së bronzit dhe u përkasin popullatave paleomediterane. 123 Kjo do

Much, i cili emrat e disa qyteteve në Gjermani që paraqiten te Ptolemeu i ka shpjeguar si të Ilirëve
të veriut në bazë të ngjashmërisë së tyre me ato të vendeve ilire në Ilirik. (Shih: “Mannus”, 4/1912,
faqe 173; si dhe “Herkunft der Germanen”, 2. Würzburg, 1920, faqe 21). Këtë teori në një varg
punimesh të veta e ka zhvilluar edhe arkeologu gjerman, Bolko von Richtschofen. Shih:”Die
Bedeutung der Lausitzer kultur für Vorgeschihte der Donauländer und das Illyriertum ihrer
Volkzugehörigheit”, Mannus, 27/1953, faqe 69-81.
119
Shih: Pokorny, Julius: “ Zur Urgeschichte der Kelten und Illyrier”, Halle, 1938.
120
Shih Caratelli, G. P: “Atti del I Convegno di Studi sulla Magna Grecia “, 1961, faqe 143.
121
Më gjerësisht shih A. Benac “Mbi proceset etnogjenitike dhe përcaktimin e kufinjve tokësorë të
fiseve ilire”, kumtesë e paraqitur në Kuvendin I të Studimeve Ilire, Tiranë 1974, botim i Akademisë
së Shkencave të Shqipërisë.
122
Novak, Grga: ”La nazionaliteta deri Dardani”, Arhiv za Arbanasku starinu, 4, 72, 98, duke u
mbështetur në disa dëshmi të autorëve antikë, veçmas ato të Polibit dhe Livit, nga pikëpamja etnike do
t’i ndajë Dardanët nga Ilirët. Ai nxjerrë gjykimin se Dardanët janë popull më i lashtë iliriko-anatolian.
123
Po aty, 88-89.

55
t’i hapë udhë teorisë trakase të Dardanëve si dhe ekskluzivitetit të saj. 124 Ky
vlerësim do të bëhet paksa më pajtues me qëndrimin se “etnikoni dardan, nga
shkaku i rrethanave historike midis mileniumit të pestë dhe të tretë, mund të
karakterizohet sa Ilir aq edhe Trakas”. 125 Kjo simbiozë, thuhet, se do t’i ketë
kthyer në një entitet fare të pavarur, midis Ilirëve dhe Trakëve, duke u shndërruar
kështu në njërin ndër faktorët më të rëndësishëm historikë të antikitetit si
mbizotërues të një hapësirë kyçe që lidhte Lindjen me Perëndimin.126
Ky qëndrim, ndonëse nga disa pikëpamje (i trajtimit të tyre midis Ilirëve
dhe Trakasve) kundërthënës, gjithsesi meriton një vëmendje të veçantë, ngaqë
Dardanët i sjell në epiqendër të teorisë sipas së cilës Ilirët dhe Trakasit shihen
pjesë e rrënjës së përbashkët, që ndarja etnike i ka prodhuar ose fuqizuar ata deri
në përmasat e njohura të një faktori të ri shoqëror dhe politik më të rëndësishmit
të antikitetit, që ka përcaktuar thuajse të gjitha raportet Lindje-Perëndim nga
shekulli XVI para erës sonë e tutje.127
Natyrisht se kundërshtarët e “nordizmit”, për të treguar se drejtimet e
depërtimit të qytetërimit indoeuropian kanë shkuar nga verilindja dhe jo nga veri-
perëndimi, pra duke u parë roli i verilindjes si kyç, gjithë çështjen do ta ilustrojnë
me Dardanët si faktor të pakapërcyeshëm, i cili dominoi hapësirën që lidhte Azinë e
Vogël me Europën Juglindore (Trojën). Sipas nordistëve, në kontaktet intensive me
Ilirët, Dardanët do të asimilohen prej tyre, mirëpo etnikumi i tyre do të mbetet me
premisa të theksuara trakase. Më vonë, me këtë identitet “të përzier”, Dardanët do
shihen edhe në Itali të jugut, në Sicilinë Perëndimor prej nga, prej tyre, do të
ndikohet edhe krijimi i Romës dhe gjithë ajo që pastaj shfaqet si Perandori
Romake.128
Duke u lënë anash për pak raporti etnik mes Trojanëve dhe Dardanëve, që
në këtë kundrim gjithsesi shfaqet si strumbullar i çështjes, është mjaft provokues
qëndrimi se këta kolonë më të vjetrit indoeuropianë, nuk shfaqen në Ilirik nga
124
Papazoglu, Fanula: ”Srednjobalkanska plemena u predrimsko doba”, Djela, knj. XXX. CBI,
knj.1, 1969.
125
Vulpe, R: ”Glie Illiri dell Italia imperiale Romane”, në Ephem Dacorom III (1925), Roma,
162 ss, cituar sipas Mirdita, Zef: ”Studime Dardane”, Prishtinë, 1980, faqe 27.
126
Papazoglu, Fanula: “Srednjobalkanska plemena u predrimska doba”, Sarajevë 1969, faqe
101-112.
127
Më gjerësisht shih Jireček, Konstatin: “Istorija na Bulgarite”, Sofje 1928, faqe 66 dhe 74.
(Jeriçek, po ashtu thotë se dallimet gjuhësore midis Ilirëve dhe Trakëve janë fryt i organizimit të
tyre shoqëror që krijuan etni të ndara)
128
Shih: G. G. Matesku:” I Trci nelle epigraphi di Roma”,1923; D. Deçew: “Die Trakische
Sprache”; Vl. I Georgierv: “Introduzione alla storia dell lingue indieuropee”; C. Ptsch: “Dardani”,
në PWRE IV (1901).

56
ana veri-perëndimore, sikurse fiset greke, porse nga ajo veri-lindore.Te ky vlerë-
sim, që ka për qëllim të mbrojë qëndrimin për lidhjen e njëjtë etnike dardane-
ilire, përkundër shtrirjes së tyre të njohur (Dardanëve në pjesën qendrore të
gadishullit dhe krahët e tyre në Lindje në Samothrakë dhe në jug në Sicili dhe të
Ilirëve në pjesën Perëndimore dhe qendrore të kontinentit), shpijnë dy etnikumet
e shkapërderdhura ilire: Elimët dhe Seginët, kur këta të dytët ndeshen poshtë
Danubit, por edhe në bregdetin ligur dhe në Qipro, kurse Elimët edhe në Sicilinë
perëndimore dhe në Ilirikun Qendror.129
Kjo ka bërë që kronologjia e kolonizimit indoeuropian të Mesdheut të
shikohet ndryshe, gjë që u dha udhë vlerësimeve që deri vonë ishin thuajse të
paparashikueshme sipas të cilave lejohet që Ilirët të shfaqen në Mesdheun lindor
madje nga mesi i mileniumit të tretë, kurse mbishkrimet në Kapadoki rrjedhin
nga pjesa e parë e mileniumit të përmendur.130 Kjo po ashtu është në pajtim me
botëkuptimin e shfaqur rreth asaj se dialektet ilire janë përfaqësuesit më të vjetër
nga bashkësia e gjuhëve gjithë-indoeuropiane, pse kanë ruajtur që të tri rendet e
guturaleve (rrethi i parë - velaretk, g, gh; rrethi i dytë – labiovelarët k, w, g, w, g,
wh dhe rrethi i tretë – palatalet), dhe pasi që kjo veçori dalluese i ndan plotë-sisht
në pikëpamje gjuhësore nga Hititët indoeuropianë, të cilët shfaqen nëAnatoli më së
voni 2000 vjet para erës sonë vetvetiu imponohet përfundimi se elementet
indoeuropiane, të ruajtura në Liki dhe Lidi,duhet trajtuar si pjesëtarë të grupit
ilir, me çka tumiret mendimi se te shtresat indoeuropiane në likishten dhe lidishten
dallojnë guturalet palatale nga labiovelaret.131
Pos këtyre vetive, të cilat shpijnë nga ilirishtja dhe shqipja si bijë e saj,
tregojnë edhe idiomat anatolase në morfologji dhe në leksik, sidomos lidhjet
me grupin balto-sllav, që nga pikëpamja gjeografike duket fare i pamund-
shëm.132
Edhe pse hulumtimet në këtë drejtim janë ende në vijim, M. Budimir është
i mendimit se në kohën 1500 vjet para erës sonë duhet llogaritur në tri grupe
dialektore të indoeuropianishtes së Anatolisë:
a) të ilirishtes, si më të vjetrën,
129
Budimir, Milan: “O etnićkom odnosu Dardanaca prema Ilirima”, Beograd, 1950, faqe 12;
Sandfeld, Kristian: “Linguistique balkanique, problemes et resultats”, Paris,1930 Kretschmer,
Paul:”Sprachliche Vorgeschichte des Balkans” te Revue Internationale des e'tudes balkaniquee,
Volume,II 1935;1950: Cimochowski, Waclaw. "Recherches sur l'histoire du sandhi dans la
langue albanaiselingua”,Posnaniensis,1950.
130
Kretschmer, Paul: ”Die Leleger und ostmediterrane Ubefölkerung”, Gotta XXXII-1953.
131
P. Merini “Heimat und Kultur. D. Indogermanen”, Festschrift H. Hirt 2, 257).
132
Po aty, 2,257.

57
b) të hetitishtes dhe në fund
c) të arianishtes. 133
Kjo gjendje e njohjes mbi protohistorinë gjuhësore të Ilirikut parahelen dhe
të Anatolisë parahelene, që nga themeli i ka ndryshuar supozimet e Kreçmerit134,
të cilat për një kohë të gjatë kanë qenë thuajse orientuese nga kjo pikëpamje.
Pikërisht te fiset e dyndura dardane në Itali (Galabrët,Thunanët, Daunët), do
të shihen gjurmët më të qarta të etnosit karakteristik ilir si një shtresim i gjerë
euro-anatolas me pjesëmarrjen e faktorëve të ndryshëm brendasë njëjtës familje.
Kështu, vlerësohet se me fise dardane ishin edhe Elmirët e pastër ilirë, të cilët
bashkë me Dardanët nga Iliriku, sipas të gjitha gjasave, u shpërngulën në Anatoli
diku në shekullin XVI para erës sonë dhe pas pushtimit të Trojës dhe rrënimeve
që iu bënë prej tyre, prej andej, një pjesë u shpërngulën në Sicilinë perëndimore.
Madje, arkeologu i njohur Malten, i cili shtroi çështjen e prejardhjes ilire të
pasardhësit dardan Aineut (Eneut) të perëndishëm, themeluesit të drejtpërdrejtë
të Romës së amshueshme, pohon se rruga më e lehtë dhe më e natyrshme deri në
Sicili do të ishte për Dardanët trojanë se sa për ata evropianë, ndonëse edhe vetë
konstatoi gjurmët e tyre në Peloponez dhe ishullin Zakinta, gjë që me këtë pohohet
shtrirja e tyre e gjerë në Europën Juglindore (Ilirik) dhe në Azi të Vogël.135
A. Fik gjeti poende në Kretë një grumbull toponimesh paraheleneDorthonai,
domethënë në tokën e njëjtë ku konstatohen gjurmët e Ilirëve Pellazg dhe fjalët e
formuara përmes elementëve sufiksalë si st dhe mnspecifike ilire. Me këtë rast kur e
kemi bërthamën dardane në Ilirikun Qendror, kurse oaza të caktuara edhe në periferi
të tij, do të ishte e natyrshme të nxirret përfundimi se rrymat metanastike arrijnë në
Sicili të njëjtës rrugë sikurse edhe grupet e tjera ilire, domethënë nga Iliriku
nëpërmjet Portës së Otrantit në jugun e Italisë dhe në Sicili.136
Në të vërtetë rasti i Elimirëve, si fis ilir në Anatoli, ku rëndom hasim Dar-
danët nga koha e mbretërisë frigje (bryge) dhe ajo trojane, si themelues të saj, si
dhe fise dardane në perëndim (Sicili), ku, sipas pikëpamjes së nordistëve, shtrirja
e Ilirëve perëndimorë merrej si e natyrshme, tregon se pamja shoqërore dhe politike
e Ilirëve dhe Dardanëve sipas autorëve antikë, por edhe bazuar nga ato që mund të
shihen nga burime të ndryshme, tregon për atë se këto ndryshime, sado të thella
qofshin, nuk kishin qenë në gjendje të rrënojnë përkatësinë e tyre etnike, në radhë
133
Budimir, Milan: “Grci i Pelasti”,Beograd 1950, faqe 13-41.
134
Më gjerësisht shih: Kretschmer, Paul: “Einleitung in die Geschichte der Griechischen Sprache”,
Göttingen, 1869.
135
Budimir,Milan: “O etničkom odnosu dardanaca prema ilirima”, 1950, faqe 12.
136
Fik, A: “Vorgriechische Ortsnamen”,f.33.

58
të parë gjuhën, indin e së cilës duhet kërkuar te rrënja e përbashkët pellazge dhe
assesi tek bredhjet pas “veçorive” te gjuhëve në fqinjësi, që për emërues të për-
bashkët kanë po ashtu pellazgjishten.
Kundrimi etnogjeografik, mbi pikëpamjet e gjendjes së caktuar etnike, ka
bërë që Dardanët, si një faktor tepër i rëndësishëm i antikitetit, të shihen edhenë
anë “të ndryshe”, herë të përzier, e herë të veçuar fare. Disa të dhëna historike të
shfrytëzuara nga autorët antikë u kanë ndihmuar këtyre pikëpamjeve, ngaqë ato
janë shikuar në kontekstin shoqëror dhe politik dhe assesi në atë kulturor të
mbështetur mbi etninë.
Edhe te këto çështje, do të jenë faktet gjuhësore, qoftë edhe si të shkëputura, që
do t’i mbështesin këto pikëpamje. Kështu, fjalët Baton dhe Langerus (mbret dardan
dhe ilir), të interpretuara fillimisht nga pikëpamja historike, do të nxjerrin në pah në
njërën anë vërtetësinë e identitetit politik të dardanëve dhe të Ilirëve si mbretëri në
skenën historike nga shekujt V para erës sonë e tutje deri te shuarja e tyre e plotë pas
pushtimeve romake (shekulli I pas erës sonë), dhe në tjetrën anë, do të jenë po këta
emra, që do të tumirin përkatësinë e përbashkët etnike të Dardanëve, Ilirëve, të
Maqedonasve, Epirotëve dhe të tjerëve nga familja e madhe pellazge.
Fillimisht Grga Novak do të thotë se Dardanët ishin popull i vjetër iliro-
anatolian, pra si mesdhetar, ndërsa Ilirët shfaqen si pushtues të pjesës perëndi-
more të Ilirikut nga veriu në fillimet e periudhës së Hallshtatit. Ai përdor të
dhëna historike, arkeologjike dhe gjuhësore. Ndër të dhënat gjuhësore të lidhura
me ato historike, gjithsesi se paraqiten emrat Bato dhe Longares, për të cilët P.
Kreçmeri Dardanët i pat shpallur Ilirë, ndërsa G. Novak, duke u mbështetur në
një njoftim të Livit, ku ai citon Polibin (Bato Langari filius rex Dardanorum),
Dardanët i shpall popull anatolianë, pa ndonjë lidhje me Ilirët. Këtë qëndrim,
Novak, e mbron me faktin se emrat Bato Longarus i gjen “jashtë vendeve
ilire”, pra në Greqi, Troadë, Kirenaikë dhe madje edhe në Gadishullin Iberik,
me ç’rast sillen shënime për 22 emra të tillë në pjesë të ndryshme të basenit
Mesdhetar.137
Por, M. Budimir, i cili me një përkushtim të madh mbron qëndrimin rreth
Ilirëve indoeuropianë klasikë e me këtë nga pikëpamja etnike edhe Dardanët i
sheh në këtë familje, tërheq vërejtjen te dy “imtësi” që lidhen me këtë çështje.
E para ka të bëjë me vetë emrin Baton dhe tjetra me atë të të atit, Langarit, që
njihet si emër Ilir. Shfaqjen e shpeshtë të këtyre emrave te dinastitë mbretërore
dardane dhe ato ilire në një hapësirë të gjerë, Budimiri me mjaft elegancë, nuk e
137
Novak, Grga: “La nazionalita dei Dardani”, Arhiv za Albanološke Studije, 4/72-89.

59
lidh as me përkatësinë ilire-pellazge siç vepron Oshtir, as me atë parailire siç bën
Shuhart, por me një zgjidhje “kompromisi” – me atë të simbiozës së gjatë të
kolonëve indoeuropianë (Ilirëve) me popullatën autoktone mediterane.138
Me këtë rast ai thotë se Ilirët janë ata që në Mesdhe kanë ardhur para Helenëve
dhe para kolonëve dorë, duke theksuar se në këtë rrugë të gjatë ata duhej të
qëndronin edhe në Kirenaikë, ku ndeshim disa mbretër që quhen Battos bashkë
me mbiemrin “battos” si mbret, ku poeti Kalmah Battiades përshkruan vendësit
flokëverdhë me prejardhje paragreke.139
Pikëpamjet gjuhësore si kjo dhe të ngjashme, megjithatë zbusin paksa qëndri-
min se etnikumi dardan mund të karakterizohet sa ilir aq edhe trakas, me çka atyre
do t’u shkëputej një hise nga pesha dhe rëndësia historike që kishin në një fazë të
rëndësishme të ndryshimeve të mëdha nga kapërcimi nga koha e bronzit në atë të
hekurit e deri te shfaqja e Grekëve dhe helenizmit klasik.140 Ndërkohë, po me të
njëjtat argumente, do të rrudhej shumë mundësia e njëanshme e përkatësisë trakase
e Dardanëve, sado që nuk përjashtohet mundësia që në një të kaluar të largët
Dardanët dhe Trakasit, meqë në pjesën lindore të Ilirikut dhe në atë të Azisë së
Vogël, kanë jetuar shumë afër ose në disa pjesë edhe të përzier, në kuadër të atyre
që shpijnë te rrënja e përbashkët, t’i kenë lidhjet e veçanta, të cilat janë pasqyruar
me ndikime gjuhësore, në kuadër të atyre që shihen gërshetime të natyrshme të
elemen-teve gjuhësore ilire-trakase-dako-romake, gjurmët e të cilave edhe sot e
gjithë ditën ndeshen si leksik i përbashkët në gjuhën shqipe dhe atë rumune. Mirëpo,
si të tilla më së tepërmi janë pasqyruar në emrat e lokaliteteve dardane dhe
maqedonase, dhe veçmas te disa toponime që mbarojnë me sufikset -dava (-deva,-
dova) “qytet”, me anën e të cilave Georgievi përpiqet Dardanëve t’ua atribuojë
karakterin dak e me të atë trakas.141
Kjo pikëpamje do të kontestohet nga J. A. Evans dhe qëndrimi i tij se përafritë
gjuhësore ilire-trake-dako-romake që shfaqen në fushën e toponomastikës dhe
gjetiu, duhet kërkuar, si thotë ai, te një shtresim i vjetër etnik paleoeuropian,me çka
përkimet dhe ngjashmëritë e tyre duhet kërkuar te rrënja, pra te lashtësia pellazge
prej nga rrjedhin këta popuj dhe jo te veçoritë, që mund të jenë produkt i gjendjeve
të mëvonshme pas ndarjes së tyre në etni të ndryshme.142

138
Budimir, Milan: “Otetničkom odnosu Dardanaca prema ilirima”, Beograd 1950, faqe 7
139
Po aty.
140
Papazoglu, Fanula: “Srednjobalkanska plemena u predrimska doba”, Sarajevë, 1969, faqe
103-106.
141
Georgiew, V.I: “Introduzione alla storia delle lingue indoeurope”, Roma 1968, faqe 175.

60
Mbi logjikën që çështjet të shihen nga degët dhe jo nga trungu, dhe analogjinë
gjuhësore si një derivat të saj, është bërë përpjekje që edhe përkatësia e përbashkët
fisnore e Dardanëve (Homeri dhe Herodoti përmendin tre fise dardane), të shihet
element trakas, me ç’rast fisi Thunatët, i cili edhe nga Straboni përmendet fis i
rëndësishëm dardan, të nxirret trakas.143
Me këtë rast emri Thunatai krahasohet me atë trakisht thynoi,144 sado që ky
emër në Italinë Jugut është i dëshmuar si emër etnikoni me trajtën Dauni dhe
Calabri,145ku pa dyshim, vështirë se mund të ketë qenë i pranishëm elementi trak.
Madje, edhe vetë emri Dardan mund të lidhet shumë lehtë me emrin e fisit Dardi
në Italinë e Jugut.146
Por, do të jetë W.Tomaschek, i cili emrin Thunatai e nxjerr prej fjalës shqipe
thyente, nga domethënia – me thye, me këputë, me përkulë, latinisht -fracti, rupti,
conversi.147
Ndonëse të pakta, nga etnikumi i Dardanëve, të kësaj natyre janë edhe disa
fitonimi të ruajtura në trajtën e glosave, të cilat i ka marrë Pedan Dioskuridi nga
Anabraza, mjek i kohës së Neronit, në veprën e tij “Mbi bimët shëruese”.148 Këto
janë: aloitis (një bimë e malit, e cila është përdorur për qetësim, një lloj
narkoze), absentium rusticum (një lloj pelini), ndërsa Pseudo Apylon, po ashtu,
në veprën e tij mbi bimët shëruese përmend “dardani cacaliam”, një lloj bime
shëruese e malit, të cilat shpjegohen me fondin gjuhësor ilir. 149 Si emër personal
Cacalia përmendet edhe te Kodeksi i Justinianit në një shënim në Viminacia në
vitin 294 pas erës sonë.150

142
Evans, J.A: “Antiquarian researches in Illyricum” I-IV, faqe 47-48; N. Vulić: “La nationalite
des Dardanes”, faqe 164, në Glasnik SKA CLV, 1933.
143
Strabon: VII, 5, 7 kur thotë “...Dardanë janë edhe Galabrët dhe Thunatët... të cilët kufizohen
në lindje me Medët, fis trakas...”
144
Delschew, Dimiter: “Die dardanische Οονναται, sind kaum von thrakischen Ouvoi zutrennen.
Mann kann daraus folgen, dass die Dardaner ursprünglisch Thraker waren“ në “Die
thrakischen Sprachreste”, Österreichische Akademi der Wiessenschaft. Philosophisch-historische
Klasse. Schriften der Balkan-Kommission. Linguistische Abtailung XIV. Wien, 1957, faqe 203.
145
Plin, NH.III 103.
146
H. Krahe: “Illyrische geographische Namen”, 103, 112, ku emrin Dardi e trajton etnikomin
ilir.
147
W. Tomaschek: “Die alter Thraker” I, f. 24.
148
Ped. Diosc. III 3-4 te Pseudo Apylon, 16 (HS 51), cituar sipas Mirdita, Zef: “Studime
dardane”, Prishtinë, 1979, faqe 35.
149
Mayer, A: “Die Sprache der alten Illyrier”, Bd. I.Wien, 1957, faqe 137 (Dardanischer Name
einer Bergphlanze). Mayer me këtë rast ndalet te emri Kakalin, që e lidh me fitoniminë dardane.
150
Cod. Justinian, V, 16, 21.

61
Në të vërtetë fondi gjuhësor ilir dhe zhvillimi i tij i brendshëm shumëshekullor,
me të cilin zgjidhen pjesa më e madhe e këtyre dilemave, të cilat jo rrallë vejnë
shenjën e barazimit midis Dardanëve dhe Trakëve, ose që shërbejnë si “shkase” për
t’u parë etnogjeneza e tyre ndryshe nga ajo e Ilirëve pa hezituar madje që ndonjë-
herë t’u kontestohet edhe lidhja e përbashkët me Pellazgët, do të jetë vendimtari që
do të përcaktojë etninë e përbashkët ilire-dardane, si pasardhës të Pellazgëve, me të
vetmin dallim, se krahasuar me fiset e tjera ilire, të shtrira në pjesën perëndimore
dhe jugperëndimore të Gadishullit Ilirik dhe në Italinë Veriore e të Mesme (nga
Alpet nën Danub dhe Savë e deri në Adriatik), prej nga jo rrallë shihen të lëvizin,
Dardanë, që nga neoliti i mesëm, shfaqen të përqendruar në një hapësirë thuajse të
njëjtë (në Ilirikun Qendror - rrjedhës së lumenjve Morava dhe Vardar dhe në pjesën
lindore, në Azi të Vogël, në Trojë dhe gjetiu në Anatoli). Kjo hapësirë të shumtën
është parë si Dardani, tokë e Dardanëve dhe mbretëri dardane madje, ndërkohë që
tokat ilire janë quajtur Ilyricum, karakterizim ky që sigurisht ka të bëjë me faktorë të
caktuar shoqërorë dhe politikë, sidomos ata që kanë të bëjnë me dyndjet e popujve
në kohën parahistorike dhe atë historike, ku Dardanët dallohen me Trojën dhe
dominimin në pjesës qendrore të Ilirikut, atë që lidhet me Greqinë e kështu dhe me
Egjeun, ndërsa fiset e tjera ilire në perëndim ,kanë lidhur Europën Qendrore me
Adriatikun dhe Mesdheun, duke nxjerrë në pah atë që do të quhet “panilirizëm
indoeuropian”, me një shtrirje hapësinore ndër më të mëdhatë e kohës historike,
meqë ajo lidh Europën nga Perëndimi i saj, Jugu dhe Jug-lindja me Azinë, hapësirë
kjo që, siç u pa, edhe nga aspekti i disa të dhënave linguistike (glosat, onomastika,
toponomastika), si dhe mbetjet aerkeologjike, përkundër shumë dilemave, mund të
dëshmohet si e tillë.151
Kjo lidhje që nuk është vetëm gjeografike, por edhe e natyrës së mirëfilltë të
asaj që cilësohet vulë indoevropiane dhe si e tillë ka kaluar edhe te shqipja,
hapësira aktuale etnike e të cilëve megjithatë gjatë njëzet shekujve, ka ruajtur
përkufizimin që ia bën gjeografi antik, Strobani, në shekullin e parë të erës sonë.
Ky përkufizim gjeografik ilir-dardan, nuk mund të merret si i prerë dhe pa
përjashtime e as jashtë një etnie të përbashkët. Sepse, shumë burime që vijnë nga
autorët antikë, por edhe të tjera, bëjnë fjalë edhe për fise ilire në lindje të tyre, siç

151
Më gjerësisht shih: Krahe, Hans: “Von Illyrischen zum Alteuropäischen”, ne IF Berlin, 1964-65;
„Die lllyrischen geographischen Namen“, Heidelberg, 1925; „Lexikon altillyrischer
Personennamen“, Heildebreg, 1929; „Die Schprache der Illyrer“,I, Wiesbaden, 1955; Mayer, Anton:
„Die Sprache der alten Illyrier“, Bd. I. Einleitung. „Wörtebuch der illyrischen Schprahe“. Österrei-
chische Akademi der Wiessenschaften. Schriften der Balkankommission. Linguistische Abteilung
XV, Wien, 1957; Budimir, Milan: „Grci i Pelasci“, Srpska Akademija Nauka, Beograd, 1950.

62
ishin Paionët e moçëm dhe për Dardanët në pjesën e Mediteranit dhe në Itali
madje (Galabrët dhe Thunatët). “Rrethimi” i Dardanëve me fise ilire dhe një-
herësh edhe i fiseve ilire të shpërndara në krahë ekstremë (në Lindje), krahas
veçorive të natyrës shoqërore dhe politike, që dalin në pah nga koha e hekurit e
tutje, nxjerrin në dritë shtresimin e përbashkët gjuhësor, i cili u është nënshtruar
zhvillimeve të njëjta fonetike dhe atyre leksikore, pa marrë parasysh shtrirjet
gjeografike. Rasti i Paionëve ilirë, në njërën anë, dhe i Galabrëve dardanë këtu
është tejet karakteristik dhe mbase meriton një vëmendje paksa më të madhe.
Etnikumi pajon Paioplai, i regjistruar te Herodoti si emër i fisit më verior
Paion, që ndeshet thuajse vazhdimisht në hapësirën midis etnisë dardane dhe
asaj maqedone dhe ka qenë shkas i përhershëm i pretendimeve hegjemone ndaj
tyre, nuk guxon të anashkalohet kur flitet për përcaktimin e përkatësisë etnike të
Paionëve të vjetër në kuadër të etnosit të zgjeruar ilir. Emri Paioplai me mba-
resën e vet është shënjuar si Ilir, sepse nuk mund të veçohet nga emrat e njohur
ilirë Teutiaplos (te Tukididi), Megaplini, Ortopla, përkatësia e tyre ilire është e
pakontestueshme. Ndryshimi në vokalizëm të këtij formanti ilir a/o është i natyrës
së njëjtë si te rastet e përmendura: Baiteia - Bottiaia, gandei kontouros kassis
koptis, ku në mënyrë të tërthortë do të pranohej ndikimi ilir, i cili ka ardhur nga
Adriatiku përmes Dardanëve deri tek fisi Paion. Mbasi kjo pikëpamje është
përcjellë nga një ndërlikim për dukuritë në vetvete tejet të qarta, shihet se në
lindje përtej Dardanëve banuan Paiuoplait ilirë.152
Për filologun e njohur Budimir fisi Paion, i cili është më së shumti i larguar
nga deti, ishte më së paku i arritshëm për ndikim nga kolonitë greke dhe se e ka
ruajtur formën më të plotë të emrit Paion. Nuk guxojmë të harrojmë se në Iliadë
Paionët e Vardarit, bashkë me Dardanët e Anatolisë, luftuan nën Trojë kundër
kolonëve Akenë dhe se vetë Aineia (Eneut) protagonisti kryesor i Virgjilit dhe
themelues i shtetit romak, është me origjinë dardane. Edhe emri i Kalabërve, të
cilët sikurse edhe Mesapët, Japigët, Daunët, Pikenanët kaluan nga Iliriku në
Gadishullin Apenin, dëshmojnë të njëjtën mbaresë sikurse edhe etnikumet ilire
Magaplinët Orthopla Teutiaplos, Paioplai: Galabroi u krijua përmes disimilimit të
likuidit nga Galabloi. Dallimi në labialin zanor të këtij emri, përkundër të pazëshmit
te Paioplai, mund të sqarohet si me shembujt: Astybos - Shtip, Belleros - Pelleros,
karabos - skorpios,sempala - sambala, të cilët dukshëm mund të lidhen me duku-
ritë analoge te bashkëtingëlloret e mbetjeve të shumta të fjalorit ilir.153
152
Budimir, Milan: “O etničkom odnosu Dardanaca prema ilirima”, Beograd, 1951, faqe 11.
153
Duridanov, I, te “Illyrische Forshungen in Serbia”, LB VI, 1963, faqe110.

63
Të njëjtin zëvendësim të bashkëtingëllores së zëshme me atë të shurdhët kemi
edhe te emri i Autariatëve ilirë, të cilët quhen edhe Audaristenses “Malsorë” e jo
Prekotar, sepse sipas hapësirës që zënë dhe për shkak të lidhjeve të dukshme
leksikore me darillos maqedonase dhe me emrin ilir të priftit të Hefajstit, Daret,
që këtë etnikon nuk mundemi ta lidhim kryekreje me lumin Tara. Audaristenses,
në të vërtetë, është etnikoni gjenuin Audaristai, cili që me të parën përkujton
emrat: Skordistai - Scordisci dhe Tauristai Taurisci. Emri Skordistai, që ishte
miksazh kelt-ilir (kr. edhe Keltoligyes dhe Celtiberi), nuk mund të veçohet nga
maliScardus, i cili në shumë raste merret si kufi mes Ilirëve dhe Dardanëve.
Variacioni i sufiksit tek emrat Skodristai - Scordisci dhe Tauristai - Tauirsci mund
të jetë vetëm në dukje sepse te etnikët ilirë më i zakonshëm është st se sa sk-, të
cilin disa e trajtojnë si mesdhetar, ndonëse shfaqet larg në indoeuropianishten e
veriut. Prandaj janë të lejueshme që variantet Scordisci dhe Tauirsci të shpjegohen
si pasojë e disimilimit të varieteve t - t u t - k. (krah. kataraka sllave me aktarta
greke dhe dubletinçuzhdidhe tudzi ndaj teo-discus gjermane dhe Teutanës Teuta
“mbretëresha” ilire). Rezultatin e njëjtë të disimilimit të grupit dental e gjejmë
edhe te toponimet Dlamoç - Glamoç dhe Tnina - Knin.154
Meqë Dardanët kanë qenë të rrethuar nga të gjitha anët me fiset ilire, do të
ishte e çuditshme që një oazë kaq e madhe mesdhetare të jetë e rrethuar nga
“zaptuesit” indoeuropianë dhe prej tyre pastaj të asimilohen.155 Kufiri verior i
brezit kulturo-gjeografik të alarodëve do të ishte sipas të gjitha gjasave vija
Rajnë – Danub. Prandaj, edhe në Ilirik, në jug, nga ajo linjë janë ruajtur më vonë
mbetjet mesdhetare. Por kjo as nga larg nuk mund të kuptohet se vetë Justiniani
mund të ketë lindur në një mjedis indigjen apo mesdhetar me banorë parai-
ndoeuropianë.156
Nga pikëpamja gjuhësore, mbi të cilin është ndërtuar emëruesi i përbashkët
i indoeuropianizmit, në tokën e gjerë të Dardanëve, që përfshin hapësirën midis
Malit të Sharrit dhe rrjedhës së sipërme të Drinës deri te Nishi dhe Timoku, ka
një numër të konsiderueshëm toponimesh dhe hidronimesh, te cilat pa ndonjë
shtrëngesë fonematike dhe semantike mund të interpretohen me mjetet e indo-
europianishtes. Megjithatë, kjo nuk përjashton ruajtjen e mbetjeve paraindoeuro-

154
Po aty, faqe 12.
155
Më gjerësisht shih Papazoglu, Fanula: “Poreklo i razvoj ilirske države”, Godišnjak CBI
XII/10, 1967; Patsch, Carl: “Dardani” në: GZM BiH,X/2-3, 1898; Patsch, Carl: “Trački tragovi
na Adriji”, në GZM BiH XVIII /1906; Schütt, Carl: ”Untersuchungen zur Geschihte der alten
Illyrer”, Breslau, 1910.
156
Po aty, faqe 11.

64
piane të nomenklaturës gjeografike,157që interpretohen me vështirësi, meqë të
gjithë emrat i takojnë atij grupimi që dallohen për një frekuentim të lartë, për ç’gjë
u është nënshtruar ndikimeve të ndryshme të patologjisë fonologjike.158
Të tillë janë shembujt antikë dhe modernë: Larissa - Lasa, Konstantinopol-
Polis, San Francisko Frisco, Sankt - Peterburg Picer, Jastrebarsko Jaska etj159.
Në bazë të këtyre që thuhen, tek ilirishtja e kemi megjithatë së paku një
njësi të njohur. Kjo është indoeuropianishtja e përgjithshme, rekonstruktimi i të
cilës sot është më i mbështetur se para dy dekadash, ngase kemi dokumentet e
shkruara dhe të kuptueshme nga mesi i mileniumit të dytë.160
Duke u lënë anash toponimia dardane, duhet megjithatë të theksohet se
vendi i lindjes së perandorit Jusitinian, Tuarisioni, me elementin e vet radikal
dhe sufiksal dëshmon karakterin e theksuar dhe të padyshimtë ilir. (krah. Tauro-
menioni në Sicili, pastaj Epitdauros, Tauros në Anatoli, Taurunum tek derdhja e
Savës, dhe etnosi Taurinët dhe Ta / eureskët, kurse për shkak të mbaresës
Brentesion Brindisium, ku sipas interpretimit plotësisht të bindshëm të Skokut,
bëhet fjalë për lokativin plural të indoeuropianishtes.161
Me rëndësi është edhe rrethana se edhe Dardanët anatolas përveç toponimit
Batieia, që nuk ndahet nga emri evident Ilir Baton, kanë ruajtur në emrin e malit
Ida, e cila shfaqet edhe në Trakë, po edhe në Kretë, edhe një shenjë e rëndësi-
shme idoeuropiane e terrenit.162 Sikur që është e njohur në nomenklaturën
gjeografike ruhen dukshëm më së gjati shprehjet për shenjat e terrenit. Kështu
është rasti edhe me Ida “mali”,”pylli”, “druri” paragreke, që cilat trajtohen si
paraeuropiane.163
Me këtë shenjë paragreke terreni të dokumentuar në viset trake dhe të Dar-
danëve anatolas, plotësohet dukshëm pohimi mbi prejardhjen europiane - ilire të
Dardanëve Trojanë. Personalitetet e tyre më me famë si Dardanos, Assarakos,
Akhisos, Aineias kanë shprehimisht emra ilirë. Emri i babait të Ajneit (Eneut)
157
Shih: Pedersen, Holger: “Die Gutturale in Albanischen”, 1900; Ostir, Karel: “Beiträge zur
alarodische Sprachwiessenschaft”, Bd. I, Wien-Leipzig, 1921, faqe 67; Schütt, Carl: “Unter-
suchungen zur Geschihte der alten Illyrier“, Breslau 1910; Patsch, Carl: “Historische Wanderungen
im Karst und an der Adria”, Wien 1922; Mayer, Antun: “Die Sprache der alten Illyrier”, Wien 1957;
Katičić, Radoslav: “Liburner, Pannonier und Illyrier”, Insbruck 1968; Katičić, Radoslav: “Peonci i
njihov jezik”,1977.
158
Budimir, Milan; “Ilirski problem i leksička grupa Teuta”, Split, 1953, faqe 3.
159
Po aty, faqe 4.
160
Budimir, Milan: “O etničkom odnosu Dardanaca prema ilirima”, Beograd, 1951, faqe 8.
161
Po aty, faqe 9.
162
Po aty, faqe 14.
163
Po aty, faqe 14.

65
Ankhisas me mbaresat e tij na i kujton emrat specifikë si Akrisos, Tarvisium,
Naissos Ilios etj.164
Ky karakter ilir onomastik, i cili, siç shihet nga shembujt e shtruar, ruan
formën e përbashkët gjuhësore qoftë në pjesët e Ilirikut Qendror, në Itali dhe në
Anatoli, pra edhe në Lindje, nuk mund t’ua heqë dardanëve ilirikas kontradiktat
shoqërore në pikëpamje të antikitetit, për të cilët, në njërën anë thuhet se flenë në
plehra, ndërsa në tjetrën anë mbajnë nga një mijë skllevër, ndërkohë që pasardhësit
e tyre anatolas, të cilët si stërnipër të Zeusit e transferuan selinë e mbretërisë së
amshueshme nga Troja në Romë. Jul Cezari mendonte se si pasardhës legjitim i
Aineas (Eneut) hyjnor rishtas ta kthejë selinë nga Roma në Trojë, porse në këtë
plan e parandaluan atentatorët. Më vonë Konstantini i Madh në vendin e Bizantit
Ilir ngriti “Romën e Re”.165
Sqarimi sado i lehtë i raporteve etnike dardane-ilire në një thellësi historike
dhe gjeografike, edhe kur metodologjikisht etnogjeneza e Dardanëve kërkohet
në kuadër të etnogjenezës ilire, ndërkohë që si u pa ajo shikohet edhe si e
shkëputur ose e ndërlidhur me Trakasit, megjithatë emërtues të përbashkët mund
ta kenë vetëm trungun pellazg, në të cilin përfshihen thuajse pjesa më e madhe e
popujve dhe etnive të hapësirës euro-aziatike dhe asaj mesdhetare në përgjithësi,
të cilave rrethanat e caktuara, do t’ua ndryshojnë përkatësitë shoqërore dhe politike,
por jo edhe rrënjën dhe origjinën e përbashkët. Kjo kërkon edhe hedhjen dritë
në raportet ilire-trakase, meqë ato paraqesin njërin prej çelësave mbi të cilin
mund të shpjegohet thelbi i trungut të përbashkët pellazg me të gjitha ato veçori
të shumta madje, siç mund të ngrihen edhe teori po ashtu të shumta për të
kundërtat dhe mospërputhjet e tyre, kur çështjet shikohen jo nga koka por nga
bishti prej nga pastaj dalin edhe teoritë e ndryshme përjashtuese dhe konfrontuese
madje dhe mohuese nga njëra anë në tjetrën.
Ky kundrim gjithsesi ka prekur dhe prek Shqiptarët dhe origjinën e tyre më
tepër se të tjerët, ngaqë do të jenë pikërisht raportet ilire-trake si dhe qasja inter-
pretuese (nga të përbashkëtat ose të veçantat) ato që etnogjenezës së Shqiptarëve do
t’ia pranojnë autoktoninë historike si një popull me rrënjë në antikitet, ose do t’ia
kontestojnë atë duke e nxjerrë pa ndonjë autoktoni të qëndrueshme, pa histori të
qartë, dhe ç’është me keq, pa identitet shoqëror dhe politik të formuar.

164
Kretschmer, Paul: “Einleitung in die Grschihte der griechischen Sprache”,Götingen, 1896.
165
Budimir, Milan: “O etničkom odnosu Dardanaca prema ilirima”, Beograd, 1951, faqe 13.

66
Edhe pse nga shekulli XVIII dhe ai XIX ishin disa nga studiuesit gjermanë, që
dhanë kumtin e origjinës ilire të Shqiptarëve dhe shqipes bijë të ilirishtes, 166
pikëpamje kjo që do të pranohet edhe nga dijetarë të tjerë europianë, të cilët kishin
filluar të shfrytëzonin të dhënat arkeologjike, që tashmë po i nxirrnin në pah F.
Pouqeville (Pukëvil), W. Leike (Lik), A. Boue (Bue), Isambert, L. Heuezey, H.
Dauemel e të tjerë167 - nga fundi i shekullit XIX, pikërisht atëherë kur e kaluara
historike dhe qartësimi i saj zuri të shfrytëzohej më pak për qëllime shkencore e më
shumë për qëllime të caktuara politike siç ishte ajo që kishte të bënte me pamjen e
re të pjesës europiane e cila për pesë shekuj kishte qenë nën pushtimin osman - u
hap debati nëse shqipja ishte bijë e Ilirishtes apo e trakishtes, rrjedhimisht nëse
Shqiptarët ishin si etni paraardhës të Ilirëve apo të trakasve. Shkas për këtë debat
gjithsesi ishin mbetjet gjuhësore (një numër fjalësh në leksikun e shqipes që ishin të
njëjta me ato rumune), interpretimi i të cilave duhej të përcaktonte djepin e shqipes e
me këtë edhe të Shqiptarëve si popull. Kështu, në fushën e albanologjisë lindën tri
rryma kundërshtimtare mbi gjenezën e gjuhës shqipe dhe të Shqiptarëve:
a) rryma Ilirishte,
b) rryma trakiste dhe
c) rryma Ilire-trakiste.168
Që shqyrtimi i këtyre rrymave, jashtë gjenezës së përbashkët etnogjuhësore,
mund të jetë i njëanshëm dhe me dukje tepër përjashtuese për vetë çështjen,
është e domosdoshme që së pari, të hedhet dritë mbi mundësinë e përkatësisë
pellazge të këtyre etnive, për t’u parë pastaj përmasat e njëmendta të atyre që u
shfaqën si ndryshime shoqërore brenda për brenda etnive të njëjta gjuhësore, të
cilat, në përputhje me këto zhvillime, morën emra të ndryshëm gjeografikë dhe
prodhuan madje edhe realitete të reja politike dhe shoqërore nga principatat e
deri te mbretëritë më të njohura të kohës.
Meqë për antikitetin mbetën autorët antikë të vetmit që u referohemi, do të
jenë pikërisht ata të cilët na bëjnë me dije se edhe Trakët, bashkë me Dardanët,
166
Më gjerësisht shih pikëpamjet e Leibnizit dhe Thunmannit, por edhe të von Hahn-it, Joklit dhe
G. Majerit rreth përkatësisë ilire të Shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe.
167
Më gjerësisht shih: F. C. H. L. Pouqueville: “Voyage en Morie, a Constantinopole,en Alba-
nie et dans plusiers autores partie de l’empire Othoman, pedant les annees 1798, 1799, 1800 et
1801”, Paris1805; “Voyage del la Grece”, Paris 1820; W.M. Leake: “Research in Grece”,
London 1814, “Travels in Northen Greece” (4 vol), London 1835; Amin Boue: “La Turquie
d’Europe” (4 vol), Paris 1840; E. Isambert: “Itineraire descriptifse historique et archeologique
d’Orient”, Paris 1861; L. Heuzey-H. Daumet: “Mission archeologique de Macedoine”, Paris
1876 dhe “Mission archeologique de Macedonie”, Paris 1877.
168
Më gjerësisht shih:Frashëri, Kristo:“Etnogjeneza e Shqiptarëve”, Tiranë 2013, faqe 104-118;
Jericek, Konstantin “Istoria na bulgarite”, Sofje 1928.

67
Trojanët, Tyrrenët (Etruskët), Ilirët dhe të tjerët ishin nga trungu pellazg. Trakët
janë një nga popujt më të rëndësishëm që Homeri i përmend në fushën e Trojës
krahas me popujt tjerë pellazgë.169
Madje, te Herodoti gjendet një shënim thelbësor mbi rëndësinë e Trakëve
kur thotë se populli Trak, pas Indianëve, është populli më i madh në numër që
mund të gjendet në botë. “Nëse Trakët do të kishin një prijës të vetëm dhe do të
merreshin vesh midis tyre, sipas mendimit tim ata do të formonin një popull të
pathyeshëm dhe sigurisht më të fuqishmin nga të gjithë”.170
Në të njëjtin shënim Herodoti thotë se “ata mbajnë emra të ndryshëm sipas
krahinave”,171 gjë që shpjegon më së miri se si “popujt barbarë”, siç janë quajtur
jogrekët nga autorët e vjetër antikë, që megjithatë shihen nga e njëjta familje, në
përputhje me këtë pamje, pavarësisht përkatësisë së përbashkët etnogjuhësore
fiset janë emërtuar si popuj të ndryshëm në përputhje me shtrirjen gjeografike,
veçori kjo që është kthyer edhe në faktor etnik, më vonë politik dhe kulturor.
Kështu, nga fiset e shumta Pellazge kemi edhe emërtimin e popujve nga ai trakas,
Ilir, Dardan, Ligur dhe shumë e shumë të tjerë, origjina e përbashkët e të cilëve
nuk është mohuar.172
Pra, pamja etnike e pjesës së veriut, perëndimit dhe të lindjes së Greqisë, e
cila gjendej midis Adriatikut dhe Detit të Zi (Iliri, Thesproti, Thesali, Dardani,
Maqedoni dhe Trakë), qysh në mugëtirën e parahistorisë ka qenë e populluar
prej etnish të trungut pellazg, ndër të cilët, në vija pak më të trasha, Trakët ishin
vendosur në Lindje dhe Ilirët në Perëndim, si dy degë kryesore pellazge.173
Kështu, sipas pjesës më të madhe të autorëve antikë fiset trake zanafillore
(Brygët, Odriset, Paionët, Edonët, Sartrët, Odomanët, Besët, Doberët, Tribalët e
të tjerë), do të kenë banuar në një hapësirë, që shtrihej prej Strimonit deri në
Pont-Euxin (Deti i Zi) dhe prej Danubit deri në Egje, duke kaluar nëpër Arkadi.
Sipas Hekatit të Miletit, territori trak shtrihej prej Detit të Zi në lindje deri në
lumin Aneksion në Perëndim.174

169
Homeri “Iliada” II, 844, 845.
170
Herodoti: “Historiae” V,3.
171
Po aty.
172
Më gjerësisht shih: D’Arbois de Jubainville: “Banorët e parë të Europës”,1894. Autori thotë
se Trakët, Ilirët dhe Ligurët janë një popull i vetëm me të njëjtën gjuhë dhe disa variante
dialektore. Ai thotë se Trakët, Ilirët dhe Ligurët kanë paraprirë popujt e tjerë indoeuropianë në
arenën e historisë, dhe se nuk është i sigurt nëse midis këtyre popujve ka pasur Lindja të sakta të
ndarjes.
173
Aref, Mathieu: “Mikenët=Pellazgët”, Tiranë faqe 188.
174
Po aty.

68
Kjo ndarje, që e njohim nga autorët antikë por edhe burime të tjera, megjithatë,
nuk ka penguar që fiset e caktuara trake të gjenden në pjesët ilire dhe në të kun-
dërtën, meqë të dy etnitë kanë përdorur dhe shfrytëzuar pa ndonjë kufizim në gjithë
hapësirën e tyre blegtorinë, nxjerrjen dhe shfrytëzimin e metaleve si dhe ushtrimin e
përbashkët të disa zejeve. Kjo “përzierje”, e cila për rrethanat e atëhershme ka qenë
e natyrshme, do të intensifikohet nga koha e depërtimeve sllave në tokat ilire dhe
trake nga shekulli VII e tutje, veçmas me futjen e Bullgarëve në pjesën lindore, ku
ata do të krijojnë mbretërinë e tyre, e cila, si dihet në shekullin X-XI do të pushtojë
edhe një pjesë të mirë të tokave dardane dhe atyre ilire. Kjo ka bërë që në pjesët e
përziera popullata ilire dhe trake të ruajë gjuhën e përbashkët nga lashtësia, fosile të
së cilës, në forma të ndryshme, kanë mbijetuar dhe në të dy gjuhët (shqipe dhe
rumune) kanë ardhur deri te koha jonë.
Megjithatë, gjithnjë sipas burimeve antike shpesh me paqartësi dhe ngatërrime
të mëdha, që sot e gjithëditën sjellin huti dhe interpretime të gabueshme edhe qelli-
misht, dinastia më e njohur e mbretërve trakë ishte ajo e Odrisëve, e cila mbretëroi
në shekujt V-I para erës sonë me themeluesin Teres, rreth vitit 450 para erës sonë.
Më pas kemi Sitakle (431-424) para erës sonë, Seutes I, Amadokos I, Seutes II, Kotis
I, Kersopbleptoes, Amodokos II, Berisades dhe Seutes III (330-313) para erës sonë.175
Autorët antikë njoftojnë se Trakët, si dhe Ilirët, ishin përpunues të mirë të
metaleve dhe se ata jetonin në struktura shoqërore mjaft të përparuara. Por, si
edhe disa popuj të tjerë pellazgë, as Trakët nuk e kanë shkruar fare gjuhën e tyre.
Disa mbishkrime të shkurtra trake janë të shkruara me alfabetin grek, gjë që
ishte fare e natyrshme në rrethanat kur në këtë kohë gjuha dhe shkrimi grek (nga
shekulli VII-V para erës sonë), si gjuhë komunikimi u përhap me shpejtësi dhe
thuajse i margjinalizoi gjuhët etnike, të cilat mund të ruheshin ose të mbroheshin
vetëm në rrethanat e izolimit të tyre në pjesët e thella malore, jashtë ndikimit të
administratës perandorake, siç ngjau me një pjesë të mirë të fiseve ilire dhe
Dardanëve, që i shpëtuan asimilimit romak dhe më vonë atij bizantin. Kjo nuk
ndodhi me pjesën lindore të Trakëve, të cilët, qoftë nga prania e madhe e klasës
ushtarake atje dhe korpusit të madh administrues romak, qoftë nga përfshirja dhe
akomodimi i shpejtë në strukturat e reja perandorake për t’u mbrojtur na pushtimet
sllave dhe bullgare të cilat në atë pjesë ishin shumë të theksuara, fillimisht u
romanizuan, ndërsa në kohën e Bizantit, një pjesë e Dakëve iu nënshtrua edhe
ndikimit bizantin meqë ashtu ruante shumë nga privilegjet e pushtetit.

175
Po aty.

69
Në të vërtetë, intermexoja e shkurtër historike, jashtë ndonjë përqasjeje më të
thelluar në rrethanat shoqërore dhe politike që sollën deri te rrugët e ndryshme të
Ilirëve dhe Trakëve, por edhe te ruajtja e një minimumi të të përbashkëtave, do të
duhej të mjaftonte, që sado pak, t’u jepej një përgjigje dilemave që çuan te shfaqja
e tri rrymave, që ato të shihen si zhvillime të natyrshme gjuhësore brenda të së
njëjtës etni, që në rrethanat e caktuara historike të marrin rrugë të ndryshme, qoftë
duke ruajtur diçka nga bërthama e përbashkët, qoftë duke u asimiluar, siç ndodhi
me procesin e romanizimit, i cili përfshiu edhe Ilirët dhe Dardanët dhe etnitë e tjera
nga e njëjta familje, por qe te Trakasit u pasqyrua në mënyrë tejet ekstreme me
romanizimin e gjuhës, me ç’rast kemi edhe shfaqjen nga dakishtja të gjuhës rumune,
ku megjithatë, një pjesë e leksikut të saj edhe si e romanizuar në të folmen popu-
llore ruajti disa trajta të vjetra. Ndërkohë ilirishtja vazhdoi gjendjen e saj në ngërçin
e njohur të mbylljes dhe të vetëmbrojtjes për të ardhur deri te gjendja që e njohim
si gjuhë e shkruar shqipe (në shekujt XV e tutje), që si e tillë nuk mund të ishte
imunë nga ndikimet e ndryshme dhe të shumta, veçmas nga gjuhët e admi-
nistratës perandorake dhe të klerit (greqishtes dhe latinishtes e më vonë edhe të
sllavishtes).
Ngritja e dilemave rreth etnogjenezës së shqipes dhe të autoktonisë së Shqip-
tarëve në raport me gjendjen gjuhësore jo nga rrënja, pra nga ajo e përbashkëta, por
nga degët, që paraqet një gjendje fare të re të saj si dhe pasqyrimi i saj nga
dokumentet e shkruara, bënë që vijimësia ilire-shqiptare të vihet në dyshim nga
gjuhëtarët, si C. Pauli, H. Hirt, V. Pavan, S. Puscariu, H. Bariq, G. Weigand, Seliçev
e të tjerë. Me këtë mohohet edhe autoktonia e Shqiptarëve në vendbanimet e tyre të
sotshme prej nga del edhe pikëpamja e tyre se Shqiptarët nuk janë gjë tjetër veçse
mbetje fisesh trake, që dikur banonin në qendër ose në veri të Gadishullit Ilirik.176 Te
kjo pikë, fillojnë edhe keqkuptimet me rolin e Dardanëve dhe të Dardanisë, po edhe
të Tribalëve në këtë mes, të cilët, siç u pa, përpiqen të shihen “si mbetje” trake, e
herë si përzierje të mjegulluara me “elemente të shkëputura ilire”.
Natyrisht, se përfaqësuesi më i zëshëm i tezës rreth përkatësisë trake të
dardanëve shfaqet filologu Mateesku, i cili në pjesën e Skupit (Shkupit), Naisit
(Nishit) dhe të Remizijanës, gjen emra trakë, që sipas tij, lënë për të kuptuar
karakterin trakas të popullatës së Dardanisë.177

176
Frashëri, Kristo: “Etnogjeneza e Shqiptarëve”, Tiranë 2013, faqe 106.
177
Mateescu, G: “Traci nelli epigrafi di Roma”, Eph Darcorom. I1923,faqe 57 dhe 92-94.

70
Argumentet e Mateeskut do të kontestohen nga Vulpe, i cili, emrat epigafikë që
përmend Mateesku, që datojnë nga koha romake (shekulli II pas erës sonë), 178 nuk
mund të paraqesin një pamje objektive, ngaqë asspkohe etnikumi dardanas mund ta
kishte humbur përmbajtjen etnike, dhe se në ato rrethana, Dardanët, mund të ishin
quajtur edhe ilir dhe trakas njëherësh.179
Edhe Vuliq kundërshton qëndrimin se Dradanët ishin Trakas. Argumentet e
Mateeskut, i quan të paqëndrueshme, jo vetëm që vinë nga një hapësirë e kufizuar,
por edhe për faktin se paraqesin një gjendje të vonshme, siç është ajo e pushtimeve
romake, me shumë ndryshime, që japin pamje të shtrembëruar etnike.180
Në këtë aspekt më i zëshmi ishte gjuhëtari gjerman G. Weigand, i cili në vitin
1927 parashtroi 12 argumente për të mbrojtur një hipotezë të tillë, 181shumë prej të
cilave rrëzohen lehtë po qe se si pikënisje merret etnogjeneza e përbashkët e këtyre
popujve, pra nga pellazgjishtja, dhe jo ndryshimet që solli ndarja e tyre, gjë që janë
të natyrshme në rrethanat e shfaqjeve të identiteteve të mëvonshme, kryesisht të
ndikuara nga shtrirja gjeografike dhe ndryshimet gjuhësore mbi këtë faktor.
Dilemat e ndryshme gjuhësore, të shumtën të para njëanshëm dhe në
kontekstin e derivateve të trakishtes jashtë etnogjenezës së përbashkët të këtyre
etnive, u kthyen në një poligon të përpjekjeve të mohimit të vazhdimësisë gjuhë-
178
Edhe përkundër këtyre shembujve të paktë të ruajtura në trajtën e glosave, megjithatë ono-
mastika luan një rol tepër të rëndësishëm në zbërthimin e etnisë dardane nga parahistoria dhe
koha historike. Në mungesë të shkrimeve të hershme epigrafie, vëmendja doemos përqendrohet
te ato të kohës romake, që mund të ndahet në dy grupe: a) në emra të personaliteteve historike
nga fundi i shekullit III dhe II para erës sonë të ndeshura te autorët antikë dhe b) emrat nga
mbishkrimet e varreve të gjetur në hapësirën e provincës romake të Dardanisë si dhe disa të tjerë
të gjetur jashtë hapësirës së Dardanisë me prejardhje nga koha pararomake. Ndër emrat e
personaliteteve historike gjenden tre emrat e mbretërve dardanë: Longarus, të të bijve: Bato dhe
Monunios, me bijën e të cilit, Etutom ishte martuar mbreti ilir Genci. (Shih: Katičić, R: “Illyris-
che Personennamen in ihrem südöstlichen Vorbereitungsgebite“, ZA 12, 1962, 95
179
Vulpe, R: “Gli Iliri del’Italia imperiale Romana”. Eph.Darcorom. 3, 1925, f. 162 dhe te “Das
mitteldalmatische Namengebiet”, faqe 255).
180
Vulić, N: “Dardanci”, Glas. CLV, 1963, faqe 63-76.
181
Argumentet e Weigandit: 1. Emrat latinë të vendeve në Shqipëri nuk kanë pësuar ndryshime të
tilla, që dëshmojnë praninë e hershme të Shqiptarëve në trojet e tyre të sotme. 2. Termat e
lundrimit dhe të peshkimit në shqipe janë kryesisht prej burimit të huaj. 3.Mungesa e ndikimit
nga dalmatishtja e vjetër në shqipe. 4. Në gjuhën shqipe ka disa fjalë prej burimit trak. 5. Disa
emra personash dhe visesh në Traki e Daki shpjegohen me anë të shqipes. 6. Emrat e vjetër të
vendeve në Shqipëri nuk kanë pësuar ndryshime fonetike karakteristike të shqipes. 7. Shqiptarët
nuk përmenden para shekullit XI. 8. Lidhjet e vjetra gjuhësore rumune-shqiptare të burimit totalin.
9. Në rumanishte ka disa elemente latine, që duket se kanë depërtuar nëpërmjet shqipes. 10.
Elementet latine të shqipes e të rumanishtes përkojnë në mënyrë shumë të dukshme. 11. Folklori
i Shqiptarëve dhe ai i Rumunëve ka disa bashkëpërkime të veçanta. 12 Edhe mënyra e këndimit
të këngëve paraqet bashkëpërkime të dukshme.

71
sore ilire-shqiptare e bashkë me të edhe të autoktonisë së Shqiptarëve në trojet e
tyre, me ç’rast arbitrariteti gjuhësor kërkohej njëanshëm nga trakishtja, fillimisht
duke u injoruar e përbashkëta pellazge, por edhe ajo që tashmë vlerësohej si ilirish-
te prej nga do të dalë gjuha shqipe. Ky arbitraritet, madje, injoroi edhe argumentet
më thelbësore siç janë ato të pranisë në të dy gjuhët të një numri të mirë fjalësh të
lashta (paraitalike)182 si dhe ato të fondit që i mori shqipja nga latinishtja italike, që
flitej në viset bregdetare të Shqipërisë së sotme, 183 siç mohoi edhe argumentin e
pranisë së një numri të mirë të fjalëve nga greqishtja klasike, që shqipja i ruan
edhe sot, si për shembull fjala e shqipes “mokër” nga greqishtja e vjetër μοχανυ
ose μοχανα, fjala e shqipes “hudhrë” nga greqishtja ακοροβον, fjala e
shqipes“lakër”, nga greqishtja λαχανον e të tjera e të tjera, 184 që sipas N. Joklit në
shqipen duhet të kenë hyrë përpara shekullit II të erës sonë.185
Këto dhe shumë argumenteve të tjera mbështetësve të rrymës ilire,
gjithsesi mund t’u vijnë në ndihmë për t’u mbrojtur etnogjeneza e gjuhës shqipe
nga ithtarët e rrymës së njëanshme trakiste, siç do ta bëjë albanologu polak W.
Cimochowski, i cili do të përkrahet edhe nga shumë e shumë albanologë.186
Mbrojtja më e mirë është ajo e kapjes për etnogjenezën e përbashkët të
Ilirëve dhe Trakëve nga trungu pellazg, etnogjenezë kjo që një kohë të gjatë, jo
pa të drejtë, shtyri disa nga rilindësit, por edhe studiuesit tjerë që të mbronin
qëndrimin se ilirishtja dhe trakishtja ishin dy motra.187

182
Të tilla janë, ndër të tjera, fjalët bri-i/brir-i (rumanisht briu),kulpën/kulpër (rumanisht kulen),
avull (rumanisht abure), mugull (rumanisht mugur), niegull/mjegull (rumanisht negër), dhallë
(rumanisht zara), kurth (rumanisht carsa), nepërkë (rumanisht napirca), shtrep (rumanisht strepede),
shtrungë (rumanisht strunga),mal (rumanisht mal=breg lumi), përrua (rumanisht piriu),urlë
(rumanisht urda), gurmaz (rumanisht grumaza), e të tjera, numri i të cilave arrin në 89 njësi. (Sipas
Brancus, Grigore: “Vocabularut autohton alibi romane”, Bucurestzi, 1983).
183
Më gjerësisht rreth ndikimit të latinishtes italike te gjuha shqipe shih Norbert Jokl: “Lin-guistisch –
Kutur – historische untersuchungen aus der Beriche des Albanesichen”, Berlin und Leipzig 1923.
184
E. Çabej “Studime gjuhësore” – Vepra I, Prishtinë 1976, faqe 231, 304.
185
Frashëri, Kristo: “Etnogjeneza e Shqiptarëve”, Tiranë 2013, faqe 109.
186
Cimochowski, Waclaw: “Prejardhja e gjuhës shqipe”. Në “Buletini i Univeresitetit Shtetëror
të Tiranës. Seria e shkencave shoqërore”, Tiranë 2/1958, faqe 45-46.
187
Një orvatje për të pajtuar dy tezat kundërthënëse ilirishte dhe trakishte është pikëpamja e
shprehur fillimisht nga historiani hungarez, Ludvig von Thalloczy (Taloçi) dhe e shndërruar në
teori nga albanologu i njohur, Norbert Jokl mbi prejardhjen ilire-trake të shqipes. Këtë teori
fillimisht e mbështetën H. Bariqi dhe F. Ribezzo. Kjo teori mbështetet mbi pikëpamjen e tyre se
ilirishtja dhe trakishtja kishin aq afri me njëra-tjetrën, si mund të quheshin, mendonin ata, dy
gjuhë motra. Si rrjedhim, sipas tyre, shqipja ishte pjellë e një hibridi gjuhësor iliro-trak, e cila u
formua në territorin ku bashkëjetonin Ilirët dhe Trakët. (Shih: Frashëri, Kristo: “Etnogjeneza e
shqiptarëve”, Tiranë 2013, faqe 112)

72
Kjo, megjithatë, nuk e pengon trajtimin e veçantë të etnosit ilir me atë
dardan në kuadër të një autoktonie të përbashkët, edhe pse dihet se autoktonia ka
një shtrirje kohore më të gjatë, çështje kjo që assesi nuk bën të ndahet nga faktori
pellazg, siç ka ndodhur deri më tash, ngaqë kështu pranohet një shkëputje, që më
së shumti do t’i bëjë dëm përkufizimit të drejtë të etnogjenezës prej nga pastaj
gjejnë shteg qëndrimet e njohura antihistorike dhe antishkencore rreth mohimit
të origjinës antike të Shqiptarëve. Faktorët historikë, ata arkeologjikë, gjuhësorë,
etnografikë, antropologjikë dhe të tjerë, mund të jenë domethënës vetëm po që
se i nënshtrohen këtij koncepti.
Natyrisht se edhe këtu, rol të rëndësishëm kanë studiuesit e huaj nga mesi i
shekullit XIX, dhe nga shekulli XX, që në pikëpamjet e tyre autoktoninë e Ilirëve
e shohin të ndërlidhur me Pellazgët. Ndër të parët që doli me këtë qëndrim, siç
është cekur edhe më herët, ishte J. G. Hahn, i cili në vitin 1854 parashtroi tezën se
Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve dhe këta të fundit janë pasardhës të Pellazgëve.
Sipas Hahnit ilirishtja është një gjuhë pellazge, në një kuptim më të gjerë Illyriane-
Pellazge. Te Ilirët, Hahn përfshinë edhe Epirotët e Maqedonasit, popuj këta që ai i
bën të ardhur prej Pellazgëve.188
Tezën e Hahnit, e mbrojti me një kompetencë shkencore linguisti M. Budimir,
me konstatimn se indoeuropianët më të vjetër të zonës së pellgut të Mesdheut kanë
qenë Pelastët, të cilët kanë jetuar në truallin e Ilirikut dhe të Italisë, shumë kohë
më parë se të vinin këtu indoevropianët klasikë, fiset greke dhe italike. Budimir
mbron qëndrimin se Pelastëve u përkasin edhe Ilirët që kanë lënë mjaft gjurmë
linguistike. 189
Në rrafshin arkeologjik çështja e origjinës së Ilirëve u shtrua nga M.
Garashanin në vitin 1955. Sipas tij, bazë themelore e formimit të Ilirëve dhe
Pellazgëve duhet të merren në konsideratë bartësit e kulturës së mëvonshme
neolitike në qarkun pellazgjik: Ilirik dhe Azi të Vogël. Këtë kulturë ai e quan
kompleksi euro-anatolik i neolitit të ri, duke dalluar në të disa grupe kulturore,
që sipas tij, këto grupe të kompleksit iliriko-anatolik të kohës së hershme të
bronzit janë përhapur në territorin e Pellazgëve të vjetër në kohën paragreke.
Prandaj edhe origjina e Pellazgëve duhet lidhur me kompleksin euro-anatolik, ku
medoemos duhet kërkuar edhe origjina e Ilirëve dhe ajo e trakëve të vjetër, të
lidhur ngushtë me Pellazget. Garashanin nxjerr përfundimin se nga kjo bashkësi
fisesh të ndryshme, të lidhura me kulturë dhe gjuhë të ngjashme, më vonë, pa

188
Hahn, J.G :”Albanesische Studien”, Jena 1854, vëll I, faqe 213.
189
Budimir, Milan: “Iliri i prailiri”,”Vjesnik”, Split 1950, faqe 10.

73
kurrfarë ndërprerje gjatë zhvillimit historik, Ilirët ndahen në perëndim, kurse
Trakasit në lindje të Moravës.190
Në këtë vijë ndarëse, shfaqen Dardanët, etnia e të cilëve, nga aspekti sho-
qëror, kulturor dhe politik, paraqet argumentin më të mirë të pikëpjekjeve të
hershme të etnisë ilire-trake në kuadër të asaj pellazge, të cilat, me kohë do të
kthehen në “veçori” dalluese midis tyre.
Njëfarë kompromisi me tezën pellazge, mbi të cilin mbështetet gjeneza e
autoktonisë ilire në Ilirikun Veriperëndimor, paraqet edhe pikëpamja e A.
Benac, i cili vlerëson se gjatë periudhës së kalimit nga epoka e neolitit në atë të
bronzit në Ilirikun Veriperëndimor u krijua shtresimi kryesor për etnogjenezën e
mëvonshme të fiseve ilire në këtë zonë.191
Benac është i mendimit se në këtë periudhë të gjitha grupimet e popullsive
në Ilirikun Veriperëndimor, janë parailire, të cilat u zhvilluan mbi një bazë auto-
ktone gjatë periudhës së hershme, të mesme dhe në pjesën e madhe të madhe të
periudhës së vonë të bronzit.192 Benac i quan ato grupe protoilire dhe, megjithëse
nuk kemi ende një element të vetëm etnik, prapëseprapë këto janë grupe që gjatë
lëvizjeve të mëtejshme, të brendshme e të jashtme, do të shpien përfundimisht në
krijimin e trungut protoilir dhe ilir, pikëpamje kjo mbi të cilën kryesisht do të
mbështetet historiografia institucionale e Shqipërisë, ku pranimi i tezës “proto-
indoeuropiane” nuk paraqet tjetër pos shmangie nga thelbi i çështjes.193

KAPITULLI II

190
Shih: Garašanin M. “Ilirët dhe prejardhja e tyne“në “Përparimi” 1/1955, Prishtinë, faqe 323-
332, cituar sipas Korkuti Muzafer: “Parailirët, Ilirët dhe Arbërit”, Tiranë 2003, faqe 41.
191
Benac, Alojz: “O identifikaciji Ilirskog etnosa”, “Godišnjak” XI za balkanološka ispitivanja”,
Sarajevo, 1973, faqe 70.
192
Po aty.
193
Më gjerësisht shih Korkuti, Muzafer: “Parailirët, Ilirët dhe Arbërit”, Tiranë 2003, faqe 42-53.

74
NGA LIDHJA E FISEVE, TE FISET MBRETËRI

Nëse mund të thuhet se nga rrënja pellazge doli një trungu i rritshëm me
shumë degë, që u përhapen në shumë anë,194 ndër të cilat gjithsesi më të hapurat
ishin ato të familjes së madhe ilire, ku, sipas burimeve antike, bëjnë pjesë edhe
Epirotët, Maqedonasit, që nxorën edhe degët e veta sipas një topografie të
njohur,195 ngjashëm mund të thuhet edhe për Dardanët si pjesë e veçantë e këtij
trungu. Lashtësia e tyre lidhet me Trojën dhe themelimin e saj, ndërkohë që
prania e këtij etnosi do të vazhdojë të jetë e qëndrueshme në pjesën Qendrore të
Ilirikut (nga malet e Sharit në Perëndim, deri te Pellagonia në Jug, në pjesën e
Moravës e deri te Danubi në Veri dhe në Azinë e Vogël në Lindje) për t’u parë
madje disa shekuj me thellë në Perandorinë Hitite dhe atë Bryge (frigje).
Se fjala ishte për një entitet të rëndësishëm të trashëgimisë pellazge, një si
nyjë që lidh të dy krahët e Ilirisë (atë jugor me atë perëndimor), këtë na e
dëshmon edhe Straboni kur thotë se “Dardania kufizohet me fiset maqedonase
dhe Paione nga ana e jugut, sikundër edhe me Autariatët e Dasarët dhe të tjerët
në perëndim tyre. Dardanë janë edhe Galabrët, edhe Thunatët, të cilët në lindje
janë në kufi me Medët, fis trakas.”196
Përkundër këtyre kundrimeve të shumtën me dallime herë-herë edhe të mëdha,
për të cilat, pak a shumë, është bërë fjalë në kuadër të shoshitjeve gjuhësore me të

194
Më gjerësisht rreth këtij degëzimi të Pellazgëve shih Aref Mathieu: “Shqipëria – historia dhe
gjuha”, Tiranë, 2007, ku sheh tri degë kryesore të Pellazgëve: degën perëndimore me Ilirët;
degën egjease me Lelegët dhe degën lindore me Trakët. Në degën e ilire përfshihen këto fise:
Tesprotët (epirotët), Molosët, Kaonët, Dodonët, Thesalianët, Argionët, Dardanët, Panonianët,
Venetët, Liburnët, Dalmatët, Mesapianët, Japigët, Daurianët, Ligurët, Biberët (Gadishulli Iberik),
Baskët dhe Filistinët me zanafillë ilire. Dega egjease përfshinë këto fise: Karianët, Lisianët,
Kretasit, Lesbianët. Ndërsa dega lindore përfshinë Trakët me fiset: Frigjianët, Trojanët, Moskët,
Libianët, Mizianët, Etruskët, Maqedonët, Getët, Dakët, Hititët (prijësit), Girgashitët (palestinezët)
dhe Jebuzianët (palestinezë).
195
Topografia e fiseve më të rëndësishme ilire duket kjo: ndër fiset më të hershme që përmenden
janë Thesprotët, të cilët zinin ultësirën bregdetare që nga Gjiri i Ambrakisë e deri te lumi Thiami
(Kalama). Në veri të tyre vinin Kaonët, vendbanimet e të cilëve arrinin deri te gryka e Drinos.
Molosët banonin pllajën e Janinës. Gjatë luginës së Vjosës banonin Parauejt. Në lindje të Bylinëve
shtrihej pjesa e Atintanëve.Taulantët shtriheshin në zonën bregdetare nga Vjosa deri te Mati. Në
veri të tyre, përgjatë Adriatikut, shtrihej fisi i Ardianëve. Në Ilirikun Qendror dy fise ishin
dominuese: Paionët në luginën e Mesme të Vardarit dhe Dardanët që banonin rrafshin e Kosovës,
të cilët shtriheshin në pjesën midis Moravës deri në Danub për të shkuar tutje në Lindje. Midis
fiseve të hershme të Ilirikut Veriperëndimor ndër më të fuqishmit ishin Liburnët, të cilët jetonin në
bregdet dhe në ishujt deri te lumi Krka, në jug të tyre vinin Dalmatët, kurse në viset e Bosnjës së
brendshme, Autariatët. (“Historia e Popullit Shqiptar”, Tiranë, 2002, faqe 44).
196
Straboni: “Gjeografia”, Libri VII/7

75
cilat Dardanët si dhe në përgjithësi Pellazgët si arianë pajtojnë por njëherësh edhe
ushqejnë edhe kundërthëniet më të ashpra brenda për brenda familjes indoevro-
piane, ato të ndarjes kentum dhe satem. Megjithatë qenia dardane me një tërësi
gjeografike ndër më të mëdhatë e kohës, ndonëse etnikisht e qëndrueshme në pjesën
e Ilirikut Qendror, nga pikëpamja shoqërore dhe politike, edhe përkundër disa
dallimeve, ruan modelin e shoqërisë skllavopronare në nivelin e shteteve dhe të
mbretërive brenda për brenda hapësirës së gjithëmbarshme të Ilirikut.
Kur thuhet kështu, kihet parasysh se strukturat shoqërore dhe ato politike, si
dhe zhvillimi i gjithmbarshëm shoqëror, ekonomik dhe ai shpirtëror te formacionet
shoqërore dhe politike ilire, dardane, maqedonase, epirote dhe të tjera, me gjithë
veçoritë e pjesës veriore, të mesme dhe jugore, nga shekujt VI-IV thuajse janë të
njëjta dhe në përputhje me mostrën e një modelit të gjithmbarshëm, ku aristokracia
fisnore del bartëse e fuqisë ekonomike dhe politike. Pak më vonë shfaqen edhe
qytetet autonome, që duken si njësi të pavarura.
Ky organizim, siç ishte edhe te Helenët, në mungesë të dëshmive të shkruara
autentike nga vetë Ilirët dhe Dardanët, varet nga autorët antikë dhe dëshmitë e
tyre. Këto shënime madje, mbesin të vetmet burime, që pa marrë parasysh
këndvështrimin e njohur që fqinjët “barbarë” të kundrohen vetëm në përputhje me
raportet me Helenët apo Romakët, ndonëse me vështirësi të theksuara, në njëfarë
dore, mundësojnë rindërtimin e pamjes së tyre edhe nga brenda.
Në këto rrethana fillon edhe paraqitja e aristokracisë fisnore, si formë më e
zhvilluar e pushtetit fisnor drejt krijimit të bashkësive fisnore, prej nga pastaj kemi
edhe shfaqjen e njohur të bashkësive të fiseve (një formë e organizimit para-
shtetëror)edhe të fiseve-mbretëri, gjithnjë mbi bazat e shtetit skllavopronar.
Historikisht, formacionet e parfa i njohim që nga shekulli VII para erës sonë, (i
Enhelejve), që sipas disa autorëve antikë, u cilësua “Ilir”. 197Ndërsa po në të
njëjtën kohë kemi fiset mbretëri, ndër të cilat, gjithnjë sipas burimeve historike,
njihet “Mbretëria e Taulantëve” e mbretit Goloros, qëi ndajmbathet atributi
“Mbretëri ilire”, ndonëse nuk ishte e tillë. Ndër këto mbretëri fisesh gjithsesi bën
pjesë edhe Mbretëria Dardane (nga shekulli V) para erës sonë, ajo e Pajonëve,
e Maqedonisë, e të tjera. Por, realiteti i fiseve-mbretëri, kërkon një shpjegim
edhe më kompleks, meqë rasti i Trojës (me mbretin dardan Priam), mbretëria frigje
197
Më gjerësisht rreth shfaqjes së fisit të Enhelejve me një strukturë shtetërore shih: Georg Zippe:
“Die Römische Herrschaft in Illyrien bis auf Augustur”, Leipzig, 1877, faqe 12-20; Shütt, Kurt:
„Untersuchungen zur Geschihten der alten Illyrer“, Breslau, 1910, faqe 24-26; Rade Vulpe: „Les
haches de bronze de type albano-dalmate et le regime de Cadmos chez les Encheleens“, Istros, 1-
1934, faqe 44-59; Stipçeviq, Aleksandër: „Ilirët”, Prishtinë, 1980, faqe 46.

76
(bryge) dhe ajo hitite të njohura nga shekujt XIII-VIII para erës sonë, implikojnë
në to disa fise dardane, në përbërje të tyre apo në aleanca me to, siç ishte
pjesëmarrja në luftën e Kadeshit.
Por, pa marrë parasysh këtë fakt, pra implikimin e Dardanëve në realitetet
mbretërore tutje shekullit VII para erës sonë, siç ishin ato të Trojës dhe te Hititët,
te autorët antikë kishte cilësimin “ethnoi Illyrioi”. Ky nocion kishte një dome-
thënie të gjerë politike me të cilën nënkuptohej bashkësia e gjerë, prej nga pastaj
ka mbështetje edhe qëndrim se e gjitha “përfshinte një bashkësi qytetesh dhe
njësish të mëdha apo të vogla fisnore, të cilat deri diku kanë të ngjashme
strukturën e ndërlikuar”.198Megjithatë, dioptria e autorëve antikë, këtë realitet e
shihte të ndarë në dy pjesë politiko-territoriale:
- E para përfshin territorin e Ilirisë së Jugut, me Epirin dhe Maqedoninë
shpesh të veçuara e të ndërlidhura pa ndonjë qartësi, por me Dardaninë si të
veçuar vazhdimisht, hapësirë kjo që ishte në afërsi imediate të botës kulturore e
politike helenistike dhe në masë të ndjeshme e lidhur me të, por që në anën
lindore kufizohej me atë trake, jo rrallë e parë edhe e përzier me të, veçmas në
pjesën e Azisë së Vogël.
- Pjesa tjetër përfshin pjesën e Ilirikut Veriperëndimor, me pjesën bregdetare
(Adriatikut), nga Neretva në veri, shtrirja e të cilës kapte edhe një pjesë qendrore të
gadishullit, që shkonte edhe në lindje deri në Traki.199
Në dritën e kësaj ndarjej përafërsisht është e mundur të shihen po edhe të kup-
tohen shumë fenomene që janë karakteristike për Dardanët dhe Dardaninë si dhe
roli i tyre tejet i rëndësishëm në këtë tërësi, që gjithnjë sipas autorëve antikë, të
shumtën, është parë në trevën e Ilirisë së Jugut pa u mohuar edhe parja e tyre në
pjesën Aziatike.
Nga pikëpamja etnike dhe kulturore, ky përkufizim, pak a shumë mund të
pranohet. Por, jo edhe nga ajo shoqërore dhe politike. Meqë atëherë Dardanët
dhe Dardania do të rrudheshin në nivelin e fiseve të shumta dhe shpesh mezi të
hetuara brenda asaj që quhet familje ilire, bashkësi fisesh ose edhe lidhje fisesh-
mbretëri. Kjo nuk përkon me realitetet nëpër të cilat kanë kaluar Dardanët dhe
Dardania nga antikiteti i hershëm e deri te helenizmi klasik, veçmas me shtrirjen
e tyre nga pjesa qendrore e Gadishullit Ilirik (që më vonë në shekulli XIX të erës
sonë do të quhet Ballkanik) e deri në Azinë e Vogël, kur ata ndeshen në Frigji,
pastaj shihen edhe si themelues të Trojës, pa përjashtuar këtu edhe pamjen e

198
Shih Papazoglu, Fanula: “Politička organizacija ilira”, Beograd 1967, faqe 19.
199
Mirdita, Zef: “Studime dardane”, Prishtinë, 1979, faqe 58.

77
disa fiseve dardane në Itali (Galabreve dhe Thunatëve), që do të shkojnë atje pas
humbjes së luftës së Trojës. Bazuar nga njoftimet e Virgjilit dhe të disa autorëve
të tjerë antikë, Dardanët “implikohen” edhe në të gjitha zhvillimet që lidhen me
shfaqjen e perandorisë së Romës. Kjo pamje, pra Dardanët, i bën të veçantë, për
shekuj të tërë, që në një farë mënyre do të vazhdojë por edhe më vonë gjatë
kohës së pushtimit romak si një entitet me veçori të dallueshme në aspektin
administrativ dhe kulturor, që më së miri do të pasqyrohen gjatë Bizantit si një
perandori që lindi dhe u ngrit mbi fuqinë dhe mendësinë dardane në Ilirik.
Përkundër kësaj ndarjeje, te Dardanët, si tek fiset e tjera ilire, ndeshim këto
forma thuajse të njëjta të pushtetit politik:
a) bazilikai – bazeliusve (lat. regia), të monarkëve dhe
b) autonomesthai (lat. propriae leges) –vetësundim.200
Edhe pse është vështirë të përcaktohen viset ku ky pushtet ka qenë më i
theksuar, megjithatë mund të thuhet se format e pushtetit të baeliuseve, respek-
tivisht të monarkëve, paraqiten nga fillimet e shekullit IV para erës sonë. Por ato
assesi nuk përjashtojnë format e tjera ekzistuese, që në njëfarë mënyre kanë
“bashkëjetuar” në nivele të ndryshme qeverisëse nga ajo fisnore, e qyteteve
autonome, por edhe e lidhjes së fiseve dhe mbretërive, me çka me të drejtë dhe
pashmangshëm hapë dilemën rreth fuqisë së njëmendët politike në kuadër të
këtyre strukturave heterogjene si dhe bashkërenditjes së tyre me të cilat ata që
më vonë do të quhen Grekë (Helenë) do të ndeshen qysh nga shekulli VII e tutje
para erës sonë, kur në të vërtetë, do të nisin luftërat e tyre të gjata për të
mbizotëruar Mesdheun, që filluan me themelimin e kolonive të para në tokat
ilire në brigjet e detit Jon dhe pastaj edhe në ato të Adriatikut për t’u ngjitur sa
më lart në drejtim të veriut.201
200
Më gjerësisht rreth strukturave politike të Ilirëve dhe Dardanëve shih: Droysen, J. G:
“Geschichte des Hellenisumus” III/2, Gotha, 1878; Droysen, J. G: “Das Dardanische Fürstentum”
në “Kleine Schrfiten zur alten Geschichte”, Bd, I, Leipzig,1893 faqe 87-89; Patsch, Cael: „Dardani“,
në PWRE IV-1901; Niese, B.G: „Geschichte der griechischen und makedonischen Staaten seit der
Schlacht bie Chäronea“, vol. II, Gotha“, 1899; Zippel, G: „Die römische Herrschaft am Illyrien
bis Augustus“, Leipzig, 1877; Schütt: “Untersuchungen zur Geschishte“; Hammond,G.L: „The
kingdoms in Illiria“, London, 1961; Papazoglu, Fanula: „Politička organizacija ilira u vreme
njihove samostalnosti“ dhe „Poreklo i razvoj ilirske države“, Godišnjak CBI V-3, 1967; Stipçeviq,
A: „Ilirët – historia – jeta - kultura”, Rilindja, Prishtinë, 1980; Mirdita, Zef: “Studime dardane”,
Prishtinë, 1979: “Historia e popullit shqiptar”, pjesa I, Tiranë, 2002.
201
Më gjerësisht shih Straboni “Gjeografia”, Libri VI/269, me ç’rast gjeografi i njohur bën të ditur për
konfliktin e parë greko-ilir në vitin 734 para erës sonë, që do të zhvillohet nga bashkiadi i Korinthit,
Hersikrates, kundër mbretërisë së Liburnëve, ku thuhet se ai ia doli t’i përzë ata nga Korfuzi (Corcyra).
I njëjti autor bën të ditur se luftërat e tilla midis Grekëve dhe fiseve ilire vazhdojnë për një kohë të
gjatë, diku deri nga mesi i shekullit V kur do të bjerë fuqia detare e Liburnëve me çka do t’u hapet

78
Megjithatë, edhe këtu, për të hedhur sado pak qartësi janë autorët antikë ata
që ndihmojnë të kuptojmë pak më shumë “paralelizmat” e strukturave qeverisëse
dhe ato shtetërore përbrenda asaj që nga helenët quhej “ethnoi Illyrioi” në një
kundrim më të gjerë. Këtu lidhja fisnore nënkupton njëfarë demokracie ushtarake
koinon”,202që gjente mbështetje te paria e familjeve bujare, “postates”,203të cilat në
lidhjen fisnore përfaqësoheshin sipas parimit të njohur “primi inter pares”(të parët
në mesin e të barabartëve).
Krahas këtyre kemi edhe disa forma të tjera qeverisjeje kur te Moloset dhe
Atintanët përmendej “kujdestari i mbretit”, te Paranejt madje edhe mbreti,204
shfaqjen e të cilëve, si institucion shtetëror do ta kemi pak më vonë me mbretër
(Bardhylin, Teutën dhe Gencin te Ilirët; Pirron te Epiri dhe Baton, Longarin dhe
Perseun te Dardanët).
Pamja e strukturave të brendshme qeverisëse të të gjitha niveleve të “Ethnoi
Illyrion”, nga ato fisnore, qyteteve autonome dhe të niveleve mbretërore të ndara në
atë të Jugut dhe të Veriut, dhe të Dardanëve, mbetet e mangët pa dukjen sociale, e
cila në të vërtetë përcakton edhe përmbajtjen e saj. Mund të thuhet se edhe këtu
referencë kryesore mbeten burimet antike, siç mbetet edhe vetë gjendja shoqërore,
ekonomike dhe politike te Helenët, e cila doemos ndërlikonte “barbarët” brenda
vendit, por edhe ata në fqinjësi, të cilët pranohet se ishin të shumtë dhe të fuqishëm.
Kështu, sipas autorëve antikë, pamja e brendshme e fiseve te “ethnoi Illyrion”,
në kuptimin etnogjeografik, ku Dardanët kishin një rol të veçantë, nga koha e
hekurit e tutje, nga shumë aspekte, del e njëjtë me atë të shoqërisë helene. Autorët
antikë, si Pseudo-Skylaksi dhe të tjerë thonë se fiset e rëndësishme që jetonin
pranë tyre apo bashkë me ta (Kaonët, Thesprotët dhe Molosët) jetonin në fshatra
(palifate)205, siç mund të thuhej edhe për një pjesë të mirë të popullatës helene, e
cila kishte edhe qytetet e para. Herodoti, por edhe Tukididi, si dhe autorë të tjerë
antikë, te ”ethnoi Illyrion” si “barbarë” (në kuptimin se ishin ndryshe nga helenët),
që të shumtën identifikohen me Pellazgë, nuk i shohin vetëm në fshatra, por
edhe në qytete, gjë që flet për një shkallë të zhvilluar të raporteve shoqërore dhe
ekonomike në të cilën kanë jetuar banorët që takuan.

rruga kolonive të tjera greke në brigjet e Adriatikut, ndër të cilat ajo e Epidamnosit e themeluar nga
korkyrasit në vitin 627 para erës sonë, ishte e para. Më vonë Romakët do t’ia vejnë emrin Dyrrha-
chium, Durrësi i sotëm.
202
Shih: Polibi: ”Historia”, libri II/4, te“Ilirët dhe Iliria te autorët antikë”, Prishtinë, 1979, faqe 45.
203
S. Anamali: “Iliria”, 2, 1971, faqe 90.
204
Thucidi, II/80, cituar sipas Mirdita, Zef: “Studime dardane”, Prishtinë, 1979, faqe 58.
205
Skylaksi:“Periplus” (Lundrim). Haones -28; Thesprotoi – 30.

79
Burimet antike bëjnë të ditur se në këtë kohë Ilirët, Dardanët, Epirotët dhe të
tjerët kishin bujqësinë dhe blegtorinë si veprimtari të rëndësishme, me të cilën
është marrë shumica e popullatës, ndërkohë që popullata urbane merrej me zejtari
(poçari, vegla pune si dhe stoli nga metalet) dhe me tregti. Nga burimet e shkrua-
ra dhe nga dëshmitë arkeologjike kuptohet rreth bujqësisë dhe blegtorisë si
veprimtari parësore në të cilën mbështetej ekonomia familjare dhe pavarësia e
saj e njohur. Të shtrirë nëpër pllaja dhe lugina pjellore të lumenjve, ata ia dolën
të prodhojnë shumë lloje të drithërave, edhe pse nuk mungojnë dëshmi edhe për
shtrirjen e tyre nëpër gryka malesh dhe pjesë malore madje. Hesiodi, shkrimtar
grek i shekullit VIII-VII para erës sonë, cilëson si shumë pjellore fushën e Helo-
pisë, ndërsa sipas historianit grek Hekateut (fundi i shek. VI-V para erës sonë),
në Iliri kishte krahina që prodhonin të lashta deri dy herë në vit.206
Krahas bujqësisë, në zonat bregdetare dhe në krahinat e ulëta kodrinore me
klimë të butë, u kultivuan rrushi e ulliri. “I ngrohtë dhe frytdhënës ka qenë ky vend”,
shkruan historiani e gjeografi grek Straboni. “Ai është plot me ullishta dhe vreshta”.207
Hardhia dhe prodhimi i verës ishin ndër më të njohurat e kohës, gjë që nuk
është e rastit që hardhia e rrushit shfaqet te monedhat dardane dhe ilire, pastaj
ajo, si motiv dekorativ shfaqet në shumë pllaka dhe objekte të ndryshme të
kultit. Për rëndësinë e madhe të hardhisë, si kult, dëshmon edhe sarkofagu i pe-
randorit Konstantin i Madh, ku ajo gjendet e gdhendur në të. Polyaeni tregon se
Keltët i kishin mundur Autariatët, nëpërmes një dredhie, kur ua kishin helmuar
verën, të cilën ata e pinin në vend të ujit.208
“Ethnoi Illyrion” në këtë periudhë dallohen edhe si bletarë të mirë, prej të
cilave ata merrnin mjaltin dhe dyllin. Aristoteli tregon si Taulantët e përdornin
mjaltin edhe për të bërë një lloj pije të ngjashme me verën ëmbël dhe të fortë.209
Edhe blegtoria ishte shumë e rëndësishme Dardanët, që mbizotëronin pjesën
qendrore të Ilirkut. Autorët e vjetër bëjnë përshkrime të shumta ku flitet për
kultivimin e gjedheve të ima dhe atyre të trasha, veçmas deleve. Aristoteli,
madje, tregon se si disa fise ilire do të futen në konflikte të shpeshta për kriporet
e Autariatëve dhe Ardianëve.
“Kripa, - thotë Aristoteli, - u duhet atyre për kafshët, të cilave ua japin dy
herë në vit, përndryshe shumica u ngordh”.210
206
Po aty, faqe 46.
207
Straboni: “Gjeografia”,Libri V/1.
208
Polyaen. VII, 42, te Mirdia, Zef “Studime dardane”, Prishtinë 1979, faqe 81.
209
Aristoteli: “De Mirabilibus Auscultationbibus” (Mbi mrekullitë e dëgjuara) 832 a - 22.
210
Po aty, faqe 833 b, 45.

80
Autori Anonim flet për djathin dardan si shumë të njohur dhe të çmuar, 211
tradita e përpunimit të të cilit ruhet edhe sot e kësaj dite me prodhimin e djathit
të Sharit.212 Kështu, sipas autorëve antikë, nga viset dardane të Ilirikut, Roma ka
importuar tri prodhime kryesore drurin, djathin dhe hekurin, i cili ka qenë shumë
i njohur.213
Bujqësia, blegtoria, bletaria si dhe peshkimi në njërën anë, dhe zejtaria dhe
shkëmbimet e mallrave në tjetrën anë, gjatë epokës së hekurit, u bënë shkak për
ndryshime edhe në vetë strukturën e shoqërisë ilire dhe dardane. Bazë e këtyre
ndryshimeve u bë prona private, e cila filloi të shfaqet te fiset ekonomikisht më
të zhvilluara.214 Hesiodi, duke folur për kopetë e mëdha në Helopi, shënon se ato
ishin pronë e njerëzve të veçantë.215
Rendi i ndarjes së tokës çdo tetë vjet te dalmatët dhe te disa fise të tjera 216,
po ashtu ishte një dëshmi që tregon se zotërimi periodik i saj ishte një hallkë e
ndërmjetme në procesin e pronës private.
Në këto rrethana, gjithnjë sipas autorëve antikë, jeta rurale duhej ta kishte
edhe skajin tjetër, atë urbane, e cila, si shihet, po ashtu dallohej me qendra të rëndë-
sishme. Herodoti shkruan se ata ishin themelues të Plakisë dhe të Skylakesë në
Helespont,217 ndërsa Tukididi i përshkruan si banorë të Agos dhe të disa qyteteve të
tjera të rëndësishme në Peloponez.218 Madje, bëhet e ditur se nga koha e hekurti e
tutje, zgjerohet shtrirja e vendbanimeve të fortifikuara me mure të trasha, të cilat
quhen qyteza, kala ose gradina.
Për Dardaninë janë karakteristike qytezat apo kalatë e rrethuara me mure
gurësh. Ato shfaqen të ngritura mbi kodra të mbrojtura dhe me pozitë mbizo-
tëruese e horizonte të gjera shikimi. Muret ndërtoheshin me gurë të mëdhenj e
mesatarë të palatuar, formuar nga dy këmisha anësore dhe bërthama e mesit që
mbushej me gurë të vegjël. Trashësia e tyre luhatet nga 3,10-3,50 metra. 219
Ptolemeu, autor i shekullit II të erës sonë, përmend katër qytete të vjetra dhe të
rëndësishme të Dardanisë: Naissos, Arribation, Ulpiana dhe Scupi.220
211
Anonymi Desecriptio totius mundi et gentium A 51; A 53.
212
Mirdita, Zef: “Studime dardane”, Prishtinë 1979, faqe 78.
213
Shih Plin. NH 42, f. 97.
214
“Historia e popullit shqiptar”, vëllimi i parë, Tiranë, 2002, faqe 49.
215
Po aty, faqe 49.
216
Straboni: “Gjeografia”, Libri V/5.
217
Herodoti: “Historiae” (Historitë), Libri I/57.
218
Thurcididis (Thurkidisi): “Historiae” (Historitë), Libri II/68.
219
Papazoglu, Fanula: “Srednjobalkanska plemena u predrimska doba”, Sarajevë 1969, faqe
202-206.
220
Mirdita, Zed: “Studime dardane”, Prishtinë 1979 faqe 93.

81
Ndryshe nga territoret e Ilirisë së Jugut, në Dardani kemi edhe vendbanimet
e mbrojtura me ledhe, të njohura me emrin “gradina”, 221që ndeshen me shu-
micë në këtë pjesë, por shkojnë edhe tutje shtrirjes së njohur të tyre. “Gradinat”
janë të vendosura mbi kodrat mbizotëruese. Ledhet mbrojtëse të tyre formohe-
shin nga masa dheu apo gurësh, që arrin 7-15 metra gjerësi. Sistemi i mbrojtjes
plotësohej me sa duket nga një gardh hunjsh, që ngrihej mbi ledhin dhe në disa
raste nga një hendek që rrethonte vendbanimin, që nga autorët antikë janë
cilësuar si urbes, por që në të vërtetë nuk paraqesin tjetër pos fortifikime.222
Identifikimi i gradinave, të ngjashme me kulturën e Glasinës, flet për kulturën e
ndërtimit nga koha e neolitit e tutje, e cila është ruajtur edhe gjatë gjithë kohës së
bronzit, e që i atribuohet kulturës së Halshtatit, si një identifikim ilir, në hapësirën e
Dardanisë merr disa karakteristika të tjera, të veçanta, ngaqë ato që janë të ngritur në
lartësinë mbidetare mbi 1000 metra dhe kanë karakter strategjik (refugia), pa
përjashtuar ato që gjenden pranë lumenjve, që lidhen me kulturën bujqësore. Në
grupin e gradinave të ultësirave hynë gradishta e Koprivnicës (ndërmjet Kamenicës
dhe Hogoshtit), Gadima e Epërme, Cërnica (te Gjilani), Strezovci, Binça, Vërbovci,
Samadrezha (te Vushtrria), Hisari, dhe Belaçevci te Fushë Kosova. Ndërsa në
grupin e dytë, në atë të lartësive hynë Domoroci, Suka e Cërmjanit, Gradishta te
Orllati (Komorani), Veletini te Janjeva dhe Kalaja afër Prishtinës.223
Në këto vendbanime, krahas ndikimit të Hallshtatit (karakteristik për Ilirët),
shihet edhe ndikimi i kulturës së Troadës dhe asaj egjease nga fundi i mileniumit
të dytë, gjë që me këto elemente arkeologjike Dardania shfaqet si nyje që lidh
qytetërimin evropian me atë anatolian-egjeas, dhe se kjo puqje më së miri shihet
nga zbulimi i nekropolës së Bërnicës së Ultë në afërsi të Prishtinës dhe me të
tjera që gjenden në këtë pjesë.224
Shfaqja e gradinave (ndërtimeve prej druri nga neoliti)në hapësirën e
Dardanisë si dhe mureve me gurë të mëdhenj, ku nuk duhet përjashtuar edhe ato
ciklopike, për të cilat u bë fjalë më herët, pastaj kështjellave si dhe qytezave të
221
Etimologjia e emrit “gradina” vjen nga fjala e vjetër e shtresimit pellazg ghordho (gardh,
rrënojë, qytet). Më gjerësisht shih Budimir, Milan: “Grci i Pelasti”, Beograd, 1950, faqe 53;
Konda, Spiro: “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”, Tiranë 1964, faqe 103-111.
222
Mirdita, Zef: “Studime dardane”, Prishtinë 1979, faqe 94.
223
Rreth “gradinave” në Dardani shih: L. Dašić: “Prahistorijsko naselje na Širokom” në Glasnik
Muzeja Kosove i Metohije II/1957; E. Cerskov: “Kosovo i Metohija u Rimska doba”, Beograd
1969 f. 15; N. Tasić: “Praistorisko naselje kod Valaca”, në Glasnik Muzeja Kosove i Metohije
II/ 1957 faqe 249-256; Natalija Đjurić: “Gradina kod Belaćevaca”, në Glasnik Muzeja
Kosove... X/282, faqe 282.
224
Shih Papazoglu, Fanula: “Srednjobalkanska plemena u predrimska doba”, Sarajevë 1965,
faqe 205.

82
fortifikuara në këtë pjesë, me të drejtë hap edhe çështjen e ubikacionit dhe të
identifikimit të disa aglomeracioneve dardane në kohën pararomake, së cilës,
përkundër ndonjë përpjekje të shkëputur,225 deri më tash i mungon një përgjigje
sado e përafërt, ngaqë edhe kësaj çështje, si të tjerave që lidhen me lashtësinë
pellazge, u rrinë sipër klishetë e njohura nga shekulli XIX, sipas të cilave strukturat
urbane në Dardani dhe Ilirik, pa marrë parasysh mangësinë e hulumtimeve
arkeologjike, të shumtën janë parë an bllok në kuadër të kulturave të stigmati-
zuara nga gjetjet arkeologjike (ajo e Halshtatit, e Glasincit, e Vinqes e të tjera),
gjë që atyre u është mohuar mundësia që në thellësinë e antikitetit të shihen si
pjesë e një identiteti pararomak dhe parahelen, pra të atij pellazg, gjurmët e të
cilit janë të prekshme kudo në përputhje me një ndërlidhje të brendshme që
pasqyron një shtrirje të gjerë euro-aziatike në kuadër të një tërësie shoqërore dhe
politike, që zhvillimet e mëvonshme (lëvizjet e popujve, veçmas ato të Egjeut) e
shkëputën ose e fragmentarizuan.

MBRETËRIA E DARDANISË DHE LUFTËRAT HEGJEMONE MIDIS


DARDANËVE DHE MAQEDONËVE

Mbretëria e Dardanisë, në përmasat e saj të qëndrueshme në Ilirikun Qendror,


shfaqet në shekullin IV para erës sonë. Janë këto rrethanat e njohura historike kur
në këtë hapësirë, Dardanët dhe Maqedonët po luftonin për dominim hegjemon.

225
Shih Mirdita, Zef:“Studime dardane”, Prishtinë 1979. Edhe pse nën trysninë e klisheve të
njohura indoeuropiane, që anashkalojnë ose nuk përfillin qytetërimin pellazg, ku bën pjesë ai ilir-
dardan bashkë me trashëgiminë tjetër nga kjo familje e madhe, Mirdita, përpiqet që qytetërimin
dardan dhe ilir, ta shohë edhe tutje atij romak, si një shtresim “paleoilirik”, anipse këtë e bën me
një kujdes shumë të madh, gjithnjë duke e ndërlidhur me limitet e helenizmit, të vendosura nga
A. Stipçeviq, me anën e të cilave Dardanët dhe Dardania, jo vetëm që minimizohen (me ndonjë
përthkim prej një pasusi me disa rreshta), por edhe sakrifikohen që të mos rrezikohet teoria ilire,
anipse një pjesë e madhe e iliristëve Dardanët i lidh etnikisht me Ilirët! (Shih “Iliri”, Zagreb
1974). Për ndryshim nga Mirdita dhe të tjerët, F. Papazoglu faktorin dardan e nxjerr si njërin ndër
më të rë rëndësishmit, i cili, si paraindoeuropian, si urë lidhëse, në njërën anë qëndron midis
etnisë ilire dhe trake dhe në tjetrën anë midis qytetërimit eurpian dhe atij mesdhetar-anatolian.
(Shih “Srednjobalkanska plemena u predrimska doba”, Sarajevë 1965). G. Novak, Dardanët dhe
Dardaninë i sheh të shkëputur fare nga Ilirët, si një entitet më të vjetër dhe më me peshë, që ka
ndikuar antikitetin (shih“La nazionalita dei Dardani” në AASJE IV/1, libri 332, Zagreb 1961).
Filologu i njohur M. Budimir, bazuar në antroponiminë dhe mbetjet e tjera gjuhësore në hapësirën
euro-anatoliane, elementin dardan, atë ilir, trak dhe të tjerë, i lidh me elementin e përbashkët paleo-
indoeuropian, si shtresim që lidhet me Pellazgët. (Shih: “Particulae pelasticae”, ZA
I/1951,”Grci i Pelasti”, SANU, Beograd 1950,”Iliri i Prailiri”, 1952).

83
Dardanët kërkonin rolin e fuqisë kryesore në Ilirik. Ndërsa Maqedonët kërkonin
fuqizimin që të futeshinnë luftë kundër Persisë në lindje, të cilët kërcënonte
stabilitetin e Mesdheut.
Edhe te këto çështje, janë dëshmitë e autorëve antikë, që flasin për rivalitetin e
madh të Dardanëve dhe Maqedonëve për primat si dhe luftërat e tyre hegjemone, ku
një rol të veçantë për raportet e forcave, luanin Autariatët, që gjendeshin në pjesën
perëndimore dhe Paionët në mes. Sipas autorëve antikë, këtyre fiseve u shihej prej-
ardhja ilire, por jo rrallë merreshin edhe si pjesë e dardanëve, veçmas Paionet, që
kishin edhe mbretëri dhe në shumë raste gjendeshin bashkë kundër Maqedonëve.226
Përkundër raporteve me Autariatët, Paionet dhe Tribalët, historia politike e
Dardanëve, nuk shfaqet tjetër pos histori e luftërave dardane-maqedone, që do të
vazhdojnë për afër dy shekuj deri sa fitilin do t’ua shuajë pushtimi romak.227
Kjo pamje historike e mbretërisë dardane, shfaqet jashtë vazhdimësisë së saj
nga koha e Trojës e këndej si dhe ndërlidhjen me mbretërinë frigje (bryge) e
hitite, themelimi i Romës dhe zhvillimet tjera, prej nga ajo assesi nuk mund të
ndahet, kur kihet parasysh kuadri i përbashkët historik me pellazgët si dhe
trashëgimia prej andej. Nga ato që na vinë nga bota e miteve të lashta, nga
besimi i tyre, filozofia dhe kultura e tyre që u përvetësua nga Helenët, dhe
veçmas ato që i njohim nga Homeri, Hesiodi, Virgjili dhe nga rrëfimet e
autorëve antikë, lejojnë që kjo pamje historike, si komplekse, të shtyhet në
thellësi për disa shekuj (nga i XVI-VI para erës sonë) dhe pa ndonjë hezitim të
shihej prej andej, qoftë edhe me shkëputje dhe tablo të mjegulluara.
Por, për t’u parë roli i saj historik si dhe rëndësia që kishin Dardanët në
zhvillimet shoqërore dhe politike nga koha e Trojës e tutje, paraprakisht duhet të
hedhet dritë edhe në realitet e quajtura mbretërore brenda për brenda bashkësisë
ilire, pa marrë parasysh kohezionin e tyre, në mënyrë që prej andej të shihen
edhe raportet tjera shoqërore dhe politike që u krijuan në hapësirën prej nga
ngërthehen marrëdhëniet e tyre të brendshme dhe ato që më vonë kishin me
Helenët dhe Romakët si dhe qytetërimin që doli prej tyre si një zhvillim i
natyrshëm shoqëror, politik dhe kulturor.
Këto raporte - duke filluar nga shekulli VII para erës sonë, pra kur kemi të
dhënat historike për Mbretërinë e Taulatëve, pastaj nga shekulli IV për Mbretërinë
e Dardanëve, Lynkesteve, Ehelejve, të Ilirëve (nën mbretin Pleurat deri te Genci),

226
Papazoglu, Fanula: “Srednjobalkanska plemena u predrimska doba”, Sarajevë, 1969, faqe
162 dhe Droyeser: “Der dardanische Fürstentum”, faqe 105.
227
Po aty.

84
të Molosëve dhe të asaj Maqedonase, e deri nga mesi i shekullit II para erës sonë,
e ku përfshihen edhe federatat e ndryshme midis fiseve ilire - të shumtën karak-
terizohen me “konfliktet familjare” për prona sa më të mëdha, siç kemi ato tashmë
të njohura, që do të shpërthejnë midis Ilirëve dhe Maqedonasve në njërën anë dhe
Dardanëve dhe Maqedonasve në tjetrën anë, pa përjashtuar këtu edhe ato midis
Ilirëve dhe Dardanëve. Me këtë tumiret mendimi themelor se trashëgimia e gjerë
pellazge nga “populli hyjnor” që shihej nga Homeri dhe shumica e autorëve antikë,
me përjashtim të Aleksandërit të Madh, që kishte konceptin e arritjes së mbretërisë
botërore dhe për të do të punojë, paçka që do të dështojë pse nga kjo e privoi
vdekja e hershme, të tjerët, të shumtën kishin mentalitetet e hegjemonizmit të
brendshëm, ku nuk përjashtoheshin edhe aleancat me kundërshtarët e përbashkët,
(me Helenë dhe më vonë edhe me Romakët).
Kështu, gjithnjë në bazë të burimeve antike, njoftimet e para për mbretërinë
dardane, dalin në dritë në saje të konflikteve me Maqedonasit që cilësohen
“fqinjë”.228 Ato për shkas kishin atë që quhet “çështje e Lynkestisë”. Pra, për të
përvetësuar një krahinë, që u rrinte në mes mbretit ilir, Syra dhe atij maqedonas
Arheleu, në krye të së cilës ishte mbreti Arrabeu, dhe ishte e rëndësishme për të
dy palët për t’u zgjeruar më tutje. Vërehet se Syra (Sirrhas) Ilir, në saje të një
martese me vajzën e Arrabeut, në vitin 423 kishte lidhur një aleancë me
Lynkestët, që do t’u ndihmonte t’i kundërviheshin Arhelaut të Maqedonasve.
Duket se rasti i mirë për këtë u erdhi në vitin 399 para erës sonë kur vdiq mbreti
Arheleu dhe vendin e tij e zuri Amyntes II, që ndonëse mbreti ilir, Syra (Sirrhas)
e zuri dhëndër pasi që ia dha të bijën Eyridikën, kjo nuk e pengoi që në çastet e
krizës nëpër të cilat po kalonte Maqedonia pas trazirave të brendshme në të cilat
ishte përfshirë për disa dekada, të futet në Maqedoni dhe pasi pushtoi një pjesë të
mirë të tokave të saj, dëboi dhëndrin nga froni dhe në vend të tij solli një farë
Argeu, që thuhej se kishte prejardhje nga dinastia e Lynkestëve. 229 Kjo bëri që
Amynta i rrëzuar të strehohet në Thesali prej nga pas dy vjetësh, sërish do të
kthehet në fron.
Këto ngjarje do të kenë ndikim të madh në trekëndëshin e brendshëm ilir-
maqedonas-dardan, por edhe në atë të jashtmin në raport me Helenët dhe
Romakët.
Në këtë përpëlitje të brendshme, krahas shfaqjes së Ilirëve nga fiset-mbre-
tëri siç ishte rasti i Syrrhas nga fundi i shekullit V e deri te Mbretëria Ilire nga

228
“Historia e popullit shqiptar”, vëllimi i parë, Tiranë, 2002, faqe 67.
229
Po aty, faqe 67.

85
ajo që drejtohej nga Pleurati e deri te Genci; krahas shfaqjes së Molosëve me
Pirron, të cilët do të jenë shumë të rëndësishëm për zhvillimet në të dy anët e
Adriatikut me çka praktikisht fillon edhe përfshirja e Romakëve në këtë çark
historik, që do të jetë e suksesshme për ta, kemi edhe shfaqjen e Dardanëve dhe
të mbretërisë së Dardanisë, penjtë e së cilës lidhen me Trojën dhe shkojnë tutje
deri te mbretëria frigje (bruge) dhe ajo hitite. Pa marrë parasysh se kjo
trashëgimi iu ka mohuar nga historiografia shqiptare, nga siç u tha më lart se
mund të rrezikohet “origjina ilire,”230 ndërsa, që të tjerët ( Helenët, Rumunët,
Bullgarët, e madje edhe Sllavët), përpiqen ta përvetësojnë, ose në njëfarë mënyre
të ndërlidhen me të, siç ndodh madje edhe me serbët, ndonëse përjashtohen nga
çfarëdo lidhjeje të tillë,231 si e tillë ajo është themel i antikitetit pellazg-ilir.
Sidoqoftë, edhe përkundër këtyre çështjeve të cilat do të preokupojnë edhe
më tutje që të gjithë që i kanë takuar pellgut të antikitetit, por edhe ata që i janë
ndajmbathur atij (Sllavët dhe popujt e tjerë barbarë, që shfaqen në këtë pjesë pas
shekullit të shtatë të erës sonë e tutje), lajmi i parë për Dardanët dhe Dardaninë si
mbretëri më vete i përket mesit të shek. IV para erës sonë. Ky njoftim ka të bëjë
me përpjekjet e Mbretërisë së Maqedonisë, atëbotë fuqia më e madhe ushtarake
në rajon, për të forcuar kufijtë veriorë, pasi që ajo të kishte humbur luftën në
Lindje dhe ndodhej në tkurrje e sipër, që pas dy shekujsh edhe do të shembet
fare nga Perandoria e Romës, kur me të do të fundoset edhe varka e
gjithmbarshme e farefisit të vet. Në këto rrethana, Mbretëria Dardane, paraqiste
një faktor të rëndësishëm ushtarak dhe politik në pjesën qendrore të rajonit,
përballimi i së cilës për Maqedonasit paraqiste një sfidë të vazhdueshme për
mbizotërim në këtë pjesë, siç do të paraqesë pak më vonë edhe për Romën, që
po ashtu pretendonte ta pushtonte qendrën e antikitetit për të shkuar tutje në
drejtim të Lindjes.
Nga historianët antikë del se në Mbretërinë Dardane pushteti mbretëror ishte
i trashëguar. Mbreti komandonte dhe dispononte fuqinë ushtarake të dardanëve. 232

230
Më gjerësisht rreth kësaj shih “Historia e Popullit Shqiptar”, vëllimi i dytë, Tiranë, 2002, faqe
41; Stipçeviq, Aleksandër: “Ilirët”, Prishtinë, 1980.
231
Shih: Relja Novaković: “Gde se nalazi Srbija”, Beograd; “Kaukazski Albanci, lažni Iliri”,
Akademia e Shkencave dhe Arteve Serbe, Beograd, 2007. Historiani serb, hap tezën sipas së
cilës Serbët mund të shihen Dardanë të sllavizuar në shekujt VII-VIII pas erës sonë, ndërsa disa
nga akademikët serbë, edhe pse këtë nuk e thonë haptas, përpiqen që të manipulojnë me Albanët
e Kaukazit, që sipas tyre, do të kenë ardhur në shekullin XI në Ilirik pasi që të jenë thirrur nga
Niqifori që të marrin pjesë në kryqëzatën e parë për t’u ndihmuar të krishterëve, në mënyrë që
pastaj të kenë mbetur në trojet ku gjenden edhe tani!
232
“Historia e Popullit Shqiptar”, vëllimi i parë, Tiranë, 2002, faqe 150.

86
Po ashtu nga të njëjtat burime merret vesh se ushtria dardane ka qenë një ushtri e
rregullt, e organizuar mirë, në bazën e të cilës qëndronte falanga me tetë mijë
ushtarë dhe ishte në gjendje që gjatë luftimeve të manovronte me shkathtësi.233
Historiani romak, Justini jep shënime rreth luftërave që kishte zhvilluar
mbreti i Maqedonisë, Filipi II, për të mposhtur Dardanët 234 dhe fqinjët e tjerë,
Ilirët. “Pasi i rregulloi punët dhe vendosi rendin në Maqedoni, Filipi pushtoi me
anën e djallëzisë dhe dinakërisë, tokat e dardanëve dhe të fqinjëve të tjerë.”235
Edhe të dhënat e Justinit, si të shumicës së autorëve antikë, kur bëhet fjalë
për Pellazgët dhe trashëgimtarët e tyre Ilirët, Dardanët dhe të tjerët, janë të një
natyre përcjellëse, të mangëta dhe përjashtuese madje meqë nuk kanë kurrfarë
sqarimesh të tjera të natyrës shoqërore dhe politike. Megjithatë, edhe nga ato që
thotë Justini dhe të tjerët nga antikiteti, mund të ndërtohet pamja e një konteksti
historik më të gjerë dhe më të thellë, ku Dardanët e anashkaluar, përfshihen në
njërin ndër zhvillimet më të rëndësishme, siç ishte lindja, ngritja dhe rënia e Ma-
qedonisë si fuqi e madhe botërore, që si shihet, nga brenda, do të ngrihet, por edhe
do të bjerë mbi faktorin ilir dhe dardan me të cilët i lidhë rrënja e përbashkët
pellazge, por jo edhe sjellja e mëvonshme politike kur ata do të bëjnë luftë për një
perandori të madhe botërore, siç ishte ajo për të cilën luftoi Aleksandëri i Madh,
ndërsa të tjerët, do të mbesin në vorbullën e luftëra të shumta me njëri tjetrin.
Në këto zhvillime paraprake, për t’u fuqizuar sa më tepër me anën e luftërave
të brendshme të natyrës hegjemone, edhe mbretëria e Dardanisë përballjen më të
madhe dhe kryesore do ta ketë me Maqedoninë dhe përpjekjet e saj që të kthehet
në fuqi rajonale. Në fillim të shekullit IV para erës sonë, gjithnjë sipas burimeve të
autorëve antikë, Dardania shfaqet si një organizëm shoqëror dhe politik me peshë,
i cili do të përballet njëherësh me dy sfida të rënda: atë të Maqedonisë, e cila ishte
në rënie e sipër, por gjithnjë e gatshme që të ruajë dominimin ndaj Grekëve dhe
233
Po aty, faqe 150.
234
Në vitin 9 para erës sonë, gjatë sundimit të Augustit, në Romë doli një histori prej 44 librash me
titull “Historiare Philippica” (Historia e Filipit). Autor i saj ishte Pompe Trogu, bashkëkohës i Tit
Livit, me prejardhje nga Narbona e Galisë. Në këtë vepër jepet historia e Maqedonisë, duke filluar
nga koha para Fillipit II deri në rënien e shtetit maqedonas, që ishte në kundërshtim me qëndrimin e
njohur latin. Kjo mbase bëri që vepra e Pompe Trogut u zhduk; ne njohim vetëm përmbledhje të
përgjithshme, epitomet e saj të shkruara në shekullin II të erës sonë nga M. Junian Justini. Për Justi-
nin dihet shumë pak. Ai si epitomator, duke përmbledhur veprën e gjerë e me përmbajtje të pasur të
Trogut, ka lënë jashtë shënime të çmueshme me karakter etnografik e gjeografik. Me gjithë boshllë-
qet e mëdha, Justini ka lënë mundësinë të njihemi me kompozicio-nin e veprës së Trogut dhe kon-
ceptin historik të tij. Vepra e Justinit ka rëndësi të posaçme për historinë e Ilirisë dhe të Dardanisë,
veçanërisht për marrëdhëniet dhe luftërat e Ilirëve dhe të Dardanëve kundër Maqedonëve.
235
Justini: “Epitoma Historiarum Philippicum Pompei Trogi”, Libri VIII/6.

87
Dardanëve, si dhe me pushtimet kelte, që vinin nga veri-lindja me synimin që të
pushtonin Greqinë. Gjithnjë sipas burimeve antike, Keltët, për të cilët Justini thotë
se “u shtuan kaq shumë sa që nuk i zinte më toka ku kishin lindur, ata dërguan
treqind mijë vetë për të kërkuar vende të reja për t’u vendosur”.236 Pasi që të kenë
kaluar në Itali dhe atje të kenë djegur edhe Romën, do të kalojnë edhe në vendet
ilire, duke nënshtruar banorët e Panonisë, prej nga pastaj të ndarë në dy grupe,
njëri do të sulmojë Greqinë e tjetri Maqedoninë237.
Historiani romak, njofton se Dardanët, duke ditur rrezikun kelt, do t’i ofrojnë
ndihmë mbretit të Maqedonisë, Ptolemeut. Delegatët dardanë i ofruan njëzet mijë
luftëtarë ndihmë, ndaj të cilës ai u soll mospërfillshëm duke u thënë “se kjo ishte
punë e Maqedonisë, dhe se Maqedonasit që kishin nënshtruar gjithë Lindjen nuk
kishin nevojë që Dardanët t’ua mbrojnë kufijtë e tyre”.238
Mospërfillja e ndihmës dardane prej njëzet mijë luftëtarësh, sigurisht se do t’i
kushtojë me humbje të rëndë Ptoleme Keraunit. 239 Kjo humbje disi do të zhdëm-
tohet me fitoren e Grekëve në Thermopile kundër Keltëve, që të shpartalluar, në
ikje e sipër nëpër tokat dardane do të marrin edhe një mësim nga Dardanët, por
kjo nxjerr në pah faktorin shoqëror, politik dardan si një fuqi të rëndësishme, që u
pasqyrua me zgjerimin e kufijve në drejtim të veriut dhe të jugut, që assesi të
gjente gjuhë të përbashkët me atë maqedonas. Kjo mund të shpjegohet me atë që
është thënë më parë për rivalitetin brenda për brenda familjes së njëjtë, i ngjashëm
me atë që ka qenë edhe midis athinasve dhe spartanëve i shprehur edhe me shumë
luftëra të përgjakshme midis tyre, apo siç ka ndodhë edhe me luftën e Trojës, që jo
pa të drejtë cilësohet “luftë midis fiseve pellazge”.240

236
Justini: “Historiarum Philippicarum” (Përmbledhje e historisë së Filipit të Pompei Trogut),
Libri XXIV/4.
237
Për ndikimin e madh që kishte ardhja e Keltëve në tokat ilire dhe dardane më gjerësisht shih:
Huber, Henri: “Les Celtes depuis l’epoque de la Tene et la civilisation celtique”, Paris, 1950, faqe
46-54; “Kelti u našoj zemlji”, Glas Srpske Kraljevske Akademije, Beograd, 1926, faqe 73-89;
Zipel, George:”Die römische Herrschaft in Illyrien bis auf Augustus”, Leipzig, 1877, faqe 12-20;
Schütt, Kurt: „Untersuchungen zur Geschihte der alten Illyrer“, Breslau, 1910, faqe 24-26;
Garašanin V. Milutin: “Iz istorije Kelta u Srbiji“, Istorijski glasnik, 1953, nr. 3-4, faqe 3-15; Gavela,
Branko: „Iliri i Kelti u Podunavlju i na Balkanu“, Godišnjak grada Beograda 7/1960, faqe 5-28.
238
Justini: “Historiarum Philippicarum” (Përmbledhje e historisë së Filipit të Pompei Trogut),
Libri XXIV/4.
239
Ptolemej Kerauni u mund nga prijësi kelt, Belgiosi, me ç’rast ai ra në atë betejë, e cila vendit i
kushtoi me një shkatërrim të paparë që ushtruan fituesit keltë. Sipas dëshmisë së Justinit,
Maqedonasit “nga majat e gërmadhave të qyteteve të tyre i ngritën duart kah qielli duke klithur
emrat e Filipit dhe të Aleksandërit si perëndi mbrojtës të atdheut të tyre”. (Shih: “Historiarum
Philippicarum”, Libri XXXII).
240
Jacques, Edwin: “Shqiptarët”, faqe 44-45.

88
Në këto rrethana kemi edhe shpërthimin e luftërave të tjera midis Dardanëve
dhe Maqedonëve, që për shkak kishin pretendimet e mëtutjeshme maqedone që të
vazhdonin pushtimin e tokave ilire në veri dhe perëndim ose t’i venin në lidhje
vasale disa nga mbretëritë e vogla ilire që kishin përreth. Për Dardanët të papra-
nueshme ishin pretendimet maqedone për të pushtuar vendin e Paionëve, fqinjëve
të tyre më të rëndësishëm. Për ta penguar këtë, Paionët do të mbështeten te
Dardanët me të cilët duhej të kishin edhe një aleancë kundër maqedonasve, e cila
Dardanëve ua mbante të hapur rrugën drejt Maqedonisë. Kjo më së miri shihet nga
veprimet e mbretit dardan, Longarit, i cili pasi çliroi Paioninë në vitin 231 para
erës sonë, luftoi kundër Demetrit II të Maqedonisë duke kundërshtuar kështu
përpjekjet e shtetit maqedonas për të zgjeruar kufijtë veriorë.241
Luftërat e Dardanëve kundër Maqedonisë, ku u vra sundimtari i saj, Demetri
II, vazhdojnë edhe më tutje, me të cilat ata kërkonin të kthenin një pjesë të fuqisë
së dikurshme. Bëhet e ditur se në këtë kohë, pra pasi që Dardanët shënojnë suksese
të ndjeshme ushtarake kundër Maqedonasve dhe disa fiseve ilire përreth, do të
shfaqin haptas pretendimet e tyre për të depërtuar më tutje në drejtim të jug-
lindjes, kah Troja e dikurshme, por që për ta arritur këtë pengoheshin nga Maqe-
donasit242, të cilët po ashtu në mendje kishin kohën e Aleksandrit të Madh dhe
pretendimet e tij për krijimin e një perandorie të madhe botërore, nga e cila e
kishte penguar vdekja në moshë të re.
Edhe pse ishte më se e qartë se tashmë, me shfaqjen e Romakëve në brigjet
e Jonit dhe të Adriatikut, kishin ndryshuar rrethanat, që do të thotë se pritej
ballafaqimi me Perëndimin, Dardanët edhe më tutje fuqizimin e tyre për t’i
kthyer pozitat e dikurshme e shihnin duke i mundur Maqedonasit dhe pastaj
Grekët në mënyrë që të shkohet kah Azia e Vogël. Dardanët bënin hesap që këto
t’i sendërtonin edhe me ndihmën e Ilirëve përreth.243
Por, shpejt do të kuptohet se Dardanët nuk i kishin për vete Ilirët, siç men-
donin. Në kohën e sundimit të Antigon Dozonit, në saje të një marrëveshje që
Maqedonasit do të lidhin me shtetin ilir, Dardanët nxirren nga pjesët e Maqedo-
nisë dhe të Paionisë. Në qytetin paion, Bylazor, në luginën e lumit Aksios, Maqe-
donasit vendosën një garnizon të fortë ushtarak, me qëllim që kështu t’u mbyllej
rruga Dardanëve për në Maqedoni.244

241
“Historia e popullit shqiptar”, vëllimi I, Tiranë, 2002, faqe 146.
242
Droysen, J.G: “Das Dardanische Fürstentum“, Leipzig, 1893, faqe 27-35.
243
Po aty, faqe 30.
244
“Historia e popullit shqiptar”,vëllimi I, Tiranë, 2002, faqe 146.

89
Luftërat dardane-maqedone vazhduan me të njëjtën ashpërsi edhe në kohën
e mbretit Filipi V. Shkas për to gjithsesi paraqitej Paionia dhe mbajtja e saj e push-
tuar nga Maqedonasit, që për Dardanët ishte e papranueshme, meqë aty viheshin
në sprovë të drejtpërdrejtë ambiciet e të dy palëve për pushtet të mëtutjeshëm mbi
fiset ilire, por edhe mbi Grekët, prej nga mund të sigurohej dominimi në pjesën
Qendrore dhe atë Jugore të rajonit, me çka mund të pengohej çfarëdo rrezikimi i
tyre nga Roma, dhe njëherësh të krijoheshin parakushtet për të shkuar më tutje në
drejtim të Lindjes, pra Azisë së Vogël.
Me këto pretendime, në vitin 219, kur Filipi V ndodhej në Peloponez, Dar-
danët u futën në Paioni dhe çliruan pjesët që ushtria maqedonase i mbante të
pushtuara. Tit Livi njofton se si “atje, pra në Peloponez, Filipi V takoi lajmëtarë
që sollën të reja edhe më shqetësuese; mësoi se Dardanët të përhapur në Maqe-
doni ishin bërë zotë të Oristidës, se ata kishin zbritur në fushat e Argesit dhe
midis barbarëve qarkullonin zëra se Filipi qe vrarë.”245
Filipi V, i vetëdijshëm se çfarë do të thoshte prania e Dardanëve në këtë
pjesë, sërish sulmoi Bylazorin dhe ia doli që prej andej të largojë Dardanët.
Madje, me këtë rast ai pushtoi edhe qytetin Sintia në pjesën jugperëndimore të
Dardanisë, dhe në veri të Pelargonisë. Kjo gjendje megjithatë, nuk vazhdoi
shumë. Dardanët, duke shfrytëzuar një konflikt të Filipit V me Ilirinë e Jugut,
pasi që të kenë lidhur aleancë me sundimtarin e saj, Eropin, në vitin 208 para
erës sonë, sulmuan Maqedoninë dhe ia dolën që me ushtritë e tyre të zbresin deri
në Orestidë, një krahinë në kufirin jugperëndimor të Maqedonisë.246
Fushata e suksesshme e Dardanëve në Maqedoni bënë që Filipi V përfundi-
misht dhe me gjithë fuqinë që kishte t’i kthehej Dardanisë, në mënyrë që të hiqte
pengesën kryesore në përpjekjet e saj që të përqendrohej e tëra në luftërat kundër
Romakëve, në të cilat tashmë kishte hyrë dhe kahu i tyre duhej të vendoste për
fuqinë e ardhshme më të madhe të kohës, edhe pse gjasat për Maqedonasit të kthe-
nin famën e dikurshme ishin gjithnjë e më të vogla ndërkohë që ato të Romakëve
për t’u hedhur në pjesën tjetër të Adriatikut, sa vinin e shtoheshin, meqë ata aty i

245
Tit Livi është historiani më i rëndësishëm romak i kohës së Augustit. Ai lindi në Patavium
(Padovë) në vitin 59 ose 69 para erës sonë dhe vdiq në vitin 17 të erës sonë. Ndryshe nga shumë
paraardhës të tij nuk mori pjesë në jetën politike. Gjithë jetën e tij mbeti retor dhe letrar. Shkroi
një histori të Romës të cilën e titulloi “Ab urbe codito” (Nga themelimi i qytetit). Gjithë vepra e
tij përbëhej nga 142 libra. Vepra e Livit ka rëndësi të madhe se në të ruhen disa të dhëna mbi
fushatën e Aleksandër Molos dhe Pirros në Itali dhe për luftërat iliro-romake. Për këto të fundit ai
plotëson në shumë drejtime ato që mungojnë ose që kanë humbur nga Polibi.
246
“Historia e popullit shqiptar”, vëllimi i parë, Tiranë, 2002, faqe 147.

90
shihnin gjasat e veta për zgjerim dhe forcim të mëtutjeshëm. Kjo luftë filloi në vitin
208 para erës sonë dhe zgjati për dy vite.
Lufta e gjatë kundër Maqedonasve në njërën anë dhe ajo e Romakëve kundër
Maqedonasve në tjetrën anë, të cilat duhej të përcaktonin faktorin e ri të forcës që
tejkalonte përmasat e ngushta, bëri që Dardanët në veçanti dhe Ilirët në përgjithësi
të futen në aleanca të herëpashershme jo të natyrshme dhe të paqëndrueshme me
kundërshtarët e tyre, prej të cilave do të kenë më shumë dëme se përfitime. Mund
të thuhet se të tilla shfaqen dy nga marrëveshjet që do të arrijnë Dardanët me
Romën midis viteve 200 dhe 197 kur do të mundohen që të përfitojnë nga luftërat
e Maqedonasve kundër Romakëve. Kështu, në vitin 200 para epokës sonë, pasi që
Romakët të kenë korrur suksese të ndjeshme gjatë fushatë së tyre në Dasareti,
mbreti i Dardanëve, Batoja, bir i Longarit, Romakëve u ofroi ndihmë ushtarake
kundër Maqedonasve, me kusht që prej saj të përfitonin diçka, duke u zgjeruar në
jug.247
Si do të shihet, nga këto luftëra do të kenë përfitime vetëm Romakët, ndërsa
Dardanët do të mbesin aty ku ishin, pa ndonjë përfitim dhe në armiqësi të
mëtutjeshme me Maqedonët, të cilët, edhe në rrethanat e humbjeve me Romakët,
ia dalën që të mbledhin forcat për t’i luftuar ata. Shënohet se në vitin 199 para
erës sonë, kur ushtritë dardane, po tërhiqeshin nëpër Maqedoni, u sulmuan nga
forcat e Filipit V. Ndonëse nuk pësuan ndonjë humbje të madhe, megjithatë u pa
se nuk do të kishin ndonjë dobi nga aleancat jo të natyrshme siç ishin ato me
Romakët, të cilët, ishin të interesuar që uverturën e pushtimeve në lindje, që do
të pasojnë pas pak, ta shfrytëzojnë për të përçarë e për të përdorur njëherësh
Ilirët dhe Dardanët kundër Maqedonasve dhe anasjelltas në mënyrë që kundër-
shtarët t’i ketë sa më të dobët dhe sa më të paktë, ndërsa mundësitë për përfitime
nga dobësimi tyre sa më të mëdha.
Në të vërtetë, kështu edhe do të ndodhë. Në vitin 197 para erës sonë, pas
betejës së Kinokefalit, që do të përfundojë në dobi të Romakëve, u vendos një
armëpushim midis Romës dhe Maqedonisë. Dardanët, megjithëqë luftuan përkrah
Romakëve, nuk patën ndonjë përfitim. Përkundrazi, nga kjo paqe Maqedonët
përfituan, sepse atë e shfrytëzuan për një fushatë të ashpër kundër Dardanëve.

247
Shih Livi:”Ab urbe condita”, libri XXXI/28. (Si mori fund lufta me këtë ekspeditë mjaft të
lumtur, shumë mbretër të vegjël dhe prijës fqinjë të maqedonëve erdhën tek lëmi i Romakëve;
Pleurati, bir i Skerdilaidit, e Amynandri, mbreti i Athamanëve, dhe prej Dardanëve Batoja, i biri
i Longarit. Longari kishte luftuar kundër Demetrit, babait të Filipit. Premtimeve të tyre për
ndihmë konsuli iu përgjigj se do të shfrytëzonte ndihmën e Dardanëve dhe të Pleuratit, kur do të
fuste ushtrinë në Maqedoni; Amunandrit i caktoi të nxiste Etolët për luftë”).

91
Filipi i V, me forca të shumta sulmoi Dardanët dhe në betejën e Stobit në Paioni
i theu ata, por pa ia dalë që t’i shkatërrojë plotësisht.248
Ka shumë gjasa që për këtë fushatë do të kenë qenë të interesuar edhe
Romakët, të cilët dëshironin t’i kishin dy kundërshtarë të dobët në vend të një të
forti, siç mund të ishte rasti me Dardanët, të cilët nga një pikëpamje strategjike
për Romën shfaqeshin më të rrezikshëm, jo vetëm pse mbanin pjesën qendrore
të Gadishullit Ilirik, prej nga mund të shkohej në lindje, por edhe pse ishin të një
familje me Ilirët dhe kurdo mund të bashkoheshin me ta kundër tyre.
Maqedonët, të vetëdijshëm se kanë të bëjnë me një armik tepër të
qëndrueshëm, i cili nuk mposhtej dot, ndërkohë që tashmë ata ishin përfshirë në
luftërat me Romakët, të cilat gjithsesi se për epilog duhej të kishin nxjerrjen e
një fitimtari të ardhshëm të përmasave perandorake, bënë çmos që mbretëria e
Dardanisë të mos kthehej në faktor kyç që do të vendoste këtë fat. Kështu,
Maqedonët u futën ne veprime luftarake kundër Dardanëve, për t’i hequr për-
fundimisht nga skena shoqërore dhe politike, paçka se ato do t’u shkojnë përshtati
Romakëve
Por, në këtë fushatë të përgjithshme, që t’i thyente përfundimisht Dardanët
si forcë e rëndësishme, ose, së paku, që t’i mbante në një gjendjeje të trysnisë së
vazhdueshme, Filipi V, vendosi t’i përfshinte edhe Bastamët, një fisi që banonte
në krahinat e Danubit, të cilët duhej të vendoseshin në tokat dardane. Këtë më së
miri e përshkruan Tit Livi kur thotë se “qëllimi i Filipit ishte që të zhdukte fisin e
Dardanëve dhe të vendoste në tokat e tyre Bastamët. Ai (Filipi) mendonte se prej
kësaj do të kishte një përfitim të dyfishtë, nga njëra anë, do të zhdukej fisi i
Dardanëve, i cili gjithmonë kishte qenë armik i rrezikshëm i Maqedonisë dhe
shqetësonte mbretërit e saj në çaste të vështira, kurse, nga ana tjetër, do të
dërgonte Bastamët në Itali që ta shkretonin atë pasi të linin në Dardani gratë dhe
fëmijët e tyre”.249
Sipas burimeve antike, një pjesë e Bastamëve u vendosën në disa pjesë
dardane. Por, ishte vdekja e Filipit V që hodhi në ujë planet e tij për shthurjen
ose dëbimin e Dardanëve nga tokat e tyre me anën e vendosjes së Bastamëve.
Perseu, i cili asokohe mori fronin e Maqedonisë, u përpoq me mish e shpirt për
të ndezë një luftë midis Bastamëve dhe Dardanëve, së paku që t’i dobësojë ata,
meqë ishte i vetëdijshëm se në mos Dardanët, atëherë Romakët do të ishin ata që

248
“Historia e Popullit Shqiptar”, vëllimi i parë, Tiranë, 2002, faqe 148.
249
Tit Livi: ”Ab urbe condita”, libri XLI/19.

92
do të merreshin me Bastamët, të cilët madje, nga ana e tyre, edhe mund të
përdoreshin kundër Maqedonëve.
Sipas Tit Livit, bashkë me Bastamët në tokat dardane ishin vendosur edhe
forca trakase dhe Skordikët, të cilët pas vdekjes së Filipit V tërhiqen, ndërkohë
që Bastamët edhe më tutje shpresonin se mund të mbeteshin në tokën e premtuar
ku ndjeheshin mirë. Kështu, në dimrin e vitit 176-175 Dardanët sulmuan ngu-
limet Bastame në Dardani dhe pas një lufte, që ishte me kthesa (meqë njëra pjesë
e ushtrisë dardane thuajse ishte mundur), ia dolën që me pjesën tjetër të ushtrisë
së tyre të detyrojnë Bastamët të largohen nga Dardania.250
Dëbimi i Bastamëve, Dardanëve nuk ua hoqi kërcënimin Maqedonas, me të
cilin tashmë ishin mësuar. Perseu, në vitin 172, mori përsipër një fushatë tjetër të
gjerë kundër Dardanëve, me një ushtri prej njëzet mijë vetash, një pjesë e të cilëve
ishte nga radhët e falangës së njohur maqedonase, që u udhëhoq prej tij. Perseu
shënoi fitore në këtë luftë, por nuk ia doli të gjunjëzojë përfundimisht mbretërinë
dardane. Ndodhi, megjithatë, që në këtë kohë, Mbretëria Dardane sërish të marrë
veten në saje të dy veprimeve të rëndësishme. I pari kishte të bënte me forcimin
e miqësisë, qoftë edhe të përkohshme, me Ilirët (martesa e Teutës, të bijës së
mbretit Monun, me Gentin), e cila u shoqërua me një aleancë, po ashtu të
përkohshme për veprime të përbashkëta ushtarake kundër Maqedonisë. Veprimi
i dyti kishte të bënte me lidhjen e një aleance tjetër me Romakët, pasi që Genci,
do të shkëpusë lidhjet që mbante me Romën për t’i rikthyer ato me Maqedonasit,
me çka përfundimisht u largua prej tyre dhe u afrua me këta të fundit. Dardanët,
për t’u mbrojtur nga kërcënimi maqedonas, i cili i rrezikonte më shumë se
kurrë,vendosën që të kërkonin ndihmë nga Romakët, me anën e një lidhjeje të
re.
Lidhja e dytë dhe e fundit e Dardanëve me Romakët dhe ajo e Mbretërisë
Ilire të Gencit me Maqedonasit, pasi që të ketë shkëputur lidhjen thuajse vasale
me Romën, do të shënojë fillimin e fundit të Maqedonasve dhe njëherësh edhe të
Mbretërisë së Gencit. Ajo do të paraqesë edhe fundin e lidhjeve të Dardanëve
me Romakët, pasi që ato do t’ua lëshojnë vendin luftërave të gjata midis tyre, që
do të vazhdojnë për afër dy shekuj.
Shkas për futjen përfundimtare të Dardanëve në një armiqësi të përhershme
me Romakët, e cila do të kthehet në një luftë të gjatë, do të jetë pikërisht
pushtimi i Paionisë dhe i Maqedonisë nga Romakët, kur “aleatët” e Romës, do të
mbesin pa kurrfarë përfitimesh. Historiani romak, Livi, përshkruan edhe shkakun
250
Po aty, Libri XLI/19.

93
e kësaj prishjeje kur thotë se si “Dardanëve, të cilët kërkonin Paioninë, pasi ishin
kufitarë me tokat e tyre, komandanti romak iu përgjigj se u jepte liri gjithë atyre
që qenë nën sundimin e Perseut. Duke mos u dhënë Paioninë e kërkuar prej tyre,
u dha të drejtën të tregtonin kripë”.251
Me “koncesionet e kripës” Dardanët nga Romakët u ndjenë jo vetëm të
mashtruar, por edhe të nënçmuar dhe pasi kishin qëruar hesapet me Maqedonasit
dhe kishin vënë pushtet edhe mbi Mbretërinë Ilire të Gencit thuajse ishin kthyer
në zotërues të pjesës më të madhe të Ilirikut. Kjo kishte bërë që ata të fillojnë
sulmet herë pas here ndaj forcave romake të vendosura në Paioni dhe në
Maqedoni. Një kohë, këtë e bënë, në bashkëveprim me Skordikët, por pasi që ata
do të tërhiqen nga veprimet luftarake kundër Romakëve, Dardanëve nuk u
mbetet tjetër pos të radhiten në luftë kundër Romakëve përkrah fqinjëve të tyre
lindorë, Medëve.252
Bëhet e ditur se Dardanët bashkë me Medët zhvilluan një mbrojtje të
suksesshme për disa dekada kundër Romakëve, të cilët tashmë ishin vendosur në
Maqedoni dhe në pjesët e tjera të Ilirisë. Nga burimet romake merret vesh se
midis viteve 97 dhe 85 para erës sonë, disa nga ekspeditat romake kundër
Dardanëve, nuk patën sukses. Në vitin 84 para erës sonë shënohet një fitore e
rëndësishme e Dardanëve ndaj forcave romake në Maqedoni, prej nga ato ia
dolën që të depërtojnë deri në Delf. Por, konsulli romak, Gai Skribon Kurion,
ishte ai i cili me disa legjione të përgatitura mirë vendosi t’i jepte fund
Mbretërisë Dardane në mënyrë që të mos pengohej shtrirja e mëtutjeshme e tyre
në Ilirik. Burimet romake fushatën e Skribon Kurionit në Dardani e quajnë tejet
të përgjakshme, meqë pas fitores që korri ndaj forcave dardane, që ishin më të
pakta në numër nga ato romake, të përgatitura mirë, ushtruan një terror të madh
ndaj popullatës së pambrojtur. Por, edhe përkundër kësaj, disa ngjarje të
mëvonshme tregojnë se Dardanët edhe pse të dobësuar nga luftërat kundër
Romakëve dhe pasojat e tyre, vazhduan të kundërshtojnë politikën pushtuese të
Romës.253

LUFTËRAT MIDIS DARDANËVE DHE ILIRËVE DHE ATO ILIRE


KUNDËR ROMËS

251
Tit Livi: “Ab urbe Condita” ( Nga themelimi i Romës), Libri XLV/29, 12-13.
252
“Historia e Popullit Shqiptar”, vëllimi i parë, Tiranë, 2002, faqe 151.
253
Po aty, 152.

94
Ndër luftërat e para të Dardanëve kundër Ilirëve pa mëdyshje se është ajo e
vitit 229 para erës sonë, e cila u shkaktua kur një pjesë e Ilirëve të Epirit, që i
takonin Teutës, e cila ndodhej e përfshirë në veprimet ushtarake në jug, ishin
shkëputur prej saj dhe ishin hedhur në anën e Dardanëve.254
Ky “episod” është tejet karakteristik për të nxjerrë në pah realitetet shoqërore
dhe politike nëpër të cilat kaluan Dardanët, Ilirët, Maqedonët, Epirotët dhe të tjerët
nga kjo familje e madhe në rrethanat e sistemit skllavopronar në shekujt IV-II, i
cili përcaktonte sjelljet e dinastive në përputhje me interesat e tyre që të
zgjeroheshin duke bërë luftë me njëri-tjetrin pa marrë parasysh se kështu dobë-
soheshin në raport me kundërshtarët e tyre kryesorë: Helenët dhe Romakët. Kjo
bie në sy veçmas pas disfatës së Pirros dhe me të edhe të fundit të iluzionit për
zgjerimin e shtetit epirot në Itali dhe jo në hapësirën e vet etnike, siç ngjiste
midis Maqedonëve dhe Dardanëve.
Në të vërtetë, kur Teuta do të futet në luftë me Dardanët, ajo tashmë ndodhej
në një luftë tjetër në Epir, në përpjekjet që të zgjerohej nga jugu. Aty thirri
Skerdilaidin që të kthehej shpejt me ushtrinë e vet në Veri. Mirëpo, para se të
largohej nga Epiri lidhi me ta një marrëveshje shumë të volitshme, e cila Epirotët i
vente në pozitën e varur ndaj shtetit ilir,255 që la për të kuptuar qartë se mbretëre-
sha ilire ishte përcaktuar që të paraqesë një forcë të rëndësishme detare dhe
tokësore njëherësh, por që kjo të bëhej duke u forcuar nga pjesa kontinentale në
kurriz të Epirotëve, por edhe të tjerëve, gjë që kalonte nëpër sprovën e konfrontimit
të pashmangshëm me Dardanët, të cilët kishin një pozitë të rëndësishme në pjesën
Qendrore dhe atë jugore dhe, për dallim nga fiset e tjera që Teuta kishte përreth e
mund t’i detyronte të pranonin kushtet e saj edhe pa ndonjë kërcënim, me Dar-
danët punët ishin më ndryshe. Sepse ata si fuqi e rëndësishme tokësore, që ndonëse
në luftëra të vazhdueshme me Maqedonët, megjithatë, ishin në gjendje që në rast
nevoje, këto armiqësi t’i lenin anash, siç do të ndodhë me këtë rast dhe t’i kthe-
heshin konfrontimit me Ilirët. Bëhet e ditur se Teuta do t’i lërë të qetë Dardanët,
ngaqë e dinte se çfarë do të thoshte të hynte në një luftë afatgjate me ta, andaj pas
një paqeje pa marrëveshjeje, sërish iu kthye bregdetit me synimin që të vinte në
shënjestër kolonitë greke në Ilirinë e Jugut (Dyrrhachion dhe Apoloni).
Ky veprim nuk do të mbetet i pavërejtur nga Helenët, por edhe Romakët, të
cilët kuptuan synimet e Teutës, veçmas kur ata tashmë kishin filluar të shfaqeshin

254
Shih Polibi: ”Historitë”,Libri II/9.
255
Stipçeviq, Aleksandër: “Ilirët”,Prishtinë, 1980, faqe 55.

95
me kolonitë e tyre në pjesën jugore të Adriatiku italian dhe prisnin që këtë ta
bënin edhe në pjesën tjetër të Adriatikut, në tokat ilire, ku Helenët prej kohësh
kishin kolonitë e tyre prej nga mbikëqyrnin tregtinë në këtë pjesë të rëndësishme.
Në këto rrethana, kur Romakët kërkonin të zgjeroheshin në pjesën lindore,
ndërkohë që Ilirët edhe më tutje ruanin primatin e forcës detare në Adriatik dhe
Jon dhe me anijet e tyre të shpejta ishin në gjendje të mbikëqyrnin rrugët e
rëndësishme ujore, ishte për t’u pritur një konfrontim midis Ilirëve dhe Romakëve,
siç do të ndodhë kjo me fillimin e tri luftërave ilire-romake. Ato filluan pas pak dhe,
si dihet, do të zgjasin shumë kohë, por çështje ishte se në këtë konfrontim Ilirët a do
të hynin vetëm, apo edhe me ndihmën e Dardanëve dhe Maqedonasve, pa përjash-
tuar mundësinë që edhe me Helenët të vendosnin ndonjë lidhje, pa marrë parasysh
se për këtë të fundit gjasat ishin gjithnjë e më të vogla nga shkaku i vetëm se për ta
gjithnjë vlente parimi se armiku i armikut tim ishte mik, parim ky që në raport me
Ilirët dhe Dardanët përherë ishte treguar vendimtar.
Por, Ilirët, para se të hyjnë në njëluftë të gjatë me Romakët, do të përfshihen
në një luftë të brendshme, fillimisht me Epirotët dhe të tjerët përreth (Antinatët,
Partinët), që do t’i vejë në gjendje nënshtrimi, e pastaj edhe me Dardanët, me të
cilët nuk do të zhvillojë një luftë të hapur, por nuk do t’i kenë për vete. Por, edhe
Dardanët, në këtë konflikt do të përpiqen që të mbajnë një qëndrim të matur, meqë
përpara kishin Maqedonët, me të cilët kishin vazhdimisht çështje të pazgjidhura
të përcjella me luftëra të ndërsjella dhe në çaste të caktuara, madje kundër tyre do
të hyjnë në aleancë edhe me Romakët, që do të thotë se Dardanët mund ta pra-
nonin Mbretërinë Ilire si forcë detare dhe aleate të mundshme kundër Maqe-
donasve, por jo edhe si forcë kontinentale, ku ata pretendonin se e kishin vendin.
Duket, madje, se edhe Ilirët kishin qëndrimin që si forcë detare, e cila pashmang-
shëm do t’i konfrontonte me Romakët dhe Helenët, shpinën duhej ta kishin të
mbrojtur nga Dardanët. Por, kjo varej nga sprova e forcës së tyre me Maqedonasit.
Sidoqoftë, Ilirët mbeteshin fuqi detare dhe aty mund të mbanin velat e hapur apo
të sharronin.
Është thënë shumë herë se luftërat me Romën u provokuan nga Teuta dhe
në përgjithësi nga Ilirët, të cilët ngaherë mbikëqyrnin brigjet e Jonit dhe të Adria-
tikut, prej nga kusarët e tyre vinin rregull. Natyrisht, se fjala “kusar” në rrethanat e
atëhershme, nuk kishte kuptimin e mëvonshëm, ngaqë ajo merrej si e drejtë e
popujve të detit që të mbikëqyrnin hapësirën e tyre. Mirëpo, në rrethanat kur
Roma kërkonte “shkaqe” për t’u hedhur në pjesën tjetër të Adriatikut, edhe vepri-
met e tilla mund të shërbenin për luftë. Me këtë rast, sikur u futën në lojë edhe

96
sjelljet “tejet arrogante” të Teutës ndaj Romakëve, kur do t’ua tallë edhe të
dërguarit (vëllezërit Gaj dhe Luc Korukoni, të cilëve iu bashkua edhe greku i Ises,
Klemporos) me ato që do t’u thotë “se shteti nuk ishte në gjendje që të garantonte
për sjelljet private, pra të piratëve në det, ngaqë ata këtë e kishin të drejtë”.256
Kjo duket më shumë si një shkas që u duhej Romakëve për të sulmuar Ilirët
se sa “mungesë e shtetit ilir që t’i mbikëqyrte sjelljet e piratëve”. 257 Sepse, po të
ishte Teuta aq mospërfillëse ndaj Romës, sa thuhej dhe aq e pafuqishme për t’i
mbikëqyrur piratët e detit, sigurisht se nuk do të dërgonte në Romë të deleguar të
posaçëm, të cilët do të pasqyronin gjendjen e vërtetë, që kishte të bënte me
qëndrimin e saj që të merrte në mbikëqyrje kolonitë greke, të cilat gjendeshin në
bregdetin Adriatik dhe atë Jon.
Në të vërtetë, Teuta, kishte krijuar bindjen se kolonitë nuk duhej t’u takonin
më Helenëve, fuqia e të cilëve ishte në rënie, por Ilirëve, të cilët natyrshëm e
kishin këtë të drejtë, meqë ato ishin në tokën e tyre dhe po ashtu ishin vendosur,
të shumtën jashtë marrëveshjeve me ta. Helenët, nga ana tjetër, dinin se nuk
mund të mbronin më kolonitë e tyre pa ndonjë tribut të madh, kishin ndarë
mendjen se më mirë ishte që këto t’u liheshin Romakëve nën mbikëqyrje,
natyrisht sipas një marrëveshjeje të përbashkët, se sa t’u binin në dorë Ilirëve.
Natyrisht, se edhe Teuta, që e dinte se këtu kishin filluar të luheshin lojëra dhe se
nevojitej qasja diplomatike, do të kërkojë që me Romakët të hyjë në marrëveshje
rreth kolonive, duke pasur parasysh se me këtë rast atyre duhej t’u bëheshin
lëshime qofshin ato të ndjeshme, por që Ilirëve, megjithatë, do t’u sjellin dobi.
Pikërisht te çështja e koncesioneve, të cilat Romakët nuk është që nuk i
kishin për dëshirë, do të thyhen shpatat midis Teutës dhe Romës, thyerje kjo që
do të vazhdojë për vite të tëra, përderisa një ditë do të përfundojnë në dëm të
Ilirëve. Ato që thotë Polibi dhe autorë të tjerë romakë, me përjashtim të atyre që
thotë Justini dhe janë paksa më reale,258 thuajse të gjitha ruajnë gjuhën e politikës
së Romës, e cila në dukje shfaqej “paqësore” dhe pa ndonjë interesim për Adria-
tikun dhe Jonin lindor, por fshihte qëllimet e njëmendta të saj për depërtim në këtë
pjesë në mënyrë që të zgjerojë fuqinë në përputhje me pretendimet që kishte nga
shekulli IV e tutje, kur do të përballojë pasojat nga invadimet gale dhe ato barbare
në veri prej nga, për habi, ajo do të dalë shumë më e fortë.

256
Po aty,II/4; II/8,8.
257
Shih Stipçeviq, Aleksandër: “Ilirët”, Prishtinë, 1980, faqe 56.
258
Shih Justini: “Epitoma Historiarum Philippicarum Pompei Trogi” (Përmbledhje e historisë së
Filipit të Pompei Trogi), libri VII-XXXIII.

97
Polibi dhe autorët e tjerë antikë duket se edhe masat që do të ndërmarrë
Teuta, (dërgimi i luftanijeve para Dyrrhachionit dhe Korkyres për të parandaluar
disa demonstrime në këto vende që kishin paraparë Grekët për të provokuar
Ilirët), do t’i shpjegojnë si veprime lufte të Ilirëve. Po nga ato dëshmi kuptohet
se nuk kishin qenë të tilla, por që kishin mjaftuar që në pranverën e vitit 229 para
erës sonë Romakët kishin bërë gati flotën e tyre detare prej 200 luftanijesh
bashkë me një ushtri të fortë prej 20 mijë ushtarësh dhe dy mijë kalorësish, të
cilët, të udhëhequr nga Gai Fulv Centunami, u nisën në drejtim të Dyrrchachionit,
me ç’rast ky ishte fillimi i luftës së parë romake-ilire.
Se Roma ishte përgatitur për një luftë të tillë dhe priste vetëm shkasin për të,
këtë e shpjegon fare mirë edhe sjellja e Demeter Farit, i cili pa asnjë kundërshtim
ua dorëzoi Korkyrin Romakëve për t’u vënë madje vetë në shërbim të tyre.
Ngjashëm vepruan edhe disa fise të tjera (Antinatët, Partinët e të tjerë), të cilët jo
vetëm që ia hapën rrugën ushtrisë Romake, por “kërkuan” të pranohen si
aleatë.259
Këto kthesa në taborin e Ilirëve, të cilat ishin në dëm të Teutës, bëjnë të
ditur se Roma qysh moti ishte përgatitur për veprime lufte kundër Ilirëve, dhe se
kishte marrë që të gjitha masat që mbretëreshës Teuta t’ia shkëpuste një nga një
faktorët mbi të cilët ajo mund të mbështetej. Demeter Fari ishte njëri prej tyre, që
si do të shihet, me lojërat e tij, do të jetë fatal për Ilirët, por edhe për vete, meqë
që të gjitha veprimet e tij do t’u shkojnë për shtati Romakëve.
Kundruall këtyre rrethanave, pra kur legjionet romake pa ndonjë vështirësi
ia dolën të thyejnë forcat detare dhe ato tokësore të Ilirëve, ndërsa paria e
qyteteve bregdetare (Dyrrahut, Apollonisë etj.) iu dorëzuan Romakëve dhe
madje i përshëndetën duke kërkuar ombrellën mbrojtëse të tyre, Teutës nuk i
mbet tjetër, pos të tërhiqet në Rizon e atje të kërkojë paqe, e cila do t’i kushtojë
shumë shtrenjtë.260
Me paqen e imponuar nga Romakët ajo së pari u desh të largohet nga froni
mbretëror në dobi të Pinit, ndërsa mbretëria e saj u vu pjesërisht në kontrollin e
259
Stipçeviq, Aleksandër: “Ilirët”, Prishtinë, 1980, faqe 57.
260
Më gjerësisht rreth luftës së parë ilire-romake shih autorët antikë: Polibi: “Historiae”; Apiani:
“Historia Romana” dhe ”Rimska Iliria od Apiana Alexandrinskog” të përkthyer nga Ante Stip-
çeviq, si dhe nga autorë të tjerë, ndër të cilët dallohen: Zippel, Georg: “Die römische Herrschaft
in Illyrien bis auf Augustus”, Leipzig, 1877; Dominico Mustilli: „La conquista romana dell
sponda oreintale adriatica“, Napoli, 1941; Novak, Grga: „Prošlost Dalmacije“, Zagreb, 1944;
Walser, G: „Die Ursachen des ersten römisch-illyrischen Kriges“, (Historia), 2-1952-1953,
Wiesbaden; Karl-Ernst Petzold: „Rom und Illyrien. Ein Beitrag zur römischen Aussenpolitik im
3. Jahrhundert“, Historia, 20-1971 faqe 199-223.

98
Romës,261 me filloi koha e depërtimeve të pandalshme të Romakëve në tokat
ilire dhe në përgjithësi në lindje prej nga ajo do të marrë rrugën e një perandorie
botërore.
Megjithatë, nga krejt kjo luftë së cilës iu kërkua shkaku te “piratët e pa-
mbikëqyrur ilirë” Roma ia doli të arrijë disa qëllime, dy ndër të cilat ishin
përcaktuese që Perandoria Romake të fillojë zgjerimin e saj në pjesën perëndi-
more të Jonit dhe të Adriatikut. Ata do t’ua hapin udhën pushtimeve të mëtut-
jeshme romake në Ilirik. I pari ka të bëjë me atë se kolonitë greke në bregdetin
ilir, Dyrrhachion, Apolonia, Issa e të tjera ruajtën autonominë politike, por nën
protektoratin e Romës. Dhe tjetri lidhet marrëveshjen që anijet e armatosura
ilire nuk guxonin të lundronin më në jug të Lissosit, që i bie se mbretëria humbte
mbikëqyrjen e saj në Adriatik, që ishte qëllimi kryesor i Romës.262
Por, nuk ishte këtu vetëm humbja e forcës detare të Teutës dhe me këtë për
Mbretërinë Ilire e vetmja e keqe që do ta gjejë atë dhe Ilirinë. Krahas detit, ajo
humbte edhe bregdetin dhe humbte edhe pjesën kontinentale bashkë me pjesën
më të madhe të aleatëve ose të fiseve të tjera ilire, shumë prej të cilave ajo i
kishte vënë me forcë në një gjendje varshmërie. Ata kaluan në anën e Romës,
ose u shpallën “neutralë” nga Roma me ç’gjë krijoheshin oaza që mbretërinë
Ilire e privonin nga çdo lidhje e mundshme me familjen e saj, duke e rrudhur atë
në një hapësirë të vogël në veri të Lisit. Asaj, madje, me krijimin e dinastisë së
Demeter Farit (nga Durrahu e deri në Shkodër), iu krijua një kundërpeshë në
Veri, që atë plotësisht e shkëputi nga qendra e saj e deriatëhershme, ku kishte
mbështetjen kryesore. Kjo shkëputje, si do të shihet, ishte e kobshme edhe për
fiset e tjera ilire në veri (ato bregdetare), të cilat nuk ishin në gjendje që të
lidheshin mes veti, gjë që si të shkëputura, kundërvënia e tyre Romakëve do të
jetë e dobët ose fare e padobishme.
Janë edhe disa çështje të tjera, që kjo luftë nxori në pah. Fjala është për
futjen e farës së përçarjes midis Ilirëve, Epirotëve, Maqedonasve dhe Dardanëve,
e cila edhe ashtu ishte e pranishme midis tyre, por që tash, nga jashtë, fitonte një
shtysë të fuqishme, meqë nga ajo mund të fitohej konkretisht, ndërkohë që kjo
krijonte mundësi për afrinë e mëtutjeshme romake-greke në dëm të Ilirëve.

261
Sipas Polibit, në pranverën e vitit 228, kur Mbretëria Ilire kishte filluar të shpërbëhej, Teuta
dërgoi në Romë përfaqësuesit e saj që, të përfundoi paqen me Senatin. Sipas Polibit, Teuta
detyrohej: 1. t’u paguante Romakëve tribut; 2. të hiqte dorë nga pjesa më e madhe e Ilirisë duke
mbajtur për vete vetëm pak vende dhe 3. të mos lundronte në jug të Lisit me më shumë se dy
anije, por edhe këto të paarmatosura.
262
Stipçeviq, Aleksandër: “Ilirët”, Prishtinë, 1980, faqe 58.

99
Roma, me këtë rast, jo vetëm që mbrojti kolonitë greke në bregdetin ilir, por ajo,
duke i vënë nën protektorat të vetin, njëherësh ua forcoi pozitat e dobësuara
Grekëve në këto anë, veçmas pse anijet e tyre tregtare mund të lundronin lirshëm
brigjeve të Jonit dhe të Adriatikut, kurrë deri më atëherë këtë mund ta bënin
vetëm me lejen e Ilirëve dhe nën mbikëqyrjen e tyre, natyrisht duke paguar
tribute të mira për të. Në shenjë falënderimi për këtë ndihmë dhe duke besuar se
gjetën aleatët e duhur kundër Ilirëve, Helenët lejuan që Romakët të marrin pjesë
në lojërat istmike (olimpike), duke i njohur kështu si popull të civilizuar,263 gjë
që nuk u lejohej barbarëve.
Dhënia e tretmanit “të popullit të civilizuar” Romakëve dhe lejimi të marrin
pjesë në lojërat istmike (olimpike) me këtë rast ka një rëndësi për shpjegimin e
rrethanave të brendshme midis Grekëve dhe Maqedonëve, sepse as atyre, si dhe
Ilirëve, Epirotëve dhe Dardanëve, nuk do t’u lejohet pjesëmarrja në këto lojëra
me arsyetimin se ishin barbarë, pra të huaj. Kjo bie në kundërshtim me atë që
disa autorë antikë janë munduar që Maqedonët t’i paraqesin si helenë, ose të
helenizuar, edhe pse kjo e fundit do t’u mbetet si hipotekë e përhershme më
shumë pse kur pushtuan Grekët, ata njëherësh u pushtuan prej tyre nga brenda,
pra nga pikëpamja e ideve, se sa që u sollën në përputhje me ndonjë koncept
politik grek rreth perandorisë botërore, siç thuhej, ngaqë te ata nuk ekzistonte.
Lidhja e Helenëve me Romakët që shkoi në dëm të Ilirëve dhe të Maqedo-
nasve, edhe përkundër pranimit të vasalitetit të Demetër Farit si dhe aleancave të
detyrueshme të shumta të fiseve të vogla ilire me Romakët, nuk do t’i shërbejë
paqësimit të kësaj pjese, së paku për një kohë, siç mendohej në Romë. Do të jenë
acarimet e Romakëve me Kartagjenasit si dhe luftërat e mëvonshme punike që do
t’i japin shkas njëfarë kryeneçësie të Farit, që të lidhet me Maqedonët kundër
vasalitetit romak, nga i cili, si shihet ai kishte pritur diç tjetër. Këto hesape nuk ishin
gjithaq pa mbështetje kur dihej se Helenët nuk ishin në gjendje që t’i bënin ballë një
aleance të mundshme midis Ilirëve dhe Maqedonëve, ku mund të ishin edhe
Dardanët, ndërkohë që edhe Romakët të zënë me shqetësimin kartagjenas po ashtu
nuk do të ishin në gjendje që të hynin në një luftë të re me Iliro-Maqedonët për
Helenët. Si do të shihet ky hesap i dyanshëm do të fillojë të prodhojë realitete të reja,
ndër të cilat gjithsesi vlen të përmendet aleanca midis Farit dhe sundimtarit maqe-
donas, Antigon Dosoni, e mandej edhe me trashëgimtarin e tij Filipin V. Demetër
Fari i trimëruar do të fusë disa njësi ushtarake në Greqi, të cilat do të vihen në
shërbim të fushatës maqedonase kundër Helenëve. Pas pak, Fari do të rebelohet fare
263
Po aty, faqe 58.

100
nga Roma kur do të sulmojë shumë nga aleatët e Romës në Iliri, e menjëherë pas
kësaj me flotën e vet do të sulmojë qytetet greke, bile edhe ato në detin Egje.264
Si do të shihet, Demetër Fari, ndonëse në rolin e despotit kryesor të Ilirisë,
që e kishte nga Roma, me rastin e kësaj aleance me Maqedonasit, nuk do të jetë
në gjendje të përfaqësojë gjithë “unitetin” ilir, meqë do të shfaqet Skerdilaidi, një
përkrahës i dikurshëm i Teutës, i cili nuk do ta shoqërojë gjatë fushatës së tij për
t’i shkëputur disa nga fiset ilire nga ndikimi i Romës dhe po ashtu, njësitë e tij
do të sulmojnë herë pas here Maqedoninë, gjë që binte ndesh me aleancën ilire-
maqedonase të lidhur me Dosonin e më vonë edhe me Filipin V.
Senati romak, i shqetësuar nga këto zhvillime, të cilat po ia prishnin hesapet,
ftoi Demetrin që të shkonte në Romë dhe t’i sqaronte qëndrimet e tij. Demetri nuk
iu përgjigj ftesës së senatit romak, kështu që më 219 para erës sonë, kundër tij u
dërgua një ushtri e fuqishme romake, në krye me të dy konsujt: L. Emil Paulin dhe
M. Liv Salinatorin. I pafuqishëm t’u bënte ballë sulmeve, fillimisht u strehua në
Dimallium, një qytet ilir, por prej andej kaloi në vendlindjen Far ku nuk ia doli t’u
bëjë ballë Romakëve, pos që disi të ikën fshehurazi rrugëve tokësore, e mandej në
Maqedoni, ku e priti miqësisht Filipi V dhe atje duke shpresuar se do ta kthenin
fuqinë e dikurshme, lidhën aleancë antiromake me Kartagjenën dhe me Sirakuzën,
të cilat ishin në luftë me Romën,265 e cila u nënshkrua nga Filipi V dhe Hanibali.266
Mbreti maqedon, i entuziazmuar nga fitoret e Hanibalit në Itali, i këshilluar
nga aleati i tij tashmë pa fron, Demetri, sulmoi Skerdilaidin që tashmë kishte
zënë fronin ilir që mbante Demetri, por si aleat i Romës dhe pushtoi një pjesë të
bregdetit ilir. Natyrisht se Roma, pasi që të ketë mundur Kartagjenën, i filloi pa
pritesë përsëri operacionet kundër Filipit V. Mbas një varg betejash në vitin 197
u arrit fitorja vendimtare romake në Kinoskefali në Thesali.267
Para se të arrihej fitorja e Romakëve ndaj Maqedonasve, e cila megjithatë nuk
do të thotë edhe fund i shtetit maqedonas - ngaqë këtë nuk e dëshironin Romakët, të
264
Më gjerësisht shih: Frank W. Walbank: “Philip V”, Hamed, M: 1967; John Antwerp Fine:
“Macedon, Illyria and Rome, 219-220”, (Journal of Roman Studie, 26/1936, faqe 24-39; John M.
F. May: “Macedonia and Illyria”, Romë,1964, faqe 48-57; Henrry J. Dell:”The Western
Frontier of the Macedonian Monarchy” në Ancient Macedonia (International Symosium),
Thessaloniki, 1970, faqe 115-126.
265
Stipçeviq, Aleksandër: “Ilirët”, Prishtinë, 1980, faqe 60.
266
Në vitin 215 Filipi dhe Hanibali i Kartagjenës lidhën një traktat aleance sipas të cilit
zotoheshin të ndihmonin njëri-tjetrin në luftë kundër Romës. Shihet se në këtë traktat nuk
përfilleshin aspak interesat e shtetit ilir. Klauzola sipas së cilës Romakët nuk duhej të mbeteshin
“zotër të Korkyrës, as të Apollonisë e Epidamnit, as të Farit, as të Pathinëve dhe Dimales, as të
Amatisë” i njihte praktikisht Maqedonisë të drejtën e sundimit në Iliri.
267
Stipçeviq, Aleksandër: “Ilirët”, Prishtinë, 1980, faqe 60.

101
cilët e dinin se siç thoshte Konsulli “liria e Greqisë kërcënohej nga forca e mbretër-
ve maqedonas, por po të shkatërrohej kjo mbretëri Trakët, Ilirët dhe të tjerët do të
dyndeshin në Greqi”268 - kemi edhe një zhvillim të brendshëm që do të pasqyrohet
me të ashtuquajturin “Koalicion antimaqedonas”, i cili edhe më tutje Ilirët, Epirotët
dhe Dardanët do t’i ndajë nga Maqedonia dhe do t’i fusë nën sqetullën e Romës. Ata
njëherësh shfaqeshin edhe si aleatë të Greqisë, gjë që binte ndesh me përcaktimet e
tyre themelore, që do të thotë se ata tashmë ishin pre e hesapeve të jashtme, që nuk
vareshin prej tyre, por që doemos duhej t’u nënshtroheshin.
Sidoqoftë, ky koalicion antimaqedonas, që i shkonte përshtati Romës dhe
assesi ndonjë forcimi të tyre të mundshëm kundër Grekëve, u detyrua të bëhet
për shkak të sukseseve të Romakëve në luftë me Kartagjenën kur me marrjen e
Syrakuzës dhe të Kapusit (212-211), Romakët filluan t’i shijojnë frytet e para të
epërsisë së tyre mbi Hanibalin. Koalicioni antimaqedonas, në të vërtetë, ishte i
gjerë dhe përfshinte që të gjithë kundërshtarët e Filipit V dhe mund të quhej
rajonal. Fillimisht aleanca u nis me Etolët, ku u përfshinë edhe disa shtete, si
Atali i Pergamit, të cilave pastaj iu bashkua edhe shteti ilir i përfaqësuar nga
Skerdilaidi, i biri i Pleuratit. Filipi V, megjithatë, nxitoi që aleancën ta sulmonte
para se ajo të krijonte forcën e përbashkët ushtarake. Kësaj ia doli duke sulmuar
tokat e Orikut dhe të Apolonisë, të cilat i shkretoi. Ngjashëm bëri edhe ndaj tokave
greke, por atje nuk shkoi gjithaq ngaqë Grekët kishin kohë të përgatitnin
mbrojtjen. Por, gjatë dy-tri viteve të ardhshme gjendja nuk ndryshoi, ngaqë Roma
edhe më tutje ishte e zënë në luftërat përfundimtare me Kartagjenën, kështu që kjo
i ndihmoi Filipit V që të mbahej. Vetëm nga fillimet e vitit 205 para epokës sonë,
vërehet një veprim pak më i përqendruar i Romakëve kur ata do të zbresin në
Dyrrah me 10 mijë këmbësorë dhe një mijë kalorës. Burimet e kohës, megjithatë,
nuk flasin për ndonjë betejë të ashpër, pos për një kthesë, që përfundoi me një
paqe të papritur të Romës me Maqedoninë, e cila duhej t’i shkonte për shtati
Romakëve, të cilët edhe më tutje të zënë në luftërat me Hanibalin (ndonëse ai
kishte filluar të pësonte humbje) kërkonin që të mos shkapërderdhnin fuqinë e tyre
në një front tjetër, kur ai mund të mbahej i përçarë nga brenda, siç ishte rasti me
aleancat e lidhura.
Filipi V, nga ana e tij, shfaqej i bindur se nuk kishte rrugë tjetër pos të
forconte pozitat sa më shumë në rajon, ku parashikohej ndeshja e ardhshme me
Romën. Në vitet që pasuan, ndërsa Roma ishte duke përfunduar luftën me Hani-
balin, Filipi V ndërmori një varg veprimesh diplomatike dhe ushtarake në Lindje:
268
Shih: “Historia e popullit shqiptar”, vëllimi i dytë, Tiranë, 2002, faqe 129.

102
përfundoi një aleancë me Atalin III të Sirisë, zgjeroi pushtimet në Egje, duke u
shtrirë në Helispont, shtroi trysninë mbi Greqinë dhe u mori toka Etolëve, në veri
iu sul Dardanëve dhe në kundërshtim me traktatin e Foinikesë bëri pushtime të
vogla në Iliri që i lejuan t’u shkëpusë Romakëve Parthinët.269
Në vitin 201, kur Romakët përfundimisht mundën Hanibalin dhe detyruan
Kartagjenën të përqafonte paqen, nisi ora e ligë për Filipin V dhe Maqedoninë si
mbretëri. Pas pak Romakët fillojnë fushatën vendimtare kundër Maqedonëve
dhe këtë nga tokat ilire. Në vjeshtën e vitit 200 legjionet e para romake zbritën
në Apoloni dhe ngritën tendat në afërsi të lumit Aps. Aty filluan sulmet kundër
pozitave të Filipit në Dasareti. Me këtë rast shënohet edhe një “besëlidhje” tjetër
ilire kundër Maqedonisë, në të cilën do të marrin pjesë Pleurati i Ilirisë, Bato i
Dardanisë dhe Aleksandri i Athamanisë.
Kjo luftë që zgjati tri vite dhe, nuk kishte si të përfundonte ndryshe pos me
fitoren e Romës dhe humbjen e Maqedonisë, e cila nuk ishte në gjendje t’i bënte
ballë koalicionit antimaqedon dhe forcave romake. Në këto rrethana ai kërkoi
paqe, me ç’rast u detyrua të pranojë kushte shumë të rënda, siç ishin ato që të
hiqte dorë nga gjithë Greqia dhe zotërimet e tij aziatike, pastaj t’u kthente Ro-
makëve tokat e pushtuara në Iliri që i ishin njohur nga paqja e Foinikes dhe të
prishte flotën duke e zbritur atë në pesë anije.
Si shihet, Ilirët dhe Dardanët nuk fituan asgjë nga kjo paqe. Dardanët, madje,
që pritnin se do të rikthenin shtrirjen në Paioni, mbetën me gishta në gojë.
Këtu në të vërtetë ka shkakun edhe lufta e tretë ilire-romake që për pasojë
do të ketë rënien e shtetit ilir të vitit 168 para erës sonë, të cilës do t’i paraprijë
lufta e tretë romake-maqedonase dhe veprimet luftarake të vitit 171.
Gjendja politike në rajon dhe në Iliri pas vitit 196 para erës sonë, do të ka-
rakterizohet për përqendrimin e kujdesshëm të Romës, që të krijojë mundësitë
për një depërtim të përgjithshëm në këtë hapësirë siç do të ndodhë pas afro tri
dekadash kur do t’ua japë grushtin e fundit Ilirëve e më pas edhe të tjerëve,
përkundër rezistencës së gjatë që do t’u bëhet në pjesë të ndryshme pushtimeve
romake. Në këtë ndërkohë e gjitha do të kalojë në dy drejtime, të cilat do t’i
japin vulën konfliktit përfundimtar. I pari kishte të bënte me përpjekjet e Romës
për të forcuar pozitat e saj në Greqi, duke zënë vendin e Maqedonisë. Dhe i dyti,
kishte të bënte me dobësimin e mëtutjeshëm të Ilirëve me anën e përçarjeve të
brendshme. Për këtë qëllim Roma shfrytëzoi me mjeshtëri kundërthëniet që ishin
midis shteteve greke, fillimisht duke përkrahur Lidhjen e Ahesë asgjësoi lëvizjen
269
Po aty, faqe 127.

103
e Nabisit në Spartë, më pas u dha fund edhe pretendimeve të Lidhjes Etole për
hegjemoni në Greqi dhe njëherësh me këtë u preu rrugën synimeve të Antihout
të Sirisë mbi këtë vend.270
Në këto rrethana, edhe Filipi V, mori anën e Romakëve. Kishte shpresën se
kështu mund të përmirësonte gjendjen e vet në dëm të Grekëve, por kjo ishte e
pamundur kur kihej parasysh se Roma bënte të ditur se çfarë i kishte qëllimet
përfundimtare, pra që të asgjësonte që të gjithë faktorët në lindje të Adriatiku:
Helenët, Maqedonët, Ilirët dhe Dardanët, një nga një apo të gjithë së bashku,
sapo për këtë të piqeshin kushtet, por kjo ishte e pashmangshme, ndërkohë që
ata, ndonëse këtë e tashmë e dinin, përpiqeshin të shpëtonin nga fundosja duke
tërhequr njëri-tjetrin teposhtë.
Meqë këto qëllime nuk ishte vështirë të shiheshin, Maqedonët dhe Ilirët
fillojnë afrimin për t’ia zënë disi pritën Romës në mos për tjetër atëherë që ajo të
paguajë çmim sa më të madh. Kjo zgjoi forcat antiromake në Iliri por edhe në
Maqedoni. Mbreti ilir, Pleurati, i cili trashëgoi Skerdilaidin, edhe pse në gjendje
vasaliteti ndaj Romës, nisi të tregonte shenja bashkëpunimi “krye në vete” me
Maqedoninë, ndonëse të matura, gjë që shqetësoi Romën, e cila megjithatë trego-
hej e përmbajtur ngase dëshironte të shihte që të gjitha zhvillimet para se të
përcaktohej për fushatën përfundimtare në mënyrë që këtë ta bënte sa më mirë
dhe sa më me pak humbje.
Këtij përqendrimi i dha shkas ardhja në fuqi e Gencit, i cili pasoi Pleuratin
në vitin 181 para erës sonë dhe luajti në letrën maqedonase. Me këtë rast Roma,
për të kërkuar shkas që të vepronte kur ta shihte të nevojshme dhe ky të dukej sa
më mobilizues për Romakët, reagoi ngjashëm siç kishte vepruar në kohën e Teu-
tës, kur hapi akuza për pirateri deti dhe trajtimin e keq që po u bëhej qytetarëve
romakë në Korkyra Nigra. I vetëdijshëm për këtë kërcënim, Genci u mundua të
përmirësojë gjendjen ekonomike në vend, meqë forcimi ekonomik i vendit do të
thoshte edhe forcim politik. Natyrisht se në këtë drejtim ai bëri edhe reforma
monetare, duke prerë monedha të pavarura në shumë qytete, të cilave ua vuri
portretin e vet, kurse në shpinë simbolin e anijes ilire, ku vendin e legjendës së
qytetit e zë titulli dhe emri i mbretit.
Por, vërehen përpjekjet e Gencit që krahas afrisë sa më të madhe me Ma-
qedonët, të lidhej edhe me Mbretërinë e Dardanisë, me të cilën pati edhe një
martesë dinastie, nuk u bë diç më shumë, ngaqë Dardanët kishin treguar se mund
të afroheshin me këdo, pos me Maqedonasit dhe me Grekët.
270
Po aty, faqe 130.

104
Megjithatë, marrëdhëniet midis Gencit dhe Perseut shërbyen si shkas për
fushatën përfundimtare të Romës kundër Maqedonisë dhe Ilirisë. Roma kishte
filluar të përgatiste terrenin për këtë me anën e “ankesave” të ndryshme që senatit
i vinin nga konsujt dhe ushtarakët. Njëra ndër to madje, që ishte më domethënëse
kishte të bënte me vrasjen e Artetaurit, një dinasti të vogël diku në Iliri që
përkrahte politikën e Romës. Perseu dhe Genci u paditën për këtë “komplot” dhe të
kota qenë arsyetimet e tyre se nuk kishin të bënin fare me këtë rast, që duket se
vërtet ata nuk kishin të bënin fare me të.
Natyrisht se Roma do të dëshironte që të ndante Gencin nga Perseu, në
mënyrë që së pari të fillonte fushatën kundër Maqedonisë pa druajtje se do të
kishte telashe me Ilirët, por Genci nuk e bëri këtë nga bindja se ashtu dhe së
bashku mund të detyrohej Roma, që t’i përfillte si aleatë rajonalë, ndërkohë që
ata do të forcoheshin pse jo edhe me anën e një rreshtimi të ri në raport me
rrezikun përtej deti, edhe do të kërkohej mbështetje në Lindje, kah Azia e Vogël,
ku edhe më tutje kishte mundësi të pashterura për bashkime politike.
Kështu, në nëntor të vitit 172 para erës sonë, senati urdhëroi dërgimin e
forcave të para në Iliri. Një numër sosh u dërguan edhe në Greqi. Pasi që ishin
pozicionuar si duhej në Thesali, në pranverën e vitit 171 para erës sonë, Roma
vendosi të fillonte luftën kundër Perseut, meqë ai ishte më i rëndësishmi nga
pikëpamja strategjike dhe taktike.
Kjo luftë e cila zgjati mbi pesë vjet, afroi edhe më shumë Gencin me
Perseun e Maqedonisë. Në janar të vitit 168 para erës sonë ata lidhën një aleancë
antiromake, e fundit për ta, fatale për Gencin dhe Mbretërinë Ilire, meqë mbreti
ilir hyri në luftë kundër Romës edhe pse e dinte se nuk kishte kurrfarë gjasash
për ndonjë sukses afatgjatë. Por, këtë e kishte të pashmangshme, meqë fatin e
kishte lidhur me Maqedonët prej nga më nuk kishte kthim prapa, edhe pse
gjithnjë e më qartë dukej se ata nuk ishin kartë e fortë. Kjo i dha shkas Romës që
me një fushatë të fuqishme të sulmojë Ilirët dhe të nënshtrojë drejtpërdrejt
provincën jugore ilire dhe të asgjësojë Mbretërinë Ilire. Prijësi ushtarak romak,
Luc Anic Gali, në krye të 30 mijë ushtarëve u nis në drejtim të Shkodrës së
fortifikuar, kryeqytet i shtetit ilir, ku ishte strehuar mbreti.271
Lufta e tretë Ilire-romake zgjati gjithsej një muaj. Mbreti Genc u dorëzua në
vitin 168 para erës sonë. Me familjen, mbreti Genc u dërgua në robëri në Itali.
Së pari u internua në Spoletium e mandej në Gubbium. Ky ishte fundi i

271
Stipçeviq, Aleksandër: “Ilirët”, Prishtinë, 1980, faqe 60.

105
Mbretërisë Ilire dhe njëherësh një hap vendimtar drejt pushtimit të tokave ilire
nga Roma.272
Humbja e luftës kundër Romës, këtë herë ishte ndryshe nga ato që ishin
pësuar gjatë kohë së Teutës ose më vonë kur humbësit, me anën e marrëveshjeve
të paqes, u nënshtroheshin kushteve të Romës, e cila rëndom kënaqej me tribute
të rënda, siç ishte rasti me Teutën, ose me vasalitete, siç ndodhi me Pleuratin dhe
Demetër Farin. Roma tash kishte vendosur që t’i jepte fund Mbretërisë Ilire, asaj
maqedonase dhe krijesave të tjera të ngjashme përtej detit, në mënyrë që
përfundimisht të vendoste hegjemoninë e vet në rajon dhe në pjesët e tjera kah
Lindja. Kështu, pas mbarimit të luftës Roma u mor me ndarjen administrative të
tokave të shteteve të mundura. Kësaj mase i parapriu vendimi i Senatit romak që
të shpallë “të lirë” Ilirët dhe Maqedonët.
Në Shkodër, në vitin 167 para erës sonë, komandanti i ushtrisë romake, Lue
Anici, në praninë e pesë të dërguarve të posaçëm nga Roma dhe përfaqësuesit e
parisë ilire proromake, bëri të ditur vendimet e Senatit Romak, me ç’rast tokat
ilire u ndanë në tri njësi administrative të veçanta.273
Në krahinën e parë, me qendër Lisin qenë përfshirë tokat rreth këtij qyteti
deri te lumi Mat në jug.
Njësia e dytë administrative përbëhej nga krahina e banuar prej Labeatëve,
qendra e së cilës ishte Shkodra.
Në krahinën e tretë bënin pjesë viset bregdetare ilire në veri të Shkodrës dhe
të lumit Narona, duke përfshirë qytetet Rizon dhe Olcin (Ulqin).274
Bie në sy se pushtuesi romak përdori masa të ndryshme për të joshur
popullatën që nuk kishte marrë pjesë në luftërat kundër tyre. Të tillët i liroi nga
taksat, kurse të tjerët do t’i jepnin shtetit romak gjysmën e atyre që i kishin paguar
mbretit Genc. Po ashtu, ata larguan garnizonet ushtarake dhe në krye të njësive
administrative të formuara prej tyre vunë përfaqësues nga paria ilire.275
Është me interes të thuhet se Romakët, u sollën në mënyra të ndryshme me
viset ilire. Pasi që mbretërinë e Gencit e ndanë në tri njësi administruese
autonome “civitate”, Parthinët e Antinatët i mbajtën nën protektoratin e tyre,
ndërsa ata që nuk kishin marrë pjesë në luftime (Bylinët, Amantët, Desaretët e të
tjerët), i lanë përsëri më vete, ndërkohë që qytetet Korkyra, Apolonia e Durrahu
ruajtën autonominë e tyre, edhe pse mbetën baza ushtarake të Romës. Ishte pra
272
Po aty, faqe 60.
273
“Historia e Popullit Shqiptar”, vëllimi i parë, Tiranë, 2002, faqe 140.
274
Po aty, faqe 140.
275
Po aty, faqe 140.

106
ky një qëndrim selektiv i Romës ndaj viseve të pushtuara dhe popujve që i
përfshinte në gjirin e perandorisë së vet, që si do të shihet nuk do të mbesë pa
pasoja, meqë të lodhur nga luftërat e gjata dhe dëmet që sillnin ato, ata iu
nënshtruan rrethanave të reja perandorake, që megjithatë ia hapën rrugën një
zhvillimi ekonomik ndër më të fuqishmit e kohës.

PUSHTIMET ROMAKE, KRYENGRITJET ILIRE DHE ROLI I


DARDANËVE

Rrënimi i Mbretërisë Ilire të Gencit dhe përfshirja e viseve ilire nën administra-
tën e re perandorake sipas modelit të autonomive (civitate) nuk përmbyllte procesin
e pushtimeve romake të parapara sipas skenarit për nënshtrimin e plotë të Ilirisë, të
Maqedonisë dhe të Greqisë nën sundimin e saj. Me heqjen e Mbretërisë Ilire të
Gencit dhe të Mbretërisë Maqedone, me siguri se ishte arritur shumëçka e asaj me
çka do të duhej të përmbyllej triumfi romak përtej detit, por jo edhe fitorja për-
fundimtare e tyre. Sepse, si pengesa, që do të shihet se ishin të mëdha, kishin mbetur
Mbretëria Dardane dhe Federata e Dalmatëve, të cilat shfaqeshin të pavarura dhe
me një fuqi të theksuar, që do t’i kthehen në një pengesë të madhe Romës.
Natyrisht se në këtë strategji pushtuese të Romës, Dardanët për shumë arsye
kishin një vend të veçantë, por ato të natyrës strategjike gjithsesi meritojnë të
përmenden ngaqë me anën e tyre sërish del në pah rëndësia shumë e madhe e
Dardanëve dhe e Dardanisë si fuqi e kahershme, nga Troja e tutje, që lidh Europën
Qendrore me Azinë e Vogël e tutje, siç del edhe mundësia e marrjes përsipër prej
saj të një fronti të rezistencës së gjerë antiromak, që do të identifikohej mbi bazat e
rrënjës së përbashkët pellazge te familja ilire, asaj epirote dhe madje maqedonase.
Kjo e fundit shihej e helenizuar, por që në kuptimin politik shfaqej e kundërt me
Grekët dhe përcaktimin e tyre ndaj popujve “barbarë”.
Të vetëdijshëm për këto çështje Romakët do të marrin që të gjitha masat që
fillimisht Dardanët dhe Dardaninë t’i mbajnë të shkëputur nga pjesa epirote dhe
ajo maqedonase në jug dhe lindje, duke ua krijuar rrethin romak, siç do të bëjnë
çmos që ata të shkëputen edhe nga çfarëdo lidhjeje me pjesët tjera të mbetjes ilire
jashtë pushtimit në pjesën perëndimore (Dalmatëve, Ardijanëve, Plerejve dhe të
tjerëve), në mënyrë që më vonë, si të shkëputur, t’u nënshtrohen rrethanave të
reja, që do të thotë të pranojnë rolin e vasalit të privilegjuar, siç u kishte ndodhur

107
Labeatëve, Japodëve, Daorsëve dhe disa të tjerëve, se sa të pushtohen me anën e
luftës.
Strategjia e mbajtjes së Dardanëve të shkëputur për një kohë të gjatë sigurisht
do të ishte e padobishme dhe e dëmshme, po qe se atyre nuk do t’u merrej mundë-
sia që të kishin aleatë, ose bashkëveprues për frontin e mundshëm antiromak.
Andaj, ishte fare e natyrshme që Romakët të vazhdonin më tutje qerimin e hesa-
peve në Veri të Ilirisë me “mbetjet” ilire: Dalmatët, por edhe Ardiejt, Plerejt,
Japodët dhe fise të tjera të ndërlidhura mes veti ose të shkëputura, në mënyrë që
pjesa në perëndim të Dardanisë të kthehej në hapësirë “të pastër” romake.
Ç’është e vërteta Dalmatët në Ilirinë e Veriut shfaqen si fuqi e rëndësishme
politike në shekullin II para erës sonë. Tokat e tyre ndodheshin në krahinën e
brendshme në jug të Alpeve Dinarike, ku gjendej edhe qendra e tyre në kesh-
tjellën Delminion.276 Këtu ata krijuan një federatë të fuqishme, që erdhi e u shtri
në drejtim të bregdetit Adriatik, ku tokat e saj arritën deri te lumi Tilur, në
fqinjësi me Liburnët. Në jug shtriheshin nga lumi Tilur (Cetina), i cili shkoi edhe
deri te rrjedha e poshtme e Naronës (Neretvës), në brigjet jugore të së cilës
banonin Doarsët.277 Në lindje arrinte deri te viset e Desidiatëve në Bosnje. Buri-
met antike bëjnë të ditur se Dalmatët shfaqeshin edhe si fuqi bregdetare, dhe se
pos skelës Salona kishte edhe qytete të tjera.278
Federata e Dalmatëve, gjatë kohës së Pleuratit, një kohë ishte në varësi të
shtetit ilir. Pas ardhjes së Gencit në krye të shtetit ilir, më 181 para erës sonë, ata
prapë u bënë të pavarur. Kohën nga shkëputja prej Gencit e deri te rënia e tij
përfundimtare në vitin 168 para erës sonë, pra kur do të kenë një hapësirë veprimi,
Dalmatët e shfrytëzuan që të forcohen edhe më tutje, gjë që shkonte në dëm të
interesave të Romës, e cila edhe vasalët e planifikuar, e edhe “mbretërit e pavarur”
dëshironte t’i kishte sa më të parrezikshëm dhe të varur. Por, pas pushtimit të
shtetit ilir, ishin Dalmatët dhe federata e tyre që do të gjendet në shënjestër të tyre,
meqë kjo ishte në përputhje me planet e tyre për pushtimin e pjesës veriore të
tokave ilire nga Adriatiku, Dalmacia e deri në Danub (Panoni) e deri te Alpet.
Si me rastin e Teutës dhe më vonë te Genci, Roma filloi edhe këtu të kërkonte
shkaset për luftë tek sjelljet e Dalmatëve ndaj banorëve të Isës, që ankoheshin se
ua cenonin vendin si dhe qytetet Epetin dhe Tragyrin. Madje, flitej edhe për
ankesat e ngjashme të Daorsëve, për ç’arsye do të denoncohen nga Gai Fani, i cili

276
Po aty, faqe 154.
277
Po aty, faqe 154.
278
Straboni: “Geographica” (Gjeografia), Libri VII/3, 4, 7,8.

108
para Senatit raportoi se Dalmatët jo vetëm që nuk donin të ndreqnin gabimet
kundrejt atyre që ankoheshin e vazhdimisht pësonin prej tyre, por as që donin ta
dëgjonin atë, duke thënë se s’kishin të bënin fare me Romën.279
Se çfarë fshihej prapa “ankesave” të të deleguarit të Romës para Senatit,
këtë na e sqaron fare miri Polibi kur thotë: “duke ndërmarrë një fushatë kundër
Dalmatëve, në njërën anë do të nxitnin, do të ngrinin shpirtin luftarak të popullit
të tyre dhe, në anën tjetër, do t’u jepnin një mësim Ilirëve dhe do t’i detyronin t’i
nënshtroheshin sundimit të Romës. Për këtë arsye Romakët u shpallën luftë
Dalmatëve, por përpara popujve të tjetër hiqeshin se e bënin këtë për shkak të
sjelljes së keqe të Dalmatëve ndaj përfaqësuesve të tyre”.280
Kështu, Roma i mbetej besnike rrugës së filluar me Teutën, kur duhej krijuar
shkase, në mënyrë që qërimi i hesapeve të dukej i kufizuar, pra si mbrojtje e
interesave vetanake, me çka faktorët tjerë ilirë, të mbeteshin manash.
Me strategjinë e luftës hap pas hapi me Ilirët, Romakët iu sulën edhe Dalma-
tëve. Natyrisht se për këtë duhej krijuar edhe “shkasin”, i cili u kërkua te fushatat
e vazhdueshme që legjioneve romake t’u priten rrugët e depërtimit për në pjesën
qendrore dhe atë lindore. Pas dy-tri “notave” të përcjella me disa debate në senatin
romak, në vitin 156 para erës sonë do të fillojë fushata ushtarake kundër Dalma-
tëve. Si do të shihet, ajo nuk do të shkojë sipas parashikimeve as në fillim e as më
vonë. Bëhet e ditur se konsulli romak, Gaj Mark Figuli, gjatë asaj përpjekjeje, nuk
ia doli që të futej në viset dalmate. Madje, gjatë ballafaqimit të parë me ta, pati
humbje të mëdha që e detyruan të kthehej prej nga ishte nisur. Por, kjo nuk do t’i
ndalë Romakët, të cilët e dinin se nuk mund të shkonin tutje pa i hequr qafesh
dalmatët e fuqishëm. Kështu, ushtria romake do të kthehet, por këtë herë me një
konsull tjetër më të përgatitur, Kornel Scipio Nazika, i cili do të sulmojë nga
shumë drejtime. Pas shumë betejave të përgjakshme dhe humbjeve të mëdha, ia
doli që të depërtojnë në Delminium, të cilin do ta shkatërrojnë, por jo edhe “ta
paqësojnë” gjithë vendin siç ishte paraparë, meqë mbetën pjesë të pavarura, ku
Romakët nuk ia dolën të hyjnë.
Kjo nuk e pengoi Kornel Nazikën që të shkojnë më tutje. Taborët e shumtë
romakë, në rrugën e tyre drejt qendrës dhe lindjes, nuk duhej të ndalonin më pa
marrë parasysh humbjet. Kështu që pas Dalmatëve, të cilëve do t’u shkatërrohen
qytetet kryesore dhe hapësira më e madhe jetësore, Romakët do të sulmojnë me
radhë edhe vendet veriore ilire, ato të Japodëve dhe Panonëve.

279
Polibi: “Historiae” (Historitë), Lubri XXXII/9
280
Polibi:”Historiae” (Historitë),Libri XXXII/13.

109
Krahas vendeve veriore, në gjysmën e dytë të shekullit II para erës sonë,
Romakët patën punë edhe me Ardianët, një nga popujt e fuqishëm ilirë që shtri-
heshin në brigjet e Adriatikut të Mesëm, deri në afërsi të liqenit të Shkodrës.
Ardianët, që pas vitit 168 ishin futur në njërën nga krahinat e krijuara nga shteti
romak, duke parë se mund të mbeteshin edhe të pavarur, dhe se këtë mbase do ta
pranonte edhe Roma (pas ndonjë marrëveshjeje të ndërsjellë në formën e ndonjë
paqeje afatgjate, ku atyre nuk do t’u nxirreshin kurrfarë telashesh drejt Lindjes),
ndryshuan qëndrimin kundër Romës dhe shpallën pavarësinë.
“Shkase” për t’u sulmuar Ardianët, Roma gjeti te “padëgjueshmëria e tyre”,
prandaj në tokat e tyre u dërguan legjionet ushtarake. Bëhet e ditur se vetëm pas
disa vite luftimesh, në atë 135, legjionet e Romës ia dolën t’i detyrojnë Ardianët t’i
ulin armët.281
Për të shmangur një kryengritje të re, Roma, me forcë shpërnguli Ardianët
nga bregdeti në viset e brendshme malore të Hercegovinës së sotme. 282 Ishte kjo
pjesë e një strategjie që Roma do ta ndjekë edhe me disa fise të tjera në pjesët
qendrore dhe ato lindore.
Por, si do të shihet, Roma do të ketë prapë punë me Dalmatët, Japodët, Li-
burnët dhe të tjerët, që nuk pajtoheshin me nënshtrimin. Ndonëse këto do të jenë
luftëra të shkëputura shpeshherë edhe të ashpra, pushtuesit do t’i marrin bukur
shumë kohë dhe energji, meqë një pjesë të mirë të legjioneve do të detyrohet t’i
mbajë të lidhura me këto pjesë.
Para se t’u kthehej atyre për herë të dytë, veçmas Dalmatëve të pamposhtur
dhe kryengritës, Roma duhej të hiqte disi nga rendi i ditës çështjen dardane, pra
që të kishte punë me mbretërinë e Dardanisë, një fortesë kjo tepër e rëndësishme
në mesin e gadishullit, që lidhte pjesët lindore me ato perëndimore, prej nga
mbikëqyreshin lumenjtë që derdheshin në Egje, në Adriatik dhe Detin e Zi. Me
pozitën e tyre gjeografike Dardanët ngaherë mbanin çelësat e lidhjes së Perëndi-
mit me Lindjen.
Për ndryshim me luftërat me vendet bregdetare ilire dhe ato të Maqedonisë,
ku Roma mund të bënte ekspedita kohë pas kohe nga deti, ose me anën e legjio-
neve të tyre të stacionuara në qytetet bregdetare, ku furnizimi dhe plotësimi i tyre
ishte më i lehtë dhe më i shpejtë, lufta me Dardanët, krahas fuqisë së dukshme
ushtarake, kërkonte parakushte të tjera që të vihej në veprim kjo makineri. Dhe
njëri prej tyre ishte përballimi i aftësisë së madhe mbrojtëse të Dardanëve në rre-

281
Tit Livi: “Ab urbe condita” (Nga themelimi i Romës), Libri XLV/43
282
“Historia e popullit shqiptar”, vëllimi i parë, Tiranë, 2002, faqe 157.

110
thanat kontinentale, të cilat, nuk u shkonin për shtati Romakëve, të cilët nuk ishin
mësuar me ambiente të tilla.
Pas rënies së Mbretërisë Ilire të Gencit (viti 168) si dhe fushatave të ndër-
marra në Veri kundër fiseve të tjera ilire, Roma nuk do të bëjë ndonjë veprim të
theksuar ushtarak kundër Dardanëve, me mbajtjen e disa legjioneve në pjesët e
pushtuara të Maqedonisë dhe të Greqisë në afërsi të saj. Mirëpo ajo ushtronte
trysni te ata, që të mos merrnin ndonjë veprim që shkonte kundër interesave
romake. Në këtë kohë, Dardanët, edhe pse nuk do të tregojnë ndonjë interesim të
theksuar për ndonjë konflikt të hapur me Romakët, megjithatë, nuk do të rrinë
duarkryq. Me lëvizjet luftarake, herë pas here, do të shqetësojnë garnizonet roma-
ke në Poeni. Ekspeditat e tyre ushtarake shkonin edhe deri në Astibo dhe Erigon.
Veprime të ngjashme ndërmerrnin edhe në drejtim të Perëndimi kah tokat e
Autariatëve për të shkuar në Veri edhe deri te vendet e Skordikëve, me të cilët
edhe ashtu Dardanët kishin disa hesape që moti të hapura.283
Të ballafaquar “me provokime” të vazhdueshme, pasi që të kenë zhvilluar
fushata të shumta kundër Dalmatëve, Japodëve dhe të tjerëve, për të cilat u bë fjalë
më parë, Romakët, më në fund, vendosën që t’u drejtohen edhe Dardanëve para
se të bëhej vonë. Rezistenca e fiseve veriore ilire në Dalmaci dhe Panoni, tërhiqnin
vërejtjen se Dardanët mund të ktheheshin në një qendër të rëndësishme të lëvizjes
antiromake, e cila do të kishte pasoja të paparashikuara për ta dhe planet e tyre për
të nënshtruar gjithë rajonin e Ilirikut. Ky rrezik bëhej edhe më i madh pasi që
Dardanët tashmë kishin filluar të lidheshin me fqinjët e tyre lindorë, Medët (fis i
madh trakas), të cilët, po ashtu kishin një pozitë të rëndësishme në pjesën lindore
të gadishullit. Kështu gjatë viteve 97 e 85 para erës sonë Roma ndërmori disa
ekspedita ushtarake drejt Dardanisë dhe Medëve, por nuk ia doli të bëjë gjë.
Dardanët dhe Medët u paraqitën bashkërisht në disa beteja dhe korrën fitore
ndaj legjioneve romake, të cilat tërhiqeshin në Maqedoni dhe pjesët e pushtuara të
Ilirisë.284 Në verën e vitit 84 para erës sonë Dardanët edhe pa ndihmën e Me-
dëve sulmuan furishëm provincën romake të Maqedonisë dhe arritën deri në
Delf.285
Fitorja e Dardanëve shqetësoi së tepërmi Romën edhe për faktin se ata
tashmë bashkë me Medet dhe Trakasit tjerë kishin filluar të ktheheshin në një
mburojë të fuqishme, që jo vetëm frenonte planet e tyre për t’u zgjeruar më tutje
283
Droysen, J. G: ”Das dardanische Fürstentum”, Kleine Schriften zur alten Geschichte Bd. I,
Leipzig 1893, faqe 87-94.
284
Po aty.
285
Po aty.

111
në Veri dhe në Lindje, por edhe t’i mbanin ato që kishin vënë në nënshtrim.
Andaj, ishte e pritshme që ata t’u ktheheshin punëve për një fushatë ushtarake të
përmasave të mëdha. Në vitin 76 para erës sonë, Gai Skribon Kurioni u dërgua në
Maqedoni në krye të pesë legjioneve të reja, që bashkë me ato që ndodheshin atje,
të fillonin luftën kundër Dardanëve. Vetë autorët antikë bëjnë të ditur se me çfarë
frike ishin të kapërthyer ushtarakët romakë çastet që u rreshtuan për luftë kur një
legjion i tërë në afërsi të Durrahut ngriti krye për t’iu shmangur kësaj lufte.286
Edhe përkundër kësaj Gai Kurioni, nga tri drejtime sulmoi Dardaninë dhe
pas luftimeve të gjata dhe tejet të ashpra, me humbje të mëdha për Romakët, ia
doli të futet në Dardani. Shënohet se ndonëse nuk depërtoi në gjithë vendin,
megjithatë, duke shkuar rrjedhave të lumenjve Ibër dhe Moravë, doli në Danub
dhe më vonë festoi triumfin edhe në Romë.287
Triumfi, qoftë i pjesshëm ndaj Dardanëve dhe Dardanisë, i cili megjithatë,
për Romën ishte tejet i rëndësishëm, sepse Mbretërinë e Dardanisë e solli thuajse
para shpërbërjes, kishte rëndësi, meqë tashmë ishin hapur rrugët drejt Danubit
me anën e të cilave në pjesët lindore nëpër gryka të lumenjve Vardar, Ibër dhe
Moravë, mund të depërtohej nga Greqia dhe Maqedonia e pushtuar prej saj në
veri-lindje, pra drejtpërdrejt në Traki dhe tutje në viset që synonte.
Ndonëse Dardanët do të vazhdojnë edhe më tutje të rezistojnë, ata tashmë
nuk mbikëqyrnin rrugët kryesore lidhëse për në veri, të cilat i kishte në dorë
Roma prej nga ajo kishte filluar të krijonte zona të reja administrative në për-
puthje me konceptin e vet, siç e kishte zbatuar në tokat e pushtuara ilire, në
Maqedoni dhe Greqi.
Që të rrumbullakohej projekti i daljes në Danub dhe Panoni edhe nga ana
perëndimore, pra nga vendet e bregdetit Adriatik për në thellësi, i duhej edhe
nënshtrimi i plotë i Dalmatëve dhe fiseve të tjera ilire, që vazhdonin të mbete-
shin të shkëputura ose me autonomi të mbikëqyrura, që megjithatë nuk ishin të
sigurta. Si Dardanët në pjesën qendrore të Ilirikut, ashtu edhe Dalmatët në pjesën
bregdetare dhe atë që çonte kah Danubi dhe Panonia, me shtrirjen e gjerë tejet,
strategjike, shfaqeshin pengesë kryesore për pushtimet e mëtutjeshme romake.
Ndonëse ata kishin marrë disa leksione të përgjakshme, siç kishin qenë ato të
viteve 135-130 para erës sonë, megjithatë, ata vazhdonin të bënin pengesa të
vazhdueshme në këto pjesë. Këtë më së miri e pohojnë burimet e Romës, të cilat

286
Shih: Frontini “Stratagema”, te “Historia e Popullit Shqiptar”, vëllimi i dytë, Tiranë, 2002,
faqe 152.
287
Po aty, faqe 152.

112
bëjnë të ditur se edhe pas një shekulli të përballjes së përgjakshme me Dalmatët
si dhe ndëshkimet herë pas here, që do t’u bëhen, ata vazhdonin të ngrinin armët
kundër tyre dhe madje do t’ia dalin që ushtrisë romake t’i sjellin humbje të
ndjeshme, siç do të jenë ato në vitet 50 para erës sonë kur u thyen forcat që
drejtonte konsulli i Cezarit, Aul Gabina afër qytetit Synodium dhe ai iku i plago-
sur në Solanë. Të njëjtin fat do të pësojë edhe senatori Balbi (viti 44 para erës
sonë) kur sulmoi me katër kohortat territoret dalmate por pësoi disfatë të plotë
dhe ra në front. Me këtë rast bëhet e ditur se Dalmatët e marrin Salonën dhe disa
pjesë të tjera që kishin humbur më parë.288
Vetëm pas përballimit të shqetësimeve që solli vrasja e Julius Cezarit, Roma
ia doli që të ripushtojë disa nga qytetet dalmate që ata kishin rikthyer në vitet e
dyzeta para erës sonë. Oktaviani dhe Antoni, në vitin 39 dërguan kundër Dal-
matëve njësi të mëdha ushtarake të udhëhequra nga poeti Azin Polioni, i cili
ndonëse nuk ia doli t’i nënshtrojë në tërësi Dalmatët, ai megjithatë në Romë, nga
plaçka që kishte marrë atje ndërtoi bibliotekën e parë publike në Romë.289
As ky nuk ishte fundi siç trumbetohej në kryeqytetin perandorak. U desh që
pas katër vitesh, legjioneve të shumta të ushtrisë romake t’u prijë vetë Oktaviani, i
cili ishte bërë sundimtar i vetëm i shtetit romak. Ushtria që mori me vete përbehej
prej 10 legjionesh (1/5 e ushtrisë së përgjithshme romake) dhe, paraprakisht
sulmoi në veri tokat e Japodëve, ku bëhet e ditur se njëra pas tjetrës ranë në duart e
tij qendrat e tyre: Monetiumi, Avendo, Arupium dhe Terponus për të dalë te
Metuli, ku gjendej qendra e Japodëve. Aty u plagos edhe Oktaviani, por Romakët
ia dolën ta pushtojnë dhe me këtë të thyejnë rezistencën e tyre. 290 Japodët ishin të
pafuqishëm të bënin më shumë përballë armatës romake.
Kur arriti Siscin dhe e pushtoi këtë qytet prej nga do të ketë një bazë të mirë
për të sulmuar Dakët dhe Panonët, Oktaviani, i bindur se fushata do të shkonte
mirë, u kthye në Romë. Prapa la Fuf Geminin, por pas disa javësh Oktvianit iu
desh sërish të kthehej në Iliri, pasi që aty shpërtheu kryengritja kundër Romakëve.
Perandori e pa të udhës që këtë herë vetë të vazhdonte fushatën kundër Dal-
matëve, të cilët shfaqeshin nxitësit kryesorë të rezistencës antiromake, e cila
rrezikonte të kthehej në një front të gjerë, në të cilin do të përfshiheshin edhe
popujt e tjerë përtej Danubit, që tashmë kishin pranuar nënshtrimin.291
288
Stipçeviq, Aleksandër: “Ilirët”, Prishtinë, 1980, faqe 65.
289
Po aty, faqe 66.
290
Stipçeviq, Aleksandër: “Ilirët”, Prishtinë, 1980, faqe 66.
291
Më gjerësisht rreth fushatës së Oktavianit në Iliri shih: Johannes Kromayer: “Kleine
Forschungen zur Geschichte des Zweiten Triumvirats. V. Die Illyrische Feldzüge Octavians 33 und

113
Këtë herë, ndonëse e nisi mirë me marrjen e Promonës, kur detyroi Verzin
të dorëzohet dhe t’ia lëshojë qytetin, perandorit nuk iu dha rasti për një betejë
përfundimtare, siç e shihte ai. Dalmatët, të udhëhequr nga prijësi ushtarak Tes-
timotisi, vendosën që të bëjnë luftë guerile, pra jashtë një përballjeje frontale, siç
kishte ndodhur deri më atëherë. Zunë të sulmonin me grupe të vogla dhe në
befasi. Kështu zgjati pothuajse shtatë vjet, por Romakët kishin vendosur që të
mos kthehen pa i nënshtruar Dalmatët, ose së paku pa marrë nën mbikëqyrje që
të gjitha kalimet strategjike deri te Danubi dhe Drina, të cilat ua siguronin mbi-
këqyrjen e pjesëve të tjera. Me një durim dhe me shumë humbje, Oktaviani
pushtoi qytetet dalmate Synodium dhe Andetrium dhe pastaj arriti të marrë
qytetin Setovi, ku ishte përqendruar fuqia kryesore e Dalmatëve. Bëhet e ditur se
aty, sërish u plagos Oktaviani, i cili për pak u detyruar të tërhiqet, por u kthye
prapë dhe i vuri një rrethim të pakalueshëm qytetit dalmat, i cili u përball me uri,
sëmundje dhe telashe të tjera të shumta. Kjo bëri që Dalmatët të dorëzohen. Ky
ishte fundi i pavarësisë dalmate dhe fundi i pavarësisë së Ilirëve në përgjithë-
si.292
Fushata e përgjakshme e Oktavianit në Iliri rrënoi përfundimisht që të gjitha
strukturat e mbetjeve shtetërore dhe fisnore ilire, por jo edhe vullnetin e Ilirëve
për kundërvënie, që u pasqyrua me kryengritje dhe kryeneçësi të shumta, ndër të
cilat më të fuqishmet ishin ato të viteve 6-9 të erës sonë.
Këto kryengritje dhe disa të ngjashme që do të vazhdojnë edhe më vonë,
nuk kishin për qëllim rikthimin e shtetit ilir dhe të mbretërive të tyre që
shtriheshin në vende të ndryshme. Ato, në radhë të parë, kundërshtonin politikën
e Romës, që kishte të bënte me luftërat e mëtutjeshme, që tashmë kishte nisur në
drejtim të veriut kundër Morkomanëve gjermanikë, të cilët kishin krijuar në
tokat e Çekisë së sotme një federatë të fuqishme fisnore.293
Me këtë rast Roma kishte paraparë një ushtri të madhe prej 12 legjionesh, e
cila do të plotësohej me reparte ndihmëse, që do të rekrutoheshin kryesisht te
fiset e mëdha të veriut: Dalmatët, Desidiatët, Panonët dhe të tjerët. Meqë këto
rekrutime bëheshin me forcë, ishte e pritshme që të merrnin të njëjtën përgjigje.

34-33 v. Chris. “Hermes“, 33-1989; Georg Veith: „Die Feldzüge des C.Iulius Caersar Octacians in
Illyrien in den Jahren 35-33 v. Chr“, Wien, 1914; Erih Swoboda: „Octavian und Illyricum“, Wien,
1932; Roland Syma; „Augustus and the South Slavlands“(Revue internationale des etudes
balkaniques, 3/1937-1938, faqe 33-46; Frantz Miltner: „Augustus‘ Kampf um die Donauzgrenze“,
1937; N. Vulić: „Oktavijanov Ilirski rat i izgnanje Skordiska iz Gornje Mizije“, Beograd,1926.
292
Stipçeviq, Aleksandër: “Ilirët”, Prishtinë, 1980, faqe 66.
293
“Historia e Popullit Shqiptar”, vëllimi i parë, Tiranë, 2002, faqe 158.

114
Kështu, të parët reaguan Desidiatët, të cilët gëzonin njëfarë pavarësie fisnore.
Prijësi i tyre Bato, i cili në saje të sukseseve të shpejta që korri kundër Roma-
këve ktheu shpresat e fiseve të tjera se mund të bëhej diç më shumë, së paku që
të mos përfshiheshin në fushatat luftarake të Romës në veri, të cilat ishin me
humbje të mëdha. Ndaj, atij me të shpejtë iu bashkuan Breukët me mbretin e tyre
Pinnesin dhe me prijësin ushtarak që gjithashtu quhej Bato. Dy Batot, me të
shpejtë do të kthehen në personalitete qendrore të kësaj kryengritje të lavdishme,
në të cilën një numër i madh fisesh ilire për herë të parë në historinë e tyre u
bashkuan kundër armikut të përbashkët.294
Dy Batot morën drejtime të ndryshme, ai i Breukëve në drejtim të Sirminiu-
mit (Mitrovica e Sremit), ndërsa ai i Desidiatëve në drejtim të Solanës. I pari qe
mposhtur, ndërsa i dyti, që plagosur dhe nuk mundi të marrë Solanën, por
vazhdoi kah jugu, duke arritur deri në Apoloni në Ilirinë e mesme.295
Kryengritja ilire shkaktoi shqetësim të madh në Romë, meqë flitej për
përmasa të mëdha të kryengritjes, në të cilat ishin përfshirë 800 mijë kryengritës,
me 200 mijë luftëtarë dhe 9 mijë kalorës.296
Bëhet e ditur se Perandori August i ballafaquar me rrezikun që kjo ushtri të
nisej në truallin italik, i urdhëroi Tiberit që të lidhte menjëherë paqen me Mar-
komanët dhe me Kuadët me të cilët deri atëherë luftoi në mënyrë që me ushtrinë
e vet të niset në Ilirik. Atij iu dërgua në ndihmë edhe një tjetër ushtarak i
fuqishëm, Germaniku, gjë që nënkuptohej se ndaj kryengritësve ilirë duhej të
përdorej e gjithë forca nga të gjitha drejtimet. Beteja vendimtare u zhvillua në
lumin Bathius (sipas të gjitha gjasave Bosna e sotme), në të cilën Batua i
Breukëve pësoi disfatë të rëndë. Thuhet se mbreti i Breukëve Pinnes kërkonte që
të vazhdojë lufta kundër Romakëve, mirëpo kështu nuk mendonte ushtaraku
Bato. Ai propozoi dorëzimin, që u pasua nga ushtarët e tij. Mbreti Pinnes po

294
Stipçeviq, Aleksandër: “Ilirët”, Prishtinë, 1980, faqe 68.
295
Po aty.
296
Më gjerësisht rreth përmasave të këtyre luftërave shih: Otto Hirschfeld: “Zur geschihte des
pannonisch-dalmatischen Krieges” (Hermses), 25/1890, faqe 351-362; Adolf Bauer: “Zum
dalmatinisch-pannonischen Krieg 6-9 n,Chr.”, (Archeaelogjische-epigraphische Miteliungen aus
Oesterreich), 17/1894, faqe 153-148; Nikola Vulić: “Dalmatski-panonski ustanak”, Glas Srpske
kraljevske akademije, libr. 121, 1926, faqe 55-72; Reinhold Rau: “Zur Geschichte des
pannonisch-dalmatischnischen Kriges der Jahre 6-9”, CHr. Klio, 19/1925, faqe 313-364; Erich
Köstermann: “Der pannonisch-dalmatische Krieg 6-9 n. Chr”, (Hermes), 81/1953, H. 3 faqe
345-378; Tibor Nagy: “Der Aufstand der pannonisch-dalmatinischen Völker und die Frage der
Zweitailing Illyricums”.

115
ashtu iu dorëzua Romakëve, kurse Romakët në shenjë mirënjohje e njohën
Baton prijës të Breukëve.297
Dorëzimi i njërit Baton nuk u miratua nga tjetri, Batoni i Desidiatëve. Kështu,
që ai iu kthye bashkëluftëtarit të tij, e zu dhe, pasi i bëri gjyq, e dënoi me vdekje.
Ky veprim, megjithatë nuk i ndihmoi që t’i kthejë Breukët për vete, kështu që u
detyrua të kthehet në Dalmaci, që vetë të vazhdojë luftën kundër Romakëve. 298
Batoni në Dalmaci pati suksese, të cilat u kurorëzuan me rikthimin e qyteteve
Splodum, Sertium dhe disa të tjera, por me të shpejtë u ballafaqua me dy ko-
mandantë të fuqishëm të Romës: Germanikun dhe Tiberin, ku ai në Raetinium
(Golubiqi i sotëm afër Bihaqit në Bosnje), pësoi disfatë të rëndë. Batoni ia doli të
largohet dhe të fortifikohet në Andetrium (vend afër Splitit të sotëm në Dalmaci),
por edhe prej andej u lagua dhe shkoi në qytetin Arduba, ku përfundimisht u mund.299
Pas kësaj humbjeje, ushtritë romake u sollën me ashpërsi të jashtëzakonshme
ndaj popullatës ilire. Ata që nuk ia dolën të fshihen nëpër vise malore, u
masakruan tmerrësisht. Në disa pjesë, që të mos u bien në duar Romakëve, gratë
ilire u hodhën në gremina.300
Roma kishte vendosur që vendet ilire t’i bënte të shkreta, në mënyrë që prej
andej të mos i vinin trazira dhe kryengritje që do ta pengonin të shkonte më
tutje, siç ishte rasti me depërtimet e tjera në vendet gjermane, ani pse edhe atje,
pas humbjes së luftës në pyllin e Tutinburgut, do të detyrohet të ndalet.
Rezistenca e fundit e Batonit të Desidiatëve, edhe pse ishte e fuqishme,
megjithatë, nuk mund ta kthente rrotën e historisë prapa, e as të ndryshonte diç
në konceptin e Romës për të shkuar më tutje.
I vetmi sukses i saj, nëse mund të thuhet kështu, ishte se forcoi bindjen e
Romakëve se ndaj popullatës ilire duhej përdorur strategjia e përvetësimit dhe
përfshirjes së saj në strukturat perandorake, nga ushtria e deri te administrata, në
mënyrë që ajo të kthehej në mbështetëse të saj, natyrisht pasi që të bindej se me
anën e vetëqeverisjes dhe formave të tjera të ruajtjes së strukturave të veta
shoqërore autonome, bëhej pjesë e konceptit të përbashkët perandorak.

297
Stipçeviq, Aleksandër: “Ilirët”, Prishtinë, 1980, faqe 69.
298
Po aty, faqe 69.
299
Më gjerësisht rreth luftës së fundit ilire kundër Romakëve shih: Nikola Vulić: “Oktavianov
liriski rat 35-33 i 6-9”, Beograd, 1961, Stefan Josipović: “Oktavijanovo ratovanja u Iliriku”,
Zagreb, 1965; Walter Schmithenner. “Octavians militärische Unternehmungen in Jahren 35-33
v. Ch.”, Wiesbaden, 1958.
300
Më gjerësisht rreth represioneve të egra që do të bëjë ushtria romake në viset ilire (Dalmaci)
shih Straboni: ”Geographica” (Gjeografia), Libri VII/ 3-6.

116
117
118
KAPITULLI III

ILIRIKU GJATË PERANDORISË ROMAKE

Me shtypjen e kryengritjes së fundit të Dalmatëve në fillimet e mileniumit


të ri përfundon njëra dhe fillon tjetra epokë në historinë e Ilirëve dhe të
Dardanëve, të cilët do të vazhdojnë të ruajnë praninë e tyre në skenën historike
jo më si mbretër në mbretëritë e tyre të shumta. Të përfshirë në përbërje të
Perandorisë Romake ata do të kenë fatin e kësaj perandorie. Jo rrallë, madje, mu
në territorin e saj, do të zhvillohen ngjarje me rëndësi për Romën, ku ata do të
kenë rolin vendimtar për zhvillimin dhe mbrojtjen e saj.301
Si do të shihet më vonë në rrethanat e pushtimit disa shekullor aty do të
gjejnë mundësi për një bashkim shoqëror dhe politik të përbashkët që nuk e
kishin pasur më parë. Me këtë fillon të dalë në pah edhe fuqia e tyre e madhe për
ta ngritur, por edhe për ta përvetësuar nga brenda Perandorinë Romake brenda
një procesi të natyrshëm që, mund të thuhet se nga gjysma e dytë e shekullit të
dytë pas erës sonë e këndej, do të nxjerrë në pah identitetin vetëqeverisës, ad-
ministrativ dhe atë shpirtëror (fetar) të Ilirikut, që mund të merret edhe si iden-
titet administrativ dhe shtetëror madje, siç do të jetë nga shekulli IV pas erës
sonë e këndej, kur pas ndarjes së perandorisë në dy pjesë, me shfaqjen e Ilirikut
njësi e veçantë administrative, ata do të kthehen në faktor kyç të Perandorisë
Romake, mbi të cilët do të mbështetet ajo dhe gjithë ngrehina e saj kur fryma
perëndimore që bartte ajo, mbështetej mbi konceptin e universalizmit botë-ror.
Para se të flitet më shumë për këtë zhvillim historik jo gjithaq të rëndomtë,
kur i pushtuari kthehet në “pushtues” nga brenda me të cilin do të identifikohet
në tërësi, siç do të ndodhë në të vërtetë nga koha e perandorit me prejardhje ilire
Dioklecian e këndej, duhet thënë se Roma, e cila sapo të ketë pushtuar disa nga
viset ilire, siç ishin ato nga vitet 168 para erës sonë kur mundët mbretin Genc, do
të fillojë të veprojë që pjesët e pushtuara t’i fusë nën administrimin e
vet.302Fillimisht duke i lidhur me njësi të pavarura autonome (civitate), e më
vonë edhe duke i ndarë në pjesë të veçanta administrative vetëqeverisëse. Madje,
301
Stipçeviq, Aleksandër: “Ilirët”, Prishtinë, 1980, fare 68.

119
edhe vendeve, që për një kohë do t’ua njohë “neutralitetin”, apo atyre që do t’i
anashkalojë duke i trajtuar “aleate”, do t’ua imponojë organizimin administrativ
dhe format e tjera qeverisëse që ishin të ngjashme me atë të Perandorisë Romake
në mënyrë që kështu t’i ndihmohej përfshirjes së tyre në hapësirën që ajo e
shihte nën ndikimin e saj ose të përfshira në pjesën perandorake, që do të
rrumbullakohej qoftë edhe me pushtime luftarake.
Kështu, qysh nga gjysma e dytë e shekullit të dytë, pra nga koha e depërti-
meve të para romake në vendet ilire përgjatë Adriatikut, njohim format e caktuara
të administrimit civil dhe ushtarak romak në këto pjesë. Por, shtypja e plotë e
qëndresës ilire dhe dardane në gjithë hapësirën e tyre si dhe depërtimet romake
në Veri kah vendet gjermane dhe në Lindje kah vendet trake e tutje në Azi të
Vogël dhe Lindje të Afërme dhe atë të Mesme, kërkonte një organizim të ri ad-
ministrativ dhe shtetëror. Perandorisë tashmë të fuqishme, ai do t’i mundësonte
një mbikëqyrje të përgjithshme shoqërore, politike dhe ushtarake mbi hapësirën
që shtrihej në tri kontinente. Andaj, shteti skllavopronar romak, përballej me
sfidën e madhe të forcimit të brendshëm, i cili nuk ishte i mundshëm pa atë që
quhej përfshirje e popujve të shumtë që kishte pushtuar dhe pa një zhvillim
ekonomik, me anën e të cilit popujt e pushtuar do të josheshin që të bëheshin
pjesë e një civilizimi të ri me pretendime perandorake, ku prona, pushteti dhe
mundësia e prosperitetit në të gjitha fushat shfaqeshin si mundësi e re për
aristokracinë sunduese të vendit, ku duhej të gjenin vend edhe përfaqësuesit e
popujve të përfshirë në Perandori, veçmas ata të Ilirikut. Vërehet se qysh në fillim
shteti romak, në pjesët e pushtuara ilire dhe dardane filloi zbatimin e reformave
agrare, të cilat nisën me konfiskimin e tokave më të mira pjellore, të cilat u
shpallën “ager publicus”.303
Natyrisht se kjo reformë, e cila kishte për qëllim që t’i bashkonte pronat e
mëdha të tokës në posedim të shtetit, në të vërtetë, mbështetej në favorizimin e
qytetarëve romakë, të shumtën kolonëve italikë dhe veteranëve të ushtrisë, të
cilët banonin në periferi të qyteteve ose në vendbanimet e veçanta.
Pavarësisht nga synimet e Romës që me anën e politikës agrare të ndikojë
që në disa pjesë të ndryshojë strukturën popullatave në dobi të asaj që quhej

302
Me vendimin e senatit romak, në vitin 1658, u themelua Provinca ilire “Illyrii proprie dicti”.
Ky emërtim, pak më vonë, nga patriarkati ekumenik, u shënua si “Iliricum Sacrum” dhe deri në
shekullin IX, nga pikëpamja kishtare, ishte i lidhur me Vatikanin, ndonëse Iliriku, nga shekulli
IV pas erës sonë e deri në shekullin XIV, ishte pjesë e Bizantit. (Shih: John Antwerp Fine:
“Macedon, Illyria and Rome, 219-220”, (Journal of Roman Studie, 26/1936, faqe 24-39)
303
“Historia e popullit shqiptar”, vëllimi i parë, Tiranë, 2002, faqe 161.

120
qytetari romake, nga i ashtuquajtura “ager publicus” përfituan edhe vendësit, meqë
u krijuan ekonomitë e mëdha bujqësore, të quajtur latifonde. Ato gjendeshin pranë
rrugëve të mëdha dhe qyteteve nga ato furnizoheshin me prodhime bujqësore.
Bie në sy se latifondet nuk prekën gjithaq pjesët e brendshme të vendit, ku
edhe më tutje, në përputhje me marrëveshjet që kishte pushteti qendror i Romës
me fiset vendore dhe njësitë që u ishte pranuar statusi i autonomive, toka gjendej
në pronësi të bashkësive fisnore ose katundare, të cilat qeveriseshin në përputhje
me interesat e tyre, ku megjithatë, fjalën kryesore e kishin drejtuesit e feudeve, të
cilët ishin vendorë.
Me ndryshimin e rrethanave, pra kur nëpër viset e pushtuara do të fillojnë të
përshkohen rrugët që ato i lidhnin me pjesët e tjera, gjë që thyhej edhe mbyllja e
caktuar, vërehet pranimi i mënyrës së re të posedimit dhe të trajtimit të pronës
bujqësor, që do të nxjerrë latifondistë vendorë, të cilët do të përfshihen në sistemin e
përgjithshëm. Kështu, nga burimet romake bie në sy se latifonde të tilla të mëdha
shfaqen edhe në afërsi të Ulpianës, Skupit dhe në shumë pjesë të tjera të Dar-
danisë, ku njihen edhe patricët e parë nga radhët e parisë skllavopronare siç ishte
Pompan Atiku dhe familja Ture në Dardani dhe shumë e shumë të tjera të
ngjashme.304
Para se të kalohet te faktorët shoqërorë, ekonomikë e politikë, që prodhuan
rrethanat e reja, të cilat u shfaqën gjatë dhe pas pushtimeve romake nga mesi i
shekullit II para erës sonë e deri te fillimi i shekullit të parë pas erës sonë, pra kur
do të përmbyllet procesi i nënshtrimit të Ilirëve dhe Dardanëve nga Romakët, por
edhe i popujve të tjerë përreth, është e udhës që të pasqyrohet organizmi
administrativ i tyre në përbërje të Perandorisë Romake, me të cilën gjatë katër
shekujve të ardhshëm do të ndajnë fatet dhe madje do të kthehen në mbështetës
dhe së fundi edhe në mbrojtës të saj kryesorë. Kjo do të ndodhë, ngaqë ishte
arritur një shkallë kur perandoria sikur ishte kthyer në interes shoqëror të tyre
deri te përmasat identifikuese të tyre me të, që doemos duhej mbrojtur nga sfidat
që do t’u vijnë nga veriu nga depërtimet e barbarëve (Sllavëve, Avarëve dhe të
tjerëve), që për qëllim kishin rrënimin e qytetërimit të gjithmbarshëm të antikitetit
në themelet e të cilit qëndronin pikërisht stërgjyshërit e tyre Pellazgët, mbi të
cilin do të ndërtohet i gjithë helenizmi.
Me këtë rast, Para se të krijohej kjo vetëdije së cilës do t’i duhen rreth pesë
shekuj, duhet përkujtuar se hapësira ilire dhe ajo dardane në të, që u përfshi në
përbërje të Perandorisë së Romës pas luftërave të gjata kaloi nëpër një formë
304
“Historia e popullit shqiptar”, vëllimi i parë, Tiranë, 2002, faqe 162.

121
organizative që nisi nga fundi shekullit I para erës sonë e deri te shekulli i dytë
pas erës sonë, me ç’rast u krijua provinca e Ilirikut (Ilyrii proprie dicti). Në të u
përfshinë krahinat e Ilirisë Veriore. Provinca e Ilirikut përfshinte një territor
shumë të gjerë: në Veri arrinte deri në Danub, kurse në Jug deri te lumi Mat; në
lindje provinca e Ilirikut shtrihej deri në Bosfor.305
Përmbyllja e pushtimeve, që pasoi nga fillimet e shekullit të parë para erës
sonë, si dhe nevoja që në hapësirat e reja të përfilleshin realitetet etnike, ekono-
mike, por edhe të tjera, të cilat në njëfarë mënyre ruajnë karakteristikat e tyre të
njohura, siç ishin edhe në rrethanat e mbretërive dhe të shteteve ilire dhe atij të
Dardanisë, shtruan nevojën e një ndarjeje të re administrative. Me këtë rast, bie
në sy se Roma krijoi provincën e Mëzisë, ku u përfshi Dardania me gjithë
hapësirën e saj. Prej saj pas pak doli me një status si provincë më vete, të cilën
Dardania e pati gjatë gjithë kohës, meqë me të lidhej jo vetëm zhvillimi dhe
stabiliteti i perandorisë së Romës në këtë pjesë, por edhe mbrojtja nga sulmet
barbare nga Veriu (ato avare dhe sllave), ku ata do të kenë një rol të veçantë, siç
do ta kenë edhe me rastin e krijimi të Bizantit.
Pak më vonë, veçmas pas luftërave të viteve 6-9, të cilat ishin shumë të
ashpra dhe bënë që provinca e Ilirikut, për arsye strategjike, të mbikëqyrej më
lehtë, por edhe që të krijohen realitete të ndara etnike, të ndahet në dy sosh: në
veri u krijua provinca e Panonisë, ndërsa në jug ajo e Dalmacisë. Krahas këtyre
u krijua edhe provinca e Epirit, ku hynë krahinat ilire në jug të Vjosës, i gjithë
Epiri dhe Akamania e Etolia, në jug të tij.306
Provincat e nënshtruara e të paqësuara ishin të mbikëqyrura nga Senati
Romak, kurse provincat që kishin rëndësi strategjike, ku gjendja ishte e pasigurt
dhe ku kishte nevojë të mbaheshin reparte ushtarake, vareshin drejtpërdrejt nga
perandoria. Më vonë ky koncept do të ndikojë edhe në piramidën e drejtimit dhe
atë të administrimit perandorak, kur ajo e qendrës që drejtohej nga Roma, do të
kalojë te provincat, të cilat shfaqeshin si shtete në shtete, siç ishte rasti me
Dardaninë dhe disa të tjera të Ilirisë, prej nga ushtarakët me origjinë vendore, të
mbështetur pikërisht nga kjo forcë vendore, do të ngrihen në postin perandorak.
Me këtë pushteti faktik i saj vinte nga “periferia” dhe popujt dikur të nënshtruar,
ishin kthyer në popuj drejtues, nga sjellja e të cilëve do të varet edhe fati i saj,
fakt ky me të cilin justifikohet edhe ai kapërcimi që Ilirët nga të pushtuarit do të
305
Arnold Hugh Martin Jones: The Later Roman Empire 284–602. A Social, Economic and
Administrative Survey. Drei Bände durchgehend paginiert, Oxford 1964 (Nachdruck in zwei
Bänden, Baltimore 1986).
306
Po aty.

122
kthehen “në pushtues” të brendshëm të Perandorisë. Por, fillimisht në Iliri, pro-
vinca perandorake ishin Panonia, Dalmacia, Mëzia e Epirit, kurse Maqedonia
varej nga Senati.307
Në krye të provincave qëndronin sundimtarë të posaçëm, mëkëmbësit, të
cilët sipas rëndësisë së provincave ishin të rangjeve të ndryshme. Kështu, bëhet e
ditur se në provincën e Dalmacisë mbikëqyrësi ishte në rangun e konsullit (legatus,
Augusti propraetore). Provinca e Epirit hynte në grupin e provincave të dorës së
dytë dhe sundohej nga mëkëmbës që vinin nga shtresat e kalorësve romakë.
Kurse në krye të provincës së Maqedonisë qenë vënë senatorë në rangun e pro-
peratorit.308
Mëkëmbësit emëroheshin në administrimin e provincës për një vit. Ata
kishin edhe funksionin e lartë në gjyqësor dhe politikën fiskale. Në provincat ku
mbaheshin reparte ushtarake ata kishin në dorë edhe pushtetin ushtarak. Ata
kishin kuestorët, që merreshin me financat, kishte edhe prokurorët, të cilët kryenin
punë të rëndësishme në ushtri dhe gjyqe.
Me kohë kjo strukturë administrative, gjyqësore dhe ushtarake, e cila
kryesisht vinte nga “qendra”, pak nga pak plotësohet me vendorë, për të arritur
shkallën, ku ata, në disa pjesë, do të jenë përfaqësues të vetëm, meqë i të gjithë
sistemi administrativ, gjyqësor dhe ai ushtarak do të bjerë në dorë të tyre, që
megjithatë për parakusht kishte që vendorët të fitonin statusin e qytetarisë
romake, siç do të ndodhë, në të vërtetë, në vitin 212 pas erës sonë, kur perandori
Karakalla shpalli ediktin për këtë.
Vlen të përmendet se Perandoria Romake kishte edhe një sistem për vjeljen
e taksave, i cili ishte i ndërtuar mirë, që ato të rridhnin sa më shpejt në arkën e
shtetit. Taksa kryesore ishte ajo për tokën dhe për frymën (tributum soli dhe
tributum capital). Në fillim këto taksa paguanin vetëm “pelegrini” (të huajt), siç
quanin Romakët banorët vendës, por më vonë ato u shtrinë edhe për qytetarët
romakë të vendosur në provincat ilire dhe dardane. Një tjetër burim paraqitnin
edhe taksat doganore apo të kufirit, që paguheshin për disa mallra të importuara
që kalonin nëpër rrugët tokësore, lumore ose detare nga një njësi administrative-
doganore në tjetrën. Iliriku përbënte një njësi doganore më vete (portorium
Illyrici), në të cilën qenë përfshirë provinca e Dalmacisë, e Panonisë, e Mëzisë, e
Norikut dhe më vonë provinca e Dakisë.309

307
Shih Ylli, M: “Iliria dhe Epiri”, Tiranë 2007.
308
Shih Niebur, G. B: “The Roman History”, London 1827.
309
Shih Malden, H, “Histori Of Rom”, London 1830.

123
Perandoria e Romës nuk i merrte të gjitha taksat për vete. Një pjesë e tyre u
mbeteshin edhe provincave për t’u administruar në përputhje me nevojat e veta,
në radhë të parë, për përmirësimin e infrastrukturës së brendshme. Kjo kishte
rritur shumë edhe përqendrimin që ato të vileshin sa më mirë, meqë paraqisnin
edhe interes vendor. Madje, një pjesë e taksave të përgjithshme që i shkonte
Romës, kthehej për hapjen e rrugëve të reja të quajtura perandorake, që lidhnin
provincat e ndryshme të perandorisë, të cilat i ndihmuan dukshëm tregtisë dhe
qarkullimit të ideve.
Administrimi perandorak kishte lejuar edhe vetëadministrimin e brendshëm
të bashkisë të quajtur civitates. Në krye të civitates-ve ka pasur një prefekt (prae-
fectus civitatis), që vinte nga repartet ushtarake të afërta. Me kalimin e kohës,
Roma vendosi që prefektët të vinin nga përfaqësuesit e shtresës vendore, pra nga
paria, e cila kishte marrë qytetarinë romake. Ata janë quajtur praeposit (kryetarë).
Praepositët kanë pasur edhe një këshill fisnor, i përbërë nga përfaqësues të
ndryshëm të parisë vendore - principies, prej nga bëhet e ditur se nga gjiri i saj
kanë dalë më vonë ata që bënë përpjekje për të mëkëmbur perandorinë e hershme
romake dhe për të mbajtur gjallë skllavopronarinë që ishte në shthurje e sipër.310
Për t’u përmbyllur pamja sado e rrudhur e asaj çfarë paraqiste administrata
romake në viset ilire dhe dardane dhe mbi çfarë bazash veproi, është e udhës të
thuhet se organizimi romak në krahinat e mëdha gjuhësore-administrative, të
quajtura kuvende (convetus provinciae), po ashtu ishte formë e qeverisjes së
brendshme, e cila kishte për qëllim që Ilirët dhe Dardanët t’i tërhiqnin në jetën e
shtetit romak. Kjo do të tregohet e suksesshme, kur dihet se një pjesë e madhe e
Ilirëve dhe Dardanëve brenda një kohe të shkurtër iu nënshtruan këtij sistemi
duke e kthyer në një instrument të rëndësishëm për të depërtuar në hierarkinë më
të lartë administrative, politike dhe ushtarake të perandorisë për të arritur edhe
në fronin e perandorit. Këto kuvende, jo vetëm që nxirrnin parinë e vendit, por
ato po ashtu zgjidhnin për një vit kryetarin e kuvendit dhe priftin e kultit të
perandorit.
Në këto rrethana mund të thuhet se në viset ilire dhe dardane popullsia u
përfshi me të madhe në jetën e administratës shtetërore, të ushtrisë dhe në atë
ekonomike, meqë ashtu merrte përsipër edhe fatet e veta, së paku, ato që kishin
të bënin me çështjet vendore.
Kjo e fundit filloi me ekonomitë e mëdha bujqësore, latifondet, me çka u
krijuan mundësitë e mira për prodhime bujqësore, por edhe për përfitime, meqë
310
“Historia e Popullit Shqiptar” I, Tiranë, 2002, faqe 168.

124
ekonomitë bujqësore furnizonin qendrat e mëdha, por edhe vetë shtetin, i cili
kishte nevoja për to. Kjo bëri që të zhvillohet edhe tregtia, ku krahas prodhimeve
bujqësore, qarkullonin edhe mallra të tjera të ndryshme, të cilat, në saje të rrugëve
të reja dhe sigurisë që kishin karvanët, ato kalonin lirshëm nga njëra pjesë e
Perandorisë në tjetrën.311
Ndër këto arterie të mëdha dhe të rëndësishme gjithsesi duhet dalluar ato që
shkonin prej bregdetit në brendësi (në drejtimet Salona-Sirminium, Narona
Sirminium, Jader-Suiscia) dhe shumë të tjera nga që nga Senia, Epidaurumi,
Scodra dhe qytete të tjera që çonin kah pellgu danubian dhe më tutje kah Lindja,
ose nëpër bregdet prej Tergeste nëpër Tarsatikë deri në Jader, Naronë dhe në jug
deri në Dyrrhachion dhe më tutje kah Greqia. Pjesërisht nëpër territoret ilire
kalonte edhe Via Egnatia, e njohur si një nga rrugët më të njohura romake jashtë
Italisë, që shkonte prej Dyrrchachiumit dhe Apollonisë deri në Selanik dhe e
ndërtuan Romakët në vijën e rrugës së lashtë nëpër të cilën qysh prej neolitit e
tutje shkonin ndikimet kulturore prej lindjes kah Adriatiku dhe anasjelltas. Një
rrugë tjetër transrajonale me një rëndësi të madhe për vendet ilire dhe dardane
ishte ajo që niste nga bregdeti jugor i Adriatikut, kalonte nëpër Lis, kapërcente
Drinin dhe dilte në Dardani duke arritur në Naissus (Nishi) prej nga pastaj lidhej
me rrugën që vinte nga Veriu (Danubi) nga Singiduni e Viminaici që mbaronte
në Thesalonikis. 312
Krahas ndërtimit të rrugëve të reja si dhe ngjalljes së atyre antike, që lidhnin
pjesët perëndimore me ato lindore të perandorisë, perandoria mori masa që të
aktivizonte edhe rrugët ujore nëpër lumenj nëpër të cilat do të mund të qarkullo-
nin mallrat më lehtë. Kështu, Drini ishte i lundrueshëm në drejtim të Strabonit e
deri te Dardania, ndërsa, rrugët ujore shkonin edhe në drejtim të Naissusit.313
Këto zhvillime ekonomike sollën ndryshime edhe në jetën qytetare të krahi-
nave ilire dhe atyre dardane, të cilat, të shumtën vetëqeveriseshin. Kështu, krahas
qendrave kryesore krahinore, lulëzuan edhe qytetet tjera, veçmas ato bregdetare,
por edhe ato në pjesën kontinentale që lidhnin kalimet e rëndësishme. Edhe këtu
rrugët patën një rëndësi të madhe, sepse nëpër to kalonin mallrat tregtare dhe pos-
311
Për rrugët në provincën romake, Ilirik, në Maqedoni, Panoni dhe në Mëzi, shih veçmas: Philipp
Ballif: “Römische Strassen i n Bosnien und der Hercegovina”, Wien, 1893; Anton Mollinary: „Die
Römerstrassen in der europiäischen Türkei“, Zagreb, 1914; Esad Pašalic: „Antićka naselja i komu-
nikacije u Bosni i Hercegovini“, Sarajevo, 1960; Anton Premerstein – Simon Rutar: „Römische
Strassen und befestigungen in Kraina“,Wien, 1899; Petrović, Vladimir: ”Dardania u rimskim
itinerarima”, Beograd, 2007.
312
Stipçevic, Aleksandër: “Ilirët”, Prishtinë, 1980, faqe 72.
313
Shih: Strabon: “Geografia”,VII, f. 5,7.

125
ta, nëpër ato rrugë, kalonin të gjitha frytet e qytetërimit romak, të cilat mund të
thuhet se do të kenë një rol të rëndësishëm edhe në procesin e romanizimit të një
pjese të mirë të tokave ilire dhe dardane edhe në pjesët kontinentale. Andaj, në
këto rrethana qendrat vendore ishin ato që të parat hetuan ndryshimet dhe ishte e
natyrshme që patën një zhvillim të ndjeshëm, pse krahas rëndësisë administrative
dhe ushtarake, ato njëherësh u kthyen edhe në akumuluese të një pjese të mirë të
popullatës, e cila zbriste nga fortesat e dikurshme malore dhe vendbanimet e
largëta, të cilat kishin mbetur të shkëputura, për ta derdhur energjinë e vet në një
hapësirë urbane, me anën e së cilës krijonte edhe perspektivën më të mirë.
Forcimi i qendrave të reja urbane, ku vërehej mënyra romake e jetës, meqë
ato u nënshtroheshin modeleve perandorake, pastaj humbja e rëndësisë së disa
vendbanimeve të fortifikuara në pjesët kodrinore-malore, megjithatë nuk ua
humbi rëndësinë shumë qyteteve ilire, veçmas atyre bregdetare, të cilat ruajtën
qeverisjen autonome bashkë me traditat sociokulturore, ku madje preheshin edhe
monedhat e tyre deri nga fillim të shekullit III të erës sonë. Ndër këto ishin
Apolonia, Amantia, Foinika, Skupi dhe Naissus në Dardani e të tjera.
Në këto qytete, krahas kolonëve, ushtarakëve kolonë dhe italikëve kolonë,
që do të fillojnë të vendosen në qytetet e rëndësishme ilire dhe dardane si treg-
tarë, ndërmarrës ose administratorë, të cilët përbënin atë që tashmë paraqitej si
elitë nga radhët e qytetarisë romake, shfaqeshin edhe Ilirët dhe Dardanët e pasur,
numri i të cilëve sa vinte e rritej, që i takonin shtresës skllavopronare ose parisë
së vjetër fisnore. Meqë kishin marrë qytetarinë romake, kishin fituar edhe të
drejtën që të futen në elitën e vendit.
Këtu, në të vërtetë, e ka prejardhjen fillimi i përfshirjes së Ilirëve dhe Dar-
danëve në hierarkinë e lartë qeverisëse dhe administrative të Perandorisë, ku shumë
prej tyre do të përfshihen në jetën ekonomike, shoqërore, politike por edhe atë
kulturore të vendit deri në nivelet më të larta ushtarake dhe politike, rrugë kjo e
suksesshme, që do të kurorëzohet edhe me arritjen deri te fronin perandorak.
Natyrisht se ky zhvillim nuk do të mund të ishte i përmasave të gjera dhe,
po ashtu nuk do të mund të ishte i thellë për nga pikëpamja shoqërore, eko-
nomike, kulturore dhe politike madje, po qe se nuk do të ishte me vulën e
qytetarisë së lirë, që do të përfshinte një pjesë të mirë të popullsisë, e cila nga ky
status, në radhë të parë përfitonte, nga pikëpamja shoqërore dhe ekonomike, por
edhe ajo politike.
Edhe pse Perandoria Romake pas zgjerimeve në lindje dhe perëndim do të
ruajë elementet e shoqërisë skllavopronare dhe, në njëfarë mase, në disa segmente

126
atë do ta thellojë, megjithatë në pjesët e Ilirikut dhe të Dardanisë, popullatës do t’i
ofrohet statusi i popullsisë së lirë, që përbënte një parakusht të rëndësishëm që të
fitonte atë të qytetarisë romake, status ky që kalonte nëpër atë me të drejta qyte-
tare. Të tillë do të jenë pronarët e vegjël të tokave, zejtarët dhe tregtarët e shumtë.
Bëhet e ditur se në krahinat ilire dhe ato dardane, krahas qyteteve-koloni, të cilat
ofronin mundësi të mira zhvillimi dhe ngritjeje për shtresat e dalluara shoqërore
prej nga ato mund të kyçeshin në jetën e gjerë perandorake, do të jenë të ashtu-
quajturat municipe, si qendër - banimesh lokale, të cilat do të krijojnë bërthamën e
popullatës së lirë, ku ajo gjente interesat e veta ekonomike, por edhe shoqërore e
kulturore njëherësh.
Municipet kanë pasur një vetëqeverisje të rëndësishme vendore, ku tregtarët,
zejtarët dhe të tjerët që përfshiheshin në këto veprimtari ekonomike vendosnin për
interesat e tyre, meqë u mbetej edhe një pjesë e taksave që ta përdornin për nevojat
e tyre. Municipe ka pasur edhe në vise të brendshme, disa prej të cilave kanë qenë
të lidhura me minierat, të cilave perandoria u ka kushtuar rëndësi të madhe, meqë
prej tyre siguronte sasi të mëdha mineralesh. Si të tilla, ato i nënshtroheshin një
mbikëqyrje të përhershme ushtarake. Një municip i tillë, krahas Naisusit, ka qenë
edhe Ulpiana në Dardani (afër Prishtinës). 314 E ngritur në këtë rang në fillim të
shekullit II të erës sonë. Më pas, të njëjtën shkallë do ta fitojë edhe vendbanimi i
Soçanicës (Municipium Dardanorum), por asaj shpejt do t’i humbet rëndësia,
ngaqë pas reformave të Aurelianit, kur pas shkëputjes nga Mezia, u fuqizua provin-
ca e Dardanisë, Ulpiana, në vitin 343, u kthye në qendër të peshkopatës.315
Krahas municipeve, disa prej të cilave, në saje të zhvillimit ekonomik, u ngri-
tën në bashkësi qytete të rangut romak të një rëndësie të veçantë ushtarake, siç
ndodhi me Skupin,316 në Iliri dhe Dardani vërehet edhe prania e qendër-banimeve
314
Ulpiana njëhet si njëra ndër qendrat kyçe që lidhte rrugët midis Lindjes dhe Perëndimit. Gjur-
mët e para të civilizimit në Ulpianë janë dëshmuar nga periudha e hershme parahistorike, ndërsa
formën e urbanizuar Ulpiana e arrin në fund të shekullit të parë të erës sonë. Gjatë periudhës romake,
ishte njëra ndër qendrat kryesore ndërlidhëse midis Konstantinoplit dhe Romës dhe pranë saj bëhej
kryqëzimi i rrugëve që lidhnin dertin Adriatik me detin Egje dhe tërthorazi edhe me Detin e Zi. Në
vtin 169 pas erës sonë Ulpiana fiton statusin e muncipit (Muncipium Ulpianium), ndërsa zhvillimin
më të madh e ka arritur në periudhën në mes të shekujve III dhe IV pas erës sonë, kur ajo do të
shndërrohet në një qendër të fortë ekonomike, kulturore por edhe politike. Për këtë flet edhe statusi
Municipin Splendissima. Në atë kohë Ulpiana kishte rrugë të drejta, ujësjellës si dhe objekte publike,
sarkale. Gjatë kohës së perandorit Justinian, në shekullin VI, riemërohet Justiniana Seconda.
315
Petrović, Vladimir: “Dardania u rimskim itinerarima - gradovi i naselja”, Beograd 2007. Fq 97.
316
Skupi, njëri ndër qytetet më të rëndësishme të Dardanisë antike, që e përmend edhe Ptolemeu,
dhe sipas të gjitha gjasave gjatë kohës romake do të ketë qenë edhe qendra administrative e
provncës së Dardanisë, në kohën e perandorit Vespazian u kthye në një koloni të madhe
ushtarake romake, në të cilën ishin të vendosur veteranët të legisë VII të Klaudios. Ndër këta

127
të fortifikuara, të cilat u quajtën castella ose opida (kështjella apo qyteza), banorët
e të cilave fillimisht nuk kishin të drejtën e qytetarisë romake, por më vonë, pas
ediktit të Karakallës të vitit 212, edhe atyre do t’u jepet kjo e drejtë, e cila do të
ndikojë për të mirë në statusin e tyre shoqëror dhe ekonomik. Në këto kështjella e
qyteza, të shumtën, shfaqeshin si qendra të njësive të brendshme të civitateve, ku
gjendej paria vendase dhe autoritetet provinciale të perandorisë, të cilat për
shumë-çka ishin të pavarura.317
Ruajtja e vendbanimeve të fortifikuara në disa krahina ilire dhe veçmas në
Dardani, ku në të vërtetë, u ruajt dhe u forcua, ai që në njëfarë mënyre mund të
quhet identitet etnik, por tash jashtë shkapërderdhjeve të njohura fisnore që e
karakterizonte Ilirikun pararomak, ka të bëjë me një strukturë të caktuar urbane,
karakteristike për vendet kontinentale, ku gërshetohen elementet shoqërore me
ato të sigurisë, të cilat kishin rëndësi për perandorinë, e cila në ato pjesë do të
përballej me sulmet e ndryshme dhe të shumta të popujve barbarë që vinin nga
Lindja dhe herë pas herë futeshin në hapësirën perandorake duke e rrezikuar me
të madhe sigurinë e saj si dhe mirëvajtjen e jetës ekonomike. Shikuar nga kjo
pikëpamje, edhe në rrethanat e reja perandorake, Dardania do të ruajë shumëçka
nga mënyra e jetës, meqë kjo i shkonte për shtati edhe Perandorisë Romake, e
cila këtë provincë, që fillimisht e kishte përfshirë në atë të Mëzisë së epërme apo
superiore, që më vonë të shfaqet si provincë më vete, e vlerësonte si shumë të
rëndësishme nga pikëpamja e sigurisë.318
Ajo pos që lidhte pjesët lindore me ato jugore dhe perëndimore të Ilirisë dhe
të Maqedonisë me Greqinë, njëherësh lidhte edhe ato qendrore me veriun deri në
Danub, duke mbikëqyrur kështu rrjedhat kryesore të lumenjve (Moravë, Ibër,
Drin dhe Vardar), siç lidhte edhe rrugët perandorake që shkonin nga lindja në

veteranë, të cilët, në kohën e Mark Aurelit do të fitojnë të drejtën e qytetarisë romake, një pjesë e
mirë e tyre ishin me prejardhje nga Skupi. Prejardhja e tyre dardane dëshmohet me emrat
karakteristik dardanë: Bithus, Daizo, Dassius, Metrius, Mestula, Sauso e të tjerë. (Shih: Mirdirta,
Zef: “Studime dardane”, Prishtinë, 1978; Petrović, V: “Dardania u rimskim itinerarima”,
Beograd 2007, faqe 105).
317
Petrović, V: “Dardania u rimskim itinerarima”, Beograd 2007, faqe faqe 98.
318
Më gjerësisht rreth paraqitjes së Dardanisë si provincë në vete, në kohën e Aurelianit, nga
fillimet e shekullit IV pas erës sonë shih: M. Fukss: “Moesie”, PWRE XIV, 1928, col. 2389-
2390. Sipas këtij autori kufijtë administrativë dhe të provincës së Dardanisë gjatë kohës së
Perandorisë Romake, ishin dukshëm më të ngushtë se ata etnikë, por që megjithatë në perëndim
përfshinin pjesët nga malet e Sharit e deri përtej Nishit, ndërsa në veri shkonin rrjedhës së lumit
Ibër dhe Morava Jugore deri tutje Moravës Perëndimore duke përfshirë krahinën e Timokut që
shkonte deri në Daki, ndërsa në jug shtrihej nga derdhja e epërme e Vardarit deri në Vodno dhe
më në jug te Byzolorsi (Velesi i sotëm në Maqedoni).

128
perëndim dhe anasjelltas, por edhe ato që në Ulpianë ose Naissus (Nish) degëzo-
heshin për në Lindje apo Juglindje.
Prandaj, urbanizimi i Dardanisë në rrethanat e pushtimit romak, i nënshtruar
më pak zbatimit të politikës “Pax romana” e më shumë ruajtjes së bazës ekono-
mike dhe shoqërore, kishte qëllim mbajtjen e elementit autokton në kuadër të
strukturave të tij të kahershme, të cilat do t’u hynin në punë edhe atyre peran-
dorake të natyrës ekonomike, por edhe më shumë atyre strategjike.
Këtë e vërtetojnë edhe dëshmitë e ndryshme arkeologjike në hapësirën e
Dardanisë (edhe pse besohet se shumëçka e tyre ka mbetur e pazbuluar dhe e pa
hulumtuar), siç janë ato në Therandë (Suha Reka e dikurshme,319Municipium
DD Soçanica), ku shihet vazhdimësia topike dhe ajo etnokulturore.320
Nga këto hulumtime mund të kuptohet se elementet autoktone të vendba-
nimeve protourbane në masë të madhe ruhen edhe në kohën e puqjeve me elemen-
tet e huaja, veçmas të atyre urbane, që vinin nga Roma, që i nënshtroheshin koncep-
tit strategjik dhe ekonomik perandorak. Dardania si vend entitet i veçantë, kishte
një rëndësi të madhe, gjë që më së miri do të pasqyrohet me statusin administrativ
dhe politik si provincë më vete, që do ta fitojë kur Perandoria do bindet se kjo pjesë
ruante çelësin e sigurisë së pranisë së saj në këtë nyje rajonale. Kjo shihet qartë te
mënyra e zhvillimit të sistemit të vendbanimeve të tipit castella, urues, stationes,
villae, canaboe (Timocum minus e Timocum maius te Knjazhevci në Serbinë e
sotme), që kanë qenë subordinuar për qëllime ekonomike dhe strategjike.321
Megjithatë, karakteristika themelore e urbanizimit të trevave të Dardanisë,
së paku sa u përket shekujve III dhe IV të erës sonë, shihet në faktin se
vendbanimet, siç bëhet e ditur nga të dhënat e itinerareve, janë të përqendruara
gjatë rrugëve dhe në regjionet e pasura me xeherore (Ulpiana, Municipium DD
te Soçanica), kurse nga ana tjetër vetë themelimi i tyre, duke përfshirë edhe
koloninë Scupi, nuk është bërë në bazë të deduksionit. Paraqitja e këtyre tri
qendrave në pjesën qendrore të Dardanisë bashkë me Naissus322 dhe Arribantion
319
Më gjerësisht shih: N. Slavković-Đjurić: “Ilirski tumuli kod Suve Reke”, në GMKiM.
IX/1964, faqe 537-549; E. Cerskov: “Municipium DD kod Soçanice”, Prishtinë-Beograd, 1970;
Esad Pašalić: “Period vladavine do kraja III vjeka naše ere”, në “Kulturna istorija Bosnje i
Hercegovine”, 186-187; M. Suić: “Problems de Palegenese et d’urbanisation des centrues
illyriens”, në St. Alb.X (2) 1973, faqe 105-116.
320
Mirdita, Zef: “Studime dardane”, Prishtinë, 1979, faqe 112.
321
Po aty, faqe 113.
322
Naissus (Nishi i sotëm), paraqet njërin ndër qytetet më të rëndësishme dardane nga antikiteti i
hershëm, që si i tillë zihet ngojë edhe nga Ptolemeu. Si vendbanim, Naissusi përmendet në
shekullin III para erës sonë. Sipas disa të dhënave ky vendbanim, midis shekujve III dhe II para
erës sonë ishte një pikë e pashmangshme konfrontimesh midis Dardanëve dhe Skordikëve.

129
në pjesën lindore nuk do të thotë se vetëm këto katër-pesë qytete kanë paraqitur
reliefin urban dhe administrativ të Dardanisë. Kështu, në rrugën Naissus – Ulpianë
kemi vendbanimin e njohur antik Vicijanum323, si dhe Therandën324 në pjesën
perëndimore që këtë hapësirë, nëpër pjesët malore, e lidh me Skupin. Përkundrazi,
ato janë të pashmangshme në të gjitha kronikat dhe hartat, se janë pararomake,
pra që vijnë nga koha e antikitetit klasik (shekujt VII-I) para erës sonë, duke e
ruajtur vazhdimësinë e tyre në saje të rëndësisë që kishin. Nga burime romake
mësohet se edhe rrafshi i Dukagjinit dhe pjesët e tjera kishte qytete, kështjella
dhe vende të tjera me tretmanin e bashkësive fisnore municipale, gjegjësisht
civitates, ku tashmë në saje të materialeve epigrafike janë dëshmuar dy në trevën
Sopjinë-Popovljan-Mushitishtë, 18 kilometra në verilindje të Prizrenit325, dhe
tjetri te Dërsniku i Ulët, në afërsi të Klinës.326 Po ashtu, bëhet e ditur edhe për një
qendër municipiale me karakter civitas në rrafshin e Kosovës, diku në afërsi të
Kllokotit, jo larg Vitisë, burimet termale të së cilës kanë qenë të njohura që në
antikë dhe, po ashtu bëhet e ditur edhe për disa qendra të tjera civitates edhe në
viset e tjera të Dardanisë, siç ishin ato territoriale fisnore, njëra në trevën e
Leshakut të sotëm, tjetra në luginën e Kumanovës, kurse e treta e Moravës Jugore
me qendrën kryesore në Davidoc,327 qendra këto të natyrës administrativo-
juridike (ordo decurionum duoviri iure dicundo), në të cilat popullsia vendase ka
Naisus do të bjerë në duar të Romakëve pas humbjes përfundimtare të Dardanëve, ndërkohë që
sipas disa burimeve romake në kohën e Tiberit ai do të kthehet në një koloni ushtarake prej nga
trupat romake dërgoheshin për në Lindje. Në kohën e Augustitaty do të qëndrojnë Legjioni IV
skit dhe ai V maqedon. Në mesin e shekullit II, Naissus në kohën e luftërave narkomane ishte
qendra e mbrojtjes së Dardanisë veriore. Aty u formua dhe qendroi kohorta Aurelit I Dardanorum
si dhe kohorta e parë e Dardanëve. Këto kohorte, pos tjerash, kishin për detyrë transportin e
mineraleve, ruajtjen e xeheroreve në Dardani si dhe sigurimin e rrugëve që çonin nga Danubi për
në Skup dhe Lisus si dhe rrugëve të tjera drejt lindjes. Në afërsi të Naissusit, si suburbium
(paralarje) ishte dhe Mediana, një rezidencë antike.
323
Vicijanum (Vushtria e sotme), sipas itinerareve romake ishte 79 milje ose 117 km larg
Naissusit në drejtim të Lisusit dhe fare në afërsi të Ulpijanës. Ky vendbanim kishte një rëndësi
ushtarake, por edhe ekonomike, meqë lidhte rrugët e luginës së Ibrit në veri, por edhe ato që në
jug shkonin për në Skup dhe Lisus, si dhe një rrugë tjetër kah perëndimi, nëpërmes Sribinit
(Foqës) për në pjesën e Neretvës në Adriatik.
324
Theranda, vendbanim i cili mund të lidhet edhe me Thermidova që e përmend Ptolemej, po
ashtu paraqet një qendër të rëndësishme antike. Sipas tabelave romake ajo ishtte 104 milje (154
km) larg Naissusit (Nishit). Ubikacioni i saj lidhet me trekëndëshin midis Suharekës së sotme,
Lubizhdës dhe Prizrenit. Në të ishin të stacionuar legjioni VII i Klaudit dhe legjioni IV i
Flavijes.
325
E. Čerskov: “Rimljani na Kosovu i Metohiji”, Begorad, 1969, faqe 40-41, cituar sipas
Mirëdita Zef: “Studime dardane”, Prishtinë, 1979, faqe 115.
326
Po aty, faqe 116.
327
Ivan Mikulčić: “Teritoria Skupa”, Shkup, 1971.

130
jetuar larg ndikimit të romanizimit, gjë që kjo ka penguar jo vetëm romanizimin,
por edhe përfshirjen e tyre të gjerë në dinamikën e zhvillimit shoqëror dhe
politik perandorak, siç ndodhte me krahinat tjera. Në formimin e një sistemi të
tillë administrativ ka ndikuar gjithsesi jo vetëm faktori gjeografik, por edhe vetë
politika pragmatike e jashtme romake e cila kurrë nuk ka shkuar drejt shkatërrimit
të strukturës socio-ekonomike të popullatës vendase, pastaj edhe të adaptimit të saj
në sistemin politiko-juridik romak. Kështu që, këto civitates peregrinorum janë
përbërë nga njësi të vogla socio ekonomike, që janë quajtur pagi dhe vici. Gjer-
sa pagi kanë qenë njësi të caktuara farefisnore, vici  kanë qenë rrrethe të përbërë
nga disa njësi territoriale që si qendra kryesore – civitates – kanë përfaqësuar
qendrat politike dhe ekonomike. Për ekzistimin e tyre flet materiali epigrafik, siç
janë: vicus Titus, vicus Zatidis, vicus Perdica, që nuk jemi në gjendje për t`i
identifikuar dhe lokalizuar, për dallim nga vicus Cavadinus, që mendohet se do të
mund të kërkohej diku te Scupi, respektivisht te Kavgalia, dhe vicus Dasa, për të
cilin materiali epigrafik ekskluzivisht thotë se gjendej në provincën e Municipium
Ulpianum, që gjendet 7 km në jug të Prishtinës, jo larg nga fshati Graçanicë, është
ngritur në rangun e municipiumit romak në kohën e perandorit Trajan, ndër-
sa Municipium te Dërsniku dhe Muicipium DD, emrat e të cilëve nuk njihen, janë
ngritur në rangun e municipiumeve romake në kohën e perandorit Hadrian. Në
këtë administrim municipial është shquar një shtresë e hollë e shoqërisë që
gëzonte privilegje të ndryshme për shërbesën e tyre. Ishin këta anëtarët e këshillit
vendor qytetar, respektivisht ordo decurionum.328
Këtu, gjithsesi duhet parë strategjinë e Romës, që në këto pjesë të ruhet
etnosi vendor (pra ai autokton dardan), meqë vetëm ashtu ai mbahej i lidhur për
tokën e vet dhe ambientin, e me këtë provincës i ruhej aftësia mbrojtëse, që më
vonë, në rrethanat e plasaritjeve të brendshme dhe sulmeve barbare nga veriu, do
të tregohet vendimtare për mbijetimin e mëtutjeshëm të Perandorisë, qoftë edhe
në formën e Bizantit, që do të shfaqet nga shekulli V pas erës sonë e tutje, i cili
edhe për afër dhjetë shekuj do t’ia ruajë ngrehinën civilizimit perëndimor në
këto pjesë.

ELEMENTIT USHTARAK ILIR-DARDAN NË PERANDORINË E ROMËS

328
Mirdita, Zef: “ Kosovo od prapovijesti do kasne antike” te Prilozi instituta za arheologoiju u Zagrebu,
Zagreb 1997, fq. 167-178. 

131
Elementi ushtarak në Perandorinë e Romës, rëndom ishte i zgjedhur dhe me
prejardhje nga shtresa që gëzonte statusin e qytetarisë romake. Në rrethanat, kur
pas ediktit të perandorit Karakalla, në shekullin dy pas erës sonë, ky status do t’u
jepet edhe banorëve të Ilirikut, vërehet një përfshirje e madhe e elementit vendës
(Ilirëve, Dardanëve, Maqedonëve dhe e të tjerëve), në strukturat ushtarake peran-
dorake. Nuk do të vonojë dhe shumë prej tyre, në saje të aftësive ushtarake, do të
ngrihen në postet më të larta ushtarake të Perandorisë.
Këtu hapet edhe çështja e rolit të faktorit ushtarak në përhapjen e
qytetërimit romak në mesin e Ilirëve dhe të Dardanëve, por edhe të romanizimit
të kësaj popullate në përgjithësi në përmasat që njohim.
Duhet thënë se ushtria romake, në saje të luftërave të gjata me Ilirët, Dar-
danët dhe Maqedonasit, ishte faktori kryesor që u hapi rrugë pushtimeve të
mëtutjeshme e përcjellë me vendosjen e infrastrukturës së gjithëmbarshme admi-
nistrative, shoqërore dhe politike në viset e pushtuara. Kështu, ushtria romake
shfaqet edhe në rolin e garantuesit të sigurisë, si një sistem kompleks, në të cilin
u përfshinë Ilirët, Dardanët dhe të tjerët, prej nga ata, një ditë, do të kthehen në
faktorë të saj kryesorë. Pra, ushtria romake, legjionet e shumta të së cilës do të
vendosen në afërsi të qyteteve-kolone, por edhe të vendbanimeve të tjera të
rëndësishme anembanë vendit, siç dihet, do të marrin pjesë edhe në jetën shoqe-
rore dhe ekonomike të vendit nga faktori i sigurisë, që ishte në fillim, deri te ai
drejtues i perandorisë (nga mesi i shekullit të dytë e këndej), kur pjesa më e
madhe e perandorëve do të vijnë nga kasta ushtarake, të shumtën me prejardhje
nga viset ilire dhe ato dardane.
Kjo klasë e fuqishme ishte reprezentues i qytetarisë romake, por njëherësh
edhe ndërlidhësja e parë me popullatën vendore, atë ilire dhe dardane, për faktin
se ua hapi dyert shumë e shumë të rinjve për t’u bërë pjesë e saj. Roma, e cila e
dinte se çfarë ishin aftësitë ushtarake të Ilirëve dhe të Dardanëve, me të cilët prej
më shumë se një shekulli ishte ballafaquar në shumë e shumë beteja të përgjak-
shme, ishte e prirë që fuqinë e tyre ta përfshinte në radhët e veta dhe me anën e
saj të shkonte tutje në kërkim të rritjes së hapësirave perandorake në Lindje e në
Jug dhe kudo. Kështu, përfshirja e shumë Ilirëve dhe Dardanëve në përbërje të
ushtrisë perandorake, qëndrimi i tyre në provincat e tjera të Perandorisë, larg nga
atdheu, bëri që ata shpejt të mësojnë gjuhën zyrtare të ushtrisë - latinishten, si
dhe të njohin shumë gjëra të reja, pa përjashtuar këtu marrëdhëniet shoqërore
dhe ato kulturore që mundësonin lidhjet e përziera familjare, të cilat ishin të
natyrshme kundruall rrethanave të tilla. Taciti bën të ditur se Ilirët për nga numri

132
ishin me shumicë në marinën romake, si në atë me qendër në Misenum të detit
Tiren, ashtu edhe në atë me seli në Ravenë, në Adriatik.329
Ato që thoshte Taciti rreth shumicës ilire në marinën romake vlejnë edhe
për pjesëmarrjen e tyre në strukturën e gjithëmbarshme të ushtrisë perandorake
dhe, kjo u dha mundësi që të ngrihen edhe në hierarkinë e saj komanduese, prej
nga ata ia dolën që të ngrihen në elitë shoqërore dhe politike të qytetarisë
romake ndër më të dalluarat dhe më të rëndësishmet për të arritur edhe pozitën e
peran-dorëve të fuqishëm, të cilët do të mbesin të njohur për reformat e
brendshme ekonomike dhe politike, por edhe për përpjekjet që Perandoria të
mbrohet nga sulmet e barbarëve që vinin nga veriu.
Sidoqoftë, në këto rrethana, shfaqja e perandorëve nga radhët e ushtrisë
shënonte rënien e autoritetit të institucioneve shtetërore si dhe të atyre të qyteta-
risë romake (Senatit dhe legjislacionit) në dobi të autoritetit të provincave,
veçmas atyre në Iliri dhe pjesët e tjera lindore, ku ushtarakët të shumtën me
origjinë vendore, shfaqeshin si autoritet kryesorë, që siguronin Perandorinë nga
sulmet që i vinin nga jashtë, por njëherësh mbikëqyrnin edhe pushtetin vendor
nëpër provinca, i cili bëhej gjithnjë e më i pavarur nga autoriteti i qendrës. Ky
ndryshim i madh për pasojë kishte krizën ekonomike që njëherësh ishte edhe
krizë e sistemit skllavopronar në shthurje e sipër.
Në këto rrethana, si do të shihet, roli dhe fjala e ushtarakëve do të jetë
kryesore, me çka mund të thuhet se fillon marrja e drejtimit të Perandorisë nga
“njerëzit e provincave”, të shumtën Ilirë dhe Dardanë, të cilët nuk mund të ishin
tjetër pos ushtarakë, meqë aty ata ishin dominues në saje të fuqisë që kishin dhe
mbështetjes së vendorëve, e cila bëhej gjithnjë e më domethënëse në përputhje
me thellimin e krizës së brendshme dhe nga shkalla e rrezikimit nga jashtë që
vinte nga sulmet barbare.
Kështu, i pari Ilir në mesin e perandorëve të Romës ishte Deci, i cili drejtoi
Perandorinë nga viti 240-251. Ai kishte origjinë nga Babalia në Panoni, në
Ilirikun e Veriut. Thuhet se trupat e komanduar prej tij e detyruan që të pranonte
fronin e perandorit.330 Gjatë sundimit të tij të shkurtë u mor kryesisht me luftën
kundër pushtuesve gotë.
Klaudi II ishte një ushtarak tjetër i lartë ilir, i cili u vu nga ushtria në fronin
perandorak (262-264). Ai u dallua në luftërat e suksesshme kundër Gotëve, pra-

329
Taciti, cituar sipas Aleksandër Stipçeviq: “Ilirët”, Prishtinë, 1980, faqe 73.
330
Edwien, Jaques: “Shqiptarët”, Tiranë, 2007, faqe 150.

133
ndaj për këtë shkak u quajt edhe “Gothicus”. Klaudi ishte me origjinë nga një
familje jo fort e njohur nga Dardania.331
Gjatë kohës që një Cezar i zënë në fushatat e gjata ushtarake në Persi apo
Spanjë dhe barbarët kërcënonin Perandorinë e mbetur pa udhëheqës, ndodhte, në
raste të veçanta, që një legjion ta shpallte gjeneralin e vet perandor. Kështu, në
vitin 267 të erës sonë, Aureli u shpall perandor nga legjionet e tij në Iliri. Menjëherë
ai vuri në zotërim Italinë Veriore, por u vra në një betejë një vit më vonë.332
Edhe pasardhësi i tij, Aureliani ilir (270-275), nga Sirmiumi, ishte ndër peran-
dorët më të suksesshëm. Ishte në fron për pesë vjet, por aq shumë bëri për
forcimin e perandorisë saqë u quajt “Resittutor Orbis” (restaurues i botës).
Një perandor tjetër Ilir, nga elita ushtarake, ishte Mark Aurel Probi (276-
282), i cili po ashtu kishte prejardhje nga Sirmiana, në Panoni, në kufirin verior
të Ilirikut. Në saje të zotësisë së tij ushtarake perandori Taciti e emëroi guvernator të
Lindjes. Me vdekjen e perandorit ushtritë sirmiane e detyruan që ta pranonte
emërimin. U konfirmua me entuziazëm nga Senati, populli dhe legjionet. Ishte ndër
perandorët më të suksesshëm, i cili ia doli që të siguronte Perandorinë nga sulmet
barbare dhe njëherësh, në saje të investimeve publike, në punimet e të cilave inkua-
droi edhe aparatin ushtarak, të nxiste zhvillimin ekonomik të vendit. Si do të shihet,
kjo pikëpamje do t’i kthehet në kob, ngaqë shumë nga ushtarakët, të cilët nuk
pranonin që të “ulnin autoritetin” me përfshirjen në punët publike, do t’i përgatisin
një atentat, nga i cili edhe vdiq.333
Por, njëri ndër perandorët më të fuqishëm të Romës, pa mëdyshje se mbetet
Valer Diokleciani (Diokleciani), që sundoi nga viti 284-305 pas erës sonë.
Diokleciani vinte nga një familje e rëndomtë dalmate nga Dioklea, në pellgun e
liqenit të Shkodrës. Si shumica e Ilirëve dhe Dardanëve, edhe ai fitoi famë në
ushtri, duke shërbyer nën Probin. Perandor u shpall në vitin 284. Për ndryshim
prej ushtarakëve të shumtë, që armikun e shohin nga jashtë, Diokleciani, shkaqet
e krizës që kishte përfshirë Perandorinë nisi t’i shohë nga brenda. Kështu, kjo e
shtyri që t’u kthehet reformave rrënjësore shoqërore, politike dhe atyre ekonomike
të vendit, me anën e të cilave Perandorisë iu kthye stabiliteti i brendshëm dhe
vetëbesimi. Se nuk ishte absolut, por i përkushtuar që sundimin ta kthejë për të
mirën e përgjithshme, Diokleciani këtë e tregoi duke marrë bashkësundues, siç
ishte rasti me Maksimianin, gjithashtu Ilir, të cilit ia besoi pushtetin në pjesën

331
Stipçeviq, Aleksandër: “Ilirët”, Prishtinë, 1979, faqe 75.
332
Edwien, Jasques: “Shqiptarët”, Tiranë, 2007, faqe 150.
333
Po aty, faqe 151.

134
perëndimore të Perandorisë. Vazhdoi edhe më tutje ta ndajë pushtetin më të
tjerët, kur në vitin 191 zgjodhi dy Ilirë të tjerë që të shërbenin si Cezarë: Konstadin
Klorin dhe Galerin. Kështu, Diokleciani qeveriste pjesën lindore, Maksimiani
Italinë dhe Afrikën, ndërsa Konstanci qeveriste Britaninë, Galinë dhe Spanjën,
ndërsa Galeri Ilirikun deri në kufi me Danubin. Pas një sundimi 25 vjeçar, ndër
më të suksesshmit e Perandorisë, Dioklecianin e mbërtheu dëshira që të jetonte
në paqe e qetësi. Abdikoi nga froni më 305 pas erës sonë, duke u vendosur në
brigjet e Solanës (Spliti i sotëm në bregdetin e Adriatikut në pjesën e Kroacisë).
Aty iu përkushtua meditimit dhe kopshtarisë. Vdiq në vitin 313.
Pas Dioklecianit për pak kohë nëpër fronin perandorak do të kalojnë dhe
bashkëqeverisësit e tij Maksimiani, Konstadin Klori dhe Galeri. Klori u bë
August pas abdikimit të Dioklecianit nga froni, mirëpo gjeti vdekjen pesëmbë-
dhjetë muaj më vonë (306) gjatë luftimeve në Jork, Britani. Për pak kohë, postin
e perandorit do të ushtrojë edhe Galeri, por ai nuk ishte në gjendje që të mbetej
më tutje në fron nga shkaku i një sëmundje të neveritshme të njohur me emrin
“morbus pediculosus” (zgjeba) nga e cila në vitin 311 gjeti vdekjen.334
Me Konstadin Klorin dhe Galerin nuk përfundoi dinastia ilire-dardane në
fronin perandorak. Do të jetë i biri i parë i Klorit, Konstatini, i quajtur “i madh”,
i cili drejtoi Perandorinë nga vitet 306-337 dhe me të drejtë merret njëri ndër
perandorët me të suksesshëm dhe më të rëndësishëm të Perandorisë jo vetëm pse
bëri reforma të mëdha shoqërore dhe politike, jo vetëm pse ia doli që vendin ta
mbrojë nga sulmet barbare, por pse e shënoi përqafimin e krishterimit.
Konstandini ishte Dardan, si e gjithë familja e tij. Lindi në Naissus (Nishi i
sotëm). Luftoi përkrah të atit, që u vra në betejën fatale të Jorkut. Konstandini u
bë Cesar më 306 dhe pastaj August më 308. Gjatë viteve të ardhshme zhvilloi
luftëra të ashpra për ta bashkuar perandorinë e mbetur dhe ia doli të mposhtë
kundërshtarët që atë e mbanin të ndarë. Kështu, në vitin 324 ishte i vetmi
perandor i Romës. Dy vjet më vonë ai shpërnguli selinë e perandorisë nga Roma
në Bizant, të cilit i dha emrin e vet, Kostandinopojë, dhe e përkushtoi në vitin
330. Gjatë organizimit të ri të Perandorisë Iliriku ishte një nga provincat e
mëdha. Ajo ndahej në dy pjesë: Iliriku Perëndimor (Illyricum Occidentale), që
përmblidhte vetë Ilirikun, Panoninë e Norikun, dhe Ilirikun Lindor (Illyricum
Orientale), ku përfshiheshin Dakia, Moesia me Dardaninë, Maqedonia dhe Trakia.

334
Po aty, faqe 152.

135
Fronin e trashëguan tre bijtë e tij të paaftë, Kostandini, Kostandi dhe Kostani.
Ky i fundit trashëgoi Ilirikun, Italinë dhe Afrikën.335
Edhe pse fama e Konstandinit të Madh do të përfundojë me vdekjen e tij,
megjithatë, do të jetë edhe një perandor nga kjo familje (i nipi Juliani), i cili do
të mbetet i shënuar për dy arsye: ishte ndër perandorët më të rinj që erdhi në fron
(tridhjetëvjeçar), dhe ishte gjeneral dhe filozof njëherësh, i cili i prirë nga lashtësia
filozofike greke dhe romake, ripërtëriu përndjekjen e të krishterëve, duke u mun-
duar që të kthente sërish adhurimin e perëndive dhe të perëndeshave të stërgjyshër-
ve të tij pellazgë.336
Përfshirja e ushtarakëve në fronin perandorak nga mesi i shekullit të dytë
pas erës sonë e deri te ai i katërti, të cilët rëndom vinin nga viset ilire dhe ato
Dardane, e që do të dallohen për përkushtimin e tyre ndaj çështjes perandorake,
në të vërtetë nxjerr në pah krizën e Perandorisë Romake, e cila në radhë të parë,
ishte e natyrës shoqërore, ekonomike dhe pastaj edhe e natyrës politike, e cila do
të pasqyrohet me humbjen e autoritetit të pushtetit qendror në dëm të forcimit të
atij ushtarak që vinte nga provinca.
Kështu, kriza shoqërore u kushtëzua, në radhë të parë, nga kriza e rendit
skllavopronar, i cili në rrethanat e reja kur Perandorisë që ishte shtrirë në tri
kontinente, filloi t’i kthehej në pengesë, ngase nuk ishte në gjendje që të përcillte
zhvillimin e duhur ekonomik dhe dinamikën që impononte ai. Kjo u pa veçmas
në ngecjet që u shfaqën në disa degë të rëndësishme të ekonomisë, siç ishin
minierat, përpunimi i metaleve, bujqësia dhe punët publike.
Sistemi skllavopronar, ndonëse tregoi dobësitë e veta thuajse në të gjitha
poret e shoqërisë, sidomos në mënyrën arkaike të prodhimit, shfaqej pa alternativa
sepse klasa skllavopronare nuk ishe e gatshme të pranonte ndryshimet, me të cilën
i rrënohej fuqia shoqërore dhe politike që kishte. Kjo bëri që pushteti qendror ta
humbë autoritetin, veçmas në provincë, ku edhe do të ketë kryengritje të shumta
të skllevërve, të cilave do t’u bashkohen edhe kolonët e varfëruar dhe katundaria
e shpronësuar, që ishte gjithnjë e më e pakënaqur, gjë që u pasqyrua me thellimin e
mëtutjeshëm të krizës, e cila u bë edhe më e rëndë nga sulmet barbare, të cilat nga
shekulli dy i erës sonë filluan ta rrezikojnë seriozisht qenien perandorake.
Në këto rrethana, megjithatë, do të jenë krahinat ilire dhe ato dardane, të
cilat theqafjes së filluar disi do t’ia ndalin për pak turrin në njërën anë me ruajtjen e
mënyrës së prodhimit autokton që e kishin edhe para ardhjes së Romakëve në trevat

335
Po aty, faqe 152.
336
Po aty, faqe 153.

136
e tyre dhe në tjetrën anë me përfshirjen e ushtarakëve të lartë në mbrojtjen e vendit
nga sulmet barbare dhe në drejtimin e vendit, duke përfshirë këtu edhe postin
perandorak.
Ruajtja e mënyrës tradicionale të prodhimit niste nga ekonomitë familjare,
ato fisnore e deri te latifondet, që u përqafuan nga organizimi romak, e që u treguan
të suksesshme, dhe shkonin te nxjerrja e metaleve, ku Dardania me minierat e veta
nga ato të arit, të zinkut, kallajit dhe të metaleve të tjera të shumta, të njohura që
nga antikiteti i hershëm, paraqisnin basenin më të madh minerar të perandorisë.337
Këtu, kemi kombinimin e ekonomive familjare me atë të skllevërve, por dhe
të kolonëve, të cilat ndihmuan që provincat ilire, ndër to ajo dardane si më e
rëndësishmja, të shfaqeshin gjithnjë e më stabile ekonomikisht dhe politikisht
kundruall të tjerave që shtriheshin në pjesët e tjera perandorake, veçmas në
truallin italik dhe atë të Lindjes së Afërme e të Afrikës.338 Andaj, nuk është fare e
rastit që perandorët e kohëve të krizave (nga shekulli II pas erës sonë e deri në
atë V) kryesisht të jenë ushtarakë që vijnë nga viset ilire-dardane, ku gjendja
ekonomike shfaqej më e mirë.
Madje edhe reformat administrative e ushtarake dhe ndërtimet fortifikuese
të bëra nga Diokleciani, të cilat ndonëse nuk e ndaluan rënien e Perandorisë, ia
dolën që atë ta shtyjnë edhe për pak kohë, sepse në krahinat ilire, sidomos në
Dardani, pushteti perandorak ishte më i qëndrueshëm, edhe pse aty sfidohej më
së shumti nga sulmet barbare. Pse është kështu, kjo mund të shpjegohet me rolin
e rëndësishëm që kanë luajtur provincat veriore e verilindore ilire, kundër
sulmeve të barbarëve në kufirin danubian. Sepse, kjo luftë mbrojtëse, për koman-
dantët dhe ushtarakët ilirë e dardanë, në fazën kur kërcënohej rrënimi i gjithë-
mbarshëm i ngrehinës perandorake, njëherësh ishte një luftë për mbrojtjen e
vendit të tyre, ku ishin lidhur ngushtë interesat e tyre.

ROMANIZIMI DHE IDENTITETI ETNIK


337
Sipas të dhënave të autorëve antikë bëhet e ditur se në qytet e Dardanisë, Naissus, Theranda
dhe të tjera, jo vetëm që nxirreshin metalet e shumta, por aty u zgjeruan punimi i hekurit dhe
punishtet për përpunimin e tij, prej nga pastaj në këto provinca prodhoheshin rreth 40% të
armëve të ushtrisë romake. Bëhet e ditur, po ashtu se qyteti Naisus i Dardanisë ishte njëri ndër
qytetet ku ndodheshin punishtet më të mëdha perandorake për prodhimin e armëve.
338
Më gjerësisht rreth kësaj shih: Borivoje Čović: “Osnovna karakteristika materijalne kulture
Ilira na njihovom centralnom podrucju”, Sarajevë, 1965; Droysen, J.G.H: “Das dardanische
Fürstentum”, Leipzig, 1893; Egger, Rudolf: “Balkan pod Rimljanima”, Beograd, 1937; Vulić,
Nikola: “Dardanci” në Glas SKS CLV/1933.

137
Ajo që do të shihet si interes i Ilirëve dhe Dardanëve për mbrojtjen e gjithë-
mbarshme të ngrehinës së Perandorisë Romake, që në rrethanat e më vonshme,
njëherësh ishte edhe një luftë për mbrojtjen e vendit të tyre, jo rrallë lidhet me
romanizimin si një proces të natyrshëm, që kishte përfshirë edhe Ilirët dhe
Dardanët, siç kishte përfshirë thuajse që të gjithë të tjerët në përbërje të peran-
dorisë së madhe dhe, kush më shumë e kush me pak, më herët a më vonë, do t’i
nënshtrohen kornizës së saj shoqërore, politike, ekonomike dhe kulturore në
përputhje me rrethanat dhe interesat e tyre.
Të kuptuarit e këtij fenomeni mbi këto baza, jo gjithnjë është parë në përputhje
me vetë natyrën e çështjes. Prandaj, jo rrallë janë krijuar dilema, që pastaj janë
kthyer në interpretime fare të paqëndrueshme e madje edhe të gabueshme. Të
këtilla janë ato ku romanizimi te Ilirët dhe Dardanët është parë një si letër e
bardhë pse “një mori fisesh të shkapërderdhura dhe të shumtën të armiqësuara
me njëri-tjetrin” nuk kanë pasur çfarë të mbrojnë, e as të mbajnë gjë prej gjëje339,
e deri te vlerësimet se ata janë akomoduar aq mirë në strukturat ushtarake dhe
politike Romës, saqë dikur janë kthyer në mbrojtës të saj, siç kishte ndodhur në
luftën kundër sulmeve barbare, ngase kanë luftuar për ta mbrojtur pushtetin e
fituar në saje të fuqisë njerëzore, e të ngjashme340.
Këto dhe vlerësime të ngjashme jo vetëm që janë larg të vërtetës historike,
siç janë ato që kanë të bëjnë me luftërat rreth dyshekullore të Romakëve për të
pushtuar tokat ilire, maqedone, dardane dhe të tjerat në anën tjetër të Adriatikut,
që kishin filluar nga mesi i shekullit të dytë para erës sonë dhe do të përfundojnë
në fillim të shekullit të parë pas erës sonë, që po të ishte se nuk kishte se çfarë të
mbrohej, as që do të ndodhnin fare. Por ato, po ashtu janë larg të vërtetës, edhe
për atë që quhet “akomodim i vullnetshëm i Ilirëve” në perandorinë e re pse nuk
kanë pasur çfarë të ruajnë, ngaqë Perandoria Romake, edhe pasi që do të
pushtojë tokat e tyre me aq shumë gjak në masë të madhe do të pranojë por edhe
do të ruajë shumëçka të organizimit të tyre etnik dhe kulturor nga vetëqeverisja
fisnore, jeta ekonomike e deri te struktura urbane, të cilat, nga pikëpamja politike

339
Më gjerësisht rreth kësaj shih: Garašanin, Milutin: “Istorijska i arheološka razmatranja u
ilirskoj državi”, Beograd, 1974; Geza, Alfördy: “Die römische Gesellschaft-Struktur und Eigenart”,
1975;
340
Më gjerësisht rreth kësaj shih: Hans Urlich Istinsky: “Sichercheit al politisches Problem der
römischen Keisertum”, Baden-Baden, 1952; I. M. Rostowetz: „Gesellschaft und Wirtschaft der
Römische Staat“; A. Morscy: „Untersuchungen zur Geschihte der römischen Provinz Moesia
superiore“; Gavela, Branko: „O ilirskom substratu na Balkanu“, Beograd, 1965.

138
do të sanksionohen me organizimin administrativ në provinca në baza të
vetëqeverisjes së gjerë, ku Iliriku bashkë me Deardaninë do të kenë tretman të
veçantë, pjesë të të cilave kanë qenë thuajse shtete në shtet.
Nëse çështjet që kanë të bëjnë me ngritjen dhe rënien e Perandorisë Romake
nga zanafilla e deri në fund, shikohen nga pikëpamja e faktorëve përbërës të saj,
atëherë del se Ilirët dhe në veçanti Dardanët mund të merren edhe si themelues
të saj, vetëdije kjo që ka funksionuar dyanshëm. Burimet nga autorët e rëndësi-
shëm antikë, nga letrarët (Homeri341, Hesiodi342, Virgjili343 e të tjerë), historianët,
gjeografët, filozofët dhe kronikët e ndryshëm (Herodoti, Tukididi, Isokrati, Skylak-
si, Skymna, Polibi, Apollodori, Strabonoi, Plini, Lukiani, Ptolemeu e të tjerë)344
ofrojnë shumë të dhëna që kanë të bëjnë me rolin e Dardanëve dhe të Etruskëve
në themelimin e Romës dhe pastaj ngritjen e saj prej Etruskëve dhe fiseve të
tjera pellazge që ishin atje nga koha parahistorike.
Siç u pa në kapitujt paraprakë, nga burimet që vijnë nga Homeri e deri te
Virgjili, që fokusojnë luftën e Trojës dhe fatin e trojanëve,mësohet se Dardanët,
gjatë shtegtimit të tyre drejtë perëndimit, do të drejtohen rrugëve tokësore (nëpër
Epir), siç e kishte bërë Eneu, në mënyrë që pastaj prej andej të kalojnë në jug të
Italisë, ku pasi që do të vendosen do të themelojnë Romën. Versioni letrar gjen
mbështetje edhe te legjendat romake, por edhe nga kronikat e ndryshme romake,
ku vazhdimisht themelimi i Romës lidhet me kapërcimin e Eneut dhe trojanëve
të tjerë në Itali, të cilët humbjen e Trojës do të mundohen ta zhdëmtojnë me
ndërtimin e një tjetre në Perëndim, siç do të veprojnë në të vërtetë. Diçka e kësaj
vetëdije, me siguri se si kujtesë historike apo e ngjashme duhej të ketë mbetur
dhe vepruar edhe tek stërnipërit e Eneut, të cilët ndonëse kanë themeluar Romën,
ata gjithnjë kanë pasur mendjen se duhej kthyer te Troja, pra te rrënja e tyre që
një ditë ta ngjallin shpirtin e saj, siç do t’i lidhej për mendje Konstandinit të Madh,
një Dardani nga Naissusi i cili do ta kthejë qendrën e perandorisë së madhe nga
Roma në Bizant, fare afër Trojës, që atje edhe për një mijë vjet t’ia zgjasë jetën
Perandorisë Lindore. Bartja e kryeqendrës nga Perëndimi në Lindje, pra nga Ro-
ma në Kostandinopojë nuk ishte vetëm çështje e një vendimi strategjik, që perando-
rit të madh nga Dardania do t’ia diktojnë rrethanat e mbijetimit në kohën kurshoqe-
ria skllavopronare ndodhej në shkallën më të lartë të krizës pikërisht pse duhej të
hiqte dorë nga ky rend shoqëror të cilit i kishte kaluara koha, por edhe një si
341
“Iliada”,”Odisea”, Tiranë, 1979.
342
“Theogonia” (Carmina), fragment 134 (156).
343
“Aeneidos”, (Eneida), Libri III, cituar sipas “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë”, Prishtinë, 1979.
344
Më gjerësisht shih: “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë”, Prishtinë, 1979.

139
amanet për t’iu kthyer rrënjës, që Konstandinit do t’i shndërrohet në obsesion. Tek
e fundit, këtë ndjenjë a nuk e kishin edhe të gjithë ata perandorë ilirë-dardanë të
cilët Bizantin do të ngritin deri në atë masë sa ai të quhet edhe “Bizanti Ilir”345, në
themelet e të cilit, nga shekulli IV pas erës sonë e këndej në Ilirik do të qëndrojë
Dardania dhe Dardanët me krishterimin si postulat, që së pari do të pranohet prej
tyre në mënyrë që pastaj të pranohet edhe prej të tjerëve (Grekëve, Romakëve e
deri te Sllavët që do ta pranojnë pas shtatë shekujsh) për t’u kthyer kështu në një
emërues të përbashkët shpirtëror të një qytetërimi që ishte i ndryshëm nga ai
perëndimori?
Edhe pa hamendësimet e kësaj natyre, të cilat mbështeten në burime letrare
dhe ato mitologjike që vijnë nga antikiteti dhe tashmë si të tilla i takojnë kujtesës
njerëzore, edhe ato historike nga antikiteti nuk e mohojnë kapërcimin e Eneut
dhe trojanëve të mundur (Dardanëve) në jug të Italisë si dhe vendosjen e tyre
atje si një fillim të ri, siç nuk e mohojnë as praninë pellazge në këto pjesë nga
koha e parë e lëvizjes së popujve. Ndonëse të shkapërderdhura, nga pikëpamja
faktografike, mundësojnë mbindërtimin e kësaj ngjarje. Madje, ky “detaj”, nuk
do të harrohet as nga historianët e shekujve të mëvonshëm, pale se shumë prej
tyre nuk e ndjekin më tutje me përpikëri rrjedhën historike të këtij zhvillimi. Ose
edhe kur këtë e bëjnë, largohen nga ky faktor, nga shkaku i vetëm që fillimisht
mbretëria e Romës dhe më vonë Perandoria Romake të mos shihet në vazhdimësi
me një qytetërim lindor, siç ishte ai i Trojës antike, por si një koncept perandorak
universal perëndimor që do të lindë si antipod i tij.
Gjithnjë bazuar në këto të dhëna historike që vijnë nga autorët antikë dhe
historiografia e kohës së re nëse nuk ka qenë në gjendje t’i pranojë në tërësi, e as
t’i mohojë, krahas Eneut dhe trojanëve, të cilët do të barten në jug të Italisë, ku
fiset dardane Galabrët, Thunanët dhe Daunët do të vazhdojnë dinastitë e tyre në
Kalabri dhe Sicili dhe në gjithë jugun italian, të cilëve edhe më vonë do t’u
bashkohet popullata e Peloponezit dhe Epirit (shpërngulje kjo që me intensitete
të ndryshme do të vazhdojë edhe deri në Mesjetën e vonshme për të arritur
kulmin pas vdekjes së Skënderbeut), do të jenë edhe fiset pellazge nga Veriu
(Etruskët, Venetët dhe të tjerët), si pjesë e shtresimit parahistorik paneuropian, të
cilët po ashtu do të përfshihen në themelimin e Romës dhe gjithë atë zhvillim
prej nga do të dalë Perandoria Romake. Burimet e shumta historike, nga ato të
autorëve antikë dhe të mëvonshmëve, jo vetëm që nuk mohojnë praninë e fiseve
të rëndësishme ilire në Italinë e Veriut dhe atë të mesme, por atyre u jepet një vend
345
Budimir, Milan: “O etničkom odonosu dardanaca prema Ilirima”, Beograd, 1950.

140
i rëndësishëm në gjithë kompleksitetin pararomak dhe atë romak pa përjashtuar
këtu edhe ndikimin e tyre deri te formësimi i gjuhës latine që shihet drejtpërdrejt e
lidhur me gjuhën e Ilirëve.
Kjo vlen veçmas për Etruskët, prania e të cilëve njihet në këto anë nga
shekulli VIII para erës sonë e këndej. Siç u pa, edhe sot mbishkrimet etruske si
dhe gjurmët e tjera të qytetërimit të tyre, paraqesin një enigmë të madhe, që
vetëm shqipja mban çelësin për zbërthimin e të vërtetës rreth rolit të madh të
pasardhësve të Pellazgëve që do të luajnë te qytetërimi helen dhe ai romak.
Kur këtij faktori - që është shumë i rëndësishëm për të treguar se për Ilirët,
Dardanët, Maqedonët si themel i shtresimit të parë indoeuropian në kontinentin e
vjetër dhe më gjerë, Mbretëria e Romës dhe më vonë Perandoria Romake nuk
ishte as e panjohur e as huaj, por ishte edhe pjesë e një të kaluare të tyre - i shtohet
edhe ai se edhe pas pushtimit nga Roma Ilirët dhe Dardanët nën ombrellën romake
hynë me strukturat e tyre të brendshme shoqërore nga ato fisnore e deri te dinas-
tive skllavopronare, të cilat u pranuan dhe u përligjën në kuadër të riorganizimit të
ri administrativ-ushtarak me autonomitë vetëqeverisëse dhe format e tjera të ruajtjes
së identitetit etnik, atëherë del më se e qartë pse romanizimi si aspekt gjuhësor dhe
kulturor, duke u ruajtur etnia dhe tërësia e saj, shërbeu si një mjet i përshtatshëm
që Ilirët dhe Dardanët t’ia dalin që të ngrihen aq shpejt në hierarkinë politike,
ushtarake dhe ekonomike të Romës duke e përvetësuar nga brenda deri në atë
shkallë sa të vijnë në një gjendje kur për të do të luftojnë deri në pikën e fundit.
Edhe jashtë këtij kundrimi historik, i cili është shumë i rëndësishëm për t’u
parë disa të vërteta të anashkaluara ose të harruara të përbashkëtave nga lashtësia
midis Ilirëve, Dardanëve dhe Romës, që kanë përcaktuar edhe qëndrimin e tyre
ndaj Perandorisë Romake, por edhe të Romakëve ndaj atyre, pra po qe se u
kthehemi realiteteve të reja të krijuara pas luftërave të gjata ilire-romake, të cilat
do të përfundojnë me pushtimin e viseve ilire dhe dardane në pjesën tjetër të
Adriatikut dhe në pjesën Qendrore, ka qenë interesi i tyre që në rrethanat e reja
të përfitojnë sa më shumë dhe se kjo ka qenë e mundur vetëm me përfshirjen e
tyre në kuadër të një sistemi të avancuar shoqëror, administrativ, ekonomik,
politik dhe kulturor çfarë në të vërtetë ishte ai romak. Mund të thuhet se koncepti
romak i “pax romana”, i cili ka krijuar një mundësi që brenda tij të veprohet dhe
të përfitohet, veçmas në planin ekonomik, ushtarak dhe atë kulturor, nuk ka qenë
vetëm formulë e përshtatshme politike, por ka paraqitur edhe frymën e një
koncepti, i cili është mbështetur edhe në rrënjën e përbashkët që nga antikiteti,
sado që kjo mbetet çështje hipotetike, më shumë filozofike se sa historike. Por,

141
nëse midis fantazisë se Virgjilit për mallin e Eneut për Trojën që do të derdhet
në Romë dhe përkushtimit të Konstandinit të Madh që qendrën e perandorisë ta
bartë në Lindje do të kalojnë njëzet shekuj, megjithatë kemi një veprim që histo-
rinë e kthen në të njëjtën pikë, atëherë nuk ka pse të anashkalohet e dhëna se në
skenën e saj ishin të njëjtit aktorë (Ilirët dhe Dardanët) pasardhës të Pellazgëve
antikë, prej nga e kanë rrënjën edhe Romakët, që kanë të drejtë të sillen në
përputhje me këtë vetëdije historike.
Nëse çështjes që shtrohet, siç është romanizimi dhe Iliro-Dardanët, i merren
që të gjitha reminishencat historike dhe letrare, atëherë edhe pa to, mund të
thuhet se hapësira e Ilirikut si njësi etno-administrative, ku sipas konceptit romak
përfshihej edhe Dardania si provincë e veçantë, ishte njëra ndër më të mëdhatë
dhe më të rëndësishme nga pikëpamja strategjike, por edhe ekonomike, ngaqë
nëpër të kalonin rrugët kryesore që lidhnin Perëndimin me Lindjen si dhe Euro-
pën Qendrore me atë jugore dhe Veriore njëherësh. Ishte e natyrshme që nga
hapja e rrugëve, nga qarkullimi i mallrave, i njerëzve dhe i ideve në anë të ndrysh-
me, të përfitonte popullata e saj, veçmas kur dihej se ajo edhe nga pikëpamja
administrative gëzonte të drejtën që të ndalte një pjesë të taksave doganore dhe
të ardhurave të tjera në mënyrë që ato t’i përdorte për nevojat e veta. Nëse kësaj i
shtohet edhe faktori ushtarak, për të cilin u bë fjalë më herët si dhe për rëndësinë
që paraqiste ai drejt përfshirjes së të rinjve të kësaj ane, që do të gjejnë vend në
strukturat e saj, ku nuk do të vonojë dhe ata do të fitojnë mundësitë për t’u
ngritur në hierarkinë më të lartë ushtarake dhe me këtë për të përfituar një
tretman të lartë qytetarie romake ndër më të privilegjuarat prej nga ata do të
fitojnë mundësinë të kthehen edhe në perandorë, siç do të ndodhë me shumë
sish, atëherë është më se e qartë se këto rrethana nënkuptonin shkallë të lartë të
integrimit shoqëror, ekonomik, politik që nënkuptonte edhe atë kulturor. Ky
integrim ngrihej mbi platformën e një sistemi të vlerave të njohura në të cilin do
të participojnë edhe Ilirët dhe Dardanët bashkë me të tjerët për të ardhur deri te
shkalla e një vetëdije se ashtu mbronin vendin e tyre, një perandori që në fazën e
fundit quhej edhe romake-ilire, e cila udhëhiqej nga perandorë ilirë dhe dardanë,
siç do të ndodhë, pak më vonë edhe me Bizantin kur do të quhet “Bizanti Ilir”.346
Romanizimi i Ilirëve, Dardanëve, Maqedonasve, Trakasve dhe popullatave
të tjera të pushtuara ose të përfshira në përbërje të Perandorisë Romake, ka ekzis-
tuar në një shkallë të gjerë dhe madje ka qenë një fenomen i natyrshëm, meqë,

346
Më gjerësisht rreth kësaj shih: Budimir, Milan: “O etnićkom odnosu Dardanaca prema
Ilirima”, Beograd , 1950; “Grci i Pelasci”, Beograd, 1951.

142
siç u pa, lidhej me vetë natyrën e Perandorisë si një koncept kozmopolit që
mbështetej mbi parimet e njohura të qytetarisë romake, me latinishten si gjuhë
zyrtare dhe kulture. Kështu, do të mjaftonte vetëm ky komponent, pra romanizi-
mi si një kornizë shtetërore, ku popujt e shumtë, të përfshirë në të, të fitojnë
mundësinë që t’i realizojnë të drejtat e tyre si qytetarë të rëndomtë, që kërkonte
statusi i qytetarisë romake për t’u barazuar nga aspekti social dhe juridik me të
tjerët. Kjo e fundit, madje, qytetaria romake, e cila së paku formalisht ka pasur
mundësi që të ndikojë në romanizimin, me dekretin e njohur të perandorit
Karakalla të vitit 212, do të hiqet fare, me çka politika e “pax romana”
praktikisht do të kthe-het në një nxitës të mëtutjeshëm të paqes së brendshme,
meqë krahas vetëqeveris-jes së plotë, bashkësitë fisnore si dhe ato të latifondeve
fitojnë të drejtën që, në saje të prodhimit në bujqësi ashtu edhe në xehetari, të
kthehen në një bosht të rëndësishëm ekonomik. Ai ka kushtëzuar forcimin e
mëtutjeshëm të provincave dhe njëherësh ka qenë edhe faktor politik, meqë kjo
ka ndikuar në hierarkinë e pushtetit perandorak nga qendra te provincat, pra nga
senati te ushtria, e cila ka mundur të forcohet vetëm me vetëqeverisje politike dhe
ekonomike nga baza, ku faktori autokton, në rastin konkret ai ilir dhe dardan, ka
fituar gjithnjë e më shu-më në peshë dhe hapësirë për të ardhur deri te pika sa edhe
të kthehet në vendimtar.
Të dhënat e kohës, veçmas ato që vijnë nga antika e vonshme, tregojnë se
ekonomia jo vetëm që kishte ruajtur elementin autokton, por atë e kishte forcuar
edhe më tepër, meqë fshatarët e lirë (in colae), dhe shtresat e tjera të ngjashme,
gjatë sundimit të Valencianit, Gracianit dhe Valensit përmenden si faktorë tejet
të rëndësishëm ekonomikë, të cilët i kishin ndihmuar vendit, që të ruajë stabilite-
tin kur në disa pjesë ishte rrezikuar.347
Këta dhe shembujt e ngjashëm mjaftojnë të hedhin pak më shumë dritë në
çështjen e romanizimit dhe natyrën e tij të veçantë gjatë kohës së Perandorisë
Romake si një zhvillim i cili ka nënkuptuar përfshirjen e të gjithë shtetasve të saj
në një sistem të përbashkët administrativ, shoqëror, juridik dhe kulturor, por jo
edhe shkrirjen e domosdoshme dhe të plotë të entiteteve autoktone, siç kanë
qenë Ilirët, Dardanët dhe të tjerët në pjesën lindore të saj nga shkaku i vetëm se
diçka e tillë nuk ishte në interesin e saj, veçmas kur dihej se do të jetë pikërisht
popullata autoktone në këto pjesë që do të mbrojë më së miri perandorinë nga
kërcënimet e barbarëve që vinin nga Veriu dhe Lindja. Këtë mund ta bënin më
së miri po qe se nga të gjitha pikëpamjet (shoqërore, politike dhe ekonomike)
347
Mirdita, Zef: “Studime dardane”, Prishtinë, 1979, faqe 128.

143
ndjeheshin të lidhur për të si të tyre. Nga kjo pikëpamje, siç u theksua edhe më
herët, Roma, me anën e organizimit administrativ në përputhje me strategjinë e
sigurisë dhe atë mbrojtëse (securitatis populli romani) u ka lejuar vetëqeverisje
të gjerë shumë krahinave nga nivelet më të larta deri në rrafshet lokale me anën e
mbajtjes së shumë “castellave” dhe “optidave” (kështjellave dhe qyteteve) të
pavarura, të cilat më së shumti kanë shërbyer si pikë mbrojtëse ose edhe si loka-
litete me karakter ekonomik, depo të ndryshme.
Vendbanime të tilla të pavarura, ka pasur shumë edhe në Dardani dhe ato
kanë qenë në pikat qendrore dhe strategjike të komunikacionit, ku praktikisht
nuk ka pasur mundësi për një romanizim intensiv, sado që nuk duhet përjashtuar
atë të natyrshmin, në të cilin është përfshirë shtresa elite e popullatës dhe ajo që
për arsye ekonomike ose të tregtisë ka qenë e detyruar që të pranojë normat
shtetërore, ato administrative dhe standardet shoqërore të Perandorisë, si pjesë e
sistemit të përbashkët të vlerave prej të cilave ka pasur përfitime. Por, edhe ajo
që mund të quhet romanizim i natyrshëm, në Dardani thuajse përjashtohet fare
pas reformave ushtarake të Dioklecianit në mbarim të shekullit III pas erës sonë,
meqë në këtë kohë ushtria jo vetëm që nuk flet, por as që di të flasë latinisht.348
Në këtë proces gjithsesi duhet bërë dallim midis romanizimit shoqëror dhe
atij shpirtëror, nga ai politik te ai i vetëdijes, sado që ato shkojnë bashkë, ku i
pari ndihmon të dytin, ndërsa i dyti ia përcakton pastaj karakterin.
Në të vërtetë, duhet pranuar se nga shekulli I i erës sonë, me pushtimin e
plotë të Ilirisë dhe të Dardanisë dhe të pjesëve të tjera përreth, nisi të përhapej
edhe kultura romake, por duke u ndërthurur edhe me etnokulturën, veçmas me
ato forma, të cilat mund të ktheheshin në vlera të përbashkëta. Në këtë proces,
do të ketë edhe një zhvillim pozitiv, meqë ndërthurja me kulturën vendore, do të
shuajë ndryshimet kulturore që ishin deri më atëherë midis krahinave ilire dhe
vetë Ilirëve e dardanëve ngase familja e madhe ilire, por edhe Dardanët, nga
pikëpamja politike nuk kishin ndonjë lidhje të brendshme të përhershme. Kështu,
pra, vatrat kryesore të përhapjes së kulturës romake, të cilën duhet parë edhe si
kulturë kozmopolite, u bënë kolonitë e muncipet, pra në ato qytete, të cilat u
bënë qendra të rëndësishme ekonomike dhe ishte e natyrshme që të kenë edhe
një jetë të gjallë kulturore.349

348
Shih: Eusebius: “Vita Constantini”, IV/19, cituar sipas Mirdita, Zef: “Studime dardane”,
Prishtinë, 1979, faqe 123.
349
“Historia e popullit shqiptar”, vëllimi i parë, Tiranë, 2002, faqe 177

144
Në këto ambiente të reja urbane, krahas urbanizmit të ri, Romakët sollën edhe
institucionet kulturore, nga teatri i vogël dhe i mbuluar (odeon), biblioteka e deri
te muzetë e ndryshëm. Po ashtu, nëpër disa qytete, u ndërtuan edhe amfiteatro të
mëdha me arena, ku zhvilloheshin gara sportive, por edhe veprimtari kulturore.
Meqë disa nga qytetet bregdetare, qoftë si koloni apo si qendra të njohura
tregtare që kishin gëzuar autonomi (Butrinti, Apolonia, Durrësi dhe të tjera)
kishin objekte publike kulturore (amfiteatrot e mëdhenj, teatrot dhe bibliotekat),
ato do të zgjerohen ose do t’u shtohen të tjera, siç kishte ndodhur edhe me
amfiteatrin e Dyrrahut dhe atë të Apolonisë, kur afër tyre ishin ndërtuar të tjerët,
por shumë më të mëdhenj dhe në përputhje me kërkesat e reja.
Në tre shekujt e parë të erës sonë një zhvillim të ndjeshëm ka pasur edhe arti
plastik, sidomos skulptura. Në rrënojat e Apolonisë, në Durrah, Butrint dhe
qytete të tjera bregdetare janë zbuluar skulptura sipas artit helenistik, por edhe
ato të artit romak. Skulptura të ngjashme ndeshim edhe në pjesët e Dardanisë, në
lokalitetin e Ulpianës, të Justiniana Primës, Naissusit, Scubit dhe pjesëve të tjera.
Në plastikën e vogël vendin kryesor e zënë figurat prej bronzit, të prodhuara të
shumtën në seri, të cilat lidhen me hyjni dhe me personazhe laike.350
Një përhapje të gjerë ka pasur edhe arti i mozaikut. Edhe mozaikët dhe
zhvillimi i tyre, ashtu sikur veprat më të bukura të arkitekturës dhe të skulpturës,
kanë qenë të lidhura me shtresat e larta të provincave, si të atyre të qyteteve,
ashtu edhe të vendbanimeve fshatare, të zotëruesve të vilave e latifondistëve.351
Të kësaj natyre janë disa nga mozaikët monumental në Vendenis, në afërsi
të Podujevës, të zbuluara para pak kohësh. Por, mozaikë të ngjashëm ndeshim
edhe në Therandë dhe Ulpianë, shumica syresh me motive të marra nga mito-
logjia e lashtë.
Për ndryshim nga pjesët e tjera të Perandorisë, ku vërehet një rënie e qend-
rave urbane, në shekujt e tretë dhe të katërt pas erës sonë, kultura urbane në
Dardani do të ketë një ngritje të dukshme ndër më të shënueshmet. Kjo më pak
ka të bëjë me atë pse perandorët e kësaj kohe të shumtën vinin nga kjo pjesë dhe
nga kasta ushtarake e cila kishte filluar të ketë fjalën kryesore në nivelet më të
larta. Më shumë ka të bëjë me reformat politike dhe administrative që do të
ndërmerren që Perandorisë t’i sigurohet ekzistenca aty ku rrezikohej më së shumti
nga sulmet barbare, pra në pjesët strategjike siç ishin ato të Ilirikut dhe të Darda-
nisë. Ky komponent, natyrisht se ka pasur edhe rrjedhat pozitive, sepse krahas

350
Po aty, faqe 178.
351
Po aty, faqe 178.

145
forcimit të klasës politike nga provinca (kryesisht ushtarake, me prejardhje vendore)
dhe ndikimit të saj në hierarkinë perandorake, që është pasqyruar me bartjen e
piramidës së forcës së saj nga kryeqendra në periferi, po ashtu ka ndikuar në
ngritjen dhe zhvillimin e qendrave urbane nga fortifikatat (castellat) deri te qytetet
(oppida), të cilat janë kthyer në faktorë të rëndësishëm politikë dhe ekonomikë.
Bie në sy se nga kjo pikëpamje Dardania thuajse ka përfituar më së shumti,
veçmas nga gjysma e dytë e shekullit të dytë deri te i VI pas erës sonë. Të dhënat
e kohës flasin për atë se si në këto pjesë do të ringjallen shumë nga vendbanimet
e dikurshme, ndërkohë që atyre do t’u shtohen edhe të tjera. Natyrisht se do të
jetë aspekti strategjik (mundësia e mbrojtjes nga sulmet barbare) që ka luajtur rol
në këtë zhvillim, gjë që diku-diku është parë edhe si faktori kryesor. Por, me
këtë rast, nuk duhet harruar se Dardania si dhe pjesët e Ilirikut përreth, kanë qenë
të populluara thuajse mbi mesataren e viseve të tjera, dhe po ashtu, në këto pjesë
ka pasur qendra të rëndësishme urbane, qoftë pse në Dardani kanë qenë pjesa më
e madhe e xeheroreve të metaleve, ku është zhvilluar edhe përpunimi i tyre,
qoftë pse nëpër këtë vend, nëpër rrjedhat e lumenjve (Vardarit në drejtim të
Egjeut, Ibrit dhe Moravës në drejtim të Danubit dhe Detit të Zi, Drinit të Bardhë
në drejtim të Adriatikut), por edhe të rrugëve të vjetra që kanë lidhur Perëndimin
me Lindjen.
Mjafton të përmenden të dhënat e Ptolemeut i cili në Dardani identifikon
qytetet Naissus, bashkë me disa të tjera përreth si qendra të mëdha të nxjerrjes
dhe të përpunimit të metaleve, por edhe për qytete të rëndësishme në këto pjesë
(Scubi, Shkupi i sotëm, Ulpiana, Theranda e të tjera) për të cilat flasin edhe
autorë të tjerë antikë, të cilave gjatë kohës romake do t’u shtohen edhe shumë e
shumë të tjera, si Justiniana Prima, Justiniana Sekonda e të tjera.
Bëhet e ditur se perandori Justinian I (527-556), që vinte nga Taurusi i Dar-
danisë, në këto pjesë ndërtoi dhe rindërtoi 94 kështjella. 352 Por, krahas kështjellave
të shumta, perandori Justinian I, në afërsi të qytetit të lindjes, pranë fortesës
Bederiana, të rrethuar me një mur në formë katrori me katër kulla tetrapyrg,
ndërtoi një qytet madhështor që e quajti Justiniana Prima”.353
352
“Historia e popullit shqiptar”, vëllimi i parë, Tiranë, 2002, faqe 179.
353
Prokopii Caesarensis (Prokopi i Cezaresë), historian bizantin i kohës së Justinianit. Lindi në
Cezare të Palestinës aty nga fundi i shek.V dhe fillimi i shek. VI të erës sonë. Pasi kreu studimet
në shkollën e sofistëve në Gata, u vendos në Kostandinopojë dhe zuri vend me rëndësi në admi-
nistratën e Bizantit. Prokopi shkroi tri vepra: “De Bellis” (Historia e luftërave), “De aedificiis”
(Mbi ndërtimet) dhe “Historia arcana” (Historia e fshehtë). Në traktanin “Mbi ndërtimet” gjejmë
shënime mbi ndërtimet që bëri Justiniani në gjithë Perandorinë, ku me interes janë ato që bëhet fjalë
mbi gjeografinë dhe toponomastikën e Ilirisë dhe të Dardanisë. Kështu, në listën e gjatë të

146
Perandori këtu ndërtoi edhe një ujësjellës madhështor me qëllim që të kishte
ujë në të gjitha stinët. Prokopi i Cezaresë shkruan se si perandori kishte stolisur
qytetin me tempuj, galeri, sheshe publike, pallate, banja dhe dyqanet.354 Më tutje
Prokopi njofton se si ai e bëri këtë një qytet të madh, shumë popullor dhe të
pasur, në mënyrë të tillë që ai jo vetëm u ngrit në dinjitetin e metropolit, por u
zgjodh edhe si qendër e kryepeshkopit të Ilirëve, meqenëse qytetet e tjera ia lanë
këtë nder si qytetit më të madh të vendit.355
Krahas ndërtimit të Justiana Primës dhe ngritjes së saj në një qytet madhe-
shtor, Prokopi i Cezaresë, jep të dhëna tepër të rëndësishme edhe për rindërtimet
e qendrave të vjetra, siç ishte Ulpiana, të cilat për arsye të ndryshme sikur kishin
humbur rëndësinë e dikurshme.
“Ka pasur në Dardani, që prej kohëve të lashta, një qytet që quhej Ulpiana.
Muret e këtij (që ishin duke rënë) ai i rindërtoi që të gjitha. Dhe pasi e stolis me
madhështi dhe i dha bukurinë e sotme, i vuri emrin Justiniana Sekonda.”356
Me këtë rast bëhet e ditur edhe për themelimin e një qyteti fqinj me emrin
Justinopol, me emrin e ungjit të tij. Por, me interes është edhe përmendja e katër
qendrave të rëndësishme të Dardanisë, që do t’u rindërtohen muret: Sardikës,
Naispolisit, Germanës dhe Pantalisë ndërmjet të cilave themeloi edhe tre qytete
të tjera: Kratiskarën, Muimedabën dhe Rumisianën.357
Justiniani I ka merita të mëdha se gjatë kohës së tij, pasi që kryepeshkopatën
e kishës së Dardanisë do ta sjellë nga Thesaloniki në Justiniana Prima dhe atë do
ta kthejë në vikariat të Ilirikut të lidhur drejtpërdrejt me Selinë e Shenjtë, do të
fillojë ndërtimin e shumë kishave nga pjesa e Naissusit e deri në Astibo. Thuajse
të gjitha qendrat e Dardanisë do të fitojnë kishat e tyre, ndërsa nëpër qytete do të
ndërtohen edhe katedrale. Këtyre objekteve do t’u shtohen edhe lulishtet, pronat

kështjellave të ndërtuara ose të rindërtuara nga Justiniani, që na jep Prokopi, përmbahen edhe shumë
emra qytetesh dhe lokalitetesh të Ilirisë dhe Dardanisë. Ndër to jepen emrat e këtyre kështjellave të
reja: Laberion, Kastimon, Rabeston, Akrenza, Terios, Drullos dhe Viktorias. Ndër kështjellat e
rindërtuara përmendën këto: Kesiana, Tezule, Usiana, Maskas, Liste, Keliriana, Zysbaes, Genzana,
Petrizen, Euttyhia, Mulato, Belas, Kataros, Katareos, Pentza, Katafeteros, Dabanos, Kubinos,
Germatza, Viktoriana, Azeta, Durbulina, Surikon, Kusines, Tutiana, Balesiana, Bella, Kaltrelates,
Kasyella, Maniana, Priskupera, Mitetes, Dardapara, Kesuna, Beriniana, Lasbaros, Kastellobretara,
Edetzio, Dinion, Kekola, Emastos, Kastelona, Kapamolba, Seretos, Ptoheion, Kuino, Berzana,
Arsa, Bleza, Labutza, Kuintu, Bermezion, Rotun, Kobenkiles, Markeliana, Primoniana, Pamilinos
dhe Aria (Shih: “De aedificiis”, libri IV/4).
354
Po aty, Libri IV/17-26.
355
Po aty, libri IV/27.
356
Po aty, libri IV/30.
357
Po aty, libri IV/33.

147
dhe hapësirat e tjera në mënyrë që ato të jenë sa më të pasura dhe të hapura për
qytetarët.
Përmendja e Justiniana Prima madhështore, ndonëse e ndërlidhur me Justinia-
nin I dhe kohën e tij, e cila i takon Bizantit, gjithsesi nxjerr në pah identitetin etnik
dardan në zgjerim e sipër edhe në rrethanat e Perandorisë Romake, të cilat do të
barten në realitetet e Bizantit, ku vazhdon rëndësia e Dardanisë si provincë, e cila
nga shekulli IV shfaqet më vete. Andaj, si e tillë, Justiniana Prima, krahas rolit që
do të ketë për të ardhmen (shekujt V-VI si qendër kishtare), ajo më shumë shpjegon
zhvillimin kulturor dhe politik të Dardanisë gjatë shekujve paraprakë, pra nga
koha e reformave të Dioklecianit si dhe atyre të Kostadinit të Madh, kur Dardania
praktikisht kthehet në një “qendër kalimtare” prej nga pushteti i Romës do të bartet
në Bizant, rëndësia e së cilës është anashkaluar sepse aty është parë metafora e
lidhjes me Trojën me çka sërish rishfaqen Pellazgët dhe trashëgimia e tyre si
faktor kyç, që përcakton raportet midis Lindjes dhe Perëndimit, por këtë herë me
oreolin e krishterimit, për të cilin do të bëhet fjalë në vijim.
Sidoqoftë, Justiniana Prima, ndonëse e shfaqur në shekullin V në vend të
Scupit të lashtë të rrënuar nga tërmeti me pasoja katastrofale të vitit 518358,
paraqet epiqendrën e forcës që shtrihej nga Naissusi dhe vazhdon tutje në drejtim
të Thesolanikit, ku ndërlidhen qendrat e tjera të rëndësishme: Ulpiana, Theranda,
Hersona, Bederiana, Taurisiumi e të tjera, forcë kjo që flet për rëndësinë që
kishte Dardania në kapërcyllin e rëndësishëm të ngjarjeve, që lidhen me Bizantin
dhe atë që në histori njihet si Mesjetë.

358
Sipas kronikës së Comes Marcelinit “Chronicon ad an 518”, në MGF AA, 100, pos të tjerash
thuhet se ” termeti që kishte rënë në Dardani, kishte shkatërruar edhe 24 kastele”, te Mirdita, Zef:
“Studime dardane”, Prishtinë, 1979, faqe 138.

148
PJESA E DYTË

DARDANIA BIZANTINE

149
150
KAPITULLI I

ILIRIKU NË BIZANT

Do të jenë dy zhvillimet historike që sollën dobësimin e pak më vonë rënien


e Perandorisë së Romës dhe shfaqjen e Bizantit, i njohur si Perandori Romake e
Krishterë.
Zhvillimi i parë ka të bëjë me krizën e sistemit skllavopronar. Për pasojë
kishte krizën e papërballueshme shoqërore dhe politike të Perandorisë.
Zhvillimi i dytë lidhet me sulmet e barbarëve (fillimisht të Hunëve e Gotëve
dhe fiseve të tjera) në pjesët lindore të Perandorisë.
Këto zhvillime megjithatë, nuk do të kishin peshën çfarë në të vërtetë do ta
kenë, pa faktorin krishterim. U duk në shekullin e parë të erës sonë dhe ndikoi
drejtpërdrejt në shfaqjen e Bizantit dhe atë që do njihet si Mesjetë.
Me këtë rast duhet thënë se ndër akterët kryesorë në arenën e këtij zhvillimi
historik të kapërcimit nga njëra kohë në tjetrën, ishin pikërisht Ilirët dhe Dardanët
në Ilirik. Në njërën anë, shtrirja e fuqisë perandorake romake me luftë në Ilirik dhe
pjesët e tjera në veri dhe lindje të tij, që vazhdoi për disa shekuj, dhe në tjetrën anë,
depërtimet e popujve barbarë (Gotëve, Hunëve, Sllavëve e të tjerëve) nga veri-
lindja, me ç’rast shumë prej tyre edhe do të vendosen në të, ndikuan që kësaj
hapë-sire t’i ndryshohen realitetet etnike, shoqërore dhe kulturore. Megjithatë,
Ilirët, përkundër rezistencës së madhe që u bënë pushtuesit dhe barbarëve, me
kalimin e kohës, në kuadër të Perandorisë së përbashkët, e udhëhequr nga
koncepti i qyteta-risë romake të universalizmit të qytetarisë (civis romanes) dhe asaj
bizantine (romai-os), ia dolën që të akomodohen në këto procese, me çka mund të
thuhet se i ndikuan drejtpërdrejt ato dhe, me fuqizimin e tyre në strukturat ushtarake,
ndryshuan edhe raportin e forcave që sollën te shfaqja e Bizantit duke e ndikuara
drejtpërdrejt. Ndaj, Ilirët dhe Dardanët, shfaqen si protagonistë të rëndësishëm në
procesin e gjithëmbarshëm të konstituimit shoqëror, politik dhe shpirtëror të
Bizantit, ku edhe e kanë burimin ato që merren si identitete të tyre në kuadër të

151
Bizantit: ai etnik, administrativ dhe shpirtëror, prej nga del edhe vlerësimi rreth
“Bizantit ilir”.359
Para se të ndodhë ky ndryshim i madh i përkufizuar kohësisht si Mesjetë dhe
si Bizant, duhet parë pikërisht rrethanat që i paraprinë atij, pra që sollën deri te ai.
Edhe këtu fjalën kryesore në kuadër të konceptit të universalizmit të qyteta-
risë do ta kenë perandorët romakë me prejardhje ilire-dardane si dhe vetë Iliriku
- provincë kyçe e Perandorisë, ku do të shtrihen përpjekjet kryesore që do ta
ndikojnë por edhe do ta përshpejtojnë këtë zhvillim historik.
Kështu, do të jetë perandori Dioklecian (284-305 pas erës sonë) me prejardh-
je ilire,360 ai që do të fillojë reformat më të thella dhe gjithëpërfshirëse të quajtura
Tetrahia.361 Me këto reforma, Ilirikut do t’i përcaktohet një rol i rëndësishëm në
rivitalizimin ekonomik dhe politik të Perandorisë. Kjo rrugë do të vazhdohet nga
perandori tjetër nga Dardania, Konstandini i Madh (306-337 pas erës sonë), në
reformat e të cilit, Iliriku si gjithë pjesa lindore e Perandorisë, u kthye në epiqend-
rën e projektit të ndarjes,me ç’rast kjo pjesë mbeti në Lindje, pra në Bizant.
Duke menduar se kriza perandorake mund të zgjidhej me anën e reformave
administrative, pra që pushteti qendror të zhvendosej përfundimisht te ai provin-
cial (i krahinave), ku kishte mbështetje klasa ushtarake dhe kishte epiqendrën e vet
që mbahej, si dihet, Diokleciani e ndau pushtetin perandorak në fillim midis dy,
pastaj midis katër bashkësundimtarësh, të gjithë me origjinë ilire-dardane. Me këtë
masë, në fundin e shekullit IV praktikisht shënohej fillimi i ndarjes së Perandorisë
në dy pjesë. Pjesa lindore formohej nga dy prefektura të mëdha: të Lindjes dhe e
Ilirikut. Qendër e kësaj të fundit ishte Sirmium (Mitrovica e Sremit). Tutje, prefek-
tura e Ilirikut ndahej në 3 dioqeza, që përfshinin disa njësi administrative edhe më
të vogla - provincat. Në të parën hynin krahinat e Dalmacisë së jugut dhe të Ilirisë
së veriut me qendër Shkodrën (Prevalia), provinca e Epirit të Ri (Epirus Nova)
nga Durrahu deri te Epiri i Vjetër (Epirus Vetus) si dhe tokat në jug të Vjosës me
qendër Nikopolis (Nikopojën).362

359
Shih Budimir, Milan:“O etničkom odnosu Dardanaca prema Ilirima”, Beograd 1950.
360
Perandori Dioklecian (Diocles, greqisht Διοκλῆς) kishte emrin Gaius Aurelius Valerius Diocletianus.
Lindi midis viteve 236 dhe 245 në Solana të Dalmacisë. Vdiq më 312. Nga viti 284 deri më 305 ishte
Perandor i Romës  (Cesar). Karierën e filloi si ushtarak, ku edhe arriti gradën e komandantit të gardës peran-
dorake. Cesar u shpall në Nikomedia pas vdekjes së pasqaruar të cesarit Numerian. Aty ndryshoi edhe emrin
në Gaius Aurelius Valeruius Diocletanus. Një vit më vonë, pas betejës së Magnusit, kur mundi rivalin Aper,
u shpall Perandor.
361
Tetrarhia ishte sistemi administrativ që e vendosi perandori Dioklecian në vitin 293 pas erës sonë dhe
përshkoi sistemin e reformave të gjithëmbarshme me anën e të cilave qeverisja perandorake u decentralizua
në katër njësi administrative dhe ushtarake, të mbikëqyrura nga Roma.

152
Pas kësaj mase, e cila edhe për pak kohë do t’ia shtyjë jetën regjimit skllavo-
pronar, por nuk do ta shpëtojë nga dështimi përfundimtar që do të marrë fund me
shthurjen e tij, Konstandini i Madh, ishte i vetëdijshëm se Perandoria do të përballet
me një krizë tjetër të brendshme edhe më të madhe shoqërore dhe politike nga
shkaku i vetëm se lirimi nga skllavëria kërkonte një dividendë të caktuar shoqërore,
të cilën e kërkonte shtresa e lirë, kështu që ai pranoi krishterimin si një mjet të
mirë me të cilin mund ta mbikëqyrte masën, por njëherësh ta forconte edhe pushte-
tin absolut perandorak me anën e fuqisë së kishës, që do ta kthejë në aleat të vetin.
Perandori me fuqinë e zotit dhe bekimin e tij dhe kisha e fuqizuar me bekimin
e perandorit krijonin binomin e ri të fuqisë thuajse të paprekshme, që do të ndry-
shojë kahun shoqëror e politik të Perandorisë, por edhe të qytetërimit në përgjithësi.
Këtij akti historik, ndër më të rëndësishmit e kohës, i priu nxjerrja e urdhëresës së
famshme për ndalimin e përndjekjeve të të krishterëve (viti 311 i erës sonë), e cila
dy vjet më pas, u shoqërua me urdhëresën tjetër për përkrahjen e krishterimit, me
çka mund të thuhet se krishterimi u pranua si besim zyrtar i Perandorisë, që si do
të shihet, do të bëhet edhe bashkëpjesëmarrës në qeverisjen shtetërore, ku univer-
sin romak do ta zëvendësojë universi i krishterë, edhe pse një aspiratë e tillë do të
pësonte vazhdimisht zhgënjime përballë realitetit politik.
Që ta kodifikojë këtë vendim historik, në vitin 325 perandori Konstandin i
Madh thirri Këshillin e Krishterë të Nikesë ose Koncilin e Nikesë, ku morën pjesë
318 peshkopë nga gjithë Perandoria. Qenia e krishterimit në Ilirik dhe
Dardanidëshmohet nga 13 nënshkrime të peshkopëve të pranishëm në Nike, ndër
të cilët ishte peshkopi Dacus i Scupit (Shkupi i sotëm) i nënshkruar në dokumentet
e kon-cilit “Dacus Dardaniae” si dhe Budius i Stobit në Maqedoni dhe i
Korkyrës (Korfuzit).363
Pas zyrtarizimit të krishterimit, perandori Konstandin i Madh, në vitin 326
shpalli largimin e përgjithmonshëm nga Roma për në Kostandinopojë, me ç’rast
katër vjet më vonë shpërnguli edhe selinë e Perandorisë nga Roma në Bizant, të
cilit në vitin 330 ia dha emrin e vet, me ç’rast u hap një faqe e re në historinë e
qytetërimit, ku krishterimi bëhet njëri ndër përcaktuesit kryesor të këtij ndryshimi
të madh.

362
Më gjerësisht shih: Kolb, Franc: “Diokletian und die Erste Tetrarchie. Improvisation oder Experiment in der Organisa-
tion monarchischer Herrschaf, Berlin/New York 1987; Kuhoff, Wolgang: “Diokletian und die Epoche der Tetrarchie. Das
römische Reich zwischen Krisenbewältigung und Neuaufbau (284–313 n. Chr.), Frankfurt am Main 2001; Faverial, Zhan
Klod: “Historia (më e vjetër) e Shqipërisë”, Tiranë 2004, faqe 73.
363
Edwien, Jacques: “Shqiptarët”, Tiranë, 2007, faqe 163; Gjini, Gaser: “Skoposko-prizrenska
biskupija kroz stoljeća”, Zagreb 1986, faqe 29.

153
Para se të ndiqen veprimet e mëtutjeshme të pasuesve të Konstandinit të
Madh, që do të futen në projektin të cilit ai tashmë ia kishte dhënë vulën, dhe kush
më shumë e kush më pak do të mbetet në kornizat e një zhvillimi historik dhjetë-
shekullor, janë të nevojshme disa sqarime rreth Bizantit si një organizëm politik-
fetar me strukturë shtetërore romake, kulturë helene (ndonëse e quajtur me pa të
drejtë greke) dhe besim të krishterë, sintezë kjo që u bë e mundur nga zhven-
dosja e gravitetit të Perandorisë së Romës në Lindje, shkaktuar nga kriza e
shek.IV që pati si rrjedhojë kryesore krishterimin e Perandorisë Romake dhe
themelimin e një kryeqyteti të ri në Bosfor,në vendin e vogël antik Bizant, afër
Trojës legjendare, që sigurisht se nuk ishte zgjedhur rastësisht.364 Kjo jo vetëm
që përkujtonte mbretërinë më të mëdha të kohës, e cila para njëzet e sa shekujsh
pikërisht aty qëndronte si një urë që lidhte Perëndimin me Lindjen prej nga edhe
buronte fuqia e saj botërore, por me këtë veprim, perandori, si dardan që
ishte,sikur përkujton se po i kthehej edhe origjinës së familjes së vet mbretërore,
kur i fundit, Priami, kishte humbur luftën dhe ishte detyruar që zhdëmtimin e saj
ta bënte diku në Perëndim, pra në Romë.
Por, edhe përkundër këtyre asociacioneve me të cilat biografët e shumtë të
perandorit të fuqishëm merren edhe sot e gjithë ditën e që edhe mund të kenë
pasur ndikimin në hapin historik të perandorit Kostandin, në të vërtetë historia e
Bizantit është pikësëpari një periudhë e re e historisë romake dhe shteti bizantin
nuk është tjetër veçse një vazhdim i Perandorisë së vjetër romake. Siç dihet termi
“bizantin” lindi shumë vonë dhe “Bizantinët” e vërtetë nuk e njihnin. Ata vazh-
donin të quhen “Romakë” (romei), ndërsa perandorët bizantinë e thërrisnin veten
perandorë Romakë.365
Kjo “vazhdimësi” kishte edhe të ashtuquajturin kapërcim që kapte tre shekujt
e fundit të njërës dhe tre shekujt e fillimit të tjetrës, që çoi nga Perandoria Romake
në atë të Bizantit mesjetar, ku format e jetës së Romës së lashtë shuhen pak nga
pak duke u lënë vendin dukurive të reja të qytetërimit bizantin, që shfaqen në
rrethanat kur shteti del si një organizëm politik-fetar, perandori kthehet në kult
politik-fetar, ndërsa shtetasit skllevër të perandorit.
Natyrisht se i gjithë ky ndryshim nuk do të ishte i mundur pa një njësim
sublim të qytetërimit të lashtë midis organizimit shtetëror romak dhe kulturës
helene me pa të drejtë e quajtur greke, të cilat bashkohen në një koncept të ri për
jetën dhe shkrihen në krishterim, tek i cili shteti dhe kultura antike shohin mohi-

364
Ostrogorski, Georg: “Historia e Perandorisë Bizantine”, Tiranë, 2002, faqe 17.
365
Po aty, faqe 17.

154
min e plotë. Ai që do t’ia hapë rrugën këtij ndryshimi, gjithsesi, është perandori
Dioklecian, me luftën që ia shpalli Republikës së Romës. Si dihet Diokleciani,
që erdhi në pushtet në kohën e një krize të thellë politike dhe ekonomike të
Perandorisë, ishte i detyruar që të ndërmerrte diçka për ta përballuar gjendjen e
rëndë, kështu që iu kthye reformave rrënjësore. Duke nxjerrë përfundime nga
përvoja e zhvillimit të mëparshëm të shtetit romak, riorganizoi në mënyrë sistema-
tike ndryshimet e bëra ndërkohë që bëri një ristrukturim të përgjithshëm të sistemit
shtetëror.366
Reforma e Dioklecianit u përsos nga Konstandini i Madh dhe lindi kështu
një sistem i ri administrativ, që u bë pikënisja e sistemit bizantin.367
Rindërtimi i administratës së provincave nga Diokleciani i dha fund pozitës
së privilegjuar të Italisë dhe zhduku dallimin, tashmë pa kuptim, midis provinca-
ve senatoriale e provincave perandorake të drejtuara nga ushtarakët. Kjo bëri që
Italia, që më parë kishte pozitën e territorit-metropol, të ndahet në provinca e u
detyrua të derdhte atributet si çdo provincë e Perandorisë.368
Ndarja administrative e vendit në provinca, prefektura, dioqeza dhe njësi të
tjera, dobësoi pushtetin qendror, por forcoi pushtetin e perandorit dhe të ushtara-
këve mbi të cilët ai mbështetej gjithnjë e më shumë. Kështu, perandori me anën
e prefektëve, guvernatorëve mbikëqyrte çdo gjë me çka mund të thuhet se ai u
kthye në një absolutist. Si do të shihet nga kjo hierarki e centralizuar u krijua një
aparat i madh burokratik, i cili ishte efektiv, por edhe i shtrenjtë për shtetin. Me-
gjithatë, ai u mbajt, sepse ishte mjet i rëndësishëm në duart e perandorit për të
ushtruar pushtetin nga pozita e sovranit të pakufizuar.
Tipari më i rëndësishëm i sistemit administrativ dioklecioano-konstantinian
ishte ndarja e qartë e autoritetit ushtarak nga ai civil. Kështu, administrimi civil i
një province ishte në duart e qeveritarit të provincës, ai ushtarak ishte në duart e
dukës (dux), që ushtronte komandën ushtarake mbi një ose shumë provinca.
Megjithatë, në fushën e organizimit ushtarak Diokleciani dhe Konstandini
kryen reforma thelbësore. Më parë ushtria ishte kryesisht ushtri kufiri. Kriza e
kohës nxori në pah paaftësinë e saj që të përballet me problemet e sigurisë së
brendshme dhe ato të jashtme të vendit, veçmas mbrojtjen nga sulmet barbare në
pjesë të ndryshme. Diokleciani ndërmori masa që fuqizimi i ushtrisë të bëhet në
kufi, por njëherësh ajo të jetë lëvizëse dhe në gjendje gatishmërie për veprime

366
Po aty, faqe 21.
367
Vogz, J: “Constantin der Grosse und sein Jahrhundert”, Berlin, 1960.
368
Ostrogorski, Georg: “Historia e Perandorisë Bizantine”, Tiranë, 2002, faqe 21.

155
sipas nevojës. Për këtë arsye ai krijoi njësitë e veçanta, të quajtura exercitu
comitatensis, që pastaj u përpunuan më vonë edhe nga Konstandini, i cili nuk u
mbështet më në gardën pretoriane, të njohur për pretendimet e saj të kahershme
për të nxjerrë perandorë.369 Kostandini shkoi edhe më tutje për ta reformuar dhe
aftësuar ushtrinë duke ndarë trupat lëvizëse (comitatensis) nga ato kufitare (limi-
tanei), ndarje kjo që u tregua e suksesshme në planin e brendshëm dhe në atë të
jashtëm ngaqë perandorëve ua ktheu sigurinë qeverisëse, ndërsa armiqve
(barbarë-ve) për një kohë të gjatë ua hoqi mundësitë e rrezikimit nga jashtë duke
i detyruar që t’u nënshtrohen rregullave të brendshme.
Krahas faktorit strukturë shtetërore romake, që ishte një parakusht për kriji-
min e sintezës bizantine dhe, si u pa në saje të reformave të Dioklecianit dhe të
Konstandinit të Madh mbeti në fondamentin e tij, por si i reformuar dukshëm,
ishte edhe krishterimi, si njëri ndër faktorët shumë të rëndësishëm që ndikoi që
shteti të kthehet në një organizëm politik-fetar, ndërkohë që Perandorin ta kthejë
në kult-politiko fetar.
Edhe këtu njëra ndër çështjet më të ngritura të historiografisë është ajo e qën-
drimit të perandorit Konstandin ndaj fesë së krishterë. Disa mendojnë se ai ishte
indiferent nga pikëpamja fetare dhe se mbështeste krishterimin thjesht për qëllime
politike, të cilat në ato rrethana mund t’i shkonin për shtati, siç ndodhi në të vërte-
të. Të tjerët i besojnë konvertimit të tij shpirtëror dhe atij ia njohin meritën më të
madhe për kthesën që u shënua në politikën fetare të Perandorisë së cilës i duhej
diçka e tillë për ta shtuar dhe ngjizur kohezionin shoqëror dhe shpirtëror në shthur-
je. Rreth njërës a tjetrës pikëpamje janë sjellë argumente të shumta dhe në fakt, ka
mjaft arsye për të folur për një bashkim të tij me krishterimin si çështje të një
emancipimi shoqëror që i duhej asaj për ta forcuar edhe më tepër pushtetin karshi
sfidave të tjera me të cilat përballej nga brenda, siç ka edhe shumë arsye të tjera
për të mbrojtur tezën e besnikërisë së tij ndaj traditave të vjetra pagane nga të cilat
ai nuk u shkëput përfundimisht siç kërkohej nga ata që e pranonin krishterimin. 370
Edhe krishterimi vazhdon ta trajtojë Konstandinin e Madh si të merituar dhe këtë
ta lidh me përcaktimin shpirtëror, megjithatë qëllimet politike ishin përcaktuese
369
Më gjerësisht shih: Mommsen, T: “Das römische Militärwesen seit Diocletians”, Leipzig,
1899; Ensslin,W: „Zum Heermeisteramt des spätrömischen Reichs“,129.
370
Në gjithë bibliografinë e gjerë që ekziston lidhur me këtë çështje Georg Ostrogorski (Historia
e Perandorisë Bizantine) përkufizohet te këta autorë: Burckhardt, J: ”Die Zeit Constantins des
Grosse”, Botimi dytë i plotë, Stoccardë 1929; Schwartz, E: “Keiser Constantin und die
chistlische Kirche”; Zeller, J: ”Quelques remarques sul la “vision” de Constatin “likuide”;
Lietzman, K: ”Der Glaube Konstatins des Grossen”, Berlin, 1937; Vogt, J: ”Costantin der
Grosse und sein Jahrhundert”.

156
për Konstandinin që të pranojë krishterimin si njërin nga religjionet e Perandorisë
Romake, që e bëri në formën e njohur Edikti i Milanos i vitit 313. Ka shumë të
dhëna që flasin se ai nuk iu përkushtua krejtësisht krishterimit dhe as që u bë i
krishterë në kuptimin që i jepnin kësaj fjale pasardhësit e tij bizantinë, ngaqë nuk
ndërpreu çdo marrëdhënie me traditat pagane.371
Përkundrazi, perandori i fuqishëm, nuk e ndaloi paganizmin. Kjo duhet të
theksohet edhe me këtë rast meqë kështu qartësohen raportet e njëmendta midis
politikës dhe pushtetit, të cilat kanë ndikuar që krishterimi të pranohet. Madje, ai
vetë merrte pjesë në disa nga këto rite, sidomos në ritin e diellit, rit ky karakte-
ristik, që në vendlindjen e tij, në Dardani do të mbahet i gjallë përherë dhe do të
vijë deri në kohën tonë, pavarësisht ndikimit të madh që kishte krishterimi dhe më
vonë islami në këto anë, duke u munduar që fuqia e tij t’i atribuohej krijuesit (pe-
rëndisë).
Pa marrë parasysh sjelljen personale të Konstandinit ndaj krishterimit dhe
pavarësisht çfarë bindjesh ruajti, megjithatë, mbetet fakt i pamohueshëm se ai
religjionin e ktheu në instrument politik, se e bëri bashkëqeverisës, gjë që ndikoi
që vizioni universal i Perandorisë Romake të zëvendësohet me atë të krishterë,
ku kisha me të madhe ndikoi në politikën, por që politika e shfrytëzoi kishën për
qëllimet e veta, koncesione këto të ndërsjella, ndër të cilat më i rëndësishmi
është ai që perandori me bekimin kishtar fitoi titullin e përfaqësuesit hyjnor në
tokë si një armë të fuqishme për ushtrimin e pushtetit absolut.
Shembulli më i qartë dhe historikisht më i rëndësishëm i ndikimit të krishteri-
mit mbi shtetin romak në kohën e Konstandinit është ai i koncilit të Nikesë, më 325,
i pari i një serie të tërë koncilesh ekumenike, që i vunë bazën dogmatike e kanonike
të kishës së krishterë.
Siç dihet në këtë koncil në rend të ditës ishte çështja e presbiterit të Aleksand-
risë Arie, i cili nuk e pranonte si të pajtueshëm me monoteizmin barazinë e Atit
e të Birit dhe që në këtë mënyrë mohonte natyrën hyjnore të Krishtit. Doktrina
ariane u dënua nga koncili, që njohu dogmën e bashkësubstancës së Atit me të
Birin. Në këtë mënyrë ai u bë neni i besimit, që më vonë, pasi të plotësohej me
rezolutat e Koncilit të Dytë ekumenik të Kostandinopojës më 381, do të bëhet
kredo e kishës së krishterë.372
Kështu, lidhja midis shtetit dhe kishës u solli të dyve përfitime të mëdha,
por në të njëjtën kohë edhe vështirësi të reja, meqë shumë nga problemet shtete-

371
Ostrogorski, Georg: “Historia e Perandorisë Bizantine”, Tiranë, 2002, faqe 29.
372
Po aty, faqe 29.

157
rore njëherësh u bënë edhe kishtare, siç ndodhi që ato kishtare të bëhen edhe
shtetërore me çka debatet kishtare u ndërthurën me ato politike dhe u bënë faktor
i përhershëm jo vetëm në historinë e kishës, por edhe në atë të shtetit dhe kështu
edhe të politikës.
Këto dukuri nxorën krye qysh në kohën e Konstandinit të Madh, sidomos
ajo e arianizmit, e cila nuk u zhduk me vendimet e Koncilit të Nikesë, edhe pse
dukej se aty i ishte dhënë një përgjigje, që si do të shihet, së paku nga ana formale,
por jo edhe esenciale, epilogun përfundimtar do ta marrë në Koncilin e Dytë.
Nga Koncili i Parë deri te ai i dyti, pra nga Nikeja deri te Kostandinopoja,
do të duhen të kalojnë më shumë se gjysmë shekulli grindje dhe mospajtime në
të cilat do të përfshihen të bijtë e Konstandinit të Madh - Konstanci, që qeveriste
gjysmën lindore dhe u deklarua në përkrahje të arianizmit, që vdiq shumë herët,
më 340 dhe, Konstanti, të cilit i kishte takuar pjesa perëndimore, mbështetën
doktrinën e Nikesë.
Mospajtimet midis vëllezërve rreth doktrinave kishtare, vazhduan për shumë
kohë, përderisa i madhi vdiq në luftën kundër uzurpatorit Magnec (350), i cili
pastaj u mund nga Kostanci në një betejë të përgjakshme.373
Fitorja e Konstancit solli një rritje të peshës politike të pjesës lindore të
Perandorisë. Perandori kishte për synim që të barazonte fuqinë e Kostandinopojës
me atë të Romës, gjë që shkonte në dëm të Romës gjysmë-pagane. Me këtë rast ai
shpalli arianizmin fe shtetërore (359). Fitorja e përkohshme e arianizmit në shtetin
romak-bizantin kishte një pasojë tjetër afatgjate, meqë në atë kohë filloi kthimi në
krishterim i Gotëve, me ç’rast popujt gjermanik e njohën krishterimin në variantin
e tij arian. Më 343 Ulfila, që përktheu biblën në gotishte, u shugurua peshkop nga
ariani Eusebio i Nikomedisë, i cili, si do të shihet, pati ndikim të madh në pjesët
perëndimore të Perandorisë, veçmas në Ilirik dhe Dardani,374 ku edhe do të thad-
rohen dallimet fetare mbi këtë pikëpamje, që do të vazhdojnë të përçajnë krishteri-
min nga brenda e me këtë edhe Perandorinë.
Periudha e konflikteve fetare në Perandori, e cila kulmoi me vendimin e
Konstancit që ta kthejë arianizmin, pati për reaksion vendimin e perandorit Julian
Apostatit (361-363), i cili i shpalli luftë fesë së re, pra krishterimit, duke rikthyer
paganizmin. Veprimet e Julianit, përfaqësuesit të fundit të dinastisë së Konstan-
dinit të Madh, ishin të një natyre filozofike e më pak politike. Mbështetja te elita
intelektuale dhe politike e Romës si dhe Perëndimit në përgjithësi mund të kënaqte

373
Po aty, faqe 30.
374
Po aty, faqe 31.

158
lozhat e caktuara, por jo edhe shtresat e gjera, të cilat tashmë, nën ndikimin e krish-
terimit dhe premtimeve për jetën e përshpirtshme për të cilën flitej kudo, u ishin
kthyer predikimeve për shpresën që mund ta ofronte vetëm doktrina kishtare e
barazisë, e cila ishte joshëse sa edhe dehëse për masat e gjera, të cilat me këtë
“eliksir” mund të ktheheshin në instrument të lëvizjeve shoqëro-re dhe politike
pa marrë parasysh kahun, që nuk mund të ishte tjetër pos i dhunshëm. U pa se
liria e besimit nuk ishte në gjendje ta mbrojë besimin e lirë, gjë që doli se Juliani
ishte i dënuar të dështonte siç ishte e dënuar të dështonte çfarëdo ideje e cila nuk
kishte mbështetjen e masës, qoftë ajo edhe manipuluese në format siç shfaqej.
Këtë dështim e vulosi vdekja e tij nga një plagë që e mori në një betejë kundër
persëve. Me të vdiq edhe vepra e tij, ndërsa dështimi i tij tregoi se fitorja e
krishterimit ishte e pandalshme, meqë prapa kishte masat, të cilat ishin kthyer në
peng të pretimeve për barazinë dhe jetën e përshpirtshme, të cilat do të kthehen
në ideologji të shumtën rrënuese.
Për gjendjen e dhënë, fitorja përfundimtare e krishterimit ortodoks krijoi një
frymë lehtësimi, pasi që ndaloi përndjekjet e përgjakshme që kishin vazhduar
prej më shumë se dy shekujsh në Perandori, sado që nuk ndryshoi gjendjen
shoqërore dhe atë politike në vend, e aq më pak fashiti grindjet brenda kishës, të
cilat edhe për një kohë të mirë vazhduan me një hov të madh jo vetëm midis
arianizmit dhe përkrahësve të Koncilit të Nikesë, pra lindorëve dhe perëndimo-
rëve, por edhe midis ortodoksëve rreth dogmës monofizite, asaj dyfizite dhe të
pavendosurve.375
Me këtë rast, po ashtu doli në pah se fuqia e madhe e liruar pas rrënimit të
sistemit skllavopronar nuk ishte në gjendje që të krijonte rrethana më të mira
ekonomike dhe as shoqërore. Përkundrazi, shumë nga ekonomitë që punonin mbi
bazat e skllavërisë, me të shpejtë humbën prodhimin, ndërsa ngjashëm ndodhi
edhe me ekonomitë bujqësore, minierat dhe punët e tjera publike. Ngecje shënoi
edhe zejtaria dhe vetë tregtia, gjë që shumë qytete nisën të humbin rëndësinë e
tyre. E vetmja degë, ku pas rënies së sistemit skllavopronar, bëri përpara ishte
375
“Dyfizëtët”, ose përkrahësit e “dy natyrave”, mbështetnin qëndrimin rreth ekzistimit të “dy
natyrave” të Krishtit, ajo hyjnore dhe njerëzore, që shfaqej me anën e konceptit të “njeriut
perëndi”. Themelues i kësaj doktrine ishte Nestori i Aleksandrisë, i cili arriti të bëhet edhe
peshkop i Kostandinopojës. Ndërsa “monofiztët” mohojnë natyrën njerëzore të Krishtit, duke
mbështetur vetëm atë hyjnore. Në Koncilin e Katërt të kishës së Krishterë në Kalcedoni më 451 u
formua dogma mbi dy natyrat e Krishtit, që të dyja të përkryera, të pandashme, por të dallue-
shme. Me këtë rast u dënua si nestorizmi ashtu edhe monofizismi. Në raport me ta, formula e
Kolcedonisë përfaqësonte në njëfarë mënyre një pozitë të mesme, sipas të cilës shpëtimi mund të
vinte vetëm nga shpëtimtari që ishte në të njëjtën kohë Zot i përkryer dhe njëri i përkryer.

159
bujqësia, ngase katundaria e lirë fitoi mundësinë që t’i rrisë pronat, ndërkohë që
edhe pronarët e deriatëhershëm të tokave të përfshirë në sistemin e latifondeve
përfituan nga format e reja të shfrytëzimit të saj me anën e kolonëve, që shfaqe-
shin si qiramarrës, që vinin nga radhët e katundarëve të shpronësuar. Ata merrnin
me qira nga pronarët e mëdhenj tokë (peculia) bashkë me pajisjen e nevojshme
për ta punuar dhe ishin të detyruar t’i jepnin të zotit të tokës një pjesë të pro-
dhimit si edhe të bënin disa ditë punë angarie. Në radhët e kolonëve hynë edhe
skllevër që kishin fituar lirinë, robër që ziheshin në luftë si edhe pronarë të
vegjël skllevërish që shkatërroheshin.376
Mund të thuhet se në përgjithësi kolonati mori një zhvillim të madh në pro-
vincat lindore qysh në fillim. Por, edhe pse gjendja e kolonëve ishte më e mirë se
ajo e skllevërve, ajo solli forma të reja të shfrytëzimit, sistemi i ndryshëm i
taksave, nga ajo e tokës, e bagëtisë dhe të tjerave që kërkonte shteti, filloi ta
vështirësojë gjendjen e shtresës së lirë shoqërore, e cila shfaqej si shpresë e eko-
nomisë së re e cila në masë të madhe përligji sistemin bujkrob.
Kundruall këtyre rrethanave filloi të shfaqej pakënaqësia e kolonëve, e cila
u shpreh me largimin e tyre nga ky sistem i ri i punës, me çka u paraqitën
vështirësi të ndjeshme, të cilat detyruan pushtetin qendror që të merrte masa ndaj
kolonëve që nuk u përgjigjeshin detyrimeve. Janë të njohura dekretet e
perandorit Valentin të vitit 371 për Ilirinë, sipas të cilëve kolonët, të cilët deri më
atëherë ishin qytetarë të lirë, filluan ta humbin lirinë në saje të ligjeve detyruese
që i lidhnin me mënyrën e shfrytëzimit të saj, por edhe me anën e taksave të
shumta të cilat bëheshin të papërballueshme sa më shumë që Perandoria zhytej
në luftëra me barbarët, të cilët kishin filluar me të madhe të futeshin nga veri-
lindja dhe lindja, duke bërë plaçkitje dhe duke lënë shkatërrime të mëdha.
Ekspeditat shkatërruese të barbarëve zunë të shpeshtohen veçmas pas gjysmës së
dytë të shekullit IV pas erës sonë kur turma të mëdha barbarësh nomadë, në
radhë të parë Hunët zunë t’i shpërthejnë kufijtë dhe duke kaluar Danubin, të
vendoseshin në territorin e Ilirikut Qendror. Ushtritë e Perandorisë nuk qenë në
gjendje t’u bënin ballë këtyre sulmeve, por mbetej popullsia ilire-dardane ajo e
cila, që të mbronte pronat e veta, duhej t’u bënte ballë atyre. Këtu duhet parë
arsyeja pse fiset barbare nuk ishin gjithaq të suksesshme në këto pjesë, siç ishin
ato të Gotëve dhe Visigotëve në pjesët lindore (Traki), të cilët pasi që do t’ia
dalin që të përballojnë betejën e Adrianopojës të vitit 378 me ushtrinë peran-
dorake të papërgatitur si duhej për kundërshtarë të tillë, ose pse do të ketë edhe
376
“Historia e popullit shqiptar”, vëllimi i parë, Prishtinë, 1976, faqe 124.

160
të tillë që këtë faktor do ta llogarisë për hesape të caktuara të natyrave të ndrysh-
me, të cilat do të dalin në pah më vonë (çështja e “vitalizmit” të Perandorisë me
gjak të ri e kusuritje të tjera shoqërore dhe politike në raporte midis “perando-
rakëve” centralistë dhe “ushtarakëve” krahinorë), atyre do t’u hapet rruga drejt
krahinave perëndimore të Ilirikut, depërtime këto të njohura, të cilat bënë që
Gotët të arrinin edhe në brigjet e Adriatikut.
Kjo bëri që pasardhësi i Valentinit, Teodosi I, duke mos pasur mundësi tjetër
që të dëbonte Gotët nga tokat e pushtuara, të hynte në marrëveshje me ta, duke u
dhënë toka në pjesët veriore e perëndimore të gadishullit, me kusht që këta të
merrnin përsipër të kryenin detyrën e shërbimit ushtarak për Perandorinë nën
udhëheqjen e komandantëve të tyre. Sipas kësaj marrëveshje që u quajt foedus,
Ostrogotët do të vendoseshin në Panoni, ndërsa Visigotët në pjesën veriore të dio-
qezës trake. Në saje kësaj marrëveshje, Teodosi mundi të shmangte për disa kohë
sulmet e reja të barbarëve dhe të siguronte “paqen” e brendshme shoqërore.377
Marrëveshjet me barbarët, megjithatë, nuk ia sollën paqen e brendshme Pe-
randorisë e as nuk ia shtuan sigurinë e dëshiruar nga kërcënimet e jashtme. Për-
kundrazi, sipas reformave të Konstantitnit të Madh, perandoria tashmë e ndarë në
dy pjesë, u përfshi edhe nga kundërthënie të brendshme shoqërore dhe ekonomike,
që për pasojë patën edhe përplasjet dhe përçarjet e njohura politike, të cilat, në
vitin 395, pas vdekjes së Teodosit, sollën ndarjen e Perandorisë në dy pjesë të
veçanta e më vete: në Perandorinë Romake të Perëndimit dhe në atë të Lindjes të
Kostandinopojës, të sunduara nga bijtë e tij Honori dhe Arkadi.
Kjo ndarje preku edhe Ilirikun ngaqë provincat veriore të tij (Noriku, Pano-
nia dhe Dalmacia) ishin në dioqezën e Ilirikut dhe, si rrjedhojë, pjesë politike e
kishtare e Perandorisë Perëndimore, ndërsa provincat ilire që përbënin dioqezën
e Maqedonisë, u bashkuan përfundimisht me Perandorinë Lindore.378
Ndonëse këto provinca u vunë nënë varësinë politike të Kostandinopojës,
nga pikëpamja fetare ato mbetën nën juridiksionin e kishës së Romës, që si do të
shihet, kjo shpërputhje fatkeqe midis juridiksionit politik dhe atij kishtar në prefek-
turën e Ilirikut u dha rast të mirë peshkopëve që të shprehnin rivalitetin e tyre në
rritje dhe të vinin në provë forcat, që do të jenë të kobshme për këto anë.379
Natyrisht se kjo ndarje ishte e pashmangshme dhe përfundimtare edhe për
shkak se pas reformave të Dioklecianit dhe të Konstandinit të Madh qendra e

377
“Historia e Popullit Shqiptar”, vëllimi i parë,Prishtinë, 1967, faqe 126.
378
Jacques, Edwin: “Shqiptarët”, Tiranë, 2007, faqe 165.
379
Po aty, faqe 165.

161
gravitetit kaloi nga Perëndimi në Lindje, me ç’rast provincat qendrore, veçmas
ato të Ilirikut, fituan një rëndësi të madhe dhe një funksion të rëndësishëm, që
zhvendosi dukshëm raportin e forcave në dobi të Lindjes.
Edhe përkundër kësaj ndarjeje e deri te rënia e Perandorisë Romake të Pe-
rëndimit, u ruajt ideja e unitetit të Perandorisë. Edhe në ato rrethana nuk flitej më
për dy perandori, por për dy pjesë të një perandorie të vetme, të cilat qeverise-
shin nga dy perandorë.
Qeverisja e dy perandorëve si dhe dekretet e tyre në dukje të unifikuara, nuk
i afruan Lindjen me Perëndimin. Përkundrazi Perëndimi filloi të dobësohet edhe
më nga depërtimet e barbarëve, siç ishin ato të Alarikut, i cili iu drejtua Italisë
dhe pas tri përpjekjeve mundi të pushtojë e të plaçkitë Romën (410). Ndërkohë
në Lindje, në fillimin e shekullit V fillon një periudhë relative e gjatë qetësie, gjë
që u pa se barbarët, me të cilët u lidh paqe pas fitores së tyre në Adrianopojë, i
sollën dobi Lindjes, ndërkohë që Perëndimin e ballafaquan me sprovën kryesore
të shkatërrimit së cilës do t’i nënshtrohet pas pak, pikërisht nga Gotët dhe barba-
rët e tjerë, që ishin pranuar për ta “mbrojtur” Perandorinë, siç do të ndodhë në të
vërtetë edhe me Sllavët, pas tre shekujsh, kur nga perandori Herakli do të
pranohen që të mbrojnë Lindjen nga barbarët tjerë dhe për këtë do të vendosen
në Traki dhe Ilirik, ku do të kthehen në shkaktarë të rrënimit të tyre dhe të frymës
perëndimore, bartës të së cilës ishin Ilirët, me çka do të ndikohet edhe kthimi
përfundimtar i Bizantit në Perandori lindore, të mbikëqyrur nga lindorët.
Megjithatë, deri sa do të vijë te ky rrënim i frymës perëndimore nga Sllavët
në dobi të bizantinizmit lindor, në këtë periudhë “qetësie relative” u themelua uni-
versiteti në Kostandinopojë dhe u përhap Codex Theodosianus. Universiteti i ri u
bë qendër e rëndësishme kulturore dhe arsimore e Perandorisë, ku jepnin mësim
dhjetë Grekë e dhjetë latinë, pesë oratorë grekë e tre latinë, një filozof e dy juristë.380
Codex Theodosianus i shpërndarë në Lindje dhe në Perëndim në emër të
perandorëve Teodos II dhe Valentian III kishte një rëndësi, meqë kodi i ri i duhej
t’i jepte baza të reja më solide administrimit të drejtësisë si shprehje e unitetit
juridik të Perandorisë, i cili në të vërtetë hapi një periudhë paqeje midis dy
gjysmave të Perandorisë, por që nuk e parandaloi procesin e ndarjes së saj, i cili
ishte i pashmangshëm dhe gjithnjë e më i prekshëm.
Kësaj ndarje, megjithatë, shprehjen më të dukshme ia dha thellimi i ndarjes
gjuhësore. Sepse, në Perëndim njohja e gjuhës greke erdhi duke u zhdukur, kurse
në Lindje gjuha latine, ndonëse mbetej gjuhë zyrtare dhe si e tillë kultivohej jo
380
Ostrogorski, Georg: “Historia e Perandorisë Bizantine”, Tiranë, 2002, faqe 32.

162
natyrshëm, po humbiste vazhdimisht pozitat kundrejt gjuhës greke. Kështu, greqi-
zimi i Lindjes përparoi pa u ndalur, sidomos në kohën e perandorit Teodos II
dhe të perandoreshës Eudokia Augusta.381
Ndarja gjithnjë e më e madhe gjuhësore, që në të vërtetë paraqiste edhe
ndarjen midis dy botëkuptimeve politike, shoqërore dhe kulturore, atij lindor dhe
perëndimor, në të vërtetë, në lindje solli edhe krijimin e një kulture kishtare-
kombëtare, e cila u paraqit në Armeninë fqinje, ku u shfaq alfabeti armen dhe
përkthimi i Biblës në armenisht.382
Ky ishte një hap i rëndësishëm rreth formimit të ndërgjegjes etnike mbi bazat
e gjuhës së liturgjisë , që Bizanti e synoi dhe pak nga pak ia doli ta ngritë në një
shkallë të përgjithshme me të cilën të krishterët do të ushqehen për t’u mbajtur të
lidhur për bizantinizmin.
Përcaktimi i kishës së Bizantit për ndërgjegje fetare mbi bazat e gjuhës së
liturgjisë, që jo rrallë ngatërrohet me ndërgjegje kombëtare, nuk do të gjejë mbë-
shtetje nga kisha romake. Ndonëse Perandoria Perëndimore, për shkak të sulmeve
barbare, veçmas të Hunëve, ndodhej para grahmës, sërish dëshmoi përcaktimin
për unitetin romak mbi qëndrimet e njohura të kishës së Romës rreth konceptit
universal të qytetërimit, të cilit edhe më tutje mëtohej t’i mbetej besnik. Ishte
papa Leoni (Luani) i Madh (640-661), i cili vuri në pah se kisha romake mbetej
fuqi romake që nuk hiqte dorë nga dogma universale e krishterë, pavarësisht se
Perandoria Perëndimore do të zbresë përfundimisht nga skena historike pikërisht
pse i mungonte identifikimi etnik dhe gjuhësor siç ngjau me kishën lindore, e
cila jo vetëm që “lëshoi” pe para kësaj, por me pranimin e autoqefalisë, atë e
shndërroi në mjet të fuqishëm mbijetimi, qeverisjeje dhe pse jo edhe sundimi
politik madje.
Në të vërtetë në përputhje me unitetin romak, i cili kishte bazën te dogma e
krishterë si dhe përpjekjet e mëdha që me anën e reformave të gjera adminis-
trative, politike dhe shoqërore të kthehet në një emërues të përbashkët të Peran-
dorisë me “dy krahë” (atë lindor dhe perëndimor), duhet parë edhe shfaqjen e tri
identiteteve ilire-dardane brenda atij perandorak:
a) identitetin vetëqeverisës
b) identitetin administrativ dhe
c) identitetin kishtar

381
Po aty, faqe 33.
382
Shih Stein:“Geschichte”, I, 425; A. Mikelian: “Die armenische Kirsche in iren Bezihungen
zur byzantiniscchen”, 1892.

163
A) Identiteti vetëqeverisës - njihet që nga pushtimet e para të Romës përtej
Adriatiku, kur ushtria romake, pas luftimeve të gjata, do të detyrojë mbretin Genc
të pranojë vasalitetin, ndërkohë që do të përgatitë terrenin për pushtime të tjera në
drejtim të Ardianëve, Dalmatëve si dhe të fiseve dhe mbretërive në Epir dhe
Dardani. Në të vërtetë vetëqeverisja dhe autonomitë e brendshme do të bëhen mbi
bazat e identiteti etnik, andaj jo pa të drejtë vetëqeverisja është quajtur edhe
identitet etnik, meqë etnia, jo vetëm që është ruajtur, por edhe është forcuar.
Ky parim ka qenë në përputhje me politikën e njohur romake “pax romana”,
me çka përfshirja e pjesëve të tjera në Perandori, veçmas atyre strategjike çfarë
ishte Iliriku, Dardania, Maqedonia, por edhe Trakia dhe pjesë të tjera në Lindje
dhe në Afrikë, nuk do të thoshte nënshtrim i plotë në përputhje me pushtimin,
por një si marrëveshje për një perandori të përbashkët e ndërtuar mbi parimet e
universalizmit botëror, që më vonë do të plotësohen me ato të boshtit të krishterë
(ekumenizmit). Andaj, mbi këto parime shfaqen edhe statuset e provincave vetë-
qeverisëse, ato të autonomive të brendshme (fisnore) dhe të tjera, ku krahas
ndonjë tributi të lehtë si dhe detyrimeve ushtarake, të tjerat do t’u lihen vendësve
për t’u vetëqeverisur dhe zhvilluar, me kusht që zhvillimi i brendshëm të mbë-
shtetet mbi prioritet e përbashkëta perandorake dhe të jetë në shërbim të tyre prej
nga do të përfitojnë të gjithë.
Format e vetëqeverisjes dhe të autonomive të brendshme kanë qenë të ndrysh-
me dhe kanë evoluuar në përputhje me rrethanat si dhe interesat e fillimisht të
Republikës së Romës (nga viti 509 para erës sonë deri në vitin 27 pas erës sonë)
dhe të Perandorisë romake në këto pjesë (nga viti 27 pas erës sonë deri në vitin
776). Këto forma të organizimit administrativ të Republikës së Romës e më vonë
të Perandorisë Romake, do të vazhdojnë edhe pas pushtimeve të plota të viseve
ilire nga mesi i shekullit të dytë para erës sonë e këndej. Ato kanë para-qitur
instrumentin më të rëndësishëm të përfshirjes por edhe të integrimit të Ilirisë në
strukturat ekonomike, shoqërore dhe politike nën Romën prej nga do të fillojë
edhe procesi i romanizimit si për një zhvillim të natyrshëm, i cili në një fazë të
caktuar, veçmas kur do të shfaqen sulmet e barbarëve në veri dhe veri-lindje që
rëndom kalonin nëpër tokat ilire dhe dardane, do të prodhojë vetëdijen se mbrojtja e
Perandorisë nga barbarët njëhershëm do të thotë mbrojtje e vendit të tyre.
B) Identiteti administrativ - paraqet një fazë tjetër, kur identiteti vendor-
etnik, i ruajtur dhe i zhvilluar gjatë vetëqeverisjeve të brendshme, ngrihet në një
shkallë më të lartë shoqërore dhe politike, ku rrathët e caktuar zgjerohen në një
rreth më të madh dhe funksionimi i ndërsjellë i nënshtrohet një hapësire më të

164
madhe. Kjo formë e organizimit administrativ theu barrierat e njohura fisnore
dhe krahinore, karakteristike për një pjesë të fiseve ilire, të cilat edhe pa qenë të
pushtuara nga Roma, kanë qenë të mbyllura nga pikëpamja ekonomike dhe
shoqërore, ndërkohë që hapja krijoi mundësi për ndërlidhje të reja, të cilave u
duheshin edhe format adekuate qeverisëse, pale se pastaj do të vijë edhe deri te
shkrija e tyre në një shtresim të përbashkët, i cili megjithatë mbetej në kuadër të
etnosit të tyre të njohur.
Gjatë kohës së Dioklecianit njësitë e shumta vetëqeverisëse si dhe ato që
gëzonin autonominë e brendshme dhe fisnore në kuadër të formave të tjera
organizative të njohura, do të përfshihen në njësi të përbashkëta administrative.
Kështu, siç dihet, sipas reformës së Dioklecianit krijohet provinca e madhe e
Ilirikut, njëra ndër katër prefekturat e Perandorisë, e cila ndahej në 12 dioqeza.
Është i njohur vendimi i vitit 292 kur Perandoria e ndarë në katër prefektura
kishte katër Cezarë, dy prej tyre me prejardhje ilire: Kostandin Klori dhe Galeri.
Këtij të fundit iu la ta qeveriste Ilirikun, hapësira e së cilës niste nga Dalmacia
shkonte deri te Danubi në veri, ku përfshiheshin në Prevali me qendër Scodrën
dhe bënin pjesë Dalmacia e Jugut, Dioklea (Mali i Zi i sotëm) dhe pjesa e Scod-
rës, pastaj vinte Dardania me qendër Scupin, ku hynin viset qendrore të Darda-
nisë (me ato të Maqedonisë së sotme deri në Astibo). Ndërsa në provincën e
Epirit të Ri,me qendër Dyrrahun, përfshiheshin krahinat nga Adriatiku e deri te
lumi Vjosa. Epiri i Vjetër, me qendër Nikopolin, përfshinte tokat në jug të Vjosës
e deri te gjiri i Prevezës.
Bashkimi i këtyre krahinave në një provincë administrative ishte me dobi të
shumëfishtë si për bashkimin e brendshëm të njësive vetëqeverisëse dhe autono-
me me statusin e civitateve, muncipeve, kasteleve dhe të kolonive autonome, ashtu
edhe për atë të jashtëm, meqë ato ktheheshin në njësi të mëdha administrative, ku
prefektët ishin qeveritarë vendorë të rangut të parë. Ata ishin të pavarur për të
qeverisur dhe administruar dioqezat, të cilat lidheshin me interesa të përbashkëta
në kuadër të provincës, ku përfaqësoheshin në mënyrë të barabartë.
Kështu, qeverisja administrative e Ilirikut me katër dioqeza të mëdha, krijoi
identitetin e parë administrativ të një natyre që ishte formë e shtetësisë, meqë me
organizimin e ri prefektët vendorë përfaqësoheshin drejtpërdrejt në atë të provin-
cës, ku autoritet kryesore dhe i dyti i Perandorisë ishte cezari, i cili bashkëqeveriste
me Perandorin e Romës.
Shikuar nga ky aspekt, krahas të drejtës së vjeljes së taksave, mbikëqyrjes
së rrugëve perandorake që kalonin nëpër këtë pjesë, të cilat ishin nyjë që lidhnin

165
Perëndimin me Lindjen (Via Egnatia, ajo e Adriatikut dhe ajo që lidhte Dyrrahun
me Thessalonikun dhe Kostandinopojën dhe të tjera në shumë drejtime), ishte
edhe aspekti i sigurisë, që këto pjesë i bënte edhe më të rëndësishme, meqë ato me
ruajtjen e fortifikimeve, merrnin pjesë drejtpërdrejt në konceptin strategjik të
mbrojtjes së Perandorisë.
Si do të shihet identiteti administrativ i Ilirikut pas pak do të fitojë edhe më në
peshë, veçmas në kohën e Konstandinit të Madh, pasi të pranohet krishterimi.
Meqë mbi këtë organizim do të bëhet edhe ai kishtar, që merrte rolin e partneritetit
në nivel vendor, peshkopata Ilire do të zërë njërin ndër vendet kryesore në
hierarkinë kishtare perandorake, që do të thotë njëherësh edhe pushtet politik dhe
shoqëror në sfera të caktuara. Si do të shihet, do të jenë peshkopët nga Iliriku dhe
Dardania ata të cilët që nga Koncili i parë i Nikesë në vitin 325 e deri te ai i teti i
Kostandinopojës, më 870, me atë që juridiksioni fetar jo gjithnjë do të ndjekë atë
administrativ, pra që Iliriku do të mbetet i lidhur me kishën e Romës, ndërsa
administrativisht do t’i takojë Lindjes, pra Kostandinopojës. Ky realitet, në gjashtë
shekuj rresht do të paraqesë një “precedent” mbi të cilin do të thyhen përvijimet e
njohura Lindje-Perëndim, që më vonë do të shkojnë deri te ato të ndeshjes së
qytetërimeve.
Identiteti administrativ lidhet edhe me atë juridik dhe atë administrativ, ku u
përqendrua Justiniani I, me çka ai synoi që të realizonte unitetin politik perandorak
Lindje-Perëndim, nën një pushtet të vetëm. Pastaj të vendoste një legjislacion të
vetëm në të gjithë perandorinë që të sundonte një e drejtë e vetme e shtetit, siç
ishte ajo që u promovua me shfaqjen e “Codex Justinianus-Corpus Juris Civilis,
Novela XI”.
C) Identiteti kishtar -në Perandorinë e Bizantit, kishte një peshë të veçantë,
ngaqë rridhte nga një marrëveshje e përbashkët midis Perandorit dhe Kishës, me
ç’rast perandori paraqiste “përfaqësuesin e zotit” në tokë, ndërsa kisha shfaqej
edhe si bashkëqeveritare e njëmendët në fronin perandorak. Kështu, perandori dhe
kisha, ushtronin pushtet të përbashkët në të gjitha fushat e jetës, prej nga pastaj
aspektet shpirtërore që drejtonte kisha, duhej të drejtonin ato të vetëdijes, e cila
fund e krye duhej t’i nënshtroheshin dogmës së krishterë dhe ato të gjenin shpreh-
je në jetën shoqërore dhe atë intelektuale dhe krijuese.
Me organizimin kishtar, kishat e Ilirikut, pjesa e tyre më e madhe (me për-
jashtim të dioqezës së Dyrrahut) do t’i takojnë kishës romake. Fillimisht qendra e
tyre do të jetë në Thesalonik. Që nga koha e Justinianit I e këndej kjo qendër, në

166
rang të vikariatit, kaloi në Prima Justiniana. Aty mbetet për më shumë se dy shekuj
e gjysmë, përderisa do t’i kalojë nën mbikëqyrjen përfundimtare Kostandinopojës.
Në përputhje me këtë qëndrim Justiniani mori masa të veçanta ndër të cilat
duhet dalluar krijimin e një dioqeze për kishat e Ilirikut, me ç’rast ajo shkëputet
nga varësia e Selanikut. Pastaj ndërtimin e një qyteti madhështor në të cilin ngriti
arqipeshkvinë që do të kishte juridiksionin mbi të gjitha kishat e provincave të
Ilirikut. Arqipeshkvi (kryepeshkopi) ishte njëkohësisht edhe vikar i selisë aposto-
like të Romës. Institucionalizimi i kësaj arqipeshkvie u bë më Novelën XI të 14
prillit 535 të vendosur në qytetin e ngritur të cilit i dha emrin:”Prima Justiniana”
që shprehimisht e quan vendlindja ose atdheu i tij.383 
Edhe para se kryeqendra e kishës së Ilirikut të kalojë në Dardani dhe aty të
marrë edhe rolin e vikariatit, në Ilirik dhe veçmas në Dardani, kisha e kësaj pjese,
në kuadër të përvijimeve të njohura teologjike dhe kundërthënieve, që do të pasqy-
rohen me ndarje brenda kishës (arianizmi dhe doktrinat e ndryshme për dhe kundër
trinitetit), do të paraqesë një faktor të rëndësishëm si katalizator i këtyre rrymi-
meve dhe konfrontimeve jo rrallë të skajshme. Nëse dihet se Shën Pali udhëtimet
e tij të para apostolike në pjesën perëndimore do t’i bëjë në këto pjesë dhe aty, pasi
që do të fusë idenë e ungjillit të krishterë njëherësh do të krijojë ngulimet e para
kishtare në këto anë. Po ashtu në këto anë do të shfaqet edhe Shën Jeronimi me
përkthimin e parë të Biblës në gjuhën latine (Vulgata) në vitin 399, me çka do t’i
hapën rrugët e mëtutjeshme zyrtarizimit të krishterimit, siç do të ndodhë pak më
vonë nga perandori Konstandini i Madh që vinte nga viset dardane.
Megjithatë, ajo që mund të quhet identitet kishtar i dalë nga niveli organiza-
tiv, siç ishte ai që Dardania fitoi në kohën e perandorit Justiniani I, len mundësinë
që të vlerësohet edhe si pjesë e identitetit shtetëror brenda atij perandorak, meqë
kjo do të pasqyrohet jo vetëm në aspektin shpirtëror, kur vikariati i Jusiniana Prima
do të ngrihet në rangun më të lartë të lidhjes së drejtpërdrejtë me papatin e Romës,
por edhe në atë shoqëror dhe politik në një rrafsh të gjerë. Kështu, gjatë kohës së
Justinianit, gjithnjë në përputhje që kryeqendra e arqipeshkvisë së Ilirikut të ketë
edhe përmbajtje materiale, krahas ndërtimit dhe kthimit të Prima Justiniana në një
qytet madhështor, ngjashëm do të veprohet edhe me qendrat e tjera të Dardanisë

383
Emri i vërtetë i vendndodhjes së kësaj kryekishe është “Prima Justiniana”, që perandori e
shpreh qartë në tekstin e Novelës XI ku përmbahet: “Multis et varis modis nostram patriam
augere ut... Prima Justinianae nostram patriam...” Por është deformuar nga historiani bashkëkohës i
Justinianit, Prokopi i Cezaresë i cili në veprën “De aedificiis” (Mbi ndërtimet) jep të dhëna
historike që perandori Justinian ndërtoi një qytet madhështor të cilit i dha emrin “Justiniana
prima”.

167
nga Naissusi, që do të rindërtohet, pastaj Ulpiana e shkatërruar nga tërmeti i vitit
518, që do të emërtohet Justiniana Secunda si dhe shumë qytete të tjera, të cilave
duhet shtuar edhe ngritjen e mbi njëqind kështjellave anembanë vendit, të cilat
ndonëse do t’u dedikohen çështjeve të sigurisë, pra mbrojtjes së vendit nga sulmet
barbare, të cilat kishin filluar dhe kërcënonin me të madhe, veçmas ato të Gotëve,
Avarëve dhe pak më vonë edhe të Sllavëve, ato do të forcojnë jetën ekonomike
dhe shoqërore të vendit, duke e kthyer atë në një qendër të fuqishme që lidh Lind-
jen me Perëndimin. Të dhënat e kohës tregojnë se niveli i tillë shpirtëror, shoqëror
dhe politik kushtëzoi edhe ngritjen dhe forcimin e klasës së re ushtarake dhe të
aristokrate vendore, e cila ndjehej e barasvlerësuar me atë të elitës perandorake.
Identiteti kishtar i kishës dardane në Ilirik i lidhur me atë romak, edhe pse në
shekullin IX me urdhrin e perandorit Leoni III, përfundimisht do të kalojë nën
juridiksionin e kishës lindore, pra të Kostandinopojës, do të mbetet pjesë e një tra-
dite disa shekujsh kishtare, që do të ndikojë edhe në shfaqjen e strukturave të para
shtetërore bizantine, siç ishin ato të temave të krijuara në Durrës dhe Nikopojë.

KRISHTERIMI NË DARDANI

Nëse mund të thuhet se në Iliri fillojnë proceset kyçe (reformat perandorake


të Dioklecianit dhe të Konstandinit të Madh si dhe depërtimet e para të barbarëve
nga Lindja drejt Perëndimit, që do të çojnë te lindja por më vonë edhe te krijimi i
Bizantit), njëjtë mund të thuhet edhe për shfaqjen e krishterimit në Dardani.
Sprovën e tij më të rëndësishme për të fituar vendin që do ta ketë në shekullin IV
kur do të kthehet në besim zyrtar të Perandorisë,krishterimi e patinë këtë pjesë.
Kjo ishte edhe e pritshme kur dihej se nëpër këto vende kalonin rrugët kryesore
që lidhnin Lindjen me Perëndimin dhe anasjelltas, si arterie të pashmangshme
për qarkullimin e mallrave, të ushtrive, por edhe të ideve.
Të dhëna e ndryshme të autorëve antikë dhe burimet kishtare, bëjnë të ditur
se misionarët e krishterë shfaqen në hapësirën kyçe të Ilirikut, në Dardani dhe
Maqedoni, qysh në shekullin e parë pas erës sonë. Autori i shekullit VI pas erës
sonë, Kosmas, i përfshin Ilirët në grupin e popujve që në kohën e tij kishin
përqafuar krishterimin.384 Që në shekujt e parë të erës së re, në qendrat urbane të

384
“Historia e popullit shqiptar”, vëllimi parë, Tiranë, 2002, faqe 200.

168
këtyre trevave përmenden bashkësitë e para të krishtera, si dhe ngrihen ndërtesat
e para të kultit të tillë.385
Burimet kishtare bëjnë të ditur se Shën Pali e kishte futur për herë të parë
literaturën sakrale në Ilirik siç ishte Ungjilli i krishterë, pasi që të jetë shfaqur në
Filipe të Maqedonisë. Pastaj, duke udhëtuar drejt Perëndimit, nëpër rrugën Egnatia,
predikoi në Selanik prej nga pastaj, në vitin 59 pas erës sonë, për herë të parë,
depërtoi edhe në zemrën e Ilirikut. Rreth kësaj ai thotë:
“Nga Jerusalemi dhe rreth e për rreth deri në Ilirik përhapa lajmin e gëzue-
shëm për Krishtin”.386
Po, nuk ishin këto të vetmet të dhëna ku Shën Pali përmend Ilirikun. Rreth
viteve 66 pas erës sonë ai i shkruante Titit si kishte mbetur në Nikopojë gjatë
dimrit, në qytetin më të njohur të Epirit, si thotë, në një vend pranë Ilirikut, të
cilin e quan “qytet të fitores”, të cilin e kishte themeluar Augusti në vitin 31 para
erës sonë, pasi që kishte mundur kundërshtarin e tij Antonin.387
Nga të dhënat kishtare bëhet e ditur se me këtë rast Shën Pali kishte theme-
luar në Durrës një bashkësi të krishterë, të parën në këto anë, gjatë predikimeve të
tij në Iliri dhe Epir.388 Këtu mund të kuptohet se aso kohe në Durrës ndodheshin
70 familje të krishtera, të cilat kishin si peshkop njëfarë Cezari apo Apolloni.389
Burimet nga kisha romake bëjnë të ditur se i kësaj kohe ishte edhe martirizimi
i peshkopit të Durrësit, Shën Astit, i cili u martirizua nga perandori Trajan në
kohën e sundimit të tij (98-117).390
Shfaqjen e emisarëve të krishterë, që do të shpallen shenjtorë, siç ishte Pali
dhe të tjerë si dhe praninë e mirë të përkrahësve të tyre në Ilirik e dëshmon his-
toriani, Plini i ri, i cili në vitet 111 dhe 113 pas erës sonë qeveriste Bitininë dhe
Pontin. Plini shkruan se “epidemia e këtij mashtrimi” siç e quan krishterimin,
“kishte përfshirë jo vetëm qytetet por edhe katundet”.391
Praninë e kulteve fetare në “qendrën e botës” (in medio mundi constitutae)
siç u quajt atëherë Iliriku nga shumë autorë, 392 e ndeshim edhe te Tertulijani
(200-206) kur ai bën fjalë për përhapjen universale të krishterimit edhe te Trakët
385
Po aty, faqe 20.
386
Mirdita, Zef: “Das Christentum und seine Verbreitung in Dardanien”, Balcanica IV, 1973,
faqe 89-93; Gjini, Gaspër: “Skoposko-prizrenska biskupija kroz stolejća”,Zagreb, 1986, faqe 21.
387
Po aty, faqe 21.
388
Shih Farlati: “Illyricum Sacrum”, I, 254; VIII, 1.
389
Po aty.
390
Jacques, Edwin: “Shqiptarët”, Tiranë, 2002, faqe 159.
391
Po aty, faqe 21.
392
Irenaeus, Lugdunen: “Contra haereses”, libri I, cap. 10, PG 7 553/4.

169
dhe fqinjët e tyre, gjë që kjo len për të kuptuar se fjala ishte edhe për Dardanët,
të cilët asokohe jetonin në një provincë të përbashkët me ta në atë të Mëzisë
Superiore, e ku sipas burimeve antike ata mbikëqyrnin rrugët që lidhnin lindjen
me Perëndimin.
Për Dardaninë dhe rëndësinë e saj, si qendër ku nga fundi i shekullit të parë
pas erës sonë dhe fillimi i të dytit do të qarkullojë me të madhe ideja e krishterimit,
mund të kuptohet edhe prej dy shenjtorëve dardanë, Florit dhe Laurit, të cilët në
Ulpianë përfunduan si martirë.
Edhe pse nuk dihet me saktësi koha e martirizimit të tyre, megjithatë nga
burimet e tërthorta ajo mund të lidhet me fillimet e shekullit të dytë para erës
sonë, meqë të dhënat kishtare vërtetojnë se mësuesit e Florit dhe të Laurit, Pokuli
dhe Maksimi, do t’u nënshtrohen torturave gjatë kohë së perandorit Hadrijan
(117-138), mund të merret me mend se edhe nxënësit e tyre do të pësojnë diku
afër mësuesve.393
Se ndikimi i krishterimit në Ilirik nëpërmes Dardanisë ishte në rritje e sipër dhe
nuk ishte e rastit që aty kishte marrë hov edhe martirizimi, kjo mund të kuptohet
edhe nga misionarët e njohur që do të shpallen shenjtorë nga këto anë. I pari ndër ta
është Gërguri i Nishit, i lindur në vitin 344. Pas tij vjen Shën Jeronimi (Hierony-
mus), i lindur në vitin 347 në Stridom, në kufirin verior të Dalmacisë, pastaj Ariusi,
shkrimtar dhe peshkop i qytetit Amazehja në Azi të Vogël, që ishte nga këto anë.
Ndër të gjithë shenjtërit e Ilirikut, i cili pa mëdyshje se paraqet njërin nga
etërit dhe teologët më të shquar kishtarë, është Shën Jeronimi, i quajtur Hieronymus
(347-420). Pos të tjerash ai mbahet mend veçanërisht për përkthimin e Biblës, të
njohur si Vulgati Latin.394
Se çështja e shenjtorëve dhe martirëve në Iliri nuk ishte jashtë ndjeshmërisë
më të thellë për krishterimin, e dëshmojnë një sërë emrash vendesh që u referohen
martirëve të parë të Lindjes, kulti i të cilëve ka qenë i përhapur në shekujt IV-VI.
Të tilla janë toponimet Shirgj (Shën Sergj), Shumbak (Shën Baku), Shëndekla
(Shën Teka), Shën Vlashi, që ndeshet në Shkodër, Durrës e deri poshtë në Çamëri,
Shnanou (Shën Ndou) Gjakovë, Shijaku (Shën Jaku)etj.395
Edhe para veprës së madhe misionare të Shën Jeronimit, i cili përktheu
Testamentin e Vjetër në gjuhën latine dhe atë e vuri në kontakt për herë të parë
me botën perëndimore me përmbajtjen e saj, shënohet ekzistenca e krishterimit
393
Acta Sanctorum, die 18 Augusti, III, Antverpiae 1737, 520-522, cituar sipas Gjini, Gaspër:
“Skopsko-prizrensaka biskupija kroz stoljeća”, Zagreb 1986, faqe 23.
394
Jacques, Edwin: “Shqiptarët”, Tiranë, 2002, faqe 170.
395
“Historia e popullit shqiptar”, vëllimi i parë, Tiranë, 2002, faqe 200.

170
në Ilirik dhe veçmas në pjesën e Dardanisë me praninë e peshkopëve të këtyre
anëve në Koncilin e Nikesë, të vitit 325, të cilin e thirri perandori Konstandin i
Madh. Në Këshillin ekumenik të Nikesë, nga 318 peshkopë të përfaqësuar nga e
gjithë Perandoria, 13 ishin nga Iliriku, ndër të cilët dy ishin nga Dardania dhe një
nga Iliriku. Nga Dardania ishte peshkopi i Scupit (Shkupit të sotëm) Dacus ose
“Dacus Daradaniae”dhe peshkopi Budius i Stobit (Shtipit të sotëm në
Maqedoni) dhe nga Iliriku ishte peshkopi i Korkyrës (Korfuzit). Duket se
peshkopi i Stobit Budius ishte nën mbikëqyrjen e Dacusit të Dardanisë, gjë që
flet për shtrirjen e kishës së Dardanisë deri në pjesët e Maqedonisë,396shtrirje kjo
që në këto anë edhe në organizimet e mëvonshme kishtare do të dëshmohet. Me
këtë rast Harnaku pohon se në vitin 325, në Ilirik, qendrat kishtare ishin të
pranishme në Nikopojë, Buthrotum (Butrint) dhe Korkyra (Korfuz).397
Po në këtë kohë në toponomastikën e vendit futen emra të krishterë të tipit
Shëngjin,Shupal (Shën Pal), Shmil (Shën Mëhill), Shën Koll apo Shën Nik (Shën
Nikollë), Shëndill (Shën Ilia) Shëngjergj, Shtish (Shën Matish), etj.398
Pas njohjes së krishterimit si besim të Perandorisë që u bë nga perandori
Konstandini i Madh krishterimi në Iliri dhe Dardani mori hov pasi që u
organizua mbi bazën e provincave administrative të epokës së Dioklecianit. Kështu,
në qendrën e çdo province ndodhej kisha metropolitane dhe aty e kishte selinë
kryepeshkopi. Nën juridiksionin e këtij të fundit ndodheshin peshkopët e dioqe-
zave vartëse (sufragane). Në qendrat kryesore të Ilirikut ishin kryepeshkopata e
Shkodrës (Prevali), Scupi (Dardani), Durrësi (Epiri i Ri) dhe Nikopoja (Epiri i
Vjetër). Kryepeshkopi i Shkodrës kishte nën varësi 3 peshkopata vartëse, Scupi
kishte 5, i Durrësit 8 dhe i Nikopojës 9.399
Në kuadër të këtij organizimi nëpër provinca, kryepeshkopi thërriste sinodin
provincial. Kryepeshkopët merrnin pjesë në koncilët ekumenike, siç ishte ai i
pari i Nikes, mori pjesë mitropoliti i Durrësit. Ndërsa në Koncilin e Kalcedonisë
të vitit 451, kur u zgjidhën përfundimisht grindjet dogmatike mbi natyrën e
Krishtit, morën pjesë Lluka, Mitropolit i Durrësit, Evendri, peshkop i Dioklesë
dhe Euzebio, peshkop i Apolonisë.400
Organizimi kishtar në Iliri ndau fatin e vështirësive që kaloi organizimi i
përgjithshëm i kishës në Perandori nga lejimi i saj në shekullin IV nga Konstantini i
396
Gjini, Gaspër: “Skopsko-prizrenska biskupija kroz stoljeća”, Zagreb, 1986, faqe 29.
397
Jacque, Edwin: “Shqiptarët”,Tiranë, 2002, faqe 163.
398
“Historia e popullit shqiptar”, vëllimi i parë, Tiranë, 2002, faqe 201.
399
Po aty, faqe 201.
400
Po aty, faqe 202.

171
Madh e deri te Koncili i Kalcedonisë kur fitoi dogma mbi natyrën e Krishtit dhe
u mendua se do të mbizotërojë paqja e brendshme kishtare. Por, meqë Iliriku
ndodhej në pjesën më strategjike të Perandorisë, pra në atë që ndante Lindjen me
Perëndimin dhe ku gjendej nyja e të gjitha përvijimeve të njohura nga ato
politike, shoqërore, kulturore e deri te ato fetare, ishte e natyrshme që në të të
pasqyroheshin që të gjitha përvijime dhe krizat në mënyrë të veçantë. Kështu,
nuk ishte e rastit se mbi këtë pjesë filloi edhe ballafaqimi i parë dhe më i ashpri
midis Romës dhe Kostandinopojës për hegjemoni kishtare, dhe se kjo doli në
pah nga koncili i dytë, i treti për të kulmuar veçanërisht gjatë të ashtuquajturës
“Krizë akaciane” (484-519), kur peshkopët e Ilirikut konfirmuan besnikërinë
ndaj Romës. Veçanërisht të vendosur për komunikim me Papën ishin kleri
provincial i Dardanisë, Epirit të Vjetër dhe Prevalit.
Në të vërtetë, kjo krizë kishte për rrjedhojë krizën politike që vazhdonte
midis qendrave: Romës dhe Kostandinopojës, ku secila luftonte për primat, edhe
pse me Koncilin e Kalcedonisë të vitit 451, në bazë të kanunit 28 të tij kishte
barazuar peshkopët e Romës me atë të Kostandinopojës, kështu që ata ishin të
barabartë. Papa Leoni nuk deshi ta pranonte atë kanun, të cilin e hodhi poshtë, jo
me superioritetin politik të Romës, por me përparësinë fetare të Shën Petrit. Kjo
bëri që atij t’i shkonin pas peshkopët e Ilirikut bashkë me ata të Dardanisë, të
cilët si mbështetje kishin edhe një vendim të koncilit të fundit, i cili vuri dioqezat
lindore nën varësinë e Patriarkut të Kostandinopojës, por nuk ia dha autoritetin
mbi Ilirikun.
Në këto rrethana, sërish do të jenë lëvizjet politike në kreun perandorak ato
që do të ndikojnë edhe rreshtimet kishtare, me anën e të cilave do të thyhet
uniteti i peshkopatave të Ilirikut që të ruajnë përkatësinë romake. Ishte
peshkopata e Durrësit ajo e cila filloi të anonte kah Kostandinopoja nga shkaku i
vetëm se perandori Anastasi I (491-518) kishte prejardhje nga Durrësi, gjë që
ndikoi që të reflektohej kah kisha lindore.
Këtyre konfrontimeve fetare të natyrës perandorake, pra së pari të atyre me
arianizmin e më vonë edhe mes “dyfizitëve” (të dy natyrave) dhe “monofizitëve”
(të njeriut perëndi) sigurisht se një skenë të veçantë veprimi do t’u japë vetë
organizimi i kishës që do të ndjekë ndarjen administrative të provincave që ishte
bërë sipas modelit fillimisht të Dioklecianit e mandej të Konstandinit të Madh.
Sipas kësaj Iliriku ishte i ndarë në dy pjesë: në atë të Perëndimit nën drejtimin e
“praefecturas pr. Italie, Africae et Illyrie” dhe në atë të lindjes, që ka pasur
prefektin e vet “praefecturas pr. Illyrici”. Ilirikun lindor, në përbërje të të cilit

172
do të gjenden dioqezat e Dardanisë dhe ajo e Maqedonisë, perandori Graciani
më 379 ia la ta drejtonte bashkëqeverisësit Teodos. Pjesa perëndimore e Ilirikut
pak më vonë, më 423 e 437, iu bashkua Perandorisë Lindore.
Këtë ndarje nuk e pranoi papa Bonifici, i cili menjëherë kërkoi nga Honori,
që drejtonte pjesën perëndimore të Perandorisë, që kisha e Ilirikut t’i kthehet
sërish Romës. Honori i shkroi një letër Teodosit duke ia parashtruar kërkesën e
Selisë së Shenjtë “sanetae sedis apostolicae desideria”.Perandori Teodos pranoi
këtë kërkesë dhe shpalli dekretin sipas të cilit prefektit të Ilirikut i urdhërohej të
ruante rendin e vjetër “aniquuom ordiner specialitet faciant custo-diri”.401
Kjo gjendje, pra kur të gjitha provincat e Ilirikut lindor ishin jo vetëm të
pavarura, por de facto ishin të lidhura me juridiksionin e peshkopit të Romës,
vazhdoi deri në gjysmën e shekullit IX. Kjo, megjithatë, nuk do të thotë që nuk
do të ketë përpjekje që atyre t’u merret përkatësia kishës perëndimore, siç ishin
ato të kryepeshkopit të Kostandinopojës Anatolit kur do t’u shkruajë peshkopëve
të provincës lindore të Ilirikut që të pajtohen rreth kanonit 28 të koncilit të
Kalcedonisë të vitit 451 me anën e të cilit selisë së Kostandinopojës t’i jepej
përparësi. Nga letra e papës Leon mësohet se peshkopët e Ilirikut do ta refuzojnë
kërkesën e patriarkut Anatoli.402
Në kuadër të këtyre përvijimeve kishtare, të cilat kanë ndikuar edhe në jetën
shoqërore dhe politike duhet parë edhe rolin e peshkopatës së Dardanisë, si
njërën ndër nismëtaret e organizimit kishtar në atë që nga perandori Dioklecian
do të përfshihet në pjesën e Ilirikut si një provincë e pavarur e një rëndësie të
veçantë.
Në të vërtetë termi Ilirik, i një natyre administrative i zyrtarizuar në kohën e
Dioklecianit dhe pranohet edhe nga Konstantini i Madh për të mbetur i tillë
edhe gjatë kohës së Bizantit, është edhe i natyrës politike. Për herë të parë,
hapësira e gjerë ilire, që një kohë të gjatë ka nënkuptuar një etnogjeografi, pra
hapësirë fisesh ilire pavarësisht se dikur disa prej tyre kishin qenë edhe mbretëri
të pavarura, por pa ndonjë lidhje të brendshme politike, fiton atributet e një
tërësie të pavarur perandorake me identitet të caktuar. Andaj, ishte e natyrshme
që në përputhje me këtë koncept, të bëhej edhe organizimi kishtar i Dardanisë në
nivelin e një peshkopate. Se ishte kështu, këtë na e dëshmon edhe Koncili i
Nikesë i vitit 325, i thirrur nga perandori Konstandin i Madh, kur midis 318 të
401
Rreth çështjeve kontestuese të letërkëmbimit midis Bonificit dhe Honorit më gjerësisht shih:
“Acta et diplomata res Albaniae mediae actatis illustration, colleg”. Thalloczy L.-Jericek C.-
Sufllay E, vol. I, Vindibonae MCMXIII, 2 nr. 9-10.
402
Gjini, Gaspër: “Skopsko-prizrenska biskupija kroz stoljeca”, Zagreb, 1986, faqe 35.

173
deleguarve të këshillit, ku pos të tjerësh ishin Hizi nga Kordoba, Nikola nga
Smirna si dhe Anastazi, ndodhej edhe peshkopi i Dardanisë, Dacus i nënshkruar
si “Dacus Dardaniae”.403
Edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare rreth kohës së saktë të themelimit të
peshkopatës së Dardanisë, megjithatë, Koncili i Nikesë, bën të ditur se me
pjesëmarrjen e peshkopit Dacus, i nënshkruar “Dacus Dardaniae”, Dardania
kishte peshkopatën e vet, së cilës i nënshtrohej edhe Budisi nga Stobi i
Maqedonisë. Në koncilin e dytë që do të mbahet në Sardikë, në kufirin e dy
pjesëve të Perandorisë më 342, peshkopatën e Dardanisë e përfaqësoi peshkopi
Gazdenci nga Naissus (Nishi i sotëm), i cili merrte pjesë edhe në emër të
peshkopëve të Ilirikut. Ai do të bëhet i njohur me propozimin e kanonit 5 rreth
kompetencave të Selisë së Shenjtë rreth emërimit të peshkopëve, ku do të
përkrahet edhe nga mitropoliti i Dardanisë, i cili në dokumentin e Koncilit do të
nënshkruhet “Paregorius a Dardania de Scupis” (Progori i Skupit nga Darda-
nia).404
Peshkopata e Dardanisë, si një qendër e rëndësishme kishtare, do të
përmendet edhe me rastin e qëndrimit në këtë provincë të Eustahit, peshkopit të
Sebes, i cili me vendimin e koncilit të Kostandinopojës më 360 u detyrua që të
migrojë në ato vende. Peshkopi Eustahi ishte ithtar i njohur i arianizmit, gjë që
qëndrimi i tij “si i ndëshkuar” në Dardani kishte të bënte edhe me përkrahjen që
gëzonte kjo lëvizje në këto anë, dhe për këtë disa nga peshkopët dardanë do të
merren në përgjegjësi në koncilin e Kalcedonisë në vitin 451 nën akuzën që i
kishin përkrahur “skizmën”, ku do të arrihet qëndrimi i njohur kundër arianizmit.
Peshkopët si dhe peshkopata e Dardanisë edhe më këndej do të përfshihen
në shumë nga çështjet e nxehta kishtare, me të cilat do të merren “dy kishat” me
anën e të cilave do të ndikohet edhe jeta politike perandorake. Njëra ndër këto
ishe edhe ajo e “Tri kokave” (Tria Capitula), që do të përfshijë koncilin e
Kostandinopojës. Aty ishin të pranishëm që të gjithë peshkopët e Dardanisë:
Foka nga Stobi, i cili përfaqësoi kryepeshkopin e Justina Primës, Benenatin,
pastaj Sabijan nga Zapora, Projekt nga Naissusi (Nishi i sotëm) dhe Pavli,
peshkop i Justiniana Secunda ( Ulpianës së mëparshme), të cilët, me përjashtim
të Benenatit dhe Fokës, do të nënshkruajnë “Constitutum” të papës Virgjilit.

403
Po aty.
404
Farlatus D: “Iliricum Sacrum”, VIII, 4, cituar sipas Gjini, Gaspër: “Skopsko-prizenska
biskpupija kroz stoljeća”, Zagreb, 1986, faqe 86; Berisha, Gjon: “Organizimi kishtar në Kosovë
gjatë mesjetës”, Prishtinë,2014, faqe 21-57.

174
Megjithatë, peshkopata e Dardanisë që nga fillimi ishte e lidhur me kishën e
Thessalonikit (Selanikut të sotëm). Ky qytet i madh dhe i rëndësishëm i
Perandorisë, do të fitojë edhe më shumë në peshë pas reformave administrative
të Dioklecianit dhe të Konstandinit të Madh kur do të caktohet për seli të
prefektit të Ilirikut. Kështu, peshkopët e Thessalonikit do të fitojnë titullin e
vikarëve të papës për atë pjesë, që paraqiste një detyrim të madh por edhe të
ndjeshëm për ta, kur dihej se aty hiqej kufi midis pjesë lindore dhe perëndimore
të Perandorisë, që njëherësh ishte edhe kufij midis kishë së Romës dhe asaj të
Kostandinopojës. Vikariati, si mënyrë e delegimit të pushtetit primar në
hapësirën e njërës ose disa krahinave është i njohur në organizimin kishtar nga
fillimi i shekullit V. Vikariati i parë ishte ai i kishës së Thessalonikit, ndërkohë
që vikariatet do të shfaqen edhe te kisha e Arlesit, ajo e Justiniana Primas dhe dy
në Spanjë.
Rëndësia që do të fitojë kisha e Dardanisë, gjithsesi ka të bëjë me qëndrimin
e saj që të mbështetet kisha e Romës, qëndrim ky i cili në këtë pjesë të Ilirikut
përherë ka paraqitur atë baraspeshën e domosdoshme midis Lindjes dhe
Perëndimit, pra midis dy pjesëve të Perandorisë, të cilat kanë shkuar rrugëve të
ndryshme edhe në saje të divergjencave të njohura kishtare, siç ka të bëjë edhe
me veprimet që ndërmori perandori Justiniani I që kjo krahinë të fitojë peshën e
njërës prej provincave kyçe të Perandorisë në lidhjen e brendshme të Ilirikut si
pjesë e Perëndimit.405
Ndonëse kjo do t’i kthehet në një barrë të madhe dhe madje edhe si do të
shihet edhe do t’i hakmerret, Dardania gjatë kohë së Justinianit I (527-565) nga
pikëpamja kishtare, shoqërore dhe politike, do të bëhet një qendër e rëndësishme
e Bizantit.
Kështu, mund të thuhet se në kohën e Justinianit I, i cili vinte nga
Dardania,406 filloi një epokë e suksesshme në jetën kishtare të Dardanisë, ndër
më të suksesshmet që pati ajo gjatë historisë së saj. Perandori, në kuadër të
riorganizimit të kishave ilire, themeloi një provincë të pavarur kishtare, së cilës i
dha një rol të veçantë në këtë pjesë të Perandorisë. Në atë kohë, nga pikëpamja
kishtare, Iliriku Lindor paraqiste një tërësi. Me vendimin e perandorit ajo u nda
në dy pjesë, të pavarura dhe me qendra të veçanta. Qendra e pjesës jugore edhe
405
Shih: Farlato, D, Jacobo C, Bulic F: “Illyricum Sacrum VIII”, Venetiis,1910, f.166; Zieller, J:
“Les Origines chretiennes dans les provinces danubienns de l’Empire Romanie”, Paris, 1918.
406
”Emri i vërtetë i perandorit Justinian është Flavius Petrus Sabbatius Justinianus, ose Anicus
Julianus Justinianus (Shih: Diehle, Ch: “Justinien et la civilisitarion bizantine au VI-e siecle”,
Paris 1901).

175
më këndej mbeti në Thessalonik, ndërsa në provincën e sapoformuar, qendër e re
e Ilirikut, u bë Prima Justiniana. Perandori, pra kishte qëllim të qartë, që
vendindjen e tij ta ngritë në qendër të re administrative, që u pa me bartjen e
qendrës së prefekturës nga Thessaloniku.407
Për këtë qëllim më 14 prill 535 të erës sonë perandori Justinian shpalli
Novelën XI me anën e së cilës ai themelon vikariatin për atë pjesë të Perandorisë.
Egzarkati i ri përfshinte këto krahina: Dacia Mediterana, Dacia Ripensis, Mysia
Prima, Dardania, Macedonia Secunda, një pjesë e Panonia Secunda që ishte në
Baciensi civitate, gjë që del se Prima Justiniana futi nën mbikëqyrjen e saj
krahinat që përfshijnë Serbinë e sotme, Sremin lindor, Bullgarinë Perëndimore,
Maqedoninë Veriore, Dardaninë dhe Malin e Zi. Dhjetë vjet më vonë, me
Novela CXXXI, perandori do të nxjerrë dekretin, me të cilin sanksionoi
juridikisht gjendjen juridike të Prima Justiniana.408
Sipas dekretit të perandorit, krahina e re kishtare, kishte karakterin e
krahinës së pavarur kishtare, duke e zgjeruar deri në maksimum shtrirjen e saj.
Peshkopi i Prima Justiniana nuk bartte vetëm titullin e mitropolitit (atë titull e
bartte edhe peshkopi i Scupit të rrënuar), pra që paraqiste rangun më të lartë të
organizatës kishtare në krahinën e re, por ai bartte edhe titullin e argjipeshkvit,
apo të instancës më të lartë në krahinë, autoritetit të të cilit do t’i nënshtrohen
disa krahina. Argjipeshkvit të ri do t’i takojë “summus honore, summa dignitas,
summum sacerdotium, summum fastigium” (nderimi më i madh, dinjiteti më i
madh, titulli më i madh, shkalla më e madhe).409
Këta tituj të lartë nuk ishin vetëm tituj nderi, por kishin edhe forcën e
caktuar juridike, sipas së cilës argjipeshkvi i Prima Justiniana do të drejtojë
peshkopët e krahinës së tij, por ai në të njëjtën kohë do të jetë edhe përfaqësues i
drejtpërdrejtë i peshkopit të Romës në këtë pjesë. Nga ajo kohë, as ai e as
peshkopët e tij me asgjë nuk do të varen nga peshkopata e Thessalonikit. Po
ashtu, argjipeshkvi i Prima Justiniana, si i parë i i dioqezës thërret dhe drejton
Këshillat krahinore. Ai merr vendimet përfundimtare rreth të gjitha shqyrtimeve
dhe mosmarrëveshjeve që paraqiten midis peshkopëve. Argjipeshkvin e ri e
zgjedhin që të gjithë mitropolitët dhe peshkopët në këshillin e përbashkët, pa
pasur nevojë që për këtë të bisedohet me peshkopin e Thessalonikut.410

407
Gjini, Gaspër: “Skopsko-prizrensaka biskupija kroz stoljeća”, Zagreb, 1968, faqe 41.
408
Po aty, faqe 42.
409
Po aty, faqe 42.
410
Po aty, faqe 42.

176
Këtu duhet theksuar se gjuha e shkruar dhe të gjitha dekretet e Prima
Justiniana kanë qenë latinisht. Shumë nga materialet arkeologjike të kohës, duke
përfshirë edhe monogramet e Justinianit nga bazilikat e gjetura janë të shkruara
në gjuhën latine, gjë që bën të ditur se edhe gjuha e liturgjisë dhe administrata
kishtare është kryer në këtë gjuhë dhe jo në atë greke. Madje edhe emrat e
titullarëve të Prima Justiniana (Catellianus, Benenatus, Johanes e të tjerë)
dëshmojnë për sferën gjuhësore latine në këto anë, ku ajo lidhej nga çdo aspekt
me Perëndimin.
Edhe pse ende nuk dihet me saktësi ubikacioni (vendi) i Prima Justiniana,
nga gjurmimet e kryera në afërsi të Shkupit të sotëm, por edhe në pjesët përreth,
veçmas në drejtim të Prishtinës, bëjnë të ditur se ky qytet ndër më të
rëndësishmit e Dardanisë, por edhe të pjesës lindore të Ilirikut, është shtrirë në
afërsi të Shkupit, në veri në grykën e Lepencit në katundin Zllakuqan. Aty janë
gjetur një numër i konsiderueshëm eksponatesh të kohës, ndër të cilat një
bazilikë nga koha e krishterimit të hershëm. Meqë ky ubikacioni i Prima
Justiniana lidhet me atë të Scupit të moçëm të rrënuar në tërmetin e rëndë të vitit
518, atëherë është fare e arsyeshme që perandori Justinian të ketë vendosur që
qytetin ta ketë ndërtuar në afërsi, duke e bartur më në veri, skaj lumit Lepenc, ku
edhe më këndej ka vazhduar të jetë në udhëkryqin e rëndësishëm të rrugëve
Naissus-Scupi-Thessaloniki, që kanë lidhur me Egjeun, ndërsa në veri me
Singidinumin, ndërsa në perëndim me Adriatikun nëpërmes Ulpianës dhe
Lissusit (Lezhës së sotme).
Rrënimi i Scupit të moçëm dhe rindërtimi i Prima Justiniana, që në kohën e
Justinianit do të kthehet në kryeqendër të peshkopatës së Ilirikut dhe në një
qendër të rëndësishme të Perandorisë, nuk ka ndërprerë vazhdimësinë kishtare të
dioqezës së Scupit e as të jetës kishtare në Dardani, që kishte një traditë thuajse
dyshekullore.411 Por, krahas Scupit, autorët antikë bëjnë të ditur edhe për
dioqezat e tjera të krishtera në Dardani. Hierokleu, krahas Scupit shënon edhe
Ulpianën si qendër kishtare.412
Qyteti antik Ulpiana ndodhej në veri të Scupit antik në pjesën qendror të
Dardanisë. Gjurmimet e arkeologjike kanë treguar se qyteti gjendej dhjetë
kilometra në jug të Prishtinës, në afërsi të Graçanicës së sotme.
411
Të dhënat e para rreth dioqezës së parë dardane në Scupi i jep Ptolemej (shih: Ptolomeaeus III
9/4.Bekkerus I), të cilat vërtetohen edhe nga Procopi ( shih: Procop,Caesar, De Aedificiis IV I)
dhe te Hierokles (shih: Hierocles, Synecdemus: Provincia Dardaniae sub presime, urues
3:Scupom metropolis, Merion “Ulpiana”, rec. Bekkerus I Bonnae 1844).
412
Gjini, Gaspër: “Skopsko-prizrenska biskupija kroz stoljeća”, Zagreb, 1986, faqe 51.

177
Ulpianën si qytet të rëndësishëm e përmend Shën Anastazi më 343. Qytetin
e madh “urgus splendidissima” më 380 do ta vizitojë perandori Teodosi I, i cili
nga Sirminiumi shkonte për në Thessalonik.413
Sipas shënimeve të Jordanit, më 472, Ulpiana u pushtua nga i biri mbreti të
Gotëve Tiudimer Teodoriku, i cili pasi pushtoi Naissusin me 3 mijë luftëtarë iu
drejtua këtij qyteti, i cili pësoi dëme gjatë kësaj kohe si pjesa më e madhe e
vendit kah kaloi ushtria e Teodorikut.
Edhe Ulpiana, si dhe pjesët tjera të Dardanisë, veçmas Scupi do të pësojë
nga tërmeti i madh i vitit 518. Perandori Justinian e rindërtoi Ulpianën dhe ia la
emrin Justiniana Secunda.
Në kuptimin kishtar Ulpiana duhet të ketë qenë një qendër e rëndësishme,
meqë nga ky vend vijnë edhe martirët e parë dardanë Flor dhe Laur, por Ulpiana
njihet edhe si vendlindje e peshkopit monofizit Gergenci, i cili shërbeu si
peshkop në Safara të Detit të Zi. Sipas të dhënave kishtare Ulpiana njihet si
peshkopatë në shekullin IV. Në Koncilin e Sardës, më 342 gjenden përfaqësuesit
e saj, të cilët, aktet e kuvendit i nënshkruajnë “Machedonius a Dardania de
Ulpiana”.414
Në letrën e sinodit, që do t’ia dërgojnë perandorit Leon më 458 peshkopët e
Dardanisë Ursili dhe ai i Dalmacisë Maksimi, bëhet e ditur edhe për dy qendra
peshkopate në Dardani: Nentiana dhe Diokleciana,415 ku do të veprojnë shumë
nga misionarët e krishterë, ndër të cilët gjithsesi se i rëndësishëm është Shën
Niketa ose Niketë Dardani, i cili bashkë me mikun e tij Paulianin nga Nolea do
të radhiten ndër etërit e kishës.
Për Niketën, më së shumti mësohet nga miku i tij Pauliani, i cili me Shën
Niketën ishte dy herë në Romë, më 398 dhe 402. Shën Niketa, la pas veti shumë
vepra teologjike si dhe shqyrtime të kësaj natyre, disa prej të cilave janë ruajtur
në tërësi e disa si pjesë. Por, nga burimet e lartpërmendura del se Shën Niketa
apo Niketë Dardani lindi rreth vitit 340 në Remesiane të Dardanisë. Asokohe kjo
qendër e lulëzuar e me seli ipeshkvij përfshihej zyrtarisht brenda kufijve të
provincës së Dakisë Mediterane. Për familjen, për moshën e mitur dhe për rininë
e Niketës nuk ka asnjë njoftim të përafërt. Njoftime për të arrijnë nga mosha e
pjekurisë, ashtu siç ka ndodhur edhe me njerëz të tjerë të shquar, të cilëve u
413
Po aty, faqe 51.
414
Më gjerësisht rreth Shën Niketës si autor i himnit të Bizantit shih: Ramadan Sokoli: “16
shekuj”, Eurorilindja, Tiranë, 1996, faqe 29-49.
415
Këto peshkopata Farlati do t’i identifikojë si Naissus dhe Duklea (shih: Farlattus, D-Coletus:
“Iliricum Sacrum", VIII, 5, Venetiis, 1751-1819).

178
njihen vetëm vitet e asaj moshe, sidomos fundi i parabolës së tyre. Për të parën
herë Niketë Dardani përmendet më 366 në letrën e Germainit të Serminiumit, ku
përfshihet në listën e ipeshkvijve të asaj krahine, me çka kuptohet se Niketë
Dardani në moshën 26 vjeçare ishte ipeshkëv i Remisianës.416
Krahas veprimtarisë që ia kërkonte detyra ipeshkëvore, Niketë Dardani
përqendrohej edhe në punë studimore e krijuese. Ndonëse në aso rrethana nuk
ishte e lehtë veprimtaria krijuese e artistëve, Niketë Dardani, i pajisur me prirje
letrare dhe muzikore, përpilonte këngë dhe himne e ua mësonte besimtarëve që
t’i këndonin bashkërisht.
Ajo që e bën të njohur Shën Niketën ose Niketë Dardanin është edhe himni i
njohur “Te Deum laudamus” dhe trajtesa “De psalmodiae bono”. Vepra “Te
Deum Laudamos”është një ndër himnet më të famshme e më të përhapura në
mbarë botën. Ky himn lavdërimi, i përhapur në Europën Perëndimore që në vitin
523, ka arritur nëpërmjet dorëshkrimeve të hershme në katër variante me
ndryshime të vogla: a) milaneze, b) mozarabike (spanjolle), c) irlandeze dhe ç)
galike. Përveç këtyre varianteve njihet një bijim i përfshirë në “Graduale
vaticamo” me melodi të mbartur një kuart më lart.417
Përveç himnit “Te Deum” Niketë Dardani ka kompozuar edhe këngë të
tjera për të cilat mund të mësohet nga të dhëna të tërthorta. Ai shfaqet si autor,
edhe pse në disa vende i është mveshur Shën Ambrozit, por që më vonë është
vërtetuar se autor i vetëm i himnit është Shën Niketa nga Dardania. 418Kjo tregon
për rëndësinë e kishës së Dardanisë në kohën e përplasjeve të mëdha kishtare për
mbizotërim politik dhe shpirtëror midis Lindjes dhe Perëndimit, por po ashtu flet
edhe për përkushtimin e peshkopëve dhe të shenjtërove që drejtpërdrejt t’i
kontribuojnë identitetit të saj shpirtëror me krijimet e tyre artistike, siç ishte ai i
Shën Niketës në muzikë, por edhe shumë e shumë të tjerëve në fushat tjera të
krijimtarisë, veçmas në artet plastike nga ikonat, reliefët e deri te mozaikët
monumentalë me të cilët do të stolisen objektet sakrale, por edhe ato publike në
gjithë perandorinë.
Këtu, gjithsesi, nuk duhet harruar edhe kontributin e madh në fushën e
juridiksionit, siç ishte ai i perandorit Justinian I dhe kodikët e tij të njohur, me të
cilët do të sanksionohet e drejta romake, e cila edhe sot e gjithë ditën shërben si
model juridik i pazëvendësueshëm.

416
Sokoli, Ramadan: “16 shekuj”, “Rilinjda”,Tiranë, 1996, faqe 12.
417
Sokoli, Ramadan: “16 shekuj”, Tiranë, 1996, faqe 46.
418
Gjini, Gaspër: “Skopsko-prizrenska biskupija kroz stoljeća”, Zagreb 1986, faqe 58.

179
Meqë, identiteti shpirtëror në Perandorinë Bizantine, ishte pjesë e identitetit
shtetëror, pra edhe atij politik, gjithsesi është e udhës të përmenden edhe bartësit
që i kanë ndihmuar këtij mbindërtimi si dhe institucionet e caktuara nga
dioqezat, peshkopatat, vikariatet e deri te kryeqendra e prefekturës së Ilirisë, siç
ishte ajo që u shpall nga perandori Justinian, më 535, me anën e Novelës XI, siç
duhet të nxirren në pah edhe realitetet politike dhe shoqërore që prodhoi kjo
gjendje, të cilat duhet parë në kuadër të përvijimeve perandorake të kohës rreth
të cilave do të bëhet fjalë më vonë.
Natyrisht se këto raporte nuk mund të shpjegohen si duhet e as të
pasqyrohen në përputhje me rëndësinë që kishin, jashtë relacioneve zyrtare
kishtare, meqë vetëm aty ato mund të konfirmohen si të tilla. Madje, edhe
vendimet e perandorit, sado që ai ishte i pavarur, në aspektin fetar, duhej të
konfirmoheshin nga kryepeshkopi i Kostandinopojës (po qe se kishin të bënin
me provincën lindore) dhe nga Papa, pra Selia e Shenjtë e Romës (po qe se
kishin të bëjnë me pjesën që ajo mbikëqyrte). Në këtë aspekt janë me interes
dokumentet që kanë të bëjnë me dekretet dhe letrat që do t’i drejtohen Kishës së
Dardanisë si dhe peshkopëve nga ana e papës dhe Selisë së Shenjtë, pastaj nga
perandorët si dhe letrat që peshkopët e Dardanisë do t’u drejtojnë Selisë së
Shenjtë dhe vetë perandorit. Sepse, me anën e tyre jo vetëm që kuptohen më
mirë raportet midis kishës së Dardanisë dhe Selisë së Shenjtë, por kuptohen edhe
ato të perandorëve me vetë këtë kishë dhe titullarët e saj, që ishte në nivelin më
të lartë, me çka mund të tumiret vlerësimi se forcimi dhe ngritja e kishës së
Dardanisë në një nivel të tillë nga Justiniani I ishte pjesë e konceptit që
Dardania, si dhe gjithë Iliriku, të ktheheshin në faktorë qendrorë të Perandorisë
Bizantine, me të cilën do të mbaheshin dy krahët e saj.
Shikuar nga kjo pikëpamje, disa nga letrat e ruajtura që papatet do t’ia
dërgojnë peshkopëve të Ilirikut dhe Dardanisë bëjnë të ditur për pozitën e lartë të
kësaj kishe si dhe rolin që luajti ajo në shumë nga përvijimet, filluar nga
arianizmi (bartur nga Koncili i Parë i Nikesë i vitit 325 e deri te ai i treti i
Kalcedonisë i vitit 451), pastaj grindjet e ashpra rreth dyfizitëve dhe
monozifizmite deri te çështja e “tri kokave” dhe të ngjashme, ku si do të shihet
peshkopët e Dardanisë dhe ata të Ilirikut shfaqen përherë në qendër të këtyre
përpëlitjeve. Ata kanë ndikuar edhe në vendimet e koncilëve, duke hapur çështje
të cilat do t’i preokupojnë krerët më të lartë të kishave si dhe vetë perandorët. Të
kësaj natyre gjithsesi se janë letrat e Papës Celestina I, që më 424 do t’ua
drejtojë nëntë peshkopëve, sipas të gjitha gjasave krerë të krahinave kishtare, ku

180
është edhe ai i kishës së Dardanisë dhe u urdhërohet që t’i nënshtrohen Rufit,
peshkopit të Thessalonikut, që ishte vikar i përgjithshëm.419 Paraprakisht, me një
thirrje të njëjtë peshkopëve të Dardanisë do t’u drejtohet edhe Papa Inocenti I me
anën e qarkores “Magna me gratulatio”, ku kërkohet qëndrim i prerë kundër
heretikëve dhe herezisë, që ishte shfaqur nga veprimet e peshkopit të Naissusit,
Bonozi.
Se çështjet e heretikëve do të vazhdojnë edhe më këndej, dhe se ato do të
shqetësojnë Selinë e Shenjtë, kjo shihet edhe nga letra që papa Gelazi I do t’ua
drejtojë peshkopëve të Dardanisë më 493. Ajo mban titullin “Ubi primum” dhe
kërkohet besnikëri ndaj Selisë së Shenjtë dhe mësimeve të saj. Me të njëjtën
porosi mund të vlerësohet edhe ajo që i njëjti papë pas një viti do t’u drejtohet
me titullin “Audientes orthodoxam” që të gjithë peshkopëve të Dardanisë
“universis episcopis per Dardaniam sive per Illyricum constitutis”.
Edhe këtu kërkohet që t’u qëndrojnë larg “lajthitjeve të Eutihut” si dhe të
mos mbështetet peshkopi i Thessalonikit, i cili nuk iu ka përgjigjur kërkesës së
papës që të gjykohet Akaci.420
Papa Gelazi I i drejtoi edhe dy letra kishës së Dardanisë, në të cilat
vazhdimisht përkujtohen detyrimet ndaj Selisë së Shenjtë dhe qëndrimeve të saj
në raport me çështjet që preokuponin Lindjen dhe Perëndimin në rrethanat e
shqetësimeve që sillnin sulmet barbare në lindje si dhe përpjekjet që ato të
“zbuteshin” me anën e aleancave të ndryshme me ta, siç do të jenë ato me Gotët,
Vizigotët, ose Hunët, që do të kalojnë në çështje të brendshme të Perandorisë,
veçmas kur ato do të shfrytëzohen për qërim hesapesh midis rivaliteteve të
brendshme.
E të njëjtës natyrë është edhe letra e papës Simah nga viti 512 që do t’u
drejtohet të gjithë peshkopëve, xhakonëve, arhimandrëve dhe gjithë krerëve
kishtarë në Ilirik, Dardani dhe në të dy Dacitë.
Pas shfaqjes së Prima Justininana në rangun e vikariatit dhe të kryeqendrës
kishtare të provincës së Ilirikut, Selia e Shenjtë disa herë do t’u drejtohet krerëve
të kësaj qendre që kishte autoritetin kryesor pas Selisë së Shenjtë. Kështu, papa
Gërgurit të Madh, më 592 do t’i drejtohet vikarit të Prima Jusitiniana me letrën
“Post longas”, pastaj më 594 do t’i drejtohet me letrën “Manifestum bonitatis”.
Me letër i njëjti papë do t’i drejtohet vikarit të Dardanisë edhe në vitin 599, ku
do të kërkojë që ata të mos i nënshtrohen kishës së Kostandinopojës, por të

419
Po aty, faqe 61.
420
Po aty, faqe 62.

181
respektojnë vendimet e hershme, pra ato që kishte sjellë perandori Justinian I, të
cilat edhe më këndej vlenin. Letra e fundit e papë Gërgurit dërguar vikarit të
Prima Justiniana do t’i drejtohet më 602, ku kërkohet që të merren masa për të
vënë rregull në mitropolinë e Skodrës pas grindjeve që kishin ndodhur midis
mitropolitit Konstanci dhe peshkopit Nemison, gjë që flet për kompetencat e
mëdha që kishte Prima Justiniana në gjithë Ilirikun.
Të një rëndësie janë edhe letrat që perandorët do t’ia dërgojnë peshkopatës
së Dardanisë, sepse me anën e tyre del në pah niveli i lartë që gëzoi ajo për një
kohë të gjatë në hierarkinë shpirtërore dhe atë administrative të Perandorisë.
Kështu, letra e parë e kësaj natyre është ajo e perandorit Leon I Augustus, i cili
sjell qëndrimin perandorak rreth dy çështjeve: e para ka të bëjë me veprimet krye
në vete të peshkopit Timotej Eluri, i cili do të marrë drejtimin e peshkopatës së
Aleksandrisë pas vdekjes së peshkopit Protera, me ç’rast shfaqet mospajtimi i tij
me këtë veprim dhe kërkohen sanksione adekuate. Dhe, e dyta ka të bëjë me
koncilin e Kalcedonisë, kur perandori kërkoi mendimet e të gjithë peshkopëve
rreth çështjeve të shtruara aty.421
Dy letra në formë dekretesh peshkopatës së Dardanisë do t’i dërgohen edhe
nga perandori Justinian I, kur ajo do të ngrihet në pozitën më të lartë si
kryeqendër kishtare e Ilirikut. Fjala është për Novelën XI të vitit 535 dhe për
Novelën CXXXI të vitit 545, me të cilën asaj i jepej statusi i argjipeshkvisë dhe i
vikariatit me të cilin definohet “secundum ea quae definita funt a sanctissimo
Papa Virgilio” siç e kishte sanksionuar papa Virgjili.
Përfundimisht relacionet e larta të kishës së Dardanisë me papatin dhe
Perandorinë plotësojnë edhe letrat që peshkopët e saj do t’ua dërgojnë atyre. Ato
gjithsesi se tejkalojnë çështjet kishtare, siç hapin edhe ato të natyrës shoqërore
dhe politike, karakteristike për raportet e njohura dhe të panjohura midis Lindjes
dhe Perëndimit.
Këto letra si dhe relacionet midis kishës së Dardanisë dhe të Selisë së Shenjtë
në njërën anë dhe ato me perandorët, në tjetrën anë, do të vazhdojnë edhe për dy
shekuj, me ç’rast kjo peshkopatë si dhe të tjerat e Ilirikut, me përjashtim të asaj të
Durrësit dhe ndonjë tjetre, do të mbesin në anën e kishës perëndimore, pra të
Romës, që do të thotë përcaktim perëndimor edhe në rrethanat e administrimit
lindor. Si do të shihet, kjo gjendje jo gjithaq e natyrshme, pra me administrim lindor
nën Kostandinopojën dhe me përkatësi kishtare perëndimore nën Romën, do të
marrë fund me vendimin arbitrar të perandorit Leoni III, i cili në vitin 733, do ta
421
Po aty, faqe 64.

182
shkëpusë Ilirikun Lindor dhe shumë krahina të tjera nga kisha e Romës për t’ia
nënshtruar juridiksionit të patriarkut të Kostandinopojës.
Përpjekja e Romës që të ruajë juridiksionin e saj nën pushtimin bullgar, të
cilët kishin depërtuar në disa krahina të vjetra ilire nuk solli fryte. Kështu, në
koncilin VIII në Kostandinopojë (869-870), përkundër kundërshtimeve të
legatëve të Papës, u mor vendimi që të gjitha pjesët e Ilirikut, nën pushtimin
bullgar, t’i mbeten patriarkatit të Kostandinopojës. Aty për herë të fundit do të
përmendet termi “Ilirik”.422
Me këtë vendim, pra kur Dardanisë do t’i merret peshkopata dhe kryeqendra
e vikariatit që e kishte nga Justiniani I e këndej, njëherësh merr fund ajo që
mund të quhet identitet vetëqeverisës ilir me një vazhdimësi gjashtëshekullore
(nga viti 284-870), i filluar me reformat e perandorit Dioklecian me prejardhje
ilire me promovimin e Ilirikut si pjesë e veçantë e Perandorisë në Lindje, për të
vazhduar me ato të perandorit Konstandini i Madh me prejardhje dardane për t’u
përmbyllur me ato të dardanit Justiniani kur Jusitniana Primën do ta bëjë
qendrën e dytë kishtare, pas asaj të Selisë së Shenjtë. Meqë, në rrethanat e
hierarkisë perandorake kisha ishte bashkëpjesëtare e pushtetit administrativ dhe
politik dhe perandori njëherësh ishte kurorë e pushtetit dykokësh, atëherë mund
të thuhet se shteti dardan e ka zanafillën e vet në kohën e Justinianit për të
vazhduar si i tillë edhe për dy shekuj e gjysmë kur do të shuhet nga Bizanti
Lindor dhe pushtuesit Bullgarë.

DARDANIA GJATË KOHËS SË PERANDORIT JUSTINIAN

Nëse mund të thuhet se me reformat e perandorit Dioklecian dhe me ato të


Konstandinit të Madh koncepti për Ilirinë si etnogjeografi, që në kujtesën e
Romakëve ishte marrë nga Helenët diku në shekullin IV para erës sonë dhe si i
tillë kishte funksionuar deri në shekullin e katër pas erës sonë, deri atëherë kur
një perandor ilir (Diokleciani) me reformat rrënjësore do t’ia ndryshojë
karakterin Perandorisë Romake Ilirikun do ta kthejë në provincë kryesore
lindore, po ashtu mund të thuhet se do të jetë një perandor tjetër dardan,
Justiniani i parë, i cili pjesës qendrore të Ilirikut - Dardanisë, me kthimin e saj në
qendër kishtare të Ilirikut si vikariat të lidhur drejtpërdrejt me Selinë e Shenjtë,

422
Shih: Manna, S: “L’ Ilirico e i suoi problemi” (Oriente Cristiano, a. XVIII, nr. 4, Palermo,1978
– 64), te Gjini, Gaspër: “Skoposko-prizrenska biskupija kroz stoljeća”, Zagreb 1986, faqe 66.

183
do t’ia japë identitetin kishtar dhe, me këtë edhe atë politik dhe administrativ,
ndër më të fuqishmit dhe ndër më të rëndësishmit. Si i tillë, vikariati ilir i lidhur
me Selinë e Shenjtë, do të mbetet edhe për tre shekujt e ardhshëm përderisa
Bizanti do ta rrënojë me çka do të fillojnë rropatjet e njohura të Perandorisë
lindore në luftërat e gjata me vetveten (në radhë të parë me faktorët jokonstituiv
Bullgarët dhe Sllavët), por edhe me ato nga jashtë, që do ta çojnë edhe deri te
fundi.
Perandori Justiniani I, i cili ia doli që Dardaninë dhe me të Ilirikun, ta kthejë
në qendër shpirtërore të pjesës lindore të Perandorisë, këtë e bëri sepse udhëhiqej
nga vizioni që Perandorisë së moçme romake t’i kthehej fuqia dhe lavdia e
përmasave universale, i duhej edhe fuqia e krishterimit ekumenik, i cili kishte
gjasa që të promovohej në një hapësirë tepër strategjike, pikërisht aty ku nga
lashtësia kishte paraqitur nyjën e lidhjeve botërore dhe jo rastësisht kishte pasur
themelet edhe Troja e fuqishme, si një shëmbëllesë e qytetërimit botëror, ku, siç
u pa, Dardanët, si themelues të saj, për çka flasin shumë burime antike që
mbështeten edhe nga ato të legjendave, shfaqen ndër akterët e rëndësishëm që do
të marrin pjesë në zhvillimin dhe mbrojtjen e saj deri në çastet e fundit, prej nga
pastaj, mbesin të vetmit që fundin e saj e kthejnë në një vazhdimësi tjetër në
kohë dhe në hapësirë, që do të përcillet në drejtim të Epirit dhe prej andej në jug
të Italisë, ku, sipas shumë burimeve antike, fiset dardane (Galabrët, Thunatët,
Daunët e të tjerë), pa përjashtuar këtu edhe Etruskët dhe rolin e tyre vendimtar
në këtë zhvillim (Tyrrenët), për të cilët shumë burime antike thonë se po ashtu
kaluan nga Azia e Vogël në Itali, themeluan Romën.
Në rrethanat e reja, perandori i fundit romak në fronin e Bizantit, njëherësh
sovran i krishterë, i vetëdijshëm për origjinën hyjnore të autoritetit të tij
perandorak, do të bëjë çmos që Perandorisë së Romës t’ia kthejë famën e
dikurshme. Por, jo vetëm aq. Justiniani, ndonëse për një kohë të shkurtër, do t’ia
kthejë edhe hapësirën që kishte dhe, mbi të gjitha, idenë e Perandorisë uni-
versale, por tash edhe me ndihmën e krishterimit, do ta tregojë si të mundshme.
Shtrohet pyetja si ia doli kësaj kthese të madhe historike, kur perandoria e
vjetër romake edhe një herë shpalosi gjithë fuqinë e saj dhe përjetoi çastet e
fundit të madhështisë së vet qoftë në pikëpamje politike e qoftë në ato kulturore
e shpirtërore, kthesë kjo që pastaj, në një kah tjetër civilizues, fare të kundërt, do
t’ia hapë rrugën mesjetës, pikërisht asaj që në saje të despotizmit, përçarjeve,
intrigave dhe gjithfarë luftërave për pushtet njihet si bizantinizëm, kur një

184
koncept perandorak i përmasave universale u kthye në një politikë të keqe
qeverisëse?
Për t’u kuptuar më mirë e gjithë kjo, sigurisht, ndihmojnë vetë rrethanat
politike dhe shoqërore, që u krijuan në atë kohën kalimtare prej më shumë se dy
shekujsh kur krizat e njohura, siç ishte ajo e sistemit skllavopronar do të
vegjetojnë në kriza të përgjithshme shoqërore perandorake. Atyre krizave nuk do
t’u jepet përgjigje e përshtatshme, ndërkohë që nga shekulli i parë pas erës sonë
e këndej, si alternativë, politeizmit do t’i paraqitet monoteizmi i krishterë me
formulën e jetës së përshpirtshme dhe të barazisë “për të vuajturit”, premtim ky
që do të joshë shtresat e gjera dhe gjithë ata që në sistemin skllavopronar
ndjeheshin të shfrytëzuar dhe shpresonin se padrejtësitë e kësaj bote mund të
zhdëmtoheshin me jetën e amshueshme të asaj bote. Kur kësaj i shtohen edhe
vështirësitë që do t’i shfaqen Perandorisë në Veri dhe Lindje nga sulmet e
barbarëve, fillimisht të Gotëve, Hunëve e më vonë edhe të Sllavëve, atëherë
duket më se e qartë pse Perandoria Romake ndodhej para sfidës së dështimit.
Dështimi do të mund të shmangej ose të shtyhej disi vetëm me anën e ndryshimit
të koncepteve themelore mbi të cilat ishte nisur dhe ngritur, pra që t’u përshtatej
rrethanave të kohës siç ishte largimi nga sistemi skllavopronar dhe gjetja e
gjuhës së përbashkët me krishterimin në përhapje e sipër që mbështetej mbi
triumfin e monoteizmit mbi politeizmin.
Natyrisht se këtij kapërcimi historik do t’i ndihmojnë reformat admi-
nistrative, politike, shoqërore dhe ato ushtarake të perandorëve me prejardhje
ilire dhe dardane: Dioklecianit dhe Konstandinit të Madh. Veçmas ato të këtij të
fundit, kur do ta pranojë krishterimin si religjion shtetëror të Perandorisë. Por ata
nuk do të jenë në gjendje që ta parandalojnë theqafjen e nisur, ngaqë ishte pengu
i së kaluarës që nuk lejonte shkëputje rrënjësore (heqja e rendit skllavopronar do
të përcillet me rendin bujkrob), njësoj siç nuk lejonte as krishterimi në luftë të
brendshme tejet të ashpër për dogmën (arianizmi, ajo e dyfizitëve dhe mono-
fizitëve e të tjera), që koncepti universal i Perandorisë të fitonte edhe atë
shpirtëror.
Në kohën e këtyre përpëlitjeve të mëdha, do të jetë Justiniani, që veproi që
Perandorisë së vjetër t’ia kthejë famën e dikurshme, duke e restauruar edhe me
anën e krishterimit si një mjet i fuqishëm, ku mund të thuhet se ajo gjeti një
mbrojtës, por edhe kryetar, që edhe pse qe i krishterë, Justiniani mbetej në thelb
një romak dhe ideja e autonomisë së sferës fetare ishte krejt e huaj për të. Ky
qëndrim pasqyrohet më së miri me atë se Jusitiniani i konsideronte papët dhe

185
patrikët si shërbëtorë të tij. Ashtu siç drejtonte punët e shtetit, drejtonte edhe ato
të kishës, duke ndërhyrë personalisht në çdo problem që kishte të bënte me
organizimin kishtar, duke ia dhënë të drejtën vetes për të vendosur edhe për
çështjet dogmatike e të liturgjisë, duke drejtuar koncile, duke shkruar trakte
teologjike dhe himne kishtare.423
Mjafton këtu të përmenden Novelat e tij (ajo XI dhe CXXXI) me anën e të
cilave së pari shpalli Prima Justiniana (vendlindjen e tij) kryepeshkopatë të
Ilirikut dhe pastaj e ngriti edhe në nivelin e vikariatit drejtpërdrejt të lidhur me
Selinë e Shenjtë.
Të kësaj natyre janë edhe qëndrimet e tij të njohura rreth arianizmit,
monofizmit dhe çështjeve të tjera teologjike, që ngarkonin së shumti jetën
kishtare kur atyre nuk u jepej përgjigje e prerë aty ku ato buronin para se të
ktheheshin në çështje politike. Andaj, mund të thuhet se në kuadrin e historisë së
marrëdhënieve midis shtetit dhe kishës, epoka e Justinianit përbën momentin e
ndikimit më të madh të pushtetit perandorak në jetën kishtare, dhe asnjë
perandor tjetër para apo pas tij, nuk pati një pushtet aq të pakufishëm mbi kishën
siç nuk pati perandor si ai i cili u mundua që edhe jeta kishtare t’i nënshtrohet
konceptit të Perandorisë universale.
Edhe pse, si do të shihet, aty edhe do të dështojë, perandori Justinian, tregoi
se koncepti universal ishte i mundshëm po qe se edhe kishës do t’i përcaktohen
kufijtë e sjelljes, paçka se ajo thirrej në fjalën e “krijuesit” dhe në pushtetin e
pakufishëm të tij.
Krahas qëndrimit superior ndaj kishës si dhe problemeve të brendshme të
saj të cilat barteshin edhe në jetën shoqërore dhe politike perandorake, Justiniani
fillimisht do të përballet me dyndjet barbare si dhe vështirësitë që kishin sjellë
depërtimet e tyre nga Lindja kur pararendësit e tij (Valensiani e të tjerë), në
pamundësi që t’i ndalin ato, jo vetëm që u kishin bërë vend, por ato kishin filluar
edhe t’i përdornin për qëllime të caktuara politike. Kështu kishte ndodhur me
Gotët, të cilëve pas betejës së Adrianopojës, u ishte lejuar të vendoseshin në
Traki e një pjese të tyre edhe në Panoni dhe në Ilirikun Perëndimor, prej nga ata
do të vazhdojnë sulmet e tyre kundër Italisë.
Në të vërtetë, kur Justiniani erdhi në pushtet, gjendja në pjesën lindore të
Perandorisë, veçmas në kufijtë e saj veriorë dhe ata lindorë, ishte thuajse jashtë
çdo mbikëqyrje, ngaqë në njërën anë barbarët, të cilët kishin hyrë thellë në ato
pjesë dhe krahas rrënimeve kishin filluar edhe të vendoseshin duke vazhduar të
423
Ostrogorski, Georg: “Historia e Perandorisë Bizantine”, Tiranë, 2002, faqe 47.

186
silleshin jashtë çdo ligji, dhe në tjetrën anë ishin Persët, që vazhdimisht bënin
përpjekje që të përvetësonin krahinat e skajshme në kufi, veçmas ato që kishin
filluar ta humbnin besimin te Perandoria. Gjendje hiq më e mirë nuk ishte as në
perëndim, në Ilirik, ku Gjermanët kishin filluar të vendoseshin dhe depërtonin në
drejtim të Italisë dhe të Spanjës pa ndonjë vështirësi duke vënë pushtetin e tyre
jashtë mbikëqyrjes perandorake. Kështu pjesa e dobësuar e Perandorisë Romake
tashmë në shumë pjesë kishte filluar të pranojë pushtetin e barbarëve, ndërkohë
që Gjermanët ishin kthyer edhe në faktorë të rëndësishëm ushtarakë jo vetëm si
trupa të rregullta, por edhe në hierarkinë komanduese.424
Edhe përkundër këtyre telasheve të mëdha, të cilat kërcënonin që ta
rrënonin Perandorinë në të dy pjesët e saj, veçmas atë perëndimore, perandori
romak vazhdonte të konsiderohej kreu i orbis romanes (botës romake) dhe i
ikumenes (rruzullit) të krishterë. Mbi këtë doktrinë edhe viset që dikur kishin
bërë pjesë në perandorinë romake, merreshin si zotërim i saj i përjetshëm dhe i
pakthyeshëm, pavarësisht se atëherë qeveriseshin nga mbretër gjermanë, edhe
pse të fundit e pranonin sovranitetin e perandorit romak dhe ajo çka ata
ushtronin qe vetëm një pushtet i deleguar prej tij. Andaj, rifitimi i trashëgimisë
së Romës ishte një e drejtë natyrore e perandorit romak. Ishte një mision i
shenjtë i tij çlirimi i territorit romak nga zgjedha e barbarëve të huaj dhe
heretikëve arianë, për t’i kthyer kufijtë e dikurshëm të Perandorisë, një e pandarë
dhe e krishterë. Justiniani I (527-565) e vuri politikën e tij në shërbim të këtij
misioni.425
Me të drejtë thuhet se në përputhje me këtë mision, Justiniani nga Tauresio i
Dardanisë filloi të veprojë, pra që të drejtonte shumëçka të politikës perandorake
qysh gjatë kohës së sundimit të të ungjit, Justini I (518-527). Intelektuali me
ambicie ushtarake do të ngjitet shpejt në hierarkinë e pushtetit prej nga do të
dallohet me ambiciet e tij për të kapur majat e tij, që do t’i jetësojë me vdekjen e
Anastasit I kur edhe do të zgjidhet perandor. Dhe, kur do të bëhet perandor
Justiniani, nuk do të vihet në krye të fushatave ushtarake, siç pritej sepse ishte
edhe ushtarak, e as nuk do të vihet në krye të punëve të veçanta shtetërore, siç
ishte aksioni për kodifikimin juridik, e as që do të shpallë masa administrative,
por në të njëjtën kohë do të fillojnë fushatat më të rëndësishme të Perandorisë
424
Barker, J. W: “Justinian and the Later Roman Empire”, London, 1966, faqe 36,41; Rubin, B:”Das
Zeitalter Justinians”, I, Berlin 1960, faqe 81.
425
Shih: Prokopios: Werke 5 Bände, herausgegeben von Otto Veh, München 1961; Anthony Kaldellis
(Hrsg.): Prokopios. The Wars of Justinian. Hackett, Indianapolis 2014; Ostrogroski, “Historia e
Perandorisë Bizantine”, Tiranë, 2002, faqe 42.

187
për t’i qëruar hesapet me barbarët në lindje dhe në veri. Në të njëjtën kohë do të
fillojnë punët në kodifikimin juridik, siç do të fillojnë edhe reformat e mëdha
administrative me anën e të cilave shtetit do t’ia krijojë shumë nga mundësitë që
të veprojë në përputhje me projektet e tij që ai të jetë mbi të gjitha dhe për të
gjitha. Në këtë drejtim perandori Justinian zgjodhi bashkëpunëtorët e tij më të
mirë, siç ishin Balisari dhe Narseti, ata që udhëhoqën fushatat e mëdha pushtuese;
ishte Tribanioni ai që drejtonte të gjitha punët rreth kodifikimit juridik siç ishte
edhe prefekti i pretoratit, Johani i Kapadokisë, ai që mori masat më të rëndësi-
shme administrative. Por përkundër punës së madhe që bënë bashkëpunëtorët e
tij të parë dhe kryesorë, Justinani qe frymëzuesi i të gjitha ndërmarrjeve të
mëdha të epokës së tij. Aty gjithsesi se bëjnë pjesë edhe ato që lidhen edhe me
modernizimin e qyteteve, fortifikimin e pjesëve vitale të Perandorisë, siç ishte
Iliriku dhe Dardania, ku ai ndërtoi kështjella madhështore (46 nga Naissuis deri
në Skup) dhe ndërtoi kisha të shumta, sidomos në Ilirik dhe në Dardani. Kështu,
politika e gjithëmbarshme e restaurimit e ndjekur nga Justiniani ishte shprehje
më madhështore e kësaj aspirate, sado që ajo nuk pati jetë të gjatë dhe sado që
dështimi i saj pati pasoja të rënda për Perandorinë.426
Në luftë për të rikthyer fuqinë e Perandorisë dhe për ta bërë atë edhe më të
madhe, Justiniani drejtoi komandantët e tij të fuqishëm në Afrikë dhe në pjesën
perëndimore të Europës, për t’i qëruar hesapet me Vandalët, një popull që kishte
vënë nën mbikëqyrje Veriun afrikan dhe qysh nga viti 468 kur kishte mundur
ushtrinë perandorake shfaqej i pavarur. Belisari zbarkoi në Afrikë në vitin 533
me trembëdhjetëmijë ushtarë, në afërsi të Decimit e të Trakarikut, theu keq
ushtrinë vandale. Aty zuri rob edhe mbretin e tyre, Genserik, i cili iu nën-
shtrua.427 Me këtë rast luftime të ashpra, Belisari pati edhe me disa fise të tjera
mauritane, të cilat për shumë vjet e kishin kundërshtar sundimin e Bizantit.428
Në të njëjtën kohë Belisarit iu desh të zhvillojë luftime dhe kundër Ostro-
gotëve, me ç’rast armata bizantine shënoi fitore të njëpasnjëshme në Sicili, të
cilën e pushtoi. Prej andej, nga Napoli, iu drejtua Romës, ku ia doli, që pas një
rrethimi bukur të gjatë, ta zë rob mbretin ostrogot, Vitige dhe e dërgoi në
Kostandinopojë (540). Me këtë rast duhet thënë se një pjesë e madhe e Ilirikut
për gjysmë shekulli ishte nën pushtimin e Gotëve. Ata ishin lejuar qysh në vitin
376 të kalonin Danubin dhe kjo bëhej që ata të venin ledh depërtimit të Hunëve.

426
Kulakovskij: ”Istorija”, II, 93.
427
Schmid, L: ”Geschichte de Wandalen”, faqe 125.
428
Rubin, B:”Das Zeitalter Justinians”, I, Berlin 1960, faqe 81.

188
Por, si u pa “diga” gote nuk bëri punë. Sepse, nën udhëheqjen e Atilës
“kamxhikut të Perëndisë”, ata e kaluan Danubin dhe në vitet 441-442 shkretuan
një pjesë të mirë të Ilirikut. Gjatë sulmeve të tyre shkatërruan shtatëdhjetë qytete
dhe e detyruan Perandorinë e Lindjes t’u paguante haraç të rëndë, përveç
largimit nga të lugina e Danubit. Më 447 Atila shkretoi edhe një herë Ilirikun
dhe Dardaninë, duke depërtuar deri në Greqi.429
Ndryshe nga Hunët, Gotët erdhën që të pushtonin vendin dhe të vendoseshin
në të. Ata u futën në ushtri dhe me shpalljen e Teodorikut mbret të tyre, fituan të
drejtën që të bëheshin pjesë e Perandorisë. Natyrisht, se me “tretmanin e ri” ata u
përdorën për qëllime të brendshme në rivalitete midis Lindjes dhe Perëndimit.
Kështu, perandori Zeno shtyri Teodorikun që të hidhej kundër Italisë. Me një
ushtri prej 200 mijë vetash Teodoriku, në vitin 489 i zgjeroi zotimet e tij në Ilirik
dhe në provincat e tjera në Veri e në Lindje si edhe në Itali e Gali. Ushtria romake
ndaloi përkohësisht shtrirjen e Gotëve, por jo edhe fundin e tyre. Kur dukej se
kishin vendosur që t’u bindeshin urdhrave perandorake, të udhëhequr nga Totilo,
ata ngritën krye dhe nisën të korrin suksese të njëpasnjëshme kundër Romakëve.
Dhe, po mos të ishte Narseti, një tjetër ushtarak i fuqishëm i Justinianit, i cili u
dërgua në Itali dhe ia doli t’i nënshtrojë ata, por këtë herë ndëshkimi ishte shumë i
rëndë, prej nga ata nuk ia dolën të marrin veten. Kështu, mbretëria e Ostrogotëve
ra në vitin 552 dhe Gotët u zhduken fare si komb nga historia.430
Pra, pas njëzet vitesh në këtë pjesë u bë rivendosja e pushtetit të vjetër. Me
këtë rast aristokracia latifondiste rifitoi pronat nga të cilat e kishin zhveshur
Ostrogotët. Megjithatë, mbetej edhe Spanja që t’u shkëputej Gjermanikëve. Aty
ishin Visigotët, të cilëve, pak nga pak iu morën shumë nga pjesët e gadishullit
Iberik me çka pas fitores ndaj Ostrogotëve në Itali, Mesdheu përsëri u bë një
liqen i Perandorisë.431
Koha e sukseseve në Afrikë dhe në Perëndim kundër Vandalëve, Gotëve,
Vizigotëve dhe të tjerëve, nuk do të përsëritet në Lindje. Kështu, shqetësimi
kryesor nisi të vinte nga Persia, e cila gjithnjë e më shumë po depërtonte në
pjesët e skajshme të Perandorisë. Edhe pse Justiniani më 532 kishte lidhur një
paqe me mbretin pers Khusrav I Anoshakravan (531-579), e cila do t’i kushtojë
shumë, meqë u detyrua t`i paguante tribute Perandorisë Perse, Khursava më 540
shkeli marrëveshjen duke u lëshuar në Siri, hyri në Antioke ku ushtria e tij bëri

429
Jacques, Edvin: “Shqiptarët”, Tiranë, 2002, faqe 171.
430
Po aty, faqe 171.
431
Ostrogorsi, Georg: “Historia e Perandorisë Bizantine”, Tiranë, faqe 43.

189
dëme të mëdha. Persët vepruan njëjtë edhe në veri kur hynë në Armeni, Hiberi
dhe pushtuan krahinën e Lazikës në Detin e Zi. 432 Përparimet e mëtutjeshme të
Persëve u ndalën disi me anën e një paqeje të re me një afat prej gjysmë shekulli
si dhe me shtimin e atributeve, gjë që kjo bëri që Persia të rrisë gjithnjë e më
shumë fuqinë e saj në Lindje.
Paqja e arritur me Persët, edhe pse do t’i kushtojë shumë Justinianit, nuk e
ndaloi që të depërtojë kah Kina nëpër një shteg duke i kaluar anash territorit
persian nëpërmes bazave bizantine të Kersonës e Bosforit drejt Gadishullit të
Krimesë e Lazikës në Kaukaz. Kina ishte e rëndësishme për Bizantin, sepse ajo
ishte një treg i madh, prej nga merrte dhe jepte shumë. Interesi, këtu, për-
qendrohej rreth mëndafshit kinez. E ashtuquajtura “luftë për sigurimin e mëndaf-
shit” për herë të parë e vuri në aleancë Bizantin me Turqit, të cilët asokohe
shtriheshin deri në pjesën veriore të Kaukazit dhe, që ashtu si Bizantinët, ishin
në armiqësi me Persët për çështje të tregtisë së mëndafshit.
Vizioni i Justinianit për një perandori bizantine të përmasave botërore, krahas
atyre në drejtim të Azisë Qendrore e deri në Kinë, që shkonin nëpërmes Detit të
Zi dhe Kaukazit, do ta çojë atë edhe në drejtim të Indisë, ku bëri përpjekje të
mëdha t’i afrohej sa më tepër. Tregjet e reja për të, prej nga siguroheshin lëndët
e para, siç ishte mëndafshi kinez dhe prodhimet e tjera në Lindje, Perandorisë i
sillnin zhvillim të madh brenda siç ia shtonin mundësitë që pastaj prodhimet e
saj t’i hidhte nëpër tregjet botërore. Kështu, ajo shtonte të ardhurat e veta, të cilat
i duheshin synimeve të tilla.
Krahas sukseseve të mëdha që arriti duke rikthyer hapësirat që Perandoria
kishte humbur dhe duke ia shtuar edhe shumë e shumë të tjera, vepra më e
madhe dhe më e qëndrueshme e epokës së Justinianit padyshim mbetet kodifikimi
i të drejtës romake. Edhe këtu, ai pati dorë të djathtë bashkëpunëtorin e tij të
ngushtë Tribanionin, i cili bëri që vepra e Justinianit të përfundojë sa më shpejt
dhe të jetë sa më e kompletuara. Kështu, e gjithë vepra, e quajtur Codex Justinia-
nus u botua më 529, në mënyrë që pas katër vitesh të botohet e plotë. Krahas
Codexit dhe Ditgest-it (përmbledhje me sentencat e pafundme të juristëve Romakë),
u hartua edhe Institutiones, i paraparë si një doracak për studimin e të drejtës, ku
përfshihen shkëputje nga dy veprat kryesore. Kështu, i gjithë Corpus iuris civilis
plotësohet nga përmbledhja Novellae, që ishin ligje të dala pas botimit Codex-it,

432
Po aty, faqe 43.

190
Digestit dhe Institutiones, të cilat u botuan në latinisht, kurse pjesa më madhe e
Novella në greqisht.433
Kodifikimi i së drejtës romake i shërbeu si bazë juridike e njësuar shtetit të
centralizuar bizantin, tipar i së cilit është theksimi i absolutizmit perandorak.
Por, kodi i Justinianit, po ashtu, u shpalli lirinë dhe barazinë e të gjithë njerëzve,
pa marrë parasysh si dhe sa zbatohej një parim i tillë.
Si u tha edhe më lart, Perandoria e Justinianit, nuk ishte në gjendje t’i bënte
ballë testit të kohës. Ajo shkëlqeu një kohë dhe mund të vazhdonte të ishte e tillë
vetëm për sa do ta kishte në krye atë, i cili mund të pajtonte një të kaluar të
lavdishme, e cila nuk mund të përsëritej dhe një të ardhme, e cila nuk mund të
ishte e qëndrueshme pse i mungonin perandorët me vizion siç ishte Justiniani.
Kjo shpërputhje, megjithatë Justinianit ia dha atributin e perandorit të fundit të
antikitetit, i cili ia doli që të drejtojë procesin e kapërcimit të Perandorisë së
Romës te Perandoria bizantine mesjetare. Kapërcimi historik nga antika në
mesjetë u përcoll me mbylljen e shkollës filozofike neoplatoniane të Athinës në
vitin 529 dhe me heqjen e funksionit të Kosulit në vitin 542. Por, ky ndryshim i
madh historik, pas vdekjes së Justinianit, Perandorisë së Bizantit nuk ia siguroi
as hapësirën e as stabilitetin shoqëror dhe politik në përputhje me konceptin e
universalizmit botëror që mbështetej mbi doktrinën e ikumenizmit të krishterë.
Përkundrazi, asaj filluan t’i vinin tronditjet dhe të rënat prej nga kishte nisur
rikthimin e saj, pra në Itali dhe në Afrikë. Në Itali më 568 sulmuan Longobardët,
të cilët pushtuan një pjesë të vendit. Në Spanjë prapë dolën në skenë Visigotët,
të cilët më 572 morën Kordovën dhe pas pak pjesët më të mëdha të vendit. Në
Afrikë, krahas fiseve mauritiane, u shfaqën Arabët me sulmet e tyre të fuqishme
dhe të pandalshme drejt Veriut të saj, duke paralajmëruar përfshirjen e tyre të
shpejtë në zhvillimet që do t’i japin ngjyrim të veçantë qytetërimit botëror.
Kështu, qendra e gravitetit të politikës bizantine u zhvendos përsëri drejt Lindjes,
ku edhe do të mbetet edhe për shumë kohë në vorbullën e shumë e shumë
përpëlitjeve dështuese deri edhe sa do t’i vijë fundi i njohur.434
Rënia e fuqisë perandorake të cilën asaj ia kishte rikthyer Justiniani, nuk
ishte vetëm humbje e diçkaje që mund të rikthehej në rrethana të caktuara.
Përkundrazi, kjo humbje paraqiste një etapë themelore në shndërrimin e
433
Më gjerësisht shih: Rubin, D: “Das Zeitalter Justinians I”, Berlin, 1960; Barker, J. W:
“Justinian and the Later Roman Empire”, London, 1966; Browning, R:”Justinian and
Theodora”, London, 1071; Charanis, P: “Church and State in the Later Roman Empire”,
Thesaloniki, 1974.
434
Po aty, faqe 49.

191
strukturës së vjetër shtetërore të periudhës së fundit romake në një sistem të ri,
atë të Perandorisë bizantine mesjetare, me çka praktikisht, në skenën historike
shfaqet ajo që njihet si M e s j e t ë.
Shfaqja e asaj që do të quhet mesjetë, po ashtu lidhet me pasardhësit e
Justinianit dhe përpjekjet e tyre që ta ripërtërijë perandorinë perëndimore me
vitalitetin lindor, duke ndërlidhur qeverisjen politike me atë ushtarake. Kjo do t’i
hapë rrugën militarizimit të pushtetit perandorak, që do të çojë deri te një krizë e
re qeverisjes me shqetësime dhe trazira të mëdha, të cilat do të prodhojnë edhe
tirani siç ishte ajo e perandorit Foka në vitin 605 kur do të përmbyset nga ai i
Heraklit, i cili më 5 tetor të atij viti, pas ngjarjeve të përgjakshme do të kuro-
rëzohet perandor nga patriku i Kostandinopojës me çka merr fund njëherë e
përgjithmonë faza e fundit e Perandorisë Romake dhe mbyllet ajo që është
quajtur periudhë romake e vonë apo bizantine e hershme.435
Ishte pikërisht krahu i tij i djathtë, Maurici, i cili pas dy perandorëve që
erdhën pas vdekjes së Justinianit, Justinit II dhe Tiber Konstandinit (578-582),
do të vijë në fronin perandorak dhe për njëzet vjetët e ardhshme, sa do ta mbajë
atë (582-602), ia doli që Perandorinë, pas shumë e shumë çrregullimesh, ta
forcojë nga brenda dhe njëherësh ta lirojë nga kërcënimet e vazhdueshme të
Persëve, me të cilët do të zhvillojë luftëra të gjata, të cilat do t’ia dalë t’i
përmbyllë me sukses në saje të angazhimit të të gjithë fuqive të brendshme të
Perandorisë, me ç’rast ai do të lidhë një traktat paqeje afatgjatë me Persët, me të
cilin një pjesë e madhe e Armenisë Persiane i kalonte Perandorisë Bizantine.
Fitoret e Mauricit në Lindje me Persët si dhe stabilizimi i Perandorisë nga
brenda, nuk mund të thuhet se shkoi në dëm të pjesës perëndimore të Peran-
dorisë. Ai, përkundrazi, bëri përpjekje të mëdha e të pareshtura që të ruhen
zotimet e saj nga koha e Justinianit, veçmas ato në Afrikë dhe në pjesën e
Ravenës, ku shfaqeshin Longobardët me pretendimet e tyre të njohura. Por, për
dallim nga Justiniani, i cili shtrirjen e pushtetit perandorak e shihte si një çështje
civilizuese dhe përpiqej që ai të ishte i tillë kudo, Maurici iu kthye organizimit të
rreptë ushtarak në krahinat perëndimore. Kështu, krijoi ekzarkatet e Ravenës dhe
atë të Kartagjenës436, një formë e dinastive ushtarake, të cilat ishin në gjendje të
vetëmbroheshin. Këto vikariate iu nënshtruan ekzarkëve me çka u inaugurua
periudha e militarizimit të administratës bizantine dhe paralajmëroi sistemin e
435
Schevill, Ferdinand: “Iliriku – historia dhe qytetërimi”, Tiranë, 2002, faqe 56.
436
Hekzarkati i Ravenës përmendet për herë të parë më 584, ndërsa ai i Kartagjenës takohet për herë të parë
më 591. Më gjerësisht shih: Diehl, Exarchat, 6; Hartman:”Byzantinische Vervaltung”, 9 e vijim; Gelzer:
“Themenveerfassung”, 6 e vijim.

192
ardh-shëm të themave, mbi të cilin, siç dihet do të shtrihet mbikëqyrja e re dhe e
drejtpërdrejtë e pjesëve të ndryshme të Perandorisë nga qendra si dhe drejtimi i
tyre në përputhje me interesat e saj.
Militarizimi i Perandorisë, edhe pse dukej se solli stabilizim, së paku në disa
pjesë, megjithatë, nuk ishte në gjendje që asaj t’ia kthejë pretendimet që të
mbetej në kursin e njohur të Justinianit si perandori botërore. Dyndjet e Sllavëve
në njërën anë si dhe vlimet e brendshme kundër qeverisjes absolute hapën
frontet e brendshme, që u pasqyruan me një luftë të ashpër midis “të kaltërve”
dhe “të gjelbërve” (rryma politike midis demosit dhe deposit), të cilat çuan te
dobësimi i autoritetit të pushtetit. Nëse kësaj i shtohen edhe pakënaqësitë që
përfshinë ushtrinë (mungesa e pagave, demoralizimi nga fushatat e gjata në veri
kundër Gotëve dhe Sllavëve, që ishin gjithnjë e më këmbëngulës për të
depërtuar në pjesën lindore), atëherë gjendja sa vinte e bëhej e pjekur për një
reagim të ushtrisë. Nuk do të vonojë dhe do të vijë nga pjesa e Danubit, kur një
nënoficer gjysmëbarbar i quajtur Foka, në krye të ushtarëve të rebeluar marshoi
në Kostandinopojë. Kjo i dha shkas një kryengritjeje të madhe në vetë krye-
qytetin bizantin që për pasojë pati rrëzimin nga froni të Mauricit dhe shpalljen e
Fokës perandor.
Ardhja e oficerit gjysmëbarbar në fronin perandorak, që ishte shprehje e një
puçi të parë ushtarak, hapi kapitullin e përgjakshëm të qeverisjes bizantine, që
pasoi me terror të pakontrolluar, komplote të brendshme dhe intriga ndër më të
rëndat. Gjithë kësaj i parapriu terrori ndaj perandorit Maurici, që pasi që u
shfronësua, u ther mizorisht dhe ashtu në frymën e fundit u tërhoq zvarrë për të
parë masakrën e të bijve të tij. Këto ekzekutime u pasuan nga vrasje në masë me
ç’rast terrori qëlloi kryesisht familjet e shquara, të cilat iu kthyen qëndresës me
anën e komploteve të ndryshme, që për pasojë patën masakrat e reja, të cilat
bëheshin të drejtuara nga “lozhe” të caktuara.437
Në këtë përpëlitje të përgjakshme, kur do ta humbë përkrahjen e brendshme,
veçmas nga aristokracia, e cila iu kthye kundër pse futi edhe aparatin ushtarak në
terrorin shtetëror duke e bërë atë në një faktor vendimtar force, bëhet e ditur se
perandori Foka kërkoi dhe e gjeti përkrahjen e Romës, kartë kjo, që si do të
shihet, do të jetë njësoj e dëmshme dhe madje fatale për të dy palët, veças për
Selinë e Shenjtë, e cila pastaj përfundimisht do ta humbë ndikimin në Lindje jo
vetëm në planin shpirtëror, por edhe në atë administrativ dhe kulturor, ngaqë pas
rënies së tiranit Foka kisha e Kostandinopojës jo vetëm që bëhet zotëruese e
437
Ostrogorski, Georg: “Historia e Perandorisë Bizantine”, Tiranë, 2002, faqe 51.

193
plotë e Lindjes, por ajo hoqi nga përdorimi zyrtar gjuhën latine dhe nga ajo e
liturgjisë me çka fillon koha e helenizimit të kishës ortodokse në gjithë
perandorinë lindore.
Në të vërtetë, perandori dinak, kthimin nga Roma e bëri duke i dërguar një
edikt papës Bonifac III më 607, kur ai i njihte kishës apostolike të Shën Petrit
primatin mbi të gjitha kishat, me çka shkeli një edikt të para një shekulli kur
patriarkët e Kostandinopojës mbanin titullin “patriark ekumenik”.438
Përkrahja e Romës dhe pushteti që i dha asaj, pos lavdeve që iu thurën
tiranit të Bizantit në Perëndim, nuk i sollën tjetër, pos humbjes së besimit të
mëtejshëm në Kostandinopojë, që zuri të shprehej me format e ndryshme të
luftës civile, të cilat u bënë të pashmangshme kur politika e tij ortodokse kishtare
degjeneroi në persekutime të përgjakshme të monofizitëve dhe të judëve.
Në këto rrethana të dobësimit të brendshëm, sërish u shfaq rreziku nga
jashtë. Ai vinte nga Persët, të cilët hetuan çastin e duhur që t’i rikthenin ato që
dikur ua kishte marrë perandori Maurici. Mbreti i Persisë, Kursravi II, pikërisht
ai që Maurici dikur e kishte sjellë në pushtet, por që t’i mbetej besnik paqes së
lidhur me detyrim, sulmoi Bizantin dhe më 605 pushtoi kështjellën e Darës. Nuk
u ndal me aq, por vazhdoi edhe më këndej në Azi të Vogël me ç’rast pushtoi
Cezarenë dhe iu afrua Kalcedonit.
Kur Perandoria ishte buzë përmbytjes, shpëtimi do t’i vijë nga periferia.
Herakli, ekzark i Kartagjenës ngriti krye kundër regjimit terrorist të Fokës. Me të
u bashkua edhe Egjipti. Herakli dërgoi në Kostandinopojë në krye të një flote të
fuqishme, të birin, që quhej gjithashtu Heraklit. Aty u prit më entuziazëm dhe
më 3 tetor regjimi i Fokës u përmbys, ndërsa tirani u dogj publikisht në
hipodrom. Pas dy ditësh Herakli u kurorëzua perandor nga patriku i Kostan-
dinopojës.
Ky ishte momenti i vërtetë i fillimit të historisë bizantine, pra i historisë së
Perandorisë greke mesjetare dhe i helenizimit të Bizantit.439
Faktorët që sollën te ky ndryshim historik është bërë zakon rëndom të
kërkohen nga jashtë (sulmet Gote, Avare, Hune, Sllave dhe të tjera në Veri dhe
Lindje) gjë që atyre nuk mund t’u mohohet roli që në disa raste ka qenë edhe
vendimtar, por me këtë rast sikur nënvlerësohen ose zbuten fare të brendshmit,
në radhë të parë ai kishtar dhe ushtarak, të cilët rrënjësisht do t’ia ndryshojnë

438
Më gjerësisht shih: Gelzer, H: “Der Streit für den Titel des ökumenischen Patriarchen“;
Gaspar, E: „Geschichte des Papsttums“, 1933, cit. 364, 452; Haller, J: “ Das Papsttum“.
439
Ostrogorski, Georg; “Historia e Perandorisë Bizantine”, Tiranë, 2002, faqe 52.

194
konceptin idesë së Justinianit rreth Perandorisë universale, pra asaj botërore me
krishterimin që do t’i nënshtrohej perandorit dhe për qendër shpirtërore do ta
kishte Selinë e Shenjtë, pra Perëndimin.
Pa mëdyshje se faktorët e jashtëm, sulmet gote, avare, hune dhe sllave, do të
dobësojnë fuqinë mbrojtëse të Perandorisë, siç do të jenë edhe krizat e tjera që
do të prodhojnë reforma administrative dhe ekonomike, por ato do të shfrytë-
zohen nga kisha lindore dhe kasta e re ushtarake, që solli në pushtet tiranin Foka,
për qëllimet e veta, për t’i dhënë fund njëherë e mirë ndikimit të kishës së
Romës në Lindje, siç do të ndodhë pas ardhjes së Heraklit në fronin perandorak,
në vitin 605. Po ashtu, me ndihmën e faktorit kishtar-ushtarak për t’ia hapur
rrugën helenizimit të Bizantit. Ishte pra ky fillimi i një aleance në mes të kishës
dhe ushtrisë, e cila në ngjarjet e ardhshme do të luajë një rol të rëndësishëm,
sepse kjo lidhje do ta militarizojë kishën, ndërsa veprimet e shpeshta puçiste të
ushtarakëve do t’i bekojë me frymën kishtare.
Ç’është e vërteta vetë ardhja e Heraklit në Kostandinopojë në krye të një
flote ushtarake, e cila ndërhyri për ta shpëtuar atë nga kolapsi në të cilin ndodhej
ishte pjesë e një marrëveshjeje midis kishës së Kostandinopojës dhe ekzarkatit të
Kartagjenës, Heraklit, për ta hequr tiranin Foka nga froni e bashkë me të për ta
shfuqizuar edhe ediktin e tij të vitit 607 me anën e të cilit Selisë së Shenjtë i
njihej primati kishtar në gjithë Perandorinë. Kështu edhe ndodhi. Kjo u pa më së
miri me kurorëzimin e Heraklit perandor nën bekimin e peshkopit të Kostan-
dinopojës, që do të jetë i pari i një natyre të tillë prej nga i pari i kishës ortodokse
do të kthehet edhe në zëvendës të perandorit.
Gjithnjë duke shfrytëzuar shkaset që i vinin nga kërcënimi avar, hun dhe
sllav në viset rreth Danubit, Herakli i mbështetur fuqishëm nga kisha e Kostan-
dinopojës do të vazhdojë të rrënojë sistemin administrativ të qeverisjes së
brendshme të Perandorisë, që ishte ndjekur nga perandorët që vinin nga Iliriku:
Konstantini i Madh, Justini dhe Justiniani, të cilët do t’ia vejnë themelet Bizantit
pikërisht duke u mbështetur te koncepti i Perandorisë Romake, të cilit i jepej
edhe fuqia e krishterimit jo në kuptimin e mbizotërimit ndaj tij, por të bashkë-
pjesëtarit të tij që perandori të jetë njëherësh edhe me bekimin shpirtëror, siç do
të veprohet nga Konstandini i Madhe dhe veçmas nga Justiniani I në mënyrë që
të bëjë për vete edhe masat e gjera që u besonin premtimeve të krishterimit rreth
barazisë sociale. Pra, Herakli, shqitjen e parë nga koncepti i perandorëve bizantinë
që vinin nga Perëndimi dhe krishterimin e shfrytëzonin për nevoja politike, do ta
bëjë duke filluar me ndryshime të thella nga struktura e ushtrisë dhe e

195
administratës provinciale të shtetit bizantin mesjetar, i cili në kohën e perandorit
Mauric ishte ndarë në ekzarkate. Kështu, mbi bazën e ekzarkateve, siç ishte ai i
Kartagjenës dhe Ravenës, ai ngriti sistemin e themave,440 me ç’rast territori i
Azisë së Vogël ende pa u shkelur nga Persët, u nda në qarqe administrative me
një karakter të qartë ushtarak. Në krye të themave do të vendosen strategët
ushtarakë, të cilët kishin kompetenca të mëdha, meqë nën mbikëqyrjen e tyre
përfshiheshin më shumë se një nga provincat e vjetra.
Ky sistem, i cili përfshinte edhe ushtritë vendore, ato të bujqve që quheshin
“stratioti”, bëri që t’i ndryshohet forma qeverisjes vendore, e cila me shfaqjen e
themave dhe të strategëve ushtarakë në krye të tyre, humbte atë të prefekturave,
që kishin qenë nga koha e Dioklecianit e këndej. Ishin tash strategët dhe
kishtarët përkrah tyre, ata që kishin fituar gjithë fuqinë e pushtetit vendor, i cili,
si do të shihet, së paku për një kohë do të tregohet i suksesshëm. Dhe ky sukses,
do të pasqyrohet me forcën që fitoi Herakli për të filluar një fushatë ushtarake
kundër Persëve, e cila do të mundësohet pasi që ai paraprakisht të lidhte paqe me
Avarët (619), të cilëve u detyrua t’u paguante një tribut të rëndë, por që ishte i
domosdoshëm që ata t’i mbante sa më larg përderisa do të kishte punë me
Persët.
Natyrisht se pas katër vitesh Herakli mundi të fillonte luftën kundër Persëve,
të cilën, pas humbjeve nismëtare, do ta fitojë, me ç’rast do të hyjë edhe në
rezidencës së Ardashirit, të parit të Sasanidëve, dhe një ndër qendrat më të
rëndësishme fetare të Persianëve. Me këtë rast Khusravi u detyrua të braktiste
qytetin, që ra në duar të Bizantinëve. Tempulli i zjarrit të Zoratustrës, tempulli
më i rëndësishëm i qytetit, u shkatërrua në shenjë hakmarrjeje për plaçkitjen e
Jerusalemit.441
Fushata e suksesshme e Heraklit në Persi, u pasua nga një kundërsulm i
papritur pers më 626, kur prijësi i tyre, Shahbaraz, përshkoi Azinë e Vogël,
pushtoi Kalcedonin dhe u shfaq në Bosfor. Në të njëjtën kohë, Kostandinopojës
do t’i afrohen edhe hordhitë e shumta të Avarëve, të cilave u ishin bashkuar edhe
Sllavë, Bullgarë e Gepidë. Në korrik do të rrethojnë qytetin dhe do t’u afrohen

440
Fjala “themë” tregon një trupë ushtarake e më tej u përdor për të shënuar distriktet e reja
ushtarake me të cilat sigurohej pushteti i brendshëm. Në fakt ato nuk përfaqësonin vetëm njësi
administrative, por edhe territore të kolonizuara nga trupat. Ushtarakëve u jepej një fond toke i
trashëgueshëm, që në burimet e mëvonshme quhet “pronë ushtarake”. Nga koha e Heraklit lindën
themat e Opsikanëve, të Armenëve dhe të Anatolëve. E asaj kohe është edhe thema detare e
Karabisianëve, në krahun jugor të bregdetit të Azisë së Vogël.
441
Ostrogorski, Georg: “Historia e Perandorisë Bizantine”, Tiranë, 2002, faqe 69.

196
portave kryesore. Beteja u vendos në det, kur flota e fortë bizantine theu lundrat
sllave, të pamësuara me një ballafaqim të tillë, nuk ishin në gjendje të ballafa-
qoheshin me një luftë të organizuar. Kjo bëri që forcat tokësore të Avarëve të
tërhiqen në panik, gjë që ndikoi që edhe forcat perse të braktisin Kalcedoninë në
drejtim të Sirisë. I vëllai, Shahini, u mund keqas nga i vëllai i perandorit, Teo-
dori.442
Dështimi avar-sllavo-pers para mureve të Kostandinopojës i dha krahë
Heraklit, i cili hetoi çastin që të bënte një demonstrim tjetër ushtarak ndaj
Persisë, së cilës do t’i jepet një grusht i rëndë, kur në vitin 628 u pushtua
Khursavi dhe Destagerdi. Shfronësimi i Khursavit pak më vonë si dhe hipja e
djalit të tij, Kavadh Shiroe në fron, që do të mbikëqyrej nga Herakli, ia ktheu që
të gjitha territoret Perandorisë: Armeninë, Mesopotaminë romake, Sirinë,
Palestinën dhe Egjiptin. Kjo bëri që në pranverën e vitit 680 Herakli të shkojë në
Jeruzalem dhe të rikthejë Kryqin e Shenjtë, të rrëmbyer para sa vitesh nga
Persianët. Kjo ceremoni solemne sanksionoi përfundimin me fitore të së parës
betejë të madhe fetare të erës së krishterë.443
Edhe pse fitoret e rëndësishme ushtarake të Heraklit në Lindje nuk do të
zgjasin shumë, pasi që ato, do të anulohen shpejt nga sulmet arabe, megjithatë,
epoka e Heraklit në historinë e Bizantit paraqet kthesë jo vetëm në jetën politike
por edhe kulturore. Me Heraklin mbyllet faza romake dhe hapet ajo bizantine në
kuptimin e vërtetë të fjalës. Greqizimi i plotë dhe klerikalizmi i fuqishëm i gjithë
jetës publike, i japin një fizionomi të re shtetit në tërësinë e tij.444
Krahas kësaj, perandorit Herakli mund t’i atribuohet edhe një “meritë” tjetër
e madhe që do t’ia ndryshojë pamjen jetës së brendshme perandorake. Fjala
është për lejimin e vendosjes së Sllavëve në Ilirik, fise këto barbare nga
Karpatet, që kishin kohë që me dyndjet e tyre drejt Perëndimit po i
kërcënoheshin qytetërimit të tij, por që “pranimi” i tyre me hesapin që ata në
këtë mënyrë “të zbuten” në dobi të Perandorisë, do të bëhet në dëm të faktorëve
të saj kryesorë etnikë dhe shoqërorë, Ilirëve dhe Dardanëve, të cilët kishin merita
të mëdha për themelimin dhe ngritjen e Bizantit dhe sjelljen e tij deri te një fuqi
e madhe në Lindje. Perandorët ilirë dhe dardanë: Diokleciani, Konstandini i
Madh, Justini dhe Justiniani I, në kuadër të reformave perandorake jo rastësisht
Ilirikun do ta ngritin në nivelin e një province kyçe midis pjesë perëndimore dhe

442
Po aty, faqe 70.
443
Po aty, faqe 71.
444
Po aty, faqe 71.

197
lindore, e cila do të jetë arenë e zhvillimeve më të rëndësishme të shekujve në
vijim ku do të sprovohet vitaliteti i Perandorisë Romake si fuqi botërore.
Me lejen nga perandori Herakli, që iu dha fiseve barbare sllave, të vendose-
shin në pjesët ku kryesisht jetonin Dardanët dhe Tribalët (nga Danubi në drejtim
të derdhjes së lumenjve Moravë dhe Ibër) si dhe në drejtim të Savës dhe në
Dalmaci, ku jetonin fiset e shumta ilire, filloiprocesi i çrregullimit të etnisë
administrative, shoqërore dhe shpirtërore ilire-dardane ndër më të qëndrueshmet
në atë pjesë që ia mbante baraspeshën ngrehinës perandorake, e cila prej më
shumë se një shekulli u kishte bërë ballë sulmeve të barbarëve nga veriu, duke u
kthyer kështu në një fortifikatë antisllave, të tillë siç e kishte paraparë perandori
Justinian, i cili, kishte bërë aq shumë në planin administrativ dhe ushtarak që
Dardania në veçanti dhe Iliriku në përgjithësi, të fitonin fuqi mbrojtëse plotë-
suese me anën e fortifikimeve, të cilat njëherësh ishin pjesë e një identiteti të
veçantë perandorak, ku tashmë puqeshin fryma perëndimore dhe krishterimi.
Dhe si do të shihet, me fillimin e vendosjes së Sllavëve në këto pjesë
(proces ky që do të vazhdojë intensivisht gjatë dy shekujve të ardhshëm) dhe me
kyçjen e tyre në armatë (jo më si mercenarë siç kishte ndodhur herë pas here kur
ata ishin angazhuar për nevoja të caktuara dhe kishin kryer shërbime të shumta)
–dhe me dhënien e të drejtës që të krijonin bashkësitë e tyre, që ishin të një
mentaliteti tejet primitiv krahasuar me atë që kishin Dardania dhe Iliriku
(mjafton të përmenden këtu vetëm qytetet madhështore që kishte ndërtuar
Justiniani në Dardani nga Justiniana Prima, Justiniana Secunda dhe shumë e
shumë të tjera, ku kjo e para ishte kthyer në vikariat dhe kryeqendër të kishës së
Ilirikut e lidhur drejtpërdrejt me Selinë e Shenjtë) - do të fillojë koha e sllavizimit
të dhunshëm të Perandorisë në pjesën veri-perëndimore të Ilirikut. Me këtë do të
fillojë edhe përjashtimi i kulturës së antikitetit që mbështetej në vlerat e
universalizmit botëror, pikërisht asaj që kishte kultivuar Perandoria Romake dhe
popujt që e kishin ndërtuar atë. Dhe, kjo do të bëhet, fillimisht me kthimin e
gjuhës greke në gjuhë zyrtare dhe më vonë edhe futjen e saj në liturgji dhe
administratë vendore, me çka shfaqet helenizimi i plotë dhe klerikalizmi i
fuqishëm i gjithë jetës publike.
Ç’është e vërteta, në pjesën Lindore gjuhës latine si gjuhë administrate dhe
e armatës qysh moti kishte filluar t’i hiqej dheu nën këmbë. “Bilinguizmi”, si
masë e parë e përgatitjes së terrenit që një ditë në Lindje të fitojë greqishtja, do të
vijë pikërisht nga kisha e Kostandinopojës me arsyetimin se populli kërkonte
meshën në gjuhën që kuptonte, pra greqishten. Herakli i dha fund kësaj gjendje

198
dhe gjuha greke u bë gjuhë zyrtare e Perandorisë Bizantine. 445 Gjuha e popullit
dhe e kishës u bë kështu gjuhë e shtetit. Që ta forcojë greqizmin edhe më tepër
dhe atë ta kthejë në fundament të shtetit të Bizantit, Herakli hoqi dorë nga titujt
perandorakë latinë dhe u quajt basileus, sipas emërtimit popullor grek. Basileus
u bë titull zyrtar i perandorit bizantin dhe konsiderohej titull i vërtetë
perandorak, që do të heqë nga përdorimi cezarët, imperatorët Romakë. Me këtë
do t’i hapet rruga ndarjes përfundimtare edhe kishave në atë të ritit latin, me
qendër Vatikanin dhe në atë të ritit ortodoks me qendër Kostandinopojën, ndarje
kjo që nga shekulli i njëmbëdhjetë e këndej, duke kaluar mes për mes Ilirikut
dhe asaj që më vonë do të shfaqet si hapësirë etnike arbërore e më vonë
shqiptare, do të paraqesë edhe kufirin e ndarjes së qytetërimeve dhe të luftërave
të ashpra dhe të pandalshme që do të zhvillohen mbi bazat e kësaj ndarje.

DARDANËT NË KUADËR TË MENDËSISËSË HERSHME BIZANTINE

Hapja e rrugës fiseve barbare sllave për t’u vendosur në Ilirik dhe zyrtarizimi
i gjuhës greke në njërën anë do ta qëllojnë drejtpërdrejt identitetin administrativ,
atë shoqëror dhe kulturor ilir-dardan, që kishte filluar të legjitimohej nga koha e
perandorit Dioklecian, Konstandini i Madh dhe veçmas Justiniani, dhe në tjetrën
anë do të shkojë në të mirë të helenizimit të Perandorisë Bizantine duke e kthyer
atë përfundimisht kah Lindja. Me këtë e gjitha do të shkojë në dëm të frymës së
universalizmit botëror, që kishte karakterizuar Perandorinë Romake në shekujt
paraprakë kur ajo kishte arritur kulmin e fuqisë dhe të lavdisë. Perandori
Herakli, i cili erdhi në pushtet me ndihmën e ushtrisë së ekzarkatit të
Kartagjenës dhe të kishës së Kostandinopojës, ndihmën e kësaj të fundit do ta
pranojë më shumë se një aleancë që i duhej kurorës së fronit për të fituar besimin
e popullatës së atjeshme.446 Ndërsa ajo këtë do ta shfrytëzojë për dividentë
shoqërore dhe politike ndër më të mëdhatë për ta kthyer në një kapital të
përhershëm me të cilin do të bëhet bashkëpjesëtare e kurorës perandorake dhe e
pushtetit për shekuj me radhë derisa do të marrë fund Bizanti, kur

445
Zilliacus, H: ”Zum Kampf der Weltschprache im oströmischen Reich”, Helsingfors, 1935,
faqe 36.
446
Më gjerësisht shih: Eusebius Werke I-1, bot. Wienkelman, Berlin, 1957; Haussig, H. W:
“Byzantinische Geschihte”, Stuttgart, 1969; Stein, E: “Studien zur Geschihte des byzanitinishen
Reiches, vornehmlich unter der Kaisern Justinian I und Tiberius Constantinus”, Stuttgart, 1919,
faqe 27-29.

199
Kostandinopoja do të bjerë në duart e Osmanëve. Madje, edhe atëherë, pra kur do
të bjerë nën Osmanët, kisha ortodokse me të shpejtë do t’u përshtatet rrethanave
duke ruajtur diçka nga pozita që kishte gjatë Bizantit, gjë që mund të thuhet se
edhe pse nuk ishte në pushtet si më parë, megjithatë ishte në shërbim të pushtetit
të ri.
Duke u lidhur me Kostandinopojën dhe kryqin e saj, Herakli njëherësh
shkëputej përfundimisht nga kisha romake dhe nga Perëndimi në përgjithësi, që
për pasojë pati ndarjen por edhe armiqësimin me të, veprim ky që së pari prek
Ilirikun, i cili nga pikëpamja administrative, si provincë i takonte Lindjes, ndërsa
nga pikëpamja kishtare i takonte Perëndimit, pra kishës së Romës, ku do të
mbetet deri në shekullin IX, kur si dihet, pas vendimit arbitrar të Leonit III do t’i
takojë juridiksionit të Kostandinopojës. Ky vendim do të përligjet në koncilin
VIII të Kostandinopojës të vitit 869-870, me ç’rast pjesët e Ilirikut të pushtuara
nga Bullgarët do t’i kalojnë kishës së Kostandinopojës. Ky fakt do të ketë për
pasojë mosparjen e qëllimshme të Iliro-Dardanëve katër shekuj me radhë, deri
atëherë kur gjurmët t’u shihen “befasisht” në shekullin XI, si Arbër, Albanë,
Rabanë, e ndryshe.
Para se të ndodhte kjo, duhet thënë se Iliriku do të përfshihet me të madhe
dhe do të luajë rol aktiv në atë që do të shfaqet si mendësi mesjetare, e njohur në
skenën historike nga pranimi i krishterimit si fe zyrtare e këndej, që do të bëhet
nga perandori dardan, Konstandini i Madh në vitin 319, për të vazhduar në të
gjitha fazat deri sa do të kthehet në një dogmë shoqërore dhe politike çfarë në të
vërtetë njihet.
Meqë, si dihet, shfaqja e misionarëve të krishterë, e me këtë gjurmët e
krishterimit në Ilirik datojnë nga shekulli i parë i erës sonë, 447 atëherë është e
pritshme që në këtë hapësirë të kemi ndeshjet e para midis monoteizmit dhe
politeizmit, midis krishterimit dhe paganizmit në një formë bukur të ashpër
ngase perandoria pagane romake sprovën e saj kryesore të depërtimeve në
Lindje e kishte dhënë në këtë nyje, e cila përçohej me rrugët tokësore dhe ujore,
që lidhin Perëndimin me Lindjen ngaherë. Sfida e re, e cila ishte shfaqur në
Lindje dhe po përhapej në të gjitha anët nënkuptonte edhe ballafaqimin e
pashmangshëm me të në këtë hapësirë kryqëzimesh ndër më të rëndësishmet
prej nga depërtimi në Perëndim varej nga mbështetja që mund ta fitonte në këto
anë. Madje, Perandoria Romake, e vetëdijshme për këtë, jo rastësisht ndërmori

447
Më gjerësisht: Gjini, Gaspër: “Skopsko-prizrenska biskupija kroz stoljeća”, Zagreb, 1986;
Berisha, Gjon: „Organizimi kishtar në Kosovë gjatë mesjetës“, Prishtinë, 2014.

200
masat më të ashpra kundër misionarëve në këto anë, prej nga kemi edhe martirët
e parë nga Dardania, që sipas Farlatit janë katër: Flori, Lauri, Prokuli dhe
Maksimi, meqë nga kjo pjesë ato pastaj shpërndaheshin në Perëndim dhe në
veri-lindje për t’u futur edhe në Itali.448Acta Sanetorum përmend edhe vendlindjen
e tyre, Dardaninë si dhe emrin e qytetit ku u torturuan, Ulpianën. Aty bëhet e
ditur se ata ishin gdhendës të gurit dhe mund të ishin edhe binjakë. Edhe pse nuk
dihet data e saktë e martirizimit të tyre, ajo megjithatë lidhet me kohën e
perandorit Hadrian (117-138), i cili ishte i njohur për ashpërsinë ndaj çfarëdo
mësimi të krishterë që shfaqej në këto anë.449
Krahas martirëve të ditëve të para, Dardania dhe në përgjithësi provinca e
Ilirikut, u kthye në një arenë lëvizjesh për shumë misionarë para dhe pas
pranimit të krishterimit si religjion zyrtar nga Konstandini i Madh, për ç’gjë
është folur më parë. Megjithatë, vendosja apriori e mendësisë mesjetare në Iliri
dhe Dardani në kuadër të krishterimit si një doktrinë që ka të bëjë me fitoren e
monoteizmit ndaj politeizmit, thyen klishetë me të cilat është bërë përpjekje që
misionarizmi i krishterë të jetë pranuar duarhapur, siç mund të fitohet përshtypja
nga disa burime kishtare bizantine ose edhe nga kronika të kohës, meqë as
vetëdija e politeizmit nuk ia ka dalë që ta mundë njëherë e përgjithmonë atë
pagane edhe atëherë kur krishterimi është pranuar religjion zyrtar i Perandorisë.
As dogma e krishterë nuk ka qenë në gjendje që të ndërpresë lidhjen me besimin
pagan si dhe vetëdijen heretike e as heretizmin (skizmën ariane, e të tjera
bindje), të cilat një kohë të gjatë do të vazhdojnë të ndeshen e madje të kon-
frontohen në këtë pjesë, ku disa prej tyre, siç ishte arianizmi, do ta kenë edhe
hapësirën kryesore.
Sa i përket të parës, pra besimit pagan dhe kulteve, mjafton të përmendet e
dhëna se edhe vetë perandori Konstandini i Madh, i cili zyrtarizoi krishterimin,
personalisht nuk kishte hequr dorë nga vetëdija pagane, pra dijet e vjetra dhe
matraizmi, e as që do të ndalohen ato kur do ta pranojë krishterimin. Thuhet se
në shtratin e vdekjes kërkoi kungim (ani pse kjo nuk është parë diku jashtë
burimeve kishtare, gjë që mund të merret edhe si spekulim i saj për nevoja të
kishës), por kërkoi edhe që varrimi dhe sarkofagu të bëhet sipas ritit pagan dhe i
stolisur me hardhinë e rrushit, që ishte një kult i rëndësishëm dardan që nga koha
e Pellazgëve (dhe kështu edhe do të ndodhë). Me këtë më së miri shpjegohen
448
Forlatus D: “Iliricum Sacrum”, vëllimi, VIII/2, Venetiis, 1751-1819; Mirdita, Zef:
“Krishtenizmi ndër shqiptarë”, Prizren-Zagreb, 1998.
449
Acta Sanetorum, die 18 augusti, III, Anverpiae 1737, 520-522 dhe Gjini, Gaspër: “Skopsko-
prizrenska biskupija kroz stoljeća”, faqe 56.

201
dilemat, përpëlitjet dhe gjithë ato që do ta përcjellin këtë pjesë para dhe gjatë
asaj që do të merret si mendësi mesjetare, e cila, siç shihet edhe me rastin e
varrimit të Konstandinit të Madh, asnjëherë nuk ka pasur mundësi të jetë në
nivelin e dogmës së plotë, meqë “e reja” nuk ka qenë në gjendje asnjëherë ta
përjashtojë “të vjetrën”, siç nuk ka qenë në gjendje që “e vjetra” ta pengojë
depërtimin “e së resë”.
Se kjo ishe një luftë e gjatë dhe e ashpër midis botëkuptimeve të ndryshme
skajshmërisht të papranueshme, me kthesa herë-herë edhe të paparashikueshme,
këtë më së miri e pasqyron edhe dekreti i perandorit Julian, i vitit 361, i cili
shpalli përtëritjen e politeizmit, duke hapur tempujt e rrënuar dhe duke përjashtuar
priftërinjtë nga detyrimet e ndryshme, madje duke i ndihmuar “të rikthyerit” me
shpërblime. Perandori Julian, kishte bindjen se krishterimi ashtu siç shpjegohej
nga kleri dhe siç ishte pranuar nga pjesa e zyrtarëve të lartë, nuk ishte tjetër pos
një luftë për pushtet që vinte nga poshtë-lartë, pra e shtresës së liruar nga
skllavopronaria, e cila kërkonte tretman të ri shoqëror dhe politik në dëm të
aristokracisë, ku kisha luante rolin e inspiratorit kryesor duke shfrytëzuar
besimin për këto qëllime, të cilat njëherësh puqeshin edhe me prirjet despotike të
perandorëve, të cilët kishin nevojë për diçka të tillë. Por, Juliani do të dështojë
pas dy vjetësh pikërisht pse liria e besimit nuk ishte në gjendje që ta mbronte
besimin e lirë nga dogma e krishterë, që tashmë kishte kaluar në ushqim të
masave, të cilave premtimi i barazisë dhe jeta e përshpirtshme, qoftë si iluzion, u
dukej shumë më e pranueshme nga e drejta e besimit të lirë nga i cili ata nuk
shihnin ndonjë përfitim. Dhe nuk do të vonojë e pas vdekjes së Julianit, më 363,
perandori Teodosi shpalli me dekret krishterimin si të vetmen fe zyrtare. Për më
tepër, pas një viti u vendos që jo vetëm t’i mohohej kultit pagan çdo ndihmë, por
edhe të konfiskoheshin pasuritë e tempujve dhe të ndiqeshin adhuruesit e
tempujve.
Me një urdhër të vitit 392 u ndalua çdo ithtari nëpër vende private, duke e
parë si shkelje ligjore edhe duke kërcënuar me gjobitje e me masa ndëshkimore
të rrepta.450
I kësaj natyre, është i njohur kodi i Teodosit “De paganis sacrificiis et
templis” (Mbi flijimet dhe tempujt paganë) në të cilin thuhet:
“Dekretojmë që kudo të mbyllen tempujt... Askush të mos bëjë flijime. Nëse
ndokush bën shkelje të tilla, le të vritet me shpatën hakmarrëse. Dekretojmë që

450
Sokoli, Ramadan: “16 shekuj”, Tiranë, 1996, faqe 20.

202
të konfiskohet pasuria e të vrarëve dhe të dënohen qeveritarët e provincave nëse
nuk veprojnë si duhet për zhdukjen e këtyre krimeve”.451
Në këtë zhvillim shoqëror, pra të pranisë së skajshmërive, duhet parë dhe
kuptuar Ilirikun dhe me të edhe Dardaninë si një hapësirë ku ato do të gjejnë
vend dhe ushqim thuajse të përhershëm ato. Andaj, nuk është për t’u habitur pse
shtrirja e tyre në shoqëri, politikë dhe sferën shpirtërore, do të bëjnë që kufijtë
administrativë e pastaj ata kishtarë, nga shekulli XI e këndej, ta kthejnë në një
hapësirë të ndeshjes së ashpër midis ritit lindor dhe atij perëndimor të krishterë,
ndërkohë që pas katër shekujsh, kur do të shfaqet islami, ta kthejnë edhe në një
hapësirë të ndeshjeve të qytetërimeve.
Në të vërtetë, mendësinë ilire gjatë mesjetës, pra në rrethanat kur dogma e
krishterë do të bëjë përpjekje të pareshtura që të absolutizojë çdo të vërtetë nga
ato shpirtërore, shoqërore dhe politike, më shumë duhet parë te përcaktimet që të
ruhet hapësira e të menduarit “ndryshe” ose herezinë, edhe brenda saj që do të
shihet doktrinë kishtare në përputhje me mësimet e shenjta, gjë që shpjegohet
me atë se politeizmi i mundur nga monoteizmi nëpërmes politikës, megjithatë
kishte ruajtur shumëçka nga sistemi i të menduarit shpirtëror i lidhur me dijet e
vjetra.
Në Dardani, krahas shfaqjes së parë të Testamentit të Vjetër të përkthyer në
gjuhën latine, apo si quhej “vulgatë”, nga iliri Shën Jeronimi ose Jeronim Eusebi
i quajtur edhe Shën Gjeri, në këto anë sikur gjejnë truall tejet të përshtatshëm
edhe dallimet midis monofizitëve dhe dyfizitëve, të ardhura nga pjesët e largëta të
Perandorisë (Armenia dhe Egjipti), pra të dy rrymave të njohura brenda për
brenda kishës. Njëra anë mbronte qëndrimin rreth natyrës së frymës njeri-
perëndi dhe të tjetra atë e shihte të përfaqësuar nga i biri i zotit, Jezuit si frymë e
tij. Edhe pse kjo grindje në njëfarë dore do të mbyllet në koncilin e Nikesë kur
do të arrihet pëlqimi rreth natyrës së trinitetit pra të atit, të birit dhe të shpirtit të
shenjtë, doktrinë kjo që përfundimisht do të legjitimohet në koncilin e tretë, atë
të Kalcedonit në vitin 451, megjithatë, do të jetë të menduarit heretik, që edhe
më këndej do të qarkullojë mjaft lirshëm në Dardani dhe Ilirik, si një fraksion i
fuqishëm brenda kishës me qendër në Aleksandri, por që do të mbështetet edhe
nga kisha e Armenisë dhe një pjesë e mirë e peshkopëve të Dardanisë. Me këtë
arianizmi do të kthehet në një kërcënim të madh për dogmën kishtare, meqë me
këtë mësim nuk pranohej natyra hyjnore e Jezuit e as kallëzimi se ishte bir “jo
legjitim” i zotit që e kishte lindur Maria. Arianët, të cilët ishin me ndikim të
451
Po aty, faqe 20.

203
madh qysh në fillim dhe madje ishin edhe shumicë, përjashtonin këtë mësim
dhe, mund të thuhet se ishin shumë të fuqishëm dhe me ndikim, veçmas në
pjesën e Dardanisë dhe të Ilirikut, ku ruhej “mendimi ndryshe”. Se çfarë ndikimi
kishte arianizmi në këto pjesë kjo më së miri shpjegohet me pranimin e
krishterimit nga Gotët e variantit arian, i cili, nga Dardania, u përhap me të shpejtë
në pjesët veriore të Perandorisë, prej nga do t’i mbetet ndikimi edhe pas përfun-
dimit të mbretërisë së tyre në Itali dhe Dalmaci.
Se e ashtuquajtura skizmë midis peshkopëve dardanë, nuk ishte vetëm një
“ndikim rasti nga qëndrimi i Arianit në Dardani”452, që e kishte si dënim, pas
Koncilit të Dytë që u mbajt afër Kostandinopojës me kërkesën e Konstandinit të
Madh, i cili kërkonte rregull në kishë në vend të grindjeve rreth frymës së zotit
midis njerëzve, këtë e tregon më së miri rasti i peshkopit të Naissusit, Bonozi, i
cili haptas kundërshtoi virgjërinë e Marisë, siç kishin vepruar edhe heretikët
Helvedi dhe Jovinjani. Sipas Bonozit, Maria, pas Jezuit, kishte edhe fëmijë të
tjerë me Jozefin.
Kjo herezi do ta shqetësojë kishën, e cila në koncilin e Kaldeconisë kërkoi
që peshkopët e Dardanisë dhe ata të Ilirikut të distancoheshin nga peshkopët
heretikë të udhëhequr nga Bonozi.
Natyrisht se një hetim i koncilit, me shumicë votash, do ta shpallë Bonozin
heretik me çka ai do të përjashtohet nga veprimtaria kishtare. Por, bëhet e ditur
se peshkopi kryeneç jo vetëm që nuk do të pranojë dënimin dhe as që do të
pendohet, por do të vazhdojë me të tijën edhe për një kohë të gjatë në Dardani
dhe pjesët e tjera përreth nga ai sillej, 453 çka len për të kuptuar se arianizmi edhe
më tutje në këto anë kishte përkrahës.
Edhe përkundër këtyre përvijimeve të ashpra, pa marrë parasysh “pajtimet”
që bëheshin nga koncili në koncil dhe, pa marrë parasysh ruajtjen formale të
shtrirjes juridiksionale midis kishës së Romës dhe asaj të Kostandinopojës,
luftërat e brendshme të njërës apo tjetrës kishë për ndikim sa më të madh do të
vazhdojnë me metoda të ndryshme dhe shumë herë meskine, ku rëndom forcimi
apo dobësimi politik i njërës apo anës tjetër do të shfrytëzohet për favore
kishtare.
Megjithatë, gjendja që kishte vendosur Justiniani me novelën e parë dhe të
dytë të vitit 535 dhe 545 kur Justiniana Prima do të shpallet kryeqendër e
peshkopatës së Ilirikut dhe vikariati i saj lidhet drejtpërdrejt me Selinë e Shenjtë,

452
Gjini, Gaspër: “Skopsko-prizrenska biskupija kroz stoljeća”, Zagreb, 1986, faqe 33.
453
Po aty, faqe 33.

204
pra kur kisha dardane ngrihet në nivelin më të lartë shtetëror, edhe përkundër
çrregullimeve dhe rrënimeve të njohura politike dhe shoqërore që do të ndodhin
pas ardhjes në pushtet të Heraklit, kur do të fillojë greqizimi i jetës në pjesën
lindore dhe me këtë edhe procesi i shkëputjes që do të çojë te ndarja me Romën,
Dardania, së paku formalisht, do të vazhdojë të ruajë diçka nga gjendja e vjetër,
edhe pse kjo do t’ia ngushtojë mundësitë e veprimit, që kishte dikur. Dhe, kjo
diçka, gjithsesi se kishte të bënte me ruajtjen e lidhjeve me Selinë e Shenjtë, së
cilës edhe më tutje i respektohej juridiksioni derisa në mënyrë arbitrare nga
Perandori Leoni III më 733 do t’i hiqet, në mënyrë që kjo të legjitimohet në
koncilin VIII të Kostandinopojës më 870.
Kur jemi te perandori Leoni III dhe ato që do të pasojnë më pas në Koncilin
VIII kur Iliriku dhe Dardania humbën njëherë e përgjithmonë vendin që kishin
nga koha e Dioklecianit, Konstandinit të Madh dhe Justinianit, pra në përpjekje
që të përmbyset çdo gjë e identitetit administrativ, shoqëror dhe kishtar te tyre, e
lidhur me kishën perëndimore si dhe qytetërimin që vinte prej andej, duhet
përmendur edhe luftën kundër ikonave që ishte kthyer në një konflikt të
brendshëm kishtar ndër më të mëdhenjtë dhe ndër më të diskutueshmit. Dardania
dhe përgjithësisht Iliriku ishte mbërthyer më së shumti në të, meqë adminis-
trativisht përfshiheshin në pjesën lindore të Perandorisë, ndërsa nga aspekti
kishtar përfshiheshin në kuadër të Kishës Perëndimore, pra Selisë së Shenjtë. Në
thelb të atij konflikti të gjatë, të ashpër dhe me pasoja të mëdha shoqërore dhe
politike për gjithë Perandorinë, qëndronte interpretimi i ndryshëm që i bëhej rolit
që imazhet e shenjta (ikonat) kishin në besimin e krishterë.
Lufta për dhe kundër ikonave që u hap me të madhe dhe u kthye në një
konflikt kishtar tejet të ashpër, pos të tjerash nxori në shesh, dallimet e mëdha
kulturore, shoqërore por edhe politike, midis Perëndimit që kërkonte që dogma
kishtare të mos e ngufaste artin dhe në përgjithësi krijimtarinë, që edhe te
motivet kishtare të shfrytëzohej liria e krijuesit për të qenë sa më kreativ, gjë që
ishte në përputhje me kulturën pagane e cila edhe më këndej ruhej te një pjesë e
madhe e Ilirikut, por edhe tek të tjerët në perëndim. Ndërkohë që kisha lindore,
pra Kostandinopoja, kërkonte dogmë të ashpër në art dhe krijimtari, ku krijuesit
duhej t’u përmbaheshin dymbëdhjetë urdhrave apostolike rreth imazhit (ikonave)
dhe asgjë tjetër nuk duhej të paraqitej. Kjo ishte në përputhje edhe me ndikimin
që ushtronin mbi krishterimin bizantin feja islame dhe ajo hebraike, të cilat
ndalonin fare pikturimin e shenjtëve si dhe motivet që kishin të bënin me ta.

205
Gjatë kohës së Justinianit, i cili bëri që kisha e Dardanisë, pra qendra e saj
Jusitiniana Prima, të kthehet në vikariat dhe në kryepeshkopatë të Ilirikut e
lidhur drejtpërdrejt me Selinë e Shenjtë, në kishat e kësaj ane do të lulëzojë arti i
ikonave dhe ato gjithkund do të stolisen me këto motive. Imazhet kishtare
(ikonat) të lira, do të kthehen në njëfarë lirie krijuese, thuajse të ngjashme me atë
që do të shfaqet në kohën e Renesancës, kur arti dhe krijimtaria, pas shekuj
robërie, lirohen nga dogma e krishterë e t’i nënshtrohen vrullit të lirë.454
Edhe gjatë kohës së Justinianit, ikonolatria (adhurimi i ikonave), që kishte
mbështetje të madhe në Iliri, por edhe në pjesët e tjera perëndimore që ishin nën
juridiksionin kishtar të Selisë së Shenjët, kishte përpjekje të shumta që
ikonoklastët (urryesit e ikonave) të kthehen në shumicë dhe me këtë t’i japin
fund asaj që mund të merrej si hapësirë e lirë krijimi brenda artit të krishterë. Në
Lindje madje, ikonoklastia jo vetëm që u forcua, por ajo u kthye në një sekt
pavlikan, që luftonte kundër çdo forme kulti fetar dhe këtë e bënte dhe me
ndërhyrje të ashpra duke rrënuar veprat dhe ndëshkuar edhe krijuesit.455
Kështu, lufta midis përkrahësve të ikonave dhe urrejtësve të tyre, do të
vazhdojë edhe pas vdekjes së Justinianit për t’u kthyer në një grindje të ashpër
midis kishës së Kostandinopojës, e cila pas ardhjes në pushtet të perandorit
Herakli, fitoi legjitimitet të plotë në Lindje, dhe Selisë së Shenjtë, vazhdoi edhe
për më shumë se njëqind vjet, deri kur Leoni III shfaqet me dekretin e tij të
njohur në mbrojtje të ikonoklastisë. Me pretekstet që ikonolatristët dhe
përkrahësit e tyre të shumtë në kishën e Dardanisë kishin filluar t’ua merrnin
anën mësimeve të shenjta dhe pikëpamjeve të drejta kishtare, Leoni III, pra me
arsyetime se duhej t’i jepej fund herezisë që ishte shfaqur në pjesën perëndimore,
në vitin 732, në mënyrë arbitrare, shkëputi kishën e Dardanisë nga juridiksioni i
Selisë së Shenjtë dhe e vuri nën varësinë e drejtpërdrejtë të Patriarkatit të
Kostandinopojës. Sipas kësaj mase, kleri i krishterë në këto anë, fitonte mundësi
“më të mira” që të mbikëqyrej, që të mos e humbte rrugën e vet.
Ky veprim, megjithatë, nuk ndërpreu as adhurimin e ikonave, e as që e ktheu
kishën dardane në një pasuese të vullnetshme të kishës së Kostandinopojës, siç
mendohej se do të ndodhte pas këtyre masave të njëanshme. Përkundrazi, Iliriku,
me përjashtim të peshkopatës së Durrësit, vazhdoi të ruajë edhe lidhjet me Selinë
e Shenjtë, gjë që u tolerua nga i biri i Leonit III, Konstatini V, i cili pasi që do të
vijë në pushtet pas vdekjes së të et, më 746, do të ketë punë me sulmet arabe, me

454
Shih: Heater, Peter: “Die Lezte Blüte Roms”, Berlin, 2012.
455
Gjini, Gaspër: “Skopsko-prizrenska biskupija kroz stoljeća”, Zagreb, 1986.

206
të cilët do të ndeshet po atë vit në Siri dhe do t’u sjellë humbje Omajadëve, e cila
pas një lufte të gjatë u zëvendësua nga dinastia e Abasidëve (750) e cila
zhvendosi qendrën e shtetit nga Damasku në Bagdad. E ëma e perandorit, Irena,
që ishte nga Athina, ku vazhdonte adhurimi i ikonave, kërkoi që të gjendej një
gjuhë pajtimi me adhuruesit e ikonave, por i biri nuk pranoi. Ai u bë edhe më i
ashpër dhe kërkoi që qëndrimin ikonoklast ta përligjë edhe me një koncil kishtar,
atë të shkurtit të vitit 754 që u mbajt në pallatin perandorak të Hierës në begun
aziatik të Bosforit. Në gusht të atij viti, në forumin e Kostandinopojës u shpallën
vendimet e sinodit, i cili ndalonte në mënyrën më të ashpër figurat e kultit,
urdhëronte shkatërrimin e të gjitha statujave të kultit dhe dënonte me çkishërim
përkrahësit e parisë ortodokse, ndër të cilët edhe patrikun German si dhe Johan
Domaskenin, të cilët nuk pranuan që ikonat ku adhurohej Jezui të zëvendëso-
heshin me pikturat me tematikë profane, ku zbukurimet ornamentale me motive
kafshësh e bimësh, midis të cilave portretet e perandorit në gjah, duhej të
mbushnin muret e kishave dhe të dyerve të tyre.456
Edhe pse arti profan nuk do të përfillet thuajse fare në Dardani dhe Ilirik si
dhe në pjesën më të madhe të juridiksionit të Selisë së Shenjtë, ndërkohë që midis
së ëmës, Irenës, dhe të birit Konstandinit V do të ashpërsohen marrëdhëniet deri
aty sa pas një komploti të vijë në pushtet i biri tjetër më i ri, Konstantini VI, i cili
po ashtu do të vritet nga e ëma më 15 gusht 797. Megjithatë, kthimi i adhurimit
të ikonave, nuk e ktheu kishën e Dardanisë dhe të Ilirikut nën mbikëqyrjen e
plotë të kishës së Kostandinopojës, edhe atëherë kur ishte më se e qartë se pas
marrëveshjes së papa Stefanit II me mbretin e Longobardëve, Pipin në janar të
vitit 754, kishte hedhur bazat e shtetit të kishës romane të lidhur me mbretërinë e
Frankëve, në mënyrë që përgjithmonë t’ia kthejë krahët perandorit bizantin, ani
pse siç dihet, pikërisht nga një lidhje e tillë, pas një gjysmë shekulli mori jetë
Perandoria e Perëndimit.457
Me gjithë këtë shpërputhje të madhe, shekujt III-IX, të cilët nga aspekti
shoqëror dhe politik duhet vlerësuar si kohë të shfaqjes por edhe të paraqitjes së
identitetit etnik ilir-dardane brenda Bizantit - ngaqë si nga aspekti administrativ,
ai shoqëror, politik dhe shpirtëror (besimi) kjo perandori do të ngrihet dhe
ndërtohet edhe në saje të iliro-dardanëve, të cilët, krahas të tjerëve (Grekëve,
Armenëve, Dakëve) do të kthehen në mbështetës të saj kryesorë - ata duhet parë

456
Po aty.
457
Stein, E: “Geschihte des spätrömischen Reiches I. Vom römischen zum byzaninischen Staate”,
Wien, 1928.

207
edhe si pjesë të një zhvillimi kulturor që do ta plotësojnë këtë identitet edhe
brenda dogmës kishtare dhe gjithë asaj që lejonte dhe mundësonte mendësia
mesjetare, ku krijuesit e shumtë ilirë dhe dardanë do të arrijnë majat e artit
bizantin, që nga muzika, arkitektura, dhe të menduarit teologjik. Shfaqja e
Niketë Dardanit dhe veprave të tij muzikore që do t’ia japin vulën gjithë arti
mesjetar, pastaj roli i madh i Shën Jeronimit, që me përkthimin e Testamentit të
Vjetër të përhapë mendimet e saj në Perëndim dhe kështu t’i ndihmojë pranimit
sa më të madh të krishterimit, pastaj shfaqja e arkitektëve të shumtë dhe të
artistëve në të gjitha fushat, bëjnë të ditur për një zhvillim material dhe kulturor
të Iliro-Dardanëve.
Gërmimet arkeologjike kanë nxjerrë në dritë rrugë të shtruara me gurë të
mëdhenj, mbetje tempujsh e faltoresh, banjash, banesash, ujësjellësish, mbishkri-
mesh e një mori gjetjesh të tjera nga poçeria, qeramika e ndërtimit, modelet
arkitekturore, mozaikët dhe monedhat, që bindin për kushtet e përshtatshme të
lulëzimit kulturor e artistik të vendit në përputhje me rrethanat. Arkeologët na
sigurojnë se të gjitha gjetjet e shekujve V dhe VI në Preval dhe në Dardani të
Shqipërisë Veriore dhe në Epirin e Vjetër e të Ri në Jug dëshmojnë për një
kulturë materiale uniforme. Kështu, në afërsi të Naissusit (Nishit të sotëm) janë
zbuluar gjurmët e një pallati madhështor të ndërtuar gjatë shekujve III-IV nga
perandori Galeri, dhëndri i Dioklecianit. Mbetje të pallateve madhështore janë
gjetur edhe afër Prishtinës (ato të Ulpianës dhe të Jusitiniana Secunda), pastaj të
Therandës afër Prizrenit, të Justiniana Prima bashkë me ato të Scupit të vjetër
afër Shkupit, disa themele të pallateve në Vendinis afër Podujevës dhe në shumë
e shumë pjesë të tjera të Kosovës dhe të Maqedonisë.458
Pikërisht në atë kohë, pra në fillim të shekullit IV, zuri fill edhe tradita e
bazilikave të mirëfillta, të cilat ishin të ndërlidhura me krijuesit pararendës, të
cilët shfrytëzuan traditën e artit pagan me shtylla të larta. Por, jo vetëm kaq. Mbi
gërmadhat e artit pararendës u shfaq arti i ri paleokristian, duke përthithur elemen-
tet e lashtësisë, për të shprehur nëpërmjet tyre përmbajtjen e botëkuptimit të ri
civilizues.
Ky art dhe kjo fuqi, megjithatë, nuk ia doli, të mbijetojë as në planin
shoqëror as në atë politik e as në atë kulturor ashtu si duhej, meqë krahas
kundërshtarëve të brendshëm që kishte (rrymat e ndryshme brenda kishës, të
458
Më gjerësisht shih: Shukriu, Edi “Ancient Kosova”, Prishtinë 2004, “Dardania paraurbane”,
Pejë 1966; “Fortifikata e Veletinit”, Arheološko društvo Jugoslavie, Lubjana; „Gradina e
Gushicës dhe municipium Labuza”, Vjetar XXVII –XVIII, Prishtinë; Kovaljević, G: “Kasno
antička palata u Nerodimlji“ te „Starine Kosova IX“, Prishtinë 1989.

208
cilat shprehjen e madhështisë krijuese dhe të lirisë, pra kur bëhej dominuese,
gjithnjë e lidhnin me herezinë, që si e tillë frenohej ose luftohej), kishte edhe
kundërshtarët e jashtëm - fiset barbare nga Veriu, të cilat sa herë depërtonin në
pjesën perandorake (dhe ajo kryesisht ishte ilire-dardane), e rrënonin pamëshir-
shëm. Kështu ndodhi edhe gjatë depërtimeve të Avarëve, të Hunëve, por mbi të
gjitha me rastin e atyre sllave, që për ndryshim prej të parëve, që hynin e dilnin
duke lënë pas shkretim, këta të fundit, nga shekulli VII e këndej, jo vetëm që
nuk do të largohen, por do të mbesin në pjesët që do t’i pushtojnë, duke i kthyer
në zotime të përhershme, me ç’rast ato krahas rrënimit që përjetonin,
gjykoheshin të mbeteshin jo vetëm të shkëputura nga qytetërimi që kishin, por
nën trysninë e një gjendjeje shoqërore dhe politike thuajse barbare, të ngjashme
me atë fisnore që kishin nga stepat aziatike prej nga vinin.

209
210
KAPITULLI II

DYNDJET SLLAVE

Është thënë se krishterimi dhe dyndjet (pushtimet) sllave do t’ia ndryshojnë


kahun mesjetës si dhe rrjedhën e historisë europiane në përgjithësi. Faktori
krishterim ka të bëjë me aspektin shpirtëror, shoqëror dhe politik, jo vetëm në
shfaqjen e Bizantit si vazhdim i Perandorisë Perëndimore, nga fryma e të cilit
pak nga pak do të largohet për t’u kthye në një Perandori Lindore, por edhe si
një zhvillim që ndryshoi përmasat e përgjithshme të qytetërimit njerëzor. Krahas
kësaj, dyndjet dhe pushtimet e Sllavëve, po ashtu vunë në lëvizje ndryshime të
rëndësishme shoqërore dhe politike në Bizant, ngaqë shfaqja e tyre preku
thellësisht gjendjen e tre popujve kryesorë të Ilirikut të atëhershëm me statusin e
qytetarisë (romaios): Ilirëve, Helenëve dhe Latinëve. 459 Të kthyer në katalizatorë
të realiteteve të reja, për nga pasojat, ato më së shumti u pasqyrua te Ilirët dhe
Iliriku në përgjithësi, si arenë e parë e këtyre ndryshimeve.
Sa u përket pasojave që pat dyndja sllave për Latinët dhe Helenët, mund të
thuhet se ato përshpejtuan procesin e ndarjes së Latinëve nga Helenët, ngaqë të
parët do t’i bashkohen Perandorisë së Shenjtë Perëndimore që do të lindë pas
kohës së Karlit të Madh. Ndërsa për të dytët, prania e Sllavëve dhe akomodimi i
tyre në Perandorinë Lindore, do të bëhet nën ndikimin e drejtpërdrejtë të
mbizotërimit helen dhe të fuqizimit të tyre. Edhe pse pas pranimit të krishterimit
lidhjet e para i patën me kishën perëndimore me ç’rast një pjesë e tyre, (Kroatët
dhe Sllovenët do të diferencohen në saje të përkatësisë katolicizmit), megjithatë,
pjesa më e madhe e tyre, do të kalojnë nën ombrellën e kishës ortodokse, prej
nga, në fazën e fundit, do të kthehen në militantë në luftë kundër kishës së
Romës dhe katolicizmit në përgjithësi.

459
Më gjerësisht rreth kësaj çështje shih: Schewill, Ferdinand: “Iliriku – historia dhe qytetërimi”,
Tiranë 2002, faqe 72-75; Ostrogorski, Georg: “Historia e Perandorisë Bizantine”, Tiranë 2002,
faqe 108-149; Jireček, Kostandin: “Historia e serbëve”, pjesa e parë, Tiranë 2010, faqe 87-108;
Malcom, Noel: “Kosova një histori e shkurtër”, Prishtinë 2001, faqe 23-42; “Historia e Popullit
Shqiptar”, Tiranë 2002, faqe 203-209; Shufflay, Milan: “Histori e Shqiptarëve të veriut”,
Prishtinë 2009, faqe 21-35.

211
Ndarja e brendshme sllave, që kryesisht përkufizohet me pranimin e krishte-
rimit (nga mesi i shekullit IX dhe fillimin e shekullit X), ka rëndësi të veçantë,
meqë ndikoi strukturimet e para shoqërore dhe politike të tyre në nivel të
organizimit familjar e fisnor brenda Bizantit dhe jo siç thuhet në shekullin VI, e
ndonjëherë edhe më herët, kur depërtimet e tyre herë pas here nga Veriu përtej
Danubit, apo bashkëngjitja Hunëve dhe Gotëve, siç ishte rasti me sulmet e tyre
ndaj Kostandinopojës nga koha e Hunëve, Avarëve dhe Persëve gjatë kohës së
Heraklit, ose ato të Gotëve gjatë kohës së Teodorikut, të lidhen me fillet e
“shtetit serb mesjetar”, me ç’rast si referencë historike merret Rasha dhe dinastia
tribale Nemanjane nga shekulli XI, fillimisht vasale e Bizantit ose edhe e
Mbretërisë Bullgare të Borisit dhe të Simenonit dhe më vonë, gjithnjë e lidhur
me Vatikanin, vasale e Hungarisë, Gjermanisë e përfshirë në krizën e Bizantit,
prej nga do të përfitojë më së shumti, sidomos nga kryqëzata IV e këndej.
Kështu, dinastia e Rashës, e privuar nga gjeneza tribale-dardane,që del nga
shumica e burimeve të kohës dhe shtrati shoqëror dhe politik i Dioklesë ilire
dhe të Dardanisë nga antika, me epiqendrën e vet në Dardani dhe Maqedoninë
antike, ashtu si paraqitet nga një pjesë e madhe e historianëve serbë dhe e
historiografisë serbe, është konstrukt i shekullit nëntëmbëdhjetë i mbështetur
mbi falsifikime të shumta, që do të merren në shqyrtim, 460të cilat, kryesisht janë
460
Falsifikimin e dokumenteve kishtare si dhe sajimin e tyre në përputhje me nevojat e kishës,
veçmas të atyre të kishës ortodokse e pranojnë shumë autorë, të cilët i marrin me rezervë ato dhe
madje i vlerësojnë në mënyrë kritike. Ndër ta është edhe historiani i njohur Kostandin Jiriček, autor
i “Historisë së serbëve”, në dy vëllime, të botuar për herë të parë në gjermanisht në Gotha në vitin
1918. Jiriček shpreh mosbesim ndaj shumë burimeve kishtare, madje edhe ndaj atyre në gjuhën
latine, siç është “Gesta regnum Sclavorum” e njohur si “Letopis popa Dukljanina” e vitit 1601
ku fjala “rex” në latinisht, që, sipas hierarkisë kishtare, ka të bëjë me kryeparin e ipeshkvisë, në
kroatisht përkthehet ashtu si duhet - “gospodin”, ndërsa në serbisht “kralj” (mbret). Mungesën e
dokumenteve autentike dhe shfaqja e atyre të rishkruara e të falsifikuara të kishave ortodokse (të
Deçanit, Pejës dhe të Prizrenit), si referenca të pashmangshme kur bëhet fjalë për “shtetin mesjetar
serb” në Kosovë, si dhe sajimin e disa syresh “në përputhje me origjinale”, (edhe pse nuk dihet se
cilat janë ato origjinale kur ato nuk ekzistojnë), e pranon edhe Jastrebov në veprën “Historia e
kishës serbe”, të botuar në vitin 1879, paçka se ky autor mbetet ndër ideatorët dhe vepruesit më të
zellshëm të falsifikimit dhe të sajimit të bulave kishtare dhe “fakteve” të tjera që kanë të bëjë me
gjoja ekzistencën e kishës ortodokse serbe nga mesjeta. Por, falsifikimi më flagrant i fakteve
historike me anën e të cilave duhej të dëshmohej “shtetësia serbe” në mesjetë bëhet nga Akademia
Serbe e Shkencave (SANU) me anën e pasqyrimit të dokumenteve bizantine në përputhje me këtë
koncept antishkencor. Të kësaj natyre janë gjashtë botimet e SANU nga vitet e pesëdhjeta deri në
ato të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar “Vizantijski Izvori za Istoriju Naroda Jugoslavije” , ku nga
dokumentet burimore bizantine, të dhënat historike interpretohen në përputhje me doktrinat
serbomëdha. Kështu Tribalët, një popull antik ilir, vazhdimisht kovertohen në serbë! Të mbështetur
në përrallat e Popit të Duklesë, i cili me origjinë sllave sheh edhe popujt kryesor të antikitetit:
trakët, maqedonët si dhe të tjerët, historiografia serbe ka ndërtuar klishetë të supremacionit edhe

212
mbështetur mbi titujt “zhupanë”, “sevastokrat”, “despot” dhe “princa” , “mbretër”
e madje edhe “perandor”, që kanë qenë të hierarkisë së brendshme të Bizantit në
përputhje me shkallën e vetëqeverisjeve, të autonomive apo të formave të tjera
që kanë shkuar deri te vasalitetet. Te këta tituj dhe shpërndarja e tyre, edhe
faktori kishë (lindor apo perëndimor), luante rol të rëndësishëm madje edhe
vendimtar, meqë një despot vendor, mund të ushtronte pushtet mbi një feud të
caktuar, vetë po qe se merrte edhe titullin kishtar nga qendra kishtare.
Të kësaj natyre madje janë edhe titujt e shumtë dhe të shpeshtë “rex”
(mbret), “regum” (mbretëri) në latinisht, që hasen në dokumentet dhe burimet e
ndryshme latine, kryesisht të nxjerra nga Vatikani dhe të bartur nëpër karta të
ndryshme “mbretërore”, ose të përkthyera nga kronikat bizantine, siç është edhe
vepra e perandorit Porphyrogenit (Porfirogeni) si dhe ajo e M. Orbinit “Gesta
regnum sclavorum”(Mbretëria e sllavëve), të keqpërdorura skajshmërisht për
këto qëllime,461 për ç’gjë bëhet fjalë në pjesën ku shqyrtohen raportet shoqërore
dhe politike në Dardaninë mesjetare si dhe “Shtojcën” e veçantë të librit.462
Andaj, nuk është për t’u habitur pse në qarkullim gjenden shumë këso
kartash (bula) kishtare në versione të ndryshme titujsh, të cilat sjellin huti por
edhe mjegullim të qëllimshëm, ngaqë ato, edhe kur nuk janë falsifikuar dhe
fabrikuar siç ka ndodhë me shumë sosh nga shekulli XIX e këndej kur e njëjta
mbi sllavët, duke i nxjerrë serbët si “ajka” e saj me çka ata përvetësojnë edhe historinë e tyre, ose që
sllavizmin ia nënshtrojnë serbizmit. Kështu, këto gjashtë vëllime voluminoze paraqesin burimin
kryesor të falsifikimit të historisë së Bizantit, të cilat citohen me të madhe jo vetëm nga shumica e
autorëve serbë, por edhe nga shumë të huaj, të cilët, në mungesë të një kundërpërgjigje të
argumentuar shkencore, ato i marrin si referenca “shkencore”, që për fat të keq, si të tilla, ndikojnë
edhe një pjesë të mirë të historiografisë zyrtare në Tiranë dhe Prishtinë, ku në tërësi, gjatë
emërtimeve të objekteve kishtare si dhe të formacioneve shoqërore dhe politike (zhupanive,
despotëve, feudalëve), ruhet gjuha e historiografisë hegjemoniste serbe me ç’rast despotet dhe
zhupanët (Nemanjajt) cilësohen “mbretër” dhe perandor serbë madje, siç ngjet me Dushanin, duke
u anashkaluar fakti historik se nga autorë të njohur bizantinë dhe të tjerë quhen tribal, ndërsa vendi
(Rasha) Tribalia. Madje, edhe në letërkëmbimin e Vatikanit me Nemanjajt vazhdimisht përmendët
“Rex Rascia” dhe “magazupanos Stefanos”, ndërsa edhe te Orbini, që merret si shumë me dinastinë
e Nemanjajve, Zetën dhe të Rashën, bëhet fjalë vetëm për “mbretërinë e Rashës” dhe “mbretër të
Rashës” dhe askund për serbë dhe as shtet serb. Më gjerësisht shih te këta autorë: Chalconcondylae,
Leonici: “Historiarum Demonstrationes”, ed. S. Darko, Budapesti, 1922; “Cholkokondyles and the
Rise of the Ottoman Turks, Byzantine and Modern Greek”, Studiues 27; Ducas: “Hisotria Turco-
Byzantina 1341-1652”, Bucharest, 1958; Hamer von Josef: “Historia turko (Osmanskog) cvarstva,
I”, Zagreb, 1979; Shreiner, P: “Die Byzantinishen Kleinkroniken”, I,II, III, Wien 1975-1979;
461
Shih: “Gesta regum Sclavorum” e njohur si “Letopis popa Dukljanina” e vitit 1601 dhe
Constantinus Porhyrogenitus: “Corpus scriptorum Historiae Byzantinae”, vol. III, Bonnae
MDCCXI, faqe 32.
462
Shih shtojcën në fund të librit: “Mashtrimet e historiografisë serbe rreth mesjetës me
konvertime popujsh dhe falsifikime të dokumenteve kishtare”.

213
kartë (bulë) shfaqet me gjashtë versione, siç është ajo e despotit Urosh III dhe tri
të tjera që kanë të bëjnë me “kurorëzimet” e despotit Stefan Dushan “mbret”,
kanë qenë vetëm “tapi” pronësore kishtare, për t’i ruajtur feudet e caktuara dhe
pronat e tyre në kuadër të qeverisjes fisnore dhe vendore në raport me pushtetin
qendror të Bizantit, të cilat kanë qenë fare të natyrshme dhe të pashmangshme.463
Me anën e tyre janë ndërtuar raportet e njohura të vasaliteteve me bujarët,
zhupanët dhe despotët në pjesët e ndryshme të Perandorisë (kryesisht në pjesën
perëndimore të saj, në Ilirikun bizantin), siç është siguruar më mirë edhe vjelja e
taksave, prej të cilëve kanë nxjerrë dobi të mirë edhe feudalët, zhupanët dhe të
tjerët nga pushteti vendor, ku ata kanë pasur një fuqi të konsiderueshme dhe jo
rrallë, në kohë të caktuara të dobësimit të pushtetit qendror, edhe jashtë ndonjë
rebelimi të shpallur, janë sjellë edhe si të pavarur, gjë që në kronikat e kishave
vendore shfaqjet e tilla janë shënuar “shtete autonome”.
Por, kush ishin Sllavët dhe prej nga vinin fiset të cilat do të kthehen në
faktorë të rëndësishëm me të cilët Ilirët dhe, më vonë edhe pasardhësit e tyre
Arbrit dhe Shqiptarët, do të kenë fërkime, konflikte madje edhe luftëra të
shpeshta dhe të ashpra, pa përjashtuar edhe bashkëjetesën e brishtë në të njëjtat
hapësira, disa prej të cilave Sllavët i përvetësuan përfundimisht. Në disa syresh
(Panoni, Diokle dhe Bosnje), megjithatë, një pjesë e mirë e tyre do të
asimilohen. Ndërsa të tjerët, nëpër gryka të maleve ose pjesët të shkëputura,
kryesisht malore, mbijetuan me anën e rrudhjes së vazhdueshme.
Kjo pastaj shtron edhe pyetjen rreth sjelljes së përgjithshme të Sllavëve në
Bizant (nga ajo e futjes në shërbim të perandorëve të ndryshëm siç ishte në
fillim, te krijimi i strukturave të tyre të njohura shoqërore dhe politike (zhupanive
dhe feudeve) dhe atyre paralele pak më vonë (despotateve dhe principatave), siç
do të ndodhë në fazën e fundit të Perandorisë Lindore kur ato do të shfrytëzohen
kundër saj.464
463
Shih gjerësisht te: “Vizantijski Izvori za Istoriju Naroda Jugoslavije”, I-V, Beograd, 1974 dhe
2012 dhe Острогорски, Георгије: „Историа Бизантије“, Београд, faqe 465-471.
464
Edhe te Perandori Porfyrogenit, sllavët shfaqen si “Sklavini”(Σκλαβμνοι), ndonëse ngatërron
sllavët që kanë pranuar krishterimin (në pjesën lindore të lidhur me bullgarët dhe mbretërinë e tyre,
të quajtur “servë të bardhë”) me paganët në Sllavoni, që presin të marrin krishtërimin. Fiset sllave
në Sllavoni dhe Dalmaci në kuadër të Themës së Ilirikut, shihen paganë dhe në shërbim tëromejve,
pra të popullatës bizantine që shtrihej në pjesën e mesme dhe jugore të Adriatikut, nga Spliti, në
Budvë e Kotor. Ndërsa popullata nga Tivari deri në Durrës shihet romeje, pra bizantine. Përkundër
kritikave me vend që i bëhen shënimeve të Porfyrogentit, veçmas të sajimit të tyre nga të tjerë dhe
të ngatërrimit të të dhënave, megjithatë, edhe kur në kapitullin 32, faqe 132-167, merret me serbët
(Σερβποι, Σερβπια), dhe i quan “shërbëtorë të romejve, që kryenin shërbime dhe dalloheshin me
rrobat e shërbëtorëve”, askund nuk përmendet ndonjë principatë serbe, apo zhupani, siç paraqiten

214
Nëse anashkalohet vepra aspak kredibile e Orbinit “Gesta regnum scla-
vorum”dhe mjegulla që përhapë me origjinën thuajse hyjnore të sllavëve, ku
përfshinë pjesën më të madhe të antikitetit duke i konvertuar në sllavë edhe
ilirët, trakët, maqedonët, pastaj gotët, frankët e deri te normanët, për ç’gjë bëhet
fjalë në “Shtojcën” e librit, duhet thënë se Sllavët në kronikat perandorake
shfaqen të mjegulluar diku nga shekulli V i erës sonë në saje të përzierjes me
Avarët dhe popujt tjerë nomadë nga Azia Qendrore, që herë pas herë sulmonin
pjesët perëndimore dhe shkretonin nga kalonin dhe prapë ktheheshin në stepat e
tyre. Disa burime historike bëjnë të ditur se toka mëmë e Sllavëve pat qenë
djerrina e lumit Pipet, në veri të qytetit të sotëm ukrainas Kievit. 465 Por, në këtë
bredhje të pikënisjes së tyre, ka edhe shumë e shumë njoftime të tjera që strofka
e tyre e parë nuk mund të ishte rrafshina, por ndonjë vend malor, ose edhe
stepat, të cilat prodhojnë mentalitetet e nomadëve, e ku bëhet fjalë për stepet nga
Karpatet deri në Ural, ku ishin të vendosur Finët të cilët fillimisht shtriheshin
drejt jug-Perëndimit. Nga disa burime të vjetra, megjithatë bëhet e ditur se
Sllavët e mirëfilltë në pjesën midis Karpateve dhe Uralit, për fqinjë në perëndim
kishin Gjermanët, në Veri Lituanezët, ndërsa në juglindje në stepat pa pyje
fqinjë kishin popujt iranianë, ndërsa në jug, në Karpate trakët, më vonë të përzier
me disa fise kelte. Lirimin e parë nga rrethimi i popujve fqinjë Sllavët e
ndërmorën në drejtim të Lindjes mbi Dnjepër, ndërsa një tjetër e drejtimin e
kishte nga Perëndimi, ku gjuha e Sllavëve të Elbës ka ruajtur forma të tingujsh
shumë të lashta.466
Mbi këtë supozim Jireçek mbështet qëndrimin se Romakët dhe Sllavët u
njohën përmes ndërmjetësimit të Gjermanëve dhe se nga Romakët sllavet
quheshin venedi (Ουενδαι), siç quheshin në mesjetë në Gjermani Vinidi. Si

në përshkrimet e tij ata që quhen Paganë dhe sllavë të krishterë. Pra, kemi të bëjë me një përcaktim
gjeografik, nga pikëpamja kishtare e lidhur me Selinë e Shenjtë të Konstandinopojën,
administrativisht nën mbikëqyrjen e kishës Bullgare (peshkopatës së Ohrit). Madje edhe emrat e
disa zhupanëve që drejtojnë feudet të lidhura me kisha, në Bosnje, Sllavoni dhe bregdet, e ku
kroatët, boshnjakët dhe serbët, ngarendin që të gjejnë “themelet e shetetve kombëtare”, janë të
mjegulluara fare, gjë që mbi këtë paqartësi kanë burimin edhe konceptet hegjemoniste të shekullit
XIX. (Shih: Constantinus Porhyrogenitus: “Corpus scriptorum Historiae Byzantinae”, vol. III,
Bonnae MDCCXI, faqe 32.)
465
Shih gjerësisht: Schevill, Ferdinand: “Iliriku – historia dhe qytetërimi”, Tiranë 2010, faqe 73;
Ostgrogorski, Georgije: “Istorija Vizantije”, Beograd; Jireçek, Kostandin: “Historia e serbëve”I,
II Tiranë 2010; Iorga, Nicolae: “Bizanti pas Bizantit”, Tiranë 2009; Faveririal, Zhan Klod:
“Historia e Shqipërisë”, Tiranë 2004; Akademia e Shkencave e Shqipërisë “Historia e popullit
shqiptar” I, Tiranë 2002.
466
Më gjerësisht shih Jireçek, Kostandin “Historia e serbëve”, vëllimi I, Tiranë 2010, faqe 90.

215
Vened ata përmenden te Plini si popull në lindje të Weichselit, që si tablo
gjeografike e lindjes nga shënimet e Tacitusit (Tacitit) kur “Venedet” përmenden
karshi Gjermanëve, Dakëve, Sarmatëve, Esierëve (Lituanezëve) dhe Finëve.
Kjo, megjithatë, duhet të merret me rezervë, ngaqë krahas prejardhjes dhe
kuptimi i të cilit nuk është i njohur, ky emër nuk njihej nga vetë Sllavët dhe nuk
ishte kurrë në përdorim,467 siç nuk e njihnin as Bizantinët emrin “Vened”. E
vërteta është se nga shekulli VI, Helenët i quanin Σκλαβμνοι (lexohej Sklavini),
romanët Sclaveni, Sclavini, Sclavi),ndërsa nga sirianët dhe arabët quheshin
Sakalib. Nga pikëpamja gjuhësore, kuptimi i temës, qëndron i errët.468 Edhe pse
ka përpjekje që kjo të ndërlidhet me hidronimin lum, apo ujë, pra që të paraqiten
si “banorë të ujërave”, me ç’rast emри слов - слав vjen nga клеу – клоу: тећи,
плобити, pra nga ajo që rrjedh ose noton.469
Sidoqoftë, me apo pa ndërlidhjen me lumenjtë e mëdhenj (Visla, Odra,
Danubi dhe Sava), pak më vonë, ata do të shihen, në grupe, duke u përhapur
drejt maleve Karpate, prej nga do të fillojnë t’i drejtohen Perandorisë së Romës,
nga shkaku i vetëm se në Traki dhe Iliri kushtet për jetë ishin më të mira dhe, si
shumë fise nomade dhe barbare të Lindjes, i drejtoheshin kësaj pjese. Edhe
Sllavët e bënin atë, ndonëse nuk përjashtohet mundësia që kjo lëvizje të jetë
ndikuara edhe nga trysnitë që atyre u vinin nga fiset tjera nomade nga Azia, që
po ashtu lëviznin drejt Perëndimit.
Nga burime të ndryshme bizantine bëhet e ditur se para se t’u janë nën-
shtruar këtyre lëvizjeve drejt Perëndimit, në trojet e tyre të hershme, Sllavët
merreshin me gjueti, e më vonë edhe me blegtori, por pa ndonjë prirje për
bujqësi, të cilën, si duket do ta fitojnë pasi që të jenë vendosur në Ilirik dhe
Traki, që si do të shihet, kërkimi i tokës së bukës, do të përcaktojë edhe lëvizjet
e tyre të mëvonshme luginave të lumenjve dhe pjesëve të pëlleshme, të cilat të
shumtën i zotëronin Ilirët.
Organizimi i tyre i brendshëm ishte fisnor dhe pa ndonjë lidhje të fortë.
Përballë Avarëve, Mongolëve dhe popujve të tjerë nomadë nga Lindja, nuk
kishin qenë në gjendje të bënin ndonjë qëndresë, pos t’u bashkoheshin gjatë
fushatave të tyre, të përfitonin nga preja e tyre. Ndërkohë që pas tërheqjes ose

467
Po aty.
468
Shih Miklosich “Die Bildung von Ortsnamen aus Personennamen im Slawischen”, 1864, f. 373.
469
Budimir Milan te „Зборник филолошких у лингуистићких студија“, Београд, 1921,с.92-
95. Ky interpretim gjendet edhe te Šafarik (“Slovensky Narodopis”, Praha, 1842), Niederle
(„Slovenske staražitnosti“, 1906) dhe te filologu rus Диткин („Советска Наука
происхиждени славени“, Москва, 1948).

216
disfatave të tyre, siç do të jenë ato të Avarëve dhe mongolëve nga Bizanti në
shekujt V dhe VI, prapë do t’i kthehen organizimit të tyre fisnor, që pastaj, të
pavarur grupe-grupe, t’u drejtohen viseve perandorake, duke kaluar Danubin në
pjesën veriore. Aty, fillimisht, do të kenë punë me Trakët e më vonë edhe me
fiset ilire (Dardanë,Tribalët, Maqedonët dhe të tjerët). Gjatë këtyre lëvizjeve,
nuk përjashtohet mundësia edhe e takimeve periferike me Helenët. Kjo merret
vesh na disa burime të autorëve antikë, ku disa gjurmë të tyre shënohen deri te
Thessaloniki dhe Egjeu, ku do të pësojnë humbje, prej nga pastaj pas dy
shekujsh do të shfaqen sërish.470 Nga të dhënat e shkapërderdhura dhe shpesh
kundërthënëse, megjithatë mund të mësohet për shumë fise lindore, që herë pas
herë, si mercenarë, për qëllime të caktuara viheshin në shërbim të Perandorisë,
por që pastaj tërhiqeshin në pjesët përtej Danubit. Kronikat e ndryshme bizantine
janë plot e përlotë me shënime të tilla, shumë prej të cilave, më vonë, veçmas
nga shekulli XIX e këndej, janë shfrytëzuar për tablo të njëanshme të shkë-
putura, me të cilat dukshëm është mjegulluar realiteti i atëhershëm historik.471
Të dhënat historike, megjithatë, depërtimet e para të Sllavëve në hapësirën
perandorake, kryesisht në atë ilire-dardane-trake dhe më vonë në Ilirik, kur edhe
përfundimisht do të vendosen si kolonë nga perandori Herakli, i lidhin me
Avarët si dhe pjesëmarrjen në luftërat e shumta të këtij populli nomad turk, i
cili, pasi që u sulmua nga turqit perëndimorë të Turkestanit dhe prej andej u
dëbuan, me lëvizjet e tyre vunë në veprim thuajse të gjitha fiset sllave, por edhe
ato hune dhe gote, në drejtim të Perandorisë dhe Europës Perëndimore. Në
fushatën e tyre drejt Perëndimit Avarët shkatërruan Gepidët (567), dhe pasiqë
Longobardët u tërhoqën drejt Italisë, ata u vendosën në një fushë, ku pak më
shumë se një shekulli Atila i Hunëve kishte rezidencën.472
Në luftërat pushtuese të Avarëve kundër Perandorisë (572-591), kur Avarët
kalojnë Danubin dhe, nga dy drejtime (ai verior do të depërtojnë në thellësi të
Ilirikut) dhe ai jugor (kur do të arrijnë edhe në Thesalonikin) dhe pastaj në luftën
përfundimtare drejt Kostandinopojës, ku në vitin 626, përfundimisht do të
munden, Sllavët ishin pjesë e ushtrisë avare, edhe pse sa herë që Avarët arrinin
ndonjë marrëveshje me Bizantinët, përpiqeshin t’i ndëshkonin ata, nëpërmes

470
Porphyrogentius, Constantinus: “De Thematibus et de Administando Imperio”, Bonnae
MDCCXL
471
Michael, P: “Chronique de Michelle Syrien”, Paris 1905; “Spisi Dimitrija Katakuzena i
Vladislava Gramatika”, Beograd 1993.
472
Shih Jireçek, K. : “Historia e serbëve”, Tiranë 2010, faqe 112.

217
fushatave të egra, pas të cilave fiset sllave tërhiqeshin përtej Danubit, prej nga
pritnin thirrjet e tjera që u drejtoheshin për t’u sulmuar perandoria.473
Sipas shumë burimeve bizantine, Sllavët, madje, për nga zullumi (plaçkitjet)
ua kalonin Avarëve. Në Ilirik dhe Traki, krahas rrënimeve të shumta, filluan
edhe largimin me dhunë të vendësve nga trojet e tyre.474
Rreth sjelljes vandale të Sllavëve andej nga depërtonin, me shqetësim të
madh flitet në shënimet e ipeshkvit sirian, Johanes nga Ephesos, kur thotë se
“populli i mallkuar i Sllavëve e ka shkretur të gjithë vendin në Heladë, në
provincën e Thesalisë dhe në Traki, ku kanë plaçkitur për katër vite çdo gjë.
Jetojnë pa u shqetësuar dhe frikësuar duke plaçkitur, vrarë dhe djegur, janë bërë
të pasur dhe posedojnë ar dhe argjend, tufa kuajsh dhe shumë armë”.475
Në të vërtetë, bashkëveprimi i fiseve sllave me Avarët si dhe pjesëmarrja e
tyre në fushatat e vazhdueshme kundër Perandorisë, veçmas ato në Ilirik dhe
Dardani, që vazhduan për afër gjysmë shekulli, i shikuar nga këndvështrimi i
historisë së Ilirikut dhe të Dardanisë në kuadër të Perandorisë së Bizantit, ka një
domethënie të veçantë. Aty shfaqen ato rrethanat shoqërore dhe politike, që në
njërën anë i paraprinë dobësimit të skajshëm të faktorit ilir-dardan si dhe etnisë
së tyre brenda qytetërimit në kuadër të të cilit gjatë katër shekujve derdhi gjithë
fuqinë dhe dijen që kishte për t’u kthyer në themel të saj. Dhe, në tjetrën anë, të
atyre që pushtuesin dhe rrënuesin e deridjeshëm, ta kthejë në mbrojtës.Ky
qëndrim absurd do ta përcjell jo vetëm Perandorinë Perëndimore nga ngritja deri
te rënia e saj pikërisht nga barbarët, por në përgjithësi edhe Bizantin për gjatë
shekujve të ardhshëm deri te ai XV kur përfundimisht do të rrënohet nga po ato
forca, pra sllavët, që iu sulën para dhjetë shekujsh, që edhe kur u futën në të, bën
çmos që ta pushtojnë nga brenda ise ta përmbysin.
Megjithatë, për qëndrim të përhershëm të Sllavëve në Ilirik, mund të bëhet
fjalë vetëm nga shekulli VII-XI, pasi që fillimisht të jenë vendosur nga perandori
Herakli në disa pjesë të Trakisë dhe të Ilirisë. Prania e përhershme e fiseve sllave
në Ilirik njihet nga ngulimet e tyre si “slavinen”(Σκλαβιναι) në greqisht dhe
“Sclavenia, Sclavonia” e më rrallë “Sclavinica” në latinisht prej nga pastaj fillon
edhe diferencimi nga ajo që sipas Nikephiris Bryennios quhej “populli i Sllavëve
“ (Σλαβινων εσνος). Pastaj Michael Rhetor i Thessalonikit rreth vitit 1072 Serbët
473
Ostrogorski,Georg “Historia e Perandorisë bizantine”, Tiranë 2002, faqe 61-63.
474
Rreth sjelljes vandale të Sllavëve në pjesët e Ilirkut dhe të Trakisë më gjerësisht shih Jenkins,
R.J.H “Byzantium and Byzantinism”; Johannes Biclariensis në Mon.Germ., Auctores antiq. 11,
214-215; Johannes von Ephesos VI, “Kleine Schriften”, 25; Vasiljev A: “Viz. Vrem.” 5.
475
Michael, P: “Chronique de Michelle Syrien”, Paris 1905.

218
i quan “slavinën”, ndërkohë që nga Niektas Akominatos (rreth vitit 1204) nga
“populli i Sllavëve” do të shihen “dalmatët” dhe shumëçka tjetër e hapësirës
perëndimore të Ilirkut,476kur nga shekulli X e këndej do të shfaqen zhupanitë,
feudet, despotatet por dhe principatat e shumta, siç ishin fillimisht në Zakhlumi,
në Neretvë, në Bosnje, pastaj në Diokle (Zentë-Zetë) dhe së voni edhe në Rashë
(në Dardani) dhe të tjera, ndonëse përkatësia e të cilave edhe sipas disa burimeve
objektive serbe edhe më tutje mbetet e paqartë,477 nga shkaku se nuk dëshirohet
të pranohet përkatësia tribale-dardane e tyre, e cila, sipas burimeve meritore të
kohës, veçmas atyre bizantine, është shumë më afër të së vërtetës se sa e
konvertimit të tyre brutal dhe pa asnjë mbështetje shkencore nga tribalët, Gotët,
Keltët e madje edhe Etruskët në serbë, siç veprohet nga Akademia Serbe e
Shkencave si dhe në përgjithësi historiografia hegjemoniste e shekullit të kaluar
dhe e tanishmja që ruan këtë kurs.478
Kjo paqartësi madje, që përcillet me shumë dilema të arsyeshme siç janë ato
se çfarë ishin në të vërtetë formacionet e para shoqërore dhe politike të kolonëve
Sllavë, që u pranuan nga perandori Heraklit në Ilirik në shekullin VII dhe cila
ishte pikënisja e tyre e parë dhe e njëmendë: (Bosnja Qendrore, shpina e
bregdetit dalmat, apo Panonia përgjatë brigjeve të Danubit dhe Savës) prej nga
pastaj ata do të paraqitën në Ilirikun bregdetar (Dalmaci dhe Diokle) dhe atë
Qendror (në Rashën dardani e deri në Maqedoni dhe Epir) dhe të ngjashme,
preokupuan autorë të shumë të huaj me autoritet shkencor, e ku ka edhe
historianë që Beogradi i kishte angazhuar të shkruajnë historinë e Serbisë
mesjetare, kryesisht të nxjerrë njëanshëm nga kjo tërësi sllave, në përputhje me
interesat hegjemoniste serbe.479
Megjithatë, këto “paqartësi” do të ngrihen në nivel të çështjeve të cilat edhe
sot e gjithë ditën vazhdojnë të jenë të pranishme dhe të shkaktojnë telashe, jo pse
Sllavëve shpeshherë do t’u “fshihen” gjurmët me popujt nomadë lindorë (Avarë,
popull nomad turk) dhe Gotët veriorë, në veprimet e të cilëve jo rrallë do të jenë
476
Shih Jireçek, K.: “Historia e serbëve” 2, Tiranë 2010. Faqe 100.
477
Rreth kësaj shih Novakoviq, Relja: “Gde se nalazia Srbija od VII-XII veka”; Stanojeviq, M:
“Byzant und die Serben”, Beograd 1893; Manojlovic, S: “Das Adriatische Künstengebiet im 9
Jahrh.”, Beograd 1902; Svejović, Dragan: “Balkanski istoćnjaci Milana Budimira“, Beograd
2001; Grujič, Radoslav: „Legenda iz vremena cara Samuila o poreklu naroda“, (Glasnik
skopskog naučnog društva), 13/1943.
478
Shih: “Византински свет на Балкану“, Кнјига Прва, Неоград 2012, боти Византолошки
Институт Спске Академије Наука и Уметности, кнјига 42-1; Nikolić, Maja: „The Byzantie
writerws on Serbia (1402-1439), Beograd 2010; Вуканович, Тихомир: „Етногенеза јужних
словена“, Вранје 1974.
479
Shih Jiriček, K.: „Historia e serbëve”, Tiranë, 2010.

219
të pranishëm, ose pse nuk dihet koha kur do të pranohen në Ilirik, që lidhet me
veprimet e perandorit Herakli në vitin 626 kur atyre do t’u jepen toka që të
kthehen në një mburojë kundër depërtimeve të tjera barbare nga veriu, por pse
pikërisht në gjithë këtë zhvillim katërshekullor, të shumtën me dashje, do të
anashkalohet roli i vërtetë i popujve formues të Perandorisë së Bizantit: Latinëve,
Helenëve dhe veçmas i Ilirëve (në mesjetën e mesme Arbërorëve), me të cilët do
të kenë fërkimet e para dhe më kryesoret. Ashti siç ndodhi me shfaqjen e
Bullgarëve dhe shtetit të tyre, edhe strukturat e para shoqërore dhe politike
sllave (zhupanitë, despotatet dhe principatat), nga shekulli IX e këndej, do të
fillojnë të ndikojnë në pamjen e brendshme shoqërore dhe politike të
Perandorisë Bizantine, edhe pse si të tilla ato ishin në varësi ose në shërbim të
Bizantit. Madje edhe në këtë zhvillim me shumë kthesa të mëdha, të kushtëzuara
nga kryqëzatat e njohura të krishtera (shtatë sosh) drejt Lindjes (shek XII-XIV)
ku do të krijohen shtetet në shtete brenda Bizantit (Perandoria Latine e
Kostandinopojës, pas kryqëzatës së IV më 1204, pastaj “Despotati i Epirit” dhe
Mbretëria Anzhue me “Mbretërinë e Arbërisë” më 1272), nuk mund të për-
jashtohet edhe roli i Arbërve si faktor brenda këtyre formacioneve shoqërore dhe
politike të kohës dhe sidomos, hapësira e tyre etnike (Iliriku), si arenë kryesore e
këtyre zhvillimeve, që jo rastësisht do të shihet e fragmentarizuar në despotate
dhe feude të ndryshme, ose e shkëputur nga tërësia administrative, si qendër e
Bizantit.
Kështu, nga ky mozaik zhupanësh, despotësh dhe princash të qëndrueshëm
dhe të paqëndrueshëm, në hartën e ngatërruar shoqërore dhe politike të Bizantit,
ndonëse qëllimisht të anashkaluar, Arbrit, si edhe të tjerët, do të përfshihen në
luftën e kishave për shtrirje sa më të thellë, që nuk ishte tjetër pos për pushtimin
e çatisë perandorake në lindje, së cilës po i prishej streha. Bie në sy se në këtë
mozaik despotatesh dhe principatash në Ilirik dhe Dardani, nga shekulli XI e
këndej, kur po rrënohej koncepti i qytetarisë bizantine (romario), ndërkohë që
faktorët e saj përbërës po i riktheheshin elementit etnik në kuptimin shoqëror-
politik dhe fetar-gjuhësor, në shekullin XI, shfaqet emërtimi Arbër (Albanë) si
dhe etnomi Arbëri (Albani), në shekullin XIII (Mbretëria Arbërisë e themeluar
nga Anzhutë më 1272) po edhe në kuadër të zhupanisë së Nemajidëve të
Rashës (në shekujt XIII-XIV). Në këto raste, emërtimi Arbër (Albanë) herë si
etni në përbërje të tyre, e herë si emër i popullit përbërës, tregon për procesin e
emancipimit asimetrik shoqëror dhe politik të Arbërve nga themat bizantine te
strukturat “e pavarura” feudale të kohës, proces ky që do të marrë fund në

220
shekullin XV me rënien përfundimtare të perandorisë së Bizantit dhe daljen në
skenën historike të Perandorisë Osmane.
Por, ajo që është edhe më e rëndësishme në këtë kapërcyell katërshekullor
(V-IX) nga krizat dhe shqetësimet që do t’i vijnë Perandorisë nga sulmet e fiseve
barbare (Gotëve, Avarëve dhe Sllavëve) e deri te shfaqja e strukturave të tyre të
para shoqërore dhe politike (zhupanitë – në pjesën perëndimore të Ilirikut, dhe
despotatet e dinastitë në pjesën lindore të Perandorisë), ka të bëjë me të çarat e
para të identitetit bizantin (romaros) te ata që kanë participuar më së shumti në
konceptin e qytetarisë bizantine (Latinëve, Helenëve dhe Ilirëve). Shfaqja e
barbarëve si dhe vendosja e tyre e mëvonshme në pjesët e Perandorisë (në
Perëndim të saj ose në Lindje), ndonëse e paraparë si masë mbrojtëse, do të
bëhet në dëm të kohezionit të hapësirës së Ilirikut. Sepse, lejimi i strukturave
fisnore vendore (zhupanive e të ngjashmëve përherë të lidhura me pushtetin
kishtar), pra asimetria politike hapi procesin e dobësimit të strukturave
administrative dhe shoqërore e politike perandorake (themave). Kjo çoi edhe te
dobësimi i rendit dhe ligjit si dhe procesi i shthurjes së hapësirës perandorake.
Në të vërtetë, gjurmët e para të pjesëmarrjes së fiseve Sllave në jetën
shoqërore dhe politike në Ilirik, si forma asimetrike, i gjejmë pikërisht në kuadër
të strukturave ekzistuese administrative perandorake (themat e Durrësit dhe ajo e
Dioklesë dhe në atë të Dalamcisë në “krainat” e Bosnjës dhe në Zakhuminë). Në
dy të parat, gjithnjë në përbërje të themës Dalamcia si më e rëndësishmja e
Ilirikut, përmenden Sllavët si fise të veçanta dhe si popullatë pagane, që pret të
pranojë krishterimin, e cila kryen shërbime të ndryshme për popullatën romeje të
qyteteve bregdetare (Splitit, Kotorit, Raguzë dhe Durrahut).480
Në Dioklenë ilire (Dukle, Zentë, Zetë), që lidhte shpinën e Adriatikut me
vetë bregdetin (Raguzën), por edhe me pjesën veriore të Prevalias (Skodrës), në
viti 996, përmendet një “fisnik” Vladimir (me emër të krishterë) pasi që atë ta
ketë pushtuar Bullgari Samuel po atë vit. Në Diokle, gjatë dhe pas pushtimeve
bullgare shihen disa zhupanë ( Vladislavi më 1074, i cili ka disa raporte me
Durrësin, pastaj Stefan Vojislavi,481 Mihali biri i Vojislavit, që ka një korrës-
480
Më gjerësisht shih: Porphyrogentius, Constantinus: “De Thematibus et de Administando
Imperio”, Bonnae MDCCXL; “Spisi Dimitrija Katakuzena i Vladislava Gramatika”, Beograd
1993; Jireček, Kostandin: “Historia e serbëve”, Tiranë 2010, faqe 215-220.
481
Titulli “Stefan”, që përfshihet te zhupanët dhe despotët Sllavë nga ata që përmenden në
kronikat e Dioklesë (Dukles) deri te Nemanjidët e Rashës, vjen nga hungarezët, me të cilin
cilësohet pronari, feudali ose fisniku. Meqë lidhjet e Sllavëve nga Bosnja dhe Kroacia dhe të
Rasianëve me Hungarezët intensifikohen nga shekulli XI e këndej dhe një pjesë e tyre do të
lidhin aleanca të ndryshme me anën e martesave, përvetësojnë këtë titull, veçmas dera e Nema-

221
podencë me Papën Grigorin VII më 1077 për të arritur kështu deri te Vlkani).
Ky i fundit, mësohet të jetë i biri i dytë i Nemanjës, që shfaqet si despot i
Dioklesë, edhepse sipas të gjitha gjasave Vlkani vetëm në letër ka qenë despot,
pra me anën e një bule të Papës, që i është dhënë për ta dëshmuar praninë e
kishës perëndimore pas ndarjes së saj edhe atje ku lindorja ishte më e fuqishme,
gjë që flet për politikën e papatit për shfrytëzimin e strukturave autonome për
qëllime të veta në hapësirat ku ajo luftonte për pushtet. 482
Këto të dhëna janë me paqartësi, meqë si dokumente kishtare, shumë prej të
cilave janë të rishkruara në saje “të plotësimeve” dhe “interpretimeve”, ose të
sajuara më vonë në përputhje me nevojat politike të kohës në shekullin XVIII
dhe XIX në Vatikan, në Hilandar, në Raguzë, Odesë, Karlovc, Vjenë dhe gjetiu,
veçmas kur nëpër to promovohen “mbretër” diokletianë, që nuk kanë ekzistuar
fare, pos për kontë, fisnikë, zhupanë dhe të tjerë, që janë ndërlidhur me këtë
pjesë të rëndësishme, ku më shumë se kund tjetër janë kryqëzuar interesat
lindore dhe ato perëndimore, siç janë ndërlidhur edhe raportet ekonomike dhe
ato shpirtërore.483
Hamendësimet bëhen edhe më të shumta nga e dhëna se dokumentet e
kësaj natyre të shkruara në sllavishten e vjetër kishtare (një përzierje e gjuhës
liturgjike midis sllavishtes së vjetër, rusishtes dhe bullgarishtes),shfaqen vetëm
nga vitit 1180. Edhe si të tilla dalin me telashe, meqë sajuesit e ndryshëm, duke i
rishkruar ato nga latinishtja, por me pretendimin që të paraqiten si “burime
autentike”, ngatërrojnë titujt midis atyre që Bizanti ua lëshonte prijëseve vendorë
(të fiseve dhe despotëve) me ato të kishave, të cilat ishin të ndryshme dhe nuk
kishin peshën e njëjtë me ato të hierarkisë shtetërore. Andaj, nuk është për t’u
habitur pse kjo “ngatërresë” do të shfrytëzohet që një titull kishtar të bartej në atë
shtetëror ose anasjelltas me çka shfaqen shtrembërime të mëdha të realiteteve

njidëve, të cilët shquhen me përpjekjet e vazhueshme për t’u faktorizuar politikisht në përputhje
me interesat e garës kishtare midis kishës lindore dhe asaj perëndimore (Vatikanit dhe
Konstadinopojës) në Ilirik, për t’u kthyer në faktor kryesor në këtë pjesë të Bizantit, që humbte
gjithnjë e më shumë mbikëqyrjen. Në këtë aspekt, janë të njohura aleancat e Rasianëve me
hungarezët dhe gjermanë gjatë kryqëzatës së tretë dhe të katër, kur ia dolën që ato t’i shfrytëzojnë
për të vu nën mbikëqyrjen pjesën më të madhe të Dardanisë mesjetare dhe të Maqedonisë antike,
lidhje këto që do të vazhdojnë edhe pas shfaqjes së osmanëve në pjesën jug-perëndimore dhe atë
Qendrore të Ilirikut (Dardani, Maqedoni dhe Epir), që do të përfundojnë nga gjysma e shekullit
XV, pas vendosje së plotë të pushtetit osman në pjesën më të madhe të Ilirikut.
482
Porphyrogentius, Constantinus: “De Thematibus et de Administando Imperio”, Bonnae
MDCCXL; “Spisi Dimitrija Katakuzena i Vladislava Gramatika”, Beograd 1993;Jireček,
Kostandin: “Historia e serbëve“, Tiranë 2010, faqe 245.
483
Po aty, faqe 246.

222
shoqërore, ekonomike, politike dhe atyre shpirtërore që do t’ua hapin udhën
manipulimeve të njohura historike, të cilat, nga shekulli XVIII e këndej, kanë
ndikuar edhe politikën e kohës së re.
Këtyre ngatërrimeve me pasoja të shumëfishta për shtrembërimin e realite-
teve në mënyra të ndryshme do t’u ndihmojë kronika e Diokleasit, të quajturit
Prifti Duklanin (Pop Duklanin sllavisht), një prifti katolik, i deklaruar “sllav”
nga Raguza, që sjell më shumë një rrëfim gjysmë-letrar rreth shfaqjes së
Sllavëve në këto pjesë, i sajuar nga disa tekste të autorëve bizantinë dhe i arnuar
në bazë të një fantazie që të shumtën bie në kundërshtim me faktet historike dhe
ato shoqërore dhe politike të kohës, që edhe përkundër kësaj, ndonëse një tekst i
tillë, megjithatë, është shfrytëzuar me të madhe nga historianë të shumtë për të
projektuar realitetet shoqërore dhe historike të shekujve XI-XV, pa marrë
parasysh se me kalimin e kohës ky rrëfim letrar, është stigmatizuar si një burim
jomeritor.484
Prej këtyre rrëfimeve siç është ai i Diokleasit dhe i Popovos (dokumentit të
parë të shkruar në sllavisht nga viti 1180), titujt më të lartë të Sllavëve që
gjenden në Diokle, Zahlumi dhe më vonë në Rashë janë të zhupanëve, si prijës
të bashkësive ose fiseve, të cilat, vetëm nga shekulli XII e këndej njihen si
484
Shih: Mavro Orbin “Kraljevstvo slovena”, Beograd 1968; Banošević, Nikola: “Letopis Popa
Dukljanina” - Beograd 1971 dhe Živković, Tibor: “Gesta regnum sclavorum”, Beograd. Fjala
është për një vepër më shumë letrare se sa historike të priftit benediktan nga Diokleja, të quajtur
Duklanin, të botuar për herë të parë në latinisht nën titullin “Presbyteri Diocleatis Regum
Sclavorum”, ndërsa në italisht i botuar nga Mavro Orbin me titullin “Il regoni de gli sllavi”,
1601. Kjo vepër ka shërbye si material “burimor” mesjetar, ndonëse të shumtën fjala është për
një rrëfim gjysmë letrar i mbështjellë me kronika të arnuara të autorëve bizantinë, por në masë të
madhe, kur flet për origjinën e sllavëve, duke i parë ata edhe si parardhës të trakëve, ilirëve,
grekëve, gotëve dhe madje skandinavëve, kthehet në një fantazi. Të kësaj natyre janë edhe
pohimet se sllavishtja është gjuhë që kanë folur edhe ilirët, trakët, gotët dhe popujt tjerë! Me
këso fantasish lidhet edhe origjina Aleksandrit të Madh me sllavët e të ngjashme. Kështu,
rrëfimet e priftit të Duklës, të përfshira në veprën e Mavro Orbinit “Il regoni de gli sllavi”,
historiografia jugosllave dhe ajo sebre në veçanti, krahas vlerësimit si tekste letrare, të shumtën
do t’i pranojë si burime autentike historike, mbi të cilat do të projektohet historia e shtetit
mesjetar serb, ajo e shtetit kroat, me ç’rast, Bosnja, përvetësohet njëjtë nga serbët dhe kroatët si
“qendër shtetësie”. Ndonëse një pjesë e historiografisë botërore prej kohësh ka hequr dorë nga
trajtimi i këtij libri si burim meritor shkencor, megjithatë historiografia serbe vazhdon ta
shfrytëzojë me të madhe atë. Madje, në botimet e veçanta të Akademisës Serbe të Shkencave dhe
të Arteve që lidhen me historinë e shtetit serb, vepra e Orbinit sforcohet edhe më tepër në kuadër
të “burimeve meritore”. Krahas kësaj, kohëve të fundit, në Kroaci, Slloveni, Mal të Zi dhe Bosnje
dhe Hercegvinë, shihet një përpjekje që të demistifikohet ky libër, veçmas pjesët që vinë nga
sajesat e ndryshme, me ç’rast dalin në pah të pavërtetat e shumta. (Shih: Rodman, A: “Gesta
Regnum Slavorum – Nova istorijska mistifikacija”, Zagreb, 2020”; Mužić, Ivan: “Hrvatska
Kronika u Ljetopisima Popa Dukljanina”, Split 2011, e të tjerë).

223
dinasti, ndërsa prijësit e tyre dinastë (despotë), të varur nga Bizanti, ose si vasalë
të Venedikut dhe të tjerëve në Perëndim.485
Pos këtyre titujve kishtarë, pra kur shpalljes së një peshkopate i duhej ajo
“rex” (gospodar - zotëri sllavisht) dhe një despotit, përmes kurorëzimit, po ashtu i
duhej titulli kishtar “regnum” për të përligjur despotatin e tij, që Selia e Shenjtë ua
jepte me lehtësi zhupanëve në Ilirik, pasi që t’i lidhte me aleanca të hapura dhe të
fshehta katolike, siç ishin ato me Nemanjajt dhe Asenin, historia nuk njeh tituj të
tjerë që mund t’i ketë dhënë Bizanti apo Selia e Shenjtë Perëndimore.486
Ky kapërcim, që rrëshqitas merret me një pamje jo gjithaq të qartë
shoqërore të Sllavëve brenda raporteve të reja nga pranimi i tyre nga perandori
Herakli dhe vendosja në pjesët qendrore të Ilirikut si shtetas të Perandorisë, hap
procesin e faktorizimit të elementit sllav në pjesën e Ilirisë (hapësira përreth
Danubit deri te Alpet në veri dhe në pjesën qendrore të Dalmacisë deri te breg-
deti i Adriatikut në Perëndim). Aty do të përqendrohen deri në fillimet e she-
kullit IX, të organizuar në fise dhe të udhëhequr prej zakoneve pagane, përderisa
do të ndikohen nga faktorët tjerë, të jashtëm, në radhë të parë krishterimi, me
ç’rast ata do të përfshihen në garën e madhe midis dy kishave për pushtet, që do
të ndikojë në proceset e destabilizimit të Perandorisë deri sa do të vijë edhe te
ndarja e plotë e tyre. Në këtë zhvillim domethënës, popujt e saj ndërtues (Ilirët,
Latinët dhe Helenët) do të shkojnë në anë të ndryshme: Latinët në Perëndim,
Helenëtnë Lindje, ndërsa Ilirët në mes, të përfshirë në vijën dhe vorbullën e
kësaj ndarjeje, si hapësirë ku secila anë shihte fillimin e vet dhe fundin e tjetrës,
gjë që në të, as politikisht e as shpirtërisht, nuk do të ketë qartësi pos ndeshjeve
dhe luftërave të vazhdueshme me pasoja të njohura.

485
Shih gjerësisht: “Gesta regum slavorum”, botim “Istorijski Institut Manstir Ostrog”, Beograd
2009; Jiriček, Kostandin: “Historia e serbëve”, Tiranë 2010, faqe 247.
486
Rreth praktikës së titujve kishtarë nga ana e Vatikanit dhe Kostandinopojës në pjesët e Ilirikut
(veçmas Dardani, Maqedoni dhe Epir si dhe përdorimit të tyre për qëllime politike, shih
gjerësisht Ruvarac, Ilarion: “Raški episkopi i mitropoliti”, Beograd 1905 dhe „Zbornik Ilariona
Ruvarca - Odabrani istoriski radovi“ I, Beograd 1934. Autori është kritik në interpretimin e
këtyre dokumenteve, duke vu në pah edhe anën manipulative të tyre (falsifikimet në formën e
rishkrimëve, plotësimeve dhe ndërhyrjeve të tjera), evidente në praktikën e prezantimit si fakte të
manipulaura, nga qendra të caktuara (Vjena, Parisi, Moska, Athina e të tjera), që u bëhej me
gjoja „plotësimin“ dhe „interpretimet përcjellëse“ e të ngjashme nga të ashtuquajturat „shkolla
sllaviste“, ndër të cilat më e dallura është ajo e Vjenës ku janë përfshirë historianë, demografë,
gjuhëtarë, diploamtë, kronikë po dhe klerikë të kohës, ndër të cilët ishin edhe: Jastrebovi, J.
Sharafiku, Mikloschici, S. Gopqeviqi, Cvijiq e të tjerë, që u kanë shërbyer qëllimeve
hegjemonsite të Rusisë dhe Serbisë në shekulin e kaluar.

224
PUSHTIMET BULLGARE NË ILIRIK

Krahas depërtimeve (pushtimeve) të njohura të fiseve barbare sllave nga


veriu, të cilat derdheshin nga pjesa e Karpateve dhe të shumtën me Avarët,
Hunët dhe të tjerët kalonin Danubin, në mënyrë që në kohën e perandorit Herakli
një pjesë e tyre të mbeteshin përgjithmonë në Traki dhe Ilirik si “mburojë kundër
Avarëve”, megjithatë rreth fundit të shekullit VII, një tjetër popull barbar kaloi
Danubin dhe u hodh drejt Ilirikut me qëllime plaçkitjeje. Ky popull quhej
Bullgar dhe lidhej me Hunët dhe Avarët e tmerrshëm.
Bëhet e ditur se grupi i parë i Bullgarëve që kaloi Danubin në vitin 679,
arriti të pushtonte territoret ndërmjet Danubit dhe maleve Rodope. Fillimisht
Perandoria Bizantine nuk bëri gjë që këtë ta parandalonte, meqë ishte e përfshirë
në luftë me Arabët. Por, pas pak, pasi që me Arabët kishte arritur të nënshkruante
një marrëveshje paqeje, perandori Konstandin IV e kuptoi rrezikun e ri, që po i
vinte nga veriu dhe filloi punën për t’u marrë me Bullgarët para se të bëhej vonë.
Në të vërtetë Mbretëria Bullgare apo Anoguro-Bullgare, me të cilën Perandoria
Bizantine kishte vendosur marrëdhënie miqësore në kohën e Heraklit, ishte vënë
në lëvizje drejt Perëndimit nga trysnia e Hazarëve, një populli, i cili po ashtu po
bëhej gjithnjë e më dominues në pjesën qendrore midis Karpatëve dhe Ukrainës.
Kështu, një grup i madh i Bullgarëve, nën drejtimin e Asparukut, lëvizi drejt
Perëndimit dhe në vitet e shtatëdhjeta u shfaq në deltën e Danubit. Perandori
Konstandin IV doli t’i priste Bullgarët këndej Danubit në mënyrë që në atë pjesë
t’ua ndalte rrugën, por atje ushtria i mbeti ngujuar në pjesët moçalike, prej nga u
bë pre e sulmeve bullgare ku edhe u thye. Kështu, ekspedita e dështuar e
Konstantinit IV e papërgatitur si duhej për një luftë me një kundërshtar që edhe
më tutje luftonte me logjikën e plaçkitjeve të shpejta dhe lëvizjeve të pa-
parashikueshme, nuk bëri gjë tjetër veçse u hapi rrugën Bullgarëve të bënin
hapin e fundit, me ç’rast ata kaluan Danubin dhe pushtuan Varnën.487
Në këto rrethana u themelua shteti bullgar, me qendër në rajonin jugor të
Danubit (të quajtur Moesia në periudhën romake) dhe filloi të zgjerohej në drejtim
të Jugut dhe Perëndimit për aq sa u lejohej hapësira. Por, fuqia më e madhe e
Bullgarëve u shtua pasi që me ta filloi të përzihej popullata sllave, një fenomen ky

487
Më gjerësisht shih Ostrogorski, Georg: “Historia e Perandorisë Bizantine”, Tiranë 2002, faqe
83; Jireček, Kostandin: “Istorja na Balgarite”, Sofja 1928; Mutapčiev, P: “Istorija na
bulgarskija narod”, Sofja 1934.

225
i ri, i një lidhjeje midis indoeuropianëve (Sllavët) dhe atyre joindoevropianë
(Bullgarëve), midis racës së bardhë dhe asaj të verdhë tatare-mongole. Pra, shteti
bullgar me origjinë aziatike u shndërrua në një shtet “të veçantë”, ku megjithatë,
mbizotëroi elementi bullgar, si shumicë, ndaj atij sllav – si pakicë, me çka hedhen
poshtë tezat se “Bullgaria, në njëfarë mënyre, qe shteti i parë sllav i mirëfilltë në
Ilirik.488
Shteti bullgar në Ilirik, nuk ishte vetëm fenomen i një përzierje racash të
ndryshme euro-aziate. Ai, që nga fillimet e pranimit të krishterimit, kërkoi të
forcohej dhe madje të siguronte pozitë ndërlidhëse midis Romës dhe Kostan-
dinopojës, pikërisht çfarë e kishte Iliriku midis pjesës lindore dhe perëndimore
nga koha e Dioklecianit e deri te ajo e Justinianit, ku ruheshin dhe sprovoheshin
baraspeshimet e Perandorisë. Borisi, i cili u njoh si mbret nga Bizanti, pasi që
pranoi krishterimin dhe Bullgaria u kthye në shtet të krishterë me kishën
pjesërisht të pavarur nga Patrikana e Kostandinopojës, si një fenomen i ri, që
Bizantit i duhej, veçmas kur dihej se Borisi, krahas Kishës Lindore kishte vënë
lidhje paralele edhe me Kishën e Romës. Për të penguar ndonjë lidhje me të
fortë me Romën, kisha e Kostandinopojës u lejoi atyre kishën e tyre, të
organizuar me kryepeshkopë dhe peshkopë. Edhe përkundër kësaj, Borisi disa
herë u përpoq që të fuste kishën perëndimore në lojë për ta fituar një status të
veçantë edhe në Perëndim, që të përfitonte dyanshëm, praktikë kjo e njohur
asokohe. Kur kësaj nuk ia doli, atëherë iu kthye i tëri ndikimit grek dhe dërgoi të
birin Simeonin në Kostandinopojë të pajisej me edukimin grek. Simoni
zëvendësoi të atin, pasi që ai të jetë tërhequr në një manastir, ku pas pak vdiq.
Siç pritej, Simeoni (897-923) forcoi Mbretërinë Bullgare në Ilirik dhe në njëfarë
mënyre, ia doli edhe ta pavarësojë atë nga Bizanti, me ç’rast futi në lojë edhe
Selinë e Shenjtë.
Si e tillë, Mbretëria Bullgare arriti në pjesën e Ilirikut, duke shtrirë
pushtimet e veta nëpër Dardani dhe Maqedoni, të cilat si dihet, nga aspekti
kishtar, administroheshin nga Lindja por ndodheshin nën juridiksionin e Selisë
së Shenjtë. Ndonëse kjo gjendje tashmë kishte marrë fund me Koncilin VIII të
Kostandinopojës të vitit 870 kur viset e pushtuara të Ilirikut i kalonin juridik-
sionit të Patrikanës së Kostandinopojës, megjithatë Bullgarët kishin treguar
gatishmëri që ta ruanin juridiksionin perëndimor të kishës dardane, po qe se këtë
do ta kthenin në leverdi në marrëdhëniet e tyre me Selinë e Shenjtë, që deshi-

488
Shih: Zlatarski, V: “Isvestijata za Bulgarite v chronikata na Simeona Metafrasta i Logoteta”,
Sofja 1908; Schevill, Ferdinand: “Iliriku – historia dhe qytetërimi”, Tiranë, 2002, faqe 91.

226
ronin t’i ruanin si të veçanta. Janë të njohura disa nga lidhjet e Borisit me
përfaqësuesit e Selisë së Shenjtë, të cilat kishin për qëllim përfitime sa më të
mëdha në këtë drejtim. Kur e pa se megjithatë, në këto lojëra midis kishës
lindore dhe asaj perëndimore, më e rëndësishme ishte lidhja me Kostandinopojën,
ku edhe mund të siguronte njëherësh fuqi politike dhe kishtare, mbreti Boris i
ndodhur përballë një trysnie të madhe ushtarake të Bizantit, përfundimisht do t’i
kthehet kishës lindore, prej nga ai, qendrën e shtetit bashkë me atë të kishës e
zhvendosi në Ilirik, pra në Ohër, ku kishte qenë edhe qendra kishtare e Selisë së
Shenjtë gjatë tre shekujve të fundit. Kështu, ajo që për Selinë e Shenjtë ishte
dikur Jusitiniana Prima, për Bullgarët bëhet peshkopata e Ohrit.489
Para se të ndodhë kjo, mbretit Boris (852-879), duhej që të shtrinte pushtetin
me përfshirjen në pushtimet e veta edhe të brezit midis lumit Devoll dhe Vjosë.
Kështu që kështjella e Devollit dhe e Puleropolit (Berati) u bënë baza të pushtetit
bullgar në këto anë.490
Rrugën e Borisit ndoqi edhe i biri, Simeoni, i cili iu kthye pushtimeve të
mëtutjeshme. Kështu, në kohën e Simeonit Bullgaria arriti shtrirjen e saj më të
gjerë në Ilirik dhe në Dardani. Me përjashtim të Durrësit dhe Shkodrës, Simeoni
pushtoi krejt viset në Ilirikun jugor. Në jug mori Vlorën dhe një pjesë të mirë të
Temës së Nikopojës.491
Në këto rrethana, kur ndjehej se kishte vu nën mbikëqyrje pjesën më të
madhe të Ilirikut dhe tashmë gjendej në fërkim me vendet katolike, Simeoni
prapë iu kthye Selisë së Shenjtë, i bindur se me anën e saj do të fitonte një pozitë
edhe më të fuqishme. Në vitin 891 vuri lidhje me Formozën, prej të cilit kërkoi
kurorë mbretërore (Bullgarët e quajnë perandorake), të cilën Selia e Shenjtë ia
ndau me të shpejtë.492
Marrja e përkrahjes nga ana e Selisë së Shenjtë si dhe forcimi i pozitave në
pjesët e tjera të Perandorisë, ku e kishte shtrirë pushtetin, Simeoni kërkonte që
pushtetin e tij ta kurorëzonte me marrjen e Kostandinopojës, sepse atij nuk i

489
Shih: Острогоски, Георгије: “Историја Бизантије“, Београд, 1964, стр.173, 175, 253-
261; Bronjing, R: „Byzantium anf Bulgaria”, Los Angeles, 175; “Die Schriften des Johannes
von Damaskus”, I-III, ed. Bonifatius Kotter, Berlin-New York, 1975.
490
Më gjerësisht shih: Jiriček, Konstadin: “Historia e Serbëve”, Tiranë, 2010, faqe 256; “Historia e
popullit shqiptar”, Tiranë, 2002, faqe 218; Runciman, S: “A History of the First Bulgarian
Empire”, London 1930; Zlatarski, V: “Istorija na Bulgarskata Drzava pred srednite vekove” I,
Sofje 1918.
491
Zlatarski, V: “Istorija na Bulgarskata Drzava pred srednite vekove” I, Sofje 1918, faqe 223.
492
Shih Forverial, Zhan Klod: “Historia e Shqipërisë”, Tiranë 2004, faqe 140; Runciman, S: ”A
History of the First Bulgarian Empire”, London 1930.

227
mjaftonte haraçi i paqes që Perandoria e Bizantit ia paguante çdo vit në
përputhje me traktatin e paqes të vitit 896. Shkas për këtë veprim gjithsesi se do
të bëhet qeverisja e dobët e saj, kur në krye të Perandorisë, pas vdekjes së Leonit
VI në vitin 912, erdhi Aleksandri mendjelehtë, i cili refuzoi të paguante haraçin,
gjë që Simeoni e hetoi çastin se ishte koha t’i vërsulej kryeqytetit bizantin. Fati i
luftës i buzëqeshi bullgarit pasi që vdiq Aleksandri, ndërsa vendin e tij, si regjent
i të birit gjashtëvjeçar, e mori patriku Nikolla Mistiku, i cili ia doli që mangësinë
e kompetencës ushtarake ta shfrytëzojë me atë të fuqisë diplomatike, duke e
joshur Simeonin në bisedime, me anën e të cilave atij do t’i lejohej hyrja në
Kostandinopojë, ku edhe do të kurorëzohej bashkëperandor dhe këtë kurorë do
ta marrë nga duart e patrikut.493
Pretendimet e Simeonit që pa luftë të bëhej bashkëperandor, nuk u për-
mbushen. Pas kthimit në Bullgari dhe lëshimeve të mëdha që i ishin bërë, në
kryeqytet shpërthyen trazira të mëdha,të cilat sollën rrënimin e patrikut Nikollë, i
cili u përmbys nga nëna perandoreshë Zoe, e cila i shpalli të pavlefshme
marrëveshjet me Simeonin.494
Gjendja e re prapë i dha shkas Simeonit të fillonte një fushatë të gjerë
kundër Bizantit me pretendimin që përfundimisht t’ia rrëmbejë kurorën
perandorake. Fillimisht ndërmori një fushatë ushtarake në Detin e zi, me ç’rast
theu flotën ushtarake perandorake, prej nga prapë doli te muret e Kostandinopojës.
Por, si edhe më parë, nuk ia doli t’i kapërcejë, edhe pse këtë herë si aleatë pati
edhe Arabët. Në pamundësi të suksesit ushtarak, Simenoni, në vitin 924 pranoi
bisedimet me Romanin I. Ai ia ofroi kurorën perandorake, por të vlefshme
vetëm për hapësirën bullgare. Kjo e shtyri Simeonin që t’u hakmerrej disa
aleatëve të fshehur të Bizantit nga radhët e despotëve Sllavë të Ilirikut, veçmas
atij të Zakhlumisë, i cili luante lojën e dyfishtë me të dy kishat. Me ambiciet që
të shtrinte pushtetin deri aty ku Bizanti përkufizohej me Perandorinë
Perëndimore, pra këndej Ilirikut Perëndimor, Simeoni u përball me Tomisllavin
e Kroacisë.495 Por, papritmas, ushtria e tij pësoi një humbje të thellë, shkaqet e
njëmendta të së cilës asnjëherë nuk u morën vesh kur dihej se çfarë ishte në të
vërtetë raporti i forcave midis palëve luftarake. Sidoqoftë, Simeoni në vitin 924,
u detyrua të nënshkruante paqe me Kroatët, me shpresë që këtë humbje ta

493
Shih Ostrogorski, Georg: “Historia e Perandorisë Bizantine”, Tiranë 2002, faqe 176;
Litavrin: “Bolgarija i Vizantija v XI-XIII vv”, Moskva 1960.
494
Po aty.
495
Klaić, N: „Povjest hrvata u ranom srednjem veku“, Zagreb, 1975, faqe 31-33;

228
zhdëmtonte së shpejti me një fushatë tjetër kundër Kostandinopojës, që mbet
vetëm dëshirë, ngaqë pas pak vdiq.496
Me vdekjen e Simeonit filloi procesi i shthurjes së shpejtë të mbretërisë
bullgare. Por, si u pa edhe më herët, pushtimi bullgar në Ilirik (në Dardani dhe
në një pjesë të mirë të Maqedonisë), ndikoi në shtrirjen e një kulture sllavo-
bizantine, e cila kryekreje shkonte në dëm të asaj perëndimore, së cilës i kishte
takuar kisha e saj nga koha e Konstandinit të Madh dhe veçmas nga koha e
Justinianit, i cili peshkopatën e Ilirikut në Justiniana Prima, si vikariat, e kishte
lidhur me Selinë e Shenjtë dhe si e tillë do të mbetet për më shumë se tre shekuj.
Nxitësit kryesorë të këtij ndryshimi, që shkonte në dobi të Kishës Lindore dhe
depërtimit të saj në pjesën perëndimore të Ilirikut, qenë vëllezërit Qiril dhe
Metod si dhe misionari Klement i Ohrit, të cilët në pjesën e Ohrit, Korçës,
Devollit, Beratit, por edhe këndej tyre në drejtim të Maqedonisë dhe të Dardanisë,
punuan për vite me radhë për hapjen e shkollave dhe kishave me liturgji sllave.
Kjo veprimtari u mundësua pasi që Bullgaria Ohrin e kthen në qendër të
patriarkatit të pavarur bullgar.497
Paraprakisht përhapja e krishterimit te popujt paganë do të kalojë nëpër një
garë të brendshme midis patrikanës së Kostandinopojës dhe Selisë së Shenjtë për
përfitimin sa më të plotë të tyre, që tashmë ishin përhapur nga Iliriku deri në
Moravi dhe Çeki dhe ndodheshin në një gjendje kur kalonin në monoteizëm,
garë kjo që u kthye në një misionarizëm, që si do të shihet, përcaktoi edhe atë që
do të shihet si identitet shoqëror dhe politik sllav, që si qendër ideore kishte
Moravinë, ndërsa infrastrukturë ekzekutuese Romën dhe Kostandinopojën,
ndonëse liturgjia në sllavishten e vjetër kishtare futej si një pykë midis liturgjisë
latine dhe asaj greke në formën e një rivaliteti të ri midis tyre, që do të
përcaktojë shumë nga zhvillimet shoqërore dhe politike që do të përcjellin krizën
deri të shpërbërja e Bizantit.
Në këtë punë misionare do të përfshihet kisha greke e cila pranoi thirrjen e
princit të Moravisë, Rastislaos, i cili kërkonte nga Kostandinopoja misionarë të
krishterë që do t’i ndihmonin përhapjes së krishterimit në këto anë. Arsyet pse
princi i Moravisë kërkonte misionarë bizantinë kishin të bënin me ato politike,
meqë ai kërkonte një kundërpeshë nga rreziku i rrethimit franko-bullgar. Fakti
që udhëheqja politike e kishtare bizantine ia besoi misionin e rëndësishëm
496
Shih: Sisič, P: “Geschihte der Kroaten“ I, Zagreb 1917; Dögler: „Bulgarisches Zartum und
byzantinisches Kaisertum“ - Bull. De L‘Institut archelog. Bulgare 9/1935
497
Komatina Predrag: “Crkvena politika Vizantije od kraja ikonoborstva do smrti cara Vasilija
I”, Beograd, 2014, faqe 330-334.

229
vëllezërve nga Selaniku Konstadinit (Qirilit) dhe Metodit dhe që në viset sllave e
predikoi fenë e re në gjuhën sllave, është tregues i largpamësisë së saj, që të
veprohet në përhapjen e krishterimi në botën e madhe sllave jashtë kufijve të
Perandorisë në një mënyrë më joshëse për popujt barbarë, të cilët nuk ishin në
gjendje që kapërcimin nga njëra gjendje shpirtërore në tjetrën ta bënin në gjuhën
latine, por në atë amtare dhe pa ndonjë rregull fanatik siç kërkonte riti katolik,
edhe pse gjuha e vjetër kishtare që u krijua nga misionarët ishte gjuhë kishe, si
edhe latinishtja dhe greqishtja, dhe asessi gjuhë populli, siç pretendohej.498
Përkundër këtyre zhvillimeve, kisha lindore në këtë drejtim ishte shumë më
praktike, krahasuar me atë të Romës, që latinishten e kishte kod kryesor liturgjie
dhe shkrimi. Në përputhje me këtë qëndrim, që ishte më shumë politik se fetar,
por gjithsesi emancipues, Konstadini (Qirili) krijoi një alfabet sllav, alfabeti i
ashtuquajtur glagolik dhe iu fut paskëtaj përkthimit të Shkrimit të Shenjtë në
sllavisht (në dialektin sllavo-bullgar që do të pranohet si gjuhë liturgjike e
kishës).499
Misioni i Qirilit dhe Metodit si dhe veprimtaria e tyre në të mirë të përhapjes
së krishterimit ndër Sllavë preku edhe Ilirikun. Pasi që Bullgarët ishin përzier me
Sllavët në saje të një gjuhe të sajuar kishtare me elemente të përbashkëta ku
megjithatë dominonte bullgarishtja, pjesa e Ilirikut jugor u sulmua nga Bullgarët,
të cilët shkretuan gjithçka. Me këtë rast Borisi i Bullgarisë, pasi që iu kthye sërish
ortodoksisë, prej nga ia doli që nga Patrikana e Kostandinopojës të sigurojë
kishën e pavarur, në vitin 870 themeloi kryepeshkopatën bullgare në Ohër, ku do
të shihen të veprojnë edhe vëllezërit Qirili dhe Metodi, të cilët qendrën e kishin
në manastirin e Kutmiçevicës.500
Veprimtaria e Qirilit dhe Metodit dhe në vazhdim ajo e Klementit dhe
Naumit, të cilët alfabetin glagolik e zëvendësuan me atë cirilik, ndonëse kishtare
nuk mbeti pa u përfshirë në përvijimet por edhe garën e njohur të kishës lindore
ndaj asaj perëndimore. Kështu, fillimisht e nxitur nga kisha bizantine, për ta
penguar ndikimin franko-bullgar në Ilirik ku po zhvillohej fushata për krishterimin
e Sllavëve, në këtë do të kyçen Bullgarët, të cilët tashmë ndodheshin në dinamikën
e pushtimeve drejt pjesëve perëndimore të Perandorisë, pushtime këto që

498
Kulakovski,J. “Istoria Vizantii”, Kijev, 1915, faqe 161; Tachiaos, A. E: “Some controversial
points relating to the life and acitivity of Cyril and Methodius”, Cyrilomethodianum 17-18, 1993.
499
Shih gjerësisht: Zlatarski, V: “Istorija na Bulgarskata Drzava pred srednite vekove” I, Sofje
1918.
500
Shih: Dvornik, F: “Les Slaves, Byzance et Rome au IX siecle”, Paris 1926; Jacques, Edwin:
“Shqiptarët”, Tiranë, 179.

230
shiheshin me sy të mirë nga Selia e Shenjtë, që siç dihet, faktorin bullgar, po edhe
formacionet tjera të sllavëve në Bosnje dhe Sllavoni (zhupanitë), do të mundohet
t’i kthejë për vete në mënyrë që ta dobësonte Kostandinopojën. Në të vërtetë, kjo
edhe do të ndodhë pas themelimit të kryepeshkopatës bullgare në Ohër, ngaqë
Simeoni atë e ktheu në një qendër shpirtërore por edhe politike prej nga ai, me
përkrahjen e Selisë së Shenjtë dhe bekimin që mori prej saj, ia doli të largojë, po
edhe të përjashtojë ndikimin e kishës lindore me largimin e peshkopëve Grekë
dhe emërimin e atyre që vinin nga mendësia e Klementit dhe Naumit, veçmas
këtij të dytit, i cili në një kodrinë në jug të liqenit të Ohrit, në rrënojat e një
bazilike të hershme, ngrit një manastir, ku edhe do të vendoset përfundimisht.501
Edhe përkundër misionarizmit të Qirilit dhe të Metodit si dhe nxënësve të
tyre Klementit dhe Naumit, që pak a shumë, është i dëshmuar ashtu si njihet,
meqë ata kanë lënë pas edhe gjurmë kulture me të cilat janë lidhur Sllavët e
Jugut dhe ata të Perëndimit, historia e kapërcimit nga njëri rit i krishterë te tjetrit
nga Sllavët përcillet me shumë e shumë lojëra, që disa prej tyre megjithatë,
mund të dihen. Veçmas ato që kanë të bëjnë me garën e madhe të kishës greke
dhe të asaj latine, që ishin pranë Sllavëve, të cilat mundoheshin t’i kalonin
besimtarët e rinj nën ndikimin e tyre. Kështu, shumë princa dhe zhupanë Sllavë
e pranuan fenë e re, jo nga premtimet hyjnore që ajo sillte, as pse ndryshuan
shpirtërisht prej tyre, por nga kushte të përshtatshme politike dhe përfitime të
mira që mund të krijoheshin me pranimin e fesë së re.
Natyrisht se te kjo çështje lidhet edhe stigma e “misionarizmit sllav” në
kuptimin e një procesi të gjerë dhe të thellë shoqëror, politik dhe kulturor të
kohës, në njëfarë mënyre, demistifikon gjithë ato konstrukte dhe qëndrime
antishkencore me të cilat janë ushqyer proceset e mëvonshme politike, veçmas
ato të shekullit XIX, me të cilat roli i fiseve sllave në procesin e strukturave
autonome politike dhe shoqërore në Bizant, nga shfaqja e tyre në shekujt XI-
XIV, mistifikohet me veprime dhe projekte “shtetërore” dhe “kombëtare” madje,
që në të vërtetë jo vetëm që nuk kanë ekzistuar, por që i gjithë emancipimi i
fiseve sllave në pjesën qendrore të Ilirikut e deri në lindje, lidhet me ombrellën e
krijimit të gjuhës së vjetër kishtare në bazë të një varianti të sllavishtes në
Moravi dhe Çeki, të përzier me idioma të shumta të gjuhës gjermane, që si e
501
Më gjerësisht shih:Коматина, Предраг: “Црквена поилитика Византије од краја
иконоборства до смрти Цара Василија“, Београд, 2014, стр.103,196,334-352; Faverial,
Zhan Klod: “Historia e Shqipërisë”, Tiranë 2004, faqe 141; Gjini, Gaspër: “Skopsko-prizrenska
biskupija kroz stoljeća”, Zagreb 1986, faqe 77; Zlatarski, V: “Istorija na Bulgarskata Drzava
pred srednite vekove” I, Sofje 1918.

231
tillë kjo gjuhë liturgjike është futur në praktikë, si “një mes”, midis liturgjisë
latine dhe asaj greke. Këtë e dëshmon më së mirë dhe vetë transformimi i
alfabetit nga ai glagolik në fillim në atë cirilik, që do të kthehet në identitet kishtar
të sllavëve, ku “diferencimet” e më vonshme, veçmas te serbët dhe kroatët, nuk
paraqesin tjetër pos përvetësim politik të kësaj trashëgimie të përbashkët për
qëllime të identifikimve “nacionale”, gjë që edhe ato që në shekujt XVII-XIX,
shfaqen si “histori nacionale” e kanë burimin te ky misionarizëm.
Kur jemi te çështja politike dhe ato shpirtërore që lëvizi shfaqja e sundimit
bullgar në Ilirik dhe pjesët e tjera të Dardanisë, Maqedonisë e deri në Jug, duhet
thënë se përfshirja e plotë e dioqezave kishtare të Ilirikut, të cilat deri më atëherë
ishin nën juridiksionin e Selisë së Shenjtë, nën juridiksionin e kishës së Kostan-
dinopojës, që ishte bërë me vendimin e Koncilit të tetë të vitit 830, nxori në pah
edhe sektin e bogomilëve dhe rolin e tyre në armiqësi me kishën në fuqi.
Doktrina e themeluesit, popit Bogumil, merrte shkas nga doktrina e mesa-
lianëve e veçanërisht e pavlikanëve, të cilët, pasi u shpërngulën në mënyrë masive
në Traki nga qeveria e Bizantit, jetonin në kontakt të ngushtë me popullsinë
bullgare dhe të tjerët që i takonin kishës lindore. Përhapja e mëtutjeshme e
Mbretërisë bullgare në Ilirik, veçmas në drejtim të Perëndimit, bogumilizmit i dha
mundësi që të përhapet edhe në këto pjesë. Kështu, ata në hapësirën e Bosnjës së
sotme, krijuan një qendër të fuqishme prej nga mësimet e saj shqepeshin në
drejtim të Perëndimit dhe Jugut. Edhe përkundër përpjekjeve të pareshtura të
Vatikanit, por edhe të Kostandinopojës, për ta thyer “armikun” e përbashkët, me
ç’rast u ndërmorën edhe kryqëzata të armatosura, që dështuan, 502Qendra bogu-
mile u ruajt deri në kohën e ardhjes së Osmanëve në këto pjesë me ç’rast shumë
nga besimtarët e këtij sekti, që të mos binin nën shtypjen e dogmës së krishterë,
nga e cila ishin larguar prej kohësh, pranuan islamin, duke iu bashkuar shiitëve, si
një besim që atyre u afronte mundësi që të ruanin filozofinë e dualizmin shpirtëror
që mund të lidhej me anën e misticizmit lindor dhe filozofisë perëndimore, e cila
ruante konceptet e luftës së të mirës dhe të keqes.503
502
Rudolf Kutzli: “Die Bogumilen, Geschichte, Kunst, Kultur”. Urachhaus, Stuttgart 1977.
503
Bogumilizmi përfaqësonte një doktrinë dualiste, sipas së cilës bota drejtohej nga dy parime: e
Mira (Zoti) dhe e Keqja (Satana) dhe lufta midis këtyre dy fuqive të kundërta përcakton gjithë
ngjarjet e botës dhe çdo jetë njerëzore. Gjithë bota e dukshme është vepër e Satanit, pra priret nga
e Keqja. Ashtu si pararendësit e tyre të Orientit, bogumilët propagandonin një jetë fetare
kryekëput shpirtërore dhe një mënyrë jetese rreptësisht asketike. Ata hidhnin poshtë me
vendosmëri çdo kult të jashtëm, çdo rit kishtar dhe gjithë organizmin kishtar. Kryengritja
bogumile kundër kishës zyrtare ishte në të njëjtën kohë një kryengritje kundër vetë rendit
shekullor ekzistues, që kishte gjetur tek kisha mbështetjen më të fuqishme shpirtërore. Lëvizja e

232
Pavarësisht sektit të bogumilëve dhe ndikimit të tyre të madh në pjesën
Perëndimore të Ilrikut si dhe në formacionet shoqërore dhe politike në Bosnje,
ku bogumilizmi pati mbështetje prej Banit Kulin dhe u pranua si religjion
dominues,504 ndërsa në Rashë u shpall armiqësore, gjë që ata, në emër të luftës
kundër herezisë, gjatë kohës së Stefan Dushanit, do të ndiqen, 505 pas një kohe të
nënshtrimit ndaj Perandorisë Bizantine, kur në fronin bullgar do të vijë mbreti
Samuil (976-1014), nën sundimin e tij, qendra e shtetit bullgar, u zhvendos nga
Lindja, në Preslavi, për në Prespë e Ohër ku kishte edhe peshkopatën e vet.
Ishte hera e parë që trevat e Ilirikut, në kuadër të themave bizantine(Durrësit dhe
Nikopojës), të përfshiheshin në konfliktin e gjatë bullgar-bizantin me pasoja të
rënda për vendin, meqë ato ktheheshin në arenë luftërash, që prapa linin shka-
tërrime të mëdha, e mbi të gjitha pasiguri shoqërore dhe politike.

bogumilëve ishte shprehje e protestës kundër qeveritarëve, të fuqishmëve dhe të pasurve.


Bogumilizmi hodhi rrënjë të thella në Bullgari e sidomos në Maqedoni. Pati ndikim të madh edhe
shumë larg kufijve të Perandorisë bullgare dhe u shfaq nën emërtime të ndryshme edhe në
Bizant, në Bosnje, në Itali e në pjesën jugore të mbretërisë franke. Më gjerësisht rreth
Bogumilëve shih: “Theologische Realenzyklopädie" (TRE), Band 7: Böhmische Brüder – Chine-
sische Religionen. de Gruyter, Berlin 1981; Lexikon des Mittelalters - Band 2: Bettlerwesen bis
Codex von Valencia. dtv, München 2002; Christoph Auffarth: “Die Ketzer: Katharer, Waldenser
und andere religiöse Bewegungen”. Beck, München 2009; Srećko Matko Džaja: “Bogo-
milen”. In: Edgar Hösch, Karl Nehring, Holm Sundhaussen (Hrsg.): “Lexikon zur Geschichte
Südosteuropas”. (Für das Südost-Institut München, Redaktion Konrad Clewing,
Stuttgart, Böhlau, Wien:Ignaz Döllinger: Beiträge zur Sektengeschichte des Mittelalters. Band 1.
Wissenschaftliche Buchgesellschaft, Darmstadt 1968; Rudolf Kutzli: “Die Bogumilen, Ges-
chichte, Kunst, Kultur”. Urachhaus, Stuttgart 1977; Malcolm Lambert: “Häresie im Mittelalter:
Von den Katharern bis zu den Hussiten ,Wissenschaftliche Buchgesellschaft, Darmstadt 2001;
Hans Mühlestein: “Die verhüllten Götter”. München/ Wien/ Basel 1957; Dimitri
Obolensky: “The Bogomils, A Study in Balkan Neo-Manichaeism”. Cambridge 1948 .
504
Në Bosnje, Bani Kulin, në vitin 1199 u konvertua në besimin bogumil. Papa Inocenti III u
përpoq që me ndihmën e hungarezëve ta detyrojë Banin Kulin t’i nënshtrohet kishës së Romës
edhe përkundër disa dhuratave që ia premtonte. Por kjo nuk i shkoi për dore, meqë hungarezët
nuk dëshironin konflikt me boshnjakët, që i merrnin për aleatë. Pas vdekjes së Banit Kulin më
1216, papa Grigori IX kërkoi nga hungarezët një kryqëzatë kundër boshnjakëve të besimit
bogumil. No vitin 1234 disa njësi kryqtarësh hungarezë ndërmorën një sulm kundër bogu-
mumilëve boshnjakë, por ata u thyen keq nga fisnikëria boshnjake. Kjo bëri që nga fundi i
shekullit XII, boni i Bosnjës bogumilizmin e ktheu në religjion shtetëror. Kjo zgjati për dyqind
vjet, deri në kohën e pushtimeve osmane, kur një pjesë e tyre pranoi islamin pëlr t’u mbrojtur nga
krishterimi. Më gjerësisht shih: Rudolf Kutzli: “Die Bogumilen, Geschichte, Kunst,
Kultur”. Urachhaus, Stuttgart 1977,
505
Shih: Christian Dualist Heresies in the Byzantine World, C. 650-c. 1450, ed. Janet Hamilton,
Bernard Hamilton, Yuri Stoyanov, (Manchester University Press, 1998), 48–49;Malcolm
Lambert, Medieval Heresy:Popular Movements from Bogomil to Hus, 143.

233
Në këto rrethana, kur Samueli kishte përfshirë në mbretërinë e tij pjesët nga
Maqedonia deri në Selanik dhe kishte bashkuar trevën e vjetër bullgare midis
Danubit dhe vargmaleve të Ilirikut, e ku gjendeshin edhe Thesalia, thema e
Nikopojës dhe Durrësit, bashkë me atë të Dioklesë e të Rashës në veri, Iliro-
Dardanët dhe një pjesë e mirë e hapësirës së tyre, do të kthehet në një faktor tejet
të rëndësishëm të Mbretërisë. Kjo ishte edhe e arsyeshme, meqë ata edhe
mëtutje, si etni e cila ndonëse kishte pësuar shumë pas dyndjeve sllave - duke u
rrudhur nga veriu në jug, ndërkohë që Iliriku perëndimor që nuk ishte përfshirë
nga zotimet italike dhe gjermane – brenda për brenda Temave (asaj të Durrësit e
të Nikopojës) kishin ruajtur subjektivitetin e vet administrativ dhe shoqëror.506
I vetëdijshëm për rëndësinë e këtij faktori themelues të Bizantit, ku edhe më
tej ruhej nyja e kapërcimeve midis Lindjes dhe Perëndimit, Samueli nuk kishte
bërë përpjekje t’i përmbyste këto struktura administrativo-ushtarake të pushtuara
prej tij. Por, ato i kishte mbajtur dhe forcuar madje. Bëhet e ditur se në Diokle, ia
kishte lënë pushtetin princit Gjon Vladimir, të cilit ia kishte ofruar edhe dorën e
vajzës së tij, Kozarës. Në Durrës, pas vitit 997, Samueli nuk kishte prekur
privilegjet dhe pushtetin e parisë së qytetit, që përfaqësohej nga familja e fuqishme
e Krisilëve, Gjon Krisili, proteuon i qytetit. Në trevën e Vlorës e të Beratit,
Samueli ia besoi komandën pinjollit të familjes fisnike vendase, Elingër Frëngut.
Po ashtu veproi në Devoll, Kolonjë, Vageneti, Skup, Naissus, Ulpianë e gjetkë.507

KAPITULLI III

RIKTHIMI I BIZANTIT, THEMAT DHE DESPOTATËT

“Aleatët” që kishin gjetur Bullgarët në themën e Durrësit, të Nikopojës dhe


në pjesët tjera nga Dardania e deri në Diokle, edhe përkundër titujve dhe
pronave të ruajtura ose të fituara prej tyre, nuk do të ndikojnë që ata të shikohen
si të përhershëm, meqë sundimi i tyre nuk tregonte shenja se do t’i ndihmonte
një zhvillimi shoqëror dhe politik që ishte në përputhje me shfaqjen e feu-
506
Më gjerësisht shih: Faveririal, Zhan Klod: “Historia e Shqipërisë”, Tiranë 2004, faqe 143-
147; Zlatarski, V: “Izvestijata za Bulgarite v chronikata na Simeona Metafrasta i Logoteta”,
Sofje 1908; Zlatarski, V: “Istorija na Bulgarskata Drzava pred srednite vekove” I, Sofje 1918.
507
Zlatarski, V: “Istorija na Bulgarskata Drzava pred srednite vekove” I, Sofje 1918.

234
dalizmit të hershëm. Përkundrazi, pinjollët dhe familjet fisnike, të cilat kishin
qenë pjesë e një hapësire ndarëse por edhe pajtuese midis Lindjes dhe Perën-
dimit prej nga kishin pasur edhe përfitime ekonomike (tregtisë së lirë me të dy
anët) dhe të këmbimit të ideve dhe të vlerave të tjera, pra në rrethanat kur do të
shohin se mund të tejkalohej kjo ngulfatje, me të shpejtë do t’i bashkohen
lëvizjes bizantine për ta kthyer pushtetin në këto anë e filluar me shfaqjen e
Bazilit II (976-1025), i quajtur edhe “bullgarovrasës” për shkak të ashpërsisë
dhe sadizmit të përdorur ndaj ushtarëve Bullgarë gjatë luftimeve që kishte me ta.
Disa mijëra ushtarë që kishte zënë robër në Maqedoni, të verbuar ia dërgoi
mbretit Samuel i cili gjendej në Përlep, ku i tmerruar prej saj do të vdesë. Me
këtë filloi edhe shpërbërja e Mbretërisë Bullgare në Traki, Ilirik dhe Dardani.508
Dhe, sikur ta kishte një përkallëzim të pashmangshëm fati Ilirikun - për të
mirë - siç i kishte ndodhur mbretit Boris me rastin e ngritjes kur ai shfrytëzoi me të
madhe vendet katolike (Hungarinë dhe Gjermaninë dhe të tjerat përreth) për t’u
forcuar në dëm të Bizantit, ose për të keq - si i ndodhi mbretit të fundit, Ivan
Vladislav (1015-1018), kjo i ndodhi Mbretërisë Bullgare kur u përpoq të vendoste
përsëri hegjemoninë në pjesët e saj. Mbreti i fundit bullgar mbeti i vrarë në Durrës
në shkurt të vitit 1018, gjatë një sulmi ndaj këtij qyteti. Perandori i Bizantit, Bazili
(Vasili) II nga Durrësi iu drejtua Ohrit, kryeqendrës së parë shpirtërore bullgare
prej nga pastaj, një nga një, fiku vatrat e qëndresës bullgare në lartësitë e Tomorit,
në Vlorë e në Thesali, të cilat iu kthyen kishës greke.509
Edhe pse rrënoi Mbretërinë Bullgare në Ilirik dhe në Dardani, ku ajo kishte
arritur kulmet e saj dhe prej nga e kishte pasur rënien e pashmangshme, ngaqë
nuk ia kishte dalë që të kthehej në një faktor baraspeshe midis Lindjes dhe
Perëndimit, por fillimisht kishte synuar që të kthehej në një rival të Perëndimit
duke synuar zhdukjen e Bizantit, ose që më vonë t’ia zinte vendin atij duke e
kthyer në vasal, Bazili (Vasili) II, sapo riktheu pushtetin e Bizantit në këto pjesë,
pati kujdes që në Ilirik të ruante strukturat e administrimit vendor nga koha e
Heraklit dhe e Leonit III (themat), duke i shtuar madje në përputhje me fuqinë
që paraqisnin ato në pjesët më strategjike për Bizantin prej nga Perandoria duhej
ta rikthente fuqinë e humbur nga Bullgarët, veçmas të rikuperonte
shkapërderdhjet në feude dhe principata të vogla. Kështu, krahas themave të
Durrësit dhe të Nikopojës, Bazili II themeloi atë të Skupit. Si strateg iu besua

508
“Historia e popullit shqiptar”, vëllimi i parë, Tiranë 2002, faqe 219.
509
Po aty.

235
patricit dardan, David Arianitit, njëri ndër komandantët më të shquar të
perandorit kundër Bullgarëve.510
Kjo themë, e cila përfshinte pjesët qendrore të njëjta me ato që kishte
provinca e Dardanisë e përcaktuar nga perandori Justinian, për rëndësinë e
madhe që kishte, u ngrit në rangun e katepanatit dhe më vonë atë të dukatit. Në
rangun e katepanatit e në vonë edhe atë dukatit, u ngrit edhe ajo e Durrësit, e
cila ruajti statusin e bazës më të rëndësishme strategjike të Perandorisë bizantine
në bregdetin Adriatik.
Krahas themave, si institucione qeverisëse dardane-ilire, Bazili II i hyri
edhe organizimit të pjesëve të tjera perëndimore të Perandorisë, që ato të ishin
në shërbim të rikthimit të ndikimit të Bizantit në këto anë dhe njëherësh të ishin
në gjendje të pengonin ndikimet e ndryshme, veçmas të atyre që krijonte shfaqja
e Arabëve dhe e Turqve, që vepronin në Lindje, e që po ashtu ia kishin dalë që të
shfaqeshin edhe në Mesdhe dhe në Adriatik madje. Në përputhje me këto
qëllime, Bazili II, në tokat bullgare në rrjedhën e poshtme të Danubit, formoi
themën Paristirion apo Paradunavon, me kryeqytet Silistrinë, buzë Danubit. Më
vonë kjo themë u ngrit në katepanat e më tej në dukat. Edhe territori i kufizuar
nga Danubi dhe Sava u organizua në një themë me qendër Sirmin. Bregdeti
Adriatik me Zarën në veri dhe Raguzën në jug formoi themën e Dalmacisë.511
Territoret e Dioklesë, e Zakhlumisë, Bosnjës dhe Rashës nuk u organizuan
në thema. Bashkë me Kroacinë, qëndruan nën despotë vendas dhe formuan
kështu provinca jo të mirëfillta, siç ishin zhupanitë (qeverisje vendore mbi bazat
familjare dhe fisnore të lidhura mes veti nga një apo më shumë sosh) vasale të
Perandorisë bizantine.512
Si do të shihet, dy nga këto thema, ajo e Dalmacisë në Veri dhe ajo e Scupit
në pjesën qendrore të Dardanisë, do të jenë me interes të veçantë. Sepse në to,
jashtë formës së njohur të themave, që tashmë kishin një përvojë mbi
njëqindvjeçare në këto anë dhe paraqitnin instrumentet e pushtetit qendror në
nivel vendor të lidhura drejtpërdrejt mes veti, filluan të shfaqjen formacionet e
dinastive vendore, ndër të cilat, nga fillimet e shekullit XIII deri te ai XV,më e
fuqishmja ishte ajo e Rashës në Dardani. Shtrirja dhe forcimi i zhupanisë së
Rashës nxori në pah realitetet e reja të brendshme shoqërore, në njërën anë,
510
Më gjerësisht rreth themave shih Ostrogorski, Georg: “Historia e Perandorisë Bizantine”,
Tiranë 2002, faqe 171,205; Babinger, Franz: “Fundi i Arianitëve”, Tiranë, 2004.
511
Ostrogorski, Georg: “Historia e Perandorisë Bizantine”, Tiranë 2002, faqe 206.
512
“Oxford Dictionary of Byzantium I-III”, Oxford, 1991.Sharf, A: “Byzantine Jewry from
Justinian to the Fourth Crusade”, London, 1971.

236
forcimin e feudeve të pavarura në dëm të pushtetit qendror bizantin, dhe në
tjetrën anë, luftën e vazhdueshme për dhe kundër Bizantit. Ky zhvillim u vu në
binarë të pandalshëm, nga fillimi i kryqëzatave dhe shfaqja e Normanëve,që për
pasojë do të kenë proceset çintegruese për dy shekuj me radhë.
Rikthimi i Bizantit në hapësirën e vet pas sundimit të gjatë bullgar, la prapa
disa realitete të reja shoqërore e kulturore (vulën e kishës lindore në gjithë
vendin pas kalimit të saj nën juridiksionin e patrikanës së Kostandinopojës si
dhe ndryshimin e strukturës etnike në disa pjesë të Ilirikut me anën e vendosjes
së Sllavëve), që do të ndikojnë zhvillimet e mëtutjeshme.Kjo vlen veçmas për
sllavët, që pasi kishin fituar prona të mëdha, ishin kthyer në feudalë, me
organizimin e ri të themave në Ilirik dhe Dardani (të Danubit dhe të Skupit) dhe
të lejimit të zhupanive ose despotateve vendore,(të Dioklesë, Zakhlumisë,
Bosnjës dhe të tjera), ishte hapur çështja e një rivaliteti midis pushtetit autonom,
të bazuar në despotate, bartës të të cilëve ishin kolonët Sllavë të shumtën të
ilirizuar ose të përzier me ta, siç ishte rasti me dinastinë Nemanjide, dhe atij
vendor të lidhur me pushtetin qendror të themave në të cilin, me statusin e
qytetarisë perandorake “romaios” përfshiheshin Ilirët, Latinët dhe Helenët,
rivalitet ky që si do të shihet do të kthehet në një shkas për dobësimin dhe së
fundit edhe për rënien e Perandorisë.
Në të vërtetë pranimi i formës dyshe të organizimit administrativ të vendit
me themat centraliste dhe despotatet (vetëqeverisje vendore), me të shpejtë
Perandorinë e solli përballë konflikteve të pashmangshme dhe të vazhdueshme
me të cilat hapet procesi i shkapërderdhjes dhe rënies së saj në shekullin XV.
Meqë këtu nuk ishte fjala për “përzierje” kompetencash midis themave që
përfaqësonin pushtetin vendor të lidhur me qendrën dhe autonomive vendore,
por më tepër për ndryshimin e pozitës shoqërore dhe sociale të klasave drejtuese,
pushteti i të cilave nuk matej më nga pikëpamja administrative, po e pronës.
Strategët që udhëhiqnin themat, ndonëse ushtarakë të lartë me merita për
ruajtjen e stabilitetit të vendit, kishin filluar të humbnin pushtetin dhe prestigjin
karshi feudalëve dhe despotëve vendorë, të cilët vepronin të pavarur në kuadër të
feudeve të tyre, ku edhe pasuroheshin shpejtë me ndihmën e bulave që i merrnin
nga kishat, kështu shfaqeshin si faktor i njëmend force.513
513
Strategët - ushtarakë, që Perandoria i emëronte administratorë të themave. Kishin pushtet
ushtarak, por edhe civil. Të shumtën drejtonin administratën dhe ekonominë vendore, por bartnin
edhe barrën e organizimeve ushtarake në përputhje me interesat perandorake. Nga shek. XI e
këndej roli i strategëve do të bjerë, kështu që do të fillojë edhe dobësimi i pushtetit qendror në
dobi të despotëve vendorë (kryesisht Sllavë), të cilët shfaqnin pretendimet për t’u mvetësuar nga

237
Shkas për këtë ndryshim të madh ishin vetë raportet shoqërore brenda
Bizantit, të cilat lidheshin me zhvillimin e marrëdhënieve feudale dhe prodhonin
pasoja të ndryshme, të cilat preknin gjithë shoqërinë, veçmas shtresën e mesme
dhe atë të ulët, që shpronësohej nga pronat, të cilat kalonin në duar të feudalëve
të mëdhenj. Mund të thuhet se pas vdekjes së perandorit Bazil II dhe fundit të
dinastisë maqedone, me Konstandinin IX Monohomos (1042-1055) mori fund
epoka e karakterizuar nga prona e vogël e bujkut-ushtar (stratiotit). Kjo formë e
pronës, që mbështetej mbi konceptin e themave, e ku faktor kryesorë ishin
ushtarakët vendorë, në të vërtetë gjatë dy shekujve të fundit, kishte qenë shtylla
kryesore e pushtetit bizantin në pjesët e Ilirikut por edhe ato të krahinave
Lindore, ku format e autonomive administrative me anën e provincave që i
kishte filluar perandori Dioklecian dhe i kishte vazhduar Konstandini i Madh për
të arritur nivelin me të lartë me reformat e Justinianit, ishin zëvendësuar me një
mbikëqyrje ushtarake qendrore. Por gjatë pushtimit bullgar, kur në disa pjesë
kishin ndodhur disa ndryshime të dhunshme në përbërjen e popullatës (vendosja
e Sllavëve në disa pjesë si dhe faktorizimi i tyre ekonomik me anën e pronave të
fituara nga luftërat pushtuese), ajo kishte filluar të humbte rëndësinë që kishte.
I vetëdijshëm për këtë realitet të ri, perandori Bazil (Vasili), ndonëse kishte
rikthyer themat e mëparshme, të Durrësit e Nikopojës dhe atyre u kishte shtuar
edhe dy të tjera: të Skupit (Shkupit) dhe të Dalmacisë, të cilat pak më vonë do t’i
ngre në shkallë katepanatesh dhe dukatesh, megjithatë pranimi i despotateve
vendore: Dioklesë,Zakhlumisë, Bosnjës dhe Rashës (kjo e fundit me popullatë
autoktone ilire-dardane), hapte rivalitetin midis autonomive vendore (të dytat)
dhe atyre qendrorë(të parat), të cilat ndonëse do t’u ngrihet niveli deri te ai i
dukateve, prapë se prapë thellonte hendekun e dallimeve midis feudalëve vendorë
dhe shtresës ushtarake si dhe asaj fisnike, që mbështetej nga perandoria dhe
kishte përcaktime bizantine. Kjo pra zhvendoste qendrën e pushtetit nga faktorët
e deritanishëm, tek të tjerët, që nuk i nënshtroheshin drejtimit centralist, por
fuqisë ekonomike, që e përthithnin në dëm të shtresave shoqërore që varfërohe-
shin.514
Ky zhvillim, i cili kishte formën e piramidës, do të pasqyrohet edhe në
qarqet më të larta perandorake dhe në vetë strukturat e saj, me çka pushteti i
deritanishëm ushtarak do të luhatet nga ai i aristokracisë feudale dhe burokratike
të Kostandinopojës në rritje, e cila kishte nevojë për financa, që i siguronte nga

Perandoria.
514
Shih Ostrogorski, Georg: “Historia e Perandorisë Bizantine”, Tiranë 2002, faqe 205.

238
feudalët e pasur, filloi të anonte nga ata. Ndërkohë që ky ndryshim menjëherë u
pasqyruar edhe te shtresa e bujqve-ushtarë (stratiotëve), të cilët jo vetëm që var-
fëroheshin, por ata humbin edhe rëndësinë shoqërore që kishin, gjë që e gjitha u
kuptua si një gjendje e diskriminimit të faktori vendor dhe mbrojtës perandorak,
siç ishte shtresa ushtarake si dhe favorizimit i faktorit feudal nga despotatet
bullgare-sllave, të cilat forcoheshin nga të gjitha pikëpamjet në dëm të të parit.
Kjo mjaftoi që në themat e Durrësit dhe të Nikopojës të shfaqeshin
pakënaqësitë e para, por edhe lëvizjet kryengritëse, të cilave do t’u japë shkas të
mirë ngritja krye e Grigor (Gjergj) Maniakut, komandant i Sicilisë, i cili në vitin
1043, në luftë kundër pushtetit qendror, atje, me ndihmën e trupave, shumë prej
tyre të ardhur nga Arbëria, do të shpallet perandor. Kronisti bizantin M. Attaliati
thotë se me një ushtri të tij, ku bënin pjesë romej dhe albanë (ρομαιος ω
αλβανοι), ai do të zbarkojë në Durrës dhe, gjithnjë sipas kronistit bizantin,
Maniaku, pas arritjes së sukseseve të rëndësishme në Maqedoni, në rrugë e sipër
për në Kostandinopojë, iu drejtua Thessalonikit, që edhe mund ta merrte, po
mos të ishte një vrasje aksidentale që e gjet në udhë e sipër.515
Kryengritja e Maniakut ashpërsoi marrëdhëniet e themës së Durrësit me
pushtetin qendror, meqë ajo tashmë ishte kthyer në një fushë pjellore për ngjarje
të tilla, ku në njërën anë thyheshin raportet me perandorinë dhe në tjetrën anë ato
me qeverisjet vendore (despotatet e lira), që gjithnjë e më shumë forcoheshin.
Këtë më së miri e pasqyron një shënim i historianit bizantin të shekullit XI
Mihal Attaliati, ku thuhet se në atë kohë Arbrit, dikur aleatë të Perandorisë
Bizantine (symmachio), u bënë “papritur” kundërshtarët e saj (polemioi).516
Ato që thotë historiani Ataliati rreth “aleatëve” të Perandorisë Bizantine, që
“papritur” kishin humbur besimin, pra të kthimit të tyre në “kundërshtarë”
(polemioi), duken si një indikator i parë i një ndryshi të thellë nga brenda, që do
të përcjellë raportet e ardhshme të krizës së brendshme perandorake. Sepse,
çështja e themave si dhe shpronësimi i tyre nga pushteti mbi njëqindvjeçar dhe
ngritja e aristokracisë feudale, që ishte burim i të ardhurave, por edhe përcaktues
i raportit të forcave, nuk ishte gjithaq çështje e raporteve aleat - kundërshtar, që
ndryshonin në përputhje me rrethanat e caktuara, por paraqiste një ndryshim në
njërën anë midis atyre që Perandorinë Bizantine e kishin pjesë të vetëdijes së
tyre shtetërore, siç ishin Arbrit (pasardhësit dardanë-Ilirë) dhe Helenët, të cilët e
kishin ndërtuar atë dhe zhvilluar deri në atë shkallë dhe, në tjetrën anë, të

515
Shih M. Attaleiatae “Historia”, Bonnae, 1853, faqe 18.
516
Po aty.

239
Sllavëve, Bullgarëve e të tjerëve, të cilët kishin filluar ta pushtonin Perandorinë
nga brenda dhe ta rrënonin me pretendimet që ta kthenin në perandori të tyre.
Kështu do të veprojnë fillimisht Bullgarët dhe pastaj zhupanët e Zakhlumles, të
Bosnjës dhe të Kroacisë, e ku do të ndërlidhen edhe Rasianët tribalë, nën drejtimin
e dinastisë së Nemanjajve (nga Sava, Uroshi, Stefani e deri te Dushani), në
Dardani dhe Maqedoni shfaqen nga fundi i shekullit XII deri në XIV (nga
Nemanja, Uroshi II, Stefani e deri te Dushani), ku edhe do ta kenë fundin.
Nemanjajt, si faktor force në pjesën qendrore të Ilirikut, me pikënisjen e
tyre si zhupanë nga Dukla, nëpër Dardani dhe Maqedoni e deri në Epir, të cilët
duhet parë si pjesë të asaj vetëdije rebeluse antibizantine, që Atalati i përshkruan
si “polemioi”, zgjerojnë pushtetin e tyre me të gjitha mjetet në dëm të pushtetit
qendror të Bizantit. Me një shkathtësi dhe fuqi, herë me anën e kurorës së tij e
herë me futjen në lojë të kundërshtarëve të tij, sidomos Perandorisë Perëndimore,
Hungarisë, Gjermanëve e edhe vetë Osmanëve, që si do të shihet, do të lidhin
shumë marrëveshje të fshehta e më vonë edhe të hapura vasaliteti kundër Bizantit,
por edhe Perëndimit në përgjithësi.
Ky fakt, i anashkaluar të shumtën qëllimisht, duke u parë ekskluzivisht te i
ashtuquajturi “evolucion i vetëdijes shoqërore dhe politike e sllavëve nga njësitë
autonome e deri te ato shtetërore”, e ku serbëve u atribuohet “roli i faktorit
shtetformues” dhe “kulturor nëpërmes krishterimit”, nxjerr në dritë raportet
shoqërore dhe politike brenda për brenda ngrehinës së madhe perandorake të
Bizantit, kur qytetarisë bizantine romaios po ia merrte anën koncepti i aristo-
kracisë feudale, i atyre që tashmë ishin radhitur si “polemioi”, që fuqinë e vet
kryesore e përthithte tek zhupanitë dhe despotatet e pavarura, në pjesën
bregdetare të Ilirikut dhe atë qendrore,ndër të cilat dallohet edhe ajo duklease e
Nemanjajve, që vendosnin rregulla të reja ekonomike dhe politike, ku faktori
krishterim (pranimi i tij si kusht për fuqi politike) hapte mundësitë për
faktorizim të mëtutjeshëm të përmasave planetare.
Se krishterimi do të shfaqet si një mjet i përshtatshëm për pushtet dhe madje
nga kjo pikëpamje edhe do t’i shtohet edhe pesha, këtë do ta tregojnë edhe prirjet
e Sllavëve dhe të Bullgarëve që të bëjnë hesape me të, duke lëvizur shpesh nga
njëra kishë te tjera (nga ajo lindore te perëndimorja dhe anasjelltas), lojë kjo që
do të jetë shumë e theksuar veçmas nga mesi i shekullit të dhjetë e këndej,
pikërisht te ato despotate në Ilirik (Dioklea, Zakhumle, Bosnja dhe të tjera),517 të

517
Më gjerësisht shih Stein. E: “Untersuchungen zur spätbyzantinischen Verfassungs und
Wirtschafts Geschichte”, 1928; Vasiliev, A. A „History oft he Byzantine Empire“, Madison

240
faktorizuar nga perandori Bazil II pas largimit të mbretërisë bullgare, të cilat do
të marrin herë anën e njërit e herë të tjetrit kryq, të shumtën duke lidhur aleanca
që shkonin në dobi të forcimit të tyre dhe të dobësimit të pushtetit qendror të
Bizantit.
Kjo gjendje do të kulmojë nga mesi i shekullit XI për t’u kthyer në një arenë
të hapur ku tash më shumë se kurrë thyheshin interesat e Lindjes dhe të
Perëndimit, gjë që nuk është e rastit pse në vitin 1054, mbi këtë “garë” do të
kalojë edhe kufiri i ndarjes së kishave, që për pasojë pati jo vetëm rreshtimin e
principatave në përputhje me këtë kufi dhe lëvizjen e tij, por edhe luftën e ashpër
për mbijetim midis Bizantit dhe vendeve katolike të Perëndimit, e cila, pas
shfaqjes së kryqëzatave, gjithnjë e më shumë do të bartet në këtë pjesë, që edhe
më të ashpër dhe të përgjakshme do ta bëjë shfaqja e Osmanëve. Si do të shihet,
ata jo vetëm që do të përfshihen në të, por edhe do të përfitojnë prej saj, duke ua
hapur rrugën depërtimeve, që Bizantin do ta prekin nga fillimet e shekullit
njëmbëdhjetë për t’u kthyer në pushtues të kësaj pjese nga fillimet e shekullit
katërmbëdhjetë prej nga pastaj ata do t’i drejtohen edhe Europës Qendrore.
Në paralojën e këtyre zhvillimeve, që Bizanti të mbrohet duke u ndryshuar
kreu i tij nga poshtë-lartë, përfshihen edhe vendet e Arbrit, deri më dje themel i
Bizantit, ku mund të përcaktohej fuqia e njërit apo tjetrit kryq.
Një nga përpjekjet e para që do t’ia hapë rrugën luftës për pushtet nga
ushtarakët vendorë, ishte edhe ajo e strategut Niqifor Brieni e vitit 1077, i cili
ngrehu krye kundër Kostandinopojës. Ky strateg ishte i njohur për patriotizmin e
tij perandorak në luftërat e shumta që kishte bërë kundër despotëve Sllavë në Veri,
pa përjashtuar këtu edhe luftën kundër anijeve normane në Adriatik. Niqifori u
vetëshpall perandor dhe njësoj si kohë më parë Gregor Maniaku u nis për në
Kostandinopojë për ta rrëzuar perandorin Mihail VII Dukas. Në rrugë e sipër atij
do t’i bashkohen edhe fisnikë të tjerë dhe shtresa e shpronësuar e stratiotëve të
themave, të cilët kërkonin shpagim të përgjakshëm për këtë. Te dyert e
Adrianopojës atij do t’i vijë fundi nga ushtria perandorake që e komandonte Aleks
Komneni, i cili pas katër vitesh, më 4 prill 1081, shpallet perandor i Bizantit.518
Hipja e gjeneralit të famshëm perandorak në fronin e Bizantit, bëhet pas një
sprove që pati sërish me një dukë të Durrësit, Niqifor Baziliaku, i cili kishte
zënë vendin e Niqifor Brienit. Duke folur për kryengritjen që duka i Durrësit,

1952.
518
Më gjerësisht shih: Leb, B: ”Niecephore III Botaniates (1078-1081) et Marie d’Lanie, Actes
du VI Congres Intern. D’Etudes Bzy.” I/1950.

241
Niqifori, ndërmori më 1087 kundër Kostandinopojës, thotë se në ushtrinë e tij
morën pjesë trupat romeje, bullgare dhe arvanite (Ειχε ΄γαρ και ρωμαων
οτρατιωτικον, βονλγαρων τε και αρβανιτων).519
Për pjesëmarrjen e Arbanitëve në kryengritjen e dukës së Durrësit, flet një
tjetër kronist bizantin, G. Kedrenos, i cili shton se duka i Durrësit mblodhi luftë-
tarë nga të gjitha vendet e themës së tij, të cilëve iu bashkuan vullnetarë frëng, që
ia dërgoi peshkopi Theodorios i Deabolisit (Devollit), i cili ndodhej në Itali. 520
Bazili, si përfaqësues i aristokracisë ushtarake perëndimore në përpjekjet e
tij për ta marrë fronin e Kostandinopojës, kishte rivalin ushtarak nga Lindja,
Niqifor Botonianin, i cili ia doli, që në saje të mbështetjes që siguroi nga
Sulajmani, nipi i sulltanit, Alp Arslan, të fitojë fronin perandorak.521
Mbështetja që mori Niqifor Botoniani plaku nga Turqit dhe ajo e mëvonsh-
mja e Melisenit, në të vërtetë, ua lehtësuan atyre rrugën e pushtimit të Azisë së
Vogël, siç ia hapi edhe rrugën depërtimit të shpejtë të islamit në drejtim të
Perëndimit, depërtim ky që si do të shihet në disa çaste kisha e Kostandinopojës
do ta shfrytëzojë për shtrirjen e ndikimit të vet në dëm të kishës romake. Me këtë
mund të thuhet se zë fill dyshimi historik, jo pa mbështetje, që ortodoksinë në
luftë kundër katolicizmit, e ngarkon me anatemën e aleancave herë të hapura e
herë të fshehura me turqit, strategji kjo që do të dalë në shesh veçmas me
vasalitetin e princave ortodoksë me turqit pasi që ata të depërtojnë në Ilirik.
Sidoqoftë, rreth vitit 1080 Sulajmani mbikëqyrte gjithë territorin e Azisë së
Vogël, nga Kilikia në Helespont, ku në këtë territor të lashtë bizantin themeloi
sulltanatin e Ar Rumit, pra “sulltanatin roman”. 522
Kjo ka rëndësi të theksohet pse humbjet në Lindje, të pakthyeshme dhe
fatale madje, Bizanti do të kërkojë t’i zhdëmtojë disi me anën e riformimit përtej
Bosforit, pikërisht në hapësirën e Ilirikut, ku tashmë, me krijimin e dy themave
të reja (të Dalmacisë dhe të Skupit) dhe, veçmas me lejimin e despotateve të
pavarura: të Dioklesë, të Bosnjës, të Zaklhumisë dhe të Rashës në Dardani,
gjendja kishte ndryshuar dukshëm sa nga kriza e themave, e po aq edhe nga
519
Shih M. Attaleiates :”Historia”, Bonnae, 1853, faqe 18.
520
Më gjerësisht shih Frashëri, Kristo: “Etnogjeneza e Shqiptarëve”, Tiranë 2013, faqe 232.
521
Shih: Osrtrogorski, Gerog: “Historia e Perandorisë Bizantine”, Tiranë 2002, faqe 243;
Neumann: “°Die Weltstellung des Byzantinischen Reiches vor den kreuzzügen”, Leipzig 1894.
522
Më gjerësisht shih: Laurent, J: “Byzance et les origines du Sultanat Roum”, 1930; Wittek, P:
“Deux chapitres de l’historie des Turcs de Roum”,1936; Cohen, C: “La premiere penetration
turque en Asie Neneure”; Laurent, J: “Byzance et les origines du Soultanat Roum, Melanges
Diehl” I, 1930; Wittek, P: “Deux chapitres de l’historie des Turcs Roum” në BYZ, II/1936;
Cohen, C: “La premiere penetraction turque en Asie Meneure”.

242
ndërhyrja e shteteve bregdetare (Venedikut dhe Gjenovës) për sa më shumë
aleatë tek pretendentët e rinj në brigjet e Adriatikut dhe të Mesdheut.523
Këtu nuk duhet harruar edhe ndërlikimin e Selisë së Shenjtë për t’i tërhequr
pas despotët e Ilirikut, të cilët kërkonin që të përfitonin me lojën e tyre me
kishat, ani pse këto dy çështje kishin të përbashkët pakënaqësinë ndaj pushtetit
qendror, por jo edhe qëllimet, sepse aristokracia ushtarake nuk kërkonte ta
rrënonte Bizantin veçse ta merrte fronin perandorak që ta drejtonte për t’ia
ruajtur tërësinë për aq sa ishte e mundur, ndërsa despotët dhe princat Sllavë
kërkonin që ta kthenin atë mundësisht në një sllavi,ose që me anën e sa më
shumë principatave të pavarura, ta venin nën sqetull, pa ngurruar që për këtë të
lidheshin me Perëndimin katolik.
Ky zhvillim me kthesa të ndryshme, që kishte edhe dramën e brendshme si
edhe të tjerët deri atëherë, do të sfidojë Ilirikun edhe më shumë, sepse pas
ndarjes së kishave (1054) kjo vijë kalonte nëpër trupin e saj, ku përkrahësit dhe
përfituesit e Bizantit, do t’i nënshtrohen një lufte e cila kryekreje do të hapet
midis Bizantit ortodoks dhe Perëndimit katolik në rrethanat e fillimit të epokës
së feudalizmit ushtarak, që karakterizohet nga ekspansioni i pronës ushtarake të
kushtëzuar (pronies), ku tashmë ishte futur në lojë edhe një faktor tjetër “i
jashtëm” shumë i fuqishëm – Normanët. Shfaqja e tyre do të ndikojë që Perëndimi
i molisur të këndellej dhe këtë ta pasqyrojë duke lëvizur drejt Lindjes, ndërsa
Bizanti me shumë telashe të përballet me pushtuesit e rinj nga Perëndimi, që
bashkë me ata nga Lindja (turqit), do t’ia krijojnë rrethanat për t’u shembur nga
brenda dhe nga jashtë.
Në këtë zhvillim të ri me shumë e shumë akterë të hetueshëm dhe të
pahetueshëm në skenë dhe në prapaskenë, protagonisti kryesor mbetej Bizanti
dhe ngrehina e tij e gjykuar të shembej ngaqë po i ikte koha, ndërsa në shesh të
kësaj ndeshjeje, sërish do të kthehet Iliriku Qendror dhe ai Jugor, me Dardaninë,
Maqedoninë dhe Epirin, ku çdo gjë fillonte dhe sprovohej në të dhe, Perëndimi
aty shihte fillimin e vet vendimtar drejt Lindjes, ndërsa Lindja digën mbrojtëse
kundër Perëndimit.
Ndarja administrative në dy pjesë (në shekullin IV gjatë kohës së perandorit
Teodos), si dhe ajo më e reja e kishave, tashmë po kthehej në një ndarje shoqe-

523
Shih Grosse. M:“Römische Militar Geschihte von Gallienus zum Begin der byzantinischen
Themeverfassung”, Berlin 1920.

243
rore, kulturore dhe politike ndër më të mëdhatë e kohës, që pak më vonë do të
kthehet edhe në kufi të ndarjeve të qytetërimeve botërore. 524
Megjithatë, në këtë përpëlitje, ishte perandori Aleks Komneni (1081-1118),
gjenerali më i suksesshëm bizantin i të gjitha kohëve, që si ushtarak fuqizoi
aristokracinë ushtarake, që ia doli që trysninë e dyanshme, me të cilën kishte
filluar të përballej - nga Lindja, me Turqit dhe nga Perëndimi me Normanët - në
njëfarë mënyre, së paku përkohësisht, ta parandalojë, por jo edhe ta heqë. Nga
lëvizjet e brendshme dhe të jashtme, Perandoria tashmë e ndryshkur, do t’ia dalë
të përballojë nënçmimin që do të përjetojë pas një shekulli mu në zemër të saj, në
Kostandinopojë, pasi që të jetë pushtuar nga kryqtarë perëndimorë dhe rrënuar
deri në themel, por jo edhe fundin e saj të plotë, dy shekuj më vonë nga Osmanët.
Por, pse mund të thuhet se Aleks Komneni dhe dinastia e tij ishin vendimtarë,
që Bizanti edhe një herë, qoftë edhe përkohësisht, të kthehet në vorbullën e këtyre
zhvillimeve me një ndjesi të caktuar ushtarake dhe diplomatike, që të mbetet në
lojë edhe disa kohë, jo në saje të fuqisë së vet, por të nxjerrjes së përfitimeve nga
kartat e huaja, pra të kundërshtarëve të cilët do t’i fusë në lojë?
Si ushtarak i njohur, Aleks Komneni tregohet edhe diplomat i shkathtë në
disa drejtime. Por, veprimet e tij së pari do të përqendrohen për ta shfrytëzuar
ndihmën e vendeve perëndimore, veçmas fuqive bregdetare Venedikut dhe
Gjenovës për të përballur rrezikun norman, meqë ky popull plot energji që vinte
nga Veriu, tashmë ishte kthyer në një faktor tepër të rëndësishëm në Mesdhe dhe
kërcënonte që pas Romës të vente nën mbikëqyrje edhe Kostandinopojën, e cila
përballej me telashe të shumanshme. Po ashtu, një veprim tjetër i Komnenit, që
lidhet me këtë të parin, ishte edhe ai që kishte të bënte me përpjekje e tij për të
shfrytëzuar euforinë e lëvizjes së kryqëzatave, që kishte shpërthyer në vendet e
Europës për të çliruar varrin e Krishtit në Jerusalem, në luftë për parandalimin e
Turqve në Lindje, të cilët ia kishin shkëputur shumë pjesë Perandorisë në Azinë
e Vogël dhe çështje ishte se kur ata do t’i afroheshin Kostandinopojës.525
Si çështja e parë, pra rreziku norman dhe ballafaqimi me të, dhe, si çështja e
dytë, pra kryqëzatat (tetë sosh), me të cilat Bizanti do të ketë punë gjatë dyqind
vjetëve të ardhshme dhe ato do të bëhen shkak edhe për rënien e tij, pikënisje do
të kenë pjesën qendrore të Ilirikut dhe të Dardanisë antike, pastaj bregdetin dhe

524
Shih: Honigmann, E: “Die Ostgrenze des byzantinischen Reiches von 363 bis 1071 nach
griechisshen, arabieschen, syrischen und armenischen Quellen” (Corpus Bruexellense Hist, Byz.
III), Bruxelles 1935.
525
Shih Chaladon, F: “Essai sur le regne d’Alexis I Comnene (1081-1118)”, Paris 1900.

244
Epirin, hapësirë kjo, që do të kthehet në luftë të vazhdueshme dhe tepër të ashpër
midis Bizantit dhe vendeve katolike të Perëndimit.

ETNONIMI ARBËRI SI IDENTIFIKIM ETNIK, POLITIK DHE GJUHËSOR

Kur jemi te çështja e faktorizimit të hapësirës së asaj që mund të quhet edhe


Arbëri bizantine si dhe rolit të saj në konfrontimet fetare deri te ato të luftërave
Lindje-Perëndim në këtë fazë të Mesjetës, është e rëndësishme të shihet edhe
çështja e paraqitjes së kapërcimit nga Ilir, Iliri, Ilirik në Alban, Albaniae, Albani,
siç do të quhen asokohe ata dhe vendi i tyre nga jashtë dhe Arbër, Arbëri ose
Arben, Arbni nga brenda, në mënyrë që nga shekulli XVII e këndej ata të vetë-
quhen Shqiptarë dhe vendin e tyre ta quajnë Shqipëri. Natyrisht se ky zhvillim,
siç u shtrua edhe më herët, mund të kuptohet drejt, vetëm nëse kihet parasysh
koncepti i qytetarisë bizantine romaios (ρωμαιος) pas atij të qytetarisë romake
“civil romanes” nga shekulli II pas erës sonë që e solli perandori Karakalla me
ç’rast kemi shkrirjen e tri identiteteve etnike nga antikiteti: atij ilir, helen dhe
romak. Rikthimi i etnonimit Alban dhe Albania, nga shekulli XI e tutje, duhet
parë si pjesë e shthurjes së këtij procesi, që do të çojë te shfaqja e realiteteve
tjera shoqërore dhe politike në Bizant nga shekujt X deri në atë XV, kur do të
largohet përfundimisht nga skena e historisë.
Pra, edhe pse ky fenomen nuk është vetëm gjuhësor, por i një natyre
shoqërore dhe kulturore, ku përkatësia kishtare do të ndikojë proceset e formë-
simit të etnive fetare fillimisht dhe ato gjuhësore më vonë (mbi bazën e shkrimit
të liturgjisë kishtare), megjithatë, duhet thënë se emri Alban është i njohur që
nga antika dhe për herë të parë përmendet nga gjeografi aleksandrin, Ptolemeu
(Ptolemaion) në shekullin II të erës sonë. Gjeografi i njohur, duke përshkruar
vendin e Maqedonisë si dhe kufizimin e saj, në pikën njëzet, paraqet “tokën e
albanëve, Albanoi, me qytetin Albanopolis.526
Para se të hyhet te çështja e kapërcimit nga Iliri në Albani dhe ilir në alban,
që si çështje megjithatë edhe më tutje mbesin të hapura, një shpjegim nga
aspekti historik kërkon vetë fjala Iliri si koncept etnogjeografik dhe,Ilir, si
popull. Edhe pse nga ato që janë thënë më parë, Ilirët duhet kuptuar si njërin
ndër popujt e vjetër antikë që nga pikëpamja etnike, bashkë me Dardanët,
Maqedonasit, Epirotët dhe Trakët lidhet me Pellazgët, megjithatë, bazuar te
526
Ptolemei: “Gjeografia”, Libri III, 20.

245
autorët antikë, jo gjithnjë ai shfaqet identifikues me të tjerët nga familja e madhe
pellazge. Madje, edhe burimet e shumta mitologjike, në disa raste Ilirin e paraqe-
sin nga familja e ngushtë dardane. Homeri, madje Ilirët nuk i përmend fare në
luftën e Trojës. Edhe në veprën e Virgjilit, që merret me historinë e largimit të
Dardanëve trojanë dhe kapërcimin e disa fiseve të tyre (Galabrët, Thunatët e të
tjerë) për në Itali ku do të themelojnë Romën, Ilirët nuk shihen kund.527
Ndonëse nga burimet e mëvonshme del një qëndrim i dyfishtë ndaj Ilirëve:
herë si fis i vetëm barbar, që përmenden bashkë me të tjerët (Dardanët, Maqedo-
nasit, Epirotët) me të cilët kufizohen, e herë si një etnogjeografi, që përthekon
shumë fise me emërtime të ndryshme, megjithatë nga shekulli V para erës sonë,
nga pikëpamja shoqërore ata që Grekët i quanin Ilirë formuan tri mbretëri:
Mbretërinë Ilire, e cila shtrihej që nga Dalmacia e deri te lumi Vjosë; Mbretërinë e
Epirit - nga lumi Vjosë deri në gjirin e Ambrakisë dhe, Mbretërinë Dardane, në
Ilirikun Qendror. Këtyre tri mbretërive, që prore u rrinë pranë, por me paqartësi,
edhe mbretëria e Autariatëve, ajo e Tribalëve dhe e Paionëve, gjithsesi duhet t’i
shtohet edhe Mbretëria e Maqedonisë nga ajo e Filipit I, Aleksandrit të Madh dhe
e Filipit II. Ndonëse Mbretëria Maqedone, bazuar në karakterin e saj kulturor
helen, rëndom shihet në kuadër të atyre greke, ajo, nga shumë pikëpamje, me-
gjithatë i takon “barbarëve” nga familja pellazge.528
Mbretëritë ilire-dardane-epirote-maqedonase, në formën që i njohim, kanë
të përbashkët etnosin historik që lidhet me atë pellazg, etnos ky i cili duke kaluar
nëpër zhvillimet e njohura historike nga ato të shekujve VI-I para erës sonë do të
manifestojnë identitete të veçanta mbretërore, ndërsa nga ato të shekujve II-V të
erës sonë, si identitet etnik ilir-dardan do të përfshihet në kuadër të Perandorisë
Romake me tretman të veçantë shoqëror për të vazhduar në atë të Bizantit, me
tretmanin e qytetarisë bizantine “romaros”, në cilësinë e ndërtuesit të tij. Pamja e
këtij identiteti etnik, nga ajo e antikitetit të hershëm deri te i mesmi, pra nga ai i
mbretërive e deri të etnosi, njëherësh shënon edhe unifikimin e tij në atë etnik Ilir
në gjeografik - Iliria, nga i cili, në mesjetën e mesme, shfaqet si Arbër-Arbëri, që
nga pikëpamja historike por edhe gjuhësore paraqet një si kapërcim të zhdrejtë,
ngaqë emri Arbër-Arbëri nuk vjen nga fjala Ilir-Iliri, por nga fjala Alban.
Natyrisht se ky kapërcim i zhdrejtë ka arsyetimin e vet, që po ashtu, lidhet
me mesjetën e hershme dhe shfaqjen e fisit Alban, njërit nga familja e madhe ilire,
që faktorët e ndryshëm shoqërorë dhe politikë në vijim ia dhanë këtë rol historik.

527
Virgilije: “Eneida”, botimi kroatisht, faqe 20,190.
528
Shih: Martin, Thomas, R: “Ancient Greece – from prehistoric to hellenistic times”, London.

246
Se fisi ilir Alban ishte njëri ndër shumë sish, që megjithatë më vonë do të
kthehet në një referencë jo vetëm gjeografike, por edhe identifikuese shoqërore
dhe politike për shqiptarët, për këtë na njofton gjeografi i njohur aleksandrin i
shekullit II Klaud Ptolemeu, i cili në veprën e vet përmend Albanoi.529
Sipas parametrave gjeografikë që jep gjeografi i njohur (gjatësi gjeografike
46 gradë, gjerësi gjeografike 41 gradë dhe 5 minuta), del se ky fis banonte në
trevën midis Durrësit dhe Dibrës. Po këtu përmendet edhe qyteti Albanopolis
(Αλβανοπολις),530gërmadhat e të cilit janë zbuluar në Zgërdhesh, në afërsi të
kalasë së Krujës.531
Pa marrë parasysh pamjen komplekse dhe të ndryshueshme të etnosit
historik ilir, qoftë edhe me atributin e një etnogjeografie siç shihet nga ata që
përpiqen ta privojnë nga çfarëdo koherencë unifikuese shoqërore dhe politike,
megjithatë do të jetë një fis nga kjo shumësi me emrin Alban, me të cilin vendi i
Shqiptarëve quhet edhe sot e kësaj dite nga të huajt: Albania, Albanien etj., i cili
nga pikëpamja historike do të kthehet në një emërues të përbashkët të një
realiteti të dalë nga antikiteti.532
Pas nëntë shekujsh nga koha e Ptolemeut dhe njoftimit të tij rreth fisit Alban
dhe qytetit Albanopolis, në mesin asaj shumësie etnogjeografike që njihej si
Iliri,kronisti bizantin Mihail Attaliates i përmend Shqiptarët më 1072 me emrin
Arvanites; më 1079 princesha bizantine Anna Komnena, e bija e perandorit Aleks
Komneni, me rastin e luftërave me Normanët flet për këtë vend që e quan Arvanon;
kurse Gjeorgj Akropolitia e quan më vonë Alvanono. Po në këtë kohë Kruja nga
Latinët quhet Arbanum, ndërsa peshkopi i Krujës episcopus Arbanensis.533Si do të
shihet, pak më vonë edhe Anzhutë zotimet e tyre do t’i quajnë “Regnum Albaniae”.
Mospërmendja e emrit të Albanëve për nëntë shekuj nga shumë historianë
është përcjellë me dyshime për lidhjen gjenetike midis emrit të Albanëve të
shekullit II dhe Albanëve të shekullit XI. Kjo ka hapur shumë e shumë spekulime
ndër më të ndryshmet, të cilat një problemi shkencor, që mund të zgjidhet vetëm
me mjetet e saj, i janë dhënë konotacione politike, shumë prej të cilave do të
vazhdojnë si te tilla edhe deri në kohën tonë.
Pa marrë parasysh këto spekulime si dhe dyshimet e shumta që për
historianin shqiptar K. Frashëri, nuk janë të natyrës historike, shumë nga
529
Shih K. Ptolemeu: “Geographia”, libri III, kapitulli 20.
530
Po aty.
531
Korkuti, Muzafer: “Parailirët, Ilirët, Arbërit”, Tiranë, 2003.
532
Frashëri, Kristo: “Etnogjeneza e Shqiptarëve”, Tiranë 2013, faqe 223-231.
533
Çabej, Eqrem: “Studime gjuhësore” III, Prishtinë 1977, faqe 85.

247
studiuesit objektivë kanë filluar t’i afrohen çështjes, duke e parë atë si një
zhvillim të natyrshëm të një procesi identifikues, nëpër të cilin do të kalojnë
edhe popuj të tjerë, proces ky që megjithatë shkon këndej “kufirit” (shekulli XI
sipas Attaliatit dhe Komnenës) për disa shekuj më thellë me çka sikur fshihen
“dilemat shtatë shekujsh” të mosshfaqjes së emrit etnik të Shqiptarëve nga forma
Albanë te Ptolemeu në Arbër, Arbanum, episcopus Arbanensis.534Duke u
mbështetur në hulumtimet e historianit grek, Konstandin Sathas, sipas të cilave
ai revidon kohën e shfaqjes së Ilirëve në Greqi dhe Qipro nga shekulli VI në
fund të shekullit IV, me ç’rast ai hedh në dritë edhe çështjen e idiomave të
gjuhës shqipe për zgjidhjen e shumë të panjohura nga gjuhët e vjetra, 535K.
Frashëri nxjerr përfundimin për ekzistencën e emrit etnik të Shqiptarëve në
shekullin IV të erës sonë, dhe se gjatë Mesjetës së hershme, emri i Shqiptarëve
në trajtën “albanoi” ishte i njohur në botën bizantine. Si rrjedhim, sipas tij, edhe
vetë Shqiptarët qenë të pranishëm në Atdheun e tyre historik.536
Pos Sathas, është edhe një grek tjetër, mitropoliti Gj. Konidhari, i cili e ndesh
emrin e Albanëve në një burim tjetër të antikitetit të vonë. Në studimin e tij, në
greqisht, njofton se emrin e Albanëve e ka ndeshur në “Liber Pontificalis”, e cila
përmban jetëshkrimet e papëve të hershëm të Romës – vepër e redaktuar latinisht
në shekullin IX, por që është mbështetur në dorëshkrime epigrafie shumë të
vjetra.537 Në vendin ku flitet për papën Inocentin I, i cili ka qenë në fronin e Shën
Pjetrit gjatë viteve 401-417, thuhet tekstualisht “Innocentius katione Albanensis,
ex patre Innocentio” (Inocenti me kombësi albane, i biri i Inocentit).538
Krahas këtyre referencave, që vërtetojnë praninë e emrit Alban, që ishte në
përdorim edhe në shekujt e hershëm të mesjetës, megjithatë, mos përmendja e
tyre e vazhdueshme në kronikat bizantine, siç ndodh me Sllavët dhe të tjerët, të
cilët theksohen në mënyrë të veçantë te vepra e perandorit bizantin, K. Porfyro-
genit,539 krahas konceptit të qytetarisë bizantine “romaios” që shkrinte identitetet
tjera (latin, grek dhe ilir), nuk ka gjithaq të bëjë me atë se Ilirët si etnos i formuar

534
Më gjerësisht shih: Frashëri, Kristo: “Etnogjeneza e Shqiptarëve”, Tiranë 2013, faqe 223-231.
535
Shih Sathas, Kostandin: “Documents inedits relatifs a l’histoire de la Grecce au Moyen Age”,
Paris 1880-1892.
536
Frashëri, Kristo: “Etnogjeneza e Shqiptarëve”, Tiranë 2013, faqe 227.
537
Shih studimin e Konidharit “Rreth të përmendurit për herë të parë të Shqiptarëve në burimet
kishtare dhe kufijve të vendit të tyre në kohën bizantine”, botuar në Athinë më 1953, te
“Etnogjeneza e Shqiptarëve”, Tiranë 2013, faqe 228.
538
Shih: L. Dushesne:”Liber Pontifikalis”, vol.II, Paris, 1928, faqe 220.
539
Porphyrogenitus, Contantine: “De thematibues et de Administrando Imperio”, Bonnae, 1841,
kap XXXII.

248
dhe Albanët nuk paraqisnin gjë, ngaqë mendohej se ishin të asimiluar (romanizuar
ose sllavizuar), por më shumë lidhet me konceptin që kishte Perandoria
Bizantine rreth qytetërimit universal, pikërisht të tillë siç e kishin Pellazgo-Ilirët,
për perandorinë botërore që e kishin Dardanët trojanë, për të cilën u angazhua
Aleksandri i Madh, por edhe Pirro Mollosi. Kjo do ta shtyjë edhe Konstadinin e
Madh që ta bartë kryeqendrën e Perandorisë afër Trojës së dikurshme, në Bizant
(Kostandinopojë). Do të jenë perandorët me prejardhje ilire-dardane (Diokleciani,
Konstandini i Madh dhe Justiniani), që to të angazhohen për të, ku edhe Iliriku
dhe etnia ilire-dardane do të luajë një rol të madh në jetësimin e konceptit bizantin.
Andaj, ashtu siç veproi edhe Perandoria e Romës kur me “civil romanes”
(qytetari romake) synonte t’i shkrinte të gjithë banorët e saj, pavarësisht nga për-
katësia etnike, gjuhësore dhe fetare në qytetërimin e përbashkët perandorak, njëjtë
veproi edhe Bizanti me qytetërimin romaios (ρωμαιος). Është fare e pritshme që
sipas këtij koncepti politik-ideologjik të anashkaloheshin emërtimet etnike, që
zëvendësoheshin me ato gjeografike. Kjo më së miri u pasqyrua te njësitë adm-
inistrative shtetërore, të cilat u pagëzuan me emra që nuk kishin karakter etnik, si:
tema e Durrësit, Tema e Nikopojës, etj. Edhe Kisha Lindore, si Selia e Shenjtë
peshkopatave u dha emërtime jo etnike, por gjeografike, si peshkopata e Nikopo-
jës, e Durrësit, e Skupit, e Apolonisë, Bylisit etj. Si rrjedhim banorët e viseve u
quajtën romej (romaios).
“Për zyrtarët apo kronistët bizantinë të këtyre shekujve, emërtimi helen
përdorej vetëm kur flitej për Grekët e hershëm paganë. Po ashtu edhe për Ilirët apo
Albanët. Pra, nuk është e saktë të thuhet se gjatë këtyre shekujve të hershëm
mesjetarë Ilirët, si pasojë e romanizmit dhe sllavizmit, qenë zhdukur si etni apo
qenë ngushtuar vetëm nëpër bjeshkët malore larg vendlindjes së kronistëve. Nëse
Ilirët do të ishin sllavizuar dhe meqenëse Sllavët ishin ende paganë, puna e donte
në bazë të konceptit bizantin, banorët e sllavizuar do të përmendeshin nga kronis-
tët e kohës me emrin e tyre etnik. Por, sikur u tha, asnjë kronist i këtyre shekujve,
nuk flet as për banorë ilirë, as për banorë të tjerë në këto vise, por vetëm përro-
mej.540 Si rrjedhim, në bazë të konceptit politik-ideologjik të qytetarisë bizantine,
nuk qenë as Ilirët, as Helenët, as Trakët që u zhdukën, por u zhduk koncepti i vjetër
i etnikonit. Me fjalë të tjera, prapa apelativit romaios që ndeshim në burimet
historike të Mesjetës së hershme, nuk duhet të shohim medoemos banorin greqisht-

540
Po aty.

249
folës, por sipas vendit edhe banorin ilir (shqipfolës) ose banorin e etnive të tjera, të
cilat ishin integruar në shoqërinë bizantine ortodokse nën emërtimin romaios.”541
Pra, këtu mund të gjenden edhe arsyet përse në burimet historike të shek.
VII-X nuk përmenden jo vetëm Ilirët apo Albanët, por as Helenët apo Trakët me
emrat e tyre etnikë.542
Shpjegimi sado i shkurtër i raporteve midis konceptit Ilir, Iliri dhe Alban,
Albani si dhe arsyeve të mospërmendjes së tyre nga shekullin II deri në atë X,
pra nga Gjeografia e Ptolemeut deri te Kronika e K. Porfyrogenit, si dhe arsyetimi
me konceptin politik-ideologjik bizantin të qytetarisë romaios që shuan etnitë, hap
çështjen e kapërcimit të emrit Alban, Albania në Shqiptar, Shqipëria, ku
përfshihet edhe ai Epir, Epirot si pjesë e të njëjtit proces, veçmas kur dihet se në
mesjetë Epiri dhe Epirotët, ku epirotishjta është sinonim i shqipes 543, ndërsa Epiri
sinonim i mbretërisë së Arbërisë, siç shihet edhe te vula e Skënderbeut.544
Fillimisht thuhet se “kur në shekullin XI u shfaq emri Alban (Aλβανοι) dhe
Arvanit (Aρβανιται) nuk kishte vështrim etnik, por ishte emri i krahinës Arbëni-
Abëri-Arbanon, që shtrihej në Shqipërinë e Mesme me qendër në Krujë”.545 Ky
qëndrim, megjithatë, pjesërisht është i paqëndrueshëm, ngaqë etnonimi i krahinor,
po qe se mund të merret kështu nga interpretimi gjeografik, mbështetej mbi
faktor etnogjeografik të identifikuar nga antikiteti, siç ishte ajo ilire, të rikthyer
në rrethanat e reja bizantine. Madje këtë na dëshmon edhe shënimi i kronisti
bizantin Mihail Attaliates, disa nga luftëtarët e Maniakut që morën pjesë në një
fushatë në Sicili,në vitin 1072,i quan Arvanites.546
Ndaj, në rrethanat që u përhapën në Bizant pas ndarjes së kishave si dhe
zëvendësimit të konceptit të qytetarisë bizantine romaios me atë të feudeve të
pavarura,nga një shtrije më e gjerë, filloi edhe përhapja e apelativit Arbëni,
Arbër, Albani edhe në viset e tjera ku banonin Shqiptarët. Pra, ishte e natyrshme,
që faktori që përcaktoi shtrirjen e emrit ishte po ai që përcaktoi shfaqjen e tij në
shekullin XI – në fillim bashkësia politike dhe fetare dhe më vonë bashkësia
politike dhe gjuhësore.547

541
Frashëri, Kristo: “Etnogjeneza e Shqiptarëve”, Tiranë 2013, faqe 231.
542
Po aty.
543
Bardhi (Blancus), Franciscus: “Dictionarium Latino-Epiroticum”, Romae 1635.
544
Barleti, Marin: “Hitori e Skëndereut”, Prishtinë, 1968.
545
Po aty, faqe 240.
546
M. Attaleiatae “Historia”, Bonnae, 1853, faqe 18.
547
Frashëri, Kristo: “Etnogjeneza e Shqiptarëve”, Tiranë 2013, faqe 240.

250
Krijimi i bashkësive politike që niste mbi shkallë krahinore doemos se
duhej të përcillej edhe me atë fetare në të njëjtën shkallë meqë ato ishin të
lidhura me strukturat vendore ku edhe ndanin disa pushtete përbrenda tyre. Nga
dokumentet e kohës del se Arbanoni më 1166 kishte një prior (Andrreas prior
Arbanensis) dhe një peshkop katolik (Lazarus episcopus Arbanensis), me çka
bëhet e ditur se titulli “prior” i qeveritarit tregon autonominë e krahinës, ndërsa
mbiemri i pri-matit të dioqezës sqaron kufijtë e saj.548
Përhapja e emrit Arbanon, Arbanum, Albania haset gjithnjë e më shpesh në
përputhje me shtrirjen dhe zgjerimin e autonomive krahinore në një rreze më të
gjerë. Kështu, në kohën e arkondit Progon (fundi i shekullit XII), emërtimi
Arbanon u shtri në veri përtej Matit dhe Trafandenës deri në krahinën e Pultit.549
Gjatë sundimit të arkondit të madh Dhimitër Progonit emërtimi Arbanon u
shtri nga ana jugore në viset e Kunavisë e të Cernikut, i cili u formua nga
shkrirja në të te katërmbëdhjetë krahinave.550
Këtë fenomen vërehet edhe gjatë gjysmës së dytë të shek. XIII, kur Karli I
Anzhu i përfshiu në vitin 1271 territoret e pushtuara në Shqipëri në një
formacion të vetëm politik – në “Mbretërinë e Alabanisë” (Regnum Albanie) në
kufij më të gjerë nga ç’kishte principata arbanite në kohën e arkondit të madh
Dhimitër Progonit. Kështu, “Mbretëria e Albanisë” (Rergnum Albanie), formonte
një komunitet politik e fetar në vete, që sipas mendësisë mesjetare, banorët
katolikë të këtij komuniteti politik u konsideruan anëtarë të kombësisë
arbanite/albanite, që si pasojë, emërtimi Albanum, Albania u shtri nga lumi Drin
i bashkuar në veri deri në Kaninë në jug, që nga brigjet e Adriatikut në
perëndim deri në Drinin e zi në Lindje,551por që në fillim të shek. XIV me
Arbanit/Albanit, kuptohej gjithnjë shqiptari katolik.552 Ka gjasa që edhe
emërtimi i shqiptarëve katolikë në këtë formë të shpjegohet edhe te përshkrimi i
tyre në kristobulat e Manastirit të Deçanit të vitit 1330, kur përmenden katundet
shqiptare “Arbanaski katuni” për shqiptarët “Arbanas”, në një shtrirje nga
Dukagjini e deri tutje Labit, ku përshkruhen tokat e manastireve ortodokse në
këto pjesë (të Deçanit, Pejës, Graçanicës e të tjera).553
548
Po aty, faqe 241.
549
Më gjerësisht shih Novaković. S: “Zakonski spomenici“, Beograd 1912 faqe 384.
550
Frashëri, Kristo: “Etnogjeneza e Shqiptarëve”, Tiranë 2013, faqe 241.
551
Po aty. Faqe 242.
552
Shih Kohler, Ch. “Reculi des historiens Croisades”, Paris 1906, vol. II, f. 487.
553
Më gjerësisht shih : Tërnava, Muhamet: “Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI”,
Prishtinë 1995; Rexha, Enver: “Historia e kishës dhe monumenteve kishtare ortodokse në
Kosovë”, Prishtinë 2016; Руравац, И:“Прилози за српску повијест“, Нови Сад, 1882;

251
Mbi këtë kundrim që në shekullin XIII duhet parë edhe shenjat e para të një
koncepti të ri mbi kombësinë, i përcaktuar jo si më parë nga komuniteti politik e
fetar, por nga ai gjuhësor e fetar, botëkuptim ky , që si pasojë e tij, nga gjiri i
kombësisë “romaios” filloi të shquhej “heleni” – shtetasi bizantin ortodoks
greqishtfolës.554
Me zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij botëkuptimi, shqiptari ortodoks mbeti
përsëri i dalluar nga shqiptari katolik, sepse bënin pjesë në komunitete fetare të
veçanta. Kjo krijoi terrenin e përshtatshëm për daljen e një emri të përbashkët
për të gjithë Shqiptarët ortodoksë,555 që në përputhje me këtë koncept, për herë të
parë, ndeshet te shkrimtari bizantin i shekullit XIV G. Palcrmeres, i cili duke
folur për banorët e Epirit të Ri përdor në një rast emrin albanitë (αλβανοι), në
një rast tjetër emrin ilir Ιλλνριοι,556 që më vonë, krahas apelativit albanit doli në
shesh emri Epirot, i cili pati një shtrirje si një identifikues, që nuk dilte jashtë
konceptit të mirëfilltë të bashkësisë politike dhe gjuhësore. Kështu, në mesjetë,
shumë nga princat Arbërorë, do ta bartin titullin epirot (rasti i familjes Kastrioti
dhe i Skënderbeut), por që toponimi Epir dhe Epirot do të ruajë edhe një
identifikim kulturor dhe shoqëror të gjerë, i cili deri në shekujt XV e XVI, do të
jetë konkurrues me atë Arbëror, me ç’rast flitet edhe për epirotishten si gjuhë, që
gjendet edhe në disa dokumente kishtare dhe relacione, nga vepra e Bardhit,557
pastaj te Budi558, Bogdani559 dhe të tjerët, që duhet kuptuar janë ato që kanë të
bëjnë me Bogdanin dhe veprën e tij,që duhet kuptuar në një vështrim etnik
shqiptar.
Pa marrë parasysh këto paralelizma gjuhësore dhe etnike që do të shfaqen
si dhe përdorimet e tyre nga brenda dhe nga jashtë, të cilat do të nxjerrin si
dominues atë Alban-Albanien /Arbër-Arbëri/ me të gjitha variantet e ndryshme
në gjuhë të ndryshme, megjithatë nga pikëpamja gjuhësore, mund të thuhet se
nga lat. Albaneuses rrodhi ital. Albanese, greqisht Arvanitis është vazhdim i
emrit bizantin të Shqiptarëve, të cilin prej greqishtes e morën turqit, që me

Ћиркович, С: “Среднјовековна прошлост данашнјег Косова“, Београд 1987 и „Срби у


среднјем веку“, Београд 1955.
554
Frashëri, Krishto: “Etnogjeneza e Shqiptarëve”, Tiranë 2013, faqe 241.
555
Frashëri, Kristo: “Etnogjeneza e Shqiptarëve”, Tiranë 2013, faqe 242.
556
G. Pachymeres, ed. Bonn, V,7.
557
Bardhi, Frang (Franciscus Blandius): “Dictionarum latino-epiroticum”, Romae 1635.
558
Budi, Pjetër:“Dottrina Christiana”, 1618.
559
Bogdani, Pjetër: “Cuneus prophata”.

252
metatezë e bënë Arnaut. Sllavët e kthyen në Arbanasi, Rabanë, ndërsa
Aromunët në Arbinisi.560
Të gjithë këta emra, megjithatë, vërtetojnë se emri Shqiptar, Shqipëri, në
Mesjetë ende nuk kishte dalë si emër kombëtar i popullit të vendit. Vërtetësinë e
kësaj e dëshmon edhe gjendja te Shqiptarët e Italisë, që u shpërngulën nga fundi
i Mesjetës, të cilët quhen arbëreshë, ndërsa Shqipërinë Arbëri, siç mund të
dëshmohet edhe me Shqiptarët e Greqisë të cilët përdorin emrat Arbëresh
(Arvanit). Gjithashtu edhe banorët e kolonisë Borgo Erizho në Dalmaci (Zarë),
të cilët u shkulën më 1734 nga Kraja e Shkodrës, e quajnë vendin e tyre
Arbënesh.
Këtë gjendje, pra të ruajtjes së emrit Arbër – Arbëri në jug dhe Arbën -
Arbëni në Veri, e tregon edhe letërsia e vjetër e shkruar nga shkrimtarët e
moçëm gegë. Emrin e vjetër e ndeshim shpeshherë te këta autorë:
- te Buzuku gjejmë - “gjithe populine e chersteen andeh Arbaniit”;561
- te Budi: “...ke ndarbene setiu lecht”, “ perëndimete githe
kersotenimitarbenit”, “...Ndarbenemeua derguom”,”Priftenet e Scerbetorevt
kiscesse tinezot chi te gindene ndegiulm te arbanesce”;562
- te Bogdani gjejmë: “dheu i Arbenit,nde dhee te Arbinit”, pastaj “ghiuhesse
Arbenesce, scium fjalë t’Arbensecia, arbenescit, t’Arbenescete,dhe Arbeno-
rete.563
Gjithë këto të dhëna dëshmojnë se emri i popullit shqiptar në kohë të
mesme ka qenë Arbëresh, Abënesh, emri i vendit Arbër, Arbën, i cili, siç u pa
duke kaluar nëpër rrugën e bashkësisë politike-fetare te bashkësia politike-
gjuhësore, ka mundur të jetë gjithëpërfshirës për të dy ritet (katolik dhe
ortodoks) në saje të asaj se te Shqiptarët, për ndryshim nga Sllavët e Jugut kur
ana kishtare (riti) përcaktoi kombësinë katolikët duke u kthyer në Kroatë dhe
ortodoksët që përfshinte liturgjia e sllavishtes së vjetër kishtare - në serbë, u
tërhoq në kohë të re dhe vendin ia zuri emri Shqiptar, Shqipëri, Shqipni.
Por, këtë emër e gjejmë në të parë vetëm për gjuhën shqipe.
Kështu, Buzuku ka: “Embas andaih thuo prift Paster noter qi vien me
thasune sqip.564

560
Po aty, faqe 85.
561
“Meshari i Gjon Buzukut” 1, Prishtinë 1987, (Ad Laudes VIII/68), faqe 105.
562
Budi, Pjetër:“Dottrina Christiana”, 1618, faqe 233, 226.
563
Bogdani, Pjetër: “Cuneus prophata”.
564
Meshari i Gjon Buzukut, Prishtinë 1987, XXV.

253
Budi thotë: “schip te na thoete mbechete arresye”.565
Edhe Bogdani thotë “gramatike Latin e Scqip”.
E. Çabej mendon se emri shqip u përdor në krye për të caktuar shqipen si
gjuhë, i cili, që mëtutje, nga gjuha duket se u shtri edhe për të quajtur popullin
dhe vendin.566
Pra, arsyet e tërheqjes së emrit Arbër, Arbëni dhe Arbëresh, Arbënesh para
atij Shqiptar, Shqipëri (Shqyptar, Shqypni), duhet kërkuar te rrethanat shoqërore
dhe politike që u shfaqën pas rënies së Perandorisë së Bizantit dhe fillimit të
islamizimit, për ç’gjë, gjuhësia shqiptare ende nuk e ka thënë fjalën e duhur.

565
“Rituale Romanum”, faqe 74.
566
Çabej, Eqrem: “Studime gjuhësore” III, Prishtinë 1977, faqe 87.

254
KAPITULLI IV

NORMANËT, KRYQËZATAT KATOLIKE DHE ILIRIKU

Humbja e mbretërisë bullgare, rikthimi i pjesshëm i Bizantit në Ilirik, ndarja e


kishave në shekullin XI, me shfaqjen e Normanëve dhe depërtimin e tyre të
fuqishëm nga veriperëndimi dhe jugperëndimi, kur ata një nga një i pushtuan
disa nga mbretëritë e lodhura europiane (në veri atë angleze, pastaj ato të
Spanjës dhe së fundi mbretëritë bregdetare të Mesdheut nga Gjenova e deri në
Sicili), ndryshoi dukshëm pozitën shoqërore dhe politike të Ilirikut, ngaqë këto
zhvillime me pasoja e përfshinë edhe hapësirën e saj.
Me shfaqjen e Normanëve dhe vullnetin e tyre të madh për pushtime,
mbretëritë dhe qytetet bregdetare evropiane, nga veriorët do të fitojnë një energji
të re, me të cilën do të ringjallin shumë nga ambiciet e tyre të dikurshme thuajse
të fikura për të lëvizur drejt shtrirjes së pushtetit kah Lindja. Për t’u vënë në
veprim vullneti për pushtime të reja, në bashkëpunim me papatin dhe frymën e
katolicizmit që, krahasuar me ortodoksët, po ashtu prej kohësh ndodhej në një
zmbrapsje, Normanët “rizbulojnë” Tokën e Shenjtë, pra Palestinën, dhe varrin e
Jezu Krishtit atje,që nga Turqit Selxhukë, duhej të kthehej në duart e të krishterë-
ve. Kështu, Normanët bashkë me Vatikanin dhe republikat e Adriatikut, po edhe
ato të Mesdheut, “zbuluan” kryqëzatat për rikthimin e vendeve të shenjta në
Lindje. Kjo frymë mori përmasat e valëve të mëdha mobilizimit tek të gjitha
shtresat shoqërore nga vendet e Veriut të Europës, veçmas të atyre të etshme që
aventurën ta kthenin në një mjet përfitimi. Kështu, e gjitha në një fushatë të
paparë drejt vendeve të Lindjes, që do të zgjasë për më shumë se një shekull e
gjysmë me shtatë kryqëzata të mëdha, që “sukses” të shumtën kanë pasur
rrënimet e papara andej nga kanë kaluar dhe mosarritjen ta kthejnë në mbikëqyrje
të përhershme Tokën e Shenjtë bashkë me tempujt e krishterë në Jerusalem.
Nga të dhënat historike dhe kronikat e ndryshme të kohës, mund të mësohet
se koha e kryqëzatave shënon kohën e shfrimeve ndër më të egrat, me gjurmë
gjaku të pashlyera dhe rrënime të mëdha, ku në masë të madhe pësuan vetë
vlerat e qytetërimit të krishterë, pa përjashtuar këtu edhe dy nga pushtimet që do

255
t’i bëhen vetë Kostandinopojës dhe rrënimit të pamëshirshëm të tempujve
bizantinë, që ndodhën gjatë kryqëzatës së katërt. Sa i përket rrezikut norman, që
kërcënonte nga të gjitha anët, kryqtarëve dhe rolit të tyre që do të luajnë së paku
gjatë Kryqëzatës së Parë (1097-1099 ), ka shumë shenja se Aleks Komneni, jo
vetëm që e kishte dëshiruar të tillë, por edhe që ta ketë nxitur në forma të
ndryshme. Meqë parulla e “luftës së shenjtë” për çlirimin e varrit të Jezuit në
Jerusalem, jo vetëm që linte pas dallimet midis kishave, që ishin të mëdha dhe të
dëmshme për të, por ajo krijonte rrethana që gjithë ajo energji e madhe të
derdhej në Lindje, kundër turqve, në mënyrë që me vendosjen e tyre në Azinë e
Vogël, ata të ktheheshin në një digë mbrojtëse.567
Duket se kryqëzata do të jetë motivuese jo vetëm për shtresën e madhe të
aventurierëve ambiciozë, të cilët mezi prisnin të përfitonin diçka, por motivuese
ishte edhe për feudalët, të cilët bënin hesap se në pjesën lindore të Azisë së
Vogël, ku kishte prona të mëdha dhe kushte klimatike për bujqësi, të pasurohe-
shin. Çështja, po ashtu, duhej të ketë qenë edhe hesap i shumë klerikëve katolikë,
meqë vlerësonin se euforia e kryqtarëve në lindje, në radhë të parë duhej shfrytë-
zuar për zhvendosjen e një pjese të madhe të katolikëve në ato pjesë. Me këtë
rritej dukshëm ndikimin e kishës perëndimore në Lindje, të përjashtuar fare në
ato anë.
Para se të dalin në pah veprimet e kryqtarëve si dhe gjithë ato zhvillime që
lidhen me ta dhe sjelljen e tyre, duhet thënë se Bizanti fillimisht do të përballet
me sfidën normane, e cila nuk ishte as e re e as e panjohur, meqë ata tashmë
ishin kthyer në zotërues të Mesdheut, dhe se Selia e Shenjtë, por edhe qytetet
bregdetare, ndodheshin nën trysninë e pushtimeve të tyre.
Normanët, si fuqi vitale, që kishte zbritur nga Veriu dhe një nga një kishin
përmbysur ose pushtuar mbretëritë e vjetra europiane, do të dalin në Mesdhe. Të
kryesuar nga i famshmi Rober Guiskard, i cili kohë më parë, pasi që kishte
bashkojë të gjitha zotërimet e princërve normanë të Italisë së Jugut dhe në saje të
tyre krijoi një mbretëri të fuqishme, menjëherë i hodhi sytë në anën tjetër të
Adriatikut. Tek e fundit, Guiskardi, i cili tashmë kishte shprehur haptas pretendi-
met për kurorën Perandorake të Bizantit, synim imediat kishte marrjen e Durrësit,
prej nga hapte portat drejt Kostandinopojës rrugë kjo e rrahur nga antikiteti dhe
mesjeta.

567
Më gjerësisht shih Neuman, C “Die Weltstellung des byzantinischen Reiches vor des Kreuzzügen”,
Leipzig 1894; Schlumberger, G. „Un empereur byzantin au X siecle“, Paris 1896; Vasilieve, A. A
„History oft he Byzantine Empire“, Madison 1952.

256
Me këtë rast duhet thënë se edhe për vendet e Arbrit dhe rrethanat në të cilat
ndodheshin, fillimisht themat (njësi të pavarura administrative-ushtarake nën
Bizantin, e Durrësit në shekullin VIII , e Nikopojës në shekullin IX, dhe e
Skupit e Naissusit në shekullin XI/XII) dhe më vonë edhe bujaritë dhe feudet e
ndara në të dy pjesët e botës së përçarë dhe tashmë të armiqësuar krishtere,
depërtimi i Normanëve dhe fillimi i kryqëzatave kishte një rëndësi të veçantë.
Sepse, në njërën anë zgjonte shpresën se Normanët kishin vënë në lëvizje një
energji të madhe, e cila në radhë të parë do të shfrytëzohej që kufiri i ndarjes së
kishave të shtyhej këndej në drejtim të lindjes, në mënyrë që hapësira e Pe-
rëndimit dhe me këtë edhe ajo e katolicizmit të arrinte deri te Kostandinopoja
dhe, në tjetrën anë, do të krijojë vetëdijen se edhe Arbrit, tashmë të liruar nga
limitet e konceptit të qytetarisë bizantine romaios, që e kishte humbur kuptimin
e mirëfilltë dhe si e tillë kishte rënë thuajse në tërësi kuptimin përballë gjendjes
së re të feudalëve të pavarur dhe pushtetit të tyre, mund të bëhen pjesë e këtyre
ndryshimeve dhe në to të shohin edhe interesin e tyre në përputhje me zhvillimet
që do të marrin drejtim të pandalshëm. Mbreti Rozher i Normanëve, nuk fshehte
qëllimet, që si thoshte, të kthehet Roma e vjetër,568 që në të vërtetë ishte më tepër
qërim hesapesh me Perandorinë Lindore se sa luftë për kthimin e varrit të shenjtë
dhe Palestinës, siç gjendej në betimin e kryqëzatave, edhe pse Kryqëzata e Parë
do arrijë këtë, por me çmimin e gjakut dhe të një përçarjeje të mëtutjesh-me
midis të krishterëve, pasi që e ashtuquajtura “Mbretëri latine e Jerusalemit” më
së shumti do të luftohet nga Kostandinopoja, madje edhe me ndihmën e
Osmanëve dhe të Arabëve!
Në këto rrethana, vërehet se depërtimi i Normanëve në Ilirik, që fillimisht
do të bëhet me pushtimin e Durrësit dhe më vonë edhe të pjesës më të madhe të
bregdetit për t’u bartur pastaj edhe në Veri dhe brendi - kur dera princore e
Dioklesë do të pranojë vasalitetin e Normanëve dhe do të përcaktohet që t’u
bashkohet kryqëzatave me kusht që ato të sigurojnë shtrirjen e katolicizmit kah
lindja në dukje paraqiste një zhvillim pozitiv.569
Meqë gjendja e re premtonte heqjen e kufirit të ndarjes, ose së paku e shtynte
thellë kah Lindja, dhe kjo hapte një mundësi të mirë drejt kapërcimit dhe bashki-
mit me pjesën perëndimore e cila në rrethanat që ishin shfaqur pas ndarjes së
kishave, shumë më natyrshëm i lidhte ata ekonomikisht dhe politikisht me këtë
pjesë të botës se sa përkatësia lindore, e cila, nga luftërat e shumta dhe përçarjet

568
Ostrogorsi, Georg: “Historia e Perandorisë Bizantine”, Tiranë 2010, faqe 140
569
“Historia e popullit shqiptar”, pjesa e parë, Prishtinë, 1969, faqe 140.

257
e brendshme, kishte filluar të rrudhej, të mos jetë më në përmasat e mirëfillta
perandorake. Ç’është më keq, ajo ishte kthyer në një arenë ku Bullgarët, Helenët,
Sllavët dhe të tjerët, të cilët luftonin për pushtet sa më të madh në Perandori,
këto ambicie ata gjithnjë përpiqeshin t’i sendërtonin duke u shtrirë fillimisht
nëpër hapësirën e Ilirikut në mënyrë që të shkonin këndej kah Lindja ose kah
Perëndimi, në përputhje me aleancat që lidhnin me të tjerët. Me nismën e Papës
Grigori VII, midis udhëheqësve të Normanëve, Guiskardit dhe Mihalit të Dioklesë,
u lidh një aleancë ushtarake kundër Bizantit, në të cilën u futën edhe disa vende
të tjera të Ilirikut perëndimor si Republika e Raguzës dhe Mbretëria e Kroacisë
që ishin nën ndikimin e kishës katolike.570
Jashtë kësaj aleance kishte mbetur Venediku, i cili sado që ishte kundërshtar
i rikthimit të Bizantit, po ashtu, te forcimi i Normanëve dhe pretendimet e tyre
për t’u bërë zotë të Lindjes, shihte rrezikimin e interesave të saj jetike, veçmas
kur nga forcimi i tyre mund të fitonte Gjenova dhe qytetet e tjera mesdhetare, të
cilat do t’ia rrezikonin pozitën e saj si mbikëqyrëse e lundrimit dhe e tregtisë në
Mesdhe, prej nga mallrat e saj shkonin dhe vinin edhe këndej në Azi dhe Afrikë.
Madje, si do të shihet, kur Normanët do të fillojnë zbarkimin e tyre në pjesën
tjetër të Adriatikut, flota e Venedikut iu përgjigj thirrjes së Aleks Komnenit për
t’u futur në luftë kundër tyre, me ç’rast kjo ua hapi udhën disa aleancave të
Bizanti me ta, që si do të shihet pos çmimit të madh për Kostandinopojën që
përjetoi gjatë pushtimit prej tyre, ato u përcollën edhe me pasoja të shumta,
sepse prapa tyre gjithnjë do të fshihen dredhitë e njohura të republikës detare të
Adriatikut, që ajo i përdorte nga situata në situatë, pa hezituar që ato t’i thyejë
ose t’i kushtëzojë në përputhje me interesat e saj.
Sidoqoftë, në maj të vitit 1081 ushtritë normane të kryesuara nga i biri i
Guiskardit, Boemundi, zbritën në gjirin e Vlorës, prej nga do të pushtojnë këtë
qytet dhe pastaj do të marrin edhe Jerikun dhe Kaninën për të arritur deri në
Butrint, ku do të bashkohen me ushtritë e Guiskardit, i cili kishte pushtuar Kor-
fuzin. Atyre do të mundohet t’ua presë rrugën e bashkimit perandori i Bizantit
Aleks Komneni, pasi që Normanët e bashkuar do t’i afroheshin Durrësit dhe do ta
rrethojnë.571
Burimet historike flasin se edhe Aleks Komneni, kur e pa se e kishte punën
pisk luajti me “kartën katolike”, ngaqë për ndihmë do t’u drejtohet venedikasve,

570
“Historia e popullit shqiptar”, vëllimi i parë, botoi Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i
Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, Prishtinë, 1969, faqe 165
571
Shih: Erdan, C: “Die Enstehung des Kreuzzgsgedankens”, 1935.

258
të cilëve u premtoi ngulime në bregdetin shqiptar. Mirëpo kjo nuk do t’i ndihmojë
që ta mbrojë Durrësin nga pushtimi norman. Pas disa fitoreve taktike, Komneni,
në tetor të vitit të vijues, pësoi humbje nga Normanët dhe, bashkë me Gjergj
Paleologun iku në Ohër. Pas kësaj fitoreje Guiskardi popullatës arbëreshe ia drejtoi
një mesazh me kërkesën t’i bashkohej, sepse “e priste liria që u mungonte.”572
Krye ushtaraku norman, me këtë rast banorëve të vendeve të Arbrit u
premtonte se kishte për qëllim që edhe principatat ortodokse të Bizantit t’i
kthente nën drejtimin e Vatikanit, me çka paralajmëroheshin kthesa të mëdha,
me anën e të cilave botës së krishterë u hiqeshin përçarjet e brendshme të cilat
kishin arritur shkallën e armiqësive prej të cilave, në Lindje tashmë përfitonin
Arabët dhe në përgjithësi Osmanët, që gjithnjë e më shumë Perandorisë lindore
po ia shkurtonin krahët dhe kjo madje shpesh bëhej edhe me dëshirën e feudeve
vendore të krishtera në Lindje, të cilat i kishte katandisur lufta ndërkishtare si
dhe shthurja e brendshme e Bizantit.
Pasi që Durrësi, në tetor të atij viti, kishte rënë në duart e tij, Guiskardi kishte
hapur rrugën për në Kostandinopojë. Ushtritë normane depërtuan në thellësi të
territorit perandorak, përshkuan Epirin, Maqedoninë e Thesalinë dhe në fund
rrethuan Larisën. Por në pranverë të vitit 1082, Robert Gusikardi u detyrua të
kthehej në Itali, ku kishte plasur një revoltë e nxitur nga përkrahësit e perandorit
bizantin, Aleks Komneni dhe ia kaloi komandën të birit, Boemundit. 573
Largimi i Guiskardit në Itali krijoi një gjendje çliruese për Bizantin, pasi që
i dha mundësi që në njërën anë të ndalonte depërtimet e forcave normane në
Epir, Maqedoni dhe Adriatik, ndërsa në tjetrën i krijoi kushte që të lidhte një
marrëveshje me Venedikun kundër Normanëve, dhe ia dolën të rikthejnë Durrë-
sin nga Normanët. Edhe përkundër aleancës me Venedikun, fatet e luftës sigurisht
se nuk do t’i buzëqeshin Aleks Komnenit siç i buzëqeshën, po qe se Gusikardi,
pasi që të kishte shtypur revoltën në Itali të nxitur nga Bizanti dhe Venediku,
sapo të kthehej në Vlorë, në vitin 1085, prej nga pastaj me mjaft sukses do të
rinisë veprimet kundër ushtrive bizantine, të mos binte viktimë e një epidemie.
Vdekja e Guiskardit pati ndikim të dyfishtë: në frontin me Bizantinët dhe në
rikthimin e trazirave në Itali. Ato, për pak kohë, Bizantin e çliruan nga rreziku
norman. Sepse, Normanët sërish do të shfaqen aty ku u ndaluan, por tash edhe
me ndihmën e kryqtarëve.574

572
Shih: Regel, W: “Fontes serum byzantinarum”,I, 1892.
573
Ostgrogorsi, Georg: “Historia e Perandorisë Bizantine”, Tiranë 2002, faqe 255.
574
Më gjerësisht shih Gregorie, H “La Chanson de Roland de l’on 1085”, 1939

259
Ndërkohë, aleanca e lidhur me Venedikun, Bizantit do t’i kushtojë shumë.
Venediku kërkoi çmim të lartë për ndihmën që dha për t’ia kthyer Durrësin
Bizantit. Me anën e një traktati të majit të vitit 1082 dogji i Venedikut mori për
vete e për pasardhësit e tij titullin protosebasto, me një honorar vjetor të mirë,
kurse patriku i Grados u nderua me titullin hypertimos, ndërsa kisha e Venedikut
me një kontribut vjetor prej njëzet lira ari. Por, përfitimet më të mëdha nga kjo
marrëveshje Venediku i siguroi në fushën e tregtisë, meqë tash e këndej tregtarët
e saj do të lejoheshin të tregtonin lirshëm në të gjitha viset e Perandorisë Bizan-
tine, përfshirë vetë Kostandinopojën, pa paguar asnjë taksë doganore. Kështu,
venedikasit privilegjoheshin kundrejt tregtarëve vendas. Në këtë mënyrë Venedi-
ku hidhte themelet e fuqisë së vet koloniale në Lindje dhe në të njëjtën kohë hap
një të çarë të thellë në sistemin tregtar të shtetit bizantin. Fakti që Venediku
vazhdoi të njohë të drejtat e sovranitetit të perandorit bizantin nuk ndryshoi
asgjë. Kështu, Republika detare italiane do të jetë një faktor përcaktues në histo-
rinë e Bizantit.575
Në kohën kur Aleks Komneni do të “blejë” sigurinë e përkohshme nga Nor-
manët prej Venedikut me një çmim të lartë, në të njëjtën kohë, do të ballafaqohet
me Peçenë, një popull lindor turkmen, tepër luftarak, kryesisht të besimit
bogumil, të cilët prej vitesh po e kërcënonin Bizantin dhe së fundit kishin gjetur
përkrahjen e bogumilëve në pjesën lindore të Gadishullit Ilirik, që këtë ta bënin
në një kohë kur Perandoria po përballej me rrezikun norman në Adriatik, ku
edhe kishte filluar t’i thyhej “gardi”. Pas luftërash të ashpra me ta, ku Bizantinët
do të tregohen të paftë që t’i pengojnë, Peçenët do t’u afrohen mureve të Kos-
tandinopojës. Rreziku do të shtohet edhe më kur atyre do t’u bashkohen edhe
trupat e emirit të Smirnës Çaha, njëri ndër emirët trashëgimtar të Sulajmanit, që
kishte vdekur më 1085, që kishte lidhur aleancë me Peçenët për ta pushtuar
kështjellën bizantine.576 Por, Komneni dinak, edhe këtë rrezik ia doli ta përba-
llojë duke futur në lojë kartën e “armikut të armikut”, siç kishte bërë në Durrës
kur në luftë me Normanët thirri në ndihmë venedikasit, edhe kundër Peçenëve
thirri në ndihmë Kumanët, një tjetër popull nomad, turk nga gjuha por jo të tillë
për nga origjina etnike. Ata erdhën me të shpejtë në territorin bizantin, ku nga
perandori iu premtua qëndrim dhe prona të mira me kusht që të hiqnin dorë nga
plaçkitjet që kishin bërë deri atëherë. Në prill të vitit 1091, rrëzë malit Levunion,
Kumanët zhvilluan betejën përfundimtare kundër Peçenëve, të cilën jo vetëm që

575
Jireček, K: „Die Bedeutung von Ragusa in der HandelsGeschihte des Mittelalters”, 1899, f. 9.
576
Ostrogorski, Georg: “Historia e Perandirisë Bizantine”, Tiranë 2002, faqe 257.

260
e fituan, por ata masakruan Peçenët deri tek i fundit. Këtë masakër me fjalë tepër
tronditëse e përshkruan edhe e bija e perandorit, Ana Komneni, e cila thotë: “një
popull i tërë, që llogaritej me dhjetëra mijëra njerëz, u shua në një ditë të vetme”.577
Në këtë udhë, pra me një të rënë me dy të vrarë, perandori bizantin ia doli të
qërojë hesapet edhe me Çahen e Smirnës kundër të cilit do të nxisë dhëndrin e
tij, emirin e Nikesë, Abul Qazim, ndërkohë që këtë të fundit do ta nxisë kundër
disa emirëve të tjerë të cilët do t’i fusë në luftë kundër sulltanit të ar-Rumit, i cili
nga luftërat e brendshme midis emirëve që drejtoheshin nga Bizanti, do të shpër-
bëhet, gjë që krijonte mundësi të mira që Komneni të ripushtonte Azinë e Vogël.578
Rruga për t’i rikthyer zotimet në Azi të Vogël, Aleks Komnenit do t’i pritet
pikërisht nga Perëndimi, ku ai kishte menduar se me marrëveshjen me Vene-
dikun ia kishte dalë që të largojë njëherë e mirë rrezikun norman, pasi që ata të
jenë larguar nga Durrësi dhe në përgjithësi nga ana tjetër e Adriatikut, ku në
rrugë e sipër për në Kostandinopojë, kishin zbarkuar dhe për katër vite me radhë
kishin mbetur të ngujuar në midis Epirit, Maqedonisë dhe Trakisë. Ishin kryqtarët
që tashmë, pas thirrjes së papës Urban II në Koncilin e Klermonoit për të çliruar
varrin e shenjtë, i cili nga viti 1077 ndodhej i pushtuar nga Turqit Selxhukë, të
cilët kishin pushtuar Jerusalemin, por mbanin peng dhe Kostandinopojën. Papati
atë kohë ishte forcuar dhe shihte te ideja e kryqëzatës për të shtrirë pushtetin sa
më thellë në Lindje. Thirrja e papës gjeti jehonë të madhe tek zotërinjtë feudalë
të etur për toka e për aventura si dhe tek masat e Perëndimit, të rrënuara nga
vështirësisë ekonomike dhe të përfshira nga entuziazmi fetar. Kjo thirrje, gjeti
përkrahje edhe në Lindje, meqë Toka e Shenjtë kishte qenë dikur krahinë bizan-
tine, e cila duhej çliruar, dhe se kjo paraqiste një detyrim shtetëror dhe jo si një
detyrim i krishterimit në përgjithësi. Përparësia e detyrimit shtetëror ndaj atij të
krishterë, kishte të bënte me skizmën midis dy kishave, që pamundësonte
çfarëdo bashkëpunimi me Perëndimin.
Ka shumë burime, kishtare apo diplomatike të kohës se Aleks Komnenit, që
flasin se do të ketë qenë ai, që me anën e emisarëve të vet, por edhe drejtpërdrejt
do të ketë kërkuar nga Papa Urban II që kryqtarët të drejtoheshin sa më shpejt në
“misionin e tyre të shenjtë”579, sepse ashtu mund të mobilizonte luftën e tij

577
Gyboni, M: “Le nom de Βλαχη dans l’Alexiade d’Anne Comnene”, 1951, faqe 44, te
Ostrogorski, Georg: “Historia e Perandorisë Bizantine”, Tiranë 2002, faqe 257.
578
Shih: Laurent, J:”Byzance et les origines dr Soultanat Raum,Melanges Diehl”, I, 1930.
579
Më gjerësisht shih: Holzman,W: “Studien zur Orientpolitik des Reformpapsttums und zur
Enstehungen des ersten Kreuzzuges” (Hist.Vierteljahrscht, 22 (1942), 167 si dhe “Die Unions-
verhandlugen zwischen Keiser Alexios I und Papst Urban II. Im Jahr 1089”, 1928, faqe 38.

261
kundër Lindjes, ku kryqtarët dhe fanatizmi i tyre do të shfrytëzoheshin për këto
qëllime, që si do të shihet kështu edhe do të ndodhë, sado që ky hesap do t’i
nxjerrë telashe atij dhe vetë Perandorisë, me atë që do të shfaqet si Perandori
Latine në Lindje, që do t’i kthehet në një fitil të mëtutjeshëm Bizantit dhe krishte-
rimit në përgjithësi. Madje, se do të jetë kështu, këtë e tregoi edhe “pararoja” e
kryqtarëve, që erdhi nga eremit i Amienit. Bëhet e ditur se atë e ndiqte një turmë
fanatikësh të shthurur, të cilët, në rrugë e sipër, duke kaluar nëpër Hungari dhe
viset e Ilirikut, u dhanë pas plaçkës. Me atë hov ata më 1 gusht arritën në Kos-
tandinopojë, ku vazhduan plaçkitjet, por perandori i cili kishte hesapet me ta dhe
me të tillët, urdhëroi që të përcilleshin prej Bosforit për në Azi të Vogël, ku u
shpartalluan keqas nga Turqit dhe vetëm një pjesë e vogël e tyre ia doli të kthehet
në Kostandinopojë.580
Shpartallimi i pararojës së kryqtarëve, megjithatë nuk ndali planet për fillimin
e tyre të organizuar, meqë të gjithë ishin të interesuar për to, pavarësisht prej asaj
që secila palë priste. Kështu që nga fillimi i vitit 1096 në kryeqytetin e Bizantit do
të zbresë ajka e kalorësisë perëndimore, ajo që më së shumti priste prej kësaj
ndërmarrje. Midis tyre ishte duka i Lorenës – Gotfrid i Buljonit, konti Rajmond i
Tuluzës, Hugo de Vermandua, vëlla i mbretit të Francës, Roberti i Flandrës. Aty
do të gjendet edhe princi norman Boemund, djali i Rober Guiskardit, i cili para
dhjetë vitesh kishte udhëhequr fushatën e parë normane në Epir, Maqedoni e
Thesali, dhe ai madje përkohësisht ia kishte dalë të merrte edhe Durrësin, të cilin
do të detyrohet ta lëshojë pasi që të jetë sulmuar nga venedikasit.581
Në këto rrethana jo gjithaq të natyrshme për Bizantin, ku kishte kohë që
Kostandinopoja kishte harruar praninë e fisnikëve dhe kontëve perëndimorë,
sërish do të dalë në pah dinakëria e Aleks Komnenit, i cili kishte nevojë për
kryqtarët dhe po ashtu kishte frikë për fuqinë e tyre që do ta fitonin, hartoi një
marrëveshje me anën e së cilës, do të mundësohej që mishi të piqej e helli të mos
digjej. Pra, nga e gjithë kjo doli një marrëveshje sipas të cilës Bizanti atyre u
Vlerësimi se perandori Aleks Komneni kishte kërkuar ndihmë nga Papa Urban II, vërtetohet edhe
nga burime bizantine, veçmas ato që vinë nga Synopsis Sathas (Teodor Skutarioti), i cili pranohet
edhe nga historiani me renome P. Lemerle ”Byzance es la Croisade, Relazione del X Congresso
internacionale di scienze storiche”, Romë 1955, III, 600. Sipas këtij historiani thelbi i problemit
nuk qëndron në të mësuarit e të vërtetës nëse Aleksi I i bëri apo jo kërkesë për ndihmë Perën-
dimit, sepse nuk diskutohet që ai i ka bërë, bile disa herë, një kërkesë të tillë. Por, problemi
qëndron në faktin se ç’qëllime kishte kërkesa e tij për ndihmë: kërkonte trupa në ndihmë të
Perandorisë së tij apo donte të organizonte një kryqëzatë perëndimore?
580
Shih më gjerësisht: Neumnn, C: “Die Weltsellung des byzantinischen Reiches vor den
Kreuzzügen”, Lipsia 1894.
581
Ostrogorski, Georg: “Historia e Perandorisë Bizantine”, Tiranë 2002, faqe 258.

262
njihte të drejtën e pronave, por me kusht që ato t’i riktheheshin Perandorisë dhe
ajo pastaj, me anën e një dekreti, t’ua njihte të drejtën e pronës dhe drejtimit të
tyre në përputhje me ligjet perandorake. Me anën e këtij kompromisi perandori
merrte përsipër furnizimin e kryqtarëve me ushqime dhe pajisje ushtarake. Peran-
dori, po ashtu u zotua, se edhe vetë do të rrëmbente kryqin dhe me të do të vihej
në ballë të kryqtarëve me gjithë ushtrinë e tij. Mbi këto kushte u nënshkrua
marrëveshje me princat e veçantë, e cila u nënshkrua edhe nga Boemundi, nipi i
Guiscardit, që si do të shihet, pas pak atë do ta thyejë, por të cilën nuk e nën-
shkroi vetëm Rajmondi i Tuluzës.582
Me moton e kësaj thirrjeje, në pranverën e vitit 1097 filloi kryqëzata e parë.
I biri i Guiskardit, Boemundi, pasi që në ndërkohë edhe një herë tjetër me
ushtritë e tij të kishte kaluar nëpër vendet e Arbrit dhe popullata ende nuk e
kishte marrë veten nga dëmet që kishin pësuar nga Normanët, sërish do të
shfaqet me qëndrimin se “vendet e Arbrit kishin nderin që kryqtarët e mbledhur
nga të gjitha vendet evropiane, prej andej niseshin për në Jerusalem për ta
rikthyer varrin e shenjtë dhe tokat e shenjta krishtere që ndodheshin nën
pushtimin e Turqve Selxhukë”.583
Krahas kryqtarëve të shumtë normanë që prapë zbarkuan në Vlorë e Himarë
dhe ndoqën rrugën gjatë Vjosës dhe Devollit, ata erdhën edhe nga dy drejtime të
tjera. Kryqtarët e Provansës (Franca e Jugut), të prirë nga konti Rajmond i
Tuluzës, nëpër Dalmaci, hynë në vendet e Arbrit nga ana e Shkodrës. Kryqtarët
frëngj të Flandrës e të Normandisë, duke kaluar nëpër Itali, u hodhën në Durrës
nga deti. Të dy këto grupe e përshkuan vendin duke ndjekur, gjatë luginës së
Shkumbinit, rrugën mbretërore Egnatia.584
Suksesi i parë i rëndësishëm i kryqëzatës qe pushtimi i Nikesë, në qershor
1097. Me këtë rast kryqtarët mbajtën fjalën, meqë qytetin që e morën me gjak ia
dorëzuan perandorit Aleks Komneni, ku me të shpejtë u vendos një garnizon
perandorak. Kryqtarët, me ndonjë përjashtim të vogël, siç ishte ai i Balduinit,
vëlla i Gotfridit të Bulonit dhe Tankredit, nip i Boemundit, kishin bërë një shman-
gie në Kiliki, për të marrë për vete qytetet e atjeshme, prej nga Balduini do të
vazhdojë marshimin e tij në viset veriore të Mesopotamisë, kur formoi një
principatë autonome me qendër në Edesë.585
582
Shih: Guillard, R: “Le grand domesticat a Byzance”, 1938.
583
“Historia e popullit shqiptar”, vëllimi i parë, Prishtinë 1969, faqe 167.
584
Shih: “Scharanis, P: ”Byzantium, the West, and the Origin of the First Crusade”, në BYZ.
19/1949.
585
Ostrogorski, Georg: “Historia e Perandorisë Bizantine”, Tiranë 2002, faqe 253.

263
Në të vërtetë, këtu do të dalin në pah në njërën anë mosmarrëveshjet e
kryqtarëve me Aleksin I, dhe në tjetrën anë ato midis kryqtarëve si duhej vepruar
në rrethanat e reja kur ata me çlirimet e viseve të pushtuara kishin shkuar këndej
marrëveshjes që kishin me Aleksin I. Shkas ishte pushtimi i Antiokesë, krye-
qendrës së Sirisë, ku më 3 qershor 1098 kishin hyrë kryqtarët. Në këtë matje për
ta fituar Antiokenë, më i shkathëti ishte treguar Normani Boemund, i cili ashtu
përmbushte amanetin e Gusikardit që e kishte lënë sapo kishte zbritur në Vlorë,
në vitin 1081, kur ishte betuar se në Lindje do ta themelonte Romën normane.
Pas tre muajsh armata e kryqtarëve do të kalojë Bosforin dhe do të hidhet në
pjesën e Azisë së Vogël prej nga një pjesë e tyre do të jepen pas pushtimeve të
shumta ku do të mbesin përgjithmonë, ndërsa pjesa më e madhe do t’i afrohen
Jerusalemit dhe për më shumë se dy vjet do ta mbajnë të rrethuar. Atëbotë
Jerusalemi ndodhej nën sundimin e kalifit Fatim të Egjiptit dhe bënte përpjekje
të mëdha që t’u bënte ballë kryqtarëve. Por, më 14 korrik të vitit 1099 Jerusa-
lemi ra në duart e tyre. Shënohet se me atë rast ata bënë masakra të tmerrshme
ndaj popullatës arabe, e cila u shfaros thuajse në tërësi. Kjo masakër do të hapë
hendekun e përhershëm të gjakut midis Frankëve dhe Turqve e Arabëve në
tjetrën anë. Me këtë rast kryqtarët shpallën “Mbretërinë latine të Jerusalemit”
nën drejtimin e dukës Lorenës, Godefroy de Bouillon, i cili mori titullin
“Mbrojtës i varrit të shenjtë” për të sunduar Palestinën si mëkëmbës i Papës.
Pasi që Bouillon do të vdesë pas një viti, vendin ia zuri i vëllai, Baldvin, i cili do
t’ia hapë rrugën njëqindvjeçare “Mbretërisë latine të Jerusalemit”, e cila
përfshiu Palestinën dhe disa pjesë të tjera të Lindjes. Krahas krijimit të “Mbre-
tërisë latine të Jerusalemit”, një sukses tjetër i kryqëzatës së parë, së paku në
ruajtjen e ndikimit të perëndimorëve në këtë pjesë të botës, do të paraqesë edhe
principata e Antiokisë, sundimtar i së cilës u bë duka i Normanëve, Boemundi, i
cili në rrethanat e reja, asnjëherë nuk hoqi dorë nga ambiciet për pushtimin e
Kostandinopojës dhe të rrënimit të Bizantit në përputhje me atë që dikur kishte
kërkuar edhe mbreti Rozher.586
Në këto rrethana, perandori Aleks Komneni, mund të toleronte “Mbretërinë
Latine të Jerusalemit” në Palestinë nën drejtimin e dukës Boillonit, por jo edhe
me vendosjen e Boemundit në Antiokë, sepse principata normane në Siri shfaqte
një kërcënim të drejtpërdrejtë për interesat e saj në pjesën më të rëndësishme.
Principata normane në Siri shihej me sy të keq edhe nga Turqit, të cilët tashmë
kishin një marrëveshje me Aleksin. Kështu princi norman u gjend njëherësh në
586
Shih:“Historia e popullit shqiptar”, I, Prishtinë, 1967, faqe 168.

264
shënjestër të dy kundërshtarëve të fortë: Bizantinëve dhe Turqve. Pas një lufte
gati dyvjeçare ai u zu rob nga emiri Malik Gazi i dinastisë Danishmmendia, por
u lirua me pagesë nga kryqtarët dhe u kthye në Antiokë. Por, pas një humbje të
rëndë në vitin 1104, që Latinët do të pësojnë nga Turqit pranë Harranit, ai la
Tarkendin në Antiokë dhe u kthye në Perëndim për të përgatitur një fushatë të
gjerë kundër Bizantit.
Normanët, të udhëhequr nga konti Boemund, që kishte me vete një ushtri
prej 250 mijë vetash, dhe me bekimin e Papës Grigorit, në pranverën e viti 1107,
luftën kundër Bizantit, do ta bëjnë me pushtimin e Shqipërisë. Boemundi nga
Apullia zbriti në Vlorë prej nga flota bizantine nuk ishte në gjendje që t’ia
ndërpriste depërtimin. Pastaj Normanët iu drejtuan Durrësit, të cilin e rrethuan dhe
e morën në saje të popullatës arbëreshe e cila iu bashkua. Ngjashëm u vepruar me
rastin e sulmeve dhe marrjes së Krujës dhe Dibrës, kur ushtria bizantine e
udhëhequr nga komandanti Kantakuzini pësoi disfata të thella, të cilat u përsëritën
me rastin e marrjes së Kaninës dhe të fortesave përgjatë luginës së lumit Erzen.
Normanëve nuk do t’u prijë fati që nga vendet e Arbrit ta rrënojnë fortesën e
Bizantit dhe atje ta promovojnë Perandorinë e Romës. Nuk do të jetë fuqia
ushtarake e Bizantit, që në luftë me Normanët kishte humbur pjesën më të
madhe të fortesave të saj ushtarake në vendet e Arbrit, por ajo që do t’i pengojë
Normanët të realizojnë qëllime historike, do të jetë sëmundja e kolerës, që do të
përfshijë atë dimër taborët e Normanëve. Ajo do t’i përgjysmojë dhe molisë fare,
saqë konti Boemund, si princ i Antiokies, nuk kishte rrugëdalje tjetër, pos që pa
luftë, të pranojë të shpallet vasal i perandorit të Bizantit. Në Itali do të kthehet
me ushtarët që i kishin shpëtuar kolerës dhe sapo të arrijë atje do të deklarojë se
prapë do t’i kthehet Shqipërisë për ta rrënuar Bizantin. Kjo nuk do të ndodhë,
sepse ai do të vdesë në verën e vitit 1111 dhe me këtë përgjithmonë do të shuhen
edhe ambiciet e Normanëve për ta arritur këtë qëllim.
Ndonëse kohë pas kohe, kryqëzatat do të vazhdojnë dhe nga e dyta e këndej
do t’i anashkalojnë vendet e Arbrit, ato nuk do të jenë në gjendje të ngjallin
shpresën për rikthimin e asaj që quhej mbizotërim i Perandorisë Perëndimore me
Romën si udhëheqëse në gjithë hapësirat nga shtriheshin vendet e krishtera, të
cilat, si do të shihet, më shumë do të kenë telashe me vetveten se me rrezikun
osman që e kishin pranë dhe pas pak edhe pjesa lindore do t’i kthehet në kob.
Normanët, që fillimisht paraqiteshin si fuqi lëvizëse e tyre dhe mbase edhe do të
kishin sukses që mbretërive dhe principatave të lodhura katolike t’ua kthenin
shkëlqimin e dikurshëm, do të gjykohen të dështojnë, nga vetë hezitimi, po edhe

265
frika e perëndimorëve, nga ky sukses! Burimet e shumta bëjnë të ditur se edhe
vetë Vatikani, frymëzuesi kryesor i kryqëzatave dhe përkrahësi i Normanëve
drejt pushtimeve kah Lindja, çastin që do ta shohë se Normanët, megjithatë, do
t’ia dalin të bëjnë kthesën historike, do të fillojë intrigat e njohura drejt sabotimit
të suksesit të tyre. Si zakonisht, ato do të fillojnë nga mbështetësit kryesorë të tij:
Venediku dhe Gjenova, që do të përfshihen në lojëra të ndryshme, Normanëve
do t’u kthehen në telashe dhe disfata madje pa qenë të vetëdijshëm se ato u vinin
nga bekuesi i tyre kryesor papati.587
Sigurisht se kjo prapaskenë e Vatikanit, kishte të bënte edhe me hesapin se
edhe përkundër kundërshtimeve dhe mospajtimeve të njohura me Kostandino-
pojën, ajo duhej ruajtur nga rrënimi përfundimtar.
Kjo strategji madje do të shihet më së miri edhe nga qëndrimi i Papës,
Bonieka III kur gjithë dëshpërim, gjatë Kryqëzatës së Katërt, me një qortim, do
t’i drejtohej markezit të Monteferratos rreth atyre që kishin ndodhur në krye-
qytetin e Bizantit pas hyrjes së kryqtarëve në të:
”Ju shëmtuat qëllimin e shenjtë për të cilin ishit nisur, duke luftuar kundër
kristianëve në vend të saracenëve,duke zaptuar Kostadinopojën në vend të Jeru-
salemit, duke preferuar begati materiale të kësaj bote në vend të lumturisë
hyjnore në botën tjetër”.588
Një pjesë e strategëve të papatit ishin të mendimit se Bizanti, duhej përkra-
hur që t’u bënte ballë pushtimeve osmane dhe rreziqeve në shtim që krishterimit
i vinin nga Lindja dhe Perëndimi prandaj nuk kishte interes që ta rrënojë digën e
natyrshme mbrojtëse kundër tyre. Por, si do të shihet, pas dobësimit të Nor-
manëve, do të jenë venedikasit, të cilët do të bëjnë çmos që Bizantit t’i merrej
pushteti nga brenda, në mënyrë që ai të kthehej në një marionetë të republikës
tregtare të Adriatikut, e njohur për rolin e saj në këtë drejtim.
Strategjia që Bizantit t’i dobësohej pushteti, qoftë edhe me rrënimin e tij të
drejtpërdrejtë, do të fillojë qysh me Kryqëzatën e Dytë, kur pas rënies së Jerusa-
lemit në duar të Saracenëve, në tetor të vitit 1187, që udhëhiqeshin nga princi
Salahudin, thirrjen e Papës, Klementit III, për kryqëzatë të përgjithshme, në të
cilën do të përfshihej perandori gjerman, Fridrih Barbarosa, venedikasit do ta
inspirojnë që rruga për në Palestinë të kalonte nëpër Kostandinopojë dhe atje,
para se të qëroheshin hesapet me saracenët, të vihej “rregull”, ani pse Papati do
587
Shih Ostrogorski, Georgie: “Istoria Vizantije”, Beograd, 1969. Autori sjell dëshmi të shumta
të marrëveshjeve të fshehta midis Vatikanit dhe Kostandinopojës për t’i penguar Normanët që të
arrijnë sukseset e synuara ushtarake rreth rikthimit të Jerusalemit.
588
Zavalani, Tajar: “Historia e Shqipnis”, 1998, faqe 106.

266
të jetë kundër kësaj ecurie. Mbytja tragjike e Barbarosës, në rrugë për në Azi,
dhe marrja e drejtimit të kryqëzatës nga Henriku IV, e kurseu për pak krye-
qytetin e Bizantit nga ndëshkimi katolik, por jo përgjithmonë, sepse pas dështimit
të Kryqëzatës së Dytë dhe të tretë, do të jetë Papa Inocienti III, i cili do të
parashohë që kryqëzata e katërt të kalojë nëpër rrugë detare, pra që kryqtarët të
zbarkonin në Egjipt, dhe prej andej t’i drejtoheshin Palestinës, meqë vlerësohej
se kjo ishte rrugë më e lehtë. Papa, i cili pas shpërbërjes së Perandorisë së
Perëndimit, kishte mbetur autoriteti i vetëm në këtë pjesë, i cili ndërmjetësonte
midis mbetjeve latine dhe fuqisë gjermane të Henrikut, që pretendonte fronin e
Bizantit, do të vërë në plan të parë politikën lindore, ku sipas tij Bizanti nuk
duhej përmbysur me forcën e armëve, por duhej t’i nënshtrohej Selisë së Shën
Petrit nëpërmes bashkimit të kishave dhe të merrte pjesë në kryqëzata së bashku
me krishterimin perëndimor.589
589
Më gjerësisht rreth kryqëzatave shih:Thomas Asbridge: “Die Kreuzzüge.” 2. Auflage. Klett-
Cotta Verlag, Stuttgart 2011; Michel Balard u. a. (Hrsg.): Dei gesta per Francos. Études sur les
croisades dédiées à Jean Richard. Crusade Studies in Honour of Jean Richard. Ashgate Books,
Aldershot 2001; Carl Erdmann: “Die Entstehung des Kreuzzuggedankens (Habilitationsschrift,
Universität Berlin 1932). Wissenschaftliche Buchgesellschaft, Darmstadt 1980; Francesco
Gabrieli: “Die Kreuzzüge aus arabischer Sicht” („Storici arabi delle crociate“). Bechtermünz-
Verlag, Augsburg 2000 ; Alfred Haverkamp (Hrsg.): Juden und Christen zur Zeit der Kreuzzüge.
J.Thorbecke-Verlag, Stuttgart 1999; Carole Hillenbrand: The Crusades. Islamic Perspectives.
University Press, Edinburgh 1999; Felix Hinz: Die Kreuzzüge (Kompaktwissen Geschichte).
Reclam Verlag, Stuttgart 2017; Peter M. Holt: The Age of the Crusades. The Near East from the
Eleventh Century to 1517. Longman, London 1997;Norman Housley: The Later Crusades,
1274–1580. From Lyons to Alcazar. University Press, Oxford 2001; Nikolas Jaspert: Die
Kreuzzüge (Geschichte kompakt). 4. überarbeitete Auflage, Wissenschaftliche Buchgesellschaft,
Darmstadt 2008; Hans-Jürgen Kotzur (Hrsg.): Die Kreuzzüge – Kein Krieg ist heilig. Verlag von
Zabern, Mainz 2004; Thomas F. Madden: A new concise history of the crusades. Rowan &
Littlefield, Lanham 2005; Hans Eberhard Mayer: Geschichte der Kreuzzüge. 10., völlig überar-
beitete und erweiterte Auflage. Kohlhammer, Stuttgart 2005;Jonathan Phillips: “Heiliger
Krieg:Eine neue Geschichte der Kreuzzüge” (Originaltitel: Holy Warriors. A Modern History of
the Crusades), Deutsche Verlagsanstalt, München 2011; Jean Richard: The Crusades 1071–
1291 („Histoire des croisades“). University Press, Cambridge 1999; Jonathan Riley-Smith: Wozu
heilige Kriege? Anlässe und Motive der Kreuzzüge (Originaltitel: What were the crusades).
Wagenbach-Verlag, Berlin 2003;Jonathan Riley-Smith: “Die Kreuzzüge”. Philipp von
Zabern/WBG, Darmstadt 2014; Jonathan Riley-Smith (Hrsg.): Illustrierte Geschichte der
Kreuzzüge. Campus Verlag, Berlin-New York 1999. ND Parkland-Verlag,Originaltitel: “The
Oxford Illustrated History of the Crusades”, Oxford 1995. (Illustrierte Einführung mit Beiträgen
von mehreren Historikern.;Jonathan Riley-Smith (Hrsg.):”Grosser Bildatlas der Kreuzzüge.
Sechs Jahrhunderte abendländischer Kultur-und Glaubensgeschichte”. Herder, Freiburg. Steven
Runciman: Geschichte der Kreuzzüge. Dtv, München 2003; Kenneth M. Setton (Hrsg.): “A
History of the Crusades”. 6 Bände bei University Press, Madison/Wisc. 1969–1989. Gilt als
Standardwerk zu allen Aspekten der Kreuzzüge.Peter Thorau:  Die Kreuzzüge. Beck, München
2008.

267
Arsyet pse papa tashmë luante me kartën e ruajtjes së Bizantit, ishin edhe të
natyrës thjeshtë kishtare, sepse ai tashmë ia kishte dalë që në pjesën e dikurshme
të Ilirikut, të bënte për vete principatat sllave dhe mbretërinë bullgare në rikthim
e sipër, të cilat pas dobësimit të Bizantit, kishin filluar t’i kthenin sytë kah Selia e
Shenjtë dhe të kërkonin përkujdesjen e saj shpirtërore, që nuk do të thoshte tjetër
pos kthim kah Perëndimi. Kështu, dera e Nemanjave, e cila kishte kaluar nga
Duklea në Rashë, pasi të jetë pushtuar nga Bizanti dhe atje dhëndri i perandorit
të Bizantit, Stefani, me titullin sebastokratit, do ta heqë të atin Nemanja, i cili do
të bëhet murg dhe do të mbyllet në manastirin në Malin Atos, në vend se të
lidhej me Bizantin, do t’ia kthejë shpinën vjehrrit për t’u lidhur me Romën.590
Pse Stefani nuk do t’ia dalë kësaj gjatë përpjekjes së parë, fajin e kishte i
vëllai, Vukani, i cili kishte mbetur në Diokle (Zetë). Vëllezërit Stefan dhe
Vukan, njëri zot i Rashës e tjetri i Dioklesë do të hyjnë në luftë për pushtet me
njëri-tjetrin dhe secili do të mundohet të përfitojë si aleat Hungarinë dhe Papatin.
Në këtë luftë të përgjakshme Vukanit do t’i vijë në ndihmë Hungaria dhe pasi
njohu pushtetin e papës dhe sovranitetin hungarez, më 1202 hipi në pushtet, të
cilin do ta humbë pas pak nga që i vëllai Stefani, atë e riktheu me ndihmën e
Bullgarëve.591 Por, kjo nuk do të thoshte se ai kishte hequr dorë nga Roma dhe
tutela e saj në të cilën ishin futur. Përkundrazi, ishin vetë Bullgarët që kishin
pranuar kishën romane, si “garant” të kësaj loje midis vëllezërve. Selia e Shenj-
të, kulaçit të Ilirikut me Bullgarët, ia shtonte edhe pjesën rasiane. Kështu Roma,
në prag të rënies së Kostandinopojës kishte shtruar nën hegjemoninë e vet
shpirtërore jo vetëm Sllavët, por edhe Bullgarët dhe e kishte shtrirë sferën e vet
të ndikimit në pjesën më të madhe të Ilirikut. Ishte kjo një gjendje thuajse e
përafërt me atë që kishte vendosur gjashtë shekuj më parë perandori Justinian I
kur në Jusitniana Prima të Dardanisë, që ishte në përbërje të provincës së madhe
të Ilirikut, atë e kishte vendosur nën juridiksionnin e Selisë së Shenjtë, nën të
cilën do të mbetet deri në Koncilin VIII të Kostandinopojës të vitit 870, kur viset
e pushtuara të Ilirikut nga Bullgaria do t’i kalojnë nën mbikëqyrje të plotë kishës
lindore dhe me këtë merrte fund edhe subjektiviteti administrativ dhe ai shpirte-
ror i Ilirikut në kuadër të Perandorisë.
Megjithatë, duhet thënë se gjendja që kishte krijuar Selia e Shenjtë në dobi
të Perëndimit, ku tashmë Sllavët, Rasianët dhe Hungarezët ishin përfshirë nën

590
Stojanović. I “Istorija srspkog naroda“, Beograd 1926; „Istorija naroda Jugoslavie“,
Beograd 1953.
591
Gelcich, Guiseppe: “Zeta dhe dinastia e Balshajve”, Tiranë 2009, faqe 18.

268
kurorën e saj, shkonte në dobi të dinastisë së Rashës tribale, meqë gjatë asaj
kohe, një pjesë e mirë e Dardanisë dhe e Maqedonisë pushtohen nga zhupani
Nemanja, me çka mund të thuhet se Rasha, për herë të parë, shtriu pushtimet e
veta në këto anë. Këtij veprimi do t’i paraprijë forcimi i Bullgarisë, e cila do të
zgjerohet në territoret e Bizantit, e me të cilën zhupani Nemanja kishte bërë
aleancë me Petrin e Bullgarisë që bashkërisht të ndanin pjesët e Ilirikut, veçmas
bërthamën e saj: Dardaninë, Maqedoninë dhe Epirin.592
Kështu, ai pushtoi Nishin dhe shkatërroi luginën e Timokit, ku bëri dëmtime
të mëdha.593 Me këtë rast Nemanja rrënoi në tërësi qytetin antik, që kishte qenë
ndër kryesorët në Dardani gjatë kohë së Justinianit. Që të siguronte këto
pushtime Nemanja, i cili ishte në dijeni se kryqëzata e ardhshme drejt Jerusale-
mit do të nisej nga Gjermanët dhe ata bashkë me Hungarezët shfaqeshin si
mbështetësit e saj kryesorë, nxitoi që në krishtlindjen e vitit 1188 të dërgojë
përfaqësuesit e vet në oborrin perandorak në Nyrnberg, ku mbretit Fridrih do t’i
dorëzohet shkresa sipas së cilës, si thuhej, “Rasianët” prisnin me gëzim shumë të
madh kalimin e ushtrisë së kryqtarëve përmes vendit dhe nuk uronte asgjë më
me dëshirë se sa ta përshëndeste personalisht perandorin”.594
Në pranverën e vitit 1189 ushtria e madhe kryqtare e udhëhequr nga Fridrihu
nga Hungaria, pasi kaloi Danubin dhe luginës së Moravës, arriti në Nish. Më 27
korrik përpara perandorit të madh u shfaqën Nemanja dhe i vëllai Strazimiri, të
cilët i sollën dhurata të shumta perandorit gjerman dhe iu falënderuan për
përfitimet e shumta që patën (pushtimi i Nishit dhe pjesëve përreth, ku ata për do
të shfaqen herë të parë) dhe kërkuan të bëheshin vasalë të Gjermanëve, duke ia
bërë me dije se ishin të gatshëm ta përkrahnin me të gjitha mjetet kundër Gre-
këve.595
Perandori Fridrih, që kishte mendjen te Jerusalemi, megjithatë, nuk pengoi
që aleatët e tij (Rasianët dhe Bullgarët) depërtimin drejt Lindjes ta shfrytëzonin
edhe për qëllimet e tyre, në drejtim të Jugut. Në të vërtetë kështu edhe do të
ndodhë. Një pjesë e mirë e ushtrisë së Nemanjës do të vazhdojë bashkë me
kryqtarët që drejtonte Fridrihu në drejtim të Adrianopojës, por në të njëjtën
kohë, Nemanja do të drejtojë një numër të mirë të trupave të tij luginës së
Moravës dhe të Ibrit për të pushtuar Shkupin dhe Prizrenin si dhe krahinat e
Pollogut të Sipërm dhe të Poshtëm. Kështu në janar të vitit 1190 ushtria e
592
Jiriček, Konstatindin: “Historia e serbëve”, Tiranë 2010, faqe 305.
593
Po aty.
594
Po aty, faqe 306.
595
Po aty, faqe 307.

269
Nemanjës shkatë-rroi kështjellat bizantine të Serdicës deri në Prizren, ku pushtoi
edhe Skupin si dhe krahinat e Pollogut. Me këtë rast ai e vuri në lidhje vasale
princin arbëror, Progonin, të cilit ia dha vajzën Komitën.596
Kjo pra do të jetë dalja e parë e Rashës në Dardani dhe Maqedoni, vende
këto që deri atëherë ishin pjesë e Bizantit dhe qeveriseshin në përputhje me
administratën perandorake, që përfaqësohej nga themat e Durrësit dhe ajo e
Skupit si qytetarë bizantinë “romej”.
Edhe pse pas marrëveshjes së perandorit gjerman, Fridrih, me Bizantin në
Adrianopojë (14 shkurt 1190), që kryqtarët nëpër Helispont të drejtohen për në
Azi, me çka Rasianët dhe Bullgarët nuk mund të llogaritnin më në ndihmën
gjermane për të vazhduar shtrirjen e tyre në pjesët e Bizantit, shumë prej të cilave
tashmë i kishin pushtuar, zhupani i Rashës, Nemanja ia doli që edhe pas humbjes
që pësoi nga perandori bizantin, Isak në betejën e Moravës, të nënshkruajë një
marrëveshje të favorshme paqësore me Bizantin me anën e së cilës ata përligjnin
pushtimet në viset dardane, ku shtrihej qytetërimi i tyre nga antika e këndej, i cili
kishte gëzuar lulëzim të veçantë nga koha e Justinianit I e kthyer në qendër
administrative dhe shpirtërore, ndër më të njohura e Ilirikut. Kështu, Rasianët
mbajtën një pjesë të rëndësishme të asaj që shfaqej si “Bizant arbëror” nga Nishi,
Leskovci si dhe zonën e lumit Sitnica dhe të Llabit me Lipjanin. Në pellgun e
Drinit të Bardhë mbajtën krahinat e pushtuara që i përkisnin Peshkopatës së Priz-
renit, pastaj ato të Pejës dhe të Deçanit si dhe krahinat në veri deri në Shkodër.
Nemanja u përforcua edhe në bregdet me pushtime të reja në pjesën e Dioklesë
dhe duke përfshirë edhe Tivarin dhe Kotorin.597
Arsyet pse Bizanti kërkonte që ta forconte zhupanin Nemanja me zotime të
reja nga pjesa qendrore e deri në Adriatik (kryesisht me ato nga Dardania, të
Maqedonisë dhe të Epirit) duhet kërkuar te përcaktimi që Rasha, duke pranuar
vasalitetin e Kostandinopojës, të shfaqej si mbështetës kryesor midis Bullgarëve
dhe Perëndimit, ku do të ruhej ngrehina e Bizantit, që tashmë tronditej nga brenda
dhe nga jashtë dhe veçmas nga lojërat e vazhdueshme që bënin vendet katolike të
Perëndimit me despotët e Ilirikut për t’i shfrytëzuar në luftë kundër Kostandi-
nopojës. Për këtë arsye u lidh edhe një krushqi me Nemanjën. Djali i tij Stefani u
martua me mbesën e perandorit Eudokia, të bijën e vëllai të tij Aleksit.598

596
Po aty, faqe 328.
597
Po aty, faqe 310.
598
Shih: Novaković, R: „Kad se rodio i kad je poćeo da vlada S. Nemanja“, Në “Glasnik”, 1958, 3-4.

270
Krahas përftimeve të mëdha në pjesën qendrore dhe perëndimore, zhupani i
Rashës u tregua i shkathtë që të përforcohej në pjesën midis Dioklesë dhe të
Zahlumisë (Bosnje), ku në të vërtetë, e kishte bërthamën e mirëfilltë organizimi
shoqëror dhe politik i sllavëve dhe i formacioneve të tyre të para shoqërore dhe
politike në Ilirik.599Meqë Nemanja iu kishte bashkuar kryqëzatës së Fridrihut I
dhe ishte deklaruar se përkrahte fushatën e tij për në Jerusalem dhe madje
pranonte vasalitetin gjerman - paçka se do t’i ndërrojë fjalët kur do të hyjë në
marrëveshje të fshehta me Normanët - Papa Klementi III (25 nëntor 1189) kishte
kërkuar nga kryepeshkopët katolikë të Raguzës dhe Tivarit që ata të hynin në
marrëdhënie miqësore me Nemanjën. Papa, madje, kishte kërkuar nga kryepesh-
kopi i sapoemëruar, Bernardi i Raguzës, që Raguza të nderonte të bijtë e Nema-
njës (dilectis filiis, nobilibus viris megajupano, Straschimiro et Mirosclabo),600
gjë që ata, siç kishte vepruar edhe i ati, ia kishin kthyer me besnikërinë ndaj
kishës perëndimore.
Në gjithë këtë zhvillim që Selisë së Shenjtë ia kishte rikthyer hapësirën e
humbur shpirtërore në pjesët e Ilirikut të dikurshëm, ku tashmë faktorët e tjerë
(Sllavët, Rasianët dhe Bullgarët) hynin në lojë dhe ata, si u pa me rastin e
zhupanit të Rashës, Nemanja, përpiqeshin t’i mbeteshin sa më të nënshtruar
katolicizmit, edhe pse në të njëjtën kohë këtë e bënin edhe ndaj Lindjes në pjesët
e Bizantit në mënyrë që të ruhej baraspesha e thyer kishtare në të dy anët
(veçmas pas ndarjes së saj në vitin 1054).
Kishte edhe një faktor tjetër në gjithë këtë shtjellim që kërkonte të kundërtën,
pra rrënimin e plotë të Bizantit dhe krijimin e Romës së re atje. Dogji plak i
Venedikut, Henrik Dandali, i cili kishte në dorë përgatitjet e kryqëzatës, kishte
krijuar bindjen se Bizanti duhej rrënuar në themel. Ndonëse për rrethanat kjo
dukej paksa e tepruar, meqë Venediku kishte kohë që ishte aleat i Bizantit dhe në
saje të marrëveshjes me perandorin Aleks Komneni të vitit 1081, ia kishte dalë të
pushtonte të gjitha tregjet e Perandorisë falë privilegjeve që gëzonte, megjithatë,
pas vdekjes së Aleksit I dhe ardhjes në pushtet të trashëgimtarëve të tij, veçmas të
Manuelit, Venediku i shihte në rrezik interesat e veta në Bizant. Ishin rivalët e tij
Gjenova dhe Piza, të cilat tashmë ishin forcuar dhe me një marrëveshje të re me

599
Raški, Franjo: “Bela Hrvatska i Bela Srbijа u De Administrando Imperio“, f. 145-
181;Ћиркович, Сима: „Срби у среднјем веку“, Београд 1992.
600
Shih: Theiner: Mon. Slav. 1,6, (pa datë, përgjigje shkresës së Papës të 2 janarit 1199), sipas
Jireček, K: “Historia e serbëve”, Tiranë 2010, faqe 311.

271
Manuelin mund ta hiqnin nga loja Venedikun. Andaj vlerësohej se ishte koha që i
gjithë disponimi, por edhe mllefi i Normanëve të shfrytëzohej për këtë qëllim.601
Mbi këto premisa si dhe hesapet e Luigjit VII, Venediku mori përsipër
drejtimin e kryqëzatës. Kryqtarët u grumbulluan në Venedik dhe meqë flota e
këtij qyteti ishte e vetmja që mund ta bënte bartjen e mijëra vullnetarëve të
krishterë për në Egjipt, u desh një marrëveshje paraprake me dogjin Henrik
Dandal, i cili nga kryqtarët kërkoi që shpenzimet e udhëtimit t’ia lanin Venedi-
kut me anën e një ndërhyrje ushtarake për ta marrë Zarën, e cila mbahej nga
Hungarezët. Kështu edhe u bë. Në nëntor 1202 Zara u pushtua. Kryqtarët në
Zarë pritën pranverën e vitit vijues. Aty do t’u bashkohet edhe djali i Isakut II.
Aleksi i ri kishte arritur të ikte nga burgu bashkë me të atin e tij të verbuar, ku
ishte hedhur nga Aleks Engjëlli kohë më parë. Në maj të vitit 1203 në Korfuz u
nënshkrua marrëveshja për devijimin e ekspeditës.602
Natyrisht se devijimi i ekspeditës që u bë në Korfuz ishte pjesë e lojërave të
Venedikut me ç’rast ia doli që t’i bindë drejtuesit e kryqëzatës që të zbarkojnë në
Kostandinopojë dhe atje t`i qërojnë hesapet me “komplotistët” bizantinë, të
udhëhequr nga perandori Aleks III, që bashkëpunonte me Arabët dhe armiqtë e
tjerë të katolikëve, gjë që kështu edhe do të ndodhë.
Kryqtarët nuk e patën të vështirë të futen në Bririn e Artë, pasi që thyen
zinxhirin që pengonte hyrjen në gji. Prej andej kryqtarët filluan rrënimin e
mureve të qytetit nga toka. Të kota qenë përpjekjet për t’u mbrojtur kryeqyteti i
Bizantit. Më 17 korrik 1203 Kostandinopoja ra në duart e kryqtarëve. Perandori
Aleksi III iku bashkë me thesarin, ndërsa kryqtarët e kthyen në fronin perandorak
të verbrin Isakun II, ndërsa i biri i tij, Aleksi IV u emërua bashkëperandor.
Perandori i verbër nuk ishte në gjendje të mbajë gjatë fronin. Ngaqë të
pakënaqur me të ishin si kryqtarët, të cilëve nuk ishte në gjendje t’ua paguante
shpërblimin për të cilin ishte marrë vesh në Zarë sapo ata ta kthenin në fron, dhe
po ashtu, me të ishin të pakënaqur Bizantinët, të cilët nuk mund ta duronin një
perandor që mbikëqyrej nga Latinët dhe ishte në udhë e sipër që Perandorinë ta
kthente në peng të tyre. Kjo bëri që në Kostandinopojë nga fillimi i janarit 1204
të shpërthejë një kryengritje që për pasojë pati rrëzimin e perandorit nga froni, i
cili humbi kurorën dhe jetën. Fronin e mori Aleksi V, Duka Murzufli, dhëndër i
Aleksit III e burrë i Evdoklisë, gruas së dikurshme të despotit Stefan, me çka në

601
Shih: Neumann, C: “Griechische Geschichtsschreiber und Geschitsquellen”, Lipsia 1888.
602
Ostrogorsi, Georg: “Historia e Perandorisë Bizantine”, Tiranë 2002, faqe 288.

272
Bizant fitoi edhe një herë prirja antilatine, që u dha shkas kryqtarëve të derdhnin
mllefin mbi kryeqytetin e Bizantit.
Kështu, kryeqyteti i Bizantit do të zëvendësojë Jerusalemin, në verën e vitit
1204, kthehet në pre të rrënimeve të papara të kryqtarëve, ku do të pësojnë
veprat e artit, por edhe vlerat e tjera që u plaçkiten, ndërkohë që drejtimi do t’i
besohet Aleksit IV, një plaku të verbër, që u nxor nga burgu dhe u ul në një fron
të paqëndrueshëm, të cilin do ta humbë pas pak, meqë kryqtarët do ta copëtojnë
Perandorinë e Bizantit, të cilën e pagëzuan “Perandori Latine të Kostandinopo-
jës” me perandor kontin Baldvin të Flandrisë.603
Me këtë ndërhyrje do të krijohen parakushtet për rrënimin e Bizantit, që
para se të ndodhë në tërësi, do t’ua hapë rrugën disa zhvillimeve shthurëse gjith-
andej nga shtrihej, ku do të dalin në pah ambiciet e ndryshme të principatave të
shumta për ta trashëguar atë ose për të përfituar nga rënia e tij, të cilat do të
ndezin luftëra të shumta të brendshme, që si do të shihet do t’u shkojnë përshtati
arabëve dhe turqve, të cilët pas një shekulli e gjysmë do të jenë ata që Bizantin
dhe sundimin e tij dhjetëshekullor do ta dërgojnë në vitrinat e historisë.
Koha prej më shumë se një shekulli, që do t’u mbesë mbrojtësve, shfrytë-
zuesve dhe rrënuesve të brendshëm dhe të jashtëm të Bizantit, që t’i japin fund
ngrehinës së cilës prej kohësh po i pikonte çatia, do të kalojë nëpër shthurje të
ndryshme me konflikte, luftëra po edhe aleanca të shumtën të paqëndrueshme, në
të cilat, thuajse detyrimisht, do të përfshihen edhe vendet e Arbrit në përputhje me
etninë mesjetare (ilire, dardane, maqedone dhe epirote) dhe feudalët arbërorë, ku
hartat e reja politike dhe shoqërore krijoheshin në kuadër të luftërave midis lindjes
dhe perëndimit, që zhvilloheshin nën drejtimin e kryqëzatave fetare dhe të fak-
torëve të tjerë.
Të kësaj natyre janë Despotati i Epirit 1204-1253 dhe Mbretëria e Arbërisë
1272-1286. E para, e themeluar nga Mihal Engjëlli i dytë604. Ndërsa Mbretëria e
Arbërisë (Regnum Albaniae), e themeluar nga mbreti Karli i Parë Anzhu.605
“Despotati i Epirit” u shfaq në kuadër të përpjekjeve që trashëgimia e
Bizantit të shfrytëzohet që, pas rrethanave që solli kryqëzata e katër dhe krijimi

603
Më gjerësisht shih: Ostrogorski, Georg: “Historia e Perandorisë Bizantine”, Tiranë 2002,
faqe 301-303; “Hitoria e popullit shqiptar”, I, Tiranë 2002, faqe 224-234; Jaques, Edwin:
“Shqiptarët”, Tiranë faqe 181-186; Faverial, Zhan Klod: “Historia e Shqipërisë”, Tiranë 2004,
faqe179; Xhufi, Pëllumb: “Nga Paleologët te Muzakajt”, Tiranë 2009, faqe 19-27; Zavalani, T:
“Histori e Shqipnis”, Tiranë.
604
“Historia e popullit shqiptar” I, Tiranë 2002, faqe 231-234.
605
Po aty.

273
i Perandorisë katolike në Kostandinopojë, të krijohej një strukturë shtetërore
konkurruese me të tjerët.
Ndërsa “Mbretëria e Arbërisë”(Regnum Albaniae)shfaqej në kuadër të
strukturave shtetërore qoftë të përkohshme që perëndimorët kishin filluar t’i
krijonin prej kurorave të tyre mbretërore në mënyrë që kështu të krijonin kushte
që Bizanti në shprishje e sipër, nga brenda, pra nga faktori arbëror si një epi-
qendër e re force, të rikthehej në një perandori perëndimore.
Kjo e fundit, pra Mbretëria e Arbërisë (Regnum Albaniae), ndonëse do të
ketë disa “përsëritje” dhe rikthime përpëlitëse thuajse për një shekulli, ku në disa
faza do t’i mbesë vetëm “kurora” e jashtme, megjithatë për herë të parë pro-
movon politikisht ekzistencën e “Regnum Albaniae”, në një raport domethënës të
luftës së ashpër të Perëndimit kundër Lindjes, ku Arbërorët, në kuadër të mozaikut
shoqëror dhe politik të kohës, midis feudeve, despotateve dhe principatave të
shumta, që luftonin për mvetësim, pa kursyer njëra-tjetrën, shfaqen me mbretëri.
Në të dyja këto zhvillime Rasha dardane pati rol të rëndësishëm tek shfaqja
po edhe te luftimi i tyre.
Por para se të vijë deri te zhvillimet që Mbretërinë e Arbërisë (Regnum
Albaniae) do ta ngritin në shkallën e një faktori të pakapërcyeshëm në skenën
shoqërore dhe politik të kohës në hapësirën e Bizantit, duhet përkujtuar se kësaj
i paraprinë edhe përpjekjet e vazhdueshme të feudalëve dhe dinastive arbërorë
gjatë një shekulli për faktorizim në përputhje me rrethanat që nisën procesin e
rrënimit të aristokracisë ushtarake dhe ngritjen e feudalëve vendorë mbi bazat e
bashkësive autonome (fiseve, fisnikëve, bujarëve, kontëve e të tjerëve) edhe në
kuadër të strukturave perandorake, duke i fuqizuar ato. Në këto rrethana, nga
shekulli IX e këndej, në kuadër të këtyre modeleve perandorake të qeverisjes
vendore kemi shfaqjen e familjeve të njohura si Arianitët, Muzakajt, Skurajt,
Matrëngajt dhe të tjera.
Roli i këtyre familjeve u shtua edhe më shumë nga fillimi i kryqëzatave dhe
veçmas pas depërtimeve të Normanëve në Lindje, kur Bizanti, duke u detyruar
që t’i mbajë ato sa më shumë të lidhura për vete, filloi t’i joshë me privilegje dhe
ofiqe të lakmueshme në ushtri dhe administratë. Titulli Sebast ishte ndër më të
shpeshtit me të cilin nderoheshin familjet fisnike të Arbrit.
Kështu, njëra ndër këto familje që do të ngrihet në përputhje me Izopolitia
bizantine, ishte edhe ajo e Arianitëve në Dardani. David Arianiti, strateg i temës
së Selanikut, më pas emërohet strateg i temës së Scupit (1001-1018). Kjo do të
bëhet nga perandori për meritat e tij si ushtarak në luftën kundër Bullgarëve.

274
Sigurisht se meritat e ushtarakut David Arianiti, që familja e tij të ngrihet në
rangun e një autoriteti vendor ushtarak, të lidhur me qendrën, kanë rëndësi për
prosperitetin e mëvonshëm të Arianitëve, që siç do të shihen në zhvillimet e
mëvonshme, kur do të luajë një rol të rëndësishëm. Por, do të jenë edhe disa
rrethana të tjera, që këtë familje dhe të tjerat do t’i kthejnë në qendër të
vëmendjes jo vetëm të Bizantit, por edhe të rivalëve dhe kundërshtarëve të tij
nga brenda dhe nga jashtë, meqë ata tashmë shfaqeshin si të pakapërcyeshëm në
përvijimet midis Lindjes dhe Perëndimit.
Trendi i faktorizimit të fisnikërisë Arbërore përbrenda këtyre strukturave
bizantine, do të duket gjatë Dinastisë së Komnenëve. Manuelit I (1147-1181),
gradoi shumë nga fisnikët dhe bujarët Arbërorë me tituj të lartë, ndër të cilët
është edhe ai i princërve. Kështu, në vitin 1166, gjatë ceremonialit të përurimit të
kishës së Shën Trifonit në Kotorr, ku merrnin pjesë duka e komandanti bizantin
për Dalmacinë, Dioklenë e për Arbërinë, Isaku, së bashku me titullarët të tjerë të
lartë klerikë, përmendet edhe një Prior Arbanensis (Princ i Arbrit), Andrea, i cili
njihte sovranitetin e Bizantit.606
Nga të dhënat e kohës, mësohet se edhe Papa Inocenti III, në vitin 1208 një
fisnik të Arbrit, të quajtur Dhimitër, e quante me titullin “Princ i Arbërisë” (Prin-
ceps Albaniae).607Mund të jetë fjala për të birin e Progonit, i cili ishte themelues i
familjes princore, që shfaqet në vitin 1190, që si e tillë do të njihet edhe nga
Papati, ndikimi i së cilës kishte filluar të shtohej nga koha e perandorit Manuel,
pasi që ai kishte lejuar që në Epir dhe pjesë të tjera të Arbrit, të hapen kishat
katolike, të mbyllura nga koha e ndarjes (1054) e këndej. Edhe pse nuk ka burime
të qarta se cilës familje i takonte Progoni, që sipas terminologjisë bizantine kishte
edhe titullin arkondi i madh (megas archon)608, megjithatë mund të merret me
mend që sundimtarët e Arbrit në kapërcim të shekullit XII-XIII i përkisnin
familjes Skurra nga malësia e Tiranës, ku emri Skurrë ndeshet vazhdimisht në
burimet e kohës ndër më kryesorët e Arbrit. Për pozitën e lartë shoqërore të saj
flet edhe varri familjar i sebastit Mihal Skurra në kishën e Shën Mërisë të Beratit
të vitit 1201, apo varri i fisnikut tjetër nga kjo familje, Anton Skurrës, në kishën
e Shën Ndout në Lezhë.609

606
“Historia e popullit shqiptar”, vëllimi parë, Tiranë 2002, faqe 228.
607
“Acta et Diplomata res Albaniae Mediae aetatis illustrantia”, nga L, de Thalloezy, C. Jirecek
et E. Sufflay,M vol I, Wien 1913, vol II 1916.
608
A.V. Soloviev: “Eine Urkunde des Panhispesbastos Demetrios. Megas Archon von Albanien”,
në “Byzantinische Zeitschrift” 34/1934, faqe 304.
609
“Historia e popullit shqiptar”, vëllim i parë, 2002, faqe 228.

275
Sidoqoftë, me prejardhje nga familja Skurra, nga pjesa e Krujës, ose edhe
nga Dukagjini, Progoni do të mbetet princ deri në vitin 1198, kur pasi që të
vdesë, pushtetin e trashëguan të bijtë, së pari Gjini (1198-1206), pastaj Dhimitri
(1206-1216). Bëhet e ditur se Dhimitri, rreth viteve 1208-1210, mbante edhe
titullin Gjyqtar i Arbanumit në Krujë, i cili, nga patriku i parë latin i Kostan-
dinopojës venedikasi Tomas Morosini përmendet “si vasal jo i besuar”.610
Ka edhe një element tjetër, që këtë princ e bën edhe më të rëndësishëm,
ndërsa principatën e tij jo pa të drejtë e kthen në një nyjë të interesave të ndryshme
të kohës së niveleve të larta. Fjala është për atë se ai si dhëndër i zhupanit Stefan
Nemanja, i martuar me të bijën Komina, e cila njëherësh ishte edhe mbesë e
perandorit bizantin, Aleksit II Engjëll,611 “dilte jo i besuar” për venedikasit, 612 të
cilët, pas paqes me Bizantinët, kërkonin sigurimin e rrugës detare për në Kostan-
dinopojë duke vënë nën sundimin e saj që të gjithë sundimtarët e bregdetit ndër të
cilët përmendej edhe Arbanesis pinceps, iudex Albanorum.
Në të vërtetë, ashtu si përmendet, relacioni i të biri të Progonit, Dhimitrit
(Demetrios) qet në pah rrethanat kur zhupani Stefan Nemanja, pas Kryqëzatës së
Katërt kishte hyrë në një aleancë me Venedikun, ndër shumë sosh që ai do t’i
bëjë në atë kohë edhe me kundërshtarët e Bizantit për të përfituar, siç kishte
përfituar edhe me marrëveshjen që kishte bërë me mbretin gjerman, Fridrihun
kur kishte marrë Nishin, Scupin dhe Prizrenin dhe kishte depërtuar deri në Ohër,
kur princi arbëror, si thuhet, krahasuar me vasalët grekë të Epirit, ishte “jo i
besuar”, që nënkuptohej se atij duhej t’i merrej fuqia pak nga pak. Që “t’i hiqej
rreziku” dhëndrit, Nemanja filloi pushtimin e tokave të tij nga Prizreni, duke
marrë trevën e Pultit (malësia në të dy anët e lumit Drin të bashkuar), që bënin
pjesë në “Principatën e Arbrit”. Në të njëjtën kohë, despoti Gjergj i Dioklesë,
vasal i Nemanjës, në korrik të vitit 1208, kishte lidhur një marrëveshje me Vene-
dikun që të jepte ndihmë për ta “mbushur mend princin e Arbanumit, Dhimitrin.613
I përballur me këtë trysni, pra të vjehrrit, të vasalëve të tij në Diokle dhe të
Venedikut, që kishte filluar të shtrinte pushtetin në qytetet bregdetare të Adria-
tikut, Dhimitri iu kthye kishës katolike të Romës që të kërkonte mbrojtje. Papa

610
Shih: Jireček, Kostandin: “Historia e serbëve”,I, Tiranë 2010, faqe 328.
611
Më gjerësisht shih: Jireček, Kostandin: “Historia e serbëve“, pjesa e parë, 2010, faqe 328
(Αρχων τον Αρβανου), Arbanesis pinceps, udex Albanorum: Dem. Chomationo nr. 1,3; Inocenti
III te Theiner në vendin e vit. I, 45. Krahaso Drinov në Viz. Vremenik I (1894) 321, 326. Nga i
njëjti autor, po ashtu shih kumtesat në Arch. Slaw. Phil. 21 (1899), nr 87.
612
Po aty, faqe 3287.
613
Ljubić: “Archiv slaw. Phil.“ 21/ 1899.

276
Inocenti III do ta bëjë këtë, duke i premtuar mbrojtje. Me këtë rast, ai kaloi në
ritin katolik, edhe pse edhe mëtutje do të ruajë titujt bizantinë Panhypersebast
apo Megas Arhond (Arkond i Madh).
Edhe pse Venediku me ndihmën e despotit të Dioklesë nuk do t’ia dalë që ta
“mbushë mend” princin e Arbrit, megjithatë, ngjarjet që do të pasojnë në prag,
gjatë dhe pas marrjes së Kostandinopojës (1225-1254), ku Despotati i Epirit do
të kthehet në një akter të rëndësishëm të luftës së dy “krahëve” bizantinë për ta
kthyer qendrën e tyre perandorake nga Latinët, do t’ia humbin gjurmët derës së
Progonëve, ndërkohë që do t’ua nxjerrin gjurmët disa të tjerave, siç ishte ajo e
Guliamit të Arbrit, i cili u mundua që të ruante baraspeshën bizantine në dobi të
despotatit, me çka do t’u ruhen pronat dhe privilegjet fisnikëve, bujarëve si dhe
ato të klerit dhe të qytetarëve.
Megjithatë, nga koha e “Despotatit të Epirit”, kur duhej të ruhej bërthama e
Bizantit nga shprishja që i kërcënohej, e deri te “Mbretëria e Arbërisë” e iniciuar
nga Anzhutë, një numër i madh familjesh arbërore (fisnikë, bujarë, sevastë,
arkondë dhe princër) do të ndodhen në një gjendje fare të re, pasi që ta kenë
kuptuar se Bizanti i mirëfilltë jo vetëm që nuk ekzistonte më (pos kështjellës së
Kostandinopojës), por kapja për mbetjet e tij paraqiste një rrezik të njëmendët,
meqë i kthenin në një pre së cilës i drejtoheshin nga të gjitha anët. Kështu, në ato
rrethana, nuk mbetej tjetër pos që në mungesë të alternativës së brendshme
(aleancat e pasigurta me rasianët ose me Grekët nën firmën e Bizantinëve të
shpifur), të luftohej për mbështetës nga jashtë, pra nga Perëndimi. Por edhe kjo
paraprakisht kërkonte dëshmimin e brendshëm që do të mund të pasqyrohej në
formën e ndonjë bujarie të pavarur ose principate, e cila do të ishte përfillëse për
nga fuqia që paraqiste.
Procesi i vetëdëshmimit me anën e strukturave autonome shoqërore e politi-
ke, siç ishin principatat, gjithnjë nën vasalitetin e Bizantit, që kishin filluar nga
Progoni dhe vazhduar me Guliamin e ndonjë tjetër të vërejtur ose të pavërejtur,
për fisnikët, bujarët dhe princat e Arbrit shfaqej me vështirësi. Sepse, në njërën
anë, ishin zhupanët e Rashës Nemanjajt bashkë me Bullgarët, që ishin shumë të
vendosur që me të gjitha mjetet t’i pengonin në këtë drejtim (meqë e dinin se ç`do
të thoshte faktorizimi i tyre) siç do të ndodhë në të vërtetë kur do të pushtohen
nga Uroshi II e deri te Dushani. Dhe, në anë tjetër, ishin Bizantinët e shpifur
(Paleologët dhe Kantakuzenët), që edhe më tutje kërkonin që çfarëdo forcimi i
tyre të matej me luftën për lojalitetin perandorak, pa marrë parasysh se Bizanti
kishte mbetur vetëm një hije.

277
Në këto rrethana ishin vetëm perëndimorët (Anzhutë, Selia e Shenjtë, Vene-
diku, Hungaria dhe Gjenova), që ofronin mbrojtje të kushtëzuar, që vendet e
Arbrit i kthente në një pikë kaluese për ta pushtuar Kostandinopojën.
Në të vërtetë, qysh nga shfaqja e Anzhuve në Durrës, në pranverën e vitit
1272, kur Karli I Anzhu do të zbresë me kurorën e Mbretërisë së Arbërisë,
fisnikët, bujarët dhe princat e Arbrit, do të përfshihen në një zhvillim mbi
gjysmë-shekullor, ku do të derdhin fuqinë e tyre të brendshme në dy drejtime të
kundërta: në njërën anë për Bizantin, që ishte në grahmë dhe, në tjetrën anë për
Mbretërinë e tyre të parë, atë të Arbrit, e cila ndonëse u vinte nga jashtë, megjith-
atë kurora mbretërore e mbështetur nga Perëndimi, në rrethanat e reja kur Bizanti
kishte filluar të humbte truallin nga të gjitha anët dhe të siguritë e kishte vetëm
pasigurinë, detyrimisht do t’i vetëdijesojë se duhej të krijonin një lidhje të brend-
shme shoqërore dhe politike me të cilën jo vetëm të mbijetonin, por edhe të
krijonin rrethana për t’u siguruar sa më shumë që të jetë e mundur nga rreziqet e
shumta që i kishin pranë e pranë. Këtë mësim, megjithatë ata do ta marrin nga
pësimet me të cilat do të ballafaqohen duke u rreshtuar disa në anën e Bizantit e
disa në anën e Anzhuve. Në këtë shkapërderdhje në anë të ndryshme për herë të
parë do të njohin por edhe kuptojnë rëndësinë e kurorës mbretërore, qoftë edhe
nga jashtë dhe u shërben interesave të caktuara të huaja, siç do të njohin edhe
kotësinë e zvarritjes pas Bizantit si çati që pikonte nga të gjitha anët, që nuk u
siguronte tjetër pos humbje dhe fatin e përmbysjes së përbashkët.

“MBRETËRIA E ARBËRISË” DHE HEGJEMONIZMI RASIAN NË


DARDANI, MAQEDONI DHE EPIR

Me të drejtë është thënë se ato që ndodhën gjatë Kryqëzatës së Katërt dhe në


vijimësi për dobësimin dhe rrënimin e Bizantit, në të vërtetë të gjitha ishin pjesë e
një hesapi midis kryqtarëve dhe dogjit të madh të Venedikut, Henrik Dandalit. Ai
pati luajtur rol vendimtar në ngjarjet e fundit nga frymëzues i traktatit të ndarjes e
deri te protagonist i zbatimit të marrëveshjes për ndarjen e Bizantit.614
Hapi i pari i zbatimit të marrëveshjes së ndarjes së Perandorisë Bizantine
ishte i natyrshëm të fillonte me zgjedhjen e një perandori në Kostandinopojë,
veprim ky që do të bëhet nën ndikimin e venedikasve. Ata u përcaktuan për
kontin Balduin të Flandresë, i cili më 16 maj 1204, në kishën e Shën Sofisë,
614
Ostrogorski, Georg: “Historia e Perandorisë Bizantine”, Tiranë 2002, faqe 302.

278
kurorëzohet perandor i “Perandorisë Latine të Kostandinopojës”. Atë e bekoi
patriku i parë latin i Kostandinopojës, venedikasi Tomazo Morazini. Me këtë
rast, si perandor i Perandorisë Latine, Balduini, mori një të katërtën e gjithë terri-
torit të Perandorisë, ndërsa nga tri të katërtat që mbeteshin, gjysma u takonte
venedikasve, kurse pjesa tjetër do të ndahej në feude perandorake që do t’u shpër-
ndaheshin kalorësve. Por, përftimet më të mëdha, si pritej, nga kjo ndarje i nxori
Venediku. Edhe pse hoqi dorë nga territoret e Epirit, Akarnanisë, Etolisë dhe
Peloponezit, ngaqë mori portet e Koronës e të Modonit në Peloponez dhe pak
më vonë edhe atë të Durrësit e të Raguzës në Adriatik. Republika e Adriatikut
mori edhe ishujt e Jonit, Kretën, pjesën më të madhe të ishujve të arkipelagut,
ndër të tjera Eubenë, Andron e Nakson, portat më të rëndësishme të Helespontit
dhe të Detit Marmara: Galipilin, Rodostin dhe Heraklen si dhe Adrianopojën në
brendësi të tokës së Perandorisë. Venediku, po ashtu mori edhe tre të tretat e
qytetit të Kostandinopojës me çka u kthye në zot të çerekut të Perandorisë Bizan-
tine. Kështu, Perandoria Bizantine u copëtua në një numër principatash të mëdha
e të vogla, me një sistem të ndërlikuar e të larmishëm feudesh.615
Pasi që Latinët pushtuan Kostandinopojën dhe shpallën “Perandorinë Latine
të Kostandinopojës”, Perandori Aleksi V , ia doli të arratisej. Me thesarin që kishte
me vete, u vendos në Nike (Nicean) në Azi të Vogël, ku edhe e shpalli kryeqytet.
Meqë Aleksi V kishte humbur autoritetin, u desh që në skenë të dalë ushtaraku
Theodor Laskaris, dhëndër i Komnenëve, i cili formoi “Perandorinë në Mërgim”,
ku u përfshinë kryesisht krahinat europiane të Bizantit, që nuk ishin pushtuar nga
Latinët, apo që gëzonin njëfarë mëvetësie në përbërje të feudeve të caktuara. Në
këtë përbërje përfshihen edhe disa feude nga Drini deri në gjirin e Korintit, që
njiheshin si Epir. Mihal Engjëlli I, i cili ndodhej në Selanik do të shpallet Despot i
Epirit, duke iu kundërvënë perandorit të Nikesë. Mihali nga Selaniku shkoi në
Durrës, dhe atje, me ndihmën e ushtarëve arbëreshë dhe vllahë fortifikoi qytetin
dhe ia doli që për dhjetë vjet me radhë të mbajë të fortë “Despotatin e Epirit”.
Para se të vdiste, për trashëgimtar emëroi Teodor Engjëllin, vëlla nga nëna, i cili
do të bëjë çmos që “Despotatin e Epirit”ta shndërrojë në një fortifikatë ortodokse
të Bizantit në luftë kundër perëndimorëve, të cilët me “Perandorinë latine në

615
Shih: Peter M. Holt: “The Age of the Crusades. The Near East from the Eleventh Century to
1517”. Longman, London 1997;Norman Housley: “The Later Crusades, 1274–1580. From Lyons
to Alcazar”. University Press, Oxford 2001; Nikolas Jaspert: “Die Kreuzzüge (Geschichte
kompakt)”. 4. überarbeitete Auflage, Wissenschaftliche Buchgesellschaft, Darmstadt 2008;
Hans-Jürgen Kotzur (Hrsg.): “Die Kreuzzüge – Kein Krieg ist heilig”. Verlag von Zabern, Mainz
2004;

279
Kos-tandinopojë” ndodheshin në Kostandinopojë dhe me pjesën e Perandorisë
Latine në Selanik. Me rastin e marrjes së fronit nga i vëllai, Teodori i bashkoi emrit
të tij emrat e tre dinastive perandorake: të Engjëllorëve, Dukëve dhe Komnenëve, 616
duke u quajtur kështu Teodor Engjëll Duka Komneni, që si do të shihet kjo do të
zgjojë rivalitetin midis dy qendrave bizantine, të cilat luftonin për ta rikthyer
fronin e Bizantit në Kostandinopojë.
Nën drejtimin e Teodor Engjëllit “Despotati i Epirit” po merrte formën e një
shteti autonom, që po fitonte rëndësi gjithnjë e më të madhe. Fisniku luftarak,
tashmë kishte shtënë në dorë viset nga Durrësi deri në gjirin e Korintit me qendër
në Artë. Kështu, shteti epirot, si një principatë bizantine në qendër të Ilirikut,
sikurse Perandoria e Nikesë në Azinë e Vogël, përfaqësonte qendër të rëndësishme
të vazhdimësisë kulturore bizantine dhe një bërthamë të unifikimit politik.617
Mbi këto parime ajo iu kundërvu si një principatë e pavarur mbretërisë
latine të Selanikut, Venedikasve në Adriatik, Sllavëve në Veri e Verilindje. Në
vitin 1216 Teodori arriti një sukses shumë të madh pasi që shkëputi një krah
latin, që mbante peng Bizantin, siç ishte Perandoria Latine e Selanikut. Para se
ta arrijë këtë, Teodori e zuri rob në Durrës perandorin latin të Selanikut, Pjetër
de Courtenay (Kurtënë), i cili paraprakisht kishte qëndruar në Romë dhe atje nga
Papa Honorius III do të vërë kurorën e Perandorisë Latine. Pjetër Kurtënë, burrë
i Jolandës, motrës së Balduinit dhe Henrikut, për të dëshmuar triumfin e kurorë-
zimit në Romë duhej të kalonte nëpër Durrës për të vazhduar rrugën për në Kos-
tandinopojë. Pas këtij suksesi të madh, Teodor Engjëll Duka Komneni ndërmori
një fushatë të gjerë kundër Latinëve. Natyrisht se cak i tij i parë ishte mbretëria
fqinje e Selanikut, e cila nuk kishte gjasa që t’i bënte ballë, pasi që kalorësit që e
kishin themeluar ishin kthyer në vendet e tyre. Princi epirot e mbajti të rrethuar
për disa kohë Mbretërinë Latine të Selanikut, deri në fund të vitit 1224 kur edhe
në të. Ishte ky njëherësh fundi i njërit ndër shtetet kryqtare të krijuara në tokën
bizantine. Principata e Epirit, tashmë shtrihej nga Adriatiku deri në Egje dhe
përfshinte edhe Thesalinë e një pjesë të mirë të Maqedonisë.618
Këto suksese bënë që Teodor Engjëll Duka Komneni ta shihte veten peran-
dor. U quajt basileus dhe autokrator i Romejve, duke mbajtur veten për trashëgim-

616
Mihali dhe Teodori ishin djemt e sebastokratit Johan Engjëlli. I pari jolegjitim dhe i dyti
legjitim, të. Emrin Dukas e kishte marrë nga e ëma e tij, atë të Komnenit nga gjyshja e tij
Teodora, bija e Aleksit I.
617
Nikolas Jaspert: Die Kreuzzüge (Geschichte kompakt). 4. überarbeitete Auflage, Wissens-
chaftliche Buchgesellschaft, Darmstadt 2008.
618
Po aty.

280
tar të fronit të Bizantit si dhe prijës i betejës për Kostandinopojën, me çka ai do t’i
kundërvihet hapur Perandorisë së Nikesë.619
Suksesi i Teodor Engjëll Duka Komnenit ndaj Latinëve, ku kishin marrë
pjesë edhe ushtarakë dhe feudalë Arbërorë nga pjesët e Epirit, do të frikësojë së
tepërmi Perëndimin, të cilët do të bëjnë çmos që ta shpëtojnë “Perandorinë
latine të Kostandinopojës” nga Teodor Engjëlli dhe fuqia e tij epirote. Por, atë që
nuk ishte në gjendje ta bënte Roma, në mënyrë që Teodor Engjëll Duka Komneni të
mos përfundonte në Kostandinopojë si perandor i Bizantit, do ta arrijë “rivali” i tij,
cari i Bullgarisë Jan Aseni II, i cili, para se ata të afrohen te caku, Teodor Engjëllit ia
luajti lojën dhe në Edrene, me një ushtri të madhe, ia preu rrugën. Aty Teodor En-
gjëll Duka Komneni pësoi humbje të thellë nga Bullgarët, ku zu rob dhe u verbua.
Me këtë humbje nga Bullgarët, Perandoria Bizantine e Selanikut u shkatërrua,
ndërkohë që “Despotati i Epirit” u kthye në kufijtë e mëparshëm dhe vazhdoi si
mbretëri më vete edhe për disa vjet të tjera. 620 Por, nuk do të vonojë dhe bullgari
Jan Aseni II iu kthye ëndrrës së dikurshëm të mbretit Boris dhe, pasi pushtoi
Maqedoninë, shtroi edhe vendet e Arbrit deri në Durrës.621
Gjatë kësaj fushate Bullgarët prapë u fuqizuan në Ilirikun qendror dhe
jugor, qoftë duke lidhur për vete despotët e Rashës, qoftë duke mbajtur lidhje të
mira me trashëgimtarët e mbretit gjerman Henrikut, të cilët për kundërshtarë të
përbashkët kishin Latinët dhe Normanët. Mbi këto aleanca dhe të vendosur që të
eliminojnë me çdo kusht rivalitetin e Nikesë për fronin e Bizantit, Bullgarët kërkuan
të lirohen nga kurora e Kishës Romane. Por, meqë këtë nuk dëshironin ta bënin që
t’i binin në dorë Kishës Lindore, pra asaj të Kostandinopojës, “autorizimet” e të
cilës tashmë gjendeshin në Nike, Aseni II shfaqi idenë e themelimit të një patriar-
kati ortodoks në Tërnovo, që do të njihej nga Nikea dhe nga patriarkët lindorë.
Krerët kishtarë të Nikesë do ta pranojnë zemërthyer këtë, nga druajtja se
mospranimi do ta shtynte Bullgarinë në gjirin e Romës, që do të kishte pasoja të
mëd ha politike, të cilat më së paku i dëshironte perandoria e dëbuar, e cila priste
kthimin. Kështu, me themelimin e patriarkatit bullgar, Bullgaria fitonte pavarësinë
kishtare, siç e fitonte edhe kisha e Rashës, e cila përdori thuajse të njëjtat dredhi
si edhe ajo bullgare. Këto kisha, megjithatë, duhej ta njihnin primatin e patrikut
të Nikesë, të përmendnin emrin e patrikut bizantin në shërbesa fetare dhe t’i
paguanin atij tribute.
619
Më gjerësisht shih: Langon, J: “La reprise de Salonique par les Grecs en 1224, Actes du VI
Congres Intern. d’Etudes Byz.”, I (1950).
620
Po aty, faqe 109.
621
Vasilev, A: “History of the Biyantine Empiri”, faqe 525.

281
Traktati i tolerancës midis tri kishave bizantine do të nënshkruhet në
pranverën e vitit 1235 në Galipoli, ku edhe u shpall posti i ri i kishës bullgare, në
mënyrë që ky “pajtim” të festohej me solemnitet me martesën e të birit të perandorit
Teodori II Laskari me vajzën e carit të Bullgarisë.
Edhe përkundër kësaj “krushqie”, Mbretëria Bullgare e Jan Asenit II nuk
do ta ketë gjatë, ngaqë ajo ishte ngritur mbi prapaskena tepër të mëdha, që
bëheshin nga të tri anët. Ajo u shemb në vitin 1241, pas vdekjes së Jan Asenit II,
i cili ishte në përpjekje e sipër për të lidhur një aleancë me Latinët dhe Kumanët
kundër Nikesë. Kjo do t’i japë shkas që Jan Vatace të rikthejë tokat bizantine të
Trakisë dhe të Maqedonisë për ta pushtuar Selanikun në vitin 1246.
“Despotati i Epirit”, me një intensitet më të ulët, edhe më tutje do të për-
fshihet në përvijimet e brendshme të perandorëve bizantinë për pushtet. Dhe kjo
do të shihet pasi që në krye të Bizantit të vijë Mihal Paleologu 1259, i cili do të
vetëshpallet perandor, dhe kjo do të kundërshtohet nga despoti i Epirit, Manueli II,
i cili rrëmujën e Perandorisë së Nikesë, do ta shfrytëzojë për ta mvetësuar “Des-
potatin e Epirit” nga ndikimi i Paleologut. Kështu, ai thirri në ndihmë mbretin e
Sicilisë, Manfredin, bir pa kurorë i perandorit gjerman, Frederikut II. Po ashtu
thirri në ndihmë princin e Moresë, Guljem de Villehardouin. Po në të njëjtën kohë
Mihal Paleologu mblodhi një ushtri mercenare me Turq, Tartarë, Sllavë e Grekë
dhe marshoi kundër Manuelit II. Beteja u zhvillua në fushën e Pellagonisë afër
Kosturit. Manueli me gjithë aleatët e tij pësuan një disfatë të rëndë. Kështu, mori
fund “Despotati i Epirit” duke u kthyer në një provincë të Perandorisë bizantine.622
Pak më vonë u shkatërrua edhe “Perandoria Latine e Kostandinopojës”. Më
13 gusht 1261, Mihal VIII Paleologu hyri me ceremoni të madhe në kryeqytetin
historik të mbretërisë së tij dhe u kurorëzua solemnisht në katedralen e Shën
Sofisë.623Në këtë mënyrë Bizanti bashkoi shumë nga territoret e shkëputura nga
vitit 1204 dhe filloi projektet e njohura restauruese, që si do të shihet, asnjëherë
nuk ua doli mbanë.
Rënia e “Perandorisë Latine të Kostandinopojës”, siç mendohej, nuk do
t’ia ndalë rënien përfundimtare Bizantit. Përkundrazi, proceset shthurëse do të
vazh-dojnë, por në fazën përfundimtare, ato nuk do të shkojnë në drejtim të
rikthimit të qendrës bizantine nga Latinët. Te shkapërderdhja e saj nga brenda rol
622
Po aty, faqe 527.
623
Shih: “Geschichte der Kreuzzüge”. Dtv, München 2003; Kenneth M. Setton (Hrsg.): “A
History of the Crusades”. 6 Bände bei University Press, Madison/Wisc. 1969–1989. Gilt als
Standardwerk zu allen Aspekten der Kreuzzüge.Peter Thorau: “Die Kreuzzüge”.
Beck,München2008;Zavalani, Tajar: “Histori e Shqipnisë”, Tiranë, faqe 110.

282
të veçantë dhe vendimtar do të kenë princat vasalë të deridjeshëm të perandorëve
bizantinë, në radhë të parë ata Sllavë, Bullgarë dhe Grekë, të cilët, në këtë
proces, në më-nyra të ndryshme, do të përdoren nga vendet katolike të
Perëndimit, të drejtuara nga Vatikani. Do të shihet se këtu, faktori arbëror, i
shkapërderdhur nëpër prin-cipata të ndryshme, do të fitojnë peshë të veçantë.
Shfaqja e “Despotati i Epirit” si dhe roli i arbërve në të, bëri që vendet katolike
të Perëndimit në krye me Vatikanin, të përqendrohen tek ata, në mënyrë që, siç
veprohet në raste të tilla, të shfrytëzohen sa më tepër dhe sa më mirë për
interesat e tyre.
Në të vërtetë Arbrit e gjendur në një zhvillim ngjarjesh ndër më të ashprat
për nga kthesat që do ta përfshijnë Perandorinë e Bizantit midis shekujve XI-
XIV, veçmas nga koha kur do të fillojnë kryqëzatat dhe shfaqja e Normanëve si
fuqi lëvizëse në Perëndim, nga Kryqëzata e Parë (1097 e deri te ajo katërta 1204),
do të gjenden në anën e mbrojtësve të Bizantit dhe të ngrehinës së tij, si themelues
të ligjshëm të tij. Edhe pse në shekullin IX, pas shfaqjes së mbretërisë bullgare dhe
rënies nën pushtimin e tyre bukur të gjatë, këtë status do ta humbin, megjithatë,
çatia bizantine, pa marrë parasysh sa do t’i mbrojë nga “motet e liga”, mbetej e
vetmja mbështetje. Kjo do të tregohet edhe me rastin e zhvillimeve pas Kryqëzatës
së parë e tutje, kur ndonëse do të preken të parët, do të rreshtohen në mbrojtje të
Bizantit. Edhe pas Kryqëzatës së Katërt, kur do të bjerë Kostandinopoja në duart e
kryqtarëve dhe do të vijë edhe te copëtimi i saj në katër pjesë (dy në anën e
Perëndimit: Perandoria Latine e Kostandinopojës dhe Mbretëria Latine e Sela-
nikut; dhe Perandoria e Nikesë dhe Despotati i Epirit në anën e Bizantit), Arbrit
edhe më tutje, për më shumë se gjysmë shekulli, mbesin mbrojtës të Bizantit.
Engjëllorët dhe Komnenët. Në Epir, Maqedoni dhe Thesali e deri në Bosfor, do të
veprojnë që ta mbajnë të gjallë trungun dhe shpirtin e Bizantit në pjesën perën-
dimore ku më së shumti do të kërcënohej nga perëndimorët. Dhe, sigurisht se
Teodor Engjëll Dukë Komneni, do t’ia dilte që nga Selaniku të merrte Kostandi-
nopojën që mbahej nga Latinët, e cila ishte para shembjes, po mos të ishte
rivaliteti i Jan Vatacit të Nikesë, në pjesën e shkëputur të Azisë së Vogël, që kurorën
e Bizantit e lypte për vete. Dhe po ashtu, po mos të ishte Bullgari Ivani II Aseni, i
cili në aleancë me despotatin e Rashës dhe me Latinët, në vitin 1230, do t’ia priste
rrugën në Traki, pasi që kishte pushtuar Adrianopojën dhe ndodhej afër Bosforit.
Nga ajo kohë e tutje, Arbrit të përfshirë në kuadër të “Despotati i Epirit” si
dhe përpëlitjet e Perandorisë së Nikesë për të mbijetuar disi me logjikën e

283
Feniksit, do të gjenden përballë realiteteve të reja dhe faktorëve të rinj, ndaj të
cilëve duhej rreshtuar dhe vepruar.
Dhe faktorë “të rinj” force, krahas Turqve që kishin filluar të depërtonin nga
të gjitha anët, veçmas nga Lindja dhe me aleancat e tyre herë të hapura e herë të
fshehura po krijonin rrethana të favorshme për vete, tashmë vendet katolike
perëndimore, të cilat kishin hyrë në lojë duke u mbështetur të shumtën në
faktorin vendor (Bullgarë, Sllavë, Helenë dhe Arbërorë). Meqë e kishin të qartë
se Bizanti nuk mund të kthehej në Romë, siç ishte tentuar me “Perandorinë
Latine të Kostandinopojës” (një krijesë e dhunshme e fanatikëve katolikë që e
kishte komprometuar katolicizmin), atëherë Selia e Shenjtë me aleatët e vet do të
përqendrohet që nga faktorët vendorë, kundërshtarët e Bizantit dhe të gjithë ata
që kishin ambicie për pushtet, të krijojnë shtete apo mbretëri perëndimore në
këtë hapësirë, të cilat do t’ua mbronin interesat në këtë pjesë, në radhë të parë
duke i kthyer ata në digë mbrojtëse kundër Osmanëve.
Fryt i këtij projekti duhet parë edhe shfaqjen e “Mbretërisë së Arbërisë”,
themeluar në vitin 1272 nga Karli i Parë i mbretërisë Anzhue, që paraprakisht
kurorën e Mbretërisë së Sicilisë do ta fitojë në luftë me mbretin e Sicilisë,
Manfredit Hohenshtaufen, pasi që këtë nga i vëllai i mbretit të Francës do ta
kërkojë Papa Inocienti IV, i cili me rrëzimin e Hohenshtaufenëve nga froni
kishte për qëllim të krijonte mundësitë që Anzhutë të luftonin kundër Peran-
dorisë Bizantine të rimëkëmbur në truallin e saj dhe me faktorët e saj përbërës.
Arbëria paraqiste njërin ndër vendet më të përshtatshme për këtë qëllim, nga do
të shkohej më këndej në drejtim të Lindjes.
Para se të themelohej “Mbretëria e Arbërisë”, e cila paraqet kthesë të
rëndësishme, jo vetëm për Arbrit, po edhe për zhvillimet e mëtutjeshme që do të
pasojnë në Europë në prag të depërtimeve të Osmanëve, me të cilat do të
ndryshohet kahu i historisë, duhet parë disa zhvillime që do të çojnë deri tek
ngritja e faktorit Arbëror në shkallën e një aleatit të Perëndimit në luftë për të
përfituar dhe për të përvetësuar sa më shumë që të jetë e mundur nga dobësimi i
Bizantit. Grahma e Bizantit për Perëndimin nuk do të thoshte vetëm fund i një
kundërshtari, por njëherësh edhe fillim i një shqetësimi rreth asaj se kush do të
mund ta trashëgojë atë, veçmas kur dihej se pretendentët kryesorë – Rasianët me
politikën e tyre hegjemone për mbizotërim në pjesën evropiane të Bizantit (në
Ilirik), ishin më të paparashikueshëm nga prirjet e tyre për aleanca të mundshme
me Osmanët të përforcuar në Dardani dhe Maqedoni dhe një pjesë të Epirit, po
ashtu lidheshin me qëndrimin e pashpallur të Patrikanës së Kostandinopojës që

284
ruajtja e hapësirës së ortodoksisë nga “ripushtimi katolik” të bëhej qoftë edhe me
ndihmën e Osmanëve!
Në këto rrethana, Selia e Shenjtë, ndonëse me maturi, sërish do të shpallë
haptas qëllimet e Perëndimit që të depërtojë në pjesën që nga shfaqja e “Despo-
tatit të Epirit”, me të drejtë quhej edhe Bizanti Arbëror, nga aty të marrë për-
sipër ngrehinën në shembje e sipër të Bizantit, para se ajo të bëhej pre e dinastisë
së Rashës apo Bullgarëve, që forcoheshin në dëm të saj dhe dita-ditës po ia zinin
vendin duke i dhënë gjithë çështjes një kah të paparashikueshëm dhe me rreziqe
për Perëndimin. Ky zhvillim për vendet katolike të Perëndimit ishte njësoj shqetë-
sues si dhe humbja e fuqisë mbrojtëse të Kostandinopojës në Lindje në luftë me
Turqit Selxhukë. Kështu, si do të shihet, do të jetë Papa Inicienti IV, që do të
vihet haptas në anën e Karlit të Parë Anzhu, një force premtuese europiane për ta
nxitur, së pari kundër mbretit të Gjermanisë, Manfredit të Hohenshtaufenit dhe
pastaj edhe kundër vetë Bizantit.624 Këto luftëra, ai do t’i fitojë, së pari më 1266
në betejën e Beneventit kundër Gjermanëve dhe pastaj kundër Mihalit II të Bi-
zantit. Papa Inicienti IV këtë do ta bëjë me një gjuhë tjetër nga ajo që kishte
përdorur deri më atëherë Selia e Shenjtë, e cila vazhdimisht ishte munduar që
çështjet e bashkimit kishtar t’i ndante nga ato të politikës, të cilat, në të vërtetë
kishin nxitur shqetësimin e Perëndimit, meqë nga aftësia ose paaftësia e Lindjes
që t’u bënte ballë sfidave ekzistenciale, siç ishte ajo e depërtimit osman, varej
edhe e ardhmja e saj dhe e gjithë krishterimit.625
Natyrisht se Anzhutë, në marrëveshje me papën, në përpjekjet e tyre për ta
pushtuar ngrehinën e pasigurt të Bizantit, së paku në pjesën më të madhe të Iliri-
kut, për synim kryesor kishin marrjen e feudeve të Arbrit dhe vënien e tyre nën
mbikëqyrje, por që e gjithë kjo, si baraspeshë kundër Rasianëve, Grekëve dhe
Bullgarëve, të ngrehte një mbretëri të tyre, si aleate e përhershme e Perëndimit dhe
e krishterimit perëndimor në përgjithësi, ku Arbëria shihej si një pikë e rëndësi-
shme drejt rikthimit të Perandorisë së Romës në Lindje. Madje, edhe pse me

624
Rrethanat e vendosjes së sundimit të Manred Hohenstaufenit në Epir nuk shfaqen gjithaq të
qarta. Dihet vetëm se në këtë kohë, kishte shpërthyer një kryengritje antibizantine, të cilën Georg
Akropolites e quan “kryengritje e popullit shqiptar”(το των Αλβανιτων ετνος), ku administrata
bizantine ishte në rrëmujë të plotë dhe vetë qeveritari bizantin, Konstanin Habarani, ra viktimë e
një komploti të thurur nga despoti Mihali II Engjëll i Epirit. Me sa duket ky u konsiderua çasti
më i përshtatshëm për Manfredin, që të fillonte zbatimin e planit të tij ambicioz në Lindje. Në një
akt privat, hartuar në Durrës diku para shkurtit të 1258 Manfred Hohenstaufen ishte zot i
Durrësit, Vlorës, Beratit dhe i “lartësive të Spiranicës”. (Shih: Xhufi, Pëllumb “Nga Palelogët te
Muzakajt”, Tiranë 2009, faqe 106-111)
625
Shih: Mimeri, Camillo Riaci: “Genealogia di Carlo I di Agio”, Neapel, 1875.

285
zhupanët e Rashës (Stefan Nemanjën) dhe me Bullgarët, Karli I Anzhu, në vigjilje
të zbarkimit në pjesën tjetër të Adriatikut, pati disa biseda me të cilat përpiqet t’i
lidhë për planet e veta, gjë që kjo do t’i shkojë për dore të arrijë edhe disa aleanca
të fshehta me Rasianët (për Dioklenë dhe Raguzën), kjo nuk do të ndryshojë
qëndrimin e tij për rolin dhe vendin e Arbrit në këtë zhvillim, ku do të përfshihe-
shin sa më shumë feudalë vendorë që ishin të lidhur me Bizantin, apo që kishin
interes nga dobësimi ose shembja e tij. Por, duke u përqendruar te hapësira e
Bizantit arbëror (me këtë mendohet pjesa e Adriatikut dhe Epiri) si një portë e
pakalueshme, që përherë hapte dyert për në Kostandinopojë, Karli I Anzhu kër-
konte të gjente “atu” në të drejtat e tij në vijë trashëgimtare mbi zotërimet e
Manfredit në Arbëri, duke i shndërruar në vasalë të tij bashkëpunëtorët e Manfre-
dit në Arbëri. Kështu, Karli I Anzhu emëroi si mëkëmbës në Arbëri Gaco
Kinardin, një i afërm i mëkëmbësit të vrarë të Manfredit, Filipit. Bëhet e ditur se
para se të zbarkojë në bregdetin e Arbrit, me anën e dy priftërinjve katolikë:
Gjonin nga Durrësi dhe Nikolla nga Arbri, ai kishte vendosur një lidhje të mirë me
disa nga aristokratët dhe fisnikët e Arbrit. Si besimtarë të mbretit Karl dhe të
aleatit të tij të madh, Papës Grigorit X, bënë disa udhëtime midis Napolit dhe
Durrësit, duke përcjellë porositë e mbretit te krerët e Arbrit.626
Me premtimin e bashkimit dhe të forcimit të tyre drejt mvetësimit nën
kryqin katolik, Karli i Parë Anzhu nuk e pati të vështirë që t’i bënte për vete
shumë nga bujarët dhe fisnikët e Arbrit, pasi që të ketë zbritur në Durrës në vitin
1272 dhe prej andej, me ushtrinë e përgatitur mirë për një luftë tjetër kundër
Mihalit të dytë, ia doli që bujarëve Arbërorë t’ua kthejë pronat dhe zotimet e tyre
që ua kishte marrë Bizanti pas rikthimit. Pasi që gjatë depërtimeve tjera në
pjesën kontinentale, familjet e njohura arbërore do t’i shpërblejë me ofiqe, por
edhe me prona të mëdha, Karli I Anzhu kishte krijuar të gjitha rrethanat e nevoj-
shme për formimin e “Mbretërisë së Arbërisë” (Regnum Albanaie) në mënyrë
që edhe veten ta shpallë “Mbret të Arbërisë” (Rex Albanaie).

626
Më gjerësisht shih: Castellan, Georges: “Histoire de l'Albanie et des albanais”, Editions
ARMELINE, 2002; Ducellier, Alain: "Albania, Serbia and Bulgaria", in Abulafia, David, The
New Cambridge Medieval History, Volume V: c. 1198-c. 1300, 1999, Cambridge University
Press; Frachery, Thomas: “Le règne de la Maison d'Anjou en Albanie”, 2005; Jacobi, David:
"The Latin empire of Constantinople and the Frankish states in Greece"; Nicol, Donald
M.:”Byzantium and Venice”, A Study in Diplomatic and Cultural Relations. Cambridge
University Press 1992; Nicol, Donald MacGillivray: “The Despotate of Epiros”, A Contribution
to the History of Greece in the Middle Ages, Cambridge University Press 2010; “Historia e
popullit shqiptar”, pjesa e parë, Tiranë, 2002, faqe 240.

286
Ndër këto rrethana të mira, që do t’i shkojnë për shtati shfaqjes së tij në
Arbëri, gjithsesi duhet përmendur ato që do t’i paraprijnë kohës kur ai do të
marrë masat që nga ana e Arbërve të njihej sovran i përjetshëm “pa dhunë e
shtrëngim”, gjë që nënkuptonte një marrëveshje sipas së cilës Karli I Anzhu
fisnikëve dhe bujarëve Arbërorë ua njihte ruajtjen e të gjitha privilegjeve që ua
kishte akorduar atyre perandoria e hershme e Bizantit, si dhe respektimin e të
gjitha “zakoneve të mira e të traditave të tyre”. 627 Ruajtja e pronave dhe garancitë
që u jepeshin feudalëve dhe despotëve vendorë, ishin parakusht për pranimin e
vasaliteteve, të cilat kënaqnin ata, por edhe zotëruesit e rinj, pa marrë parasysh me
çfarë kurora shfaqeshin.
Mbi këto parime do të veprojë edhe Karli I Anuzhu (Karl I Anju), i cili do të
shpallë “Regnum Albanaie” dhe veten “Rex Albanaie” në Napoli, më 21 shkurt
të vitit 1272.628
Themelimi i “Mbretërisë së Arbërisë”, në vitin 1272, që për katërmbëdhjetë
vjet do të mbijetojë sfidat e brendshme dhe të jashtme, paraqet një faktor të
rëndësishëm, jo vetëm për Arbrit, deri më atëherë të përkushtuar që të mbronin
me çdo kusht ngrehinën e Bizantit, pse e ndjenin të tyren, por edhe për faktorët e
tjerë nga brenda dhe nga jashtë, meqë vendet e Arbrit,nga pikëpamja shoqërore
dhe politike, sërish ktheheshin në një nyjë të rëndësishme që përcaktonte
raportet e forcës midis Lindjes dhe Perëndimit.
Kështu, në rrethanat e reja kur Bizanti nuk mund të mbahej më, ndërkohë që
Perëndimi kishte bërë të ditur se Arbrit dhe Arbëria ishin ata që mund të kthe-
heshin në një faktor të rëndësishëm në hapësirën e Bizantit, që me mbështetje
mund të ktheheshin në një digë të gjerë mbrojtëse ndaj depërtimeve osmane, në të
vërtetë kundër saj, do të fillohet një luftë e pandërprerë me dy fronte të hapura. Në
njërën anë nga ajo që shfaqej si mbetje e Bizantit, por që nuk ishte tjetër pos një
përzierje bullgare-helene, dhe në tjetrën anë, nga despotët rasianë (Nemanjajt), të
cilët kishin treguar prirje për lojëra të dyfishta, meqë përpjekjet e tyre për t’u
kthyer në një fuqi hegjemone në hapësirën e Dardanisë dhe të Maqedonisë, doe-
mos se kalonin nëpër kurriz të tyre.
Në këtë luftë, Bizanti tashmë i shprishur, kërkonte që me çdo kusht të
rikthente pushtetin e humbur ndaj perëndimorëve dhe këtë ta bënte në hapësirën
e Arbrit (Epir, Dardani dhe Maqedoni), pse ato kishin një rëndësi të veçantë
627
Ndër këto rrethana gjithsesi se përmenden ato që kanë të bëjnë me misionarët që Karli I
Anzhu i dërgoi tek fisnikët dhe feudalët arbërorë. Ishte fjala për disa klerikë katolikë vendas.
(Shih: Acta Albaniae. I, 802).
628
“Historia e Popullit Shqiptar”, pjesa e parë, Prishtinë, 1969. Faqe 188/189

287
strategjike, jo vetëm për rrugët ujore dhe tokësore, që lidhnin Lindjen dhe Perën-
dimin, mbikëqyrja e të cilave krahas pushtetit politik do të thoshte edhe pushtet
ekonomik, por edhe për atë se Arbrit, deri dje mbrojtës të Bizantit, në përputhje
me rrethanat që kishte sjellë zhvillimi i feudalizmit dhe krijimi i feudeve
autonome, me to shfaqeshin si faktor autonom mbi të cilin ndërtonin pushtet të
pavarur. Ndërsa Rasha dardane, e ndihmuar edhe nga Grekët, që tashmë kishte
vu në veprim luftën hegjemone në Dardani, Maqedoni dhe Epir, për krijimin e
një fuqie që do ta zëvendësonte Bizantin, ose që atë, në raport me Perëndimin ta
kthente në një lodër të veten, tek forcimi i mëtutjeshëm i “Mbretërisë së Arbë-
risë”,si krijesë të katolicizmit në ekspansion e sipër në këtë pjesë të Bizantit,
shihte rrezikun se me ndihmën e saj, Perëndimi do të fitonte mundësitë që të
depërtonte më tutje në drejtim të Kostandinopojës dhe një ditë edhe ta pushtonte
fare, gjë që për Rashën tashmë të fuqizuar dukshëm në pjesën e Dardanisë dhe të
Maqedonisë, kjo ishte e papranueshme.
Pra, për ndryshim nga pushteti i Bizantit, i cili kur rikthehej, siç ndodhi pas
rikthimit të Kostandinopojës në vitin 1261 nga perandori Mihali VIII Paleologu,
megjithatë kishte kujdes që fisnikërinë arbërore në forcim e sipër të mos e
dobësojë, por ta kthejë në një digë mbrojtëse kundër depërtimit perëndimor në
pjesën lindore, Rasianët, tashmë ndiqnin qëllime të tjera: që Arbrit, me strukturat
e tyre shoqërore dhe politike (feudet dhe principatat) të përfshiheshin në ombrellën
e shtetit hegjemon të Rashës pa humbur as fuqinë e as peshën politike dhe eko-
nomike. Rasha, pra, për dallim nga Perëndimi (Anzhutë) që kërkonin një “Mbretëri
të Arbërisë” vasale në rripin e Adriatikut, që do t’u shërbente interesave të tyre për
të shkuar tutje nga qendra e Bizantit, del me konceptin e një shteti hegjemon në
Ilirik, që për bërthamë duhej ta kishte Dardaninë, Maqedoninë dhe Epirin, tre-
këndësh ky tejet i përshtatshëm për të demonstruar forcën politike në raport me
Perëndimin, po edhe me Bizantin. Në të vërtetë, Stefan Dushani ia doli që për
pak kohë ta jetësojë këtë, por jo si “shtet mesjetar serb” siç quhet nga historio-
grafia serbe e shekullit të kaluar. Zhupania e tij në të cilën u përfshinë pjesa më e
madh e Dardanisë, Maqedonisë dhe Epirit si dhe një pjesë e bregdetit Adriatik,
ndonëse afatshkurta, ajo jetësoi projektin hegjemon rasian në Ilirik, si një realitet
të ri politik, ku Iliriku midis Lindjes dhe Perëndimit, serish fitonte peshë të
veçantë që e kishte në antikitet.
Pra, në këto hesape të dyfishta midis Bizantit për forcimin e tij në pjesën
arbërore dhe të Rashës që ajo t’i fitonte tapitë e Perandorisë Lindore në shuarje e
sipër, “Mbretëria e Arbërisë” si një krijesë e Selisë së Shenjtë, duhej ndalur me

288
çdo kusht para se të kthehej në faktor kyç, që mund ta vendoste përfundimisht
luftën e brendshme të kryqit në dobi të katolicizmit dhe me këtë vija e perandorit
Teodosi nga shekulli i katërt të shkonte këndej kah Lindja, deri aty ku Perëndimit i
interesonte, por që tash ajo të kthehej në vijë të ndeshjes me Osmanët.
E shikuar nga pikëpamja e sferave të interesit Lindje-Perëndim dhe raportet
më të gjëra që do të përvijohen në përpjekjet e gjata për pushtet midis kishës katoli-
ke dhe asaj ortodokse, në njërën anë shfaqja e hegjemonizmit rasian në hapësirën
e Dardanisë, Maqedonisë dhe të Epirit, si një faktor i rëndësishëm force, dhe në
tjetrën anë shfaqja e “Mbretërisë së Arbërisë” dhe me të e Karlit I Anzhu, “Mbret
i Arbërisë”,përkundër ndeshjes së tyre të vazhdueshme, me të drejtë hap çështjen
e rëndësisë së faktorit arbëror nga Mesjeta si dhe rolit të tij tejet të madh për për-
caktimin e kufirit të sferave të interesit në njërën apo tjetrën anë. Edhe pse historio-
grafia shqiptare të shumtën me ngarkesat e koncepteve të njohura ideologjike të së
kaluarës nuk ka qenë në gjendje që të shohë ndërlidhjen e “Mbretërisë së Arbërisë”
Anzhue me shtetin hegjemon rasian në hapësirën e të cilit bëhej përpjekje e
vazhdueshme që të përfshihej Dardania antike, Maqedonia dhe Epiri, ndërsa his-
toriografia serbe, greke e ruse është munduar ta zvogëlojë, duke e parë atë vetëm
si “përpjekje të dështuar, apo si një insert ndër të shpeshtit e asaj natyre të papatit
dhe dinastisë së Anzhuve për të dobësuar Bizantin me anën e përdorimit dhe të
manipulimit të popullatës së Arbrit për ato qëllime”,629 megjithatë, ajo që do të
ndodhë gjatë katërmbëdhjetë viteve të shfaqjes së “Mbretërisë së Arbërisë”
paraqet më shumë se një luftë të hapur midis Lindjes dhe Perëndimit për dominim,
ku çështja e anësisë sipas dinamikës së fuqisë kthehej në një interes të hapur. Në
këto rrethana, popullata që do të përfshihet në përbërje të “Mbretërisë së Arbërisë”
njëherësh i takonte asaj që mund të quhet “frymë perëndimore”, e cila në ato pjesë
tashmë kishte filluar të shtrinte pushtetin e saj shoqëror dhe politik dhe kulturor,
ku fryma katolike dukej se mbizotëronte mbi atë të deridjeshme bizantine,
porishte edhe një pjesë e mirë e fisnikëve dhe bujarëve arbërorë të mbetur nën
Bizant (Pal Gropa e Gjin Muzaka, zotë të zonës së Dibrës dhe asaj të Beratit), që
do të luftojnë në anën e Bizantit, gjë që kjo nxjerr në pah edhe realitetin thuajse të
përhershëm të ndodhjes në anë të kundërta dhe në një gjendjeje lufte me njëri-
tjetrin sa nga interesat e jashtme, e sa nga pamundësia që ndryshimet të ktheheshin
në prioritete të brendshme si interes i përbashkët, siç ndodhte me të tjerët.
Natyrisht, se në këto rrethana, del në pah politika e joshjes me prona nga
njëra apo ana tjetër, dhe se kjo, më së miri pasqyrohet me sjelljen e Pal Gropës,
629
Ostrogrorski, Georg “Historia e Perandorisë Bizantine”, Tiranë 2010, faqe 281.

289
ndonëse jashtë sovranitetit të Karlit I Anzhu dhe “Mbretërisë së Arbërisë”,
radhitet në anën e vasalëve të tij, me çka do t’i njihen që të gjitha zotimet që
kishte në pjesën e Dibrës dhe të Ohrit, edhe atëherë kur vijnë njoftime se do të
gjendet në anën e Bizantinëve kundër tij.630
Të dhënat e ndryshme tregojnë se mobilizimi për dhe kundër “Mbretërisë
së Arbërisë”, pashmangshëm nxjerr në pah edhe atë pro Bizantit ose në anën e
Rashës dardane, që determinohet me përkatësinë për kryqin ortodoks dhe Lindjen
dhe në tjetrën anë për kryqin katolik dhe Perëndimin. Në këtë luftë që duhej të
vendoste për zhvendosjen e vijës së Teodosit nga shekulli i katërt dhe asaj të
ndarjes përfundimtare të kishave dhe të armiqësimit të tyre të hapur në vitin
1054, faktori arbëror tashmë nuk kishte vetëm rolin e thjeshtë, të atij me të cilin
bëheshin hesape, siç kishte ndodhur deri më atëherë, pa u përjashtuar këtu edhe
koha e “Despotatit të Epirit” që duhej të vendoste për relacionet e forcës midis
Bizantinëve, por kishte rolin edhe të hesapçiut në hesapin e madh të dy krahëve
të Perandorisë së dikurshme, të cilat luftonin për sa më shumë hise. Në këto
rrethana, një pjesë e bujarëve, feudalëve dhe fisnikëve Arbërorë, të cilët kishin
humbur besimin te Bizanti dhe fuqia e tij, tashmë e kishin të qartë se nuk ishte
vetëm kurora mbretërore e Arbërisë në kokën e Karlit I Anzhu, e sjellë nga
Napoli ajo që ata i motivonte për ta mbrojtur atë. Për më tepër, ishte pozita
shoqërore e ndërtuesit të mbretërisë, gjithandej nga shtriheshin tokat e tyre si një
pushtet i brendshëm, që ndonëse i mbikëqyrur nga jashtë, po kthehej në shtet të
tyre dhe si i tillë vepronte. Madje, ndjenjën e një vetëpronësimi, që duhej forcuar
dhe bërë për veti sa më shumë, edhe pse vinte nga jashtë, popullata arbërore e
fitoi edhe atëherë kur Mihali VIII Paleologu, ia doli që me anën e premtimeve të
dërguara me anën e emisarëve të ndryshëm, në vitin 1275, të ndezë disa kryengrit-
je të disa feudalëve vendorë të lidhur në forma të ndryshme me Helenët, të cilët
do të deklarohen si Arbërorë për t’i nxitur edhe të tjerët me pretekstet se bujarët
e ardhur nga Italia dhe Franca kishin uzurpuar shumë nga pronat vendore dhe
ndaj popullatës vendëse silleshin si pushtues”.631
Feudalët, fisnikët, kontët dhe bujarët e Arbrit, edhe përkundër disa lëkund-
jeve, siç ishin ato që u shfaqën një kohë te Blinishtët dhe Sgurajt, sërish do ta
mbështesin Karlin I Anzhu në luftë kundër Bizantit. Këtë do ta bëjnë edhe atëherë
kur Paleologu, në saje të ndihmave që do t’i vijnë nga vullnetarët helenë dhe ata
Rasianë, fanatikë të kryqit ortodoks, do të arrijë deri tek muret e Durrësit.

630
Xhufi, Pëllumb: “Nga Paleologët te Muzakajt”, Tiranë 2009, faqe 124.
631
“Historia e popullit shqiptar”, pjesa e parë, Prishtinë, 1969, faqe 189.

290
Para se “lidhja bizantine” ta merrte Durrësin, në të cilën, krahas Helenëve dhe
Rasianëve, ishin të përfshirë edhe shumë fisnikë Arbërorë, pronat e të cilëve i
ndante kufiri “i dy botëve” dhe në ato rrethana për herë të parë luftonin “në anë të
ndryshme”, beteja vendimtare do të zhvillohej për Beratin, ku ishin përqendruar
Bizantinët dhe aleatët e tyre, të cilët për qëllim parësor kishin rrënimin e “Mbretë-
risë së Arbërisë”. Mbreti Karl I Anzhu ishte i detyruar që të ndërmerrte një fushatë
në këto pjesë të rebeluara që iu kishin bashkuar Bizantit, ani pse fisnikët dhe kontët
Arbërorë, që do të duhej të paraqisnin bërthamën kryesore të “Mbretërisë së Ar-
bërisë”, futeshin në një luftë të brendshme. Që ajo të ishte sa më pak luftë me
njëri-tjetrin e më shumë konfrontim me Bizantin, Karli I Anzhu lidhi një aleancë
me atë që shfaqej si mbetje e “Despotatit të Epirit”, e cila drejtohej nga despoti
Niqifor dhe dukej se ai kishte ndikim në këtë pjesë, veçmas te disa feudalë Arbë-
rorë. Ai u shpall vasal i mbretit Anzhuin dhe i dorëzoi këtij kështjellën e Butrintit,
të Sopotit e të Porto-Palermos. Me këtë mund të thuhet se Niqifori, i cili deri më
atëherë qëndronte midis Bizantit dhe Karlit I Anzhu, që ishte eksponent kryesor i
Perëndimit në luftë kundër Perandorisë së Kostandinopojës, do të përcaktohet për
Perëndimin, duke pranuar kështu “Mbretërinë e Arbërisë”, edhe përkundër asaj që
vazhdonte të mos njihej por edhe të luftohej nga fisnikët Arbërorë në anën e Pa-
leologëve, që mund të thuhet se nuk kishin më hallin e Bizantit, por të mbijetimit
në këto pjesë, i cili megjithatë shfaqej si thika me dy tehe, ngaqë ata tashmë ishte
kthyer në faktor përcaktues midis lindjes dhe Perëndimit.
Që të pengonte shkapërderdhjen e tyre, që do të shkonte në dëm të “Mbre-
tërisë së Arbërisë ” e me këtë edhe në dëm të Perëndimit dhe në dobi të Bizantit
që nuk ishte më Bizant, por një krijesë që mbahej nga Sllavët, Bullgarët dhe
Helenët - ndonëse luanin me Perëndimin në kurriz të tij - Karli I Anzhu, bëri një
përpjekje tjetër që t’i bashkonte rreth vetes Arbrit. Në këtë kuadër liroi nga burgjet
italiane një numër kryengritësish fisnikë Arbërorë, mes të cilëve Gjin Muzakën,
bashkë me Dhimitër Zgurën, Kasnec e Gjuliem Blinishtin e të tjerë.632
Si do të shihet, lirimi nga internimi i këtyre fisnikëve nuk do të jetë në
gjendje që ta shpëtojë Karlin I Anzhu nga rrënimi që e kishte në prag. Në Berat u
vendos fati i Anzhuve, meqë ajo luftë përfundoi me një humbje të rëndë të
forcave Anzhue dhe të asaj pjese të fisnikërisë dhe bujarisë arbërore që ishin në
anën e tyre. Komandanti i anzhuin, Hygo de Sully u zu rob, ndërkohë që pjesa
tjetër e forcave të tij, mundi të gjente mbrojtje duke u strehuar në kështjellën e
Vlorës. Kështu, Bizantinët dhe bashkë me ta edhe disa fisnikë Arbërorë, ia
632
“Historia e popullit shqiptar”, vëllimi i parë, Tiranë 2002, faqe 244.

291
kishin dalë që të ndalnin shtrirjen e “Mbretërisë së Arbërisë” drejt jugut dhe me
çka do të krijohen rrethanat që Mihalit VIII Paleologu të shfaqej fitues. Pse këtë
nuk do ta bëjë aty për aty, kjo kishte të bënte me atë se Turqit Selxhukë kishin
shpërthyer kufijtë e Perandorisë dhe kishin pushtuar Pelagoninë.633
Me gjithë kthimin e vëmendjes nga Lindja, Paleologu nuk hoqi dorë nga
përkushtimi që ta rrënojë sa më shpejt që të ishte e mundur “Mbretërinë e Arbë-
risë”, e cila prej tij dhe të tjerëve shihej si një urë kaluese e Perëndimit drejt
Kostandinopojës. Papati, që po përcillte me brengosje zhvillimet në brigjet lindore
të Adriatikut, ku tashmë po zhvillohej një betejë e madhe midis Lindjes dhe
Perëndimit, nuk mund të lejonte që Perëndimi të përjetonte një humbje të madhe
nga Bizantit, e cila do të mund të paraqiste njëfarë hakmarrje ndaj kryqëzatës së
katërt kur katolikët pushtuan Kostandinopojën dhe e rrënuan shumë nga vlerat e
saj kulturore. Andaj, do të angazhohet që të nisë vullnetarët katolikë nga vendet
italiane, franceze, malteze e madje edhe spanjolle në mbrojtje të “Mbretërisë së
Arbërisë”, ku në njërën anë vendosej rreth fushatës së mëtutjeshme të Perëndimit
kah Lindja, dhe në tjetrën anë, Lindja, mund të mbrohej nga një fund i parakoh-
shëm, që do t’i vinte në këtë mënyrë. Kështu, “Mbretëria e Arbërisë”, mund të
kthehej në simbol të triumfit perëndimor, ose në varr të Bizantit?
Dhe meqë ishte kështu, atëherë ishte e pritshme që frymëzuesi shpirtëror i
projektit, papati, me një thirrje tejet dramatike, t’i drejtohet Perëndimit për ndihmë.
Me anën e saj, shumë nga vendet katolike të Perëndimit, për herë të parë,
dëgjonin për “Mbretërinë e Arbërisë” dhe rolin që kishte ajo për interesat e
kryqit perëndimor, interesa këto që tashmë ishin të një natyre shumë më të gjerë
se ato që motivoheshin “nga ana e kryqit” dhe përçarjet rreth tij, meqë prioritet
ekzistencial shfaqej mbrojta kundër Osmanëve dhe depërtimit të islamit në
kontinentin e vjetër, që kishte filluar të tmerronte europianët.
Thirrja dramatike që t’i vihej në ndihmë “Mbretërisë së Arbërisë”, shikuar
nga interesat perëndimore, ishte më shumë se një ndihmë një vendi që kërce-
nohej, si thuhej nga “tërbimi bizantin” i Paleologëve, një pjesë e mirë e të cilit
kishin qenë në anën e tij. Fjala ishte për një politikë të re të papatit të mbështetur
mbi doktrinën e “universalizmit roman”, të shpallur nga Papa Nikolla III, e cila
ishte mundësuar pas vdekjes së papës Grigori X (1276).
Siç dihet Papa Grigori X ishte njëri ndër ithtarët i cili i kishte mbajtur në
këmbë, për aq sa lejonin rrethanat e tensionuara Lindje-Perëndim, bashkimin

633
D. Geanakoplos: “Emepror Michael Paleologus”, faqe 343, citur sipas Xhufi, Pëllumb “Nga
Paleologët te Muzakajt”, Tiranë, 2009, faqe 132.

292
romano-bizantin si hallkë e fundit që do të mund ta mbronte krishterimin para
invazionit osman. Por, si do të shihet, ai nuk mund të mbahej më, meqë kjo
kishte shkuar në dëm të interesave të Perëndimit, të cilat kishin filluar të spro-
voheshin seriozisht te aleati i saj “Mbretëria e Arbërisë”, që sulmohej nga të
gjitha anët, ndërkohë që Karli I Anzhu nuk mund të vepronte jashtë konceptit të
Selisë së Shenjtë, që kërkonte njëfarë “bashkërenditje” me Bizantinët, të cilët
edhe më tutje shiheshin si digë kundër Osmanëve. Me hipjen në fronin e papatit
të francezit Maritin IV, kuria romane, u përcaktua që pozitën e Arbrit sovran, pra
të “Mbretërisë së Arbërisë”, ta lidhte me “rimëkëmbjen e Perandorisë romane të
uzurpuar nga Paleologët”, gjë që ky projekt Arbërinë e ngrehte në shkallën e një
misionarizmi, thuajse të ngjashëm me atë të kryqëzatave.634
Natyrisht, se një pjesë e mirë e feudalëve dhe e bujarëve Arbërorë, të cilët
ishin të vetëdijshëm se Bizantit tashmë po i ikte koha dhe se mbështetja te ai do
të thoshte njëherësh keqësim i pozitës së tyre kundruall Perëndimit, i cili nuk
ishte përballë rrënimit siç ndodhej Kostandinopoja, ndihmën që do t’u vijë nga
vendet perëndimore, në radhë të parë, do ta përjetojnë si ndihmë forcimit të tyre
me anën e një kurore mbretërore, pale se ajo ishte dhe në shërbim të Anzhuve
dhe ruajtjes së pranisë së tyre në këtë pjesë të botës në rivalitet të ashpër me
Bizantin dhe interesat e tij. Do të shihet se një pjesë e mirë e feudalëve dhe
bujarëve arbërorë si dhe shtresa në rritje e fisnikëve përreth do të luftojnë sinqe-
risht në mbrojtje të Mbretërisë së tyre edhe atëherë kur nga sulmet e njëpasnjë-
shme të Bizantit, të ndihmuar nga Bullgarët, Helenët dhe veçmas Rasha, do të
detyrohen të pranojnë humbjen, që u erdhi nga mbarimi i vitit 1281.
Kjo humbje nuk erdh nga raportet e forcave në atë luftë, ku ata do të mund të
qëndronin edhe më tutje, por nga tërheqja e pjesshme e forcave të Karlit të Parë
Anzhu nga mbrojtja e Durrësit për shkak të kthimit në Itali për të shuar një
kryengritje të madhe, që kishte shpërthyer në Sicili. Kjo ishte pjesë e dredhisë së
Bizantit, i cili, duke parë se në tokat e Arbrit, përkundër disa përçarjeve të brend-
shme ai ishte i pathyeshëm dhe kjo ndodhte në saje të përcaktimit të shumicës së
Arbërve që tashmë, pas shumë e shumë hezitimesh dhe përçarjesh të brendshme
nga shkaku i ndodhjes në anë të ndryshme dhe të kundërta, ta mbrojnë mbretërinë
që ata i bashkonte dhe shfaqej interes i tyre, do të fusin në lojë mbretin e Ara-
gonës, i cili sulmoi Sicilinë, që vulosi për të keq fatin e “Mbretërisë së Arbërisë”
si projekt të Perëndimit, i ngritur mbi faktorin Arbëror dhe rolin e tij në rritje.

634
Norden: “Papstum und Byzanz”, faqe 489.

293
Pas kësaj dredhie, që dobësoi forcën ushtarake të Karlit të Parë, Anzhutë
nuk do të jenë në gjendje që të mbrojnë “Mbretërinë e Arbërisë”. Të kota madje
do të jenë edhe përpjekjet e atyre feudalëve dhe fisnikëve Arbërorë që ta bëjnë
këtë, edhe përkundër faktit se shumica e tyre sinqerisht do të angazhohen në këtë
drejtim. Perandori i ri i Bizantit Androniku II Paleologu, i ndihmuar në masë të
madhe nga aleatët që kishte gjetur edhe te disa fisnikë dhe bujarë Arbërorë, të
cilët nuk ishin përfshirë në “Mbretërinë e Arbërisë”, ose që prej saj do të largohen
në përputhje me lëvizjen e vijave të frontit dhe atyre që bëheshin manash për t’u
arritur kjo, vazhdoi sulmet për të pushtuar qytetet e tjera të “Mbretërisë së
Arbërisë”, duke i rikthyer dhe duke ushtruar terror të madh ndaj “tradhtarëve të
ortodoksisë”. Pas Vlorës, do të bjerë edhe Kruja dhe përfundimisht Durrësi. Më
1286 Anzhut u larguan nga vendet e Arbrit dhe ato sërish ranë nën sundimin e
Bizantit të brishtë në çdo pikëpamje.635
Largimi i Anzhuve pas katërmbëdhjetë vitesh sundimi dhe ndërtimi të fronit të
“Mbretërisë së Arbërisë”, la gjurmë të thella tek Arbrit, në njërën anë pse ishte
thyer besimi i dikurshëm se Bizanti ishte themel dhe çati e tyre e vetme tek i cili
duhej mbështetur. Dhe në tjetrën anë, nga ajo kohë, Bizanti, ashtu si shfaqej - i li-
dhur për kanistrën e Rasianëve, Bullgarëve, Helenëve dhe i paaftë për t’iu bërë ballë
pushtimeve osmane - për shumë nga feudalët dhe bujarët Arbërorë që u gjenden në
kufinjt e “Mbretërisë së Arbërisë”, shfaqej i papranueshëm, ngaqë nuk ishte në gjen-
dje që të siguronte stabilitet shoqëror dhe politik. Ky mosbesim ndaj Bizantit, bëri
që të kundërshtohet ngado, gjë që për pasojë pati një gjendje të turbullt.
Kjo gjendje bëhej edhe më e paparashikueshme nga veprimet e faktorit
rasian nga dinastia Nemanja, që nga Kryqëzata e Katërt e këndej, në përpjekjet
hegjemone për mbizotërim e Ilirikut, kërcënonte nga të gjitha anët. Andaj, kthimi
nga Perëndimi, së paku për bujarët e pjesës bregdetare, do të thoshte edhe mbrojtje
nga hegjemonizmi rasiane, edhe pse kjo ishte e pasigurt, ngaqë midis vendeve
perëndimore, kishte të tilla që duke u lidhur me aleanca të ndryshme me ta,
luanin lojëra të ndryshme me Bizantin, ndër të cilat më të shpeshtat ishin ato të
Venedikut me Rashën, po edhe me Hungarinë, ku kishte marrëveshje për pushtime
sa më të shumta të viseve jugore.636
Sidoqoftë, përpjekjet për rikthimin e “Mbretërisë së Arbërisë”, ndonëse të
palidhura mirë dhe jashtë ndonjë fuqie të përbashkët të drejtuar nga një qendër
635
Më gjerësisht rreth humbjes së Anzhuve shih: Shuflaj, Millan: “Serbët dhe Shqiptarët”,
Tirabë, 2002, faqe 50; “Historia e popullit shqiptar” I, 2002, faqe 243; Nicholes, Petrovich: “La
reine de Serbie Helene d’Anjoun et la mason de Chavreces”, Paris.
636
Shih: “Acta Albaniae Veneta”. I nr.141-145.

294
vendore, nuk do të shkojnë huq. Do të ketë momente kur fisnikë dhe feudalë të
Arbrit do të shpallen pasues të “Mbretërisë së Arbërisë”, pa marrë parasysh se
do t’u mungojë kurora qendrore, që e kishin sjellë Anzhut, por mbështetja te ajo,
kishte shkëlqyer dhe për vite të tëra si emblemë katolike.
Natyrisht, se në ato rrethana,Rasianët në rolin e pushtetit qendror të
Bizantit,me të gjitha mjetet do të luftojnë“Mbretërinë e Arbërisë” si krijesë
katolike, por jo edhe feudalët dhe fisnikët arbërorë, të cilët duhej të përfshiheshin
në projektin rasian bashkë me Dardaninë, Maqedoninë dhe Epirin si një faktor i
përbashkët force në rajon. Kështu që Rasha, largimin e Anzhuve, me të cilin ata
kishin pasur disa marrëveshje “përmbajtëse” në Veri, e shfrytëzoi për të pushtuar
një pjesë të madhe të asaj që shfaqej si “Mbretëri e Arbërisë”. Ata depërtuan nga
Lindja dhe Verilindja prej nga e pushtuan edhe Durrësin, të cilin e mbajtën disa
kohë.
Meqë despoti i Rashës, Stefan Uroshi II Milutini (1282-1321), tashmë kishte
pushtuar Shkupin dhe Prizrenin, ai kërkonte të depërtonte edhe në pjesët tjera në jug
deri në Ohër, që atje, në atë trekëndësh të rëndësishëm, të përqendrohet, siç kishin
bërë dikur Bullgarët. Ohri do të mbrohet nga fisniku arbëror ortodoks, Progon
Skurra, i cili mbante titullin e lartë bizantin të heteriarkut të madh ngaqë gruaja e tij,
Eudokia, ishte mbesë e perandorit të Bizantit, Androniku II Paleologu.637
Nga një marrëveshje me Bizantin të arritur më 1299, Rasianët u tërhoqën
sipër lumit Shkumbin, ndërsa Bizanti mbante Arbërinë e jugut. Ishte kjo një
marrëveshje që u arrit midis Rashës dhe Bizantit, e cila u forcua me martesën e
Millutinit me Simonidën, të bijën e mitur pesëvjeçare të Andronikut II. Traktati i
miqësisë midis Rasianëve dhe Bizantit ndikoi në rritjen e ndikimit të Bizantit në
pjesën qendrore të Ilirikut, në Dardaninë e dikurshme, që nisi të shprehej me
zgjerime të njëpasnjëshme të territoreve që ua shkëpusnin vendeve të Arbrit.638
Se “Mbretëria e Arbërisë”- një rrip bregdetar në pjesën lindore të Adriatikut,
e themeluar nga dera mbretërore e Anzhuve dhe e udhëhequr nga Karli i Parë, i
cili qe shpallur “Mbret i Arbërisë”, pas pushtimit të saj nga Bizanti dhe zhupania e
Rashës dhe ndarja midis saj në dy pjesë, edhe më tutje mbetej preokupim politik
dhe shtetëror i një pjese të mirë të feudalëve, fisnikëve dhe bujarëve të Arbrit, këtë
do ta tregojnë luftërat që gjatë tetë viteve të ardhshme zhvilluan ata kundër
Bizantinëve dhe Rasianëve, luftëra këto që penguan stabilitetin e pushtimeve të

637
Se fisniku abëror, Progon Skurra, kishte titullin e heteriarkut të madh, kjo dëshmohet nga një
epigraf në kishën e Shën Klementit të Ohrit i vitit 1295.
638
Ostrogorski, Georg: “Historia e Perandorisë Bizantine”, Tiranë 2002, faqe 348.

295
tyre në këto pjesë edhe kur dukej se kishin arritur fitore të caktuara ushtarake. Kjo
bëri që Anzhut, por edhe papa, të mos heqin dorë nga rikthimi i “Mbretërisë së
Arbërisë” si faktor force dhe aleat i krishterimit katolik në anën tjetër të
Adriatikut, pjesë kjo tejet e rëndësishme që ua hapte dyert drejt Kostandinopojës.
Kështu “Mbretëria e Arbërisë”, për Perëndimin, ishte kthyer në një fanar, ku ata
varnin shpresat se një ditë mund të mbroheshin nga Osmanët. Kjo shpresë,
megjithatë, vendet e Arbrit i ktheu në një arenë të hapur ndeshjeje dhe luftash të
njëpas-njëshme, të cilat zgjatën për afër dy shekuj, që si do të shihet për epilog do
të kenë një fitues të tretë - Osmanët.
Në këtë përpëlitje të gjatë të ndodhjes në luftën midis kryqeve, por edhe në
raport me prirjet hegjemone të Rashës për të qenë të parët në Ilirik, “kurorën” e
Arbërisë, tashmë e kërkonin edhe feudalët dhe fisnikët Arbërorë, që detyrimisht
ishin rreshtuar kundër Bizantit, të cilët e dinin se jetësimi i “Mbretërisë së Arbë-
risë” ishte e vetmja që ua mbronte qenien shoqërore dhe politike.639
Pra, këtë herë, në luftën kundër Rasianëve të Dardanisë, pjesa e feudalëve të
hapësirës bregdetare të Adriatikut dhe Epirit, nuk kërkonin që “kurora mbretërore”
t’u zbresë nga jashtë, siç kishte ndodhur para gjashtëmbëdhjetë vjetësh kur ajo do
të vijë bashkë me Karlin e Parë Anzhu, pasi që të jetë shpallur në Napoli më 21
gusht 1272, por e kërkonin nga brenda, që do t’i bashkonte dhe gjendjen e push-
timit dhe të vasalitetit ta zëvendësonin me atë të vetëdijes mbretërore. Në saje të
kësaj lufte dhe të këtij përkushtimi, që do të zgjasë për afro tri decenie - dhe si do
të shihet do ta ngadalësojë rikthimin e Bizantit dhe atë hasian, së paku në pjesën
bregdetare, Filipi i Tarentit, nip i Karlit të Parë të Anzhuve zbarkoi dhe riktheu
Durrësin duke u sjellë disfatë Bizantinëve. Kështu, më 1304, në Durrës mëkëmbet
edhe një herë “Mbretëria e Arbërisë”, këtë herë në bashkëpunim me faktorët
arbërorë, të vetëdijesuar për rolin e fronit dhe rëndësinë e tij.640
Rikthimi i “Mbretërisë së Arbërisë”, nën drejtimin e Filipit të Tarentit, me
ofiqin “Despot i Romanisë dhe mbret i Arbërisë”, shfaqte një shkallë edhe më të
lartë të pavarësisë së feudalëve, fisnikëve dhe të bujarëve Arbërorë të asaj pjese,
me ç’rast ata përfundimisht i rreshtonte kah bota katolike, që njëherësh paraqiste
edhe një rrezik të madh për ta.
Në të vërtetë kjo ishte kërkuar dhe ishte kushti kryesor i ndërhyrjes Anzhue në
hapësirën arbërore. Meqë një pjesë e mirë e bujarëve arbërorë të përfshirë në
territoret që kishte përfshi Rasha në zhupaninë e saj (fjala ishte për ato që ndodhën

639
Shih: “Acta Albaniae I, 1656.
640
Po aty.

296
gjatë kohës së despotit Millutin 1282-1321: Dardania e dikurshme antike, një pjesë
e mirë e Maqedonisë dhe Thesalisë),641 dhe atyre që gjendeshin nën Bizant dhe nën
despotët e Epirit, ishin gati për t’u rebeluar. Në pranverën e vitit 1304, përfaqësuesit
e tyre kishin mbërritur në oborrin napolitan me kërkesën për një lidhje të re
arbërore-anzhue. Më 5 shtator 1304 Filipi i Tarentit u drejtohet fisnikëve arbërorë të
Durrësit e të Arbrit se do t’u njohë të gjitha të drejtat e privilegjet që u kishte njohur
gjyshi i tij, Karli I Anzhu. Është kjo një dëshmi tjetër historike për praninë e faktorit
arbëror në hapësirën e vet, por edhe për formacionet autonome shoqërore dhe
politike në kuadër të atyre në rrethanat e Bizantit në shthurje e sipër. 642
Me këtë rast duhet thënë se ndër krerët Arbërorë që iu bashkuan Anzhuve
ishin Shpata, Bua, Zenebishti, Arianiti, Sgura, Blinishti dhe të tjerë, pa marrë
parasysh pse aty nuk përmenden Muzakajt, të cilët edhe më tutje përpiqeshin të
ruanin ekuilibrin midis dy anëve.643
Filipi i Tarentit, sapo të ripërtërijë fronin mbretëror të Arbërisë, pra te një
pjese të ngushtë bregdetare, në Durrës mblodhi solemnisht feudalët, fisnikët dhe
bujarinë për t’u ndarë atyre zotime të reja pronash dhe për t’i graduar me ofiqe të
ndryshme që nuk i kishin më parë, ose që t’i rikthenin disa prej tyre që i kishin
humbur gjatë kohës së Karlit të Parë Anzhu, i cili gjatë përpjekjeve të tij në luftë
kundër Bizantit nuk kishte qenë në gjendje që kurdoherë të kuptonte pse disa
fisnikë dhe bujarë Arbërorë ndodheshin në anën e tij dhe luftonin për hesapet e
Grekëve dhe të Rasianëve. Kështu, Filipi i Tarentit, feudalin e njohur të Arbërisë,
Gjuljem Blinishti, të cilin Karli I Anzhu pas disa mosmarrëveshjeve ungjin e të
cilit e kishte mbajtur në internim, jo vetëm që ia kishte kthyer pronat, por e
kishte emëruar mareshal i Arbërisë. Ngjashëm ishte vepruar dhe në shumë raste
dhe kjo kishte kthyer besimin ndaj përfaqësuesit të Karlit të Parë.644
Thuhet se në këtë kohë Anzhutë përhapen politikën e vet në gjithë bregdetin
e Adriatikut. Bënë lidhje shumë të ngushta me autoritetet e Kroacisë dhe veçane-
risht me princat e Bribirit, Shubiqët dhe me Baboniqët e Vodicës. Fituan edhe
kurorën e Hungarisë. Në këto rrethana te Anzhuinët u fut edhe ideja e luftës së
Kryqëzatës nëpër Ilirik për në Tokën e Shenjtë.645
641
Më gjerësisht rreth pushtimeve rasiane shih: Stojanović, S: „Istorija srpskog naroda“,
Beograd 1926, faqe 141-147.
642
Acta Albaniae, I, nr. 637.
643
Po aty.
644
Në një letër të 28 prillit 1311, Filipi i Tarentit, vëlla i Roberit, quhet “Dominus Regni et
Despotus Romanie”. (Shih Acta Albaniae dhe G.Monti “Recerche sul domino angioino in
Albania”, Studio Albanesi, V-VI, 1935-6, faqe 182)
645
Shih: Shuflaj, Milan: “Serbët dhe Shqiptarët”, Tiranë 2004, faqe 51.

297
Forcimi i pushtetit të Filipit në atë që tashmë nga perëndimorët, nga pikë-
pamja shoqërore dhe politike, shihej si Arbëri, po binte ndesh me synimet e
despotit rasian, Uroshi II Millutini, në duart e të cilit ndodheshin pjesë të mira
nga Dardania, Maqedonia e deri në Ishëm. Si Filipi i Tarentit, edhe Uroshi
II,përdorte titullin “Mbret dhe kryezot i Arbërisë”. Kjo hap edhe çështjen e të
ashtuquajturës “Arbëri Rasiane”, me çka del në pah aspekti shoqëror dhe politik
i faktorit arbëror dhe i Arbërisë në rrethanat e formacioneve autoktone (autonome),
por edhe atyre që vinin nga përplasjet Lindje-Perëndim (Romë-Bizant) si një
baraspeshë e sferave të interesit te kohës, që u jepnin kah shumë zhvillimeve
shoqërore, politike dhe kulturore, të cilën historiografia shqiptare heziton ta
pranojë, ndërkohë që të tjerët qëllimisht e interpretojnë në përputhje me interesat
e caktuara, për ta mbajtur edhe si “çështje periferike”.
Edhe pse Anzhutë kishin një marrëveshje “për luftë të përbashkët kundër
Bizantit”, që nga koha e Karlit I Anzhu, e cila në njëfarë mase ishte ruajtur646,
megjithatë, në rrethanat e reja, Rasianët nuk ishin të interesuar për forcimin e
Filipit të Tarentit e as për rikthimin e kurorës perandorake të “Mbretërisë së Ar-
bërisë”. Këtë e treguan qysh gjatë fushatës së Filipit të Tarentit në vitin 1308 për
Durrësin, kur vihen në anën e Bizantinëve, me çka do t’u ndihmojnë atyre që qyteti
edhe më tutje të mbetet në duart e Bizantit. 647Rasianët, edhe pasi që Durrësi të jetë
marrë nga forcat e Tarentit, vazhduan të ndihmojnë rënien e qytetit në duart të
Bizantinëve, ose të tyre. Nga vitit 1312-1315, ata disa herë do të futen në të, ndërsa
në pranverën e vitit 1318, pas një ofensive të re në jug të Matit, ata pushtuan Krujën
646
Raportet e Anzhuve me Nemanjajt njihen aty nga vitit 1250 kur Stefan Nemanja u martua me
princeshën franceze, Helenën. Ishte më se e qartë se francezët, të cilët tashmë pretendonin të
shtriheshin në hapësirën e Bizantitt, kishin për qëllim që të bënin për vete ose të neutralizonin
faktorët që do të mund ta pengonin në këtë drejtim. Ndër të rëndësishmit shfaqeshin Rasianët, me
të cilët Karli I Anzhu, në vitin 1273, pasi që t’i ketë bashkuar trevat kryesore arbërore nën kurorën e
Napolit me titullin e mbretit të Arbërisë (rex Alabniae), të lidhë aleancë edhe me despotin rasian
Nemanjën, si “garant për interesat rasiane në trevat veriore në Arbëri”. Kjo aleancë do të
ripërsëritet edhe në vitin 1308, kur Anzhuinët i konfirmonin Uroshit II zotimet e tyre në veri të
Matit e të Ohrit. (Shih: K. Jireçek: “Historia e Serbëve”,I Tiranë 2010; Xhufi, Pëllumb:”Nga
Paleologët te Muzakajt”,Tiranë 2009, faqe 148-149; Acta Albaniae, I, nr. 589.)
647
Arsyet pse Rasianët nuk ishin të interesuar që sa i përket “Mbretërisë së Arbërisë” t’i ruanin
marrëveshjet e tyre me Anzhuinët duhet kërkuar te marrëveshjet që ata lidhën me Bizantin me të
cilat Nemanjajve u lejoheshin zotimet e tyre të mëtutjeshme që kishin Anzhutë, tashmë të
rikthyera nga Bizanti, veçmas ato në bregdet. Një arsye tjetër e prishjes së marrëveshjeve me
Anzhutë ishte edhe vdekja e Helenës franceze, nënës së Uroshit II në vitin 1314, që kishte
shërbye si hallkë lidhëse midis francezëve dhe Rasianëve. Po në këtë kohë, Anzhutë trashëgonin
fronin e Hungarisë dhe bashkë me të trashëgonin edhe armiqësinë tradicionale të fronit hungarez
me Rashën. (Shih: C. Jireček: “Albanien in der Vergangencheit”, në “Illyr-alb. Forschung”, I, f.
73; Nicholes, Petrovich: “La reine de Serbie Helene d’Anjou et la mason de Chaoreces”, Paris).

298
dhe Durrësin.648 Me këtë rast Uroshi II, vargut të titujve të tij i shtoi edhe atë “mbret
i Arbërit” (Urossio Servie, Chelmie, Dioclie ac Albanie regi”).649
Kjo gjithë çështjes i solli një domethënie të veçantë, ngaqë ndajmbathja e
titullit “Mbret i Arbrit” nga ana e Rasianëve, synonte t’ia krijonte idenë e një
vazhdimësisë të kësaj me Principatën e Arbrit, i pari formacion politik arbëror që
lindi aty nga mesi i shek. XII në territorin midis Matit dhe Shkumbinit. 650 Këto
veprime lënë për të kuptuar se Rasianët, në përpjekjet e tyre hegjemone, synonin
krijimin e një shteti të përbashkët, që do të përfshinte edhe Arbërinë dhe Arbërit,
një konstrukt pajtues midis katolicizmit dhe ortodoksisë, një urë lidhëse midis
Romës dhe Kostandinopojës, që në vend të kurorës së Bizantit do të kishte atë
rasiane nga Rasha. Ky sheshim, fiton peshë nëse kihet parasysh fakti se do të
jenë edhe despotët e tjerë nga derë e Nemanjajve,nga Uroshi II e deri te mega-
zhupani Stefan Dushani,që nëpër kurorat e tyre “mbretërore” dhe bulat kishtare
që i merrnin të shumtën nga Vatikani, po edhe Kostandinopoja, vazhdimisht do
ta përmendin edhe Arbëninë dhe Arbërit (kuptohet të përkatësisë katolike), që
asocion me konceptin hegjemon që ndiqnin në rrethanat e reja bizantine.651
ALEANCAT KATOLIKE KUNDËR RASHËS

Forcimi i despotatit rasian gjatë kohës së despotit Uroshi II edhe me trupat që


i vinin nga Grekët dhe Bullgarët, që nuk paraqiste tjetër pos një aleancë ortodokse
648
Acata Albaniae, I, nr. 526, 626
649
Shih: Acta Albaniae, I, nr. 594.
650
Shih: Xhufi, Pëllumb: “Nga Paleologët te Muzakajt”, Tiranë, 2009, faqe 149.
651
Megazhupani Stefan Uroshi IV, i njohur si “Dushan” (1331-1355), ishte ndër sundimtarët më të
fuqishëm rasianë, që përfshiu më së shumti vise arbërore në despotatin e Rashës, despotat ky që
dinastia Nemanjane e shihte si një fuqi hegjemone në hapësirën e Ilirikut Qendror në përmasat e
mbretërive antike ilire: asaj dardane, maqedone dhe epirote, që do të fitonte kurorën e Bizantit, gjë që
jo rastësisht dinastia e tij u quajt edhe “Illyricum Magnum” (shih: Sotirović, V. B “Croatien of the
kingdom of Serbs, Croats und Slovenes 1914-1918”, Vilnus, 2007, faqe 12 me ç’rast citohet Ludev
Gaj, themelues i “Lëvizjes ilire”). Me këto pretendime kishte nisur të fuste në dorë Epirin nga 1337-a,
Arbërinë - duke filluar nga 1340-a dhe Thesalinë përfundimisht më 1348. Në aktet e Republikës së
Venedikut të viteve 1333 dhe 1342 ai thirret “Stefani, me hir të Zotit, mbret i Rashës, i Dioklesë, i
Hemljes, i Zentës, i Arbërisë, i një pjese të madhe të Perandorisë së Bullgarisë dhe pothuajse i gjithë
Perandorisë së Roamnies”. Arsyet pse Venediku, “kurorën” e Dushanit e shihte jashtë kornizave të
pushtetit të tij të njëmendët, qëndrojnë te një marrëveshje që kishin bërë me të, me të cilën, venedikasit
do ta mbështesnin atë në luftë për pushtime të reja drejt jugut e deri te arritja e fronit të
Kostandinpopjës madje, me kusht që ato t’i ndanin për gjysmë. Hesapet e kësaj natyre kanë qenë
pjesë e politikës që bënte Venediku në luftë për të ruajtur fuqinë e vet në Mesdhe dhe në Azinë e
Vogël, me ç’rast Nemanjat janë shfrytëzuar vazhdimisht për qëllime të tilla, edhe pse kanë ruajtur
lidhjet me Bizantin dhe kishën ortodokse, në anën e së cilës, së fundit, do të rreshtohen, të bindur se
me të mund t’ia dalin që të kthehen në shtyllë të Perandorisë Lindore. (Më gjerësisht: ASV: Storia
documentata, 231-232, te Plasari, Aurel: “Skënderbeu – një histori politike”, Tiranë 2010, faqe 122).

299
në Dardani, Maqedoni dhe Epir kundër depërtimeve katolike, bëri që Filipi i Ta-
rentit të mblidhte një koalicion europian të fuqive katolike kundër Rasianëve, ku u
përfshinë Hungarezë dhe Kroatë.Ishte e pritshme që fushata të niste nga Papati,
prej nga doli një thirrje peshkopëve frëngj që kishin mbushur kishat e Arbërisë t’i
ndihmonin Anzhutë. Me letra të veçanta, Papa ftoi edhe bujarët arbëreshë që“t’ia
kthenin armën pushtuesit” dhe të bënin çmos kundër Rashës “armikut të fesë”. Në
të vërtetë, shimza që shfrytëzohej në këto rrethana, nuk paraqiste tjetër pos një ri-
kthim të kryqëzatave tragjike, por tash Jerusalemin e zëvendësonte “kurora e Ar-
bërisë” katolike kundër “kurorës ortodokse”, që ndodhej në Rashën dardane.
Si shkas për këtë fushatë, siç veprohet në raste të tilla, gjithsesi u shfrytëzua
“thirrja nga brenda” për ndihmë e disa fisnikëve dhe bujarëvearbërorë nga familjet e
njohura Blinishti, Jonima, Arianiti, Matrënga, Muzaka e të tjera. Bëhet e ditur se
ata, në pranverën e vitit 1319, nëpërmjet peshkopit të Krujës, Andreas, i bënin
thirrje papa Johanit XXII se “ishin gati të ngrinin krye dhe të hidhnin tej zgjedhën
e mbretërisë së Rashës”. Me këtë rast thuhej se do ta braktisnin ritin ortodoks dhe
do ta pranonin katolicizmin, duke u ndarë kishtarisht nga rasianët.652
Kjo pasqyronte më së miri komponentin e skizmës fetare tek ajo politike,
me ç’rast, perëndimorët Arbërinë dhe Arbërorët i identifikonin vetëm si “katolikë”,
ndërsa ortodoksët i shihnin si bizantinë, ndarje kjo që një etni historike e iden-
tifikonte në përputhje me gjuhën e liturgjisë, që më vonë, gjuha kishtare do të
përcaktojë edhe identitetin etnik dhe së fundi edhe kombëtar!
Në përputhje me këtë fushatë fetare të natyrës politike, Papës Johani XXII,
për ndihmë do t’i drejtohet personalisht Filipi i Tarentit, ku i bëhej me dije se
duhej ta ndihmonte kundër Bizantinëve skizmatikë dhe sidomos kundër despotit
Urosh. Ftesa e fisnikëve dhe bujarëve arbërorë si dhe ajo e Filipit të Tarentit
bënë që Papati i Romës, të kthehet në nxitës dhe frymëzues të koalicionit anti-
rasian. Për këtë qëllim ai dërgon për organizimin e kryengritjes peshkopin e
Krujës, Andrean. Krahas kësaj, me një letër të veçantë për ndihmën dhe rëndësinë e
kësaj kryengritjeje, Papa do t’u drejtohet Manuel Muzakës – kont i Këlcyrës
(Comiti Clissanie), Andre Muzakës – mareshal i Mbretërisë së Arbërisë (regni
Albanie marescalco) dhe Teodor Muzakës – protosebast.653

652
Fjala është për një letër të peshkopit të Krujës, Andreas, drejtuar Papatit, që mund të jetë sajuar
për qëllime të tilla propagandistike, si shumë të ngjashme, të përcjella nga peshkopatat katolike, që
kanë pasur për qëllim justifikimin e fushatave kundër “skizmës” që asokohe janë fokusuar në Ilirik.
653
Acta Albaniae, I nr. 648; Letra është përfshirë te A.Theiner: “Vetera Monumenta Historica
Hungariam Sacram Illustrantia, I (1216-1352), Romae, 1859, nr.1264, faqe 831. E tillë, paraqet
jo vetëm një dokument të rëndësishëm të kohës, por shfaq edhe një gjendje të brendshme të

300
Në korrik të vitit 1319 do të shënohet lufta e parë e madhe e aleatëve euro-
pianë në mbrojtje të “Mbretërisë së Arbërisë”.Pra, të asaj krijese katolike në
përputhje me interesat e tyre kundër Rasianëve, që shiheshin si fuqi hegjemone e
cila mblidhte rreth vetës faktorin ortodoks autokton në Ilirik në trekëndëshin
dardan-maqedon-epirot të ritit sllav dhe atij helen nën kurorën e
Kostandinopojës. Rasianët do t’ia dalin t’u bëjnë ballë ushtrive të koalicionit dhe
madje përkohësisht të pushtojnë edhe Durrësin, por u detyruan të largohen prej
tij, ngaqë ai u mor nga katallanët e Frederikut, djalë i mbretit Frederiku III i
Siqilies, që nuk zgjati shumë, ngaqë nga fillimi i vitit të ardhshëm (1320) aty do
të kthehen Anzhutë, të cilët ankoheshin në sjelljet e durrsakëve ndaj tyre.654
Edhe pse Rasianët pas pak detyrohen ta lëshojnë Durrësin, me pushtimet që
do t’i vazhdojnë në pjesët përreth, nuk do ta lënë të qetë atë përderisa në Bizant
plasi lufta civile midis perandorit Androniku II Paleolog dhe nipit dhe trashë-
gimtarit të tij, Andronikut III, që do të zgjasë shtatë vjet, me çka Anzhuve do t’u
krijohen rrethanat e përshtatshme për t’u kthyer serish në pjesën bregdetare të
Arbrit. Bëhet e ditur se në këtë kohë mbreti Rober Anzhu kishte nisur të birin,
Luigji Anzhu për në Durrës për ta rikthyer “Mbretërinë e Arbërisë”.655
Sipas disa burimeve të paqarta Anzhutë do të mbesin në Durrës, por një-
herësh ata do të shfrytëzojnë rrethanat e përshtatshme që ua kishte krijuar lufta
civile midis Paleologëve, që të zgjerohen në jug, në despotatin e Beratit, i cili në
vitin 1328 pësoi një sulm anzhuin, nga i cili u dëmtua rëndë, me ç’rast “u plaçki-
tën edhe librat e manastirit të Thelogut nga frengjit e quajtur kompanjolë”. 656
Pas tri vitesh të luftës civile, kur Bizanti në njëfarë dore ktheu paqen e
brendshme, Perandoria Bizantine në shthurje e sipër, bënte përpjekje të mbikëqyr-
te disa qytete, ndër të cilat Beratin, që ishte kthyer në despotat dhe të mbante të
lidhur disa fisnikë arbërorë të cilëve u ndante titujt e despotëve, me çka atyre u
njihej pushteti vendor. Një titull i tillë i lartë iu dha Andrea I Muzakës, zot i

rrethanave të vështira që u janë nënshtruar të krishterët mbi të cilët ka rënduar kufiri i ndarjes së
kishave nga viti 1054 e këndej në Ilirik (Dardani dhe Maqedoni), ku kapërcimet e pushteteve
rëndom janë përcjellë edhe me ndryshimin e ritit kishtar nga ai lindor te perëndimori dhe
anasjelltas, gjë që atyre u është prekur edhe struktura e brendshme mbi të cilën është mbështetur
kohezioni i tyre shpirtëror.
654
Më gjerësisht shih te A. Kieseweter: “I principi di Taronto e la Grecia (1294-1373), në
“Archivio Storico Pugliese”, ano LIV, fasë.I-IV gennaio-decembre 2001, f.70, shën 48. Cit. sipas
veprës së P.Xhufit “Nga Paleologët te Muzakajt”, Tiranë 2009, faqe 154.
655
Shih Acta Albaniae, I, 673 ku thuhet: (recedeat de Napoli versus pares Duracii et regni
Albanie pro ipsius regni recuperatione).
656
Shih: P. Batiffol: “Les manuscripts grecs de Berat d’Albanie”, Paris, 1886, f.17-18.

301
fuqishëm i viseve mes Ohrit, Kolonjës e Beratit. Të tjerë fisnikë u nderuan me
titullin e lartë sebastokrator.657
Paqja e pashkruar e Andrinikut III me bujarët dhe fisnikët arbërorë, ku
Bizanti do ta ruante ndikimin e vet, megjithatë, u prish me ardhjen e Stefan Du-
shanit (1331-1355), në fronin e Rashës. Megazhupani, me përfshirjen e vendeve
të Arbrit nën kurorën e tij, ktheu pretendimet rasiane për fronin perandorak. Për
Dushanin ajo që merrej si Arbëri nga Perëndimi katolik, paraqiste një faktor të
rëndësishëm të pushtetit të tij hegjemon në raport me vendet katolike, veçmas me
ato që kërkonin aleatë për ta kthyer ndikimin e tyre në Bizant, por pa e rrëzuar atë
në tërësi. Me këtë rast ai nënshkruan një paqe me Andronikun III Paleologun. Në
vitin 1335 ajo u kthye në një aleancë ushtarake midis dy palëve.658
Aleanca ushtarake midis Rashës dhe Bizantit, i dha shkas një fushate të
madhe ushtarake të Bizantit për nënshtrimin e asaj që shfaqej si“Mbretëri e
Arbërisë” e me të edhe pretendimeve të Anzhuve drejt Lindjes.
Kundruall këtyre rrethanave, Perëndimi, që tashmë “Mbretërinë e
Arbërisë” e kishte kthyer në një pararojë, siç vepronin edhe rasianët në aleancë
me Bizantin në pjesën qendrore dhe jugore të Ilirikut (Dardani, Maqedoni dhe
Epir), vuri në veprim klerin katolik të organizonte një kryqëzatë të re europiane në
mbrojtje të Arbërisë, siç thuhej nga“pushtimi rasian”. Kryepeshkopi i Tivarit,
Guljelm Adea, me porosi të Papa Gjoni XXII, i paraqiti më 1332 mbretit të
Francës një raport, i cili më vonë i është veshur gabimisht një murgu me emrin
Brokard. Sipas tij, në këtë kryqëzatë, rolin kryesor do ta luanin feudalët
arbëreshë, të cilët mund të nxirrnin 15 mijë kalorës burra të fortë, trima dhe
luftëtarë të mirë.659
Në këtë letër, gjejmë edhe fjalinë e famshme që e bëri të njohur në histori
rreth asaj se “megjithëse Shqiptarët kanë një gjuhë krejt tjetër dhe të ndryshme
nga Latinët, ata kanë shkronjat latine në përdorim dhe në të gjitha librat e
tyre”.
Pos të tjerash në letër thuhen edhe çështjet rreth organizimit të një fushate
kundër qendrës rasiane, Rashës.660
Thirrja për këtë kryqëzatë, megjithatë, mbeti pa jehonën e duhur, ngaqë
Francezët kishin disa vështirësi me Gjermanët, ndërsa mbretëria e Sicilisë po
657
Shih: Xhufi, Pëllumb: “Nga Paleologët te Muzakajt”, Tiranë 2009, faqe 68-70.
658
Shih: Joanis Contacuzeni ex imperatoria historiarum, libri IV, Venetiis, ex typogr. B.
Jovarina, 1729, lib. II. cap. XXVI, f. 223-224.
659
Xhufi, Pëllumb: “Nga Paleologët te Muzakajt”, Tiranë 2009, faqe 68-70.
660
Teksti i plotë i letrës botuar në“Ekskluzive”, nr. 28 gusht 2002.

302
ashtu ndodhej në konflikte të ndryshme me Spanjollët, të cilat vazhdonin ta
dobësonin dhe ta pamundësonin angazhimin e saj të plotë që të forcohej për
ndërhyrje të tjera përtej Adriatikut dhe me këtë hapësira e Arbrit të mos mbetej
pre e pushtimeve bizantine dhe atyre rasiane. Ndaj forcimit të këtyre të dytëve,
që tashmë kishin pushtuar Dardaninë, Maqedoninë dhe një pjesë të Thesalisë, si
dhe rrezikut që të kthehen në fuqi kryesore në Ilirik, pra që të mos e shuanin
“Mbretërinë e Arbërisë” siç veproi Dushani pak më vonë duke e përfshirë atë në
kuadër të pushtetit të vet, mbreti Rober i Anzhuve, sapo erdhi në fron, më 1333,
emëroi të birin kapiten të Durrësit dhe në luftë kundër Rasianëve i mbështeti
shpresat te feudalët arbëreshë.
Në përpjekjet e mbrojtjes së “Mbretërisë së Arbërisë” kundër Dushanit, dy
nga feudalët e arbërorë, Tanush Topia dhe Andrea Muzaka kishin peshë të
veçantë.Meqë, i pari kishte pronat midis Durrësit dhe Tiranës. Ndësa Andrea
Muzaka, kishte pronat midis lumenjve Shkumbin dhe Seman.661
Djali tjetër i mbretit Rober, Ludoviku, në vitin 1336, me një ushtri të kon-
siderueshme zbarkoi në Durrës dhe bëri marrëveshje me Andrea Muzakën, të
cilit i njohu titullin e “Despotit të Arbërisë”. Përpjekjet për t’i afruar sa më
shumë feudalët arbërorë, duke u lidhur me prona dhe tituj të ndryshëm, vazh-
dojnë edhe më tej, meqë ishte më se e qartë se “Mbretëria e Arbërisë” mund të
kishte sukses në luftë kundër rasianëve, vetëm nëse ajo mbështetej nga faktori i
brendshëm dhe ata e shihnin si interes të tyre.
Në këtë rrugë, do të përfitohet edhe Tanush Topia. Atij i njihet titulli i kontit
të Arbërisë dhe do t’i jepen prona të tjera midis lumenjve Mat e Shkumbin me
ç’rast u njoh edhe principata e tij në këto hapësira. Topia do të merrte edhe 1000
grosh në vit nga të ardhurat e kripores së Durrësit.662
Me titullin e Kontit të Arbërisë,Topia, si vasal i Anzhuve, mbajti Durrësin
edhe për 22 vitet e ardhshme. Më pas, Durrësi herë pas herë do të mbetet arenë e
sulmeve dhe kundërsulmeve të ndryshme, ku pushteti i Anzhuve do të zgjatë
deri në vitin 1382, kur Balsha II, sundimtar i Zetës dhe Vlorës, pushtoi Durrësin,
që e mbajti deri në vitin 1385, kur në betejën e Savrës, humbi atë nga Karl
Topia.663

661
Xhufi, Pëllumb: “Nga Paleologët te Muzakajt”, Tiranë 2009, faqe 68-70.
662
Me marrëveshjen me Ludovikun, në vitin 1338, Tanush Thopisë iu njoh principata e tij ndër-
mjet Matit dhe Shkumbinit që e kishte nga Papa i Romës: “et insuper confirmamus eidem comita-
tum a Maet usque Scampinum, donatum eidem comiti ut ronitur per dominum summum pontificem”
(Shih te Shuflaj: “Serbët dhe Shqiptarët”, Tiranë 2004, faqe 53.
663
Shih:Shuflaj, Milan: “Serbët dhe Shqiptarët”, Tiranë 2004, faqe 56.

303
Përkundër përfshirjes së disa feudalëve arbër në postet kryesore të “Mbretë-
risë së Arbërisë”, kuptohet, si vasalë të mbretit anzhu - dhe kjo as që mund të
ishte ndryshe në ato rrethana - këto masa nuk ia penguan Stefan Dushanit rrugën e
pu-shtimit të Arbërisë. Më 1343 ai mori Krujën. Dy vjet më vonë mori Beratin
dhe më 1347 pushtoi Vlorën dhe Kaninën. Por, për t’u bërë “perandor”, siç kishte
paralajmëruar, dhe me këtë për të fituar të drejtën që të trashëgojë Bizantin, Du-
shanit i duhej pëlqimi edhe i tjetrit krah, pra i Perëndimit, me të cilin ai vazhdi-
misht ishte në lidhje dhe aleanca, siç kishin vepruar edhe paraardhësit e tij nga
koha e Dioklesë në shek. X e deri te Rasha në shek. XII kur do të vendosen
atje.
Ky “krah” perëndimor ishte Venediku, i cili po ashtu kishte hesapet e veta
me Dushanin, sepse mund t’i shërbente për ta dobësuar Kostandinopojën duke
shtuar ndikimin e vet në pjesët qendrore dhe perëndimore të Ilirikut. Tek e fundit,
Dushani dhe familja e tij prej vitesh ishin qytetarë të Venedikut, prej nga vazhdi-
misht kërkonte ndihmë dhe lidhje sa më të afërta. Kështu, në vitin 1340, Dushani
mori zotimin se, në rast nevoje, Venedikut do t’i dërgonte edhe ushtarë (deri në
500 kalorës) të cilëve do t’u prijë vetë. Me këtë rast Venediku atij dhe familjes i
dha të drejtën e qytetarisë veneciane. Andaj, si qytetar venedikas, në janar të vitit
1346 nga Raguza Dushani dërgoi një delegacion në Venedik për të bërë të ditur
kurorëzimin e ardhshëm të mbretit (coronatio sua in imperiao Constantinopo-
litano), me ç’rast kërkoi një aleancë për pushtimin e kësaj Perandorie.
Natyrisht se për Venedikun, çfarëdo aleance e tillë ishte e papranueshme, meqë
kjo e fuste në një aventurë, që nuk mund t’ia lejonte vetes. Sepse, si dihet Venediku
kishte strategjinë tjetër, t’i fuste në luftë të tjerët, ndërsa përfitimet t’i nxirrte vetë,
gjë që në vend të zotimit për aleancë, Dushanit iu përgjigjen me përgëzime. Kjo i
mjaftoi Dushanit që të kurorëzohej “perandor” në të dielën e pashkëve, më 16 prill
1346, në një kuvend në Scup (Shkup) nga patriarku ortodoks Joanikij dhe patriarku
bullgar, Simeon i Tërnovit. Mbretëresha Helenë u kurorëzua perandoreshë, djali
Uroshi mbret, me çka megazhupani i Rashës, nga aspekti kishtar, ia kishte dalë
që t’i bënte për vete faktorët kryesorë rajonalë për të arritur aty ku ëndërron-
te.664
Pos pjesëve që dikur i takonin hapësirës së Dardanisë së Justinianit, që Du-
shani e ka pasur shëmbëllesë dhe jo rastësisht në gërmadhat e Justiniana Primës
(në afërsi të Skupit) do ta bëjë kurorëzimin dhe do ta vendosë selinë shtetërore,
qoftë edhe përkohësisht, perandori i vetëshpallur vazhdoi pushtimet kah jugu, pra
664
Ostrogroski, Georg: “Historia e Perandorisë Bizantine”, Tiranë 2010, faqe 428.

304
që “Perandorisë” t’ia shtojë edhe Epirin dhe viset e tjera deri në Jug të Greqisë, në
mënyrë që atje ta përfundonte ëndrrën e tij për t’u bërë “perandor” i madh së paku
i asaj që do të quhet “Illyricum Magnum”665. Në këtë rrugë Dushani kishte edhe
fat, ngaqë do t’i shkojnë për shtati edhe murtaja e vitit 1348, e cila në Europë u
hap nga Mbretëria e Tartarëve. Edhe pse murtaja kishte shkretuar shumë pjesë të
Ilirikut qendror dhe lindor, kjo nuk i pengoi Dushanit që të vazhdonte fushatën
pushtuese. Madje, kjo edhe i ndihmoi, meqë e paktë ishte rezistenca që haste.
Angelos ra viktimë e saj.666
Në këto rrethana Dushani, pra kur përpara kishte më shumë të sëmurë se
kundërshtarë, u fut në Epir dhe pushtoi Janinën, Artën dhe qytetet e tjera deri në
kufijtë e Frankëve - Anzhuve, në atë kohë, sundues të Butrintit dhe të Lepantosit,
Brienes, të dukëve të dikurshëm të Athinës.
Bëhet e ditur se Arbrit, të cilët ishin armiqësuar me Helenët në kohën e
Andronikut III, iu bashkuan Dushanit, me ç’rast ata ruajnë tokat dhe pasurinë e
tyre, e cila kohë më parë ishte rrezikuar nga Bizantinët. 667 Kjo flet për atë se ishte
parimi i pronës që përcaktonte aleancën, që e kishte ndjekur Dushani në rrethanat
për forcimin e pushtetit hegjemon në ilirikun bizantin, gjë që kundërshtonte edhe
botëkuptimin e njëanshëm të perëndimorëve se përkatësia e ritit kishtar si “vetë-
dije fetare” duhej ta përcaktonte edhe atë shoqërore dhe politike.
Meqë nuk shihte ndonjë rrezik nga Bizanti i përçarë dhe i dobësuar edhe
nga luftërat e brendshme për pushtet midis Paleologëve (të cilët mbështeteshin
prej tij) dhe Katankuzenit, që mbështetej nga Gjenova dhe Hungaria dhe, që të
evitonte çfarëdo rreziku të “frankëve” pra Anzhuve, të cilët mund të shfaqeshin
prapë në anën e fisnikëve dhe bujarëve të Arbrit (pasi në kujtesën e tyre
“Mbretëria e Arbërisë”, e kohës së Karlit dhe të Filipit të Tarentit, si një krijesë
perëndimore, sa vinte e shfaqej si zhdëmtim për Bizantin që po tretej), Dushani
prapë iu kthye lidhjeve të mira me Venedikun. Ia ofroi disa nga pushtimet në
këtë pjesë si dhe përkrahje të plotë nëse ata vendosnin që ta pushtonin Kostan-
dinopojën. Venediku, i cili kishte nevojë për Dushanin në luftën e pritur kundër
Hungarisë dhe Gjenovës, luftë kjo që do të shpërthejë së shpejti, e përgë-zoi atë
dhe i fali prona të tjera në Venedik. Madje, që kjo përkrahje të dukej sa më solem-

665
Sotirovic, V. B: ”Croatien of the kingdom of serbs, croats und sllovenes”, Vilnus, 2007
dheTomović, S: “Istorija srba”, Beograd 2012.
666
Dil, Sharl: “Istorija vizantijskog cartstva”, 1919, faqe 97.
667
Shih: Katakuzenos IV, kap 20.

305
ne, Venediku dërgoi në Rashë një delegacion të madh venedikas dhe raguzian
me në krye kontin Nikola Girogi nga Bodanica.668
Lidhjet me Venedikun dhe përpjekjet e tij që të përfitonte sa më shumë prej
tyre, megjithatë Dushanit nuk do t’i ndihmojnë gjithaq që të jetë i qetë nga
aleanca e Hungarisë me Gjenovën. Si do të shihet, hungarezët, të cilët pretendonin
Bosnjën, Kroacinë dhe bregdetin Adriatik, më kohë do të fitojnë gjith
një e më shumë peshë. Meqë rreziku osman bëhej gjithnjë e më i madh, ndërsa
Katanku-zeni shihej i lidhur gjithnjë e më shumë me ta për të rikthyer pushtetin
e humbur dhe për ta fituar garën me Paleologun, Dushani do të trimërohet nga
Selia e Shenjtë që të hyjë në luftë me Osmanët qoftë edhe me çmimin që ta
pushtonte fronin e Bizantit në Kostandinopojë.669
Ai kishte edhe mbështetjen e Gjermanëve për këtë punë. Por, do të jetë një
luftë “e papritur”, që shpërtheu midis Ludvigut të Hungarisë dhe Dushanit që do
ta pengojë jo vetëm për të marrë flamurin e një kryqëzate perëndimore kundër
Osmanëve, siç shpresonte Vatikani, por edhe ta kthejë te përmasat reale të forcës
që kishte, pra të një humbësi të pashmangshëm, të cilit pas një viti, me të shpejtë
do t’i shembej “kulla” që e kishte ngritur më shumë në saje të faktorëve të
jashtëm (dobësimit të brendshëm të Bizantit si dhe planeve të Venedikut dhe
Selisë së Shenjtë për ta rrënuar përgjithmonë meqë në atë grahmë nuk ishte në
gjendje të kthehet në një bastion ndaj pushtimeve turke që po i afroheshin Euro-
pës), se sa të forcës së brendshme.670
Sidoqoftë, në verën e vitit 1354, Ludvigu u fut në Beograd, ndërkohë që
Dushani i rraskapitur do të kthehet në jug, në manastirin e Rudnikut. Gjatë atij
dimri dhe pranvere, Dushani nuk do të mund të lirohet nga ankthi hungarez, edhe
pse venedikasit do të ndërhyjnë që të nxjerrin një paqe midis tyre, nga shkaku se
kishin frikë nga forcimi i mëtutjeshëm i Hungarezëve, por as ajo ndërhyrje nuk ia
doli që të ndërpresë rënien e vërtetë të “perandorit” të Rashës, meqë ai në dhjeto-
rin e atij viti, në ditën e njëzet të muajit të fundit të vitit 1355, vdiq diku afër
Nerodimes dhe do të varroset në Prizren, në manastirin e Kryengjëllit.671

668
Shih: Jiriček, Kostandin: “Historia e Serbëve“, I, Tiranë 2010, faqe 449-451.
669
Trimërimet që Dushanit i vinin nga Selia e Shenjtë dëshmohen më së miri nga një brevë që
Kryepeshkopët e Tivarit e merrnin nga Papa, e cila fillonte me formulën lavdëruese për “mbretë-
rinë” e Rashës: “Carissimo in Christo filio nostro regi Rassie illustri”. (Shih: Plasari, Aurel:
“Skënderbeu”, Tiranë 2010, faqe 94.)
670
Shih Jiriček, Kostandin: “Historia e Serbëve“, Tiranë 2010 faqe 451.
671
Shih: Orbin, faqe 268 shkruan se Stevan Dushani ka vdekur nga ethet në Nerodime.

306
Edhe pse do të përfundojë aty ku kishte menduar se duhej të merrte fuqi
“shpirtërore”, ndërkohë që ëndrra për t’u bërë perandor i Bizantit, do t’i kthehej
në makth ngrehinës së tij të përkohshme, e cila me të shpejtë do të shprishet, pra
edhe përkundër këtyre disfatave, Rasha e Dushanit, që për nga konteksti historik
dhe shoqëror-politik mund të quhet dinasti dardane, si dhe në përgjithësi dinastia
Nemanja gjatë një shekulli e gjysmë, në trekëndëshin historik të etnisë arbërore
(Dardani, Maqedoni, Epir), ndoqi një strategji ndër më të rëndësishmet e kohës.
Në njërën anë, projektin për një dinasti hegjemone në Ilirik, që do të ishte në
gjendje të zëvendësonte Bizantin, po qe se do t’i shembej çatia para kohë (nga
osmanët). Dhe në tjetrën anë, që të përdorte kartën kishtare si mjet të përshtat-
shëm për balancime midis kishës lindore (Kostandinopojës) dhe asaj perëndimore
(Vatikanit), edhe pse, në fund, politikisht shfrytëzoi kishën lindore, ndonëse kjo
iu kthye në kob, por pa i ndërprerë lidhjet me katolicizmin.
Natyrisht se sjelljen midis dy kishave, Dushanit ia mundësuan rrethanat në
të cilat gjendej bota e krishterë përballë depërtimeve osmane nga të gjitha anët,
veçmas kur Bizanti, për t’u mbajtur disi kishte filluar të lidhte edhe aleanca me
osmanët në dëm të Perëndimit. Dushani e dinte se Papati dhe vendet tjera euro-
piane, për ta parandaluar këtë zhvillim, që në disa forma kishte filluar të jetësohej,
ishin në gjendje që Rashës t’ia dhuronin qoftë edhe kurorën e Bizantit. Të kësaj
kohe janë edhe përpjekjet e Dushanit që t’i afrohej sa më shumë Perëndimit
(Venedikut dhe Selisë së Shenjtë), edhe pse flitet edhe për fushatën “kundër
katolikëve”, prapa së cilës fshihej lufta e peshkopatë së Tivarit me atë të Kotorit
për ruajtjen e pozicioneve kishtare në hapësirën e zhupanisë së Rashës,konflikt
ky që do të marrë fund me vendimin e Papës Inocientit V në dobi të peshkopatës
së Tivarit.Ikësaj kohe, është edhe një letërkëmbimi midis Dushanit dhe Selisë së
Shenjtë, ku ai kërkon falje për “keqkuptimet”, që vinin nga rivaliteti midis
peshkopatës së Tivarit dhe Kotorit,672që pak më vonë jo vetëm që do t’i quajë “të
pavenda”, por siç del nga një letër, Papës Inocientit V në vitin 1354, ai bën të
ditur se menjëherë do t’u kthehen të gjitha pronat kishave latine dhe do t’u jepet
mundësi që priftërinjtë e larguar të kthehen dhe të punojnë lirshëm. Me këtë rast,
Dushani, Papën e quante “baba të krishterimit, përfaqësues të së vërtetës së
Krishtit dhe pasardhës të Shën Pjetrit”.673
672
Më gjerësisht shih: Gjini, Gaspër: “Skopsko-prizrenska biskupija kroz stoljeća”, Zagreb 1986,
faqe 100-114.
673
Shih letrën që Dushani ia dërgon papës Inocientit V në vitin 1354, ku ai i kërkon falje dhe
kërkon që t’i nënshtrohet në plotni Selisë së Shenjtë. Në letrën që Papa ia kthen Dushanit, përgë-
zohet për kthesën e tij dhe i premtohet përkrahje e gjithanshme. Me këtë rast Papa Dushanin e

307
Është me interes të theksohet me këtë rast, se ato që thotë Dushani nuk ishin
fjalë rasti, e as “politikë pajtimi” me Vatikanin. Të dhënat e shumta bëjnë të
ditur se zhupania e Rashës e drejtuar nga Nemanjajt, që në hapat e saj të parë, i
kishte takuar ritit katolik. Stefani i Nemanjëve kishte letërkëmbim me Papën
Inocientin III dhe e quante “at shpirtëror”.674
Në vitin 1217 Stefan Nemanja, nga Papa Inocienti III, do të fitojë kurorën,
të cilën ia dorëzoi legati i tij i posaçëm, një “peshkop i Albanit”675.
Në letrën që Stefani ia ktheu Papës pos të tjerash thuhet “se ndjehet bir i
kishës romake”, me ç’rast papës ia dërgon besimin dhe i betohej se “dëshironte
t’u ishte besnik mësimeve të kësaj mëme të shenjtë”.676
Lidhjet e mira midis Vatikanit dhe Rashës, në vitin 1307, do të përjetojnë
një ashpërsim që do të zgjasë disa vjet, çastin që Millutini (Stefan Uroshi II) do
t’i drejtohet Papës Klementi V që si kundërshpërblim për pranimin e unisë, siç
kishte vepruar edhe i vëllai, të ndërmjetësojë te Karl Valoisi, pretendenti për
perandor të Perandorisë Perëndimore, që t’i fitojë disa toka dhe qytete të
Bizantit, të cilat shtriheshin në Maqedoni,677 që ndonëse do t’i premtohen nga
përfaqësuesi i Romës, ai do të heqë dorë nga marrëveshja me arsyetimin “nga
frika nga klerikët e fuqishëm ortodoks”.678
Përkundër këtyre lojërave të njohura të despotëve Rasianë që bënin me
njërën apo me tjetrën kishë për përfitime, lidhjet e tyre me Selinë e Shenjtë nuk
u ndërprenë asnjëherë edhe kur kishte ndonjë ashpërsim. Si të tilla ato u
konfirmuan edhe nga vetë Stefan Dushani në kulmin e fuqisë së tij, kur Papën
Inocenti V e quajti përfaqësues të Krishtit dhe kërkoi bekimin e tij në luftë kundër
Osmanëve. Edhe pse kisha ortodokse Nemanjajt, me përjashtim të Dushanit, që të
gjithë i shpalli të shenjtë dhe ata kremtohen si të tillë, kjo nuk e mohon faktin se
ata mbeten përherë të lidhur me kishën katolike.
Arsyetimet si ato te Stefan Uroshit II se hiqte dorë nga marrëveshjet si thuhej
nga “frika nga klerikët e fuqishëm ortodoks”, kanë të bëjnë me disa lidhje të tjera të

quan “Rex Rasie” - Mbret i Rashës, titull kishtar që Selia e Shenjtë e përdorte për feudalët dhe
despotët autonomë në pjesën e Bizantit, që duhej të fuqizoheshin për t’u dobësuar Bizanti.
(Jiriček, Kostandin: “Historia e Serbëve“, Tiranë 2010, faqe 449.)
674
Theimer, A: ”Monumenta Slavorum” I, 6 nr. 11.
675
Gjin Gasperit “Skopsoko Prizrenska biskupija kroz stoljeća”, faqe 88.
676
Po aty, faqe 88.
677
Shih Purković M: ”Avinjonske pape i srpske zemlje”, Pozharevac, 1934; pastaj Novaković St.
”Nemanjićke prestonice Ras-Pauni-Nerodimlje”, botuar në SANU 88 (1911) nr. 14; Radonjić dr
Jovan: “ Vizantija i rimokatolička crkva u prvoj polovini XV veka”, Beograd 1905.
678
Plasari, Aurel: “Skënderbeu”, Tiranë 2010, faqe 90.

308
Rashës me princat Helenë, me të cilat ajo do të siguronte një shtrirje në Thesali në
dobi të një aleance me Helenët dhe të forcimit të boshtit midis tyre, që duhej të
shkonte në dëm të Bullgarëve, por që nuk kanë qenë asnjëherë të sinqerta, sepse
Rasianët ndërronin aleatët në përputhje me rrethanat, gjë që do ta hetojnë edhe
Helenët, të cilët nuk do të kursehen gjatë pushtimeve të Dushanit. Madje ai do të
tregohet mospërfillës ndaj gjuhës dhe kishës greke, siç do të tregohet mospërfillës
edhe ndaj Bizantit në përgjithësi, kur do të mundohet t’ia marrë fronin, duke kërkuar
që këtë ta bëjë në aleancë me Venedikun dhe forcat e tjera perëndimore, pa
përjashtuar këtu edhe Selinë e Shenjtë, paçka se sipas rrethanave, përfshihej edhe në
fushatën e kishës lindore kundër asaj katolike që zhvillohej kundër “skizmës”.679

AGONIA E BIZANTIT DHE RASHA

Vdekja e papritur e Stefan Dushanit, më 20 dhjetor 1355, bashkë me për-


pjekjet për krijimin e hegjemonisë rasiane në Ilirik në trekëndëshin historik
dardan-maqedon-epirot, hapi faqen e fundit të agonisë së Bizantit. Ndonëse ky
zhvillim do të vazhdojë edhe për një shekull të tërë, për deri sa kështjella e
fundit, Kostandinopoja do të bjerë në duar të Osmanëve, krijoi një rrëmujë të
madhe në Ilirik dhe tutje, ku asaj i kishin mbetur disa “baza”, siç ishte Moreja
(Achaia) dhe disa despotë thuajse të pavarur arbër dhe helenë në Epir dhe
Thesali, të cilët me të shpejtë do të shpallin pretendimet e tyre për t’u pavarë-
suar. Kjo rrëmujë u bë edhe më e madhe pasi që as Paleologët e as Katanku-
zenët, që “bashkëqeverisnin” Bizantin të shumtën duke u grindur dhe në dëm të
pjesës që i kishte mbetur, nuk ishin në gjendje që të mbikëqyrnin hapësirën me
shumë fesate që kishte lënë Stefan Dushani.
Edhe para se të shkaktohej kjo krizë, Bizanti ishte aq i katandisur dhe i
vetmi problem ishte se kujt do t’i shkonin copëzat e fundit të Perandorisë:
Osmanëve apo një fuqie tjetër të krishterë, e cila do të ishte në gjendje që ta
mbante kurorën e Lindjes?
Meqë Osmanët tashmë ia kishin dalë që të pushtonin të gjitha qytetet
kryesore të Azisë së Vogël dhe me “shëtitjet” e tyre në Mesdhe dhe Adriatik nga
të gjitha anët ia kishin vënë pritat presë së tyre, që një ditë do të binte, pra
përballë këtij shqetësimi, qysh në gusht të vitit 1354, ambasadori venedikas në
Kostandinopojë e njoftonte dogjin Andrea Donaldo se Bizantinët, të kërcënuar
679
Theimer, A: “Monumenta Slavorum”, I, 6 nr. 12.

309
nga Osmanët dhe Gjenovezët ishin gati t’i nënshtroheshin cilësdo fuqi: Vene-
dikut, sovranit të Rashës madje edhe mbretit të Hungarisë.680
Ishte kjo një gjendje dëshpëruese, që pasqyronte katandinë e Bizantit, por
edhe pafuqinë e Perëndimit, që atë ta ndryshonte drejtpërdrejt.
Në pamundësi që në pjesën më të madhe të asaj që shfaqej si mbetje e
Perandorisë të vihej ndonjë autoritet qendror, pra në rrethanat kur Osmanët ishin te
dera dhe bëheshin gati për sulmet e tyre vendimtare, fillon shfaqja e “autoriteteve”
vendore, në radhë të parë fisnikëve të fuqishëm dhe despotëve me principatat e
tyre, fuqizimi i të cilave doemos kërkonte lidhjet e ndërsjella ose luftërat.
Përballë kësaj gjendje, pas vdekjes së Stefan Dushanit, u ndodhën edhe vendet
e Arbrit të përfshira nën kurorën e despotatit rasian, realitet ky që për rreth tri
decenie kishin ndryshuar shumëçka. Mbi të gjitha kishin ndryshuar qasjen e
fisnikëve, feudalëve dhe të zhupanëve, pra të atyre që kishin qenë pjesë e hierar-
kisë së pushtetit, ose që kishin drejtuar pronat e tyre, atë ta shfrytëzojnë në
përputhje me interesat e veta kur tashmë ishte më se e qartë se ngrehina e Bizantit,
tek e cila ishin mbështetur, ishte në grahmën e fundit, edhe pse kishte pretendentë
për fronin e saj, që mund të stoliseshin me të, por assesi ta shpëtonin nga gllabë-
rimet osmane. Kjo pra hapi garën, por edhe luftën e ndërsjellë nga të gjitha anët,
ku shpëtimi kërkohej nga përvetësimi i pjesëve të shkëputura ose të pambikëqy-
rura të Perandorisë, që ishin kthyer në pre të përgjithshme, e jo të ndonjë
zgjidhjeje më të qëndrueshme ku mund të mbrohej diçka.
Kjo prirje u bë edhe më e theksuar ngaqë “perandori” i Rashës, duke deshi-
ruar që të krijonte një hierarki sunduese nëpër pjesët e ndryshme të pushtuara që
do të mbahej me anën e familjarëve të vetë (vëllezërve, të bijve, dhëndurëve gjë që
ishte në përputhje me logjikën bizantine të mbajtjes së pushtetit), me anën e
kartave që të shumtën u ngjanin parasë pa mbulesë, kishte emëruar “mbretër”,
despotë dhe zhupanë të shumtë. Në rrethanat e reja ata vazhdonin të shfaqeshin
gjithnjë me pretendimet se ishin pjesë e një “kurore” perandorake, edhe pse realiteti
fliste për të kundërtën. Kështu, pas vdekjes së papritur të Dushanit, siç mund të
pritej, lufta për pushtet filloi nga maja, pra nga i biri i Stefanit, Uroshi dhe vëllai
nga i ati i Stefanit, Simeoni për t’u bartur në të gjitha drejtimet. Këtë luftë për
pushtet nuk do të jetë në gjendje ta ndërpresë as e veja e Dushanit “perandoresha”

680
Contasmeno, G: “Byzintanische Geisterwelt”, Baden-Baden 1958; “Zeitgeschihte in der
Rhetorik des sterbenden Byzanz”, 1969, faqe 152.

310
Helena. E paaftë që të përballojë rrënimin e asaj që nga i shoqi shihej si “peran-
dori”, Helena u tërhoq si murgeshë në një manastir ku mbeti përgjithmonë. 681
Megjithatë, gjithnjë sipas mënyrës bizantine, pasardhës i fronit, u shpall
Uroshi, edhe pse ishte vetëm nëntëmbëdhjetëvjeçar. Atë e martuan me Anën
(1360), vajzë e princit të Vllahisë, që kishte për motër bashkëshorten e pasardhësit
të fronit bullgar, mbretit Strazimir, me çka bëhej e ditur se ai ishte këshilluar që
t’u kthehej aleancave me Bullgarët, që të kthehej në një faktor për të trashëguar
Bizantin, pa marrë parasysh përmasat që do t’i kishte.682
Vëllai nga i ati i Stefanit, despoti Simeon, guvernator i Epirit, i këshilluar
nga Bizanti, i cili edhe më tej bënte hesape se mund të ringjallej me anën e një
lidhjeje me Sllavët, Helenët dhe Arbërve, nxitoi që të shpallej “Perandor i
Grekëve, Rasianëve dhe krejt Arbërisë”. Në përputhje me këtë pretendim, e quajti
veten Simeon Urosh Paleologu, me çka formalisht shfaqej pretendent për fronin
më të lartë, që duhej të mbështetej prej tre popujve kryesorë të Bizantit.683
Ishte kjo njëra ndër certifikatat më reale historike të gjendjes etnike dhe
fetare të Ilirikut bizantin, ku dilnin në pah faktorët e krijuar nga rrethanat shoqe-
rore dhe politike ku identifikimi i bizantinizmit mbi gjuhën e liturgjisë greke,
nxirrte në pah karakterin e përbashkët të etnisë arbërore në trekëndëshin Dardani-
Maqedoni-Epir të ndarë sipas ritit kishtar: të rasianëve – si ortodoksë dhe të
arbërve – si katolikë.
Paraprakisht, Simeon Paleologu, u shfaq në Kostur me një ushtri prej pesë
mijë ushtarësh, në mesin e të cilëve kishte edhe shumë Arbër, të cilët edhe më
parë ishin përfshirë në ushtrinë e Dushanit, që vinte nga detyrimi që kishin fisnikët
dhe zhupanët, të cilët ia kishin falur lojalitetin, duke përfituar prona dhe ofiqe. Por,
pikërisht në këtë kohë, Simeon Urosh Paleologu, i cili ishte vetëshpallur edhe
“perandor i krejt Arbërisë”,do ta hetojë kundërshtimin e Arbërve, të cilët i shkak-
tuan humbje ushtrisë së tij në Epir, pas së cilës u detyrua të largohet në Thesali,
ndërkohë që zyrtarët tjerë bizantino-rasianë, u detyruan të strehohen në Janinë.684
Duke dëshiruar të shfrytëzojë këtë gjendje, pra të largimit të forcave rasiane
të mundura nga Arbrit, despoti Niqifor II Engjëlli, i cili kishte zbritur në Thesali
dhe Epir me një anije lufte nga Enosi, bëri hesap që në këto pjesë ta zinte vendin
e rasianëve dhe të kthente disa nga fisnikët Helenë nga Morea. Ai, po ashtu,
bënte hesap që me anën e një fushate luftarake të dëbonte popullatën arbëreshe
681
Nicholes, Petrovich: “La reine de Serbie Helene d’Anju et ls mason de Charecws”, Paris.
682
Jiriček, Kostandin: “Historia e serbëve”, Tiranë 2010, faqe 456.
683
Shih: Rexha, Enver: “Historiografia serbe për Kosovën XIII-XIX”, Prishtinë 2009, faqe 92.
684
“Historia e popullit shqiptar”, Tiranë 2002, faqe 281.

311
nga këto anë. Madje, ai këtë kërkoi ta bënte edhe me Simeon Urosh Paleologun,
i cili kishte pësuar një disfatë nga Arbrit. Por, Niqifori II Engjëlli, bashkë me
stratiotët e tij Helenë dhe mercenarët turq në Ahelos (Astropotamo) pësoi një
humbje të rëndë nga fisnikët Arbërorë, ku edhe u vra (1358).685
Edhe pse thuhet se pas kësaj humbje të Niqiforit II Engjëllit, Simeoni restau-
roi nga Kosturi edhe për disa kohë sundimin e Rashës në jug, në Epir ndikimi i tij
mbeti i kufizuar nga fitimtarët mbi Niqiforin. Arbrit, të cilët ishin sundimtarë të
vërtetë në Anhelos dhe në Artë, ishin në rrugë e sipër që kërkonin “partneritet” me
faktorët tjerë në këto pjesë.686
Ngjashëm do të ndodhë edhe në Veri, kur në Diokle (Zetë), njëri prej ushta-
rakëve të njohur të Dushanit, Gjurash Iliq nuk do të shihej më, ndërkohë që qysh
në vitin 1360 aty do të shfaqen vëllezërit Balsha: Strazimiri, Gjergji dhe Balsha,
të cilët si princër, bashkë me të tjerët në Veri dhe në Jug, plotësojnë pjesët e
mozaikut të formacioneve shtetërore të Arbërve në shekullin XIV dhe në fillim
të shekullit XV, të cilat megjithatë vazhdojnë të mbesin të shkëputura edhe
atëherë kur shfaqeshin mundësi të mira për ndonjë bashkim politik midis tyre
mbi bazat e ndonjë lidhjeje më të gjerë, gjë që kjo atyre ua ruajti namin e fuqisë
pa politikë të përbashkët.
Para se të ndodh ky zhvillim i rëndësishëm, i shumëzimit të faktorëve në
hapësirën boshe të Bizantit, e cila shfrytëzohej nga të gjitha anët prej fisnikëve,
bujarëve dhe zhupanëve vendorë për krijimin e formacioneve autonome (feudeve
dhe despotateve), që nuk ishin të lidhura politikisht mes tyre, duhet thënë se ato
ishin pjesë e strukturave vetëqeverisëse dhe qeverisëse perandorake nga shekulli
IV pas erës sonë e këndej, pra që nga koha kur në provincën e Ilirikut në shekullin
IX shfaqen themat (ajo e Durrësit dhe e Nikipojës), ndërsa në shekullin X, në
kohën e Bazilit II ato plotësohen me atë të Nishit dhe të Dioklesë. Mbi konceptin e
këtyre strukturave perandorake, por tashmë me pretendime të hapura të një pushteti
autonom, kthehen në themel të asaj që në shekullin XIII do të shfaqet si
“Despotat i Epirit” (në vitin 1204) dhe në “Mbretëri e Arbërisë” me kurorën e
Karlit I Anzhu (1272). Me këto formacione shoqërore dhe politike, që prodhoi
procesi i shthurjes së Bizantit si dhe ndërhyja e vendeve katolike të perëndimit,
duhet të lidhet edhe historia politike e shtetit shqiptar nga mesjeta e këndej, pa
marrë para-sysh raportet e forcave që i nxorën aton.687
685
Më gjerësisht shih: Kantakuzenos IV, kap 43 - Kronika e Janinës 31 gusht 1358.
686
Jiriček, Kostandin: “Historia e serbëve”, Tiranë 2010, faqe 459.
687
Më gjerësisht shih: Jorga, N: “Breve historie de l’Albanie et du puple albanais”, Bucarest
1919, faqe 19-20;Ville-Hardouin: “De la Conquiste de Constandinople,II”, f.106; Du Cange:

312
Në këtë mes politik dhe shoqëror, edhe Rasha Nemanjane, e cila, si forcë
hegjemone në hapësirën e Dardanisë, të Maqedonisë dhe pjesërisht të Epirit në
shekujt XIII dhe XIV, luajti një rol të rëndësishëm në raportet lindje-perëndim
duke u shfaqur si faktor i rëndësishëm force në Ilirik, duhet parë në këtë kuadër,
dhe assesi të përjashtohet prej tij në përputhje me pretendimet e historiografisë
serbe që ta përvetësojë atë me anën e dokumenteve të falsifikuara dhe interpreti-
meve johistorike të rolit të faktorit krishterim ortodoks fillimisht të identifikuar
si identitet sllave e më vonë edhe si faktor të nacionalizmit serb.
Meqë për rrethanat dhe zhvillimet që i kushtëzuan këto struktura qeverisëse
dhe shtetërore të Arbrit dhe faktorët që i lëvizën ato tashmë është bërë fjalë, siç
është bërë fjalë edhe për pasojat e krijuara, megjithatë duhet thënë se që nga
Kryqëzata e Katërt, pra nga ajo kur Kostandinopoja do të pushtohet dhe rrënohet
nga Latinët, praktikisht kemi një gjendje kur në skenën e turbullt politike dhe
shoqërore të Bizantit të ndarë për njëqind e sa vjet, në njëfarë mënyre, në hapësi-
rën e fokusuar të Despotatit të Epirit, mund të shihet edhe “Arbëria Bizantine”, si
një formacion shoqëror qeverisës autonom, që ashtu siç vepronte në anën tjetër
Perandoria e shkëputur e Nikesë, kërkonte mbrojtjen dhe rikthimin e Bizantit,
ndërsa në pjesën e dytë të shekullit XIII e këndej kemi shfaqjen e “Mbretërisë së
Arbërisë”, të krijuar nga perëndimorët, por që nuk ishte jashtë interesave dhe
pretendimeve të fisnikërisë, bujarisë dhe të feudalëve Arbërorë në ngritje e sipër,
të cilët dobësimit të pushtetit qendror të Bizantit dhe pasigurisë gjithnjë e më të
madhe që shfaqej me këtë rast, do të mundohen t’i japin përgjigje me krijimin e
despotateve të pavarura.
Shfaqja e “Mbretërisë së Arbërisë”, ndonëse mund të duket si një konstrukt
paralel ndaj “Arbërisë Bizantine”, që ka të bëjë me Perandorinë e Nikesë dhe
shfaqjen e saj, që madje edhe do të rrënohet prej saj,“Despotati i Epirit” i drejtuar
nga Engjëllorë, do të kthehet në një rival të Perandorisë Lindore të Nikesë për
fronin e Kostandinopojës, megjithatë ajo më shumë pasqyron faktorizimin e një
pjese të Arbërve në luftën e ashpër midis Lindjes dhe Perëndimit, që për kosto pati
edhe përçarjen tragjike të tyre në këto tabore. Rikthimi i Bizantit në pjesët e
Adriatikut, pra në pjesët që e kufizonin me Perëndimin, pas triumfit të Nikesë ndaj
“Perandorisë Latine të Kostandinopojës”, si dhe shfaqja e Normanëve, Anzhuve
dhe venedikasve në ato pjesë, Arbërve do t’ua humbë përfundimisht besimin ndaj
Bizantit, që duhej mbrojtur, ngaqë ata për shekuj kishin derdhur me përkushtim

“Historia byzantina”, f.208.

313
gjithë mundin e tyre për të dhe ngrehinën e tij. Përkrah kësaj, do t’u rritet shpresa
se ishte “ana tjetër” prej nga mund të vinte jo vetëm shpëtimi, por edhe ardhmëria.
“Mbretëria e Arbërisë”, ndonëse fillimisht nuk do të përfshijë shumë nga
fisnikët dhe bujarët Arbërorë, e madje, disa të tjerë do të luftojnë kundër saj në
anën e Bizantit, gjatë kthimit të dytë të Anzhuve me anën e Filipit të Tarentit, në
jetën e tyre shoqërore dhe politike, shfaqej e pashmangshme. Ngaqë “Mbretëria
e Arbërisë”, tashmë ishte kthyer në një sprovë të luftës midis Lindjes dhe Pe-
rëndimit, midis Kostandinopojës dhe Selisë së Shenjtë, kur ajo përfundimisht do
të bjerë në duart e lindjes në saje të aleancave bizantine.
Nga ai çast, me përmendjen e Arbërve (si rabanë apo arbanë) dhe të Ar-
bërisë (si Arbania) nëpër kartat kishtare dhe përfshirjen e tyre bashkë me të tjerët
në “kurorat mbretërore” të lëshuar nga Nemanjajt rasianë688, mund të flitet edhe
për shfaqjen e Arbërve, por edhe për përfshirjen e tyre në konceptin politik
rasian, që mund të quhet edhe “Arbëri Rasiane”. Është pra fjala për një karte
politike të Nemanjajve rasianë për ta kthyer Bizantin në Perandori Rasiane, një
si “Illyricum Magnum”,689 që dukej e mundshme vetëm me përfshirjen edhe të
tjerëve në të nga Sllavët, Grekët, Bullgarët, Arbrit, Vllahët, të cilët jo rastësisht
gjenin vend në “kartat mbretërore” të Nemanjajve, që shpalleshin me rastin e
pushtimeve të tyre, veçmas ato drejt jugut.
Edhe pse përmendja e Arbërve në kartat “mbretërore” nemanjane nuk mund
të shihet ndryshe pos hesap politik i tyre në rrethanat kur ata luftonin për kurorën e
Bizantit, veçmas pas shfaqjen së “Mbretërisë së Arbërisë” në vitin 1272, kur
Karli I Anzhu do ta shpallë këtë mbretëri si pjesë e një projekti të perëndimorëve
për të depërtuar në Lindje, që sipas Nemanjajve duhej luftuar me çdo kusht dhe
me të gjitha mjetet për t’u eliminuar çfarëdo konkurrence edhe në raport me
Bizantin, nuk përjashtohet mundësia që përmendja e Arbërve dhe Arbërisë (si
rabanë, por edhe arbanasi dhe Arbania) në bulat dhe “kurorat mbretërore”, të jetë
688
Më gjerësisht rreth përfshirjes së Arbërve dhe Arbanëve në kartat “mbretërore” të Nemanjajve
shih: “Acta Albaniae” I, nr. 594 (“Urossio Slavi, Dioclie ac Albanie regi”); Šufflay, Milan:
“Serbët dhe Shqiptarët”, Tiranë 2004; Ljubić: “Archiv slaw. Phil.“ 21/ 1899; Jiriček, Kostandin:
„Historia e Serbëve“, Tiranë 2010; Tërnava, Muhamet: “Studime për Mesjetën”, Pejë 2000;
Xhufi, Pëllumb: “Nga Paleologet te Muzakajt”, Tiranë; Ostrogorski, Georgi “Historia e Peran-
dorisë Osmane”, Tiranë 2002; “Historia e popullit shqiptar”, I, Tiranë 2002; Gelcich, Giusspe:
“Zeta dhe dinastia Balshaj”, Tiranë; M. Bogdanović “Knjiga o Kosovu“, (citohet karata e kuro-
rëzimit të Stefan Dushanit në Kosutur, në vititn 1348: “Dušan car samodržac Srblem, Grčkoa,
Blgaromi i Arbanasom”); S.Marjanoivić-Dušanić „Vladarska ideologija Nemanjiča“, Beograd
1997; Novaković, Relja „O poreklu srba“, Beograd; Stanojević, Stanoje „Istorija Srpskog Naro-
da u Srednjem Veku“ I, Beograd 1937.
689
Shih: Tomović, Stevan: “Istorija srba”, 2012.

314
edhe në për-puthje me një vetëdije etnike të Rasianëve, origjina e të cilëve nuk
shihet gjithnjë e lidhur me Sllavët të ardhur diku nga shekulli VII e këndej nga
Karpatet (siç mun-dohet me çdo kusht t’i paraqesë historiografia serbe e shekullit
XIX të shumtën me argumente të sajuara), po me një shtresim të vjetër, atë tribale,
e afërt me Dardanet në Mizi, në pjesën midis tyre e Trakëve, që nga trysnitë sllave
mund ta kishte ndryshuar gjuhën, por jo edhe identitetin etnik.690
Sipas burimeve antike Tribalët ishin një popull i fuqishëm në pjesën veri-
lindore të Ilirikut. Qëndronin si pararojë kundër depërtimeve të fiseve barbare
nga lindja. Në këtë pozitë një pjesë e tyre, me kohë, kanë përthithur shumë nga
elementet barbare, veçmas ato te disa fiseve sllave, që janë identifikuar me ta, ku
mendohet se edhe dinastia Nemanjane mund të jetë e këtij brumi, ndërsa Rasha
si një qendër e rëndësishme e Dardanisë antike jo rastësisht paraqet ambientin
më të përshtatshëm për rikthimin e tyre në skenën shoqërore dhe politike të
Bizantit të trazuar nga krizat nëpër të cilat do të futet ai nga shfaqja e Mbretërisë
Bullgare e këndej në pjesën qendrore të Ilirikut, si hapësirë strategjike që lidh
Perëndimin me Lindjen.691
Pa hyrë në hollësi, të cilave u duhet një vëmendje e posaçme dhe një hapësirë
e veçantë trajtimi, në mënyrë që sado pak t’u ngushtohet hapësira konstrukteve të
shumta dhe falsifikimeve që janë bërë nga kisha ortodokse serbe dhe qendrat e
caktuara politike dhe intelektuale serbe gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë për qelli-
me hegjemoniste, megjithatë edhe për disa autorë serbë,692 por edhe të huaj,693
mosbesues nga “dëshmitë” e tilla të shumtën nga literatura haxhiogafike dhe bio-
690
Më gjerësisht rreth dallimeve midis “serbëve mesjetarë” dhe Rasianëve, shih: Novaković
Stojan: „Srpske oblasti X i XII veka“, 1880. Ka edhe shumë autorë të tjerë serbë, të cilët shohin
dallim midis serbëve dhe Rasianëve, siç është edhe Bogosavljević, Đ. Aleksa „O Arnautima“,
1897, faqe 52-57.
691
Më gjerësisht rreth Tribalëve në antikitet shih: Papazoglu, Fanula “Srednjobalkanska plemena
u predrimska doba – Tribali, Autarijati, Dardanci, Skordisci i Mezi”, Beograd 1969; Colombo,
G. M: “Le sedi dei Triballi” te Studi storici për L’antichica slavica 3/1910, f.210; Jakobs, W.O:
“Mitilärisch-psichologische Untersuhugen zum Feldzug Alexanders gegen die Triballer”, Münster,
1920;Moesy, A: „Die Vorgeschichte Obermösiens” im herllenisch-römischen Zeitalter”, Acta
antiqua, 1966, f. 87; Neubert, W: “Alexsander s des Grossen Balkanzug”, 1934, f.80; Schäfer, A:
“Dmoththenes und seine Zeit”, I-III, Leipzigm 1856-1858; Thollozcy, L: “Illyrisch-albanische
Forschungen I” ,München 1916; Wilken, U:”Alexander der Grosse”, Leipzig, 1831. Ndërsa rreth
përkatësisë tribale të Nemanjajve dhe të Rasianëve si dhe falsifikimit flagrant të historiografisë
serbe me këtë argument shih botimin e Akademisë Serbe të Shkencave (SANU) “Vizantijski izvori
za istoriju naroda Jugoslavije I-VI”, Beograd 1955, ku Tribalët , anbllok, konvertohen në serbë!
Shih faqe 19-25 te shënimet e Georgije Pahiner, faqe 88-143 te shënimet e Teodor Metohut. Madje,
edhe mendimi i Niçifor Grigoras ku thotë se “...nëse Ilirët, Tribalët, Akernasit dhe Thesaliasit do të
lidhnin aleancë...” ndyshohet me fjalën “serbët”, me ç’rast thuhet: “nënkuptohet se Tribalët janë
serbë”!

315
grafitë letrare me frymë romantike, origjina e Nemanjajve nuk ka mundur me vër-
tetësi të dëshmohet si sllave, ngaqë ka qenë faktori tribal dhe lidhja me të që zihet
ngojë nga disa autorë bizantinë, 694 me ç’rast tërhiqet vëmendja edhe për faktorin
dardan që me Tribalët, Dakët e deri te Vllahet, nëpërmes Trakëve lidhen me pe-
llazgët, ku shihet mundësua e daljes së një përzierje mesjetare midis popullatës
autoktone dhe asaj sllave si edhe me rastin e Bullgarëve, kur sllavishtja shfaqet si
një amalgamë, mbi të cilin pastaj, identitetet kishtare (ai katolik dhe ortodoks) do
të përcaktojnë edhe kombësinë e entiteteve të caktuara (Kroatëve, serbëve, rumu-
nëve Bullgarëve).
Andaj, nuk është e rastit, që në kuadër të këtyre dilemave vëmendjen të tërhe-
qin edhe disa vlerësime siç janë ato për prejardhjen parasllave të Nemanjave
(ilire), veçmas kur dihet se Rasha ishte “kështjellë” e rëndësishme dardane që lidh
Bizantin me realitetet e reja të krijuara pas vendosjes së Sllavëve në këto pjesë.
Ata, pasi që ta kenë pranuar krishterimin, të përzier me mbetjet dardano-tribale-
trake, të fillojnë të akomodohen në strukturat shoqërore dhe politike të Bizantit.695
Kjo hap edhe çështjen e “Rashës dardane”, si konfigurim gjeografik, por për
më shumë politik, që lidhet me atë etnik me të cilin mund të shpjegohen ndryshe
deri më tani shumë nga raportet shoqërore-politike, por edhe etnike ilire-dardane
nga mesjeta e hershme deri te ajo më e vonshme, bashkë me realitetin e përzier
etnik të popullatës së vjetër dhe Sllavëve, si një simbiozë e natyrshme nga një
bashkëjetesë e gjatë, ku vitaliteti i popullatës së re (sllave dhe bullgare) ndaj asaj
692
Boganović Simeon: “Ratovi Stefana Nemanje s vizantijcima i dubrovčanima”, Letopis Matice
Srpske, 1894; Novaković Stojan: „Stara Vizantija i život u njoj“, 1869; Novaković Stojan: „Srpske
oblasti X i XII veka“, 1880, Novaković Relja: „Gde se nalazi Srbija“.
693
Mauro Orbini: “Il Regno degli Slavi”, Pesato 1601; Johann Christian von Engel: “Serbien und
Bosnien”, Halle, 1911; Jiriček, Kostandin “Historia e Serbëve”, Tiranë 2010; Sharl Dil: “Istoria
vizantijskog carstva”, 1919; Josef von Hamer: “Istoria osmanskog carstva”, Zagreb 1967. Se edhe
Papati, i cili ishte njëri prej mbështetësve të Nemanjajve, bënte dallim midis Sllavëve dhe Rasia-
nëve, duke i parë Nemanjajt si Rasianë, këtë e dëshmon më së miri një brevë që kryepeshkopët e
Tivarit e merrnin nga Papa, e cila fillonte me formulën lavdëruese për “mbretërinë” e Rashës:
“Carissimo in Christo filio nostro regi Rassie illustri” (Shih: Plasari, Aurel: “Skënderbeu”, Tiranë
2010, faqe 94.)
694
Më gjerësisht rreth origjinës tribale të Dinastisë Nemanja nga Rasha shih: Chalconcondylae,
Leonici: “Historiarum Demonstrationes”, ed. S. Darko, Budapesti, 1922; “Cholkokondyles and the
Rise of the Ottoman Turks, Byzantine and Modern Greek”, Studiues 27; Ducas: “Hisotria Turco-
Byzantina 1341-1652”, Bucharest, 1958; Hamer von Josef: “Historia turko (Osmanskog) cvarstva,
I”, Zagreb, 1979; Shreiner, P: “Die Gyzantinishen Kleinkroiniken”, I,II, III, Wien 1975-1979;
Plasari, Aurel: “Skënderbeu – një histori politike”, Tiranë, 2010, faqe 122; Nikolic, Maja: “The
Byzantine Writers on Serbia 1402-1439”, Beograd, 2010, faqe 30,32,34 dhe 66.
695
Më gjerësisht shih: Gerlich, G: “Zeta dhe dinastia e Balshajve”, Tiranë 2009, f 18-29. Solojev,
A: “Zastava Dušana nad Skopljem godine 1339“, Shkup,1936.

316
autoktone (ilire-trake-dardane), këtij procesi i ka imponuar dinamikën e shkrirjes
në të, që më së miri është pasqyruar me procesin e sllavizmit nën komponentin e
gjuhës së liturgjisë kishtare.
Edhe pse njëherë për njëherë “Rasha dardane”, përderisa t’i ofrohet ndonjë
argument meritor historik mbetët vetëm një hipotezë e hapur, megjithatë janë
pikërisht dokumentet kishtare të të dy riteve nga shekujt XI-XIV si dhe rivalitetet
e tyre që asaj i japin një kuptim dhe madje të drejtë që të ngrihet, së paku, në nivel
të hipotezës me çka ajo e përvetësimit serb, me të drejtë, vihet në dyshim.
Vetë fakti që historiografia nacionaliste serbe e shekullit XIX-XX Nemanjajt
dhe çështjen e tyre, në saje të interpretimit të njëanshëm të shumë dokumenteve
kishtare, duke u mbështetur në bula të ndryshme në shumë versione dhe pa ndonjë
mbështetje në ndonjë dokument autentik ndryshe nga ato kishtare me hipotekën e
rishkrimeve dhe të falsifikimeve,696e ka kthyer në një referencë të pashmang-
shme të mitit mesjetar serb, ku Kosova paraqet “djepin e saj shpirtëror” dhe atë
“shtetëror”, si dhe anatemimi i çfarëdo përpjekjeje që të mendohet ndryshe, flet
për frikën nga hapja e kësaj çështje, nga rrënimi, veçmas kur dihet se edhe në
shumë e shumë burime bizantine përmendet origjinën tribale të Nemanjave, po
edhe lidhjet me Dakët dhe pasardhësit e tyre vllahët, ndaj të cilës historiografia
serbe ka reaguar me “kundërtezën” absurde se përmendja e Tribalëve nga
autorët antikë, si fis i njohur ilir i afërt me Dardanët, nënkupton Serbët!
Ngjashëm do të thuhet edhe për Dakët, Skitët dhe Gotët, të cilët, sipas nevojës,
sa ora kthehen në serbë! Në këtë udhë, shkohet aq larg, saqë përmendja edhe e
Sllavëve, që do ta mund të “zbuste” paksa habinë e manipulimit, përjashtohet!697

696
Më gjerësisht rreth spekulimeve dhe falsifikimit të bulave të Nemanjave si dhe dokumenteve
kishtare mbi të cilat ajo shpjegohet në mënyrë joshkencore shih veprën “Dukljansko-zetske povelje”
të utorit dr. Šekularac Božidar”, Tirograd 1987, kur ai pos të tjerash thotë se “njëri ndër problemet
më të mëdhenj të diplomatikës sonë është saktësimi i autenticitetit të kartave (kristobulave) të
dyshuara si dhe interpretimit të tyre, midis të cilave janë edhe Kartat e Kotorit të Nemanidëve,
ngaqë ekziston një literaturë e gjerë që flet në dobi të autenticitetit të tyre, por edhe për to si të
falsifikuara.” (faqe 45). Në njëfarë mënyre të përafërt për mundësinë e falsifikimit të këtyre do-
kumenteve nga ana e kishave, që përdoren si referenca historike flet edhe S. Stanojeviq. (Shih
GLAS SKA 106: “Studije o srpskoj diplomatici”, 1923, faqe 41).
697
Më gjerësisht rreth “kthimit” të Tribalëve në Serbë, si një falsifikim flagrant, shih botimin e
Akademisë Serbe të Shkencave (SANU) “Vizantijski izvori za istoriju naroda Jugoslavije I-VI”,
Beograd 1955 ku Tribalët paraqiten Serbë! Shih faqe 19-25 te shënimet e Georgije Pahiner,
pastaj faqe 88-143 te shënimet e Teodor Metohut. Madje, edhe mendimi i Niçifor Grigoras ku
thotë se “...nëse Ilirët, Tribalët, Akernasit dhe Thesaliasit do të lidhnin aleancë...” ndyshohet me
fjalën “Serbët”, me ç’rast thuhet: “nënkuptohet se Tribalët janë Serbë”. Ngjashëm veprohet edhe
me një dokument bizantin të përfshirë në këtë vepër ku thuhet:“Nemanja vladar Tribala” (Ne-
manja udhëheqës i Tribalëve) retushohet: “Nemanja podrazumeva se vladar Srba: Nemanja

317
Pa marrë parasysh këto dilema dhe falsifikimet e shumta me të cilat është e
ngarkuar historiografia serbe e shekullit XIX, shumë autorë seriozë, që merren
me historinë e Sllavëve dhe ngritjen e tyre, vlerësojnë se Rasha nuk ka qenë pikë-
nisje e organizimit të strukturave të para të shoqërore (zhupanitë dhe feudet) të
Sllavëve të vendosur në ato pjesë nga koha e Heraklit nga shekulli VII e këndej,
por ka qenë pjesa e Bosnjës Qendrore (lumi Neretva dhe Zakhumia). 698 Dinastia
rasiane, ndonëse nga fillimet e mjegulluar, nuk shfaqet në këto ambiente të bërt-
hamës sllave. Përkundrazi, nga ato dokumente të hershme dhe jo gjithnjë meritore,
shfaqen në Duklenë ilire,699 ku edhe Stefan Nemajna kishte lindur (Ribnice), i
kryqëzuar katolik dhe prej andej, familja e tij, në gjysmën e dytë të shekullit XI,
shfaqen në Rashë me “zhupën e re“, siç quhej atëherë.700
Dinastia Nemanjide shihet e faktorizuar në një hapësirë kyçe ku zhvillohej
ndeshja e ashpër midis kishës Lindore dhe kishës Perëndimore, midis asaj që do
të quhet Lindje dhe Perëndim. Në këtë garë të madhe, nga koha kur do ta
përqafojnë krishterimin (nga shekulli X pas erës sonë), nga Vatikani dhe vendet
katolike europiane, Nemanjajt dhe Rasha do të përdoren në të gjitha mënyrat që
në hapësirën e Gadishullit Ilirik, veçmas në Dardani dhe në Maqedoni, në urën
kryesore të lidhjes së Perëndimit me Lindjen, të dobësohet Bizanti.
Pra, në kuadër të këtij koncepti, si faktor force, Nemanjat kthehen në
mbështetës kryesorë të Vatikanit, për t’u përdorur në dobi të katolicizmit si dhe
interesave të vendeve katolike, në hapësirën e së cilës ngaherë qëndronte
baraspesha midis Lindjes dhe Perëndimit, siç ishte ajo e trekëndëshit antik
Dardani-Maqedoni-Epir.

nënkuptohet udhëheqës i serbëve)! Kjo flagrancë e rëndë falsifikuese, gjithnjë sipas formulës:
“Tribalët janë serbë”, përshkon gjithë veprën prej gjashtë vëllimesh. Krahas “kthimit” të Triba-
lëve në serbë, në bitimin e SANU-s edhe Dakët rrutllohen në serbë. Shih faqe 109.
698
Shih: Schafarik, P:“Slawiesche Altethümer“, II band, Leipzig 1844; Pejacsevich, FR:
“Historia Serviae seu colloqui XIII”, Colocae MDCCXCVII; Rački, F: „Ocjene starih izvora za
hrvatsku i srbsku povijest srednjeg veka“, Zagreb 1865; Srečković, P: „Istorija srskog naroda -
županjinsko vreme 600-1159“, Beograd 1884; Cрпска Кралјевска Академија:“Зборнк Илариона
Руварца“, Београд, 1943; Новакаович, Релја: „Где се налази Србија од петод до дванестог
века“, Београд; Čirkovič, S: „Srbi u srednjem veku“, Beograd 1995; Stojanović; Ферлуга, Ј:
„Византија и постанак најранијих јужнословенских држава“, Зборник радова Византолош-
ког института, 11, Београд, 1968.
699
Shih Orbin, Mario: “Il regono degli Slavi”, Pesero, 1601; Sišić, Filip: “Letopis Popa
Dukljanina“, Zagreb, 1928; Jiriçek, K: “Historia e serbëve”, I Tiranë 2010; Ostrogorski,
Georgije: “Istorija Vizantije”, Beograd, 1963; Constantine VII Porphyrogenitus: “De
Administrando Imperio”, Washington.
700
Jiriçek, K: “Historia e serbëve”, I Tiranë 2010; Ostrogorski, Georgije: “Istorija Vizantije”, Beo-
grad, 1963.

318
Kjo nuk ishte e rastit, ngaqë Rasha (Ρασος, Rassia,Arsa antike), në atë pjesë,
në kohën e Justinianit, kishte shërbyer si një baraspeshë me rëndësi strategjike,
për ta mbrojtur Ilirikun dhe Dardaninë pikërisht nga pushtimet e vazhdueshme
pagane.701
Rasha ishte emri modern i Dardanisë së vjetër dhe i Mizisë së Sipërme, të
cilën, filologu serb Budimir e sheh si ARSA, me prejardhje shqipe. 702 Si e tillë ajo
zuri të faktorizohet si një nyjë e rëndësishme që lidhte pjesën e Ilirikut bregdetar
me atë qendror drejt Lindjes. Andaj, është fare e natyrshme që në rrethanat kur
Bizanti kishte filluar të rikthehej në pjesën perëndimore, duke përdorur edhe kartën
e krishterimit te fiset sllave, Venediku, Selia e Shenjtë dhe vendet tjera katolike të
përdornin ndikimin e tyre për fuqizimin e formacioneve fisnore nga pjesët e Bos-
njës, Dalmacisë dhe të Bregdetit, formacione këto, të cilat, u nxitën dhe u përkra-
hën, që të shtriheshin kah pjesa qendrore dhe bashkë me Bullgarët, t’i ndihmonin
dobësimit po edhe rrënimit të Bizantit, siç do të ndodhë në të vërtetë nga kryqëzata
e parë deri te ajo e katërta, kur kryqtarët do ta pushtojnë Kostandinopojën.703
Modelin e këtij koncepti, mbi të cilin do të mbështet Perëndimi nga shekulli
X e deri në atë XV, kur do të bjerë përfundimisht Bizanti në duart e Mehmetit
Pushtuesit, na tregon më së miri historiku i Dinastisë së Nemanjajve dhe shenjat e
parë të ngritjes jo gjithaq të qartë në Diokle në rrethanat e rënies së pushtimeve
bullgare dhe të rikthimit të Bizantit, në njërën anë në drejtim të Prevalisë dhe në

701
Më gjerësisht shih: Svejović, Dragan: „Balkanski istoćnjaci Milana Budimira“, Beograd, 2001.
Në këtë libër, pos tjerash thuhet: „Hulumtimet më të reja linguistike dhe ato arkeologjike kanë
vërtetuar që Dardanët, si dhe eponimi Dardan, kaloi nga Iliriku në Troadë dhe nëpërmes të birit
Ila u ndërlidh me lidhjen mbretërore trojane. Sipas të gjitha gjasave, nga mesi i mileniumit V para
erës sonë, një pjesë e tyre, serish populloi hapësirën qendrore të Ilirikut dhe ata aty mbetën edhe
gjatë periudhës romake, deri te ardhja e Sllavëve, qendra e të cilëve Rasha, që vjen nga emri
dardan ARSA.”Faqe, 91.
702
Rreth Rashës si “kështjellë të fundit dardane në Ilirik”, shih Dragan, Svejovic: “Balkanski
istoćjaci Milana Budimira”, Beograd, 2001, faqe 91. Autori ven në spikamnë se roli i Dardanëve,
Maqedonëve dhe Tribalëve në antikë ishte domethënës, meqë ata, në këtë hapësirë, ndërtuan
mbretëritë e tyre, prej nga shtrinë ndikimin e tyre drejt Lindjesdhe Perëndimit. Këto qendrime,
autori i mbron me vlerësimet, që në njfëarë mënyre i ka shfaqur edhe historianja Fanula Papa-
zoglu në studimet e saj për Dardanët dhe Autoriatët, si bërthamë të qytetërimit shoqëror dhe politik
të antikitetit, që pashmangshëm flet për rolin e tyre të madh jovtëm në pjesën qendrore të Ilirikut,
por tutje edhe në Azi të Vogël (Trojë) dhe deri në gadishullin italik, ku shihen të marrin pjesë në
themelimin e Romës.
703
Rreth depërtimeve rasiane me kryqtarët katolikë gjerësisht shih: Ostrogorski, Georg: “Historia e
Perandorisë Bizantine”, Tiranë 2002, faqe 301-329; Jiriçek, K: “Historia e serbëve”, I Tiranë
2010; Stanojević, S: “Vizantija i Srbi“, II, Novi Sad 1906; Neumann, C: „Die Weltstellung des
byzantinischen Reiches vor den Krezzügen“, Lipsia 1894 dhe “Die Vierte Kreuzzüg”, Berlin
1898.

319
tjetrën anë, në fillim të shekullit XI, kah Dardania, me ç’rast pinjollët e saj do të
dëshmohen në luftë kundër familjeve rivale në këto pjesë, të cilat përcilleshin me
vëmendje nga Raguza dhe Venediku në mënyrë që “më të fortat” të ndihmoheshin
për t’u bërë edhe më të forta, forcim ky të ishte në shërbim të tyre.
Pasi të jetë forcuar në këtë mënyrë edhe në saje të dy aleancave (njërën me
Venedikun dhe tjetrën me Hungarezët, ku do të ketë martesa me të cilat mund të
konkurrohet për titujt perandorakë që ndaheshin mbi këto baza), vetëm në fillim
të shekullit XI Nemanjajt shihen të kenë kaluar në Rashë, ku as sajuesit më të
përkushtuar të “historisë” së kësaj familje Pop Dukljanini i Oribinit,704nuk janë
në gjendje të tregojnë se cila ishte Rasha para Nemanjajve dhe pse duhej ajo të
merrej qendër e tyre, kur ajo i takonte Bizantit edhe atëherë kur dinastët e
mëvonshëm të kësaj familje pretendonin se aty i kishin rrënjët?
Në mungesë të këtyre sqarimeve, që “biografët” kryesorë të Nemanjajve i
heshtin (të mbështetur mbi shkrime dhe përshkrime hagjiografike), ndërkohë që
aty shfaqet edhe “thembra e Akilit”, është edhe një realitet i pamohueshëm, që
nuk mund ta fshehin sajesat e tilla të njohura, mbi të cilat është mbështetur një
pjesë e madhe e “të vërtetës historike” për qëllime të caktuara hegjemoniste, siç
ishin ato që do të shfaqen në shekullin XIX e këndej.705
Fjala është për një zhvillim të njohur historik - që sqaron shfaqjen dhe ngrit-
jen e zhupanëve dhe zhupanive të shumta sllave por edhe josllave, që nga zanafilla
e tyre, pra nga shekulli IX, kur në kuadër të organizimeve fisnore të lejuara nga
Bizanti, si formë e qeverisjes asimetrike, do t’u shihen shenjat e para, ndër të
cilat më emblematikja ishte ajo e familjes Nemanja - e cila lidhet me Ediktin e
perandorit të Bizantit, Bazilit II, që pasi të ketë rrënuar Mbretërinë Bullgare të
Simeonit (894-927), e cila kishte përfshirë thuajse të gjitha viset e Dardanisë dhe
të Epirit, do të kryejë reforma administrative dhe ushtarake në pjesët që për disa
kohë kishin qenë nën pushtimin bullgar. Ato do t’i shkojnë për shtati daljes në

704
“Il regono degli Slavi”, Pesero, 1601; Sišić, Filip: “Letopis Popa Dukljanina“, Zagreb, 1928.
705
Ndër autorët që mbështetet në burimet hagjiografike, pos të tjerëve, dallohen: Solojev; A:
“Povelja Stefana Nemanje 1198-1199”, Prilozi V, Beograd 1925 dhe “Hilandarska povelja
velikog župana Stefana Prvovenćanog iz godine 1200-1202; Sveti Sava: “Život Stefana Nemanje”
(Stare srpske biografij), Beograd, 1924; Čirkovič, S: „Srbi u srednjem veku“, Beograd 1995;
Stojanović, L: “Stari srpski rodoslovi i letopisi”, Beograd-Sr. Karlovci, 1927; Novaković, R:
“Jedan prilog hronologije Nemnjinog života”, Istorijski glasnik 2, Beograd 1969 dhe “Kasd se
rodio i kad kad je počeo da vlada Stefan Nemanja”, Istorijski Glasnik 3-4, Beograd, 1958; Ru-
zitscchitsch N: „Grosse-Zupan Stephan Nemanja und seine Bedeutung“, Jena 1878; Schafarik, P:
„Slawiesche Altertümer“, II, Leipzig, 1844.

320
skenë të formacioneve të pavarura fisnore gjithandej në Ilirik dhe përfshirjes së
tyre të mëtutjeshme në proceset e njohura shoqërore dhe politike të Bizantit.706
Ndër këto reforma, më të rëndësishmet, gjithsesi janë forcimi dhe zgjerimi i
themave, si formacione shoqërore dhe ushtarake, nga dy sa kishte fillimisht hapë-
sira e Ilirikut (Durrësi dhe Nikopoja) në katër, me ç’rast atyre do t’u shtohen thema
e Scupit dhe ajo e Adriatikut me Dalmacinë, këndej Dioklesë. Po me këto refor-
ma, hapësira jashtë këtyre themave, ku në njëfarë mënyre ishte përfshirë më pak
se gjysma e provincës së dikurshme të Ilirikut të krijuar nga Diokleciani, ishin
lejuar formacionet e quajtura shoqërore “të pavarura” të Bosnjës, Zakhlumisë ku
shtriheshin fiset sllave si paganë, të pranuara në Ilirik nga perandori Heraklit në
shekullin VII.707
Shikuar historikisht, formacioni i parë shoqëror dhe më vonë edhe politik,
prej nga fiset sllave si pagane të vendosura në Ilirik nga koha e Heraklit, dalin të
organizuara, është Zahlumja. Është fjala për një krahinë që gjendet në pjesën
veriore të bregdetit të Raguzës deri te lugina e poshtme e Narentës (Neretvës së
sotme në Dalmaci), e quajtur Hum, Humska zemlja, (toka e Humës), që në lati-
nisht quhej Chelmo - tokë. Pra, kjo është ajo qendra prej nga, që nga shekulli IX
e këndej, pasi që prej Sllavëve të pranohet krishterimi, fillon diferencimi i brend-
shëm shoqëror midis tyre, i cili për historiografinë objektive mbetet ende me
shumë të panjohura, meqë ai përherë shfaqet i intonuar në përputhje me versionet
e kishave (asaj perëndimore në fillim dhe lindore më pas), të cilat kanë manipuluar
me realitetet në përputhje me qëndrimet kishtare dhe synimet e tyre. 708
Ky manipulim më së miri pasqyrohet me regjistrat kishtarë, bulat dhe kartat e
ndryshme me tituj kishtarë, që u janë dhënë feudalëve dhe zhupanëve me anën e të
cilave u janë krijuar “platforma” mbështetëse strukturave udhëheqëse vendore, të
cilat pastaj në formën e “tapive shoqërore” janë përdorur për qëllime politike. Por,
edhe përkundër kësaj, sipas përshkrimit të Kostandin Porphyrogennetos, në
brendësi të vendit, larg detit dhe Danubit, shtrihej vendi i Sllavëve të parë të
vërtetë.709
706
Shih: Rački, F: „Ocjene starih izvora za hrvatsku i srbsku povijest srednjeg veka“, Zagreb
1865; Srečković, P: „Istorija srskog naroda - županjinsko vreme 600-1159“, Beograd 1884;
Čirkovič, S: „Srbi u srednjem veku“, Beograd 1995; Stojanović, R: “Jedan prilog hronologije
Nemnjinog života”, Istorijski glasnik 2, Beograd 1969.
707
Rački, F: „Ocjene starih izvora za hrvatsku i srbsku povijest srednjeg veka“, Zagreb 1865.
708
Po aty.
709
Constantine VII Porphyrogenitus: “De Administrando Imperio”,Washington; Jiriček,
Kostandin:”Historia e serbëve”, Tiranë 2010, faqe 148; Konstantin Porfirogenit (Vizantiski
izvori za istoriju naroda Jugoslavije”, tom.II), Beograd 1959, faqe 9-79.

321
Edhe perandori Kostandin, i cili të dhënat që i paraqet i parashtron më shu-
më në formën e rrëfimeve të lira se sa të argumenteve që një perandor do të
duhej t’i përdorte në rrethanat kur merret me punë të tilla, Rasianët i paraqet
fqinjë lindorë të fiseve të bregdetit, të Dokleatëve dhe të Travunirëve, pra ata
jetonin matanë sinorit ujor midis Adriatikut dhe Danubit. Këtu për herë të parë
përmendet Rasha (Ρασον, Ραση) pranë lumit Rasha, por vetëm si kufi lindor,
ndërkohë që sipas këtij historiani që nuk ka pasur si t’i anashkalojë të dhënat e
kishave vendore mbi të cilat edhe e ka mbështetur gjithë kronikën e tij, thotë se
bërthama e Sllavëve ishte vendi Bosnja, në mesjetë, në latinisht i quajtur Boson-
mo, Bossina (Βοσωνα), krahinë kjo që emrin e ka marrë nga lumi Basanius i
periudhës romake.710
Se Sllavët bashkë me strukturat e tyre fisnore nga ato familjare deri te zhu-
panitë, midis shekujve IX e XII, të shumtën gjendeshin në pjesën lindore të lumit
Drina, por pa përjashtuar edhe shfaqjen e tyre aty-këtu gjatë “shëtitjeve” të njo-
hura të shumtën për plaçkitje në Pagania, siç quhej nga Kekaumenosi pjesa në
lindje të Drinës që shkonte nga Danubi në Veri dhe deri te Morava në Jug quhej
Moravia, latinisht Viminacium, e cila kufizohej me Bullgarët (ο Μοραβον ητοι
Βρανιτςαβαν), këtë na bën me dije Kostandin Porphyrogennetos. Me këtë rast,
perandori, përshkruan edhe strukturën fisnore-princore të Sllavëve, ku thotë se
“princ” (dux) ishte i pari i një vëllazërie, që njëherësh ishte i pari i një fisi, që
midis vëllezërve dhe kushërinjve shpesh ofronin shkas për rivalitete dhe armiqë-
si. Kështu, perandori Kostandin, në adresat e Librit të ceremonive bizantine për-
mend njëfarë Vlastimiri, nip i Radoslavit (rreth vitit 850). 711 Këtu nuk shfaqen
“princat” e shumtë sllavë në Diokle midis shekujve IX e XI, e as “mbretër” dhe
çmos, siç shihet nga disa burime kishtare të mëvonshme e edhe në “shënimet” e
Pop Duklaninit, të cilat më shumë janë pjellë e imagjinatës krijuese se pjesë e
realiteteve, që më shumë kanë të bëjnë me atë që mund të merret si zanafillë e
letërsisë së shkruar mesjetare sllave se sa “realitete historike” aq shumë të kon-
sumuara për qëllime joshkencore.712 Përkundrazi, Libri i ceremonive bizantine,
në krye të Travunirëve (tribalëve antikë) nxjerr një zhupan, Krainasin, djali i
710
Constantine VII Porphyrogenitus: “De Administrando Imperio”,Washington; Jiriček, Kos-
tandin:”Historia e serbëve”, Tiranë 2010, faqe 148-151; “Zbornik Ilariona Ruravca”, Odabrani
istorijski radoni, knj.I, Beograd 1934.
711
Порфирогенит, Константин „Бизантински избори за историју народа Југославије“,
Београд 1959, стр. 74-76; Më gjerësisht rreth kësaj shih Dučić-Ruvarac: “Prilozi za objašnjenje
izvora srpske istorije” ne “Glasnik”, Beograd, vëll. XLVII, XLIX.
712
Orbini, M: “Il regno De gli Slavi”, In Pesaro MDCI dhe Orbin, M: “Kraljevstvo slovena”,
Beograd 1968.

322
Belajs, për të cilin në të njëjtën kronikë kuptohet se princi Vlastimir i dha këtij
vajzën për grua dhe e emëroi atë princ (αρχων), ku thuhet se pas kësaj princat e
Travunienit, Krainasit dhe paraardhësit e tij, Hvalimir dhe Cucimir i kanë qënd-
ruar të nënshtruar atij.713
Në të vërtetë, te Rasianët, nga shekulli X, kur ata shfaqen, deri në atë XIII,
dhe do të shtohen shumë, zhupanët paraqesin institucionin kryesor të qeverisjes
së tyre autonome nga fisi e deri te zhupanitë dhe principatat. Meqë fiset sllave
nuk njihnin fisnikërinë, siç kishin Arbrit, Latinët dhe Grekët, kjo zëvendësohej
me hierarkinë patriarkale-fisnore, e cila ruajti formën e saj të mirëfilltë deri në
shekullin XV. Në aspektin politik, sa i përket trashëgimisë-pronës dhe bartjes së
pushtetit, ajo do të ndikohet në masë nga koncepti bizantin i bartjes së pushtetit
mbi baza të gjakut. Në bazat e kësaj, në shekullin XI, në Rashë, pasi që do të
ketë ardhur nga Dioklea (qendër antike ilire, e cila e ruajti rëndësinë e vet edhe
gjatë Romës dhe në Bizant), shfaqet zhupani i madh, i cili, në disa burime thuhet
se u bë më i pushtetshëm se sa “mbreti”.714
Si do të shihet, titujt e zhupanëve u shpërndanë edhe te Arbrit dhe të tjerët
gjatë kohës së pushtimeve të njohura të vitit 1191, kur Nemanja, si vasal hunga-
rez (vasalitet ky që do të zgjasë deri në vitin 1283) 715, pasi t’ia ketë hapur rrugën
mbreti gjerman, Fridrih, me kryqtarët nga Hungaria për në Kostandinopojë, kur
do të pushtojë dhe rrënojë Nishin dardan me të gjitha kështjellat që kishte, do të
pushtojë Scupin (Shkupin) dhe Therandën (Prizrenin), prej nga do të depërtojë
edhe deri në Ohër.716 Me këtë, në Dardani dhe tutje kah Maedonia dhe Epiri, me
ndërprerje, fillon koha e hegjemonizmit rasian prej afër dy shekujsh. Këto pushti-
me, megjithatë, do të jenë të pjesshme, të shumtën të kohëpaskohshme në formën
e marrëveshjes feudal i pavarur-despot, të lidhura me taksat që feudali i dety-
rohej despotit, pra asnjëherë të përcjella me vendosjen e institucioneve shtetërore.
Të tilla nuk ka pasur dhe as që mund të kishte në ato rrethana kur dihet se
ekzistonte vetëm administrata perandorake në nivel vertikal, ndërkohë që shtrirja
horizontale i lejohej vetëm autoriteteve lokale në formë të ofiqarëve të thjeshtë
713
Po aty.
714
Shih: Jireček, Kostandin: “Historia e Serbëve“, I, Tiranë, 2010, 321-324.
715
Vasaliteti i Nemanjajve ndaj Hungarisë nga viti 1198-1283, nga despoti Vlkan deri te Uroshi
II, që përmendet në shumë e shumë dokumente të kohës, veçmas ato perëndimore, të shumtën
anashkalohet apo mjegullohet nga disa autorë serbë, me ç’rast përmenden “aleancat me hungare-
zët”, gjë që nuk është e njëjtë. (Më gjerësisht: Jiriček, Kostandin “Historia e Serbëve“, Tiranë 2010,
faqe 306, 324 dhe 372; Rexha, Enver: “Historiografia serbe për Kosovën XIII-XIX”, Prishtinë
2009, faqe 107)
716
Shih: Ostrogrski, Georg: “Historia e Perandorisë Bizantine”, Tiranë 2002, faqe 354-375.

323
publikë, ndërkohë që administrata kishtare nga kryepeshkopata, te peshkopatat e
deri te famullitë ishte e pavarur.717
Këtu, pra nis ai keqkuptimi i qëllimshëm i manipulimit me shtetet-shtetë-
sinë dhe mbretërit-mbretëritë, kur qëllimisht ngatërrohet hierarkia administrative
dhe institucionale perandorake me atë të administratë kishtare kur “kompeten-
cat” kishtare të natyrës administrative në peshkopata dhe famulli (regjistrimi i
familjeve dhe i pronave, si dhe bekimi i martesave), shihen si “kompetenca shte-
tërore”, siç ngjet që edhe titujt kishtarë që kisha u jepte bujarëve, fisnikëve, kontë-
ve dhe sevastëve shihen si tituj shtetëror dhe mbi ta pastaj shkruhen “histori
shtetërore mesjetare” dhe të tjera, që nuk përkojnë me realitetin.
Por, duhet pranuar se nga koha e ndarjes së kishave në shekullin XI, kur në
shumë pjesë të Perandorisë nëpër të cilat kalonte kufiri i ndarjes së kishave nuk
kishte autoritet të qëndrueshëm perandorak dhe kapërcimet nga njëra kishë në
tjetrën rëndom përcilleshin edhe me ndërrimin e autoritetit që ushtrohej nga des-
potët dhe princat, që me ndërrimin e kishës forcoheshin, kisha dhe administrata e
saj jo vetëm që mbeteshin autoritet kryesor vendor, por ato, duke shfrytëzuar
marrëveshjen nga Edikti i Milanos, ku kishës i njihej njëfarë bashkëpronësie dhe
bashkëqeverisje perandorake në nivelet vendore, zunë të vetëshpalleshin përfaqë-
sues të pushtetit qendror perandorak dhe të silleshin në përputhje me të. Kështu,
nuk janë të rastit bulat e shumta kishtare me anën e të cilave përcaktoheshin
pronat, por edhe titujt e despotëve, pa përjashtuar këtu edhe ndarjen e “kurorave”
“mbretërore” feudalëve dhe despotëve vendorë që kishin çfarëdo lidhjeje me
familjet perandorake.
Mund të thuhet se nga shekulli XII-XV kur do të shembet përfundimisht Bi-
zanti, lufta e kishave për shtrirje sa më të madhe ka ndikuar edhe realitetet sho-
qërore dhe politike, ngaqë përkatësia kryqit ka përcaktuar përkatësinë njërës apo
tjetrës perandori (Lindjes apo Perëndimit, Romës apo Kostandinopojës). Në këto
rrethana autoriteti kishtar është përzier edhe te çështjet administrative dhe ato pro-
nësore. Kështu, regjistrat kishtarë, krahas shënimeve të amzës (regjistrimi i lind-
jeve dhe vdekjeve), kanë përfshirë edhe regjistrimin e pronave, të tatimeve e deri
te çështjet e gjyqeve, prej nga mund të thuhet se administrata e kishës shfaqet edhe
si administratë shtetërore e nivelit vendor, ndërsa autoriteti kishtar, gjithnjë në
nivelet vendore (feude dhe despotate) të kthehet në “autoritet shtetëror”. Ky
zhvillim ka bërë që faktet kishtare të duken si “fakte shtetërore” dhe të trajtohen si
të tilla, gjë që historiografisë pa kompetenca profesionale ose të papërgjegjshme i
717
Po aty.

324
kanë sjellë një mundësi praktike që shtetin ta kthejë në kishë, ndërsa kishën në
shtet.
Natyrisht se fiksimi pas “fakteve kishtare”, pra te regjistrat e tyre dhe shëni-
met e tjera përcjellëse të peshkopëve, qofshin ato edhe ditarë ose kundrime mistike,
e shikuar nga dioptria e shekujve XIX-XX, mjegullon realitetet shoqërore dhe
politike, duke nxjerrë prej andej një pamje tjetër nga ajo çfarë në të vërtetë ka qenë
në Mesjetë, prej nga pastaj kemi pasqyrime joobjektive të natyrave të ndryshme.
Me këtë rast harrohet se koncepti kishtar në mesjetë jo vetëm që ka përjashtuar
atë të kombësisë, që nuk ka ekzistuar (si kategori shoqërore shfaqet në shekullin
XX), por ka përjashtuar edhe kategoritë etnike. Është pranuar vetëm kategoria e
qytetarisë: “civil romanes” - gjatë Perandorisë së Romës - dhe “romaios” gjatë Bi-
zantit. Jashtë këtyre kategorive kanë qenë “paganet” dhe “barbarët”, si “të pafe”, pra
Sllavët, që si të tillë janë parë edhe pasi që ta kenë pranuar krishterimin, ngaqë
struk-turat e tyre shoqërore fisnore të mirëfillta (zhupanitë dhe despotatet) kanë
mbetur në fuqi si struktura paralele në raport me ato të organizimit perandorak
(themave).
Edhe pse e mbështetur mbi fakte kishtare dhe e parë gjithnjë në përputhje me
realitetet shoqërore të kohës, siç ishin raportet midis qytetarisë bizantine
“romaios”dhe të autonomeve të Sllavëve si paganë dhe pasi që të kenë filluar ta
pranojnë krishterimin, që u ishte lejuar nga Perandoria, vepra e perandorit
bizantin Kostandin Porphyrogennetos, veçmas pjesa “Libri i ceremonive
bizantine”,ndonëse me paqartësi, bën të ditur se “princi” i parë sllav, njëfarë
Vlastimiri e deri te Stefan Nemanja, zhupan i Rashës, në shekullin XII, paraqet
kohën e ngritjes si dhe të forcimit të autoritetit të këtyre bashkësive nga niveli
vendor kah sjellja e pavarur që për referencë do të ketë tituj të shumtë dhe të
ndryshëm (sevast, princ, despot, mbret e perandor madje).718
Pa marrë parasysh ngatërresat që krijojnë këta tituj si dhe përshkrimet e tyre
tepër kundërthënëse nga aspekti i fuqisë së tyre të njëmendët shoqërore dhe
politike për rrethanat, mbetet i pamohueshëm fakti se, “kurorat” vendore princore
dhe mbretërore të shpërndara nëpër krahina të ndryshme, nuk do të pengojnë
shtrirjen e as pranimin e autoritetit qendror, kur “mbretërit” vendorë të “kurorë-
zuar” nga peshkopë të ndryshëm që po ashtu kishin nevojë për këta titullarë për t’i
mbajtur të legjitimuara peshkopatat e tyre edhe aty ku nuk kishte nevojë për to,

718
Shih: Constantine VII Porphyrogenitus:“De Administrando Imperio”, Washington 1967
(ribotim) dhe te Порфирогенит, Константин: “Византијски извори за историју народа
Југославије“, Посебно изданја САН, том 2, Београд, 1958, стр 9-74.

325
i paguanin tribute qendrës, me ç’rast trupat ushtarake ishin ndër më të rëndë-
sishmet për perandorinë. Kështu, në kohën e Komnenëve, zhupani i madh i Rashës
ishte i detyruar të dërgonte dy mijë trupa gjatë fushatës së perandorit në Perëndim,
në Azi 30, më vonë 500 vetë. Meqë, në këtë kohë, do të shfaqet pushtimi bullgar,
zhupanët rasianë do t’i nënshtrohen këtij detyrimi, por këtë do ta bëjnë në formën e
“aleancave të ndërsjella”.719
Fuqizimi i Nemanjave, doli në pah pas shkatërrimit të Mbretërisë Bullgare.
Bëhej fjalë për një forcë në ngritje e sipër, që merrej në konsideratënga Perën-
dimorët, që ata të forcoheshin në dëm të Lindorëvе (Kostandinopojës), dhe nga
Lindorët - ta parandalonin depërtimin e Perëndimorëve (katolikëve) në pjesën
perëndimore të Bizantit, ku shtrihej kufiri i ndarjes së kishave dhe si i tillë ishte
kthyer në një arenë të konfrontimeve të ashpra Lindje-Perëndim (Romë-Kostan-
dinopojë). Në këto rrethana dihet se Stefan Nemanja që kishte shpallur veten
“zhupan i madh” (veliki zhupan) përfitoi nga krushqia me familjen perandorake
të Bizantit, ngase kishte marrë për grua Anën e Bosnjës nga familja Romani
Diogjen.720 Kështu, principata e tij - zhupa e re e Rashjes, siç shihet nga shumë
burime të kohës, jashtë çdo emërtimi “shtet serb”, apo “Serbi mesjetare”, siç del
nga historiografia serbe e shekullit XIX dhe XX, dhe si e tillë nuk pati asnjëherë
kufij të qartë, por që ruante njëfarë pavarësie si ndaj fqinjëve, edhe ndaj pushtetit
qendror bizantin – me statusin e një zhapuani dhe jo më shumë, që do të zgjasë
deri në vitin 1173 kur do t’i merrej nga perandori bizantin Manuel I Komneni
dhe ai u tërhoq në një manastir të Malit Atos.721
Është me rëndësi të theksohet se Stefan Nemanja, gjithnjë sipas burimeve
hagjiografike që u cekën, deri sa do të tërhiqet për në Atos, kishte qenë i lidhur
me Kishën e Romës, ndërsa në pleqëri ktheu nga kisha e Kostandinopojës. Të
bijtë e tij, Stefani dhe Vlkani, u grindën për pushtet dhe u armiqësuan madje, por
ata përherë gjenin mbështetje në anët e ndryshme të kryqit, siç ndodhi me Vlkanin
i cili u lidh me mbretin katolik të Hungarisë, Emerik dhe i drejtohej papës Inocent
III më 1198 me një kërkesë që ta vinte kishtarisht zhupën e tij nën Kishën e
Romës dhe t’i jepte paljen , pra autoritetin kryepeshkopal, peshkopit të Tivarit.722
Lojëra të ngjashme, do të luajë edhe i vëllai, Stefani, herë me Bizantin, e herë
me Selinë e Shenjtë. Kështu, Selia e Shenjtë, për t’i bërë për vete Nemanjajt, në
719
Shih: Ostrogorski,Georg: “Historia e Perandorisë Bizantine”, Tiranë 2002, faqe 256-258.
720
Shih: Plasari, Aurel: “Skënderbeu”, Tiranë 2012, faqe 69.
721
Shih: Dučić-Ruvarac: “Prilozi za objašnjenje izvora srpske istorije” ne “Glasnik”, Beograd,
vëll. XLVII, XLIX.
722
Po aty, faqe 70.

326
të dy herët, viset e Arbrit nga veriu (Dioklea, Zeta) ia nënvinte një pushtimi të
tërthortë despotëve të Rashës.723
Sidoqoftë, zhvillimet brenda Sllavëve të Jugut në përgjithësi nga shfaqja e
tyre e parë bashkë me fiset avare dhe të tjerët që sulmonin pjesët e skajshme të
Perandorisë në shekullin VI dhe vendosja në pjesët veriore dhe qendrore të Ilirikut
në shekullin VII nga perandori Heraklit, si dhe ato midis Rasianëve në veçanti, të
cilat, si u pa, të shumtën do të kalojnë nëpër kandarin Lindje-Perëndim nga njëri
kryq te tjetri, do të shfrytëzohen përherë në përputhje me interesat e tyre për push-
tet sa më të madh, me çka hapet edhe kapitulli i lidhjeve por edhe konfrontimeve
të vazhdueshme me kategorinë e qytetarëve “romarios” në Ilirik, që siç do të shi-
het, midis shekujve XI-XIII, gjatë kryqëzatave, Bizantit do t’ia krijojnë rrethanat
që në dy shekujt në vijim, për rrënimin përfundimtar, në vitin 1453 pas rënies së
Kostandinopojës në duart e Osmanëve.
Në këto rrethana, dinastia Nemanjide e Rashës, do të kthehet në akter krye-
sor të tyre, që në masë të madhe do ta ndikojnë këtë zhvillim, i cili, përkundër
epilogut që e priste, pas kryqëzatës së katër e këndej, me themelimin e “Despo-
tatit të Epirit”, hapësirën e Ilirikut (Epirin, Maqedoninë dhe Dardaninë) i kthente
në qendër të përplasjeve historike midis të krishterëve. Natyrisht se Dinastia e
Rashës më mirë se faktorët e tjerë të kohës, shfrytëzoi gjendjen e krijuar që pas
depërtimit të parë në Scup dhe Prizren në shkurt të vitit 1190, të fuqizohet në
pjesën qendrore të Ilirikut (Dardani dhe Maqedoni) për t’u kthyer në faktor kryesor
force.724
Në këtë kohë Nemanja i Rashës luante herë me kartën gjermane, herë me
atë hungareze, herë me atë Venedikut dhe të papatit, por pa përjashtuar edhe atë
bizantine dhe bullgare. Do t’i shfrytëzojë që të zgjerojë dhe forcojë pushtimet
gjithandej nëpër themat bizantine në Ilirik. Në këtë drejtim, Stefan Dushani, duke
operuar me aleancat herë me Venedikun, herë me Hungarinë e jo rrallë edhe me
të dyja njëherësh, ishte kthyer në partner kryesor të Perëndimit.725
Por, pas rrënimit të “Despotatit të Epirit” nga Nikeja dhe rikthimit të Kostan-
dinopojës, kur në pjesën bregdetare do të shfaqet Karli I Anzhu me “Mbretërinë e
Arbërisë” nën kurorën e tyre, për të cilën u bë fjalë, Rasianët do të përpiqen, që

723
Po aty.
724
Më gjerësisht shih: Zimemert, K: “Der deutsh-byzantinisch Konflikt von juni 1189 bis Februar
1190”, 1903, faqe 42-77; krahaso edhe fjalimin e Niketas Akominatos bot. Miller në Recueil des
historiens dea croisades, Historiens grecs 2, 737-741; Jireček, Kostandin: “Historia e Serbëve“,
Tiranë 2010, Tiranë faqe 309-310.
725
Shih: Jireček, Kostandin: “Historia e Serbëve“, Tiranë 2010, faqe 309-311.

327
idenë e çfarëdo Mbretërie të Arbërisë të lidhur me perëndimorët, që tashmë ishte
vu në veprim ta luftojnë me çdo mjet pa përjashtuar edhe futjen në lojë të asaj
mund të merret edhe si “Arbëri Rasiane”, të një “feudi katolik” ose bashkësie
kishtare brenda “kurorës” së Rashës. Kjo kartë do të promovohet së pari dhe
botërisht nga Uroshi II më 1308, kur pasi që të ketë zgjeruar pushtimet drejt breg-
detit dhe në pjesët qendrore nga Scupi (Shkupi) deri në Epir, do të shpallet edhe
“Mbret i Arbrit” (“Urossio Slavi, Dioclie ac Albanie regi”).726
Në përputhje me këtë, po ashtu janë të njohura ato që ka bërë Nemanja, por
edhe Uroshi, që fisnikët dhe bujarët e vendeve të Arbrit, kryesisht nga Dardania
dhe Epiri, t’i përfitojë gjatë aleancave të tyre me Venedikun, Bullgarët, po edhe
me Grekët, duke bërë përpjekje që në këtë mënyrë ata të mos krijojnë një qëndrim
të përbashkët politik. Mund të thuhet se, në rrethana të caktuara, siç ishin ato që
dolën në pah nga shfaqja e “Mbretërisë së Arbërisë” së Anzhuve, Rasianët si dhe
Bizanti bënë për vete disa nga fisnikët Arbërorë,ndërsa një pjesë të tyre i mbajtën
jashtë lidhjeve me Latinët dhe Selinë e Shenjtë, gjë që edhe kjo kishte rëndësi.
Në këtë rrugë, Stefan Dushani shfaqet më i drejtpërdrejtë. Paraprakisht,
gjatë fushatës ushtarake kundër Bizantit, përfshiu një numër të konsiderueshëm
Arbrish në kuadër të forcave ushtarake. Krahas kësaj, sapo u fut në tokat e tyre,
fisnikëve dhe bujarëve Arbërorë ua njohu pronat, privilegjet e deriatëhershme
dhe u ndau tituj të ndryshëm pa përjashtuar edhe të zhupanit. Kjo i mundësoi, që
pas pushtimit të Krujës, të Ohrit, Kosturit dhe qyteteve dhe qendrave të Arbrit,
në kartat e nxjerra,të deklarohet edhe “mbret i Arbërve” dhe “mbret i Arbërisë”
prej nga mund të nxirret në pah se dinastia rasiane faktorin arbëror e projektonte
pjesë të konceptit të saj hegjemon, gjë që kësaj çështje i jep një dimension të
veçantë jashtë kundrimeve të deritanishme. Ndaj, nuk është e rastit, që disa nga
“novelat” e kësaj natyre (të rishkruara), u hiqet theksimi i faktori arbëror në to,
sado që disa burime të ruajtura latine dhe greke, e dëshmojnë këtë.727
Por si do të shihet, përpjekjet që Arbrit të përfshihen në “kurorën”
nemanjase(gjatë kohës së Uroshit II dhe Stefan Nemanjës midis viteve 1340-
1355),728 vetëdijesuan një pjesë të fisnikëve, bujarëve, po edhe atyre që do të
marrin titujt e zhupanëve, se “mbretëria e përbashkët” me Rasianët, mund të
kishte kuptim po qe se ajo do të shfrytëzohej për ruajtjen dhe forcimin shoqëror në
garën e ashpër midis Lindjes dhe Perëndimit.
726
Shih: Acta Albaniae, I, nr.594.
727
Po aty.
728
Shih: Gjini, Gaspër: “Skopsko-prizrenska biskupija kroz stoljeća”, Zagreb 1986, faqe 86-97;
Rexha, Enver: “Historiografia serbe për Kosovën (XIII-XIX)”, Prishtinë 2009, faqe 75-81.

328
Kjo do të bëjë që sapo të vdesë papritmas Dushani (1355), fisnikët, bujarët
dhe zhupanët nga radhët e Arbërve, të shfrytëzojnë gjendjen e krijuar për t’u liruar
nga “kurora rasiane”, herë duke iu kthyer pavarësinë feudale në kuadër të feno-
menit të “separatizmit feudal”,dukuri kjo e njohur, që kishte filluar të karakterizojë
pjesën perëndimore të jug-lindjes evropiane,729e herë duke shfrytëzuar shkëputjen
prej “hises” nga familja e tij (kishte filluar nga i vëllai), për t’u fuqizuar dhe mve-
tësuar. Ndër më të zellshmit në këtë rrugë shfaqen Balshajt në Veri, Topijajt,
Muza-kaj, Arianitët dhe të tjerët. Disa, prej tyre, sidomos Balshajt në veri dhe
Thopijajt në pjesën e mesme, u dalluan për veprime të të fuqishëm jo vetëm për t’i
ruajtur pronat dhe pozitat që kishin, por edhe për t’i shtuar dhe forcuar në çdo
pikëpamje, gjë që ata i ktheu në aktorë të fuqishëm të zhvillimeve të kohës.730
“SEPARATIZMI FEUDAL” DHE ARBNIT

Përpjekjet që bërthama autonome të zgjeroheshin jashtë ndonjë lidhjeje të


përbashkët, që karakterizonte “separatizmin feudal”, filloi jo rastësisht nga rrënimi
i despotatit të Dushanit, i cili kishte përmasat ndër më të mëdhatë që deri më
atëherë ishte parë në Ilirikun Qendror, në hapësirën e Dardanisë, Maqedonisë
dhe të Epirit, si një projekt hegjemon. Në përbërjen e tij thuajse ishin përfshirë
edhe pjesa më e madhe e viseve arbërore. Me këtë rast u vunë në lëvizje thuajse
të gjithë feudalët, bujarët dhe sevastët, por edhe pinjollët e fundit të Bizantit, të
cilët gjendjen e re përpiqeshin ta shfrytëzonin sa më mirë dhe sa më shumë, paçka
se kjo do të ndezë konfliktet midis familjeve të mëdha, të cilat deri më dje kishin
marrëdhënie të mira.
I tillë ishte edhe despot Niqifori II Engjëlli i Epirit, i cili, megjithatë, në rrugë
e sipër për t’u forcuar pashmangshëm duhej të ndeshej me fisnikët Arbërorë, të
cilët tashmë shfaqeshin si faktor që përcaktonin fuqinë e përkrahësve ose të kundër-
729
Shih: Šufflay, M: “Hisotira e shqiptarëve të veriut”, Prishtinë 2009, faqe 32-33.
730
Sipas Šufflay-it familjet e mëdha feudale shqiptare “paraqisnin një bërthamë të vërtetështetë-
rore, ku kishin oborre, ku lëviznin fisnikët dhe bujarët dhe kishin edhe ministrat e financave (proto-
vestiarët), zyrtarët (ligofetët) dhe “dhijanët” – administratën e drejtuar nga qefalitë dhe vojvodët.
Të tilla familje, shiheshin Balshajt në veri, Shpatajt dhe Zenebishtet në jug, Topiat në pjesën e
mesme, Muzakajt në pjesën e Kosturit, familja Gropa në pjesën e Ohrit e deri në Dibër. Sipas
Šufflayut, familja Gropa, përfaqësues më të njohur kishte Andre Gropën, me gjasë i biri i Palit, të
cilin Šufflay e quan “i fundmi sundues i krishterë i Ohrisë para pushtimit turk”, që do të përfundojë
me Zaharia Gropën, që më vonë do të shfaqet në radhët e ushtrisë së Skënderbeut”. (Shih te
Šufflay: “Die Kirchenzustände im fortürkischen Albanine“, faqe 238-239; Šufflay: „Srbi i
Albanci“, f. 125-126 dhe Hopf: “Chroniques, 532 (XI Despotes et dynastes d’Epire et de Thessalie,
Famillie des Gropa d’Ohrida”); Buxhovi, Jusuf: “Maqedonia nga antika deri te koha jonë”,
Prishtinë 2019, faqe 264.

329
shtarëve të Bizantit, të cilët pretendonin për fronin e tij (siç kishte qenë Dushani),
ose për rrënimin e tij në dobi të Perëndimit. Në Akarmani, ushtria e tij e përfor-
cuar me mercenarë osmanë, u thye keqas kurse despoti bizantin u vra. Pas kësaj
beteje, krahinat jugore të Epirit, të Akarmanisë e të Etolisë u përfshinë në kuadër
të dy despotateve të reja. I pari, me qendër në Artë, kishte në krye fisnikun Pjetër
Losha, kurse i dyti, me qendër në Angjelokastër (Akamani), drejtohej nga despoti
Gjin Bue (Shpata) Spata.731
Despotët e Arbrit edhe më tuje do të ndeshen me mbetjen e sundimit rasian
në Epir, Prelubeviqin, i cili kërkonte që këto pjesë t’i rikthente nën pushtimin e
vet, të cilin ai e drejtonte nga Janina. Gjin Bua Spata, pasi që martohet me motrën
e Prelubeviqit dhe lidhi njëfarë paqeje me despotin e Janinës, por asnjëherë nuk
do të jetë i qetë nga intrigat e tij. Ato u bënë edhe më të mëdha pas vdekjes së
Spatës, kur vendin e tij e zuri i biri, Pal Spata, që pasi nuk do të jetë në gjendje
t’u bëjë ballë trysnive të ndryshme, të cilave do t’u shtohen edhe ato të Anzhuve
dhe të Grekëve, lidhi paqe me Venedikun. Me këtë rast, Spata, nga e cila ruajti
disa zotime, por humbi mbikëqyrjen ndaj pjesëve kryesore, siç ishte kështjella e
Lepantos në bregdet dhe kryeqendra, Angjelokastra. Familja Spata sundonte në
Arbërinë e Jugut ose në “Epirin e Veriut” në kapërcyell të shekujve XIV-XV,
duke mbajtur si “despotate” Artën, Janinën dhe Gjirokastrën. Historia e kësaj
familje shënohet nga lavdia, që ia solli Gjini, i cili ishte njëri ndër despotët më të
fuqishëm, që mbante edhe çelësat e Korintit, e deri te rënia në shërbim të Os-
manëve, siç ishte rasti i nipit Jakub Spatës, i rritur dhe i edukuar midis Turqve, si
dhe i myslimanizuar.732
Një familje tjetër fisnike nga Jugu ishte ajo e Zenebishëve, të cilët zotëronin
tokat nga Gjirokastra, Delvina e këndej në Vagenetis (Çameri). Zenebishët
shënuan ngritje gjatë kohës kur kishin pranë Gjin Bua Shpatën e Artës, me të
cilin kishin lidhje miqësore familjare, meqë Gjon Zenebishi ishte dhëndër i
despotit të fuqi-shëm të Artës. Si dhe Shpatajt, Zenebishi do të ketë kundërshtar
kryesor despotatin e Janinës, që drejtohej nga Italiani Ezau Buondelmonti
Açajuoli (1386-1411), me të cilin do të ketë disa luftëra. Në njërën prej tyre, në
Dhive (Mesopotami) italiani do të zihet rob prej Zenebishit, i cili do të lëshohet
kundrejt një shpërblimi të majmë prej 10 mijë copë florinjsh.733

731
Shih: “Historia e Popullit Shqiptar”, pjesa e parë, Tiranë 2002, faqe 281;Jacques, Edwin:
“Shqiptarët”, Tiranë, faqe 189.
732
Për familjen Spata shih Plasari, Aurel: “Skënderbeu”, Tiranë 2010, faqe 162.
733
Po aty, faqe 285.

330
Meqë zotëronte pjesën bregdetare bashkë me Pargën, Zenebishi ra ndesh me
Venedikun, i cili nuk do të resht së vepruari që ta largonte mbikëqyrjen prej atyre
pjesëve, të cilat për republikën detare ishin me interes të madh për ta mbajtur të lirë
lundrimin në këto pjesë prej nga mallrat e saj depërtonin në lindje dhe anasjelltas.
Më 1386, Venediku shtiu në dorë Korfuzin, ndërsa ia rrëmbeu edhe disa nga
qendrat kryesore ushtarake ekonomike të bregdetit, Butrintin, Ksamilin dhe Saja-
dhën.734
Edhe pse kriporja e Sajadhës do të rikthehet, Zenebishi nuk do të jetë në
gjendje që ta mbrojë atë dhe pjesët e tjera bregdetare. Venediku ishte shumë
ngulmues, por do të jenë edhe rrethanat e tjera (depërtimet osmane dhe intrigat e
despotëve rasianë bashkë me ata helenë në Epir), që e detyruan, në vitin 1414, të
lidhte një aleancë me Venedikun, me të cilën, atij dhe familjes i garantohej stre-
him në Korfuz në rast të rrezikut osman, gjë që kështu edhe do të ndodhë, ku
Gjoni do të kalojë për të kaluar ditët e fundit të jetës.
Krahasuar me Shpatajt dhe Zenebishët, të cilët do të përfundojnë duke kërkuar
strehim nga Osmanët në gjirin e Venedikut, do të jenë dy familje të mëdha arbë-
rore, ajo e Topiave dhe e Balshajve, që ndonëse do të përfshihen në aleanca të
ndryshme nga Lindja dhe nga Perëndimi, do të kthehen në protagonistë kryesorë
të zhvillimeve që do t’u paraprijnë pushtimeve osmane.735
Këto dy familje të mëdha, luftën për t’u çliruar nga kurora e Dushanit, do ta
kthejnë në një luftë për shtrirje sa më të gjerë të zotimeve të tyre në të gjitha
anët, që domosdo një ditë do të arrijë pikën kritike kur do të hyjnë në një luftë të
brendshme me njëra-tjetrën, ndër më të ashprat asokohe, e cila do t’u kthehet në
humbje të përbashkët. Lufta e Stavrës e vitit 1385, edhe pse epilogun, siç ishte
humbja e Balshës dhe mbetja e tij në atë betejë, do ta marrë nga ndërhyrja e
Osmanëve, të cilët për pak do të tërhiqen dhe “frytet” e asaj fitoreje do “t’i
gëzojë” Topia i cili do të kthehet në Durrës, kjo humbje ia hapte drejtpërdrejt
perden pushtimit pesëshekullor osman në tokat e Arbrit.
Topiat dolën në skenë diku në fillimet e shekullit XIII. Ishin ndër të parët që
ushkëputën nga Bizanti dhe iu bashkuan Azhuve të Napolit.736Si kundërshpër-blim
734
Po aty, faqe 285.
735
Më gjerësisht rreth familjeve Topia dhe Balsha shih: “Acta Albaniae,(nga Šufflay, Jireček,
Thallozcy) I, nr 333 pass-817; II, nr 18; Hopf: Chrinique, 532 (“XI. Despotes et dynastes d’Epire
et de Thessalie.6. Famille des Topia, princes d’Albanie et seignerurs de Duras).
736
Në historiografi emri Topia (Τοbbια, Τheopia etj.) shpesh gjendet i shkruar Topia, por bazuar
në pjesën greqisht të mbishkrimit në manastirin e Shën Gjon (Jovan) Vladimirit (pranë Elbasanit),
kuptohet që mbiemri i tyre ka qenë Topia me th dhe me theksin në i. Trajta Topia gjendet edhe
në një dokument andegaven të vitit 1274: Topia miles. (Shih: Plasari, Auresl: “Skënderbeu”,

331
për njohje nga Papati u desh që të kalonin nga riti ortodoks në atë latin. Kështu,
dera e Topiave, që drejtohej nga Tanushi, ishte ndër të parat që pranoi kurorën e
Mbretërisë së Arbrit që e sollën Anzhutë. I biri i Tanushit, Andrea, edhe pse
ishte i martuar me një vajzë të mbretit Robert, vritet nga njerëzit e tij, meqë nuk i
shkoi përshtati.
Fuqinë më të madhe Topiat do ta arrijnë gjatë kohës së Karlit. Ai erdhi në
pushtet në vitin 1359, kur vendet e Arbrit kishin filluar të liroheshin nga kurora e
pushtetit të Dushanit. Edhe pse aleat i Napolit, Karli ia kishte vënë vetes qëllim
rimarrjen e Durrësit, meqë me këtë qytet në zotim, ai rriste fuqinë e vet dhe
kthehej në një faktor ndër më të rëndësishmit. Lufta për Durrësin, Thopinë nuk e
ndeshte vetëm me Napolin, por edhe me Venedikun dhe Gjenovën, të cilat nuk
mund të lejonin që ky qytet të mos ishte në duart e tyre. Që ta pengonte këtë,
Venediku, madje, urdhëroi flotën e vet, që të rrënonte flotën e Thopisë në det,
para se ajo të forcohej sa duhej. Kur Topia në vitin 1366 do të thyejë një sulm të
fuqishëm të Gjergj Balshës drejt Durrësit, senati i Venedikut e shpalli atë qytetar
nderi të Venedikut. Kjo nuk e ndali që ta marrë Durrësin pas dy vjetësh. Topiat
do të shtrihen edhe në Jug, duke aneksuar zotimet e sebastokratit Vlash
Matrënga, që shtrihej midis derdhjes së Shkumbinit dhe Semanit.
Ky zgjerim bëri që Muzakajt, të cilët shtriheshin nga Kosturi deri në Berat,
të lidhnin një aleancë me Balshajt, të futeshin në një konflikt të drejtpërdrejt me
Topiat, gjë që do të fillojë edhe ajo që do të shfaqet si ngritje e brendshme e
princërve të Arbrit në dëm të njëri-tjetrit dhe dobësim i tyre para të huajve, që do
të pasojë me humbjen e përbashkët të tyre.737
Topiat tash ishin të rrethuar nga kundërshtarë të jashtëm dhe të brendshëm.
Anzhutë do t’ia dalin që për pak, në vitin 1372, pra njëqind vjet pasi që Karli I
Anzhu të kishte shpallur “Mbretërinë e Arbrit”, sërish ta rikthejnë sovranitetin e
Anzhuve në Durrës. Kjo nuk do të zgjasë shumë, meqë fushata e Gjergjit të
Navarës, që pati bekimin e Papës Gregori XI, nuk ia doli të bënte tjetër pos t’ia
lëshonte në duar Thopisë edhe fatin e Durrësit, të cilin ai e bleu nga Azhutë pas
dy vjetësh dhe kështu u bë njëri ndër faktorët më të fuqishëm arbëror.
As dominimi i Karl Thopisë nuk do të zgjasë shumë, meqë Balshajt,
armiqtë e tij të përbetuar, që zotëronin Vlorën dhe ishin lidhur me Muzakajt në
Jug, kërkonin me çdo kusht që të ishin të parët. Në vitin 1384, Balsha II, me një

Tiranë 2010, faqe 156).


737
Shih: Edwin, Jacques: “Shqiptarët”, Tiranë , faqe 190.

332
sulm befasues, e pushtoi Durrësin. Titullit të tij ia shtoi edhe atë “Dukë i
Durrësit”.738
Balshës kjo nuk do t’i shkojë gjatë. Meqë do të jenë Osmanët, të udhëhequr
nga Hajredin Pasha, i cili tashmë ndodhej në More dhe u shfaq me ushtrinë e tij,
kurse më 18 shtator 1385, në fushën e Savrës në Muzeqe, kryqëzoi armët me
Balshën II dhe aleatët e tij me ç’rast shënoi një fitore, ndërkohë që Balsha u vra
në atë betejë. Durrësi iu la në dorë Thopisë, ndërsa Osmanët u tërhoqën dhe
sipas disa burimeve, ishin të thirrur nga Topiat, që t’i ndihmonin që ta rikthente
qendrën e vet, tek e cila i kishin sytë të drejtuar gjithë ata që kishin synime për të
shtrirë fuqinë e tyre nga Perëndimi në Lindje.739
Kthimi në qendrën e tij kishte edhe çmimin e madh të haraçit që Osmanët ia
kishin vënë kontit të Durrësit, të cilin ai mendonte se do të mund ta anashkalonte
po qe se lidh ndonjë aleancë me Venedikun, ose ndonjë fuqi tjetër perëndimore.
Në këtë drejtim ai bëri disa përpjekje në Venedik, por mbeti jashtë loje, ngaqë
venedikasit e dinin fort mirë se zotimet e Topiave në Durrës dhe në përgjithësi
në principatën e tij, ishin në shënjestër të Osmanëve, dhe se, çfarëdo hesapi me
Topiat prekte interesat osmane ndaj të cilave ata silleshin me kujdes. Pas vdekjes
së Karlit, i biri, Gjergji, nuk ia doli të bëjë më tepër se një marrëveshje me
Venedikun, që pas vdekjes së tij, i gjithë qyteti të kalonte nën sundimin e
Venedikut, çështje kjo që do të mbetet pezull, pasi që në vitin 1415 Osmanët
pushtuan kryeqendrën e vjetër të Arbrit dhe të Topiave, Krujën. Ballaban Beu
shfaqej si “Subash i Krujës dhe i Arbrit”.740
Nëpër një ngritje të ngjashme do të kalojnë edhe familjet princore të
Muzakajve dhe të Arianitëve. Muzakajt njihen si familje fisnike që nga koha e
Komnenëve, kur Ana Komnena, përmend emrin e një fisniku nga familja Muzaka
(Misachi, Misachi, Musaicius etj.) i cili rreth vitit 1090 ishte ndër komandantët e
besuar të Perandorit Aleks I Komneni.741
Gjenealogjia e kësaj familje na është e njohur nga një dokumenti “Kujtesë e
shkurtër e Don Giovani Muzakës despot i Epirit për bijtë e tij Don Theodor,
Don Adrian dhe Don Kostandin, bijtë e tyre dhe mbasardhësive të tyre, nga ata
pak që ai i mban mend më 1510”.742

738
Po aty, faqe 192.
739
Gelcich, Guiseppe: “Zeta dhe dinastia e Balshajve”, Tiranë 2009, faqe 147.
740
Po aty.
741
Shih: Anna Comnena: “Alexios”, bot. Schopen, vëll I, Bonn 1938, faqe 451,452.
742
Më gjerësisht rreth gjenealogjisë së familjes Muzaka shih: Pëllumb Xhufi: “Nga Paleologët te
Muzakajt”, Tiranë 2009, faqe 415-459.

333
Prej 1280-1376, me disa ndërprerje të shkurta, një pjesë e mirë e Epirit të
Ri, që quhej Myzeqe, ishte feud trashëgimtar i kësaj familjeje të përfshirë në
konfliktet me dinastinë Anzhu, me Republikën e Venedikut dhe me despotët e
Rashës. Zotërimi tyre kishte qendrën në Berat dhe përfshinte viset mbi lumin e
Vjosës, me shtrirje në Tumenisht, Selenicëm Tomorucë, si dhe një varg qytetesh
të rëndësishme të zonës së Devollit, të Korçë e të Skraparit.743
Më 1315 Muzakët shfaqen “katolikë”, duke marrë pjesë në “kryqëzatën
kundër skizmatikëve” të nxitur nga papati me ndihmën e mbretit të Hungarisë, të
banit të Kroacisë (Mladenit II) dhe të zotëve arbër.744
Njëri ndër fisnikët e kësaj familje, Gjoni I Muzaka, shquhet kur nuk do të
përkrahë “Mbretërinë e Arbërisë” së Anzhuve.745
Andrea I Muzaka mbante titullin “Mareshal i Arbërisë”, dhën nga Karli II An-
zhu, por ai mbante edhe titullin bizantin sevastokrator. Ndërsa Andrea II Muzaka
shihet në krye të një lëvizje antibizantine të viteve 1335-1341, me ç’rast në Durrës
do të nënshkruajë një marrëveshje me Anuzhutë e Napolit. Si vasal i mbretërve
andegavenë të Napolit, ai mbante titullin “mareshal” dhe “despot” i Arbërisë. 746
Pas thyerjes së lëvizjes antibizantine, shumë nga fisnikët e familjes Muzaka
u shpronësuan dhe u detyruan të kërkojnë strehim në Greqi, në Peloponez. Gjatë
kohës së pushtimeve të Dushanit, Muzakajt ishin frymëzues të qëndresës kundër
tij dhe qeveritarit bizantin të zonës së Beratit dhe të Vlorës, despotit Ivan Kom-
nen Asenin. Pas shpërbërjes së shtetit të Dushanit, Muzakajt zgjeruan kufijtë e
pronave në drejtim të Korçës dhe të Devollit. Në këtë përballje ai pati punë edhe
me sundimtarin Vukashin, atë kohë zot i Dardanisë dhe i gjithë Maqedonisë Perë-
ndimore, kur në vitin 1370 do ta thyejë ushtrinë e tij te Kosturi. Kjo bëri që
Perandori i Bizantit, Johani V Palelologu, t’ia konfirmojë titullin e despotit. Një
vit më vonë, Adrea II Muzaka ia mori të birit të Vukashinit, Kraleviq Markut,
Kosturin. Me mbetjet rasiane do të ndeshen më vonë bijtë e tij: Gjoni, Teodori dhe
Stoja. Por, në Luftën e njohur të Fushë-Dardanës të vitit 1389, Teodori, në krye
të luftëtarëve arbër, vritet bashkë me ata, që i kishte pasur kundërshtarë të për-
hershëm.

743
Shih: Plasari, Auerl: “Skënderbeu”, Tiranë, 2010, faqe 152.
744
Po aty, faqe 152.
745
Shih: Pëllumb Xhufi: “Nga Paleologët te Muzakajt”, Tiranë 2009, faqe 415-459. Burime të
shumta bëjnë të ditur se Muzakajt paraqesin ekzemplarin tipik të familjes fisnike arbërore në
mesjetën e mesme në rrethanat kur kjo shtresë po kristalizonte vetëdijen e pavarësimit nëpërmes
autonomisë ekonomike dhe politike në raport me faktorët e jashtëm dhe të brendshëm.
746
Shih: Plasari, Auerel: “Skënderbeu”,Tiranë, faqe 152.

334
Muzaka i fundit, Teodori III, i cili më 1417 pranoi vasalitetin osman deri në
vitin 1478, kur do të bjerë Shkodra nën pushtimin osman, mbajti një pjesë të
vogël të zotimeve të tyre të dikurshme. Me këtë rast, Gjon Muzaka, autor i njohur
i gjenealogjisë së familjes Muzaka (1510), e la vendin dhe u vendos në Mbretë-
rinë e Napolit. Si i shpronësuar, Gjoni në kishën madhore të Frankavilës në Otrant,
la këtë epitaf domëthenës:”Jezu i tërëfuqishëm, këtë arkë të shenjtë ta kushton
Joan Muzaka bir i despotit Gjin, zot i viseve epirote të Myzeqesë, që ka për
shënjesa fetare shqiponjën bizantine me dy krerë të kurorëzuar, në vitin e
Perëndisë 1510”. Ishte shënjesa e Paleologëve të Bizantit, që Muzakët duket ta
kishin marrë qysh kur Andrea II ishte bërë despot nën perandorin Andronik.747
Familja e Arianitëve nga Dardania(Aranit, Arnit, Arnith etj.) ka të ngjarë të
lidhet me strategun e njohur të themës së Selanikut dhe pastaj të Shkupit, patricin
David Arianitin nga viti 1001-1018, i cili këtë post e mori nga Perandori i Bizan-
tit për meritat e tij ushtarake në luftë kundër Bullgarëve. Edhe i biri i tij, Kostandini,
përmendet në vitet (1049-1050) si ushtarak i njohur në shërbim të Bizantit, i cili
mori titullin “arhon i gjithë Perëndimit”.748
Ky titull i lartë si dhe disa tituj të tjerë perandorakë të kohës ka bërë që të
vihen lidhje midis princërve të Arbrit dhe Arianitëve, prej nga rrjedh edhe
vlerësimi se nga “shteti i Arbnit” mund të nxirret “Shteti i Arianitëve”.749
Në vitin 1274 përmendet edhe Sebast (Sevast, sevasto) Aleks Arianiti.
Rëndësia e familjes Arianiti si dhe fuqia e saj, do të shtohet edhe më pasi u
lidh me familjen Kastrioti, kur vëllai i vogël i Gjergj Arianitit, Vladani, martohet
me vajzën e Gjon Kastriotit, Angjelinën, pra motrën e Skënderbeut. Gjergji u
martua me Marie Muzakën, me të cilën pati tetë vajza. Pas vdekjes së Marisë,
Gjergji martohet me italianen Despina Frankon, vajzë e guvernatorit të qytetit
Leçe të Mbretërisë së Napolit, gjë që të bijtë i lidhi me derën mbretërore
napolitane, të cilën pinjollët e kësaj familje do ta përdorin në mënyra të ndrysh-
me për ta ruajtur pushtetin.750

747
Po aty, faqe 153.
748
Shih gjerësisht për Arianitët: Attaliatae: “Historia”, 34, 6-7; Babinger, Franz: “Fundi i
Arianitëve”, Tiranë 2004; Shuflaj, M: ”Serbët dhe Shqiptarët”, 2004, faqe 48-56; “Historia ePopu-
llit Shqiptar”, I , Tiranë 2002, faqe 296-299; Shuteriqi, Dh: “Mbi disa çështje t’Arbënit”, 197-198
749
Më gjerësisht rreth lidhjes midis “shtetit të Arbnit” dhe Arianitëve shih Dh. Shuteriqi: “Mbi
disa çështje t’Arbënit”, 197-198; Hopf: “Chroniques, 535 (XI. Despotes et dynastes d’Epire et de
Thessalie. 13. Famille des Arianiti-Comnenes”); ”Historia e Popullit Shqiptar”, I, Tiranë 2002,
faqe 296-298.
750
“Historia e Popullit Shqiptar”I, Tiranë 2002, faqe 298.

335
Familja e tij mbeti e lidhur me Kastriotët edhe gjatë kohës së Skënderbeut
dhe vazhdoi të mbetet e fuqishme edhe gjatë kohës së Osmanëve, kur një nip i
Gjergjit, sipas një dokumenti të fundit të shekullit XV, do të ushtrojë detyrën e
një funksionari të lartë osman në rajonin e Vlorës, që do të shënohet si pjesë e
“Arbërisë së Arianitit”, emërtim i përdorur krahas “Arbërisë së Skënderbeut”.751
Njëra ndër familjet më të fuqishme të Arbrit, që e shfrytëzoi vdekjen e
Dushanit, për t’u ngritur me të shpejtë, duke u kthyer në një faktor të rëndësi-
shëm, është ajo e Balshajve. Për Balshajt dihej se ishin një derë fisnike në Veri,
që u shfaqën në vorbullën e ngjarjeve nga mesi i shekullit XIV për të mbetur në
to si akterë të rëndësishëm për më shumë se një shekull. Sipas disa burimeve,
sundimi i Balshajve në Zetë (Diokle, Dukla), duhet të ketë nisur nga viti 1331
pasi që zhupani Dushan do të ketë shkuar në Rashë.752
Kjo tregon se fuqizimi i kësaj familjeje duhet të ketë kaluar nëpër lidhjet
familjare që kishte me despotin e Rashës, me despotin Vlk, lidhje kjo që pranohet
edhe nga vetë Gjergj Balsha II, i cili në një dokument të tij të 27 janarit 1386
kujton paraardhësit e vet të nderuar Simeon Nemanjën dhe Savën.753
Për këto lidhje bën të ditur edhe Hopf kur Balshajt qysh në vitin 1304 i
sheh si manganë të oborrit të Nemanjëve, ndërsa një tjetër që pastaj sundoi
Zetën, paskësh qenë gjeneral në ushtrinë e Stefan Uroshit, dhe më në fund, një i
tretë paskësh qenë dërguar nga despoti Stefan Urosh për të qeverisur ishullin e
Meldës në vitin 1357.754
Balshën e shohim sundimtar të Zetës në vitin 1360, i cili kishte vënë nën
kontroll një territor më të gjerë që deri më atëherë e mbante Raguza, senati i së
cilës ankohej për këto veprime.755
Pas vdekjes së Balshës, në vitin 1361, të bijtë, Strazimiri, Gjegji I dhe Balsha
II ishin ndër të parët që përfituan nga gjendja e re, duke u drejtuar nga Dioklea
(Genta ose Zenta) prej nga vazhdojnë drejt Jugut dhe Lindjes. Paraprakisht ata ia
drejtuan senatit të Raguzës kërkesën për nënshtetësi raguziane dhe kërkesa u pra-
nua nga senati i Raguzës, sepse te fuqia e Balshajve shihnin një mbrojtës të sigurt,

751
Po aty, faqe 298.
752
Shih: Gelcich, Giuseppe: “Zeta dhe Dinastija e Balshajve”, Tiranë 2009, faqe 31; Ljubić, K:
“Pregled Povjesti“, Fiume 1864; Orbin „Istoria del Regno degli Slavi“, Pesaro 1601; „Historia e
popullit shqiptar“ I, Tiranë 2002, faqe 301-305; Plasari, Aurel: „Skënderbeu“, Tiranë, faqe
147.
753
Shih: Mikloschič, F: “Monumenta Serbica“, Wien 1858, faqe 203.
754
Më gjerësisht shih: “Geschihte Griechenlands in Mittelalter”, Berlin, 1912.
755
Shih te Gelcich: “Monumenta Ragusina – Reformationes. III. Faqe 67

336
siç e kishin pasë kohë më parë nga Nemanjasit, pushteti i të cilëve, pas vdekjes së
Dushanit, kishte filluar të shthurej dhe nga kjo përfituan edhe Balshajt.756
Pak më vonë statusin e qytetarisë vëllezërve Balsha ua dha edhe Venediku,
edhe pse ia kishin frikën zgjerimit të mëtutjeshëm të fuqisë që fitonin ata gjithnjë
e më shumë në pjesët bregdetare, ku senjorisë mund t’i rrezikoheshin interesat.
Kështu, ata u përpoqën që fuqizimin e Balshajve ta pengonin me anën e nxitjeve
despotit Urosh të Rashës dhe Vojnovin të Sllavonisë.757
Në këtë rrugë ata nuk ishin në gjendje t’i ndalonin as Uroshi i Rashës pushteti
i të cilit po rrudhej nga princat arbër të liruar nga zgjedha nemanjase dhe as
prapaskenat venedikase, që nuk munguan dhe si do të shihet do të kenë një ndikim
të madh në përvetësimin e një pjese të mirë të zotimeve të viseve arbërore qoftë
edhe në aleanca me Osmanët dhe të tjerët që do të shfaqen pas pak. Kështu, ata
morën Ulqinin, Tivarin, që pastaj t’i kthehen Shkodrës dhe skeles së Shirgjit. Në
vitin 1367, morën Budvën me çka mbikëqyrnin lëvizjet tregtare nëpër Adriatik
dhe me këtë shfaqeshin si njëri ndër faktorët më të rëndësishëm të kohës.758
Fuqinë e tyre si faktorë rajonal, që nuk i mjaftonte vetëm deti, por edhe toka,
veçmas ajo nëpër të cilën kalonin rrugët e vjetra perandorake “Via Egnatia” dhe të
tjera që lidhnin bregdetin me Dardaninë dhe tuje me Lindjen, Balshajt e dëshmuan
me depërtimet e tyre nëpër luginën e Drinit, prej nga iu drejtuan Dukagjinit për
të arritur në Dardani (Prizren), që mbahej nga Uroshi, në mënyrë që të shkohej
më tutje në lindje.
Shtrirja dhe depërtimet drejt Jugut, të cilat kryesisht duhej të shkonin nëpër
zotërimet e Dukagjinëve, Zahariajve e të Topiave, e që principatës së tij do t’ia
jepnin përmasat e një shteti të fortë, ndër më të fortit e kohës, si një faktor i ri
midis Lindjes dhe Perëndimit, me ç’rast mund të thuhet se për shëmbëllesë kishte
projektin e Dushanit për hegjemoni në qendër të Ilirkut (Dardani, Maqedoni dhe
Epir), e ballafaquan Balshën me familjet kryesore fisnike arbërore, të cilat po
ashtu bënin përpjekje për t’i kthyer zotërimet e tyre nga Dushani ose ato Bizanti-
net në Epir dhe Thesali. Durrësi dhe Vlora, por edhe Berati, ishin disa pika që
Balshajt do t’i shënjojnë për t’i marrë medoemos, me aleanca - siç ndodhi me
Muzakajt, ose me anë të luftërave - siç do të ndodhë me Topiat e Durrësit.
Lufta për Durrësin me Topiat do të jetë ndër më të rëndat për nga pasojat që
do të përjetojnë vendet e Arbrit, meqë doli në pah se në ato rrethana tepër
756
Po aty, faqe 32.
757
Shih: Gelcich, Guiseppe: “Zeta dhe Dinastia e Balshajve”, Tiranë 2009, faqe 41;“Historia e
popullit shqiptar” I, Tiranë 2002, faqe 301.
758
Gelcich, Giuseppe: “Zeta dhe Dinastia e Balshajve”, Tiranë 2009, faqe 41.

337
vendimtare, pretendimet dhe ambiciet princore kishin përparësi para konceptit
për formimin e ndonjë lidhjeje të përbashkët të princave të Arbrit, që jo vetëm se
mungonte, por nuk kishte gjasa as të shfaqej përballë rrethanave kur ata, secili në
mënyrën e vet, luftonin për sa më shumë pushtet dhe hapësirë, që mund të
arrihej vetëm në kurriz të njëri-tjetrit dhe assesi ndryshe.
Përcaktimi i Balshës që edhe me anën e dorës së fortë të shtonte zotimet në
të gjitha anët, zgjoi kureshtjen e fqinjëve, në radhë të parë të Venedikut. Skilja e
Adriatikut, kishte interes për një fuqi që do ta lironte hapësirën në shthurje e
sipër të despotatit të Dushanit nga një gjendje e turbullt me shumë zhupanë dhe
princa të paparashikueshëm, por jo edhe për një princ tepër të fuqishëm, i cili do
t’i diktonte kushte, siç do të ndodhë shpejt me Balshën, i cili pas pranimit të
katolicizmit dhe lidhjes së drejtpërdrejtë me Vatikanin që iu akordua nga papa
Urban V, do të kthehet në një faktor të rëndësishëm perëndimor përtej Adria-
tikut.
Nuk ishte vetëm fuqia ushtarake ajo që tashmë Balshën e bënte të fuqishëm
në këto anë. Ishte edhe ajo kishtare, në anën e Vatikanit, që atë e kthente në një
konkurrues të dyfishtë: ndaj vendeve sllave dhe ndaj kishës ortodokse, gjë që e
bënte cak të Osmanëve, siç do të ndodhë në luftën e Stavrës të vitit 1385, të cilët
pritnim me vëmendje që në paralojën e përgatitjes së tyre për t’u futur në këto
anë të gjithë të dobësoheshin, por pa ndodhur që në atë luftë të brendshme me
njëri-tjetrin të shfaqej ndonjëri që ngrihet shumë mbi të tjerët.
Në të vërtetë Beteja e Stavrës dhe fundi i saj tragjik për Balshën II, që u ndikua
drejtpërdrejt nga pjesëmarrja e forcave osmane të drejtuara nga Hajredin Pasha, që u
thirrën në ndihmë nga Topia, dhanë paralajmërimin e tragjedisë së përgjithshme, që
nuk do të vonojë, dhe do të vijë për të gjithë, katër vjet më vonë në Betejën e Fushës
së Dardanës të qershorit të vitit 1389, në të cilën, mori pjesë edhe Gjergji II Balsha.
Tri vjet më vonë, në një përndjekje me forcat osmane, Gjergji II Balsha shihet të
ketë rënë rob i Osmanëve, që për t’u liruar ua lëshoi Shkodrën.759
Pas këtyre humbjeve Gjergji II Strazimiri (1385-1403), i ballafaquar me reali-
tetet u përpoq të ruante sa më shumë që të ishte e mundur nga zotërimet e dikur-
shme, jo më me anën e luftës, por me anën e aleancave, në radhë të parë me
Venedikasit, pa përjashtuar edhe përpjekjet që të lidhej edhe me Hungarezët, edhe
pse ata ishin kundërshtarë të Venedikut. Lidhja me Venedikun Gjergjit II, pasi që
ai do të heqë dorë nga shumë pjesë në dobi të Republikës së Adriatikut, i pranuar
në gjirin e fisnikërisë veneciane dhe të Këshillit të Madh të Republikës, i siguroi
759
“Historia e popullit shqiptar”, I, Tiranë 2002, faqe 305.

338
një mbrojtje - veçmas pasi ia hoq qafesh rivalët nga dera e Cërnojeviqëve (njërin
prej të cilëve Gjurashin në prill të vitit 1396, gjatë një fushate ndëshkuese, do ta
vrasë) – por nuk ia ktheu mbrojtjen e përhershme. Sepse, kundërshtarët e tij të pa-
epur, nga Dukagjinët, Jonimet e Zaharijajt si dhe princi Vuk Lazareviq, ishin kthyer
në vasalë të sulltan Bajazitit I dhe e kërcënonin me të madhe nga të gjitha anët.760
Megjithatë, Gjergji II, i vetëdijshëm për rrethanat dhe realitetet, u përpoq që
përkundër “mbrojtjes” nga Venediku, të ruante lidhjet edhe me Raguzën dhe
Hungarinë, njëherësh kundërshtarë të Venedikut. Ndihma e tyre, ishte më shumë
morale dhe, ndonëse vazhdonin ta quanin “Princeps Albaniae”, nuk i solli ndonjë
dobi. Vdiq i vetmuar në vitin 1403 në qytetin e tij të Ulqinit.
Kundruall këtyre rrethanave, djali i Gjergjit II, Balsha III (1403-1424), pasi
që i drejtoi sytë nga Hungaria, por njëherësh dha shenja edhe në drejtim të Os-
manëve, se do të mund të ishte i dobishëm për ta, po qe se nuk do ta pengonin të
rikthente Shkodrën dhe Drishtin nga Venediku, gjë që në vitin 1405 edhe ndodhi
kështu. Ishte kjo një aventurë e rrezikshme, në të cilën u lëshua Balsha i ri (ajo do
të zgjasë mbi pesëmbëdhjetë vjet), në të cilën do të ketë sulme e kundërsulme të
ndërsjella, disa marrëveshje paqësore, që nuk do të respektohen nga Venediku, në
mënyrë që e gjitha të përfundojë me disfatën e pritur të Balshës III në prill të vitit
1421 gjatë një sulmi që ia bëri Kotorit kur Venedikasve u erdhën në ndihmë
Osmanët me të cilët ata kishin lidhur marrëveshje, me çka njëherë e përgjithmonë
kjo derë e fuqishme do të zbresë nga skena historike, jo si vasalë, siç do të ndodhë
me shumicën e të tjerëve, por si humbës, që e kishte të parapërcaktuar nga një fuqi
e cila ishte ndër më të rafinuarat që diplomacinë dhe dredhinë politike ta kthejë
kurdoherë në favor. I dëshpëruar, disa muaj më vonë, pinjolli i fundit i Balshajve
vdiq (më 26 prill 1421).761
Me këtë u mbyll kapitulli i njërit ndër despotatet më të rëndësishëm dhe më të
fuqishëm të mozaikut shetetformues arbëror në mesjetë, i cili vazhdoi me të tjerë,
gjithnjë nëpërmes epiqendrave familjare, pra familjeve të mëdha, që në rastin shqip-
tar, si edhe te popujt e tjerë posaçërisht gjatë Mesjetës, etnisë së tyre i kanë dhënë
ndjesi uniteti, me të cilën është siguruar vijimësi historike.762

760
Gelcich, Giuseppe: “Zeta dhe Dinastia e Balshajve”, Tiranë 2009, faqe 76-79.
761
“Historia e popullit shqiptar” I, Tiranë 2002, faqe 306.
762
Më gjerësisht rreth epiqendrave familjare dhe rolit të tyre për sigurimin e vijimësisë historike
shih M.Šufflay: “Histori e Shqiptarëve të Veriut”, Prishtinë 2009, faqe 32-37; “Povjest sjever-
nih Arbanasa”, Arhiv za arbanašku starinu, jezik i etimologiju, Beograd 1924, faqe 43-51;
Plasari, Aurel: “Skënderbeu”, Tiranë 2010, faqe 164-167.

339
Në këtë zhvillim historik të faktorizimit të pandalshëm të principatave të arbrit
të dala nga epiqendrat familjare dhe vijimësia e tyre, do të jenë edhe dy familje
arbërorësh, ajo e Dukagjinëve dhe e Kastriotëve, që do të luajnë një rol të veçantë
në zhvillimet që do t’u paraprijnë pushtimeve osmane, meqë ato do të kthehen në
bartës të asaj që mund të shihet si pjesë e identitetit të caktuar shoqëror dhe
shpirtëror arbëror, që buron nga një vetëdije historike, e cila lidhet me antikitetin
mbi të cilin duhej mbështetur.
Kështu, Dukagjinët do të nxjerrin në pah vetëdijen për ligjin si pjesë e një
rregulli të brendshëm shoqëror dhe institucional, që do të duhej të mbronte shoqë-
rinë arbërore nga ligjet e jashtme, siç ishin ato osmane, që lidheshin me një qytete-
rim tjetërfare nga ai që kishin, ndërsa Kastriotët do të nxjerrin në pah faktorin shtet i
përbashkët dhe sjelljen në përputhje me të, i cili ndonëse do të shfaqet në rrethanatë
vasalitetit, megjithatë ai ishte i domosdoshëm që edhe Arbrit, si edhe të tjerët (Slla-
vët, Bullgarët, Grekët, Rumunët), që do t’i nënshtrohen kësaj logjike në një kapërcyell
kohor thuajse njëshekullor, të deponojnë vetëdijen për shtetin, qoftë edhe si vasalë,
pa marrë parasysh si dhe sa do të vlente në rrethanat e reja, siç ishin ato që po i prinin
robërisë shumëshekullore osmane, e cila ishte në prag, meqë ai herdokur mund të
rikthehej vetëm në qoftë se bëhej pjesë e një kujtese të pashlyeshme historike.
Në këtë mision historik, këto familje, të cilat, bashkë me të tjerat, do të për-
fshihen në zhvillimet e njohura, siç ishin ato që do të shfaqen nga koha e rrënimit
të despotatit të Dushanit e deri te ballafaqimi i drejtpërdrejtë me pushtuesit
osmanë, kishin mundësinë shumë të përshtatshme që të silleshin në përputhje me
këtë vetëdije, meqë gjeografikisht shfaqeshin në një nyjë lidhëse midis pjesës
bregdetare dhe mesit me atë të Dardanisë dhe të Maqedonisë.
Megjithatë, pas rënies së Balshës në betejën e Stavrës, kur në të vërtetë
filloi rrudhja e zotërimeve të tij, Dukagjinët dalin si pronarë të tokave nga Lezha
duke mbajtur zotërimet në të dy anët e luginës së Drinit deri në Prizren. Po ashtu,
Dukagjinët, kanë mbikëqyrur rrafshin e Dukagjinit nga Prizreni e deri në Pejë.
Ata, me anën e dhëndrit të tyre Kojë Zaharisë, i cili kishte në mbikëqyrje pjesën
e Dejës, lidheshin drejtpërdrejt me pjesën perëndimore të Dardanisë, e cila e
lidhte atë me Shkodrën dhe Durrësin.763
Edhe pse pas vërshimeve të përkohshme të Osmanëve në pjesët veriore e të
mesme, kur ata në vitin 1393 pushtuan për një kohë Krujën, Ulqinin, Shkodrën
dhe Dejën, Dukagjinët ua dorëzuan Lezhën Venedikasve, dhe me këtë përkohësisht
humbën mbikëqyrjen e rrugës Lezhë-Prizren, megjithatë Dukagjinët krahas ndër-
763
Jireček, Kostandin: “Historia e Serbëve”, pjesa e dytë, Tiranë, 2010, faqe 59.

340
lidhjes së viseve të Arbrit (Prizrenit dhe Pejës), me ato veriore dhe bregdetin
(Shkodrën dhe Lezhën), të cilat një kohë të gjatë i kishin mbajtur nën pushtim
Rasha e Nemanjes dhe Dushani, duke u ngritur në nivelin e një principate kyçe,
kishin lënë Kanunin, një akt legjislacioni që do të mbajë të bashkuar nga pikë-
pamja shpirtërore, shoqërore dhe politike, pjesën më të madhe të Arbrit. Kanuni
i Lekë Dukagjinit, ose siç është quajtur edhe Kanuni i maleve, do të jetë thuajse i
vetmi akt juridik që do të rregullojë jetën e brendshme të Arbërve në mënyrë
autentike edhe në rrethanat e pushtimit osman.764
Kanuni i Lekë Dukagjinit, si institucion ligjor dhe moral, si një kushtetutë e
brendshme që do të lidhë për vete pjesën më të madhe të Arbërve, atëherë e edhe
më vonë, nuk ishte diçka e rastit. Por fjala ishte për një vazhdimësi të Kodit të
njohur të Justinianit, nga shekulli VI, kur ai do t’ia dalë që të kodifikojë ligjet
dhe normat me të cilat ishte vetëqeverisur shoqëria iliro-dardane që nga antika e
këndej. Ky kod ka vazhduar të përdoret te Arbrit nga pushtimet e para bullgare e
këndej, pra kur do të bjerë sistemi ligjor perandorak i cili ishte pjellë e vetëdijes
së tyre shoqërore për ligjin e kodifikuar nga Perandori i tyre, Justiniani I, për të
vazhduar edhe gjatë pushtimeve sllave nga shekulli XIII e këndej.765
Kështu, mund të thuhet se Kanuni tek Arbrit, me variante: i Labërisë, i Skën-
derbeut, etj., edhe në formën si do ta ketë kodifikuar Jusitiniani I në shekulin VI,
ishte pjesë e një institucioni të brendshëm juridik të stërgjyshërve të tyre, Pellaz-
gëve, format e të cilit, siç janë Këshilli i Pleqve, sjellja gjatë luftës, rregullimi i
pronës e shumë e shumë çështje të tjera i gjejmë të përshkruara te “Iliada” e
Homerit, të cilat von Hahn i ndërlidh me institucionin e ligjit ndër më të vjetrit e
antikitetit. Studiuesi gjerman sjell shumë e shumë shembuj për përhapjen e shumë
normave morale dhe juridike jo vetëm te pasardhësit e Pellazgëve, por edhe te
popujt e tjerë: Gjermanët dhe Balto-Sllavët.766
Me këtë rast, thuhet se “Këshilli i Pleqve”, ashtu si ka vepruar në pjesën më
të madhe të vendeve të Arbrit, kur ka marrë vendime siç janë ato që kanë të bëjnë
me çështje penale, ato të pronës, ose edhe të familjes, pra mënyra e sanksionimit të
këtyre çështjeve si dhe zbatimi i tyre ka shumë afri me atë të Romës së Vjetër, ku

764
Më gjerësisht shih “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, përfshirë në kuadër të kompletit “Vepra” 1, të
Shtjefën Gjeçovit-Kryeziut, Prishtinë 1985.
765
Shih parathënien e Patër Gjergj Fishtës “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, Tiranë, faqe XXVI-
XXVII; Konitza, Faik: “Ca kujtime mbi At Gjeçovin”, te “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, f.
XXXIII.
766
Më gjerësisht shi: J. G. von Hahn: “Studimet shqiptare”, Tiranë faqe 235-249.

341
Senati propozon ligjet dhe i miraton ato nga përfaqësuesit, të cilët, në rastin
konkret, vijnë nga fiset, si forma organizimi të njohura që nga antika.767
Shikuar nga kjo pikëpamje edhe familja tjetër princore, ajo e Kastriotëve, do
të paraqesë një referencë tepër të rëndësishme midis vetëdijes shoqërore të Arbër-
ve për rregullimin e brendshëm me anën e institucionit ligjor, siç ishte Kanuni i
Lekë Dukagjinit dhe vetëdijes për shtetin e përbashkët dhe për përkatësinë e
qytetërimit perëndimor. Meqë koha e ngritjes së familjes së Kastriotëve (Gjonit)
lidhet me dobësimin e dy familjeve të mëdha Topiave dhe Balshajve, pozicioni i
saj shoqëror dhe politik kishte një rëndësi. Ajo ndërlidhte dy nga synimet kryesore
të fisnikërisë arbërore në ato rrethana: në njërën anë lirimin sa më të shpejtë nga
ndikimi i Rashës, që edhe pas vdekjes së Dushanit, ishte në shpërbërje e sipër, por
trashëgimtarët e tij edhe më tutje bënin përpjekje që të mos lejonin lidhjen shoqe-
rore dhe politike të principatave të Arbrit dhe, në tjetrën anë, krijimin e rrethanave
për një afri me vendet perëndimore që t’u bëhet ballë pushtimeve osmane, të cilat
tashmë kishin prekur vendet e Arbrit nga shumë drejtime.
Sa i përket çështjes së parë, pra të lirimit nga Rasha dhe përpjekjet e saj për
një shtet hegjemon në Ilirik në hapësirën e Dardanisë, të Maqedonisë dhe Epirit,
gjë që edhe këtë duhet parë në kuadër të luftës për mbizotërim brenda për brenda
një trashëgimie të njëjtë nga antikiteti, dhe assesi si bërthamë e shtetit mesjetar
serb, Kastriotët, do të vazhdojnë rrugën që kishte ndjekur Balsha dhe fisnikët e
tjerë. Nga shumë burime mund të shihet se Kastriotët do të shtrihen edhe në drej-
tim të Dardanisë (deri në Prizren dhe Shkup), por nuk mund të thuhet me saktësi
se të çfarë natyre ishin zotimet e tyre në këto pjesë, meqë Brankoviqët që shfa-
qeshin si zotërues te një pjesë të kësaj treve (pjesët midis Prizrenit dhe Shkupit)
kishin hyrë në raporte vasaliteti me Osmanët, ku ai nuk mund të prekte, pos që të
ishte pronar i pjesëve të caktuara, që lejoheshin në kuadër të posedimeve të lira.768
Sidoqoftë, më shumë se për pushtet mbi ato pjesë, që megjithatë u mungojnë
dëshmitë e qarta historike se ishin “pjesë të shtetit të Kastriotit” me ç’rast, madje
atij i atribuohet edhe gjenealogjia familjare nga kjo pjesë (Hasi),769 mund të flitet
për prani ekonomike në këtë pjesë, me anën e tregtisë dhe veprimeve të tjera që

767
Po aty, 277.
768
Shih “Historia e Popullit Shqiptar”, vëllimi parë, Tiranë 2002, faqe 316-318.
769
Më gjerësisht rreth gjenealogjisë së Kastriotëve që lidhet me Hasin shih: Blanchus:“Geoirgios
Castriotos”, f. 70. Pikëpamjen e F. Bardhit (F. Blanchus) e ka parashtruar dhe mbështetur edhe
Noli në studimin për Skëndbeun, pastaj Buda si dhe Biçoku (“Nga ishin Kastriotët”?). Por, ndaj
saj kanë shprehur rezerva: K. Frashëri te “Skënderbeu”, Tiranë 2002; Plasari, Aurel:“Skënderbeu –
një histori politike”, Tiranë 2010 dhe Schmitt, Oliver Jens: “Skënderbeu”, Tiranë.

342
kishte me disa tregtarë raguzianë dhe venedikas në këto anë. Këto veprime kanë
qenë fare të mundshme në kohën kur ato kishin filluar të intensifikoheshin me të
madhe pasi që vetë Osmanët, që tashmë shfaqeshin edhe në shumë pjesë të
vendeve të Arbrit, ishin të interesuar për një tregti të lirë me vendet perën-
dimore si dhe për zhvillim ekonomik që atyre u mundësonte përfitime të mira
në këto anë.
Megjithatë, bie në sy se në këto rrethana Gjon Kastrioti ia kishte dalë që të tej-
kalonte caqet e ngushta dhe të sillej në përputhje me dukjen e një fisniku të rëndë-
sishëm, i cili bënte kujdes edhe për respektin ndaj kishave, me çka pasqyrohej edhe
reputacioni shoqëror dhe politik madje, të cilët ishin të domosdoshëm për ta ushqyer
dhe ruajtur qenien shpirtërore me identitetin e mirëfilltë të krishterë edhe atëherë
kur, në rrethanat e pushtimeve, siç ishin ato që kërcënonin, mund të pushojnë së
vepruari mekanizmat e tjerë. Krahas lidhjeve me Venedikun dhe kishën katolike, ai
tregohet i vëmendshëm ndaj kishës ortodokse,së cilës i përkiste familja e tij nga-
hera, me ç’rast qendrës së saj në Hilandar në Malin e Shenjtë, më 1426, ia dhuroi dy
katunde të veta nga pjesa e Gostivarit. Atje bleu edhe Pirgun e Shën Gjinit (i njohur
me emrin Pirgu Arbëresh – arbanaški pirg), ku do të qëndrojë një nga djemtë e tij e
Reposhi, i cili si murg e kaloi jetën aty deri sa vdiq më 25 korrik 1431.770
Sa i përket çështjes së dytë, pra të krijimit të rrethanave për afri sa më tepër
me vendet perëndimore për t’u bërë ballë pushtimeve osmane, sjellja e Kast-
riotëve ishte në përputhje me sjelljen e vasalitetit, e cila tashmë ishte pranuar nga
të gjithë princat e tjerë në Ilirik pas humbjes së Betejës së Dardanisë në qershor
të vitit 1389. Gjon Kastrioti pranoi vasalitetin ndaj sulltanit në vitin 1409, me
ç’rast, krahas haraçit, detyrohet të dorëzonte peng një nga djemtë e tij, që duket
se ka qenë Reposhi. Pas gjashtë vitesh dërgoi edhe djalin e vogël, Gjergjin, si iç-
ogllan (juniorët e sarajit) pranë oborrit të sulltanit, ku shkolloheshin fëmijët e
fisnikëve, bujarëve dhe të zhupanëve që pranonin vasalitetin osman.771
770
Rreth dhuratave të familjes Kastrioti Hilandarit shih:Barleti, Marin: “Skënderbeu”, Tiranë
1964; “Historia e Popullit Shqiptar” I, Tiranë 2002; Frashëri, Krishto: “Skënderbeu”, Tiranë
2002; Plasari, Aurel: “Skënderbeu”, Tiranë 2010. Ndërsa rreth qëndrimit të Reposhit në Hilan-
dar, vdekjes dhe varrimit të tij nën artheksin e Millutinit të Rashës, me mbishkrimin në sllavish-
ten e vjetër kishtare „ Пресави се роб Репош, Дукс Илирски 6939 год.“ (“Reposhi dukë ilit
6939”), shih Nimani, Shyqri: “Onufri dhe piktorë të tjerë mesjetarë”, Prishtinë 1986, faqe 33.
771
Themelata osmane e iç-ogllan-ëve, në Edrene, ku do të dërgohet i biri i Gjon Kastriotit,
Gjergji (Skënderbeu) dallon nga rendi ij e n i ç e r ë v e (axhemi ogllan). Kjo themelatë formohet
në kohën e Bajazidit I me qëllim që të bëhet dallimi nga jeniçerët e mobilizuar me dervishme,
nga raja, pra nga katundarët, të cilët përbënin bërthamën e këtij rendi të njohur ushtarak të
Perandorisë Osmane, me të cilin lidhen sukseset e mëdha luftarake. Këta ishin në shërbim të
Sarajit të sulltanit, prandaj quheshin “Saray Acemi oglanlari”, ose “Celeb”, që do të thotë

343
Bie në sy se zotërimet e Gjon Kastriotit do të arrijnë një zgjerim të madh
pikërisht pasi që ta ketë pranuar vasalitetin nga sulltani. Madje, edhe pasi që Kruja
bie në dorë të Osmanëve, Kastrioti tregohet i vëmendshëm që marrëdhëniet me Os-
manët të mos shkaktojnë rënien e fuqisë së tij. Në këtë kohë ai lidhi disa marrë-
veshje me Venedikun dhe Raguzën, që të mbante të hapura lidhjet e komunikimeve
me këtë pjesë të botës, të cilat nëpërmes rrugëve të Veriut mundësonin qarkullimin e
mallrave nga Shkodra për në Prizren dhe Shkup. Këtë baraspeshë ai u mundua ta
mbajë deri në fund, edhe pse ajo ishte shumë e vështirë, veçmas kur do të vijnë kohë
kur nuk mund të vendoste më për fatin e aleancave me të mëdhenjtë (Osmanët dhe
Venedikun), por që ata të kusuriteshin mes veti në kurriz të tij.772
Në këto rrethana, mund të thuhet se Gjon Kastrioti ia doli që ta krijojë një
strukturë shoqërore-politike autonome, që edhe si vasale e sulltanit, ta barazojë
me ato të ngjashmet që kishin edhe të tjerët (sllavët, bullgarët dhe grekët). Me të
do të presë zhvillimet që lidhen me pushtimet osmane, të cilat ishin në prag, ku
Arbrit nuk do të hynin gjithandej “nën sqetullën e huaj”, por me “lëkurën e vet”.773

TRI PAMJET E ARBËRISË MESJETARE

Në kohën kur Mihaili VIII Paleologu po bëhej gati që të kremtonte fitoren


ndaj “Perandorisë Latine të Kostandinopojës” dhe me këtë Bizanti të rikthente
pushtetin e humbur nga kryqtarët perëndimorë, ndërsa komandanti i tij Joanit
Paleologu i emëruar sevastokrat ndodhej në një fushatë në Epir “për të shtruar
Arbrit e kryengritur (το τω Αλβανιτω ετνοζ)”,774me çka do të mundësohej që nga
pjesa perëndimore e Perandorisë, në Arbëri, të shuheshin edhe “jatakët” e fundit
që kishte vendosur atje perandori Fridrik II, mbret i Gjermanisë dhe i Sici-lisë,
shënohet se “kryengritësit arbërorë edhe mëtutje vazhdonin të mos i bindeshin

axhaminjtë – juniorët e Sarajit. Meqë dëshirohej të bëhet dallimi edhe më i madh nga juniorët e
jeniçerëve (acemi oglan), këtyre u thoshin edhe “Sadi”, që në persisht do të thotë: të lumtur,
fatbardhë. Për içogllanët janë zgjedhur djelmoshat më të pashëm dhe më të zgjuar. (Më gjerësisht
shih: Zeki, Pakalin: “Osmanli Deyimler ve Terimleri Sözlügü”, Istambul, 1951, faqe 28-29;
“Resimli Osmanli Tahiri Ansiklopedis“, Istambul, 1985, faqe 151, cit. sipas Rizaj, Skënder: “Kosova
gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII”, Prishtinë, 1982, faqe 26).
772
Frashëri, Kristo: “Gjergj Kastrioti Skëndrbeu”, Tiranë 2002, faqe 5-20.
773
Po aty.
774
Më gjerësisht shih: Xhufi, Pëllum: “Nga Paleologët te Muzakajt”, Tiranë 2009, faqe 106-
111, po ashtu krahaso: Pachymeris “Relatones historiae” I, II k. 5; Akropolitae: “Opera”,
LXXVII dhe Ephraem II “Chronographia, 9200.

344
kurorës perandorake, por as pushtetit të Manfredit”, prej nga del vlerësimi më se i
drejtë se “ishin të parat kryengritje që Arbrit i bënin për llogari të vet”.775
Ky vlerësim i Fallmerayerit është emblematik jo vetëm për rrethanat, por
edhe për kohën në të cilën ndodhej Bizanti e në të edhe Arbrit si një realitet, që
në skenën politike dhe shoqërore, në hapësirën qendrore dhe jugore të Ilirikut
(në Dardani, Maqedoni, Epir dhe pjesën bregdetare të Adriatikut), shfaqeshin si
fisnikëri arbërore, me prirje të hapura, që në përputhje me rrethanat çfarë ishin
ato të dobësimit të ngrehinës së Bizantit, ku kishte filluar ta humbte kuptimin
statusi i qytetarisë së saj (romaios), të mvetësoheshin, siç vepronin edhe të tjerët.
E ngritur mbi bazat e epiqendrës familjare si pjesë e vijimësisë historike, e
cila etnisë së tyre u ka dhënë ndjesi uniteti776, që si të tilla me të drejtë Šufflay i
quan „një bërthamë të vërtetë shtetërore“,777dhe po ashtu, gjithnjë të ndërlidhur
me realitetin e parë madje edhe si pasojë të tij, fisnikëria arbërore me përpjekjet
për autonomi përbrenda kurorës së Bizantit, nxjerr në pah Arbërinë Bizantine -
një si realitet të pashpallur etnik dhe politik te një natyre të veçantë i mbështetur
pak a shumë në hapësirën e Ilirikut në trekëndëshin e mbretërive antike – të
Dardanisë, Maqedonisë dhe Epirit.
Ky zhvillim, pasqyrimin e vet do ta ketë fillimisht me despotatin e Rashës
në shekujt X-XIV, nën drejtimin e dinastisë Nemanajane, si faktor hegjemon në
nyjën e Ilirikut, për të vazhduar me“Despotatin e Epirit” dhe lëvizjet që do ta
përcjellin të nga shfaqja e tij e deri te kthimi në një arenë të hapur të ballafaqimit
të ndeshjeve lindje-perëndim që të kthehet në një qendër të re të Bizantit nën
emblemën e ortodoksisë, ose në një “Bizant katolik”?
Andaj, nuk është aspak e rastit që paralelisht me pasqyrimin politik të Arbë-
risë Bizantine, që u manifestua haptas me daljen në skenë të “Despotatit të Rashës”
në Dardani dhe Maqedoni dhe të „Despotatit të Epirit“ me qendër në Artë, kemi
edhe veprimet konkrete për një „Arbëri Perëndimore“, e paraparë me „Traktatin e
ndarjes së tokave“ i nënshkruar nga Venediku e fuqitë tjera pjesëmarrëse të Kryqë-
zatës së Katërtë në prag të sulmit përfundimtar mbi Kostandinopojën në vitin 1204.
Sipas kësaj marrëveshje parashikohej që një pjesë e mirë e bregdetit arbë-
ror, prej Durrësit deri poshtë në Prevezë, të kalonin nën sundimin e
Venedikut,778me çka të ashtuquajturit „Bizant katolik“, që tashmë në
Kostandinopojë me themelimin e „Perandorisë Katolike“ i ishte krijuar kurora, në
775
Shih: Fallmerayer, Jakob Philipp: “Das Albanesiche Element in Griechenland” III, faqe 11-12.
776
Shih: Plasari, Aurel. “Skënderbeu”, Tiranë 2010, faqe 165.
777
Shih: “Histori e Shqiptarëve të veriut”, Prishtinë 2009, faqe 32.
778
Shih: “Historia e popullit shqiptar”, I, Tiranë 2002, faqe 231.

345
bregdet t'i krijohej platforma e domosdoshme jo vetëm mbrojtëse, por edhe
mundësia që të shkohej tutje nga Lindja nëpërmes urës së natyrshme, siç
konsiderohej atëherë hapësira jug-lindore eIlirikut, që gjithnjë e më hapur po
merrte konotacionet e Arbërisë, ku ndërlidhja e Albanëve të Ptolemeut me
Arbërinë, nxirrte në pah vazhdimësinë e tyre shoqërore dhe politike në një
trekëndësh të ngushtë (Krujë-Mat-Durrës), por që nuk mund të përjashtonte
faktorët tjerë ilir të antikitetit (Dardanët, Tribalët, Maqedonët, Epirotët dhe të
tjerët), që në rrethanat e reja, identifikoheshin me strukturat e krijuara shoqërore
(feudet, zhupanitë dhe despotatët) autonome, ndër të cilat ajo e Nemanjane e
Rashës shfaqej me pretendime hegjemone për t’u kthyer në faktor kryesor që të
merrte edhe kurorën e Bizantit.
Natyrisht se këtu dhe te kjo çështje shfaqet ajo shpërputhja midis asaj që
mund të merrej “Bizant katolik”, që nënkuptonte përfshirjen e atyre Arbërve të
ritit katolik, që ishin pakicë dhe kryesisht shtriheshin në brezin bregdetar nga
Durrësi deri në Tivar e Kotorr dhe në Veri, dhe pjesë të tjetër të bujarëve,
feudalëve, zhupanëve dhe princave nga pjesa tjetër e Ilirikut (Dioklea, Dardania,
Maqedonia, Epiri), të cilët ishin të lidhur me Kostandinopojën e me këtë edhe
qendrën e Bizantit, që Perëndimi kryesisht i identifikonte si Rasianë dhe Bullgarë,
të shumtën brenda një kornize sllave me krishterimin ortodoks, që si të tillë,
duhej të forcoheshin dhe të ndihmoheshin me të gjitha mjetet deri teato ushtarake,
për ta dobësuar Bizantin, por të mos pengonin veprimet për një “Arbëri
katolike” qoftë edhe si “Bizant katolik”, paçka se ajo përçante faktorët e së
njëjtës etni në Ilirik, ku ata të përkatësisë së ritit katolik i takonin Perëndimit,
ndërsa ata të ritit ortodoks, si shumicë– Lindjes. Shembullin më të mirë të këtij
konfrontimi ndër-etnik, mbi baza të përkatësisë së ritit, paraqiste pikërisht
dinastia rasiane, me qendër Rashën dardane (kështjellë e fundit ilire në
Bizant),779 e cila luftonte për hegjemoni në Ilirik nën flamurin e ortodoksisë, pa
përjashtuar këtu edhe konfronti-met me Bizantin, por që ruante aleancat me
Vatikanin, e mbi të gjitha aleancat në formën e vasalitetit me Hungarinë dhe
Gjermanët nga koha e Stefan Nemanjes e deri te Stefan Dushani!
Në rrethanat e reja, siç ishin ato që krijuan kryqëzatat katolike,Arbëria
Perëndimore, duhej të krijohej nga projekti ushtarak me anën e kryqëzatave
evropiane, që ndiqte interesat e Venedikut.

779
Shih Budimir,Milan: “Balkaski istočnjaci”, Beograd, 1952, faqe 92 dhe Papazoglu, Fanula:
„Srednjobalkanska plemena u predrimska doba“ (Tribali, Autorijati, Dardanci, Skordisci i
Mezi“, Beograd, 1968, faqe 129-138.

346
Edhe pse Venediku nuk ia doli që t'i fitojë tokat në përmasat e parapara,
megjithatë, mori Durrësin me rrethinë dhe e quajti „Dukati i Durrësit“.780
Pse „Dukati i Durrësit“ mbeti jashtë parashikimeve të Venedikasve dhe
planeve të tyre pushtuese në raport me Bizantin, arsyet duhet kërkuar pikërisht te
mbështetja te Arbëria Bizantine dhe ideja e pashkruar por përherë e besueshme,
ku duhej të ndalohej pushtimi katolik nga kryqtarët europianë të joshur me gjoja
misionarizmin për kthimin e vendeve të shenjta, por jo edhe fryma perëndimore
që tashmë ishte e pranishme në ato anë. Kjo detyrë i shkrepi ta jetësonte konkretisht
dhe për herë të parë Mihal Engjëllit, djalë i qeveritarit të dikurshëm të Epirit, nga një
degë e familjes perandorake bizantine të Engjëllorëve, i cili prej vitesh, në pronat e
familjes kishte ngritur aty një pushtet thuajse të pavarur nga Kostandinopoja.781
Kështu, pushtimin e Perandorisë Bizantine nga kryqtarët, themelimin e „Pe-
randorisë Latine të Kostandinopojës“ si dhe largimin e Perandorit në Nikea
bashkë me shpurën perandorake, Mihal Engjëlli, e shfrytëzoi për krijimin e një
zotërimi të pavarur, me qendër në Artë, që njihet si „Despotat i Epirit“, por që
në të vërtetë nxjerr në pah vlerësimin e filologut Milan Budimir rreth „Bizantit
ilir“ i krijua dhe i ngritur nga një perandor dardan (Kostandini i Madh), që edhe
pasardhësit e tij i pati mbrojtës të fundit.782
Me këtë rast përsëritet një e vërtetë e pamohueshme, se Bizanti jo vetëm që
u ngrit mbi idenë e konceptit të qytetarisë universale me krishterimin si vlerë
shpirtërore me të cilën bashkëqeverisje, që u jetësua nga perandorët dardanë-ilirë
(Diokleciani, Kostandini i Madh, Justini dhe Justiniani), të cilët ia vunë themelet
Perandorisë së re me reformat e tyre të njohura nga ato shoqërore, politike dhe
kulturore, ku shtetit juridik dhe rendi qytetar ishin në qendër, por ngrehina e Bi-
zantit, nga fillimi e deri në fund, qëndroi mbi themelet shoqërore, politike dhe
ushtarake që i pati në Ilirik, në pjesën e Dardanisë dhe të Maqedonisë. Andaj,
është më se e natyrshme që „Bizanti ilir“,783më në fund të shfaqet si „Arbëri
Bizantine“, qoftë edhe si hija e fundit e një koncepti, që nuk ishte në gjendje t'i
780
Po aty.
781
Po aty.
782
Më gjerësisht shih Budimir, M: “Balkanski istoćnjaci”, Beograd, 1952. Në këtë vepër autori
mbron qendrimin se Iliriku Qendror e me të Dardania, paraqesin qendrën e qytetërimit antik, ku
janë kryqëzuar të gjitha përvijimet shoqërore, kulturore dhe politike. Nga ky aspekt Budimir
konsideron se Bizanti drejtpërdrejt lidhet me Dardano-Ilirët, të cilët duhet të konsiderohen theme-
lues të tij. Edhe në veprën „O etničkom odnosu Dardanaca prema Ilirima”(Rreth raporteve etnike
të Dardanëve ndaj Ilirëve), Beograd, 1951, raportet etnike të Dardanëve me Ilirët i sheh pjesë e një
kulture dhe qytetërimi të përbashkët mbi të cilat qendrojnë vlerat e antikitetit dhe veçmas ato të
bizantit, i cili duhet të quhet Bizanti ilir. (Shih faqe 13).
783
Po aty.

347
bënte ballë kohës, ngaqë, në ato rrethana, krishterimi, jo vetëm që kishte hequr
dorë nga ideja themelore e qytetarisë universale, mbi të cilën u ngrit dhe u zhvillua
deri në përmasat perandorake, por ajo po luftonte për të kundërtën, që njëri kryq ta
shembte tjetrin.
Edhe pse historiografia „Arbërinë Bizantine“ nuk e njeh drejtpërdrejt si të
tillë ngaqë, si dihet, koncepti i qytetarisë bizantine „romaios“ fshinte që të gjitha
veçoritë etnike, gjuhësore dhe etnogjeografike të shtetformuesve Ilirëve, Helenëve
dhe Latinëve (pos atyre paganë - Sllavëve), megjithatë në dokumentet e
ndryshme, duke përfshirë edhe ato të kronikave bizantine të perandorëve
(Porphyrogenitus, A. Komnenës, etj.) Arbëria dhe Albanët (Arbërorët) nuk
mohohen e as nuk heshtën. Në kuadër të përkufizime etnokonfeksionale, atyre
etnogjeografike dhe administrative edhe pranohen, 784siç është rasti me
vazhdimësinë e Ilirikut antik, si njëra ndër provincat kryesore të Perandorisë në
pjesën e saj Perëndimore, ku kryqëzohej kisha katolike me atë ortodokse dhe
lindja me perëndimin. Madje, në përbërje të Provincës së Ilirikut përmenden edhe
themat në Dardani, Dalmaci, Maqedoni dhe Epir.785
Ky pranim, ndonëse bëhet thuajse tërthoras nga shekulli XI e këndej, siç
është rasti me kronikën e princeshës bizantine Ana Komnenës, të bijës së peran-
dorit Aleks Komneni, kur ajo me rastin e luftërave të të et me Normanët përmend
Arvanonin,786 ose edhe me njoftimet e historiani Bizantit M. Ataliati kur për
Arbrit, dikur aleatë të Perandorisë bizantine (symmachio), thotë se u bënë
papritur kundërshtarët e saj (polemioi),787megjithatë nga pikëpamja etnogjeografi-
ke mund të dokumentohet kurdoherë dhe t'i njihen përmasat e njëmendta, paçka
se nuk do të arrijë asnjëherë animimin e brendshëm te një faktori etnik nga
shkaku i tretmanit të konceptit të qytetarisë bizantine „romarios“ në të cilin
fillimisht u përfshinë familja Ilire dhe më vonë Arbrit dhe në të mbeten deri në
grrahmën e fundit të Bizantit.
Mbetja formale peng i statusit të qytetarisë bizantine “romarios”, nuk ishte
në gjendje që ta fsheh faktorin arbëror e as Arbrit në kohën e krizës së thellë të
Bizantit nga shekulli XIII e këndej kur do ta marrë tatëpjetën përfundimtare me
784
Hopf: “Chroniques, 535 (XI. Despotes et dynastes d’Epire et de Thessalie. 13. Famille des
Arianiti-Comnenes”).
785
Shih: Porphyrogentius, Constantinus: “De thematibus et De administrando imperio”,ed.
Bekkerus, Bonnae 1840, faqe 29-31; Tafel, L.F: “De provinciis regni Byzantini”, Tubingae 1846;
Komnena, Anna: “Alexias”I, Lipsia 1884.
786
Komnena, Anna: “Alexias”I, Lipsia 1884.
787
Më gjerësisht: Attaliotae, M: “Historia” (“Corpus Scriptorum Historiae Byzantinae”),
Bonnae 1835.

348
Kryqëzatën e Katërtë dhe shpalljen e “Perandorisë Katolike në Kostandinopojë”
në vitin 1204.
Kështu, pas shfaqjes së “Despotatit të Epirit” dhe disfatës së tij të njohur si
dhe depërtimeve të mbretërisë franke të Napolit përtej Adriatikut, kur Karli I
Anzhu me kurorën “Rex Albaniae” në Durrës, më 1272 shpalli “Mbretërinë e
Arbërisë”(Regnum Albaniae), Arbëria dhe Arbrit, dalin në plan të parë, prej nga
edhe pse herë pas herë do t’i kthehen Bizantit, ata, si “Mbretëri e Arbërisë”, me
ose pa kurorën Anzhuve, pa përfshirë këtu Arbërit që ishin nën juridiksionin e
kishës lindore, sidomos në hapësirën e Dardanisë antike ishte ngritur dinastia e
Rashës, në Maqedoni dhe Epir, nxjerrën në pah edhe pamjen e një realiteti shoqe-
ror dhe politik të një Arbrie jobizantine, që bazuar në dokumentet kishtare të
Vatikanit, pjesërisht të pasqyruara në shekujt XIX,XX mund të quhet Arbri
Perëndimore.788
Por, “Mbretërisë së Arbërisë” ose Arbërisë Perëndimore, që e promovoi
Karli I Anzhu më 1272, si një realitet ku doemos historia politike e Shqipërisë
ka njërën ndër referencat e rëndësishme për t’u ndërlidhur me të, me “Despo-
tatin e Epirit”, i parapriu ajo që do të mund të quhej “Arbëri bizantine”, një si
zëvendësim për Bizantin e shkërmoqur nga koha e themelimit të “Perandorisë
Katolike të Kostandinopojës” më 1204 nga kryqtarët dhe aventurierët e shumtë
europianë, kur kurora perandorake do të detyrohet të gjejë shpëtim në Nike.
Edhe pse “Despotati i Epirit” shënon pikën kyçe të këtij realiteti asnjëherë
të pranuar faktikisht, faktori i gjithëmbarshëm ilir dhe më vonë ai arbëror si pjesë
e qytetarisë bizantine romaios,ngaherë ka ruajtur baraspeshën e brendshme
perandorake midis rendit dhe ligjit perandorak besnik ndaj institucioneve dhe
faktorit pagan (Sllavëve) te një mentaliteti primitiv fisnor të manifestuar me
krijimin e zhupanive dhe despotateve të pabindura ndaj kurorës perandorake, siç
ishte fillimisht mbretëria bullgare dhe pastaj zhupanitë e shumta në Ilirik, ndër
të cilat ajo e Rashës ishte më e njohura për veprimet e pareshtura, që do të
pasqyrohen jo vetëm me pushtime të brendshme hegjemone, por edhe me lidhjen
e aleancave të ndryshme me vendet perëndimore (me Hungarezët, Gjermanët,
Venedikasit dhe të tjerët që u pasqyruan nga Kryqëzata e katërtë e këndej), me të
cilat do të synohet edhe kurora perandorake.
Meqë nga Kryqëzata e Katërt, kjo baraspeshë nuk mund të ruhej më, shfaqja
e “Despotatit të Epirit” i quajtur edhe “Despotat i Artës” me atë të Beratit, i
paraprirë nga Principata e Arbnit dhe formacionet tjera të familjeve të pavarura
788
Shih: Acta Albanica, Iliricum Sacra I-VIII.

349
arbërore (të Arianitëve, Spatave, Topiave, Muzakave, Dukagjinëve, Balshave,
Kastriotëve e të tjera), nxori në pah “Arbërinë bizantine”, që sprovën e vet më të
mirë e dha në çastet më dramatike nëpër të cilat kalonte Bizanti nga viti 1204-
1261 dhe në vazhdimësi deri sa përfundimisht të bjerë në duart e Osmanëve.
Nga kjo pikëpamje ,“Despotati i Epirit” dhe gjithë ato zhvillime që e
përcjellën atë nga shfaqja e deri te fundi i tij, paradoksalisht paraqet edhe fundin
e “Arbërisë Bizantine” e me të edhe rrënimin përfundimtar të “Bizantit ilir” të
ngritur nga idetë dhe veprimet e perandorëve ilirë-dardanë Dioklecianit, Konstan-
dinit të Madh dhe Justinianit, që njëherësh, me shfaqjen e “Mbretërisë së
Arbërisë” Anzhue në vitin 1272, paraqet fillimin e “Arbërisë Perëndimore”, që
do të luftohet nga mbetja e Bizantit, Sllavët dhe Rasianët, veçmas nga këta të
fundit, që shfaqeshin me një formë tjetër të së njëjtës, e do të luftohet edhe nga
një pjesë e mirë e feudalëve dhe fisnikëve Arbërorë nga shkaku i lidhjeve të tyre
të ndryshme me Kostandinopojën, por edhe nga mosbesimi ndaj perëndimorëve
që nuk ishin të liruar nga prapaskenat dhe kusuritjet e ndryshme në dëm të tyre
(veçmas ato të Venedikasve).
Ky zhvillim sa i natyrshëm po aq i pashmangshëm nëpër të cilin kaloi bota e
krishterë dhe qytetërimi i saj i plakur në prag të shkatërrimit që do t’i vijë nga
pushtimet osmane, kishte shkaktarë krizën e brendshme të Bizantit (nga shekulli
XI) nga e cila nuk u shërua kurrë, e pasqyruar me dobësimin e rendit juridik dhe
shtetëror perandorak kur paganëve (Sllavëve) iu lejua mbajtja e strukturave të
tyre fisnore (zhupanive), të cilat, autonominë e brendshme filluan ta shfrytëzojnë
për krijimin e despotateve të pavarura në formën e shteteve në shtete, siç ishte
fillimisht mbretëria bullgare dhe më vonë edhe zhupanitë dhe dinastitë e tyre,
veçmas ajo e Nemanjajve rasianë në Dardani, që kërkonin kurorën perandorake.
Dhe, po ashtu shkaktar kishte edhe luftën e kryqit me kryq nga mesi i shekullit
XI, kur ndarja në ritin perëndimor (atë latin) dhe ritin lindor (atë ortodoks)
krijuan rrethanat tepër të volitshme për garën por edhe luftën Perëndim-Lindje
(Romë-Kostandinopojë), e cila me fillimin e kryqëzatave, veçmas nga ajo e
katërta, u kthye në luftë të hapur kundër Bizantit, që atij do t’ia bëjë varrin, pale
se kjo edhe vetë krishterimin e ballafaqoi me një sfidë ekzistenciale shumë-
shekullore, meqë shfaqja dhe forcimi i Osmanëve, ia krijoi kundërshtarin më të
madh – islamin.
Shikuar nga këndvështrimi arbëror, procesi i dobësimit të Bizantit dhe
rrënimi i tij e qëlloi më së shumti atë, meqë në këtë zhvillim të pandalshëm, të
ndodhur në një udhëkryq historik midis Lindjes dhe Perëndimit, Iliriku në për-

350
gjithësi dhe Dardania si qendër e saj, u përballuan me dy faktor thuajse të
papërballueshëm: shkapërderdhjen në dy kisha (atë lindore dhe perëndimore), e
përcjellë me telashe të mëdha nga kapërcimet e herë pas hershme nga njëra në
tjetrën, siç e përballi edhe me hegjemonizmin e vazhdueshëm të dinastisë tribale
të Rashës për mbizotërim të Ilirikut. Si eksponent i Kishës Lindore, mbi fuqinë e
së cilës do të ndërtojë edhe pushtetin politik, për ta pushtuar kurorën perando-
rake, Nemanjajt do të futen në lojëra të ndryshme dhe të përhershme me vendet
perëndimore (me aleanca të përhershme herë të hapura e herë të fshehura me
Venedikun, me Selinë e Shenjtë dhe me Hungarezët dhe Gjermanët), që të
kthehen në faktor kryesor në Lindje.
Natyrisht se shfaqja e strukturave fisnore (zhupanive) e lejuara nga perandori
Heraklit, si dhe zgjerohemi i tyre i vazhdueshëm, preku së pari pjesën e Ilirikut, në
hapësirën e Dardanisë dhe të Maqedonisë,nga shekulli XI, mori përmasat e
pushtimeve të hapura. Perandoria jo vetëm nuk ishte në gjendje t’i parandalonte,
por edhe ua hapi rrugën dhe madje edhe i pranoi realitet që prodhuan ato, siç
ndodhi me shfaqjen e mbretërisë së Bullgarisë,me çka me lejimin e këtyre
strukturave fisnore prekej fillimisht hapësira e Ilirikut dhe, veçmas ajo e Darda-
nisë, ku në të vërtetë kishte lindur dhe ishte ndërtuar vetë koncepti i Bizantit si
Perandori.
Hesapi i Perandorisë me fiset sllavët nisi pas pranimit të krishterimit nga ana
e tyre, me ç’rast atyre iu lanë duart e lira ku, nën moton e qeverisjes autonome,
filluan t’i promovojnë feudet e tyre në formën e zhupanive, fillimisht në Bosnje
(Zakhumlje, Traburni) e më vonë edhe në Diokle dhe gjetiu në pjesës bregdetare
të Adriatikut jugor, nga Durrësi, Tivari, Kotori e deri në Zarë dhe Split e deri në
Bosnje dhe Sllavoni. Bregdeti Adriatik, me qytetet ku sundonte rendi dhe ligji
perandorak, kishte hiternlandin (Bosnjën deri në Sllavoni) me paganë dhe sllavë,
ku konfrontoheshin interesat e Venedikut dhe ato hungareze me Bizantin, prej nga
prekej edhe stabiliteti i qyteteve bregdetare, të cilat kërkonin mbrojtje nga for-
macionet fisnore të paganëve. Gjithnjë sipas burimeve të mjegulluara të Porphy-
rogentit dhe atyre të Orbinit, që barten nga historianë të shumtë në mënyrë jo
kritike dhe në përputhje me konceptin jo objektiv të historisë serbe, 789 si faktor
sigurie në Diokle, paraqitet edhe e familja Nemanjaj, e cila filloi të ushtronte
789
Shih: Porphyrogenitus, Constantinus: “De thematibus et De administrando imperio”, Bonnae,
1840; Perišić, Eduard: “Stavorum regnum Grgura Barskog – Letopis popa
Dukljanina“,Conteno-Bar, 1988 Theiner A: “Vetera monumenta Slavorum Meridionalium
historiam illustra-tioa” I, Romae 1863, f. 408 dok. Nr. 649). Jireček, Kostandin: “Historia e
Serbëve“, I, Tiranë 2010, faqe 309.

351
mbikëqyrjen e rrugëve Diokle-Rashë, me pretendimet e hapura që në këto pjesë
strategjike t’ia zinte vendin Bullgarisë së Simenonit, gjë që për këtë, Nemanjajt,
patën mbështetje jo vetëm nga vendet perëndimore dhe Selia e Shenjtë, por edhe
nga Kostandinopoja, që nuk mund ta duronte fuqizimin e mëtejshëm të Bullga-
rëve, që duhej t’u paguar njëfarë “haraçi” edhe në këtë mënyrë. Natyrisht se
fuqizimi i tillë i hasianëve, u shkonte për shtati perëndimorëve për faktorizimin e
tyre në dëm të Bizantit, e ku,rol të rëndësishëm patën Selia e Shenjtë, Raguza e
Venediku, por edhe Hungaria dhe gjermanët, të cilët kërkonin një mbështetës të
fortë në këtë pjesë që do të shkonte në dëm të Bizantit.
Ndër këta faktorë, assesi nuk duhet lanë manash edhe kishën ortodokse të
Kostandinopojës, e cila, në garën për përfitimin e Sllavëve në anën e kishës
lindore, që kërkonte t’i kthente në një pararojë të vetën në pjesën perëndimore të
Perandorisë, në Ilirik dhe Dardani, pikërisht aty ku shtrihej kufiri i ndarjes së
kishave, e ku paganët që tashmë kishin filluar ta pranonin krishterimin si interes,
mbanin në duar çelësat e njërit apo tjetrit rit.
Natyrisht se për perëndimorët në krye me Selinë e Shenjtë, të cilët gjende-
shin në këtë vijë dhe ishin në gjendje që atë ta ndikonin ekonomikisht dhe
politikisht më shumë se Kostandinopoja e largët, zhupanitë pagane në Bosnje
dhe hapësirën përreth shfaqeshin si një faktor i rëndësishëm përfitues edhe për
faktin se qytetet bregdetare në Adriatik, të lidhura me Perëndimin, kishin nevojë
për mbrojtje nga brendia, të cilën mund t’ua siguronin fiset e “zbutur” me krishte-
rim. Kështu, fillimisht në Bosnje, por edhe në pjesën qendrore të Dardanisë,
filluan joshet e zhupanive në mënyra të ndryshme, ku përfshirja në katolicizëm
për ta të paraqiste interes ekonomik, shoqëror dhe politik se sa lidhja me
Kostandinopojën së cilës administrativisht i takonin nga shekulli IV e këndej. Në
këtë strategji atyre do t’u shpërndahen tituj të ndryshëm si dhe kurora “mbre-
tërore” të formatit kishtar, në mënyrë që formacionet e tyre autonome në Ilirik
dhe ato në pjesën perëndimore (Dardani), të faktorizoheshin sa më shumë që të
ishte e mundur në dëm të Bizantit.
Ndaj, nuk është e rastit që lidhja për vete e fiseve sllave, si mercenarë për
nevojat e mbrojtjes dhe të shërbimeve të ndryshme, nga ana e Raguzës dhe
qyteteve tjera bregdetare deri në Venediku, të rrënuara nga sulmet e avarëve në
shekujt IV dhe V, të fillojë me pjesën e Duklesë antike (Duklës, Zentës, Zetës)

352
prej nga ata do të përqendrohen në pjesën e Rashës (Rasian), kështjellës së fundit
dardane në Bizant tutje në Lindje.790
Por, edhe kisha ortodokse, e cila e kishte kuptuar herët lojën e katolikëve,
hyri në të njëjtën valle. Filloi t’u shpërndante tituj kishtarë zhupanëve dhe
despotëve, me të cilat u shtohej fuqia shoqërore dhe politike brenda Bizantit.
Kështu që feudet e tyre ktheheshin në mbrojtës kundër depërtimeve katolike.
Për ndryshim nga Selia e Shenjtë, e cila nuk kishte mundësinë që kishave
ortodokse t’u dhuronte prona, Bizanti shfrytëzoi me të madhe faktorin dhuratë
kishave, me ç’rast u shpërblyen me prona të mëdha. Si të tilla, paraqitnin edhe
bërthamën e pushtetit autonom, që do të shfrytëzohet me të madhe për qëllime
politike.
Në këtë kryqëzim interesash, zhupanitë e vogla në pjesën e Bosnjës dhe të
Panonisë, si dhe ajo Nemanjase ne Rashën dardane, kalimin nga njëri kryq në
tjetrin, nga njëra kurorë në tjetrën, ku përfshiheshin në aleanca të pasigurta dhe
luftëra të papara, do ta shfrytëzojnë për përfitime të madha.
Kjo garë e joshjes së feudalëve dhe despotëve të Ilirikut midis vendeve
katolike dhe Kostandinopojës, jo rastësisht pati për nyjë dinastinë Nemanjane,
njërën ndër më të fuqishmet që asokohe mbikëqyrte arterien e rëndësishme
antike Diokle-Dardani për në lindje. Papati, qysh në vitin 1085 njohu zhupaninë
e tyre në Dioklenë ilire, dukeiu dhënë bekimi papnor. Ajo pastaj u vazhdua me
lidhjet e përhershme politike dhe diplomatike të Nemanjajve me Selinë e Shenjtë
dhe Venedikun. Ata u përkrahen që të shtrijnë pushtetin e tyre kah qendra në
Rashë në mënyrë që forcimi i atyre atje, duke u shtrirë në nyjën antike Dardani-
Maqedoni, ta dobësonte Bizantin. Papati projektonte që Rasianët të ngritnin një
mbretëri të përmasave që kishin ajo dardane dhe maqedone në antikitet edhe me
Epirin, me çka katolicizmi fitonte mundësinë që Bizantin ta fuste nën ombrellën
e vet. Ndaj, nuk është e rastit, që nga viti 1136 e në vazhdimësi, midis Rasianëve
dhe Perëndimit u arritën aleanca të rëndësishme, me ç’rast duhet dalluar
marrëveshje ushtarake midis Nemanjës së Rashës dhe mbretit Ludoviti II, në
prag të Kryqëzatës së Tretë, si edhe atë me Venedikun, në prag të Kryqëzatë së
Katërt, për ndarjen e tokave të pushtuara gjatë kryqëzatës.791
Përfitimet më të mëdha nga këto marrëveshje Nemanjat e Rashës i patën
gjatë Kryqëzatë së Tretë (1186), prej nga duke shkuar pas kryqtarëve, për herë të
790
Më gjerësisht shih: Ostrogorski, G: “Historia e Perandorisë së Bizantit”, Tiranë, 2002;
Jireček, Kostandin: “Historia e serbëve“,Tiranë 2010; Gelich, Giuseppe: “Zeta dhe dinastia e
Balshajve”, Tiranë 2009, faqe 18-28.
791
Shih: Jireček, Kostandin: “Historia e serbëve“, Tiranë 2010, faqe 308.

353
parëdolën në Naissus (Nish). Qytetin e rëndësishëm dardan ua morën Bullgarëve
me ndihmën e kryqtarëve prej nga, prej andej, për herë të parë depërtuan në
qendrën e Dardanisë (nga Prizreni deri në Ohër).792
Në atë rrugë Nemanja pushtoi edhe Sckupin (Shkupin). Por, rruga për në
Jug, despotit të Rashës iu ndal nga marrëveshja që Fridrihu kishte nënshkruar një
paqe në Adrianopojë (shkurt 1190) me Bizantin dhe kishin nisur marshimin e
mëtejshëm përtej Helespontit drejt Azisë. Kjo marrëveshje bëri që perandori
Isak t’u kthehej “plangëprishësve” të Rashës, të cilëve, në Toplicë, u solli një
humbje të thellë, me ç’rast zhupani Nemanja u detyrua të nënshkruajë paqe, nga
e cila ata nuk dolën keq, ngaqë ruajtën një pjesë të madhe të viseve të pushtuara
në Dardani, duke filluar nga Naissusi (Nishi), Prizreni, Shkupi, Peja e deri në
Lezhë.
Ishte pra e qartë se Bizantinet me lëshimet që ua bënin Rasianëve kërkonin,
që me anën e një faktori të ri force, të ruanin sigurinë e brendshme të Peran-
dorisë së kërcënuar nga të gjitha anët. Si do të shihet nuk do t’u shkojë për dore,
ngaqë do të jetë Kryqëzata e Katër, ajo që pak vite më vonë, ua rrënoi themelet,
kur kryqtarët e drejtuar nga Venediku dhe Selia e Shenjtë e pushtojnë atë dhe më
1204 shpallën “Perandorinë Katolike të Kostandinopojës”, nga e cila, serish
ishin Rasianët, që përfituan si shumë, meqë aleanca me venedikasit, pas ikjes së
perandorit Manuel në Nike dhe zhvendosjes së “kurorës” perandorake atje, u
hapte mundësi të mira për shtrirjen e tyre në jug.793
Themelimi i “Despotatit të Epirit” në Artë nga Engjllorët si dhe pamundësimi
që Venedikasve t’u lejohet të shtrijnë pushtetin në gjithë hapësirën e bregdetit
nga Durrësi deri në Prevezë, nxori në pah faktorin e fshehur Arbëri Bizantinë -
kartën e fundit me të cilën mund të mbrohej. Kjo çështje u kuptua fare mirë dhe
qartë nga vetë Bizanti. Por, u kuptua edhe nga perëndimorët dhe nga Rasianët,
që secili në mënyrën e vet, u përpoqën që të përfitojnë prej saj, natyrisht duke e
parë si monedhë të pashmangshme që duhej mbajtur për vete pa marrë parasysh
çmimin.
Kështu dhe në këtë mënyrë, Arbrit dhe Arbëria, me feudalët katolikë në
pjesën bregdetare dhe përreth dhe, me feudalët dhe zhupanët ortodoksë nga
Dardania, Maqedonia dhe pas pak edhe me ata të Epirit, të lidhur me dinastinë
Nemanja të Rashës, u kthyen në skenën politike dhe shoqërore si interes me
rëndësi për të dy perandoritë, që sekush duhej shfrytëzuar për qëllime të veta, me

792
Po aty.
793
Po aty.

354
të vetmin ndryshim që Lindja (Kostandinopoja) gatishmërinë dhe besnikërinë
ndaj idesë bizantine kërkonte edhe më tutje ta përthithte për nevojat e veta që
strukturat e tyre të ruanin sado kudo kurorën bizantine, edhe pse e shihte se kjo
sikur tashmë ishte e pamundur kur asaj i kishte ikur koha. Ndërsa vendet perën-
dimore, veçmas mbretëria e Napoli, vepronin në të kundërtën - duke e njohur atë
si pjesë të kurorës së tyre dhe madje duke e ngritur në nivel të mbretërisë (Rex
Albaniae), siç veproi Karli I Anzhu në vitin 1272 me rastin e zbarkimit në
Durrës prej nga kemi shfaqjen e “Mbretërisë së Arbërisë”, si një realitet i kohës
me të cilin demonstrohej “fuqia katolike” të Perëndimit, që Bizanti duhej ta
pranonte për të mbijetuar në përputhje me hapësirën që do t’i përcaktohej prej
andej. Duket se porosia e Napolit që iu dërgua Bizantit nëpërmes kurorës së
“Mbretërisë së Arbërisë” nga Anzhutë, u kuptua mirë nga despoti Uroshi II, i
cili, sipas një marrëveshje me Anzhutë, për arsye taktike e pranoi “Mbretërinë e
Arbërisë”,794edhe pse, si do të shihet, pasardhësit e tij bënë çmos që bashkë me
hapësirën e Dardanisë, të Maqedonisë dhe të Epirit, në përpjekjet që ta trashë-
gonin perandorinë bizantine, ta përfshinin në shtetin e tyre hegjemon në qendër
të Ilirikut.
Në këto rrethana, identiteti mbretëror i Arbërorëve, ndonëse i rrudhur në
pjesën Bregdetare,i ardhur nga jashtë, i luftuar nga të gjitha anët,në situatën kur
përcaktimi midis lindjes ose perëndimit ishte zgjidhja e vetme, me çka Arbëria
Bizantine duhej t’ia lëshonte vendin Arbërisë Perëndimore.
Megjithatë, kapërcimi historik nga Arbëria Bizantine - si një realitet i pas-
qyruar me “Despotatin e Epirit”, “Principatën e Arbrit” dhe despotatet mbi
bazat familjare nga fisnikët e Arbrit (Thopijat, Arianitët, Muzakat, Spanët, Spatat,
Dukagjinët, Balshajt, Kastriotët dhe të tjerë) për tek “Arbëria Perëndimore”
(Mbretëria e Arbërisë), do të përcillet edhe me një “tjetër” faktor - Rashën
dardane, kështjellën e fundit ilire të Bizantit.795 Ndonëse historiografia serbe dhe
ajo ruse, do ta trajtojnë “qendër të shtetit mesjetar serb”, kjo bie ndesh me etninë
historike të tyre, gjurmët e së cilës gjenden diku në Bosnje (Zahumlje) dhe në
Sllavoni, rrjedhës së lumit Sava. Madje, edhe te shënimet jo gjithaq të qarta te
Porfyrogentit, ata që quhen Sklaveni, që historiografia serbe në mënyrë përvetë-

794
Më gjerësisht shih: Šufflay, Milan: „Serbët dhe Shqiptarët“, Tiranë 2004, faqe 18; Rexha,
Enver: “Historiografia serbe për Kosovën (XIII-XIX)”, Prishtinë 2009, faqe 78; “Historia e
popullit shqiptar” I, Tiranë 2002, faqe 277.
795
Budimir, MIlan: “O Balkanskim istočnjacima”, Beograd, 1951, faqe 92.

355
suese i kthen në “serb”, gjenden në pjesën perëndimore të lumit Drina në drejtim
të Travurnisë (Slavoni).796
Ndonëse e pasqyruar se a ishte dinastia rasiane vazhdim i natyrshëm i
Dardanisë antike, apo u shfrytëzuan themelet e saj që të ndryshojnë raportet e
forcave në këtë pjesë të rëndësishme ku ndesheshin interesat e Lindjes me ato të
Perëndimit, megjithatëkjo nuk fsheh realitetin se etnia ilire, që kishte ruajtur
përmasat e saj gjatë Romës dhe Bizantit, me formacionet e reja shoqërore dhe
politike autonome (feudet, zhupanitë, despotatet), që kishin dalë në hapësirën e
dezintegruar të Bizantit në Ilirik,mbeteshin nyja kryesore prej nga Perëndimit
mund t’i hapeshin rrugët drejt Lindjes, siç ndodhi nga Kryqëzata e Parë dhe në
dy të tjerat, qëtë ktheheshin në aleatë të perëndimit, pa ngurruar ta pranonin edhe
katolicizmin, siç pretendonin Nemanjat për t’ia zënë vendin Bizantit.
Në këtë krrajatë historike, që edhe më tutje e mban të hapur dilemën rreth
origjinës së Dinastisë Nemanjide dhe të faktorizimit të saj në trekëndëshin Diokle-
Bosnje-Dardani (në këtë të fundit do ta ketë edhe qendrën politike dhe kishtare -
si Rashë Dardane, me çka relativizohet ose përjashtohet fare zanafilla e saj
sllave, si “epiqendër e shtetit mesjetar serb”),megjithatë bie në sy se Nemanjajt
për herë të parë përmenden në ngjarjet që pasuan pas rënies së mbretërisë bullga-
re, në anën e Bizantit. Në dokumentet e shumta kishtare (të kishës Lindore ose
Perëndimore), me tituj bizantinë ose ata raguzianë, venecianë e të tjerë (bashkë
me arbër, sllavë dhe vllahë), pra në rrethanat kur statusi i qytetarisë bizantine
“romarios” po dekompozohej nga feudet autonome, shfaqen pronarë tokash dhe
roje qytetesh. Kështu, nga kjo kohë, kemi edhe faktorizimin e tyre, ku përkatësia
kishtare shfaqej si parakusht i tij.797
796
Shih: Porphyrogenitus, Constantinus: “De thematibus et De administrando imperio”, Bonnae,
1840; Theiner A: “Vetera monumenta Slavorum Meridionalium historiam illustratioa” I, Romae
1863, f. 408 dok. Nr. 649). Jireček, Kostandin: “Historia e Serbëve“, I, Tiranë 2010, faqe 309;
797
Një zhupë e tillë “e pavarur” do të dalë nga zhupanët e Dioklesë në gjysmën e parë të shekullit
XI kur Perandoria luftonte për të shtypur kryengritjen e viteve 1040-1041, në të cilën qenë përfshirë
Bullgarë, Vllahë, Arbër dhe Sllavë. “I rebeluar” ndaj Perandorisë në vitet ’40, në kohën kur provin-
cën bizantine e qeveriste strategu i Durrësit, Stefan Vojislavi - “skith” sipas burimeve kronografëve
bizantinë, themeloi zhupaninë e vet që e vendosi në Shkodër, e ku u përfshinë edhe Arbrit. Zhupa-
nitë e tilla, që fuqizoheshin në përmasa vendore, duhej ta kishin përkrahjen kishtare, në formën e
një bule kishtare, me ç’rast zhupani merrte titullin kishtar “rex” (zot shtëpie “gospodar”), që më
vonë, titulli kishtar është përkthyer politikisht në “mbret”, prej nga në shekullin XIX promovohen
“mbretë-ritë” mesjetare sllave të konvertuar në “serb”. Dhe, përkrahjen e parë zhupanit të Dioklesë, si
“mbret”, në formën e një bule, do t’ia japë Papa Aleksandër II, me anën e së cilës ai paskësh vënë
Krye-peshkopatës së Tivarit kishat e Pultit, të Shasit, të Drishtit, të Rashës, të Bosnjës, të
Triburnies, etj,. (Më gjerësisht shih: Jorga: “Formes byzantinies”, 142-143; Plasari, Aurel:
“Skënderbeu”, Tiranë 2010, faqe 60-61).

356
Nëse pikënisja e tyre,në kuadër të zhupanive, vërehet diku në Diokle, nga
fillimet e shekullit X, gjatë fundit të sundimit bullgar dhe sidomos pasi që të jetë
larguar pushtimi bullgar nga Bizanti, prej nga pas pak shihen edhe në Rashë
(pasiqë sipas rrëfimeve thuajse letrare që vijnë nga “Prifti i Duklesë”,vëllezërit do
të përfundojnë grindjen për pronat, rrëfime këto që në mënyrë jokritike do të
prano-hen nga pjesa më e madhe e historianëve serbë, rusë dhe grekë për t’u
ndërtuar konstrukti i të ashtuquajturit “shtet mesjetar serb”),798 prania rasiane në
Dardani dhe në Jug (Maqedoni e deri në Epir), e mbështetur mbi fakte historike
(gjermane, hungareze dhe bizantine), vërehet nga fundi i shekullit XII dhe fillimi i
shekullit XIII dhe lidhet me Kryqëzatën e Tretë, kur pas marrëveshjes me
Hungarezët dhe Gjermanët për ta marrë Naissusin (Nishin), Nemanjajt, depërtojnë
edhe deri në Ohër.799
Në këto rrethana, ishte fare afër mendsh se dinastia Nemanjane e Rashës, që
luftonte për t’u fuqizuar në pjesën qendrore të Ilirikut për ta zënë hapësirën e
mbretërisë së mundur bullgare nga Bizanti, kishte parasysh forcimin e feudalëve
dhe fisnikëve Arbërorë, që kishte filluar të merrte hov në kohën e perandorit
Manuel I (1147-1181) gjatë dinastisë Komnene, me ç’rast, ngritja e tyre kishte
filluar me përfshirjen e tyre në fushatën ushtarake të Perandorit kundër Rasianëve
dhe në Itali. Asokohe, shumë familje bujarësh arbërorë (Skurra, Arianiti, Muzaka,
Thopoia, Meksha, Jonima, Pliti, Blinishti, Kamona e të tjerë), kishin filluar të
marrin tituj të lartë bizantin, me të cilët lidhet edhe ajo që mund të merret bër-
thamë e despotateve të pavarura, dukuri kjo që filloi të përhapej në pjesët e
ndryshme të Bizantit, që mund të shpjegohet sa nga zhvillimi i feudalizmit e sa
nga interesat e vetë Perandorisë për decentralizim të pushtetit, paçka se kjo bëhej
në dëm të qytetarisë bizantine. Por, despotatet bizantine, duhej të kufizonin fuqizi-
min e mëtejshëm të zhupanive, që të shfrytëzoheshin nga vendet perëndimore,
veçmas Rashës dhe përpjekjet të saj hegjemone,siç do të ndodhë nga Kryqëzata e
Katërtë e këndej pas rënies së Kostandinopojës në duart e kryqtarëve dhe shpalljes
së “Perandorisë katolike” atje.
Meqë Kryqëzata e Katërt, me shpalljen e “Perandorisë Katolike” në Kostan-
dinopojë kishte sjellë rrethana që i shkonin për shtati Nemanjajve të Rashës
(pushtimi i Nishit dhe të shtrirjes kah jugu deri në Ohër), dhe pas marrëveshjes
me Perandorin Isak për mbajtjen e viseve të pushtuara, ndjeheshin zotë të pjesës

798
Miklosich, F: “Monumenta Serbica spectantia historiam Serbiae, Bosnae, Ragusie”,Wien, 1858.
799
Shih: Jireček, Kostandin: “Historia e Serbëve“, I, Tiranë 2010, faqe 309; Ostrogorski, Georg:
“Hisoria e Perandorisë Bizantine”, Tiranë 2002, faqe 304.

357
qendrore, Nemanjajt shfrytëzuan rastin që t’i vejnë nën mbikëqyrje pjesën më të
madhe të familjeve fisnike arbërore, nga pjesa e Dardanisë dhe e Maqedonisë,
ndër të cilat ishte edhe ajo e princ Progonit me shtrirje në pjesën Drin-Shkumbin,
të përfshirë midis Lezhës, Durrësit, Ohrit dhe Dibrës, familje kjo me të cilën
lidhet edhe shfaqja e asaj që merret për Principatë e Arbrit.800
Këtu do të shfrytëzohet një lidhje martesore e princ Dhimitrit me mbesën e
perandorit bizantin Aleksit II Engjëlli, Komninën, Eudokisë lindur nga martesa e
kësaj të fundit me despotin Stefan Nemanja.
Ndonëse Dhimitri ruajti disa nga pronat e tij, megjithatë, shumë fakte flasin
se ai mbeti nën sqetullat e Nemanjajve, edhe përkundër përpjekjeve që me alean-
cat me perëndimore (më 1208 pranoi katolicizmin), të lirohej nga trysnianëma-
njane.801 Atij iu lejuan disa marrëveshje me papatin dhe Venedikun, por assesi
shtrirja në Dardani dhe pjesën e Ohrit, ku mund të thuhet se Rasianët nga gjysma
e dytë e shekullit XIII e deri në atë të XIV, përjashtuan ngritjen e familjeve
fisnike arbërore, që kishin filluar në kohën e Manuel I Komenenit.
Në këtë kohë, megjithatë te despotët rasianë, në “kurorat mbretërore” si dhe
kartat e tyre të ndryshme, kemi përmendjen e Arbërve dhe të Arbërisë nga
Uroshi II e deri te megazhupani Stefan Nemanja. Në kartat dhe bulat e tyre ata
vazhdimisht shfaqeshin edhe “mbretër të Arbërisë”.802
Këtu në të vërtetë shfaqet edhe ajo strategjia rasiane me kartën arbërore, e
anashkaluar qëllimisht, me të cilën u luajt përherë për interesa të caktuara në
raport me Perëndimin katolik, si një faktor që do të mundësonte lidhjen e tyre “të
natyrshme”, pa përjashtuar këtu edhe “gjenezën e përbashkët tribale-dardane”,
që bazuar në shumë dokumente të kohës, do t’i atribuohet edhe origjinës së vetë
Dushanit, që në njëfarë mënyre mund të thuhet se pranisë së Arbërorëve brenda
për brenda realitetit rasian në kohëzgjatjen nga shekulli XI-XIV (në Diokle, Shko-
dër dhe në një pjesë të bregdetit) dhe nga shekulli XIII-XV (në Dardani, Epir
dhe Thesali) t’ia nxjerrin në pah veçoritë e veta të natyrës shoqërore, kulturore
por edhe politike, të cilat edhe përkundër ruajtës së traditës bizantine në të gjitha
fushat e jetës, veçmas në çështjet administrative dhe ato pronësore, pasqyruan
edhe aspektin e tyre etnik, që shfaqet edhe në regjistrat e kishave si dhe kartat e
ndryshme që nxorën despotët Nemanjaj. Madje, Arbërorët si Arbanas dhe diku
Rabanë, bashkë me vendbanimet e tyre (arbanaški katuni – katundet shqiptare),

800
Po aty, faqe 327.
801
“Historia e popullit shqiptar” I, Tiranë, 2002, faqe 228.
802
Šufflay, Milan: „Serbët dhe shqiparët“, Tiranë 2004, faqe 18.

358
por si katolikë, shfaqen edhe në “Zakonikun” e Dushanit si dhe krisobulat e
manastirit të Deçanit dhe të kishave tjera ortodokse të kohës, pa marrë parasysh
dyshimet reale që ngrihen mbi to si te sajuara në shekullin XIX.803
Por, identifikimi i Arbërve me faktorin katolik, siç shihet nga dokumentet
kishtare të kohës së Dushanit, qoftë edhe me dyshimin e rishkrimit të tyre në
shekullin XIX,paraqet vetëm njërën pjesë të medaljes së gjendjes etnokonfekionale
në mesjetë brenda krishterimitnga ndarja e kishave në shekullin XI në të dy ritet
(atë lindor dhe perëndimor), kufiri i së cilës kaloi nëpër Maqedoni dhe Dardani
tutje në veri, me ç’rast pjesa më e madhe i takoi kishës lindore, gjendje kjo që
pak a shumë, u ruajt edhe në shekujt e ardhshëm, gjë që len jashtë faktorin
autokton dardan dhe atë në hapësirën e Maqedonisë dhe të Epirit të përkatësisë
së krishterimit ortodoks, të përfshirë në despotatin e Rashës nën dinastinë Ne-
manjane me origjinë tribale, pra ilire. Kur thuhet kështu, pra kur mbrohet qëndrimi
se etno-konfesionaliteti Arbëror në mesjetë në hapësirën në Ilirik (Diokle,
Dardani, Maqedoni dhe Epir) kishte pamjen katolike dhe atë ortodokse që
ndryshonte në përputhje me garën e kishave (Lindje-Perëndim), por pa i ndry-
shuar raportet e brendshme te një etnie gjuhësore (ilire-arbërore-shqipe) me vazh-
dimësi historike, kihet parasysh se “Zakoniku” i Dushanit804si më emblematikui
kësaj ndarjeje konfeksionale dhe gjithë aparatura e kristobulave që përcjellin
këtë problematikë, janë të sajuara në shekullin XVIII dhe XIX nga kisha për t’i
shërbyer “si argumente autentike” historiografi hegjemoniste serbomadhe për
qëllime politike, mbi të cilat është ndërtuar koncepti i “Serbisë mesjetare”, i
mbështetur mbi përvetësimin e krishterimit ortodoks.805

803
Më gjerësisht rreth pranisë së Shqiptarëve (Arbanasëve) në dokumentet kishtare mesjetare
dhe ato rasiane shih: Šufflay, Milan: “Serbët dhe Shqiptarët“, Tiranë 2004; Šufflay “Histori a e
Shqiptarëve të veriut“, Prishtinë 2009; Jireček, Kostandin: “ Historia e serbëve“ I, Tiranë 2009;
Rexha, Enver: “Historiografia serbe për Kosovën (XIII-XIX)”, Prishtinë 2009; Tërnava, Muhamet:
”Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI”, Prishtinë 1985; “Historia e popullit shqiptar” I,
Tiranë 2002; Gjini, Gaspër: “Prizrensko-skopska biskupija kroz stoljeća”, Zagreb 1986; Gelcich,
Guiseppe: „Zeta dhe dinastija e Balshajve“, Tiranë 2009.
804
Ndër dokumentet e shumëpëfolura të historiografisë serbe, që i mungon origjinali, është edhe
„Zakonik Stefana Dusana, cara srpsog 1349-1354“ nga historiani serb Stojan Novakoviq. Histo-
riani Novakoviq, në parathënie, thotë se „Zakoniku“ u sajua nga disa hulmtues rus në shekullin
XIX, mbi disa letra që u gjeten në Prizren dhe Ohër. (Shih „Zakonik Stefana Dušana, cara srpskog
1349-1354“, Beograd 1898, faqe LIX). Me këtë rast duhet të thuhet se vepra e Novakoviqit,
përkundër një falsifikati që pranohet, merret si fundament „i shtetit mesjetar serb“!
805
Jastrebov J. G: “Podaci o istoriji srpske crkve”, Beograd, 1879, po ashtu, pranon se shumica e
dokumenteve që kanë të bëjnë me historikun e kishave ortodokse serbe, nuk janë autentike, pse
shumë prej tyre kanë humbur, ndërsa edhe ato që gjenden ngjeti, pra në manastiret veriore, janë të
mangta. Jastrebov pranon se dhe libri me dokumente “Dečanski Prvenac“, i viti 1851, i harutar nga

359
Tashmë ka argumente të shumta se pjesa më e madhe e këtyre
dokumentevejanë rishkruara me porosi në manastirin e Hilandarit,806 por edhe në
qendrat tjera kishtare, në manastirin Tronosha807 për t’u përcjellë pastaj në
qendrat evropiane “si të vërteta autentike”, prej nga do të gjejnë vend në arkivat
e kohës dhe qendrat studiuese, sidomos në Vjenë, Petersburg, Paris e të tjera.808
Në teknikën e përpunimit dhe rishkrimit të dokumenteve për t’u falsifikuar
pamja kishtare e mesjetës për qëllime politike nëpërmes konvertimit të aspekti
kishtar në atë politik, që përkatësia kishtare ortodokse të kthehet në etni kishtare
dhe prej andej në etni politike, prej nga ortodoksët kthehen në serbë “me rrënjë
në mesjetë” edhe aty ku ka dominuar vazhdimësia e popullatës autoktone ilire
nga antikiteti (në pjesën e Dardanisë dhe të Maqedonisë mesjetare) ishte e pa-
kontestueshme ndërsa sllavët si pakica të pavërejtura gjithaq, do të përfshihen
shumë nga autorët bizantinë dhe veprat e tyre, nga ato të perandorit Porfyro-

monahu Josif i manastirit të Deçanit është jo i plotë. Ngjashëm e vlerëson edhe botimin „Dečanski
spomenici”, të botuar në Beograd në vitin 1851, të cilit, sipas Jastrebovit, i mungojnë shumë nga
dokumentet origjinale, ndërkohë që „të plotësuarat“ dhe të rishkruarat, nuk janë meritore, sepse nuk
përcillen me defterët osmane, fermanët dhe dokumnetet tjera, të cilat, sipas tij, plotësojnë „gjendjen
e rëndë të kishës serbe gjatë Perandorisë Osmane si dhe zullumët që ka përjetuar ajo nga Arnautët
rrënues“! (Më gjerësisht shih: „Podaci o istoriji srpske crkve“, Beograd, 1878,faqe 36-78).
806
Nga manastiri i Hilindarit dhe punëtoritë e tij të përshkrimeve të dokumenteve burojnë edhe të
ashtuquajturat jetëshkrime të Shën Savës (Sava Nemanjiqit) dhe të tjerat për jetën e Stefan
Dushanit, të përshira nga historianët serbë: Çoroviq, V (Žitije Simeona Nemanje od Stefana Prvo-
venćanog; Novaković. R “Kada se rodio i kada je počeo da vlada Stefan Nemanja“, Beograd
1958; Domentijan: „Život svetog Simeona“, Beograd, 1938; Sveti Sava, sabrani spisi, Beograd,
1986;Stanojević: „Nemanja“, Beograd, 1925 dhe të ngjashme, që paraqesin fundamentin falsifi-
kimeve, të cilat, në emërë të autoritetit të institucionit shkencor, të përkthyera në anglisht, frengjisht,
gjermanisht, rusisht dhe gjuhë të tjera, shpërndahen nëpër biblioteka dhe universietete botërore, ku
trajtohen dhe citohen „si meritore” në mungesë të kundërargumenteve objektive shkencore,
sidomos nga historiografia shqiptare, që do të duhej ta kishte për detyrë një gjë të tillë, veçmas në
rrethanat kur këtë mundësojnë burime meritore, madje edhe ato që vinë nga serbët dhe rusët!
807
Rreth rolit të manastirit Tronosha në fabrikimin e dokumenteve mesjetare shih gjerësisht te
Gerlich, Guizepe “Zeta”, faqe 30, i cili thotë se dokumentet mesjetare serbe rreth Zetës dhe të
tjerëve që referohen shekujve IX-XII, gjoja për të paraqitur “tablonë historike të perandorisë
serbe” shkruheshin dhe përshkruheshin nga hiermurgu i manastirit të Tronoshës në Serbi, në shekullin
XVIII. Pastaj i dërgoheshin Shafarikut, i cili, në vitin 1853 doli me dokumentet “Rodoslovie Srpskse”.
Shkrimet e Shafarikut, botoheshin në “Glasnik Ućenog Srpskog Društva”, Beograd, faqe 17 dhe si
të tilla barten pastaj në Vjenë, te Mikloschih që i boton si „Monumenta Serbica“, 1858.
808
“Monumenta Serbica” e Mikloschihit vazhdoi të shërbejë si një ndërmjetësues midis “doku-
menteve origjinale” dhe interpretimeve “shkencore”, që iu bënë atyre pastaj nga shkolla sllave në
Vjenë, e ku shumë prej tyre i shërbyen edhe historianëve të njohur si Jeriçeku për hartimin e
“Historisë së serbëve” dhe të tjerëve që mbi këto falsifikime të shkruajnë historinë mesjetare!

360
genti,809 kronikut Konstandin Filozofi,810dokumenteve themelore të Peshkopatës së
Ohrit,811 vepra e klerikut katolik Mario Orbini, e vitit 1601, ndër më të përfolurat
dhe të shfrytëzuarat nga historianët serbë (ndonëse përshkrimet e Orbinit u
përngjajnë përrallave),812 si dhe vepra të tjera të shumta të kësaj natyre, që janë
shpërndarë anekënd botës, ku në mungesë të atyre objektive, si të tilla edhe
shfrytëzohen. Por, ajo që është edhe më domethënëse në këtë proces, ka të bëjë
me përfshirjen e autoriteteve dhe të institucioneve shkencore serbe dhe jugo-
sllave në interpretimin e njëanshëm të dokumenteve autentike në përputhje me
konceptet hegjemoniste sere. Këtu, gjithsesi, vend të rëndësishëm zë Akademia
Serbe e Shkencave dhe e Arteve, Akademia Jugosllave e Shkencave, Muzeu i
Beogradit, Enciklopedia Jugosllave dhe institutet shkencore-hulumtuese, që vazh-
dojnë me botime dhe ribotime të veprave me këto qëndrime antishkencore. 813
Natyrisht se diskursi i tillë politik i ngritur për qëllime hegjemoniste që nxori
në skenë politika rusomadhe e shek. XIX, për të ndikuar hartën shtetërore në pjesën
evropiane të Perandorisë Osmane në përputhje me interesat e saj, nuk do të mund
të ishte i tillë pa sjelljen e kishës ortodokse që t’i ndikojë sjelljet e tilla politike, me
809
Shih: Porphyrigentius, Constantinus: “De thematibus et De adminitrando imperio”, Bonnae 1840.
810
Shih: Konstandin Filozof: “Povest o slovima, Žitije despotja Stevana Lazarevića“, Beograd,
1989. Gordana Jovanoviq, në parathënie, në faqen 12, thotë se nuk ekziston teksti i orignjinalit të
Konstantin Filozofit i „zhitive“ (tregimeve). Jovanoviq thotë se nuk janë ruajtur, ndërsa përkthimet
vinë nga shekulli XVI-XVII, të sajuara. Ato janë „harmonizuar“ në Odesë, si shumë të tjera, që
kanë të bëjë me historinë e kishës serbe në mesjetë!
811
Edhe tre dokumentet themelore të Peshkopatës së Ohrit nga shekulli XII janë falsifikuar në të
njëjtën mënyrë dhe rishkruar në Odesë! Ekzistojnë dyshime të hapura se kumbarë i këtyre falsifikime-
ve të mesjetës, me ç’rast krishterimi ortodoks konvertohet në “krishterim serb”, është prifiti Nikolla
Alemanos nga Bizanti, rreth vitit 1600, i konvertuar në katolik, i cili, në Vatikan merr rolin e kronistit
kryesor, me ç’rast edhe Aleksandrin e Madh e quan serb. Dyshohet se Alemanos që shërbeu në
Bibliotekën e Vatikanit, ishte epiqendër e falsifikimeve, madje edhe e “Historisë së fshehtë”:
812
Orbini, Mavro: “Il regno degli Slavi”, 1601.
813
Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve (Instituti për studime bizantologjike) si dhe Akademia
Jugosllave e Shkencave, krahas veprimtarisë shkencore prej më së një shekulli, që fokusohet tek
konvertimi i Tribalëve, Dardanëve, Thrakëve, Gotëve, Skitëve dhe të tjerëve nga antikiteti në
“serbë” si dhe botimit të dokumenteve të rishkruara dhe të falsifikuara nga punëtoritë e Kishës
Ortodokse Serbe dhe katakombet e Hilandarit, ajo ka sjellë edhe botime të veçanta “Burimet
bizantine për historinë e popujve të Jugosllavisë” në tetë vëllime, falsifikimet e kësaj natyre
vërehen sidomos në vëllimin VI, ku fjala “Tribal” zëvendësohet me “serb”! Madje, ky konvertim,
rëndom arsyetohet me falsifikime të tjera “plotësuese” nga burime “të tërthorta”, me ç’rast,
shkohet aq larg, saqë edhe dokumentet e rishkruara në shekullin XVIII dhe XIX, të quhen “auten-
tike”, edhe kur pranohet se mungon origjinali (siç është rasti me Bulen e Dushanit të vitit 1330),
por që thuhet se “përshkrimi është besnik origjinalit”! Spekulimet me bulën e Deçanit bëhen edhe
më groteske nga dëshmitë e Gordon Jurishiq të vitit 1880 kur thotë se ekzistojnë katër versione të
falsifikuara të saj të shpërndara nëpër qendrat e ndryshme evropiane të kohës (Shih: te P. Ivić-M.
Gorković „Dečanske hristovulje“, Beograd, 1967).

361
ç’rast përkatësia kishtare në përputhje me gjuhën e ritit (në këtë rast sllavishtja e
vjetër dhe greqishtja), krijon etni fetare, që më vonë kthehen në etni nacionale, siç
ngjet që juridiksioni kishtar në mesjetë, të përkthehet në juridiksion shtetëror!
Në këtë aspekt, rol të rëndësishëm luajti edhe faktori kishë ortodokse, e cila
thuajse ishte mbizotëruese në Dardani e deri në Ohër, edhe përkundër faktit se
aty ishte e pranishme edhe kisha katolike,814 veçmas në pjesët veriore që shkonin
nga Drini deri në Shkodër, hapësira e së cilës me shfaqjen e peshkopatës së pa-
varur të Tivarit, pasi që ajo të ishte ndarë nga Durrësi, ishte në rritje nga shekulli
XIII, por zuri të rrudhej si shumë pas ardhjes në pushtet të Stefan Dushanit
(1331-1353), kur ai, pasi që synonte Kostandinopojën dhe pushtetin e saj, u për-
caktua për ritin lindor si emblemë me të cilën do të forconte pushtetin në raport
me katolicizmin.815
Këtë më së miri e pasqyron edhe hierarkia e kishës ortodokse e vendosur në
këto anë si dhe shtrirja e saj e gjerë në formën e një institucioni identifikues me
atë shtetëror nga kalimi i qendrës së saj nga Zhiqa në Pejë, 816 me ç’rast, gjuha e
liturgjisë (sllavishtja e vjetër kishtare), baraspeshohej me atë të liturgjisë bizantine
(greqishtes),817 gjë që etnokonfesinaliteti nuk ishte në gjendje të përjashtojë for-
mulën e etnosit me të cilën Arbrit dallonin nga Sllavët, vllahët dhe të tjerët, e ku
gjendeshin edhe rasianëttrialë si pjesë e etnisë antike ilire, paçka se ata në
shekullin XIX, pikërisht në saje të gjuhës së liturgjisë (sllavishtes së vjetër
kishtare), do të konvertohen në“serbë”.
Formula e etnosit, jo rastësisht, bie në sy edhe te rasianët, me ç’rast Arbrit
thuajse pareshtur përmenden në “kurorën mbretërore” nga Uroshi II e deri te
Stefan Dushani, si pjesë e një realiteti etnokonfesional, që lidhet me përkatësinë e
kishës katolike, me peshë dhe me vlerë të pakapërcyeshëm, qërasianët kishin
parasysh në projektet e tyre hegjemone në raport me Bizantin po edhe Perëndimin.
Nemanjajt, pra kishin parasysh se ndërlidhja e Arbërve (katolikë) me rasianët
(Ortodoksë), mund t’u hynte në punë si një kompromis tepër i dobishëm për ta
814
Organizmi i kishës katolike nën juridiksionin e Peshkopatës së Rashës njihet me marrëveshjet
e Selisë së Shenjtë me zhupaninë e Rashës nga koha e kurorëzimit të Stefanit nga Selia e Shenjtë
në vitin 1222. Peshkopi i Tivarit nga viti 1456 deri te koha jonë mban titullin kishtar: “Primus
regni Servie” (I pari i kishës në Servi). Mer këtë rast duhet theksuar se kisha Servia, për herë të
parë shfaqet si kishë në kuadrin e Peshkopatës së Ohrit, në vitin 1021, me rastin e riorganizimit
nga perandori bizantin Bazili II. Te titulli fetar “Primus regni Servie” i dhënë nga Vatikani, ka
burimin konstrukti politik “mbretëri serbe” që do t’i atribuohet “shtetit mesjetar serb”). Shih:
Glusac, Vaso: “Istina o bogumiljima”, Beograd 1992, faqe 359.
815
Shih: Gjini, Gaspër: “Prizrensko-skopska biskupija kroz stoljeća”, Zagreb 1986, faqe 87.
816
Rexha, Enver: “Historiografia serbe për Kosovën (XIII-XIX)”, Prishtinë 2009, faqe 101-103.
817
Shih: Šufflay, Milan: “Histori e Shqiptarëve të veriut“, Prishtinë 2009, faqe 33.

362
dhe pretendimet e tyrenë raport me kurorën e Kostandinopojës (mundësi kjo që
bluhej nga disa fuqive europiane në planet e tyre që Rasianët ta merrnin përsipër
barrën e luftës kundër Osmanëve, ngaqë Bizanti, që kishte filluar të hynte në lojëra
me ta, këtë nuk mund ta bënte), po edhe të krijoheshin rrethanat e shfaqjes së
“Bizantit katolik” nën ombrellën rasiane.
Kështu, Rasha dardane ortodokse me pjesën “arbërore”, që identifikohej në
saje të përkatësisë së një pjese të popullatës kishës katolike, ndonëse si enklavë,
nuk ishte as jashtë kohe, as jashtë hapësirës, por shfaqej pjesë e etnokonfesiona-
litetit qysh nga ndarja e kishave në shekullin XI. Shfaqja e dinastisë së Rashës në
këto pjesë në fillim të shekullit XIII me pretendimet e njohura hegjemone, që në
njërën anë (nga vendet katolike dhe Selia e Shenjtë të përfitonte sa më shumë në
dobi të kurorës së Bizantit për t’u kthyer në faktor kryesor force) dhe në tjetrën
anë, nga Bizanti të shpallej forca kryesore në Ilirik, që do të ishte në gjendje të
mbronte interesat bizantine në raport me katolicizmin në ekspansion, kërkonte që
faktorin që në skenën shoqërore dhe politike shfaqej si arbëror, pra feudalët dhe
princat katolikë, t’i mbante në kuadër të kurorës së vet, gjë që politikisht, qet në
pah edhe faktorin “Arbëri rasiane”, që mund të kuptohet si duhet vetëm në saje të
pamjes së Rashës dardane, si një realitet shoqëror dhe politik të pakapërcyeshëm,
paçka se atë e nxjerr nga përvetësimet e njëanshme që i bëhen nga historiografia
serbe e shekullit të kaluar kur njëanshëm shpallet “serbe” dhe “qendër e shtetit
mesjetar serb”, që për parakusht do të ketë falsifikimin historik, siç është rasti
konvertimit të vazhdueshëm të Tribalëve antikë, si popullatë ilire-dardane-trake,
në “serbë”.818
Përkundër raporteve komplekse historike që prejudikon interpretimi i Rashës
dardane dhe i faktorit arbëror në të i përkatësisë katolike, si pakicë, megjithatë
koncepti i Arbërisë bizantine, çfarë del nga mesjeta e mesme deri te ajo e
vonshme (në prag të pushtimeve osmane), definon rolin e faktorit autentik vendor
në rrethanat etnokonfeksionale që solli krishterimi, veçanërisht ndarja e kishave në
shekullin XI, mbi të cilën u vendos rivaliteti lindje-perëndim, që solli edhe deri te
procesi i shthurjes së Bizantit e me të edhe i pushtimit osman.

818
Më gjerësisht, rreth konvertimit të Tribalëve në serbë, po edhe të Gotëve, Skitëve dhe të
tjerëve në serbë nga dokumentet antike shih: “Бизантијски свет на Балкану“, кнјига I-VI,
Београд, 2012, из. Византолошки Институт Српске Академије Наука и Уметности, кнјига
42/1;Nikolic, Maja: „The Byzantine Writers on Serbia 1402-1439“, Beograd, 2010; Theiner A:
“Vetera monumenta Slavorum Meridionalium historiam illustratioa” I, Romae 1863, f. 408 dok.
Nr. 649).

363
364
KAPITULLI V

KRISHTËRIMI NË DARDANI NË SHEKUJT XI-XV

Krishterimi te Arbrit duhet parë nga aspekti teologjik, ai shoqëror-politik


dhe kulturor. Anashkalimi i njërit, marrja e anës njëri-tjetrit si dhe ngatërrimi i
tyre (me qëllim e pa qëllim), dëmton pamjen e tij të përgjithshme dhe e kthen
kundër vlerave mbi të cilat është ngritur.
Kur flitet për krishterimin te Arbrit, gjithnjë duhet pasur parasysh raportet e
tyre me religjionin, të cilat gjithsesi lidhen me konceptet universale të krijimit nga
antikiteti e këndej (besimin pellazg - matreizmin), që nuk duhet ngatërruar me
politeizmin si fenomen të mëvonshëm të antikitetit, por më shumë duhet parë si
çështje të dijeve të vjetra rreth monoteizmit si dhe impulset e tyre, shumë prej të
cilave u përvetësuan nga Dhiata e vjetër dhe si të tilla gjeten vend edhe te librat e
shenjta. Këto dije përherë u sollën në mënyra të ndryshme në orbitrin e të men-
duarit dhe të vepruarit e tyre, me çka përafërsisht mund t’u jepet përgjigje edhe
çështjeve shpirtërore dhe atyre filozofike, që kanë të bëjnë me fenomenet e ndrysh-
me shoqërore, kulturore dhe atyre politike madje, të cilat e kanë përcjellë besimin
te Shqiptarët dhe kanë përcaktuar edhe sjelljen ndaj tij, të cilave kundrimi i
njëanshëm dhe mbi parimet e ngurta, përherë ua ka rrudhur ose shpërfytyruar fare
pamjen.
Edhe pse në pjesën ku bëhet fjalë për shfaqjen e krishterimit te Iliro-
Dardanët, faktorëve parakrishterë në vetëdijen religjioze të Shqiptarëve, që janë
bartur dhe kultivuar edhe më tutje prej tyre (simboli i kryqit, i kryqëzimit, diellit,
tokës, zjarrit, ujit dhe shumë të tjerëve nga kozmogonia), u është kushtuar
vëmendje, megjithatë, ritheksimi i tyre ka një rëndësi të veçantë. Ngaqë ishin
pikërisht ato fenomene shumë prej të cilave të përfshirë nga krishterimi të
ngjyrosur me interpretimin e krishterë, që në një masë të madhe zbuten këtë
përçarje dhe luftën e ashpër midis kryqi me çka, si do të shihet - hiq faktorin e
militantizmit ortodoks të Stefan Dushanit, edhe përkundër faktit se familja e
Nemajajve nga fillimet e forcimit të saj në shekullin XII e këndej pranonte
Selinë e Shenjtë dhe despotët e saj deri te Uroshi II vazhdimisht “kurorëzohen”

365
edhe me bekimin e papatit, pushtetin e të cilit e njohin dhe i përkulen 819 –
përçarjet fetare që solli ndarja e kishave, nëpërmes institucionit kishtar patën
ndikim të thellë në jetën shoqërore dhe politike, por jo gjithaq te besimtari i
rëndomtë, i cili këtë diskurs e ktheu në sjellje të mbijetimit në këto rrethana.
Kjo sjellje madje vazhdoi edhe pas pranimit te islamit nga një pjesë e mirë e
Shqiptarëve. Këtë e shpjegon fare mirë edhe “laramaninë” e tyre, që për model
duhej ta kishte pikërisht bindjen e mëhershme se kryqi është kryq pa marrë
parasysh anën, siç është edhe zoti zot, pa marrë parasysh librat që flasin për të dhe
gjuhët me të cilat shkruhen, qëndrime këto të reduktuara në maksimën e përgjithsh-
me se nëse është fjala për një krijues atëherë pse të ketë shumë përfytyrime për të.
Këto fenomene, krishterimit te Shqiptarët si dhe islamit pak më vonë, gjith-
sesi ia krijojnë pamjen e një mirëkuptimi të ndërsjellë, i cili buron nga vetëdija
antike rreth krijimit si një koncept universal që mbetet i hapur, me çka pastaj
mund të shpjegohet më lehtë “habia” pse te Shqiptarët bashkëjetuan tri religjionet
pa ndonjë vështirësi dhe pse nuk ndodhi si te popujt tjerë (Sllavët), kur përkatë-sia
religjioze përcaktoi edhe atë kombëtare dhe, pse te Shqiptarët, me përjashtim kur
politikat e caktuara kishin interesa ta instrumentalizonin besimin për qëllime të
veta, nuk pati konflikte e as luftëra fetare, pos kur ata u përfshinë detyrimisht në to
(gjatë fushatës së kryqëzatave dhe në luftërat që prodhoi Kriza Lindore).820
Këto dhe shumë çështje të ngjashme sigurisht se meritojnë shqyrtim të
gjithanshëm sociologjik, filozofik dhe kulturologjik, por ato mund të jenë të
mangëta pa kornizën e fakteve historike që kanë të bëjnë me shfaqjen por edhe
përhapjen e krishterimit në Ilirik, veçmas në pjesën e Dardanisë si dhe zhvillimet
e gjithëmbarshme që e përcollën atë në të gjitha fazat, sidomos ato që kanë të
bëjë me ndarjen e kishave në shekullin XI dhe shfaqjen e islamizmit dhe
ballafaqimin me të nga shekulli XIV e këndej.

819
Më gjerësisht rreth lidhjeve të Nemanjave me Selinë e Shenjtë shih: Farlati&Coleti:
“Illyricum Sacrum”, VI, 40 (frag.) (ASVAT); Farlati&Coleti, po aty VII, 37-38, 195 (ASVAT);
Vetera Monumenta Slav. I, nr. C (ASVAT); Acta Albaniae, I, nr. 200; Šufflay.M: “Serbët dhe
Shqiptarët“, Tiranë 2004; Šufflay, M: „Kirschenzustände im vortürkischen Albanien“, Zagreb
1915; Gjini, Gaspër: “Skopsko-prizrenska biskupija kroz stoljeća”, Zagreb 1986, faqe 101-102;
Jireček, Kos-tandin: „Historia e Serbëve“, I,Tiranë 2010, faqe 323-327; Plasari, Aurel:
“Skënderbeu”, Tiranë 2010, faqe 91-95.
820
Rreth këtij fenomeni te Shqiptarët, si një pasqyrim i një vetëdije që lidhet me lashtësinë dhe
konceptet e kozmogonisë, më gjerësisht shih: Shufllay, Milan: “Histori e Shqiptarëve të veriut”,
Prishtinë 2009; Shuflaj, Milan: “Serbët dhe Shqiptarët”, Tiranë 2004; Durham, Edit: “Shqipëria e
epërme”, Tiranë; Lane, Rose Wilder: “Majat e Shalës” 1, “Rilindja”, Prishtinë 1997, Stadmüller,
Georg: “ Die Visitationsreise des Erzbischofs Marino Bizzi”- Serta Monacencensia. Leiden 1952.

366
Meqë për shfaqjen dhe përhapjen e krishterimit në Ilirik dhe në qendrën e
tij në Dardani, nga aspekti historik, është bërë fjalë, megjithatë çështja e krishte-
rimit te Arbrit në shekujt XI-XV, meriton një trajtim kompleks, ngaqë përcillet
nga faktorë tepër të rëndësishëm që do t’i japin peshë të veçantë shoqërore, politi-
ke dhe kulturore, ndër të cilët gjithsesi duhet theksuar ndarjen administrative të
Perandorisë në shekullin IV, në pjesën lindore dhe perëndimore, me Romën në
Perëndim dhe Kostandinopojën në Lindje si dhe shfaqjen e skizmës, pra të
ndarjes përfundimtare të kishave në vitin 1054, me ritin latin (Selia e Shenjtë në
Romë) dhe ritin ortodoks (në Kostandinopojë).
Kjo ndarje, fillimisht administrative dhe pastaj kishtare, nuk mbetet e veçuar,
meqë si e tillë, kur dihen rrethanat e zyrtarizimit të krishterimit në shekullin IV
dhe marrëveshja e përbashkët që perandori të fitojë “atributet hyjnore”, ndërsa
kisha të bëhet hise e pushtetit tokësor, me çka ajo fitonte peshë të dyfishtë dhe
mundësi të pushtetit të pakufishëm, pashmangshëm kthehet në një çështje të
përbashkët, në të cilën do të përfshihet drejtpërdrejtë edhe kisha.
Këtu del në pah edhe aspekti shoqëror, politik dhe kulturor i krishterimit, si
religjion, që u pasqyrua në një mënyrë të veçantë në të gjitha zhvillimet që
pasuan, me ç’rast në disa veprime ato kishtare u paraprinë atyre shoqërore dhe
politike madje duke i ndikuar dhe drejtuar drejtpërdrejt, siç do të ndodhë me
rastin e shpalljes së “luftës së shenjtë”, që për pasojë pati tetë kryqëzata, të cilat
dëmet më të mëdha ia sollën vetë krishterimit.
Kështu, mund të thuhet se rrugëtimi i krishterimit nga Iliriku dhe Dardania,
ku u paraqit së pari në Perëndim, e deri te Arbëria mesjetare, shfaqet me dy pamje.
Pamja e parë ka të bëjë me atë të monoteizmit unik (të besimit në një zot) si
koncept universal, që e luftonte politeizmin (besimin në shumë zota), pamje kjo
që përkundër vlimeve të brendshme brenda sqarimit të dogmës rreth kuptimit të
krijuesit e të tjera që do të përcillen me shumë e shumë fraksione dhe luftëra të
ashpra rreth doktrinës së arianizmit, dogmës monofizite, lëvizjes ikonoklaste dhe
të tjera të shumta që u shfaqen në pjesë të ndryshme të Perandorisë. Koncili i
Nikesë u mundua t’ua japë përgjigjen përfundimtare me formulën e trinitetit
rreth frymës së të atit të birit dhe të shpirtit të shenjtë.
Siç është thënë edhe më parë, Iliriku dhe Dardania, ku u shpall edhe versioni i
parë i Biblës në gjuhën latine dhe u shfaqen edhe bërthamat e para të krishterimit
nga shekulli I pas erës sonë e këndej, jo vetëm që nuk mbetën jashtë këtyre për-
vijimeve, por në disa prej tyre edhe u përfshinë, sidomos në ato që kishin të bënin
me herezinë ariane dhe skizmën, e cila një kohë kishte qendrën në Dardani dhe

367
kishte rrezik që të hynte në një konflikt të madh edhe me Selinë e Shenjtë. Prandaj
e gjitha do të përcillet edhe me qortimin e ashpër që Papa Gazeli drejtuar dy herë
radhas peshkopëve të Dardanisë të mos bien pre e “mashtrimeve” të Akacit.821
Pamja e dytë ka të bëjë me atë pas vitit 1054, pas ndarjes së kishës në dy
rite: atë latin (perëndimor) dhe atë ortodoks (lindor). I pari me qendër Selinë e
Shenjtë në Romë. I dyti në Kostandinopojë.
Pamja e përbashkët, pra unike, nga zyrtarizimi i krishterimit në shekullin IV
nga perandori dardan, Konstandini i Madh e deri te Perandori Justinian, po ashtu
dardan, u shfrytëzua që Perandoria të forcojë idenë e universalizmit me koncep-
tin e qytetarisë së krishterë, me çka ajo fitonte edhe fuqinë tokësore të
përmasave të mëdha. Në këtë kohë, siç është parë, krishterimi ka qenë në një hov
të madh thuajse botëror, i mundësuar nga Perandoria,e cila përfitonte nga
“bashkëqeverisja” me të.
Duhet thënë se ka qenë Iliriku dhe Dardania si pjesë e saj qendrore, ku këto
pikëpamje e kanë pasur shtratin e tyre të përshtatshëm, i cili ka qenë në gjendje
që t’u bëjë ballë përvijimeve të njohura dhe fraksioneve të ndryshme të shfaqura
në pjesët lindore ose perëndimore të Perandorisë me prirje të hapura për
mospajtime dhe konflikte madje, të cilat do t’ia krijojnë hapësirën ndarjes dhe
konfrontimeve të mëvonshme që krishterimin ta kthejnë nga ideja e universale,
te ato përçarëse dhe ndeshje të ashpra mes veti përherë kundër njëra tjetrës qoftë
edhe kur bëhej fjalë për çështje të njëjta. Prej këndej rrjedh edhe qëndrimi se
krishterimi nga shekulli XI e këndej religjionin e ktheu një platformë të ndarjes
së Perandorisë e me të edhe të botës në pjesë të ndryshme, të kundërta dhe
ndërluftuese. Me këtë, një çështje shpirtërore, do kthehet në problem shoqëror e
politik dhe kulturor madje, të cilës shfaqja e islamit si religjion monoteist dhe
konfrontimi shekullor me të në përmasa botërore, ua dha edhe nuancat e luftës së
qytetërimeve, që vazhdon edhe më tutje.
Kthimi i krishterimit në një arenë të përplasjeve të qëndrimeve të kundërta
dhe të shumtën të papajtueshme rreth të njëjtës problematikë si dhe promovimi i
skizmës, që do të prodhojë shumë e shumë telashe, në Dardani, gjeti hapësirën e
gatshme për diçka të tillë. Një kufi administrativ, i vendosur në shekullin IV nga
Perandori ilir, Teodosi me të cilin të bijve u siguronte nga “një hise” qeverisëse
të Perandorisë, ia hodhi farën kësaj bime. Kështu, kufiri i ndarjes së kishave,
ndoqi kufirin e ndarjes administrative. Me këtë rast, Dardania si pjesë kryesore

821
Shih: Gjini, Gaspër: “Skopsko-prizrenska biskupija kroz stoljeća”, Zagreb 1986, faqe 33-35.

368
e provincës së Ilirikut, kalonin në juridiksionin e Kostandinopojës, pra të Lind-
jes.822
Kjo ndarje shpirtërisht prekte trungun e botës Arbërore me dy të tretat nën
ritin e kishës lindore, ndërsa me një të tretën nën kishën katolike, e cila e
ndodhur në pjesën administrative të lindjes, si pakicë dhe në enklava, u balla-
faqua me trysnisë e vazhdueshme të kishës lindore. Kështu që, në përputhje me
rrethanat shoqërore dhe politike që ndryshonin shpesh, për pasojë do të ketë një
jetë amfibe konfesionale, kulturalisht me një shkartisje kërshërore elementesh
bizantine, të cilave u mbivendoseshin ato perëndimore.823
Në kapërcimin të shekujve X-XI, pra kur kisha ishte e përbashkët dhe pa
telashet që do t’i dalin pas ndarjes, trevat arbërore gjendeshin nën juridiksionin
kishtar te tri kryepeshkopatave, të cilat drejtonin një numër të madh selish
peshkopate vartëse (sufragane). Këto qenë kryepeshkopata e Naupaktit, ajo e
Durrësit dhe kryepeshkopata e Ohrit.824
Peshkopata e Ohrit, e krijuar dhe e fuqizuar në kohën e pushtimeve
bullgare shfaqet e rëndësishme jo vetëm gjatë pushtimeve bullgare, por edhe më
vonë, si nyje që përherë do të paraqesë ndikimin e kishës lindore dhe të pushtetit
të Bizantit. Njëherësh nën juridiksionin e saj do të gjenden thuajse pjesa më e
madhe e peshkopatave nga Dardania dhe pjesët e tjera arbërore. Kjo peshkopatë
dhe shfaqja e saj gjithsesi se ndërlidhet me atë të Justiniana Prima të shekullit VI
dhe perandorin Justinian, i cili duke e bartur atë nga Thesaloniku peshkopatën e
Dardanisë, duke e vu në lidhje të drejtpërdrejta me Selinë e Shenjtë, si vikariat të
pavarur, për afër tre shekuj, e shkëputi nga ndikimi lindor.825
Kështu ishte deri nga mesi i shekullit VIII, kur ajo sërish iu kthye Kostan-
dinopojës dhe si e tillë u legjitimua edhe pas pushtimit bullgar, por me një
ndryshim, që vendin e saj e zu kisha e Ohrit, të cilën, mbreti bullgar Borisi e
pavarësoi dhe e ktheu në kryepeshkopatë që bashkë me Dardaninë përfshiu edhe
një pjesë të mirë të Ilirikut.
Gjendja e tillë vazhdoi edhe pas rrënimit të Mbretërisë Bullgare. Perandori
Bazili II (1018), i cili e dinte fare mirë se çfarë roli mund të luante “kështjella”
ortodokse në Dardani dhe më gjerë, ia rikonfirmoi kishës së Ohrit shtrirjen që
kishte edhe më parë dhe madje edhe e forcoi me disa kisha te tjera që i takonin
822
Më gjerësisht shih: Mirdita, Zef: “Krishterimi ndër shqiptarë”, Prizren-Zagreb, 1998.
823
Shih Šufflay, Milan: “Die Kirschenzustände im vortürkischen Albanien“, Zagreb 1915, faqe 241.
824
Shih: Šufflay, Milan: „Die Kirschenzustände im vortürkischen Albanien“, Zagreb 1915;
“Historia e popullit shqiptar” I, Tiranë 2002, faqe 244.
825
Mirdita, Zef: “Krishterimi ndër shqiptarë”, Prizren-Zagreb 1998.

369
Peshkopatës së Durrësit. Kështu që në shekullin XII dhe në fillimet e shekullit
XIII nën juridiksionin e Kryepeshkopatës së Ohrit ndodheshin edhe Peshkopata
e Himarës, Butrintit, Drinopojës. Përveç selive që iu shkëputën Durrësit e Naupakit
(Nikipojës), ajo kishte nën vete edhe selitë peshkopale të Nishit, Prizrenit, Shku-
pit, Dibrës, Kërçovës, Prelepit, Devollit, Kolonjës dhe Manastirit.
Si e tillë, pra, Peshkopata e Ohrit shfaqej një ndër më të fuqishmet në pjesën
lindore të Perandorisë, nën administrimin e së cilës do të mbeten edhe shumë
kisha të ritit latin.826 Si do të shihet ato do të kthehen në “mollë sherri” midis
lindjes dhe Perëndimit, edhe më vonë, gjatë pushtimeve osmane, në formën e
konfrontimeve brenda ortodoksisë rreth primatit midis kishës ortodokse greke
dhe kishës sllavo-ortodokse, ku me kthimin e Ekzarkatit në vitin 1780 do të
përfshihet edhe kisha bullgare bashkë me atë arumune.827
Juridiksioni kishtar i Durrësit në kuadër të themës me po këtë emër, që
fillimisht shtrihej prej Tivarit në Vlorë dhe në një pjesë të Epirit, vazhdoi të
zvogëlohej derisa, aty nga viti 1143, nga 14 sufragane, që kishte më parë, i kishin
mbetur vetëm 4 sosh: Kruja, Kunavia, Stefania dhe Lezha.828
Në këtë zhvillim rëndësi të madhe kishin përpjekjet e disa kishave që me
krijimin e një dioqeze kishtare më vete me qendër Tivarin, të shkëputeshin nga
Kostandinopoja, siç ndodhi në të vërtetë kjo kur peshkopata e Ulqini dhe ajo e
Durrësit u rikthyen në sferën e kishës së Romës. Papa Benedikti III i shpalli në
atë kohë dy peshkopatat arbërore si sufragane të kryepeshkopatës së Raguzës.829
Kjo gjendje e kishave vendet e Arbrit i ndau midis dy qendrave të mëdha të
botës së krishterë, ku pjesa më e madhe e tyre vazhdoi të qëndrojë e lidhur me
Patrikanën e Kostandinopojës, ndërsa në skajin veriperëndimor ishte kristalizuar

826
Po aty, faqe 245.
827
Ekzarkati paraqet aktin e njohjes së kishës bullgare nga Porta e Lartë, që paraqet të drejtën që
ajo të drejtojë e pavarur kishat e veta (bullgare), me ç’rast një pjesë e mirë e tyre u shkëputën nga
juridiksioni i kishës-ortodokse sllave dhe një pjesë tjetër nga juridiksioni i kishës greke. Me këtë
veprim, Porta e Lartë filloi lojën e njohur të përdorimit të krishterimit ortodoks për përçarjen të
brendshme mbi baza fetare, që ta dobësojë ndikimin e kishës ortodokse ruse në Ilirik. Si do të
shihet, të shumtën do të shkojë në dobi të Serbëve dhe Grekëve dhe në dëm të Shqiptarëve, pasi
që kjo u dha hov kishave nacionale (asaj serbe dhe greke) që kishin autoqefali, për t’i përvetësuar
Shqiptarët e besimit ortodoks, veçmas në Greqi ku ishin shumicë, por edhe në Mal të Zi dhe
Serbi, ku po ashtu përbënin një pjesë të mirë të popullatës së atjeshme.
828
Shih: Šufflay, Milan: “Politische Schiksale des Themus Dyrrhachion“, Vjesnik hrv. zem.
arhiva 17-1915.
829
Shih: Miller: “The Latins in the Levant, A histori of Frankish Greece”, London 1907 dhe
“Historia e popullit shqiptar” I , Tiranë 2002, 244.

370
një enklave katolike e përfaqësuar nga peshkopatat dokleate të Tivarit, Ulqinit,
Shkodrës, Pultit, Drishtit që njohën autoritetin kishtar të Papës së Romës.830
Por, mbikëqyrja më e madhe e hapësirës kishtare nga Kostandinopoja dhe
kristalizimi i një enklave katolike në veri u kthye në një vijë fronti, në të cilën
Lindja kërkonte që me çdo kusht ta ruante hapësirën që kishte dhe kjo përfshinte
thuajse dy të tretat e etnisë arbërore, dhe të katolicizmit (Romës), e cila shfaqi
përkushtim të madh që atë ta zgjerojë, veçmas nga pjesët ku ajo ndjehej se kishte
shtrirje më kompakte - në veri në drejtim të Dardanisë dhe, në tjetrën anë, nga
bregdeti (Durrësi, Ulqini e deri te Tivari). Mirëpo ishte e vëmendshme edhe ndaj
hinterlandit, ku ortodoksia kishte shtrirje të madhe, në mënyrë që “enklavave”,
siç ishte Kruja dhe pjesa e Drinit, t’u sigurohej mbrojtja e nevojshme që në
rrethana të caktuara me paqartësi dhe pasiguri nëpër të cilat kalohej, të mos
“gëlltiteshin” nga ortodoksët, shtrirjen e të cilëve nga Kostandinopoja deri në
Adriatik dhe në Ilirikun verior e pak a shumë e frenonin katolikët Arbërorë.
“Strategjia bregdetare” e Adriatikut, po ashtu kishte dy kapituj: atë të Durrësit
dhe të Tivarit. Durrësi kishte një rëndësi të veçantë ngaqë mitropolia e këtij
qyteti paraqiste një strumbullarë për të dy kishat, ku puqeshin interesat e jugut
ortodoks dhe veriut katolik, por që ajo deri atëherë ishte drejtuar nga Kostandi-
nopoja. E tillë gjendja kishte qenë edhe gjatë kohës sa e mbanin venecianët, gjë
që nuk mund të ishte ndryshe edhe në rrethanat e ndarjes, ngaqë hapësira e saj
mikse, të shumtën mbikëqyrej nga Bizanti. Ndaj, edhe gjendja e re kishtare sillej
në përputhje me raportet shoqërore dhe politike të kohës. Kështu, Durrësi nga
pikëpamja kishtare ruajti epërsinë ortodokse deri sa u shfaqen Normanët dhe
veçmas Anzhutë, kur më 1272 shpallën “Mbretërinë e Arbërisë”.
Nga ajo kohë kisha katolike filloi të fitojë në peshë dhe riktheu shumë nga
ato që kishte humbur nga ndarja e këndej, ndonëse ato ndryshuan më dobësimin
dhe largimin e pushtetit të Anzhuve kur pozicioni i kishës ortodokse serish
shfaqej më i fortë. Gjendje me ndryshime politike, që ndikonin ato fetare, e
pasqyron mjaft mirë Šufflay kur thotë se “në kohën e pushtetit grek gjendej i
internuar metropoliti katolik, ndërsa në kohën e sundimit perëndimor gjendej i
internuar metropoliti ortodoks.”831
Përkundër përvijimeve të mëdha politike, që përcollën shfaqjen e “Mbretërisë
së Arbërisë” dhe ato që pasuan në ndërkohën kur Bizanti herë pas herë ktheu
pushtetin dhe Rasianët në përputhje me lojërat e tyre herë me Bizantin, herë me

830
“Historia e popullit shqiptar” I, Tiranë 2002, faqe 244.
831
Shih Shufflay: “Serbët dhe Shqiptarët”, Tiranë 2004, faqe 111.

371
Normanët e herë më Venedikun, diktonin kushte të cilat rëndom përcilleshin edhe
me ato kishtare, gjendja kishtare në Durrës mbeti me praninë e kishës katolike. Ajo
pak nga pak nisi të kthehej edhe në referencë të fisnikëve Arbërorë, veçmas Tho-
piave të cilët krahas përkatësisë kishës lindore, shfaqnin edhe përkatësinë katolike,
po ku, megjithatë, peshën kryesore thuajse përherë e kishin ortodoksët.
Pra, Roma, në Durrës dhe rrethinë kërkonte hise dhe assesi dominim të plotë
mbi faktorin ortodoks, i cili si do të shihej, përkundër një pjese të fisnikërisë
arbërore që i ishte kthyer, për pjesën më të madhe të tyre, vazhdonte të mbetej
çështje imediate. Kjo u pa edhe me rastin e “Despotatit të Epirit”, po edhe gjatë
Despotatit të Beratit kur ata mbajtën anën e kishës lindore dhe, edhe kur disa nga
fisnikët dhe feudalët, me rastin e rrënimit të saj nga perandori bizantin i Nikesë,
kaluan në anën e Anzhuve dhe iu bashkëngjitën “Mbretërisë së Arbrit”, nuk e
ndërruan kishën.832
Përkundër Durrësit, që shihej si “interes i përbashkët”, për Selinë e Shenjtë
çështja e Tivarit, sapo të shkëputej nga Durrësi, duhej t’i përkiste në tërësi
“sferës katolike”. Papati fillimisht pati telashe me statusin e dioqezës së Tivarit
midis autonomisë ose mbetjes nën drejtimin e Raguzës, që si do të shihet u përcoll
me shumë e shumë telash, që më në fund u zgjidhën në dobi të pavarësimit të
saj. Meqë Tivari u shkëput nga mbikëqyrja e Durrësit, atëherë ishte fare e
natyrshme që të merrte përsipër rolin e një qendre, ku do të lidheshin edhe kisha
e Shkodrës dhe e Ulqinit, në mënyrë që të stabilizohej ajo që Vatikani e shihte
pjesë të linjës katolike bregdetare, që duhej të shkonte deri te Durrësi, dhe në atë
rrugë e sipër duhej t’u krijonte edhe rrethanat e volitshme t’u afrohej “enklavave”
të hinterlandit, siç ishte Kruja dhe kishat e pjesës së Drinit.
Por, çështja e ipeshkvisë së Tivarit dhe forcimit të saj si peshkopatë “amë”
katolike për veriun dhe bregdetin, lidhej edhe me interesin sllav, që papati i
kushtonte shumë kujdes dhe shfaqej fleksibil. Edhe përkundër marrëdhënieve të
mira që kishte me zhupanët dhe despotët Sllavë në Bosnje dhe Kroaci dhe ata
Rasianë në Dardani, me ç’rast kishte “kurorëzuar” Stefanin, ndërsa vëllezërve të
tij deri te Stefan Dushani, u kishte ndarë karta “mbretërore” dhe tituj të tjerë me
të cilët ata duhej të faktorizoheshin sa më shumë që të ishte e mundur në dëm të
Bizantit, Selia e Shenjtë nuk kërkonte që ata me çdo kusht t’i takonin katoli-
cizmit e as të mbetshin nën drejtimin e tij, meqë e dinte se kjo ishte e pamundur
dhe, me një rrezik, ngaqë thyente baraspeshën e domosdoshme kishtare midis

832
Shih “Kronika e Gjon Muzakës” te Xhufi, Pëllumb: “Nga Paleologët te Muzakajt”, Tiranë
2009, faqe 365-377.

372
Selisë së Shenjtë dhe të Kostandinopojës, e cila duhej të kihej parasysh edhe në
rrethanat e garës për shtrirje sa më të madhe. Duke u nisur nga kjo Papati
raportet me zhupanët dhe despotët rasianë kërkonte t’i balanconte midis njëfarë
lojaliteti ndaj Selisë së Shenjtë edhe jashtë të qenit pjesë e kishës së saj dhe
mbajtjes së tyre faktor i rëndësishëm në pjesën perëndimore të Bizantit. Ata
duhej të shfaqeshin gjithnjë e më të pavarur ndaj Bizantit, që në rrethanat e cak-
tuara të merrnin anën e Perëndimit.
Në përputhje me këtë politikë, Papati nxiti vendet e rëndësishme katolike,
Hungarinë dhe Gjermaninë, po edhe Venedikun (përkundër dyfytyrësisë së tij ndaj
çdo marrëveshjeje), që të lidhnin aleanca me Rashën, t’i përkrahnin ata dhe madje,
të mos zemërohen gjithaq, ndaj veprimeve të tyre gjatë grindjeve midis peshko-
patës së Tivarit dhe të Kotorrit për mbikëqyrjen e katolikëve në zhupaninë e tyre,
siç ishin ato te Stefan Dushanit, meqë ai edhe si “antikatolik” u duhej. Kjo bëri që
Selia e Shenjtë një kohë të hezitojë rreth dhënies autonomisë kishtare Peshkopatës
së Tivarit, por edhe kur ia dha këtë e bëri në marrëveshje me Rasianët.833
Politikën gjithnjë mikluese dhe të kujdesshme ndaj Rashës dhe Nemanjajve,
Selia e Shenjtë e përdori edhe në raport me shtrirjen e peshkopatave katolike në
Dardani, me ç’rast vërehet kryekreje angazhimi i papatit për “gjendjen shpirte-
rore” te kolonive xehetare raguziane në Janjevë dhe Novo Bërdë, e ndonjëherë
edhe në Trepçë.834 Ndërkohë që gjendja e katolikëve autoktonë në Prizren, Gja-
kovë, Pejë, Shkup dhe qytete të tjera si dhe kishat e tyre në një gjendje jo të mirë
ose të keqe në shumë raste, iu la thuajse në tërësi në dorë vullnetit të despotëve
rasianë, me çka hapësira e Dardanisë nga Vatikani madje në dokumentet e saj
zyrtare konsiderohej juridiksion kishtar i “Mbretërisë Serbe”, një qëndrim që
shpjegon raportet politike të Vatikanit me Kostandinopojën si dhe marrëveshjet e
tyre për ruajtjen e sferave të mbikëqyrjes, që Selia e Shenjtë e ruajti edhe gjatë
kohës së Perandorisë Osmane, që si i tillë do të zihet në gojë edhe nga peshkopët
dardanë në shekujt XVII dhe XVIII,835për të ardhur edhe deri te koha jonë.
833
Shih Plasari, Aurel: “Skënderbeu”, Tiranë 2010, faqe 94-95.
834
Shih: Drançolli, Jahja: “Feja në Kosovë gjatë mesjetës”, Dardania Sacra II, Prishtinë 2000;
Šufflay, Milan: “Die Kirschenzustände in vortürkischen Albanien“, Zagreb 1915.
835
Më gjerësisht rreth kësaj çështje shih veprën “Pjetër Bogdani – letra dhe dokumente”,
Shkodër 1997, ku ai thotë se vjen nga “Mbretëria e Serbisë” dhe kishat katolike të qyteteve
Shkup, Prizren i përkufizon “pjesë e mbretërisë serbe”, madje origjinën e tij e lidh me “derën
mbretërore nemanjane”. Një qëndrim të ngjashëm e kemi edhe te peshkopi i Tivarit V. Zmajeviq
si dhe në dokumentet e Kuvendit të Arbrit 1703, kur theksohet “Mbretëria e Serbisë” nën peran-
dorinë osmane! (Shih: ”Kuvendi i Arbrit”, Prishtinë 2003, teksti latinisht, faqe 16, dhe shqip faqe
480). Qëndrimin zyrtar të Vatikanit rreth “Mbretërisë serbe” edhe gjatë kohës së Perandorisë
Osmane, me përjashtim të Frang Bardhit dhe te Pjetër Budit, e ndeshim në të gjitha relacionet e

373
Meqë realitetet kishtare rëndom ndiqnin ose në masë të madhe pasqyronin
ato shoqërore dhe politike, gjë që si dihet nga shekulli XI e këndej në Ilirik dhe
Dardani vlente shteti i Bizantit, pa marrë parasysh krizën në të cilën ndodhet dhe
pa marrë parasysh “episodin” e rrënimit të sovranitetit të tij nga ana e kryqtarëve
më 1204 kur në Kostandinopojë shpallën “Perandorinë Katolike”, atëherë, kjo
gjendje mund të thuhej se ishte të shumtën me vulën e krishterimit ortodoks, po
ku ndodhej edhe kisha katolike si pjesë e ekumenizmit të cilën simbolikisht e
pasqyronte shqiponja perandorake me dy koka.
Ekumenizmi, megjithatë, humbte vlerën qoftë edhe simbolike karshi realitete-
ve me ndryshime të mëdha shoqërore dhe politike të Perandorisë kur despotatet
shpalleshin të pavarur, duke u stolisur me “kurora” që të shumtën i siguronin me
kapërcimin nga njëra kishë në tjetrën.
Nemanjajt rasianë ishin ata që ndër të parët promovuan forcimin e pushtetit
me anën e kishës dhe me lojën e kryqit. Dihet se nga shfaqja e zhupanisë së tyre
të parë, nga Bodini me lidhje hungareze, më 1080, me të cilën do të fillojë
ngritja e tyre në hierarkinë e pushtetit bizantin, bekimin e parë e morën nga
papati. Me lojalitetin nga Selia e Shenjtë dhe në aleanca herë të hapura e herë të
fshehura me Venedikun dhe të tjerët, Nemanjajt u faktorizuan, fillimisht në vitin
1203 kur kërkuan “kurorën mbretërore” të Papatit dhe e morën nga Innonez III
dhe Horor III (regalis corono). Në vitin 1217 Stefani I u kurorëzua me bekimin

peshkopëve dhe misionarëve të kohës, që ata ia dërgonin Vatikanit nga kjo pjesë. (Shih: Demiraj,
Bardhyl: Gjon Nikollë Kazazi dhe “Doktrina” e tij, Prishtinë, 2006, faqe 38: “Unë jam vikari i
përgjithshëm i Kishës Mettropolitane të Shkupit në Serbi...” ose në fq. 52 “...ditën e 16-të të
gushtit të shkuar mbërriti në Gjakovë atë Gjon Nikolla, prift e misionar i Gjakovës dhe vikar i
përgjithshëm i Serbisë.”). Me këtë rast duhet të thuhet se konstrukti “Mbretëri serbe”, që
përdoret nga Selia e Shenjtë daton nga viti 1256, kur Vatikani, pasi që Peshkopata e Rashës të
jetë pavarësuar nga ajo e Ohrit në vitin 1272 (ngjarje kjo qe nga historiografia serbe trajtohet si
shpallje e autoqefalisë së kishës ortodokse serbe, ndonëse kjo nuk është e vërtetë, për ç’gjë ajo ,
në Koncilin e Liuonit të vitit 1274 do të quhet mashtrim dhe do të anulohet bashkë me autoqefalin e
kishës bullgare), titullin e arqipeshkvit të Tivarit nga “Archiepiscopus Sclavienensis” e ktheu në
“Primas regni Servie”, pra i pari i katolikëve në peshkopatën e qujtur Servia gjatë riorganizimit
të kishës lindor nga perandori Bazili II (Vasili) më 1020 nën mbikëqyrjen e Peshkopatës së Ohrit.
Ky titull kishtar, që është është ruajtur edhe gjatë perandorisë osmane e deri në ditët tona, edhe
pse dihet se shteti serb, në përmasat e pashallëkut të Beogreadit, është pranuar në Kongresin e
Berlinit, më 1878! Por, mbi këtë konstrukt kishtar, nëpërmes “Naçertanjes” së Garashaninit në
shekullin XIX, hegjemonizmi serbomadh ka projektuar të ashtuquajturën Serbi mesjetare me
qendër shpirtërore në Kosovë, me çka do t’u hapë rrugë pushtimeve serbe gjatë luftërave ballkanike
më 1912, kur Serbia pushton Kosovën dhe Maqedoninë, me ç’rast vetëm 20 vjet më vonë, do të
shpallë Autoqefalinë e Kishës Ortodokse Serbe, që do t’ia njohë patriarkana e Stambolli. (Shih:
Ravić P. Ivana: “Crkva i država u srpskim zemljama XI-XIII veku“, Beograd dhe Radojić: „Sveti
Sava i autokefalnsot srpske i bugarske crkve“, Beograd, f.226).

374
e Selisë së Shenjtë, por që nuk vonoi dhe të njëjtën e kërkoi dhe e fitoi nga
Perandoria e Nikesë, e cila nxitoi që Nemanjajt t’i lidh edhe me martesa, në më-
nyrë që t’u legjitimohen kurorat kishtare, të cilat mund të përdoreshin edhe për
qëllime të tjera.836
Dy vjet më vonë, pra në vitin 1219, pasi që do të shfrytëzojë rrethanat që
solli krijimi i “Perandorisë Katolike në Kostandinopojë”, të cilat u pasqyruan
me dobësimin edhe të ndikimit të kishës së Kostandinopojës në këto pjesë, këto
tronditje fillojnë ta përshkojnë edhe Kryepeshkopatën e Ohrit, e cila deri më
atëherë kishte qenë themel i ndikimit të krishterimit lindor në pjesën perëndimore
të Perandorisë. Kisha ortodokse e Rashës pavarësohet nga Kryepeshkopata e
Ohrit, duke u shpallur e pavarur për t’u vendosur me seli në Zhiçë të Rashës.837
Autonomia e kishës ortodokse të Rashës dhe ato që përcollën këtë akt,
pasqyrojnë një gjendje tipike të përdorimit të kishës për qëllime politike, e cila
kishte dalë në pah veçmas pas krijimit të “Perandorisë Katolike të Kostandi-
nopojës”, ku Perëndimi, bënte çmos, këtë “favor” ta përcillte edhe me situata të
tjera përçarëse midis Bizantinëve, në të cilën kisha luante një rol të veçantë. Selia
e Shenjtë edhe me këtë rast kishte luajtur kartat e veta të njohura me Rasianët, me
ç’rast falë papëve Inocent III dhe Honor III, Stafani i “Parë i kurorëzuar” ishte
futur në intrigën kishtare me anën e së cilës, për t’u penguar që Kryeopeshkopata e
Ohrit të binte në duart e Theodorit (Engjëllorit) të Despotatit të Epirit, kishte
nxjerrë lejen për një kishë të pavarur, që si e tillë, i shkonte për shtati edhe papatit.
Në këtë lojë futet perandori bizantin, Theodor Laskaris, i cili nëpërmjet
patriarkut Manuel Sorenteni, Sava vishej “Peshkop i parë i Rashës” (1219).838
Kjo mund të kuptohet nga frika që perandori bizantin kishte nga Theodori i
Despotatit të Epirit, që konsiderohej arbëror. Sava dinak, duke shfrytëzuar këtë
lojë të dyfishtë të perandorit të Nikesë dhe të Papatit kundër Theodorit të
Despotatit të Epirit, po me lejen e Perandorit të Nikesë në Malin e Shenjtë në
Atos ringriti nga rrënojat manastirin e Hilandarit, pikërisht atë manastir që do të
lidhej edhe me historinë e bujarëve arbër, ngase atij do t’i bashkëngjiten si

836
Më gjerësisht rreth martesave të despotëve Nemanjaj me Bizantinët dhe perëndimorët shih
Jireček, Kostandin: “Historia e Serbëve“, Tiranë 2010, faqe 335-365; Ostrogorski,Georg:
“Historia e Perandorisë Bizantine”, Tiranë 2002, faqe 354-365.
837
Më gjerësisht shih: Jastrebov: ”Stara Srbija i Albanija”, Beograd 1904; “Sveti Sava: Sabrani
spisi”, Beograd 1968.
838
Shih Farlati&Coleti: “Illyricum Sacrum” VII, 195; Vetera Monumenta Slav. I, nr C. Acta
Albaniae, I, nr. 200.

375
pronia territore të Prizrenit dhe të rrethinës së Podgoricës, më vonë edhe dhurata
trojesh dhe të tjera, ndër to edhe prej vetë Kastriotëve në shekullin XV.839
Ky “detaj” ka rëndësi, meqë Sava, i cili ishte edhe ungj i Komnenës së
Dhimitrit të Arbnit dhe më vonë Grigorit Kamona, me të cilin Komnena e Dhi-
mitrit qeveriste ndërkohë principatën e Arbnit, besimin e papatit e shfrytëzonte
për ekspansion kishtar të furishëm në pjesën më të madhe të Dardanisë, duke
shtuar numrin e kishave ortodokse posaçërisht nëpërmjet pushtimeve, në mënyrë
që ashtu si dikur Bullgarët, do të dëbonin peshkopët vendës të kishës së Ohrit.840
Kështu, peshkopata e Savës (e Rashës) ndahej në dhjetë eparki, ndër të
cilat edhe ato në Kotorr (Kisha e Shën Mihailit), në Vasojeviqin e poshtëm
(manastiri i Shën Gjinit), në Prizren (mansitri i Hyjlindëses) etj.841
Si dihet, organizimi kishtar i Savës në emër të Kishës autonome, të fituar në
vitin 1219 në një skenarë të organizuar midis patrikut Manuel Sorenti dhe
perandorit të Bizantit Laskaris në Nike që Peshkopatës së Ohrit t’i shkëputen ajo
e Rashës dhe bullgare për t’u shpallur “të pavarura”, nuk do të zgjasë shumë. Në
kuvendin e Lionit t vitit 1274, pasi që të jetë rikthyer qendra e Bizantit nga
Nikea në Kostandinopojë, Papa Gregori X anulon vendimin e vitit 1219 për
shkëputjen e njëanshme të Rashës dhe Bullgarisë nga Peshkopata e Ohrit, duke
ia kthyer ato Peshkopatës së Ohrit. Me këtë u njoftua edhe Patriku i
Kostandinopojës.842
Por, edhe përkundër rikthimit të Rashës nën juridiksionin kishtar të Pesh-
kopatë së Ohrit, bie në sy se në konfliktin e njohur mes selive të Raguzës e
Tivarit për përparësi metropolitane - që karakterizoi situatën kishtare të Arbërisë
veriore – Rasianët ishin në anën e Tivarit, me çka ata ia dolën që në këto
rrethana shumë prej familjeve fisnike arbërore t’i fusnin nën ndikimin e kishës
ortodokse tashmë rasiane, e cila njëherësh ishte në lidhje të mira me atë latine
(romane), duke u vu në dëgjesë të papës Paskal II, siç ndodhte me rastin e Savës
dhe, siç ndodhte edhe me Stefanin e kurorëzuar, i rimartuar më 1207-1208 me

839
Shih: Plasari, Aurel: “Skënderbeu”, Tiranë 2010, faqe 93.
840
Po aty.
841
Po aty, faqe 95.
842
Rreth anulimit të Autoqefalisë së Kishës Ortodokse serbe dhe rikthimit të Rashës nën
administrimin e Peshkopatës së Ohrit dhe asaj bullgare, shih: Antunović, M: “O uzrocima smenji-
vanja žićkog arheipeskopa Danila I“, faqe 341 si dhe Theiner: “Monumenta Hugariae” I, 377, ku
bëhet fjalë për largimin e peshkopit Danillo I nga posti në vitin 1271 pasi që të jetë shpallur vendimi
i Mihailit VIII, me të cilin në Peshkopatën e Ohrit kthehet gjendja e vitit 1219, e vendosur nga
perandori Bazili II. Po ashtu, bëhet e ditur edhe për atë se si Bullgarët, në vitin 1291, dërguan në
Konstandinopojë një delegacion që konfirmon shuarjen e patriarkanës serbe dhe bullgare me vullnet.

376
një Maria (Anna), e mbesë e dogjës së Venedikut Enrico Dandolo, që po ashtu e
mbante veten në dëgjesë të papës Honor III, i cili i kishte dhënë titullin “mbret”,
që ishte një imitim i titullit mbretëror kishtar me të cilët janë plotë e për plotë
zhupanët dhe despotët e Rashës.843
Përballë këtyre rrethanave shoqërore dhe politike në Bizantin e trazuar, ku
si fitueskalimtarë shfaqeshin Rasianët, që luanin me të dy kartat (atë të kishës
lindore, por veçmas me atë të papatit, duke u kthyer në të preferuar të tyre), gjë
që këtu duhet kuptuar edhe “hilen” e papatit që nëpërmes lidhjeve me Nemanjajt
dhe dinastinë rasiane të krijohej hapësira për depërtimin e kishës katolike në
pjesët e Arbërisë (në veri dhe në Dardani), duhet parë edhe sjelljen e fisnikëve
dhe despotëve Arbërorë, të cilët zunë të shfaqen të pavarur në këtë kohë dhe në
këtë hapësirë, e cila karakterizohet me përdorimin e kishës për qëllime të pushtetit
politik. Kështu, princ Progoni kaloi nga riti ortodoks në atë katolik. Në një letër
që i dërgon Papës Inocentit III, Dhimitri i shfaqte vendimin për t’u futu bashkë
me vasalet e tij, në gjirin e kishës katolike. Bëhet e ditur se Papa kishte pranuar
me kënaqësi kërkesën e princ Dhimitrit dhe kishte nisur një legat apostolik që do
të drejtojë ceremoninë. Ky kapërcim, megjithatë, nuk pati fat të gjatë, ngaqë
ishin rrethanat politike në Bizant që e detyruan Dhimitrin pas pak t’i kthehet
kishës ortodokse.844
Rrethanat që nuk i pat princ Dhimitri për t’u konvertuar në katolik, do t’i
fitojnë të tjerët nga viti 1272, pas shfaqjes së “Mbretërisë së Arbërisë” nën
kurorën Anzhu. Një pjesë e mirë e bujarëve dhe fisnikëve Arbërorë kaluan te kisha
katolike. Por, disa prej tyre, këtë e bënë me kujdes dhe duke ruajtur gjithnjë
gjendjen dyshe, pra të reflektimit në dy anë, siç veproi princ Karl Topia, i cili
ndonëse pranoi katolicizmin, vazhdoi të mbajë lidhjet edhe me kishën ortodokse
dhe madje t’i marrë në mbrojtje ato.845
Duket se karshi strategjisë globale të Selisë së Shenjtë, e cila raportet e saj
me Kishën Lindore në Ilirik dhe në Dardani, përkundër reagimeve të rastit, siç
ishin ato kur zhvillohej ndonjë ngatërresë midis katolikëve siç ishte ajo gjatë
kohës së Dushanit midis Kotorrit dhe Tivarit për mbikëqyrje të kishave katolike
në Rashë, i mbante nën mbikëqyrje në përputhje me interesat e përgjithshme,
ishin realitetet kishtare në këto pjesë që po ashtu nuk ndiqnin kurdoherë linjën e
843
Rreth imitimit të titullit “mbret” të Nemanjajve, duke u mbështetur në “kantatat” e Vatikanit
shih Epistlarum Innocentii III, VI, ep. 681: “Stanissimo patri et domino Honorio. Stephanus Dei
gratia totius Serviae, Diocliae, Trabunaiae, Dalmatiae, atque Ohbluiae (Zachumiae), rex primus corontatus” .
844
“Historia e popullit shqiptar” I, Tiranë 2002, faqe 249.
845
Po aty, faqe 250.

377
konfrontimeve të hapura. Përkundrazi, klerikët vendorë kërkonin bashkëpunimin
dhe pajtimin madje sikur të mos kishte ndodhur gjë. Edhe besimtarët vazhdonin
të ruanin frymën e përbashkët kishtare dhe besimin në të edhe pse në shumë
pjesë, veçmas ato malore, ishte i brishtë.846
Por, pamja kishtare e kohës së ndarjes së kishave në viset e Arbrit, nuk ishte
as e përafërt me atë që ajo paraqitej në shekujt e mëparshëm nga VI-X. Realitetet
e reja të krijuara në Ilirik dhe Dardani pas dyndjeve Sllave në Ilirik (nga shekujt
VII-IX) dhe në Dardani (nga shekujt XIII-XIV) dhe veçmas pas shfaqjes së
dinastisë rasiane dhe sjelljes së saj hegjemone, ndryshuan gjendjen shoqërore
dhe politike. Shkatërrimi i qendrave të vjetra, paraqitja e të rejave si dhe dyndjet
e shumta të popujve nga pjesa në pjesë si dhe në ndryshimi i raporteve pronësore,
ndikoi edhe ndryshimin e infrastrukturës kishtare në përputhje me rrethanat e
reja. Kështu që, mbi truallin arbëror u ngrit një shtresë dytësore peshkopatash,
pjesërisht të reja, pjesërisht të riformuara.847
Kjo gjendje më vonë do të kthehet në një “moskuptim” të madh dhe grindje
mbi bazat e ndasisë së njohur Romë-Kostandinopojë, rreth “tapive” të vjetra e të
reja kishtare, që si do të shihet, përndezjen e saj më të madhe do ta fitojë
pikërisht në Dardani dhe në Veri, ku fillimisht kaloi kufiri i kësaj ndarje në dobi
të kishës lindore, kufi ky që ndonëse në përputhje me pushtetet e ndryshme do të
lëviz nga koha në kohë, megjithatë nuk ndryshoi gjithaq raportet kishtare të
vendosura nga koha e ndarjes, që ishin dukshëm në dobi të kishës lindore, pos që
ikonografia e ndërtimit dhe rindërtimit të objekteve fetare (kishave e manastireve)
ua sforcoi anën formale, dukjen e jashtme, shumë prej të cilave pastaj i shërbyen
një demonstrimi politik, që më së shumti u shfrytëzua nga dinastia nemanjane e
Rashës, që ikonografinë kishtare ta kthejë në pamje të bizantinizmit ortodoks.848
Kur flitet për krishterimin në Dardani dhe dukjen e tij pas ndarjes së kishave,
pra nga shekulli XI-XV, megjithatë faktori Rasian në këtë zhvillim ishte vendim-
tar. Kur ata, në vitin 1191, pushtojnë Naissusin (Nishin) dhe prej andej, të shkëputur
nga kryqtarët hungarezë dhe gjermanë, që ishin nisur për në Kostandinopojë, iu
drejtuan Dardanisë nga Prishtina, Prizreni, Shkupi e deri në Ohër duke i pushtuar
një nga një këto vende, ishin të lidhur me Vatikanin. Depërtimet me ushtrinë
kryqtare dhe pushtimet e tyre nga Nishi deri në Ohër, nuk mund të ishin ndryshe
846
Shih relacionet e Marin Bicit Vatikanit rreth vizitave të tij në viset shqiptare te Stadmüller,
Georg: “Die Visitationsreise des Erzbischofs Marino Bizzi”- Serta Monacensia. Leiden 1952.
847
Shih: Shuflaj, Milan: “Serbët dhe Shqiptarët”, Tiranë 2004, faqe109.
848
Shih: Norden: “Das Papsttum und Byzanz. Die Trennunge der beiden Mächte und das
Problem ihrer Widervereinigung bis zum Untergange des byzantinischen Reiches”, Berlin 1903.

378
pos pjesë e marrëveshjes me Hungarezët dhe Gjermanët që kishte zhupani Nema-
nja, si vasal i Hungarezëve, që zgjerimi i zhupanisë së tyre njëherësh të paraqiste
zgjerim të Kishës Perëndimore në qendër të Bizantit, siç vepruan edhe në Diokle,
ku ata fillimisht e morën fuqinë politike para se të depërtonin në Rashë.849
Por, detyrimet e Stefanit ndaj Kishës Perëndimore në këtë pjesë, nuk mund
të bëheshin, ngaqë kjo u pengua nga marrëveshja e papritur që u arrit midis
Fridrihut dhe perandorit të Bizanti, Isakut gjatë asaj vjeshte që kryqtarët të
shmangnin Kostandinopojën dhe të drejtoheshin për në Jerusalem, gjë që perando-
rit bizantin ia krijoi kushtet që t’i qërojë hesapet me Bullgarët dhe Rasianët të cilët
i mundi keqas në afërsi të Rashës. Me atë rast, njëri ndër diktatet e para të kësaj
paqeje ishte që të ruhej gjendja kishtare në Dardani në dobi të kishës lindore, pra
ortodoksisë, që ndonëse sipas vetë burimeve kishtare shfaqet e errët nga shekulli
VII e këndej kur do të vihet nën juridiksionin e Kostandinopojës, megjithatë
dëshmitë e ekzistimit të saj na vinë në shekullin X me përmendjen e dioqezës së
Skupit (Ecclesio Scupina).850
Raportet që do të sjell Kryqëzata e Katërtë (rënia e Kostandinopojës nën
katolikët dhe themelimi i “Perandorisë katolike” atje) si dhe zhvillimet tjera,
kur në hapësirën e trazuar, të Bizantit krahas kryqtarëve dhe fushatave të tyre të
shumta do të shfaqen Normanët, pastaj Anzhutë dhe kështu me radhë, që u
pasqyruan me përmirësimin e dukshëm si dhe me zgjerimin e hapësirës së kishës
katolike në Ilirik dhe Dardani, Rasha i shfrytëzoi për forcimin e pozitave të saj
më shumë drejt Adriatikut, gjithnjë në aleanca me hungarezët, me të cilët
Rasianët ishin në raporte vasaliteti, se sa në Dardani, ku përherë i kishte sytë dhe
priste çastin më të përshtatshëm të hynte.
Edhe përkundej kësaj, kjo pjesë kishte mbetur paksa “e qetë”, ngaqë ishin
Bullgarët, po ashtu në lidhje të ngushta farefisnie me despotët Nemanjaj, që nuk
lejonin zgjerimin e Rashës në Jug, por ishte edhe shfaqja e “Despotatit të Epirit”,
një faktor tjetër që ruante baraspeshën midis Bizantit dhe perëndimorëve, të cilët
tashmë kishin zbritur në brigjet e Adriatikut dhe aty po shfaqeshin edhe me kurorat
e tyre mbretërore, siç ishte ajo e “Mbretërisë së Arbërisë” së Anzhuve me të cilën
ndryshoheshin rrënjësisht raportet e deriatëhershme shoqërore dhe politike në
hapësirën e ndeshjes Lindje-Perëndim ngaqë perëndimoret për herë të parë në
pjesën lindore të Adriatikut, pra në pjesën më të ndjeshme të Ilirikut, zbarkonin
ushtarakisht dhe politikisht.
849
Shih: Jireček, Kostandin: „Historia e Serbëve“, Tiranë 2010, faqe 306-307.
850
Shih Gjini Gaspër: “Skoposko-prizrenska biskupija kroz stoljeća”, Zagreb 1986, faqe 71.

379
Në këtë ndërkohë, të përcjellë me vlime të mëdha politike si dhe luftëra të
vazhdueshme të shkapërderdhura në fronte të paqëndrueshme në jug dhe në
pjesën e Adriatikut, gjendja kishtare në Dardani, thuajse në tërësi mbikëqyrej
nga kisha lindore, por filloi të ndryshojë dukshëm në dobi të kishës ortodokse,
tashmë e pavarur, gjatë kohës së Uroshit II të Rashës, i cili pasi qe liruar nga
vasaliteti hungarez, më 1282 shfrytëzoi luftën midis Paleolugut dhe Anzhuve, si
dhe dobësimin e këtij të parit, për t’iu sulur pjesëve jugore, kur pasi që pushtoi
Shkupin, mori edhe pesë krahina fqinje: Pollogun e Sipërm dhe të Poshtëm në
Vardarin e Sipërm Ovçepoljen, Zletovën dhe Pijancin dhe zonën e Bregalnicës.851
Pushtimet e Uroshit II në këtë pjesë u zgjeruan edhe më, pas fitores që arriti
një vjet më vonë ndaj djalit të perandorit Mihail, Andronikut të papërvojë ushta-
rake, që edhe pse me ndihmën e një ushtrie ku kishte edhe tartarë dhe mercenarët
të tjerë nga Lindja, depërtoi deri në Lipjan dhe e dogji, nuk ia doli të rikthejë
pjesët e humbura ngaqë u tradhtua nga mercenarët,që kishin interesa të ndryshme
në këtë luftë. Fitorja ndaj ushtrisë perandorake trimëroi Rasianët të vazhdojnë
pushtimet nëpër Radikë me ç’rast iu afruan vijë së Ohrit, ku edhe u ndalën pasi
nënshkruan paqe me mbretin bullgar Georg Terterij, i cili njëherësh ishte vjehërr
i Uroshit.852
Pas kësaj fitoreje Uroshi II nuk kishte pse të shqetësohej nga Bizanti i cili
ishte i shkapërderdhur në shumë fronte dhe mezi mbahej. Ai e vendosi qendrën
në Shkup me ç’ka mund të thuhet se fillon koha e stabilizimit të pushtimit rasian
në Dardani, Traki, në një pjesë të mirë të Epirit dhe të Maqedonisë, ku do të
vazhdojë për një shekull të plotë.
Ky pushtim, ndonëse me lëvizje dhe pa ndonjë vulë të caktuar institucionale
(ajo i takonte pushtetit qendror bizantin), ia doli të mbahej në saje të raporteve
me feudalët vendorë, me ç’rast pronat e tyre jo vetëm që nuk u prekën, por disa
nga to edhe u shtuan, ndërkohë që me taksat që paguanin despotit, shlyenin edhe
detyrimet ndaj Perandorisë.853

851
Shih: Jiriček, Kostandin: “Historia e Serbëve” I, Tiranë 2010, faqe 307; Novaković, S: “Iz
sprske istorije“, Beograd 1966; Lazić, L.S: „Srbi u davnini“, Zagreb 1894; Kulčević, S: „Istorija
Jugoslovena“, Beograd 1934; Jović, M: „Istorija srba“, Prishtina, 1997; „Istorija srpskog
naroda“ (grup autorësh) I, Beograd, 1903.
852
Jiriček, Konstdnin: “Historia e Serbëve“ I, Tiranë 2010, faqe 308.
853
Më gjerësisht rreth raporteve feudale midis despotëve dhe qendrës bizantine gjatë shekujve
XII-XV shih te Dölger, F: “Beitrage zur byzantinischen Finanzverwaltung, besonderers des 10
und 12 Jahrhundert“, „Byz.Archiv”, 9, Lipisa-Berlin 1927; Jiriček, Kostandin: „Historia e
Serbëve“ I, Tiranë 2010; Miklosich-Miller: “Acta et diplomata graeca medii aedi sacra et
profiana”, Wien 1860/90; Xhufi, Pëllumb: “Nga Paleologet te Muzakajt”, Tiranë 2009.

380
Por, nëse mund të thuhet se me pushtimet e Uroshit II dhe ato që do të
pasojnë gjatë një shekulli nga despotët rasianë raportet shoqërore nuk ndryshuan
gjithaq ngaqë ato ishin kryekreje bizantine, megjithatë ato kishtare ndryshuan
dukshëm, ngaqë dominimi i kishës bizantine tashmë kishte vulën e kishës orto-
dokse rasiane, e cila u bë dominuese mbas vendosjes së qendrës së saj nga Rasha
në Pejë, diku rreth viteve 1292-1300.
Vendosja e qendrës së kishës ortodokse rasiane në Dardani, gjithnjë nën
juridiksionin e “kishës bullgare”,ishte veprim i natyrshëm në përputhje me
simbiozën e pushtetit politik me atë kishtar që kur krishterimi ishte pranuar
religjion zyrtar dhe në Dardani kishte edhe qendrën institucionale (vikariatin në
kohën e Justinianit), megjithatë, nuk e përjashtoi praninë e kishës katolike,
pozitat e së cilës filluan të përmirësohen dukshëm nga mesi i shek. XIII në veri
dhe në Dardani, pikërisht në saje të lidhjeve të mira të papatit me despotët
rasianë, Savën e Stefanin, të cilëve Selia e Shenjtë u dha “kurora” mbretërore,
ndërkohë që ata ia shpallën dëgjueshmërinë kishës katolike. Kjo gjendje vazhdoi
edhe më vonë, paçka se gjatë kohës së Stefan Dushanit (1331-1353), nga disa
relacione të papatit bëhet e ditur për “një fushatë të ashpër kundër herezisë”, me
ç’rast disa famulli katolike u gjenden në pozitë të vështirë nga shpërthimi i një
fushate kundër “herezisë”, me ç’rast madje bëhet fjalë edhe për kryengritje që
përfshinë trevat e lumit Buna (1332)854dhe në rrethin e Prizrenit, 855ndonëse e
gjitha më tepër lidhet me konfliktin midis peshkopatës së Tivarit dhe të asaj të
Kotorrit rreth mandatit të tyre për të ushtruar besimin katolik në pjesën e Rashës,
për ç’gjë, Dushani arsyetohet se nuk ka ndjekur katolikët, por në përputhje me

854
Për keqtrajtimin e besimtarëve katolikë, në një letër që iu drejtua edhe papa Gjonit XXII, ishin
nënshkruar edhe disa zotër Arbërorë, në mesin e të cilëve është i shënuar edhe një nga Prizreni.
(Shih: Gjini, Gaspër “Skopsko-prizrenska biskupija kroz stoljeća”, Zagreb 1986, faqe 94-96).
Masat e ashpra të Dushanit ndaj katolikëve pasqyrohen edhe nga arqipeshkvi i Tivarit G. Adami
në një relacion drejtuar Dukës së Burgonjës Fillip VII Valua më 1332 ku thuhet “...Latinët dhe
arbrit gjenden në pozitë jashtëzakonisht të vështirë, sepse populli është nën pranga, priftërinj të
thyer, të shkelur dhe të poshtëruar, ipeshkvitë dhe abatët shpeshherë të burgosur... kishat, si ato
katedrale po ashtu edhe të tjera, rrënohen dhe u merren të gjitha të drejtat, zhduken dhe
shkatërrohen kuvendet” (Shih, Gjini, Gaspër, po aty), por me këtë rast anashkalohet e dhëna e
konfliktit midis peshkopatës së Tivarit dhe asaj Kotorrit si shkas i “përndjekjeve”, ku Rasha ka
marrë anën e mbrojtjes së vendimit të papatit për primatin e kishës së Kotorrit në këto pjesë, që
do të ndryshojë, me dekretin e Papës Klimentit IV, në vitin 1354 kur Tivarit do t’i jepet e drejta e
mbikëqyrjes së kishave katolike në Dardani.
855
Shih kumtesën e Th. Murzakut: “Shqiptarët si individualitet i formuar etniko-politik përballë
Sllavëve të Ilirikut në shekujt X-XIV”, në “Konferencën kombëtare për formimin e popullit
shqiptar të gjuhës dhe të kulturës së tij”, Tiranë 1998.

381
vendimin e papatit, nuk ka lejuar priftërinjtë e Tivarit, por ata të kishës së Koto-
rrit, peshkopi i së cilës ka mbajtur titullin “Primus regni Serviae”.856
Përkundër mosmarrëveshjeve midis kishës së Tivarit dhe asaj të Kotorrit për
primat kishtar në Dardani dhe Rashë, që kanë shkuar në dëm të një pjese të
besimtarëve katolikë, megjithatë, burimet e kohës bëjnë të ditur për praninë e
kishës katolike në disa qytete të (Prizren, Trepçë, Novo Bërdë, Prishtinë, Janjevë,
Graçanicë, Shkup e të tjera), mbikëqyrja famullitare e të cilave ka qenë në dorë
të ipeshkvisë së Kotorrit.857
Nga burimet kishtare dhe të tjera, prania e “bashkësive katolike” në Dardani
gjatë shekujve XII-XV të shumtën lidhet me praninë e xehetarëve nga jashtë:
sasë (gjermanë), raguzianë, kotoras dhe të tjerë, që punonin në eksploatimin e
minierave të shumta të Dardanisë të njohura që nga antikiteti. Krahas xehetarëve
përmendën edhe tregtarët dhe të tjerët që u takojnë bashkësive katolike me çka
vërtetohet prania e kishës katolike në këto anë.858
Si koloni xehetarie nga Sasët, të quajtur “teotonikë” dhe “tedesh” përmendet
Brskovo (1284), kujdestar shpirtëror i të cilëve ishte prifti dominikan “frataer
856
Titulli “Primus regni Serviae”, i peshkopit të Tivarit, u vendos nga Selia e Shenjtë në vitin 1256
pasi që ai u ndryshua nga “Archipiscopus Sclavinensis” dhe vazhdon deri te koha jonë. Kjo paraqet
juriksionin kishtar të Tivarit mbi kishat katolike në Rashë, që sipas ndarjes së Perandorit Vasil II të
Bizantit, i takonin ipeshkvisë së quajtur Servia, që ishte nën mbikëqyrjen e Peshkopatës së Ohrit, ku
ishte edhe Rasha, por që asokohe, nga viti 1219-1256, Peshkopata e Rashës ishte shpallur e pavarur
nga Peshkopata e Ohrit e lidhur drejtpërdrejt me Patriarkanën e Konstandinopojës, por jo si kishë
ortodokse serbe, siç thuhet. Shih: Rović, P Ivana: “Crkva i država u srpskim zemljama XI-XIII
veka“, Beograd, faqe 111; Thiener: „Monumenta Hungariae“ I, 377; Glusac, Vaso: “Istina o
bogumilima”, Beograd, 1992, faqe 359.
857
Më gjerësisht rreth kishës katolike në Dardani gjatë pushtimeve rasiane shih: “Acta albaniae”
I, II, Vindobonae 1919 Mirdita, Zef: “Krishterimi ndër shqiptarë”; Drançolli, Jahja: “Monumente
të kultit katolik gjatë mesjetës në Kosovë”, në “Krishterizmi ndër shqiptarë”, Shkodër 2000, faqe
149 me ç’rast zihet një dokument i papës Benedikt XI i vitit 1303 kur kishën e Graçanicës e zë
ngojë si kishë famullitare katolike; Gjini, Gaspër: “Skopsko-prizrenska biskupija kroz stoljeća”,
Zagreb 1986; Drançolli, Fejaz: „Trashëgimia monumentale në Kosovë”, Prishtinë 2011; Xhufi,
Pëllumb: “Shqiptarët nën mbretërinë serbe të Nemanjidëve”, Kosova – 4, Prishtinë 1994, faqe 18;
Rexha, Enver: “Organizimi kishtar dhe jeta religjioze në Kosovë gjatë mesjetës”, në “Vjetar”,
Prishtinë 2007, faqe 63-79;Arifi, dr Arben & Palokaj, Dedë: “Novobërda dhe katedralja katolike e
Shën Nikollës – urëlidhëse e lashtësisë shqiptare”, te “Dardania”,2/2019, faqe 6-23.
858
Në një letër që peshkopi i Tivarit ia dërgon Papës Benedikt XI në fillim të shekullit XIII,
përmenden rektorët në kishat e zhupave: ”de Briscouia, de Rogosna et de Trepza et de Grazaniza
in regno Servia”. Siç shihet në këtë dokument, peshkopët katolikë vazhdonin të përdornin termin
“regni Serviae” (“mbretëria serbe”) në vend të “zhupania rasiane”, siç ishte në të vërtetë në
terminologjinë zyrtare e Vatikanit (Rex Rasia) dhe atë të bizantit, gjë që le për të dyshuar se Selia e
Shenjtë luante me kartën e “dy kritereve”, sipas të cilës silleshin edhe titullarët e saj në këtë pjesë!
(Shih: Theiner A: “Vetera monumenta Slavorum Meridionalium historiam illustratioa” I, Romae
1863, f. 408 dok. Nr. 649)

382
Armanus Teutonicus de ordine predicatorum”. Ai drejtonte një kishë të vogël për
juridiksionin e së cilës pati përplasje midis peshkopatës së Kotorit dhe Tivarit.859
Në të njëjtën kohë, në afërsi përmendet edhe një vend tjetër xehetarësh -
Brevnica me dy koloni xehetarësh: njëra me kotoras dhe tjetra me raguzianë. Ata
kishin kishën katolike, e cila përmendët si kisha e Shën Tripunit.860
Pos këtyre lokaliteteve vijnë edhe të tjera si: Rudniku, Rogozni dhe pastaj
Janjeva dhe Novo Bërdë.
Në Janjevë prifti katolik përmendet në vitin 1328. Aty kishte një kambanor
të vogël me një mbishkrim gotik, i përcjellë edhe me shkronja latine. 861 Ndërsa
kolonia e raguzianëve në këtë vend përmendet në vitin 1433.862
Novo Bërdë (Nouomonte), po ashtu është një qendër e rëndësishme xehetarie,
ku nxirrej argjendi. Përmendet për bukurinë si vendbanim dhe pasurinë e madhe
që e shfrytëzonin Rasianët.863Në një bulë (kartë) të despotit Stefan Deçanski të
vitit 1326 Novo Bërda cilësohet “vendi i Sasëve”. Ndërsa kisha e Sh. Nikollës
është quajtur “kisha sase”, edhe pse vetëm për një prift me emrin “domuz Parcus
quondam Pauli Theutonicus” rreth viteve 1421-1422, mund të thuhej se ishte sas.864
Për të tjerët, G. Gjini thotë se ishin priftërinjtë katolikë Arbërorë dhe përmend
emrat e tyre: Ginus filius Georgii de Nouaberda, dompnus Marchus caput Apis,
dum Ivan, dompunus Mihael Martindi de S. Paolo Pallota; dom Georgius Gega
dhe dom Nicola Progonouich, dom Nikola de Tanus de Nouamonte, e të tjerë.865
Edhe në Prizren, në vitin 1346 përmenden dy kisha katolike: “S. Marie de
Prisren et S. Petri supa Prisren”.866
859
Shih: Dinić M. J: “Za istoriju rudarsva u srednjevjekovnos Srbiji i Bosni“ I, Beograd 1955, fq.
3 dhe „Acata et diplomata“ I, 146-147, nr. 489,490. K. Jiriček vendin Breskovo (de Briscouia) e
sheh në lindje të Trepçës, në pjesën midis Labit dhe Brvenicës. (Shih: „Historia e Serbëve“I,
Tiranë 2010).
860
K. Jiriček vendin Breskovo (de Briscouia) e sheh në lindje të Trepçës, në pjesën midis Labit
dhe Brvenicës. (Shih: „Historia e Serbëve“I, Tiranë 2010).
861
Shih: Urošević A: “Janjevo, antropogeograska ispitivanja“, në GSNF XIV, Shkup 1935, f.188.
862
Shih: Kovačević D: “O Janjevu u doba srednjovekovne srpske države”. IG, nr.1-4, 1952, faqe
122.
863
Konstanin Filozofi Novo Brdon e quante “vend i argjendit, por i artë” (Shih Glanik SUD 42).
Ndërsa në një dëshmi të udhëpërshkruesit Brojker thuhet se Novo Brdo “Neueberghe” i jep
despotit Gjurad mbi 200 mijë dukat në vit (Shih: Betrtandom de la Brojeker: “Putovanje preko
mora”, Beograd 1950, f.133)
864
Shih: Theiner A.”Monumenta Slavorum”, I, faqe 215.
865
Shih: “Prizrensko-skopska biskupija kroz stoljeća”, Zagreb 1986, faqe 81 dhe Arifi, dr Arben
& Palokaj, Dedë: „Novobërda dhe katedralja katolike e Shën Nikollës – urëlidhëse e lashtësisë
shqiptare“, „Dardania“ 2/2019, faqe 6-23.
866
Theiner A. “Monumenta Slavorum”, I, 135; Ippen, Th: “Alte Kirchen und Kirschentuinen i
Albanine”, në Wiessenschaftliche Mitteilugen aus Bosnien und Herzegovina, Wien, 1900, vol, VII.

383
Edhe kishat e Prizrenit, si edhe pjesa më e madhe e kishave katolike në Dar-
dani, ndërlidhen me praninë e xehetarëve sasë, tregtarëve raguzianë apo të tjerëve
dhe, pak apo fare pak me popullatën vendore, e cila, krahas kishës ortodokse si
shumicë, ka qenë e lidhur edhe me kishën katolike. Këtë e thekson edhe G. Gjini, i
cili, duke folur për Prizrenin dhe kishat katolike vlerëson se ato bëjnë me dije se
në mesin e popullatës së atjeshme duhej të kishte dhe një numër syresh besimtarë
katolikë, madje qofshin ato edhe kapela të thjeshta si quhen ndonjëherë.867
Në përputhje me këtë kundrim, që popullatën vendore njëanshëm e përjashton
nga kisha katolike edhe aty ku nuk mund t’i fshihen gjurmët, gjithsesi është edhe
njoftimi për praninë e “një bashkësie katolike” në Prishtinë diku rreth vitit 1387,
që i takonte “kolonisë raguziane”, që si e tillë ishte deri në vitin 1453, pjesë e së
cilës thuhet se kanë qenë argjendarët, rrobaqepësit, furrtarët dhe zejtarët të tjerë
të ndryshëm.868
Koloni të ngjashme raguziane ndeshen edhe në Pejë, Vuçitërnë dhe Shkup
dhe në pjesët e tjera të Dardanisë.869
Ndërlidhja e tyre e përhershme me faktorin e jashtëm (raguzian, tivaras apo
sas, që megjithatë nuk mund të mohohet prania e tyre), hap dilemën e përkatësisë
së njëmendë të vendorëve në anën e kishës katolike pas ndarjes së kishës në
vitin 1054, që bazuar në këto burime, mund të thuhet se ishte fare e padukshme.
Kjo kundërshtohet edhe nga një pjesë e burimeve serbe (pa marrë parasysh
kredibilitetin e tyre të mangët), siç kundërshtohet edhe nga ato të regjistrave
osmane të shekujve XV-XVIII kur besimtarë katolikë gjenden edhe jashtë “kolo-
nive xehetare sase dhe tregtare raguziane” (Janjevë, Novo Bërdë e Trepçë), në
Gjakovë, Pejë, Prizren, Shkup dhe pjesë të tjera.
Megjithatë, mospamja e mjaftueshme e popullatës vendore në anën e kishës
katolike gjatë shekujve XII-XV, praninë e së cilës e vërtetojnë shumë faktorë
(krisobulat kishtare, defterët osmanë menjëherë pas pushtimit si dhe udhëpërs-
hkrimet e ndryshme nëpër këto troje nga misionarët e shumtë dhe të dhëna të tjera
autentike dhe mbivlerësimi i “kolonive katolike” (raguziane, veneciane, sase)
nga jashtë, pa marrë parasysh rolin e tyre si xehetarë, tregtarë ose zejtarë, mund
t’i shkojë për shtati tezës joshkencore për Dardaninë “e pastër” sllavo-ortodokse
gjatë mesjetës, “të pushtuar” gjoja pastaj, në shekujt XVII-XVIII pas “dyndjes së
madhe serbe” nga Shqiptarët myslimanë? Kësaj teze i shkon për shtati edhe pranimi
867
Shih: “Skopsko-prezrenska biskupija kroz stoljeća”, Zagreb 1986, faqe 81.
868
Më gjerësisht shih: Kovačević-Kojić D: “Priština u srednjem vjeku”, në IČ XXII, Beograd
1975, faqe 51.
869
Shih: Kistić K.N: “Naši gradovi na jugu“, Beograd 1922, faqe 133.

384
anbllok i tezës serbe rreth Rashës dhe rasianëve si serbë, paçka se ata, nga një
pjesë e madhe e burimeve mesjetare, duke u parë si Tribalë, pra ilirë, përjashtohen
edhe nga “origjina” sllave!
Pa marrë parasysh dilemat rreth ndarjes kishtare në Dardani si dhe përmasat
e popullatës në njërin apo tjetrin rit (katolik apo ortodoks) që megjithatë ai
ortodoks, për arsye të njohura që kanë të bëjnë me ndarjen administrative të
Perandorisë nga shekulli IV dhe të përkatësisë Ilirikut dhe Dardanisë në sferën
administrative të kishë së Kostandinopojës, ka qenë dominues. Këto çështje,
nga aspekti shoqëror dhe ai etnik, edhe më tutje do të shqyrtohen në mënyrë që
këto raportet të shpjegohen nga brenda, megjithatë kur bëhet fjalë për forcimin e
ndikimit kishtar ortodoks të liturgjisë sllave në Dardani, krahas faktorit shoqëror-
politik (pushtimet sllave nga shekulli XIII-XIV) për të cilat u bë fjalë më parë, ai
lidhet edhe me ndërtimin dhe rindërtimin e kishave ortodokse-sllave në disa
pjesë të Dardanisë, të shumtën mbi ato të dikurshmet (bazilika të hershme nga
shekujt VI-VIII), ose të rejave, pranë tyre, shumë prej tyre pastaj u shpallën si
“monumente mesjetare kishtare serbe”, paçka se edhe disa arkeologë dhe histo-
rianë serbë dhanë vlerësime meritore se ato ishin mbindërtime dhe, ato në ato
rrethana, nuk mund të ishin ndryshe. Domethënës këtu është vlerësimi i arkeologut
të njohur S. Nenadoviq, që udhëhoqi punimet rreth restaurimit dhe konservimit
të Kishës së Shën Prenës (Bogorodicës Levishkës) rreth mundësisë së pranisë së
fragmenteve më të vjetra dhe të monumenteve të krishterimit të hershëm.870 Kjo
mundësi paralajmërohet edhe nga vetë kryepeshkopi Danillo i cili Millutinin e
quan “ndërtimtar dhe ripërtërirës të tempujve të rrëzuar dhe të rrënuar”871
Edhe këtu del në pah dukuria e ndërtimit ose rindërtimit të tyre mbi themelet
e atyre të kultit nga koha romake dhe bizantine, të cilat sot konsiderohen kisha apo
manastire ortodokse të kohës së pushtimit të Dardanisë nga dinastitë Rasiane.
Është shumë e natyrshme të ketë ndodhur, që objektet e kutit të ripërtërihen dhe
zgjerohen në qendrat e mirëfillta nga përhapja e krishterimit e këndej. Kjo është
në përputhje me vetë natyrën e kultit, ndër të cilat gjithsesi duhet përmendur
Manastirin e Deçanit, të Graçanicës, Kishën e Shenjtorëve Mihail e Gabriel dhe

870
Shih: Nenadovi, S: “Bogorodica Ljeviška”, Beograd 1963, faqe 44 dhe „Istorija srpskog
naroda“ III, faqe 483.
871
Më gjerësisht rreth kësaj problematike shih: Shukriu, Edi: “Kisha e Shën Premtës në Prizren”,
BFF,XXI, Prishtinë 1993, faqe 44.

385
kishën e Zonjës Prenë në Prizren,872 Patrikanën e Pejës, kishën e Shtjefnit në
Mitrovicë dhe shumë e shumë të tjera.873
Kur flitet për kishën e shenjtorëve Mihail dhe Gabriel duhet thënë se në
pjesën e epërme gjendet edhe kisha e Shën Kollit dhe Kisha e Shenjtorëve si një
kështjellë, në rrënojat e së cilës janë zbuluar fragmente interesant të artit bizan-
tin, romak dhe gotik.874 Bëhet e ditur se “aty është edhe një mozaik i ngjashëm
me mozaikun në pagëzoren e Katedrales Santa Mari në Firencë”.875
Nga aspekti historik kjo kishë ka një rëndësi të madhe meqë në të ruhet
edhe varri i princit Arbënor, Strazimir Balsha nga vitit 1372.876
Kështu, sipas burimeve të ndryshme historike si dhe gjetjeve arkeologjike
gjatë viteve 1957,1963 dhe 1964, bëhet e ditur se është një bazilikë e ndërtuar
midis shekujve VI-X. Kjo bazilikë ishte qendër e ipeshkvisë së Ulpianës Darda-
ne. Pas rrënimit të saj mbi themelet e Anijatës së Mesme u rindërtua një kishë
kushtuar zonjës së bekuar të Graçanicës.877
Njëjtë mund të thuhet edhe për Kishën e Apostujve në Pejë, e cila u ndërtua
në gjysmën e parë të shekullit XIII, kishë kjo e cila gjendet në përbërje të
kompleksit të Patrikanës së Pejës. “Kjo kishë del të jetë e rindërtuar ngaqë në
fasadat e saj shihet mënyra romanike e punimit me gur të imtë e të gdhendur,
elemente këto të stilit perëndimor romanik, romaniko-gotik që paraqiten tek të
gjitha objektet e karakterit sakral të ndërtuara në Dardani gjatë mesjetës”.878
Ndikime romane, shihen edhe te Manastiri i Deçanit ndërtuar gjatë kohës së
sundimit të zhupanëve rasianë Stefan Deçani dhe Dushanit (1327-1335). Ka
mendime se Manastiri i Deçanit është vepër e arkitektit arbër atë Vita Kuçi-Cuci

872
Rreth ndërtimit të kishës së Shën Gabrielit mbi një kishë të moçme dardane shih edhe: S.
Nenadoviq: “Dušanova zadužbina, Manastir Sveti Arhangeli kod Prizrena”. Spomenik SANU,
CXVI, Beograd, 1967, f.5,9,23; Drançolli, Jahja: “Monumentet e kultit katolik gjatë mesjetës në
Kosovë”, në “Krishterizmi ndër shqiptarë”, Shkodër, 2000, faqe 147; Shukriu, E: “Kisha e Shën
Premtes në Prizren”, BFF, XXI, Prishtinë 1993.
873
Më gjerësisht shih: Drançolli, Jahja: “Ndërtime kulti krishtere iliro-shqiptare”, Dardania
Sacra II, Prishtinë 2000; Dinić, M: “Srpske zemlje u srednjem veku”, Beograd 1978;
874
Shih Rexha, Enver: “Organizimi kishtar dhe jeta religjioze në Kosovë gjatë mesjetës sipas
historiografisë serbe”, në Vjetar XXXVII-XXXVIII, Prishtinë 2007, faqe 74.
875
“Ndërtime kulti krishtere iliro-shqiptare”, Dardania Sacra II, Prishtinë 2000, faqe 105.
876
Grujić, R: „Otkopavanje Svetih Arhangela kod Prizrena“, GSND, XXI, Prishtin 1993.
877
Shih: Drançolli, Jahja: “Monumente e kultit katolik gjatë mesjetës në Kosovë”, 2000, faqe
146; V. Vulović-P. Mijović: „O genezi Gračanice“ në Vizantiska umetnost početkom XIV
veka“, Beograd 1978, faqe 127-141; V. Korač: „Gračanica, prostor i oblici“, Zbornik Sveto-
zara Radojčića, Beograd 1969, faqe 143-152.
878
Më gjerësisht rreth kësaj çështje shih Drançolli, Jahja:“Monumente të kultit katolik gjatë
mesjetës në Kosovë”, Prishtinë 2000, faqe 146.

386
me 18 skulptorë gurskalitës. Me këtë rast përmenden edhe disa mjeshtër dhe
skulptorë Arbërorë të ndërtimit të kishave, siç janë: Miho (Mikel) Tivarasi i
shekullit XIV, Gjin Aleksi dhe Mark Nikollë Gega etj, që kanë marrë pjesë në
ndërtimin e shumë kishave jo vetëm në Dardani por edhe këndej në Mes-
dhe.879
Ndërtimi ose rindërtimi i kishave në Dardani nga kohet më të hershme e
deri në mesjetën e vonshme, si kulte të besimit, sigurisht se paraqesin një aspekt
të rëndësishëm të infrastrukturës religjioze, por si të tilla ato janë edhe pjesë e
krijimtarisë kulturore, meqë si objekte ato u janë nënshtruar kritereve arkitek-
tonike (stilit bizantin) dhe atyre të artit (pikturat murale-afreskët, ikonat dhe të
tjerat), të mbështetura mbi artin mesjetar, i cili ka caktuar formën, por edhe
motivet që është dashtë të jenë në përputhje me kërkesat e kishës.

KULTURA MESJETARE DHE ARTIKISHTAR BIZANTIN

Kultura mesjetare në Bizant është shprehje e koncepteve mbi të cilat u


zhvillua krijimtaria artistike nga piktura, muzika dhe arkitektura, e cila iu nën-
shtrua në tërësi dogmës së krishterë bizantine, ku u përjashtua krijimtaria e lirë dhe
hapësira e saj, e cila u zëvendësua me pasqyrimin e frymës së përshpirtshme mbi
bazat religjioze.
Ajo që kulturës mesjetare i dha frymën e krishterimit dhe mbajti në kuadër
të dogmës së saj, është edhe faktori gjuhë si dhe shkrimi që ishte në përdorim.
Meqë në përdorim zyrtar ishte gjuha latine dhe ajo greke, ndërsa në atë kishtar,
nga shekulli XII e këndej edhe sllavishtja e vjetër kishtare (një përzier gjuhësore
sllavo-bullgare), është e natyrshme që në përputhje me shtrirjen e tyre (në Lindje
apo në Perëndimi) të krijohen edhe identitet e caktuara etnokonfeksionale, ai
katolik (perëndimor) dhe ortodoks (lindor). I ashtuquajtur “identitet kishtar orto-
doks”, nga shkaku i gjuhës së liturgjisë në atë të sllavishtes kishtare, bullgarishte
dhe më vonë të rumanishtes, krijoi rrethanat mbi të cilat pastaj, nga shekulli XIX
e këndej, do të lindin lëvizjet nacionale të popujve sllavo-ortodoks.
Meqë Iliriku dhe Dardania nga ndarja administrative dhe ajo kishtare, u
kthyen në kufi të gjuhëve kishtare, por edhe atyre zyrtare, të cilat luftonin njëra-
tjetrën dhe, hapësira e tyre shtrihej në përputhje me lëvizjen e kufirit politik por
dhe kishtar nga njëra anë në tjetrën, është fare e natyrshme që edhe kulturashpirte-
879
Po aty.

387
rore dhe ajo materiale e kësaj hapësire të pasqyrojë një gjendje të paqëndrue-
shme (mikste), që për pasojë pati shkapërderdhjen nga njëra anë në tjetrën pa
përjashtuar këtu edhe fenomenet e “laramanisë” dhe të dihomisë shpirtërore si
shprehje e gjendjes dyshe e të tjera. Kjo ndikoi që edhe fillet e shkrimeve kishtare
në gjuhën shqipe (përkthimet e veprave fetare) të shfaqen me vonesë (në shek. XV).
Në këto rrethana, kur në duart e klerikëve ishin filozofia e letërsia, arsimi
dhe artet, ndërkohë që administrata zyrtare shkruhej në gjuhën latine dhe greke,
ishte e natyrshme që edhe kultura letrare si dhe ajo shtetërore t’u nënshtrohej
këtyre gjuhëve mbizotëruese, me anën e të cilave u shkruan jo vetëm vepra fetare,
por edhe ato të gjendjes civile, me të cilat, në hapësirën iliro-dardane forcohej
identiteti bizantin. Kjo më së miri u pasqyrua me Kodikët e shumtë, të cilët ndo-
nëse si vepra me karakter teologjik, ku pasqyrohen zhvillimet e letërsisë së vjetër
biblike dhe liturgjike, në to përfshihen edhe kronologji të rëndësishme historike,
ndër të cilat gjithsesi se më i njohuri është “Kodiku i Purpurtë i Beratit”.880
Është fjala për një dokument me rëndësi historike për fillet e letërsisë biblike
dhe renditet në themelet e letërsisë kishtare të ritit lindor. Sipas teknikës së shkrimit,
është një dorëshkrim jo më i vonshëm se shekulli VI pas erës sonë.881 Ka 190 fletë
dhe përmban dy ungjij: sipas Mateut dhe sipas Markut. Është shkruar me shkronja
të derdhura prej argjendi. Lënda e dorëshkrimit është pergamenë. Sfondi mbi të
cilin janë derdhur këto shkronja është e kuqe e thellë (e purpurt) prej nga ka marrë
edhe emrin. Disa pjesë të rëndësishme të tekstit të kodikut janë të derdhura në ar.
Kapaku i dorëshkrimit është metalik, me zbukurime biblike.882
Krahas këtij kodiku, janë edhe disa të tjerë, që janë vepra me rëndësi për
historinë e kulturës së shkrimit të shenjtë, por edhe për letërsinë në përgjithësi.
Të tillë janë: “Beratinus-2” ose “Kodiku i Anthimit” (Codex Areus Anthimi),
pastaj “Kodiku i Vlorës” (afërsisht shekulli X), “Kodiku i Përmetit” i shekullit
XIV, “Kodiku i Shkodrës” i të njëjtit shekulli.
Tradita e shkrimit të kodikëve si dhe pasqyrimi i tyre në hapësirën ilire-
dardane dhe në atë Arbërore, më kohë, i krijoi hapësirën edhe traditës së shkrimit
të biografive dhe shënimeve të tjera kronikave në gjuhën greqishte apo latinishte,
që shkitnin nga ajo e veprave fetare. Në njëfarë mënyre, ato u hapën udhë shkrimit
të kronikave, të cilat janë të vlefshme për historinë, ngaqë disa prej tyre shfaqen
880
“Kodiku i Purpurtë i Beratit”, është i regjistruar në listën e veprave më të rëndësishme të
njerëzimit, të njohur me emrin “Memoier du Monde” (Kujtesa e Botës) dhe prej disa vitesh
gëzon kujdesin e drejtpërdrejtë të UNESC)-s.
881
“Historia e popullit shqiptar” I, Tiranë 2002, faqe 351.
882
Po aty, faqe 352.

388
edhe si kronika të parisë sunduese vendore, ndër të cilat gjithsesi se me një vlerë të
veçantë historike është ajo e Gjon Muzakës, nga shekulli XVI.883
Përpara kronikës së Muzakajt, si një dëshmi ndër më domethënëse të llojit
të tillë, kemi edhe disa dokumente dhe letra nga korrespondenca e princërve
Arbërorë, siç janë ato të Karl Thopisë (mbishkrim i vendosur në vitin 1383 në
manastirin e Shën Gjonit në Elbasan në të tri gjuhët) dhe të familjes Kastrioti
(latinisht, greqisht dhe sllavisht), pastaj të Balshajve (latinisht, sllavisht).884
Në këtë kohë, vërehet se gjuha e shkruar shqipe ende nuk ishte në gjendje t’i
bënte ballë shkrimit greqisht, latinisht dhe sllavisht, të cilat ishin gjuhë të litur-
gjisë kishtare, ndërsa dy të parat edhe në përdorim zyrtar perandorak.
Por, nga shekulli XV, deri më sot njohim vetëm tri dokumente të shkruara të
gjuhës shqipe. I pari dokument i shkruar në gjuhën shqip e është “Formula e
Pagëzimit” nga viti 1462. Dokumenti i dytë i shkruar në gjuhën shqipe është
“Fjalori i Arnold von Harfit” i vitit 1496 dhe i treti dokument i shqipes së shkruar
që njihet me emrin “Perikopeja e ungjillit të pashkëve”, i gjetur në Bibliotekën
Ambroziane të Milanos brenda një dorëshkrimi greqisht të shekullit XV.885
Ky realitet gjuhësor bashkë me dogmën krijuese të krishterë, i cili krijoi korni-
zat e një kulture bizantine në të cilën do të përfshihen edhe Iliro-Dardanët dhe më
vonë Arbrit, megjithatë nuk i shkëputi në tërësi ata nga identiteti i tyre shpirtëror, i
cili u ushqye nga krijimtaria gojore, i identifikuar si epos arbëror (më vonë shqip-
tar), por u shqua edhe nga kultura e banimit dhe mënyra e jetës, e cila ruajti ca nga
veçoritë e saj karakteristike që e dalluan, por edhe e identifikuan nga të tjerët.
Në këtë krijimtari njihen rapsoditë historike e tregimet legjendare, që përbëj-
në epikën heroike, si dhe proverbat, të cilat u fiksuan të shkruara vetëm në shek.
XVII.886
Se kjo krijimtari karshi dogmës së krishterë nuk e kishte humbur vitalitetin
e vet, mund të shihet edhe nga përkthimet e veprave kishtare që vijnë nga
klerikët Bardhi, Budi, Bogdani e të tjerë, në të cilat përfshihen edhe ndonjë

883
Më gjerësisht rreth kronikës së Muzakajt shih: Hopf. K:“Geschihte Griechenlands vom Begin
des Mittelalters bis auf unsere Zeit”, vëll. II, Leipzig, 1868; Xhufi, Pëllumb: “Nga Paleologët te
Muzakajt”, Tiranë 2009, faqe 365-379.
884
Popa, Theofan: “Mbishkrime të kishave në Shqipëri”, Tiranë 1998; “Historia e Popullit
Shqiptar”, I, Tiranë 2002, faqe 354.
885
Po aty, faqe 355.
886
“Historia e popullit shqiptar” I, Tiranë 2002, faqe 358.

389
vjershë nga krijimtaria popullore (sibilat)887, ose edhe proverbat dhe sentencat te
Bardhi tepër karakteristike.888
Ndërsa ruajtja e vazhdimësisë historike dëshmohet me tiparet e rëndësishëm
të figurave mitologjike të ciklit verior: karakteri i tyre matriarkal, nga njëra anë
dhe, ktonik (tokësor) nga ana tjetër, për të cilët është bërë fjalë edhe më herët.889
Dogma e krishterë nuk do të prekë gjithaq as arkitekturën dhe mënyrën e
ndërtimit, e cila edhe në mesjetën e vonshme pasqyroi tiparet kryesore që i
kishte nga koha helenistike apo e fortifikimeve më të hershme ilire. Mund të
thuhet se ato që bëri Justiniani dhe perandorët tjetër iliro-dardanë që ia vunë
themelet Bizantit, edhe më këndej do të mbesin modele kryesore të ndërtimit të
vendbanimeve, kështjellave dhe qendrave urbane.
Zbulimet e ndryshme nga gërmimet arkeologjike në Ohër, Amantia, Butrint,
Elbasan, Durrës, Korçë, Shkup, Prishtinë, Suharekë, Zveçan dhe pjesë të tjera të
Dardanisë si dhe ato që shkojnë deri në Nish e këndej në veri dhe veri-lindje nga
janë shtrirë Dardanët dhe Ilirët në hapësirën e tyre etnike gjatë mesjetës, bëjnë të
ditur se në këtë lëmi, krishterimi kishte marrë shumëçka të arkitekturës helene
dhe ilire, dhe se monumentet e ndërtuara midis shekujve VI dhe XIV në këto anë
ishin vazhdimësi e saj.
Në këtë aspekt bie në sy se bazilikat, me një shtrirje të theksuar, ndërthurnin
bukurinë e arkitekturës helene me shprehjen e krishterë, që në shekujt e mëvon-
shëm ua lëshuan vendin kishave në të cilat pasqyrohet stili bizantin, por gjithnjë
duke u mbështetur mbi hapësirën dhe lartësinë si elemente të artit të vjetër.
Në hapësirën ilire-dardane, gjatë shekujve X-XV arkitektura kishtare
bizantine shprehu larminë e saj duke filluar nga kishat, bazilikat, tipat në formë
kryqi me kupolë si dhe nga tipa të tjerë ndonjëherë unikalë. Të kësaj natyre janë
kisha e Ristozit në Mborje të Korçës, Manastiri i Apolonisë, kishat bizantine në
Berat (Shën Mria Vllahema, Shën Triadha, Shën Mihali i ndërtuar në shkëmb),
manastiri i Mesopomatit (Sarandë), kishat në Perondi të Beratit, në Kurjan të
Fierit, ajo e Mormiroit në Orik të Vlorës, etj.890

887
Shih Bogdani, P: “Cuneus Prophetarum de Christo Salvatore Mundi...”,Padova 1685.
888
Shih Bardhi, Frang: “Dictinarium Latino-Epiroticum”,Romae 1635.
889
Më gjerësisht rreth karakterit mitologjik të krijimtarisë gojore shqiptare shih te von Hahn
“Studime shqiptare”, Tiranë 2004; “Visaret e kombit” nga At Donat Kurti dhe At Bernandin
Palaj; Berisha Nikë Anton: “Vepra që përligj pasurinë e madhe shpirtërore dhe synimin e qartë
jetësor”, Prishtinë, 2008; “Mitologjia si mundësi e njohjes së shpirtit të njeriut dhe jetës së tij”,
Prishtinë 2009.
890
“Historia e popullit shqiptar” I, Tiranë 2002, faqe 359.

390
Në pjesën qendrore dhe atë të epërme lulëzoi në mesjetë edhe arkitektura
romane-gotike, kjo sepse krahinat veriore mbetën të lidhura me shumë me kishën
perëndimore, ndërsa në Durrës dhe krahinat rreth tij vepronin të dyja kishat, ku
megjithatë përparësi kishte kisha lindore.891
Stili bizantin ilir-arbëror në Dardani ndeshët në pjesën qendrore të saj, ku
gjendet një numër i madh i rrënojave të kishave dhe bazilikave të përmasave të
ndryshme, shumë prej të cilat fshehin fragmente të këtij stili. Gjurmët e tyre nde-
shen në Vrellë, Banjicë, në rrethin e Gjakovës, në Zllakuqan, në Vranoc të Deça-
nit, në Pejë, Banjë të Pejës, në rrethin e Mitrovicës, të Gjilanit, Skënderajt, Prizrenit,
Malishevës, Rahovecit në Soçanicë dhe në Prishtinë (gjurmët e Ulpianës).892
Mbi gjurmët e këtyre monumenteve të kohës së hershme kristiane ndeshim
ndërtimet e mëvonshme, të shekujve X-XV, ku të shumtën, ruhet stili i hapësirës
së lirë, me harqe të hapura, të larta dhe me dekorimet e realizuara nga ajo kohë,
ndërsa enterieri i tyre (afresket dhe pikturat) pasqyrojnë kohën e mëvonshme.893
Ky stil ruhet edhe te një pjesë e mirë e kishave monumentale, të cilat
shfaqen në shekujt XII-XIV, qofshin ato të rindërtuara mbi rrënojat e vjetra të
periudhës paleokristiane ose të ndërtuara nga fillimi në të njëjtat hapësira. Të
tilla janë Manastiri i Deçanit, Manastiri i Kryengjujve në Prizren, Manastiri i
Banjskës në Mitrovicë e të tjera. Ndër monumentet e tilla më të rëndësishme
gjithsesi dallohen kompleksi i kishave në Patrikanë e Pejës.894
Edhe Manastiri i Graçanicës me kishën “Të ngjiturit e Zojës” paraqet një
adaptim apo rindërtim mbi rrënojat e trajtat e një kishe të vjetër paleokristiane,
nga shumë sosh që janë shtrirë në këtë hapësirë nga shfaqja e krishterimit e
këndej. 895
Kështu, në Dardani, në periudhën e shekujve XII-XIV, për dallim nga dëko-
rimet e mëparshme skulpturale bizantine-romane, vërehen edhe orientimet kah

891
Po aty.
892
Drançolli, Fejaz: “Trashëgimia monumentale në Kosovë”, Prishtinë 2011, faqe 64-66; Korač,
V: “Gračanica, prostor i oblici“. Zbornik Svetozara Radojčića, Beograd 1969, f, 143-152.
893
Drançolli, Fejaz: “Trashëgimia monumentale në Kosovë”, Prishtinë, 2011, faqe 65.
894
Më gjerësisht rreth Patrikanës së Pejës shih: V.J. Djurić - S. Čirković “Pećka Patrijaršija”,
Beograd 1990; V. R Petković: “Pregled crkvenih spomenika u Srbiji”, Beograd; S. Radojčić:
“Staro spsko slikarstvo”, Beograd.
895
Më gjerësisht rreth manastirit të Graçanicës shih: Petković, V. R: “Pregled crkvenih spo-
menika u Srbiji”, Beograd; Bošković, Dj: “Arhitektura srednjeg veka”, Beograd; Radojčić, S:
“Srpska umetnost u srednjem veku“, Beograd 1982; Drançolli, Fejaz: “Trashëgimia monumentale
në Kosovë”, Prishtinë 2011.

391
romantika dhe kombinacionet romane-gotike. Këto dy stile duken në kishat e
Patrikanës së Pejës, në kishën e Shën Dhimitrit dhe atë të Zonjës Odigitrie.896
Në skulpturën ornamentale dhe në elementët e saj zbukuruese gjetën shprehje
më shumë se në gjinitë tjera të artit mesjetar elementet e artit popullor, që zhvillo-
nin traditat e vjetra të njohura nga veshjet, nga shkorsat dhe nga qeramikat popullo-
re. Këto ornamente ishin zbatuar në mënyrë më të përsosur si në orendi kishtare,
potire, kapakë ungjijsh, në arka druri, në veshje të kushtueshme dinjitarësh kish-
tarë e laikë.897
Meqë objektet e kultit (kishat) në brendinë e tyre dekoroheshin me piktura,
të cilat ishin pjesë e rëndësishme e frymës kishtare, ishte e pritshme që si gjini e
artit mesjetar artet figurative të marrin një zhvillim të madh. Piktura si gjini u
nxit nga kisha sidomos nëpërmjet veprave ikonografike. Krijuesit e pikturës mes-
jetare ishin në përgjithësi klerikë e murgj, që kishin punishtet e tyre pranë manas-
tireve ose kishave, të shumtën anonimë deri në shekullin XV, sepse ata zakonisht
nuk u vinin emra veprave të veta.898
Gjini kryesore të pikturës mesjetare në shekujt e parë ishin mozaikët, me një
shtrirje të gjerë në Ilirik dhe Dardani. Më vonë zhvillohet gjerësisht piktura monu-
mentale murale (afresket), si dhe pikturat në tablo, ikonat.899
Teknika e mozaikut njihet që në kohën antike. Në shekujt IV-VII kemi
shfaqjen e disa veprave të rëndësishme: bazilika e Ohrit, bazilika e Linit (Pogra-
dec), bazilika e Bylisit (Ballsh) etj. Të një vlere të veçantë janë mozaikët e zbuluar
në Dardani: Ai i Dresnikut, i Glamniku, i Ulpianës dhe shumë e shumë të tjerë me
motive kristiane, në të cilat, megjithatë nuk përjashtohen edhe motivet e hershme
nga kozmogonia. Ndër këto motive, është ruajtur edhe forma e vjetër e svastikës
(kryqit të thyer) e përvetësuar nga krishterimi si dhe disa motive të diellit dhe të
tjera të kësaj natyre.900

896
Maksimović, S: „Srpska-srednjovekovna skulptura“, Novi Sad, 1971, faqe 108-110.
897
Shih:“Historia e Popullit Shqiptar”, I, Tiranë 2002, faqe 364; “Monumentet e arkitekturës në
Shqipëri”, Tiranë 1973; Doli, Flamur: “Shkolla kosovare e mjeshtrit popullor shqiptar”, Prishtinë
1993; “Antikitetet e Kosovës”, Prishtinë 1987.
898
“Historia e Popullit Shqiptar”, I, Tiranë 2002, faqe 364.
899
Më gjerësisht rreth pikturave mesjetare shih: Popa, Theofan: “Piktorë mesjetarë shqiptarë”,
Tiranë 1971; Dhamo, Dhorka: “La Painture Murale du Moyerage in Albanie”, Tiranë 1974;
Nimani, Shyqri: “Onufri dhe piktorë të tjerë mesjetarë shqiptarë”, Prishtinë 1987.
900
Më gjerësisht rreth pasqyrimit të motiveve të vjetra nga kozmogonia në artin mesjetar krishten
(mozaike dhe piktura) shih: Tirta, M: “Mitologjia ndër shqiptarë”, Tiranë 2004; Stipçeviq, A:
“Simbolet e kultit te Ilirët”, Prishtinë 2005; Dano, Luljeta:”Perëndesha Athinë dhe simbolet
tjerat kozmogonike”, Tiranë 2007.

392
Një formë tjetër e kreativitetit me shtrirje të gjerë është edhe ajo e pikturave
murale në teknikën e afreskut me një stil të pastër bizantin, ca prej të cilave gjen-
den në disa shpella, siç është ajo eremite në liqenin e Prespës. Krahas pikturave
murale, në disa shpella janë gjetur edhe ikona me vlerë që i takojnë shekullit XI,
siç është ajo e Shën Mërisë me Krishtin dhe dyert e bukura të Bllashticës (Prespë-
Korçë), ku skena e ungjillëzimit është e realizuar vetë m me paraqitjen e figurës
së Gabrielit përballë Shën Mërisë.901
Pikturat murale si dhe zhvillimi i tyre nga shekujt XII-XIV gjithsesi lidhen
edhe me gjendjen shoqërore të kohës, ku feudalizmi në zhvillim e sipër impononte
një shprehje më dinamike edhe në planin shpirtëror, gjë që kjo u pasqyrua edhe
me ndërtimet monumentale të objekteve të kultit (kishave dhe manastireve), të
cilat kërkonin edhe shprehjen e caktuar artistike, veçmas në pikturë.
Në këto rrethana kemi shfaqjen e pikturave murale në këto kisha, ku
pasqyrimi i motiveve kishtare bëhej në formë monumentale. Të kësaj kohe janë
afresket e njohura të kishës së Rubikut, ato të Manastirit të Pojanit (Apollonisë).
Të kësaj natyre janë edhe afresket në brendinë e kompleksit të Patrikanës së
Pejës (kishës së Shën Apostujve, kishës së Shën Dhimitri, kishës së Zonjës Ar-
simtare dhe nartheksit të tyre), të cilat janë piktura monumentale-monahe.902
Njëra ndër veprat monumentale mesjetare dardane, me vlera historike,
kulturore, arkitekturale dhe artistike të një krijimtarie figurative-aplikative, është
edhe kompleksi monumental i Manastirit të Deçanit, përkatësisht kisha e Zonjës
në Deçan. Ky manastir i cili gjendet mes rrugës magjistrale Pejë-Gjakovë-Priz-
ren, është ndër veprat më me rëndësi të monumenteve të periudhës mesjetare në
Dardani dhe më gjerë. Në këtë vepër, si nga pikëpamja arkitektonike, e skulpturës
dhe pikturale, gërshetohen elementet e stilit bizantin, roman-gotik.903
Manastiri i Deçanit paraqet një tërësi të dekorimeve plastike-skulpturale.
Plastika në fjalë është nën ndikimin e punëtorëve të bregdetit jugor nën mbi-
këqyrjen e mjeshtrit fra Vita. Këto dekorime skulpturale përbëjnë pasurinë dhe
bukurinë më të madhe të kësaj vepre. Portalet, dritaret dhe konzolet-ancakët e
kurorës së kulmit, janë realizuar me dekorime të mermerit të përpunuar, të gdhen-

901
“Historia e popullit shqiptar” I, Tiranë 2002, faqe 365.
902
Drançolli, Fejaz: “Trashëgimia monumentale në Kosovë”, Prishtinë 2011, faqe 87.
903
Më gjerësisht rreth Manastirit të Deçanit shih: Petković, V.R - Bošković Dj: “Manastir
Dečanski” I, II, Beograd 1941; Jurišić, J: “Dečanski Prvenac. Opisivanje manastira Dečana
diploma kralja dečanskog, opisivanje i pečke patriaršije, mnogih starih zdanja, mnogih mesta
Stare Srbije i Kosovskog Polja“, Novi Sad 1852.

393
dur. Kjo bazilikë ka katër portale. Me një trajtim të posaçëm janë realizuar edhe
disa elemente në brendësinë e bazilikës.904
Bazilika e Deçanit është e mbuluar me afreske. Ato shfaqen si kompozi-
cione të shumta figurative, me rreth dhjetë mijë figura të pikturuara, në të cilat
paraqiten cikujt e historisë së krishterimit të frymëzuara nga Dhiata e Vjetër dhe e
Re. Këtu është përfshirë tërë cikli kalendarik prej 365 ditëve si dhe ngjarjet, që
kanë të bëjnë me jetën e shenjtorëve të ndryshëm.905
Edhe pse kultura mesjetare në hapësirën ilire-dardane si dhe shumëlloj-
shmëria e saj nuk mund të shihet e shkëputur nga tërësia e saj si dhe konceptet
mbi të cilat ajo u zhvilluar (dogma e krishterë), megjithatë pasqyrimi i saj sa më
i plotë ka rëndësi të madhe, meqë në njërën anë tregohen përmasat e këtij arti,
epiqendra e të cilit, ishte në këtë pjesë dhe prej këndej ai shtriu ndikimet e veta
në të dy krahët (Lindje-Perëndim), dhe në tjetrën anë tregohet pjesëmarrja e
faktorit iliro-dardan në këtë krijimtari si dhe pasqyrimi i saj edhe në motivet të
cilat i nënshtroheshin dogmës kishtare, siç ishin ato të urdhëresave (dymbëdhjetë
sosh) mbi të cilat realizohej secila vepër.
Historianët e artit, të cilët janë marrë intensivisht me artin bizantin dhe
paraqitjen e tij të shumanshme në këto anë, pranojnë “ndërhyrjen” e motiveve
autoktone në tematikën bizantine qofshin ato si formë ose si përmbajtje. Këto
“ndërhyrje” shfaqen më të theksuara në plastikën, por edhe në format tjera, sido-
mos në pikturë, afreske dhe ikona, ku aspektet religjioze jo vetëm që shoqërohen
me ato “të jashtme” (natyra), por shumë prej tyre edhe inkorporohen në vetëm
pasurimin e motivit kryesor. Kjo pra, bën që veprat e kultit fetar nga kjo pjesë,
brenda për brenda artit bizantin të ruajnë edhe vulën vendore, atë ilire-dardane
dhe si të tilla të trajtohen edhe si trashëgimi autoktone kulturore me vlera të
veçanta.

904
Drançolli, Fejaz: “Trashëgimia monumentale në Kosovë”, Prishtinë 2011, faqe 91.
905
Po aty, faqe 93.

394
KAPITULLI VI

RAPORTET E RITEVE KISHTARE NË DARDANI


NË SHEKUJT XII-XIV

Është thënë se pushtimet sllave kanë ndikuar raportet etnike në Ilirik dhe
veçmas në Dardani nga Mesjeta e këndej për t’i sjellë në një gjendje kur atyre në
shumë raste dhe në forma të ndryshme do t’u ndikohet edhe pozita shoqërore
dhe ajo kulturore. Kjo pjesërisht, mund të thuhet për pjesën perëndimore të
Ilirikut (Bosnje dhe Kroaci) ku etnia ilire i është nënshtruar sllavizmit, gjë që në
mesjetën e vonshme shumë nga fiset e njohura (Dalmatët, Labeatet, Breuket,
Venetët dhe të tjerë) do të sllavizohen. Ndërsa në Dardani, Maqedoni, Epir dhe
pjesën bregdetare të Adriatiku, as pushtimet bullgare e as ato sllave nuk do ta
ndryshojnë pamjen etnike të këtyre pjesëve. Ndryshimi ka të bëjë me krishteri-
min, me ç’rast, nga ndarja e në shekullin XI, riti (latin apo ai ortodoks) dhe gjuha
e liturgjisë (greke në jug dhe sllavishtja në Dardani dhe veri) do të ndikojnë
kapërcimin nga etnia kishtare sipas ritit te ajo kishtare-gjuhësore, prej nga në
shekullin XIX kemi edhe “kombin” sipas përkatësisë së gjuhës së liturgjisë
kishtare, kur nga sllavishtja e vjetër kishtare kemi shfaqjen e serbëve dhe të bull-
garëve si dhe shtetet e tyre, ndërsa nga ajo greke – kombin grek me shtetin grek
mbi bazat e përkatësisë fetare-ortodokse.
Pra, fenomeni i identifikimit të elementit sllav me gjuhën e liturgjisë kishtare,
atë të sllavishtes së vjetër (nga shekulli X e këndej), që njëherësh, krahas asaj
greke dhe latine, ishte edhe gjuhë zyrtare, në Dardani, Maqedoni dhe Veri, nuk
tregon kombësi, por një etni të ndarë mbi baza të gjuhës së liturgjisë, e cila edhe
ashtu nuk është kuptuar nga pjesa dërrmuese e besimtarëve, por që edhe si e
tillë, ka krijuar disa “identifikime”, që më vonë, janë ngritur deri në shkallën e
atyre “etnike”. Sidoqoftë, ky realitet, që më vonë do të përdoret për qëllime politike,
nuk e përjashton atë të identifikimeve sipas gjuhës së popullit, gjëqë, pa marrë
parasysh gjuhën e liturgjisë, ka dalluar sllavët nga arbrit, aty ku kanë ekzistuar
fërkimet dhe përzierjet, prej nga kemi edhe emërtimet popullore. Kjo
shpjegohet më së miri me atë se qysh nga mesjeta Shqiptarët përdornin

395
egzoniminShka, Shkja, Shqa-u, Shqe-t, ndërsa për gjuhën e tyre shkinisht.
Emërtimi Shka-u, Shkja-u, Shkije-t është ruajtur te një pjesë e mirë e viseve Veri-
Perëndimore shqiptare, sidomos në Dardani, ku shënohet disa nga takimet e para
me Sllavet. Këtë e desh-mon folklori, por edhe një pjesë e mirë e letërsisë së
shekullit të kaluar, ku fjala Shka-Shkja, Shqa, në të gjitha raportet me Shqiptarët
paraqet Sllavin.906
Edhe pse gjuhësia përpiqet që emërtimin shka, shkja (Kosovë dhe Shqipëri
e Veriut) dhe shqa (në jug), ta shpjegojë si zhvillim të natyrshëm gjuhësor nga
trajta sklav (latinisht) ose ajo Σκλαυμοι (greqisht), që si emër etnik do të ketë
qenë në përdorim thuajse gjithkund në hapësirën kompakte shqipfolëse, madje
në një larmi variantesh formale që të kujtojnë veprimin e një numri dukurish
dialektore, të tilla si zhvillim i grupit bashkëtingëllor /sKL/, apo rrugë e përftimit
të gjatësisë historike të zanorëve në arealin gjuhësor të shqipes: gegnisht: Shkja-
u – Shke-t; Shka-u – Shkijet dhe toskërisht: Shqa-u shumës Shqe-t,907nuk e për-
jashton shpjegim tjetër, atë kuptimor, që emërtimiShkja, Shka, Shqa lidhetedhe
me kuptimin skizmatik dhe heretik madje, që mund të shpjegohet me ndarjet
fetare nga shekulli XI, të cilat u kthyen në konfrontime dhe luftëra kryqëzatash
të ndërsjella midis kishave (asaj lindore dhe perëndimore – Vatikanit dhe Kostan-
dinopojës), e ky shqiptarët vazhdimisht u gjenden në vijën e këtij konfrontimi, që
prodhoi edhe realitete të caktuara shoqërore dhe politike për të cilat u fol më sipër.
Ky interpretim, me një mbështetje bukur të gjerë, ka për bazë arsyetimin se
te Shqiptarët deri në shekullin XIX në përdorim nuk njihej fjala serb-serbët, por
vetëm Shkja, Shka, Shqa,gjë që lidhet me ndarjen brenda ritit fetar, me ç’rast pjesa
e popullatë së krishterë që i ka takuar kishës lindore, e ritit ortodoks, është quajtur
shkije, pra që janë shkëputur nga e përbashkëta (“skizma”), ndonëse kjo nuk
mund të shpjegohet në tërësi me grupin bashkëtingëllor /sK/ dhe zhvillimet që
dolën prej tij.
Pavarësish vështirësive që paraqet grupi bashkëtingëllor /sK/ që kalimi i
“skizmës” gjuhësisht të lidhet me “Shka-Shkja-Shqa”, P. Bogdani në vitin 1685,
për herë të parë përmend ekzonimin Shqa në kuptimin e “skizmës”, ndërsa ata të

906
Më gjerësisht shih Fishta, Gjergj: “Lahuta e Malsisë”, ku autori vazhdimisht për serbët përdor
fjalën “shkja-shkjej: “...p’r inatë t’Shkjejvet t’Ilirikut...”, faqe 518 etj. Fjalën “shka-shkjej” e
përdorin edhe autorët tjerë të veriut: Mjeda, Jubani etj.
907
Shih Demiraj, Bardhyl: “Kur etniket tregojnë: shqa-u ndër shqiptarë” në ASHAK 16-17, faqe
231-240.

396
fesë katolike quhen Arbënorë, pikërisht në kuptimin që ajo trajtohet edhe në
“Kuvendin e Arbnit” të vitit 1703, ku shkije-shqa emërton ortodoksët.908
Pa marrë parasysh interpretimet që lidhen me emrin Shkja, Shka, Shqa dhe
forma të tjera që dalin prej tij dhe identifikimin e këtij si tepër të vonshëm me atë
Serb, mund të thuhet se si mercenarë që kryenin shërbime të ndryshme, ose si
popullatë që Bizanti nga koha e perandorit Herakli e pranoi për t’u mbrojtur nga
barbarët (Paganët), Sllavët duhej t’u nënshtroheshin disa rregullave të caktuara
shoqërore në mënyrë që të bëheshin pjesë e tyre. Nisur nga kjo, atyre do t’u
lejohet organizimi primitiv fisnor, siç e kishin pasur në pjesën e Karpateve, prej
nga kishin ardhur.
Kjo, megjithatë, solli pasoja për popullatën ilire, e cila jetonte sipas rregullave
perandorake me tretmanin e qytetarisë romarios dhe ishte e organizuar në përputhje
me vetëqeverisjen e brendshme në kuadër të njësisë administrative të themave të
Ilirikut fillimisht dy sosh e më vonë pesë.
Jetën shoqërore në përputhje me atë të traditës së tyre fisnore, sllavët do ta
legjitimojnë nga koha e perandorit Bazil II dhe dekreteve të tij të njohura për
themelimin e themave, asaj të Durrësit dhe të Nikopojës, të cilave pastaj do t’u
bashkohen edhe dy të tjera, ajo e Dalmacisë dhe e Scupit, si forma të organizimit
ushtarak-feudal të mbikëqyrura drejtpërdrejt nga qendra. Në kuadër të këtyre
realiteteve administrative, pra themave të reja, fiseve sllave do t’u lejohet vazhdi-
mi i zhupanive të pavarura: Zakhlumisë, Bosnjës dhe të tjerave, prej nga ata
pastaj do të fillojnë depërtimet e njohura pushtuese në pjesët perëndimore dhe
jugore të Ilirikut, që bëheshin për t’u popullar pjesët e shkretuara nga sulmet
barbare, sidomos të pjesës bregdetare, ku kishte pasë rrënime dhe shpopullime. 909
Sipas burimeve bizantine dhe atyre të Romës, zvogëlimi i popullatës dhe rënia e
aftësisë ekonomike dhe mbrojtëse të Perandorisë kishte qenë njëra ndër arsyet pse
kërkohej që fiset barbare, të cilave edhe deri më atëherë u ishin shfrytëzuar

908
Po aty.
909
Më gjerësisht rreth gjendjes popullative në viset e Ilirikut Perëndimor në shekujt V-IX shih te
kronika e perandorit bizantin Porfyrogenti, por edhe te disa burime të tjera të kohës, ku për-
shkruhet edhe “mbushja” e këtyre pjesëve me ata që ai quan slavini, që kanë pranuar
krishterimindhe paganë, asokohe do t’i nënshtrohen procesit të krishterimit. Me këtë rast përmendet
Dalmacia, Dioklea dhe Durrësi si pjesë të këtyre ndryshimve etnike. (Porphyrogenitus,
Constantinus: “De thematibus et De administrando imperio”, Bonnae, 1840; Theiner A: “Vetera
monumenta Slavo-rum Meridionalium historiam illustratioa” I, Romae 1863, f. 408 dok. Nr.
649; Šufflay, Milan: “Politische Schiksale des Themus Dyrrhachion“, Vjesnik hrv. zem. arhiva
17-1915; Farlati&Coleti, po aty VII, 37-38, 195 (ASVAT); Vetera Monumenta Slav. I, nr. C
(ASVAT); Acta Albaniae, I, nr. 200).

397
shërbimet e ndryshme, të pranoheshin në Perandori me statusin e veçantë, pra që
ua lejonte organizimin fisnor, siç e kishin në vendet e tyre të mirëfillta.
Në përputhje me këtë zhvillim, që ishte më se i natyrshëm nëse kihen para-
sysh rrethanat që u zunë ngojë, nga shekulli X e këndej kemi depërtimet e para
të fiseve sllave në pjesën e Shkodrës dhe në qytetet bregdetare (Ulqin, Tivar,
Budva), përherë si roje apo mbrojtës (mercenarë). Ndërkohë që nga shekulli XI,
në këtë zhvillim shfaqen Nemanjajt e Rashës, nga burimet antike të shumtën të
cilësuar si Tribalë (fis ilir), gjë që sipas kësaj dioptrie, nuk mund t’u mohohet
edhe përkatësia duklease, e cila, megjithatë nuk ishte sllave, e natyrshme, që pas
largimit të pushtimit bullgar, ata ta të përfshiheshin në raportet shoqërore dhe
politike të kohës ku lindja dhe perëndimi njësoj kërkonin partnerë për interesat e
tyre. Në këto zhvillime duhet parë edhe përpjekje e tyre të vazhdueshme për zgje-
rim dhe pushtime në drejtim të qendrës së Dardanisë dhe në jug, hapësira këto,
që administroheshin nga Bizanti. Kjo do t’u shkojë për dore nga viti 1191, kur
Nemanja vasal i Hungarisë, e me raste edhe i Venedikut, shfrytëzoi Kryqëzatën
e Tretë dhe depërtimet e mbretit gjerman Fridrih, drejt Lindjes për të pushtuar
Naissusin (Nishin) dhe më pastaj për të depërtuar deri në Scup, Ulpianë dhe
Prizren, prej nga, siç dihet, edhe pse do të munden nga perandori Isak në betejën
e Moravës (1202), nuk do të largohen më, ngaqë do të jetë marrëveshja me
Bizantinët që ata të mbajnë viset e pushtuara në mënyrë që në aleancë me peran-
dorinë të pengojnë depërtimin e Normanëve, por edhe të kryqtarëve katolikë
drejt qendrës së Bizantit.910
Edhe pse ngritja e mugët e Nemanjajve nga Dioklea deri në Rashë (krye-
sisht e mbështetur mbi rrëfimet haxhiografike – kishtare e fare pak në ato histo-
rike) si shtysë do të ketë mbështetjen e vendeve katolike (Venedikut, Rraguzës
dhe të Hungarisë) me ç’rast ata do të pranojnë edhe katolicizmin,megjithatë, siç
është parë, nga Uroshi e deri te Dushani, do t’i kthehen Lindjes, po nuk hoqën
dorë nga lidhjet me Vatikanin, të cilat i kultivuan në mënyrë të veçantë, në
përputhje me interesat shoqërore dhe politike. Por, as të qenit formalisht pjesë e
mentalitetit bizantin, nuk do t’i bëjë pasues të Bizantit në përputhje me konceptin
e mirëfilltë të tij siç e kishte promovuar Justiniani dhe paraardhësit e tij, iliro-

910
Më gjerësisht rreth depërtimit të Nemanjajve në Prishtinë, Scup e deri në Ohër shih Jirišek,
Kostandin: “Historia e Serbëve“, Tiranë 2010, faqe 305 dhe 309; Šufflay, M: “Serbët dhe
Shqip-tarët“, Tiranë 2004, faqe 30-33; “Historia e popullit shqiptar”, I, Tiranë 2002 faqe 271-
275; Ostrogorski, Georg; “Historia e Perandorisë Bizantine”, Tiranë 2002; Čirković, S: „Srbi u
sred-njem veku“, Beograd 1995; Čorović, V: „Istorija srba“, Beograd 1933; Rexhaj, Enver:
“Histo-riografia serbe për Kosovën XIII-XIX)”, Prishtinë 2009, faqe 75-111.

398
dardanë. Përkundrazi, siç kishte ndodhur edhe me Bullgarët, të cilët, sapo të for-
cohen, do të shpallin shtetin e tyre në dëm të Bizantit (fillimisht si vasal - gjatë
kohës së Borisit, e më vonë si mbretëri e pavarur – gjatë kohës së Samuelit por
gjithnjë nën kurorën bizantine), edhe Njemanjajt, do të përdorin të gjitha mundë-
sitë për ta dominuar Bizantin, sa një ditë, siç kishte vepruar Dushani (1331-1355),
të vetëshpallën edhe trashëgimtar, por në kuptimin shoqëror dhe politik, gjithnjë
në përputhje me konceptin e perandorisë universale.
Sidoqoftë, nga fundi i shekullit XII, kur despoti Stefan Nemanja depërtoi në
Dardani dhe nga Naissusi (Nishi) deri në Scup (Shkup) rrënoi një pjesë të mirë
të qytetërimin antik që e kishte ngritur perandori i fuqishëm Justinian I që vinte
nga Dardania dhe ishte ndër më të merituarit që Perandoria edhe një herë i ishte
kthyer konceptit të saj si perandori universale, në kuptimin shoqëror dhe politik,
mund të themi se raportet etnike në Dardani, nuk pësojnë ndonjë ndryshim, siç
thuhet kur ato paraqiten si arbërore-sllave, me ç’rast të paret dalin si pakicë (kato-
likë) ndërsa të dytët si shumicë (sllavë), ngaqë rasianët, sipas shumë burimeve të
kohës, kanë origjinë tribale-dardane, pra i takojnë shtresimit ilir në Ilirikun qendror,
ku kanë shtratin dy nga mbretëritë më të fuqishme të antikitetit: Dardania dhe
Maqedonia.911 Ndërsa me sllavët, por vetëm si pakicë, identifikohet entiteti i
quajtur serf .
Edhe pse burimet sllave, kryesisht ato të sajuara nga kisha ortodokse dhe
historiografia e njëanshme serbe e shekullit XIX, këto raporte mundohen t’i pas-
qyrojnë në një dritë fare të shtrembëruar, gjithnjë duke mohuar origjinën tribale
të rasianëve, e ku Dardania, sipas tyre nga gjysma e dytë e shekullit XIX e këndej
quhet Kosovo912, shihet si “qendër e shtetit mesjetar serb”, por edhe “si qendër
911
Shih: Pešić, Radivoje: “Vinćanska kultura”, Beograd, ku Rasha si (Rašica) paraqiter si një qendër e
rëndësishme, që lidh qytetërimin e lashtë paneuropian dhe aziatik; Joničijevič, Slobodan: “Tribali”,
duke iu referuar shënimeve të kronistit Teodor Metahit (1270-1332), i cili duke udhëtuar nëpër
Dardani, Dushanin e quan arkond tribal.
912
Në Mesjetë nuk njihej emërtimi Kosovë me të cilën lidhej ndonjë krahinë e gjerë, siç del në
shekullin XIX. Në “Letopis Popa Dukljanina” shënohet një vendbanim i vogël në Bosnje me
emrin Kosovo. Madje, edhe lufta e Dardanisë, e vitit 1389 e Lidhjes së të Krishterëve të Ilirikut
kundër Osmanëve, në burimet serbe shfaqet si Kosovo Polje (Fushë e mullenjave), që nga
Gjermanët është përkthyer fjalë për fjalë (Amsenfeld). Në turqisht është quajtur Küs-ova (Fushë
e Madhe: “ova” – “fushë” dhe “küs” – “i madh”, “i vëllimshëm”). Në arabisht është quajtur
“Ku-sure”, ndërsa disa nga burimet perëndimore të kohës përmendet si betejë e zhvilluar në
Albanik ose në Ilirik. Në organizimin administrativ të Perandorisë Osmane, pas vitit 1455,
Kosova nuk përmende askund si sanxhak, e as si nahije. Pjesa më e madhe e territorit të
Dardanisë do të për-fshihet në njësinë territoriale e administrative që quhet “Vilajeti Vlk”, sipas
poseduesit Vuk Brankoviq, i cili pranoi vasalitetin osman dhe do të kthehet në dorë të djathtë të
tyre në fushatat e ardhshme drejt Perëndimit. Vilajeti i Vlkut shndërrohet në sanxhak që në kohën e

399
shpirtërore serbe” me “shumë e shumë manastire ortodokse”, ku “do të lindë kisha
ortodokse serbe” e të tjera, pra si “kështjellë etnike serbe” me “pak arbanas e
ndonjë vllah dhe grek”,913 megjithatë, Dardania si dhe pjesa më e madhe e Ilirikut,
të cilat nga mesjeta e këndej do të quhen Albani, Albaniae, Arvanien, Arbania,
ndërsa banorët e saj do të quhen Albanë, Albanoi, Arvanitë, Albani ndërsa nga
Sllavët Arbanasi dhe Rabanë, do të ruajë karakterin etnik Arbëror, karshi një
pakicë sllave, që nga Shqiptarët do të quhen shkije,914 paçka se, si u tha mësipërm,
shka-shkije lidhet edhe me shizmen, shkëputjen nga krishterimi i mirëfilltë.
Në këtë aspekt, në rrethanat e Bizantit, ato që shihen “dallime” midis
Arbërve dhe Rasianëve duhet parë te përkatësia e ritit (të parët katolikë, të dytët
ortodoks), dhe assesi te etnosi, ngaqë vijnë nga i njëjti shtrat (ilir), gjë që ata i
nxjerr nga përkatësia sllave e sajuar mbi bazën e gjuhës së liturgjisë kishtare në
shekullin XI si pjesë e misionarizmit të Qirilit dhe Metodit, së cilës, në shekullin
XIX do t’i atribuohen paradigmat etnike dhe ato kombëtare madje.
Si e tillë, etnina e Dardanisëdo të shkojë edhe tutje në shekujt e mëvonshëm,
nga XIII - XIX, edhe kur do të shfaqet me emërtimi Kosovë. Ky amputim politik i
nxitur prej hegjemonizmit sllavo-ortodoks, i papërdorshëm dhe i panjohur në atë
formë nga banorët e saj etnikë që nga antikiteti dhe i rrudhur në një vilajet, siç
ishte ai që do të dalë nga reformat perandorake të vitit 1876, nuk ia doli që ta

sulltan Mehmetit II dhe njihet me emrin Sanxhaku i Vuçitërnës. Kosova si vilajet del në vitin
1876 me organizimin e ri që Perandoria do ta bëjë pas reformave të Tanzimatit. (Më gjerësisht
shih: Tërnava, Muhamet:“Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI”, Prishtinë, 1995; Rizaj,
Skën-der: “Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII”, Prishtinë, 1982; Namani, Qazim:
“Emërtimi Kosova”, 2015).
913
Më gjerësisht me pikëpamjet joshkencore shih këta autorë serbë: Jovanović, D. K: “O Arba-
nasima”, Beograd, 1880; Veselinović, M. V: “Srbi u Makedoniji i u Južnoj Srbiji”, Beograd,
1888; “Geografsko-etnografski pregled Makedonije i Stare Srbije”, Beograd, 1898; “Pregled
kroz Kosovo”, Beograd, 1895; Gopčević, Spiridon: “Stara Srbija i Makedonija”, I-II, Beograd,
1890; Orlović, Pavle: “Pitanje o Staroj Srbiji”, Beograd, 1901; Cvijić, Jovan: “Osonove za geo-
grafiju i geologiju Makedonije i Stare Srbije”, Beograd, 1906; Filipović, Milenko: “Etničke
prilike u Južnoj Srbiji”, Shkup, 1937; Jovičević, Andrija: “Malesija, Naselja i poreklo stanov-
ništva“,Beograd, 1923: Hadživasiljević, Jovan: „Muslimani naše krvi u Južnoj Srbiji“, Beograd,
1924; Stanković, Todor: „Putne beleške po Staroj Srbiji“, Beograd, 1910; Nušić, Branislav:„Koso-
vo - Opis zemlje i naroda“, Novi Sad, 1902;Urošević, Atanasije: „Novobrdska Kriva Reka“, Beo-
grad, 1950.
914
Më gjerësisht rreth karakterit arbëror të Dardanisë si pjesë përbërëse e Arbërisë shih te këta
autorë: Hahn, Johan - Georg von: “Studime Shqiptare”, Tiranë, 2007; L. Thalloczy – K. Jireček:
“Zwei Urkunden aus Nordalbanien”, në “Illyrisch-Albanische Forschungen”, band. I, München
und Leipzig, 1916; M. Šufflay: “Die Grenzen Albaniens in Mitelalter“, në „Illyrisch-Albanische
Forschungen”, I, 1913; M. Šuflllay: “Acta des Albanesischen Volkstammes“, ne „Ungarische
Rundschau“, I, 1916-17; M. Šulllay: „Srbi i Arbanasi“, Beograd, 1925.

400
shkëpusë nga tërësia etnike, e mbi të gjitha nga kuptimi dhe dimensioni i anti-
kitetit që e kishte.
Megjithatë, ajo që shpesh herë del “si argument” i njëanshëm për të dëshmuar
gjoja përkatësinë etnike sllave të Dardanisë dhe të pjesës veriore të Arbërisë me
anën e faktorit rasianë dhe Rashës, së rrudhur në konstruktin Kosovë-o, mbi të
cilin do të ngrihet miti i rremë i “shtetit mesjetar serb” pa më të voglin shpjegim se
po të ishte ashtu përnjëmend (djep shpirtëror serb e të tjera), me të drejtë shtrohet
pyetja se ku mbetën gjithë ata serbë në shekujt XIX kur ata edhe në pashallëkun e
Beogradit ishin pakicë? Këto pyetje dhe të tjera të ngjashme që nuk kanë shpjegim
nga ky këndvështrim antihistorik, kanë shpjegim te përkatësia e krishterë, e ritit
ortodoks, që lidhet me pjesën më të madhe të popullatës së saj nga koha e pranimit
të krishterimit në shekullin IV e këndej, ku siç u bë fjalë më herët, kisha Dardane
shfaqet ndër të parat në Ilirik dhe më e rëndësishmja, e cila në kohën e Justinianit
do të kthehet në vikariat të pavarur të lidhur me Selinë e Shenjtë, gjë që me të
drejtë Iliro-Dardanët promovohen ndër të krishterët e parë në pjesën perëndimore
të Perandorisë së Romës.
Në të vërtetë, këtu dhe te kjo çështje shfaqen kuptimet dhe keqkuptimet, të
cilat pastaj kthehen në “argumente” dhe “kundërargumente”, meqë është kisha
ortodokse ajo që shfaqet me regjistrat dhe “tapitë” e saj, me pretendime se paraqe-
sin një gjendje reale të besimtarëve dhe të pronave të tyre nga koha e themelimit
të tyre, që në rastin konkret lidhet me shekullin XIII e këndej, prej nga dioptria e
saj, në bazë të gjuhës kishtare (sllavishtes së vjetër), dallon vetëm ortodoksët e
përkatësisë sllave, pale se në Dardani dhe më gjerë në Ilirik dhe Traki, krahas
Iliro-Dardanëve, kishte edhe grupe të tjera etnike (Bullgarët, Vllehët, Armenët e
të tjerë) që i takonin ritit Lindor, pa harruar këtu, se Kisha Lindore në përdorim
zyrtar kishte edhe greqishten, siç e kishte edhe Kisha Perëndimore latinishten.
I kësaj natyre është edhe “argumenti” me “ndërtimin e kishave të para ortodok-
se” nga despotët Nemanjas, fillimisht Stefani, pastaj Uroshi II, Stefan Deçanski e
deri te Stefan Dushani (1335-1355), të cilin historiografia e njëanshme serbe e për-
dor pareshtur për ta përvetësuar arkitekturën mesjetare të krishterë në këto hapësira.
Me këtë rast, edhe po të jetë se gjatë shekujve XIII dhe XIX, siç thuhet, të
kishte lulëzuar “arti mesjetar kishtar serb” në Kosovë dhe Maqedoni, “harrohet”
fakti që në këtë hapësirë kisha madhështore ka pasur nga shekulli IV e këndej
kur nga perandori Kostandin i Madh është pranuar krishterimi si njëri nga
religjionet e Perandorisë. Po ashtu, “harrohet”, fakti se kisha dardane, siç u tha,
shfaqej si peshkopatë e pavarur nga shekulli VI. E tillë do të mbetet edhe për më

401
shumë se tre shekuj (IX), ndërkohë që Sllavët krishterimin e pranuan në sheku-
llin IX dhe X. Dhe se, gjithnjë me adoleshencën e krishterë, në këtë pjesë u
shfaqen në fund të shekullit XII dhe në fillim të shekullit XIII, pasi që Stefan
Nemanja nga Rasha të ketë pushtuar një pjesë të madhe të Dardanisë nga Nai-
ssusi deri në Scup, Ulpianë dhe Therandë, do të gjendet midis të krishterëve të
mirëfilltë me kishat dhe manastiret e tyre ndër më të mëdhatë e Perandorisë, të
cilat i kishte ndërtuar perandori Justinian I (mbi 80 sosh vetëm në trekëndëshin
Naissus-Jusitniana Prima-Scup), e ku edhe do të ballafaqohen edhe me krishteri-
min e mirëfilltë dhe me tempujt e tyre disa shekullor.
Depërtimi i Rasianëve në këto pjesë nga fillimi i shekullit XIII e këndej (të
cilët historiografia politike serbe e shekullit XIX i quan serbë, ndërkohë që si u pa,
në dokumentet meritore të kohës ata cilësohen Tribalë (fis ilir)), ndonëse i pa-
qëndrueshëm së paku deri nga fundi i të njëjtit shekull, pra nga viti 1283 kur
Uroshi II shfaqet në Prizren dhe Shkup, ndërkohë që pak vjet më vonë në Pejë,
nga manastirit i djegur i Zhiqës (afër Rashës), bartet qendra e peshkopatës orto-
dokse, megjithatë mbetet pa asnjë konfirmim historik të ndryshimit të gjendjes
etnike qoftë edhe të dhunshëm, qoftë kur kjo çështje ndokund zihet ngojë, meqë
është fjala për të njëjtën popullatë në Ilirik që ka kaluar nëpër proceset e krishte-
rimit nga shfaqja e tij në këto anë e deri te pranimi zyrtar në shekullin IV nga
perandori dardan Konstandini i Madh. Krisobulat e kishave ortodokse dhe regjistrat
e tyre (si të vetmet dëshmi të pranisë Rasiane në këto pjesë, edhe pse shumë prej
tyre,siç u pa, shfaqen të rishkruara dhe të falsifikuara në shekullin XIX), nuk
ofrojnë asnjë dëshmi të lëvizjes apo ndryshimit të strukturës etnike të popullatës,
pos që japin disa njoftime për përkatësinë e njërit apo tjetrit rit kishtar (natyrisht në
të mirë të atij ortodoks), ku edhe përmendja e “katundeve arbanase” dhe atyre
vllahe paraqet më tepër një gjendje të përkatësisë së ritit kishtar se sa të
përkatësisë etnike siç pretendohet të thuhet kur çështjet shikohen nga dioptria
politike e shekullit XIX. Meqë me “arbanaski katuni” (katundet shqiptare)
nënkuptohen shqip-folësit e përkatësisë katolike, ndërsa që shqipfolësit e ritit
lindor identifi-kohen si pjesë e ortodoksisë, formulë kjo e njohur, e cila ka
funksionuar me anën e liturgjisë së përdorur në gjuhën greke dhe atë të sllavishtes
kishtare deri në shekullin XVIII kur përkatësia gjuhësore e riti kishtar (greqisht
apo sllaviste kish-tare) shfrytëzohet për të nxjerrë në pah frymën e nacionalizmit
mbi të cilin do të projektohen kombet, nga gjuha greke – Grekët, ndërsa nga
sllavishteje kishtare(ndonëse amallgam i idiomave gjuhësore sllavo-bullgare e

402
krijuar nga Qirili dhe Metodi në bazë të një të folme të Moravisë), prodhohen -
serbët dhe malaziasit.
Edhe përkundër kësaj ndarjeje mekanike joshkencore, analiza sado e lehtë
gjuhësore e dokumenteve kishtare (e kristobulave), përkundër dyshimit të be-
sueshmërisë me të cilat përcillen (sajimit dhe falsifikimit në shekullin XIX nga
qendrat e njohura kishtare), tregon për një popullatë së cilës, përkatësia kishtare
nuk ia konteston etninë e përbashkët, e aq më pak që përkatësia kishtare (lindore
apo perëndimore) ia përcakton kombësinë, siç shihet nga historiografia serbe, e
cila përkatësinë ortodokse, si pjesë të krishterimit, e shpall njëanshëm përkatësi
nacionale serbe, pa qarë kokën për kohën e formimit të kombeve (shekulli XIX)!
E njëjta gjë vlen edhe për objektet e kultit dhe shumësinë e tyre kur ato
shfrytëzohen si argument i “dominimit mesjetar serb” në Dardani dhe madje t’i
atribuohet “një kulture nacionale”, edhe pse dihet se në mesjetë nuk ka pasur
kurrfarë arti e as kulture nacionale, pos asaj të krishterë me vulën e Bizantit, që ka
qenë i përbashkët për të gjithë. Andaj, edhe pse nuk përjashtohet mundësia, që
Nemanjasit si dhe despotët tjerë fuqinë e tyre shoqërore dhe politike ta kenë shpre-
hur edhe me ndërtimin e kulteve fetare, kjo për rrethanat ka qenë fare e natyrsh-
me, realitetet flasin se hapësira nga Naissusi (Nishi i sotëm) deri në Scup (Shkupi
i sotëm), ishte plot e përplot me kulte fetare, ndër më të rëndësishmet e Perando-
risë, që nga koha e Justinianit e këndej, për bukurinë dhe madhështinë e të cilëve
flasin shumë e shumë autorë bizantinë dhe të tjerë, që edhe pse disa prej tyre do të
rrënohen dhe dëmtohen gjatë pushtimeve, megjithatë ato do të mbesin si tempuj
kulti të pashmangshme për të cilat kishin nevojë për ta promovuar fuqinë e tyre.915
Por, edhe po qe se janë meremetuar, ose t’u jetë shtuar ndonjë tjetër, siç është
manastiri i Deçanit (një arkitekturë e stilit bizantin-roman perëndimor), Graçanica
e ndonjë tjetër, gjithnjë të ndërtuara mbi themelet e kishave të vjetra, ato assesi
nuk mund të shihen të shkëputura nga kultura kishtare që kishte ekzistuar dhe
tradita e ndërtimit të tyre. Krisobulat e manastireve si dhe kartat e ndryshme që
merren “me historitë” e tyre, siç u pa, shumë prej tyretë sajuara dhe të rishkruara
në shekullin XIX në përputhje me qëndrimet politike që shtetit serb t’i sajohen
“tapitë mesjetare” me anën e tyre dhe serbëve, historia e paqenë kombëtare, me
heshtjen absolute të faktorit kishtar dardan dhe theksimin e atij sllavoortodoks jashtë
vazhdimësisë shekullore, e vërtetojnë këtë qasje të njëanshme dhe joshkencore.

915
Më gjerësisht rreth depërtimit të Nemanjave dhe pushtimit të Dardanisë shih: Ostrogorski,
Georg: “Historia e Perandorisë Bizantine”, Tiranë, 2002; Jireček, Kostandin: „Historia e Serbë-
ve”, pjesa e parë, Tiranë, 2010; Guiseppe, Gelcich: “Zeta dhe dinastia e Balshajve”, Tiranë, 2007.

403
Meqë gjatë Perandorisë Bizantine nuk ka pasur regjistrim të popullatës, pos
regjistra të pronave (pronia), ndërkohë që ato osmane (defterët) shfaqen menjë-
herë pas pushtimeve, kur do të fillojë vënia e administratës Osmane, “Krisobu-
lat” e manastireve ortodokse mbesin si “burim” i vetëm i kësaj natyre, me kusht
që të mos jenë të sajuara dhe të falsifikuara në shekullin XIX, siç ngjet në shumë
prej tyre, të fabrikuara nga Kisha Ortodokse Serbe dhe punëtoritë e saj në Hilan-
dar, Karlovc, Dubrovnik dhe gjetiu.916
Si të tilla krisobulat, megjithatë, janë të kufizuara, ngaqë ofrojnë të dhëna
vetëm për pronat e caktuara te një kishe a manastiri, që kap një apo disa katunde
dhe asgjë më shumë, “të dhuruara” nga Perandoria, ose feudalët vendorë, që si
dihet nga shekulli XII e këndej kur do të ndryshojë edhe statuti i pronave në dobi
të feudeve të mëdha, dhuratat kishave do t’i shfrytëzojnë për t’ia siguruar “tapitë
shpirtërore” pushtetit të tyre në krye të zhupanive, despotateve po edhe të princi-
patave. Por, këto “tapie” për kishën kanë pasur një rëndësi të veçantë, ngaqë pos
“eksterritorialitetit kishtar”, si të tilla kanë paraqitur bërthamën e një ekonomie
të vogël, por shumë të fuqishme.
Ky lloj “eksterritorialiteti kishtar” do të forcohet edhe më në përputhje me
fuqizimin e despotëve vendorë. Në kohën e shthurjes së Bizantit, veçmas nga Kry-
qëzata e Katërt e këndej, kur Kostandinopoja do të bjerë në duar të kryqtarëve
katolikë dhe atje do të shpallet Perandoria Katolike, kishat ortodokse në Dardani,
do të lidhen edhe më me zhupanët dhe despotët e pavarur vendorë, meqë nën
“kurorën” e tyre mbronin pronat dhe hapësirën e madhe që mbikëqyrnin dhe një-
herësh, me anën e tyre, krijonin një digë mbrojtëse kundër depërtimit të katolikëve
dhe perëndimorëve në hapësirat e tyre, që për çmim mund të kishin shpronësimin.
Pra, ky interes i dyfishtë ishte një faktor i rëndësishëm i forcimit të kishave
dhe ndërlidhjes së tyre me despotët vendorë, siç ndodhte me ata rasianë, prej të
cilëve fituan prona të reja,917e mbi të gjitha fituan edhe statusin peshkopatës së
916
Krisobulat janë dëshmi të shkruara mbi ngjarjet e karakterit juridik, që kanë formë të përher-
shme, por që kanë shenja të tilla që ndryshojnë sipas vendit, kohës dhe ngjarjeve juridike. Pra,
Kirstobulat janë një lloj i diplomave, i dëshmive, i kartave, i akt-dhuratave e të tjera, që ishin në
përdorim në Mesjetë. Si të tilla jepeshin edhe nga sundimtarët dhe despotët bizantinë dhe nga ata
vendorë. Ky lloj i dëshmive solemne depërtoi nga Bizanti edhe te despotët vendorë. (Më gjerësisht
shih: Dr. Stjepan Antoljak: “Pomone istorijske nauke”, Kraljevo, 1971, faqe 52 dhe 59).
917
Janë të njohura pronat që fitoi manastiri i Deçanit, ai i Pejës, kishat e Prizrenit, manastiri i
Graçanicës dhe shumë e shumë të tjera pa përjashtuar këtu edhe katundet që iu dhuruan manastirit
të Hilindarit në Malin e Shenjtë (Atos), ku siç dihet, si dhurues me disa katunde të Dibrës shfaqet
edhe princi Gjon Kastrioti, babai i Skënderbeut. Rreth katundeve të dhuruara manastirit të Hilindarit
nga ana e Gjon Kastriotit. Dhurues të kishave ishin edhe fisnikët dhe princat tjerë; Spata, Arianitët,
Topiat, Dukagjinët dhe Balshajt. Më gjerësisht shih: Frashëri; Kristo “Skënderbeu”, Tiranë 2002,

404
pavarurnga Patrikana e Kostandinopojës, siç ndodhi nga fillimi i shekullit XIII
në kohën e despotit Stefanit I i Kurorëzuari, gjendje kjo, siç shihet do të ndryshojë
në vitin 1271, kur peshkopatës së Rashës do t’i merret e ashtuquajtura “pavarësi”
aq shumë e përfolur dhe e konsumuar për qëllime hegjemoniste serbe dhe prapë
do të kthehet nën juridiksionin e Peshkopatë së Ohrit.918
Krisobulat pra paraqesin pronën e dhuruar kishave, statusi juridik i së cilës
asnjëherë nuk ka qenë i sigurt e as i qartësuar si duhet, ngaqë ka ndryshuar në
varësi me raportet shoqërore dhe politike, të cilat po ashtu kanë ndryshuar në
përputhje me pushtetin e paqëndrueshëm, që ka ardhur nga anë të ndryshme.
Sidoqoftë, pamja që del nga krisobulat e kishave dhe të manastireve mund
të jetë tipike për një gjendje të caktuar, por assesi gjithëpërfshirëse e aq më pak
pasqyrë reale mbi të cilën pastaj mund të nxirren përfundime me pretendime të
qëndrueshme historike, siç ngjet me një pjesë të historiografisë serbe, e cila mbi
faktorin krisobulë (të shumtën të sajuar) ndërton një pamje të njëanshme për realite-
tin shpirtëror dhe shoqëror mesjetar, ngaqë prej tyre përjashtohet jo vetëmrealiteti
kishtar katolik, por edhe besimtarët e tyre, që sipas shumë informacioneve ka qenë
i pranishëm në këto anë edhe jashtë “kolonive katolike” (raguziane, venedikase,
sase e të tjera), fakt ky që dëshmohet edhe nga letërkëmbimi i Uroshi II dhe,
veçmas Dushanit, me Papatin.919
Edhe pse shumë prej këtyre “dëshmive” kishtare të manastireve ortodokse,
siç u theksua më herët, pos që janë të rrudhura në disa katunde, ngarkohen edhe
me dyshimin e drejtë se janë të sajuara më vonë, siç është rasti me veprimet e
Kishës Ortodokse Serbe, e cila, në vazhdimësi nga shekulli XIX e këndej, ka
shpallur “të zbuluara” shumë e shumë sosh, të cilat shfaqen edhe në katër apo
pesë versione,920 ndërkohë që disa syresh edhe si “dëshmi kohe” janë të kufi-
faqe 86-89; “Historia e popullit shqiptar”I, Tiranë 2002, faqe 385-387; Plasari, Aurel:
“Skënderbeu”, Tiranë 2010; Shufflaj, Milan “Serbët dhe Shqiptarët”, Tiranë 20004; Gjini, Gaspër:
“Skopsko-prizrenska biskupija kroz stoljeća“, Zagreb 1986.
918
Shih: Theiner: “Monumenta Hungariae” I, f.377; Jireček, Kostandin: “Hisoria e serbëve“ I,
Tiranë 2010, faqe 323-325; Ravić P, Ivana: “Crkva i država u srpskim zemljama XI-XIII veku“,
Beograd, faqe 111; Radojić: „S. Sava i autokefalnost srpske z bugarske crkve“, faqe 222-224.
919
Më gjerësisht rreth shtrirjes së kishave katolike në Dardani dhe besimtarëve në Mesjetë shih:
Gjini, Gaspër: “Skopsko-prizrenska biskupija kroz stoljeća“, Zagreb, 1986; Xhufi, Pëllumb: „Shqi-
pëtarët nën mbretërinë serbe të nemanjidëve“, Kosova 4/1964; Radonić, J: „Rimska kurija i jugo-
slovenske zemlje XVI-XIX veka“, SAN Beograd 1950; Radonić, J: „Dubrovačka akta i povelje“,
kjniga I, sveska I, Beograd 1934; Handžić, A: „Nekoliko vijesti o Arbanasima na Kosovu i
Metohiju sredinom XV vijeka“, Simpozium për Skënderbeun, Prishtinë 1969.
920
Më gjerësisht rreth shfaqjes së disa kristobulave të manastireve ortodokse serbe në tri-apo katër
versione shih: Krasniqi, Mark: “Dulje – Nasjelje u Prizrenskom Podgoru”, Glas Etnografskog
Insitutua, II-III,(1953-1954), Beograd, faqe 365; Jiriček, Kostandin: “Historia e Serbëve“, Tiranë

405
zuara dhe të njëanshme (meqë shkruhen nga klerikë, që fshehin ose shtrembë-
rojnë të dhënat për interesat e kishës meqë injorohen besimtarët, që nuk i takojnë
kishës së tyre dhe arsye të tjera të ngjashme), e ku nuk duhet përjashtuar mundësia
që shumë prej tyre të jenë të shkruara dhe të përshkruara mbi gjendjen e defterëve
osmanë nga shekujt XV e këndej kur kisha ortodokse do të pranojë auto-qefalinë
nga sulltani dhe do të hyjë në partneritet me Portën e Lartë prej nga i ka pasur
duart e lira që të përfitojë sa më shumë nga pronat e ripërvetësuara të të krishterëve,
megjithatë, edhe si të tilla, pra të rrudhura dhe të kufizuara në disa prona-katunde
kishtare, nxjerrin në pah dëshmi të caktuara historike, që vërtetojnë autoktoninë
arbërore, si vazhdimësi e asaj ilire, qoftë edhe me emra Sllavë dhe toponomastikë
të dizajnuar sllave, e ardhur nga liturgjia kishtare.
Një analizë gjuhësore sado sipërfaqësore qoftë, e dëshmon këtë për faktin se
në këta regjistra shumë nga emrat e shënuar shfaqen në trajtën e shquar, karakteris-
tike kjo e gjuhës arbërore (shqipe), që i mungon sllavishtes. Ky fakt kapital, nuk
ka mundur t’u shpëtojë as sajuesve meqë pasqyron një gjendje gjuhësore që nuk
mund të manipulohet assesi. Të tilla janë edhe shumë nga toponimet, që është
menduar se janë sllave, por që zbulojnë praninë e format parasllave në to, të cilat
lidhen me format më arkaike të gjuhës shqipe dhe të sistemit të saj gjuhësor.
Kështu, kristobula e manastirit të Deçanit është njëra ndër këto “dokumente”
të kësaj natyre, që ofron disa të dhëna, sado që asaj i mungon kredibiliteti i
autenticitetit, meqë edhe nga vetë Kisha Ortodokse Serbe, pranohet se është doku-
ment i rishkruar më vonë, anipse thuhet se “i përmbahet me besnikëri të plotë
dokumentit të mirëfilltë”.921

2010, faqe 245-246 flitet për falsifikimin e dokumenteve kishtare nga ana e klerikëve, të cilat
janë shfrytëzuar për qellime politike. Ndër këto dokumente janë ato që flasin për Dioklenë por
edhe lëvizjet e Nemanajajve drejt Rashës.)
921
Jastrebov J. G: “Podaci o istoriji srpske crkve”, Beograd, 1879, i cili pranon se shumica e
dokumenteve që kanë të bëjnë me historikun e kishave ortodokse serbe, nuk janë autentike, pse
shumë prej tyre kanë humbur, ndërsa edhe ato që gjenden ngjeti, pra në manastiret veriore, janë të
mangta. Jastrebov pranon se dhe libri me dokumente “Dečanski Prvenac“, i viti 1851, i harutar nga
monahu Josif i manastirit të Deçanit është jo i plotë. Ngjashëm e vlerëson edhe botimin „Dečanski
spomenici”, të botuar në Beograd në vitin 1851, të cilit, sipas Jastrebovit, i mungojnë shumë nga
dokumentet origjinale, ndërkohë që „të plotësuarat“ dhe të rishkruarat, nuk janë meritore, sepse nuk
përcillen me defterët osmane, fermanët dhe dokumnetet tjera, të cilat, sipas tij, plotësojnë „gjendjen
e rëndë të kishës serbe gjatë Perandorisë Osmane si dhe zullumët që ka përjetuar ajo nga Arnautët
rrënues“! (Më gjerësisht shih: faqe 36-78). Ndër dokumentet e shumëpëfolura të historiografisë
serbe, që i mungon origjinali, është edhe „Zakoniku i Dushanit“, nga vitit 1349. Historiani serb
Stojan Novakoviq këtë e pranon haptas, duke njohtuar se ai u sajua nga disa hulmtues rus në
shekullin XIX, mbi disa letra që u gjeten në Prizren dhe Ohër. (Shih „Zakonik Stefana Dušana,
cara srpskog 1349-1354“, Beograd 1898, faqe LIX).

406
Sidoqoftë, Krisobula e Deçanit, duke u “ndërlidhur” me një shkrim po ashtu
të gjetur diku të Stefan Deçanskit, që si autor, thotë se ka ngadhënjyer kundër
Bullgarëve, nxjerr në pah shtrirjen e pushtetit Nemanjas në qendrën e Dardanisë
në verën e vitit 1191, kur në aleancë me të krishterët gjermanë dhe hungarezë,
gjatë Kryqëzatës së Tretë do t’u bashkohen atyre dhe në rrugë e sipër nga lindja
pushtuan Nissusin (Nishin), pastaj Scupin, dhe Prizrenin deri te malet e Sharit.
Andaj, kjo krisobulë, edhe si e tillë, përthekon një kuadër historik të jetës
kishtare të ritit ortodoks në Dardaninë mesjetare, që për fokusim ka manastirin e
kishës ortodokse të Deçanit si dhe pronësinë e tij në këtë pjesë të Dukagjinit në
një hapësirë afro 2500 kilometra katrorë. Kjo pronësi është dëshmuar edhe me
disa tapi osmane, pa marrë parasysh se në çfarë rrethanash janë lëshuar dhe pa
marrë parasysh raportet pronësore dhe juridike të manastirit me besimtarët, kur
dihet se ato i janë nënshtruar juridiksionit kishtar, të respektuara nga koha kur
Kisha Lindore do t’ia dorëzojë autoqefalin Portës së Lartë.922
Sidoqoftë, kjo krisobulë,meriton vëmendje, ngaqë të dhënat antropogjeografi-
ke, posaçërisht ato që kanë të bëjnë me vendbanimet, me përbërjen etnike të popull-
sisë dhe profesionet e saj, janë kompatabile, pra të verifikueshme edhe me defterët
osmanë menjëherë pas vendosjes së pushtetit të tyre në këto anë, të cilët bartin
gjendjen faktike të gjetur, pale se edhe regjistruesit osmanë nuk kanë pasur kurrfarë
njohurish për gjuhën e vendorëve, pos që e kanë ditur se kanë të bëjë me të
krishterë.923
Kështu, sipas kësaj krisobule e cila mbështetet në ato osmane (kriter ky që
mundëson trajtimin e saj të kësaj natyre), mësohet se në përbërje të feudit të ma-
nastirit të Deçanit kishte katunde (selo) dhe katundthe (zaseoci), të cilat bënin pjesë
në kuadër të këtyre zhupave (krahinave në kuptimin e ngushtë): Zatërnavës,
Altinit (Gjakovës së sotme), Rekës (pjesa midis Deçanit dhe Gjakovës), Parkovës
dhe Podrimes (pjesa e Drinit). Zhupa e Zatërnavës përfshinte katundet në rrethinat
e sotme të Deçanit: Deçanin, Brezhanin, Carrabregun, Pridvocin (që sot nuk
është ruajtur as si vendbanim e as si toponim), Belegun (që kishte 11 shtëpi dhe 30
meshkuj), Loçanin (me 60 shtëpi dhe 200 meshkuj) dhe Llukën e Epërme e
Llukën e Poshtme (me 20 shtëpi dhe 73 meshkuj).924

922
Shih: Ivanović, R: “Dečansko vlastelinstvo“, Istorijski časopis, Beograd, 1954, knj. IV. 173-225;
Tërnava, Muhamet: “Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI”, Prishtinë, 1995, faqe 27.
923
Shih: Pulaha, Selami “Defteri i Regjistrit të Sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485”, Tiranë 1974;
Zamputi, I: “Dokumente të shekullit XV për historinë e Shqipërisë”, Tiranë, 1976; Novaković, St:
“Selo“, Glas 24, Beograd, faqe 189,213.
924
Milojević, M: “Dečanske hristovulje“, Beograd, 1880, faqe 184.

407
Feudit të Deçanit i takonin edhe pjesa perëndimore e zhupës mesjetare që
njihej me emrin Hvosno ose Hvostno, pjesë midis Bistricës së Pejës dhe Deçanit.
Në atë pjesë shënohen këto katunde: Strellci (me 70 shtëpi dhe 130 meshkuj),
Lubloliku (me 74 shtëpi dhe 230 meshkuj), Bohoriku (Bohoriqi i sotëm me 24
shtëpi dhe 78 meshkuj), Lubusha (me 9 shtëpi dhe 24 meshkuj), Istiniki (Isniqi i
sotëm me 37 shtëpi dhe 127 meshkuj), Bivolari me 7 shtëpi dhe Papraçani (Pra-
paçani i sotëm me 52 shtëpi dhe 174 meshkuj).925
Para se të kalohet te të dhënat antroponomike të këtij dokumenti, gjithsesi se
duhet përmendur edhe disa nga toponimet e krisobulës së Deçanit të vitit 1330, të
cilat në formën e tyre burimore janë të natyrës së gjuhës shqipe. Të një rëndësie
gjuhësore nga kjo krisobulë janë edhe disa nga mikrotoponime, që ruajnë antropo-
niminë e banorëve të atëhershëm ose të mëvonshëm të atyre vendeve që zihen
ngojë. Kështu, te vendi Modra Slatina në pjesën e Patkovos, që gjendet pranë
Gjakovës, zihet ngojë “Leševa selita”,926 si ahur dimëror i bagëtive, pastaj po aty
përmendet “Leševa Rudina” dhe “Lešev Dol” dhe një “Berišin Dol” si dhe“selita
Gona Beloga”,927“Tanušev laz”928 etj.
Nëse bazohemi në të dhënat antroponomike të këtij dokumenti, atëherë
shumica e emrave dalin të jenë sllav të kohës së sundimit bullgar në përputhje me
gjuhën e liturgjisë së vjetër kishtare. Por, pikërisht te kjo çështje del diçka nga e
vërteta se emrat e kësaj natyre, edhe ashtu si jepen, nxjerrin në pah praninë e po-
pullsisë me prejardhje arbërore, të cilën nuk kanë qenë në gjendje ta fshehin as
regjistrat e kishës ortodokse qofshin ato që janë të sajuara më vonë në përputhje
me defterët osmanë, siç është rasti me shumë sish, që përmend Jastrebovi në librin
“Podaci o Istoriji Spske Crkve” (Të dhëna për historinë e Kishës serbe) nga viti
1879, me ç’rast ai merr në shqyrtim pikërisht dokumentet e manastirit të Deçanit
dhe ato të disa kishave në Prizren dhe rrethinë. Kështu, në katundin Strellc hasim
antroponimin Beroje, në Luboliki, në Shishman dhe Beran, në Bohoriqi hasim
antroponimin arbëror Preno, në Lëshunë, atë Milesh, në Isniq, Bukur dhe Tolaj
dhe në Prapaçan gjejmë emrin Milesha.929
Kur jemi te antroponimet shqipe, siç ishin këto, duhet thënë se ato gjenden
edhe brenda të ashtuquajtura familjeve sllave, gjë që regjistrimi kishtar, nuk
kishte qenë në gjendje që të fshihte pasqyrën etnike të popullatës autoktone
925
Po aty, faqe 185.
926
Purković dr. M Al „Popis sela u srednjevekovnoj Srbiji“, Shkup 1940, f. 152.
927
Milojević, M. S “Dečanska histovulja”, Beograd 1880, faqe 128.
928
Novaković St. “Zakonski spomenici srpskih država srednjeg veka”, V, Beograd 1912, faqe 688.
929
Tërnava, Muhamet: “Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI”, Prishtinë, 1995, faqe 28.

408
arbërore, ashtu siç synohej duke e identifikuar atë me përkatësinë fetare, e cila
për kishën ortodokse, ishte identike me autoktoninë sllave. Kështu, për shembull,
në këtë dokument, në katundin Bohorik gjendet shënimi që e vërteton këtë gjendje:
“A u njih Boloje a sin mu Priboje, a brat mu Mirsha i Prenko”(Te Baloja i
biri Priboje, ndërsa vëllezërit Mirsha dhe Prenko).
Ngjashëm prania e emrave Arbërorë midis gjendet edhe në një familje të
katundit Isniq:
“Preljub a sin Bogoje i Branko i Miloslav a ded im Bukur... Tolaj a sin mu
Priboje i Radoslav”(Preljubi dhe i biri Blagoje e Branko dhe gjyshi Bukur ...Tolaj
dhe të bijtë Priboje dhe Radoslavi).930
Nëse shqyrtohet sado kalimthi rasti i parë i një familjeje, ku vëllezërit shfaqen
njëri me emrin sllav dhe tjetri arbëror nga i ati sllav (Boloje), atëherë nuk mund të
thuhet se bëhet fjalë për familje “të përziera” katoliko-ortodokse (të ritit sllav) se
sa për sllavët si entitet. Këtë e shpjegon më së rasti i familjes Bukur nga Isniqi kur
gjyshi Bukur nga familja Tolaj, ka të birin Prelubin dhe bijtë Blagoje dhe Branko.
Ky fenomen ka qenë i mundshëm që të zhvillohet kështu, meqë kisha bënte
kujdes vetëm për përkatësinë e ritit, në këtë rast atij ortodoks, që për “rival”
kishte atë katolik, dhe jo për të tjerat. Fenomeni i familjeve “të përziera” për nga
emrat, brenda ortodoksisë, nuk është i kufizuar vetëm në ambientin e afërm të
manastirit të Deçanit. Përkundrazi, ai shtrihet edhe në zhupat e tjera gjithandej
nga ndodheshin pronat e tij dhe ato shkonin deri në Prizren, Tropojë dhe pjesë të
tjera në drejtim të Prishtinës.
Në zhupën e Rekës, në veri të Gjakovës së sotme, e cila kishte tri katunde
dhe një katundth: Hrasovicën (me 34 shtëpi dhe 103 meshkuj), Prekillukun (me
18 shtëpi dhe 48 meshkuj), Prilepin (me 21 shtëpi dhe 52 meshkuj), krahas
emrave të përmendur, hasim edhe atë: “Shok, pastaj Trashan, Tolijak dhe Milesh.
Në katundin Babaj gjendet antroponimi “Shin”.
Në Gramaçel një familje kishte këta anëtarë meshkuj: Gjon, Radislav
dhe Bogoslav. Këtu, i pari mbante emrin arbëror (Gjin), ndërsa të tjerët ata
sllavë.
Edhe zhupa e Altinit, e cila shtrihej midis zhupës së Rekës dhe lumit Valbona,
ka dhjetë katunde, ndër të cilat më të mëdhatë shënohen: Tropoja, Lluzhani, Bab-
jani, Shoshani, Goraj, Shipçarti, Bunjaj dhe Balubi, ku në shumicën e tyre ndeshen
emra të përzier sllavë-Arbërorë, edhe pse Kristobula e Deçanit i shënon “katunde
serbe”. Madje, për nga antroponimia, katundi Greva (me 11 shtëpi e 34 meshkuj)
930
Po aty, faqe 29.

409
në të shumtën del me prejardhje arbërore, por ku “ndërhyjnë” emrat e krishterë
me formë sllave. Aty shënohet:
“Bogiša a brat mu Magoje a sin mu Andreja, Martin a sin mu Andreja i
Šuško, pavi Duraš a sim mu Zaharija Bogša a Ivan a sin mu Nikola a brat mu
Đuđ Tanuš Đurđ a sin mu Mihal d Minko a sin mu Andreja Koprc a sin mu
Grdan i Dolin i Duraš Dimitri Gon Ivan Đuđ a ded im Marko Vojgo i Gon i
Dobrave a si mu Nikola Đurđ i Nikola i Gin a dem im Zagarije“.931
Raste të ngjashme gjenden edhe në katundet e Podrimës, të përfshirë në
feudin e Manastirit të Deçanit. Katundi Serosh dëshmon përzierjen e emrave, ku
thuajse në secilën shtëpi, krahas emrave kishtarë të sllavizuar, gjenden edhe ata
Arbërorë. Ja disa shembuj tipik:
“Runka a brat mu Rad sin mu Hodan a brat mu Prenko”.
Ose:
“Pribislav a brat mu Bušat a sin mu Dragoš”.
Kristobula e Deçanit, edhe ashtu siç është e (për)shkruar ose sajuar (krejt
një), shfaq një dallim interesant që bëhet midis antroponimit për katundin: Selo
(për atë të ritit ortodoks, edhe pse, si u pa ato ishin të përziera për nga emrat) dhe
katun (me përbërje arbanase, të ritit katolik). Me rastin e dhurimit të katundeve
manastirit të Deçanit, Stefan Deçanski shkruan:
“I jeliko mi bist v z mono priložiti semu sel u katun vlaških i arbanaških“.932
Pra, bëhet fjalë për “katunet vllahe dhe arbanase”, (dhjetë sosh, ndër to
vetëm një që cilësohej me popullatë arbëreshe), me ç’rast, nga dhuruesi (despoti
Stefan Deçanski) bëhet fjalë për një veçim etnik, nëse mund të thuhet kështu, i
cili, edhe jashtë ndonjë analize të thelluar, nxjerr në pah Arbërorët e ritit katolik,
që edhe si i “përkufizuar” në këtë mënyrë, i shtrirë te katunet vllahe dhe ato
sllave, siç tregon edhe për fenomenin e “laramanisë”, pra të pranimit të emrave
kishtar sllav, midis tyre.
Kështu, si “katune vllahe” ishin: Radishevci, që shtrihej pranë Rizniqit (me
17 shtëpi dhe me 62 meshkuj, Ratishi i Epërm dhe Ratishi i Ulët, Sashiqani (me
29 shtëpi dhe 181 meshkuj), Vardishtani (me 11 shtëpi dhe 48 meshkuj), Lepqi-
novci (me 18 shtëpi dhe me 71 meshkuj), Gjurashevci, në afërsi të Gjakovës së
sotme, ( me 53 shtëpi dhe me 110 meshkuj), Tudoriqevci, në afërsi të Rogovës,
(me 29 shtëpi dhe me 104 meshkuj) dhe Gojilovci, afër Lloqanit jo larg Deçanit,
(me 35 shtëpi dhe 90 meshkuj).

931
Milojević, M: “Dečanske hristovulje”, Beograd, 1880, faqe 34-35.
932
Po aty, faqe 3.

410
Në katunet vllahe, krahas emrave kishtarë ortodoks dhe atyre me pakicë
vllahe, me shumicë gjenden emrat Arbërorë (të besimit katolik). Aty, ndeshim
antroponime karakteristike për Arbrit si: Gjin, Lesh, Tol, Milesh, Gon, e të tjerë
të kësaj natyre. Ashtu si “te katundet (selo) sllave”, kur i ati del me emër arbëror,
edhe te ato “vllahe” kemi thuajse të njëjtin fenomen. Babai ka emër arbëror
(Lesh,Gjin, Tol, Milesh etj.), ndërsa fëmijët me emra kalendarik të ritit ortodoks:
“Radoslav a brat mu Radomir i Hrane a otac im Leš” (Radoslavi dhe i vëllai
Radomiri e Hrane nga baba LLeshi).933
Në krisobulën e Deçanit të Stefan Dushanit të vitit 1348, në afërsi të fshatit
Xrxe, afër Gjakovës, shfaqet edhe toponimi karakteristik “Katun Arbanasa”.934
Krahas tij me të njëjtin emër shfaqet edhe një lagje e manastirit Shën Bo-
gorodicës në Arhiljevë (nasele arbanasa), sot fshati Arbanaško afër Kumanovës, që
janë të ritit katolik.935
Në të njëjtën krisobulë, në bregun lindor të liqenit të Shkodrës gjendet
toponimi “Katun Arbanasa”. Sipas krisobulës, kryepari i këtij katunit quhej
Leš Tuz, gjë që emrin e tij, më vonë mori edhe katundi, 936për të cilin thuhet se
në gjysmën e dytë të shekullit XIV, në katundin afër Kamenicë, nga i njëjti fis,
gjysmën e banorëve të tij e përbënin ardhësit nga Mamusha e rrethinës së Priz-
renit („...et in Zeta medietas vici Kamenica cum hominibus Mamuski“).937
Kristobula e Deçanit, edhe po qe se paraqet një pasqyrë të gjendjes etnike
të parë me syrin e kishtarëve ortodoksë për të cilët që të gjithë besimtarët e
kishës së tyre në përputhje me shkrimin kishtar (sllavishten e vjetër kishtare, një
përzierje mes gjuhëve të vjetra sllave dhe bullgarishtes) janë parë si sllavo-
ortodoks dhe assesi ndryshe, megjithatë demanton qëndrimin se antroponimia,
ashtu si paraqitet këtu, mund të merret si kriter kryesor dhe absolut për përçak-
timin e strukturës etnike të këtyre katundeve. Përkundrazi, ajo demanton atë mu
në konstruktin e saj, meqë ajo pasqyrë, pak a shumë, gjendet në të gjitha katun-
det, ndërkohë që fenomenet, i japin vulën e një fakti të pakapërcyeshëm, që flet
në dobi të dominimit të faktorit arbëror edhe në regjistrat e kishave ortodokse, të
933
Ivanović, R: “Istorijsko geografski značaj Dečanske hristovulje iz 1330 godine“. Beograd,
1951, knjiga II, faqe 185.
934
Ivić P – Grković M: „Dečanske hristovulje“, Novi Sad 1967, faqe 247.
935
Ivanović R.“Dečanski katuni“, IČ III, Beograd 1925, faqe 262.
936
Gjin, Gaspër: “Skopsko –prizrenska biskupija kroz stoljeća”, Zagreb 1986, faqe 98.
937
Më gjerësisht rreth shtrirjes së toponimit “Arbanas” në kristobuljat kishtare shih: Vasiljević
Hadži dr: “Južna Stara Srbija“ I, 1909, faqe 268-269; Spomenici IV, f.91 „në afërsi të fshatit
Dupjačani dhe Nebregovo gjendet venbanimi „Arbanasi“; Spomenici IV, faqe 90: „në rrethi-
nën e Novo Bërdos gjendet vendi „de Trupovstica in Albanezi“.

411
shkruara në sllavishten kishtare dhe të vulosura nga despotë rasianë. Me këtë rast
“përjashtimet” (dukuria e antroponimisë arbërore te ajo e sllavishtes së vjetër
kishtare), jo vetëm që kthehen në rregull të natyrshme, por ato shpjegojnë se si
“përjashtimi” nuk mund të kthehet në rregull. Andaj, është me interes që ai të
pasqyrohet ashtu siç është në krisobulë:
“Leš Tuz i s detiju Braislav Čurko s bratijom i s detiju.
- Svinoglav i s detiju Gon Bušat i Gon i Petreč.
-I Gin Gratan Georgie i Budan.
-Petr Suma i s bratiom Mataguž s bratom Lazor i Prijezda Kreč s detiju Gonom.
-Domin'ko s detiju, Reč s detiju.
-Leš i Lazor Progon Mira.
-Dminko s detiju.
-Reč s detiju.
-Leš i Lazor Progon Mira.
-Petr Kuč s bratiom Pavls s detiju.
-Reč s detiju Nikola, Pavl s bratiom.
-Mihal i Dmitri.
-Golub i Gon s bratiom.
-Đurđ i Šok i Lešmir.
-Marko Suma i Mizko i Pelegrin...S Gonc.
-Lazo...(pi) Serak Dejak s detiju Bogoslav.“938
Krahas krisobulës së Deçanit nga viti 1330, për të cilën historiografia
serbe pranon se “është rishkruar në bazë të origjinalit”, që mund të supozohet
se fjala është për ndonjë dokument autentik, që Beogradi e fsheh qëllimisht,
meqë në të gjenden të dhëna reale për përkatësinë arbërore të popullatës
shumicë të kësaj pjese të Dardanisë, është edhe ajo e megazhupanit Stefan
Dushan (1331-1355) dhënë manastirit Shën Mëhillit e Gabrielit në afërsi të
Prizrenit. Ndonëse edhe këtë krisobulë e ngarkon dyshimi i arsyeshëm i
rishkrimit të saj në shekullin XIX, si edhe shumë e shumë “povelja” dhe
dokumente të tjera kishtare sllavo-ortodokse të kësaj natyre, për t’u ushqyer
“historia mesjetare serbe” me “të vërtetën e vet”, megjithatë, edhe si e tillë,
gjithnjë e ndërlidhur me gjendjen që paraqesin defterët osmanë të asaj kohe,
edhe si e tillë, është me interes nga shkaku i të dhënave antroponomike e topo-
nimike, qoftë edhe me versionin e plotë sllavo-ortodoks, sepse merret me Priz-

938
Po aty, faqe 120-121

412
renin dhe rrethinën e gjerë të këtij qyteti antik dardan, i quajtur Therandë, i cili
gjatë Bizantit shfaqet me emrin e ri.
Feudi i këtij manastiri, sipas krisobulës, kishte pasuritë e tij tokësore në
Dardanë, në Dukagjin, në rrethinat e Shkupit, të Tetovës, të Ovçepoles, në Veles,
në Strumicë, në Vranje, në Toplicë, në Plavë, në Pult si në rrethin e Shkodrës e
në bregdet. Vetë qyteti i Prizrenit, në kohën e ndërtimit të manastirit, paraqiste
një pjesë të Pultit të sipërm dhe të Dukagjinit.939
Krisobula është me interes, sepse në të nuk janë shënuar emrat e banorëve
bujq, por vetëm emrat e banorëve blegtorë, të ashtuquajtur Vllahë, që jetonin
nëpër katunde, ku sipas tipologjisë së mëparshme, krahas emrave Sllavë dhe
atyre vlleh, një pjesë e madhe janë emra karakteristikë Arbërorë. Po kësisoj
duket laramane edhe struktura e antroponimeve të banorëve të vendbanimeve të
tjera, që në këtë krisobulë cilësohen si “katune”, e ku për herë të parë, një banor-
kryefamiljar i katunit Kostërçan bart emër krishten ortodoks, me mbiemër karak-
teristik arbëror, por me sufiks sllav:
“Bogdan Tanušević s sinovi”(Bogdan Tanusheviq me të bijtë).
Në katunin Blace gjendet shënimi:
“Gonc Arbanas s sinovi”(Gonc Arbanasi me të bijtë).940
Prania e Arbërve në këto pjesë, dëshmohet edhe atëherë kur ata diskrimino-
hen nga “Zakoniku” i Dushanit (po ashtu i dyshuar si sajim në shekullin XIX),
me anën e të cilit atyre u ndalohej qasja në “pronat publike”, siç ua ndalonte
edhe kullosat “e përbashkëta”.941
Kështu, në diplomën që Dushani, më 2 maj të vitit 1355, në të cilën i
ndahen manastirit të Hilandarit privilegje e pasuri në rrethinën e Rahovecit, aty
ndalohet shfrytëzimi i tokës prej të tjerëve, ku në mënyrë të prerë theksohen
Vllahët dhe “Arbanansin”:
“da ne pase tei zabelje nikoj vlastelin, ni mal, ni velik, ni Vlah, ni Arbanansin”.942
Por, në diplomën autentike të Dushanit të vitit 1355, me të cilën i caktohen
pasuri e privilegje manastirit të Shën Nikollës në Dobrushë, regjistrohen edhe
këto antroponime:
”Negomir, Gin, Beli,Vasil od Zuričani, Nemat i Prkač i Bratisljak”.943

939
Po aty, faqe 345.
940
Tërnava, Muhamet: “Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI”, Prishtinë, 1995, faqe 39.
941
Më gjerësisht rreth masave diskriminuese të Dushanit ndaj Arbërve shih pikën 82 të “Zako-
niku” (O Vlasima i Arbanansima).
942
Novaković, St: “Zakonski spomenici srpskih država srednjeg veka“, Beograd, 1912, faqe 430.

413
Këtu del emri Gin, i cili është identik me antroponimin Gjin, që është karak-
teristik për Arbrit.
Arbrit dalin edhe në kartat që murgesha Evgenija me të bijtë, Stefanin e
Vukun, i dhuruan katundin Livoç Shën Vasilit të Malit të Shenjtë, me ç’rast kur
bëhet përkufizimi i këtij katundi përmendet edhe personi me emrin Lesh, që kishte
dy vëllezër me emra ortodoks nga kalendari kishtar dhe ishte nga Graçanica. 944
Krahas krisobulave të manastireve ortodokse, me anën e të cilave mund të
fitohet një pasqyrë për autoktoninë e Arbërve në këto pjesë edhe në rrethanat kur
kisha ortodokse të shumtën i trajtonte si Sllavë, ekzistojnë dhe burime të tjera, që
dëshmojnë praninë e Arbërve në trojet e tyre etnike në të cilat gjenden që nga
antikiteti.
Të tilla janë dokumentet raguziane, me të cilat tregohen lidhjet tregtare, por
edhe aso ekonomike, siç ishin shfrytëzimi i minierave të Trepçës, Novobërdës e
të tjera, prania e të cilëve do të ruhet edhe më vonë.
Kështu, libri i tregtarit raguzian, Miahil Llukareviqit, i viteve të tridhjeta të
shekullit XV, përmban edhe të dhëna të tilla antroponomike, të cilat dëshmojnë
praninë e etnosit arbëror në Novobërdë, në disa katunde të rrethinës së saj si dhe
në disa katunde të rrethinave të tjera të këtyre pjesëve. Ndër këto të dhëna
antroponomike që flasin për një gjendje të tillë janë edhe këto:
-Andrea Gan foxer de Pod (gradie),
-Gin e Mechxa de Ostatuozi,
-Gonaz Arbanaxo de Hroipsinzi,
-Gon Mali foxer e Peia de Miralia,
-Andria Gon focer de Podgradie pego per Macho Stranieuich foxer,
-Andria Gonouich focer Trupostiza,
-Gurag de Gon Arbaneco chruzmar e foxer e Andria suo frar mortor sono
in Chratoua de gruan temo dreno dere per resto,
-Andria Nicholich Arbanexo de Matia foxer...
-Andria e Tanus conpari ostri de Liuada...
-Todor surela de Balich die dar piego per lui Vlaia de Gon,
-Llex conpare de Gurcouzi.
-Tanus Bogdanouvich de Gurchouzi piego per liu Lex conpare diedare...945

943
Solojev, A: “Dva priloga sa proučavanju Dušanove države“, Glasnik-Skopskog naučnog
društva, fletorja 1-2, Shkup.
944
Tërnava, Muhamet: “Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI”, Prishtinë, 1995, faqe 41.
945
Dinić, M: „Iz Dubrovačkog Arhiva“, knj, I, Beograd, 1957, faqe 37-90.

414
Këto të dhëna dhe të ngjashme që ruhen nëpër arkivat e vendeve me të cilat
Arbrit në Mesjetë kanë pasur lidhje të mira, janë me vlerë të madhe edhe për
njohjen jo vetëm të antroponimisë po edhe të patronimisë së banorëve të këtyre
anëve dhe të vendbanimeve në gjysmën e parë të shekullit XV, meqë aty shihen
edhe ndryshimet që kishin filluar të shfaqeshin nën ndikimin e faktorëve kishtarë
në rrethanat e pushtimeve sllave, kur patronimet e tyre kishin filluar të shfaqe-
shin me sufikse sllave.946
Për pasqyrimin sa më besnik të raporteve etnike në Dardaninë
mesjetare,veçmas në kapërcyellin nga koha e Bizantit te ajo e pushtimeve osmane,
meritore shfaqen regjistrat (defterët) osmanë, të cilët hartohen sapo të fillojë koha
e Pe-randorisë Osmane. Këta defterë ndërlidhin gjendjen etnike nga koha e fundit
dinastisë rasianeme atë të dekadave të para të pushtimeve osmane, kur do të
vendoset administrata e re bashkë me sistemin e gjithmbarshëm ekonomik, sho-
qëror dhe politik, që do të qëndrojë gjatë pesë shekujve të ardhshëm.
Defteri i parë i këtillë është defteri i Vilajetit Vëllk, i trevës së Branko-
viqëve, i vitit 1455, që shënon fundin e sundimit rasian dhe fillimin e atij osman.
Kapërcimi nëpër këto deftere ka rëndësi jo vetëm për atë se nxjerrin në pah
rrethanat sociale të kohës, por edhe për atë se ato hedhin dritë te toponimet,
qoftë kur ato ruajnë karakterin autokton qysh nga antikiteti, qoftë kur shfaqen në
leksik të huaj, të ndryshuara ose të rishkruara, por që ruajnë natyrën e gjuhës
arbërore (të shqipes së sotme).
Meqë, rreth toponimeve që kanë të bëjnë me autoktoninë pellazge-ilire-
arbërore, siç janë: Naissus – Nish, Skardous mons – Shar, Scupi – Shkupi, Scodra
– Shkodër, Lissus – Lesh, Drivastum – Drisht, Drinus – Drin, Barbanna – Buenë,
Bunë, Mathis – Mat e të tjera është bërë fjalë më herët në kuadër të lashtësisë
pellazge dhe të lidhjes së saj me ilirishten, toponime këto që përkundër ndryshi-
meve më së miri shpjegojnë këtë raport gjuhësor, megjithatë, pushtimet bullgare
në shekujt IX-XI dhe ato rasiane në shekujt XIII-XV, kanë sjellë ndryshime ono-
mastike, aso antroponomastike dhe toponomastike.
Kështu, në një diplomë të despotit Stefan Uroshit I, dhënë manastirit të
Shën Petrit e Pavlit në Lim (hidronimi Lim etimologjikisht shpjegohet përmes
shqipes),947 pos të tjerash, përmenden edhe emra vendesh nga Dardania, në

946
Tërnava, Muhamet: “Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI”, Prishtinë, 1995, faqe 42.
947
Shih: Çahej, Eqrem: “Gjurmime të reja në fushë të shqipes”, në Studime Filologjike, 3,
Tiranë, 1974, faqe 7.

415
mesin e të cilëve, është toponimi i shënuar në lokativin sllav-rasian: “Arba-
nasju Potokju”. 948
Ky emër del me rastin e përcaktimit të shtrirjes tokësore të katundit Krushevc,
në afërsi të manastirit të Deviçit në Drenicën e sotme. Në diplomë shkruan:
“...Ot Kruševca u Djal k Djevičju, ot kuda...k Arbanašju Potokju...”949
Edhe krisobula e despotit Millutin, dhënë manastirit të Banjskës në mes të
viteve 1314-1316, ndër rreth 500 toponime, është edhe ai “Jaćimovo Katunište”.
Meqë atributi “katunishte” ka bazë shqipe, pra fjalën katund, atëherë fjala
është për një katund me popullsi arbërore, si shumë të tjera, që kanë qenë të lidhura
me kishën ortodokse, meqë edhe ata i takonin ortodoksisë, gjë që ishin nën
juridiksionin shpirtëror të kësaj kishe, e cila ata që ishin të besimit ortodoks i
regjistronte Sllavë. Kjo më së miri shpjegohet edhe me rastin e emërtimit Arbanash,
që ndeshet në disa katunde që paraqiten si sllave. Njëri nga ta ishte edhe katundi
“Arbanaš”, prej shtatë shtëpish në pjesën e Llabit, i cili është në defterin e Vilajetit
Vëllk të vitit 1455. Ndonëse në defter nuk thuhet për asnjë banor se ishte i
përkatësisë arbërore, nuk ka dyshim se fjala është për arbër të besimit ortodoks, të
cilët edhe pasi që të fillojë sundimi osman, shënoheshin sipas përkatësisë kishtare,
pra asaj ortodokse që shkruhej me alfabetin e sllavishtes së vjetër kishtare, si gjuhë
liturgjije.
Se nuk ishte fjala për raste “të shkëputura”, siç mund të shihet nga krisobula e
Millutinit dhënë manastirit të Banjskës, dhe ai i katundit “Arbanaš”, por për një
dukuri të përgjithshme tashmë të njohur qysh nga ndarja e kishave e vitit 1054, kur
pjesa më e madhe Dardanisë, në vitin 1191, nën sundimin e despotit Stefan Nema-
nja nga Nishi, Shkupi e deri në Prizren, do të përvetësohen nga juridiksioni i kishës
ortodokse rasiane, këtë e vërteton edhe shembull i një karte (povelje) që Stefan
Deçanski ia kishte lëshuar në vitin 1327, kur hasim toponimin “Tanušev Laz”. To-
ponimi “Tanušev Laz” ka për bazë antroponimin Tanush, që ishte karakteristik për
Arbrit mesjetarë. Mikrotoponimi „Tanušev Laz“flet qartë se aty në afërsi kishte je-
tuar dikush me emrin Tanush, emri i të cilit kishte marrë funksion toponomastik.950
Në krisobulën e Deçanit të vitit 1330, në mesin e toponimeve të shumta të
feudit të manastirit të Deçanit haset edhe toponimi “Ujnemir”, i cili del si për-
kufizues i katundit Çabiq.951
948
Tërnava, Muhamet: “Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI”, Prishtinë, 1995, faqe 169.
949
Ivanović, R: „Srednjovekovni baštinski posjedi – Humska eparhijska vlasništva“, Beograd,
1960, faqe 93.
950
Tërnava, Muhamet: “Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI”, Prishtinë, 1995, faqe 171.
951
Novaković, R: ”Zakonski spomenici srpskih država srednjeg veka”, Beograd, 1912, faqe, f. 25.

416
“Ujnemiri” i vitit 1330, nuk është tjetër pos Ujmiri i sotëm, në Klinë. Nga
serbofonët dëgjohet si “Dobra Voda”, që si i tillë është përkthim nga shqipja, që
i është bërë shumë vonë.952
Një analogji me “Ujnemirin” e vitit 1330, nga Çabiqi, të cilin disa historianë
dhe gjuhëtarë serbë mundohen që ta lidhin me origjinën sllave 953, në kuptimin se
mbron tezën e përkatësisë shqipe dhe rrëzon atë të origjinës sllave, ofron edhe
toponimi “Onamir”, në defterin e Vilajetit Vëllk të vitit 1455.
Edhe ky katund gjendet në pjesën e Llabit dhe shpjegohet me “tokën e mirë”,
“vendin e mirë”, siç ishte rasti edhe me “Ujin e mirë”, “Ujmirin” në afërsi të
Klinës së sotme, i shënuar në formën e mirëfilltë si “Ujnemir”954, që më vonë,
diku në shekullin XIX, kur do të fillojë fushata e njohur hegjemoniste e shkencës
serbe që të sajojë krisobula, karta dhe gjithfarë dokumentesh me anën e të cilave
duhet të shpifet “Serbia e vjetër mesjetare”, me qendër në Dardani, që ajo e quan
Kosovo, me të cilën në vitin 1876 do të emërtohet edhe Vilajeti i Kosovës, ky
toponim të kthehet i përkthyer në “Dobra Voda”, pikërisht pse e ka ditur se
toponimi mesjetar i regjistruar nga kisha ortodokse Ujnemir ka rrënjë shqipe.
Bazuar pra në disa nga të dhënat që ofron kisha ortodokse, edhe pse ato
pranohet se të shumtën kanë qenë të rishkruara dhe të sajuara, siç është rasti edhe
me krisobulën e Deçanit të vitit 1330 dhe të ngjashmet, mund të thuhet se raportet
etnike në Dardaninë në Mesjetë nën sundimin e dinastisë Nemanjane, midis
shekujve XIII-XV, dalin si raporte midis popullatës autoktone, e cila përnga
konfeksionaliteti ndahej në katolikë (Arbër) dhe rasianë (ortodoksë), që përcak-
tuan edhe formacionet shoqërore dhe politike gjatë Bizantit në hapësirën e Ilirikut.
Krishterimi në këtë zhvillim (lindor apo perëndimor) do të shfrytëzohet si
mjet i këtij qëllimi, i cili ndonëse nga historiografia serbe e shekullit XIX është
munduar që t’ia sajojë platformën një realiteti politik në përputhje me qëllimet
hegjemoniste, siç ishin ato rusomëdha dhe serbomëdha nga Kriza Lindore e
këndej, nuk ka qenë në gjendje që t’ia ndryshojë pamjen dhe karakterin auto-
ktonisë dardane-ilire-arbërore me rrënjë në antikitet si dhe kulturës së tyre ma-
952
Çabej, Eqrem: “Rreth disa çështjeve të historisë së gjuhës shqipe”, në Buletini i Universitetit
Shtetëror të Tiranës, seria e shkencave shoqërore, nr. 3. Tiranë, 1963, faqe 83.
953
Më gjerësisht rrth kësaj shish: R. Novakoviq: “Zakonski spomenici srpskih država srednjeg
veka”, Beograd, 1912; M. Milojević: „Dečanske hristovulje“, Beograd; Sindi, Dušan: „Ko je
autor osnivačke povelje Hrama sv. Nikole u Hvosnu“, Beograd, 1972; G. A. Krivanić: „Vlaste-
linstvo Sv. Stefana u Banjskoj“, Beograd, 1965.
954
Kaleshi, Hasan: “Die Albaner in Kosovo im 15 Jahrhundert”, botuar në “Akten des Interna-
tionalen Albanologischen Kolloqiums” - zum Gedächtnis an Norbert Jokl, Innsbruck, 1971, faqe
518.

417
teriale dhe shpirtërore, siç nuk ka qenë në gjendje që t’ia krijojë “alibitë” e rreme
“shtetit mesjetar serb” në Dardani, qoftë kur këtë është munduar ta fsheh me
farsën e krishterimit ortodoks, meqë do të jetë pikërisht realiteti etnik dhe shoqëror
i shekullit XIX i Kosovës me pakicë serbe dhe i Pashallëkut të Beogradit po ashtu
me pakicës serbe dhe enklavat serbe në Banat, Srem dhe Krainë (Bosnje), që do ta
demantojnë këtë, realitet ky që asnjëherë nuk mori përgjigje shkencore se ku
mbetën serbët e të ashtuquajturës Perandori mesjetare serbe kur ata nuk ishin as në
Kosovë, as në Serbinë e Ngushtë por përtej Danubit?

RAPORTET SHOQËRORE DHE POLITIKE NË DARDANI


NË SHEKUJT XIII-XV

Ajo që në aspektin shoqëror dhe politik, në shekujt XIII-XV, mund të quhet


edhe Dardani rasiane (nga dinastia e Stefan Nemanjës në vitin 1191 e deri te
vdekja e “megazhupanit”, Stefan Dushani, në vitin 1355), pasqyronnjë gjendje te
një rivaliteti por edhe lufte të natyrshme për zotërime sa më të mëdha midis
feudalëve, despotëve, zhupanëve dhe princërve brenda të së njëjtës etni të ndarë
në rite kishtare, që si e tillë ishte kthyer në arenë të ndërsjellë të luftërave të
vazhdueshme midis lindjes dhe perëndimit, e shkaktuar nga kriza e kur Bizantit
nga shekulli XII e këndej.
Natyrisht se në këto rrethana, Dardania kishte pamje rasiane, ngaqë sipas të
gjitha burimeve meritore historiografike, dinastia Nemanjane e Rashës, nga fuqi-
zimi i saj në këtë pjesë nga viti 1198 dhe veçmas kryqëzata e katër (1202),
ruante zotërimet e veta në pjesën më të madhe të Dardanisë dhe të Maqedonisë.
Madje, në këto pjesë, ata do të mbesin edhe atëherë kur, pas vdekjes së Dushanit
(1355), do të fillojë me të shpejtë të rrënohet ajo që ai e kishte ndërtuar si
Megazhupani Rasiane, në përbërje të së cilës ishin përfshirë edhe pjesa e mirë e
fisnikëve dhe feudalëve Arbërorë me pronat e tyre, ndërkohë që disa të tjerë, që
kishin ushqyer ushtrinë e tij me ushtarë dhe ishin përfshirë në disa fushata ush-
tarake, ishin shpallur zhupanë, gjë që dëshmohet edhe me atë se Dushani, në
oborrin e vet, që e lëvizte nga vendi në vend, kishte edhe elitën arbërore, 955fakt
ky që është injoruar nga mosnjohja, ose pse është trajtuar si pushtet “pushtues”
në vend të përpjekjeve hegjemone brenda për brenda faktorëve të së njëjtës
etni,të natyrshme në ato rrethana të krizës së Bizantit, me çka pranohen pohimet
955
Shih Shuflaj, Milan. “Serbët dhe Shqiptarët”, Tiranë 2004

418
joshkencore të historianëve serbë për “Kosovën dhe Maqedoninë – qendër e
shtetit mesjetar serb”!
Është pra fare e natyrshme, që raportet shoqërore dhe politike në Dardani,
para, gjatë, por edhe pas vdekjes së Dushanit, siç u tha mësipërm, si pjesë e
realiteteve të riteve kishtare (të atij latin-katolik dhe lindor-ortodoks), kanë
ndjekur një linjë prej nga është synuar që kurora rasiane, pos tjerash, të kishte
përbrenda edhe një si “Arbëri Rasiane”, që do të qëndronte midis modelit të
“Arbërisë Bizantine” dhe të “Mbretërisë së Arbërisë” nga perëndimorët, siç ishte
rasti me atë që do ta shpallë Karli I Anzhu më 1272-1288 dhe më vonë do të
përsëritet edhe në një variant tjetër nga i nipi Roberi nga viti 1314 si dhe projektet
e ngjashme të “Mbretërisë së Arbërisë” që do të përsëriten nga kjo derë në
vazhdimësi, deri me ardhjen e Osmanëve, herë më sukses e herë pa sukses.
Por, “Arbëria Rasiane” - asnjëherë e shpallur në mënyrë të prerë, por gjith-
një e pranishëm në bulat rasiane gjatë fushatave të tyre pushtuese në pjesët “pa
pushtet” të Bizantit, nga brenda, nxjerr në pah edhe lidhjet e natyrshme të fis-
nikërisë dhe princërve të së njëjtës etni nëpërmes krushqive të shumta, me anën e
të cilave është synuar krijimi i aleancave të ndërsjella, që si të tilla ndeshen që nga
krushqia e të birit të Progonit, Dhimitrit, me të bijën e Stefan Nemanjës, Komiten.
Ato, do të përcillen edhe me krushqi të tjera, nga ato të derës së Balshajve me
zhupanët e Zetës dhe Nemanjasit, pastaj të Kastriotëve dhe Arianitëve me Nema-
njasit (kunata e Skënderbeut Angjelina do të martohet me mbretin e Rashës
Stefanin e verbër për çka pastaj ajo do të shpallet edhe si shenjtëreshë nga kisha
ortodokse serbe) dhe shumë e shumë martesa të ngjashme në të dy anët, që do të
ndodhin në shekujt XIII-XV.
Ndaj, nuk është për t’u habitur pse Rasianët nga Uroshi II e deri te me-
gazhupani Stefan Dushani, arbërorët do ta t’i nxjerrin në kurorat e tyre dhe në
kartat e ndryshme, të cilat gjenden të shpërndara edhe nëpër kancelaritë
perëndimore dhe te papati. Ndonëse disa prej tyre janë dëmtuar qëllimisht,
veçmasgjatë rishkrimit të mëvonshëm kur u janë hequr cilësimet e tilla, në
mënyrë që Rasha dhe pushteti i saj të dalë si çështje “e pastër” e fuqisë se “Serbisë
Mesjetare” dhe assesi e ndërlidhur me faktorët tjetër, aq më pak me atë Arbërorët,
që për shumë historianë serbë përkrahës të koncepteve nacionaliste dhe
hegjemoniste nga shekulli XIX e këndej, ata as që duhej të ekzistonin në kontekste
të tilla.956

956
Më gjerësisht shih: Farlati, Daniel: “Illyrici sacri tomus septimus”, Venetiis, 1817; Evans,
Johen Artur: “Atiquarian researsche in Illyricum”, Ports I-IV, London, 1883-1885.

419
Përkundër këtij qëndrimi, përvijimi i vazhdueshëm i “Arbërisë Rasiane”,
për aq sa lejohet që kjo të shihej nga dokumentet e mirëfillta dhe ato që u kanë
shpëtuar ndërhyrjeve dhe sajimeve të njohura, më shumë se çështjen politike të
Rasianëve që ta përdorin këtë kartë për qëllime të caktuara - siç do të veprojnë
Anzhutë dhe perëndimorët nga interesi që Arbërorët si një faktor i rëndësishëm
force në këto anë puqej me ato të tyre për të depërtuar në pjesën Lindore të
Bizantit - nxjerr në pah edhe mundësinë e identifikimit të tyre me këtë faktor në
rrethana kur Dardania paraqiste një nyje të rëndësishme të identitetit antik, mbi
të cilin ishte ndërtuar ai bizantin, që lidhej edhe me Trojën. Përpjekjet e Ne-
manjajve për të arritur deri te froni perandorak, veçmas ato të Dushanit, si dhe
veprimet e tyre në këtë drejtim, mund të jenë zhvilluar mbi këtë synim.
Tek e fundit, e gjithë historia e dinastisë së Nemanjajve, pa marrë parasysh
se në ç’masë manipulohet nga historiografia serbe, nuk mund t’i shpëtojë argu-
mentit të pamohueshëm se ajo nis me shfaqjen e tyre në Zetë ( Zenta, Duklea,
Dioklea) nga shekulli X e deri te ngritja në shkallën e despotatit të Rashës nga
fundi i shekullit XII, është e lidhur me Duklen dhe dukeleanët ilirë për të për-
funduar në shekullin XV me Dardanët dhe Dardaninë, që po ashtu janë pjesë e
etnisë ilire.957
Pra, Duklea ilire dhe Rasha dardane e dominuar nga dardanë ortodoks të
ritit sllav, shfaqen si kornizë e pakapërcyeshme historike e asaj që quhet “mbre-
tëri mesjetare serbe”!
Shikuar nga ky këndvështrim mund të thuhet se nëse Rasës (Rashës) dhe
Nemanjajve sado pak u hiqet amallgami i serbizimit, i përvetësuar njëanshëm nga
përbashkësia sllave, që ua ka vënë historiografia hegjemoniste serbe e shekullit
nëntëmbëdhjetë e këndej dhe, nëse do t’i lejohet hapësirë supozimit që Rasha të
jetë një vazhdimësi e Dardanisë dhe Rasianët shtresim tribal-dardan-ortodoks të
ritit sllav, atëherë është shumë afër mendsh që theksimi i “Arbërisë Rasiane” të
jetë një pasqyrim i “Rashës Dardane” në versionin e saj ortodoks, çështje kjo që
bazuar në shumë burime meritore mesjetare, nga historiografia objektive nuk
përjashtohet. Përkundrazi, kjo hipotezë merret gjithnjë e më seriozisht.
Edhe pse ky kundrim mbetet në nivel të hipotezës, megjithatë, ngulmimet
aq të pashembullta në vazhdimësi nga Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia
Serbe e Shkencave dhe e Arteve gjatë shekullit të kaluar e këndej, që të zhduken
957
Më gjerësisht rreth origjinës dukleate të Nemanjajve shih: Jireček, Kostandin: “Historia e
serbëve”, pjesa e parë, Tiranë 2002; Gelcich: “Zeta dhe dinastia e Balashjve”, Tiranë; Radonić:
“Prošlost stare Srbije“, Wien 1911; Šufflaj, M: „Serbët dhe Shqiptarët“; „Letopis Popa Duk-
ljanina“, Zagreb.

420
ose të fshehën dokumentet e mirëfillta kishtare të Mesjetës për t’u paraqitur të
tjerat të rishkruara dhe të sajuara, (kjo pranohet edhe nga shumë historianë serbë,
pa përjashtuar edhe dëshmitë e rusit Jastrebov që i shpëtojnë në librin “Podaci o
Isotriji Srpske Crkve”, të botuar në Beograd në vitin 1879), kanë të bëjnë me atë
se burime të shumta meritore mesjetare dinastinë Nemanjanje i paraqesin me
origjinë tribale, ndërsa Rashën e cilësojnë si Tribalija (vend i Tribalëve, shtresim
ilir-thrakas).958Ngjashëm paraqiten edhe në shumë dokumente që vijnë nga Vati-
kani, Venediku, Hungaria dhe Gjermania.959
Kjo dilemë, megjithatë, do të ushqehet edhe nga vetë serbët, edhe atëherë
kur bëjnë përpjekje që ta fabrikojnë mitin mesjetar serb të Kosovës, nga ajo që
duhet të paraqesë epikën historike serbe, e cila ka pasur formulat e veta në
Vjenë, në punëtorinë e Vuk Stefanoviq Karaxhiqit dhe ndihmësve të tij të shum-
të nga shkolla franceze e Cvijiqit dhe ajo e Garashaninit, autorit të “Naçertanjës”
të vitit 1844 nga frika se një ditë mund të ballafaqohen me të dhënat e daljes në
pah të një “Rashe Dardane” si një realitet historik?

958
Shih: te Cantakuzin I, f. 457-458, kur përshkruan fushatën e mbretit hungarez, Karlo Roberto
në Ilirik, më 1335, në pjesën në drejtim të Dardanisë, flet për princa tribalë dhe vendin Tribalia:
“Ungria autem rex, cum in Confunis reguni sui ac Triballorum tenderiti prisquam in hostilem
regionem erriert, priter subismiccas Triballo an imperatore Copias Converso itine domuz
rediti..." Cantakuzin Tribalët dhe Tribalinë i përmend edhe në marrëveshjen që kishte në Selanik,
më 23 gusht 1334 midis mbretit hungarez, Karlo Roberto dhe perandorit Androniku, faqe 457.
Edhe Halkonidili thotë se Beteja e Maricës, më 1371 u bë në Maqedoni, ku turqit mundën
mbretin tribal (Chalcocondylae, Leonici: “Historarum Demonstrationes”, I, Budapestini, f.31
dhe 75).
959
Në Dokumentet e Selisë së Shenjtë, nga ato të vitit 1212 të Kurorëzimit të Stefanit nga ana e
Papës e në vazhdimësi del “Rex Rascie” (Mbretëria e Rashës) dhe “Regni Rascie” për hapësirën
kishtare. Shih gjerësisht te: Chalconcondylae, Leonici: “Historiarum Demonstrationes”, ed. S.
Darko, Budapesti, 1922; “Cholkokondyles and the Rise of the Ottoman Turks, Byzantine and
Modern Greek”, Studiues 27; Ducas: “Hisotria Turco-Byzantina 1341-1652”, Bucharest, 1958;
Hamer von Josef: “Historia turko (Osmanskog) cvarstva, I”, Zagreb, 1979; Shreiner, P: “Die
Gyzantinishen Kleinkroiniken”, I,II, III, Wien 1975-1979; Plasari, Aurel: “Skënderbeu – një
histori politike”, Tiranë, 2010, faqe 122 sjell shënimet për trimërimet që Dushanit i vinin nga
Selia e Shenjtë me anën e një breve që Kryepeshkopët e Tivarit e merrnin nga Papa, e cila
fillonte me formulën lavdëruese për “mbretërinë” e Rashës: “Carissimo in Christo filio nostro
regi Rassie illustri”. (Shih:“Skënderbeu”, Tiranë 2010, faqe 94.); Nikolić, Maja: “The Byzantine
Writers on Serbia 1402-1439”, Beograd, 2010, faqe 30,32,34 dhe 66; letrën që Dushani ia dërgon
papës Inocentit V në vitin 1354, ku ai i kërkon falje dhe kërkon që t’i nënshtrohet në plotni Selisë
së Shenjtë; Jiriček, Kostandin: “Historia e Serbëve“, Tiranë 2010, shënon si në letrën që Papa ia
kthen Dushanit, përgëzohet për kthesën e tij dhe i premtohet përkrahje e gjithanshme. Me këtë
rast Papa Dushanin e quan “Rex Rasie” - Mbret i Rashës, titull kishtar që Selia e Shenjtë e për-
dorte për feudalët dhe despotët autonomë në pjesën e Bizantit, që duhej të fuqizoheshin për t’u
dobësuar Bizanti (shih dok. Faqe 449).

421
Kështu, po qe se lexohet epi folklorik “Kneževa većera“(Darka e Prin-
cave)960 në „oborrin mbretëror“ të knjaz (princit) Llazarit në Krushevc një natë
para se të mbahej beteja vendimtare e Fushë-Dardanës, (version i konstruktuar nga
shekulli nëntëmbëdhjetë), del mirë se Llazari rrethohet nga dhëndurët (Vuk Bran-
koviqi dhe Milesh Kopili - Kopiliqi, Obiliqi serbisht), të cilët shikohen me mos-
besim pse janë „të huaj“, që do të thotë se nuk kanë qenë Sllavë, por meqë vinin
nga Dardania, mund të ishin edhe „ballkanas të sllavizuar- serbizuar“961 (nga radhët
e Tribalëve ose Arbërorëve dhe të tjerëve), por që besimi ortodoks „i bashkonte“
dhe i bënte „të njëjtë para zotit“.962
Me mundësinë që me konstruktin “ballkanas të sllavizuar-serbizuar”, e para-
qitur nga disa studiues serbë, mund të mbulohen shumë dilema, hapja e të cilave
do të mund të ishte dëshpëruese për historiografinë hegjemoniste serbe të shekullit
të kaluar, njëherësh hap edhe mundësinë që me anën e saj të tregohet gjoja epërsia
shumë e madhe e serbëve ndaj të tjerëve, sa edhe të asimilojë ata, edhe pse është
më se e qartë se kjo nuk mund të ketë kurrfarë mbulese as shkencore e as historike,
sepse në atë kohë nuk ka ekzistuar as populli serb e as kombi serb, (është shfaqur
nga mesi i shekullit XIX), por ka ekzistuar përkatësia fisnore sllave, me lidhje të
pasqaruara mirë me ilirët autoktonë, prej nga ka përthithur kulturën e tyre, krish-
terimin (nga shekulli IX e këndej kur do ta pranojnë), duke u ndërlidhur kështu me
strukturat administrative dhe ato organizative të tyre (Dioklenë dhe të tjerat), prej
nga pastaj, të ndihmuar dhe të mbikëqyrur nga vendet perëndimore (Hungaria,
Venediku, Gjermania) dhe veçmas nga Selia e Shenjtë, do të zgjerohen në drejtime
të lindjes (në Dardani) duke u kthyer në një faktor të rëndësishëm perandorak.
Përkundër këtyre zhvillimeve që dihen, megjithatë, mbeten të hapura raportet
shoqërore dhe politike midis Arbërve me Rasianët. Historiografia serbe, në për-
puthje me përcaktimet e saj të shumtën nacionaliste e hegjemoniste, siç mundohet
që te raportet etnike të shohë vetëm “serbë” si shumicë dhe ndonjë “arbanas dhe
vllah”, ngjashëm vepron edhe te ato shoqërore dhe politike. Këtu, madje, jashtë

960
Karađič,V. S: „Srpske narodne pjesme“, II, Wien, 1846.
961
Kosić, D: „Miloš Kopilić, Kobilić, Obilić“, Revue International des Etudes Balcaniques“,
Tom. I, Beograd, 1934-1935.
962
Më gjerësisht rreth përkatësisë tribale të Brankoviqëve shih: Petrovski, Boban: “Vojsava
Tribalda”, në simpoziumin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Shkup, 2006, faqe 67-77. Se
Brankoviqët ishin Tribalë, pra mbetje e një fisi ilir të sllavizuar, e japin edhe Barleti dhe Gjon
Muzaka, të cilët kur bëjnë të ditur për bashkëshorten e Gjon Kastriotit, Vojsavën, tregojnë se
baba i saj ka qenë Tribal. Po ashtu, rreth të njëjtës dilemë shih edhe: Arapi, Fatos: “Këngë të
moçme shqiptare”, Tiranë, 1986, faqe 200;Popović, Milorad: “Vidovdan i časni krst”, Beograd,
1976, faqe 18-23; Šobajić, Peter: „Malesia“, II ,1923, faqe 221.

422
logjikës shoqërore dhe ekonomike, përjashtohen fare bujaria dhe fisnikëria arbëro-
re, edhe pse nga shumë dokumente të pavarura të kohës dhe atyre bizantine
(Mihal Atalati, shënimet e Kostandin Filozofit, Ana Komenës dhe shumë e
shumë të tjerëve), bëhet e ditur për shumë fisnikë dhe princër të Arbrit të pranuar
nga Bizanti (Progonin, që do të martohet madje me të bijën e Stefan Nemanjës),
ose zhupanë dhe fisnikë arbërorë, që do t’i mbledhë rreth vetës edhe Dushani, të
cilëve do t’u ndajë prona të reja, gjë që po mos të kishte të tillë, atëherë çfarë
kuptimi do të kishte që ata të shënohen në “kartat” (bulat) e kurorëzimeve kur do
të shpallet edhe “mbret i Arbanasve”.
Andaj, këto të dhëna, edhe pse të shkapërderdhura, bëjnë të ditur se raporti
shoqëror dhe politik midis Arbërve dhe Rasianëve ishin identike me atë etnik, që
do të thotë se Arbrit i kishin strukturat e tyre feudale dhe ato aristokrate vendore,
që do të mbesin të tilla në përputhje me logjikën e vasaliteteve të brendshme.
Natyrisht se në ato rrethana të rivalitetit hegjemonist pas rënies së pushtimit
bullgar (1018) e deri te fillimi i kryqëzatave katolike (1189), kur zhupanët rasianë
kthehen në forcë kryesore të këtij zhvillimitë pasqyruar me pushtimet e tyre në
pjesën qendrore të Ilirikut, u ruajtën edhe strukturat e feudalëve vendorë si dhe
hierarkia e tyre e niveleve të ngjashme. Ato u pranuan nga Rasianët, u ndihmuan
dhe u forcuan. Si të tilla do të qëndrojë deri te shfaqja e Osmanëve e edhe pas
ardhjes së tyre. Duke pranuar raportet vasale, disa prej tyre do të përfitojnë dhe, si
do të shihet, do të kthehen edhe në aleatë të sulltanëve gjatë fushatave të tyre
pushtuese në pjesën europiane, qoftë edhe në luftë me njëri-tjetrin, siç do të jetë
rasti i luftës së Topiave me Balshajt në betejën e Savrës të vitit 1385.
Këtu dhe te kjo çështje e vasalitetit osman të disa fisnikëve nga Dardania,
siç ishte familja e Brankoviqëve e ndonjë tjetër nga vitit 1389 deri në vitin 1455,
kur do të pushtohet përfundimisht Dardania nga Osmanët dhe do të fillojë epoka
pesëqind vjeçare e Perandorisë Osmane në këto anë, hapet me të drejtë çështja e
përkatësisë etnike të këtyre fisnikëve, jo vetëm pse eposi i folklorit serb, i dizaj-
nuar nga mesi i shekullit XIX, i ngarkon me dyshimin e “tradhtisë” për humbjen e
Betejës së Kosovës, sepse “mund të ishin të tjerë”, por për më tepër është sjellja e
tyre shoqërore dhe politike pas humbjes së saj, kur ata si dhe mbarë fisnikëria
vendore që ndodhej nën “çatinë” e Nemanjave, do të rreshtohet në anën e Osma-
nëve për të mbetur krah tyre për më shumë se një gjysmë shekulli, pra deri në
vitin 1455, kur Perandoria Osmane do t'u japë fund vasalëve në këto pjesë për ta
vendosur përfundimisht pushtetin e vet administrativ dhe politik në të gjitha
nivelet. Madje, edhe pasi që ajo të bjerë nga skena, si edhe të tjerët, Osmanët në

423
administrimin e ri të viseve të pushtuara, pjesën më të madhe të Dardanisë do ta
përfshijnë në të ashtuquajturin “Vilajet Vëlk” (Krahina e Vukut).963
Po të ishte sjellja e vasalitetit të rëndomtë, sigurisht se Brankoviqët e as
Llazareviqët (bijtë e despotit të vrarë në betejën e vitit 1389, Stefani dhe Vuku, të
cilët do të lidhin krushqi me Bajazitin pasi që ai do t'ua marrë të motrën Jelenën për
grua), nuk do të përmendeshin më, ngaqë me të tillë ishte plot e përplot Gadishulli
Ilirik edhe pa ndodhur ajo humbje. Madje, mund të thuhet se logjika e vasaliteteve
nuk paraqiste më vetëm mbijetim në rrethanat e pranimit të pushtetit të më të fortit,
siç ishte edhe gjatë Bizantit dhe Perandorisë Osmane, por edhe formë e profilimeve
të ndryshme shoqërore dhe politike, ku shumë nga fisnikët, bujarët dhe despotët
vendorë përfitonin duke i zgjeruar zotimet e tyre dhe duke përmbysur një gjendje
shoqërore me një tjetër, ku kapërcimi te Osmanët shënonte heqjen e pushtimit
despotik dhe zëvendësimin me një feudalizëm të zhvilluar.
Rasti i Brankoviqëve (fillimisht Vukut dhe më vonë i Gjuradit), si dhe lidh-
jet e tyre me Osmanët tejkalonin përmasat e vasalitetit të kohës dhe të rrethanave
gjë që me të drejtë hap supozimin e zëvendësimit të një gjendje shoqërore dhe
politike me një tjetër. Por, edhe në këto raporte, Brankoviqi hynte me identitetin
“mbretëror” dardan ortodoks të ritit sllav, fakt ky që mbulohet me të dhëna
konkrete,964 sado që ato të shumtën janë anashkaluar ngaqë nuk kanë qenë në
përputhje me mitin e historiografisë serbe të shekullit XIX.
Kështu, nga burime të ndryshme historike, madje edhe osmane, të cilat, kraha-
suar me ato perëndimore, janë paksa më koprrace në këtë drejtim, merret vesh se
raportet e Brankoviqëve me Osmanët, janë raporte të nivelit të lartë të besueshme-
risë dhe lidhjeve të veçanta që kjo familje do t'i kultivojë me tre sulltanë: me
Bajazitin, me Mehmetin I dhe me Muratin II, me ç'rast, edhe përkundër „telasheve“
që do të ketë Vuku me Bajazitin dhe fatit të tij që të përfundojë keq, Gjuradi dhe në
përgjithësi familja e tij, do të jenë aktorë që do të përfshihen në të gjitha ngjarjet më
të rëndësishme të Perandorisë Osmane në rrethanat kur ajo ndodhej para dy sfidave
vendimtare: asaj të depërtimeve kah Perëndimi, dhe të mbrojtjes nga Lindja, kur
duhej të luftonte me Mongolët dhe të tjerët në të njëjtën kohë.965
963
Rizaj, Skënder: “Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII”, Prishtinë, 1982.
964
Shih Plasari, Auerel “Skënderbeu”, Tiranë 2010, faqe 229 ku citohet karta e mbretit
Sigismund të Hungarisë nga vitit 1428 me ç’rast Gjurad Brankoviqi cilësohet “princ, duke dhe
despot i mbretërisë së Rashjes e të Arbërisë” (principem, ducem ac despotatum regni Rascie et
Albanie...), te “Notes et extraits, II 239-240 Arkivi Perandorak i Vjenës.
965
Më gjerësisht rreth lidhjeve të Brankoviqëve dhe të despotëve rasianë me Osmanët shih:
Hammer-Purgstall, Joseph von: “Geschihte der Osmanischen Reiches”, vil. I, 1840; Inalçik, H:
“Fatih derri urerinde tetkikler ve vesujakar” I, Ankara 1954; Ruvarac, I: “Povesna slova o

424
Në të dy këto sfida Brankoviqët do të jenë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë: të
përfshirë në të gjitha veprimet ushtarake përkrah forcave osmane kundër Hun-
garezëve, Rumunëve dhe të tjerëve në Perëndim. Të pranishëm, po ashtu, do të
jenë të edhe në sfidat lindore të Perandorisë, pa përjashtuar edhe më dramatiket
dhe vendimtaret, siç ishin ato për pushtet që do të shfaqen brenda të bijve të
sulltanit pas vdekjes së Bajazitit. Gjurad Brankoviqi do të shihet në anën e fitue-
sit Mehmetit I, ndërkohë që në ato luftëra për pushtet perandorak shihen edhe
Llazareviqët, të cilët do të ndërrojnë anët, herë te Musai e së fundit te Mehmeti I,
por edhe ata do të mbesin në anën e fitimtarit me përfitime të mëdha.
Në këtë rrugë, Gjurad Brankoviqi, ishte më i suksesshmi. Me lidhjet dhe
miqësitë e tij me Osmanët, do të shkojnë deri te Murati II, me ç'rast, martesa e së
motrës, Marës, me sulltanin, jo vetëm që ia forcoi pozitat, por atë dhe familjen e
tij do ta kthejë në njërën ndër familjet më të besueshme të Perandorisë asokohe.
Kështu, e motra do të ketë fjalën kryesore në çështjet shpirtërore dhe ato kishtare,
ndërsa Gjuradi, do të sillet si një regjent i lartë në pjesën perëndimore, ku do të
vendosë edhe për planet e luftërave atje, natyrisht në anën e Osmanëve kundër të
Krishterëve.966
Brankoviqi i fundit (Gjuradi), do të mbetet i njohur edhe për sabotimin që
do t'ia bëjë Luftës së Dytë të Dardanës, në vitin 1448, e cila do të duhej të para-
qiste një Lidhje të re të Krishtere kundër Osmanëve, e cila do të mbahej në
kohën kur Hungarezët të përkrahur nga Polakët, Selia e Shenjtë dhe të tjerët
paraqitnin një shpresë të re se mund t'u ndalej turri Osmanëve prej nga pastaj do
të fillonte edhe një kundërpërgjigje e të krishterëve kundër tyre. Ai, jo vetëm që
nuk mori pjesë si duhej, por pengoi Huniadin dhe forcat e tjera që të poziciono-
heshin si duhej, gjë që kjo do t'u kushtojë me humbje. Edhe pse në këtë betejë
duhej të merrte pjesë edhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, kjo nuk ndodhi, nga një
vonesë prej dy ditësh. Pasi që kishte kaluar Shkupin, kishte marrë vesh lajmin
për shpartallimin e forcave të krishtera, që në masë të madhe kishte ndodhur nga
qëndrimi i Brankoviqit si aleat osman.967
Sjellja prej aleati të besueshëm si dhe zgjedhja e tij nga Osmanët për një rol
të tillë, edhe pse duket se ka të bëjë me qëndrimin e Osmanëve që në këtë pjesë
të gjendet një fuqi e krishterë, e cila do të kthehej në mbështetës, gjë që Rasianët

Knezu Lazaru, Despotu Stefanu Brankoviću”, Novi-Sad 1874; Kovačević, L:“Vuk Branković“,
GNĆ X, Beograd 1888.
966
Shih: Ostrogrski, Georg: “Historia e Perandorisë së Bizantit”, Tiranë 2002.
967
Shih: Frashëri, Kristo: “Skënderbeu”, Tiranë 2002; Plasari, Aurel: “Skënderbeu”, Tiranë
2010; “Historia e popullit shqiptar” I, 2002, Tiranë; Schmitt, Oliver Jens: “Skënderbeu”, Tiranë.

425
mund ta plotësonin këtë kusht, tregon për përcaktimin e Osmanëve për t’u mbësh-
tetur nga despotët vendorë në vend të familjeve princore humbëse (ajo e Llazarit).968
Osmanët, pra, do të mbështeten te despotët autoktonë dardanë të asaj pjese
që mbikëqyrte rrugët kryesore midis Lindjes dhe Perëndimit, që edhe në rretha-
nat e reja vazhdonte të mbetej një faktor tejet i rëndësishëm.
Këta despotë vendorë (term ky i përdorur qëllimisht për t’u ikur ngatërresave
të përkatësisë fetare dhe manipulimit me të nga historiografia e shek. XIX, me çka
pretendohet të nxirret në pah rëndësia e faktorit etnokonfesional si komponentë e
caktuar shoqërore jashtë përcaktimit nacional), të cilët do të përcillen me dyshimin
e tradhtisë, siç do të ndodhë me Brankoviqin dhe Milesh Kopilin para Betejës së
Fushës së Dardanës, përkundër asaj që historiografia serbe e shek. XIX është
munduar t’i fusë në kornizat e nacionalizmit serb, jo vetëm që nuk kanë qenë pjesë
e “Shtetit mesjetar serb në Kosovë” (ai si i tillë as që ka ekzistuar pas rrënimit të
shtetit të Dushanit e deri te beteja e Fushës së Dardanës), por ata kanë paraqitur
përfaqësuesit tipikë të fisnikërisë autoktone vendore dardane në rrethanat e lara-
manisë fetare të gjendjes midis ritit katolik dhe atij ortodoks. Ata, rrënimin e
despotatit rasian të Nemanjajve, do ta shfrytëzojnë që shkallën e autonomisë mbi
bazat e pronësisë feudale ta zgjerojnë drejt një mvetësimi jashtë strukturave të
pasigurta dhe fare të turbullta siç ishin ato të Bizantit në shembje e sipër. Osmanët,
të cilëve tash Perandoria, me aleancat e lidhura me ta dhe pranimin e një gjendjeje
vasaliteti, ua kishte hapur rrugën, paraqitnin një rast të volitshëm, qëgjendja e re
të shfrytëzohej për një ngritje të shpejtë dhe të sigurt në vend të kthimit në moneta
kusuritjeje të perëndimorëve, të cilët kërkonin t’i kthenin në “diga mbrojtëse” kun-
dër Osmanëve, gjë që pashmangshëm viheshin në rolin e të sakrifikuarve.
Ajo që do të ndodhë në pjesën perëndimore të Bizantit (në Gadishullin Ilirik
dhe në Dardani) nga shfaqja e Osmanëve në pjesën europiane me pushtimin e
Andrianopojës nga Murati dhe shpallja për kryeqytet, në vitin 1361, edhe pse
Osmanvëve, si do të shihet do t’u ngrihen disa “prita luftarake” nga ajo e Mari-
cës më 1371 e deri te ajo e Fushës së Dardanës në qershor të vitit 1389, kur do të
shënohet njëra ndër humbjet kryesore me të cilën Osmanëve do t’u hapen portat
europiane që do t’i çojnë deri në Vjenë, nuk paraqet tjetër pos paralojën e asaj që
mund të merret edhe hesap me pushtimin osman për qëllime të ruajtjes së pushte-
tit të fituar në rrethanat e shembjes së atij bizantin.
Vlerësimi se në prag të betejës së Dardanës të vitit 1389 do të dalin në pah
“fisnikët ballkanas të serbizuar”, ndër të cilët përmenden edhe Milesh Kopili dhe
968
Salabi, Muhamed Ali: “Perandoria Osmane”, Prishtinë, 2009, faqe 76.

426
Vuk Brankoviqi,969 me dilemat e tyre se “ç’anë duhej zgjedhur”, sigurisht se hyn
në punë këtu, me të vetmin korrigjim se në atë kohë nuk kishte mundësi të kishte
fisnikë “të serbizuar” pos eventualisht Dardanë dhe Tribalë ortodoksë të ritit sllav,
ndërkohë që në Rashë, nga shekulli XII ka ekzistuar një dinasti rasiane, po ashtu
nga kjo përzierje e popullatës antike, të shumtën me vasalitet të ndryshueshëm
(fillimisht hungarez e pastaj bizantin), e cila pas një shekulli shtriu zotërimet e saj
në drejtim të Dardanisë, zotërime këto të cilat kanë qenë të mbështetura mbi logji-
kën e feudeve të pavarura, ku pronat dhe çështja e tyre luanin rolin kryesor.
Edhe çështja e “sllavizimit”, poqese do të pranohej si alternativë e “serbizi-
mit” të shpikur në shekullin e nëntëmbëdhjetë për të ushqyer nacionalizmin serb
dhe pikëpamjet hegjemoniste të shfaqura po në atë kohë me anën e të cilave duhej
që të “legjitimoheshin” pushtimet serbe në pjesët jugore prej nga do të largohej
Perandoria Osmane, megjithatë, do të jetë kisha ortodokse si kupolë që do t’ia
krijojë platformën edhe asaj që do të shfaqet si “sllavizim” i popullatës antike me
statusin e qytetarisë bizantine romaios, në rrethanat kur pjesa më e madhe e Ilirikut
dhe e gjithë Dardania, pas ndarjes së kishave, në shekullin XI, do t’i takojnë
juridiksionit të Kishës Lindore të Kostandinopojës. Edhe përkundër lojërave të
njohura që do të bëjnë Nemanjajt me kalimin nga njëra kishë në tjetrën (fillimisht
do të nisin si katolikë, ku Uroshi II do të kurorëzohet me bekimin e Papatit, ndër-
kohë që Stefan Dushani do të përfundojnë si ortodoks fanatikë), një pjesë e mirë e
fisnikërisë vendore dardane dhe feudalët e saj do t’i mbesin besnikë Kishës Lindo-
re, meqë ajo ishte në përputhje edhe me besimin ndaj shtetit qendror bizantin dhe
me realitetet kur Kisha Lindore në këto anë ishte e plotfuqishme gjatë dy shekujve
të fundit, edhe pse nuk përjashtohet edhe prania e kishës katolike, por si pakicë
ngritja dhe zgjerimi i së cilës do të bëhet në përputhje me dobësimin e pushtetit
qendror të Bizantit, por edhe depërtimin e perëndimorëve në pjesën Perëndimore
të saj (Ilirik dhe Dardani) me rastin e paraqitjes së Normanëve, kryqëzatave dhe
veçmas pas shfaqjes së “Mbretërisë së Arbërisë” nga Anzhutë më 1272 e këndej.
Kalimi përfundimtar i Nemanjave në anën e kishës lindore dhe kthimi i
kryqit të saj në mburojë pushtuese, siç ngjau gjatë kohës së Dushanit, si dhe
përkeqësimi i gjendjes së kishës katolike në këtë pjesë në rrethanat e konfliktit
shumëvjeçar të peshkopatës së Tivarit me atë të Kotorrit, me ç’rast Dushani do
të mbajë anën e Kotorrit, ndërkohë që klerikët nga Tivari do të largohen dhun-
shëm nga ana e tij, ishte një faktor tjetër që sllavizmin do ta identifikojë me orto-
doksinë. Kjo do të pranohet edhe si një gjendje e natyrshme, e cila do të vazhdojë
969
Shih: Kostić, Dragoljub: “Miloš Kopilić, Kobilić, Obilić”, Beograd, 1934/35.

427
përderisa nuk do të ndryshojnë rrethanat, siç ishin ato të pushtimeve osmane, të
cilat befas dhe rrënjësisht rrënonin stereotipat shoqërorë dhe politikë, ku autokto-
nia dhe “identiteti vendor”, që me të drejtë duhet t’u atribuohet feudalëve, fisnikëve
dhe dinastive të hapësirës dardane për t’u tejkaluar ngatërresa e përkatësisë fetare
dhe etnike madje mbi të cilën mbështeten manipulimet e njohura historike, shfaqe-
shin më të rëndësishme nga të tjerat. Kështu, shfaqja e Osmanëve dhe ballafaqimi
i pashmangshëm me ta, nxori në pah mundësinë e lidhjeve apo bashkëpunimit me
ta, duke u parë kjo njëherësh si një mundësi që vasalitetet të shfrytëzohen edhe si
“formulë mbrojtëse”, qoftë edhe e pasigurt, kundër ambicieve pushtuese të despotë-
ve të ndryshëm, kur autoriteti qendror bizantin, po e kërkonte të njëjtën nga
Osmanët. Këtë e kishte treguar vetë perandori Kantakuzin VI në vitin 1346, kur
sulltan Orhanit ia kishte dhënë për grua të bijën Teodorën.
Brankoviqët, Kraleviq Marku dhe të tjerët, qofshin ata me përkatësi të
“ballkanasve të serbizuar”, siç do të cilësohen në shekullin XX nga historiografia
serbe, formulë kjo që fsheh atë të vërtetën që ka të bëjë me Dardanët e sllavizuar,
që realisht bëhet fjalë për Arbrit e krishterë të ritit sllav, e cila është shumë më afër
të vërtetës që përputhet me atë që mund të quhet edhe realitet etnokonfesional, në
rrethanat kur perandori i Bizantit lidhte krushqi të tilla me Osmanët ndërkohë që
kisha ortodokse në Kostandinopojë thuajse kishte shpallur doktrinën se në luftë
kundër latinëve mund të lejohet edhe ndihma e Osmanëve, sigurisht se nuk do të
shohin ndonjë arsye të madhe për t’u futur në luftë me Osmanët, pasi që të jetë
humbur ajo e Maricës e vitit 1371. Andaj, jo pa të drejtë, në “muzat” e fabrikuesve
të folklorit serb të shekullit XIX shihen “tradhtarë”, ndërkohë që “humbja” e asaj
beteje arsyetohet me “tradhti” të dhëndurëve, të cilët, bazuar në rregullat feudale të
kohës dhe krushqive nga i njëjti nivel, ata patjetër se duhej të ishin “të tjerë”, në
rastin konkret josllavë (rasianë), që si të tillë mund të ishin vetëm Arbërorë, të
cilët, ishin të gatshëm për t’u lidhur me këdo (këtë herë me Osmanët)!
Është edhe një argument tjetër, ndoshta më i rëndësishmi, që përligj sjelljen
e Brankoviqëve dhe të tjerëve nga radha e fisnikërisë dhe bujarisë së kohës së
Dardanisë rasiane, që ka të bëjë me atë se e vë në pikëpyetje edhe formulën
nismëtare të propagandës serbe rreth “ballkanasve të serbizuar” që për alternativë
mund ta ketë vetëm atë të Dardanëve ortodoksë të ritit sllav për ta kthyer te
formulimi real i “Arbërve të krishterë të ritit ortodoks”, si një realitet etnokonfe-
sional i pamohueshëm të cilit as gjuha e liturgjisë (sllavishtja e kishtare – një e
folme e përzier ku mbizotëron elementi bullgar) e as statusi i qytetarisë bizantine
“romarios” nuk ia ka humbur identitetin historik dhe kulturor autoktonisë dardane,

428
që si vetëdije e përbashkët bizantino-kristiane ishte e natyrshme, sado që më
vonë, asaj do t’i amputohet “vetëdija nacionaliste” dhe ajo “kombëtare” madje.
Në përputhje me këtë kundrim duhet parë edhe raportet etnike në Dardani
para, gjatë dhe pas pushtimit rasian (nga Stefan Nemanja në vitin 1191 e deri te
Stefan Dushani në vitin 1335), që siç u tha në kapitullin paraprak, kanë ruajtur
homogjenitetin e etnosit të përbashkët autokton dardan, të cilit etnokonfesionaliteti
politik (kapërcimi nga njëri rit në tjetrin), mund t’ia ketë ndryshuar pamjen e
jashtme (ku nuk përjashtohet edhe sllavizmi si pasojë e përdorimit të sllavishtes
kishtare tek riti ortodoks), por assesi atë të përkatësisë etnike, që ka përcaktuar
raportet e tyre shoqërore dhe ato kulturore, ngaqë edhe vetë rasianët, sipas të
dhënave të shumë autorëve të kohës, ishin popullatë antike dardane-tribale, e
cila, në rrethanat e shembjes së Bizantit, luftonte për hegjemoni në ambientin e
vet etnik dhe historik, ku edhe kujtesa historike (ajo antike) luante një rol të
rëndësishëm.
Edhe pse dokumentet kishtare të asaj që shfaqet si “kishë ortodokse serbe”
nga mesjeta (një ngatërrim perfid me atë të Peshkopatës së Pavarur rasiane nga
vitit 1219, që si do të shihet as që ka ekzistuar, gjë që në vitin 1267 edhe do të
demantohet kur ajo do të rikthehet në kuadër të “peshkopatës së Bullgarisë”) 970
nuk ishte tjetër pos një pjesë e kishës bizantine, megjithatë, në dokumentet e
sajuara dhe të rishkruara në shekullin XIX, ku krishterimi ortodoks, do të
shfrytëzohet për t’u hartuar edhe “epika historike serbe” në bazë të një miti, del
në pah faktori autokton arbëror si dominues në trojet e veta. Dhe meqë ishte
kështu, atëherë është fare e natyrshme që kjo popullatë të kishte edhe feudalët
dhe fisnikët e vet të krishterë, që kanë shfrytëzuar rrethanat e dobësimit të
Bizantit për zgjërimin e pronave të tyre, qoftë edhe duke u futur në lufta të
ndërsjella me njëri-tjetrin, prej nga është dëshmuar edhe pushteti i tyre qoftë ai i
përkohshëm, vasal apo edhe i përhershëm.
Andaj, është fare e natyrshme, që Osmanët, duke kërkuar faktorë mbështetës
në qendër të Ilirikut prej nga mund të shkohej tutje drejt qendrës europiane për
t’i arritur ato që kishin parasysh (rrënimin e katolicizmit), të jenë përcaktuar për

970
Antunović, M: “O uzrocima smenjivanja žićkog arhipeskopa Danila I“, faqe 341. Ndërsa te
Theiner: “Monumenta Hugariae” I, 377 bëhet fjalë për largimin e peshkopit Danillo I nga posti
në vitin 1271 si dhe për atë se Bullgarët, në vitin 1291, dërguan në Kostandinopojë një dele-
gacion që konfirmon shuarjen e patrikanës serbe dhe bullgare me vullnet. Rreth kësaj çështje
bëhet fjalë edhe te Ravić P. Ivana: “Crkva i država u srpskim zemljama XI-XIII veku“, Beograd
dhe Radojić: „Sveti Sava i autokefalnsot srpske i bugarske crkve“, Beograd, f.226); “Зборнк
Илариона Руварца“, Београд, 1943.

429
fisnikët dhe feudalët autoktonë dardanë, si Brankoviqët dhe të tjerët, të cilët,
vasalitetin ndaj Osmanëve deri te ajo e aleatëve të tyre, do ta zgjedhin si një mjet
për të ruajtur po edhe zgjeruar fuqinë e tyre ekonomike dhe politike. Tek e fundit,
a nuk e pranon këtë edhe vetë epi historik serb edhe si i fabrikuar në shekullin
XIX, kur Brankoviqi (Branku) nuk ishte i interesuar për një luftë me Osmanët,
por për ruajtjen e vasalitetit të përshtatshëm, gjë që për këtë ngarkohet me “tradhti”.
Si Brankoviqi, kishte edhe të tjerë në Dardani dhe në Arbëri, të cilët nuk ishin të
interesuar për një luftë me Osmanët, ku humbja ishte e pashmangshme, ndërkohë
që edhe po të sillte diçka, ajo u shkonte në interes atyre që edhe në ato rrethana
bënin hesape me Osmanët? A nuk hezitonin edhe Dukagjinët që të futeshin në
një luftë me Osamanët? A nuk ishin Topiat ata që në luftën e Savrës në vitin
1385 kundër Balshajve thirrën Osmanët me ndihmën e të cilëve edhe fituan?
Do të jetë pikërisht formula e krishterimit me ritin ortodoks dhe thirrja qoftë
edhe me patetikë nacionaliste, që më në fund, do t’i nxjerrë në pah, në formën e
natyrshme, raportet shoqërore dhe ato politike në Rashën dardane, ku është fare
e natyrshme që Brankoviqët, Kopiliqët, Kraleviq Marku dhe të ngjashmit, të
kenë qenë pjesë e fisnikërisë dhe aristokracisë dardane si ortodoksë të ritit sllav,
e cila në rrethanat e kthesave të mëdha, çfarë ishin ato të pushtimeve osmane kur
nga perandori e këndej, përkundër thirrjeve patetike për luftë kundër gjysmëhënës
osmane dhe islamit, sekush shikonte hesapet e veta, të silleshin në përputhje me
interesat e vetanake.
Ajo që vazhdon të merret si histori e sajuar për qëllime politike, mund të
mos e pranojë këtë fakt, por assesi nuk mund ta mohojë më me konstrukte të
deritanishme antihistorike, dhe se demitizimit i saj mund të bëhet vetëm nëpërmes
pranimit të autoktonisë dardane si një faktor etnokonfesional që lidh antikitetin
me mesjetën, një realitet i veçantë nga shfaqja dhe pranimi i krishterimit e deri
te ai osman.

430
KAPITULLI VII

SHFAQJA E OSMANËVE

Tri data janë të rëndësishme për të shpjeguar ecurinë e pushtimeve osmane


në pjesën europiane dhe kahun historik të tyre me ç’rasat krijohen disa nga para-
kushtet për t’u kuptuar një prej ngjarjeve më me peshë historike për Europën, por
edhe për qytetërimin perëndimor në përgjithësi. Këto janë: viti 1354, viti 1371 dhe
viti 1389. Ndërsa, për Arbrit, krahas këtyre, edhe viti 1385, ka një domethënie të
veçantë, meqë beteja e Savrës që lidhet me këtë datë, si dhe rrethanat në të cilat do
të zhvillohet ajo (lufta e Osmanëve kundër Balshajve dhe disa feudalëve të tjerë
arbër në afërsi të Durrësit si dhe “enigma” e ndodhjes së Thopijave në anën e Osma-
nëve), pasqyrojnë gjendjen e ndodhjes në fronte të ndryshme, gjendje kjo që ishte
përsëritur shpesh nga ndarja e kryqit e këndej, së cilës i ishte paguar tagër i rëndë.
Viti 1354 paraqet kohën kur Osmanët, pas pushtimeve të Bursës, në vitin 1326,
duke kaluar Dardanelet hidhen në Gadishullin Ilirik, prej nga në vitin 1361 morën
Adrianopojën, të cilën do ta quajnë Edrene dhe do ta shpallin kryeqytet të tyre. Për
të arritur këtë Osmani I, ngarkoi të birin, Orhanin që Bizantit t’i hynte nga brenda.
Kështu, Sulltan Orhani, pasi pushtoi Bursën e detyroi Perandorinë Bizantine të kthe-
hej në aleate, me ç’rast Kantakuzeni (Cantacuzenus Constantinopolitanus Imperator)
duhej t’i jepte për grua të bijën, Theodorën Paleologinë-Kantakuzenë nga dera e
Paleologëve, martesë kjo që sipas burimeve osmane u realizua më 1346.971
Se me këtë martesë edhe perandori bizantin kishte hesape me Osmanët, që
do të vazhdojnë edhe me marrëveshje të tjera të ndërsjella, kjo ishte më se e
qartë. Meqë me ndihmën e Orhanit, Kontakuzini kishte hyrë më 2 shkurt 1347
në Kostandinopojë dhe e kishte shpallur veten perandor, që si kundërshpërblim
ndaj Orahanit atij do t’i jepej qyteti Çermenit (Çime) në Galipojë, ndërsa Orhani
këtë do t’ia kthejë me dërgimin e trupave turke në një fushatë të të birit Joanit V,
Matheu Kantakuzenit në vitit 1357 kundër Bullgarëve. Pra, me këtë aleancë me
Osmanët, e cila në njëfarë mënyre, Bizantin pak nga pakë do ta kthejë në vasal të

971
Nga burimet osmane shih: “Düstur-name-i Enveri”, 67; “Annali musulmani”, X, anno 1348 dhe Plasari,
Aurel: “Skënderbeu”, Tiranë 2010, faqe 185.

431
Osmanëve, filloi edhe përdorimi i tyre për qërimin e hesapeve ndaj kundërshtarë-
ve të brendshëm dhe të jashtëm (Perëndimit).972
Kjo “përvojë” do të përqafohet edhe nga të tjerët, veçmas Sllavët, Bullgarët,
por edhe Arbrit, të cilët me Osmanët, do të lidhin marrëveshje dhe aleanca të
herë pas hershme, të shumtën, për ta luftuar njëri-tjetrin, paçka se e gjitha atyre
ua lehtësonte punën në rrugën për pushtime të reja në Europë.973
Hesapet e Bizantit me Osmanet vazhduan edhe pas vdekjes së Orhanit (1362)
me të birin Muratin I. Ndonëse në fillim pati telashe me një kryengritje në Ana-
doll, vazhdoi depërtimin e kujdesshëm në juglindje të kontinentit evropian. Këtë
herë duke pushtuar pjesë të mira të Bullgarisë jugore dhe në Traki, të cilat do të
kurorëzohen me pushtimin e Filipolisit. Kjo nuk do ta mbrojë gjithaq Perandorin
e pasigurt me pjesët e pakta që i kishin mbetur, që si u pa, do t’i detyrojë edhe
kundërshtarët e tij që edhe ata t’i kthehen kartës osmane.
Por, ajo që ka rëndësi të theksohet me këtë rast ka të bëjë me atë se aleanca
e parë bizantine-osmane por edhe marrëveshjet e deriatëhershme me selgjukët në
pjesët lindore, do të kthehet në pjesë të asaj “përvoje” që do të pranohet nga kisha
lindore dhe popujt Sllavë ritit ortodoks, se në luftë kundër kishës perëndimore dhe
Perëndimit në përgjithësi, duhej përdorur edhe ndihma e Osmanëve dhe e islamit
madje. Do të jetë ky edhe një kapitull tjetër i përçarjeve të brendshme të të
krishterëve me të cilin do t’u lehtësohet rruga pushtimeve osmane drejt kontinentit
të vjetër një pjesë e të cilit do të bjerë nën sundimin e tyre shumëshekullor.
Viti 1371 paraqet, një etapë tjetër të rëndësishme për depërtimet osmane në
Gadishullin Ilirik (të quajtur Gadishull Ballkanik në shekullin XIX) dhe për shtrir-
jen e mëtejshme të tyre në pjesën europiane, ngaqë, pas pushtimit të Adrianopojës,
Osmanët pushtojnë edhe pjesë të tjera të Trakisë me çka despotët e shkapërder-
dhur të jugut europianë (Rasianë dhe Bullgarë, veçmas këta të parët që tashmë
pretendonin edhe kurorën e Bizantit), për herë të parë ndjehen të rrezikuar seriozisht
972
Edhe pse në Azinë e Vogël kishte kohë që Bizanti po humbte luftërat me formacionet e turqve selgjukë
dhe ata sa po vinin dhe po i afroheshin edhe Bosforit prej nga do të hedhen edhe në pjesët jugore të
kontinentit, vërehet se Selia e Shenjtë dhe vendet perëndimore edhe më tutje nuk kishin hequr dorë nga lufta
kundër “herezive” brendapërbrenda krishterimit. Kjo më së miri kuptohet nga letra e Gjonit XXII (1316-
1334), papa Bonifaci VIII (1295-1303) u kishte besuar françeskanëve inkuizicionin në Rashje, Dalmaci,
Kroaci, Bosnje etj., duke shtuar edhe kryepeshkopatën e Durrësit. Sepse, në atë Kryepeshkopatë mbetej ende
për t’u luftuar “herezia”. (Shih: Farlati: Illyricum Sacrum, IV, 58 (ASVAT); Codex diplomaticus, IX, 349;
Acta Bosnae, 22 dhe Acta Albaniae, I, nr.724).
973
Praktika e thirrjes në ndihmë të mercenarëve turq do të vazhdohet edhe nga zhupani Stefan Dushani në
luftë kundër Perandorisë. Pastaj nga Bullgarët kundër Hungarezëve dhe Vllehve. Nga despoti i Epirit kundër
Bizantinëve. Dhe kështu me radhë, zotë të tjerë të krishterë të rajonit, kërkonin “jashtë” ndihmën në sherret
mes tyre, veprime këto që Jorga i ka quajtur “krime kundër besimit dhe racës”. (Shih te Plasari, Aurel:
“Skënderbeu”, Tiranë 20120, faqe 185)

432
edhe nga dyshimi se Osmanët ishin aty në njërën anë ngaqë kjo mund të ishte
pjesë e marrëveshjeve të perandorit Kantakuzen, tashmë në krushqi me sulltanin,
që t’ia eliminonte kundërshtarët dhe, në tjetrën anë, ngaqë edhe vendet e krishtera
europiane deri më atëherë kishin treguar më shumë vullnet dhe përkushtim që t’i
përdornin ata si “digë” parandaluese kundër Osmanëve, se sa vetë të përfshiheshin
në ndonjë aleancë të krishterë përmasash europiane që do t’u priste rrugën push-
timeve osmane.
Përkundrazi, bie në sy se në kohën kur disa nga feudalët dhe despotët e krish-
terë të Ilirikut Qendror po përpiqeshin të bënin ndonjë veprim kundër Osmanëve
(ai në Maricë), kemi edhe marrëveshjet e para të perëndimorëve me Osmanët, me
anën e të cilave, ata do të fitojnë kohë për pushtime të tjera dhe do t’i arrijnë edhe
disa favore strategjike në raport me vetë Perëndimin, meqë marrëveshjet me ta
nuk ishin tjetër pos veprime dinake kundër njëri-tjetrit qoftë edhe nën thirrjen e
“unitetit kundër Osmanëve”. I tillë ishte “traktati tregtar” që lidhi Qyteti i Raguzës
i vitit 1365 me Muratin I për mbrojtjen e tregtisë përkundrejt një haraçi prej 500
dukatësh, që Republika i ofronte vetë sulltanit, me çka mund të thuhet se Murati
I ishte i pari i prijësve osmanë që hyri në lidhje me një shtet perëndimor euro-
pian.974
Përballë këtyre veprimeve dinake të perëndimorëve, Bizantinët kundërvepruan
haptas me kartën osmane. Më 1362 perandori Joan V Paleologu (1354-1376), me
Muratin I lidhi traktat nëpërmjet të cilit njihte dhe konfirmonte pushtimet turke në
kurriz të Perandorisë bizantine në jug-lindjen europiane, ku zotohej të mos lidhej me
armiqtë e Osmanëve, t’i mbështeste këta me trupat e veta, madje duke vajtur edhe
vetë në luftë për sulltanin, deri edhe duke i dhënë njërin prej të bijve si peng.975
Ky traktat vlerësohet si domethënës në histori jo vetëm për vënien e Peran-
dorisë Bizantine në varësi të turqve, por edhe për njohjen e pranisë së tyren në
kontinentin europian.976
Edhe përkundër kësaj, megjithatë vërehen edhe përpjekjet e Bizantinëve, që
në luftë të përfshiheshin edhe vendet katolike, të cilat edhe më tutje ishin të për-
qendruara që kjo barrë t’u mbetet ballkanasve, të cilët kush pse kishte pranuar
vasalitetin, kush pse shikonte hesapet e veta, e kush pse i frikësohej fuqisë osmane,

974
Shih Hammer, J von :”Histoire de l’Empire Ottomane depuis son origjine jusque’ a nos jours par J.de
Hammer, vëll. III-III Paris /Londres/Sant-Petersbourg 1835-1836 , I 230-231; Miltitz: Manuel des consuls,
II, 166. Raguza do të përtërijë këtë traktat më 1408 me Sulejmanin dhe po ai traktat përtërihej edhe më 1414
me sulltan Mehmetin I. (Shih: Plasari, Aurel: “Skënderbeu”, Tiranë 2010 faqe 192).
975
Shih Hammer, J von: “Histoire, I, 225 dhe 404 dhe Annali musulmani, X, anno 1346.
976
Shih Plasari, Aurel:“Skëderbeu”, Tiranë 2010, faqe 192.

433
nuk tregonin gjithaq përkushtim për ndonjë luftë të drejtpërdrejtë me Osmanët. Se
perandori bizantin synonte një luftë të hapur midis katolikëve dhe Osmanëve,
kjo merret vesh nga disa veprime fshehurazi, siç ishte ai kur vetë Joani V shkoi
në Hungari te mbreti Ludovik (Lajos) i Madh për t’i kërkuar luftë kundër turq-
ve.977
Ka shumë gjasa që veprimet që do të ndërmerren nga mbreti Ludvik nëpër-
mes Amadeut VI të njohur si “konti i gjelbër” i Sevojës, me ç’rast Galipoja do
t’u merret turqve dhe do t’u kthehet Bizantinëve (1366), ishin pjesë e taktikës së
Joanit V, i cili thuhet se, që të bëjë për vete sa më shumë luftëtarë kundër Osma-
nëve, para papës Urban V mohoi “skizmën” dhe pranoi “besimin katolik”.
Kjo përkulje, si do të shihet, nuk do t’i sjell gjithaq dobi, ngaqë vendet katoli-
ke nuk i besonin më kurorës perandorake, se mund të bënte gjë, siç nuk ishin të
gatshme që vetë të futeshin në luftë të drejtpërdrejtë me Osmanët.978
Mosbesimi i arsyeshëm i Perëndimit ndaj gatishmërisë së perandorit të Bi-
zantit që të merrte përsipër luftën kundër Osmanëve, megjithatë i detyroi ata që
nëse vetë nuk do të përfshiheshin në atë luftë, së paku të merrnin përsipër orga-
nizimin e ndonjë aleance, e cila do t’ua priste rrugën disi Osmanëve para se të
bëhej vonë. Ishte Hungaria që u vu në kërkim të saj. Mbreti Ludovik ia doli që për
atë luftë të përfshijë banin e Bosnjës, Uroshin e Rashës, Vojvodën e Vllahisë e
ndonjë tjetër me të cilat Hungaria kishte pasur marrëdhënie të mira. Ftesë për të
marrë pjesë në këtë aleancë, papa Urban V u kishte bërë edhe krahinave “të Ti-
varit, të Durrësit dhe të Patrës”.979
Bëhet e ditur se ushtria e të krishterëve, e komanduar nga mbreti Ludovik i
Hungarisë kishte zbritur deri në Adrianopojën e pushtuar prej Osmanëve. Në
këtë betejë, bejlerbeu i Rumelisë, Lalë Shahini, theu keqas të krishterët.980
Pas kësaj humbje Osmanët shtuan veprimet e tyre luftarake thuajse në të
gjitha anët dhe pushtimet e tyre rrezikonin gjithnjë e më shumë pjesën qendrore
të gadishullit. Përballë kësaj kemi edhe një aleancë tjetër të krishterë të rajonit
mes mbretit Shishman të Bullgarisë, despotit Uglesha të Seresit, princit Vukashin
të Rashës, knjazit Kostadin të Velbuzhit (Kostendil) dhe një kontingjenti të tru-
977
Po aty, faqe 193.
978
Më gjerë rreth udhëtimit të Joanit V në perëndim shih: Norden “Das Papstum und Byzanz. Die Trennung
der beide Mächte und das Problem ihrer Widervereinigung bis zum Untergangs des byzantinischen Reiches
1453”, Berlin 1903. 708; Vasiliev: “Il viaggio dell’ Imperatore”; Anali musulmani, X, anno 1369.
979
Shih Acta Albaniae, II, nr.198
980
Rreth kësaj beteje, sipas Plasari, Aurel “Skëndebeu”, Tiranë 2010, faqe 194 nga burimet osmane shih:
Raiss Efendi: “Annali degli osmmanidi”, 10, ndërsa nga burimet tjera shih Pray: “Annales Rerum
Hungariae”, II, 126.

434
pave bizantine. Ishte po ai Lalë Shahini që në Samokovo ua preu rrugën trupave
të krishtera dhe i përçau, ndërkohë që knjazi Kostadin iu dorëzua Muratit.981
Përkundër përçarjes, më 26 shtator të atij viti (1371), u zhvillua beteja e
dytë pranë lumit Marica, në Kermianon midis të krishterëve të Ilirikut, të cilëve
u ishte bashkuar edhe Aleksandri i Vlorës, dhe Osmanëve të komanduar nga
Lalë Shahini. Edhe në këtë betejë të krishterët e Ilirikut, kryesisht ortodoksë,
pësuan humbje të rëndë. Në luftë ranë despoti Uglesha dhe princi Vukashin. Kjo
pati për pasojë pushtimin e despotatit të Seresit dhe të Vllahisë si dhe pranimin
e vasalitetit osman nga despotët rasianë, Bullgarë e të tjerë.982
Despoti rasian Lazar Grebljanoviq (bir i paligjshëm i Stefan Dushanit) pranoi
vasalitetin me çmimin e një haraçi të dyfishtë ndaj Osmanëve dhe Bizantit. 983
Haraçi “i dyfishtë”, paraqet një gjendje, që mund të kuptohet, vetëm po qe
se kihet parasysh realiteti i Bizantit i krijuar pas vitit 1361 nga marrëveshjet midis
Bizantit dhe sulltan Muratit I, sipas të cilave vartësit e Perandorisë (mendohet për
despotët e Ilirikut), pa marrë parasysh shkallën e autonomisë në raport me
pushtetin qendror, në raportet e reja të vasalitetit me Osmanët, ishin të detyruar që
një pjesë të haraçit t’ia paguanin edhe Bizantit.
Kjo praktikë vazhdoi deri në vitin 1453 kur ra Kostandinopoja në duar të
Osmanëve dhe kishte për qëllim që sistemi i vartësisë (vasalitetit) të kalonte
nëpërmes piramidës së ndërvartësisë që në ato rrethana u përshtatej Osmanëve si
një mjet i përshtatshëm për të kaluar “natyrshëm” deri te akti final i pushtimit, që
si do të shihet, megjithatë do t’i duhej edhe një betejë përfundimtare (e Fushë-
Dardanës) disa vjet më vonë, e pashmangshme për vetë faktin se ajo përmbyllte
njërën fazë - atë të përfitimit të logut historik të përplasjes së krishterimit ndër
shekuj (Selisë së Shenjtë dhe Kostandinopojës), me ç’rast i hapej rruga fazës tjetër,
asaj të pushtimeve të tyre në qendër të Europës, të cilat ishin synim përfundimtar
i Osmanëve.
Para se të shkohet te viti 1389 dhe beteja e Fushës së Dardanisë, ( pa marrë
parasysh përmasat e saj të njëmendta dhe si e mitizuar në shekullin XIX dhe të
shumtën e interpretuar në përputhje me falsifikimet e historiografisë serbomadhe),

981
Shih: Plasari, Aurel: “Skënderbeu”, Tiranë 2010, faqe 194.
982
Më gjerësisht rreth Perandorisë Osmane, ngritjes së saj dhe pushtimeve të tyre në pjesën europiane dhe
në juglindje të Europës, shih: Gibbons, H. A: “The Foundations of the Ottoman Empire”, Oxford, 1916;
Hammer, P. Joseph von: “ Geschichte des Osmanischen Reiches”, 1840; Jireçek, K: “Gesschihte der Bulga-
ren”, Sofje; Inhalxhik, Halil: “Perandoria osmane”, Tiranë 2010; Imber, C:”The Ottoman Empire 1300-
1481”, Istambul 1990; Ostrogorski, Georg: “Historia e Perandorisë Bizantine”, Tiranë 2002; Frashëri, Kristo:
“Skënderbeu”, Tiranë 2010; Plasari, Aurel: “Skënderbeu” 2013; Schmitt, Oliver Jens: “Skënderbeu”, Tiranë.
983
Shih Hammer, Joseph von: “Histoire, I, 242 dhe 409.

435
kur princat e bashkuar të Ilirikut (Arbër, Rasianë, Boshnjakë dhe Bullgarë të
ndihmuar edhe nga vullnetarë Hungarezë, Polakë e të tjerë të krishterë), do ta
humbin atë betejë vendimtare që do t’ia hapë rrugën pushtimit pesëshekullor
osman, është viti 1385, i cili për Arbrit dhe Arbërinë, do të jetë i kobshëm. Në
fushën e Savrës, në Myzeqe, ku do të shfaqet Timurtash Pasha dhe aty do t’ia
marrë kokën Balshës, princat kryesorë të Arbrit (fjala është për Topinë e Du-
rrësit dhe Balshën), nuk ishin bashkë. Kishte kohë që ata luftonin kundër njëri-
tjetrit dhe se kjo betejë duhej të përcaktonte “të parin” midis tyre.
Pavarësisht atyre që ndodhën midis Thopisë dhe Balshës, luftës së
tyre,epilogun do t’ia japin Osmanët, prej nga del vlerësimi se kapitull hap
fillimet e sovraniteti osman në Arbëri.984
Edhe pse kjo betejë diku shihet si pjesë paraprake e fushatës osmane në
vendet e Arbrit,985 e filluar me strategjinë e njohur të marrjes së saj me kujdes,
ku feudalët Arbërorë do të shfrytëzohen kundër-njëri tjetrit, 986 ndërsa diku tjetër
shihet vetëm si një luftë e hapur midis dy princave arbër për mbizotërim të plotë,
që kishte shpërthyer nga koha e vdekjes së Dushanit, kur nga të gjitha anët ishte
ndezur lufta për rikthimin e tokave që ai kishte pushtuar dhe të tjerave në hapë-
sirën bizantine pa zot, në të cilën Osmanët u “përfshinë për pak” pse u thirrën në
ndihmë,987kjo lufte, megjithëqë pasqyron luftën e ashpër midis Balshës dhe
Topiave rreth “të pari” të Arbrit. Andaj ajo duhet parë edhe si strategji të Os-
manëve, të shfrytëzohet rivaliteti midis feudalëve dhe princërve Arbërorë, që
prej andej nga ana e Adriatikut, jugut të Europës, t’i afroheshin sa më parë, pikë-
risht aty ku mund të mbrohej hinterlandi, siç ishte vepruar ngaherë dhe të
përgatitej terreni për depërtime në thellësi të kontinentit.988
Pra, humbja e njërit (Balshës) dhe përfitimet e tjetrit (Topisë), në të vërtetë
tregonte për një gjendje të posaçme në të cilën ndodheshin Arbrit, të cilët, që nga
shekulli XIII, (nga shfaqja e “Perandorisë Latine të Kostandinopojës” e këndej),
984
Më gjerësisht shih vlerësimin e Idrisi-i Bitelsi: Hest Bihist, 170 a-170 b - Nga Lufta shqiptaro-turke, 77-
78, te Plasari, Aurel “Skënderbeu”, Tiranë 2010, faqe 211.
985
Në historiografinë osmane (shih te Idris-i Bitlisi “Hest Bihist”, 170 a Nga Lufta shqiptaro-turke, 128)
ruhet varianti sipas të cilit Karl Topia tashmë ishte vasal i sulltanit nga koha e pushtimit të “vilajetit të Karli-
ilisë” më 1382. Këtë mendim e përfaqëson edhe historiani i Balashëve Guiseppe Gelcich, për të cilin thotë
se “Karl Topia, i rënë nga froni, u vendos në Krujë dhe aty i ujdisi mirë punët me turqit me shpresë se ata
mund ta ndihmonin për ta marrë pushtetin”. (Shih “Zeta dhe dinastia e Balshajve”, Tiranë 2009, faqe 143).
Interpretimi për “thirrjen” e turqve nga ana e Karl Thopisë gjendet edhe te Pulaha: “Hyrje në Lufta
shqiptaro-turke”, 12 dhe 26.
986
Më gjerësisht shih: “Historia e Popullit Shqiptar”, vëllimi i parë, Tiranë, 2002, faqe 287-292.
987
Shih Chalcocondylae, Leonici: “Historarum Demonstrationes” I, Budapestini, 1922, faqe 45.
988
Jiriček, Konstantin: “Historia e Serbëve”, pjesa e dytë, Tiranë, 2010, faqe 137; Ostrogorski, Georg:
“Historia e Perandorisë Bizantine”, Tiranë, 2002, faqe 382

436
krahas trysnisë së pushtimeve të vazhdueshme që i vinin nga Rasha dhe atyre të
më hershme bullgare nën sundimin e të cilëve do të përfshihen dy herë në një
kohëzgjatje prej më shumë se një shekulli, tashmë ballafaqoheshin edhe me faktorin
osman, pushtimet e të cilit, ndonëse rrezikonin të gjithë, shoqëroheshin edhe me
veprime që dukeshin edhe të pakuptueshme njëherësh, siç ishin ato të krushqive të
tyre me perandorin e Bizantit (Kantakuzinin IV) dhe aleancave me Osmanët
kundër vendeve perëndimor, (e Paleologut kundër Gjenovës).
Ishte pra një gjendje e paparashikueshme kur lufta e pashmangshme e kryqit
kundër gjysmëhënës osmane jo rrallë shmangej me një tjetër në të cilën kryqi
luftonte kundër kryqit i ndihmuar nga gjysmëhëna osmane!
Kjo pra ishte korniza shoqërore dhe politike në të cilën u gjendën Arbrit
dhe hapësira e tyre etnike kur Osmanët u shfaqen në viset e tyre.
Për t’u parë më së miri konteksti historik i atij zhvillimi, kur ata të shumtën
do të shfaqen si vasalë të vasalëve e me këtë do të detyrohen që t’i përcjellin
ngjarjet në përputhje me kahun që ua caktonin të tjerët, (të shumtën princat trialë
të Rashës , që mbikëqyrnin një pjesë të mirë të vendeve të tyre), siç ishte Lufta e
Maricës, ajo e zhvilluar në Beliqe të Bosnjës dhe e Fushë-Dardanisë, shumëçka
e së cilës mbetet e paqartë, duhet rikthyer te paraqitja e faktorit osman në kufijtë
lindorë të Perandorisë si dhe depërtimet kah pjesa perëndimore e Bizantit me
çka, në masë të madhe, do të ndikohen që të gjitha zhvillimet shoqërore dhe
politike të kohës brenda dhe jashtë përmasave perandorake.
Kështu, mund të thuhet se Osmanët ishin pasardhës të Turqve Oguzë. Këta
filluan të depërtojnë në pjesët lindore të Perandorisë pasi që u shkëputen nga
bërthama e tyre në Azinë Qendrore. Perandoria, fillimisht nuk do t’u kushtojë
gjithaq vëmendje depërtimeve të tyre, meqë kishte telashe me sjelljen e brendshme
të Sllavëve dhe Bullgarëve, por edhe ato që i vinin nga Arabët, me të cilët do të
ketë ballafaqime të shpeshta dhe tepër sfiduese nga shekulli VII e këndej.
Ndeshja e parë e Bizantit me Selxhukët ndodhi në vitin 1071, kur ushtria peran-
dorake pësoi humbje të thellë që për pasojë do të ketë humbjen e një pjesë të
madhe të zotërimeve të tyre në Lindje.
Turqit Orguzë hynë në histori kur prijësi i tyre, Ertogrulli mori shpërblim
prej sulltanit selxhuk një zotërim të vogël në brigjet e lumit Sangaria (Sakaria).
Meqë shteti i Selxhukëve u shpërbë në shumë pjesë të vogla pas disfatës që i
shkaktuan Mongolët në vitin 1243, ishte i biri i tij, Osmani I (1290 -1323), i cili
zgjeroi zotërimin atëror dhe e ktheu në një shtet të pavarur me emrin Emirati

437
Osman, që u bë bërthamë e Perandorisë Osmane. Me këtë rast Osmani I mori
titullin e sulltanit dhe nënshtetasit e tij u quajtën Turq-Osmanlinj.989
Këtu, pra ndërlidhemi me vitin 1354, kur Osmanët kaluan në Ilirik, prej nga
krijuan parakushtet për pushtime të mëtutjeshme, me të cilat pak më vonë do të
prekin edhe vendet e Arbrit të shkapërderdhura në feude dhe despotate të shumta,
të cilat pas vdekjes së despotit të Rashës Dushanit (një vit më vonë), ishin për-
fshirë në një zhvillim të rikthimit por edhe të zgjerimit të autonomisë së humbur
gjatë pushtimeve rasiane. Kështu, familjet e njohura fisnike të Balshajve në veri,
të Muzakajve, Topiave dhe të tjerëve, filluan përpjekjet e tyre për zgjerimin dhe
ngritjen e principatave të pavarura. Këtu dallohen Balshajt, të cilët pos zgje-
rimeve në veri, ia dolën që të marrin edhe Prizrenin dhe të vendosën në pjesën
më të madhe të Dukagjinit.990
Në këtë zhvillim, që mund të quhet i brendshëm - meqë Arbrit silleshin në
hapësirën e tyre dhe në përputhje me lojalitetin ndaj shtetit bizantin ku ai ishte i
pashmangshëm, ose në marrëdhënie vasaliteti me perëndimorët, siç ishte Venediku,
ku kjo ishte e pashmangshme - ata ndjenin për rrezikun osman, por pa ndonjë balla-
faqim të drejtpërdrejtë me të. Madje, larg prej tij do të mbeten, edhe atëherë kur në
vitin 1364, në Betejën e Adrianopojës, mundën ushtritë perandorake dhe atë e
shpallën kryeqytet, me emrin Edrene.
Madje, në vorbullën e përpëlitjeve për zgjerimin e principatave të tyre, qoftë
edhe në dëm të njëra-tjetrës, siç ndodhte midis Blashajve dhe Topiave, ata do të
mbesin edhe gjatë ndeshjes së parë të një lidhjeje ushtarake të udhëhequr nga
zotët e Rashës vëllezërit Mërnajvçeviç (Vukashin dhe Uglesha) në luftën e Maricës
të vitit 1371, kur forcat e tyre të ndihmuara nga ato Bullgare dhe Grekët pësojnë
humbje të thellë, që për pasojë do të ketë pranimin e vasalitetit osman nga
princat e Rashës si dhe ata të Epirit.991
Mospërfshirja e drejtpërdrejtë e Arbërve në orbitrin e veprimeve luftarake
osmane nga koha e depërtimeve të tyre të drejtpërdrejta ushtarake në pjesën
juglindore dhe vendosja në Bullgari e Thraki pasi që ta kenë pushtuar Andriano-
polin (Edrenën) nga vitet 1345-1361, nuk do të thotë se ata kanë qenë “të kursyer”
989
Inhalxhik, Halil: “Perandoria Osmane”, Tiranë 2010, faqe 381-382; “Historia e Popullit Shqiptar” I,
Tiranë 2002, faqe 373.
990
Rreth zgjerimit të Balshajve në Prizren dhe Dukagjin në vitin 1372 shih Jireček, Konstandin: “Historia e
Serbëve”, I, Tiranë 2010, faqe 486; Gelcich, Giuseppe: “Zeta dhe dinastia e Bashajve”, Tiranë 2009, faqe
29-45; “Historia e Popullit Shqiptar” I, Tiranë 2002 faqe 304-307; Frashëri, Kristo: “Skënderbeu”, Tiranë
2009; Plasari, Aurel: “Skëndrbeu”, Tiranë 2010.
991
Shih: Jirecek, C: “Geschihte der Bulgaren”, f.309; Nga i njëjti autor “Historia e serbëve” I, Tiranë 2010,
faqe 480-485.

438
nga Osmanët nga koha e fërkimeve të para me Bizantinët (shekulli XI). Nga disa
burime mësohet se “kontaktet” e para “te një natyre të veçantë luftarake” të Arbër-
ve me Osmanët shënohen nga Perëndimi, me rastin e zbarkimit të Karlit Anzhu në
Arbëri kur ai shpalli edhe “Mbretërinë e Arbërisë”.992
Në shënimet e venedikasit Sanudo thuhet, se Karli Anuzhu në Arbëri kishte
edhe 200 shigjetarë saracenë, të cilët, nën komandantin e tyre Musë, u përdorën në
luftimet kundër trupave bizantine, por u përdorën edhe kundër “rebelëve arbër”.993
Pos në shërbim të Karlit Anzhu, mercenarët turq u panë të angazhuar edhe
nga Perandori i Bizantit, Andronik II Paleologu, me rastin e shtrimit të despotatit
të Epirit gjatë kohës së Niqiforit (12771-1269). Bëhet e ditur se një kontingjent i
përzier Grekësh, Turqish dhe Kumanësh i vunë rrethimin Janinës më 1293.994
Burimet bizantine bëjnë të ditur se trupat osmane duhet t’i kenë njohur së
pari viset e Arbërisë në vitin 6854 (1336/1337), kur Androniku III Paleologu, i
thirrur nga despotina Ana Paleologinë-Engjëllinë, hyri në Arbëri dhe në Epir për
të shtypur Arbrit e kryengritur në viset mes Valagrit, pranë Beratit dhe Kaninës.
Perandori mori për këtë qëllim dy mijë turq mercenarë nga rrethi i Izmirit dhe
Koinës dhe, me të ardhur pranvera, hyri me ta në “vendin e Ilirëve”.995
Por, gjendja nga “takimet” e tërthorta të mercenarëve osmanë në shërbim të
perëndimorëve por edhe Bizantinëve për veprime të caktuara dhe të përkohshme
në vendet e Arbnit, të cilat si do të shihen do të përdoren nga qarqe të larta pe-
randorake, do të ndryshojë sakaq, kur Osmanët, një vit më vonë, pasi që ta kenë
marrë Plovdivin (kryeqytetin e Mbretërisë Bullgare) dhe Bullgarët të pranojnë
vasalitetin osman, do të duken në Traki dhe Epir, siç ishin depërtimet e tyre në
Shtip, Përlep dhe Manastir, Kostur dhe Ohër. Dhe, bashkë me Paleologun, gjend-
jen e vasalitetit do të detyrohen ta pranojnë edhe disa fisnikë dhe feudalë të Arbrit,
nga despotati i Epirit. Prej andej Osmanët do t’u afrohen edhe qyteteve bregdeta-
re, ku e dinin se do të ndesheshin me Venedikun dhe perëndimorët, qëndrimi i të
cilëve më së miri mund të testohej me pjesët që tashmë zotëronin princat e
Arbrit, qoftë edhe në gjendje armiqësie siç ishte ajo midis Balshajve dhe Topiave.
Kështu, Savra ishte një sprovë shumë e mirë për Osmanët. Ata morën pjesë
në atë betejë dhe përcaktuan fituesin madje, por njëherësh u larguan prej andej,
992
Shih Plasari, Auerel: “Skënderbeu”, Tiranë 2010, faqe 203.
993
Shih: Minieri-Riccio: “Il regno di Carlo I” XXII, 25 shën. 6; Hopf: “Geschihte,” I, 300 shën. 63 (ASN).
Acta Albaniae, I, nr. 297, cit. Plasari, A: “Skënderbeu”, Tiranë 2010, faqe 203.
994
Shih: “Το Χροωνικον των Μορεωε”,II,8792-9087. Edhe “Chronique de Moree”, 277-289.
995
Shih: Gregorae: “Historiae Byzantinae”, I, 146, 544-545 dhe Joannes Cantacuzenus ex Imperatoris
Historiarum, I,II, 495-501, cit. sipas Plasari.A: “Skënderbeu”, Tiranë 2010, faqe 204. Rreth veprimit të
mercenarëve turq në Arbëri shih edhe “Lufta shqiptaro-turke”, 33 shën.6.

439
në mënyrë që fitorja t’i “dhurohej” Thopisë si vasal, vasalitet ky që do ta pranojë
edhe Muzaka dhe pjesa tjetër e feudalëve të Jugut, që nuk ishte tjetër pos një
paralajmërim se ajo që kishte filluar nuk kishte të ndalur.996
Në të vërtetë, “tërheqja” e përkohshme e forcave osmane nga Savra (për rreth
dy vjet), ishte një matje që Osmanët ua bënin venedikasve si dhe faktorëve të tjerë
perëndimorë si do të silleshin pas hapave të tyre të mëtejshëm, që nuk mund të
ishin ndryshe pos në përputhje me taktikën e pranimit të vasalitetit, që u krijonte
favore të mëdha, qoftë pse përfitonin nga haraçi që ua caktonin vartësve të tyre, të
cilët ashtu dhe në atë mënyrë “akomodoheshin” në rrethanat e reja të një perando-
rie dhe të një qytetërimi tjetër, i cili në rrethanat e kaosit që mbretëronte dhe pasigu-
risë së përgjithshme sillte pak siguri, qoftë pse ashtu përgatiteshin për depërtime të
mëtejshme kah Perëndimi, të cilat paraprakisht kërkonin “paqësimin” e pjesëve që
lidhnin Lindjen me Perëndimin, por që ky “paqësim” të dukej si pasqyrim i një rea-
liteti që mund të ishte i dobishëm edhe për ta, veçmas nëse ai krijonte përshtypjen
e një zhvillimi ekonomik me të cilin lidheshin edhe interesat e feudalëve vendorë.
Me siguri se “paqja” midis vasalëve të krishterë, ku tashmë me dëshirë dhe
pa dëshirë ishin të përfshirë edhe shumica e Arbërve me zotërimet dhe titujt e
tyre, që nuk thoshin shumë, do të mund të vazhdonte edhe për një kohë të mirë,
ose edhe më gjatë, po mos të ishin perëndimorët, të cilët, meqë e dinin se gjendja
e tillë “akomoduese” jashtë ngulfatjeve dhe anarkisë së shekullit të fundit në të
cilën ishte përfshirë Perandoria jo edhe pa “meritat” e shumta të tyre që lidheshin
me dobësimin apo rrënimin e saj nëpërmes forcimit të despotëve Sllavë dhe Gre-
kë, do t’u shkonte për shtati Osmanëve, që të përgatiten sa më mirë për pushtime
të reja drejt qendrës europiane, do të fillojnë t’i nxisin ata që të luftojnë kundër
Osmanëve, edhe pse e dinin se e gjitha do të përfundonte me disfatë. E rëndë-
sishme ishte që të fitohej në kohë, pa marrë parasysh çmimin që do t’i paguhej
nga Ilirikasit, të cilët edhe ashtu ishin mësuar me sakrifikime të tilla.
Natyrisht, se përballë kësaj gjendjeje me shumë paqartësi dhe druajtje, por
edhe shpresa se mund të mbrohej diçka, fitohej përshtypja se despotët dhe
princat e kurorës së shprishur të Bizantit nga pjesa e Ilirikut dhe Dardanisë ishin
të detyruar për t’iu dhënë një veprimi të përbashkët, sado që shpejt do të shihet
se edhe aty kishte hesape të caktuara dhe hile të ndryshme. Të përkrahur dhe të
këshilluar nga misionarët e shumtë nga vendet katolike, në vitin 1387, filloi nisma
për krijimin e një koalicion të gjerë të Ilirikut. Edhe pse e gjitha do t’i për-

996
Rreth thirrjes që ua drejtoi Topia turqve për t’i ndihmuar në luftë kundër Balshës II si dhe vasalitetit shih
gjerësisht Gegaj, At Athanas: “Arbëria dhe Gjergj Kastrioti Skënderbe 1405-1468”, Tiranë 1995, faqe 33.

440
shkruhet princit tribal të Rashës Llazar Hrebelanoviqit, prej nga vinë ftesat për
veprim të përbashkët, megjithatë prapa saj gjenden Selia e Shenjtë, Venediku, e
mbi të gjitha Hungaria. Kjo e fundit, madje, kishte shumë arsye të ishte e nxehur,
pasi që ishte në shënjestër të fushatës së ardhshme osmane kundër Europës, e
cila duhej të kalonte pashmangshëm nëpër tokat e saj.
Lëvizjet e të krishterëve të pjesës perëndimore të Bizantit, të nxitura drejtpër-
drejt nga Selia e Shenjtë dhe vendet katolike dhe nën flamurin e krishterë, që mund
të përdorej si emblemë e vetme “bashkuese” në ato rrethana edhe pse në emër të
tij të krishterët kishin zhvilluar shumë e shumë lufta mes veti, vunë në veprim
edhe Osmanët, të cilët për ta siguruar shpinën dhe për të nxjerrë nga loja çfarëdo
veprimi të Bullgarëve hapësira e të cilëve tashmë paraqiste një faktor të rëndë-
sishëm strategjik drejt qendrës europiane, gjatë vitit 1388, përqendruan forcat e
veta në Plovdiv në vijën drejt Nishit, qytet ky të cilin e kishin pushtuar para dy
vitesh, ndërkohë që jashtë mbikëqyrjes osmane kishte mbetur pjesa nga Rasha deri
në Prishtinë dhe Shkup, pra qendra e Dardanisë, pjesët e së cilës pjesërisht shfaqe-
shin si zotërime të princit të krishterë, tribalit Vuk Brankoviq, (nga familja e të
cilit kishte prejardhjen edhe bashkëshortja e Gjon Kastriotit Vojsava), 997 e pjesë-
risht gjendeshin nën zotërimin e Balshës, ndërsa rruga Lezhë-Prizren gjendej nën
mbikëqyrjen e Dhimitër Jonimës.

LUFTA E DARDANISË E VITIT 1389 – MIDIS REALITETIT DHE MITIT

Në fillim të qershorit trupat osmane, pasi që kaluan Nishin, iu drejtuan


Fushës së Dardanisë (në historiografinë serbe dhe atë botërore Fushës së Koso-
vës, nocion ky politik i shfaqur në shekullin XIX), ku tashmë, krahas ushtrive të
disa sundimtarëve të Arbrit (Gjergjit II Balshës - bir i Strazimit nga Shkodra, që
ishte dhëndër i Lazarit (kishte marrë për grua të bijën Jelenën), pastaj Teodor
Muzakës nga Myzeqeja, Dhimitër Jonimës, zot i trevave përgjatë rrugës Lezhë-
Prizren dhe të Andrea Gropës nga Ohri),998 po i prisnin ato të princit tribal të

997
Më gjerësisht shih: Petrovski, Boban: “Vojsava Tribalda”, në simpoziumin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”,
Shkup, 2006, faqe 67-77. Se Brankoviqët ishin Tribalë, pra mbetje e një fisi antik të afërt me Dardanët, por
sipas kronistit bizantin Halkokondilit “Tribalët ishin degë ilire” (shih: “Historiarum Demonstrationes” I, Bu-
dapesti, 1922, faqe 24-25). Këtë e thonë edhe Barleti te “Histori e Skënderbeut” dhe Gjon Muzaka (Kronika e
Gjon Muzakës te Xhufi, “Nga Paleologët te Muzakajt”, Tiranë 2009), të cilët kur bëjnë të ditur për bashkë-
shorten e Gjon Kastriotit, Vojsavën, tregojnë se baba i saj ka qenë Tribal.
998
Rreth pjesëmarrjes së Arbërve në luftën e Dardanës, shih: Pulaha, S: “Lufta shqiptaro-turke në shek. XV –
burime osmane”, Tiranë 1968 faqe 297; Sathas, C: “Bibliotheca Graeca Medii Aevi” vol, I, 1872, f.247-248;

441
Rashës Llazarit me ato të dhëndrit të tij, Vuk Brankoviqit. Atyre u ishin bashkuar
edhe forca rumune të drejtuara nga Vojvoda Mirçea, trupat kroate nën drejtimin e
banit kroat, Ivan Horvat, dhe të Bosnjës në krye me mbretin Tvrtko.999
Sipas disa burimeve historike, Beteja e Dardanës filloi më 15 qershor të vitit
1389 dhe përfundoi po atë ditë, diku në orët e mbrëmjes me humbjen e forcave
të lidhjes së krishterë ilirike.1000
Në betejë gjetën vdekjen Sulltan Murati I, që thuhet se u vra nga Milesh Kopili,
një fisnik dardan,1001nga Sllavët i quajtur Milloš, fillimisht Kobilić, ndërsa më vonë
Obilić. Mileshi ishte dhëndër i princit Llazar, dukuri kjo e njohur e martesave në
rrethanat mesjetare. Vdekjen e gjeti edhe Llazari, pasi që ishte zënë rob lufte. I njëjti
fat e gjet edhe Milesh Kopilin, i cili diku në shekullin XIX, kur do të ndërtohet miti i
Kosovës për qëllime hegjemoniste serbe, do të kremtohet “hero nacional serb”.
Ndërkohë që shqiptarët, duke u mbështetur mbi vazhdimësinë historike të etnisë së
tyre në këto pjesë nga antikiteti e këndej, do ta trajtojnë “të tyre”.
Nga prijësit Arbërorë në betejë mbeti edhe Muzaka. Po atë ditë, sulltanin e
vrarë, e zëvendësoi i biri, Bajaziti I, i njohur me nofkën “Jëlldërëm” (Rrufeja).1002

“Kronika e Gjon Muzakës”, faqe 301-365 te Xhufi, Pëllumb: “Nga Paleologët te Muzakajt”, Tiranë 2009;
“Historia e Popullit Shqiptar”, I, Tiranë 2002, faqe 366-367; Frashëri, Krishto: “Skënderbeu”, Tiranë;
Frashëri, Kristo: “Shqiptarët dhe beteja e Kosovës”, në “Rilindja javore” 9-15 korrik 1995; Gegaj Athanas:
“Skënderbeu”, Tiranë 1995; Malltezu, L: “Shqiptarët në betejën e Kosovës”, Tiranë 1998; Plasari, Aurel:
“Skënderbeu”, Tiranë 2010, faqe 194,195. Ndërsa te autorët osmanë shih: Soklakzäde: “Tarihi,” 43; Nesri:
“Kitäb-i Cihän-nüma”, 70-72,80; Idris-i Bitlisi: “Hest Bihist”, 182; Sa’deddin: “Täcü tevarih”, 120, Uzun-
çarisili: „Osmanli Tarihi”, I, 200, 249; Oruç Ben Adil; “Tevarih-i al-i osman”; Inhalxhik, Halil: “Perandoria
osmane”, Shkup 2010, etj.
999
Më gjerësisht shih: Hammer, Joseph von: “Geschichte des Osmanischen Reiches” vol. I Pest, C. H.
Hartleben 1840; Jireček, K: “Historia e Serbëve“ I, Tiranë 2010, “Geschihte der Bulgaren”, Prague 1876;
Gelcich, G: “Zeta dhe dinastia e Balshajve”, Tiranë 2009, faqe 169-171; Jorga, N: “Geschihte des osmanish-
chen Reiches nach Quellen dargestellt”, vëll, I-II, Gotha 1908-1909; Fine, J. V. A: “The Early Medieval
Balkans”, Michigan 1983; Mallcom, Noel: “Kosova një histori e shkurtër”, Prishtinë 2001, faqe 59-
67;“Historia e Popullit Shqiptar”, I, Tiranë 2002, faqe 336.
1000
Mospërputhja në datë ka të bëjë me pranimin nga ana e Serbëve të Kalendarit gregorian më vonë se
Europa; për Osmanët data është 19 Jumada II 791, pra 15 qershor 1389. Edhe përkundër kësaj dallimet vazh-
dojnë. Kështu, K. Frashëri përmend datën 27 qershor (shih: Skënderbeu,Tiranë, faqe 42), ndërkohë që edhe një
pjesë e mirë e historiografisë serbe përmend datën 27 dhe 28 qershor.
1001
Rreth përkatësisë arbërore të feudalit Milesh Kopili shih: Maltezi, L :“Beteja e Fushës së Kosovës (1389)
dhe kontributi i Shqiptarëve”, Studime historike, Tiranë 1989 dhe “Mbi pjesëmarrjen e Shqiptarëve bë Betejën
e vitit 1389 dhe përkatësinë etnike të Millosh Kopiliqit”, Tiranë 2005; Historia e Popullit Shqiptar, I, Tiranë
2002, faqe 376; Rizaj, Skënder: “Shqiptarët dhe serbët në Kosovë”, Prishtinë 1991 dhe “Kosova dhe shqiptarët
dje, sot dhe nesër”, Prishtinë, 1992; Malcolm, Noel: “Kosova një histori e shkurtër”, Prishtinë 2001, faqe 69-83.
1002
Më gjerësisht shih te Uzunçarsili: “Osmanli Tahiri”, I , f. 200, 249-250; Hammer, Joseph von: “Geshichte
des Osmanischen Reiches”; I, Pest, C. H. Hartleben 1840; Gelcich, Giuseppe: “Zeta dhe dinastia e Balshajve”,
Tiranë, 2009, faqe 169-171; Čorović, V: „O Kosovskom boju 1389“, në „Zadužbina Kosova”, Prizren-Beograd
1987; Čorović, V. „Istorija srba“, Beograd 1989; „Istorija srpskog naroda“, Beograd 1994; Jovanović, K.D:
„O Arbanasimia“, istorijska studija, Beograd 1880; „Kosovska bitka i posledice“, grup autorësh, Beograd
1991; Kovačević, L: „Istorija Srpskog Naroda“ I,II., Beograd.

442
Edhe pse nga këndvështrimi i fakteve historike kjo luftë mbetet me shumë
të panjohura, veçmas pënga përmasat e njëmendta (shumë e shumë më të
ngushta nga ato të përshkrimeve të shfaqura në shekullin XIX), dhe rolit të
faktorëve vendor në të (jashtë ndonjë aleance të gjerë ushtarake, të shumtën me
njësi vullnetarësh), megjithatë disa të dhëna për ato që solli kjo luftë, tregojnë se
Osmanët kaluan në një fazë të re të konsolidimit të pushtimeve në Ilirik, duke
krijuar parakushte për pushtimet e mëtutjeshme në drejtim të qendrës së Euro-
pës. Kështu, nga këto burime bëhet e ditur se Bajaziti, pasi që i theu forcat e lidhjes
së krishterë, nuk u tregua ndëshkues ndaj humbësve, siç pritej. Përkundrazi, bëri
vasalë Vuk Brankoviqin, për të cilin disa burime thonë se i iku betejës, pse gjoja
kishte disa mospajtime me vjehrrin e të ngjashme të krijuara nga në shekullin XIX
nga historiografia serbe për qëllime hegjemoniste me të cilat bëhet përpjekje të
vazhdueshme që tribalët dhe arbrit e përkatësisë ortodokse t’i konvertojë në
serbë, me çka gjoja “tradhtia e dhëndrit” bëhet shkas i humbjes deri te krem-
timi në vasal “të armikut”, gjë që kjo për një serb “të njëmendët” nuk mund të
thuhet.1003
Duke u thirrur në burime nga fusha e folklorit dhe pa argumente të mjaftuesh-
me historike, të cilat mund të gjenden pikërisht te çmitizimi i kësaj lufte me anën
e trajtimit shkencor të faktorëve të gjithëmbarshëm etnik dhe shoqëror e politik
të kohës në përputhje me rrethanat që sollën te agonia e Bizantit dhe fuqizimi i
osmanëve e të tjera të kësaj natyre, edhe disa studiues shqiptarë, duke u mbështetur
mbi faktorin e etnosit autokton me vazhdimësi dardane, mbrojnë qëndrimin për
përkatësinë dardane-arbërore të Milesh Kopilit dhe të tjerëve si një vetëdije
autoktone të krishterë të përbashkët, qoftë ortodokse ose katolike dhe assesi asaj
kombëtare, e cila shfaqet në shekullin XIX. 1004
Pavarësisht kundrimeve të ndryshme, rreth përkatësisë se atyre që epika
historike e njërit apo tjetrit popull do t’i shfrytëzojë si mite në shërbim të
kujtesës historike dhe kthimit të saj në një frymëzues të vetëdijes nacionale, siç
1003
Më gjerësisht rreth kësaj shih: Debeljković, Dena: “O Kosovskom Boju“, në „Antologija Srpske Narod-
ne Epike Kosova i Metohije“, 1964; Kostić, Dragutin: “Miloš Kopilić-Kobilić-Obilić“, Revue Interna-tionale
des Etudes Balqaniques“, I, 1934; Subotić, Dragutin: „Yugoslav Popular Ballads“, Cembridge University
Press, 1932; Djordjević, Tihomir: „Boj na Kosovu“, Beograd, 1934.
1004
Më gjerësisht shih: Arapi, Fatos: “Këngë të moçme shqiptare”, Tiranë, 1986; Drançolli, Jahja: “Në kërkim
të origjinës së Millosh Kopiliqit”, Prishtinë, 2006; Pirraku, Muhamet: “Pjesëmarrja e Shqiptarëve në betejën e
Kosovës 1389”, Gjurmime Albanologjike, seria e shkencave historike, Prishtinë, 1990; Pulaha, Selami: “On the
Presenc of Albanians in Kosova during the 14th-17th Centuries”, Tiranë, 1993; Rizaj, Skënder: “Falsifikimet e
Historiografisë Serbe/The Falsifications of Serbian Historiography”, Prishtinë, 2006; Murzaku, Thoma: “Lufta
e banorëve të tokave lindore”, Konferenca e Dytë e Studimeve Alba-nologjike, Tiranë, 1969; Drançolli, J:
“Njoftime burimore rreth origjinës së Molosh Kopiliqit” “Illyria” nr. 441, 1995

443
ishte ajo e shekullit XIX e mbrapa, megjithatë, mund të thuhet se ndeshja kyçe
historike midis të krishterëve të Ilirikut dhe Osmanëve, gjatë qershorit të vitit
1389 apo aty diku afër, pa marrë parasysh përmasave të saj të njëmendta dhe
mitizimeve që e kanë përcjellë për qëllime të caktuara, pra gjithsesi se duhej të
ndodhte në Dardani, ngaqë ajo ishte përcaktuese për ecurinë e mëtutjeshme të
pushtimeve osmane në Europë, në një hapësirë gjeografike, e cila, nga antikiteti
shfaqej nyje prej nga mbikëqyrej hapësira euro-aziatike. Ndaj, një perandori, që
pretendonte të arrinte përmasat botërore, siç ishte asokohe ajo osmane, duhej të
vendosej aty, siç kishte ndodhur edhe me fatin e perandorive paraprake dhe të
ndarjes së krishterimit madje. 1005
Andaj, ngritje e Osmanëve drejt Perëndimit, ishte e natyrshme të fillonte në
kurriz të të krishterëve të Ilirikut, por njëherësh edhe me ndihmën e tyre, që
ndonëse qenë të parët që do t’i kundërvihen (në luftën e Maricës e pastaj në
Fushë-Dardani), pas humbjes në këtë të fundit, do të kthehen në vasalë të
osmanëve, gjendje kjo që do t’i ndihmojë forcimit dhe shtrirjes së pushtimeve të
tyre drejt botës perëndimore.1006
Ndër këta ndihmës, të parët dhe më të dobishmit për sulltanët ishin pikërisht
Rasianët, të cilët fazën e fundit të dobësimit dhe të shthurjes së Bizantit e shfry-
tëzuan për t’u forcuar në kurriz të tij. Me ta do të lidhen aleancat më të qëndruesh-
me, të cilat nga koha e Bajazitit I e këndej, të shumtën, do të shkojnë në dëm të
të krishterëve të Ilirikut, por edhe të krishterimit katolik në përgjithësi.
Ç’është e vërteta, lidhjet e Rasianëve me Osmanët kishin filluar më herët.
Kjo tumir vlerësimin se historia e ekspansionit osman në Ilirik ishte një histori e
bashkëpunimit të tyre me të krishterët e ritit ortodoks, që mbështetej mbi shëmbë-
llesën e perandorëve bizantinë (Kantakuzinit) si dhe përvojën e tyre me Osmanët
1005
Rreth Betejës së Dardanës (Betejës së Kosovës në historiografinë sllave dhe europiane) dhe rëndësisë së
saj ka vlerësime të ndryshme shpesh kundërthënëse: nga ato që e zmadhojnë (“Kjo fitore e stabilizoi fuqi-
shëm sundimin e turqve në Ilirik” - Inalxhik, H: “Perandoria Osmane”, Shkup 2010; ose: “Beteja që do të
vendosë për pesë shekuj fatin e Gadishullit të Ilirikut” – Miller, William; “The Balkans ) e deri te ato që e
zvogëlojnë fare, siç janë vlerësimet e historianit rumun Jorga kur thotë se “1389-a nuk pati qenë veçse një
incident i stërmadhuar prej legjendës”). Zmadhimit të namit të kësaj beteje jashtë çdo mase gjithsesi se i
kanë ndihmuar disa nga kronikanët osmanë, duke filluar nga bejtet e e Ahmeditut të shekullit XV “Kuajt
çapiteshin mbi kufomat që ishin kat-e-kat mbi njëri tjetrin” (shih te Ahmedi: “Dastan ve Tevarih”, 50 ) si
dhe kronikat e Shukurullahut, për të cilat Pulaha thotë se “Shukurullahu dhe të gjithë kronikët osmanë pas
tij, me qëllim që të rrisin sa më shumë fitoren e turqve osmanlinj në Kosovë më 1389, thonë se nëkoalicionin e
feudalëve të Ilirikut morën pjesë edhe Vllahët, Çekët, Hungarezët, Bullgarët e Venedikasit. Në të vërtetë ky
pohim është i gabuar, sepse në këtë koalicion morën pjesë vetëm Sllavët, Boshnjakët dhe Shqiptarët”. Për
Pulahën të ekzagjeruara janë gjithashtu edhe shifrat që japin këta për ushtrinë e koalicionit. (Shih “Lufta
shqiptaro-turke”, 31 shën.10)
1006
Shih Fine: “Late Medieval Balkans”, Michigan f.293-309; Oikomondies, Në: “The Turks in Europe”,
faqe 159-62.

444
në pjesët lindore të Perandorisë nga fillimet e shekullit XIII e këndej, që ua
hapën rrugën pushtimeve të tyre të mëtejshme që u dinamizuan nga fillimet e
shekullit XIV e deri në atë XV.Kështu, njësitë turke të mercenarëve në këto pjesë
shfrytëzohen nga despoti rasian Millutin, duke i përdorur kundër ushtrisë bizanti-
ne. Disa burime flasin për rreth njëmijë e pesëqind ushtarë turq të fisit kuman që
u vendosën në Rashë.1007
Përvojën e përdorimit të mercenarëve turq do ta shfrytëzojë edhe Stefan Du-
shani. Bëhet e ditur se Dushani kishte disa njësi kumanësh në ushtrinë e tij, me
anën e të cilave bënte hesap ta fitonte “kurorën” e Bizantit. Kjo nuk do të ishte
jashtë një hesapi me Osmanët, të cilët mund të kishin interesa që në planet e tyre për
të depërtuar këndej drejt zemër së Europës të fusnin në lojë lojtarë të përdorshëm,
por të rëndësishëm njëherësh,siç ishin Rasianët, të njohur për veprime të tilla.1008
Madje, disa burime të vonshme flasin për paralojën e atij hesapi, me të cilin
duhej të ndikohej edhe në epilogun e Betejës së Dardanisë, ose një të ngjashme që
do të kishte ndodhur para ose pas, në dobi të Osmanëve, që pastaj të përfitohet prej
saj me lidhjen e një marrëveshjeje paqësore me Osmanët, me ç’rast, gjithnjë nën
ombrellën rasiane me të cilën do të zëvendësohet ajo e Bizantit, princat
ortodoksë të Ilirikut, në përbërje të Perandorisë Osmane, do të mund t’i ruanin
disa nga privilegjet e tyre, pa çarë kokën se çfarë do të bëhej me vendet kato-
like.1009
Para historisë nuk mund të fshihet as fakti se po në betejën e Dardanës, forcat
e një bujari rasian, të quajtur Dejanoviq, luftuan në anën e Osmanëve, siç pati

1007
Më gjerësisht rreth mercenarëve osmanë në shërbim të despotit Millutin shih: Oikonomides, N: “The Turks
in Europe 1300-1315 and the Serbs in Asia Minor 1313”, faqe 159-62 në E. Zachariadou, bot, “The Ottoman
Emirate 1300-1389”, 1993; Jireček, C: “Staat und Gesellschaft in mittelalterischen Serbien”II, faqe 58.
1008
Shih: Malcolm, Noel: “Kosova një histori e shkurtër”, Prishtinë 2001, faqe 61; Mavramitis, L: “La
Fondaton de l’empire serbe: le kralj Milutin”, Salonica 1978; faqe 72, Jireček, C:”Staat und Gesellschaft in
mittelaterischen Serbien”, I, faqe 78.
1009
Rreth lidhjeve të Rasianëve tribalë me Osmanët para se të kenë filluar konfrontimet ushtarake me ta, por që
do të vazhdojnë edhe pas betejës së Fushës së Dardanës, shih autorët e shumtë, ndër të cilët Jozef von Hamer:
“Geschichte des Osmanischen Reiches”, 1827; Zinkesen J. W: “Geschichte des osmanischen Reiches in
Europa”, Hamburg-Gota 1840-1863; Jorga, N: “Geschihte des osmanischen Reiches”, Gotha 1908-13; Dölger
F: “Regester der Kaiserurkunden des oströmischen Reiches von 565-1453”, München-Berlin, 1965; Babinger,
F: ”Geschihtsschreiber der Osmannen und ihre Werke”, Leipzig 1927; Forretr, L:”Handschriften osmanishs-
cher Historiker in Instambul”;Ferjanočić B-Maksimovič, Lj: “Vizantijci i turci u vreme Kosovske bitke”,
1957;Новакович, С: “Срби и Турци XIV и XV века“, Београд, 1960;Malcolm, Noel: “Kosova një histori e
shkurtër”, Prishtinë 2002, faqe 63-69; Bastov,S: “Die Türkischen Quellen des Laonikos Chalkandyrles”,
München 1960, faqe 34-42; Chalcocondylae, Leonici: “Historarum Demonstrationes” I, Budapestini, 1922 dhe të
tjerë, që hapjes së kësaj teze si dhe mbrojtjes së saj do t’i referohen me sjelljen e të birit të Lazarit, despotit Stefan, i
cili qe ndër të parët që pranoi vasalitetin e Sulltanit dhe madje me ushtritë e tij mori pjesë në betejat e ardhshme të
Osmanëve kundër Hungarezëve dhe Polakëve. Ngjashëm do të shfrytëzohet edhe sjellja e Gjurad Brankoviqit kur
do të sabotojë Betejën e Dytë të Dardanës, siç do të shfrytëzohet më vonë edhe sjellja e Kraleviq Markut.

445
edhe shumë vllahë nga principata e tij në anën e Osmanëve, praninë e të cilëve e
vërtetojnë edhe burimet osmane.1010
Nga kjo sjellje mund të nxirret përfundimi se te Osmanët, feudalët dhe despo-
tët ortodoksë dhe të tjerët që i takonin kësaj vetëdije, të përfshirë në luftëra të
vazhdueshme me katolikët gjatë shekullit të fundit, jo rastësisht, shihnin“shpë-
timtarin” e vetëm që mund t’i mbronte “nga rreziku katolik”, i cili nuk reshte së
vepruari kundër tyre.1011
Pa marrë parasysh ato që do ta përcjellin disfatën e të krishterëve të Ilirikut
në Dardani, gjatë asaj beteje të stërmadhuar deri te përmasat e mitit në shekullin
XIX, që gjithsesi ka ndodhë, sjellja e Bajazitit ndaj të krishterëve të Ilirikut (Tri-
balëve rasianë, Bullgarëve, Rumunëve, Arbërve, Sllavëve, Grekëve dhe të tjerëve),
tregon fare qartë se ai ishte i përqendruar te ata që ta shfrytëzonte forcën e tyre
për vete, si kufi ndarës me Hungarinë. Kështu, Bajaziti, e ndiente si nevojë të
domosdoshme që në Ilirik, në pjesën më vitale, të ketë një aleat në politikën e tij
aktive ushtarake, në kohën kur synonte principatat selxhuke-turke në Azinë e
Vogël, stabiliteti i të cilave po ashtu ishte i rëndësishëm, për t’u përqendruar në
drejtim të Perëndimit.1012
Për këtë Bajaziti I u pajtua që të dy djemtë e princit tribal Lazarit, i cili u pre
nga shpata e tij, të jenë udhëheqës të principatës rasiane dhe të sundojnë sipas
ligjeve, traditave dhe zakoneve të tyre. Mirëpo ata detyroheshin t’i nënshtroheshin
atij dhe të paguanin xhizjen (taksën e caktuar ndaj shtetit osman) dhe të kishin një
numër të caktuar ushtarësh, në njësi të veçantë, që do të merrnin pjesë së bashku
me ta (Osmanët) në Harujë. Sulltani, po ashtu u martua me vajzën e princit Lazar,
Oliverën, e quajtur edhe Despina.1013
Kjo krushqi u bë me miratimin e patriarkut dhe të klerit ortodoks dhe u
dërgua në haremin e madh në Brusë, ku takoi bashkëshorte të panumërta me
prejardhje fisnike, greke, franke dhe selxhuke.1014
Stefani dhe Vuku u detyruan të paraqiteshin çdo vit në oborrin e Bajazitit
dhe t’i shkonin në ndihmë me ushtri sa herë t’u kërkohej, siç bënin despot Kons-
1010
Më gjerësisht shih te Pulaha: “Lufta shqiptare-turke” dëshmitë e Neshrit dhe të tjerëve, faqe 55, 76,93;
Babinger, F: “Die Geschihtschreiber der Osmanen und Ihre Werke”, leipzig 1927.
1011
Shih autorin Bierman, Ralf: “Lehrjahre im Kosovo”, Bonn, 2006, ku sjellja vasale serbe ndaj Sulltanit para
betejës së Dardanës vlerësohet kështu: “Serbëve më kanosëse u dukej të pushtohen nga Hungaria katolike, se
sa nga turqit myslimanë”. Po ashtu rreth kësaj teme shih edhe relacionin e peshkopit të Tivarit, Guljem Adea
“Directorium ad passagium faciendum”, i vitit 1332, drejtuar mbretit të Francës, Filipit VI Valua.
1012
Salabri, Muhamed Ali dr: “Perandoria Osmane – faktorët e ngritjes së saj”, Prishtinë, 2009, faqe 87.
1013
Po aty, faqe 87.
1014
Jiriček, Konstantin: “Historia e Serbëve“, pjesa e dytë, Tiranë, 2010, faqe 153.

446
tantini, despoti Esau i Janinës, Angeli i Thesalisë dhe bashkëperandori i Bizantit,
Manuel Paleologu.
Burimet e kohës bëjnë të ditur se Zigismundi i Hungarisë një pjesë të mirë
të forcave të veta i kishte mobilizuar që të mbrohej nga “ekskursionet” e herëpas-
hershme të trupave osmane dhe rasiane, të cilat bashkërisht vepronin në pjesët
kufitare. Bëhet e ditur se në vitin 1390, Pani i Severinit dhe Magjistari Ladislav
zunë plaçkë në Branicevë flamurë osmanë dhe rasianë.1015
Sjellje të ngjashme zuri të tregonte edhe Vuk Brankoviqi, zotërimet e të cilit
shtriheshin në pjesën nga Zveçani, Prishtina e deri në Shkup, gjë që nuk është e
rastësishme që në burimet folklorike shqiptare njihet Ujkan, ndërsa në ato osmane
(defterët Vlk), që i përgjigjet trajtës shqipe Uk-Ujkan. Pasi që nga Raguza të ketë
kërkuar azil për veten, gruan Mara dhe tre djemtë e tij (Gjuradin, Gjergjin dhe
Lazarin, në rast se “do ta dëbonin Hungarezët ose Turqit apo dikush tjetër”) dhe
do t’i jepet në maj të vitit 1390, Brankoviqi ua dorëzoi Shkupin Osmanëve, si
dhe Zveçanin, Prizrenin dhe një pjesë të mirë të zotërimeve në këto anë.1016
Kështu, qyteti i vjetër dardan, që vetëm para dy brezash kishe qenë pikënisje e
pushtimeve rasiane në Dardani dhe Maqedoni, u bë një mbështetje kryesore e
pushtimeve osmane kundër Veriut, por edhe Jugut.
Në këtë rrugë, më 1394, Osmanët u morën Gropajve Ohrin. Që ta dobësojnë
pozitën e fisnikëve të Arbrit, të shpronësoheshin sa më shumë që ishte e mundur,
rrënuan thuajse të gjitha kështjellat që mbanin ata në këto anë (të Strugës, të
Pogradecit e të Starovës). Osmanët u sollën kështu edhe gjatë pushtimit të Ja-
ninës, të Korçës dhe të Përmetit.
Edhe pushtimet e tyre në Veri (nga Zveçani për në Shkodër e Ulqin, pastaj
për në Dejë e Krujë), ndoqën thuajse të njëjtën mënyrë veprimi, por këtu
Osmanët kishin parasysh ruajtjen e pasurive (minierave), të cilat duhej t’i shfry-
tëzonin për nevojat e tyre. Në kështjellën e Zveçanit, u vendos një “kefali” turk,
ndërsa në minierën e hekurit në periferi të Rashës, u emërua kadiu i parë që ta
mbikëqyrte dhe drejtonte atë.
Megjithatë, pushtimet osmane në Veri nuk kaluan pa vështirësi dhe pa
konfrontime ushtarake, gjë që nuk kishte ndodhur në pjesët që zotëronte Vuku,
për të cilin, siç u tha më herët kishte lidhur vasalitet me Osmanët për të ruajtur
zotërimet e tij në Dardani, por edhe pse fitonte peshë shumë më të madhe seç e

1015
Po aty, faqe 153.
1016
“Acta Albaniae, II, 467, burime II, nr 131; Da Lezze: “Historia turchesca”, f.8; Jireček, K: “Historia e
Serbëve“, faqe 155.

447
kishte nën mbikëqyrjen e Rasianëve, sado që ky hesap nuk do t’i dalë, pasi që
Osmanët për arsye të njohura që lidheshin me organizimin e pushtetit peran-
dorak në pjesët e pushtuara, vendosën që nga vitit 1420 t’i shuanin që të gjitha
lidhjet e tilla vasale në këtë pjesë.1017
Kështu, Osmanët u desh të konfrontohen me Balshajt para se ta merrnin
Ulqinin, ku ata kishin rezidencën e tyre si dhe Shkodrën. Bëhet e ditur se në vitin
1391 Gjergj Balsha kërkoi mbështetje nga Papa Bonifici IX, por kjo nuk i
ndihmoi shumë. Meqë kishte rënë peng në duart e Bajazitit, do të lirohet një vit
pasi që ai ta dorëzojë Shkodrën, Drishtin dhe portin e Shëngjinit.1018
Fisniku tjetër, Dimitër Jonina, nuk ndoqi rrugën e Balshës. Pranoi vasalitetin
osman dhe kështu ia doli të ruante zotërimet e tij midis Shkodrës dhe Durrësit, të
cilat, për pushtuesit e rinj, kishin një rëndësi të madhe.1019
Krahas Gjergj Balshës, që u detyrua dhunshëm të pranonte vasalitetin dhe
Jonimës, i cili nëpërmes tij ruajti zotërimet e veta, ishin Dukagjinët (vëllezërit
Progon dhe Tanush), të cilët, në verën e vitit 1393, Lezhën ia dorëzuan një admi-
rali venedikas, i cili vendosjes së Osmanëve në Bunë, iu përgjigj me pushtimin e
grykëderdhjes së Drinit.
Kështu do të zgjasë deri në vitin 1402, kur pushtimet osmane në vendet e
Arbrit ndalen për dhjetë vjet. Shkas për këtë ishte beteja e Ankarasë e atij viti,
me ç’rast trupat osmane pësuan disfatë të thellë nga ushtritë mongole të udhë-
hequra nga Timurlengu. Në këtë betejë, me Bajazitin ishin edhe vëllezërit Ste-
fan dhe Vuk Llazareviq dhe nipërit e tyre, vëllezërit Brankoviq, vasal të sullta-
nit.1020
Pas vdekjes së Bajazitit I sapo i kthyer nga robëria njëvjeçare nga Timuri
në Aksheher të Frigjisë së vjetër, për një dekadë të tërë Osmanët u përfshinë në
një luftë të brendshme për fron të të bijve të sulltanit. Në atë luftë u përfshinë
edhe vasalët e tyre: Llazareviqët në anën e Musait, ndërsa Brankoviqë në anën e
Mehmetit I me nofkën “kyrishxhi” (mundësi), i cili nga Azia do t’i drejtohet

1017
Shih: Fine: “Late Medival Balkans”, faqe 411-12; Čirković:“Kosovo u srednjem veku“, faqe 45;
Babinger, F: „Die Geshichtschreiber der Osmanen und ihre Werke“, Leipzig 1927; Enmmert, T.A:
„Serbian Golgotha: Kosovo, 1389“, New York, 1990.
1018
Më gjerësisht shih: Hamer, Jozef von: “ Geschichte des Osmanischen Reiches”, vëllimi II, faqe 175 dhe
183; Gelcich, Giuseppe: “Zeta dhe dinastia e Balshajve”, Tiranë 2009, f.179-181;
1019
“Historia e Popullit Shqiptar” I, Tiranë 2002, faqe 377.
1020
Më gjerësisht shih: Chalconcandylae, Leonici: “Historiarum Demonstrationes”, ed. S. Darko,
Budapestini, 1922; Giese, F: “Die Altosmanischen Anonymen Chroniken”, II, Leipzig 1925; Kandić, J:
“Despot Stefan Lazarević i turci“, Beograd, 1982 Inhalxhik, Halil: “Perandoria Osmane – periudha klasike
1300-1600”, Shkup, 2010.

448
pjesës europiane të Perandorisë, ku edhe do të dalë fitimtar, pasi që do ta vrasë
vëllain, Musanë në betejën Filipojës në korrik të vitit 1413.1021
Nën drejtimin e Mehmetit I (1413-1421), Osmanët sërish iu kthyen Ilirikut
për të vazhduar ku kishte mbetur Bajaziti I. Mehmeti I, i këshilluar nga ndihmësit
e tij kryesorë në Ilirik, Brankoviqët dhe feudalët tjerë ortodoksë, që e ndiqnin atë,
e kishte të qartë se vendet e Arbrit duhej paqësuar në tërësi, meqë ato kishin një
pozitë të rëndësishme për krijimin e kohezionit të brendshëm antiosman në Ilirik
siç kishin edhe aftësi dhe prirje për lidhje me perëndimorët, me të cilët mund të
lidhnin aleanca për t’u kthyer në mbështetës të tyre në këtë pjesë. Kjo, Osmanëve,
do t’ua rrezikonte qëllimet që kishin drejt Europës Qendrore.
Se disa nga Arbrit ishin në gjendje që gjërat t’i ndryshonin ashtu që të mos u
shkonin përshtati Osmanëve, kjo tashmë ishte parë gjatë dekadës së krizës që
kishte përfshirë Osmanët pas humbjes nga Timurlengu, kur ata kishin filluar t’i
zgjeronin feudet e tyre, siç ishte rasti i Niketas Topias, i cili, pas fundit tragjik të
Konstantin Balshës, kishte vënë në zotërim pronat e tij, që si vasal i venedi-
kasve zotëronte Krujën (1402-1415). Po ashtu në Mat, shfaqej feudali Gjon
Kastrioti, i cili ia kishte dalë që brenda një kohe të shkurtër të bëhej zot i tokave
nga kepi i Rodit në Durrës, Lezha dhe Shkodra si dhe të mbikëqyrte rrugët për
në Prizren dhe Shkup. Si qytetar i Venedikut dhe Raguzës, si shumica e fisnikëve
dhe feudalëve Arbërorë të Veriut, Gjon Kastrioti, lëkundej midis dy kishave,
asaj katolike dhe ortodokse, me të cilat mbante lidhje të mira. Kështu, krahas
mbështetjes klerikëve dhe abacive katolike, njëherësh me dhurata mbulonte edhe
manastiret e Hilandarit me të cilin kishte edhe lidhje të hershme.1022
Gjon Kastrioti, në fillim ishte vasal i Venedikut, por shpejt iu desh t’u nën-
shtrohej Osmanëve (1410),1023të cilët, sapo iu kthyen Ilirikut, vunë në shënjestër
princat arbërorë dhe lidhjet e tyre me Venedikasit dhe Perëndimin. Kështu, Meh-
meti I, duke ruajtur aleancën me princat ortodoksë (rasianë, bullgarë dhe grekë), të
cilët jo vetëm që i kishte vasalë të besueshëm, por edhe bashkëveprues në të gjitha
fushatat kundër Hungarezëve, Bosnjës dhe të tjerëve, nuk e kishte të vështirë që
edhe princat dhe feudalët Arbërorë t’i fusë në radhën e vasalëve. Tek e fundit,
edhe arbërorët ishin pjesë e kozmosit të paqëndrueshëm politik të Bizantit.
Në këtë fushatë, krahas nënshtrimit të Arbërve, Mehmeti I kishte parasysh
që edhe më tutje t’i forconte aleatët dhe vasalët kryesorë, Rasianët pa përjashtuar

1021
Inhalxhik, Halil: “Perandoria Osmane – periudha klasike 1300-1600”, Shkup, 2010.
1022
Jireček, Konstantin: “Historia e Serbëve“, libri i dytë, Tiranë, 2010, faqe 173.
1023
Shih: Thallozy – Jireček: “Zwei Urkunden aus Nordalbanien”, Arch. Slav. Phil. 21, 1899.

449
këtu edhe Paleologun dhe Grekët. Kështu, Mehmeti I, despotit Stefan ia dhuroi
Koprianin në Nish, krahinën Znepolje në Tërn, në malet midis Nishit dhe Sofjes
dhe disa pjesë të tjera. Po kështu perandorit vasal të Bizantit, Manuel iu kthyen
qytetet e marra prej Musait. 1024
Edhe midis Rasianëve tribalë dhe Grekëve u krijuan lidhje edhe më të ngushta.
Nipi i despotit, Gjergj, u martua për të satën herë me Irenën nga familja e
Kantakuzenëve. Kështu, Grekë të panumërt hynë në shërbim të Rasianëve, ndër
të cilët edhe vëllai i Irenës, Tomas Kantakuzini.1025
Por, dinastët ortodoks rasianë, që tashmë ishin mbështetësit kryesorë të
Mehmetit I dhe dora e djathtë e tij, po ashtu ishin të interesuar që fushata os-
mane, që tashmë ishin forcuar, të rrënonin edhe aleancat me Venedikun, ose që
kur kësaj nuk i dilej, atëherë ata të shfaqeshin mbikëqyrës të këtyre aleancave,
gjë që kishin edhe përkrahjen e Osmanëve, të cilët aleatët e tyre rasianë, tashmë i
kishin kthyer në partnerë kryesorë në Ilirik.
Në këtë mënyrë, Osmanët vepruan në Novobërdë. Në vitin 1412 e sulmuan
atë dhe e mbajtën të rrethuar, por së fundit ia lanë në pronësi një pinjolli të
familjes së Llazarit. Me vdekjen e Niketë Thopisë, në fillim të vitit 1415, Osma-
nët pushtuan Krujën. Gjatë vitit 1417 i morën Beratin Teodor Muzakës dhe
Kaninën bashkë me Vlorën Rugina Balshës. Kurse në vitin 1418, pushtuan Gjiro-
kastrën, qendrën e Zenebishëve.1026
Këto pushtime u bënë në kohën kur Mehmeti I, edhe pse pësoi humbje nga
venedikasit në një betejë detare para Galipolit (1416) dhe u detyrua të bënte një
paqe me ta. Kjo len për të kuptuar se Osmanët kishin arritur një marrëveshje me
venedikasit rreth shtrirjes së tyre në viset e Arbrit, me ç’rast ata do të mbanin pjesët
në brendi, ndërsa venedikasit qytetet bregdetare.
Pinjolli i fundit i familjes Balsha, i cili tashmë kishte humbur shumë nga zotëri-
met, me mbështetjen e dajës, despotit Stefan Llazareviq dhe njerkut Sandaljit, u
hodh në luftë kundër Venedikasve, të cilët u përfshinë në luftë për zgjerimin e
pushtimeve në Adriatik me Zigmundin e Hungarisë, me ç’rast Hungarezët dolën
humbës, ndërkohë që Republika e Adriatikut u vendos në Split,Trogir dhe në ishujt

1024
Schreiner, P: “Die Byzantinischen Kleinkroniken und die Anastik beri den Südslaven”, Bulgarian Historic-
val Rewiew 6-1978, faqe 45-54.
1025
Më gjerësisht shih: Serb. Annalen, Glasnik 53, 80; dhe Новакович, С: “Срби и Турци XIV i XV века“,
Београд, 1960.
1026
“Historia e popullit shqiptar”, vëllimi i parë, Tiranë, 2002, faqe 377.

450
Braç, Korçula dhe Lesina në mënyrë që kështu të fusë nën mbikëqyrje edhe
Kotorin.1027
Balsha u detyrua të sulmojë Venedikun pas shtatë vjetësh dhe të rrethojë
kështjellën e Drishtit. Venedikasit u kundërpërgjigjën me pushtimin e Budvës.
Kështu, lindi nevoja për bisedime paqësore, por ato, siç ishin paraparë nga
despoti, Stefan Llazareviq, të cilin Balasha që nuk kishte djalë, e kishte caktuar
si trashëgimtar, do të zhvillohen pa Balshën dhe nën drejtimin e Rasianëve,
pasi që Balsha i sëmurë, vdiq më 28 prill 1421 dhe u varros solemnisht nga
Stefani.1028
Vdekja e Balshës sikur i dha fund lavdisë së njërës ndër dyert më të fuqish-
me princore arbërore nga veriu, e cila për më shumë se gjysmë shekulli ishte e
pranishme në një skenë politike ku kryqëzoheshin interesat e Bizantit dhe të
Perëndimit në njërën anë dhe ato me Osmanët në tjetrën anë.
Edhe pse Balshajt nuk ia dolën që të përballojnë sfidat e kësaj përpëlitjeje
ndër më të mëdhatë e kohës, megjithatë me veprimet që të luhet nga njëra anë
në tjetrën, qoftë edhe si humbës, ia dolën që faktorin arbëror, ta fusin në një lojë
të madhe, në të cilën, feudalët dhe princat tjerë, kush më shumë e kush më pak, u
përfshinë në të. Dhe kjo do të paraqesë aktin e fundit të një ndeshjeje historike
që do t’i paraprijë pushtimit shumëshekullor osman.
Ky akt, të cilit, vulën e fundit do t’ia japë Sulltan Mehmeti II pushtuesi pak
më vonë, do të pasohet nga Murati II, që erdhi në pushtet pas vdekjes së të et,
Mehmetit I (1421). Murati II, i bindur se beteja vendimtare për të depërtuar tutje
në Perëndim duhej të kalonte nëpër Arbëri, u vu vetë në krye të fushatës ushta-
rake, ndër më të mëdhatë e kohës. Ushtria e tij komandohej nga gjenerali i sprovuar
Isa Bej Evrenozi. Pas disa luftimeve, me humbje të dyanshme, Osmanët fituan.
Kjo bëri që në pjesët e jugut të vendosej regjimi i timareve, me çka i jepej fund
autonomisë së deriatëhershme feudale, që kishte karakterizuar rrethanat bizantine,
mbi të cilat ishin ngritur edhe feudet dhe principatat e pavarura jo vetëm te Arbrit,
por edhe në pjesët e tjera.1029
Rrënimi i principatave të pavarura të Arbrit (Balshave, Topiave dhe Mu-
zakave), megjithatë, u përcoll me ngritjen e të tre zotimeve të tjera të mëdha
feudale: të Dukagjinëve, Arianitëve dhe Kastriotëve. Këto zotime përfshinin
1027
Gelcich, Giuseppe: “Zeta dhe dinastia Balshaj”, Tiranë 2029, faqe 173-170.
1028
Shih: Stanojević: Arch. Slav. Phil. 18 (1896), 459; Gelcich, Giuseppe: “Zeta dhe dinastia e Balshajve”,
Tiranë 2009, faqe 322-341; K. Jireček: “Historia e Serbëve”, libri i dytë, Tiranë, 2010, faqe 186.
1029
Shih: Inhalxhik, H: “Suret-i Defter-i Arvanid”, Ankara, 1954; Frashëri, Kristo: “Skënderbeu”, Tiranë
2002, faqe 45.

451
krahina malore dhe në gjirin e tyre kishin një popullsi me tradita të lashta
luftarake, ku bujkrobërit përbënin pakicën, kurse shumicën dërmuese e formonin
fshatarët e lirë, të cilët nuk i njihnin marrëdhëniet feudale dhe kishin gjetur një
modus vikendi me bujarët vendorë.1030
Si rrjedhim, fshatarët e lirë të Arbërisë ishin më të interesuar se bujkrobërit
të luftonin kundër invazionit feudal-ushtarak.1031
Edhe Dukagjinët, Arianitët dhe Kastriotët me zotimet e tyre, ndonëse do të
kalojnë nëpër një fazë kur Osmanët tashmë ndodheshin në procesin e mbylljes së
vasalitetit dhe të vendosjes së pushtetit të plotë, u përpoqën që të përfitojnë edhe
nga rrethanat e tilla, të cilat ishin jo premtuese. Atyre nuk u ndihmoi as “arti” i
përpjekjeve të lidhjeve të vazhdueshme me perëndimorët (veçmas me Venedikun),
të cilët përfitonin edhe në këto rrethana.
Megjithatë, nga gjithë kjo, Dukagjinët ia dolën që të ruajnë disa zotime “të
pavarura” në pjesët malore të veriut, nën emrin “Krahina e Dukagjinit” në
Dardaninë antike. Ngjashëm ndodhi edhe me Arianitët, të cilët humbën shumë
nga zotimet por, ruajtën namin e fisnikërisë, që do të bartet edhe më vonë në
kujtesën historike nga kronika të jashtme.1032
Ngjashëm ishte edhe me Kastriotët dhe zotërimet e tyre, që sado të rrudhura,
do të zënë vend kyç në historinë e Arbërve dhe të Arbërisë në saje të ngjarjeve që
në atë trevë do ta kenë nga viti 1443, kur aty do të zë fill epopeja e lavdishme
skënderbegiane.
Fushata për nënshtrimin e Arbërve do të ishte jo e plotë pa fundin e Darda-
nisë, pjesës kyçe që lidhte lindjen me Perëndimi, ku gjendeshin edhe xeheroret e
shumta. Atje, nën drejtimin e mbetjeve të fundit të despotëve të Rashës dhe me
ndikimin e tyre do të vendoset edhe fati i një pjese të madhe të Dardanisë, që
Osmanët ua kishin lënë aleatëve të tyre, Brankoviqëve (Vukut) në përbërje të
despotatit të tij që kishte pranuar vasalitetin osman, prej tyre i quajtur Vlk-
oglu.1033
1030
Shih: Frashëri, Kristo: “Skënderbeu”, Tiranë 2002, faqe 46.
1031
Më gjerësisht: Inhalxhik, H: “Suret-i Defter-i Arvanid”, Ankara, 1954.
1032
Rreth Arianitëve dhe historisë së tyre shih gjerësisht te Babinger, Franz: “Fundi i Arianitëve”, Tiranë 2004;
“Kronika e Gjon Muzakës” te Xhufi, Pëllumb: “Nga Paleologët te Muzakajt”, Tiranë 2009, faqe 365-457.
1033
Historianët turq: Sadedini, Neshri dhe Ashikpashazade në kronikat e tyre flasin për “Vilajetin Vlk” dhe
vasalin VLK-oglu, të cilët historiografia serbe e shekullit XIX i fikson si Lazareviq dhe Brankoviq, sidomos
këtë të fundit, me ç’rast “Vilajetin VLK” (Kosovën), e quan “Oblast Brankoviqa”, që po të zbërthehet gjuhë-
sisht “Vlk” do të thotë “Ujk” ose “Ukë”, që i përgjigjet patronimit “Ujkan”, të përhapur në gjuhën shqipe.
Rasti i “Vilajetit VLK” dhe emërtimi i tij “Oblast Brankoviqa”, duke e përkthyer emrin “Ujk” ose “Ukë” në
“Vuk”, tregon më së miri përmasat e falsifikimit të historiografisë serbe për ta sajuar me çdo kusht të ashtu-
quajturin shtet mesjetar serb me qendër në Kosovë me “despotë serbë”, gjoja të legjitimuar edhe nga osmanët,

452
Megjithatë, në këto vende, që kishin një rëndësi të veçantë ekonomike, pasi
që në to gjendeshin minierat e njohura të Novobërdës dhe Zveçanit, gjatë viteve
1394 -1444, Osmanët vendosën nëpunësit dhe ushtarët e tyre për t’i mbikëqyrur
prodhimet e tyre, të cilat nuk mund të shkonin, si më parë në drejtim të Raguzës
apo Venedikut, por t’i dorëzoheshin arkës së shtetit osman. Në këto pjesë, deri
sa do të bëhet pushtimi përfundimtar nga Osmanët, në vitin 1455, “bashkëjeto-
nin” pushteti vendor i Vukut (Vlk-oglut) me atë osman, por ky i fundit kishte
fjalën kryesore.1034
Pjesa më e madhe e Dardanisë, në veri të Shkupit dhe të Tetovës, ra nën
sundimin osman në kohën e Sulltan Mehmetit II Pushtuesit (1451-1481). Naty-
risht, cak i pushtimeve osmane ishin xeherorët e njohura të Novobërdës, Zveçanit
dhe të Gllahovicës (kjo e fundit e pasur me hekur). Disa burime bëjnë të ditur se
“sulltani kishte grumbulluar ushtrinë islame dhe ishte nisur në luftë të shenjtë
nga Shkupi, prej nga do të kalojë kah mali Kara Tonlu (Karadaku i Shkupit) për
në Novobërdë. Novobërda, të cilën xehetarët sasë e quanin Neuberge, ndërsa
Italianët Novomonte, kishte një kështjellë të fortë dhe disa vendbanime xehetarësh
përreth. Aty gjendej kolonia kryesore e raguzianëve, por banohej edhe nga Ita-
lianët, sidomos venedikasit. Aty banonin edhe shumë bujarë vendorë, të cilët prej
andej mbikëqyrnin nxjerrjen e xeheve dhe përpunimin e tyre, por edhe dërgimin
në vendet e tjera.
Meqë këto xeherore ishin të rëndësishme, sulltani kishte vendosur që t’i
vinte nën mbikëqyrje të plotë, kështu që këtë duhej ta bënte me ushtri, edhe pse
bujarët vendorë edhe më tutje dëshironin t’u përmbaheshin marrëveshjeve që
kishin lidhur me Osmanët në vitin 1441 për shfrytëzimin e përbashkët. Isa-beu, i
cili me një pjesë të ushtrisë kishte arritur përpara sulltanit aty, thirri komandantin
vendor që të dorëzohej me vullnet. Pasi kjo nuk u bë, sulltani u nis vetë me
pjesën tjetër të ushtrisë të sulmojë Novobërdën. Menjëherë filloi rrethimi, që
zgjati dyzet ditë. Pas disa bombardimeve, kur po rrënoheshin muret mbrojtëse
të kështjellës, më një qershor 1455, qyteti u dorëzua. Një pjesë e mirë e parisë
së qytetit u shua, ndërsa një pjesë e të rinjve, 320 sish, u morën për jeniçe-
rë.1035

kur e gjitha flet për një feudal ortodoks nga Dardania, nga shumë burime të kohës i cilësuar si tribal, emri i të
cilit shpjegohet me gjuhën shqipe! (Shih te Nikolić, Maja: “The byzanine Writers on Serbia 1402-1439“,
Beograd, 2010, faqe 41).
1034
Më gjerësisht: K. Jiriček-J. Radonić: „Istorija Srba“, I, Beograd, 1952, faqe 369,422.
1035
Babinger, Franc: “Mehmet Pushtuesi dhe koha e tij”, Prishtinë, 1989, faqe 145.

453
Thuhet se aty osmanët kishin gjetur thesar të shumtë (sasi e madhe e argjen-
dit) që e ruante i biri i Vukut, thesar ky që ishte dërguar në arkën e Stambollit.1036
Rënia e Novobërdës, që merrej si fortesë e botës së krishterë katolike, në
Itali dhe në Hungari u prit me përshtypje të hidhura. Dhespot Gjuragj
Brankoviqi mësoi lajmin e humbjes më 21 qershor në Hungari, në tubimin e
bujarëve në Rab, ku përgatiteshin plane të mëdha për një fushatë të forcave të
krishtera kundër Osmanëve.1037
Pa çarë kokën se çfarë kishin ndërmend të krishterët, Sulltan Mehmeti me
forcat e tij kishte vazhduar në drejtim të kështjellës së Trepçës, e pushtuar pa
ndonjë mund të madh. Edhe aty ishte gjetur pasuri e madhe. Me Trepçën ishin
pushtuar edhe xeheroret e tjera të argjendit. Pasi që kishte qëndruar për pak kohë
në (shehitllëk) - vendin ku ishte vrarë Sulltan Murati I, Sulltani Mehmeti ishte
kthyer në Selanik dhe prej andej në Edrene.1038

RRËNIMI I PINCIPATAVE TË ARBËRIT DHE SANXHAQET OSMANE

Edhe pse vendosja e pushtetit osman në Arbëri do të kalojë nëpër disa faza -
nga ajo e vasaliteteve - në vitet 1371, 1385 dhe 1389 e deri te pushtimet e para
midis viteve 1412-1420, për të vazhduar me ato të viteve 1445-1456, që të për-
mbyllet me rënien e Shkodrës më 1479 – ajo rrënoi princat Arbërorë (Kastriotët,
Dukagjinët, Jonimet, Arianitët e të tjerë), si dhe zotimet e tyre nga feudet e deri te
principatat e pavarura, që ishin pjesë e realiteteve të atëhershme politike të Bi-
zantit në shthurje, të cilat ia lëshuan vendin sistemit timar me të cilën rrënjësisht
ndryshohej struktura e pronës.
Ngjashëm ndodhi edhe në Dardani dhe Epir, ku heqja e pushtimit të dinastisë
tribale të Nemanjajve të Rashës dhe mbetjet e tyre (Llazareviqet, Brankoviqet dhe
të tjerët), u përcoll me rrënimin e tyre.
Pushtimet osmane, të cilat u dhanë fund principatave vasale si dhe vasalitetit,
u përcollën edhe me vendosjen e aparatit shtetëror osman, i cili mbështetej mbi
pronën feudale ushtarake, e njohur si sistemi i timarit. Kjo lloj prone, me shumë
ngjashmëri me atë të Bizantit, mundësonte mënyrën e re të qeverisjes mbi të cilën

1036
Rizaj, Skënder: “Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVIII”, Prishtinë, 1982, faqe 20.
1037
Zachariadou, E.A: „Süleman çelebi in Rumili and dhe Ottoman chronicles“, Der Islam, 60/ 1983, faqe
269-296 dhe Babinger, Franc: “Mehmet Pushtuesi dhe koha e tij”, Prishtinë, 1989, faqe 146.
1038
Po aty, faqe 20.

454
Osmanët ndërtonin sistemin e drejtimit, atë të mbrojtjes, të prodhimit por edhe të
vjeljes së taksave, të cilat ishin bazë e të ardhurave të shtetit.1039
Fillimisht, mund të thuhet se rregullimi administrativ i Perandorisë Osmane,
ishte në përputhje me zgjerimin territorial të Perandorisë, që kishte pësuar
ndryshime të ndjeshme nga koha kur Osmanët, nga fuqia lindore, pas kapërcimit
në pjesën e Ilirikut, fillojnë të zgjerojnë pushtimet e tyre edhe në pjesët e tjera
perëndimore. Shteti osman ndahej në disa njësi territoriale-politike: në
sanxhaqe, të cilat ndaheshin në njësi më të vogla - kaza. Në kohën e Muratit I u
formua edhe elajeti apo bejlerbejllëku si njësi e madhe e Perandorisë. Në fillim
ishin vetëm dy prej tyre, ai i Rumelisë, i cili u formua rreth vitit 1362. Ndërkaq,
Elajeti i Anadolli u krijua më 1393. Qendra e Elajetit të Rumelisë (nga fjala rum
- i krishterë), ishte Edreneja, pastaj Galiopola dhe Pllovdivi. Prej shekullit XV
qendra e elajetit kaloi në Sofje, e më vonë në Manastir.1040
Ani pse ekzistonte ideja e formimit të një perandorie centraliste osmane,
krahinat e pushtuara, varësisht nga tiparet e veta, janë rregulluar në forma të
ndryshme. Pranë elajeteve gjendej edhe forma administrative “hykymetler”-
terri-tore vetëqeverisëse në baza fisnore me në krye prijatarët e fisit (ahiret).1041
Sipas këtij parimi edhe malësitë e Arbrit gëzonin autonomi të brendshme.
Kanunnamet osmane bëjnë të ditur se “bajraktarët kurdë, arbër, dhe arabë ishin
të sigurt dhe të pavarur, por ata ishin shumë të varfër dhe të fuqishëm, ndërsa
vojvodët e Vllahisë dhe të Moldavisë nuk ishin të sigurt dhe aq të pavarur”.1042
Edhe Mali i Zi ishte organizuar si njësi territoriale-politike autonome me
përbërje fisnore nën mbikëqyrjen e sanxhakut të Shkodrës dhe të Dukagjinit.
Quhej Vilajeti Karaca Dag, e ndahej në 9 nahije.1043

1039
Më gjerësisht rreth sistemi timar, buxhetit të shtetit si dhe të drejtës juridike shih: Georgieviz, Barth. “De
turcarum moribus”, Helmestaddi, 1671; d’Ohsson, M: “Tableau gjeneral de l’Empire Othoman”, Paris, 1824;
Urquhart: “Turkey and its resources”, London, 1833, faqe 17-20; Barkan, Ö. L: “The Ottoman Budgets”
(Revue de la Fakulte des Sciences Econ. De l’Univer, d’Istambul, vëll, XVII/1955-6, faqe 193-346); Hamer
von Josef: “Des Osmanischen Reiches Staatsverfasung und Staatverwaltung”, Wien 1815, faqe 309, 407 dhe
413; P. Hoster, P: “Zur anvendung des islamischen Rechts im 16 Jh. Die juristischen Darlegungen (ma’ruzai)
des Schejch ül-Islam Ebu Su’üd (ges.1574), Stuttgart, 1935; Inalcik, H: “Land Problems in Turkish History”,
Muslim World, vëll, 45 (1955).
1040
Rizaj, Skënder: “Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII”, Prishtinë, 1982, faqe 41.
1041
Shih Hamer, Joseph von: “Das osmanischen Reichs Sraatsverfassung und Staatsvewaltung”, vëll. II
Vjenë 1815; Rizaj Skënder: “Kosova gjatë shekujve XV,XVI dhe XVII”, Prishtinë 1982, faqe 42.
1042
Albert Howe Lybyer: “The Gouvernment of the Ottoman Empirie in the time of Suleiman the
Magnificent”, Cembridge Harvard University Press London, 1913, faqe 297 dhe Rizaj, Skënder: “Kosova
gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII”, Prishtinë, 1982, faqe 42; Stadtmüller, G: “Osmaniche Reichsgeschichte
un balkanische Volksgeschichte”, Leipziger Viertelsj. Für Südosteuropa, nr. 3/1939, faqe 1-24.
1043
Đurđev, B: “Turska vlast u Crnoj Gori u XVI i XVII veku“, Sarajevë, 1959, faqe 95.

455
Krahas njësive autonome si dhe statusit të tre në përputhje me rrethanat, ku
rëndom kihej parasysh karakteri etnik si dhe traditat e caktuara kulturore dhe
historike, ishin edhe ato kishtare, të cilat jo vetëm që mbroheshin me vendime të
veçanta perandorake “Beratet”,që i nxjerrte sulltani, por gëzonin edhe privilegje
dhe të drejta të shumta, që në disa raste, shkonin edhe deri te statusi i eksterri-
torialitetit, siç e kishte Qendra e Patriarkanës Ortodokse në Kostandinopojë
(Stamboll) dhe Mali i Shenjtë në Artos (Hilandar) të Greqisë.1044
Ky status, që mund të krahasohet të “shtetit në shtet” me 200 priftërinj në
njëzet kisha të popujve të ndryshëm,1045kisha ortodokse e fitoi në një marrëveshje
të lidhur me sulltan Mahumdit II pas rënies së Kostandinopojës më 1453.
Duke e parë rëndësinë e kishës ortodokse si dhe përfitimet që mund të
kishte prej saj, sulltani nxitoi që Kishës Ortodokse t’ia konfirmojë statusin që
kishte gjatë perandorisë së Bizantit. Në këtë mënyrë, sulltani ia doli që kishën
bizantine ta kthejë në një aleate të fortë. Me rastin e kësaj marrëveshje, Kisha
Ortodokse, siguroi privilegje të shumta, ndër të cilat, më e rëndësishmja ishte ajo
që kishte të bënte me atë se përkatësia e krishterë identifikohej me etninë e
krishterë, me çka kisha merrte përsipër përkujdesjen shpirtërore mbi të gjithë
besimtarët e krishterë dhe në kuadër të kësaj, edhe një mbikëqyrje shoqërore,
ngaqë autoriteteve kishtare në nivelet vendore u lejohej organizimi i
administratës së besimtarëve të krishterë (rajës) në shumë fusha të jetës si dhe e
drejta e liturgjisë dhe e shkollimit kishtar (liturgjisë) në gjuhën amtare. Me këto
të drejta, në njëfarë mënyre, organizimi kishtar kishte tretmanin e një pushteti
paralel vendor, të ngjashëm si në kohën e Bizantit, faktor ky që në shekullin XIX
do të shfrytëzohet për lëvizjet nacionale të të krishterëve të ritit lindor mbi baza
fetare në përputhje me përkatësin e gjuhës liturgjike (greke, bullgare, ruse dhe
serbe).
Edhe pse, në hierarkinë e Patrikanës së Kostandinopojës rëndom drejtonin
patriarkët grekë, të cilët, do të përpiqen që t’ia ruajnë edhe karakterin grek orto-
doksisë, megjithatë përfitime të mëdha nga autoqefalia osmane e kishës do të kenë
edhe ato bullgare, ruse dhe sidomos serbe, të cilat, nga fundi i shekullit XIX e
këndej, nën trysninë e pansllavizmit rus dhe të drejtës së fituar nga Rusia në

1044
Organizimi kishtar në Malin e Shenjtë në Atos (Hilandar) është quajtur “republikë e priftërinjve”. Si e
tillë është pranuar qysh në vitin 1430 kur Osmanët pushtuan Selanikun. (Shih: Villemain: “Essai historique
sur l’etat des Grecs depuits la conquete jusqu’anos jours”, Paris, 1825 dhe Gelzer, H: “Vom Heilligen
Berge”, Leipzig, 1904, faqe 25.
1045
Novaković, Stojan: “Tursko carstvo pred srpski ustanak 1780-1804“, Beograd 1906,faqe 263.

456
Konferencën e Paqes në Paris të vitit 1856 të mbikëqyrjes për të krishterët orto-
doksë të pjesës evropiane, identitetin kishtar do ta përkthejnë në atë nacional. 1046
Krahas territoreve autonome dhe atyre kishtare, pushteti osman, në hapësirën
mesjetare të Dardanisë, Maqedonisë dhe të Epirit, të njohur si Arbëri, në periudha
të ndryshme të shekullit XV, krijoi disa sanxhaqe: pashasanxhaku i Shkupit me
344 timare, sanxhaku i Vuçitërnës me 317 timare, sanxhaku i Prizrenit me 225
timare, sanxhaku i Shkodrës, sanxhaku i Dukagjinit me 53 timare, sanxhaku i
Elbasanit me 138 timare, sanxhaku i Ohrit me 342 timare, sanxhaku i Vlorës me
439 timare, sanxhaku i Prevezës, sanxhaku i Janinës, sanxhaku i Arbrit (Sancak-i
Arvanid), e të tjerë.1047
Sanxhaku i Shkupit shfaqej më i rëndësishmi, sepse kishte 22 nahije me një
shtrirje shumë të gjerë: nga Selaniku në lindje dhe arrinte në perëndim deri në
Gostivar e Kërçovë. Pas tij vinte sanxhaku i Arbrit (Sancak-i Arvanid, me
kryeqytet Gjirokastrën. Shtrihej nga Çamëria deri në lumin Mat. Ai bënte pjesë
në Elajetin e Rumelisë. Sanxhaku i Arbrit ishte i ndarë në njësi të vogla, ku
përfshiheshin disa krahina (nahije).1048
Në krye të sanxhakut qëndronte sanxhakbeu, i cili ishte komandant i
ushtrisë së sanxhakut, që formohej nga disa qindra spahinj. Në krye të vilajetit
ishte subashi, komandant i spahinjve që kishin timarët në vilajetin përkatës. Në
çdo vilajet, pranë subashëve ishin kadilerët, kryetarë të zyrave të Sheriatit (Ligjit
të Shenjët), të cilët kryenin detyra administrative, civile, gjyqësore dhe fetare.
Pranë kadilerëve kishte edhe drejtues të tjerë të administratës shtetërore osmane.
Këta ishin naivët, zëvendësit e kadilerëve, dhe imamët, funksionarët e kultit
osman. Në çdo qytet ishte edhe dizdari, komandant i rojeve të kështjellës. Të
gjithë ata ishin të pajisur me timarë. Popullsia jomyslimane (e krishterë)
cilësohej raja (e nënshtruar).1049
Kur jemi te raja dhe tretmani i saj në Perandorinë Osmane, atëherë çështja
çon te parimet themelore mbi të cilat mbështetet origjina e shtetit osman ndër të
cilët ideali i luftës së shenjtë ishte faktor i rëndësishëm për themelimin dhe
zhvillimin e shtetit osman. Sepse, principata e parë osmane, e cila u themelua në
vitin 1302, (pas fitores ndaj ushtrisë perandorake në betejën e Nikesë, kur edhe
do ta pushtojë ish kryeqytetin e Bizantit), në tërësi u mbështet mbi parimet e

1046
Јастребов, И. С: „Подаци за историју српске цркве“, Београд 1879, faqe 1-27.
1047
Historia e Popullit Shqiptar, vëllimi i parë, Tiranë, 2002, faqe 379.
1048
Po aty, faqe 379.
1049
Po aty, faqe 380.

457
darulislamit (botës së Islamit). Zgjerimet dhe pushtimet osmane në drejtim të
Perëndimit bëheshin me moton se bota duhej kthyer në një perandori islame.
Por lufta e shenjtë, që u zhvillua me shumë sukses nga Osmanët, nuk kishte për
qëllim ta shkatërronte, por ta nënshtronte botën e të pabesëve, darulharb. Kështu,
Osmanlinjtë e themeluan perandorinë e tyre duke e bashkuar nën sundimin e tyre
Anadollin mysliman me Ilirikun e krishterë, ndërsa edhe pse lufta e shenjtë e
vazhdueshme ishte parim themelor i shtetit, Perandoria paraqitej, në të njëjtën
kohë, edhe si mbrojtëse e Kishës Ortodokse dhe e miliona të krishterëve orto-
doksë.1050
Islami garantonte jetën dhe pronën e të krishterëve ortodoksë dhe të çifutëve,
me kusht që ata të ishin të dëgjueshëm dhe të paguanin taksë për kokë banori. U
lejonte ta ushtronin fenë dhe të jetonin sipas ligjeve të tyre fetare. Gjatë viteve të
hershme të Perandorisë, Osmanlinjtë ndoqën një politikë të përpjekjes për të
siguruar nënshtrimin dhe besimin vullnetar të të krishterëve para se të vinte puna
për luftë.1051
Pasi Osmanët kaluan Bosforin në vitin 1326, nuk do të ketë nënshtrime “vull-
netare”, siç kishte ndodhur në disa krahina kufitare kur Mihal Gazi, një feudal i
kufirit grek kishte pranuar islamin dhe kishte bashkëpunuar me Osmanët.1052
Megjithatë, asaj që më vonë do të kthehej në nënshtrim me luftë, do t’i hyjë
në mes periudha e vasalitetit, që paraqiste njëfarë uverture për pushtimet e më-
vonshme. Vasaliteti kthehet në një dukuri të përgjithshme në Ilirik pas Betejës
së Maricës, të vitit 1371, kur njëri pas tjetrit princat e Ilirikut u detyruan të pra-
nonin nënshtrimin osman. Që të kthehet në një realitet shoqëror dhe politik,
kësaj do t’i ndihmojë edhe sjellja e perandorit të Bizantit, Paleologut, që kërkoi
mbështetjen e sulltanit për ta mbrojtur fronin.
Meqë Osmanlinjtë i respektonin parimet e feudalizmit, kjo bëri që ata nga
vasalët e tyre, në fillim të kërkonin vetëm një haraç të vogël vjetor, si shenjë të
nënshtrimit ndaj shtetit islam, gjë që nuk dobësoi pozitën e tyre materiale. Por,
me kohë, kur pushtetit osman do t’i duhej gjithnjë e më shumë taksa për t’i
mbuluar shpenzimet e shtetit në rritje që u duheshin fushatave ushtarake në
Perëndim dhe Lindje, princat vasalë filluan të ndjehen gjithnjë e më të shtrë-
nguar të kundërshtonin, gjë që më vonë do të çojë te konfliktet e njohura me
Perandorinë Osmane. Sulltan Mehmeti midis viteve 1441-1460 u dha fund

1050
Inalxhik, Halil: “Perandoria Osmane”, Shkup, Prishtinë, Tiranë, 2010, faqe 19.
1051
Po aty, faqe 19.
1052
Po aty, faqe 19.

458
principatave vasale, duke i kthyer ato në pjesë të përhershme të Perandorisë. Për
pasojë kjo do të ketë përmbysjen e një sistemi dhe vendosjen e një tjetri, prej nga
do të ngrihen strukturat që ishin në përputhje me konceptin e njohur shtetëror
osman. Në këto rrethana, feudet e deriatëhershme vasale, u futën nën
mbikëqyrjen shtetërore duke u konvertuan në timare ose u shpërndanë në jaja, si
kompensim për shërbimin ushtarak, pra u bënë bujq turq që shërbenin me arma-
tën. Kështu regjimi osman kishte vendosur një administratë të centralizuar në
vend të decentralizimit feudal, siç ishte forcuar gjatë fazës së fundit të Bizantit,
dhe kishte bërë rregullore të përgjithshme në vend të taksave dhe privilegjeve që
kishin qenë në liri veprimi të mbikëqyrësve të feudeve.1053
Në këtë sistem, timari paraqiste faktorin bazë mbi të cilin mbështeteshin të
ardhurat, por edhe mbrojtja. Përcaktimi i tij si pronë që posedohej nga shteti për
titullar kishte spahiun, i cili ishte përgjegjës për të por edhe për mirëvajtjen e
prodhimeve bujqësore. Andaj, Perandoria nxitonte që sapo të vendoste pushtetin
në viset e pushtuara, krahas ndarjes administrative, të bënte regjistrimin e pronave
dhe të banorëve të saj në mënyrë që asgjë të mos i shpëtonte sistemit të ri. Me
këtë rast shteti i besonte spahiut edhe autorizime të tjera, duke e bërë përgjegjës
për rendin në katund.
Sistemi timar kishte për qëllim që të siguroheshin trupat për armatën e sull-
tanit, duke e mbajtur një forcë kalorësiake të madhe e të kontrolluar nga qendra.
Kur sulltani urdhëronte fushatë lufte, spahinjtë, nën komandën e subashit, i
bashkonin radhët pas flamurit të sanxhakbeut. Sanxhakbejtë mblidheshin nën
flamurin e bejlerbeut, kurse secili bejlerbej pastaj i bashkohej armatës së sulltanit
në kohën dhe vendin që urdhërohej.1054
Pra, sistemi timar, si një organizatë administrative, nga bejlerbeu deri te
spahiu, paraqiste pushtet ekzekutiv te sulltanatit në provinca. Ata formonin
njëfarë force policore, të ngarkuar me mbrojtjen e rajës në vend dhe njëkohësisht
kishte detyra të rëndësishme për mbledhjen e taksave, si dhe për zbatimin e
ligjeve të tokës. Në krye të administratës policore qëndronte bejlerbeu i cili e
përfaqësonte pushtetin e sulltanit në provincë.1055
Nën bejlerbeun punonte defterdari dhe defter ket hydasi, i cili rregullonte
çështjet lidhur me timaret, kurse hazine defterdari i rregullonte çështjet e buri-
meve të të ardhurave që i takonin arkës qendrore të shtetit.

1053
Shih: Babinger, F: “Mehmet der Eroberer und sein Zeit”, Münich, 1953.
1054
Inhalxhik, Halil: “Perandoria Osmane”, I, Shkup, 2010, faqe 217.
1055
Po aty, faqe 223.

459
Nga fillimi sanxhaku ishte njësia kryesore administrative e Perandorisë. Disa
sanxhaqe e përbënin bejlerbejllëkun ose elajetin, një nga të cilët njihej si “sanxhak
i pashës” dhe ishte nën administrimin e drejtpërdrejtë të bejlerbeut. Disa njësi më
të vogla, të njohura si subashilik, e përbënin sanxhakun, ndërsa vetë subashët jeto-
nin në qytet dhe komandonin spahinjtë që të jetonin në fshatrat e rrethit të tyre.1056
Prona has e bejlerbeut ishte e shpërndarë nëpër sanxhaqe, ndërsa ato të
sanxhakbeut nëpër subashllëqe.
Një ndarje tjetër e provincave ishte sipas kadilik-ut, regjion administrativ
dhe juridik i kadiut. Vetë kadiu jetonte në qytet. Kadiu përbënte boshtin e admi-
nistratës osmane, kurse në shekullin XV kadiu mund të ngrihej e të bëhej san-
xhakbej ose bejlerbej.1057
Shtylla e tretë e administratës provinciale ishte hazine defterdari, i cili
pikërisht si personi përkatës në qeverinë qendrore, e përfaqësonte interesin e
arkës shtetërore. Kështu, centralizimi i qeverisjes ishte qëllim që pashallarët në
provinca të pengoheshin të mos bëheshin të plotfuqishëm. Këtij qëllimi i shërbe-
nin edhe garnizonet e jeniçerëve1058të vendosura në qytete, të cilat ishin një forcë
tjetër për t’i penguar autoritetet vendore që të mos zbatonin fuqi arbitrare.1059
Forcat jeniçere kishin nga treqind deri në pesëqind veta dhe vepronin vetëm
nën urdhrin e sulltanit. Kjo formë e administrimit osman u vendos edhe në Arbëri,
ndonëse, kaloi nëpër dy faza të shtrirjes: në atë të parën që ka të bëjë me pushtimet
e Mehmetit I nga viti 1431-1455, kur ai duke depërtuar nga pjesa e Pllovdivit drejt
Perëndimit mori një nga një despotatet vasale, për të përfunduar me marrjen e
Novobërdës, që gjendej nën zotërimet e vasalit të sulltanit, despotit Vlk, të cilin
historiografia serbe, në përpjekjet e saj të pareshtura të konvertimit të Trialëve dhe
1056
Po aty, faqe 224.
1057
Po aty, faqe 225.
1058
Rendi i jeniçerëve paraqet kontingjentin e trupave elite perandorake, të themeluara në shekullin XIV, në
kohën e depërtimeve osmane në Ilirik dhe Perëndim. Në këtë rend hynin rëndom fëmijët e të krishterëve që i
nënshtroheshin dëvshirmës, ose taksës së gjakut, që jepej për Sulltanin. Fëmijët që merreshin në këtë urdhër
dërgoheshin në Stamboll dhe ushtroheshin me një përkushtim të madh për t’u bërë luftëtarë. Krahas shkath-
tësive ushtarake, ata i nënshtroheshin edukimit shpirtëror që bëhej nën mbikëqyrjen e rendit bektashi. Jeni-
çerët nuk kishin të drejtë për familje. Me rendin e jeniçerëve lidhen thuajse që të gjitha sukseset ushtarake të
Perandorisë Osmane. Në shekullin XVII, u mor vendimi që trupat jeniçere të shpërbëheshin në dobi të një
ushtrie profesionale. Sulltan Selimi III mori këtë vendim, ndërsa rendin e shpërbëri dhunshëm Sulltan Mah-
muti II në vitin 1836, kur masakroi disa mijëra dervishë dhe jeniçerë fanatikë, të cilët ngritën krye kundër
Sulltanit. Nga ajo kohë u ndalua edhe rendi i bektashinjve si dhe u rrënuan që të gjitha teqetë e tyre në Stam-
boll dhe rrethinë. Një pjesë e bektashinjve, megjithatë, strehë të sigurt gjeti në viset shqiptare dhe në Bosnje,
ku vazhduan veprimtarinë e tyre të njohur. Gjatë Rilindjes Kombëtare komuniteti bektashi u vu në anën e
lëvizjes kombëtare dhe disa prej tyre madje ishin edhe militantë të shqiptarizmës. (Më gjerësisht shih
Palmer, J. A. B “The Origins of Janissaries” (Bulletin of the John Rylands Library”, vëll.XXXV/1953).
1059
Inalxhik, Halil: “Perandoria osmane”, Shkup - Prishtinë - Tiranë, 2007, faqe 226.

460
të Arbërve në serbë, e quan Brankoviq 1060 dhe të dytën, nga vitet 1479-1485 kur i
gjithë vendi do të bjerë nën sundimin pesëshekullor osman.
Duhet thënë se pushtimet e fazës së parë dhe të dytës, përfundojnë me
përfshirjen e vendeve të Arbrit nën elajetin e Rumelisë, emërtim ky që vinte nga
fjala rum, që do të thotë i krishterë, ndërsa Rumeli vend i të krishterëve. Meqë
edhe Arbrit, si edhe popujt tjerë të kësaj pjese ishin të krishterë, ishte fare e
natyrshme që edhe ata të përfshiheshin në këtë pjesë administrative, ku mbetën
gjatë gjithë kohës së sundimit osman.
Kur jemi te përcaktimi i elajetit, si njësi e madhe administrative, që
përbëhej nga sanxhaqet, megjithatë, duhet përmendur edhe vilajetin, si njësi e
cila gjendej brenda sanxhaqeve, por që ka një kuptim sa më të veçantë, ngaqë
Osmanët, tokat posa të pushtuara nga të krishterët i quanin vilajete - provinca dhe
ato kishin status të posaçëm. Ato, zakonisht drejtoheshin nga vendësit.1061
Pra, vilajet mund të quhej administratë e vendit, meqë feja myslimane ende
nuk ishte përhapur në viset evropiane në masë të konsiderueshme. Vilajeti mund
të kishte madhësi të ndryshme. Vetëm nga gjysma e dytë e shekullit XIX vilajet
do të thotë njësi më e madhe administrative e Perandorisë Osmane.1062
Vendosja e pushtetit osman, si edhe në pjesët e tjera, përcillej me regjistrat
kadastralë të sanxhaqeve (Defter-i Sancak), të cilët bënin pjesë në elajete, ku edhe
lidhej administrimi i aparatit shtetëror perandorak. Dokumenti më i her-shëm i
zbuluar deri më tani i kësaj natyre është një regjistër kadastre i vitit 835 h (1431-
1432), i emërtuar “Regjistri i sanxhakut të Arbrit” (Defter-i Sancak-i Arvanid). Në
të janë përfshirë një pjesë e viseve perëndimore, që shtriheshin nga Çamëria deri
te lumi Mat. Krahas pasqyrimit të shpërndarjes së timareve në çastin e hartimit të
regjistrit, në të ka edhe shënime që u referohen periudhave më të hershme, kohës
së Sulltan Bajazitit I (1389-1402) dhe Sulltan Mehmetit I (1413-1421).1063
Një defter tjetër, ndër të parët, që ka të bëjë me viset e Dardanisë, është ai i
Vilyyet-i Vlk (i quajtur “Oblast Brankoviqa” nga historiografia serbe)1064, i bërë
në vitin 1455, pas pushtimit të Dardanisë nga Osmanët, me anën e fushatës, që e
drejtoi personalisht Sulltan Mehmeti.
Sipas Defter-i Mufassal Vilayet-i Vlk, ky vilajet i madh ndahej në 7 nahije:
Trgovishtë (Rozhajë), Kllopatnik (Drenicë), Dollc, Moravë (Gjilan), Vuçitërnë,
1060
Nikolić, Maja: “The Byzantine Writers on Serbia 1402-1439“, Beograd, 2010, faqe 41.
1061
Rizaj, Skënder: “Kosova gjatë shekujve XV, XI dhe XVII”, Prishtinë, 1982, faqe 50.
1062
Po aty, faqe 50.
1063
“Historia e Popullit Shqiptar”, vëllimi i parë, Tiranë, 2002, faqe 378.
1064
Shih: Hadžibegović-Handžić-Kovačević: “Oblast Brankovića”, Sarajevë, 1972;

461
Topollnicë, Prishtinë dhe Llapi. Kah jugu vilajeti shtrihej deri te Shkupi. Kah
lindja shtrihej deri te Lebani. Kah veri-lindja deri te Bllaca dhe Prokupja. Kah
veriu deri në Priboj. Ndërsa kah veri-perëndimi deri te Rozhaja.1065
Pak më vonë nga ky vilajet u formua Sanxhaku i Vuçitërnës, i cili sipas def-
terëve të vitit 1477/78 tregon gjendjen e timareve në subashllëqet e Vuçitërnës,
Llapit, Obrovcit të Epërm, Prishtinës, Moravës dhe Toplicës. Pak më vonë, ky
sanxhak do të zgjerohet edhe me pjesë të tjera. Kështu sipas defterëve të vitit
1521-1522 në këtë sanxhak përfshiheshin pjesët deri në Kopaonik me pjesën e
Gollakut, kurse në jug shkonte deri te Mali i Zi i Shkupit, duke përfshirë këto
qendra: Prishtinën, Vuçitërnën, Trepçën dhe Novobërdën.1066
Nga defterët e vitit 1530/3, Sanxhaku i Vuçitërnës ndahej në këto kaza:
Novobërdë, Prishtinë, Bellasicë, dhe Vuçitërnë. Kishte 9 kasaba (Vuçitërnën,
Prishtinën, Janjevën, Novobërdën, Bellasicën, Trepçën, Trepçën e Poshtme,
Bellobërdën dhe Koporiqin), kishte 1084 katunde, 68 mera, qifllëqe, 4 xhami, 10
mesxhide, 42 manastire, 11 kisha, 4 hamame dhe 2 karvasaraje. Në tërë sanxhakun
kishte 26.573 banorë, një sanxhakbe 4 kadi, 5 zaim, 293 spahi, 1 dizdar, 48
mbrojtës të fortifikuar, 13.780 shtëpi avarize, që paguanin taksën avariz. San-
xhaku kishte vetëm 283 myslimanë.1067
Sanxhaku i Vuçitërnës do të jetë i rëndësishëm gjatë gjithë kohës dhe, ai në
një farë mënyre, do të kthehet në barometër të zhvillimeve shoqërore, ekonomike
dhe atyre shpirtërore, që do të nxjerrë karakterin etnik të autoktonisë së Arbërve
dhe më vonë të Shqiptarëve që në shekujt XVII dhe XIX pasqyrohet me një
shtrirje të natyrshme deri te Sanxhaku i Nishit.
Sanxhaku i Prizrenit, ai i Shkodrës dhe i Dukagjinit, pasqyrojnë ndryshimet
nëpër të cilat kalojnë këto pjesë nga vasalitetet deri te pushtimet e plota, që ishin
karakteristike për rrethanat midis viteve 1420-1479, kur rikthente rëndësinë që
kishin këto pjesë për ndërtimin e asaj që do të shfaqet si tërësi etnike me veçoritë
e veta, siç ishin vetëqeverisjet dhe statuset e veçanta që do të kenë këto pjesë
edhe gjatë pushtimit osman.
Kështu, mund të thuhet se nga viti 1455 kur Dardania dhe Veriu i Arbërisë
ranë në pushtimin osman, këto pjesë, krahas sanxhaqeve të Vuçitërnës dhe Shku-

1065
Më gjerësisht rreth konvertimit të “Vilajetit Vlk”, siç shfaqet në dokumentet osmane, në “Oblast
Brankovića”, sipas spekulimeve të historiografisë serbe shih: Hadžibegović-Handžić-Kovačević: “Oblast
Brankovića”, Sarajevë, 1972; Radonjić “Đorđe Branković i njegovo vreme“, Beograd 1911.
1066
Po aty.
1067
Rizaj, Skënder: “Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII”, Prishtinë, 1982, faqe 53.

462
pit administroheshin edhe nga sanxhaqet e Prizrenit, të Shkodrës dhe Dukagjinit,
që i takonin Ejaletit të Rumelisë.
Sanxhaku i Vuçitërnës ishte sanxhaku i parë i Dardanisë mesjetare. Ky san-
xhak i formua pas vitit 1455, pas pas shuarjes së “Vilajetit Vlk”, përfshiu një pjesë
të mirë të hapësirës së Dardanisë, pra viset nga Kopaoniku në veri e deri te
Karadaku i Shkupit në jug, nga Toplica e Llapi dhe Gollaku në lindje, e deri te
Famullia e Sienicës, Sharrit dhe Drenicës në perëndim, të cilat ndërlidhin natyr-
shëm hapësirën etnike arbërore. Sanxhaku i Vuçitërnës mbeti i tillë deri në vitin
1689, kur hyri nën juridiksionin e Sanxhakut të Shkupit.1068
Sanxhaku i Prizrenit, i formuar pas vitit 1459, përfshinte një territor shumë
të gjerë, nga Sharri në jug, e deri te Jeni Pazari, Bihori dhe Bërveniku në veri,
nga Drenica në lindje e deri te rrethi i Pejës dhe i Gjakovës në perëndim. Edhe
ky sanxhak, në rrethanat e reja, ua rikthente rëndësinë rrugëve që Dardaninë e
lidhnin në njërën anë me pjesët perëndimore, por edhe me ato lindore.
Nga ana tjetër, Sanxhaku i Dukagjinit, historia e të cilit daton nga viti 1462,
me qendër në Pejë dhe në Lezhë, përfshinte territorin, nahijen (vilajetin) e Malit
të Zi, pastaj nahijen - kazanë e Pejës dhe të Alltun-Ilisë (pjesët nga Gjakova deri
në Tropojë) në veri, dhe deri në Dibër e Mat në jug, nga Luma dhe Opoja në
lindje, e deri te Lezha (Adriatiku) në perëndim.1069
Sanxhaku i Shkodrës formohet pas pushtimit të këtij qyteti nga Osmanët në
vitin 1479. Atij do t’i bashkohen edhe disa krahina të sanxhakut të Dukagjinit.
Sipas defterit të vitit 1485, sanxhaku i Shkodrës ishte ndarë në 4 kaza: të
Shkodrës, të Podgoricës, të Pejës dhe Bihorit. Kazaja e Pejës ndahej në nahije të
Pejës dhe të Alltun Ilisë (pjesë midis Gjakovës – Junikut – Tropojës).1070
Por, nahija e Pejës, kah fundi i vitit 1578, gjendet në përbërje të Sanxhakut
të Dukagjinit. Ndërsa Mali i Zi, pak më herët (1576) i kthehet përsëri Sanxhakut
të Shkodrës.1071
Pasqyra e sanxhaqeve, me gjithë ndryshimet e shumta, siç ishin ato kur pjesë
të tyre kalonin nga njëra në tjetrën, mund të kuptohet vetëm po qe se përcillet me
raportet e njëmendta të pronës, që solli shteti osman në këto anë, mbi të cilat pastaj
do të mbështetet i gjithë zhvillimi shoqëror, ekonomik dhe politik. Natyrisht se
pikënisje e këtij ndryshimi paraqiste sistemi timar, i cili mund të cilësohet se
1068
Po aty, faqe 65.
1069
Po aty, faqe 65.
1070
“Defteri i regjistrit të Sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485”, I, II, Tiranë, 1974, i përgatitur nga Selami
Pulaha, faqe 5.
1071
Rizaj, Skënder: “Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII”, Prishtinë, 1982, faqe 63.

463
ishte njëfarë feudalizmi shtetëror, që si rend i tillë shoqëror paraqiste një hap
përpara në krahasim me atë evropian, i cili ishte në shthurje e sipër. Mirëpo,
qysh në gjysmën e dytë të shek. XVI, ky sistem filloi të shthuret, e në gjirin e tij
filluan të lindin elementet e parë të sistemit çifligar, rend ky, i cili, me tiparet e
veta, i përgjigjej një lloj feudalizmi specifik.1072
Megjithatë, derisa u arrit sistemi çifligar, të cilit do t’i duhen më shumë se një
shekull e gjysmë kohë, statusi i pronës së pushtuar në Rumeli kishte tretmanin e
mirisë (eraz-i miriye, ose eraz-i memleket = tokë e shtetit), që do të thotë se ato nuk
u janë ndarë pushtuesve, por janë dhënë në shfrytëzim. Kështu, pronat e patund-
shme që u janë dhënë në shfrytëzim autoriteteve osmane, që ata të kryenin shërbime
ushtarake, quheshin dirliqe, dhe ishin të kategorizuara në tri kategori: has, ziamet
ose ziamet dhe timar.Dirliku, ishte pronë për ekzistencë, për mbajtjen e ushtrisë,
njëfarë rroge, që nuk mund të trashëgohej e as të shitej. Hasi ishte derliku më i
madh. Prej tij fitoheshin të ardhurat vjetore prej 100 mijë akçe. Nga defterët e vitit
1256-28 shihet se has i sulltanit ishin Prishtina, Trepça dhe Novobërda. Hase të
sulltanit u shpallën të gjitha xeherorët Novobërda, Trepça, Janjeve e të tjera.1073
Has i sulltanit ishte edhe Gjakova me të ardhura prej 3 mijë akçe si dhe
pjesët e tjera përreth. Zeameti ose ziamet ishte dirlik i kategorisë së dytë sipas
madhësisë, me të ardhura vjetore prej 20 mijë deri në 99 mijë akçe. U jepej
allajbejlerëve, komandantëve të flotave dhe mbajtësve të defterëve të timareve.
Shfrytëzimi i ziametit quhej zaim. Timari ishte dirlik i kategorisë së tretë, me të
ardhura vjetore prej 3 mijë deri në 19. 999 akçe. Në trevat e sanxhaqeve ku ishin
të përfshira një pjesë e viseve të Dardanisë, ekzistonin gjithsej 939 timare, prej
tyre 344 ishin në sanxhakun e Shkupit, 53 në sanxhakun e Dukagjinit, 225 në
sanxhakun e Prizrenit dhe 317 në sanxhakun e Vuçitërnës.1074
Përpos derlikut kishte edhe kategori të tjera toke: vakëf, oxhallëk dhe mukata.
Ishin këto toka që shteti ua ndante institucioneve të dobishme: xhamive, medrese-
ve, spitaleve dhe internateve. Ndër këto kategori toke, gjithsesi se oxhallëku ishte
me interes për ndërtimin e strukturave drejtuese dhe atyre shoqërore në viset e
pushtuara, të cilat ngriheshin në përputhje me konceptet perandorake. Kështu, kra-
has komandantëve të fortifikatave, që quheshin dizdarë, këto prona u jepeshin në
shfrytëzim edhe feudalëve vendorë, që përqafonin islamin dhe në këtë mënyrë
fitonin të drejtën që të përfshiheshin në radhën e titullarëve të lartë të administratës

1072
Po aty, faqe 78.
1073
Rizaj, Skënder: “Rudarstvo Kosova i susednih krajeva od XV do XVII veka”, Prishtinë, 1968, faqe 3-22.
1074
Rizaj, Skënder: “Kosova gjatë shekujve XV, VI dhe XVII”, Prishtinë, 1982, faqe 78.

464
ushtarake të Perandorisë Osmane, siç ishin Rrotullajt, Mahmutbegollët dhe Bu-
shatlinjtë, të cilët udhëhiqnin Sanxhakun e Prizrenit, të Dukagjinit dhe të Shkod-
rës.1075
Krahas pronave të shtetit, të cilat nuk ishin trashëguese, shfaqeshin edhe të
ashtuquajturat bashtina, të cilat ishin trashëguese. Fjala është për prona, siç ishin
vreshtat, kopshtet dhe shtëpitë, të cilat u takonin të krishterëve. Bashtina ishte
tokë që trashëgohej nga babai.
Zbatimi i sistemit timar në tokat e pushtuara, veçanërisht në ato të Arbrit, me të
cilin në njëfarë mënyre u rikthye pronia bizantine e fazave të hershme, preku
shtresat e ndryshme shoqërore po ashtu në mënyra të ndryshme, me ç’rast mund të
thuhet se ajo bujkun e rëndomtë e ktheu pranë pronës, të cilën ai e punonte dhe me
këtë plotësonte arkën e shtetit dhe të strukturave që u rrinin sipër (spahinjve dhe të
tjerëve nga zinxhiri shtetëror), por në të njëjtën kohë rrënoi fisnikërinë dhe bujarinë
vendore, e cila përgjithësisht u zhvesh nga pronat e veta. Vetëm një pjesë e tyre u
integrua në radhët e spahinjve e të drejtuesve të shtetit osman.
Mirëpo, vendosja e sistemit të timareve me spahinjtë si bartës kryesorë të tij
nuk eliminoi në tërësi nga skena shoqërore dhe politike shtresën e deriatëher-
shme të fisnikëve vendorë si dhe rolin e tyre. Sistemi timar ndryshoi rrënjësisht
konceptin e pronës dhe të shfrytëzimit të saj duke e kthyer atë në pronë të shtetit
të mbikëqyrur rreptësisht nga sistemi i krijuar, por ajo nuk përjashtoi faktorët
vendorë që të përfshihen në atë sistem. Madje, shumë të dhëna, por edhe vepri-
met, bëjnë të ditur se Osmanët kishin një qasje shumë parimore ndaj fisnikërisë
arbërore në mënyrë që ajo të bëhej pjesë e sistemit të vendosur prej tyre. Kështu,
qysh në fillim një pjesë e tyre u përfshinë në sistemin e spahinjve, pa u bërë
kushtëzime fetare. Por, edhe pa ndodhur kjo kthesë, gjatë kohës së vasaliteteve,
që mund të vlerësohet si një parapërgatitje për sistemin e ardhshëm pushtues,
Osmanët i detyruan fisnikët Arbërorë, pa përjashtuar këtu edhe mënyrat e stimu-
limit, që t’i dërgonin fëmijët e tyre si pengje në oborrin e sulltanit, si il-ogllanë
(pazhë), shkollim i elitës, ku pasi që konvertoheshin në fenë islame, ata edukohe-
shin me frymën e besnikërisë ndaj sulltanit. Pas një dekade, kur mendohej se
ishin formuar Osmanlinj të vërtetë, sipas aftësisë që tregonin, ata pajiseshin me
timare të mëdha dhe ofiqe të larta. Nëpër institucionin e iç-ollganit kaluan i biri i
Gjon Kastriotit, Skënderbeu, i biri i Teodor Muzakës, Jakup Beu, i biri i Gjon

1075
Po aty, faqe 79.

465
Zenebishit, Hamza Beu e shumë e shumë të tjerë, që do të bëjnë emra në hierar-
kinë e lartë perandorake.1076
Një masë tjetër, që stimuloi kapërcimin por edhe integrimin e një pjese të
fisnikërisë arbërore në sistemin administrativ dhe ushtarak osman ishte ajo e
gulam-it (djalit të rritur). Kjo kishte të bënte me qëndrimin e një pjesë të të bijve
të fisnikëve vendorë pranë bejlerbejve dhe sanxhakbejve, të cilët shërbenin pranë
tyre që të përgatiteshin për karrierën e feudalit osman. Pas kësaj, gulamëve të
islamizuar mund t’u jepeshin si timare edhe pronat e familjes ose të afërmve
tëtyre. Kështu, iç-ollganë e gullmë me origjinë arbërore morën timare dhe
poste jo vetëm në vendin e tyre, por edhe në pjesë të tjera të Perandorisë Os-
mane.1077
Edhe përkundër këtyre zhvillimeve, zbatimi i sistemit timar në Arbëri, jo
vetëm nuk shkoi siç pritej - edhe pse në njëfarë mënyre shpronësimi i njërës anë
(feudalëve) u përcoll edhe me “pronësimin” (pajisjen) e bujqve me tokë pune, që
ishte edhe një zhvillim pozitiv - por u përcoll edhe me vështirësi dhe madje
kundërshtime të shumta, që çuan edhe deri te kryengritje të ndryshme.
Natyrisht se ky kundërshtim ishte edhe i pritshëm, meqë i gjithë procesi u
përcoll me masa të dhunshme, siç ishte regjistrimi i popullatës dhe pronës
(mufasal) - ku kishte shumë e shumë parregullsi dhe veprime arbitrare të
spahinjve për të vënë nën mbikëqyrje pjesë sa më të mëdha të tokave, pa ua vënë
veshin rapor-teve vendore dhe veçorive - në mënyrë që pastaj çështja të ndizej
edhe me vepri-met e feudalëve vendorë kundër këtij zhvillimi, të cilët aty për aty
shpronëso-heshin pa ndonjë zhdëmtim. Mundësia që u ofrohej që të pranonin
sistemin e spahinjve dhe të hynin në të, për shumë sish ishte e papranueshme për
shkak të kushtëzimeve, siç ishte pranimi i islamit, ndonëse kjo nuk thuhej haptas
dhe nuk ishte e thënë që gjithnjë të ndodhte, meqë do të ketë edhe spahinj të
krishterë siç do të ketë edhe titullarë të lartë, por që nënkuptohej në ato rrethana.
Në këto rrethana, kur sanxhakbejtë jo rrallë përdornin edhe forcat ushtarake
për të zbatuar sistemin e timarit (sulmoheshin fshatrat e pabindura), duke i
shndërruar në gërmadha, shënoheshin revolta dhe kryengritje të armatosura. Në
shënjestër të këtyre revoltave u vunë spahinjtë e dhunshëm, rëndom nga shtresa
e ardhur ushtarake, të cilët ktheheshin në caqe të shpeshta. Nga një regjistër i
vitit 1431-1432, në vilajetin e Pavël Kurtit, të Çartallozit të Tomoricës, të Kël-

1076
“Historia e popullit shqiptar”, vëllimi i parë, Tiranë, 2002, faqe 328.
1077
Po aty, faqe 382.

466
cyrës e të tjerë, asnjë timar nuk ishte më në zotërimin e spahinjve me prejardhje
të huaj, që kishin qenë gjatë regjistrimit të mëparshëm.1078
Kryengritjet e fisnikëve të Arbrit kundër vendosjes së pushtetit osman në trojet
e tyre, në vitet e njëzeta dhe të tridhjeta të shekullit pesëmbëdhjetë, për t’u ndër-
lidhur pastaj me ato deri në të tetëdhjetat, kanë të bëjë me dy faktorë të kohës. I pari
kishte të bënte me zgjerimin e pashasanxhakut të Shkupit nën familjen e Evreno-
zëve, e cila ishte fuqizuar ekonomikisht dhe kjo shkonte në dëm të feudalëve
Arbërorë që rrënoheshin përpara fushatës së tij, e cila bëhej gjithnjë e më e madhe
në të gjitha drejtimet. Ndërsa faktori i dytë lidhej me luftën osmane-venedikase për
Selanikun (1428-1430), nga e cila kërkoheshin përfitime, veçmas pse mendohej se
kjo dobësonte pozitën e Osmanëve, që duhej shfrytëzuar.
Si do të shihet, nga ky hesap, arbrit do të kenë vetëm dëme dhe aspak dobi,
sepse ndalimi i forcimit të Evrenozëve ishte i pamundur (këtë do ta kuptojë më
së miri Gjon Kastrioti kur ai do të sulmohet prej tij bashkë me forcat e Gjergj
Brankoviqit dhe do t’i rrezikohen seriozisht zotimet që kishte për rikthimin e të
cilave do të duhet edhe ndërhyrja e të bijve, Skënderbeut dhe Stanishës pranë
autoriteteve osmane, që do të përfundojë me një marrëveshje të tij me Isak Beun).
Ndërkohë edhe hesapet nga lufta osmane-venedikase për Selanikun, dolën njësoj
të gabuara meqë Osmanët, pas nënshkrimit të paqes me Venedikun, përjashtuan
fisnikët dhe princat vasalë të Arbrit nga çfarëdo lidhjeje ose marrëveshje me
perëndimorët, duke marrë përsipër vetë këtë çështje. Edhe këtu, familja e Gjon
Kastriotit do të ndjehet më e dëmtuara, meqë ajo edhe pasi pranoi vasalitetin
(supozohet viti 1410) mbajti lidhje paralele me Venedikun me anën e disa ma-
rrëveshje, (ato për garancitë që u jepeshin venedikasve për shfrytëzimin e rrugëve
Lezhë-Prizren dhe çështjeve të tjera), që kishin të bënin me interesat e vendit.1079
Përkundër marrëveshjes së Gjon Kastriotit me Evrenozët, që solli deri te
njëfarë rimëkëmbje e principatës së Kastriotit, megjithatë, sulltani i trimëruar
nga marrëveshja me Venedikun që ia siguroi Selanikun, si një pikë të rëndësi-
shme që lidhte pjesën lindore me ato rishtas të pushtuara në hapësirën europiane,
përqendroi forcat e tij në viset arbërore me qëllim që të shkojë më tutje në
drejtim të Perëndimit, për t’u dhënë fund hesapeve me Hungarinë. Kështu, bëhet
e ditur se në dimrin e vitit 1432-1433 sulltani u vendos në Serez. Cak i tij ishte
Gjergj Arianiti, i cili kishte filluar të sulmonte spahinjtë osmanë që ishin vendo-
1078
Po aty, faqe 385.
1079
Rreth lidhjeve të Kastriotëve me Venedikun shih: Schmitt, Olivier Jens: “Das venezianische Albanien
1892-1479”, Münich 2001 dhe “Arbëria venedike”, Tiranë; Frashëri, Kristo: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”,
Tiranë; Plasari, Auerel “Skënderbeu”, Tiranë.

467
sur në pjesët e atjeshme pasi që të ishte liruar fshehtas nga oborri i sulltanit ku
mbahej peng prej nga ishte kthyer në atdhe dhe kishte filluar një kryengritje e
cila nga dita në ditë po merrte përmasa gjithnjë e më të mëdha dhe kërcënonte që
të rrënonte të arriturat në vendosjen e sistemit timar në shumë pjesë.1080
Para se të qëronte hesapet me Arianitët, Sulltani duhej të thyente rezistencën
që kishte filluar Andrea Topia, i cili pas regjistrimit mufasal u zhvesh plotësisht
nga zotërimet që kishte në trevën e Durrësit, Petrelës dhe Krujës, në mënyrë që
t’i jepte fund gjendjes së vasalitetit e cila duhej të përcillej me vendosjen e plotë
të pushtetit osman në këto anë. Edhe pse nuk dihej me saktësi kahu i kësaj
fushate ndaj Topisë, megjithatë, ai humbi një pjesë të mirë të zotërimeve, sido-
mos kalatë (Krujën, Petrelën dhe Danjën) por rezistencën e tij në disa pjesë e
vazhdoi edhe më këndej dhe u shtri edhe në afërsi të Lezhës.1081
Megjithatë, kryengritja e Topisë nuk kishte gjasa për ta përfshirë Lezhën
ose pjesët e tjera veriore, meqë aty ishte Venediku, i cili pasi kishte humbur
Selanikun, nga një marrëveshje e lidhur me sulltanin, ruante Durrësin, Lezhën,
Shkodrën dhe disa pjesë të tjera në bregdet, nuk lejoi që fisnikët dhe princat e
shpronësuar Arbërorë t’ia prishin hesapet me Osmanët. Kjo madje, nuk iu lejua
as Nikollë Dukagjinit, i cili pasi që kishte kaluar në pjesën që e mbikëqyrnin
venedikasit, kërkoi të rikthente Danjën. Venedikasit e penguan atë në këtë veprim
dhe njëherësh nxituan që atë ta marrin dhe t’ua rikthejnë Osmanëve. Nga një
letër që Senati ia dërgonte Sulltanit i bëhej e ditur se Republika respektonte paqen
me Sulltanin, që e quante “vëlla”, dhe se për këtë arsye Kontit të Shkodrës i ishte
urdhëruar që të mos u jepte as Nikollë Dukagjinit, as krerëve të tjerë kryengritës
strehim e as përkrahje, as të holla, as prona.1082
Në këto rrethana, pra kur Venediku - shpresa kryesore e Arbërve, tashmë kishte
lidhur paqe me Osmanët, ndërkohë që Kastriotët po ashtu ishin përfshirë në një ma-
rrëveshje të dyanshme (me Osmanët dhe Venedikasit) për përmbajtje, Topisë dhe
Dukagjinëve, nuk u mbetej tjetër pos ndonjë shpresë, që kryengritjet të shfaqeshin
në zotërimet e tjera jashtë atyre të fqinjësisë me ato të Venedikut. Kjo gjithsesi do
t’u vijë nga Gjergj Arianiti (Arianit Komnini), i cili sapo të jetë liruar nga pengu i
Sulltanit në Edrene, u kthye në zotërimet e tij dhe ndezi kryengritjen, që u shpall me
vrasjen e spahinjve që ishin vendosur aty si timarlinj dhe drejtonin pronat e tij.1083
1080
Bozhari, K: “Lufta shqiptaro-turke e shekullit XV. Burime bizantine”, Tiranë, 1967, faqe 44-46.
1081
Buda, Biçoku, Bozhari, Pulaha: “Dokumente rreth kryengritjeve shqiptare kundër pushtuesit osman në
vitet 30 të shek. XV” në “Studime historike”, nr. 1. 1967, faqe 147-162, dok, nr, Venedik, 19 shkurt 1432.
1082
Po aty, dok. Nr. 9, Venedik.
1083
Bozhari, K: “Lufta shqiptaro-turke e shek. XV. Burime bizantine”, Tiranë, 1967, faqe 44-46.

468
Pas sukseseve të para, kryengritja u shtri në jugperëndim të vendit, me synimin
që të merrej Gjirokastra, kryeqendra e Sanxhakut Arvanid.1084Bëhet e ditur se
Sulltani, që ndodhej në Serez, detyrën për ta hequr qafesh Arianitin dhe krye-
ngritjen e tij ia besoi komandantit të Shkupit Ali bej Evrenozit, i cili depërtoi nga
ajo pjesë dhe kryqëzimin e parë dhe më të rëndësishmin me Arianitin e pati në
luginën e Shkumbinit, me ç’rast forcave të tij iu shkaktuan humbje të rënda nga
ato të Arbërve, të cilat ishin të lëvizshme dhe në gjendje që t’i iknin luftës
ballaballas. Evrenozi, i cili ishte i ngarkuar nga Sulltani që t’ia sillte rob djalin e
Komninit (Gjergj Arianiti) mezi ia doli që të kalojë në pjesën tjetër dhe t’i ri-
bashkojë forcat e shpartalluara në Epir, por si humbës.1085
Sipas kronistit bizantin, Halkokondili, sulltani e kishte pajisur Ali bej Evreno-
zin për të shtypur kryengritjen jo vetëm me ushtrinë e tij, por edhe me ato të
Aksit (sanxhakut të Shkupit). Ai i kishte dhënë gjithashtu porosi që të shkatërronte
me këtë ushtri vendet arbërore. Por, Arianiti kishte lënë ushtrinë turke të futej në
viset malore, pa ndeshur në qëndresë, por në kthim e sipër, ua kishte zënë shtigjet
dhe u solli një humbje të rëndë.1086
Krahas humbjes që pësoi Evrenozi, me Arianitin dhe princat dhe kapedanët
e tjerë Arbërorë që iu bashkuan kësaj kryengritje (Thopinë, princ i një pjese të
Epirit Arnith Spatën), as Sulltani nuk do të ndahet më mirë. Në vitin kalendarik
1434 shënohet se Sulltan Murati hyri me një ushtri të madhe në Arbëri, por aty u
thye përsëri dhe ndonëse nga të dyja anët pati dëme të mëdha në njerëz, vetë
Andrea Topia dhe Arnith Spata, gjeneral i ushtrive të Arbrit e drejtoi kaq mirë
këtë luftë sa që Sulltani u detyrua të tërhiqej pa pasur ndonjë përfitim dhe në
fund të po atij viti, po ata komandantë Arbërorë i shkaktuan një disfatë po aq të
thellë Isakut, gjeneralit të turqve, i cili i favorizuar nga ngricat kishte hyrë në atë
krahinë për ta shpopulluar.1087
Sukseset e Gjergj Arianitit u përcollën me entusiazëm në Itali dhe Europë,
ngaqë ishin të parat pas shumë e shumë humbjeve të të krishterëve nga Osmanët.
Vetë Papa Eugjeni IV, në shtator të vitit 1434, lëshoi një enciklikë drejtuat të

1084
Frashëri, Kristo: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Tiranë 2002, faqe 109.
1085
Më gjerësisht rreth kryengritjes së Arianitëve si dhe rolit të tyre në këtë zhvillim shih nga Babinger,
Franz “Fundi i Arianitëve”, Tiranë 2004; Hopf, Karl “Chroniques greco-romanies inedites au peu connues”,
Berlin 1873; “Despotes et dynystes d’Epire et de Thessalie”; Jakova, G: “Genealogi dei Prinvipi Albanesi”,
Frascati 1904; J.G von Hahn: “Udhëtime në viset e Drinit e të Vardarit”, 1865.
1086
Chalcocondylae, Leonici: “Historiarum Demonstrationes”, ed. E.Darko, Budapestini, 1922 dhe Frashëri,
Kristo: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu - jeta dhe vepra”, Tiranë 2002, faqe 111.
1087
Shih: Rizaj, Skënder: “Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII”, Prishtinë, 1982, faqe 25; Frashëri, K:
”Gjergj Kastrioti Skënderbeu - jeta dhe vepra”, Tiranë, 2002, faqe 109.

469
gjitha hallkave të hierakisë kishtare, që t’u falen mëkatet gjithë atyre që do të
ndihmojnë luftën e shenjtë kundër armikut osman, ashtu siç po luftojnë “burrat
fisnikë, princat, dukët, kontët, baronët dhe popullsitë nga kombi shqiptar”.1088
Ato ngjallën shpresa se Osmanët do të mund të hiqnin dorë nga fushatat
ush-tarake për t’iu kthyer marrëveshjeve siç ishin ato të kohës së vasaliteteve,
kur ata qeverisnin zotërimet e tyre në mënyrë autonome dhe për këtë paguanin
haraç, ose që ato të anashkaloheshin për një kohë të pacaktuar, kjo nuk ndodhi,
edhe pse mund të thuhet se gjatë atij dhjetëvjetëshi sa Osmanët ishin të drejtuar
në fushatë kundër Hungarisë, sikur ra intensiteti ushtarak. Ishin dy faktorë që i
ndihmuan kësaj: në njërën anë mos lëvizja e Gjon Kastriotit, Nikollë Dukagjinit,
Andrea Thopisë dhe bujarëve të tjerë të vegjël, të cilët ishin pajtuar me gjendjen
e re me kusht që të ruanin disa nga privilegjet, ndonëse nuk mund të ishin të
sigurta, dhe në tjetrën anë, lojërat e njohura të Venedikut që të mos lejojë që
veprimet e Arbërve t’ia rrezikojnë zotërimet e tij në vendet e Arbrit, që kishte
siguruar pas paqes që kishte lidhur me Osmanët në vitin 1430.
Në këtë kohë, madje vërehet se sulltan Muarti II u përpoq të mbështetej te
ata fisnikë vendas që ishin të lidhur me administratën vendore osmane. Krahas
Evrenozëve, që vazhduan të mbeteshin në krye të pashanxhakut të Shkupit, gjatë
viteve 1432-1438, Sulltani emëroi sanxhakbe të Sanxhakut Arnavud-ili(Sanxhakut
Arbëror) të birin e Teodor Muzakës, Jakup Beun (1441), i cili ishte njëri ndër
ushtarakët më të dalluar të Perandorisë Osmane. Ai u vra më 1442 në luftëkundër
hungarezëve. I vëllai Kasim Pashai, me 1442 përmendet si beg i Sanxhakut Arna-
vud-ili, kurse i vëllai i Kasem Pashës, Sylejmani, më 1449, gjendet në postin e
subashit të Beratit. Edhe Ballaban beu në verën e vitit 1434 ishte emëruar në
postin e dizdarit të Krujës. Subash në Kalkandelen (Tetova e sotme), më 1445,
gjendej edhe Hamza beu nga familja e Gjin Zenishtit. Gjithashtu edhe një ko-
mandant kufitar i sulltan Muratit II, Is-haku, ishte Arbëror.1089
Kështu, Arbrit, bashkëthemelues të Bizantit, mbështetës kryesorë të tij, të
cilët në dyqind vjetshin e fundit ishin gjendur në luftën e ashpër për përvetësim
midis kryqit lindor dhe atij perëndimor, prej nga në forma të ndryshme, siç ishte
“Despotati i Arbrit” ose “Mbretëria e Arbërisë”, kishin mundësi të përcaktoheshin
për kurorën e tyre mbretërore, në këto rrethana, ishin në prag të shpërbërjes për
ta humbur emrin dhe kujtesën historike. Rasti i marrëveshjes midis Osmanëve e

1088
BBBP, Dokumenta, nr.13, Firence, 9 shtator 1434., cit. F. Kristo: “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, Tiranë
2002, faqe 111.
1089
Po aty, faqe 391.

470
Venedikasve pas luftës për Selanikun si dhe kryengritjet e Arianitëve kundër ven-
dosjes së sistemit timar, treguan qartë se ishin kthyer në një monedhë për kusuritje.
Por, do të jetë shfaqja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, që do ta ndalë këtë
zhvillim për t’i kthyer Arbrit në histori papritmas, por në mënyrën më madhe-
shtore njëherësh.

SHTETI I SKËNDRBEU – SHTETI I FUNDIT I KRISHTERË NË ILIRIK


PAS RËNIES SË BIZANTIT

Kthimi i Skënderbeut në Arbëri në vitin 1443, kur u largua nga beteja e Nishit,
me ç’rast kjo ia mundësoi fitoren ushtrisë hungareze të Hunijadit ndaj Osmanëve
dhe fillimet e kryengritjes së përgjithshme që ai shpalli, solli ndryshime të rëndë-
sishme në procesin politik të historisë së Arbërisë, me çka u rifillua rruga e procesit
të formimit të shtetit bashkuar arbëror, që do të përfshinte hapësirën e tri mbretëritë
antike: atë maqedone, epirotet dhe dardane, të cilin pushtimi osman e kishte ndër-
prerë gjysmë shekulli më parë.1090
Në të vërtetë, ky veprim i Skënderbeut, që historiografia i shesh themelet e
shtetit mesjetar arbëror, nuk mund të shihet i shkëputur nga zhvillime shoqërore
dhe politike të dy shekujve të fundit brenda për brenda hapësirës së Bizantit,
veçmas ato që ndodhën nga kryqëzata e katër më 1202 e këndej, ngaqë ato nxorën
në pah faktorin arbëror në kuadër të hartës shoqërore dhe politike të kohës bashkë
me të tjerët të përfshirë në konfrontimet e njohura lindje-perëndim të natyrës
politike dhe fetare që ndiqnin të njëjtin kah. Në zhvillimet nga krijimi i Peran-
dorisë Katolike në Kostandinopojë në fillim të shekullit XIII dhe ato të Bizantit
në Nike, në formacionet shoqërore që dolën midis asaj që lansuan katolikët në
Kostandinopojë dhe të ortodoksët në Nike, fillimisht me shfaqjen e “Despotatit
të Epirit” nga Ëngjullorët, doli në pah e ashtuquajtura “Arbëri bizantine” (për të
cilën u bë fjalë paraprakisht), që me shfaqjen e “Regnum Albaniae” (Mbretëria
shqiptare) Anzhue në Durrës në vitin 1272, që merret edhe si “Arbëri Perëndi-
more”, arbërorët tashmë të faktorizuar i futi në skemat politike dhe shtetërore të
konfrontimeve Lindje-Perëndim, mbi të cilat, si do të shihet, gjatë dy shekujve të
ardhshëm do t’i përgatitet hapësira e rënies Romës katolike dhe Konstatinopojës
ortodokse në dobi të Perandorisë Osmane.
Ajo që shfaqet si element i ri në këtë zhvillim gjithsesi është fakti se Skën-
derbeu me luftën e tij njëzet e pesë vjeçare, ndonëse historikisht këto Arbëri (bi-
1090
Frashëri, Kristo: “Skënderbeu – jeta dhe vepra”, Tiranë, 2002, faqe 176.

471
zantine dhe perëndimore), me pushtimet osmane nuk ekzistonin më as si përfy-
tyrim, ia doli që t’i kthejë në një realitet thuajse të pabesueshëm si Mbretëri e
Arbërisë. Madje, kjo mbretëri, shfaqej nga pikëpamja ekumenike, ngaqë pajtonte
kishën lindore dhe atë perëndimore në përputhje me vendimet thuasje iluzore të
Koncilit “të bashkimit” të Firencës (1448) për luftë të përbashkët kundër osma-
nëve, siç pajtonte edhe qëndrimet e perëndimit për një luftë të përbashkët, që për
pikënisje do ta kishte Shqipërinë e Skënderbeut, me të si lider të asaj luftë, paçka
se diku shihej si kryqëzatë e krishterë e diku si aleancë e shteteve katolike.
Ajo që megjithatë bi në sy se koncepti i Skënderebut që bota e krishterë të
përfshihet në një luftë të përbashkët kundër pushtimeve osmane sipas Koncilit të
Firencës, mbështetet pikërisht mbi komponentin e shtetit arbëror si një pikënisje
reale. Kjo, pra, Arbërinë nga pikë gjeografike, siç e kishte me rastin e fillimit të
kryqëzatave të krishtera në fund të shekullit XII prej nga fanatikët dhe aventu-
rierët e shumtë duhej t’i drejtoheshin Tokës së Shenjtë (Jerusalemit) dhe tutje, e
kthente në një qendër politike dhe strategjike njëherësh, ku zhvendoeshin dy krahët
tashmë të shkurtuar të qendrave kishtare Vatikanit të frikësuar dhe të pafuqishëm
përballë sulmeve osmane dhe të Kostandinopojës, që kishte mbetur si një oazë e
rrethuar nga osmanët dhe ishte çështje kohe kur do të binte, siç do të ndodhë në
vitin 1453, me çka mbyllet kapitulli i mijëvjeçarit të historisë së Bizantit. Në
këto rrethana, që të shfaqej jo vetëm si një front lufte kundër osmanëve, që tashmë
kishte filluar, por edhe qendër ku krishterimi do t’i harronte përçarjet nëpërmes një
ekuminizmi të ri botëror me konceptin e përbashkët politik dhe shoqëror, Skën-
derbeut i duhej fizionomia e një shteti çfarëdo qoftë që do të merrte përsipër këtë
vepër të madhe, sado dukej iluzore.
Nëse mund të thuhet se pikënisja e këtij procesi u bë me kryengritjen e
suksesshme të nëntorit 1443, atëherë “Lidhja Shqiptare e Lezhës” e marsit të vitit
1444,ishte hapi i parë drjet institucionalizimit të shtetit arbëror, që kthehej në
referencë të rezistencës antiosmane po edhe të luftës që duhej të
zhvillohej,1091paçka se kjo nuk mund të bëhej ndryshe pos në njërën anë në emër
“të mbrojtjes së krishterimit” dhe në tjetrën anë për ta penguar depërtimin e islamit
si emblemë e osmanëve me çka fillohej edhe ajo që do të kthehej në luftë
qytetërimesh.
Por, edhe “Lidhja Shqiptare e Lezhës”, e cila merret si bazë e themelimit të
shtetit të Skënderbeut, nuk mund të shfaqej jashtë realiteteve të kohës si dhe
rrethanave që karakterizuan lëvizjet autonome në kuadër të Bizantit, që nga dita
1091
Po aty, faqe 176.

472
në ditë po e humbte mbikëqyrjen nga brenda dhe po i rrudheshin kufijtë nga
jashtë, nuk mund të ishte “lidhje princash”, ngaqë të tillë as që ekzistonin, por
një lidhje zotërish, bujarësh dhe krerësh të njohur të familjeve ose krahinave.1092
Bujarët morën përsipër barrën të ndihmonin luftën çlirimtare me ushtri dhe me të
holla, por të drejtat feudale në zotërimet e tyre partikulariste i ruajtën për vete.
Ata ruajtën ushtrinë dhe kalatë. E njëjta gjë ndodhi edhe me krerët e malësive
(ose të maleve,siç quheshin në atë kohë bashkësitë krahinore malore), të cilat do
ta ndihmonin luftën vetëm me forca njerëzore, kurse brenda trevës së tyre do të
vazhdonin të qeveriseshin sipas së drejtës zakonore vendore. 1093Vetëkuptohet se
ata ruajtën të drejtën të largoheshin pa pasur asnjë ndëshkim apo pasojë.1094
Pra, në Lezhë Skënderbeu u zgjodh kryetar i Lidhjes vetëm sa i përkiste
luftës së përbashkët kundër turqve osmanë. Ai qe zot feudal vetëm në zotërimin
e vet dhe komandant i ushtrisë së Lidhjes vetëm gjatë luftës. Në gjirin e Lidhjes
ishte vetëm një “primus inter pares”(i parë ndër të barabartët).1095
Me thellimin e luftës, kjo gjendje nuk ishte më e tillë që t’u përgjigjej detyra-
ve të reja. Pushteti partikularist i bujarëve, e drejta e imunitetit që ata e gëzonin,
rivalitetet që kishin midis tyre dhe lakmitë për të rrëmbyer tokat në zotërimet
fqinje, qenë pengesë për zhvillimin e mëtejshëm të luftës, e cila kërkonte mobili-
zimin e të gjitha forcave njerëzore dhe burimeve materiale të vendit. Ky mobili-
zim mund të bëhej vetëm me përqendrimin e pushtetit politik.1096
Në të kundërtën, pavarësia e veprimeve dhe e drejta për t’u larguar nga
Lidhja Shqiptare, siç do të ndodhë më 1447 me largimin e Pjetër Spanit dhe
Gjergj Dushmanit prej saj në kohën e konflikteve me Venedikun, ishte një rrezik
i përhershëm për Skënderbeun. Ky rrezik bëhej edhe më i madh kur qëndrimin e
lëkundshëm të bujarëve e nxitnin osmanët dhe e shfrytëzonin venedikasit, siç
ishte qëndrimi i bujarëve të fuqishëm Gjergj Arianiti dhe Dukagjini.1097
Por, do të jenë fitoret e rëndësishme të Skënderbeut, veçmas ato që korri
kundër Sulltan Muratit II nën muret e Krujës, me të cilat ai e zhdëmtoi humbjen
që kishte pësuar dy vjet më parë në Sfetigrad, të cilat filluan t’ia rrisnin prestigjin
në masat e gjera të popullsisë, ndërkohë që bujarët, të cilët gjatë fushatës së
Krujës iu bashkuan Sulltanit, filluan të shihen si tradhtarë. Madje, prestigji po u
1092
Fan Noli: “Vepra”, 4, 1947, faqe 66.
1093
Frashëri, Kristo: “Skënderbeu – jeta dhe vepra”, Tiranë, 2002, faqe 176.
1094
Luarasi, A: “Shteti dhe e drejta shqiptare në shtetin e Skënderbeut”, Tiranë, 1998, faqe 128-130.
1095
Frashëri, Kristo: “Skënderbeu - jeta dhe vepra”, Tiranë, 2002, faqe 177.
1096
Po aty, faqe 177.
1097
Po aty, faqe 177.

473
binte edhe bujarëve: Dukagjinit, Arianitit e Muzakës, të cilët pothuajse qëndruan
manash përballë përleshjeve të përgjakshme që u zhvilluan me turqit në afërsi të
zotërimeve të tyre.1098
Natyrisht se në këto rrethana, kur disa bujarë bënin sehir, disa të tjerë hanin
me dy lugë, e kishte edhe asi që kishin kaluar në anën e Osmanëve, Skënderbeut
iu desh që të “shkelte” një pjesë të marrëveshjes së Lidhjes Shqiptare të Lezhës,
veçmas atë që kishte të bënte me kalimin e pushtetit partikularist të bujarëve feu-
dalë. Kjo ndërmarrje filloi me organizimin e ushtrisë, e cila do të ishte në gjendje
që t’u bënte ballë sfidave tepër të rënda.
Shumë autorë, duke përfshirë edhe biografët e tij (Barleti), bëjnë të ditur se
Skënderbeu nga viti 1447, pra kur fillojnë të çarat e para në Lidhjen Shqiptare të
Lezhës, nga e cila pas katër vitesh ai ndahet, mblodhi një ushtri prej rreth 15
ushtarësh, 3 mijë prej të cilëve përbënin gardën personale, që ishin luftëtarë të
zgjedhur e të gatshëm për betejat më të vështira. Kjo nënkuptonte ngritje profe-
sionale dhe përshtatjen në rrethanat e luftës, të cilat ishin tepër sfiduese kur kihej
parasysh se luftohej me një armik të fuqishëm, ndër më të fuqishmit në botë, që
kishte potencial të madh ushtarak dhe po ashtu armatim të bollshëm, që ishte në
gjendje ta shtonte në përputhje me nevojat. Meqë ushtria e Skënderbeut, e formuar
në bazë të vendimit të Kuvendi të Lezhës, kishte karakter federal dhe nuk ishte e
aftë të ballafaqohej me njësitë elite osmane, të përgatitura për luftime të gjata,
Skënderbeu e pati të domosdoshme organizimin e një ushtrie të re.1099
Si ushtarak i cili ishte ngritur në ushtrinë osmane dhe që e njihte shumë
mirë artin e saj ushtarak, Skënderbeu iu vu punës që të aftësonte forcat që kishte,
të ishin në gjendje që në përputhje me rrethanat të bënin edhe luftën me armikun,
duke zbatuar strategjinë e njohur të luftës partizane, të sulmeve të befasishme
dhe të tërheqjes. Kështu, në vija të përgjithshme ushtria e Skënderbeut ndahej në
dy pjesë: në ushtrinë e përhershme, duke përfshirë edhe gardën pretoriane, në të
cilën mbizotëronte kalorësia, e armatosur lehtë, e cila ishte shumë e lëvizshme
dhe e gatshme për veprime të paparashikuara.
Krahas kësaj, Skënderbeu kishte ushtrinë ndihmëse, e cila përbëhej nga çeta
fshatarësh, që mobilizoheshin sa herë i thërriste Skënderbeu. Detyra e tyre ishte
të sulmonin prapavijat e ushtrisë osmane, të mbyllnin rrugët me anën e pusive, të
dëmtonin karvanët që e furnizonin armikun me ushqime dhe me armatime.1100

1098
Po aty, faqe 177.
1099
Po aty.
1100
Po aty, faqe 193.

474
Zakonisht, në ushtrinë ndihmëse merrnin pjesë vullnetarët nga bashkësitë e
lira krahinore, në bazë të parimit “burrë për shtëpi”. Me mbarimin e luftimeve,
pjesëtarët e këtyre çetave ktheheshin në shtëpitë e tyre, ku punonin tokën me
parmendë duke mbajtur me vete edhe armët, të gatshëm t’i përgjigjeshin thirrjes
së Skënderbeut.1101
Kuadrot ushtarake (oficerët) nuk kishin grada. Ata quheshin kapedanë, nga
latinishtja capitanes. Ata ndaheshin në dy kategori: në komandantë të formacio-
neve të mëdha, që quheshin kapedanë të Skënderbeut, dhe në kapedanë të
thjeshtë, të cilët vareshin nga kapedanët e Skënderbeut.1102
Disa nga historianët e vonshëm, të cilët shfrytëzojnë burimet e arkivave të
kohës, veçmas ato të Raguzës, Papatit dhe Venedikut, vlerësojnë se ushtria e
Skënderbeut nuk kishte më shumë se 6 mijë trupa të gatshme për luftë, ndërkohë
që pjesën tjetër, e thithte, sipas nevojës, nga vullnetarët, që i vinin prej feudeve
të ndryshme të vendit, ndërkohë që edhe sistemi komandues pësoi ndryshime, të
cilat atë e bënë më të suksesshme.1103
Njëra ndër këto masa ishte ajo që filloi me zëvendësimin e kapedanëve që i
vinin nga radhët e feudalëve të lëkundshëm me të rinj, që i nënshtroheshin fund
e krye disiplinës ushtarake dhe komandës në përputhje me kërkesat e kryeko-
mandantit, i cili në radhët e veta kishte edhe këshilltarë ushtarakë nga jashtë, të
cilët i ndihmonin që ushtria e tij të ishte sa më e përgatitur për beteja. Në këtë
drejtim ai shkeli imunitetin feudal, pastaj largoi aristokratët e pazotë apo të dy-
shimtë, të cilët jo vetëm që i zhveshi nga ofiqet, por bëri që zotërimet e feudalëve
të dobët, si ato të Topiave, Stresëve, Muzakëve, Gropave e të tjerëve, iu shkrinë
ose u “aneksuan”, në principatën arbërore të Skënderbeut.1104

1101
Barleti, Marin: “Skënderbeu – jeta dhe vepra”, Prishtinë, 1968.
1102
Franco, Demetri: “Commentario dell Cose dei Turchi e del Signor Giorgio Scanderbeg”, Venetia, 1539.
Aty thuhet: Moisiu i Dibrës capitno di Scanderbeg (faqe20), ose Muzak Topia cognato et capitano suo (kunati
dhe kapedani i tij), faqe 19, ose Moisiu dhe Gjurica sui capitani (faqe 9). Vetë Skënderbeu u ngarkua nga Kuvendi
i Lezhës me detyrën e kapitenit të përgjithshëm capitano generale di tutti li altri, pra Kryekapedan (faqe 9).
1103
Më gjerësisht shih: Fallmerayer, Ph: “Das Albanesische Element in Griechenland”, München, 1860, faqe
9; Jovius, P: “Sub effigie Georgii Castrioti Scanderbeschi”, në “Elogia virorum”, Basileu, 1561; Franco, D:
“Commentario dell cose de Turchi et del s: Geogio Scanderbeg, principe di Epyrro”, Venetia, 1539.Gegaj,
Athanas: ”L’Albani et L’Invations Turque au XV siecle”, Paris, 1937.
1104
Më gjerësisht shih: Muzaka, Gjon: “ Historia e Genealogija e Shpis së Muzakajve e shkrue prej zotni Gjon
Muzakës, Princ i Epirit”, në revistën “Leka”, Shkodër, 1932. Pos të tjerash thuhet: “Skënderbeu pasi u bë
Komandant i zotërve të Shqipërisë... vendosi të shinte në dorë të gjithë vendin; ai futi në burg zotërinjtë Gjon
dhe Gjin Balsha (nipër të tij nga e motra, Jella) dhe ua mori shtetin e tyre që ishte midis Krujës dhe Lezhës..
zotit Mosi Komnenit i mori shtetin që e kishte në Dibër... Dhe pasi vdiq im atë, na mori neve Tomoricën,
domethënë Myzeqenë e Vogël, dhe po ashtu ua mori edhe zotëve të tjerë, vendin e Komnenit dhe të Rancis, por
ata s’kishin se ç’të bënin, sepse ai kishte në dorë ushtrinë dhe ata kishin në çdo orë Turkun mbi krye...”

475
Si rrjedhim, kufijtë e mëparshëm të zotërimeve feudale u kthyen dalëngadalë
në kufij administrativë, kurse vetë zotërimet e veçuara u shtrinë kohë pas kohe në
një të vetme shtetërore. Ky proces shpuri kështu në krijimin e shtetit të bashkuar
arbëror.1105
Shpronësimi i feudalëve dhe aristokratëve, shpesh edhe i dhunshëm dhe punë-
simi i shtresës ushtarake besnike ndaj Kryekomandantit, e cila mori në tërësi barrën
e drejtimit të luftës së suksesshme, ishte e natyrshme të shkaktonte pakënaqësinë e
bujarëve, të cilët kërkonin të ruanin pushtetin e tyre, i cili ishte mbështetur mbi
të drejtën e feudit, pa marrë parasysh si zgjerohej ai. Kjo për rrjedhojë pati largi-
min e disa nga feudalët nga Lidhja Shqiptare e Lezhës dhe afrimin e tyre me
Venedikun, Napolin, pa ngurruar kështu, që ndonjëri prej tyre të kalojë në anën e
Osmanëve. Kundruall këtyre rrethanave, kur Skënderbeu ishte kthyer në një
autoritet të pakontestueshëm dhe thuajse që të gjitha punët i kishte marrë në
dorë, Lidhja Shqiptare e Lezhës pothuajse e humbi krejt kuptimin e vet. Vendin
e saj e zuri Shteti i Arbrit, i cili erdhi duke u rritur dhe duke u forcuar deri sa
mori përherë e më tepër karakterin e një shteti të përqendruar.1106
Por, cilat ishin përmasat e njëmendta të shtetit të Skënderbeut? Dhe, sa njihej
e sa pranohej ai nga jashtë? Bashkë me këtë shkon edhe çështja e identifikimit të
tij me Skënderbeun ose të Skënderbeut me të. Diferencimi i kësaj çështje ka një
rëndësi të madhe, meqë nxjerr në pah edhe qëndrimin që të tjerët kishin ndaj kësaj
problematike dhe karakterin e luftës së Skënderbeut në raport me të.
Shteti i Skënderbeut, pra shteti i Arbrit, më 1451 shtrihej vetëm në një hapësirë
që përfshinte krahinat e Shqipërisë së Mesme, të cilit, për t’u shtrirë më tej i rrinin
zotërimet e Dukagjinëve dhe të Arianitëve, gjë që jo rastësisht ai do të quhet edhe
mbret i Epirit dhe Maqedonisë. Dukagjinët, edhe përkundër disa shenjave pajtuese
(ato të Lekës), asnjëherë nuk u bënë pjesë e shtetit të Skënderbeut. Përkundrazi, ata
bënë paqe me Sulltanin dhe, jo rrallë, edhe vepruan kundër Skënderbeut.1107
Me Gjergj Arianitin, Skënderbeu pati një afrim të brishtë, pasi që në prill të
vitit 1451 u martua me Donikën (Andronika), bijën e tij. 1108 Por pas pak kohe

1105
Frasheri, Kristo: “ Gjergj Kastrioti Skënderbeu – jeta dhe vepra”, Tiranë, 2002, faqe 179.
1106
Luarasi, A: “Shteti dhe e drejta shqiptare në shtetin e Skënderbeut”, Tiranë, 1998, faqe 130.
1107
Frashëri, Kristo: “Skënderbeu – jeta dhe vepra”, Tiranë, 2002, faqe 180.
1108
Barleti e quan Donika, ndërsa Gjon Muzaka në Memorandën e tij e quan Andronika dhe shton se ishte
vajza e parë e Gjergj Arianitit. Në dokumentet arkivore të vitit 1469 të kancelarisë aragoneze në Napoli, e
shoqja e Skënderbeut quhet Donika, kurse në varrin e nipit të saj, peshkop Konstantinit që ndodhet në Napoli,
ajo përmendet me emrin Andronika (Andronica Cominata). Dhimitër Frëngu, i cili e ka njohur personalisht, e
quan Donika (quella bellissima et virtuisissima figliola di Arianit Comina che si chiamava Donica).

476
Arianiti përsëri u shkëput, pasi që u lidh me Venedikun. Pas vdekjes së tij (1461)
zotërimet iu shkrinë në shtetin e Skënderbeut.
Sipas të dhënave të shkëputura dhe nga burime të kohës, kufijtë e shtetit të
Skënderbeut, në kulmin e lulëzimit të vet, shtriheshin në Perëndim, në brigjet e
Adriatikut, që nga Velipoja deri në Seman (me përjashtim të qyteteve të Lezhës
dhe Durrësit); në Lindje ato arrinin përtej Drinit të Zi, deri në malet e Korabit,
Kërçinit e të Stagovës, së bashku me Grykën e Radikës; në Veri kufizoheshinme
zotërimet e Dukagjinëve, afërsisht deri në kufijtë veriorë të krahinës së Matit; në
Jug, përfshinin zotërimet e dikurshme të Arianitëve dhe të Muzakajve, pra diçka
nga hapësirat e tri mbretërive antike, ajo e Maqedonisë, Epirit dhe Dar-danisë, të
cilat i simbolizonte jo vetëm përkrenarja e tij, por edhe vula, qoftë edhe si vizione
politike. Në bregdet shteti i Skënderbeut kishte dy skela me mure të fortifikuara
(kala). Njëra ishte skela e përmendur e Kepit të Rodanit (dikur Shufadaja) afër
derdhjes së lumit Ishëm.
Këto pra, ishin pak a shumë, përmasat e shtetit të Arbrit gjatë kohës së Skën-
derbeut, emri i të cilit, megjithatë, do të marrë botën dhe do të mbetet referencë
historike ndër më të qëndrueshmet që ka të bëjë me shtetin e Arbrit, që identifi-
kohet me Skënderbeun dhe luftën e tij, një shtet që kishte tiparet e një monarkie
feudale, pa monark, por me “zot”, që e udhëhoqi në mënyrë despotike.
Por, çfarë titulli kishte autori i tij?
Në historiografinë skënderbegiane ka një ngatërrim në lidhje me titullin e tij
si kryetar shteti.1109
Marin Barleti e quan Skënderbeun “Princ i Epirotëve” (Epirotarum Prin-
ceps).1110 Dhimitër Frangu më 1539 “Princ i Epirit” (principe di Epyrro). Frang
Bardhi më 1636 “Princi i Epirotëve” (Epirotaurum Princeps). Duket se nën ndiki-
min e Barletit Skënderbeu është quajtur Princ edhe nga mjaft historianë të huaj.1111

1109
Frashëri, Kristo: “Skënderbeu – jeta dhe vepra”, Tiranë, 2002, faqe 188.
1110
Barleti, Marin: “Historia e Skënderbeut”, Prishtinë, 1986, faqe 46.
1111
Më gjerësisht shih: P. Jovi (1551), F. Cunberti (1898). Disa e quajnë Skënderbeun “Mbret i Arbërisë”
(Roy d’Alanie), si për shembull J. De Lavardin (1576) ose “Kin gof Albania” siç e quan Cl. C Moore (1850).
Kjo mund të kishte ndikuar që edhe rilindësit tanë në përgjithësi dhe në mënyrë të veçantë Naim Frashëri
mendonin se Skënderbeu kishte qenë “mbreti” i Shqipërisë, siç e cilëson në poemën kushtuar heroit (1899).
Po ashtu Fan Noli, në punimin e tij të parë kushtuar Heroit më 1921, e quajti Skënderbeun “Mbret i Shqipërisë”,
kurse në botimin e vitit 1950 e emërtoi thjesht “Kryezot i Arbërisë”. Sipas Kristo Frashërit, i cili përjashton
që Skënderbeu të jetë quajtur “Kryezot”, ngase në shtetin e Skënderbeut nuk kishte bujarë vasalë, as para, as
pas vitit 1450, mund ta kishte mbështetur nga një letër e Skënderbeut drejtuar princit Feranti G. A Orsjini,
më 31 tetor 1460, ku ai flet për “vasalët e mi” (mili vasali), që në këtë rast ka kuptimin e funksionarëve
vartës dhe jo të feudalëve të vegjël nën sovranitetin ose suzerenitetin e një sovrani.

477
Si në aktet zyrtare evropiane drejtuar Skënderbeut dhe letrat që ka nënshkruar
ai, nuk cilësohet as princ, as mbret, as kryezot, por thjesht “zot”. Pra, në aktet
latinisht: dominus; në italisht: sinor; në spanjisht: senypr;në sllavisht: gospodin.
Kështu, nga një letër që mori nga Alfonsi V, mbret i Napolit, më 14 dhjetor
1447, Skënderbeu quhej “zot i Krujës dhe krahinave të Arbërisë” (Domine Croi
provinciarum que Arbanie).
Skënderbeu, po ashtu, quhej edhe mbret i Epirit, Shqipërisë dhe i Maqedonisë.
Për të Epiri dhe Maqedonia paraqisnin qendrën e mbretërisë mesjetare shqiptare
me rrënjë në antikitet.1112
Kjo ka rëndësi të veçantë, meqë identifikimi me këto mbretëri, ndër më të
njohurat e antikitetit, sidomos me atë maqedone të njohur si perandori botërore,
plotësonte idenë për rikthimin e Arbërisë në një qendër të rëndësishme që do të
bashkonte dy polet e qytetërimit perëndimor: lindjen dhe perëndimin, veçmas në
rrethanat kur tashmë hapësira e tyre ishte shkëputur dhunshëm nga osmanët dhe
kërcënonte që t’i ndante përgjithmonë.
Edhe përkundër këtyre pretendimeve që kishte Skënderbeu rreth rolit të Arbë-
risë në rrethanat e reja dhe misionarizmit universal perëndimor të luftës së tij si mjet
i vetëm për jetësimin e saj, që duhet të kihen parasysh dhe madje të trajtohen para të
tjerave, aleatë e tij të parë dhe të natyrshëm, nuk dëshironin që Skënderbeun dhe
kurorën e tij ta trajtonin me epitetin e mbretit të Epirit dhe të Maqedonisë. Madje,
ndryshe nga Napoli, Republika e Venediku, në traktatin e paqes që nënshkroi me
Skënderbeun më 4 tetor 1448, nuk i njohu atij de jure asnjë titull zyrtar, ndonëse de
facto e trajtoi atë si përfaqësues të krerëve të Arbrit. Arsyet pse Venediku e bëri këtë
janë të njohura. Republika e detit kishte marrëveshje të njohura me Perandorisë
Osmane për zotërimin e bregdetit të Arbrit, të cilat, shtoheshin ose mëngoheshin në
varësi të sukseseve të luftës së Skënderbeut në raport me Osmanët.
Por, edhe Skënderbeu do të sillet në përputhje me sukseset që korrte në fushat
e luftës. Kështu, pas fitores në muret e Krujës mbi Muratin II, në vjeshtën e vitit
1450, ai e quan veten “Zot i Kujës” (dominus Croie), ose “Zot Arbëror” (dominus
albanensis), ose (sinor in Albania) dhe jo “Zot në Arbëri” (dominus Arbanie). Në
verën e vitit 1451, Skënderbeu na del me titullin zyrtar “Zot i Arbërisë”(Dominus
Albaniae). Një muaj më vonë, duka i Milanit i drejtohet Skënderbeut me titullin e
ri “Zot i Shqipërisë” (dominus Albaniae). Këtë titull zyrtar, Skënderbeu e përdori
deri në fund të jetës së tij. Me këtë titull iu drejtuan, pas vitit 1451 pothuajse të gjitha

1112
Shhi G. Raille, 1581: “Georgis Castriotis, is inquani a patre, Epiri que Albaniae, feu Macedoniae, principe,
datur obfes Amurathi Turarum”

478
kancelaritë e huaja. Madje, titulli “dominus Albanie”u fiksua, nëpërmjet inicialeve
DA të vendosura në të dy anët e shqiponjës dykrenore edhe në stemën heraklide.1113
Kur jemi te vulat, krahas asaj shtetërore, me inicialet DA dhe shqiponjën
dykrenore, e cila është kthyer në një emblemë me të cilën lidhet flamuri kombëtar
dhe simbolet e tjera, aktet e veta financiare, Skënderbeu i pajiste me një vulë të
posaçme, të cilën, për siguri, e mbante në formë unaze në dorë (sigillum annu-
lare). Gjurmët e saj janë të depozituara në bankën e Raguzës. Ky lloj vule unazore
kishte karakter sekret (sigullum secretum) dhe shërbente si një lloj kodi midis
Skënderbeut dhe Bankës së Qytetit të Raguzës.1114
Krahas qeverisjes së brendshme, udhëheqjes ushtarake si dhe financave, një
faktor tjetër që ndikoi në konsolidimin e pushtetit shtetëror ishte trajtimi i të
gjithë banorëve dhe, lidhur me të, qëndrimi i barabartë ndaj dy riteve të krishtera
që praktikoheshin në viset e Arbrit (katolikëve dhe ortodoksëve), me çka mund
të tumirët vlerësimi se “feja u dha Arbërve unitetin që u mungonte në shtet,
meqë ajo po ashtu shërbeu si një lidhje për t’i bashkuar me Perëndimin”.1115
Në të vërtetë, lufta e suksesshme e Skënderbeut kundër Osmanëve, nuk do
të ishte e suksesshme jashtë platformës ideologjike të bashkimit të dy kishave të
krishtera, proklamuar në Koncilin e Firencës më 5 korrik 1439, kur u mor
vendimi që kisha sërish të bënte përpjekje për të përballuar ndarjen e vitit 1054,
kufiri i së cilës, drejtpërdrejt rëndonte mbi viset e Arbrit, duke krijuar një kufi
lufte. Në Firencë, ku ishte i pranishëm vetë Papa Eugjen IV, Perandori i Bizantit,
Joan VII Paleologu, së bashku me të vëllanë Dhimitrin, patriarkun e Kostandi-
nopojës Josifin, peshkopin e Nikesë, Visarianin si dhe shumë klerikë dhe për-
faqësues të tjerë, ishte folur shumë për këtë bashkim të kishave, i cili ishte shpa-
llur solemnisht në kishën e katedrales së Firencës i hartuar njëherësh në latinisht
dhe greqisht, por ujdia kishte të bënte më tepër me planet që të restaurohej
Perandoria Romane me anën e parullës së dëbimit të “të pafeve” nga Evropa dhe
deri nga ato pjesë që dikur i patën përkitur Perandorisë.1116
Edhe pse dihet, se bashkimi i kishave nuk do të bëhet, ngaqë në Lindje, pra
në Bizant, nga viti 1402, kishte fituar parulla e disfatistëve bizantinë: “Më mirë
Turku se Frengu!”1117, e cila i kishte rrënjët te sjellja e një pjese të klerit ortodoks, të
cilët prej kohësh forcimin e pandalshëm të Perandorisë Osmane dhe depërtimin e
1113
Frashëri, Kristo: “Skënderbeu – jeta dhe vepra”, Tiranë, 2002, faqe 191.
1114
Po aty.
1115
Noli, Fan S: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Tiranë, 1967, faqe 43.
1116
Më gjerësisht për këtë “bashkim” shih te Erhard: “Geschichte des Wiederaufblühens“, München, 1980.
1117
Noli, Fan S: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Tiranë, 1967, faqe 55.

479
islamit e shihnin një rast që t’i hakmerreshin katolicizmit, në mënyrë që të përfito-
nin, siç kishte ndodhur në të vërtetë, megjithatë, ishin Hungarezët e kërcënuar
drejtpërdrejt nga pushtimet osmane, ata të cilët frymën e “bashkimit” të Koncilit të
Firencës, do ta kuptojnë si një rast të mirë, që të bëjnë përpjekje për një luftë të
përbashkët kundër Osmanëve.
Kishte madje optimistë, siç ishte Giovano Torzelo, funksionar i lartë bizantin
me prejardhje italike dhe i lidhur me italikët, që llogariste edhe fuqinë e Arbërisë në
këtë luftë si shumë të rëndësishme, meqë sipas tij kishte dy zotë që mund të
ngrenë 20 mijë luftëtarë kalorësdhe që gjithashtu, sapo të shikonin të vinte një
fuqi e krishterë, do të kthenin menjëherë kundër Turkut.1118
Nëse mund të pranohet vlerësimi se “koncili i bashkimit”, ndoshta mund të
kishte ndikuar te largimi i Skënderbeut nga detyra më 1440 (bëhet fjalë për postin
e subashit që e mbante në Krujë pas vdekjes së të et, Gjon Kastriotit) 1119, me
siguri se frymën e këtij “bashkimi” Skënderbeu do ta shfrytëzojë në mënyrën më
të mirë të mundshme për nevojat e brendshme, pra që t’i heqë mundësitë e të
gjitha ndasive, të cilat do të mund t’i ktheheshin në pengesa të mëvonshme.
Madje, që të gjitha faktet flasin se Skënderbeu, koncilin e shfrytëzoi që t’i forcojë
trendet e njohura që edhe kishat ortodokse të lidheshin me kishën e Romës pa i
prerë lidhjet me Kostandinopojën, trendë këto që kishin filluar në çerekun e fundit të
shekullit XIII, kur kishat ortodokse të viseve që u përfshinë në “Mbretërinë e
Arbërisë” nga Rubiku deri në Himarë, të krijuara nga mbreti katolik frëng i Napolit,
Karli I Anzhu, pa e ndryshuar ritin kishtar tradicional bizantin.
Edhe pse kjo gjendje nuk mund të shihet jashtë trysnisë së faktorit politik,
siç ishte ai i ndikimit Anzhu dhe rrethanave kur vendet e Arbrit po kalonin nëpër
një ndryshim të detyrueshëm, të cilët synonin të krijonin Perandorinë Latinë të
Lindjes që u shemb në vitin 1260, megjithatë, nuk duhet lënë pas dore edhe
faktorin arbëror - interesi madhor i Arbërve, të cilët i shqetësonin lakmitë përpush-
tim tokash drejt Adriatikut të feudalëve ortodoksë të Rashës dhe bindja e tyre se
këtë rrezik mund ta përballonin vetëm me përkrahjen e Anuzhuve dhe jo të
Bizantinëve ortodoksë të dobët dhe, aq më tepër, aleatë të Sllavëve.1120
Kështu, një nga dioqezat e para ortodokse që u lidh me Romën ishte peshko-
pata e Krujës, e cila vepronte nëpërmjet Kryepeshkopatës ortodokse të Durrësit, nën
varësinë e Patriarkatit të Kostandinopojës që kur ndeshet për herë të parë në

1118
Plasari, Aurel: “Skënderbeu”, Tiranë, 2010, faqe 296.
1119
Inalxhik, Halil: “Iskender Beg”, në “Enciklopedie de L’Islam”, nouv, ed. Etc, vëll. II, Leyden, Paris,1961.
1120
Frashëri, Kristo: “Skënderbeu”, Tiranë, 2002, faqe 185.

480
Koncilin e Kostadinopolitas Fotian të vitit 879 deri kur përmendet për të fundit herë
në listën e kishave lindore, në Taktikonin e Mihal Paleologut, më 1282.1121
Ngjashëm do të ndodhë edhe me disa dioqeza të tjera ortodokse të mitropo-
lisë së Durrësit, me ç’rast fshihen përfundimisht nga gjeografia kishtare peshkopata
ortodokse e Cërrikut, Kunavisë, Drishtit, Pultit, Shkodrës dhe e Tivarit, ose që disa
prej tyre e kthejnë fytyrën nga Roma dhe lidhen me Selinë e Shenjtë (peshkopata e
Stefaniakës në Dibrën e Poshtme episcopus Stephaniensis, Peshkopata e Lisit në
krahinën e Matit, Peshkopata e Pulheriopolit, e ajo e Vlorës, e cila zuri vendin e
Peshkopatës së Apolonisë).1122
Fenomeni i shkëputjes së lidhjeve me Kostandinopojën dhe me Selinë e
Shenjtë u shtri në pjesën më të madhe të vendeve të Arbrit dhe kjo mund të
shpjegohet sa me rritjen e rrezikut të pushtimit sllav, sidomos pas pushtimeve të
Stefan Dushanit në gjysmën e parë të shekullit XIV, e sa me rënien e Perandorisë
Bizantine, sundimi i së cilës në Arbëri mori fund në mes të të njëjtit shekull, me
ç’rast Arbërve ua krijuan bindjen dhe i bënë të shpresonin se shpëtimi i tyre mund
të vinte vetëm nga Perëndimi.1123
Sipas Farlatit, shikimi arbëror kah krishterimi perëndimor shpjegohet edhe
me të dhënën se në shekullin XV gjeografia kishtare në Arbëri ishte në dobi të
kishes katolike romane me tetëmbëdhjetë seli peshkopate, disa prej të cilave me
një histori të pandërprerë që prej agimit të Krishtërimit.1124
Lufta e Skënderbeut duhet t’i ketë forcuar edhe më tepër këto prirje, madje
deri në atë masë, saqë “çdo peshkop ishte mbledhës fondesh për kryqëzatën e
Skënderbeut; çdo kallogjer ishte një agjendë propagandistike i tij”.1125
Kjo mund ta ketë shtyrë Nolin të vlerësojë se “feja u dha Shqiptarëve unitetin
që u mungonte si shtet”, gjë që sipas tij, “feja ka shërbyer po ashtu edhe si një
lidhje për t’i bashkuar me Perëndimin”. 1126
Si rrjedhim, kur Skënderbeu shpalosi flamurin e luftës çlirimtare, gjeografia
kishtare e Arbërisë, paraqitej me tri ngjyra: në viset veriore dhe verilindore mbi-
sundonte kisha katolike, e lidhur nga pikëpamja kanonike, rituale, organizative dhe
politike me Romën; në krahinat qendrore jugore dhe juglindore vazhdonte të sun-
1121
Më gjerësisht shih: “Acta et Diplomata res Albaniae Mediale Aetis Illustratia”, vol I, Vjenë, 1913, dok,
nr, 57; Farlati, D: “Illyricum Sacrum”m vol. VII, Venetis, 1817, faqe 414.
1122
Po aty.
1123
Frashëri, Kristo: “Skënderbeu”, Tiranë, 2002, faqe 186.
1124
Farlati: “Illyrici sacri”, Vëll, VII, f.IX-XIV; Jireček, K: “Handelsstrasen und Bergwerke von Serbien
und Bosnien wehrend des Mittelalters”, Prag 1879, faqe 16.
1125
Shih Theiner: “Monumenta Slavorum”, vëll. I. Nr. DOVI, f 427-8.
1126
Noli, Fan Stilian: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Tiranë 1967, faqe 43.

481
donte kisha ortodokse, e cila edhe pse e drobitur nga pushtimi osman i ruante në
parim lidhjet kanonike, rituale, organizative dhe politike me Patriarkatin e Kostan-
dinopojës dhe shfaqej si shumicë; ndërsa në viset midis tyre, mbisundonin kishat e
quajtura më vonë unite, të cilat respektonin ritin dhe liturgjinë tradicionale
bizantine, kurse në pikëpamje organizative e politike qenë lidhur me Selinë e
Shenjtë Romane.
Pavarësisht nga preferencat që pati për Selinë e Shenjtë Romane, Skënderbeu
qëndroi dhe veproi mbi këto ngjyra.1127
Kjo, madje, mund të vërtetohet më së miri me faktin se në radhët e veta ai
pati bashkëpunëtorë të vet, komandantë ushtarakë nga tri ngjyrat kishtare – kape-
danë si Tanush Topia (i kishës katolike të Durrësit), Zakaria Gropa (i kishës
ortodokse të Ohrit), Kuka (i kishës uniate të Stefaniakës). Po ashtu, ai ngarkoi me
misione diplomatike, jo vetëm prelatë të ritit katolik, si Engjëllin, por edhe prelatë
të ritit lindor si peshkopin e Krujës, Stefanin.1128
Qëndrimi i njëjtë që mbante Skënderbeu ndaj dy kishave të krishtera shihet
edhe nga një shkrim hagjiografik mbi jetën dhe veprimtarinë e Nifonit - arvanitas
nga Morea, i cili u bë patrik i Kostandinopojës në dhjetëvjeçarët e fundit të shek.
XV, me ç’rast bëhet e ditur se para se të kurorëzohej patrik i Kishës Lindore,
bashkë me Zakarinë kishte udhëtuar për në Krujë, ku ishte takuar me Skënderbeun
dhe aty ai ishte bindur për respektin e madh që tregonte ai edhe për kishën lindore.
Skënderbeu, sapo të bashkojë feudalët e Arbrit dhe sukseset e luftës të ndikoj-
në që ky bashkim të kthehet në shkrirje të brendshme, do t’u kthehet përpjekjeve
që forcimi dhe mbështetja e shtetit të Arbnit të lidhet edhe me ndihmën që atij do
t’i vijë nga Perëndimi, në radhë të parë, nga aleatët e mundshëm përtej Adriatikut
dhe Vatikani si udhëheqës shpirtëror i krishterimit, me çka, dashur a pa dashur,
lufta e suksesshme me Osmanët, do ta kthejë në mbrojtës të Perëndimit dhe të
krishterimit në përgjithësi dhe se ky relacion i ri detyronte bashkimin perëndimor
rreth një fronti dhe strategjie të përbashkët, të nisur qysh në Koncilin e “bashkimit”
të Firencës për t’u kthyer në një fushatë të krishterë, ku sipas të gjitha gjasave,
Skënderbeu dhe Arbëria do të luanin një rol të rëndësishëm.
Kjo pozitë dhe ky rol, që dilte si fryt i rrethanave, Skënderbeut nuk do t’ia
ndryshojë as sjelljen e as qëndrimin që kishte se luftën duhej ta bënte vetë dhe
me të gjitha forcat, ndërkohë që nga jashtë ajo do të ndihmohej me të gjitha
mjetet, dhe se ndihma më e madhe do të ishte po qe se vendet e krishtera, secila
1127
Po aty, faqe 187.
1128
Po aty.

482
veç e veç, por edhe të bashkuara, do të hynin në luftë me Osmanët, qoftë në
vijën e parë të fronteve, ku ato tashmë shfaqeshin, qoftë edhe me shpalljen e luftës
së përbashkët Osmanëve nga të gjitha vendet e krishtera, pa marrë parasysh
largësitë dhe gjendjen fizike me ta në mënyrë që ajo të përgjithësohej.
Në këtë gjendje, ashtu si vepronte, pra e kthyer në një fushëbetejë të përher-
shme ku Osmanët pësonin disfata, pse nuk ia dilnin që të thyenin rezistencën e
Arbërve duke ua marrë kështjellat dhe hapësirën prej nga vepronin, Arbëria e
Skënderbeut shfaqej si emërues i përbashkët i një lufte të Perëndimit kundër Os-
manëve në një front, që do të ishte e mundshëm nëse do të mbështetej mbi
interesat po ashtu të përbashkëta të bërjes jashtë përvojës së deriatëhershme, të
shumtën e karakterizuar në njërën anë me vija frontesh të shkëputura (Lufta e
Maricës në vitin 1371, Lufta e Fushë-Dardanisë në vitin 1389 dhe lufta e dytë e
Dardanisë në vitin 1448, rëndom të bëra nga popujt e Ilirikut dhe ata të Europës
Qendrore), dhe në tjetrën anë, me sehir të të tjerëve, ose me lidhje të marrëvesh-
jeve të veçanta me Osmanët, siç ishin ato të venedikasve, të cilat u kanë shkuar në
dobi Osmanëve dhe në dëm atyre që janë përfshirë në vijën e luftës me ta.
Skënderbeu këtu do të fillojë të shohë dhe të kuptojë praktikisht shpërputhjen
midis asaj që për Perëndimin dhe me të edhe për krishterimin paraqet interes të
përbashkët dhe sjelljes së njëmendët në mbrojtje të tij, kur do të dalin në pah
interesat e veçanta, të cilat do të vihen mbi ato të përbashkëta, ku lufta e Arbërve
do të shfaqet e mirëseardhur, por që të mbetej dhe të përqendrohej në hapësirën e
tyre sa më gjatë që të jetë e mundur duke ngujuar osmanët aty me çka ata freno-
heshin në një cep të saj. Ndërkohë që prapa lustrës së përkrahjes së saj, lavdisë dhe
ndonjë ndihme me mjete që do të bëhej me shumë zhurmë, do të bëheshin bisedi-
me të fshehta me Osmanët dhe madje edhe marrëveshje, siç do të jenë ato të
Venedikut, të cilat në disa raste, do të anashkalojnë fare interesat strategjike të
Perëndimit si tërësi, ku kundërvënia atyre paraqiste atë të rrosh apo mos të rrosh.
Këtu, madje duhet parë edhe arsyet e njëmendta të dështimit të asaj që nga papa
Piu II ishte paraparë si kryqëzatë e krishterimit kundër Osmanëve, e cila duhej të
udhëhiqej nga Skënderbeu. Vdekja e papës Piu II, kur po bëheshin përgatitjet e
fundit dhe Skënderbeu anuloi edhe një marrëveshje paqësore që kishte bërë me
Sulltanin, mund të kishte pasur ndikim që ajo të mos fillonte në kohën e caktuar,
por assesi që të mos bëhej fare. Sepse, koha do të tregojë se Perëndimi as që ishte i
gatshëm për diçka të tillë, meqë luftën e përbashkët pos me fjalë, jo vetëm nuk e
bënte, por as që e donte, nga shkaku se gjithnjë e më shumë përdorte marrëveshjet
e fshehta me Osmanët.

483
Vizionit të Skënderbeut për një shtet të fuqishëm të krishterë të Arbrit në
hapësirën e vet etnike, i cili po qe se do të mund të dëshmohej në luftë kundër
Osmanëve, do të mund të paraqiste një bazë të mirë për rimëkëmbjen e Peran-
dorisë së Romës së paku në pjesën europiane, krahas hezitimeve të vendeve të
krishtera përtej Adriatikut që të pranonin rolin e tij si prijës të kryqëzatës i cili do
të udhëhiqte Perëndimin kundër Osmanëve, grushtin më të madh do t’i japin
fqinjët e tyre, në radhë të parë Sllavët dhe Grekët. Këta të parët, jo vetëm që nuk
do të përfshihen në luftën e Arbërve kundër Osmanëve, por do të bëjnë çmos që
ajo të mos fitonte përmasat e vijës së parë të ndeshjes me Osmanët, siç i kishte
paraparë Skënderbeu me anën e Luftës së dytë të Dardanisë të vitit 1448,1129 ku
krahas të Hungarezëve, Kroatëve, Polakëve do të duhej të merrnin pjesë edhe
Rasianët, Arbrit dhe Grekët. Ajo do paraqiste një rast të mirë për një shpagim të
përbashkët ndaj humbjes në luftën e parë të vitit 1389.
Të dhënat e shumta tregojnë se kjo luftë do të jetë humbur para se të kishte
filluar si duhej, kur princi Gjuragj Brankoviq, i njohur për vasalitetet dhe aleancat
me Bajazitin, (me Mehmetin I dhe Muratin II), jo vetëm që nuk do të përfshihej
në të, sipas marrëveshjes paraprake me Huniadin dhe Skënderbeun, por me një
dredhi të madhe, së pari do të pengojë depërtimet e Huniadit drejt Dardanisë, të
cilat duhej bërë nëpër zotimet e tij dhe pastaj, sipas një marrëveshje të fshehtë
me Osmanët,1130 disa nga njësitë e veta do t’i fusë në luftë kundër Hungarezëve
edhe para kohës së caktuar për betejë, që ishte bërë sipas marrëveshjes të fillojë
më 19 tetor të vitit 1448 në Dardani.
Thika që Huniadit do t’i vijë nga tradhtia e Brankoviqit para se forca e tij
kryesore ushtarake të arrijnë në Dardani, lidhet edhe me një faktor tjetër – Vene-
dikun, i cili, në forma të ndryshme ishte përfshirë në dredhitë dhe lojërat sllavo-
osmane kundër Skënderbeut dhe aleancës së krishtere kundër Osmanëve. Sipas
burimeve të njohura, merret vesh se sapo Skënderbeu dhe Huniadi, në
bashkëpunim me Brankoviqin, do të caktojnë kohën e betejës së dytë të
Dardanisë (nga mesi i tetorit), venedikasit do të fillojnë veprimet luftarake në
veriperëndim të Arbërisë për t’i rikthyer disa nga tokat që Skënderbeu i kishte
marrë prej tyre me anën e luftës.
Venediku, nga druajtja se do t’i humbte edhe zotërimet e tjera që mbante në
bregdetin shqiptar, kishte pranuar humbjen e tyre me kusht që ai të mos shkonte

1129
Shih Malkom, Noel: “Kosova, një histori e shkurtër”,Prishtinë, 2001.
1130
Po aty.

484
më këndej. Madje Venediku, sipas një marrëveshje me Skënderbeun, kishte pranuar
që atij t’i jepej edhe një tribut prej 1400 dukatesh në vit.1131
Marrja e papritur me venedikasit Skënderbeut ia theu rrugën për në Dardani
për disa ditë, kështu që, njësitë kryesore për atje, të cilave u priu vetë, i nisi më
katër tetor, pra me një vonesë prej tri javësh, vonesë kjo që do të jetë e kobshme
për fatet e luftës me Osmanët në Dardani, ngaqë do të bëhet e ditur se sapo Skën-
derbeu, nga dy drejtime do t’i afrohet Fushës së Dardanisë (nga Prizreni dhe nga
Shkupi), ndeshi pjesë të ushtrisë së Huniadit të thyera në ikje e sipër. Aty e mësoi
të vërtetën e hidhur dhe me të shpejtë kthehet në Krujë, ngaqë e kishte më se të
qartë se humbja e asaj beteje paraqiste më shumë se aq: humbjen e shpresës për
frontin e përbashkët të vijës së parë të ndeshjes me Osmanët midis Arbërorëve,
Rasianëve dhe Hungarezëve, të ndihmuar nga Bullgarët, Grekët dhe Vllahët, ku
do të përfshiheshin edhe Kroatët dhe Boshnjakët, të cilëve pastaj do t’u vinin në
ndihmën vendimtare Gjermanët, Polakët, Francezët dhe principatat dhe mbretëritë
e tjera italiane dhe ato spanjolle, në atë që do të paraqiste kryqëzatë krishtere
kundër Osmanëve, pikërisht si do ta ketë paraparë edhe Papa Piu.1132
Disa burime, megjithatë, theksojnë se Skënderbeu, para se të kthehej ndëshkoi
Gjuragj Brankoviqin në afërsi të Krushecit, (por nuk dihet se a do të ketë ndodhur
fare kjo) prej nga pastaj nga drejtimi i Shkupit mori masat që barra e vijës së parë
të ndeshjeve me Osmanët, të rrudhej gjithandej nga shtriheshin tokat e vendeve të
Arbrit, të cilat ai tashmë i kishte bashkuar dhe i nënshtroheshin një drejtimi të për-
bashkët. Humbja e kësaj lufte dhe ndërlidhja e prapaskenave midis despotëve va-
salë të sulltanit dhe venedikasve do t’ia bëjnë me dije se kishin qenë iluzore si
lidhjet e familjes së tij me princat e Rashës (me origjinë tribale dhe të përbashkët
kishin rrënjën ilire-dardane, ose që ishin Ilirë të sllavizuar, krejt një) dhe ato me
kishën sllavo-ortodokse rreth asaj se përballë rrezikut osman, ato duhej t’u shër-
bejnë interesave të përbashkëta, siç kishin qenë iluzore edhe premtimet e Venedi-
kut rreth aleancave të përbashkëta të Perëndimit kundër Lindjes (Osmanëve), që
do të ktheheshin në një kryqëzatë të shenjtë, të cilave Republika e Shën Markut, jo
vetëm që nuk do t’u bashkohej, por edhe do t’u vë ndërskëmbëse të vazhduesh-
me.1133
Në të vërtetë, raportet e Skënderbeut me venedikasit, përkundër disa marrë-
veshjeve si dhe ndihmave të herë pas hershme që ka marrë nga senjoria, asnjëherë

1131
Po aty.
1132
Shih: Plasari, Aurel: “Skënderbeu”, Tiranë, 2010, faqe 385-414.
1133
Po aty.

485
nuk kanë qenë miqësore e as të sinqerta, ngaqë për venedikasit Skënderbeu ka
shfaqur përherë shqetësimin qoftë kur arrinte suksese – meqë ato preknin interesat
e saj në viset arbërore ku ajo mbante shumë pjesë, ose kur ishte i detyruar të lidhte
marrëveshje paqeje me Osmanët, meqë ato mund të dobësonin pozicionin e tyre
në këtë pjesë, që ajo e konsideronte si shumë të rëndësishme për interesat e saj
ekonomike, por edhe politike edhe në raport me Perandorinë Osmane.
Këto raporte, zunë të kthehen në mosbesuese për të mbetur të tilla deri në fund,
kur Skënderbeu ia doli të mbledh Lidhjen e Lezhës, të quajtur si Lidhje Shqiptare
të parën e llojit të tillë mbi të cilën u bë përpjekje që të vendosej uniteti i brend-
shëm në luftë kundër Osmanëve, por edhe për bashkimin e trojeve të copëtuara
shumë prej të cilave (disa nga qytetet bregdetare) gjendeshin në zotimet venedikase.
Siç pritej Venediku, jo vetëm që nuk e njohu këtë Lidhje historike shqiptare, por u
mundua që atë ta zhvlerësojë në të gjitha mënyrat. Në disa nga aktet që nxori
Senati (kryesisht raporte me Skënderbeun në rrethanat e reja), ai cilësohej jo si
Kryetar i Lidhjes Shqiptare, por si “një ndër zotërinjtë e këtyre viseve” (diti do-
mini Jeorgia et aliorum dominorum circumtantiam), me çka për Venedikun ai
ishte vetëm si zot i dy krahinave malore, larg zotërimeve të saj në Adriatik.1134
Natyrisht se Venediku dëshironte që Skënderbeun ta shihte të shkëputur nga
fuqia dhe ndikimi i brendshëm që ai tashmë e kishte arritur me Kuvendin e
Lezhës ngaqë u pa se ai donte të krijonte nga një grusht zotërinjsh të vegjël
Arbërorë (shumë prej të cilëve deri atëherë ishin kush më shumë e kush më pak
në pozitën e klientelës ndaj Republikës) një organizim shtetëror, gjë që fuqizimi
i mëtejshëm i pushtetit të Skënderbeut nënkuptonte edhe përfshirjen e qyteteve
bregdetare shqiptare që ndodheshin në zotërimin e tij.1135
Edhe pse nga disa burime mund të kuptohet se Skënderbeu nuk e dëshironte
një konflikt me Venedikun, veçmas në rrethanat kur ai kishte përballë ushtritë
osmane që po vërshonin nga të katër anët të vendosura t’i jepnin fund asaj që ata
e quanin kryeneçësi kundër sulltanit, megjithatë ai ishte i pashmangshëm, ngaqë
shkas për konfliktin u bë qyteti i Danjës,1136 që u provokua nga venedikasit, të
cilët shfrytëzuan një hasmëri midis familjeve të njohura Zaharisë, zot i Danjës
dhe Lekë Dukagjinit, zot në të dy Pultet, që sipas një varianti të zmadhuar dhe

1134
Frashëri, Kristo “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Tiranë 2002, faqe 145.
1135
Më gjerësisht shih te Bartl, P: “Relazioni fra Scanderbeg e Venezia”, në “V Convegno Internazionale di
Studi Albanesi – V Mbledhja Ndërkombëtare Studimesh Shqiptare”, 1968, Atti/Akte, Palermo 1969, f. 162-163.
1136
Shih Frashëri, Kristo: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Tiranë 2002, faqe 146.

486
me shumë fantazi të priftit italian G. Biemmit “si një konflikt dashurie me
intriga u kthye në një tragjedi të madhe”.1137
Ky vlerësim, pak a shumë, pranohet edhe nga F. Noli.1138Por, anashkalohet fare
nga M. Barleti, i cili gjithë çështjen e rrudh te kundërshtimi i banorëve të Danjës që
kundër synimit të Lekë Dukagjinit ta merrte Danjën, gjë që kjo bëri që nëna plakë e
Lekë Zaharisë së vrarë nga Dukagjinët, e cila nuk kishte trashëgimtarë, zotërimin e
të birit t’ua dorëzojë venedikasve të Shkodrës, me çka sipas Barletit, Venedikasit
morën përsipër përgjegjësinë e rëndë të luftës kundër princërve Arbërorë.1139
Ishte e pritshme që rënia e Danjës në duart e venedikasve të përjetohej si një
humbje për Lekë Dukagjinin, por edhe për Lidhjen Shqiptare dhe Skënderbeun, i
cili sipas Barletit, “ u tërbua, ngaqë pushtimi i saj ishte një pykë që vështirësonte
bashkimin e viseve veriore me shtetin shqiptar”. 1140 Sepse, sipas Barletit, midis
Skënderbeut dhe Lekë Zaharisë, që nuk kishte trashëgimtar, kishte ekzistuar një
marrëveshje, që si thuhet “kush të vdesë i pari pa fëmijë, t’i lërë tjetrit që do të
mbetej gjallë mbretërinë për ta pasur në bazë të së drejtës së marrëveshjes”.1141
Në këto rrethana, krahas Venedikut, si shkelës i marrëveshjes, shfaqet edhe
Lekë Dukagjini, i cili për vite të tëra u distancua nga Skënderbeu, ngaqë ai gati
sa nuk hyri në luftë me të për këtë çështje, që mbase këtë edhe do ta bënte po
mos të ishte se kishte për bashkëluftuar të vëllain Nikollë Dukagjinin, i cili, po
ashtu kërkonte që ta shtinte në dorë për vete kështjellën e Danjës.1142
Duke i pasur parasysh rrethanat e brendshme, pra interesat e Dukagjinëve
dhe ato të jashtme, të cilat ishin te një natyre strategjike, Skënderbeu nuk u ngut.
Kjo nxori në pah sensin e tij të njohur politik dhe diplomatik karshi rrethanave të
tilla tepër të rëndësishme. Kështu që, çastin që të futej në luftë me Venedikun, e
hetoi në vjeshtën e vitit 1477. Me këtë rast thirri mbledhjen e Lidhjes Shqiptare.
Nga aty kërkoi që të dalë vendimi për shpalljen e luftës Venedikut nëse nuk do
t’ia kthente Lidhjes qytetin e Danjës.
Ndonëse ky vendim u kundërshtua nga anëtarë (Pjetër Spani dhe Gjergj Dush-
mani - zotërit e Pultit të Epërm), të cilët me këtë rast edhe u larguan nga “Lidhja
Shqiptare”, megjithatë, ai për herë të parë, bëri një demonstrim të suksesshëm
nga brenda dhe për jashtë, me ç’rast tregoi se Lidhja, nuk mund të pajtohej që
1137
Shih Giammaria,Biemmi: “Istoria di Giorgio Castrioto Skander-begh”, Brescia, 1742.
1138
Shin Noli, Fan S: “Gjergj Kastrioti Skëndereu”, Tiranl 1957, faqe 91.
1139
Barleti, Marin: “Historia e jetës dhe veprës së Skënderbeut”, Prishtinë 1968.
1140
Më gjerësisht rreth qëndrimeve të Barletit shih “ te K, Frashëri “Gergj Kastrioti Skënderbeu”, Tiranë
2002, faqe 148.
1141
Po aty.
1142
Po aty.

487
me pushtimin më parë të Drishtit dhe më pas të Danjës, Venediku të shtinte
nëdorë dy ”çelësat” që kontrollojnë rrugën e dy Pulteve (Dukagjinit) dhe të
malësive të tjera verilindore.1143
Por, lufta me Venedikun rreth Danjës, për Skënderbeun nuk ishte vetëm një
matje e rëndësishme që të siguronte tërësinë e shtetit të sapoformuar nga “Lidhja
e Lezhës”. Përkundrazi, ajo shfaqej edhe si një hesap i jashtëm që si i tillë mund
të fuste në lojë shumë faktorë në dobi të tij, meqë Venediku tashmë ishte në një
konflikt me Dukatin e Lombardisë. Kjo e shtyri edhe Papatin të ndërhynte, në
mënyrë që të mos dobësohej lufta antiosmane e Shqiptarëve e cila ishte në vlug,
ndërkohë që as fryma e saj në Perëndim të mos fashitej me një luftë midis
Shqip-tarëve dhe venedikasve. Kështu, për të shmangur çfarëdo përçarje, Papati
përgëzoi Skënderbeun për luftën me sukses që po zhvillonte kundër Osmanëve
si “atlet tepër i fuqishëm” (fortissimo atleta) në mbrojtje të fesë së krishterë dhe
“goditës sypatrembur” (intrepido pugile) në mbrojtje të nderit, të rritjes dhe të
stabilitetit të fesë së krishterë në qytetet dhe katundet e Shqipërisë. Ndërsa, në
tjetrën anë, nga Venediku, në raport me Skënderbeun dhe kërkesat e tij, kërkonte
sjellje të duhur, ngaqë, lufta e tij kundër Osmanëve, ishin të lidhura me interesat
madhore të Perëndimit. Por, si do të shihet, çështja madhore e interesave të
perëndimit, të cilat lidheshin me luftën e Skënderbeut kundër osmanëve, nga
Venediku shiheshin ndryshe, pra në përuthje me interesat e Republikës së Shën
Markut në bregdetin shqiptar. Kjo kishte bërë që Venediku të hynte në aleanca të
fshehta me Osmanët. Sipas kësaj marrëveshje, Osmanët kundër Skënderbeut, në
krahun e Dibrës, duhej të hidhnin një ushtri, që do të shpërqendronte luftën me
Venedikun, që zhvillohej në veri, në Drin. Sipas burimeve të kohës në betejën
vendimtare që u zhvillua në korrik të vitit 1448 luftëtarët e Skënderbeut mundën
ushtrinë venedi-kase të komanduar nga Daniel Gjurici.1144
Fitorja e Skënderbeut mbi venedikasit vërtetohet edhe nga traktati i paqes që
u nënshkruar midis tyre më 4 tetor 1448. Paraprakisht kjo fitore si dhe marrëveshje
me venedikasit, për Skënderbeu pati një çmim të hidhur, meqë ajo kaloi nëpër
një disfatë, të parën në luftë kundër Osmanëve, atë të humbjes së Sfetigradit, e
cila vlerësohet se paraqiste një sakrificë për t’u shpëtuar Kruja, e cila u bëri ballë
sulmeve të fuqishme osmane të drejtuara nga Murati II.1145

1143
Po aty, faqe 150.
1144
Rreth fitores së Skënderbeut kundër venedikasve në verën e vitit 1448 shih Barleti, M: “Skënderbeu”,
Prishtinë, 1968 si dhe Biemmi, G. “Istoria di Giorgio Castrioto Scander-begh”, Bresia 1742; Noli, Fan S:
“Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, Tiranë 1967, faqe 89.

488
Humbja e Sfetigradit, por mbrojtja e Krujës dhe marrëveshja e paqes me
Venedikun e tetorit të vitit 1448, Skënderbeun e faktorizuan edhe më në sytë e
Papatit, që tashmë e shihte si “engjëll shpëtimtarë” dhe në sytë e Venedikut, që
ndonëse ia dolën që disfatën me ushtrinë e tij në Dri, me rikthimin e Danjës dhe
pjesëve të tjera përtej lumit Drin, ta kthejnë në një fitore diplomatike, ishin të
vetëdijshëm se rezistenca e tij mund t’u shkonte për shtati që të mbanin të hapura
edhe prapaskenat me Osmanët, kështu që kjo nuk i ndali nga loja e tyre e dyfishtë,
ku nuk mungonin prapaskenat e ndryshme.
Edhe përkundër këtyre prapaskenave, disa prej të cilave mbase edhe mund
t’i kishte paraparë, sepse i njihte raportet e tilla, megjithatë, mund të thuhet se
Skënderbeu nuk ka qenë kurdoherë i vetëm në luftën e tij epike, ngaqë në mënyra
të ndryshme, ka qenë i përkrahur edhe nga faktorë të fuqishëm, të tillë si Papati,
Mbretëria e Napolit, Qyteti i Raguzës, e madje në disa momente edhe nga Repu-
blika e Venedikut,1146përkundër faktit se me Venedikun kishte telashe të mëdha,
ngaqë mbikëqyrte qytetet kryesore të Adriatikut (Durrësin, Lezhën, Drishtin,
Ulqinin, Tivarin dhe Shkodrën) dhe pjesë të tjera në Veri, ku e ka burimin edhe
sintagma “Arbëri Veneciane”.1147
Meqë Arbëria ishte ura e fundit katolike-romane në Ilirik dhe papët bënin
çmos për ta ruajtur dhe për ta zgjeruar, ishte e qartë se ajo duhej të ndihmohej
me të holla dhe me njerëz (ushtarakë). Tek e fundit mbështetjen e çfarëdo rezis-
tence kundër Osmanëve, si prioritet të Perëndimit, e kishte formuluar edhe Koncili
i Firencës i vitit 1448-1449. Edhe pse Foigti dhe Falmerajeri thonë se papët i ndih-
muan Skënderbeut vetëm me bekime apostolike dhe me ligjërata
panagjerike,1148megjithatë, ka dokumente që provojnë se papët Nikolla V (1447-
1453), Kaliksti III (1453-58), Piu II (1458-1473) i ndihmuan Skënderbeut me të
holla tingëlluese që arrinin në mijëra dukatë ari nga thesari papal.1149 Kështu, më

1145
Rreth disfatës së Sfetigradit dhe paqjes me Venedikun shih. Noli, Fan S:“Gjergj Kastrioti
Skënderbeu”,Tiranë 1956, faqe 93; Frashëri, Kristo “Skënderbeu”, Tiranë 2002, faqe 158; Plasari,
Aurel:“Skënderbeu”, Tiranë 2010
1146
Noli, Fan S: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Tiranë, 1967, faqe 37
1147
Më gjerësisht shih: Schmitt, Oliver Jens: “Arbëria veneciane”, Tiranë, 2008, ku jepet një tablo e gjerë, ndo-
nëse e mbivlerësuar e raporteve midis Vendedikut dhe Skënderbeut, që kanë të bëjnë me praninë e Venedikut
në Adriatikun shqiptar thuajse në të gjitha fazat historike dhe rolit që ka luajtur në jepën ekonomike, politike të
hapësirës shqiptare.
1148
Fallmerayer, Johann Philipp: “Das Albanensische Element in Grichenland”, Münich, 1866, vëllimi IX, f. 88.
1149
Më gjerësisht shih: Farlati, vëllimi VII, faqe 421; Pastor, Ludwig: “Geschichte des papstums”, 1891,
vëll. IV, faqe 86; Gegaj, Athanas: “L’Albanie et L’Invasion turque au XV-eme Siece”, 1937, faqe 144.

489
1467 Skënderbeu mori si ndihmë 1500 dukatë nga Ferdinandi i Napolit, 3400
nga Venediku dhe 9250 nga Papa Piu II.1150
Sipas Nolit, arsyet e kësaj përkrahjeje të vazhdueshme ishin të qarta: Skënder-
beu ishte aleati i tyre më i sigurt, sepse pothuajse për njëzet e pesë vjet luftoi
vazhdimisht kundër armikut të përbashkët, vetëm me dy ndërprerje të shkurtra
prej afër gjashtë muajsh secila, të cilat i ngujuan Osmanët në atë pjesë, duke ndi-
kuar dukshëm frenimin e përpjekjeve të tyre që ta kalonin Otranton. 1151Meqë
sipas, Papë Kalikasit III, me anën e një letre kishte pranuar se Skënderbeu kishte
bërë për fenë më tepër se gjithë princat e tjerë katolikë, këshillon legatin e tij t’i
dorëzonte Mbretit të Bosnjës një pjesë të fondeve të mbledhura në Dalmaci për
kryqëzatën e re, që ky, i nxitur nga ndihma financiare, të bëhej “një Skënderbe
tjetër”.1152
Krahas Selisë së Shenjtë, ishte Napoli që më së shumti do t’i ketë ndihmuar
Skënderbeut nga çdo pikëpamje. Kjo ishte edhe e arsyeshme ngaqë bregu lindor
i mbretërisë së Napolit gjendej vetëm pesëdhjetë milje larg, në disa pika midis
Brindisit dhe Vlorës. Kështu, me qëllim vetëmbrojtjeje, mbretëria e Napolit i
ndihmoi Skënderbeut për ta zgjatur qëndresën e tij dhe për ta mbrojtur Arbërinë,
e cila ishte, në njëfarë kuptimi, një kryeurë napolitane.1153
Veç kësaj, nuk ishte vetëm ndjenja e vetëmbrojtjes që e nxiti qëndrimin e
mbretërve napolitanë, po edhe ëndrra e tyre për të krijuar Perandorinë Mesdhetare
Katallane, që do të shtrihej prej Barcelonës deri në Kostandinopojë.1154
Bashkë me Napolin dhe Siqelinë, Alfonsi V, Mbret i Aragonës, trashëgoi edhe
ambiciet e paraardhësve të tij, Frederikut II, Robert Guiskardit dhe Karlit të An-
zhuve, të cilët nga vitet 1272-1326 ngritën “Mbretërinë e Arbërisë”, e cila për herë
të parë, bashkoi feudalët dhe fisnikët e Arbrit rreth një projekti të tyre shtetëror.
Edhe përkundër kësaj ndihme të madhe që Skënderbeu mori nga Napoli dhe
lidhjet e tij të njohura me Alfonsin V kur ai shkoi në Napoli dhe ia siguroi kurorën
mbretërore kur e kishte në rrezik, Noli refuzon tezën se lidhjet e Skënderbeut me

1150
Shih: Trichera “Codice Aragonese”, faqe 90, shtesa nr. 40; Ljubić, Sime: “Isitine o odnosu izmedju
južnog slovenstva i Mletačke Republike”, Zagreb, 1875-1891, Vëll, X, nr. CCCCI, faqe 387; Pastor, Vëll,
IV, faqe 86; Gegaj, Athanas: “L’ Albani et L’Invasion turque au XV-eme Siece”, 1937, faqe 144-45.
1151
Noli, Fan S: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Tiranë, 1967, faqe 49.
1152
Shih Theiner, Augustinus: “Monumenta Slavorum”, Romë, 1863, Vëll. I, nr. DCII, faqe 427-8, shtesa
nr. 15; Makushev, Vikentije Vasilević: “Istorićeskia Razyskania o Slavjanah v Albanii v Srednieg Veka”,
Varshavë, 1871, faqe 93.
1153
Noli, Fan S: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Tiranë, 167, faqe 50.
1154
Shih: Jorga, Nicolae: ”Breve Histoire de l’Albani et du Peuple Albanias”, Bukuresht, 1919, faqe 47.

490
Napolin e kishin kthyer atë në një “condottiere” (mercenarë) të thjeshtë në shërbim
të Napolit ose të Venedikut, siç vlerësohej nga Jorgo, Langer e disa të tjerë.1155
Kjo teori, në forma të ndryshme do të arrijë deri në ditët tona si konstrukt i
“Shqipërisë Veneciane”,1156 me ç’rast gjendjet e natyrshme, siç ishin ato tregtare
me Venedikun, por edhe lidhjet dhe aleancat e detyrueshme me Republikën në
prag dhe gjatë pushtimeve osmane, pa përjashtuar këtu edhe ato që Skënderbeu i
kishte pranuar në kushte të rënda që t’i mbajë jashtë pushtimeve osmane, të
pasqyrohen kryesisht si çështje e një “dominimi” shoqëror, kulturor dhe politik
venecian ndaj botës arbërore. Edhe pse kjo do të dëshirohej prej arbërorëve, me-
gjithatë, realitetet tregojnë, se prania e Venedikasve rrudhej vetëm në nivel të
tregtisë dhe asgjë më shumë.1157
Krahas mbivlerësimit të rolit të Venedikut në raport me Skënderbeun dhe
luftën e Arbërve kundër pushtimeve osmane, ka edhe kundrime dhe vlerësime
skajshmërisht të kundërta, siç ishte ai i polakut Makushev, me ç’rast, politika e
Venedikut në tokat e Arbrit të sunduara prej tij, jashtë çdo atributi qytetërues dhe
përkatësisë perëndimore të saj, gjë që ka pasur edhe ndikimin e vet të drejtpërdrejtë
si alternativë ndaj bizantizmit dhe politikës pushtuese të Sllavëve, përshkruhet si
“një luftë shfarosëse kundër klasave shoqërore arbërore”.1158
Ja si arsyeton ky autor sjelljen politike të Venedikut:
“Në qytetet arbërore të Durrësit, Leshit, Shkodrës, Drishtit, Ulqinit e Tivarit,
që kishte aneksuar Venediku, aristokracia po poshtërohej, borgjezia po rrënohej
dhe fshatarësia e lirë po bëheshin bujkrobër. Në përgjithësi, aneksimi i tokës arbëro-
re vinte pastaj si faza e fundit e këtij procesi. Krerët e fiseve arbërore ishin të
subvencionuar dhe të nxitur ta luftonin Turqinë deri sa të mbyteshin në gjak dhe të
shtrëngoheshin pastaj t’i jepeshin pa kushte Venedikut, si një e keqe më e vogël se
sa Turqia. Mbas nënshtrimit të tyre, ata trajtoheshin si skllevër të një vendi kolonial.
Kur krerët e fiseve ishin tepër të fortë për t’u shtypur prej turqve, Venediku nuk
ngurronte t’u binte me thikë pas shpine, duke nxitur luftën vëllavrasëse midis tyre
ose, bile, duke shpallur dhe luftë kundër tyre. Ai kishte shkatërruar Balshajt, dhe
shpresonte ta përsëriste të njëjtën metodë edhe kundër Skënderbeut. Tri herë të
paktën, Skënderbeu u propozoi venedikasve t’u dorëzonte Krujën, me qëllim që ta

1155
Noli, Fan S: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Tiranë, 1967, faqe 51.
1156
Shih: Schmitt, Oliver Jens: “Shqipëria veneciane”, Tiranë, 2007.
1157
Po aty.
1158
Shih: Makushev, Vikentije Vasilević: “Istorićarski Rasyskania o Slovjanah v Albanii v Srednie Vek”,
Varshavë, 1871, faqe 132 dhe faqe 146-47, cituar sipas Noli, Fan S: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Tiranë,
1967, faqe 51.

491
shpëtonte atë nga turqit (më 1449, më 1450 dhe më 1466), por venedikasit nuk
pranuan, sepse besonin që Skënderbeu, me malësorët e tij, ishte tepër i fortë për
t’u bërë shërbëtor i tyre i bindur. Ata donin më mirë ta shihnin Krujën të sunduar
prej turqve se sa ta zotëronin vetë, para se banorët e saj të ishin shkatërruar dhe
mundur. Fakti se ata e morën përsipër mbrojtjen e qytetit vetëm mbasi vdiq Skën-
derbeu më 1468, dhe aneksuan qytetin vetëm më 1474, kur populli ishte i ronitur
dhe mund të skllavërohej me siguri. Në këtë mënyrë Venedikasit lejuan që gjithë
qytetet e Jugut të Arbërisë të binin në duart e Turqve, ndonëse herë pas here u qe
dhënë rast që t’i merrnin nën mbrojtjen e tyre, po të kishin dashur t’i pranonin.
Është e qartë se Venedikasit mendonin, që Arbëria mund t’u rrëmbehej
Turqve shumë më lehtë se sa Arbërve vetë. Mjaft e çuditshme është që, pos disa
ndërprerjeve të shkurtra, ata vazhduan të subvencionojnë Skënderbeun, ndonëse
e urrenin me gjithë shpirt! Ata ndoqën një politikë të tillë, ngandonjëherë, sepse
donin t’u bënin luftë turqve, po pa u dukur, që të mbronin kolonitë e tyre në
Arbëri.”1159
Ngjashëm me historianin polak shprehet edhe rumuni Jorga. 1160Ai vlerëson
se Venedikasit ishin të detyruar të bënin paqe me Skënderbeun, si për shembull më
1448 dhe 1451, kur ai po korrte fitore pas fitoresh dhe mund t’ia rrezikonte kolonitë,
dhe herë të tjera, sepse ishin trembur për vdekje nga Mehmeti II, si në vitin 1453 pas
rënies së Kostandinopojës, dhe herë të tjera pse ata prapë ia kishin nevojën së
tepërmi Skënderbeut si një aleat kundër turqve, ashtu si ngjau më 1463-68.1161
Këtij qëndrimi do t’i bashkëngjitet edhe kroati Lubić kur thotë se: “edhe gjatë
kësaj periudhe të fundit, venedikasit u lejuan proveditorëve (guvernatorëve) të tyre
në Arbëri që ta pengonin Skënderbeun në çdo hap të tij dhe t’i binin me thikë pas
shpine. Më në fund Skënderbeu nuk deshi të pranonte trupa ndihmëse venedikase,
përveç se po të viheshin nën komandën e tij të drejtpërdrejtë”.1162
Përkundër lidhjeve herë të interesit, e herë që iu imponuan nga rrethanat e
ndryshme nëpër të cilat kaloi Skënderbeu gjatë luftës së tij heroike, siç ishin ato
midis Papatit, Napolit dhe Venedikut, ishin ato me Raguzën, të cilat mund të
thuhet se ishin tejet miqësore dhe me dobi të dyanshme.1163
1159
Po aty, faqe 52.
1160
Shih: Jorga, Nicolae: “Breve Historie de l’Albani et du Peuple Albanias”, Bukuresht, 1919.
1161
Po aty, faqe 46.
1162
Lubić, Sime: “Istine o odnosu između južnog slovenstva i Mletačke Republike”, Zagreb, 1875, Vëll, X, f. 334.
1163
Më gjerësisht rreth raporteve të Skënderbeut me Venedikun dhe ato osmano-venedikase dhe luftën e tij në
dy fronte shih: Barleti, Marin: “Skënderbeu”, Prishtinë 1968; Noli S, Fan “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Tiranë
1957 80-102; Gegaj, Athanas “A’Albaue et l’Invasion Turque au XV siecle”, Paris 1937; Plasari, Aurel:
“Skënderbeu”, Tiranë 2010 389-414; Frashëri, Kristo: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Tiranë 2002 f. 143-162;

492
Qyteti i pasur i Raguzës nuk e harroi kurrë origjinën e tij romake dhe vazhdoi
të përdorte latinishten dhe italishten si gjuhë zyrtare. Paraja dhe tregtia ishin të
vetmet armë që patricët raguzianë përdornin për të ndihmuar gjithë ata që
luftonin Turqinë, pushtuesin më të rrezikshëm të asaj kohe.1164
Meqë Skënderbeu kishte marrë flamurin e asaj lufte, ai ishte aleat i tyre natyral,
si dhe një klient që blinte mallrat e tyre. Ata vepronin edhe si bankierë të
tij.1165Lidhja bëhej edhe më miqësore edhe për faktin se qyteti kishte një popullatë
të madhe arbrish, dhe disa Arbër kishin arritur të ngriheshin në radhët e klasave të
larta. Midis patricëve gjendeshin edhe pjesëtarët e familjeve nga Drishti: Suma,
Polombo, Lapore dhe Span. Ashtu si gjithë qytetet e Dalmacisë së Jugut, Raguza
kish shumë klerikë dhe murgj Arbërorë që kishin në dorë pothuajse gjithë shër-
bimet kishtare.1166
Kjo i shpjegon marrëdhëniet e përzemërta që ekzistonin midis Raguzës dhe
Skënderbeut, si dhe pritjet e shkëlqyera që iu bënë këtij çdo herë që vizitoi qyte-
tin. Andaj, nuk është për t’u habitur, pse Raguza, ditën e vdekjes së Skënderbeut
e shpalli ditë zie të përhershme.
Lufta e Skëndrebut, shteti i arbrit që e krijoi ai, raportet me vendet perëndi-
more, fituan rëndësi të veçantë pas rënies së Kostandinopojës nën pushtimin
osman më 1453, pra një dhjetëvitesh të plotë pas kthimit të tij në Krujë dhe
shpalljes së luftës çlirimtare. Ndonëse, dukej se kjo ngjarje atë do ta fashiste apo
do ta shuante fare, kjo jo vetëm nuk ndodhi, por sikur i dha edhe një peshë tjetër
edhe më të madhe edhe për faktin se pas rënies së ngrehinës së Bizantit, do të jetë
vetë Mehmet fatihu, që i priu fushatave kundër Skënderbeut, që nuk ia doli ta
shuajë luftën e arbërve për liri dhe as ta shlyjë nga harta shtetin e arbrit, sado i
rrudhur që ishte, i cili u krijua dhe mbeti në hartën historike, edhe pas rënies së
Kostandinopojës, madje edhe më shumë se një decenie pas vdekjes së Skënder-
beut më 1468.
Kapitulli historik i Skënderebut dhe veprës së tij, krahas dimensionit ndërkom-
bëtar te një formati ndër më të mëdhenjt e kohës, që atë e nxjerr si shteti i fundit i
krishterë në Ilirik pas rënies së Bizantit, domethënës për shqiptarët dhe historinë e
shtetndërtimit të tyre, mbetet edhe për përmasat e gjeografisë historike të saj, ngaqë

Biçoku, K: “Disa aspekte të marrëdhënieve të Skënderbeut me Venedikun”, në “Konferenca e Dytë e Studimeve


Albanologjike”, vëll. I Tiranë 1969 faqe 67-74; Schmitt, Jens Olivirt :“Shqipëria Veneciane”, Tiranë 2002.
1164
Noli, Fan S: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Tiranë, 1967, faqe 52.
1165
Miklosich, Franz: ”Monumenta Serbica Spectantia Hisoriam Serbia, Bosna, Ragusi”, Vjenë, 1858, f. 442.
1166
Shih: Šufflay Milan: “Acta et Diplomata”, si dhe “Illyrisch-Albanische Forschungen”, vëll, I, Vjenë,
1924, faqe 265.

493
në bërthamën e tij u përfshinë edhe pjesa më e madh e hapësirës së Dardanisë antike
bashkë me një pjesë të Maqedonisë antike, të cilat, në mesjetën e vonshme, edhe
gjatë pushtimeve pesëshekullore osmane, ruajtën tërësinë etnike dhe atë shpirtërore.

494
495
PËRFUNDIM

Përqendrimi te Dardanët si popull - shtrirja e të cilëve vërehet në kohën


parahistorike dhe vazhdon në atë historike në një hapësirën euro-aziatike (nga
Iliriku në Trojë e deri te mbretëria Hitite dhe Bryge), dhe te Dardania - si
mbretëri nga shekulli IV para erës sonë deri te shekulli I i erës sonë, ka për
qëllim që korniza e deritanishme historike të thellohet pikërisht mbi faktorët që
pamjen e saj e plotësojnë duke e nxjerrë në një dritë të re në përputhje me rolin
dhe rëndësinë që kishte në kuadër të zhvillimeve shoqërore, politike dhe
kulturore. Ky kundrim, në njërën anë, dimensionit të faktorit dardan në antikitet
ia rikthen rëndësinë që kishte në kuadër të asaj që nga autorët antikë shihej
“Illyrii ethnoi”(etnia ilire - si një etni e përbashkët e fiseve të ndryshme) dhe në
tjetrën anë, konfirmon rolin e Mbretërisë së Dardanisë, në kuadër të mbretërive
të kohës (Maqedonisë, Pajonisë, të Taulantëve, Molosëve e të tjerave ilire) që
luftonin mes vete për hegjemoni. Ndër këto lufta të ndërsjella, pa përjashtuar
këtu edhe aleancat me kundërshtarin e tyre kryesor – Romën, gjithsesi ato midis
Mbretërisë së Dardanisë dhe të Mbretërisë së Maqedonisë janë më të gjatat dhe
më domethënëse, ngaqë shpalosin raportet midis fiseve-mbretëri që ishin model
i botës ilire-trake dhe të helenizmit, që për pak kohë e jetësoi Aleksandri i Madh
në nivelin e një perandorie botërore. Ndonëse kjo e dyta ishte jetëshkurtër,
megjithatë la gjurmë të thella në konceptin e perandorisë së Romës dhe të asaj të
Bizantit, në të cilën, nga mesi i shekullit të dytë para erës sonë e deri në
mesjetën e vonshme, në kuadër të “Illyrii proprie ditci” (Provinsës së Ilirikut), u
përfshi edhe Dardania.
Në përputhje me këtë realitet, faktori dardan në kuadër të “Illyri proprie
dicti”, edhe në rrethanat e statusit të qytetarisë romane dhe atij bizantin (romaios),
vazhdoi njësoj të jetë i pranishëm në dinamikën e ngjarjeve dhe të proceseve
shoqërore edhe politike, ndonëse në role të ndryshme. Me statusin e qytetarisë
romane dhe më vonë me atë të qytetarisë bizantine (romaias), Dardanët përfshihen
në strukturat qeverisëse dhe vetëqeverisëse, në ato administrative dhe ato ushta-
rake deri në nivelet më të larta, prej nga edhe si cesarë do të drejtojnë Perando-
rinë.

496
Natyrisht se i ashtuquajturi “akomodim” tejet i suksesshëm në Perandorinë
Romake, shpeshherë i shpjeguar njëanshëm, nuk do të ishte i tillë pa faktorët që
e kushtëzuan atë, në radhë të parë ai etnik, që u pasqyrua nëpërmes strukturave
administrative autonome në të cilat u përfshi provinca e Ilirikut me rëndësinë e
saj tepër të madhe për mbajtjen e baraspeshës Lindje-Perëndim, ku do të përqen-
drohet i gjithë sistemi ushtarak i Perandorisë bashkë me konceptin mbrojtës
kundër depërtimeve të barbarëve nga lindja (Hunëve, Avarëve dhe Sllavëve).
Identiteti autonom administrativ dhe fuqia ushtarake në rrethanat e “pax
romanum” dhe ato kur nga shekulli III pas erës sonë me dekretin e perandorit
Karakalla do të fitohet statusi i qytetarisë romake (civius romanus), qenë faktorët
kryesor që Perandorisë i mundësuan përballimin e krizave me të cilat ajo u
ndesh nga shekulli II e këndej pas erës sonë. Në këtë vorbull ngjarjesh Ilirikut
do t’i shtohet rëndësia, madje edhe atëherë, kur në shekullin V të erës sonë, nga
sulmet e barbarëve (paganëve), rrënohet pjesa Perëndimore e Perandorisë
(Roma), në themelet e saj do të qëndrojë Perandoria Lindore - Bizanti. Do të
jenë peran-dorët ilir-dardanë (Teodosi dhe veçmas Diokleciani, Kostandini i
Madh dhe Jus-tiniani), të cilët, duke u mbështetur te Iliriku dhe faktori ushtarak
dhe te ai shoqëror e politik, në përballje me krizat dhe sfidat e vazhdueshme nga
sulmet e barbarëve (paganëve) nga veri-lindja dhe ato arabe dhe turke nga jug-
lindja, ia hapën rrugën kapitullit të ri perandorak – Bizantit, që edhe për dhjetë
shekujt e ardhshëm e mbajtën atë gjallë.
Këtu dhe te kjo çështje ka mbështetjen qëndrimi se për Dardanët dhe në për-
gjithësi Ilirët, Bizanti nuk ishte i huaj, siç shihet nga klishetë e njohura historio-
grafike të shekullit të kaluar dhe ato të tanishme me ngjyrime ideologjike. Por,
Bizanti ishte edhe pjesë e mendësisë së tyre, e vullnetit për ngritje në përputhje
me fuqinë që kishin nga koha e faktorizimit në Perandorinë e Romës kur ia
dolën që ta qeverisin dhe madje edhe ta drejtojnë atë. Pra, në këto rrethana të
identifikimit me të dhe fuqinë e saj, Dardanët si gjithë Ilirët, morën pjesë aktive
në të gjitha zhvillimet që sollën këtë proces historik deri te pika më e lartë,
realitet ky që do të bëjë që Perandoria Lindore të quhet edhe “Bizanti ilir”.
Ndaj, me të drejtë mund të thuhet se në Bizant, edhe në kuadër të statusit të
qytetarisë bizantine, ku shkrihej identiteti gjuhësor i popujve të saj shtetformues
(latinëve, helenëve dhe ilirëve), kanë burimin tri faktorët me të cilat lidhet identiteti
historik ilir-dardan, si bazë e atij Arbëror dhe shqiptar:
- identiteti i vetëqeverisjes vendore,
- identiteti administrativ dhe

497
- identiteti kishtar.
Identiteti i qeverisjes autonome - ka të bëjë me njësitë e veçanta – civitates,
të përhapura në të gjitha qendrat e njohura në Dardani, Maqedoni dhe Epir.
Identiteti administrativ - mbështetet mbi statusin e njësive të veçanta autonome
- civitates, të cilat i shërbyen perandorit ilir Dioklecian, që me anën e reformave
administrative, Iliriku të kthehet në provincën kryesore lindore mbi të cilën do të
mbështetet baraspesha lindje-perëndim e Perandorisë. Kjo rrugë do të vazhdohet
nga perandori Konstantin dhe nga Justiniani.
Dhe identiteti kishtar, i ka fillet me pranimin e krishterimit religjion zyrtar
nga perandori dardan Konstandini i Madh. Kjo do t’ia ndryshojë karakterin edhe
Perandorisë, ngaqë religjioni kthehet në bashkëpjesëmarrës në drejtimin e saj.
Ekumenizmi kishtar forconte fuqinë ekumenike në të dy krahët e saj (lindje-
perëndim), me ç’rast Iliriku, ndonëse administrativisht i takonte Bizantit, nga
pikëpamja kishtare vazhdon të mbetet nën juridiksionin e Selisë së Shenjtë.
Perandori Justinian I, me një vendim të veçantë perandorak, lidhi vikariatin e
Dardanisë drejtpërdrejt me Selinë e Shenjtë. Qendra e vikariatit u bart nga The-
saloniku në Prima Jusitniana, ku do të qëndrojë gjatë tre shekujve të ardhshëm.
Me këtë Dardania u kthye në një qendër shpirtërore, ku lulëzuan artet, kultura
dhe krijimtaria e gjerë shpirtërore me një shtrirje të gjerë perandorake.
Këto identitete, në kuadër të konceptit të qytetarisë bizantine, me të cilin doe-
mos se lidhet identiteti i mëtejshëm historik deri te ai arbëror nga shekulli XI e
këndej, nuk duhet të shihen të shkëputura nga ideja e Perandorisë së
universalizmit botëror, e pasqyrua te Troja, ku Dardanët, nga shumë burime
antike, shfaqen si themelues të saj, prej nga pastaj, pas rrënimit të saj, nga fiset
dardane Galabrët, Thunatët dhe të tjerët, ajo u bart në Perëndim, me ç’rast u
themelua edhe Perandoria e Romës, vizioni i së cilës e udhëhoqi atë për shumë
shekuj.
Mund të thuhet se ishte po ky vizion që udhëhoqi edhe Aleksandrin e Ma-
qedonisë deri në Indi. Do të jetë po ky vizion që drejtoi edhe Pirro Molosin drejt
Romës. Dhe, sigurisht se i njëjti vizion do t’i shfaqet edhe perandorit
Konstandini i Madh, i cili pas njëzet shekujsh, kur ideja e universalizmit botëror
do të fillojë të shuhet në Romë, kryeqendrën e vet do ta bartë në Lindje, në
Kostandinopojë, afër Trojës, aty ku edhe dikur kishte lindur kjo ide botërore.
Nëse mund të thuhet se Konstandini i Madh me vendosjen e kryeqendrës së
Perandorisë në Bizant si dhe me pranimin e krishterimit si një mjet që këtë ide
ta fuqizojë me besimin monoteist i cili pas shpërbërjes së sistemit skllavopronar

498
paraqiste mundësinë e fundit dhe të vetme që masat e gjera me iluzionin e botës
së përshpirtshme të përfshiheshin në këtë ide botërore, krijoi rrethanat për një
kthesë të madhe historike. Megjithatë, do të jetë pikërisht ideja e bizantinizmit,
pra fuqizimi jashtë mase i religjionit (ndarja e pushtetit me krishterimin), që do
ta rrënojë atë e me këtë do t’u hapë rrugë proceseve të njohura që Perandoria
në vend se të ketë një qendër drejtuese botërore, të ndahet në dy sosh: në atë lin-
dore dhe perëndimore, e ku ritet (ai katolik dhe ortodoks) do t’ia përcaktojnë
karakterin kësaj ndarjeje, që si do të shihet, do të kthehet në një luftë qytetëri-
mesh, të shumtën me pasoja tragjike edhe deri te koha jonë.
Natyrisht se edhe në këtë zhvillim të njohur historik, që nisi në shekullin IV,
në kohën e Perandorit Teodosi, me ndarjen administrative të Perandorisë dhe
do të legjitimohet në shekullin XI me ndarjen përfundimtare të kishave në atë të
ritit lindor (ortodoksisë) me qendër në Kostandinopojës dhe atë të ritit perëndimor
(katolicizmit) me Selinë e Shenjtë në Romë, prapë do të jetë Iliriku arenë e drejt-
përdrejtë e kësaj ndarjeje, që për aktorë kryesorë dhe aktivë do të ketë barbarët
e Lindjes (fillimisht Hunët, pastaj Avarët bashkë me Sllavët dhe së fundit vetëm
Sllavët), të cilët ndikuan ndryshimet shoqërore dhe politike që përfshinë Perandori-
në nga të dy krahët.
Ndër këto ndryshime, të një natyre që vunë në lëvizje proceset e gjithëmbar-
shme, gjithsesi janë ato që kanë të bëjnë me përfshirjen e kolonëve të rinj në
kuadër të strukturave të qeverisjes vendore (feudeve dhe zhupanive), që zunë të
kthehen në bashkësi autonome paralele, një asimetri pushtetesh, që më vonë,
ndikuan edhe në dobësimin e Perandorisë dhe edhe në rënien e saj.
Këto zhvillime, të cilat janë të ndërlidhura edhe me procesin e krishterimit
të paganëve, në formën e zhupanive, filluan diku nga shek. X, nga pjesa qendrore
dhe ajo jugore e Ilirikut (në Zakhumle, Bosnje dhe deri në Diokle), në mënyrë që
nga fundi i shekullit XII dhe ai XIII për të vazhduar pastaj me dinasti thuajse të
pavarura.
Në këtë konfigurim të rëndësishëm historik, me një pamje dhe rol të
veçantë, siç u pa, shfaqet zhupania e Rashës (Rasian) nga dinastia e
Nemanjajve, e cila, nga fundi i shekullit XII dhe fillimet e shekullit XIII e deri
nga mesi i shekullit XV shtrihet në pjesën më të madhe të Dardanisë antike, në
Maqedoni, Epir si dhe në bregdetin verior të Adriatikut.
Roli dhe pamja e veçantë e Rashës del në pah po qe se nxirret nga kundrimet
e deritanishme të historiografisë serbe dhe asaj ruse si “qendër e shtetit mesjetar
serb” dhe njëherësh “si qendër e krishterimit ortodoks serb” për t’u bartur te

499
faktori dominues, i cili në Ilirik shfaqet pas rrënimit të mbretërisë bullgare, në
vitin 1018 dhe dominimit të saj në pjesën më të madhe të gadishullit nga viti
860. Ndonëse me reformat administrative dhe ato kishtare të perandorit Bazil II
(Vasil) në Ilirik,vëmendja e forcimit të pushtetit qendror u përqendrua te krijimi
i tri themave të reja (të Nishit, të Dalmacisë dhe Adriatikut, praktikisht, zhupania
e Rashës, si strukturë autonome, i hapi rrugë asimetrisë së pushteteve me çka
shpejtë u kthye në faktor të rëndësishëm shoqëror dhe politik në qendrën e
gadishullit. Kësaj asimetrie i ndihmoi pozicionimi gjeografik (rihapja e rrugës
Diokle-Rashë që shpinte nga bregdeti, për në Lindje), si dhe të rolit kyç në garën
e dy kishave (lindore dhe perëndimore) për ndikim në pjesën, të cilën
Kostandinopoja e shihte si “fillim të Lindjes dhe fund të Perëndimit”, ndërsa
Roma “si fillim të Perëndimit dhe fund të Lindjes.
Në këtë ndeshje të ashpër disa shekullore për hapësira dhe ndikim shpirtëror
dhe politik, Sllavët dhe Bullgarët në njërën anë dhe Rasianët tribalë në anën tjetër,
nga çastet e para të krishterimit, do të shfrytëzohen me të madhe nga Kostandino-
poja dhe Vatikani për qëllimet e tyre dominuese. Veçimi i Rasianëve nga Sllavët si
entitet shoqëror-politik edhe nga perandori Porfyrogenit dhe Oribini madje, nuk
është i rastësishëm, por në përputhje me realitetet mesjetare, ku ata, nga
dokumentet kryesore bizantine po edhe nga perandorët e kohës (Kantakuzini,
Paleologët) trajtohen si tribalë që i takojnë botës ilire. Ndërkohë që herë si tribalë,
por të shumtën si Rasianë (Rasccien) shihen edhe nga Vatikani, Hungaria dhe
pjesa tjetër e botës katolike që bën dallimin midis Rashës dhe Serbisë, dallim ky
që përshkon edhe një pjesë të historiografisë serbe.
Pavarësisht pamjes së Rasianëve si trialë dhe, si serbë, siç i trajton histo-
riografia serbe kur i konverton tribalët ne serbë, Rasha dhe Nemanjajt, bazuar
në dokumentet që u morën në shqyrtim, do të jenë të pranishëm në Dardani, pas
ndarjes përfundimtare të kishave, më 1054, me çka si hapësira e gjithmbarshme
e Ilirikut, edhe ajo e Dardanisë, u kthye në një arenë të ashpër të ndeshjeve të
kryqit kundër kryqit, që si u pa Nemanjajt e shfrytëzuan për shtrirjen e tyre
hegjemone deri në Epir.
Por, rivaliteti i kishave në Ilirik midis ritit lindor dhe atij perëndimor dhe
anasjelltas,që vazhdimisht u përqendrua të faktorët shoqërorë dhe politikë të
kohës, ku Nemanjajt ishin ndër protagonistët kryesorë të saj, krahas dimensionit
global, kishte edhe dimensionin e rivalitetit brenda vetë ritit lindor, ngaqë kisha
ortodokse, ndonëse nën ombrellën e Patrikanës së Kostandinopojës dhe vizionit
të shpallur ekumenik, meshën e drejtonte në gjuhën greke dhe në sllavishten e

500
vjetër kishtare (një amallgam i të folmeve të vjetra të mbështetura mbi dialektin
e sllavëve të Moravisë, rusishtes dhe bullgarishtes), të drejtuara nga disa kisha
(greke, bullgare, ruse dhe së voni edhe ajo rasiane) me qendra të ndryshme, të
cilat rëndom u nënshtroheshin rrethanave shoqërore dhe politike, që dilnin nga
raportet e luftërave të brendshme ose të jashtme.
Natyrisht se identitetet kishtare lindore ose perëndimore përcaktonin edhe
identitetet shoqërore dhe politike, qoftë edhe si të përkohshme si dhe pamjen kul-
turore brenda tyre, ngaqë kishat, në garën dhe rivalitetin e tyre të vazhdueshëm
për hapësirë dhe besimtarë, luanin me kartën e “kurorëzimit”, me ç’rast një
zhupani, feudali vendor ose princi, që pretendonte pushtet edhe më të madh, ato i
jepeshin sapo të pranonte legjitimitetin e kishës (Selisë së Shenjtë ose Patrikanës
së Kostandinopojës). Ky “legjitimitet” kishtar doemos, në planin shoqëror dhe
politik kishte pasoja, ngaqë kartat kishtare dhe titujt e tyre u shërbenin si alibi
pushtimeve në emër të njërit kryq ndaj tjetrit.
Kështu, nga shekulli X e këndej, në hapësirën dardane të Ilirikut, si më të
rëndësishmen e provincës, Selia e Shenjtë, ishte shumë e interesuar që me anën
e afrisë dhe lidhjes për vete të formacioneve shoqërore autonome, si formë e
asimetrisë së pushteteve, të depërtonte sa më thellë në hapësirën e Bizantit.
Me bula (karta) të tilla do të stolisen edhe disa nga feudalët dhe princat
arbërorë nga shekulli X, pikërisht atëherë kur fillojnë shkëputjet e para nga sta-
tusi i qytetarisë bizantine romaios i shpërfillur nga të gjithë, zhvillime këto që
pamjes shoqërore dhe politike i dhanë pamjen e një mozaiku të çrregulluar që i
hapi rrugë procesit të shthurjes së Bizantit.
Gara kishtare për sa më shumë fuqi si dhe rivaliteti shoqëror-politik që
u ngrit mbi sfondin e saj, mori përmasat e një lufte të hapur çastin që fryma e
ndarjes u kthye në platformë të kryqëzatave të krishtera (tetë sosh nga fundi i
shekullit XI deri te XIV), ku si dihet, ajo e katërta, e vitit 1204, kur katolikët pu-
shtuan kryeqendrën e Bizantit dhe shpallën Perandorinë Katolike të
Kostandino-pojës ndërsa Bizanti deri në vitin 1261 u strehua në Nike. Kjo
përmbysje Ilirikun dhe në veçanti hapësirën e Dardanisë, Maqedonisë dhe të
Epirit, e ktheu në një arenë ku formacionet autonome shoqërore-politike, që
drejtoheshin drejtpërdrejt nga Vatikani ose Kostandinopoja të marrin formën e
shteteve autonome. Ndër të tilla, në njërën anë, ishte “Despotati i Epirit” (1204-
1262), dhe në tjetrën “Mbretëria e Arbrit” (Regnum Albaniae) e Anzhuve
(1272-1286).

501
Edhe pse këto të dy formacione shoqërore-politike do të përfundojnë si
pre e konfrontimeve midis Bizantit dhe Perëndimit, nga shembja e të cilave, si
dihet do të përfitojë Rasha Nemanjane që në kohën e Stefan Dushanit (1332-
1355) zhupania e saj të krijojë pamjen e një “Ilyirikum Magnum”, megjithatë, u
hapën rrugë zhvillimeve që çuan te depërtimet e osmanëve në Ilirik dhe tutje në
Perëndim, me çka rivaliteti ndërkishtar, fillimisht legjitimoi logjikën e vasaliteteve
të feudeve të krishtera, po edhe të Bizantit (gjatë Paleologëve), për të
përfunduar me luftërat e osmanëve me të krishterët, të cilat, në vitin 1453, me
rënien e Kostandinopojës,ia hapën rrugën pushtimit gjashtë shekullor osman.
Në këtë zhvillim historik, bota e Arbnit, hyri si edhe të tjerët. Por, me
luftërat e Skënderbeut (1444-1468), shteti i Arbrit ishte i vetmi ndër të krishterët
e Europës, që për një çerek shekulli, në luftë kundër osmanëve, u rikthye në
skenën historike. Fundi i tij i përgjakshëm, megjithatë, nuk i dha fund identitetit
historik të atyre që nga robëria gjashtë shekullore dolën si shqiptarë.

502
503
SHTOJCË

MASHTRIMET E HISTORIOGRAFISË SERBE: KONVERTIMI


I POPUJVE DHE FALSFIKIMI I DOKUMENTEVE KISHTARE

Shthurja e Bizantit me anën e formacioneve të tjera autonome shoqërore dhe


politike (feudeve, zhupanive dhe dinastive), siç ishin edhe “Despotati i Epirit”,
“Despotati i Artës”dhe “Regnum Albaniae” e vitit 1272-1296 dhe të tjerave deri
në shekullin XV kur do të marrë fund kjo perandori, në ato rrethana dramatike dhe
fare të paqëndrueshme për nga realitetet shoqërore dhe politike, nxori në pah në
njërën anë faktorët vendorë mbi të cilët perceptoheshin po edhe ndërtoheshin
interesat e Lindjes dhe të Perëndimit për ndikim sa më të madh, kryesisht me anën
e faktorit kishë, siç ishte rasti me Perandorinë Katolike të Kostandinopojës pas
Kryqëzatës së katërt më 1204-1264 dhe të “Despotatit të Epirit”, dhe në tjetrën
anë, pretenduesit për fronin e Bizantit, ndër të cilët duhet dalluar dinastinë Nema-
njane të Rashës, e cila gjatë kohë së Stefan Dushanit (1331-1355) ia doli që të jetë
forca kryesore e Bizantit, që u quajt edhe “Illyricum Magnum”.
Natyrisht se faktori Rashë, i parë në përputhje me realitetet e kohës dhe
jashtë interpretimeve dhe përvetësime, nga ato që do të t’i bëhen nga ana e histo-
riografisë serbe, asaj ruse dhe shkollës së sllavistëve të Vjenës në shekullin XIX,
paraqet pikën kyçe të këtyre zhvillimeve historike, ngaqë, e nxjerr atë nga pengu i
këtij keqinterpretimi, pra i përvetësimit joshkencor, siç është paraqitja e saj
“themel të shtetit mesjetar serb” dhe, po ashtu, ia merr të drejtën Kishës
Ortodokse Serbe, që të përvetësojë krishterimin ortodoks me liturgji të sllavishtes
së vjetër kishtare. Jashtë këtyre përvetësimeve antihistorike, Rashës dhe dinastisë
Nemanjane, i kthehet pamja e saj historike me faktorët shoqërorë, politik nga
antikiteti (origjina tribale) si dhe roli i saj në hapësirën e Dardanisë, atë të Maqe-
504
donisë dhe të Epirit si forcë hegjemone në zhvillimet që e përcollën Bizantin nga
shekulli XII – XV kur do të shembet përfundimisht.
Vendosja e shtetit mesjetar serb mbi dihominë e faktorëve joshkencorë:
kishë-komb - duke u injoruar bërthama sllave nga shfaqja e saj e deri te shtrirja,
që më së paku lidhet me gjeografinë historike të tyre siç paraqitet nga serbët
dhe, njëherësh duke u përvetësuar sllavizmi si konglomerat etnik dhe, duke u
konvertuar popujt antikë tribalët, dardanët, keltët dhe të tjerët në serbë në
përputhje me fantazinë e Priftit të Duklës nga “Gesta Regnum Sclavorum”
(Kralevstvo slovena) e Orbinit - paraqet spektrin argumentues të rrëzimit të
falsifikimeve, që për një kohë të gjatë, edhe janë pranuar, nga shkaku se ka
munguar qasja kritike dhe objektive shkencore ndaj tyre. Ndaj, rishqyrtimi dhe
rivlerësimi i kësaj problematike qoftë edhe mbi supozime të shumta, synon që
Rasha dhe roli i saj në kuadër të Bizantit po dhe të përvijimeve kishtare lindje-
perëndim, të nxirret nga përvetësimi dhe interpretimi joshkencor se ajo është
“themel” i shtetit mesjetar serb dhe, të sqarojë edhe të vërtetën për identifikimin
e krishterimit ortodoks të liturgjisë së sllavishtes së vjetër kishtare në Ilirik me
krishterimin ortodoks serb dhe kishën ortodokse serbe gjoja si kishë të pavarur
“kombëtare” serbe nga vitit 1219, kur ajo ka qenë pjesë e Peshkopatës së Ohrit të
drejtuar nga Patrikana e Kostandinopojës. Episodet e gjoja “pavarësisë” nga viti
1219-1257 kur rikthehet qendra e Perandorisë së Bizantit në Kostandinopojë pas
largimit të Perandorisë Katolik dhe vendimet e Koncilit të Lionit të vitit 1275,
tregojnë më së miri për këtë mashtrim me të cilin për tetë shekuj është ushqyer
miti i kishës së pavarur ortodokse serbe në Bizant, kur kjo do të ndodhë vetëm
në vitin 1923, pra pasi që në Versajë, në vitin 1919, do të njihet mbretëria SKS si
një realitet shtetëror të krijuar pas pushtimeve serbe të Kosovës dhe të
Maqedonisë, vise këto kryesisht të banuara me shqiptarë, shumë prej tyre të
besimit ortodoksë, që do të konvertohen dhunshëm në serbë.
Për t’u argumentuar këto shtrembërime, mistifikime, përvetësime dhe
falsifikime ndër më të ndryshmet mbi bazat e një platforme shtetmadhe dhe
ideologjie hegjemoniste sllavo-ortodokse, që u shfaqen nga “Naçertanja” e vitit
1844 e deri te programet e Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve të
viteve 1937, 1944 dhe së fundit të viti 1986, përqendrimi bie mbi katër fusha:
Së pari: tek pasqyrimi i falsifikimit të dokumenteve mesjetare nga ana e Ki-
shës Ortodokse Serbe në përputhje me konceptet shtetmëdha dhe ato hegjemonis-
te të projektuara në Rusi nga mesi i shekullit XVIII, me ç’rast pikënisje janë ato
të autorëve bizantinë, pastaj literatura hagjiografike me theks të veçantë te për-

505
pjekjet që dinastia e Nemanjajve dhe Rasha të nxirret “themel i shtetit mesjetar
serb” jashtë konteksteve kohore dhe jashtë raporteve shoqërore dhe politike të
atyre rrethanave, ndërsa kisha e Rashës gjoja me autoqefali nga mesjeta. Ndo-
nëse ishte fjala për një shkëputje të përkohshme nga Peshkopata e Ohrit, së cilës
do t’i bashkëngjitet pas pak, së cilës madje i atribuohet liturgjia në gjuhën serbe,
edhe pse dihet se ajo ishte një gjuhë kishtare e vjetër (amalgam midis sllavishtes
dhe bullgarishtes), ngaqë gjuhë serbe do të ketë në gjysmën e dytë të shekullit
XIX pasi që do ta formojë V. Karaxhiqi me ndihmën e shkollës sllaviste të Vjenës.
Të kësaj natyre janë edhe shumë nga “monografitë” për jetën kishtare serbe si
dhe jetëshkrimet rreth jetës dhe veprës së dinastisë Nemanja, të rishkruara ose të
falsifikuara, gjithnjë me arsyetimet joshkencore “të përpunimit të tyre”, në për-
puthje me qëndrimet hegjemoniste. Ndër këto rrëfime të mbështetura në hagjio-
grafi (literaturë kishtare, bien në sy botimet “Sveti Sava - Sabrana Dela” të bo-
tuara nga T. Jovanoviq, Beograd 1998, “Stevan Prvovenčani – Sabrana dela”,
nga Georgievski-Jovanović, pastaj “Živopis Svetog Save” nga Teodosije Hilan-
darski si dhe vepra e Konstantin Filozofit “Povest slovina – Žitije despota Sre-
fana Lararevića“, Beograd 1989, me ç’rast pranohet që ato janë të sajuara në
Odesë në shekullin XVIII sipas disa rrëfimeve të priftërinjve të atjeshëm!
Ngjashëm ndodh edhe me veprën “emblematike” të S. Novakoviqi “Zakonik
Cara Dušana,cara srpskog 1349-1354”, Beograd 1870, në parathënien e së cilës
pranohet se „Kanuni mesjetar nuk ekziston, por ai është arrnuar nga rrëfimet në
shekullin XIX në Prizren dhe rrethinë si dhe nga disa tekste nga kishat në Vllahi
dhe Rusi (Petergurg), të cilat i ka ndërlidhë Shafariku në Vjenë më 1859.
Ngjashëm është vepruar edhe me kartat (povele) të shumta nga manastirët mes-
jetare, i Deçanit, Graçanicës dhe të tjera, të shpërndara në shekullin XIX nëpër
qendrat europiane me anën e „Actes de Chilandar I. Des origines a 1319“ nga
Živojinović - Kravari dhe Giros, të botuara në Paris, e ku Kristobula e Deçanit, e
viti 1330 paraqitet në katër versione, bulë kjo që në një monografi të Muzeut të
Beogradit me kartat mesjetare thuhet se „nuk ekziston origjinali, por kopja është
besnike origjinalit“!
Së dyti: te pasqyrimi i konvertimit të vazhdueshëm të tribalëve antikë në
serbë, e ku edhe gotët, keltët, dakët dhe të tjerët, gjithnjë në përputhje me fan-
tazinë e Priftit të Diokelsë nga vepra “Gesta regnum sclavorum” e Orbinit, nuk i
shpëtojnë kësaj praktike. Ndonëse nga burimet kryesore të autorëve antikë (Hal-
kokondyles, Dukas e të tjerë), origjina e rasianëve lidhet me Tribalët ilir ndërsa
Rasha me Tribalinë, ata konvertohen në serb dhe Serbi! Madje edhe ajo që nga

506
kronikat e Perandorit Pofryrogenit nga shekulli X, njihet si sclavinja (etni e
përbashkët sllave, kryesisht e shtrirë nga shekujt VII-XI në Sllavoni e deri në
Moravi), përvetësohet njëanshëm duke u anashkaluar kroatët, çekët, sllovakët
dhe të tjerët në këtë hapësirë, pa ngurruar që në disa përkthime, si te kronika e A.
Komninës, emërtimi Dalmacia të zëvendësohet me Serbia! Në vazhdën e këtyre
falsifikime flagrante, më së largu shkon Akademia e Shkencave dhe e Arteve e
Jugosllavisë dhe ajo e Serbisë. Në kuadër të botimit të Dokumenteve bizantine
për historinë e popujve të Jugosllavisë (volumi VI), Tribalët konvertohen në serbë
madje me arsyetime fare absurde dhe jashtë çdo morali shkencor me refrenin se
“kur janë përmendur Tribalët është menduar për Serbët! Ose, që janë ngatërruar!”
Kjo praktikë e falsifikimeve dominon në pjesën më të madhe të historianëve
jugosllavë dhe atyre serbë që do të merren me historinë e serbëve dhe të Serbisë,
me ç’rast edhe Keltët konvertohen në serbë, Gotët, Dakët, Abroditët dhe të tjerë.
Së treti: te pasqyrimi i keqinterpretimit të burimeve kryesore bizantine, që i
bëhen veprës së perandorit të Bizantit Konstantine Pophyrogenit “De
thematibus et De administrando imperia”, dhe veprës “Il Rewgno De gli sllavi
haggi corro-ttamente detti schiavoni historia”, të Orbinit. Kjo e fundit - një
rrëfim gjysmë letrar, i mbarështuar me shumë të dhëna të arnuara nga autorë të
ndryshëm dhe i përcjellë me shumë e shumë kundërthënie dhe pasaktësi, mbi të
cilin pastaj mbështetet i gjithë konstrukti i të ashtuquajturit shtet mesjetar serb në
kuadër të botës sllave, që nuk paraqet tjetër pos një kundrim romantik-imagjinar
i projek-tuar për rrethanat e njohura shoqërore dhe politike të shekullit XIX.
Kësaj ecurie nuk do t’i shpëtojnë edhe shumë nga dokumentet e arkivave të
Vatikanit, të Venedikut dhe veçmas të Raguzës, për ç’gjë flasin shumë dëshmi
nga ato të Sufflayt, Ruvaracit, Jiriçekut, Georgijevit, Mikloshiqit dhe të tjerëve,
që janë marrë me to në mënyrë kritike.
Së katërti: tri fushat e para, do të mbeteshin pezull pa infrastrukturën e pro-
pagandës së gjerë, që duhej t’u shërbente atyre për t’u kthyer në “teza shken-
core”. Nëse për më shumë se një shekull, ajo ka prodhuar fakte të rremë që kanë
mbushur arkivat dhe institutet e ndryshme të kohës që u kanë shërbyer qëllimeve
të saj, rishqyrtimi i tyre i vëmendshëm mundëson dekonspirimin e binarëve të
falsifikimit të dokumenteve kishtare dhe atyre të autorëve bizantinë, të cilët, nisin
nga punëtoritë e Hilandarit, ato të manastirit Tronosha, për në Karlovc, Odesë e
deri në Vjenë, ku pastaj, pranohen dhe deponohen. Përpunimi i tyre i njëanshëm
do të bëhet nga shkolla e atjeshme e sllavistëve, (Schafarik,Mikloschih, Windish,

507
Lubić, Šišić, Rački, Jiriček, Dümler, Thalloszy e të tjerë), për t’ua dhënë vulën e
“fakteve meritore shkencore” si “Monumenta slavica”.1167

I. Pasqyrimi i falsifikimit të dokumenteve mesjetare si dhe të mashtrimeve


për autoqefalinë e Kishës Ortodokse Serbe

Pikënisja e demistifikimit të falsifikimit të dokumenteve jo rastësisht kërkon


përqendrimin te faza e nxjerrjes së dokumenteve nga arkivat kishtare (të manas-
tirit të Hilandarit në Malin e Shenjtë Atos të Greqisë, të Ohrit, Rashës, të Deçanit,
të Graçanicës, të Pejës, të Zhiqes, të Tronoshës e të tjera), të mbikëqyrura nga
Kisha Ortodokse Serbe nga koha e përvetësimit të tyre të njëanshëm si pjesë e
trashëgimisë së përbashkët të krishterë të Dardanisë dhe të Maqedonisë, në meny-
rë që të përcillen edhe fazat e mëtutjeshme, që kanë të bëjnë me përpunimin dhe
rishkrimin e tyre në emër të interpretimit si pjesë e përgatitjes për hulumtime të
mëtutjeshme shkencore.
Po qe se kjo veprimtari merret në shqyrtim sado në vija të trasha, atëherë
shihet se i gjithë koncepti i falsifikimeve historike nis me çështjen e autoqefalisë
së Kishës Ortodokse Serbe në vitin 1219 nga Shën Sava (zhupani Rastko)
peshkop i kësaj kishe, që do të përfundojë “si i shenjt” në Hilandar, ndonëse ai
titull pak më vonë do të anulohej. Në vazhdën e këtyre falsifikimeve dhe
mashtrimeve, gjithsesi vend të rëndësishëm kanë edhe dokumentet tjera nga
fondet kishtare, veçmas bulat (novelat), që flasin për pronat e kishave, po edhe
për dhuratat nga feudalë të kohës, me të cilat pastaj, rikonstruktohet njëanshëm
“shtetësia serbe” me “tapi autoktone mesjetare”. Shumë prej, tyre si do të shihet,
prezantohen të rishkruara dhe të falsifikuara në disa versione, me ç’rast, nuk
ngurrohet që mungesa e ndonjërës syresh, siç është rasti me Bulën e Manastirit të
Deçanit nga viti 1330 të Stefan Uroshit II Milutinit, të pranohet se mungon
origjinali, por që “kopja është besnike e origjinalit”!
Këto mashtrime dhe të ngjashme, veçmas ato që kanë të bëjnë me “kombin”
serb si dhe me mashtrimin për gjoja autoqefalinë e kishës ortodokse serbe me
një vazhdimësi nga shekulli XIII, ndonëse e tillë do të pranohet në vitin 1923,
dhe të shtetit serb - që do të shfaqet në Kongresin e Berlinit më 1878 - kanë
krijuar platforma politike për qëllime hegjemoniste në shekullin XIX.
1167
Të kësaj natyre janë: “Slawische Alterthümer” nga Schafarik, “Monumenta Serbica spectantia
historiam Serbiae”,1858 nga Scherschnik, Windish, Mikloschih; Theiner, A:“Vetera
monumenta Slavorum meridionalium historam illustratio I”;“Acta de Chilandar I. Des origines
a 1319” etj.

508
Natyrisht se demistifikimi i këtyre faktorëve (kombit) dhe (shtetit) kur dihet
se në mesjetë nuk ka pasur kombe e as shtete siç projektohen në shekullin XIX,
që si njëri, si tjetri, si parakusht, në rastin e parë ka gjuhën dhe në rastin e dytë
institucionin, lidhet me mistifikimin e Kishës Ortodokse Serbe si bartëse e
këtyre faktorëve: gjuhës “serbe” si dhe “shtetit” serb jashtë realiteteve shoqërore
dhe politike si kategori historike. Me këtë rast qëllimisht ngatërrohet gjuha e litur-
gjisë kishtare - sllavishtja e vjetër kishtare - e krijuar nga Qirili dhe Metodi në
shekullin X dhe e pranuar si gjuhe liturgjie në kohën e mbretit bullgar Simeonit,
si gjuhë kishtare deri në shekullin XIX. Duhet thënë se liturgjia në sllavishten e
vjetër kishtare, si gjuhë kishe jashtë çdo lidhjeje me të folmet popullore, krahas
gjuhës greke, përdorej në të gjitha kishat e Peshkopatës së Ohrit dhe të tjerat në
pjesën qendrore të Ilirikut, ku përfshihej edhe Peshkopata e Rashës dhe manastiret
ortodokse në Dardani, në atë të Pejës, Deçanit, Graçanicës e tutje deri në Ohër.
Pra, këtu, qëllimisht ngatërrohet gjuha e vjetër kishtare si dhe shkrimet e saj fare
të pakuptueshme për popullin, me gjuhën serbe, që do ta themelojë Vuk Stefa-
noviq Karaxhiq në gjysmën e dytë të shekullit XIX me ndihmën dhe direktivat e
shkollës së sllavistëve të Vjenës dhe të Perandorisë Habzbuge, e interesuar që
sllavët e jugut të liroheshin nga sfera e ndikimit rus, që ishte gjithnjë e më i
madh edhe në saje të sllavishtes së vjetër kishtare.
Edhe faktori tjetër - “shteti - mesjetar serb”, ka të bëjë me këtë konstrukt
kishtar, që siç dihet, nga koha e zyrtarizimit të tyre në shek. IV nga Perandori
dardan Konstandini i Madh dhe veçmas nga Justiniani, kisha ka qenë bashkëpro-
nare në qeverisjen vendore, ku ajo ka marrë dividentën në përputhje me angazhimin
në administratë, vjelje të tatimeve dhe punë të tjera që kanë qenë interes perando-
rak. Natyrisht se bashkëpronësia në qeverisjen vendore, kishës i ka siguruar edhe
të drejtën për ta ushtruar atë, të legjitimojë strukturat autonome shoqërore dhe
politike (feudet, zhupanitë e deri te despotatët), të cilave u janë dhënë bulat kishtare
në përputhje me ritin kishtar. Kjo çështje, më shumë se gjetiu, nga shkaku i
fërkimeve gjeografike, në Ilirik është përcjellë edhe me rivalitetin e kishave (Selisë
së Shenjtë dhe të Kostandinopojës) për mbikëqyrjen e pushtetit vendor ku edhe
është legjitimuar pushteti i tyre. Me këtë rast, për vartësit e vet (despotët),
Vatikani ka përdorur titullin kishtar “Honor regni” po edhe “Rex”, që më vonë,
është përkthyer në titull politik, prej nga janë nxjerrë “mbretër” dhe “mbretëri”
jashtë realiteteve shoqërore dhe politike të kohës! Deri në shekullin XI, kur
ndahen kishat, në Ilirik, veçmas te bota pagane (fiset sllave) që do të pranojnë
krishterimin, gara e kishave ka qenë pjesë e një misionarizmi, asnjëherë e liruar

509
nga pretendimi që të shfrytëzohet për ndikim sa më të madh edhe në rrafshin
shoqëror dhe politik midis Vatikanit dhe Kostandinopojës. Në kuadër të këtyre
realiteteve shoqërore duhet parë edhe dinastinë Nemanjane, nga feudi i pavarur i
lidhur diku me Dioklenë (Dukën) e deri te zhupania e pavarur në Rashë dhe zgjeri-
mi i saj si despotat në Dardani, Maqedoni dhe Epir në kohën e Stefan Dushanit, me
ç’rast ata nga Vatikani kanë marrë tituj të shumtë kishtarë nga “Honor Regni” e
deri te “Rex Regni”, siç ka marrë edhe nga kisha e Kostandinopojës. Në përputhje
me këtë administrim kishtar, në kufijtë e Peshkopatës së Dubrovnikut, për herë
të parë shihet edhe “Regnum Servoilae quad est Bosnae”, e caktuar nga Papa
Urban II në vitin 1167, shtrirja e së cilës shkonte nëpër Dalmaci e deri në Bosnje.
Ky realitet kishtar dhe të ngjashmit që do të shihen nga shekujt XII e këndej, që jo
rrallë ndryshojnë në përputhje me shtrirjet e pushtetit qendror, e që bëhet më i
qartë po qe se shihen raportet e njëmendta në Ilirik midis pushtetit të Bizantit në
njërën anë dhe atë të Hungarisë e Venedikut, është shfrytëzuar për t’u treguar
“shtetësia” serbe në Kroaci dhe Bosnje, siç shfrytëzohet për t’u treguar edhe ajo
boshnjake po në të njëjtën hapësirë dhe në të njëjtën kohë!1168
Përkundër kësaj, këto dokumente, siç është thënë edhe më sipër, krahas
raporteve vasale që ata kishin herë me Hungarinë, herë me Venedikun dhe Bull-
garinë, dëshmojnë se Nemanjajt ishin nën ndikimin e Vatikanit, pra kishës katolike
dhe të lidhur me të edhe nga pikëpamja e organizimit kishtar të saj. Madje edhe
Stefan Nemanja ishte kryqëzuar në kishën katolike të Ribnicës, e cila ishte nën
administrimin e Peshkopatës së Tivarit e drejtuar nga Vatikani, juridiksioni i së
cilës pranohej në Bizant krahas kishës ortodokse të Kostandinopojës. Kjo përkatësi
do të vazhdojë edhe tutje edhe në nivelet zyrtare. Ndonëse, sipas dokumenteve
kishtare të Hilandarit, Nemanja ishte (ri)kryqëzuar si ortodoks në kishën e
Rashës, me çka aty fillon edhe ajo që historiografia serbe e quan “misionarizëm
për krijimin e kishës autoqefale serbe”, megjithatë, nga një dëshmi e Papës Ino-
cientie III e vitit 1204 shihet betimi i Vukanit (Nemanjës) ndaj kishës së Romës,
për ç’gjë Papa premton se atij do t’i jepet titulli kishtar “honor regnum”.1169
Më vonë, titulli kishtar “mbret” ngas Vatikani do t’i jepet Stefan Nemanjës,
më 1217 nga Papa Honorie II dhe do t’i dorëzohet në Rashë nga përfaqësuesit të
tij. Për ta marrë edhe “vulën” kishtare të kishës lindore, pas tri vitesh, Nemanja
shkoi edhe në Nike. Patriku Manojllo, siç kishte bërë Vatikani, Stefan Nemanjën

1168
(Shih: Pavič, Ivana P: “Crkva i država u srpskim zemljama od XI-VIII veka“, Beograd 2013,
faqe 229.
1169
Shih: Thiner: “Monumenta Slavorum” I,34; Innocentie III, epp,II. PL 215,411.

510
e kurorëzoi “mbret”, gjë që ai ia doli të kishte kurorën “mbretërore” kishtare të
dy qendrave botërore: Vatikanit dhe Kostandinopojës.
Por, siç është thënë edhe më parë, raportet e Vatikanit me Nemanjajt si dhe
shtrirja e kishës katolike në qendrën e Ilirikut, kalonin fillimisht nëpërmes Pesh-
kopatës së Tivarit, pastaj të Kotorit, për t’u rikthyer prapë te Tivari. Gjatë kohës
kur peshkopata e Tivarit kishte juridiksionin mbi kishat katolike në Rashë dhe në
gjithë hapësirën e Dardanisë, pra nga viti 1256, arqipëshkvi i Tivarit mbante
titullin: “Archiepiscopus Sclavinensi” (arqipeshk sllav). Kur administrimi i kishave
katolike në Rashë dhe Dardani, me vendimin e Papa Klimentit VI, do t’i besohet
Peshkopatë së Kotorit nga viti 1345, titullari i kishave katolike në Rashë dhe
Dardani nga “Archiepuiscopus Sclavinensi” kthehet në: “Primas regni
Serviae”. Juridiksion i kishës së Kotorit mbi kishat katolike në Rashë dhe gjithë
Dardaninë, do të zgjasë deri në vitin 1427. Mbas një marrëveshje të Vatikanit
me despotin Brankoviq, kisha e Tivarit do të rikthejë këtë të drejtë, që i ishte
marrë para dy shekujsh. Vendimin e Vatikanit që arqipeshkvi i Kotorit që
administronte kishat katolike në Rashe dhe Dardani me titullin “Primas regni
Serviae”, nga historiografia serbe, do të shfrytëzohet “si argument” për shtetësinë
“serbe” nga mesjeta të pranuar edhe nga Vatikani dhe vendet katolike të
perëndimit. Kjo ishte në përputhje me përcaktimin se titujt kishtarë të përkthehen
në shtetëror, edhe pse kjo nuk është e njëjtë, ngaqë feudet autonome kanë qenë
vetëm pjesë e vetëqeve-risjes vendore që e ka mbikëqyrur Bizanti në përputhje me
interesat e veta.1170
Pavarësisht raporteve të dyfishta të Nemanjajve me kishat dhe, përkundër
përcaktimit, që gjatë kohës së megazhupanit Stefan Dushani, në përputhje me
pretendimet për ta trashëguar fronin e Bizantit ose të zëvendësonte atë me diçka
të ngjashme (Illyricum Magnum), do t’i kthehet kishës lindore, Vatikani do të
vazhdojë ta trajtojë Dushanin “Rex Rascien” edhe atëherë kur despotati i tij,
krahas Dardanisë, Maqedonisë dhe një pjese të Epirit, shtrihej edhe në një pjesë
të Kroacisë, të Bosnjës, duke ia njohur kështu të drejtën edhe për administrimin
e kishave ortodokse në këto pjesë, qoftë edhe jashtë organizimit kishtar nga koha
e Bazilit II në vitin 1018 pasi që ishte mundur Mbretëria e Bullgarisë, të konfir-
muar në Koncilin e Lionit të vitit 1274, me ç’rast kisha e Rashës kthehej nën
juridiksionin e Peshkopatës së Ohrit ndërsa ato të Dalmacisë binin nën juridik-
sionin e Peshkopatës së Dalmacisë në Split (në pjesën veriore) dhe në atë të

1170
Shih:Theinier: “Monumenta Hungariae” I, 701 dhe Mitrović: „Sukobi Barskog arheoipes-
kopa i Kotorskog episkopa“, faqe 300-302.

511
Kotorit (në pjesën gurore deri te Durrësi). Veprimi i njëanshëm i Vatikanit që
kishës së Rashës në pjesët që Dushani kishte futur në kurorën e tij, t’i njihej edhe
e drejta e administrimit kishtar mbi kishat ortodokse (ndonëse të pakta në ato
pjesë, sidomos në Dalmaci), ka bërë që historiografia serbe, ta identifikojë shtrir-
jen kishtare me atë shtetërore. Me këtë rast, anashkalohen qëllimisht lidhjet kish-
tare dhe ato shoqërore politike të Nemanjajve me Vatikanin dhe botën katolike
në përgjithësi, prej nga ata fillimisht si vasal të hungarezëve, më vonë të gjer-
manëve dhe të Venedikut nga të cilat nuk do të lirohen asnjëherë. Madje, edhe
kurorëzimi i Stefanit nga Vatikani në vitin 1217, përpiqet të relativizohet me të
ashtuquajturin rikurorëzim të Nemanjës nga patriarku i Kostandinopojës në Nike
në vitin 1219, që lidhet me atë që quhet edhe Autoqefalia e Kishës Ortodokse
Serbe, ndonëse nuk ka qenë e tillë pos një autonomi e përkohshme kishtare, për
t’u parë kështu si epiqendër e botës sllave dhe kishës lindore dhe e ortodoksisë.
Siç është cekur edhe më herët, pa marrë parasysh mjegullimin që e përcjell
atë nga shfaqja në shekullin XI në Diokle dhe pjesën e Zahumlës (në Dalmaci),
që e ka kryesisht te mbështetja e atyre fakteve jokredibile dhe kundërthënëse nga
vepra e Orbinit “Gesta Regnum Sclavorum”, zhupania e Rashës, në skenën sho-
qërore dhe politike të Ilirikut, në fillimet e shekullit XII si vasale e hungarezëve
dhe pak më vonë e gjermanëve, fillon të dalë në pah dhe të zgjerohet gjatë kohës
së Kryqëzatës së Tretë dhe asaj të Katërt pikërisht me ndihmën e vendeve kato-
like (Hungarisë dhe Gjermanisë), të cilat kishin nevojë për një aleat të tillë për ta
dobësuar Bizantin në pjesën më të ndjeshme. Burimet meritore të kohës dëshmojnë
se rasienët, do të depërtojnë në Nish, pastaj në Shkup e deri në Ohër për t’u
kthyer në një fuqi hegjemone gjatë sundimit të Stefan Dushanit në vitet 1331-
1355 pasi që iu bashkuan hungarezëve dhe së fundit edhe gjermanëve. Pa këtë
ndihmë, ata do të mbeteshin në trekëndëshin Rashë-Zetë-Dubrovnik.
Kyçja në kryqëzatat katolike evropiane si dhe shfrytëzimi i rrethanave që
krijuan ato në raport me dobësimin e Bizantit, Rasianëve u krijoi mundësi për
ngritje të fuqishme në Ilirik. Kështu, kur në Kostandinopojë kryqtarët katolikë
do të rrënojnë kulturalisht dhe politikisht Bizantin, duke shpallur Perandorinë
Katolike në vitin 1204, ndërsa qendra e Bizantit bashkë me kishën ortodokse do
të kalojë në Nike, kisha e Rashës në qendrën e saj në Zhiçë, me ndihmën e
drejtpërdrejtë të Selisë së Shenjtë, do të ndihmohet, që me veprime në kundër-
shtim me kanonet kishtare, për t’u shkëputur njëanshëm nga Peshkopata e Ohrit,
në të cilën gjendej nga koha e Simeonit bashkë me të tjerat në pjesën perëndimore
të Ilirikut. Kjo gjendje ishte konfirmuar edhe nga perandori i Bizantit Vasili II në

512
vitin 1018. Nga dokumentet e rishkruara dhe të përpunuara të Kishës Ortodokse
Serbe nga punëtoria e manastirit të Hilandarit veçmas me anën e “zhitive”(jetë-
shkrimeve të monahëve kishtarë) që nuk paraqesin tjetër pos një formë të haxhio-
grafisë (jetëshkrime fetare), shumë prej tyre të përpunuar dhe të rishkruara në
shekujt XVII-XIX në përputhje me qëllimet e caktuara politike, fitohet bindja se
e ashtuquajtura Kishë Ortodokse Serbe “pranohet e pavarur” nga Patrikana e
Kostandinopojës, pra fiton autoqefalin, ndonëse ajo që kishte ndodhur në Nike,
në bazë të dokumenteve meritore, paraqet vetëm një pavarësim të Peshkopatës
së Zhiçës nga Peshkopata e Ohrit dhe assesi autoqefali. Pra, në Nike, në rre-
thanat kur në Kostandinopojë asokohe sundonte Perandoria Latine, kishte
ndodhur vetëm një riorganizim i përkohshëm kishtar në pjesën qendrore të
Bizantit, si kundërpërgjigje realiteteve të reja të krijuara kur kisha katolike kishte
fituar hapësirë të dukshme në këto pjesë dhe kërkonte që të faktorizojë aleatët
dhe vasalët perëndimorë: Nemanjajt e Rashës dhe bullgarët. Në këtë drejtim
Vatikani punoi me të madhe qe Kisha e Rashës me seli në Zhiçë dhe ajo bullgare
të shkëputen nga Kostandinopoja.1171 Natyrisht se edhe kisha e Kostandinopojës
e dëbuar nga kryeqendra e vet, asokohe nuk e kishte kundërshtuar
“mëvetësimin” e kishës së Rashës me seli në Zhiçë nga ajo e Ohrit, meqë ishte e
interesuar që ajo të mos bëhej pre e Vatikanit, veçmas pas kurorëzimit kishtar të
Stefan Ne-manjës në vitin 1217 nga Papati. Përkundrazi, si shihet, edhe Patriku i
Nikesë, Manojllo, do ta kurorëzojë “mbret” Nemanjën duke e toleruar formalisht
krijimin e Peshkopatës së Zhiçës, si të shkëputur nga ajo e Ohrit, por kjo me
asnjë do-kument nuk u vërtetua se fitoi edhe autoqefali kishtare. Rreth kësaj
kemi edhe dëshminë meritore të Dr. Dimitrije Ruvarac, arkimandrit, menaxher i
shtyp-shkronjës së kishave dhe Bibliotekës Patriarkale të Sremski Karlovcit dhe
redaktor i "Srpski Zion". Ruvarac pohon se “nuk ka dyshim se Sava mori disa
privilegje për hierarkinë kishtare rasiene në Nikea, por është e pamundur të
identifikohen të gjitha ato me bekimin për një ngjarje kaq të madhe kanonike, siç
është krijimi i kishës autoqefale. Me fjalë të tjera, Sava mund të merrte një
vetëqeverisje të caktuar nga Kostandinopoja për hierarkinë kishtare, me një listë
të përcaktuar qartë të privilegjeve - por jo autoqefali.1172
Por, pas rrëzimit të Perandorisë Latine më 1261 dhe të rikthimit të Bizantit
në Kostandinopojë, vendimet e Nikesë rreth shkëputjes së Peshkopatës së Rashës
nga Peshkopata e Ohrit anulohen dhe ajo prapë do t’i kthehet gjendjes që ishte

1171
Shih: Radojić: “Sveti Sava i autokefalnost srpske i bugarske crkve“, faqe 226.
1172
Shih:”Ko je naslednik srpske Pećke Patrijaršije”, Beograd 1885, faqe 13.

513
në vitin 1219. Madje, me rastin e rikthimit nën administrimin e Peshkopatës së
Ohrit, bashkë me atë bullgare, në Koncilin e Lionit, më 1274, kërkohet falje për
këtë “sjelle të pamirë të kishës së Rashës”.1173
Lajmet më të hershme të suksesit të Savës në fitimin e autonomisë - jo
autoqefalisë - erdhën nga biografët e tij (higjiografët). Dhe me një vonesë të madhe.
Domentian shkruan për këtë (rreth 1253, kështu që shkrimet e tij u "ripunuan"
nga një autor tjetër pas vitit 1290); dhe më pas, të paktën një shekull më vonë
(midis 1320 dhe 1330) dhe Teodosi.
Domentian dhe Teodosi lan një konfuzion në takimin në shkrimet e tyre.
Njëri prej tyre shkruan për 14 vitet që Sava kaloi si kryepeshkop; kjo do të
thoshte, me kushtin që në vitin 1233 (ose 1234) për disa arsye Sava dha dorëheqje
nga froni i Kryepeshkopatës së Zhiçës, se ai mund të ishte shuguruar më 1219,
dhe pastaj Patriarku Manojlo Sarantin (νοανουήλ Α΄ Σαραντητός ή
Χαριτόπουλος).
Sidoqoftë, Domentiani dhe Teodosi janë të aftë për çështjet kishtare, kështu
që, megjithëse ata zbukurojnë dukshëm gjëra - për shembull, thuhet gabimisht
që Sava erdhi në Kostandinopojë me perandorin bizantin, megjithëse është e
verifikueshme që Theodore I Lascaris mbretëroi në Nikea - ata nuk pretendojnë
se bëhej fjalë për autoqefali të kishës.1174
Edhe te kjo çështje, ndërhyrja e dr. Ruvarac, heq mjegullimin e krijuar nga
biografët e tij dhe të tjerët që i përpunuan ato. "Deri më tani, asnjë letër nuk është
shtypur askund, e cila do të konfirmonte kush dhe kur Shën Savën e shuguroi
kryepeshkop dhe mbi çfarë baze. Sepse, po të ishte kështu, atëherë duhej të lësho-
hej një letër e tillë dhe një akt i tillë i rëndësishëm nuk mund të humbiste. Prandaj,
nuk dihet saktësisht se cilin vit, për të mos përmendur muajin dhe ditën, është
shuguruar Sava kryepeshkop, siç mungon edhe emri i patriarkut që e bëri atë”.1175
Ato që thotë dr. Ruvarac, mbështetet nga qëndrimet e Dr. Janko Shafarik, i
cili u mor shumë me këtë çështje. Shafariku paraqiti një raport mbi rezultatet e
hulumtimit të tij në arkivat e Kostandinopojës, botuar më 1855 në Beograd. Për
atë që gjeti në Kostandinopojë, Shafarik shkruan:

1173
Shih:Theiner: “Monumenta Hungariae I”, 377.
1174
Shih: Ostrogorski, G: “Pisma Dimitrija Homatijana sveti Save i odlomak Homatijanovog pisma
patrijarhu Germanu o Savinom posvečenju”, te “Svetosavski zbornik” 2, Beograd faqe 89-114.
1175
Shih: Dr. Ruvarac, Dimitrije:”Ko je naslednik srpske Pećke Patrijaršije”, Beograd 1885, faqe 13.

514
"Ne nuk mund të dokumentojmë asnjë veprim me anë të të cilit Shën Sava u
bë një kryepeshkop i pavarur. Madje, asnjë veprim tjetër i ngjashëm, nuk është
gjetur deri më sot!”.1176
Edhe historiani i kishës serbe, Svetozar Niketiq, qysh më 1870 vlerëson se
"Megjithëse kisha serbe ka qenë ajo që e konsideroi Sava si të pavarur, përsëri
kryepeshkopët e saj, të zgjedhur nga asambleja e hierarkëve, u përcaktuan në atë
titull nga patriarku i Kostandinopojës”. Por Niketiq, thotë se, falë Savës, u fitua e
drejta për të shuguruar peshkopët e tyre vetë në të ardhmen, por ata mbetën nën
ohforionin e Kostandinopojës, praktikë kjo që përkohësisht do të ndërpritet nga
Stefan Dushani. S’do mend, se e drejta për të shuguruar peshkopët e tyre në të
ardhmen, që si përvojë u shfrytëzua gjatë dy shekujve të ardhshëm në hapësirat
kah Nemanjajt shtrinë pushtetin, u shfrytëzuar për t’u “promovua” autoqefalia.
Kisha Ortodokse Serbe retushoi në këtë frymë thuajse të gjitha dokumentet
kishtare që erdhën nga punëtoritë e Hilandarit.1177
Në të vërtetës, ky veprim, nuk anashkalohet as nga disa autorë objektivë
serbë (ndër të cilët duhet dalluar Ilarion Ruvarac). Aty, me të drejtë, shihen edhe
prapaskenat e Vatikanit, që asokohe luheshin në kurriz të Patrikanës së Kostan-
dinopojës me rastin e pushtimit të kryeqytetit të Bizantit nga katolikët, në vitin
1204 që zgjati deri në vitin 1261, kur aty u kthye Perandori bashkë me suitën e
klerikëve nga Nikea. Në këtë vënerim, gjithsesi, rolin kryesor kishte veprimi i
Peshkopit të Ohrit, Dimitrije Homatian (Demetros Chomateros), që sapo të
përhapet lajmi nga Nikea, nxori mallkimin drejtuar Arhimandrit Sava të Rashës.
Në letrën drejtuar Patrikut ortodoks në Nike thotë se Sava nuk e ka të drejtën të
shkëputet nga Peshkopata e Ohrit, meqë kjo nuk lejohet nga kanoni i rregullit
apostolik. 1178
Letrat e peshkopit të Ohrit, Dimitrije Homatian, do të mbesin një zë i shur-
dhër për mbi gjysmë shekulli, deri sa do të bjerë Perandoria latine e Kostandi-
nopojës në vitin 1261. Bizanti sapo u kthye në kryeqytet e me të edhe qendër e
Patrikanës Ortodokse, u kthye edhe rregulli i dikurshëm kishtar. Ky veprim ishte
përcjellë me “miratim” edhe nga Vatikani, ngaqë ishte kthyer “normaliteti” midis
dy qendrave botërore që thirreshin në të njëjtën perandori, e cila asokohe ndodhej
përballë kërcënimeve osmane. Në kuadër të këtyre raporteve, për Patrikanën e
1176
Shih: Šafarik, J: “Građa za srbsku istoriju”,Glas Društva srbske slavenosti 7, Beograd 1855.
1177
Shih:Niketić, Svetozar “Istorijski razvitak srpske crkve“,Glas Društva srbske slovenosti,
Beograd 1885, faqe 135.
1178
Shih: Ostrogorski, G: “Pisma Dimitrija Homatijana sveti Save i odlomak Homatijanovog
pisma patrijarhu Germanu o Savinom posvečenju”, te “Svetosavski zbornik 2, Beograd f. 89-114.

515
Kostandinopojës me interes të madh shfaqej edhe rikthimi i fuqisë së humbur
kishtare të Peshkopatës së Ohrit, me rastin e shkëputjes së njëanshme prej saj të
Ipeshkvisë së Rashës dhe asaj bullgare, të cilat aktronin autoqefalin. Në këtë
aspekt letrave të Homatianit do t’u hiqet pluhuri i kohës dhe madje, do t’u jepet
përgjigje e drejtë, me atë që në Koncilin e Lionit do të thuhet se në Nikea ishte
shkelë kanoni apostolik dhe se Peshkopatës së Ohrit i ktheheshin Ipeshkvia e
Rashës dhe ajo bullgare. Natyrisht se këtij vendimi i parapriu dekreti i Perandorit
Mihali VIII, me të cilin Peshkopatës së Ohrit i kthehej juridiksioni mbi Ipeshk-
vinë e Rashës dhe atë bullgare në përputhje me dekretin që kishte shpallur në
fillim të shekullit XI Perandori Bazili II. Anulimi i pavarësisë së peshkopatës së
Rashës, qendra e së cilës kishte kaluar në manastirin e Zhiqes, që në historinë
kishtare të Kishës Ortodokse Serbe quhej autoqefali, kërkonte edhe largimin e
peshkopit Danilo nga ajo pozitë. Kjo do të bëhet në vitin 1272.1179
Natyrisht se për t'u rikthyer disi gjendja e mëparshme, pra që të përfitohet
nga luftërat e kishave për dominim në hapësirën e Bizantit, vërehet një aleancë
tjetër e Rashës me Anzhutë dhe Perëndimin për ta rikthyer Perandorinë Latine
të Kostandinopojës. Por koalicioni i Viterbusë me Boduinin II (Perandor latin i
Kostandinopojës) nuk u përkrah na Papa Grigori X (1271-1276), ngaqë ai kërkoi
„union kishtar“ për t'u mbrojtur nga Mamerlukët. Këtë e përkrahu edhe Perandori
i Bizantit Mihaili VIII, duke nënshkruar një marrëveshje më 6 gusht 1274, me
çka si do të shihet, Rasha do të mbetet e përqendruar në betejën e radhës, kundër
përhapjes së „Mbretërisë së Arbërisë“, të shpallur nga Anzhutë, në një hamendësim
midis pozicioneve të Anzhuve dhe të qëndrimit të Bizantit që kjo mbretëri të
luftohet me çdo kusht.1180
Por, mashtrimet që kanë të bëjnë me të ashtuquajturën Kishë Autoqefale
Serbe në Mesjetë nga viti 1219,(që si u pa, bëhet fjalë për një autonomi dhe hiç
më shumë), ndërsa gjuha e liturgjisë (sllavishtja e vjetër kishtare) i atribuohet
gjuhës kombëtare serbe, përkundër asaj se ajo u krijua në gjysmën e dytë të
shekullit XIX në Vjenë, „tapitë“ e „shtetit mesjetar serb“, siç u tha, vazhdojnë të
inkasohen nëpërmes rishkrimeve të shumë nga dokumentet kishtare në shekujt
XVIII dhe XIX, burimi i të cilave është manastiri i Hilandarit në Malin Atos
(Greqi). Nga andej do të shpërndahen shumë e shumë dokumente të tilla. Ndër
to gjithsesi duhet dalluar „zhitijet“ (jetëshkrimet e monahëve) si formë e njohur

1179
Shih: Antunović, P: “O uzrocima smenjivanja žičkog arhiepeskopa Danila I“, faqe 107-111
dhe Radonjić: „Sveti Sava i autokefalnost spske crkve i bugarske crkve“, faqe 222-224.
1180
Shih: Ostrogorski,G: „Istoria Vizantije“, Beograd 1930, faqe 436-435.

516
e haxhiografisë. Nga kjo literaturë kanë burimin shumë nga „zhititë“
(jetëshkrimet e Nemanjajve), veçmas ato që kanë të bëjë me Shën Savën
(Simeonin), i cili nga despoti kthehet në monah, ku edhe përfundon në Hilandar.
Ndër to, më të për-dorurat shfaqen: „Sveti Sava - Sabrana dela”, pastaj “Stefan
Prvovenčani – Sabrana dela“ e të tjera të ngjashme. Natyrisht se për t'u
mbindërtuar boshti i historisë së serbëve dhe shtetit mesjetar serb u duhej
legjitimitet „burimor“, pra nga kisha. Si do të shihet, shumë prej tyre jo vetëm që
nuk dalin „burimore“, por të rishkruara, të ripunuara, pra të falsifikuara, në
shekujt XIII-XIX. Pa hyrë në secilën veç e veç, „boshti historik“, doemos duhet
të përfshijë Nemanjajt dhe Savën (despot dhe krijues i kishës ortodokse serbe).
Shejtënisë së tij, gjithsesi i duhen edhe rrëfimet „nga mbamendja“ (meqë ishte
autodidakt), po edhe ato të thurura prej të tjerëve për të, të cilat, kur shikohen
mirë e mirë, u përngjajnë përrallave ose rrëfimeve fantastike! Kështu, sipas
biografit të tij, Domentijanit (nxënës i Savës), njëzet vjet pasi që ai të ketë
vdekur në Tërnovo (Bullgari) në vitin 1235, i përmbledh „rrëfimet“ e monahut,
të cilat nga Mali i Shenjtë, ia dërgon despotit Urosh, ndërsa ai pasi t'i ketë
“qethur”, ia dorëzon një prifti tjetër në Hilandar - Teodosije për ta përfunduar
biografinë e Shën Savës. Pra, duke kaluar nga dora në dorë, botohet jeta e Shën
Savës e me këtë edhe „themelet“ e “shtetit mesjetar serb” dhe të kulturës
nacionale serbe. Gjithnjë duke u mbështetur nga Domentijani, Teodosije,
udhëtimin e Shën Savës për në Nike si dhe kthimin e tij në Hilandar e pastaj
„nëpër tokat serbe“ (Diokle, Dalmaci e deri në Sllavoni), e paraqet sikur të
udhëtonte me ndonjë tren ekspres në hapësirat aq të hapura gjeografike, ndonëse
për rrethanat e kohës duhen muaj e muaj e ndoshta edhe vite, që për parakusht
kanë shëndetin e fortë dhe përballimin të rreziqeve, që një i moshuar si ai,
këmbë nuk do t'i përballonte dot! Kjo, pra as që ka rëndësi për përpiluesit, të
cilët Savën e moshuar e bartin nga Rashka për në Azi (Nike) dhe pastaj prej
andej, nëpër Hilandar, për në Dalmaci dhe anasjelltas, e ku ai rrëfen „si në
Dalmaci i vizitoi tokat e të parëve dhe caktoi monahë nëpër kishat serbe“, prej
nga u kthye prapë në „tokat serbe“, e të ngjashme. Në kartën e Hilandarit të vitit
1198 Nemanja rrëfen se “kur u ktheva, me ndihmën e zotit i bashkëngjita Zetës
vendet e detit me qytetet, dhe nga Arbanasit mora Pultin, ndërsa nga grekët çlirova
Llabin dhe Lipjanin”. Por këto rrëfime, në formën e përrallave, përmirësohen në
një kartë tjetër, atë të Studenicës, më 1208, ku thuhet se “nga Rabanët
(Arbanasit) mora të dy Pultët, ndërsa nga tokat greke u morën Patkovo, Hvosno,
Podimja, Kostrci, Drskovniku, Sutnica, Labi dhe Lipjani...”

517
Është më se e qartë se “me tokat greke”, mendohet Bizanti, me ç’rast kleri-
kët grekë zëvendësohen me vendorët, pra me ata të liturgjisë në sllavishten e
vjetër kishtare, gjë që përkon me frymën antibizantine që krijoi Kryqëzata e
Katërt e vitit 1204 pasi që në Kostandinopojë, me shpalljen e Perandorisë Ka-
tolike, qendra e Bizantit të jetë larguar për në Nike, ku do të mbesë deri në vitin
1261, me ç’rast, Nemanjajt, të dirigjuar nga Vatikani dhe Hungarezët, përjashtuan
përkohësisht ndikimin e priftërinjve grekë në Rashë.
Por, si shumëçka e këtyre rrëfimeve, mbetet e paqartë se kush ishin ata
“Rabanët” (Arbanasit), që ua mori Pultin? Ua mori me luftë, apo ia dhuruan?...
Bazuar në gjuhën e liturgjisë kishtare, Pulti ruante latinishten, andaj të tillët
shiheshin si “Rabanë-arbanasë”. Ndërsa Lipjani, Dresniku, Llabi e Lipjani, që
thuhet se “u morën nga grekët”, i takonin liturgjisë kishtare në gjuhën greke, që
më pas do të zëvendësohet me atë të sllavishtes së vjetër kishtare. Sidoqoftë, nga
kjo del se ata (Rabanët-Arbanasit) ishin aty, siç do të shihet edhe nga bulat tjera
të zhupanëve të Rashës, ku ata përfshihen bashkë me të tjerët, por që sipas krite-
reve të Kishës Ortodokse Serbe, ata duhej të diferencoheshin sipas gjuhës së
liturgjisë kishtare: ata të latinishtes të shiheshin si Rabanë (Arbanas), ndërsa të
tjerët në serbë! Por, përkundër këtyre stereotipave diferencues mbi bazat e gjuhës
së liturgjisë kishtare, që në shekullin XIX përcaktojnë “kombin” dhe “shtetin”,
megjithatë, bie në sy se në këto rrëfejza të arnuara në Hilandar, Sava nuk përmend
“shtetin serb” as Serbinë, përveç “tokat serbe” dhe “vendet serbe” në përputhje
me shtrirjen e kishave ortodokse ku, krahas greqishtes, që si shihet, asokohe lufto-
hej prej tij, praktikohet edhe sllavishtja kishtare si gjuhë liturgjie. Kështu, në
kartën e Vraninës të vitit 1233, nënshkruhet “peshkop i tokave serbe dhe i breg-
detit”, pra assesi “mbret”i Serbisë, siç e paraqet historiografia serbe e shekullit
XIX dhe XX. Por pikërisht siç përshkruhet edhe te kronika e Perandorit Porfyro-
geni, ose të Orbinit, që ndonëse kontradiktore, prej andej del se edhe është
përshkruar, siç ndodh me të gjitha arnimet e ngjashme të kësaj natyre.1181
Te hapja e kësaj çështje, pra e „vendeve serbe“ ose „tokave serbe“ gjendet
formula e manipulimeve të historiografisë serbe si dhe përpjekjeve të tyre që
krahas konvertimit të titujve kishtarë (rex dhe primas regni), në tituj dhe „kurora“
mbretërore shtetërore, ku qëllimisht ngatërrohet aspekti i shtrirjes kishtare
shfrytëzohet për t'u kthyer në aspekt shtetëror, pra, nga „vendet serbe“ tek „shteti
serb“! Kështu, ato që i vihen në gojë Savës nga biografi Dementijan dhe vulosësi
i tyre Teodosi i Hilandarit, po edhe nga rrëfimet e ngjashme, ata rëndom shfaqen
1181
Shih:Теодосије Хиландарац: „Житије Светог Саве“, Београд 1973.

518
„monahë të vetëshpallur të tokave serbe“, gjë që kjo determinon edhe çështjen e
“Serbisë së Madhe” nga koha e Garashaninit e këndej, ndonëse në këto rrëfime
askund nuk figuron emërtimi: Serbi. Në të vërtetë, togëfjalëshi „vendete serbe“
(srpske zemlje), që përmendet te Sava dhe monahët tjerë të kishës ortodokse dhe
në dokumentet e Hilandarit, ka të bëjë me përpjekjet që ajo që te Porfyrogeniti
shfaqet si Sklavonija (kur përfshihen sllavët paganë dhe që kanë pranuar krishte-
rimin) të konvertohet në Serbi, siç ngjet edhe me konvertimin e popullit të vjetër
Tribal (me origjinë ilire) në Serbë!1182
Pra, përvetësimi i „Sklavonisë“ e përkthyer në „vendet serbe“, ku përjashto-
hen faktorët e tjerë, siç ndodh edhe në shkrimet e Ana Komnenës kur flet për
luftën e Aleksejit I kundër zhupanit Vukan, Dalmacia zëvendësohet me Serbi dhe
të ngjashme, ka pasur për qëllim që identifikimi i shtrirjes kishtare në përputhje
me gjuhën e liturgjisë, në rastin konkret te serbët i sllavishtes së vjetër kishtare,
ndonëse fare i mjegulluar në mesjetë dhe i përvetësueshëm nga të gjitha anët,
përkthehet në përkatësi shtetërore.1183
Këso dhe falsifikime të ngjashme flagrante bëhen edhe përkundër faktit se në
rrëfimet (zhitijat) e Nemanjajve ruhet sundimi „i vendeve serbe“, siç ndodh me
Radoslavin që më 1234 „mbret i vendeve të Rashës dhe Travurnisë“, ose Vla-
dislavin më 1238: „Mbret i pjesës më të madhe të tokave të Rashës, Dalmacisë,
Travurnisë, Zahumljes“, që paraqet aspekt kishtar brenda feudeve të caktuara me
shumë paqartësi dhe hamendësime rreth shtrirjes së tyre të njëmendtë dhe assesi
komponentë shtetërore, siç dëshirohet të shihet nga historiografia serbe, kur këtë e
ka poseduar Bizanti, ose Mbretëria Bullgare në abstinencë të saj, apo Hungaria
dhe Frankët gjatë kohës sa ka mbajtur nën pushtim pjesë të Ilirikut.1184
Kjo madje, dëshmohet edhe nga raportet e Rashës me Hungarinë, Vatikanin,
Venedikun dhe të tjerët, ku bëhet dallimi midis „tokave serbe“, pra të shtrirjes së
kishave ortodokse ku sllavishtja e vjetër përdorej si gjuhë liturgjie krahas greqishtes,
dhe të Rashës, si formacion shoqëror dhe politik i kohës. Kështu Peshkopi hungarez
Kobskad XIII, mban titullin „Rex Srbiae“ ngaqë Hungaria mbante si vasale Rashën
dhe pjesën më të madhe të Slavonisë dhe të Dalmacisë, gjë që kjo pasqyrohej edhe
te dallimet e tyre. Ndërsa po në të njëjtën kohë, në raportet shoqërore dhe politike

1182
Shih: Porfyrogenit, Konstantin: „Spis o narodima“, faqe 9-74 te “Vizantijski izvori za istoriju
naroda Jugoslavije“, II, Beograd 1959.
1183
Shih: Blagojević, Miloš: „Srbija u doba Nemanjiča – od kneževine do carstva 1168-1371“,
Beograd, faqe 71.
1184
Shih:Dinič, Mihailo: „O nazivima srednjovekovne srpse države Sklavonia, Srbija, Raškom“,
faqe 168.

519
theksohet: Rasccia, Regni Rasscia, Terra Rasscia, burimi i të cilit gjendet qysh në
regjistrat e mbretit hungarez Bella III (1172-1196) si „Terra Rasy subiga
verunst“. Është me interes të thuhet, se në dokumentet e mëvonshme hungareze,
nga aspekti shoqëror dhe politik po edhe etnik, Rasha lidhet me Arbrit, që nga
peshkopët e Rashës përmenden „Rabanët“. Kjo shihet më së miri nga një
dokument, ku mbreti Zigmund, që i referohet Gj. Brankoviqit pas vendosjes në
Hungari, ai nderohet si „in corum principem ducem et despotatum toitus regni
Rascia et Albaniae“.1185
Rasti i Brankoviqit dhe falsifikimeve që do t'i bëhen nga atje njërit ndër
kapitujt më problematik të mesjetës nga këndvështrimi i përvetësimit të saj, shtron
domosdonë e trajtimit kritik të kësaj veprimtarie, veçmas për faktin se nga shumë
burime bëhet e ditur për „dorën e mjeshtërve“ rusë në disajnimin e tyre në për-
puthje me nevojat që historiografia serbe t'ia përgatitë platformën politike hegje-
monizmit serb të shekullit të kaluar ku shqiptarët përjashtohen, ose edhe kur
shfaqen, nga pikëpamja shoqërore dhe politike, kanë rol pasiv.
Duke u ndërlidhur me këtë praktikë Ruvarac thotë se „fabrikuesit e mbretërve
serbë, nuk kanë bërë tjetër, pos që kanë përshkruar honografet ruse. Historia e
Serbisë është arnuar nga shkrimet e priftërinjve rusë“.1186
Njëra ndër këto vepra që u atribuohet klerikëve rusë si dhe shkollës së tyre
të fabrikimit të dokumenteve gjithsesi është ajo e Konstantin Filozofit „Povjest o
slovima – žitije despota Lazarevića“, botuar në Beograd më 1989, e cila merret
ndër „meritoret“ për t'u dëshmuar „tapitë“ mesjetare të shtetit serb. Ky rrëfim,
megjithatë, që në fillim shpërrallon praktikën e rishkrimeve dhe të përpunimeve
në shekujt e mëvonshëm me ndihmën e klerikëve rusë, ku Jastrebovi shfaqet si
mentori i saj kryesor. Kështu, në parathënie të librit, Gordana Jovanoviq thotë se
“nuk ekziston teksti origjinal i Konstantin Filozofit” i proklamuar me shumë zell
si „themel mesjetar i shtetit serb“. Sipas B. Joviq, rrëfimet janë sajuar nga disa
rrëfime të arnuara në Odesë në shek. XVIII si shumë tekste të tjera! 1187 Këtë e
konfirmon edhe I. Ruvarac, i cili vlerëson se, siç ka ndodhur me pjesën më të
madhe të rishkrimit të dokumenteve kishtare, edhe honografi i despotit
Llazareviq është sajuar në Rusi.1188

1185
Shih: „Monumenta Hungo. hist. DD-XXXIII, 27, 28 te Gesta Hungararum“.
1186
Shih: Ruvarac, I: „Društveni i istoriski spisi“, knjiga 44, Beograd 1934.
1187
Shih: Konstantin Filozof – povest slovina – Žitije despota Stefana Lazarevića“, Beograd
1989, faqe 12.
1188
Shih: Ruvarac, I: „Društveni i istoriski spisi“, knjiga 44, Beograd 1934.

520
E kësaj natyre është edhe një ndër veprat kryesore të historiografisë serbe të
shekullit XIX, ajo e S. Novakoviqit „Zakonik Stefana Dušana, cara srpskog
1349-1354“, botuar në Beograd, në vitin 1870. Mënyra si është ngritur kjo vepër
deri te shkalla e „testamentit“ shtetëror dhe juridik të „Perandorisë“ së Stefan
Dushanit në shërbim të krijimit të platformës ideologjike dhe politike të shtetit
mesjetar serb për nevoja politike në shekullin XIX, që do t'i paraprijnë atij në
hartën politike të Evropës të pranuar në Kongresin e Berlinit në vitin 1878,
përkthimi në disa gjuhë dhe shpërndarja nëpër qendrat kryesore evropiane, tregon
më së miri për ndërlidh-jen e shumë faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm në
konstruktimin e tij me anën e sajimit të dokumenteve gjoja të shkapërderdhura pa
kredibilitet shkencor. Kjo formë e arnimit të „dokumenteve“ të „strukur“ nëpër
kisha dhe biblioteka „të harruara“ pasqyrohet më së miri në veprën e Novakoviqit.
Autori, megjithatë, duke dëshiruar që të tregojë “për vjetërsinë” e kësaj vepre, që e
ka të qartë se mungon, mbështetet mbi disa shtresime të sajimeve dhe
përpunimeve të teksteve që kanë për qëllim „nxjerrjen në dritë“ të „dokumenteve
autentike“ me anën e ndërtimit „të pjesëve të humbura“! Siç është thënë edhe më
herët, bazë e kësaj pune kanë shërbyer punëtoritë e kishave të ndryshme, në radhë
të parë atyre në Hilandar, dhe të tjerave në Rusi për t'i distribuuar dokumentet e
përpunuara dhe të retushuara në Vjenë, te shkolla e njohur e sllavistëve, prej nga
pastaj „dokumentet meritore“ janë trajtuar nga studiuesit e ndryshëm për t'u
krijuar „dosjet“ si „Mo-numenta slavica“ e të tjera, me të cilat janë ushqyer
historitë e serbëve, të bullga-rëve, të rusëve me „dokumente autentike“. Autori i
„Zakonikut“, në parathenie, zbulon teknologjinë dhe infrastrukturën e përpunimit
dhe të falsifikimit të doku-menteve kur merret me „historikun“ e Zakonikut, që
doemos lidhet me Vjenën dhe punën e studiuesve të atjeshëm, në radhë të parë të
atyre sllavë ose serbë.1189 Kështu, pikënisja e „Zakonikut“ fillon te J. Rajiq, më
1859 te botimi „Istorie slovenskoh narodie“, për t'u bartur pastaj te Mikloshiqi, i
cili do ta paraqesë në gjuhën gjermane „Lex Stepani Dušani“, Vjenë 1856, prej
nga pastaj do t'i bjerë në dorë P.J. Schafarikut, i cili do ta përfshijë në librin
„Pomatky drevnioh pisme-nietvi Jihostovanie“, në Pragë, 1860. Schafarik, tekstin
nuk e dha në mënyrë integrale, meqë ai nuk ekzistonte, por e parashtroi në 9
dorëshkrime të ndryshme me pretendimin se ato „janë pjesëza të zbuluara në
manastire të ndryshme (Ravanicë, Rudnik, Kazan e të tjera) gjoja nga ato të viti
1350 e deri në vitin 1700, e ku vend të rëndësishëm zë teksti nga Petërburgu i N.
Nadežnjev, që njihet nga manastiri Bistrica i Vllahisë. Këto tekste, as gjuhësisht e
1189
Shih: Shafarik, Mikloshiq, Rajiq, Gopçeviq, Jastrebov e të tjerë.

521
as përmbajtësisht, nuk formojnë tërësinë e një kanuni, gjë që e pranon edhe
Shafariku. Por, Novakoviq, në botimin e tij, copëzat e Shafarikut i ndërlidh me dy
tekste „autentike“, nga shekulli XIX. Njëri nga Struga, i mbledhur nga një prift
rus. Dhe tjetri nga Priz-reni, po ashtu i mbledhur nga një prift i quajtur Sime.
Tekstin nga Prizreni në Beograd e dërgoi mësuesi nga Smedereva, Nikolla
Maslin, prej nga ai i përpunuar në Vjenë, iu dorëzua Novakoviqi që ta nxjerrë në
dritë. Natyrisht se Novakoviqi u përpoq që „kredibilitetin“ dokumentues të veprës
ta pasqyrojë me tekstet e Schafarikut në sllavishten e vjetër kishtare me atë serbe.
Në parathënie Novakoviq shpjegon origjinën e teksteve dhe mbledhjen e tyre nga
dora në dorë, që sipas tij, plotësojnë Kanunin dhe frymën e tij. Kështu, 165 fletët
(listina), vijnë nga 16 mbledhës të ndryshëm, të cilëve nuk u dihen emrat, pos që
thuhet se një pjesë e madhe e tyre janë rishkruar nga 6 klerikë dhe dy xhakonë në
Prizren.1190

II. Pasqyrimi i konvertimit të vazhdueshëm të Tribalëve antikë në serbë

Koncepti hegjemonist mbi „shtetin mesjetar serb“ i mbështetur mbi dinastinë


e Rashës dhe kishën autoqefale ortodokse serbe po ashtu e lidhur me rolin e Rashës
midis shekujve XI-XV, pra të shfaqjes së saj të mjegulluar në relacionin Diokle-
Rashë si dhe të ngritjes te një forcë hegjemone gjatë kohës së Stefan Nemanjës
(1331-1335) kur zhupania e tij do të marrë përmasat e asaj që shumëkund është
parë si „Ilyricum Magnum“, do të ishte i pamundur pa interpretimin e njëanshëm
të dokumenteve meritore të kohës, e ku përpunimi dhe rishkrimi i tyre paraqet
shtyllën kryesore të kësaj veprimtarie.
Natyrisht, se ajo që është bërë nga klerikët dhe punëtoritë e tyre gjatë shekuj-
ve, iu ka nënshtruar një qëllimi të qartë: që me përpunime, rishkrime e falsifikime
t'i krijohej „alibia“ historike një shteti (Serbisë) që nën patronatin e hegjemonizmit
rus po formësohej në një hapësirë që nuk ka pasur etni të formësuar e as identitet
shpirtëror të veçantë, siç pretendohet, amza e së cilës, megjithatë, ndonëse pa
ndonjë lidhje të brendshme, hetohet në Sllavoni dhe Bosnje në kuadër të
bashkësisë që Porphyrogenti me të drejtë e quan Sclavinien. Diferencimet
shoqërore dhe politike atje, në përputhje me pranimin e krishterimit, në shekujt
IX-XI, me shfaqjen e slla-vishtes së vjetër kishtare si gjuhë liturgjie (krahas asaj

1190
Shih: Novakovič,Stojan: „Zakonik Stefana Dušana, cara srpskog 1349-1354“, Beograd 1870,
faqe XII-XIX dhe XXIII).

522
latine dhe greke), paraqet faktorin kryesor të një procesi të formimit të etnisë
fetare të përbashkët sllave, prej nga pastaj, në fillimet e shek. XIX, kemi shfaqjen
e kombit të projektuar kryesisht mbi faktorin gjuhë të krijuar asokohe nga një
gjuhë e popullit që nuk ishte e njëjtë me atë të liturgjisë kishtare (sllavishtja e
vjetër kishtare). Natyrisht se nga ana e historiografisë serbe, ky proces ka qenë i
pamjaftueshëm, për faktin se etnia fetare dhe ajo gjuhësore brenda familjes sllave
nuk ka qenë në gjendje që kombit t'i kri-jojë platformën historike të argumentuar
në kuadër të këtyre proceseve ngaqë as bërthama sllave (në Bosnje dhe në
Sllavoni) e as gjuha e liturgjisë (sllavishtja e vjetër kishtare si amallgam i shumë
gjuhëve nga e folmja e Moravisë deri te rusisht-ja e vjetër), nga mungesa e një
ndërlidhjeje midis gjeografisë historike serbe me atë të etnisë historike në mesjetë
në raport me atë të shtetit serb të pranuar në Kon-gresin e Berlinit më 1878, nuk e
kanë nxjerrë kombin serb në përputhje me teoritë nacionaliste të shekullit të
kaluar. Ndaj është dashur që origjina serbe të nxirret jashtë këtyre faktorëve të
vonshëm (krishterimit dhe gjuhës së liturgjisë së krijuar nga jo serbët: Qirili dhe
Metodi), që do të ishte e diferencuar në mesjetën e her-shme edhe nga autorët
antikë dhe burimet e tjera të kohës. Meqë serbët por as të tjerët nuk mund të
diferencoheshin nga paganët sllavë dhe avarë as në shekujt V-VI që përmenden
gjatë invadimeve të tyre në Ilirik dhe në luftimet e herë pas her-shme kah
kryeqendra e Bizantit, meqenëse ata nuk mund të diferencohen as gjatë depërtimit
të bullgarëve në Traki dhe Ilirik në shekujt VIII-IX ku ata edhe shfaqen me
mbretërinë e tyre në kuadër të Bizantit (në kohën e Simeonit dhe të Samuilit),
ndërkohë që pamja e tyre, sipas Pofyrogentit dhe Orbinit dhe dokumenteve të
Vatikanit dhe atyre franke, shihet në Sllavoni dhe Dalmacinë veriore, në kuadër të
grupimit Sclavon (Sclavini), atëherë, e vetmja mundësi, që të identifikoheshin disi
si “faktor autokton” shoqëror dhe politik, ku projektohej “shteti mesjetar serb”,
shfaqeshin Tribalët, të lidhur herë me Ilirët e herë me trakët, por gjithsesi një
popull luftarak që shtrihej nga rrjedha e Danubit, në luginën e Timakut e deri në
Traki në Lindje. Mbretëria e tyre merr fund në luftën që kishin me Aleksandrin e
Madh në vitin 334, kur pasi që të munden nga ai, sikur „përjashtohen“ nga ngjarjet
historike. Përmendja e tyre në mesjetën e vonshme nga Perandori Porphyrogen, që i
identifikon në Travurni dhe Sllavoni, pastaj nga autorët e tjerë bizantinë
(Halkonkidiku, Dukas e të tjerë si dhe nga autorë osmanë që përshkruajnë kohën e
pushtimeve osmane në Ilirik ku origjina e Nemanjajve lidhet me ta), do të bëjnë që
Tribalët të konvertohen në serbë, ndërsa Tribalia në Serbi, ndonëse edhe këtu

523
mbetet e hapur çështja e “Serbisë mesjetare”, që sipas historiani R. Novakoviq,
konfronton hapësirën (gjeografinë) me etninë historike dhe me shtetin.1191
Konvertimi i Tribalëve në serbë, nuk bëhet që të kërkohet origjina prej tyre
(sado që ka edhe përpjekje të tilla që nuk pinë ujë me asgjë), ose ndonjë ndërlidhje
e mundshme që do të shpjegohej me proceset e asimilimeve, që janë edhe të na-
tyrshme në përputhje me zhvillimet e njohura të emancipimit civilizues, kur
vendos epërsia kulturore dhe ajo shpirtërore, por bëhet të eliminohen fare nga
vazhdimësia e tyre historike për faktin e vetëm se origjina e dinastisë së Nema-
njajve lidhet me ta. Ndërsa hapësira e imagjinuar “e shtetit mesjetar serb”, lidhet me
Tribalinë, pastaj me Dardaninë, Maqedoninë dhe Epirin, si realitete etnike dhe
historike nga antikiteti, që si të tilla do të vazhdojnë edhe gjatë Perandorisë së
Romës dhe veçmas gjatë Bizantit, ku ata kthehen në ndërtues të saj me statusin e
qytetarisë romaros. Pra, për projektuesit e nacionalizmit serb të shekullit XIX,
krahas shfrytëzimit të faktorit kishë ortodokse si bërthamë të etnisë serbe, shfaqet
eliminimi me çdo kusht i Tribalëve e gjurmëve të tyre etnike e historike në am-
bientin mesjetar, kryesisht në Dardani e Maqedoni, me anën e konvertimit të tyre
në serbë, me çka dinastia rasiane konvertohet në “dinasti serbe” si “themel i saj”.
Kështu, konvertimi i Tribalëve në Serbë, Serbëve ua kthen edhe “etninë”
edhe “tapitë shtetërore” në hapësirën dardane-maqedonase (Serbinë e njohur si
shtet në Kongresin e Berlinit në vitin 1878), prej nga ata do të vazhdojnë poli-
tikën e tyre hegjemoniste drejtë tokave shqiptare në shekullin XIX dhe XX. Ky
përvetësim historik, duhej të merrte formën e një programi gjithëpërfshirës me
anën e një formule vandale, të paparë në shkencë, të amputimit të historisë pa
asnjë argument, qoftë edhe hamendësues! Përkundrazi, konvertimi i Tribalëve
në Serbë kthehet në një veprim doktrinar me anën e një „arsyetimi“ pa baza
shkencore, siç është ai „se me Tribalët është menduar te Serbët“, që pasqyrohet
me ndërhyrje tepër brutale, me anën e parantezave aty ku shfaqen Tribalët. Kjo
“injorancë” madje u ndajmbathet edhe kronikave të Perandorëve Porfyrogenit
(shekulli X) dhe Kantakuzini (shekulli XIV) dhe kronikëve të njohur të kohës
(Halkonkondilit, Dukas dhe të tjerëve), të cilët rasianët i quajnë Tribalë, ndërsa
dinastët rasianë “arkondë”, “zhupanë tribalë” e ndonjëherë edhe “mbretër triba-
lë”.
Kjo praktikë është zyrtarizuar deri në nivelet më të larta akademike, fillimisht
nga ajo që shfaqej “Akademi Mbretërore Serbe e Shkencave” në vitet e njëzeta të
shekullit XIX dhe nga “Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve” si dhe nga
1191
Shih: Новаковић, Рела Др: “Где се налази Србија од VII до XII века“, Београд, стр.13-15.

524
“Akademia Jugosllave e Shkencave dhe e Artëve” mbas Luftës së Dytë
Botërore. Ky operacion i paparë falsifikues përfshin thuajse pjesën më të madhe të
historianëve serbë nga fillimet e shekullit XIX dhe XX si dhe veprat e tyre për të
vazhduar më vonë edhe me qëndrimin e historiografisë institucionale gjatë shtetit
serb dhe atij jugosllav dhe deri te koha e jonë. Në shënjestër të këtij operacioni,
gjithsesi se pa përjashtim ndodhen të gjitha veprat e autorëve antikë që flasin për
Tribalët dhe Tribalinë në mesjetën e vonshme si dhe burimet që drejtpërdrejt ose
tërthoras përmendin Tribalët si dhe dokumentet e tjera relevante nëpër arkiva
ngado. Në programet e akademive serbe dhe jugosllave, autorët bizantinë dhe
veprat e tyre, trajtohen në mënyrë të veçantë, jo vetëm gjatë konvertimit të
Tribalëve në Serbë dhe Tribalisë në Serbi me anën e ndërhyrjes me paranteza me
fjalinë refren „se me Tribalët është menduar te Serbët“, por edhe me „arsyetimet“
e shumta, gjoja shkencore, ku ngjarjeve u amputohen „interpretimet“ me anën e të
cilave Serbët e ngatërruar në amallgamin sllav, gjithnjë duke përvetësuar Rashën
tribale-dardane, duhet të kthehen në protagonistë kryesorë të zhvillimeve
shoqërore dhe politike në Ilirik dhe tutje në Bizant, që madje, në shekujt X-XV
përcaktojnë edhe kahun e tyre. Shkohet deri aty saqë faktorët e tjerë historikë ose
anashkalohen, ose edhe eliminohen brutalisht me anën e falsifikimeve siç ngjet
edhe me Tribalët që konvertohen në Serbë, por që ngjashëm nuk kursehen as të
tjerët (Gotët, Skitët, Dakët). Madje edhe Abroditët, një fis nga Bohemia e kohës
së Frankëve, konvertimi i të cilëve në “Serbë” ka për qëllim që edhe të dhënat
kundërthënëse të Perandorit Porfyrogenit nga shekulli X rreth serbëve si pjesë e
Sclavinëve të shkapërderdhur në Dalmaci dhe përtej Drinës në kufi me Bullgarët,
herë paganë e herë që kalojnë në pjesën romejve për t’u kryqëzua, t’ua krijojë
njohjen historike nga shekulli IX edhe në pjesën lindore ku shihen si endacakë, pra
në pjesët ku do të themelohet shteti serb në shekullin XIX, ku ata ishin pakicë.
Në të vërtetë, konvertimi i Aborditëve në Serbë (të krahinës së Timokut), në
përputhje me tymnajën që përhapet te “Gesta Regnum Sclavorum” e Orbinit
rreth shtrirjes kozmike të Sllavëve si “amëz” e të gjithë popujve nga antikiteti,
duhet t’u shërbejë konvertimeve që lidhen me Tribalët në mënyrë që t’u krijohet
njëfarë lidhshmërie raporteve të hapësirës (gjeografisë) me etninë e projektuar
historike dhe shtetin. Për këtë shfrytëzohet një kronikë e kronistit frank Ajhardit
nga gjysma e parë e shekullit IX, nga luftërat franke-bizantine dhe ato franke-
sllave nga 813-823 në kohën e princit Ludovit, që do të përfundojnë me Paqen e
Ahenit të vitit 823. Para se të lidhet kjo paqe, kronisti frank, Ajnrarda, përshkruan
vizitën e mbretit frank Ludvik, në Hristal (Dalmaci) me përfaqësuesit e atyre

525
fiseve të Aborditëve, Gudskanëve dhe Timokasve ku ishte edhe njëfarë Borna,
që thuhet se mund të ishte princ i Kroacisë Bregdetare. Në këtë takim thuhet se si
Aborditët dhe Timokasit kërkuan ndihmë kundër Bullgarëve. Pra, fakti se ata
(Abroditë) “kërkuan ndihmë” kundër Bullgarëve, për historiografinë serbe,
mjafton që ata të “identifikohen” Serb, ngaqë, të ardhur nga pjesa e Timokut, nuk
mund të ishin tjetër pos Serbë!1192.
Përpjekjet e kësaj natyre, pra të konvertimit të popujve antikë dhe të tjerë
në Serbë, nga familja sllave, apo edhe të tillë që kanë jetuar në raporte me ta, siç
është edhe rasti i Aborditëve, të papresedan në historiografinë botërore, gjithnjë
të përcjella me falsifikimet ndër më të pabesueshmet, përqendrohen te autorët
bizantinë të kohës: Leonici Chalcocandylae (Leoniki Halkokandyli), Cristobulos,
Dukas dhe të tjerëve. Ata do të gjenden në shënjestër të historiografisë serbe për
faktin e thjeshtë se me veprat e tyre shfaqen si kronistë bizantinë të ngjarjeve të
kohës, atyre në shekujt XIV dhe XV, që kanë përcaktuar raportet e forcave brenda
për brenda Bizantit (në procesin e shembjes së tij) dhe ato në luftë me Peran-
dorinë Osmane, fundi i së cilës dihet, me ç’rasat të dhënat e tyre pengojnë misti-
fikimet dhe falsifikimet e formateve që ndjek historiografia serbe.
Natyrisht se kronistët bizantinë që përshkruajnë këto zhvillime dhe ngjarjet
nga afër, siç ngjet me Chalcocandylin, meqë nuk mund të hiqen nga arkivat dhe
bibliotekat botërore, atëherë veprat e tyre duhet të “plotësohen” ose edhe t’u
rindreqen “gabimet dhe lajthitjet” me anën e interpretimeve “meritore shkencore”
të historianëve serbë me ndërhyrje siç është ajo e konvertimit të Tribalëve në
Serbë me arsyetimin fare “të thjeshtë”, se “kronistët bizantinë, për arsye të
ndryshme, nuk kanë qenë të informuar si duhet”, ose “kur kanë përmendur
Tribalët dhe Tribalinë kanë menduar për Serbët dhe Serbinë” për të shtuar se
“asokohe njiheshin Tribalët dhe jo Serbët”! Me këso gjuhe joshkencore shkohet
aq larg saqë edhe ato që perandori i Bizantit, Mihail Paleologu, shënohet të ketë
thënë për pjesëmarrjen e Tribalëve, Bullgarëve dhe Ilirëve në ushtrinë bizantine
kundër osmanëve, Tribalët konvertohen në Serbë, ndërsa Ilirët nuk përmenden
fare: (Τριβαλλων και Μνοων Ιλλνριων). Sipas “ndreqësve” të historisë, del se
edhe perandori i Bizantit, Mihail Paleologu, ngaqë ka njohur Tribalët e Turki-
didit, mund të mos i kishte njohur Serbët. Por, e vërteta është se perandori i
Bizantit Paleologu nuk ka pasur kurrfarë arsyeje që t’i ngatërrojë popujt saqë

1192
Shih: Новаковић, Рела:”Тезе за расправу о кнезу Борни“. Прилози за КЈИФ, кнј.XXXVII,
стр. 3-4, Београд, 1971 dhe „Византиски извори за Историју народа Југославије“-2, Београд,
1959, стр.33.

526
Serbët t’i kthejë në Tribalë! Sidoqoftë, me apo pa këso “lapsuse”, tekstet
bizantine (të shumtën të shkëputura e të korrigjuara) të sjella nga “Akademia
Jugosllave e Shkencave” si dhe “Akademia e Serbe e Shkencave dhe Arteve” në
vitet e gjashtëdhjeta dhe të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar në tërësi do t’i
nënshtrohen kësaj ndërhyrjeje, me ç’rast historia e Tribalëve antikë konvertohet
në histori të Serbëve!1193
Në këtë aspekt, vepra e Chalcocandylit „Athiensis Historiarum Libri Decem“
ed. I. Bekkerus, Bonnae 1843, në latinisht si dhe „Historiarum Demonstrationes“
ed. E. Darko, Budapest, 1922 e përkthyer në rumanisht, paraqet strumbullarin e
gjithë çështjes, ngaqë ky kronist thuajse në tërësi gjithë „ngrehinën e shtetit
mesjetar serb“ që lidhet me Nemanjajt dhe dinastinë e Rashës e paraqet dinasti
Tribale, Nemanjat Tribalë, ndërsa vendin Tribalia. Kroniku bizantin, po ashtu,
edhe ngjarjet që lidhen me pushtimet osmane në Ilirik nga shekulli XIV (luftën e
Maricës, të Kosovës e të tjera) i përshkruan si luftëra të Tribalëve me Osmanët.
Kronisti bizantin citon edhe dokumente osmane dhe të tjera të kohës, që po
ashtu, gjithë hierarkinë princore (nga Dushani, Llazareviqët, Brankoviqët dhe të
tjerët), para dhe gjatë Luftës së Kosovës të vitit 1389 e deri te rënia e Kostan-
dinopojës më 1453, e shohin si Tribale. Andaj, do të mjaftojë një kapërcim sado
i shkurtë nëpër veprën e Chalcocandylit të botuar në Bon në vitin 1842 si dhe
përkthimet e pjesëve të saj në anglisht, frëngjisht po edhe serbisht (përkundër
shkurtimeve dhe ndërhyrjeve që i janë bërë), të shihet se ajo që do t'i paraprijë
fushatës së Muratit nga Trakija për në Selanik, pjesa në veri e njohur si tokë e
Romejve, pra e të krishterëve, quhet Tribali. Chalcocandyli edhe prijësin e të
krishterëve në Betejën e Kosovës të vitit 1389, Lazarin, e quan Tribal.
Te ky kapitull i kronistit bizantin, me interes shfaqen edhe të dhënat që
flasin për vrasjen e Muratit nga Miloshi (Μπλοπν) i cili quhet tribal dhe pastaj
vritet nga Bajaziti. “Bajaziti, i tërbuar rrënoi gjithë vendet e Tribalëve. Mori
shumë robër.” 1194
Kronisti bizantin, po ashtu merret edhe me pjesëmarrjen e Tribalëve (mbi
pesë mijë veta) në luftërat e Bajazitit kundër Timurlengut, nën drejtimin e despotit
Stefan Lazareviq, vasal të Osmanëve që vazhdimisht e quan princ tribal. (Shih:
po aty, faqe 31). Pjesëmarrja e njësiteve tribale të Lazareviqit shihet të jetë e
dukshme edhe në fushatën e Mehmedit kundër rivalit të tij Musës. Kronisti

1193
Shih: Nikolić, Maja: „The Byzantine Writers on Serbia 1402-1439“, Beograd, 2010, faqe 31.
1194
Shih: Chalcocandylae, L: „Athiensis Historiarum Libri Decem“ ed. I. Bekkerus, Bonnae
1843, faqe 29,30,31.

527
bizantin parqet rrugën e Mehmedit nga Kostandinopoja për te Tribalët (ηλσννεν
επι των Τριβαλλων...), që t'i përfshijë në luftimet kundër të vëllait. Halkokandily
njofton se pasi që ushtria e Mehmedit të jetë mundur nga Musa te Hariupola,
riorganizoi ushtrinë e tij në pjesën europiane me anën e Tribalëve, duke i kthyer
ata në pjesë sulmuese kundër Musës (ιετο ενθν Τριβαλλων ως τπν δπνμιν...), por
që ky i fundit, do t’u hakmerret pasi që të ketë marrë Selanikun.(Shih: po aty,
faqe 74). Kronisti bizantin njofton se Tribalët, si forcë ushtarake, do të kenë
vend të rëndësishëm në qërimin e hesapeve midis Mehmedit dhe Musës, që do ta
fitojë ky i pari. Madje ai thotë se në betejën vendimtare të vitit 1413, Tribalët (δ
των Τριβαλλων μξεμων) në anën e majtë të Mehmedit, ishin garantues të fitores
së tij1195. Kronisti bizantin tregon për një lidhje të re të vasalitetit të despotit
tribal, Llazareviq me Mehmedin. Katër vite më vonë, bëhet e ditur edhe për një
sulm të Mehmedit kundër popullatës tribale të Ohrit, e cila kishte ngritur krye
(τονς των Τριβαλλων). (Shih: po aty.) Krahas lidhjeve të Llazareviqit me Meh-
medin, kronisti bizantin njofton edhe për krushqinë e sulltan Muratit me Marën,
të bijën e despotit tribal, pasi që të ketë korrur fitore ndaj tyre. Pra, edhe me këtë
rast, në dekretin me të cilin Mara përcillej për në haremin e sulltanit, ajo thekso-
hej si bijë e despotit tribal.1196
Në të dhënat e kronistit bizantin,vend të rëndësishëm zë edhe paraqitja e
gjeografisë etnike të asaj që ai e quan Tribali – vend i Tribalëve. Fillimisht
kronisti bizantin thotë se Tribalët janë fis ilir, pra i quan të degës ilire, duke
theksuar “popull më i vjetër i botës” (..το βε γενος τοντο πολαιοτατον τε και
μεγιοτον των κατα τμν οικομεμν εΘνων). Μe këtë rast thuhet se “Ilirët, Tribalët
dhe Μezët flasin të njëjtën gjuhë dhe se janë të njëjtës racë. Ata, gjatë shekujve
fituan shprehi të ndryshme dhe banuan territore të ndryshme.1197 Në shënimet që
lidhen me vitin 1460 ai flet për Novo Brdën, ku thuhet se jeton princi i Tribalëve
si dhe për Shkupin në kufi me vendin e Tribalëve (τμν των Σκοπιων χωρας και
Δοροβικνς κοταμον...) 1198 Në këtë përshkrim jepet edhe përkufizimi i Ilirisë, e
identifikuar si Bosna, e cila shtrihet nga vendi Triba dhe lumit Drina deri te toka e
Sandanëve dhe gjirit të Jonit (απο τμς Τριβαλλων ρωρας και Δοροβικμς ποταμον
ες τμν Σανβαλεω ωραν και επι τον Ιονιον κολπον). Νë këto përshkrime gjenden
edhe disa toponime të Dardanisë mesjetare, siç është ai i Kosovës (πεδιω Κοσοβω),

1195
Shih:Chalcocandyle, L:”Historiarum Domstrationes”,Budapesti, 1922, faqe 170.
1196
Po aty.
1197
Po aty, faqe 30
1198
Po aty, faqe125.

528
siç është quajtur krahina e Prishtinës (οντω καλονμενω τμς Πριστινον
γωρας).1199
Ajo që bie në sy te kronika e Chalcocandilyt ka të bëjë edhe me faktin
se në dy raste, kur flet për Stefan Dushanin, vazhdimisht i cilësuar “princ”
ose “mbret” tribal, përmend edhe Arbrit. Në formacionet ushtarake të Du-
shanit, krahas Tribalëve, gjenden edhe Arbërit (Αλβανοι). Kjo i jep edhe
më shumë mbështetje supozimit të shtruar mësipër se Tribalët i takojnë
kishës lindore, asaj bizantine, së cilës, së fundit i përkiste edhe Stefan
Dushani, ndërsa Αλβανοι i përkisnin ritit perëndimor, pra kishës katolike.
Ky përkufizim bie në sy edhe në disa dokumente të tjera të autorëve bi-
zantinë. Kështu, bie në sy se edhe te ato që shfaqen si bula të Njemanjajve
dhe karta të tjera kishtare të kohës së tyre, që ndonëse disa prej tyre janë
përpunuar, rishkruar ose shkurtuar, megjithatë Arbrit janë diferencuar vetëm
brenda kishës katolike në saje të përdorimit të gjuhës shqipe në liturgjinë
kishtare. Se shqipja është përdorur si gjuhë liturgjie në kishat katolike nga
shekulli XV e këndej, kjo dëshmohet në saje të “Formulës së Pagëzimit”
nga viti 1442, “Meshari” i Buzukut i vitit 1555 dhe vepra të tjera të kësaj
natyre të përkthyera në gjuhën shqipe. Ndërsa ata që i kanë takuar kishës
ortodokse me gjuhën e liturgjisë së sllavishtes së vjetër kishtare, janë parë
Tribalë ose Sllavë që më vonë do të konvertohen në Serbë, siç ngjet në
kronikën e Chalcocandilyt dhe të tjerat kronika bizantine.1200
Krahas Chalcocandilyt (Halkokandilyt) dhe veprës së tij që u mor në
shqyrtim - njërit ndër burimet meritore bizantine të kohës, është edhe
vepra e Mihael Kriptopulos: “Imbiriotaee historiarum”, ed.dr Reich
Berlin-New York, 1983, që, po ashtu, flet për origjinën tribale të dinastisë
Nemanjane. Vepra e Kriptobulosit, përfshin kohën e pushtimeve osmane
të Kostandinopojës nga Mehmeti II Fatihu. Në retrospektivë shkon thellë
në mesjetën e hershme, tek raportet që lidhen me krijimin e feudeve dhe
dinastive të pavarura në Ilirik. Kroniku i Fatihut, bën thuajse të njëjtin
përshkrim të Ilirikut, Ilirëve, Tribalëve dhe fqinjëve të tyre. Tribalinë e
sheh si vend në hapësirën midis Ilirikut, që për të shtrihet tutje Drinës (në
perëndim) në Sllavoni, Dalmaci dhe Bosnje dhe Trakisë në lindje. Trakasit
1199
Po aty, faqe 49-50.
1200
Po aty, faqe 31.

529
dhe Pajonët i sheh midis tyre, por që gjuhën e tyre e lidh me atë ilire. Duke
bërë fjalë për fushatën e Mehmet Fatihut në drejtim të Beogradit në vitin
1456, tregon se si nisi nga Trakia për të dalë në Maqedoni, prej nga depër-
toi në tokën e Tribalëve, të cilën e përshkruan si të tillë në veri deri te lumi
Istria (Danubi). Kronisti bizantin, Tribalian e përshkruan vend të pëlleshëm
me drithëra të ndryshme dhe bimë të shumta e ku ka tufa të mëdha delesh,
dhish, derrash, lopësh dhe kuaj të shpejtë. Por, ajo që i jep peshë të veçantë
këtij vendi në raport me fqinjët, ka të bëjë me atë se vendi i Tribalëve,
prodhon ari dhe argjend. Xeherorët e arit shtihen në gjithë vendin, gjë që,
ajo kishte rezerva të këtyre metaleve të çmueshme më shumë se India.
Krahas këtyre pasurive, që e kanë bërë të lumtur, thotë vendi ka edhe rini
të dukshme dhe me plot fuqi, gjë që nga jashtë është parë me adhurim, por
që jo rrallë është vepruar kundër saj, thotë kronisti bizantin.1201
Edhe Christobulos (Kristobuli), si dhe Chalcocandily, krahas
Tribalëve dhe Tribalisë që i lidh me Stefan Dushanin, që e quan “princ
tribal” e herë “udhëheqës tribal”, përmend edhe Shqiptarët (Αλβανοι)
nëpër beteja të ndryshme si dhe nëpër disa vendbanime nën dinastinë e
Rashës. Edhe kjo shkon në dobi të supozimit që Arbrit lidhen me të
krishterët e ritit katolik, ndërsa Tribalët me ritin ortodoks.1202
Një autor tjetër bizantin, Dukas, përfshihet në trinomin e kronistëve
bizantinë të kohës, që jep një pasqyrë të ngjarjeve që përmbyllin rrënimin
e Bizantit dhe hapin kohën e pushtimeve osmane në Ilirik dhe tutje drejt
Perëndimit, me ç’rast paraqiten edhe raportet e reja të Osmanëve me vasa-
lët, fillimisht dhe më vonë edhe me të krishterët (romejt) në kuadër të Pe-
randorisë. Ducas, me veprën “Historia turko-byzantinia 1341-1462”,në
mënyrë gjithëpërfshirëse përshkruan zhvillimet e shekullit të fundit të
Bizantit. Në to, gjithsesi, vend të rëndësishëm zënë ngjarjet që kanë të bëjnë
me thyerjet kryesore shoqërore, politike po edhe ushtarake në hapësirën e
Ilirikut, veçmas në atë të Dardanisë, Maqedonisë dhe Epirit, ku si faktor
force shihet Rasha dhe dinastia Nemanjane, që ka qenë pjesë e rëndësi-
shme e tyre, sidomos e frekuentimeve Perëndim-Lindje. Edhe Dukas, Ne-
manjajt i nxjerr me origjinë tribale. Ndërkohë që Tribalia për kuptimin e
1201
Shih: Christobulos, M: “Imbriotaee Historiarum”, ed. Dr. Reich, Berlin-New York, 1983, fq. 49.
1202
Shih: Christ. “Hisoriarum...”, faqe 51.

530
tij është një hapësirë e madhe, që përfshin Ilirët, Bullgarët, Serbët, Vllahët
dhe të tjerët, që të përbashkët kanë krishterimin e ndarë në dy rite (të
Lindjes dhe të Perëndimit me tri gjuhë liturgjie (greqishte, latinishte dhe
sllavishte të vjetër kishtare). Krahas njoftimeve të shumta rreth fundit të
Bizantit si dhe luftës së brendshme në taborin osman për të drejtuar Peran-
dorinë, të përcjella me komplote dhe vrasje brenda familjeve të sulltanëve,
Dukas jep edhe disa të dhëna për Arbrit (Αλβανοι), që i dallon nga Tri-
balët, Bullgarët, Grekët dhe të tjerët, me ç’rast thekson vitalitetin e disa
princave (vasalë si të krishterët e tjerë), që do të ngriten në fronet më të
larta të Perandorisë, te ato të vezirit dhe sulltanit madje. Ndër të tillët për-
mendet Bajaziti, fillimisht vezir i Mehmedit dhe më vonë i sulltan Muratit,
të vrarë në Dardani në vitin 1389. Nga një letër që Bajaziti si vezir ia
dërgon sulltan Muratit me rastin e vdekjes së sulltan Mehmedit, duke folur
rreth asaj se si perandoria ia kishte dalë që të përthithë fuqinë e vendeve të
krishtera duke i bërë për vete shumë nga fisnikët dhe ushtarakët e tyre, të
cilët, pasi që të pranojnë Allahun, të ngriten në rangun e ushtarakëve dhe
drejtuesve të rëndësishëm, thotë se ai ishte njëri prej tyre, pra me prej-
ardhje nga fisnikëria arbërore që kishte pranuar islamin.1203
Është me interes të thuhet se faktet që sjell Ducas rreth pjesëmarrjes
së Arbërve në hierarkinë më të lartë ushtarake dhe atë shtetërore të Peran-
dorisë Osmane në fazën e invadimit të saj (1330-1460), me ç’rast, në radhët
e vezirëve dhe pashallarëve përmenden disa prej tyre, ndonëse të shkapër-
derdhura nëpër kronika të ndryshme, shpesh edhe të bartura nga kronika
në kronikë, siç është vepruar asokohe, gjenden edhe tek kronistë të tjerë
dhe historianë të njohur.1204
1203
Shih: Ducas: “Historia Turco-Byzantinia 1341-1462”, ed. V. Gecen, Bucharest, 1958, faqe
169-171.
1204
Shih:Dölger, F: “Regesten der Kaiserkunden des oströmischen Reiches von 565-1453“,
München-Berlin 1965; Dölger-Karayannopulos: „Byzantinischen Urkundenlehre“, München
1968; „Denkwürigkeiten un Zeitläufe des Hauses „Osman“ von Derwissch Ahmed - Asik-Pasa-
Sohn”, botuar nga R.F. Kreutel, Graz-Wien-Köln 1959; Giese, F: „Altosmanischen Anonymen
Chroniken, II“, Leipzig 1925; Schreiner, P: “Die Byzantinischen Kleinchroniken“ I,II,III, Wien
1975-1979, e të tjerë. Po ashtu, për pjesëmarrjen e shqiptarëve në pushtetin e lartë perandorak,
bëjnë fjalë edhe autorët e vonshëm si: Josef von Hamer: “Istoria Osmanskog/turskog carstva”,
Zagreb 1967, Babinger, Franc: “Mehmet Fatihu”, Tiranë 1970 dhe veçmas Inhalcik, H:“Byzantium
and the Orugins of the Crisis of 1444 under the Light of Turkish Sources”, Actes du XIIe
Congres Internationale d’Etudes Byzantines II, Beograd 1946 dhe “Ottoman Methods of

531
Që kronikat e përmendura të disa autorëve të njohur bizantinë, që pak a
shumë pasqyrojnë realitetin e kohës, prej nga del se origjina e Nemanjajve
është tribale, ndërsa zhupania e Rashës në të gjitha fazat e saj (nga ajo e
ngritjes nga gjysma e shekullit XI deri te rënia e saj në shekullin XV),është
pjesë e mozaikut shoqëror dhe politik që karakterizuan hapësirën e Ilirikut
bizantin në kohën e rënies (nga shekujt XIII-XV), pra që të “neutralizohen”
disi, historiografia serbe vuri në veprim infrastrukturën e saj të gjithmbarë-
shme “shkencore”. Në njërën anë, me botime të autorëve serbë, të dhënat
rreth origjinës tribale të Nemanjajve dhe në përgjithësi të rolit të Tribalëve
në mesjetë me ndërhyrje të drejtpërdrejta në përkthimet në gjuhën serbe, të
konvertohen në Tribalë prej nga pastaj, të përkthyera në gjuhë të huaja
(frëngjisht dhe gjermanisht), të dalin të përmirësuara. Dhe, në tjetrën anë, i
gjithë potenciali i mundshëm i kronikave bizantine, në procesin e mëtutje-
shëm të interpretimit shkencor, t’i nënshtrohet këtij koncepti me përfshirjen
e tyre në projekte enciklopedike, siç është vepruar nga akademi serioze në
shekullin XIX-XX në Londër, Vjenë, Paris, Berlin, Bon, Oksford, Moskë
dhe gjetiu me dokumentet bizantine, ato osmane dhe të tjera nga fondet e
arkivave të Vatikanit, të Kostandinopojës, Venedikut, Raguzës dhe të qënd-
rave të tjera.
Siç u tha edhe më sipër, kjo veprimtari që mund të thuhet se ka qenë
“e shkapërderdhur” nëpër qendra të ndryshme në kuadër të studimeve sllave
(sidomos në Vjenë ku ka ekzistuar qendra sllaviste me shumë bashkëpunë-
torë shkencorë, klerikë dhe politologë), prej nga, si do të shihet, janë bartur
dokumente të shumtën të përshkruara, të plotësuara dhe të falsifikuara nga
punëtoritë e përpunimit nëpër manastire për dosjet e njohura “Monumenta
slavika” e të ngjashme, megjithatë u vu nën mbikëqyrje institucionale.
Fillimisht nga Akademia Mbretërore Serbe e Shkencave dhe e Arteve për
të vazhduar pastaj nga Akademia Jugosllave e Shkencave dhe e Arteve
(JAZNU) si dhe nga Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve (SANU).
Ndonëse vepronin “të pavarura”, këto akademi ishin të dakorduara rreth
projektit shkencor për prezantimin e Historisë së Popujve të Jugosllavisë
në dokumentet bizantine. Ky projekt përfshiu disa redaksi nga fusha të

Conquest, The Ottoman Empire: Conquest, Organization and Economy”, London 1978.

532
ndryshme hulumtuese-shkencore (gjuhësi, histori, gjeografi, arkeologji,
antropologji e të tjera) me qindra shkencëtarë të rangjeve më të larta
shkencore dhe akademike si dhe bashkëpunëtorë nga jashtë, të shumtën
sllavistë, ndër të cilët duhet dalluar rusin Ostrogorski, redaktor kryesor i
këtij projekti. Projekti u dislokua kohësisht në kronikat dhe dokumentet e
shkruara të shekujve XI-XVI, duke u fokusuar te të dhënat që lidhen me
historinë e popujve të Jugosllavisë, ndonëse në qendër të vëmendjes ishte
kryesisht historia serbe dhe, ajo kroate, nën hijen e saj. Gjashtë vëllimet e
Dokumenteve bizantine filluan të dalin në fillim të viteve të gjashtëdhjeta
dhe përfunduan nga mesi i viteve të shtatëdhjeta. Në mbi tre mijë faqe, u
trajtuan mbi njëmijë dokumente, kronika dhe shënime të autorëve të ndry-
shëm,shumë prej të cilave të ardhura nga arkivat kishtare të Kostandino-
pojës. Bie në sy se puna hulumtuese, nga redaksia, shpjegohet me “motive
shkencore”, pra që prezantimi të përcillet me faktografi dhe me sqarime të
datave, ngjarjeve, emërtimeve si dhe rrethanave të ndryshme qofshin edhe
të ngatërruara me anën e shpjegimit nëpër fusnota, gjë që e gjitha do të
mbetej në suazat e një prezantimi shkencor akademik.
Por, siç parashihej, kornizat e prezantimit shkencor nuk u ndalën te
interpretimet dhe sqarimet që plotësojnë ato, por do të zgjerohen, fillimisht
te shkëputja e shumë prej tyre nga tërësia (kur kjo nuk i shkonte për shtati
konceptit), pastaj te “ndërlidhja” e pjesëve të shkëputura mekanikisht, që t’u
krijohet “tërësia e re”, retushimi i shumë prej të dhënave e deri te ndërhyrjet
materiale tek dokumentet, me anën e konvertimeve, siç ndodh me Tribalët
në Serbë. Kjo veprimtari përcillet edhe me anën e fusnotave të shumta, ku
“arsyet” e konvertimeve rëndom shpjegohen me “sqarimin shkencor” të
ngjarjeve, në mënyrë që ato të jenë sa më afër objektivitetit, paçka se atyre
u ndryshohet karakteri historik. Madje, edhe ajo që shitet “për objektivitet”
kthehet në problem të objektivitetit brenda për brenda të njëjtit dokument
ose kronikë, për faktin se, çështjet e njëjta dalin të paharmonizuara dhe
përjashtuese me njëra-tjetrën, sidomos ato kur Tribalët doemos konvertohen
në Serbë kur duhet të përcaktohet origjina e dinastisë Nemanjane dhe të
zhupanisë së Rashë, por Tribalët nuk konvertohen në Serbë kur ndodhen në
pjesët e tjera (Dalmaci, Maqedoni, Bullgari e gjetiu).

533
Mbi këto koncepte, gjashtë vëllimet e “Burimeve bizantine për histo-
rinë e popujve të Jugosllavisë” (Vizantijski izvori za istoriju naroda Ju-
gosllavie), që kanë pasur për qëllim parësor konvertimin e Tribalëve në
Serbë dhe të dinastisë Nemanjane të Rashës në “shtet mesjetar serb”, kanë
krijuar njërin ndër falsifikimet më të madh historiografik të të gjitha kohëve,
duke u shtrembëruar jo vetëm pamja historike e Bizantit, por edhe ajo e
faktorëve të gjithëmbarshëm të saj si dhe zhvillimeve që e përcollën atë
nga shekujt XII-XV. Ky shtrembërim historik do të ishte i mangët dhe
mbase jashtë funksionit pa përkthimin e tyre në disa gjuhë (anglisht,
frëngjisht dhe gjermanisht) si dhe shpërndarjes në të gjitha bibliotekat
akademike, qendrat universitare, institutet e historisë, të gjuhësisë dhe
etnografisë, për t’u rreshtuar përkrah veprave të rëndësishme botërore të
kësaj natyre.
E përcaktuar me fanatizëm për këtë mision, “Akademia Serbe e
Shkencave” dhe e Arteve (SANU), do të vazhdojë këtë punë nga gjysma e
dytë e viteve të tetëdhjeta, pasi që Akademia e Shkencave dhe e Arteve e
Jugosllavisë, do të heqë dorë nga plotësimi i mëtutjeshëm i këtij
dokumenti, në rrethanat kur Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve do
të dalë me projektin e Memorandumit të Qosiqit, që Millosheviqi e
shfrytëzoi për rrënimin e Jugosllavisë së Titos.
Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve, brenda një kohe të shkurtër,
ia doli që punën hulumtuese të Akademisë Jugosllave ta përvetësojë dhe ta
operacionalizojë edhe më tutje në shërbim të plotësimit të konceptit të
konvertimit të Tribalëve në Serbë po edhe të të tjerëve që në çfarëdo më-
nyre pengojnë promovimin e idesë së shtetit mesjetar serb, me promotor
Kishën Ortodokse Serbe dhe autoqfalinë e saj, që si u pa nuk ka ekzistuar
fare, pos një forme të autonomisë çfarë ishte ajo e vitit 1219 në kuadër të
kishës bizantine, është trajtuar si e tillë dhe shfrytëzuar që atë ta plotësojë.
Ky operacion joshkencor i akademikëve serbë, i përqendruar në kuadër të
Institutit Bizantologjik të Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve dhe,
jo rastësisht do të fokusohet, te shekujt XI-XV, ngaqë prej andej duhej
nxjerrë në pah “e vërteta” për “shtetin mesjetar serb”(nga mbretëria deri te
perandoria) në mënyrë që nga kronistë, historinë dhe perandorë bizantinë,

534
t’i jepen konotacionet e faktorit kryesor në raportet shoqërore, politike Lin-
dje-Perëndim dhe më gjerë me të cilin do të arsyetohej krijimi i shtetit serb
në një hapësirë gjeografike ku ata nga aspekti etnik përherë kanë qenë
pakicë, fakt ky që është deshtë të ndryshohet me popullimin e saj me Serbët
nga viset lindore (Kraina në Kroaci dhe Bosnja), asimilimin e vllahëve dhe
të shqiptarëve ortodoksë si dhe me shpërnguljen e shqiptarëve të besimit
mysliman nga Nishi dhe krahina e Toplicës në vitin 1878-1912. Natyrisht
se ky projekt është dashur të përfshijë shumë më shumë autorë, që me anën
e fusnotave të bëjnë interpretime, plotësime dhe shpjegime në përputhje me
qëllimin kryesor. Siç vërehet nga vëllimi IV, në kuadër të librit 18, që i kush-
tohet akademikut Georgij Ostrogorski, kjo punë është bërë me shumë për-
kushtim, meqë në botimin e vitit 1986, janë trefishuar autorët, ndërsa janë
pesëfishuar fusnotat dhe dhjetëfishuar hapësira e tyre, interpretimet si dhe
shpjegimet, me qëllim që operacioni i konvertimit të Tribalëve në Serbë dhe
i Nemanjajve në “mbretër serbë”, duke u hequr kudo Rasha dhe emërtimi i
saj “Rasciien”, të përcillet me sa më shumë “interpretime” edhe nga burime
të tjera dhe autorë të ndryshëm, të shumtë sllavistë, paçka se shumica prej
tyre rëndom janë shërbyer me dokumentet e bartura, të rishkruara dhe të
falsifikuara nga punëtoritë kishtare të Kostandinopojës ose Vatikanit si dhe
bibliotekat e tyre, që mbajnë të mbyllura shumë nga dokumentet e kohës.
Përqendrimi te Vëllimi IV, në të cilin përfshihen kronistët bizantinë
me disa shkëputje nga veprat e tyre: Grigorije Pahimer, Teodor Metohi,
Niqifor Grigora dhe Perandori i Bizantit, Jovan Kantakuzini, që merren
me ngjarjet e shekujve XIX-XV, po ashtu, nuk është i rastit. Meqë aty
trajtohen zhvillimet ku Rasha dhe Nemanjajt janë vazhdimisht të pranishëm
në ngjarjet në të cilat Bizanti është i përfshirë në krizat e brendshme që
arrijnë përmasat e luftërave qytetare (ato midis Kantakuzinit me perandorë-
shën Ana Sovojska dhe më vonë me Paleologët, të Parin, të Dytin dhe të
Pestin), që për pasojë patën edhe aleancat e para të bizantinëve me osmanët,
(ajo e Kantakuzinit fillimisht, më 1342, me emirin selxhuk Umurin dhe,
më 1347, me emirin osman, Orhanin, që e kishte edhe dhëndër) dhe të
ngjashme që çuan te dobësimi dhe rënia e Bizantit pas një shekulli. Në
këto zhvillime Nemanjajt e Rashës janë të pranishëm në luftën për pushtet

535
në oborrin e Bizantit. Stefan Dushani (1331-1355), i shfrytëzoi ato për
shtrirje hegjemone në Dalmaci, Dardani, Maqedoni dhe Epir. Kronikat e
dy autorëve të parë, (Pahimije dhe Metohi), nxjerrin në pah faktorizimin e
“shtetit serb” në raport me Bizantin, po edhe të interesave të Bizantit për
përvetësimin e arkondëve dhe despotëve të pavarur në Ilirik (Rasianëve
dhe Bullgarëve) në luftë për pushtet. Këto zhvillime ishin të pranishme
gjatë lutës së brendshme midis Kantakuzinit me Ana Sovojskën dhe me
Paleologët, që u kthyen edhe në luftëra qytetare me pasoja të rënda për
Bizantin. Ato u pasqyruan edhe në pjesët e tjera të Perandorisë, sidomos
në Ilirik, ku edhe ashtu, pushteti qendror shfaqej i brishtë nga shkaku i
shkëputjes së feudalëve vendorë nga mbikëqyrja perandorake. Në këto
rrethana, për t’u ruajtur sado-kudo raportet midis feudeve dhe qendrës,
lidheshin aleanca të ndryshme të përcjella me krushqi midis familjeve
perandorake dhe të despotëve vendorë. Pahimije dhe Metohi shihen të jenë
në vorbullën e përpjekjeve të Bizantit që të bënte për vete feudalët më të
fuqishëm të kohës. Natyrisht, se aty, Nemanjat luanin një rol të veçantë.
Kronikat bizantine hedhin dritë në zhvillimet dramatike, ku faktorët jashtë
mureve të Bizantit, jo rrallë vendosnin edhe për fatin e Perandorëve të saj.
Në këtë aspekt, kronikat e Niqifor Grigorit, krahas raporteve midis Bizantit
dhe feudalëve vendorë për aleanca, njëherësh pasqyrojnë edhe dimensionin
e krizës politike të Bizantit kur ajo tashmë iu kishte nënshtruar aleancave
me Osmanët në kohën e Kantakuzinit me Orhanin dhe të tjerët, që për
pasojë patën depërtimin e parë të Osmanëve në Galipol. Është me interes
të thuhet se edhe në vorbullën e këtyre zhvillimeve, ku Nemanjajt janë të
pashmangshëm, megjithatë, në kronikat e Pahimijes, Metohut po edhe të
Grigorit, kudo quhen Tribalë, ndërsa vendi Tribalija. Pa u përmendur askund
shteti serb, apo Serbia si shtet, edhe kur përmendet Serbia, bëhet fjalë për
emërtim të natyrës gjeografike. Këtë të vërtetë madje nuk mund ta vënë
në dyshim as ndërhyrjet nga jashtë me paranteza për gjoja sqarimin e situa-
tave dhe të rrethanave, me ç’rast përsëritet refreni i njohur “është menduar
te shteti serb”, ngaqë mungesa e shtetit serb në tekstet e mirëfilltave të
kronistëve bizantinë, vërtetohet nga krahasimi me tekstin integral të Niqiforit

536
nga botimi në latinisht në Bon. 1205 Nga origjinali, krahas amputimeve të
fjalës “serb” dhe “Serbi” me anën e parantezave, hetohen shkurtime të ndje-
shme të natyrës materiale kur flitet edhe për faktorët tjerë të asokohshëm,
duke u fshirë pasuse në të cilat bëhet fjalë për Turq, Bullgarë, Tribalë dhe
Ilirë e të tjerë që i kanë takuar skenës shoqërore dhe politike të kohës. Në
këtë aspekt domethënës është fakti se historiani Pahimie, i cili merret si
shumë me ngjarjet që kanë të bëjnë me realitetet që solli Kryqëzata e
Katërt me krijimin e Perandorisë Latine në Kostandinopojë më 1204-1261
si dhe largimin e Bizantit në Nike, thuajse në të gjitha zhvillimet, krahas
Tribalëve (Τριβαλλοι),përmend edhe Arbrit (Αλβανοι), në ushtri të për-
bashkëta (υνμμαχιδος). Arbrit përmenden edhe kur bëhet fjalë për Despo-
tatin e Epirit, që u krijua nga Mihaili II Angjeli (Engjëllori) Duka për t’iu
kundërvënë krijesës katolike në Kostandinopojë, në të gjitha zhvillimet që
u shfaqën midis Nikesë dhe Epirit. Dhe, përmenden edhe në zhvillimet e
fazës së fundit, mbas vitit 1261, që çuan te konfrontimi dhe rrënimi i Des-
potatit të Epirit nga bizantinët me ç’rast ata rikthyen pushtetin e humbur
në Epir dhe pjesën bregdetare të Adriatikut në luftë me ata që deri dje i
kishin aleatë: Tribalët dhe Arbrit.1206
Meqë këtu bëhet fjalë për një luftë midis Mihalit VIII dhe Paleologut
në kurriz të despotatit të Epirit, kjo nxjerr në pah faktin e fshehur nga shumë
anë se Despotati i Epirit i përshkruar nga Pahimer si “tokë e Ilirëve dhe
Tribalëve” ka paraqitur atë realitetin shoqëror dhe politik të Arbërve katolikë
dhe ortodoksë, të cilët kanë bërë përpjekje që në ato rrethana me Despotatin
e Epirit të promovohen si faktorë midis dy qendrave konfrontuese:katoliciz-
mit evropian të drejtuar nga Vatikani dhe ortodoksisë bizantine, të drejtuar
nga Paleologët, Kantakuzinët dhe të tjerët nga kurora bizantine të përçarë
për të. Ndaj nuk është e rastit që në kronikën sado të shkëputur të Pahimerit,
që flet për këtë zhvillim, ka pasuar ndërhyrja e apostrofimit të Tribalëve, me
anën e parantezave, si Serbë, ku pasojnë dhjetëra shpjegime fusnotash në të
cilat doemos implikohet Uroshi, Nemanjajt e të tjerët në Epir dhe Adriatik
për t’u anashkaluar sa më shumë që të jetë e mundur Ilirët, që përmenden
në dy kronikat vijuese si “katolikë”. Por, ndërhyrja në tekst me shkëputjen e
1205
Shih:“Byzantina historia I-II”, edit. L.Schopen, 1829-1855.
1206
Shih:”Vizantijski izvori za istoriju naroda Jugoslavije”, IV,1986, faqe 342.

537
Ilirëve dhe ikjes nga çfarëdo sqarimi rreth rolit të tyre në kuadër të atyre
realiteteve, nxjerr në pah qëllimin që ata të anashkalohen qoftë edhe në atë
mënyrë, çështje kjo që mund të konfirmohet me atë se në tekstin e plotë të
botimit në latinisht të Pahimerit në Bon, Ilirët dhe Iliriku paraqiten të lidhur
me latinët dhe katolicizmin në përmasat e dy temave të mëdha, asaj të
Durrësit dhe të Dalmacisë, që shfaqja e “Regnum Albaniae” e Anzhuve në
vitin 1272 në Durrës do ta promovojë si faktor të pakapërcyeshëm sho-
qëror dhe politik të kohës në konfrontimet midis Bizantit dhe Perëndi-
mit.1207
“Paqartësitë” e qëllimshme midis Tribalëve të konvertuar në
Serbë,Bullgarëve dhe Ilirëve, sidomos të margjinalizimit të rolit të këtyre të
fundit në planin shoqëror dhe politik, nuk do të mungojnë as në kronikat e
Teodor Metohut, njërit prej intelektualëve të rëndësishëm të Bizantit, i cili
do të veprojë në rrethanat kur midis Paleologëve (Andronikut II dhe
Andronikut III dhe Andronikut V) zhvilloheshin luftëra të ashpra për
pushtet, epilogu i të cilave, jo rrallë vendosej edhe nga ndërhyrja e
despotëve të pavarur të Ilirikut, e ku Nemanjajt e Rashës ishin më të
angazhuarit për atë se nga shekujt XIII-XV, u fuqizuan në saje të
aleancave me vendet katolike (Hungarinë, Venedikun, Anzhutë e të tjerët)
për t’u kthyer kështu në faktor të rëndësishëm që mund të vendoste edhe për
fatin e kurorës së Bizantit. Edhe nga ato që janë shkëputur nga Metohu, ku
theksi vihet te roli i tij për rrumbullakimin e krushqive midis familjes së
Milutinit me Paleologët që e bija e perandorit, princesha Simonida, të
martohej me Milutinin në vitin 1299, Nemanjajt vazhdojnë të quhen
Tribalë. Kjo bëhet edhe përkundër faktit se kronisti bizantin, do të qëndrojë
“me misione diplomatike” një kohë të mirë, siç e quan, “në vendin e
Tribalëve te arhondi i Tribalëve (τον Τριβαλλων αρχοντα). A thua një
diplomat dhe shkrimtar i rëndësishëm, ndërmjetësues i Perandorit me të
tjerët veçmas me aleatët që i përdor për qëllime për t’u ngjitur në fron ose
për ta mbrojtur atë, nuk e ka pasur të qartë se ku ka qenë dhe me kë
biseduar deri të përgatitja e krushqisë së princeshës Simonida, që ai e quan
“arkond tribal” dhe jo “mbret të Serbëve”, siç thuhet në fusnotat e shtura?
1207
Shih: “Pachymeris, Georgii de Michaele et Andronico Palaelogis libri XIII”, ed. Bekkereus,
Bonnae 1835, B I 154, 4-6).

538
Po ashtu, shtrohet edhe çështja si mund të mos jenë të informuar mirë
titullarët e tillë, të atyre niveleve të larta perandorake kur marrin pjesë në
misione “diplomatike” në një vend tepër të rëndësishëm për rrethanat ku
kryqëzoheshin interesat Lindje-Perëndim, me të cilin lidhen aleanca dhe
krushqi, sa t’ia ngatërrojnë edhe emrin me një tjetër,të paqenë?1208
Kjo dhe të ngjashme sikur nuk i shqetëson ata që konvertojnë popuj
dhe shtete pa cipë në projekte të tilla me pretendime të niveleve të larta
akademike-shkencore. Përkundrazi, në parathëniet që përcjellin librat,
bëhet përpjekje, që e gjitha të vendoset në kuadër të “kontributit shkencor”
për plotësimin e tyre në mënyrë që ato të jenë sa “më të plota” dhe meritore
për studiuesit e kësaj problematike.
Por, kjo dhe çështje të ngjashme bëhet edhe më domethënëse me rastin
e pasqyrimit të një pjese të kronikave të perandorit Jovan Kantakuzin,të
shkëputura nga vepra fundamentale “Historia e Perandorisë së Bizantit”,
të botuar në Bon në vitin 1828-1832 “Cantacuzeni eximperatoris historia-
rum libri IV” ed. L. Schopenn. Kjo vepër me të drejtë merret ndër më të
thukëtat për nga informacionet që sjell (argumentet) edhe për trajtimin
shoqëror dhe politik të atyre zhvillimeve me një objektivitet të shquar për-
kundër faktit se ato shkruhen nga një Perandor, i cili mori pjesë në dy luftëra
qytetare nëpër të cilat kaloi Bizanti brenda një kohe të shkurtër, që për
pasojë patën pikërisht ambiciet e kreut të lartë që kurora perandorake të
fitohet me eliminime dhe prapaskena të përgjakshme, ku në ndihmë u thi-
rrën edhe faktorët e jashtëm (Osmanët).
Në të vërtetë, këtu dhe të kjo çështje, hapet dimensioni i qëllimshëm i
falsifikimeve të historiografisë serbe në formën më vandale, ngaqë, për
ndryshim nga shumë e shumë kronika që sillen të shkëputura nga biblio-
tekat e Kostandinopojës si dhe ato të qendrave të tjera kishtare (Hilandarit),
Historia e perandorit Kantakuzeni, ndër tekstet e rralla të një natyre të tillë
që si tërësi, përkthimi në latinisht përcillet me tekstin në greqisht, gjë që
çfarëdo që t’i hiqet apo shtohet nga të tjerët mund të dëshmohet. Duke ditur
këtë fakt, përpiluesit e botimit enciklopedik “Vizantijski izvori za istoriju
1208
Shih: Metochites, Theodores: “Die Kriese des byzantinischen Weltbildes im 14 Jahrhundert”,
München, 1952 dhe Iliševski, K: „Teodor Metohit i negoviot izveštaj od diplomatska misija po
Srbijia“, Skopje 1997, str.215-307.

539
naroda Jugoslavie”, ndonëse, në emër “të zgjedhjes” kanë bërë
seleksionime, janë treguar të përmbajtur nga ndërhyrjet në tekst, siç ndodh
me kronikat e tjera që konvertimin e Tribalëve në Serbë ta ushtrojnë
drejtpërdrejt në tekst, me apo pa fusnota. Këtë herë, fjala Tribal dhe
Tribalia, me shkronja kursivi, është ruajtur në gjithsej 103 kronika që
përfshihen në libër nga faqet 297-577. Por, emërtimi në të gjitha rastet
është përcjellë me fusnotë të gjatë, me sqarime dhe interpretime, ku
thirren “në ndihmë” edhe autorë të tjerë.
Bie në sy se krahas emërtimit Tribal dhe Tribalia që i referohet popull-
sisë dhe vendit, në tekstet që sjell vëllimi IV i botimeve të teksteve të kro-
nikave të Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve i vitit 1986, Peran-
dori Kantakuzin në raport me Nemanjat, sidomos me Stefan Dushanin, me
të cilin do të ketë edhe dy takime, atë e quan “prijës tribal”, “arkond tribal”
e ndonjëherë edhe “mbret i Tribalëve”. Pra, edhe këtu historianët serbë dhe
gjithë të tjerët që thirren në ndihmë në kuadër të korpusit të fusnotave për të
dëshmuar se “me Tribalët perandori ka menduar për serbët”, bien në
lajthitje të madhe, ngaqë Perandori paraqitet si njohës i shkëlqyeshëm jo
vetëm i historisë së Bizantit por edhe asaj të antikitetit në përgjithësi si dhe
rrethanave të tjera botërore. Pra, kundruall këtyre fakteve, a thua se
perandori ndër më të emancipuar që kishte Bizanti, në rolin e historianit më
komplet, mund ta ngatërronte Serbinë e paqenë me Tribalinë dhe Serbët me
Tribalët (e paqenë)? Po ashtu, a do të mund të ndodhte që në relacionet e tij
me Stefan Dushanin dhe të tjerët, kur kërkon t’i përfshijë në radhët e veta si
aleatë për ta rikthyer fronin, dinastive të cilëve ua kishte nevojën, të mos ua
dinte as origjinën e as emrat atyre e as “shtetit” me të cilin merrej? Habia
bëhet edhe më e madhe me këto “ngatërresa” të perandorit të Bizantit, kur
dihet se ai, madje, për disa muaj kishte qëndruar në Rashë, si i strehuar, kur
po pritej të kthehej në fronin perandorak që ia kishte marrë Paleologu, po
edhe në Traki, prej nga, si do të shihet më vonë, do të kthejë disa nga pjesët
që Dushani i mbante nën sundim, ku ai pritet si çlirimtar?1209
Krahas këtyre anomalive aq të hapura saqë çfarëdo rishqyrtimi kritik
do t’i rrëzonte si mashtrime të qëllimshme, te një pjesë e kronikave që u

1209
Shih:“Византијски извори за историју народа Југославие”, knj. IV, Београд 1986, fq. 18-63.

540
kanë shpëtuar shkurtimeve ose përpilimeve, megjithatë, përmenden disa
vendbanime të Dardanisë (Shkupi, Ohri, Dibra, Prishtina e të tjera). Ato
lidhen me ngjarjet që kanë përcjellë lëvizjet e Perandorit në këto pjesë (gjatë
strehimit të përkohshëm, ose si pjesëmarrës në luftimet për rikthimin e
mbikëqyrjes së Bizantit në to). Në një përshkrim të shkurtër Perandori
Kantakuzin tregon për qëndrimin në Shkup (επι Σχοπιαν πολιν) prej nga
pastaj nga një pjesë e bukur që quhet Paun (Παθν), si thuhet, në afërsi të
një katundi (κωμν) me emrin Prishtina (Πριστμνον), takohet me arkondin
tribal (αρχων Τριβαλων),pra me Stefan Dushanin.1210

III. Keqinterpretimit i veprës së Porphyrogenit “De thematibus


et De administrando imperia” dhe të “Gesta regum sclavorum” të
Orbinit e njohur si “Letopis Popa Dukljanina”
`
Koncepti i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU) bashkë me
atë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Jugosllavisë (JAZU) për falsi-
fikime historiografike të përmasave “akademike”, siç ishte ai i paraqitjes së
dokumenteve bizantine si burime për historinë e popujve të Jugosllavisë në gjashtë
vëllime, do të ishte i mangët pa veprën e Perandorit të Bizantit Konstantin
Porfyrogenit (Porphyrogenit) “De thematibus et De administrando imperia”, të
botuar në vitin 1611 si dhe “Il Regno De gli sllavi haggi corrottonamente detti
schiavini historia”, Pesaro: Apresso Firolamo Concordia, 1601.
Këto dy vepra, ndonëse të botuara për herë të parë në fillim të shekullit
XVII, megjithatë kohësisht u paraprijnë kronikave të përfshira në botimin encik-
lopedik “Vizantijski izvori za istoriju naroda Jugoslavie”, e para në vëllimin II,
ndërsa tjetra në vëllimin V.
Vepra e perandorit Konstantin VII Porphyrogenit (905-959) “De
thematibus et De administrando imperia”, ndonëse e botuar pas gjashtë
shekujsh, si pjesë e një kronike për përdorim të brendshëm, e hartuar midis
viteve 948-952, ka rëndësinë e një burimi të kohës, por pa ndonjë kredibilitet të
faktit historik, ngaqë janë pjesë e shënimeve (udhëzimeve) nga arkivat, që u kanë
shërbyer perandorëve. Si të tilla, Perandori ia lë të birit dhe trashëgimtarit,
Romanit II (959-963) për t’ia bërë me dije problemet me të cilat do të

1210
Shih:”Vizantijski izvori za istoriju naroda Jugoslavije”, IV, faqe 387.

541
ballafaqohet gjatë drejtimit të Perandorisë. Meqë ato as që mund të quhen vepër
autoriale, jo pa të drejtë, është thënë se këto shënime kanë karakter didaktik. Por,
edhe si të tilla, shënimet e shkëputura nga kronikat e ndryshme, qoftë edhe për
informim të brendshëm të të birit, tentojnë të plotësojnë një kuadër thuajse të
zbrazët informativ të historisë së Perandorisë midis shekujve VI-IX.
Nëse kihen parasysh tekstet historike të Teofilakt Simokatës nga viti 602,
shënimet e perandorit Porphyrogenit nga gjysma e dytë e shekullit X, të
mbledhura dhe të arnuara nga shënime të pasistemuara po edhe të plotësuara, të
rishkruara më vonë në përputhje me nevojat dhe interesat e ndryshme,
megjithatë, ofrojnë disa të dhënat elementare, ndonëse kontradiktore, për
Perandorinë dhe gjendjen e saj të lidhur me tre shekujt paraprakë, sidomos atë te
Sllavët dhe të tjerët në rrethanat e pranimit të krishterimit. Në këtë aspekt “De
administrando imperio”, në kapitujt 29-36, sjell disa të dhëna për temën e
Dalmacisë në Ilirik si dhe popullsinë e saj nga vendosja e fiseve sllave në të në
shekujt VI dhe VII si dhe formacionet e tyre të para shoqërore dhe politike, që
thuhet se janë përshkruar nga kronika e Teofilit si dhe nga vepra e peshkopit
Liutpranda nga Kremona. Se vepra nuk ka rrjedhë kronologjike dhe është sajuar
nga shkrime dhe kronika të ndryshme, këtë e dëshmon edhe kapitulli 30, i
shkruar para atij 29 si dhe disa tekste të tjera që u ndajmbathen kapitujve të parë,
e që shkruhen nga autorë të ndryshëm, kryesisht anonimë, që mund të merret me
mend se shumë prej tyre ishin këshilltarë dhe ofiqarë të kancelarive të larta.
Por, ajo që i vë më së shumti dyshime punës qoftë kompiluese të Perandorit
si udhëzim për të birin për qeverisjen e perandorisë, gjithsesi është fakti se asnjë
historian bizantin i kohës, po edhe i shekujve të mëvonshëm, nuk e përmend
veprën e Porphyrogenit para se ajo të botohet për herë të parë nga
Meursius“Constaniini Porphyrogeneiae Imperatoris Opera”, Ladguni
Batovarum 1611. Nga një analizë e hollësishme që i bëhet veprës së
Porphyrogenit në Budapest, në vitin 1949 në anglisht nga Moravcsik und
Jenkins, analizë kjo që merret ndër më të kompletuarat e kohës, pos të tjerash,
bëhet e ditur vetëm për një version të DAI nga koha bizantine, që gjendet në
Bibliotekën e Parisit, që i ka takuar cezarit Jovan Duka dhe vjen nga shekulli XI.
Nga dorëshkrimi i Bibliotekës së Parisit kanë dalë drejtpërdrejt edhe dy tekste të
tjera: Dorëshkrimi i Vatikanit, i vitit 1509 (nga humanisti i Korfuzit, Antonije
Eparha 1491-1571, si dhe dorëshkrimi në kodeks Mutinensis, i shkruar nga
Andrije Dormarija midis viteve 1560-1589. Në Bibliotekën e Parisit është edhe

542
një dorëshkrim tjetër, i përshkruar nga versioni i Vatikanit nga Mihajlo Domaskin
i shkruar midis viteve 1520-1529.
Mosnjohja e tekstit nga historianët bizantinë të kohës dhe heshtja thuajse prej
gjashtë shekujsh e këtij dorëshkrimi të sajuar si dhe shfaqja e tij në fillim të
shekullit XVII, siç thuhet nga një dorëshkrim i Bibliotekës së Parisit, po ashtu i
rishkruar së paku nga dy kronistë (A. Eparha i shkruar në vitin 1571 dhe A. Dor-
marija i shkruar më 1589), që u rri pranë edhe versioni i përshkruar i Vatikanit nga
Domaskin, atëherë, me të drejtë hap edhe çështjen e kredibilitetit elementar të tij
jo nga aspekti i sajimit në formën e mirëfilltë nga koha e Perandorit si “udhëzues”
për të birin, por të atyre që mund t’i janë bërë deri te shfaqja në Bibliotekën e
Parisit në shekullin XVI gjoja si “origjinal” nga cezari J. Duka nga përshkruesit e
njohur dhe të panjohur, ku dyshime të shumta bien mbi versionin e Vatikanit.
Nëse kësaj i shtohet edhe fakti se në Bibliotekën e Vatikanit, Nikolla Alemanos,
rreth vitit 1600 i konvertuar në katolik, falsifikon historinë e Aleksandrit të Madh
dhe e quajti serb, atëherë dyshimet se, si shumë të tjerë, edhe kronika e Peran-
dorit Porphyrogenit iu ka nënshtruar kësaj praktike, vijnë gjithnjë e më të besue-
shme.
Por, edhe po qe se dyshimet për qendrën që i ka dirigjuar këto falsifikime
mbesin hipotetike, megjithatë është vetë teksti i shfaqur në vitin 1611”Constantini,
Porphyrogeneiae Imperatoris Opera”, ed. Meursisu, Lugdoni Batavorum 1611,
i botuar pastaj në shekujt XVIII dhe XIX, fillimisht në Paris në vitin 1711 nga
Anselmi Banduri në kuadër të “Corpus Byzantinae Historiae XXXIII” dhe pastaj
në Bon në vitin 1838 nga ed. Bekkerus “Constantini Porphyrogeniti De ceremoniis
aulae byzantinautus”, që tregon për kompilime, mbarështime dhe ndajmbathje
të shumta, që jo vetëm nga aspekti teknik veprën e bëjnë kundërthënëse, por
veçmas nga ai tematik deri te përmasat dyshuese. Kur thuhet kështu, kihet para-
sysh se të dhënat që shfaqen në njërin kapitull, ndonëse shumë prej tyre historikisht
të paverifikueshme, dalin ndryshe në kapitujt e tjerë, me ç’rast krijohen konfuzio-
ne, siç janë rrëfejzat për “Kroatët e bardhë” dhe “Kroatët e kuq”, për “Serbët e
bardhë” dhe “Serbët e kryqëzuar” dhe paganë si dhe lëvizjet e tyre nga njëra
pjesë në tjetrën (në lindje të lumit Drina, të lidhur me Bullgarë dhe në Perëndim
të Drinës, të lidhur me Sllavët tjerë të kryqëzuar, por gjithnjë, në të dy anët të
nënshtruar të romejve, pra Bizantit). Kjo ka bërë që edhe gjuhëtari Petar Skok t’i
shohë si trillime, që po u lidhën me ato që shfaqen edhe te Duklanini, mund të
jenë edhe konstrukte nga ndonjë shërbim i Vatikanit!1211
1211
Shih: Skok, P: “Etimologijski rječnik hrvatskog ili srpskog jezika”JAZU, Zagreb, 1971, f. 276).

543
Rreth trillimeve të veprës së Porphyrogenit bën fjalë edhe historiani
Shufflaj, i cili përmend disa syresh (Pacta Conventa, një marrëveshje midis
Kroatëve dhe Hungarezëve nga viti 1071, që nuk ka ekzistuar fare.1212
Po ashtu, kundërthënëse te Porphyrogeni shfaqen edhe të dhënat për
krishteri-min e Kroatëve dhe të Serbëve, me ç’rast në kapitullin 30 flitet për fillet
e tij në shekullin VIII, ndërsa në kapitullin 31, ata pjesërisht, krishterimin e
pranojnë në shekullin IX. Serbët, madje, në pjesën lindore jetojnë si paganë,
ndërkohë që kalojnë në pjesën perëndimore (Sllavoni dhe Dalmaci) për ta pranuar
krishterimin nga Vatikani. Të kësaj natyre janë edhe raportet e Sllavëve me
Avarët si dhe luftërat e tyre, me ç’rast, në njërin kapitull (31) shfaqen bashkë me
ta në luftimet kundër Perandorisë së Bizantit, në shekujt VII, ndërkohë që po të
njëjtit, në shekullin VIII shfaqen si mbrojtës të perandorisë kundër sulmeve avare!
Ngatërresat e kësaj natyre bëhen edhe më problematike, te roli i Bullgarëve si
dhe paraqitja e tyre në Bizant, jashtë fakteve tashmë të njohura historike, gjë që
hap dyshimin si është e mundur që Perandori i Bizantit të mos njohë as nga pikë-
pamja gjeografike dhe as historike Perandorinë që drejton? Sipas kritikuesve nga
këndvështrimi serb, kjo nuk ka gjithaq të bëjë me atë se Perandori nuk e njihte
Perandorinë dhe as rrethanat nëpër të cilat ajo kishte kaluar dhe kalonte, por ka
të bëjë me falsifikimet që i janë bërë nga, si thuhet, “dora e fshehur” e Vatikanit,
për ta minimizuar rolin serb (duke i parë ata si robër dhe vetëm si faktor gjeo-
grafik dhe assesi shtetëror), për të nxjerrë në plan të parë Kroatët dhe përkatësinë
e tyre katolike! Edhe pse, sipas disa historianëve serbë, Kroatët duhet parë si
bullgarë, meqë sipas tyre, Kroatët e Porphyrogenit (Chobati - Kubrati) janë
bullgarë, të cilët, në shekullin VIII depërtuan thellë deri në pjesët perëndimore,
ndërkohë në shekullin IX ia dolën që ta krijojnë edhe mbretërinë e tyre të
pavarur në Bizant.1213 Njëri nga përfaqësuesit e teorisë së konspiracionit nga
Vatikani me veprën e Porphyrogenit, Stefan Tomović, bën përpjekje që ato që
Perandori shkruan rreth kanit Kubrat që i mundi avarët, transformohen në
princin Porga, që Kroatët e kanë kthyer në Borko. Dorën e Vatikanit në
falsifikimin e veprës së Porphyrogenit, që Kroatët të dalin shtetformues nga
shekulli VII, ndërsa Serbët “robër” paganë dhe endacakë, jashtë historisë
shtetërore, Tomović mundohet t’ia atribuojë një falsifikimi nga vepra “De
Conversione Bagoariorum et Corantorum”, e shkruar në fund të shekullit IX nga

1212
Shih: Antoljak, Stjepan: “Milan Šuflaj kao paleograf i diplomatičar”, Arheološki Muzej Zagreba,
1995, f.142.
1213
Shih gjerësisht: Tomović, Stefan dr: “Istorija Hrvata - veliki Vatikanski falsifikat”, Berograd, 2010.

544
një kronist “anonim”, ku përshkruhen luftërat e Hunëve (Avarëve) kundër
Romakëve, Gotëve dhe Gepideve në Panoninë e Ulët, me ç’rast thuhet se te
Porphyrogeniti Avarët ndoqën Romakët, Gotët dhe Gepidët, jo nga Panonia, po
nga Dalmacia, por që ata, në rastin e parë, pas luftërave të gjata me Frankët dhe
Bavarezët, u mundën dhe u larguan ndërsa Karantenët (Sllovenët), mbreti i
Frakëve, i ktheu në të krishterë, ndërsa në rastin e dytë, te Porphyogeniti, Kroatët
i përzunë Avarët nga vendi dhe perandori Heraklit solli priftërinjtë nga Roma
për t’i kthyer Kroatët në të krishterë.1214
Kapërcimet e kësaj natyre, aq të theksuara te Porphyrogeniti, pranohen
edhe nga historiani Tibor Živković, drejtor i Instituti të Historisë të Akademisë
Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU), i cili, thotë se është e mundur që
vepra është harruar pas vdekjes së perandorit. Kjo vlen veçmas për kapitujt
30,31 dhe 32.1215
Natyrisht se këto rrëfime, me aq shumë kundërthënie dhe me anatemën e
falsifikimeve të shumta, që do t’u bëhen në vazhdimësi, nga shekulli XVI kur
botohen për herë të parë, do të mund të mbeteshin në nivelin e kallëzimeve, po të
mos ishte (keq)përdorimi i tyre i mëvonshëm, mbi të cilën shtresohen “historitë”
nacionale dhe ato shtetërore të Kroatëve dhe veçmas të Serbëve, të cilët, kur u
përshtatet shfrytëzojnë të dhënat e njërit kapitull, siç janë ato për shfaqjen e tyre
në Ilirik në shekujt VI-VI (nga kapitulli 29), por tejkalojnë ato nga kapitulli 30
kur thuhet se Sllavët erdhën në Ilirik me ftesën e perandorit Heraklit në shekullin
VII dhe u vendosën në Sllavoni dhe në një pjesë të Dalmacisë. Në këtë
aspekt,historiografia jugosllave, qoftë ajo serbe ose kroate, përkundër disa
mospajtimeve të vonshme që kanë të bëjnë me “primatin”midis atyre që
Porphyrogeniti i shesh si “sclavini” të nënshtruar Romejve, pra Bizantit, me
ndonjë përjashtim, prej më shumë se një shekulli, veprën e Perandorit të
Bizantit, jo vetëm që e citon, jo vetëm që, në përputhje me interesat e veta e
interpreton gjithanshëm, por historianët serbë dhe kroatë, atë e marrin si burimin
“më meritorë” të “shtetësisë” kroate apo serbe, paçka se asnjë burim nuk është i
sigurt nga pikëpamja e faktografisë, në mos për tjetër, për atë se kundërshtohen
ose përjashtojnë njëri-tjetrin, nga kapitulli në kapitull! Por, kjo nuk do t’u
pengojë historianëve kryesorë serbë dhe kroatë, që vepra e Porfyrogenit të
kthehet në referencë kryesore historike në krijimin e tablosë së shtetësisë serbe

1214
Tomović, faqe 59.
1215
Shih:Živković, Tibor: „De Conversione Croatorum et Serborum: A Lost Source”, Istorijski
Institut, Belgrad, 2012, p.32.

545
apo kroate nga mesjeta, ku i kanë burimet edhe politikat hegjemoniste, veçmas
ajo e Serbisë nga “Naçertanja” e këndej. Përkundrazi, vepra e Porphyrogenit do
të merret si “themel” i shtetësisë serbe dhe kroate nga Schafarik, që bashkë me
Dümmler të dizajnojë këto histori. Njëjtë do të trajtohet edhe nga kroati F.
Raçki.1216 Në këtë frymë vepra e Porphyrogenit do të trajtohet edhe nga: K.
Novakoviq, R. Novakoviq, I. Ruvarac, Çirkoviq, S. e tëtjerë, ku edhe sot e
gjithëditën, shfaqet si referencë kryesore kur bëhet fjalë për “themelet e
shtetësisë mesjetare” të të dy popujve.
E kësaj natyre gjithsesi është edhe vepra tjetër “Il Regno De gli sllavi haggi
corrottamente detti schiavoni historia”, Pisaro 1601e Mario Orbinit, e njohur
edhe si “Kralevstvo slovena”. E sajuar nga mite, thashetheme, kompilime e me
përshkrime të teksteve të ndryshme, ngrihet e ashtuquajtura mbretëri e sllavëve
në mesjetë, së cilës i shihen rrënjët tutje antikitetit, kjo vepër është ndër më të
konsumuarat e të gjitha kohëve, të shumtën në mënyrë jo kritike prej nga kanë
burimin shumë nga shtrembërimet dhe falsifikimet historike me të cilat është plot
e përplot historiografia serbe. Natyrisht se kthimi i saj në një referencë të pa-
shmangshme, ka të bëjë me atë se, te vepra e Orbinit, Sllavët shfaqen si themel i
qytetërimit botëror, një popull luftarak, meritat e të cilit do t’u mjegullohen ose
do t’u merren nga të tjerët, ngaqë luftërat i kishte fituar përherë, por nuk ia kishte
dalë të lërë dëshmi të shkruara siç kishin bërë të tjerët.1217
Ato që thotë Orbini rreth rolit të sllavëve në hisen botërore të historisë si
dhe përpjekjeve të tij që kjo të dalë në dritë, duke u mbështetur mbi një “tregim
te një prifti anonim nga shekulli i XI”, si “Barski rodoslovi”, të përcjellë me
fragmente dhe shkëputje të tjera nga autorë të ndryshëm me pretendimet për të
ndërtuar një histori që sllavëve do t’ua kthente “famën” dhe “meritat”, pa ia dalë
ta bëjë këtë, mbet në suazat e një rrëfimi gjysmë letrar, ku do të shihen fillet e
letërsisë mesjetare të sllavëve të jugut. Kështu, nuk është e rastit që historiani i
letërsisë Radonjiq e quan “ep popullor”, Shishiq e konsiderojnë “vepër
nismëtare letrare e Sllavëve të jugut”. 1218

1216
Shih: Rački, F:“Ocjena starijih izvora za hrvatksu i srpsku povijest srednjeg veka I. Kons-
tantin Porfirogenita“, Zagreb 1864 dhe „Scriptores rerum chroaticarum prejd XII stolecem“,
JAZU, 1880).
1217
Shih gjerësisht: Orbin, Mavro: “Kraljevstvo slovena”, Beograd 1968, kap. 6.
1218
Shih: Šišić, F: „Letopis popa Dukljanina“, Beograd, 1928, str. 183, ndërsa B. Jagiç, që boton
Luciusin, e quan tregim letrar. Shih: Jagić, V: “Historija književnosti naroda hrvatskog i srpskog”,
Zagred, 1867.

546
Por, edhe përkundër kësaj, vepra e Orbinit, e përkthyer nga latinishtja, e
botuar në italisht në vitin 1601 në Pisaro të Italisë, e njohur në botën sllave pas
përkthimit të saj në rusisht në fillimet e shekullit XVIII, do të pranohet me shumë
entuziazëm nga historianët serbë, kroatë, rusë dhe të tjerë të shekullit XIX. Me
pak apo aspak vërejtje për kredibilitetin e atyre që sjell, vepra e Orbinit do të
shihet “manifest historik i mbretërive sllave” në Ilirik edhe atëherë kur perandori
i Bizantit Pyrphyrogenit i sheh të shkapërderdhur nëpër feude të ndryshme tëngatë-
rruara fare, shumë prej tyre paganë dhe të lidhur në fise. Historianët e shumtë serbë
dhe kroatë, do të përpiqen që në përputhje me interesat e veta, të rikonstruktojnë
shtetësinë e tyre në atë kohë, duke e lidhur atë me Dioklenë e fillimeve të
shekullit XI, Dalmacinë si dhe qytetet e Adriatikut jugor dhe atij dalmatinas
(Durrësit, Tivarit, Kotorit, Dubrovnikut dhe Splitit), edhe pse ato kanë pasur raporte
vasaliteti me Bizantin, me Venedikun, Gjenovën, ndërsa pjesa e bregdetit dalmati-
nas dhe brendia deri në Sllavoni, të shumtën ka qenë nën sundimin e Hungarisë.
Por, sa është në të vërtetë vepra e Orbinit ”Gesta regum slavorum” (Kraljevs-
tvo slovena) dokument “autentik” nga shekulli XI, siç paraqitet ajo në fillim të
shekullit XVII, për ç’gjë janë shkruar vepra e vepra nga historianë serbë dhe
kroatë shpesh duke i dhënë edhe epitetin e “dëshmisë monumentale”? Se kjo është
larg të qenit e tillë, këtë fillimisht e demanton edhe sajuesi i saj, kur jep parathënien
e “autorit anonim” nga shekulli XI, që është gjetur i strukur, ku thuhet se “ngjarjet
janë përshkruar nga rrëfimet nga të vjetrit, rrëfimet që janë bartur gojë pas goje si
dhe nga disa shkrime të gjenden nëpër kronika të ndryshme të kohëve të shkuara”.
Pra, fjala është për “rrëfime” dhe “kronika” që mbahen mend, që mbështeten mbi
“ngjarje të vërteta”, të shënuara ose të pashënuara. Kjo formë e shkrimeve, e njo-
hur në mesjetë si hagjiografi, e shkruar kryesisht nga klerikë, është shfrytëzuar
qëllimisht nga Oribini karshi burimeve të ndryshme, sidomos atyre latine që
merren me rekapitullimin e disa ngjarjeve, mbi të cilat është ndërtuar kronika e
mbretërisë së Sllavëve në mesjetë, si një realitet, që doemos, do të duhej t’u
shërbente zhvillimeve të shek. XVII në përputhje me konceptin e ilirizmit, ku
Sllavët e Jugut shihen si një bërthamë në luftë kundër Perandorisë Osmane, por që
do të drejtoheshin nga vendet katolike, kryesisht Austria dhe Venediku.
Megjithatë, botimi i parë i kësaj vepre shfaqet në latinisht me titullin “Pres-
byteri Diocleatis Regnum Sclavorum” nga trogiriani Johanes Lucius (Ivan Luçiq)
në kuadër të veprës “De regno Dalamtinae et Croatiae”. Lucius (Luçiqi) në para-
thënie tregon se bëhet fjalë më tepër për rrëfime se sa për histori të vërteta (Polius

547
fabulas, quam historiam). Nga ky botim ka burimin përkthimi në italisht i Mavro
Orbinit“Il Regno de gli Slavi hoggia corrattamente detti Schiavini”, Pesaro 1601.
Por, botimi i Orbinit në italisht, po ashtu, përcillet nga dilema, siç është ajo
si erdhi Orbini te teksti anonim? Mos ishte e gjitha pjesë e fantazisë së autorit që
me një formë të tillë të mbindërtojë atë që synonte, pra “historinë e lavdishme të
Sllavëve”? Sigurisht se kjo dilemë do të mbetej e hapur po mos të ishte bashkë-
kohaniku i tij, Ludovik Crijeviq – Tuberoni, një kronist nga Trogri, të cilit, që
më parë i kishte rënë nëdorë teksti fillestar, pra i anonimit nga Dioklea, për të
cilin thotë se ishte nga Tivari dhe jo nga Dioklea. Ndërsa Orbini si venedikas
pati rastin që me të të njihet në manastirin Shën Andrija, prej nga e solli në
Dubrovnik. Mbetet, megjithatë, e paqartë se a ishte teksti i shkruar në sllavisht,
siç pretendojnë shumë nga historianët serbë dhe kroatë, apo në gjuhën latinishte?
E sigurt, megjithatë, mbetet se Orbini e botoi librin në italisht prej nga pastaj
“historia” e Duklaninit doli me tituj të ndryshëm, si: “Kronika hrvatske XII
vjeka” nga Kukuleviq, “Letopis Popa Dukljanina“ nga Crnçiq, Shishiq, Moshin,
„Duk-lanski letopis“ – Stanojeviq, „Barski rodoslkov“ – N. Radojçiq dhe të
tjerë. Ndërsa, botimin e teksti në latinisht me sqarime të shumta, e sjell F.
Shishiq (Letopis Popa Dukljanina), Beograd 1928.
Natyrisht se narracioni i kronikës do të duhej të ndërtonte pamjen e mbre-
tërisë së Sllavëve në një kontekst sa më të vjetër kohor, që në rastin konkret
lidhet me Vladimirin nga Dukla (Dioklea, Zeta) diku në fillimet e shekullit IX, i
përcjellë edhe me argumente meritore të kohës, gjëqë atyre ua zënë vendin ato të
shkëputura nga anë të ndryshme, të arnuara sipas dëshirës dhe jo realiteteve. Por
për Orbinin, që bart rrëfimin e “rrëfyesit anonim” nga shekulli XII, kjo as që ka
rëndësi. Ngaqë, kur shikohen rrethanat e shfaqjes së kësaj vepre (fillimi i she-
kullit XVII), që përkojnë me ringjalljen e një frymën e nacionalizmit evropian,
pasqyrimi kalorësiak i një ngjarjeje apo shumë sosh, del motivues. Në këtë kon-
tekst, përfytyrimi i një “mbretërie sllave” si “amzë” e njerëzimit prej nga sipas
“kronikut anonim” burojnë edhe popujt antikë dhe qytetërimet tjera madje, është
i arsyeshëm, meqë origjina e Sllavëve shfaqet hyjnore, e lidhur me Jafetin.
Natyrisht se origjina e “mbretërisë sllave”, si një ombrellë e të tjerave, duhet
të jetë edhe si pikënisje e historisë. Kështu, sipas kësaj kronike anonime, të
gjithë popujt e antikitetit, duke filluar nga Ilirët, Trakasit, Grekët, pastaj Gotët,
Avarët dhe madje edhe skandinavët e deri te Normanët, që me kryqëzatat e
krishtera do të dinamizojnë mesjetën, kanë origjinë sllave! Madje, me origjinë
sllave shihet edhe Aleksandri i Madh si dhe perandori njohur dardan Justiniani.

548
“Edhe Trakët, Gotët dhe Ilirët flasin gjuhën sllave ngaqë janë me origjinë
sllave”.1219
Duke u mbështetur mbi disa burime antike, që i sjell të shkëputura, në
kronikën e anonimit, që sjell Orbini, bëhet fjalë edhe për Ilirët, si për popull
antik, që dallon nga të tjerët, që megjithatë ka origjinë sllave. “Ilirët vijnë nga
Iliri, bir i Kadmit. Iliri kishte disa djem Akilin, Dardanin, Taulantin dhe të
tjerë...” Thotë, se “me Agonin dhe Teutën, Ilirët pushtuan Shqipërinë, Etolinë
dhe rrezikuan Greqinë...” Në vazhdim përshkruhen raportet e Teutës me Romën
si dhe ato që çuan deri te konflikti dhe lufta e gjatë, që përfundoi me fitoren e
Romës. Në këto luftëra, dallohen Dalmatët, të cilët, deri në vitin 600 flisnin
sllavisht, por që më vonë morën latinishten. 1220 Atë që e quan Ilirik Romak
(pjesën bregdetare të Adriatikut deri në Dalmaci), Orbini e sheh si qendër të
qytetërimit ilir me Dalmacinë si pjesë të njërës nga dhjetë provinca të saj:
Noriku i Epërm, Noriku i Poshtëm,Noriku,Valeria, Panonia, Mizija e Epërme,
Mizia e Poshtme, Dakia bregdetare, Liburnia dhe Dalmacia. Thotë se qyteti më i
famshëm i Dalmacisë ishte Raguza, që flet sllavisht, por që u ngrit mbi themelet
e kolonisë romake të Epidaurit, banorët e të cilit ishin Partinët, fis luftarak ilir, të
cilët, pas humbjes, lidhën aleancë me Romakët.1221
Dardanët përshkruhen si luftëtarë të shquar, të përfshirë në luftëra të gjata
me Maqedonët. Mbretëria e tyre aty ku gjenden Rashianët, shtrihej deri në Bos-
nje. Thotë se Dardanët e duan muzikën, por dallohen edhe për atë se lahen vetëm
tri herë në vit. Në fqinjësi të tyre, në Mezi, sheh Tribalët, që paraqiten si luftëtarë
të fortë,që po ashtu kanë origjinë sllave dhe fillimisht flisnin gjuhën sllave.1222
Natyrisht se pamja e Dalmacisë me “origjinë të mirëfilltë sllave”, do të
vazhdojë t’i rikthehet origjinës, çastin që romakët, prej andej, nga luftërat me
Avarët dhe të tjerët, do të detyrohen të largohen,me ç’rast Sllavët rikthejnë
“mbretëritë e tyre” në mesjetë për t’u kthyer në faktor të pakapërcyeshëm. Te
Orbini, shtrirja e Sllavëve në Dalmaci shihet në katër krahina: Kroacia e Kuqe,
Kroacia e Bardhë, Rasha dhe Bosnja, një si lidhje sllave në kuadër të Bizantit, së
cilës i kundërvihet zhupani i Rashës, Stefan Nemanja (1167-1196). Ndonëse
paraqitet e lidhur me jetën kishtare të Perëndimit (me Vatikanin), për ta thuhet se
mbajnë lidhje edhe me kishën e Kostandinopojës.

1219
Shih: Orbin:”Kraljevstvo slovena”, Beograd 1968, faqe 60-61.
1220
Po aty.
1221
Po aty.
1222
Po aty.

549
Është me interes të thuhet me këtë rast, se paraqitja e Kroacisë dhe Serbisë
“me ngjyra”: “e bardhë” dhe “e kuqe”,është e njëjtë me veprën e Perandorit
Porphyrogenit “De thematibus et De administrando imperia”, të botuar pas
dhjetë vitesh! Kjo “ngjyrosje”, gjithsesi lë për të dyshuar për qendrën e njëjtë të
fabrikimit të “shteteve” sllave në mesjetë në përputhje me interesat e caktuara në
shekullin XVII. Por, te “Kronika e priftit të Dioklesë”, Rasha dhe Nemanjajt
shihen të shkëputura fare nga “shteti mesjetar serb”, siç paraqitet rëndom ajo.
Në këtë kronikë, Nemanjajt cilësohen “zhupanë të Rashës”, ndërsa dinastia e
tyre, që shtrihet në drejtim të Dalmacisë dhe përtej Drinës, quhet “dinasti e
Rashës” e herë edhe “mbretëri e Rashës”. Madje, edhe lufta e Stefan Uroshit, në
Velbuzhë, kundër Bullgarëve në qershor 1330, paraqitet si luftë midis Rasienëve
dhe Bullgarëve.1223
Qëndrimi i Orbinit ndaj Rashës, që ai e sheh të shkëputur nga çfarëdo
lidhjeje me atë që historiografia serbe e sheh “shtet mesjetar serb”, me ç’rast kur
përmend mbretëritë e vjetra sllave”, përmend Dalmacinë, Kroacinë, Bosnjën,
Rashën dhe Bullgarinë, ka të bëjë pikërisht me të dhënat që shfrytëzohen nga
autorët bizantinë Halkokondili, Dukas, Grigori dhe të tjerë, që nuk përmendin
shtetin serb, por vetëm Rashën.1224
Po në këtë parathënie, Orbini, madje, Rasianët i lidh me origjinën ruse.
“Sllavëve saramantian, në kohë të lashta, iu nënshtruan Hunët dhe Antët. Këta
Sllavë të njëjtë ishin aleatë të Pompejit në luftë kundër Mitridadit. Një degë e
Rusëve, qysh gjatë kohës së Romës, depërtoi në Ilirik me emrin Rasianë”.1225
Në frymën e këtyre rrëfimeve, Orbini flet edhe për Vandalët si pjesë e fiseve
sllave-gote, të cilët me depërtimet e tyre nga veriu deri në Mediteran, të cilëve u
përkasin: Rusët, Polakët, Boemët, Dalmatinët, Kroatët, Bullgarët dhe Rasianët.1226
Meqë të dhënat për Nemanjajt kryesisht shfrytëzohen të shkëputura nga
vepra e Chalcocandylit “Historiarum Demonstrationes”, ku fare nuk figuron
Serbia e as i ashtuquajturi “shtet mesjetar serb”, gjendet edhe një episod nga
vepra e Kantakuzinit “Cantacuzeni eximperatoris historarum” IV, ku zhupani
Urosh, 40 vjeçar, filloi të jetojë me Simonidën 8 vjeçare, së cilës iu lëndua mitra
dhe ajo mbeti pa fëmijë! Duke shfrytëzuar të dhënat e Chalcocandylit dhe
pjesërisht ato të perandorit Kantakuzin si dhe të Grigories Pahymerit, pasqyrohet
historia e fragmentarizuar e dinastisë Nemanja, të cilët fillimisht quhen zhupanë,
1223
Shih: Mavro Orbini: “Kraljevstvo slovena”, Beograd 1968, faqe 92.
1224
Shih parathënien e Orbinit te “Kraljevstvo slovena”, Beograd 1968, kap.6, faqe 1-3.
1225
Po aty.
1226
Po aty.

550
ndërsa Simeon Nemnja, i quajtur Stefan, quhet “mbret i Rashës”. Vend të rëndë-
sishëm zënë edhe përshkrimet për Stefan Dushanin dhe ngritjen e tij të
fuqishme, të cilin e quan “zhupan të madh të Rashës”. Gjithnjë duke u
mbështetur te autorët bizantinë, përcillet edhe gjenealogjia e mëtutjeshme e
dinastisë Nemanjaj deri të shuarja e saj nga Brankoviqi i fundit. Nga ky trung,
vëmendje e veçantë i kushtohet edhe despotit Lazar, të birit të Pribca
Helbranoviqit. Thuhet se kur vdes mbreti Vukashin, nga ai mori pjesët nga
Prishtina, Novo Bërda dhe zhupat e tjera përreth.1227
Natyrisht, se vëmendja për princin Lazar, ka të bëjë me Luftën e Kosovës të
vitit 1389. Thuhet se vendi ku u zhvillua kjo betejë e madhe quhet Fushë Ko-
sova. Duke u cituar Bonifije, thuhet se gjendet në kufi midis Rashës dhe Bull-
garisë. Hungarezët e quajnë Ruigomzev, ndërsa latinët Campo Merula. Nëpër
mes të kësaj fushe shkon lumi Sitnica, që buron nga malet e Ilirisë dhe derdhët
në Danub. Në atë fushë u varrosën të brendshmet e trupit të Muratit,ndërsa trupi
i tij u dërgua në Brusë, në varret e të parëve,në Banjë të Brusës, ku për kujtim, e
lidhur me argjend, u vendos edhe dora e vrasësit të tij, Milloshit. Edhe sot aty
gjendet një kullë që i thonë varri dhe piramida e Muratit. Këto të dhëna shfry-
tëzohen nga Chalcocandyli, ndërsa të tjerat, që kanë të bëjnë me mitin e kësaj
lufte, sidomos me raportet e princ Llazarit me dhëndurët e tij, Millosh Kobiliqin
dhe Vuk Brankoviqin, merren thuajse në tërësi nga një rekapitullimi i “Kneževa
većera” të Ludovit Crijeviqit. Kështu, nga Crijeviq shfrytëzohen rrëfimet që
lidhen me “darkën vendimtare”, me ç’rast Llazari, shpreh dyshime ndaj
dhëndrit Milloshit, i cili ia kthen se “në betejë do të shihet lavdia ose tradhtia”,
që do të pasojë me “veprën heroike”- vrasjen e Muratit. 1228 Ndërsa, Vuku
ngarkohet me dyshime për tradhti, që do të shihet më vonë, pasi që ai do t’ia
marrë shtetin. Në vazhdën e tradhtive të Brankoviqëve shihet edhe ajo ndaj
Skënderbeut, kur duhej të merrte pjesë në një luftë të përbashkët me Hungarezët
kundër Osmanëve.1229Gjuradi, ndihmoi Huniadin të kthehej në Hungari, por
thuhet se kjo do t’i kushtojë shtrenjtë ngaqë sulltan Mehmedi, si hakmarrje, më
1454 sulmoi Rashën, pastaj mori edhe Trepçën, Novo Bërdën, Prizrenin dhe
Shkupin.
Krahas të dhënave për Rashën, Nemanjajt dhe luftën e Kosovës, që ai e shesh
nga çfarëdo Serbie, gjithnjë duke u mbështetur mbi të dhënat e Chalcocandylit,

1227
Po aty, faqe 144.
1228
Po aty.
1229
Po aty.

551
pasqyrohet edhe familja Balshaj, fillimisht si feudalë të përfshirë në kuadër të
dinastisë së Rashës, e më vonë edhe të pavarësuar prej saj si zotë të Zetës,
Shkodrës, një pjese të Dalmacisë dhe të Shqipërisë. Për Balshajt, thuhet se të bijtë:
Strazimiri,Gjuradi (Gjergji) dhe Balsha ishin pronarë të një katundi në Zetë. Mbas
vdekjes së Stefan Dushanit, ata shfrytëzuan rastin që të ngriheshin fuqishëm. Ata
morën Zetën e sipërme dhe të poshtme, kaluan deri në Kotor, ndërsa në drejtim të
Shqipërisë, depërtuan deri në Durrës.. Në këtë pjesë bëhet fjalë edhe për lidhjet
familjare të Balshajve me Nemanjajt. Gjurad Balsha u martua me bijën e mbretit
të Rashës, Vukashinit. Më vonë martohet me Teodorën, të bijën e Dejanoviqit. 1230
Këto krushqi, thuhet se nuk do ta pengojnë Balshën, që pas vdekjes së Vu-
kashinit t’ia marrin tokat. Ngritja e tyre kah jugu dhe lindja nuk do të kalojë pa
konflikte me bujarët fqinjë, siç ishte Matrënga, të cilit iu morën tokat. Në drejtim
të Durrësit, Balshajt u ndeshën edhe me Karl Topinë, por Orbini thotë se nuk
ndodhi ndonjë luftë e hapur, ngaqë e motra, Katalina ishte e martuar për Karl
Topinë. Më poshtë thuhet se Balsha u burgos nga Topia, në vitin 1366, por pas
pak u lëshua. Pas vdekjes së Gjuradit (Gjergjit) Balshës në Shkodër më 1579, i biri
i tij Balsha II, vazhdoi ngritjen. Pasi që e mori për grua bijën e princit Lazar, Des-
pinën, i forcuar, fillimisht pati një konflikt me Dukagjinët, mandej u hodh në luftë
kundër Venediut me ç’rast ktheu një pjesë të Zetës. I biri i tij Balsha, vazhdoi
luftën e herë pas hershme me Venedikun, deri sa vdes në Rashkë, më 1421, te
daja, Stefani, me çka, sipas Orbinit, fillon rënia e kësaj familjeje të lavdishme. 1231
Por, përkundër insistimit se teksti është nga “autori anonim i shekullit XI”,
është një sajesë nga shekulli XVI i botuar në fillim të shekullit XVII, gjë që me
të drejtë vlerësohet si një falsifikim ordinar.1232Pos tëtjerash, kjo dokumentohet
me anën e dy burimeve mbi të cilin është mbështetur fund e krye: atij latin:
“Regnum Dalamtiae gesta” të Marko Maruliqit dhe “Anales Ragusini Anonymi”.
Këto tekste latine shoqëroren edhe me disa të tjera të autorëve bizantinë. Pra,
“Kronika e priftit të Dioklesë” nuk është kurrfarë teksti mesjetar, siç prokla-
mohet nga historiografia serbe, por një tekst bashkëkohor nga “Edito princeps”
të Johannes Lucius (Jovan Luçiq), i botuar në Amsterdam me titullin“Presbyteri
Diocleatis Regnum Slavorum” prej nga vjen edhe titulli “Regnum Slavorum”.
Krahas kësaj, ekziston përkthimi nga “dalmatishtja” i Maruliqit (1450-
1524) në latinisht i vitit 1510, me titullin që merret si version i shkurtër i “Kro-
1230
Po aty,
1231
Po aty, faqe 118.
1232
Shih: Bujan, Solange: Oribinijevo izdanje “Ljetopisa popa Dukljanina” – povjesni falsifikuat,
Zavod za hrvatski povijest, vol 43, Zagreb 2011, faqe 65-78.

552
nikës së popit të Dioklesë”, i botuar te “De Regno” e Lucius me titullin“Regnum
dalamacia atque Croatia Gest”, në vitin 1666. Por, duhet pasur parasysh se
bërthama e falsifikatit të Orbinit gjendet edhe te një tekst i humanistit dubrov-
nikast, Ludovik Tuberon, ”Docleas auctor”, të botuar në Frankfurt në vitin
1603. Turberoni është i pari autor që sjell tekstin e “anonimit të Dioklesë”, që
më vonë, do të marrë emra të ndryshëm: “Ljetopis Popa Duklanina”, “Barski
rodoslov”, “Regnum Slavorum” e ndryshe.1233
Ajo që dëshmohet si sajesë nga dokumentet autentike (Maruliqit, Lucius e
të tjerëve) nuk e përjashton edhe përfshirjen e disa burimeve bizantine, të cilat,
përdorën të shkëputura dhe të shumtën të përfolura në mënyrë që veprës t’i
krijohet “autenticiteti” i rrëfyesit që mbështetet në mbamendje. Por, marrja me
luftimet e Bizantit në Dalmaci në shekujt X-XII, nxjerr në pah disa dëshmi të
kohës, sidomos ato që kanë të bëjë me periudhën e mbretërisë bullgare dhe
shtrirjen e saj deri në Dalmaci. Bazuar në këto të dhëna, mund të thuhet se
Orbini ka shfrytëzuar librin “Corpus Univerrsae Historiae Byzantinae”,të botuar
në Paris më 1567, ku gjenden kronikat e disa autorëve bizantinë të përkthyera në
latinisht: Zonorit, Niketa Honijatit, Niqifor Gregorit, të citohen në “Il Regno de
gli Slavi”. Te kjo çështje, gjithsesi duhet theksuar edhe ndikimin e madh të veprës
së Skilicës. Por, si në raste të ngjashme, edhe këtu ngatërrohen ngjarjet dhe per-
sonalitetet në mënyrë që mbretëria e Sllavëve të fitojë një pamje tjetër, në për-
puthje me frymën e zhvillimeve të shekullit XVII.
Si edhe vepra e perandorit Porfyrogenit, edhe “Gesta Regnum Sclavorum”
e Orbinit, përkundër ndonjë vërejtjeje, është pranuara si vepër autentike nga pjesa
më e madhe e historiografisë serbe. Përkundër kundërthënieve të mëdha, rrëfimeve
të shkëputura dhe shpesh në formën e tregimeve plot fantazi, kjo vepër e sajuar
por edhe e falsifikuar, pranohet “themel” i shtetit mesjetar serb dhe atij kroat.
Kështu, një korpus thashethemesh, sajesash dhe plagjiatura nga shekulli XVI,
konvertohen në “kronika autentike” të shekullit XII dhe si të tilla kthehen në
referenca historike, që barten, përsëriten thuajse në të gjitha librat historiografike,
mbi të cilat, pastaj është ndërtuar edhe mashtrimi historik për shtetin mesjetar serb
jashtë realiteteve, i shfrytëzuar për politikat hegjemoniste të shekullit të kaluar.

IV. Pasqyrimi i infrastrukturës së falsifikimeve nga Hilandari te


manastiri
Tronosha e deri në Vjenë dhe tutje
1233
Shih: Hujus: “Historiae Origninale esse idem cum Presbyteri Diocleatis Regno Slavorum”.

553
Mistifikimet të mbështetura mbi falsifikime që do t’i shërbejnë historiografisë
serbe për ta ngritur “të vërtetën” rreth “shtetit mesjetar serb”, siç ishin ato që
shkurtazi u paraqiten te paraqitja e teksteve të autorëve bizantinë nga Akademia
Serbe e Shkencave dhe Arteve (SANU)dhe Akademia Jugosllave e Shkencave
dhe e Arteve (JAZU) si dhe botimet tjera të kësaj natyre, që vazhdojnë të mbushin
bibliotekat e akademive dhe instituteve ndërkombëtare, do të ishin të mangëta pa
atë që mund të quhet “infrastrukturë” që ka ushqyer këtë veprimtari. Fjala është
për të ashtuquajtura “punëtori” të përpunimit të dokumenteve mesjetare me qëllim
të nxjerrjes së tyre në opinion, me ç’rast, kjo veprimtari gjoja për qëllime shken-
core, është përcjellë me rishkrime deri te falsifikimi i dokumenteve. Kjo punë e
organizuar, e filluar në shekullin XVII, siç do të shihet edhe nga vepra e Orbinit
dhe të autorëve të tjerë bizantinë, pikënisje kishte manastiret ortodokse, po edhe
ato katolike, që drejtoheshin nga Kostandinopoja dhe Vatikani, të cilat “mbikëqyr-
nin” punën rreth “ndriçimit” të dokumenteve mesjetare. Ky veprim, gjithsesi ua
hapi udhën projekteve të ndryshme “shkencore” të mbështetura mbi koncepte
hegjemoniste që dolën në shekullin XIX, me të cilat duhej të justifikoheshin hartat
e reja në hapësirën evropiane të Perandorisë Osmane në ikje, ku krishterimi orto-
doks dhe ai katolik, luftonin për aleatët e tyre të ardhshëm, shtetësia e të cilëve
legjitimohej mbi “tapitë” mesjetare kishtare të njërit apo tjetrit rit. Këtyre koncep-
teve u janë nënshtruar edhe “dëshmitë” kishtare, prej nga realitetet fetare nëpërmes
konvertimit të gjuhës së liturgjisë kishtare në “gjuhë nacionale” e me të edhe në
“identitet kombëtar”, kthehen në “fakte” politike! Ecuria e konvertimit të gjuhës
kishtare në gjuhë nacionale, ishte e natyrshme që për pikënisje kishte manastiret
ortodokse si dhe bibliotekat e tyre, që kur bëhet fjalë për Serbët dhe interesat e tyre
politike të proklamuara në “Naçrtanja” e këndej, duhej të kishin manastirin e Hi-
landarit (në Malin e Shenjtë – Atos në Greqi), manastirin Tronosha, atë të Karlov-
cit, në mënyrë që prej andej, të drejtoheshin për në Vjenë, në duart e gjuhëtarëve,
historianëve, klerikëve, diplomatëve dhe të tjerëve, prej nga do të ktheheshin “në
dosje” shkencore, që u shfaqën në fillimet e shekullit XIX në qendrat kryesore
evropiane: Vjenë, Romë, Paris, Berlin, Petersburg e të tjera.1234
1234
Ndër këto dosje shkencore dallohen:“Monumenta Serbica spectontia historiam Serbia, Bos-
nae, Ragusii” nga Mikloschih F, Wien 1851; “Monumenta Historica Slavorum meridionalum etc,
e tabluariis et Bibkliothecis Jitalicis despromta,collecta atuqe ilustrata a Vinc. Makusev, vol I,
Ancona-Bonaia-Flaretia-Varsavia, 1878; “Über die Abkunft der Slawen”, 1828 nga P.J: Schafa-
rik;“Acta Archivi Veneti,spectardia ad historiam Serborum et reliquarum slavorum meridionarium,
Collegrirt et transcripit” dr. J. Schafarik, Belgrad, 1860, I, II”; Vetera monumental Slavorum mëri-
dionalium historiam illustrantia, maximam portem nonbum edita ex tabulariis Vaticanis depromta

554
Këtyre “punëtorive” do t’u vinin në ndihmë edhe ato të ngjashmet në Ode-
së, Petërsburg dhe Moskë, ku, siç është parë, do të fabrikohen shumë e shumë
dokumente, ndër të cilat edhe Kanuni i Dushanit (“Zakonik cara Stefana
Dushana” nga K. Novakoviq), pastaj vepra e Kostandin Filozofit, Kartat e
Peshkopatës së Ohrit nga shekujt, që me të drejtë do ta shtynë edhe historianin I.
Ruvarac të pranojë se “historia serbe është shkruar nga falsifikimet e klerikëve
rusë dhe mecenëve të tyre nëpër kishat ortodokse serbe”. Rreth infrastrukturës së
këtyre falsifikimeve ka shumë dëshmi, por njëra ndër mëkarakteristiket, është
ajo e Gelcich, i cili thotë se dokumentet mesjetare serbe rreth Zetës dhe të
tjerave, u rishkruan dhe u ripunuan nga hiermurgu i manastirit Tronosha në
Serbi në she-kullin XVIII. Prej andej u dërguan në Karlovc dhe nga Karlovci te
Shafariku në Vjenë, ku ai, në vitin 1853, filloi t’i botojë nën titullin
“Rodoslovlie srbskoe” për t’u plasuar pastaj te “Monumenta Serbica” te
Mikloschit në vitin 1859.1235

ex collecta I”, Rommae 1865, Zagrabio 1875; “Listine o odnošajih između Južnog sloventstva i
Mletačke Republike” I-X, Beograg 1868-1891 nga Ljubić, Š; “Actes de Chilandar I-II”, ed. L.Perti
et B. Korablev, e të tjerë.
1235
Shih: Gelcich, G: “Zenta dhe dinastia e Balshajve”, Tiranë, faqe 30.

555
BURIME DOKUMENTESH

ACTA ALBANIAE I, II (M. Šufflay-K.Jireček-L.Thalloczy), 1913.


“La Macedonie. Recueil de documents et materiaux”, Sofja, 1980.
Minister des Afferes Entrageres – Documents diplomatique: Negatiations
relative a la rectification des frontiers de la Grece, I-II, Paris, 1880,1881.
ANNALES RAGUSINI ANONIMI item Nicolai de Rognina, ed. S. Nodilo,
Zagrabiae 1883.
DOCUMENTA HISTORIAE CHROATICA PERIODUM ANTIQAM
ILLUSTRANTA”, ed. F. Rački, Zagrabiae 1877.
DUBROVAČKA AKTA I POVELE 1-1, nga Radonjić, J Beograd,1934.
FARLATI, Daniel: „Illyrici Sacri tomus septimus“, Venetiis, 1817.
FARLATI, Daniel:“Illyricum Sacrum“,Jacopo Caleti, Tomas Septimus,
Venetiis, 1819.
THALLOCZY, Ludevicus – JIREČEK, Konstantinus – SUFFLAY,
Emilianus: „Acta et Diplomatares Albaniae mediae aetatis illustrantia“, I-II,
Vindebonae, 1913,1918.
ТОМОЦКИ, Томо „Документи од Виенската архива за Македонија од
1878-1903“, Скопје, 1955.
„ТУРСКИ ИЗВОРИ НА БУЛГАРСКАТА ИСТОРИЈА“ X, s. XV-XVI,
Софије, 1964.
VERDENE, G: “Quistuion (La) des reforms fans la Turqiue d’Europe.
Expose documentaire”, Paris, 1903.

LITERATURA HISTORIOGRAFIKE

ADAMIDI, D: “Les Pelasges et leurs Descendants les Albanias”, 1903.


ABBOT and JOHNSON: “Municipial administration in The Roman
Empiri”, London 1926.
ATTALEIATES, Michal: “Historia”, Bonnae, 1837.

556
ALFÖLDY, Geza: “Bevölkerund und Gesellschaft der römischen Provinz
Dalmatien”, Budapest,1965.
ALFÖLDY, Geza: “Die Personennamen in der römischen Provinz
Dalamtien”, Heilderberg, 1969.
ALPAN P. Nexhip – KAÇI, Nasi: “Shqiptarët në Perandorisë Osmane”,
Tiranë, 1992.
ANDREJIĆ, Živojin: „Vladari Tribala“, Beograd 2000.
ANTWERPFINE, J: “Macedon, Illyria and Rome”, 1936.
AJETI, Idriz dr: “Studime dialektore dhe mitologjike”, Tiranë 2005.
“ANONYMI DESCRIPTIO EUROPAE OREINTALIS”, boti O. Gorka,
Cracoviae, 1916.
ANAMALI, Skënder: “Ilirët dhe qytetet e Ilirisë së jugut në mbishkrimet e
Greqisë”, në “Iliria”1982, I.
ANAMALI, Skënder: “Epoka e Justinianit në Shqipëri”, në “Iliria”, 1997,
1-2.
AREF, Mathieu: “Shqipëria – odiseja e pabesueshme e një populli
parahelen”, Tiranë, 2007.
AREF, Mathieu: “Mikenët=Pellazgët”, Tiranë, 2008.
ARAVANTINOUS, Panajotis: “Hronografia tes Epiru”, Athenai, 1850.
BARIĆ, Henrik: “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe“, Prishtinë, 1986.
BARLETI, Marin: “Historia e Skënderbeut”, Prishtinë, 1968.
BOUE, Ami: “La Turquei d’Eurpe”, Paris, 1840.
BLANCUS, Franciscus:”Dictionarium Latino-Epiroticum”, Romae 1635.
BENAC, Aloiz: “PredIliri, ProtoIlir i PraIliri – neki novi aspekti”, ne
“Balcanika” VIII-1977
BENLOEW, Lusi: “Greqia para Grekëve”, Tiranë 2008.
BENAC, Aloiz: “O identifikaciji Ilirskog etnosa”, ne Godišnjak CBI XI-
1973.
BENAC, Aloiz: ”O učešću Ilira u Englesjkoj seobi”, AR JAZU IV-V, 1967.
BECK,H.G: “Kirsche und theologische Literatur in Byzantinischen Reich”,
München, 1925.
BENGSTON, H: “Greichiesche Geschihte von den Anfangen bis in der
römische Keizerzeit”, München 1965.
BETTINGEN,W: “König Antigona Doson von Makedonien”,Jena 1912.
BERNAL, Martin: “Athina e zezë”, Tiranë, 2009.
BOŽIDAR, Šekularac: “Dukljansko-zetske povelje”, Titograd, 1987.

557
BUDIMIR, Milan: “Iliri i praIliri”, Beograd, 1952.
BUDIMIR, Milan: “Grci i Pelasti”, Beograd, 1950.
BUDIMIR, Milan: “O etnićkom odnosu Dardanaca prema Ilirima”, JIČ
III-1973.
BUDIMIR, Milan: „Pelasto - Slavica“, Beograd, 1951.
BUDIMIR, Milan: „Iliriski problem i leksićka grupa Teuta“, Beograd,1953.
BUDIMIR, Milan: “Mesto arbanskog u krugu indoevropskih jezika”, në
“Gjurmime albanologjike”,2/1965.
BUDIMIR, Milan: “O Ilijadi i njenom pesniku”, Beograd, 1940.
BUXHOVI, Jusuf: “Kosova”, I,II,III,IV, V, Prishtinë, 2015.
BUXHOVI, Jusuf: “Maqedonia nga antikiteti deri te koha jonë”, Prishtinë
2019.
BÜCHNE: “Dardania”, Real Encyklopädie der klasischen
Altertumwisenschaft IV, 1901.
BOURCARTS, J. L: “L’ Albanie et les Albanais”, Paris, 1821.
BENAC, Aloiz: “Mbi proceset etnogjenetike dhe përcaktimin e kufijve
tokësor të fiseve Ilire”, në“Studime Historike”, 1972, 4.
BUDA, Aleks: “Ilirët e jugut si problem i historiografisë”, në “Kuvendi i
Studimeve Ilire”, (15-20shtator 1972), I, Tiranë, 1974.
BUDA, Aleks – ZAMPUTI, Injac - FRASHËRI, Kristo - PETRO, Petraq:
“Burime të zgjedhura përhistorinë e Shqipërisë”, II shek. VIII-XV”, Tiranë,
1962.
BLUNDELL, S :”The Origins of Civilization in Greek”, 1986.
ÇABEJ, Eqrem: “Studime gjuhësore” I-VI, Prishtinë, 1976.
CARLMANN, Flor: “Zur Geschichte der Pelazger”, Klagenfurt 1860.
CANTACUZENUS, Joannes: “Historiae”, I-III, Bonn,1828-1832.
COMNENA, Ana: “The Alexiada”, Bonnae 1882.
CHONIATES, Nicetas: “Historia”, Bonn,1835.
CHERKEZI, A.B: “Albania – Past and prezent”, New Jork, 1919.
CEROVIĆ,I: “Nalazi iz praistorijskih tumula u Donjoj Bitinji kod
Uroševaca“, Beograd, 1991.
COMNENA, Anna: “Alexias”, I-III Bonn, 1928.
COBANES, P: “Epirus in the Roman period”, 1997.
CRITONULOS: “Critobuli Imbriotae Historiae” ed. D.R.Reich, Berlin-
New York 1983.
CHONIATES, Nicetas: “Historiae”, Bonn, 1835.

558
ĆOVIĆ, Borivoje: Osnovne karakteristike materialne kulture Ilira na
njihovom centralnompodrućju“, në „Simpozijum o teritorialnom i hronološkom
razgranićenju Ilira u preistorijsko doba”( 15-16 maj 1964), Sarajevë, 1964.
ČERŠKOV, Emil: „Antička bista zene iz Klokota“, Glasnik Muzeja Kosova
i Metohije III-1958.
ČERŠKOV, Emil: „Municipium D.D. kod Socanice“, Prishtina-Beograd
1969.
ČERŠKOV, Emil: „Rimljani na Kosovu i Metohiju“, Beograd 1969.
ČIRKOVIĆ, SIMA: „Srbi u srednjem veku“, Beograd, 1999.
COWGILL, Warren: “Indogermanische Grammatik”, Band I,Heidelberg,
1929.
ČOVIĆ, Borivoje: „Osnovne karakteristike materialne kulture Ilira na
njihovom centralnompodručju“, Sarajevo 1964.
CVETKOVIĆ-TOMASEVIĆ, G. :”Ulpijana –arheološka iskopavanja u
središtu i južnom deluantićkog grada”, Beograd 1983.
CINGIROY, Asen: “Goti i Geti” I,II, Sofja 2008.
CIMOCHOWSKI: W: “Die sprachliche Stellung des balkanillyrischen im
Kriese der indogermanischen Sprachen”, Stud.Alb, 10-1, 1973.
Castelan, Georges: “Histori des Balkans XIV-XX siecle”, Partis, 1991.
Colokotronis, V: “La Macedonie et l’Hellenisme”, Paris, 1919.
Ceškov, E: “Rimljani na Kosovu i Metohiji“, Beograd, 1969.
Цвијић, Јован: „O etnografiji makedonskih slovena“, Beograd 1906.
DANO, Luljeta: “Perëndesha Athina dhe simbole të tjera kozmogomike”,
Tiranë 2007.
DANÇOLLI, Jahja: “Feja në Kosovë gjatë mesjetës”,Zagreb, 2000.
DRANÇOLLI, Fejaz: “Trashëgimia monumentale në Kosovë”, Prishtinë,
2011.
D’ANGELY, Robert: “Enigma nga Pellazgët te Shqiptarët”, Tiranë 1998.
Donald E. Pitcher: An Historical Geography of the Ottoman Empire from
Earliest Times to the End of the Sixteenth Century, Leiden, 1972.
DETSCHEW, Dimitar: „Die thrakischen Schprachreste“, Wien 1957.
DOMASZEWSKI, A. V: “Die Entwiklung der Provinz Moesia”, Neu
Heidleberger Jahrbücher, Jg.I-1891.
DOZON, Auguste: “Exursion en Albanie”, Paris 1875.
DEMIRAJ, Shaban: “Epiri, Pellazgët, Etruskët dhe Shqiptarët”, Tiranë
2013.

559
DE SIMONE,Carlo: “La lingua messapica ogi:un bilancio critico”, 1990.
DURANT, Will: “Istorija civilizacije”, Beograd 1995.
DURANTE, Marcello: “Il nome di Pesaro e l’accento iniciale in Illirico”,
Roma 1951.
DURIDANOV, I:”Illyrische flussnamen in Serbien”, 1963.
DUŠANČIĆ, S: “Novi Antinojev natpis i Metalla Municipii Dardanorum”,
Živa Antika, nr.16/1971, Shkup.
DRINI, Faik: „Ilirët dhe Epirotët (Paralele dhe veçanti)“, në „Iliria“, 1982,2.
DROYSEN, J.G.H : „Das Dardanische Fürstentum“, në „Kleine Schriften
zur alten Geschichte”,Bd.I, Leipzig, 1893.
DROYSEN, J.G.H: “Paonien und Dardanien-ethnographisches-
geschichtliches”, Leipzig,1893.
DIL, Sharl: „Istorija vizantijskog carstva“, 1919.
DÖLGER, F: „Regesten der Kaiserkunden des oströmischeb Reichs von
565-1453“, München-Berlin 1965.
DOBRUNA – Salihu E: „Plastika dekorative dhe figurative e stelave
mbivarrore të periudhësromake në Kosovë“, në “Gjurmime albanologjike”,
14/1985, Prishtinë.
DUŠANIĆ, Slavko: “Novi Antinojeve natpis i metalla municipii
Dardanorum“, në Živa AntikaXX/1, Shkup, 1971.
DJURIĆ, Nataša: „Ilirski tumuli kod Suve Reke“, Prishtinë 1964.
DZINO, Danijel: “Illyricum in Roman Polities”.
DEMENTIJAN: “Žitije Svetog Save”, Beograd 2001.
EPIRUS: “Epirus. 4000 years of Greek histori and civilization”, Athens,
1997.
DHAMO,Dhorka: “Pa Painture Murale de Mayerage in Albanie”,
Tiranë,1974.
EFENDI, Wassa: “Albanien und die Albanensen”, Berlin 1879.
EGGER, Rudolf: „Balkan pod Rimljanima“, në „Knjiga o Balkanu“ II,
Beograd, 1973.
EVANS, Johan Artur: „Antiquarian researches in Illyricum“, Parts. I-IV,
Westminister – London,1883-1885.
FALASKI, Vlora Nermin: “Pellazgët, Ilirët, Etruskët, Shqiptarët”,
Prishtinë 2004.
FALLMERMAYER: „Geschichte des Kaisertums Trapenzunt“, München,
1827.

560
FALLMERAYER: „Das Albanesische Element in Grichenland“, në
„Abhandlungen derHistorischen Klasse der Koenigliche Akademi der
Wissenschaft“, vol. VIII, Secsion III, München,1860.
FARLATI, D: “ Iliricum Sascrum VI-VII”, Venetis 1880-1887.
FRASHËRI, Mehdi: „Historia e lashtë e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve“,
Tiranë, 2000.
FRASHËRI, Kristo: “Etnogjeneza e Shqiptarëve”, Tiranë 2013.
FRASHËRI, Kristo: “Historia e qytetërimit shqiptar”, Tiranë 2008.
Frashëri, Kristo: “Historia e Kosovës”, vëllimi I, Tiranë, 2008.
Frashëri, Kristo: “Viset shqiptare në Kamus Al-Alam”,vepra 3, Shkup,
2004.
FALKENHAUSEN, Vera von: „Untersuchungen über die byzantinischen
Herrschaft in Süditalienvom IX bis XI Jahrhundert“, Wiesbaden, 1967.
FERMENDJIN, Eusebius: „Monumenta spectantia historiam Slavorum
meridionalum, Acta Bosnae“, Zagrabiae, 1892.
FERRI, Naser: „Monumentet ushtarake të periudhës romake në Mëzi të
Epërme“, Pejë, 2001.
FLUS M: „lllyrioi“, Suplement V, Stutgard, 1931.
FEYEL, M:”Paul-Emile et le synedrion macedonien”.
FRANKE P.R: „Alt Epirus und das Königtum der Molosser“, Kallmunz,
1955.
„Fjalor i mitologjisë“ (hartuar nga Todi Dhamo), Prishtinë, 1988.
FINE, J. V. A: „Macedon, Illyria and Rom“, në „Jorunal of Roman
Studies“, XXVI/1936.
FOURNET, Arnaud: “The Pelasgian pre-greek Substrate”.
Ethnographische und statistiche Mitteilungen über Albaninen, Gotha, 1938.
GABLER, H: “Makedonien als römische Provinz”, 1902.
GATTI, Ettore: „Gli Iliri“, 1-2, Chiaravalle, 1981.
GALOVIĆ, R: „Predionica, neolitsko naselje kod Prištine“, Prishtinë, 1959.
GALOVIĆ,R: “Halstatski depo iz Janjeva”,Prishtinë 1960.
GAVELA, Branko: “O Ilirskom substratu na Balkanu”,Godisnjak, CBI
III/1,1965.
GARAŠANIN, M: “Rugovo „Fushe“, Djakovica - praistorijska nekropola
sa humkama“, Beograd,1966.
GARAŠANIN, M: “Istorijska i arheološka razmatranja o ilirskoj državi“,
Beograd, Glas CCLX-1974.

561
GARAŠANIN, M: „O poreklu i hronologiji balkanskog neolita“, në
Starinaar, r.s. VII-VIII/1956.
GARAŠANIN, Draga: “Iliri“ në „Iliri i Dačani”, Narodni Muzej Beograda,
1971.
GASPËR, Gjini: „Skopsko-prizrenska biskupija kroz stoljeća“, Zagreb, 1986.
GAVELA, Branko: „ O Ilirskom substratu na Balkanu“, në Godišnjak CBI
III/1, 1965.
GEORGIEV, Vladimir I: „Die Träger der kretische-mykenishcn Kultur,
ihre Herkunft und ihrerSprache.“ I. Teil: Urigriechische und Urillyrier (Thrako-
Illyrier), 1937.
GEORGIEV, Vladimir I: „Die Herkunft der Namen der grössten Flüsse der
Balkanhalbinsel undihre Bedeutung zur Ethnogenese der Balkanvölker“, në BE.
I/1959, Sofija.
GEORGIEV, Vladimir: “Тракискиат език“, Софија, 1957.
GELICH, Giuseppe: „Monumenta spectantia historiam Slavorum
Meridionalium MonumentaRagusana“, I-V, Zagrabiae, 1879-1897.
GELCICHI, Guiseppe: „Zeta dhe dinastia e Balshajve“, Tiranë, 2009.
GERLACH: „Geschichte des lateinischen Kaiserreiches“, Hamburg, 1905.
GRAHAM J Walter: „The palces of Crete“, 1962.
GRKONVIĆ, Milica: “Imena u Dečanskim hristovuljama”, Novi Sad,
1983.
GREEN, William Henry: “Albania and its People”, 1857.
GRIMPERA, P.B: “El problemo indoeurpeo”, Mexiko 1960.
GLIŠIĆ, J: „Iskopavanje na lokalitetu Gladnice kod Gračanice“, Beograd,
1959.
GLIŠIĆ, J – JOVANOVIĆ, B: „Fafos II – Kosovska Mitrovica, naselje
vinčanske grupe“, Beograd,1961.
GLIŠIĆ, J – JOVANOVIĆ, B: „Praistorisko naselje na Gladnicama kod
Gračanice“, GMKMII/1957.
GIBBON, E : „History of the Decline and Fall of the Roman Empire“,
London,1896.
GULIN, A:”Srednovekovska (nad)biskuoija i Koptal”, te “Hrvatski-
crnogorski doriri”.
GIESE, Friedrich:”Die Altosmanischen Ancymen Chroniken”.
GOTLIB, Christian von Gissner: “Die alten Pelazger und ihre Mysterien”,
Leipzig 1825.

562
GJEÇOVI, Shtjefën: “Vepra”, 1,2,3,4, Prishtinë.
HADŽIBEGOVIĆ H., HADŽIĆ A & KOVAČEVIĆ E: “Oblast
Brankovića,opširini katarski popis iz 1455 godine”, I-II,Sarajevo, 1972.
HASSELMEYER, Ellis: “Die Pelasger frage und ihre Lösbarkeit”,
Tübingen, 2005.
HAHN, Johan Georg von: „Studime shqiptare“, Tiranë, 2009.
HAMMOND, Nicol G.L: „Varrimi në tumat në Shqipëri dhe problemet e
etnogjenezës“, në„Studime historike“, 1972,4.
HAMMOND, Nicole G. L: “Epirus”, Oxford, 1967.
HAMMOND, Nicole G.L :“A History of Macedonia”, Oxford, 1972.
HAMP, Eric P: „Albanian and Messapic“, në „Studies presented to Joshua
Whatmogh on hissixtieth birthday”, S.Gavenhage, 1957.
HAAS, Otto: “Mesapische Studien”, Heilderberg 1926.
HUNGER, H “ Die hochprachliche profane Literatur der Byzantinier” I,
Münchn, 1978.
“Historia e popullit shqiptar”, I-IV, Tiranë 2002-2098.
HOMMOND, N.G.L: “Epirus”, Oxford 1967.
HOPF, Ch: „Geschichte Grichenlands vom Beginn des Muittelaters bis auf
unser Zeit“, 1876.
„Historia e popullit shqiptar“, I, II (grup autorësh), Prishtinë, 1969.
„Illyrisch albansiche Forschungen“, vol. I-II, München dhe Leipzig, 1916.
„Ilirët dhe Iliria tek autorët antikë“, Prishtinë, 1979.
„Ilirët dhe gjeneza e Shqiptarëve“, Tiranë, 1969.
„Ilirët“ (S. Islami, S. Anamali, M. Korkuti dhe F. Prendi), Tiranë, 1985.
HOLLEAUX, M: „The Romans in Illyria“ në CAH vol. VII/1953.
HILANDARAC, Teodosije: “Život Svetog Save”, Beograd, 1973.
HERODOT: “Historiae” IV-VIII. Bonae, 1834.
HERTZERBERGER: „ Geschichte der Byzantiner und des Osmanischen
Reiches bis gegen Endedes XVI Jahrhundertes“, Berlin, 1883.
HECQOUARD, Hyacinthe: “Histori et description de la Haute Albanie au
Guerguerie”, Paris, 1858.
HEYD, W :“Geschichte des Levantehandels in Mittelalter“, Stuttgard, 1879.
IPPEN, Theodor: “Deux episode des L’Histori de l’Albanie”, 1927.
“IllYRICUM SACRUM” I-IX, Prishtinë, 2004.
JORGO, Nikolae: “Breve historie de l’Albanie et des Albanais”, Bucarest,
1919.

563
JASTREBOV,I.S:”Stara Srbija i Albanija”, Beograd 1904.
JACQUES, Edwin: „Shqiptarët – historia e popullit të lashtë nga lashtësia
deri në ditët tona“,Tiranë.
JAMES, Bonwick: “The Treasury of Langues Rudimentary Dictionary”,
London 1873.
JOKL, Norbert: „Illyrier, Reallexion der Vorgeschichte“, 6, Berlin, 1926.
JOKL, Norbet: „Untursuchungen zur indogermanischen Schpach-und
Kulturwiessenschaft –Linguistisch-kulturhistorische Untgersuchungen aus dem
Bereiche des Albanischen“, Berlin undLeipzig 1923.
JOKL, Norbert: „Thraker“ në ERL VI/1926.
JUBANI, Bep: „Tiparët e përbashkëta në ritin e varrimit tek Ilirët e trevës
së Shqipërisë“, në „Ilirëtdhe gjeneza e Shqiptarëve“, Tiranë, 1969.
JIREČEK, Konstadin : “Albanien ind der Vergangenheit”, në “Illyrisch-
Albanische Forschungen”, band I,München und Leipzig 1916.
JIREČEK, Konstantin: “Skutari und sein Gebit im Mitteilatter”, në
Illyr.Alba. Forshungen I band,1916.
JIREČEK, Konstantin: “Istorja na Balgarite”, Sofja, 1928.
JIREČEK, Konstantin: “Geschihte der Serben”, Gotha, 1911
JOSIFOVSKA, Borka: “Dva latinska nadgrobna natpisa iz Kavagilje-
Scupi”, në ZA XVI/1956.
КАЦАРОВ, Г: „Пеонија, Принос к'м старата етнографија и историја
на Македонија“, Софја,1921.
KATAPANO, XH: “Thoti fliste shqip”, Tiranë 2007.
KATIČIĆ, Radoslav: „Die illyrische Personennamen in ihrem südostlichen
Verbretingsgebit“, në„Živa Antika“, Shkup, 12, 1962, flet.1.
KATIČIĆ, Radoslav: “Antroponime Ilire dhe problemi i etnogjenezës së
Shqiptarëve”, në “Studimefilologjike”, 1972,4.
KATIČIĆ, Radoslva: „Liburner, Pannonier und Illyrier“, në „Studien zur
Sprachwiessenschaft undKulturkunde”, Insbruck, 1968.
KATIČIĆ, Radoslav:”O jeziku i narodnosti starih Makedonaca”, Godisnjak
CBI XIII/11,1976.
KATIČIĆ, Radoslav: “Ancienc languages of the Balkans”, Paris 1967.
KATIČIĆ, Radoslan: „Peonci i njihov jezik“,1977.
KUNIC A Domic: “Literarni izvori za Iliricke provincije”.
KUBISCHEK,I “Ein römische Strassenkarte”, JÖAI VI/1902.

564
KOPITAR, B.J.:”Albanische, walachische und bulgarische Sprache”,Wien
1829.
KOLA, Aristidh P:”Arvanitasit dhe prejardhja e Grekëve”, Tiranë, 2002.
KOKA, Aristotel: “Kultura Ilire parahistorike në Shqipëri”, Tiranë, 1985.
KOVALJEVIĆ,G: “Kasnoatička palata u Nerodimji”, Prishtinë, 1958.
KOVALJEVIĆ,G: “Antički novci u Janjevu za Zbirku Zemaljskog muzeja u
Sarajevu“, Prishtinë,1984.
KORKUTI, Muzafer: “Paleoliti në Shqipëri”, në “Iliria”, 1995, 1-2.
KORKUTI, Muzafer: “ParaIlirët, Ilirët, Arbrit”, Tiranë, 2007.
KONDA, Spiro N: ”Shqiptarët dhe problemi Pellazg”, Tiranë, 1964.
KOMATINA IVANA: “Crkva i država u srpskim zemljama od XI-XIII
veka”, Beograd 2016.
KRISPI, Xhuzepe: “Shqipja nënë e gjuhëve”, Palermo 1831.
KIEL, Machiel: “Ottoman Architecture in Albanien (1385-1912), Istambul,
1990.
KUHNE, Florian: “Die Rolle der Illyrer in der Antiken Geschichte”.
KRAHE, Hans: “Die alten Balkanillyrischen geographishen Namen”,
Heidelberg, 1925.
KRAHE, Hans: “Die Sprache der Illyrer”, I,II Die Quellen, Wisbaden,
1955.
KRAHE, Hans: “Beiträge zur illyrischen wort-und Nahmen-forschung”.
IndogermanischeForschungen LVIII. Band, Zweites Heft. 1941.
KRAHE; Hans: “Von Illyrischen zum Alteuropäischen “, në IF 69/1964-65,
Berlin.
KRAHE; Hans: “Sprache und Vorzeit. Europäische Vorgeschihte nach dem
Zeugnis der Sprache”,Heilderberg, 1954.
KRAHE, Hans: “Das Venetische. Seine Stellung im Kresi der verwandten
Sprache”, 1950.
KRETSCHMER, E: “Einleitung in die Geschihte der griechischen
Sprache”, Götingen,1896.
KRETSCHMER; E: „Die Leleger und die ostmediterrane Ubervölkerung“,
në Glotta XXXII/1953.
KRETSCHMER, P: “Dituria gjuhore indogjermane”, Tiranë, 1925.
KRONASER, H: “Zum Stand der Illyristik”,LB.4, 1962.
LAONIKIS, CHALKOKONDYLES: “The demontration of
Historia”,Cambridge, 2014.

565
LAKE, W. M: “Travels in Nothern Greece”, III, London, 1841.
LAKE, W. M: “Paiones”,1942
LAÇEJ, Naim: “Tanagra”, Lezhë 2012.
LEAKE, W.M:”Researches in Greece”, London 1814.
LEAKE, W.M: “Travels in Northern Greece”, London 1835.
LECLERQUE, H: “Illyricum”, në – Diectionare d’archeologie chretienne
et deliturgjie”,VII/1,Paris 1926.
LEVEQUES, Paul: “Pyrrhos”, Paris, 1957.
NIKOLIĆ,MAJA:” The byzantiene writers on Serbia 1402-1439”, Beograd
2010.
NEUMANN: “Der vierte Kreuzzug”, Berlin, 1898.
NDROQI, Majlinda: “Shënime për çështjen Pellazge dhe kulturën
popullore”, Tiranë 2007.
NIKOL, D: “The Desopotat of Epirus”, Oxford 1957.
NORWICH, John Julius: “Bizanti – shkëlqimi dhe rënia e një perandorie
330-1453”, Tiranë, 2005.
NOVAK; Grga: „La nazionalita dei Dardani“, në Arhiv za Arbanasku
Starinu, Jezik i Etnologjiju,knjiga IV/1, Prishtinë, 1969.
NOVAKOVIĆ, S: “Zakonk stefana Dušana, cara srpskog ”, Beograd,
1870.
NOWAK, Peter: “Sie besigten Atlantis – Die Geschihte der Pelasger aus
antiken Quellendargestelt”.
NIEBUR, G.B:”The Roman History”, London 1827.
NIKOL, Donald M: „The Despotate of Epiros“, I-II, Oxford, 1957, 1984.
NIESE, B: “Geschichte der griechischen un makedonischen Staaten seit
Schlacht bei Chdronea”, II. Vom Jahre 281 v. Ch. Bis zur Begründung der
römischen hegjemoni in griechischen Osten 188 v. Ch.”, Gptha, 1899.
MALTE-BRUN, Conrad: “Melanges scientifiques et Litteriares”, Paris
1828.
MAY,J.M.F: “The Coinage of Damastion”,Oxford 1939.
MAYER, Antun: “Die Sprache der alte Illyrier”, I, II , Wien, 1957-1959.
MARQUET Odet: “Pjetër Bogdani. Letra dhe dokumente”, Shkodër, 1997.
MAJANI, Zahari: “Fundi i misterit etrusk”, Tiranë 1973.
MARIN, E: “Pristupno istraživanja Ilirskie onomastike na Apeninskom
poluotoku”, ZA.27,2/1977.
MAYER, Anton: “Die Sprache der alten Illyrier”, I-II, Wien, 1957-1959.

566
MELONI, Piero: “Perseo e lafine della monarchia Macedone”, Roma,
1953.
MERKER, L:”The Ancient of Paionia”, 1965.
MIKULĆIĆ, Ivan: “Pelagonija u svetlosti arheoloških spomenika Egejske
seobe od Augusta“, Skopje, 1966.
MOCSY, Andras:”Geselschaft und Romanisation in der römisshen Provunz
Moesia Superior”, Budapest 1970.
MOMMSEN, Theodor: „Verzeichniss der römishen Provinzen“, Berlin,
1951.
MEYER, Gustav: “Kurzgefasste Albanische Grammatik”, Leipzig 1888.
MEYER, G -LÜBKE, Wilhelm : “Rumänisch, romanisch, albanisch”,
Heilderbeg 1914.
MARCHIANO, Stanislai: “La Lingua Pelasgo-Albanese”, në Studio
Filologici svolti, Napoli 1882.
MALCOM, Noel: “Kosova”, Prishtinë, 2001.
MAKUŠEV, Vikentij Vasilijev: “Istoričeskije razyskonija o slovjanah v
Albanii v srednjie veka”,Varšava, 1871.
MÜLLER, C.O: “The History and Antiquities of the Doric Race”, London
1830.
MÜLLER, C. O: „History Of The Literature Of Ancient Greece”,
London1839.
MIKLOSICH, Franz - MÜLLER, Johannes: „Acta et Diplomata Graeca
medii aevi sacra etprofana“, 1, Wien 1860.
MIKLOSICH, Franz: “Die slavischen Elemente in Albanische”, Wien
1870.
MIKLOSICH, Franz: “Monumenta Serbica spectantia historiarum Serbiae,
Bosnae, Ragusii”, Wien 1858.
MIKULČIĆ, Ivan: „Teritori Skupa“, në ŽA. XX-2, 1971.
MIOČEVIĆ – RENDIĆ, Duje: „Iliri u natpisima grčkih kolonija u
Dalmaciji“, në VAHDLIII/1951.
MIOČEVOĆ – RENDIĆ, Duje: “Ilirski vladari u svjijetlu epigrafskih
numismatičkih izvora”,nëHZ, XIX (1966-1967), Zagreb, 1968.
MIRDITA, Zef: “Studime Dardane”, Prishtinë, 1979.
MIRDITA, Zef: “Antroponomia e Dardanisë në kohën romake”, Prishtinë,
1981.

567
MIRDIA, Zef: “Eine Inschfrit aus Ulpiana”, në “Zeitschrift für Papyrologi
und Epigraphik“, bnd.29,1978, Bonn.
MOSCY,A:”Gesellschaft und Romanisation der romischen Provinz Moesia
Superior”, Budapest,1970.
MOSSO, A: “The Palaces of Cretë and Theri Buildes”, Londër, 1957.
MOMMSEN, Th: “Römische Geschihte”.
UTERMANN, Jürgen: “Die messapischen Personennamen”,1964.
Owen, David: “Balkan-Odyse”, Londër 1995.
ORBIN, Mauro: “Il regno degli Slavi”, Pesaro, 1601.
OŠTIR, Karl: “Beiträge zur alarodischen Sprachwissenschaft“, I Wien-
Leipzig, 1921.
PATSCH, Carl: „Dardani“, në Real Encyklopädie, IV/1901.
PATSCH, Karl: “Ilirët”, Tiranë, 1923.
PATSCH, Karl: “Realencyclopädia der Classischen
Altertumswissenschaft“, Stuttgart.
PATSCH, Carl: „Japodi“, në GZM BiH, X/2-3. 1898.
PALMER; R.L: „Mycenaeans and Minoans. Aegean prehistory in the light
of the Linear B.tables”.London 1965.
PALLATTINO, M: “La civilisation etrusque”, Paris 1949.
PANDELI, J.W. “Historia e nënës Shqipëri”, Tiranë 2010.
PARLAGNELI, Oronzo: “Studi messapica”, Milano 1960.
PAPAZOGLU, Fanula: “Dardanska onomastika”, në “Beogradski
Univerzitet”, ZbornikFilozofskog Fakulteta, libri 8, Beograd, 1964.
PAPAZOGLU, Fanula: “Politićka orgsnizacija Ilira u vreme njihove
samotalnosti”, Sarajevë,1976.
PAPAZOGLU, Fanula: “Poreklo i razvoj Ilirike države”, në Godišnjak CBI
V-3, 1967.
PAPAZOGLU, Fanula: “Srednjobalkanska plemena u predrimska doba”
(Tribali,Autariati,Dardanci, Skordisci i Mezi),Sarajevë 1969.
PAPADOPULOS, A: “Versuch einer Genealogie der Paliologen 1295-
1435”, Amsterdam, 1962.
PAROVIĆ-PEŠIKAN,M: „Neka zapažanja o urbanom razvoju Ulpiane –
ispitavanje ulica“, Ohër,1989.
PARINO, Guiseppe: „Acta Albaniae Vaticana, res Albaniae saeculorum
XIV atque crucuatanspectantia“, I, Citta del Vaticano, 1971.

568
PEDERSEN, Holger: „Die Gutturale in Albanischen“, në Zeitschrift für
vergleichendeSprachforschung, 36/1900.
PEDERSEN, Holger: “Die albanische L-Laute”, 1897.
PEŠIĆ, Radivoje: “Vinćanska kultura”, Beograd 1992.
PETZOLD, Karl-Ernst: “Rom und Illyrien. Ein Beitrag zum römischen
Aussenpolitik im 3. Jahrhundest”, në „Historia”, Wiesbaden, 20/1971, H. 2-3.
PËRZHITA, Luan: “Mbretëria Dardane”, Tiranë, 2009
PETER, Schreiner: “Die byzantinischen Kleinchroniken”, I, Wien, 1975.
PEZA, L&PEZA,Liljana: “Dritë e re mbi Pellazgët dhe gjuhën e tyre”,
Geer, 2009.
PETROVIĆ, Vladimir: “Dardania u rimskim itinerarima”, Beograd 2007.
PISANI, Vittore: “Ilirët në Itali”, në “Studime filologjike”, 1972,4.
PITTONI, Richard: “Die urgeschihtlichen Grundlagen der europäschen
Kultur”,Wien, 1949.
PILIKA, Dhinitri: “Pellazgët – origjina e jonë e mohuar”, Tiranë, 2005.
PISANI, Vitore: “La lingua dei Messapi”, 1971, në “Archivo Storico
Pugliuese”, Anno XXIV,1971.
PRASCHNIKER, Camillo: “Muzakhia und Malakastra, Archeologische
Untersuchungen inMittelalbanien”, në “Jahresheften des Österreichischen
archeologischen Institues”, Wien, 2122/1921-1924.
PRENDI, Frano: “Neoliti dhe eneoliti në Shqipëri”, në “Iliria”, 1976, VI.
PRENDI, Frano: “Epoka e bronzit dhe e hekurit në kërkimet shqiptare”, në
“Iliria”, 1998, 1-2.
PRENDI, Frano - BUDINA, Dhimosten: “Kultura Ilire e luginës së
Drinosit” në “Studimehistorike”, 1971, II.
PRIFTI, Leonard: “Theogonia dhe mitologjia Pellazge”.
PTOLEMAEUS, Claudio: “Geografia” ed. O. Cuntz, Berlin, 1923.
PORPHYROTENITIUS, CONTANTINE: “De Thematibus et de
Administrando Imperio”,Bekkerus, Bonnae MDCCXL.
POLIBIJE (POLYBIUS): “Istorije”, Beograd 1960.
POUQUEVILLE, F-C,H.-L: “Travels in Epitus, Albania, Macedonia and
Thessaly”, London 1921.
POPOVIĆ, Relja: “Neka pitanja iz Justinianove kodifikacije”, Beograd,
1928.

569
POPA, Theofan: “Të dhëna mbi princët mesjetarë shqiptarë në mbishkrimet
e kishave tona”, në“Bultetini i Universitetit Shtetëror të Tiranës”, seria e
shkencave shoqërore, 1957/2.
POPA, Theofan: “Piktorë mesjetarë shqiptarë”, Tiranë 1974.
RAVIĆ, P. IVANA: “Crkva u država u srpskim zemljama od XI-XIII
veka”, Beograd, 2013.
RADUNIĆ, J:”Rimska Kurija i južnoslovensk zemlje od XVI do XIX veka“,
Beograd 1950.
REINHOLD,C.H.T : “Noctes Pelasgicae”, Athenis, 1854.
RENDIĆ-MIOČEVIĆ, Duje:”Iliri i antički svijet“, Split, 1989.
REDENIĆ-MIOČEVIĆ, Duje:“Municipium riditarum në Dalamaci,
trashëgimi i tij epigrafik dheonomastik Ilir“, në „Kuvendi I i Studimeve Ilire“,II,
Tiranë, 1974.
RIX, Helmut: “Eine morphosytaktische Übereinstimmung zwieschen
Etruskisch und Lemnisch. DieDatieungsformel”, në “Studien zur
Sprachwissenschft und Kulturkunde”,Insbruk 1968.
RUVARAC, ILIRION: “Odabrani istoriski radovi”, I, Beograd 1934.
RUVARAC,ILIRION: “Raški episkopat i mitropolit”, Beograd 1905.
RUSSU, I: “Studi Ilirice”, Bukurest, 1960.
USHAKU, Ruzhdi:”Ndihmesa onomatologjike nga hapësira Iliro-
arbërore”, Prishtinë 2006.
EVANS, J.A: “Antiquariarian researches in Illyricum”.Part III-IV
Westminister 1885.
EVANS, Sir Artur: “The Palace of Minos” 7 vol. London 1930.
TËRNAVA, Muhamet: “Përhapja e islamizmit në territoret e sotme të
Kosovës deri në fund të shekullit XVII”, Prishtinë, 1982.
TËRNAVA, Muhamet: “Popullësia e Kosovës gjatë shek. XIV-XVI”,
Prishtinë, 1995.
TOPIA, Karl: ”Das Fürstentum Albanien, eine zeitgeschihtliche Studie”,
Budapest, 1916.
TAFEL, G – THONAS, G: “Urkunden zur älteren Handels-und
Staatsgeschichten der RepubikVenedig”, I-III,Wien, 1856-1857.
TASIĆ, N: “Dardanci i dardanski supstrat (Dardanians and Dardanian
Substratum)”, në“Pyraichmes” 2, Kumanovë 2003.
TODOROVIĆ, Jovan – CERMANOVIČ, A: „Bajnica, naselje vinčanske
kuture“, Beograd, 1961.

570
TOMASCHEK, W: „Wo lag Scupi, die Metropolis von Dardanien?Zut
Kunde der HämusHalbinsel“, Wien, 1882.
TOMASCHEK; W: „Die alter Thraker“,Sitzber.Akad.Wien.Bd 128, 1893;
I Übersicht der Stäme;Bd. 130; Sprachreste, 1. Glossen allerart und
Götternamen, Bd. 131, 1894.
TOMOVSKI, Tomo: „Auf den Spuren der illyrischen Sidlungen Uscana“,
në Živa Antika. XIShkup, 1963
TASIĆ,Nikola: „Žitkovac i neki problemi relativnog hronološkog odnosa
neolitskih naselja naKosovu i dolini Ibra“, Glasnik SAN, Beograd, 1959.
THUMB, Adalber: „Altgriechische Elemente des Albanischen“, në
„IndogermanischenForschungen“, 1910, Band I.
TRUHELKA, Ćiro: „Arheološke beleške iz Juzne Srbije –Grobnica iz
Halštatskog doba u VućjemDolu, Dardanci“, në GSDN V/1929.
THUNMMAN, Johan Erich: “Untersuchungen über die Geschihte der
östlichen Volker”, Teil 1,Leipzig, 1774.
THRÄMER:“Dardanos”, në Real-Enzyklopädie, IV/1901.
THEINER, A: “Vetera monumenta Slavorum meridionalium historiam
illustantia I”, Romae 1859.
ORBIN, MAVRO: “Kraljevstvo slovena”, Beograd 1986.
OSTROGORSKI, G: “Istorija Vizantije”, Beograd 1959.
SALVATORE, Satis, edit:”The Land of the Etruscans from Prehistory to
the Midalle Ages”.
SALINAS, Roberto: “Homeric Geography”, 1992.
SASSE, Hans-Jürgen: “Arvanitika. Die albanischen Sprachreste in
Griechenland“, Wiesbaden1991
Sufflay, Milan: “Srbi i Arbabasi. Njihova simbioza u srednjem veku”,
Beograd, 1925.
Sufflay, Milan: “Histori e Shqiptarëve të veriut”, Prishtinë, 2009.
SERGEJEVSKI,D: „Iz problematike Ilirske umjetnosti“, Sarajevë, 1965.
SELISCEV, A.M: “Slavianksoe naseleniet v Albanii”, Sofia 1931.
STEINBAUER, Dieter H: “Neues Handbusch des Etruskischen”,
St.Katharien 1999.
SREJOVIĆ, D: “Karagac and the problem of the Ethnogenesis of the
Dardaniens”, Beograd,1973.
STEPHANUS, Byzantius: “Ethnicorum quae supersunt. Exrecensione
Augusti Meinecki”, I, Berlin1849.

571
SIMONE, Carlo: “Ilirët e Jugut. Përpjekje për një kufizim”, në “Iliria”,
1986, 1.
SPAHIU, Hëna: “Qyteti Iliro-arbëror i Beratit”, Tiranë, 1990.
SPAHIU, Arsim: “Maqedonasit e vjetër dhe arkeologjia e tyre”, Tiranë
2013.
STADTMÜLLER; Georg: “Forschungen zur Albanischen Frühgeschihten“,
Wiesbaden, 1966.
STIPÇEVIQ, Aleksandër: “Ilirët”, Prishtinë 1968.
STIPÇEVIQ, Aleksandër: “Simbolet e kultit tek Ilirët”, Prishtinë, 1983.
SREJOVIĆ, D: “Nekropolja u Donjoj Brnici”, në Glasnik Muzeja Kosove i
Metohije, 4-5/1960.
SUIĆ, Mate: “Zapadne granice Ilira u svjetlu historijskih izvora“, në
Simpozijum II, pp, 1975.
SOLOVIEV, Aleksander: “Eine Urkunde des Panhypersebastos Demetrios,
Megas Archon vonAlbanien”, në “Bytantinische Zeitschrift”, XXXIV, 1934.
SOKOLI, Ramadan: “16 shekuj”, Tiranë, 1996.
SPISI DIMITRIJA KANTAKUZINA I VLADISLAVA GRAMATIKA”,
Beograd 1993.
STOJANOVIĆ,St: „Die Biographie Stefan Laravics von Konstantin dem
Philosophen al Geshichtsquelle“, Archiv für Slavische Philologie XVIII, 1869.
STOJANOVIĆ, St: „Istorija srpskog naroda“,Beograd 1926.
STOJANOVIĆ, St: „Borba za samostalnost katoličke crkve u Nemanjičkoj
državi“, S. Karlovac, 1920.
SAYCE, A.H.”The Hittites: The Story of a Forgotten Empire”, 2003.
SMITH, W:”The History of the Peloponnesian War,Translated From The
Greec Of Thucydides”,London 1857.
SVETI SAVA: “Sabrani spisi”, Beograd, 1988.
SCHNEIDER, Edwards: “Les Pelasges”, Paris, 1894
SVEJEVIĆ, Dragan: “Balkanski istočnjaci Milana Budimira”, Beograd,
2001.
SUIĆ, M: “Ilirski Deus Patrius”, Beograd, 1961.
Shatri, Muhamet: „Kryengritja e përgjithshme shqiptare kundërosmane e
vitit 1912”, Prishtinë,2018.
Shaw, Stanford,J & Shaw, Ezel Kural: “Historia e Perandorisë Osmane
dhe e Turqisë Moderne”, Tiranë, 2006.

572
SHAFARIK, Johannes: “Acta Archivi Veneti, spectantio ad historiam
Serborum et reliquorumSlavorum Meridionalium”, I-II, Belgradi, 1860.
SCHNEIDER, Eduard: “Les Pelasges et leurs discredans”, Paris 1894.
SCHÜTT, Carl: “Untersuchungen zur Geschihte der alten Illyrier”,
Breslau, 1910.
SHUFFLAY, Milan: “Histori e Shqiptarëve të veriut”, Prishtinë, 2009.
SHUFFLAY, Milan: “Die Kirchenzuustände im vrotürkischen Albanien”,
ne “Illyrische-albanischeForschungen”, I, München, 1916.
SHUFFLAY, Milan: “Städte und Burger Albaniens hauptsächlich während
des Mittelalters”, Wien,1924.
SHUFFLAY, Milan:”Acta Albanie”,I,II.
SHREINER, P: “Die Byzantinischen Kleinchroniken und die Alanlistik bei
Südslaven”, Bulgarian Historical Review 6.
SHUKRIU (Hoti), Edi: “Dardania prourbane”, Pejë, 1996.
SHUKRIU, Edi: “Ancient Kosova”, Prishtinë, 2004.
SHKUTRI, Spiro: “Der Mythos vom Wandervolk der Albaner,
Landwirtschaft in der albanischen Gebiten (13-17 Jahrhundert)”, Wien, 1997.
SHUTERIQI, Dhimitër: “Arianitët, emri dhe gjenealogjia”, në “Studime
historike”, 1965/4.
SCHEVILL, Ferdinand: “Iliriki, historia dhe qytetërimi”, Tiranë, 2002.
SCHRAMM, Gottfried: “Anfänge des albanischen Christentums”, Freiburg
im Breisgrau, 1994.
XHUFI, Pëllumb: “Krishterimi roman në Shqipëri, shek. VI-XVI”, në
“Krishterimi ndër shqiptarë”,Simpozium ndërkombëtar, Tiranë, 16-19 nëntor
1999, Shkodër, 2000.
Vickers, Miranda/Pettofer,James: “Albania:from anarchy to a Balkan
identity”, New York, 2000.
Vickers, Miranda: “Between Serb and Albanian. A History of Kosovo.”
Londër 1998.
VINÇENCE, P Malaj: “Kuvendi i Arbnit”, Prishtinë.
VIZANTINSKI IZVORI ZA ISTORIJU NARODA JUGOSLAVIJE, I-VI,
Beograd 1951-1971, Srpska Akademija Nauka i Umetnosti.
VULIĆ, Nikola: “ Justiniana Prima”, 1929.
VULIĆ, Nikola: „Dardanci“, në Glas SKA CLV/1953.
ZAVALANI, Tajar: “Histori e Shqipnis”, Londër, 1966.

573
VULPE, Radu: “Gli Iliri dell’Italia imperiale romane”, në Ephem.
Docorum, III/1925.
VULPE, Radu:”Konsiderata rreth origjinës Ilire të popullit shqiptar”,
Kuvendi I i studimeve Ilire1972. Botoi Akademia e Shkencave e RPSH,Tiranë
1974.
VUKCEVIĆ, Gojko: “O poreklu Ilira” I,II, Podgorica 1999.
WALLBANK, F. W: “Philip V of Macedon”, Cambrigde 1940.
WALDE, A- POKORNY, J: “Vergleichendes Wörtebuch der
indogermanischen Sprachen”,IBerlin-Leipzig 1930.
WALSER, G: “Die Ursachen des ersten römisch-illyrischen Krieges”, në
Historia II/1953.
WILKES, John: “The Illyrians”.
WIKEDENS, A.J van: “Le Pelasgique. Essau sur une langua indo-
europeenne prehellenique”,Louvain, 1952.
WILLETTS, R.F. “ The Civilization of Ancient Crete”,1789.
WUTHNOW, H: “Die semitischen Menschennamen in griechischen
Inshriften und Papyri desVorderen Orients”, Leipzig 1930.
Xylander, Ritter von J: “Die Schprache der Albanesen oder Schkipetaren”,
Frankfurt, 1835.
XHUFI,Pëllumb: “Nga Paleologët te Muzakajt”, Tiranë, 2009.
XHUFI, Pëllumb:”Krishterimi roman në Shqipëri, shek. VI-XVI”, Tiranë,
2002.
ZACHARIADAU, E. A:”Marginalia on the Historiy of Epirus and Albania
1300-1418”, Wiener Zeitschrift für die Kunde des Morgendlandes”, 1988.
ZANINOVIĆ, Marin: “Iliri i vinova loza”, Sarajevë, 1976.
ZANINOVIĆ, Marin: “Ilirsko pleme Dalmati“, në Godišnjak CBI IV-V-2-
3, 1966-1967.
ZIPPEL, Georg: „Die römische Herrschaft in Illyrien bis auf Augustus“,
Leipzig, 1877.
ZIROJEVIĆ O: „Vučitrnski i Prizrenski sandžak u svetlsoti turskog popisa
1530-1531“, Prishtinë, 1968.
ZAMPUTI; Injac:”Dokumente për historinë e Shqipërisë XV”, Tiranë,1987.

XYLADNER, Riter von J: “Die Scshprache der Albanesen odre

Skipetaren”, Frankfurt, 1835.

574
ZHEJI, Petro: “Shqipja dhe sanskritishtja”, Tiranë, 2010.

575
REGJISTRI I EMRAVE Alfondi V: 480,492.

A
Agamemnoni: 25. B
Aleksandri i Madh: Bazili II (Vasili): 236,237,239,
45,86,88,250. 314,370.
Aristoteli: 81. Bafia: 21.
Arrabet, mbret: 86. Batia: 34.
Arhelau, mbret: 86. Budimir, Milan:
Arianiti, Gjergj: 337. 38,39,44,46,58,60,64,74,328,349.
Aleksi, Gjon: 388. Baton, mbret ilir:
Amynta, mbret: 86. 59,60,66,80,91,116,117,118.
Antoni: 114. Benac,A: 67,74,75.
Augusti, perandor: 117. Bariq, Henrik:71.
Apollodori: 140. Bato, mbret i Dardanisë:104.
Alariku: 162. Bonifici: 174, 195.
Augusta, Eudokia: 164. Budis, peshkop:175.
Anastasi I: 173. Belisari: 189,190.
Atila: 190,218. Bezani, peshkop: 205.
Ataliati,239, Borisi, mbret bullgar:
240,241,248,249,340,424. 212,226,228,231.
Akropolitia, Gj:249. Bogumili, prift:243.
Ariani, peshkop: 205. Bryenos N: 220.
Akominatos, Niketa: 220. Bani Kulin: 234.
Arianiti, David: Brieni, Niqifor: 243.
237,275,276,337. Boemundi: 259,264,265,266.
Alfonsi V: 492 Balduini: 264,274.
Aleksi I: 265,266,273,335. Boenika III: 267.
Aleksi III: 273,274. Barbarosa, F: 268.
Aleksi V:274,280. Blinishti, Gjulijem: 300.
Aleksi, Gjon: 388. Brokard, prift: 304.
Asen, Jan II: 277. Balsha II:
Adea, Gjulijem:303. 305,334,338,339,340.
Arianiti, Gjergj: 337, Balsha, Strazimir: 313,338.
470,474,475,478. Balsha, Gjergj:
Arianiti, Alkeks:337. 313,334,335,338,443,40.

576
Balsha III: 341. Diodondusi: 21.
Beu, Ballaban: 335. Dimas: 21.
Beu, Jakub: 467,472. Diodiri: 44.
Beu, Hamza: 467. Duazata, A: 50.
Barleti, Marin: 479,483. Daumel: 67.
Brenini,G: 489. Demetri II: 90.
Bardhi, Frang: 391. Dozoni, A: 90,102.
Budi,Pjetër: 391. Desareti, mbret dardan: 91,92.
Bogdani, Pjetër:391,397. Deci, perandor: 125.
Brankoviq,Vuk: Diokleciani, Valer,
423,425,424,443,444,445,448,449,4 perandor:135,136,145,153,156,162,
54,462. 172,1843,184,197,199,201,205,239.
Brankoviq,Gjurad: Dacius, peshkop: 175,324.
425,426,427,450,456,486. Duklanin, prift:224.
Bajaziti, sulltan: 425,448,450. Dondali,Enriko:
272,273,279,388.
C Duka, Mirzufli: 274.
Corintius: 21. Despina, Franko:337.
Clarc, S: 22. Dukagjini, Lekë:342,488,489.
Clinton, historian: 23,45. Dukagjini, Progon: 450.
Cezari, Julius: 66,106,114. Dukagjini, Tanush: 450.
Cimochowski, W: 73. Dukagjini, Nikollë: 472.
Charlse, A.34. Dushmani, Gjergj: 473,489.
Cvijiq, Jovan: 423.
DH
Ç Dhimitri, despot:278,360.
Çabej, Eqrem:33,34,39.
Çaha: 262. E
Elektra: 21,33.
D Elishali:22.
Dushani, Stefan: Euripidi: 25.
11,215,235,289,304,305,306,307,30 Eneu: 25,28,140.
8,310,311,330,336,339,348,364,366 Evans, J: 61.
,373,381,402,411,419,420,428,483. Euridika: 86.
Dukas, kronist:21,22,24,34. Enrik, mbret: 328.
Ertogulliu: 439.

577
Evrenozi, bej Isa: 453,468,469. Gai Klui Amie: 107.
Evendi, peshkop: 172. Gai Mark Figuli; 110.
Euzebio:172. Gazi, Mihail:460.
Eustafi, peshkop: 273. Gabino, A: 114.
Engjëlli, A:273. Greblanoviq, Lazar: 437.
Engjelli, Mihal:286, 313. Gordias, mbret: 37.
Engjëlkli, Teodor: Germini, F: 115.
281,282,24,322,331,349,352. Germaniku: 117.
Galeri: 163,209.
F Georgiew: 44,61.
Frashëri, Kristo: 40. Gega,Mark Nikollë: 388.
Fari, Demeter: 99, 100, 101. Genci, mbret ilir:
Fallmeayer: 346. 80,85,86,,94,95,105,106,107,108,10
Fuchs,S: 50. 9,110,120.
Fik, A: 59. Graciani, perandor: 144, 175.
Filipi II i Maqedonisë: 87,88. Guisjkard, R: 257,259,260,264.
Filipi V i Gotfrid u Bulojonit: 263,265.
Maqedonisë:90,91,93,102,103,104,1 Gropa, Pal: 291.
05. Gropa, Zakaria: 484.
Flori: 171,179,200. Girogi, kont: 307.
Foka, peshkop: 175,194,196.
Frengu, Elingert: 235. GJ
Friderih, mbret gjerman: Gjergji i Dioklesë: 277.
270,271,272. Gjuriq, G: 384.
Frederiku II: 345.
Frederiku III: 302,325,399. H
Filipi i Tarentuit: Halkondili, kroist: 11.
297,299,302,307. Harmonia; 21,33,34,36.
Frangu, Dhimitër: 476. Hazlit,W: 34.
Ferdinandi i Napolit: 492. Hami: 22.
Hanibali: 102,103.
G Hadrian, perandor: 171, 202.
Garashanin M: 74. Hahn, J. Von Georg:
Garashanin, I:432. 31,32,73,74,343.
Gai Fuvl Kurion: 95,113.

578
Homeri:
23,24,26,30,37,42,45,61,68,85,86,1 J
40,247,343. Justinioni, perandor:
Hesiodi: 24,26. 8,10,147,148,149,166,176,178,181,
Herkuli: 25. 183,187,189,191,192,193,194,196,2
Helena: 25. 01,207,270,271,306,343,349,369,39
Hera: 33. 1.
Heuzey, H.67. Justini, historian:87,88.
Hekati i Miletit: 69. Justini, perandor: 349.
Hekateni: 82. Josiuani:21.
Hirt: 71. Jovani:22.
Honori: 174. Jozoni:33.
Hizi: 175. Juthw,J:50.
Hierakleu: 179,282. Juliani, perandor: 159,202,203.
Herakli, perandor: Jezu, Krishti: 205,256.
195,196,197,198,200,205,221,226,2 Jelena, Hreblanoviq: 425.
37,319,322,328,353,398. Jonima, Dhimitër:443,450.
Hugo de Vermondua:263.
Henriku IV:268.
Hohenshlaufen, Manfred: K
285,286. Kamarda, Dhimitër:39.
Hugo de Sully.293. Karli i Madh:212.
Hunijadi, J: 426,473,486. Kadmi:20,36.
Hreblanoviq, Lazar: 443. Karaxhiq, Vuk S:423.
Horvat, Ivan: 444. Karli I,
Anzhu:252,279,285,288,290,292,29
5,297,298,299,314,324,329,351,420
I ,441.
Ili (Ilois), mbret i Trojës.20. Kastrioti,
Ideus: 21. Gjon:343,344,345,443,467,469.
Isambert: 67. Kastrioti, Gjergj
Isokrati, filozof: 140. (Skënderbeu):345,426,474,476,478,
Isaku, perandor: 271,273. 480,481,483,485,486,487,490,491,4
Isaku, klerik: 276. 93,494,495.
Ivani II, Aseni: 285. Kastrioti, Reposh:345.
Iliq, Gjurash:313.

579
Kantakuzini, perandor:11,12, Leoni
433,439,446. III:169,184,206,207,208,237.
Kautoni VI: 208. Leoni IV:229.
Konstandini i Madh: Livi, Tit: 91,93,94,95.
10,33,81,154,156,157,158,159,162, Luigji VII:273.
166,172,173,176,179,186,197,201,2 Ludoviku: 304,307,436.
02,203,230,349,369,402., Loshi,Pjetër:331.
Koail, teolog: 22.
Kreike,W:50. LL
Klaudi, perandor: 235. Lluka,, mitropolit: 172.
Klori, K:136. Llukanoviq, M: 415.
Kurti, Pavel: 468. Llazari, princ Hreblanoviq:
Kostanci:159. 423,449,450.
Kursavi I A:191,195.
Klementi: 232.
M
Konstantini V:208.
Matesku: 71.
Krisili, Gjon: 235.
Maksimi: 171,202.
Krahe, H: 50.
Maniaku, Grigor: 240.
Kedrenos, G:243.
Magnec: 159.
Komneni, Ana:262,350,424.
Maria:205.
Komneni, Aleks:
Manueli, I Komeneni: 276,283.
245,257,259,260,261,262,263,265,2
Menelau, mbret:25.
72.
Medias: 37.
Konidhori, Gj:250.
Minos: 45.
Konsradin, Filozofi: 362,424.
Meyert, H: 50.
Kopili, Milesh (Millosh
Meyer, Gustav: 39.
Obiliqi):423,427.
Metodi:
230,232,401,402,403,404.
L Mouni, mbret ilir: 94.
Langerus: 59,80,90,92. Mistiku, Nikolla:229.
Lauri: 71,179,202. Mihaili VII, Dukas: 243.
Ladislav, M: 449. Mihaili i Dioklesë:259.
Lazareviq, Stefan: 452. Mrnjaçeviq, Vukashin:440.
Lübcke: 39. Mrnjaçeviq, Uglesha: 440.
Leike, W: 67. Mirqea, vojvoda:444.

580
Musa: 451.
Mehmeti I. P
Sulltan:426,434,444,452,453. Pauli, C:71.
Mehmeti II, sulltan: 455,456. Pavon, S: 71.
Murati I, sulltan: 457. Pali, Shën: 170.
Murati II, sulltan: 425,453. Paleologu, VIII,
Muzaka, Andrea: Mihael:283,289,291,293,346,449,48
302,303,304,335,336. 3.
Muzaka, Gjin: 291,293,444. Paleologu II, Androniku:
Muzaka, Gjon:335,390. 295,296,297,302,441.
Muzaka. Manuel: 302. Paleologu III; Androniku:
Muzaka, Teodor:336,314,472. 302,303,306.
Muzaka, Marie:374,425. Paleologu V,
Joani:435,436,481.
N Paleologu, Simoni: 313.
Nazika, Kornel: 111. Pasha, Kasim:472.
Naumi: 232,332. Palameres, G: 253.
Nemanjajt, dinastia: 10,22. Papa Leoni i Madh: 164.
Nemanja, Stefan: Papa Leoni:174.
270,271,272,287,320,327,328,349,3 Papa Celestian: 182.
59,360,400,406,411. Papa Gelazi: 182,369.
Nenadoviq, S: 386. Papa Benedikti III:371.
Niqifori, perandor: 243,441. Papa Benefici IX:450.
Nikolla, peshkop: 175. Papa Eugjeni IV:451.
Nilson, M.P: 50. Papa, Piu II: 485,491.
Niclen, V: 52. Papa Stefani: 209.
Nordena, E: 45. Papa Grigori VII: 259.
Noli, Fan S:492. Papa Grigori X: 287,295.
Papa Urbani II: 262.
O Papa Urban V: 339,436.
Oslir, K: 33,39. Papa Klementi III:268.
Oktavian, A. 114,115. Papa Klementi V: 309.
Orbin, Mario: 214,216,321,362. Papa Inacienti III: 268,272,276.
Orhani, sulltan: 433. Papa Inacienti IV: 286.
Osmani I, sulltan: 439,440. Papa Inacienti V: 309,310.
Papa Honorius III: 281.

581
Papa Nikolla V:295. Radoslavi: 324.
Papa Gjoni XXII:304. Romulius: 28.
Porphyrogenit, K, perandor: Remus: 28.
214,250,324,350. Ribezzo: 39.
Progoni, Dhimitër:378. Romani I: 230.
Priami, mbret i Rozher, mbret Anzhu: 303,304.
Trojës:20,24,44.
Pelazgi, biri i Zeusit:26. S
Prometeu:33. Sathos,K: 249.
Ptolemeu: 140,247,347. Sabija, peshkop:176.
Puscarius, S: 39,71. Straboni:35,61,140.
Plini:35, 140,170,217. Syrha, mbret ilir: 86.
Pirro molosi:250. Skerdilaidi: 102,105.
Progoni,Dhimitër:252,253. Samueli: 235,236.
Pouqeville, F: 67. Simeoni, mbret bullgar:
Pirro, mbret i Epirit: 80. 212,223,227,228,229,230,235.
Pini: 100. Simeoni, patrik: 306.
Perseu: 80,94,106. Seliçev: 71.
Petri i Buljonës. 270. Skurra, Dhimitër:277.
Pseudo Skylaksi: 80. Skurra, Gjin: 277.
Pleurati mbret ilir:85,86,105. Sorenti, M. 377.
Ptoleme Kerauni:89. Sulejmani: 244.
Polini:98,110,140. Spani, Pjetër:475,489.
Pokuli: 71,202. Spata, Gjin Bue:331,332.
Polioni,Azin: 114. Spata, Jakup: 332.
Pines, mbret breuk: 117. Spata, Arnith:436.
Prokopi i Cezaresë: 148. Schuard, C: 50.
Probi Mark Aurel:135,136. Schachermeyer: 50.

Q SH
Qirili: 230, Shahini: 198,437.
231,232,320,322,402,4034. Shufflay, Milan: 346.
Shishman, mbret bullgar:436.
R Shën Jeronimi: 171,204,209.
Rastislaos, peshkop: 258. Shën Pjetri: 173.

582
Shën Niketa (Niketë Valensi, perandor:
Dardani):179,180. 144,161,163.
Shën Ambrozi: 180. Valeri: 163.
Shën Gjeri: 204. Valace, Jan: 282,285.
Versi: 115.
Virgjili:85.
T Vlastimir:324.
Teukër, mbret: 34. Vladimiri, Gjoni:253.
Teuta, mbretëreshë ilire: Vlkan, despot:323,328.
45,97,98,99,100,105,110. Vukashin, princ: 436.
Tukididi: 82. Vojnoviq, princ: 338.
Teodosi I: 162,174,179,204.
Teodosi II: 163,369. W
Teodoriku T: 179,190. Weigand, G: 39,71,72.
Teodori II, Laskari: 282.
Tvrtko, mbret: 444. X
Timurlengu: 451. Xylander, J.R: 39.
Torzelo, Gj:482.
Topia, Tanush: 304,305,484.
Topia, Karl: 305,334,390. Z
Topia, Niketë:452. Zaharia, Koja: 342.
Zaharia, Lekë: 489.
Zigismund, princ: 449,452.
Zeusi: 33,66.
TH Zenebishti, Gjon: 332,333,467.
Theodorus, peshkop:243.
....
U
Uroshi, Stefan Milutini
III:215,278,296,298,310,312,338,38
1,382,403,416.

V
Vajlland, A: 50.
Valenciani: 140.

583

You might also like