Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 11

VLERSIMI I HAPËSIRAVE PUBLIKE NË TIRANË DHE QASJA E TYRE

NDAJ KOMUNITETIT.
RASTE STUDIMI: PARKU “PORCELANI”, PARKU “ISH FUSHA E
AVIACIONIT” , PARKU “VIKTOR EFTIMIU”

Armela KODHELI
aarmelaa@gmail.com

Abstrakti
Hapësira publike rekreative është më tepër sesa një hapësirë e bukur në qytet dhe projektimi
i saj nuk përfundon me implementimin e dizajnit në territor, por me një proces shumë më të gjatë
analizimi. Nëpërmjet studimit të aspekteve dhe karakteristikave të ndryshme të hapësirës publike
në lidhje me përdorimin nga komuniteti përgjatë një harku kohor prej një viti kuptohet se hapësira
publike do të jetë gjithnjë e në zhvillim për të plotësuar të gjitha mangësitë që dalin nga rezultatet
e analizimit. Bazuar në studimet e bëra nga Jan Gehl mbi mënyrën sesi njerëzit i përdorin hapësirat
publike, cfarë faktorësh ndikojnë dhe cfarë rekomandohet të merret parasysh në projektimin e tyre
bëjmë një analogji me 3 prej hapësirave publike në Tiranë që do të merren në studim, përkatësisht;
parku “Porcelani” në zonën e Kinostudios, parku “Ish Fusha e Aviacionit” dhe lulishtja “Viktor
Eftimiu” në qendër të qytetit për të parë cfarë realisht këto parqe ofrojnë dhe nëse janë të
mjaftueshme për ti konsieruar ato, hapëira të mirëfillta publike.
Fjalët-kyçe: Hapësire publike, faktorët, analiza, vleresim, karakteristika

1. Hyrja

Ekzistenca e hapësirave publike rekreative është një vlerë e shtuar në një qytet. Por që këto
hapësira të krijojnë komfort për qytetarët kërkohet që ato të jenë të përdorshme. Në mënyrë që
këto hapësira të jenë të suksesshme bazuar në studimet e bëra nga Jan Gehl duhet fillimisht të
plotësojnë 5 kushte kryesore përgjatë analizimit të tyre vjetor. Kushtet janë 1. Mënyra e aksesimit,
2. Mbrojtja ndaj kushteve klimaterike, 3. Plotësimi me mobilimin e nevojshëm urban, 4.
Funksionaliteti dhe 5. Pamja.
Pergjatë 2 dekadave te fundit procesi i urbanizimit në qytetin e Tiranës ka ardhur duke u
shtuar. Shtimi i ndërtimit automatikisht ka sjellë problem lidhur me hapësirat publike. Përvec faktit
të prishjes së parqeve publike apo zënies së hapësirave boshe, problemi kryesor është vëmendja
që u jepet parqeve ekzistuese dhe kjo vëmendje është shumë larg pritshmërive.
Edhe pse qyteti ka një numër të konsiderueshëm hapësirash publike pyetjet që ne ngremë janë :
A janë këto hapësira në cilësinë e duhur për të funksionuar si të tilla? A kanë pozicion dhe akses
të mirë për qytetarët? A janë komforte dhe rekreative? Dhe a ofrojnë pamje ?
Këto dhe shumë pyetje të tjera janë trajtuar duke pasur parasysh të gjithe faktorët që ndikojnë në
vlerat e një hapësire publike dhe rekomandimet që duhen ndjekur per ti shtuar ato duke i
mbivendosur të gjitha këto aspekte në secilin prej parqeve në Tiranë. Parqet që janë marrë në
studim përkatësisht; Parku “Porcelani” , Parku “Ish Fusha e Aviacionit” dhe Lulishtja “Viktor

1
Eftimiu” janë zgjedhur bazuar në vendndodhjen e tyre në qytet të shpërndara në 3 orientime të
ndryshme për të përfshirë në një farë mënyre të gjithë qytetin. Struktura e raportit do të përmbajë
fillimisht trajtimin e faktorëve dhe rekomandimeve lidhur me hapësirat publike dhe më pas
analogjinë me parqet e Tiranës për të arritur në një përgjigje të problemit.

2. Analizimi i Faktorëve Ndikues në Projektimin e një Hapësire Publike

Për të realizuar një analogji midis rekomandimeve dhe realitetit të parqeve le ta nisim me
trajtimin e atyre pikave për të cilat Jan Gehl nga studimet e tij vë fokusin më tepër drejt krijimit të
një parku të suskseshëm.
• Hapi i parë drejt një hapësire të mirë pulike është aksesimi. Aksesimi i hapësirave
ndikohet drejt për së drejti nga infrastruktura e zonës dhe pozicionimi i parkut. Eshtë i rëndësishëm
krijimi i kushteve për kalimin e këmbësorëve, bicikletave dhe më e rëndësishmja personave me
aftësi të kufizuara. Kur kemi të bëjmë me diferenca niveli në hapësirën publike krahasuar me
trotuaret elementi i parë arkitektonik që përdoret janë shkallët, të cilat përvec funksionit lidhës
mund të shërbejnë edhe si pjesë e mobilimit urban. Por pikërisht vënia e theksit te impakti urban
që ka shkalla sjell mungësën e rampave për karrocat e fëmijëve dhe personave me nevoja të
vecanta. Megjithatë krijimi i aksesit nuk është gjithmonë frytdhënës pasi aktiviteti i lëvizjes në
një zonë të caktuar është afatshkurtër. Prandaj dhe aksesimi vihet në baraspeshë edhe me shumë
faktorë të tjerë ndikues.
• Klima është ndër elementët që përkufizojnë një park publik. Nga studimet është
vënë re se gjatë stinës së ftohtë të vitit këto hapësira përdoren shumë pak ose nuk përdoren fare
për shkak të masave jo të mira klimaterike. Këtu theksojmë barrierat ndaj erërave të ftohta si dhe
përdorimi i gjelbërimit gjetherënës për të lejuar ndricimin diellor dhe për të minimizuar hijëzimin
gjatë dimrit. Nuk mbetet pas as stina e verës e cila e ka fokusin te krijimi i hapësira të hijëzuara
për shkak të temperaturave të larta, qoftë kjo me gjelbërim por edhe me mobilim urban.
Në një linjë me klimën ka ndikim edhe materializimi, përkatësisht ai i ndenjëseve të parkut. Në
momentin kur këto elemente përbëhen nga materiale që mbajnë lagështi për një kohë të gjatë , i
bën ato automatikisht të papërdorshme gjatë stinave me vranësira si pranvera dhe vjeshta. Po në
aspektin e materializimit rëndësi përbën dhe materiali i dyshemesë. Përdorimi i shtrimit me
teksturë të theksuar është barrierë për karrocat e fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuar duke
e vështirësuar kalimin e tyre.
• Po aq rëndësi sa klima ka edhe mobilimi urban. Krijimi i kushteve të mira
klimaterike nuk mjafton pa realizimin e hapësirave pushuese dhe rekreative ku njerëzit të
qëndrojnë. Kërkesa e parë janë krijimi i elementeve për tu ulur. Në një hapësirë publike nuk
është e nevojshme të ketë vetëm stola me mbështetëse (që është zgjidhja kryesore për moshat e
treta për tu ndjerë me komfort) , por një shumëllojshmëri ndjenjësesh sic janë shkallët , bordurat
apo mobilim urban që shërben për mbështetje. Megjithatë përvec stolave dhe ulëseve fikse është
e nevojshme që një hapësirë publike të ketë edhe elemente portative, në mënyrë që ne të krijojmë
kushtet e nevojshme të qëndrimit në varësi të aktivitetit , pamjes që duam të parkut apo kur
numri i pjesëmarrësve është më i lartë. Një aternativë tjetër që zëvendëson ulëset portative janë
talkspaces ose ndryshe hapësira ku stolat vendosen me kënd kundrejt njëri tjetrit , ose përdoren
stola me hark në mënyrë që të të ftojnë drejt një bisede, ndryshe nga stolat normal linear të cilët

2
janë të mirë për ruajtjen e një distancimi apo privatësie por janë pengesë në krijimin e një
bashkëbisedimi.
• Duke ditur që me zhvillimin e teknologjisë pjesa më e madhe e punëve realizohen
brenda zyrave nevoja për aktivitet fizik dhe për jetë më të shëndetshme vjen duke u rritur. Ashtu
sic mundësojmë trotuaret për ecje dhe korsitë e bicikletave, ashtu duhet tu ofrojmë njerëzve edhe
sfida të reja dhe jo vetëm hapësira qëndrimi , sic janë lojërat e fëmijëve, zonat e skateboard, theme
parks , të cilat përvecse sfida janë ndër elementët kryesorë që mundësojnë përdorimin e një parku.
Kur kemi të bëjmë me hapësira të mëdha është e rekomandueshme që këto sfida të jenë të
organizuara në zona më të vogla në mënyrë që shkalla e perceptimit të parkut të jetë më afër asaj
reales. Bashkangjitur hapësirave që do të zënë këto aktivitete, mënyra të tjera për ta bërë këtë
përmendim shtimin e kioskave, grupe pemësh, pjergullata apo streha në mënyrë që të zvogëlohen
dimensionet e parkut të madh.
• Pika e fundit por jo më me pak rëndësi është pamja që një hapësirë publike ofron
për përdoruesit e saj. Panoramat mund të jenë gjelbërim, arkitekturë e bukur, hapësira ujore ose
kombinim i tyre. Për sa kohë pamjet në një park janë të varfëra, i tillë do të jetë edhe përdorimi i
tij.
Ajo cfarë vihet re në faktorët që ndikojnë në krijimin e një hapësire publike me vlerë është
se asnjëri prej tyre nuk funskionon i vecantë, por të gjithë janë të varur nga njëri tjetri, prandaj në
projektimin e një hapësire fokusi duhet të jetë i baraspeshuar në cdo aspekt.

3. Analizimi i Hapësirave Publike në Studim


3.1 Parku “Porcelani”
Parku Porcelani ndodhet në zonën e Kinostudos përkatësisht në rrugën Kahreman Ylli.
Ka një siperfaqe prej 6315 m2 nga të cilat 4420m2 gjelbërim të ulët dhe të lartë dhe 1895m2 sip.
kalimi.

Pamje ajrore e parkut

3
Ky park është e vetmja hapësirë publike që përfshin të gjithe zonën e Kinostudios dhe më
tepër. Në analizimin e aksesimit të parkut infrastruktura e zonës përreth luan një rol shumë të
rëndësishëm dhe që të trajtosh infrastrukturën është një cështje shumë e gjerë e urbanistikës së
qytetit. Prandaj në aspektin e aksesit të parkut do të përqëndrohemi në lidhjen me pjesën tjetër të
zonës. Fillimisht parku është i aksesueshëm vetëm në 2 skaje të tij për arsye të rrethimit me barriera
(kangjella) të pakalueshme për këmbësorët duke të dhënë përshtypjen e një parku privat megjithëse
arsyeja e barrierave është mbrojtja nga rrugët automobilistike. Në të dy krahët ku parku është i
hapur për tu aksesuar është i përshkruar nga trotuare për këmbësorë me gjerësi 2-3m, ndërsa
hapësirat në pjesën e brendshme të tij variojnë nga 2 deri në 4 m. Gjthashtu nuk mungojnë as
rampat për aksesimin nga karrocat e fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara. Problemi që
theksohet është mungesa e korsisë së bicikletave që nis nga infrastruktura e zonës dhe përfshin
edhe hapësirën tonë.

LEGJENDA LEGJENDA
Sip.Bari Sip.Bari
Trotuare Trotuare
Shatervan Shatervan
---- Kufiri i prones(Barriera) ---- Kufiri i prones(Barriera)

Planvendosje te parkut
Parku ka një pozicionim të tillë ku në pjesën veri perëndimore të tij nuk ka objekte te larta,
që do të thotë se në aspektin e kushteve klimaterike nuk ka barriera ekzistuese për mbrojtjen ndaj
erërave të ftohta. Në këtë rast masat që duheshin marrë ishin barrierat me gjelbërim të cilat
gjithashtu mungojnë. Parku është i përbërë prej 2 tipe pemësh një pjesë e të cilave selvi dhe tjetra
pemë frutore, Përpos llojit të pemëve të cilat nuk arrijnë përmasa të mjaftueshme për të plotësuar
kërkesat e një hapësire publike , ato janë edhe në numrin më minimal të mundshëm, të shpërndara
në largësi të konsiderueshme nga njëra tjetra, me dimensione shumë te vogla te cilat nuk shërbejnë
as si barrierë por as për hijëzim gjatë stinës së verës.
Në lidhje me mobilimin urban parku ka në qendër të tij vetëm një shatërvan jo funksional
i rrethuar me bordurë i cili është elementi i vetëm ku njerëzit mund të ulen. Hapesira nuk ofron
asnjë lloj aktiviteti për banorët as edhe një kënd lojërash për fëmijët. Dhe së fundmi pamja e vetme
që parku ofron është ndërtesa e RTV Ora News që përsëri nuk mund të konsiderohet një landscape
i mirëfilltë që njerëzit do kishin kënaqësinë ta vështronin.

4
Pamje të parkut

3.2 Parku “Ish Fusha e Aviacionit”

Pamje ajrore e parkut


Parku i dytë ndodhet në zonën me të njëjtën emër Ish Fusha e Aviacionit. Ndryshe nga
pjesa më e madhe e hapsirave publike, ky park ka një karakteristikë që është shtrirja lineare prej
960m dhe një gjerësi 35m. Siperfaqja totale është 33600m2 nga të cilat 10880m2 gjelbërim,
14460m2 kalim dhe 8260m2 aktivitete. Parku është i aksesueshëm nga të gjitha anët ku në 3 prej
4 anëve të tij është i rrethuar nga rrugë automobilistike.
Në brinjën më të gjatë parku distancohet nga rruga e makinave nëpërmjet korsisë së
bicikletave e cila kufizohet me disa bordura me permasa 100 me 10 cm. Ashtu si trotuaret edhe
parku ndodhet ne disnivel me pjesen tjeter te hapesires duke pasur nevojën për rampa për të qenë
i aksesueshëm edhe nga personat më aftësi të kufizuara, por edhe për të lehtësuar kalimin e

5
karrocave të fëmijëve. Këto rampa gjenden vetëm në pjesën gjatësore të parkut e cila sic e
përmendëm ështe e kufizuar nga rruga e bicikletave që nëpërmjet bordurave mbrojtëse nga rruga
automobilistike e bën edhe në këtë pjesë të pamundur aksesimin nga karrocat. Parku për këto
kategori njerëzish del automatikisht jashtë përdorimi.
Kufizimi i kësaj hapësire në pjesën veriore me komplekse ndërtesash qe arrijnë lartësinë e
12-13 kateve mundëson mbrojtjen e tij nga erërat e ftohta të dimrit. Ndërkohë gjatë stinës së verës
hijëzimi mundësohet nëpërmjet gjelbërimit. Përvec pemëve lineare që e ndajnë parkun nga korsia
e bicikletave, gjejmë të realizuar grupime te ndryshme pemësh në një pjesë të konsiderueshme të
territorit. Megjithatë për shkak të mos përfundimit ende të procesit të ndërtimit të komplekseve që
janë pjesë e zonës, gjysma veri perëndimore e kësaj hapësire nuk është trajtuar me të njëjtin kujdes.
Në lidhje me mobilimin urban, parku është i përbërë vetëm nga ndenjëse fikse qe janë 3 lloje.

1. Stola me mbështetje 2. Stola pa mbështetjë dhe 3. Platoforma me shkallare.


Këto pjesë të mobilimit janë të shpërndara në të gjithë zonën por në numër shumë të vogël.
Kategoria e parë është e pozicionuar në grupe dyshe me largësi nga njëra- tjetra dhe në rastin e
eventeve në pjesë të caktuara te parkut nuk ka mjaftueshëm hapësira qëndrimi. Kategoria e dytë
gjendet vetëm në njërën prej brinjeve te shkurtra në një grup prej 12 stolash. Në kategorinë e tretë
futen vetëm 3 platforma druri me largësi nga njëra tjëtra. Secila prej tyre ben te mundur atë që
quhet distancim social dhe intimitet nga njerëzit por asnjëri nuk të fton drejt hapjes së një
bashkëbisedimi pasi asnjë prej tyre nuk është i lëvizshëm.
Sipërfaqja e madhe që kjo hapësirë ka krahasuar me një numër të madh parqesh që ndodhen
në qytet të jep përshtypjen se në brendësi të tij mund të gjejmë një seri aktivitetesh dhe mobilimi
urban, por ajo cfarë vihet re janë vetëm këndet e lojërave të fëmijëve përkatësisht 5 të tillë dhe 3
fusha sportive. Por nuk mungojnë baret dhe restorantet që janë pjesë e komplekseve të banimit.
Pjesa tjetër e territorit zihet një pjesë sipërfaqe me gjelbërim dhe tjetra me hapësira kalimi.

6
Pamje nga parku (këndi i lojërave)
Rrjedhimisht mungesa e një numri më të madh aktivitetesh për të gjitha grupmoshat si dhe
mungesa e mobilimit urban që bën të mundur perceptimin e parkut në shkalle më të vogël duke
mos e maskuar ate e ben shumë të lodhshëm përshkimin e tij në të gjithë gjatësine për shkak se
rruga duket e pafundme. Studimet që Jan Gehl ka bërë mbi hapësirën publike nuk janë vetem
numra apo fakte por edhe ndenjat që një hapësirë u përcjell njerëzve. Dhe një dimension i tillë i në
dukje që në hyrje të parkut nuk të fton të jesh pjesë e tij dhe ta njohësh më tepër. Duke ditur qe një
zonë e banuar përvec të gjitha funksioneve të nevojshme që duhet të ketë në përbërje të saj, ka
nevojë edhe për sipërfaqe ujore gjë që në rastin tonë nuk ndodhet. Kjo dhe mungesa e arkitekturave
të vecanta në zonë ndikon në pamjet qe parku ofron, të cilat realizohen vetëm nëpërmjet
gjelbërimit. Në mobilimin urban vend të vecantë zë edhe ndricimi.
Ndricimi i mesëm me largësi 5m por jo funksional në shumë prej tyre dhe i dobët në pjesën e
mbetur e kthen parkun në një zonë shkretëtirë dhe jo të sigurt gjatë mbrëmjes.

Pamje nga parku ditën (majtas), natën (djathtas)

3.3 Lulishtja “Viktor Eftimiu”

Hapësira e fundit e marrë në studim është lulishtja “Viktor Eftimiu” e cila ndodhet në
qendër të qytetit përkatësisht në kryqësimin e rrugës së Dibrës, rrugës së Barrikadave dhe rrugës
Luigj Gurakuqi. Parku ka nje sipërfaqe prej 14000m2 ku 10761 m2 janë gjelbërim dhe 3239 m2
sip. kalimi Kjo hapësirë është e ndarë në 2 pjesë si pasojë e pozicionimit të Teqe Pazarit në qendër
të saj.

7
Pamje ajrore e parkut

Në studimin e aksesimit vëmë re se parku ka një akses shumë të mirë për këmbësorët nga
të gjitha anët dhe përbëhet në brendësi të tij nga rrugë të orientuara në drejtime të ndryshme për
të bërë lidhje sa më të shkurtër midis skajeve të parkut. Hapësirat e kalimit kanë gjerësi 1.5-3m
ndërsa trotuaret rrethuese 2m. Persa i përket rampave të personave me aftësi të kufizuara ato janë
vetëm 2, njëra në hyrje të Teqes dhe tjetra në kryqëzimin e rrugëve gjë që nënkupton se rampat
janë në numrin më të ulët të mundshëm krahasuar me dimensionet që ka kjo hapësirë. Lidhur me
korsitë e bicikletave parku përshkuhet nga një korsi 1.5m në krah të rrugës së barrikadave e cila
ashtu si me rastin e rampave të personave me aftësi të kufizuar edhe për bicikletat rampa ndodhet
vetëm ne pjesën jugore ku eshte fundi i kësaj rruge. Hyrja veriore është e ngritur në lartësinë 10
cm nga niveli i rrugës. Me përjashtim të këmbësorëve, aksesi për kategoritë e tjera të njerëzve nuk
është i përshtatshëm.

Aksesimi me rampa
LEGJENDA
Gjelbërim
Hapësira kalimi
Shatërvan
---- Kufiri i pronës(Barriera)
Rampa
Planvendosje e parkut Fillimi i rrugës së bicikletave

8
Përsa i përket gjelbërimit në brendësi të parkut , ai është i pozicionuar vetëm në anët e
hapësirave të kalimit, me përjashtim të 2-3 pemëve shumëvjecare dhe 5 pemëve të reja në pjesën
jugore të tij në brendësi të hapësirave të gjelbëruara. Pjesa më e madhe e gjelbërimit është e tipit
frutor dhe ka kurora të vogla 3-4 m, të cilat nuk janë shumë funksionale në krijimin e hijëzimit
gjatë stinës së verës. Gjithashtu mungesa e grumbujve të halorëve ne pjesën veriore të parkut nuk
plotëson as kushtet e mbrojtjes ndaj erërave të ftohta. Pjesa e vetme me gjelbërim halor në të gjithë
parkun ndodhet në brendësi të territorit të teqesë Pazari, duke mbrojtur nga erërat e ftohta vetëm
gjysmën jugore të kësaj hapësire publike.
Ashtu si gjelbërimi edhe mobili urban, stolat, janë të vendosur përgjatë hapësirave të
këmbësorëve dhe janë vetëm i llojit gjatësor, druri me mbështetëse. Ka mungesë të mobilimit
urban që mundëson grumbullim apo bashkëbisedimin në grup. Si pjesë përbërëse e mobilimit
urban përmendim edhe një shatërvan rrethor me diameter 15 metër të pamirëmbajtur.

Pamje nga parku shatërvani (majtas), këndi i lojërave (djathtas)

Në vlerësimin e aktiviteteve të hapësirës edhe pse me një sipërfaqe prej 17500 m2, të
mjaftueshme për një sërë aktivitetesh, parku nuk ofron asnjë rekreacion me përjashtim të një këndi
shumë të vogël lojërash për fëmijët.
Së fundmi pamjet që parku i mundëson përdoruesve të tij janë gjelbërimi linear, shatërvani
dhe ndërtesa Pallati me Kuba e arkitektit Maks Velo në pjesën veriore të tij.

9
4. Rezultate dhe sugjerime
Parku “Porcelani”
• Nga 5 faktorë që merren parasysh në projektimin e një hapësire gjatë vlerësimit të
parkut Porcelani vëmë re se vetëm aksesimi është i plotësuar në kushtet më minimale të tij,
ndërkohë të gjitha masat e tjera në lidhje me klimën , mobilimin urban, aktivitetet apo pamjen janë
inekzistente. Parku Porcelani automatikisht nuk i plotëson kushtet për të qenë një hapërsirë e mirë
publike. Masat që mund të merren për përmirësimin e tij pavarësisht sipërfaqes së vogël që ka
janë; shtimi i gjelbërimit halor në pjesën veri perëndimore dhe gjelbërimit të cfarëdoshëm në
pjesën e mbetur, vendosja e mobilimit urban për ulje të paktën në krah të hapësirave të kalimit dhe
përreth shatërvanit në qendër dhe krijimi i të paktën një këndi lojërash për fëmijët.
Parku “Ish Fusha e Aviacionit”
• Edhe pse krahasuar me hapësirën publike Porcelani, parku Ish Fusha e Aviacionit
ka shumë më tepër avantazhe duke filluar nga sipërfaqe më të mëdha gjelbërimi, një numër
aktivitetesh apo ekzistenca e hapësirave të qëndrimit, përseri mungesa e aksesimit për personat me
nevoja të vecanta, numri i vogël i aktiviteteve krahasuar me sipërfaqen e madhe të parkut, ndricimi
jo i mirë dhe mungesa e elementeve që realiozojnë një perceptim në shkallë më reale te parkut
nënkuptojnë se kjo hapësirë është gjysëm e zgjidhur dhe kjo nuk është e mjaftueshme për një pjesë
të konsiderueshme të banorëve. Në këtë rast masat që rekomandohen të merren janë fillimisht
ndërtimi i rampave për personat me aftësi të kufizuara, shtimi i aktiviteteve sportive si zonat e
skateboard apo palestrat e jashtme, futja e elementeve tip pjergullate, kioska për të zvogëluar
shkallën e perceptimit të parkut dhe përmirësimi i ndricimit.
Parku “Viktor Eftimiu”
• Së fundmi lulishtja Viktor Eftimiu, pavarësisht një pozicioni shumë të mirë urban,
në qendër të qytetit, ka shumë pak vlera duke filluar nga mungesa e aksesit për njerëzit me nevoja
të vecanta, te mos realizimi i grumbullimit të gjelbërimit si për krijim mikroklime ashtu edhe për
pamje dhe së fundmi të mungesa e aktiviteteve. Ky park nuk i plotëson të gjitha kushtet për një
hapësirë të mirë publike. Edhe në këtë rast, hapi i parë i masave është ndërtimi i rampave në të
gjitha anët e parkut, rritja e gjelbërimit dhe formimi i grumbujve të pemëve, krijimi i hapësirave
për qëndrim me mundësi grumbullimi jo vetëm lineare dhe futja e aktiviteteve si të paktën një
fushë sportive apo edhe një palestre të jashtme, hapësira ngrënie apo edhe një kafe. Përmirësimi i
elementëve të përmendur më sipër së bashku me mirëmbajtjen e shatërvanit do ti ofronin parkut
një llojshmëri panoramash të bukura për qytetarët.

10
Bibliografia

Gehl, J. (2010) Cities for people, Island Press 1718 Connecticut Ave, NË, Suite 300, Ëashington DC 20009
174 , 185-190 , 197-200, 207-233

Gehl, J. (2010) ed. Life Betëeen Buildings: Using public space, Island Press 1718 Connecticut Ave, NË,
Suite 300, Ëashington DC 20009 175-181

https://geoportal.asig.gov.al/map/?auto=true

https://www.google.com/maps/

11

You might also like