Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 8

Dialektet e Gjuhes shqipe

Gjuha shqipe standarte Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegërishten
dhe dialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i ndan në vija të përgjithshme këto
dialekte, është lumi i Shkumbinit, që kalon nëpër Elbasan, në Shqipërinë e mesme. Në anën e
djathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij, dialekti jugor
(toskërishtja).

Dialekti gegë

Dialekti gegë ose gegërishtja (Geg.gegnisht) është njëri nga dy dialektet e gjuhës shqipe, që flitet
nga shqiptarët gegë në veri të Shqipërisë, në Kosovë, nëMaqedoni, në Turqi si dhe në Serbi dhe
Mal të Zi. "Kufiri natyror" në mes të gegërishtes dhe toskërishtes është Lumi Shkumbin në
Shqipëri, që përshkon Shqipërinë e mesme nga lindja në perëndim.Gegë është po ashtu
klasifikim nënetnik i shqiptarëve dhe përfshin banorët e viseve mbi Shkumbin, cekur më lart, ose
folësit e gegërishtes. Trojet e banuara nga gegët janë njohur historikisht si Gegëri, sidomos gjatë
shek. XIX dhe kohës së Lidhjes së Prizrenit. Gegnishtja nuk zotëron status zyrtar si gjuhë e
shkruar e gjuhës shqipe.Dialekti gegë e ka prejardhjen nga historia e lashte e Homerit ku aty
shkruhej : “Përtej maleve të Akrokeraunit banojnë gjigantët.”- qe do te thote se GJIGAJ do te
thote GEGAJ . Pra fjala gegë e ka prejardhjen nga Greqia e lashte .

Vecanti ndermjet dy dialekteve te ndryshme te Shqiperisë jane: • Paskajorja

• Foljet kalimtare dhe jokalimtare

• Fjalori I pasur

• Zanoret hundore

• Rotacizmi

Paskajorja

Paskajorja pa parafjalen me ose me parafjalen me pjesorja e foljes (p.sh. me punue, me kallëzue).

Kjo veçanti e gegërishtes përdoren në shumicën e gjuhës dhe zë vendin e mënyrës lidhore të
gjuhës standarde në shumicën e rasteve. Mënyra lidhore që përdoret në standard lidhet me vetën
dhe kohën (e tashme: p.sh. të punoj d.m.th. unë të punoj, të punosh d.m.th. ti të punosh etj., dhe e
pakryer: të punoja, të punoje, etj.) ndërsa paskajorja e gegërishtes është gjithëpërfshirëse.Shumë
gjuhëtarë sot janë ithtarë të futjes së këtij lloji të paskajores në gjuhën standarde meqë një pjesë e
madhe e shqiptarëve e përdorin në të folurën e përditshme. Këta gjuhëtare mendojnë se shqipja
standarde do të ishte më e lehtë dhe me më shumë mundësi shprehëese e stilistike. Ky lloj i
paskajores do të ofronte përkthime më adekuate në këtë rast: "To Be or Not To Be" (Shekspir:
Hamleti, III-I). Shekspiri nuk thotë Ti, të jesh apo të mos jesh, por thotë, pa iu drejtuar asnjë
vete, as të dytës, as të tretës: “Me qenë a mos me qenë” (ose në variante më të skajshme: "me
kânë a mos ke kânë"). Ndërkaq, një përkthim i tipit "për të qenë apo për të mos qenë" nuk
tingëllon shqip.

Foljet kalimtare dhe jokalimtare Megjithëse ne formen veprore, në gegërishte, shumë folje, si
“me ardhë/vij”, në të kaluarën dhe kohë të tjera të së shkuarës paraprihen nga folja “me
qenë/jam”. P.sh. “Jam ardhë dje, po nuk t’gjeta aty”. Sidoqoftë, këto folje mund të zgjedhohen
edhe si në standard me “kam” përpara, por modeli i mësipërm është shumë i përhapur në
Kosovë.

Fjalori I pasur

Gegërishtja ka shumë fjalë që nuk përfshihen në fjalorin e gjuhës standarde. Disa shembuj: me
nirthtë,me (i) mejt (p.sh. Më ka mejt krahu), kacurret (plot, me spicë), ani (e ngjashme me pra
por jo saktësisht), etj.

Zanoret hundore

Zanoret hundore (â, ê, î, ô, ŷ, û) e bëjnë gegërishten më të vështirë për t'u mësuar si dialekt (për
shqiptarët) ose gjuhë e dytë (për të huajt që mësojnë shqipen gegë). Njëherësh, theksimi i tyre
është dallimi kryesor në theks prej toskërishtes, duke e bërë atë më të butë për veshin. Zanoret
hundore zëvendësojnë thuajse plotësisht tingullin e theksuar "ë" që në gegërishte figuron si
shkronjë për zgjatjen e zanores paraprijëse dhe shpesh quhet "e pa zâ" (e pa zë). Kur "ë"-ja shkon
e patheksuar në toskërisht, në gegërisht ajo zgjat zanoret paraprake.

Rotacizmi

Kjo është një teori shumë e mbështetur nga studimet. Shihet, për shembull se rotacizmi “n” në
“r” ka ndodhur e jo “r” në “n”, çka dëshmon se gegërishtja ka ruajtur më shumë elemente të
shqipes së vjetër. Këtë e zbulojmë prej fjalëve latine si psh. “virgin-” që në gegërishte sot është
“virgjin” dhe në toskërisht/standard “i/e virgjër”, “inimicus” e gjetur në gegërishte si “anmik”
dhe e transformuar në toskërisht/standard si “armik”.

Dialekti toskë

Toskë ose toskërisht është njëri nga dy dialektet e gjuhës shqipe, që fliten në jug tëShqipërisë, në
një pjesë të vogël të Maqedonisë, në Greqi dhe në Italinë jugore nga arbëreshët. Kufiri në mes të
gegërishtes dhe toskërishtes është Lumi Shkumbin që përshkon Shqipërinë e Mesme nga lindja
në perëndim. Toskërishtja në vetvete ka 3 nëndialekte, si toskërishtja veriore, labërishtja dhe
çamërishtja.

Standard Toskërisht Gegërisht Shqiperi Shqiperi Shqypni nje nje nji/nja nente nente nante eshte
eshte asht / a bëj bëj baj emër emër êmën pjekuri pjekuri pjekuni gjendje gjëndje gjêndje zog zok
zog mbret mbret mret për të punuar për të punuar me punue rërë rërë rânë qenë qënë kjênë / kânë
nënë nënë nanë dëllinjë enjë bërshê baltë llum bâltë cimbidh mashë danë
Disa fjale qe ndryshojne ne varesi te dialekteve
Shqipja standarde dhe gegërishtja

Shqipja standarde megjithëse mbështetet në dialektin toskë të zonës juglindore të Shqipërisë, ka

në përbërjen e saj fjalë apo formime nga gegërishtja, pa të cilat nuk do të bëhej i mundur formimi
i disa fjalëve. Disa nga shembujt janë fjalët meqenëse, humnerë dhe folja synoj. Fjala meqenëse
vjen nga paskajorja me qenë e gegërishtes, dhe një formim i kësaj fjale duke u mbështetur vetëm
në toskërisht do të ishte përtëjemse, fjalë e cila nuk shkon në gjuhën shqipe. Fjala humnerë vjen
nga folja humbdhe fjala në erë, dhe gjuha standarde e ka formuar këtë fjalë nga format gegë hum
(humb)+ nerë(nder). Edhe folja synoj vjen nga fjala syni: synoj=ia ve synin (gegërisht) dhe jo
syroj siç mund të ishte nëse do të formohej nga toskërishtja e cila nuk e përmban këtë folje.
Gjithashtu duhet përmendur tema "krye" me të cilën shqipja formon qindra fjalë, teksa me
formën toske "kokë" formohen shumë fjalë. Kemi kryeshkamb, por nuk mund të themi
kokëshkëmb; teksa forma kokëfortë e toskërishtes, jepet lehtë edhe në gegërisht, me kryefortë,
etj.

Dallimet ndermjet dy dialekteve

Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre kuptohen pa vështirësi njeri
me tjetrin. Megjithatë, ekzistojnë disa dallime në sistemin fonetik dhe në strukturën gramatikore
e në leksik, nga të cilët më kryesorët jane: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse
dialekti i i jugut, vetëm zanore gojore; togut ua të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me togun
ue (grua ~ grue); togut nistor va të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me vo (vatër ~ votër); â-
së hundore të theksuar të gegërishtes, toskërishtja i përgjigjet me ë të theksuar (nânë ~ nënë).
Dialekti i jugut ka dukurinë e retacizmit (kthimin e n-së ndërzanore në r (ranë ~ rërë), që në
gegërisht mungon; në toskërisht, grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, etj. Ruhen të plota, kurse
në gegërisht, janë asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ ven). Në sistemin morfologjik,
dialekti i veriut ka formën e paskajores së tipit me punue, kurse toskërishtja në vend të saj,
përdor lidhoren të punoj. Forma e pjesores në toskërisht, del me mbaresë, kurse në gegërisht, pa
mbaresë (kapur ~ kapë), etj. Dialekti I jugut ka format e së ardhmes: do të punoj dhe kam për të
punuar , ndërsa dialekti I veriut përveç formave të mësipërme ka formën kam me punue.

Ese: “Dialektet dhe gjuha shqipe”

Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore : dialekti gege dhe dialekti toske . Gegerishtja flitet ne
pjesen veriore te Shqiperise ndersa Toskerishtja flitet ne pjesen jugore te Shqiperise. Kufiri
natyror qe ndan keto dy dialekte ne pozita te ndryshme gjeografike eshte lumi Shkumbin.
Dialektet kane ndyshime fonetike por edhe ndryshime leksikore. Toskerishtja nuk ndryshon
shume nga shqipja standarte ndersa gegerishtja ka shume fjale te reja qe nuk gjenden ne fjalorin
e shqipes standarte. Megjithese dy dialektet kane ndryshime nga njeri-tjetri folesit e tyre
kuptohen me lehtesi me njeri-tjetrin. Toskerishtja eshte me e afert ne leksike dhe fonetike me
shqipen standarte se sa gegerishtja ,por une mendoj se te dyja dialektet duhet te zhduken dhe te
flitet vetem nje gjuhe – Gjuha shqipe – sepse vetem ne kete menyre do te zhdukeshin te gjitha
diskutimet per futjen e fjaleve te reja ne shqipen standarte nga dialektet e veriut ose te jugut.Keto
dy dialekte nuk sjellin asgje tjeter vecse percarjes se njerezve qe jetojne ne veri te Shqiperise nga
njerezit qe jetojne ne jug te Shqiperise dhe kjo eshte arsyeja kryesore se perse keta dy dialekte
sjellin pasoja negative ne popullsine shqiptare. Dialektet fliten ende ne de dyja zonat ,por une
mendoj se vetem shqipja standarte duhet te shkruhet , perdoret dhe mesohet neper libra sepse ne
kete menyre cdo njeri do mesonte gjuhen e vertete SHQIPTARE !

Dialektet e Gjuhës Shqipe

Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegërishten dhe dialektin e jugut ose
toskërishten. Kufiri natyror që i ndan në vija të përgjithshme këto dialekte, është lumi i
Shkumbinit, që kalon nëpër Elbasan, në Shqipërinë e mesme. Në anën e djathtë të Shkumbinit
shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij, dialekti jugor (toskërishtja).

Ç’janë krahinorizmat e dialektizmat?

Termat “dialektizëm” e “krahinorizëm”, akademik Jani Thomai i përkufizon kështu: “Mund të

pranojmë me marrëveshje një kriter dallues të përafërt ndërmjet dialektizmave e krahinorizmave:
kur fjala, që nuk e ka gjuha letrare, gjendet vetëm në një të folme ose në të folmet vetëm të një
krahine, të merret si krahinorizëm; kur fjala gjendet në tërë dialektin ose në disa të folme të një
dialekti (kuptohet, që mund të jenë edhe të krahinave të ndryshme), të merren si dialektizëm.”

Prof. Thomai pranon tri kritere për të përcaktuar karakterin dialektor a krahinor të fjalëve:

a) Kriteri i grupimit paradigmatik, d.m.th. kur fjala është dysor a sinonim dialektor i qartë i një
fjale tjetër që është pranuar si e normës letrare të tipit: uzdajë – shpresë, pendël, shpendël –
pupël, thi, guc – derr; gja, hajvan – kafshë; kaposh, kokash, knus – këndes, gjel; kallamboq,
kollomoq -misër; gjiton, kojshi, komshi – fqinj; konop, tërkuzë – litar etj.

b) Kriteri gjuhësor-fjalëformues, pasi cilësohen si dialektore a krahinore edhe variantet

fjalëformuese (veç varianteve fonetike) që nuk janë normë letrare, si p.sh. në Has, në Shkrel e
gjetkë për të treguar banorët e një vendi u shtojnë emrave të vendeve vetëm nyjën e përparme i: i
shaljan, i hazjan; i shkrel, i hot, i kastrat. Në Gjilan të Kosovës banorët e fshatrave thonë jam (ai
është) i Godenve, i Shurdhanve, i Dunavëve, i Biçakve, i Çelikve (në kuptimin banor i fshatit
Goden, Shurdhan, Dunav, Biçak, Çelik). Në të folmen e fshatit Brezë të Karadakut të Shkupit për
formën standarde “çka” përdorin krahinorizmin mjaft të përhapur në shumë të folme të tjera të
gegërishtes qendrore xhit, ndërsa për “diçka” thonë formën e përngjitur dixhit.

Në Veri kemi formime fjalësh me prapashtesën -shëm, në Jug me uar: i punueshëm – i punuar, i
dëgjueshëm – i dëgjuar, i kuptueshëm – i kuptuar, i thyeshëm – i thyer… kuptohet që të dyja
format janë normative dhe se ka dallim kuptimor ndërmjet formave të fjalëve me -shëm nga ato
me -uar. Fjala vjen, kur themi se materiali që gjendet brenda një pakoje është i thyeshëm, d.m.th.
atë duhet bartur me kujdes se mund të thyhet, ndërsa nëse themi se diçka është e thyer kuptojmë
se tani më veprimi ka mbaruar.

c) Kriteri i fushës leksikore ose i fushës tematike (emrat e bimëve, të kafshëve, të shpendëve, të
orendive shtëpiake, të veshjeve, të veglave të bujqësisë e të zejtarisë etj., kur janë lokale ose kur
ndryshojnë mjaft nga një krahinë në tjetrën).

“Dialektet e të folmet kështu përbëjnë një pasuri të pamatshme jo vetëm me njësi leksikore, por
edhe me tipa e mjete fjalëformuese të specializuara për kategori gramatikore, klasa leksikore ose
fusha konceptore të veçanta.” Gjerësia e shtresës leksikore e krahinore, që përfshihet në rrethin e
gjuhës letrare, sa vjen e rritet. Në këtë brez bëhet “fermentimi” i nevojshëm, gjatë të cilit fjalët
krahinore fitojnë vlera të reja në atë shkallë sa bëhen “mbidialektore”, pra, nga krahinorizma
bëhen ish-krahinorizma në gji të gjuhës letrare.
PROJEKT
Tema: Gjeografia gjuhesore e Shqipes
Nentema: Dialektet e gjuhes shqipe,karahinonizmat dhe
dialektizmat

Lenda: Gjuhe Shqipe

Klasa:XIIB

Punoi: Pranoi:
Paula Kasmi Zamira Canka
Xhemile Halili
Klejdi Dervishi
Zenel Dervishi
Selim Kullafi
Albi Sina

You might also like