Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 153

Disertacion

(për mbrojtjen e gradës “Doktor”)

TIPOLOGJIA E PERSONAZHEVE NË ROMANET E


ISMAIL KADARESË
Specialiteti: Letërsi

PUNOI: UDHËHEQËSI:
Mr. Arlind Farizi Prof.dr Dhurata Shehri
Tiranë, 2015
Disertacion
(për mbrojtjen e gradës “Doktor”)

TIPOLOGJIA E PERSONAZHEVE NË ROMANET E


ISMAIL KADARESË
Specialiteti: Letërsi

Mbrohet më datë____________________2015

Komisioni për mbrojtjen e doktoratës

1. Prof.dr kryetar ___________________


2. Prof.dr anëtar ___________________
3. Prof.dr oponent ___________________
4. Prof.dr anëtar ___________________
5. Prof.dr oponent ___________________

TIRANË, 2015

2|Page
H. Cixous,
“pa personazh nuk ka tekst”.

3|Page
PASQYRA E LËNDËS

Komisioni për mbrojtjen e doktoratës.............................................................................................2


PASQYRA E LËNDËS...................................................................................................................4
MIRËNJOHJE.................................................................................................................................7
HYRJE.............................................................................................................................................8
Objekti studimit.............................................................................................................................11
HIPOTEZA SHKENCORE...........................................................................................................15
Metoda shkencore..........................................................................................................................16
KREU I PARË...............................................................................................................................18
1. PSE PERSONAZHI?.................................................................................................................18
2. Romansieri dhe personazhi........................................................................................................23
2.1 Studimi i personazhit të Stresit................................................................................................23
3. E veçanta dhe e përgjithshmja e personazhit.............................................................................28
4. Efekti i personazhit në romanet e Kadaresë..............................................................................31
Kreu i dytë.....................................................................................................................................33
1.Ndërtimi i personazheve.............................................................................................................33
1.2 Individualizimi i personazheve................................................................................................36
1.2 Karakterizimi i personazheve..................................................................................................37
1.2.1Karakterizimi drejpërdrejtë....................................................................................................38
1.2.2Karakterizimi i tërthortë........................................................................................................38
1.2.3 Karakterizimi i kombinuar....................................................................................................38
1.2.4 Karakterizimi i jashtëm dhe i brendshëm.............................................................................39
1.2.6 Karakterizimi me anë të emrit –...........................................................................................39
1.2.7 Karakterizimi me anë të një fjale apo fraze..........................................................................42
2. Personazhi realist dhe ai modern...............................................................................................43
3. Personazhi fiktiv dhe ai historik në romanet e Kadaresë...........................................................46
Kreu i tretë.....................................................................................................................................48
1. Tipologjia e personazheve në romanet e Kadaresë....................................................................48
1.1 Personazhet arketipal...............................................................................................................48
1.1.1 Personazhi arketipal i të huajit..............................................................................................50
2.4 Personazhi arketipal i kinezit...................................................................................................58
2.5 Personazhi arketipal i italianit.................................................................................................58
2.6 Personazhi arketipal i gjermanit..............................................................................................60
2.7 Personazhi arketipal i amerikanit............................................................................................60

4|Page
2.8 Personazhi arketipal i turkut....................................................................................................60
1.1.2 Personazhi arketipal i Agamemnonit....................................................................................66
1.1.3 Personazhi arketipal i Kalkantit............................................................................................67
1.1.4 Personazhi arketipal i Ifigjenisë............................................................................................68
1.1.5 Personazhi arketipal i Helenës..............................................................................................69
1.1.6 Personazhi arketipal i Prometheut........................................................................................70
1.1.7 Personazhi arketipal i metamorfozës....................................................................................70
1.1.8 Personazhi arketipal i fantazmës..........................................................................................72
1.1.9 Personazhi arketipal i rringjalljes.........................................................................................73
2.1 Personazhi mitologjik..............................................................................................................74
3.1 Heroi dhe Antiheroi.................................................................................................................75
4.1 Personazhi grotesk...................................................................................................................79
5.1 Personazhi tragjik....................................................................................................................83
6.1 Personazhi që udhëton.............................................................................................................89
7.1 Qyteti si personazh..................................................................................................................91
9.1 Personazh i narrator.................................................................................................................93
Kreu i katërt.................................................................................................................................105
1. Raporti i kohës dhe hapësirës me personazhin........................................................................105
3.4 Personazhi kadarean i pas 90-tës...........................................................................................111
3.5 Dy kohët e personazhit..........................................................................................................113
Kreu i pestë..................................................................................................................................120
1. Personazhi i Kadaresë – një lexim joideologjik......................................................................120
2. Personazhi i Kadaresë – një lexim semiologjik.......................................................................128
3. Analizë krahasuese e personazhit të Kadaresë dhe Starovës...................................................134
Përfundime...................................................................................................................................139
Literatura bazë teorike shkencore................................................................................................143
Lënda artistike e Ismail Kadaresë................................................................................................144
Romani i plotë e I. Kadare:..........................................................................................................145
Literatura......................................................................................................................................145

5|Page
MIRËNJOHJE

Falenderoj në mënyrë të veçantë dhe i shpreh mirënjohje të thellë udhëheqësit


tim, profesoreshës së nderuar, prof.dr Dhurata Shehrit, e cila me shumë përkushtim
dhe durim më udhëhoqi nëpër labirintet e këtij disertacioni që, sigurisht, nuk do të
ishte strukturuar, gdhendur, dhe më tej, përmbyllur kësisoj, pa ndihmën e saj të madhe
dhe të pakursyer.
Dëshiroj të falenderoj gjithashtu, dekanin e fakultetit të Filologjisë dhe
Historisë, Prof. Dr. Shezai Rrokaj, për mirëkuptimin që ka treguar ndaj meje.
U jam mirënjohës edhe kolegëve të mi, doc.dr Fatmir Sulejmanit, doc.dr
Salajdin Salihut, për idetë e vyera që më kanë dhënë lidhur me trajtimin dhe, në
përgjithësi, formësimin e këtij punimi.
Gjithashtu, dëshiroj të falenderoj familjen time, e cila është treguar mjaft e
duruar, duke më mirëkuptuar dhe mbështetur; është ajo që më ka ndihmuar dhe më ka
qëndruar pranë në të gjitha vështirësitë, në veçanti, djali im Ledri dhe vajza ime
Gresa, ndaj të cilëve rezervoj si borxh shumë përqafime…!

6|Page
HYRJE

Ky punim monografik është një përpjekje fillestare për të hedhur dritë mbi
romanet e Ismail Kadaresë, më saktësisht, mbi tipologjinë e personazheve të
romaneve si sistem, të cilat, në letërsinë shqipe, shquhen për mjeshtërinë dhe
vërtetësinë, me të cilën janë skalitur në shumicën e tyre.
Kjo përzgjedhje është bërë për këto arsye:
Së pari: Ismail Kadare është njëri nga shkrimtarët më të mëdhenj, jo vetëm
shqiptarë, por edhe ballkanik, si të thuash, është njëri prej “akretipeve” botërore, që
arriti të bëjë letërsi të mirëfilltë nën kushtet e sistemeve ideokratike. Konteksti i
diktaturës, arsimimi i tij në Moskë, dijet e fituara her ët lidhur me kompleksivitetin e
romaneve të shkruara nga shoqëritë më të civilizuara se ne, si edhe situata e refuzimit
estetik të tij ( në kuptimin që e jep Rugova), modernizuar gjatë viteve 70-të, deri sa
përfundimisht u largua nga atdheu, si për të bërë kompromis me shkrimet e veta, e
bëjnë Kadarenë një shkrimtar të përveçëm dhe unikal, brenda dhe jashtë ambientit
krijues socialist. Ismail Kadare, në jetë dhe në veprën romanore, nuk është një Sizif
shqiptar, as një idealist e as socialist utopik, që e shikon si optimist dhe si iluzionist
jetën, ai nuk hyjnizon përparimin linear të letërsisë dhe qytetërimin, por me vizionin
imagjinar bën me gisht nga e vërteta, tashmë e hedhur pas shpine, nga e kaluara
moderne ideale, e veçmas, nga shekulli i lumturisë, i cili do të shërbej ë si background’
për kthimin e ditëve të lumturisë së shqiptarëve; e për arritjen e një ardhmërie të
ndritshme, në morinë e fateve të personazheve të shumtë, ofron një paradigmë: të mos
jemi tjetri dhe të kthehemi të gjithë nga vetvetja, nga origjinalja, nga e shenjta; nga ajo
që jemi...
Ai, në romanet e tij, ku mbijetojnë personazhe dhe karaktere nga më të
çuditshmit, është një botë më vete, një univers, një idhullthyes që asnjëherë nuk
pajtohet me status quo-në (kuptohet, atë negative, d.m.th, nuk është anarkist që me
çdo kusht dhe me sy të mbyllur dëshiron të ndryshojë gjendjen ekzistuese), e
posaçërisht, nuk pajtohet me letargjinë e botës shqiptare. Ai vazhdimisht jep mesazhe,
përkujton fakte nga historia dhe tërheq vëmendje.
Kadare është ndër të paktët emra të verifikuar në letërsinë ballkanike, po ashtu
i njohur edhe gjithandej ku fliten gjuhë zotërash e gjuhë të harrueme’... Dhe gjithë kjo
famë që ka ardhur, jo rastësisht, ndërkohë ka përvijuar rrugën e tij të afirmimit, e cila
në treguesit letrarë dhe jashtëletrarë, është e veçantë. Ai në skenën letrare, debutoi
fillimisht me poezi, por përmes romanit u gjend përnjëherë në majë të piramidës së
romanit tonë bashkëkohor, derdhur në prozë poetike; poetikë moderne dhe
postmoderne, duke i kapërcyer menjëherë dhe, duke i lënë pas vetes në gjendje
fillestare, kalemxhinjtë dhe krijuesit e letërsisë së cekët, artit dogmatik, duke ikur
kështu përtej, shumë larg tufës poetike socialiste dhe shtyllave zhdanoviste të
letërsisë... Romanet e tij, në tipologjinë zhanrore, edhe për faktin se skalisin
personazhet e të gjitha shtresave, në tiparet fizike dhe morale, përgjithësisht, nga
studimet letrare, janë parë si kryeromane letrare, në të cilët, madje portretizohet me
nivel të lartë artistik imazhi i golgotës shqiptare nën diktaturë; përjetimet dhe
shqetësimet e jashtëzakonshme shpirtërore të një krijuesi, që donte të shihte ndryshe
shqiptarin dhe Shqipërinë, shpesh, duke dhënë model “tjetrin”, si një përftesë e
poetikës romanore për të ikur nga realiteti i vrazhdë i sistemit monist. Ajo rrethanë e

7|Page
posaçme, që përbën sintagmën e tij jetësore, e mbi të gjitha, shenjimet letrare, në një
parafrazim të lirë dhe gjithëpërfshirës të romaneve të tij, duket kështu: Romani i
Kadaresë është impakt imazhologjik në letërsinë shqiptare. Një imazh më i bukur dhe
letërnjoftim më i denjë para botës, se sa romanet e shkrimtarit, nuk ka gjasa që të
gjendet në arealin letrar të periudhës bashkëkohore. Parë në tërësi, romani i Kadaresë,
pra, rrafshet shkrimore që shënon tipologjia romanore si sistem, na shfaqet si një
univers letrar, që na trondit me galerinë e pafund të personazheve, që bartin dhe
mishërojnë fatet e qenies njerëzore, me trajektoret e hedhura pas epokave, me
groteskun e tragjizmin njerëzor, me lirizmin fin dhe gjëmimet epike, e po kaq, edhe
me apokalipsitë e tiranive dhe rilindjen e popujve. Pulsim i ngjashëm i një bote të
lëvizshme imazhiniste, i karakterizon pothuajse të gjithë romanet dhe personazhet e
Kadaresë.
Së dyti: Vlerësimi i personazhit, nga studiuesit e letërsisë, si një nga elementët
më të rëndësishëm të veprës, me shumë gjasa, të qendrës së universit të romaneve të
autorit, ka shërbyer si shtytje kryesore drejt zgjedhjes së objektit të këtij punimi,
ndërkohë që, personazhet e Kadaresë, që nga shfaqja e tyre e deri më tani, kanë arritur
të bëhen personazhe shumë të afërta për lexuesin shqiptar (madje deri në kufijtë e
modelit), si dhe për lexuesin e huaj, si pasojë e përkthimit të romaneve, në shumë
gjuhë të botës. Padyshim, në këtë marrëdhënie të njëmendt ë me krijesat e Kadaresë,
ndikim të madh ka pasur realizimi artistik i tyre, si përshkrimi fizik i detajuar,
motivimi social dhe psikologjik, diferencimi gjuhësor, karakterizimi dhe tipizimi i
tyre, ashtu edhe mënyra e reagimit ndaj situatave kritike jetësore, që përkon më së
shumti me temperamentin dhe mentalitetin shqiptar. Kjo temë, për të përmbushur
nivelin e marrjes së titullit Dr, është e orientuar qëllimisht në fushën e letërsisë shqipe
dhe, si e tillë, u zgjodh për një studim më të thelluar, për këto arsye: Ismail Kadare,
me veprën e gjerë letrare, sidomos me romanet e tij, ku edhe janë vizatuar personazhet
madhore, si dhe nga fakti, se është një ndër autorët më të përkthyer dhe më të
vlerësuar, është një ndër figurat më të rëndësishme të letërsisë dhe kulturës shqiptare e
ballkanike, por edhe asaj botërore; përveç faktit që vazhdon të lexohet dhe rilexohet,
të nxisë shkencën e letërsisë dhe shpirtrat e studiuesve e kritikëve, në qëmtim të
vlerave të shumëfishta, ky autor, ka merituar në mënyrë permanente vlerësime të
lartësueshme prej personaliteteve botërore-kritikë të fushës, të cilët e kanë krahasuar
me Gogolin, Kafkën dhe Orwellin: “Ismail Kadare është një shkrimtar që krijon
hartën e një kulture të tërë, të historisë, pasionit, folklorit, politikës dhe katastrofat e
saj. Ai është një shkrimtar universal, me një traditë narracioni që e ka origjinën që
nga Homeri”, ka thënë John Carey...
Do të jetë e vështirë që në morinë e romaneve, po ashtu, të qindra personazheve të
gdhendura mjeshtërisht prej tij në to, të vendoset një ekuilibër i artë në tërësinë e
detajeve të rëndomta, befasuese dhe të paharrueshme, që përçon tek lexuesi arti i
autorit, edhe në skalitjen dhe zbulimin e personazheve, shumica e të cilëve shpalosen
si figurime karakteriale. Ndihet fuqishëm në romanet e autorit, sidomos përmes
personazhit të tij, institucioni i plotë i kujtesës personale, që ndërkaq mbart
koeficientet e kujtesës kolektive, të makrokozmosit dhe mikrokozmosit të personazhit
në vetvete, si njeri dhe si univers humaniteti. Ky është sekreti i patjetërsueshëm i artit
romanor kadarean dhe i skalitjes unikale, që ai i bën personazhit të tij, me të gjithë
elementët përbërës të skalitjes së tyre. Kemi parasysh gjithashtu, mjeshtërinë e
jashtëzakonshme të komunikimit dhe të kumteve që na vijnë në formë alegorike nga
narratorë të shumtë, që shqiptojnë shumësinë e zërave të personazheve. Gjithashtu,
studimi i thelluar, vetëm në botën e personazheve, të universit të figurave të realizuara

8|Page
prej tij, do të ndihmojë në njohjen e mëtejshme të lexuesit shqiptar me këtë
personalitet të rëndësishëm të letërsisë shqiptare, ballkanike dhe asaj botërore,
tashmë, edhe nëpërmjet studimit të pasqyrimit dhe analizës së mendimit kritik
bashkëkohor për tipologjinë e personazheve të Ismail Kadaresë. Kjo, pasi
personazhet, si objekt studimi i punimit, si univers shenjues brenda universit letrar të
autorit, do të analizohen, duke u mbështetur në parimet e metodës hermenautike,
strukturaliste e psikologjike, nga të cilat shkrimtari është udhëhequr në krijimtarinë e
tij, mbi teorinë e romanit, me theks të veçantë tek vizatimi i personazheve, mbi
përcaktimin përfundimtar të nocioneve, që kanë të bëjnë me ndërtimin e tyre, siç janë:
tipizimi, individualizimi, karakterizimi, që realizojnë mishërimin e plotë dhe tërësor të
personazheve. Po ashtu, edhe në literaturën ndihmëse të studiuesve tanë dhe të huaj,
këmbëngulet gjithaq në këto anë të figurimit të personazheve. Duke i njohur thellë
njerëzit e vendlindjes, me vuajtjet, sakrificat, përpjekjet, ëndrrat dhe dëshirat e tyre,
Kadare ia doli t’i bëjë ata pjesë të artit të tij, të realizojë shëmbëllimin e tyre në pjesën
dërrmuese të romaneve. Përmes mjeteve të shumta estetike, që i zotëronte mirë,
Kadare krijoi personazhe të shumëfishta, që me individualizimin e tyre kontribuojnë
për të prekur dhe shijuar vërtetësinë e tablosë jetësore shqiptare, ndërsa me trajtat e
ndryshme të karakterizimit, i përplotëson ata, duke i bërë të ngjashëm me njerëzit
realë. Nga ana tjetër, përmes tipizimit arrin t’i paraqesë tipat e të gjitha shtresave,
madje me të gjitha nuancat karakteristike, përmes diferencimit të rrokshëm gjuhësor.
Të gjitha këto së bashku, individualizmi, karakterizimi dhe tipizmi, si elementë të
poetikës së realizmit kritik, përveç se ndihmojnë në karakterizimin dhe mishërimin e
personazheve, u japin jetë atyre, por edhe shpalosin pasuritë dhe mundësitë e mëdha
të gjuhës shqipe. Rreth kësaj situate të ndërlikuar të elementëve të figurimit të
personazheve, në atë parimësi, vjen edhe sugjerimi se, në mishërimin e mënyrës së
ndërtimit të personazheve, si protretizim fizik dhe moral, tek individualizimi,
karakterizimi, tipizimi dhe diferencimi gjuhësor, rëndësi të madhe në këtë shqyrtim të
thelluar, kanë pasur shembujt e nxjerrë nga romanet e Ismail Kadaresë, që ndërkohë
kanë shërbyer si argumente të forta në punimin, i cili ka në qendër praninë dhe tiparet
mbizotëruese të personazheve të vizatuar në romanet e autorit. Personazhet e Ismail
Kadaresë si njerëz realë, që jetojnë brenda shoqërisë dhe përballen me mekanizmat e
funksionimit të saj, pavarësisht shëmbëllimit të plotë të figurshëm, japin mundësinë e
studimit të tyre në planin social dhe individual, me theks të veçantë në ndërtimin e
marrëdhënieve me njëri-tjetrin, gjë që ndikon në funksionimin e familjes dhe
shoqërisë. Përmes pikëpamjeve të ndryshme, që personazhet kanë mbi jetën dhe
botën, qoftë në mënyrë individuale apo kolektive, ato krijojnë filozofinë e tyre tipike
shqiptare, por shërbejnë edhe si një dëshmi universale e qenies, ndërsa me përjetimet
dhe forcën e përballimit të vështirësive, nëpër të cilat kalojnë, ato ndërkaq
mundësojnë edhe analizën në rrafshin psikologjik. Analiza e personazheve në rrafshin
social, etik, filozofik, psikologjik, paraqet njëherësh edhe vetë palcën e këtij studimi,
ku, duke i shqyrtuar nga këndvështrime të ndryshme personazhet e romaneve të
Ismail Kadaresë, bëhet e mundur shfaqja me tërë larmishmërinë dhe kompleksitetin e
tyre. Ndërsa, duke pasur role të veçanta në rrjedhën e konfliktit kryesor, gjithnjë sipas
funksionit të tyre, është vlerësuar i domosdoshëm edhe klasifikimi i tyre, i mbështetur
në kritere të ndryshme, të cilat në këtë interpretim përkojnë me kërkesat e poetikës
moderne. Duke u mbështetur në numrin e madh të personazheve të romaneve të
Kadaresë dhe mjeshtërinë artistike të ndërtimit të tyre, e kemi gjykuar të arsyeshme që
punën e veçantë studimore ta vazhdojmë me përgatitjen e një fjalorthi të
personazheve, ku do të përfshihen të gjithë ata, megjithëse fillimisht është dhënë
romani ku bën pjesë, faqja ku përmendet për herë të parë, e më pas karakteristikat

9|Page
kryesore të secilit personazh dhe funksionin që ai ka në veprën përkatëse. Përmes
tezave dhe hipotezave të tilla, kemi bërë përpjekje të mëdha, që të krijojmë mundësinë
e trajtimit të të gjitha aspekteve, të cilat kanë të bëjnë me personazhet, duke u ndalur
diku më shumë e diku më pak. Në varësi të vlerësimit që u kemi bërë çështjeve dhe
mjeteve të ndryshme letrare, që janë përdorur në krijimin dhe plazmimin e
personazheve, segment ky, shumë i rëndësishëm i botës fiktive n ë romanet e
Kadaresë, do të shtegtohet në labirintet e botës së personazheve të autorit. Duke u
nisur nga fakti se çdo vepër letrare duhet të analizohet dhe vlerësohet në përputhje me
konvencat e tipit të letërsisë dhe zhanrit që i takon, po kaq edhe të vetë personazheve,
që janë protagonistët e një epoke, siç përmendëm më sipër, kemi vlerësuar se, si çelës
për të depërtuar në personazhet e romaneve të Kadaresë, doemos, duhen përdorur
kriteret e poetikës moderne, si pikënisje e krijimit të romaneve që do të trajtohen në
vijim të këtij studimi. Të gjitha këto çështje, që kanë të bëjnë me personazhet e
romaneve të Ismail Kadaresë, kemi bërë përpjekje t’i shqyrtojmë në të gjitha aspektet
në këtë studim, në të cilin, megjithëse i jemi qasur me dëshirë dhe seriozitet, duke
synuar gjithnjë arritjen tek rezultate sa më të dobishme, prapëseprapë nuk kemi
mundur t’i shmangemi dot ballafaqimit ndërmjet dëshirës dhe pamundësisë për të
arritur tek e përkryera. Një ndjenjë e tillë, e një përpjekje që nuk shteron, shfaqet
sidomos, gjatë shfletimit të literaturës ndihmëse, që gjithnjë e zgjeron fushën e
hulumtimit, sjell informacione të reja që duhen përpunuar e përthithur dhe, shtron
kërkesa të reja për punën e mëtejshme. Sidoqoftë, jemi munduar që të gjitha këto, t’i
harmonizojmë në atë masë, sa të arrijmë në përfundimet e synuara.

Objekti studimit

Objekt i këtij punimi shkencor është hulumtimi dhe nxjerrja në pah e tipologjisë
së personazheve në romanet e Ismail Kadaresë, që e bëjnë veprën e këtij autori
shqiptar dhe botëror, bashkëkohore. Punimi do të përqendrohet vetëm te tipologjia e
personazheve. Duke lexuar e rilexuar romanet dhe duke i studiuar ato, si mbi një urë
ndërlidhëse, kalojmë dhe ndalemi gjerësisht në tipologjinë e personazhit, të cilën do të
përpiqemi ta zbërthejmë në tërësinë e vetë, varësisht romaneve që do të përzgjidhen.
Gjykojmë se romanet e Kadaresë, në shqiptimin e vetë tërësor, më së shumti, janë
romane personazhesh dhe si të tillë, ngërthejnë brenda vetës emra të shumtë
personazhesh të ndryshëm, të kohërave të ndryshme, të tipeve të ndryshme, madje dhe
hapësirave të dallueshme. Përmbushja e këtij synimi hulumtes nuk është e lehtë, për
shkak se jemi përpara një procesi letrar të shumëfishtë dhe thuajse të pazotërueshëm,
si nga pikëpamja sasiore e personazhe të krijuara, po ashtu edhe nga pikëpamja e
larmisë së tipologjisë. Një galeri e madhe personazhesh kadareane, të cilët lidhen me
romanet e tij, parakalojnë para syve të një studiuesi të ri. Përgjegjësia shkencore shton
kujdesin rreth përzgjedhjes së tyre dhe tipizimit, duke bërë të mundur që të ketë një
garanci në shtjellimin e të gjitha figurave të krijuara mjeshtërisht nga autori. Veprën e
gjerë në prozë të Ismail Kadaresë, duhet ta kuptojmë si një sistem apo strukturë
shenjash, që i shërben një qëllimi specifik estetik, madje në këtë qasje studimore kemi
tentuar që ta analizojmë vetëm nga aspekti i tipologjisë së personazhit, formatimit,
problematikës, diskursit, vlerës së shumëfishtë të personazhit, andaj nisma e tillë,
është tepër e vështirë, kërkon ndërkaq edhe përgjegjësinë e fjalës së shkruar, e
konstatimit dhe verifikimit shkencor; kërkon po ashtu, njohje të thella të teorisë së
letërsisë, të teorisë së romanit, konkretisht, të tipologjisë së personazhit. Kadare

10 | P a g e
shkruan duke përzgjedhur temat, mjetet, figurimin e personazheve, dhe kjo është me
rëndësi, për të pasur mundësinë e shijimit të kësaj përvoje shkrimi të
jashtëzakonshme. Tipologjia e personazheve të shumtë dhe të larmishëm, mbetet punë
e shkencëtarëve të letërsisë. Të tipizosh personazhet e Kadaresë, që janë aq shumë në
numër dhe në mënyrën e sendërtimit, madje t’i kategorizosh ata sipas tipeve të
njohura, është punë që do kohë, lexim dhe rilexim, studime të plota teorike, gjetje dhe
shfrytëzim të literaturës së specializuar dhe inkorporim organik të teorive të shumta
letrare në studim.

Lidhur me tipologjinë e personazheve, pista jonë, ku aderon të hyjë më në


thellësi studimi në fjalë, mund të themi se, përveç karakterit prej zbuluesi të
shkencëtarit të ri, të gjetjes, identifikimit, klasifikimit dhe tipologjisë së personazhit,
së paku deri më tani, nuk njeh studime pararendëse shtesë. Mbështetje jo të vogël
gjejmë te studimet e Tefik Çaushit dhe në fjalorin e tij, por megjithatë nuk është marrë
për model, sepse është qasje komplet krejt tjetër ndaj personazhit. Çaushi bën fjalor
interpretues të personazheve. Ai, në librin e tij interpreton emrat, interpreton
rëndësinë, interpreton jetët e tyre; përgjithësisht, nuk ndalet në diskursin, në
identitetin, në strukturën e krijimit të personazhit, në vlerat e imagjinatës së
personazhit, në shpirtin e tij, në të mistershmen e tij, që përbën edhe prurjen më të
rrokshme të shkrimtarit...
Duhet theksuar se një studim kaq i thellë dhe i ng ërthyer pas detajeve, në
kuptimin e përplotësimit të mendimit mbi natyrën e personazheve, e sidomos, të
protagonistëve të autorit, pra, të morisë së narratorëve, ka synuar të rrokë praninë e
shumëformësisë së personazhit që ndërtohej e shpërbëhej për t'u rindërtuar sërish në
kontekste të reja. Raporti i tij me receptuesin dhe përpjekja për dekodifikimin,
zbërthimin e tij, u bë qëllimi im kryesor, në mënyrë që të depërtohej me sa të mund
prapa artit të autorit.
Kadare, pa asnjë dyshim, është shkrimtar i përveçëm dhe tërë qenia e tij i
kushtohej romanit e po kaq, skalitjes së personazhit. Romanet e Kadaresë lexohen dhe
përkthehen, studiohen dhe interpretohen, diskutohen edhe reflektojnë anekënd botës
letrare, duke u lexuar njësoj si në Shqipëri, në Maqedoni, në Kosovë dhe kudo në
botë, në të gjithë kontinentet, sepse shkrimtari është i paatdhe; ai u drejtohet gjithë
lexuesve, të të gjitha kohërave, madje ai, po ashtu si Borhesi, beson se mund të krijojë
paraardhësin e tij.... Pa Kadarenë nuk do ishte letërsia e re shqiptare, ashtu sikurse pa
Karlos Fuentesin dhe pa Borhesin “nuk do të ishte romani latino-amerikan”.
Kadare është më i shkëlqyeri nga të gjithë shkrimtarët e romanit narrativ
ballkanik dhe evropian. Ai ëshët shkrimtari më i përkthyer e më i respektuar shqiptar
në arenën botërore, që shënon shkallën sipërore të afirmimit të letërsisë sonë në botë
dhe realizimin e një aspirate të ëndërruar nga çdo shkrimtar tjet ër. Pas çdo personazhi
të tij del një imazh yni që fotografon shqiptarin më të gjitha nishanet…
Në romanet e Kadaresë "dimensioni folklorik i narracionit e shtyn atë larg
fiksionit standard letrar”1. Narratorit flet për ngjarjet tragjike dhe të ndërlikuara
totalitare në një mënyrë që i bën ato të kuptueshme, me gjithë kompleksitetin që
bartin. Deri më sot, Ismail Kadare është i vetmi shkrimtar shqiptar etnik që është bërë
gjerësisht i njohur dhe, pas tij, mirërenditet Luan Starova, për të cilin ekzistojnë fakte
që është i vlerësuar dhe i afirmuar në mënyrë të konsiderueshme. Kadare gjithmonë
jep material të mjaftueshëm për destrukturivistët dhe kritikët e letërsisë

1
Jeta e re”, revistë letrare, nr.2, viti XLII, Prishtinë, 2011, f.234

11 | P a g e
mbarëbotërore. Identiteti shqiptar i Kadaresë i shprehur shpesh përmes personazheve
të tij, nuk është i butë, por i qëndrueshëm, dhe, del në pah si i tillë plot finesë, duke
siguruar një kuptim shumë më të pasur dhe më të përmbajtur të asaj që është dhe nuk
është "kombi". Kadare i kupton qartë zgjedhjet dhe paqartësitë, me të cilat përballet
shqiptari nën një regjim të tmerrshëm. Kadare banoi në këtë vend, por e përdori atë si
një pjesë të një mozaiku kujtimesh e reminishencash që kap, më mirë se çdo vepër
tjetër letrare që kam lexuar, realitetet poliglote dhe identitetet e shumta të shqiptarëve
shtrirë relievit të Ballkanit. Ndjej se kjo vepër kombinon rëndësinë letrare me
bukurinë e përkthimit…
Kadare arriti që të krijonte qindra personazhe dhe t’i vendoste brenda një bote
letrare, duke u dhënë mundësi që të frymonin lirshëm. Ai e sajoi këtë botë nëpërmjet
një ligjërimi të shumëllojshëm, duke krijuar kështu një polifoni zërash brenda kësaj
bote. Kjo vepër, si e këtillë, mbetet një strukturë e hapur për shumë lexues, për shumë
kritikë.
Ekzistenca e një strategjie për të depërtuar në thelbin e romanit kadarean, në
fakt, është e pamundshme, sepse romani kërkon një lexim polimorfik, që nënkupton
edhe shumë këndvështrime të ndryshme për një vepër; na përkujton konstatimet e
Roland Bartit, i cili beson se kritiku nuk mundet me asgjë që të zëvendësojë lexuesin.
Madje, në fund të fundit ai nuk është veçse një lexues. Prandaj, po sipas tij, duhet t’i
themi lamtumirën idesë se, shkenca e letërsisë mund të na mësojë kuptimin
përfundimtar të veprës, për sa kohë që, libri është një botë.
Kadare është, padyshim, shkrimtari më i madh i kohës, një uragan rebel, i cili
në disa nga romanet më të rëndësishme, theu normat standarde të realizmit socialist
dhe solli në letërsinë tonë romane me tipare moderniste, avangardiste e
postmoderniste, ku realizmi, novatorja dhe simbolika mbizotëronin në shumicën e
romaneve të tij letrare.
“Tipologjia e personazheve në romanet e Kadaresë”, është një sipërmarrje
tepër e vështirë hulumtuese për cilindo autor të madh. Kadare, ishte ndoshta ndër të
rrallët, që në gjysmën e dytë të shekullit XX, në pjesën dërrmuese të krijimtarisë
letrare, kultivoi plot finesë atë që i tejkalonte kufijtë e vendosur nga ideologjia
çensuruese e kohës; periudhë kjo, kur doli kori i pseudokrijuesve dhe
psedukritikëve i asaj metode hibride, të gjymtuar dhe të idealizuar që quhej
“realizëm socialist”.
Duhet përmendur se në frymën e realizmit socialist, u shkruan dhe një varg
romanesh e personazhesh, të cilët e kanë të vështirë t’i tejkalojnë kriteret e kohës,
sepse të zhveshura nga qëllimi themelor që i nxori në skenë, frymëzimi nga heroizmi
dhe hovi revolucionar i masave në luftën për ndërtimin e bazave të socializmit, 2
estetikisht nuk vlerësohen si të rëndësishme, madje më tepër, dëshmohen si letërsi e
dogmës, apo letërsi ideologjike, që paraqet imazhin e sistemit monist.
Në mesin e shkrimtarëve, që në periudhën e realizmit socialist e shfrytëzuan
pushtetin për t’i botuar romanet e tyre, duke iu përmbajtur herë-herë edhe parimeve që
shtronte metoda krijuese e kohës, pra realizmi socialist, sigurisht, bën pjesë edhe
Ismail Kadare, i cili mbijetoi në kushte mungesash të mëdha dhe në ato rrethana të
jashtëzakonshme për mendimin e lirë, duke krijuar romane me vlera të tejkohshme, të
një tejbote, që janë përkthyer në shumë gjuhë të botës, duke u bërë kështu autori më i
njohur i letërsisë shqipe.

2
Historia e letërsisë shqiptare të realizmit socialist, Tiranë 1978, f. 74

12 | P a g e
Studimi i tipologjisë së personazheve, një aspekt thelbësor i artit të tij, në
romanet e shkrimtarit bashkëkohës Ismail Kadare, është punë e vështirë, sepse është
problem jo i vogël që t’u gjesh përgjigje të palëkundura pyetjeve që ngërthen në
vetvete një temë e tillë. Nuk mund të themi kurrsesi se kemi një mungesë studimesh
lidhur me prozën e Kadaresë, por detyrimisht përpjekjet e reja shkencore, që janë
pasuruar me dijen teorike moderne dhe postmoderne, do të plotësojnë mozaikun
shkencor dhe do të shërbejnë si pikë referimi për studiuesit e ardhshëm të veprës së
pashteruar kadareane në të gjitha rrafshet e ligjërimit, pra edhe në tipologjinë e
realizimit të personazheve. Është e pamundur që nga një studiues letërsie të shteret e
tërë lënda shkencore, por një studiues i mirëfilltë vetëm mëton që studimi i tij të jetë
gjithëpërfshirës, t’i përmbahet objektit të studimit, t’i rrijë besnik metodës së zgjedhur
hulumtuese dhe të besojë në atë që e thotë edhe Umberto Eco, se, romani mbetet një
strukturë e hapur për interpretime dhe lexime të reja. Horizonti i pritjes për
personazhin e Kadaresë do të jetë gjithmonë i hapur, për aq kohë sa ka lexues të tij,
për aq kohë sa do të ketë interpretues dhe adhurues të zellshëm…
“Të njohësh kufijtë, brenda te cilëve gjuha flet përmes nesh, s’do te thotë te
krijosh iluzione për shpërthime të rrejshme të shpirtit krijues, të fantazisë së çliruar
nga pengesat, të fjalës së kulluar, e cila shpreh diçka me forcën e saj vetjake dhe të
bind me magjinë e saj, por do të thotë në mënyrë moderne dhe me kujdes, të njohësh
rastet kur mesazhi vërtet na jep diçka që ende nuk është konvencë, diçka që do të
mund të bëhet shoqëri, por që shoqëria ende s’e ka parashikuar.”3
Te Kadare del unike dhe teknika e përgënjeshtrimit të horizontit të autorit.
Kjo, jo vetëm e identifikon Kadarenë si njërin nga romancierët më të mëdhenj të
shekullit të njëzetë, por dhe e bën atë unik edhe brenda përvojave të romanit
polifonik. Nëpërmjet kësaj teknike, që del në mënyrë të përkryer te “Dimri i vetmisë
së madhe”4, për herë të parë, jo vetëm në letërsinë shqipe, por dhe atë botërore, kemi
një hero/personazh që është vetëm subjekt i plotë i fjalës së vet. Kjo realizohet në dy
rrafshe: së pari, nëpërmjet alternimit “realitet”–vetëdije” dhe, së dyti në rrafshin e
vetëdijes, nëpërmjet alternimit Intersubjektive/Interindividuale. Ky alternim në të dy
rrafshet vjen gjithnjë nëpërmjet përgënjeshtrimit të horizontit të autorit,
Autori, duke i njohur thellë njerëzit e qytetit, por edhe të hapësirave të tjera të
atdheut, me vuajtjet, sakrificat, përpjekjet, ëndrrat dhe dëshirat e tyre, në mënyrë të
veçantë, ia doli t’i bëjë ata pjesë të artit të tij. Përmes mjeteve estetike, unike dhe të
shumëfishta, që i zotëronte mirë, krahas shenjave të tjera estetike, krijoi personazhe të
shumtë, që me individualizimin e tyre, kontribuojnë në vërtetësinë e tablosë jetësore
shqiptare, me trajtat e ndryshme dhe të shumëngjyrta të karakterizimit; i përplotëson
dhe i skalit ata, duke i bërë të ngjashëm me njerëzit realë. Ndërkaq, përmes tipizimit,
arrin t’i paraqesë tipet e të gjitha shtresave, madje me të gjitha nuancat karakteristike,
ndërsa përmes diskursit, pra, përveçimit tipologjik shprehës, si element të poetikës së
realizmit kritik, përveçse dukshëm e ndihmon karakterizimin e personazheve, po kaq
u jep jetë atyre, por edhe shpalos pasuritë dhe mundësitë e mëdha shprehëse të gjuhës
shqipe. Në konkretizimin e veçantë të mënyrës së ndërtimit të personazheve, tek
individualizimi, karakterizimi, tipizimi dhe diferencimi gjuhësor, rëndësi të madhe

3
Umberto, ECO, Struktura e papranishme, Fryma, f. 33.
4
Ky roman është njëri ndër kulmet e Kadaresë. Në këtë roman kemi kristalizimin e plotë të dispozitivit
të tij stilistik, që vepron në tekst me gjithë plotfuqishmërinë e tij sugjestionuese. Fakt është që 20.000
kopjet e këtij botimi të parë janë tërhequr nga lexuesi brenda ditës. Ky ka qenë një rekord i
papërsëritshëm.

13 | P a g e
kanë pasur shembujt e nxjerrë nga romanet e përzgjedhura të Kadaresë, që kanë
shërbyer si argumente në punim.
Përmes pikëpamjeve të shumta, që personazhet kanë mbi jetën dhe botën, qoftë në
mënyrë individuale apo kolektive, ata krijojnë filozofinë e tyre tipike shqiptare,
ndërsa me përjetimet dhe forcën e përballimit të vështirësive të mëdha, nëpër të cilat
kalojnë, nga ana tjetër, mundësojnë analizën në rrafshin psikologjik. Duke qenë
pjesëtarë të një populli, në kulturën e të cilit pushtuesit e shumtë kanë lënë vragë të
pashlyeshme, këta personazhe shquhen edhe për kompleksitetin e mënyrës së besimit,
prandaj ata do të shqyrtohen, trajtohen dhe interpretohen edhe në planin e religjionit,
që është pjesë e vlerave shpirtërore që ata bartin. Analiza e personazheve në rrafshin
social, etik, filozofik, psikologjik dhe religjioz, paraqet njëherësh edhe vetë esencën e
këtij studimi, duke i shqyrtuar nga këndvështrime të ndryshme personazhet e
romaneve të Ismail Kadaresë, me tërë kompleksitetin e tyre, si dhe në formësimin e
plotë të tyre artistik. Ndërsa personazhet, duke pasur role dhe funksione të veçanta në
rrjedhën e konfliktit kryesor, i janë nënshtruar një vlerësimi dhe klasifikimi të
domosdoshëm, mbështetur në kritere të ndryshme, të cilat përkojnë dhe janë në
harmoni me kërkesat e poetikës moderne. Megjithëse konsiderohet si paraqitje
besnike e jetës, nga romani realist,- sipas teoricienëve Rene Uelek dhe Ostin Uoren,-
nuk duhet kërkuar saktësia faktike, por mënyra se si është krijuar bota e romanit, duke
u nisur nga bota reale, që është shumë më pak unike dhe tërësore nga bota e
romancierit.5 Ndërsa shkrimtari i njohur Gi dë Mopasan në parathënien e romanit
“Pjeri dhe Zhani”, thotë: “Të shkruash të vërtetën, do të thotë ta japësh iluzionin e
plotë të saj, sipas logjikës normale të fakteve, e jo t’i përshkruash verbërisht ato në
rrëmujën e ndodhjes së tyre. Së këndejmi, Realistët më të talentuar mund të quhen më
parë Iluzionistë.”6

Krijimtaria e Kadaresë, sidomos romanet e tij, që përmes personazheve të tyre


rrokin një hapësirë të gjerë komunikimi me kohën dhe hapësirën, qysh në shfaqjen e
parë, kanë patur ndikim të fuqishëm në rrjedhën e letërsisë shqipe, prandaj me të janë
marrë studiues dhe kritikë të shumtë, të cilët kanë zbërthyer vlerat e pranishme në to,
po kaq edhe të skicimit të personazheve aq të spikatur e origjinalë.
Përmes tezave të tilla të lartshënuara, që shtjellojnë praninë dhe natyrën e
personazheve të sendërtuara nga shkrimtari, madje në të gjithë romanet e tij, kemi
bërë përpjekje që të krijojmë mundësinë e trajtimit të të gjithë aspekteve, që kanë të
bëjnë me personazhet, me figurat e pranishme, si qenie individuale dhe sociale, si
portretizim fizik dhe moral, duke u ndalur diku më shumë e diku më pak, varësisht
vlerësimit që u kemi bërë çështjeve dhe mjeteve të ndryshme, që janë përdorur në
krijimin e këtyre personazheve, segment ky, shumë i rëndësishëm i botës fiktive në
romanet e Kadaresë, i cili gjithashtu, do të kërkonte kontribute edhe më të gjera. Duke
u nisur nga fakti se çdo vepër letrare, pavarësisht kohës dhe hapësirës, duhet të
analizohet dhe vlerësohet në përputhje me konvencat e tipit të letërsisë dhe po kaq,
edhe të zhanrit që i takon, në këtë rast, të romanit, siç përmendëm me sipër, kemi
vlerësuar se, si çelës unik për të depërtuar në mënyrën e figurimit të personazheve të
5
Rene Uelek & Austin Uarren, Teoria e letërsisë, Tiranë f. 222
6
Agim Vinca, Teori letrare, Libri shkollor, Prishtinë f. 203

14 | P a g e
romaneve të Kadaresë, doemos, duhen përdorur kriteret e poetikës moderne,si
pikënisje e krijimit të romaneve që do të trajtohen në vijim, për të prekur modelimet e
formësimit të figurave të endura mjeshtërisht nga autori.
Të gjitha këto çështje që kanë të bëjnë me personazhet e romaneve të Ismail
Kadaresë, të sendërtimit dhe figurimit të tyre, kemi bërë përpjekje jo të vogla që t’i
shqyrtojmë në këtë studim, me përqendrim të vëmendjes tek plazmimi i
personazheve, të cilit megjithëse i jemi qasur me dëshirë dhe seriozitet, duke synuar
gjithnjë arritjen tek rezultate të dobishme dhe të pritshme, prapëseprapë, ende nuk
kemi mundur ta kornizojmë brenda kuadrit të një arritjeje të përkryer, pra, tek
zbërthimi përfundimtar i personazheve të autorit, gjë që sigurisht, besojmë se
shoqëron dhe mbetet peng i çdo studiuesi, si dhe i studimeve letrare për të gjithë
periudhën. Një ndjenjë e tillë, jo pak e ndërlikuar, shfaqet sidomos, gjatë shfletimit të
literaturës ndihmëse, që gjithnjë e zgjeron fushën e hulumtimit dhe shqyrtimit të
personazheve të pranishëm në romanet e Kadaresë; sjell informacione të reja që duhen
përpunuar dhe asimiluar, sistemuar dhe vendosur aty ku duhet dhe ndërkaq, shtron
kërkesa të reja edhe më të vështira për punën e mëtejshme, lidhur me verifikimin e
natyrës së personazheve të larmishëm, të skalitur nga ana e shkrimtarit. Sidoqoftë, ne
jemi munduar që të gjitha këto aspekte të përfaqësimit të natyrës së figurave të
gdhendura nga autori, t’i harmonizojmë në atë masë sa, të arrijmë në përfundimet e
synuara.

HIPOTEZA SHKENCORE

Përpjekja për të shkruar një sprovë të gjatë dhe të thelluar kërkimore


shkencore, një studim problemor për Kadarenë dhe personazhin e tij, sidomos, duke u
përqendruar në figurimin e personazheve, është vetëm një kërkim njerëzor prej
studiuesi të ri të letërsisë, për të gjetur, shijuar dhe zbërthyer, kuptimësinë përbrenda
universit të paskajshëm letrar; një tentim për të parë imazhin e realitetit, si dhe rrekje
për një prurje origjinale, që do të sjellë rezultate të çmueshme dhe efekte të
shumëfishta ideoartistike, estetike, socio-historike e filozofike...
Studimi Tipologjia e personazheve në romanet e Ismail Kadaresë është
gjithashtu, një përpjekje e një studiuesi të ri të letërsisë që synon: të zbardhë njërën
nga çështjet e pastudiuar thellësisht për personazhet e shumtë të Kadaresë dhe të
dëshmojë me argumente shkencore se:
- Kadare ka personazhin e rrallë, unikal, të thellë e të mistershëm, problemor, të
realizuar në morinë e romaneve;
- Të dëshmojë përmes studimit analizës së personazheve të romaneve se ai ka kapur e
afruar nivelet e letërsisë evropiane e ndërkombëtare;
- Të dëshmojë se personazhi kadarean është i veçantë, si për nga tipologjia, si për
nga tematikat e simbolet, mënyrën tipike të shtrimit të temës së dogmës komuniste,
ashtu edhe për mjetet shprehëse;
- Të argumentojë se personazhi i tij, më tepër i ka kodet 7 e tij të fshehura nën pjesën
7
Një kërkim i tillë që nxjerr në dukje sistemet e përcaktimit në kundërvënie me dukuritë e krijimit në
aspektin e tij të dyfishtë të studimit të kodeve dhe të studimit të mesazheve, është ai që shkollat
semantike-strukturaliste e quajne “poetike” (term qe ne Itali ka edhe kuptime te tjera).”- Umberto

15 | P a g e
nënujore të ajsbergut;
- Të argumentojë se personazhi i tij është zëri i autorit, zëri i individit dhe i
kolektivitetit, është zë i përveçëm libri...

Studimi do të mbështetet në hipotezën kryesore se personazhet e Ismail


Kadaresë, nëpërmjet tipologjisë së tyre, e afrojnë këtë shkrimtar me pasuesit e tij të
menjëhershëm të periudhës së modernizmit dhe postmodernizmit. Përgjatë rrëfimit,
personazhet na shfaqen me veprimet e tyre, mendimet, monologjet, mendimet e
personazheve të tjerë dhe nëpërmjet portretizimeve të narratorit. Edhe pse ndarja
ndërmjet karakterit dhe veprimit është bërë qysh në antikitet nga Aristoteli 8 dhe nga
teoricienë të ndryshëm më vonë, i është dhënë përparësi njërit apo tjetrit, kur flasim
për romanin realist, ndoshta më i qëndrueshëm është mendimi që, karakteri dhe
veprimi janë të pandashëm, sepse në çdo frymëmarrje ata shkrihen në njëri-tjetrin.
Ata janë në një marrëdhënie simbiotike dhe, lexuesi, përmes njërit, arrin të njohë edhe
tjetrin, duke e analizuar veprimin, arrin deri tek shkaqet e tij dhe nga analiza
horizontale, kalon në atë vertikale. Nëse mbështetemi në faktin se, nëpërmjet
rrëfimeve ne mund të njohim veten si personalitete aktive që ekzistojnë në kohë,9
atëherë, përmes rrëfimit të ngjarjeve tek “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Koncert
në fund të dimrit”, “Kronikë në gur” dhe “Lul Mazreku”, ne mund t’i njohim
dhjetëra personazhe dhe secili nga ata, bart karakteristika që e ndryshojnë atë nga të
tjerët, e bëjnë të veçantë, por edhe karakteristika që e përafrojnë, jo vetëm me
personazhet e tjera që kanë të njëjtin pozicion në shoqëri, të njëjtat qëllime në jetë,
por edhe me njerëzit realë, gjë që i jep mundësi lexuesit të ketë një perceptim më të
qartë për botën dhe njerëzit që jetojnë në të, e krahas kësaj, edhe për veten. Kështu, në
katër romanet e Kadaresë, çdo personazh përfaqëson në të njëjtën kohë shtresën, së
cilës i takon dhe veten e tij, pra, është bartës i veçorive kolektive dhe individuale.
Përveç kësaj, ata nuk i njohim vetëm në një sferë të jetës, por në momentet që e
ndërtojnë tërësinë e saj, prandaj, në të shumtën e rasteve, nuk kemi të bëjmë me
karaktere njëdimensionale, por multidimensionale. Ata na paraqiten në rrethin
familjar, por edhe në shoqëri, janë në konflikt me veten, me rrethin e ngushtë ku
jetojnë (familjen), me njerëzit e së njëjtës shtresë, por edhe me ata të shtresës
kundërshtare, pastaj me natyrën dhe në shumë raste edhe me Perëndinë.
Personazhet e Kadaresë ngërthejnë në vete tërësinë e tipareve kombëtare dhe
njerëzore, prandaj tek ta gjejmë një pjesë të së kaluarës, të tashmes, dhe të ardhmes
sonë. Si të tillë, personazhet e romaneve të tij, mund të analizohen në planin social-
etik, psikologjik, filozofik dhe religjioz, por edhe mund të klasifikohen, varësisht nga
pozicioni që kanë në ngjarje, nga evoluimi i tyre krahas rrjedhës së fabulës, nga
shkalla e realizimit, përkatësia gjinore, statusi social etj.

METODA SHKENCORE

Eco,. Kërkimi semiotik dhe metoda strukturale, në Struktura e papranishme, Fryma, f. 85.
8
Aristoteli, Romani e cituar, f. 10
9
H. Porter Abot, Uvod u teoriju proze, Službeni Glasnik, Beograd, f. 209

16 | P a g e
“Si t’ia bëjmë atëherë për të zbuluar kuptimin e një vepre dhe për të vënë në
pah të menduarit e artistit? Të gjitha “metodat” janë të mira, përderisa mbeten mjet
e nuk bëhen qëllim me vete.”10
Metoda e studimit e përdorur në këtë punim është ajo strukturaliste, sintetike,
e ndërthurur me elemente analitike dhe hermenautike, psikologjike dhe filozofike.
Pra, do të bëhet hulumtimi i tipareve të lartpërmendura të personazheve të Kadaresë…
Gjatë përgatitjes së këtij disertacioni, jemi mbështetur në hulumtimet e studiuesve,
kritikëve dhe biografëve më në zë të Ismail Kadaresë... Njohja e letërsisë nuk është
një qëllim më vete, por është një nga rrugët mbretërore, që drejtojnë në formimin,
përkryerjen e botëkuptimit të gjithësecilit. “Rruga, në të cilën sot ka hyrë të mësuarit
e letërsisë, e që i kthen shpinën këtij horizonti (“ketë javë e kemi mësuar metoniminë,
javën e ardhshme kalojmë te personifikimi”) rrezikon që, si e tillë, të na dërgojë në
një udhë pa krye – pa folur për diçka, e cila vështirë se do të përfundonte në dashuri
për letërsinë.”11
Jemi munduar t’i qëndrojmë besnikë qëndrimit që Cvetan Todorov-i e ka
formuluar në studimin e tij “Letërsia në rrezik” (pa harruar që është pikërisht në këtë
vepër, ku vetë Todorovi nuk i ka qëndruar besnik metodës së tij të dikurshme).

10
Elion Doçe, STUDIM MONOGRAFIK MBI VEPRËN E MIGJENIT, (dorëshkrim),, doktoraturë e
mbrojtur në Universitetin e Tiranës, fakulteti i Historisë dhe filologjisë, Tiranë, 2014 f. 8
11
Cvetan TODOROV, , Letërsia në rrezik, përktheu nga origjinali frëngjisht Mehdi Halimi, shtëpia
botuese Gjon Buzuku, Prishtinë, f. 23

17 | P a g e
KREU I PARË

1. PSE PERSONAZHI?

A) Vështrim i përgjithshëm i konceptit “Personazh”

Për të sqaruar kompleksivitetin e nocionit personazh, do marrim në analizë


mendimet e shprehura në formë bisedash e intervistash të disa krijuesve.

Poeti dhe shkrimtari VISAR ZHITI, në një intervistë të tij, thotë se, personazhi
është: Vetja ime tjetër. Vetvete të tjera të miat. Lloje alter ego-sh” 12. Pra, thjesht, edhe
për vetë shkrimtarin, personazhi është një nocion i pashpjegueshëm. Mbase detyrë e
tij është vetëm krijimi, lindja e personazhit, ndërsa e teorisë dhe shkencës, mbetet
interpretimi. Visar Zhiti bën krahasimin e bukur kur thekson se,“Personazhet nuk
janë si gurët e shahut, po ata, por me lëvizje të tjera në po ato kuti dhe po ashtu”.
Apo krahasimi tjetër me skulptorin: “një skulptor i madh thotë se është kollaj të bësh
një skulpturë: hiqi të tepërtat një cope shkëmbi”. Mendoj se personazhet vetëbëhen,
duke shkulur copa shpirti nga autori, mendje; i thithin gjak atij, i zhvasin lëkurë e
mbështillen vetë. Bëhen tjetër dhe ndahen nga ai. Përballen dhe shpalosen. Misioni i
personazhit është që të na bindë për të vërtetat e tij. Ka një lloj magic simpathetic,
ashtu siç besonin se lidhej imazhi me identitetin. Nuk vë dot çdo lloj emri mbi çdo
personazh. Emri është dhe shije, një lloj dhurate që i bëhet personazhit, tregon
marrëdhënien e vendosur me të, si dhe sa e çmon; është shenjimi. Madje emrin nuk e
ndërron dot. Noli, jo më kot në përkthimet e tij, përkthente dhe emrat. Ka romane që
në ribotim personazhe të tij ndërrojnë emër, gjë që tregon se autori nuk ka qenë i
sigurtë, ka defekte në vepër, sipas meje. Kur nuk “ngjit” emri, nuk “ngjit” e vërteta në
të.. Pa ata, nuk ka të tërë; ndërsa e tëra nuk egziston, por pjesa, prandaj shkruhet libri
tjetër si një peng. Sa më shumë vetvete të shpërndahen nëpër personazhe, aq më
shumë këta mbartin nga e tëra. Sqarojmë se, për arsye studimore, janë marrë në
intervistë disa nga shkrimtarët shqiptarë me prirje moderniste dhe postmoderniste.
Rëndësia e raportit të personazhit nuk varet nga sasia e fletëve që zë në vepër, por nga
shqetësimi që ka e krijon përreth, duke mbërritur deri tek lexuesi i tij, nga idetë që
përçon e bëmat, nga emocionet që përftohen; varet nga spikatja dhe përqëndrimi
mental që fiton prej lexuesit, duke krijuar një raport special dhe me vet atë. Sa më jetë
të ketë ai, aq më shumë futet në jetë, ky është raporti më i rëndësishëm, sipas meje.

Shkrimtari dhe studiuesi AGRON TUFA, për personazhin thotë se:


“Personazhi është mishërimi i idesë, ai është "ena" që bart "lëndën"13. Personazhet
janë "zërat" që përcjellin idenë dhe, sa më origjinal, sa më i prekshëm të jetë

12
Marisa Kerbizi, DUKURI TË ZHVILLIMIT TË LETËRSISË SHQIPTARE PAS VITEVE 90-TË
(Tipare moderniste dhe postmoderniste të prodhimit romanor të V.Zhitit, F.Kongolit, A.Tufës, Z.Çelës,
R.Dibrës, etj.) doktoraturë e mbrojtur në Universitetin e Tiranës, Fakultetin Historisë dhe filologjisë,
2013, f. 148 (dorëshkrim)
13
Marisa Kerbizi, DUKURI TË ZHVILLIMIT TË LETËRSISË SHQIPTARE PAS VITEVE 90-TË
(Tipare moderniste dhe postmoderniste të prodhimit romanor të V.Zhitit, F.Kongolit, A.Tufës, Z.Çelës,
R.Dibrës, etj.) doktoraturë e mbrojtur në Universitetin e Tiranës, Fakultetin Historisë dhe filologjisë,
2013, f. 235 (dorëshkrim)

18 | P a g e
personazhi në situata të njohura e mjedise të njohura, aq më mirë i shërben ai bartjes
së idesë. Sigurisht që, harmonizimi i "fytyrës së idesë" me karakterin, ambientin,
atmosferën, është çështje delikate. Po për këtë, duhet të kujdeset autori, i cili duhet të
jetë i gjithëpranishëm dhe i padukshëm, i tretur si Zoti në natyrë. Personazhi është një
lëndë që herë e laton shkrimtari, e herë latohet shkrimtari prej tij. Është një lëndë që
ngjan shumë me një top brumi buke: do kohë të vijë të fryhet, por do edhe përbërjet e
sakta, pastaj do temperaturën e duhur, ujin, lagështirën. Sa herë që shkrimtari e zë me
dorë, në çastet kur mendon se nuk është ende aq i rrahur sa të futet e ta pjekë në
“furrë”, personazhi, ose topi i brumit, do ujë edhe do miell prapë, se të ngjit në gishta
kur ka shumë ujë, e të çahet më dysh, të prish bukën kur ka shumë miell. Edhe në
fund mbërrijmë te kujtesa, se kujtesa dhe dyshimi një janë, përpara faktit letrarisht, a
ka maja sa duhet personazhi. Personazhi është e tëra, nuk ka raporte të ndryshme nga
ato që ka shkrimtari me jetën e vet fizike. Pak, shumë, mesatarisht ne të gjithë
shkruajmë atë që na ka mësuar nëna me emra kur ishim fëmijë. Ja, atë brumë të thartë
të bukës së përbashkët të fëmijërisë, atë përdorim derisa vdesim, si për të shkruar
letërsi, si për të rrojtur jetën.

Studiuesi tjetër James Phelan-i ka një koncept më të qartë në trajtimin e


personazhit. Ai (njësoj si C. Brook), sugjeron se, personazhi nuk duhet të
konsiderohet i izoluar nga ngjarja. Sipas tij, personazhi letrar zhvillohet dhe
ndryshon, njësoj si subjekti i veprës. Zhvillimi i personazhit duhet parë në një
kontekst më të gjerë, se një vijë narrative që “përparon‟. Sipas J. Phelan-it, personazhi
është një koncept i përbërë nga tre komponentë: a) imitues, b) sintetik dhe c) tematik.
Komponenti imitues, i referohet faktit se si një personazh, mund të jetë imazhi i një
personi te mundshëm real. Komponenti sintetik, ka të bëjë me artificialitetin e
personazhit, duke e konsideruar këtë të fundit si strukturë letrare. Së fundi,
komponenti tematik, sendërton një personazh që përfaqëson një ide të caktuar, një
grup apo një klasë brenda strukturës semantike të veprës letrare. “Masa”, në të cilën
gjenden tre komponentët, varet nga lloji i letërsisë, psh.: në letërsinë realiste
mbizotëron aspekti imitues, ndërsa në letërsinë postmoderniste, komponenti sintetik
është më i rëndësishëm. Një model alternativ që mund të aplikohet në teorinë e
personazhit letrar, është e ashtuquajtura "teoria kornizë“, e zhvilluar nga Marvin
Minsky14. Ky model, i përdorur në teorinë letrare nga Jahn Frames 15, David Herman16,
etj., thekson faktin se, çdo herë që një marrës ballafaqohet me një situatë të re, ai
përpiqet ta kuptojë atë, duke zgjedhur nga kujtesa e tij, një strukturë mendore ose
'kornizë'.

TEORITË MBI PERSONAZHIN

14
Minsky. Marvin. (1981). “A Frameëork for Representing Knoëledge” in Cognitive Science. Neë
York: Collins, 1-2.
15
Frames, Jahn M. (1997). “Preferences, and the Reading of Third-Person Narratives: Toëards a
Cognitive Narratology” në Poetics Today. Vol. 18, 4, 441-468.
16
Herman, David. (1997). ”Scripts, Sequences, and Stories: Elements of a Postclassical Narratology” në
PMLA, Vol. 112, 1046-1059.

19 | P a g e
Në fillim e mendoja se teori të veçanta mbi personazhin ka pak dhe se është
evidente mungesa e një literature të specializuar për personazhet, tipologjinë e tyre.
Disa nga strudiuesit më të rëndësishëm dhe shumë të nevojshëm për realizimin e një
teme, që ka të bëjë me tipologjinë e personazheve, janë: Filip Amon-i, Seymour
Çatman-i, Jerzy Faryno-ja, James Phelan-i dhe Marvin Minsky. S. Çatman-i i veçon
tri elementet qendrore të narracionit, nën dy emërtime: "subjekti", në kategorinë e
ngjarjeve dhe “personazhi” e “atmosfera” në kategorinë e existents. 17 Ai kundërshton
fuqishëm konceptin e Aristotelit (koncept ky, i rimarrë më vonë nga formalistët dhe
strukturalistët), sipas të cilit, personazhi varet nga subjekti. S. Çatman-i propozon
"teorinë e hapur të personazhit", sipas së cilës, figurat e krijuara në tekstet letrare,
"nuk barazohen me fjalët në faqet e shtypura”. Në “teorinë e tij të hapur”, S. Çatman-i
i i merr në analizë personazhet si figura pak a shumë të pavarura, të cilat nuk janë në
funksion të subjektit.

Si ndërtohet personazhi, brenda një vepre letrare? Përgjigja e S. Çatman-it është


se, në rrjedhën e leximit të një ngjarjeje brenda një vepre, në rastin tonë, brenda
romanit, ne gradualisht e ndërtojmë një personazh, duke bashkuar në një tërësi të
vetme cilësitë dhe virtytet e tij personale. Këto cilësi nxirren nga të dhënat brenda
romanit: emri i personazhit, veprimet e tij, mendimet dhe fjalët që i shpreh, të dhënat
që përcillen nga personazhet e tjera, etj. Në këtë mënyrë, lexuesi/studiuesi formon një
imazh të personazhit, që në parim është, një"paradigmë e tipareve të personazhit"18.

Vetë nocioni personazh na e thotë që, secili person ka karakter fiktiv në një
vepër letrare. Karakterin fiktiv ia jep shkrimtari. Gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë
romani, për dallim nga llojet tjera të veprave letrare, po bëhej zhanër dominues,
pikërisht, atëherë botohet edhe romani i parë shqiptar i shkrimtarit Ndoc Nikaj 19, i cili
edhe ripërcaktoi konceptin për personazhin.

Personazhi është një nocion kompleks, ështësi një krijesë, lindja e të cilit, vjen
si pasojë e marrëdhënies së ngushtë të romancierit me logjikën e universit krijues.
Studiuesi Albert Thibaudet, thotë: "Romancieri i vërtetë krijon personazhet e tij me
drejtime të pafund në jetën e tij të mundshme, romancieri krijon model me një linjë të
vetme nga jeta e tij e vërtetë. Historia e vërtetë është një autobiografi e mundshme
(...) gjeniu i romanit na bën të jetojmë të mundshmen, pa e zbuluar të vërtetën"20. E
çfarëdo të jetë tipologjia e romanit, qoftë ai edhe roman personazhi, kategoria e
personazhit është pika thjerrëzuese apo motori i fiksionit, me anë të të cilit e masim
shkallën e vërtetësisë dhe të autenticitetit. Tipologjitë e personazhit mund të jenë të
llojllojta: të qarta, eksplicite, bartës rrëfimesh, apo tregues shenjash e dallimesh të
gjendjes civile, gjinisë apo të shtresës sociale. Shkrimtari pikturon me fjalë portrete
personazhesh, bën analiza psikologjike që portretizojnë një karakter të veçantë, por
më shpesh, këto nënkuptohen permes konotacioneve që i referohen vetvetes apo

17
Marisa Kerbizi, DUKURI TË ZHVILLIMIT TË LETËRSISË SHQIPTARE PAS VITEVE 90-TË
(Tipare moderniste dhe postmoderniste të prodhimit romanor të V.Zhitit, F.Kongolit, A.Tufës, Z.Çelës,
R.Dibrës, etj.) doktoraturë e mbrojtur në Universitetin e Tiranës, Fakultetin Historisë dhe filologjisë,
2013, f. 229 (dorëshkrim)
18
Si tipar konsiderohet një "cilësi relativisht e qëndrueshme personale"
19
Robert Elsie, Historia e letërsisë shqiptare, botoi “Dukagjini”, Pejë-Tiranë, 1997, f. 164.
20
Albert Thibaudet,. Réflexions sur le roman, “Gallimard”, 1965 - Literary Criticism, f. 257.

20 | P a g e
tjetrit, apo kombinimit narrativ të diskursit social dhe të marrëdhënieve shoqërore, të
cilat, në mënyrë të tërthortë, plotësojnë njohuritë e studiuesit të letërsisë mbi
personazhin. Kur romancieri vihet në rolin e demiurgut, ai e përqendron vëmendjen
në gjasat e botës që ai ka krijuar, duke i dhënë personazhit një identitet, nëpërmjet të
cilit ai dëshiron ta bëjë atë të besueshëm dhe të rëndësishëm. Përshkrimi i personazhit
gjithashtu, është një mjet i privilegjuar i karakterizimit eksplicit, nga pozitat e
gjithëdijshme, për të zbuluar të kaluarën e një karakteri, për të zbuluar mendimet e tij
sintetikisht, e mandej, për të organizuar një tablo të detajuar. Kurse nga aspekti fizik,
personazhi paraqitet me një trup e me tiparet e veta karakteristike të zgjedhura,
piktoreske, por edhe në aspektin e detajeve të veçanta, që mund të sugjerojnë tipare.
Nga aspekti moral, romancieri fokusohet në shprehjen e ndjenjave të personazhit që e
krijon, është i interesuar të depërtojë në manifestimet e tyre, tek shfaqja e lotit, dukja e
buzëqeshjes, apo në gjeste të rëndësishme.

Një e dhënë e rëndësishme në aspekt teorik është edhe personaliteti i


personazhit, të cilin romancieri mund ta vendosë vetëm tek individë të veçantë, ose ta
paraqesë si të vetëm, një hero apo antihero, dhe jo të personazheve të rëndomta në
nivel të species sociale. Nga aspekti social, personazhi paraqet një mjedis, një veshje,
një vend pune, paraqet gjuhën, ideologjinë... Ai, kështu, bëhet një tip dhe, së
këndejmi, buron një tipologji e pasur e personazheve.

Studimi dhe vlerësimi i personazhit, pra, i figurimit të tij, nga studiuesit e


letërsisë, është trajtuar si një nga elementët më të rëndësishëm të veprës, i cili, në një
farë mënyre, ka shërbyer dhe si shtytje drejt p ërzgjedhjes së objektit të këtij punimi, aq
më tepër, kur kemi parasysh faktin se, për këtë segment të romanit të Kadaresë, kemi
arritur të vërejmë në literaturën e konsultuar këndvështrime t ë ndryshme; element ky,
me të cilin janë marrë gjerësisht studiuesit e letërsisë shqipe, ndërkohë që personazhet
e Kadaresë, që nga shfaqja e tyre e deri më tani, kanë arritur të bëhen personazhe
shumë të afërt për lexuesin shqiptar, si edhe më gjerë se kaq. Mjafton të kujtojmë disa
prej tyre, që për lexuesin e kujdesshëm ato paraqesin tashmë personazhe të spikatur
dhe tepër origjinalë: Konstantini dhe Doruntina, Plana Nicë, Zonjë Mëmë, Diana,
Gjogu, Gent Ruvina, Gurameto,etj.
Padyshim që, në këtë marrëdhënie studimi që ka një studiues me romanet e
njërit prej romancierëve më të mirë të letërsisë shqipe, gjejmë të dhëna se në rritjen e
vlerës artistike të romanit të tij, ndikim të madh ka pasur realizimi artistik i tyre, si
përshkrimi fizik dhe moral, motivimi social dhe psikologjik, diferencimi i thekur
gjuhësor i shumicës së personazheve, ashtu edhe mënyra e reagimit ndaj situatave
kritike jetësore, që përkon veçanërisht, me temperamentin dhe mentalitetin tipik
shqiptar.
Studiuesi francez, Filip Amon, përmes librit të tij teorik-shkencor, “Pour un
statut sémiologique du personnage”, jep të dhëna jetike për realizimin e një teme si
tipologjia e personazheve. Krahas këtij libri, renditen edhe një numër i madh tekstesh
teorike që kanë të bëjnë me personazhin, të cilët vijnë nga autorë, si: Todorov,
Greimas, Bart, Beker, Eko, etj...
Megjithatë, krahas romaneve të Kadaresë, është shfrytëzuar literaturë e gjerë
rreth realizmit dhe parimeve të tij krijuese, mbi teorinë e romanit dhe mbi vet
romanin, (mbështetur mbi teoritë strukturaliste Bart, Torodov) dhe me theks të
veçantë, te personazhet, mënyrat se si konceptohen dhe realizohen në një vepër
letrare, posaçërisht mbi disa nga romanet e Kadaresë, si dhe mbi definimin e

21 | P a g e
nocioneve thelbësore, që kanë të bëjnë me ndërtimin e tyre, siç janë: tipizimi,
individualizimi, karakterizimi, shoqëruar edhe me literaturën ndihmëse të studiuesve
tanë dhe të huaj, të cilët janë marrë gjerësisht me romanet e autorit, ndër më të
njohurit e letërsisë shqipe, gjithëkohore. Personazhi i Kadaresë nuk është vetëm një
njeri i thjeshtë ose specie sociale, por rrëfimtar që komunikon drejtpërdrejt me
lexuesin, duke e lidhur atë pas vetes.21
Një personazh analizohet për nga veprimet, sjelljet, dhe lëvizjet ose dinamizmi
që i jep një vepre; sa do ta bëjë rolin e tij në mënyrë të shquar, të parashikuar tashmë
në lëvizjet e tij të mëdha, nga ndonjë histori paraprakisht e sforcuar dhe e shkruar,
varet nga anticipimet e tij. Mirëpo, kjo kategori estetike (e personazhit), mund të jetë
me funksion përdorimi problematik, më pak përshkrues, d.m.th, interpretues, (apo
mbi-interpretues), kur ajo (kategori), si e tillë, aplikohet për romanet e mëparshme që
mbajnë shenjën e paradigmës së romanit "realist" të shekullit të nëntëmbëdhjetë,
shpesh, e favorizuar nga teoricienë me konceptimin se, ajo përcjell një seri të tërë të
supozimeve, veçanërisht në aspektin e analizës psikologjike, krejtësisht të huaj për
letërsinë antike dhe klasike.

Kategoria e personazhit te romanet e Kadaresë, ka një funksion përshkrues dhe


duket e natyrshme në të gjitha zhanret e fikcionit letrar22, letrarësisë23 dhe në ato
johistorike. Në dekadën e parë të shekullit që e lamë pas, u desh që vëmendja të
përqendrohej te realiteti i drejtpërdrejtë letrar, si kriter i përafrimit me tekstet letrare,
për t’u distancuar nga epoka që përjashtonte kriterin estetik. Edhe Barti jep ngjashëm
konceptin e tij për personazhin: “Personazhi është njësi kuptimore, bartës i
konservimeve dhe transformimeve narrative, bartës i universumit të rrëfimit që
analizohet me dyshe në opozitë, që në mënyrë të ndryshme, kombinohen në kuadrin e
secilit personazh”.

KARAKTERI VS PERSONAZHI?

Përmendja thjeshtë e "karakterit" apo “personazhit”, mund të jetë, në fakt, një


anakronizëm për tekstet antike dhe klasike.24 Duke qenë se personazhi kadarean është
i shumëllojshëm, do të të bëjmë analizën e një tipologjie të caktuar të personazheve,
varësisht nga romanet. Një ndërmarrje e tillë studimore, ku bëhet hulumtimi i
kategorisë së personazhit, ka të bëjë më një punë dyfish të vështirë: në karakterin
praktik dhe teorik.

21
Floresha, Dado, “Intuitë dhe vetëdije kritike”, Onufri, Tiranë, 2006, f.104.
22
Ndër ne tashmë është krijuar tradita e përdorimit të termit fikcion letrar tek kritikët e studiuesit e rinj
të letërsisë, ndërkohë që një ndarje në dy grupe të mëdha përvijohej që në fillim të viteve ’70: Letërsi
imagjinative/letërsi diskursive (Rexhep Qosja, Ali Aliu, Sabri Hamiti)… termi fikcion letrar i
atribuohet kryesisht prozës…
23
Aurel Plasari,. Edhe njëherë për objektin e letërsisë. – Në: “Letërsia si e tillë”, f. 11.
Philippe, Hamon, Pour un statut sémiologique du personnage, in R. Bartes, Ë. Kayser, Ë.C. Booth &
24

Hamon, Ph. Poétique du récit. Paris : Seuil, coll. “Points Essais”, 1977, p. 115-180 (version remaniée
de l’article publié en 1972 dans Littérature, 6, Paris).

22 | P a g e
Të vendosësh në qendër të studimit, jo një vepër, por një mori romanesh, s’do
mend që kërkon një paraqitje të plotë dhe një vështrim shumëplanësh të tyre. Romanet
e Kadaresë s’mund t’i brendashkruash në një këndvështrim të vetëm, sepse janë nga
ata romane që, deri diku, ta imponojnë vetë mënyrën e studimit të veçantë, psh,: të
personazhit. Kur themi “ta imponojnë”, kemi parasysh faktin që, sado që të duash ta
rrokësh vetëm përmasën brendatekstore të personazhit, ajo vete e lidhet me rrethanat
historike-letrare, në të cilat është shkruar dhe pa të cilat s’mund të pretendojmë që e
kemi qëmtuar sa duhet.
Një shkrimtar si Ismail Kadare, me emër të spikatur në lëvrimin e romanit, e
sidomos të romanit, na shtyn ta lexojmë, rilexojmë dhe interpretojmë, edhe kur nuk i
besojmë artit të tij, që na shpalos një botë fikcionale, thellësisht imagjinare. Romanet
e tij, pjesa dërrmuese e tyre, janë rrëfime, që kur i lexojmë, themi “eureka”, na ngjet
sikur zbuluam një univers tjetër, krejt unik; kur ndiejmë se nuk do t’i ndahemi veprës
së larmishme të tij, themi “kurrë më”. Janë rrëfime që i rilexojmë vazhdimisht dhe
përsëri nuk na shuhet kureshtja për të shijuar magjinë letrare, të endur kaq fuqishëm
nga ana artistike. Janë rrëfime krejt të pazakonta, që lexohen dhe ku(r)do...
Romanet e Kadaresë, me atë frymim të zgjeruar, gjithnjë na zbulojnë anë të
reja dhe të panjohura, na ftojnë të shëtisim me nge dhe dëshirë të madhe në labirintin
kadarean, madje me të ngjet ajo që e pata ndjerë dhe e pati theksuar Niçe: të josh duke
mbyllur sytë, për të shikuar errësirën që e shohin të verbërit, (Shekspiri) këtë botë të
errët e të paanë (Miltoni), ku gjithçka e afërt largohet (Gëte), pra, nga kjo humbje e
botës së dukjeve, formale dhe sipërfaqësore, mund të kuptosh se atë e thoshte edhe
Borhesi, kur përpos të tjerash, shkruante: “Njëra nga ngjyrat, për të cilën të verbërit
shprehin keqardhje që nuk e e shohin më, është, pikërisht, e zeza”.
Fillimisht, në këtë studim kërkimor, do të nisemi nga vështirësitë e studimit të
personazhit. Studimi ynë nuk merr në analizë dhe shqyrtim gjithë romanet e tij,
por varësisht faktit nëse, ata ngërthejnë në hapësirat e tekstit vetë atë tip
personazhi.

2. ROMANCIERI DHE PERSONAZHI

Që në titull tregohet se marrëdhënia e romancierit dhe personazhit është aq e


ngushtë dhe funksion sipas parimit jep e merr. Pa hyrë në analizë të mirëfilltë të këtij
raporti, sjellim ndërmend se, për të arritur sukses në studimin e romanit, më saktë, të
personazhit të Ismail Kadaresë- autorit bashkëkohës, duhet të rikujtojmë Umberto
Eko-n25, i cili thotë: “të punojmë sikur të ishte një autor i së kaluarës”, me qëllim që
kjo mënyrë studimi, të na krijojë zbavitje dhe punë serioze. Ky autor i së kaluarës,
pikërisht, përmes personazhit të tij, na jep dramën e brendshme shpirtërore me
emocionalitet të theksuar, me tendencë të shpalosjes së përjetimit personal, përmes
mendimit të ngjeshur; imazhi, përshkrimi dhe domethënia, ngrihen në nivel figure,
ndërkohë që ne do të hetojmë se si artikulohen këta elemente dhe se si japin kuptime
të ndryshme me funksion simbolik. Personazhi simbolik i Stresit të romanit “Kush e
Solli Doruntiën”, roman për të cilin vlen përcaktimi tipologjik i romanit-hetim, ose
roman-krimanalistik, tenton që të shpallë një të vërtetë, ndonëse kjo nuk përshkruhet

25
Umberto Eko: Si bëhet një punim diplome, (përktheu Shpëtim Çuçka), Dituria,Tiranë, 2006, f.35

23 | P a g e
si e vërtetë, e cila mund të paraqitet në mënyrë diskursive” 26. Marrëdhënia
romancier-personazh qartësohet edhe më shumë, nëse i bëjmë një analizë të thellë
studimore personazhit të Stresit si, ”një personazh apo një grup personazhesh, që
niset për gjurmimin e një të vërtete të rëndësishme”27).

2.1 Studimi i personazhit të Stresit

Po sjellim dhe disa shembuj të rendit të njësive fabulare-kompozicionale            


1. Komunikimi i lajmit të çuditshëm Stresit nga ndihmësi. Shkuarja e tyre në
shtëpinë e Vranajve dhe biseda gjatë rrugës;
            2. Kujtimi i Stresit për varrimin e nëntë vëllezërve të Doruntinës;
            3. Vizita e Stresit Zonjës Mëmë dhe Doruntinës, biseda me to;
            4. Raporti i Stresit dërguar kancelarisë së princit;
            5. Dilemat dhe hipotezat e Stresit. Shkuarja e tij bashkë me ndihmësin në
varreza: lëvizja e gurëve të varrit. Betimi i Stresit se do ta gjejë sjellësin e vërtetë;
            6. Urdhëresa e Stresit dhe shpërndarja e saj, hamendjet dhe dyshimet e
Stresit;
7. Shkuarja e dytë e Stresit te Doruntina, biseda me të, pohimet rrënqethëse të
saj. Pohimi se nuk ia ka parë fytyrën Konstandinit  gjatë udhëtimit;
8. Ardhja e raporteve nga terreni dhe shterpësia e tyre,  angazhimi i 
ndihmësit për  të  hulumtuar në arkivin e familjes Vranaj. Biseda e Stresit me gruan e
tij për Doruntinën;
9. Ardhja e letrës nga princi, xhelozia dhe mëria e gruas së Stresit për
Doruntinën;
            10. Ardhja e rojtarit dhe njoftimi i tij se kishte lëvizur varreza;
            11. Shkuarja e Zonjës Mëmë në varreza, dy javë para se të vinte Doruntina
dhe mallkimi i saj mbi varrin e Konstandinit;
            12. Shkuarja e Stresit për të biseduar me plakën dhe dëgjimi i kujës që
njoftonte vdekjen e Doruntinës dhe së ëmës;
            13. Ardhja e njerëzve në varrim nga të katër anët, vajtimi i vajtojcave, analiza
e raporteve që ia kishin sjellë për to dhe pohimi se në sytë tanë po lind një legjendë e
re;
            14. Shkuarja e Stresit në varrim;
            15. Kujtimi që ia nxit kortezhi për krushqit në dasmën e Doruntinës;
            16. Thirrja e Stresit nga kryepeshkopi, shkuarja në manastirin e Tre Kryqeve
dhe biseda me të;
            17. Kthimi i Stresit, shikimi i eshtrave të një kali rrugës dhe dyshimi se mos
janë të kalit të Konstandinit;
18. Meditimi i Stresit për mospërfilljen e kishës lindore nga Konstandini;

26
Vjen But:”Retorika proze”,Nolit, Bgd, 1976,f.311
27
Po aty, f. 312

24 | P a g e
            19. Ndërhyrja e Princit për shpejtimin e hetimeve, ardhja e dy njerëzve nga
familja e burrit të Doruntinës dhe biseda e Stresit me ta;
20. Dyshimi i Stresit se mos ka gënjyer Doruntina dhe se ngjarja enigmë
mund të jetë një aventurë dashurie;
            21. Njoftimi i ndihmësit se kishte kryer me hulumtimin e arkivit, shkuarja e
Stresit në shtëpi dhe akti i dashurisë me gruan;
            22. Versioni i ndihmësit për incestin si shkak;
            23. Vendosmëria e vajtojcave për të mos ndryshuar asgjë nga vajtimi,
shkuarja e Stresit në varreza nëpër borë dhe ndërdyshja e tij;
            24. Lajmi për zënien dhe dorëzimi i tregtarit ambulant të ikonave,
mospranimi i tij, tortura, pranimi se e kishin paguar;
            25. Raporti i Stresit për kapjen e sjellësit dërguar kancelarisë së princit;
            26. Thashethemnaja për ngjarjen, për hetimet;
            27. Biseda e Stresit me shokët e Konstandinit;
            28. Mendimet e Konstandinit për Rendin e Ri të Arbrit;
            29. Mbledhja e madhe në Manastirin e vjetër, fjalimi i kryepeshkopit dhe
fjalimi i Stresit;
30. Mosparja e Stresit dhe martesa e një vajze larg, e një Doruntine të re.
 
           
Kjo ndërlidhet shumë edhe me konstatimin e teoricienit të njohur të teorisë së
romanit, Mihail Bahtin, i cili na përkujton se “romani mbetet zhanër në krijim e
sipër, i pakryer, të cilin e lindi dhe e ushqen epoka e re e historisë botërore, prandaj
është thellësisht i ngjashëm me të28”. Në rastin Kadare, triumfon romani, zhanret e
tjera asgjësohen, jo se e ka të vështirë familjarizimin me to, por thjesht, si romancier
është më i realizuar. Romani i Kadaresë i shtyp disa zhanre të tij, teksa të tjerat i fut
në konstitucionin e vet dhe u jep domethënie tjetër - ua zhvendos aksentin.
Kadare është ndër të rrallë shkrimtarë që shkroi lirshëm romanin dhe jo
rastësisht thuhet se romani i tij është edhe shprehje e kohërave të turbullta historike.
Franc Altheim, në studimin “Romani dhe dekadenca”, konsideron se “romani, në
masë të madhe, ka aftësinë e konsiderueshme për të qenë shprehje kohësh të turbullta
dhe kritike”29. Faktori tjetër që ngre lartë vlerat e Kadaresë si romancier është
shmangia nga rreziku i instrumentalizimit të artit për qëllime propagande. Në këtë
rast, e dobishmja e theksuar tenton që të ngulfat të bukurën, romanesken, pra,
literaritetin. Këta faktorë kanë ndikuar në formimin e tij si romancier. Duke mos pasur
liri shprehjeje, duke e ngulfatur letërsinë brenda dogmave të realizmit socialist ndodhi
favorizimi i shkrimit ideologjik kundrejt shkrimit realist apo modern.
Për romanin, studiuesit gjykojnë se është një shenjë e çlirimit të njeriut nga
Zoti. Georg Lukacs mendon se, romani është“epopeja e botës së braktisur nga Zoti”,
formë e aventurës, histori e shpirtit e futur brenda botës, me synimin për ta njohur

28
Mihail Bahtin: “Mbi metodologjinë e studimit të romanit”, në Teorija modernog romana, Nolit,
Beograd, f.20.
29
Milivoje Solar: Teorija modernog romana, Nolit, Beograd, f.39.

25 | P a g e
atë30. Milan Kundera, i cili përveç se romancier, është marrë edhe me studime nga
teoria e romanit, i beson tezës së François Rabelais-ë mbi romanin si qeshje e Zotit
me njeriun që mendon mbi të vërtetën, e cila largohet nga ai. Qeshja e Zotit është
Romani. Ai që mendon është Romancieri. Një tezë tjetër, në të cilën bazohet Kundera
është edhe ajo e Floberit se, romancieri është qenie që fshihet pas veprës së tij – pra
fshihet si person publik. Kur romancieri bëhet person publik, si në rasint tonë, atëherë
rrezikon që vepra t’i trajtohet si “një shtojcë e thjeshtë gjestesh, deklaratash dhe
qëndrimesh të tij”. Dhe shton: “Shkrimtari nuk është zëdhënës i askujt, as i ideve të
tij”31. Milan Kundera beson se romancieri, gjatë procesit të krijimit, udhëhiqet nga
urtësia e romanit, një urtësi mbi-personale, diçka jashtë vullnetit dhe moralit të
autorit; një forcë që i jep shtytje drejt së panjohurës, që lë gjurmë në veprën e një
romancieri të njëmendtë, çka shpjegon se romanet e mëdha janë gjithmonë më
inteligjentë se sa autorët e tyre. “Romancierët që janë më inteligjentë se sa veprat e
tyre, duhet të ndërrojnë zanat”, thotë Kundera. Ai e përkufizon romanin si zhanër
letrar, ku autori, nëpërmjet egos eksperimentale, (personazheve) hulumton disa tema
të mëdha ekzistenciale32. Sipas Milan Kunderës, romani, pavarësisht se krijohet edhe
në areale të tjera gjeografike, është shpikje e Evropës dhe merret me temat e mëdha
ekzistenciale. Ndryshe nga shkenca që nis e analizon sendet së jashtmi, (Martin
Hajdeger-it gjykon se prodhon një harrim të vetvetes, të Qenies) romani shfaqet si
depërtim në botën e gjallë, drejt vetvetes, drejt identitetit njerëzor.
“Të gjitha temat e mëdha ekzistenciale, të marra në shqyrtim nga Hajdeger-i
në veprën ‘Qenia dhe Koha’ – tema, të cilat ai mendon se kanë qenë
braktisur nga krejt filozofia evropiane e mëparshme, janë nxjerrë në shesh,
janë treguar dhe ndriçuar nga romani evropian gjatë katër shekujve të
ekzistencës së tij. Romani hap pas hapi ka zbuluar, me mënyrën e tij dhe duke
ndjekur logjikën e vet të veçantë, aspekte të ndryshme të qenies”33.
Në këtë pikë Kundera pajtohet me pikëpamjet e Herman Broch-u kur thoshte:
“Zbulimi i asaj, që vetëm nga romani mund të zbulohet, përbën arsyen e
vetme të ekzistencës së tij. Ai roman, që nuk zbulon një të panjohur, deri
atëherë pjesë e qenies, është pa moral. Njohja është i vetmi moral për
romanin.”34
Romani si univers i krijuar nga diskursi e transformon kronologjinë shoqërore në një
kronikë intime të shpirtit njerëzor.
“I pajisur me autonominë e zhanrit narrativ, falë destruksionit të “hierarkisë
së kohës” (M. Bahtin) dhe në depërtimin e individit që tejkaloi normat e
klasës së tij, kombit të tij, ose religjionit, si trashëgimtar i mitit dhe epopesë,
ai e modifikon konceptin e kohës dhe të realitetit, bashkë me idenë që njeriu e
krijon për veten. Duke u nisur nga konflikti i thellë, ai e krijon vizionin e tij
narrativ dhe universin e tij tematik. Si shprehje e një vetëdijeje kritike, që

30
Milivoje Solar, op.cit. 318-319.
31
Milan Kundera: Arti i romanit, Kultura, Shkup, 1990, f.128
32
Milan Kundera: Arti i romanit, , f.128
33
Shih: Milan Kundera, “Trashëgimia e zhvlerësuar e Cervantes-it”, Mehr Licht!, nr.35, korrik 2009,
f. 234-248

34
Milan Kundera, “Trashëgimia e zhvlerësuar e Cervantes-it”, po aty

26 | P a g e
është e hapur ndaj përvojës së tanishme, duke u ikur kthetrave të kujtesës
epike dhe modeleve universale, ai largohet nga trashëgimia universale, duke
sublimuar principet e “temporalitetit të përjetuar” (M. Rejmond) dhe kohës
intime psikologjike. Ai e flak “të kaluarën absolute” (M. Bahtin) dhe
universalitetin epik, të pakapshme për përvojën personale dhe për vlerësimin
e protagonistëve. Me një fjalë, falë llojllojshmërisë së objektit të tij dhe elanit
të imagjinatës së tij zhvilluese, romani u çlirua nga kodeksi i poetikës së
klasicizmit, duke gjetur forcën e vet në shprehjen e një përvoje polimorfe. Në
vizionin epik, koha është vlerë për vete. Romani, që nga fillimi, krijon një ide
tjetër për kohën”35.
Së këndejmi, një studiuesi nuk i mbetet veçse t’i qaset studimit me ndjenjën se
gjithmonë mund të vë letërsinë në rrezik, sikundër thotë Cvetan Todorov.
Dallimi tjetër është koha. Në epope dominon e kaluara epike, pra e kaluara
absolute, e zhveshur nga kalimet kohore që e lidhin me të tashmen. Në roman
dominon e tashmja e pakryer. Pra, kemi lidhje edhe me të tashmen, pa përjashtuar të
kaluarën dhe të ardhmen.
Romani paraqet rastin më evolutiv në historinë e zhanreve letrare, duke filluar
nga mesjeta (koha e lindjes së tij) dhe duke ardhur deri në epokën e e sotme.
V.Shkllovski shkruan se kanoni i romanit, si lloj letrar, është më i afti për t‟u
modifikuar, ndërsa M.Butor vëren se, romani është shprehje e një shoqërie që
ndryshon; ai bëhet shprehje e një shoqërie që ka ndërgjegjen e ndryshimit. “Për këtë
arsye – sqaron studiuesi Adem Jakllari, - edhe romani shqiptar paraqitet aktualisht
shumë më elokuent dhe më i pasur në trajtat dhe formulimet tipologjike se para viteve
‟90. Tabloja poligjenetike e zhvillimit të përgjithshëm shoqëror përthyhet në roman
me prirje për kërkim dhe eksperimentim në poetikën e tij.” 36 Këto përthyerje
prodhojnë një shfaqje shumëformëshe të zhvillimit të letërsisë. Kësisoj, vepra e tyre
sendërtohet në përputhje me vizionin estetik e letrar të individualitetit krijues, pa
trysninë e super të adresuarit.37 Nëse analizojmë të veçantën e personazhit të romanit
Aksidenti – si element i parë na dalin alegoritë e shprehura përmes disktursit të
personazhit, që përftohen në mënyrë të dhimbshme dhe tronditëse. Nëse nisemi nga
tipologjia e romanit policor që jep Todorov, “Aksidenti”, si romani që është më afër
tipit të romanit enigmë, përmban brenda strukturës së vet dy histori: atë të krimit, që
mbaron para se të fillojë, dhe, së dyti - të hetimit, i cili ka status të veçantë. Kështu, te
Aksidenti, “krimi” - i dhënë në formën e një aksidenti automobilistik, që dyshohet
sakaq të jetë një vrasje, shkaktohet në rrethana të pabesueshme dhe jepet si e dhëna e
parë, ndërsa, më tej, periudha komuniste, duket sikur nuk është më në plan të parë dhe
vetë Shqipëria, duket sikur nuk është më shprehimisht qendrore; referenca kah pasoja
e saj, tirania postkomuniste, përbën një nga veçantitë e romanit.

3. Eveçanta dhe e përgjithshmja e personazhit

35
Nikolla Kovaç: Romani politik evropian, Gjurgja, Shkup, 2004
36
Jakllari, Adem. (2010). Për një tipologji të romanit shqiptar, Aktet e seminarit ndërkombëtar për
gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare. Prishtinë: Fakulteti i Filologjisë, 265
37
Term i Roland Bartes-it, që nënkupton censurën si strukturë e jashtme e kontrollit, që shtresëzohet së
brendshmi në vetëdijen a pavetëdijen e individit.

27 | P a g e
Përmes kaq shumë ideve universale që bartin personazhet në romane, Ismail
Kadareja është kumtues i veçanësisë, si kombëtare, ashtu dhe historike. I njohur për
stilin e gjetur alegorik, i njohur me modelet e shkrimeve të romaneve moderne të
letërisë botërore dhe i ndikuar prej tyre, arriti të sjellë para lexuesit shqiptar dhe të
huaj një galeri personazhesh të veçantë.
E përgjithshmja e personazheve të tij është: hija konstante e diktaturës që iu
rri mbi kohë; dhe e veçanta e personazhit të tij është, mbijetesa përkundrejt saj.
Tema e diktaturës totalitare komuniste dhe tema e qytetit, edhe pse në dukje
qëndrojnë larg, në të vërtetë janë të lidhur sipas zinxhirit shkak-pasojë që reflektohet
edhe në karakterin e personazheve. Motivi i vuajtjes, vdekjes, tjetërsimit që përjeton
ai nën një sistem diktatorial, shërben si një e shkuar e afërt, që herë shfaqet në formën
e kujtimeve të dhimbshme, e herë në formën e të pavetëdijshmes, e cila manifestohet
si strukturë mentale...
a)E përgjithshmja e personazheve të romaneve të Kadaresë
E përgjithshmja e personazheve është se, disa personazhe i shohim të
kalojnë nga një vepër në një tjetër. Ky “kalim” apo “rimarrje” bie në sy gjatë
leximit të romaneve që u referohen viteve 70, siç janë: “Dimri i madh”, dhe
“Koncert në fund të dimrit”. Por si dukuri kalimesh të tilla kanë ekzistuar qysh më
parë. Nga një numërim jo edhe aq i saktë, personazhet që dalin nga disa herë në
romane të ndryshme janë: Adrian Guma, Ekrem Fortuzi, Enver Hoxha, Hanë
Hajdije, Pezë e madhe dhe Nurihan Kryekurti. Personazhe që shfaqen në dy
romani të ndryshme janë: Ana Krasniqi, Ana Vuksani (që të dyja, herën e dytë
përmenden të vdekura nga kanceri), Arben Struga, arkitekt Kauri, Besnik Struga,
Dianë Bermema, Emili Kryekurti, Ebu Qerimi , Frede Riku, Havaja, Hava
Fortuzi, Hurshit pasha, Iliri, Isa Toska, Javer Kurti, Kritiku C.V, Kako Pinua,
Lame Kareco Spiri, Mama Belgjika, Maks Bermema, Mark Kryekurti, Miharor
Pashari, Musabelliu, Qiprillinjtë, Ramiz Kurti, Rrem Huti, Rrok Simonjaku, Silva
Krasniqi, Skender Bermema, Timur Tashi, Viktor Hila dhe Xhemal Struga.
Tipi i personazhit që bartet nga njëri roman në tjetrin, vetëm për të
përplotësuar karakterin epik të romanit, është një karekteristike e përgjithsme e
personazhit të Kadaresë. Ai thjesht përplotëson përmasën e qëndresës dhe
mbijetesës së shqiptarëve në kohërat e sistemit totalitar, kur fati i Shqipërisë u
gjend përballë dy fuqive të mëdha, Bashkimit Sovjetik dhe Kinës së Mao Ce
Dunit. Po kaq, me anë të kësaj mënyre të bartjes së figurave kryesore, edhe të
figurimit të personazheve, me karakterizimin e plotë, individualizues dhe tipizues,
autori ka përplotësuar edhe një përmasë tjetër të skalitjes së bukur të
personazheve, deri në detajet më të plota, që më poshtë do t’i përmendim si
karakterista të veçanta të tyre.
Ky tip personazhi kalimtar, shëtitës me nevojë, i paratipizuar si i tillë, pra, që
kalon nga njëri tekst në tjetrin, në fakt është më i përhapur në rastin e dy romaneve
Dimri i vetmisë së madhe, që ka të bëjë me qëndresën në kohën e diktaturës, si dhe
Koncert në fund të dimrit, i cili ka në qendër të vemendjes kohën e marrëdhënieve me
kinezët. E përgjithshmja e personazhevë që rimerren nga njëri tekst në tjetrin, madje,
duke ruajtur tipologjinë e vet më përfaqësuese, është vlerë e romanit dhe aspak një
përsëritje bajate në mungesë të personazhit komplet të ri...
Në këtë tipologji të personazheve që barten, nga njëri roman në tjetrin, bëjnë
pjesë figurat e udhëheqësve, por edhe të disa personazheve të tjerë, të cilët kanë peshë
të madhe në veprimin e ngjarjeve të këtyre romaneve.
28 | P a g e
b) E veçanta e personazheve të romaneve të Kadaresë
Veçanti e personazhi të Kadaresë është fenomenologjia e personazhit që
flijohet, e bartësit të legjendës dhe ruajtësit të besës. Kjo veçori e personazhit nuk
është vetëm një element qendror, por një marrëdhënie komplekse, midis të tjerash; ku
ndërtekstualiteti, një veçori shkrimore e romanit të tij, e reflektuar përmes
personazhit, ndërhyn në zemër të një sistemi shenjash letrare, të cilat e përkufizojnë
personazhin në veçantinë e tij. Shfaqja e ndërtekstit lexohet që në tituj romanesh, por
edhe në emërtimin e personazheve. Ndërsa një pjesë tjetër e këtyre titujve: Stinë e
mërzitshme në Olymp, Kush e solli Doruntinën, Darka e gabuar, për nga formulimi i
tyre i veçantë, përthyejnë edhe një mënyre të re të menduari dhe të ftojnë drejt
studimit të një marrëdhënieje të re të pikëtakimeve. Personazhet zhvishen nga tiparet
e zakonshme njerëzore, ndaj emrat kthehen në simbole, pa zbërthimin e të cilëve, nuk
qëmton dot në universin e tyre psikologjik. Dhe në veçanti, personazhet fusin në
tekstin e romanit zëra të shumtë narrativ. E veçantë tjetër është edhe personazhi
mitologjik, i cili e sjell mitin si të rindërtuar, si një mit letrar, i ndërfutur, i pranëvënë,
i transformuar në kontekst shqiptar.
Të gjithë personazhet, realisht, në vetvete janë të rrallë, por ideja është, të
pikasim se cilët janë personazhet që nuk i kemi parë të shfaqen në asnjë vepër tjetër të
letërsisë shqiptare; të rralla për nga unikaliteti dhe risia që sjellin ata, përmes
pjesëmarrjes së tyre në roman. Në romanit e tij, Kadare, si një ndër të rrallët
romancier të letrave shqipe, përveç të tjerash, ka edhe disa personazhe të rrallë, që
kanë të bëjnë me disa tipare unike. “Pse të rralla?”, vjen natyrshëm pyetja, e cila do të
kërkonte shqyrtime të posaçme. Mjafton të kujtojmë personazhin e Kakopinos te
romani “Kronikë në gur”, personazhi që i rregullon gratë gjatë martesës. Kakopinoja
është i rrallë, sepse ka profesionin më të veçantë se çdo personazh në gjithë letërsinë
shqipe, madje, një me profesion të tillë, zor të gjendet në letërsinë e përbotshme. Si
zbukurues nusesh në dasma (madje edhe në kohë luftë), është krijuar si personazh i
rrallë, që bart në supe vazhdimësinë e jetës në kohë krizash të mëdha.
Personazh i rrallë i Kadaresë dhe i gjithë letërsisë shqipe, shënon një dukuri,
që do të kërkonte vëmendje të madhe, për të kapur mënyrën se si e ka skicuar deri në
përsosje gjatë përshkrimit autori. Nuk njoh rast të dytë në letrat shqipe, që në ndonjë
vepër të prezantohet një personazh, sadopak i ngjashëm me këtë tip të skalitur me të
gjitha tiparet e veta aq karakteristike. Dhe kjo rrethanë e vizatimit të plotë të këtij tipi
personazhi të rrallë, domosdo, nuk ndodh rastësisht. Kadare, si në shumicën e
aspekteve, ka mjeshtërinë e madhe të kapjes së çdo tipi e personaliteti të
personazheve, që në romanet e tij vjen me larmi skicimi. Duke qenë njohës i mirë
rrethanash kulturore e tradicionale, njohës i mirë i shpirtit të popullit të vet, shqiptarin
e tipizioi bukur, gjithaq edhe personazhin e tij... Janë të veshur me velin e spikatjes së
rrallë kadareane edhe grabitësi i varreve Abd Ej Gurna me nofkën Qorri, i cili shfaqet
të romani “Piramida”; personazhi i quajtur Agai i helmeve te “Pashallëqet e mëdha”,
që ishte njëfarë farmacisti në oborrin perandorak osman, te i cili merreshin barnat e
balsamimit të kokave të prera, para se ato të vendoseshin në Kamaren e Turpit; 38te
“Dimri i madh”, del në pah shitësi i gjërave antike, gjithashtu....
Mënyra se si Kadare, përmes personazhit, i trajton temat e dhimbjes, jetës e
vdekjes, tjetërsimit nën një sistem diktatorial, janë një shenjë unikale në letërsinë
shqipe. Si ai trajton personazhin, rrezikimin e njeriut dhe vlerave tij, dhimbjet e tij,
38
Tefik Çaushi, Fjalori i personazheve, Shtëpia botuese enciklopedike, Tiranë, 1995, f 33

29 | P a g e
traumat, depersonalizimin, vdekjen fizike, shpirtërore e intelektuale në një sistem
diktatorial, kthehen në motive mbizotëruese në letërsinë e shkruar dhe botuar pas
1990-ës. Funksioni qendror i personazheve të tilla të përcaktuara si të veçanta, mund
të interpretohet në disa mënyra. Pamundësia për t’iu “qasur” trajtimit të temave të tilla
gjatë diktaturës, i ka bërë shkrimtarët kërkimtar të ethshëm, për të shlyer këtë peng që
i vjen nga e shkuara përplot kujtime. Sipas studiueses Barbara Hermstein Smith:
“përvoja estetike është e pandashme nga memoria, konteksti, domethënia e fatit kush
jemi, ku jemi, si dhe nga tërësia e gjithë asaj që ka ndodhur më parë...”. Ndaj, rikthimi
tek ngjarje traumatike, shpjegohet sipas S. Freud-it, me domosdoshmërinë për të
rishkelur në rrugën e vdekjes. Nëpërmjet këtij koncepti psikanalistik, sqarohet se pse
qëniet njerëzore i rikthehen ngjarjeve të dhimbshme a traumatike, edhe pse këto të
fundit duket sikur kundërshtojnë instiktet tona, që kërkojnë/synojnë kënaqësinë.
Përmes prirjes për të përsëritur, qeniet njerëzore përpiqen që të kalojnë traumën në
kërkim të gjendjes së rehatisë, tipike për personazhet e Kadaresë. Dëshira për të
ripërjetuar një kohë të vështirë, nëpërmjet shkrimit të një vepre letrare, siç bën shpesh
Kadare, është mundësia e vetme për t’u shëruar nga kthetrat e së shkuarës. Përsëritja
mund të nënkuptohet sipas Carl Gustav Jung-ut, si formë e entatiodromisë, (përplasja
e të kundërtave). Nga kjo përplasje, shkrimtari bashkëkohor, kërkon në mënyrë të
pavetëdijshme të triumfojë mbi të shkuarën, për t’u çliruar nga pushteti i saj. Por a
lidhet mbitrajtimi i kësaj teme vetëm me përpjekjen vetëshëruese të egos krijuese të
shkrimtarit? Sigurisht që jo. Vepra letrare e plotëson ekzistencën e saj minimale,
nëpërmjet trekëndëshit Dhënës-Mesazh-Marrës dhe mbizotërimi i kësaj tematike,
lidhet ngushtësisht me lexuesin e saj. Marrësi (i nivelit të parë) i pas viteve 90-të,
kishte nevojë të përjetonte katarzën homepatike, dhe, në këtë mënyrë, i kthehet
përjetimit të së shkuarës, nëpërmjet leximit të romaneve që trajtojnë këtë temë. Ashtu
si dhe U. Eco sugjeron: “Askush nuk jeton në të tashmen e menjëhershme; që të gjithë
ne i lidhim gjërat apo ngjarjet nëpërmjet funksionit ngjitës të kujtesës, asaj personale
apo kolektive (histori apo mit qoftë)39. Si pjesë e “kujtesës kolektive” ruhen imazhe
tronditëse. Psikozat e formuara nga presioni i së shkuarës, e çojnë marrësin drejt
romanit me temë të “djeshmen” diktatoriale. Përzgjedhja e temave të tilla, bëhet në
përpjekje për të “shuar” frikën, dhimbjen, pasigurinë, dëshpërimin gjatë procesit të
leximit, pas kalimit të simptomave të çrregullimit post-traumatik të stresit 40. Në këtë
këndvështrim, duket se koncepti i darvinizmit kulturor të propozuar nga U. Eco,
vërtetohet. Sipas tij, leximi (por dhe shkrimi) i disa teksteve të caktuara, lidhen me
kënaqësinë e një komuniteti specifik41. Kësisoj, tema të tilla, shkruhen për hir të
nevojës së shkrimtarëve për “zbrazjen” emocionale, po aq sa dhe për hir të lexuesve.
Edhe vetë lexuesi kërkon me një forcë magnetike, për t’u shëruar nga e shkuara,
nëpërmjet procesit të ripërjetimit të saj, ndaj edhe shkrimtari shkruan për të, po aq sa
dhe për vete. Kjo marrëdhënie dypalëshe “Dhënës-Marrës”, (e cila mund të
konsiderohet si një variabël estetik i lidhjes mes kërkesës dhe ofertës) është një
përgjigjje ndaj diktaturës a diktaturave, që, edhe pse e përkulin njeriun, nuk arrijnë
asesi ta mposhtin atë. Çdo diktaturë, sado e egër qoftë, është e destinuar të vdesë e të
kthehet në “ushqim” estetik, që konsumohet nga njeriu, ose si shkrimtar ose si lexues.
Për më tepër, ky prodhim romanor, kësisoj, merr një tjetër funksion (përveç atij
39
Eco, Umberto. (2007). Gjashtë shëtitje në pyjet e tregimtarisë, Tiranë: Dituria, 15
40
Çrregullimi post-traumatik i stresit (PTSD) konsiderohet si një çrregullim i rëndë i ankthit, si pasojë e
ekspozimit daj një ngjarjeje traumatike, që mund të lidhet me rrezikun e vdekjes të individit a njerëzve
të dashur
41
Eco, Umberto., Rorty, Richard., et al. (1992). Interpretation and overinterpretation.
Cambridge:Cambridge University Press, 27

30 | P a g e
estetik dhe terapeutik). Kjo letërsi, ashtu siç Shaban Sinani sugjeron, është: “një
sorgjetar i papërkulur i kujtesës së njeriut dhe nacionit, në përpjekje për të ruajtur
identitetin e tij”, ndaj në këtë këndvështrim, kjo letërsi vjen si dëshmi e mbijetesës së
njeriut e njerëzores. Letërsia tejkalon kufizimin njerëzor (harresën), sepse nëpërmjet
saj jepen porosi të përbotshme. Këto porosi, kanë si qëllim të modelojnë të tashmen
(por jo vetëm), mbi bazën e përvojës së shkuar.
Pra, si përfundim, estetizimi i së keqes nëpërmjet artit bashkëkohor, i shprehur
përmes kategorisë së personazhit, ka dy qëllime: 1) të zbusë dhimbjen tek marrësit
dhe dhënësit- “viktima” të drejtëpërdrejta a të tërthorta të diktaturës; 2) të evokojë
kujtesën kolektive: duke kujtuar të shkuarën, ruhet e tashmja dhe paralajmërohet e
ardhmja për mospërsëritjen e historisë. Rimarrja e temave të tilla, përkon me shfaqjen
autobiografike a ideografike të një realiteti të përjetuar dhunshëm. Këtu bëjnë pjesë
shkrimtarët e dënuar e të persekutuar, të shenjuar egërsisht me dhimbje e vuajtje nën
“diktaturën e proletariatit”. Në këtë rast, raporti i shkrimtarit me të vërtetën, shërben si
çelësi që vë në lëvizje procesin e të shkruarit dhe të figurimit të personazhit të tij si
një vetvete tjetër e veçantë. Ashtu siç U. Eco pohon: “Ligjërimi i mbizotëruar nga
spektri i së vërtetës, nuk është aspak për t’u nënvlerësuar. 42 Dëshira për të qenë i
vërtetë është si një këngë sirene, që të josh e të tundon, po aq sa të fton në një botë
letrare “të rrezikshme”, ku ndjenjat e emocionet personale, mund të rrezikojnë ta
kthejnë krijimin letrar në një vepër thjesht autobiografike.

4. Efekti i personazhit në romanet e Kadaresë

Efekti i personazhit në romanet e Kadaresë, realisht, nuk ka ndonjë etalon të


mirëfilltë matës, por ky efekt duhet shikuar në procesin krijues se, si ai lind brenda
romanit dhe si vdes, nëse ai vërtetë vdes.

A) Lindja dhe vdekja e personazhit


“Lindja e personazhit nga njësitë gjuhësore brenda tekstit, është një nga
shfaqjet më të mrekullueshme e më pak sistematike, që nuk është studiuar sa duhet
nga teoria dhe praktika narrative”. Çatman, teksa shkruan për personazhin,
konteskton se, modeli tradicional i personazhit vdes, gjatë kthimit të këtij të fundit në
personazh të heshtur. Kadare e ruan me fanatizëm individualizmin e personazhit të tij.
Ai, duke njohur mirëfilli romanin modern, i cili u shfaq në shumë manifeste letrare
(kujtojmë psh., Richard Huelsenbeck në ”Manifestin e parë Dadaist”, në 1918), në
romanet e tij, rikrijoi personazhin mbi modele moderniste, pra, një roman modern dhe
një personazh modern. Lindja e personazhit modern të Kadaresë, karakterizohet nga
subjektivizmi, në aspekt të formësimit, që e bën të dallueshëm nga letërsia realiste,
ose personazhi realist, i cili është prezent tek autori, por që, në fakt, është i “vdekur”...
Personazhi modern i Kadaresë zhvendoset nga realiteti i jashtëm drejt brendësisë të së
ndërgjegjshmes a të pandërgjegjshmes. Personazhet në letërsinë moderniste,
përshfaqen në kushte private (nëse flasim me terminologjinë hegeliane). Tragjedia e
unit, në vetminë e tij, merr përmasa epokale, duke u bashkëshoqëruar me dramën e
komunikimit, varfërinë e gjuhës, pamundësinë e të ndjerit dashuri, etj. Shembuj të
42
Eco, Umberto. (2007). Gjashtë shëtitje në pyjet e tregimtarisë, Tiranë: Dituria, 113.

31 | P a g e
këtij ndryshimi ontologjik, në nivel personazhi, gjenden në krijimtarinë e Virginia
Woolf-it, James Joyce-s, Albert Camussë, Jean Paul Sartre-t, Robbe-Grillet, Claude
Simon-it, Marguerite Duras, Nathalie Sarraute-it, Michel Butor-it, etj. Ky operacion
minimalist i personazhit, prek tërësisht letërsinë moderne shqipe, e cila e barazon
zvogëlimin e “figurës” tekstore me “humbjen” e rëndësisë së saj në tërësinë e veprës
letrare, apo dhe me “vdekjen” e personazhit. Pohimi i njohur se, ne lexojmë një tekst
letrar, për të parë se çfarë i ndodh personazhit, përmbyset krejtësisht, sepse personazhi
humbet identitetin e vet dhe kthehet në njësi funksionale brenda tekstit. Teoria e
propozuar nga Algirdas Julien Greimas-i, bën klasifikimin e personazhit, duke u nisur
nga pozicioni që ai zë në strukturën rrëfimtare.43

43
Kështu ai dallon protagonistin (agent), ndihmësin (adjutant), penguesin (obstruant), përfituesin jo të
drejtëpërdrejtë (destinataire), atë që sipas rrethanave vë në veprim protagonistin (distinateur) etj.Edhe
K. Levi-Straus ndan të njëjtin mendim për vlerën e personazhit, kur bën një klasifikim të ngjashëm
funksional. Sipas tij personazhet mund të jenë: nxitës, paralajmërues, tregues, dëgjus, etj.

32 | P a g e
Kreu i dytë

1.Ndërtimi i personazheve

Romanet e Ismail Kadaresë konsiderohen si një ndër vlerat më të arrira letrare


tonat dhe të botës, në të cilat parakalojnë shumë tipe njerëzish, që përfaqësojnë
shtresa të ndryshme shoqërore. Shumëllojshmëria dhe ndërtimi i personazheve,
përmes të cilëve, shkrimtari paraqet vërtetësinë e jetës shqiptare, është, pa dyshim, një
ndër shtresat më të realizuara dhe më funksionale të romaneve të tij. Studimi për
mënyrën e ndërtimit të personazheve do të mbështetet në analizën mbi
individualizimin dhe karakterizimin e tyre, duke i ilustruar dhe me shembuj.
Studiuesi dhe shkrimtari Umberto Eko, kur flet për personazhet e njohur të
letërsisë së përbotshme, thekson se: “Disa personazhe janë bërë në njëfarë mënyre
kolektivisht të vërtetë, sepse komuniteti ka bërë tek ata, gjatë shekujsh, investime
pasionale. Ne bëjmë investime pasionale vetjake te shumë fantazira që mund t’i
përpunojmë në mendjen tonë. Mirëpo, për dallim nga fantazitë vetjake, personazhet
dhe investimi në ta, ka të bëj me një realitet kulturor, për të cilin bie në një mendje e
gjithë bashkësia e lexuesve.”44 Nëse këtë pohim do ta përshtasim vetëm për letërsinë
shqipe, atëherë mund të themi se personazhet e krijuara nga Ismail Kadare, bëjnë
pjesë ndër personazhet, për ndërtimin e të cilëve, më së shumti ka investuar (pse
“investuar”?) lexuesi shqiptar. Ata, janë të njohur për të gjitha shtresat e popullatës
dhe për të gjithë llojet e lexuesve.
Për analizën e personazheve të veprës letrare është me rëndësi fillimisht të
dihet se ç’është personazhi, kur është shfaqur fillimisht, sa ka tërhequr vëmendjen e
teoricienëve të letërsisë, cili është roli i tij në ndërtimin e veprës, etj.
Ndryshimi mes veprimit dhe personazhit, në një vepër letrare, por edhe
përpjekjet për ta vënë njërin apo tjetrin në plan të parë, siç përmendëm, janë të
njohura që në shkrimet e hershme teorike mbi letërsinë. Në studimet mbi problemet
teorike letrare, strudiuesit Rene Uelek dhe Ostin Uoren theksojnë rolin e rëndësishëm
që ka personazhi në një vepër letrare: “Kritika analitike për romanin, zakonisht, ka
tre përbërës, subjektin, karakteret dhe situatën. Vetëkuptohet se, secili prej këtyre
elementeve, është vendimtar për të tjerët”45. Ky mendim vë një lloj baraspeshe mes
komponentëve përbërës të rrëfimit, duke mos e lënë më lart asnjërin prej tyre.
Edhe pse personazhi letrar deri më tani ka qenë objekt i shumë studimeve mbi
çështjet letrare, ende nuk është dhënë një përkufizim i qartë për të. Zakonisht,
personazhi përshkruhet si njeri që ndërtohet me ndihmën e fjalëve dhe ka karakteristika
emocionale, filozofike, psikologjike dhe intelektuale. 46 Personazhi nuk është qenie
njerëzore, ai jeton në letër, brenda veprës letrare dhe ngjason me njeriun e vërtetë. 47
Fillet e shfaqjes së personazhit i gjejmë që në epet e lashta, por në antikë, me lindjen e
artit dramatik48, lindi edhe koncepti i “aktorit” (personazhit) në skenë; u shfaqën
44
Umberto, Eko, Për letërsinë, Dituria, Tiranë, 2007, f. 15-16
45
Uarren, A. , Uellek, R. Teoria e Letërsisë, Onufri, Tiranë, 2000, f. 224
46
Tanja, Popović, Rečnik književnih termina, LogosArt, Beograd, 2010, f. 319
47
Mike Bal, Naratologija, Alfa, Beograd, 2000, f. 96
48
Në shekullin e V para erës sonë, siç quhet ndryshe -“shekulli i artë i antikitetit ”

33 | P a g e
mendimet e para për të. Definicioni që jep Aristoteli për personazhin, krijon një lidhje
mes personazhit dhe zhanrit,49 sado që ka të bëj me karaktere dramatike, gjë që ka
ushtruar ndikim përgjatë shekujve të mëvonshëm, duke u shfrytëzuar edhe për llojet e
reja narrative, por tani, sikurse dhe e kemi përmendur, e konsiderojmë personazhin si
një nga komponentët themelorë të ndërtimit të botës fiktive të veprës. Sa më të lidhur të
jenë personazhet me veprimin në roman, aq më specifike janë vetitë e tyre, prandaj edhe
është shumë e vështirë që personazhet të barten nga një rrëfim në tjetrin, prej nga edhe
është i njohur mendimi se, shkrimtarët: “kanë lëshuar flluska të mëdha me ngjyrat e
ylberit, në të cilat kanë vënë qeniet njerëzore të përshkruara prej tyre, që, ndonëse kanë
natyrisht, ngjashmëri të dukshme me njerëz realë, janë në gjendje të ekzistojnë vetëm
brenda atyre flluskave.” 50 Mirëpo, pavarësisht nga fakti se personazhet jetojnë në një
botë të mbyllur, që është krahasuar me flluskat e sapunit, prej aty ata kanë mundësi të
ndërhyjnë në jetën reale dhe, këtë e ilustron Umberto Eko, në këtë mënyrë: “Është e
mira të gjejmë një hapësirë në gjithësi ku këta personazhe mund të jetojnë e të
përcaktojnë sjelljet tona, dhe kështu t’i zgjedhim si model në jetë, në jetën tonë e të të
tjerëve, dhe do të kuptohemi me njëri – tjetrin kur themi se ai ka kompleksin e Edipit, se
ai tjetri ka një oreks prej Gargantoje, ose një sjellje prej Don Kishoti, ose xhelozinë e
një Othelloje, ose një dyshim hamletian, ose është një donzhuan i pashërueshëm e
kështu me radhë. Dhe kjo gjë nuk ndodh në letërsi vetëm me personazhet, por edhe me
situatat e sendet."51 Nga kjo vetëkuptohet se personazhet që lënë gjurmë dhe arrijnë të
futen në botën reale, për të bashkëjetuar me njerëzit, janë ato personazhe që janë
realizuar mirë, në ndërtimin e të cilëve shkrimtari ka investuar mund, kohë dhe energji,
dhe si të tillë, janë shndërruar në udhërrëfyes të jetës njerëzore.
Nëse mbështetemi në faktin se nëpërmjet rrëfimevene mund të njohim veten si
personalitete aktive që ekzistojnë në kohë,52 atëherë, përmes rrëfimit të ngjarjeve, tek
romanet ne mund t’i njohim qindra personazhe dhe secili prej tyre, bart karakteristika
që e ndryshojnë atë nga të tjerët, e bëjnë të veçantë, por edhe karakteristika që e
përafrojnë, jo vetëm me personazhet e tjera që kanë të njëjtin pozicion në shoqëri, të
njëjtat qëllime në jetë, por edhe me njerëzit realë, gjë që i jep mundësi lexuesit të ketë
një perceptim më të qartë për botën dhe njerëzit që jetojnë në të, e krahas kësaj, edhe
për veten. Kështu, në këto romane të Kadaresë, çdo personazh përfaqëson në të
njëjtën kohë, shtresën së cilës i takon dhe veten e tij, pra, është bartës i veçorive
kolektive dhe individuale. Përveç kësaj, ata nuk i njohim vetëm në një sferë të jetës,
por në momentet që e ndërtojnë tërësinë e saj, prandaj, në të shumtën e rasteve, nuk
kemi të bëjmë me karaktere njëdimensionale, por multidimensionale. Ata na paraqiten
në rrethin familjar, por edhe në shoqëri, janë në konflikt me veten, me rrethin e
ngushtë ku jetojnë (familjen), me njerëzit e së njëjtës shtresë, por edhe me ata të
shtresës kundërshtare, pastaj me natyrën dhe në shumë raste edhe me Perëndinë.
Personazhet e Kadaresë ngërthejnë në vete tërësinë e tipareve kombëtare dhe
njerëzore, prandaj tek ta gjemë një pjesë të së kaluarës, të tashmes, dhe së ardhmes
sonë. Si të tilla, personazhet e romaneve të Kadaresë mund të analizohen në planin
social-etik, psikologjik, filozofik dhe religjioz, por edhe mund të klasifikohen

49
Krahas personazhit, si nivele zhanër-formuese, Aristoteli përmend edhe vargun dhe ndërtimin e
fabulës. Sipas Aristotelit: “Ata që imitojnë, imitojnë njerëz që veprojnë dhe që medoemos janë më të
mirë, më të liq ose si njerëzit e rëndomtë.” Aristoteli, Poetika, Rilindja, Prishtinë, 1984, f. 8
50
Uarren, A. , Uellek, R.Teoria e Letërsisë, Onufri, Tiranë, 2000f. 221
51
Umberto Eko, Struktura e papranishme, Dukagjini, Pejë, 1996f. 16
52
H. Porter Abot, Uvod u teoriju proze, Službeni Glasnik, Beograd, f. 209

34 | P a g e
varësisht nga pozicioni që kanë në ngjarje, nga evoluimi i tyre krahas rrjedhës së
fabulës, nga shkalla e realizimit, përkatësia gjinore, statusi social etj.
Përgjatë rrëfimit, personazhet na shfaqen me veprimet e tyre, mendimet,
monologjet, mendimet e personazheve të tjerë nëpërmjet portretizimeve të narratorit,
por edhe nga veprimet e vetë personazheve. Edhe pse ndarja në mes të karakterit dhe
veprimit është bërë që në antikë nga Aristoteli, 53 dhe nga teoricienë të ndryshëm më
vonë, i është dhënë përparësi njërit apo tjetrit, kur flasim për romanin realist, ndoshta,
më i qëndrueshëm, është mendimi që, karakteri dhe veprimi janë të pandashëm, sepse
në çdo frymëmarrje ata shkrihen në njëri-tjetrin. Ata janë në një marrëdhënie
simbiotike dhe lexuesi, përmes njërit, arrin të njohë edhe tjetrin; duke e analizuar
veprimin, arrin deri tek shkaqet e tij dhe nga analiza horizontale, kalon në atë
vertikale. 54 Studiuesi Edvin Mjur, dallon romanin e personazheve nga romani i
ngjarjeve; sipas tij: “Personazhet më të lumtura vërtetë janë të pavarura nga ngjarja
kryesore dhe se reagimet e tyre, më shumë janë tipike se sa me qëllim.” 55. Romanet e
Ismail Kadaresë nuk mund të futen në njërën apo në kategorinë tjetër të Edvin Mjurit,
sepse ata janë të pasur, si për nga fabula, me veprime e ngjarje të rëndësishme, ashtu
edhe me karaktere, që janë të lidhura ngushtë me veprimin dhe e zbulojnë veten
përmes tij. Duke qenë një kombinim i qëlluar mes dy komponentëve të rëndësishëm të
veprës letrare, romani i Kadaresë ofron një terren të bujshëm për analizë.
Mirëpo, përpara se t’i analizojmë personazhet e romaneve të Ismail Kadaresë
nga të gjitha këndvështrimet e përmendura më lart, është me rëndësi që të njohim
krijuesin e tyre, atë që solli përpara nesh një galeri të pasur personazhesh, të cilëve ai
u dha jetë nga zemra dhe mendja e tij;56 atë që një pjesë të jetës e shpenzoi për t’i
nxjerrë në dritë, që bashkëjetoi me ta, madje, që edhe në ëndrra ishte në shoqërinë e
tyre. Pra, është me rëndësi të dimë kush është Ismail Kadare, me çfarë dallon stili i tij
nga stili i shkrimtarëve të tjerë, si ka arritur ai ta njohë mentalitetin e qytetarit në
radhë të parë, por edhe mendësinë shqiptare në përgjithësi, pa dallim vendi, krahine
apo treve? Këto informacione mund të na i ofrojë një vështrim i shkurtër në të dhënat
mbi jetën dhe veprën e tij
Krahas aftësive, prirjes dhe investimit të shkrimtarit në ndërtimin e
personazheve interferojnë edhe konvencat e zhanrit, por edhe ato të drejtimit letrar.
Prandaj edhe nuk mund të krahasohen dy personazhe që u takojnë zhanreve apo
drejtimeve të ndryshme letrare.
Në letërsinë moderne, siç përmendëm më lart, mënyra e ndërtimit të fabulës
jep mundësinë e ndërfutjes në veprim të një numri të madh personazhesh, që
përfaqësojnë tipe të ndryshëm njerëzish dhe krijojnë e i japin gjallëri botës artistike të
veprës, duke e bërë atë shumë tërheqëse për lexuesin. Mirëpo, që nga Horaci dihet se
funksioni i veprës letrare nuk qëndron vetëm në të qenit tërheqëse, por edhe e
dobishme, dulce et utile. Meqë e dobishmja mund të kuptohet në shumë mënyra, për
një vepër letrare, mund të thuhet se ka kryer me sukses funksionin e vet, atëherë kur
kënaqësia dhe dobia bashkekzistojnë apo shkrihen në njëra-tjetrën.

53
Aristoteli, Poetika, Rilindja, Prishtinë, 1984, f. 10
54
H. Porter Abod, Uvod u teoriju proze, Službeni Glasnik, Beograd, f. 210
55
Grup autorësh, Çështje të romanit, Rilindja, Prishtinë, f. 188
56
Nasho, Jorgaqi, Kujtimet që zbërthejnë shkrimtarin, Gazeta shqiptare, shtojca Milosao, 15 shkurt
2009, f. 5

35 | P a g e
Te romanet e Kadaresë, parë si sistem, përmes subjektit të njohur si subjekt
ngjarjesh, nga që në të mbizotëron veprimi i jashtëm dhe ngjarjet janë të radhitura
njëra pas tjetrës me lidhjen shkak-pasojë57, krijohet mundësia e veprimit të
personazheve dhe shpalosja e tipareve të tyre. Për Kadarenë vlen konstatimi i
studiuesit bashkëkohor, Julien Gracq, i cili, duket reflektuar mbi letërsinë
bashkëkohore, propozonte një tipologjizim krejt origjinal të letërsisë: letërsinë e
thyerjes dhe letërsinë e vazhdimësisë.58 Kjo është lehtë e aplikueshme edhe në
shqyrtimin e romaneve të Kadaresë. Kadare përdor teknikat intertekstuale në të gjitha
variantet e mundshme: citatin, kolazhin, transpozicionin, pastishin, paradinë e
teksteve të të tjerëve dhe të veta. Nisur nga kjo e dhënë mund të themi së, pikërisht,
intertesktualiteti i tij, shërben si koncept bazë për analizën e romanit të tij
bashkëkohor.
Meqë objekt i studimit tonë janë personazhet e jo vetëm karakteret59 tek
romanet e Ismail Kadaresë, atëherë fillimisht do të ndalemi në mënyrën se si
ndërtohen ata, çfarë mjete shfrytëzohen për këtë qëllim dhe në cilat veti themelore të
tyre fokusohet më tepër shkrimtari. Qasja ndaj personazheve mund të orientohet drejt
kërkimit të tipeve të njerëzve që paraqiten në vepër dhe drejt zbulimit të mjeteve, me
të cilat ata paraqiten përgjatë rrjedhës së konfliktit. 60
Nga njohuritë teorike dimë se një personazh për t'u realizuar artistikisht,
veçanërisht në letërsinë moderne, duhet të jetë i pajisur me vetinë e individualizimit,
karakterizimit, tipizimit dhe të ketë botë të pasur emotive. 61 Personazhet e romaneve
të Kadaresë, jo vetëm që janë të ndërtuara në pajtim me këto parime, por edhe i kanë
të harmonizuara ato në nivel tepër të lartë. Kadare përdor teknika të ndryshme të
ndërtimit të personazheve dhe i shkëmben ato varësisht nga personazhi, momenti dhe
tiparet që dëshiron t’i bëjë të dukshme, duke zgjedhur gjithnjë mënyrën më
funksionale dhe më frytdhënëse për çdo rast. Kadare, në një masë i shmanget
prezantimit të personazheve përmes mjeteve të përdorura në fazat e hershme të
realizmit, siç janë përshkrimet e detajuara në romanet e Balzakut. Përshkrimet, qoftë
të personazheve apo të natyrës, përdoren edhe tek Kadare, por në një mënyrë më
diskrete. Ndonjë nga personazhet prezantohet nga narratori në kuadër të ndonjë
rrëfimi, duke e përshkruar portretin fizik apo të dhëna të tjera për të; të tjerë, zbulohen
përmes veprimeve dhe mendimeve të tyre, por ka edhe raste kur një personazh flet për
një tjetër, duke e bërë atë të njohur për lexuesin e, kështu me radhë.
Meqë galeria e personazheve të Kadaresë është ndër më të pasurat në letërsinë
shqipe, do të ishte me rëndësi të ndalemi edhe në mënyrën se si autori e realizon
individualizimin, karakterizimin, tipizimin dhe diferencimin gjuhësor të
personazheve.

57
Floresha, Dado, Teoria e veprës letrare – Poetika, Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 2003,
f. 104
58
Avdi,Visoka, Koha e shkrimit, 99-AID, Prishtinë, 2011, f. 60
59
Edhe pse në një pjesë të literaturës shpeshherë termat personazh dhe karakter përdoren si sinonime,
ato në thelb kanë kuptime të ndryshme. Termi personazh ngërthen në vete jo vetëm vetitë individuale
të një personi, por edhe përshkrimin e botës së jashtme lëndore, organike brenda së cilës ai ekziston.
(Gani Luboteni, Teoria e letërsisë, Rilindja, Prishtinë, 1964, f. 82) Ndërsa me karakter, nënkuptohet
tërësia e vetive psikologjike të një personi. (Milivoje Solar, Teoria e letërsisë, Rilindja, Prishtinë,1978,
f. 57)
60
Po aty, f. 57
61
Gani, Luboteni, Gani Luboteni, Teoria e letërsisë, Rilindja, Prishtinë, 1964, f. 83

36 | P a g e
1.2 Individualizimi i personazheve

Me individualizim nënkuptojmë paraqitjen e personazhit si individ, që ka


tipare dhe reaksione të veçanta-individuale ndaj botës së jashtme, dhënien e sa më
shumë vetive individualiste një personi, veti, të cilat flasin për një shkallë të lartë të
profilit psikologjik dhe social, që një personazh e bëjnë të dallohet nga të tjerët. 62 Në
aspekt të teorisë së letërsisë për individin dhe personazhin – ekzistojnë dallime midis
individit dhe personazhit. Fjala person nënkupton individin që shpreh vetitë
individuale, të cilat shkruhen në një distancë të caktuar kohore (memoaret, kujtimet).
Ai, individi, është një qenie e vërtetë shoqërore që i përket një kohe të caktuar
(memoaret, kronikat historike), kurse personazhi, përveç si qenie reale, mund të jetë
edhe fytyrë e trilluar nga imagjinata e shkrimtarit. 63Individualizimi i këtillë i
personazhit s’është më vetëm bartës i ndonjë veprimi ose pjesëmarrës në të, por
mishëron dhe pikëpamjen e artikuluar intelektuale të tërë asaj që ndodh në vepër;
personazhi nuk është vetëm bartës apo pjesëmarrës i ngjarjeve, por ai shpreh edhe
pikëpamjet e autorit në veprën letrare në tërësi. Shumë personazhe mbeten mishërim i
veçorive karakteristike morale dhe shoqërore të një epoke, duke marrë ndonjëherë
edhe statusin e heronjve mitikë, herë-herë duke dalë nga konteksti i romaneve, në të
cilët janë krijuar; ata bëhen vendstrehim i synimeve themelore ose kundërthënie të një
epoke, të një populli, të një kulture dhe civilizimi (Odiseu, Don Kishoti, Robinson
Kruso, Fausti, Xha Gorio, Rastinjaku etj.)
Fuko sqaron mirëfilli se : “Individi nuk është e dhëna që rri kundruall
pushtetit, por, përkundrazi, një nga efektet e para të tij. Nga njëra anë, individi, si
njësi dhe njehsim, është produkt i pushtetit, dhe nga ana tjetër, sa produkt, është
njëkohësisht edhe përçues i tij; pushteti përcillet përmes individit që ai vetë ka pjellë
tashmë”.
Origjinaliteti dhe dhënia e tipareve individuale personazheve, kanë qenë
kërkesa të rëndësishme edhe për krijuesit më të njohur të letërsisë botërore. Floberi e
udhëzonte Mopasanin që t’i përdorte sytë për të vërejtur gjërat që nuk i kanë vërejtur
të tjerët. “Për ta përshkruar zjarrin që digjet dhe një dru në fushë, duhet të
qëndrojmë para atij zjarri dhe para atij druri deri atëherë kur të mos i ngjajnë më
asnjë druri dhe asnjë zjarri tjetër.” 64 Të njëjtën ide, ky shkrimtar, më tutje e zgjeron
edhe tek vëzhgimi i njerëzve, tek të cilët duhet të zbulohet karakteri në pamjen e tyre,
kështu që, mos të duken të njëjtë me të tjerët.
Në romanet e Kadaresë, përkundër numrit të madh të personazheve,
individualizimi i tyre është realizuar në shkallë mjaft të lartë, sepse Kadare ka jetuar
vite me radhë në mesin e myzeqarëve dhe ka depërtuar në tiparet origjinale të tyre.
Edhe pse kemi të bëjmë me periudha kohore shumë të afërta të zhvillimit të
ngjarjeve, pastaj me banorë të të njëjtit regjion, që rrjedhimisht kanë edhe preokupime
dhe qëllime të njëjta apo të përafërta, prapëseprapë, në ndërtimin e personazheve
kryesore, dytësore e herë - herë edhe tek ato episodike, vërehen një sërë elementesh
që qartësisht i individualizojnë ata.
Personazhet që janë bartës të konflikteve më të rëndësishme të veprës, Kadare
i ka pajisur me veti individuale, që te lexuesi krijojnë mundësinë e përfytyrimit të
62
Tanja, Popović, , Rečnik književnih termina, LogosArt, Beograd, 2010, f. 287
63
R. Uellek, O, Uoren, Teoria e letërsisë, SHBE, Tiranë, 1993, f. 78
64
Agim, Vinca, Teori letrare, Libri shkollor, Prishtinë, f. 209

37 | P a g e
saktë të tyre. Secili nga këta personazhe ka botën e vet, të cilën e ndërtojnë bindjet,
dëshirat, qëllimet dhe ëndrrat, por ka edhe mënyrën e të folurit dhe të vepruarit, me
anë të të cilave paraqitet përpara të tjerëve. Është individualizimi ai që u hap rrugë
edhe konflikteve në mes të personazheve, sepse bindjet e njërit, vijnë ndesh me të
tjetrit, qëllimet e njërit, shkojnë në dëm të tjetrit apo dëshirat dhe ëndrrat e njërit, janë
të papranueshme për tjetrin, e në këtë mënyrë, krijohet një botë që shpalosë karaktere,
konflikte, tendenca e preokupime që sjellin deri tek shfaqja e kontradiktave shoqërore.
Një ndihmesë të madhe, individualizimit të personazheve të Kadaresë, i jep
edhe aftësia e përshkrimit të pamjes fizike të tyre, pastaj diferencimi gjuhësor, njohja
e thellë e mënyrës së të menduarit, përjetimit dhe reagimeve emocionale të tipeve të
ndryshëm të njerëzve. Madje, paraqiten raste kur, edhe i njëjti personazh, në situata të
njëjta, reagon në mënyra të ndryshme, që do të thotë se, shkrimtari ka depërtuar të
zbërthejë e të njohë edhe botën e ndërlikuar psikologjike të njeriut dhe modifikimet që
shfaqen në sferën emocionale pas shtresimit të përvojave jetësore.

1.2 Karakterizimi i personazheve65

Për karakterizimin e personazheve nuk ka modele teorike të përcaktuara, por


njihen disa lloje, që janë realizuar nga romanet e shkrimtarëve të ndryshëm. Në
aspekt të teorisë së letërsisë, Karakteri (gr. karakter, fr. character – shenjë, tregues,
kualitet distinkiv) - përdoret edhe në kuptimin e personazhit ose të heroit të veprës
letrare. Ai paraqet tërësinë e veçorive etike, intelektuale, emotive të ndonjë personazhi
ose heroi në një vepër letrare. Dallimi i karaktereve njerëzore ka qenë me kohë objekt
i interesimeve filozofike dhe letrare. Shqyrtimin e parë mbi karakterin e ka dhënë
Aristoteli në shkrimet e tij etike, kurse Teofrasti, në veprën e tj “Karakteret”, ka
paraqitur tipe të ndryshëm të njerëzve, që më vonë kanë shërbyer si bazë për studimin
e formave të veçanta të sjelljes dhe të tipeve të njerëzve (njeriu mendjelehtë, grykës,
llupës, makut etj.). Përndryshe, si produkt i karakterizimit, karakteri është paraqitur
ose realizuar në prozën narrative, poezinë epike dhe në dramë, qoftë si personazh
kryesor, qoftë dhe si dytësor etj. 66
Karakterizimi është një proces individual, që përfshihet brenda veçantive të
stilit të autorit. Në të përfshihen elemente nga më të thjeshtët, si, emërtimi i
personazhit, e deri të elemente, që mund të përdoren vetëm tek një autor dhe që
përbëjnë origjinalitetin e tij. Personazhet në romanet e Kadaresë shquhen me
karakterizim tepër dallues, të cilin për ta realizuar, shkrimtari ka ndjekur rrugë dhe
mënyra të ndryshme, duke krijuar kështu, modele të ndryshme të karakterizimit, si:
karakterizimi fizik, social, etik, psikologjik, gjuhësor, karakterizimi me anë të
veprimeve, karakterizimi me tipare të ambientit dhe punës, me tipare të karakterit,
harmonizimi i karakteristikave të jashtme me botën e brendshme etj.

1.2.1 Karakterizimi i drejtpërdrejtë – paraqitet në rastet kur narratori flet


për veti të caktuara të personazhit.

65
Aktet përmes të cilave ndërtohet dhe prezantohet personazhi, respektivisht, karakteri në veprën
letrare. Karakterizimi ndërron sipas gjinisë letrare në të cilën aplikohet, kurse natyra e tij varet prej
kërkesave poetike të epokës. Tanja , Rečnik književnih termina, LogosArt, Beograd, 2010, f. 310
66
R. Uellek, O, Uoren, Teoria e letërsisë, SHBE, Tiranë, 1993, f. 76

38 | P a g e
1.2.2 Karakterizimi i tërthortë - kur karakteri zbulohet përmes akteve dhe
veprimeve të tij.

Mirëpo në shumicën e rasteve kemi të bëjmë me karakterizim të kombinuar të


personazheve.

1.2.3 Karakterizimi i kombinuar– përbëhet pjesërisht nga rrëfimi i


narratorit, pjesërisht nga vetëzbulimi i personazhit. Megjithëse të tria mënyrat e
karakterizimit i gjejmë pak a shumë në të gjithë romanet, mund të themi se
karakterizimi i kombinuar vërehet më tepër te Prilli i thyer, ku lexuesi e njeh Dianën
edhe nga përshkrimi fizik që i bën shkrimtari, deri në qepalla, por edhe nga veprimet e
saj dhe bota e brendshme që shfaqet me anë të të menduarit. Te Kush e solli
Doruntinën, vërehet një ndërhyrje më e madhe e shkrimtarit në karakterizimin e
personazheve, madje në disa raste ai bën edhe interpretimin e mendimeve të tyre dhe
jep arsyet e veprimeve të ndryshme. Megjithëse lexuesi i vëmendshëm, dhe pa
ndihmën e narratorit, do ta kuptonte se çfarë është një mësim i tillë, shkrimtari
ndërhyn dhe e zbërthen këtë në tërësi: Në një rast tjetër, gjithashtu, përmes narratorit
karakterizohet Konstantini. Përdorimi i një mënyre të tillë të karakterizimit te Kush e
solli Doruntinën, imponohet edhe për shkak të fabulës dhe numrit të madh të
personazheve, që e ngushtojnë hapësirën për karakterizimin e gjithë personazheve
nëpërmjet veprimeve, gjë që nuk ndodh me Prillin e thyer. I shkruar në kohën e
dominimit të realizmit socialist si metodë krijuese dhe për më tepër, si roman që
trajton problemet gjatë rindërtimit të vendit, tek Gjenerali i ushtrisë së vdekur,
Kadare e sheh të arsyeshme të anojë më tepër nga mënyra indirekte e karakterizimit,
ku veprimet flasin vetë dhe e skicojnë personazhin pa ndërhyrje të shpeshtë të
narratorit.

1.2.4 Karakterizimi i jashtëm dhe i brendshëm - Ashtu si individualizimin, edhe


karakterizimin e personazheve tek Kadare e gjejmë në disa raste si karakterizim të
jashtëm, kur ka të bëjë me portretin fizik, sjelljen, të folurit dhe, si karakterizim të
brendshëm, që shfaq botën shpirtërore të personazhit. Karakterizimi i jashtëm,
shpesh, lidhet me veprimet e krijuara nga lidhja me ambientin ku personazhi jeton apo
me punën që kryen. Veprimet karakteristike që shprehin lidhjen e personazheve me
ambientin ku jetojnë dhe punën të cilën e kryejnë i gjejmë më tepër te Gjenerali i
ushtrisë vdekur. Kështu Zonja Mëmë, që vite të tëra i kalon duke pritur me mall
kthimin e vajzës, kishte krijuar një lidhje simbiotike me natyrën, dhe mënyrën e egër
të të jetuarit, e kishte shndërruar në filozofi personale mbijetese, në sajë të besës së
dhënë. Një karakterizim të jashtëm kolektiv që lidhet me punën, shkrimtari bën edhe
për narratorët në përgjithësi: Vajtojcat, që shfaqen si personazhe kolektive te Kush e
solli Doruntinën. Vajtojcat, rapsodët, kori i hijeve rimodelojnë ngjarjen mitike.67
Pyetjes se çfarë përfaqëson ky kor antik grek në veprën e Kadaresë e, në ç’forma të
tjera shfaqet ai, nuk mund t’i jepet përgjigje, pa pasur parasysh rolin e korit në
tragjedinë antike dhe lidhjet e tij me qytetin. Kori nuk simbolizon spektatorin, sepse
pjesëtarët e tij e shohin zhvillimin e ngjarjeve në skenë, sikur këto të ishin të vërteta,
nuk kanë asnjë distancë me to, kurse spektatori kuptohet se e konsideron atë që luhet
në skenë si lojë edhe si përjetim i vërtetë, por edhe si vënie në skenë, pra, artificiale,
duke marrë distancë prej tragjedisë. Rolin, funksionin e korit tek Kush e solli
67
Viola Isufaj, Rikthimi i mitit në veprën e Kadaresë, Onufri, 2013, f.207

39 | P a g e
Doruntinën e luajnë vajtojcat, të cilat shfaqen si antipod i Stresit. Për vajtojcat, nuk
mund të mendohet se shënjojnë Stresin, as tërësinë e qytetarëve, por, në një kuptim të
caktuar, mund të thuhet se janë e kundërta: përfytyrimi i përmbysur i lidhjes mes
qytetarëve realë. Karakterizimi i jashtëm, në shumë raste është në harmoni me tiparet
e brendshme, si p.sh. Doruntina. Në rastin e Kostandinit, të jashtëzakonshmen e ka
shkaktuar një thirrje që i është bërë universit-dhe ai i është përgjigjur! Janë rrekur
shumë fort mbi çështjen e udhëtimit me kalë natën: i vdekuri me të gjallin-
marrëdhënien e Kostandinit me Doruntinën: nga aludimi për marrëdhënie incestuale
tek trandja mendore e saj dhe sajimi i gjithë historisë; nga udhëtimi me një dashnor
dhe fshehja e së vërtetës deri tek aludimi metaforik se, atë nuk e solli i vëllai, por era e
ndryshimeve të mesjetës. Shkohet nga e njohura tek më pak e njohura. Nuk kërkohet,
thjesht, autori i krimit, por arsyet e kryerjes së krimit. Ajo që kërkohet është njohja e
së panjohurës, e një misteri përtej njerëzores.
1.2.6 Karakterizimi me anë të emrit – Me të njëjtin mbiemër: ka 5 Toska, 4 Krasta,
3 Alija, 3 Graçova, 3 Karafili, 3 Ukcama. Nga 2 herë i ndeshin mbiemrat Baloma,
Begbeu, Çelebiu, Fishta, Gjonomadhi, Hatai, Haxhia, Karabunara, Kënetasi, Kërri,
Krosi, Kurganovi, Kurti, Lufta, Mokrari, Nallbani, Prenushi. (Shënim: Nuk kemi
llogaritur ato raste kur përkon emri me mbiemrin e tjetrit ose anasjelltas. P.sh. : Siri
Selimi dhe Selimi ose Lala Shahini dhe Aga Shahini etj. Një gjë e tillë do të rritet më
shumë frekuencën e të njëjtit emër apo mbiemër).68
Identifikimi i personazheve që ka bërë Tefik Çaushi është bërë në 4 mënyra:
a) me emër e mbiemër janë thërritur 35% e personazheve; b) vetëm me emër ose
vetëm me mbiemër, janë 45% e tyre; c) përmes funksionit që ata e mbushin a
funksionit që kanë apo me ndonjë nofkë, cilësor a diçka të tyre cilësohen 16% të
personazheve dhe; ç) me emra përgjithësues, për grupe njerëzish, pjesëtarë të një
familjeje etj. emërtohen 3% të tyre. Emri më i gjatë në gjymtyrë është Ugurlu Tursun
Tunxhasllan Serd Ogllu pasha, komandanti turk i “Kështjellës”, dhe ai më i kursyeri
në shkronja, Uk, trapari tek “Ura me tri harqe”.
Emrat u paraprijnë karaktereve. Raste të tilla janë të shumta, si: Dullë Gysma,
e ka emrin sakati pa këmbë, Mark Haberi quhet banori i Arbrit që kthehet nga një
udhëtim nga krahinat osmane dhe sjell lajmet e atjeshme, Bandill Aga e ka emrin
përgjegjësi i nënkomisionit të ahengjeve, Alush Gjati quhet mokrari tepër i gjatë, sa
që krushka e tij thotë “e ku ka tabut të të nxjerrë ty”, Tunxha Hatai quhet korrieri
perandorak që bën hatanë me urdhrat për t’u prerë kokat pashallarëve të mundur,
Dullë Baxhaja e kalon shpesh natën nëpër baxhat e hoteleve etj. Ka një kategori tjetër
që më tepër se autori ia kanë dhënë të tjerët atë emër apo mbiemër si: Fatri Hankoni,
që të kishte një fat të mirë, Palok Veshi, përgjues i dalluar me vesh, Arif Kallauzi
përgjegjës i shërbimit zbulues të luftëtarëve mokrarë etj. Ndërkaq, përveç
parapëlqimeve që ka krijuar krijuesi i personazheve, për të cilët folëm me lart, duket
se ai ka ndonjë paragjykim për disa emra, të cilët, sipas rastit, ua ngjit atyre
personazheve që ai mendoi se gati janë krijuar enkas për ta. Kështu, për shembull, të
tre Venjaminët janë personazhe me cene, Naumët janë me funksione partie, Uranitë
janë teze ose teto, Saniet janë në përgjithësi, pastruese, Shahinët janë të përshtatshëm
për administratën osmane, ndërsa Janët, personazhet me cenet të administratës
shqiptare, Mukadezët dhe Havatë janë të përshtatshme për beleresha, Ibrahimët, për
shehlerë, Margaritat, për gra të bukura, pranverat, goca që i afrohen shkrimtarit,
vllasët janë ustallarë etj. Kozmosi (në kuptimin e parë që ka kjo fjalë në greqishte
njerëzit, njerëzia) i Kadaresë, siç shihet, është shumë i madh. Tërësia dhe larmia e
68
Tefik, Çaushi, Fjalori i personazheve, Shtëpia botuese enciklopedike, Tiranë, 1995, f 13

40 | P a g e
personazheve tregon diversitetin e krijimtarisë së tij, jep të plotë profilin e botës që ka
dashur të krijojë ai.69 Me të njëjtin emër: me emrin Marie janë thirrur shumë
personazhe. Ky është emri më i përdorur. Pastaj vjen emri Abdullah, i cili për shkak
se u jepej posa të islamizuarve, është përdorur për mjaft personazhe; vetëm te tregimi
“Ndërtimi i aeroportit civil”, ka 7 të tillë. Me emrin Ana, janë quajtur 7 personazhe,
me Haxhi, 6, me Ibrahim, 6, me Sanije, 5. Nga 4 janë personazhe që mbajnë emra
Gjorg, Mark dhe Nik, nga 3 janë ata që mbajnë emrat Alush, Andrea, Diri, Dianë,
Gjon, Hasan, Ilir, Jani, Jelldrëm, Katrina, MAgbule, Maks, Martin, Mukades, Reiz,
Rexhë, Rem, Selim, Stres, Teuta, Veniamin, dhe nga 2 janë ata me emrat Alex,
Bugrahan Cezar, Cute, Doskë, Emil, Hallun, Hanko, Hava, Hyrije, Jusuf, Kristinë,
Kurt, Lulu, Lym, Majnur, Mafuz, Margaridë, Marijanë, Merjeme, Mëhill, Miriam,
Nadire, Naum, Nikollë, Omer, PAloko, Pinëg, Pranverë, Robert, Rrok, Suzanë,
Shahin , Shpend, Teutë, Urani, Vasiligji, Violë, Vllas, Viktor, Zija, Uk.
Emërtimi i personazheve në letërsi nuk është i rastësishëm. Emrat e tyre janë
shpesh konvencione të ideve. Nëpërmjet tyre kuptohen lidhje, herë të drejtpërdrejta e
herë jo me tipare të personalitetit. Një emër i personazhit mund të lidhet me një
paraardhës real, letrar a mitologjik. Emërtimet në letërsinë moderne marrin një vlerë
të veçantë. Personazhet zhvishen nga tiparet njerëzore, ndaj emrat kthehen në
simbole, pa zbërthimin e së cilëve nuk depërtohet dot në universin e tyre psikologjik.
Sipas Uellek dhe Uorren mënyra më e thjeshtë e karakterizimit, është emërtimi. Çdo
emërtim është një lloj gjallërimi, animizimi, individualizimi i personazhit.70 Tek
Përbindëshi, emërtimi i personazheve lidhet me paraardhësit mitologjikë. Emri i
përveçëm është simbolik; konotacionet e tij janë sociale. Pikërisht, emri i përveçëm
bën të mundur depërtimin në realitetin totalitarist të arketipave të përjetshëm të
dinakut, projektuesit të dredhisë, bukuroshes së rrëmbyer, që shkakton luftë. Këtu
kemi gjurmët e dy kodeve: kodit socio-etnik dhe kodit simbolik. Në vazhdën e
epokave, Akamantit, mesa duket, grek; i bashkohet Roberti, me emër perëndimor,
Milloshi, nga Europa lindore, babai i të cilit është pushkatuar në Tiranë dhe në fund
Maksi, shqiptari që është i fejuari i Elenës dhe që është betuar të hakmerret. Ata janë
me origjina të ndryshme, por kanë si qëllim të përbashkët të veprojnë për motive të
pastra personale dhe kanë pak ngjashmëri me figurën e armiqve ideologjikë të
jashtëm e të brendshëm. Ata duket se trashëgojnë emrin dhe funksionin nga
paraardhësit mitologjikë, por nuk janë heronj. Ata nuk kryejnë veprime që mund të
konsiderohen “heroike”, (provojnë, por në një shkallë shumë më të vogël dhe me
shumë më pak guxim). Çdonjëri prej tyre propozon a përdor metoda sjelljeje ose
qëllime që mund të jenë të fshehta dhe mashtruese. E tillë, mashtruese dhe e fshehtë
ka qenë edhe marrja e Trojës, veçse, ky grup njerëzish të strukur brenda furgonit,
karakterizohet nga mungesa e tipareve kryesore të heronjve të Ilionit, si: forca,
idealizmi a kurajoja. Odiseja K. është një personazh, të cilit i mungon heroizmi; ai ka
frikë nga rreziku që i kanoset dhe vuan nga nervozizmi si dhe nga një melankoli e
ngjashme me atë të kohëve moderne. 71 - Të bisedojmë për diversionin? Këtë gjë e
kemi bërë qindra herë,- tha Roberti. - Sa herë do ta përsërisim?72 Versioni i ri i
Merriam-Uebster’s Collegiate Dictionary, e përkufizon kështu ANTIHEROIN: një
69
(Shënim: Të dhënat e mësipërme ka në brendi tolerancat e pashmangshme dhe mundësinë e
ndonjë plotësimi eventual të mëtejshëm shto edhe romanet e botuara pas 2001).

70
R. Uellek, O, Uoren, Teoria e letërsisë, SHBE, Tiranë, 1993, f. 208
71
Viola Isufaj, Rikthimi i mitit në veprën e Kadaresë, Onufri, 2013, f.94
72
Kadare, I.,Përbindëshi, Vëllimi 1, Onufri, Tiranë, 2007, f. 250

41 | P a g e
protagonist ose figurë e rëndësishme, që në mënyrë të dukshme i mungojnë tiparet
heroike. Kuptimi i plotë është ai i një protagonisti, që është i padobishëm dhe fatkeq.
Një tjetër përkufizim e përcakton antiheroin si një personazh që shmang heroizmin,
jo nga nënshtrimi, por nga frika natyrale e rrezikut. 73 Personazhet e mësipërm
ndodhen brenda në furgon, të padobishëm dhe fatkeq, dhe rrinë në pritje të çastit më
të volitshëm për realizimin e qëllimit të tyre që është shkatërrimi i qytetit, ashtu si
dikur, kur prijës e ushtarë grekë ndodheshin brenda në Kalin e Drunjtë, duke pritur
orën më të volitshme të depërtimit në Trojë, për ta shkatërruar atë. Ata presin në
zymti e limonti dhe asnjë veprim a fjalë e tyre nuk mund të shkaktojë entuziazëm tek
lexuesi apo ndjenja të ngjashme me habinë a admirimin. Këta personazhe vijnë të
ndryshuar dhe të modernizuar. Konvencion i një ideje është edhe emërtimi i
personazhit të sotëm të romanit “Aksidenti”, Besfort Y. Ky emër i përveçëm, zor të
mos ketë lidhje me emrin e Ago Ymerit (iniciali i mbiemrit Y., dhe emri-kompozitë:
besë+fort), këtij personazhi sintetizues të dukurive të jetës ballkanase.)74Bënte
ç’bënte, hulumtuesi i kthehej kësaj lejeje, me shpresën se diçka tjetër do të dilte prej
saj. Nga mendja nuk i hiqeshin fjalët e një kolegu të tij, kohë më parë, kur i kishte
folur për herë të parë për anketën. Ndërsa anglezët për rastet gjyqësore hapnin
shpesh kronikat e vjetra, myslimanët Kur’anin, e shtetet e reja afrikane enciklopedinë
britanike, kur vinte puna tek ballkanasit, pothuajse të gjitha qokat e modelet, me pak
mundim, i gjeje në baladat e tyre. Tri ditë leje për të kryer diçka, zakonisht, ndonjë të
pabërë? Me siguri, do të ishte ndonjë paradigmë e njohur. Në të vërtetë ishte ashtu,
një klishe e vjetër. Gjysma e baladave ballkanase ishin mbushur me të tilla. Dukej se
të gjithë rendnin për të kërkuar një afat. Disa e kërkonin nga vdekja, të tjerë, më të
vonshëm, pra, më pak të madhërishëm, e kërkonin lejen nga burgu, ku kishin rënë, e
kështu me radhë gjer tek njerëzit e sotëm si Besfort Y., që e kishte lypur lejen e zyrës
së tij në Këshillin e Evropës. Ngjanin të larmishme, por në thelb kishin diçka të
pandryshueshme: një pakt të fshehtë, prej të cilit nuk shpëtonin dot. Hulumtuesi
dëgjonte i nemitur. Ja, leja e Besfort Y., ngjante, sipas ekspertëve, me lejen treditëshe
të një farë Ago Ymeri, pavarësisht se kjo e fundit ishte nxjerrë nga një burg i mesjetës
e tjetra, nga Departamenti i krizave, në Bruksel. Hulumtuesi e përfytyronte Ago
Ymerin tek rendte me kalë, për të mbërritur te kisha, ku e fejuara e tij do të vinte
kurorë me një tjetër… Histori më kundërthënëse s’kishte dëgjuar ndonjëherë. Nuk
kuptohej përse i jepej leja tjetrit, aq më pak përse, pas mbarimit të saj, ai do të
kthehej prapë në burg. Veç në qoftë se kuptimi ishte i koduar. Hulumtuesi ndjente
zbrazëtirë në lukth. Ç’i duheshin këto spikama e këto hije që ngjasonin? Ai e kishte
grahësin bashkë me pasqyrëzën e taksisë, mbi qelqin e së cilës, enigma, qoftë edhe
për një grimë kohe, me siguri do të ishte shfaqur.75
Dhënia e besës, leja treditëshe, si dukuri, përsëriten në jetën e njeriut a të
kolektivitetit nga mesjeta në kohët moderne, përveç të tjerash, edhe përmes emërtimit
dhe funksionit të personazhit.76Kritiku Çarls Mekgrath e cilëson librin që doli në treg
këtë muaj në Shtetet e Bashkuara, provokativ, duke përmendur si një  nga arsyet
faktin që, libri fillon në një mënyrë dhe shndërrohet në diçka krejtësisht tjetër. Kritiku
Çarls Mekgrath thotë se një gjë e tillë, përçon ndjesinë se kjo është mënyra sesi e
sheh Kadare botën: si një vend që shndërrohet vazhdimisht dhe e rikrijon vetveten.
Gazeta shkruan se “Aksidenti” nuk është një nga arritjet e mëdha të shkrimtarit dhe se
73
Po aty
74
Viola Isufaj, Rikthimi i mitit në veprën e Kadaresë, Onufri, 2013, f.95
75
Kadare, I.,Romani e plotë, Vëllimi 17, Onufri, Tiranë, 2009, f. 186
76
Viola Isufaj, Rikthimi i mitit në veprën e Kadaresë, Onufri, 2013, f.96

42 | P a g e
lexuesit që duan të shijojnë Kadarenë në kulmin e tij, duhet t’i drejtohen librit
“Kronikë në gur”, ose “Ura me tri harqe”. Kritiku përshkruan ngjarjet në libër, duke
thënë se në një farë kuptimi, historia e dy të dashurve Besfort Y dhe Rovena St, duket
e zakonshme: një marrëdhënie herë e ngrohtë, herë e ftohtë, ndoshta e intensifikuar
nga politika ballkanike dhe nga periudhat që ata kalonin pa njëri-tjetrin. Hidhësia e
zënkave të tyre, shpesh shpërblehet nga butësia e pajtimit që i shoqëronte. Ndarja,
megjithëse ata flasin shpesh për të, duket se nuk është një mundësi. Ata mund të mos
jenë të dashuruar, por historia e tyre vazhdon. Rrëfimi antik i njohur transformohet,
duke zbuluar një strukturë narrative të re dhe moderne. Kali i Trojës – përbindësh
ideologjish, në një kohë të re historike vepron me të njëjtin qëllim si dikur. Ai
qëndron midis realitetit dhe ëndrrës, midis të përkohshmes dhe të përjetshmes, për të
përçuar mesazhin, paralajmërimin se rreziku për shkatërrim është i pranishëm në çdo
kohë e për të na kujtuar se qytetërimi zhvillohet përmes enigmash, intrigash,
misteresh, krimesh për pushtet. Në romanin “Përbindëshi”, Strukturwori në ethe, sheh
dhe përjeton ëndrrën e tij mbi përgjakjen dhe llahtarinë që do të kishte shkaktuar
pushtimi i qytetit në bashkëkohësi - masakrat në qytetin shqiptar do t’i ngjanin
masakrave të Trojës natën e rënies së saj.77
1.2.7 Karakterizimi me anë të një fjale apo fraze – Karakterizimin me një fjalë apo
frazë e gjejmë në të tria romanet, p.sh. tek Kush e solli Doruntinën: Fjala është për
besën, ringjalljen dhe hakmarrjen. Veçanti tjetër e letërsisë shqipe është
fenomenologjia e flijimit, legjendës dhe e besës. Besa lidhet me perceptimin kulturor
shqiptar të fjalës së dhënë, e cila, e transponuar në letërsi dominon mbi kodet e tjera,
qofshin letrare apo kanunore, për të prekur realizimin e saj, bile edhe në situatat më
fantastike, siç ndodh te balada Kostantini e Doruntina, ku për besën e dhënë,
tejkalohet dhe vdekja. Fjala ringjallje: (ngritja e njeriut nga varri tek Kush e solli
Doruntinën) shfaqet karakteri demiurg, që nënkupton ndërhyrjen nga jashtë të një
force hyjnore, që sjell ndryshime në thelbin e brendshëm dhe formën e jashtme të
sendeve dhe fenomeneve. Ngritja e njeriut nga varri të trondit, të tmerron dhe e mban
në ankth lexuesin si receptues. Ndërsa tek “Lulet e ftohta të marsit” DEMIURGU
mbart edhe një funksion tjetër: shërben për arratisjen e personazhit nga bota e
zakonshme e njerëzve, drejt një bote në gjendje ekzili dhe eterike, e çuditshme dhe e
mbinatyrshme në dukje. Te “Lulet e ftohta të marsit”, ringjallja e gjarprit
paralajmëron ringjalljen e gjakmarrjes. Rrëfimi mbi ringjalljen e gjarprit, paraprin
historinë e vajzës që u martua me një gjarpër, 78 çka do të zbulojë përsëri ringjalljen e
hakmarrjes79. “Kundërkreu i parë” jep martesën e vajzës që u martua me një gjarpër:
“Për habi askujt s’i kujtohej faji që kishte bërë familja apo fisi i vajzës. Faji i
tmerrshëm mund të shlyhej vetëm me flijimin e saj. E megjithatë, kur e dëgjoi
vendimin u zbardh si pëlhurë. Çka the, im atë? Të martohem me një gjarpër?” 80Fjala
77
Viola Isufaj, Rikthimi i mitit në veprën e Kadaresë, Onufri, 2013, f.56
78
“Marku u kthye për të ikur. Të kishte qenë Zefi me siguri do të gjente ndonjë lidhje simbolike midis
gjarprit të ngrirë dhe asaj çka po ndodhte përreth. Dy javë me parë, ndërsa po flisnin për ndryshimet e
kohës dhe të njerëzve, Zefi i kishte thënë se këto përçudnime të befta i kujtonin atij historinë e vajzës
që u martua me një gjarpër”, Ismail Kadare, Lulet e ftohta të marsit, f. 10-11.
79
Për këtë kujtojmë: Mircea Eliade, “La Luna, la Donna, il Serpente”, në “Trattato di storia delle
religioni”, Torino, 1988, ff. 173-175, f. 175.
80
Kadare, I., Lulet e ftohta të marsit, Vëllimi 15, Onufri, Tiranë, 2009, f. 294, Martesa e vajzës me
gjarprin trajtohet në f. 21-36. Përsa i përket shndërrimit të njeriut në gjarpër që kemi tek Kadareja
nënvizojmë analizën e shndërrimit të Zotit në gjarpër që bën Nietzsche dhe që shqyrtohet nga Hans
Blumenberg (Elaborazione del mito, Il mulino, Bologna, 1991, f. 761,[Arbeit am Mythos, Frankfurt am
Main, 1979], f. 222-226 dhe f. 224.

43 | P a g e
hakmarrje: Helena e Përbindëshit është një grua e brishtë që i druhet hakmarrjes së
ish-të fejuarit. Ajo ndjek të dashurin e saj, pa shfaqur as më të voglën shenjë të
rezistencës. Nuk flitet për lavdi të saj.81
Dy romanet “Kush e solli Doruntinën?” e “Prilli i thyer” të Ismail Kadaresë,
– nuk mund t’mos konsiderohen me subjekte topos, me ato ndryshime të gjendjes
tipike për romanin, pikërisht, brenda asaj gjinie letrare evropiane, origjinën e së cilës
M. Bachtin82, në mënyrë gjeniale dhe absolutisht novatore, e gjen në evoluimin e idilit
familjar, ngjashmëria diegjetike e të cilit me teatrin është hulumtuar, në mënyrë jo më
pak gjeniale, nga C. Segre-ja.83

2. Personazhi realist dhe ai modern

Një pjesë e madhe e veprave narrative të shkruara në Shqipëri pas viteve 90-
të, shfaqin tipare moderniste. Kjo specifikë vjen si zgjedhje, po aq dhe si detyrim. Për
shkak të atij modernizmi të hershëm, të nisur me I. Kadarenë (Gjenerali i ushtrisë së
vdekur, Pallati i ëndrrave, etj.), me D.Agollin (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo),
etj., shtrirja e gjerë e letërsisë moderniste pas viteve 90-të, lidhet, jo vetëm me kushtet
specifike letraro-artistike që e favorizojnë, por edhe me vetëdijen estetike që i përket
të paktën dy brezave të shkrimtarëve elitarë. Tejkalimi i tij(modernizmit), i hap rrugën
pozicionimit të qëndrueshëm të postmodernizmit. Letërsia shqiptare ka si
karakterisitikë të sajën, pamundësinë e konsolidimit të periudhave, estetikave letrare.
Tipare të një drejtimi letrar, rrallë prekin shkrimtarët e një brezi, por shpërndahen në
mënyrë asimetrike në shkrimtarë të brezave të ndryshëm. Tiparet kryesore të
romaneve moderniste janë: opozicioni ndaj strukturave estetike (antiestetizmi), kalimi
nga estetika epistemologjike drejt estetikës ontologjike, depersonalizimi i artit,
thyerja e sintaksës, nëpërmjet potencimit të gjuhës poetike, mbizotërimi i ligjëratës së
zhdrejtë të lirë, funksionalizimi i përroit të ndërgjegjes, poetika e tekstit, pozicionimi
qendror i figurave të ligjëratës, si: humori i zi, absurdi, paradoksi, satira, ironia,
përdorimi jokonvencional i metaforës, psikanalitika e tekstit, narracioni i fragmentuar,
metanarrativiteti, këndvështrimi narrativ i shumëfishtë, paraqitja e personazhit si
antihero. Estetizimi i së tashmes, kryesisht, kryhet në nivelin tematik, nëpërmjet
prirjes për të trajtuar tema të “ditës”, prirjes për t‟u shkëputur nga pesha e së
shkuarës, etj. Nga ana tjetër, ndjeshmëria tipike moderniste shenjohet nëpërmjet
mbizotërimit të gjuhës poetike, karakteristikë e së cilës është të shprehurit afektiv.
Realizmi vs modernizmi84
81
Viola Isufaj, Rikthimi i mitit në veprën e Kadaresë, Onufri, 2013, f.252
82
Shih. M. Bachtin, “Formy vrenmeni i chronotopa v romane, in Voprosy literatury i estetiki,
Izdatel’stvo «Chudo_estevennaja literatura», Moskva, 1975 (tr. it. “Le forme del tempo e del cronotopo
nel romanzo” in Estetica e romanzo, Einaudi, Torino, 1979, f. 231-405.
83
Shih. C. Segre, Teatro e romanzo. Due tipi di comunicazione letteraria, Einaudi, Torino, 1984 në
veçanti kapitullin e dytë (“Narratologia e teatro”, f. 15-26), të pestë (“Quello che Bachtin non ha detto.
Le origini medievali del romanzo”, f. 61-84), të gjashtë (“Punto di vista e polifonia nell’analisi
narratologica”, f.85-102) dhe të shtatë (“Intertestualità e interdiscorsività nel romanzo e nella poesia”,
f. 103-118).
84
Duhet të theksohet fakti, se modernizmi në romanin shqiptare nuk “piqet” plotësisht, për shkak të
kushteve specifike të zhvillimit të tij. Modernizmi i “hershëm” me I.Kadarenë e D.Agollin, nuk
konsolidohet dot, për shkak të kushteve jo-favorizuese politike. Ndërkohë, pas rënies së diktaturës

44 | P a g e
Për Jean F. Lyotard-in, moderniteti është një gjendje kulturore, e karakterizuar
nga ndryshime të vazhdueshme në kërkim të progresit, ndërsa për Max Weber-in,
moderniteti është ngushtësisht i lidhur me procesin e racionalizimit dhe çmagjepsjes
së botës85. Për Antony Giddens-in, moderniteti lidhet me: 1) idenë e transformimit të
botës, nëpërmjet ndërhyrjes së njeriut; 2) implementimin e një sërë nismave
ekonomike, si psh., ekonomia e tregut; 3) lindjen e një numri të institucioneve
politike, që synojnë arritjen e idealit për një demokraci të masës (mass democracy).
Nga sa më sipër, del se moderniteti është term shumë dinamik. 86 Në këndvështrimin
filozofik, moderniteti karakterizohet nga "humbja e sigurisë” në raport me të
njohurën, tipar, i cili manifestohet në veprën e Auguste Comte-t, Karl Marx-it,
Sigmund Freud-it, etj. Ai lidhet me ngjarje të rëndësishme historike si revolucioni
industrial, Iluminizmi, etj. Që këtu buron ideja e progresit, rregullit, racionales dhe
hierarkisë, që mbizotëron në artin modernist.
MODERNIZMI: Në letërsinë evropiane, modernizmi nis në fund të shekullit
XIX-të dhe vazhdon si filozofi krijuese e dominante estetike, deri në mes të shekullit
të XX-të. Nën emrin modernizëm përfshihen shumë lëvizje letrare, të cilat kanë tipare
të përbashkëta, si: "Estetika radikale, teknikat eksperimentuese, thyerjet kohore,
hapësinore a ritmike që zëvendësojnë format kronologjike, reflektimi i vetëdijshëm,
etj.", si dhe përpjekja e theksuar për autenticitet. Kjo filozofi krijuese, luajti një rol
parësor në kulturën perëndimore për një kohë të gjatë. Vitet 1940-të konsiderohen nga
studiuesit si koha e kalimit nga modernizmi në postmodernizëm. Kjo kohë
korrespondon me dy humbje të mëdha në letërsinë e përbotshme, vdekjen në të njëjtin
vit të J.Joyce-t dhe V.Woolf-it (1941). Modernizimi si drejtim letrar, nis në fund të
shekullit të XIX-të, në Evropë e në Amerikën e veriut, si një konfrontim
shumëplanësh filozofiko-estetik dhe artistiko-stilistik me artin e drejtëpërdrejtë realist
dhe natyralist, të tejpërshkruar nga idetë e filozofisë pozitiviste. Termi modernizëm,
është një term përgjithësues, për lëvizjet e formacionet avangardiste letrare të
shekullit të XX-të. Në këtë grup, Sabri Hamiti përfshin futurizmin, dadaizmin,
surealizmin, dramën e absurdit, etj. Modernizmi nis si një reagim ndaj jetës së qytetit
dhe pasojave që ajo sjell në shoqëri. Kulmimi i tij, mendohet rreth viteve 1900-1920 87,
ndërsa fundi, rreth viteve 40-të të shekullit të XX-të. Modernizmi karakterizohet nga
një shkëputje e vetëdijshme nga letërsia tradicionale, shkëputje, e cila shenjohet
nëpërmjet prirjes drejt eksperimentit në poezi dhe prozë.
Termi modern, është përdorur për një kohë të gjatë si sinonim i cilësorit bashkëkohor.
Historia e njerëzimit karakterizohet nga ndërkëmbimi koherent i epokave të shumta
kulturore. Më e mbramja prej tyre, ka marrë gjithnjë emërtimin epoka moderne. Kjo
do të thotë se në një këndvështrim, modernia ndryshon me ndryshimin e kohës. Kjo
fjalë, vjen nga rrënja modo - tani dhe mbështetet tek fjala modernus, që përdoret për

komuniste, modernizmi dhe postmodernizmi ngatërrohen me njëri-tjetrin. Kjo do të thot, se sipas


mendimit tonë, jo të gjitha veprat e botuara nga shkrimtarët e mësipërm, janë homogjene në tiparet
moderniste, por ngërthejnë edhe tipare të tjera.
85
Larraín, Jorge. (2000). Identity and Modernity in Latin America. Cambridge: Polity Press, 13.
86
Giddens, Anthony. (1998). Conversations ëith Anthony Giddens: Making Sense of Modernity.
Stanford, CA.: Stanford University Press, 94.

87
Ky interval kohor përkon me botimin e dy artifakteve moderne në dy skajet e kohës, si: Zemra e
errësirës (Heart of Darkness) nga Joseph Conrad-i, në 1902 dhe Uliksi (Ulysses) i James Joyce-t, në
1922.

45 | P a g e
herë të parë nga fundi i shekullit të V-të, prej banorëve të bregdetit europian të
Atlantikut, për të bërë dallimin ndërmjet krishtërimit zyrtar të kohës nga e kaluara
romake dhe pagane. Pra, emërtimi përdoret për të dalluar periudhën e kaluar, nga ajo
e re. Edhe pse brendia e këtij termi ka ndryshuar, ai vazhdon të shprehë vetëdijen e
kohës, që krijon lidhje (kundërshtie) me një periudhë të kaluar, duke e parë veten si
fryt i kalimit nga e vjetra në “të renë”. Sipas studiuesit Agim Vinca: “…në fillim, të të
qenit modern, nuk ishte kategori kohësisht e përcaktuar, por përdorej si shenjë
identifikuese e dukurive të reja historiko-letrare (Renesanca, fjala vjen, ishte moderne
në krahasim me mesjetën, romantizmi, në raport me klasicizmin e, kështu me radhë).
Në gjysmën e dytë të shekullit të XIX-të, nocioni modern e humbi kuptimin e vet të
parë, tejkohor dhe mori kuptimin e një koncepti të caktuar krijues. Në këtë plan
nocioni modern nënkupton parimet krijuese që karakterizojnë, kryesisht, artin dhe
letërsinë e shekullit XX.88

NË NIVEL PERSONAZHI

Së pari, subjektivizmi në formësimin e personazhit, shprehet nëpërmjet


personazheve të rrafshët, zërave narrativë, e “copëzimit” të konceptit të personazhit
tradicional; shfaqet parapëlqimi ndaj formave të tilla, si: personazh i heshtur,
personazh një-dy dimensional, personazh i padukshëm, antihero, personazh mitik,
arketipal etj. Evidentohet fragmentarizimi i narracionit. Përroi i ndërgjegjes, si teknikë
narrative që sjell estetikisht procesin e të menduarit njerëzor, monologu i brendshëm,
prirja drejt “defamiljarizimit” të gjuhës, nëpërmjet krijimit të fjalëve të reja,
pranëvënies së tyre në situata të pazakonta gjuhësore, kuptimeve të reja që gjenerojnë
nga fjala, etj; prania e ironisë, humorit të zi, ambiguitetit, etj; mbizotërimi i ligjëratës
së zhdrejtë të lirë, risitë neologjiste, kujdesi ndaj të shenjuarit, funksionalizimi i
përroit të ndërgjegjjes, monologu i brendshëm; jeta e qytetit dhe ndikimi i saj tek
individi; metanarracioni i historisë dhe kulturës. Fragmentarizimi mund të shihet si
konflikt i brendshëm frojdian, të cilit i jep zgjidhje vetëm shkrimtari. Prirje kjo, që
shpie drejt krijimit të romanit, që i drejtohet një marrësi ideal.
Së dyti, gjuha moderniste dhe postmoderniste afrohen në prirjen drejt eksperimentit.
Kjo dukuri, zhvillohet vrullshëm në letërsinë moderniste dhe shkon drejt mpakjes në
letërsinë postmoderniste. Në romanin shqiptar janë trajtuar përftesa të tilla, si:
zhveshja e gjuhës nga kumti, prania e dialogjeve kreative, loja eksplicite/implicite, etj.
Së treti, ngre krye huazimi i përftuar nëpërmjet dy situatave gjuhësore, të emërtuara si
situata Averroe dhe situata e U. Eco-s. Të dyja situatat janë të pranishme në letërsinë
moderniste dhe postmoderniste, megjithatë, letërsia postmoderniste parapëlqen
situatën e U.Eco-s (teknikë që nënkupton praninë e lexuesit të ditur, apo engage, i cili
shëtit lehtësisht nga njëri kod në tjetrin, nga njëri nivel në atë pasardhës, etj.). Ky
tipar, vërteton kodifikimin e dyfishtë, që karakterizon këtë estetikë krijuese. Së
katërti, teknika e montazhit (braktisja e ligjërimit të virgjër), nis në letërsinë
moderniste dhe fuqizohet në letërsinë postmoderniste. Së pesti, prishet distanca mes
gjuhës formale dhe jo-formale. Nëse në letërsinë me prirje moderniste aktivizohet
leksiku trivial, në romanet me prirje postmoderniste, thyhen tabutë gjuhësore,
përdoren fjalë emocionale (të quajtura ndryshe si fjalë të pista), etj.

88
Vinca, Agim. (2002). Panteoni i ideve letrare, prej antikës deri tek postmodernizmi. Shkodër: Camaj-
Pipa, 223.

46 | P a g e
Së gjashti, rimarrjet intertekstuale (dialogimi, citatshmëria) gjenden në të dyja
estetikat krijuese. Megjithatë, intertekstualiteti ka funksion qendror në letërsinë
postmoderniste dhe dytësor në letërsinë moderniste. Përgjithësisht, intertekstualiteti
në letërsinë moderniste, ka karakter homogjen (ai ushqehet nga një burim), ndërsa në
letërsinë postmoderniste, ka karakter heterogjen (ai ushqehet nga shumë burime
njëherësh).
Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më prodhimtarë në lëmin leksikor, për sa i
përket mjeteve të shumëllojta fjalëformuese, procesit të detajuar të përshtatjes mes
fjalës dhe konceptit, etj. Sipas studiuesit Tefik Çaushi 89, I. Kadaresë i njihen rreth
2000 fjalë, në fondin e krijimeve apo rivitizimeve gjuhësore, një pasuri kjo, e
lakmueshme për çdo shkrimtar.
I ndodhur në mes të letërsisë realiste dhe moderniste, I. Kadare, duket se ka një
sintaksë, që, herë ngjan se afron me njërën e, herë me tjetrën poetikë. Kështu, bëhet i
perceptueshëm fakti se, nga realizmi, autori merr thjeshtësinë e diskursit,
ngjashmërinë e tij me ligjërimin e përditshëm. Kjo bën që thyerja e fjalive /
periudhave, të bëhet, jo sipas sintaksës formale të gjuhës së shkruar, por në përputhje
me lirshmërinë e gjuhës së folur. Nga ana tjetër, nga letërsia moderniste, duket se
merr një praktikë specifike krijuese, në bazë të së cilës, parimi i “autorit”
zëvendësohet me parimin e “personazhit”.90

Kreu i tretë

1. Tipologjia e personazheve në romanet e Kadaresë

1.1 Personazhet arketipal

Përpunimi i imazhit arketipor nga shkrimtari Ismail Kadare, bëhet në funksion


të përkthimit të këtij imazhi në gjuhën e së tashmes, në funksion të aktualizimit të tij,
duke na mundësuar kështu, të gjejmë rrugën drejt arsyeve më të thella të jetës nën
diktaturë.91
Romani modern shqiptar e ka arketipin si një trajtë të dashur në formësimin e
personazhit, për shkak të shtrirjes së saj të gjerë e universale që kanë personazhe të
tillë. Sipas Fjalorit të filozofisë92, arketipi është realitet dhe sistem autonom psikik i
rëndësishëm, element strukturor i tërë materialit psikik të pavetëdijshëm dhe
njëkohësisht faktor e rregullator i procesit të formimit dhe të pjekurisë psikike të
njeriut”. Arketipet kanë karakter kolektiv, në kuptimin që ato mishërojnë
karakteristika themelore të një objekti, dukurie, fenomeni, më shumë sesa të veçantat
e tij. Në këndvështrimin psikologjik, arketipat e C. Jung-ut janë "imazhe arkaike që
vijnë nga e pavetëdijshmja kolektive” 93. Ata ndryshojnë nga instiktet, që janë impulse
89
Çaushi, Tefik. (2002). Kadareja përmes pasqyrave. Tiranë: Onufri
90
0Këtë praktikë krijuese Bachtin-i e quan si “parimi polifonik i ndërtimit”
91
Viola Isufaj, Rikthimi i mitit në veprën e Kadaresë, Onufri, 2013, f.179
92
Murtezai, Ekrem. (1995). Fjalor i filozofisë. Prishtinë: Agjencia e Autorëve të Kosovës.
93
Jung, Carl G. (1968). "Approaching the Unconscious" në Man and his Symbols. Turtleback: London,
54.

47 | P a g e
fizike të pavetëdijshme që na çojnë drejt veprimeve, ndërsa arketipet, sipas tij, janë
impulse psikike. Ndër arketipet kryesorë, të cilët gjenden shpesh në letërsi e arte janë:
Arketipi i nënës, hijes, vetes, plakut të mençur, hokatorit, etj. Arketipi i hokatarit
është një nga format më të lashta arketipale, që gjendet në arte. Ai formësohet si Lolo,
si bufon, si shakaxhiu, Nastradini, etj. Arketipi i hokatarit zhurmëmadh karakterizohet
nëpërmjet thyerjes së rregullave të shoqërisë a natyrës, në pjesën më të madhe të
rasteve, pa dashur dhe i nisur nga një qëllim pozitiv. Shpeshherë thyerja e rregullave
merr formën e një rrengu, shakaje. Figura arketipale mund të jetë dinake, naive, ose
pak nga të dyja.
Arketipi: nënkupton paramodel, figura simbolike, pamje dhe situate, në të
cilat janë paraqitur elementet më qenësore dhe më të qëndrueshëm të ekzistencës
njerëzore94. Sipas Jungut ato do të ishin: pamje ose imazhe mitike e religjioze të
parajsës e ferrit, të Perëndisë dhe të djallit, lidhur me lindjen, vdekjen e ringjalljen.
Ndryshe, janë quajtur imazhe primordial apo imazhe simbolike. Sipas Jungut, ai që
flet me arketipe, flet si me mijëra zëra. Kjo është arsyeja pse zërit të rrëfimtarit i
përgjigjen herë hebrenjtë që i frigohen kampit, herë studentja ruse, herë një grup
shtrigash, që të zëna qafë për qafë, hedhin valle, herë Dr.Frojdi vetë.
“Ç’është mit sot?”,pyet Roland Barthes në pjesën teorike të Mythologies. “Mit
është një fjalë”95. Faktikisht, në mënyrë etimologjike, muthos do të thotë, në
greqishte : “fabulë, tregim”. Northrop Fry, duke u bazuar nga Poetika e Aristotelit,
bën një dalim në mes “mythos” dhe “mythe”. Mythos vjen nga greqishtja, që paraqet
“intrigë ose zhvilim të një historie faktike. 96” .Sipas tij, mythos ndahet në katër
pjesë :”Comedy, Romance, Tragedy, Irony&Satire”. Termin « mythe » e paraqet si
një lloj historie që ka të bëjë me Zotin ose me çdo hyjni tjetër. Ato janë të ngjashme,
për nga forma e tyre, me historitë e tjera, në të cilat dallojmë legjendat dhe tregimet
popullore, mirëpo, përmbajta e tyre ka një element të një rëndësie të veçantë dhe
primordiale97. Kjo rëndësi e veçantë përmban dy lloj interpretimesh: interpretimi
alegorik, karakteristik te tradita e krishterë, dhe interpretimi arketipal, që është,
kryesisht, ai i poetëve, qëllimi i të cilëve, nuk është të interpretojnë, por të paraqesin.
Në fakt, interpretuesi ose komentuesi i mit-it, gjen kuptimin e thellë tek ai në
domethënien e tij si alegori; poeti, duke krijuar mitin, gjen kuptimin e thellë në
strukturën arketipale. Personazhin arketipal të Kadaresë do e tipologjizoj kësisoj, i
vetëdishëm se ka edhe derivime tjera: arketipi i të huajit, arketipi i Agamemnonit,
arketipi i Kallkantit, arketipi i Ifigjenisë, arketipi i Prometheut, arketipi i
Klitemnestrës, arketipi i Helenës, arketipi i metamorfozës, arketipi i ringjalljes,
arketipi i Prometheut, akretipi fantazmë.
1.1.1 Personazhi arketipal i të huajit

Me përjashtim të fare pak romaneve, në të gjitha romanet e tjerë janë të


pranishëm personazhe të huaj. Edhe te ”Lëkura e daulles”, që në kujtesën e parë
mund të duket se nuk ka si të ketë të tillë, ndodhet Kinezi Cin, që nuk pi raki, po
vetëm aranxhata. Pa folur pastaj që disa romane janë pothuaj tërësisht me të huaj

94
Viola Isufaj, Rikthimi i mitit në veprën e Kadaresë, Onufri, 2013, f.207
95
Roland Bartes, Mythologies [1957], Œuvres Complètes, 1952-1980, éd. Présentée par Eric Marty,
Paris, Seuil, 202, t. 1-5, p. 823.
96
Northrop FRYE, « Litérature et mythe », Revue Poétique, n°8, Paris, 1971, p. 489-514 (traduit de
l’anglais par Jacques Ponthoreau).
97
Ibid., f. 495-496.

48 | P a g e
ose, së paku, janë ata që e bëjnë klimën si, “Kështjella”, “Komisioni i festës”,
“Pallati i Ëndrrave”, “Sjellësi i fatkeqësisë”,“Qorrfermani”, si dhe tregimet e
kësaj periudhe. Kjo dukuri është përcaktuar nga temat që ka trajtuar autori,
përmes të cilave ka plazmuar artistikisht pamje nga historia e kaluar dhe e sotme
e popullit tonë. 98
Një përllogaritje e përafërt tregon se 57% e personazheve janë Shqiptarë
(duke përfshirë edhe ndonjë Ilir) dhe 39% janë te huaj.
(Shënim: diferencën që del pas mbledhjes së shifrave për këtë test, si dhe për ata
që vijojnë, e përbëjnë 3 personazhe- animizime, personazhet-mitologjike ,
pjesëtarët e familjes së Qyprillinjëve, të Alex Urës, Hermafroditët, Eunukët,
personazhet në grup etj., të cilët, sipas rastit, ose nuk mund të llogariten, ose janë
të papërcaktuar).99
Përsa i përket shqiptarëve, ata janë nga të gjitha kohët, që nga ato më të
lashta e deri tek ato bashkëkohore. Ata janë nga të gjitha shtresat dhe klasat
shoqërore, nga të gjitha nivelet arsimore e kulturore, nga fshati e qyteti, po dhe
kuptohet, për të tilla kategori nuk mund të bëhen përcaktime e të jepen të dhëna,
sepse, shpesh, janë kategori kalimtare, relative dhe të konceptuara në mënyrë të
ndryshme në kohë të ndryshme.
Personazhet e kombësive a popullsive të huaja (duke përfshirë edhe ata që
nuk marrin pjesë direkt në subjekt, por thërriten, siç thuhet, në gjykatë, në rolin e
dëshmitarit) përbëjnë një listë të gjatë; aty ka: afrikanë, algjerianë, amerikanë (një
i vetëm, Stuarti, intervista e të cilit, i nxiti dy homeristët irlandezë të marrin rrugën
për në Shqipëri), nga Amerika Latine ( nuk dihet me saktësi kombësia e Huan
Maria Kramsit), anglezët, arabët, arixhinjë, armenët, asirët, austriakët, nga Azia
Qendrore, azerbajxhanas, babilonas, belgë, biellorusë, bizantinë, bohemianë,
bullgarë, celionezë, ciganë, çekë, çifutë, çeçenë, danezë, egjiptianë ( kryesisht të
hershëm), eskinezë, fenikas, francezë, grekë ( të vjetër e të rinj), gjermanë,
gjeorgjianë, holandezë, hungarezë, irlandezë, italianë, jevgj, kamboxhianë, (janë
përmendur edhe ato raste ku ka vetëm një të tille, siç është ky i Polpotit),
karakumas, kaukazian, korean, kretas, latinë, letonë, lituanezë, maltezë,
maqedonas, maroken, moldavianë, mongolë, nomadë, osmanë, persë, polakë,
portugezë, romakë, rumunë, rusë, saksono, serbë, skandinavë, sllovenë, spanjollë,
sumerë, tartar, teutoparë, turq, trojanë, thebanë, ukrainas, vietnamez, zviceranë,
etj., pa llogaritur banorë të krahinave të ç’kombëtarizuara, kapuçonët e zinj, disa
murgjër e disa të tjerë që janë me kombësi të pa përcaktuar, si dhe personazhet-
hyjni të mitologjisë.
Romanet që kanë numrin më të madh të personazheve, natyrisht, në raport me
faqet e shkruara, janë: “Viti i mbrapshtë”, “Kronikë në gur” dhe “Dimri i madh”.
Në tipet persoanzheve të pranishëm, të realizuar kaq bukur artistikisht nga ana
e Kadaresë, sidomos, në romanet e tij, është edhe personazhi i të huajit, pra që nuk i
përket botës shqiptare, që ka një peshë specifike dhe po ashtu, ka rol thelbësor,
sidomos, në disa nga tekstet e tij, që kanë në qendër elementë të historisë. Ky tip
personazhi, krejt i përveçëm në ngjizjen e vetë, fizike dhe morale, i marrë nga bota e
huaj, rrok një gamë tepër të gjerë të personazheeve të realizuara nga autori. Ndërmjet
këtyre personazheve të shumtë, për më tepër, edhe të sendërtuar kaq fuqishëm nga

98
Tefik Çaushi, Fjalori i personazheve, Shtëpia botuese enciklopedike, Tiranë, 1995, f 13
99
Po aty

49 | P a g e
autori, të protagonistëve të huaj, e vështruar në të gjithë krijimtarinë tij, veçanërisht,
përveçohen figurat e personazheve rusë, kinezë dhe turq, të cilët kanë qenë të
pranishëm në fatin e kombit tonë, në historinë e largët dhe të afërtë, në të gjitha
problematikat që kanë të bëjnë me heroikën dhe qëndresën shqiptare. Pra, personazhi i
huaj, në romanet e Kadaresë, duke i patur kështu, të gjitha këto tipare, por edhe i
konceptuar më shumë si një pasqyrë e komunikimit me botën, pra, me hapësirat
matanë gardhit të letrave shqipe, në fakt, përfaqëson një nga kontributet e shkrimtarit,
në realizimin e tij (personazhit).

Ky studim imazhologjik, kryesisht, përqendrohet në një komponent ndërtues të


poetikës së romaneve të shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare, pra, në Tjetrin, si një
element i gjithpranishëm. Duke qenë se Tjetri shfaqet i shumëllojshëm, në të gjithë
romanet e tij, natyrshëm, lindi kërkesa për një hulumtim dhe një analizë tipologjike të
disa personazheve të caktuar në romanin “Darka e gabuar”. Një nismë e tillë
studimore, me një objekt thellësisht të përcaktuar, që ka të bëjë me tipologjinë e
realizimit të personazhit, ku duket se, më tepër studiohet Tjetri, në kontekste
imazhologjike, kulturologjike, psikologjike dhe filozofike, do të thotë, përpos të
tjerash, të gjendesh përballë një pune më vështirësi të madhe; sidomos në aspektin
hermenautik dhe teorik, gjë që, tek e fundit, tregon qartësisht të dhënën se letërsia, në
jo pak elementë, puqet me filozofinë.
Ky objekt studimi, që ka të bëjë me tiparet e Tjetrit, nuk është studiuar as
përciptazi në të gjithë letërsinë shqiptare, aq më pak në romanin e Ismail Kadaresë,
kësisoj, është e ndjeshme mungesa e modeleve dhe analizave shkencore, e lidhur
ngushtësisht me fenomenin e Tjetrit. Përpos mungesës së literaturës shkencore të
specifikuar për këtë studim, qysh në nisje të shqyrtimit të personazhit të Tjetrit, dalin
dhe vështirësi të tjera të karakterit teorik, jo se mungojnë orientimet për mekanizmin
se si mund t’i qasemi për interpretim të kësaj lënde, por se, përgjithësisht, mungon
qasja ndaj Tjetrit në nivel të letërsisë shqiptare. Qasja në këtë studim, ndaj Tjetrit,
është zhvilluar mbi bazën e teorive gjithëpërmbledhëse psikologjike, filozofike dhe
hermenautike. Polisemia e Tjetrit në romanet e Ismail Kadaresë lejon lexime dhe
interpretime të pafundta, madje edhe duke na bindur për të satën herë se romani i
Ismail Kadaresë është një univers i veçantë. Studimi i Tjetrit në romanet e Ismail
Kadaresë, sjell pasurim dhe përsosje të mjeteve imazhologjike, të shoqëruar me një
zgjerim tematik të interesimeve dhe problematikës së Tjetrit në letërsinë shqiptare,
konkretisht, dhe në mënyrë të veçantë, në romanet e këtij autori.
Për arsye metodologjike-shkencore, studimi ynë është përqendruar vetëm në
një roman të Ismail Kadaresë, aty ku prania e Tjetrit është më e theksuar si tematikë
dhe si vetëprani, pra, në romanin “Darka e Gabuar”. Prania e Tjetrit në këtë prozë të
gjatë, të shkruar kaq bukur sa, arti magjik i fjalës të magjeps dhe të jep atë kënaqësi
estetike, që vetëm shkrimtarët e mëdhenj, si Kadareja, arrijnë ta krijojnë me taman
dhe në të gjithë përbërësit e vet, duket sikur hera-herës, bëhet gati qendrore dhe
plotëson diç të destinuar për t’u plotësuar me patjetër. Paradoksalja e absurdja,
tragjikomikja, ironia e grotesku dhe, hiperrealizmi, përgjithësisht përshkojnë
tejembanë imazhe masive, ku zakonisht turmat mjerane qorrvehabjane derdhin lot,
qaraviten dhe shkulin flokët për tiranin rus Stalin dhe pas 33 vjetësh, në të njëjtën
mënyrë, për tiranin shqiptar, Enver Hoxha, humbasin drejtpeshimin mental dhe
shpirtëror dhe, në mënyrën më të çuditshme, i vajtojnë me këngë si heronj. Një
çmenduri kolektive e diktuar nga Tjetri, si me thënë nga prania e tij, madje, ka më
tepër mundësi nga dashuria qorre për Tjetrin dhe mungesa e vetëbesimit për veten...

50 | P a g e
“Askush nuk është pazgjidhshmërisht Tjetri ; ai është vetëm, pasi nuk jam unë ; duke
thënë që ai është tjetri, ende nuk kam thënë diçka të vërtetë ; edhe më keq, nuk di
asgjë dhe nuk dua të di asgjë, pasi çdo karakterizim pozitiv, do të më pengonte që ta
vendosja në këtë kategori relative të pastër, siç është tjetërsimi”, thotë Cvetan
Todorov.

Jo rastësisht ky roman, pra “Darka e Gabuar”, ndërkaq ishte edhe konkurrues


për çmimin e madh politik “Nobelin e letërsisë”, sepse duket se nxjerr në pah
elementët, dukuritë dhe kronotoposin objektiv të imazhit të shqiptarëve dhe etnive t ë
tjera, që me anë të një mijë fijesh ariane, lidhen e bashkohen me fatet tona, pikërisht,
në këtë udhëkryq të ekzistencës së qenies shqiptare. Raporti i rrokshëm në hapësirën e
këtij teksti, në mes shqiptarëve dhe tjerëve: shqiptari vs gjermani; shqiptari vs italiani,
shqiptari vs shqiptari, duket qartësisht se krijon dy tabore kuptimësish, dy shenja, dy
kode, dy kultura, dy imazhe, si me thënë, krijojnë dyzimin metafizik të qenies...
Duke qenë se teksti i romanit, Darka e Gabuar, në të gjithë treguesit,
përgjithësisht, është një proze e mbrujtur me lëndën e realitetit historik dhe shoqëror,
të mundëson të depërtosh thellë në semantikën imazhologjike, gjithmonë, me idenë
fillestare se njohim mirëfilli kontekstin, në të cilin është krijuar dhe shkruar romani.
Për këtë arsye, një proces i gjatë i punës hulumtuese dhe kërkimore, është përqendruar
te literatura psikologjike, antropologjike, filozofike, pra, në rileximin e Hegelit,
Levinasit, Descombesit, Nishit, Konstantinoviçit, sidomos, mbi përfundimet e tyre me
temë “Tjetrin”, si dhe, në qëmtimin me detaje të studimeve paraprake mbi romanet e
Kadaresë, por edhe të analizës së bërë, përsa i përket mënyrës së si janë realizuar
personazhet nga ana e autorit, pa lënë mënjanë dhe në harresë hulumtimet mbi
çështjen e Shqipërisë dhe historisë së saj. Po, me sa duket, edhe historitë tona na i
shkruan të tjerët, fituesit...
Në epiqendër të funksionalizimit të imazhit të Tjetrit, si dëshmi përfaqësimi,
në këtë roman, na shfaqet është emblema e tjetërqenies kadareane. Kadare, ashtu si
në të gjithë veprën e tij letrare, edhe në këtë roman, është lojcak i mirë, shpesh i
sprovuar në krijimin e raporteve diferencuese dhe integruese të elementëve, që
krijojnë një qenie tjetër, madje, shpesh herë edhe paradoksale dhe jokoherente, për
nga mendimi mbi çështje të caktuara, për shembull, koncepti për besën, mikpritjen...
Kadare duke krijuar tjetrin, përgjithësisht, në të gjithë veprën e tij
letrare, po kaq edhe në romanin “Darka e Gabuar”, në mënyrë të
jashtëzakonshme krijon opozitën, të kundërtën e njëjtësisë, identitetin.
Ky studim, që ka në qendër të vëmendjes mënyrën se si janë realizuar
personazhet, mbi të gjitha, rreket që të tregojë arsyen se, pse Ismail Kadare i kthehet
vazhdimisht Tjetrit; cili është kuptimi që jep shkrimtari për Tjetrin, si shenjë dhe
prani, me të cilin aktualizohet dhe brumoset ai(personazhi) dhe po ashtu, cilat janë
përftesat e këtij koncepti në romanin Darka e Gabuar të Ismail Kadaresë. Për të
nxjerr në pah këto tipare, padyshim, nga më thelbësoret e këtij koncepti, ndonëse
figura e Tjetrit nuk është parë dhe studiuar më vete, është parë në kompleksitet, dhe
po kaq, është ndeshur me dysinë kontekstuale dhe historike, që në fakt, ka të bëjë me
vetë thelbin ekzistencial të Tjetrit. 
Shkrimtari Zija Çela, në një shkrim të tijin, ndër të tjera, e vlerësoi romanin
"Darka e gabuar" si një majë të paarritshme, madje, edhe duke konstatuar
pagabueshëm se: "Më pas, ka gjasa që i përgjumuri është ngritur dhe ka nisur të
shkruajë dehshëm, pa e kuptuar nëse kishte parë në ëndërr Homerin dhe Shekspirin,

51 | P a g e
apo ishin vetë tragjikët e mëdhenj që, jo në muret e Trojës dhe as të El Sinorit, por në
një kështjellë të vjetër shqiptare u qe shfaqur në tym një i ngjashëm, vllam i
bojëshkrimit, prijësi dhe princi i letrave- Kadare". Këtu pra, në hapësirën e tekstit të
këtij romani, në fakt, vërtetë ndodh, pak a shumë, një tragjedi shekspiriane, mbase me
të gjitha nishanet dhe karakteristikat më të domosdoshme të atij lloji. Enigma, misteri
i darkës duket se trazon jo pak qytetin e gurtë të Gjirokastrës, madje, duke krijuar në
mendjet e qytetarëve qartësinë e paqartë, të dukshmen e fshehtësinë dhe gjestin e
gabimit dhe komplotit. Pra, tashmë shihet që vetë titulli i veprës, që ka në qendër
qytetin e gurtë, në fakt, është një lloj prolekse, duke i dhënë kështu lexuesit që në
fillim vetë “cakun e përfundimit” të romanit. Mbase, kjo duhet parë më
vëmendshëm: kam përherë një përshtypje, teksa lexoj Kadarenë, e sidomos romanet e
tij, që në fillim parandiej fundin, si një element që e përçon tërësia e mjeteve letrare të
përdorura mjeshtërisht nga autori.

Kjo vepër, me parashtrimin e vetë, e sidomos me plasimin e figurës së Tjetrit,


njëkohësisht, të shton edhe më shumë kureshtjen për të gjetur me çdo kusht shtigjet,
historike dhe kontekstuale, të cilat i japin ,pikërisht, kësaj darke, epitetin “e
gabuar”.“Çfarë fshihej pas saj? Ç’ishte ajo lodër në fillim? Pastaj, vetë darka...,
ç’ndodhi në të vërtetë atje? Nga vinin urdhrat?Si u morën vesh Gurameto i madh
me kolonelin gjerman Fritz von Schuabe? Cilat ishin shenjat, kodet e fshehta?”, do
të pyeste hetuesi i tmerrshëm, me siguri i përgatitur në shkollës “Xherxhnski”, Shaqo
Mezini. Ndërsa hetuesi rus, në mes të tjerash, dhe si rastësisht, do të thoshte se darka
është mister. “Nuk dimë përse koloneli Klaus Hempf, atje te sheshi i Bashkisë, në
vend t’i thoshte doktor Gurametos së madh se kishte një kumt nga shoku i tij i
shkollës, i tha se ai vetë ishte Fritz von Schuabe”.

Darka, ndërkaq është, sa enigmatike e fantastike, aq dhe e çuditshme, së paku


në hapësirat e këtij romani. Që në fillim të këtij teksti, duket qartazi si diçka, jo e
zakonshme: edhe e gëzueshme, edhe e frikshme, edhe dyshuese, pra, si një darkë që
bart dhe fsheh një enigmë. Madje, në shumicën e vet, vishet edhe me një vello
misterioze nga qëndrimet e kundërta, të ndryshme e të larmishme dhe, për më tepër,
krejt natyrshëm, shndërrohet në darkë: dramatike, antropologjike dhe gjer
tragjikomike, siç do të përpiqem që ta analizoj në vazhdim në këtë studim, që ka si
epiqendër personazhet e disa prej romaneve të Kadaresë.

Kadare, si në rrallë romane të tjera, këtu, në fakt flet, për një ngjarje të vërtetë
dhe me personazhe reale, ku jemi në një rast unik të përputhjes së rrethanave historike
me kontekstin shkrimor. Pra, darka, që përkon me atë që ngjet në romanin Darka e
Gabuar, për të cilën bëhet fjalë, ka ndodhur me të vërtetë, madje, në një kuptim, deri
në detaje të holla, gjë që e fut në “lojë” krejt natyrshëm faktografinë dhe
historicizmin, elemente këta, të cilat i japin romanit, tiparet të një vepre postmoderne,
çka lidhet sidomos, me praninë e ironizimit të historisë, ose të asaj që shpesh herë
Umberto Eco e ka emërtuar si ironi intertekstuale, që do të thotë se, rimerret
historikja, por trajtohet sipas aspiratave estetike, që në një kuptim, e përmbysin gjithë
rrjedhën e ngjarjeve. Kadare, në hapësirat e tekstit të romanit “Darka e Gabuar”,
teksa krahason dhe bën, në kuptimin letrar, një tipologji të sunduesve, dhe kur këtë
imazh të tjetrit (të sunduesit, pushtuesit, çliruesit), pra, këtë, si shenjë dhe simbol, e
tregon veçmas në raportin ndërmjet dy doktorëve dhe fateve të tyre, duke krijuar
kështu dy paralele hulumtimi, vetvetiu, të çon edhe në dy pista, ku aderojnë dy
makrotema të ndryshme, po kaq edhe thelbësore, duke përdorur, kështu, në këtë

52 | P a g e
roman edhe një element tjetër të natyrës postmoderne, “paralelizmin tematik”.
Qartazi, kuptojmë se në këtë vepër, bëhet fjalë, kryesisht, për ndërrimin e regjimeve
dhe sundimtarëve, në një kohë të ashpër, siç është lufta, autori, në fakt, në këtë
hapësirë teksti të romanit (Darka e Gabuar), shpreh edhe idetë e tij me anën të
diskursit të rrokshëm ideologjik.

Në këtë tekst romanor, megjithatë, nuk mungon as diskursi mitik, për të cilin
Kadare ka parapëlqim për ta dëshmuar në jo pak libra, i cili na vjen i shprehur kur
narratori rrëfen legjendën rreth ftesës makabër për darkë, që i është bërë një të
vdekuri. Në këtë roman, me tipare të dukshme të një teksti postmodern, kryesisht,
dominon rrëfimi dhe vërehet një mungesë e madhe e dialogut. Gurametoja i madh dhe
Gurametoja i vogël, pra, dy doktorët, që janë edhe dy personazhet kryesore, përdoren
nga autori për të dhënë qartësisht imazhin e Shqipërisë në atë kohë, të kohës së luftës,
madje, edhe i krahason ata njëri me tjetrin, me shumë gjasa, dhe për t’i shndërruar në
etalone matëse për fuqinë që kishte Gjermania e Gurametos së madh dhe Italia e
Gurametos së vogël. Merr rëndësi, në një fare mënyre, krahasimi që bëhet mes
imazheve të dy shteteve, njerëzve dhe kulturave… Këtu, në fakt, kemi qartësisht të
formësuar:

raportin imazhologjik mes vetes dhe tjetrit…

Por, atë çfarë autori ka dashur të vërë në spikatje, është, pikërisht, padrejtësia e
regjimit komunist, i cili u ngrit, duke u bazuar në ideologjinë e shkatërrimit të qenies
njerëzore, që vërtetohet nga vetë dënimi i Gurametove, madje, pa pasur fare dëshmi
për asnjë nga akuzat e rrejshme. Këtu, në këtë skenë tmerri, në fakt, na shfaqet një
imazh tipik kafkian, natyrisht, i ngjizur në modelin shqiptar. Tipologjia e
personazhit të Gurametos së madh dhe Gurametos së vogël, të cilët përfaqësojnë
natyrën e dyzuar të figurës së tjetrit, krahasohen dukshëm që në fillim të librit me
titullin jo pak provokues, « Darka e Gabuar ». Fillimisht, Gurametoja i vogël ka
epitetin “fitimtar”, pasi edhe vetë Italia ishte sunduese në Shqipëri. Por, menjëherë
pas largimit të italianëve e hyrjes së gjermanëve, tashmë, “fitues” në mes të dy
doktorëve, del Gurametoja i madh. Këtu, edhe fillon të shtjellohet ngjarja kryesore e
veprës, që ka vlera të shumëfishta e, sidomos, vlera, që lidhen me faktin se del e
skicuar plotësisht figura e tjetrit, si një mënyrë e sendërtimit të romanit me natyrë
postmoderne. Gjermanëve, që në fakt kishin kërkuar paqe dhe vetëm kalim nëpër
Shqipëri, pra, nuk kishin ardhur si pushtues, me hyrjen në Gjirokastër, iu qëllohet
pararoja e tyre.

Këtu kemi sulmin ndaj Tjetrit

ose, më mirë le të themi, sulmin ndaj të huajit, të ndryshmit, që simbolizon figurën e


tjetrit, natyrisht, të paraqitur si formë mbrojtjeje dhe mosnënshtrimi, duke i dhënë
ngjarjeve një përmasë tjetër, edhe më unike. Kështu, gjermanët, të goditur befasisht,
fillojnë të gjuajnë drejt qytetit, me një rrebesh predhash të frikshme, që tronditin gurët
e themelit të qytetit të gurtë, derisa, nga nuk i dihet se ku, në një portë a dritare,
ngrihet një pëlhurë e bardhë në kërkim paqeje, detaj ky, që ndihmon për të kuptuar se
ka mundësi që të rikthehet normaliteti.

Këtu kemi dorëzimin e vetes përballë fuqisë së tjetrit.

53 | P a g e
Dorëzimi është akt pafuqie, thuhet përgjithësisht në mendësinë e njerëzve, por nga
ana tjetër, është edhe një tregues i vetëdijes, që i zbulohet njeriut përballë një rreziku
të madh, i cili vë në zgrip ekzistencial vetë jetën e qenies njerëzore, çka aktin e
dorëzimit përballë dhunës, predhave vdekjeprurëse, e sheh në një dritë tjetër, madje, si
një akt shpëtimtar të jetës njerëzore. Megjithatë, tek e fundit, vetë ngritja e flamurit të
bardhë, nga ana e banorëve të qytetit të gurtë, është fotografia më e qartë e dorëzimit
para fuqisë së tjetrit… Gjuajtja me predha të tmerrshme ndalon, dhe qyteti kthehet në
heshtjen e mëparshme.

Këtu kemi relativizim të palëve në konflikt, të Vetes dhe Tjetrit.

Një mesatare paqeje ndërmjet palëve, qytetasve dhe ushtrisë gjermane, që


shkrimtari e krijon enkas në këtë formë, me qëllim realizimin katarsisit Aristotelian,
për spastrim të thellë shpirtëror të lexuesit. Është pikërisht pjesa e dytë e ditës, një
moment thelbësor i saj, pra, mbrëmja e kësaj dite të vështirë dhe të mbushur me
bombardime, e cila është përmendur qindra herë nga vetë banorët e këtij qyteti, po
edhe të shumë vendeve të tjera, përqark qytetit të gurtë. Edhe pse është një nga
ndodhitë e përmendura kaq shumë, e megjithatë, se çfarë kishte ndodhur më të vërtetë
atë natë, askush nuk e dinte të sigurt. Ishte, pikërisht, doktor Gurametoja, që kishte
ftuar kolonelin gjerman Fritz von Shuabe dhe disa gjermanë të tjerë në atë darkë, që
më vonë, nga shumëkush, u quajt si e gabuar. Fritz von Shuabe, në një të kaluar të
largët, kishte qenë një shok universiteti i Gurametos dhe kishte ardhur me një dëshirë
të madhe në Shqipëri, pikërisht, që ta shihte mikun e tij të dashur, të kohës studentore,
si për të freskuar dhe vënë në provë miqësinë e dikurshme.

Se çfarë u fol saktësisht gjatë asaj darkë të gjatë dhe të çuditshme, nuk dihet,
por çfarë u bë e qartë në parashtrimin e mëvonshëm, ishte fakti se doktori, pas kaq
shumë përpjekjesh, e kishte bindur mikun e tij të hershëm, që t’i lironte 80 pengjet që
do të ekzekutoheshin si ndëshkim për vrasjen e pararojës gjermane, ndërkohë që,
gjermanët do të ishin kalimtar. Që, kjo darkë e miqve të dikurshëm do të ishte arsyeja
e ndëshkimit të doktor Gurametos së madh, askush nuk e kishte marrë me mend.
Fillimisht, darka kishte qenë tema kryesore në qytetin e gurtë, por, pasi banorët kishin
llafosur, gjerë e gjatë, me orë të tëra çdo hipotezë të mundshme për darkën dhe, po
ashtu, pasi kishin shoshitur se çfarë i kishte thënë doktori kolonelit, që ky i fundit t’i
lironte pengjet, ata më në fund, ishin mërzitur nga kjo temë dhe e kishin harruar për
një farë kohe.

Këtu kemi një ecje kohe të shpejtë, gati të pavërejshme.

Kur, të gjithë, në mënyrë të çuditshme, mendonin se darka, pothuajse ishte


harruar plotësisht dhe nuk kishte më ç’të diskutohej për të, ishte Vehip Qorri, një
personazh i dorës së tretë, do të quaja, por tepër interesant, i cili në një moment krejt
si pa dashje, ua përkujtoi darkën banorëve edhe njëherë me ca vargje shumë të
pakuptimta për të tjerët, por jo për Gurameton e madh : “Doktor, ç’bëre atë natë,
thirre meitin (të vdekurin) për darkë”. Nëse për të tjerët këto vargje ishin të
pakuptimta, për Gurameton ishin vërtet ngjethëse. Këtu kemi një element tjetër, krejt
domethënës se si në raportin mes vetes dhe tjetrit, krejt papritur, ndërhyn I TRETI.
Prezenca në faqet e këtij romani, me titullin befasues, Darka e Gabuar, përveç të
tjerash, e TË TRETIT, pikërisht, në këtë ngjarje, është vetëm për të rifreskuar
harresën, për të rritur këtu dozën e konfliktit në tendencë të zbulimit të enigmës që

54 | P a g e
bart darka e asaj nate. I TRETI, si kudo që gjendet, përherë është negociatori,
mediatori, kërkimtari i së vërtetës, për të zbuluar me çdo kusht të vërtetën që përcjellë
enigma e asaj darke. I TRETI, ka jo pak rrethana, që mund të jetë vetë populli, që s’e
ka haber se në ç’darka të tjera të gabuara vendoset fati i tij, fati i qenies njerëzore me
statusin e tij. Vehip Qorrin, përpos të tjerash, pra, duke qenë qorr, si populli, që kaq
shpesh i hedhin hi syve, nuk mund ta besonte askush, se, duke qenë i verbër dhe që
nuk kishte parë kurrë të gjallë me sy, mund ta dallohej nga një i vdekur! Kaloi kohë,
madje një kohë shumë e gjatë e u ndërrua edhe regjimi…

Edhe këtu kemi një kapërcim kohe e krijuar me qëllim të fshehtë


nga Kadare.

Gjermanët, të cilët, në fakt, vërtet ishin vetëm kalimtar, që nuk kishin asnjë
qëllim të mbrapshtë për të pushtuar vendin, ikën e vendin e tyre në ato momente e
morën komunistët. Ndërsa ditët kalonin, ndodhi e papritura, ndodhi ajo që pak veta e
kishin çuar nëpër mend. U arrestuan Gurametoja i madh dhe Gurametoja e vogël, si
për t’i vënë kapak punëve të mbrapshta të luftës së fundit. Arrestimi i këtyre dy
protagonistëve të kohës dhe të romanit, në shumicën e shenjave që përçon, i ngjan
procesit kafkian…

Në prozën e gjatë të këtij teksti, autori nuk shpjegon, nuk komenton, as në


rrëfimin psikanalitik, as kur jep versionin e tij për dukuri e ngjarje, madje, as nuk i vë
pikë mendimit dhe gjykimit të tij. Këtë qasje e ruan edhe në gjykimet e veta,
hamendësimet e shumta, opinionet e qëndrimet individuale a kolektive, pro a kundër
personazheve, çka sjell një frymë të re, vizion të ri në letërsinë tonë, sidomos të pas
viteve 90-të. Citojmë: “Doktor Gurameto, po u bënte një dil të dalim gjermanëve. Ju
po na pushtoni? Kujtoni se po na tmerroni dhe na keni vënë në gjunjë? Fare hiç! Ja,
mu nën hundën tuaj, unë po fejoj vajzën, pa e shtyrë datën, se shqiptari sipas dokeve
s’e kthen as orën, le më ditën e fejesës; pra unë bëj sikur ju të mos ishit; madje, po të
doni, mirë se të vini pas dokeve tona, miq e armiq, porta është e hapur për gjithkënd”.
Këtij opinioni, thelbësor të identitetit të këtij personazhi, i kundërvihet edhe një
opinion tjetër: “Kurrfarë fejese nuk po festonte doktor Gurametoja. Darka e tij jo
vetëm që nuk ishte një shuplakë kundër gjermanëve, përkundrazi, ishte shtruar për
nder të tyre. Me fjalë të tjera, i kishte ftuar të huajt për darkë, për t’u thënë: ju pritë-
(n) me plumba sot në mëngjes te hyrja e qytetit? Unë ju pres me bukë e verë e
muzikë”. Një fotografi të tillë, si të ishte e gjallë pamja, ka krijuar hapësira të
pafundme, sidomos, në rrafshin e imagjinatës, ku është shfrytëzuar në shkallë të gjerë,
me një sukses të rrokshëm, fusha e formave dhe larmia e mjeteve të shumta artistike,
madje, edhe grotesku edhe dramatikja edhe tragjikomikja edhe muzika, të cilat
krijojnë sfondin dhe atmosferën e romanit.

Për shumë kohë nuk u dëgjua asgjë për ta, derisa më në fund u lajmërua se do
të burgoseshin në Guvën e Shanishasë, vend me një histori të së kaluarës, sepse tek ky
vend ishte torturuar motra e Ali Pashë Tepelenës dhe që në fakt, ishte i pashkelur që
atëherë. Arsyeja e burgosjes së doktorëve u mor vesh shumë kohë më pas, duke
thelluar kështu shanset për të mos e kuptuar enigmën. Ata, ishin menduar disa herë që
të kishin kryer krime në sallën e operimit, kundër liderëve komunistë. Por, fill pas
hetimit të çështjes, hetuesit i shpallën të dy doktorët të pafajshëm nga kjo akuzë tepër
e rëndë. Ata mbaheshin si të burgosur ende në Guvën e Shanishasë. Tani, në fakt
hetimi kishte marrë kahje tjetër dhe hetuesit filluan ta pyesnin Gurameton e madh

55 | P a g e
rreth darkës, në të cilën ky i fundit ishte takuar me mikun e tij të vjetër të universitetit.
Gurameto, me një këmbëngulje të habitshme, nuk pranoi se aty kishte ndonjë enigmë
të madhe, kështu që ai u dënua me vdekje, vetëm për shkak se miku i tij, Fritz von
Shuabe, kishte vdekur 3 vjet para darkës së famshme.

U kuptua, më në fund, se ai që kishte luajtur rolin e Fritzit kishte qenë një shok
i këtij të fundit, të cilit Fritzi i kishte treguar shumëçka rreth shokut të tij të
universitetit. Ngjarja në këtë roman, përfundon tragjikisht me vdekjen e doktor
Gurametos së madh, i cili, duke shkuar në ekzekutim, siç ishte krejt pa ndjenja,
megjithatë, mundohet të thotë diçka kur kalojnë pranë varrezave. E që më vonë,
kuptohet, se sikur kishte dashur ta hiqte ftesën nga varri i tij, madje, më mirë le të
themi, nga ai varr i përrallës, që gjyshja ia kishte treguar qysh kur kishte qenë në djep.
Kishte dashur që para vdekjes ta hiqte ftesën e darkës që e kishte marrë në qafë.
Darka e gabuar, në mënyrë të habitshme, dikur do të shndërrohet në darkën fatale,
darkën e keqkuptimeve të mëdha, që do t’i kushtonte doktorit Gurameto deri në jetën
e tij.

Është interesante, madje, edhe mënyra, në të cilën, sidomos në nivel të ngritur


stilistik, shkrimtari, transformon mjeshtërisht çdo hapësirë dhe personazh në një
simbol: darka e gabuar/darka e fundit biblike, doktori, zonjat, darka, ftesa, vdekja,
varri, guva e Shanishasë, Gjirokastra, Vehip Qorri, Ali Pashë Tepelena, motra e tij etj.
Me gjithë këto ngatërresa të mëdha, copëza të shumta historie, më kaq shumë
ngjyrime politike, madje edhe shumë domethënëse, autori ndërton karakteret dhe i jep
një frymë veprës, sa historike, aq edhe enigmatike. Madje, nuk është aspak e
çuditshme, që autori përfundon veprën me një pikëçuditje, do të thosha, të
befasishme, pikërisht, në fund të veprës, një shenjë pikësim, që bart dhe thekson
enigmën, që në fakt të shtron kureshtjen, në momentin kur Gurametoja përpiqet të
thotë diçka, gjatë rrugës pranë varrezave dhe nuk arrin ta thotë dot.

Darka e gabuar, pa asnjë dyshim që është roman modern, një tekst i hapur, që
komunikon me çdo lexues, të çdo kohe dhe hapësire. Lejon shumësi shpjegimesh,
pafundësi opinionesh, debatesh të shumta, kundërshtish nga më të pabesueshmet, që
kryesisht bazohen te polisemia e tekstit, mbase si te Finnegaus Uake e Xhojsit. Autori,
në gjykimin e një dukurie, ngjarjeje, situate apo edhe të bëmave të ndryshme të
personazheve, jep artistikisht edhe vlerësimin dhe versionin e tij të mëvetësishëm, si
dhe opinionet e gjykimet e ndryshme e të kundërta, individuale apo kolektive, të
personazheve, që ka skalitur mjeshtërisht edhe në këtë tekst romanor. Kjo qasje e
realizuar mjeshtërisht nga ana etike dhe artistike, përmban një ndër vlerat më të
veçanta dhe origjinale të romanit në rrafshin ideoartistik. 

Është një pikëvështrim krejt origjinal, modern dhe liberal, do të thosha, në


shumicën e treguesve të vet, kompozicional dhe shprehës, është risi e rrokshme e
romanit, moderniteti i të cilit, ndërkaq, është shumëdimensional: bashkëjetesa e
elementëve të hiperrealizmit me ato të realizmit magjik, surrealizmit dhe formave
groteske e ironike, dramatike e tragjikomike, të cilat përgjithësisht, janë në unitet të
plotë dhe organik, duke ruajtur kështu edhe sensin e masës në tërë strukturën e
romanit, teknika e të cilit, në shumicën e hapësirës së tekstit, është rinovuese
kryekëput, si një kundërshti e formës kronologjike. Ka mënjanuar linjat e ngjarjeve
dhe të personazheve, të përfshirë në këtë ndodhi, ka riaranxhuar sekuencat kohore, ku
e para dhe e fundit nuk vijnë sipas radhës, por vijnë atëherë kur arrijnë kontaktin

56 | P a g e
përmes pranëvënies dhe, përgjithësisht, kërleshjes së mendimeve, e konflikteve të
ndryshëm në vetëdijen krijuese të shkrimtarit, prej nga menaxhohen mjeshtërisht:
enigma, dilema e kundërshtia në botën e brendshme të personazheve, brenda vetes e
jashtë tyre në raportet me të tjerët, me mjedisin, ngjarjet dhe vetë dukuritë.

Një element thelbësor i pranishëm në këtë tekst romanor, ndërkohë, është edhe
prania totale e tjetrit, një figurë që tashmë krijon një histori të vetën dhe po kaq, edhe
më vete. Në një kuptim, romani Darka e Gabuar, është edhe një rast unik dhe i
mëvetësishëm, se si sendërtohet dhe materializohet një tekst letrar, me ndërthurjen e
situatës, ku personazhet janë të dyzuar, madje, shpeshherë ata më tepër se veten,
figurojnë tjetrin, si një simbol i marrëdhënies së beftë me kohën, si dhe me realitetin
letrar, krejt të përveçëm, si mesazh dhe shprehësi letrare. Këtë raport, padyshim, nga
më interesantit, që gjen shprehje të plotë në hapësirën e këtij romani, e ka cekur në
trajtimet e veta edhe studiuesi Ymer Çiraku, i cili pikërisht, në atë qasje kritike, arrin
që të kapë dhe zbulojë thelbin e natyrës së personazhit, të konceptuar si tjetri, pra si
një simbol që ndërthur në një njësi më vete dhe tërësore gjithë situatën ku qëndron
edhe vetë strumbullari i ngjarjes, po kaq, edhe i vetë thelbit të protagonistëve, pra
edhe i personazhit të tjetrit.

2.4 Personazhi arketipal i kinezit

Një figurë e pranishme në hapësirat e romanit “Koncert në fund të dimrit”,


është edhe ajo e kinezit, që ngjallë interes të veçantë për atë që bart, për sendërtimin e
plotë fizik dhe moral, e po kaq, për skalitjen e tipareve të tij. Figura e kinezit, vjen në
dy pamje, së pari, më anë të figurës së udhëheqësit kinez, pra, të Mao Ce Dunit, një
figurë e skalitur, por që vjen edhe përmes groteskut të skalitjes së natyrës së tij, si një
figurë që bart element mistik, si dhe së dyti, me anë të figurës së një kinezi më të
thjeshtë, vetëm dëmtimi i gishtit të të cilit, mjafton për të sjellë një tmerr të
paimagjinueshëm në jetën politike dhe diplomatike të dy vendeve, qeverive, të dy
shteteve, pra, të Kinës së madhe dhe të Shqipërisë, që qëndronte buzë detit Adriatik, si
një kështjellë e pamposhtur. Figurimi i personazhit të kinezit, pikërisht, në këto dy
pamje kryesore, pra, të figurës së udhëheqësit dhe të një personazhi të thjeshtë, lidhet
ngushtësisht me ato rrethana të qëndresës shqiptare, në emër të ideologjisë dhe
krenarisë kombëtare, për të përballur kështu rrezikun e radhës.

2.5 Personazhi arketipal i italianit

Romani i «eshtnave»: Kah mbarimi i vjetit 1963 duel nga shtypi në Tiranë
romani “Gjenerali i ushtërisë së vdekur”. Autori âsht Ismail Kadare.100Në romanin
“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” disidenca del nga mosrespektimi i normave të
realizmit socialist. Por në të njëjtën kohë, personazhi i priftit është një shembull i
përsosur i personazhit negativ në pikëvështrimin e realizmit socialist. Edhe sot
mbetet, sipas nesh, një nga sulmet letrare më të ashpër karshi Kishës. Që në këtë
vepër të Kadaresë shohim disa nga tiparet e shkrimit të tij: i ndërlikuar, kontradiktor
dhe gjenial. Treguesi më i rëndësishëm i disidencës përbëhet nga fakti që protagonisti
100
(krahasò Shêjzat vjetiII. n. 7-8, 1958, fq. 230).

57 | P a g e
është një personazh negativ, jo ashtu siç dikton norma e realizmit socialist. Një
dëshmi tjetër e disidencës, sipas nesh, është figura e fratit në kapitullin e fundit të
pjesës së parë: fjala e fratit është një himn kombëtar për traditën shqiptare, për
dashurinë për atdheun, për fjalën e dhënë, për burrërinë, karakteristika të shpirtit
shqiptar që propagandonte edhe regjimi komunist. Përsa i përket strukturës së
rrëfimit, në këtë roman janë të pranishëm elementët që do të gjejmë në veprat e
mëvonshme të Kadaresë. Për tani vëmë në dukje vetëm tregimin brenda tregimit.
“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, është vepra e parë e madhe dhe e rëndësishme në
sistemin rrëfimtar dhe letrar të gjithë veprës së Kadaresë.
Nga pikëpamja stilistike këtu fillon stili i gjuhës së romanit të Kadaresë, që do të
konsolidohet më vonë. Shkrimi i thatë, monologu i brendshëm, dialogu, prania e
çasteve të mëdha të historisë së Shqipërisë në rrëfim, lidhja tematike midis veprave të
tjera të tij në prozë dhe në poezi, prania e mitit shqiptar, janë karakteristika të
rrëfimtarisë së Kadaresë që i gjejmë këtu dhe, pothuajse, në të gjitha veprat e tij të
mëvonshme. Ideja e protagonistit që endet nëpër botë, nëpërmes një shteti, nëpër
shtetin e tij, në kërkim të shpirtërave, të skeleteve, nuk është aspak e re dhe origjinale
në letërsi. Romani i Kadaresë, nga kjo pikëpamje, është shumë pranë Shpirtrave të
vdekur të Gogolit, pa mohuar lidhjen me Eskilin. Në rastet e dialogjeve, shumica prej
të cilëve janë mjaft të gjatë, narratori përgjithësisht luan një rol dytësor dhe pak të
tërhequr, në dallim nga rastet kur ka narracion të pastër (megjithëse edhe kur ka
narracion, roli i rrëfyesit mbetet, gjithsesi, në parametrat e të dëshmuarit të historisë së
rrëfyer); ai mjaftohet vetëm duke treguar se kush po e merr fjalën në një çast të dhënë,
pra, më shumë del në pozitat e zërit narrativ.
Në veprën e Kadaresë, sidomos në faqet e romanit “Gjenerali i ushtrisë së
vdekur”, spikatet prania e personazhit italian, i cili, madje, zbulon mjeshtërinë e
realizmit të figurës së italianit, gjë që në këtë vepër shfaqet në shumicën e pamjeve
më përfaqësuese. Gjenerali italian- është personazh, i cili bart mbi supe gati gjithë
ngjarjen e romanit. Atij, autori i vesh një karakter më të vrazhdë, ashtu sikurse e ka
edhe detyrën. Për këtë ishte i detyruar autori, sepse një personazh me karakter më të
butë, ndoshta, nuk do të mund t’i përshtatej detyrës. I këtillë paraqitet që nga fillimi i
veprës e deri në fund të saj. Ka karakter negativ, edhe pse vështirë vërehet. Është si
një personazh i maskuar, i cili në supet e eshtrave të familjarëve të personave të
humbur, mundohet të realizojë qëllimin e tij. Mbledhja e eshtrave të ushtarëve të
ngelur nga lufta, ishte misioni i tij, por ajo që e ngarkonte më shumë në detyrë, ishte
gjetja e eshtrave të Kolonlit Z. Gjenerali Italian, sipas autorit, raporte më të mira
zhvillon me priftin, të cilin e ka shoqërues në çdo hap. Duke marrë parasysh rrethanat
ku zhvillohet ngjarja dhe kohën kur zhvillohet, koloneli sikur dikton respekt te çdo
fshatar dhe shoqërues i tij. Kjo, më së shumti vihet re në darkën ku merr pjesë.
Mund të duket i aftë në kryerjen e detyrës që ka, por aftësia e tij shihej plotësisht në
gjetjen e eshtrave të Kolonelit Z, gjë të cilën nuk mundi ta realizojë pa personazhin
tjetër, që është plaka Nicë. Ajo që autori i vendos si dëmshpërblim për punën e
padrejtë që bënte, është përfundimi i veprës ku ai kthehet në Itali pa eshtra.
Së pari, figura e italianit, na vjen përmes figurës së Gjeneralit, që është
dëshmia më e qartë e skicimit të këtij personazhi, të cilit, megjithëse nuk i pëlqen
misioni i kërkimit të eshtrave të ushtarëve të dikurshëm, sërish detyrën e kryen me
përgjegjësi. Nga ana tjetër, zbulohet si një univers më vete, figura e priftit, që është
edhe më mistik, me i përmbajtur, por që në një kuptim, përplotëson figurimin e
personazhit të italianit. Figura e italianit, natyrisht, nga një këndvështrim
ideoemocional, na vjen edhe prej Kolonelit Z, i cili zbulohet nga monologu dhe

58 | P a g e
mallkimet e plakës Nicë. Romani, nisur për nga rëndësia kuptimore, pozicionimi i
rrëfimit në vetën e parë, që çon drejt monologut, mund të themi se është, në fakt, një
roman i personazhit kryesor. Pse jo, për nga forma e monologut, - zëri i ndërgjegjes, -
dendësia e reflektimeve dhe meditimeve pa censurë, retrospektivës në të kaluarën e
fëmijërisë, rinisë dhe pjekurisë së personazhit, kjo formë e rrëfimit, ecën në tragën e
rrëfimit të përroit psikik, aq të njohur në praktikën e romanit modern evropian.
Monologu është formë e kthimit në vete pas shumë peripecish dhe mospajtimesh me
realitetin, - çka është edhe drama e njeriut bashkëkohor. Tipi i monologut në këtë
roman është tipi i monologut refleksiv, me natyrë evokuese. Romani respekton
shprehjen artistike dhe kompozicionin e romanit realist. Nga kjo perspektivë, romani
është në zhvillimin e natyrshëm të stilit realist të romaneve. E reja dhe suksesi i këtij
romani, ka të bëjë, në thelb, me shkrimin pa censurë, me shkrimin e natyrshëm, pa u
sforcuar për të zbukuruar apo për t’u fshehur pas figurës artistike. Dallohet lirshmëria
dhe natyrshmëria e të shkruarit.
Po në këtë roman, figura e italianit, na vjen edhe përmes ditarëve, të formave
të larmishme. Pra, në këtë roman, duket se mbizotëron figura e italianit, e cila na
zbulohet në të gjitha përmasat, pamjet e mundshme, madje, edhe në shumicën e
përbërjes sociale dhe politike të këtij personazhi, pra të italianit.

2.6 Personazhi arketipal i gjermanit

Në veprën e Kadaresë, padyshim, autorit më të njohur dhe më të përkthyer të


letrave shqipe, e sidomos në romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, që shumëkush
e ka parë si një kryevepër të autorit, krahas figurës së italianit, të shpalosur në disa
nga format me të larmishme, ndonëse në të vërtetë, shpaloset si një figurë dytësore, po
në këtë tekst, mrekullisht, po në këtë tekst romanor, zbulojmë edhe figurën e
gjermanit, i cili ashtu si dhe kolegët e tij italian, duket se ka ardhur që të mbledhë
eshtrat e ushtarëve të rënë në kohën e Luftës së Dytë Botërore. Vizatimi i tij, në të
gjitha planet, me mbizotërim të formësimit fizik dhe moral, vjen në faqet e romanit,
brenda natyrës së figurës së gjermanit, që është më i ftohtë dhe më i përmbajtur, gjë
që realizohet krejt mjeshtërisht nga ana e autorit.

2.7 Personazhi arketipal i amerikanit

Një personazh tjetër i huaj, pa asnjë mëdyshje, nga më interesantët e skicuar


në të gjitha përmasat, qoftë ato fizike, e po kaq edhe ato shpirtërore, është edhe ai i
amerikanit, që gjendet në hapësirat e romanit “Dosja H”; një tekst që është ndalur në
kohën e monarkisë, dhe ka në qendër udhëtimin e dy udhëtarëve të huaj, të cilët kanë
ardhur të njohin Shqipërinë, por njëherësh edhe të zbulojnë vatrën e fundit, ku ende
vijon të krijohet epika legjendare, madje, me të gjithë elementët e vetë të sendërtimit
etik dhe estetik, si një rast që, në fakt, zbulon edhe aspiratat e autorit, për të pasur në
hartografinë e personazheve të tij edhe figurën e amerikanit. Larg nga romanticizmi i
trashëgimisë së vjetër të Shqipërisë, në romanin “Dosja H”, Kadare i satirizon të

59 | P a g e
huajt që kërkojnë Shqipërinë ‘autentike’ të poezisë homerike dhe i jep një shpullë të
maskuar politikës izoluese të Hoxhës.101

2.8 Personazhi arketipal i turkut

Nga personazhet e të huajve, pa asnjë mëdyshje, personazhi i turkut 102, është


edhe më i realizuari, madje, ai vjen i këtillë në të gjithë veprën letrare të autorit.
Figura e turkut spikatet, veçanërisht, në tekstin e romanit “Kështjella”, ku figura e
gdhendur e turkut përfaqësohet nga Tursun Pashai,: një figurë qendrore e romanit, që
dihet se ka ardhur të pushtojë Krujën dhe kështjellën e saj. Krahas tij, kemi edhe
figura të tjera, të skalitjes së personazhit të turkut, që nga ushtarët e thjeshtë dhe gjer
tek gjeneralët më të zotë, që kanë ardhur me zhurmë dhe dëshirë të madhe, që ta
marrin atë kështjellë, sidomos, duke e gjunjëzuar. Me po këtë vlerë, madje nga ana
ideore dhe estetike, edhe më të madhe, është edhe figura e turkut, që ndeshim në
tekstin e romanit “Pallati i ëndrrave”, pa më të voglin dyshim, një nga kryeromanet e
shkrimtarit, një figurë e portretizuar në gjithçka, në pamjen e tij, në veprimet si të
somnambulit, në fjalët e pakta, e sidomos, në heshtjen e tij, absurde dhe emblematike,
me anë të së cilës kapërcen pengesat dhe vështirësitë e shumta për t’u ngjitur gjithnjë
e më lart, shtigjeve të pushtetit, që duket se është ngritur dhe funksionon, duke u
bazuar tek dhuna, spiunimi, servilizmi, si format kryesore për ta mbajtur qenien
njerëzore nën diktatin e pushtetit, të secilës ngjyrë, formë pushteti dhe të kohës e
hapësirës. “Kështjella” është një vepër që glorifikon qëndresën ndaj perandorive. Deri
në këtë pikë është më se e kuptueshme dhe mund t’i falen disa gjëra. Problemi me të
është se përçon idenë e të huajit pushtues si mbartës së të gjitha llojeve të së keqes e
perversitetit. Në këtë prizëm, në mos raciste, ajo është një vepër reduksioniste e pak
dimensionale. Përshtypja që të le “Kështjella”, në këtë aspekt, është e njëjtë me të
101
Jeta e re”, revistë letrare, nr.2, viti XLII, Prishtinë, 2011, f.236
102
Madje në intervistën e dhënë për Eric Faye, Kadare shprehet se: Nuk mund ta lokalizosh kurrë vijën
ndarëse mes asaj që shkrimtari ka përfytyruar dhe asaj që qe reale; kjo është e mundshme vetëm kur ke
të bësh me një letërsi mediokre. Elemente të “Pallatit të ëndrrave” kanë ekzistuar vërtet, të tjera jo.
Krejt ai realitet i thellë ka ekzistuar. Gjendemi vërtet mes ëndrrës dhe reales. Vizioni i shkrimtarëve
ballkanas mbi perandorinë osmane është ndoshta më i sakti, mbasi janë njëheri jashtë dhe brenda asaj
bote. Për shkrimtarët kjo perandori është më tipologjikja në rruzull. Tek ajo bashkohen të gjitha
karakteristikat e perandorive të tjera, që prej Babilonisë, Persisë, Bizantit dhe Romës, si edhe të
perandorisë ruse e të kampit socialist. Aty bashkohen të gjitha elementet e përjetshme të burokracisë së
përbotshme. Asnjë perandori nuk ka qenë aq moderne. Linte shpesh përshtypjen e të qenit e
prapambetur, tejet zotike”, por ishte vetëm një përshtypje e rreme. i përngjan madje edhe Rajhut të
Tretë! Vetë shkrimtarët turq huajse nuk zbuluan asgjë te kjo perandori. Shkrimtarët shqiptarë, grekë, si
Kazanzaqis, ndonjëherë edhe sllavët, kanë pasur dhe kanë për perandorinë osmane një pamje shumë të
kthjellët. Ndërsa përsa u takon shkrimeve të disa shkrimtarëve francezë, si Pierre Loti, rreth kësaj teme,
është thjesht diçka qesharake, historiçka romantike, ndërkohë që gjendeshim përballë një përbindëshi të
makthshëm, burokratik, një makinerie infernale që punonte në mënyrë tepër komplekse. Ajo ishte
njëkohësisht perandoria më e errët dhe më tolerante në botë. Në momente të ndryshme, çështjet
politike, etnike dhe fetare shfaqeshin të gjitha.

60 | P a g e
gjitha aspektet e tjera: pushtuesi si nekrofil që është e kundërta e erotikes. Turqit
përshkruhen si një turmë e stërmadhe e etur për gjak e seks (klisheja ku shkel turku
s’mbin bari, përmendet më se njëherë) dhe që mbahen zap vetëm në sajë të rreptësisë
së oficerëve të tyre. Nëse ndiqet alegoria e rezistencës së Shqipërisë ndaj Bashkimit
Sovjetik, nuk e di si mund të interpretohet kjo lakmi seksuale për femrat shqiptare
(sidomos biondet) që përmendet disa herë në vepër. Kështjella është gjithë kohën aty,
ajo përmendet vazhdimisht dhe është boshti i romanit e, megjithatë, nuk arrin të
krijojë një personalitet. Nuk po ndalem gjatë, sepse nuk e kuptoj tërësisht se pse
Kadareja nuk ia ka arritur kësaj. Ndoshta kronika e palës shqiptare e pengon këtë- një
kronikë që, përgjithësisht, i fal shumë pak veprës.

Një nga pikat pozitive të romanit është edhe përshkrimi i kampit turk,
larushisë së ngjyrave, reparteve dhe personaliteteve drejtuese të tij, diçka që e mban
gjallë veprën në rrafshin estetik. Gjithashtu, përshkrimi i skenave aksion, sulmeve të
herë pas hershme mbi kështjellë, bëhet me një lehtësi të admirueshme nga autori. Tek-
tuk pluskojnë në vepër edhe disa elementë psikologjikë të fuqishëm, si p.sh: pashai
fjalëpak, që fliste shumë në gjumë.
Nga ana tjetër librin e karakterizon një egërsi, jo vetëm kuptimore, por edhe
estetike. Sidoqoftë tek “Kështjella”, kjo merr përmasa banale (gjithnjë në kuptimin
artistik) që bien shumë poshtë klasit real të Kadaresë. Vihen re dy dimensione të qarta
tek “Kështjella” edhe ata:

- I pari, është dimensioni racional dhe


- i dyti, dimensioni etik.

Shqiptarët paraqiten, kryesisht, etikë dhe racionalë (edhe pse ngulmimi në një
rezistencë të kotë ndaj superfuqisë së kohës, e tradhton pak nacionalitetin dhe kjo,
ndihet në vepër). Osmanët paraqiten tërësisht jo-etikë dhe, përgjithësisht, joracionalë.
Në fakt, në vepër përshkruhen dy kampe brenda ushtrisë osmane; ai racional
(Kryeveqilharxhi, Saruxhai dhe Arkitekt Kauri) dhe ai iracional (Plaku Tavxha,
Kurdishxhiu myftiu, etj.). Në këto kampe shfaqet edhe konflikti nëpërmjet së resë e
modernes dhe te vjetrës e tradicionales, aq i pranishëm në romanit e Kadaresë.
Sidoqoftë, një vështrim i kujdesshëm, zbulon se, edhe kampi racional, në thelb,
shtyhet nga një fuqi iracionale. Kështu p.sh, mund të pritet që oficerët racionalë turq
të kërkojnë pushtimin mbi baza të zgjerimit të pasurisë, fuqizimit të perandorisë dhe
ngritjes në detyrë. Përkundrazi, tek “Kështjella”, kjo nuk ndodh dhe madje, edhe mes
oficerëve të lartë të grupit racional, dominon  një shtysë epshore sadiste. Ky rrafshim i
diferencave brenda kampit turk, ia ul vlerën veprës dhe e kthen atë në një vështrim në
thelb bardh e zi.
Por neve këtu, kryesisht, në këtë parashtrim të figurimit të heronjve, pra, të
morisë së personazheve që ka realizuar autori në romanet e veta, në mënyrë të
veçantë, na intereson të hetojmë, dhe po kaq, edhe të zbulojmë te personazhet e tij,
sidomos, figurimin e të huajit, si me thënë, figurimin e tjetrit, të të kundërtit të figurës
së shqiptarit, përpos të tjerash, të krijuar me kaq fuqi letrare nga shkrimtari Ismail
Kadare. 
Na duket, duke u nisur këtu vetëm nga romanet e tij, pavarësisht kohës dhe
hapësirës që kanë fokusuar, se, ai e ndjen kohën si një gjithëprani, por jo edhe

61 | P a g e
hapësirën, po natyrisht, në atë masë që skicon kohën dhe përmasat e saj, ngaqë pika e
referimit (si me thënë qendra e tij) është I HUAJI, e HUAJA, arsye për të cilën, duke
u gjendur gjithmonë, zakonisht në të njëjtën distancë nga qendra, pra, si nga vetvetja
ashtu dhe nga TJETRI, pra gati-gati i baraslarguar, përgjithësisht në këto romane, pra
edhe në skicimin e plotë të personazheve, të TJETRIT dhe të të HUAJIT, duket se
lëvizja mohohet ontologjikisht nga vetë autori. S’është aspak e rastit që zakonisht tek
romanet e tij, si për një rastësi estetike të pazakontë, procedura narrative, siç ka
zbuluar Borgesi, pajtohet dhe, madje, në shumicën e rasteve të sendërtimit të
romaneve të tij, edhe përputhet, përsosmërisht me paradokset e Zenonit, deus ex
machina të mirëfilltë në romanet kadareane.
Situata dhe ngjarjet, zakonisht ndodhin në roman, por megjithatë I HUAJI
është i pranishëm në to ‘si një i huaj”, pra, vetëm si një personazh. Kadare, në
hapësirat e disa prej romaneve më të realizuar, vetë merr përsipër identitetin
enigmatik dhe të mrekullueshëm të të huajit: të kinezit, turkut, italianit, gjermanit,
hebreut dhe madje, edhe të amerikanit. Prania e tyre, në hapësirat e romaneve është
direkt, të paktën, kështu ndihet në shumicën e rasteve të këtyre teksteve të hapur, si
natyrë dhe mundësi komunikimi me lexuesin në kohë dhe hapësirë. Nuk kalon i pa
vënë re, si figurim dhe realizim personazhi, por në këto romane, shpirtrat më të
ndjeshëm, zakonisht ia ndjejnë në mënyrë të pashpjegueshme praninë e të huajit, një
prani si diskurs, një prani si kulturë dhe dominim kulturor, një prani si vetëprani, pra,
një gjendje e skamje ekzistence. Personazhi i të huajit, në romanet e autorit, vjen në
darka, por jo rrallë vjen edhe në mesnatë, hyn befas në konak, dhe mandej, ikën në
heshtje, sepse nuk e kanë njohur ose nuk i njeh më bijtë e tij. Vjen, jo rrallë si një
Uliks që pas Odisesë së tij kthehet në atdhe, por megjithatë, nuk ndihet më as bir as at,
por krejt i huaj, dhe po ashtu, ikën pa mall e pa mllef, pa lot as buzëqeshje, më tepër si
një zot dhe zotërues i gjithë situatës, ku luhen ngjarjet. Personazhet kadareane,
sidomos, ata të huaj, janë si të djegur nga kalimi i frymës hyjnore dhe sikundër
egjiptasit e lashtë, ata duket sikur ende nuk e kanë marrë kumtin profetik, duke mos
ditur t’i ngjyejnë dyert me gjakun e qengjit. Heroi kadarean, përgjithësisht nuk ka
vlerë, por as dëshirë shoqërore, pra, duket më tepër si i shkëputur nga koha dhe bota
që e rrethon.
Ai është ndalur, madje i ka hequr edhe sandalet; dhe me sa duket, nuk do ecë
më tutje. Por, megjithatë profecia nuk shpërfaqet përfundimisht. Dikush, në terrin e
heshtjes, me sa duket, i ka pëshpëritur këtij profeti të munguar se, Zoti ka vdekur; e
prandaj tashmë, ai nuk arrin të dëgjojë asgjë tjetër, madje, ai nuk arrin të dëgjojë
asgjë. Kadare është si një profet, por krejt ndryshe nga Moisiu, është një profet pa
profeci; si të thuash, është një profet në mënyrë negative, pra, siç i shkon kohës sonë.
Vetë shpresa, si ide dhe ndjesi, shihet nga Kadare, si një atribut i pakuptueshëm dhe
hyjnor. Në fakt, një nga cilësitë më të rëndësishme e kategorisë “kadareane”, si
dëshmi dhe shenjë letrare, është pakapshmëria. Ata që kujtojnë se, duke u përpjekur
për të kapur këtë pakapshmëri, kanë kapur vetë Kadarenë, gabohen plotësisht. E dimë
se fati i tij kritik do rinovohet përgjithmonë, sepse Kadare është shkrimtari më pak
kadarean, ose me pak vetja, i letërsisë, shqipe dhe me gjerë se sa kaq, sikundër Dante
është më dantesku, sikur Kafka më kafkiani… Kadare, në romanet e tij, pra, edhe me
fytyrëzimin e personazheve, nuk ka krijuar një Kadare të përjetshëm, por në fakt, më
tepër ka kadareanizuar vetë përjetësinë. Sa më shumë ta njohim, aq më shumë Kadare
bëhet i huaj dhe krejt i largët; i huaj si bartës risishë, si tjetër, si mrekulli dhe kjo
magji letrare, përpos të tjerash, bëhet realitet i prekshëm, përmes PERSONAZHIT TË
TË HUAJIT.

62 | P a g e
Çelësat, që ne si studiues i gjejmë, në hapësirat e teksteve romanore, janë si
alfabete të rinj, të nginjur me tharm etik dhe estetik, po kaq edhe bartës, amà të një
shkronje të vetme, që bën pjesë te alfabeti i vërtetë.
Kadare është një gjuhë e vdekur e së ardhmes.

Historitë e personazheve të tij, përgjithësisht, janë histori të huajsh, madje, me


një gjeografi dhe histori nga më të çuditshmet, që megjithatë, inkorporohen brenda
veprës, herë si histori çliruesish, e herë si histori pushtuesish, pra, duke dhënë kështu,
të dyja anët e medaljes së tyre. Ato nuk zënë fill në një kohë të ditur dhe të përcaktuar,
por janë më tepër mishërues të pakohësisë, në mos, pikërisht, ngjet kështu, kur
protagonistët janë të huaj, siç është rasti i Friktz fon Shuabes, por edhe i Jozef K.
apo i gjeometrit K, që duket se, më tepër janë figura simbolike. Dhe këta personazhe,
por edhe të tjerë në veprën e Kadaresë, janë vërtetë të huaj të shoqërisë e të
Shqipërisë, të historisë apo të botës, por sidomos, ata janë e mbeten të huaj, në vetë
thelbin e tyre, ekzistencial dhe estetik.
Romani “Vajza e Agamemnonit”, risjell atmosferën e mërzisë së luftëtarëve në
luftë, të vendimit të pashmangshëm të çdo luftëtari grek për braktisjen e fushatës, -
çka kthjellon të arsyetuarit e protagonistit dhe zbulimit të thelbit të flijimeve të
Ifigjenisë.103 Ai revokon, pikërisht, momentin kur, në ngushticën e Euripidit që ndan
ishullin Eube nga Greqia kontinentale, (ku gjendej në kohëra të vjetra qyteti Aulidë),
ishin grumbulluar akejtë nga të gjitha anët e vendit para se të niseshin në luftë kundra
Trojës. A është vërtet e nevojshme e gjithë kjo? Në romanin “Vajza e Agamemnonit”,
flijimi është absurditet dhe pakuptimësi. (N’Iliadën e Revolucionit,/Unë të flijova
ty.)104 Ngjan se në raport me romanin “Piramida”, që shëmbëllen vizionin e ferrit
sipër tokës, “Shkaba” shëmbëllen vizionin e ferrit nëntokësor, grafikisht, shënon një
piramidë të ngulur në hon. Romani ndërthur elemente në “gjasmim” të realitetit faktik
me elemente të fantastikes, që mbështetet, veçanërisht, mbi motivin e përrallës
popullore shqiptare, rrjedhimisht, elemente të kohës dhe hapësirës reale me ato të
kohës dhe hapësirës surreale, karakteristike për përrallat apo legjendat: “Ai lexoi
fjalët “AIRIL RAB” shkruar mbi derën prej qelqi, por kurrsesi nuk i kujtohej emri i
barit afër shtëpisë. […] Tani, që brenda, “Ana” lexohej “ana”.
Koha dhe hapësira surreale ndërtohet nga përçartjet onirike të Maksit, personazhit
kryesor, i cili shpesh përzien mitiken me faktiken, të mundshmen me të
pamundshmen, historiken me ahistoriken. Ndërkaq, rrafshin kuptimor të veprës, e
pasurojnë herë pas here intertekstualiteti me motivet e mitit të Dedalusit dhe djalit të
tij Ikarit, nga mitologjia greke, (në roman arkitekti Deda dhe djali i tij, që janë duke
projektuar një mjet fluturimi), motivi mbi mitin e Prometeut, shkaba që ushqehet me
shpretkën e heroit, motivin e mitit të Odiseut, (fshehja nën barkun e deleve për t’u
fshehur nga Ciklopi i verbuar), deri në aludimet për mitin Edipik, (“O Zot, ishte një
mëmëvrasje ose atëvrasje, si ato të antikitetit”) vizioni i “botës së përtejme” në
përrallën gojore dhe vizioni i ferrit dantesk. Pra, romani, “lëndën mitike me të gjithë
përbërësit e saj poetikë, semiologjikë dhe semantikë, ia nënshtron një procesi
përpunimi dhe pasurimi”105Personazhi kryesor, Maksi është një lloj qerosi i realitetit
shqiptar socialist, një qeros tragjik. Në përrallë, vëllezërit e mashtrojnë, duke e lënë
103
Viola Isufaj, Rikthimi i mitit në veprën e Kadaresë, Onufri, 2013, f.85
104
Kadare, I.,Romani e plotë, Vëllimi 13, Onufri, Tiranë, 2009, f. 369
105
A. Jakllari, “Simbolizmi mitiko-përrallor në romanin Shkaba të I. Kadaresë” në Seminari
ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, 25/2, Prishtinë 2006, f. 257.

63 | P a g e
në pus në botën e përtejme; në roman “vëllezërit” e hedhin në një provincë të humbur.
Një mbrëmje, ndërsa del në rrugë për të blerë një paketë cigare, disa ditë pas një
mbledhjeje në institucionin ku punonte, (referenca me kohën dhe vendin kur është në
gjasmim të realitetit na paraqet periudhën e socializmit, Bankën Kombëtare të
Kursimeve, në kryeqytet.) meqenëse nuk reagoi në mënyrën e “duhur” ndaj një
kolegu që po kritikohej kolektivisht, shkel në një dërrasë të kalbur dhe bie në “botën e
përtejme”: “Mirëpo rënia vazhdoi, dhe ajo “jo”, ndonëse e shkurtër si një klithmë
shpendi, arriti të mbështillte brenda saj habinë për vijimin e rroposjes, mospranimin e
saj”106. Në “gjasmim” me realitetin, Maksi është një i ri, i cili, si qindra njerëz në
diktaturën komuniste, internohet, duke u transferuar nga kryeqyteti në një provincë të
humbur, për shkak se nuk mban qëndrimin e duhur ideologjik klasor. Pas internimit,
ëndërron të rikthehet përsëri në kryeqytet, nuk ia arrin dhe në gjendje të dehur e mbyll
jetën e tij me vetëvrasje. Ndërsa në kohën dhe hapësirën surreale, është njeriu, i cili
pëson në ndërgjegjen e tij, një krizë të rëndë shpirtërore, krizë identiteti, tjetërsimi, bie
në një humnerë të errët, nga e cila e ka të pamundur të dalë; në pamundësi të bëjë
kapërcimin nga humnera e krizës drejt botës së epërme të lirisë dhe shpresës,
përfundon njësoj në gjendje të dehur, në kafazin e një shkabe, duke e identifikuar
veten me heroin e një përralle, në pamundësi për ta përdorur shkabën si heroi i
përrallës, vret atë dhe veten.
Bota e personazhit kryesor zë hapësirën më të rëndësishme të rrëfimit. Ajo është më
shumë bota nënvetëdijes dhe delirit shpirtëror. Si romancier modern, për Kadarenë,
kjo është një mënyrë analize e njohur, edhe përsa i takon shtjellimit të personazheve
në romanet e tjera të tij. Zhbirimi i “humnerave të errëta” është një teknikë artistike e
autorit, për të ndriçuar botën e brendshme të personazheve e, përmes tyre, të qenies
njerëzore. Romani analizon dhe shpreh artistikisht “tjetërsimin tragjik të individit,
mëdyshjet e mëdha që i krijohen atij brenda sistemeve shoqërore diktatoriale, dyzimi i
qenies njerëzore, që ka për shkak, jo vetëm rrethanat sociale armiqësore ndaj saj, por
edhe informacionet dhe shtresimet kulturore të natyrës arketipale”107. Një figurë nga
më të veçantat e realizuara nga autori, sidomos në tekstin e romanit ”Pallati i
ëndrrave”, që shënon pa asnjë dyshim, një nga kryeromanet e Kadaresë, i cili ka vënë
në qendër individin që përballet me shtetin, me forcën dhunuese dhe shkatërrimtare të
tij, madje, pavarësisht kohës dhe hapësirës, që ka më shumë mundësi, që nuk
ndërvaret as nga mënyrat dhe format qeverisëse, është edhe Mark Alemi, si një
personazh “tjetër”, si një qenie e huaj brenda qenies shqiptare, që të përkujton
konceptin e Iv Shevrelit “qenia brenda qenies”, që vjen nga një botë e ndryshme nga
e jona, sa e largët, po kaq edhe afërt, pasi ai, përgjithësisht, jeton në një realitet politik
dhe shoqëror, që e njeh shumë pak, për të mos të thënë që, nuk e njeh fare; është i
huaj për shoqërinë ku jeton, më tepër është si një personazh që nuk ka të bëjë me
mjedisin ku edhe luhen ngjarjet e këtij romani. Duke qenë kështu, më tepër i
jashtëzuar, nuk ka të bëjë me mjedisin dhe rrethanat ku janë vendosur këto ndodhi,
ndaj e ndeshim me një tipar të shpalimit të një qëndrimi ideoemocional të ndryshëm
dhe shpeshherë edhe si të përkundërt, që na mundëson kahet e zbulimit të tipareve të
qenies njerëzore, se si ia ka mbërritur që të mbijetojë edhe në këto kushte të
pazakonta. Sqarimi i konceptit për tjetrin, aspektet e tjetrit dhe aspektet e të tretit, janë
disa nga aspektet që do të kenë hapësirë të konsiderueshme në këtë punim. Ky studim
imazhologjik dhe gjithëpërfshirës, mbase do të jetë si një uverturë, një nxitje për
studime më specifike, më të profilizuara dhe më të thelluara për këtë krijimtari letrare,

106
Isamil Kadare, “Shkaba”, Tiranë 1996, f. 9.
107
A. Jakllari, “Simbolizmi mitiko-përrallor në romanin Shkaba të I. Kadaresë”, vep e cit. f.257- 258.

64 | P a g e
e mbase do të jetë një nismë, që fenomeni i tjetrit të studiohet në nivel të letërsisë
shqiptare. Kadareja është unik në orientimin e tij drejt antropologjikes/kozmikes dhe
jo etiko-morales. Është pikërisht kjo që e bën unike prozën e tij dhe dialogjizmin e
saj, apo pafundësinë e keqe të dialogut. Intersubjektivja dhe interindividualja te
Kadareja rreh te kodet antropologjike/kozmike dhe jo etiko-morale.
Sipas studiuesit, dialogjizmi te proza e Kadaresë e bën atë unike në hullinë e teksteve
polifonike, i cili në dialogun intersubjektiv kushtëzon dhe sot polisemantikën e kësaj
proze, një polisemantikë, që në raport me “metodën”, pra me kodin socrealist,
prodhonte shqetësimin e ekuivokut dhe që në raport me lexuesin e sotëm, prodhon
gjithnjë asociacione me “përbindëshat gjeografikë”, siç i quan vetë Kadareja. Dhe
është pikërisht kjo teknikë e dialogut intersubjektiv, që i jep romanit të tij karakter
universal.
Përtej gjuhës së koduar, Kadareja e shpreh qartë këtë tjetërsim që do ta
mundojë shoqërinë shqiptare edhe për shumë kohë: “Ç’pakt ke bërë, me fjalë të tjera,
ç’do të detyrohesh të japësh për atë ngjitje. Në fillim përbindëshi do të kërkojë diçka
që mund të duket e kurrfarë… Përbindëshi - shtet me shpendin grabitqar në
emblemë... Do të duket se do të kënaqet veç me një copëz mish ( misioni), ndërsa në
nivelin jetësor sjell mosrealizmin e tij, vdekjen. Në nivelin mitik, shkaba kërkon më
shumë mish, heroi duhet ta ushqejë me mishin e tij, por kjo do t’i sjellë përsëri
vdekjen, atëherë në situatën pa rrugëdalje, heroi vret shpendin “magjik” edhe veten.
Në nivelin e gjasmimit me realitetin, heroi përballë pamundësisë për t’u arratisur dhe
për të gjetur rrugëdalje, kryen vetëvrasje në “gjendje të rënduar psikike”. Ironikisht,
bëhet me dije se, jo rrallë ëndrra për lirinë dhe suksesin mundet të përfundojnë në
mënyrë groteske: “Me çka po dëgjonte, një njeri ishte përleshur gjatë natës me një
shkabë. Ishin prerë e i kishin nxjerrë sytë njëri-tjetrit e tani dergjeshin të dy të vdekur,
a të ngordhur, o Zot, s’dije ç’fjalë të përdorje, të mbytur në gjak”. 108 Për të nxjerrë të
vërtetën mbi ekzistencën, Kadare e përdor metodën e demistifikimit të mitologjisë dhe
të historisë si dhe të mekanizmave të ndryshëm, që ndikojnë në formimin e saj. Në
kuadër të metodës së demistifikimit, ai i zbaton rezultatet e dijeve të sotme: te
materializmit, të semiologjisë, të psikanalizës, të filozofisë, të historisë dhe të teorisë
që përfaqëson ekzistencën tonë, do të thotë, vë në zbatim përvojën ekzistenciale dhe
pasurinë shpirtërore. Njëherësh i njeh dhe i zbaton me maturi rezultatet e zgjidhjeve
artistike të letërsisë së përgjithshme klasike, e sidomos, të asaj moderne e
bashkëkohore. Mundësia më e madhe e demistifikimit të tij është krijimi i realitetit,
vendosja dhe funksioni i tij brenda veprës, universit të tij. Kështu, në tekste me
tematikë mitike, funksionon fuqia reale e ekzistencës së qenies komplete njerëzore, që
krijon plotësinë e kuptimit të saj, e kështu ngjet edhe me veprat e tjera me tematikë të
ndryshme kohore.

1.1.2 Personazhi arketipal i Agamemnonit

Në romanin “Vajza e Agamemnonit”, përmes asosacionit, ose me zërin e


personazhit, sugjerohen kuptimet e munguara, qëllimet e pashpallura, duke u bërë
personazhi vetë, në një kuptim, zbërthyes i mendimit të fshehur në lojën e tropeve.

108
Ismail Kadare, “Shkaba”, Çabej, Tiranë 1996, f. 88

65 | P a g e
Me anë të risjelljes së arketipit të tiranit në të gjitha kohërat, universalizohet një
dukuri: flijimi për hir të pushtetit.109
Romanet moderniste priren drejt ndërtimit të personazheve të motivuar
psikologjikisht, rimarrjes së figurave mitike, etj. (Edhe pse qasjet funksionale të
figurave mitike drejtohen nga „e reja‟, sërish tharmi mitik mbetet). Figura të tilla
mitike të rifunksionalizuara në letësinë moderniste, janë: Hermesi tek Perëndia,
Agamemnoni tek Vajza e Agamemnonit, Qerosi tek Vajza e Agamemnonit të Ismail
Kadaresë. Arketipi i diktatorit, njeriut me pushtet të pakufizuar, shprehet nëpërmjet
arketipeve, në shumicën e romaneve të I. Kadaresë, si Pasardhësi, Hija, etj. Ashtu
sikurse studiuesi Adem Jakllari sugjeron: “Vepra e Kadaresë, është një shembull i
madh i lidhjes së modernitetit me sistemin shenjor dhe simbolik të botës kulturore
shqiptare. Arketipeve mitike dhe artistike universale, Kadareja u ka dhënë një epërsi
dhe domethënie shqiptare (…), pasi ai shfrytëzon semioticitetin e pasur të kulturës,
polisemantikën e figurave mitike dhe legjendare”. 110 Ndërtimi i personazhit mbi
modelin arketipal, pohohet edhe nga I.Kadare në të dhënat paratekstuale të romanit
Pasardhësi: “Ngjarjet e përshkruara në diptikun „Vajza e Agamemnonit‟ dhe
„Pasardhësi‟, janë pjesë e kujtimeve të gjithhershme të njerëzimit, të rishfaqura, siç
ndodh shpesh, në epokën tonë. Si rrjedhojë e kësaj, shëmbëllimi i tyre me pamje dhe
njerëz të kohës, është i pashmangshëm. Për shkak të specifikave historike, sociale dhe
kulturore, personazhet më të zakonshëm arketipalë në letërsinë shqiptare, përvijohen
sipas situatës: viktimë-xhelat. Rrëfimi zgjerohet me personazhe mitike e historike, me
forma arketipale të qënies njerëzore, që për pushtet, nuk kanë kursyer askënd. Kështu
rrëfehet për Agamemnonin dhe flijimin e Ifigjenisë për “suksesin” në Trojë, rrëfehet
për Stalinin e sakrifikimin e birit të tij Jakovit, etj. Ky model arketipal sjelljeje e
njeriut ndaj pushtetit, (e Qerosit ndaj botës së sipërme) bën të mundur dekodifikimin e
sjelljes së “Pasardhësit” potencial, ndaj vajzës së tij Suzanës. Arketipi i
Agamemnonit tek vepra Vajza e Agamemnonit, është ai i kryetiranit të hershëm,
pavarësisht se realizohen prej: a) një personazhi tjetër: (Pasardhësit) dhe b) në një
mënyrë tjetër: (pasardhësi flijon dashurinë e së bijës). Njësoj si në mitin antik, këto
funksione ngjizin pjesët kryesore të romanit. Në romanin “Vajza e Agamemnonit”,
arketipi i pushtetarit-tiran, vjen përmes figurës së Pasardhësit. 111 Tek Pasardhësi ka
një grindje midis prijësave, përsëritje e grindjes së Agamemnonit me Akilin që
shkakton gjithë konfliktin në Iliadë (dy gjysma të një klani), por ky konflikt,
gjithashtu është përsëritje e një konflikti tjetër. Për të dhënë vetëm një shembull, një
paradigmë e njohur rishqyrton luftën midis një heroi dhe një gjarpri gjigand,
ndonjëherë me tri koka, ndonjëherë i zëvendësuar me një përbindësh deti (Indra,
Herakliti, dhe të tjerë, Marduku). Atje, monarkët e mëdhenj e konsiderojnë veten
imitues të heroit fillestar.112
Personazhi i tillë, njëkohësisht, mbart funksionet dhe cilësitë më qenësore të
tij: mësuesi i madh i çdo flijimtari të ardhshëm, themeluesi, klasiku! “…rreshtat e
ngjeshur të parakaluesve nuk kishin fund. Mungonte vetëm portreti i Agamemnonit,
anëtarit të Byrosë Politike, shokut Agamemnon Atridit. Ai, mësuesi i madh i çdo
109
Viola Isufaj, Rikthimi i mitit në veprën e Kadaresë, Onufri, 2013, f.81
110
Jakllari, Adem. (2005). “Moderniteti në letërsi dhe ndërvartë sia e tij prej ndryshimit ontologjik të
qenies dhe të realitetit kulturoro-simbolik” në Aktet e seminarit ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe
kulturën shqiptare. Prishtinë: Fakulteti i Filologjisë, 198
111
Viola Isufaj, Rikthimi i mitit në veprën e Kadaresë, Onufri, 2013, f.81
112
Viola Isufaj, Rikthimi i mitit në veprën e Kadaresë, Onufri, 2013, f.99

66 | P a g e
flijimtari të ardhshëm, themeluesi, klasiku, e dinte padyshim, më mirë se kushdo këtë
punë.113 Arketipi i Agamemnonit: atributet e Agamemnonit (mbret dhe komandant,
prijës i etur për luftë, vendosës i disiplinës së hekurt, dhunës dhe terrorit) raportet e
Agamemnonit me kryekomandantin tjetër, Akilin (grindje kryeneçe mes prijësash),
dukuri të ndryshme (forcim pozite në udhëheqje) dhe lidhja midis tyre kanë të bëjnë
me strukturën e thellë të mitit që organizon lëndën e romanit Vajza e Agamemnonit.
Nga bashkimi
i veçorive të figurës së Agamemnonit dhe i veçorive të ish-kryeministrit shqiptar
Shehu, krijohet një figurë origjinale si ajo e Pasardhësit, e cila, duke dubluar efekte
kuptimore, në dukje të papajtueshme, mbart funksionet dhe cilësitë më qenësore të
Agamemnonit si mësuesi i madh i çdo flijimtari të ardhshëm, themeluesi, klasiku!”114
1.1.3 Personazhi arketipal i Kalkantit

Arketipi i përjetshëm i figurës, mbi të cilën hidheshin dyshime 115 pa fund për rolin
pranë prijësve, është Kalkanti, i cili rishfaqet në pjesën e parë të diptikut në fjalë. 116
Në greqishten e vjetër, fjala “kalkeno”, do të thotë studioj me vëmendje, parashikoj.
Sipas mitologjisë, Kalkanti117, i biri i Testorit, pasardhës i Apollonit, nga i cili kishte
dhuntinë e profecisë, ndoqi grekët në ekspeditën kundër Trojës, si profet zyrtar. Ishte
ai që parashikoi dhjetë vjet luftë, që këshilloi flijimin e Ifigjenisë, kthimin e Kriseidës,
të të atit dhe ndërtimin e Kalit të Drunjtë, që do të bënte të mundur marrjen e qytetit.
Kalkanti, falltari i famshëm, me anë të shenjave kapte kumtet e hyjnive dhe i mësonte
grekët ç’duhej të bënin gjatë fushatës së Trojës. Është një nga personazhet më të
çuditshëm të letërsisë antike. Shprehja gjuhësore që e lidh atë me kontekstin e ri,
është: kalkantët ishin me mijëra. Kthimi i emrit të përveçëm në numrin shumës, është
i lidhur ngushtë me mënyrën e funksionimit të gjithësisë komuniste. Kadare, pohon
se, pa teprim, asnjëherë në botë, Kalkantët nuk kanë qenë kaq të shumtë. Ishin me
dhjetëra mijëra, ndoshta me miliona, që përpiqeshin ditë e natë të kapnin kumtet “nga
lart”, nga Byroja Politike e Partisë, ose nga vetë tirani. Kalkanti, në botën komuniste
tek Vajza e Agamemnonit merr nga Kalkanti mitik, karakteristikat si këshilltar i
tiranit, si spiun, si projektues i së keqes, si ideator i flijimit, veçse Kalkanti i Kadaresë,
nuk ka dhuntinë e profecisë.

1.1.4 Personazhi arketipal i Ifigjenisë

113
Kadare, I.,Vepra e plotë, Vëllimi 13, Onufri, Tiranë, 2009, f. 366
114
Viola Isufaj, Rikthimi i mitit në veprën e Kadaresë, Onufri, 2013, f245
115
(Madje si Kalkanti, figurë aq dyshuese, tek Ura me tri harqe, ishin dervishët: Mendja më thoshte se
këta bredhës të neveritshëm s’mund të ishin veçse zbulues të shtetit të madh aziatik, me të cilin fati na
ka bërë fqinjë.)
116
Viola Isufaj, Rikthimi i mitit në veprën e Kadaresë, Onufri, 2013, f.74
117
Odiseu: kalin e kanë ndërtuar sipas këshillës së magjistarit Kalkant që me të ta shpërblejnë vjedhjen
e trupores së shuguruar të Palada Athenës nga ana e Odiseut dhe e Diomedit nga tempulli kryesor i
Trojës.

67 | P a g e
Natyrisht, arketipi i Ifigjenisë118 do të identifikohet në mënyrë unike, dhe ndonëse
emri do t’i “transformohet” në Suzanë, në varësi të faktorëve me karakter sociologjik
(transformuesi është gjithmonë konteksti sociologjik “milieu humain”), atributet
thelbësore do të vijojnë të shfaqen pa ndryshime themelore në esencën e tyre.
Bashkësia e të gjitha karakteristikave të jashtme të personazhit: mosha (mosha e saj,
gjinia, gjendja, pamja dhe shenjat e veçanta etj. dhe rendi, në të cilin janë vendosur
funksionet, së pari, ajo është vajza e tiranit, etj.) përbën një element tjetër të
rëndësishëm të identitetit. Romani “Vajza e Agamemnonit”, risjell atmosferën e
mërzisë së luftëtarëve në luftë, të vendimit të pashmangshëm të çdo luftëtari grek për
braktisjen e fushatës, - çka kthjellon të arsyetuarit e protagonistit dhe i paraprin
zbulimit të thelbit të flijimeve të Ifigjenisë. Ai revokon pikërisht momentin kur, në
ngushticën e Euripidit që ndan ishullin Eube nga Greqia kontinentale, (ku gjendej në
kohëra të vjetra qyteti Aulidë), ishin grumbulluar akejtë nga të gjitha anët e vendit,
para se të niseshin në luftë kundra Trojës. Arsyeja trondit një rend gjërash tek Vajza e
Agamemnonit: këshillën për sakrifikimin e Ifigjenisë nuk e ka dhënë Kalkanti,
(këshilla e tij ishte tepër e guximshme), por Agamemnoni. Motivi i vrasjes së
Agamemnonit (kur ky kthehet në atdhe pas rrënimit të Trojës) nga e shoqja,
Klitemnestra, me pretekstin e zemërimit për flijimin e vajzës së tyre, Ifigjenisë, është i
njohur. Ky motiv rimerret në tregimin përpara banjës së Kadaresë, ku rrëfehet në
vetën e tretë pesë herë ajo që ka ndodhur një herë,119 duke zbuluar në çdo rrëfim detaje
të reja të mënyrës së vrasjes. Narratori, fillimisht, duket se ka njohuri të njëjta me ato
të personazhit të tij. Personazhi sheh dhe përjeton të njëjtën ngjarje dhe jo ngjarje të
ndryshme. Në fakt, pluraliteti i perceptimit na jep një vision më kompleks të dukurisë
së përshkruar. Nga ana tjetër, perceptimi disa herë i së njëjtës ngjarje, na lejon të
përqendrojmë vëmendjen tek personazhi, i cili e percepton dhe tek theksimi i detajeve
(duke parakuptuar gjithmonë që lexuesi e njeh ngjarjen). Arketipi i Ifigjenisë
identifikohet në mënyrë unike, dhe ndonëse emri do t’i “transformohet” në Suzanë në
varësi të faktorëve me karakter sociologjik, atributet thelbësore do të vijojnë të
shfaqen pa modifikime substanciale të karakterit të tyre. Veçse: Flijimi është një akt
politik. Agamemnoni, ka përdorur të bijën për ta legjitimuar luftën, sakrificë kjo që
nuk e shpëtoi nga katastrofa. Për Kadarenë nuk ka aq shumë rëndësi sakrifica, sesa
sfondi ku vendoset ajo: sistemi. Në këtë sfond, flijimi qe i përligjur dhe përligjte po
ashtu varfërinë, mërzinë dhe shtypjen.120
Në romanin e Ismail Kadaresë, “Vajza e Agamemnonit”, zërat narrativë, me vetëdije
ngatërrohen gjatë rrjedhës narrative. Ndërsa pritshmëria e marrësit, është që të
barazojë zërin rrëfimtar me të dashurin në prag braktisjeje, në tekst, ndërhyn një tjetër
zë, i fshehtë, i paqartë, enigmatik. Ky zë, përvijohet nëpërmjet katrenës (një strofë me
katër vargje), “të cilën rrëfimtari, nuk e kujton nëse, e ka krijuar vetë, apo e nxori
kujtesa nga një lexim i largët”121. Kjo insinuatë kadareane ka si qëllim tërheqjen e
vëmendjes ndaj zërit narrativ, i cili mund të barazohet me zërin e personazhit (nëse
poezia është shkruar prej tij), ose mund të jetë i dikujt tjetër (nëse poezia riaktivizohet
si lexim i largët).”Grekët, përpara fushatës së Trojës / Vajzën e Agamemnonit bënë
fli. / N’Iliadën e revolucionit / Unë të flijova ty”. Shtrohet pyetja, cili flet, përvoja e
kujt sublimohet në këtë poezi? A është personazhi-rrëfimtar? Për të dhënë këtë
118
Viola Isufaj, Rikthimi i mitit në veprën e Kadaresë, Onufri, 2013, f.82
119
“Narrating n times ëhat happened once (nNllS)”; Genette., G. Narrative Discourse Cornell University
Press, Ithaca, Neë York 1983, f. 115
120
Viola Isufaj, Rikthimi i mitit në veprën e Kadaresë, Onufri, 2013, f.245
121
Kadare, Ismail. (2003).Vajza e Agamemnonit. 55:Tiranë, 21.

68 | P a g e
përgjigjje, duhet të analizohet katrena, nëpërmjet metodës së close-reading-ut. Së pari:
Tiparet karakterizuese të saj janë racionaliteti dhe ftohtësia, tipare, që nuk përligjin
shkrimin e saj nga një shpirt i frikësuar nga ikja e dashurisë. Së dyti: Nga ana e
ndërtimit, poezia ngrihet mbi analogjinë mes fatit të Suzanës dhe Ifigjenisë greke
(sakrifikimi i vajzës së njeriut të pushtetshëm, me qëllim arritjen e suksesit të së atit).
Nëse i referohemi etimologjisë, fjala analogji (gr.ἀναλογία), do të thotë
"raport/përpjestim”. Shtrohet pyetja: në ç’raport qëndron rasti i Suzanës me atë të
Ifigjenisë?

1.1.5 Personazhi arketipal i Helenës

Në romanin “Përbindëshi”, kur flitet për ngjarjet e Trojës dhe kur situata zhvendoset
në furgon, personazhi emërtohet Helenë. Po ashtu, edhe kur e njëjta ngjarje rrëfehet
apo përjetohet nga pikëvështrimi i perceptimit të Maksit, përsëri përsonazhi emërtohet
Helenë. “Kur u ktheva, ajo nuk ishte në mes të të ftuarve. Ku është Helena?”, pyeta
dy-tri herë.- Maks,- i tha me zë të ulët, -pashë Helenën tënde. 122 Prezenca e (He)Lenës
sjell me vete dhe efektin e realitetit social: heroina është socializuar, ajo ka lidhje me
një shoqëri të caktuar. Pra, le ta theksojmë: këtu kemi të bëjmë përsëri me kodin
social dhe më pas me kodin simbolik; funksioni është i qartë: ngacmimi i pritjes së
lexuesit: është e mundur që çdo marrësi t’i ngjallen përfytyrimet për ngjarjet e Trojës?
Një truk i përdorur për evokimin e personazhit mitik të Helenës së Trojës dhe për
paralajmërimin e ngjarjeve të ngjashme (rrëmbim, kërcënime, luftë, hakmarrje,
shkatërrim) është pikërisht kujtimi i një situate vallëzimi kur një nga shokët e Lenës,
me sa duket, bashkënxënës me të, që nga gjimnazi, gjysmë i dehur i kishte thirrur
“Eh, moj Lenë, eh, moj Helenë e Trojës!” 123 Helena e Përbindëshit është një grua e
brishtë që i druhet hakmarrjes së ish-të fejuarit. Ajo ndjek të dashurin e saj pa shfaqur
as shenjën më të vogël të rezistencës. Nuk flitet për lavdi të saj. Nuk pranohet se ajo
është përgjegjëse për konfliktin, ndërkohë, tek Trojada e Garnier-it, pranohet që
Helena është përgjegjëse për luftën. Eskili e paraqiste Helenën si një qenie në të
njëjtën kohë, abstrakte dhe hyjnore, një mënyrë mallkimi (fataliteti), por Euripidi,
sheh veçse një grua te Helena; ai as që e pranon që Afërdita kish ndërhyrë me forcë,
duke frymëzuar tek Helena një pasion, të cilit ishte e pamundur t’i rezistoje.124

1.1.6 Personazhi arketipal i Prometheut

Për figurën e Prometheut, çliruesin e njerëzimit, regjimet komuniste ushqenin një lloj
mosbesimi, ngaqë ai mishëronte për ta frymën e rebelimit. Prometheu, i risemantizuar
122
Kadare, I.,Vepra e plotë, Vëllimi 1, Onufri, Tiranë, 2007, f. 318
123
Kadare, I.,Vepra e plotë, Vëllimi 1, Onufri, Tiranë, 2007, f. 242
124
Viola Isufaj, Rikthimi i mitit në veprën e Kadaresë, Onufri, 2013, f.252

69 | P a g e
nga Kadareja, dallon mbi të gjitha për veprimin, prandaj ai gjen shprehje në një formë
që dallon prej poezisë, romanit dhe esesë dhe, në kuptimin më të gjerë, shënon këtë
tekst që është shkruar për t’u shfaqur në skenë. Megjithatë, varësia e ndërsjellë midis
këtij teksti dramatik dhe shfaqjes teatrale, nuk është shumë e madhe. Drama “Stinë e
mërzitshme në Olymp” është krijuar si shprehje letrare e situatës së Prometheut, ku
shprehet konflikti i kundërshtisë në mes dashurisë për njerëzimin dhe mendimit
zhgënjyes për të, duke shkaktuar gjendje të shtypur, që rritet dhe kërkon zgjidhje të
domosdoshme të konfliktit. Stinë e mërzitshme në Olymp kombinon disa nga pikat e
forta të narrativës (ekspozicionin, përmbledhjen, skenën, motivimin), me përparësinë
e vizualizimit (është një vepër e ndërtuar për t’u vënë në skenë). Ajo mund të priret t’i
bëjë jehonë një modeli dramatik antik, por u rishkrua për një qëllim tjetër. Le të mos
harrojmë që modeli i parë, ai i Eskilit, është parateksti i trilogjisë Prometheu i
mbërthyer i Kadaresë, i cili vite më pas na vjen i ristrukturuar në këtë dramë. Pra,
duket se kemi një lëvizje nga drama në tregim, nga tregimi në dramë. Ky tekst
thekson ndjesitë dhe emocionet e personazheve në një subjekt të ri, i cili nuk mund të
përfaqësohet me të njëjtën elegancë a madhështi si dikur (si në dramën e Eskilit). Aty
ku dëgjojmë të flitet për helmet, një dialog për dashurinë, pasionin, për sjelljet
seksuale, për orgazmën, për çarje herdhesh, nuk ka sesi të gjendet një përfaqësim aq
klasik si në dramën që e ka paraprirë.125

1.1.7 Personazhi arketipal i metamorfozës

Përsa i takon kësaj nënkategorie arketipi personazhesh, le të referohemi te motivi i


flijimit tek Ura me tri harqe dhe te Vajza e Agamemnonit. Lind pyetja: mos vallë ky
do të ishte një punim që do të rrezikonte të ishte i sipërfaqshëm; a do të ndërtohej ai
mbi një klasifikim vërtetë shkencor? - Atëherë klasifikimi duhet zhvendosur në
këndvështrime strukturore, semiotike dhe vetëm kështu, ky klasifikim do të ishte
shumë më i pasur se të mëparshmit. Padyshim, hetimi struktural është i
pashmangshëm: identifikohen elementët më të vegjël të shprehjes së mitit,
ndërvarësia midis tyre dhe kombinimi, përfaqësimi dhe karakteri abstragues si dhe
kompetenca e elementeve përkundrejt dukurive.126 Si invariant, si element i
qëndrueshëm, një tipar i caktuar zhvillohet tek një lloj personazhi karakteristik
kadarean, tek i cili tiparet njerëzore të njëmendta të një kohe të caktuar, gërshetohen
me tiparet më të përgjithshme mbikohore, me fytyrën e përjetshme të arketipit, në
kuptimin e gjedhes historike fillestare, por dhe të përsëritshme.127 Veçanërisht,
personazhi i Maksit pëson një metamorfozë groteske, kjo, duket se lidhet me
ndryshimet në realitetin jashtë tij. Bota ku është fundosur ai, drejtohet nga fuqi që e
çmendin atë. Metamorfoza është shndërrim i trajtës humane në forma të tjera në
mënyrë alegorike. Kadare jep ngjarjen e kopshtit zoologjik si një alegori të njerëzve te
metamorfozuar. Tjetërsimi, metamorfoza është vdekje. Për t’i shpëtuar një
metamorfoze të plotë, Maksi krijon lidhje platonike me format e të menduarit dhe,
idetë e lindura si vegim, bëhen gjuha e shpëtimit të njeriut në një realitet absurd.
125
Viola Isufaj, Rikthimi i mitit në veprën e Kadaresë, Onufri, 2013, f.242
126
Viola Isufaj, Rikthimi i mitit në veprën e Kadaresë, Onufri, 2013, f. 14
127
Viola Isufaj, Rikthimi i mitit në veprën e Kadaresë, Onufri, 2013, f. 105

70 | P a g e
Personazhi i romanit zbulon një trajtë niçeane128 të përfytyrimit si shkëputje e njeriut
nga gjërat tokësore dhe fluturimi i tij drejt gjërave qiellore, të cilat janë idetë dhe
mendimet e lira. Bota ekziston si e tillë në sajë të konfrontimit të ashpër mes rregullit
të përhershëm të gjërave dhe prirjes së përgjithshme, që ky rregull të jetë i
përkohshëm. Absurdi lind nga ballafaqimi midis kushtrimit njerëzor dhe heshtjes së
paarsyeshme të botës. Një nga format më interesante të shfaqjes së arketipit të
metamorfozës në korpusin letrar të Kadaresë, është kthimi i njeriut në gjarpër dhe
anasjelltas. Metamorfozat, duke qenë figura-vizion, kanë si kusht të zhvillimit të tyre
ndryshimin e trajtës njerëzore dhe mbartjen e saj në kafshë, bimë apo gur. Tek Lulet e
ftohta të marsit, metamorfoza vjen e lidhur me personalitetin e shumëfishtë të njeriut
dhe kolektivitetit, dhe me pasojat e një zhvillimi të shpejtë e transformues. Tek
arketipi i ringjalljes (ngritja e njeriut nga varri tek Kush e solli Doruntinën) shfaqet
karakteri demuiurg që nënkupton ndërhyrjen nga jashtë të një force hyjnore, që sjell
ndryshime në thelbin e brendshëm dhe formën e jashtrme të sendeve dhe fenomeneve.
Ngritja e njeriut nga varri të trondit, të tmerron dhe e mban në ankth lexuesin, si
receptues. Ndërsa tek Lulet e ftohta të marsit demiurgu mbart edhe një funksion tjetër:
shërben për arratisjen e personazhit nga bota e zakonshme e njerëzve, drejt një bote në
gjendje ekzili dhe eterike, e çuditshme dhe e mbinatyrshme në dukje. 129 Lëkura e
gjarprit është ndërmjetëse për kalimin në një trajtë tjetër. Gjarpri kthehet në njeri. Kjo
trajtë e njeriut është e destinuar të shfaqet si e tillë, vetëm natën, në formën e një
marrëdhënieje dashurore mes dhëndrit dhe nuses. Çasti i metamorfozimit, cilësitë e
tij: mes (i natës) dhe i errët, duket se i referohet zonave të ndërmjetme a të errëta të
mendjes së njeriut, aty ku ndryhet e pandërgjegjshmja. Metamorfoza e gjarprit që
mendon si njeri, zbulon zonat më të errëta të nënvetëdijes së njeriut,- ky është një
nivel i interpretimit. Cipa, apo mbipetku të shndërron, të tjetërson, të bën të jetosh një
dyjetësi: si një ndërmjetëse, zbulon simbiozën e dy trajtave të pangjashme të
personalitetit të njeriut. Ajo cipë lara-lara u gufmua, si nga një stuhi e brendshme, dhe
befas, ra përdhe, si një mbipetk, duke zbuluar vërtet një njeri. 130 Ajo deshi ta pyeste se
a mendonte si njeri nën trajtën gjarpërore, por, mesa dukej, ishte ashtu. 131 Marku
karakterizohet nga një gjendje apatie në qytetin në veri të Shqipërisë, aq sa i vinte
pakëz habi që vjedhja e bankës, po e tërhiqte atë si gjithë qytetin, në mos më tepër
(gjithsesi, mesa dukej kishte trashëguar diçka nga paraardhësit: hetimin). Gjithë ky
zell i ringjallur, kohët e fundit, për hetim, kjo “xanxë” polici, e trembte. Nuk ishte e
rastit që dy dosjet e Gentianit dhe historia e cipës së gjarprit, e kishin pushtuar me aq
ngulm endjen e tij. Në krahasim me kaosin e përgjithshëm, shkapërdredhja e Markut
drejt një jete dytësore, duket një gjë fare e thjeshtë. Ka njerëz që, për një arsye ose
tjetër, rastësisht, ndoshta, si ai që bie në një zgavrinë, pas rënies, dalin në një…
hapësirë… si të thuash… në një sistem tjetër. E përfytyron dot afrimin te buza e
tyre?... Koha ngadalësohet, pastaj ndalon fare… Dhe pikërisht aty, pas rënies mund të
ndodhë ajo…dalja në një tjetër hapësirë… sistem… gjendje. Miti i metamorfozës
paraqitet si një përmbysje e plotë: një ndryshim literal dhe kuptimor i figurës si trop
dhe i shndërrimit të karakterit njerëzor në gjarpër. Ky shndërrim i figurës buron nga
rrëfimi si iluzion, si metaforë, si fiction dhe si vizion që zbulon ekzistencën e

128
Lumi, E., Metamorfozat, Skanderbeg Book, Tiranë, 2006, f. 351
129
Viola Isufaj, Rikthimi i mitit në veprën e Kadaresë, Onufri, 2013, f. 107
130
Kadare, I.,Vepra e plotë, Vëllimi 15, Onufri, Tiranë, 2009, f. 301
131
Kadare, I.,Vepra e plotë, Vëllimi 15, Onufri, Tiranë, 2009, f. 302

71 | P a g e
invariantit të qëndrueshëm në arketipin e metamorfozës, si figurë dhe dukuri e
përhershme me veprat letrare.132

1.1.8 Personazhi arketipal i fantazmës

Si përfundim, duhet thënë se, personazhi i heshtur (I emërtuar ndryshe si personazh i


padukshëm), karakterizohet si përftesë letrare që shfaqet nëpërmjet mungesës.
Pavarsisht kësaj specifike, funksioni i tyre në veprat letrare, mund të jetë qendror. Ky
raport i zhdrejtë midis shfaqjes dhe funksionit, bën që këtij personazhi, të mos i jepet
rëndësia e duhur, në klasifikimet tipologjike. Në letërsinë shqiptare, personazhe të
tillë, shfaqen nëpërmjet pranisë së tyre, edhe pse pa ndërveprim verbal (pasardhësi në
romanin Pasardhësi i I.Kadaresë).
Teksti po organizohet natyrshëm rreth kërkimit të mitit. Rrëfimi për veprimin
“mitologjik” këtu është veç shkak për të mundësuar shtjellimin e një rrëfimi për
njohjen, nëse mund ta thoshim, “gnoseologjik”. Tek “Kush e solli Doruntinën”, bëhet
fjalë për një fantazmë, ka pra, një prani të spikatur, një prani aq të hatashme, një prani
të gjallë, të urryer nga Kisha, të konsideruar e rrezikshme. Është një prani tjetër
përveçse e Jezu Krishtit, një veprimtari e pakapshme dhe e errët. Tek Darka e gabuar
riaktivizohet një përrallë: doktor Gurametoja nën ethet e torturës, në jerm, para
ekzekutimit, kujton kur gjyshja, për ta vënë në gjumë, i ka treguar përrallën e të
vdekurit të ftuar gabimisht në darkë. Djalit, babai i jep një ftesë për t’ia dorëzuar të
parit kalimtar të rastit. Ngaqë e vetmja varrezë që njeh është ajo e Vasilikoit, e
përfytyron veten në vend të djalit, duke rendur përbri, ashtu siç thuhej në gojëdhënë.
Ai ka frikë, zemra i dridhet dhe, në vend që të vazhdojë rrugën gjersa t’i dalë përpara
ndonjë kalimtar, zgjat dorën përmes hekurave të varrezës, për ta hedhur ftesën atje.
Tek ikën me vrap, kthen dhe një herë kryet për të parë ftesën që ka rënë dhe zbardh
sipër një varri. Fantastikja shfaqet dyzet vjet më pas, ajo na ballafaqon me një paprani
njëherësh absolute dhe të mbinatyrshme, me papraninë par ecellence: vdekjes.
Fantastikja vjen për të njoftuar vdekjen me atë të dy vegullive. Pra, dyzet vjet më pas,
në çastin kur makina e burgut lëviz përbri varrezës, Gurametoja ka vegullinë e tij të
parë dhe kërkon të bëjë një veprim invers: i duket se ftesa, e hedhur dikur dhe
shkaktare e gjithçkaje, është ende aty. Rrëfimi është eksplorimi i së shkuarës, më
tepër sesa një përparim drejt së ardhmes. Gurametoja kërkon të ndreqë të
pandreqshmen, fatalen. Atij i vjen të kthehet në kohë, për ta hequr ftesën nga varri,
mbi të cilin ka rënë. Ta kthejë mbrapsht kohën dhe dorën e fatit, përpara se i vdekuri
ta ketë marrë kumtin.Vegullinë e dytë e ka pas një farë kohe. Tani s’është më
Gurametoja gjashtëvjeçar, që rend me ftesën në duar, por një tjetër, i rritur, madje, i
vdekur, që prej kohësh dergjet në varr. Kështu e ka parë veten në një nga makthet e
tij. Sipër vetes ka mermerin dhe gurin e varrit, me emrin e gdhendur, kurse përbri
rrethojën e hekurt. Prania e panatyrshme është dora sqimatare e gruas që i lëshon
ftesën mbi varr. Vdekja bën që vetë ky personazh të kthehet në një shkak absolut dhe
të papranishëm të jetës.133 Jo vetëm në rastin e Aksidentit, por edhe në rastin e romanit
E penguara, njësimet e kohës dhe hapësirës krijohen përmes disa tipareve të
132
Lumi, E. Metamorfozat, Skanderbeg Book, Tiranë, 2006, f.181
133
Viola Isufaj, Rikthimi i mitit në veprën e Kadaresë, Onufri, 2013, f. 232

72 | P a g e
fantastikes; arratisjen e njerëzve nga bota e zakonshme dhe kaotike. - Arketipi qiellor-
aluzion për qendrën e botës komuniste është shfaqur, në fakt, që tek romani Spiritus.
Ndërsa në lartësitë e Olympit vjen si instancë e lartë veshur me mister, për të cilën
s’dihet asgjë, por së cilës i binden të gjithë, madje dhe vetë Zeusi. Në hierarkinë e
fuqive superiore, diku në kozmos kemi kështu një aluzion për qendrën e botës
komuniste.- Marrëdhëniet me botën e përtejme-një metaforë e kumteve: Takimi
me të vdekurin, në ëndrra, në botën e përtejme, brenda ndërgjegjes, është i
pashmangshëm. Tek Pasardhësi, mendja e plakës (hallë Memesë) punon njëlloj si
dymijë vjet më parë. Hermesi tek Stinë e mërzitshme në Olymp, thotë se nga të
vdekurit e Hadesit vijnë veç kumte të pakuptimta. Fantazma e Pasardhësit rrëfen në
mënyrë rrëqethëse në fund të romanit me të njëjtin titull. Fantazma, ëndrrat e natës,
parandjenjat e ankthet, si zona të ndërmjetme midis botës njerëzore, personazhet
postmoderniste, jo domosdoshmërisht janë “të reja”. Ato mund të vijnë si pjesë
hipertekstore e “huajtjes” së kryer nga një vepër tjetër. Mungesa e detyrimit për risi në
kategorizimin e personazhit, ka bërë që personazhet postmoderniste të duken/shfaqen
si hije personazhi apo “fantazmë” e personazhit tradicional, të vdekur tashmë.
Koncepti i „lojës‟, zë një pozicion qendror në veprat postmoderniste, (loja
konsiderohet si mënyra e vetme për të vënë rregull në një botë kaotike), kësisoj,
personazhet bëhen irracionalë dhe kuptimi që gjenerohet nga përvoja e tyre, bëhet i
vështirë”.134

1.1.9 Personazhi arketipal i ringjalljes

Rngjallja e Kostandinit tek “Kush e solli Doruntinën” mund të dëshmojë se fuqia e


njeriut është e barabartë me atë të hyjnive. Shpresa e një rilindjeje, besimi tek një
ringjallje e njeriut, në kuptimin shpirtëror të fjalës, në një kohë kur rreziku i shuarjes
së individit në bashkësi kërcënonte potencialisht, duket të ketë qenë qëllim i autorit.
Mënyra sesi evokohet balada, sesi nxjerr në pah atributin e ringjalljes, bën të mundur
shpalljen e lidhjeve të lashta të kulturës sonë me ato të vendeve të qytetëruara të
kontinentit, një pikëvështrim ky, i ngjashëm me qytetërimin virtual tek Ura me tri
harqe. Nga vargjet e baladës del se të parët e shqiptarëve jepnin e merrnin me botën,
krijonin lidhje krushqie në vise të largëta gjer në Bohemi, lidhnin aleanca me baronë e
fisnikë të afërt e të largët, lëviznin nëpër të gjithë hapësirën kontinentale. Lulet e
ftohta të marsit, ndërthur motive të tilla si, martesa me gjarprin, marrja e gjakut,
ringjallja e kanunit, incesti me motrën, vjedhja, pavdekësia, etj., të cilat, të
gërshetuara me legjendat dhe me ëndrrat në arkitekturën matematikore të kësaj vepre
moderne, përthyejnë meditime pikëlluese për realitetin dëshpërues shqiptar. Duke
qenë se miti është sintezë e vlerave, të cilat në mënyre unike, ia dalin t’u përçojnë
mesazhe shoqërive të ndryshme në kohë të ndryshme, do të shohim më poshtë se
ç’mund të thonë sot miti i gjarprit e, më pas, i Edipit, i vjedhjes së pavdekësisë tek
romani “Lulet e ftohta të marsit”. 135 Tek arketipi i ringjalljes (ngritja e njeriut nga
varri tek Kush e solli Doruntinën) shfaqet karakteri demiurg që nënkupton ndërhyrjen
nga jashtë të një force hyjnore, që sjell ndryshime në thelbin e brendshëm dhe formën
e jashtme të sendeve dhe fenomeneve; ndërsa tek Lulet e ftohta të marsit demiurgu
134
Leëis, Barry. (2002). "Postmodernism and Literature." në The Routledge Companion to
Postmodernism NY: Routledge, 123
135
Viola Isufaj, Rikthimi i mitit në veprën e Kadaresë, Onufri, 2013, f. 141

73 | P a g e
mbart edhe një funksion tjetër: arratisjen e njerëzve nga bota e zakonshme dhe
kaotike. Në këtë mes, vlen të theksohet se, në qoftë se në analizat tona, do t’i
referoheshim besnikërisht vetëm një përkufizimi, përdorimi i termit, mund të na çonte
në konfuzion: ta zëmë, ringjallja e Krishtit, edhe pse është një nga shtyllat e
krishterimit, nuk është një arketip, pra, nuk është modeli i parmë fillestar e origjinal i
ringjalljes. Atëherë, çfarë mund të thoshim për ngritjen e njeriut nga varri në rastin e
rifunksionimit të baladës së Doruntinës dhe Kostandinit në romanin e Kadaresë “Kush
e solli Doruntinën?” 136
Arketipi i ringjalljes e ka origjinën në disa fenomene ciklike natyrore, shpjegimi i të
cilave ka shqetësuar që në lashtësi ndërgjegjen njerëzore, si p.sh.: lindja dhe
perëndimi i diellit dhe lindja sërish ditën tjetër; lulëzimi i bimëve në pranverë dhe
tharja e tyre në dimër dhe rilulëzimi pranverën e ardhshme; yjet e qiellit dhe hëna që
shfaqen në mbrëmje për t’u zhdukur në mëngjes dhe për t’u shfaqur sërish mbrëmjen
tjetër; por, edhe vetë fenomeni i njeriut që bie në gjumë dhe zgjohet sërish (në besime
të ndryshme gjumi konsiderohet si gjendje vdekjeje).137

2.1 Personazhi mitologjik

Rimarrja e miteve në letërsi, është një dukuri e zakonshme. Aktivizimi i


miteve të njohura, risemantizimi i tyre janë procese, pa të cilat nuk mund të kuptohet
letërsia, aq më pak, ajo bashkëkohore. Sipas studiuesit Todi Dhama: “Në poetikën
moderne evropiane, miti është gjenerator i fuqishëm i letërsisë, dhe nga ana tjetër,
letërsia është fabrikuese dhe ruajtëse e vërtetë e miteve”. 138 Ky mendim shprehet edhe
nga eseisti Alfred Uçi, i cili pohon se: “Modernizmi e ringjall mitologjizmin. E bën
një nga format kryesore të shprehjes, në rrafshin e përmbajtjes ideore e formale”. 139
Modeli i rimarrjes së personazhit mitik, ngjizet në letërsinë shqiptare nga I.Kadareja.
Kjo dukuri, edhe pse lind përpara viteve 90-të, merr një shtrirje shumë të gjerë në
krijimtarinë e këtij shkrimtari pas rënies së diktaturës. Kjo, mund të shpjegohet me
faktin se vetëdija e një vepre mozaikale (ku çdo njësi është pjesë e sistemit) përvijohet
më bindshëm pas rënies së diktaturës. Kristalizimi i perceptimit, nuk lidhet vetëm me
fushë-pamjen letraro-estetike që hapet pas ndryshimeve politike, por edhe me
„kulmimin‟ e tij letrar. Rimarrja e miteve antike greke e romake (por jo vetëm),
përbën një nga tiparet më specifike të krijimtarisë së I.Kadaresë. Në romanin “Vajza e
Agamemnonit”, gërshetohet riaktivizimi i miteve, të sferave të ndryshme kulturore.
Miti i Agamemnonit shkëputet nga konteksti i qytetërimit mikenas, zhvishet nga
tiparet individuale, duke u kthyer në model potencial sjelljeje të çdo udhëheqësi që

136
Viola Isufaj, Rikthimi i mitit në veprën e Kadaresë, Onufri, 2013, f. 62

137
McKenzie Leon, Pagan resurrection myths and the resurrection of Jesus, Bookërights
Press, 1997, fq. 2
138
Dhama, Todi. (1988). Parathënie në veprën Lufta e Peleponezit. Prishtinë:Rilindja, 5.
139
Uçi, Alfred. (1982). Mitologjia, folklori, letërsia. Tiranë: Naim Frashëri, 157.

74 | P a g e
lavdinë e vet e ngre mbi sakrificën e njerëzve më të dashur. Ai herë shfaqet si miti
grek i Argosit, herë si Stalini, herë si udhëheqësi shqiptar etj. Udhëheqësi dhe
sindroma e tij sado-mazokiste, nuk mund të kuptohen më vete, pa marrëdhënien
dikotomike me “viktimën”. Modeli i dytë mitik, është ai i “sakrificës” së kërkuar për
ngjitjen lartë, që funksionalizohet nëpërmjet figurës përrallore të Qerosit. Shtrohet
pyetja, pse bëhet pjesë e veprës, figura e Qerosit? Përgjigja e kësaj pyetje vjen
nëpërmjet një “parabole” nga Umberto Eco. Sipas tij: “Është e drejtë që unë, duke
shëtitur në një pyll, të përdor çdo përvojë, çdo zbulim për të nxjerrë mësime për jetën,
për të kaluarën e për të ardhmen, por derisa pylli është ndërtuar për të gjithë, nuk
duhet të kërkoj në të fakte e ndjenja, që më përkasin vetëm mua”. I. Kadare, rievokon
figurën përrallore të Qerosit që duhet të ushqejë me mish zhgabonjë për t’u ngritur
nga thellësitë. Në këtë këndvështrim sakrifica (shpeshherë edhe sublime), ngrihet në
sistem të romanit. Mbijetesa në një sistem diktatorial, kërkon sakrifica jo vetëm të
vetes, por edhe të gjithkujt që ndodhet pranë.
Qerosi i përrallës riaktivizohet në dy modele më shumë të largëta, sesa
analoge. Qerosi që pret gjymtyrët e tij për të ushqyer zhgabonjën që pret ta ngjisë mbi
tokë (nga nëntoka), është analogji e pastër për kufizimet, që njeriu i bën vetes,
zhvillimin e sistemit të autocensurës, që e bën qënien të mpaket, thahet e të humbasë
“mishin” e trupit të vet.
Risemantizimi i tij lidhet me ndryshimet e mëdha kulturore, sociale, që
kanë ndodhur në botëkuptimin e njeriut bashkëkohor. Miti tregon - ky është funksioni
i parë, prandaj është pothuajse e pamundur që ai të mos ndikohet nga ndryshimet në
sistemin e vlerave që ndodh në bashkëkohësi, sepse siç E. Frick pohon: “romani, është
një strukturë metafizike e botës”.140 Risemantizimi i personazhit mitik, në letërsinë
moderniste, është ngushtësisht i lidhur me ndryshimet kulturore, sociale, prandaj dhe
invariantet mitike bartin specifikat e kohëve referenciale. Megjithatë, pavarësisht
mënyrës se si personazhi shfaqet në veprat letrare (i rrafshët a vëllimor, hero a
antihero, zë a hije, etj.), ai është njësi e rëndësishme e strukturës narrative të veprës,
sepse, ashtu siç pohon dhe H. Cixous, pa personazh nuk ka tekst.

3.1 Heroi dhe Antiheroi

Versioni i ri i Merriam-Webster’s Collegiate Dictionary, e përkufizon kështu


antiheroin: një protagonist ose figurë e rëndësishme, që në mënyrë të dukshme i
mungojnë tiparet heroike. Kuptimi i plotë është ai i një protagonisti, që është i
padobishëm dhe fatkeq141.
Një tjetër përkufizim e përcakton antiheroin si një personazh që shmang
heroizmin, jo nga nënshtrimi, por nga frika natyrale e rrezikut. Si shpjegohet
ndryshimi i konceptit të personazhit? Si kthehet heroi në antihero në letërsinë
moderne? Letërsia, si pjesë e ndryshimeve dialektike të qytetërimeve, ndryshon në
varësi të peshës totalitare që ushtrohet mbi të. A nuk ishte Friedrich Nietzsche në
shekullin e 19-të dhe John Paul Sartre në 20-të, që shpallën "vdekjen e Zotit" në
filozofi!?... Në një univers, ku jeta është e pakuptimtë dhe ankthi është gjendja e
vetme e arsyeshme shpirtërore, heroi tradicional shkon drejt heshtjes, zhdukjes apo

140
Frick, E. (1988). Providenze und Kontigenz. Niemeyer: Tubingen, 344.
141
Merriam-Ëebster’s Collegiate Dictionary, 11th Edition, 2004, f. 714

75 | P a g e
vdekjes dhe në letërsinë moderniste, shfaqet antiheroi. Antiheroi është një nga format
më përfaqësuese të personazhit në letërsinë shqiptare pas rënies së diktaturës
komuniste. Kjo letërsi i kthehet brendësisë së njeriut, dramës e traumës së tij,
përditshmërisë e shëmtisë së qënies njerëzore. Po çfarë është anti-heroi? Sipas
përkufizimeve, ai ka të njëjtin rol si dhe heroi, madje, mund të kryejë veprime që
mund të konsiderohen “heroike” (në një shkallë më të vogël dhe me më pak guxim),
por përdor metoda, sjellje ose qëllime, që mund të jenë të fshehta dhe mashtruese.
Antiheroi, zakonisht, vë në dyshim vlerat konvencionale, duke u shfaqur i pafuqishëm
në një botë, mbi të cilën nuk ka asnjë kontroll. Ai shpesh pranon në heshtje pozicionin
e vet të përbuzur social. Shpeshherë, sipas teoricienëve, antiheroi paraqitet në
letërsinë moderniste si një hibrid, mes heroit e të ligut. Nga sa më sipër, dilet në
përfundimin se, anti-heroi (ndryshe nga heroi), ndërtohet nëpërmjet atributeve
asnjanëse ose negative. Ai mund të kategorizohet nëpërmjet: mungesës së guximit,
forcës, trimërisë; veseve, si: egoizmi, padija, fanatizmi, etj; atributeve negative, si:
i/amoralitet, lakmia, dhuna, ose atributeve neutrale, si: tiparet e zakonshme njerëzore,
si konfuzioni, vetë-urrejtja, etj. Antiheroi mund të jetë personazh kompleks, i vështirë
në dekodifikim, pasiv, i ftohtë emocionalisht, etj., ndaj shpeshherë mund të
konsiderohet si “hero” i dështuar ose i shëmtuar. Kështjella mund të karakterizohet si
shembull tipik i veprës së ndërtuar mbi antiheroin,  ku protagonisti kryesor i veprës
është kryegjenerali turk, Ugulu Tursun Pashai, i cili na shfaqet si luftarak, si i zoti, si
një përfaqësues dinjitoz i një perandorie. Por, mbi të gjitha, autori thellohet shumë në
labirintet e psikikës së kryegjeneralit. Ka shumë mundësi që ky personazh t’i
referohet një personazhi të vërtetë, për të cilin flasin edhe kronikat turke, por kjo është
vetëm një hipotezë. Tursun Pashai lëvdon madhështinë e perandorit. Për t’i pëlqyer
vullnetit të tij, detyrohet të gënjejë, të fshehë të vërtetat, të shtrembërojë faktet. Ai
ndjek me vëmendje kapriçiot e sulltanit dhe përpiqet t’i plotësojë deri në fund ato,
edhe kur nuk është dakord. Pavarësisht se jepet luftarak dhe madhështor, Tursun
Pashai, është tipik si antihero në veset, në mendimet e errëta me frikëra dhe paranoja
të shumëllojta.
Megjithatë, ai mbetet komandanti, i cili merr përsipër një mision të
rrezikshëm, pasi i duhet të luftojë në terrene të panjohura. Në fund, Tursun Pashai
flijohet, por me madhështinë e njeriut që sfidon fatin dhe është i vetëdijshëm për
fundin, që logjikisht e pret.
Rasti i personazhit historik të Skenderbeut mbetet dilema mes heroit dhe
antiheroit! “Personazhet vërtiten ndërmjet fiksioneve, pasioneve, imazhit dhe
marramendjes, që sjell me vete një shoqëri, që e konsumon individin, qënien.
Skenderbeu i tipologjizuar si antihero në romanet e Kadaresë, formon çifte binomike,
ndër të cilët, pikërisht, ky tip personazhi, shërben si strumbullar funksional.
Marrëdhëniet njerëzore e jonjerëzore të Skenderbeut, ndihmojnë në krijimin e disa
çifteve personazhesh. Çiftëzimi i fundit, hero - antihero e karakterizon thellimin e
figurës, në dimensionin anti-heroik. E ndjerë e vdekur në shtëpinë e pleqve,
Parashqevia mbyllet në konin e dilemave ekzistencialiste që ushqehen, sa nga kriza
sociale, aq dhe nga kriza e komplekseve të subkoshiencës. Deformimet e thella me
origjinë psikologjike dhe shoqërore, e detyrojnë atë të shkojë drejt Adamit për
shuarjen e impulsive libike. Adami i saj, një replica i fuqisë seksuale mashkullore
është “heroi. Në letërsinë shqiptare, trajta të anti-heroit janë të shpeshta. Kështu psh.
pjesa më e madhe e personazheve në romanet e I.Kadaresë karakterizohen si
antiheronj. Ata përfaqësohen përmes dukurive psikike të tilla, si: depresioni, frika,
ankthi; karakterizohen nga paqëndrueshmëria emocionale ose shterpësia e brendshme.

76 | P a g e
Këto atribute vijnë si pasojë tragjike e pasqyrimit të një të shkuare të afërt traumatike,
që forcërisht i është ngjitur në vetëdije. Anti-heronjtë e I.Kadaresë pasqyrojnë qenie
njerëzore që vuajnë nga paranoja e vazhdueshme (shenjë e zakonshme e “humbjes” në
letërsinë moderniste). Karakterizimi i personazhit nëpërmjet paranojës, ushqehet nga
besimi/bindja se jetohet në një sistem pa rregulla, ndaj përpjekja për të dalë nga kaosi
është e pafrytshme, e pakuptimtë dhe absurde. Si përfundim, përvijimi i personazhit
me atribute antiheroike, është karakteristikë e zhvlerësimit të personazhit në letërsinë
moderniste. Në letërsinë shqiptare të pas viteve 90-të, mbizotërimi i antiheroit lidhet
edhe me krizën e thellë që pësoi qënia njerëzore, pas rënies së diktaturës komuniste.
Sipas studiuesit Adem Jakllari, qenia njerëzore, u trondit nga mungesa e pjesëmarrjes
aktive (…), gjendje kjo që u bashkëshoqërua me dasakralizimin 142. Zhvlerësimi i
vlerave njerëzore, gjatë këtyre ndryshimeve ontologjike, u reflektua, nëpërmjet
subversionit (mihjes, humbjes) edhe në modelimin e personazhit.
Të hedhim një vështrim në tipologjinë e antiheroit, operacionin zhvlerësues,
hero-antihero-superhero. Një tjetër operacion shumë i rëndësishëm është tjetërsimi në
nivel “atributesh” të figurës së personazhit. Figura e personazhit, ndryshon nëpërmjet
një tjetër operacioni: zhvlerësimit të atributit heroik. Ky atribut zhvlerësohet në dy
mënyra: nëpërmjet antiheroit, protagonist shumë i dashur në letërsinë bashkëkohore
dhe superheroit. Ndryshimi mes tyre qëndron në shkallën e ndryshimit të atributit
heroik. Antiheroi e mpak (deri në zhdukje) këtë atribut, i cili përbën qenësinë e
personazhit tradicional, të mirën e dëshiruar që një hero si personazh pozitiv duhet të
mishëronte. Nga ana tjetër, superheroi e potencon këtë tipar, duke e zhvlerësuar atë.
Shtrohet pyetja, si ndodh ky zhvlerësim? Nëse i referohemi konceptit teorik, heroi
karakterizohet nga tipare të tilla si idealizmi, kurajoja, guximi, dashuria për të drejtën
e të vërtetën. Superheroi i ka të gjitha këto tipare. Atëherë pse zvetënohet figura e
heroit? Kjo dukuri ndodh, sepse të gjitha veprimet e superheroit karakterizohen nga të
tilla atribute, ndaj, këto të fundit, zbresin nga kategoria e të vlerësueshmes në
kategorinë e të zakonshmes. Superheroi është një formë shumë e njohur e “heroit”
postmodernist. Librat më të suksesshëm me ilustrime (por jo vetëm), ngrihen mbi
figurën e superheroit. Këtu mund të përmendim best-seller si X-man (Njeriu
misterioz) nga Joss Weddon, Superman (Mbinjeriu) nga Alain Moore, Spiderman
(Njeriu merimangë) nga Sten Lee dhe Steve Ditko, Masked (Njeriu i maskuar) nga
Lou Anders, Thor nga Roger Langridge, Batman (Njeriu, lakuriq nate) nga Frank
Miller, etj. Në letërsinë bashkëkohore shqiptare, personazhi si superhero nuk është një
dukuri e zakonshme. Kjo mungesë mund të shpjegohet me disa arsye, ndër të cilat më
kryesorja është një lloj paragjykimi, që e bashkëshoqëron superheroin. Ai barazohet
me simbolin “pozitiv” të një forme qeverisjeje totalitare, që është kudo, sheh gjithçka
e ndërhyn për ta zgjidhur, etj. Edhe pse zgjidhja e superheroit përkon me të mirën dhe
të drejtën, tiparet e tjera që e lidhin me të shkuarën e afërt shqiptare, ndoshta
shërbejnë si arsye pse superheroi, kryesisht, mungon në letërsinë bashkëkohore. Ai
është njësi e strukturës narrative të veprës, ndaj dhe shumë i rëndësishëm për t’u
studiuar. Sepse, ashtu siç pohon dhe H. Cixous, pa personazh nuk ka tekst. 143Në
teorinë letrare shqiptare, mungon një tipologji e plotë mbi personazhin. Kjo mungesë
modeli e letërsisë së personazhit, e vështirëson analizën e eksperimentit në veprat
bashkëkohore të shkruara pas viteve 90-të. Përgjithësisht, romani bashkëkohor,
paraqet një shumësi stilesh e kodesh letrare; ai i jep jetë personazheve që herë afrohen
142
Jakllari, Adem. (2005). “Moderniteti në letërsi dhe ndërvartësia e tij prej ndryshimit ontologjik të
qenies dhe të realitetit kulturoro-simbolik” në Aktet e seminarit ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe
kulturën shqiptare. Prishtinë: Fakulteti i Filologjisë, 197.
143
Benet's Reader's Encyclopedia of American Literature (1991). Neë York: Harper Collins, 204

77 | P a g e
me njëri-tjetrin në përftesat e përdorura e herë largohen, herë ngjasojnë në thurje, në
ide e konceptim e herë janë të pangjashëm me askënd tjetër, përveç vetes. Nga
shumësia e mënyrave për thurjen e personazhit, në letërsinë pas rënies së diktaturës,
më të zakonshmet janë: antiheroi, personazhi i rrafshët, personazhi i heshtur, etj.
HEROI
Romani “Kështjella” nuk përmban të dhëna kohore dhe historike që do të
mund ta identifikonin këtë rrëfim me një ngjarje konkrete.Edhe pse në përfytyrimin e
lexuesit vjen shumë qartë rrethimi i Krujës, kjo nuk e kufizon këtë roman, i cili në të
njëjtën mënyrë mund të përgjithësojë çdo lloj rrethimi, qoftë nga ata që kanë ndodhur
nëpër fushata ushtarake, qoftë izolimet, në të cilat ka kaluar Shqipëria. Autori realizon
një kundërvënie shumë interesante midis Shqipërisë Perëndimore me një traditë të
hershme katolike dhe pagane nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, dyndjeve që vinin nga
Lindja. Kjo realizohet shumë mirë nëpërmjet gjuhës, ku shpeshherë thuhet Gjergji
ynë, e cila evokon thënien “Ati ynë...”.Ndërkohë që fjalori, me të cilin përshkruhet
pala turke, është i mbushur me turqizma.
Personazhi i Skënderbeut vjen në vargun e karaktereve të mëdha të krijuar nga
De Rada, Marin Barleti e të tjerë. Por ndryshe nga tradita, Kadare e sjell Skënderbeun
jashtë skenës së rrethimit.  Kjo nuk është vendosje arbitrare, por mbështetet edhe në të
dhëna historike që dëshmojnë strategjinë ushtarake të Kastriotit. Përmes këtij tipari të
artit ushtarak, autori krijon edhe një tjetër hapësirë narrative. Kemi dy këndvështrime
për Skënderbeun në roman:   Perspektiva shqiptare – një personazh flet ditën për
Skënderbeun, për Gjergjin, të cilit i përgjërohet nëpërmjet lutjesh gati - gati
mistike.   Perspektiva osmane – personazhet e hapësirës së dytë, të cilët e mallkojnë të
tmerrshmin Skënderbe gjatë natës. Edhe në romanin Jetë në një kuti shkrepësesh,
përmes përjetimesh, dëshmohet për hapësirat e ngushta të jetës ku gjallon individi
postdiktatorial. Shtrirja fizike e romanit zgjerohet (hapësira më të mëdha shtëpish,
zgjerim kufijsh gjeografikë të lëvizjes së individit, etj.), por nga ana tjetër, hapësira
shpirtërore është mjaft e ngushtë; ajo ka mbetur tek hapësirat e kufizuara totalitare, që
“vrasin” si një këpucë e vjetër e prishur. Nga këtu burojnë shfaqjet skizofrenike të
shoqërisë së sotme. Dimensionet e ndrydhura të hapësirave të tyre të jetesës, i janë
kthyer në kufij shpirtërorë, që janë pothuaj të pamundur për t’u kaluar. Kjo,
padyshim, ndrydh botën e brendshme, rëndon psikologjinë e personazheve. Ata enden
në një botë fiksionale të dyzuar: ekziston një fill fare i hollë që ndan realen nga deliri,
ëndrrën nga e përditshmja, dramën nga erotizmi. Heroi i I.Kadaresë është gjithmonë i
lidhur me universin e vogël të së përditshmes, të së zakonshmes. Romani qendërzon
përvojën e personazhit, që në kushtet të rënduara psikologjike (si pasojë e boshit që i
zë frymën) kryen aksidentalisht një vrasje. Tronditja e thellë psikike, gjendja herë-
herë halucinante e bëjnë të kërkojë dëshpërueshëm ndihmë në të kaluarën, në kërkim
të guaskës së tij të humbur, e cila gjendet në të njëjtin qytet, por në një apartament që
ka mbetur larg në kohë. Ai kërkon kutinë e tij të shkrepëses, ku është shumë herë më
e lehtë të “kruspullohet”. Nga vrasja e në vazhdim, profili i personazhit i afrohet
Rodion Raskolnikovit të F. Dostojevskit. Ai identifikohet me fajtorin skizofrenik, që
vuan fort nga vetëdija e krimit të kryer dhe vonesa e ndëshkimit të merituar. Shkarja
skizofrenike e personazhit motivohet nga boshi që nuk mbushet dot, produkt i një
realiteti specifik (të jashtëm), që është kthyer në substancë shpirtërore. Në këtë
këndvështrim, skizofrenia, si pasojë e boshit, ngrihet/përgjithësohet në rang kolektiv e
shoqëror. E gjithë Shqipëria ngjan me një kuti shkrepësesh. Ndërsa drama e saj, është
kaosi, mbyllja edhe më tej në vetvete, moskomunikimi. Në planin shpirtëror, autorit
nuk i rezulton asnjë ndryshim pozitiv, mund të jenë ndërtuar rrugë, apartamente

78 | P a g e
luksoze, por komunikimi njerëzor nuk del jashtë kutisë së shkrepëses dhe shpirti
njerëzor ka mbetur po aq mizor, veçse në metamorfoza të tjera. Autori e sjell dramën
e përditshme, pa induktuar mesazh, pa përcjellë ndonjë ide të madhe filozofike. E
zbraz veten nga gjithçka si “tabula rasa” dhe hedh në letër artin, përzier me
eksperiencën. Dhe gjithçka vjen e gjallë, reale, sikur kjo histori ende po zhvillohet,
sikur në ndonjë nga këta apartamente luksozë dikush është në krizë ekzistenciale,
duke i bërtitur vetes se është i çmendur e duke i përplasur në fytyrë kësaj shoqërie që
ai është i huaj. Nga sa më sipër del se, I.Kadare i propozon lexuesve, raste patologjike
individësh, të cilët “fiksohen” në përpjekje, pothuajse të pashpresa për ta ndërtuar
jetën. Këto raste zbulohen përmes shpërfaqjes së vetëdijes nëpërmjet procesit të vetë-
rrëfimit. Personazhet dyzohen nga hijet e së shkuarës, që i “pushtojnë” hapësirat e
shpirtit144, Një tjetër operacion i përvijimit të personazhit, është tjetërsimi i tij në nivel
“atributesh”. Figura e “heroit” ndryshon, me anë të zhvlerësimit të atributit heroik. Ky
operacion reflektohet: nëpërmjet: a) krijimit të antiheroit (protagonist i rëndësishëm
në letërsinë moderniste) dhe b) superheroit (protagonist në letërsinë postmoderniste
evropiane, por mungesor në letërsinë shqiptare). Ndryshimi mes tyre, qëndron në
shkallën e ndryshimit të atributit heroik. Antiheroi e mpak (deri në zhdukje) këtë
atribut, i cili përbën qenësinë e personazhit tradicional, të mirën e dëshiruar që një
hero si personazh pozitiv duhet të mishërojë. Ai ndërtohet nëpërmjet atributeve
asnjanëse ose negative, si: mungesa e guximit, forcës, trimërisë; veset, si: egoizmi,
padija, fanatizmi, etj; atributet negative, si: i/amoralitet, lakmia, dhuna, ose atributet
neutrale, si: konfuzioni, vetë-urrejtja, etj. Nga ana tjetër superheroi e potencon
atributin heroik, duke e kthyer atë në normë e për pasojë, duke e zhvlerësuar atë.
Përgjithësisht, ndërtimi i personazhit me anë të zhvlerësimit të atributeve, është
dukuri karakteristike për letërsinë moderniste. Vijnë si antiheronj, shumica e
personazheve në romanet e I.Kadaresë. Kadareja nuk e lartëson heroin, përkundrazi,
thekson dyzimin e tij. Prometheu i Kadaresë është një Promethe modern, pikërisht,
sepse, në radhë të parë, ai është figurë dualiste: revolucionare dhe konservatore
njëkohësisht, i guximshëm dhe i penduar. Revolucionare, ngaqë ai vjedh zjarrin për
t’ua dhuruar njerëzve; konservatore, ngaqë i kundërvihet projektit të Zeusit, që do t’i
zëvendësojë ata me një racë të re. Prometheu pranon rrjedhojat e krimit - vuajtja e tij
më e përbindshme është pikërisht kjo! Mëkati, njeridashja prometejane ka një çmim
shumë të lartë, lëkundjen: çfarë ishte ky, një veprim heroik apo një krim? Kontradikta
ka zënë rrënjë në zemër të titanit, e çon atë drejt një vuajtjeje të re: brerjes së
ndërgjegjes. Veprimi i tij i hershëm ishte sa i drejtë aq i padrejtë. Një ndër kuptimet
më të dukshme që Ismail Kadareja i shton mitit antik, mund të shkojë deri në
kundërvënie me kuptimin e parë të mitit: njerëzit nuk e meritojnë sakrificën sublime.
Vetë Prometheu, pranon në këtë dramë se, ndonëse i do njerëzit, nuk mund të mohojë
faktin se ka diçka që e tremb tek ata. S’e kam pohuar kurrë para askujt, madje as
përpara vetes sime. Ka diçka që më tremb te njerëzit.145

4.1 Personazhi grotesk

144
Romanet e tij kanë tipare të theksuara autobiografike ndaj nëpërmjet tyre, mund të kuptohet natyra e
vërtetë e “dukurive mentale” dhe metafizike, që ndodhin në shpirtin e një krijuesi, por dhe të një njeriu.
Ashtu si U. Eco pohon, shkrimi i një romani është një përçapje për të rigjeneruar Qenien, duke eshtrirë
në mënyrë të çrregullt farën e shpirtit të pezmatuar nga vetmia, derisa të krijohej një vision estetik.
145
Kadare, I.,Vepra e plotë, Vëllimi 16, Onufri, Tiranë, 2009, f. 506

79 | P a g e
Një analizë veçuese dhe diferencuese për veprën e Kadaresë, që do të shpinte
në labirintet magjike të ndërtimit të romanit “Kronikë në gur”, do të ishte shikimi dhe
rishikimi i aspekteve kryesore të romanit, të shquara brenda tij. Me këtë rast, duke u
ndalur vetëm te aspektet kryesore dhe shquese të ndërtimit të romanit, lidhshmëria e
aspekteve letrare-estetike me aspektet e tjera ndihmëse, ndonëse jashtëletrare, e
plotkuptimëson e predimensionon dhe e lartëson romanin; në rastin e romanit
“Kronikë në gur”, kemi një shquarje të theksuar të cilësisë dhe të sasisë estetike-
letrare.146Këtu është e gjithë esenca e suksesit të sublimuar të poetikës së romanit
“Kronikë në gur”. Ky roman, me një strukturë ndërtimore poseduese, ashtu sikurse
është, me gjithë prosedeun e tij realist, në të cilin romanësorja ngrihet mbi baza të
koncepteve ekzistenciale të një kolektiviteti të tërë, mund të vështrohet nga anë të
ndryshme, të cilat në njëfarë mënyre, janë edhe ndërtuesit kryesorë të tij, përkatësisht,
janë shtyllat, mbi të cilat ndërtohet, mbi të cilat mbështetet dhe mbi të cilat qëndron
ai. Veçimi i anëve kryesore, mbi të cilat është ndërtuar romani, konsiston në shquarjen
e elementeve më të rëndësishme, të cilat kanë bërë që romani të vështrohet si: nga ana
poetike, nga ana historike, nga ana politike, nga ana filozofike dhe nga ana
sociologjike. Parë nga këto këndvështrime, romani “Kronikë në gur”, del një vepër e
plotë dhe e kompletuar, madje, edhe komplekse letrare, në radhë të parë, por që
elementet e tjera, do të thoshim, dytësore, janë mbështetëse dhe ndikuese në prurjet
dhe arritjet e tij të përgjithshme, përkatësisht, në përsosmërinë e tij realizuese,
përfshirë këtu edhe anën përmbajtjesore dhe atë formale. Jo vetëm sa për ta shquar,
meqë poetika e romanit “Kronikë në gur” është interesimi dhe përqendrimi i
tërësishëm i këtij studimi, por ana poetike në të, është një prej përbërësve kryesorë të
tij. Duke qenë një anë shquese dhe veçuese, ana poetike është goditëse, madje, ajo
bart më vete të gjitha premisat e një mozaiku dhe figurshmërie poetike të shfrytëzuar
nga realiteti jetësor, që pos të tjerash, si porosi poetike, janë realizuar mirë dhe kanë
dalë shkëlqyeshëm; një përplotësim dhe kompletim tipik letrar, artistik dhe estetik ky.
Prandaj, është krejt e pritshme dhe aspak e rastësishme që, jo vetëm te romani
“Kronikë në gur”, por edhe tek e gjithë proza tregimtare dhe romanësore e Kadaresë,
të shquhet, në radhë të parë, ana poetike. 147Një ngritje edhe më e lartë cilësore nga
ana poetike është përdorimi efikas i figurave të shumta, të cilat Kadare i shfrytëzon në
strukturën ndërtimore të veprës në fjalë, e cila, spektrit prozaik kadarean i jep rimeson
e shkëlqyeshme poetike. Kjo shquarje e lartësuar poetike vihet re te romani “Kronikë
në gur”, jo vetëm si element i ndërtimit të tij me preferencë dhe strukturë moderne, ku
shpeshherë fitohet përshtypja se thjeshtësia narrative ngrihet mbi nivelin artistik
romanësor, po këtë efekt poetik e ka edhe futja e kronikave dhe interludeve, ndërmjet
kapitujve, edhe pse nganjëherë krijohet përshtypja e njëlloj dokumetarizimi të
romanit. Mirëpo, pikërisht ikja kadareane nga skemat e thjeshta dhe shabllonet e
ngurta në të shtruarit e çfarëdo çështjeje, heq dilemat e thjeshtësisë poetike, duke e
bërë kompleks edhe më tepër konceptimin e përgjithshëm të gjithë atij brumi poetik
dhe të gjithë asaj fuqie poetike, që ngërthen në vete romani “Kronikë në gur”. Në këtë
pikëpamje, kjo arrihet, sepse Kadare është mjeshtër i madh dhe i mirë i shfrytëzimit të
materialeve, qofshin ato, edhe thjesht dokumentare, për t'i letrarizuar dhe për t'i futur

146
Floresha Dado, Teoria e veprës letrare – Poetika, Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë,
2003.f.45
147
Pothuajse të gjithë studiuesit e veprës letrare të Kadaresë, në radhë të parë e shquajnë këtë aspekt,
madje tërthorazi edhe “studiuesit” jashtëletrarë, ata paragjykuesit dhe mohuesit e përhershëm, nihilistët
e pashërueshëm

80 | P a g e
aty ku edhe do duhej të ishin, e, tek romani “Kronikë në gur”, aty ku e kanë vendin. 148
Një poetizim i ngritur në nivelin më të lartë romanësor, jepet përmes figurave të
ndryshme dhe të pasura stilistike, ndër të cilat nuk mungon as ironia, e përdorur me
mjeshtri dhe me plot sarkazëm. Këtë tezë mund ta sforcojnë edhe më bindshëm të
gjitha kronikat, meskapitujt (interludet) e ndryshme, të cilat, të futura në roman në atë
mënyrë, e intrigojnë edhe më tepër lexuesin kureshtar, ndërkohë që e kompletojnë dhe
e realizojnë më së miri idenë qendrore të romanit.
Ndërkaq, shfaqja e përhershme e groteskut është një shquarje dhe pasuri e
veçantë e romanit “Kronikë në gur”, por edhe e gjithë veprës letrare kadareane. 149 Të
gjitha këto vihen re, veçmas në interludet apo meskapitujt, si psh.: aty ku
infantilizohet loja e fuqive të mëdha me shtetet e ndryshme; ku ndërrohet ujët e steres,
për shkak të magjiveku parashikohet lufta në shpatull të këndesit; ku pas bombardimit
të qytetit plaka Neslihan gjendet e gjallë nën gërmadha; ku Zonja Majnur bëhet
konfidente e policisë etj., etj., apo aty ku paralajmërohet ardhja e pranverës në një
meskapitull (Kishte ardhur pranvera)150 apo fillimi i ndërtimit të botës së re në një
meskapitull tjetër (Do ta prishim botën e vjetër, thonë, do ta bëjmë botën e re). 151 Edhe
kronikat, përkatësisht lajmet nga kronikat e kanë të njëjtin përcaktueshmëri dhe
vlefshmëri. Janë interesante veçmas ato kronika telegrafike dhe të qarta, ku zbulohen
esenca të shumta të veprimeve të ndryshme. Psh: vizita e zotëri Mutit Kadare është
mjeshtër i vërtetë i prurjeve letrare-artistike, i majave estetike. 152 Prandaj, si rrjedhim i
gjithë kësaj del se “Kronikë në gur”, veç të tjerash është një brumë letrar romanësor i
poetizuar mrekullisht, me të gjitha parakushtet dhe parapëlqimet e poetikës moderne.
Është mjaft interesant dhe domethënës, në këtë drejtim, edhe mendimi i Ibrahim
Rugovës, i cili, në një vështrim të tij, konsideron se në prozën e Kadaresë
“romaneskja ngritet kryesisht nëpër punktet e logjikës poetike, ku esencialisht
zhduken kufijtë mes reales dhe ideales, lidhemi me fantastiken artistike, e cila del
mjaft e bindshme në realitetin artistik të romanit”...Përvijojmë me kronika të tjera të
spikatura, si: mësuesi Qani Kekezi pret macet para nxënësve të tij; vëniet dhe heqjet e
shpeshta të shtetrrethimit; mbyllja dhe hapja e shpeshtë e burgjeve; ndërrimi i
pushtuesve, i parave, i flamujve etj., apo të tjera me efekt pozitiv,si, psh.: thëniet e
plakës Sose për shpërthimin e luftës apo paralajmërimi i plakës Hanko për pushtimet
gjermane, si dhe thëniet e njerëzve të paidentifikuar mirë, nga të cilët parashikohet se
lufta kundër fashizmit do ta sjellë fitoren e komunizmit, që më vonë edhe do të
konfirmohet me çlirimin e qytetit të gurtë.153 Kur jemi te ana poetike e romanit
“Kronikë në gur” nuk bën pa e theksuar edhe një element të përgjithshëm, që e
përshkon edhe pothuajse tërë prozën e Kadaresë: prania e lirikës, e cila edhe më tepër
e fuqizon arsenalin poetik të epikës kadareane. Romani “Kronikë në gur”, ndonëse
trajton një pjesë të historisë sonë, përkatësisht, një periudhë të caktuar historike dhe si
i tillë, ka mjaft elemente të romanit historik, nuk i takon thjesht një zhanri të tillë. Por,
ana historike e romanit, në çfarëdo trajtimi, nga çfarëdo prizmi, është e
patejkalueshme. Ismail Kadare, edhe te romanet e tjera trajton aspekte historike,

148
Jorgo Bulo, Magjia dhe magjistarët e fjalës. Dituria, Tiranë, 1998
149
Alfred Uçi, Grotesku kadarean – sprovë estetike për analizë estetike, Onufri, Tiranë, 1999.
150
Ismail Kadare, Kronikë në gur, faqe 158
151
Po aty
152
Emri i italianit Etore Muti, në roman, përmendet në kuptimin pezhorativ, nëpërmjet një ironie
sarkastike: Zotëri Muti.
153
Ibrahim Rugova, Refuzimi estetik, Rilindja, Prishtinë, 1987, f. 87

81 | P a g e
ngjarje dhe reminishenca, personalitete dhe epoka, duke qenë njëkohësisht edhe një
ndërlidhës i shkëlqyeshëm i epokave historike, i krahasimit të epokave dhe të
ngjarjeve të ndryshme historike, i gjetjeve të përngjasime dhe të përdallimeve, i
nxjerrjes së përvojave historike, të cilat në romanet e tij vijnë të sublimuara dhe të
veshura me petkun letrar-estetik, me një shkrimësi dhe fiksion modern të të gjithë atij
faksioni të ndodhur historik e njerëzor. Në këtë mënyrë, një shquarje e tillë ekziston
edhe tek ndërtimi i romanit “Kronikë në gur”, sepse ana historike e tij është njëra prej
parakushteve pozitive, të marrjes së brumit letrar, që Kadare e shfrytëzon për
realizimin e projekteve poetike, duke i dhënë asaj përvojën jetësore të përgjithshme
historike shqiptare. Prandaj, përpos të tjerash, i tërë materiali për ndërtimin e romanit
në fjalë, është pothuajse historik; është historia më e re shqiptare, e cila sipas
paraqitjes së theksuar në roman, është periudha parapërgatitëse për hyrjen e
shqiptarëve në një epokë të re, gjithësesi, shpresëdhënëse dhe të lirë, ndonëse është
mesi i shekullit njëzet, periudhë e ndryshimeve të mëdha shoqërore dhe historike në
Evropë e në botë, periudhë kjo, kur nisi një fazë e re e zhvillimit të shoqërisë
shqiptare, një periudhë historike e shquar dhe e kontestuar, njëkohësisht, në aspektin
politik dhe praktik. Faktet historike, të letrarizuara dhe të estetizuara në roman, janë
dëshmi të dorës së parë të ritregimit të jetës në një kohë të caktuar historike, përmes
formulimit, kodifikimit dhe kronikimit të të gjitha atyre ngjarjeve, të regjistrimit të
veprimeve pozitive dhe negative, me të gjitha pasojat përcjellëse; të personazheve, që
përbëjnë jetën e një qyteti, që mund të identifikohet edhe me një shtet të tërë:
Shqipërinë. Prandaj, historia e re e qytetit të gurtë është historia e re e Shqipërisë, që
sërish mund të thuhet e shquar dhe e kontestuar. Parë nga prizmi historik, nga burimet
dhe faktet historike, romani i Kadaresë, herë-herë duket se është një kronikë historike
e një qyteti, i cili në njëfarë mënyre është fati përcjellës historik i popullit shqiptar dhe
i gjithë Shqipërisë; shpeshherë, edhe jashtë fokusit të letërsisë. Gjithashtu, nga pozitat
jashtëletrare, të themi kushtimisht, janë stisur edhe brumëra letrarë që nga miniatura
poetike e deri te romani, duke parapëlqyer apo edhe duke mbrojtur, qoftë ndonjë
ideologji, qoftë edhe ndonjë politikë ditore të një stadi të caktuar shoqëror, të një
sistemi të caktuar politik. Janë shkruar edhe vepra të mirëfillta artistike nga brumi
politik, ashtu siç është shfaqur, duke luajtur rol pozitiv edhe ana politike te ndonjë
vepër letrare. Ndërkaq, jo rrallë ka pasur edhe shpërdorime të mëdha të natyrës
politike të shkrimeve letrare, ashtu siç ka pasur edhe përfitime nga pikëtakimi i
politikës me letërsinë në sisteme të caktuara shoqërore dhe politike. Sidoqoftë,
ndikimi i zhvillimeve politike në letërsi, ka qenë dhe vazhdon të mbetet pothuajse i
patejkalueshëm. Por, pothuajse në çdo segment, e ka pësuar letërsia.
Romani “Kronikë në gur” që është një roman me përplot larmi tematike, motivore dhe
ideore, nuk i ka ikur as anës politike, duke u sensuar dhe ndikuar nga ajo, madje edhe
nga vetë përmasa ideologjike e politikës154, paçka se në asnjë segment nuk ka të bëjë
me ndonjë kompleks politik e aq më pak, me ndonjë ideologjizim të
ngurtë155.Ndonëse romani “Kronikë në gur”, në asnjë mënyrë nuk mund të
154
Në këtë kontekst “antistudiuesi” i letërsisë, Kastriot Myftaraj, në një libër mjaft voluminoz, me
konstruksione tejet tendencioze, duke tentuar kinse të zbardhë pikëpamjet politike dhe frymën
ideologjike të veprës letrare të Kadaresë, nuk ka arritur asgjë tjetër, pos që nëpërmjet shpërdorimit të
konceptin politik, përzgjedhjes negative, dekontekstualitetit, përngjasimit, si dhe formulimeve të
sajuara, ka tentuar, pa ndonjë sukses, të kontestojë vlerat letrare të Ismail Kadaresë, nga prizma
jashtëletrarë dhe me metoda jashtëletrare. Për vëmendje: Kastriot Myftaraj “Gjykimi intelektual i
Kadaresë”, Buzuku, Prishtinë, 2008.
155
Një përditësim lidhur me dukurinë e politizimit të veprës së Kadaresë e ka bërë studiuesi Shaban
Sinani. Për vëmendje: Shaban Sinani, Një dosje për Kadarenë (studime, polemikë, dokumente),
Omsca-1, Tiranë, 2005.

82 | P a g e
identifikohet apo të afishohet thjesht si një roman me preferenca politike, aq më pak
ideologjike, pavarësisht motiveve ndikuese, duke qenë romani më gjithëpërshfirës dhe
më shumështresor sesa politika, megjithatë, në kuptimin shoqëror pozitiv, ana politike
e tij, arrin të mbulojë konceptin politik dhe në këtë mënyrë, duhet t’i japim të drejtë
kritikut frëng Gilles Lapouge, i cili në një vështrim të tij lidhur me romanin “Kronikë
në gur”, shprehet prerazi: “Koha zë të ec’ përsëri dhe ky libër kujtimesh bëhet një
libër i madh politik”. Ajo çka vlen të theksohet dhe që është edhe një argument i fortë
i fuqizimit të anëve estetiko-letrare, fillimisht, shfrytëzimi i anës politike në këtë
roman, është fund e krye i humanizuar, sepse në roman, esencialisht, trajtohet dhe
mbrohet një periudhë e caktuar historike, politika e së cilës ka qenë e përcaktuar të
jetë ashtu sikurse është në roman: revolucionare dhe e pakompromis ndaj
negativiteteve të shfaqura, një mburojë e përforcuar kundrejt përpjekjeve shfarosëse të
një politike antishqiptare dhe antinjerëzore. Dhe, pikërisht këtu është ana pozitive e
motiveve që mbizotërojnë në strukturën e përgjithshme të romanit, përfshirë edhe
motivet politike. Paraqitja e anës filozofike në romanin “Kronikë në gur” është e
hetueshme dhe identifikohet nëpërmjet përsiatjeve të narratorit, qoftë rreth dukurive të
ndryshme, qoftë edhe rreth koncepteve të ndryshme që e preokupojnë atë. Prandaj,
është e hetueshme një filozofi e thellë kadareane e bazuar në ekzistencën, në përvojën
jetësore dhe historike të individit dhe të kolektivit, jo vetëm shqiptar, por edhe
botëror; gjithënjerëzor. Në këtë rast kemi të paraqitur një filozofi të konceptuar, të
çimentuar dhe stoike, një filozofi të përballimit të vështirësive të ndryshme jetësore që
kërcënojnë qenien shqiptare. Por, në fakt romani “Kronikë në gur”, më tepër sesa një
roman, përkatësisht një libër i madh dhe i pakrahasueshëm kujtimesh, është në fakt
një roman, përkatësisht një libër i madh dhe i pakrahasueshëm i jetës, i gjithësorisë
jetësore shqiptare. Nëse bazohemi në teorizimet letrare të Velekut dhe të Vorenit se
“psikologjia është vetëm përgatitje për aktin e krijimit” 156, atëherë përgatitja
kadareane, në aspektin psikologjik, është edhe një dhunti tjetër e dëshmimit të
përsosmërisë së artit të tij, që duke shtuar cilësinë letrare dhe duke letrarizuar
psikologjinë, zbulon edhe pjesët më të fshehta të shpirtit kompleksiv shqiptar, në
radhë të parë, por edhe njerëzor, përgjithësisht. Te romani “Kronikë në gur”, në
aspektin psikologjik, kemi të bëjmë, para se gjithash, me vetëdijen e narratorit, pastaj
edhe me ndërdijen e tij, me gatishmërinë e tij për të operuar në rrëfimet e tij, në
zbulimin e dukurive të ndryshme, gjatë perceptimeve, sipas të cilave djaloshi del me
njohuri solide, të shtruara, por edhe të vështruara nga këndi fëmijëror, ku
ballafaqohemi me një të ashtuquajtur infantilizëm superior. Edhe në këtë rrafsh është i
shtrirë, gjithsesi, superioriteti kadarean; në këtë rast, ai psikologjik. Elementet më të
qartë të shikimit psikologjik te romani në shqyrtim, pra, ata reagensët e ndryshëm, të
cilët rrjedhin, si rezultat i të papriturave të ndryshme që ndodhin në qytetin e gurtë, e
të cilat qytetarët i marrin dhe i kuptojnë si parashenja të ndodhjes së gjërave që më
parë nuk kanë ndodhur, në roman, zakonisht, përcillen me ndodhjen apo edhe me
pritjen e ndodhjeve të fatkeqësive të ndryshme, të cilave u paraprijnë thashethemet
dhe përfoljet, jo të pakta, duke krijuar edhe situata të ndryshme groteske. Ana
psikologjike, si një element i fuqishëm i tejkalimeve letrare, artistike dhe estetike të
Kadaresë, përkatësisht i lartësimit dhe veçimit të veprës së tij mbi të tjerët, lartëson
dhe veçon ndjeshëm, romanin “Kronikë në gur”.

5.1 Personazhi tragjik

156
Rene Velek, Ostin Uoren, Teori e letërsisë, Rilindja, Prishtinë, 1982, f. 81

83 | P a g e
Në aspektin teorik dhe shkencor:“Tragjikja e personazhit në letërsi zgjon
asociacione të shumta për t'i dalë zot trupit të vet, shokut, familjes, etnitetit... Në
kuptimin filozofik të fjalës, tragjikja është pjesë përbërëse e të menduarit dhe
gjykuarit, të meditimit të individit. Ajo shndërrohet në forcë shtytëse për t'u
kundërpozicionuar. Herë-herë edhe tragjikja është e bukur sikur vdekja, sepse është
pjesë përbërëse e imanencës sonë, që lëviz levën motorike të ecjes përpara, të
harresës. Në veprën time pjesët më të bukura janë ato kur njeriu lufton kundër
tragjikes vetanake dhe bie viktimë në këtë luftë, duke mos e konsideruar vetveten si të
humbur”157.
Për të ilustruar këtë koncept mbi tragjiken e personazhit, ose thënë saktë, mbi
tipin e personazhit tragjik të Kadaresë, do të analizojmë dhe argumentojmë me
shembuj nga romanet disa shfaqje të personazheve tragjikë. Personazhet e tipizuar si
tragjikë, shfaqen si arketipe të heroit tragjik-fajtorit pa faj, bukuroshes së rrëmbyer a
flijimit etj. Andaj do të përpiqemi të përcaktojmë kësisoj, se, cili është tipari që e bën
këtë mënyrë rimarrjeje të jetë tipike për shkrimtarin tonë dhe, përse disa rimarrje, të
njohura e të “privilegjuara” edhe në letërsinë evropiane, bartin, gjithsesi,
origjinalitetin e këtij shkrimtari. Kadare i qëndron mendimit se, në themel të
tragjedisë antike, qëndron në të shumtën e herës një gabim fatal, një faj që kërkon
shlyerje, një krim, një vrasje. Vrasja kanunore, ashtu siç ka mbërritur ajo gjer pak
kohe përpara tek shqiptarët, i ka pasur në vetvete estetikën tragjike dhe njeriun me
ndërgjegje tragjike, dy elementë të teatrit dramatik. Tek romani “Pasardhësi”, thuhet
se, kur i ati t’i tregonte të birit këmishën e përgjakur, i biri, në vend që t’i premtonte
gjakmarrjen ( ngjashëm si tek Orestia), do t’i thoshte të kundërtën. “Mos ma tund
ashtu atë këmishë! Ti je im atë, s’jam unë që të gjykoj ç’ke bërë, por dije, gjakun unë
s’ta marr!”158
Struktura romanore, e cila ndërtohet mbi modelin e personazhit tragjik, është
shumë e volitshme për rimarrje në letërsinë moderne, lejon që personazhi tragjik i
Edipit në romanin “Lulet e ftohta të marsit” të vijë si mishërim i shefit, të shtetit, të të
fuqishmit, diktatorit, i cili kërkon një kumt, një dosje të fshehtë, ndoshta “dosjen-
kurth të tij”. Kjo rimarrje e një miti antik, por me funksion të mitit letrar, bëhet në
sajë të trashëgimit të një atributi: sikurse Edipi ka ardhur në pushtet me një krim,
ashtu, çdo diktator ka ardhur në pushtet në sajë të një krimi, të cilin duke dashur ta
fshehë e kanë pasuar me krime të tjera të njëpasnjëshme.159 Në kuadër të maskimit,
fshehjes së këtyre krimeve, pa dyshim, kanë qenë të pashmangshme shantazhet,
presionet, kurthet. “Flitej se diktatori, sa më shumë plakej, aq më fort i lidhte
anëtarët e Byrosë Politike me gremça të tillë. E në qoftë se ai i kishte mbërthyer me
dosje shantazhi të tjerët, pasardhësin e tij, do ta kishte lidhur dyfish, trefish…” 160
Është struktura se si ndërtohet vepra ajo, që përcjell imazhin e personazhit tragjik, të
cilën na e mundëson figura e Edipit në romanin “Lulet e ftohta të marsit”; të jetë dhe
ajo e fajtorit pa faj, figura e fatziut dhe e fatlumit njëkohësisht, (një element grotesk) e
vetmja, e cila mes zhganit të vrasësve, që u pendua vërtet. “E shihte tek vuante dhe
tek rrotullonte prapë gropat e zbrazëta të syve gjithkah. Deshi t’i thoshte diçka që

157
Shih: Salajdin Salihu: “Letërsia si religjion”, parathënie e librit M’i këpusin kokrrat e kripës, Albas,
Tetovë, 2008
158
Kadare, I.,Romani e plotë, Vëllimi 13, Onufri, Tiranë, 2009, f. 445
159
Viola Isufaj, Rikthimi i mitit në veprën e Kadaresë, Onufri, 2013, f.110
160
Kadare, I., Luleve të ftohta të Marsit, Onufri, Tiranë, 2009, f. 351

84 | P a g e
sapo ishte pjellë në trurin e tij, por nuk e dinte në ç’gjuhë. Njeri enigmatik, at dhe bir
i vetvetes, përse pranove një krim që nuk e ke bërë”? 161Mund të shohim se modeli
grek karakterizohet nga një dobësim, por nga ana tjetër, ai nuk resht së pasuruari. Faji
që kërkon shlyerje- përshkon fund e krye romanin. Duket se në çdo rresht, duke
depërtuar fjalët, si në një pergamenë, lexohet pyetja: “Ç’është ky faj i madh, i
shpërndarë kudo?” E gjithë toka duket fajtore. Atmosfera duket fajtore. Modeli i
personazhi tragjik është lehtë i gjetshëm edhe personazhet, duket sikur mbartin një faj.
Pyetja e Markut është e rëndë dhe këmbëngulëse: ç’kishte kërkuar të nesërmen e
emërimit me pishtar në dorë nëpër terr? Krimin, njollën e ndërgjegjes së vet? Njolla e
ndërgjegjes dhe krimi është krejt e kundërt me mirësinë e heroit tragjik grek, mirësi
që do të ndihet edhe pas vdekjes së tij. Nuk është rendi i gjërave, ligji a morali që
kanë shkaktuar verbërinë e Edipit të“Luleve të ftohta të Marsit” ; ai nuk përçon asnjë
mesazh madhështor.162
Personazhi tragjik, atëvrasësi, bashkëshorti i së ëmës dhe njeriu që u
përgjigjet pyetjeve të Sfinksit, është tretur në këtë tiran të ri, që vetëm metaforikisht
është atëvrasës a bashkëshort i së ëmës. Po a u shterua domethënia e mitit, apo kjo që
u bë, ngjan me njollat e errëta që na dalin para syve për të na qetësuar pas dritës së
fortë? – do të pyeste Friedrich Neitzche te “Lindja e tragjedisë”. A mund të thuhet se
veprimet dhe fatin e Edipit e përcaktuan kapriçiot e forcave misterioze të
kundërnatyrshme?163Në romanin “Lulet e ftohta të marsit”, shënjuesi është ajo që
quhet “martesë me gjarprin” dhe mund t’u referohet aspekteve që kanë të bëjnë me
një detyrim për të mbajtur një gjarpër në shtëpi. Kapaciteti i palimituar që ka shenja,
imazhi shënjues, mbulon një koncept tjetër: detyrimi merr kuptimin e njëfarë dënimi,
njëfarë damke, takse që duhej paguar për të shlyer një faj të madh. Si imazhi, edhe
shenja, janë konkrete, por kanë fuqi referenciale; kanë një mundësi të pakufizuar për
të shënjuar: “rrita gjarprin që të më hante kryet”, tregonte se kjo punë njihej mirë
dikur. “Ç’është kjo përgjigje, përse kjo mjegull. Përse? Është më mirë kështu, Mark.
Besomë, i shtrenjti im, është më mirë kështu. Mësuesi i gjimnastikës apo djemtë e
axhës në mbasditet e djegagurit… tani incesti po bëhej modë.164 Përse kjo ndjesi faji,
mëkati? Ç’lidhje vendos kjo me mitin grek? Një paralele e çuditshme, paksa
ekstravagante shënohet nga lindja e një asosacioni të papritur dhe tronditës që
shpjegon thelbin e ndjesisë së mëkatit. Ishin shkurret e shurdhra tek e çara, prej nga
depërtohej në arkiv. Të ngjashme me të çarën e seksit, ato e shtynin ndjesinë e mëkatit
gjer larg. Vajza e kishte tradhëtuar me siguri gjatë udhëtimit në kryeqytet dhe më
pas... me të vëllanë..
Personazhi tragjik i Edipi në romanin “Lulet e ftohta të marsit”, duke humbur
iniciativën, lirinë, rivjen, jo në formën e një rrëfimi të mëvetësishëm a të një historie
të strukturuar, por si një figurë shumëkëndore, dhe, duke humbur në të njëjtën kohë
atë që i siguron fisnikërinë e tij dhe sedrën e lënduar, pushon së qeni një hero tragjik.
Kështu, humbet fataliteti, ideja e fatit të paracaktuar, predestinata-çka karakterizon
Edipin e Sofokliut.165
Siç kanë vënë re studiuesit edhe në romanin e këtij shkrimtari para viteve 90-
të, madje, edhe këto njëzet vitet e fundit ai vijon të jetë“shkrimtar i dramatizmit dhe
161
Kadare, I., Luleve të ftohta të Marsit, Onufri, Tiranë, 2009, f. 413
162
Viola Isufaj, Rikthimi i mitit në veprën e Kadaresë, Onufri, 2013, f.152
163
Friedrich Neitzche, Lindja e tragjedisë, Uegen, Tiranë 2008, f. 86
164
Kadare, I., Luleve të ftohta të Marsit, Vëllimi 15, Onufri, Tiranë, 2009, f. 383
165
Viola Isufaj, Rikthimi i mitit në veprën e Kadaresë, Onufri, 2013, f.150

85 | P a g e
tragjizmit”166, me larmi tipesh të të ashtuquajturit “faj tragjik”167, që manifestohen
edhe në këtë roman në mënyrë kulmore.
Personazhi tragjik ilustrohet këndshëm edhe te "Qorrfermani", ku jepet
tragjedia e një populli të tërë dhe e individit në veçanti. Në pjesën e parë, personazhi
tragjik nuk është konceptuar si i tillë, por vetëm si pjesë sasiore e "turmës" tragjike.
Në moment kur personazhi kaplohet nga delire haluçinante, ai bëhet obsesiv dhe, në
dallim nga personazhet tipike kafkiane, të cilët e pranojnë fajësinë, falë moskuptimit
të situatave absurde, viktimë e të cilave janë, personazhi te Qorrferrmani, nuk e jeton
në asnjë çast ndjenjën e fajësisë (të fajësisë pa faj), përkundrazi, ai është tejet i ftilluar,
gjë e cila e amplifikon dramën"...
Tragjikja e personazhit të romani “Kush e solli Doruninën”, është e theksuar
dhe lë hapësira të shumta interpretimi. Këtu kadare e rimerr temën e incestit, mirëpo,
në këtë roman modern, incesti nuk është thellësisht tronditës dhe fatal, si tek tragjedia
e lashtë greke. Personazhet incestoid në këtë roman na japin të dhënën se incesti më
shumë se një akt seksual rreptësisht i ndaluar në lidhje të drejtpërdrejtë gjaku,
përfaqëson dhe një tabu morale për shoqërinë- çka është një koncept më i gjerë se një
veprim i ndaluar seksual. Në realitetin shqiptar, në kushtet e një vaniteti dhe
degradimi moral, në rang shoqëror është më se i rëndomtë, i përsëritur, gati-gati i
pritshëm. 168
Një tipologji e pranishme kjo, në atë që shpeshherë nga ana e studimeve
letrare, brenda dhe jashtë vendit, është quajtur galeri e madhe e personazheve të
Kadaresë, ku ndërkaq veçojmë edhe personazhet tragjikë, një tip jo pak i përhapur në
krijimtarinë e autorit, të cilët vijnë të plotë, sidomos në disa nga romanet e Kadaresë,
që rrokin aspekte të përplasjeve të ashpra të kohës. Tragjikja e personazhit, një ndjesi
kjo tepër thelbësore e pranishme në veprën e tij, është vënë re se, zakonisht
shndërrohej në një tragjike masive ose në një rezistencë më të madhe kolektive, së
paku, duke lënë si të shpallur mesazhin e një qasjeje të këtillë. Këto shenja të veçanta
të skicimit të personazheve, për të ishin tema të vjetra të letërsisë, sidomos të asaj të
antikitetit, pra të antikitetit grek, të cilat në fakt, ishin trajtuar kaq gjerësisht nga
Platoni, sidomos nga Aristoteli, në romanet e tyre, por edhe në veprën dramatike të
Eskilit, Sofoklitu, Euripidit etj, duke gdhendur tiparet më të qenësishme të tragjikes së
pranishme në këtë letërsi. Me praninë e këtij tip personazhi, pra vetëm të natyrës
tragjike, në fakt e pasuron edhe më shumë figurimin e personazhit, si me thënë, në të
gjitha ngjyresat që kemi parë të shpalosen në veprën e gjerë letrare të Kadaresë.
Madje, në një kuptim, paksa më të ngushtë, prania e personazheve tragjikë, jo vetëm e
pasuron gamën e figurimit të tillë, por shënon edhe një fakturë, pa asnjë dyshim nga
më të realizuarat në mënyrën se si autori ka skalitur morinë e personazheve, sidomos
në disa nga romanet e tij. Megjithatë, komandanti i ushtrisë otomane tek “Kështjella”,
gjenerali italian në “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”,  janë personazhe tragjike dhe
fascinuese. Lexuesin e tërheqin…Sakrifikimi këtu nuk riprodhon një sakrifikim
fillestar të lidhur me një hyjni; në krye të herës, ky sakrifikim nuk përsërit
sakrifikimin fillestar dhe as përkon me të. Nuk do të thoshim se është një imitim i
arketipit, sepse njeriu nuk projektohet në epokën mitike, ku u zbuluan për herë të parë
arketipet. Njeriu duket ose pretendon se përsërit sakrifikimin arketipal, sakaq,

166
I. Kadare, “Darka e gabuar”, Onufri, Tiranë 2008, f. 113.
167
T. Çaushi, “Universi letrar i Kadaresë” , Evropa, Tiranë 1993, f. 221.
168
Viola Isufaj, Rikthimi i mitit në veprën e Kadaresë, Onufri, 2013, f.111

86 | P a g e
sakrifikuesi, nuk ndodhet në mes të asnjë ceremoniali, nuk braktis botën profane të të
vdekshmëve dhe nuk e çon veten tek bota hyjnore e të pavdekshmëve. 
Janë shumë personazhe me fate tragjike, për këtë arsye, fascinues. Ndarja e
një fati tragjik një personazhi, nuk është mëshirë, por afërsi, dhembshuri. Njëri nga
parimet ishte urrejtja ndaj armikut, urrejtja ndaj armikut klasor, urrejtja mes klasave.
Kadare i ka krijuar këto personazhe në mënyrë njerëzore, nga një pikëvështrim tejet
human. Sipas klisheve të kritikës së realizmit socialist, duhej që një gjeneral italian,
polak, rus apo amerikan, të ishte inkarnim i së keqes, të ngjallë urrejtje, mohim.
Kadare e plotësoi këtë optikë, duke u hedhur në anën tjetër, me qëllim që t’i shmangej
kurthit, të ushqente me librat e tij urrejtjen rrënjësore që mbretëronte në mes të
Shqipërisë dhe pjesës tjetër të botës.
Në romanin Prilli i thyer, si personazh tragjik na shfaqet Gjorg Berisha, një
djalë i ri, me bindje dhe ideale për një të ardhme të mirë. I dëgjueshëm dhe që nuk
tenton aspak të ndryshojë traditat, edhe pse ndoshta nuk është përkrahës aq i madh,
sidomos kur bëhet fjalë për gjakmarrjen. Nuk mund të thuhet se nëse është fatlum apo
fatkeq për rolin kryesor që ka. Analiza rreth Gjorgut dhe bindjeve të tij, na nxjerr në
përfundim se, fatkeqësia vjen pas kryerjes së një veprimi, ndoshta, të paarsyeshëm.
Që në fillim të veprës, fillon të shfaqet rruga jo e qartë e fatit të Gjorgut. Fakti
që ai jetonte në një rajon të tillë, është një pjese e shkakut për fatin e tij. Në karakterin
e tij, autori mbërthen idealet e çdo të riu shqiptar, tentimin për ndryshim, por në anën
tjetër, kemi elemente, të cilat e bëjnë që ai te dalë nga vetja, të mohojë personalitetin e
tij, te jetë ai që nuk është. Vrasja e një personi, gjakmarrja, ishte vetëm detyrim, ishin
në kundërshtim me karakterin e tij por ai u detyrua nga i ati dhe traditat e malësisë.
Autori dhe rrethanat e detyrojnë të veprojë pa patur mundësinë për të pyetur “pse”?
Autori ndjek si “pas shpine” Gjorgun dhe veprimet e tij, sikurse e ndjek edhe
gjakmarrësi. Ashtu sikurse e ndjek, ashtu edhe e detyron të veprojë në mënyrë që, si
përfundim, të kemi arritjen asaj që vetë Gjorgu mendonte: të triumfojë e drejta. Është
një personazh shembull i të rinjve dhe shembull bindës për ndaljen e gjakmarrjes. Në
fund të veprës ai shtrihet i vrarë, si viktimë e gjakmarrjes. Sipas Tefik Çaushit,
Gjorgu është “një nga personazhet më të bukura, me dramatike e tragjikë të penës së
autorit”169.
Është e kotë të kërkosh në veprën e Kadaresë ndonjë raporti midis lindjeve
dhe vdekjeve që nënkupton sa sa tragjikë janë personazhet e tij. Nuk ka veçse fare
pak lindje: lindja e një fëmije idiot, lindja e dy binjakëve, një lindje me operacion
cezarian dhe ndonjë tjetër. Ndërkaq, ka shumë vdekje. Kjo është e kuptueshme
ndoshta për mjaft shkrimtarë, sepse vdekja është stacioni i fundit (ose i fillimit) i
kontradiktave të ashpra, është një nga problemet më shqetësues, më filozofikë, e
më tragjikë të njerëzimit. Veçanërisht për Kadarenë, mund të themi se është një
parapëlqim, por asnjëherë i pa motivuar. Qoftë edhe ky test i vetëm, numri i
shumtë i vdekjeve, flet sadopakë për seriozitetin, dramacitetin dhe tragjizmin e
letërsisë së këtij shkrimtari. Por ajo që është akoma më interesante, vdekjet janë të
llojeve të ndryshme, nga natyra, nga vrasjet, nga aksidentet dhe nga vetëvrasjet.
Madje, ka diçka tjetër më interesante, janë tejet të larmishme rrethanat e vdekjeve
dhe mjetet e vrasjeve. Nga natyra ose sëmundjet: ka vdekje nga pleqëria nga
kanceri dhe nga sëmundjet e tjera të pashërueshme, nga infarkti, nga tronditja
shpirtërore (zonja Mëmë dhe Doruntina), nga tragjedia.

169
Tefik Çaushi, Fjalori i personazheve, Shtëpia botuese enciklopedike, Tiranë, 1995, f 56

87 | P a g e
Tragjikja e personazheve vjen edhe nga vrasjet që ndodhin në luftë e sipër
nga mjete të ndryshme luftarake si: bombardimet ajrore, gjyle topash nga pushkët,
shigjetat, zifti i nxehtë etj, vrasje me armë zjarri në pabesi, siç është masakra e
Hipodromit në qytetin N, nga plumbi i hasmit në gjakmarrje, por edhe nga
xhelozia, ose më mirë, nga keqkuptimi dhe injoranca(“ Fatkeqësia nga Suzana”),
vrasje me pushkatim me varje, me atentat, me sëpatë (Agamemnon Atridi,
Koloneli Z, një nga djemtë e Sultanit), me helm në gjerë, në bakllava, me
shpërderdhje të qafës, me kokëprerje, vrasje me hushtë, me kamë, me thikë, duke i
çarë barku me gërshërë, masakrim nga të vetët deri në atë masë që s’dallohen
copat e mishit e të kockave nga balta dhe guriçkat (ndihmësi i Saruxhait), mbytje
me jug, mbytje në pus, mbytje me tel në cektinë, vrasje me murosje në këmbët e
urës, një i burgosur që vdes i pranguar, dhe kur kujtohen për të, gjysmën e trupit ja
kanë ngrënë minjtë. Vetëvrasjet, natyrisht, janë më të pakta, por të ndryshme nga
njëra-tjetra: Adrian Guma, Tursun pashai dhe Hurshid pashai e vrasin veten me
armë zjarri, vajza e Nicës e mbyt veten në pus, një bejlereshë që humb në gjyq, e
mbyt veten në pishinë, Llukë Alarupi e var veten me rripin e pantallonave, një çift
i vjetër e mbyt veten me qymyr të pa djegur mirë, një sadist që luan nga mendtë
hidhet në oxhak, se do të piqet për kurban bajram, një diversant kafshon, pi lulen
me helm, etj.
Personazhet tragjike që vdesin si pasojë e aksidenteve, nuk janë të paktë,
në rrethana këta, të motivuara dhe funksionale: shumë vdesin te “Piramida”,
ngaqë i shtyp guri që rrëshqet; ka ndonjë që vdes nga molepsia që i shkakton guri
që e godet; te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, një punëtor vdes nga gërvishtja e
një kopseje, teksa nxjerr eshtrat nga nëntoka, ( me siguri të tillë do ta kenë fatin
edhe jeniçeri Tuz Okçan, që infektohet nga kafshët e infektuara në çastin kur i
hedh ato në kështjellë); një kinez e shtyp buldozeri; vdekja e nomadit Kultuk që
kalëron me furi, gati ngjitur me Murin e Madh, copëtohet si zog i verbër; një
sadist që bie në baltovinë dhe i zihet fryma; një vrasje aksidentale gjatë
zhbllokimit të furnaltës; dy personazhe bien nga muri i kalasë, etj...
Personazhi Gurametoja i madh, na del si personazh tragjik modern.
Gurametoja i madh, është personazh që ka qëllime të mira, që mundohet t’i shpëtojë
pengjet, të cilët ishin marrë. Qëllimi tij keqkuptohet, deri në atë nivel sa, shpallet si
tradhëtar i kombit. Vdekja e Gurametos, është përfundimi i kësaj tragjedie.
Përfundimisht, gjykoj se romani “Darka e gabuar”, ka ‘tronditur’ lexuesin pasionant,
ashtu siç kanë bërë edhe tragjeditë e njohura botërore.
Te romani “Vajza e Agamemnonit”, personazhi tragjik jepet te sakrifica e
vajzës së Agamemnonit që kërkohet nga Artemida, me qëllim që flota greke, të mund
të lundrojë. Tek romani i Kadaresë, duket se dëshirohet në atë masë sakrifica (ashtu si
në Tauridë duket se dëshirohet përmbushja e ritualit), thua se mbijetesa e prijësve,
bashkimi politik, të varej vërtetë, pikërisht, nga ky akt. Cilado qoftë përmbajtja
magjike, flijimi i personazhit të Ifigjenisë, garantonte bashkimin politik të kampit
grek që ishte vënë në rrezik prej grindjeve të komandantit të tij. Në të njëjtën mënyrë,
sakrifikimi i vajzës së Pasardhësit, garanton forcimin e pushtetit. Gjithashtu, njëlloj si
flijimi i Ifigjenisë pritet të shtrojë erërat e pafavorshme në Tauridë, ashtu flijimi i
Suzanës, pritet të qetësojë egërsinë e rivalitetit mes dy prijësve (“erërat e
pafavorshme”), të garantojë bashkimin politik dhe unanimitetin e ideve. Narratori
mendon për dramën e Euripidit dhe mbi vullnetin, me sa duket, për vetë-sakrifikimin
e Ifigjenisë, në mënyrë që ta ndihmojë të atin në ambiciet e tij ushtarake. Ai e sjell

88 | P a g e
tregimin grek në kokën e tij dhe e përzien me dhimbjen e shkaktuar nga ikja e
Suzanës.
Personazhi tragjik te romani Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut, personazhi
kolektiv në këtë rast, kori i hijeve, jep dhe shkrirjen e individit në një masë kolektive,
kalimin përtej vetes së vet; duke thyer heshtjen, pohon lirinë përtej shkatërrimit të një
qytetërimi. Një shkrirje e unit individual te një energji njerëzore që nuk njeh kufi e që
pikërisht, prej këtej, është tragjike. Kori është tragjik, sepse edhe fiton liri, por edhe
vuan e përjeton dhimbje, pikërisht, për shkak të kësaj lirie që shfaqet si humbje. 170Ai
po pohon të vërtetën. Dhe në tragjedi, ka gjithnjë një kor, një mik apo një horr të
çiltër që do të thotë të vërtetën, në kontrast me gabimin tragjik të heroit. 171 Brenda
botës së personazheve ka dramatizim, ndërkohë që fati i tyre, sikur është përcaktuar
më herët të shkojë drejt tragjikes. Përjetimet personale të personazheve komplikohen
skajshmërisht, duke bërë që realja të bashkëjetojë me mitiken. Takimet u ngjajnë
ritualeve, ndërsa rituali i zhveshjes merr funksionin e simbolit. Vdekja, po ashtu, u
vjen si nga qielli.
Krahas preokupimit me çështjet ekzistenciale dhe përjetimin emocional të
situatave nëpër të cilat kalojnë, personazhet e romaneve kanë edhe përkatësinë e tyre
religjioze që u siguron mbështetje shpirtërore në situata të rënda jetësore. Në
përgjithësi, personazhet e Kadaresë janë të krishterë ortodoksë, asnjë mysliman. Edhe
pse në bazë të dendësisë së përdorimit të shprehjeve religjioze, lutjeve e mallkimeve,
mund të krijohet përshtypja se tek këta njerëz, besimi në Zot është një bindje e
patundur, në situata të caktuara, ky besim duket më tepër formal dhe vërehet, jo vetëm
tek të rinjtë, por edhe tek brezi i vjetër.
Bindja që, siç përmendëm më lart, Kadare thur personazhe që në vete bartin
një mallkim nga Zoti, tregon se imazhi i tyre për Perëndinë anon nga imazhi i
autoritetit; ata e njohin Perëndinë si një ndëshkues, që mendon si të sjellë të keqen
mbi kokat e njerëzve, shpeshherë, pa asnjë arsye. Një mënyrë e tillë e konceptimit të
Zotit, përmban në vete shumë elemente të besimit primitiv, pagan, kur katastrofat dhe
shkatërrimet u visheshin fuqive mbinjerëzore, të cilat konsideroheshin si Perëndi. Një
formulë të shprehuri kësisoj, është një mallkim në shprehje emocionale gojëtarie, e
lidhur me besimin në forcën magjike të fjalës që përcjell dufin e një njeriu të murosur
në këmbët e një ure; zemërimin, urrejtjen, mllefin e zemrës. Duket se njeriu që kaq
dëshpërueshëm ka shqiptuar këto fjalë, nuk ia ka arritur qëllimit me mjete reale dhe,
prandaj ka shprehur një qëndrim ndaj prishësve të një norme, me gjasë, shoqërore.
Mirëpo, e vënë në krye të një libri si “Ura me tri harqe”, epigrafi e mban këtë kuptim
të nderë. Ai artikulon thirrje për një dënim moral, duke njoftuar njëkohësisht dhe
ridimensionimin e legjendës së rimarrë në roman, në krye të të cilit është vënë. Për
shembull, në situatën e re të krijuar në roman, supersticioni apo çdo shfaqje e të
mbinatyrshmes, kanë një tjetër përdorim, sepse ato kanë një tjetër qëllim.
Supersticioni dhe çdo cilësi e të mbinatyrshmes tek “Ura me tri harqe” është në
konflikt me përvojën. Ky konflikt, në të gjitha rastet, e “zhvesh” motivin nga cilësia e
“sacres”-çka bën që epigrafi, i cili ka në qendër dridhjen, mallkimin për dridhje të
urës, përkthyer në shpjegimin shkencor, të shprehej kështu: çdo urë karakterizohet, në
fakt, nga një lloj dridhjeje!

170
Viola Isufaj, Rikthimi i mitit në veprën e Kadaresë, Onufri, 2013, f.212
171
Booth, Uayne C., The Rethoric of Fiction, Second Edition, The University of Chicago, Press, 1983,
f.153

89 | P a g e
“Dje dëgjova që thoshin se çdo urë, në të vërtetë ka një dridhje të lehtë të
vazhdueshme,-vazhdoi të më fliste bujtinari. Unë pohova me kokë. Mendimi se
mbledhësi i përrallave merrte vesh nga ndërtimi i urave po aq sa kryemjeshtri më
vetoi në tru”.172

6.1 Personazhi që udhëton

Ajo çka u tha më lart, për kategorinë filozofike të kohës në roman, tregon
pak a shumë edhe gjeografinë e krijimtarisë, e cila është përcaktuar nga subjektet,
tematika dhe idetë e romaneve. Është një hartë gjeografike mjaft e përhapur, e cila
shtrihet në romanet e Kadaresë. Pikat skajore të horizontit të saj, do të ishin: në
Veri, Poli i Veriut, në Jug, Egjipti, Saharaja, në Lindje, Kina (Pekini) dhe në
Perëndim, Amerika (Uashingtoni). Mund të shtojmë edhe një përmasë vertikale,
paksa artificiale: Qielli, ku zhvillohen tregime me personazhe mitologjike dhe
nëntoka, humnera, ku e hedhin Prometeun, thellësitë e puseve, ku zbret një djalë
për të gjetur vajzën e dashur, të cilën e ka mbytur familja e saj dhe kalimet e
nëndheshme të projektuara mjeshtërish nga Kadare. Ky territor, natyrisht, nuk
është unik, por brenda tij ka katër kontinente, shumë shtete, krahina, qytete,
kryeqytete, fshatra, male, fusha, lugina, rrugë, bulevarde, sheshe, etj., ku
zhvillohen ngjarje të romaneve të ndryshme. Është e pasur veçanërisht toponimia
dhe topografia e hollësishme, herë autentike, herë e krijuar e vendeve pak të
njohura, e rrugëve të disa qyteteve, të cilët japin informacion interesant dhe rrisin
besueshmërinë e subjektit. Sa për të dhënë një shembull: “Piramida”, ka vërtet
truall Egjipti, po atje gjejmë edhe shumë toponime të tjerë si Theba, Memfisi,
Byblosi, vendi i Kanaanëve, i Sumerëve, Kreta, Libia, gurorët e Abusirit, të
Saqqarës, të Illahunit, të El Bershehit, të Karnakut, të Abu Gurobit, të Gurnet
Murait, shkretëtira e Sinait, e Saharasë, Hat Nubi, Hermonfisi, Luksori, Zhebel
BArkali, Elefantina, Dogola, Nybia, Medinë, rrafshi i Gizës, rrethina e Kyrkirit,
oazisi i Farafras, province e Anshajas, Azia , Ispahani, Tusi, Kara Turgai, plojat e
Aksarajit, Tetabrisit, të Taç Kuganit, rrafshulta turkmene, rrëra e Kandaharit,
stepat e mongolëve, Samarkandi, Kina, lumi Sir darja, Siberia, Diabakiri, Otrari,
etj. Një listë të gjatë toponimesh ka, gjithashtu, “Viti i mbrapshtë”. I pasur është
edhe përshkrimi i rrugëve të Tiranës, Moskës, Parisit dhe veçanarisht të
Gjirokastrës.173

Udhëtimi i personazhit është, para së gjithash, dukuri kulturore.


Nëpërmjet udhëtimit ai zbulon kultura të reja. Në Kur’an udhëtari është
vetmitari, djalli. Në botë, në vështrimin greko-romak, ai është gënjeshtari që
rrëfen të vërtetën e tij. Juvenal (Satire XV) e quan Odiseun “një mashtrues”
(Aretalogus). Së këndejmi, ngre krye edhe bindja se çdo personazh që flet për
udhëtimet e tij është një gënjeshtar. Përsa i takon udhëtimit, është e vështirë që të
bëhet dallimi ndërmjet një udhëtimi real dhe atij imagjinar.

172
Kadare, I.,Romani e plotë, Vëllimi 10, Onufri, Tiranë, 2008, f. 98
173
Tefik Çaushi, Fjalori i personazheve, Shtëpia botuese enciklopedike, Tiranë, 1995, f 12

90 | P a g e
a) Personazhet pelegrin, paraqesin akt kulturor, ata gjithmonë janë në
kërkim të transcendencës.
b) Personazhi - turist e zëvendëson kërkimin shpirtëror me të kërkuarit
e dashurisë.
c) Personazhi i udhëtarit është në kërkim të të paparashikueshmes (një
ndjenjë e çdo udhëtari).
“E di se prej nga ik, por nuk e di se çfarë kërkoj”, thotë Montenji, i cili, së
bashku me Petrarkën dhe Erazmon, janë shembujt e parë letrarë të një vetëdije
udhëtari.
Monteskje udhëton nëpër Itali dhe kudo merr shënime për veprën e tij “Shpirti
i ligjeve”. Atij nuk i interesojnë hapësirat e banuara, por çastet historike të njerëzve,
të veçantat e një qytetërimi, traditat dhe zakonet e një vendi. Personazhet që
udhëtojnë, në romanet e Kadaresë, paraqesin mundësi dhe vullnet të njeriut për të parë
hapësirën dhe kohën e njerëzve të tjerë, si dhe të zbulojnë të përbashkëtën e shpirtit
njerëzor, dallimet shoqërore dhe mënyrat e ndryshme shoqërore. Udhëtari i Kadaresë
është interpretuesi i botës dhe historisë, në veçanti, kur ka dije dhe shpirt filozofik.
Letërsia e udhëtimit, nëse mund të cilësojmë kësisoj disa nga romanet e tij, paraqet
kohën e artë të individit të armatosur me mendjen e tij. Është koha e artë e një sistemi
kulturor të vlerave që e ka emrin humanizëm.
Personazhet që udhëtojnë, jo vetëm udhëtojnë, por ky udhëtim është zhvendosje
në hapësira gjeografike, në kohë historike dhe në një rend kulturor e social. Udhëtimi
i personazhit ka qenë shumë i shprehur në kohën e iluminizmit. Kjo, sepse oferta për
të udhëtuar ishte e madhe dhe e shumëllojshme: udhëtim rreth e qark Evropës, vizitë
kryeqyteteve, salloneve dhe bibliotekave etj.
Të udhëtosh, do të thoshte më pak të shikoje rreth vetes, kurse, para së gjithash,
të udhëtoje nëpër shekuj, do të thoshte të shiheshin dhe krahasoheshin përparimet e
bëra.
Ndjenja e personazhit që udhëton, ndryshon vazhdimisht në romane të
ndryshme, herë është në kërkim të ekzotikes, kërkim në hapësirë dhe kërkim në kohë.
Kemi personazhe që udhëtojnë drejt vendeve të harruara dhe të braktisur, si dhe drejt
tokave të panjohura (Terrae incognitae). Personazhi që udhëton, i Kadaresë, është në
kërkim të plotësimit të ëndrrave të tij në kulturën evropiane. Udhëtimi i tij është
dëshirë për t’u rrëfyer, për t’u relaksuar, për t’u bashkuar me të ndryshmen (tjetrën),
për të gjetur fuqinë e fjalës dhe ëndrrës. Edhe vetë Kadare, si shkrimtar, është në
kërkim të jetës së vërtetë, të vërtetës së tij, të bukurës dhe vdekjes. Që nga antikiteti e
këndej, personazhi që udhëton ka qenë tejet i pranishme në romanet letrare. Te Libri i
Shenjtë na shfaqet eksodi, bredhja, jeta si pelegrinatio vitae. Te Odiseu, kemi detarin
e palodhur. Te Komedia hyjnore, kemi një zhvendosje të pazakonshme gjatë
rrugëtimit shpirtëror nëpër disa diemnsione. Te Don Kishoti, kemi udhëtimin e
kalorësit të arratisur. Nëse nga letërsia, do të përjashtonim personazhin që udhëton,
atëherë, një pjesë e madhe e romaneve më të mira të letërsisë botërore, do të
shpalleshin të paqena. Udhëtimi është zhvendosje në një kulturë tjetër, të huaj.
Letërsia e udhëtimit nuk përqendrohet vetëm te imazhet që përcillen gjatë rrëfimit të
udhëtarit. Udhëtimi bëhet model për tregime, për fiksacione. Nuk ka utopi pa një
udhëtim paraprak. Pol Maran në “Asgjë sikur bota”, thotë: “Unë nuk e dua
udhëtimin, unë e dua lëvizjen. Gjithmonë tek unë ekziston ndjenja për të qenë diku
tjetër”. Nuk ka ndodhi, të vërteta apo të sajuara, pa një udhëtim paraprak, nëpërmjet
një ekspedite të vullnetshme në det, nën dhe ose në hapësirë...Udhëtimi është
91 | P a g e
përgjigje, një kalim nga e panjohura drejt së njohurës. Udhëtimi imagjinar është të
shtrosh pyetje. I mbledh “gjërat e parëndësishme” nga çdo udhëtim. Pra, formësohet
një udhëtim i gjatë nëpër libra dhe nëpër fjalë...Këtë e kuptojmë më së miri nga fjalia
sfiduese e J.L. Borgesit, me të cilën fillon “Tlen, Ukbar, Orbis Tercius”, kur thotë:
“Zbulimin e Ukbarit ia kam borxh shoqërimit me një pasqyrë dhe me një
enciklopedi”. Udhëtimi nëpër fjalë, nëpër dije, është detyrimi që të përmbyset imazhi,
të vërtetohet një raport ngjashmërie mes botës së zbuluar dhe botës ku duam që të
arrijmë. Udhëpërshkrimi, është afrim te një hapësirë gjeografike, kurse udhëtimi
imagjinar, është afrim tek idetë, te ndërtimi gjuhësor i hapësirave mitike.
Udhëpërshkrimi, flet për një çast kulturor, kurse udhëtimi imagjinar, është një
mundësi për kreativitet dhe mençuri.
Një udhëtar, sa më shumë është letrar, aq më shumë do t’u largohet shënimeve.
Gjatë udhëpërshkrimeve, në kuptimin e gjerë të fjalës, shkrimtari-udhëtar është
prodhues i rrëfimit, krijues, i cili shpesh ka përparësi gjatë rrëfimit dhe është regjisor i
personalitetit të tij. Ai është rrëfimtar, aktor, eksperimentues dhe pjesë e
eksperimentit, shkrues i memoareve të veprimeve dhe romaneve të tij, protagonist i
rrëfimit të tij personal në një teatër të huaj, të një skene të largët, njëkohësisht
bashkëkohore. Në raport me një grup lexuesish, ai është dëshmitar personal. Gjatë
shkrimeve nga udhëtimi ndikojnë disa faktorë: arsimimi i shkrimtarit, paragjykimet e
tij, që mund të jenë objekt studimi i komparativistëve, të cilët mund të ndriçojnë
vlerësimet për të huajën që sillen nëpërmjet shkrimtarit.
Komparativisti është udhëtar, një HOMO VIATOR, sepse nuk e harron
udhën e kthimit, teksa shkel vendet e reja. Ai mëton që të jetë vendi i këmbimit të
përhershëm ndërmjet asaj që e ka zbuluar dhe asaj që kurrë nuk e ka braktisur; sepse
ai ka ndjenjën e një mirëkuptimi ndërkulturor: letërsinë e përgjithshme dhe
komparative.
Sa për të ilustruar teorinë e lartëshënuar, po përmendim personazhet nga disa
romane të Kadaresë “Prilli i thyer” dhe “Kush e solli Doruntinën”. Ajo çka i lidh këta
dy romane, është, padyshim, dikotomia jetë-vdekje, edhe pse e vendosur në kontekste
të ndryshme. Por, në të njëjtën kohë, të dy romanet “flasin për udhëtime”.
Personazhet (Gjorgu, Diana, Kostandini, Doruntina) udhëtojnë, në mënyrë të
vetëdijshme ose të pavetëdijshme, përkatësisht, drejt jetës ose vdekjes. Gjorgu
udhëton të paguajë “taksën e gjakut”, pra të vdekjes dhe udhës takon Dianën, jetën.
Diana udhëton në një muaj mjalti, jete, por njihet me vdekjen përmes Gjorgut, që
njëkohësisht është edhe jetë, edhe vdekje. Doruntina udhëton me një të vdekur apo
hijen e një të vdekuri drejt vdekjes, ndërsa Kostandini, me një të gjallë, për të
mbajtur fjalën e dhënë, pra për të mbetur gjallë, edhe pse jo në jetë.
Këtë lidhje mes jetës dhe vdekjes, ku duket sikur jeta nuk mund të kuptohet pa
vdekjen, Kadare ia parashtron lexuesit, i cili ndërkohë, pyet veten nëse, edhe atij i
kishte shkuar ndërmend më parë një gjë e tillë…

7.1 Qyteti si personazh

Prania e elementëve autobiografikë në veprat e Ismail Kadaresë, nuk është e


papërfillshme. Këta elemente shkrihen, ngatërrohen e mpleksen në funksion të
realizimit të autofiksionit. Prania e tyre shenjohet që herët, me botimin e romanit

92 | P a g e
“Kronikë në gur”174. Një numër i konsiderueshëm personazhesh janë të verifikueshëm,
të njohur të autorit, njerëz realë të Gjirokastrës. Kjo prirje (për të letrarizuar dhe
estetizuar elemente autobiografikë, shfaqet gjithashtu në romanin Darka e gabuar”.
Filli romanor ngrihet mbi historinë e dy personazheve të njohur të qytetit, mjekët
homonimë Vasil Laboviti (të cilët, si figura letrare transponohen në mjekët homonimë
Gurabardhi). “Ndodhia reale transformohet ndjeshëm, ka zhvendosje elementësh,
shtresëzime imagjinare dhe shtesa që nuk përkojnë aspak me fabulën reale, por janë
në shërbim të idesë artistike të autorit. Fabula historike e Darka e gabuar: shkaku i
njohjes mes doktorit gjirokastrit dhe komandantit gjerman është kutia prej floriri e
duhanit që nxori i pari. Fabula romanore nuk përkon aspak, në asnjë element, me këtë
moment kyç të historisë bazë, megjithatë, vepra ndjek me sukses linjat e saj
imagjinative, historia bazë riformohet dhe përkimet me realitetin i kanë “detyruar”
lexuesit dhe studiuesit, ta krahasojnë “Darkën” me “Kronikën”. Përkimet janë
përmbushur në paraqitjen e frymës së përgjithshme të epokës, në ripohimin e
karaktereve burimorë, origjinalë të Gjirokastrës, jo në përputhshmërinë fizike të
fakteve”. 175Transpozime të tilla autobiografike vazhdojnë edhe në romane të tjera të
I.Kadaresë. Ngatërrimi i instancës narrative me përvojën e dhënësit, është i pranishëm
edhe në romanin “Vajza e Agamemnonit”. Nëpërmjet rrëfimtarit-personazh, vjen
përvoja e piktorit Th.D., i cili me fuqinë e tij artistike, kishte mundur t‟i siguronte
vetes luksin e të qëndruarit fytyrëngrysur.
Në romanin Shkaba, realja ka të bëjë me përshkrimin e një qyteti provincial me hotel
turistik, barin, postën, dhe një objekt gjysmëfantastik, si një kopsht i çuditshëm
zoologjik. Pas kësaj, shtjellohet irrealja në një realitet onirik. Rrëfimtari kalon, nga
situata reale, tek ndryshimi i gjendjes fizike të personazhit - një gjendje, ku
personazhi, Maksi, paraqitet në një trajtë gjysmëfantastike e sonambulistike, e cila e
afron strukturën narrative të romanit me formën e përrallës. Iluzioni lëviz me
shpejtësi, duke u shndërruar “iluzion mbi iluzion” (Pas çdo teposhtjeje ishte një
teposhtje e re, pjellë e së parës, por e gatshme të pillte atypëraty një tjetër) dhe
shkrimtari është, herë soditësi i një realiteti kaotik e, herë një personazh pjesëmarrës
në ngjarjet që mbështjellin botën iluzive.176 Në romanin “Përbindëshi”, Strukturori në
ethe, sheh dhe përjeton ëndrrën e tij mbi përgjakjen dhe llahtarinë që do të kishte
shkaktuar pushtimi i qytetit në bashkëkohësi - masakrat në qytetin shqiptar do t’i
ngjanin masakrave të Trojës, natën e rënies së saj. Sipas mitologjisë, Kalkanti, i biri i
Testorit, pasardhës i Apollonit, nga i cili kishte dhuntinë e profecisë, ai ndoqi grekët
në ekspeditën kundër Trojës si profet zyrtar. Ishte ai që parashikoi dhjetë vjet luftë, që
këshilloi flijimin e Ifigjenisë, kthimin e Kriseidës, të atit dhe ndërtimin e Kalit të
Drunjtë, që do të bënte të mundur marrjen e qytetit. Në librin e Grejvsit flitej
gjerësisht për Kalkantin. Nga të dhënat e të vjetërve figura e tij mbetej më
enigmatikja. Dihej që ai ishte trojan, i dërguar enkas te grekët prej Priamit, për të
sabotuar fushatën. Por ai u bë vërtet me grekët, pra, përfundoi si renegat. Mirëpo
s’kishte si të mos pyesje: ishte vërtet renegat, apo hiqej si i tillë? Apo siç ndodh
shpesh në kësi rastesh, pas mëdyshjeve të shumta, në një luftë që zgjatej pambarim,
174
Personazhe të tillë si: Babazoti, Kako Pino, Avdo Babaramo, Dino Çiço, etj. janë portretizime
artistike të njerëzve realë
175
Graçi, Virion dhe Rredhi, Gëzim. (2009). “Transpozime autobiografike në romanet e I.Kadaresë,
F.Lubonjës, B.Shehut” në Aktet e Seminarit XXVII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën
Shqiptare, Prishtinë:Fakulteti i Filologjisë, 359-360
176
Lumi, E. Metamorfozat, Scanderbeg Book, Tiranë, 2006, f. 370

93 | P a g e
përfundoi në një agjent të dyfishtë?177 Kali i Trojës është arketipi i mjetit të tradhtisë.
Vendosja e tij në rrethinë, jashtë qytetit- është një element i marrë nga motivi mitik
grek. Qyteti ka si karakteristikë të tërheqë armiqtë. Nuk është hera e parë që te
Kadareja, qyteti është i rrethuar, pasi ai përbën, para së gjithash, qëndresë: Qyteti i
Trojës që rimerret vazhdimisht, qyteti tek Kasnecët e shiut,
Tirana tek Dimri i madh, tek Përbindëshi dhe tek Nëntori i një kryeqyteti, provinca
tek Ura me tri harqe, Gjirokastra, gjatë Luftës së Dytë Botërore, sulmohen. Qyteti,
sikur ndjell shkatërrimin; po ashtu, armiqtë e tij janë të paepur: osmanët mendojnë
dredhitë më mizore për ta mposhtur fortesën. Komandanti sovjetik Zheleznov
dëshiron të djegë Vlorën. Burrat brenda në barkun e kalit të Odisea K.-së, ëndërrojnë
ta shtien në dorë qytetin dhe të ekzekutojnë banorët e tij.178
Për nga perspektiva kulturore dhe shkencore, qyteti është një rast ideal i përqendrimit
të kulturës në hapësirë. Nga aspekti sociologjik, qyteti ka një shumëllojshmëri të
madhe popullate si dhe struktura të ndryshme sociale të popullsisë. Fakti i fundit e
diferencon qytetin nga provinca, nga vendi ku është degdisur të jetojë familja e Linda
B.-së. Është, pikërisht, numri i popullsisë, rrjetet e ndërlidhjes, stili i jetës që
shkaktojnë dëshirimin e madh të vajzës 18-vjeçare për kryeqytetin. Interaktiviteti
është aspekti themelor i zhvillimit të qytetit, i qytetarit, i shkencës, i ekonomisë dhe i
artit. Qyteti është një mekanizëm që risjell përsëri në jetë vazhdimisht të kaluarën, e
cila ka mundësinë të këmbehet me të tashmen, sikur e kaluara dhe e tashmja të ishin
në një plan sinkronik. Studiuesi Mateo Mandala në veprën e Kadaresë bën një
skematizim: ndarjet shoqërore ai i sheh në tre fasha, apo meqenëse po flasim për
qytete, në tri kate të një ndërtese me tipare kafkiane. 179 Shkrimtari inkuadron
tematikën e politikave të luftës, jo si diskurs politik, por në një fragment drame të
vendosur brenda romanit. Kjo dramë, krijim i personazhit-shkrimtar, Rudian Stefës,
vendosur në vlimet e mëdha ideologjike dhe luftërat e shumëfishta që zotëronin jetën
shqiptare, zbulon terrorizmin e dyfishtë të luftës: mbi “armikun” gjerman dhe mbi
vetë partizanët. Fantazma që shfaqet këtu, është partizani i ekzekutuar për motive të
qashtra xhelozie. Faji i vetëm i të ekzekutuarit, qëndronte në bukurinë e tij
mashkullore dhe faktin se, vinte nga një sfond i qytetëruar. Qyteti ishte ëndërr e
ekzekutuesit dhe njëherazi, brengë e tij.
9.1 Personazhi narrator

Gjatë procesit të shkrimit të tekstit, zgjedhjet teknike duhen bërë në funksion


të përcjelljes së një kuptimi semantik, efekti ndjenjësor a përmbylljes së një qëllimi
estetik. Mënyra narrative, e quajtur ndryshe si, "rregulluesja e informacionit narrativ"
krijon distancën a afrinë me botën narrative. Sipas G.Genette-t, i gjithë narracioni
është domosdoshmërisht diegesis (proces i të treguarit), në kuptimin që ai mund të
177
Kadare, I.,Vepra e plotë, Vëllimi 13, Onufri, Tiranë, 2009, f. 344
178
Viola Isufaj, Rikthimi i mitit në veprën e Kadaresë, Onufri, 2013, f.92
179
Në të parën, lart, ndodhen personazhet që ndjekin direktivat partiake. Në të dytën, në mes, përfshihen
ata në rezik rënieje, apo në shpresë të rreme ngritjeje, pra në kompromis të vazhdueshëm me pushtetin.
Tek e treta, poshtë, janë ata pa asnjë lloj shprese. Po të marim si parim vlerësues ndarjen lart e poshtë
që plaka Nurihan, personazhi kryesor fashës së dytë, përshkruan në faqet e para të romanit Dimri i
vetmisë së madhe duke theksuar se ajo banon në drum, ndërsa të tjerët, ata që e shpronësuan, në katin e
parë, s’është e vështirë të imagjinojmë që kati i fundit, duke qenë i nëndheshëm ka formë varri.
(Letërsia dhe qyteti) Mandala, M., “Dy shëtitje tiranase të Besnik Strugës”, ërmbledhje e akteve të
Konferencës Shkencore Ndërkombëtare Letërsia dhe qyteti, Scanderbeg books, Tiranë, 2009, f.56

94 | P a g e
arrijë jo më shumë se një iluzion të mimesisit (paraqitjes), duke e bërë ngjarjen të
vërtetë dhe të gjallë. Për Genette-n, një rrëfim nuk mund të imitojë realitetin,
pavarësisht sesa “realist” është; ai ka për qëllim të jetë një akt fiksional gjuhësor që
lind nga një instancë narrative. "Procesi narrativ nuk paraqet një ngjarje (reale a
fiksionale) ai e shenjon atë nëpërmjet ndihmës së gjuhës. Kështu, në vend të dy
mënyrave kryesore tradicionale të narratives ( diegesis dhe mimesis), G.Genette
pohon se ato janë thjesht shkallë të ndryshme të diegjezës, me rrëfimtarë më shumë a
më pak të përfshirë në tregim, duke lënë më pak hapësirë ose më shumë hapësirë për
aktin narrativ.
Letërsia bashkëkohore (moderniste dhe postmoderniste), priret drejt prishjes së
variantit tradicional të rrëfimit prej një tregimtari të vetëm. Vepra të tilla, përcjellin
përvojën nëpërmjet rrëfimtarëve të ndryshëm a pikëvështrimeve të ndryshme, duke i
dhënë heterogjenitet narremave të rrëfimit. Kjo teknikë, bën të mundur eksplorimin e
varianteve alternative për të njëjtën ngjarje, duke zbuluar këndvështrime të ndryshme
të “së vërtetës”. Kjo është mënyra më e mirë për të zhdavaritur konceptin e një të
vërtete të vetme dhe destrukturimin e polaritetit të së drejtës dhe të gabuarës. Kjo
teknikë narrative vjen në formën e saj më të pastër në krijimtarinë e Ismail Kadaresë.
Poetika e hapur e romanit së Kadaresë krijon hapësirë për shprehjen e polifonizimit të
ideve, artikulimin e disa zërave brenda një tipi ligjërimi të përzier, ku kohët përzihen e
bashkëjeton realja me irealen. Proza e Kadaresë është proza e metaforës së madhe të
absurdit ekzistencial, proza e parabolës, analogjisë dhe alegorizmit. “Në përgjithësi
kompozicionet e romaneve të Kadaresë i karakterizon zhdërvjelltësia, përthyerja e një
kompozicioni unik, drejtvizor, duke përdorur disa mozaikë kompozicionalë të
harmonizuar brenda një kornize të vetme”. 180 Vepra e tij katrakterizohet nga shumësia
e narratorëve, pikëvështrimeve, kalimeve metaleptike, nga një nivel rrëfimtarie në
tjetrin. Në kuptimin e saj narratologjik, metalepsa, e cila së pari vjen si koncept nga
Gerard Genette, është një ”ndotje” paradoksale mes botës së rrëfimit dhe botës së
rrëfyer. Metalepsa konsiderohet si: "çdo ndërhyrje nga narratori ekstradiegjetik në
universin diegjetik (ose nga personazhet diegjetike në një univers metadiegjetik, etj).
Metalepsa konsiderohet si ndërhyrje që prish dallimet mes niveleve narrative. Genette
argumenton gjithashtu se metalepsa është, jo vetëm një shkelje e ndarjes në mes
niveleve të përcaktuara në mënyrë sintaksore, por edhe një operacion devijant
referencial, një shkelje e pragjeve semantike të përfaqësimit që e përfshin marrësin në
një trasgresion ontologjik të universit. Sipas studiuesve, metalepsa karakterizohet si
"minim i ndarjes mes narracionit dhe ngjarjes" 181, si një "lak i çuditshëm" në
strukturën e niveleve narrative ose një "qark i shkurtër" midis "botës së trilluar dhe
nivelit ontologjik të pushtuar nga autori", i shkaktuar nga "një kolaps i papritur i
sistemit narrativ " si prodhimi i një "efekti përçarës në strukturën e tregimit".
Në veprën “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, zëri rrëfimtar, përgjithësisht,
karakterizohet si ekstradiegjetik, por pikëvështrimi i tij, është i personazhit. Ky
dualitet jashtë-brenda, është shenjë e dukshme e “ndotjes narrative”. Që në nisje të
romanit, përvoja narrative vjen përmes këtij dimensioni të dyfishtë: “Mbi tokën e huaj
binte shi përzier me dëborë. Sqota kishte qullur betonin e pistës së aeroportit,
ndërtesat, rojat. Ajo lagte fushën dhe brigjet dhe shkëlqente mbi asfaltin e zi të udhës
automobilistike. Sikur të mos ishte fillimi i vjeshtës, çdo njeriu tjetër, përveç

180
Tefik Çaushi, Universi letrar i Kadaresë, Dituria, 1993, fq. 293
181
Rimmon-Kenan, Shlomith (2002) Narrative Fiction: Contemporary Poetics, London/Neë York:
Routledge, 93

95 | P a g e
gjeneralit të porsaardhur, do t’i dukej ky shi monoton dhe një përkim i shëmtuar”. 182
Ashtu siç vihet re, që në hyrje të përvojës narrative, kemi prezantimin me “efektin
përçarës në strukturën rrëfimtare”. Kjo ndodh për shkak se, në qoftë se nëpërmjet zërit
narrativ prezantohet ideja e huajësisë (kujtoj: toka e huaj), rrëfimtari nuk është
homodiegjetik, por i vetës së tretë. Në këtë mënyrë, rrëfimtari jashtëdiegjetik, bart
pikëvështrimin e personazhit, duke shënuar kështu shenjat e “ndotjes narrative”...
Ndërtimi kompozicional i romanit bëhet sipas parimit të montazhit, ku “filtra” të
ndryshëm vendosen në “kamerën” narrative. Kësisoj, rrëfimtarit ekstradiegjetik
(bartës i pikëvështrimit të personazhit) i shtohen zëra të tjerë narrativë, që
përgjithësisht, janë homodiegjetikë. Këtë funksion e luajnë “personazhe” të ndryshëm
brenda skemës narrative. Herë zëri rrëfimtar njëhsohet me zërin e gjeneralit (psh., në
“Kreun pa numër”, etj.), herë me zërin epistolar (që shprehet me anë të ditarëve), etj.
Përgjithësisht, në rastet e narratorëve të shumëfishtë, kombinohen rrëfimtarë të vetës
së parë me rrëfimtarë të vetës së tretë. Një rrëfimtar mimetik i vetës së tretë, përdor
konvencionet kryesore të biografisë, me ndryshimin se, narratori mund të “dijë”
gjithçka, madje dhe se çfarë i shkon në mendje personazhit. Ndërkohë që, tek
“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, rrëfimtarët e vetës së tretë së bashku me rrëfimtarët e
vetës së parë, janë heterogjenë. Kjo do të thotë se, kalimet nga rrëfimtari i vetës së
tretë-objektiv, tek rrëfimtari i vetës së tretë-subjektiv, nga rrëfimtari-personazh, tek
zëri epistolar, bëhen tepër të shpeshta, duke sqaruar se leximi i veprës kalon përmes
filtrit të relativitetit. Zëri rrëfimtar kalon nga perceptimet, përsiatjet, interpretimet, tek
gjykimi në lidhje me ngjarje, dukuri e personazhe, duke plotësuar kështu, në disa
këndvështrime, të njëjtën skemë narrative; kjo dukuri sjell idenë iluzive se “përvoja
narrative: arrihet të mbërthehet e plotë. Thyerje të vazhdueshme i bëhen rrjedhës
narrative nëpërmjet zërit personal, që përvijohet nëpërmjet shënimeve, ditarëve, etj.
Zëri narrativ epistolar, përdor letrat ose dokumentet e tjera, për të përcjellë ngjarjen.
Veprat e tilla, kategorizohen si rrëfime shumëzërash. Letrat, ditarët, përsiatjet, janë
forma të komunikimit personal dhe si të të tilla, i pasurojnë me kreativitet skemat
narrative.
Jo rrallë, zëri rrëfimtar në krijimtarinë e I. Kadaresë, karakterizohet nga
objektiviteti i vetës së tretë. Procesi konjiktiv i njohjes së narremave, kryhet përmes
një distance iluzive që krijohet nga pozicioni i rrëfimtarit fiksional. Largësia e tij me
objektin / subjektin e analizuar, bën që gjykimi i tij të karakterizohet nga disa tipare
kryesore: a) risia në këndvështrim; b) depërtimi i kthjellët në logjikën e brendshme.
Kjo distancë, bën që zëri rrëfimtar të jetë emocionalisht neutral dhe për pasojë, më
objektiv. Kjo dukuri ka funksionin e “çlirimit të së vërtetës” 183 nga estetika fiksionale,
siç edhe Theodor Adorno teorizon. Edhe pse nuk duket si qëllim eksplicit (madje
gjuha e rrëfimtarit përgjithësisht është neutrale), rreshtimi i të dhënave objektive,
bëhet duke pasur një qëllim të caktuar në mendje.
Ky lloj zëri rrëfimtar vihet re tek “Pallati i ëndrrave”. Në pikëpamje të
kompetencës narrative, romani “1984” dhe romani “Pallati i Ëndrrave” janë të
ngjashëm. Në të dy romanet, narratori është i gjithëdijshëm dhe nuk përfshihet në
ngjarje. Rrëfimi dominon përshkrimin dhe në të dy romanet koha e rrëfimit është e
shkuara. Në romanin “Pallati i Ëndrrave”, narratori rrëfen për veprimet e personazhit
Mark-Alemi, i cili ka një tendencë institucionale. Identifikimi i tij lidhet drejtpërdrejtë
182
Kadare, Ismail. (2001). Gjenerali I ushtrisë së vdekur. Tiranë: Onufri, 13.
183
Adorno propozon një klasifikim hermeneutik të esesë. Sipas tij, kjo e fundit merr një “autonomi
estetike”. Adorno vlerëson shenjat letrare të esesë, megjithatë ai pohon se ajo është një formë e
ndërmjetme mes omnipotencës të së vërtetës shkencore dhe abstraksionit filozofik.

96 | P a g e
me vendin, në të cilin punon, prandaj, rrëfimi në këtë roman është edhe një rrëfim për
burokracinë. Aspekti burokratik i romanit “Pallati i Ëndrrave”, paraqet edhe
përplasjen në mes familjes së Qyprillinjve me Sulltanin ose thënë më mirë, siç
përmendet shpesh në roman, me sovranin. Ky dualizëm, ky rivalitet, në këtë roman
duket sikur anashkalon subjektivitetin e personazheve dhe bën që ata dhe jeta e tyre të
njihen më pak. “… Letërsia shkon në një rrugë krejt të përkundërt dhe ekziston vetëm
atëherë kur hap/shfaq pas personaliteteve konkrete forcën e patrajtë – e cila është e
përgjithshmja, dhe në një shkallë edhe më të madhe – individiumin.” 184Qyprillinjtë,
Tabir Saraji dhe Sovrani, ky është edhe trekëndëshi, mbi të cilin mbështetet
struktura e thellë narrative në romanin “Pallati i Ëndrrave”. Krahas shembujve që
flasin për dinamikën e transformimit të disa karaktereve përgjatë rrjedhës së fabulës,
ekzistojnë edhe shumë personazhe që, edhe pse nuk manifestojnë lëvizje të dukshme,
përjetojnë lëkundje të mëdha shpirtërore. Në disa romane të vëllimshme, me situata
dramatike, koha reale e të cilave korrespondon me një periudhë të rëndësishme
historike, është e natyrshme të gjenden më shumë karaktere dinamike dhe të tjera me
botë të pasur emotive e, sidomos, kur kemi parasysh që ndryshimet shoqërore
reflektohen në mënyra të ndryshme tek secili karakter, në varësi nga mënyra se si e
kupton jetën dhe ligjësitë e saj. Duke qenë roman i idesë, që funksionon përmes
alegorisë politike, struktura narrative e romanit është uniforme, e njëtrajtshme, me
disa lëvizje e digresione të pakta. Ekziston një vijë rrëfimi, që më së shumti
karakterizon hapësirat e jashtme. Kësisoj, Mark Alemi, nuk ka jetë private, nuk ka
dashuri, skenat nga jeta familjare janë vetëm motiv për të paraqitur të huajësimin e tij.
Rrëfimtari paraqet gjerësisht vetëm një pjesë të rëndësishme të jetës së tij: hyrja në
punë në “Pallatin e ëndrrave” dhe metamorfoza e tij shpirtërore, por edhe fizike nga
një individ i zakonshëm, në një hetues të pamëshirshëm. Ky pallat është edhe
ambienti mbizotërues në roman. Romani edhe shkruhet për këtë pallat, kurse
personazhi kryesor, është vetëm një vegël autoriale për të hyrë në të, në sferën tjetër të
raportit të ndërlikuar: shtet-individ. Por, duke pasur parasysh metamorfozën që e
pëson personazhi, atëherë kemi gëlltitjen e nocionit individ dhe mbetjen e perandorisë
së diktaturës, më të fortë se kurrë. Paraqitja e kësaj fuqie, që më lart e emërtuam si
pesimizëm të diskursit politik autorial, na transferon në retorikën e tekstit.
Edhe pse përgjithësisht në prodhimin romanor të Kadaresë, vihet re një prirje për
rrëfim shumëzërësh, forma më r zakonshme rrëfimtare, është rrëfimi i vetës së parë.
Në romanin “Vajza e Agamemnonit”, personazhi-rrëfimtar është optika,
nëpërmjet së cilës rrëfehet ngjarja. Kjo do të thotë se, njohja e personazhit është e
domosdoshme, për shkak se “sytë” e tij, shërbejnë si filtër për përcjelljen e
personazheve, ngjarjeve, etj. Ai karakterizohet nëpërmjet anonimatit dhe kjo
mosnjohje, shton dyshimin, në lidhje me specifikat e botës, për të cilën ai rrëfen.
Subjekti degëzohet në dy vija: në vijën e parë rrëfehen ngjarje objektive, (të
jashtme) që ndodhin gjatë ditës, ngjarje që zhvillohen jashtë narratorit, ndërsa në të
dytën, “ngjarjet” subjektive: kujtimet, mendimet e përjetimet e narratorit gjatë së
njëjtës ditë. Këto dy vija shpalosen në antinomi me njëra – tjetrën: në të parën është
dukja, në të dytën esenca; në të parën, manifestimet me muzikë e me parakalime, në
të dytën, internimet, dënimet, vrasjet; në të parën, demagogjia objektive, në të dytën,
realiteti subjektiv: “ Që jashtë, nga rruga, vinte muzika festive” ; pankartat, buqetat e
luleve, portretet e anëtarëve të Byrosë Politike, një përsëritje e përvitshme e
manifestimeve të Një Majit, që kthehet në rit.185 “Depërtimi në thelbin e karakterit,
184
Zhil Delëz, “Letërsia dhe jeta” Fjala, Tiranë, 2006, f.3.
185
Sali Bytyçi, “In medias res”, Era, Prishtinë, 2007, fq. 94

97 | P a g e
bëhet sipas një konceptimi të veçantë: figura ndërtohet, jo thjesht në sipërfaqe, por
përmes shtresave, që hapen e zbulohen njëra pas tjetrës, për të na çuar drejt thellësisë,
ku mund të preket, me rrëqethje filozofia e sundimit shpirtëror të popujve”. 186 Në
romanin “Vajza e Agamemnonit”, pikëvështrimi i figurave është i brendshëm. Të
gjitha figurat e romanit formësohen nëpërmjet tij, e si rrjedhojë, këta personazhe,
perceptohen në bazë të gjykimit që ai ka krijuar për secilin personazh, nga diskutimet
apo raportet që ka krijuar me ta. Kështu psh., nëse personazhi i Suzanës, del në pah
nëpërmjet kujtimeve të zërit rrëfimtar, personazhe të tjerë, si: policët civilë, të ftuarit
e tjerë, këshilltari i babait të Suzanës, burri i shkurtër me dy vajzat për dore, dy burrat
e rinj me pardesy, aktivisti i lagjes, etj., paraqiten nëpërmjet përshkrimit të rrugëtimit
të rrëfimtarit nga shtëpia deri në tribunë. Këta personazhe nuk krijohen nëpërmjet
përshkrimit të historive të tyre personale; ata janë aty thjesht për të plotësuar
mozaikun e tjetërsimit të njeriut në një sistem totalitar. Personazhe si: fqinji,
peronazhi R.Z, Th.D, drejtori i Radios, nëndrejtori, një djalë nga teknika, formësohen
nëpërmjet historive të treguara nga rrëfimtari. Këto figura ndërfuten gjatë rrëfimit në
mënyrë të shpeshtë, në funksion të evidentimit të situatës social – politike të kohës.
Përmes përthyerjeve të dyfishta prezantohet në roman dhe babai i Suzanës. Ai
ndërtohet në roman si trajtë e pasqyrimit të pasqyrimit; nga njëra anë, ky personazh
përthyhet në psikikën e Suzanës, më pas, përfytyrimi për të “ushqen” imazhin e
krijuar në vetëdijen e rrëfimtarit. Ai sheshohet si personazh i heshtur dhe prania e tij
krijohet nëpërmjet fjalëve të rrëfimtarit.
Të gjitha degëzimet narrative, që vijnë përmes përvojës së rrëfimtarit, krijojnë një
sistem analogjik me rrëfimin për Qerosin, i cili ndërfutet si rrëfim mitik, që bart
peshën kryesore strukturore në rrëfim. Rrëfimi metadiegjetik për Qerosin, shërben si
bosht semantik e strukturor, nga ku varen të gjitha nënlinjat e tjera rrëfimtare. 187
Gjithë rrëfimi mitik për Qerosin shërben si humus, nga ku shpërthejnë linjat paralele
të rrëfimit. Këto linja rrëfimi, mund të klasifikohen sipas dy tipareve kryesore
semantike: a) Rrëfimi për personazhet që ngjitjen në botën e sipërme, e realizojnë në
bazë të parimit: Mors tua vita mea. Në këtë kategori, përfshihen ata që sakrifikojnë
“mishin” e të tjerëve, për të kënaqur zhgabonjën në fluturimin e saj lart;b) Rrëfimi
për personazhe (e këto janë shumë më pak), të cilët e kanë ngjitjen të vështirë e
vetësakrifikuese, duke cënuar vetveten e jo tjetrin, në udhëtimin e tyre drejt lartit. Në
linjën e parë shpaloset rrëfimi për R.Z.-në, që vërtitej andej-këndej nëpër dyer zyrash
të ndryshme, mallkonte kushëririn, e mohonte, thoshte se do ta mbyste me duart e
veta, kërkonte që Partia ta vinte në provë 188...; e bashkëshoqëruar me dyshimin e
186
Floresha Dado, Intuitë dhe vetëdije kritike, Onufri, Tiranë, 2006. fq.147
187
Citoj “Një natë Qerosi ra në botën e poshtme… (…) Pas rënies së trishtë Qerosi bëri çmos për të
gjetur udhën dhe mënyrat që të ngjitej prapë në botën e sipërme. U rrek sa u rrek andej-këndej, gjersa
një plak ia tregoi mënyrën. Njihte një zhgabonjë që do ta ngjiste në krahë gjer atje, veç me një kusht:
gjithë rrugës zhgabonja duhej të hante mish! Qerosit nuk i ishte dukur kusht i vështirë (…). Në botën e
poshtme, Qerosi siguroi një sasi mishi, i hipi zhgabonjës dhe kështu nisi udhëtimi i tyre drejt botës së
sipërme. Rrugës, zhgabonja kërkonte herë pas here mish dhe Qerosi i priste nga një copë (…) Fluturimi
i zhgabonjës drejt botës së sipërme po zgjaste më shumë se ç‟e kishte menduar Qerosi. Mishi qe
mbaruar ndërkaq dhe i ngrysur ai shikonte honin e zi, përmes të cilit iknin. Honi i dukej i
pambarim.Krau, krau ia bëri shqiponja dhe ajo ishte klithma e saj e urisë. Qerosi dridhej nga tmerri.
Ç‟t‟i jepte? Nëqoftëse nuk i jep mish, sa herë që të kërkojë, ajo do të rrëzojë në humnerë, i kishte thënë
plaku.Krau, klithi për së dyti zhgabonja. Qerosi pa u menduar gjatë, i ra me thikë krahut të vet dhe
këputi një copë (…) Nuk dihej në e kishte ndërgjegjen, në kohën kur zhgabonja arriti ta nxirrte më në
fund në botën e sipërme. Dihej vetëm se njerëzit e kësaj bote, ata që ndodheshin rastësisht përjashta,
vështronin, pa iu besuar syve, një shpend të madh të zi, që kishte sipër krahëve një skelet njeriu”.
188
Kadare, Ismail. (2003).Vajza e Agamemnonit. 55:Tiranë, 50.

98 | P a g e
vazhdueshëm se me cilin mish e kish ushqyer ai zhgabonjën e tij? Çfarë çmimi kishte
vallë qëndrimi i tij në Lidhjen e Shkrimtarëve, edhe pasi i ishte hequr e drejta e
botimit? E njëjta dilemë, del në sipërfaqe edhe kur prindi ideal me dy vajzat e vogla
për dore, në diellin e majit socialist, drejtohet për te tribuna.
Nga sa më sipër, del se, I. Kadare e ndërton figurën e rrëfimtarit-personazh nga një
nivel i dyfishtë ekspozicional: ai krijohet nisur nga pikëvështrimi sinkron i
personazhit (duke dhënë të tashmen e tij apo të personazheve të tjerë) dhe
pikëvështrimi retrospektiv.
Pikërisht, këto kalime krijojnë një lojë, herë qartësisht të kuptueshme e, herë të
fshehur të moduleve narrative, që përcillen mes zërit të rrëfimtarit. Shumica e kohëve
foljore janë në të pakryerën. Kjo kohë përcjell një kuptim specifik në tekst. Nëpërmjet
saj, vjen ripërjetimi emocional i një ngjarjeje të ndodhur në të shkuarën. Kjo do të
thotë se, që në fillim, kur analizohet dominimi i kohëve të foljeve në diskursin e
veprës, përcaktohen tiparet narrative të saj. Veprat e ngritura me dominimin e kohës
së pakryer, kanë tipare të qarta të flashback-ut. Kur rrëfimi ngrihet mbi analepsën,
kalimet e përligjura kohore, shkojnë sipas logjikës së mëposhtme: Nga pika X. e
kohës narrative (që merret si kufiri maksimal i zhvillimit të ngjarjes/dukurisë), mund
të ecet me kah regresiv (pra mund të shtyhesh më thellë në kohë, duke evokuar ngjarje
më të hershme), në vazhdim të logjikës analeptike të veprës. Kalimi nga e pakryera në
të tashmen, nga e pakryera në të kryerën (që bart kuptimin e vazhdimit të veprimit
deri në çastin e ligjërimit) janë dëshmi e qartë e prolepsës, që shenjon kalimin përpara
në kohë. Edhe pse rrëfimi në tekst, kryesisht, ngrihet mbi analepsën, në tekst janë të
pranishme shumë instanca narrative të kapërcimit të kohës nga e shkuara në të
tashmen, nëpërmjet të cilave, rrëfimi trajtësohet me karakteristika të interpolimit. Kjo
dukuri, përgjithësisht ndodh, kur rrëfimtari rrëfen për çështje të tilla, si: histori, mit,
tipare të sistemit totalitar, etj. Kjo e tashme gnomike, thekson se ndjenjat e
rrëfimtarit, në lidhje me çështjet e diskutuara, nuk kanë ndryshuar. Kuptimi i veprimit
që vazhdon deri në momentin e ligjërimit, sugjerohet në tekst, nëpërmjet përdorimit të
kohës së tashme dhe kohës së kryer. Përdorimi i së tashmes dhe të kryerës në rrëfimin
për fjalët, sjell në mënyrë iluzive afrimin me ngjarjen fiksionale.

Të gjjithë personazhet në romanin “Vajza e Agamemnonit”, krijohen mirëfilli


nga e kaluara e tyre. Madje, jo vetëm nga e kaluara e tyre, por përmes zërit narrativ
përcillet vetëdija mitike e së kaluarës së njerëzimit. Miti, duke qenë në thelb një
transfigurim i realitetit, mbi të cilin shkrimtarët ndërtojnë një transfigurim të ri, të
ndryshëm nga zanafilla e mitit arkaik, e realizojnë këtë ndryshim me anë të
metamorfozës, si dukuri universale që buron nga ripërtëritja e natyrës së mitit, natyrë
kjo, që ruan vetëm karakterin shenjues dhe simbolik të vjetër, me kuptime krejtësisht
të reja në kontekste letrare të ndryshme, si shndërrim i të gjitha vlerave, në dukje, të
pandryshueshme.189
Pjesa më e madhe e përvojës narrative të rrëfimtarit mbështetet në mitologjinë
dhe legjendat. “Herë ai e thërret atë në ndihmë që të përforcojë mendimin e vet, herë
si antitezë, herë për të treguar vijimësinë e fateve njerëzore, herë për të treguar
kundërshtinë e tyre, herë për t’i dhënë një ngarkesë emocionale më të madhe ngjarjes,
herë për ta ridimensionuar atë.”190 Në dy romanet “Vajza e Agamemnonit” dhe
“Pasardhësi”, është dominante dukuria e rifunksionalizimit të mitit.
189
Viola Isufaj, Rikthimi i mitit në veprën e Kadaresë, Onufri, Tiranë, 2013 . fq. 149
190
Tefik Çaushi, Universi letrar i Kadaresë, Dituria, 1993, fq. 206.

99 | P a g e
Po kështu edhe në romanin “Pasardhësi”, rrëfimi për të tashmen e personazheve
ndërtohet mbi të kaluarën vetanake dhe mitike. Ata ndërfuten në rrjedhë narrative,
sipas nevojës së ndërtimit dhe konceptimit të rrëfimtarit, me kujtimet e tyre, me
ëndrrat, ankthet, parandjenjat, gjykimet, shqetësimet, etj. dhe si të tillë, ata përcillen
nga pozicione reale dhe irreale, si të gjallë dhe si të vdekur, gjithnjë, duke e plotësuar
rrëfimin në të gjitha shtresat dhe nënshtresat e tij brenda veprës.

Format e modelimit të personazhit - rrëfimtar, në botën narrative të Kadaresë,


lëvizin midis kufijve: të lejuara, të detyrueshme dhe të ndaluara. Këto tre mënyra
formësimi bëjnë që zëri narrativ, të duket sikur “dhunon” normalen. Personazhet, që
vihen në lëvizje nga mbizotërimi i një tipari apo pasioni të fuqishëm, demostrojnë
përplasjen me normat e përgjithshme, duke sjellë transformim në komunikim dhe
sjellje të zakonshme.191 Në veprën e Kadaresë realizohen njëkohësisht rrëfimi i së
vëtetës dhe ‘‘mashtrimi’’ logjik, të cilat paraprijnë formësimin e figurës.192 Koncepti i
mashtrimit logjik që e mbart zëri rrëfimtar, bën që personazhet, të kapërcejnë edhe
ligjet e natyrës. Në rastin tonë, figura e pasardhësit formësohet dhe shfaqet, më së
shumti, në kapitullin e fundit të romanit ‘‘Pasardhësi’’, ku ai flet dhe kumton nga bota
e përtejme. Gjatë gjithë këtij kapitulli ne njihemi drejtpërdrejtë me këtë figurë. Nga
bota e përtejme ai shfaq kërkesën e dëshpëruar për të qenë i qetë, të paktën, në atë
botë, në të cilën ndodhet.
Megjithatë, për të njëmijëtën herë unë po ju them: më lini të qetë!
Edhe të dua, nuk ua jap dot atë që kërkoni. Ajo është e padhënshme, jo
për arsye trilli nga ana ime, apo paaftësie nga e juaja, por sepse e tillë
është forma e saj e qenies.193

‘‘Mashtrimi’’ logjik në këtë rast qëndron në përpjekjen që bën Pasardhësi për të


dhënë versionin e tij të ngjarjes që nga bota e përtejme. Kjo i kapërcen kufijtë e të
zakonshmes.
Pasardhësi, ndodhet në një pozicion tjetër absurd, ku në njërën anë pohon se
bënte një ‘‘jetë qeni’’ dhe, nga ana tjetër, pohonte se kjo ishte jetë pasardhësi.
Absurditeti arrin deri aty sa thotë se i vinte keq për Prijësin dhe ishte i gatshëm të
sakrifikonte çdo gjë për të.
Nga bota e përtejme, Pasardhësi tregon se ç’ishin njerëzit e pushtetit në të vërtetë,
që, dhe po të lindnin përsëri, në të njëjtën mënyre do të silleshin. Pra, shohim se nuk
ka pendim për këta lloj njerëzish. Në hapësirën trilluese të Kadaresë, personazhi
dhunon ligjet e natyrës dhe krijon brenda vetes një botë supernatyrale.194
Gjatë leximit të librit ne hyjmë në një botë tjetër, jo të zakonshme ku ligjet e
natyrës tjetërsohen: gjiri i nënës ishte tjetër gji dhe rridhte sipas ligjesh të tjera.
Ndoshta, ne një situatë të zakonshme, kur ndodh një krim ndaj babait, djali mund të
kërkojë marrjen e hakut, në këtë rast, djali shprehet përherë edhe qartë se, edhe po të
kishte mundësi, nuk do të merrte kurrë gjakun e të atit.
191
Floresha Dado, Intuitë dhe vetëdije kritike, Onufri, Tiranë, 2006, fq.135.

192
Floresha Dado, Intuitë dhe vetëdije kritike, Onufri, Tiranë, 2006, fq.138
193
Ismail Kadare, Pasardhësi, 55, Tiranë, 2003, fq. 153
194
Floresha Dado, Intuitë dhe vetëdije kritike, Onufri, Tiranë, 2006, fq. 140

100 | P a g e
Përgjithësisht, vepra e I.Kadaresë karakterizohet nga relativiteti i zërit narrativ.
Shpeshhherë, kjo teknikë çon në formimin e rrëfimtarëve të pabesueshëm. Zëri i
pabesueshëm narrativ, përdoret për t’i përcjellë marrësit një ndjenjë të qëllimshme
të mosbesimit në ngjarje (apo dyshimin në lidhje me vërtetësinë e asaj që
rrëfehet).Kjo teknikë, përdoret për të treguar se, narratori është psikologjikisht i
paqëndrueshëm, i mungon njohuria në lidhje me çështjen, është fëminor, ose ndoshta,
është qëllimisht duke u përpjekur të mashtrojë marrësin. Shpeshherë, ky koncept
narrativ, barazohet me narratorin naiv, i cili është aq i paditur dhe i papërvojë sa, i
ekspozon botës, gabimet dhe mangësitë e tij. Narratori i pabesueshëm, zakonisht,
shprehet me rrëfimtarin e vetës së parë. Megjithatë, edhe rrëfimtari i vetës së tretë,
mund të konsiderohet i pabesueshëm(rrëfimtar subjektiv i vetës së tretë). 195 Sipas
Marisa Kërbizit, në romanin e Ismail Kadaresë, Vajza e Agamemnonit, zërat narrativë,
me vetëdije ngatërrohen gjatë rrjedhës narrative. Ndërsa pritshmëria e marrësit,
është që të barazojë zërin rrëfimtar me të dashurin në prag braktisjeje, në tekst,
ndërhyn një tjetër zë, i fshehtë, i paqartë, enigmatik. Ky zë, përvijohet nëpërmjet
katrenës ( një strofë me katër vargje), të cilën rrëfimtari, nuk e kujton nëse e ka
krijuar vetë, apo e nxori kujtesa nga një lexim i largët196. Kjo insinuatë kadareane, ka
si qëllim tërheqjen e vëmendjes ndaj zërit narrativ, i cili mund të barazohet me zërin e
personazhit (nëse poezia është shkruar prej tij), ose mund të jetë e dikujt tjetër (nëse
poezia riaktivizohet si lexim i largët).”Grekët, përpara fushatës së Trojës / Vajzën e
Agamemnonit bënë fli. / N’Iliadën e revolucionit / Unë të flijova ty.197
Shtrohet pyetja, cili flet, përvoja e kujt sublimohet në këtë poezi? A është personazhi-
rrëfimtar? Për të dhënë këtë përgjigjje duhet të analizohet katrena nëpërmjet metodës
së close-reading-ut.
Së pari: Tiparet karakterizuese të saj, janë racionaliteti dhe ftohtësia, tipare, që nuk
përligjin shkrimin e saj, nga një shpirt i frikësuar nga ikja e dashurisë.
Së dyti: Nga ana e ndërtimit, poezia ngrihet mbi analogjinë mos fatit të Suzanës dhe
Ifigjenisë greke (sakrifikimi i vajzës së njeriut të pushtetshëm, me qëllim arritjen e
suksesit të së atit). Nëse i referohemi etimologjisë, fjala analogji (gr.ἀναλογία), do të
thotë "raport/përpjestim”. Shtrohet pyetja: në ç’raport qëndron rasti i Suzanës me atë
të Ifigjenisë?
Situata e “flijimit” është e njëjtë, vajza e udhëheqësit grek (përpara fushatës
së Trojës); vajza e “udhëheqësit” në Iliadën e revolucionit. Nga kjo marrëdhënie
barazie (vajzë udhëheqësi/vajzë udhëheqësi), duket sikur Suzana në mendjen e
rrëfimtarit, evokohet jo në marrëdhënie erotike me të, por në marrëdhënien e gjakut
me të atin (vajza në vend të e dashura). Kjo do të thotë se raporti i përkatësisë, i
shprehur me anë të përcaktorit, e vendos Suzanën në raport me të atin, marrëdhënie e
zakontë, nëse zëri që flet nuk është i dashuri, por babai. Kjo ndjesi përforcohet nga
kryefjala unë dhe kallëzuesi të flijova, që sqaron zërin. Flijimin nuk e bën Rrëfimtari,
por i ati (personazh i heshtur, në rrjedhën narrative), ndaj dhe Uni që flet duhet të jetë
ai.
Kjo do të thotë se zëri narrativ nuk barazohet me rrëfimtarin, as me personazhin; ai
është i fshehtë dhe me zor lidhet nga ana kuptimore me personazhet, Ky zë
195
Shembuj të tillë në letërsi, gjenden në vepra si: JunieB.Jonesnga BarbaraPark, The Catcher in the
Rye nga HoldenCaulfield, në The Murder of RogerAckroydngaAgatha Christie, nëromaninLolitanga
Vladimir Nabokov, etj.
196
Kadare, Ismail. (2003).Vajza e Agamemnonit. 55:Tiranë, 21.
197
Kadare, Ismail. (2003).Vajza e Agamemnonit. 55:Tiranë, 21.

101 | P a g e
shtresëzohet në vetëdije, nga presioni i botës jashtë dhe del/artikulohet nëpërmjet
gojës së rrëfimtarit. 198
Relativiteti i zërit narrativ, që prezanton një botë në gjendje dinamike,
karakterizon edhe romanin “Darka e gabuar”. Romani karakterizohet nga prania e
monologjeve, mendimeve dhe më shpesh ndërhyrjeve të tregimtarit, që mund të
përkufizohen si monolog i rrëfyer,199 teknikë, e cila ngërthen ligjërimin mendor të
personazhit nën paraqitjen e ligjërimit të rrëfyesit. Si teknikë më e preferuar e
Kadaresë për të arritur në botën intime të personazheve, monologu i rrëfyer, apo
monologu i brendshëm i rrëfyer nga narratori, është forma kryesore për tipologjizimin
e personazheve.
Në krijimtarinë e Kadaresë, vihet re marrëdhënia e ngushtë mes shkrimit
fiksional dhe të vërtetës. 200 Edhe pse I.Kadare shprehet me rezerva për rolin e
biografisë në krijimtarinë letrare201, prania e elementëve autobiografikë në veprat e tij
nuk është e papërfillshme. Këta elemente shkrihen, ngatërrohen e mpleksen në
funksion të realizimit të autofiksionit.
Ngatërrimi i instancës narrative me përvojën e dhënësit, është i pranishëm
psh., në romanin “Vajza e Agamemnonit”. Nëpërmjet rrëfimtarit-personazh, vjen
përvoja e piktorit Th.D., i cili me fuqinë e tij artistike, kishte mundur t’i siguronte
vetes luksin e të qëndruarit fytyrëngrysur. Të dhënat për të, përkojnë me elemente
mirëfilli biografikë të vetë I. Kadaresë. Këta elemente, nuk janë në gjendje eksplicite
(përgjithësisht dhënësi është i kursyer e introvert në lidhje me shpërfaqjen e të
dhënave të tij personale), por gjenden të fshehura brenda njësive implicite tekstuale.
Kjo formë e veçantë rrëfimi, plotësohet me shenja në romanin “E penguara. Requiem
për Linda B.”, ku zëri rrëfimtar paraqet tipare të ngjashme me vetë autorin real.
Forma më brilante e rrëfimit hibrid mes fiksionit dhe së vërtetës (madje më afër së
vërtetës sesa fiksionit) gjendet tek “Mëngjeset në kafe Rostad”, ku zëri narrativ
barazohet me përvojën e vetë autorit implicit.
Në romanin “Kush e solli Doruntinën”, i cili është, pa asnjë dyshim, një nga
tekstet më të fuqishme, për botën që ofron, për mënyrën e gjetur, e po kaq, për
skalitjen e personazheve, shkrimtari në mënyrë origjinale dhe të suksesshme, shpërfaq
talentin e tij prej narratori, që e përveçon nga autorët e letërsisë shqipe, por edhe më
gjerë se sa kaq... Shkrimtari Ismail Kadare, në këtë roman, ka dëshmuar pasionin
prej narratori (Umberto Eco), duke e parë atë, padyshim, si formën më unike të
sendërtimit të romanit. Ai përshfaq me një elegancë të jashtëzakonshme gjithë
potencën prej krijuesi, madje, si një narrator i shkathtë dhe i talentuar, ngjarjet dhe
personazhet i krijon dhe i shpalos me nuanca të bukura artistike dhe me një diskurs
198
Marisa Kërbizi, “Dukuri të zhvillimit të letërsisë pas viteve ‘90” në
http://ëëë.doktoratura.unitir.edu.al/ëp-content/uploads/2014/04/Doktoratura-Marisa-Kerbizi-Fakulteti-i-
Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf
199
Dorrit Cohn, Transparent Minds, Princeton University Press, f.141-258 (Cohn, ligjërimin e
brendshëm të personazhit e ndanë në: psikonarracion, monolog i cituar dhe monolog i rrëfyer.
200
Në letërsinë bashkëkohore shqiptare, përftesa të tilla nuk janë të pazakonta. Në veprën e Visar Zhitit,
zhduken kufijtë që ndajnë njërin nga tjetri. Rrëfimi për ngjarjen fiksionale bëhet njëherësh dhe rrëfim
për përvojën (fizike a emocionale) të dhënësit. Në këtë kuptim, romani endet midis trillimit dhe
autobiografisë.
201
Në Dialog me Alain Bosquet, I.Kadare shprehet se: ”Mendoj se krijimtaria e vërtetë varet shumë
pak, ose nuk varet fare nga jeta e krijuesit. Jeta e njëmendtë e krijuesit s’është veç një shtojcë, një
zhguall. Një harmoni sipërane, bën që jo vepra e krijuesit të burojë prej jetës së tij, por përkundrazi,
jeta, në një mënyrë ose në një tjetër, t’i përshtatet veprës së krijuesit.”

102 | P a g e
shumëplanësh letrar, të derdhura përmes një narrative unike, të zhvilluara në kontraste
interesante tematike dhe mitike, që mundësojnë projektimin e një bote të
mëvetësishme të shpalimit estetik. Autori, si askush tjetër, di dhe mundet që, lexuesit,
asnjëherë të mos i krijojë monotoni dhe mungesa kulminacionesh gjatë leximit,
përkundrazi, si narrator i pasionuar, me hapësira të pafundme të shtresëzimeve të
këtilla, ai luan mjeshtërisht me ngjarjen dhe kërshërinë e lexuesit të tij, edhe po kaq,
edhe të studiuesit. Në të vërtetë, horizonti i pritjes artistike, domethënë, ajo situata e
beftë që shpaloset në tekst, gjatë gjithë narracionit mbetet në një tension të lartë dhe të
ngjeshur me kaq shumë situata të larmishme letrare, aspekt ky, nga më të
rëndësishmit, që i jep këtij romani një dinamikë të veçantë letrare dhe bën që të
lexohet me një frymë. Qysh në prolog, në pjesën paraprirëse të tekstit, zëri narrativ na
fut menjëherë në një botë të njohur tipike shqiptare, në shtëpinë unike shqiptare,
shpeshherë të quajtur “kullë”, ndërkaq, narracioni i rrjedhshëm, shpesh edhe i
bashkëdyzuar me dialogje të përpunuara, imazhe dhe përshkrime të shumta, pra, me
një stilistikë të përpunuar narrative, e bëjnë këtë prozë, të këndshme dhe të dobishme
(Horaci) për lexim. Rrëfimi dinamik e mban të ndezur fantazinë e lexuesit deri në
epilogun e romanit, pra, deri atëherë kur tentohet të zbulohet enigma e madhe e
kthimit të Konstantinit nga varri... Këtu, krejt mjeshtërisht duken në horizont më tepër
trajtat e misterit që të bren kërshërinë për të studiuar edhe më thellë këtë roman,
pikërisht, në vatrat e thella të hapësirave të tekstit, që mbi të gjitha, përçon edhe
shenjat e nëntekstit të mirëfilltë… Ky soj i diskursit letrar të atij romani, që na ysht
me forcë dhe magji që të ndjekim rrjedhën e ngjarjeve, përfshin në tonalitetin e vet
ngjarje të shumta, të cilat ndërlidhen krejt natyrshëm me boshtin e rrëfimit, heqjen e
një barre të rëndë, për të kuptuar disi apo edhe për të zgjidhur enigmën e kthimit të
Kontantinit nga varri, që buron vetëm nga shkaku i fjalës së dhënë… Kadare,
përgjithësisht, ashtu si dhe në romanet e tjera, mekanizmat e shumëfishtë narrativ, i
sforcon fuqishëm dhe ato në të gjithë situatat narrative konotojnë bukur, sikundër në
dimension estetik, ashtu edhe atë tematik, duke shpalosur një situatë të rrokshme të
figurimit të personazhit narrator, pra, të vetë autorit, që ka marrë përsipër të sendërtojë
dhe paraqesë vetë realitetin e larmisë letrare. Autori, si kudo në veprën e tij romanore,
përgjithësisht di të prek dhe ta mbajë të ndezur kërshërinë e lexuesit, duke krijuar
kështu situata të veçanta letrare, si dhe duke e përcjell rrëfimin me intriga, dashuri,
urrejtje, paradokse, humor, krijim mitesh, elemente groteske, aspekte  këto, të cilat i
japin kësaj proze një status të pastër letrar dhe një letrarësi të arrirë, madje, në një
nivel kulminacioni. Në këtë kontekst, vlen të përmendet, veçmas të tjerash, sidomos,
rrëfimi për “besën “, si një veti dhe atribut fisnik dhe i pashembullt i shqiptarit, po
ashtu, edhe “dashurinë e vëllait ndaj së motrës”, një dashuri e madhe dhe krejt e
pamatshme. Funksionalizmi i kaq shumë diskurseve të ndryshme letrare, si dhe në
mënyrë të veçantë, trajtat moderne të rrëfimit, në realizimin e koordinimit të plotë
me një temë kaq të ndjeshme, po aq sa absurde e narrative, sidomos, e lidhur ngushtë
me kontekstin shqiptar, e bën veprën të dashur për marrësin. Toposi më i
përgjithshëm i temave dhe rrjetit tërësor narrativ në strategjinë tekstore të këtij
romani, nga më të befasishmit, sidomos, për mënyrat e larmishme të pentagramit
rrëfimor, sillet dhe përsillet rreth kësaj enigme, ndërkaq, në këtë bosht/mit, me shumë
gjasa edhe dekodues dhe çmitizues, ndërthuren dhe përfundojnë, tashmë, si të skalitur
deri në detaje më të hollësishëm, një mori personazhesh të infiltruar në vdekje të
befasishme dhe në mistere të ndryshëm, madje, që kulmohen me ngritjen nga varri,-
një akt makabrër dhe tepër i vrazhdë,- mbase edhe në mbajtjen e kësaj jete ashtu në
këmbë, fill pas një vdekjeje në heshtje të ankthshme dhe të pasqarueshme nga teoritë
e asnjë shkence. Ndërkaq, në anën tjetër të medaljes, ndeshen edhe situatat tjera

103 | P a g e
interesante, të përfaqësuar nga heroina vajzë e këtij romani, nga Doruntina, e cila në
fakt, shënon dhe përfaqëson epiqendrën e realitetit të kësaj vepre letrare. Madje një
ndikim i rrokshëm i romanit të mbështetur në mite të ndryshme, si dhe në letërsinë
popullore, dukshëm, pikaset në tërë rrëfimin e kësaj hapësire tekstore, fakt, që tregon
influencën e madhe, që ka tek autori dhe krijimtaria e tij letrare, folklori i pasur
shqiptar. Nga këndej prezantohen nivele të ndryshme të rrëfimit, të cilat krijojnë
hapësirat e ngjyrimeve të pazakonta në tekstin e këtij romani, që janë të pranishme aty
në trajta të ndryshme dhe tepër të larmishme. Autori, me një magji të pazakontë, në
hapësirën e këtij teksti, krijon dhe skalitet gjer në detajet më të holla, një mori
karakteresh, burimorë dhe imagjinarë, që përshkruhen me imtësi dhe në
shumëplanësinë karakterizuese dhe përfaqësuese të tipologjisë së tyre. Ajo që e
përbën, krejt natyrshëm, vetë intencën themelore të romanit të emërtuar “Kush e solli
Doruntinën”, ndërlidhet edhe me domosdonë, që siç thotë qartësisht edhe vetë
narratori, të “zbulojmë një lakuriqësi, e cila po na ndjek si hije, madje, deri në varr
është fjalë e dhënë.” Në këtë pikëpamje, pra, të peshës dhe rolit të madh të rrëfimit
dhe konvencave narrative, autori, lë të kuptohet që është një domosdo e katharsisit
letrar, pra, e atij procesi të domosdoshëm, të dëlirjes dhe shpëtimit prej së keqes dhe
shëmtimit, që rezulton me fundin e dhënë zgjidhjes së misterit, si një triumf i beftë
dhe përplot emocion, që lehtëson barrën e rëndë, lidhur me ardhjen e pazakontë nga
varri të Konstandinit. Narratori i romanit, që njëkohësisht është vetë heroi letrar,
Konstandini, një mënyrë tipike e shkrimit letrar të Kadaresë edhe në disa romane të
tjera, nëpërmjet reminishencës, pra, përsëritjes së episodeve të ndryshëm, mitik dhe
imagjinar, rikthen personazhin e Konstandini në qendër të romanit, si një figurim
qendror. “Por, rrëfyesi mund të jetë edhe ndërgjegjja e kthyer nga vetja, që flet me
veten, duke u fshehur pas ti-së së një rrëfyesi - personazh, paksa skizofren, që merr
pjesë në veprimin e romanit, por që i fsheh identitetin e tij lexuesit, (dhe ndonjëherë
edhe vetes) përmes një personaliteti të ndarë më dysh.”202Intenca e romanit, është ajo
që zakonisht në terminologjinë letrare njihet si fabul, duke u ndërlidhur kështu me
vetë zbulimin e misterit të ardhjes në mes të të gjallëve të personazhit që ka vdekur
dhe pastaj është ngritur nga varri, vetëm e vetëm, për hir të besës, pra të fjalës së
dhënë. Për të sforcuar diskursin narrativ, si elementi kryesor i sendërtimit të realitetit
letrar, si dhe për t’i dhënë kahe sa më universale fabulës, autori, romanin e shtresëzon
në kaq shumë linja narrative, të cilat ndikojnë për të përmbushur atmosferën e
pazakontë të ndodhisë që përçon teksti i këtij romani. Nivelet e ndryshme të rrëfimit,
në hapësirat e tekstit, prekin shumë tema të ndjeshme, që nga emigrimi, vrasjet dhe
gjakmarrjet, deri tek dimensionet politike, aq të parapëlqyera nga lexuesi shqipfolës.
Ndërkaq për të shtresuar dhe sqaruar tematikën në hapësira dhe kohë të ndryshme,
mekanizmat e shumtë narrativë të pranishëm në këtë roman, lëvizin dhe zhvillohen
nga disa pozicione letrare, funksionale dhe të larmishme. Në të vërtetë, aty njëherësh
ndeshim në disa zëra narrativë, të cilët rrumbullakojnë një narrativitet të kodifikuar
mirë, që jo vetëm e zbulon botën e madhe të romanit, po aq edhe e kodifikon atë, si
dëshmi dhe shenjim estetik. Narratori i gjithëdijshëm, një tip i përhapur në shkrimin e
romanit së Kadaresë, vetëm sa e çel romanin, për t’ia lënë hapësirën
narratorit/personazh, i cili gjendet në kërkim dhe që e dominon romanin, me praninë e
tij të plotë. Perceptimet e shumta dhe të shumëngjyrta për botën që e rrethon,
zakonisht, autori i artikulon nëpërmjet perceptimeve të heroit letrar. Parë në tërësinë e
vet, të fabulës dhe strukturës, mesazheve dhe shënjimit artistik, në thelbin e tij, ky
roman ka një fabul të thjeshtë dhe tepër të rrjedhshme. Zëri narrativ, zëri themeltar i
materializimit të realitetit letrar, pra, ai qe është treguesi më i qenësishëm në roman,
202
Mario Vargas Llosa, Letra një shkrimtari të ri, Onufri, Tiranë, 2008, f.50

104 | P a g e
përgjithësisht, rrëfen me një diskurs letrar të përpunuar, shpeshherë, gjer në përsosje,
dhe kjo rrethanë, ndërkaq, është një cilësi letrare e dallueshme, si shprehësi dhe
shenjim estetik, që vetvetiu e bën romanin të këndshëm për lexim dhe të bukur për
shijim në të gjithë hapësirën e tekstit. Ajo rrethanë narrative, e pranishme në këtë
roman, që të bën përshtypje të madhe, është loja e pazakontë, që autori di të bëjë më
kodet e shumta letrare dhe paraletrare, çka ngjet, bie fjala, me groteskun, krijimin e
miteve dhe çmitizimin e tyre, të pranisë së legjendave dhe demistifikimin e tyre,
shtresime këto, letrare, të vlerta dhe shënjuese, të cilat i japin romanit, që ka në qendër
temën e besës, e fjalës së dhënë, një karakter universal të mirëfilltë. Përgjithësisht, në
romanin e Kdaresë, hasim edhe trajtat e veprës së fuqishme universale, që zbulojnë
pamjet e qenies njerëzore në shumicën e tipareve më tipike, duke përplotësuar kështu,
atmosferën e kohës, të momentit kur edhe ngjasin gjithë këto tmerre, të kufirit të
tmerrit, ku takohet jeta dhe vdekja. Këto dimensione, të rrokshme në hapësirën e këtij
romani, përshfaqin gjithashtu, një aspekt intertekstual të veprës së Kadaresë, të asaj
lidhjeje të pranisë së paratekstit të mitit dhe gojëdhënave për Kostandinin dhe
Doruntinën, sikundër edhe një dimension të dukshëm interdiskursiv, të cilat
funksionalizohen estetikisht, sidomos, në ngërthimin e rrjetës narrative, të larme dhe
të gjetur, vetëm e vetëm për të përplotësuar intencën estetike të romanit.
Ndër personazhet e tjerë, narrator është tregimtari i romanit “Kronikë në gur”,
djaloshi i qytetit të gurtë, zëri i brendshëm romanor që dëshmon “mishin e butë të
jetës” brenda pjesës shkëmbore të qytetit, fëmija që interpreton botën përmes zbulimit
dhe befasimit. Episodi i parë politik në “Kronikë në gur” gjendet në kapitullin 14. Ky
nis me një skenë që tregon dy kamionë të mbushur me antifashistë që do të
internohen. Arsyeja, sipas përgjigjes që jep një kalimtar, është se “kanë folur kundra”.
Ditën tjetër, narratori dhe shoku i tij vendosin që edhe ata të dy “të flasin kundra” nga
maja e çatisë. “Xhundra-bullundra!” - thashë. “Shtraftra-kallamashtraftra!” – tha Iliri.
Një copë herë u menduam. “Rroftë Shqipëria!” - tha Iliri. “Poshtë Italia!”, “Rroftë
populli shqiptar!”, “Poshtë populli italian!”. Heshtje. Këtë herë u mendua Iliri:
“Gabim, - tha, - Isai ka thënë se populli italian s’është i keq”. “Jo, - ngula këmbë unë.
- Gjersa janë të këqij aeroplanët, si mund të jetë populli i mirë?”. Iliri u hutua. Siç
dukej, po i kthehej mendja. Por tamam në kohën që po i kthehej mendja, tha me
kokëfortësi: “Jo!”. “Ti je tradhtar, - i thashë. - Poshtë tradhtarët!”. “Poshtë vëllavrasja!
- tha Iliri dhe bëri gati grushtin”. Dialogu paraqet tamam efektin e sloganeve politike
te fëmijët. Shpërfillës për politikat, ata luajnë me to, siç bëjnë me gjuhën në
përgjithësi, duke imituar tingujt dhe duke ngatërruar kuptimin e tyre. “Rroftë
Shqipëria” dhe “Poshtë Italia” paraprihen prej dokrra fëmijësh. Në të njëjtën kohë,
tregimtari ngatërron fashizmin italian me popullin italian. Shoku i tij e korrigjon: ka
dëgjuar nga i vëllai, një student komunist, se populli dhe shtetet nuk janë e njëjta gjë.
Tregimtari i përgjigjet me një silogjizëm tipik fëminor, që i vë në raporte krahasimi
popujt me aeroplanët, por që nuk arrin t’i mbushë mendjen shokut të tij. Tregimtari
zemërohet dhe e quan tradhëtar. Fakti që disa nga romanet e Kadaresë nuk janë
romane me subjekt të brendshëm,203 nuk nënkupton kufizimin e kërkimeve në sferën
psikologjike të personazheve, përkundrazi, personazhet e Kadaresë, kanë botë të pasur
emocionale, ata dinë të dashurojnë dhe urrejnë, perceptojnë individualisht botën që i
rrethon, mendojnë, mësojnë, motivohen, ndiejnë dhe kërkojnë modele identifikuese
tek njëri-tjetri. Shkrimtari depërton në thellësinë e ndjenjave të tyre, jo për t'i dhënë
kësaj sfere vendin kryesor në romane, por për të konkretizuar ndikimin e rrethanave
sociale dhe reflektimin e frustrimeve të jashtme në botën e brendshme të individëve.
203
Që nënkupton subjektet e romaneve që kanë si strumbullar zhvillimin e botës së brendshme të
heronjve, Floresha Dado, Poetika e veprës letrare, f. 104

105 | P a g e
Përmes personazheve që u takojnë moshave të ndryshme, shfaqen modelet e formimit
të personaliteteve në fazat më të rëndësishme të zhvillimit psikologjik: në moshën e
fëmijërisë, rinisë, pjekurisë dhe pleqërisë, në njohjen e të cilit, rëndësi të madhe ka
edhe rrëfimi në retrospektivë për personazhet e caktuara.
Si përfundim, duhet thënë se, Kadare sjell një shumës zërash narrativë, që nga
rrëfimtari naiv, tek rrëfimtari i pabesueshëm, tek “ndotja narrative”, tek dukuria e
“relativitetit narrativ”, tek afria mes zërit të autorit implicit dhe instancës narrative.
Kjo shumësi e zërave narrativë, na bën t’i japim të drejtë konstatimit të John Cary-t në
i cili në parathënien e librit “Mëngjeset në kafe Rostand” thotë:”Ismai Kadare është
një shkrimtar që krijon hartën e nje kulture të tërë, të historisë, pasionit, folklorit,
politikës dhe katastrofave të saj. Ai është një shkrimtar universal, me një traditë
narracioni që e ka origjinën që nga Homeri.”

106 | P a g e
Kreu i katërt

1. Raporti i kohës dhe hapësirës me personazhin

Raporti i kohës dhe hapësirës me personazhin


Duke theksuar, me shqyrtime të argumentuara, se vlera më e madhe e
letërsisë, në fakt, po kaq dhe e personazhit kadarean, është te teknika shkrimore dhe
mjeshtëria në formatimin e tyre, është në stilin unikal se si ai ngjyrosi përmes tyre një
realitet të zymtë, të ndryshëm nga ai që ne kemi jetuar me një shije bashkëkohësie.
Gjykoj se vlera e personazhit të tij, pra e shumicës së personazheve në tekstet
romanore, qëndron kryesisht në shpluhurosjen e antikes. Duke shpluhurosur mitet,
dramat, tragjeditë antike, në disa nga romanet e tij më të realizuar, Kadare, përmes
personazhit të tij, mjeshtërisht ia mbërriti që të eliminonte distancën kohore dhe
hapësinore; shto këtu dhe rrethanat e përveçme, në të cilat jetoi personazhi, po ashtu,
edhe një element tjetër thelbësor të romaneve të tij, KOHËN (dhe pse atij vetë i
pëlqen të përdorë shprehjen “i pakohë”.) Duke i njohur, përmes librash, leximesh dhe
debatesh, por në mënyrë të veçantë, në atë botë që na e sugjeron autori me
personazhet e tij të shumtë, gjykoj, bazuar në faktet reale dhe po kaq edhe në faktet
letrare se, komunizmi ishte regjim që e shtypte kohën. Ai, madje, jo vetëm në
kuptimin metaforik e ndaloi kohën, prandaj personazhi kadarean paraqet një
komponent thelbësor të poetikës së romaneve të Ismail Kadaresë.

Të lexosh përthellë dhe të studiosh një shkrimtar, që ishte kaq i dashur me


kohën, kaq miqësor me të, për lexuesin është një përjetim i jashtëzakonshëm. Të
lexosh asisoj Kadarenë, edhe pasi ka rënë sistemi politik monist, do të thotë, të kesh
përsëri një shije të kohës, madje, ta ndiesh atë në të gjithë përmasën e vetë. Kjo shije
është e pazëvendësueshme, e freskët dhe unike, që ngjet dhe lind pas çdo leximi e
rileximi. Personazhet e tij janë bashkëkohorë, po kaq edhe modern, që duket se
krijojnë një letërsi të hapur ndaj kohës. Ndërkohë, të shumta janë edhe përpjekjet për
ta zhvlerësuar veprën e tij, për ta ndërlidhur vetëm me kohën dhe sistemin, të cilin në
jo pak romane, e vuri në dyshim dhe e përqeshi. Çfarëdo akuze që t’i bëhet autorit,
sidomos kur vjen për shkaqe jashtëletrare, zbehet përballë kësaj merite madhështore,
në mënyrë të veçantë, në shkrimin e romaneve dhe formatimin e personazheve.
Letërsia e tij, e brumosur në disa nga personazhet e tij, i bëri shqiptarët të çmojnë
KOHËN. 

Sa për marrëdhënien e komunizmit alla shqiptar, ajo është shprehur qartësisht


përmes personazhit (socializmi, në fakt u paraqit si një formë shumë e ashpër me
kohën). Personazhi, në raport me kohën, konceptohej vetëm si e shkuar dhe e ardhme,
pra, pa të tanishme, gjë që ishte humbje e një përmase jo të vogël. Në socializëm, si
element, parimi i ekzistencës dhe funksionimit të vetë sistemit, s'ka të tashme: çasti,
sado me vlerë që të jetë, sakrifikohet gjithnjë në lavdet që i thuren përpjekjeve të së
shkuarës dhe perspektivës plot lavdi të së ardhmes, duke krijuar një ëndërr fiktive, të
cilës, duke i munguar e tashmja, edhe dy kohët e tjera, pra e shkuara dhe e ardhmja,
mbetën pezull. Dhe Kadare, përmes personazhit të tij, që ka vënë në qendër

107 | P a g e
pakohësinë, mbetet këngëtori më i madh i kësaj jo-të-tashmeje. Në romanin “Darka e
gabuar”, përmes personazhit të tragjikomizmit, tregohet zhdukja e qytetërimit
perëndimor, krijimi i një kohe të re, i një njeriu të ri, i një pështjellimi shoqëror të
pashoq, që do të vijonte me krime të rënda të shqiptarëve kundra shqiptarëve, në emër
të një ideologjie të sertë. Në një radhë titujsh simbolikë si “tjetër rend”, “dita dy ag”,
“dita minus dy”, “varg ditësh e muajsh”, “varg stinësh”, etj., autori përshkruan
restaurimin e sistemit komunist.

Kadare, në kuptimin metaforik, vjen nga një qytet “i gurtë”, ku për mote e
shekuj, njerëzit janë takuar e ritakuar në përpjekje sipërane për të dëshmuar
ekzistencën e tyre, mbase, diçka më shumë, për të rilindur pas çdo rrëzimi e pushtimi,
për të gjetur në çdo gjë kahjen drejt dashurisë ndërnjerëzore dhe kthimin e ngjyrave të
errëta të realitetit në shpresa për të ardhmen. Gjirokastra e Kadaresë, në çdo roman
merr kurajë përmes personazhit të saj, qytetarit të saj, i cili tregon raportin e autorit
me hapësirën… Ky raport është i theksuar edhe te romani “Kronikë në gur”. Kadare
nuk pikturon topografinë fizike të qytetit, por një topografi shpirtërore: historinë
mesjetare të qytetit, fqinjësinë e tij, marrëdhëniet me Perandorinë Osmane, pushtimin
gjerman, pushtimin italian, pushtimet…, vendosjen e komunizmit, krimet dhe
dashuritë, intrigat dhe kurthet, çmendurinë dhe xhelozinë, meskinitetin që prodhojnë
vendbanimet e vogla etj.
Për dallim nga koha, hapësira ofron mundësi të merresh me të, të endesh në
të, të kotesh në të, të lëvizësh në një zonë të pamodifikueshme; koha është e
pandalshme, koha shkëputet, ndërpritet, rimerret, fragmentarizohet, si kohë afektive e
lidhur me kohën historike. Në këtë periudhë, shqiptarët e Shqipërisë së ideologjizuar
deri në marrëzi, persekutoheshin, jo vetëm nga censura dhe mungesa e lirisë, por dhe
nga kjo rrethanë, që e pati rrënuar jetën dhe liritë njerëzore. Atëherë, kur bota përqark,
përgjithësisht, nuk vërente dramacitetin e izolimit shpirtëror, psikologjik e territorial
në trojet shqiptare, Kadare vjen në letërsi me një karakter tërësisht unikal të shprehjes
së mendimit krijues, të një tipologjie romanesh që na zbulojnë fytyra të shumta
personazhesh. Në këtë kohë, romani, si zhanri më i parapëlqyer, po përpiqej që t'i
mbijetonte këtij realiteti të dhimbshëm dhe, ngaqë censura zyrtare përndiqte çdo
shkarje mendimi, çdo rrekje për të vënë në dyshim modelin e sistemit letrar të
realizmit socialist, gjuha poetike e Kadaresë, merr dhe shqipton performancat më të
përkryera simbolike e metaforike, nën të cilën fshihej revolta, dhimbja dhe thirrja për
ndryshim, edhe një prani e disidencës estetike. Në disa raste, për tekste të caktuara
romanesh, është mbikëqyrja ajo që bën Kadarenë të përpunojë stilin, të krijojë
vizionin dhe poliseminë semantike, çka ka bërë që të krijohet një situatë e
tjetërsojshme në marrëdhënie me kohën dhe hapësirën, me modelin letrar, aq dyshues
në lidhje me tipet e shkrimit. Në romanet e Kadaresë, që u shkruan në një periudhë
prej disa dekadash, shoqëruar me një izokronizëm të dukshëm, vërehet një strukturë
tipike lineare, e cila evoluon gradualisht drejt një stili dhe strukture të veçantë poetike.
Kadare vjen në letërsinë shqiptare me të drejtën e madhe për të transformuar:
kuptimet, figurat, situatat dhe po kaq, edhe gjendjet afektive. Kadare, në shkrimin
romanesk e sidomos në gdhendjen e personazheve, arrin të ndryshojë në diskurse
trajtat e mendimit, të shpallura në përputhje me momentet historike, psikologjike e
metafizike të personazhit, si një bashkëbisedim unik. Në veprën e Kadaresë, në të
vërtetë, koha nuk është element esencial, por referimi i vetvetes së personazhit në
kohën e shkuar dhe të tashmen, lë jo pak hapësirë për të kuptuar se vizioni i tij mbi të
keqen, është shtjelluar, duke u bazuar në fenomenet e reflektimit në vështrimin e tij si
qenie njerëzore dhe qenie krijuese. Kështu: Kadare në shumicën e romaneve të tij e

108 | P a g e
gjen të keqen në të gjitha fazat e jetës dhe në hapësira të ndryshme kohore dhe, madje,
ndërton me mjaft koherencë apologjinë e imazheve vizionare, në periudha të
ndryshme të ekzistimit. Pra, ky vizion është një gjetje e thellë, e menduar mirë dhe e
kuptimësuar në fjalë, pas krijimit dhe konsolidimit të imagjinatës për të krijuar një
vizion të tillë, tërësisht të ndryshëm nga autorë të tjerë, sepse në asnjë fjalë kadareane
të përsëritur nuk ndodh të gjesh të njëjtin refleks apo mendim. Vërejmë se si
ndryshon tërësisht vizioni semantik dhe ndërtekstual, duke iu referuar përsëri
konceptit kohë dhe njeri, si marrëdhënie që sjell kohën. Simbolet e pranishme
metaforizohen dhe ndërtekstet ndërrojnë diskurs narrativ shpeshherë, si një model i
kërkimit letrar në lëvrimin e romanit, që zbulojnë figura të shumta njerëzore.
Koha dhe Hapësira në romanet e Kadaresë, përgjithësisht, nga studimet letrare
trajtohen si dy etnitete të veçanta dhe si madhësi absolute. Koha, na paraqitet si
palimsest dhe si alergji iluzore e të jetuarit, ndërsa hapësira analizohet, ndahet,
shndrit, gjithnjë brenda kohës “së brendshme”... KOHA si kategori filozofike, është
një ndër konceptet më të mistershme të metafizikës. Nga këndvështrimi filozofik
KOHËN do të mund të përshkruanim kështu: Koha është gjendje e mendjes; Koha
është përhershmëri e së tashmes; Koha është ireversibile, infitnitive; Koha është
esenca e jetës204.
Koha dhe hapësira në romanet e Kadaresë, natyrisht, në romanet historike nuk
paraqitet si inferiore, pra, e pamatshme. Ajo është e pranishme, si në kuptimin e
drejtpërdrejtë, ashtu edhe në atë artistik, duke përplotësuar kështu përmasën e vetë
reale. Ajo duket sikur nuk merr fund as pas vdekjes fizike të autorit, teorikisht dhe
praktikisht jeton aq sa jeton romani i tij letrar, e, romani i tij nuk vdes, sepse ka
lexuesin e pavdekshëm... Koha, si dimension dinamik, është e pranishme edhe aty ku
optika meditative dhe letrare mëkon të shprehë sisteme të vjetra, mbi të cilat ngrihet
parrënueshëm e reja. Përjetimi i kohës, si koncept ontologjik, meriton një studim në
frymën e historicizmit transcendental-hegelian205 dhe padyshim, edhe atë antiutopik.
Pikërisht, ky koncept i një marrëdhënieje të ndërvarësisë së kohës, rikthehet në
letërsinë shqipe, veçanërisht, me romanet e Kadaresë, sidomos me romanet historike
që vijnë në kohën e duhur si një sihariq ogurmirë për letërsinë. Koha, në romanet tij
shfaqet si: palimpsest dhe si alergji iluzore e të jetuarit. Janë fragmente kaq të gjëra
romanore, të cilat japin artistikisht qartë konceptin e kohës si palimpsest dhe si
iluzion, por nuk përjashtohet dhe koncepti i përsëritjes ciklike të kohës. Kjo rrethanë e
fundit të kujton vargun e famshëm të Sabri Hamitit “përsëritja përsëritet përsëri”.
Ismail Kadare është shkrimtari, i cili radikalisht, ndërroi imazhin e letërsisë shqipe të
viteve 30-të, në kuptimin e zgjerimit të hapësirave komunikuese. Një ndër këto merita
është avangardizimi i tij modest dhe mënyra unikale e përjetimit estetik, ndërdijor dhe
metafizik, të cilat burojnë diku thellë në subjektin e alteregos së tij transcedenale dhe
hipotetike, të cilat e zbulojnë kohën në marrëdhënie unike me të gjithë hapësirën e
mbijetesës së qenies. Koha, megjithatë mbetet faktor për të ruajtur veten dhe rrënjët
tona nga tejhuajsimi dhe shpërfytyrimi total, që do të sillte zvetënimin e qenies.
Mjafton të nënvizojmë faktin se, në romanin “Kush e solli Doruntinën”, ku ai jep tërë
katharzën e tij për “transformimin e kohës në hapësirë”:206 Pikërisht, ky roman në
204
Osman Gashi,Kufijtë e letërsisë, Prograf, Prishtinë, 2008, f. 19
205
Këtu (si gjithkund dhe për gjithçka tjetër) mendoj se është e nevojshme t’i referohemi HEGELIT dhe
tezës që ai e shtron në Estetikën e tij. Për çdo etapë të zhvillimit historik të artit, Hegeli e shtron këtë
pyetje: çfarë duhet të jetë gjendja e përgjithshme e botës për ta bërë të mundshme këtë apo atë formë të
artit? . Për Hegelin, çdo “filozofi e madhe dhe e vërtetë është përgjigje ndaj nevojave të një epoke”.
206
Osman Gashi, Kufijtë e letërsisë, Prograf,Prishtinë,2008,f. 24

109 | P a g e
tërësinë e vetë, por edhe në morinë e elementeve të artit, vërteton atë që thotë
studiuesi kroat Ante Stamaq se “kohën”, “nuk mund sjellim në raporte kuantifikuese,
diskontinuele, në thelb, raporte hapësinore dhe shkak – pasojë që mund të
interpretohen si pozitiviste, ngase romani është refleksioni i saj më i thellë”207. Shpirti
i besës vjen më tepër si një dorë magjike mbi kokën e shkrimtarit sa për ta rehatuar
dhe qetësuar në vorbullën e një bote mitike të pazakontë, si për ta mbrojtur për një
çast atë nga pagjumësia, nga nata neurotike, nga identiteti në rrezik, të cilat mblodhën
në një moment të caktuar për të vënë në sprove dijen dhe vetëdijen krijuese, që rrëmih
në një botë të jashtëzakonshme.
Ismail Kadare, pasi ka shkruar romanet e tij, me atë cilësi letrare, nuk
brengoset se në cilën kohë do të lexohen. Mbase, më tepër si një rregull i pashkruar,
shkrimtari dhe koha nuk ecin bashkë. Ndodh shpesh që romanet më të mira të arrijnë
kulmin pas vdekjes së autorit. Mbase, këtë doktrinë të ekzistencës së shkrimit letrar, ai
e kishte kristalizuar mirë dhe besonte më tepër në lexuesin e panjohur, në lexuesin
virtual, besonte në qarkullimin e vlerave, larg nga vendi ku realizohet një vepër
letrare, larg, se poezia/poetikja është një zog fluturues.
Koha kur jetoi dhe veproi Ismail Kadare qe kohë“sfidash nervoze”, ku sistemi
politik dhe ai periodik letrar, ishte përplot defekte, ku shkrimtarët dhe skribomanët
sapo i kishte kapluar mendjemadhësia edhe etja për “dukje”, ku sfidat parimore të
funksionimit të letërsisë, që duheshin të mbështeteshin në logjikën e krijimeve të
mirëfillta, ishte çatrafiluar; pati hyrë një paqartësi në marrëdhëniet ndërnjerëzore,
kohë, kur ndodhi katandisja më e madhe kulturore me zhdanovët e kulturës, t ë cilët
krijuan, kësisoj, suitat bjerrakohëse, duke e përfshirë artin dhe letërsinë shqipe në
shtjellat e parrullëzimit të tyre. Shkrimet e Ismail Kadaresë, pikërisht në këtë situatë,
nuk qenë të rastësishme, por qenë në logjikën e pranisë së disidencës estetike, që më
tepër i shpërfillte normat e atij modeli shkrimi. Ata(shkrimet) erdhën në skenën e
letërsisë shqipe, pas një mbathjeje të lakmueshme me dije dhe kulturë letrare, si dhe
pas absorbimit të vlerave të artit kulminant kombëtar e botëror. Së këndejmi, mund të
themi se Ismail Kadare erdhi në letërsi si krijues i bërë, i gatshëm që në fillimet e tij
për betejat që e prisnin në jetë. Koha e Kadaresë, në kuptimin real dhe formal, ishte
koha e përmbajtjeve kiç, letërsisë me logjikë“filistine”, e poezive me aromë konjaku,
e shkrimeve nga burrecë e gra azgane, kohë poeteshash punëtore, kohë meskinitetesh
letrare e talentesh të pazbuluar, ishte kohë hatri e pudre, me një fjalë, ishte një kohë pa
kohë, kur letërsia kishte rrëshqitur në shërbim të sistemit dhe të ideologjisë së
pushtetit, duke braktisur, në shumicën e vet, shenjat letrare.
Ngjashëm, si Konica i madh, në shkrimin e romanit, edhe Kadare, asokohe, në
fillim të krijimtarisë së vet, u desh të bëj lëvrimin e kepave në fushën e letërsisë së
lënë djerrinë prej resorëve specialë të komunistëve, dhe ishte i vetëdijshëm për
inskenimet dhe prapaskenat që mund t’i bënin. Ai, në pjesën dërrmuese të krijimtarisë
letrare, i qëndroi stoik artit autokton, alfabetit specifik etnopsikologjik dhe ndërkaq,
prej brumit të saj krijoi alfabetin e përgjithshëm estetik, që ka zgjeruar hapësirat e
komunikimit më lexuesin e letërsisë në botë. Ai do të mbetet në kujtesën e brezit të tij,
por edhe më gjerë se sa kaq, si aristokrati i një mjedisi gjysmë të urbanizuar, që
përgjithësisht, gjallonte nën trysninë e thashethemnajës dhe në shtrëngim të tymnajës
së spekulimeve... Ai do të ngelet në kujtesë si shkrimtari, që letërsinë e konsideronte
si religjion, i cili do të duhej të mbrohej me çdo çmim.

207
Ante Stamac, “Ranjevi opis sustava”, (Përshkrimi i dhembshëm i sistemit), Zagreb, 1996

110 | P a g e
Kadare, në jetë dhe në krijimtarinë letrare, ishte mendjehapur. Në shoqërinë e
tij dhe në debatet e ndryshme për letërsinë, pranonte vetëm njerëz të tillë. Ai, me
kohë, i kishte kapërcyer këto ligje të domosdosë njerëzore dhe kishte përcaktuar
individualitetin e vet krijues. Disa krijues të tjerë, gjetën mënyrën e vet për të ruajtur
fijet e holla deri në këputje të letërsisë shqipe, të periudhave dhe autorëve të
ndryshëm. Letërsia shqipe që krijohej në Shqipëri, bënte hapa sizifi në gjakim të
shprehjes letrare; po rrokte po ata nivele letërsie që kishte Evropa. Prandaj, kjo letërsi
ka natyrën e vet tautologjike, sepse shënjon vetveten dhe identitetin e saj. Kadare
zbuloi shpirtin perëndimor të shqiptarëve, duke u bërë një kronikan i madh në librat e
tij, e duke i treguar botës (librat e tij botoheshin në Francë gjatë kohës së
komunizmit), diktaturën e Hoxhës. Ai ishte lidhur fort pas gjuhës shqipe, kulturës dhe
identitetit kombëtar, besonte në idealet dhe rrënjët humaniste europiane të
shqiptarëve. Në asnjë vend komunist, një shkrimtar nuk u përball hapur me regjimin
sa Kadare. Në kohën kur një mekanizëm i tërë shtetëror, shihte me lupë gati çdo fjalë
brenda rreshtit të një fjalie, ai arriti t’i shpëtonte “syrit të tiranit”, përmes narracionit
dhe figurave të tij tepër të zgjuara, duke i treguar botës zymtësinë e soc-realizmit, e
duke ngjallur shpresë për një botë të re.
Problemi qendror ontologjik i romaneve të Kadaresë që krijohet në Shqipëri
është përjetimi i KOHËS, si përmasë imagjinare, me një vetëdije transcedenatale.
Mihail Bahtin, është ndër të parët studiues të letërsisë, që nga konceptet e kohës dhe
hapësirës, nxori përfundime të pazakonta. Ai krijoi një term gjithëpërfshirës
“kronotopos-in” dhe njëkohësisht e linte të hapur mundësinë e vështrimit të tij nga
perspektiva të ndryshme: mitike, poetike, historiografike, komparative, retorike,
gjenealogjike, kulturologjike.
Te romanet e Kadaresë kemi vështrimin: mitik, poetik, gjenealogjik,
kulturologjik, komparativistik.
Kadare gjykon lehtësisht për KOHËN, sepse është dëshmitar i saj, madje me
veprën e tij të gjerë letrare, është edhe kronikan i saj. Ai synonte diçka metakohore
për të ndryshuar rrjedhën e përditshmërisë bajate që kishte ngulfatur jetën e njeriut, si
individ dhe komunitet. Mjafton në këtë rast vetëm rileximi i romanit “Kush e solli
Doruntinën”, që të kuptohet se si është paraqitur dhe si interpreton vetvetishëm këtë
kërkesë subjektive.
Është i madh numri i autorëve që pësuan nga komunizmi për idetë e tyre dhe
që mbetën disidentë të kohës. Në rastin e letërsisë shqipe, koncepti disidencë ka dy
kahe, kemi disidencën morale dhe estetike. Një peshë e një disidence të vërtetë rëndon
edhe mbi supet e Kadaresë, një disidencë tipike estetike. Pragmatizmit assesi nuk
arritën t’i shmangen as Trebeshina, Kongoli dhe Lubonja, të cilët kanë vlera të
qëndrueshme në letërsinë tonë, për qëndresën morale, por edhe për vlera estetike.
Prishja e hierarkisë së vlerave krijoi miqësi të dyshimta, polarizime të skajshme të
njerëzve dhe poetëve në: denoncues dhe të denoncuar; një marrëdhënie absurde, ku
spiunimi kishte ndikim dhe hapësirë të madhe për të shkatërruar marrëdhënien në mes
letërsisë dhe krijuesve, ku jepeshin ca çmime e poste dhe në fund, ajo më e pista,
hapeshin dosje qe mbante nën kontroll jetën e shkrimtarëve, duke i kthyer edhe një
pjesë të tyre në bashkëpunëtor të zellshëm ndaj sistemit të diktaturës... Koha,
megjithatë, mbeti seleksionuesja më e saktë e vlerave: kush i mbijetoi sitës së
përzgjedhjes së saj, e kush kaloi në analet e historisë, si dëshmi e kalvarit ku kishte
përfunduar marrëdhënia me letërsinë dhe artin. Letërsia shqipe që krijohej në
Shqipërinë e ideologjizuar gjatë gjithë kësaj kohe mbeti djerrinë pa fajin e saj.

111 | P a g e
Krijohej vetëm për vetveten, sa për të mbushur një bosh dhe për të plasuar vrullet
krijuese, pa mëtuar daljen në hapësirën e lirisë së shprehjes..
Proksemika apo studimi i kohës dhe hapësirës gjatë komunikimit me romanet
e Kadaresë, si një moment thelbësor për të hyrë në marrëdhënie dhe për të kuptuar se
çfarë ka ngjarë realisht me letërsinë shqipe, në fakt, ngushton ndjeshëm çdo distancë
interpretimi. Ajo rrezikon që të prishet deri në shkërmoqje të plotë, nëse largohet
distanca mes poezisë dhe interpretimit të saj. Qasjet, me të cilat i hyjmë romaneve të
tij në kohë dhe hapësirë janë subjektive dhe të dyfishta.
1. Janë subjektive, për shkak se kohën dhe hapësirën e pranojmë si një gjë të
rëndomtë dhe nuk arrijmë dot të atribuojmë indiferencën ndaj diktatit të hapësirës
ndaj rrjedhës së kohës, pra, më tepër ngjan e sendërtuar si një marrëdhënie e mirëfilltë
personale.
2. Janë të dyfishta, nga shkaku se të dyja kanë ligjet e veta të thella dhe
përcaktuese për vlerën e poezisë së Murat Isakut dhe të secilit poet të kohës dhe
hapësire të shkrimit të letërsisë shqipe. Për këto të dhëna, na bind analiza e përpunuar
nga Viktor Xhoshai208.
Koordinatat, përmes të cilave lidhemi me botën – hapësirën dhe kohën, janë
kryekëput subjektive, që na mundësojnë nga jashtë të shohim një refleks të botës së
brendshme. Nënshtrimin ndaj ligjeve të natyrës, të hapësirës dhe kohës, të principeve
të pamatshme, Ismail Kadare, si shkrimtar i pranon në mënyrë të rëndomtë, sepse
posedon zejen e rrallë dhe të njëmendtë të alternimit të tyre në roman. Hapësira tek
romanet e tij na lidhë me traditat e moçme folklorike, njëkohësisht, dhe me romanin
modern, më tepër si një prani e tekstit, si ointertekst. Kur lexuesi, pavarësisht kohës
dhe hapësirës, kalon në këtë urë, konstaton gati menjëherë, një trajtim marrëdhëniesh
kohore, një eksperiment me kohën, por edhe një përzierje vegimesh nga e kaluara dhe
e ardhmja. Ajnshtajni pohonte se koha nuk ekziston në absolut; ajo ndryshon sipas
lëvizjeve të një vrojtuesi. Në letërsi nocioni për kohën është drejtvizor. Të jesh
“prapa kohës”, si një përcaktim metaforik, do të thotë të tërhiqesh në një kohë të
shkuar, të largët apo të afërt, në një hapësirë malli, që me gjasë, mund të quhej
anatopi. Anatopia në romanet e Kadaresë, përgjithësisht, është inekzistente. Në pol të
kundërt gjendet metatopia një përvojë hapësinore-kohore, me të cilën lidhet letërsia
moderne me cilësitë tipike të romaneve kadareane. Nga kjo, del natyrshëm se
ISMAIL KADARE ËSHTË SHKRIMTAR MODERN PËR NGA KRONOTOPIA.
Ai pozicionohet “përsipër kohës”, pra, mbi kohën e tij, që nënkupton të jesh i çliruar
nga tmerri i të nënshtruarit të kohës...
Si një trashëgimtar i afërt i mitit dhe epit, romani trashëgoi nga ata, në mënyrë
implicite, narracionin dhe temporalitetin, por edhe raportin ndaj realitetit dhe
ngjarjeve imagjinare, duke ngjizur kështu një realitet letrar unik. Realiteti imediat, që
sendërton marrëdhënien specifike ne mes kohës dhe hapësirës, shihet sipas optikës
subjektive, i cili krijohet falë fantazisë krijuese. Nëse i referohemi Zhenet-it, ai
propozon kundërvënien e ngjarjes (si i shënjuar se përmbajtjen narrative) dhe të
rrëfimit (si shënjues ose tekst narrativ).209Rrjedhimisht, dallojmë kohën e fiksionit dhe
kohën e narracionit. Nga koha e narracionit, mandej, dalin edhe katër nocione
themelore të komponentit të kohës: momenti i narracionit, shpejtësia, frekuenca dhe
rendi i narracionit. Kujtojmë shembullin e artit realist, në të cilin, shpesh, edhe nëse
nuk fillohej rrëfimi, po themi me lindjen e “personazhit kryesor”, narratori, gjithsesi,
208
V.V.Gioscia; On Social times në “The Future of Time”, London 1972, f. 85-93
209
Avdi Visoka, Koha e shkrimit, 99-AID, Prishtinë, 2011, f. 18

112 | P a g e
do te perpiqej që, si e si, te kryente kapercime kohore retrospektive, me qellim qe “te
plotesonte” pjesen e “elipsuar”, për të dhënë nje identitet “të plotë” të historisë së
rrëfyer sipas logjikës ab ovo”210.
Për Nikolla Kovaçin, romani nuk është, veçse një aventurë shpirtërore, ku
shkrimtari kërkon hapësirë imagjinare për t’i vendosur ëndrrat e veta dhe t’u japë
formën e opsesioneve të tij. Krahas të qenit aventurë shpirtërore, ësthë edhe një
kërkim në hapësirën ku edhe jeton për të ndryshuar në kahjet e mundësisë logjike.
Kështu, arti romanesk, pajisur me këto mundësi të zbulimit të realitetit, krijon një
univers me ligjësitë dhe kriteret e veta, një univers unik dhe të mëvetësishëm, kurse
shkrimtari në tipologjinë e romanit, nuk përshkruan që të sqarojë, por zhytet në
fshehtësi të natyrës njerëzore dhe në misteret e ekzistencës, për të ndriçuar diçka nga
ky terr, në të cilin jetojmë intensivisht.
Romani, si univers i krijuar nga diskursi dhe përjetimet logjike dhe shpirtërore
të përsonazhit, në krye të herës, e transformon kronologjinë shoqërore në një kronikë
intime të shpirtit njerëzor, si në një pasqyrim të thyerjes dhe përthyerjes së
shpirtërave, të cilat në fakt, skicojnë pamjen e kohës dhe hapësirës, në një çast të
ngrirë estetik.
“...i pajisur me autonominë e zhanrit narrativ, falë destruksionit të
“kierarkisë së kohës” (M. Bahtin) dhe në depërtimin e individit që tejkaloi normat e
klasës së tij, kombit të tij, ose religjionit, duke krijuar një fakt imagjinar të
patjetërsueshëm. Si trashëgimtar i mitit dhe epopesë, ai e modifikon konceptin e
kohës dhe realitetit, dhe idenë që njeriu e krijon për veten, e mbi të gjitha krijon
gjasën e skicimit të kohës dhe të dinamikës së të jetuarit të qenies në një hapësirë
konkrete dhe imagjinare. Duke u nisur nga konflikti i thellë, që ekziston në jetën e
qenies, ai e krijon vizionin e tij narrativ dhe universin e tij tematik. Si shprehje e një
vetëdije kritike, që është e hapur ndaj përvojës së tanishmes, duke u ikur kthetrave të
kujtesës epike dhe modeleve universale, ai largohet nga trashëgimia universale, duke
sublimuar kështu principet e “temporalitetit të përjetuar” (M. Rejmond) dhe kohës
intime psikologjike. Ai e flak “të kaluarën absolute” (M. Bahtin) dhe universalitetin
epik, të pakapshme këto, për përvojën personale dhe për vlerësimin e protagonistëve.
Me një fjalë, falë llojllojshmërisë së objektit të tij dhe elanit të imagjinatës së tij
zhvilluese, romani u çlirua nga kodeksi i poetikës së klasicizmit, duke gjetur forcën e
vet në shprehjen e një përvoje polimorfe. Në vizionin epik, koha është vlerë për vete.
Romani, që nga fillimi, krijon një ide tjetër për kohën”211.
Te romani “Kronikë në gur”, koha e fiksionit është ndërtuar si kujtesë. 212Është
kujtesa e personazhit. Kjo nuk është dëshmi e llojit të shkrimit autobiografik, sepse
bota e fiksionit dhe biografia e autorit nuk korrespondojnë me njera-tjetrën si te
autobiografitë. Ato janë analoge, por jo identike. Intenca për ta identifikuar narratorin
me Kadarenë-fëmijë, del si një projektim bosh. Romani ka për qëllim të japë “një
kronikë” për ngjarjet që i jeton autori në këtë qytet, atëherë kur ishte katër deri
shtatëvjeçar. Kadareja ka lindur më 1936. Por, autori i rritur mbështetet te tregimtari i
vogël, duke përdorur gjuhën e tij dhe duke ndarë ndjenjat dhe emocionet e tij. E
kaluara këtu na del parajsë e humbur, e rikujtuar nga pafajësia fëminore. Edhe vetë
përcaktuesi arkitekstual – kronikë, e synon këtë distancë të narratorit me autorin; jo
historik, por kronikë: një rrëfim objektiv i ngjarjeve sipas rendit kronologjik, pa hyrë
210
Aristoteli, Poetika, Uegen Tiranë 2004, f. 22.
211
Nikolla Kovaç: Romani politik evropian, Gjurgja, Shkup, 2004, f. 47
212
Avdi Visoka, Koha e shkrimit, 99-AID, Prishtinë, 2011, f. 22

113 | P a g e
në shkaqet dhe pasojat e tyre. E kaluara rindërtohet gradualisht si një mozaik, prandaj
dhe thuhet “kronikë në gurë”. Këtu nuk ka fare kërkesë dëshmie, as shfajësim apo
justifikim: është thjesht, kujtesë e realizuar nëpërmjet teknikës së rrëfimit romanesk.

3.4 Personazhi kadarean i pas 90-tës

Personazhi i pas 90-tës, karakterizohet, përgjithësisht dhe në kuptimin formal,


si personazh i çliruar, i lirë, me diskurs të realizuar, si në rrafshin e realizimit të tij
artistik dhe atë estetik. Personazhi i para 90-tës, pati fatin e keq dhe të mbrapshtë, u
desh doemos të lidhet me dogmat komuniste shtetërore, po aq dhe me censurën
politike, e cila ia kufizonte veprimin, gati hapur, duke e nënshtuar aq sa ishte koha e
diktaturës, deri në servilizëm, vëtëm për hir të zbatimit të dogmës së realizmit
socialist. Te romanet e Kadaresë, mungon koha si kohë historike, por dhe si kohë
optimiste e socrealizmit. Në zbritjen në vetëdije, drejt kahjeve të “kohëve të tjera”,
kozmike, Kadareja është gjithashtu unik. Kjo gjë i jep romanit të tij karakter onirik
dhe surreal. Prej këndej, del se, i tërë korpusi stilistik i tij, është unik në prozën e
shekullit të njëzetë. Personazhi i pas ’90-ës i Kadaresë, paraqet një segment në
kristalizim e sipër; do të ishte më e drejta dhe me shkencorja, të flitet në kuadrin e
ndryshimeve politike dhe historike, i cili na shfaqet një njeri që flet lirshëm. Ky çlirim
i personazhit, kjo liri, ndodhi si pasojë e rrethanave të reja që u krijuan me përplasjen
në shtetet totalitare, nën të cilat jetuan edhe shqiptarët. Në këtë situatë të re, sfidë ishte
tashmë krijimi i personazhit në nivele sa më artistike, duke mos e patur më përballë
dogmën, as vlerësimin jashtëletrar. Pra, rrethanat e reja, në marrëdhënie me
personazhin, sjellin një atmosferë tjetër krijuese, të re në thelbin e vet, por, po kaq
krijohet një horizont i ri edhe për mënyrën e studimit të personazhit.
Personazhet e pas nëntëdhjetës, të atyre romaneve të botuara pas rënies së
shtetit monist, dallojnë te gjuha artistike, problematika që shtrojnë, nivelet dhe lloji i
përjetimit, çka përbën dhe ndjeshmërinë që përcjellin, pa harruar marrëdhëniet e
krijuara me traditat e afërta e të largëta ndaj trashëgimisë letrare amtare dhe botërore.
Tashmë, përgjegjësia estetike dhe e vlerës së personazhit që përshkruhet, bie,
më së shumti, mbi vetë krijuesit, në rastin tonë, mbi Kadarenë, mbi përjetimin e
thekur të marrëdhënieve me estetiken, përballë shumë fenomeneve të tjera, që do të
shfaqen gjatë këtyre viteve edhe në jetën kulturore e atë letrare. Llojllojshmëri e
madhe e personazheve, të krijuara në romanet e pas 90-tës, ka shënuar gjithnjë një
vijë ngjitëse dhe një lakore nga një epokë letrare, nga një drejtim, rrymë, formacion
stilistik, fenomen letrar a periudhë letrare, në epokën, në të cilën është krijuar, një
drejtim, rrymë, formacion stilistik, fenomen letrar a periudhë letrare tjetër, kjo, për të
prekur nivelet reale të arritjeve të romaneve. Në këtë kuadër, edhe personazhi
kadarean, zë një vend shumë të rëndësishëm, si një pjesë thelbësore e sendërtimit të
romaneve të tij të pas 90-tës.
Përcaktimi se, pas 90-tës, Kadare krijon një personazh MODERN, argumentohet
edhe me faktin se aty, brenda shpirtit të tij, është simbolika dhe alegoria, dy përbërësit
realistë dhe përbërësit modernë, që krijojnë një simbiozë karakteristike, të pashprehur
më herët. Në tërësi, mund të thuhet se ndryshimet politike, në personazhin e
Kadaresë, sollën vetëm ndonjë pasurim tematik, që kuptohet, ishte i ndaluar më parë,
për shkaqe ideologjike, sepse në aspektin e mjeteve shprehëse letrare dhe stilit të
formatimit, Kadare shfrytëzon dhe përdor arsenalin e krijuar përgjatë përvojës së gjatë

114 | P a g e
krijuese si romancier, duke krijuar e sajuar personazhin që përmbledh në vete
përvojën, por edhe elementet e poetikave të ndryshme të pranishme në romanin
shqiptar të shekullit të njëzetë. Megjithatë, siç është vlerësuar në ndonjë rast nga
kritika, përsëritja tematike brenda veprës së këtij shkrimtari, ka sjellë edhe një
konkurrencë të brendshme në veprën letrare të tij, konkurrencë, e cila ka çuar drejt
dukurisë vepër - “antivepër”, ku njëra, eklipson tjetrën213. Kjo “përsëritjeje tematike”
dhe “variantet” në romanet e shkruara e të botuara pas viteve 1990, dëshmon se ato
janë në raporte implicite intertekstualiteti dhe hipertekstualiteti me romanet e
mëparshme. Kadare, në romanet e pas viteve 1990, ka një numër të madh
personazhesh, ndër të cilët vlen të veçohen personazhet e romaneve (që autori shënon
në fund të teksteve se janë shkruar pas këtij kufiri simbolik) si: “Piramida”343,
“Shkaba”(1996), S.P.I.R.I.T.U.S (1996), “Jeta loja dhe vdekja e Lul Mazrekut”,
(2002), “Lulet e ftohta të marsit”, (2000), “Përballë pasqyrës së një gruaje”,
“Skifteri”,(2000)344, “Darka e gabuar”, (2008), “Pasardhësi”, (2002-2003) etj..
Ndërsa në disa romane të tjera si “Qyteti pa reklama”, (1959 - 2001); “Hija”,
(1984-1986), (2003), “Ikja e shtergut”(1986) (2001), “Vajza e Agamemnonit” (1985)
2005, “Çështje të marrëzisë”, etj., për të cilët, autori shënon se janë krijuar para
viteve ‘90, si romane në dorëshkrim. Me këtë rast, Kadare na shfaq edhe një galeri
personazhesh “të sirtarit”, të gdhendura kohë pas kohe, si personazhet te romani
“Qyteti pa reklama”, (1959) që është në fakt, edhe romani i tij i parë, megjithëse i
panjohur dhe i pabotuar në kohën e shkrimit të tij. Te romani “Kush e solli
Doruntinën”, qysh në paratekst vihen re kërkesa të tjera, në raport me kohën
diegjetike. Përshtypja që fitohet fillimisht, se koha e fiskionit është e atillë që mbahet
në mend, që rikujtohet ose që rindërtohet, që është tipike për të kaluarën, vjen e
përmbyset sapo t’ia vësh pranë indikatorët temporal historik. Në këtë roman, përmes
personazhit të Konstantinit, koha e fiksionit dhe koha e narracionit, nuk mund të
përkufizohen aspak brenda zhanrit të romanit të personazhit. Dëshmia e ngritur mbi
besën-fjalën e dhënë, transponohet në të vërtetë universale, që nuk lidhet me ndonjë
moment të caktuar nga jeta e personazhit, por me një kod kulturor të një etnike të tërë.
Ajo ngrihet në simbolikë, ndërsa koha diegjetike e romanit, përpara se me atë
historike, korrespondon me kohën biblike. Nga studimet etimologjike, për fjalën
“besa”, që lidhet më njëqind fije me personazhin e Konstantinit dhe për vlerat e saj
semantike, dalin dy koncepte që mund t’i përmbledhim kështu: 1) është fjala për një
akt, në të cilin “premtimi” shoqërohet detyrimisht me “zbatimin konkret” të tij;2)
“detyrimi” , është një kusht i nënkuptuar për subjektin e interesuar për rivendosjen e
nderit të tij. Duke qenë normë zakonore, besa, si “fjalë e dhënë, premtim,besnikëri,
armëpushim, marrëveshje”, hyn në një skemë logjike që udhëhiqet nga ligje të
përcaktuara morale, të cilat kërkojnë gjithnjë një veprim të detyruar nga ana e
subjektit të lidhur me besë. Ky karakter i detyruar i veprimit të personazhit, ka
gjithnjë një zhvillim vertikal nëpërmjet një serie aktesh të njëpasnjëshme, që mund të
arrijnë në dy përfundime: tek nderja, pra tek “nderi, tek prestigji shoqëror i rifituar”,
kur pikësynimi i besës arrin realizimin e tij konkret objektiv; tek një përfundim i
kundërt me të parin, pra tek pa-nderja, tek “çnderimi, tek turpërimi shoqëror”, në
rastin kur ky pikësynim nuk arrihet.

3.5 Dy kohët e personazhit

213
Muharrem, Jakupi, “Koha dhe teknikat e tëhuajsimit në romanin tonë modern”, në “Seminari
ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare”, Prishtinë, 2008, 27/2, f. 607.

115 | P a g e
Rolan Barthesi-i është i interesuar për relacionin kohë-letërsi. Ai shtron
pyetjet: Letërsia, si një e dhënë sociologjike, a është e lidhur me kontekstin kulturor?
A ndryshon me epokat apo praktikat poetike dhe a paraqet një aspekt transhistorik
dhe jokohor?214
Bashkë me letërsinë e Kadaresë, edhe personazhi e aplikon reflektimin e kohës
edhe atë, në dy aspekte:
- Përmes temporalitetit të jashtëm, që ka të bëjë me datën e prodhimit të
tekstit, me datën e publikimit të tekstit, si dhe me momentet e receptivit;
- Përmes temporalitetit të brendshëm, që ka të bëjë me kohën e veçantë të
ngjarjes së rrëfyer, gjegjësisht, me kohën diegjetike.215
Aty, diku mes gjurmëve të këtij studimi, e mendova vetë projektin analizues,
edhe si një sintezë të personazhit kadarean mes dy kohërave, që megjithatë, ndahen
nga një meskohë e artë, herë-herë dhe e padiktueshme. Në kuptimin letrar, kjo
rrethanë ka të bëjë me faktin se si është interpretimi i parë mbi personazhin, i kohës së
monizmit, si fakt sociologjik, dhe personazhi në kohën e demokracisë, kryesisht si
fakt letrar dhe tekstologjik. Kuptohet se, kjo tendencë e leximit dhe verifikimit të
personazhit në dy kohë, mbase edhe duke ndryshuar jo pak nga metodologjia e
shqyrtimit, nuk ka për qëllim t’i minimizojë dallimet ekzistuese, por me këtë qasje,
vetëm sa dëshiroj që të tregoj ndikimin e ndërsjellë dhe të larmishëm të ideve,
imazheve të ndryshëm, të cilët dihet se, nëpër kohë të ndryshme, rrezatuan në mënyra
të ndryshme... Në romanin e autorit - Kadare, mund të konstatojmë edhe një herë
praninë e elementëve të poetikës së romanit realist, të ndërthurura lirshëm me
elemente të poetikës së romanit modern apo, deri diku, edhe postmodern, por jo si
eksperimentim apo shkëputje nga letërsia e tij e mëparshme, por si pohim dhe rrjedhë
e natyrshme e shkrimit letrar në kushtet e rënies së pengesës së jashtme ideologjike, e
cila në çfarëdo mënyre, rrudhte shprehjen artistike dhe domethëniet kuptimore.216 Ky
autor dëshmon kalimin e natyrshëm nga personazhi i para viteve ‘90, si një përvojë
krijuese, që nuk tronditet tërësisht, por bën riparimet dhe përshtatjet e zakonshme për
një shkrimtar.
Pikërisht, ato ndryshime imazhologjike që ndodhin te personazhi, të
pranishme në disa nga romanet e Kadaresë, i tejkaluan dhe hapësirat e mendimit në të
asaj dhe të kësaj kohe. Gjatë shkrimit të këtij punimi, në fakt, kam ndierë realisht
presionin e madh estetik të arkitekstit kadarean, të cilin me të drejtë Zhak Derrida e
quante dallim ose différAnce. Me siguri, këtë shpjegim thelbësor të artit të fjalës, e ka
zbuluar, veçanërisht, që të përshkruaj ndikimin, atë të cilin nuk mund të mos e këtë
një letërsi, imazhin e kohës kur krijohet…
Kjo anë e studimit tonë, mbi personazhet e autorit, sidomos mbi mënyrën se si
janë skicuar, sërish, është vetëm një refleks i vetëdijshëm dhe shumë pragmatik në
rastin e shkrimtarit Ismail Kadare. Kështu që, duke u mbështetur veçmas në fokusin e
Bahtinit, sqarojmë se si në procesin letrar të krijuar pas 90-të nga ana e Kadaresë,
vetvetiu në veprën e tij letrare, në lëvrimin e romanit së gjatë, hyri edhe rrëfimi
214
Avdi Visoka, Koha e shkrimit, 99-AID, Prishtinë, 2011, f. 15
215
Avdi Visoka, Koha e shkrimit, 99-AID, Prishtinë, 2011, f. 17
216
Arben Prendi, “Prirje dhe dukuri te romanit bashkëkohor shqiptar”, doktoraturë e mbrojtur në
Qendra Ndëruniversitare e Studimeve Albanologjike Shkolla Doktorale e Studimeve Letrare, f. 100,
(në dorëshkrim)

116 | P a g e
(ndryshe) i personazhit. Rrëfimi ndryshe i personazhi duket qartësisht se i hapi dyert e
konceptit dialogjik, duke theksuar kështu dallimet, të cilat i ndajnë nga lidhjet tjera
fono(logo)centrike. Shtrohet pyetja se, pse teoria e Bahtinit për rrëfimin (ndryshe) e
solli të lidhur me konceptin për gjurmët të Zhak Derridas dhe pse këto dyjat bashkë
ndërlidhen pa shumë vështirësi edhe me idenë e dialogjizmit217 si një fenomen
interteksutal? Ja: supozojmë se rrëfimi (ndryshe) i personazhit nuk është autonom dhe
nuk është një totalitet i mbyllur, por thjesht dhe vetëm një element i koekzistimit
të“gjërave”, të cilat i përvetësojmë që të krijojmë ekzegeza dhe komentime, me
“preliferimin e brendshëm të mendimit”, thotë në mes të tjerash Fuko... Para viteve
1990 Kadare ka shkruar e botuar romane të rëndësishme letrare, por personazhet te
“Piramida”, “Shkaba”, S.P.I.R.I.T.U.S, “Jeta loja dhe vdekja e Lul Mazrekut”,
“Darka e gabuar”, “E penguara, Rekuiem për Linda B.”, “Pasardhësi”, qëndrojnë
në nivelin e personazheve në romanet më të realizuara. Siç shprehet kritiku dhe
studiuesi i Kadaresë, Ag Apolloni: “Konstatimet e shpeshta të kritikëve se romanet e
Kadaresë të shkruara gjatë komunizmit, janë më të mira, tregojnë qartë se romanet e
mëvonshme të tij, me gjithë ato implikime mitike-legjendare-historike-politike, nuk
janë lexuar, as studiuar, sa e si duhet. Në të vërtetë, Kadare nuk ka pushuar së qeni
romancier i mirë, vetëm se tash është bërë më i vështirë”218. Kadare është ndër
romancierët më prodhimtarë të këtij njëzet vjetëshi dhe, në këta romane, konfirmohet
përsëri se risitë që ai solli në romanin tonë, qysh nga vitet ’60-70, janë ende të tilla
dhe i qëndrojnë, jo vetëm përvojës krijuese afro 50-vjeçare të autorit, por edhe
përvojës së zhanrit të romanit në letërsinë tonë. Por, siç kanë vënë re studiuesit: “Pas
viteve 1990 ligjërimi i I. Kadaresë zhvillohet në një përmasë shumë të lartë.
Krijimtaria e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe letrare të
shqipes së njësuar. Letërsia e Kadaresë pas viteve 1990 bart të njëjtat tipare
thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike, shpërfaqjen e identitetit
shqiptar, duke përfshirë komplekset etnike ”.219         
 Rrëfimi i tij përmes personazhit, është, sa linear aq kaleidoskopik.  Vizionet e
personazheve ripërtërijnë kujtimet, duke krijuar vorbuj mozaikësh, ku fragmentet
kanë një pushtet të plotë, plotësojnë njëri-tjetrin deri në infinit. Fill pas studimit të
personazhit të tij, duhet thënë se, Kadare beson si askush tjetër shkrimtar sot në botë,
në tipologjinë e personazheve, kaq shpesh të anatemuar dhe të përbuzur nga estetë dhe
shkrimtarë të tjerë. Kjo tipologji e personazheve, në të vërtetë është një kozmogoni
ndryshe e shpirtit.
Rrëfimet ndryshe të personazheve, të cilat nga ana tjetër ndërtojnë një poetikë jo
socmoderne në romanet e shkruar pas viteve 90-të të Ismail Kadaresë, natyrshëm, të
krijojnë mundësinë e pafundme që edhe të interpretosh qartazi, vetëm se një poetikë të
mirëfilltë letrare, kuptohet se, në këtë rast kemi të bëjmë me një poetikë të
vendlindjes, si dhe po kaq, edhe më një poetikë të hapësirës, me shumë mundësi, edhe
më një poetikë të udhëtimit, por assesi, një poetikë komuniste dhe socmoderne. Kjo
rrethanë e re e personazhit të ri, ka sjellë edhe shqyrtime të një koncpetimi tjetër...
Shkrimtari që kishte guxuar të kërkonte frymën e Evropës në botën e shkëlqimtë
arbërore të mesjetës rilindëse të Evropës, me “Kush e solli Doruntinën”, “Prillin e
thyer”,”Ura me tri harqe”, në vend të pasaportës së asaj epoke, statuteve dhe

217
Elizabeta, Sheleva, Nga Dialogjizmi deri te Intertekstualiteti, Magor, Shkup, f. 29-30
218
Ag Apolloni, “Romanet e Kadaresë”, në rev. “Jeta e re” nr.2. nr. Special kushtuar I. Kadare,
Prishtinë 2011, f. 473.
219
Shaban, Sinani, “Për prozën e Kadaresë”, “Naimi”, 2009, f.97.

117 | P a g e
rregulloreve evropiane, zgjodhi të drejtën kanunore, për të përvecuar njeriun
shqiptar.220
Disa nga personazhet e romaneve që shënuan kulmet e realizmit, nga një pjesë e
madhe e studiuesve të veprës së Kadaresë, brenda dhe jashtë vendit, madje edhe të
pohuara në libra të mirëfilltë, që në fakt, kanë kryer edhe një përplotësim të
interpretimeve të munguara dikur, pra në kohën e monizimit dhe të metodave
studimore, biografike dhe sociologjike, të shkrimit të romanit realist, radhiten:
Kronikë në gur, Prilli i thyer, Viti i mbrapshtë.221
Teoria e Realizmit socialist ngrihej mbi një kontradiktë: nga njëra anë
deklarohet kundër filozofisë idealiste, por në të vërtetë, thelbin e letërsisë ia
nënshtron botës së ideve, (ideologjisë komuniste, partiake); mbështet filozofinë
materialiste, e cila pikënisjen e gjen te bota objektive, por në të vërtetë, është
shmangie flagrante e këtij parimi filozofik, është deformimi i reales, duke sjellë edhe
deformimin e parimit estetik.222
Personazhi kadarean para viteve 90-të, mbetet sot e kësaj dite personazh i
painterpretuar; në fakt, më tepër i bie që të jetë një personazh i interpretuar në
kontekstin e kohës, të rrethanave ideologjike dhe sociologjike, pra, të një interpretimi
të gabuar, një personazh i cili nuk mund të quhet në total socrealist, sepse ndryshojnë
kontaktet, kohërat e leximit dhe interpretimit të tij, ligjshmëria e brendshme,
përcaktimi i vlerave dhe antivlerave, deformimi i raportit të parimeve të poetikës së
brendshme dhe faktorëve imponues dogmatik dhe jashtëletrar. Nga ana tjetër, çdo
kohë dhe secili brez, i duhet të lexojë letërsinë dhe historinë, sepse vetëm kështu
mundet që të nxjerrë përfundime të sakta, mbi kohën dhe hapësirën, ku edhe ka
ekzistuar një letërsi dhe, si kjo, është reflektuar te personazhi. Edhe tek Ismail Kadare,
ne nuk mund të shmangim dot funksionin shoqëror të socrealizmit te personazhet e
para 90-tës, por nuk duhet t’i harrojmë dhe tiparet estetike dhe funksionin e tyre si
personazhe në kontekstin kur u krijuan ato.
Personazhi i 90-tës të ofron një botë të tillë dhe lexuesi, tashmë, i shndërruar në
një vizitor i kësaj bote, e eksploron atë, nëpërmjet labirintit tekstual të krijuar
mjeshtërisht nga shkrimtari. Rrallë gjen shkrimtar të kohës moderne, që të këtë vepër
kaq gjithëpërfshirëse, si romani i Kadaresë dhe që e kondenson aq shumë kohën reale
të lexuesit (koha e lexuesit), duke bërë atë që të jetojë aventurën njerëzore të shumë
shekujve histori dhe qytetërim. Kritiku anglez Julian Evans, duke pasur parasysh këtë
tipar të veprës së Kadaresë, në mes të tjerash, shprehet: “Zëri i tij është unik, ai nuk
është fare i ngjashëm më atë që ne e quajmë shkrimtar bashkëkohor, megjithëse, ai ka
reaguar përballë kohës që jeton”223
Duke e parë vëmendshëm konstatimin e Floresha Dados lidhur me realizmin
socialist, me prodhimin letrar të asaj periudhe, si letërsi e painterpretuar, vendosa të
bëj interpretimin dhe studimin e imazhit të personazhit të pas viteve 90-të. Personazhi
që strukturon mirëfilli një personazh jo realist, në pikëpamje të sensit të pasqyrimit,
nuk ka më një karakter partiak, të pranishëm në ndonjë nga personazhet e mëparshme,
përgjithësisht, i mungon funksioni edukativ ideologjik, po ashtu, nuk ka asnjë
mundësi që të ketë në shpirtin e tij një zhvillim revolucionar.
220
Shaban Sinani, Për letërsinë shqipe të shekullin 20-të, Naimi, Tiranë, f.224
221
Bashkim Kuçuku, Studime Albanologjike II, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe
Filologjisë, Tiranë, f.199
222
Floresha Dado, Letërsi e painterpretuar, Bota shqiptare, Tiranë, 2010, f. 277
223
( parathënia nga Mark Marku) Ismail Kadare, Romani 1, Onufri, Tiranë, f.14

118 | P a g e
Kadare rimerr tema e motive nga historia:
- e ndërtimit të piramidave të faraonëve në Egjiptin e lashtë, “Piramida”,
- nga përrallat shqiptare “Shkaba”,
- nga mitologjia antike greke, “Vajza e Agamemnonit”- “Pasardhësi”,
- nga baladat “S.P.I.R.I.T.U.S”, “Jeta loja dhe vdekja e Lul Mazrekut”;
të cilat sigurisht kanë lidhje në tekst ose në nëntekst me tema të realitetit shqiptar, siç
është tema e tiranisë komuniste dhe fati i individit dhe shoqërisë shqiptare nën këtë
tirani. Sepse, në këtë mënyrë Kadareja bën mitizimin dhe çmitizimin 224të pranishëm
vijimisht në veprën letrare të këtij shkrimtari, si në romanet: “Kush e solli
Doruntinën?”(balada gojore), “Përbindëshi”, (lufta, Kali i Trojës), “Ura me tre
harqe”, (balada e murimit në urë), “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” (perandoria
totalitare osmane) etj.; prandaj dhe duhen konsideruar si vijimësi e stilit, si vijimësi e
ndërtimit të personazhit.
Te qenia krijuese e Kadaresë pas viteve 90-të, pra, te personazhet e shumtë,
rilind brenda shpirti të tij apolitikani. Çfarë tipi të personazhit paraqet apolitikani i
Kadaresë? Për të, më në fund letërsia e tij tashmë u bë sfidë apolitike, që e shpërfill
aspektin e politikës. Apolitikani225, sipas Konradit, nuk mund që të organizohet në
avangardë apo në ndonjë grupim shoqëror, por i kundërvihet sistemit të gënjeshtërt
politik në mënyrë individuale. Kadare këtë e ka bërë përmes fjalës. Apolitikani, pra
personazhi-njeri që nuk e duron dhe nuk i shërben politikës, nuk pajtohet me faktin që
jetën t’ua besojë politikanëve dhe tanimë është kundër çdo totalitarizmi, madje edhe
pavarësisht ngjyrës dhe rrethanave që e mbajnë atë në jetë. Rrjedhimisht, totalitarizmi
edhe u bë një nga shtyllë kryesore, mbi të cilat mbështetet romani i Kadaresë dhe
paraqet, si të thuash, paradoksin e madh...226
Pas viteve 90-të Ismail Kadare, vihet re, jo pa vështirësi se është apolitikani
dhe, në mënyrë të veçantë, është krijuesi, që aspiron artin dhe realizmin e vlerave
estetike, më përtej dobisë dhe nevojës ndaj kohës dhe sistemit shoqëror që mundet të
jetë në fuqi. Ai tashmë në pozitën e narratorit-apolitikan, në kushte të reja sociale
dhe politike, të një hapësire të pranishme të lirisë, shkruan përmes parabolës historike
dhe traditave folklorike të Ballkanit, e paraqet vendin e tij si të izoluar, ashtu siç e pati
lënë sistemi monist. Të ndarë nga bota për shekuj, si një ishull vetmitar, për shkak të
diktatorëve dhe sundimtarëve të radhës, kurse individi, pra, qenia njerëzore, në çdo
çast, është nën trysninë e rrezikut të madh. Sado groteske të duket, pavarësisht emrit
dhe famës që kishte marrë në atë kohë, në të vërtetë, Kadare ishte nën shënjestër të
nomenklaturës shqiptare dhe inteligjencies perëndimore... 227 Në personazhet e romanit
“Pallati i ëndrrave”, Kadare, përmes Mark Alemit, narratorit - apolitikanit, në një
mënyrë alegorike, stilistikisht të pazakontë, e akuzon pushtetin, përmes alegorisë së
fshehtë, që dëshiron të ketë kontroll mbi fshehtësitë më intime të nënshtetasve të tij,
pra, si një jetë e futur nën kudhrën e pushtetit, që në rastin e diktaturës, zbulon edhe
marrëdhënien me të vështirë të njeriut me dhunën, që njeriun e fshinte fare nga kjo
botë, sikur të bëhej fjalë për një mizë... Personazhi i romanit “Pallati i ëndrrave”, ka
një karakter, dukshëm të ndërlikuar, ku kohët dhe hapësirat, sistemet e ndryshme dhe
qenien njerëzore, komunitare dhe individuale, i vë në një përplasje të pazakontë,
224
L. Topçiu, “Tradita moderne në letrat shqipe”, Zenit 2010, f. 208.
225
Term i J. Konradit
226
Agim Vinca, Alternativa letrare shqiptare, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2009,l f. 170
227
Ismail Kadare, Romani 1, Onufri, Tiranë, f.23 ( parathënia nga Vieanney Aubert)

119 | P a g e
përgjithësisht dhe realisht flet për një institucion të mirëfilltë, që pati funksionuar
dikur në Perandorinë Osmane, që mbledh, veçon, sistematizon dhe interpreton ëndrrat
e njerëzve (Tekbir Saraji). Personazhi i apolitikanit Mark Alemi, çdo ditë dhe në
secilin moment të kohës së punës, me një durim dhe profesionalizëm të pazakontë,
mbledh histori dhe imazhe të shumta ëndrrash të nënshtetasve, pavarësisht se ku ato
shihen, kurse të dhënat, të menduara dhe përcaktuara, krejt si të rëndësishme, pastaj
gjitha këto, i dorëzohen pushtetit qendror, për të bërë përcaktimet e mëtejshme për
rrezikshmërinë që ato kanë paralajmëruar në rastet kur bartin nëntekstin e rrokshëm të
ëndrrave të ndryshme. Pallati, kuptohet, i ëndrrave, jo vetëm si ndërtesë, por më tepër
si një institucion, ku kryhet gjithë ai proces përzgjedhës dhe përpunues i ëndrrave,
është një labirint i veçantë dhe i pazakontë, ku qartësisht, secili është i rrezikuar deri
në maksimum. Kudo, në hapësirat e këtij teksti, rrëqethës si frymë, tmerrues nga
ndjesitë, magjik nga shprehësia letrare, kemi të pranishme një atmosferë tipike
kafkiane.
Shteti dhe pushteti, me qëllime të përcaktuara, merren edhe me ëndrrat e
njerëzve dhe, ndërkaq, në mënyrë të çuditshme, kanë edhe monopolin mbi fatet
njerëzore, sidomos, duke kontrolluar gjithçka, pra, edhe ëndrrat. Shpjegimi i ëndrrave,
për dobi të shtetit dhe pushtetit, jo vetëm për kohën e Perandorisë Osmane, por edhe
për të gjithë format e tjera të pushtetit, që dhunon njeriun, në mes të tjerash, është
edhe një argument i plotë për akuza politike. Personazhi i Kadaresë në romanin
“Pallati i ëndrrave”, me një qartësi të plotë si te personazhet e Albert Kamys, në
tekstet e tij, si dhe për praninë e humorit të zi, si te Gogoli, mjeshtri i groteskut, që i
dha jetë edhe shpirtrave të vdekur, përpos të tjerash, dëshmon për pasigurinë e njeriut,
i cili është në survejim të vazhdueshëm dhe nën trysninë e frikës së madhe. Kemi të
pranishme edhe autocensurën e personazhit, si fenomen i shoqërisë totalitare, por që
për hir të së vërtetës, ka patur një ndikim të madh edhe në jetën e shqiptarëve, në
kohën e sistemit monist; gjegjësisht, ketmanizmin, një term domethënës, që e huazon
nga politika antike, që nënkuptonte mjeshtërinë për të heshtur, apo mendjen e
robëruar.
Kadare, përgjithësisht, në veprat e tij e, në mënyrë të veçantë, në rastin e
romanit “Pallati i ëndrrave”, një tekst që e ka tejkaluar kohën shkrimore, për rrafshet e
kumteve që përçon përmes personazheve të tij, të kohës së perandorisë osmane, të
tingëllimës për sistemin diktatorial, si dhe për të gjitha format e dhunshme të shtetit
dhe pushtetit që ka dhunuar njeriun në kohë dhe hapësirë, tregon qartësisht se, është
kundër letërsisë, që shfrytëzohet si propagandë dhe kundër përdorimit të një jo-gjuhe,
të një letërsie që shërben për nevojat e sistemit, të një kohe, dhune dhe absurditeti, që
e kishte kthyer artin në situatën më të vështirë të mundshme, të përdorimit të letërsisë
si propagandë. Kadare, në romanet e tij të pas viteve 90-të, përgjithësisht, në këto
tekste, si diskurs personazhi përdori neo-gjuhën të pasur më shumë neologjizma dhe
frazeologji, të cilat, ndërkaq janë edhe metaforë e fuqishme.
Në fillim të viteve ’90-të, Ismail Kadare, për arsye të shumta, personale dhe
politike, u largua përfundimisht nga Shqipëria komuniste dhe u vendos në Paris, që
më në fund, të mund të shkruante në liri të plotë dhe pa asnjë pengim, politik dhe
jashtëletrar, duke shënuar kështu një etapë tjetër të shkrimit letrar prej tij. Gjatë këtij
njëzet vjeçari, Kadare si romancier, vijon të jetë aktiv, duke pasuruar romanin tonë
me tituj të rinj dhe analiza artistike sa, të totalitarizmit dhe të mitologjisë universale,
aq edhe të totalitarizmit, mitologjisë dhe aktualitetit shqiptar228.
228
Jorgo Bulo, “Në vend të parathënies”, në Shaban Sinani, “Për prozën e Kadaresë”, “Naimi”, 2009, f.
7-8.

120 | P a g e
Kadare, në këtë periudhë, iu shmang dukshëm shkollës së ndërtimit të imazhit
publik të heroizmit, si një nevojë e ideologjisë së sistemit të diktaturës, që e kishte
hedhur letërsinë ne krahët e shërbesës ndaj monizmit dhe ideologjisë së këtij sistemi
shkatërrues të qenies njerëzore, besnikërisë dhe konkretësisë historike të realitetit, për
t’i vënë përballë imazhin e letërsisë ndryshe, që tashmë ka hyrë në dëshminë e
universit letrar, letërsinë si botë paralele të realitetit.229Të vërtetës politike, nga më
tronditëset, e cila ndërtohej mbi bazën e shtrembërimit dhe falsifikimit të historisë
(“Qyteti pa reklama”), ai, përmes personazhit, ia vuri përballë groteskun e tij
inteligjent, që solli një konceptim tjetër, madje, një personazh tipologjkisht të
ndryshëm. Kadare i ka bërë sfidë diktaturës qysh te“Qyteti pa reklama” më 1959-ën e
deri te “Hija” dhe “Piramida” në fund të viteve 1980. Botimi i romanit të tij më të
fundit “Mjegullat e Tiranës”, një dhuratë që shkrimtari i bëri lexuesit, duke i dhënë
mundësinë të lexojë një dorëshkrim të tij të hershëm, ngjalli debate në shtyp. Ky
roman, bashkë me naivitetin e shkrimit të parë, të shpalos shenja të një disidence të
hapur te studenti i dikurshëm i letërsisë, që aspironte të bëhej shkrimtar.

Jeta e Tiranës, përshkruar në këtë libër, e parë jashtë kontekstit të kohës, nuk
ndryshon shumë nga ajo e qyteteve europiane. Erotika naive apo tradhëtia,
marrëdhënia me fetë, mund të merren si tema të guximshme nga një i ri që në prozën
e tij të parë. Kadare e botoi dorëshkrimin, duke e quajtur një dhuratë pa e besuar se në
atdheun e tij, përçmohen dhe dhuratat. Aludimet e ngritura në shtyp mbi vërtetësinë e
hershmërisë së shkrimit, janë një fyerje që ne i bëmë shkrimtarit, i cili kreu një akt të
lartë sinqeriteti, duke përballur si në një pasqyrë, shkrimtarin me studentin…Por,
pavarësisht zhurmës që u përpoq të ngrihej mbi këtë roman, nuk u mund të mohohej
kënaqësia që jepte leximi i librit, për çdo lexues që e mori në duar. Në Shqipërinë e
rrëmbyer nga problemet, pakëkush ka kohë të ndalet te shkrimi, pakëkush rrëmon për
të vërtetën dhe kjo është, ndoshta, tragjedia jonë më e madhe. Megjithatë, Kadare
beson tek e vërteta, tek e ardhmja që e ndien të bukur në librat e tij.(Mjafton të
kujtojmë pritjen e plakës Nurihan, (“Dimri i madh”) këtij personazhi të
mrekullueshëm që letërsia ka nxjerrë, me veshët nga radioja që sillte lajmet nga tej
larg).

Personazhet e tij të pas 90-tës, shënojnë një zgjerim të gamës së


problematikave që ka vënë në fokus, po kaq, edhe një pasurim të mënyrave të larmisë
shprehëse, si: tashmë u bënë epope e mrekullueshme, që zakonisht zhyteshin në
zemër të një identiteti tragjik shqiptar, i ndarë mes Perëndimit dhe Lindjes, të një
identiteti të mbrapshtë, që kishte sjellë pasoja të mëdha në fatin e kombit, madje që e
kishte vonuar pa masë në udhën e integrimit normal me botën e perëndimit. Aty, në
mes të tjerash, theksohet mohimi i realizmit, kufiri që ndan racionalen nga
irracionalja, realen nga jorealja, fillimin mitik, shumë të hollë, ligjëruar aq
mjeshtërisht në romanet e botuar mbas viteve ’90-të. “

[...] artisti s’lidhet me boten reale, sepse qe kur hyn ne krijimtarinë artistike
kurrë nuk del nga ajo si më parë [...] iluzioni poetik e largon nga identifikimi me
realen për të bërë strehe vetem ne hapesiren e pafund te letersise.” [...]230

229
( parathënia nga Basri Çapriqi ) Ismail Kadare, Romani 1, Onufri, Tiranë, f.43
230
KRASNIQI, Nysret. Autori në letërsi, AIKD, Prishtinë 2009, f. 145.

121 | P a g e
Këta personazhe, përgjithësisht, mund të themi se janë të mbështjella me një tis dhe
aureolë të hollë të një personazhi alla "realizëm magjik", sipas mënyrës latino-
amerikane…
Proza e Kadaresë vezullon me realizmin magjik të Markezit… 231Një tjetër
element, po kaq i rëndësishëm, si dhe më i pranishëm në personazhet e pas 90-tës
është edhe denoncimi i regjimit totalitar të Enver Hoxhës përmes personazhit,
denoncimi i krimeve të tij nga më monstruozet, të kryera në motet e diktaturës,
ndonjëherë haptas e ndonjëherë përmes fabulës e alegorisë, si një mënyrë për të
ruajtur ekuilibrin e shkrimit letrar.
Shtrohet pyetja, madje, krejt vetiu, që megjithatë do të kërkonte shqyrtime dhe
verifikime më të plota dhe më të thelluara, se a ka ndryshuar personazhi i krijuar nga
Kadare pas viteve 90-të? Përgjigja ime, duke rrëmuar në argumente dhe në
krahasimin e personazheve para dhe pas viteve ’90-t ë, në përfundim do ishte-” po”;
ka ndryshuar imazhi i tyre, pra, edhe i romaneve të realizuara prej tij. Letërsia e
mirëfilltë, përpos të tjerash, varet shumë nga liria, nga mungesa dhe prania e saj,
sepse, siç thotë një fjalë e urtë popullore, me të drejtë: “nuk këndon biblibili po t’i
vësh sorrën afër”. Kadare, pikërisht këtë rrethanë të marrëdhënies së letërsisë me
lirinë, përgjithësisht e mohon në një intervistë të tij, krejt të zgjeruar. Ai, në mes të
tjerash, e thotë qartësisht se, letërsia ka shkëlqyer edhe pa lirinë, duke patur parasysh
kohën e sistemit monist. Kjo, s´do të thotë kurrsesi që të kemi një letërsi të zhvilluar,
mbase duhet të ëndërrojmë për të mos qenë të lirë, por megjithatë, u konfirmua edhe
njëherë tjetër, që letërsia ka ligjet e veta, të cilat nuk ndërvaren nga rrethanat politike
dhe jashtëletrare. Po sa është e mundur që këto ligje të funksionojnë drejtë, sidomos
në shtetet totalitare?
Personazhi i krijuar nga Kadare pas 90-tës, duke marrë në konsideratë qoftë
tekstet e reja, po ashtu, edhe variantet e përpunuara për tekstet më të hershme, për
mendimin tim, por edhe të studimeve letrare, e shprehur në libra të ndryshëm
studimor, është më i miri, dhe me i arrituri estetikisht. Dilemën e kësaj ideje dhe
hipoteze, që në fakt kërkon thellim të këtij argumenti, e qartësova disi, sidomos nga
faktet se, Kadare tashmë është i lirë dhe ri-sjellja e personazhit të tij në tryezën e
debatit, ka marrë një imazh të veçantë. Ligjërata mbi Kadarenë, që shkruan pas viteve
të ’90-të, përfshin edhe ribotimet e shumta, që ai bën dhe ato kanë një rivështrim apo
rivlerësim, që e bëjnë Kadarenë të jetë më lartë se sa kur ishte në diktaturë, ato kanë
një imazh modern. Imazhi i kësaj letërsie, të ndryshme nga romani, e realizuar permes
personazhit në kohën e monizmit, dallon në faktin se për këtë ndarje jo të prerë si me
thikë, ekzistojnë shkaqet dhe arsyet e thella:
E para në kuptimin ideologjik të sistemeve politike - diktatura dhe post-
komunizmi, përfaqësojnë dy momente të ndryshme në jetën e personazhit.
E dyta, po ashtu, kemi një masë shkrimtarësh, vepra e të cilëve është me njërën
këmbë në komunizëm dhe tjetrën në vitet e shpallura të demokracisë.
Në fund, personazhet e pas 90-tës nga Kadare kanë fatin të jenë të pasur për
çfarëdo reflektimi e interpretimi, eksperimenti apo lirie krijuese. Ata janë të formuar,
të mirëqenë në hapësirat e romaneve që rrokin edhe eksperimentin gjuhësor, që është
letërsia e vërtetë e tij dhe personazhi i vërtetë i tij. Për të dhënë në fund idenë dhe
konstatimin tim se imazhi i personazhit të krijuar nga Kadare, është një shkollë e
madhe rikrijimi përmes përvojave të huaja personazhesh, aq të shtrenjta e aq të
domosdoshme për letërsinë, për modelet dhe sensibilitetet letrare, konstatoj se e njëjta
231
Los Angelos Times Book Revieu

122 | P a g e
gjendje, krijoi një njohje sa më intime me bagazhin e mjeteve shprehëse të
shkrimtarëve të mëdhenj, që ai i lexonte dhe ndikoi në përsosjen e konceptit mbi
letërsinë e vërtetë dhe personazhin e vërtetë kadarean. Në letërsinë shqiptare, linjat
paralele, të cilat e copëtojnë narracionin, gjenden në mjaft vepra bashkëkohore:
Kështu, në romanin “Vajza e Agamemnonit” të I. Kadaresë, e gjithë struktura
narrative copëzohet në disa narrema (njësi minimale të strukturës narrative), të cilat
mund të marrin pavarësi funksionale. Pjesa më e madhe e tyre, mund të konsiderohen
si invariante të së njëjtës situatë narrative (që nga ana kuptimore, pëmblidhet me
sakrificat absurde që njeriu bën për pushtetin). Koha e rrëfyer është shumë e shkurtër,
një sekuencë kohore e një dite të vetme (që nis me përsiatjet e personazhit pak çaste,
përpara nisjes për në festën e 1 Majit), deri në mbërritje në tribunën C., ndërsa koha e
përjetuar është mitike. Pikërisht, kjo ndarje mes kohës së rrëfyer e kohës së përjetuar,
mes kohës së veprimeve e kohës së mendimeve, përbën thyerjen e sistemit narrativ të
romanit. Kjo ndarje, karakterizohet nga tipare të dallueshme: a) Rrëfimi për veprimet,
karakterizohet nga kahu progresiv; b) Rrëfimi për mendimet, karakterizohet nga kahu
regresiv. Rrëfimi për veprimet, nis me përgatitjet (plot pikëpyetje e dilema) të
rrëfimtarit autodiegjetik për në festën e parë, vazhdon me daljen e tij nga shtëpia në
nëntë pa pesë minuta, më pas në rrugë, në rrugën e Barrikadave, në krye të rrugës së
Elbasanit, në bulevardin “Marsen Kashen”, rrugëtimi nëpër tribuna, me qëllim arritjen
në vendin e parashikuar për të; policët, kontrollet, takimin me disa personazhe
periferike në rrjedhën narrative (të gjithë në “parakalim” përpara syve plot ankth të
rrëfimtarit), etj. Kjo do të thotë se kohëzgjatja e sekuencës rrëfimtare që lidhet me
rrëfimin e veprimeve, është vetëm pak orëshe. Linja narrative (rrëfimi mbi veprimet)
është pothuajse linear dhe me drejtim të qartë progresiv. Rrëfimi për mendimet është
shumë më i ndërlikuar e kompleks. Ai përfshin rrëfimin për:1. kujtimet si digresion
vetjak (I kthimit të njeriut në të shkuarën).2. kujtimet e kahershme të njerëzimit, që
vijnë nëpërmjet formave arketipale. Rrëfimi për mendimet nis me përsiatjet për
sakrificat e njeriut, në një sistem totalitar, sakrifica, që marrin trajta të ndryshme, në
personazhe të ndryshëm. Pamundësia e njeriut për të qenë i lumtur në një sistem
pengues e kufizues, nis së pari, si koncept/ndjenjë, në përballje me pamundësinë për
të pasur dashurinë e Suzanës dhe thellohet më tej, me rrëfimet për gjysmë jetët e tjera
njerëzore, të përçudnuara e të shëmtuara.

Kreu i pestë

1. Personazhi i Kadaresë – një lexim joideologjik

Kur Rolan Bart-i me Shkallën Zero të shkrimit dhe Mitologjitë, në vitet e 60-ta
po hapte rrugën për një kritikë të re, ky qe rasti që nga kritikët e rinj, të bëhej repertori
i kritikave të reja, si: strukturalizmi, kritika tematike, kritika psikanalitike, etj. Aty,
diku mes gjurmëve të këtyre leximeve teorike, e mendova vetë projektin analizues,
edhe si një sintezë mes dy kohërave të leximit të një romani të vetëm, që megjithatë
ndahen nga një meskohë e artë, herë-herë dhe e padiktueshme. Në kuptimin letrar, kjo
rrethanë leximi ka të bëjë me faktin se si është leximi i parë, i kohës së monizmit, si
fakt sociologjik, dhe leximi në kohën e demokracisë, kryesisht, si fakt letrar dhe
tekstologjik. Kuptohet se, kjo tendencë e leximit dhe verifikimit të romaneve të autorit
në dy kohë, mbase, edhe duke ndryshuar jo pak nga metodologjitë dhe strategjitë e

123 | P a g e
leximit dhe studimit në përgjithësi, nuk ka për qëllim t’i minimizojë dallimet
ekzistuese, por me këtë qasje, vetëm sa dëshiroj, që të tregoj ndikimin e ndërsjellë dhe
të larmishëm të ideve, imazheve të ndryshme, të cilat dihet se nëpër kohë të
ndryshme, rrezatuan ndryshe... Pikërisht ato ndryshime imazhologjike, të pranishme
në disa nga romanet e Kadaresë, i tejkaluan dhe hapësirat e mendimit në të asaj dhe të
kësaj kohe. Një lexim joideologjik, realisht, të krijon një presion të madh estetik,
presion, që vjen nga arkitekti tipik kadarean, të cilin me të drejtë në aspektin teorik,
studiuesi Zhak Derrida do ta quante dallim ose différAnce: Dallim nga leximi që është
bërë në kohën e shkrimit dhe koha e leximit në kushte të tjera, shto këtu, dhe moshën
e kritikut të lindur pas 90-tës. Me siguri, këtë shpjegim thelbësor të artit të romanit, e
zbuluam veçanërisht, që të përshkruajmë ndikimin, atë, të cilin nuk mund të mos e
këtë një letërsi, imazhin e kohës kur krijohet…
Kjo anë e leximit joideologjik e romaneve, sidomos mbi mënyrën se si janë
formatuar personazhet, sërish është vetëm një refleks i vetëdijshëm dhe shumë
pragmatik në rastin e shkrimtarit Ismail Kadare. Kështu që, duke u mbështetur veçmas
në fokusin e Bahtinit, sqarojmë se si në procesin letrar të krijuar pas viteve 90-të nga
ana e Kadaresë, vetvetiu në veprën e tij letrare, në lëvrimin e romanit së gjatë, hyri
edhe rrëfimi (ndryshe). Rrëfimi ndryshe, duket qartësisht se i hapi dyert e konceptit
dialogjik, duke përforcuar kështu, dallimet, të cilat i ndajnë nga lidhjet e tjera
fono(logo)centrike. Shtrohet pyetja se pse teoria e Bahtinit për rrëfimin (ndryshe) u
soll e lidhur me konceptin për gjurmët të Zhak Derridas dhe pse këto të dyja bashkë,
ndërlidhen pa shumë vështirësi edhe me idenë e dialogjizmit232 si një fenomen
interteksutal? Ja: supozojmë se përmendim që rrëfimi (ndryshe), nuk është autonom
dhe nuk është një totalitet i mbyllur, por thjesht dhe vetëm një element i koekzistimit
të“gjërave”, të cilat i përvetësojmë që të krijojmë ekzegeza dhe komentime, me
“preliferimin e brendshëm të mendimit”, thotë në mes të tjerash Fuko.
Rrëfimet ndryshe, të cilat nga ana tjetër ndërtojnë një poetikë jo socrealiste, pra,
moderne në romanet e shkruar pas viteve 90-të të Ismail Kadaresë, natyrshëm, të
krijojnë mundësinë e pafudnme që edhe të interpretosh qartazi vetëm se, një poetikë të
mirëfilltë letrare, kuptohet se, në këtë rast, kemi të bëjmë me një poetikë të
vendlindjes, si dhe po kaq, edhe më një poetikë të hapësirës, me shumë mundësi edhe
më një poetikë të udhëtimit, por assesi një poetikë komuniste dhe moderne. Kjo
rrethanë e re e shkrimit letrar të autorit, ka sjellë edhe shqyrtime të një konceptimi
tjetër, gjë të cilën e vërteton e studiuesi serioz i romanit së Kadaresë Shaban
Sinani:“Shkrimtari që kishte guxuar të kërkonte frymën e Evropës në botën e
shkëlqimtë arbërore të mesjetës rilindëse të Evropës, me “Kush e solli Doruntinën”,
“Prillin e thyer”, “Urën me tri harqe”, në vend të pasaportës së asaj epoke, statuteve
dhe rregulloreve evropiane, zgjodhi të drejtën kanunore, për të përveçuar njeriun
shqiptar”.233
Disa nga romanet që shënuan kulmet e realizmit, nga një pjesë e madhe e
studiuesve të veprës së Kadaresë, brenda dhe në botë, madje edhe të pohuara në libra
të mirëfilltë shkencore, që në fakt kanë kryer edhe një përplotësim të interpretimeve të
munguara dikur, pra, në kohën e monizimit dhe të metodave studimore, biografike
dhe sociologjike, të shkrimit të romanit realist radhiten: “Kronikë në gur”, “Prilli i
thyer”, “Viti i mbrapshtë”.234

232
Elizabeta Sheleva, Nga Dialogjizmi deri te Intertekstualiteti, Magor, Shkup, f. 29-30
233
Shaban Sinani, Për letërsinë shqipe të shekullin 20-të, Naimi, Tiranë, f.224

124 | P a g e
Teoria e Realizmit socialist ngrihej mbi një kontradiktë: nga njëra anë
deklarohet kundër filozofisë idealiste, por në të vërtetë, thelbin e letërsisë ia
nënshtron botës së ideve, (ideologjisë komuniste, partiake); mbështet filozofinë
materialiste, e cila pikënisjen e gjen te bota objektive, por në të vërtetë, është
shmangie flagrante e këtij parimi filozofik, është deformimi i reales, duke sjellë edhe
deformimin e parimit estetik.235
Letërsia para viteve 90-të, mbetet sot e kësaj ditë letërsi e painterpretuar, në
fakt, më tepër i bie që të jetë një letërsi e interpretuar në kontekstin e kohës, të
rrethanave ideologjike dhe sociologjike, pra, të një interpretimi të gabuar, një letërsi e
cila nuk mund të quhet e gjithë letërsi socmoderne, sepse ndryshojnë kontaktet,
kohërat e lulëzimit të romaneve, ligjshmëria e brendshme, përcaktimi i vlerave dhe
antivlerave, deformimi i raportit të parimeve të poetikës së brendshme dhe faktorëve
imponues dogmatik dhe jashtëletrar. Nga ana tjetër, çdo kohë dhe secili brez, i duhet
të lexojë, letërsinë dhe historinë, sepse vetëm kështu mundet që të nxjerrë përfundime
të sakta, mbi kohën dhe hapësirën, ku edhe ka ekzistuar një letërsi. Edhe tek Ismail
Kadare, ne nuk mund të shmangim dot funksionin shoqëror të socrealizmit te romanet
e tij të shkruara para 90-tës, por nuk duhet t’i harrojmë dhe tiparet estetike dhe
funksionin e asaj poetike në kontekstin kur u krijua ajo, dhe veprën e tij, ta lexojmë si
tekst letrar dhe, me të gjitha mënyrat ta shkëpusim nga konteksti i kohës shkrimore.
Romani i Kadaresë, sidomos ai i pas 90-tës të ofron një botë të tillë dhe lexuesi,
tashmë i shndërruar në një vizitor i kësaj bote, e eksploron atë nëpërmjet labirintit
tekstual të krijuar mjeshtërisht nga shkrimtari. Rrallë gjen shkrimtar të kohës
moderne, që të këtë vepër kaq gjithëpërfshirëse si romani i Kadaresë dhe që e
kondenson aq shumë kohën reale të lexuesit (koha e lexuesit), duke bërë atë që të
jetojë aventurën njerëzore të shumë shekujve histori dhe qytetërim. Kritiku anglez
Julian Evans, duke pasur parasysh këtë tipar të veprës së Kadaresë, në mes të tjerash,
shprehet: “Zëri i tij është unik, ai nuk është fare i ngjashëm më atë që ne e quajmë
shkrimtar bashkëkohor, megjithëse ai ka reaguar përballë kohës që jeton”236
Duke e parë vëmendshëm konstatimin e Floresha Dados lidhur me realizmin
socialist, me prodhimin letrar të asaj periudhe, si letërsi e painterpretuar, vendosa të
bëj dhe studimin e imazhit të letërsisë së krijuar në Ismail Kadare pas viteve 90-të.
Romani i Kadaresë, sidomos ai i pas viteve 90-të, ka paraqitur një poetikë jo moderne,
në pikëpamje të sensit të pasqyrimit, nuk ka më një karakter partiak, të pranishëm në
ndonjë nga romanet e mëparshme, përgjithësisht, i mungon funksioni edukativ
ideologjik i lexuesit, po ashtu nuk ka asnjë mundësi që të ketë zhvillim revolucionar,
sepse tashmë ka një censurë të herrur të pushtetit carist mbi letërsinë, thjesht, tanimë
nuk është letërsi, e cila pajtohet me politikën dhe i shërben asaj. Koncepti prezhorativ
i ideologjisë koncidon me konceptin utopik. Përderisa ideologjia është e orientuar
edhe nga e kaluara, utopia, ekskluzivisht, orientohet kah e ardhmja. Ideologjia, në
fakt, injoron historinë dhe ndërhynë dhunshëm në të; e përjashton kohën reale, duke
pretenduar një kohë sipas përmasave të saj.237
Kjo lloj letërsie, pra, më në fund e liruar nga detyrimi i shërbesave, tek qenia
krijuese e Kadaresë pas viteve 90-të, pra, të personazhet e shumtë, rilind brenda
234
Bashkim Kuçuku, Studime Albanologjike II, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe
Filologjisë, Tirana, f.199
235
Floresha Dado, Letërsi e painterpretuar, Bota shqiptare, Tiranë, 2010, f. 277
236
Ismail Kadare, Romani 1, Onufri, Tiranë, f.14 ( parathënia nga Mark Marku)
237
Avdi Visoka, Koha e shkrimit, 99-AID, Prishtinë, 2011, f. 24

125 | P a g e
shpirtit të tij apolitikanin. Për të, më në fund letërsia tashmë u bë sfidë apolitike, që e
shpërfill aspektin e politikës. Apolitikani238, sipas Konradit nuk mund që të
organizohet në avangardë apo në ndonjë grupim shoqëror, por i kundërvihet sistemit
të gënjeshtërt politik në mënyrë individuale. Kadare këtë e ka bërë përmes fjalës.
Apolitikani, pra njeriu që nuk e duron dhe nuk i shërben politikës, nuk pajtohet me
faktin që, jetën t’ua besojë politikanëve dhe tanimë është kundër çdo totalitarizmi,
madje, edhe pavarësisht ngjyrës dhe rrethanave që e mbajnë atë në jetë. Rrjedhimisht,
totalitarizmi edhe u bë një nga shtyllat kryesore, mbi të cilat mbështetet romani i
Kadaresë dhe paraqet, si të thuash, paradoksin e madh...239
Pas viteve 90-të Ismail Kadare, vihet re jo pa vështirësi, se është apolitikani dhe
në mënyrë të veçantë është krijuesi, që aspiron artin dhe realizmin e vlerave estetike,
më përtej dobisë dhe nevojës ndaj kohës dhe sistemit shoqëror që mundet të jetë në
fuqi. Ai tashmë, në kushte të reja sociale dhe politike, të një hapësire të pranishme të
lirisë, shkruan përmes parabolës historike dhe traditave folklorike të Ballkanit, e
paraqet vendin e tij si të izoluar, ashtu siç e pati lënë sistemi monist. Të ndarë nga
bota për shekuj, si një ishull vetmitar, për shkak të diktatorëve dhe sundimtarëve të
radhës, kurse individi, pra, qenia njerëzore, në çdo çast, është nën trysninë e rrezikut
të madh. Sado groteske të duket, pavarësisht emrit dhe famës që kishte marrë në atë
kohë, në të vërtetë, Kadare ishte nën shënjestër të nomenklaturës shqiptare dhe
inteligjencies perëndimore...240 Në romanin “Pallati i ëndrrave” (1990) Kadare, në një
mënyrë alegorike, stilistikisht të pazakontë, e akuzon pushtetin, përmes alegorisë së
fshehtë, që dëshiron të ketë kontroll mbi fshehtësitë më intime të nënshtetasve të tij,
pra, si një jetë e futur nën kudhrën e pushtetit, që në rastin e diktaturës, zbulon edhe
marrëdhënien me të vështirë të njeriut me dhunën, që njeriun e fshinte fare nga kjo
botë, sikur të bëhej fjalë për një mizë... Të parët, pas botimit të çdo romani ( “Prilli i
thyer”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Pallati i ëndrrave”), të cilët përbëjnë edhe
tre nga tekstet më të realizuar të autorit, që vinin në lojë rregullat e realizmit socialist,
menjëherë kërkonin/bënin dallimin e tij, nga pjesa tjetër e grafomanëve që realizonte
vetëm libra që i shërbenin sistemit dhe ideologjisë së kohës.
Romani Pallati i ëndrrave, me një karakter dukshëm të ndërlikuar, por edhe si
kryeromani i autorit, që kohët dhe hapësirat, sistemet e ndryshme dhe qenien
njerëzore, komunitare dhe individuale, i vë në një përplasje të pazakontë,
përgjithësisht dhe realisht flet për një institucion të mirëfilltë, që pati funksionuar
dikur në Perandorinë Osmane që mbledh, veçon, sistematizon dhe interpreton ëndrrat
e njerëzve (Tekbir Saraji). Mark Alemi, epiqendra e këtij romani, çdo ditë dhe në
secilin moment të kohës së punës, me një durim dhe profesionalizëm të pazakontë,
mbledh histori dhe imazhe të shumta ëndrrash të nënshtetasve, pavarësisht se ku ato
shihen; kurse të dhënat, të menduara dhe përcaktuara, krejt si të rëndësishme, pastaj të
gjitha i dorëzohen pushtetit qendror, për të bërë përcaktimet e mëtejshme për
rrezikshmërinë që ato kanë paralajmëruar në rastet kur bartin nëntekstin e rrokshëm të
ëndrrave të ndryshme. Pallati, kuptohet, i ëndrrave, jo vetëm si ndërtesë, por më tepër
si një institucion, ku kryhet gjithë ai proces përzgjedhës dhe përpunues i ëndrrave,
është një labirint i veçantë dhe i pazakontë, ku qartësisht, secili është i rrezikuar deri
në maksimum. Kudo, në hapësirat e këtij teksti rrëqethës si frymë, tmerrues nga
ndjesitë, magjik nga shprehësia letrare, kemi të pranishme një atmosferë tipike
kafkiane.
238
Term i J. Konradit
239
Agim Vinca, Alternativa letrare shqiptare, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2009, f. 170
240
Ismail Kadare, Romani 1, Onufri, Tiranë, f.23 ( parathënia nga Vieanney Aubert)

126 | P a g e
Shteti dhe pushteti, me qëllime të përcaktuara, merren edhe me ëndrrat e
njerëzve dhe, ndërkaq, në mënyrë të çuditshme, kanë edhe monopolin mbi fatet
njerëzore, sidomos, duke kontrolluar gjithçka, pra edhe ëndrrat. Shpjegimi i ëndrrave,
për dobi të shtetit dhe pushtetit, jo vetëm për kohën e Perandorisë Osmane, por edhe
për të gjithë format e tjera të pushtetit, që dhunon njeriun, në mes të tjerash, është
edhe një argument i plotë për akuza politike. Romani i Kadaresë, pra Pallati i
ëndrrave, me një qartësi të plotë si te Albert Kamy, në tekstet e tij, si dhe për praninë
e humorit të zi si te Gogoli, mjeshtri i groteskut, që i dha jetë edhe shpirtrave të
vdekur, përpos të tjerash, dëshmon për pasigurinë e njeriut, i cili është në survejim të
vazhdueshëm dhe nën trysninë e frikës së madhe. Kemi të pranishme edhe
autocensurën si fenomen i shoqërisë totalitare, por që për hir të së vërtetës, ka pasur
një ndikim të madh edhe në jetën e shqiptarëve, në kohën e sistemit monist.
Kadare, përgjithësisht në romanet e tij, e në mënyrë të veçantë edhe në rastin e
romanit Pallati i ëndrrave, një tekst që e ka tejkaluar kohën shkrimore, për rrafshet e
kumteve që përçon, të kohës së perandorisë osmane, të tingëllimës për sistemin
diktatorial, si dhe për të gjitha format e dhunshme të shtetit dhe pushtetit, që ka
dhunuar njeriun, në kohë dhe hapësirë, tregon qartësisht se, është kundër letërsisë që
shfrytëzohet si propagandë dhe kundër përdorimit të një jo-gjuhe, të një letërsie që
shërben për nevojat e sistemit, të një kohe, dhune dhe absurditeti, që e kishte kthyer
artin në situatën më të vështirë të mundshme, të përdorimit të letërsisë si propagandë.
Kadare në romanet e tij të pas viteve 90-të, përgjithësisht, përdori neo-gjuhën, të pasur
më shumë neologjizma dhe frazeologji, të cilat, ndërkaq janë edhe metafora të
fuqishme.
Në fillim të viteve ’90-të, Ismail Kadare, për arsye të shumta, personale dhe
politike, u largua përfundimisht nga Shqipëria komuniste dhe u vendos në Paris, që
më në fund të mund të shkruante në liri të plotë dhe pa asnjë pengim, politik dhe
jashtëletrar, duke shënuar kështu një etapë tjetër të shkrimit letrar prej tij. Kadare, në
këtë periudhë, iu shmang dukshëm shkollës së ndërtimit të imazhit publik të
heroizmit, si një nevojë e ideologjisë së sitemit të diktaturës, që e kishte hedhur
letërsinë ne krahët e shërbesës ndaj monizmit dhe ideologjisë së këtij sistemi
shkatërrues të qenies njerëzore, besnikërisë dhe konkretësisë historike të realitetit, për
t’i vënë përballë imazhin e letërsisë ndryshe, që tashmë ka hyrë në dëshminë e
universit letrar, letërsinë si botë paralele të realitetit.241Të vërtetës politike, nga më
tronditëset, e cila ndërtohej mbi bazën e shtrembërimit dhe falsifikimit të historisë
“Qyteti pa reklama”, ia vuri përballë groteskun e tij inteligjent, që solli një konceptim
tjetër, madje, një letërsi tipikisht të ndryshme.
Romanet e tij pas 90-tës, shënojnë një zgjerim të gamës së problematikave që
ka vënë në fokus, po kaq, edhe një pasurim të mënyrave të larmisë shprehëse, si:
tashmë u bënë epope e mrekullueshme, që zakonisht zhyteshin në zemër të një
identiteti tragjik shqiptar, i ndarë mes Perëndimit dhe Lindjes, të një identiteti të
mbrapshtë, që kishte sjellë pasoja të mëdha në fatin e kombit, madje, që e kishte
vonuar pa masë në udhën e integrimit normal me botën e perëndimit. Aty, në mes të
tjerash, theksohet mohimi i realizmit, kufiri që ndan racionalen nga irracionalja,
realen nga jorealja, fillimin mitik, shumë të hollë të ligjëruar aq mjeshtërisht në
romanet e botuara mbas viteve ’90-të. Këta romane, përgjithësisht, mund të themi se
janë të mbështjella me një tis dhe aureolë të hollë me një "realizëm magjik", madje që,
në vështrimin e kritikës dhe të studimeve letrare, kësisoj, sipas mënyrës latino-
amerikane… Proza e Kadaresë vezullon me realizmin magjik të Markezit…Një tjetër
241
Ismail Kadare, Romani 1, Onufri, Tiranë, f.43 ( parathënia nga Basri Çapriqi )

127 | P a g e
element, po kaq i rëndësishëm, si dhe më i pranishëm në krijimet në prozë të pas 90-
tës është edhe denoncimi i regjimit totalitar të Enver Hoxhës, denoncimi i krimeve të
tij nga më monstruozet, të kryera në motet e diktaturës, ndonjëherë haptas e
ndonjëherë përmes fabulës e alegorisë, si një mënyrë për të ruajtur ekuilibrin e
shkrimit letrar.
Shtrohet pyetja, madje, krejt vetiu, që megjithatë do të kërkonte shqyrtime dhe
verifikime më të plota dhe më të thelluara, se a ka ndryshuar personazhi i krijuar nga
Kadare pas viteve 90-të? Përgjigja ime, duke rrëmuar në argumente dhe në
krahasimin e personazheve para dhe pas viteve ’90-t ë, në përfundim do ishte-” po”;
ka ndryshuar imazhi i tyre, pra, edhe i romaneve të realizuara prej tij. Letërsia e
mirëfilltë, përpos të tjerash, varet shumë nga liria, nga mungesa dhe prania e saj,
sepse, siç thotë një fjalë e urtë popullore, me të drejtë: “nuk këndon biblibili po t’i
vësh sorrën afër”. Kadare, pikërisht këtë rrethanë të marrëdhënies së letërsisë me
lirinë, përgjithësisht e mohon në një intervistë të tij, krejt të zgjeruar. Ai, në mes të
tjerash, e thotë qartësisht se, letërsia ka shkëlqyer edhe pa lirinë, duke patur parasysh
kohën e sistemit monist. Kjo, s´do të thotë kurrsesi që të kemi një letërsi të zhvilluar,
mbase duhet të ëndërrojmë për të mos qenë të lirë, por megjithatë, u konfirmua edhe
njëherë tjetër, që letërsia ka ligjet e veta, të cilat nuk ndërvaren nga rrethanat politike
dhe jashtëletrare. Po sa është e mundur që këto ligje të funksionojnë drejtë, sidomos
në shtetet totalitare?
Letërsia e krijuar nga Kadare pas 90-tës, duke marrë në konsideratë qoftë tekstet e
reja, po ashtu edhe variantet e përpunuara për tekstet më të hershme, për mendimin
tim, por edhe të studimeve letrare, e shprehur në libra të ndryshëm studimor, është më
e mira, pra edhe më e arrira estetikisht. Dilemën e kësaj ideje dhe hipoteze, që në fakt
kërkon thellim të këtij argumenti, e qartësova disi, sidomos nga faktet se Kadare
tashmë është i lirë dhe ri-sjellja e veprës së tij në tryezën e debatit, ka marrë një imazh
të veçantë. Ligjërata mbi Kadarenë, që shkruan pas viteve të ’90-të, përfshin edhe
ribotimet e shumta, që ai bën dhe ato kanë një rivështrim apo rivlerësim, që e bëjnë
Kadarenë të jetë më lartë se sa kur ishte në diktaturë; ato kanë një imazh modern.
Imazhi i kësaj letërsie, të ndryshme nga romani i realizuar në kohën e monizmit,
dallon në faktin se, për këtë ndarje jo të prerë si me thikë, ekzistojnë shkaqet dhe
arsyet e thella:
E para, në kuptimin ideologjik të sistemeve politike - diktatura dhe post-
komunizmi, përfaqësojnë dy momente të ndryshme.
E dyta, po ashtu kemi një masë shkrimtarësh, romanet e të cilëve janë me njërën
këmbë në komunizëm dhe tjetrën në vitet e shpallura të demokracisë.
Letërsia e pas 90-tës nga Kadare ka fatin e saj të jetë e pasur për çfarëdo
reflektimi, eksperimenti apo lirie krijuese. Ajo është e formuar, e mirëqenë në
hapësirat e teksteve, që rrokin edhe eksperimentin; është letërsia e vërtetë e tij. Për të
dhënë në fund idenë dhe konstatimin tim se imazhi i romanit së krijuar nga Kadare
është një shkollë e madhe rikrijimi përmes përvojave të huaja, aq të shtrenjta e aq të
domosdoshme për gjuhën, modelet dhe sensibilitetet letrare, ndihmon dhe fakti se, e
njëjta gjendje, krijoi një njohje sa më intime me bagazhin e mjeteve shprehëse të
shkrimtarëve të mëdhenj, që ai i lexonte dhe ndikoi në përsosjen e konceptit mbi
letërsinë e Vërtetë.
Janë të shumta arsyet për një rilexim të letërsisë shqipe, por edhe të çdo
letërsie të shkruar në gjuhën e tjetrit për shumëçka tjetër, por sidomos, për të zbuluar
vatrat e shumëfishta, të pa vëna re në leximet fillimtare. Pra, i kemi bërë një rilexim

128 | P a g e
romaneve të Kadaresë, jo vetëm për të shkruar një punë doktorate, por para së
gjithash, një lexim të konceptuar si ndërtim, si një referencë e sigurt shkencore. Nëse i
referohemi Cvetan Todorovit, i cili thotë se, pikë së pari, ekziston teksti dhe vetëm ai,
por, duke iu nënshtruar një tipi të veçantë leximi, duke u nisur prej tij, ne ndërtojmë
një univers imagjinar242, te Kadare universi është i pafundmë dhe përherë aktual në
interpretime jopërfundimtare. Ky univers kadarean ndryshon vazhdimisht, përsa kohë
romani letrar është një botë që ndryshon, duke u vendosur në kontekste të ndryshme
kohore, historike, shoqërore, kulturore, qytetëruese, estetike etj. Çdo lexim, asnjëherë
nuk është i njëjtë. Çdo lexim është një krijim. Ndoshta, këtë më mirë e demonstron
Horhe Luis Borhesi kur merr në shqyrtim Don Kishotin e Pjer Menarit. Edhe pse
identik me Don Kishotin e Servantesit, ndryshon, për shkak të kontekstit kohor.
Ndryshimi qëndron te mënyra se si e lexojmë një vepër letrare, te koha kur e lexojmë,
hapësira, kultura jonë etj., edhe pse në çdo vepër letrare ka disa vlera të qëndrueshme
për secilën kohë dhe janë të pandryshueshme. Leximi i parë i Kadaresë, gjithmonë
ndryshon nga leximi i dytë apo rileximi. Një tjetër problem mbetet kultura e lexuesit,
studiuesit. Kjo, sepse një vepër letrare lexohet edhe nga kultura jonë. Një lexues pa
përgatitjen e duhur teorike e shkencore, nuk mëton që të dekompozojë apo
ç’kodifikojë një tekst letrar. Prandaj edhe efektet e leximit të një vepre janë të
ndryshme. Në rastin tonë, janë me sinqeritet shkencor. Lexuesi i djeshëm i romaneve
të Kadaresë mund të ketë qenë i interesuar për shtresa të tjera kuptimore të një vepre
letrare, kurse lexuesi i sotëm, mund të depërtojë në shtresa më të thella kuptimore, për
të cilat mund të mos ketë qenë i vetëdijshëm as krijuesi i saj. Sepse, “romani është më
inteligjent se sa autori” (Kundera).Si lexues të dikurshëm të Kadaresë, mund të kemi
bërë përqasje me aktualen, lokalen, kurse si lexues i sotëm, na intereson universalja.
“Shtresa aktuale e veprës është e orientuar drejt shoqërisë së caktuar, kurse
shtresat e thella janë të orientuara drejt gjithë njerëzimit, dhe veprës i garantojnë
jetëgjatësi”243.Në këtë aspekt, mund të themi se brenda një vepre letrare jetojnë e
tanishmja, kujtesa historike e njerëzimit, por edhe parashikimi i së ardhmes. Një
roman që e humb të tashmen e pakryer (Bahtin), pushon së komunikuari me lexuesin
e kohërave të ndryshme. Duke u nisur nga e sipërthëna dhe duke qenë të bindur se
tash është krijuar njëfarë distance kohore, përsa i takon çastit kur opusi i krijuesit
është përmbyllur, kemi bindjen se do të hedhim sadopak dritë mbi një krijimtari jo aq
të studiuar.
Rrethana e rileximit, në rastin e veprës së Kadaresë, pra, edhe të romaneve të
tij, bëhet e evidente, edhe për faktin se një pjesë e krijimtarisë së tij, është e
painterpretuar, ide të cilën e mbron Floresha Dado, ndërkohë që, një pjesë e madhe e
saj është keqinterpretuar, duke u lexuar në dobi të ideve dhe shenjave sociologjike,
çka ka bërë që pjesë të romaneve të tij të jenë keqinterpretuar dhe shpërdoruar, madje,
në shërbesë të ideologjisë dhe sistemit të kohës. Nëse për një pjesë të romaneve të
Kadaresë, asokohe ka patur edhe vlerësime, kryesisht, përmbajtjesore dhe
sociologjike, një pjesë e madhe e tyre, është vënë në majën e shigjetave të kritikës
zyrtare të kohës, duke e akuzuar shpesh për dekadencë dhe për devijim të vijës
ideologjike në veprën e tij.

Në raste të veçanta, sulmet e lëshuara mbi veprën e tij letrare, janë bërë shkak
edhe për ta larguar nga Tirana, në rrethet larg nga kryeqyteti, një formë dënimi kjo, që
jepej si një përpjekje për të realizuar riedukimin e shkrimtarëve, me ideologjinë e
242
Cvetan Todorov, Poetika e prozës, f.165
243
Jurij Borev, Estetika, Shkup,.f.151

129 | P a g e
kohës dhe nevojën që kishte monizmi. Rileximet, si një stuhi e letërsisë erdhën dhe u
bënë të pranishme para viteve ’90-të, pra, edhe me disa nga romanet e Kadaresë,
fillimisht, si lexime filologjike dhe rilexime joideologjike. Prania e rileximit të
Kadaresë, si në rastin tone, na del si një akt vlerësues dhe zbulues i vatrave letrare,
gjithnjë dhe vetëm në kërkim të shënjimit të vlerave të reja artistike.

Bazuar në teoritë letrare, përpos të tjerash, rileximi, është edhe një sprovë e
pranisë së vlerave, por edhe një interpretim i secilit brez për letërsinë e një kohe të
caktuar. Duke bartur këto dy atribute, pra, të rivlerësimit dhe të zbulimet të vlerave të
pranishme në tekste të caktuara, procesi i rileximit të letërsisë, pra, edhe të romaneve
të Kadaresë, merr vlerë të madhe.

Në rastin e romaneve të Kadaresë, sidomos të atyre që janë shkruar para viteve


’90-të, vlen situata e dyzuar, pra: edhe të një keqinterpretimi nga ana e kritikës dhe
studimeve letrare zyrtare, po kaq, edhe prej rrethanave që sugjeron Floresha Dado.
Romani i Kadaresë, varësisht rrethanave dhe konteksteve të mbijetesës së vet, shumë
më tepër, madje që në fillimet e veta në kohën e diktaturës, ka qenë një roman atipik.

Sipas studiueses Dhurata Shehri, në letërsinë shqipe të shkruar e botuar nëpër


‘ujdhesa’, pra, edhe pa ndërkomunikim, zë fill një farë komunikimi normal rreth
viteve 20-30, i cili mjerisht, për shumë kohë, mbeti në hapat e parë. Në motet e
demokracisë së vendosur në Shqipëri, si dhe të pavarësisë të Kosovës, po kaq edhe të
përcaktimit më të qartë të rolit dhe të peshës së shqiptarëve në trojet e tyre në
Maqedoni, ka fryrë një erë e re e zgjerimit të komunikimit dhe të shanseve, që të mos
kemi vetëm një letërsi dhe kulturë ishullore, por të rritet shumë më tepër pesha dhe
hapësira e ndikimit të saj, si një njësi unike dhe e përbashkuar, me shumë mundësi, si
një lum kulturor dhe letrar i bashkuar, që në fakt, ka unifikuar rrethanat e
komunikimit letrar.

Që prej vitit 1945, sistemi komunist dhe modeli i realizmit socialist, që ua zuri
frymën vlerave të letërsisë së të kaluarës dhe ta asaj bashkëkohore, që nuk vinte në
jetë ideologjinë e territ dhe tmerrit totalitar, e ndërpret sërish komunikimin normal
letrar të sapo vendosur, duke ndërprerë kështu komunikimin organik; një ndërprerje,
që i kushtoi letërsisë sonë kohë për tu riparuar dhe për të ecur në një zhvillim normal
të ligjërimit letrar. “Letërsia shqipe kthehet sërish në letërsi gjeografike, ujdhesash,
pa komunikim me njëra-tjetrën pas vitit 1945. Ndërpritet komunikimi me letërsinë që
shkruhet në Kosovë dhe me atë që shkruhet jashtë Shqipërisë”, thekson në mes të
tjerash në një intervistë studiuesja Dhurata Shehri.

Në këtë periudhë, ndaj veprës letrare të Ismail Kadaresë, krahas botimeve mbi
jetën dhe veprimtarinë e tij, ka patur edhe një qasje të vështrimit të rileximit, ku
rimarrja e romaneve të Ismail Kadaresë, si lexim dhe rilexim, natyrisht, e krijimtarisë
së të dyja periudhave, para dhe pas viteve ’90-të, bëhet e pashmangshme, sidomos në
situatën e verifikimit të teksteve letrare, tashmë, vetëm si shenjë artistike dhe tregues
estetik, duke mënjanuar joletraren në interpretimin dhe shqyrtimin e krijimtarisë së
shkrimtarit.

Pra, në marrëdhënie me letërsinë, kanë pak rëndësi kufijtë kohor, sepse letërsia
e madhe dhe me vlera, pavarësisht gjuhës, në të cilën lëvrohet, zakonisht aspiron
pakohësinë. Ka edhe një të vërtetë të rrokshme, tashmë mungon infrastruktura e

130 | P a g e
rrahjes së mendimeve mbi letërsinë, nivelet e saj, mbi qasjet kritike dhe studimore,
pra, metatekstet që zbulojnë dhe shenjëzojnë dëshmitë letrare. 

Liria e shkrimtarëve pas viteve '90-të e futi letërsinë shqipe në hapësirë të re të


krijimit të vlerave estetike. Liria e shprehjes, te Kadare, solli atë që pritej dhe
shpresohej, përpos të tjerash, sepse në art dhe letërsi, nuk ngjet si në jetën politike dhe
shoqërore, madje, në fakt, duke kaluar nga shkrimi bardhë e zi, nga shkrimi njëzëri,
që ishte tipik për letërsinë e realizmit socialist, në romane polifonike, pra, realisht,
është po ai spektër ngjyrash e kuptimesh të llojllojta. Në veprën “Intertekstualja dhe
disidentja”, te “Dimri i vetmisë së madhe”, studiuesi Met Dervishi provon
shkencërisht se ajo çka e bën unik Kadarenë, është polifonizmi ose dialogjizmi i
veprës së tij. Le t’i shtjellojmë arsyet, gjithnjë duke u bazuar tek përfundimet e këtij
autori, si dhe duke iu referuar kryesisht M. Bachtinit për polifoniken/dialogjiken dhe
pse te Kadareja polifonizmi është unik. Bachtin e konkretizon konceptin e tij të
dialogjikes te Dostojevski, ndërsa studiues të tjerë, te Xhojsi etj. Sipas tij, gjithë
personazhet kryesorë të Dostojevskit janë “njerëz-ide”. Por, kushti që i jep jetë
imazhit të idesë te Dostojevski është kuptimi i thellë i natyrës dialogjike të mendimit
njerëzor, i natyrës dialogjike të “idesë”. Gjithnjë sipas Bahtinit, ideja, siç e sheh atë
artisti Dostojevski, “nuk është një formacion subjektiv psikologjik-individual me ‘seli
të përhershme’ në kokën e njeriut, ajo është interindividuale dhe intersubjektive dhe,
sfera e qenies së saj, nuk është ndërgjegjja individuale, por bashkësia
dialogjike/polifonike ndërmjet tyre. Ndërkaq, sipas N.F. Alapatit, në punimin e tij për
polifoninë e Xhojsit, në romanin polifonik “karakteret kanë liri maksimale, çka u
lejon të diskutojnë me njëri-tjetrin, madje dhe me vetë autorin”, çka parakupton që
autori në romanin polifonik është orientim ndërmjet orientimeve të tjera”.
Por, në dallim nga polifonikja te Dostojevski apo Xhojsi, Kadare është unik në
dialogjizmin/polifoninë e tij. Pse? Së pari, se në tekstet e Kadaresë, ndryshe nga
paraardhësit e tij të mëdhenj, autori tërhiqet në skemën e tij krijuese. Te Kadare
horizonti i autorit del në përgënjeshtrim të vetvetes. Ky mekanizëm stilistik tek ai,
krijon kushtet për arritjen e nivelit më të lartë të romanit polifonik, kontrapunktin
(zëra të ndryshëm që këndojnë me një motiv të caktuar).

Gërshetimi i etikes me estetiken, joletrares me letraren, dhe sidomos, refuzimi


estetik i së dytës në emër të së dytës, pra, të estetikës dhe letrares, pothuajse është
shndërruar në një rregull të pashpallur në rileximet tona për romanet e Kadaresë, qoftë
në shkrimin letrar dhe po kaq, edhe në metatekstet kritike dhe studimore. Për kritikën
letrare lidhur mbi veprën e Kadaresë, do të shkruhet dhe botohet jo pak, besoj, se nuk
janë të paktë autorë-kadareologë, por problematik mbetet ende edhe sot e ,gjithë ditën,
fakti që mungojnë qasje të reja; më shumë rimerren idetë e tjera, duke i shndërruar
studimet mbi Kadarenë në një metashkencë, në mendime të vjetra, të veshura me
kostum të ri.

2. Personazhi i Kadaresë – një lexim semiologjik

131 | P a g e
Të Kadare ka një linearitet narrativ që shpeshherë bie ndesh me jolinearitetin
polisemik, i cili mund të imagjinohet si një strukturë e thelluar, që i ofrohet lexuesve
në nivele të ndryshme. Nëse e mendojmë romanin e Kadaresë si një tekst polisemik,
del se ai, në përgjithësi, karakterizohet nga: diskontinuiteti narrativ. Ky tipar vjen nga
i njëjti "burim", si shumësia e kuptimeve që dalin dhe zhvillohen përmes personazhit.
Ndërsa nivelet kuptimore shtohen, ato ndihmojnë në prishjen e unitetit narrativ.
Fragmentarizimi i narracionit te Kadareja, është aryseja që e bën të pamundur
mbylljen/fundin e romanit, sepse mbyllja kërkon një progres të identifikueshëm të
ngjarjeve, që vepra të tilla nuk e kanë. Ekzistojnë dy modele të kritikës bashkëkohore,
që trajtojnë poliseminë dhe mungesën e mbylljes së tekstit.a) Modeli i U. Eco-s, i
emërtuar si “teksti i hapur”, lidhet me “pluralizmin”(shpesh kontradiktor) të
përfundimit të tekstit. Në tekste të tilla, lexuesi lihet i lirë për të zgjedhur fundin që i
përshtatet, në bazë të nivelit strukturor të tekstit, në të cilin ai bën pjesë. Roli i gjuhës
në tekste të tilla, është shumë i rëndësishëm; dykuptimësia ose shumëkuptimësia
përcakton mungesën e mbylljes së tekstit. b) Modeli i Roland Barthes-it. Në esenë e
tij S / Z, Barthes-i identifikon disa tekste si të shkruara (scriptible) dhe disa të tjera si
të lexueshme (lisible). Një tekst i shkruar është polisemik, dhe si i tillë, "ai nuk ka
fillim, as fund, por është i “kthyeshëm” [fundi mund të merret si fillim dhe vice versa,
atij mund t’i qasemi nga hyrje të ndryshme, ku asnjëra prej të cilave mund të mos jetë
e deklaruar si kryesorja". Kjo ide mbrohet edhe nga U. Eco; në Semiotics and the
Philosophy of Language, ai argumenton se: Bibla, njësoj si gjithë tekstet e shenjta,
është shumë polisemike.244 M R. Barthes-i pohon, se tekste të tilla nuk kanë një
strukturë, gramatikë a logjikë narrative, ndaj tekste të tilla gjenden rrallë. Modeli i R.
Barthes-it njësoj si modeli i U. Eco-s, sugjerojnë se prania e një sërë kuptimeve
brenda tekstit (disa prej të cilëve, edhe kundërshtues të njëri-tjetrit), “minojnë”
strukturat tradicionale narrative. Sigurisht që, teksti polisemik në rastin tonë, romani i
Kadaresë, nuk është detyrimisht produkt i letërsisë moderniste dhe postmoderniste.
Në esenë e famshme Letërsia si fakt semiologjik, të Jan Mukarovskit, përpos të
tjerash, tregohet qartë edhe ndërlidhja mes letërsisë dhe semiologjisë, si një aspekt që
vendos marrëdhënie të reja në mes tekstit dhe gjithë situatës tekstologjike. Ai bën një
hulumtim të thellë dhe të hollësishëm semiologjik të letërsisë, me qëllim që të
theksojë dhe të na bëjë të qartë rëndësinë e disa çështjeve semiologjike, të cilat janë
pika referimi për studime të mëtejme. Eseja, në fakt, është fjalimi i tij i mbajtur në
Kongresin ndërkombëtar të filozofisë në Pragë në vitin 1936, një fjalë programatike,
ku hidhen tezat më të qarta për tiparet e semiotikës. Që t’i afrohemi më shumë tezës
së tij, që ka të bëjë me vetë thelbin e studimit të letërsisë në këtë kohë, mendova që ta
zbatojmë atë metodë efikase në interpretimin e tekstit në një interpretim të romanit të
Ismail Kadaresë, autorit që krijoi letërsi të mirëfilltë në gjuhën shqipe, si dhe përmes
përkthimit, letërsi botërore. Semiologu Jan Mukarovski, vëren, me të drejtë se, vetëm
baza e vetëdijes individuale e krijon më në fund shenjën… Si pasojë e kësaj rrethane,
unike dhe të patjetërsueshme, problemi i shenjës bëhet edhe më i rëndësishëm dhe po
kaq, edhe më aktual, shkaku se “ku çdo përmbajtje shpirtërore e cila i tejkalon kufijtë
e vetëdijes individuale, ajo më fiton natyrën e shenjë” – thotë Mukarovski. Kjo situatë
teorike, përgjithësisht, ndodh edhe me personazhin e Kadaresë, një shenjë e
pranishme në strukturimin dhe konceptimin e tij, shkrimtarin, për të cilin studiuesi
Shaban Sinani, në mes të tjerash, thotë: si ishte një dritare mes dy botësh245... dhe ky
medium ishte personazhi, ishte diskursi i tij, ishte kultura e tij.... Shumica e

244
Bartes, Roland. (1975). S/Z. Neë York: Hill and Ëang, 5.
245
Shaban Sinani, “Një dosje për Kadarenë (II)”, Albas, Tetovë, 2005, f. 29

132 | P a g e
personazheve kadareane tejkalojnë, siç vihet re nga ana e jo pak studiuesve të tjerë të
veprës së Kadaresë, rëndomtësinë e personazhit, përgjithësisht, thjeshtësohen,
komplikohet, tjetërsohen, ndryshojnë, metamorfozohen në të tjerë, pra, vjen një
moment që ata bëhen shenjë.
Për hulumtimin edhe më të thelluar të kësaj natyre, na vjen në ndihmë
shkenca e shenjave (semiologjia, sipas Sosyrit dhe sematologjia, sipas Bilerit), e cila
duhet njohur mirë e thellë, në të gjitha arritjet dhe gjurmimet, dhe pastaj, e njëjta
tipologji, të përpunohet në gjithë shtrirjen e saj, në të gjitha rrafshet studimore, jo
vetëm në atë rrafsh të shqyrtimeve semiotike...
Në rastin tonë, kuptohet se qëllimi i hulumtimit është, po ashtu, edhe
interpretimi semiologjik i letërsisë së shkruar në prozë të Kadaresë.
Kjo punë do të quhet e pranuar dhe e mbyllur, në kushtet kur arrihet në
përfundim të plotë, mbi implementim e kësaj optike në studimet letrare, e pastaj, në
rrethanën e evidentimit të figurave të realizuara nga shkrimtari, që formësohen nga
zbulimi i shenjës së pranishme në veprën e tij. Ekziston, po ashtu, një grup shkencash,
që dihet se kanë një interesim të veçantë mbi problematikën e shenjës, (ngjashëm si
dhe për problemin e strukturës dhe të vlerësimit, të cilat janë mjaft ngushtë të lidhura
më problemin e shenjës, që tregojnë se “romani letrar është njëkohësisht edhe shenjë,
strukturë dhe vlerë”.) Këto, në fakt, janë të ashtuquajtura shkenca shpirtërore
(Geistesëissenschaften, sciences morales), të cilat përgjithësisht, punojnë me
materialin, i cili më shumë ose më pak, ka karakter të mirëfilltë shënjues, falë natyrës
dyzuese në botën e ndjeshme dhe në vetëdijen kolektive. Pikërisht, kur jemi te
romani, si gjini letrare dhe po kaq, edhe si tipologji shkrimi, i gjejmë më të theksuara
këto piketime.
Personazhi, si shenjë te Kadareja, shfaqet kudo në shkrimet e tij, në morinë e
romaneve të shkruara prej tij. Të realizosh dhe tipizosh personazhin e Kadaresë si
shenjë, pra, kuptohet në romanet e tij, dhe të hamendesh pastaj se, pikërisht, këta
personazhe mund t’i llogarisim si shenja, së pari, duhet njohur thellësisht semiologjia,
ose shkenca e shenjave, por ndërkohë edhe teoritë e shumëfishta të personalitetit...
Semiologjia, përgjithësisht, na mëson dhe na jep informacion të plotë për shenjën,
ndërsa teoritë më të përhapura për karakterin e personazhit, specifikat e tij shpirtërore,
krijojnë hapësirën e nevojshme për të hyrë, marrë informacionin për zbërthimin e tyre
në të dy përmasat, pra, edhe të shenjës, por edhe të mishërimit të tipareve të
personalitetit. Por, studimi ynë, që ka në qendër personazhin në disa nga romanet e
Kadaresë, do të bazohet kryesisht në gjetjen dhe tipizimin e personazhit - shenjë të
disa prej romaneve, nga leximi dhe rileximi i të cilëve, gjykojmë dhe kuptojmë se
është më i theksuar, pikërisht, në ata, ku kjo mënyrë e skicimit, pra skalitja e
personazhit si shenjë unike dhe e vetëmjaftueshme, është më tepër e kristalizuar.
Kadare, pa mëdyshje në gjithë romanet e veta, por ndërkaq edhe në tregimet e
gjata të tij, përgjithësisht, ofron një gamë të gjerë personazhesh, si të thuash, një galeri
personazhesh të llojllojshme. Identifikimi i disa personazheve si shenjë, është paksa i
vështirë, sepse të studiosh veprën letrare përmes semiologjisë, do të thotë të
identifikosh diçka me shenjën, me anën tjetër të medaljes, e kur kjo ndodh me
personazhin, i cili bart ngarkesën kryesore të shënjimit unik, të botës dhe rrethanave e,
sidomos, të vizatimit të personazheve, si shenja të këtilla, përpos të tjerash, duhet
thellim i madh në vepër, dhe në mënyrë të veçantë, duhen dije teorike të gjera, të
rrafsheve semiologjike, antropologjike dhe, pse jo, edhe psikologjike.

133 | P a g e
Cilët janë personazhet-shenja në prozën e Kadaresë? Përgjigjen e kësaj
pyetjeje thelbësore për të krijuar idenë fillestare dhe përfundimtare, mundet ta japim
vetëm pasi jemi thelluar në leximin dhe rileximin e magjisë letrare të tij. Në cilët
romane, vjen krejt natyrshëm pyetja e dytë, po kaq thelbësore sa edhe e para mbi
tipizimin e tyre krejt të përveçëm në personazhe - shenja dhe personazhe - kode? Po
personazhi i Tjetrit? A përfaqëson tjetri vetëm ndryshmin, apo përfaqëson një kulturë,
një civilizim, një botë tjetër, më të madhe se sa kaq?… Janë këto vetëm disa piketime,
mbi të cilat do të parashtrohet edhe tema në fjalë, që ka vënë në qendër personazhin si
shenjë. Për këtë rast, marrim për bazë përkufizimin e famshëm të dhënë që në
Mesjetën Skolastike, që megjithatë gjendet edhe në shumë manuale, sipas të cilit: ‘një
shenjë është diçka që të çon te diçka tjetër’.
Disa nga romanet e Kadaresë, ngërthejnë dhe shpalosin në poetikën e tyre një
galeri të gjerë personazhesh, që kanë vizione të pasura bashkëkohore, po ashtu, edhe
personazhe të larmishëm, që përgjithësisht, në hapësirat e teksteve letrare, zakonisht,
përçojnë ide dhe mesazhe universale. “Megjithatë t’i japësh jetë qindra e qindra
personazheve, të shtrihesh tejembanë në epoka e qytetërime të ndryshme, të shkelësh
vende e popuj me zakone e kultura nga më të papërqasurat, nuk është thjesht guxim
turistik. Mund të ndodhë që mos të jesh në gjendje t’u thuash ‘mirëmëngjesi’ njerëzve
që takon rrugës e jo më t’u zbërthesh shpirtin. Kadare ka ditur t’i ulë ata në qelën e
rrëfimit”.246Ky përfundim studimor, mbi atë botë të universit të personazheve të
krijuara nga ana e Kadaresë, si dhe hapësira e pamatshme ku ata gjezdisen, është njëri
nga përfundimet më të qëlluara, sa i përket nivelit të përfaqësimit, e po kaq, të
tipareve që bartin dhe përçojnë në këto tekste.
Personazhi i krijuar nga ky kolos i letërsisë shqiptare dhe asaj botërore, në të
gjithë harkun e këtyre viteve, e po kaq, në morinë e teksteve letrare, zakonisht, shfaqet
si shumëdimensional dhe si një shenjë mjaft komplekse, duke na dhënë kështu përmes
tyre imazhin gri të realitetit, tejet kompleks të shoqërisë shqiptare, që përpos se e
larmishme, në shumicën e vetë, vjen edhe si e ndërlikuar. Gama e madhe e
personazheve të romaneve të tij, në shpalosjen e tipareve më përfaqësuese, i takon jo
vetëm botës së sotme shqiptare, por edhe asaj botërore; kryesisht, janë personazhe
historike dhe personazhe mitologjike, biblike dhe folklorike 247, personazhe që ri-
semantizohen nga literatura klasike (greke, romake, botërore) 248, janë personazhe –
shenja dhe personazhe - kode… Janë shenja, në kuptimin se shënjojnë realitete,
kultura, mentalitete të caktuara të hapësirave, ku edhe lëvizin protagonistët kryesorë
të këtyre aktorëve të pyllit letrar të Kadaresë; ndërkaq, janë kode, sepse mbi të gjitha,
janë të mistershëm dhe tepër të vështirë për t’u dekodifikuar, në atë që përcjellin.
Leximi i tyre do njohje të thellë…
Koncepti i “personazhit - shenjë” në fakt, është i bashkëlidhur, madje, deri në
pashqitshmëri, me atë të “personazhit-kod”, në kuptimin që, për sistemet e ndryshme
të shenjave që përshkruam pak më parë, një shenjë është shenjë, vetëm, nëse
korrespondon me karakteristikat e kodit që e gjeneron dhe shqipton. Nga kjo rrethanë,
ia mbërrijmë që të kuptojmë dallimin mes një personazhi – shenjë dhe një personazhi
– kod...
Një KOD në kuptimin e tij të mirëfilltë, por edhe në atë aspekt që përçon në
një tekst letrar, na lejon të bëjmë:
246
Tefik Çaushi, “Fjalor i personazheve”, Shtëpia Botuese Enciklopedike, Tiranë, 1995, f. 9
247
Të tillë personazhe greke, mitologjikë, biblikë etj, gjenden tek romani Përbindëshi.
248
Te romani, Koncert në fund të dimrit, përmenden Makbethi, Dunkan etj.

134 | P a g e
a. të njohim një shenjë si shenjë e këtij sistemi semiotik;
b. të prodhojmë shenja të tjera me të njëjtat karakteristika;
c. të përshkruajmë shenjat e huaja për atë sistem;
d. të vendosim, në kuadër të shenjave të parashikuara nga ai sistem,
korrespondencat mes elementëve të shprehjes dhe atyre të përmbajtjes;
e. të tregojmë modalitetete kombinimeve të shenjave mes tyre.

Këtej e tutje termat “kod” dhe “sistem shenjash”, për lehtësi dhe pse janë e
njëjta gjë, si faktim dhe kuptim i dukurisë, do t’i përdorim si sinonime të njëri-tjetrit.
Një kod i këtillë, zakonisht merret me një univers përmbajtjeje specifike, që jo
gjithmonë është i këmbyeshëm me kode të tjera, të pranishme. Në këtë mënyrë, nivele
të ndryshme domethëniesh dhe strukturash, bashkohen krejt natyrshëm në nivelin e
materialit tërësor artistik brenda një sistemi marrëdhëniesh dialektike të kodeve me
mesazhin estetik.249
E para prozë e Kadaresë është skica me emrin ‘Kusari” (1962) dhe pa asnjë
dyshim më e mbramja, romani “Hija” (1994, i botuar në frëngjisht). Midis këtij harku
të gjatë kohor, Kadare u dha frymë dhe jetë një varg personazhesh të kohëve të
ndryshme të historisë, madje, edhe të parahistorisë. Në trilogjinë“Prometheu” dhe në
tregimin “Ëndrra mashtruese”, që të dyja shënjojnë personazhe të mitologjisë greke,
pra, të një kohe tepër të largët, e dyta madje, vjen me një animizim. Këtu e kemi edhe
një roman të shkëlqyer të Kadaresë, me titullin “Përbindëshi”, i cili, ndonëse si
veprimi zhvillohet në kohën e sotme, në hapësirën e tekstit të vet, evokon mjeshtërisht
gjithashtu edhe imazhin e luftës së Trojës, kohën 1200 vjeçare para Krishtit.
Këtu kemi edhe personazhin historik, pra, që ka të bëjë me një kohë të
dokumentuar si histori. Edhe personazhi mesjetar lehtësisht gjendet në disa nga
romanet e tij, si: “Muri i madh”, “Kështjella”, “Pallati i ëndrrave”,
“Qorrfermani”..., të cilët paraqesin një botë tjetër, po kaq të madhe, një botë që bart
mistiken dhe enigmën. Personazhi kombëtar, një tip tjetër personazhi, ndërkaq,
gjendet në romanet, që për bazë tematike, kanë Rilindjen Kombëtare, që solli rilindjen
tërësore, të gjuhës dhe historisë, të kombit dhe popullit tonë. Të tillë romane që kanë
të mishëruar një përmasë të këtillë, janë: “Dosja H, “Prilli i thyer” dhe “Viti i
mbrapshtë”. Në këta romane ndeshim në përpjekjen e madhe për ta vënë qenien
shqiptare në binarët e mbijetesës, duke larguar të gjitha pengesat e mëdha, të
kohërave, të vetes dhe të të tjerëve. Personazhi antikomunist, ose antifashist gjykojmë
se është më i pranishëm në romanet “Gjenerali i ushtrisë së vdekur, “Nëntorit të një
kryeqyteti”. Mund të themi pa frikë se, në këto dy romane, koha e luftës, vjen e plotë
me anë të personazheve, të cilët, në fakt, janë të skalitur mjeshtërisht.
Të kësaj kohe dhe kësaj natyre janë tregimet “Koha e shkrimeve” dhe “Koha
e dashurisë”. Koha e socializmit, si rend dhe sistem, gjithashtu, pasqyrohet në disa
aspekte dhe shënjohet përmes disa tipeve të personazheve romaneske, si te: “Dimri i
madh”, “Muzgu i perëndive të stepës”, ”Koncert në fund të dimrit”. Na duket
normale t’i referohemi pikërisht edhe Kadaresë – librit ‘Koncert në fund të dimrit”, të
cilit i referohet autori i shkrimit, kur e akuzon ambasadorin për ‘kinezëri’ – duke mos
qenë në gjendje as të vëmë re se shkrimtari ka qëndrime raciste të shumta në librat e
tij e jo vetëm ndaj kinezëve, siç ka me tepri libri në fjalë. Këto janë haraçet e shumta
të izolimit nacional-komunist. Kjo është kultura jonë e trashëguar”. Kaq them unë e
249
Umberto Eco, Struktura e papranishme, Dukagjini, Pejë, 1996, fq.83

135 | P a g e
këtu s’ka asgjë të keqe, që të lërë të kuptojë se frymëzuesi i racizmit tonë na qenka
Kadareja! Me duket se edhe vetë Kadareja pretendon ca si tepër edhe në të keq të fatit
të qenies. Si për të provuar këtë humbje të madhe të kontaktit të ashpër me realitetin,
ca më poshtë ai vazhdon e thotë, si pa të keq, se na qenka akuzuar si një shkaktar i
ftohjes me kinezët dhe se tani po u akuzuaka se po nxitka ftohjen me amerikanët!

Njohësit e historisë, sidomos të kohës moderne, e dinë se si ka ardhur prishja


me Kinën dhe nuk i ka shkuar ndër mend t’ia veshin, pikërisht, këtë përgjegjësi,
Kadaresë, kurse ai po na ftohka me “partnerin strategjik”, siç i quan SHBA në letrën e
tij, mos o Zot, s’i ka shkuar ndër mend njeriu ta akuzojë asnjëherë. Kinezeria si teori
dhe praktikë, lindi tek kjo që sapo thashë, por përhapjen dhe peshën e vërtetë në
popull dhe lartësimin e saj si shprehje, e ka bërë Kadare, me romanin e tij : “Koncert
në fund të dimrit”. Kjo psikozë, ka qëlluar, po ashtu, që të jetë e pranishme edhe në
interpretimet e bëra romanit nga ana studimeve letrare, brenda dhe jashtë vendit.
Gjithashtu, shpeshherë, ky shpjegim ka qenë i pranishëm edhe në jetën e përditshme,
në mënyrën e jetesës, e cila ka qenë jo pak e pranishme në jetën tonë, në sistemin e
diktaturës, fill pas prishjes së marrëdhënieve me kinezët.

Dhe nëse në jetën tonë do të vijojmë të themi qe kinezëria, nga disa, shikohet
si diçka vetëm ideologjike, pra, që ka të bëjë me sistemin e kaluar, me kohën kur
komunizmi ishte ulur këmbëkryq në jetën tonë, po ua them unë fare hapur se gabohen
rëndë, madje, gabohen aq sa, nuk tregohet me fjalë. Sepse, asokohe kinezëri, pra, një
gjë e mbrapshtë që u përket vetëm atyre, u quajt dhe ardhja në Shqipëri e një ngarkese
me bilbila (d.m.th u ngatërruan bilbilat e dritareve me bilbilat që fryjnë) duke krijuar
kështu një keqkuptim shumë të madh, dhe tashmë të mos i numërojmë gjerat pa fund
të thëna në atë kohë, pa kohë, në atë kohë mizerabël, kur jeta e qenies shqiptare kishte
marrë udhë të vështirë, por që vetëm në art, pati një fuqi të jashtëzakonshme, një fuqi
e ngritur vetëm nga Kadare, me romanin e tij “Koncert në fund të dimrit”.

Kush ironizoi kaq në thellësi të thelbit të tyre, sidomos me thënien e Maos, kryetarit
më jetëgjatë të P. K. Kineze, që shqiptarët në përgjithësi, do të mallkojnë veten e tyre,
në jetë të jetëve, që kërkojnë të ngrenë një Metalurgji? Një kombinat metalurgjik që
mori me dhjetëra jetë njerëzish, me dhjetëra hektarë tokë, dhe ndoti për tmerr qytetin
e Elbasanit dhe të rrethinave përqark. Kadare, një nga shkrimtarët që ndërton tablo të
gjera epike, bazuar në të vërteta, të cilat i përpunon dhe realizon romane të
jashtëzakonshëm letrar, sepse për atë kohë duhet të ishte në vërtetim e sipër, sidomos
thënia e Enverit, një personazh i pranishëm edhe në faqet e këtij romani, që ngritja e
Kombinatit metalurgjik, është çlirimi i dytë i Shqipërisë, është një situatë, ku
bashkëlidhen tragjikja dhe komikja e kohës së diktaturës. Prania e këtyre
personazheve realë të kohës së sistemit monist, në fakt, e vendos romanin në një sfond
të shkrimit realist të letërsisë, por njëherësh, aty kemi edhe një shkallë të lartë të
përpunimit dhe kondensimit artistik, që bën të shpalosen vlera të shumta, të
mbijetesës së qenies shqiptare, sidomos në kohën moderne.

Kadare, me jetën dhe veprën e tij, e sidomos me romanet, ka vënë në qendër


kohën, sistemin monist, një paraqitje të qëndresës së shqiptarëve, përballë furtunave të
kohës, e sidomos të atyre bashkëkohore, në përplasje me rusët dhe kinezët.

136 | P a g e
Me përjashtim të fare pak romaneve, në të gjitha romanet e tjera, janë të pranishëm
personazhe të huaj250.
Teksti kadarean, në shumicën e romaneve të tij, përpara dhe pas viteve ’90-të,
përgjithësisht, i paraqitet lexuesit si një bashkësi shenjash e kodesh të mirëfilltë të
shenjimit etik dhe estetik, që në të shumtën e herave paraqiten përmes personazhesh të
llojllojta, të cilët bartin psikologjinë e kohës, por edhe tiparet estetike që ua ka veshur
autori. Këto shenja të larmishme të shpalimit artistik, kanë një vlerë denotative
gjuhësore, imazhologjike, porse edhe kulturore, dhe në të njëjtën kohë, gjatë
kombinimeve të ndryshme mes tyre, ato japin edhe një vlerë tjetër shtesë, pra, vlerën
konotative.
Nëse Kadare është garantuesi i krijimit semiotik të tekstit, lexuesi është
garantuesi i veprimit semiotik të tij.
Shënjuesit, zakonisht do të mbesnin si shenja të zeza në një fletë, nëse leximet
nuk do t’i jepnin atyre funksionin e vërtetë shenjor, që dihet se buron vetëm nga
zbulimi i tyre. Shenjat e larmisë tekstore, zakonisht, dalin përtej potencialit të tyre,
pra, më së shumti kthehen në shenja vepruese vetëm gjatë (dhe falë) leximit të një
teksti të caktuar. Çdo lexim i një teksti jo bashkëkohor është një lexim i shumëfishtë,
me disa plane zbërthimi, pasi lexuesi në shfletimin dhe shijimin e një teksti, përpos të
tjerash, riaktualizon kuptime, që pjesërisht kanë hyrë në kulturë, si dhe në kulturën e
tij nëpërmjet leximeve të mëparshme (kod – idiolekt - kod).
Prozën e Kadaresë, sidomos personazhin e saj, fare natyrshëm, mund ta konsiderojmë
si një perde shenjore. Përpara saj (kronologjikisht), pra kësaj perdeje shenjore, e cila
përbëhet nga një mori shenjash, ndërkaq qëndron impenjimi i dërguesit për të
përkthyer dhe përthyer kuptimet e shumëfishta, tashmë, në shenja letrare.
Pas atij momenti thelbësor në përçimin e vlerave shënjuese të teksteve të
autorit, qëndron edhe impenjimi i marrësit, i cili mundet që të jetë i ndryshëm dhe i
ndryshueshëm, vetëm e vetëm për të rekuperuar kuptimet e shumta dhe të
shumëfishta, që janë brenda shenjave të larmisë shkrimore të shpalosura në romanet e
Kadaresë. Sidoqoftë, në varësi të tipeve të ndryshme shkrimorë të romaneve të
shkrimtarit, zakonisht, shpalosen edhe modelet e kritikës tekstore, të cilat janë
përgjithësisht modele leximi, të kohëve dhe përvojave të ndryshme, por njëherësh
janë edhe tipet më të përhapura të zbulimit të shenjave të shqyrtimit semiotik. Një
model leximi dhe interpretimi, unik dhe tejet të vlertë, të veprës së Kadaresë, pra, të
romaneve, të larmisë së shkrimit të tyre, ndërkaq, na ofron edhe metoda semiologjike,
me të gjithë treguesit dhe tipologjinë e vetë, e cila zakonisht, e paraqet letërsinë si një
fakt semiologjik, pra, i pranisë së kaq shumë shenjave, pa të cilat, nuk funksionon
vetë letërsia si e tillë.
Romani e Kadaresë duhet kuptuar si një sistem i hapur shenjash...

3. Analizë krahasuese e personazhit të Kadaresë dhe Starovës

Ajo që e afron më shumë Prillin e thyer me Kohën e dhive, është, për


mendimin tim, përmasa e tyre universale, ndërtimi i tyre i ngjashëm si "roman i
personazhit", tragjikja e personazhit, kompozimi polifonik i përshkruar nga rishfaqja
në forma të ndryshme etnografike, kanunore, mitike dhe ideologjike.
250
Tefik Çaushi, “Kadare, fjalor i personazheve”, Shtëpia Botuese Enciklopedike, Tiranë, 1995, f. 13

137 | P a g e
Për veprën e Ismail Kadaresë, studiuesi Ymer Çiraku thotë se: “Pena e tij
krijon thyerje me stilet e narracionit të letërsisë së traditës, duke ardhur më e
fuqishme, më e koncentruar dhe me prirje ekzistencialiste. Nga vepra në vepër,
Kadare bëhet një eksplorator i thelbeve ekzistenciale të individit dhe kombit, në
rrafsh horizontal e vertikal, me përsiatje dhe makro e mikrostrukturime
stilistike,  gati marramendëse.”.251
Për veprën e Luan Starovës studiuesi Fatmir Sulejmani thotë se: ”shumë
romane të Luan Starovës (Koha e dhive, udha e ngjalave, Muzeu i ateizmit, Kurbani
Ballkanik…) përmbajnë metaforën e flijimit që te shqiptarët edhe ballkanasit prek
dimensionet e një sindromi. Në këtë aspekt, ata paraqesin një lloj vazhdimësie të asaj
që ka shkruar e shkruan Ismail Kadareja në romanet e mirënjohura anekënd botës, si
“Prilli i thyer, “Kështjella”, Vajza e Agamemnonit”…252
Kadare dhe Starova kanë një afri lëndore në aspekt të tragjikes së personazhit.
Një analizë e tillë erdhi vetvetishëm, pas leximit të romanit Koha e dhive të autorit
shqiptar nga Maqedonia dhe romanit Prilli i thyer, të Kadaresë. Ideja e flijimit
ndërlidh dy autorët dhe dy veprat. Gjykoj se, këta dy autorë, kanë personazhe, të cilët
ngrihen mbi tipare të përafërta; meritojnë studime krahasuese.
Të romani Koha e dhive personazhi më i bukur i Starovës (për mendimin tim)
shfaqet si një tip personazhi popullor, i dashur, me emër simbolik Çanga. Te romani
Prilli i thyer i Kadaresë, shfaqet personazhi i Gjorgut, i cili në anën tjetër ka një
anonimat, nëpërmjet të cilit përgjithësohet dukuria e njohur për lexuesin e romanit të
Kadaresë: pushteti totalitar. Kategoria e së keqes, që më pas do prodhojë dhe flijimin,
është prezente gjatë gjithë rrëfimit, e karakterizuar nëpërmjet gjendjes amorfe, në të
cilën ndodhen personazhet dhe me një shtresëzim simbolik të shprehur përmes
personazhit. Ideja e veprës letrare del, pikërisht, nga këta romane se “gabimi dhe
çmenduria e regjimit, gjenden më shumë në zanafillën prej nga ka lindur diktatura,
sesa në diktaturën vetë”, dhe kjo ide e bën që personazhi të mos marrë trajtë fluide.
Kjo e keqe vesh personazhin me ngjyrat komuniste të luftës së klasave, dhe herë- herë
përshfaq ngjyrat (e fshehura) perandorake osmane. Pikërisht, për shkak të gjerësisë së
shpërndarjes së të keqes karakterizuese për dy personazhet e dy romaneve, heroi është
i destinuar të përfundojë tragjikisht.
Në të dy romanet jepet në formë simbolike lufta njeri-pushtet, e cila nuk
përvijohet si përpjekje don-kishoteske tipike ballkanike ndaj mullinjve të erës, por si
aktivizim i së drejtës natyrale të njeriut për të mbrojtur „jetën‟ që po ia marrin. Jo më
kot, personazhi tragjik te romani Koha e dhive mbart dy emra, të cilët nuk kanë të
njëjtin funksion. Çanga dhe Dhiari i madh përdoren në kohë specifike, gjatë rrjedhës
narrative. Karakterizimi i personazhit përmes emrit, është një vlerë e përbashkët e
romaneve të të dy autorëve. Në rastin e romanin “Koha e dhive”, personazhi ka: emrin
e parë (edhe pse është pjesa e identitetit „si-human‟ të personazhit), që përdoret vetëm
në situata të caktuara intime, ku përfshirja dhe shkëmbimi emocional mes qenieve
njerëzore është i pritshëm dhe shumë normal. Kështu, për babanë-personazh, heroi
emërtohet Çanga. Ky emër simbolik, ka funksion të vogël, në krahasim me idenë dhe
mesazhin e madh që përcjell nëpërmjet emrit tjetër Dhiari i madh. Në të tilla raste,
karakterizimi përmes emërvënies, nuk është në bazë të një atributi pothuajse arbitrar
(emri që ta vendosin të tjerët, kur lind), por nëpërmjet rolit dhe funksionit që ai ka, në
zhvillimin e narracionit. Dhiari i madh përfshin që në emrin e vet disa tipare të
251
Ymer Çiraku,. Shqyrtime kritike nga historia e letërsisë shqipe.Vepra e Kadaresë si
faktor emancipimi në letërsinë shqipe.Albas, 2011, fq: 115
252
Fatmir Sulejmani, Saga Ballkanike e Luan Starovës – një lexim hermenautik, Brezi9, Tetovë, f. 18-
19

138 | P a g e
rëndësishme; së pari, marrëdhënien me natyrën. Vetë emërtimi dhiar, tregon qënien
njerëzore në funksion të dhive. Kalimi i këtij emri nga sfera e të përgjithshmes, tek
emrat e përveçëm, së pari, dhe epiteti i madh, së dyti, e vendosin Çangën në
funksionin e një prijësi, udhëheqësi, mbrojtësi të natyrës, që ka shumë mundësi i njëjti
të denatyrizohet në diktaturën postkomuniste. Duke vazhduar skemën narrative, sipas
modelit aktancial të J. Greimas-it, shohim se si personazhet marrin identitet, funksioni
i të cilëve është rreth heroit, nëna, fëmija-rrëfimtar, dhiarët e tjerë (që luajnë rolin e
ndihmuesve), ndërsa shuhen në mjegull penguesit, të paraqitur simbolikisht,
nëpërmjet regjistruesve, ushtarëve, etj. Autori shqiptar Luan Starova, me paramendim
ia vesh të keqen personazhit (që në roman korrespondon me antagonistin, penguesin)
me fluiditetin e të paqartës, sepse qëllimi i tij nuk është një kohë specifike, por koha e
diktaturave në përgjithësi, kudo ndodhshin ato, një shenjë e rëndësishme që i jep
romanit vlerë të gjithëkohëshme... Kjo kohë, mund të konsiderohet si substrat, që
fshihet nën modelin e perandorisë osmane dhe aktivizohet më pas në forma të
ndryshme. Sipas kësaj logjike, personazhi i babait është heroi i dytë i romanit, një
hero i pazakontë në letërsinë shqiptare, madje jo i shpeshtë edhe në letërsitë e
shkruara në gjuhën e tjetrit. Ai karakterizohet nga një qetësi e heshtur, punë e
vazhdueshme, dije të jashtëzakonshme enciklopedike dhe përpjekje për të mbrojtur
familjen e tij (por jo vetëm), nëpërmjet deshifrimit të kodeve të errëta të historisë. Ai
është një tjetër prijës, një udhëheqës shpirtëror, për të cilin Çanga ndien, jo vetëm
respekt e admirim, por nevojë për t’u konsultuar e ndriçuar. Së bashku, dy heronjtë
funksionojnë si sistem i hapur, i cili plotësohet si i tillë, vetëm nga shumësia e
tipareve të secilit. Babai njeh të kaluarën, diktaturën që metastazon në forma e
mutacione të llojllojta. Nga ana tjetër, Çanga njeh vetëm jetën, njeh ligjet natyrale të
ekzistencës, që i kanë udhëhequr prej shekujsh të parët e tij. Të dy së bashku formojnë
një hero të vetëm aktancial në funksion të idesë së madhe të romanit: qëndresa e
njeriut ndaj dhunës jeniçerizuese të shtetit totalitar.
Vepruesit apo aktantët, janë përgjithësisht tipar i letërsisë moderniste, tipare
këto, të dukshme edhe ne romanet, personazhet e të cilëve po i analizojmë.
Megjithatë, për arsye studimore, analiza funksionale e propozuar Greimas apo
Kristeva mund të aplikohet edhe në romane me dominante moderniste. Këta
personazhe zhvishen nga përgjegjësia e mirëformësimit, për shkak të kthimit të tyre
në module veprimi. “Neutralizimi” i personazheve në veprat me shenja moderniste,
bëhet nëpërmjet disa mënyrave:
a) zgjidhjes së fatit të tyre nga veprimi narrativ (përmes rimarrjes së
personazheve fiksionalë, si psh: Gjorgu të K. dhe Çanga te S.);
b) përmes sqarimit të pranisë, “identitetit” të tyre me anë të instancës
autoriale;
c) përmes ngatërrimit të qëllimshëm të atributeve.

Çanga, sipas studiuesit të vetëm serioz shqiptar të veprës në total të Luan


Starovës, Fatmir Sulejmani, është “heroi, tek i cili ngjizen mitet”; Çanga është një
ndër gjetjet më të bukura të romanit serik starovian, ndër heronjtë e rrallë që e nis
rolin e tij si një personazh i jetës reale dhe përfundon si figurë baladash e legjendash
të moçme shqiptaro-ballkanike.253
Te Prilli i thyer, i Kadaresë, Gjorg Berisha është personazhi kryesor, ai i cili
flijohet, bëhet personazh tragjik, bëhet dhe vrasës nga presioni i kanunit. Kadare e vë
personazhin tragjik-Gjorgun nën zgjedhën e kanunit. Por, krahas personazhit të Gjorg
Berishës vendoset edhe personazhi i Besian Vorbsit – një shkrimtar, që ka një grua të
253
Fatmir Sulejmani, Saga Ballkanike e Luan Starovës – një lexim hermenautik, Brezi9, Tetovë, f. 121

139 | P a g e
bukur, Dianën. Përmes këtyre tre personazheve, Kadareja shpalos dramën e
malësorëve dhe të Gjorgut, si figurë tragjike që shkëlqen si meteor, për t’u shuar
tragjikisht në një udhëkryq po aq shpejt, pa dramë, pa ofshama. Gjorgu është një tip
personazhi shumë i qetë, nuk bën asnjë përpjekje të kundërshtojë as më pak i shkon
nëpër mend që të mos e zbatojë Kanunin. Gjorgu vepron, sepse nuk i shkon nëpër
mend se mund të bëjë ndryshe. Gjorgu, për dallim nga Çanga, është i vetmuar. Gjorgu
heshtazi i kryen veprimet në mënyrë të pavullnetshme, por me përpikëri, ai nuk e
përjeton mujshar as babanë, as mjedisin. (Çanga për dallim nga Gjorgu ka respekt të
madh për babanë, madje babai është mit).
Të dy romanet kanë shmangie të dukshme dramaturgjike, sidomos kjo, hetohet
te ndryshimi i ambientit, gjeografisë së kohës se veprimit të ngjarjes, ka edhe
degëzime të tjera, të cilat janë ndryshe nga frymëzimi bazë. Megjithatë, disa nga
veprimet paralele te Prilli i thyer, të zgjojnë asociacione për mënyrën se si personazhi
kryesor takohet dhe dashurohet me shikim të parë me Dianën, vetëm në tundim,
mirëpo ai tundim, bëhet fatkeqësia e tij, sepse ai nis kërkimin e saj nëpër të gjitha
rrugët e Rrafshit. Kështu, përfundon në një rrugë të madhe, mu si viktima e tij një
muaj më parë. Një fat tragjik i përsëritshëm nga viktima te vrasësi.
Personazhi i mikut, institucioni i mikut te Prilli i thyer, është një tregues i
karakterit mikpritës të shqiptarëve, një tjetër tipar i rrallë, me të cilin mund të
krenohet kombi ynë si mikpritës.: “Është e zotit dhe e mikut apo se gjaku i babës ose
i djalit mund të falet kurse i mikut, kurrë!”. Ja si përshkruhet në roman: “Miku është
tamam gjysmë perëndi, - vazhdoi ai pas pak, -dhe fakti që çdo njeri i zakonshëm
mund të ngrihet befas në lartësinë e mikut, nuk e zbeh, përkundrazi, e lartëson
shumë divinitetin e tij”. 
Elementi i gjakmarrjes ka të bëjë direkt me tragjiken e personazhit, me
vdekjen e tij. Një copë herë mendja iu duk sikur i ngriu te pjesa e përgjakshme e
Kanunit. Në të vërtetë, ajo ishte edhe thelbi i tij. ... Bota ishte e ndarë në dy pjesë: në
pjesën që kishte për të dhënë ose për të marrë gjak dhe në pjesën tjetër, që ndodhej
jashtë gjakmarrjes.”
 Kadareja dhe Starova, secili në mënyrën e vet unikale të shkrimit të romanit
dhe të formatimit të personazhit, ia arrijnë të thonë të vërtetën te lexuesi. Gjorgu dhe
Çanga nuk janë shenjtorë, as martirë, por viktima të kohës që ata i lindi, i rriti dhe i
shtypi e i griu me mokrat e saj. Tragjikja e personazhit te Prilli i thyer, është te
mjedisi ku ai lëviz, i kërcënuar çdo çast nga vdekja, është një mjedis epik, përrallor, si
nëpër baladat më të frikshme të të gjitha kohërave. Në këtë mjedis ai përplaset në të
gjitha anët me njerëz, ligje, kurth e pabesi, me gjithçka që duket e natyrshme dhe e
përligjur nga shteti e nga Zoti, por që në fakt, është vazhdimisht mizore, e ashpër që
nuk e justifikon veprimin e tij, nuk bën asgjë për ta shpëtuar nga vdekja, por bën të
kundërtën, kërkon që Gjorgu të paguajë sa më parë me jetën e tij dhe të mos lodhet
kot t’i prishë rrjedhën e përjetshme kohës. Çifti Besian e Diana Vorpsi është një
befasi tjetër e veprës. Pasi ka shkruar për Kanunin e gjakmarrjen, pasi i ka idealizuar
ato pa i njohur nga afër, Besiani përballet me
të vërtetën, tronditet nga përplasja e pamëshirshme e intuitës së tij me këtë të vërtetë
dhe e kupton që me një art dhe letërsi si ajo që kultivon ai, ky komb nuk  ka për t’i
shpëtuar kurrë së keqes shkatërrimtare. Kurse personazhi i Dianës, si përfaqësuese
e bukurisë mondane, të asaj shtrese të parfumuar nga kotësia e jetës,
kupton se hijeshia e saj dhe e simotrave të veta, nuk mund ta mbulojnë dot shëmtimin
e një kombi, që pa e kuptuar as vetë se kur dhe pse, ka hyrë në luftë me vetveten.
Kadare, bën mjeshtërisht portretizimin e personazheve tragjikë, përmes
veprimeve të tyre

140 | P a g e
të besueshme, organike dhe njerëzore, mënjanon në mënyrë të efektshme shpjegimet e
zgjatura të autorit, duke i çelur kështu shteg veprimit, i cili bëhet zbulues dhe
zhvillues i çdo tipari të personazheve.. Në këtë mënyrë, rrëfimi merr ritmikën e tij,
mban tempin e duhur, duke bërë që leximi i veprës të jetë një eksperiencë e këndshme
për lexuesin. Gjorgu tragjik flet pak. Po të fliste më shumë se kaq ai do të bëhej i
mërzitshëm. Drama e tij zhvillohet në brendësi të shpirtit që po përgatitet me shpejtësi
të dorëzohet e të kalojë në një botë tjetër. Ai, edhe sikur të përpiqej të fliste më shumë
e më gjatë për gjithçka po i ndodhte, nuk do të mundej, sepse bota dhe botëkuptimi i
tij gjer aty arrijnë, tek heshtja dhe veprimi i komanduar, më shumë nga instinktet sa
nga logjika, durimi e shpresa. Kështu, ai përgatit vetveten, por përgatit edhe lexuesin
për fundin e tij dhe për t’u nisur... t’i bëjë të fala Zef Kryeqyqes. Gjorgu është vizatuar
me një karakter poetik. Ai flet me shumë me shpirt e me zemër se sa me fjalë; me atë
zemër që ishte e aftë të dashuronte, për të cilën, pakkush do të besonte se ishte e aftë
edhe të vriste. Kjo është një kontradiktë që shton peshën semantike të veprës dhe
nxjerr më në pah egërsinë e kanunit, prej të cilit nuk shpëtoi dot as një zemër e
dashuruar.“Por kryesorja nuk ishte kjo. Kryesorja ishte ajo që po ndodhte brenda tij.
Dhe ajo që po ndodhte atje ishte e bukur dhe e frikshme njëkohësisht. Ai as vetë
s’dinte ta thoshte se ç’po ndodhte atje. I dukej se zemra i kishte dalë përtej brinjëve,
qe shtrirë gjerë e gjatë përreth dhe ashtu e përhapur siç qe, plagosej lehtë nga çdo
gjë, gëzohej e hidhërohej fare lehtë, fyhej, dhembte, lumturohej, shkretohej nga një
gjë e vogël ose e madhe, qoftë kjo, flutur,  gjeth, dëborë e paanë, apo shi i
mërzitshëm si ky i sotmi. Të gjitha binin drejt e mbi të,qiej të tërë zbrazeshin dhe ajo
i mbante të gjitha, madje mund të mbante edhe më.”254
Të përbashkëtat: kanë të njëjtën tipologji romani, atë të personazhit dhe
polifonik; të dy romanet kanë potencial filmik dhe mundësi të lehta ekranizimi;
trajtojnë motive etnografike; kanë konceptim moderne teorike dhe përbuzin
konceptimin e vjetër mbi romanin; ngjashmëri në aspekt të portretimit të
personazheve; personazhet janë në opononcë me pushtetin; janë zëra të revoltës,
trajtojnë mitin…
Këta tipare moderniste të veprës së Kadaresë dhe të Starovës, na sjellin
menjëherë ndërmend Kamynë dhe Kafkën, dy nga kolosët novatorë të romanit
modern. Kështu, edhe trajtimi i personazheve te “Prilli i thyer” dhe “Koha e dhive”,
ka prirje ekzistencialiste dhe thellim në psikologjinë e tyre. “ Një bashkëjetesë
të përqendruar të dashurisë, vdekjes dhe ëndrrës, padyshim që mund ta gjejmë të
theksuar te “ Prilli i thyer ”. Ky përshkrim rrjedh përmes konceptit ekzistencialist,
ku personazhet kryesore plotësojnë vetveten, përmes daljes nga vetvetja që kanë
njohur, nga vetja që u kanë mësuar, nga vetja që kanë pranuar në heshtje, për t'u
futur më pas, vrullshëm, brenda shpirtit të tyre, atje ku s'kanë guxuar të  shohin, por
që janë e që mund të jetojnë ashtu.255
Prilli i thyer dhe Koha e dhive janë dy nga romanet që vulosin katërcipërisht
fatin e Kadaresë dhe Starovës, si romancierët më të realizuar të letërsisë shqiptare.

254
Prilli i thyer,Ismail Kadare, Vepra letrare 10, Tiranë 1981, fq: 29
255
Baçi, Agim. Jeta përmes vështrimit nga vdekja.Përsiatje mbi romanin Prilli i thyer të
IsmailKadaresë. Botimet ONUFRI, 2003, f. 56

141 | P a g e
Përfundime

Lënda e rëndësishme që shtjellohet tek romanet, të cilët i morëm në analizë,


gjerësia që përfshin ajo, shfaq gjendjen e shoqërisë shqiptare para dhe pas viteve 90-
të. Gjerësia epike e rrëfimit të personazheve mundëson shfaqjen e ngjarjeve dhe
raporteve që e ndërtojnë jetën si tërësi. Duke i njohur, tashmë, personazhet nga
këndvështrime të ndryshme, duke vështruar marrëdhëniet e tyre, botën e brendshme,
pikëpamjet mbi jetën e vdekjen, besimin, përpjekjet, ëndrrat, dëshirat dhe çdo gjë që
ka të bëjë me jetën dhe të qenit njeri, informohemi mbi vizionet e një periudhe të
historisë kombëtare. Me një fjalë, në veprën e Kadaresë, e gjejmë botën shqiptare të
kohës me të gjitha dritëhijet e saj, diku të diferencuara më shumë e diku të ngatërruara
në një masë me njëra-tjetrën.
Kadare është njohës i mirë i të gjithë tipeve të njerëzve që ka paraqitur në
roman, ua njeh mirë mendësinë, mënyrën e reagimit, por edhe interesat, dëshirat dhe
ëndrrat e tyre. Përkundrazi, duke u inspiruar dhe mbështetur tek realiteti, Kadare ka
arritur ta transponojë atë në nivel të lartë artistik, pa anuar asnjëherë nga zhurnalizmi,
sepse ai kishte një kujdes të posaçëm në lidhjen e realitetit jetësor dhe atij artistik: Të
njohësh thellë jetën, nuk mjafton duke u njohur vetëm me një ngjarje, një subjekt që i
ka ngjarë atij apo këtij njeriu dhe, të cilin ti e ke dëgjuar,...Kjo ngjarje, ky subjekt do
të ishte “filizi” gati për tu mbjellë, me të ardhur vjeshta a pranvera. Mirëpo që të
zërë njëqind për qind ky filiz, në tokën ku do ta transplantosh, duhet që të rritet
bashkë me tokën dhe klimën që e ka prodhuar e rritur. Në krijimtarinë artistike kjo
sigurisht është më komplekse. Personat që njihte në ambientin ku jetonte i shërbyen
Kadaresë vetëm si substrat për ndërtimin e personazheve të tij, ai do ta përpunojë më
tej secilin prej tyre, duke i dhënë veti që e shquajnë si individ të veçantë në të gjitha
aspektet, duke filluar nga portreti fizik, mënyra e ndërtimit të raporteve me rrethin,
bota psiko-emotive, besimi religjioz e deri te idiolekti. Individualizimi i personazheve
në shkallë të lartë, i jep mundësi lexuesit të njihet me tipat e ndryshëm që përbënin
shoqërinë shqiptare të asaj kohe, por edhe të perceptojë më lehtë preokupimet dhe
problemet, me të cilat përballeshin ata. Personazhet, gjithashtu, kanë karakteristika që
përkojnë me pozitën e tyre në shoqëri, me moshën, gjininë, me zakonet e trevës prej
nga vijnë, por në çdo rast kemi një karakterizim që nuk i tejkalon kufijtë e realitetit.
Shoqëria shqiptare shfaqet me të gjitha ngjyrat dhe në të gjitha segmentet e saj, edhe
pse çështja e tipikes dhe tendencat për ta mbajtur atë si shpatën e Demokleut mbi
kokat e shkrimtarëve, shpeshherë, e frustronin autorin; në çdo rast, ai ia del të
paraqesë tipiken në dinamikën e saj. Duke iu përkushtuar individualizimit,
karakterizimit, tipizimit dhe diferencimit gjuhësor, Kadare i shquan me sukses tiparet
e personazheve të tij dhe krijon bazën për tipologjinë e tyre që, siç përmendëm më
lart, mund të bëhet, duke u mbështetur në polarizimin e tyre pozitiv apo negativ që
rrjedh nga konflikti kryesor, në funksionin, kompleksitetin e ndërtimit dhe dinamikën
e transformimit të karakterit.
Ndërtimi i personazheve është në harmoni të plotë me elementet e tjerë të
romaneve të Kadaresë, duke filluar nga tema, kompozicioni, roli i narratorit e deri tek
ideja themelore. Në romanet me temë sociale, është esenciale prania e personazheve

142 | P a g e
shumëdimensionale, të cilët shfaqen përpara lexuesit po aq kompleksë, sa edhe
njerëzit realë. Si të tillë, ata ndërtojnë marrëdhënie të ndryshme me njëri-tjetrin, të
cilat i afrojnë ata për të krijuar grupe, klasa e shtresa njerëzish me brenga apo interesa
të njëjta, gjë që ndërton një model të shoqërisë me të gjitha kontradiktat e saj. Në anën
tjetër, këta personazhe kanë edhe filozofinë e tyre jetësore, një pjesë të së cilës e kanë
trashëguar nga të parët, ndërsa pjesën tjetër, e ndërtojnë konform rrethanave
shoqërore, në të cilat jetojnë. Është filozofia e personazheve ajo që na ndihmon t’i
njohim më mirë dhe t’i kuptojmë më qartë veprimet e tyre, të cilat në anën tjetër, si
bazë të motivimit, kanë edhe botën e brendshme emocionale, përjetimet e hershme
dhe raportet e ndërtuara me objektet përreth. Përveç kësaj, në psikologjinë e
personazheve, rol të rëndësishëm luan edhe ndikimi i vlerave shpirtërore të
trashëguara. Etnopsikologjia e personazheve, që ka të bëjë me përkatësinë e tyre
etnike dhe psikologjia individuale, janë strumbullar i ndërtimit të karaktereve, të cilat
më tutje, përmes mjeteve specifike që përdor shkrimtari, përplotësohen në trajtën e
plotë të paraqitjes së tyre. Duke i pajisur personazhet me veti të veçanta, ku njëri
personazh ka veti që nuk i kanë të tjerët, shkrimtari arrin t’i individualizojë ata, pastaj,
me karakteristika, si: përshkrimi fizik, mënyra e reagimit ndaj situatave të caktuara
dhe përjetimi i veçantë i tyre, bën karakterizimin e tyre, duke i vënë në pah veçoritë e
përgjithshme, që e shquajnë një grup, një klasë apo një shtresë shoqërore; bën kësisoj,
tipizimin e personazheve, ndërsa me të folurën e veçantë, bën diferencimin gjuhësor.
Kohezioni i të gjithë elementeve të përmendur, ka rezultuar me paraqitjen e
strukturës shoqërore të etapave të caktuara kohore me besnikëri, por edhe nxjerrjen e
përvojave të ndryshme që mbeten të tejkohshme. Ndarja e rrëfimeve në linja të
ndryshme, pastaj digresionet dhe episodet mundësojnë fokalizimin256 e situatave
narrative paralele, ndodhive në familje dhe përvojat e personazheve të ndryshme,
ndërsa narratori i gjithëdijshëm që rrëfen të gjitha ngjarjet, depërton edhe në
intimitetin e personazheve, duke i rrëfyer madje edhe monologjet dhe mendimet e
tyre.
Triumfi i jetës mbi të gjitha pengesat, si ide e veprës, dëshira për të arritur te
niveli më dinjitoz i të jetuarit, materializohet me përpjekjet individuale dhe kolektive
që bëjnë fshatarët për të gjallëruar rrjedhën e jetës apo për të ndryshuar kahjen e saj,
edhe pse e dinë se shpeshherë këto synime, kërkojnë flijime të mëdha.
Përkushtimi i autorit në skalitjen e personazheve të veprës, lidhja emocionale
që krijoi me to, karakterizimi, individualizimi, tipizimi dhe diferencimi gjuhësor, i
bëjnë personazhet e Ismail Kadaresë ndër më të realizuarit në letërsinë shqipe dhe si
të tillë, ata meritojnë vëmendjen e studiuesve të letërsisë. Studimi “Tipologjia e
personazheve në romanet e Kadaresë”, u përqendrua në një përbërës të poetikës së
romanit së tij, pikërisht, te personazhi. Duke qenë se personazhi kadarean është i
shumëllojshëm, arritëm të bëjmë analizën e një tipologjie të caktuar të romaneve e,
konkretisht, të personazheve. Një ndërmarrje e tillë studimore, ku bëhet hulumtimi i
kategorisë së personazhit, kishte të bënte më një punë dyfish të vështirë: në lëmin
praktik dhe teorik. Ky objekt studimi, pra, tipologjia e personazheve në romanet e
Kadaresë, nuk është studiuar në mënyrë të tërësishme, prandaj gjykoj se mungojnë
modelet e analizave të detajuara mbi personazhin e Kadaresë. Përveç mungesës së
materialit studimor të specifikuar në këtë çështje studimore, dalin edhe vështirësi të
256
Term i Zhenetit që përdoret në kuptim të përqendrimit të narratorit në një situatë të caktuar narrative
që ndodh brenda një kohe, ndërsa situatat e tjera nuk paraqiten, përveç nëse janë të rëndësishme për
rrjedhën e konfliktit kryesor. (Gerard Genette, Narrative Discourse, An Essay in Method, Oxford,
Blackuell, 1972)

143 | P a g e
karakterit teorik, sepse gjithashtu, mungojnë orientimet për mundësi të përafërta të
qasjeve për një interpretim të kësaj lënde të rëndë studimore.
Qasja ndaj personazhit të romaneve të Kadaresë, është zhvilluar mbi bazën e
teorisë gjithëpërfshirëse dhe të vërtetuar të domethënies së shumëfishtë ose
polisemike. Shumëkuptimësia e shumëllojshmërisë së personazheve, leximet e
pafundta dhe gjithashtu, universalizimi i kuptimeve të diskurseve të personazheve, u
arrit të bëhet e kuptueshme për rrethe të ndryshme kulturore tanimë.
Studimi “Tipologjia e personazheve në romanet e Kadaresë”, është një sprovë
shkencore që sqaron kategorinë e personazhit në veprën e një krijuesi me rëndësi
Nobeli, por edhe me rëndësi parësore në letërsinë e re shqipe dhe, njëherësh, dhe për
të dekodifikuar e lehtësuar leximin e veprës së tij në prozë, duke marrë shkas prej
pranisë së personazhit dhe tipologjisë së tij në gjithë romanet e shkruar e të botuar të
Kadaresë.
Arrita të identifikoj dhe të tipologjizoj personazhin e romaneve të Kadaresë.
Të vendosësh në qendër të studimit, jo një vepër, por një mori romanesh, s’do mend
që kërkon një paraqitje të plotë dhe një vështrim shumëplanësh të tyre.
Ky vështrim, sa vjen e vështirësohet kur flitet për romane që lidhen fort me
njëri - tjetrin, lidhen me kohen, hapësirën dhe kontekstin e shfaqjes së tyre. Romanet e
Kadaresë s’mund ti brendashkruash në një këndvështrim të vetëm, sepse janë nga ata
romane që, deri diku, ta imponojnë vetë mënyrën e studimit të personazhit. Kur them
ta imponojnë, kam parasysh faktin që, sado që të duash ta rrokësh vetëm përmasën
brendatekstore të personazhit, ajo vete e lidhet me rrethanat historike-letrare, në të
cilat është shkruar dhe, pa to, s’mund të pretendojmë që e kemi “qëmtuar” sa duhet.
Sikurse është përsëritur disa herë brenda punimit, personazhi i romaneve të
Kadaresë është i veçantë dhe si i tillë, ai guxoi dhe kapërceu të gjithë skemat e
ngulitura, pothuajse dydekadëshe të një ndërtimi e karakterizimi shterpë të
personazheve që mbizotëronin në prozën e Shqipërisë së pasluftës së Dytë Botërore,
të atij personazhi kënetor, që e kishte ndarë në mes Lufta Antifashiste
Nacionalçlirimtare dhe e kishte shndërruar në një “shërbyes të denjë” të saj, duke u
kujdesur që ai të bëhej jehonë e fitoreve antifashiste. Rolin e të qenit letërsi që
shërben dhe personazh në shërbim, letërsia shqipe e luajti edhe pas përfundimit të
luftës dhe fitoreve të partizanëve, veçse, kësaj radhe, përmes personazheve, u
këndohej trimërive të luftës, dëshmorëve të saj dhe të ëndrrës së madhe për ngritjen e
një shteti të fuqishëm socialist. Më një fjalë, kishte filluar faza e entuziazmit dhe
himnizimit. Mu në vlugun e kësaj letërsisë, u shfaq Kadare e romanet e tij, që bëri
kthesë me risitë që solli edhe këto, në tri rrafshe: në mënyrën e vrojtimit dhe
përshkrimit të botës, në tematikën e zgjeruar (që përfshinte edhe situata të rëndomta të
jetës) dhe në përsosjen e mjeteve shprehëse (figurës së fuqishme, leksikut,
personazhit...) Rrëfyesi flet për ngjarjet tragjike dhe të ndërlikuara totalitare, në një
mënyrë që i bën ato (në çaste) të kuptueshme, me gjithë kompleksitetin që bartin në
vete personazhet e romaneve të tij.
Gjykoj se çdo vlerësim i ripërsëritur nuk e lëviz bindjen së romanet e Ismail
Kadaresë u pritën mirë nga kritika e kohës. Kadare krijoi një vepër të shkëlqyer, edhe
të përkthyer shkëlqyeshëm në gjuhët e botës. E fuqishme, e artikuluar, delikate, dhe
tronditëse e groteske, vepra letrare e Kadaresë shkon përtej zhanrit të romanit - është
në të njëjtën kohë një meditim për jetën dhe një histori e Shqipërisë e rrëfyer nga një
pikëvështrim i veçantë dhe me vlera universale. Zëri narrator, i shprehur përmes
personazhit është thellësisht përbotësues, duke qenë veçanërisht ballkanik dhe,

144 | P a g e
ngandonjëherë, në mënyrë specifike shqiptar. Kadare i kupton qartë zgjedhjet dhe
paqartësitë, me të cilat përballet shqiptari nën një regjim të tmerrshëm. Kadare banoi
në këtë vend, por e përdori atë si një pjesë të një mozaiku kujtimesh e reminishencash
që kap, më mirë se çdo vepër tjetër letrare që kam lexuar, realitetet poliglote dhe
identitetet e shumta të shqiptarëve shtrire relievit të Ballkanit.  Ndiej se kjo vepër
kombinon rëndësinë letrare me bukurinë e përkthimit…
Vlerësimet e kritikës së huaj e theksojnë origjinalitetin e romaneve të
Kadaresë. Për ta dhe për lexuesin e studiuesin e së nesërmes, ajo mbetet vepër e
parëndomtë për një mori arsyesh, duke nisur që nga njohja dhe popullariteti i saj, më i
madh jashtë se sa brenda arealit kulturor shqiptar; tipi/ lloji i romanit; tipizimi i
personazheve, tematika dhe imazhi i ideve/ mesazheve humane; mënyra e ndërlidhjes
së dokumentares me imagjinaren, ndërlidhja e  zhanreve dhe diskurseve letrare e
jashtëletrare; përdorimi i teknikave bashkëkohore narrative e gjer tek prurjet e reja, që
vijnë si pasojë e formimit letrar të Ismail Kadaresë, njërit prej autorëve eruditë të
letërsisë së sotme shqipe e ballkanike, që aktualisht konsiderohet ndër krijuesit më të
mëdhenj të letërsisë evropiane e botërore. Kadare, zgjodhi të shkruajë mbi gjërat që
janë, shpesh, edhe të pakëndshme, për atë, po aq sa dhe për ne; që parashtrojnë më
shumë pyetje e më pak përgjigje, që nuk kanë asnjë zgjidhje në të tashmen dhe
ndoshta, asnjë në të ardhmen. Ky është idealizëm... Kadare krijoi të tashmen e
përjeshtme…
Kadare arriti që të krijonte qindra personazhe dhe t’i vendoste brenda një bote
letrare, duke u dhënë mundësi që të frymonin lirshëm. Ai e sajoi këtë botë nëpërmjet
një ligjërimi të shumëllojshëm, duke krijuar kështu një polifoni zërash brenda kësaj
bote. Kjo vepër, si e këtillë, mbetet një strukturë e hapur për shumë lexues, për shumë
kritikë. Ajo u bën ftesë atyre, një ftesë që këta krijues duhet ta marrin në konsideratë,
sepse në gosti me të, do të dalin më të ngopur.
Le të themi që, lexuesi ka “detyrimin” të jetë i lirë në relacionin me
personazhet e Kadaresë, konditë kjo, që vjen e vendosur nga autori dhe personazhi i
tij. Eshtë e pamundur të kufizohet dhe të orientohet lexuesi drejt një vije lineare
leximi, të cilës t’i besohet premtimi për mbërritjen ekskluzive tek kuptimi i plotë i
veprës, kjo, pasi romani kërkon një lexim polimorfik, që nënkupton edhe shumë
këndvështrime të ndryshme për një vepër; të kujtojmë këtu konstatimet e Roland
Bartit, i cili beson se kritiku nuk mundet me asgjë që të zëvendësojë lexuesin. Madje,
në fund të fundit, ai nuk është, veçse një lexues. Prandaj, po sipas tij, duhet t’i themi
lamtumirën idesë se shkenca e letërsisë mund të na mësojë kuptimin përfundimtar të
veprës, për sa kohë libri është një botë.

Prandaj, le t’i besojmë Bartit se:


“Të lexosh, do të thotë ta dëshirosh veprën, do të thotë të duash të jesh
romani, do të thotë ta refuzosh ta dyfishosh veprën jashtë çdo të foluri tjetër
pos të folurit të vetë veprës (...) Të kalosh nga leximi në kritikë, do të thotë ta
ndryshosh dëshirën, do të thotë ta dëshirosh jo më veprën, por ligjërimin e vet
(...) Sa shkrimtarë kanë shkruar vetëm se kanë lexuar! Sa kritikë kanë lexuar
vetëm për të shkruar!”257...
Kadare është zëri i qartë mes absurdit, është një nga shkrimtarët më të
mëdhenj të kohës.  Ai është kandidat për çmimin Nobel për Letërsinë. Romani i tij

257
Rolan Bart, Aventura Semiologjike, Dukagjini, Pejë, 2008, f. 208

145 | P a g e
është diçka krejt e rrallë dhe e veçantë; kjo, për shkak të humanizmit të tij
universal.  Mundet të jesh shqiptar dhe njëkohësisht të jesh pjesëtar i të gjithë
popujve.  Kështu matrica e tij etnike, në vend që të mbyllet në vetvete, hapet, sepse
për shkrimtarin ka në të vërtetë një matricë, ajo e njerëzimit në tërësi, ku dallimet
etnike dhe gjuhësore sfumohen dhe humbin.
Kadare është imazhi m’i mirë që ka letërsia dhe shqiptari...

Literatura bazë teorike shkencore

1. Abod,H. Porter, Uvod u teoriju proze, Službeni Glasnik, Beograd, 2009


2. Bahtin, Mihail: Teorija romana. Ljubljana, 1982.
3. Bal, Mieke (1985) Narratology: Introduction to the Theory of Narrative, Toronto:
University of Toronto Press, 80.
4. Bal, Mieke (1985) Narratology: Introduction to the Theory of Narrative, Toronto:
University of Toronto Press
5. Bal, Mike, Naratologija, Alfa, Beograd, 2000
6. Beker, Miroslav: Povijest knizevnih teorija, SNL, Zagreb,1979
7. De Man, Paul. (1986). The resistance to Theory. Theory and History of
Literature. Minneapolis & London: University of Minnesota Press.
8. De Saussure, Ferdinand. (1983). Course in General Linguistics. London:
Duckëorth.Deleuze, Gilles (1968). Difference
9. Eco, Umberto . (2005). “Borges and my Anxiety of Influence” në Umberto Eco
on Literature. Neë York: Mariner Books
10. Eco, Umberto. (2003). Si shkruaj. Prishtinë: AIKD.
11. Eko, Umberto: Gjashtë udhëtime në pyjet narrative, Asdreni, Shkup, 1997
(përktheu Bujar Hoxha)
12. Genette, Gérard. (1980). Narrative Discourse: An Essay in Method. Ithaca:
Cornell University Pres
13. Greimas, Algirdas Julien. (1987). "Actants, Actors, and Figures." në Theory and
History of Literature. Minneapolis: University of Minnesota Press, 106-120
14. Liotar, Fransoa: Gjendja postmoderne, Prishtinë, 1997.
15. Lukacs, Georg: Teorija romana. Ljubljana: Literatura, 2000.

146 | P a g e
16. Philippe, Hamon, Pour un statut sémiologique du personnage, in R. Barthes, Ë.
Kayser, Ë.C. Booth & Hamon, Ph. Poétique du récit. Paris : Seuil, coll. “Points
Essais”, 1977 (version remaniée de l’article publié en 1972 dans Littérature, 6, Paris).
17. Todorov, Cvetan: Letërsia në rrezik, Buzuku, Prishtinë, 2008
18. Todorov, Cvetan: Poetika e romanit, Tiranë, 2000
19. Todorov, T,. Poetika e romanit, Tiranë, 2001
20. Uelek, Rene & Uarren, Austin, Teoria e letërsisë, Onufri, Tiranë, 2007
21. Uelek, Rene; Ostin, Ueren: Teoria e letërsisë, Tiranë 1993
22. Umberto ,Eco,: Struktura e papranishme, Dukagjini, Pejë, 1996
23. Umberto, Eco,: Gjashtë udhëtime nëpër pyjet narrative, Asdreni,
24. Umberto, Eko, Si bëhet një punim diplome, Botime Përpjekja, Tiranë, 1997

Lënda artistike e Ismail Kadaresë

1. Kadare, I. Dialog me Alain Bosquet, Tiranë, 2002


2. Kadare, I. Eskili, ky humbës i madh, 2001
3. Kadare, I. Qyteti pa reklama, Tiranë, 2001
4. Kadare, I. Shkaba, Tiranë, 1996
5. Kadare, I., Autobiografia e popullit në vargje, Tiranë, 2003
6. Kadare, I., Bisedë përmes hekurash, Tiranë, 2000
7. Kadare, I., Breznitë e Hankonatëve, Tiranë, 2000
8. Kadare, I., Çështje të marrëzisë, Tiranë, 2005
9. Kadare, I., Dantja i pashmangshëm, Tiranë, 2005
10. Kadare, I., Darka e gabuar, Tiranë, 2008
11. Kadare, I., Ëndërr mashtruese, 1964, Tiranë, 1992
12. Kadare, I., Ftesë në studio, Tiranë, 1990
13. Kadare, I., Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Tiranë, 2003
14. Kadare, I., Hija, Onufri, Tiranë, 2003
15. Kadare, I., Identiteti europian i shqiptarëve, Tiranë, 2006
16. Kadare, I., Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut, Tiranë, 2002
17. Kadare, I., Katër përkthyesit, Tiranë, 2004
18. Kadare, I., Kështjella, Tiranë, 2003
19. Kadare, I., Koncert në fund të dimrit, Tiranë, 1988
20. Kadare, I., Kronikë në gur, Tiranë, 1981
21. Kadare, I., Kush e solli Doruntinën, Shkup, 1997
22. Kadare, I., Kushëriri i engjëjve, Tiranë, 1997
23. Kadare, I., Lulet e ftohta të marsit, Tiranë, 2000
24. Kadare, I., Nëpunësi i Pallatit të Endrrave, Tiranë, 1989
25. Kadare, I., Pasardhësi, 1964, Tiranë, 2003
26. Kadare, I., Përballë pasqyrës së një gruaje, 2003

147 | P a g e
27. Kadare, I., Përbindëshi, Tiranë, 1991
28. Kadare, I., Pesha e kryqit, Fayard, 1991
29. Kadare, I., Piramida, Tiranë, 1996
30. Kadare, I., Poshtërimi në Ballkan, Tiranë, 2004
31. Kadare, I., Prilli i thyer, Romani letrare 10. Tiranë, 1981
32. Kadare, I., Qorrfermani, Onufri, 1999
33. Kadare, I., Qyteti i Jugut, Tiranë, 1967
34. Kadare, I., Spiritus, Onufri, 1996
35. Kadare, I., Stinë e mërzitshme në Olymp, 2002
36. Kadare, I., Unaza në kthetra, Tiranë, 2001
37. Kadare, I., Ura me tri harqe, Tiranë, 1978
38. Kadare, I., Vajza e Agamamnonit, Tiranë, 2003
39. Kadare, I., Vjedhja e gjumit mbretëror, Tiranë, 1999
40. Kadare, I., E penguara, Tiranë, 2009
41. Kadare, I., Aksidenti, Tiranë, 2010
42. Kadare, I., Mjegullat e Tiranës, 2014

Romani i plotë e I. Kadare:

1. Kadare, I.,Romani e plotë, Vëllimi 1, Onufri, Tiranë, 2007


2. Kadare, I.,Romani e plotë, Vëllimi 2, Onufri, Tiranë, 2007
3. Kadare, I.,Romani e plotë, Vëllimi 3, Onufri, Tiranë, 2008
4. Kadare, I.,Romani e plotë, Vëllimi 4, Onufri, Tiranë, 2008
5. Kadare, I.,Romani e plotë, Vëllimi 5, Onufri, Tiranë, 2008
6. Kadare, I.,Romani e plotë, Vëllimi 6, Onufri, Tiranë, 2008
7. Kadare, I.,Romani e plotë, Vëllimi 7, Onufri, Tiranë, 2008
8. Kadare, I.,Romani e plotë, Vëllimi 8, Onufri, Tiranë, 2008
9. Kadare, I.,Romani e plotë, Vëllimi 9, Onufri, Tiranë, 2008
10. Kadare, I.,Romani e plotë, Vëllimi 10, Onufri, Tiranë, 2008
11. Kadare, I.,Romani e plotë, Vëllimi 11, Onufri, Tiranë, 2009
12. Kadare, I.,Romani e plotë, Vëllimi 12, Onufri, Tiranë, 2009
13. Kadare, I.,Romani e plotë, Vëllimi 13, Onufri, Tiranë, 2009
14. Kadare, I.,Romani e plotë, Vëllimi 14, Onufri, Tiranë, 2009
15. Kadare, I.,Romani e plotë, Vëllimi 15, Onufri, Tiranë, 2009

148 | P a g e
16. Kadare, I.,Romani e plotë, Vëllimi 16, Onufri, Tiranë, 2009
17. Kadare, I.,Romani e plotë, Vëllimi 17, Onufri, Tiranë, 2009
18. Kadare, I.,Romani e plotë, Vëllimi 18, Onufri, Tiranë, 2009
19. Kadare, I.,Romani e plotë, Vëllimi 19, Onufri, Tiranë, 2009
20. Kadare, I.,Romani e plotë, Vëllimi 20, Onufri, Tiranë, 2009

Literatura

25. Abod,H. Porter, Uvod u teoriju proze, Službeni Glasnik, Beograd, 2009
26. Akademia e Shkencave, Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe, Tiranë, 1980
27. Aristoteli, Poetika, Rilindja, Prishtinë, 1984
28. Aristoteli: Kategoritë, Rilindja, Prishtinë, 1987
29. Aristoteli: Poetika, Rilindja, Prishtinë, 1984
30. Aristoteli: Poetika, Rilindja, Prishtinë, 1998
31. Artikuj dhe studime mbi romanin, Shtëpia botuese e librit shkollor, Tiranë, 1980
32. Aurbah, Erih: Mimesis, Nolit, Beograd, 1978
33. Bahtin, Mihail: Problemi poetike Dostojevskog, Nolit, Beograd, 1967
34. Bahtin, Mihail: Stvaralastvo, Fransoa Rable, Nolit, Beograd, 1978
35. Bahtin, Mihail: Teorija romana. Ljubljana, 1982.
36. Bal, Mike, Naratologija, Alfa, Beograd, 2000
37. Bal, Mike, Naratologija, Alfa, Beograd, 2000
38. Barthes, Roland: Aventura semiologjike, Dukagjini, Pejë, 2008
39. Beker, Miroslav: Povijest knizevnih teorija, SNL, Zagreb,1979
40. Beker, Miroslav: Suvremene knjiжevne teorije, MH, 1999.
41. Berisha, A. N., Vetëdija mitike e qenësisë dhe e qëndresës, (Nëmbretërinë
poetike, Kritikë letrare për veprën e A. Pashkut), Shpresa,Prishtinë 2002Botimi i
akteve të seminarit 25 të Prishtinës [Prishtinë 2006, 25/2]Çaushi, T, Kadareja përmes
pasqyrave, Onufri, Tiranë, 2002
42. Berisha, Anton: Mundësi interpretimi, Prishtinë, 1979
43. Biti, Vladimir: Pojmovnik suvremene knjiжevne i kulturne teorije, MH, Zagreb,
2000.
44. Borhes, Jorge Luis: To imiječe stiha, Neklada Jesenski I Turk, Zagreb, 2001
45. Chevrel, Y., Letërsia e krahasuar, Tiranë, 2002.
46. Colanna, B. Fjalor mitologjik, Tiranë, 2005
47. Çabej, Eqrem: “Për gjenezën e literaturës shqipe”, Tiranë, 1937
48. Çapaliku, Stefan: Estetika moderne, SHBLU, Tiranë, 2006
49. Çaushi, Tefik, Klubi i personazheve, Dajti, Tiranë, 2000
50. Çaushi, Tefik: Fjalor i estetikës, Ombra GVG, Tiranë, 2005
51. Çaushi,T., Universi letrar i Kadaresë, Tiranë, 1993.
52. Dado, Floresha, Poetika e veprës letrare, SHBLU, Tiranë, 2003,

149 | P a g e
53. Dado, Floresha, Poetika e veprës letrare, SHBLU, Tiranë, 2003,
54. Dado, Floresha: Intuitë dhe vetëdije kritike, Onufri, Tiranë, 2006
55. Dado, Floresha: Poetika, SHBLU, Tiranë, 1999
56. De Saussure, Ferdinand: Kurs i gjuhësisë së përgjithshme, Dituria,
57. Dragoti, Edmond, Psikologjia sociale, Libri universitar, Tiranë, 1999,
58. Dragoti, Edmond, Psikologjia sociale, Libri universitar, Tiranë, 1999
59. Eko, Umberto: Gjashtë udhëtime në pyjet narrative, Asdreni, Shkup, 1997
(përktheu Bujar Hoxha)
60. Eko, Umberto: Për letërsinë, Dituria, Tiranë, 2007
61. Eko, Umberto: Si bëhet një punim diplome, Tiranë, 2006
62. Eko, Umberto: Struktura e papranishme, Pejë, 1996
63. Elsie, R., Histori e Letërsisë Shqiptare, Pejë, 2001.
64. Faye, E., Parathënie për vep. e I. Kadaresë, vëll. 4, Paris, 2000.
65. Faye, Eric, Tri biseda me Kadarenë, Tiranë, Onufri, 2007
66. Fery, Luk: Homo Aestheticus, Tiranë, 2002
67. Fetiu, Sadri: Romani shqiptar i luftës, Rilindja, Prishtinë, 1979
68. Fraj, Northrop: Anatomia e kritikës, Rilindja, Prishtinë, 1990
69. Frojd, Z., Ëndrra dhe telepatia, Tiranë, 1991.
70. Frojd, Z., Uni dhe essi, Tiranë, 1991.
71. Giraud, P.: Stilistika, Sarajevo, 1964.
72. DEKART, René, Bisedë për metodën, perktheu V. Koca, “Elena Gjika”, Tirane,
2005.
73. Grup autorësh, Çështje të romanit, Rilindja, Prishtinë, 1980
74. Grup autorësh, Çështje të romanit, Rilindja, Prishtinë, 1980
75. Grup autorësh, Letërsia bashkëkohore shqiptare 4, Libri shkollor, Tiranë, 2001
76. Grupa autora: Moderna tumačenja knjizevnosti, II izdanje, OOUR, ZUNS,
Svjetlost, Sarajevo, 1988
77. Guberina, P.: Stilistika, Zagreb, 1967.
78. Hamiti, Sabri, Albanizma, ASHAK, Prishtinë, 2009
79. Hamiti, Sabri: A-ZH Romanet e Nazmi Rrahmanit, Rilindja, Prishtinë, 1982
80. Hamiti, Sabri: A-ZH Romanet e Nazmi Rrahmanit, Prishtinë, 1982
81. Hamiti, Sabri: Bioletra, Faik Konica, Prishtinë, 2000
82. Hamiti, Sabri: Letërsia modern shqiptare,Prishtinë, 2000.
83. Hamiti, Sabri: Tematologjia, ASHAK, Prishtinë, 2005
84. Hartman, Nikolaj: Estetika, Kultura, Beograd, 1968
85. Haus, Hans Robert: Estetika recepcije (izbor studija), Nolit, Beograd, 1978
86. Historia e letërsisë shqipe të realizmit socialist, ASHASH, Tiranë, 1978
87. Horaci, Arti poetik, Gjon Buzuku, Prishtinë, 2000
88. Islamaj, Shefkije, Gjuha e Ismail Kadaresë, Instituti albanologjik, Prishtinë, 2000
89. Jefferson, An & Robei David: Teoritë modern letrare, Tiranë, 2004.
90. Jung, G. K., Ëndrrat, Tiranë, 2003.
91. Jung, K. Gustav, Ese mbi gjurmimin e pavetëdijes, Fan Noli, Tiranë, 2007
92. Jung, K. Një mit modern, Tiranë.
93. Kallulli, Adriatik, Për proliksitetin e “Jugës së bardhë”, Rilindja, Prishtinë,
9.IX.1972

150 | P a g e
94. Kant, Immanuel: Kritika e gjykimit, Тирана, 2002.
95. Kohan, P.S.: Historia e letërsisë antike greke, “Flaka e vëllazërimit”, Shkup,
1990.
96. Koliqi, Ernest: Kritika dhe estetika, Tiranë, 1999.
97. Kos, Janko: Literarna teorija. Ljubljana: DZS, 2001.
98. Krasniqi, Bajram: Kode të zhvillimit letrar, Rilindja, Prishtinë, f. 27
99. Krasniqi, Dr. Bajram: Poetika e romanit historik shqiptar, Instituti Albanologjik i
Prishtinës, Prishtinë, 1985
100. Krasniqi, N., Autori në letërsi, AIKD, Prishtinë, 2009
101. Kroçe B., Filozofia ime, Tiranë, 2003
102. Kuçuku, B., Kadare në 40 gjuhët e botës, Onufri, 2000.
103. Kundera, Milan: Arti i romanit, Tiranë, 2001.
104. Kuteli, Mitrush, Shënime letrare, Grand Prind, Tiranë, 2006
105. Lanović, N.: “Prijedlog lingvistićko-stilistićkog pristupa analizi” (2001)
106. Liotar, Fransoa: Gjendja postmoderne, Prishtinë, 1997.
107. Lovrić, Antun, Sociologija, Pravni Fakultet, Osijek, 2009
108. Luboteni, Gani, Teoria e letërsisë, Enti për Botimin e Teksteve i RSS, Beograd,
1964.
109. Lukacs, Georg: Teorija romana. Ljubljana: Literatura, 2000.
110. Lumi, E., Metamorfozat, Tiranë, 2007
111. Llotman, Jurij: Struktura na umetničiot tekst, Makedonask rec, Skopje, 2005
112. Martin, Hajdeger: Izvori umetničkog dela, Novi Sad, 1996
113. Mekuli, Hasan, Romani shqiptar (kritika dhe vështrime), Libri shkollor,
Prishtinë, 2000.
114. Mekuli, Hasan: Romani shqiptar (Kritikë dhe vështrime), Prishtinë, 2000
115. Memushi, L. Antropologjia, Tiranë, 2000
116. Ovidi, N.O.O., Metamorfozat, Onufri, 1988
117. Palaj, B., Mitologji, doke dhe zakone shqiptare, Shpresa, Prishtinë,
118. Parandovsky, Jan: Alhemija rijeci, Beograd, 1964
119. Peleš Gajo: Tumacenje romana. Zagreb: ArTresor naklada, 1999.
120. Pobrić , Edin: “Ritam romana”, Polja, br.442, novembar - decembar 2006.
121. Popović, Tatjana i suradnici, Rečnik književnih termina, LogosArt, Beograd,
2010
122. Pozzato, Maria Pia: Semiotika e tekstit, SHBLU, Tiranë, 2005
123. Qosja, akad. Rexhep: Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne, USHT,
Tetovë, 2007
124. Rugova, Ibrahim: Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare, Faik
125. Rugova, Ibrahim: Kritika letrare, Prishtinë, 1980
126. Rugova, Ibrahim: Refuzimi estetik, Prishtinë, 1987.
127. Rugova, Ibrahim: Strategjia e kuptimit, botimet Hejza, Rilindja, Prishtinë, 1980
128. S. T., Eliot: Ese të zgjedhura, Rilindja, Prishtinë, 1982
129. Sabri Hamiti: Romani letrar 6-10, Faik Konica, Prishtinë, 2002
130. Sapir, Eduard: Hyrje në studimin e ligjërimit, Rilindja, Prishtinë, 1980
131. Sinani Sh., Një dosje për Kadarenë, Tiranë, 2005
132. Sinani, Shaban: Prurjet kulturore orientale, Albas 2007 f. 43

151 | P a g e
133. Solar, Milivoj: Pitanje poetike, Skolska knjiga, Zagreb, 1971
134. Solar, Milivoje, Teoria e letërsisë, Rilindja, Prishtinë, 1978
135. Solar, Milivoje: Moderna teorija romana, Beograd, Nolit, 1979
136. Sopaj, Nehas: Rrëfimi në romanin shqiptar, Shkupi, Shkup, 1996
137. Strauss, - L.C., Mendimi i egër, Pejë, 1999.
138. Syla, Sulejman: Interkomunikimi letrar, Rilindja, Prishtinë, 1990
139. Shala, Kujtim: Shekulli i letërsisë shqiptare, Tiranë, 2004.
140. Shamiq, Mid’hat, Si shkruhet romani shkencore, Logos A, Shkup, 2009
141. Dhurata SHEHRI, Koliqi mes malit dhe detit, Onufri, Tiranë 2006.
142. Shema, Isak, Studime letrare, Universiteti AAB, Prishtinë, 2008
143. Shema, Isak, Vrojtime letrare dhe artistike, Rilindja, Prishtinë,1995.
144. Shema, Isak: Aspekte letrare, Rilindja, Prishtinë, 1985
145. Shkup, 1997
146. Tevo, P. & Lekont, ZH.: Komenti letrar, Uegen, Tiranë, 2000
147. Tiranë, 2002
148. Tirta, M., Mitologjia ndër shqiptarë, Tiranë, 2004.
149. Todorov, Cvetan: Letërsia në rrezik, Buzuku, Prishtinë, 2008
150. Todorov, Cvetan: Poetika e romanit, Tiranë, 2000
151. Todorov, T,. Poetika e romanit, Tiranë, 2001
152. Thomai, J., Leksikologjia e gjuhës shqipe, Shblu, Tiranë, 1999
153. Uçi, A., Estetika e Groteskut, Tiranë, 2001.
154. Uçi, A., Mitologjia, folklori, letërsia, Tiranë, 1982
155. Uçi, Alfred: Estetika, jeta, arti, Tiranë, 1970
156. Uçi, Alfred: Probleme të estetikës, Rilindja, Prishtinë, 1980
157. Uelek, Rene & Uarren, Austin, Teoria e letërsisë, Onufri, Tiranë, 2007
158. Uelek, Rene; Ostin, Ueren: Teoria e letërsisë, Tiranë 1993
159. Umberto ,Eco,: Struktura e papranishme, Dukagjini, Pejë, 1996
160. Umberto, Eco,: Gjashtë udhëtime nëpër pyjet narrative, Asdreni,
161. Umberto, Eko, Si bëhet një punim diplome, Botime Përpjekja, Tiranë, 1997
162. Uzeiri, Ilir: Poetika, Tiranë, 2000
163. Vinca, Agim, Alternativa letrare shqiptare, Shkupi, Shkup, 2005
164. Vinca, Agim, Alternativa letrare shqiptare, Shkupi, Shkup, 2005
165. Vinca, Agim, Shkrimtari që krijoi sagën e Myzeqesë, Koha ditore,
166. Vinca, Agim, Teoritë letrare, Libri shkollor, Prishtinë, 2013
167. Vinca, Agim: Alternativa letrare shqiptare, Shkup, 2005
168. Vinca, Agim: Fije të pakëputura, USHT, Tetovë, 2007
169. Isufaj Viola, Rikthimi i mitit në veprën e Kadaresë, Onufri, 2013
170. Visoka, Avdi, Koha e shkrimit, 99-AID, Prishtinë, 2011
171. Zheji, Gjergj: Artisti dhe jeta, Tiranë, 1973
172. Zhenet, Zherar: Figura, Rilindja, Prishtinë, 1985
173. Zhiku, Ali: Letërsia shqipe si polifoni, “Dituria”, Tiranë, 2004
174. Zhylia, D, Fjalori i Filozofisë, Tiranë, 1994
175. Борев, Јуриј: Естетика, Македонска реч, Скопје, 2008.
176. Јеремиќ, Драган: Доба антиуметности, Београд, 1970

152 | P a g e
177. Книжевен лексиkон, Матица Македонска, Скопје, 2004
178. Ковач, Никола: Европски политички роман, Ѓурѓа, Скопје, 2004
179. Ќулавкова, Катица: Теорија на интертекстуалноста, Култура, Скопје,
2003.
180. Ќулавкова, Катица: Херменевтика и поетика (хрестомација), Култура,
Скопје, 2003.
181. Кундера, Милан: Уметноста на романот, Култура, Скопје, 1990
182. Стејс, Валтер: Судбината на западниот човек, Култура, Скопје, 1999
183. Сурио, Етјен: Однос меѓу уметностима, Свјетлост, Сарајево, 1958.
184. Тодоров, Цветан: Поетика, Наша Книга, Скопје, 1991
185. Тресидер, Вук: Речник на симболи, Три, Скопје, 2001

153 | P a g e

You might also like