Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 40

FLETORJA ZYRTARE

E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare
www.legjislacionishqiptar.gov.al

Nr.10 13 shkurt 2008


PËRMBAJTJA
Faqe

Ligj nr.9859 Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995
datë 21.1.2008 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar ……… 301

Ligj nr.9860 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8518, datë 30.7.1999
datë 21.1.2008 “Për ujitjen dhe kullimin” …………………………….. 302

Ligj nr.9861 Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror ……………… 319
datë 24.1.2008

Ligj nr.9862 Për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi sasinë e arit dhe të
datë 24.1.2008 metaleve të tjera të çmuara nga Këshilli i Ministrave i
Republikës së Shqipërisë Bankës së Shqipërisë ………………… 336

Vendim i Kuvendit Për miratimin e programit të statistikave zyrtare për periudhën


nr.153, datë 31.1.2008 2007-2011 ………………………………… 337

Vendim i Kuvendit Për shtyrjen e afatit të komisionit hetimor të kuvendit “Mbi


nr.154, datë 31.1.2008 përgjimet e paligjshme të telefonave”………………………… 338

Vendim i Kuvendit Për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së


nr.155, datë 4.2.2008 Shqipërisë ………………………… 338

Dekret nr.5603 Për lejim lënie të shtetësisë shqiptare …………………………… 339


datë 6.2.2008

Dekret nr.5608 Për emërimin e rektorit të universitetit “Fan S.Noli” të Korçës. 340
datë 6.2.2008
Nr. 9860, datë 21.1.2008

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8518, DATË 30.7.1999


“PËR UJITJEN DHE KULLIMIN”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8518, datë 30.7.1999 “Për ujitjen dhe kullimin”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Kudo në ligj emërtimet:


a) “Shoqata e përdoruesve të ujit” dhe “Federata e shoqatave të përdoruesve të ujit” zëvendësohen
me emërtimet “Organizata e përdoruesve të ujit” dhe “Federata e organizatave të përdoruesve të ujit”.
b) “Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit” dhe “Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit” zëvendësohen
me emërtimet “ministri” dhe “ministria”.
c) “Bordi i përfaqësuesve” zëvendësohet me emërtimin “Këshilli i përfaqësuesve”.

Neni 2

Në nenin 1, në shkronjat “ç” dhe “d”, fjalët “e të drejtave të përdorimit” hiqen.

Neni 3

Neni 2 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 2
Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:


1. “Organizatë” është organizata e përdoruesve të ujit, që organizohet dhe vepron sipas këtij ligji.
2. “Asambleja e organizatës” është organi kryesor vendimmarrës.
3. “Përfitues” janë fermerët ose banorët, që jetojnë në zonat nënujitje dhe/ose nënkullim, të
përcaktuara në këtë nen dhe të cilët përfitojnë nga shërbimet përkatëse.
4. “Federatë” është federata e organizatave të përdoruesve të ujit, që organizohet dhe vepron sipas
këtij ligji.
5. “Këshill administrativ” është organi i ngarkuar për drejtimin e një organizate apo federate.
6. “Bordi i kullimit” është person juridik publik, i krijuar në përputhje me kreun V të këtij ligji.
7. “Stacion pompash kullimi” është tërësia e elektropompave, të vendosura në grup apo të veçanta,
linjat e furnizimit me energji elektrike, linjat e telefonit dhe nënstacionet e lidhura me të, që shërbejnë për
kullimin e tokave.
8. “Vepra të mbrojtjes nga përmbytja” janë pendë/argjinaturë të mbrojtjes nga përmbytja dhe
ndërtimet përgjatë lumenjve dhe rrjedhave të tjera ujore, kanaleve të ujërave të larta, për parandalimin nga
përmbytja të tokave bujqësore dhe të qendrave rurale.
9. “Zonë e shërbimit të ujitjes” është një zonë e caktuar gjeografike, që furnizohet me ujë nga
organizata ose federata, që përdor një/disa sisteme ujitjeje.

10. “Zonë nën kullim” është një zonë e caktuar gjeografike, që përfiton prej një sistemi kryesor
kullimi.
11. “Sistem ujitjeje” është një rrjet kanalesh ujitëse, së bashku me veprat përkatëse hidroteknike,
rezervuarët, digat, strukturat devijuese, stacion pompash, rrugë, ndërtesa dhe infrastruktura e tyre, të
furnizuara nga një kanal parësor ose një rezervë ujore parësore, për ujitjen e një sipërfaqeje toke, përfshirë
tubacionet dhe kanalet, që kullojnë vetëm atë sipërfaqe toke. Sistemi i ujitjes përfshin edhe tokën
bashkëngjitur me kanalet e ujitjes, e cila është mbajtur nën pronësinë e shtetit, për sigurimin e aksesit në
kanale të tilla.
12. “Sistem kullimi” është një rrjet kullimi, me kanale të ndërtuara/tubacione dhe kanale natyrore,
si dhe me veprat përkatëse hidroteknike dhe infrastrukturën, përfshirë këtu stacionet e pompave të kullimit,
rrugët dhe ndërtesat. Sistemi i kullimit shërben për të kulluar tokën, përfshirë edhe tokën bujqësore, rrugët
dhe zonat urbane. Sistemi i kullimit përfshin edhe tokën bashkëngjitur me kanalet kulluese, të ndërtuara
dhe ato natyrore, e cila është mbajtur në pronësinë e shtetit, për sigurimin e aksesit në kanale të tilla.
13. “Kanal kryesor ujitës” është kanali ujitës, që transporton ujë nga një lumë, përrua, rezervuar
ose burime të tjera ujore drejt një ose me shumë sistemeve ujitëse dhe çdo stacioni pompimi, mbi ose të
lidhur me këtë kanal.
14. “Digë” ka kuptimin e përcaktuar në shkronjën “a” të nenit 2 të ligjit nr. 8681, datë 2.11.2000
“Për projektimin, ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e digave dhe dambave”.
15. “Rezervuar” është rezervë artificiale uji, formuar nga akumulimi ose bllokimi i ujit me anë të
një dige.
16. “Ministri” është Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.
17. “Ministria” është Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.”.

Neni 4

Në nenin 3 fjalët “që përdoren për ujitjen e tokave bujqësore” hiqen.

Neni 5

Në nenin 4, shkronja “b” ndryshohet si më poshtë:


“b) sistemet e ujitjes dhe të kullimit funksionojnë për rregullimin e regjimit ujor në tokë, si të
tepricës dhe deficitit të lagështisë, për të parandaluar erozionin dhe ndotjen, gjithnjë në funksion të
mbrojtjes së mjedisit”.

Neni 6

Në nenin 5 bëhen këto ndryshime:


1. Pika 2 shfuqizohet.
2. Në pikat 3 e 4 fjala “dhënë” zëvendësohet me fjalën “transferuar”.

Neni 7

Neni 6 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 6
Detyrat dhe përgjegjësitë e ministrit

1. Ministri ka këto detyra dhe përgjegjësi:


a) përcakton politikën kombëtare të ujitjes dhe të kullimit;
b) mbikëqyr funksionimin dhe veprimtarinë e organizatave të federatave dhe bordeve të kullimit
nga ana ligjore dhe financiare;
c) mbikëqyr infrastrukturën e ujitjes dhe të kullimit nga ana teknike;
ç) propozon krijimin e bordeve të kullimit;
d) autorizon transferimin e sistemeve të ujitjes dhe të kanaleve kryesore ujitëse organizatave dhe
federatave;
dh) ndërmerr veprime të nevojshme, për të garantuar sigurinë e veprave të mbrojtjes nga përmbytja
dhe të digave, që janë pjesë e sistemeve të ujitjes;
e) mban regjistrin e organizatave, të federatave dhe bordeve të kullimit;
ë) këshillon dhe udhëzon organizatat, federatat dhe bordet e kullimit, me kërkesën e këtyre të
fundit, për çështje ligjore, teknike dhe financiare;
f) mbikëqyr zgjedhjen e këshillave administrative të organizatave dhe federatave;
g) kryen kontrollet financiare të organizatave, federatave dhe të bordeve të kullimit;
gj) kryen kontrollin teknik dhe fizik të sistemeve të ujitjes, kanaleve kryesore, sistemeve kryesore
të kullimit dhe veprave mbrojtëse nga përmbytjet;
h) monitoron cilësinë e ujërave të ujitje-kullimit dhe të tokave nën sistemin e këtyre ujërave;
i) kryen detyra të tjera, të përcaktuara në këtë ligj.
2. Ministri ngarkon institucionet e varësisë për kryerjen e disa prej detyrave të përcaktuara në këtë
nen.”.

Neni 8

Neni 7 shfuqizohet.

Neni 9

Neni 9 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 9
Bazat për transferimin e infrastrukturës së ujitjes dhe të kullimit

1. Transferimi i infrastrukturës së ujitjes dhe të kullimit bazohet në të drejtën kontraktuale të


përdorimit ose në vendimin e Këshillit të Ministrave.
Konkretisht transferimi mbi bazën e së drejtës kontraktuale të përdorimit bëhet me marrëveshje me
shkrim, në formën e parashikuar, ndërmjet ministrisë dhe kujtdo, që i transferohet prona, për jo më pak se
10 vjet. Në marrëveshje përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e
infrastrukturës.
2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, mund të përcaktojë, me vendim, dhënien me
koncesion, transferimin në pronësi të infrastrukturës, sipas dispozitave ligjore në fuqi, pa ndryshuar
destinacionin.
3. Organizata, federata ose bordi i kullimit, të cilit i është transferuar pronësia e infrastrukturës,
nuk mund ta shesë, ta lërë në hipotekë ose ta tjetërsojë në mënyra të tjera infrastrukturën ose çdo pjesë të
saj.”.

Neni 10

Në nenin 10 bëhen këto ndryshime:


1. Shkronja “a” ndryshohet si më poshtë:
“a) diga, rezervuari, kanali kryesor, që i shërben më shumë se një organizate, mund t’i transferohet
federatës, e cila është krijuar për t’i shfrytëzuar dhe mirëmbajtur ato;”.
2. Në shkronjat “c” dhe “ç” fjala “kalohet” zëvendësohet me fjalët “mund t’i transferohet”.

Neni 11

Neni 11 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 11
Shfrytëzimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës së ujitjes dhe të kullimit

1. Organizata shfrytëzon sistemin e ujitjes së transferuar, në mënyrë të tillë, që çdo anëtar i saj të
marrë ujë në kohën dhe sasinë e kërkuar.

2. Çdo organizatë merr masat e nevojshme për të ruajtur dhe mirëmbajtur çdo sistem ujitjeje, që i
është transferuar, për të parandaluar ndërhyrjet e paautorizuara në to, përfshirë edhe sipërfaqet e tokës
bashkëngjitur, të cilat janë përfshirë në atë sistem.
3. Çdo federatë merr masat e nevojshme për të ruajtur dhe mirëmbajtur çdo infrastrukturë, që i
është transferuar, për të parandaluar ndërhyrjet e paautorizuara, përfshirë edhe sipërfaqet e tokës
bashkëngjitur, të cilat janë përfshirë në atë sistem.
4. Çdo federatë dhe organizatë duhet:
a) të mirëmbajë dhe të shfrytëzojë infrastrukturën, që i është transferuar;
b) të përmbushë detyrat, në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e mjedisit, rezervave ujore
dhe digave;
c) të monitorojë sasinë e ujit që përdor gjatë një viti.
5. Ministri nxjerr udhëzime për shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së ujitjes, të
kullimit e të mbrojtjes nga përmbytja, të transferuara sipas nenit 10 të këtij ligji.”.

Neni 12

Pas nenit 11 shtohet neni 11/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 11/1
Mosvënia në punë dhe shitja e infrastrukturës

1. Asetet e patundshme të një sistemi ujitjeje, i cili, brenda pesë viteve nga hyrja në fuqi e këtij
ligji, nuk i është transferuar një organizate, sipas nenit 10 të ligjit, ose nuk vihet në punë, mund të
privatizohen së bashku me sipërfaqen përkatëse të tokës, sipas legjislacionit në fuqi.
2. Një kanal kryesor, i cili, brenda pesë viteve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, nuk i është transferuar
një organizate, sipas nenit 10 të ligjit, ose nuk vihet në punë, mund të privatizohet së bashku me sipërfaqen
përkatëse të tokës, sipas legjislacionit në fuqi.
3. Në kontekstin e këtij neni, termi “mosvënie në punë” për digën, që është një pjesë e sistemit të
ujitjes ose e kanalit kryesor, nënkupton që diga shembet ose modifikohet në mënyrë të tillë, që të mos jetë
në gjendje të mbledhë apo të akumulojë rezerva ujore.”.

Neni 13

Kreu III ndryshohet si më poshtë:

“KREU III
ORGANIZATAT E PËRDORUESVE TË UJIT

Neni 12
Statusi juridik

Organizata është person juridik publik, me vetëfinancim, që nuk ushtron veprimtari fitimprurëse.
Çdo organizatë ka emrin dhe zonën, ku ajo ushtron veprimtarinë.

Neni 13
Qëllimi

Qëllimi i krijimit të organizatës është shfrytëzimi dhe mirëmbajtja e një ose më shumë sistemeve
ujitëse, brenda zonës së saj të shërbimit të ujitjes dhe sigurimi i ujit për ujitje për anëtarët e saj.
Organizata u shërben interesave publikë dhe interesave të anëtarëve.

Neni 14
Anëtarësia

1. Të drejtat dhe detyrimet, që rrjedhin nga krijimi i një organizate, janë të lidhura me tokën në
pronësi ose në përdorim, që ndodhet brenda zonës së shërbimit të ujitjes, pavarësisht nga qëllimi i
përdorimit dhe transferohen së bashku me tokën në çastin kur organizata shpërbëhet ose kur toka nuk
përfshihet më brenda zonës së shërbimit të ujitjes, pas një ndryshimi në statutin e organizatës. Ushtrimi i të
drejtave dhe i detyrimeve, që rrjedhin nga krijimi i një organizate, sipas nenit 14/1 të këtij ligji, ndërmerret
nga pronarët e tokës, brenda zonës së shërbimit të ujitjes, të cilët janë anëtarë të organizatës.
2. Kur një sipërfaqe toke zotërohet nga më shumë se një person, zotëruesit njoftojnë organizatën
për personin, që ushtron të drejtat dhe detyrimet e anëtarësisë për këtë sipërfaqe toke, pa pasur asnjë ndikim
mbi përgjegjësinë e tyre të përbashkët, për të shlyer çdo detyrim dhe tarifë ndaj organizatës.
3. Kur një sipërfaqe toke përdoret nga një person, që nuk është zotëruesi i saj, ky i fundit i
drejtohet me shkrim organizatës, ku i kërkon që të jetë anëtar i organizatës, për këtë sipërfaqe toke, me
synim mbarëvajtjen e marrëdhënieve me organizatën. Në çdo rast, zotëruesi i vërtetë është përgjegjës deri
në fund për shlyerjen e çdo detyrimi apo tarife të pashlyer.

Neni 14/1
Të drejtat dhe detyrat e anëtarëve të organizatës

1. Anëtari ka të drejtë:
a) të përfitojë nga shërbimet e ofruara nga organizata;
b) të ketë të drejta të barabarta në furnizimin me ujë për ujitje në dispozicion të organizatës;
c) të votojë;
ç) të propozojë çështje për diskutim për në asamblenë e përgjithshme;
d) të zgjidhet dhe të propozojë kandidatë për t’u zgjedhur në organet e organizatës.
dh) të marrë pjesë personalisht ose nëpërmjet një përfaqësuesi në mbledhjet e asamblesë së
përgjithshme;
e) të shqyrtojë regjistrat dhe llogaritë e organizatës;
ë) të kompensohet për dëmtimin e tokës dhe të prodhimit në këtë sipërfaqe, si rrjedhojë e
veprimtarive të shfrytëzimit dhe mirëmbajtjes, të ndërmarra nga organizata në atë tokë.
2. Anëtari ka detyrë:
a) të zbatojë statutin, rregulloren e brendshme dhe vendimet e organizatës;
b) të paguajë të gjitha detyrimet financiare dhe tarifat e caktuara nga organizata;
c) të mbrojë pasurinë e organizatës;
ç) të sigurojë informacionin, që i kërkohet nga organizata për tokën dhe përdorimin e saj;
d) të lejojë stafin e organizatës të ketë akses në tokën e tij, me ose pa makineri, sipas rastit, për
kryerjen e veprimeve për mirëmbajtjen e sistemit të ujitjes.

Neni 15
Statuti

1. Veprimtaria dhe rregullat për zgjedhjen, funksionimin e organizimin e organeve të saj


rregullohen nga statuti i organizatës, i cili duhet të jetë në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të
legjislacionit në fuqi, ku përcaktohen:
a) adresa e selisë së organizatës;
b) përshkrimi i zonës së shërbimit nën ujitje, sipas hartave dhe projekteve, që i bashkëlidhen
statutit;
c) kuota vjetore e anëtarësimit;
ç) të drejtat dhe detyrat e anëtarëve;
d) mënyra e organizimit, funksionet, përbërja dhe përgjegjësitë e organeve drejtuese;
dh) rregullat për organizimin e mbledhjeve, njoftimin, pjesëmarrjen, procedurën e votimit për
marrjen e vendimeve;
e) burimet financiare, mënyra e administrimit dhe e kontrollit të tyre;
ë) mënyra e miratimit të ndryshimeve;
f) marrëdhëniet me organin mbikëqyrës.
2. Organizata dërgon statutin e vet te ministri, i cili, brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës, duhet
ta miratojë atë ose të kërkojë ndryshimin e dispozitave, që nuk janë në përputhje me këtë ligj. Pas
miratimit të statutit nga ministri, organizata regjistrohet në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

Neni 16
Procedura e krijimit të organizatës

1. Për krijimin e një organizate, jo më pak se dhjetë zotërues të sipërfaqeve të tokës, të vendosura
brenda zonës së shërbimit të ujitjes, ngrenë një “grup nismëtar”, i cili, pasi identifikon zonën e shërbimit të
ujitjes, që do të mbulojë organizata, i dorëzon një kërkesë me shkrim ministrisë, për të filluar procedurat.
2. Ministria shqyrton realizueshmërinë hidraulike dhe ekonomike të zonës së shërbimit të ujitjes
së organizatës së propozuar dhe nëse gjykon se ajo, në parim, mund të jetë e suksesshme, i shpall zyrtarisht
“grupit nismëtar” fillimin e procedurave të krijimit, duke njoftuar dhe organet përkatëse të qeverisjes
vendore dhe Këshillin e Basenit Ujëmbledhës.
3. Me ndihmën e ministrisë, “grupi nismëtar” organizon, ndërmjet anëtarëve të mundshëm të
organizatës së propozuar, zgjedhjen e komitetit themelues, të përbërë prej jo më shumë se 11 personash, që
përfaqësojnë, në mënyrë sa më të plotë, zonën e shërbimit të ujitjes.
4. Komiteti themelues harton projektstatutin e organizatës së propozuar, përgatit planin e zonës së
shërbimit të ujitjes, listën e anëtarëve të propozuar të organizatës, harton projektbuxhetin dhe planin e
punës për vitin e parë të funksionimit të organizatës.
Pas njohjes së projektstatutit nga anëtarët e mundshëm të organizatës dhe pas marrjes së
mendimeve të tyre, komiteti themelues i dërgon për miratim ministrit dokumentet e sipërpërmendura.
5. Ministri mund të refuzojë miratimin e projektstatutit dhe të dokumentacionit mbështetës nëse:
a) statuti nuk është në përputhje me kërkesat e këtij ligji;
b) zona e shërbimit të ujitjes së propozuar nuk përbën një zonë toke, e cila është e dallueshme nga
ana hidraulike, për të bërë të mundur furnizimin me ujë nga një ose më shumë sisteme ujitjeje;
c) në bazë të të dhënave për madhësinë e zonës së shërbimit të ujitjes së propozuar, numrit të
anëtarëve të ardhshëm, mënyrat e përdorimit të tokës brenda zonës së shërbimit të propozuar të ujitjes,
gjykohet se organizata e propozuar nuk do të jetë ekonomikisht e suksesshme.
Kur ministri refuzon miratimin e projektstatutit dhe të dokumentacionit mbështetës, njofton
komitetin themelues për arsyet e refuzimit.
6. Komiteti themelues, brenda 30 ditëve nga miratimi i statutit, thërret mbledhjen e parë të
asamblesë së përgjithshme, gjatë së cilës zgjidhen organet drejtuese të organizatës dhe komiteti themelues
shpërndahet.
7. Komiteti themelues rimbursohet nga organizata për shpenzimet e kryera gjatë procedurës së
krijimit, të cilat përfshihen në projektbuxhetin e organizatës.
8. Në rastin kur mungon nisma për krijimin e organizatës, është vetë ministria që ndërmerr këtë
nismë. Në këtë rast procedura përcaktohet me udhëzim të ministrit.

Neni 17
Organet e organizatës

Organet e organizatës janë:


1. Asambleja e përgjithshme
2. Këshilli administrativ
3. Kryetari
4. Komisioni i auditimit.
Organizata ka të drejtë të parashikojë në statut krijimin dhe funksionimin e organeve të tjera
shtesë, si grup arbitrash.

Neni 17/1
Asambleja e përgjithshme

1. Asambleja e përgjithshme është organi më i lartë vendimmarrës i organizatës dhe mblidhet të


paktën një herë në vit.
2. Mbledhja e asamblesë së përgjithshme thirret nga këshilli administrativ, kur ky i fundit e sheh
të nevojshme. Mbledhja thirret edhe me kërkesë të së paktës 20 për qind të anëtarëve të përfaqësuesve të
tyre ose siç përcaktohet në statut dhe njoftimi bëhet me shkrim.
3. Vendimet e asamblesë së përgjithshme merren me shumicë të thjeshtë të votave të anëtarëve të
pranishëm, kur në të marrin pjesë jo më pak se gjysma e tyre. Sesionet e asamblesë së përgjithshme
drejtohen nga kryetari i organizatës ose, në mungesë të tij, nga një person tjetër, i parashikuar në statut.
4. Asambleja e përgjithshme ka këto detyra dhe përgjegjësi:
a) zgjedhjen e këshillit administrativ dhe të komisionit të auditimit;
b) miratimin e bilancit vjetor, raportit vjetor dhe buxhetit të propozuar;
c) miratimin e planit të shfrytëzimit, mirëmbajtjes së sistemeve ujitëse, si dhe planit të alarmit të
evakuimit dhe të ndihmës për mbrojtjen e popullatës e të vlerave materiale në rastet e jashtëzakonshme, si
pasojë e prishjes së digës;
ç) miratimin e programit të shpërndarjes së ujit dhe planit të ujitjes, në funksion të planifikimit
vjetor të mbjelljeve;
d) miratimin e nivelit të tarifave dhe të detyrimeve, që do të mblidhen nga organizata, si dhe
sanksionet, që do të vendosen prej saj;
dh) propozimin e ndryshimeve në statut;
e) miratimin e rregullores së brendshme, sipas kuadrit të statutit;
ë) marrjen e vendimeve për bashkimin e organizatës, për anëtarësimin e saj në federatë.

Neni 17/2
Sistemi me përfaqësim

1. Nëse numri i anëtarëve të organizatës është i tillë saqë praktikisht është e pamundur të mbahen
sesione të asamblesë së përgjithshme, në përputhje me këtë nen, statuti parashikon sistemin me përfaqësim.
2. Anëtarët, sipas sistemit me përfaqësim, ndahen në grupe të veçanta, ku secili zgjedh një
përfaqësues grupi në sesionet e asamblesë së përgjithshme, i cili voton në emër të grupit. Statuti
parashikon që çdo përfaqësues të ketë një votë ose që çdo përfaqësues të ushtrojë votat e anëtarëve që
përfaqëson. Në rast se përdoret sistemi me përfaqësim, anëtarët e organizatës gëzojnë të drejtën të ndjekin
sesionet e asamblesë së përgjithshme, por pa të drejtë vote.
3. Statuti përcakton kohëzgjatjen e mandatit të përfaqësuesve dhe procedurat për zgjedhjen e tyre.

Neni 17/3
Këshilli administrativ

1. Këshilli administrativ është përgjegjës për administrimin dhe funksionimin e organizatës. Ky


këshill jep llogari përpara asamblesë së përgjithshme për mbikëqyrjen e funksionimit të organizatës dhe
përbëhet, minimumi, prej tre vetash dhe maksimumi, prej njëmbëdhjetë vetash.
2. Anëtarët e këshillit administrativ janë anëtarë të organizatës dhe zgjidhen nga asambleja e
përgjithshme në mbledhjen vjetore, për një afat deri në katër vjet. Anëtarët, që plotësojnë afatin, mund të
rizgjidhen. Askush nuk gëzon të drejtën për t’u zgjedhur nëse ka ndaj organizatës detyrime financiare, si
pagesa, tarifa, sanksione.
3. Çdo anëtar i këshillit administrativ, në çdo çast, vepron në interes të organizatës, duke deklaruar
çdo interes financiar personal për çështjet që shtrohen për diskutim në mbledhjet e këshillit dhe, në këtë
rast, nuk merr pjesë në diskutim.
Detyrat e këshillit administrativ janë:
a) thirrja e sesioneve të asamblesë së përgjithshme;

b) përgatitja e projektbuxhetit, planit të punës, planit të shfrytëzimit, mirëmbajtjes, planit të alarmit


të evakuimit dhe të ndihmës për mbrojtjen e popullatës dhe të vlerave materiale, në rastet e
jashtëzakonshme, si pasojë e prishjes së digës, për t’ia kaluar për miratim asamblesë së përgjithshme;
c) përgatitja e kontratave, në përputhje me buxhetin e miratuar, me planin e punës dhe me planin e
shfrytëzimit e të mirëmbajtjes;
ç) rekrutimi dhe shkarkimi i menaxherit të përgjithshëm të organizatës;
d) propozimi i çështjeve, që do të vendosen nga asambleja e përgjithshme;
dh) monitorimi i funksionimit të organizatës;
e) ndjekja e zbatimit të procedurave financiare të organizatës;
ë) çështje të tjera, të përcaktuara në statut.

Neni 17/4
Funksionimi i këshillit administrativ

1. Mbledhjet e këshillit administrativ zhvillohen çdo muaj, nëse statuti nuk parashikon ndryshe.
Mbledhjet thirren me kërkesë të kryetarit ose të një të tretës së anëtarëve të këshillit administrativ.
Vendimet e këtij këshilli merren me shumicë të thjeshtë votash të anëtarëve të pranishëm dhe vota e
kryetarit është vendimtare, në rast barazie votash. Statuti përcakton numrin e anëtarëve të këshillit
administrativ, që duhet të jenë të pranishëm, për të arritur shumicën e duhur për fillimin e mbledhjes.
2. Asambleja e përgjithshme voton për largimin nga detyra të anëtarëve të këshillit administrativ
dhe/ose të kryetarit për:
a) shkelje të rënda të detyrës;
b) mospjesëmarrje të përsëritur në mbledhjet e programuara;
c) shpalljen fajtor për një vepër penale.
3. Në rast se anëtari i këshillit administrativ largohet nga detyra gjatë një sesioni të asamblesë së
përgjithshme, në atë sesion caktohet zëvendësuesi.

Neni 17/5
Kryetari i organizatës

1. Kryetari i organizatës zgjidhet nga këshilli administrativ prej anëtarëve të tij.


2. Kryetari i organizatës është, njëkohësisht, edhe kryetar i këshillit administrativ.
3. Kryetari ka këto detyra dhe përgjegjësi:
a) thërret dhe kryeson mbledhjet e këshillit administrativ dhe të asamblesë së përgjithshme;
b) përfaqëson organizatën në marrëdhëniet me të tretët, sipas përcaktimeve të statutit;
c) nënshkruan kontrata dhe dokumente të tjera ligjore, në përputhje me vendimet e këshillit
adminstrativ;
ç) ndërmerr detyra të tjera, të përcaktuara në statut.

Neni 17/6
Komisioni i auditimit

Komisioni i auditimit përbëhet nga kryetari dhe dy anëtarë, që zgjidhen nga asambleja e
përgjithshme për një periudhë katërvjeçare. Anëtarët e komisionit të auditimit mund të rizgjidhen vetëm
një herë.
Komisioni i auditimit ka për detyrë të kontrollojë, në vazhdimësi, veprimtarinë ekonomiko-
financiare të organizatës dhe të raportojë në mbledhjen vjetore të asamblesë së përgjithshme.
Pas miratimit në këtë asamble, raporti i dërgohet ministrisë.
Largimi nga detyra i anëtarëve të komisionit të auditimit bëhet në bazë të përcaktimeve të pikës 2
të nenit 17/4 të këtij ligji.

Neni 17/7
Stafi ekzekutiv

1. Organizata punëson një staf ekzekutiv, përfshirë edhe një menaxher të përgjithshëm.
2. Menaxheri i përgjithshëm caktohet me konkurrim nga këshilli administrativ dhe duhet të ketë
kualifikimin dhe përvojën e duhur në menaxhimin e ujitjes. Ai i raporton këshillit administrativ dhe merr
pjesë në mbledhjet e tij, kur i kërkohet një gjë e tillë, por nuk gëzon të drejtën e vendimmarrjes apo të
votimit.
3. Punonjësit e tjerë të stafit ekzekutiv caktohen nga menaxheri i përgjithshëm, nëpërmjet
konkurrimit, në përputhje me buxhetin vjetor, të miratuar nga asambleja e përgjithshme.
4. Stafi ekzekutiv i organizatës punësohet, në përputhje me legjislacionin në fuqi, që rregullon
marrëdhëniet e punës.

Neni 18
Burimet e të ardhurave të organizatës

Burimet e të ardhurave të organizatës janë:


a) tarifa vjetore e mirëmbajtjes;
b) tarifa e shërbimit të ujitjes;
c) dhurimet ose grantet;
ç) burime të tjera, që nuk bien ndesh me ligjin.
2. Organizata krijon një fond rezervë, ku depozitohen të gjitha bilancet pozitive të të ardhurave, të
cilat përdoren për riparime emergjence dhe rehabilitim të infrastrukturës së ujitjes.
3. Tarifat e paguara nga çdo anëtar, sipas shkronjave “a”e“b” të pikës 1 të këtij neni, përcaktohen
në statutin e organizatës.

Neni 19
Tarifa vjetore e mirëmbajtjes

1. Organizata mbledh tarifën vjetore të mirëmbajtjes për çdo sipërfaqe toke, brenda zonës së saj të
shërbimit të ujitjes, pavarësisht nëse kjo sipërfaqe toke përdoret dhe sipas qëllimit, për të cilin përdoret.
Afati i pagesës së kësaj tarife është brenda datës 31 janar të çdo viti.
2. Tarifa vjetore e mirëmbajtjes i njoftohet me shkrim zotëruesit të tokës dhe përllogaritet, duke iu
referuar madhësisë së asaj sipërfaqeje, në përpjesëtim me madhësinë totale të zonës së shërbimit të ujitjes.
3. Kjo tarifë përfshin:
a) shpenzimet e mirëmbajtjes vjetore të sistemit të ujitjes, shpenzimet për përgatitjen e këtij sistemi
për stinën e ardhshme të ujitjes dhe koston e pastrimit të kanaleve të treta kulluese;
b) detyrimin e organizatës për të paguar të tretët, për shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e kanalit
kryesor ujitës;
c) pjesën për fondin rezervë të organizatës.
4. Vjelja e tarifës vjetore të mirëmbajtjes realizohet nga organizata, në bashkëpunim me pushtetin
vendor (komunë/bashki), sipas procedurës së përcaktuar në udhëzimin e përbashkët të ministrit dhe
ministrit përkatës.

Neni 20
Tarifa e shërbimit të ujitjes

1. Organizata vendos një tarifë shërbimi për çdo shpërndarje të ujit për ujitje, në bazë të kërkesës
së çdo anëtari.
2. Tarifa e shërbimit të ujitjes llogaritet sipas sipërfaqes së ujitur dhe numrit të ujitjeve ose
vëllimit të ujit të përdorur për çdo ujitje, ose kohëzgjatjes së ujitjes dhe çmimit për njësi kohe.
3. Tarifa e shërbimit të ujitjes për njësi përllogaritet, duke iu referuar shpenzimeve të organizatës,
për shfrytëzimin e sistemit të ujitjes dhe të shpërndarjes së ujit për ujitje, përfshirë çdo shpenzim të bërë
nga organizata për nxjerrjen dhe/ose furnizimin e një rezerve të tillë ujore.

Neni 21
Pagesa e anëtarëve të këshillit administrativ dhe komisionit të auditimit

Anëtarët e këshillit administrativ dhe të komisionit të auditimit paguhen për shpenzime të


arsyeshme, që kryhen gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre dhe, në varësi të buxhetit të organizatës, mund
të paguhen me një vlerë nominale.

Neni 22
Zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe sanksionet

1. Organizata në statut parashikon dispozita për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe zbatimin e


sanksioneve ndaj anëtarëve që shkelin statutin ose rregulloren e brendshme të organizatës. Këto sanksione
përfshijnë gjoba, pezullim dhe përjashtim.
2. Organizata në statut parashikon, gjithashtu, që asambleja e përgjithshme ose këshilli
administrativ të përcaktojë rastet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni. Statuti parashikon emërimin e një
paneli për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, ose të një jurie, me anëtarë të emëruar nga:
a) asambleja e përgjithshme;
b) një palë e tretë, e pavarur.

Neni 23
Bashkimi ose ndarja e organizatave

Bashkimi ose ndarja e organizatave bëhet në përputhje me statutin e tyre dhe vendimet përkatëse të
asambleve të përgjithshme dhe, pas miratimit nga ministri, ndiqet procedura në bazë të legjislacionit në
fuqi.

Neni 23/1
Ndryshimi i statutit

Organizata, me vendim të dy të tretave të asamblesë së përgjithshme, vendos ndryshimin e statutit.


Vendimi i asamblesë së përgjithshme i dorëzohet ministrit së bashku me një kërkesë me shkrim
dhe një kopje të statutit, që përmban ndryshimet e propozuara.
Procedura e miratimit të ndryshimeve në statut është ajo e përcaktuar në nenin 15 të këtij ligji.”.

Neni 14

Kreu IV ndryshohet si më poshtë:

“KREU IV
FEDERATAT E ORGANIZATAVE TË PËRDORUESVE TË UJIT
Neni 24
Krijimi i federatës

1. Federata është person juridik, publik, anëtarë të së cilës janë dy ose më shumë organizata dhe ka
si qëllim shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve kryesore ujitëse, të rezervuarëve dhe digave, që u
shërbejnë anëtarëve të saj.
Federata nuk ushtron veprimtari fitimprurëse.
Çdo federatë ka emrin dhe zonën, ku ajo kryen veprimtarinë.
2. Çdo organizatë, e cila furnizohet me ujë nga një kanal kryesor, që shfrytëzohet dhe mirëmbahet
nga një federatë, gëzon të drejtën e anëtarësimit në këtë federatë.
3. Federata mund të krijohet nga dy ose më shumë organizata, me vendim të asambleve të
përgjithshme respektive, me miratim të ministrit, ose nga ministri, kur ky e vlerëson krijimin e saj me
interes publik.
Procedura që ndiqet, përcaktohet me udhëzim të ministrit.
Federata e krijuar regjistrohet në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.
Neni 25
Detyrat e federatës

Detyrat e federatës janë:


a) shfrytëzimi dhe mirëmbajtja e kanaleve kryesore ujitëse, e rezervuarëve, digave dhe
infrastrukturës përkatëse, si dhe miratimi i planit të alarmit të evakuimit e të ndihmës, për mbrojtjen e
popullatës dhe vlerave materiale, në rastet e jashtëzakonshme, si pasojë e prishjes së digës;
b) furnizimi me ujë i organizatave, anëtare të federatës;
c) furnizimi me ujë i të tretëve, me miratimin e ministrit, kur nuk pengohet shërbimi i ujitjes;
ç) organizimi i veprimtarive ndërtuese dhe të zhvillimit të nevojshëm, për të arritur qëllimet e
renditura në shkronjat “a” e “b” të këtij neni;
d) mbledhja e tarifave për furnizimin me ujë të organizatave, anëtare të saj, përfshirë këtu edhe
shpenzimet për shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e kanalit kryesor ujitës, të rezervuarit apo infrastrukturës
përkatëse, si dhe shpenzimet për raste emergjence.

Neni 26
Parimet e funksionimit të federatës

Federata funksionon në bazë të këtyre parimeve:


1. Cakton një sasi të barabartë rezerve ujore për ujitje për çdo organizatë anëtare, në varësi të
sasisë së ujit gjendje edhe zonës nën ujitje.
2. Përcakton për çdo organizatë, anëtare të saj, në mënyrë përpjesëtimore, tarifën, që duhet të
paguajë për shpenzimet për shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e rezervës ujore, si dhe tarifën për furnizimin
me ujë.

Neni 27
Statuti i federatës

Çdo federatë harton statutin e vet, në përputhje me dispozitat e këtij ligji.


Statuti përcakton rregullat e organizimit dhe të funksionimit të federatës, si dhe:
a) përshkruan digën, rezervuarin dhe kanalin kryesor ujitës ose çdo rezervë tjetër ujore për ujitje,
nëse ka të tillë, që shfrytëzohet nga federata, sipas planimetrive dhe hartave, që i bashkëlidhen statutit;
b) përmban emrin dhe selinë e federatës;
c) përcakton organet e federatës;
ç) përcakton burimet financiare dhe mënyrën e administrimit të tyre;
d) përcakton të drejtat dhe detyrat e organizatave, anëtare të federatës, përfshirë të drejtën e votës;
dh) përcakton mënyrën e miratimit të ndryshimeve.
3. Federata, me vendim të dy të tretave të anëtarëve të këshillit administrativ, vendos të ndryshojë
statutin.
4. Vendimi i këshillit administrativ, së bashku me një kërkesë me shkrim dhe një kopje të statutit,
që përmban ndryshimet e propozuara, i dorëzohen ministrit.
5. Procedura e miratimit të statutit e të ndryshimeve në statut është ajo e përcaktuar në nenin 15 të
këtij ligji.

Neni 28
Organet e federatës

Organet e Federatës janë:


1. Këshilli administrativ
2. Kryetari.
Federata ka të drejtë të parashikojë në statut krijimin dhe funksionimin e organeve të tjera shtesë,
si të komisionit të auditimit dhe të panelit të arbitrave.

Neni 29
Këshilli administrativ

1. Këshilli administrativ është organi kryesor vendimmarrës i federatës dhe mblidhet çdo muaj,
nëse nuk parashikohet ndryshe në statut. Mbledhjet thirren nga kryetari ose me kërkesën e një të tretës së
anëtarëve të këshillit. Vendimet e këshillit administrativ merren me shumicë të thjeshtë votash të anëtarëve
të pranishëm dhe, në rast barazie votash, vota e kryetarit është vendimtare. Statuti përcakton numrin e
anëtarëve të këshillit administrativ, të cilët duhet të jenë të pranishëm, për të arritur shumicën e duhur për
fillimin e mbledhjes.
2. Statuti vendos për numrin e anëtarëve, që ka të drejtë të emërojë çdo organizatë në këshillin
administrativ të federatës dhe numrin e votave, që ata duhet të kenë në mbledhjet e këtij këshilli.
3. Detyrat e këshillit administrativ janë:
a) miratimi i bilancit vjetor, të buxhetit të propozuar dhe të raportit vjetor;
b) miratimi i planit të punës, planit të shfrytëzimit dhe të mirëmbajtjes së sistemit ujitës, digës,
rezervuarit, kanalit kryesor;
c) miratimi i programit të shpërndarjes së ujit dhe hartimi i grafikut të ujitjes;
ç) miratimi i nivelit të tarifave dhe i sanksioneve;
d) hartimi i rregullores së brendshme, brenda kuadrit të statutit;
dh) përgatitja e kontratave, në përputhje me buxhetin e miratuar, me planin e punës dhe me planin
e shfrytëzimit dhe të mirëmbajtjes;
e) monitorimi i funksionimit të federatës;
ë) ndjekja e zbatimit të procedurave financiare;
f) çështje të tjera, të përcaktuara në statut.
4. Anëtarët e këshillit administrativ dhe të komisionit të auditimit paguhen për shpenzime të
arsyeshme, që kryhen gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre.
Në përputhje me buxhetin e federatës, ata mund të paguhen me një shumë nominale për
pjesëmarrje.

Neni 29/1
Kryetari

Këshilli administrativ zgjedh nga radhët e anëtarëve kryetarin e federatës, i cili kryeson mbledhjet
e këshillit.
Detyrat e kryetarit janë:
a) thërret dhe kryeson mbledhjet e këshillit administrativ;
b) përfaqëson federatën në marrëdhëniet me të tretët, sipas përcaktimeve të statutit;
c) nënshkruan kontratat dhe dokumentet e tjera ligjore, në përputhje me vendimet e këshillit
adminstrativ;
ç) ndërmerr detyra të tjera, të përcaktuara në statut.

Neni 30
Stafi ekzekutiv i federatës

1. Federata punëson një staf ekzekutiv, përfshirë edhe një menaxher të përgjithshëm.
2. Mënyra e caktimit të menaxherit të përgjithshëm dhe e stafit ekzekutiv është e njëjtë me atë të
organizatës, e përcaktuar në nenin 17/7 të kreut III të këtij ligji.

Neni 31
Burimet e të ardhurave të federatës

1. Burimet e të ardhurave të federatës janë:


a) tarifa vjetore e mirëmbajtjes;
b) tarifa e furnizimit me ujë;
c) dhurimet ose grantet;
ç) burime të tjera, që nuk bien ndesh me këtë ligj.

Federata krijon një fond rezervë, ku depozitohen të gjitha bilancet pozitive të të ardhurave, të cilat
përdoren për riparime emergjente dhe rehabilitim të infrastrukturës së ujitjes në përdorim.
3. Tarifat e paguara nga çdo organizatë anëtare, sipas shkronjave “a” e “b” të pikës 1 të këtij neni,
përcaktohen në statut.

Neni 31/1
Tarifa vjetore e mirëmbajtjes

1. Federata mbledh tarifën vjetore të mirëmbajtjes nga çdo organizatë anëtare. Afati përfundimtar i
pagesës së kësaj tarife është data 15 shkurt e çdo viti.
2. Tarifa vjetore e mirëmbajtjes përllogaritet në bazë të sipërfaqes së shërbimit të ujitjes të
organizatave anëtare të saj dhe në masën që t’i japë mundësi federatës:
a) të realizojë mirëmbajtjen vjetore të kanalit kryesor, përfshirë digat përkatëse;
b) të përmbushë çdo detyrim, për të paguar tarifat kundrejt të tretëve, për sigurimin dhe
shpërndarjen e ujit;
c) të sigurojë fonde rezervë.

Neni 31/2
Tarifa e furnizimit me ujë

1. Federata vendos një tarifë për furnizimin me ujë për çdo organizatë anëtare.
2. Tarifa e furnizimit me ujë përllogaritet në varësi të shpenzimeve të kryera nga federata për
shpërndarjen e ujit për ujitje dhe të kostos për shfrytëzimin e kanalit kryesor.

Neni 32
Zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe sanksionet
1. Federata parashikon në statut dispozita për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe zbatimin e
sanksioneve kundër organizatave anëtare, që shkelin statutin ose rregulloren e brendshme të federatës.
Këto sanksione përfshijnë gjoba, pezullim dhe përjashtim.
2. Federata parashikon në statut që këshilli administrativ të përcaktojë rastet e parashikuara në
pikën 1 të këtij neni. Statuti mund të parashikojë emërimin e një paneli, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve,
ose të një jurie, me anëtarë të emëruar nga:
a) këshilli administrativ;
b) një palë e tretë, e pavarur.

Neni 33
Bashkimi ose ndarja e federatave

Bashkimi ose ndarja e federatave bëhet në përputhje me statutin e tyre dhe vendimet përkatëse të
këshillave administrative dhe, pas miratimit nga ministri, ndiqet procedura në bazë të legjislacionit në fuqi.

Neni 34
Procedurat për shpërndarjen e ujit për ujitje

Procedurat për planifikimin, kërkesën, shpërndarjen e ujit për ujitje dhe mënyrën e pagesës
përcaktohen në rregulloret e brendshme të organizatës dhe të federatës.”.

Neni 15

Në nenin 36 pika 1, fjalët “si bord këshillimor kullimi” hiqen.

Neni 16

Nenet 37 e 38 shfuqizohen.
Neni 17

Në nenin 39 bëhen ndryshimet e mëposhtme:


1. Në pikën 2 shtohet shkronja “f” me këtë përmbajtje:
“f) merr masa për menaxhimin e përrenjve, kur është e nevojshme, për të parandaluar ose
zvogëluar ndikimet e erozionit.”.
2. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:
“3. Bordi i kullimit me financim nga Buxheti i Shtetit ndërmerr, në raste të veçanta, shfrytëzimin
dhe mirëmbajtjen e një dige ose të kanalit kryesor ujitës, për një periudhë të caktuar, por jo më shumë se
pesë vjet nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, vetëm nëse:
a) asnjë person fizik apo juridik, publik ose privat, nuk ka përgjegjësi ligjore për operimin dhe
mirëmbajtjen e digës ose të kanalit kryesor ujitës në fjalë, deri në çastin kur një përgjegjësi e tillë t’i kalojë
një organizate apo federate, sipas nenit 10 të këtij ligji;
b) një gjë e tillë kërkohet nga organizata ose federata përgjegjëse për operimin dhe mirëmbajtjen e
asaj pjese të sistemit të ujitjes.
Veprimtari të tilla financohen nga Buxheti i Shtetit i miratuar për ministrinë.”.
3. Pas pikës 3 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:
“4. Bordi i kullimit me financim nga Buxheti i Shtetit, sipas udhëzimeve të ministrit, ndërmerr
detyra të veçanta për monitorimin, mirëmbajtjen dhe, sipas nevojës, riparimin e digave, që janë pjesë të
sistemeve të ujitjes. Veprimtari të tilla financohen nga Buxheti i Shtetit i miratuar për ministrinë.”.

Neni 18

Në nenin 41 bëhen këto ndryshime:


1. Në pikën 1 fjalët “me përjashtim të bordit këshillimor të kullimit” hiqen.
2. Në pikën 2 shkronja “b” riformulohet si më poshtë:
“b) përfaqësues të emëruar nga këshilli i qarkut, brenda zonës nën kullim”.
3. Pika 3 riformulohet si më poshtë:
“3. Ministria përgjegjëse për mjedisin mund të caktojë përfaqësues, të cilët duhet të ndjekin
mbledhjet e këshillit të përfaqësuesve si vëzhgues, por pa të drejtë vote.”.

Neni 19

Pas nenit 41 shtohet neni 41/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 41/1
Emërimi dhe pagesa e anëtarëve të këshillit të përfaqësuesve

1. Çdo anëtar i këshillit të përfaqësuesve emërohet për një afat prej katër vjetësh, me të drejtë
riemërimi.
2. Çdo këshill përfaqësuesish ka një kryetar. Në rastin e bordeve të kullimit me financim nga
Buxheti i Shtetit, kryetari i këshillit përfaqësues emërohet nga ministri. Në rastin e bordeve të kullimit me
vetëfinancim, kryetari zgjidhet nga këshilli i përfaqësuesve, ndërmjet anëtarëve të këtij të fundit, me
përjashtim të rastit kur parashikohet ndryshe me vendim të Këshillit të Ministrave.
3. Anëtarëve të këshillit të përfaqësuesve u paguhen shpenzimet ose një pagë në masën e
përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 20

Në nenin 42 pika 1 bëhen ndryshimet e mëposhtme:


1. Në fund të shkronjës “a” shtohen fjalët “i cili emërohet nga ministri.”.
2. Në fund të shkronjës “ç” fjalët “dhe i personelit” hiqen.

Neni 21

Në nenin 46 bëhen ndryshimet si më poshtë:


1. Në pikën 1 bëhen këto ndryshime:
a) Shkronja “c” shfuqizohet.
b) Në shkronjën “d” fjalët “dhe joanëtarët” hiqen.
c) Shkronja “g” riformulohet si më poshtë:
“g) regjistër për inspektimet dhe kontrollet e kanaleve kryesore dhe/ose të sistemeve të ujitjes, si
dhe regjistër për inspektimet dhe kontrollet e digës, sipas legjislacionit përkatës, të cilat i janë transferuar
organizatës.”.
2. Në pikën 2 bëhen këto ndryshime:
a) Në shkronjën “ç” fjalët “dhe joanëtarët” hiqen.
b) Shkronja “f” riformulohet si më poshtë:
“f) regjistër për inspektimet dhe kontrollet e kanaleve kryesore dhe/ose të sistemeve të ujitjes, si
dhe regjistër për inspektimet dhe kontrollet e digës, sipas legjislacionit përkatës, të cilat i janë transferuar
federatës.”.

Neni 22

Në nenin 47 bëhen ndryshimet si më poshtë:


1. Në pikën 2 shkronja “a”, fjala “mbledhja” zëvendësohet me fjalën “asambleja”.
2. Pika 3 shfuqizohet.

Neni 23

Neni 48 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 48
Kontrolli financiar i llogarive dhe i të ardhurave vjetore
1. Llogaritë e çdo organizate, federate, bordi kullimi me financim nga Buxheti i Shtetit dhe bordi
kullimi me vetëfinancim, që përfshijnë bilancin vjetor dhe raportin e të ardhurave dhe të shpenzimeve, i
nënshtrohen kontrollit vjetor nga ministria.
2. Këshilli administrativ i organizatës, federatës dhe këshilli i përfaqësuesve i bordit të kullimit me
financim nga Buxheti i Shtetit dhe i bordit të kullimit me vetëfinancim, brenda 120 ditëve nga fundi i vitit
financiar, depozitojnë raportin e të ardhurave vjetore në ministri, në formatin e përcaktuar nga kjo e fundit,
bashkë me një kopje të bilancit vjetor dhe të raportit të shpenzimeve.”.

Neni 24

Në nenin 49 bëhen ndryshimet si më poshtë:


1. Në fund të pikës 1 fjalët “i cili mbahet nga Departamenti Mbikëqyrës” hiqen.
2. Pika 5 riformulohet si më poshtë:
“5. Regjistri i organizatave, federatave dhe i bordit të kullimit është i hapur për publikun gjatë
orarit zyrtar.”.

Neni 25

Neni 50 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 50
Mbikëqyrja ligjore dhe financiare

1. Ministri ka të drejtë të autorizojë struktura të ministrisë dhe/ose të varësisë për kryerjen e


mbikëqyrjes ligjore dhe financiare të organizatave, federatave dhe bordeve të kullimit.

2. Ministri ka të drejtë të kërkojë kopje të bilanceve të organizatave, federatave dhe bordeve të


kullimit, së bashku me kopje të regjistrave, të cilat mbahen në përputhje me këtë ligj.
3. Ministri ka të drejtë të kontrollojë financat dhe regjistrat e organizatës ose të federatës:
a) në bazë të kërkesës me shkrim të një anëtari të organizatës ose federatës;
b) pasi zbulon prova të shkeljeve financiare ose prova parregullsish në kopjen e raportit të të
ardhurave vjetore dhe të llogarive të organizatës apo federatës përkatëse.”.

Neni 26

Pas nenit 50 shtohet neni 50/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 50/1
Procedura e mbikëqyrjes ligjore dhe financiare

1. Nëse gjatë kontrollit financiar gjenden prova të shkeljeve financiare ose prova se organizata nuk
ka funksionuar në përputhje me dispozitat e këtij ligji, ministri i kërkon këshillit administrativ të thërrasë
një sesion të asamblesë së përgjithshme, për t’u paraqitur anëtarëve shkeljet e vërejtura. Nëse këshilli
administrativ nuk e thërret asamblenë e përgjithshme brenda 30 ditëve, ministri pezullon këshillin
administrativ dhe e thërret vetë këtë sesion.
2. Nëse këshilli administrativ pezullohet në përputhje me pikën 4 të këtij neni, ministri cakton një
drejtues të përkohshëm të organizatës, derisa mbledhja e përgjithshme të caktojë këshillin e ri
administrativ.
3. Nëse gjatë kontrollit financiar të një federate gjenden prova të shkeljeve financiare ose prova se
federata nuk ka funksionuar në përputhje me dispozitat e këtij ligji, ministri i kërkon këshillit administrativ
të thërrasë një sesion të mbledhjes, ku u paraqet anëtarëve shkeljet e vërejtura. Nëse këshilli administrativ
nuk thërret sesionin e mbledhjes brenda 30 ditëve, ministri pezullon këshillin administrativ dhe cakton një
drejtues federate të përkohshëm, deri në çastin kur anëtarët e federatës të caktojnë këshillin e ri
administrativ.
4. Nëse gjatë kontrollit financiar të bordit të kullimit gjenden prova të shkeljeve financiare ose
vërehet se bordi i kullimit nuk ka funksionuar në përputhje me këtë ligj, ministri pezullon këshillin e
përfaqësuesve dhe cakton një drejtues të përkohshëm të këshillit, derisa të krijojë këshillin e ri të
përfaqësuesve.”.

Neni 27

Neni 54 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 54
Shpërndarja dhe likuidimi i organizatave dhe i federatave

1. Organizata ose federata mund të shpërndahet nëse:


a) detyrat e saj nuk ekzistojnë më;
b) detyrat e saj praktikisht nuk mund të përmbushen më;
c) ekzistenca e mëtejshme e saj nuk kërkohet për arsye të tjera.
2. Asambleja e përgjithshme e një organizate, me dy të tretat e votave të anëtarëve të saj, vendos
që organizata të shpërndahet.
Këshilli administrativ i një federate, me dy të tretat e votave të anëtarëve të saj, vendos që federata
të shpërndahet.
Kërkesa për shpërndarjen e një organizate ose federate i dorëzohet ministrit, i cili, nëse bindet se
plotësohet njëra nga kushtet e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni, miraton shpërndarjen e organizatës ose
të federatës dhe ndjekjen e procedurave për likuidimin e organizatës ose të federatës në përputhje me
legjislacionin në fuqi.
3. Në rast se ministri mendon dhe vlerëson se ekziston njëri nga rastet e përmendura në pikën 1 të
këtij neni dhe në rast se është në interes publik, i kërkon organizatës apo federatës të aplikojë për
shpërndarjen e saj. Nëse organizata ose federata nuk vepron brenda 30 ditëve, ministri mund të vazhdojë
procedurat e shpërndarjes.”.
Neni 28

Neni 56 ndryshohet si më poshtë:

Neni 56
Kundërvajtjet administrative

1. Kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe ndëshkohen si të tilla:
a) ndërtimi, rehabilitimi ose modifikimi i një sistemi ujitjeje apo kullimi pa lejen përkatëse;
b) dëmtimi i sistemit të ujitjes, i sistemit të kullimit ose i veprave të mbrojtjes nga përmbytja;
c) ndërtimi i paautorizuar mbi sistemet e ujitjes, sistemet e kullimit ose veprat e mbrojtjes nga
përmbytja;
ç) ndërtimi ose ngritja e çdo ndërtese apo strukture, mbjellja e pemëve më afër se tetë metra nga
bordura e kanalit kryesor (vija e takimit të sipërfaqes së tokës me skarpatën e kanalit kullues ose vija e
takimit të skarpatës së jashtme të bankinës së kanalit ujitës me sipërfaqen e tokës), ose e një sistemi kryesor
kullimi, ose më afër se katër metra nga bordura e çfarëdo kanali ujitjeje ose kullimi;
d) mosmbajtja e regjistrave të përcaktuar në nenin 46 të këtij ligji;
dh) mosmbajtja e llogarive financiare, në përputhje me nenin 47 të këtij ligji;
e) mosdepozitimi i të ardhurave vjetore, në përputhje me pikën 2 të nenit 48 të këtij ligji;
ë) pengimi, bllokimi ose ndalimi në mënyra të tjera i personit të autorizuar, që të ndërmarrë
auditimin apo inspektimin, në përputhje me pikën 1 të nenit 50 të këtij ligji;
f) mosparaqitja e kopjeve të dokumenteve, në përputhje me pikën 2 të nenit 50 të këtij ligji;
g) mosparaqitja siç duhet e informacionit dhe e dokumentacionit, në përputhje me pikën 1 të nenit
51 të këtij ligji;
gj) pengimi, bllokimi ose ndalimi në mënyra të tjera i stafit të autorizuar për inspektimin e
infrastrukturës, në përputhje me pikën 2 të nenit 51 të këtij ligji.
2. Denoncimi i kundërvajtjeve të parashikuara në shkronjat “a”, “b”, “c” e “ç” të pikës 1 të këtij
neni bëhet nga organizatat, federatat dhe bordet e kullimit, ndërsa shqyrtimi dhe dënimi i tyre bëhen nga
kryetari i degës së policisë së ndërtimit të rrethit përkatës, ku është kryer kundërvajtja.
3. Kundërvajtësi, për shkeljet e parashikuara në shkronjat “a”, “b”, “c” e “ç” të pikës 1 të këtij
neni, është i detyruar të përballojë shpenzimet për rikthimin e objektit të dëmtuar në gjendjen e mëparshme.
4. Denoncimi dhe dënimi i kundërvajtjeve, të parashikuara në shkronjat “d”, “dh”, “e”, “ë”, “f”,
“g” e “gj” të pikës 1 të këtij neni, bëhen nga strukturat e autorizuara.
5. Kundërvajtjet administrative, sipas shkronjave “a”, “b”, “c” e “ç” të pikës 1 të këtij neni,
dënohen me gjobë nga 10 000 (dhjetë mijë) lekë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë, ndërsa ato sipas
shkronjave “d”, “dh”, “e”, “ë”, “f”, “g” e “gj” të pikës 1 të këtij neni, dënohen me gjobë nga 5 000 (pesë
mijë) lekë deri në 10 000 (dhjetë mijë) lekë.”.

Neni 29

Në nenin 57, pas pikës 1 shtohet pika 2 me këtë përmbajtje:


“2. Kundër vendimeve të strukturave të autorizuara mund të bëhet ankim, brenda 5 ditëve nga data
e njoftimit, te ministri, i cili duhet të shprehet brenda 10 ditëve. Kundër vendimit të ministrit mund të bëhet
ankim në gjykatën e rrethit, ku është kryer kundërvajtja, brenda afatit të përcaktuar në Kodin e Procedurës
Civile.”.
Neni 30

Pas kreut VII shtohet kreu VIII “Dispozita kalimtare dhe të fundit” me këtë përmbajtje:

“KREU VIII
DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

Neni 58 /1

1. Shoqatat e përdoruesve të ujit dhe federatat e shoqatave të përdoruesve të ujit, të krijuara sipas
ligjit nr.8515, datë 30.7.1999 “Për ujitjen dhe kullimin”, shpërndahen sipas kreut VIII të ligjit nr.8788, datë
7.5.2001 “Për organizatat jofitimprurëse” dhe organizohen sipas këtij ligji brenda 12 muajve nga hyrja në
fuqi e tij.
2. Në përfundim të këtij afati, nëse nuk janë kryer procedurat e përcaktuara në pikën 1 të këtij
neni, ministria merr infrastrukturën e transferuar këtyre shoqatave apo federatave dhe fillon procedurën e
parashikuar në pikën 8 të nenit 16 të këtij ligji.”.

Neni 31
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5607, datë 6.2.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,


Bamir Topi

LIGJ
Nr.9861, datë 24.1.2008

PËR KONTROLLIN DHE MBIKËQYRJEN E KUFIRIT SHTETËROR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Përmbajtja e ligjit

Me këtë ligj rregullohen kontrolli dhe mbikëqyrja e kufirit shtetëror, misioni i Policisë Kufitare
dhe të Migracionit, bashkëpunimi policor ndërkufitar, bashkëpunimi brenda strukturave të Policisë së
Shtetit, si dhe bashkëpunimi me agjenci të tjera, të cilat kanë detyrime ligjore për sigurinë në kufi.

Neni 2
Fusha e zbatimit

Subjekt i këtij ligji janë personat, të cilët kalojnë kufirin shtetëror, si dhe ata që lëvizin përgjatë/ose
në kufirin shtetëror.
Ky ligj respekton liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, të vendosura në Kushtetutën e Republikës
së Shqipërisë dhe në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, pa cenuar të drejtat e personave, që
kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare, duke respektuar parimin e moskthimit.
Neni 3
Kufiri shtetëror

Kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë është i vendosur dhe rregullohet në bazë të marrëveshjeve
ndërkombëtare, të ratifikuara nga Kuvendi, si dhe të traktateve, dypalëshe ose shumëpalëshe, të lidhura me
vendet e tjera.

Neni 4
Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:


1. “Vija e kufirit” është një bashkësi pikash, të përcaktuara sipas sistemit koordinativ shtetëror,
përgjatë të cilave zgjatet kufiri shtetëror.
2. “Kufiri shtetëror” (më poshtë kufiri) është vija, e cila ndan territorin tokësor, ujërat e brendshme
e territoriale dhe nëntokën e Republikës së Shqipërisë me shtetet fqinje, si edhe kufiri në territorin e pikave
të kalimit kufitar, në aeroporte, aerodrome, porte detare, lumore, liqenore, nëpërmjet të cilave kryhet
transporti ndërkombëtar.
3. “Menaxhimi i kufirit” është veprimtaria që kryhet në kufi, në përputhje me këtë ligj, si reagim
ndaj një qëllimi për të kaluar apo aktit të kalimit të kufirit, që nënkupton kontrollet kufitare dhe
mbikëqyrjen e kufirit.
4. “Pikë e kalimit kufitar” është vendi i autorizuar nga autoritetet kompetente, ku kategori të
caktuara personash mund të kalojnë kufirin gjatë orarit zyrtar të punës.
5. “Kontrollet kufitare” janë kontrollet e kryera në çdo vend të kufirit, për t’u siguruar se personat,
përfshirë mjetet e tyre të transportit dhe objektet që kanë me vete, plotësojnë kushtet për të hyrë apo dalë
nga territori i Republikës së Shqipërisë.
6. “Mbikëqyrja e kufirit” është mbikëqyrja e kufirit ndërmjet pikave të kalimit kufitar, mbikëqyrja
e pikave të kalimit kufitar jashtë orarit zyrtar të punës, si dhe mbikëqyrja e lëvizjeve përgjatë ose në kufi,
që bëhet për të shmangur mundësinë, që dikush të anashkalojë kontrollin kufitar gjatë kalimit të kufirit.
7. “Kontroll kufitar në thellësi” është kontrolli, i cili kryhet nga Policia Kufitare dhe të
Migracionit, për shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi, që kanë kaluar kufirin, në një mjedis apo vend
tjetër, në thellësi të territorit, jashtë vendeve të kontrollit të detyrueshëm kufitar.
8. “Kalim i kufirit shtetëror” është çdo lëvizje e njerëzve, e gjësë së gjallë, e sendeve vetjake dhe e
mjeteve nëpërmjet kufirit.
9. “Punonjësi i Policisë Kufitare dhe të Migracionit” është punonjësi i Policisë së Shtetit, në
strukturat e Policisë Kufitare dhe të Migracionit, i ngarkuar me detyra për menaxhimin e kufirit, në
përputhje me këtë ligj dhe me akte të tjera ligjore dhe nënligjore në zbatim të tij.
10. “Sistemi i Informacionit të Kontrollit të Kufirit, SIKK” (pjesë e sistemit TIMS) është sistemi,
ku administrohen të gjitha të dhënat në pikën e kalimit kufitar.
11. “Zona e kontrollit kufitar në pikën e kalimit kufitar” (më poshtë zonë kontrolli) përcaktohet
veçmas për çdo pikë kalimi kufitar, sipas një vendimi të marrë nga autoriteti vendor përkatës i Policisë
Kufitare dhe të Migracionit dhe vlerësohet:
a) Në pikën e kalimit kufitar ajror:
i) territori nga kabina e kontrollit, salla e tranzitit, përfshirë edhe vendqëndrimin e avionëve
(VQA), për daljen nga kufiri;
ii) territori nga VQA-ja deri te dalja jashtë kabinës së kontrollit, për hyrjen në kufi.
b) Në pikën e kalimit kufitar detar:
i) territori nga kabina e kontrollit të shtetasve dhe mjeteve, kalata e përpunimit të trageteve dhe
anijeve, përfshirë edhe radën e jashtme, ku qëndrojnë anijet.
c) Në pikën e kalimit kufitar liqenor:
i) territori nga kabina e përpunimit të pasagjerëve dhe të automjeteve, kalata e përpunimit të
trageteve dhe anijeve, përfshirë edhe hapësirën ujore në radën e brendshme e të jashtme, ku qëndrojnë
anijet.
ç) Në pikën e kalimit kufitar lumor:
i) territori nga kabina e kontrollit të shtetasve dhe mjeteve, përfshirë dhe kalatën e përpunimit të
trageteve dhe anijeve, deri në vijën e kufirit.
d) Në pikën e kalimit kufitar tokësor:
i) territori nga vendi ku është vendosur rrethimi prej autoriteteve të Policisë Kufitare dhe të
Migracionit deri në vijën e kufirit.
dh) Në pikën e kalimit kufitar hekurudhor:
i) territori në pikën e kontrollit dhe/ose të përpunimit të trenit deri në vijën e kufirit, si dhe treni në
lëvizje, nga stacioni në hyrje dhe në dalje, sipas marrëveshjeve ndërkombëtare.
12. “Operator” është:
a) personi fizik ose juridik, pronar ose përdorues i aeroportit apo i aerodromit (operatori i
aeroportit);
b) administrata portuale e portit detar dhe e porteve të ujërave të brendshme, që drejton zonën
portuale (operatori i portit);
c) personi fizik ose juridik, i cili furnizon në transportin hekurudhor, domethënë në agregatet
hekurudhore stabël (operatori hekurudhor).
Operatori vepron për sigurimin dhe mirëmbajtjen e objekteve dhe të mjediseve, si dhe për
përballimin e shpenzimeve, që lindin gjatë ndërtimit dhe mirëmbajtjes së mjediseve të lartpërmendura, të
domosdoshme për kryerjen me efikasitet të kontrollit kufitar.
13. “Anije turistike” është anija që ndjek një itinerar, në përputhje me një program të caktuar, i cili
përfshin veprimtari të ndryshme turistike, në ujërat e brendshme dhe territoriale të Republikës së Shqipërisë
dhe që, normalisht, nuk merr pasagjerë e nuk lejon pasagjerët e vet të zbresin gjatë udhëtimit.
14. “Lundrim argëtues” është përdorimi i varkave për qëllime sportive apo turistike.
15. “Peshkim bregdetar” është peshkimi i kryer me anë të mjeteve lundruese, të cilat kthehen çdo
ditë në një port, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
16. “Linjë e rregullt me traget” është çdo linjë trageti, mes dy apo më shumë portesh, në territorin e
Republikës së Shqipërisë apo me porte të shteteve të tjera, pa ndalesa jashtë këtyre porteve, që transporton
pasagjerë dhe automjete, sipas një orari të caktuar.

KREU II
AUTORITETI DHE KOMPETENCAT PËR KONTROLLIN E
MBIKËQYRJEN E KUFIRIT

Neni 5
Autoriteti që kontrollon e mbikëqyr kufirin

1. Kontrolli dhe mbikëqyrja e kufirit janë kompetencë e Ministrisë së Brendshme.


2. Detyrat e kontrollit dhe të mbikëqyrjes së kufirit i kryen Policia Kufitare dhe e Migracionit, e
cila vepron sipas detyrave që i përcakton ky ligj dhe përgjegjësive, që rrjedhin nga akte të tjera ligjore dhe
nënligjore.
3. Policisë Kufitare dhe të Migracionit i vihen në dispozicion personel, burime financiare, pajisje
dhe teknologji, të nevojshme për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit, në mënyrë që të sigurohet në
vazhdimësi një nivel profesional i specializuar dhe efikas për kryerjen e shërbimeve.
4. Policia Kufitare dhe e Migracionit bashkëpunon ngushtë dhe në mënyrë të vazhdueshme me
shërbimet e tjera të Policisë së Shtetit dhe me subjektet e tjera, që kryejnë veprimtari në pikat e kalimit
kufitar.

Neni 6
Misioni i Policisë Kufitare dhe të Migracionit në kufi

Policia Kufitare dhe e Migracionit, në zbatim të parimeve kushtetuese të këtij ligji dhe të akteve
ligjore dhe nënligjore, të nxjerra në zbatim të tij, ka për mision:
1. Kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, për mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të personave,
si dhe për parandalimin e migracionit të paligjshëm.
2. Marrjen e masave për ndalimin e personave, që kryejnë veprimtari të kundërligjshme nëpërmjet
kufirit, si dhe të personave të kërkuar; bllokimin e mjeteve dhe të mallrave, që hyjnë ose dalin në mënyrë të
kundërligjshme dhe, kur ka dyshime apo vihet në dijeni për shkelje të dispozitave të Kodit Doganor,
njofton menjëherë zyrën doganore.
3. Zbatimin e detyrimeve, që rrjedhin nga konventat ndërkombëtare, marrëveshjet dy apo
shumëpalëshe. Gjithashtu realizon takime me organet homologe të shteteve fqinje dhe të vendeve të tjera,
për zbatimin e marrëveshjeve të përbashkëta dhe për shkëmbimin e të dhënave, në interes të zbatimit të
tyre.
4. Grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave, në interes të shërbimit për kontrollin dhe mbikëqyrjen
e kufirit, si dhe të kalimit të tij. Kur dyshon ose ka informacion paraprak, kryen kontroll vetjak, fizik dhe të
imët të personave, mallrave, bagazheve e mjeteve.
5. Në pikat e kalimit kufitar u kërkon shtetasve shqiptarë dhe të huaj zbatimin e rregullave të
kontrollit dhe respektimin e procedurave të intervistimit, që kanë të bëjnë me kalimin e kufirit, sipas
kritereve të përcaktuara nga ky ligj dhe nga akte nënligjore, të nxjerra në zbatim të tij.
6. Kryen detyra dhe zbaton masa për hyrjen, qëndrimin, trajtimin dhe kontrollin e të huajve në
territorin e Republikës së Shqipërisë.

Neni 7
Kompetencat e Policisë Kufitare dhe të Migracionit në thellësi

Në zbatim të këtij ligji dhe në kuadër të luftës kundër trafiqeve, për parandalimin e kalimeve të
paligjshme të kufirit dhe për kontrollin e të huajve, Policia Kufitare dhe e Migracionit i shtrin kompetencat
edhe në brendësi të territorit, duke bërë:
a) kontrolle dhe duke zbatuar masa për zbulimin e hyrjes dhe të qëndrimit të paligjshëm të shtetasve
të huaj e të personave, që organizojnë trafik në drejtim të kufirit;
b) në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, ushtron kontrollin e personave, të
sendeve dhe mjeteve të udhëtimit, në rrugë tokësore, larg pikave të kalimit kufitar, për ndalimin e hyrjes
dhe të qëndrimit të tyre të paligjshëm në Republikën e Shqipërisë.

Neni 8
Krijimi i kushteve për menaxhimin e kufirit

1. Në zbatim të këtij ligji, Policia Kufitare dhe e Migracionit autorizohet të vendosë dhe të përdorë
mjete teknike dhe qen shërbimi për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit, si dhe të vendosë pengesa për të
bërë të pamundur kalimin e paligjshëm të tij.
2. Pronarët ose administratorët e tokave pranë vijës së kufirit detyrohen të lejojnë kalimin pa
pengesë të Policisë Kufitare dhe të Migracionit, për të bërë, rregullisht, vëzhgimin e kufirit, kryerjen e
punimeve dhe për mirëmbajtjen e shenjave kufitare përgjatë kufirit.

3. Policia Kufitare dhe e Migracionit lejohet të lëvizë në këto toka, kur kjo është e nevojshme, për
të kryer mbikëqyrjen e kufirit, pavarësisht nga dispozitat e urdhëresave të tjera.

KREU III
PARAQITJA DHE MIRËMBAJTJA E VIJËS SË KUFIRIT

Neni 9
Përcaktimi, shenjimi dhe rregullimi i vijës së kufirit

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, për zbatimin e politikës kufitare, së


bashku edhe me organet përkatëse të shteteve fqinje, kryen punë, që kanë të bëjnë me saktësimin e vijës së
kufirit, si dhe bën përgatitjet e duhura për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare për kufirin.
Policia Kufitare dhe e Migracionit, në bashkëpunim me Institutin Gjeografik Ushtarak të
Shqipërisë, kryen matje, shenjime, rinovime dhe mirëmbajtje të shenjave kufitare, të përcaktuara në kufi, si
dhe përgatit dokumentet për kufirin.

Neni 10
Sinjalet, tabelat dhe shenjat dalluese gjatë vijës së kufirit

1. Në drejtimet, që të shpien në pikat e kalimit kufitar, vendosen tabela paralajmëruese, të cilat


tregojnë përkatësinë e Republikës së Shqipërisë dhe, sipas kërkesave, edhe për shtetet fqinje.
2. Nëse vija e kufirit nuk është e dukshme, në rrugë tokësore dhe në linjat e tjera të komunikacionit
vendosen tabela të veçanta me mbishkrime e sinjalizime, të cilat njoftojnë afrimin drejt vijës së kufirit.
3. Policia Kufitare dhe e Migracionit, në bashkëpunim me Institutin Gjeografik Ushtarak të
Shqipërisë, vendos tabela të veçanta me mbishkrime dhe sinjalizime.
4. Mbi tabelat e veçanta me mbishkrime dhe sinjalizime nuk lejohet të vendosen tabela ose
sinjalizime të tjera, të cilat do të zvogëlonin dukshmërinë e tabelës ose të sinjalizimit, me të cilin publiku
informohet për vijën e kufirit.

Neni 11
Pamja e vijës së kufirit dhe ndalimi i veprimtarive

1. Në qoftë se nuk është parashikuar ndryshe me marrëveshje ndërkombëtare, Policia Kufitare dhe
e Migracionit, në bashkëpunim me Institutin Gjeografik Ushtarak të Shqipërisë, kujdeset për sigurimin e
pamjes së vijës së kufirit, e cila, në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare, duhet të jetë e pastruar nga
pemët e larta, shkurret etj., të cilat zvogëlojnë pamjen e shenjave kufitare ose zgjatimin e vijës së kufirit.
2. Me vendim të Këshillit të Ministrave, për shkaqe sigurie, mund të ndalohet lundrimi, peshkimi,
kalimi ose qëndrimi i avionëve dhe i pajisjeve të tjera fluturuese e lëvizëse pranë vijës së kufirit. Në vendim
përcaktohen edhe arsyet dhe kohëzgjatja e këtij ndalimi.
3. Për shkak të dukshmërisë së vijës së kufirit, Ministri i Brendshëm i propozon KRRTRSH-së
marrjen e masave konkrete për ndalimin e ndërtimit të objekteve ose organeve përkatëse mbjelljen apo
kultivimin e llojeve të veçanta kulturash bujqësore, drurësh ose pemësh përgjatë vijës së kufirit.
4. Në procedurën e miratimit të planit rregullues të prefekturës, nëpërmjet të cilit rregullohet
hapësira, e cila shtrihet deri në 50 metra larg vijës së kufirit, në përputhje me ligjin përkatës, kërkohet
miratim nga Ministri i Brendshëm.

Neni 12
Cenimet dhe incidentet në kufi

1. Cenime të kufirit janë incidentet kufitare dhe cenimet e tjera të kufirit shtetëror.
2. Incidentet kufitare janë veprimtari të organeve të shteteve të huaja në territorin e Republikës së
Shqipërisë, të cilat, me marrëveshje ndërkombëtare ose nga legjislacioni i brendshëm, nuk lejohen ose
ndalohen, si dhe çdo shkelje tjetër e pacenueshmërisë së kufirit, që bëjnë punonjësit shtetërorë ose vendorë
të shteteve fqinje.
3. Ministria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, verifikon dhe
zgjidh incidentet kufitare.
4. Ministria e Brendshme verifikon e zgjidh cenimet e tjera të kufirit, duke vënë në dijeni
Ministrinë e Punëve të Jashtme.

KREU IV
KALIMI I KUFIRIT DHE PIKAT E KALIMIT KUFITAR

Neni 13
Kalimi i kufirit
1. Kalimi i kufirit bëhet vetëm në pikat e kalimit kufitar, brenda orarit të caktuar, me dokumente të
vlefshme udhëtimi apo me dokumente që autorizojnë kalimin e kufirit; me një vizë të vlefshme, nëse
kërkohet, përveç kur disponohet një lejeqëndrimi e vlefshme; kur justifikohet qëllimi dhe rrethanat e
qëndrimit të planifikuar dhe kur disponon mjete të mjaftueshme financiare; kur për personin nuk ka të
dhëna në sistemin e të dhënave; kur nuk përbën kërcënim ndaj rendit dhe sigurisë publike dhe shëndetit
publik apo ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare me shtetet e tjera.
2. Dokumente të rregullta udhëtimi janë dokumentet, të cilat njihen të tilla nga legjislacioni ynë, si
dhe ato që përcaktohen në marrëveshjet ndërkombëtare, të ratifikuara nga Kuvendi i Republikës së
Shqipërisë.
3. Në përjashtim nga rregulli i përmendur në pikën 1 të këtij neni, në rast të ndonjë force madhore
ose nëse është përcaktuar me marrëveshje ndërkombëtare, kufiri mund të kalohet kurdoherë dhe në çfarëdo
vendi, duke lajmëruar menjëherë Policinë Kufitare dhe të Migracionit.

Neni 14
Dokumenti kufitar

1. Përveç kur nuk parashikohet ndryshe në marrëveshjet ndërkombëtare, për nevoja të veçanta, të
cilat nuk bien në kundërshtim me interesat publikë, Policia Kufitare dhe e Migracionit shqyrton kërkesën e
një personi apo të një grupi personash dhe miraton dokumentin për kalimin e kufirit, jashtë kushteve të
vendosura në pikën 1 të nenit 13 të këtij ligji.
2. Dokumenti kufitar jepet për një afat kohor deri në një vit.
3. Lëshimi i dokumentit kufitar bëhet nga autoriteti përgjegjës për dhënien e pasaportave të
shtetasve.
4. Policia Kufitare dhe e Migracionit ia heq personit të drejtën e përdorimit të dokumentit kufitar,
të dhënë sipas këtij neni, nëse vëren se dokumenti është keqpërdorur, nuk përdoret apo kanë pushuar së
ekzistuari arsyet, për të cilat është lëshuar.

Neni 15
Pikat e kalimit kufitar

1. Pikat e kalimit kufitar janë vendet e kalimit të kufirit nëpërmjet rrugës automobilistike,
hekurudhore, ajrit, detit, lumenjve dhe liqeneve, të përhershme ose të përkohshme, ku kryhen kontrolle të
plota.

2. Pikat e kalimit kufitar janë të hapura për qarkullimin ndërkombëtar dhe ndërkufitar.
3. Pikat e kalimit kufitar hapen dhe përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Në vendim
parashikohen vendi, ku do të hapet pika e kalimit kufitar, lloji (kategoria) dhe orari i funksionimit.
4. Pikat e kalimit kufitar ndahen sipas rëndësisë dhe veprimtarisë në:
a) pika për komunikacion ndërkombëtar të shtetasve, të mjeteve dhe mallrave;
b) pika për komunikacion ndërkombëtar të shtetasve;
c) pika për komunikacion ndërkufitar;
ç) pika bujqësore dhe blegtorale.

Neni 16
Pikat e përkohshme të kalimit kufitar

1. Kur është e nevojshme, me vendim të Këshillit të Ministrave, hapen pika të kalimit kufitar, të
përkohshme, pasi është marrë paraprakisht miratimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, i ministrive të
interesuara, si dhe i organit përkatës të shtetit fqinj për veprimtari të tilla, si:
a) veprimtari kulturore, fetare, shkencore, profesionale dhe turistike;
b) kërkesë për rirregullimin e qarkullimit të vogël kufitar;
c) veprimtari, që rrjedhin nga zbatimi i marrëveshjeve ndërkufitare;
ç) veprimtari bujqësore, blegtorale apo veprimtari të tjera ekonomike.
2. Pika e përkohshme e kalimit kufitar mund të qëndrojë e hapur deri në tre muaj në një vit
kalendarik.
3. Në urdhrin për përcaktimin e pikës së përkohshme të kalimit kufitar parashikohen:
a) vendi, koha dhe mënyra e kalimit të kufirit;
b) shpenzimet e mirëmbajtjes dhe të punës së pikës së përkohshme të kalimit kufitar, të cilat
përballohen nga paraqitësi i kërkesës për hapjen e kësaj pike.

Neni 17
Detyrimet e operatorit në pikën e kalimit kufitar

Operatorët e pikës së kalimit kufitar kanë këto detyra:


1. Përgatisin kushtet për funksionimin e pikës së kalimit kufitar, në mënyrë që të mundësojnë
kontrollin, sa më të efektshëm dhe të sigurt, në përputhje me standardet dhe kriteret e përcaktuara me
vendim të Këshillit të Ministrave.
2. Kryejnë pa ndërprerje, me mjete të përshtatshme, kontrollin kufitar, në përputhje me dispozitat e
këtij ligji.
3. Sigurojnë në pikën e kalimit kufitar, ku kryhet qarkullim ndërkombëtar, mjedise të ndara për
udhëtarët që dalin, nga ato të udhëtarëve që hyjnë në Republikën e Shqipërisë; krijojnë kushte për të
ushtruar ndaras kontrollin kufitar të shtetasve këmbësorë nga shtetasit që udhëtojnë me automjete, si dhe
një mjedis për qëndrimin e të huajve, që nuk përmbushin kushtet për hyrjen në vend, sipas dispozitave të
rregulluara me ligj të veçantë.
4. Përballojnë shpenzimet e vendosjes e të mirëmbajtjes së objekteve dhe të mjediseve të
lartpërmendura, si dhe shpenzimet e tjera, në zbatim të dispozitave të këtij ligji.

Neni 18
Shënimi i pikave të kalimit kufitar dhe i zonës së kontrollit

1. Pikat e kalimit kufitar dhe zonat përkatëse të tyre të kontrollit shënohen me shenja të veçanta
dhe me sinjalizime të tjera.
2. Me propozimin e Policisë Kufitare dhe të Migracionit dhe të agjencive të tjera që veprojnë në
kufi, operatorët miratojnë dhe mirëmbajnë shenjat e sinjalizimet e propozuara, si dhe sinjalizimet e tjera, të
vëna në zbatim të këtij ligji.
3. Policia Kufitare dhe e Migracionit përcakton zonën e kontrollit kufitar përreth pikës së kalimit
kufitar, si dhe rregullat e qëndrimit në të.

Neni 19
Ndërtimi dhe vendosja e objekteve në zonën e kontrollit

1. Ministri i Brendshëm miraton ndërtimin, vendosjen ose ndryshimin e destinacionit të një objekti
në zonën e kontrollit të pikave të kalimit kufitar, si dhe mënyrën e realizimit të tij, me kusht që projekti të
mos pengojë kryerjen e kontrollit kufitar dhe zbatimin e masave të sigurisë.
2. Ministri i Brendshëm mund t’u kërkojë autoriteteve përkatëse heqjen e lejes së dhënë, nëse gjatë
ndërtimit pengohet funksionimi normal i pikës së kalimit kufitar.

Neni 20
Lëvizja dhe qëndrimi në zonën e kontrollit

Në zonën e kontrollit të pikës së kalimit kufitar lejohen lëvizja dhe qëndrimi i personave, i mjeteve
e i mallrave që kalojnë kufirin, për arsye kontrolli kufitar, si dhe i personave apo i mjeteve që kanë
autorizim nga organet përkatëse.

Neni 21
Detyrat e personelit që vepron në zonën e kontrollit

1. Operatori, personat e tjerë fizikë dhe juridikë, që zhvillojnë veprimtari ekonomike në zonën e
kontrollit të pikës së kalimit kufitar, i paraqesin Policisë Kufitare dhe të Migracionit, përpara fillimit të
veprimtarisë, listën me të dhënat personale të të punësuarve.
2. Pas miratimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, subjektet, për të cilat flitet në pikën 1 të
këtij neni, me shpenzimet e veta, pajisin me karta identifikimi këta të punësuar (badges), të cilët janë të
detyruar t’i mbajnë ato në vende të dukshme. Forma dhe përmbajtja e kartave përcaktohen nga autoriteti
përkatës i Policisë Kufitare dhe të Migracionit, në bashkëpunim me operatorin.

KREU V
MBIKËQYRJA, KONTROLLI KUFITAR DHE PROCEDURAT

SEKSIONI I
MBIKËQYRJA DHE KONTROLLI

Neni 22
Mbikëqyrja e kufirit

1. Mbikëqyrja e kufirit ka të bëjë me tërësinë e masave të marra për parandalimin e kalimeve të


paligjshme të kufirit, parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të tjera të kundërligjshme, që zhvillohen
nëpërmjet kufirit.
2. Policia Kufitare dhe e Migracionit mbikëqyr kufirin, duke përdorur njësi fikse dhe të lëvizshme,
për të penguar dhe kapur personat që u shmangen kontrolleve në pikën e kalimit kufitar.
3. Policia Kufitare dhe e Migracionit mbikëqyr kufirin, ndërmjet pikave të kalimit kufitar, me njësi
dhe metoda, në përshtatje me rreziqet e kërcënimet aktuale apo të pritshme.
4. Policia Kufitare dhe e Migracionit patrullon dhe qëndron në vende, përgjatë vijës së kufirit,
që mendohen si të mundshme për kalim të paligjshëm. Për këtë ajo përdor edhe mjete teknike dhe
elektronike.
Neni 23
Kontrolli kufitar

1. Kontrolli kufitar kryhet normalisht në pikat e kalimit kufitar dhe gjatë të gjithë vijës së kufirit, si
dhe në vendin, ku personi kapet duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, në bashkëpunim me
strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.
2. Në raste të veçanta, të caktuara me akte nënligjore, në zbatim të këtij ligji, kryhet kontrolli
kufitar jashtë zonës së kontrollit të pikave të kalimit kufitar në trena, avionë, anije apo në vende të tjera.
3. Kontrolli kufitar jashtë zonës së kontrollit të pikave të kalimit kufitar, për arsye të veçanta
teknike ose shëndetësore, kryhet me kërkesë të udhëtarëve dhe përballohet nga vetë ata.
4. Në zbatim të marrëveshjeve ndërkombëtare kryhet kontrolli kufitar i plotë edhe në territorin e
shtetit tjetër.
5. Me marrëveshje ndërkombëtare përcaktohen dhe rregullohen zonat e përbashkëta të kontrollit të
kalimit kufitar.
6. Policia Kufitare dhe e Migracionit mund të kryejë kontrolle në thellësi për ndalimin e migrimeve
të paligjshme.
7. Të gjithë personat që kalojnë kufirin, i nënshtrohen kontrollit kufitar, duke paraqitur dokumentin
e udhëtimit për kalimin e kufirit.
8. Përjashtim nga kontrolli kufitar bëhet në raste të veçanta, të përcaktuara me ligj ose me
marrëveshje ndërkombëtare.
9. Të gjithë personat u nënshtrohen udhëzimeve dhe urdhrave të Policisë Kufitare dhe të
Migracionit gjatë qëndrimit në zonën e kontrollit të pikës së kalimit kufitar.

SEKSIONI II
LLOJET E KONTROLLIT KUFITAR

Neni 24
Kontrolli minimal i personit

1. Çdo person i nënshtrohet një kontrolli minimal për përcaktimin e identitetit, në bazë të
dokumentit të udhëtimit. Ky kontroll minimal ka të bëjë me një verifikim të shpejtë e të drejtpërdrejtë, duke
iu drejtuar bazës të së dhënave në SIKK dhe në evidenca, për disponimin e dokumenteve të vjedhura, të
falsifikuara, të humbura ose të pavlefshme.
2. Në rast se ka dyshime për identitetin e personit apo për transportimin e objekteve të paligjshme
ose nëse dyshohet se personi është i lidhur me kalime të paligjshme të kufirit, përbën rrezik për rendin dhe
sigurinë publike, atëherë punonjësi i Policisë Kufitare dhe të Migracionit, përveç kontrollit minimal, bën
kontroll të plotë.
Neni 25
Kontrolli i plotë i personit

Kontrolli i plotë përfshin verifikimin e kushteve për kalimin e kufirit, të përcaktuara në pikën 1 të
nenit 13 të këtij ligji dhe Policia Kufitare dhe e Migracionit bën:
1. Verifikimin, që personi ka një dokument të vlefshëm për kalimin e kufirit, i cili nuk ka skaduar,
ka vizë ose leje qëndrimi, në rast se kërkohet nga legjislacioni në fuqi.
2. Shqyrtimin e plotë të dokumentit të udhëtimit për shenja falsifikimi, ndryshimi apo vlefshmërie.
3. Ekzaminimin e vulave të hyrje/daljes në dokumentin e udhëtimit, për të verifikuar, nëpërmjet
krahasimit të datave të hyrjes dhe daljes, se personi nuk e ka shkelur kohëzgjatjen e qëndrimit të autorizuar
në territorin e shtetit.
4. Verifikimin për nisjen dhe destinacionin e personit dhe qëllimin e qëndrimit, duke kontrolluar,
nëse është e nevojshme, edhe dokumente shtesë.
5. Verifikimin, nëse personi disponon mjete financiare të mjaftueshme për kohëzgjatjen dhe
qëllimin e qëndrimit, si dhe për kthimin në vendin e origjinës ose tranzitimin në një vend të tretë, ku ka të
drejtë hyrjeje, ose që është në pozitë të tillë, që mundëson arritjen e këtyre mjeteve financiare në mënyrë të
ligjshme.
6. Verifikimin se shtetasi, mjeti i tij i transportit dhe sendet që ai transporton nuk përbëjnë rrezik
për rendin dhe sigurinë publike, shëndetin publik apo marrëdhëniet ndërkombëtare me shtetet e tjera, duke
u këshilluar me evidencat dhe sistemin e të dhënave.

Neni 26
Kontrolli i sendeve dhe i mjeteve të udhëtimit

1. Kontrolli i sendeve përfshin kontrollin e sendeve personale të personit që kalon kufirin.


2. Punonjësi i Policisë Kufitare dhe të Migracionit, në rast dyshimi për posedimin e sendeve apo të
materialeve të ndaluara ose për shkak të vërtetimit të identitetit, i kërkon personit të paraqesë sendet që ka
me vete.
3. Kontrolli i mjeteve të udhëtimit përfshin shikimin e brendshëm dhe të jashtëm dhe hetimin e
mjetit të udhëtimit, si dhe verifikimin në evidencat përkatëse.
Kur ka dyshime të bazuara se personi në fjalë ka fshehur në mjetin e udhëtimit persona, lëndë,
materiale të ndaluara ose sende, të cilat pengojnë verifikimin e identitetit të tij ose të identitetit të
udhëtarëve të tjerë, punonjësi i Policisë Kufitare dhe të Migracionit, në bazë të kompetencave që i njeh ky
ligj, bën kontroll më të hollësishëm të mjetit dhe të personave.
4. Punonjësi i Policisë Kufitare dhe të Migracionit dorëzon pranë organeve doganore ose organeve
të tjera kompetente, që veprojnë në kufi, mjetet e udhëtimit ose sendet e gjetura gjatë procedurës së
kontrollit dhe kërkimit, të cilat nuk përbëjnë objekt për të, sipas procedurave të caktuara.

Neni 27
Kontrollet në qarkullimin rrugor

1. Punonjësit e Policisë Kufitare dhe të Migracionit, gjatë kalimit të kufirit në zonën e kontrollit
kryejnë kontroll ndaj personave, pa i nxjerrë nga automjeti.
2. Në rrethana të veçanta, personave mund t’u kërkohet të zbresin nga automjeti.
3. Në çdo rast, i jepet përparësi kontrollit të personave të sëmurë, invalidëve apo grave shtatzëna.
4. Në rast trafiku të rënduar, i jepet përparësi kontrollit të pasagjerëve në autobusët e linjave të
rregullta.
Neni 28
Kontrollet në qarkullimin hekurudhor

1. Kontrollet në qarkullimin hekurudhor kryhen për pasagjerët dhe për stafin e trenave që kalojnë
kufirin, përfshirë trenat e mallrave dhe ato bosh, në platformën e stacionit hekurudhor, përpara nisjes dhe
pas mbërritjes së trenit, si dhe nga platforma deri në vijën e kufirit.
Makinistit të trenit, në qarkullimin ndërkombëtar, nuk i lejohet ta ndalë trenin në një zonë të
shinave, ndërmjet kufirit dhe pikës së kalimit kufitar, përveç rasteve kur kjo bëhet e nevojshme, për shkak
të rregullimit të qarkullimit hekurudhor ose në rast të ndonjë force madhore.
Në rast të qëndrimit në këtë zonë, makinisti njofton menjëherë rajonin më të afërt të Policisë
Kufitare dhe të Migracionit, si dhe merr masa emergjente për të penguar largimin e udhëtarëve nga treni.
2. Kontrolli për udhëtarët në trena mund të shtrihet nga stacioni i fundit hekurudhor në dalje deri
në stacionin e parë në hyrje, në shtetin fqinj, në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare.

Neni 29
Kontrollet e mjeteve të lundrimit

1. Kontrollet e anijeve kryhen në portin e nisjes dhe të mbërritjes, në bord të anijes apo në zonën e
caktuar për këtë qëllim, të ndodhur pranë anijes. Me marrëveshje, kontrollet mund të kryhen edhe gjatë
kalimit të kufirit në territorin e një vendi tjetër, të nisjes apo të mbërritjes.
2. Anija shqiptare ose e huaj i nënshtrohet kontrollit të kalimit të kufirit dhe kapiteni, ose në
mungesë të tij, individi ose shoqëria që përfaqëson pronarin e anijes në të gjitha çështjet, përgatit një listë,
në dy kopje, me emrat e ekuipazhit dhe të pasagjerëve, të cilën, në çastin e mbërritjes në port, është i
detyruar ta dorëzojë në rajonin e Policisë Kufitare dhe të Migracionit. Nëse, për arsye të forcës madhore,
lista nuk mund të dërgohet në rajon, një kopje i dërgohet postës së kufirit ose autoritetit të anijes, të cilat do
ia paraqesin pa vonesë Policisë Kufitare dhe të Migracionit.
3. Kapiteni i anijes shqiptare ose të huaj, në zonën e kontrollit të kalimit të kufirit, njofton Policinë
Kufitare dhe të Migracionit për praninë në bord të individëve pa dokumentet e caktuara për kalim kufiri,
ose të personit pa biletë e që ka hipur në bord pa leje.
4. Ekuipazhi dhe udhëtarët e anijes shqiptare ose të huaj lejohen të zbresin në tokë vetëm pas
përfundimit të procedurave të kontrollit të kalimit të kufirit.
5. Kapitenit të anijes i ndalohet të marrë ose të zbresë në ujërat e brendshme dhe territoriale të
Republikës së Shqipërisë persona, të cilët nuk i janë nënshtruar kontrollit në pikën e kalimit kufitar, me
përjashtim të rasteve kur kërkohet ndihmë, për shkak të forcave madhore.
6. Kapiteni i anijes njofton menjëherë Policinë Kufitare dhe të Migracionit, nëpërmjet kapitenerisë
së portit, kur, për shkaqe të ndryshme, anija ankorohet jashtë zonës së kontrollit të kalimit të kufirit.
Kapiteni i mjetit lundrues nuk lejohet të bregëzojë, të marrë ose të zbresë persona, me ose pa dokumentet
përkatëse, jashtë zonës së kontrollit kufitar ose atyre të lejuara nga Policia Kufitare dhe e Migracionit për
bregëzim.
7. Marinarët e huaj, që ndodhen në bordin e anijeve që mbajnë flamur të huaj, mund të zbresin në
port ose të bëjnë vizita në qytet apo në zonat në afërsi të tij, me kërkesën e kapitenit të anijes dhe me leje
individuale, të lëshuar në pikën e kalimit kufitar, sipas vlefshmërisë territoriale, ku përcaktohet edhe
kohëzgjatja e lejes.
8. Në rast se ka dyshime se janë kryer vepra penale, që cenojnë rendin dhe sigurinë publike, apo që
kanë të bëjnë me imigracionin e paligjshëm, Policia Kufitare dhe e Migracionit kontrollon anijen brenda
ujërave të brendshme dhe territoriale të Republikës së Shqipërisë, që shtrihen përgjatë kufirit.
9. Mjetet lundruese të huaja ushtrojnë veprimtari turistike, sportive, studimore, kërkimore-
shkencore dhe veprimtari të tjera të ngjashme në ujërat e brendshme dhe territoriale të Republikës së
Shqipërisë, pasi i janë nënshtruar më parë kontrollit të kalimit të kufirit.
10. Leja për ushtrimin e veprimtarisë, e përmendur në pikën 9 të këtij neni, jepet nga titullari i
institucionit shtetëror qendror përkatës, ndërsa lejimi i lundrimit bëhet me dijeninë dhe nën kontrollin e
Policisë Kufitare dhe të Migracionit.
11. Anijet e peshkimit profesional dhe ato për lundrim argëtues paraqesin pranë Policisë Kufitare
dhe të Migracionit kërkesën me shkrim për lundrim, ku përcaktohen ekuipazhi, rajoni i lundrimit dhe koha
e qëndrimit. Për këtë kategori, Policia Kufitare dhe e Migracionit kryen kontrolle, në kuadër të analizës së
riskut të imigrimit të paligjshëm, kur ka të dhëna ose dyshime të bazuara.
12. Policia Kufitare dhe e Migracionit, jo më vonë se 24 orë para fillimit të gjuetisë apo peshkimit,
njoftohet me shkrim për kryerjen e peshkimit, individual ose në grup, në një thellësi deri në 300 metra
pranë vijës së kufirit.

13. Në rastet e veprimtarive sportive ndërkombëtare lejohet kalimi tranzit i mjeteve lundruese, pasi
është vënë më parë në dijeni Policia Kufitare dhe e Migracionit për kohën, numrin e mjeteve dhe itinerarin
e lëvizjes.

Neni 30
Kontrollet e personave në bord në tragete

1. Kontrollet e personave në bord në tragete kryhen:


a) për pasagjerët këmbësorë dhe ata në autobusë, individualisht;
b) për pasagjerët, pa i zbritur nga automjeti;
c) për drejtuesit e automjeteve të tonazhit të rëndë dhe për shoqëruesit, në automjet.
2. Policia Kufitare dhe e Migracionit merr masa që të ketë disa porta kalimi, në mënyrë që të
kryhen shpejt kontrolle.
3. Për të zbuluar imigrantët e paligjshëm, kontrollet bëhen në mjetet e transportit dhe në ngarkesat
e mallrat e ngarkuara në mjetet e transportit.
4. Anëtarët e ekuipazhit të tragetit kontrollohen, në të njëjtën mënyrë, si anëtarët e ekuipazhit të
anijeve tregtare.

Neni 31
Kontrollet në qarkullimin ajror civil

1. Kontrollet në qarkullimin ajror civil kryhen:


a) në zonën e përcaktuar posaçërisht për këtë punë.
b) në avion, përjashtimisht, në kuadër të analizës së riskut për sigurinë e brendshme dhe emigrimin e
paligjshëm.
2. Operatori i aeroportit merr masat e duhura për të parandaluar hyrjen dhe daljen e personave të
paautorizuar në/nga zonat e rezervuara ose në/nga zona tranzit.
3. Në zonën tranzit nuk kryhen kontrolle, me përjashtim të rastit kur ka të dhëna, në kuadër të
analizës së riskut, për cenim të sigurisë së brendshme dhe imigrimin e paligjshëm.
4. Në zonën tranzit kryhet kontroll ndaj personave, të cilëve u nevojitet një vizë tranziti për në
aeroport, për të lejuar kalimin në tranzit.
5. Kur një avion, që fluturon nga një shtet tjetër, ulet në një zonë, që nuk është pikë kalimi kufitar,
për shkak të forcës madhore, të një rreziku të mundshëm, me udhëzim të autoriteteve apo pa marrë leje,
mund të vazhdojë fluturimin, vetëm pasi të jetë kontrolluar, sipas procedurave normale dhe pasi t’i jetë
dhënë autorizim nga Policia Kufitare dhe e Migracionit, si dhe nga dogana.
6. Policia Kufitare dhe e Migracionit kryen kontroll kufitar, sipas procedurave normale, të
përmendura në këtë nen, edhe ndaj avionëve privatë, helikopterëve dhe avionëve pa motor. Operatori i
aerodromit, ku nuk ka pikë kalimi kufitar, njofton menjëherë Policinë Kufitare dhe të Migracionit, nëse një
avion i kësaj kategorie ulet në aerodrom.
7. Në rastet e fluturimeve private, të brendshme, përpara nisjes, kapiteni i komunikon Policisë
Kufitare dhe të Migracionit një deklaratë të përgjithshme, ku paraqiten informacioni për identitetet e
pasagjerëve dhe plani i fluturimit.

Neni 32
Lehtësimet në kontrollin kufitar

1. Procedurat e kontrolleve kufitare mund të lehtësohen për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme


dhe të papritura. Të tilla vlerësohen ngjarjet e paparashikueshme, që bëhen shkak për një qarkullim të
ngjeshur, sa koha e pritjes në një pikë kalimi kufitar bëhet e tepërt dhe gjatë të cilave shfrytëzohen të gjitha
burimet (personeli, pajisjet, ndërtesat dhe organizimi).
2. Kontrolli kufitar për lëvizjet në pikat hyrëse ka përparësi mbi kontrollin kufitar për lëvizjet në
pikat dalëse.
3. Vendimi për të lehtësuar kontrollet merret nga autoriteti qendror i Policisë Kufitare dhe të
Migracionit.

4. Procedurat lehtësuese gjatë kontrollit kufitar bëhen të përkohshme, me procedura të


përshpejtuara, me intervale, në përshtatje me rrethanat që i justifikojnë dhe fillojnë gradualisht. Për këtë,
ndërtohen korridore të veçanta përpunimi dhe informacioni, nëpërmjet vendosjes së tabelave e të
sinjalizimeve.
5. Gjatë një situate të tillë bëhet vetëm vulosja e dokumentit të udhëtimit, pa u regjistruar.

Neni 33
Kontrollet në kategori të caktuara personash

1. Bëjnë përjashtim nga kontrolli kufitar kryetarët e shteteve, kryetarët e parlamenteve, kryetarët e
qeverive, si dhe homologët e tyre e anëtarët e delegacioneve të tyre, mbërritja dhe largimi i të cilëve është
lajmëruar zyrtarisht, nëpërmjet kanaleve diplomatike.
2. Bëjnë përjashtim nga kontrolli kufitar mbajtësit e licencës së pilotit ose të certifikatës së
ekuipazhit, nëse:
a) hipin dhe ngjiten në aeroportin e ndalesës ose në aeroportin e mbërritjes, që ndodhet në territorin e
Republikës së Shqipërisë;
b)hyjnë në territorin e aeroportit të ndalesës ose të aeroportit të mbërritjes;
c) shkojnë, me çfarëdolloj mjeti transporti, në aeroportin në territorin e vendit tonë, në mënyrë që të
hipin në një avion, që niset nga ky aeroport.
3. Anëtarët e ekuipazhit të avionit fluturues i nënshtrohen, me përparësi, kontrollit kufitar, në vende
të përcaktuara ose para pasagjerëve.
4. Anëtarët e ekuipazhit të avionit fluturues, të njohur nga personeli i pikës së kalimit kufitar, mund
t’i nënshtrohen kontrolleve të rastësishme.

Neni 34
Kontrolli i përfaqësuesve të trupit diplomatik

1. Mbajtësit e pasaportave zyrtare, diplomatike ose të shërbimit, të lëshuara nga qeveritë e tyre ose
nga organizatat e njohura ndërkombëtare, që udhëtojnë për përmbushjen e detyrave të ngarkuara, kanë
përparësi dhe gëzojnë favorizime e lehtësi gjatë kontrollit kufitar.
2. Personit, që mban dokumentet e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni, nuk i kërkohet të provojë se
ka mjete të mjaftueshme financiare për jetesë.
3. Policia Kufitare dhe e Migracionit i kërkon personit, që pretendon se gëzon privilegje, imunitete
dhe përjashtime, të paraqesë prova për statusin e tij, si psh pasaportën diplomatike ose të shërbimit, apo
dokumente të tjera, që provojnë këtë status.
4. Lejohen të kalojnë në pikat e kalimit kufitar anëtarët e akredituar të misioneve diplomatike dhe të
përfaqësive konsullore, si dhe familjarët e tyre, të pajisur me kartë speciale, të lëshuar nga Ministria e
Punëve të Jashtme.
5. Në rast dyshimesh të mundshme ose paralajmërimesh nga sistemi kombëtar i informacionit,
Policia Kufitare dhe e Migracionit njofton instancat eprore dhe merr miratim, përpara se të refuzojë hyrjen
në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Neni 35
Punëtorët ndërkufitarë

1. Punëtorët ndërkufitarë, gjatë kalimeve të shpeshta në të njëjtën pikë kalimi kufitar, në


përmbushje të detyrës, u nënshtrohen kontrolleve të plota, gjatë të cilave paraqesin vetëm dokumentin që i
autorizon të kalojnë kufirin.
2. Përjashtimisht, kur ka paralajmërime nga sistemi kombëtar i informacionit, ata ndalohen të hyjnë
në pikën e kalimit kufitar.
Neni 36
Të miturit

1. Të miturit i nënshtrohen, si të rriturit, kontrollit të plotë të dokumenteve. Kontrolli nga punonjësi


i Policisë Kufitare dhe i Migracionit bëhet në një zonë të caktuar, posaçërisht për kontrollin e të miturve, të
shoqëruar apo të pashoqëruar.
2. Në rast se nga kontrolli i dokumenteve të të miturit, të shoqëruar nga një person madhor,
punonjësi i Policisë Kufitare dhe i Migracionit krijon bindjen se i mituri po i largohet kujdesit prindëror apo
të kujdestarit të vet ligjor, atëherë bën hetime të menjëhershme për vlefshmërinë e informacionit të
paraqitur.
3. Kontrollit të plotë të dokumentacionit u nënshtrohen edhe të miturit, që udhëtojnë të
pashoqëruar, në mënyrë që të mos largohen pa dëshirën e prindërve apo të kujdestarit.

Neni 37
Vendosja e vulave në dokumentet e udhëtimit

1. Dokumentet e udhëtimit të shtetasve vulosen sistematikisht në hyrje dhe në dalje, në kufi. Në


veçanti, vula e hyrjes dhe e daljes vendoset në:
a) dokumentet me vizë të vlefshme, që u mundësojnë shtetasve kalimin e kufirit;
b) dokumentet, që u mundësojnë shtetasve kalimin e kufirit, pasi marrin vizë në kufi;
c) dokumentet, që u mundësojnë shtetasve, të cilëve nuk u duhet vizë për të kaluar kufirin.
2. Vula do të vihet në cep të vizës, pa cenuar leximin e informacionit apo elementet e sigurisë së
vizës, në faqen përballë saj ose në faqen pasardhëse. Ndalohet vendosja e vulës në faqen e fundit (ku janë
udhëzimet për përdoruesin e pasaportës), në kopertinën e pasaportës (faqja e brendshme) dhe në pjesën e
lexueshme nga makineria (lexuesi i pasaportave).

Neni 38
Përjashtim nga vendosja e vulave

1. Nuk vihen vulat e hyrjes dhe të daljes:


a) në dokumentet e udhëtimit të kryetarëve të shteteve dhe të personaliteteve, mbërritja e të cilëve
lajmërohet zyrtarisht më parë, nëpërmjet kanaleve diplomatike;
b) në licencat e pilotëve ose certifikatat e ekuipazhit të avionit;
c) në dokumentet e udhëtimit të detarëve, të pranishëm brenda territorit të Republikës së
Shqipërisë, vetëm kur anijet e tyre ankorohen dhe në zonën e portit ku ankorohen;
ç) në dokumentin kufitar ose lejen e posaçme, të dhënë shtetasve nga Policia Kufitare dhe e
Migracionit për qarkullim vendor;
d) në kartën e identitetit të shtetasve të shteteve që, me vendim të Këshillit të Ministrave, u lejohet
hyrja në Republikën e Shqipërisë.
2. Shtetasit shqiptar, që kalon disa herë brenda ditës në pikën e kalimit kufitar (aty ku është
instaluar sistemi TIMS), i vihet vulë vetëm një herë, në dalje-hyrje.

Neni 39
Qarkullimi vendor ndërkufitar

Qarkullimi vendor ndërkufitar rregullohet me marrëveshje dypalëshe ndërmjet shteteve fqinje, si një
kalim i rregullt i kufirit tokësor, nga banorët e ligjshëm të zonës në afërsi të kufirit. Këtyre personave u
krijohen lehtësi gjatë kalimeve të shpeshta. Kështu, atyre:
a) u lejohet kalimi kur paraqesin dokumentin kufitar ose lejen e posaçme, të dhënë nga Policia
Kufitare dhe e Migracionit;
b) nëse është e nevojshme, mund t’u kërkohet dokumentacioni, që vërteton qëndrimin në zonën në
afërsi të kufirit, ose që shpjegon arsyet për kalimin e shpeshtë të kufirit;
c) u lejohet të kalojnë kufirin jashtë vendndodhjes së pikës së kalimit kufitar, madje edhe jashtë
orareve të caktuara.
Këta persona kalojnë kufirin në pikën e kalimit kufitar, në një korsi të veçantë, të krijuar posaçërisht
për ta.
Neni 40
Hyrja e anëtarit të shërbimeve të huaja të sigurisë

1. Anëtarit të shërbimeve të huaja të sigurisë i miratohet hyrja në Republikën e Shqipërisë kur:


a) është i veshur me uniformë;
b) është i pajisur me armë, me tytë të shkurtër;
c) automjeti ka targat ose shenjat njohëse të vendit të tij.
2. Aparati qendror i Policisë Kufitare dhe të Migracionit miraton lejen për hyrjen e anëtarit të
shërbimeve të huaja të sigurisë dhe për kalim tranzit, me kusht që këto lëvizje të mos jenë në kundërshtim
me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë. Në aktin e miratimit përcaktohen kushtet e veçanta për hyrje.
3. Lejohet të hyjë në Republikën e Shqipërisë, edhe pa miratim të veçantë, anëtari i shërbimeve të
huaja të sigurisë, i përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, që është anëtar i delegacioneve zyrtare ose i
delegacioneve të punës, i veshur me uniformë dhe i pajisur me armatim personal, nëse është pjesë
përbërëse e uniformës, pas njoftimit, paraprakisht me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme.

KREU VI
BASHKËPUNIMI

Neni 41
Bashkëpunimi kombëtar me agjencitë që veprojnë në kufi

1. Policia Kufitare dhe e Migracionit bashkëpunon me institucionet shtetërore, organet e qeverisjes


qendrore dhe vendore në territorin ku ajo është vendosur, subjektet e tjera fizike e juridike, si dhe me
agjenci të huaja, që veprojnë në vendin tonë e që kanë detyrime ligjore për kufirin.
2. Format e bashkëpunimit me secilën prej tyre, të përmendura në pikën 1 të këtij neni,
parashikohen me akte normative.

Neni 42
Bashkëpunimi ndërkufitar dhe format e tij

1. Bashkëpunimi ndërkufitar përfshin veprimtarinë e shërbimeve të huaja policore në territorin e


Republikës së Shqipërisë, ose të shërbimeve policore shqiptare në territorin e huaj, bashkëpunimin e
shërbimeve të sigurisë dhe shkëmbimin e oficerëve të kontaktit.
2. Policia Kufitare dhe e Migracionit bashkëpunon me policitë homologe të shteteve fqinje, duke
realizuar:
a) analizën e përbashkët të riskut;
b) shkëmbimin e informacionit (në nivel vendor dhe qendror);
c) ngritjen e qendrave të përbashkëta të shkëmbimit të informacionit dhe të analizës së riskut;
ç) shkëmbimin e oficerëve të kontaktit;
d) kontrolle dhe patrullime të përbashkëta (krijimi i patrullave të përbashkëta);
dh) trajnime të përbashkëta të personelit;
e) takime periodike (në nivel qendror e vendor);
ë) ngritjen e pikave të përbashkëta të kontrollit të kufirit;
f) përdorimin e përbashkët të pajisjeve dhe të mjeteve të ndërlidhjes.

Neni 43
Analiza e përbashkët e rrezikut

Policia Kufitare dhe e Migracionit, në zbatim të këtij ligji, bën analizën e situatës dhe të shkallës së
kriminalitetit, që ndodh në kufi dhe në brendësi të territorit, që ka të bëjë me kufirin.
Në këtë kuadër, Policia Kufitare dhe e Migracionit bashkëpunon me autoritetet homologe fqinje,
duke shkëmbyer informacion për situatën dhe shkallën e kriminalitetit, si dhe bën analiza të përbashkëta.

Neni 44
Patrulla të përbashkëta përgjatë kufirit

1. Policia Kufitare dhe e Migracionit, në bashkëpunim me organet homologe të shtetit fqinj,


organizon patrulla të përbashkëta përgjatë kufirit të përbashkët, sipas marrëveshjeve për shmangien e
rreziqeve, për sigurinë publike dhe për të luftuar veprimtaritë e paligjshme ndërkufitare.
2. Gjatë patrullimit të përbashkët, punonjësit e Policisë Kufitare dhe të Migracionit zbatojnë
legjislacionin kombëtar, në territorin e palës ku veprojnë.
3. Gjatë patrullimeve ose operacioneve të përbashkëta, punonjësit e policisë së secilit shtet mbajnë
uniformat e veta dhe pajisjet përkatëse, sipas marrëveshjes me vendin fqinj.
4. Përdorimi i armëve të shërbimit lejohet vetëm në rastin e vetëmbrojtjes.

Neni 45
Oficerët e kontaktit

1. Me marrëveshje dypalëshe, Qeveria Shqiptare mund të vendosë dhe të lejojë atashimin e


oficerëve të kontaktit, për rritjen dhe përshpejtimin e bashkëpunimit, në formën:
a) e shkëmbimit të informacionit;
b) e ekzekutimit të kërkesave për asistencë të ndërsjellë policore në çështjet penale;
c) e detyrave të kryera nga autoritetet përgjegjëse për menaxhimin e kufirit.
2. Veprimtaria e oficerëve të kontaktit konsiston në dhënie këshillash dhe asistence, pa të drejtën e
ndërmarrjes së veprimeve policore, të pavarura, në dhënie informacionesh dhe kryerje detyrash, në
përputhje me udhëzimet, që u janë dhënë nga autoritetet qendrore të policisë dhe nga shteti ku janë
atashuar.

Neni 46
Masat teknike në bashkëpunimin ndërkufitar

Me marrëveshje dypalëshe dhe duke marrë parasysh rrethanat vendore e mundësitë teknike, policitë
ndërkufitare instalojnë linja telefoni, radioje dhe teleksi në zona të veçanta kufitare, si dhe lidhje të
drejtpërdrejta, për të lehtësuar bashkëpunimin policor, në mënyrë të veçantë, për transmetimin në kohë të
informacionit, duke bërë:
a) shkëmbimin e pajisjeve ose dislokimin e oficerëve të kontaktit, të pajisur me radio të
përshtatshme;
b) zgjerimin e brezave të frekuencave, që përdoren në zonat kufitare;
c) vendosjen e lidhjeve të përbashkëta për shërbimet e policisë, që veprojnë në këto zona;
ç) bashkërendimin e programeve për prokurimin e pajisjeve të ndërlidhjes, për instalimin e sistemeve
standarde dhe të ngjashme të ndërlidhjes.

KREU VII
GRUMBULLIMI I TË DHËNAVE PERSONALE DHE EVIDENCAT

Neni 47
Grumbullimi, përpunimi dhe përdorimi i të dhënave

Policia Kufitare dhe e Migracionit grumbullon, në mënyrë të drejtpërdrejtë, të dhënat personale nga
personat, ndaj të cilëve bëhet kontrolli kufitar, që ruhen dhe përpunohen në evidenca, me ndihmën e
mjeteve teknike, në përputhje me këtë ligj. Ato përdorin të dhëna personale dhe të dhëna të tjera nga
evidencat, të cilat i administron vetë, në bazë të akteve të tjera ligjore dhe nënligjore.

Neni 48
Pajisjet dhe veprimet që bëhen për grumbullimin e të dhënave

1. Policia Kufitare dhe e Migracionit bën menaxhimin e kufirit për hetimin, verifikimin e identitetit
dhe kapjen e autorëve të veprave penale. Për këtë, Policia Kufitare dhe e Migracionit bën fotografi,
vëzhgime video-fotografike, si dhe përdor pajisje të tjera ndihmëse, automatike.
2. Kur pajisjet e përmendura në pikën 1 të këtij neni vendosen në zonën e kontrollit të pikave të
kalimit kufitar, ato duhet të jenë të dukshme dhe për vendosjen e tyre duhen lajmëruar personat që gjenden
në atë zonë.
3. Të dhënat e regjistruara gjatë veprimeve të përmendura në pikat 1 e 2 të këtij neni asgjësohen
brenda 1 viti, nëse janë bërë të panevojshme për kapjen e autorëve të veprave penale.

Neni 49
Evidencat

Policia Kufitare dhe e Migracionit, për të realizuar me efektivitet menaxhimin e kufirit, mban
evidenca:
a) për personat, sendet dhe mjetet, të cilat i nënshtrohen kontrollit kufitar;
b)për personat, ndaj të cilëve është kryer procedura e verifikimit të identitetit;
c) për personat, të cilëve u është lëshuar dokumenti kufitar;
ç) për dhënien e miratimit të qëndrimit, për anëtarët e ekuipazhit të anijeve të huaja në vendin ku
gjendet pika e kalimit kufitar, për qarkullim ndërkombëtar;
d) për miratimin e hyrjeve të anëtarëve të shërbimeve të sigurisë me uniformë, armatim dhe automjet
zyrtar në territorin e Republikës së Shqipërisë;
dh) për personat, të cilëve u është lëshuar kartë identiteti (badges) për lëvizje në zonën e kontrollit të
pikës së kalimit kufitar;
e) për personat, që kanë cenuar kufirin shtetëror;
ë) për personat fizikë, që kanë lajmëruar se do të shkojnë për gjah ose peshkim në zonën përgjatë
vijës së kufirit.

Neni 50
Të dhënat personale

1. Në zbatim të këtij ligji dhe në përputhje me legjislacionin shqiptar, Policia Kufitare dhe e
Migracionit trajton të dhënat personale, të mbledhura në mënyrë manuale ose elektronike, në evidencat e
përmendura në nenin 49 të këtij ligji.
2. Në evidencat e parashikuara në nenin 49 të këtij ligji, grumbullohen të dhëna personale, si
gjenealitetet, numri i amzës, vendbanimi, shtetësia, dokumenti i udhëtimit, shenjat e gishtave dhe të
pëllëmbës, dokumenti kufitar etj., sipas përcaktimeve të bëra në aktet nënligjore për të dhënat personale.

3. Në aktin nënligjor për evidencat e të dhënave personale përcaktohen mënyrat e grumbullimit dhe
të përdorimit, si dhe afatet e ruajtjes së të dhënave të secilës evidencë.

KREU VIII
MASAT NDËSHKIMORE

Neni 51
Sanksionet

Shkelja e dispozitave të këtij ligji, kur nuk përbën vepër penale, përbën kundërvajtje administrative
dhe dënohet nga Policia Kufitare dhe e Migracionit, në përputhje me ligjin nr.7697, datë 7.4.1993 “Për
kundërvajtjet administrative”, si më poshtë:
1. Me gjobë, në masën nga 50 000 -100 000 lekë, personat që:
a) kalojnë ose tentojnë të kalojnë kufirin shtetëror jashtë pikës së kalimit kufitar, jashtë kohës së
punës në këtë pikë ose në kundërshtim me destinacionin e kësaj pike;
b) i shmangen kontrollit kufitar ose largohen nga zona e pikës së kalimit kufitar, para se të kryhet
kontrolli kufitar ose, në ndonjë mënyrë tjetër, përpiqen t’i shmangen këtij kontrolli.
2. Me gjobë nga 10 000 - 50 000 lekë personat fizikë ose juridikë:
a) që pengojnë ose nuk lejojnë kalim të lirë ose, në ndonjë mënyrë tjetër, pengojnë kryerjen e punëve
për vëzhgimin e kufirit shtetëror;
b) që kalojnë kufirin për shkak të forcës madhore, por nuk njoftojnë menjëherë Policinë Kufitare dhe
të Migracionit;
c) që, pa miratimin e Ministrit të Brendshëm, për harmonizimin e planit kryesor ideor me kushtet e
veçanta, që duhet të përmbushë objekti, fillojnë ndërtimin e objektit apo ndryshojnë atë ekzistues ose
ndonjë pajisje, të vendosur në zonën e pikës së kalimit kufitar;
ç) nëse operatori ose personi përgjegjës, që nuk i dorëzon Policisë Kufitare dhe të Migracionit të
dhënat personale të të punësuarve, para se të fillojë punë në zonën e pikës së kalimit kufitar;
d) nëse komandanti i anijes së mallrave ose të udhëtarëve që, gjatë qarkullimit ndërkombëtar në
ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë, lundron nëpërmjet rrugës më të shkurtër, të lundrueshme dhe
nuk ankoron në portin ku gjendet pika e kalimit kufitar;
dh) nëse komandanti i anijes së udhëtarëve, i cili, brenda 24 orëve para fillimit të kontrollit kufitar,
nuk i dorëzon Policisë Kufitare dhe të Migracionit listën e anëtarëve të ekuipazhit dhe të udhëtarëve në
anije;
e) nëse komandanti i mjetit lundrues, i cili, duke ardhur nga jashtë apo duke u larguar për jashtë, nuk
i dorëzon Policisë Kufitare dhe të Migracionit listën e anëtarëve të ekuipazhit dhe të udhëtarëve në mjet,
ose nuk paraqet dokumentet e tyre të udhëtimit;
ë) nëse komandanti, udhëheqësi ose pronari i mjetit të lundrimit nuk përmbush detyrimet pas hyrjes
në port;
f) nëse shtetasi i huaj, të cilit i është dhënë leje për të dalë nga porti, shkel kriteret e përcaktuara në
leje;
g) nëse makinisti i trenit, gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë, përveç rasteve kur
është e nevojshme për rregullimin e qarkullimit hekurudhor ose për shkak të ndonjë force madhore, ndalon
trenin ndërmjet kufirit shtetëror dhe pikës së kalimit kufitar;
gj) vendosin tabela me mbishkrime të tjera, të cilat zvogëlojnë pamjen e tabelës dhe të sinjalizimeve
të tjera, që paralajmërojnë vijën e kufirit;
h) kryejnë lundrim, gjah, peshkim, fluturojnë me avion të vogël dhe me pajisje të tjera fluturuese;
lëvizin, qëndrojnë ose banojnë në afërsi të vijës së kufirit, nëse kjo është e ndaluar me vendim të Këshillit
të Ministrave;
i) shkojnë për gjueti ose peshkim, individualisht ose në grup, në një thellësi deri në 300 metra nga
vija e kufirit, pa lajmëruar me shkrim Policinë Kufitare dhe të Migracionit para 24 orëve.
3. Me gjobë nga 500 - 10 000 lekë personi fizik ose juridik:
a) që ka lëvizur ose ka qëndruar në mënyrë të përsëritur në zonën e pikës së kalimit kufitar, pa synuar
kalimin e kufirit shtetëror, pa iu nënshtruar kontrollit kufitar ose pa arsye të tjera të justifikueshme, duke
mos iu bindur Policisë Kufitare dhe të Migracionit;
b) që nuk mban kartën e identitetit, me të dhënat e shënuara në të, në ndonjë vend të dukshëm, gjatë
lëvizjes apo qëndrimit në zonën e pikës së kalimit kufitar;
c) nëse operatori nuk përpunon kartën e identitetit të të punësuarve, para se të fillojnë punën në
zonën e pikës së kalimit kufitar;
ç) nëse komandanti i jahtit ose i varkës, për turizëm ose sport, që lundron në rrugë detare, në ujërat e
brendshme dhe territoriale (detare, lumore e liqenore) të Republikës së Shqipërisë, nuk ndjek rrugën më të
shkurtër për te porti më i afërt, i hapur për qarkullim ndërkombëtar, nuk përmbush detyrimet që rrjedhin
nga ky ligj, për t’iu nënshtruar kontrollit kufitar në zonën e pikës së kalimit kufitar dhe nuk vepron sipas
urdhrave e paralajmërimeve të punonjësve të Policisë Kufitare dhe të Migracionit;
d) nëse komandanti i mjetit lundrues, që në rast të ndonjë force madhore, në qarkullimin
ndërkombëtar, ankoron mjetin e tij lundrues jashtë pikës së kalimit kufitar detar, pa miratimin përkatës;
dh) nëse komandanti ose udhëheqësi i udhëtimit, në rast të shpëtimit të jetës së njerëzve, imbarkon
ose zbarkon persona jashtë pikës së kalimit kufitar dhe nuk informon menjëherë rajonin më të afërt të
Policisë Kufitare dhe të Migracionit;
e) nëse makinisti i trenit nuk ka marrë masat e nevojshme për moslejimin e daljes së udhëtarëve gjatë
ndalimit, ose nuk ka lajmëruar policinë për ndalimin;
ë) nëse gjatë kontrollit kufitar nuk paraqet dokumentin e udhëtimit, të destinuar për kalim të kufirit
dhe kundërshton punonjësin e Policisë Kufitare dhe të Migracionit në kryerjen e detyrës;
f) që nuk sqaron të gjitha rrethanat lidhur me kalimin e kufirit ose nuk vepron sipas lajmërimeve e
urdhrave të nëpunësve përkatës, të cilët kryejnë kontrollin kufitar;
g) nëse mbjell lloje drurësh dhe shkurresh përgjatë vijës së kufirit, kur kjo është e ndaluar me vendim
të ministrit përkatës.

Neni 52
Ekzekutimi i masave ndëshkimore

1. Ankimi dhe ekzekutimi i masave ndëshkimore bëhen në përputhje me ligjin nr. 7697, datë
7.4.1993 “Për kundërvajtjet administrative”, të ndryshuar.
2. Në zbatim të këtij kreu nxirren akte nënligjore, për të përcaktuar raste të tjera, që nuk janë
parashikuar në nenet më sipër.
3. Shtetasit e huaj mund ta paguajnë gjobën edhe në valutë, sipas kursit ditor të këmbimit.

KREU IX
DISPOZITA KALIMTARE

Neni 53
Shfuqizime

Ligjet nr.8771, datë 19.4.2001 “Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, nr.8772, datë
19.4.2001 “Për ruajtjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë” dhe çdo dispozitë
tjetër, që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.

Neni 54
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5612, datë 11.2.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,


Bamir Topi

LIGJ
Nr. 9862, datë 24.1.2008

PËR KALIMIN E SË DREJTËS SË PRONËSISË MBI SASINË E ARIT DHE TË METALEVE TË


TJERA TË ÇMUARA NGA KËSHILLI I MINISTRAVE
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË BANKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1
Objekti

Ky ligj rregullon marrëdhëniet juridike, që lidhen me kalimin e së drejtës së pronësisë mbi arin dhe
metalet e tjera të çmuara në institucionin përfitues, si dhe mënyrën e llogaritjes së vlerës së këtyre pasurive.

Neni 2
E drejta e pronësisë

E drejta e pronësisë mbi sasinë e vlerës së arit dhe të metaleve të tjera të çmuara, sipas aneksit nr.l,
që i bashkëlidhet këtij ligji, kalon nga Këshilli i Ministrave në Bankën e Shqipërisë.

Neni 3
Llogaritja e vlerës së arit dhe e metaleve të tjera të çmuara

Kalimi i arit dhe i metaleve të tjera të çmuara bëhet sipas vlerës së tregut në datën e hyrjes në fuqi të
këtij ligji.

Neni 4
Nxjerrja e akteve nënligjore

Ngarkohet Banka e Shqipërisë për pasqyrimin e të dhënave për sasinë e arit dhe të metaleve të tjera
të çmuara, të kaluara në pronësi të saj, në pasqyrat financiare dhe bilancin e saj, në përputhje me aktet
ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Neni 5
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5613, datë 11.2.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,


Bamir Topi

Aneksi nr.1

Detyrimet ndaj Qeverisë në ar dhe metale të tjera 31 dhjetor 2006


të çmuara në onz
Rezerva në ar
Diferencë në ar (monedhë ari e vjedhur) vlerësuar 86,149.85
më 5.9.2000 9,246.68
Total i rezervave në ar 95,396.53
3. Rezerva në metale të tjera të çmuara (platin,
argjend, gurë të çmuar) 119,948.71

VENDIM
Nr.153, datë 31.1.2008

PËR MIRATIMIN E PROGRAMIT TË STATISTIKAVE ZYRTARE


PËR PERIUDHËN 2007-2011

Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës dhe të nenit 6 pika 2 të ligjit nr.9180, datë 5.2.2004 “Për
statistikat zyrtare”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

I. Miratohet Programi i Statistikave Zyrtare për periudhën 2007-2011.


II. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYETARE
Jozefina Topalli (Çoba)

VENDIM
Nr.154, datë 31.1.2008

PËR SHTYRJEN E AFATIT TË KOMISIONIT HETIMOR TË KUVENDIT


“MBI PËRGJIMET E PALIGJSHME TË TELEFONAVE”

Në mbështetje të nenit 77 pika 2 të Kushtetutës, të ligjit nr.8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin
dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit” dhe të vendimit nr.128, datë 11.10.2007 “Për
ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për hetimin “Mbi përgjimet e paligjshme të telefonave””, me
propozimin e Komisionit Hetimor,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

I. Afati i veprimtarisë së Komisionit Hetimor për hetimin “Mbi përgjimet e paligjshme të


telefonave”, ngritur me vendimin e Kuvendit nr.128, datë 11.10.2007, shtyhet për një periudhë prej 1
(një) muaj.
II. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYETARE
Jozefina Topalli (Çoba)

VENDIM
Nr.155, datë 4.2.2008

PËR ZGJEDHJEN E NJË ANËTARI TË KËSHILLIT MBIKËQYRËS TË BANKËS SË


SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, të nenit 44 të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën
e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe të nenit 111 të Rregullores së Kuvendit, me propozimin e një grupi
deputetësh,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

I. Zoti Benet Beci emërohet anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në vend të
zonjës Elisabeta Gjoni, e cila ka dhënë dorëheqjen.
II.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYETARE
Jozefina Topalli (Çoba)

DEKRET
Nr.5603, datë 6.2.2008

PËR LEJIM LËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE

Në mbështetje të nenit 92, pika “c” të Kushtetutës, të neneve 15, 19 dhe 20 të ligjit nr.8389, datë
5.8.1998 “Për shtetësinë shqiptare”, bazuar edhe në propozimin e Ministrit të Brendshëm,

DEKRETOJ:
Neni 1

U lejohet lënia e shtetësisë shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:

1. Blerta Agin Gjon Boçari Zoto (Gjon Boçari) 22. Cornelia Arben Sala
2. Erisela Kostandin Montvilas (Qerama) 23. Naim Mehmet Mehmeti
3. Edmond Ali Caja 24. Adelina Hamza Tare
4. Richard Admond Caja 25. Fatma Miloud Khadraoui
5. Laureta Ramazan Caja (Ymeri) 26. Indritë Hashim Backes (Mokçi)
6. Ervis Edmond Caja 27. Alfred Pal Ndoj
7. Erjon Emin Bilçari 28. Alfons Pjetër Mundija
8. Eduart Kujtim Civeja 29. Nikola Alfons Mundija
9. Ivi Eduart Civeja 30. Kolec Prelë Colaj
10. Tim Eduart Civeja 31. Edvina Besnik Erebara
11. Alma Alush Civeja (Hyska) 32. Gëzim Hasan Belba
12. Gentian Kristaq Kokthi 33. Doriana Kujtim Belba (Kaso)
13. Mimoza Bashkim Frangu 34. Selim Dilaver Gega
14. Rudina Bajram Ljoki (Maloku) 35. Shpëtim Mustafa Muçaj
15. Pëllumb Pajtim Kapo 36. Majlinda Jahja Dhimogjini (Lazaj)
16. Armelindo Pëllumb Mamaj 37. Denis James Llambi Dhimogjini
17. Ermenilda Ali Schmelzer (Tanuzi) 38. Kathleen Jo Llambi Dhimogjini
18. Ermir Veli Topi 39. Elda Zef Mino (Metaraku)
19. Oltian Edmond Alihoxha 40. Dashnor Qamil Dafku
20. Henrik Erion Suli 41. Vjollca Rexhep Dafku (Isufaj)
21. Monika Skënder Moschalin (Doku)

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.


PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Bamir Topi

DEKRET
Nr.5608, datë 6.2.2008

PËR EMËRIMIN E REKTORIT TË UNIVERSITETIT “FAN S.NOLI” TË KORÇËS

Në mbështetje të nenit 92, pika g të Kushtetutës, si dhe të nenit 21, pika 8 të ligjit 9741, datë
21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar,

DEKRETOJ:
Neni 1

Zoti Gjergji Mero, emërohet rektor i universitetit “Fan S.Noli” të Korçës.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.


PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Bamir Topi
Abonimet vjetore për Fletoren Zyrtare mund të bëhen pranë Postës Shqiptare
ose pranë Qendrës së Publikimeve Zyrtare, në adresën: Bulevardi “Zhan d'Ark”,
prapa ish-ekspozitës "Shqipëria Sot", nr.tel: 04 258 472 (Kryeredaktori)
Çmimi i abonimit në postë për Fletoret Zyrtare 2008 është 16 000 lekë.
Çmimi i abonimit në QPZ është 14 000 lekë pa detyrimin e shpërndarjes në adresa.

BOTIMET E QENDRËS SË PUBLIKIMEVE ZYRTARE

1. KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË 600 lekë


2. REGJISTRAT E NOTERISË 1000 lekë

BOTIME TË REJA
(Të përditësuara gusht 2007)

KODI PENAL 210 lekë


KODI I PROCEDURËS PENALE 332 lekë
KODI PENAL dhe KODI I PROCEDURËS PENALE (i bashkuar) 542 lekë
KODI CIVIL 408 lekë
KODI I PROCEDURËS CIVILE 224 lekë
KODI I PUNËS 138 lekë
KODI I FAMILJES 244 lekë
KODI I PROCEDURËS ADMINISTRATIVE 88 lekë

 Vendime të Gjykatës Kushtetuese 700 lekë


 Vendime të Gjykatës së Lartë 1000 lekë
 Përmbledhje legjislacioni për nëpunësin civil 200 lekë
 Përmbledhje legjislacioni në fushën e tatimeve dhe taksave 273 lekë
 Përmbledhje e legjislacionit për pasuritë e paluajtshme
(Vol. I -192 lekë; Vol. II – 168 lekë, Vol. III – 185 lekë)

Hyri në shtyp më 13.2.2008


Doli nga shtypi më 13.2. 2008

Tirazhi: 3500 copë Formati: 61x86/8

Shtypshkronja “Nënë Tereza”


Tiranë, 2008
Çmimi 44 lekë

You might also like