Projekt Letersieeee

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Letersia e kesaj periudhe kaloi neper shtigje teper te veshtira, duke u detyruar te kufizohet brenda uniformes se

ngushte te metodes se realizmit socialist. Ne vitet e parat te regjimit pati nje lirshmeri persa i perket krijimtarise letrare.
Ne vitet ‘50 lindi nje orientim i ri ne fushen e letersise shqiptare, si në rrafshin tematik, ashtu dhe në atë të metodave
krijuese. Tema mbizoteruese e letersise se ketyre viteve ishte liria e fituar nga Lufta nacionalclirimtare. Gjuha e
rrefimit letrar dhe protagonist ishin karakteristike e veprave letrare te kesaj periudhe. Ne fillimin e viteve ’60 do behen
hapat e pare per te nxjerre letersine nga ky shabllon. Ketu permendim kontributin e cmuar te Petro Markos me
romanin e tij te pare “Hasta la vista” qe sjell nje kendveshtrim te ri ne letersine e asj periudhe. Me pas, po Marko,
boton romanin “Qyteti i fundit”. Me 1962 Ismail Kadare boton romanin e tij te suksesshem “ Generali i ushtrise se
vdekur” perkthyer ne 40 gjuhe te ndryshme). Me pas Jakov Xoxa boton romanin e tij “Lumi i vdekur”, Dritero Agolli
boton nje seri romanesh.

Ndërkaq, në vitet '60 botohet në Tiranë romani Shkrimtari i Mehmet Myftiut (1930), i cili merret me fatin e artistit në
diktaturë. Ky roman është ndër veprat e para disidente në vendet e Lindjes. Ai denoncoi hetuesinë, internimet dhe
burgjet komuniste dhe rifuti në letërsi tema dhe personazhe tabu, që i kishte përjashtuar letërsia zyrtare e kohës.
Po në vitet '60, me përmbledhjen e tij të parë me tregime Njerëz të rinj, tokë e lashtë, Bilal Xhaferi (1935-1987) solli
një lirizëm të ngrohtë dhe tepër human në letërsinë shqiptare. Ai rishfaqi personazhin e punëtorit me virtytet dhe
dobësitë njerëzore, duke iu kundërvënë punëtorit të trajtuar bardhë e zi në letërsinë skematike. Ndërsa vëllimi i tij
Lirishta e kuqe u ndalua dhe u hoq nga qarkullimi.
Pati dhe shkrimtarë të tjerë që talenti i tyre u ndërpre në mes dhe ata madje as nuk arritën të botojnë deri para viteve
'90 veprat e tyre, si: Astrit Delvina (1920 - 1990), një vëllim i tij me tregime "Ëndrra me ngjyra" u botua në vitin 1996;
Pjetër Arbnori (1930), disa novela dhe romane të tij janë botuar pas viteve '90.
Vëllimi poetik i Trifon Xhagjikës (1932 - 1963) Atdheu është lakuriq që u botua më 1994, ilustron në mënyrë bindëse jo
vetëm evoluimin e tij drejt një koncepti të ri estetik, duke u shkëputur nga realizmi socialist, por ai bën një kthesë të
vërtetë në bindjet dhe ndjesitë e tij artistike. Në vjershën me titull "Apoteza e ditëve tona" autori e vizaton me ngjyra
dramatike gjendjen e dyzimit të individit dhe të shoqërisë shqiptare.
Ndërsa Zef Zorba (1920 - 1993) me librin e tij të botuar mbas vdekjes "Buzë të ngrira në gaz" (1994), dëshmon se
ështe një poet hermetik, me forma poetike të panjohura në poezinë shqipe. Poezia e tij është shenjë e një tjetër kohe,
e kohës universale që nuk e nxinin përmasat e kohës kur ai jetoi.
Por përveç këtyre shkrimtarëve që e pësuan me internime apo burgje, çensura shtetërore do të binte dhe mbi veprat e
shkrimtarëve të tjerë, paçka se ata kishin mundur të krijonin popullaritet në masën e madhe të lexuesve dhe në një
farë mënyre e kishin fituar një status mbrojtës. Kështu vepra e tyre ose ndalohej fare ose detyrohej shkrimtari ta
ripunonte atë përsëri. Kështu ndodhi me disa vepra të Ismail Kadaresë, Dhimitër Xhuvanit, Fatos Arapit, Qamil
Buxhelit, Naum Priftit, Dritëro Agollit, Xhevahir Spahiut, Koço Kosta etj.

Letërsia bashkëkohore shqiptare është një korpus shumë  i gjerë veprash dhe shkrimtarësh, nga i cili për lehtësi
studimi do të fokusohemi në prurjet e saj  pas viteve ’90. Ndryshimet politike në   Shqipërinë e këtyre viteve, lanë
gjurmë të thella edhe në jetën shpirtërore të kombit. Aty ku gëlonte dhimbja dhe mori krahë fjala e lirë, u hapën shtigje
të reja për krijuesit të cilët tashmë e panë veten jashtë kontureve dhe normave të diktuara nga regjimi diktatorial. Pa
pretenduar të vemë kufij të prerë midis këtyre ndarjeve, pasi të tillë nuk ka, për të hedhur dritë mbi këtë qasje në një
trajtë rehabilitimi artistik me një vështrim të ripërtërirë, le t’i klasifikojmë shkrimtarët në dy grupime të mëdha:

a-Shkrimtarët më dy jetë krijuese: para dhe pas viteve ’90

Në këtë grup do të dallojme Ismail Kadare, Dritero Agolli, Dhori Qiriazi, Agim Shehu, Fatos Arapi, Faslli Haliti, Koçi
Petriti, Ndoc Gjetja, Xh.Spahiu, Ndoc Papleka, Bardhyl Londo, Besnik Mustafaj, Preç Zogaj, Rexhep Qosja, Adem
Istrefi etj, të cilët janë mjaft aktivë edhe sot shpesh duke i qëndruar besnikë strukturave individuale të mëparshme.
Ishte terreni i përshtatshëm për të dalë nga heshtja e gjatë e diktuar nga lart, por nuk mund të mos përmendim edhe
dukurinë se pati edhe  nga ata shkrimtarë që u shprehën se nuk krijuan dot në diktaturë, por që heshtën artistikisht
edhe gjatë kësaj periudhe, ashtu sikundër pati edhe vepra që u harruan padrejtësisht, duke shpresuar të ridalin në
dritë, vetëm pasi të kenë  fituar gjyqin e rreptë të kohës.

b-Shkrimtarët e rinj, jo nga mosha, por nga risitë që sollën: Ata shpërthyen vrullshën gjatë këtyre viteve e në vazhdim,
dhe ju larguan tabuve tematike dhe strukturore te dikurshme drejt perceptimeve të reja, duke qenë sa më pranë
shpirtit poetik, aty ku ndjeshmëria artistike përmbys un-in e diktuar dhe zhvendos imazhet  arketipale drejt një rebelimi
poetic. Në rrjetin e ngushtë të skemës së komunikimit letrar: dhënës (autor)-mesazh (vepër)-marrës (lexues), shkrin
përjetimet e shkallës më të lartë emocionale. Spikatën avangardistët: Frederik Reshpja, Sadik Bejko, Azem Shkreli,
Ali Podrimja, Fatos Kongoli, Sadri Ahmeti, Moikom Zeqo, Rudolf Marku, Ylljet Aliçka, Ndue Ukaj, Ali Asllani, Din
Mehmeti, Agim Vinca, Agron Tufa, Luljeta Lleshanaku, Rudian Zekthi, Rudi Erebara, Ramiz Gjini,  Mimoza Ahmeti,
Arjan Leka, Fahredin Shehu, Ervin Hatibi, Gjekë Marinaj  etj. Mirëpo një pjesë e këtyre prurjeve të vrullshme,
pavarësisht shkëndijave të talentit, nuk u zhvilluan dot dhe mbetën thjesht fragmentare, duke rënë në grackën
mëtuese të egocentrizmit.
Që në fillim të shekullit të XX, letërsia shqiptare i përjetoi rrëmujshëm të gjitha drejtimet letrare të cilat në letërsinë
botërore patën pasuesit e vet, idhtarët, ndjekësit e verbër të përfaqësuesve  më tipikë dhe sigurisht  edhe të
karakteristikave përkatëse. Realizmi, si rezultat i zhvillimeve politiko-sociale mbeti kaotik duke u përzier me nuanca të
neoklasicizmit, ekzistencializmit, simbolizmit, realizmit magjik, modernizmit dhe postmodernizmit. Ky terren nuk krijoi
favorizimin e grupeve të caktuara letrare, deri kur dora e hekurt e shtetit vendosi rregullat e ngurta të realizmit socialist
dhe sigurisht zhdukjen e “reve të zeza ” rebele të disidencës, duke i përçunduar autorët bashkë me veprat e tyre,
shpesh edhe në varre masive, apo në humbella pa emër. Si rrjedhojë, edhe pas viteve’90 ky lloj kaotizmi do të ishte
tejet i dukshëm edhe në prurjet e reja. Po t’i analizosh ato, mbi bazën e një parimi transhendental, sipas ndryshimeve
në bazë të një shkaku të caktuar, nuk do mundësh dot të gjesh sisteme apo rryma letrare të cilat tentojnë të venë
rregull në idetë e veta, por letërsi individësh me karakteristika të veçanta, jo vetëm si dukuri letraro-estetike e cila ishte
e domosdoshme si një shtysë e brendshme perceptuale nga kolektiviteti drejt individualitetit, drejt një përmase 
këmbëngulëse unikale.

Në poezi: U vunë re prurje të reja në teknikat krijuese; përmbysje e rreptësisë së konformizmit të dikurshëm i kthyer
tashmë thjesht në   kujtesë  kombëtare, realiteteve estetike dhe e traktateve teorike; vargje të thyera; ritëm alternativ;
imazhe befasuese; simbolikë polidimensionale; shtrirje e absurdit përtej iluzioneve drejt një  ndjeshmërie drithëruese;
sureale e dalë nga realja  përgjatë lojës imagjinative që i bën jehonë deshifrimit të mistikës së ndjenjave dhe
gjendjeve më delikate në etapat ekzistenciale të qenies, nëpërmjet alkimisë së fjalës. Universi ligjërimor dhe ideor
sintetizohet rreth një boshti poetik të fuqishëm, dimensionet poetike bëhen shpërthyese e konotative.

U eksperimentuan forma nga më të larmishmet në strukturën e vargjeve, larg tematikave të shteruara, dhe sa më
pranë luhatjeve shpirtërore duke e vënë gjuhën në shërbim të muzës. Gjuha, thellësisht emocionale, implikohet me
një rrafsh stilistikor të shumëfishtë figurash. Si e tillë kjo lloj poezie kërkon natyrshëm lexues të kualifikuar, ndryshe
nga tradita e vjershërimit shqip. Brenda kësaj arene imazhesh, infinitet e gjuhës komplekse dhe ligjërimit figurativ,
derdhen nëpërmjet lirizmit të një diskursi  tejet original. Zë vend monologu i subjektit poetik duke zgjuar imazhet
metafizike e meditative që transformojnë të zakonshmen në magji dhe  përcjellin tek lexuesi aktiv mesazhe universale.
Shenjat dhe simbolet, konstruktohen me kode e figura të shumta stilistike, me një retorikë specifike, gjë që   jep një
dimension të përjetshëm estetiko- semantik.

Poezia shenjëzon, perceptimet e krijuesit për botën dhe metafizikën, ato mistere të përjetshme të qenies së të gjitha
kohërave. Paradigma kumbuese e transfigurimit të impulseve jetësore prekin reminishenca sureale, ndjeshmëri,
fuqizojnë identitetin poetik duke shpërthyer me një nerv të fuqishëm në emocione dhe perceptime etike, duke
sintetizuar dimensionet e dhimbjes dhe lumturisë drejt katharsisit shpirtëror të individit.

        Në prozë: Për herë të parë pas viteve’90 në rrugën e prozës moderne të themeluar shumë vite më parë nga
Koliqi e më tej  Kuteli, romani, novela dhe tregimi shqiptar erdhën në një trajtë ndryshe. U thyen teknikat narrative soc-
realiste, u zhvendosën strukturat, personazhet nuk u panë më në këndvështrimin nga jashtë-brenda, por si
personazhet koliqiane nga brenda- jashtë, rol të jashtëzakonshëm luajti përdorimi i ironisë deri në sarkazëm therëse,
rrëfimi shpesh mori udhën e vetës së parë të përgjithësuar apo të universalizuar, si një un-i global e i gjithëkohshëm
brenda të cilit vërtiten lakadredhat e fateve, intrigave,  ekzistencës. Në romanin modern pothuajse mungon tërësisht
subjekti i mirëfilltë artistik duke e zhvendosur vemëndjen e lexuesit jo më drejt asaj që do të ndodhë, por arsyes përse
duhet të ndodhë. Vëmendja u largua nga modelet klishe të personazheve pozitivë apo negativë, dhe u synua thjesht
drejt të dukshmes, drejt qenies si koshiencë e subkoshiencë jokolektive, por individuale. Shpesh romanet vërtiten
rreth një kryepersonazhi të vetëm, i cili mund të mos ketë as emër konkret, ose mund të ketë disa emra bashkë, ose
mund të ketë një emër të çuditshëm, mund të jetë njëherësh edhe personazh dytësor, e që shpesh mund të
shndërrohet edhe në personazh hije.

Përsa i përket romanit si   gjinia më komplekse, më e plotë dhe më e vështirë e letërsisë, shpesh kemi  një tentativë
për të  ndërthurur të të gjitha llojet e gjinive letrare: poezi, dramë, ese, tregim, novelë, peizazh, psikologji, filozofi, duke
krijuar hapësira të pafundme interpretimi. Janë ngritur struktura të fuqishme me trajta personazhesh të rrëshqitshme:
kafshë-drurë-shpendë, zogj tekanjozë, gurë mijëvjeçarë, shkëmbinj, male, lumenj, galaktika e ndoshta universe të
tjerë, brenda lëkurës së të cilëve fshihen qeniet me arsye, ashtu sikundër personazhe-njerëz në të cilët merr përmasa
groteske primitiviteti i të filozofuarit mbi enigmat jetësore. Regjistrat stilistikë të narracionit kalojnë nëpër sitën e hollë
të groteskut në paraqitjen e deformuar të individit si përfaqësues tipik i shoqërisë së rrënuar nga traumat diktatoriale e
postdiktatoriale, si rrjedhojë e të cilave kemi të bëjmë me personazhe tejet të vetmuar, të mbyllur në guackën e
përditshmërisë dhe kotësisë së absurdit jetësor, teksa vërtiten përgjatë shtjellave të  monologjeve asociative.

Për dekodifikimin e veprave rol të jashtëzakonshëm luan nënteksti, në shtresëzimet e të cilit synohet qasja drejt
mesazheve të tërthorta që server dhënësi me gjetjen e pasforcuar të ekuivalencës stilistike e sintaksore. Kornizat
narrative kompozicionale rikuptimësohen dhe luhet me paradokset semiotike të  a-kohorësisë. Teknika e flash-back-ut
theu kufijtë e kohës lineare drejt një kohe universale pa të shkuar, të tashme apo të ardhme.

Realitete të magjishme fantastike shpalosen nëpërmjet një gjuhe të pasur, të gjallë e dinamike. Luhet shpesh me
monologun si një alter-ego-e qenies së pakushtëzuar në hapësirë dhe kohë. Tentohet edhe drejt romanit
eksperimental alla-xhojsian.
Në kritikë dhe studime letrare: Dija e gjerë e një studiuesi, është potencialisht e vlefshme për publikun, qoftë edhe
përkohësisht, pasi përcjell këndvështrime të thelluara. Ndërsa kritiku vështron thellë, vetëm nëse problematika e
veprës është me interes për publikun. Risku për të mos rënë dakort me përfundimet e tij nga ana e lexuesit
bashkëkohor, është kurdoherë i pranishëm.

Parë në një këndvështrim modern letërsia shqiptare e këtyre viteve estetikisht nuk është as kopje dhe as krijim i
parashikimieve të mundshme të atyre që priten të ndodhin në letërsitë e vendeve të tjera, pasi kjo do ta bjerrte
strukturën, dhe do ta zbehte fuqinë artistike të substancës letrare, (e cila sigurisht ka si baze të saj ficton-in, por të
sjellë në formë dhe trajtë origjinale), duke i krijuar hapësira shkrimtarëve të jenë sa më pranë unikalitetit artisti.

Pra, me individualizëm në letërsinë shqiptare pas viteve’90, do të kuptojmë dukurinë atipike që përfshin tërësinë e 
disiplinave të personaliteteve krijuese të cilët me origjinalitetin përkatës, risitë, strukturat dhe prurjet artistike,  skalitën
një  profil të ri, tejet specifik dhe tërheqës për horizontin e pritjes. Anasjelltas, duket qartë se sa më i mbyllur të jetë
krijuesi, aq më pak është në gjendje për t’u mbrojtur vepra e tij përballë presioneve, apo mësymjeve të klaneve të
ndryshme pseudoartistike, tendencë kjo edhe e realiteteve moderne.

Vlen të veçojmë 3- rrafshe:

1-Specialitete letrare ku individi krijues nuk përjashtohet si një koordinatë universale. Secili prej tyre shkel në një truall
sa të sigurt, aq edhe të rrezikshëm për artin e vet.
2-Orientime konkuruese të të njëjtës fushë të cilat vijnë vrullshëm, imponueshëm dhe shpesh të papajtueshme midis
tyre të cilat lidhen me të njëjtin ideal dhe prezantojne të njëjtat kritere krijuese.
3-Orientime apo përpjekje të shumëfishta për orientim, si presion i ideologjisë së mjedisit, të cilat kërkojnë t’ua
nënshtrojnë letërsinë drejtimeve letrare. Bashkësia e shkrimtarëve është të paktën institucionalisht më e dobët sesa
gjetkë, në vendet simotra.

Pavarësisht se ka fatin të shkruhet me një gjuhë të vockël, por të përjetshme, letërsia shqiptare bashkëkohore është
një dukuri, ku origjinaliteti dhe individualiteti krijues prezantohen me dinjitet në të gjithë botën  mbarë.

Martin Camaj
Veprat në prozë të Martin Camajt janë shkruar duke u bazuar në shtresa të artit, të zbërthyera në mënyrë të
logjikshme, që lexuesin nuk e dëshpërojnë. Proza e Camajt ka botën e veçantë të njerëzve, rrënjësisht të veçantë, ata
jetojnë në një rreth të izoluar, të harruar nga shoqëria, për të mos thënë të injoruar e të poshtëruar. Jeta e thjeshtë e
këtyre njerëzve është me interes për lexuesin. Thjeshtësia e të jetuarit në këtë trevë u afrohet miteve e legjendave të
lashta ilire e shqiptare. Brenda kësaj hapësire paraqitet fantazia, etnosi, kultura, arti i gjeografisë tipike ilire. Bota
është tronditëse dhe ka një mori fenomenesh e dukurish që s’janë prekur në artet tona të deritashme. Teksti i këtyre
veprave sikur bëhet edhe më i plotë kur të kihet parasysh tematika e kësaj proze që lakuriqon edhe hijen më të vogël
të grimit e të lustrimit të mërzitshëm e të trishtueshëm të atyre faktorëve që quhen personazhe e që dalin ashtu si
janë: pa rrobën e lustruar të pushtetit, që jetojnë jetën e tyre në Malësi, ku s’ka ligje e pushtet, është trevë specifike,
mbretëron qetësia, ajri është i pastër, burimi i ujit i kulluar, banorët kanë mendje të kthjellët, etj.

Petro Marko
Me romanet e tij Petro Marko hyri në personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare që sollën risi të vërteta në
traditën letrare shqiptare. Tek vepra e tij rrezaton bindja dhe besimi i lindur për dashurinë dhe humanizmin njerëzor,
ndonëse sa rrojti ishte ndër personalitetet më të persekutuara dhe më të munduara. Faqet më të fuqishme të prozës
së Petro Markos reflektojnë triunfin e dashurisë dhe të humanizmit njerëzor. Pas tërë atij ferri nëpër të cilin kalon
njeriu në rrëfimin e Petro Markos, ai arrin të mbetet i pamposhtur nga mizoritë e botës. Këtë bërthamë të brendëshme
e rrezatojnë personazhet nga romanet e tij, këtë shkëlqim biblik reflekton Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar
në tërë veprat e tij. 
Petro Marko Pjesën më të madhe të jetës krijuese Jakov Xoxa e kaloi në një fshat myzeqar afër Fierit, ku, në vetmi të
plotë krijoi romanet : Lumi i vdekur,Juga e bardhë dhe Lulja e kripës,që hynë në rrethin e romaneve artistikisht më
cilësorë, të letërsisë shqiptare. Asnjë roman para tij nuk e pasqyron në mënyrë aq komplekse botën shqiptare në prag
të Luftës së Dytë Botërore, si Lumi i vdekur apo dhe periudhën gjatë luftës, si romani Lulja e kripës, ku gjejmë një
shtrirje të pakufishme të rrëfimit që mbulon plotësisht hapësirën e jetës dhe të ekzistencës së mjedisit shqiptar.

Jakov Xoxa
Jakov Xoxa është nga romancierët më në zë të gjysmës së shekullit XX. Në krijimtarinë e tij letrare ai individualizohet
me parimin krijues-realist : fati individual do të jetë ai që do të hedhë dritë mbi kontestin tërësor të mjedisit dhe të
kohës së fokusuar në rrëfime. Shëmbëllyeshëm me romanet e shquara realiste, Jakov Xoxa do ta vendosë dramën
jetësore të personazheve dhe të familjeve në sfond të një kolektiviteti, të një gjendjeje apo të një rrjedhe historike.
Parashenja më karakteristike e prozës së Jakov Xoxës është stili. Gjuha e tij vërehet dhe veçohet si e një
individualiteti të fuqishëm dhe të papërsëritshëm në letërsinë shqiptare : nga njëra anë është e pranishme fryma e
urtisë popullore me tërë thellësinë e shpirtit kolektiv ; nga ana tjetër, kemi një rrëfim të rrjedhës së qetë, të shtrirë në
gjerësi, por edhe në thellësi.

You might also like