Download as rtf, pdf, or txt
Download as rtf, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Tema: Mardheniet juridike qe lidhen me familjen, kujdestarine,zgjidhjen e

marteses dhe pjestimit te pasurise sipas te drejtes communitare te Bashkimit


Europian. Problematika qe ekziston ne kete drejtim.

Hyrja: Sic e dim E drejta nderkombetare private perkufizohet ne vije te pergjithshme si


teresia e rregullave ligjore qe kane per qellim te rregullojne mardheniet
nderkombetare mes personave private. Duke mare parasysh qe ekzistenca e rregullave
te percaktuara per mardheniet private nderkombetare keto individe bejne tregti,
kontraktojne , martohen , lindin femije etj. Legjislacioni shqiptar e parashikon
martesen, si një bashkëjetesë ligjore qe mbështetet në barazinë morale dhe juridike të
bashkëshortëve, në ndjenjën e dashurisë, respektit dhe mirëkuptimit reciprok, si baza e
unitetit në familje.

Zhvillim: Normat juridike te cilat rregullojne familjen ne cdo shtet , burojne nga rendi juridik ,
prandaj eshte e natyrshme qe per rregullimin juridik te marteses te zbatohet ligji I shtetesise ,
lex patriae. Per te lidhur martesen duhen kushtet e parashikuara nga ligji I shtetit , shtesine e te
cilit ka secili prej bashkeshorteve te ardhshem ne kohen e lidhjes se marteses. Kjo do te thote
qe per lidhjen e marteses midis dy shteasve shqiptare , kushtet substanciale do te rregumllohen
sipas ligjit te shtetesise se tyre , pra sipas ligjit shqiptar. Ndersa kur behet fjale per shtetasit e
huaj dhe ata pa shtetesi qe lidhin martese ne territorin e Republikes se se Shqiperise ne
ndryshim nga shtetasit Shqiptare duhet te permbushin edhe kushtet thelbesore per lidhjen e
marteses sipas ligjit te Republikes se Shqiperise qe do te thote se pervec kushteve qe shtetasi I
huaj duhet te plotesoje sipas legjislacionit te vendit te tij , gjithashtu njekohesisht duhet te
permbushe edhe kushtet e parashikuara nga vendi yne. Eshte parim I gjithe pranuar se ne nje
mardhenie juridike nuk mund te zbatojme njekohesisht dy legjislacione , edhe ate shqiptar edhe
ate te huaj cka do te thote se nqs personat e huaj nuk plotesojne kushtet sipas ligjit te shtetit te
tyre nuk mund te lidhin martese ne territorin e Republikes se Shqiperise. Ky kusht I parashikuar
nga ligji yne ka per qellim qe te mos lejoje qe shtetasit e huaj te cilet nuk plotesojne kushtet e
nevojshme per lidhjen e marteses ne shtetin e tyre tu shmangen ligjeve te atij shteti dhe te
perfitoj ne nga ligji Shqiptare. Te njejten gje mund te themi edhe per dy shtetas shqiptare te
cilat kerkojne te lidhin martese ne nje shtet tjeter ndryshe nga Republika e Shqiperise me qellim
qe ti shmangen kushteve te percaktuara nga legjislacioni yne. Po si gjithon mbas nje rregulli vjen
nje perjashtim , dhe ky perjashtim behet ne ato raste kur njeri prej bashkeshorteve eshte
shqiptar ose ka venqendrimin e zakonshem ne Shqiperi. Ne raste te tilla edhe nese sipas lex
patriae te shtetasit te huaj atij I mungon ndonje kusht per lidhjen e marteses. Persa I perket
njohjes se nje martese e cila eshte e lidhur ne nje shtet te ndryshe situate paraqitet me thjeshte
pasi nuk kemi nevoje te referohemi tek lex patriae I shtetasit te huaj. Nje martese e lidhur sipas
nje ligji te huaj mund te njihet ne Shqiperi nese ploteson kushtet per lidhjen e marteses sipas
ligjit Shqiptar. Nese lidhja e kesaj martese bie ne kundershtim me rendin publik shqiptare dhe
me parimet themelore te percaktuara ne kushtetute dhe ne kodin e familjes se Republikes se
Shqiperise atehere kjo martese nuk mund te njihet ne vendin tone. Per shkak se ne shume
shtete i benin nje interpretim te zgjeruar klauzoles se rendit publik , ne menyre qe ti
shmangeshin detyrimeve qe rrjedhin nga konventa , shoqata nderkombetare e ligjit mbi
kufizimin e aplikimit te klauzoles se rendit publik me ane te nje rezolute rekomandon nje
interpretim dhe aplikim te ngushte te ketyre klauzolave sips legjislacioneve te brendshme duke
lejuar kete perjashtim vetem ne raste te vecanta. Sipas kesaj rezolute rendi publik
nderkombetar, nenkupton teresine e parimeve dhe rregullave te njohura nga nje shtet te cilat ,
per nga natyra e tyre mund te pengojne njohjen dhe zbatimin e ligjeve dhe akteve te nje shteti
tjeter.
Rendi publik nderkombetare perfshin parimet themelore qe i perkasin drejtesise dhe moralit , te
cilat shteti deshiron ti mbroje edhe kur nuk preket drejperdrejte ,si nadlimi i abuzimit me te
drejten (pacta sund servanda, parimi i mirbesimit (bona fide) , ndalimi i diskriminimit , mbrojtja
e tyre qe jane te pazote per te vepruar , liria e pales per te vepruar ne disfavor te saj. Rregullat e
percaktuara per ti sherbyer interesit thelbesor politik, social ose ekonomik te njohur si norma te
rendit publik. Nder parimet baze te rendit publik shqiptar ne lidhje me martesen mund te
permendim a) parimi i monogamise: nuk mund te lidhe martese te re personi qe eshte
martuar , derisa martesa e mepartshme nuk eshte shpallur e pavlefshme ose nuk eshte
zgjidhur. b) ndalimi i lidhjes se marteses midis tyre dhe te paralindurit dhe te paslindurit , vellai ,
motra , ungji dhe mbesa , emta, nipi si dhe femijet emotrave dhe vellezerve. c) ndalimi i
marteses midis vjerrit dhe nuses , vjerres dhe dhendrit , njerkut dhe thjeshtrit, njerkes dhe
thjeshtrit, pavarsisht se martesa qe kakrijuar ne kete lidhje eshte shpallur e pavlefshme , ka
pushuar ose eshte zgjidhur. d) ndalimi i marteses se personit qe vuan nga nje semundje e rende
psikike , ose ka zhvillim mendor te mete , qe e ben te paafte te kuptoje qellimin e marteses.
Meqenese martesa eshte nje veprim juridik edhe persa i perket formes rrejdhimisht duhet te
zbatohet parimi i pergjithshem (locus regit actus). Kete parim e afirmon edhe ligji yne i cili
parashikon se forma e lidhjes se martese rregullohet nga ligji i shtetit ku lidhet martesa. Mund
te ndodhe qe shtetasit e huaj ndodhenn ne Shqiperi dhe kane deshire te martohen por nuk
mund te kthehen dhe te kryejne veprimin juridik formal te marteses ne shtetin e tyre. Ne keto
arsye shtetasit e huaj mund ti drejtohen per te lidhur martesen para perfaqsive diploamtike apo
konsullore te nje shteti te huaj, nese ligji i ketij shteti e lejon kete. Kete te drejte e gezojne
shtetasit Shqiptare qe ndodhen ne shtete ku Republika e Shqiperise ka perfaqesi diplomatike
apo konsullore.
Ne cdo rast forma e lidhjes se marteses e cila konsiderohet e vlefshme ne baze te ligjit te shtetit
sipas te cilit eshte lidhur , mund te njihet si e tille edhe ne Republiken e Shqiperise. Martesa e te
huajve lidhur jo ne shtetin e tyre , po ne nje shtet tjeter quhet e vlefshme ne Shqiperi ne rast se
eshte lidhur sipas formes se percaktuar nga ligji i shtetit , shtetas i te cilit jane te martuarit ose
sipas rregullit locus regit actum. Cka do te thote se gjykatat Shqiptare do ta quajne te vlefshme
martesen e nje shtetasi Francez me nje shtetase gjermane edhe sikur kjo martese te mos njihet
si e tille nga ligji francez.
Ndryshime ka ne legjislacionet e shteteve persa i perket mardhenive personale pasurore te
bashkeshorteve. Disa shtete ne rregullin e ketij problemi nisen nga parimi i barazise se plote te
te drejtave dhe te detyrimeve si per burrin dhe per gruan , disa shtete te tjera me te
prapambetura i njohin me shume te drejta te dburrit sesa gruas. Legjislacioni Shqiptar zbaton te
paren mbeshtetur ne parimin e mosdidkriminimit per shkak te gjinise si nje nga te drejtat
themelore kushtetues, prandaj ligji jone nuk mund ti refeerohet ligjit te huaj i cili vendos gruan
ne pozita me inferiore ne krahasim me burrin. Ne rast konflikti gjykata duhet te zbatoje ligjin
shqiptare pervec kur ekziston nje marveshje me shtetin , shtetas te te cilit jane palet. Por une
mendoj se ne raste te tilla shteti duhet te shmanget nga zbatimi i ligjit diskriminues te huaj
duke zbatuar klauzolen e rendit publik.
Konventa e Hages e vitit 1905ka pranuar parimin se mardheniet pasurore te bashkeshorteve
rregullohen nga e drejta e shtetit, shtetesine e te cilit kane pasur bashkeshortet ne kohen e
lidhjes se marteses. Ndryshimi i mevonshem i shtetesise se bashkeshorteve ose i njerit prej tyre
nuk influencon mbi keto mardhenie.
I njejti parim afirmohet edhe nga ligji yne per te drejten nderkombetare private i cili percakton
se mardheniet personale dhe pasurore te bashkeshorteve rregulloohen nga legjislacioni i shtetit
, shtetas te te cilit bashkeshortet dhe kur keta kane shtetesi te ndryshme , keto mardhenie
rregullohen nga legjislacioni i shtetit ne territorin e te cilit ata kane venqendrimin e perbashket.
Por mund te ndodhe qe per arsye nga me te ndryshmet te ndodhemi ne pamundesi te aplikimit
te lex patriae te bashkeshorteve apo te ligjit te vendqendrimit te perbashket te tyre. Ne keto
raste zbatohet ligji i shtetit me te cilin mardhenia bashkeshortore ka lidhjen me te ngushte.
Lidhja me e ngushte vlersohet rast pas rasti nga ana e gjykates duke marre parasysh vendin me
te cilin ndodhet pasuria , nete cilin eshte celebruar martesa .
Gjithashtu bashkeshortet kane te drejte te dryshojne regjimin e tyre pasuror martesor , por ky
ndryshim nuk ka efekt prapaveprues, cka nenkupton se te drejtat e fituara me pare nga
basjhkeshortet nuk preken. Kjo marveshje duhet te behet me akt noterial apo me akt tjeter te
barazvlefshem dhe te leshuar nga nje organ publik, ne te cilin bashkeshortet mund te vendosin
qe per regjimin pasuror martesor , pavarsisht rregullave te pergjithshme , te zbatohet ligji i
shtetit 1) shtetesine e te cilit ka njeri nga bashkeshortet
2) ne te cilin ka vendqendrimin e tij te zakonshem njeri nga bashkeshortet
3) ne te cilin ndodhet pasuria e paluajtshme
Ne rast te tille , kur regjimi pasuror martesor rregullohet nga ligji i huaj . pretendimet qe lindin
ne lidhje me nvlefshmerine e marveshjes , kane pasoja ndaj nje te treti , vetem nese ai e dinte
ekzistencen e ketij fakti ose nuk ka qene ne dijeni te tij per fajin e vet.
Zgjidhja e martese eshte nje proces qe dhe ne legjislacionin shqiptar si dhe te huaj eshte shume
i perhapur e cila zgjidhet ne menyra te dryshme si me vdekjen e njerit prej bashkeshorteve ose
me shkurorzim. Menyra e pare e perfundimit te marteses eshte e njohur nga te gjithe
legjislacionet , por problemet ne praktike mund te hasen me teper tek zgjidhja e marteses me
shkurorzim, per shkak se cdo shtet ka caktuar rregulla te vecanta , ashtu sic ka edhe shtete te
cilat nuk e nkohin fare shkurorzimin. Kur nje ceshtje per zgjidhje martese paraqitet ne gjykata
shqiptare gjygjtari eshte i detyruar te zbatoje ligjin e shtetesise se bashkeshorteve ne kohen e
paraqitjes se padise dhe kur bashkeshortet kane shtetesi te ndryshme . zgjidhja e marteses
rregullohet nga ligji i shtetit , ne territorin e te cilit bashkeshortet kane venqendrimin e
zakonshem te tyre ose venqendrimin e fundit te perbashket ne kohen e paraqitjes se padise.
Por mund te ndodhe qe zgjidhja e marteses si me siper nuk lejohet ose ngaqe ligji atij shteti
shkurorzimi eshte i ndaluar ose mungojne shkaqet e nevojshme per zgjidhjen e saj ose
parashikon shkaqe shume te renda per zgjidhjen e marteses. Ne rast gjygjtari eshte ne
pamundesi per te zgjidhur martesen e tyre. Behet perjashtim vetem ateher kur kerkuesi eshte
nje shtetas shqiptare ose ka qene shtetas shqiptare ne kohen e lidhjes se marteses , ceshtje ne
te cilen zbatohet ligji shqiptare.
Kurse persa i perket ceshtjes se shkurorzimit te shteatsve tone jashte shtetit ligji yne nuk ben
fjale , pasi ajo mbetet per tu cvlersuar nga juridiksioni i shtetit te huaj ku ata ngrene padine. Kur
shtetasit shqiptare kane banimin e tyre jashte shtetit dhe ligji i atij shtetit i lejon te
shkurorzohen , vendimi i gjykates ka fuqi edhe per vfendin tone.
Parimet e parshikuara zbatohen edhe per deklarimin e pavlefshmerise se marteses duke mare
parasysh shtetesine e bashkeshorteve ne kohen e lidhjes se marteses.

You might also like