Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 8

STILISTIKA

PËRSËRITJA NR. 3
STILISTIKA ËSHTË DISIPLINË E VEÇANTË E CILA
MERRET ME STUDIMIN E STILIT DHE TË FIGURAVE
STILISTIKE.

• Në fushën e letërsisë stili është mënyrë e të shkruarit ose mënyrë e të shprehurit e ndonjë
individi, ose të një periudhe.
• Sipas mendimit më të përhapur, stili është veçanti e autorit ose shmangie nga gjuha e
zakonshme. Kjo shmangie shihet në çdo gjë, duke filluar nga ndërtimi i fjalisë e deri te
përdorimi i fjalëve dhe i tingujve të veçantë në të (fjali).
• Mjetet themelore stilistike ndahen në dy grupe: në figura dhe në trope.
• “Figura” është mënyrë e gjallë e të folurit se ç’është të folurit e zakonshëm dhe qëllimi i saj
është që një mendim, ide, porosi, ta bëjë të afërt me ndihmën e një tabloje, e ndonjë krahasimi
ose që edhe më tepër ta zgjojë vëmendjen me saktësinë ose origjinalitetin e saj.
Figura është formë e tillë e të folurit e cila largohet nga mënyra e rëndomtë dhe e drejtpërdrejtë e të
folurit.
Figurat e fjalëve – ose figurat kuptimore përftohen nga zhvendosja kuptimore e fjalëve, ato janë
metafora, metonimia, personifikimi, sinekdoka, eufemizmi, epiteti, alegoria, simboli.
Figurat e diksionit – janë figura të cilat fjalës i japin efekt tingëllor. Me anë të këtyre figurave
shprehja gjuhësore fiton në intensitet, duke e pasuruar përmbajtjen kuptimore dhe domethënien
emocionale të saj (shprehjes gjuhësore). Figurat e diksionit ia japin muzikalitetin vjershës dhe sa më të
pasura të jenë ato, aq më i pasur do të jetë edhe muzikaliteti i vjershës. Në figurat e diksionit bëjnë
pjesë: asonanca, aliteracioni, onomatopeja, anafora, epifora
Figurat e sintaksës poetike – kanë të bëjnë me sintaksën ose me rendin e fjalëve në fjali, ku kemi
shmangie nga renditja e zakonshme e fjalëve në fjali, duke çrregulluar sistemin e natyrshëm të tyre, të
cilat nuk përkojnë me rendin logjik e gramatikor të tyre. Në këtë grup të fjalëve bëjnë pjesë: anasjella,
asindeti, elipsi, pyetja retorike, polisindeti
Figurat e mendimit: lidhen me kuptimin me atë që është thënë me to. Në këtë grup të figurave hyjnë:
antiteza, hiperbola, krahasimi, litota, paradoksi.
Përmbajtja- Forma

Vepra letrare paraqet një tërësi të pandashme. Ajo përbëhet nga dy përbërës kryesorë, të cilët
janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin e këto janë: forma dhe përmbajtja.

Përmbajtja paraqet rendin e fakteve të një vepre letrare ashtu si mund të tregohen. Ndërkaq,
forma paraqet mënyrën se si janë organizuar faktet materiale dhe shpirtërore, si dhe raportet
midis tyre në veprën letrare. Edhe forma edhe përmbajtja e veprës letrare janë të lidhura midis
tyre në mënyrë të pashkëputshme. Nuk mund të ketë përmbajtje pa formë, dhe anasjelltas, nuk
mund të ketë formë pa përmbajtje. Përmbajtja paraqet thelbin e sendit a dukurisë, ajo luan
rolin vendimtar në një vepër letrare, përcakton edhe formën e sendit a dukurisë për të cilat flitet
në vepër.
TEMA

• Tema – është pjesë përbërëse e veprës letrare ka kuptimin e asaj që është • Shpesh tema e veprës letrare lidhet me titullin e veprës letrare
shtruar në veprën letrare, si kuptim i tërësishëm i veprës letrare. dhe atë e shpreh drejtpërdrejt. Kështu, p.sh. titulli i i romanit të
Agollit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” sugjeron edhe
• Përveç këtij kuptimi, në aspektin tematik poezinë mund ta ndajmë në poezi temën e shqyrtuar nga shkrimtari,
patriotike, erotike, filozofike etj., pastaj mund të flasim për tema • Temat që shfaqen dhe përsëriten në të gjitha epokat historike
mitologjike në letërsi, për tema historike në roman ose në dramë etj. janë të lidhura me dukuritë themelore të jetës së njeriut, si:
dashuria, vdekja, bukuria, përkohshmëria e fatit të njeriut në jetë,
• Tema paraqet fushën e jetës të cilën e ka zgjedhur shkrimtari për bazë të kotësia e jetës etj. Përveç termit temë, shpesh përdoret edhe
veprës së vet. Ndonjëherë tema e veprës është problemi të cilin shkrimtari termi tematikë, i cili ka kuptim më të gjerë se nocioni temë, por
e shtron si bazë të veprës së tij. Nga kjo rrjedh se tema paraqet problemin ndonjëherë ndryshimi është minimal dhe relativ.
kryesor që shkrimtari e ka ngritur dhe që është treguar në bazë të materialit • Tema, veç tjerash, mund të jetë aktuale ose jo aktuale.
të marrë nga jeta.

• Secila vepër letrare ka temën e vet.


MOTIVI

• Motivi në letërsinë artistike është njësia më e vogël


tematike, që paraqet strumbullarin rreth të cilit • Kurse, në vjershat patriotike, sociale ose në vjershat e
zhvillohet veprimi në vepër. llojeve të tjera poeti më shpesh këndon për atë që
ndodh “jashtë” vetes së tij, por e gjithë ndodhja e
• Në vjershën lirike motivi dhe tema shkrihen në
“jashtme” përcillet dhe përshkohet nga ndjenjat e tij.
njëri-tjetrin dhe krijojnë një unitete të pandarë,
• Motivet e përhershme janë ato motive të cilat i ndeshim te
kurse në tregim dhe në roman rrallë bëhet shkrirja e
shumë shkrimtarë.
tillë e plotë.
• Raporti nënë-fëmijë, pleq-të rinj, ves-virtyt, dinjitet-përçmim,
• Vjershat lirike të dashurisë, janë krijuar në bazë të heroizëm-mjerim, lufta për drejtësi, ideali dhe fati njerëzor, të
motiveve të brendshme, sepse poeti niset nga gjitha këto i ndeshim si motive të përhershme në letërsinë
botërore dhe shqipe.
shqetësimet personale, entuziazmi dhe ngjarjet në
raportet e tij erotike.
FABULA - PERSONAZHI

• Të gjitha veprat kanë fabul. Fabula paraqet renditjen e • Personazhi kryesor si bartësi kryesor i veprimit
ngjarjeve në vepër. Në poezinë lirike nuk kemi fabul, sepse në
të nuk kemi ngjarje, nuk kemi veprim, kurse fabula është bazë në veprën artistike quhet “hero” ai është bartës
e veprave epike dhe e atyre dramatike. kryesor i ideve dhe i pikëpamjeve të autorit.
• Personazhi - është bartësi kryesor i veprimit në veprën letrare. Personazhe të tilla konsiderohen të gjitha ata që
Ai është mishërim i vetive morale, ideore, ndjesore të një
individi në veprën letrare ose paraqet tërësinë e veçorive etike, shprehin synimet, tendencat dhe aspiratat
intelektuale, emotive. Personazhi, përfshin në vete një progresive të epokës së tyre, të popullit të tyre
grumbull të veçorive të cilat e bëjnë individin njerëzor dhe
sipas të cilave ai dallon nga njerëzit e tjerë. Në lidhje me apo të mbarë njerëzimit. Të tillë ndeshim
personazhin ndeshim edhe në nocione të tjera si, figurë, hero, thuajse në të gjitha letërsitë: Prometheu i
karakter, tip, portret.
Eskilit, Hamleti i Shekspirit, Fausti i Gëtes
TREGIMTARI - IDEJA

• Tregimtari ose narratori – paraqet • Ideja –është një mendim themelor, i


personin në emër të cilit autori rrëfen për pranishëm në vepër, është qëndrim ndaj
ngjarjet dhe njerëzit në një vepër letrare problemeve të caktuara, të cilat trajtohen
tregimtare. Tregimtari luan rol të në veprën letrare, është mendimi
rëndësishëm në kuptimin e elementeve të themelor i porosisë së tërësishme të cilën
tjera të veprës letrare: temës, fabulës dhe vepra ia ofron lexuesit. Pra, ideja e
motivimit etj. Tregimtari nuk mund të veprës letrare mund të kuptohet edhe si
identifikohet me autorin e veprës letrare, një nga elementet strukturore të veprës
sepse ai vetë është personazh i veprës së letrare.
cilës i jep formën.

You might also like