Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Gjurmë dibranësh:

AQIF BODI, MIDIS MË TË NDERUARVE TË KOHËS


Nga ARIF MATA
Staten Island,New York, USA
Isha njohur me Aqif Bodin në vjeshtën e vitit 1969, në Institutin Bujqësor, në Kamëz. Ai kish ardhur aty
pas gjimnazit te Durrësit e unë sapo kisha ardhur nga gjimnazi i Peshkopisë. Te dy “s’ishim” për shkollë
tjetër! Shoqëria me njeri -tjetrin na u ngjit mirë e atëherë ne se dinim se kështu kishte ndodhur njëzet vjet
më parë edhe me baballarët tanë. Ishte një kohë kur vendimet e miqësive të reja merreshin më së shumti
nga degët e jo rrënjët, por qe fatlume që ajo e jona u lidh me rrënjë e degë si kishte ndodhur në shekuj me
shqiptarët. Pastaj u njohëm në punë. E gjeta përgjegjës sektori në Tomin në kooperativën bujqësore
Qendër. Po ai, Aqifi, që kisha njohur student, që i pëlqenin rrobat e hapura e lexonte libra të ndaluar, tani
fluturonte me motoçikletën e tij dhe bezdiste autoritarët e kënaqte njerëzit që e donin të renë. U ndamë.
Mua më kishin kërkuar atje ku shpejtë do t’ju beja “miza”, Aqifi vazhdoi aty, duke u rritur si njeri dhe si
drejtues. Pastaj, thuajse, i humbëm njëri- tjetrit. Te dy ishim shumë të zënë për të krijuar ai Aqifin e unë
Arifin më shumë se ai Bodin e unë Matën. Ato ishin mbi neve.
Lufta për ekzistencë kishte ardhur në rrafshin praktik të Dibrës metër-saktë e kandar hollë dhe shpejt këtë
prove e kaluam. Kur mësoja për Aqifin merrja vesh se ai shumë herë rrugës së rritjes po i binte nga ana e
burrnisë e mua sikur me dilte më mirë të bëja kujdes që burrnia mos me plagoste rritjen. Aqifi rebelimin e
kish ba metodë pune. Nuk i pëlqente tutela. Ka shumë prova për këtë. Aqifin e kërkon Kastrioti,por do të
krijonte qark të shkurtër atje. Si zor për ta përmbajtur ishte mirë për ta graduar. E çojnë në kryetar
Maqellarë. Shpejt lëshon dritë si njeri e drejtues që meriton besim njerëzor. Tani duhet të rregullojmë
Kastriotin e madh, por me ekonomi të dobët e Aqifi nuk i trembet kësaj, por guxon të provojë veten në
vendin e tij. Jo kollaj, por e kalon sprovën dhe me plot dinjitet. Kështu Aqifi fillon të dëgjohet. Në shumë
takime krize në rreth (e kam përjetuar edhe vetë) që Aqifi merrte barrë burrash duke shpëtuar edhe koka që
mund të priteshin të mundura prej hallit me të cilin nuk kishin burrni të përballeshin. Erdhi një kohë që nuk
e pëlqenin, por dhe nuk e largonin se i duhej punës. Kryetari i ri kish nisur rendin e burrnisë.
Bajram Stojku kujtonte se Aqif Bodi është ndër kuadrot më të aftë të brezit të tij. Shterpëzonte, të thoshte
midis miqsh, se vlerat individuale nuk e rregullonin sistemin dhe me eprorë shumë më të ditur e
“politikanet” tanë e kuptonin domethënien.
Ndërkohe, Aqifi përpiqej që me një mënyrë të re menaxhimi të punëve të sillte rezultate. Dashamir Çaushi
kujtonte Aqifin si një drejtues që kish marrëdhënie respekti për specialistet që punonin me të. Por,
ndryshimi ishte i vogël gjithsesi. Duhej ndryshim nga rrënjët, krasitjet qoftë dhe të mençme nuk punonin.
Pastaj vitet kishin punuar: në perëndim për të përparuar veten e mundur lindjen e në lindje për të ngrënë
veten e afruar rënien. Puna e Aqifit dhe e qindra e qindra specialistëve të tjerë arritën vetëm ta ushqejnë keq
popullin ne betejën e tyre për disa dekada. Ishte koha kur krejt bujqësia luftonte për bukën. Në Meksikë, na
u dha dhe një çmim “mirushqyerje”. Një maskarallëk i paparë i propagandës komuniste.
E prapë, shqiptarët si të vegjël, si të shkurtër, si të paditur, apo që e kanë dijen civilizuese si dhunti jo lehtë
të arritshme ashtu në mjegull si shumë herë në historinë e tyre pranuan se kanë qenë në rrugë pa krye. Dhe
sot e kësaj dite akoma s’janë të kthjellet që shtatëdhjetë vjet më parë atë rrugë nuk duhet ta kishin marrë.
Kursi i kthesës qe pranuar vetëm si i imponuar.
Aqifi qe ndër të parët e të rrallët intelektual të fshatit dibran që, në mungesë informacioni të mirëfilltë se
ç’bëhej rreth nesh dhe në botë, kuptoi se rrugës utopike të ekonomisë së nje-riut të zhveshur i kishte vdekur
ora.
Rebelimi i Aqifit kulmon me vlerën më të madhe që shfaqi në fillim të viteve 90-të, si luftëtar i vijës së
parë për të rrezuar komunizmin, kur shumë të shkolluar të kohës së tij e shohin atë rrugë kolektivizimit
marri akoma si parajsë të humbur nga tradhtia e pehlivanëve neokomunistë. Aqif Bodi tregoi largpamësi e
nivel intelektual që, për fat, Dibra është shquar në rrafsh kombëtar. Aqif Bodi- ish-kryetari i kooperativës
bujqësore- nofkë, që nuk do i shqitej nga neodemokratët hibride të demokracisë tonë të sapolindur,
udhëhoqi daljen nga diktatura me kandidaturën e deputetit të Partisë Demokratike shqiptare në zgjedhjet e
para pluraliste të 31 marsit 1991. Ai, me pak të tjerë, mbeti ndër të parët politikanë të rinj që përfaqësuan
shoqërinë dibrane në rrugën e botës së lirë para se komunizmi të dorëzohej, duke u bë frymëzim dhe për të
tjerë përfaqësues demokratë që udhëhoqën fitoren plebishitare të një viti më vonë (22 mars 1992). Një
betejë e re kish filluar për të ndërtuar e institucionalizuar sistemin e ri të sapo vendosur. Aqifi vihet në ballë
e kudo punoi me zotësi dhe ndershmëri për t’u admiruar. Aqifi do të vazhdoi plot dinjitet dhe në rritje të
përhershme rrugën e një politikani demokrat i qartë për vështirësitë, por dhe për suksesin e rrugës të marrë
me një damendje të veçantë.
Punon vite në drejtim të Partisë Demokratike në Dibër si sekretar i saj, përherë luftëtar që pranon debat
parimor. Në vitin e mbrapshtë1997, Aqifi ishte një qëndrestar pa asnjë mëdyshje, kritikonte gabimet e PD-
së, e dinte se komunistët i ngulën thikën demokracisë së brishtë, përballej hapur me to e vazhdonte të
punonte. Ardhja e Ilir Spatës në krye te PD Dibër, si një gjetje e mirë e demokratëve dibrane e entuziazmoi
Aqifin e bashkë me të udhëhoqën me një mënyrë të re daljen e PD-së nga kriza. Në fitoren e demokratëve
të vitit 2005, Aqifi ka një rol të spikatur. Ilir Spata kujton se tek ai gjeti një mbështetje parimore, të
ndershme e të pakursyer.
E zemëronin Aqifin ato lojnat e pa princip kur shumëkush i bënte për të “qenë” në anën e popullit po për
interesin e asaj pjese që luante me popullin, që i kishte ngjitur deri në atë fushë, ku luanin si gladiator të
rreme. Binte herë-herë në çaste intime shfryrjeje kur thoshte se kështu e do ky popull deri sa te zgjohet
vërtetë dhe tamam atëherë ai merrte vendin qe e meritonte kur kalëronte fisnikërisht në anën e dalëzotjes-
njerëzve te thjeshtë. Ne i patëm për pesëdhjetë vjet ato që thoshin se, po punojmë për popullin, por që,në
fakt, u sillnin për ditë e më shumë mjerimin atij- kujtonte ai. Kjo nuk duhet te ndodhe me përfaqësuesit
politike në pluralizëm. Ato duhet te përfaqësojnë zgjedhësit e tyre; suksesi i politikaneve përfaqësues duhet
të matet vetëm me sa besnikë u mbetën atyre që i kanë ngritur në pozicione politikëbërje- deklaronte shpesh
Aqifi. Ai nderohej në zyrë se luftonte të bënte detyrën e ngarkuar. Ai nderohej në aktivitetin në terren se
dërgonte atje direktivën e besueshme. Punonte dhe inkurajonte ngritjen e fermës bujqësore me fuqi dalje në
treg ashtu siç luftonte që qeveria të bënte përherë e më shumë për mbështetjen e mbrojtjen e saj. Aqifi
kërkonte dhe punonte për zgjidhjen me drejtësi të problemeve të njerëzve, prandaj dhe merrte përditë
respektin e tyre. Ishte korrekt me shokët që punonte dhe bashkëpunonte me ato çiltërsisht.
Aqifi i vlerësonte miqtë dhe shokët. Atij nuk mund t’i jepje kafe dy herë rresht. Duket një luks i falur për
shumëkushin, por është një veti kaq e vlerë që përditë e gjithë jetën njeriut i jep pikë. E kundërta e rrënon.
Aqifi gëzohej kur i mbaronte punë dikujt më shumë se sa ai vetë. E urrente ngjitjen për përfitim të njerëzve
dhe në këto raste ndonjëherë humbte edhe durimin. Me këto Aqifi i priste drurët shkurt. E psenë e ndonjë
miku Aqifi e shpjegonte po shkurt: tipave të tillë u duhet mësuar të mos mendojnë për të ardhur dhe një
herë tjetër me këtë mendje.
Miqtë e familjes i respektonte dhe nderonte, ashtu siç e ka patur traditë dibrani. Po kështu nderonte e
respektonte të gjithë miqtë e shumtë që ai bëri pa dhënë e marrë gjatë gjithë jetës së tij.
Me komshinjtë qe gjithmonë korrekt e me respekt te ndërsjellët. Halil Vani e Aqif Bodi u bënë dy miq
shumë të afërt nisur ngase qenë komshinj shumë të mirë.
Po në familje? Ishte i prerë, por i butë e i kujdesshëm në rritjen e fëmijëve deri në rol nëne dhe përherë në
krye të punës për mirëdukimin e tyre. Aqifi pati dy prindër me opinion shumë të mirë në Kishavec e ma
gjanë, që linden tre vëllezër dhe dy motra po me një figurë shumë të pastër. Ndryshe nga prindërit jetëgjatë
katër fëmijë patën vdekje pa pleqëri. Njeri nga vëllezërit, Haxhiu, ndoshta nga një dëshpërim që i solli fati e
shpejtoi atë, megjithëse Aqifi me zonjën Kimete e mjekuan plagën e tij me shpirtin e tyre. Motrën e parë e
qanë të gjithë, ndërsa e dyta i qau të gjithë. Aqifi punoi një jetë duke luftuar të matet me më të mirët brenda
një identiteti të veçantë dhe familjen e tij arriti ta bëjë tashmë të njohur edhe jashtë Kastriotit. U trashëgua
nga pesë fëmijë që janë në rrugë të mirë, por që aktivitetin dhe jetën e tyre duhet ta administrojnë në dobi të
emrit të familjes. E kanë detyrim për gjyshin e babanë që patën.
Njeriu përjeton krejt ndodhjet e jetës se tij në gjirin e një shoqërie e kohe të caktuar. Lind, rritet e merr
mend, bashkëvepron me mjedisin ekolo-ekonomiko-historik, si një qelizë e shoqërisë njerëzore e arrin ç’të
mundet. Aqifi arriti shumë e do të kujtohet gjatë. I lumtur është ai që mundet të ketë luajtur një rol në dobi
të përparimit në kohën e tij.
Aqifi ishte midis më të nderuarve të kohës së tij.

You might also like