Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Ligjerata e 9-të : Kontrolli

1.Çfarë paraqet kontrolli si funksion I menaxhmentit ?

- Kontrolli si funksion I menaxhmentit paraqet process të sigurimit të suksesit të qëllimeve


organizacionale

2.Çfarë paraqet kontrolli sipas Fajol-it ?


- Sipas Fajol-it kontrolli konsiston në verifikimin nëse çdo gje kryhet në përputhje me planin e
paraparë të punës së haruar, me instruksionet e dhëna dhe parimet e definuara.

3.Çfarë paraqet kontrolli ?


- Kontrolli paraqet process përmes të cilit meanxherët e organizatës ndjekin dhe rregullojnë se sa
një organizatë, në mënyrë efikase dhe efektive, irealizon aktivitetet e veta të nevojshme për
realizimin e qëllimeve organizacionale.

4.Çfarë është kontrollimi ?


- Kontrollimi është process I matjes së rezultateve të realizuara, krahasimin e atyre rezultateve
me planet ose ndonjë standard tjetër, diagnostifikimin e shkaqeve të devijimeve të realizimeve
nga parametrat e planifikimit dhe marrja e aksionit korrektiv kur është e nevojshme .

5.Çfarë duhet të ndërtojnë organizatat që të jenë efikase?

- Organizatat për të qenë efikase duhet të ndërtojnë sisteme të kontrollit, pasi që sistemet e
kontrollit paraqesin sisteme që mundësojnë vendosjen e qëllimeve formale, monitorimin,
evaluimin dhe informacionet kthyese që u sigurojnë informacione menaxherëve për atë se
strategjia dhe struktura e organizatës a funksionon në mënyrë efikase dhe efektive.

6.Çfarë I mundëson organizatës sistemi I kontrollit?


-Sistemi I kontrollit I mundëson organizatës ti përgjigjet edhe sfidës së kualitetit të prodhimeve
dhe shërbimeve, ai përcakton cilësinë dhe performancës e prodhimeve dhe shërbimeve duke u
dhënë menaxherëve informata kthyese për kualitetin e prodhimeve dhe shërbimeve.

7.Çfarë mundëson kontrolli në organizatë ?


- Kontrolli në organizatë mundëson matjen e realizimit të aktiviteteve në të gjitha fazat e procesit
të prodhimeve dhe shërbimeve.

8.Sa lloje të kontrollit ekzistojnë dhe sqaroi ato ?


- Ekzistojnë 3 lloje të kontrollit: Kontrolli paraprak,rrjedhës dhe kontrolli përfundimtar.
- Kontrolli paraprak; është kontroll që realizohet në fazën e pranimit të inputeve nga rrethina e
jashtme, ky kontroll përfshin kontrollin e burimeve fizike.
- Kontrolli vijues; ky kontroll realizohet gjatë realizimit të aktiviteteve të punës në mënyrë të
drejtpërdrejtë dhe në qendër të tij janë proceset transformuese, qëllimi I këtij kontrolli është
eliminimi I gabimeve gjatë procesit të transformimeve të inputeve në outputeve.
-Kontrolli përfundimtar; fokusohet në autputet e organizatës, ai ka për qëllim të marrë
informacione kthyese për sasinë dhe cilësinë e prodhimeve dhe shërbimeve dhe për reaksionet e
klientëve ndaj prodhimeve dhe shërbimeve, ky kontroll njihet edhe si kontroll I feedbackut sepse
u jep informacione drejtpërdrejtë menaxherëve.

9.Çfarë është procesi I kontrollit ?


- Procesi I kontrollit është process I krahasimit të performancës aktuale me standardet dhe
ndërmarrjen e aksioneve korrigjuese të nevojshme.

10. Numëro fazat e procesit të kontrollit ?


* Vendosja e standardeve për realizim dhe qëllimeve në bazë të të cilave duhet të vlerësohet
realizimi.
*Matja e realizimit me standardet
*Krahasimi I rezultateve të realizuara me standardet e vendosura
*Vlerësimi I rezultateve dhe inicimi I masave korrigjuese nëse nuk është plotësuar standardi

11.Çfarë është likuiditeti ?


- Likuiditeti është një kusht për drejtimin financiar dhe një kusht I mbijetesës së ndërmarrjes.

12.Çfarë duhet të shfrytëzohen si tregues për shfrytëzimin e mjeteve të ndërmarrjes ?


* Koeficienti I qarkullimit të kërkesave
* Koeficienti mesatar I arkëtimit të kërkesave
* Koeficienti mesatar si pagesës së obligimeve
* Koeficienti I qarkullimit të stoqeve
* Koeficienti I qarkullimit të mjeteve fikse
* Koeficienti I qarkullimit të mjeteve të përgjithshme.

13.Në çka bazohet analiza Dupont ?


- Dupont analiza bazohet në të dhënat nga bilanci I gjendjes dhe bilancit të suksesit.Qëllimi
kryesor I kësaj analize financiare është të shpjegojë treguesin më të rëndësishëm të ndërmarrjes
shkallën e fitimit të kapitalit të vet ndërmarrjes.

14. Sqaro tre mekanizmat e kontrollit të sjelljes ?


* Supervizioni I drejtëpërdrejtë; si mekanizëm I kontrollit është mekanizëm ku menaxherët në
mënyrë active e mbikqyrin sjelljen e punonjësve duke I mësuar punonjësit se çka është adekuate
e çka nuk është.
* Menaxhimi përmes qëllimeve; është filozofi e menaxhmentit e cila potencon kornizën e
harmonizaur për menaxherët e nivelit të lartë dhe menaxherëve të tjerë formulimin e qëllimeve si
factor kryesor I motivimit, evalouimit dhe kontrollit.
* Kontrolli burokratik; paraqet një system të tërë rregullash, standardesh dhe procedurash
operative, të cilat e rregullojnë sjelljen e punëtorëve.

15.Çfarë paraqet kultura organizative ?


- Kultura organizative, paraqet tërësi të vlerave, normave, standardeve të sjelljes dhe pritjet e
përbashkëta, të cilat kontrollojnë mënyrën se si individët ose grupet në një organizatë
komunikojnë në mes veti dhe punojnë për realize të qëllimeve të organizatës.

You might also like