Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 77

GJIMNAZI “LUIGJ GURAKUQI” KLINË

TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT
&
KOMUNIKIMIT

Klinë 2019/20

1
Përmbajtja

1 Hyrje..................................................................................................6
Qëllimi i lëndës...................................................................................7
2 Lidhja e komponentëve të kompjuterit hap pas hapi...................8
Hyrje në kompjuterët personal – PC.............................................................................8
Sistemi bazik i kompjuterit personal..............................................................................8
Shtëpiza dhe furnizuesi i rrymës..................................................................................8
Komponentët e brendshme.........................................................................................10
Pllaka amë................................................................................................................. 10

3 Procesori CPU.....................................................................................11
4 Memoriet ROM dhe RAM...............................................................12
Kartelat....................................................................................................................... 14
Njesia e diskut të ngurtë dhe disketës........................................................................15
Njësitë optike, flesh dhe interfejsat.............................................................................16
Kabllot e brendshme...................................................................................................17

4 SISTEMI OPERATIV.............................................................................19
ROLI I SISTEMIT OPERATIV.......................................................................................................19
PËRSHKRIMI I KARAKTERISTIKAVE TË NJË SISTEMI OPERATIVE MODERN....................19
MENAXHIMI I FAJLLAVE DHE FOLLDERËVE..................................................................20
NDËRFAQE E PËRDORUESIT (USER INTERFACE)........................................................................20
Instalimi i Sistemi Operativ WINDOWS...............................................................................21

5 Zgjedhja e problemeve në WINDOWS SO....................................27


6 LAPTOPËT DHE PAJISJET PORTATIVE..................................................29
Krahasimi i pllakave amë............................................................................................30
Krahasimi i procesorëve.............................................................................................31
Pjesa e jashtme e një laptop-i.....................................................................................32
Krahasimi i pjesëve të një laptop-i dhe të një kompjuteri desktop...............................36
Krahasimi i motherboard-it të një laptop-i dhe të një desktop-i...................................36
Krahasimi i proçesorëve të një laptop-i dhe të një desktop-i.......................................37
Krahasimi i administrimit të fuqisë të një laptop-i dhe të një desktop-i........................37
Krahasimi i kapaciteteve të shtuara të një laptop-i dhe të një desktop-i......................38
Konfigurimi i laptopeve...............................................................................................42
7.1.1 Procedurat e duhura të pastrimit.............................................................................42

7 Procesi i zgjidhjes së problemeve me kompjuter.......................43


8 Rrjeta kompjuterike.......................................................................46
Historia e internetit.............................................................................................................. 46
Rrjeti kompjuterik i hapësirës personale (PAN)...................................................................46
Rrjeti kompjuterik i hapësirës lokale (LAN)..........................................................................47
Rrjeti kompjuterik i hapësirës së qytetit (MAN)....................................................................48
Rrjeti i kompjuterik i hapësirës së gjerë (WAN)...................................................................49
Komponentët te rrjetave dhe kabllot...........................................................................51
Repiteri................................................................................................................................ 52
Hubi 53
Brixhi................................................................................................................................... 53
Suiçi 54
Ruteri 55

9 Standardet e kabllove për rrjetet kompjuterike...........................56


Çiftore të përdredhura......................................................................................................... 56

10 Arkitektura e rrjeteve lokale LAN................................................59


Topologjitë e rrjeteve lokale LAN.........................................................................................59
Standardet e rrjeteve Ethernet............................................................................................65

11 IP Adresimi dhe Subnetimi..........................................................66


IP Adresa............................................................................................................................ 66
Klasat e IP adresave........................................................................................................... 67
IP Adresat e klasës A.......................................................................................................... 68

12 Roli i Suiçit në LAN............................................................................72


Konfigurimi i Suiçit – është material i shkëputur në platformen edmodo.com......................74
Modeli TCP/IP..................................................................................................................... 75

13 PROGRAMIMI DHE GJUHA E PROGRAMIMIT JAVA................78


Gjuha programuese Java..........................................................................................78
Shfaqja e Javës................................................................................................................... 79
Platforma e Javës................................................................................................................ 81
Instalimi i Javës................................................................................................................... 83

13 Tipat e të dhënave.......................................................................85
Variablat.............................................................................................................................. 85
Deklarimi i variablave te zakonshme...................................................................................85

Inicializimi i variablave...............................................................................85
Fushat në Java.................................................................................................................... 86
1 Hyrje
Kjo skript shërben për nxënësit e klasave të dymbëdhjeta natyrore dhe
shoqëror deri sa të kemi libra te autorizuara nga MASHT.
Në fushën Jeta dhe Puna lënda Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) paraqet
njërën ndër lëmenjtë kryesorë në jetën bashkëkohore të njeriut, është pjesë e pandarë e
veprimtarisë së përditshme të tij dhe sinonim i gatishmërisë për t’u marrë me problemet e të
tashmes dhe të ardhmes.

Në kuadër të lëndës TIK për klasën 12 do të zhvillohen module të cilat synojnë të përmbushin
konceptet kryesore të fushës Jeta dhe Puna për shkallën 6 si: TIK, Këshillimi dhe Orientimi
në Karrierë, Puna dhe Edukimi për ndërmarrësi si dhe Edukimi për zhvillim të
qëndrueshëm. Të gjitha këto koncepte zhvillohen në ndërlidhje të rezultateve të fushës dhe
të lëndës për të arritur qëllimin kryesor të fushës Jeta dhe Puna.

Lënda TIK për klasën 12 është vazhdimësi dhe zgjerim i njohurive paraprake nga kjo fushë dhe
ka të bëjë me përvetësimin e njohurive dhe shkathtësive të nevojshme për përdorimin e
suksesshëm dhe të pavarur të pajisjeve të TIK, me tema të avansuara rreth Softuerit dhe
Harduerit ku në fokus është vendosur zgjidhja e problemeve thelbësore dhe riparimi i tyre,
si dhe një kombinim i leksioneve në Sisteme Operative, rrjeta kompjuterike, siguri.

Nëpërmjet TIK-ut, nxënësit krijojnë shprehi dhe shkathtësi gjatë punës teorike dhe praktike për
kërkim të pavarur të informacioneve nga të gjitha fushat kurrikulare.

Lënda e TIK-ut ka një lidhje të veçantë dhe kontribuon në të gjitha fushat e Kornizës
Kurrikulare të Kosovës.
Qëllimi i lëndës

Qëllimi i lëndës së TIK-ut për klasën XII, është që nxënësit t`i përdorin, t`i hulumtojnë
pajisjet e teknologjisë së informimit dhe të komunikimit si dhe të nxisin iniciativa për
pajisjet e mençura si dhe bëjnë ndërlidhjen e shkathtësive personale dhe profesionale me
karrierën e tyre dhe nxitjen e ideve ndërmarrëse.
Nëpërmjet lëndës së TIK-ut rritet niveli për nxënien dhe cilësinë e jetës së përditshme duke
përfshirë konceptet bazë të fushës Jeta dhe Puna.
2 Lidhja e komponentëve të kompjuterit hap pas hapi
Hyrje në kompjuterët personal – PC
Sistemi bazik i kompjuterit personal
Sistemi kompjuterik përbehet prej harduerit dhe softuerit:
Hardueri përfshinë komponentët fizike siç janë shtëpiza, disku, tastiera, monitori, kabllot,
altoparlantët dhe shtypësi.
Softueri përfshinë sistemin operativ dhe programet
 Sistemi operativ jep instruksione
kompjuterit si të operoj
 Programet apo aplikacionet
Përformojnë funksione të
ndryshme
Shtëpiza dhe furnizuesi i
rrymës Shtëpiza e
kompjuterit

Figura 1. Shtëpiza e PC (eng. PC case)


 Ofron mbrojtje dhe përkrahje për komponentët e brendshme
 Duhet të jetë e qëndrueshme, e përshtatshme për servisim dhe të ketë vend të
mjaftueshëm për zgjerim
 Ofron hapësirë të mjaftueshme për sistemin e ftohjes

Figura 2. Furnizuesi i rrymës (eng. Power Supply)


 Furnizuesi i rrymës
 Konverton rrymën alternative në rrymë një kohorë
 Duhet të siguroj fuqi te mjaftueshme për komponentët e instaluara si dhe për të
shtuar të tjera.
Njësitë elektrike të furnizuesit
 Tensioni –është forca e nevojshme për zhvendosjen e elektroneve
nëpërmes qarkut elektrik. Njesia matëse e tensionit është volti (V)

 Rryma –është sasia e elektroneve që kalojnë nëpërmes një qarku


elektrik. Njesia matëse e rrymës është amperi (A)

 Fuqia –është prodhimi i tensionit dhe


rrymës Njesia matëse e fuqisë është vati
(W)

 Rezistenca –është pengesa e rrjedhës së elektroneve nëpërmes qarkut elektrik


Njesia matëse e rezistencës është omi (Ω)
Komponentët e brendshme
Identifikimi i emërtimeve:
 Pllaka kryesore (amë)
 Procesori (Central ProcessingUnit)
 Sistemi i ftohjes
 Memoriet ROM dhe RAM
 Kartelat
 Disku i ngurt(harddisku)
 Kabllot e brendshme
Pllaka amë
Pllaka amë është tabela kryesore me elementet e qarqeve
•Përmban magjistralet (shtigjet elektrike ) të cilat mundësojnë qarkullimin e të dhënave
ndërmjet komponentëve të ndryshme
•Akomodon procesorët, memoriet, vendet për zgjerim, ftohësit, çipin për BIOS, slote,
konektorët e brendshëm dhe të jashtëm, porta të ndryshme si dhe telat për ndërlidhjen e
furnizimit me rrymë të komponentëve të ndryshme brenda pllakës.
Forma e pllakës amë varet nga madhësia dhe forma e tabelës
•Sipas formës po ashtu definohet edhe shtrirja fizike e komponentëve dhe pajisjeve të
pllakës amë

Format më të shpeshta:
–AT–Advanced Technology(IBM)
–ATX–Advanced Technology Extended
–Mini-ATX–Smaller footprint of ATX
–Micro-ATX–Smaller footprint of ATX
–LPX–Low-profile Extended
–NLX–New Low-profile Extended
–BTX–Balanced Technology Extended

Figura 3. Pllaka amë (eng. Motherboard)


3 Procesori CPU
Procesori (Central ProcessingUnit) njihet si truri i
kompjuterit.

•Procesori ekzekuton programet, procesontë dhënat të


cilat jenë sekuenca të ruajtura të instruksioneve

Arkitekturat më të njohura janë:


Reduced Instruction Set Computer (RISC)
Complex Instruction Set Computer(CISC)
Disa lloje te procesorëve inkorporojnë teknologjinë ‘hyperthreading’ për të rritur
përformancen Figura 4. CPU

•Sasia e të dhënave që procesori mund të procesojvaret nga madhësia e magjistraleve

•‘Overclocking’ është një teknikë që përdorët për ta bërë një procesor më të shpejtë se
sa shpejtësia origjinale e tij
•MMXështë një grup i instruksioneve multimediale që gjendet tek procesorët e Intel-it
•Teknologjitë e reja për prodhimin e procesorëve kanë bërë që një procesor të ketë shumë
bërthama:
–DualcoreCPU, TripleCoreCPU dhe QuadCoreCPU
4 Memoriet ROM dhe RAM

 ROM(Read-Only Memory) përmban instruksionet elementare për nisjen dhe


ngarkimin e sistemit operativ

Figura 5. ROM Chip


 RAM(Random-Access Memory) përmban të dhënat dhe programet të cilat janë në
procesim
RAMështë memorie e përkohshme çka do të thotë se ato fshihen kur të fiket kompjuteri

Më shumë RAM nënkupton më shumë kapacitet për mbajtën dhe procesimine


programeve si dhe rritje të performancës së sistemit.

Figura 6. RAM Memoria


Modulet për memorie
Modulet për memorie janë çipa të memories që ngjiten/vendosen në pllaka të veçanta për
t’u lehtësuar vendosja dhe heqja e tyre e të cilat mund të jenë me anë të vetme (64 bita)
apo dyfishe (128 bita).
Dallojmë:

–DIPmemoriet (DualInlinePackage) janë memorie me një çip individual që vendosen ne


pllakën kryesore
–SIMM(SingleInlineMemoryModule) janë memorie me disa çipa

–DIMM(Dual Inline Memory Module) ështëpllakë e cila përmbanëçipa të memorieve


SDRAM, DDR SDRAM dhe DDR2 SDRAM
–RIMM(RAM BusInlineMemoryModule) eshtwnjwmodul qwmbanwdisa çipa RDRAM
–SODIMM(SmallOutlineDIMM) është version i kompresuari DIMM
•Teknologjia DDR (DoubleData Rate) dyfishon kapacitetet për SDRAM

•Shpejtësia e memories ndikon në mënyrë të drejtpërdrejt në procesimine të dhënave nga


procesori
Kartelat
Kartelat rrisin funksionet e kompjuterit duke shtuar pajisje të ndryshme apo duke
zëvendësuar portat jofunksionale
–Kartela e zërit dhe videos
–Portat USB, paralele dhe serike
–Karta e rrjetit, (me tela dhe pa tela) dhe modemi
•Llojet e zgavrave (slots) për zgjerim:
–PeripheralComponentInterconnect(PCI)
–AdvancedGraphicsPort (AGP)
–PCI-Express
Njesia e diskut të ngurtë dhe disketës
Disqet e ngurta dhe disketat janë njësi që përdoren për të lexuar apo shkruar të dhënat në
mjedise magnetike e që mund të jenë të fiksuara apo të lëvizshme
•Disku i ngurtë (HDD) është njësi magnetike deponuese kapaciteti i të cilit matet me
gigabajt (GB)
–Përbehet prej elektromotorit që është i dizajnuar të rrotulloj pllakat magnetike si dhe të
lëviz kokat për lexim/shkrim
•Solid statedrive(SDD) nuk përmban pjesë të lëvizshme kështu që ofron shpejtësi dhe
qëndrueshmëri me të madhe me më pak energji
Njësitë optike, flesh dhe interfejsat
Njesia optike është hapësirë për ruajten e të dhënave që përdort nga rrezet lazer për t’i
lexuar ato në mjediset optike siç janë: CD, DVD dhe BD
•Njesia flesh është deponiaqë përdor memorie për t’i ruajtur të dhënat e që lidhet ne portën
USB
•Interfejsatme të zakonshëm janë:
–Integrated Drive Electronics (IDE)

–Enhanced Integrated Drive Electronics (EIDE)

–Parallel ATA (PATA)

–Serial ATA (SATA) and External SATA (eSATA)


–Small Computer System Interface (SCSI)

Kabllot e brendshme
Kabllot e brendshme lidhin njësitë dhe ventilatorët në pllakën amë
•Kabllot ballore në panel lidhin butonat e shtëpizës dhe dritat e pllakës amë
•Kabllot e të dhënave lidhin njësitë me kontrollorët përkatës:
–Kabulli i njësisë së disketës
–Kabulli i të dhënave PATA (IDE)
–Kabulli i të dhënave PATA (EIDE)
–Kabulli i të dhënave SATA
–Kabulli i të dhënave eSATA
–Kabulli i të dhënave SCSI
5 SISTEMI OPERATIV
Sistemi operativ paraqet paket apo bashkesi programesh dhe rutinave programore të cilët
mundësojnë funksionimin e sistemit kompjuterik, duke siguruar shfrytëzim optimal të
resurseve të tyre.
Sistemi operativ luan rolin kryesor në funksionimin e sistemit kompjuterik, dhe zakonisht
është i vendosur në diskun magnetik/hard disk.
Kur të kyçet kompjuteri, sistemi operativ nga disku bartet në memorjen operative , dhe pas
kësaj i njejti vendos kontroll mbi elementet e sistemit kompjterik duke siguruar
gadishmërinë e tyre për funksionim, dhe vetëm pas kësajë shfrytëzuesi aktivizon programin
aplikativ i cili do të zgjidhë problemin e caktuar.

ROLI I SISTEMIT OPERATIV


Roli i Sistemit Operativ dhe softuereve te tjere te sistemit eshte si nje nderfaqes ose buffer
midis softuerit aplikativ dhe harduerit.

PËRSHKRIMI I KARAKTERISTIKAVE TË NJË SISTEMI


OPERATIVE MODERN
Pavarësisht nga madhësia dhe kompleksiteti i kompjuterit dhe sistemit operativ të gjitha
sistemet operative kryejnë katër funksionet të njëjta bazë:

 Sistemet operative kontrollojnë qasje në harduer,


 menaxhojnë fajllat dhe follderat,
 ofrojnë një ndërfaqe të përdoruesit (interface)
 menaxhojnë aplikacionet.
 Sistemi operativ për tu qasur dhe për të komunikuar me harduerin, instalon drajver
për çdo komponent harduerike.
 Një drajver i një pajisjeje është një program i vogël i shkruar nga prodhuesi i harduerit
dhe ofrohet së bashku me komponentën harduerike.
 Kur pajisja harduerike instalohet, drajveri i pajisjes instalohet gjithashtu duke i
mundësuar Sistemit Operativ të komunikoj me komponentet harduerike.
MENAXHIMI I FAJLLAVE DHE FOLLDERËVE
 Sistemi operativ krijon një strukturë follderësh në diskun e ngurtë për të
mundësuar ruajtjen e të dhënave.
 Një follder është një bllok i të dhënave të përafërta që ka një emër të vetëm dhe
trajtohet si një njësi e vetme.
 Programet dhe të dhënat grupohen së bashku në një direktorium. Fajllat dhe
direktoriumet janë të organizuar në atë mënyrë që të na mundësojnë rikthim dhe
përdorim sa më të lehtë të tyre. Direktoriumet mund të vendosen brenda
direktoriumeve të tjera dhe ndryshe quhen si subdirektoriume. Në Sistemin Operativ
Windows Direktoriumet quhen follder ndërsa subdirektoriumet quhen nënfollder apo
subfolder.

NDËRFAQE E PËRDORUESIT (USER INTERFACE)


 Sistemi operativ i mundëson përdoruesit të ndërveproj me softuer dhe harduer. Ka dy
lloje të ndërfaqeve të përdoruesit:
 Ndërfaqja e Linjës së Komandave CLI (ang. Command Line Interface) – përdoruesi
shtyp komandën në rreshtin e komandave
 Ndërfaqe Grafikë e Përdoruesit – GUI (ang. Graphical User Interface) – përdoruesi
ndërvepron me menytë dhe ikona.
Instalimi i Sistemi Operativ WINDOWS

Para së të filloni më instalimin tëSO ju duhet të keni parasysh këto parime:


1. Ruajtja e t ‘dhënave në një medium memories(eng. BackUP), ju duhet të
pyesin klientin nëse ka të dhëna të rëndësishme në kompjuterin e tije.
2. Nxjerrja, ekstraktimi ilicencave nga SO i më hershem të programeve aplikative.
3. Kontrollimi i pajisjes Harduerike se a i plotëson kërkesat të SO.
4. Zgjedhja e metodës së instalimit tëSO.

Fillimi i instalimit të WINDOWS 10:

Hapi I.
Futni diskun e instalimit ose USB. Për të instaluar një sistem operativ të ri në Windows.
Hapi II.
Restarto kompjuterin: Shtypni dhe mbani butonin Power të kompjuterit tuaj për ta fikur,
prisni për disa sekonda dhe më pas shtypni butonin Power përsëri për ta ndezur
kompjuterin.
Hapi III. Prisni që të shfaqet pamja e startimit të kompjuterit zakonisht është logo e brendit
të pajisjes. Sapo të shfaqet ekrani, do të keni kohë të kufizuar ku ju duhet të shtypni tastin e
konfigurimit për tu qasur në BIOS(eng. Basic Input Output System) ku zakonisht tastet
qe na japin qasje janë F2, DEL apo ENTER kjo varet nga brendi.

Hapi IV. Fokusohu të seksioni BOOT.


Pas qasjes në seksionin boot ju shfaqen si në foto bootorder ku përmes tasteve + dhe –
ju mund të zhvendosni mediumin që do ta shfrytëzoni për instalimin të SO dhe për te
ruajtur ndryshimin shtyp tastin F10.
Në disa raste është e vështirëpër ta gjetur boot order në BIOS por ju duhet të
konsultoni manualin te motherboard-it apo të shfletoni në internet për serine e
kompjuterit.
Hapi V. Pasi që keni ruajtur ndryshimin të radhës së mediumeve në BIOS kompjuteri do
ristartohet ku pasi të shfaqet ekrani i pare si më poshtë:

Klikoni pa ndërprere deri sa të qaseni në SETUP të Windows 10 si në foton poshtë:


Pas këtij procesi vjenHapi VI. Ku ju shfaqet dritarja Install Windows qe ju mundëson
fillimisht zgjedhje e gjuhës te SO, koha dhe valuta, gjuha e tastierës me klikimin next
kaloni në dritaren si me poshtë ku ju mundëson hyrjen ne dritaren Windows Setup.

Por para kësejë dritare ju duhet të vendoseni çelësin për Aktivizimin të SO!

Dritarja Windows Setup ju mundëson zgjedhjen e SO që dëshironi ta instaloni po ashtu me


klikimin mbi butonin next do kaloni ne dritaren si me poshtë:
Dritarja Windows Setup si ne foton sipër ku ju pyet se cilin nga tipat e instalimit
dëshironi?
UPGRADE: që ju mundëson instalimin të një versioni të ri të WINDOWS-it duke i ruajtur
skedat e juaj, veçoritë e sistem dhe aplikacionet.
CUSTOM: që ju mundëson vetëm instalim të WINDOWS-it, ju duhet pasur kujdes pasi që
skedat, veçoritë e sistemit dhe aplikacionet nuk do jene me pjese e SO qëështë instaluar po
bëni mirë të mbani një kopje (eng. BackUP) apo të ndani njëpeticion të ri ku nuk do jenë
tëpërfshirë skedat tuaj gjatë instalimit.
Hapat e më tejmë ndiqni më kujdes në dritaren Windows Setup!
6 Zgjedhja e problemeve në WINDOWS SO
SO Windows është një nder sistemet operative më të përdorshme por nuk do të
thotë që është i përkryer!.
Windows OS në vete përmbanshumë vegla
tëautomatizuarapërtroubleshooting (shq. Zgjidhjen e problemeve) si p.sh:
 Problemet më aplikacionet.
 Problemet më Hardware.
 Problemet më rrjetën kompjuterike.
 Probleme më Sigurinë.
Nëse hasni në probleme të ngjashme hapi i parë që duhet të bëni është të
shkoni në panelin e kontrollit(eng. Control panel).
Në control panel ju mund të gjeni zgjidhje për shumicën e problemeve.
Hapi I. Përmes menysë STARTSEARCH shëno frazën “control” dhe
tek rezultate e kërkimit zgjidh veglën Control Panel.
Hapi II. Në control panel tek korniza search shëno frazën “troubleshooting”
dhe do hapet dritarja si më poshtë:

Ja si te zgjidhet një problem më rrjet tek një përdorues:


Hapi I.Kontrollojmë lidhjen fizike apo me Wi-Fi  lidhja në rregull por pa
internet.
Hapi II. Pingimi përmes IP të Gateway lidhja në rregull por pa internet.
Hapi III. Përmestroubleshooting Windows Network Diagnostics në control
panel:

Dhe shihet si rezultat nuk është rregulluar problemi nga vegla por është gjetur
problemi ku pajisja nuk ka IP të vlefshme.
7 LAPTOPËT DHE PAJISJET PORTATIVE

 Laptopëtdhe tabletët janë kompjuterë


që barten me vete.
 Ndihmësi digjital personal (PDA) ofron
lojërat, shfletimin në internet, postën
elektronike, biseduesit dhe shumë tipare
të kompjuterit personal
 Telefonat e mençur janë telefona mobil
që ofrojnë shumë tipare të ndihmësit
digjital

Komponentët e laptopit

Tiparet më të zakonshme:
 Monitor të integruar
 Tastierë të integruar
 Furnizim me rrymë alternative dhe bateri
 Njësi me qasje direkt edhe periferike
 Stacion ndërlidhës ose replikës për lidhje të njësive/pajisjeve
periferike

Krahasimi i komponentëve tek kompjuterët e tavolinës dhe laptopëve


 Komponentët e kompjuterëve të tavolinës kanë gjithmonë tendencë
të standardizimit në mënyrë që t’iu përshtaten nevojave të
përgjithshme
 Prodhuesit e laptopëve fokusohen që komponentët t’i bëjnë sa
me kompakte dhe kështu që ato edhe janë të dedikuara për laptop
 Kombinimi apo përdorimi i komponentëve të prodhueseve të
ndryshëm shpesh është i pamundur
Krahasimi i pllakave amë
Krahasimi i procesorëve
 Procesorët e laptopëve janë të dizajnuar që të shfrytëzojnë sa më pak energji, kësisoj
këta lirojnë më pak nxehtësi dhe nuk kërkojnë sisteme të ftohjes aq të mëdha sikurse
procesorët tjerë
 Procesorët e laptopëvepo ashtu modifikojnë shpejtësinë e taktit punues duke
zvogëluar energjinë dhe lirimin e nxehtësisë në mënyrë që të zgjasin kohën e punës
kur përdoret bateria

Krahasimi i mundësive për zgjerim


Pjesa e jashtme e një laptop-i

Laptop-ët dhe kompjuterat desktop përdorin tipe të njëjta portash, kështu që periferikët mund të
përdoren në të njëjtën mënyrë. Këto porta janë specifikisht të dezinjuara me qëllim lidhjen e
periferikëve, sigurimin e lidhjeve në rrjeta dhe aksesim audio. Portat dhe foletë e lidhjeve janë të
pozicionuara në pjesën ballore, të pasme dhe anësoret e laptop-it për shkak të kompaktësisë së
pajisjes. Laptop-ët përmbajnë dhomëza për karta PC dhe karta Ekspres për të shtuar funksionalitetet,
si për shembull memorie shtesë, një modem, një lidhje rrjeti etj. Laptop-ët kanë një portë për
ushqimin e jashtëm. Laptop-ët mund të punojnë duke përdorur një bateri ose një përshtatës fuqie të
rrymës alternative. Kjo portë mund të përdoret për të ushqyer kompjuterin me rryme lektrike ose për
të ngarkuar baterinë.
Pjesa e jashtme e laptop-it ka gjithashtu treguesit e gjendjes (të quajtura ndryshe dioda ndriçuese -
LED), porta (ports), dhomëza (slots), lidhëza (connectors), platforma hyrëse (bays), vrimat hyrëse
(jacks), hapësirat e ajrimit (vents) dhe një vrimë çelësi (keyhole). Theksojmë se komponentët e
pjesës së jashtme dhe diodat ndriçuese ndryshojnë midis modeleve të ndryshme të laptop-ëve. Në
krye të një laptop-i tipik gjenden tre dioda ndriçuese, siç paraqiten në figurën 3:
 Bluetooth ose Wi-Fi, një standard i teknologjive të lidhjeve pa kabëll për shkëmbim
të dhënash në distanca të shkurtra.
 Bateria. Pajisja që mundëson të punuarit e laptop-it për një kohë të kufizuar në mungesë të
rrymës alternative.
 Standby. Kjo i referohet gjendjes së laptop-it në të cilën ajo harxhon më pak energji për
shkak të kalimin në gjendje jo pune vetëm të disa pjesëve të tij si hard disku dhe
monitori.

Figure 1: Pamja ballore e një laptop-i tipik

Pjesa e pasme e disa laptop-ëve ka tre komponentët e mëposhtëm, siç tregohet në fig. 4:
 Platforma e baterisë. Një hapësirë që shërben për vendosjen e baterisë.
 Porta e lidhjes me ushqyesin e rrymës elektrike alternative.
 Porta paralele.
Figure 2:Pjesa e pasme e laptop-it tipik

Një laptop punon duke përdorur një bateri ose një adaptor të rrymës elektrike alternative. Bateritë e
laptop-ëve prodhohen në trajta dhe përmasa të ndryshme. Ata përdorin tipe të ndryshme të
kimikateve dhe metaleve për të ruajtur energji.
Në tabelën 1 paraqiten krahasimisht bateritë e rikarikueshme më të përdorshme në laptop-ët tipikë.

Tabela 1: Bateri laptop-ësh

Tipi i baterisë Karakteristika Pajisja


I lehtë, pa efekt memorie, nxehet Telefona
Lithium-ion lehtësisht, me rrezik shpërthimi. Duhet celularë,
mbajtur i ftohtë dhe karikuar shpesh. laptopë
I kushtueshëm, i vogël, i lehtë, me
Laptopë, PDA,
kapacitet të moderuar, i karikueshëm
Lithium-polimer MP4-players,
shpejt, jetëgjatësi të moderuar, me
pajisje lojrash.
rrezik shpërthimi por i pandezshëm.
Pjesa e anës së majtë të një laptop-i, siç tregohet në figurën 5, ka 10 komponentët e mëposhtëm:
 Vrima e çelësit të sigurisë (security keyhole)
 Porta USB
 Lidhësi S-video (S-video connector)
 Modem-i
 Porta e lidhjes në rrjet me kabëll (Ethernet port)
 Diodat ndriçuese të lidhjes në rrjet (Network LEDs)
 Vrima e lidhjes me kufje (Stereo headphone jack)
 Vrima e lidhjes me mikrofon (Microphone jack)
 Hapësirat e ajrimit
 Një dhomëz për kartë shtesë (PC combo expansion slot)
Figura 3: Pamja e majtë e një laptop-i tipik

Pjesa e përparme e laptop-it, siç tregohet në figurën 6, ka komponentët e mëposhtëm:


 Portën infra të kuqe (infrared ports)
 Altoparlantët (speakers)
 Shuli i laptop-it (laptop latch)
 Hapësirë ventilimi

Figura 4: Pamja e përparme e një laptop-i tipik

Ana e djathtë e laptop-it, siç paraqitet në figurën 7, përmban katër komponentë:


 Pajisja e diskut optik (Optical drive)
 Treguesi i gjendjes së diskut optik
 Treguesi i gjendjes së folesë së diskut
 Porta VGA (Video Graphic Array)
Figura 5: Pamja e djathtë e një laptop-i tipik

Ana e poshtme e laptop-it, siç paraqitet në figurën 8, përmban këto komponentë:


 Panelin e aksesit të hard diskut
 Shulin e baterisë
 Lidhësin me replikatorin e portave (docking station connector)
 Panelin e aksesit të memories RAM

Figure 6: Pamja e poshtme e një laptop-i tipik


Krahasimi i pjesëve të një laptop-i dhe të një kompjuteri desktop

Pjesa më e madhe e funksioneve që një kompjuter desktop mund të kryejë gjithashtu mund të kryen
nga një laptop. Megjithatë, dy tipet e kompjuterave janë të ndërtuara shumë ndryshe dhe pjesët e
tyre janë të pakëmbyeshme. Pak komponentë mund të përdoren bashkërisht nga laptop-ët dhe
desktop-ët. Pjesët e kompjuterave desktop-ë janë të standardizuara. Ata zakonisht plotësojnë
faktorët e formës duke nënkuptuar që desktop-ë të prodhuar nga kompani të ndryshme mund të
përdorin shpesh të njëjtat pjesë. Një faktor i formës së një kompjuteri desktop është ATX
(Advanced Technology Extented). Kur nevojitet blera e pjesëve të përditësuara për këtë faktor
forme, ju duhet të shikoni për motherboard-e ATX dhe pajisje fuqie ATX. Ky standard do të
garantojë që motherboard-i dhe pajisja e fuqisë do të punojnë në një kasë ATX. Një pajisje disku
DVD/CD-RW është një tjetër shembull i një pjese kompjuteri desktop që ka një faktor forme
standarde.
Pjesët e laptop-it janë shumë më të specifikuara se ato të një kompjuteri desktop. Kjo ndodh sepse
prodhuesit e laptop-ëve fokusohen në bërjen e tyre sa më efiçientë dhe kompakë. Si rrjedhim,
prodhuesit i projektojnë komponentët e laptop-ëve sipas faktorëve të tyre specifikë të formës.
Komponentët e laptop-ëve janë të personalizuara, kështu që ju nuk e keni të mundur të përdorni
pjesët e një prodhuesi të caktuar laptop-i për një laptop të një prodhuesi tjetër. Së fundi, përmendim
faktin që edhe teknikët nevojitet të çertifikohen veçmas për çdo kompani prodhimi laptop-ësh.

Krahasimi i motherboard-it të një laptop-i dhe të një desktop-i

Motherboard-et e kompjuterave desktop-ë kanë faktorë forme standarde. Përmasa dhe forma
standarde lejojnë motherboard-et e prodhuesve të ndryshëm të jenë të përkëmbyeshëm midis tyre.
Motherboard-et e laptop-ëve ndryshojnë sipas prodhuesve të tyre dhe janë në pronësi të tyre. Kur
riparohet një laptop, është e këshillueshme që të merret një motherboard tjetër nga prodhuesi
përkatës i laptop-it.
Figura 13 tregon një motherboard desktop-i dhe një motherboard laptop-i. Ata janë të projektuara
ndryshe nga njëri tjetri. Komponentët e një motherboard-i laptop-i nuk mund të përdoren në një
motherboard desktop-i dhe anasjelltas.
Figure 7: Motherbord-et e laptop-it dhe desktop-it

Krahasimi i proçesorëve të një laptop-i dhe të një desktop-i

Njësia qendrore e përpunimit ose procesori është truri i kompjuterit. Siç dihet, proçesori interpreton
dhe përpunon instruksionet që përdoren për të manipuluar të dhënat. Proçesorët e laptop-ëve janë
projektuar për të përdorur më pak energji dhe krijuar më pak nxehtësi se proçesorët e kompjuterave
desktop. Si rrjedhim, proçesorët e laptop-ëve nuk kërkojnë pajisje ftohëse që të jenë aq të mëdha sa
ato të desktop-ëve. Proçesorët e laptop-ëve përdorin gjithashtu atë që njihet si teknika e shkallëzimit
dinamik të frekuencave duke modifikuar shpejtësinë si të nevojshme për të reduktuar konsumin e
fuqisë dhe të nxehtësisë. Kjo teknikë e njohur në arkitekturën e kompjuterave realizon pra
rregullimin automatik të frekuencave të mikroproçesorëve. Ajo është veçanërisht e përdorshme në
laptop-ët ku energjia e marrë nga bateria është e kufizuar. Mirëpo, kjo sjell një rënie të lehtë të
performancës së laptop-it. Ndërkohë, ajo gjithashtu rrit ndjeshëm jetëgjatësinë e disa pjesëve të
laptop-it. Këta proçesorë të prodhuara specifikisht për laptop-ë mundësojnë që një laptop të punojë
për një periudhë më të gjatë kohe kur përdoret burimi i energjisë nga bateria. Së fundi, vemë re se
teknikët duhet t’i referohen manualit të laptop-it për proçesorët që mund të përdoren si zëvendësues.

Krahasimi i administrimit të fuqisë të një laptop-i dhe të një desktop-i

Administrimi i fuqisë kontrollon fluksin e elektricitetit drejt komponentëve të kompjuterit. Desktop-


ët janë zakonisht të vendosura në një pozicion ku ata mbeten të lidhura në një rrjet elektrik.
Menaxhimi i fuqisë së desktop-it realizon shpërndarjen e elektricitetit nga burimi drejt pjesëve të
desktop-it. Këto kompjutera kanë gjithashtu një bateri të vogël që siguron elektricitet për ruajtjen e
aktivitetit të orës së brendshme dhe parametrave të BIOS-it kur desktop-i është i fikur.
Laptop-ët janë të vegjël dhe portative. Kjo veçori e portabilitetit është arritur prej kombinimit të
përmasës dhe peshës së vogël të një laptop-i me aftësinë për të punuar nga një bateri. Kur laptop-i
është i ndezur, administrimi i fuqisë së laptop-it mundëson dërgimin e elektricitetit nga rrjeti i
rrymës alternative drejt pjesëve të laptop-it. Administrimi i fuqisë së laptop-it gjithashtu karikon
baterinë. Kur laptop-i është i fikur, administrimi i fuqisë së laptop-it merr elektricitet nga bateria dhe
e dërgon drejt pjesëve të laptop-it.
Ka dy metoda të menaxhimit të fuqisë:
 Menaxhim i avancuar i fuqisë (APM). APM është një version i hershëm nëpërmjet të
cilit BIOS përdorej për të kontrolluar parametrat për menaxhimin e fuqisë.
 Konfigurimi i avancuar dhe ndërfaqja e fuqisë (ACPI). ACPI ka zëvendësuar APM. ACPI
ofron cilësi shtesë të menaxhimit të fuqisë. Me ACPI, sistemi i shfrytëzimit kontrollon
menaxhimin e fuqisë.

Krahasimi i kapaciteteve të shtuara të një laptop-i dhe të një desktop-i

Kapacitetet e shtuara rritin funksionalitetet e një kompjuteri. Shumë pajisje shtesë mund të përdoren
me kompjuterat laptop-ë dhe desktop-ë, siç mund të jenë:
 Disqet e jashtme
 Modemë
 Karta rrjeti
 Përshtatës për lidhje pa kabëll
 Printera
 Periferikë të tjerë
Pajisjet e shtuara lidhen me laptop-ët dhe desktop-ët në mënyra të ndryshme. Një desktop mundëson
lidhjen e këtyre pajisjeve me portat USB dhe portat paralele. Një laptop përdor për lidhjen e këtyre
pajisjeve portat USB, portat paralele dhe kartat PC.
Përdorimi i standardizuar i portave USB dhe FireWire bën të mundur që të lidhësh shumë tipe
pajisjesh të jashtme me laptop-ët, stacionet e lidhjeve, replikatorët e portave dhe desktop-ët.
Standardet e USB dhe WireFire mundësojnë lidhjen dhe shkëputjen e komponentëve të jashtme pa
patur nevojë të fikësh sistemin. Portat USB dhe WireFire përdoren për të lidhur një numër
komponentësh të jashtëm si:
 Printera
 Skanera
 Disketa
 Mausa
 Kamera
 Tastiera
 Hard disqe
 Disqe çasti (flash drives)
 MP3 player
Laptop-ët dhe desktop-ët kanë kapacitete shtesë të ngjashme. Ndryshimi në faktorin formë midis
kompjuterave përcakton çfarë lloji pajisje shtesë të përdoret. Desktop-ët kanë fole të brendshme që
mundësojnë instalimin e disqeve shtesë. Laptop-ët kanë hapësirë të kufizuar, kështu që foletë e
shtuara tek laptop-ët janë projektuar për të mundësuar që lloje të ndryshme pajisjesh ruajtjeje të
përshtaten në të njëjtën fole. Këto pajisje disqesh ruajtjeje mund të montohen dhe hiqen pa patur
nevojë të ndezësh apo fikësh kompjuterin. Në tabelën 2 paraqiten tiparet e pajisjeve shtesë tek
laptop-ët dhe desktop-ët.

Tabela 2: Pajisjet e shtuara


Laptop Desktop
Porta Porta
të të
jashtme jashtme
Kartë
Pajisja Karta PC Integruar (USB, Integruar (USB,
përshtatëse
paralele, paralele,
Video, Video,
FireWire, FireWire,
Serial) Serial)
Monitor i
X X
jashtëm
Printer X X
Tastierë X X
Maus X X

X
Pajisje X X
disqesh të
jashtme Karta
X X X X X X
Ethernet NIC
Karta Wireless
X X X X
NIC
Pajisje disku
X X X
CD/DVD

X
Kontrollora X X X
pajisje disqesh

Laptop-ët përdorin folenë e kartës PC për të shtuar funksionalitete. Foleja e kartës PC përdor një
ndërfaqës standard të hapur për të lidhur tek pajisjet periferike duke përdorur standardin CardBus.
Shembuj të pajisjeve që lidhen duke përdorur karta PC janë si për shembull:
 Memorie
 Modemë
 Hard disqe
 Karta rrjeti
Kartat PC plotësojnë standardin PCMCIA. Ata janë tre llojesh: Tipi I, tipi II dhe tipi III. Secili prej
tipeve është i ndryshëm në përmasë dhe mund të lidhet në pajise të ndryshme. Një nga tipet e fundit
të kartave PC quhet karta PC Ekspres. Në tabelën 3 tregohen tipare krahasuese të kartave PC, ndërsa
në tabelën 4 tipare krahasuese të kartave ekspres.

Tabela 3: Specifikime kartash PC


PC Bus Përmasa Trashësia (mm) Ndërfaqësi Shembuj
Memorie, I/O,
Tipi I 85.6x54 3.3
CardBus SRAM Flash

Tipi II 85.6x54 5.5 Memorie, I/O, Modem LAN


CardBus Wireless
Memorie, I/O,
Tipi III 85.6x54 10.5 CardBus Hard disk

Tabela 4: Specifkime kartash ekspres


Ekspres Bus Përmasa (mm) Trashësia (mm) Ndërfaqësi Shembuj
PCI Express,
Express Card 34 75x34 5
USB 2.0 FireWire, TV tuner,
Wireless NIC
PCI Express,
Card reader, Compact
Express Card 54 75x54 5 USB 2.1 Flash Reader, 1.8-inch
drive

Kartat ekspres kanë konfigurime me 34-pin dhe 54-pin. Figura 14 paraqet një shembull të kartave
PC dhe kartave ekspres.

Figura 8: Karta të shtuara laptop-i


Konfigurimi i laptopeve
Të lejojë aplikacionet dhe proceset të funksionojnë normalisht:
 Konfiguro dhe ndajë burimet e sistemit.
 Instaloni komponentë shtesë dhe plug-ins.
 Ndryshoni veqorite e sistemit për të përputhur më kerkesat e softverit.

Një laptop mund të personalizohet për qëllime specifike duke shtuar komponentë të
jashtëm. Shtimi i komponentëve të jashtme zakonisht realizohet përmes përdorimit tëPlug
and Play, por herë pas here instalimi i Drajverave(vozitësve) mund të kërkoj konfigurim
shtesë.
Keni kujdes gjatëheqjes se kartelave, usb apo edhe memorieve te ndryshme kur pajisjet janë
hot-swappable ose non-hot-swappable pasi qe shkaktoni destruktivitet te funksionalizimin e
drajverave apo dëmtim te pajisjes.
Procedurat e duhura të pastrimit
Të gjithë kompjuterët kërkojnë pastrim, dhe laptopët kërkojnë më shumë pastrim sesa
desktopët. Kjo për shkak se ju përfundoni duke përdorur një kompjuter portativ më shumë
sesa bëni një kompjuter normal. Ja se si ta pastroni rastin tuaj të laptopit, ekranin dhe
tastierën.
1. Fikeni laptopin.
2. Hiqeni furnizuesin nga laptopin.
3. Hidhni spray per pastrim mbi pjeset e laptopit.
4. Me nje sfungjer butesisht pastroni te gjitha siperfaqet e laptopit.

 Keyboard
 Ventilation
 LCD display
 Touch pad
 Floppy drive
 Optical disk drive
 CD or DVD disc

Pack for transport  Clean properly  Ventilate  Air temperature  Humidity


8 Procesi i zgjidhjes së problemeve me kompjuter

Hapi 1 –Identifiko problemin

Hapi 2 –ndërto një teori për shkaktarët e mundshëm

Hapi 3 –përcakto shkakun e saktë

Hapi 4 –provo/implementonjë zgjidhje

Hapi 5 –verifiko zgjidhjen dhe funksionalitetin e sistemit

Hapi 6 –dokumento gjetjet/zgjidhjen

Hapi 1 –Identifiko problemin


Informatat e kompjuterit

–Prodhuesi, modeli, sistemi operativ, rrjeta, lidhjet


•Pyetjet e hapura

–Cili është problemi?


–Çka është instaluar së fundmi?
–Çka ishit duke punuar kur ndodhi problemi?
–Cili ishte gabimi (error) që është shfaqur?
•Pyetjet e mbyllura

–A është kompjuteri nën garancinë?


–A është gjithçka në rregull me furnizuesin e rrymës?
–A po mundet të startoj kompjuteri dhe deri ne cilën fazë po mbërrin?
Hapi 2 –ndërto një teori për shkaktarët e mundshëm

Problemi mund të jetë më i thjesht se sa mendohet

• Krijo një listë të arsyeve më të mundshme


–Furnizimi me rrymë nuk është si duhet
–Prishja e kabllove
–Prishja e tastierës
–Prishja e RAM memories etj.

Hapi 3 –përcakto shkakun e saktë


Testo listën e arsyeve të prishjes duke filluar nga më e thjeshta
–Kontrollo furnizimin
–Rivendose baterinë
–Ri startoje kompjuterin
–Kontrollo parametrat në BIOS
–Rivendosi kabllot
–Rivendose RAM memorien
–Shih nëse kompjuteri ka se nga të startoj etj.

•Nëse asnjëra nga teoritë nuk bën zgjidhjen, atëherë ndërto një listë tjetër
të ndryshme nga e para

Hapi 4 –provo/implementim një zgjidhje


Nëse procedura e shpejt paraprake nuk ka bërë zgjidhjen e problemit, atëherë ju duhet të
kërkoni zgjidhjen më komplekse
•Ndajini problemet e mëdha në më të vogla në mënyrë që të analizohen më lehtë veç e veç

•Krijo një listë të zgjidhjeve të mundshme dhe implementimi secilën veçmas, nëse kjo listë
nuk ofron zgjidhje atëherë kërko zgjidhjet tjera të mundshme.
Hapi 5 –verifiko zgjidhjen dhe funksionalitetin e sistemit

Verifiko funksionimin e sistemit në tërësi duke bërë testimet përkatëse. Kjo siguron që ju
nuk keni shkaktuar ndonjë problem tjetër derisa kërkonit zgjidhjen e problemit në
kompjuterit tuaj.
–Ri startoje kompjuterin
–Bashkëngjiti të gjitha njësitë/pajisjet periferike
–Testo furnizuesin e rrymës
–Printo një dokument apo hap aplikacion
–Shtyp ndonjë dokument që të testosh tastierën
–Kontrollo tek treguesi i ngjarjeve (EventViewer) për gabimet e mundshme
•Bëje klientin që të verifikoj zgjidhjen dhe funksionalitetin e kompjuterit

Hapi 6 –dokumento gjetjet/zgjidhjen

Diskutoje zgjidhjen me klientin


•Merr konfirmimin e klientit që problemi është zgjidhur
•Jepi klientit të gjitha fletët punuese
•Dokumento procesin e zgjidhjes së problemit
–Përshkrimi i problemit
–Zgjidhja
–Komponentët e përdorura
–Sasia e kohës së shfrytëzuar për zgjidhjen e problemit
8 Rrjeta kompjuterike
Historia e internetit
Gjithçka nisi si nevojë e ndarjes së resurseve. Çfarë ekzistonte si koncept dhe përpjekje për
të realizuar rrjetin e parë kompjuterik në vitet e ’50-ta, u arritë në vitet e ’60-ta duke
ndërlidhur disa nga universitet e para të asaj kohe.
Me kalimin e kohës, dëshira për të realizuar rrjetin e parë kompjuterik si rezultat i
kureshtjes tanimë ishte konvertuar në nevojë që do të plotësonte kërkesat. Kjo edhe çoi në
zhvillimin dhe avancimin e teknologjive të rrjeteve kompjuterike. Kështu, nevoja për të
lidhur dhe ndërlidhur më shumë kompjuter dhe lokalitete në rrjetet kompjuterike rezultoi në
vetvete me nevojën për të përcaktuar topologjitë, arkitekturat, teknologjitë dhe kategoritë e
rrjeteve kompjuterike.
Në këtë mënyrë lindën rrjetet kompjuterike si:

 rrjeti i hapësirës personale (PAN),


 rrjeti i hapësirës lokale (LAN),
 rrjeti i hapësirës së qytetit (MAN)
 rrjeti i hapësirës së gjerë (WAN).

Rrjeti kompjuterik i hapësirës personale (PAN)


Rrjeti i hapësirës personale (PAN) përkufizohet si rrjet kompjuterik i cili përdoret për
ndërlidhjen dhe transmetimin e të dhënave në mes të pajisjeve të cilat ndodhen në një
hapësirë personale siç është mjedisi shtëpiak. Herë pas here ky rrjet kompjuterik quhet edhe
rrjet i hapësirës shtëpiake (në Ang. Home Area Network – HAN).
Figura 1. Rrjeti i hapësirës personale

Rrjeti kompjuterik i hapësirës lokale (LAN)


Tashmë që e dimë se çfarë është një rrjetë kompjuterik i hapësirës personale (PAN), na
ndihmon shumë që ta kuptojmë më lehtë dhe më qartë rrjetin e hapësirës lokale (LAN). Në
fakt, shikuar nga topologjia fizike dhe logjike këto rrjete kompjuterike thuajse nuk dallojnë
aspak, ndaj e njëjta qëndron edhe për nga aspekti teknologjik (Ethernet 802.3) që përdorin
këto rrjete për tu realizuar. Atëherë shtrohet pyetja, nëse këto rrjete janë thuajse të njëjta
përse kemi dy përkufizime?

Siç u përmend në fillim, për ta kuptuar më lehtë përkufizimin për rrjetin e hapësirës lokale
(LAN) do ta krahasojmë me rrjetin e hapësirës personale (PAN). Po ti shikojmë me
vëmendje pajisjet që marrin pjesë në këto dy rrjete kompjuterike, vërejmë që rrjeti i
hapësirës personale (PAN) dominohet nga pajisjet mobile (të lëvizshme), përderisa rrjeti i
hapësirës lokale (LAN) kryesisht përbëhet nga pajisje që qëndrojnë në një vend (statike). Të
dy këto rrjete kompjuterike mbulojnë hapësirat lokale, mirëpo LAN ka shtrirje më të madhe
se sa PAN për faktin që rrjeti i hapësirës lokale (LAN) zakonisht shtrihet në një kat të
ndërtesës, në disa kate të ndërtesës, apo edhe në disa ndërtesa që ndodhen pranë njëra
tjetrës.

Krahas llojit të pajisjeve që marrin pjesë në rrjet si edhe madhësisë së rrjetit, një dallim
tjetër është fakti që PAN kryesisht organizohet rreth individit ndërsa LAN organizohet rreth
organizatës, biznesit apo subjektit juridik. Kjo edhe i jep kuptimin rrjetit të hapësirës lokale
(LAN) si rrjet kompjuterik ku nëpunësit ndajnë resurset e rrjetit me njëri tjetrin. Atëherë
nga të gjitha këto që u thanë, mund të konkludojm se rrjeti i hapësirës lokale (LAN) është
rrjeti kompjuterik që ndërlidhë dy apo më shumë kompjuter në një hapësirë lokale me
qëllim të ndarjes së resurseve. Në figurën 2 është paraqitur rrjeti i hapësirës lokale (në Ang.
Local Area Network – LAN):

Figura 2. Rrjeti i hapësirës lokale

Rrjeti kompjuterik i hapësirës së qytetit (MAN)


Nga këndvështrimi i mbulueshmërisë, rrjeti kompjuterik i hapësirës së qytetit (MAN) është
më i madh se rrjeti kompjuterik i hapësirës lokale (LAN) dhe më i vogël se rrjeti
kompjuterik i hapësirës së gjerë (WAN). Ndërsa nga këndvështrimi i shpejtësisë të
transmetimit të të dhënave, rrjeti i hapësirës së qytetit (MAN) është më i shpejtë sesa rrjeti i
hapësirës lokale (LAN) dhe rrjeti i hapësirës së gjerë (WAN). Si edhe në rastin e rrjetave
kompjuterike paraprake edhe në rastin e rrjeti të hapësirës së qytetit (MAN) arsyeja për
ekzistimin e tyre është nevoja për ndarjen e resurseve në regjionin e qytetit apo të metros.
Ndaj, përkufizimi për rrjetin kompjuterik të hapësirës së qytetit është si në vijim:

 një grup i rrjetave kompjuterike të hapësirave lokale (LAN) të ndërlidhura


përbrenda kufirit gjeografik të qytezës apo qytetit
Në figurën 3 është paraqitur rrjeti i hapësirës së qytetit (në Ang. Metropolitan Area
Network – MAN):

Figura 3. Rrjeti i hapësirës së qytetit

Rrjeti i kompjuterik i hapësirës së gjerë (WAN)


Hapësirat të cilat nuk mbulohen dot nga rrjeti kompjuterik i hapësirës lokale (LAN),
respektivisht nga rrjeti kompjuterik i hapësirës së qytetit (MAN), atëherë mbulohen nga
rrjeti kompjuterik i hapësirës së gjerë (WAN). Kështu, rrjeti i hapësirës së gjerë (WAN)
është një rrjet kompjuterik i cili mbulon një hapësirë të madhe gjeografike duke përdorur
linjat e dedikuara të telekomunikimit si linjat e telefonit, linjat e dhëna me qira dhe satelitët.

Pra, përderisa rrjetet tjera kompjuterike kanë kufizime gjeografike për nga shtrirja fizike e
tyre, rrjeti i hapësirës së gjerë (WAN) nuk ka kufizime gjeografike. Nga ky përkufizim
kuptojmë që në përbërjen e rrjetit të hapësirës së gjerë (WAN) përfshihen edhe rrjeti i
hapësirës personale (PAN), rrjeti i hapësirës lokale (LAN) dhe rrjeti i hapësirës së qytetit
(MAN). Ndaj shembulli më i mirë i rrjetit të hapësirës së gjerë (WAN) është Interneti, i cili
ndërlidh të gjitha rrjetet kompjuterike të përmendura në këtë kapitull. Në figurën 4 është
paraqitur rrjeti i hapësirës së gjerë (në Ang. Wide Area Network – WAN):
Figura 4. Rrjeti i hapësirës së gjerë (Mt. San Jacinto College, 2015)
Komponentët te rrjetave dhe kabllot
Ekzistojnë shumë pajisje të rrjetit, të cilat mund të përdoren për krijimin dhe segmentimin e
rrjeteve. Nga këto pajisje që përdoren me së shpeshti për të realizuar këto qëllime
përmendem më lart kartelën e rrjetit, por vlen të përmenden edhe pjesët e tjera si p.sh.:
mediumin, repiterin, hubin, brixhin, suiçin, ruteri.
Mediumi

Mediumi kujdeset për transferimin e të dhënave fizikisht nëpër rrjet. Gjatë implementimit të
rrjeteve kompjuterike zakonisht përdoren lloje të ndryshme të mediumeve si p.sh. kabllot UTP,
fibra optike, kabllot koaksiale etj. Për përzgjedhjen se çfarë mediumi do të përdorim duhet të
kemi parasysh disa aspekte si çmimi, mënyrën e instalimit, gjatësia maksimale transmetuese e
kabllit etj.

Figura1.7‐Llojemediumeshoptike(majtas)dheUTP(djathtas)
Repiteri
Gjatë transmetimit të të dhënave, me rritjen e distancës në mes pikës dërguese dhe asaj pranuese,
sinjali normalisht dobësohet apo atenuohet. Për t’i ikur dobësimit të sinjalit, përdoret pajisja e
specializuar që quhet repiteri (ang. repeater, që d.m.th. përsëritësi) i cili e përforcon sinjalin gjatë
kalimit nëpër të.
Repiterët mundësojnë transmetimin e sinjalit në distancat më të mëdha se sa do të lejonte mediumi
bartës. Kur repiteri pranon sinjalin e dobësuar, së pari e pastron sinjalin, e rrit fuqinë dhe pastaj e
bart tutje në segmentin tjetër.

Figura1.8–Repiter
Hubi
Hubi është pajisje harduerike që vepron në shtresën e parë të modelit OSI. Roli i hubit është
që të rigjenerojë dhe të forcojë sinjalin e rrjetit, kjo zakonisht realizohet në nivelin e bitit,
dhe për një numër të hosteve p.sh 4, 8 deri 24, duke e shfrytëzuar procesin e koncentrimit.
Për nga funksioni ky përshkrim i ngjan shumë repiterit prandaj për këtë arsye hubin mund ta
quajmë ndryshe edhe si repiter shumëportësh.
Ekzistojnë tri lloje të hubeve:
1. Hubi pasiv – i cili nuk përdor rrymën elektrike, por vetëm e bën ndarjen e sinjalit për
shumë shfrytëzuesit duke mos e trajtuar sinjalin që kalon nëpër të.
2. Hubi aktiv – përdor rrymën elektrike për të rigjeneruar dhe forcuar sinjalin i cili
kalon nëpër portet e tij.
3. Hubi inteligjent – gjithashtu përdor rrymën elektrike dhe posedon portin dhe
konzolën nëpërmjet të cilit mund të programohet për të menaxhuar trafikun në rrjet.

Figura1.9‐Hubi

Brixhi
Brixhi është pajisje që vepron në shtresën e dytë të modelit OSI, i dizajnuar për të ndërlidhur
segmentet e rrjetit.
Për nga funksioni, brixhi është mjaft i ngjashëm me repiterin, mund të pranojë sinjalet nga
segmentet e ndryshëm por, për dallim nga repiteri, brixhi me rastin e ritransmetimit të
sinjalit aplikon një lloj filtrimi.
Brixhi mëson për segmentimin e rrjetit, duke ndërtuar tabelën e adresave MAC, tabelë e cila
përmban adresat fizike të secilës pajisje në segmentet e ndërlidhura nga brixhi.
Kjo tabelë i ndihmon brixhit për të vendosur se cilin segment duhet ta përdor për të
komunikuar me pajisjen përkatëse. Nëse paketa e të dhënave e ka për destinacion hostin në
segmentin e njëjtë me brixhin, atëherë brixhi nuk do ta përcjellë paketin më tutje por do ta
shkatërrojë atë. Nëse destinacion i paketit ndodhet në segmentin tjetër, atëherë brixhi do ta
përcjellë atë në segmentin përkatës.

Figura 1.10 – Brixhi

Si disavantazh mund të përmendim se brixhit i nevojitet më shumë kohë sesa repiterit për të
transmetuar të dhënat, pasi e ekzaminon MAC adresën e secilit paket që kalon nëpër të. Gjithashtu,
brixhët janë më të vështirë për t’u mirëmbajtur dhe kanë koston më të lartë.

Suiçi
Suiçi është pajisje që vepron në shtresën e dytë të modelit OSI modelit, që ndryshe quhet edhe brixh
shumëportësh pasi që përdor MAC adresën gjatë filtrimit të trafikut. Suiçi, në shikim të parë i
ngjason mjaft hubit, që të dy kanë shumë porte ndërlidhëse me anë të të cilëve mundësojnë
koncentrimin e hosteve në një pikë në rrjet.

Dallimi ndërmjet suiçit dhe hubit qëndron në atë se çka ndodh në brendinë e tyre. Pasi suiçi është
pajise që vepron në shtresën e dytë të modelit OSI, vendimet për transmetimin e paketave deri te
destinacioni e realizon duke u bazuar në MAC adresat, ndërsa hubi nuk merr asnjë vendim gjatë
transmetimit të paketave.

Kjo na tregon se te suiçi paketi i të dhënave përdor shtegun e veçantë për të arritur deri te
destinacioni, ndërsa te hubi të gjithë paketat e të dhënave kalojnë nëpër shtegun e njëjtë.

Një disavantazh i suiçit është se ato kanë koston më të lartë sesa hubi. Mirëpo, teknologjia e
avancuar e tyre dhe kostoja gjithnjë e me ulët kanë bërë që suiçi të gjejë aplikim gjithnjë e më të
madh në rrjetet moderne.

Figura 1.11 ‐ Suiç


Ruteri
Ruteri është pajisje që vepron në shtresën e tretë të OSI Modelit dhe që mundëson lidhjen e dy apo
më tepër rrjeteve apo nënrrjeteve. Me anë të termit “ruter” i referohemi pajisjes elektronike që
është dizajnuar në mënyrë të posaçme për të rrugëtuar paketat e të dhënave nga një rrjet në rrjetin
tjetër.

Figura 1.12 ‐ Ruteri

Ruteri funksionon në mënyrë të ngjashme me brixhin, por në dallim nga brixhi i cili për të filtruar
trafikun përdor MAC adresën e pajisjeve, ruteri përdor të dhënat e adresës logjike IP të rrjetit që
ndodhet në hederin e paketës. Pasi t’i këtë mësuar informatat për adresën, ruteri e shfrytëzon
tabelën e rrugëtimit për të përcaktuar se ku do t’i përcjell paketat e të dhënave.
Nëse në tabelën e rrugëtimit ruteri gjen adresën e rrjetit destinacion, atëherë paketi do të dërgohet
në atë rrjet. Mirëpo, nëse ruteri nuk gjen në tabelën e rrugëtimit adresën e rrjetit në destinacion,
atëherë paketi do të shkatërrohet.

55
9 Standardet e kabllove për rrjetet kompjuterike
Zakonisht për të kyçur pajisjet në rrjet si medium komunikimi përdoret medium fizik, d.m.th
kabllo të ndryshëm. Ekziston një shumëllojshmëri e kabllove që përdoren për këtë qëllim.
Kabllot koaksiale dhe çiftore të përdredhura përdorin fije prej bakri për të transmetuar të
dhënat, ndërsa kabllot me fije optike përdorin fijet plastike ose të qelqit për të transmetuar të
dhënat. Këto kabllo dallojnë në mes vete për nga kapacitetet e bandwidthit që ofrojnë,
madhësia dhe kosto implementuese.
Çiftore të përdredhura – janë kabllo bakri që zakonisht përdoren në telefoni fikse dhe
rrjetet Ethernet. Një çift i telave formon një qark i cili bën transmetimin e të dhënave. Ky çift
i telave përdridhet si mbrojtje kundër ndërhyrjeve apo pengesave elektromagnetike nga çiftet
e telave të afërt në kabllo të njëjtë. Çiftet e telave nga bakri janë të mbështjellë me një shtresë
të hollë plastike me ngjyra dhe pastaj përdridhen si në figurën 1.13:

Figura 1.13 ‐ Kabllo me çiftore të përdredhura

Kur rryma elektrike kalon nëpër tela prej bakri, krijohet fushë magnetike rreth tyre. Një qark
përbëhet nga dy tela, dhe brenda qarkut, dy tela kanë fushën magnetike me ngarkesë të
kundërt. Kur dy telat në qark janë afër njëri‐tjetrit, atëherë fushat e tyre magnetike anulohen.
Ekzistojnë dy lloje të kabllove me çiftore të përdredhura:
 Çiftore të përdredhura pa mbrojtje UTP (ang. Unshielded Twisted Pair) – Kjo kabllo
përbëhet nga 4 çifte të përdredhura të telave (figura 1.13). Ky lloj i kabllos mbështetet
vetëm në teknikën e përdredhjes së telave për të zvogëluar degradimin e sinjalit si
pasojë të ndërhyrjeve elektromagnetike. Kabllot UTP përdoren më së shumti në
ndërtimin e rrjeteve kompjuterike, me distancë efektive transmetuese prej 100 metra.
 Çiftore të përdredhura me mbrojtje STP (ang. Shielded Twisted Pair) – Te kjo kabllo
çdo çift i telave është i mbështjellë me një folie metalike, për t’i mbrojtur telat më mirë
nga ndërhyrjet magnetike. Kabllot STP, përveç teknikës së përdredhjes së telave për të
zvogëluar degradimin e sinjalit, mbështeten edhe në mbështjellje të telave dhe kabllos me
folie metalike. Distanca efektive transmetuese e këtyre kabllove është 100 m.

Edhe pse kablloja STP është më efikase sesa kablloja UTP në parandalimin e dobësimit të
sinjalit, në rrjete kompjuterike është më pak i përhapur si medium transmetues, pasi që është
më i shtrenjtë dhe më vështirë instalohet. E gjithë kjo për arsye të përdorimit të folieve
metalike si mbrojtje shtesë.
Janë disa faktorë që i ndajnë kabllot UTP në disa kategori, e këta janë:
 Numri i telave në kabllo
 Numri i dredhave në ata tela

UTP i kategorisë 3 është kabllo që përdoret në telefoni dhe në rrjetet lokale Ethernet me
kapacitet bandwidthi deri në 10 Mbps. Kabllot UTP të kategorisë 3 kanë 4 çifte të telave.
Kabllot UTP të kategorisë 5 dhe 5e kanë gjithashtu 4 çifte të telave dhe kapacitet transmetues
prej 100 Mbps. Kabllot UTP të kategorisë 5 dhe 5e janë më të përhapur në rrjetet lokale
kompjuterike. Kabllot e kategorisë 5e kanë më shumë përdredhje për metër sesa ato të
kategorisë 5, gjë që e bën kategorinë 5e më efikase në parandalimin e degradimit të sinjalit.
Kablloja koaksiale – është një kabllo prej teli të bakrit, që është shumë mirë i izoluar (figura
1.14). Ekzistojnë disa lloje të kabllove koaksiale që janë përdorur në rrjetat LAN:
 Kabllot koaksiale të trasha apo 10BASE5 (ang. Thicknet) – janë përdorur në rrjetet me
kapacitet transmetues prej 10 Mbps me një gjatësi maksimale prej 500 m.
 Kabllot koaksiale të holla apo 10BASE2 (ang. Thinnet) – janë përdorur në rrjetet me
kapacitet transmetues prej 10 Mbps me një gjatësi maksimale prej 185 m.

Figura 1.14 ‐ Kablloja koaksiale

Kabllo me fije optike – Fijet optike


përbëhen nga qelqi apo plastika dhe
përdorin dritën për të transmetuar të
dhënat. Kabllot me fije optike përbëhen
nga një apo më tepër fije optike që janë
të mbrojtur nga një mbështjellës i
jashtëm, siç është paraqitur në figurën
1.15.

Figura 1.15 ‐ Elementet përbërëse të kabllos me fije optike


Për arsye se kabllot optike janë të ndërtuar nga fijet prej qelqi apo plastike, atëherë këto kabllo
nuk ndikohen nga interferencat elektromagnetike. Të dhënat gjatë transmetimit nga sinjalet
elektrike shndërrohen në pulse të dritës, pastaj kalojnë nëpër kabllo dhe në dalje përsëri
shndërrohen në sinjal elektrik. Nga kjo kuptojmë se kabllot optikë mund të transmetojnë
sinjalet më të pastra, në distanca më të gjata dhe kanë bandwidth më të gjerë se sa kabllot prej
bakri.
Distancat maksimale transmetuese në kabllo optike zakonisht është disa kilometra para se të
paraqitet nevoja për rigjenerim të sinjalit.
Ekzistojnë dy lloje të kabllove me fije optike nga qelqi e ato janë:
Kabllo optike multimode – bërthama e brendshme e tyre zakonisht ka diametër prej 62,5
mikronë, gjë që i mundëson rrezes së dritës të udhëtojë në shumë shtigje brenda kabllos. Për
këtë arsye këto kabllo quhen multimode apo kabllo me shtigje të shumëfishta. Si burim i dritës
te kabllot optike multimode përdoren
diodat dritë‐emetuese LED. Distanca maksimale për transmetimin e të dhënave me
kabllot optik multimode në rrjetet lokale LAN është 2000 metra.
Kabllot optike singlemode ‐ bërthama e brendshme e tyre zakonisht ka diametër nga 8 deri në
10 mikronë, gjë që i mundëson rrezes së dritës të marrë vetëm një shteg brenda kabllos. Nga
kjo edhe rrjedh emri i tyre singlemode apo kabllo me shteg të vetëm. Si burim i dritës për
transmetim të sinjaleve përdoren laser me rreze infra të kuqe. Për arsye të dizajnit të vet,
kablloja optike singlemode ka kapacitet transmetues shumë më të madh nëse do ta krahasonim
me kabllon optik multimode. Ndërsa, distanca maksimale për transmetimin e të dhënave me
kabllot optike singlemode në rrjetet lokale LAN është 3000 metra.
10 Arkitektura e rrjeteve lokale LAN

Topologjitë e rrjeteve lokale LAN


Topologjitë dhe arkitekturat janë elementet kryesore për dizajnimin e rrjeteve
kompjuterike. Ekzistojnë dy lloje të topologjive të rrjeteve LAN: topologjia fizike
dhe ajo logjike.

Figura 2.1 ‐ Topologjia fizike


Topologjia fizike, e paraqitur në figurën e mësipërme, përshkruan shtrirjen fizike
të komponentëve të rrjetit kompjuterik. Topologjia logjike, e paraqitur në figurën
e radhës, përshkruan mënyrën se si komunikojnë hostët në mediumet e ndryshme
të rrjetit, shërbimet, adresimet etj.

Figura 2.2 ‐ Topologjia logjike


Ekzistojnë pesë topologjitë fizike të rrjeteve kompjuterike:
 Topologjia magjistralë
 Topologjia unazë
 Topologjia yll
 Topologjia mesh
 Topologjia hierarkike apo ylli i zgjeruar
Njëri nga hapat e parë për të planifikuar rrjetin është zgjedhja e llojit të
topologjisë, që do ta aplikojmë. Zgjedhja e topologjisë adekuate varet nga shumë
faktorë, siç janë kostoja, distanca, nevojat e sigurisë, etj.

Topologjia Magjistralë ‐ Topologjia magjistralë përbëhet nga një kabllo e vetme


për të cilën janë të lidhur të gjithë hostët në segment. Gjatë transmetimit të të
dhënave, paketat u dërgohen të gjithë hostëve që janë të lidhur në segment, pa
marrë parasysh se kush është hosti destinacion. Secili host i ekzaminon të gjithë
paketët e transmetuar në magjistralë për të përcaktuar destinacionin e paketës.
Nëse hosti gjatë kontrollimit të paketës së pranuar vërteton se paketa është e
destinuar për ndonjë host tjetër, atëherë hosti do ta shkatërrojë paketën.

Figura 2.3 ‐ Në topologjinë magjistrale kompjuterët janë të lidhur në një segment linear

Kablloja kryesore e magjistrales terminohet në të dy anët me qëllim që tëparandalojë endjen e


pandërprerë të paketave ndërmjet dy skajeve të kabllit.Zakonisht në topologjinë magjistrale përdoret
kabllo koaksial 50 om. Është mjaft erëndësishme që kablli të terminohet në mënyrë adekuate,
përndryshe komunikiminë magjistralë do të jetë i pasigurt, madje deri në ndërprerje të plotë.

Topologjia magjistralë paraqet mënyrën më të lehtë dhe më të shpejtë të


instalimit të një rrjete të vogël të përkohshme deri në 10 kompjuterë. Kjo
topologji kërkon më pak harduerë dhe kabllim në krahasim me topologjitë e
tjera.
Mirëpo ekzistojnë edhe disa anë negative gjatë vlerësimit se a do të aplikoni këtë
topologji në rrjetin tuaj. Është vështirë të bëhet izolimi i ndonjë mosfunksionimi të
hostit në magjistralë, ndonjë prishje në vetë magjistralen mund ta rrëzojë tërë
rrjetin.
Topologjia Unazë – Këtë topologji zakonisht e hasim në rrjetet Token Ring
dhe FDDI. Në topologjinë unazë, kompjuterët e lidhur në rrjet formojnë një
unazë logjike. Për të transmetuar të dhënat në rrjet, kompjuteri duhet të
posedojë tokenin, i cili bredh nëpër unazë duke u mundësuar kompjuterëve ta
marrin atë dhe të transmetojnë të dhënat. Pasi të kenë transmetuar të dhënat,
kompjuteri e lëshon tokenin në rrjet për t’i mundësuar edhe kompjuterëve të
tjerë ta marrin atë dhe t’i transmetojnë të dhënat e tyre.

Figura 2.4 ‐ Në topologjinë unazë kompjuterët janë të lidhur në mes vete në formë rrethore.

Kompjuteri i lidhur në unazë është në gjendje të bëjë ritransmetimin e të gjithë paketëve që i


ka pranuar e që si destinacion kanë pasur ndonjë kompjuter tjetër.
Kjo mënyrë e transmetimit e mban sinjalin e fortë duke e eliminuar nevojën e përdorimit të
përforcuesve të sinjalit. Topologjia unazë është relativisht e lehtë për t’u konfiguruar dhe
instaluar, ku përdorimi i pajisjeve harduerike është minimal.

Disavantazhet e topologjisë unazë janë se prishja e një kompjuteri në rrjet shkakton


ndërprerjen e komunikimit në tërë rrjetin. Nëse dëshirojmë të bëjmë një rikonfigurim te
ndonjë pjesë e rrjetit, atëherë duhet që përkohësisht ta ndërpresim rrjetin.
Topologjia Yll ‐ Në këtë lloj topologji, të gjithë kompjuterët në rrjet janë të lidhur për një
pajisje qendrore, siç është suiçi apo hubi. Kompjuteri i lidhur në rrjetin yll mund të
transmetojë të dhënat në çdo kohë, sidoqoftë vetëm një kompjuter mund të transmetojë të
dhënat në një moment të caktuar.
Nëse dy kompjuterë tentojnë të transmetojnë paketat në të njëjtën kohë, atëherë do të ndodhë
ndeshja (ang. collision), me ç’rast paketat e transmetuara do të shkatërrohen.
Kompjuterët do të duhet të presin një periudhë kohore të gjeneruar në mënyrë të rastësishme
para se të tentojnë të ritransmetojnë paketat në rrjet.

Figura 2.5 ‐ Në topologjinë yll kompjuterët janë të lidhur për një pajisje qendrore suiç

Përparësitë e topologjisë yll janë se prishja në një pjesë të rrjetit nuk ndikon nëtërë rrjetin.
Gjithashtu, pjesa qendrore e rrjetit me topologji yll mundëson kyçjendhe rikonfigurimin më të
lehtë të kompjuterit në rrjet.
Mirëpo edhe kjo topologji i ka mangësitë e veta. Në topologjinë yll shpenzohet mëshumë
kabllo për shkak të lidhjeve të posaçme për secilin kompjuter deri te pajisjaqendrore.
Gjithashtu, pajisja qendrore paraqet pikën e dobët të kësaj topologjie,pasi që prishja e kësaj
pajisje do të nënkuptojë mosfunksionim e tërë rrjetit.
Topologjia hierarkike apo yll i zgjeruar ‐ Struktura e rrjetit me topologji hierarkike paraqet
një magjistralë komplekse. Kur një rrjet me topologji yll zgjerohet për të përfshirë pajisje e
tjera të rrjetit të kyçura për pajisjen qendrore atëherë kësaj topologjie të rrjetit i referohemi si
topologji yll i zgjeruar.
Një problem që mund të paraqitet te topologjitë yll i zgjeruar është se nëse pajisja qendrore
dështon, atëherë pjesë të mëdha të rrjetit mund të mbesin të izoluara dhe pa komunikim të
plotë.

Topologjia mesh ‐ Në topologjinë mesh secili kompjuter është i lidhur me secilin kompjuter
tjetër në rrjet. Në topologjinë mesh shfrytëzohen dukshëm më shumë lidhje në mes të hostëve
sesa në topologjitë e tjera, gjë që e bën më të shtrenjtë, më të vështirë për instalim dhe
konfigurim. Këto rrjete janë mjaft të sigurta, sepse secili kompjuter mund të shfrytëzojë më
shumë se një rrugë deri te kompjuteri tjetër. Prandaj, ndërprerja e një lidhjeje nuk e ndërpret
komunikimin ndërmjet kompjuterëve të tjerë në rrjet.

Si shembull i rrjeteve mesh janë rrjetet mobile ad‐hok apo MANet (ang. Mobile Adhock
Networks) ku i tërë rrjeti mesh është e lidhur në vazhdimësi. Edhe nëse një host dështon në
rrjetin mesh rrjeti arrin ta gjejë rrugën alternative për të transferuar të dhënat.
Kësaj teknologjie i referohemi si teknologji vetëshëruese ku të dhënat arrijnë në destinacion
me çdo kusht.
Standardet e rrjeteve Ethernet
Protokollet e Ethernet‐it përshkruajnë rregullat që kontrollojnë se si zhvillohet
komunikimi në rrjetet Ethernet. Për t’u siguruar se të gjitha pajisjet Ethernet
përputhen, apo janë kompatibile në mes vete, Instituti i Inxhinierëve të Elektrikës
dhe Elektronikës (ang. Institute of Electrical and Electronics Engineers (IEEE)) ka
zhvilluar standarde që duhet të përmbushen nga të gjithë prodhuesit dhe
programuesit gjatë zhvillimit të pajisjeve dhe aplikacioneve për rrjetet Ethernet.
Arkitektura e Ethernet‐it bazohet në standardin IEEE 802.3. Ethernet‐i përdor
topologjinë logjike të magjistrales (ang. Logical bus topology), ndërsa si topologji
fizike e përdor topologjinë e magjistrales ose topologjinë e yllit. Me zgjerimin e
rrjeteve, shumica e rrjeteve Ethernet implementojnë topologjitë fizike të yllit të
zgjeruar apo topologjinë hierarkike të yllit. Rrjetet Ethernet përkrahin shpejtësi
transferi prej 10 Mbps dhe 100 Mbps, si dhe standardi i ri gigabit Ethernet përkrah
shpejtësinë prej 1000 Mbps apo 1 Gbps.
11 IP Adresimi dhe Subnetimi
IP Adresa
Për të komunikuar dy kompjuterë në rrjetet e sotme TCP/IP, ata duhet të jenë nëgjendje që ta
identifikojnë dhe ta lokalizojnë njëri‐tjetrin në atë rrjet. Kjorealizohet duke iu caktuaratyre IP
adresa (ang. Internet Protocol).
IP adresa ështënjë adresë logjike e protokollit IP, që vepron në shtresën e Rrjeteve të modelit
OSI,dhe në versionin e 4 të saj (IPv4) paraqet një vlerë sekuenciale numerike 32‐
bitëshe apo 4‐bajtëshe të shprehur me numra binarë 1 dhe 0.
Për ta lehtësuarpunën me IP adresa, zakonisht ato i shkruajmë si katër numra decimalë të
ndarëme një pikë siç mund të shihet edhe në tabelën në vazhdim.

Tabela 4.1 ‐ IP adresa e shprehur në vlerë binare dhe decimale


IP Adresa:
Vlera Binare: 11000000 10101000 00001010 00011001
Vlera Decimale: 192.168.10.25

Në tabelë kemi paraqitur një IP adresë në dy mënyra, me numrat binarë ashtu siçe sheh
kompjuteri dhe me numrat decimalë për ta kuptuar më lehtë ne.
Për tëkuptuar më lehtë komponentët e IP adresimit në vazhdim do t’i sqarojmë disashprehje që
janë terminologji bazë e IP adresimit.
Bit – Paraqet një numër dhe zakonisht merr vlerat 1 ose 0
Byte– është njësi që përfshin 8 bita.
Okteti – është vlerë 8‐bitëshe dhe përdoret në skemat adresuese ku çdo IP adresëpërbëhet nga
4 oktete, sepse 8x4=32, sa është gjatësia e versionit 4 të adresaveIP.

Adresa e rrjetit (ang. Network address) – ky term përdoret në rrugëtim apo rutimpër të
dërguar paketat në rrjetet destinacion (ang. destination network address),apo për të
identifikuar rrjetin që dërgon paketa (ang. source network address), sishembull mund të
përmendim network adresa 32.0.0.0 ose 165.122.0.0.
Broadcast Adresa – përdoren nga aplikacionet apo hostet për t’i dërguar
informata të gjithë hostëve në rrjet. Broadcast adresa 255.255.255.255 dërgoninformata në të
gjitha rrjetet ku ka qasje, ndërsa broadcast adresa165.122.255.255 dërgon informata te të
gjithë hostët brenda kësaj rrjete aposubneti.
Çdo IP adresë përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë e përcakton rrjetin në të cilinështë kyçur
kompjuteri, ndërsa pjesa e dytë e identifikon vetë kompjuterin apondonjë pajisje tjetër të rrjetit
ashtu siç është paraqitur në figurën që vijon.
Nga figura vërejmë se çdo oktet mund të marrë vlerat nga 0 e deri në 255, sepse
kemi 8 bite në dispozicion, d.m.th. 28=256.
Çdo oktet mund të zbërthehet në 256nëngrupe të cilat nëngrupe mund të zbërthehen në 256
nëngrupe të tjera me nga256 IP adresa secila. Këtij lloj adresimi i referohemi si adresim
hierarkik, pasi ështëi organizuar në nivele të ndryshme.
Në figurën e mësipërme gjithashtu vërejmë seIP adresa në një numër i kombinon dy
identifikuesit bazë: atë të rrjetit dhe tëhostit. Ky numër duhet të jetë numër unik brenda një
rrjeti, pasi dy hoste me IPadresa të njëjta do të shkaktonin konflikt dhe konfuzion mes tyre,
dhe si rezultatdo ta pamundësonin rrugëtimin e paketave deri te destinacioni.

Klasat e IP adresave
Siç diskutuam në kapitullin e mëparshëm, në vitin 1980 është futur në përdorimmodeli TCP/IP
i rrjeteve. Fillimisht ky model mbështetej në skemën adresues medy nivele, që në atë kohë
ishte adekuate, duke marrë parasysh madhësitë dheshtrirjen e rrjeteve.
Mirëpo, dizajnuesit e TCP/IP‐së nuk kanë mundur tëparashikojnë se protokolli i tyre një ditë
do të ketë shtrirje dhe përdorim global,gjë që ka ndodhur në ditët e sotme.

Për të definuar dhe për të përkufizuar rrjetet kompjuterike në ato të vogla, tëmesme dhe të
mëdha, IP adresat ndahen në disa klasa.
Me klasën A definohenrrjetet e mëdha, me klasën B rrjetet e mesme dhe me klasën C rrjetet e
vogla.
Ekzistojnë edhe dy klasë të tjera të IP adresave, klasa D që përdoren për multicast nga ana e
aplikacioneve dhe protokolleve të rrugëtimit dhe klasa E është erezervuar nga IETF‐ja (ang.
Internet Engineering Task Force) për hulumtimet e tyrebrendshme.
Klasat A dhe B të adresave përbëjnë 75 % të hapësirës adresuese të IPv4, edhe psetë dy
bashkë kanë më pak se 17 000 adresa të rrjeteve që mund t’u caktohenorganizatave të
ndryshme.
Klasa C e adresave të rrjetit është më e shpeshtë nënumër edhe pse ata zënë vetëm 12,5% të
hapësirës së përgjithshme adresuese tëIPv4 siç mund të shihet edhe në fgurën e radhës.

Figura 4.2 ‐ Shpërndarja e adresave IPv4 sipas klasave


Për nga dizajni, klasa C e adresave është e kufizuar në 254 adresa tëshfrytëzueshme nga hostet
në rrjet.
Në shumicën e rasteve ky numër i adresave tëdedikuar për hoste është i pamjaftueshëm për
të plotësuar nevojat e organizatavetë mëdha që nuk kanë mundësi të sigurojnë adresat nga
klasa A apo B.
Edhe po tëkishim numër më të madh të adresave të definuara për klasat A, B, C, numri tepër
i madh i tyre në përdorim do të krijonte tabelat e rrugëtimit me madhësi shumë të
mëdha sa që do t’i ngulfatnin ruterët e Internetit.

IP Adresat e klasës A
Klasa A e IP adresave është definuar në atë mënyrë ku një bajt1 (një oktet) i është caktuar
pjesës së adresës së rrjetit, ndërsa 3 bajtët (oktetët) e mbetur përdoren për të adresuar hostet në
rrjet.
Në figurën në vazhdim është paraqitur struktura e IP adresave të klasës A.

Figura 4.3 ‐ Formati i adresave të Klasës A


Nga figura vërejmë se pjesa e rrjetit te adresat e klasës A është një bajt, ku biti i parë i oktetit
të parë është i rezervuar ndërsa me 7 bita të tjerë mund të llogariten adresat e rrjetit.
Si rezultat i kësaj strukture numri maksimal i rrjeteve në klasën Aështë 128, pasi që secila
pozitë e 7 bitave mund të marrë vlerat 0 ose 1, prandajbaza 2 në fuqi 7 na japin gjithsej 128
kombinime.
Në formë binare rangun eadresave të rrjetit të klasës A do ta shprehnim në këtë mënyrë:

Mirëpo këtu nuk përfundon çdo gjë, adresa e rrjetit me të gjitha zero (00000000) zakonisht
është e rezervuar nga ruterët dhe përfaqëson rrugën default.
Gjithashtu, adresa 127.0.0.0 është e rezervuar për qëllime diagnostifikimi të kartelës së rrjetit,
dhe po ashtu nuk mund të përdoret për adresim të hosteve.
Kjo do të thotë se rangu i përdorshëm i adresave të klasës A është nga 1 e deri te 126.
Çdo adresë e klasës A ka tre bajtë apo 24 bitë që mund të përdoren për të adresuar hostet në
rrjet. Prandaj, baza 2 në fuqi 24 apo 224 do të na japë gjithsej 16777216 adresa unike.
Por, pasi adresat me të gjitha zerot dhe me të gjitha njëshat janë të rezervuara, atëherë numri
maksimal i adresave për një rrjet të klasës A do të jetë 16777214 pra dy më pak.
Adresa e klasës A:
32.0.0.0 – sipas figurës së mësipërme të gjithë bitët me vlerë 0 në tre oktetet e
hosteve paraqesin adresën e rrjetit.
32.255.255.255 – sipas po të njëjtës figurë të gjithë bitët me vlerë 1 në tre oktetet
e hosteve paraqesin broadcast adresën.
Në bazë të parametrave që i cekëm më lart vijmë në përfundim se adresat evlefshme që mund
të caktohen për hostet janë numrat në mes të adresës së rrjetitdhe broadcast adresës. Atëherë
vargu i adresave që mund t’u caktohen hostevedo të jetë nga 32.0.0.1 e deri më
32.255.255.254.
IP adresat e klasës B

Tek klasa B e adresave të rrjetit, dy bajtët e parë janë të dedikuar për adresën e
rrjetit, ndërsa dy bajtët e mbetur përdoren për adresim të hosteve në rrjet. Në
figurën në vazhdim është paraqitur struktura e IP adresave të klasës B.

Në figurë vërejmë se pjesa e rrjetit te adresa e klasës B është dy bajtë, që do të na


japë gjithsej 216 kombinime unike të adresave. Mirëpo në RFC 791 (ang. Request
For Comments) është definuar që biti i parë nga okteti i parë të pjesës së rrjetit
çdo herë duhet të ketë vlerën 1, ndërsa biti i dytë çdo herë duhet të ketë vlerën 0.
Ky definim i adresës së rrjetit të klasës B na lë me 14 bitë për llogaritje të rrjeteve
ku gjithsej në dispozicion do të kemi 214 apo 16384 adresa unike të rrjetit për
klasën B. Në formë binare rangun e adresave të rrjetit të klasës B do ta shprehnim
në këtë mënyrë:

Gjithashtu, nga figura vërejmë se për të adresuar hostet klasa B e IP adresave ka


të ndarë dy bajtë. Nga kjo del se numri i adresave të dedikuara për hoste do të
jetë 216 ‐2, ku me minus 2 definojmë pjesët e adresave me të gjitha 0 dhe me të
gjitha 1, pra në total do të kemi 65534 adresa të mundshme për çdo rrjet të klasës
B.
Duke u bazuar në përkufizimin e mësipërm atëherë për të definuar vargun e IP
adresave të vlefshme për adresimin e hosteve në rrjetet e klasës B do ta
analizojmë shembullin në vazhdim.
Adresa e klasës B:
148.36.0.0 ‐ sipas figurës të gjithë bitët me vlerë 0 në dy oktetet e hosteve
paraqesin adresën e rrjetit.
148.36.255.255 ‐ sipas figurës të gjithë bitët me vlerë 1 në dy oktetet e hosteve
paraqesin broadcast adresën.
Në bazë të parametrave që i cekëm më lartë vijmë në përfundim se adresat e
vlefshme që mund të caktohen për hostet janë numrat në mes të adresës së rrjetit
dhe broadcast adresës. Atëherë vargu i adresave që mund t’u caktohen hosteve
do të jetë nga 148.36.0.1 e deri më 148.36.255.254.
IP adresat e klasës C
Tek klasa C e adresave të rrjetit, tre bajtët e parë janë të dedikuar për adresën e
rrjetit, ndërsa bajti i mbetur do të përdoret për adresim të hosteve në rrjet. Në
figurën në vazhdim është paraqitur struktura e IP adresave të klasës C.

Në figura 5 vërejmë se pjesa e rrjetit te adresat e klasës C është tre bajtë, që do të


na jep gjithsej 224 kombinime unike të adresave. Mirëpo, në RFC 791 është
definuar që dy bitët e parë nga okteti i parë i pjesës së rrjetit çdo herë duhet të
kenë vlerën 1 ndërsa biti i tretë çdo herë duhet të ketë vlerën 0. Ky definim i
adresës së rrjetit të klasës C na lë me 21 bitë për llogaritje të rrjeteve ku gjithsej
në dispozicion do të kemi 221 apo 2097152 adresa unike të rrjetit për klasën C.
Në formë binare rangun e adresave të rrjetit të klasës C e shprehim në këtë
mënyrë:

Duke u bazuar në përkufizimin e mësipërm atëherë për të definuar vargun e IP


adresave të vlefshme për adresimin e hosteve në rrjetet e klasës C do ta
analizojmë shembullin në vazhdim.
Adresa e klasës C
197.122.98.0 ‐ sipas figurës të gjithë bitët me vlerë 0 në oktetin e fundit atë të
hosteve paraqesin adresën e rrjetit.
197.122.98.255 ‐ sipas figurës të gjithë bitët me vlerë 1 në oktetin e fundit atë të
hosteve paraqesin broadcast adresën.
Në bazë të parametrave që i cekëm më lartë vijmë në përfundim se adresat e
vlefshme që mund të caktohen për hostet janë numrat në mes të adresës së rrjetit
dhe broadcast adresës. Atëherë, duke ju referuar shembullit të mësipërm vargu i
adresave që mund t’u caktohen hosteve do të jetë nga 197.122.98.1 e deri më
197.122.98.254.

Subnetimi
Në vitin 1985 është prezantuar RFC 950 që ka definuar procedurën standarde me
anë të së cilës do të përkrahej ndarja logjike e rrjeteve fizike të klasave A, B dhe C.
Ky proces quhet procesi i subnetimit të rrjeteve të mëdha.
Për të krijuar strukturën adresuese me subnete, bitët e adresës nga pjesa e hostit
do të duhet të ricaktohen si pjesë e bitëve të rrjetit. Këtij procesi i referohemi si
“huazim i bitëve”. Pikënisja e këtij procesi gjithmonë janë bitët e hostit që
ndodhen në pjesën më të majtë të adresës, pra ata bitë që janë më afër oktetit të
fundit të pjesës së rrjetit të një adrese ashtu siç është paraqitur me një shembull
në tabelën 4.4.
Nga tabela 4 shohim se fusha e subnetës dhe fusha e hostit janë krijuar nga bitët e
pjesës origjinale të hostit të një IP adrese. Pjesa e rrjetit e një adrese nuk
zvogëlohet kurrë, me fjalë të tjera, rregullat e ndarjes së adresave në klasa A, B
dhe C vlejnë çdo herë edhe kur bëhet subnetimi. Mirëpo, pjesa e hostit në adresë
zvogëlohet për të akomoduar pjesën e subnetuar të adresës.

Subnet Maska
Subnet maska na mundëson të përcaktojmë se cila pjesë e IP adresës është e
rezervuar për rrjet dhe cila pjesë është e rezervuar për përdorim nga hostet.
Sikurse IP adresa edhe subnet maska përbëhet nga 32 bitë (4 bajtë) dhe shkruhet
në mënyrë të njëjtë duke përdorur numra decimalë të ndarë me pikë. Bitët e që
përfaqësojnë pjesën e rrjetit në subnet mask e kanë vlerën 1 ndërsa bitët që
përfaqësojnë pjesën e hostit e kanë vlerën 0.
E shprehur në formë binare subnet maska do të paraqitet në këtë mënyrë:
11111111 11111111 00000000 00000000
Ose e shprehur në formë më të lexueshme decimale
255.255.0.0
Subnet maska është komponentë kritike gjatë komunikimit në rrjetetkompjuterike. Pajisjet e
rrjetit gjatë procesit të rrugëtimit e përdorin IP adresën ehostit dhe subnet maskën për të
vendosur se a është rrjete në të cilën ndodhethosti përkatës rrjet lokal apo ndonjë rrjet i
largët.Çdo klasë e IP adresave e ka default subnet maskën e vetë ashtu siç ështëparaqitur në
tabelën 4.5 në vazhdim.
11 Roli i Suiçit në LAN
Suiçi (ang. switch) është pajisje e specializuar e rrjeteve kompjuterike që vepron në shtresën e
dytë të modelit OSI apo shtresën e parë të modelit TCP/IP.
Suiçi është pajisje që lidh segmentet e LAN‐it dhe e përdor tabelën e MAC (ang. Media
Access Control) adresave (fizike) për të përcaktuar se në cilin segment të LAN‐it duhet të
transmetohet korniza përkatëse.
Suiçi në LAN mundëson që shumë shfrytëzues të komunikojnë paralelisht duke shfrytëzuar
qarqet virtuale dhe mikrosegmente të dedikuara të rrjetit në një ambient ku nuk ka ndeshje
(ang. Collisions) të kornizave. Si rezultat kemi rritjen në maksimum të shfrytëzimit të
bandwidthit ekzistues në mediumin e përbashkët.
Suiçi shfrytëzon teknologji harduerike për të vendosur se në cilin port duhet ta përcjellë
kornizën e pranuar. Logjika bazë me të cilën suiçi i përcjell kornizat e të dhënave nga porti i
hyrjes në atë të daljes është përshkruar në hapat vijues.
1. Korniza arrin në portin përkatës të suiçit.
2. Nëse destinacioni i kornizës është adresa broadcast (adresë që i korrespondon të
gjitha pajisjeve në një LAN) apo adresa multikast (adresë që i korrespondon më
shumë se një pajisjeje në LAN), atëherë suiçi e përcjell kornizën në të gjitha portet
përveç portit në të cilin ka hyrë korniza.

3. Nëse destinacioni i kornizës është adresa unikast (adresë që i korrespondon vetëm një
pajisjeje) dhe kjo adresë nuk ndodhet në tabelën e adresave, atëherë suiçi do ta
përcjell kornizën në të gjitha portet përveç portit në të cilin ka hyrë korniza.

4. Nëse destinacioni i kornizës është adresa unikast dhe ndodhet në tabelën e adresave,
dhe nëse adresa që i korrespondon kësaj kornize nuk i asociohet portit nëpërmjet të
cilit korniza është pranuar, suiçi e përcjellë këtë kornizë në portin e duhur që shpie
te caku i dëshiruar.

Duke u nisur nga kjo që u tha vijmë në përfundim se suiçi bën segmentimin apo ndarjen e
domenit të ndeshjeve (ang. collision domain) në shumë domene të vogla, me ç’rast secili
klient paraqet domen ndeshjes në vete.
Duke iu falënderuar këtyre vetive suiçi ka gjetur zbatim shumë të gjerë në rrjetet e sotme.
Procesi i pranimit të kornizës në një port të suiçit dhe transmetimit të saj në portin tjetër në
drejtim të destinacionit quhet proces i komutimit të kornizave.
Suiçi të gjitha vendimet për komutim të kornizave i bën duke u bazuar në MAC adresa, dhe
meqenëse këto adresa i takojnë shtresës së dytë të modelit OSI atëherë themi se suiçi bën
komutim të shtresës së dytë.
Varësisht nga kapaciteti i bandwidthit të porteve suiçi përdor dy mënyra për t’i transmetuar
kornizat:
 Transmetimi Simetrik
 Transmetimi Asimetrik
Teknologjitë transmetuese të Suiçit
Kur flasim për komutimi të kornizave te suiçat dy aspekte janë të rëndësishme, shpejtësia dhe
teknologjia e transmetimit. Suiçi transmeton duke përdorur dy teknologji:
 Transmetimi gjysmëdupleks (ang. Half‐duplex)
 Transmetimi dupleks i plotë (ang. Full‐Duplex)

Tek transmetimi gjysmëdupleks hosti njëkohësisht mundet vetëm të transmetojëpor jo edhe të


pranojë kornizat.
Transmetimi dupleks i plotë mundëson rrjedhjen e kornizave në të dy drejtimet në
të njëjtën kohë. Analogji me jetën e përditshme është telefoni i cili i mundëson dy
bisedueseve të flasin njëkohësisht.
Konfigurimi i Suiçit – është material i shkëputur në platformen edmodo.com
Modeli TCP/IP
Modeli referues TCP/IP emrin e ka marrë nga shkurtesa e dy protokolleve Transmission
Control Protocol / Internet Protocol dhe është zhvilluar nga Departamenti Amerikan i
Mbrojtjes – DOD (ang. Department of Defense) me qëllim të krijimit të rrjeteve që do të
mbijetonin në kushte më të vështira operimi, duke përfshirë këtu edhe luftën nukleare.
Kërkesa primare e Departamentit të Mbrojtjes ka qenë që të dhënat të transmetohen në mënyrë
të besueshme në çdo destinacion të rrjetit dhe në çdo rrethanë. Kjo kërkesë është plotësuar me
krijimin e modelit referues TCP/IP.
Versioni prezent i modelit TCP/IP është standardizuar për herë të fundit në vitin 1980. Modeli
TCP/IP është njësoj i vlefshëm sikur modeli OSI. Kemi thënë se modeli OSI është definuar
nga organizata ndërkombëtare ISO si standard global komunikimi që në vete paraqet kornizë
punuese për rrjete moderne. Protokollet e TCP/IP‐së janë baza e Internetit. Versioni prezent i
TCP/IP‐së bazohet në skemë të adresimit 32 bitëshe të quajtur IPv4. Në nivel global është
duke u punuar që të kalohet në skemën e re të adresimit 128 bitëshe të quajtur IPv6.
Nga fillimi TCP/IP është zhvilluar si standard i hapur, që nënkupton se çdokush mund ta
përdorë në implementimet e veta. Kjo qasje e ka përshpejtuar kalimin dhe zhvillimin e
TCP/IP‐se si standard global.
Për ndryshim nga modeli OSI, modeli TCP/IP përbëhet nga katër shtresa:
 Shtresa e katërt – Shtresa e Aplikacionit
 Shtresa e tretë – Shtresa e Transportit
 Shtresa e dytë – Shtresa e Internetit
 Shtresa e parë – Shtresa e Qasjes në Rrjet
Edhe pse disa nga shtresa të modelit TCP/IP kanë emra të njëjtë me shtresat e modelit OSI,
shtresat e dy modeleve nuk përputhen plotësisht. Shembull më konkret është shtresa e
aplikacionit që ka funksion të ndryshëm në dy modele.

Nëse e bëjmë krahasimin e këtyre dy modeleve mund të shohim shumë ngjashmëri dhe
ndryshime. Një krahasim të këtyre modeleve e kemi paraqitur në figurën e radhës.
Figura 3.4 ‐ Krahasimi i modeleve TCP/IP dhe OSI

Ngjashmëritë e këtyre dy modeleve përfshijnë këto elemente:


 Të dy modelet përdorin shtresa për të përshkruar funksionimin e rrjeteve.
 Të dy modelet kanë shtresën e aplikacionit, edhe pse kjo shtresë ka funksione të
ndryshme.
 Të dy modelet kanë ngjashmëri në shtresat e transportit dhe të rrjeteve.
 Të dy modelet presupozojnë se paketat komutohen. Kjo nënkupton se paketat
individuale mund të udhëtojnë nëpër rrugë të ndryshme për të arritur deri te
destinacioni i njëjtë.

Dallimet në mes të këtyre dy modeleve përfshijnë këto dy elemente:


 Modeli TCP/IP grupon funksionet e OSI shtresës së prezantimit dhe sesionit në
shtresën e aplikacionit.
 Modeli TCP/IP grupon funksionet e OSI shtresës së Data‐Linkut dhe shtresës Fizike në
shtresën e Qasjes në Rrjet.
 Në shikim të parë modeli TCP/IP duket më i thjeshtë pasi ka më pak shtresa.
Protokollet e modelit TCP/IP janë standarde rreth të cilëve është zhvilluar i gjithë Interneti i
sotëm.
Në figurën e mëposhtme është paraqitur lidhja në mes të shtresave të TCP/IP modelit
protokolleve që veprojnë në ato shtresa.

Figura 3.5 ‐ Protokollet e modelit TCP/IP

Nga kjo skemë vijmë në përfundim se protokollet e shtresës së aplikacionit marrin shërbim
nga protokollet e shtresës së transportit. Në kontrast, shtresa e transportit përdor shërbimin e
protokollit të shtresës së internetit e cila shtresë përdor shërbimet e shtresës së qasjes në rrjet.
Në këtë mënyrë kompletohet i tërë procesi i komunikimit të hosteve nga burimi e deri te
destinimi.
78

You might also like