Trego Që Je Human

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Trego që je human: Ndihmo njerëzit në nevojë!

SI TE NDIHONI FEMIJET NE RRUGE PA QENE NEVOJA TU JEPNI PRA NE DORE

Tu japësh disa monedha fëmijëve në rrugë nuk është një ndihmë sepse ato mund ti shkojnë
tutorëve të tyre, mund të përdoren për drogra apo ua japin prindërve, që shpesh i shpenzojnë për
alkool dhe substanca ilegale.
Kështu që, si mund të ndihmojmë kur përgjigja nuk janë paratë? Do të ndajmë me ju më poshtë
disa gjëra që mund të bëni.
 
 Punë vullnetare

Përveç programeve të vullnetarizmit, ti mund të bësh pjesën tënde, qoftë edhe për një ditë. Nëse
kërkon një mënyrë të drejtpërdrejtë se si të ndihmosh fëmijët në rrugë, shko në kishën xhamine
lokale, apo në një organizatë që ka për qëllim ndihmën e të tillë fëmijëve. Atje mund të pyesësh
nëse kanë nevojë për ndihmë. Gjithashtu mund të interesohesh për ndonjë program lokal apo
shkollor ku mund të marrësh pjesë.

 Dhuro një moment

Gjëja më e thjeshtë por më me vlerë që mund ti japësh një fëmije është koha. Në vend që ti
largosh për të vazhduar rrugën tënde, kalo kohë me ta duke i pyetur për emrat, për çfarë pëlqejnë
të bëjnë apo për lojrat e tyre të preferuara. Bujari nuk do të thotë të japësh gjëra. Të ndash pak
nga vetja është një dhuratë më e bukur.

 Hani bashkë

Nëse ke krijuar lidhje me një fëmijë në veçanti, të hani darkë bashkë është një mënyrë e mirë për
të kaluar kohë me dikë ndërkohë që i lejon edhe të shijojnë një vakt të ngrohtë. Hani së bashku
në një mensë dhe jo në fast food . Jo vetëm që ushqimi është më i shëndetshëm por do ta bëj
fëmijën të ndihet më lirshëm dhe më i sigurt.
 Ndaj botën tënde

Të japësh gjëra si stilolapsa, ëmbëlsira apo rroba është një alternativë e mirë  por ka edhe
problemet e veta. Ajo ngjall materializmin dhe i bën fëmijët që ti shohin njerëzit si një mundësi
për të marrë sende dhe dhurata. Kur jep lapsa apo tullumbace më shumë shkakton  zënka mes
fëmijëve dhe ata mësojnë të kërkojnë gjëra. Kështu që në vend se të ndash sende me ta, ndaj
biseda.

 Luaj me fotot

Një mjet tjetër i mirë është kamera. Fëmijët e pëlqejnë shumë dhe eksperiencat tregojnë se, ata
kënaqen dhe bëjnë fytyra qesharake, madje thërrasin edhe shokët  e tjerë. Nëse mundesh,
tregojua rezultatin, dhe të jesh i sigurt që do të kesh dhjetëra fëmijë që mezi presin të bëjnë një
raund tjetër me poza të çuditshme.
Jepu një foto apo diçka qe t’ju kujtojnë
Nëse do të lesh një pjesë të vetes tënde te ata, mund ti lesh një foto tënden. Mund ta bësh akoma
më personale duke lënë një shkrim apo vizatim pas saj.

 Mësoni njëri tjetrin

Edhe nëse nuk je tip artistik, ti mund t’i përfshish fëmijët në art spontan dhe punë dore dhe është
një mënyrë e mirë që të çlirosh kreativitetin e tyre. Projekte të vogla si p.sh tu mësosh atyre të
bëjnë aeroplan me letër apo të bësh byrzylyqe me rripa do të jenë aktivitet me shumë përfitime.
Sepse nëse dëshiron të bësh diçka akoma më të madhe mund ta përfshihesh në një organizatë që i
shet këto sende për bamirësi.

 Dhuro në organizatat lokale

Monedhat e tua nuk kanë vlerë në rrugë por mos harro që ka mënyra të tjera për ti dhuruar ato. Ti
mund të shkosh në shkolla dhe organizata dhe të dhurosh libra apo materiale shkollore.
Nuk ka mënyra të përcaktuara se si mund të ndihmojmë fëmijët në rrugë por varfëria është një
çështje globale dhe të gjithë fëmijët në të gjithë botën meritojnë një të ardhme, prandaj çdo
mënyrë vlen. Ne nuk mund të ndihmojmë këdo por gjithsecili mund të ndihmojë dikë.

You might also like