Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Fusha: Lënda: Shkalla: Klasa:

“Shkencat e natyrës”. “FIZIKË” E tretë VII


Tema mësimore: Situata e të nxënit:
“USHTRIME PËR PËRSËRITJE: FORCAT DHE Situatat e përgatitura nga temat e mëparshme.
LLOJET E SAJ” (Ora 2)
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalët kyçe:
temës mësimore: Gravitet. Peshë. Masë. Fërkim. Rezistencë e ajrit. Forcë
 Identifikon llojet e forcave në natyrë, dallon ngritëse (Arkimedit). Forca të baraspeshuara. Forca të
forcat nga njëra-tjetra, dallon forcat e pabaraspeshuara. Forcë qendërsynuese. Forcë e elasticitetit.
baraspeshuara nga ato të pabaraspeshuara.
 Paraqet me shigjetë forcat që veprojnë në një
trup. Ndërton diagramin e forcave.
 Njehson forcën e rëndesës, të peshës dhe të
kundërveprimit mbi një trup.
 Shpjegon ndryshimin mes forcave të
baraspeshuara dhe të pabaraspeshuara.
Burimet: Teksti FIZIKA 7. Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Shoqëria dhe mjedisi. Matematika.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Metodologjia
Nxitja e diskutimit. Punë e pavarur.
 Veprimtari 1. Jepni shembuj për llojet e forcave në natyrë dhe efektet e tyre.
 Veprimtari 2. Punë e pavarur. Vizatoni me shigjeta forcat që veprojnë mbi një makinë kur lëviz dhe kur është në
prehje, mbi një parashutist që bie në tokë, mbi një çiklist që lëviz, mbi një top që ndodhet në një enë me ujë. Në
secilin rast tregoni forcën rezultante.
 Veprimtari 3. Punë e pavarur. Nxënësit punijnë me detyrat e mëposhtme.
1. Sfera me masë 3kg mbështetet mbi një sipërfaqe horizontale. Gjeni:
a) Forcën e rëndesës së sferës.
b) Peshën e sferës dhe forcën e kundërveprimit të sipërfaqes mbështetëse.
2. Pesha e kuboidit që paraqitet në figurë është 700N.
a) Gjeni masën e kuboidit.
b) Paraqitni me shigjeta forcën e rëndesës të kuboidit peshën e tij dhe forcën e kundërveprimit.
3. Pesha e një trupi në Mërkur është 120N dhe fortësia e fushës gravitacionale të tij 4N/kg.
a) Sa është masa e këtij trupi?
b) Sa është masa e dhe pesha e këtij trupi në Tokë?
c) Pesha e këtij trupi në planetin Saturn është 270N. Sa është fortësia e fushës gravitacionale të planetit
Saturn?
Vlerësimi:
Niveli N2. Identifikon llojet e forcave në natyrë, dallon forcat nga njëra-tjetra, dallon forcat e baraspeshuara nga ato të
pabaraspeshuara.
Niveli N3. Paraqet me shigjetë forcat që veprojnë në një trup. Ndërton diagramin e forcave. Njehson forcën e rëndesës,
të peshës dhe të kundërveprimit mbi një trup.
Niveli N4. Shpjegon ndryshimin mes forcave të baraspeshuara dhe të pabaraspeshuara.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Pesha e trupit me masë 25kg në planetin Uran është 200N.
a) Sa është masa e këtij trupi në Hënë dhe në Tokë?
b) Sa është fortësia e fushës gravitacionale të Uranit?
c) Sa është pesha e trupit me masë 70kg në planetin Uran?
Data _____________________

You might also like