2.krahasimi I Dy Numrave Natyror

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE SAMIR HOXHA

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fusha kurrikulare: Matematikë / Lënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: lll / Klasa: 6
Tema :  Rezultati i të nxënit të temës : Krahason,
rrumbullakson dhe vendos në drejtëzën numerike numrat e dhënë
Numrat natyrorë natyrorë.

Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): l.6; ll.4;lll.2

Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara) : 1;7

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Njësia mësimore : Krahasimi i dy numrave natyror
Fjalët kyçe :Krahasim i numrave

Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:


1.Krahason numrat natyror gjatë zgjidhjës së problemeve matematike..
2.Krahason dy numra natyror me numër të njejtë e të ndryshëm shifrash.

Kriteret e suksesit:
1. Krahaso numrat natyror duke nga shifra me e vjetër
2. Krahasojmë dy numra natyror me numër të njejtë e të ndryshëm shifrash.
3. Radhiti sipas madhësisë numrat e kërkuar.

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:


Matematika kl 6; Përmbledhje detyrash kl 6; Teksti,fletorja,vizorja.

Lidhja me lëndet tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Fushën Gjuhët dhe komunikimi,Gjeografinë,Fizikë.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE


STUHI MENDIMESH.
Mësuesi shënon në dërrasën e zezë shenjat >, <, =.
Drejtohet pyetja:
- Përse përdoren këto shenja?
- Çfarë tregon shenja >? Po shenja <? Po shenja =?
Punohet ushtrimi 1. Vendos shenjën >, <, =. Pas pune pyetet:
- Çfarë zbulon nga ky ushtrim? Si krahasohen dy numra me numër të barabartë shifrash?
Plotësohet ushtrimi 2. Pas pune drejtohet pyetja:
- Si krahasohen dy numra me shifra të ndryshme në numër?
Merren mendime nga disa nxënës pa i gjykuar ato. Përforcohen mendimet e sakta që
merren nga nxënësit:
Kur numrat kanë numër të barabartë shifrash, më i madh është ai që ka shifrën e
parë më të madhe.
RRJETI I DISKUTIMIT.
Punohen nga secili nxënës ushtrimi 4 dhe 5 nga detyrat për punë të pavarura, nxënësit argumentojnë detyrat e
zgjidhura pastaj diskutojmë për përgjigjejet e drejta.
PUNË INDIVIDUALE.
Në punë individuale punohen ushtrimet 14 dhe 17 nga pjesa e detyrave nga libri me permbledhje detyrash.
Këto janë ushtrime formuese, të cilat nuk mund t’i bëjë çdo nxënës.

VLERËSIMI I NXËNËSVE
Të gjithë nxënësit do të vlerësohën me dy detyrat e shpërndara para përfundimit të orës së mësimit, po ashtu
do të evidentoj nxënësit më aktiv gjatë orës së mësimit.

DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR


Dsh.libri i Matematikes me perbledhje detyrash fq. 4 det. 18-24

Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore


Vetë vlerësimi. Analiza e orës mësimore të mbajtur: a) Plotësisht i knaqur b) i kënaqur: c) jo i knaqur
( Arsyeja):

You might also like