Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 8

Muzika dhe procesi i të menduarit dhe të mësuarit

Muzika ka një ndikim tepër të fuqishme mbi trupin tonë, mendjen tonë dhe,
gjithashtu, mbi emocionet tona. Mjafton vetëm një tingull dhe ai e stimulon të gjithë
trupin tonë, ndërsa një melodi e fuqishme arrin të na bëjë të qajmë, të gëzojmë dhe
të shpërthejmë duke kërcyer. Muzika ndikon mbi njerëzit në mënyra të ndryshme,
madje dhe tek i njëjti person ndikon ndryshe në kohë të ndryshme. Kjo ndodh për të
vetmen arsye se njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj muzikës. Muzika ka
një ndikim shumë të madh në proceset ritmike, koordinimin fizik, të menduarit kritik,
në procesin e të kujtuarit, të dëgjuarit dhe në logjikë. Por ndikim më të madh ajo ka
në procesin e të menduarit. Kjo vjen si rrjedhojë e faktit që në muzikë kemi rritje të
aftësive njohëse dhe mënyra e lartë e të menduarit është në limitet e saj. Niveli i
energjisë që është i domosdoshëm në muzikë, aftësia për të organizuar kohën,
vetëdisiplinimi, të menduarit abstrakt, luajnë një rol pozitiv në procesin e të
menduarit Në bazë të studimeve, aftësia e tyre për të krijuar imazhe mendore ishte
shumë më e lartë se e studentëve që nuk dëgjonin dhe nuk ishin të dhënë pas
muzikës. 

Ekziston një korrelacion pozitiv midis muzikës dhe procesit të të

menduarit. Në neurolog amerikan vëren se “muzikantët, të cilët janë gjeni në një
fushë specifike muzikore, kanë një zonë në hemisferën e majtë të trurit që është më
e zhvilluar. Zona e trurit që është përgjegjëse për procesin e të menduarit dhe
planiumi temporal, stimulojnë njëra-tjetrën duke shfrytëzuar lidhjet që kanë qelizat e
trurit, ose të dyja këto zona punojnë në të njëjtën kohë”. 

Muzika luan një rol shumë pozitiv dhe në procesin e të mësuarit. Është zbuluar
se “vendosja në sfond e muzikës (së lehtë) çon në rritjen e përqendrimit dhe të
performancës”. Eksitojnë hipoteza, sipas të cilave “disa lloje të veçanta
instrumentesh japin një ndihmesë të madhe në procesin e të mësuarit”. 

Mendimi tradicional se për studentët dhe për të rinjtë qetësia është faktori më i
mirë për të mësuar, është hedhur poshtë. Në disa situata në fakt, në qetësi totale
është pothuajse e pamundur të nxësh, zhurmat e ndërtimeve dhe ato natyrale e
dëmtojnë këtë si proces. Muzika është efektive jo vetëm mund të neutralizojë këto
zhurma ose t’i fshehë ato, por ajo edhe e ndihmon këtë proces. 

Kontributi i muzikës në përgatitjen akademike është shumë i madh, megjithëse

në ditët tona është injoruar. Por efektet e muzikës, funksionimi i trurit dhe alternimi
i këtyre dy proceseve në procesin akademik duhet të studiohet dhe të eksplorohet
më tej. Është e vërtetë se pak muzikë në sfond ndikon shumë në procesin e të
mësuarit dhe është shume ndihmuese. Muzika është më shumë se kënaqësi dhe
më shumë se argëtim për dëgjuesit. Muzika është shkencë, disiplinë mendore dhe
art.

1. Lexoni tekstin dhe rrethoni alternativën e saktë.

I. Ky tekst është:  (1 pikë )
a) rrëfyes;
b) udhëzues;
c) përshkrues;
d) argumentues.

II. Qëllimi kryesor i këtij teksti është: (1 pikë)

a) t’i këshillojë njerëzit të merren me muzikë;
b) t’i informojë rreth vlerave të muzikës së lehtë;
c) të bindë për ndikimin pozitiv që ka muzika te njeriu;
d) të udhëzojë si mund të shfrytëzojnë muzikën për të mësuar.

III. Pyetja që i përgjigjet paragrafi i dytë është: (1 pikë)

a) Si ndikon muzika në procesin e mësimdhënies?
b) Çfarë problemesh sjell muzikë me zë të lartë?
c) Si të studiojmë duke dëgjuar muzikë ?
d) Si ndikon muzika në procesin e të menduarit?

IV. Muzika e ndihmon e procesin e të nxënit: (1 pikë)

a) duke neutralizuar zhurmat e ndryshme edhe kur është qetësi;
b) duke u marrë me muzikë ndërkohë që studion;
c) duke njohur vlerat që ka muzikë në procesin e të nxënit;
d) duke studiuar paraprakisht një vegël muzikore.

V. Në fund të këtij teksti, lexuesi arrin në përfundimin se: (1 pikë)

a) muzika është thjesht kënaqësi po të merresh me të, sepse kalon kohën e lirë;
b) muzika shërben për të neutralizuar zhurmat dhe kur duket se është shumë qetësi;
c) muzika përveçse të fal kënaqësi është edhe një disiplinë shkencore;
d) muzikantët që janë gjeni, janë të tillë dhe në matematikë e shkenca të tjera.
2. Gjeni tezën që shtron autori në tekstin e mësipërm dhe dy argumente në
mbështetje të saj. (3 pikë)

Teza: .............................................................................................................................
.................................
Argumenti 1: 
......................................................................................................................................................
........
Argumenti
2: .................................................................................................................................................
.............

3. Jepni një arsye, pse muzika ndikon në mënyra të ndryshme te njerëzit. (1 pikë)

 Arsyeja: 
......................................................................................................................................................
........

4. Zbuloni në paragrafin e pestë raportin shkak-pasojë. Shkruani shkakun dhe

pasojën. 
(2 pikë)

Shkaku: 
..............................................................................................................................................
Pasoja: 

5. Shkruani dy nga teknikat e argumentimit të përdorura nga autori. (2 pikë)

a) ...................................................................................................................................
...........
b) ...................................................................................................................................
...........

6. Duke përdorur një nga teknikat e argumentimit që njihni, jepni argumentin tuaj
përmes një paragrafi në mbështetje të tezës. (2 pikë)
......................................................................................................................................................
.........................................................................................................................................
7. Përcaktoni rolin e fjalive me të zeza në tekst. Ç’marrëdhënie vendosin ato me
pjesën tjetër të paragrafit? (2 pikë)
......................................................................................................................................................
.........................................................................................................................................

8. Përgjatë tekstit, autori disa fjali i ka futur midis thonjëzave. Cila është arsyeja që ai
i ka futur në thonjëza? (1 pikë)
......................................................................................................................................................
............................................................................................................................................

9. Identifikoni në tekst fjalinë që shërben si argument i kundërtezës. (1 pikë)

......................................................................................................................................................
............................................................................................................................................

10. Cila nga fjalitë e mëposhtme mund t’i shtohej paragrafit të fundit? (1 pikë)
A. Lejoni fëmijët tuaj të mësojnë duke dëgjuar rrok ose “metal”.
B. Krijoni kushte që gjatë proceseve krijuese në shkollë të ketë muzikë të lehtë në
fond.
C. Mundësoni me domosdo ushtrimin në një instrument për fëmijën kur mëson.
D. Lejoni të dëgjojnë gjatë shpjegimit të mësuesit muzikë me kufje.

11. Nga se ndryshon paragrafi i fundit nga pjesa tjetër e tekstit? Shpjegoni përgjigjen
tuaj. (2 pikë)
.......................................................................................................................................
..........
.................................................................................................................................................

12. Shpjegoni se në cilin lloj teksti do ta përfshinit paragrafin e fundit të tekstit. (1

pikë)
.................................................................................................................................................
......................................................................................................................................................
......................................................................................................................................................
.......................................................................................................................................
13. Shkruani klasën e fjalëve të nënvizuara. (4 pikë)
Muzikantët të cilët janë gjeni në një fushë specifike të muzikës kanë një zonë në
hemisferën e majtë të trurit që është më e zhvilluar se zakonisht.

 - të cilët: 
......................................................................................................................................................
............................................................................................................................................

 - kanë 

 - hemisferën 
.................................................................................................................................................

 e zhvilluar 

14. Gjeni përemrat në tekstin e dhënë dhe vendosini në tabelë. (3 pikë)

Në disa situata tonat në fakt, është pothuajse e pamundur të nxësh diçka, se
zhurmat e ndërtimeve të tyre dhe ato natyrale e dëmtojnë këtë si proces. A mendoni
ju, se kjo situatë duhet dhe mund të ndryshojë nëse duam ne?

Përemër Përemër Përemër Përemër Përemër Përemër Përemër i

dëftor   lidhor   pyetës   pronor   vetor   vetvetor   pacaktuar  

15. Krijoni dy fjali, ku përemrin ato të jetë një herë dëftor dhe një herë vetor. (2 pikë)
......................................................................................................................................................
......................................................................................................................................................
......................................................................................................................................................
..................................................................................................................................

16. Gjeni përdorimet e gabuara të përemrave pronorë dhe shkruani formën e saktë
të tyre. (2 pikë)
U përpoqa t’i vij në ndihmë veprës tuaj me ilustrimet e mija, ndaj përpiquni që veprat
tona herë tjetër të gjejnë sërish bashkëpunimin tonë.
......................................................................................................................................................
......................................................................................................................................................
......................................................................................................................................................
..................................................................................................................................

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-8 9-12 13-16 17-22 23-28 29-31 32-34

Çelësi i përgjigjeve të TESTIT

I. Ky tekst është:
a) rrëfyes;
b) udhëzues;
c) përshkrues;
d) argumentues.

II. Qëllimi kryesor i këtij teksti është:

a) t’i këshillojë njerëzit të merren me muzikë;
b) t’i informojë rreth vlerave të muzikës së lehtë;
c) të bindë për ndikimin pozitiv që ka muzika te njeriu;
d) të udhëzojë si mund të shfrytëzojnë muzikën për të mësuar.

III. Pyetja që i përgjigjet paragrafi i dytë është:

a) Si ndikon muzika në procesin e mësimdhënies?
b) Çfarë problemesh sjell muzikë me zë të lartë?
c) Si të studiojmë duke dëgjuar muzikë ?
d) Si ndikon muzika në procesin e të menduarit?

IV. Muzika e ndihmon e procesin e të nxënit:

a) duke neutralizuar zhurmat e ndryshme edhe kur është qetësi;
b) duke u marrë me muzikë ndërkohë që studion;
c) duke njohur vlerat që ka muzikë në procesin e të nxënit;
d) duke studiuar paraprakisht një vegël muzikore.

V. Në fund të këtij teksti, lexuesi arrin në përfundimin se:

a) Muzika është thjesht kënaqësi po të merresh me të sepse kalon kohën e lirë;
b) Muzika shërben për të neutralizuar zhurmat dhe kur duket se është shumë qetësi;
c) Muzika përveç se ta mësosh të fal kënaqësi dhe është një disiplinë
shkencore;
d) Muzikantët që janë gjeni, janë të tillë dhe në matematikë e shkenca të tjera.

2. Gjeni tezën që shtron autori dhe dy argumente në mbështetje të saj.

Teza: Muzika ndikon mbi njerëzit në mënyra të ndryshme, madje dhe tek i njëjti
person ndikon ndryshe në kohë të ndryshme.
Argumenti 1: Muzikantët, të cilët janë gjeni në një fushë specifike të muzikës, kanë
një zonë në hemisferën e majtë të trurit që është më e zhvilluar se zakonisht.
Argumenti 2: Vendosja në sfond e muzikës (së lehtë) çon në rritjen e përqendrimit
dhe të performancës.

3. Jepni një arsye, pse muzika ndikon në mënyra të ndryshme tek njerëzit.
Arsyeja: Njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj muzikës.

4. Zbuloni në paragrafin e pestë raportin shkak-pasojë. Shkruani shkakun dhe

pasojën,
• Shkaku: vendosja në sfond e muzikës (së lehtë).
• Pasoja: rritja e përqendrimit dhe të performancës.

5. Shkruani dy nga teknikat e argumentimit të përdorura nga autori.

Përfundimet e studimeve 
Argumente pragmatike

7. Përcaktoni rolin e fjalive me të zeza në tekst. Ç’marrëdhënie vendosin ato me

pjesën tjetër të paragrafit?
Është fjali drejtuese e paragrafit. Jep idenë e paragrafit dhe pjesa tjetër e tij bën
shpjegimin dhe shtjellimin e idesë

8. Përgjatë tekstit, autori disa fjali i ka futur midis thonjëzave. Cila është arsyeja që ai
i ka futur në thonjëza? Citimet, thëniet e të tjerëve.

9. Identifikoni në tekst fjalinë që shërben si argument i kundërtezës.

Qetësia është faktori më i mirë për të mësuar.

10. Cila nga fjalitë e mëposhtme mund t’i shtohej paragrafit të fundit?
A. Lejoni fëmijët tuaj të mësojnë duke dëgjuar rrok ose “metal”.
B. Krijoni kushte që gjatë proceseve krijuese në shkollë të ketë muzikë të lehtë
në sfond.
C. Mundësoni me domosdo ushtrimin në një instrument për fëmijën kur mëson.
D. Lejoni të dëgjojnë gjatë shpjegimit të mësuesit muzikë me kufje.

11. Nga se ndryshon paragrafi i fundit nga pjesa tjetër e tekstit? Shpjegoni përgjigjen
tuaj.
Është mbyllja dhe shërben si konkluzion i tërë tekstit

12. Shpjegoni se në cilin lloj teksti do ta përfshinit paragrafin e fundit të tekstit. 

Përshkrues.

13. Shkruani klasën e fjalëve të nënvizuara. 

Muzikantët të cilët (përemër lidhor)  janë gjeni në një fushë specifike të
muzikës kanë (folje) një zonë nëhemisferën (emër) e majtë të trurit që është më e
zhvilluar (mbiemër) se zakonisht.

14. Gjeni përemrat dhe vendosini në tabelë. 

Në disa situata tonat në fakt, është pothuajse e pamundur të nxësh diçka, se
zhurmat e ndërtimeve të tyre dhe ato natyrale e dëmtojnë këtë si proces. A mendoni
se kjo situatë duhet dhe mund të ndryshojë nëse duam ne?

Përemër Përemër Përemër Përemër Përemër Përemër Përemër i

dëftor lidhor pyetës pronor vetor vetvetor pacaktuar

Ato, këtë,   A Tonat, Të tyre ne   disa

kjo

16. Gjeni përdorimet e gabuara të përemrave pronorë dhe shkruani formën e saktë
të tyre. 
U përpoqa t’i vij në ndihmë veprës tuaj (suaj) me ilustrimet e mija (mia), ndaj përpiquni që
veprat tona herë tjetër të gjejnë sërish bashkëpunimin tonë.

You might also like