Syllabus E DREJTA PENALE KRAHASUESE

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 6

S Y LL A B U S

Njësia akademike: Fakulteti Juridik - Universiteti i Prishtinës

Titulli i lëndës: E DREJTA PENALE KRAHASUESE

Niveli: Studimet Master – Drejtimi Penal


Statusi lëndës: Obligative
Viti i studimeve: Viti I, semestri II
Numri i orëve në javë: 3
Vlera në kredi – ECTS: 5
Profesori i lëndës: Prof.Ass.Dr. Avni Puka, PhD
Detajet kontaktuese: avni.puka@uni-pr.edu

Përshkrimi i lëndës Në kuadër të kësaj lënde përfshihet:


- Objekti i studimit të së drejtës penale krahasuese
(Studimi i dallimeve dhe ngjashmërive midis dy ose më
shumë të drejtave penale të vendeve/sistemeve të
ndryshme);
- Karakteristikat themelore, burimet dhe metodat e
studimit të së drejtës penale krahasuese;
- Studimi i së drejtës penale në disa vende (përfshirë
sistemet kryesore juridike) dhe krahasimi me të drejtën
penale pozitive në Kosovë;
- Studimi nga aspekti krahasues i disa prej parimeve dhe
instituteve themelore të së drejtës penale, duke analizuar
doktrinën dhe legjislacionin e vendeve të ndryshme, si
edhe standardet e përcaktuara në nivel evropian dhe
botëror.

Qëllimet e lëndës: Qëllimi i studimit të kësaj lënde është që studentët e


nivelit Master të përfitojnë njohuri të avancuara mbi
parimet dhe institutet themelore të së drejtës penale, duke
i studiuar nga aspekti krahasues.
Qëllimi kryesor i kësaj lënde është që studentët të njohin
të drejtat penale të disa prej vendeve që përfaqësojnë
modele dhe sisteme të ndryshme, të njohin metodat e së
drejtës penale krahasuese, si dhe të zhvillojnë
shkathtësitë e tyre për analiza krahasuese mbi çështjet e
së drejtës penale në përgjithësi.

Rezultatet e pritura: Pas përfundimit të kësaj lënde/programi, pritet që


studentët të kenë aftësinë për:
- të studiuar në mënyrë të pavarur dhe me kompetencë
çështjet penale nga perspektiva krahasuese;
- të formuar një koncept të qartë mbi të drejtën penale
krahasuese dhe rolin e saj në avancimin e të drejtës

1/6
penale të shteteve dhe të drejtës penale ndërkombëtare;
- të konceptuar me saktësi se studimi krahasues i
instituteve dhe parimeve të së drejtës penale është me
interes të posaçëm për formimin e tyre profesional;
- të konceptuar se në botën moderne është i vështirë
miratimi i ligjeve sistemore (kodeve) dhe ligjeve tjera në
çdo fushë, duke përfshirë atë penale, pa mbështetjen në
modelet krahasuese.

Kontributi nё ngarkesёn e studentit ( gjё qё duhet tё korrespondoj me rezultatet e tё


nxёnit tё studentit)
Aktiviteti Orë Ditë/javë Gjithësej
Ligjërata 3 15 45
Ushtrime teorike/laboratorike 1 15 15
Punë praktike / / /
Kontaktet me 2 15 30
mësimdhënësin/konsultimet
Ushtrime në teren / / /
Kollokfiume,seminare 1 1 1
Detyra të shtëpisë 1 15 15
Koha e studimit vetanak të / / /
studentit (në bibliotekë ose në
shtëpi)
Përgaditja përfundimtare për 2 15 30
provim
Koha e kaluar në vlerësim 1 3 3
(teste,kuiz,provim final)
Projektet,prezentimet e 1 15 15
studentëve ,etj

Totali 154

Metodologjia e Gjatë ligjëratave dhe punës hulumtuese të studentëve do të


mësimëdhënies: aplikohen këto metoda kryesore:
- Metoda e mësimdhënies aktive.
- ~ e mësimdhënies inter-aktive.
- ~ krahasuese.
- ~ e analizës.
- ~ e studimit të rasteve.
- ~ historike.

Metodat e vlerësimit: Vlerësimi bazohet në aktivitet si në vijim:


- Pjesëmarrja aktive (nëpërmjet diskutimeve) në ligjërata
dhe në ushtrime (deri 15 %)
- Prezantimi në ligjërata - detyra për studentin (deri 15%)
- Dorëzimi i punimit/esesë me shkrim (4-7 faqe) e dorëzuar
në të njëjtën temë (deri 30 %);
- Provimi final (40%)

2/6
 Literatura
Literatura bazë: - Shegani, A.: E drejta penale e krahasuar, Tiranë 2008.
- Salihu, I: E Drejta Penale (Pjesa e Përgjithshme),
Prishtinë, 2015
- Salihu, I: E drejta penale - pjesa e posaçme, Prishtinë,
2014.
- Puka, A: E Drejta Penale, HYRJE NË SISTEMIN LIGJOR
TË KOSOVËS, Prishtinë, 2019, fq.270-308
(http://jus.igjk.rks-gov.net/787/).
- Puka, A: E Drejta Penale, FJALOR JURIDIK (E drejta
private - E drejta publike – e drejta penale), Prishtinë,
2019, fq.235- 320 (http://jus.igjk.rks-gov.net/786/)
- Kodi Penal i Republikës së Kosovës, (2019).
- Materiale të propozuara nga mësimdhënësi.

Literatura shtesë: - Cadoppi, A., Pradel, J.: Casi di diritto penale


comparato, Giuffrè , 2005.
- Cadoppi, A.: Introduzione allo studio del diritto penale
comparato, CEDAM, 2004.
- Cadoppi, Alberto: Tra storia e comparazione. Studi di
diritto penale comparato, CEDAM, 2014.
- Dammer, H.R., Albanese, J.S.: Comparative Criminal
Justice Systems, Wadsworth, 2014.
- Eser, A.: Comparative Criminal Law, C.H.Beck- Hart-
Nomos, 2017.
- Fields, Ch.B., Moore, R,H.Jr: Comparative Criminal
Justice, Waveland Press, 1996.
- Gallant, K.S.: The Principle of Legality in International
and Comparative Criminal Law, Cambridge University
Press, 2008
- Geary, R.: Understanding Criminal Law, London ,
2002.
- Hall, J.: General Principles of Criminal Law, New
Jersey, 2005.
- Heller, K. J & Dubber M.D. The Handbook of
Comparative Criminal Law, Stanford University Press,
2011.
- Kejler, J.m Roef, D. (eds): Comparative Concepts of
Criminal Law, 2019.
- Nelken, D.: Comparative Criminal Justice, London,
2010.
- Nijboer, J.F. Comparative Criminal Law and Procedure:
An Introduction, Kluwer, 2005.
- Oudah, A.Q.: Criminal Law of Islam, Kitab Bhavan,
1999.
- Anwarullah, M.: Criminal Law of Islam, Kitab Bhavan,
2006.
- Palazzo, F., Papa M.: Lezioni di diritto penale

3/6
comparato, Giappichelli, 2013.
- Peters, R.: Crime and Punishment in Islamic Law,
Cambridge University Pres, 2005.
- Philip E.Carlan, etc.: An Introduction to Criminal Law,
London 2010.
- Reichel, Ph.L.: Comparative Criminal Justice Systems:
A Topical Approach, 2017
- Terrill, R.J.: World Criminal Justice Systems: A
Comparative Survey 9th Ed, New York, 2016.

Java Ligjërata
Java I Trajtime të përgjithshme mbi të drejtën penale krahasuese;
Përkufizimi i të drejtës penale krahasuese;
Objekti i studimit të së drejtës penale krahasuese (Studimi i
dallimeve dhe ngjashmërive midis dy ose më shumë të drejtave
penale/sistemeve juridiko-penale)
Diskutimi në lidhje me metodat e mësimdhënies, literaturën dhe
detyrat për studentët.

Java II E drejta penale krahasuese si disiplinë shkencore


Historia e të drejtës krahasuese - me theks të veçantë i të drejtës
penale krahasuese
Karakteristikat themelore të së drejtës penale krahasuese
Metodat e studimit të së drejtës penale krahasuese

Java III Faktorët që favorizojnë studimin e së drejtës penale krahasuese


Aktualiteti dhe rëndësia e studimeve krahasuese në fushën penale
Prezantim nga aspekti krahasues i një instituti apo parimi të së
drejtës penale – detyrë për studentët

Java IV Raporti i së drejtës penale krahasuese me disiplinat e tjera si: E


drejta penale ndërkombëtare, E drejta penale evropiane, politika
kriminale, etj.(debat me studentë).
Prezantim nga aspekti krahasues i një instituti apo parimi të së
drejtës penale – detyrë për studentët

Java V Burimet e së drejtës penale krahasuese (konventat, kushtetutat,


ligjet/kodet penale, e drejta zakonore, praktika gjyqësore).
Parimet e përgjithshme të së drejtës penale – aspekte krahasuese
Prezantim nga aspekti krahasues i një instituti apo parimi të së
drejtës penale – detyrë për studentët

Java VI Prezantimi i zgjidhjeve/modeleve të përfshira në dokumentet


ndërkombëtare (konventat, rezolutat, statutet dhe aktet e tjera) dhe
në kodet apo ligjet penale të vendeve të ndryshme
Modelet e pranimit të instituteve të reja në fushën penale:
Instituti i përgjegjësisë së personave juridikë për vepra penale –

4/6
aspekte krahasuese të modeleve ligjore në disa vende
Prezantim nga aspekti krahasues i një instituti apo parimi të së
drejtës penale – detyrë për studentët

Java VII Krahasimi i instituteve themelore të së drejtës penale si: vepra


penale, përgjegjësia penale (fajësia), bazat e përjashtimit të
kundërligjshmërisë, etj.
Prezantim nga aspekti krahasues i një instituti apo parimi të së
drejtës penale – detyrë për studentët

Java VIII Sistemi i sanksioneve penale – aspekte krahasuese


Prezantim nga aspekti krahasues i një instituti apo parimi të së
drejtës penale – detyrë për studentët

Java IX Disa nga të drejtat themelore në procedurë penale – aspekte


krahasuese me standardet ndërkombëtare dhe detyrimet e shteteve
Prezantim nga aspekti krahasues i një instituti apo parimi të së
drejtës penale – detyrë për studentët

Java X E Drejta penale në sistemin Civil Law (Karakteristikat e


përgjithshme)
Kodifikimi i së drejtës penale
E Drejta penale në sistemin Common Law (Karakteristikat e
përgjithshme)
Prezantim nga aspekti krahasues i një instituti apo parimi të së
drejtës penale – detyrë për studentët

Java XI E Drejta penale në disa vende të sistemit Civil Law:


Itali
Gjermani,
Francë
Prezantim nga aspekti krahasues i një instituti apo parimi të së
drejtës penale – detyrë për studentët

Java XII E Drejta penale në disa vende të sistemit Civil Law:


Holandë
Belgjikë
Spanjë
Prezantim nga aspekti krahasues i një instituti apo parimi të së
drejtës penale – detyrë për studentët

Java XIII E Drejta penale në disa vende të sistemit Common Law:


Britania e Madhe
- Parimet, burimet, institutet kryesore, sanksionet penale.
(Diskutim me studentët).
Sistemi i amerikan i drejtësisë penale
Sistemi i drejtësisë penale në Australi
Prezantim nga aspekti krahasues i një instituti apo parimi të së

5/6
drejtës penale – detyrë për studentët

Java XIV E drejta penale në vendet e Amerikës Latine (Argjentinë, Brazil,


etj)
Sistemi i drejtësisë penale në Vendet e Lindjes
E drejta penale në Islam – veçoritë kryesore
E drejta penale në sistemin japonez
Prezantim nga aspekti krahasues i një instituti apo parimi të së
drejtës penale – detyrë për studentët

Java XV Prezantim nga aspekti krahasues i një instituti apo parimi të së


drejtës penale – detyrë për studentët

Përmbledhje e temave të trajtuara (debat me studentë)


Diskutim në lidhje me vlerësimin final

Politikat akademike dhe rregullat e mirësjelljes:


- Nga studentët kërkohet që të jenë të rregullt në ligjërata dhe inkurajohen të jenë aktiv
me pyetje dhe diskutime rreth tematikave të lëndës;
- Pjesëmarrja në ligjërata dhe ushtrime është e detyrueshme dhe shumë e rëndësishme për
të realizuar qëllimin e lëndës/programit;
- Studentët do të udhëzohen në vazhdimësi për zhvillim të shkathtësive hulumtuese të
pavarura;
- Ligjëratat dhe vlerësimi do të jetë në pajtim me programin dhe informimin paraprak të
studentëve.
- Sjellja në pajtim me rregulloren dhe standardet etike të përcaktuara nga universiteti.
Studentët dhe mësimdhënësit duhet të ruajnë standardet më të larta të ndershmërisë dhe
integritetit akademik.

6/6

You might also like