Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Fusha: Lënda: Shkalla: Klasa:

“Shkencat e natyrës”. “FIZIKË” E tretë VII


Tema mësimore: Situata e të nxënit:
“PARAQITJA E TË DHËNAVE NË FORMË Në një park lodrash. Një grup fëmijësh kërcejnë së larti në një
TABELARE DHE GRAFIKE” dyshek në një park lodrash, dyshekët marrin formën e
(Ora 1) mëparshme natyrale pas largimit të veprimit të fëmijëve mbi
të. Pse?
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalët kyçe:
temës mësimore: Ndryshore. Jo i vazhdueshëm. I vazhdueshme. Rezultat
 Përshkruan paraqitjen e rezultateve në tabelë jonormal.
dhe në grafik.
 Ndërton grafikët për elasticitetin e sustës.
 Shpjegon se ç’kupton me ndryshore të
vazhdueshme.
Burimet: Teksti FIZIKA 7, CD, interneti. Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Mjetet: Dinamometër, trupa me masa të ndryshme (gurë TIK. Matematika.
peshash). metër shirit.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Metodologjia
Demonstrim. Matje. Hartim tabele. Plotësim të dhënash.
Mësimi fillon me veprimtari praktike, klasa ndahet në dy grupe. Iu jepet nxënësve susta të ndryshme dhe secili grup
duke vepruar mbi sustat që kanë, vrojtojnë rastet deri kur susta merr formën e mëparshme dhe për forca më të mëdha që
susta mbetet e shformuar. Pra, me këtë veprimtari nxënësit njihen me kufirin e elasticitetit të sustës. Maten me anë të
demonstrimit, zgjatja e sustës, për të gjetur kufirin e elasticitetit të saj. Vendosen gurët e peshës, me radhë në sustën e
dinamometrit dhe matet madhësia e shformimit të sustës. Matjet regjistrohen në tabelë:

Nr Pesha e gurëve (N) Zgjatja e sustës (cm)


1 0N 0 cm
2 1N 1.1cm
3 2N 2cm
4 3N ...etj.
Në grafik hidhen vlerave të matura nga secili grup. Shpjegoj se ndryshoret që mund të marrin çdo vlerë quhen ndryshore
të vazhdueshme. Në boshtin e abshisave vendos pesha të gurëve në N dhe në boshtin e ordinatave vendos vlerat e
zgjatjes së sustës në cm. Bashkohen pikat me vijë. Vija e grafikut fillon dhe përkulet pas një farë vlere. Çfarë kuptoni me
këtë? A do të thotë se në pikën ku fillon përkulja tregon kufirin e elasticitetit të sustës?
Krahasohen matjet e grupeve me njëri-tjetrin dhe çdo grup shpjegon kufirin e elasticitetit për sustat e tyre duke u nisur
nga vija e grafikut që ndërtuan.
Diskutojnë: Çfarë duhet bërë me pikat anormale?
Vlerësimi:
 Niveli N2. Përshkruan paraqitjen e rezultateve në tabelë dhe në grafik.
 Niveli N3. Ndërton grafikët për elasticitetin e sustës.
 Niveli N4. Shpjegon se ç’kupton me ndryshore të vazhdueshme.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Detyrë 1-2 fq.13 në fletoren e punës.
Data _____________________

You might also like